revista letrare kuq e zi. (vellimi i-iv)

Post on 06-Mar-2016

270 Views

Category:

Documents

10 Downloads

Preview:

Click to see full reader

DESCRIPTION

Kjo pra eshte e gjithë aventura e revistës Kuq e Zi, që në programin që ndjek mund të quhet vërtet një « Tribunë Shqiptarizmi ». Lidhun me botimin e koleksionit komplet me rastin e 20 vjetorit të botimit të saj që do të festohet më Tetor 2013, Ky asht vëllimi i parë i koleksionit me shtatë numërat e parë. Kjo e gjitha. Lek Pervizi, Bruksel, 20 Nëntor 2012

TRANSCRIPT

1

KUQ E ZI – 1993- 2013 VITI XX .

KUQ E ZI R E V I S T E K U L T U R O R E E U R O – S H Q I P T A R E

Themeluar e botuar në Bruksel nga

LEK PERVIZI

VELLIMI I Nr. 1-4

2

Koleksioni i revistës KUQ E ZI 20 VJET Autor : Lek Pervizi Copyright © : Botues :

3

HYRJE

Erdhëm në tetor 1990 në Belgjikë, familjharisht, me gruen e tre djemtë. Ishte e para dhe e vetmja

familje që vinte drejt nga kampet e internimit. Nga nje diktaturë e egër qe nuk i nJihte lirinë e

demokracinë, dhe shtypte barbarisht te drejta themelore te njeriut, ne një vend europian ku liria e

demokracia ishin në themel të shtetëve, garanci për respektin e atyne të drejtave të njeriut që në vendet

komuniste mohohëshin e shkelëshin drastikisht. Ardhja në Mbretninë Belge u ba e mundun, nga shëmbja

e komunizmit që u zyrtarizue me shëmbjën e murit të Berlinit. Zgjodhëm Belgjikën sepse aty kishte jetue

kohët e fundit dhe kishte vdekë prindi, Prenk Pervizi.

Mbasi u rregulluem me dokumenta, pa asnjë vështirësi, na u hap mundësia me gëzue jetën e lire si

qytetarët e tjerë të Belgjikës, me të drejta të plota. Por në një mënyrë të pavetëdishme veprimet tona

kufizohëshin, aq kishte qenë i randë presioni i diktaturës. Pse po e them këtë ? Pikërsiht për të tregue se

si u krijue revista « Kuq e Zi ». Patjetër se e para punë që më doli përpara ishte ajo e rënditjës së

mbresave të ruejtuna në kujtesë nga ato kondita të terrorit, që ishin disa poezi të krijueme në kushte

burgjësh e kampësh, ku çdo shkrim mund të të çonte deri ne pushkatim, siç ndodhi me të tjerë. Truni i

njeriut funksionon si një kompjutër, ku ruhën të dhënat jetesore të njeriut, dhe tek mue ajo punë

funksiononte mirë, sepse kujtesën e kisha të fortë. Pra fillova t’i hedh në letër me një makinë shkrimi që

më kishte dhurue një shqiptar nga Puka, Ded Mjeku, që kishte ardhë në Belgjikë që më 1956. Një njeri

shum i mirë e shum patriot. Tani vinte puna se si me i botue. Duke qenë se funksiononin qendra të

fotokopjeve, unë iu vuna punës (si t’isha në primitivitetin e kohës së intertnimit) me i rregullue dhe botue

vetë në këto qendra. Pra akoma isha i mbërthyem nga kufizimet e kalueme. Në këto kushte, m’erdhi

mendja me krijue një shtyp shqip të paeksitueshëm në Belgjikë, qyshë pre kohës së Faik Konicës, që këtu

kishte themelue e botue revistën « Albania », para një shekulli. Iu vuna punës, me atë makinë shkrimi,

duke e faqosë revisten me dorë, prerje e ngjitje, etjera marifete. Kështu në tetor 1993 arrita të botoj

numërin e parë të kësaj reviste, së cilës i vuna emnin « Kuq e Zi », si një pasqyrë e rivlerësimit të kulturës

shqiptare, ku shkrimtarët e intelektualët e ndaluem e të dënuem, të gjenin botimin e veprave të tyne. Një

tribunë e vërtetë shqiptarizmi. Nuk iu luta askujt për ndihmë materiale. Ndoqa pikërisht shembullin e

Konicës, që gjithçka e bani vetë me sakrificë personale. Por ai së pakut e shtypi revistën në një

shtypshkronjë të rregullt, ndërsa unë po ndiqnja rrugën primitive. Sa që revistën e shtypa vetë në një

qendër fotokopjesh, dhe e lidha me kapse. Kjo punë do të dukej e çuditshme, por tashti që kanë kalue

20 vjet ajo merr një randësi të veçantë. Mbetët një dokument i shprehjës së shpirtit të një ish të

burgosuni, që nga etja e i urija për liri shprehje e fjale, që i ishin mohue drastikisht, gjen rastin te shprehët

tashma i lirë, dhe e ban me mjetin dhe mënyrën e parë që i jepët. Me një revistë të thjeshtë të kapum me

kapse. Dhe ana tjetër, krejt e shtypun me një makinë shkrimi të thjeshtë. Ndërsa të tjerët punonin me

kopjutera e mjete të sofistikueme, që për një ishtë të burgosun ishin të pa arritshme. Këtu hyn

botëkuptimi human i njerëzve që kanë lindun dhe kanë jetue në liri. Një murgeshë belge që merrej me

refugjatët e ndryshëm, që ishte njohun edhe me ne, e na ndihmonte për letrat e dokumentat e ndryshme

qe na nevojitëshin e duhëshin plotësue të rreghullta, e mori vesh për punën time shkrimore e botuese.

Dhe ja një ditë prej ditësh, me sjell në shtëpi një makinë shkrimi elektronike, te re fringo, që kishte

kushtue 12.000 franga belge (300 euro), që ajo kishte ble me anë të shoqatës saj karitative. Një gjest tepër

i naltë human.

Keshtu revista filloi të dalë ma e paraqitshme. Kjo murgeshë quhej sër Zhizelë (Gisele), që pos kësaj

dhurate mori përsipër të redaktojë frëngjisht edhe poezitë e mia duke mi botue me shpënzimet e

4

shoqatës saj. Kufijt e bamirësisë po tejkalohëshin. Kush shqiptar luejti gishtin, që e dinin të gjithë se

ç’punë kisha nisë ?

Tani hyn në punë proverbi : « Guximtarin e ndihmon fati », por në një formë tjetër. Kështu një ditë prej

ditësh që kisha luejtë një biletë llotarie, zonja e librarisë me njofton se kisha fitue 80.000 franga belgë (200

euro). Po kjo ? Dhuratë e Zotit ? Menjëherë thashë të marr një kompjutër dhe djali vogël Aurel, me disa

shokë ma gjetën, të ri fare, me një çmim ma t’ultë, 40.000 franga (1000 euro), sepse kushtonin shtrejtë, sa

kishin fillue të përhapëshin në treg me çmime të nalta. Kështu çeshtja e revistës u stablizue, dhe unë

mund ta botoja ma me cilësi. Gjithë kjo punë, nuk u ba pa u konsultue me disa njerëz të shquem,

intelektualë të naltë, të cilët më përgëzuen për këtë nismë të guximshme, dhe u banë edhe bashkëpuntorë,

si Prof. Arshi Pipa, Guljelm Deda, Injac Zamputi, Mark Dema, Nermin Vlora me të shoqin, Renzo

Falaski, Hans-Joachim Lanksch, Kardinal Mikel Koliqi, Dom Nikoll Mazrreku, patër Zef Pllumi, Nush

Radovani, Imzot Frano Illia, që mjerisht të gjithë kanë vdekun, e mbetët veç kujtimi tyne i paharrueshëm

ne faqet e revistes « Kuq e Zi ». Zhvillimi i internetit mundësoi edhe botimin ma të shpeshtë të revistës,

dhe shpërdarjen e saj në adresat e lexuesve të zgjedhun të saj. Sigurisht se ajo del me një sasi të

kufizueme sepse aq na e lejojnë mundësitë.

Kjo pra e gjithë aventura e revistës Kuq e Zi, që në programin që ndjek mund të quhet vërtet një

« Tribunë Shqiptarizmi ». Lidhun me botimin e koleksionit komplet me rastin e 20 vjetorit të botimit të

saj që do të festohet më Tetor 2013, ky asht vëllimi i parë i koleksionit me shtatë numërat e parë. Kjo e

gjitha.

Lek Pervizi,

Bruksel, 20 Nëntor 2012.

5

6

7

8

9

10

11

12

13

Prof. Dr. Guljelm Deda

me punë letrare ,ndonse pa asnje perfitim .

_____________________________________________

14

15

16

17

18

19

20

21

22

LUFTA E SHESHIT TE SHQARTHIT 26 QERSHOR 1950

23

POEZIA E KATAKOMBAVE

NGA KRIJIMTARIAE T’BURGOSURVE E T’PERNDJEKURVE POLITIKE1944-1990.

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

40

41

42

43

44

45

46

47

48

49

50

51

52

53

54

55

56

57

58

59

60

61

62

63

64

65

66

67

68

69

70

71

72

Të rrebtë janë bijt e shqipës

73

Për Atdhe e troje t’veta.

74

75

76

77

78

79

80

81

82

83

84

85

86

87

88

89

90

91

92

93

94

95

96

97

98

99

100

101

102

103

104

105

106

107

108

109

110

111

112

113

114

azeta KQ - Tre

115

116

117

118

119

120

121

122

123

124

125

126

127

128

129

Nga veprat epabotuara te Fishtës

130

TARALOJA E BALLKANIT

TARALOJA E BALLKANIT

131

132

133

134

135

136

137

138

139

140

.

141

142

143

144

145

146

147

148

149

150

151

152

153

Hajt Kacel kape lahutën, e na thuej nji kagë shqiptare se s’mbajm zi pa dalun fare !

Fishta

154

155

156

157

158

159

160

161

162

top related