shtypin e pËrditshËm...mashtrimit dhe roli i audituesve të jashtëm publikë”, etj.. artikujt,...
Post on 16-Feb-2020
20 Views
Preview:
TRANSCRIPT
Albana Agolli Albana Gjinopulli Albert ThomaAlfred ZylfiAlma ShehuAlush ZaçeAmantja PatoziArtan MirashiArtan TopjanaAulona JonuziBajram Lamaj Bexhet ZeqiriBrunilda ZeneliBujar LeskajDëshira Huqi Elfrida AgolliEvis KreshpajGjovalin PreçiIdlir DervishiIrena IslamiIna SokoliKozma KondakçiuLuljeta NanoLuljeta ShtyllaMelina Kabo Mimoza Lloji Miranda HaxhiaMuhamed KavajaNiko Nako Nikoleta PiranjaniRedina Karapici Sali AgajSelime BreguValentina GolemiXhaferr XhoxhajYllka Pulashi
Shtypur në Shtypshkronjë “Onufri” ISBN: 978-9928-159-40-3
KLSH
1925-2015
KLSH1925
AUDITUESIT E KLSH-së NË
SHTYPIN E PËRDITSHËMVëllimi IV të
KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH Janar-Qershor 2015
Tiranë, 2015
AUDITUESIT E KLSH-së
NË
SHTYPIN E PËRDITSHËM
VËLLIMI IV të
KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH
JANAR - QERSHOR 2015
Tiranë, 2015
Titulli:
Audituesit e KLSH-së në Shtypin e Përditshëm
Vëllimi IV-të
janar-qershor 2015
Përgatiti botimin:
Amantja PATOZI
Realizoi në kompjuter:
Armanda BEGAJ
Seria e botimeve KLSH
15/2015/50
©Copyright KLSH
ISBN: 978-9928-159-40-3
Shypur në Shtypshkronjën “Onufri”
Tiranë, 2015
Përmbajtja
Kontrolli i Lartë i Shtetit 3
PËRMBAJTJA
Faqe
Hyrje 7
Bujar LESKAJ Për një llogaridhënie dhe transparencë të
financës.
13
Sali AGAJ Mbrojtja e të drejtës së autorit ose
dështimi i shtetit ligjor.
22
Artan TOPJANA Problematika e projekteve me financime të
huaja.
30
Albana AGOLLI Sugjerimet e KLSH-së për reformimin e
laboratorit doganor.
35
Xhaferr XHOXHAJ IntoSAINT dhe auditimi publik. 41
Albana AGOLLI Auditimi i të ardhurave të buxhetit të
shtetit në KLSH në frymën e IntoSAINT.
44
Muhamed KAVAJA Shteti është “roja natës”. 50
Fatos ÇOÇOLI Korrupsionit duhet t`i “rrëmbehet” e ardhmja!
53
Dëshira HUQI Arritjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në
bashkëpunimin me partnerët
ndёrkombёtarë gjatë 2014.
57
Evis KERSHPAJ
Ina SOKOLI
Kontrolli i shtetit për institucione më të
mira.
64
Gjovalin PREÇI Praktikat bashkëkohore të trajnimit në
funksion të përmirësimit të cilësisë
audituese të KLSH.
71
Elfrida AGOLLI
Alfred ZYLFI
Shqetësim mungesa e hapësirave
bibliotekare!
78
Albana AGOLLI Përgjegjshmëria dhe transparenca për një
zhvillim të qëndrueshëm të Institucioneve
85
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
4 Botime KLSH 2015
Supreme të Auditimit.
Gjovalin PREÇI Burimet e rinovueshme të energjisë dhe
auditimi i KLSH.
92
Bajram LAMAJ Administrimi vendor dhe këshillimi nga
KLSH.
96
Elfrida AGOLLI
Alfred ZYLFI
Mesazhi i Kryekontrollorit LESKAJ për
Bibliotekën Kombëtare.
104
Redina KARAPICI I ri dhe i papunë nga këndvështrimi i një
auditimi.
110
Alma SHEHU
Amantja PATOZI
Melina KABO
Auditimi i performancës në strategjinë e
KLSH.
115
Kozma KONDAKÇIU KLSH dhe partnerët ndërkombëtar të
teknologjisë së informacionit.
123
Xhaferr XHOXHAJ KLSH dhe zhvillimi i shoqërive publike. 128
Albana GJINOPULLI Auditimi i Lartë Shtetëror - Shteti që lufton
antishtetin.
131
Nikoleta PIRANJANI Bashkëpunimi institucional pjesë e
rëndësishme e procesit të auditimit.
138
Selime BREGU Auditimi Suprem dhe përmirësimi i
performancës qeverisëse.
142
Irena ISLAMI
Amantja PATOZI
KLSH merr pjesë aktivisht në grupet e punës
së EUROSAI-t.
146
Aulona JONUZI Konsolidimi i Pasqyrave Financiare në nivel
kombëtar – domosdoshmëri për
Shqipërinë.
153
Luljeta SHTYLLA Vlerat e audituesit të KLSH. 160
Alush ZAÇE Buxhetit shtetëror publik dhe auditimi i
shpenzimeve nga Kontrolli i Lartë i Shtetit
164
Artan TOPJANA Projekte me qëllime dhe objektiva të qarta, 168
Përmbajtja
Kontrolli i Lartë i Shtetit 5
garanci për mbarëvajtjen e tyre.
Luljeta NANO Kontrolli i Lartë i Shtetit kontributor aktiv
në hartimin e Standardeve Ndërkombëtare
të Auditimit.
172
Brunilda ZENELI
Artan MIRASHI Sa minerale tregton Shqipëria? 177
Irena ISLAMI Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit
në zhvillimin e qëndrueshëm.
182
Miranda HAXHIA “Korrupsioni”- kështjellë rëre, dilemë mes
fenomeneve të një vendi në zhvillim dhe
gjenezës humane.
187
Alush ZAÇE
Bexhet ZEQIRI
Buxhetit shtetëror publik dhe auditimi i
shpenzimeve nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
191
Yllka PULASHI Pse gjithë kjo “uri” për të marrë borxh? 196
Niko NAKO Amnistia fiskale, efektet e saj në bashkitë
dhe komunat reforma për funksionimin e
kasave fiskale ka dështuar.
199
Idlir DERVISHI Aeroportet e rinj mundësi dhe kosto 211
Mimoza LLOJI Mbi problematikat e konstatuara. Nga
auditimet e KLSH-së në entet mjedisore.
218
Bujar LESKAJ 90 vjet KLSH. 223
Luljeta NANO Kontrolli i Lartë i Shtetit partner i
rëndësishëm i financave publike.
229
Kozma KONDAKÇIU Sistemet virtuale, aplikimi dhe auditim i
tyre.
234
Albert THOMA Auditimi i sjelljes publike dhe qëndrimit të
zyrtarëve në raport me interesin publik.
239
Albana GJINUPOLLI
Sali AGAJ KLSH dhe ndryshimi, sfida dhe arritje.
244
Alfred ZYLFI Auditimi i performancës në “90 vjet KLSH”. 252
Nikoleta PIRANJANI Menaxhimi financiar dhe kontrolli proces i
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
6 Botime KLSH 2015
rëndësishëm për një administrim efektiv të
fondeve publike.
258
Fatos ÇOÇOLI Një buxhet më i hapur na përmirëson jetën.
263
Bajram LAMAJ Kryetarët dhe sfidat menaxheriale që i presin në zbatimin e reformës administrative.
268
Luljeta SHTYLLA
Valentina GOLEMI BE, KLSH dhe sfidat e prokurimit publik.
278
Gjovalin PREÇI KLSH mbyll me sukses pjesëmarrjen në auditimin paralel të performances me vendet e ballkanit perëndimor.
285
- Lista e shkrimeve të stafit të KLSH-së, të botuara në
shypin e shkruar, janar-qershor 2015.
299
- Media e shkruar dhe vizive për KLSH-në, janar-qershor
2015.
297
- Faksimile të pasqyrimit të aktivitetit të KLSH-së dhe
shkrimeve të stafit, janar-qershor 2015.
329
Hyrje
Kontrolli i Lartë i Shtetit 7
HYRJE
Kontrolli i Lartë i Shtetit vjen përpara lexuesit me vëllimin e IV-t të botimit
“Audituesit e KLSH-së në median e shkruar”, i cili përmban një përzgjedhje të
shkrimeve më të mira të audituesve të tij për periudhën janar-qershor 2015.
Për cilindo që ngre pyetjen “Përse auditues profesionistë kërkojnë të
komunikojnë me qytetarin nëpërmjet shtypit të përditshëm?”, i përgjigjemi
se e bëjmë të ndërgjegjshëm në detyrat dhe misionin tonë kushtetues për të
informuar qytetarin për menaxhimin me ekonomicitet, efektshmëri dhe
efiçience të fondeve dhe pronës publike. E bëjmë në zbatim të standardeve
ndërkombëtare të auditimit suprem publik, ISSAI-ve dhe pikërisht të ISSAI 1,
Deklarata e Limës, Neni 16 i saj ”Raportimi në Parlament dhe ndaj publikut
të gjerë”, si dhe të ISSAI 12 “Vlerat dhe dobitë e SAI-ve: të bësh ndryshimin në
jetën e qytetarëve”, Parimi 4 “Raportimi mbi rezultatet e auditimit, duke
mundësuar publikun për të mbajtur qeverinë dhe subjektet e sektorit publik të
përgjegjshëm”. Këto standarde na orientojnë si te jemi sa më të efektshëm në
përcjelljen e informacionit për auditimet dhe gjetjet tona, jo vetëm për
Kuvendin, agjentë të të cilit për ruajtjen dhe mirë menaxhimin e pronës
publike ne si KLSH jemi, por edhe për publikun dhe qytetarin. Prandaj,
krahas njoftimeve për shtyp për rezultatet e auditimeve, krahas botimeve të
raporteve tona të performancës, kemi zgjedhur një qasje të thjeshtë dhe të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
8 Botime KLSH 2015
drejtpërdrejtë, atë të komunikimit me qytetarin nëpërmjet shtypit të
përditshëm shqiptar.
Gjatë periudhës 2012-2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur të
shumëfishojë praninë e tij në median audio vizive dhe atë të shkruar të
vendit, krahasuar me vitet e mëparshme. Tani sfida është përçimi në publik i
mesazheve për përmirësimin e qeverisjes publike dhe arritjen e
mirëqeverisjes, duke përdorur edhe presionin pozitiv nga ana e qytetareve
dhe shoqërisë civile.
Audituesi, si ai me eksperience ashtu dhe audituesi i ri në KLSH, kanë shumë
për të thëne për qytetarin dhe opinionin publik. Për ketë kanë ndikuar,
krahas punës dhe përkushtimit individual profesional, edhe trajnimet e
shumta brenda dhe jashtë shtetit, të organizuara nga institucioni. Në këto
trajnime çdo auditues ka marre njohuri të gjera për standardet e fushës të
organizatës INTOSAI, për teknikat audituese të përdorura nga institucionet
simotra audituese ndër më të zhvilluarat në rajon dhe në Europë, si
institucioni suprem i auditimit (SAI) i Polonisë, Turqisë, Kroacisë, Sllovenisë,
por edhe pranë Gjykatës se Audituesve të Bashkimit Evropian. Në dijet dhe
kompetencat e rritura të audituesit të KLSH ka ndihmuar edhe leximi i
kolanës së botimeve KLSH, tashmë të arritur në 48 tituj, me libra për
manualet e llojeve të ndryshme të auditimit, për profilet dhe historikun e
SAI-ve evropiane, për raportet e performancës së institucionit për vitet 2012,
2013 dhe 2014, por edhe për historikun e tij, etj.
Të pajisur me një bagazh të tillë dijesh dhe njohurish profesionale, audituesit
tanë kane rritur cilësinë e gjetjeve dhe rekomandimeve të tyre, krahas
Hyrje
Kontrolli i Lartë i Shtetit 9
përmirësimit të mënyrës së raportimit të auditimit. Tani është një nevojë e
përhershme për ta, që gjetjet dhe rekomandimet e tyre kryesore të mund t’i
shtjellojnë me shkrime dhe analiza në shtypin e përditshëm. Nga blogjet mbi
temat që kanë zgjedhur për të dalë në publicistiken shqiptare dhe mënyrën e
shtrimit të problemeve dhe zgjidhjet që japin, audituesit marrin ide dhe
shtytje për shkrime të tjera.
Është kjo arsyeja që vëllimi i IV-t i pranisë së audituesve të KLSH në shtypin e
shkruar përmban gjithnjë e më shumë shkrime konkrete për problematikat
që hasen më shpesh në jetën e përditshme të qytetarit që merr shërbime
publike, por dhe që janë më të mprehtat, të evidentuara nga auditimet e
vitit të kaluar dhe të këtij viti.
Kështu, në ketë botim gjen shkrime me tema si “Gropa e kasave fiskale”,
“Përse gjithë kjo “uri” për të marrë borxh?” ,“Korrupsioni”- Kështjelle rëre,
dilemë mes fenomeneve të një vendi në zhvillim dhe gjenezës humane”, “I
lirë dhe i papunë nga këndvështrimi i një auditimi”, ‘Shteti është “roja i
natës”, “Si të bëhemi auditues të teknologjisë së informacionit”,
“Problematika e projekteve me financime të huaja”, “Konsolidimi i
Pasqyrave Financiare në nivel kombëtar domosdoshmëri për Shqipërinë”,
“BE, KLSH dhe sfidat e prokurimit publik”, “Menaxhimi i rrezikut të
mashtrimit dhe roli i audituesve të jashtëm publikë”, etj..
Artikujt, analizat dhe editorialet e audituesve të KLSH-së për gjysmën e parë
të vitit 2015 janë shumë më konkrete dhe që prekin tema të ndjeshme për
qytetarin. Ato, se bashku me qindra artikuj të botuar në shtypin e
përditshëm përgjatë viteve 2013-2014, kontribuojnë në dy drejtime të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
10 Botime KLSH 2015
rëndësishme. Së pari, shtojnë transparencën e performancës së
institucioneve publike tek ne, pse sjellin problematika të para nga syri i një
audituesi profesionist, duke rritur shkallën e informacionit për qytetarin
lidhur me veprimet dhe mosveprimet e institucionet më të rëndësishme të
Shtetit dhe me shërbimet publike që ai merr prej tyre. Së dyti, i bëjnë këto
institucione më përgjegjëse, duke rritur presionin pozitiv nga opinioni publik
dhe qytetari për to.
Nga kjo qasje e re dhe kurajoze e audituesve të KLSH, gjatë këtyre tre viteve
janar 2013-nëntor 2015, janë botuar mbi 360 shkrime, intervista, editoriale,
analiza nga dhjetëra auditues të institucionit (40 deri 50 auditues çdo vit) në
faqet e gazetave të qarkullimit kombëtar. Dua të falenderoj sidomos gazetat
”Panorama”, “ Telegraf”, “Koha Jonë“, “Shqip”, “Gazeta Shqiptare”, “Sot”,
“Shqiptarja.com”, “Tirana Observer” e shumë të tjera që hapën faqet e tyre
për mendimet dhe propozimet e audituesve të KLSH, si për përmirësimin e
punës sonë audituese, ashtu dhe për, çka është më e rëndësishme,
përmirësimin e administrimit në shumë sektorë kyçë të ekonomisë dhe të
administratës sonë publike.
Falenderoj në veçanti të gjithë ata gazetarë të këtyre mediave, për punën
dhe përkushtimin e tyre në daljen dinjitoze përpara publikut shqiptar të
ideve dhe sugjerimeve të audituesve tanë.
Gjykoj dhe shpresoj që shembulli i audituesve të KLSH-së të përcillet tek të
gjithë punonjësit e përkushtuar në administratën tonë shtetërore, që t’u
drejtohen mediave të pavarura, për të shprehur idetë e tyre lirshëm dhe me
kurajo, pse do të kryenin një shërbim të jashtëzakonshëm për
Hyrje
Kontrolli i Lartë i Shtetit 11
transparencën e qeverisjes së vendit.
Falënderimi i fundit dhe për ketë, jo me pak i rëndësishëm, shkon tek të
gjithë audituesit, drejtuesit dhe punonjësit mbështetës të auditimit në
Kontrollin e Lartë të Shtetit, të cilët me punën e përkushtuar dhe
profesionalizmin e tyre, bënë të mundur ketë kanal komunikimi të hapur
dhe të drejtpërdrejtë me mediat dhe, nëpërmjet tyre me qytetarin, duke
kontribuar në rritjen e transparencës dhe të përgjegjësisë së institucioneve
tona publike.
Bujar Leskaj
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 13
PËR NJË LLOGARIDHËNIE DHE TRANSPARENCË TË FINANCËS
nga Bujar LESKAJ - Kryetar i KLSH,
botuar në gazetën “Panorama”, më 25 janar 2015.
Menaxhimi i përgjegjshëm i financave
publike sot paraqet një sfidë themelore
në pjesën më të madhe të vendeve të
botës. Sipas një vrojtimi të Fondit
Monetar Ndërkombëtar të prillit 2014,
numri i vendeve me rregulla fiskale është
rritur nga pesë shtete në vitin 1990, në
76 në vitin 2012. Numri i vendeve me
këshilla fiskalë u rrit nga 6 në vitin 1990, në 25 në vitin 2013. Ndërsa numri i
vendeve me plane afatmesme buxhetore u rrit nga 20 në 1990, në 130 në
vitin 2008.
Sipas zv. Drejtorit të Përgjithshëm të FMN-së, z. Min Zhu, “Kriza globale ka
treguar se reformimi i menaxhimit të financave publike nuk është më një
alternativë, por një domosdoshmëri. Nuk ka një zgjidhje që t’u përshtatet të
gjitha vendeve njëlloj. Reformat duhet të përshtaten me rrethanat e veçanta
të secilit vend”. Kriza financiare dhe ekonomike botërore nxori në pah
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
14 Botime KLSH 2015
rëndësinë e menaxhimit të shëndoshë financiar publik, për të siguruar që
politikat e mirë projektuara fiskale të zbatohen në mënyrë efektive.
Menaxhimi i shëndoshë i financave publike do të thotë mbajtja e një
pozicioni të qëndrueshëm fiskal, caktimi i burimeve në mënyrë eficiente dhe
ofrimi i mallrave dhe shërbimeve publike në mënyrë efektive. Tani shumë
vende janë duke u përpjekur të rivendosin financa publike të shëndosha dhe
të qëndrueshme. Mënyra se si qeveritë menaxhojnë buxhetet e tyre sot do
të ketë efekte të thella ekonomike në vitet e ardhshme.
Gjatë dy dekadave të fundit, qeveritë e shumë vendeve kanë ndërmarrë
reforma për të përmirësuar menaxhimin e financave publike. Idetë e reja
dhe reformat janë duke ndryshuar arkitekturën e financave publike dhe
synojnë të reformojnë rrënjësisht mënyrën se si qeveritë menaxhojnë paratë
publike. Në plan të parë sot del rritja e llogaridhënies dhe e transparencës
qeveritare.
Reformat në menaxhimin e financave publike synojnë përdorimin e
informacionit të ri, të proceseve dhe rregullave për të ndryshuar sjelljen e
politikanëve dhe nëpunësve publikë, për të përballuar sfidat e vazhdueshme
të menaxhimit të fondeve qeveritare. Shumë shpesh, tendenca e hartuesve
te politikave është që të shpenzojnë më tepër sesa të kursejnë në kohë të
mira; qe të përqendrohen në interesa dhe plane afatshkurtra, duke injoruar
kostot e ardhshme të politikave të reja, duke anashkaluar riskun fiskal dhe
gjendjen e vërtetë të financave publike.
* * *
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 15
Menaxhimi financiar publik, arti i buxhetimit, i realizimit të shpenzimeve
dhe i menaxhimit të parasë publike ka pësuar një evolucion të
jashtëzakonshëm që nga fundi i viteve 80 të shekullit të kaluar. Risitë
kryesore të këtij ndryshimi të thellë përfshijnë, ndër të tjera, rregulla të reja
ligjore për të promovuar përgjegjësinë fiskale, rregulla fiskale, rregulla të
buxhetimit afatmesëm, raportimin dhe kontabilitetin aktual, buxhetimin e
performancës, këshillat fiskalë dhe teknikat e reja të menaxhimit të riskut
fiskal.
* * *
Shumë qeveri, nën orientimin e ekspertëve të FMN-së, kanë krijuar kuadrin
ligjor për të promovuar përgjegjësinë fiskale. Ato kanë miratuar ligje që
synojnë të përmirësojnë disiplinën, transparencën dhe llogaridhënien
qeveritare, duke e angazhuar veten me objektiva të një politike fiskale të
qartë, e cila mund të monitorohet nëpërmjet kritereve të rrepta të
raportimit dhe publikimit transparent. Një gamë e llojeve të ndryshme të
legjislacionit dhe rregullave fiskale ekziston sot në botë, duke reflektuar
kushtet e veçanta të vendeve të ndryshme.
Në disa vende, legjislacioni kërkon që qeveria të deklarojë parimet e
politikës së saj fiskale dhe objektivat afatmesëm që ka, si dhe të raportojë
nëse këta objektiva janë arritur. Në disa vende të tjera, legjislacioni i
mbështet objektiva të tillë, duke imponuar kufizime numerike apo rregulla
fiskale afatgjata edhe në Kushtetutë, për sa i përket deficitit buxhetor,
borxhit publik, shpenzimeve ose të ardhurave publike. Të dy qasjet mund të
jetë po aq efektive për të ndihmuar në menaxhimin e financave publike dhe
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
16 Botime KLSH 2015
të politikave të tyre themelore, në mënyrë të qëndrueshme me kalimin e
kohës.
Për të siguruar suksesin e qasjes, nevojitet një informacion i besueshëm, në
kohë dhe gjithëpërfshirës – ende kjo një sfidë në shumë vende. Nga ana
tjetër, shpesh rregullat fiskale mund t’i lënë pak hapësirë qeverisë për të
bërë ndryshime thelbësore të politikës fiskale, kur është e nevojshme për t’u
përshtatur me ndryshimet në rrethanat ekonomike. Kështu që, rregullat
fiskale të projektuara ashtu siç duhet, janë thelbësore.
Ndërkohë, përdorimi i planifikimit buxhetor afatmesëm ka nxitur një qasje
më të disiplinuar për buxhetimin dhe i ka detyruar qeveritë të shohin përtej
horizontit tradicional të buxhetit të një viti, si dhe të planifikojnë kostot e
ardhshme të politikave të reja. Përveçse siguron pajtueshmëri me treguesit e
tjerë makroekonomikë dhe objektiva të tillë, si rritja ekonomike, mbajtja nën
kontroll e inflacionit dhe e kursit të këmbimit, planifikimi buxhetor
afatmesëm siguron dhe parashikueshmërinë e agjencive të përfshira
drejtpërdrejt në ofrimin e mallrave dhe shërbimeve publike.
Format e reja të kontabilitetit të aplikuar dhe raportimit fiskal, me ndihmën
edhe të risive të teknologjisë së informacionit, janë duke u përshtatur dhe
përdorur në menaxhimin e fondeve publike nga një numër në rritje qeverish.
Pa informacion të saktë, të besueshëm, të thjeshtë për t’u kuptuar dhe në
kohë, qeveritë nuk mund të marrin vendime të drejta dhe të mira në lidhje
me financat publike. Nga ana tjetër, në rast se nuk publikohet ky
informacion, nuk ka gjasa që qeveritë të mbahen përgjegjëse për këto
vendime. Raportimi i mangët fiskal i para krizës financiare dhe ekonomike
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 17
globale 2008, krahas së qenët një nga shkaqet që gjeneroi krizën, na ka
dhënë paralajmërime të bollshme për problemet që i kanosen ekonomisë së
një vendi, nga mungesa e cilësisë apo pa plotësia e qëllimshme në
raportimin financiar dhe fiskal. Sot është e dukshme më shumë se kurrë
domosdoshmëria për të përmirësuar raportimin fiskal.
* * *
Një tjetër ndryshim në peizazhin fiskal të shumë qeverive dhe qeverisjeve
kudo në botë gjatë dy dekadave të fundit, e ka dhënë përqendrimi i
vëmendjes në performancën e sektorit publik. Qeveritë janë përpjekur të
përmirësojnë performancën e sektorit publik, duke futur një numër
reformash, duke përfshirë dhe treguesit dhe mënyrat më të mira dhe të
plota për të matur performancën.
Zhvillimi dhe konsolidimi i auditimeve të performancës nga ana e
institucioneve supreme të auditimit (SAI-t) të vendeve të ndryshme i ka
ndihmuar qeveritë e këtyre vendeve të kuptojnë më mirë rezultatet reale të
politikave që ato marrin përsipër, si dhe të jenë më të përgjegjshme në
efektshmërinë dhe eficiencën e programeve që hartojnë në bazë të
buxheteve afatshkurtra dhe afatmesme. Krahas ndihmës së ardhur nga SAI-t,
është po ashtu mjaft e rëndësishme që informacioni buxhetor dhe fiskal i
qeverive t’i nënshtrohet një shqyrtimi dhe vlerësimi të pavarur nga një grup
ekspertësh me emër. Në vitet e fundit, kjo ka sjellë përhapjen e këshillave të
pavarur fiskalë, me një mandat për të vlerësuar dhe monitoruar supozimet
themelore në formulimin e buxhetit të shtetit, si dhe zbatimin e ndikimin e
politikave fiskale, përballë objektivave të deklaruar. Kur rregullat fiskale janë
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
18 Botime KLSH 2015
në legjislacion, këshilla të tillë mund të ndihmojnë të respektohen këto
rregulla.
Në raportin për zbatimin e buxhetit të konsoliduar të shtetit për vitin 2013,
një nga propozimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit ishte pikërisht ngritja e një
këshilli të tillë edhe tek ne. Ky institucion nevojitet të funksionojë i pavarur
nga qeveria dhe të jetë nën kontrollin e Kuvendit, të cilit duhet t’i raportojë.
Praktika e deritanishme në shumë vende të Europës dhe më gjerë kanë
treguar efektshmërinë e pranisë së këtyre këshillave të pavarur, në mbajtjen
e qeverive të përgjegjshme për angazhimet dhe politikat e tyre buxhetore, si
dhe në kuadrimin e objektivave të politikave qeveritare me fondet
buxhetore në dispozicion, pa dëmtuar treguesit kryesorë makroekonomikë.
Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të financave publike në vendet
kandidate dhe aspirantë për anëtarësim në BE përbën një nga drejtimet
themelore të Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian, në strategjinë e
tyre të zgjerimit për vitet 2015-2020. Në një linjë me këtë orientim shkojnë
edhe Strategjia qeveritare e Menaxhimit të Financave Publike të Shqipërisë
2014-2020, si dhe Strategjia afatmesme e Zhvillimit e KLSH 2013-2017, e
bazuar në drejtimet strategjike të INTOSAI-t 2011-2016 dhe të EUROSAI-t
2011-2017
* * *
Vendosja e një disipline të rreptë fiskale, nëpërmjet përcaktimit të rregullave
fiskale të qarta, transparente dhe të përshtatshme për vendin tonë nga një
këshill fiskal, me ekspertë të njohur të fushës së financave publike nga
radhët e akademikëve, apo profesorë të shquar vendës apo të huaj, do të
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 19
zvogëlonin risqet me të cilat janë përballur financat tona gjatë viteve të
fundit. Ky risk u vu re edhe gjatë vitit 2014, ku ngrirja e përkohshme deri në
maj 2014 e investimeve kapitale shkaktoi efektin e moskryerjes së këtyre
investimeve publike në nivelin e dëshiruar.
* * *
Shpreh bindjen se sa më e thelluar të jetë analiza e risqeve dhe sa më
profesionale dhe jashtë ndikimeve të politikës të jetë vendimmarrja, bazuar
mbi këtë analizë, aq më shpejt do të shkojmë drejt një konsolidimi fiskal aq
të dëshirueshëm për financat tona publike. Sikurse e ka theksuar një
personalitet i padiskutueshëm i analizës së riskut tek ne, Prof. Dr. Skënder
Osmani “Baza e të dhënave është themelore për njehsimin e riskut. Duhet të
përqendrohemi në analizën e riskut në sektorë të ndryshëm ekonomiko-
socialë, si në burimet energjetike, drejtësi, financë, arsim, minerale,
shëndetësi, rend, mjedis etj. Duhet të shikojmë mundësinë për ngritjen e një
institucioni që të merret me standardet e burimeve njerëzore, natyrore,
energjisë, mineraleve, etj., duke përfshirë rezervat, klasifikimin e tyre e deri
në analizën e riskut, shfrytëzimin e rezervave, kontratat, etj. Në funksionimin
e këtij institucioni duhet pasur parasysh edhe përvoja e vendeve të tjera”.
Kodi i Transparencës Fiskale i FMN-së, i përmirësuar në gusht 2014, kërkon
nga vendet anëtare forcimin e mbikëqyrjes fiskale, duke përmirësuar
llogaridhënien fiskale. Ai mbështetet në katër shtylla, që janë:
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
20 Botime KLSH 2015
1. Raportimi fiskal, i cili duhet të ofrojë informata të rëndësishme, të plota,
në kohë dhe të besueshme, për pozicionin financiar dhe performancën e
qeverisë;
2. Parashikimi fiskal dhe buxhetimi, të cilët duhet të japin një panoramë të
qartë të objektivave buxhetorë të qeverisë dhe të qëllimeve të politikave, së
bashku me parashikime të plota, në kohë dhe të besueshme për evolucionin
e financave publike;
3. Analiza dhe menaxhimi i riskut fiskal, të cilat duhet të sigurojnë që rreziqet
për financat publike janë identifikuar, analizuar dhe menaxhuar, duke
realizuar që vendimmarrja fiskale në sektorin publik të jetë e koordinuar në
mënyrë efektive;
4. Menaxhimi i burimeve të të ardhurave, i cili duhet të ofrojë një kornizë
transparente për pronësinë, kontraktimet, tatimet dhe përdorimin e
burimeve natyrore.
Është realitet i punës së shumë SAI-ve (Institucioneve Supreme të Auditimit)
sot në Europë dhe më gjerë, që bashkëpunojnë ngushtësisht me qeveritë në
vendet e tyre, duke kontribuar që në fazat fillestare të buxhetimit me
këshillim dhe orientim. Kjo, për ne si KLSH, vjen edhe si detyrë e obligim që si
SAI e kërkojmë nga vetja, në zbatim të Kushtetutës, standardeve
ndërkombëtare të INTOSAI-t, por edhe të dispozitave të ligjit të ri të
institucionit, i cili do të miratohet gjatë këtij viti 2015 dhe që do të na
mundësojë certifikimin e pasqyrave financiare të institucioneve buxhetore
që auditojmë, si dhe të vetë buxhetit të konsoliduar të shtetit. Transparenca
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 21
e aktivitetit financiar publik në tërësi, por sidomos transparenca fiskale, si
dhe llogaridhënia efektive, të cilat kryhen jo në formën e agjitprop-it dhe të
paradës së sukseseve, por mbi bazën e një analize sa më të thelluar të
risqeve dhe rrugëve që duhen zgjedhur për mënjanimin e tyre, janë mjetet e
pakontestueshme për të arritur mirëqeverisjen në administrimin e fondeve
publike, gjë që e kërkojnë sot me insistim të gjithë qytetarët në Shqipëri.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
22 Botime KLSH 2015
MBROJTJA E TË DREJTËS SË AUTORIT OSE DËSHTIMI I SHTETIT LIGJOR
nga Sali AGAJ1 – Auditues i Lartë,
botuar në gazetën “Tirana Observer”, më 18 janar 2015 dhe në gazetën “Telegraf”,
më 19 janar 2015.
Dymijë e treqind vjet më parë Aristoteli do të
thoshte: “Më mirë një njeri i shkëlqyer se sa
një ligj i shkëlqyer”. Ndryshimet demokratike
në vendin tonë sollën një rregullim të ri të
konceptit të së drejtës së autorit dhe e
përshtatën atë me konceptin bashkëkohor. Që
në vitin 1992 janë miratuar dy ligje, plotësuar
dhe me disa akte nënligjore që kanë patur si
qëllim mbrojtjen e të drejtave të autorëve dhe të drejtave të tjera të lidhura
me to, por zbatimi i tyre ka mbetur në nivelin më të ulët të mundshëm për
një shoqëri me standarde të vërteta të një shteti ligjor.
E drejta e autorit përbën sot një histori moderne, ekonomike dhe të
suksesshme, duke llogaritur rreth 100 milion vende pune në mbarë botën.
Rritja dramatike e industrive artistike e kulturore dhe e industrive të tjera
krijuese në ditët e sotme mund të ishte e pamundur, pa nivelet e larta të
Sali AGAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 23
mbrojtjes së të drejtës së autorit, që këto vende kanë zhvilluar prej shumë
dekadash.
Industritë e bazuara në të drejtën e autorit në Europë vlerësohen në 360
miliard Euro dhe në SHBA 340 miliard $, duke përfaqësuar kështu më shumë
se 5% të GDP së këtyre vendeve. Në epokën e tregtisë elektronike,
materialet me të drejtë autori do të jenë një nga “mallrat” më të vlerësuara
për t`u ofruar dhe shitur on-line. Fatkeqësisht të dhëna lidhur me numrin e
subjekteve që operojnë në industrinë e të drejtës së autorit në vendin tonë,
shifrën e afarizmit dhe numrin e punonjësve, etj., të nevojshme për qëllime
studimore apo vlerësim të perfomancës në këtë fushë, nuk administrohen as
nga Zyra Shqiptare e të Drejtës së Autorit (ZSHDA) dhe as nga Instituti i
Statistikës.
Legjislacioni i të drejtës së autorit është pjesë e një legjislacioni më të gjerë, i
njohur si pronësi intelektuale. Sot në botë, rregullimi ligjor i së drejtës së
autorit nuk është vetëm një aspekt i së drejtës kombëtare të çdo shteti, por
ai ka marrë përmasa ndërkombëtare, duke u bërë kështu objekt i rregullimit
normativ edhe nga marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet shteteve
pjesëmarrëse në këto traktate.
Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, vendi ynë ka marrë
përsipër të garantojë të njëjtin nivel mbrojtjeje të të drejtave të autorit dhe
të drejtave të tjera të lidhura, me vendet e tjera të BE. Megjithëse ligji për
mbrojtjen e të drejtave të autorit u miratua në prill 2005, ZSHDA filloi
funksionimin të saj me 5 shkurt të vitit 2007 me këmbënguljen e ish
ministrit, z. Bujar Leskaj.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
24 Botime KLSH 2015
Që prej vitit 2010, progres-raporti i KE për Shqipërinë, raporton progres të
limituar përsa i takon të drejtave të autorit. Raportet e progresit të
Komisionit Europian theksojnë nivelin e ulët të zbatimit të ligjit aktual për të
drejtën e autorit, funksionimit e dobët të ZSHDA-së, mungesën koordinimit
dhe bashkëpunimit midis institucioneve shtetërore, aktorët kryesorë për
zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit dhe problemet kritike me agjencitë e
administrimit kolektiv, të cilat administrojnë të drejtën e autorit në treg. Nga
viti 2010 me propozim të ZSHDA, nga Ministria e Kulturës janë licencuar
katër agjenci të administrimit kolektiv. Duke ju referuar të ardhurave që
raportojnë katër agjencitë e administrimit kolektiv në Zyrën Shqiptare për të
Drejtën e Autorit vërehet se ato janë të papërfillshme, po t’í krahasojmë me
vendet e tjera të Europës Lindore.
ZSHDA ka qenë përfituese e një projekti të IPA-s me një vlerë prej 800.000
Euro, implementuar në periudhën 2010 - 2012, ku komponenti kryesor ishte
përafrimi i legjislacionit me atë të vendeve anëtare të BE-së, që pati si
produkt një projektligj të ri për të drejtën e autorit, megjithëse duhet thënë
se ligji ekzistues është mjaft i plotë, por ashtu si edhe për shumë ligje të tjera
në vendin tonë, zbatimi i tij ka lënë shumë për të dëshiruar. Ky projektligj
akoma nuk ka patur fatin të miratohet nga Kuvendi dhe vazhdon të qëndrojë
në sirtarët e Ministrisë së Kulturës.
Për të siguruar një informacion të pavarur e vlerësues të funksionimit të së
drejtës së autorit në vendin tonë, krahasimin me vendet e zhvilluara dhe të
rajonit, punën e bërë nga kjo Zyrë për ndërgjegjësimin e publikut dhe
grupeve të interesit, vlerësimin e kuadrit ligjor, evidentimin e shkeljeve dhe
mangësive në zbatimin e ligjshmërisë, një grup auditimi i Kontrollit të Lartë
Sali AGAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 25
të Shtetit për një periudhë 4 mujore gjatë vitit 2014 ushtroi një auditim
ligjshmërie dhe të treguesve të performancës së ZSHDA për vitet 2012 -2013,
duke u shtrirë me zgjedhje edhe për periudhën që prej krijimit të
institucionit. Nga ky auditim u konstatua Zyra Shqiptare për të Drejtën e
Autorit nuk ka luajtur rolin që i takon dhe nuk ka plotësuar detyrimet që i
ngarkon ligji në drejtim të mbrojtjes së drejtave të autorëve, fushë e cila ka
qenë pothuaj tërësisht jashtë kontrollit si nga kjo Zyrë dhe nga Ministria e
Kulturës.
E drejta e autorit është një nga fushat më pak të njohura dhe të respektuara
në Shqipëri, vetë autorët, subjekt i këtij ligji dhe më tej publiku i gjerë kanë
njohuri të kufizuara mbi mbrojtjen që i jep ligji veprës së tyre. ZSHDA nuk ka
plotësuar një ndër detyrat kryesore të saj, që është edhe propagandimi në
publikun e gjerë të Ligjit për të drejtat e autorit dhe aktivitetit të saj si zyrë.
ZSHDA nuk ka qenë e fokusuar në monitorimin dhe inspektimin e
përdoruesve të mëdhenj, por kryesisht baret, restorantet dhe hotelet. Nuk
konstatohet asnjë rast i monitorimit dhe vendosjes së masave administrative
për subjekte të njohur për aktivitetin e tyre brenda dhe jashtë vendit
pavarësisht se është evidente që këto subjekte vazhdimisht transmetojnë
vepra që mbrohen nga e drejta e autorit. Kështu gjatë vitit 2012 nga ZSHDA
janë vendosur vetëm 21 masa administrative për TV kabllor dhe radio ndërsa
për vitin 2013 nuk raportohet asnjë masë administrative vendosur
subjekteve transmetuese, radio apo televizion. Për shkeljet e ligjit të
konstatuara gjatë inspektimeve në periudhën 2010–2013, ZSHDA ka
vendosur gjoba (siç e përmendëm më sipër, në shumicën e rasteve ndaj
subjekteve me aktivitet të vogël) në një vlerë gjithsej prej 64 milionë lekë,
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
26 Botime KLSH 2015
nga këto ka arkëtuar vetëm 1.3 % dhe në ato raste kur subjektet kanë qenë
të detyruar të kryejnë veprime administrative pranë kësaj zyre.
Për përdoruesit e të drejtave të autorëve shqetësim kryesor janë tarifat e
larta të vendosura nga Agjencitë, mungesa e transparencës lidhur me
metodologjinë për përcaktimin e tarifave dhe kontratat që agjencitë kanë
me autorët vendas si dhe kontratat e përfaqësimit për autorët e huaj.
Shoqata e Hotelierëve Shqiptarë është ankuar edhe zyrtarisht pranë ZSHDA
për këto tarifa duke sqaruar se agjencitë e ndryshme operojnë me çmime të
ndryshme të cilat janë më të larta se të gjitha vendet në rajon.
Mosrespektimi i të drejtave të transmetimit në programet radiotelevizive
pranohet edhe nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA). Ai është i
pranishëm dhe i shtrirë në të gjithë llojet e subjekteve, por mbetet më i
theksuar sidomos në operatorët radiotelevizivë kabllorë dhe operatorët
radiotelevizivë analogë vendorë. Në Shqipëri ushtrojnë veprimtarinë rreth 60
televizione kabllore, ku disa prej këtyre televizioneve nuk janë të licencuar
nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, prandaj agjencitë e kanë patur të
pamundur, monitorimin dhe vjeljen e të ardhurave prej tyre. Pjesa më e
madhe e dokumentacionit të depozituar pranë AMA-s vazhdon të jetë i
paregjistruar dhe i pacertifikuar nga ZSHDA-ja.
Autorët ngrenë shqetësimin e keqmenaxhimit të arkivës së krijimtarisë
muzikore gjë për të cilën bëjnë përgjegjëse Radio Televizionin Publik që
administron këtë arkiv, duke e akuzuar atë se për fitime personale të
drejtuesve të tij, shpesh u ka ofruar televizioneve private vepra të autorëve
shqiptarë, duke cënuar hapur ligjin për të drejtën e autorit.
Sali AGAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 27
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së informacionit ka sjellë çeljen e shumë
faqeve të internetit të cilat shfrytëzojnë pa autorizim dhe pa pagesë vepra të
autorëve të ndryshëm. Nga auditimi u konstatua se ka munguar
bashkëpunimi i ZSHDA me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe
Postare për vitin 2012-2013, për bllokimin e website-ve shqiptare që cënojnë
të drejtën e autorit.
Procesi i monitorimit të aktivitetit të agjencive të administrimit kolektiv
(AAK) nga ZSHDA ka qenë i dobët. AAK-ja nuk ka përmbushur detyrimet
ligjore për dhënien e informacioneve që kanë lidhje me aktivitetin e tyre
financiar, vendimmarrjen për miratimin e të ardhurave dhe shpenzimeve
dhe shpërndarjen e këtyre të ardhurave tek titullarët e të drejtave si dhe
dërgimin e tarifave të miratuara nga organet kryesore të agjencive në kohën
që parashikohet në ligj.
Pavarësisht nënshkrimit të kontratave me agjencitë kolektive, një problem i
ngritur vazhdimisht nga subjektet radiotelevizivë ka të bëjë me tarifat e
aplikuara nga agjencitë e administrimit kolektiv, mbi vlerat e kontratave të
blerjeve të të drejtave të transmetimit apo edhe certifikimit të tyre. Vendosja
e tarifave reale dhe vjelja e tyre është e lidhur drejtpërdrejt edhe me shkallën
e respektimit të të drejtave të autorit. Pikërisht në këtë drejtim kërkohet një
bashkëpunim më i madh institucional midis AMA-s dhe ZSHDA-së.
Këto agjenci kanë lëshuar një autorizim të përgjithshëm për repertorin
që mbrojnë pa specifikuar dhe pa u dhënë shpjegime përdoruesve se për
cilët autorë u kanë paguar agjencive. Nga kontaktet dhe intervistat e
realizuara me autorë të veçante dhe grupet e interesit u konstatua se
ndonëse autorët kanë qenë anëtarë të Agjencive të Administrimit Kolektiv,
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
28 Botime KLSH 2015
nuk kanë pasur informacion për aktivitetin e agjencive përkatëse.
Shpërndarjet e të ardhurave të mbledhura nga përdoruesit kanë qenë në
shuma minimale dhe vetëm për një grup të paracaktuar autorësh.
Vendimmarrja për shpërndarjen e të ardhurave nuk ka qenë transparente
për autorët. Me gjithë mangësitë e konstatuara nëpër vite në veprimtaritë e
agjencive të administrimit kolektiv, vetëm në shtator të vitit 2012, ZSHDA ka
propozuar pezullimin e licencës së dy agjencive. Ministria e Kulturës nuk ka
dalë asnjëherë me një vendim për këto propozime.
Megjithë mangësitë e punës së ZSHDA, duhet theksuar se edhe mbështetja e
institucioneve të tjera shtetërore ndaj kësaj Zyre ka munguar. ZSHDA ka
nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me institucione të cilat ligji i
ngarkon me monitorimin dhe zbatimin e të drejtës së autorit si me
Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të
Doganave, Autoritetin e Mediave Audiovizive, Qendrën Kombëtare të
Kinematografisë, etj. Këto marrëveshje pothuaj nuk kanë gjetur zbatim.
Gjatë kontrolleve në terren ZSHDA ka konstatuar veprimtarinë e subjektit
mashtrues “Sig – Ship”që vepronte si agjenci e administrimit kolektiv në
kundërshtim flagrant me ligjin. Ky subjekt pirat që ka ushtruar veprimtari
fitimprurëse në treg që prej vitit 2008, i ka sjellë dëm titullarëve të të
drejtave të veprave që përdoren, pasi këto të ardhura nuk kanë shkuar për
llogari të tyre, por si fitime të paligjshme të këtij subjekti. Që prej fillimit të
veprimtarisë të këtij subjekti në vitin 2008, ZSHDA i ka vendosur 28 gjoba për
veprimtarinë e paligjshme të tij, ZSHDA i ka drejtuar dhjetëra shkresa të
gjithë institucioneve shtetërore edhe në mënyrë të përsëritur: Ministrisë së
Kulturës, DPT, Qendrës Kombëtare të Regjistrimeve, Policisë së Shtetit,
Prokurorisë, Gjykatës, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë,
Sali AGAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 29
Ministrisë së Financave, Kryeministrit, etj. Ka qenë prokuroria ajo që ka
vendosur në mënyrë të përsëritur pushimin e çështjes dhe mosfillimin e
procedimit penal ndaj këtij subjekti dhe drejtuesit ligjor të tij. ZSHDA ka bërë
edhe padi civile për subjektin “Sig–Ship” dhe vetëm së fundi Gjykata e
Tiranës ka vendosur dënimin e pronarit të këtij subjekti.
Mungesa e bashkëpunimit adekuat me ZSHDA nga ana e këtyre
institucioneve jo vetëm ka patur pasojë moszbatimin e ligjit duke cenuar
rëndë interesat e mbajtësve të ligjshëm të të drejtave që janë agjencitë e
administrimit kolektiv, por edhe dëmtimin e interesave materiale të
autorëve të veprave si dhe të taksapaguesve në përgjithësi. Kjo gjendje e
mjerueshme në drejtim të mbrojtjes së të drejtës së autorit në vendin tonë
është tregues sinjifikativ i mungesës së vullnetit politik. Kjo ka bërë që edhe
strukturat përgjegjëse të ngarkuara me zbatimin e këtij ligji të mos
koordinojnë veprimtarinë e tyre në luftë kundër cënimit të së drejtës së
autorit, duke pranuar në heshtje përfitimet e padrejta të subjekteve të
ndryshme tregtare në dëm të bashkësisë së autorëve. Në vendimin përkatës
të këtij auditimi të zhvilluar në ZSHDA, kemi theksuar ushtrimin e një
Auditimi Performance, jo vetëm për shtjellimin më tej të këtij problemi, por
dhe në respekt të mbrojtjes së të drejtave të bashkësisë së artistëve
shqiptarë.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Sali AGAJ dhe Albana GJINOPULLI për periudhën janar–
qershor 2015:
KLSH dhe ndryshimi, sfida dhe arritje.
(Botuar në gazetën “Tirana Observer”, më 07 qershor 2015.)
Auditimi dhe sfida ndaj korrupsionit.
(Botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 12 qershor 2015.)
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
30 Botime KLSH 2015
PROBLEMATIKA E PROJEKTEVE ME FINANCIME TË HUAJA
nga Artan TOPJANA1 – Auditues i Lartë,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 03 shkurt 2015.
Disa nga veprat më të mëdha publike në
vendin tonë, financohen nëpërmjet kredive,
huave apo grandeve, të cilat garantohen nga
shteti. Menaxhimi i projekteve me financime
të huaja bëhet nëpërmjet krijimit të njësive
të koordinimit, menaxhimit apo zbatimit të
projekteve, por edhe të institucioneve në
rolin e agjencisë së ekzekutimit të projektit,
kjo e fundit më shumë në rastet e
rikonstruksionit apo ndërtimit të rrjeteve të ujit të pijshëm. Në përgjithësi,
disbursimi i fondeve, menaxhimi financiar, metodat e prokurimit dhe kushtet
e kontratave, bazohen në udhëzuesit e institucioneve financiare
kredidhënëse. KLSH, bazuar në standardet e auditimit dhe vlerësimin e
riskut, përzgjedh dhe auditon aktivitetin e projekteve si në aspektin e
zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë, ashtu edhe në aspektin
vlerësues apo të performancës, i cili ka të bëjë me arritjen e objektivave të
përcaktuara. Nga auditimi i tyre ka rezultuar se, projektet shoqërohen me
vonesa të shumta si pasojë e të cilave kostoja e projektit rritet mbi atë të
Artan TOPJANA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 31
parashikuar dhe marrja e përfitimeve nuk bëhet në sasinë dhe kohën e
parashikuar, pra me mungesë të ardhurash nga investimi.
Këto vonesa kryesisht vijnë nga procesi i shpronësimeve. Bllokime të shumta
të punimeve bëhen sidomos në akset rrugore, si pasojë e mos arritjes së
realizimit të shpronësimit për interes publik. Banuesit në zonat që
shpronësohen edhe pse janë pronarë, nuk arrijnë ta vërtetojnë pronën me
dokumentacionin ligjor të domosdoshëm për t’u shpronësuar sipas ligjit. Çdo
vonesë shoqërohet me pretendime nga ana e kontraktorëve, të cilat
përkthehen në detyrime financiare, rrjedhimisht rritje të vlerës së
kontratave, pa marrë në konsideratë faktin se këto vonesa ndikojnë në
vënien në afatin e parashikuar në eficiencë të projektit. Vonesat në
përfundimin në afat të kontratave, sidomos përtej afatit 18 mujor siç edhe
ka ndodhur në shumë projekte, shoqërohen me rishikimin e çmimeve.
Bazuar në inflacionin e vendit tonë dhe të vendit nga i cili vjen kontraktori,
sipas një formule bëhen përllogaritjet dhe në përgjithësi rezulton me rritje të
vlerës së kontratës më tej të projektit.
Vonesa të shumta vijnë si pasojë e ndryshimeve të projekteve. Në shumë
raste projekt zbatimet nga koha e hartimit deri në kohën e zbatimit të tyre,
kalojnë një periudhë që shkon edhe deri në 10 vite. Për periudha të tilla,
gjendja e objekteve, terrenit, zhvillimit të territorit etj., ndryshojnë dukshëm
dhe për këtë arsye kërkohet rishikimi i tyre. Rishikimi i projekt zbatimeve
shoqërohet me kosto shtesë jo vetëm sa i përket shërbimeve këshillimore,
por edhe sa i përket zërave të rinj të punimeve të cilët nuk janë pjesë e
preventivave. Çdo zë punimi i cili nuk është pjesë e preventivit origjinal të
përfshirë në procesin e prokurimit, prokurohet në gara të vogla dhe në asnjë
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
32 Botime KLSH 2015
rast nuk pritet të përfitohen çmime si në garat e mëdha, siç është prokurimi i
kontratave. Si pasojë e mangësive të mësipërme vetëm nga ky fenomen,
kostot e projekteve janë rritur aq shumë, sa në ndonjë rast edhe deri në 5 %
të vlerës së projektit.
Projektet e zbatimit hartohen pa parashikuar siç duhet infrastrukturën
ekzistuese që intersekton projektin, kryesisht në ndërtimin e segmenteve
rrugore. Pothuajse të gjitha projektet e audituara nga KLSH, kanë rezultuar
me këtë problem. Në rastin e hartimit të një projekti të saktë, ku
përcaktohen punimet për zhvendosje të rrjetit të energjisë elektrike,
telefonie, ujësjellës kanalizime etj., çmimet e përfituara nga prokurimi i
kontratës bazë, sigurisht që do të jenë më të favorshme, se sa në rastin e
realizimit të këtyre punimeve nëpërmjet procedurave të reduktuar siç është
parashikuar rëndom në zbatimin e këtyre projekteve.
Ndryshimet e projekteve, në ndonjë rast kanë rezultuar deri në 70 % të
zbatimit, jo vetëm sa i përket shtrirjes, por edhe veprave të artit, siç mund të
përmendim segmentin rrugor Damës-Tepelenë. Ndryshime të projekteve me
pasoja financiare ka pasur edhe në segmentin rrugore Levan-Vlorë, Tiranë-
Elbasan, Kalimash-Rexhepaj, etj. Ndryshim i vijës së projektit, kryesisht në
ndërtimin e rrugëve shoqërohet me listë të re shpronësimesh, ndryshim të
volumit të punimeve etj. Raste të tilla vijnë edhe si pasojë e mos rakordimit
të institucioneve shtetërore në lidhje me investimet që ato programojnë dhe
zbatojnë. Për shembull, një hidrocentral në ndërtim parashikon një kuotë të
liqenit, sipas së cilës përmbyten tre kilometër rrugë, e cila është po në
ndërtim. Lind pyetja, duhet të ndryshohet projekti i hidrocentralit apo i
rrugës? Cilido ndryshim qoftë, është e sigurt se do të rritet kosto e projektit.
Artan TOPJANA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 33
Një segment rrugor i ndërtuar sipas një projekti, afektohet nga një projekt
tjetër për furnizimin me ujë. Pas ndërtimit të shtresave rrugore, madje edhe
ato asfaltike, bëhen ndërhyrje duke i dëmtuar këto shtresa për futjen e
tubacioneve të ujit të pijshëm. Këto fenomene mund të ndodhin në
diferencë kohe, por kur ndodh që shtresat të dëmtohen një muaj pas
ndërtimit, kemi të bëjmë me një kosto për të cilën është vështirë të
përcaktohet edhe përgjegjësia. Papërgjegjshmëria në hartimin e projekteve
arrin deri aty sa hartimi i projekteve për dy segmente rrugore që bashkohen
me njëri tjetrin, gjatë zbatimit rezulton se kanë diferencë të dukshme në
kuotë. Ka pasur raste ku një gjatësi rruge mbi 150 m, është mbuluar me
shtresa të reja për të arritur kuotat përkatëse dhe sigurimin e kushteve për
qarkullim normal.
Kosto e projektit rritet edhe si pasojë e ndryshimeve ligjore. Për shembull, si
pasojë e ndryshimeve nga rishikimi i kodit rrugor, në disa projekte rrugore
është kërkuar shtesë financimi, si pasojë e ndryshimit të standardeve të
sinjalistikës horizontale dhe vertikale, të cilat në rast se do të ishin prokuruar
me këtë ndryshim, nuk do të kishte një humbje të tillë.
Vonesat e shumta të projekteve shoqërohen me shtesa në kontratat e
mbikëqyrjes së punimeve, rrjedhimisht në rritje të kostos. Për çdo zgjatje të
afatit të përfundimit të punimeve sipas një projekti të caktuar, rrjedhimisht
do të nevojitet zgjatja e kontratës për shërbime konsulente. Nuk ka një
përcaktim të prerë cili rast është më i favorshëm, prokurimi i shërbimeve
konsulente me çmime të fiksuara apo siç aplikohet në përgjithësi, me kohë
bazë shërbimi, por në projektet me financime të huaja metoda më e aplikuar
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
34 Botime KLSH 2015
është e dyta. Pavarësisht më sipër, rritje të kostos së projekteve në këtë rast
kemi edhe si pasojë e rritjes së tarifës së angazhimit.
Projektet me financime të huaja shpesh herë nuk kanë kthyer as vlerën e
investimit. Ndërtohen tregje të cilët nuk janë vënë në përdorim asnjëherë. Si
një rast konkret mund të përmenden tregjet rajonale të fruta-perimeve.
Ndërtohen impiante të trajtimit të ujërave të zeza, por nuk vihen në
funksionim. Ndërtohen impiante për eliminimin e gazrave të rrezikshëm por
nuk vihen në përdorim, etj., siç mund të përmendim atë të ndërtuar në
landfillin e Sharrës Tiranë. Pothuajse për asnjë projekt me financim të huaj si
për shkak të problematikave të mësipërme, ashtu edhe për të tjera arsye,
nuk janë realizuar objektivat në kohën e parashikuar. Madje për shumë
projekte objektivat përcaktohen të pa qarta dhe të pamatshme, sa është
vështirë të vërtetohet dhe të përllogaritet përfitimi i pritshëm nga investimi.
Përmirësimi i identifikimit, realizimi i fizibilitetit, projektimit, prokurimit,
zbatimit, raportimit dhe monitorimit të këtyre projekteve në përputhje me
legjislacionin vendas dhe të huaj, ngelet një sfidë për të ardhmen. Rritja e
ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit të tyre, duhet të jetë në
vëmendjen e duhur të institucioneve, duke parë projektet me financime të
huaja si një mjet i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm në zhvillimin e
vendit.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Artan TOPJANA për periudhën janar-qershor 2015:
Projekte me objektiva të qarta, garanci për mbarëvajtjen e tyre.
(Botuar në gazetën “Tirana Observer”, më 9 maj 2015.)
Albana AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 35
SUGJERIMET E KLSH-së PËR REFORMIMIN E LABORATORIT DOGANOR
nga Albana AGOLLI1 – Drejtore Departamenti,
botuar në gazetën “Telegaf”, më 06 shkurt 2015.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përmbushje të
funksionit të vet kushtetues, në përputhje
me Standardet Ndërkombëtare të
Auditimit INTOSAI dhe praktikat më të mira
audituese në Evropë e më gjerë, i orientuar
drejt modernizimit dhe rritjes cilësore e
profesionale të kapaciteteve njerëzore,
strukturore dhe teknike në të gjithë
administratën publike, po e vë theksin
gjithnjë e më tepër tek auditimi i performancës dhe roli këshillimor i tij.
Prandaj, është shumë e rëndësishme vlerësimi dhe vendosja e prioriteteve,
të cilat janë në koherencë me kërkesat e kohës. Nga KLSH u iniciua auditimi i
performancës në Drejtorinë e Laboratorit Doganor, duke marrë shkas nga
problematikat e hasura në marrëdhëniet me përfituesit e shërbimeve që
ofron ky laborator si dhe faktin që DLD është laboratori i vetëm në vend i cili
ka kompetencën për kryerjen e analizave të mallrave dhe certifikimin e tyre.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
36 Botime KLSH 2015
Nga rezultatet e auditimeve të Degëve Doganore të audituara nga KLSH gjatë
viteve 2013-2014, janë konstatuar raste të vonesave në kthimin e
përgjigjeve, kryesisht kjo për mostrat e përgatitura dhe të deleguara për
mostrim në laboratorë të tjerë. Pas një analize të veprimtarisë së punës së
Laboratorit Doganor, vlerësimit objektiv dhe profesional të sugjerimeve nga
subjektet e përfshira në auditim, ekspertët e fushës, konsultimit me palët e
tjera të interesit, si dhe klimës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të
ofruara nga DPD dhe DLD, u arrit në konkluzionin se rritja e rolit të
Laboratorit Doganor, si një hallkë e rëndësishme në përcaktimin e
vërtetësisë së origjinës së mallrave, ka si nevojë imediate rritjen e gamës dhe
cilësisë së shërbimeve, nëpërmjet akreditimit të tij nga institucione të
autorizuara, proces i cili kërkon mbështetje financiare, burime njerëzore dhe
logjistike.
Nga auditimi, KLSH ka vlerësuar se DLD ka zhvilluar veprimtarinë e tij si një
Organizëm i Vlerësimit të Konformitetit, pa u vlerësuar nga një organizëm i
autorizuar, konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA).
Akreditimi është një mekanizëm që ndikon në rritjen e besueshmërisë dhe
ndihmon autoritetet, ekonominë dhe shoqërinë që të gjykojnë nëse
laboratorët e provave, organizmat e inspektimit, certifikimit (Organizma të
Vlerësimit të Konformitetit) plotësojnë detyrat specifike. Po kështu, gjatë
vlerësimit është konstatuar se Laboratori Doganor në kuadër të përfitimit të
asistencës teknike nga projekti IPA-2011, nuk është mbështetur me fonde
financiare, burime njerëzore të mjaftueshme, me qëllim sigurimin e
kushteve sipas standardeve të kërkuara, të përcaktuara këto nga DPA, si dhe
të monitoruara dhe vlerësuara gjatë implementimit të projektit IPA-2011
Albana AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 37
dhe krahas përpilimit të procedurave të reja dhe rritjen e kapaciteteve
teknike, duhet gjithashtu të realizohen dhe të gjitha objektivat dhe kushtet
që lidhen me procesin e akreditimit. Ndaj, akreditimi i Laboratorit Doganor
është një domosdoshmëri dhe kërkesë e kohës që rezultati i analizave të
kryera nga ky laborator të jetë i pa kontestueshëm si dhe të ofrojë shërbime
laboratorike jo vetëm për strukturat doganore, por edhe për struktura të
tjera të jashtme, si një mjet i rëndësishëm për rritjen e kompetencës dhe
besueshmërisë së tij.
Gjatë periudhës 2013-2014, DLD-së i është dhënë një rëndësi më e madhe
dhe në kuadër të Projektit IPA-2011“Support to the Albanian Customs
Administration (Mbështetje ndaj Administratës Doganore Shqiptare”, ku ka
përfituar fonde të konsiderueshme të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e
ndjeshëm të kapaciteteve teknike (pajisje, aparatura dhe instrumente
laboratorikë), si dhe trajnim të vazhdueshëm të stafit teknik të laboratorit
për përdorimin e tyre. Gjatë këtyre viteve, pajisja dhe instalimi i aparaturave
dhe instrumenteve të reja laboratorikë, ka sjellë rritje të ndjeshme të gamës
së analizave që mund të kryhen në këtë laborator, por kjo nuk është
shoqëruar me plotësim të nevojave për staf teknik, i cili duhet tё rritet, në
mënyrë që të përballojë procesin e akreditimit, përdorimin e instrumenteve
tё reja e tё sofistikuara. Drejtoria e Laboratorit Doganor është ende larg
realizimit të kushteve dhe standardeve për akreditim, të kërkuara nga
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA).
Mos- akreditimi i Laboratorit Doganor, si një objektiv i tij i përcaktuar që prej
vitit 2011 e në vazhdim, cënon qëllimin e tij për kryerjen e një game sa më të
gjerë analizash dhe me rezultate të pakontestueshme. DLD është në fazën e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
38 Botime KLSH 2015
dytë “Aplikimi për akreditim”, të procesit të akreditimit (gjithsej 8 faza) fazë
e cila kërkon realizimin e një sërë kriteresh dhe plotësim dokumentacioni, ku
krahas përpilimit të procedurave të reja dhe rritjen e kapaciteteve teknike,
duhet gjithashtu të realizohen dhe objektivat e kushtet që lidhen me
procesin e akreditimit. Faktori kryesor që ka ndikuar në ecurinë e këtij
procesi është mos realizimi i kushteve nga ana e Laboratorit Doganor, të cilat
lidhen ngushtësisht me mungesën e fondeve për realizimin e kritereve dhe
standardeve që duhet të plotësojë DLD në kuadër të projektit IPA-2011, por
veçanërisht të akreditimit të tij. Me të drejtë dhe rrjedhojë e një konceptimi
dhe fryme të re në drejtimin e Doganave për vitin 2015, nga Drejtoria e
Përgjithshme e Doganave është planifikuar dhe kërkuar një fond prej rreth
143 milionë lekë, për kryerjen e investimeve të domosdoshme në
Laboratorin Doganor, por nga Ministria e Financave është miratuar një fond
në vlerën 15.7 milionë lekë, duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur në
mbështetjen financiare që kërkon plotësimi i kushteve, arritja e standardeve,
e besueshmërisë dhe operimi e këtij laboratori edhe për të tretë jashtë
sistemit.
Shkëmbimi i eksperiencave dhe informacionit me laboratorët rajonalë, është
shumë i vlefshëm, si për sa i takon analizave praktike, aparaturave që
përdoren për kryerjen e tyre po ashtu edhe për klasifikimin tarifor, nivelit të
ekspertizës, si dhe rritjes së besueshmërisë. Një nga kërkesat edhe të
projektit IPA-2011, është bashkëpunimi me laboratorë tё rajonit tё Ballkanit
pёr tё ndarё burimet, eksperiencat dhe informacionin. Nga DLD, ky
bashkëpunim është realizuar vetëm me Laboratorin e Doganës së Kosovës.
Ende nuk janë lidhur marrëveshje bashkëpunimi me laboratorë të tjerë
Albana AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 39
rajonalë, gjë e cila do të sillte përfitime reciproke. Për të arritur këtë,
Laboratori Doganor duhet të nisë bashkëpunimin me laboratorët rajonalë,
me qëllim njohjen e kapaciteteve teknike, analitike, me qëllim jo vetëm të
shkëmbimit të eksperiencave, por edhe të plotësimit të nevojave të
ndërsjella duke ulur kostot e shërbimit.
Në këtë këndvështrim, Drejtoria e Laboratorit Doganor vjen në vlerësimin
tonë si një organizatë me një mision të rëndësishëm, që konsiston në:
mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit; mbrojtjen e ambientit; parandalimin
e akteve terroriste; parandalimin e evazioneve të mundshme fiskale nga
klasifikimin tarifor jo të saktë të mallrave; dhënien e ekspertizës për
strukturat e tjera doganore dhe për struktura të tjera jashtë saj, nëpërmjet
analizimit me profesionalizëm dhe saktësi të të gjithë mostrave të sjella për
analizë, interpretimin e rezultateve, verifikimin e llojit të mallrave dhe
klasifikimin e saktë tarifor të tyre. Bashkëpunimi që DPD dhe DLD ofruan në
këtë auditim, tregon dëshirën e tyre për të modernizuar Laboratorin
Doganor dhe sistemin doganor në përgjithësi.
Në këtë kuadër, i del detyrë Ministrisë së Financave që në mbështetje të
realizimit të objektivave kryesore të DPD për Laboratorin Doganor, si i vetmi
i këtij lloji në vend, për sigurimin e kushteve sipas standardeve të kërkuara
për akreditimin e tij nga DPA, që të akordojë fonde të mjaftueshme për
investime dhe nevoja të tjera, sipas kërkesave të bëra nga DPD, me qëllim që
të mos bllokohet apo vonohet më shumë procesi i akreditimit. Laboratori
Doganor është i vetmi që ofron këtë shërbim ndaj Degëve Doganore,
Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe organeve shtetërore të tjera,
për rrjedhojë të gjithë këto institucione, kanë peshën e tyre specifike në
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
40 Botime KLSH 2015
përmirësimin e performancës së tij. Por, me gjithë punën e mirë të deri
tanishme, arritja e standardeve në përmbushjen e kërkesave për akreditim
të Laboratorit Doganor Shqiptar, mbetet objektivi dhe sfida kryesore e tij
dhe e gjithë institucioneve, të cilat kanë rolin e tyre në arritjen e këtij
objektivi.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Albana AGOLLI për periudhën janar-qershor 2015:
Auditimi i të ardhurave të Buxhetit të Shtetit në KLSH në frymën e IntoSAINT.
(Botuar në gazetën “Rilindja Demokratike”, më 11 shkurt 2015.)
Përgjegjshmëria dhe transparenca në institucionet superiore të auditimit.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 18 prill 2015.)
Xhaferr XHOXHAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 41
IntoSAINT DHE AUDITIMI PUBLIK
nga Xhaferr XHOXHAJ1 – Drejtor Departamenti,
botuar në gazetën “Telegraf” më 09 shkurt 2015.
Analizat vjetore janë moment reflektimi
për institucionet shtetërore. Si qytetarë,
na kanë tërhequr vëmendjen ato të
Ministrisë së Brendshme apo të
Energjetikës, ku reforma ka hedhur
“dorashkën” e saj. Por, kur këtë ushtrim
vjetor e bën një institucion i veçantë me
status për të kontrolluar se si
grumbullohen 3 miliardë Euro të ardhura
në Buxhetin e Shtetit dhe si shpenzohen
3.4 miliardë Euro në programe qeveritare, që zbulon dëm ekonomik të
nivelit 80-90 milionë euro atëherë, analiza merr një ngjyrim të veçantë.
Risia kulmore e analizës së performancës së Kontrollit të Lartë të Shtetit
për vitin e kaluar ishte shikimi i kontrolleve të kryera në frymën e kërkesave
të integritetit dhe Programit të Vetëvlerësimit “IntoSAINT” të Gjykatës
Holandeze të Auditimit. Ky program është njohur dhe pranuar nga
Organizata Botërore e Auditimit Suprem Publik, INTOSAI, si pasqyra ku
duhet të shikohen institucionet e këtij statusi të veçantë. Është sikur këto
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
42 Botime KLSH 2015
institucione, KLSH të të gjithë botës (janë 191 të tilla në INTOSAI), të ishin
një vëllazëri me rregulla shumë strikte morali dhe integriteti.
Auditimi i integritetit, si për Institucionin Suprem të Auditimit, ashtu dhe për
institucionet që ai kontrollon, është një sfidë e rëndësishme dhe thelbësore.
Integriteti nuk është një koncept i thjeshtë për t’u përcaktuar. Shumë përkufizime
mbivendosen dhe përcaktime të dallueshme përdoren. Integriteti i referohet
virtytit, moskorruptimit dhe gjendjes së të qënit i papërlyer. Kontrolli, auditimi i tij
është një sfidë e veçantë, por thelbësore për një institucion publik, nëse do të jetë
pronë e qytetarëve dhe jo çiflig i drejtorëve të radhës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit u njoh me programin IntoSAINT në vitin 2012 dhe
vendosi zbatimin e tij. Periudha deri në fund të vitit 2013 ishte periudhë e
njohjes më të thelluar të programit dhe e vlerave të tij. Institucioni është i
ndërgjegjshëm për problematikat e integritetit në radhët e
kontrollorëve, audituesve të tij dhe se i ngelet shumë punë për të
realizuar integritetin e plotë në institucion. Gjatë tre viteve 2012 -2014,
KLSH ka synuar një ekuilibër mes parandalimit të shkeljeve dhe marrjes së
masave ndëshkimore nga njëra anë, dhe inkurajimit të vlerave të integritetit
tek kontrollorët e vet, nga ana tjetër. Në këtë institucion është çrrënjosur
praktika e mos ndëshkueshmërisë, gjë që e gjen rrallë në institucione të tjera
shtetërore. Për çdo shkelje të integritetit, të zbuluar dhe hetuar janë
ndërmarrë masa ndëshkimore deri në ndjekje penale për ish kontrollore. Kjo
praktikë është ndjekur rigorozisht, pasi mos ndëshkueshmëria sjell dëme të
pariparueshme për institucionin, humbjen e kredibilitetit në përgjithësi dhe
të besimit të publikut në veçanti. Nëse një shkelje e integritetit kalon pa u
ndëshkuar, kjo sjell automatikisht demotivimin e anëtarëve të tjerë me
Xhaferr XHOXHAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 43
moral të shëndetshëm të stafit. Në vitin 2012, nga ankesat e dërguara nga
qytetarët, KLSH ka kallëzuar penalisht dy punonjës të tij. Gjatë vitit 2013,
institucioni ka kallëzuar në Prokurori 4 kontrollore të tij, të akuzuar për
veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të
dokumentave”, si dhe ka larguar nga institucioni një numër
kontrolloresh/audituesish të gjetur në shkelje të integritetit. Për vitin 2014,
KLSH ka larguar nga puna 4 auditues për çështje të integritetit.
Një mjedis të tillë antibiotik ndaj abuzimit dhe korrupsionit brenda në
institucion lypset ta kenë të gjitha institucionet shtetërore të rëndësishme,
nga ministritë deri tek drejtori qendrore, bashki dhe ndërmarrje publike në
formën e shoqërive aksionere, ku luhen me dhjetëra miliona euro dhe ku
nga shkeljet e abuzimet dëmi ekonomik është po ashtu në nivele miliona
Euro. KLSH po mendon ta shtrijë programin IntoSAINT në praktikën e
vetëkontrollit dhe vetëvlerësimit të institucioneve që ai auditon, pasi të ketë
kryer një vlerësim mes kolegësh (në anglisht “peer review”) me një KLSH
evropiane gjatë këtij viti. Sfida është hedhur dhe ajo doli më e qartë në
analizën vjetore të institucionit, të zhvilluar në fund të janarit. Kjo risi duhet
mirëfilli të shërbejë si pasqyrë vetëvlerësimi për çdo institucion shtetëror që
e ka seriozisht me luftën kundër korrupsionit. Pastrimi fillon nga vetja, për ta
kërkuar pastaj atë tek të tjerët.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Xhaferr XHOXHAJ për periudhën janar–qershor 2015:
KLSH dhe zhvillimi i shoqërive publike.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 05 maj 2015.)
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
44 Botime KLSH 2015
AUDITIMI I TË ARDHURAVE TË BUXHETIT TË SHTETIT NË KLSH
NË FRYMËN E IntoSAINT
nga Albana AGOLLI – Drejtore Departamenti,
botuar në gazetën “Rilindja Demokratike”, më 11 shkurt 2015.
Në datat 26-27 Janar 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilloi në qytetin e
Vlorës Analizën Vjetore të punës së Institucionit, për vitin 2014. Analiza e
veprimtarisë së KLSH dhe në nivel Departamentesh Auditimi u mbajtën në
mjediset e Universitetit Publik “Ismail Qemali” në Vlorë. Ato u realizuan nën
një këndvështrim të ri, në frymën e Metodologjisë IntoSAINT (Metoda e
Vetëvlerësimit të Integritetit për Institucionet Supreme të Auditimit Publik),
mbështetur në standardet INTOSAI, ku krahas analizës së veprimtarisë së
departamentit u bë vlerësimi i aspekteve dhe procedurave vunerabël si dhe
përcaktimi i rekomandimeve për forcimin e integritetit. Gjithashtu zhvillimi i
kësaj analize në ambientet e Universitetit Publik “Ismail Qemali” solli si risi
bashkëveprimin me pedagogët dhe studentët të cilët morën pjesë aktive në
zhvillim e kësaj analize pune së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile
dhe organizatave profesionale të fushës, partnerë të KLSH-së, si Prof. Dr.
Jorgji Bollano, Prof. Dr. Skënder Osmani, Prof. Ass. Dr. Sazan Guri, z. Gledis
Gjipali, etj., si dhe analistë dhe publicistë të njohur, z. Artur Çani, z. Mitro
Çela, z. Ago Nezha dhe gazetarë të qytetit të Vlorës.
Albana AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 45
Në këtë kuadër, Departamenti i Auditimit të të Ardhurave të Buxhetit të
Shtetit, zhvilloi analizën vjetore në një sallë të veçantë, pasditen e datës 26
janar dhe paraditen e datës 27 janar. Gjatë seancës së parë, u bë një
përmbledhje e veprimtarisë audituese të Departamentit, duke u
përqendruar kryesisht në realizimin e programit vjetor të miratuar të
auditimit, treguesit për vitin 2014 dhe zbatimi i masave të rekomanduara, të
cilat janë më të lartat e arritura gjatë 5 viteve të fundit.
Në vitin 2014 janë evaduar 23 auditime nga 21 auditime të planifikuara në të
cilat janë zëvendësuar 9 subjekte të administratës tatimore me subjekte të
administratës doganore kjo për faktin e pengesës së njohur dhe të
pakuptimtë të administratës tatimore qendrore, e cila në mosrespektim të
Kushtetutës dhe ligjit për KLSH penguan KLSH për të kryer auditime të plota
mbi zbatimin e legjislacionit tatimor në procesin e realizimit të të ardhurave
tatimore.
Gjatë vitit 2014 departamenti ka performuar më mirë në krahasim me 5 vitet
e fundit pavarësisht numrit të audituesve të departamentit i cili ka ardhur
duke u ulur sipas pasqyrës së mëposhtme:
PERIUDHA 2010 2011 2012 2013 2014
Nr. Auditimeve 19 17 12 20 23
Gjetjet në mijë lekë 722 000 185 000 72 000 432 000 1 053 026
Nr. Audituesve 18 20 15 14 16
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
46 Botime KLSH 2015
Pjesëmarrja mesatare në auditime për çdo auditues ka ardhur duke u rritur.
Në vitin 2010, një auditues realizonte mesatarisht rreth një auditim në vit,
njëkohësisht zbulonte rreth 40 milion lekë dëme. Në vitin 2011 një auditues
kryente më pak se një auditim në vit dhe zbulonte 10 milionë lekë dëme. Në
vitin 2012 një auditues kryente rreth 1/2 auditime në vit dhe zbulonte 10
milionë lekë dëme. Në trend rritës paraqitet viti 2013 ku një auditues
kryente rreth 1 e 1/2 auditime në vit dhe zbulonte 30 milionë lekë dëme. Në
vitin 2014, mesatarja për auditues është po 1 e ½ auditime në vit dhe
njëkohësisht një nivel rreth 65 milionë lekë dëme të zbuluara.
Në krahasim me vitet paraardhëse gjetjet nga auditimet dhe masat e
rekomanduara kanë ardhur në rritje nga pikëpamja sasiore dhe cilësore.
Konkretisht:
– Dëmi ekonomik i rekomanduar 100 % për zhdëmtim (kryesisht
mungesë të ardhurash) në vitin 2014 paraqitet në shumën 1,053
18 20 15 14 16
722.000
185.000 72.000
432.000
1.053.026
2010 2011 2012 2013 2014
Gjetjet nga auditimi në raport me nr. e audituesve të departamentit 5 vitet e fundit
Nr. Audituesve Gjetjet/000 lek
Albana AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 47
milionë lekë nga 432 milionë lekë në vitin 2013, ose 2.4 herë më i lartë
krahasuar me vitin 2013 ose 14.6 herë më i lartë krahasuar me vitin
2012.
– Masat organizative të rekomanduara në vitin 2014, paraqiten gjithsej
221 masa nga 160 masa të rekomanduara në vitin 2013, ose në masën
138 % të vitit 2013.
– Masa disiplinore të rekomanduara në vitin 2014 paraqiten 157 masa
nga 139 masa të rekomanduara në vitin 2013, ose 18 masa më shumë.
– Masa administrative në vitin 2014, janë rekomanduar 92 masa nga 8
në vitin 2013.
– Gjithashtu, gjatë vitit 2014 janë dërguar 2 subjekte dhe 10 persona në
organin e prokurorisë.
Departamenti konstatoi se përpjekjet janë pozitive në raport me objektivin
për fuqizimin dhe rritjen e cilësisë së auditimeve, por nuk ka bërë përpara në
analizën e riskut. Puna e mbështetur në analizën e riskut jo vetëm premton
dhe jep rezultate në produktin që del nga auditimi, por, çfarë është më e
rëndësishme, rrit efektivitetin e auditimit.
Gjatë vitit, krahas impenjimeve në auditim, është ndjekur me përparësi
programi i trajnimeve të organizuar nga Sektori i Trajnimeve në KLSH.
Gjithsej janë kryer 477 ditë trajnimi dhe mesatarja e departamentit është 30
ditë trajnimi në vit për çdo auditues, tregues ky në rritje krahasuar me vitin
2013 që ishte 25 ditë. Gjithashtu audituesit e departamentit kanë qenë aktiv
në median e shkruar ku numërohen 14 shkrime, në konferencën e tretë
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
48 Botime KLSH 2015
shkencore të KLSH-së me 1 kumtesë, si dhe në përgatitjen e standardit ISSAI
5220, botim i KLSH.
Gjatë vitit u kryen vlerësimet për çdo auditues, vlerësim i cili është bazuar në
informacionin e nevojshëm individual vjetor të grumbulluar për çdo auditim
dhe formularit për vlerësimin e punës individuale të auditimit me të cilin
janë njohur të gjithë audituesit.
Në seancën e dytë, në lidhje me vetëvlerësimin e shkallës së integritetit,
Departamenti përcaktoi proceset primare dhe sekondare, fushat vunerabël
për çdo proces si dhe faktorët që rrisin vunerabilitetin dhe impaktin. U bë
vlerësimi me pikë për rreth 40 fusha vunerabël sipas proceseve dhe rreth 50
faktorë që ndikojnë në to, të cilat u pasqyruan në pyetësorin i cili ju
shpërnda të gjithë audituesve të Departamentit të Auditimit të të Ardhurave
të Buxhetit të Shtetit. Mbas plotësimit të pyetësorëve të vetëvlerësimit u
realizua në grup vlerësimi me pikë për matjen e nivelit të përgjithshëm të
vunerabilitetit të departamentit dhe shkallën e ndjeshmërisë si dhe u
realizua matja e maturitetit të sistemit të kontrollit, monitorimit dhe
mbulimit të vunerabilitetit. U evidentuan hendeqet midis vunerabilitetit dhe
sistemit të kontrollit dhe monitorimit. Pas përpunimit të të dhënave nga
rezultatet e pyetësorëve, u mblodhën mesataret e pikëve për çdo auditues
dhe nga vlerësimi, niveli i përgjithshëm i vunerabilitetit si departament
rezultoi mesatar më afër kufirit të ulët.
Në përfundim, çdo anëtar i departamentit plotësoi edhe një pyetësor
vetëvlerësimi për analizën e veprimtarisë vjetore, pyetjet e të cilit kishin
Albana AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 49
lidhje me njohjen e subjektit të auditimit, planifikimin vjetor, programet,
kryerjen, raportimin dhe kontrollin e cilësisë së auditimeve të realizuara.
Nga analiza u formuluan dhe rekomandimet për departamentin për vitin
2015, si: gjetja e rrugëve për të argumentuar dobishmërinë e studimit të
literaturës dhe jo thjesht të leximit të saj; përmirësimi i mënyrës së punës
dhe veprimtarisë me theks vendosjen e prioriteteve dhe proceseve të punës
primare në radhë të parë dhe ato sekondare; krijimi i një regjistri në
departament për regjistrimin e rasteve të shkeljes së etikës dhe vendosja e
një objektivi për promovimin e modeleve shembullore në sjellje dhe
veprimtari në departament, duke u udhëhequr nga parimi “të udhëheqësh
me shembullin personal”.
Prezenca aktive e përfaqësuesve të shoqërisë civile, analistëve, pedagogëve
dhe studentëve dhe pavarësia e plotë e mendimit të tyre i dha një frymë të
re zhvillimit të analizës së veprimtarisë së Departamentit ku përveç arritjeve
u evidentuan edhe dobësitë me qëllim përmirësimin e tyre në të ardhmen.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
50 Botime KLSH 2015
SHTETI ËSHTË “ROJA NATËS”
nga Muhamed KAVAJA – Kryeauditues,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 13 shkurt 2015.
Si çdo institucion i shtetit që në fund të çdo viti
bën një analizë për arritjet e dobësitë në drejtim
të objektivave të vendosura, edhe Institucioni i
KLSH-së bëri analizën e punës së tij për vitin
2014, me qëllim përmirësimin e punës në të
ardhmen.
Por ndryshe nga institucionet e shtetit që kanë
synim të tregojnë performancën e tyre, duke bërë
krahasime me paraardhësit dhe gjendjen e rëndë të institucioneve pas
rotacionit, KLSH, siç e kemi shprehur dhe në shkrime të mëparshme, nuk
krahasohet me paraardhësit, por vetëm me arritjet e veta, vit pas viti, në këtë
periudhë tre vjeçare. Kjo kohë, tashmë, është e mjaftueshme për të nxjerr në
pah arritjet e qëndrueshme, fakte të cilat shprehen dhe në konkluzionet e
ndërkombëtarëve mbi punën e mirë të auditit të jashtëm në Republikën e
Shqipërisë.
Postulati: “Kontrollin nuk e dëshiron njeri”, është i pranuar gjerësisht, si
brenda dhe jashtë vendit, në të gjitha nivelet e nëpunësve që ushtrojnë
Muhamed KAVAJA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 51
detyrën e auditimit. Është fjala për KLSH, që auditon në fushën e
përputhshmërisë e të ligjshmërisë, si një lloj kontroll - revizioni. Por kur flitet
për faktin e ligjit të sapo miratuar nga Kuvendi “Për Organizimin e
Funksionimin e KLSH-së”, ku i është shtuar si mision dhe auditimi i
performancës dhe sistemeve të IT, çështja bëhet më serioze për arsyen e
thjeshtë se, personat që nuk do ta dëshironin kontrollin shtetëror, do të ishin
pikërisht “high class” e drejtuesve të institucioneve, të cilët janë mësuar që,
atë që ka të bëjë me tre “e”: “Ekonomicitetin”, “Eficiencën” dhe
“Efektivitetin”, pra, perfomancën e përdorimit të fondeve, ta matnin vetë, ta
raportonin vetë dhe të shpërblenin vetveten për arritjet duke krijuar dhe një
lloj “deliri”, i cili të përfshinte të gjithë hallkat e shtetit.
Ka gati një çerek shekulli identifikimi i këtij fenomeni që përsëritet tek
organet e qeverisjes qendrore dhe atyre vendore, por ka dhe një nevojë të
domosdoshme të këtyre organeve publike për të kaluar në një auditim të
plotë të veprimtarisë së tyre shtetërore bazuar në dispozitat e Kushtetutës
së RSH dhe standardeve të auditimit të INTOSAI-t. Ishte pikërisht kjo edhe
një nga arsyet e domosdoshme që Kryetarit i KLSH-së të bashkëpunonte me
organizmat ndërkombëtare, në të cilat KLSH aderon, për të paraqitur në
Kuvend miratimin e ligjit të ri “Për organizimin e funksionimin e KLSH-së”, në
të cilin përfshihet edhe auditimit i performancës dhe i sistemeve të IT.
Me këtë rast duhet përmendur edhe merita e Presidentit të Republikës,
z.Bujar Nishani, i cili, jo vetëm ka qenë i angazhuar në mbështetje të ligjit të
ri për KLSH, por edhe për rikthimin e këtij ligji në Kuvend, kohët e fundit, për
ndryshime që lidhen me forcimin e pavarësisë së institucionit të KLSH, gjë, e
cila, pavarësisht se nuk ndjehet e munguar sot për meritë të Kryetari të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
52 Botime KLSH 2015
KLSH, por ajo është diçka që i shërben institucionit të KLSH si një garanci e
shtuar, si një rast juridik hipotetik për të cilën është shprehur, me të drejtë,
Gjykata Kushtetuese, me vendim të vitit 2002.
Kërkesa për miratimin e ligjit të ri për KLSH nuk erdhi si objektiv për të qenë
thjesht në letër, por erdhi si rezultat i punës këmbëngulëse tre vjeçare për
modernizimin e institucionit të KLSH dhe forcimit të marrëdhënieve me
institucionet homologe ndërkombëtare. Pra, e thënë në terma komercial, u
punua e punohet përditë e më shumë në drejtim të Etikës, Integritetit e
Profesionalizmit të audituesve, si dhe në drejtim të përgjegjshmërisë e
paanësisë së institucionit në përmbushje të ligjshmërisë kushtetuese. Kjo
punë, fatmirësisht, është e matshme me numrin e auditimeve të ushtruara
dhe numrin e zbulimeve të dëmeve të shkaktuara shtetit, për të cilat janë
tregues dhe kallëzimet penale të depozituara në Prokurori.
Në këtë shkrim, jam i vetëdijshëm se nuk bëhet fjalë për analizë krahasuese
me analizat e zhvilluara si rutinë e përvitshme, apo për të treguar arritjet
pompoze dhe faktin se qëndrueshmëria në arritje është më e rëndësishme
se vetë arritja. Shqetësimi është se sfida e punës audituese e KLSH-së, në
përmbushje të detyrimit ligjor (ligjit të ri të sapo miratuar nga Kuvendi i
Shqipërisë, në datën 29 janar 2015) për Auditim të Performancës, kërkon
domosdoshmërisht një bashkëveprim e mirëkuptim të të gjithë
institucioneve shtetërore me institucionin e KLSH-së.
Shteti është “roja i natës” - thotë Kanti. Kthimi në “gjumë” është rruga më e
lehtë por e dhimbshme për publikun, taksapaguesit, që mendojnë se e kanë
“rojen” zgjuar.
Fatos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 53
KORRUPSIONIT DUHET T’I RRËMBEHET E ARDHMJA!
nga Fatos ÇOÇOLI1 – Ekspert i Jashtëm,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 17 shkurt 2015.
Sado denoncime online të marrësh, sado
portale kundër korrupsionit të krijosh, je në
periferi të luftës së vërtetë. Pse korrupsioni
është si një kuçedër, që sado koka të
presësh, gjithnjë dalin të tjera edhe më të
shumta. Korrupsioni kufizohet dhe mbahet
nën kontroll vetëm me luftën në sistem dhe
me goditjen nga rrënjët, aty ku ai lind. Lufta preventive, parandaluese është
arma më e aftë për të goditur korrupsionin, për t’i rrëmbyer të ardhmen atij!
Qeveritë e vendeve të ndryshme hartojnë strategji dhe programe të veçanta
për luftën kundër korrupsionit. Vihet re, jo vetëm në rastin e Shqipërisë, se
shumë qeveri tentojnë të anashkalojnë forcën dhe incizivitetin e punës së
organeve të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm publik të financave
publike, në garën për të rrëmbyer sa më shumë pikë në strategji e qasje
kundër korrupsionit. Mirë po korrupsioni goditet në zemër të tij, vetëm në
rastet kur luftohet gjeneza nga lind, kushtet që e bëjnë të lulëzojë. Vetëm
parandalimi, llogaridhënia dhe transparenca, që janë asetet kryesore të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IVn
54 Botime KLSH 2015
integritetit të një institucioni shtetëror, mund të hyjnë në zemrën e
korrupsionit si “kancer” dhe ta mposhtin atë. Pse korrupsioni ka aq shumë
koka, sa, sado koka t’i presësh, ai sërish lulëzon e zhvillohet. Këtë qeveria e
sotme duhet ta ketë të qartë. Me gjithë përpjekjet e saj, strategjia e re anti-
korrupsion, hapja e një faqeje në internet për të denoncuar veprimet
korruptive, ndjeshmëria e shqiptarëve se shteti ynë është i krimbur në
korrupsion do të vijojë, përderisa ai nuk do të luftohet nga rrënjët. Dhe
rrënjët duhen gjetur në të gjitha institucionet publike, të cilat duhet të
fillojnë katarsisin e vërtetë, pastrimin nëpërmjet instrumentit të integritetit.
Por lind pyetja: kur quhet një institucion me integritet?
Integriteti nuk është një koncept i thjeshtë për t’u përcaktuar. Ai i referohet
virtytit, etikës publike, mos korruptimit dhe gjendjes së të qenit i papërlyer.
Kontrolli, auditimi i tij është një sfidë e veçantë, por thelbësore për një
institucion publik. Prej këtej nis lufta më eficiente dhe e plotë kundër
korrupsionit, pse e godet atë në fillesat e tij. Një program shumë i mirë
vetëvlerësimi të integritetit (i quajtur IntoSAINT) është zhvilluar nga Gjykata
Holandeze e Auditimit, në vitin 2012. Ndonëse ky program ju adresua
fillimisht institucioneve të auditimit suprem (ndërmjet të cilave dhe KLSH), ai
vlen për çdo institucion shtetëror. Kontrolli i Lartë i Shtetit u njoh me
programin IntoSAINT në vitin 2012 dhe vendosi zbatimin e tij. Periudha deri
në fund të vitit 2013 ishte periudhë e njohjes më të thelluar të Programit
dhe e vlerave të tij. Gjatë vitit 2014 dhe këtë vit, institucioni po provon
vetëvlerësimin e integritetit të vet, me ndihmën e organizatave të shoqërisë
civile, ndër më seriozet e të angazhuara në luftën për transparencë dhe
kundër korrupsionit. KLSH është i ndërgjegjshëm për problematikat e
Fatos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 55
integritetit në radhët e audituesve të tij dhe se i ngelet shumë punë për
të realizuar integritetin e plotë në institucion. Por të paktën, ai e ka nisur
vetëvlerësimin e integritetit brenda vetes. Gjatë tre viteve 2012-2014,
KLSH ka synuar një ekuilibër mes parandalimit të shkeljeve dhe marrjes së
masave ndëshkimore nga njëra anë, dhe inkurajimit të vlerave të integritetit
tek kontrollorët e vet, nga ana tjetër. Në këtë institucion është çrrënjosur
praktika e mos ndëshkueshmërisë, gjë që e gjen rrallë në institucione të tjera
shtetërore. Për çdo shkelje të integritetit, të zbuluar dhe hetuar, janë
ndërmarrë masa ndëshkimore deri në ndjekje penale për ish-kontrollorë. Kjo
qasje duhet kërkuar me forcë nga qeveria jonë qendrore, por dhe nga
pushteti vendor, që të kryhet e plotë në strukturat e tyre. Institucionet
shtetërore më të rëndësishme të Shtetit, nga ministritë deri tek drejtori
qendrore, bashki dhe ndërmarrje publike në formën e shoqërive aksionere,
ku luhen me dhjetëra miliona euro para të taksapaguesve shqiptarë dhe ku,
nga shkeljet e abuzimet, edhe dëmi ekonomik është po ashtu në nivele
miliona euro, duhet të njihen dhe në mënyrë taksative ta zbatojnë
instrumentin e vetëvlerësimit, procesin dhe programin IntoSAINT. Në luftën
kundër korrupsionit janë të përfshira në front të parë institucione të
posaçme si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive,
Prokuroria, Departamenti i Parandalimit të Krimit Ekonomik, Departamenti i
Parandalimit të Pastrimit të Parave, Policia e Shtetit, etj. Të gjitha këto
institucione duhet ta njohin dhe përvetësojnë teknikën e programit
IntoSAINT. Asnjë institucion shtetëror nuk është në gjendje të luftojë me
eficiencë korrupsionin, në rast se me një proces transparent dhe korrekt
vetëvlerësimi, nuk del me integritet të lartë për vete. Korrupsioni përfaqëson
rrezik serioz për parimet dhe vlerat bazë të Bashkimit Evropian ku duam të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IVn
56 Botime KLSH 2015
futemi. Ai minon besimin e qytetarëve tek demokracia, gërryen shtetin ligjor,
përbën mohim të të drejtave të njeriut dhe pengon zhvillimin normal
shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë. Nëse nuk i gjejmë “ilaçin” apo
“kancerin” kësaj dukurie shkatërruese, do të jemi gjithnjë në trenin e fundit
dhe asnjëherë anëtar me vlera të Evropës së Bashkuar. Niveli i lartë i
indiferencës dhe mungesës së besimit të qytetarëve në institucione është
shkaktuar nga një qeverisje pa llogaridhënie, transparencë dhe
përgjegjshmëri. Këto vlera një institucion si Kontrolli i Lartë i Shtetit po
përpiqet fort t’i kthejë në nivelin e duhur në institucionet publike që ai
auditon (praktikisht të gjithë ngrehinën e Shtetit dhe qeverisë), por i vetëm
ai nuk mund të arrijë rezultatet që presim të gjithë si qytetarë. Nëse
shoqëria civile dhe opinioni publik bashkohen me të dhe rrisin kërkesën e
llogarisë, edhe Kuvendi e qeveria do të mund të kenë ndër duar
instrumentin “vrasës”, “kancerin” e korrupsionit, procesin që e rikthen të
plotë integritetin në moralin dhe mjedisin tonë publik.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Fatos ÇOÇOLI për periudhën janar–qershor 2015:
Një buxhet më i hapur na përmirëson jetën.
(Botuar në gazetën “Shqip”, më 19 qershor 2015.)
Dëshira HUQI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 57
ARRITJET E KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT NË BASHKËPUNIMIN ME
PARTNERËT NDЁRKOMBЁTARË GJATË 2014.
nga Dëshira HUQI – Specialiste e Marrëdhënieve me Jashtë,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 25 shkurt 2015.
Tashmё ёshtё fakt i pakundёrshtueshёm se
KLSH qysh prej fillim vitit 2012, ёshtё
kthyer nё njё aktor aktiv dhe konstant nё
bashkёpunimet dhe pjesёmarrjet
ndёrkombёtare nё komunitetin e
pёrbashkёt EUROSAI dhe INTOSAI duke i
dhёnё kuptimin e plotё motos sё
Organizatёs Ndёrkombёtare tё
Institucioneve supreme tё Auditimit,
“Experentia Mutua Omnibus Prodest”.
Z.Jacek Jezierski, ish-President i NIK të Polonisë dhe këshilltar pranë
presidentit aktual të këtij institucioni është shprehur se...” Gjithmonë e kam
vlerësuar bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet institucioneve më të larta
të auditimit, sepse shkëmbimi i njohurive dhe eksperiencave na lejon të
mësojmë nga njëri-tjetri...prandaj ne duhet të shkëmbejmë praktikat më të
mira dhe të mësojmë nga gabimet e njëri-tjetrit, duke përmirësuar kështu
mënyrën sesi punojmë dhe jemi në shërbim të shoqërive tona...”. Kjo pёrbёn
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
58 Botime KLSH 2015
pa dyshim njё vlerё tё shtuar pёr institucionin dhe i mundёson atij qё tё
zgjerojё mё tej njohuritё mbi standartet e auditimit dhe praktikat mё tё
mira, ashtu si edhe tё promovojё e shkёmbejё eksperiencat dhe arritjet me
organizatat homologe dhe jo vetёm, nё tё gjithё botёn.
Pjesёmarrja e fundit e KLSH-sё nё punimet e Kongresit tё IX tё EUROSAI-t tё
zhvilluar nё Hagё, Holandё me tematikё “Inovacionin” dhe tё konceptuarit e
aktiviteteve tё kongresit, bёnё qё pёrfaqёsuesit e KLSH-sё tё ishin
protagonistё nё promovimin e risive domethёnёse dhe tё pa konceptuara
mё parё tё zhvilluara nё institucion, si bashkёpunimi me shoqёrinё civile, me
organizatat profesionale, prezenca e audituesve tё KLSH-sё nё media, etj.
Gjithashtu pёrfaqёsuesit e KLSH-sё kanё qenё tё pranishёm nё zhvillimet e
shumё aktiviteteve, seminareve dhe trajnimeve tё organizuara mbi tematika
tё ndryshme si mbi Auditimet IT, njё praktikё e re kjo nё KLSH, auditimet e
mjedisit e tё performancёs, mbi luftёn ndaj korrupsionit, zbatimin e ISSAI-ve
mbi auditimet e pёrputhshmёrisё, kuadrit tё matshmёrisё sё performancёs,
etj. Tё gjitha kёto, janё eksperienca tё vyera qё jo vetёm kanё bёrё tё
mundur pjesёmarrjen e njё pjese dёrrmuese tё audituesve dhe punonjёsve
tё KLSH-sё nё trajnimet dhe eventet jashtё vendit, por dhe qё kanё pёrçuar
raporte e informacione, tё cilat KLSH ka dashur tё ndajё me partnerёt dhe
homologёt.
Vlen për t’u theksuar bashkëpunimi dhe partneriteti i konsoliduar tashmë
me Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit pranë Komisionit Europian, DG-
Budget, në përgatitjen dhe hartimin e ligjit të ri të KLSH-së. Ky bashkëpunim
daton që në vitin 2012 kur me nisëm të Kryetarit të KLSH-së, z. Leskaj janë
Dëshira HUQI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 59
organizuar tryeza të përbashkëta diskutimesh me ekspertë dhe akademikë të
fushës, shoqërinë civile, palët e interesit, etj dhe ku DG-Budget ka luajtur një
rol të rëndësishëm në dhënien e asistencës teknike dhe ligjore. Këto
përpjekje u finalizuan me shumë sukses duke u miratuar një ligj i ri për KLSH-
në, i cili është në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare ISSAI dhe
që rregullon në mënyrë përfundimtare pavarësinë e plotë institucionale të
KLSH-së duke e kthyer në një institucion modern dhe bashkëkohor auditimi.
Mbështetja e DG-Budget shtrihet edhe më gjerë në organizimin e trajnimeve
dhe aktiviteteve të përbashkëta me KLSH-në, si dhe është një prezencë
konstante në punimet e Konferencës Shkencore që KLSH organizon tashmë
me shumë sukses prej tre vitesh rresht.
Në kuadër të një bashkëpunimi të frytshëm dhe mbështetjeje të
vazhdueshme që strukturat e BE-së kanë dhënë për institucionin, si edhe në
funksion të objektivit strategjik të ngritjes së kapaciteteve, KLSH aplikoi
pranë Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe me mbështetjen e tij të plotë
përftoi në kuadër të fondeve IPA 2013, Projektin e Binjakëzimit, “Forcimi i
kapaciteteve të Auditimit të Jashtëm”. Ky projekt, i cili fillon në muajin maj
2015, fokusohet në tre Komponentë kryesorë: Komponenti i I-rë mbi
“Përmirësimet e kuadrit ligjor”, Komponenti i II-të mbi “Zhvillimin e
metodologjive të auditimit” dhe Komponenti III-të mbi “Forcimin e
kapacitetit institucional të KLSH-së”.
Përftimi i statusit të vendit kandidat për nё Bashkimin Europian, solli pёr
KLSH-nё edhe intensifikimin e marrёdhёnieve dhe tё bashkёpunimit konkret
me ECA-n, Gjykatёn Europiane tё Audituesve. Njё tjetёr vlerё e shtuar kjo
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
60 Botime KLSH 2015
pёr institucionin ku KLSH pёrfton nga pёrvoja mё e mirё e njё prej
institucioneve mё prestigjioze europiane, si dhe shkёmben njohuri dhe
praktika nga pjesёmarrja nё rrjetin e koordinatorёve tё vendeve tё SAI-ve
anёtare tё BE-sё, tё vendeve kandidate dhe kandidate tё mundshme pёr nё
BE, nga pjesёmarrja nё punimet e takimit tё Komitetit tё Kontaktit dhe nga
marsi i vitit 2015, pёr herё tё parё, duke qenё edhe pjesё pёrbёrёse e
strukturave tё ECA-s nёpёrmjet 3 audituesve tё KLSH-sё, tё cilёt pёrftuan
nga programet e internshipit tё kёtij institucioni, tё drejtёn pёr tё kontribuar
pranё departamenteve dhe drejtorive të ndryshme të ECA-s. Nё kuadёr të
këtij bashkëpunimi të suksesshëm, z. Vitor Caldeira, President i ECA-s me
ftesë të Kryetarit të KLSH-së, z. Bujar Leskaj, do tё zhvillojё vitin e ardhshёm
nё KLSH njё vizitё zyrtare.
KLSH ka vijuar me sukses bashkёpunimin e shkёlqyer me institucionet
homologe dhe partnere me tё cilat janё nёnshkruar Marrёveshje
Bashkёpunimi nё fusha tё ndryshme me interes tё pёrbashkёt, ku nё mёnyrё
tё veçantё sesionet e trajnimeve tё vazhdueshme tё organizuara pёr
audituesit e KLSH-sё nё Gjykatёn Turke tё Llogarive dhe NIK të Polonisë,
pёrbёjnё një nga elementet kryesorë të ngritjes profesionale cilësore tё
audituesve tё KLSH-sё. E shprehur në shifra, mjafton të thuhet se përgjatë
viteve, progresi i arritur në fushën e trajnimeve konsiston jo vetëm në
arritjen, po më tepër në tejkalimin e objektivave të vendosur në programet e
trajnimeve të KLSH-së. Me këtë performancë lidhet edhe një tregues tjetër,
ai i realizimit të afërsisht një muaj trajnimi në secilin prej viteve 2012, 2013,
2014, ku sidomos gjatë dy viteve të fundit, janë trajnuar jashtë vendit çdo
vit, rreth 120 auditues. Duke bërë një krahasim të thjeshtë për ditë
Dëshira HUQI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 61
trajnimi/punonjës në vit, treguesi është 10 herë më i lartë se gjatë viteve
2009, 2010 dhe 2011 ose 5 fishi i të dy viteve 2010-2011, të marra së
bashku. Në dy vitet e fundit, institucioni ka ndryshuar koncept në investimin
për kapacitetet audituese. Nga një institucion i disa viteve më parë
praktikisht pa trajnim, është kthyer në SAI-in me tregues perëndimorë
trajnimi.
SIGMA, një ndër partnerët kryesorё tё KLSH-sё pёrbёn njё ndihmesё tё vyer
nё punёn qё KLSH bёn nё procesin e ngritjes profesionale nёpёrmjet
trajnimeve tё vazhdueshme dhe asistencёs pёr zbatimin e projekteve dhe
planeve tё punёs nёpёrmjet kёshillimeve, asistencёs teknike, pёrshtatjes
dhe njohjes sё standarteve tё auditimit dhe praktikave mё tё mira
europiane. Një falënderim i veçantë shkon për z. Joop Vrolijk, Këshilltar i
lartë pranë SIGMA-s, i cili ka dhënë një ndihmesë të çmuar dhe mbështetje
të vazhdueshme për KLSH-në gjatë dy viteve të fundit, sidomos për rritjen e
kapaciteteve të audituesve të institucionit. Për këtë qëllim, në dhjetor 2013,
Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani i akordoi z. Vrolijk “Medaljen e
Mirënjohjes”, “Për kontributin dhe ndihmesën e çmuar në përparimin e
Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.
IDI (Iniciativa e INTOSAI-t për Zhvillim) ёshtё një nga strukturat e tjera
ndёrkombёtare me tё cilat KLSH ka zhvilluar njё marrёdhёnie tё
vazhdueshme nёpёrmjet pjesёmarrjes aktive dhe tё suksesshme nё
programet e trajnimit qё IDI ofron. Qёllimi i IDI-t ёshtё pёrmirёsimi i
kapaciteteve audituese dhe adresimi efektiv i çёshtjeve emergjente tё
auditimit nёpёrmjet trajnimit dhe shkёmbimit tё informacionit. Audituesit e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
62 Botime KLSH 2015
KLSH-sё kanё marrё pjesё dhe janё certifikuar nga programet rajonale tё
ndёrmarra nga IDI pёr auditimet financiare dhe tё performancёs, pёr
borxhin publik dhe sё fundi me shumё sukses po ndiqen dy programet mbi
ngritjen e kapaciteteve. Sё pari, Inisiativa pёr zbatimin e standarteve
ndёrkombёtare tё auditimit ISSAI, Programi 3i, i cili pёrputhet plotёsisht
edhe me punёn voluminoze qё KLSH bёn nё dhёnien e informacionit mbi
ISSAI-t dhe pёrditёsimin e tyre dhe sё dyti, Programi mё i fundit pёr
Auditimin IT.
Si fryt i këtij bashkëpunimi të suksesshëm dhe intensiv me partnerët dhe
homologët tanë, vjen tashmë prej tre vitesh edhe organizimi e zhvillimi i
Konferencave Vjetore Shkencore të KLSH-së, praktikë kjo e pa konceptuar tre
vite më parë. Konferenca numëron përkrah pjesëmarrësve vendas edhe
shumë përfaqësues të SAI-ve homologe të Polonisë, Austrisë, Kroacisë,
Turqisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, etj përfaqësues nga
Parlamenti Europian, Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit e Komisionit
Europian, DG-Budget dhe përfaqësitë diplomatike në Shqipëri.
Dëshira HUQI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 63
Nё respekt dhe pёrputhje tё plotё me parimet e bashkёpunimit tё
organizatave ndёrkombёtare, tё standardeve tё INTOSAI-t, si dhe të Planit
Strategjik të KLSH-së 2013-2017, ashtu siç është theksuar edhe në projekt-
idenë e drejtimit të KLSH-së nga kandidati i nominuar për kryetar, z. Bujar
Leskaj (tashmë Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit që prej fund vitit
2011)...”Intensifikimi i bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare
INTOSAI dhe EUROSAI, me institucionet e Komisionit të BE dhe SIGMA-n, me
Institucionet e larta të kontrollit të vendeve të BE-së, të vendeve të rajonit
dhe në veçanti me Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës...dhe ...”
Vendosja e bashkëpunimit me ekspertët universitarë dhe akademikë të
auditimit të financave publike, si dhe me organizata profesionale të
kontabilitetit dhe të fushave të tjera të ekonomisë”, thellimi i bashkëpunimit
me partnerët dhe homologët tanë, do të vijojë të jetë njё nga pikat kyçe tё
punёs qё KLSH ndёrmerr pёr ngritjen dhe thellimin e profesionalizmit si dhe
tё modernizimit tё mёtejshёm institucional, nё arritje tё praktikave dhe
standarteve mё tё mira pёr njё shёrbim mё cilёsor ndaj qytetarёve, grupeve
tё interesit dhe mirёqeverisjes nё pёrgjithёsi.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
64 Botime KLSH 2015
KONTROLLI I SHTETIT PËR INSTITUCIONE MË TË MIRA
nga Evis KRESHPAJ – Drejtore Drejtorie, Ina SOKOLI – Audituese e Parë,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 01 prill 2015.
Hendeku që ekziston midis realizimit të programit të qeverisë e financuar
nga buxheti i miratuar nga Kuvendi, realizimi i politikave të ekzekutivit për
përmbushjen e interesit publik dhe realizimit të misionit të mirëqeverisjes
së financave publike ekziston në shumë vende të zhvilluara. Është KLSH por
jo i vetëm, si një institucion i pavarur, depolitizuar, transparent dhe në
mbrojtje të interesit publik i cili luan një rol të rëndësishëm në përgjegjësinë
që duhet të këtë qeverisja në përmbushjen e mandatit të saj politike.
KLSH përballet me ndryshimet në politikat e drejtimit të financave publike
kur auditon mbi shpenzimet dhe perfomancën e veprimtarisë së
institucioneve publike dhe ndërmjet dhënies së rekomandimeve bëhet pjesë
Evis KRESHPAJ, Ina SOKOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 65
e zinxhirit të ndryshimit. Sipas fjalës përshëndetëse në Konferencën e dytë
Shkencore të KLSH të zhvilluar në dhjetor 2013, z. Robert Gielisse, Drejtor i
Njësisë së DG-Budget, nënvizoi përgjegjësinë menaxheriale si një element
kyç për qeverisjen e mirë. Sipas tij: “Përgjegjësia Menaxheriale ka të bëj me
mënyrën se si është duke u përdorur autoriteti për të arritur objektivat.
Transparenca e autoritetit mund të jetë e jashtme, që do të thotë e hapur
për shqyrtimin e publikut dhe përgjegjësi e brendshme, e cila ka të bëj me
transparencën në lidhje me mënyrën sesi janë arritur objektivat.”
Profilizimi i KLSH si një institucion evropian modern i auditimit suprem
publik i cili e bazon tërësisht aktivitetin e tij në standardet e INTOSAI-t dhe
moton e kësaj organizate “Experentia mutua Omnibus prodest” (Nga
eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë), duke i dhënë një rëndësi të
veçantë zbatimit të ISSAI 1, Deklarata e Limës, neni 15. Shkëmbimi i
eksperiencave duke krijuar një bashkëpunim të gjerë dhe të ngushtë me
qytetarët dhe shoqërinë civile, me qeverinë dhe me të gjithë partnerët e
tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar.
Vlen të theksojmë marrëdhënien e KLSH me Kuvendin gjatë 2014 e cila kanë
qenë efektive dhe ka ndikuar në përgjegjësinë e përbashkët në forcimin e
llogaridhënies në menaxhimin financiar dhe qeverisjen e mirë. Kjo e faktuar
dhe në Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë të qershorit 2014 ku citohet: “Në
ushtrimin të funksionit kushtetues të kontrollit parlamentar, Kuvendi i
Shqipërisë mbështet ndërveprimin gjithëpërfshirës të të gjitha institucioneve
ligj zbatuese, lidhur me detyrueshmërinë e zbatimit të rekomandimeve të
Kontrollit të Lartë të Shtetit”.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
66 Botime KLSH 2015
Gjatë periudhës 2012-2015 KLSH ka nënshkruar 9 marrëveshje me
institucionet homologe ndërkombëtare (Austrisë, Kroacisë, Polonisë
Sllovenisë, etj.), 6 marrëveshje me institucionet publike shqiptare dhe 17
marrëveshje me organizata jofitimprurëse, ku së fundmi ajo e nënshkruar në
datën 19.02.2015 me Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Përmbushja efektive e
marrëveshjeve ka dhënë kontributin në realizimin e qëllimit si institucion
kushtetues dhe në realizimin e objektivit të ekzistencës për dhënien e
sigurisë së arsyeshme në lidhje me nivelin e realizimit të politikave në
përmbushje të interesave të publikut.
Në kuadër të asistencës për
Shqipërinë dhe në zbatim të
Instrumentit të Parazgjerimit
IPA 2013, KLSH ka fituar nga
Bashkimi Evropian financimin e
projektit “Forcimin e
kapaciteteve të Auditimit të Jashtëm” e cila padiskutim do të ndihmoj në
ecjen në rrugë të sigurt në modernizimin dhe realizimin e auditiveve në
përputhje të plotë më standardet INTOSAI dhe me praktikat më të mira të
vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Synimi i kësaj marrëveshjeve është rritja e cilësisë së punës së stafit të KLSH-
së, sensibilizimi i opinionit publik në thellimin e luftës kundër korrupsionit
në parandalimin e tij dhe të keqadministrimit të fondeve publike, të të
mirave publike dhe rritja e transparencës në lidhje me veprimtarinë
administrative të institucioneve publike. Marrëveshjet e bashkëpunimit kanë
Evis KRESHPAJ, Ina SOKOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 67
si qëllim lehtësimin, bashkëpunimin dhe bashkërendimin e palëve duke
thjeshtuar komunikimin dhe shkëmbimin e të dhënave që lidhen me ato
fusha ku interesi është i përbashkët. Bashkëpunimi midis palëve vendoset
duke respektuar me rigorozitet parimet e mirëkuptimit, reciprocitetit dhe
pavarësinë e palëve.
Produkt i përmbushjes së këtyre marrëveshjeve janë trajnimet, takimet
konsultative, tryezat e rrumbullakëta, Workshop-e, seminare, etj. I
përkthyer me shifra konkrete çdo anëtar i stafit në KLSH është trajnuar gjatë
2014 me 26 ditë për person dhe për më tepër, kjo shifër flet për një indeks
që është 11 herë më e lartë se gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011, apo 9 herë
më të lartë referuar të tre viteve të marra së bashku (2012-2014). Rritja jo
vetëm e numrit të trajnimeve por edhe i cilësisë kanë dhënë ndikimin gjatë
veprimtarisë audituese në vitin 2014, ku faktohet një rritje e numrit të
auditimeve financiare me 10 për qind dhe atë të performancës me 33 për
qind, krahasuar kjo me vitin 2013.
Roli i KLSH-së në morinë e institucioneve publike qëndron në auditimin e
zbatimit të politikave të miratuara të qeverisë dhe në diagnostikimit dhe
prezantimin e problemeve potenciale që lidhen me shpenzimin e parave të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
68 Botime KLSH 2015
taksapaguesve shqiptarë.
Për më tepër raportet e auditimit të KLSH-së
janë burimi i vetëm, i pavarur i informacionit
që lidhet me zbatimin e buxhetit dhe si i tillë
është burimi i vetëm i informacionit të
besueshëm në lidhje me efektivitetin dhe
eficiencën e qeverisjes që është në dispozicion
të publikut.
Në veprimtarinë e Kontrollit të Lartë i Shtetit ka ndikuar dhe përmbushja
efektive e këtyre marrëveshjeve duke dhënë ndikim në punën audituese.
KLSH ka realizuar dhe tejkaluar objektivat vjetore të veprimtarisë
funksionale më konkretisht: nga KLSH janë evaduar 160 auditime, në
krahasim me 153 auditimeve financiare të kryera në 2013, ose 4.6 për qind
më shumë.
Në termat e dobisë së rezultateve të auditimit, për çdo lekë të shpenzuar
nga ana e KLSH-së në vitin 2014, institucioni ka kërkuar rimbursimi e
buxhetit të shtetit me 38 lekë. Në punën tonë të auditimit ne kemi synuar
që me anën e rekomandimeve të kemi ndikim të rëndësishëm në
përmirësimin e statusit të subjekteve të audituara në funksion të
menaxhimit të mirë të fondeve në dispozicion, por gjithashtu dhe në mirë
qeverisjen e financave publike.
Evis KRESHPAJ, Ina SOKOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 69
Analiza vjetore e Kontrollit të Lartë të Shtetit jo pa qëllim u zhvillua në
mjediset e një prej universiteteve publike të vendit që mban emrin e burrit
të madh të kombit shqiptar, Ismail Qemalit për vetë faktin që mjediset
akademike gjenerojnë ide përqasje dhe metodika pune shumë me vlerë për
auditimin suprem kombëtar, kjo dhe në zbatim të standardeve të INTOSAI-t
(ISSAI1, deklarata e Limës, neni 12, Opinioni i Ekspertëve dhe e drejta për
konsultim, Bashkëpunimi me ambientet akademike).
Por në përmbushjen e misionit të saj KLSH ka konstatuar se nuk është e
mjaftueshme vetëm identifikimi i parregullsive dhe shkeljeve, mundësisë
për mashtrim apo menaxhimit të varfër të të ardhurave publike nga
institucionet publike por është e domosdoshme që ndërmjet zbatimit të
rekomandimeve të bëhet e mundur identifikimi dhe aplikimi i procedurave
të përmirësuara në përputhje me bazën ligjore nga institucionet e
ekzekutivi, në mënyrë që të përmirësohet veprimtaria institucionale.
Sundimi i ligjit dhe demokracia janë esenciale për një auditim të pavarur të
qeverisë dhe janë kolonat ku mbështeten standardet e INTOSAI-t. KLSH
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
70 Botime KLSH 2015
funksionon mbi bazën e një parimi themelor, atë të interesit publik i cili
është prevalent ndaj çdo parimi tjetër.
Shkëmbimi ndërkombëtar i eksperiencave, bashkëpunimi me institucionet
homologe ndërkombëtare (Austrisë, Kroacisë, Polonisë Sllovenisë, etj.), me
institucionet publike shqiptare dhe me organizata jofitimprurëse është një
mjet efektiv për të ndihmuar Kontrollin e Lartë të Shtetit për të përmbushur
misionin e tij kushtetues. Ky bashkëpunim ndërkombëtar dhe kombëtar
është i një rëndësie të veçantë për krijimin dhe zhvillimin e një terminologjie
uniforme të auditimit të qeverisjes, që bazohet në sundimin dhe zbatimin e
ligjit.
Gjovalin PREÇI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 71
PRAKTIKAT BASHKËKOHORE TË TRAJNIMIT NË FUNKSION TË
PËRMIRËSIMIT TË CILËSISË AUDITUESE TË KLSH
nga Gjovalin PREÇI1 - Kryeauditues,
botuar në gazetën “Tirana Observer”, më 04 prill 2015.
Në mjedisin e sotëm të pasigurt ekonomik
dhe financiar, më shumë se kurrë, qytetarët
ju kërkojnë llogari qeveritarëve dhe
administratorëve të njësive publike për
mënyrën se si përdoren fondet shtetërore,
si dhe sa arrijnë për të dhënë rezultate dhe
shërbime më të mira publike. Kontrolli i
Lartë i Shtetit është institucioni suprem i
auditimit të sektorit publik, detyra kryesore e të cilit është të shqyrtojë në se
fondet publike shpenzohen me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet, në
përputhje kuadrin ligjor dhe rregullator përkatës. Mirëfunksionimi i KLSH
luan rol të rëndësishëm në kryerjen e auditimeve cilësore, duke identifikuar
problematikën e subjektit dhe rekomandimin e rrugëve në të cilat njësitë
publike mund të përmirësojnë veprimtarinë e tyre ekonomike dhe
financiare. Duke siguruar parlamentin, taksapaguesit dhe opinionin publik
mbi nivelin e grumbullimit të të ardhurave dhe mënyrën e shpenzimit të
parasë, përdorimin e burimeve dhe arritjen e rezultateve, KLSH jep një
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
72 Botime KLSH 2015
kontribut të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin e
vendit.
Pavarësisht burimeve njerëzore dhe financiare të kufizuara, KLSH ja ka
arritur kryerjen me rigorozitet të auditimeve, me profesionalizëm e cilësi të
lartë, me përpjekje maksimale për të arritur pritshmëritë e parlamentit,
qytetarëve, medias dhe partnerëve ndërkombëtar. Rezultatet e kësaj
veprimtarie audituese janë arritur krahas përmirësimeve të ndjeshme në
drejtimin dhe menaxhimin e këtij institucioni, edhe nga ngritja e kapacitetit
profesional të audituesve nëpërmjet formave të ndryshme të trajnimit.
Ashtu siç ka theksuar Kryetari KLSH, z. Bujar Leskaj në analizën vjetore të vitit
2014, Institucioni ka forcuar kapacitetet audituese, nëpërmjet një procesi të
vazhdueshëm kualifikimi, kryerjes së trajnimeve të thelluara dhe gërshetimit
të ngritjes arsimore me veprimtarinë praktike audituese, duke arritur që çdo
auditues i KLSH të trajnohet mesatarisht 26 ditë në vit, ose mbi trefishin e
viteve 2009-2011 të marra së bashku.
Në këtë kuadër nëpërmjet workshope-ve është arritur krahas trajnimeve dhe
shkëmbimi i ideve, njohurive dhe eksperiencave të vendeve të tjera duke
zbatuar praktikisht moton e INTOSAI-t “Experientia Mutua Omnibus
Prodest”. Nga shkëmbimi i përvojave përfitojnë të gjithë. Mënyra e
organizimit dhe zhvillimit, vendi dhe kohëzgjatja e tij, pjesëmarrja aktive dhe
ballafaqimi i opinioneve nga të pranishmit, si dhe mbi të gjitha menaxhimi,
drejtimi dhe konsolidimi i ideve dhe mendimeve të pjesëmarrësve nga
ekspertë të fushës, i bëjnë workshop-et një vlerë e shtuar dhe domethënëse
në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve teknike e profesionale të audituesve.
Gjovalin PREÇI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 73
Këtij qëllimi i ka shërbyer dhe workshop-i katërt i mbajtur në Shkup të
Maqedonisë (pas atyre të zhvilluar në Tiranë, Sarajevë dhe Beograd) për
procesin e Auditimit Paralel të Performancës mbi Eficiencën e Energjisë për
vendet Ballkanit Perëndimor, në të cilin merr pjesë Kontrolli i Lartë i Shtetit, i
fokusuar në burimet alternative të energjisë. Në çdo rast është e
kuptueshme mbështetja e siguruar nga institucionet e larta audituese të
vendeve pritëse, si dhe duhet theksuar se punimet e workshop-eve kryhen
nën drejtimin e ekspertëve të Zyrës së Auditimit të Suedisë (Riksrevisionen):
znj. Christina Sand, z. Tony Angleryd dhe z. Hazim Sabanoviç, si dhe z. Dragos
Budulac, Gjykata e Llogarive të Rumanisë, përfaqësues i Grupit të Përbashkët
të Punës për Veprimtarinë Audituese.
Në workshop-in e muajit shkurt 2015 në Shkup kanë marrë pjesë edhe
auditues nga Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe
Maqedonia. Pas prezantimit të pjesëmarrësve, është organizuar një tryezë e
rrumbullakët në të cilën kanë paraqitur në mënyrë të përmbledhur sa dhe si
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
74 Botime KLSH 2015
kanë punuar grupet e auditimit, material i cili ju është vënë në dispozicion të
gjithë pjesëmarrësve një javë më parë se të zhvillohej workshop-i.
Grupi i auditimit të KLSH paraqiti një përmbledhje të disa aspekteve të
programit të auditimit mbi përdorimin e burimeve alternative në prodhimin
e energjisë elektrike (paneleve diellore) në institucionet publike, duke u
përqendruar në kontekstin social dhe ekonomik të vendit tonë, fokusimin
dhe përcaktimin e problemit, kriteret e auditimit, draft-i i pyetjeve të
auditimit etj. “Oponenca” e kësaj pune të grupit të auditimit të KLSH u bë
nga z. Jussi Bright, aktualisht Përgjegjës i grupit për Metodologjinë e
Auditimit në Gjykatën Evropiane të Auditimit (ECA), një funksion i kontrollit
të cilësisë audituese brenda kësaj gjykate.
Grupi i auditimit të KLSH, në takimin ngushtë e njohu më në detaje mbi
situatën në Shqipëri, të deficitit në plotësimin e kërkesës në rritje për energji
elektrike dhe nevojës së diversifikimit të prodhimit, pra të përdorimit të
burimeve alternative (të rinovueshme) për të siguruar qëndrueshmërinë e
furnizimit me energji elektrike në miqësi me mjedisin, sipas kërkesave të
direktivave të BE-së. Në këtë mënyrë, falë kushteve natyrore, potencialet e
vendit tonë në prodhimin dhe konsumin e burimeve alternative të energjisë
elektrike, duke ruajtur mjedisin dhe zbatuar detyrimet kontraktore të
nënshkruara me Sekretariatin e Energjisë, janë të konsiderueshme. Janë
institucionet publike të cilët duhet të hartojnë dhe të zbatojnë me rigorozitet
iniciativa dhe veprime përkatëse për promovimin e prodhimit dhe
përdorimit të energjive alternative (të rinovueshme) në kuadrin e energjisë
elektrike.
Gjovalin PREÇI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 75
Në këtë mënyrë, u konkludua se, do të përbëjnë objekt të auditimit të
performancës çështjet që lidhen me transpozimin e kërkesave të direktivave
të BE-së për burimet e rinovueshme në dokumentet strategjikë dhe kuadrin
rregullator të vendit tonë, si Strategjia Kombëtare e Energjisë, Plani
Kombëtar i Veprimit për Energjitë e Rinovueshme, legjislacioni primar dhe
sekondar, etj., si dhe performanca e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë në
hartimin e këtyre politikave dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore
në monitorimin e zbatimit të veprimtarisë publike në këtë fushë. Mbi këtë
bazë, për auditimin paralel të performancës me fokus në përdorimin e
burimeve alternative u rekomandua riformulimi dhe ristrukturimi i piramidës
së pyetjeve të auditimit.
Nga kolegët e Kosovës u paraqit matrica e auditimit të performancës me
analizën e evidencës sipas nivelit të pyetjeve të auditimit, si dhe gjetjet
paraprake të auditimit të efieciencës së energjisë të shtrira deri në nivelin e
njësive vendore. Grupi i auditimit të Malit të Zi është në fazën e hartimit të
programit të auditimit, ai Serbisë e ka përqendruar veprimtarinë audituese
në sistemin e menaxhimit të energjisë në qeverisjen lokale, Bosnja dhe
Hercegovina në gjetjet paraprake të auditimit, etj.
Por në këto workshop-e integrohen tema trajnuese sipas axhendës së rënë
dakord më parë, në varësi të ecurisë dhe në funksion të përmirësimit të
nivelit të arritur të veprimtarisë audituese për këtë temë performance. Për
këtë qëllim, me mjaft interes u ndoq tema “Metodat në auditimin e
performancës - Intervistat dhe pyetësorët”, prezantuar nga z. Tony Angleryd,
me përvojë të gjatë ndërkombëtare në fushën e ndërtimit të kapaciteteve
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
76 Botime KLSH 2015
dhe konsulencës në Auditimet e Performancës, si dhe përgjegjës për
përgatitjen e Udhëzimeve të Auditimit të Performancës për INTOSAI-n. Në
mënyrë të natyrshme u gërshetua në praktikë me trajtesën “Zhvillimi i
vrojtimeve/pyetësorëve” i finalizuar me matjen e tyre: kujdesin dhe
saktësinë gjatë këtij procesi.
Një proces i rëndësishëm në ciklin e auditimit në përgjithësi dhe atë të
performancës në veçanti është mbledhja dhe paraqitja e të dhënave.
Pikërisht, këtu ishte përqendruar dhe tema e dy profesorëve të Fakultetit
Ekonomik në Universitetin e Sarajevës, duke vënë theksin në natyrën e
kërkimit, përqasjen sasiore dhe cilësore të analizës, grumbullimin e të
dhënave, hapat e sondazhit, përzgjedhjen dhe përdorimin e të dhënave,
karakteristikat statistikore, etj., duke e mbyllur me paraqitjen grafike të
analizës së të dhënave. Vlerat e këtij prezantimi u shtuan me gërshetimin
hap pas hapi me shembuj praktik, duke ndihmuar pjesëmarrësit në
përdorimin e tyre gjatë veprimtarisë audituese.
Në prezantimin e Raportit të auditimit “Si llogarisin, ulin dhe shmangin
efektin serë institucionet dhe organet e Bashkimit Europian”, nga z. Jussi
Bright, midis të tjerave u evidentua se në tre vitet e fundit ECA ka kryer 60
auditime të performancës, duke kombinuar sipas rastit eficiencën,
efektivitetin dhe ekonomicitetin, me objektivin: Bashkimi Evropian është
“lojtari” më i madh në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe për t’u bërë i
besueshëm për politikat e veta është e rëndësishme që institucionet e BE-së
të udhëheqin me shembullin e tyre.
Gjovalin PREÇI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 77
Rritja e nivelit të përfitimit nga aktivitete të tilla ndërkombëtare që i
shërbejnë forcimit të kapaciteteve profesionale të audituesve dhe për pasojë
cilësisë së auditimit të KLSH-së, bëhet nëpërmjet zhvillimit interaktiv midis
vetë pjesëmarrësve, si dhe ndërmjet këtyre të fundit dhe ekspertëve që
drejtojnë dhe menaxhojnë workshop-et.
Krahas të tjerave, ngritja e kapaciteteve teknike dhe profesionale të
audituesve nëpërmjet praktikave bashkëkohore të trajnimit, po reflektohet
përditë e më tepër në rezultatet auditimit të KLSH-së, duke vënë gishtin atje
ku të tjerët vënë dorën.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Gjovalin PREÇI për periudhën janar- qershor 2015:
Burimet e rinovueshme të energjisë dhe auditimi i KLSH.
(Botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 18 prill 2015.)
KLSH mbyll me sukses pjesëmarrjen në auditimin paralel të Performancës me
vendet e Ballkanit Perëndimor.
(Botuar në gazetën “55”, më 26 qershorl 2015.)
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
78 Botime KLSH 2015
SHQETËSIM MUNGESA E HAPËSIRAVE BIBLIOTEKARE!
nga Alfred ZYLFI1 – Auditues i Lartë, Elfrida AGOLLI2 – Audituese e Parë,
botuar në gazetën “Telegraf, më 15 prill 2015.
KLSH ndërmjet auditimit të performancës është fokusuar dhe ka
rekomanduar se si duhet ndërhyrë në Bibliotekës Kombëtare për përftimin e
një qasjeje të re në vlerësimin e hapësirave funksionale dhe kushteve të
punës, në ruajtjen e arkivimin e librit dhe shërbim sa më cilësor ndaj
lexuesit.
Në Bibliotekën Kombëtare, fondi i arkivit të botimeve shqip, i antikuarit, i
dorëshkrimeve, hartave, si dhe fondi i albano-balkanologjisë përbëjnë pasuri
Alfred ZYLFI, Elfrida AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 79
me vlera të mëdha për thesarin e kulturës kombëtare shqiptare e, si të tilla,
të kulturës evropiane.
Fondi i Arkivit Shqip dhe koleksioni i tij përfshin 111.274 njësi, botime me
vlera të veçanta për pasurinë e shkruar të shqiptarëve, duke filluar nga
botimet e para në gjuhën shqipe (shek. XVI) dhe duke vazhduar deri në ditët
tona.
Fondi i antikuarëve dhe koleksioni i tij është shumë i rëndësishëm, jo aq nga
numri i vëllimeve sesa nga përmbajtja e tij. Përmban 2.449 vepra të rralla,
libri më i vjetër i këtij koleksioni është vepra e papës Piu II “Epistolae de
Conventu Mantvano”, botuar në Milano në vitin 1473. Vepra ka vlera të
veçanta
Fondi i dorëshkrimeve dhe koleksioni i tij ka 1.189 vepra të dorë shkruara,
kryesisht në gjuhët orientale arabisht, osmanisht dhe persisht.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
80 Botime KLSH 2015
Fondi i hartave të rralla dhe koleksioni i tyre numëron 54 njësi bibliotekare
të cilat u takojnë shekujve XVI-XVIII dhe janë burim informacioni me të
dhëna të shumta historike, etnografike, gjuhësore, gjeologjike etj.
Fondin e albano-balkanologjisë dhe koleksioni i tyre ka rreth 48.008 njësi ku
ruhen të gjitha botimet shqipe, si dhe ato të huaja, që flasin për Shqipërinë,
shqiptarët dhe popujt e ndryshëm të Ballkanit, që trajtojnë historinë, gjuhën,
folklorin, kulturën e tyre.
Biblioteka Kombëtare, si institucioni kryesor i bibliotekave në Republikën e
Shqipërisë, e cila luan dhe rolin e një biblioteke publike për qytetin e Tiranës,
përveç të tjerash, ka si detyrë kryesore shërbimin direkt ndaj përdoruesve
nëpërmjet koleksioneve të veta (libra, dorëshkrime, periodikë, harta, etj.),
informimit të tyre me mjete elektronike, organizimit të veprimtarive të
ndryshme informuese në bashkëpunim dhe me institucione e organizma të
tjera, si: ekspozita, promovime, konferenca shkencore, etj., për përmbushjen
e rolit parësor të saj: plotësimin e nevojave bibliotekare dhe informuese të
komunitetit të cilit i shërben.
Këtu shtrohet pyetja a mund ti arrijë Biblioteka Kombëtare këto në kushtet
dhe hapësirat që ajo ka në dispozicion?!
Bibliotekat në Evropën ku ne kërkojmë të integrohemi plotësisht, janë mjet i
rëndësishëm për zhvillim kulturor, social dhe ekonomik. Deklarata e nismës
PubliCA të Bashkimit Evropian në konferencën e Kopenhagës (Tetor 1999)
nënvizon rolin e bibliotekave publike në mbështetje të:
demokracisë dhe qytetarisë;
zhvillimit ekonomik dhe social;
Alfred ZYLFI, Elfrida AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 81
të mësuarit gjatë gjithë jetës;
diversitetit kulturor dhe gjuhësor.
Biblioteka Kombëtare dhe rrjeti i bibliotekave publike ka mungesa të
theksuara të hapësirave dhe personelit punonjës, kështu duke iu referuar
standardeve ndërkombëtare të IFLA-s rezulton se;
- Hapësira për vende leximi, duhet të jetë referuar standardeve 2,8 m²
për çdo vend leximi në fakt ai është 0.76 m2 ose tre herë më pak .
- Hapësirat për personelin, duhet të jetë referuar standardeve 16,3 m²
për çdo punonjës (shifra përfshin vendet e punës, pikat e shërbimit të
lexuesve, mjediset e qarkullimit, raftet e nevojshme etj.), në fakt ai
është 5,56 m2 ose tre herë më pak.
- Personeli punonjës. Duke iu referuar standardeve të IFLA-s, duhet një
punonjës me kohë të plotë pune për 2.500 banorë, krahasuar me
numrin e popullsisë që ka afërsisht sot qyteti i Tiranës numri i
punonjësve të saj duhet të ishte 320 punonjës, ose rreth 220 punonjës
më shumë.
Foto të mjedisit për lexuesi në Bibliotekën Kombëtare
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
82 Botime KLSH 2015
Biblioteka Kombëtare, si qendra më e madhe që përfaqëson këtë shërbim në
Shqipëri, ndodhet në ndërtesën e Pallatit të Kulturës jo të konceptuar dhe të
ndërtuar për Bibliotekë Kombëtare. Mjediset e Pallatit të Kulturës ku janë
dy institucione kryesore në vartësi të Ministrisë së Kulturës (BKSH dhe
TOB) u janë dhënë më qira subjekteve privatë për (librari, bankë, klube,
institucione të huaja, etj.) sipërfaqe që mund të shërbenin shumë mirë për
zgjerimin e këtyre dy institucioneve për rritjen e shërbimit ndaj qytetarit.
Gjithashtu ajo çka vlen të theksohet është se kryeqyteti nuk ka pasur
asnjëherë bibliotekë të tijën, madje nuk është planifikuar të ndërtohet për
dekada çka do të lehtësonte dhe ngrinte në një nivel më të lartë punën dhe
performancën e Bibliotekës Kombëtare. Ndërtesat bibliotekare në Shqipëri
pothuajse janë ose dhurime të patriotëve shqiptarë ose janë sekuestrime
ndërtesash, ndërsa pothuajse mungojnë ndërtimet e bibliotekave të reja,
gjendje e cila vazhdon siç është trashëguar edhe sot pas rreth 24 të
ndryshimit të sistemit.
Biblioteka Kombëtare si pothuajse gjithë shërbimi bibliotekar në të gjitha
bashkitë, është lënë jashtë vëmendjes. Kështu nga auditimi rezulton se ka
mungesa të theksuara të hapësirave për të vendosur materiale bibliotekare
problem i shfaqur që në fillimet e viteve 1980 dhe që vazhdon të rëndohet
gjithmonë e më shumë e konkretisht:
- Pothuajse të gjitha rrugët e kalimit në arkiv janë zënë me materiale
bibliotekare, me materiale të vendosura në dysheme ose janë krijuar
rafte imagjinarë, (materialet bibliotekare vendosen në dysheme);
- Fondi i vlerave të rralla (antikuarë, harta dhe dorëshkrime) janë
vendosur në “arka metalike apo dollapë”, jashtë kushteve të ruajtjes
Alfred ZYLFI, Elfrida AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 83
të sigurisë dhe mjedisore të tyre si vepra të rralla të cilat janë
trashëguar prej shekujsh;
- Raftet janë tejet të mbingarkuar duke i vendosur materialet bibliotekare
në tre e më shumë rreshta;
- Janë shfrytëzuar hapësirat e pakta të liruara në ambientet e arkivës nga
përdorimi i fondit të hapur (risi e re e krijuar në BKSH), gjithashtu dhe
nga procedura e asgjësimit, por përsëri këto ambiente përdoren në të
njëjtën mënyrë për fondin që shtohet dhe gjendja e tyre nuk ndryshon
por vazhdon të rëndohet.
Këto foto të Fondit të Arkivës në BKSH paraqesim gjendjen reale se ku ruhet
kjo pasuri kombëtare e detajuar në fillim të shkrimit dhe në ç‘kushte ajo
mund t’i shërbehet lexuesit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
84 Botime KLSH 2015
E analizuar në mënyrë të detajuar këtë gjendje aktuale të ambienteve ku
arkivohet fondi me materialet bibliotekare në Bibliotekën Kombëtare dhe
krahasuar me standardet ndërkombëtare të IFLA-s ajo rezulton se është
rreth shtatë herë më i vogël se nevojat e saj aktuale, ku një sipërfaqe shtesë
prej (1600 m2) sa është ajo sot duhet vetëm për veprat e rralla të cilat janë
pasuri kombëtare.
Me anë të këtij auditimi duam të themi edhe një herë se duhet ndërhyrë sa
më parë në një nga pasuritë kombëtare që do ti shërbejë trashëgimisë dhe
edukimit të brezave për të mos e humbur atë dhe që ëndrra të bëhet
realitet për atje ku jemi nisur e kërkojmë të shkojmë. Këto imazhe tregojnë
si trajtohet libri dhe lexuesi në bibliotekat në botë.
Është e vërtetë se njeriu është ai që e krijoi librin, por edhe libri e krijoi njeriun!
(Hegel)
1 Shkrime të tjera të botuara nga Alfred ZYLFI për periudhën janar–qershor 2015:
Auditimi i performancës në “90 vjet KLSH”.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 10 qershor 2015.)
2 Shkrime të tjera të botuara nga Alfred ZYLFI dhe Elfrida AGOLLI për periudhën janar–
qershor 2015:
Mesazhi i Kryekontrollorit LESKAJ për Bibliotekën Kombëtare.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 27 prill 2015.)
Albana AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 85
PËRGJEGJSHMËRIA DHE TRANSPARENCA PËR NJË ZHVILLIM TË
QËNDRUESHËM TË INSTITUCIONEVE SUPREME TË AUDITIMIT
nga Albana AGOLLI – Drejtore Departamenti,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 18 prill 2015.
Roli i Institucioneve
Supreme të Auditimit
dhe ecuria e tyre ishte
në qendër të punimeve
të Simpoziumit të 23të
të Kombeve të
Bashkuara.
Në këtë Simpozium, i cili
u zhvillua në Vjenë,
Austri, u trajtua gjithashtu pritshmëria që kanë parlamentet, qeveritë,
Kombet e Bashkuara, organizatat e shoqërisë civile, donatorët, qytetarët,
etj., për rolin që mund të luajnë Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) në
zhvillimin e qëndrueshëm.
Nga diskutimet dhe shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet institucioneve
pjesëmarrëse u gjykua si tepër i rëndësishëm forcimi i mekanizmave të
mbikëqyrjes së rolit të parlamenteve, si dhe rëndësia që ka monitorimi dhe
raportimi në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
86 Botime KLSH 2015
Parakushtet që duhet të plotësojnë SAI-et për t’u angazhuar në mënyrë
efektive ne axhendën e zhvillimit të pas-2015 janë pavarësia e tyre, kapacitet
e nevojshme profesionale të tyre dhe mandati i nevojshëm.
“Pritshmëritë e Bashkëpunimit të Donatorëve nga SAI-t”, prezantuar nga
Banka Botërore, synon krijimin e një përqasjeje të përbashkët për suportimin
e zhvillimit të SAI-ve në gjithë globin, për të përshpejtuar forcimin e
kapaciteteve audituese në vendet më pak të zhvilluara dhe për të siguruar
përmirësim të qëndrueshëm përgjegjshmërie.
Komuniteti i Donatorëve inkurajon përdorimin e të gjithë burimeve të SAI-t
për zhvillimin dhe implementimin e Planeve Strategjike dhe atyre të Veprimit
dhe njëkohësisht ofron mbështetje në mënyrë të vazhdueshme me parimet
e Bashkëpunimit të Donatorëve.
Komuniteti i Donatorëve angazhohet të respektojë lidershipin e SAI-t, si dhe
pavarësinë në zhvillimin e implementimin e Planeve Strategjike dhe Plan
Veprimeve Zhvilluese, për të përmbushur objektivat strategjike të vendosura
në Planin Strategjik të INTOSAI-t.
Ndër arritjet kryesore të këtij bashkëpunimi janë rritja e konsiderueshme në
mbështetjen e donatorëve për forcimin e kapaciteteve të SAI-ve, që prej
nënshkrimit të marrëveshjes Fondi i Mirëbesimit për të siguruar mbështetje
në një bazë të qëndrueshme, i fokusuar në drejtim të zhvillimit të
kapaciteteve të bazës së të dhënave.
Zhvillimit të kornizës për matjen e performancës së SAI-t dhe Trajnimi i
Shtabit të Agjencisë Donatore për të punuar me SAI–et shënon një tjetër
Albana AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 87
arritje, ku pritshmëritë e Komitetit të Donatorëve nga SAI-t janë të larta. SAI-
t duhet të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të pavarur.
Disa nga prioritetet janë kryerja e auditimeve gjithëpërfshirëse për fondet
publike dhe ofrimin e shërbimit; ofrimi në kohë i raporteve të aksesueshme
nga publiku; promovimi i efektivitetit, përgjegjshmërisë dhe transparencës
për një zhvillim të qëndrueshëm. Këto prioritete janë përfshirë edhe në
Strategjinë e Zhvillimit të Kontrollin e Lartë të Shtetit 2013-2017, ku në
përcaktimin e objektivave strategjike, KLSH është frymëzuar nga katër
objektivat themelore të Strategjisë së Zhvillimit 2011-2017 të EUROSAI. Ato
janë: Ngritja e kapaciteteve; Standardet profesionale; Shkëmbimi i njohurive
dhe përvojës; Menaxhimi në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë dhe
efektive të komunikimit.
Pjesëmarrësit e këtij Simpoziumi theksuan rëndësinë e përmbushjes së
pritshmërive që kanë partnerët tek SAI-t dhe INTOSAI. Qytetarët i shikojnë
Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) si institucione të besueshme, të cilat
nëpërmjet raporteve dhe gjetjeve të tyre ndihmojnë në përdorimin e
fondeve publike me ekonomicitet, eficiencë dhe efikasitet. Legjislativi pret
nga SAI-t informacione të pavarura, objektive dhe në kohë në lidhje me
përdorimin e fondeve publike, duke patur një vëmendje të veçantë në
objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Kombet e Bashkuara presin nga
INTOSAI dhe SAI-t të zhvillojnë standardet dhe kapacitetet e nevojshme, për
të qenë të aftë të zbatojnë dhe të arrijnë objektivat e zhvillimit të
qëndrueshëm.
SAI-et kanë një kontribut shumë të prekshëm për të realizuar dhe për të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
88 Botime KLSH 2015
ndihmuar në rritjen e qëndrueshme ekonomike të një vendi, si një nga
objektivat e zhvillimit të OKB-së – u theksua në prezantimin e Zyrës
Kombëtare të Auditimit në Angli, me temë “Si mund të kontribuojë puna e
SAI-ve në Rritjen Ekonomike”. Miratimi në shtator 2015 i axhendës së
zhvillimit të pas-2015 pritet të sjellë ndryshime transformuese në lidhje me
mënyrën se si do të rriten ekonomitë e vendeve tona, se si do të zhvillohen
shoqëritë tona, se si do të bashkëpunojnë të gjitha vendet e zhvilluara dhe
më pak të zhvilluara për të luftuar ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e
planetit tonë.
Auditimet e performancës duhet të japin një kontribut më të madh në rritjen
ekonomike, e cila duhet të jetë një ndër temat që ndikojnë në strategjinë e
auditimit të performancës dhe zgjedhjen e temave të auditimit. Sigurisht,
shumë shërbime publike janë stimuluese për rritjen ekonomike, por
megjithatë rritja është shpesh një komponent i rëndësishëm.
Në përgjithësi, bizneset duan të operojnë në vende ku ka financa të
shëndosha publike dhe ku janë bërë përpjekje serioze për të reduktuar
mashtrimin dhe korrupsionin. Një SAI i fortë dhe efektiv mund të ofrojë
siguri se financat publike janë menaxhuar mirë dhe që lufta kundër
mashtrimit dhe korrupsionit është duke u marrë seriozisht. Përveç kësaj, një
studim i mirë si p.sh, kostot e ngritjes së bizneseve të reja apo kostot e
sigurimit të mallit në portet tranzite dhe aeroportet e shpejta dhe pa
humbje, mund të zvogëlojnë shpenzimet e panevojshme të biznesit si dhe të
ndihmojë SAI-n që të shihet si partner për rritje dhe jo si një organ tjetër
shtesë e burokracisë.
Albana AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 89
Marrëveshjet mbi faktorët kryesorë që mund të nxisin një rritje të
qëndrueshme ku marrin parasysh, kryesisht, gjendjen e infrastrukturës
kombëtare (transportit, të energjisë, të komunikimit), arsimit dhe aftësisë së
popullsisë për punë, përmes një mjedisi efektiv rregullator dhe një qasje të
mirë të investimeve financiare. Të paturit e një regjimi rregullator efektiv, do
të thotë që bizneset shpesh do të përmendin rëndësinë e të paturit të një
regjimi rregullator të parashikueshëm dhe efikas, si pjesë e krijimit të një
mjedisi të qëndrueshëm që ndihmojnë në marrjen e vendimeve për
investime. Në anën tjetër, ky rregull është jetik për mbrojtjen e mjedisit,
konsumatorit, punonjësit dhe shoqërisë në përgjithësi. Është raportuar në
efikasitetin dhe efektivitetin e regjimeve rregullative individuale,
perceptimet e biznesit dhe cilësinë e vlerësimeve të propozimeve
mbështetëse për rregulla e marrëveshje të reja.
Kontributi nga ana e auditimit të jashtëm të pasqyrave financiare mund të
jetë më i vështirë për të parë një lidhje midis auditimit të jashtëm të pavarur
të pasqyrave financiare dhe rritjes ekonomike. Por raportimi financiar i
besueshëm luan një rol të rëndësishëm për të hedhur dritë mbi gjendjen e
aktiveve dhe detyrimeve publike.
Puna e SAI-ve në këtë drejtim ka hedhur gjithnjë e më shumë dritë mbi
detyrimet e krijuara dhe që duhet të paguhen në të ardhmen nga fëmijët
tanë, dhe madje edhe fëmijët e fëmijëve tanë. Interesi ynë është fokusuar në
fuqinë e vlerësimit të këtyre detyrimeve.
Si auditimet e performancës dhe auditimi i jashtëm i pasqyrave financiare
mund të rrisin në mënyrë të konsiderueshme një debat më të mirë për të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
90 Botime KLSH 2015
informuar publikun se si duhet ti realizojmë shërbimet tona publike në
mënyrë që ato të kontribuojnë në mirëqenien ekonomike. Kështu, roli i SAI-
ve është i qartë për të ndihmuar kombet tona për të punuar drejt aspiratave
të përcaktuara në post-2015 “Qëllimet e Zhvillimit të OKB-së”.
Gjatë këtij Simpoziumi u theksua rëndësia e pritshmërive të shumta dhe të
ndryshme, të partnerëve të zhvillimit në SAI dhe INTOSAI, rëndësia për
Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të vazhdojë të nxisë
institucionet e Kombeve të Bashkuara, Shteteve Anëtare dhe INTOSAI-t për
të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin e tyre për të promovuar
qeverisjen e mirë në të gjitha nivelet dhe të mbështesë në veçanti
pavarësinë e SAI-ve për të siguruar efektivitetin e tyre.
Në këtë Simpozium në drejtim të promovimit të efektivitetit,
përgjegjshmërisë dhe transparencës për një zhvillim të qëndrueshëm të SAI-
ve, u rekomandua që INTOSAI dhe grupet rajonale të punës të thellojnë
mundësitë për shkëmbimin e njohurive mbi metodat e monitorimit dhe
vlerësimin e kapaciteteve kryesore të qeverisjes kombëtare që janë kryesore
për arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe qëllimet për
zhvillim kombëtar, siç janë sistemet statistikore kombëtare, të dhënat e pa
strukturuara dhe analitike, menaxhimi financiar publik duke përfshirë
sistemet e shëndetshme të kontabilitetit kombëtar publik dhe rolin e
qeverisjes vendore.
U rekomandua gjithashtu, auditime të përbashkëta duke vënë theksin në
krahasimin e inputeve të politikave për të asistuar në përmirësimin e
forcimit të politikave kombëtare dhe forcimin e kapaciteteve audituese të
Albana AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 91
SAI-ve. INTOSAI të punojë me SAI-t dhe grupet rajonale të punës së INTOSAI-t
për aq sa u mundësohet SAI-ve, të harmonizojnë dhe të vendosin në të
njëjtën linjë, përpjekjet e SAI-ve kombëtare, rajonale, globale, të monitorimit
tematik dhe të vlerësimit, me ato të rekomanduara nga Sekretari i
Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara si: Rruga drejt dinjitetit në 2030;
dhënia fund e varfërisë, transformimi i jetëve dhe mbrojtja e planetit, të
përcaktuara në Axhendën mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm Post 2015.
Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, pjesëmarrja në këto aktivitete ndikon në
shkëmbimin e ideve dhe përfitimin prej eksperiencave të vendeve të
zhvilluara perëndimore, çka ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e mëtejshme të
performancës në auditim. Një shembull i tillë është indicia e marrë dhe më
pas realizimi i auditimeve të përbashkëta me vendet të rajonit dhe BE.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
92 Botime KLSH 2015
BURIMET E RINOVUESHME TË ENERGJISË DHE AUDITIMI I KLSH
nga Gjovalin PREÇI - Kryeauditues,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 18 prill 2015.
Mirëfunksionimi i KLSH luan rol të rëndësishëm në kryerjen e auditimeve
cilësore, duke identifikuar problematikën e subjektit dhe rekomandimin e
rrugëve në të cilat njësitë publike mund të përmirësojnë veprimtarinë e tyre
ekonomike dhe financiare. Pavarësisht burimeve njerëzore dhe financiare të
kufizuara, KLSH ka arritur kryerjen me rigorozitet të auditimeve, me
profesionalizëm e cilësi të lartë, me përpjekje maksimale për të arritur
pritshmëritë e Parlamentit, qytetarëve, medias dhe partnerëve
ndërkombëtar.
Rezultatet e kësaj veprimtarie audituese janë arritur krahas përmirësimeve
të ndjeshme në drejtimin dhe menaxhimin e këtij institucioni, edhe nga
ngritja e kapacitetit profesional të audituesve nëpërmjet formave të
ndryshme të trajnimit. Ashtu siç ka theksuar Kryetari KLSH, z. Bujar Leskaj në
analizën e vitit 2014, Institucioni ka forcuar kapacitetet audituese, nëpërmjet
një procesi të vazhdueshëm kualifikimi, kryerjes së trajnimeve të thelluara
dhe gërshetimit të ngritjes arsimore me veprimtarinë praktike audituese,
duke arritur që çdo auditues i KLSH të trajnohet mesatarisht 26 ditë në vit,
ose mbi trefishin e viteve 2009-2011 të marra së bashku.
Gjovalin PREÇI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 93
Në këtë kuadër nëpërmjet workshope-ve është arritur krahas trajnimeve dhe
shkëmbimi i ideve, njohurive dhe eksperiencave të vendeve të tjera duke
zbatuar praktikisht moton e INTOSAI-t “Experientia Mutua Omnibus
Prodest” – “Nga shkëmbimi i përvojave përfitojnë të gjithë”. Mënyra e
organizimit dhe zhvillimit, vendi dhe kohëzgjatja e tij, pjesëmarrja aktive dhe
ballafaqimi i opinioneve nga të pranishmit, si dhe mbi të gjitha menaxhimi,
drejtimi dhe konsolidimi i ideve dhe mendimeve të pjesëmarrësve nga
ekspertë të fushës, i bëjnë workshop-et një vlerë e shtuar dhe domethënëse
në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve teknike e profesionale të audituesve.
Këtij qëllimi i ka shërbyer dhe workshop-i i radhës për procesin e Auditimit
Paralel të Performancës mbi Eficiencën e Energjisë për vendet Ballkanit
Perëndimor, në të cilin merr pjesë Kontrolli i Lartë i Shtetit, i fokusuar në
performancën e burimeve të rinovueshme të energjisë elektrike.
Grupi i auditimit të KLSH paraqiti një përmbledhje të disa aspekteve të
programit të auditimit mbi përdorimin e burimeve e rinovueshme në
prodhimin e energjisë elektrike (veçanërisht të paneleve diellore) në
institucionet publike, duke u përqendruar në kontekstin social dhe ekonomik
të vendit tonë, fokusimin dhe përcaktimin e problemit, kriteret e auditimit,
draft-in e pyetjeve të auditimit, etj.
“Oponenca” e kësaj pune të grupit të auditimit të KLSH u bë nga ekspertë të
fushës dhe të pranishmit, pasi u njohën më në detaje mbi situatën në
Shqipëri të deficitit në plotësimin e kërkesës në rritje për energji elektrike
dhe nevojës së diversifikimit të prodhimit, pra të përdorimit të burimeve
alternative (të rinovueshme) për të siguruar qëndrueshmërinë e furnizimit
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
94 Botime KLSH 2015
me energji elektrike në miqësi me mjedisin, sipas kërkesave dhe objektivave
të direktivave të BE-së.
Në këtë mënyrë, falë kushteve natyrore, potencialet e vendit tonë në
prodhimin dhe konsumin e burimeve alternative të energjisë elektrike, duke
ruajtur mjedisin dhe zbatuar detyrimet kontraktore të nënshkruara me
Sekretariatin e Energjisë, janë të konsiderueshme. Janë institucionet publike
të cilët duhet të hartojnë dhe të zbatojnë me rigorozitet iniciativa dhe
veprime përkatëse për promovimin e prodhimit dhe përdorimit të energjive
alternative (të rinovueshme) në kuadrin e energjisë elektrike. Në këtë
mënyrë, u konkludua se, vazhdojnë të përbëjnë objekt të auditimit të
performancës çështjet që lidhen me transpozimin e kërkesave të direktivave
të BE-së për burimet e rinovueshme në dokumentet strategjikë dhe kuadrin
rregullator të vendit tonë, si Strategjia Kombëtare e Energjisë, Plani
Kombëtar i Veprimit për Energjitë e Rinovueshme, legjislacioni primar dhe
sekondar etj., si dhe performanca e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë në
hartimin e këtyre politikave dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore
në monitorimin e zbatimit të veprimtarisë publike në këtë fushë. Mbi këtë
bazë, për auditimin paralel të performancës me fokus në përdorimin e
burimeve të rinovueshme u rekomandua riformulimi dhe ristrukturimi i
piramidës së pyetjeve të auditimit.
Ngritjes së nivelit profesional të audituesve të KLSH në auditimet e
përformancës i kanë shërbyer, përfshirja në në këto workshop-e dhe i
temave trajnuese në lidhje me metodat e auditimit; mbledhja, analiza dhe
paraqitja e të dhënave statistikore; përqasjet sasiore, cilësore dhe të
Gjovalin PREÇI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 95
kombinuara të performancës; përmirësimi paraqitjes së raporteve nëpër
mjet grafikëve të përshtatshëm, etj.
Përvoja audituese e Gjykatës Evropiane të Auditimit (ECA) është modeli që
përpiqet të ndjekë çdo institucion suprem auditimi. Këtij qëllimi i shërbeu
dhe Raporti i Auditimit të Përformancës “Si llogarisin, ulin dhe shmangin
efektin serë institucionet dhe organet e Bashkimit Europian”, ku midis të
tjerave u evidentua se në tre vitet e fundit ECA ka kryer 60 auditime të
performancës, duke kombinuar sipas rastit eficiencën, efektivitetin dhe
ekonomicitetin, me objektivin: Bashkimi Evropian është “lojtari” më i madh
në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe për t’u bërë i besueshëm për
politikat e veta është e rëndësishme që institucionet e BE-së të udhëheqin
me shembullin e tyre.
Rritja e nivelit të përfitimit nga aktivitete të tilla ndërkombëtare, që i
shërbejnë forcimit të kapaciteteve profesionale të audituesve dhe për pasojë
cilësisë së auditimit të KLSH-së, bëhet nëpërmjet zhvillimit interaktiv midis
vetë pjesëmarrësve, si dhe ndërmjet këtyre të fundit dhe ekspertëve që
drejtojnë dhe menaxhojnë workshop-et.
Krahas të tjerave, ngritja e kapaciteteve teknike dhe profesionale të
audituesve nëpërmjet praktikave bashkëkohore të trajnimit, po reflektohet
përditë e më tepër në rezultatet auditimit të KLSH-së, duke kërkuar
penalizimin e personave përgjegjës të shpërdorimit e keqmenaxhimit të
burimeve dhe pasurisë publike.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
96 Botime KLSH 2015
ADMINISTRIMI VENDOR DHE KËSHILLIMI NGA KLSH
nga Bajram LAMAJ1 – Drejtor Departamenti,
botuar në gazetën “Shqiptarja.com”, më 24 prill 2015.
Një sfidë e madhe me të cilën përballet KLSH
në kuadrin e reformimit të tij, si një institucion
modern dhe bashkëkohor që i përgjigjet
hapave që janë ndërmarrë nga të gjithë
strukturat e shtetit shqiptar për integrimin
Evropian, përafrimin e legjislacionit dhe
promovimin e kuptimit më të mirë të rolit dhe
detyrave që ka KLSH në shoqëri, pra për
publikun dhe administratën. Miratimi i ligjit të ri nga Parlamenti shqiptar e ka
vënë këtë institucion përballë sfidave të mëdha, ku kryesore është që puna,
aktiviteti dhe produktet që nxjerr, të cilat duhet të jenë transparente, pra të
dukshme në arenën publike, duke komunikuar hapur me median dhe palët e
interesuara si nga shoqëria civile dhe nga administrata. Puna e filluar mbi tre
vjet ka dhënë frytet e veta, ku sot të gjithë mund të marrin informacionin e
duhur në KLSH, nëpërmjet Web-site, workshop-eve, publikimeve, botimeve që
janë mbi 30 libra të botuara metodiko-shkencor dhe Revista shkencore
periodike, etj.
Bajram LAMAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 97
Llogaridhënia dhe transparenca janë dy elementë të rëndësishme të
qeverisjes së mirë, e para është me impaktin që ka përgjegjshmëria e
drejtuesve vendorë për menaxhimin e administrimin publik në shërbim të
komunitetit, por dhe llogaridhënia para publikut dhe institucioneve
kompetente. Transparenca për një drejtues vendor, është një forcë e
fuqishme, që kur aplikohet vazhdimisht, si me votuesit dhe me palët e
interesuara, mund të ndihmojë në shmangien e veprimeve korruptive dhe
përmirësimin e qeverisjes vendore, duke nxitur kështu llogaridhënien para
publikut që i ka zgjedhur. Me kompetencat e reja të KLSH, neni 10 “
Kompetencat”, është cituar se : “ ka për kompetencë…..auditimin e pasqyrave
financiare vjetore për njësitë e qeverisjes së përgjithshme dhe dhënien e
opinionit për to…”. Për Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Pushtetit
Vendor, Kontrollit të Territorit, Administrimit të Aseteve të Qëndrueshme,
kanë dalë detyra të reja për përmbushjen e misionit tonë si auditues të
jashtëm. Menjëherë u ngrit një grup pune për të vlerësuar situatën e
deritanishme për shkallën e zbatimit të rekomandimeve të dërguara pas
përfundimeve të auditimeve dhe nga ana jonë u konstatua se kemi një rritje
të shkallës së përgjegjshmërisë nga drejtuesit vendorë, por duhet të themi se
me pritshmëritë që kemi jemi akoma larg. Në këtë kuadër nga ana jonë u
ndërmorën iniciativa këshilluese, për ata drejtues që i vlerësuam si “të
pabindur” dhe rezultati ishte shumë i kënaqshëm. Kjo na detyroi që të
rivlerësojmë situatën e administrimit publik e financiar në njësitë e qeverisjes
vendore, të shqyrtojmë shkaqet dhe pse jo të nxjerrim përgjegjësitë e tyre,
duke futur modelin e ri të këshillimit, por gjithmonë pa shkelur parimin e
pavarësisë institucionale dhe duke pasur kujdesin e duhur, për të mos u bërë
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
98 Botime KLSH 2015
pjesë e veprimeve administrative, pasi kjo do të cënonte rëndë pavarësinë e
KLSH.
Klima parazgjedhore lokale, ka sjellë në fokusin tonë dhe për shkak të rritjes
së besueshmërisë së publikut ndaj KLSH, një numër të madh ankesash për
veprimtari të paligjshme të drejtuesve vendorë, veçanërisht ankesat janë për
dy drejtime: për drejtues komunash e bashkish që do shkrihen me reformën
administrative dhe për ata drejtues vendorë në bashkitë ekzistuese që nuk
janë rikandiduar. Kjo ka sjell shqetësim për ne si KLSH, pasi ne kemi burime
njerëzore të kufizuara dhe nuk mundemi të përballojmë çdo ankesë apo
kërkesë për auditim, këtu kërkojmë dhe mirëkuptimin e qytetarëve dhe
palëve të interesuara. Njëkohësisht për shkeljet në shpërdorimin e fonde
buxhetore si në prokurime, zbatim të kontratave, etj., duhet një angazhim
edhe më i madh i Ministrisë së Financave nëpërmjet Inspektimit Financiar dhe
Auditimit të Brendshëm, pasi ne si KLSH nuk mund të verifikojmë çdo
financim buxhetor. Kjo dhe për faktin se KLSH ka një plan vjetor auditimi dhe
dalim jashtë objektivave tona e kthehemi në inspektorë financiarë, ndërkohë
që auditimi i jashtëm ka dhe objektivat dhe misionin e vet kushtetues.
Në menaxhimin financiar dhe administrimin publik, çdo drejtues vendor duhet
të adoptojë për raportimin financiar parimin e të drejtave e detyrimeve të
konstatuara, pasi kjo i shërben mirëqeverisjes, transparencës dhe rrit
përgjegjshmërinë para publikut e ligjit. Çdo drejtues vendor (menaxher) për
këtë vit, ka në dispozicion fonde të limituara e të kufizuara, është shumë e
nevojshme që këto fonde të përdoren në mënyrë të saktë dhe eficiente,
duke dhënë një përformancë me siguri besimi tek publiku se këto fonde po
përdoren në dobi të komunitetit, si në sasi por dhe në cilësi. Raste të keq-
Bajram LAMAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 99
përdorimit të tyre, ne kemi konstatuar këtë fillim viti, pasi fushata
parazgjedhore përveç “populizmit” ka zgjuar dhe oreksin e njerëzve që duan
të përfitojnë nëpërmjet abuzimit e mashtrimit financiar. Kemi raste në
komuna që do shkrihen që investimi nuk kryhet as 50% e vlerës dhe jo vetëm
janë përvetësuar fondet, por është cënuar interesi publik i banorëve, po
kështu kemi konstatuar shkelje dhe me përdorimin e Fondit për Zhvillimin e
Rajoneve në qytete, ku dhe për bashkitë ekzistuese, ne si KLSH do të kërkojmë
vënien para përgjegjësisë të drejtuesve, si ata që kanë rikandiduar dhe ata që
nuk rikandidojnë, ndaj marrja e masave parandaluese dhe sensibilizimi publik
për denoncimin e këtyre veprimeve korruptive, do na ndihmonte shumë ne si
auditues të jashtëm.
Po kështu, ne konstatojmë shkelje të rënda ligjore në drejtim të administrimit
publik, kryesisht prona dhe transaksione të tyre, qera, koncesione, etj.,
megjithëse ne si Departament që mbulojmë këtë fushë kemi bashkëpunuar
me Shoqatën e Kryetarëve të Bashkive të Shqipërisë, duke marrë pjesë në
Workshop-e që kryejnë, ku ne dërgojmë specialistët tanë më të mirë dhe
këshillojmë ata që të marrin masa për parandalimin e këtyre veprimeve
abuzive dhe u kërkojmë rritjen e përgjegjshmërisë së tyre para publikut e ligjit.
Por, kjo situatë duhet të shqetësojë e angazhojë dhe Ministrinë e Pushtetit
Lokal dhe instancat e tjera ligj-zbatuese që mbulojnë aktivitetin e këtyre
njësive të qeverisjes vendore, pasi është shumë e nevojshme në situata
parazgjedhore të ketë kontroll të vazhdueshëm administrativ mbi
rregullshmërinë e përdorimit të fondeve publike në dispozicion të qeverisjes
vendore.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
100 Botime KLSH 2015
Çdo qytetar mund të shtrojë pyetjen “Po ju si KLSH çfarë bëni?”, sigurisht
shqetësimi për pritshmëri më të lartë i publikut është i drejtë, por ne si
institucion kryejmë auditime të limituara në numër, për shkak të burimeve
njerëzore dhe logjistikës së dobët, aspak siç i takon dhe nevojitet për një
institucion Suprem Auditimi. Për të dhënë një përgjigje sa më institucionale
dhe të kuptueshme, po citoj pjesë nga Deklarata e Limës (Kushtetuta e
Institucioneve Supreme të Auditimit) e hartuar nga INTOSAI: “Auditimi nuk
përfaqëson një fund në vetvete, por një pjesë thelbësore të sistemit
rregullator, qëllimi i të cilit është të shfaqë devijimet nga standardet e
pranuara dhe shkeljet e parimeve të ligjshmërisë, eficiencës, efektivitetit dhe
ekonomisë së menaxhimit financiar, herët mjaftueshëm për të bërë të mundur
marrjen e masave korrigjuese në raste individuale, duke i detyruar ato të
mbajnë dhe pranojnë përgjegjësi, të marrim kompensim, ose të ndërmarrim
hapa për të parandaluar ose të paktën, t’ja bëjnë më të vështirë kryerjen e
këtyre shkeljeve” (ISSAI 1).
Në të gjithë kontekstin e trajtuar më lart, del se në këtë situatë faktori
njeri(menaxher ose drejtues vendor) është dominant, si në marrjen e masave
parandaluese dhe ndëshkuese, por në aspektin tjetër, është po njeriu që i
kryen këto shkelje e mashtrime financiare. Në referatin e mbajtur në
Konferencën e Tretë Shkencore të KLSH, Prof. Dr. Skënder Osmani i
Universitetit të Tiranës, ka thënë: Njeriu është objekti dhe faktori numër 1 i
riskut...”. Pikërisht, nisur nga kjo ne si KLSH vlerësojmë shumë riskun që po
paraqitet dhe që në disa raste e konstatojmë tek drejtuesit vendorë, të cilët
po humbasin përgjegjshmërinë, si rrjedhojë dhe llogaridhënien si një siguri
për një qeverisje transparente. Siç shikohet kemi lidhje të drejtpërdrejtë të
Bajram LAMAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 101
këtyre dy elementeve përgjegjshmërisë dhe transparencës, por jemi të
ndërgjegjshëm se është njeriu që ka një detyrë (rasti konkret drejtues
vendorë) që e shpërdorojnë pushtetin e lirisë për të vepruar duke e kthyer
atë, jo në të mirë të publikut(komunitetit që i ka zgjedhur) por në të mira
vetjake, duke cënuar rëndë besimin e tyre. Veprimet e ndërmarra nga KLSH, si
me auditime, dërgim rekomandimesh por dhe nëpërmjet këshillimit synojnë
që të reduktohet risku në Njësitë e qeverisjes Vendore në prag fushate të
zgjedhjeve vendore. Një faktor negativ në këtë drejtim është dhe zbatimi i
reformës administrative, ku shumë “Kryetar komune apo bashkie” mendojnë
se nuk do të auditohen, kjo është gabim, llogaridhënia si para publikut por
veçanërisht para ligjit është e pashmangshme, pasi ne në njësitë e reja
administrative do të auditojmë çdo njësi vendore të pa audituar, pasi në këto
njësi risku i mashtrimit dhe abuzimit është më i lartë.
Reduktimi i riskut në qeverisjen vendore, duhet ta përqendrojmë në këto
drejtime: Kufizimin: këtu duhet të marrim masa në ngushtimin e veprimit të
risqeve abuzive, si në ndryshimin pozitiv të sistemit të menaxhimit, por dhe
në identifikimin dhe analizën e tyre, mënjanimin apo eliminimin e faktorëve
që e prodhojnë atë, janë njëherësh potenciale zhvillimi dhe çojnë në rritjen e
sigurisë së besimit tek publiku për menaxherët (të zgjedhurit) e tyre.
Faktor negativ, që ndikon është dhe performanca e keqe që japin këta
drejtues para publikut, pavarësisht të cilit krah politik janë, dëmtojnë rëndë
paraqitjen e tyre para elektoratit, pasi njerëzit do i ballafaqojnë ata me pa
përgjeshmërinë dhe mungesën e llogaridhënies nëpërmjet transparencës së
“Kryetarëve “ në ikje, që i përkasin krahut të tyre politik.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
102 Botime KLSH 2015
Është shumë e nevojshme që institucionet përgjegjëse të marrin masa dhe të
përgatisin aktet nënligjore dhe Udhëzimet përkatëse për mënyrën se si do të
bashkohen me njësinë mëmë, larg sloganeve politike e populizmit të ndonjë
OJQ afër Qeverisë, që mendon se i di të gjitha dhe çdo gjë për të është e lehtë,
se në vlerësimin tim si specialist janë larg realitetit, pasi gjendja flet ndryshe.
80 % e NJQV nuk kanë marrë inventarin përfundimtar të pronave e pasurive
nga Ministria e Brendshme, (nuk bëhet fjalë për regjistrim në ZVRPP), ka njësi
vendore që me mbajtjen e kontabilitetit dhe inventarizimin e llogarive
debitore e kreditore u mungon dokumentacioni ligjor, që në çdo përballje në
gjykatë, çështjet janë të humbura. Konstatohen se shumë drejtues po kryejnë
procedura prokurimi me afate disavjeçare, pa pasur fonde në dispozicion
(nesër subjektet kërkojnë fitim të munguar në gjykatë), kemi partneritete
publike dhe koncensione që lidhen vetëm me qëllime përfitimi, çfarë do
bëhet, po për rritjen e detyrimeve të NJQV të detyrimeve kreditore për
shërbime deri fiktive, apo po hapim një gropë tjetër në marrëdhëniet me
subjektet private? Këto janë disa nga pikëpyetjet e ngritura, që kërkojnë
zgjidhje, por jo populiste, por profesionale dhe ligjore, pasi nesër është vonë
kur të cënohet zbatimi i reformës dhe ne do rendim të gjithë të gjejmë
fajtorin.
Qeverisja vendore e mirë është një proces, ku burimet publike dhe problemet
menaxhohen në mënyrë efektive, të përgjegjshme, transparente, efikase dhe
gjithëpërfshirëse në nivel lokal, duke ndjekur parimet e sundimit të ligjit.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Bajram LAMAJ për periudhën janar-qershor 2015:
Menaxhimi i rrezikut të mashtrimit dhe roli i audituesve të jashtëm publik.
Bajram LAMAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 103
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 12 janar 2015 dhe në gazetën “Tirana Observer”,
më 13 janar 2015.)
Vetëvlerësimi si risi dhe përgjegjësi në KLSH.
(Botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 11 shkurt 2015, në gazetën “Telegraf”, më 12
shkurt 2015 dhe në gazetën “Tirana Observer”, më 15 shkurt 2015.)
Përgjegjshmëria dhe transparenca e drejtuesve vendore dhe këshillimi nga KLSH.
(Botuar në gazetën “Tirana Observer”, më 25 prill 2015.)
Abuzimet e kryetareve në ikje.
(Botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 26 prill 2015.)
90 vjet KLSH, histori reformash dhe arritjesh.
(Botuar në gazetën “Tirana Observer”, më 22 maj 2015.)
Kryetaret dhe sfida menaxheriale që presin bashkitë e reja në zbatimin e reformës
administrative.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 19 qershor 2015.)
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
104 Botime KLSH 2015
MESAZHI I KRYEKONTROLLORIT LESKAJ PËR BIBLIOTEKËN KOMBËTARE
nga Alfred ZYLFI – Auditues i Lartë, Elfrida AGOLLI – Audituese e Parë,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 27 prill 2015.
Biblioteka ndikon në krijimin dhe mbajtjen e një shoqërie të mirëinformuar,
ndihmon njerëzit në pasurimin e zhvillimin e jetës së tyre dhe komunitetit ku
ata jetojnë. Përdorimi dhe përdoruesit e bibliotekës janë thelbësorë në
zbulimin dhe konfirmimin e vlerës së jashtëzakonshme që ajo ofron. Libri
është ngushëlluesi dhe nxitësi i njeriut për ecje drejt shtigjeve të reja.
Biblioteka jep kontribut të ndjeshëm në gjallërimin e vendit në të cilin është
ngritur, si një qendër e rëndësishme e të mësuarit, zhvillimit kulturor dhe
artistik të komunitetit, formimit të identitetit kulturor, social dhe shërben si
një vend takimi për çdo individ që bëhet pjesë e saj.
Ndërtesat bibliotekare luajnë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë e
ofrimit të këtij shërbimi. Ato funksionojë në mënyrë të tillë që të reflektojnë
funksionet e shërbimit bibliotekar, të sigurojnë një menaxhim efektiv për të
realizuar përdorim sa më të mirë të mjediseve e mjeteve bibliotekare për të
gjithë komunitetin.
Të gjitha këto tregojnë se çfarë roli kryesor ka biblioteka kryesor në jetën
shoqërore dhe se KLSH ndërmjet auditimit të saj të performancës ka kërkuar
Alfred ZYLFI, Elfrida AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 105
sensibilizimin dhe vënien në lëvizje të strukturave shtetërore për atë çfarë
ndodh realisht me ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe bibliotekave
publike.
Qëllimi i auditimit të performancës me fokus ambientet bibliotekare në
shërbim të librit dhe lexuesit: ishte vlerësimi i shërbimit bibliotekar e
veçanërisht i Bibliotekës Kombëtare, i cili ka të bëjnë me ruajtjen dhe
shfrytëzimin e kulturës, mbështetjen e leximit dhe të vetë‐edukimit të
qytetarëve.
Objektivi i auditimit të performancës me fokus ambientet bibliotekare në
shërbim të librit dhe lexuesit: është pasqyrimi me realizëm dhe objektivitet i
situatës së infrastrukturës së shërbimit bibliotekar dhe në veçanti asaj të
Bibliotekës Kombëtare, në shërbim të librit dhe të lexuesit, identifikimit të
nevojave për hapësira e mjedise, duke pasur në vëmendje mbrojtjen e
interesit të taksapaguesve dhe palëve të tjera të lidhura me këtë sferë të
aktivitetit publik.
Rëndësia e auditimit të performancës me fokus ambientet bibliotekare në
shërbim të librit dhe lexuesit: është të nxisë zhvillimin e një strategjie
kombëtare në fushën e shërbimit bibliotekar dhe Bibliotekës Kombëtare,
përftimin e një qasjeje të re të vlerësimit të hapësirave funksionale dhe
kushteve të punës në shërbimin bibliotekar dhe Bibliotekës Kombëtare, në
ruajtjen e arkivimin e librit dhe shërbim sa më cilësor ndaj lexuesit.
Biblioteka siguron hyrje në dije, informacion dhe vepra, ndërmjet një sërë
burimesh e shërbimesh. Ajo ofron shërbim të barabartë për të gjithë
anëtarët e komunitetit, pavarësisht nga raca, kombësia, mosha, besimi fetar,
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
106 Botime KLSH 2015
gjuha, paaftësia, gjendja ekonomike, punësimi dhe edukimi. Qëllimi i tyre
është: të grumbullojnë, ruajnë, përpunojnë dhe vënë në dispozicion të
përdoruesve e në shërbim të formimit të tyre, gjithë koleksionet e veta.
Auditimi duke vlerësuar hapësirat funksionale në shërbimin bibliotekar dhe
kryesisht të Bibliotekës Kombëtare si institucion i dijes dhe kujtesës
mbarëkombëtare, në kultivimin e dashurisë për librin, kurimit të imazhit të
librit, mbledhjes, ruajtjes, përpunimit, ngritjes së nivelit shkencor e akademik
të traditës bibliotekare, thekson se është padyshim me vend shtimi i këtyre
hapësirave në drejtim të përmirësimit cilësor të shërbimit bibliotekar
kombëtar.
Aktualisht, shërbimi bibliotekar dhe veçanërisht Biblioteka Kombëtare e
ushtron aktivitetin e saj në kushte të vështira, jo të denja për një institucion
të tillë, simbol të kulturës kombëtare. Konkretisht mungojnë hapësirat fizike
funksionale, gjë e cila ka përkeqësuar gradualisht ruajtjen dhe zhvillimin e
fondit të librit, cilësinë e shërbimit ndaj lexuesit, kushtet e punës për
punonjësit, krijimin e një perspektive afatgjatë dhe të qëndrueshme
zhvillimi, bashkëpunimet me institucione homologe apo akademike brenda e
jashtë vendit, etj.
Me gjithë punën e bërë nga Biblioteka Kombëtare si: rikonstruksionin dhe
riorganizimin e sallave të leximit, rikonceptimin e shërbimit ndaj
përdoruesve i cili ka mundësuar shtimin e posteve për përdoruesit në salla
leximi, krijimin e këndeve të Internetit dhe këndet e shfrytëzimit të katalogut
elektronik, shfrytëzimit në disa raste edhe të hapësirave e korridoreve të saj,
ka mungesa të theksuara; në hapësirat e shërbimit ndaj përdoruesve e cila
Alfred ZYLFI, Elfrida AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 107
është pothuajse problematike në të gjithë shërbimin bibliotekar në bashkitë
e vendit dhe në BKSH, gjithashtu të hapësirave për personelin, pushimi dhe
shërbimi, për ekspozita, ka mungesa të kushteve të përshtatshme mjedisore
e klimaterike, si dhe të pajisjeve si tavolina, karrige, kompjuterë, etj., të cilat
vazhdojnë të jenë të papërshtatshme gjithmonë e më shumë me rritjen e
numrit të lexuesve dhe të përdoruesve.
Disa nga mangësitë e konstatuara gjatë këtij auditimi në mënyrë të
përmbledhur janë:
Nuk është hartuar nga Qeveria dhe Ministria e Kulturës asnjë strategji
afatmesme apo afatgjatë mbarë-kombëtare për bibliotekat publike dhe
Bibliotekën Kombëtare;
Standardet ndërkombëtare të aplikuara në veprimtarinë e këtij shërbimi
bibliotekar dhe BKSH, kanë mbetur brenda tij, çka ka sjellë që organet
eprore të mos nxiten “ligjërisht” për reflektim duke e lenë që sot ky
shërbim të përballet i “vetëm;
Ka mungesa të theksuara të hapësirave për të vendosur materiale
bibliotekare; Sipërfaqja e ambientit ku është vendosur fondi i Bibliotekës
Kombëtare plotëson vetëm 15% të nevojave të saj. Pjesa tjetër është
vendosur jashtë çdo kriteri dhe standardi minimal;
Ndërtesat bibliotekare në Shqipëri pothuajse janë lënë jashtë vëmendjes
së Ministrisë së Kulturës dhe Bashkive, duke i “harruar” ato në gjendjen
e tyre si përpara 70-80 viteve a më shumë, ku duhet të veçohet rasti i
Bibliotekës Kombëtare si institucioni më i rëndësishëm në këtë fushë;
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
108 Botime KLSH 2015
Mungesa e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik
Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe të Ministrisë së Kulturës ka sjellë që
mjediset e Pallatit të Kulturës i janë dhënë më qira subjekteve privatë
për (librari, bankë, klube, institucione të huaja, etj.) duke mos krijuar
kushte për shtimin e hapësirave të BKSH dhe TOB brenda tij, duke sjellë
për pasojë edhe një detyrim të funksioneve të gjithë godinës së
projektuar për të qenë një institucion kulturor;
Nuk është planifikuar ndërtimi i një biblioteke të re për kryeqytetin, të
cilit i ka munguar gjithmonë, rolin e së cilës e ka luajtur gjithmonë
Biblioteka Kombëtare.
Për sa më sipër në bazë të gjetjeve dhe konkluzioneve të këtij auditimi
performance, Kontrolli i Lartë i Shtetit përveç mesazhit kryesor të cituar në
fillim të këtij shkrimi ka dhënë dhe disa rekomandime për përmirësimin e
situatës ku disa prej të cilave në mënyrë të përmbledhur janë si më poshtë:
Ministria e Kulturës, në bashkëpunim më Këshillin Kombëtar të
Bibliotekave, Komisionin Kombëtar të UNESCO-s pranë Ministria e
Punëve të Jashtme, bashkitë, grupet e interesit dhe aktorë të tjerë të
interesuar të hartojnë Strategjinë Kombëtare të zhvillimit të bibliotekave
dhe në mënyrë të veçantë atë të Bibliotekës Kombëtare, si një nga
institucionet më të rëndësishme në zhvillimin kulturor, shkencor,
edukativ, informues dhe ruajtës të trashëgimisë kulturore dokumentare
si pjesë të pasurisë kulturore kombëtare;
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, të
formalizojë ligjërisht standardet ndërkombëtare dhe përvojat më të
Alfred ZYLFI, Elfrida AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 109
mira ndërkombëtare të përdorura nga shërbimi bibliotekar të
harmonizuara me ligjin e bibliotekave dhe udhëzimet përkatëse si
detyruese për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet në shërbim të tij;
Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit
Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, të marrë hapa konkretë për
saktësimin e ambienteve të Bibliotekës Kombëtare dhe shtimin e tyre,
duke i kthyer të gjitha ambientet e Pallatit të Kulturës, Bibliotekës
Kombëtare;
Ministria e Kulturës, në bashkëpunim Qeverinë, të marrë hapa konkretë
për ndërtimin e një ambienti të ri të konceptuar për Bibliotekë
Kombëtare;
Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të punohet për krijimin e
hapësirave të reja; të merren masa konkrete për ruajtjen e fondit të
vlerave të rralla në standardet që ato kërkojnë si trashëgimi kulturore
shumë shekullore; të merren masa konkrete në avancimin më shpejt të
procesit të spastrimit të materialeve bibliotekare.
Gjetjet dhe rekomandimet e këtij auditimi performance dhe asaj ç`ka realisht
ndodh me librin dhe lexuesin si pasojë e mungesës së hapësirave
bibliotekare, nuk është i vetmi auditim performance, që kryen Departamenti
i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit në mbrojtje të
trashëgimisë kulturore. Departamenti aktualisht është angazhuar në një
tjetër auditim që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore dhe konkretisht atë
arkeologjike dhe të monumenteve të kulturës si administrohet dhe si ruhet
kjo memorie e kombit tonë e cila jo në pak raste po humbet me veprimet
dhe mosveprimet e dorës së njeriut.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
110 Botime KLSH 2015
I RI DHE I PAPUNË NGA KËNDVËSHTRIMI I NJË AUDITIMI
nga Redina KARAPICI- Audituese e Dytë,
botuar në gazetën “Shqiptare” dhe në gazetën “Fryma e Re ”, më 2 maj 2015.
Papunësia e të rinjve është një nga sfidat më
të mëdha, që shumica e vendeve të BE-së po
përballen sot. Rreth 5 milionë të rinj (nën
moshën 25 vjeçare) në zonën e BE, rezultonin
të papunë në qershor 2014, nga të cilët mbi
3,3 milionë bënin pjesë në zonën e euros. Kjo
paraqet një normë papunësie 22% e të rinjve
në BE dhe do të thotë, që më shumë se një në
pesë të rinj në BE nuk mundet të gjejnë një
punë. Ndërsa, në Greqi dhe Spanjë, situata është edhe më e rënduar dhe një
në dy të rinj është i papunë. Nga ana tjetër statistikat flasin për një hendek
tepër të madh mes nivelit më të ulët dhe atij më të lartë të papunësisë në
vendet anëtare, (Gjermania 7.8% dhe Spanja 53.4%). Ndërsa gjendja nuk
mund të vazhdojë kështu “I ri dhe papunë, jo më kështu!”, është bërë sot një
motiv i lartë udhëheqës në zbatim të projektit të madh të Bashkimit
Europian për punësimin.
Redina KARAPICI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 111
Dukuria “i papunë në Europë” është një shqetësim serioz për të sotmen dhe
të ardhmen e Unionit me 28 vende anëtare. Akoma më shqetësuese bëhet
dukuria papunësi, marrë parasysh politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit me
vende të reja. Ja pse këtij shqetësimi Bashkimi Europian i është përgjigjur
duke ngritur një mekanizëm të rëndësishëm të quajtur “Garancia Rinore”.
Programi ka për synim jo vetëm punësimin. Në të përfshihen edhe edukimi
edhe trajnimi i 7.5 milionë të rinjve europianë, duke i lejuar ata të japin
kontributin e tyre pozitiv në shoqëri. Edukimi profesional dhe trajnimi janë
parakushte të rëndësishme për punësimin dhe të dy këto komponent
përbëjnë thelbin e programit “Garancia Rinore”. Në vitin 2013 Këshilli i
Ministrave të BE dhe Këshilli i Europës miratuan edhe skemën e financimit të
këtij projekti.
Sipas kësaj skeme, vendet anëtare duhet të sigurojnë se: Pas një kërkimi prej
4 muajsh për mundësinë për të fituar një punë, çdo i ri nën moshën 25
vjeçare “ka të drejtën t’i ofrohet një punë cilësore”, e cila i përshtatet
edukimit, aftësive dhe eksperiencës së tij. Në rast të kundërt, atyre u
mundësohet mbështetja e duhur nëpërmjet arsimimit apo trajnimeve të
ndryshme, në mënyrë që ata të fitojnë aftësitë e duhura për të gjetur një
punë në të ardhmen. Që nga viti 2014 dhe deri në vitin 2020 kjo skemë do të
financohet nga Bashkimi Europian, nëpërmjet Fondit Social Europian me një
shumë të përgjithshme prej 12.7 miliardë Euro. Njëkohësisht, vendet
anëtare do të ofrojnë fonde shtesë për zbatim reformash strukturore në
fusha të tilla si sistemi arsimor dhe trajnimi, në mënyrë që të përmirësohet
faza transitore shkollë-punë, si dhe mundësitë e punësimit për të rinjtë. Ky
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
112 Botime KLSH 2015
projekt mund të mbështetet edhe nga fondet e kompanive private, që
operojnë në fushën e edukimit, trajnimit dhe të kualifikimeve.
E ndërsa kjo është një skemë financiarisht e shtrenjtë për tu zbatuar,
alternativa tjetër do të ishte edhe më e shtrenjtë, vazhdimi i realizimit të
kostove të mëdha sociale dhe ekonomike si rezultat i papunësisë. Të
ardhurat publike dhe taksat të munguara nga kjo kategori, sipas Agjencisë
EUROFOUND të BE-së, vlerësohen në 153 miliardë euro në vit, dmth, mbi 1%
e PBB të Bashkimit Europian. Megjithatë suksesi i kësaj nisme ndëreuropiane
nuk mund të jetë i mirëqenë, pasi pyetje serioze na mbeten ende pa
përgjigje. Ndër risqet kryesore, që mund të identifikohen në mbarëvajtjen e
nismës janë përshtatshmëria, apo mjaftueshmëria e skemës financiare,
cilësia e rezultatit që i ofrohet kësaj kategorie, si dhe mënyra e monitorimit
të produktit përfundimtar nga Komisioni Europian. Adresimi i këtyre
rreziqeve, që në hapat e parë të projektit, do të ishte çelësi i suksesit për
efektivitetin e kësaj nisme.
Gjykata Europiane e Auditimit në Luksemburg, vlerëson se Komisioni ka
ofruar mbështetjen dhe kohën e duhur për vendet anëtare, në krijimin e
skemave të tyre të “Garancisë Rinore”. Megjithatë, vërejnë, se nuk janë bërë
vlerësimet e duhura mbi impaktin, vlerësime të cilat përcaktojnë dhe kostot
dhe përfitimet e pritshme, pavarësisht se në dukje është një procedurë
standarde për të gjitha iniciativat e mëdha të Komisionit. Si rezultat, nuk ka
asnjë informacion të saktë mbi kostot potenciale globale të zbatimit të
skemës në të gjithë BE-në. Rrjedhimisht, ekziston rreziku i pa
mjaftueshmërisë së fondeve në totalin e paracaktuar. Duke marrë parasysh
edhe mungesën e një përkufizimi të saktë të një “oferte pune cilësore”, risku
Redina KARAPICI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 113
i mos implementimit në mënyre efektive të kësaj nisme, është edhe më i
madh.
Për këtë arsye është e nevojshme që vendet anëtare të përgatisin një
preventiv të saktë dhe të detajuar mbi kostot dhe nevojat për fonde për
implementimin e kësaj skeme. Ndërsa, Komisioni Europian ngarkohet të
promovojë një set kriteresh, të cilat përcaktojnë qartë atributet që duhet të
ketë një vend për aplikimin për të përfituar mbështetjen e BE-së si dhe të
ngrejë një mekanizëm efektiv monitorues për mbarëvajtjen e projektit.
Edhe perspektiva e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e projektit të BE “Garancia
Rinore” për punësim nuk është iluzion. Është e vërtetë që tek ne ka papunësi
në nivele problematike për të rinjtë dhe shoqërinë. Duke iu referuar të
dhënave të ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në vitin 2013 ka 51
mijë vetë më pak të punësuar se në vitin 2008. Shkalla mesatare e
papunësisë për vitin 2013 ishte 15,6%. Krahasuar me vitin e mëparshëm pati
një rritje të papunësisë me 2,2 pikë %. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e
moshës 15-24 vjeç ishte 30,2%. Krahasuar me vitin pararendës shkalla e
papunësisë së të rinjve pësoi rritje prej 2,3 pikë përqindje. Rritja ekonomike
relativisht e qëndrueshme nuk u shoqërua aq sa duhet me zvogëlim të
ekonomisë joformale dhe me zhvillimin të kapitalit njerëzor.
Vështirësitë për punësimin e të rinjve në Shqipëri janë të mëdha dhe reale.
Por është po kaq e vërtetë që në institucionet e BE ekziston besimi, se
kryerja e reformave të integrimit na hap rrugën për të përballuar me sukses
edhe sfidat e punësimit. Një sërë projektesh të ngjashme po zbatohen nga
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, natyrisht me mbështetjen e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
114 Botime KLSH 2015
Bashkimit Europian. E tillë është edhe mbështetja e BE për “Strategjia
Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020” në Shqipëri, që ka marrë
përsipër të realizojë qeveria shqiptare me ministrinë e Mirëqenies Sociale
dhe Rinisë. Kjo është një strategji sektoriale për punësim dhe kualifikimin në
vend, me një dimension të përfshirjes sociale për zhvillimin e aftësive të të
rinjve dhe rritjen e mundësive për punësimin e tyre. Me të njëjtat risqe
duket se do të përballet edhe kjo nismë në vendin tonë, pasi Kryeministri i
vendit shprehet se janë dyfishuar fondet në mbështetje të projekteve të
punësimit dhe nëse do të jetë e nevojshme, ato do të trefishohen. Në këtë
aspekt, vihet re se mungon ekspertiza e duhur në analizimin dhe
përllogaritjen e saktë të nevojave dhe kostove të këtyre projekteve.
Me nxitjen e reformave të integrimit, BE mbështet vendin tonë që të shkojë
në një stad të ri zhvillimi të përshpejtuar dhe për të bërë të mundur hapjen e
negociatave të anëtarësimit. Vendosmëria e Brukselit nuk vjen thjeshtë dhe
vetëm nga fakti i politikave të pandryshuara të fqinjësisë dhe zgjerimit.
Shqipëria ka burime të pazëvendësueshme natyrore dhe mbi të gjitha
burime njerëzore, çka për Brukselin nuk është aspak një retorikë boshe. Jemi
fqinj me grupimin më të madh ekonomik dhe politik të botës Bashkimin
Europian dhe presim bashkëngjitjen me statusin e plotë anëtar. Ja pse
perspektiva e Shqipërisë, të bëhet pjesë e projektit të BE “Garancia Rinore”
për punësim, nuk është iluzion.
Alma SHEHU, Amantja PATOZI, Melina KABO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 115
AUDITIMI I PERFORMANCËS NË STRATEGJINË E KLSH
nga Alma SHEHU – Audituese e Parë, Amantja PATOZI1 – Audituese e Parë,
Melina KABO– Audituese e Dytë,
botuar në gazetën “Shqip”, më 03 maj 2015.
Të qenët të barabartë mes kolegësh europianë nuk është çështje dëshire dhe
përafrimi si homologim postesh apo detyrash, por ngjashmëri në aspekte
thelbësore, siç janë: niveli i kompetencës, kapacitetet e zotëruara, idealet
profesionale dhe formimi i gjithanshëm institucional.
Në mars 2015, në Ljubljanë të Sllovenisë, u organizua nga Qendra e
Ekselencës për Financat (CEF) një workshop me temë “Auditimi i
Performancës”. Kjo qendër është krijuar në vitin 2001, në kuadër të “Paktit të
Stabilitetit” për Evropën Juglindore, me iniciativën e qeverisë sllovene, në
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
116 Botime KLSH 2015
bashkëpunim me Ministritë e Financave të ish-Republikave Jugosllave dhe
Shqipërisë. Nëpërmjet identifikimit të nevojave që kanë institucionet e
ndryshme financiare të vendeve të Ballkanit Juglindor, nga kjo qendër është
synuar hartimi dhe zhvillimi i trajnimeve dhe workshop-eve që çojnë në rritjen
e përmirësimin e kapaciteteve profesionale të specialistëve të fushave të
ndryshme.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të
cilëve iu dha mundësia për t’u njohur nga afër me përvojën më të mirë
evropiane në fushën e “auditimit të performancës” që u trajtua nga lektorët,
z. Jussi Bright, përfaqësues i Gjykatës Europiane të Audituesve dhe z. Ivan
Ignjatov, përfaqësues i Zyrës së Auditimit të Maqedonisë. Audituesit nga
Shqipëria patën mundësinë për të parashtruar përvojën e institucionit të
Kontrollit të Lartë të Shtetit në këtë lloj auditimi, i cili prej disa vitesh aplikohet
edhe në vendin tonë, si një risi në këtë institucion.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, falë misionit të tij për informimin e publikut dhe
Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me përdorimin e fondeve publike me
ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet nga qeverisja qendrore dhe ajo lokale,
kontribuon për një qeverisje më të mirë, më transparente dhe më
llogaridhënëse.
Rezultatet e reformave social-ekonomike të ndërmarra dhe të implementuara
nga ekzekutivi në periudhën e tranzicionit, shpesh nuk i kanë përmbushur
pritshmëritë e qytetarëve dhe të ligjvënësve, pasi ato nuk kanë arritur
rezultatet e premtuara dhe qëllimin final, atë të rritjes së mirëqenies së
përgjithshme dhe fuqizimin e ekonomisë shqiptare. Analizimi i shkaqeve dhe
Alma SHEHU, Amantja PATOZI, Melina KABO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 117
problematikave që ka çuar në mosarritjen e objektivave të vëna nga
ekzekutivi, e kanë bërë më të domosdoshëm kryerjen e auditimeve, të cilat
shkojnë përtej vlerësimit tradicional të aktivitetit të kryer nga institucionet
shtetërore.
Auditimi i performancës, i aplikuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit nga
Institucionet Supreme të Auditimit, analizon në mënyrë të detajuar jo vetëm
politikat e hartuara dhe operacionet financiare përkatëse, por thellohet
gjithashtu edhe në sistemin organizativ dhe mbarëvajtjen administrative të
institucionit publik që auditohet, si komponentë të rëndësishëm për suksesin
e një programi qeveritar.
Strategjia institucionale e Kontrollit të Lartë të Shtetit 2013-2017 vë theksin
në përmirësimin dhe shtimin e numrit të auditimeve të performancës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të vitit 2017 synon katërfishimin e
numrit aktual të auditimeve të performancë, me një staf të mirë trajnuar, që
do të demonstrojë profesionalizëm për kryerjen e këtij lloji auditimi, me
ndikim në politikëbërjen e qeverisjes qendrore dhe lokale.
Në vijim të idesë që z. Bujar Leskaj shprehu në Komisionin e Ekonomisë dhe
Financave në Kuvendin e Shqipërisë në dhjetor të vitit 2011, KLSH-ja është
përpara një sfide të fortë për ta përqendruar punën tek auditimi i
performancës, sepse ai i shërben vlerësimit të përgjegjshmërisë publike.
Kryerja e auditimeve cilësore të performancës nga stafi i KLSH-së i shërben
ndryshimit të mendësisë se auditimi, nuk është një qëllim në vetvete, por në
radhë të parë një instrument për parandalimin e korrupsionit dhe abuzimit
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
118 Botime KLSH 2015
me pronën shtetërore, si dhe një instrument korrigjimi e këshillimi i
institucionit që auditohet.
Për vetë kompleksitetin që paraqet auditimi i performancës, si një auditim, i
cili nuk kryhet sipas skemave tradicionale të auditimit dhe duke qenë se
Departamenti i Performancës është krijuar për herë të parë në shtator të vitit
2012, vlen të përmendet puna cilësore dhe profesionale e këtij departamenti
në përzgjedhjen e temave të auditimit, të cilat kanë impakt në jetën e
qytetarëve dhe në hartimin e politikave social-ekonomike nga ekzekutivi. Këtu
mund të përmendim auditimin e performancës “Mbi ndarjen territoriale dhe
administrative në Republikën e Shqipërisë”, “Zbatimi i strategjisë kombëtare
të menaxhimit të mbetjeve urbane në rastin e Bashkisë Fier, “Performanca e
KESH sh.a. – Domosdoshmëria e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike”,
“Performanca e Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave”, “Siguria rrugore
– Përdoruesi i rrugës si element kyç i sigurisë rrugore” dhe “Shërbimi i
ushqimit në spitalet e Tiranës”.
Për përmirësimin e punës audituese nga ky departament po punohet për
hartimin dhe botimin e manualit të auditimit të performancës dhe për
përshtatjen në shqip të indikatorëve të performancës sipas eksperiencës
britanike.
Në zbatim të nenit 39 të ligjit organik të KLSH-së, për ngritjen e kapaciteteve
institucionale, rritjen e profesionalizmit të punonjësve, si dhe për një
respektim sa më rigoroz të standardeve të auditimit e të standardeve
ndërkombëtare INTOSAI-t, trajnimit të stafit të këtij departamenti brenda dhe
jashtë vendit i është dhënë një rëndësi e veçantë. Referuar strategjisë së
Alma SHEHU, Amantja PATOZI, Melina KABO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 119
KLSH-së 2013-2017, auditimi i performancës do të jetë një nga dy aktivitetet
më të rëndësishme të institucionit.
Workshop-i i organizuar në Ljubjanë u fokusua në parashtrimin e ideve teorike
dhe praktike, përvoja të jetuara dhe eksperiencave konkrete në vite, të cilat
përbëjnë arritje me shumë vlerë për punën e audituesit të performancës.
Struktura e temave ishte e përzgjedhur me shumë kujdes, duke kaluar nga
parime të përgjithshme në aspekte aplikative. Disa nga temat që duhen
përmendur janë:
”Auditimi i performancës- Ekonomiciteti, eficenca, efektiviteti”, “Metodologjia
specifike e aplikuar në auditimin e performancës”, “Auditimi i performancës
në Gjykatën Europiane të auditimit dhe zhvillimet e fundit në standardet
ndërkombëtare të auditimit të performancës”, “Përgjegjësitë dhe rolet e
ndryshme në auditimin e performancës (audituesit e brendshëm dhe të
jashtëm)”, “Zhvillimi i objektivave të auditimit në pyetësorin e auditimit”, “Si
të krijohet një plan auditimi, dizajnimi i matricës”, “Menaxhimi më efektiv i
fondeve publike: auditimi i prokurimeve”, “Rëndësia e grumbullimit dhe
analizimit të të dhënave të duhura të auditimit”, “Auditimi i performancës,
risqet kyçe dhe mesazhet”, etj.
Në themel të auditimit të performancës është gjetja e ekuilibrave të tre E-ve,
ekonomicitetit, eficienës dhe efektivitetit, që bashkëveprojnë me dhe në
funksion të njëra-tjetrës. Në mënyrë komplementare, ato sigurojnë suksesin e
çdo institucioni në miradministrimin dhe mirë përdorimin e fondeve publike.
Kujdesi për investimin e parasë publike dhe sigurimi i rezultateve pozitive sa
më të mira, do të thotë “garantim në sasi dhe cilësi më të mirë të mundshme
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
120 Botime KLSH 2015
të mallrave dhe shërbimeve, duke shpenzuar sa më pak” dhe kjo pa e dëmtuar
cilësinë, shërbimin dhe mirëfunksionimin e një institucioni publik. Ja përse
auditimi i performancës ka një rëndësi të dorës së parë në sigurimin e
mbarëvajtjes funksionale, operative dhe dinamike të një institucioni, ku
disiplinimi rigoroz i përdorimit të fondeve publike i shërben qëllimit final, atij
të rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Siç u theksua edhe në workshop,
“auditimi i performancës është një auditim për financa të shëndetshme dhe
vlerësim për konceptimin e parasë publike”.
Performanca ka një lidhje organike edhe me menaxhimin, i cili duhet të jetë
në përputhje me parimet administrative dhe me sigurimin e praktikave më të
avancuara të menaxhimit të kohës, burimeve, mjeteve dhe financave. Me
mendje të kthjellët dhe me analizë të detajuar, audituesi i performancës
duhet që të vërejë efektivitetin e perforamncës sipas parimit: Të vlerësohen
rezultatet dhe impakti i çdo aktiviteti.
Referuesit e vunë theksin gjithashtu edhe te procesi i mbledhjes dhe
analizimit të të dhënave si një nga proceset që paraqet riskun më të madh në
auditim. Këto të dhëna duhet të jenë subjekt i një verifikimi të thellë tepër
profesional administrativ, si dhe verifikimit në terren.
Në përfundim, grupi auditues duhet të synojë hartimin e një raporti auditimi
të qartë, të kuptueshëm dhe profesional për subjektin e audituar, qytetarët
dhe ligjvënësit. Rekomandimet e hartuara nga audituesit e performancës dhe
të miratuara nga Institucioni Suprem i Auditimit duhet të synojnë
përmirësimin e politikave të ekzekutivit.
Alma SHEHU, Amantja PATOZI, Melina KABO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 121
Audituesit nga Sllovenia, Shqipëria, Hungaria, Turqia, Bosnjë-Hercegovina,
Bullgaria, Gjeorgjia, Kosova, Lituania, Moldavia e Rumania, sollën përvojat e
tyre pozitive dhe shkëmbyen ide dhe eksperienca, nën drejtimin e ekspertëve
të CEF. Eksperiencat e parashtruara, pavarësisht specifikave dhe rasteve
konkrete, kishin të përbashkët të njëjtin shqetësim, atë se në institucionet e
vendeve ish-komuniste, ku demokracitë janë ende të brishta dhe kultura
institucionale jo plotësisht e konsoliduar, vihet re që edukata e performimit
sipas standardeve dhe kulturës së përparuar europiane, është ende larg të
qenit një realitet i prekshëm.
Përmirësimi i performancës merr shumë vlerë, nëse publiku dhe mediat
serioze informohen në vazhdimësi për punën e institucioneve. Krijimi i një
bashkëpunimi të tillë mes Kontrollit të Lartë të Shtetit, opinionit publik dhe
medias, me qëllim kontrollimin e pandërprerë të performancës së
institucioneve publike, ndihmon që veprimtaria institucionale të mos
shkëputet nga interesat e qytetarit dhe të mos lejohet që shkeljet dhe
gabimet të mbulohen, të fshihen dhe më keq akoma, dëmi të vijë duke u
shtuar.
Auditimi i Performancës është një nga risitë e Ligjit nr.154/2013 “Për
organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”. Ky ligj u miratua
në dhjetor të vitit 2014 dhe përfshirja në të e auditimit të performancës ishte
një ndër pikat më të diskutuara në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Gjatë gjithë periudhës së diskutimeve të projektligjit në komisionet
parlamentare, KLSH insistoi në mos ndryshimin e neneve të propozuara të
projektligjit si pasojë e faktit që dispozitat e propozuara mbështeteshin dhe
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
122 Botime KLSH 2015
buronin drejtpërdrejt nga përcaktimet e bëra në standardet ndërkombëtare
të auditimit të INTOSAI-t.
Lektorët e ftuar nga Luksemburgu dhe Maqedonia ishin në sintoni të plotë që
tre E-të duhet të shihen gjatë auditimit të lidhura dhe në bashkëpunim mes
tyre. Pra të shikohet me vëmendje ekonomiciteti, eficienca, por pa
anashkaluar efektivitetin. Dhe e kundërta, sa herë që auditohet efektiviteti,
duhen kontrolluar edhe treguesit e ekonomicitetit dhe eficiencës. Kjo është
një ndërvarje sa dinamike, aq edhe e matshme, ku për secilin prej tyre ka
parametra dhe tregues që përllogariten.
Pjesëmarrja e audituesve të KLSH-së në aktivitete të tilla është një vlerë e
shtuar në punën serioze të këtij institucioni dhe ndihmon që përvojat më të
mira europiane të zbatohen edhe në punën e audituesve të performancës në
vendin tonë.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Amantja PATOZI dhe Irena ISLAMI për periudhën janar–
qershor 2015:
KLSH merr pjesë aktivisht në grupet e punës së EUROSAI-t.
(Botuar në gazetën “Telegraf” më 08 maj 2015.)
Kozma KONDAKÇIU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 123
KLSH DHE PARTNERËT NDËRKOMBËTAR TË TEKNOLOGJISË SË
INFORMACIONIT
nga Kozma KONDAKÇIU1- Drejtor Drejtorie,
Botuar në gazetën “Telegraf”, më 04 maj 2015.
Në datat 24-25 mars 2015 në Zyrën Federale
të Auditimit të Zvicrës u mbajt takimi i grupit
të punës mbi Vetëvlerësimin e Teknologjisë
së Informacionit (ITSA) dhe Vetëvlerësimit të
Auditimit të Teknologjisë së Informacionit
(ITASA), projekt i kryesuar nga Zyra e
Auditimit të Zvicrës.
Takimi u zhvillua me moton e:
₋ Nxitjes së shkëmbimit të ndërsjellët të përvojave ndërmjet SAI-ve;
₋ Inkurajimit të zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta të fushës;
₋ Zbatimin e iniciativave të Komitetit të Përhershëm të INTOSAI-t për
Auditimin e IT.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
124 Botime KLSH 2015
Në takim merrnin pjesë përfaqësues nga institucionet e Auditimit të:
Belgjikës, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Francës, Hungarisë, Lituanisë,
Moldavisë, Holandës, Polonisë, Rusisë, Turqisë dhe Zvicrës. Nga Kontrolli i
Lartë i Shtetit morën pjesë z. Kozma Kondakçiu, Drejtor i Drejtorisë së
Auditimit të Teknologjisë së Informacionit dhe z. Benard Haka, auditues.
Gjatë takimit dy ditor u trajtuan:
1. Ndjekja e rezultateve dhe veprimeve të lëna në simpoziumin shkencor mbi
IT zhvilluar në Potsdam të Gjermanisë në lidhje me ITSA dhe ITASA (Mars
2014);
2. Zhvillimet e metodologjisë së vetëvlerësimit dhe tendenca për ta kthyer
atë në i-vetëvlerësim , ku veçojmë paraqitjen e përdorimit të mjeteve web
online (në kryerjen e pyetësorëve të këtij procesi) nga SAI i Zvicrës si dhe
paraqitja e mjeteve shumë gjuhësh të zhvilluara në Excel për përfitimin e
shpejtë të rezultateve te vetëvlerësimit (në më pak se ½ orë ) zhvilluar nga
z.Ferenc Borsos nga SAI i Hungarisë;
3. Shkëmbimin e eksperiencave nëpërmjet prezantimit të rezultateve të
vetëvlerësimeve të zhvilluara në vitet 2014-2015 në Sllovaki, Belgjikë,
Lituani, Estoni e Shqipëri.
Nga ana e përfaqësuesve të KLSH u krye prezantimi i ITSA-s së kryer në
periudhën 29 shtator - 1 tetor 2014 me moderim nga z. Massimo Magnini
dhe z. Alberto Paridi dhe zëvendës moderator z. Kozma Kondakçiu.
Kozma KONDAKÇIU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 125
Në prezantim krahas njohjes së të pranishmeve me rezultatet e këtij
vetëvlerësimi nga prezantuesi z. Kozma Kondakçiu u bë një njohje e të
pranishmëve me të dhëna mbi Shqipërinë dhe Institucionin e saj Suprem të
Auditimit.
Me interes dhe vlerësim u ndoq historiku i zhvillimit të IT si dhe përpjekjet
dhe investimet e kryera në teknologjinë e informacionit në vitet 2011-2014.
Pas prezantimit të rezultateve të vetëvlerësimit fokusi ishte ndjekja e
zbatimit të detyrave të dala nga vetëvlerësimi i IT ku u veçua:
₋ ndryshimet strukturore;
₋ përmirësimet ligjore;
₋ përgatitja e akteve rregullatorë;
₋ përgatitja e dokumenteve standarde dhe template;
₋ përpjekjet për informatizimin e proceseve të punës në institucion.
Zhvillimi i vetëvlerësim të integritetit si pjesë së zhvillimit të analizës vjetore
2014 duke zbatuar mjetet e vlerësimit të ngjashme me ato të propozuara u
ndoq me interes dhe pyetje nga të pranishmit.
Në vazhdim të takimit në ditën e dytë u paraqitën rezultatet e auditimeve
paralele 2014-2015 për:
₋ Pasaportat biometrike;
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
126 Botime KLSH 2015
₋ Mbrojtjes së të dhënave me pjesëmarrjen e SAI-ve të: Moldovisë, Maltës,
Lituanisë, Estonisë, Hungarisë, Belgjikës. Drafti i programit të auditimit do
të ndahet me pjesëmarrësit e takimit në fund të muajit mars.
Në përfundim pjesëmarrësit diskutuan në lidhje me ide e projekte të
ardhshme të grupit të IT.
Gjatë qëndrimit u zhvilluan takime e biseda të veçanta me përfaqësues të
SAI-ve pjesëmarrës, dhe u vendosën pika kontakti me ta për një
bashkëpunim të mëtejshëm.
Vlen të përmendet kontakti me përfaqësuesin e SAI të Holandës z. Henk Van
Der Geest i cili është pjesë e trajnimit të IT Audit në ZAP-in e Kosovës në
kuadër të projektit të binjakëzimit, që kjo e fundit po përfiton nga BE.
Për këtë u bisedua për mundësinë e kryqëzimit të përfitimeve dypalëshe nga
trajnimet e përfituara nga binjakëzimi i Shqipërisë me SAI-n Polak dhe
Kosovës me Gjykatën e Llogarive të Holandës.
Kozma KONDAKÇIU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 127
Në fund të takimit u miratuan:
Plani i Auditimeve paralele në IT Audit;
Programi për kryerjen e ITSA dhe ITASA në dy vitet e ardhshme ku një
vend ju rezervua edhe Shqipërisë për përfitimin nga këto procese.
Përgatitja e takimit të Varshavës 1-2 korrik 2015 të ITWG, që do të pasojë
takimin e INTOSAI të 29 qershor-1 korrik 2015.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Kozma KONDAKÇIU për periudhën janar-qershor 2015:
Sistemet virtuale, aplikimi dhe auditimi i tyre.
( Botuar në gazetën “Telegraf” , më 17 qershor 2015.)
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
128 Botime KLSH 2015
KLSH DHE ZHVILLIMI I SHOQËRIVE PUBLIKE
nga Xhaferr XHOXHAJ – Drejtor Departamenti,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 05 maj 2015.
Kontributi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në mirëmenaxhimin e shoqërive
publike është jetësor. Auditimet e tij përmirësojnë drejtimin e këtyre
shoqërive, disa prej të cilave përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë
publike të vendit. Përafrimi profesional dhe eksperienca e audituesve të
KLSH janë një vlerë e shtuar e çmuar për këto kompani shtetërore. Natyrisht,
Shteti, si dhe çdo pronar privat, kur zotëron paketën e aksioneve, ka të
drejta të plota për të vendosur për treguesit ekonomikë dhe financiarë të
shoqërisë publike, lidhur me: të ardhurat vjetore, shpenzimet gjithsej dhe
nga këto, për pagat, investimet, numrin e fuqisë punëtore, pagën mesatare
vjetore, etj.
Institucioni ka vërejtur në auditimet e tij shkelje në afatet e parashikuara
ligjore për hartimin e programeve ekonomiko-financiare të zhvillimit të
kompanive publike. Në përgjithësi, audituesit e KLSH kanë konstatuar se nuk
ka një harmonizim dhe bashkërendim të punës për hartimin e treguesve të
këtij programi midis drejtorive brenda shoqërisë. Institucioni, gjatë tre viteve
të fundit 2012-2015, ka kërkuar me këmbëngulje dhe forcë marrjen e
masave disiplinore për nivelin e lartë drejtues, përfshirë dhe këshillat
mbikëqyrëse dhe drejtuese të shoqërive publike, për performancë të dobët
Xhaferr XHOXHAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 129
në menaxhimin e aseteve publike. KLSH vëren se ndryshimet e fundit ligjore
në procedurat e prokurimit publik, me ndëshkimin me gjoba të larta të
aktorëve pjesëmarrës në këto procedura, po vështirësojnë ndërhyrjet nga
lart, duke siguruar prokurime me oferta ekonomikisht më të favorshme.
Megjithatë, mungesa e kapaciteteve përkatëse prokuruese në shoqëritë
publike bën që mangësitë të shfaqen në procedura dhe në zbatimin me
mangësi të prokurimeve, kryesisht në fushën e ndërtimeve dhe
mosrealizimin në afat të kontratave. Gjatë auditimeve të tij të fundit, KLSH
vëren se ka marrë përmasa të gjera dukuria e ndëshkimit nga gjykata të
shoqërive publike me gjoba, si rezultat i largimit të punonjësve pa shkaqe të
përligjura, në kundërshtim me Kodin e Punës. Kjo ka sjellë rritje të
panevojshme të shpenzimeve. Veprime të tilla nga ana e drejtuesve të
shoqërive publike, kanë bërë që të shtohen elementët ndëshkues ndaj tyre
në raportet finale të auditimit të KLSH.
Institucioni konstaton po ashtu dobësi të theksuara në bordet e shoqërive
dhe ndërmarrjeve publike, në këshillat mbikëqyrëse dhe ato drejtuese.
Bordet trajtohen si organe pa shumë përgjegjësi, pa iniciativë, shtojca të
administratës së shoqërive, me status të kufizuar dhe që mund të
ndryshohen sa herë që ndryshojnë drejtuesit politikë të dikastereve.
Organizimi dhe funksionimi ligjor i organeve drejtuese janë çështje të
auditimit të shoqërive publike. KLSH në vitet e fundit i ka dhënë një vlerësim
të veçantë çështjeve që lidhen me ngritjen dhe funksionimin e auditit të
brendshëm në shoqëritë publike. Kjo për vetë faktin se ekzistenca e
specialistëve të aftë, të ndershëm dhe profesionalë në administrimin
financiar të shoqërisë dhe njësia e auditit të brendshëm në funksion të plotë
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
130 Botime KLSH 2015
në përputhje me ligjin, zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e riskut të abuzimeve.
Shtrirja e gjere e funksioneve që mbulon auditimi i brendshëm ndihmon
shoqërinë publike në përmbushjen e vizionit të saj, duke kontribuar kështu
në vlerësimin. disiplinimin dhe përmirësimin e efektivitetit të menaxhimit të
risqeve, të sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe proceseve të
menaxhimit dhe administrimit.
Në tërësi, veprimtaria audituese, e ngritur në cilësi e KLSH-së në shoqëritë
publike ka rritur përgjegjshmërinë e audituesve për të qenë objektivë,
profesionalë, të saktë dhe të paanshëm, në zbatim të Deklaratës së Limës
dhe standardeve të tjera të INTOSAI-t, si dhe të ligjit integral të KLSH, të
miratuar kohët e fundit nga Kuvendi.
KLSH po punon në vijimësi dhe me përkushtim që shoqëritë publike të
ndjekin parimet për një qeverisje të mirë, njohjen, respektimin dhe zbatimin
i ligjeve, si dhe një kulturë të lartë manaxhimi, me elementët kryesorë të saj:
përgjegjësinë, ndershmërinë dhe transparencën, për të rritur sigurinë,
integritetin dhe eficiencën e tregut, duke ndihmuar kështu në rritjen
ekonomike dhe stabilitetin financiar të vendit.
Albana GJINOPULLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 131
AUDITIMI I LARTË SHTETËROR - SHTETI QË LUFTON ANTISHTETIN
nga Albana GJINOPULLI1 – Drejtore Drejtorie,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 06 maj 2015.
Përgjegjshmëria e përdorimit të fondeve publike
është një gurë themeli për institucionet
kombëtare që janë përgjegjëse për mbikëqyrjen
e shpenzimeve publike dhe ky këndvështrim e
vendos Kontrollin e Lartë të Shtetit në krye të
auditimit publik në vend. Me një profil të ri, KLSH
sot luan një rol të rëndësishëm në vlerësimin,
analizën dhe së fundmi opinionin se kontrollet
funksionojnë në mënyrë efektive, se ku janë identifikuar dobësitë, shkeljet
dhe shpërdorime por mbi të gjitha në dhënien e sugjerimeve dhe
rekomandimeve si institucionet publike të performojnë më mirë duke
kontribuar në një masë të rëndësishme në mirëfunksionimin e qeverisjes së
mirë në vend.
E gjendur në udhëkryq, rreth tre vite më parë KLSH bëri zgjedhjen që do tí
mundësonte rritjen, zhvillimin dhe do të mbështeste investimin afatgjatë
për tu vendosur në pozicionin që i takon si element kyç në sistemin e
menaxhimit financiar publik në Shqipëri, duke u aftësuar për dhënien e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
132 Botime KLSH 2015
sigurisë objektive dhe të pavarur tek parlamentarët, publiku dhe partnerët
ndërkombëtarë se deri në ç’masë fondet publike janë menaxhuar me kujdes,
janë përdorur për qëllimet e parashikuara, objektivat dhe rezultatet e
pritshme janë arritur.
Standardet Ndërkombëtare, Kushtetuta dhe Ligji i japin KLSH, si auditim i
lartë publik, funksionin e ruajtësit të përgjegjshmërisë publike, funksion ky që
kërkon që audituesi të jetë i besueshëm dhe të rrisë kredibilitetin duke e
realizuar auditimet në mënyrë parimore dhe etike. Adoptimi dhe zbatimi
rigoroz i Kodit të Etikës për audituesit (ISSAI 30) i hapi rrugën promovimit dhe
nxitjes së besimit dhe pritshmërive tek auditimi publik. Përpjekjet për të
arritur Standarde më të larta të përgjegjshmërisë i japin KLSH autoritetin
moral që të vlerësojë pritshmëritë në subjektet e audituara. Veprimtaria e
KLSH gjatë vitit që lemë pas, jep indikacione të qarta se ky institucion punon
fort për tá kthyer përgjegjshmërinë në një nga tiparet e tij më të theksuar.
Këto përpjekje e bëjnë KLSH si një hallkë kryesore në zinxhirin e
përgjegjshmërisë publike, jo vetëm në sensin e të ndihmuarit të të audituarve
për tí mbajtur ata të përgjegjshëm, por mbi të gjitha ta kryejë këtë funksion
duke treguar përgjegjshmëri.
KLSH kërkon të jetë i përgjegjshëm në konceptin më të gjerë për të gjithë
komunitetit të cilit i shërben – taksapaguesve dhe publikut dhe jo vetëm
organizmave që kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek auditimi sikurse është
Parlamenti apo dhe ekzekutivi.
Albana GJINOPULLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 133
Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI)
vepron si një organizatë ombrellë për komunitetin ndërkombëtar të auditimit.
Ajo ofron një kuadër mbështetës për institucionet audituese për të nxitur
zhvillimin dhe shkëmbimin e njohurive, përmirësimin e auditimit qeveritar në
të gjithë botë dhe rritjen e kapaciteteve profesionale. KLSH prej vitesh ka qenë
anëtar i kësaj organizate, por sot pozita dhe pjesëmarrja është rritur
ndjeshëm duke kontribuar në komitete dhe grupe pune, si dhe në vënien në
jetë të praktikave më të mira të vendeve anëtare.
Iniciativa për zhvillim ka ardhur nga vetë KLSH dhe kjo në vetvete është një
shfaqe e qartë e angazhimit të menaxhimit të lartë institucional të Kryetarit të
KLSH. Nevoja për një udhëheqje të qartë dhe një strategji koherente është
parakusht për çdo organizate të suksesshme dhe si e tillë KLSH ka artikuluar
gjithnjë e më shumë rolin e saj në terma të krijimit të vizionit dhe misionit , si
dhe duke prioritarizuar objektivat më të rëndësishëm të saj të cilat janë
mishëruar tashmë në Strategjinë e Zhvillimit që ka filluar të zbatohet prej vitit
2013 dhe shtrihet në vitet e ardhshëm deri në 2017. E hartuar me
pjesëmarrjen e SIGMA/OECD Strategjia e Zhvillimit i shërben KLSH si një bazë
e shkëlqyer për vendosjen e prioriteteve, alokimin e drejtë e të përshtatshëm
të burimeve duke synuar gjithnjë arritjen e objektivave dhe menaxhimin e
risqeve që sjellin sfidat e njohura e të panjohura të zhvillimit dhe progresit.
Objektivat strategjikë të KLSH janë inkludim i objektivave të INTOSAI-t në
zhvillimin e një institucioni të lartë të audimit publik në ambientin shqiptar me
fokus në të ardhmen.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
134 Botime KLSH 2015
Në rrugën e gjatë të zhvillimit që KLSH ka ndërmarrë e po ndjek, ndërtimi i
kapaciteteve u shëndërrua në domosdoshmëri që ka mbështetur dhe
mbështet progresin, që e ka ndihmuar dhe e ndihmon këtë institucion të
shikojë përtej kufijve tradicional të inspektimeve financiare, duke menduar se
si të shtojë vlerë jo vetëm brenda institucionit por dhe për njësitë e audituara.
Njohuritë janë asetet më pak të prekshme, por mbeten faktor jetik për KLSH,
jo vetëm në terma të efektivitetit por dhe të arritjes së suksesshme të
objektivave strategjikë.
Kur KLSH përzgjodhi ndërtimin e kapaciteteve si një nga ndërmarrjet
fillestare, ishte e ndërgjegjshme se investimet afatgjatë janë ato ç’ka nevojiten
për të arritur zhvillim të qëndrueshëm të të gjitha aspekteve operacionale dhe
menaxhuese të këtij institucioni. KLSH gjithashtu kuptoi se do ti duhej shumë
kohë për të zhvilluar pozicionin e saj në sistemin e kontrollit parlamentar dhe
për të bërë ndryshimin, duke ndikuar thellësisht në nxitjen e transparencës
dhe përgjegjshmërisë në sektorin publik. Auditimi është një fushë mjaft
komplekse teknikisht dhe si e tillë kërkon staf të trajnuar dhe të formuar
profesionalisht në mënyrë që të sigurojë efektivitet.
Në vijim, të gjithë jeni dëshmitarë të ngjarjeve kur publiku kërkon të dijë rreth
përgjegjshmërisë me të cilën zyrtarët publikë përdorin paratë e taksapaguesve
dhe nëse audituesit zotërojnë aftësitë, profesionalizmin, ndershmërinë për të
kryer punën dhe përmbushin misionin për të cilin janë caktuar.
Në përpjekje për të sjellë një imazh të ri të auditimit publik, një imazh që jo
vetëm kërkohet nga standardet por që përputhet me pritshmëritë e publikut
Albana GJINOPULLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 135
për kontrollin e shtetit të tij, KLSH ka punuar intensivisht për tu prezantuar
këtë fund viti me dimensione të reja.
Por asnjë iniciativë ndërtimi e zhvillimi nuk mund të jetë e suksesshme nëse
nuk ekziston vullneti e dëshira e drejtimit për të ndryshuar. Po ashtu duhet
dhe përfshirja dhe mbështetja e të gjithë aktorëve të përfshirë në proces,
qofshin individë apo institucione e organizata.
Nga një “brainstorm” i situatës aktuale dhe të disa viteve më parë, çdo
profesionist do të impresionohej nga shifrat dhe faktet që flasin për zhvillime
përtej kufijve të parashikueshëm. Treguesit e perfomancës kanë ndryshuar
përmbajtjen dhe domethënien e tyre, duke treguar se Auditimi i Lartë
Shtetëror ka ndryshuar faqen dhe veprimtaria e KLSH ka filluar të lërë gjurmët
e saj në krijimin e një profili me tiparet e një institucioni modern, që tregon
performancë të lartë dhe thekson çdo ditë e më shumë përgjegjshmërinë ndaj
Parlamentit dhe ndaj popullit të tij.
Mandati i auditimit është gjithëpërfshirës dhe Institucioni Suprem i Auditimit
ka liri të plotë në ekzekutimin e përgjegjësive të veta. Këtu përfshihet e drejta
për të bërë auditime të financave, të performancës dhe të respektimit të
procedurave.
Sigurisht që KLSH nuk bën përjashtim nga përballja me vështirësitë dhe sfidat
që sjell profesioni tepër delikat i auditimit. Nuk mungojnë rastet që audituesit
ndjehen të kufizuar në mandatin e tyre, si në kryerjen e auditimeve ashtu
dhe të raportimit mbi rezultatet në pajtueshmëri me standartet e pranuara
ndërkombëtarisht. Ndonjëherë dhe proceset organizative dhe administrative
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
136 Botime KLSH 2015
kufizohen dhe përballen me pengesa që ngadalësojnë zhvillimin dhe kufizojnë
mandatin duke rezultuar më pas në vështirësi në arritjen e objektivave të
auditimit.
Këto janë situata që vazhdimisht vlerësohen të jenë të lidhura me nivelin e
pavarësisë së Kontrolloi të Lartë të Shtetit, që është dhe një parakusht për çdo
progres për institucionet e larta audituese kudo në botë. Ligji i ri i Kontrollit të
Lartë të Shtetit është një reflektim sa pozitiv aq dhe inovator i Standardeve
Ndërkombëtare të fushës dhe i hap rrugë përkrahjes së rolit modern të
auditimit, krijon mundësi të merren vendime të dobishme që i shërbejnë jo
vetëm së tashmes, por e bëjnë KLSH të prezantohet me një tipar të ri si një
institucion largpamës, që shikon qartë jo vetëm të sotmen por dhe në
horizontet e së ardhmes.
Rruga e ndjekur vitet e fundit nga KLSH shkon përtej interesave të ngushta
institucionale, duke u fokusuar në dobishmërinë e veprimeve në nivel të
qeverisjes kombëtare.
Referuar tre vite më parë, Kryetari i porsazgjedhur, z. Bujar Leskaj paraqiste
projekt idenë e tij, duke artikuluar qartë angazhimin që... “KLSH mund dhe
duhet të pasqyrojë pesë parimet kryesore të një qeverisjeje të mirë:
transparencën, përgjegjshmërinë, efikasitetin, pjesëmarrjen dhe koherencën
në veprime. Për ta kryer këtë, KLSH mund dhe duhet të realizojë më fuqimisht
standardet ndërkombëtare të kontrollit, si dhe Deklaratat më të fundit të
miratuara nga INTOSAI ...KLSH do të shërbejë tërësisht si struktura numër një
Albana GJINOPULLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 137
dhe më e besueshme e informimit të Kuvendit për mirëadministrimin e
pronës shtetërore, si për shumicën ashtu dhe për pakicën parlamentare ...”
Periudha e ardhshme pritet të jetë mjaft interesante. Nevoja e subjekteve
publike për tú audituar po bëhet gjithnjë e më e madhe, por shumë më tepër
theksohet sfida për cilësi në auditim. Qasje të reja pritet të prezantohen
ndërkohë që ambienti është gjithnjë e më i ndryshueshëm.
Pikëpyetje të reja vendosen para KLSH, si institucioni më i lartë auditues në
vend, duke u kthyer në sfidë për institucionin i cili tashmë synon të zhvillojë
më tej arritjet, të rrisë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë.
Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të sjellë viti 2015 për ne. Plot
pyetje dhe shumë përgjigje të vështira, por e vetmja përgjigje e besueshme
do të jetë ajo që e ardhmja do të tregojë, por me sigurinë se tashmë KLSH, ka
hedhur themelet e forta të zhvillimit të mëtejshëm të tipareve të
performancës, përgjegjshmërisë dhe largpamësisë si institucion auditues
avangard.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Albana GJINOPULLI dhe Sali AGAJ për periudhën janar–
qershor 2015:
KLSH dhe ndryshimi, sfida dhe arritje.
(Botuar në gazetën “Tirana Observer”, më 07 qershor 2015.)
Auditimi dhe sfida ndaj korrupsionit.
(Botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 12 qershor 2015.)
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
138 Botime KLSH 2015
BASHKËPUNIMI INSTITUCIONAL PJESË E RËNDËSISHME
E PROCESIT TË AUDITIMIT
nga Nikoleta PIRANJANI1 – Audituese e Lartë,
botuar në gazetën “55”, më 07 maj 2015.
Duke qenë pjesë e grupeve të auditimit për
zbatimin e rekomandimeve të lëna nga KLSH
rezultuar nga veprimtaria audituese e vitit
2014, rezultateve të zbatimit të tyre në
institucione të ndryshme si dhe referuar
eksperiencës disavjeçare në fushën
audituese mendoj se janë të rëndësishme
në këtë proces dy aspekte kryesore:
I pari dhe shumë i rëndësishëm, të kuptuarit nga institucionet publike, të
rolit shumë të rëndësishëm kushtetues të KLSH, si institucion i pavarur,
ligjor në auditimin e veprimtarisë të institucioneve buxhetore e publike me
kapital tërësisht ose pjesërisht shtetëror në drejtim të përdorimit me
ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet të fondeve buxhetore mbështetur në
aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Nikoleta PIRANJANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 139
Së dyti dhe jo pak i rëndësishëm, për një menaxhim funksional dhe realizim
të detyrimit kushtetues të funksioneve të KLSH-së, të cituara më sipër, është
bashkëpunimi ndërinstitucional midis institucioneve dhe KLSH-së.
Standardet e INTOSAI-t dhe implementimi i tyre në procedurat e punës
audituese të KLSH, japin të gjitha hapësirat dhe mundësitë që ky
bashkëpunim të jetë real dhe funksional.
Nisur nga rezultatet e zbatimit të rekomandimeve, gjatë verifikimit në disa
institucione, rezultoi se kishin impenjimin maksimal të vënies në zbatim të
rekomandimeve të lëna nga auditimi dhe këtë angazhim e kishin marrë që
në momentin e lënies së rekomandimeve dhe gjithashtu kishin
disponibilitetin për të argumentuar me dokumentacion çdo masë të marrë
ose në proces të zbatimit të rekomandimeve. Kurse disa të tjerë nuk ishin të
impenjuar, ose ishin të angazhuar formalisht në këtë proces, pa marrë
masat dhe kryer analizat përkatëse, që çojnë domosdoshmërisht në zbatimin
e tyre. Duhet theksuar se disa prej institucioneve në mënyrë të pakuptimtë,
paraqisnin observacionet personale të punonjësve për të argumentuar mos
realizimin e rekomandimeve të lëna, proces ky që mbyllet me fazën e
auditimit dhe para dërgimit të raportit përfundimtar me konkluzionet
përkatëse. Kjo tregon se këto faza ballafaquese nuk kanë funksionuar si
duhet. Institucionet kanë qenë indiferente për të mbrojtur me argumente
në kohën e duhur konkluzionet e KLSH dhe për rrjedhojë në mos kuptimin
dhe mos zbatimin e rekomandimeve të KLSH. Në këndvështrimin tim, ky
rezultat paraqet përgjegjësi institucionale, mos funksionim të hallkave dhe
të strukturave, mos funksionim të kërkesës së llogarisë dhe për rrjedhojë të
mos kuptuarit të rëndësisë së funksioneve audituese të KLSH-së.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
140 Botime KLSH 2015
Natyrshëm lind pyetja a ka vend për përmirësim në këtë drejtim?
Domosdoshmërisht që po, nga të gjithë aktorët në këtë proces. Por mendoj
se një rol shumë të rëndësishme në këtë proces ka Institucioni i KLSH, me
audituesit, gjatë procesit tonë të auditimit, që me këmbëngulje dhe mënyrë
të vazhdueshme të kërkojmë zbatimin deri në fund të rekomandimeve të
lëna. Pjesë e rëndësishme e këtij procesi është dhe rritja e cilësisë së
rekomandimit, formulimit në mënyrë të kuptueshme të tij, dhe mbi të gjitha
marrja domosdoshmërisht e mendimit paraprak të institucionit mbi
rekomandimin, ndërgjegjësimit të tij për dhënien e këtij opinioni (ky është
një standard që përgjithësisht nuk zbatohet nga institucionet, të cilët nuk
japin opinione konkrete për rekomandimet e lëna paraprakisht edhe kur
janë dakord ose në të kundërt).
Gjatë auditimit të institucioneve më kanë bërë përshtypje disa prej tyre për
gatishmërinë institucionale për zbatimin e rekomandimeve të lëna nga KLSH,
seriozitetin në masat e marra dhe ndjekjen e tyre, nxjerrja e urdhrave dhe
udhëzimeve, në mënyrë që këto rekomandime të jenë pjesë e proceseve dhe
rregulloreve të punës. Gjatë auditimit të zbatimit të rekomandimeve ndjeva
predispozicionin institucional të këtyre institucioneve për bashkëpunim dhe
vlerësim të detyrave kushtetuese të KLSH dhe kjo më bëri të ndjehem mirë si
punonjëse e këtij institucioni, por dhe më mirë si qytetare e këtij vendi.
Në këtë këndvështrim do të dëshiroja që zbatimi në praktikë i masave të
marra institucionalisht dhe kontrolli në vazhdimësi i tyre të ishte pjesë e
punës së vazhdueshme të strukturave të këtyre institucioneve, për të
ndryshuar dhe përmirësuar atë që është arritur aktualisht. Ndryshimet
pozitive në veprimtarinë e institucioneve shtojnë shpresën se gjërat po
Nikoleta PIRANJANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 141
funksionojnë dhe domosdoshmërisht do të ndryshojnë për mirë, kur ka
bashkëveprim, ndërgjegjësim institucional, kur ka sy të hapur dhe mendje të
hapur për të bërë ndryshimin pozitiv. Sigurisht kjo kërkon dhe impenjimin
maksimal të gjithkujt në pozicionin e tij të punës për një ndërgjegjësimin për
kryerjen ligjore dhe me përkushtim të saj, për të mirën e të gjithëve.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Nikoleta PIRANJANI për periudhën janar–qershor 2015:
KLSH dhe fondet publike.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 16 qershor 2015.)
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
142 Botime KLSH 2015
AUDITIMI SUPREM DHE PËRMIRËSIMI I PERFORMANCËS QEVERISËSE
nga Selime BREGU- Audituese e Lartë,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 07 maj 2015.
Besimi i qytetarëve ndaj qeverisë varet nga
tre faktorë: integriteti qeverisës,
kompetenca dhe transparenca. Një auditim
cilësor që manifeston të tre këta tregues, ka
potencialin të rrisë besimin e qytetarëve tek
qeverisja. Promovimi i ndershmërisë dhe
qeverisja kompetente janë thelbësore në
përmirësimin e punës së një Qeverie.
Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucionit më të lartë publik që
kryen auditimin e jashtëm në vendin tonë, kanë detyrë parësore të
promovojnë integritetin dhe kompetencën profesionale të strukturave
qendrore të qeverisjes, por ky proces është gjithëpërfshirës. Kjo përbën
detyrë dhe angazhim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve, përfshi zyrtarët e
zgjedhur, administratën publike, shoqërinë civile, median, etj. Efektiviteti i
auditimit varet nga faktorë që lidhen me këtë proces drejtpërsëdrejti, si dhe
nga perceptimi mbi rolin e tij nga vetë audituesit dhe të audituarit. Rezultati
Selime BREGU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 143
që del pas një procesi transparent auditimi është vlerë e shtuar në
veprimtarinë e entiteteve qeveritare.
Shpesh kjo vlerë e shtuar nuk është shumë domethënëse nga pikëpamja
ekonomike direkte, por vlera që sjell në përmirësimin e shërbimeve ndaj
publikut është dukshëm pozitive, duke realizuar ndryshimin pozitiv të
perceptimit të publikut dhe qytetarëve, por edhe të vendimmarrësve
qeveritarë, kundrejt procesit të auditimit, duke e konsideruar tashmë këtë
proces si domosdoshmëri dhe nevojë. Kuptimi si vlerë e shtuar i ndihmon
njësitë qendrore të qeverisjes për të realizuar një analizë gjithëpërfshirëse e
të thellë të çështjeve të audituara, duke i parë si një e tërë. Kjo mënyrë i
aftëson ato në përcaktimin e saktë dhe profesional të problemeve dhe mbi
këtë bazë, rezultatet e auditimit i ndihmojnë bordet dhe organet
vendimmarrëse të enteve qendrore qeveritare të marrin masat e duhura.
Një qeverisje e mirë duhet të mbështetet fuqishëm në përgjegjshmërinë
menaxheriale të drejtuesve të saj në të gjitha nivelet.
Këta të fundit në veprimtarinë e tyre duhet të respektojnë parimet e
menaxhimit të shëndoshë financiar, të ligjshmërisë dhe të transparencës në
menaxhimin e fondeve publike. Ata duhet te mësohen të japin llogari për
veprimet e tyre dhe rezultatet ekonomike që burojnë prej aktivitetit publik
të tyre, përpara organit që i ka emëruar ose u ka deleguar përgjegjësinë. Kjo
bëhet shumë e dukshme dhe thelbësore në auditimin e veprimtarisë së
ministrive publike. Përgjegjshmëria menaxheriale është themeli mbi të cilin
ngrihet dhe funksionon efektivisht sistemi i kontrollit të brendshëm në
njësitë publike, qofshin qendrore, lokale apo të niveleve të tjera. Është e
domosdoshme që çdo nëpunës i nivelit menaxherial dhe punonjës në stafet
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
144 Botime KLSH 2015
drejtuese apo administratë të ndjejë përgjegjësinë ligjore të moskryerjes
efektive të detyrave në shkallë hierarkike deri tek titullari, duke shmangur
njëherë e mirë militantizmin politik e duke luftuar mefshtësinë e paaftësinë
profesionale që shfaqen në administratën aktuale dhe në rekrutimet e reja.
KLSH me auditimet e tij, të bazuara në eksperiencat më të mira të fituara
prej audituesve dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze standardet
profesionale të fushës ISSAI, ka arritur gjatë viteve të fundit 2012-2015 që të
nxjerrë përgjegjësinë publike dhe menaxheriale të titullarëve dhe personelit
tjetër drejtues të enteve qendrore publike. E ka bërë këtë me kuraje dhe
profesionalizëm, duke u bazuar vetëm në detyrat e tij kushtetuese dhe në
standardet e INTOSAI-t.
Një qeverisje e mirë përcaktohet nga lidershipi, masat dhe toni i vendosur
dhe i praktikuar nga organi qeverisës/ekzekutiv, të cilat kanë një ndikim të
thellë mbi mënyrën se si punonjësit zbatojnë përgjegjësitë e tyre në një njësi
publike të caktuar, duke influencuar në përmbushjen e misionit të njësisë. E
njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Në vitet
2012-2015, nën drejtimin e z. Bujar Leskaj, institucioni ka fituar në zbatimin e
standardeve ndërkombëtare të
fushës, ISSAI, të cilat përpara vitit
2012 njiheshin apo jo nga pesë ose
gjashtë auditues të KLSH.
Sot, njohuritë si teorike ashtu dhe
ato praktike të standardeve ISSAI
janë pronë e çdo audituesi, të
Selime BREGU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 145
vjetër dhe të ri, nëpërmjet trajnimeve të shumta të kryera brenda dhe jashtë
vendit gjatë gjithë vitit, publikimeve dhe manualeve të auditimit financiar, të
performancës, etj., që institucioni ka kryer dhe botuar. E gjitha kjo është
bërë nën nxitjen dhe orientimin e drejtpërdrejtë të Kryetarit të KLSH, gjë që
ka sjellë në rritjen e përgjegjësisë në punën audituese dhe në rritjen e
transparencës, zbatimit të kodit të etikës dhe parimeve të integritetit në
Institucion.
Mirëqeverisja dhe lidershipi marrin një rëndësi akoma dhe më të madhe në
auditimin e enteve qendrore qeverisëse, ministrive dhe institucioneve të
tjera qendrore. Objektivat e Qeverisë do të arrihen vetëm nëse ajo me
formatimin e duhur të administratës publike do të arrije të sigurojë
integritetin personal dhe etikën profesionale të nivelit menaxhues dhe
punonjësve të tjerë publikë, politikat menaxheriale dobiprurëse, struktura
organizative efikase, ndarje të qartë detyrash, hierarkinë dhe rregulla të
qarta, të drejta, përgjegjësitë dhe funksionimin realisht të linjave të
raportimit, si dhe politikat dhe praktikat e mira të menaxhimit të burimeve
njerëzore dhe aftësitë profesionale të punonjësve.
Audituesit e KLSH janë gjithnjë në detyrë dhe pranë enteve qeveritare, për të
ndihmuar në përmirësimin e qeverisjes publike, duke e bërë këtë si me
denoncimin dhe kallëzimin penal të abuzimeve me detyrën publike, ashtu
dhe nëpërmjet këshillimit profesional (nëpërmjet auditimit të performancës
kryesisht, por edhe në llojet e tjera të auditimit) dhe propozimit të masave
korrigjuese menaxheriale, organizative dhe disiplinore.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
146 Botime KLSH 2015
KLSH MERR PJESË AKTIVISHT NË GRUPET E PUNËS SË EUROSAI-t
nga Irena ISLAMI1 – Drejtore Drejtorie, Amantja PATOZI –Audituese e Parë,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 08 maj 2015.
Në datat 20-21 prill 2015, u zhvillua në Romë, takimi i VI-të i grupit Task
Force të EUROSAI-it për “Auditimin dhe Etikën” (TFA&E). Në cilësinë e
anëtarit të këtij grupi dhe të interesit në rritje te institucionit për këtë
çështje, KLSH mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm të EUROSAI-t, i cili
trajtoi një prej çështjeve më aktuale për administratën publike, Etikën, e cila
është e lidhur direkt me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.
Trajtimi i kësaj teme është me rëndësi prioritare për Institucionet Supreme
të Auditimit, të ngarkuara me mbikëqyrjen e menaxhimit të shëndoshë të
financave publike.
Irena ISLAMI, Amantja PATOZI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 147
Në takim morën pjesë përfaqësuesit e 19-të Institucioneve Supreme të
Auditimit (SAI-ve): Gjykata Portugeze e Llogarive që kryeson Task Forcën,
Shqipëria, Republika Çeke, Gjykata Evropiane e Audituesve, Kroacia,
Maqedonia, Izraeli, Italia, Malta, Mali i Zi, Holanda, Polonia, Mbretëria e
Bashkuar, Rumania, Rusia, Serbia, Spanja, Turqia dhe Hungaria.
Punimet e këtij takimi u hapën me një prezantim të dy audituesve të SAI-t
italian (që ishte edhe SAI mikpritës) "Etika dhe korrupsionit: dy anë të së
njëjtës medalje”, të cilët theksuan rëndësinë e identifikimit të sjelljeve etike
dhe veçanërisht të sjelljeve jo–etike, në mënyrë që këto të fundit të luftohen
në mënyrën e duhur. Referuesit u përqendruan në diskutimin e tyre tek
sjellja etike, e cila ngjall besim tek grupet e interesit dhe nga ana tjetër tek
mungesa e etikës, e cila favorizon korrupsionin dhe sjell mungesë të
theksuar besimi tek komuniteti.
Çështje të tjera të rëndësishme që u diskutuan në këtë takim ishin:
Rritja e ndërgjegjësimit të SAI-ve për rëndësinë e etikës brenda SAI-ve
(SAI Holandez dhe Portugez);
Monitorimi i kuadrit ligjor dhe praktikave të sjelljes etike brenda SAI-ve
(SAI Portugez);
Rishikimi i shpërndarjes së informacionit në WEB-in e TFA&Ethics;
Problemet etike/dyshimet/dilemat kryesore me të cilat audituesit
përballen në punën e tyre të përditshme (Gjykata Evropiane e
Audituesve, SAI i Italisë, Maqedonisë, Polonisë, etj);
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
148 Botime KLSH 2015
Konflikti i interesit dhe krijimi i kushteve për funksionimin e “Bilbil-
fryrësit” brenda SAI-ve (SAI i Izraelit dhe Mbretërisë se Bashkuar).
Në ditën e dytë të takimit u diskutua rreth realizimit të objektivave të Planit
të Veprimit të TFA&Ethics dhe këtu vlen të theksohet kontributi konkret i
KLSH në objektivin e 2-të “Forcimi i monitorimit dhe kontrollit të sistemeve të
etikës në SAI”.
KLSH solli eksperiencën konkrete duke theksuar arritjet e saj në këtë drejtim,
duke u përqendruar në bazën ligjore dhe rregullatore: vendosja e një
sistemi efektiv të etikës dhe integritetit ka qenë në fokusin e strategjisë së
Kontrollit të Lartë të Shtetit, Ligji i Ri i KLSH-së, rregullore të brendshme,
urdhra apo udhëzime, përkthime të standardeve, publikime dhe mbi të
gjitha përditësimi i Kodit të Etikës së Institucionit në përputhje me
ndryshimet e ndodhura.
Aktivizimi dhe rritja e rolit të çdo audituesi në çështjet e Etikës. Një fakt
interesant që tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve ishte iniciativa e Kryetarit
të KLSH-së për të komunikuar drejtpërsëdrejti me çdo auditues që dëshiron
të bisedojë dhe të diskutojë me Kryetarin për çështje që ata i gjykojnë të
rëndësishme.
Ky komunikim u dha mundësinë audituesve të shkëmbenin opinione dhe të
jepnin sugjerime për përmirësimin e punës në KLSH. Kjo u vlerësua si risi
interesante dhe gjithëpërfshirëse, e cila u jep të gjithëve besimin që zëri i
tyre mund të dëgjohet dhe që çdo njeri prej audituesve, nëse angazhohet
dhe merr iniciativën të shprehet, mund të ndikojë në vendimmarrjen e
institucionit.
Irena ISLAMI, Amantja PATOZI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 149
U evidentua gjithashtu fakti që në Kontrollin e Lartë të Shtetit një kujdes i
veçantë i është kushtuar trajnimit të stafit të rekrutuar rishtazi. Si pjesë e
Programit dhe politikës së trajnimit në KLSH, të gjithë punonjësit menjëherë
pas rekrutimit i nënshtrohen një sesioni specifik trajnimesh “Prezantim me
KLSH dhe profesionin e audituesit publik”, i cili zgjat 2 javë. Gjatë kësaj
periudhe, ata njihen me kuadrin e përgjithshëm ndërkombëtar dhe
kombëtar të auditimit publik, Standardet dhe Ligjin për KLSH, ashtu dhe me
çështje të veçanta teknike të profesionit të audituesit publik. Ndër temat e
trajtuara, 20% e tyre lidhen me çështjet e Etikës.
Ngritja e strukturave adekuate të Etikës në KLSH. Në strukturën organizave
të KLSH-së bën pjesë edhe Sektori i Etikës, në të cilin kryen funksionin
“Inspektori i etikës”. Me shumë interes u ndoq nga pjesëmarrësit e takimit
mënyra sesi është ngritur në KLSH “Komisioni i etikës”, në përbërje të të cilit
janë tre anëtarë:
1 Inspektori i etikës dhe integritetit i cili ka statusin e nëpunësit civil.
2 Një auditues, me eksperiencë 26 vjeçare në KLSH dhe që është aktualisht
në pension por që në kurrikulën e tij profesionale ka demonstruar profil
të lartë të etikës dhe integritetit gjatë ushtrimit të detyrave të tij.
3 Një auditues i KLSH-së, i cili është votuar nga stafi i institucionit.
Kjo strukturë është përgjegjëse për hetimin e shkeljeve të etikës/integritetit
nga ana e audituesve dhe e pjesës tjetër të stafit të KLSH-së. Indicie, ankesa
dhe letra që vijnë në adresë të institucionit nga publiku verifikohen nga kjo
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
150 Botime KLSH 2015
drejtori. Kjo ka qenë një masë me efekt parandalues për forcimin e sistemit
të kontrollit të integritetit në KLSH.
Këto letër-ankesa të qytetarëve, janë administruar me profesionalizëm nga
struktura e mësipërme dhe qytetarët marrin në çdo rast përgjigje për
shqetësimin e ngritur, me përjashtim të rasteve kur çështjet e ngritura nuk
janë kompetencë e KLSH-së. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka trajtuar gjatë vitit
2014, 394 letra dhe ankesa, për probleme të ndryshme, nga të cilat 170
rezultuan jashtë kompetencave dhe juridiksionit të institucionit. Nga 224
kërkesa dhe ankesa në kompetencë të KLSH, 121 prej tyre janë verifikuar
dhe u është dhënë përgjigja përkatëse, ndërsa 103 janë në procesin e
verifikimit.
Promovimi i transparencës dhe rritja e komunikimit të SAI-ve me grupet e
interesit, ishte një nga çështjet ku KLSH solli eksperiencën e saj të pasur në
drejtim të:
Realizimit të projekte konkrete të bashkëpunimi me disa prej OJF-ve dhe
organizatave të profesionistëve të fushës në Shqipëri në këto drejtime:
- “Realizimi i transparencës dhe komunikimit të KLSH-së me publikun dhe
qytetarët” nga Lëvizja Evropiane, Shqipëri;
- “Analiza e impaktit të shkrimeve të Audituesve të KLSH-së në shtypin e
shkruar “, nga botuesi i Gazetës “Ekonomia”;
- “Kontrolli i Cilësisë në të ftohtë” nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit;
dhe
Irena ISLAMI, Amantja PATOZI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 151
- “Kontrolli i Procesit të Rekrutimit të stafit të KLSH-së”, nga Instituti
“G&G Group”.
Të gjitha këto projekte janë parë si Mini Peer Review (Rishikim mes kolegësh)
dhe kanë nxjerrë produkte konkrete, ku janë evidentuar përveç arritjeve dhe
mangësitë e dobësitë. Të gjitha rekomandimet e dhëna nga këto organizata
do të shikohen me prioritet nga KLSH me qëllim përmirësimin e punës në të
ardhmen.
Transparenca e veprimtarisë së KLSH-së po rritet nga viti në vit dhe KLSH
është gjithnjë e më e hapur dhe bashkëpunuese me median. Nga
përfaqësuesit e KLSH në këtë takim u theksua fakti që në fund të vitit 2014,
KLSH ka gjashtëfishuar praninë e tij me informacion dhe mesazhe në median
e shkruar dhe ka katërfishuar prezencën e tij në median audiovizive,
krahasuar me vitin 2010.
Një risi e padiskutueshme është edhe prezenca e audituesve të Kontrollit të
Lartë të Shtetit në shtypin e shkruar, të cilët nëpërmjet shkrimeve të tyre
kanë bërë prezente për lexuesit problematikat e auditimeve në institucionet
shtetërore, por edhe zhvillimet e institucionit, rritjen e kapaciteteve
audituese të stafit nëpërmjet trajnimeve, etj. Gjatë vitit 2014, audituesit e
KLSH-së ka qenë prezentë pothuajse në të gjitha gazetat me 134 shkrime, të
shkruara nga 51 auditues të KLSH-së, përkundrejt 124 shkrimeve në vitin
2013 të 42 audituesve.
Në fund të takimit u vendos që takimi i ardhshëm i TFA&E të zhvillohet në
Spanjë dhe që ky grup do të jete prezent me diskutime konkrete në Young
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
152 Botime KLSH 2015
EUROSAI në Izrael dhe në Konferencën e Tetë të Përbashkët EUROSAI-
OLACEFS që do të zhvillohet në Ekuador në qershor të këtij viti.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Irena ISLAMI për periudhën janar–qershor 2015:
Roli i Institucioneve Supreme të auditimit në zhvillim e qëndrueshëm
(Botuar në gazetën “Tirana Observer”, më 16 maj 2015.)
Aulona JONUZI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 153
KONSOLIDIMI I PASQYRAVE FINANCIARE
NË NIVEL KOMBËTAR – DOMOSDOSHMËRI PËR SHQIPËRINË
(Bazuar në eksperiencën e Gjykatës Europiane të Audituesve)
nga Aulona JONUZI – Audituese e Parë,
botuar në gazetën “Tirana Obsever”, më 08 maj 2015 dhe në gazetën “Panorama”,
më 07 qershor 2015, me titull “Përse duhet konsolidimi i Pasqyrave Financiare?”.
Mbështetur në praktikat më të mira në shumë
vende të botës si edhe në parimet e Manaxhimit
të Ri Publik (i konceptuar fillimisht nga Hood,
1991), konsolidimi i pasqyrave financiare në nivel
kombëtar (pra një pasqyrë e vetme, e konsoliduar
për shtetin shqiptar), vjen si domosdoshmëri, në
kuadër të rëndësisë që ka sot menaxhimi i
performancës në sektorin publik. Një menaxhim
efektiv performance është vendimtar për të arritur qëndrueshmërinë dhe
stabilitetin e financave publike si edhe për të fituar besimin e publikut se të
ardhurat nga taksat e këtyre të fundit po përdoren në mënyre efektive. Çdo
organizatë e sektorit publik duhet të jetë e qartë sa i takon objektivave të
sektorit, strategjive të nevojshme për të arritur objektivat si edhe zhvillimin e
një lidershipi të fortë, të mbështetur nga një staf këmbëngulës dhe
konfident.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
154 Botime KLSH 2015
Kështu për shembull, në rastet kur rritja e shpenzimeve publike financohet
më shumë nga borxhi se sa nga taksat, një ribalancim i strukturave të
llogarive publike – i njohur si konsolidimi financiar – është i
pashmangshëm.
Procesi i konsolidimit në nivel kombëtar, në mënyrë që të jetë efektiv, duhet:
1. Të synojë rritjen e eficiencës së menaxhimit të financave publike si
edhe kontrollin e funksioneve duke përdorur Teknologjitë e
Informacionit;
2. Të mundësojë regjistrimin e burimeve financiare të vendit, llogaritjen
e tyre dhe planifikimin në mënyrë racionale;
3. Të mbështetet ne Standardet e Kontabilitetit dhe të Raportimit të
Sektorit Publik;
4. Të jetë në gjendje të vlerësojë në mënyrën e duhur statusin financiar
të vetë shtetit shqiptar si edhe të përllogarisë, konsolidojë dhe
vlerësojë asetet dhe detyrimet siç duhet;
5. Të mbështetet mbi një njësi të vetme të informacionit financiar
shtetëror (siç mund të jetë p.sh një njësi e dedikuar, pranë Ministrisë
së Financave).
Pyetjet që shtrohen në këtë rast janë:
1. Pse është i pashmangshëm konsolidimi i pasqyrave financiare në
nivel kombëtar për shtetin shqiptar?
2. Si mund të bëjmë konsolidim të pasqyrave financiare, në mënyrë të
zgjuar?
Aulona JONUZI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 155
Një nga çështjet themelore dhe më të rëndësishme që ka rezultuar nga
reformat e ndërmarra në sektorin publik, është prezantimi i raportimit
financiar të konsoliduar, në sektorin publik. Pasqyrat financiare të
konsoliduara përfaqësojnë një temë sfiduese në mbarë botën sot dhe
gjithashtu vijojnë të jenë çështje të debatuara si për organin rregullator
ndërkombëtar të standardeve të kontabilitetit publik (IPSASB) ashtu edhe
për qeveritë. Në një gjykim personal, sektori publik duhet të përgatisë
pasqyra financiare të konsoliduara si edhe të përvijojë veprimtarinë e
organeve rregullatorë ndërkombëtare sa i takon përshtatjes dhe
implementimit të standardeve specifike për çështjen në fjalë. Në këtë
kontekst ka qenë i nevojshëm eksplorimi i literaturës shkencore, si edhe
rregullore dhe standarde, aktualisht të aplikueshme nga institucionet e BE-
së, si edhe hapat që kanë ndjekur organet rregullatorë në zhvillimin e
standardeve sa i takon konsolidimit të pasqyrave financiare në sektorin
publik.
Njohja dhe prezantimi i raporteve të konsoliduara në sektorin publik lidhet
më së shumti me adaptimin e një sistemi kontabël të bazuar mbi parimin e
të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara. Tranzicioni, nga kontabiliteti i
bazuar në parimin e lëvrimit të parasë, në atë të mbështetur mbi parimin e
të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara, kërkon jo vetëm një ndryshim në
sistemet kontabël, por një ndryshim konceptual gjithashtu. Të gjitha këto
ndryshime që kanë revolucionarizuar sektorin publik, kanë sjellë prezantimin
e raportimit të konsoliduar në këtë sektor. Këto raporte na sigurojnë një
qasje gjithëpërfshirëse sa i takon pozicionit financiar dhe detyrimeve
ekonomike të qeverisjes qendrore. Pasqyrat financiare mund të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
156 Botime KLSH 2015
konsiderohen si mjeti më i rëndësishëm i informacionit, i disponueshëm për
përdoruesit. Pavarësisht nëse diskutojmë për interes publik apo privat,
përgjegjshmëria (në terma të llogaridhënies) është një kërkesë e
domosdoshme edhe në postulatet e Menaxhimit të Ri Publik. Pasqyrat
financiare konsiderohen si një mjet kyç sa i takon llogaridhënies, kundrejt
përdoruesve të ndryshëm.
Kontabiliteti i mbështetur mbi parimin e të drejtave dhe detyrimeve të
konstatuara ofron më shumë informacion të dobishëm si edhe përmirëson
vlerësimin ndaj transparencës, llogaridhënies dhe performancës së qeverisë.
Konsolidimi i Pasqyrave financiare është konsideruar si një ndër teknikat më
kuptimplote në fushën e reformave të ndërmarra në kontabilitet, në sektorin
publik dhe duke marrë në konsideratë këtë aspekt, shumë qeveri vlerësuan
se ka arsye të mjaftueshme për t`u zhvendosur, sa më shpejt të munden
drejt përgatitjes dhe prezantimit të raporteve të tilla. Arsyet që çuan në
zhvillimin e këtyre raporteve i referohen besimit se, financat publike janë
bërë më transparente dhe se pasqyrat financiare të sektorit publik në tërësi
sigurojnë një pamje më të qartë të pozicionit financiar dhe performancës.
Këto raporte të konsoliduara përmbushin kërkesat e llogaridhënies së
jashtme dhe asaj të brendshme, por ato gjithashtu përfaqësojnë një feed-
back në procesin e vendim-marrjes. Gjithashtu konsolidimi i pasqyrave
financiare siguron një pamje më komplekse të pozicionit dhe performancës
të sektorit publik në tërësi, e cila nuk mund të sigurohet në rastin e
pasqyrave financiare të konsoliduara por edhe individuale të secilës njësi që
është pjese e grupit si dhe aftësia e këtyre raporteve për të na siguruar më
shumë transparencë dhe llogaridhënie.
Aulona JONUZI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 157
Kështu në kuadër të një raportimi efektiv, bordi i pavarur i standardeve
ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik (IPSASB), rishikon në mënyrë
të vazhdueshme rregulloren e njësive të sektorit publik. Objektiva e IPSASB
është të zhvillojë standarde të larta kontabiliteti për sektorin, me qëllim
përdorimin e tyre nga të gjitha njësitë e sektorit publik, në të gjithë botën, të
cilat do të shërbejnë për përgatitjen e pasqyrave financiare. Veç kësaj,
IPSASB mbështet faktin se adaptimi i IPSAS nga qeveritë do të përmirësojë
transparencën, cilësinë dhe krahasueshmërinë e informacionit financiar të
raportuar në njësitë e sektorit publik në të gjithë botën, përfshirë këtu edhe
krahasueshmërinë mes shtetesh, në terma të performancës financiare. Në
kushtet kur Shqipëria aderon për t’u bërë pjesë e familjes së madhe
europiane, konsolidimi i pasqyrave financiare shndërrohet në një kërkesë
jetike më tepër se sa opsionale. E kjo logjikë gjithashtu shkon në të njëjtën
linjë me kërkesat e BE-së, FMN-së, Bankës Botërore, Bankës Europiane dhe
OECD-së. Gjatë procesit të auditimit të pasqyrave financiare të BE-së, nga
grupi i audituesve të Gjykatës Europiane të Audituesve (ECA), pjesë e të cilit
jam aktualisht, si përfaqësuese e SAI-t Shqiptar (Kontrolli i Lartë i Shtetit),
konsolidimi i të cilave kryhet nga Komisioni Europian, një nga çështjet e
trajtuara me rëndësi të veçantë ishte pikërisht konsolidimi i këtyre
pasqyrave në terma të respektimit të standardeve IPSAS si dhe të
Rregullores Financiare të BE-së.
Ajo që organizata të rëndësishme ndërkombëtare inkurajojnë sot, është
pikërisht adaptimi i standardeve IPSAS nga njëra anë dhe harmonizimi i
kërkesave kombëtare me këto referenca ndërkombëtare. Edhe pse IPSAS
bazohen në IAS (shqip: SNK - standardet ndërkombëtare të kontabilitetit),
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
158 Botime KLSH 2015
ato i janë përshtatur nevojave të sektorit publik. IPSAS, ndryshe nga IFRS-të,
nuk janë mandatore për njësitë e sektorit publik, por panvarësisht kësaj ato
aplikohen gjerësisht nga shumë shtete. Pra, një gjë është e sigurtë: që
standardet ndërkombëtare të kontabilitetit janë shndërruar në një kulturë
ndërkombëtare të kontabilitetit. Sa i takon standardeve për konsolidimin e
pasqyrave financiare, IPSASB ka aprovuar tre të tilla që janë:
1. IPSAS 6 – Pasqyrat financiare të konsoliduara dhe Kontabiliteti për
Njësitë e varësisë, kërkon që gjithë njësitë kontrolluese të përgatisin
pasqyra financiare të konsoliduara të cilat konsolidojnë gjithë njësitë
e varësisë një nga një. Gjithashtu në këtë standard janë përfshirë: një
shpjegim i detajuar i konceptit të kontrollit dhe mënyrës se si ai
aplikohet në sektorin publik si edhe një udhëzues i shkurtër ku
përcaktohet nëse kontrolli ekziston për qëllime të raportimit
financiar (prej vitit 2015 i zëvendësuar me IPSAS 35, i cili hyn në fuqi
në Janar 2017).
2. IPSAS 7 – Kontabiliteti për Investimet në shoqëri, kërkon që gjithë
investimet në shoqëri të merren parasysh në pasqyrat financiare të
konsoliduara duke përdorur metodën e kapitalit në kontabilitet, me
përjashtim të rasteve kur investimi është realizuar dhe mbahet
ekskluzivisht me qëllim vënien në dispozicion në një të ardhme të
afërt, raste këto kur kërkohet të përdoret metoda e kostos.
3. IPSAS 8 – Raportimi Financiar i Interesave në Joint-Ventures, kërkon
kryerjen e një konsolidimi proporcional.
Aulona JONUZI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 159
Standardet e mësipërme, në Janar 2015, janë zëvendësuar nga IPSAS 34, 35,
36, 37 dhe 38, të cilat mbështeten respektivisht në IFRS (shqip: SNRF) 10, 11,
12 si edhe IAS (shqip: SNK) 27 dhe IAS 28.
Por, konsolidimi vetëm, nuk është i mjaftueshëm. Ajo që nevojitet sot është
“konsolidimi i zgjuar” e ky i fundit varet nga “zgjuarsia” me të cilën po
menaxhohet performanca e sektorit publik. Nevojitet një strategji që të
synojë qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e financave publike (pra një raport
borxh/GDP me normal si dhe një buxhet i balancuar); barazi mes brazash
(dmth të mos trajtohet në mënyrë preferenciale brezi i sotëm, me kosto për
brezat e ardhshëm); dhe një menaxhim i mirë i shërbimeve në sektorin
publik. Përgjithësisht suksesi në sektorin publik matet nëpërmjet
marrëdhënies së inputeve, outputit dhe rezultatit final. E kjo është sfidë më
vete për sektorin publik, ku ende ka shtete (përfshirë edhe vendin tonë) ku
inputet, të cilat janë relativisht të lehta për t’u matur, shpesh përdoren si
matës performance si për shembull deklarata të tilla si: “kemi investuar xxx
Euro në arsim”. Akoma më keq kur rritja e këtyre inputeve presupozon
rritjen e rezultatit final për shembull në rastet kur rritja e shpenzimeve për
policinë prodhon një rritje të krahasueshme në rezultatin final (që është
mbrojtja e publikut dhe reduktimi i rasteve të shkeljes së ligjit). Sot duhet
menduar në mënyrë strategjike dhe ky proces të menduari nuk mund të
fillojë kurrsesi pa “pikën 0”, që është konsolidimi i pasqyrave financiare në
nivel kombëtar, të mbështetura mbi standardet ndërkombëtare, të cilat
vetëm kështu sigurojnë transparencë dhe kontroll të llogarive të sektorit
publik, si edhe një burim të saktë dhe të besueshëm informacioni për
vendim-marrje efektive, në terma afat-gjatë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
160 Botime KLSH 2015
VLERAT E AUDITUESIT TË KLSH
nga Luljeta SHTYLLA1 – Audituese e Parë,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 09 maj 2015.
Trupa audituese e institucionit të Kontrollit të
Lartë të Shtetit, këto vitet e fundit, paraqitet në
zhvillim e reformim e plotë, për sa i përket
profesionalizmit të saj, standardeve që përdor
dhe qasjes me entet shtetërore që auditon.
Ndër vlerat kryesore që e karakterizojnë
audituesin e sotëm të KLSH, ajo parësore është
pa dyshim integriteti. Që do të thotë
ndershmëri, objektivitet, aftësi dhe shmangie e konfliktit të interesave në
ushtrimin e veprimtarisë audituese. KLSH luan një rol aktiv në Grupin e
Punës së komunitetit të institucioneve supreme të auditimit, organizatës
mbarë botërore INTOSAI (më saktë organizata rajonale evropiane me emrin
EUROSAI), për etiken dhe integritetin. Kryetari i KLSH, z.Bujar Leskaj i ka
orientuar audituesit, që në fillim të mandatit të tij, drejt rritjes së
profesionalizmit dhe integritetit, drejt zbatimit të standardit ISSAI 30, Kodit
Etik të profesionit të audituesit suprem. Profesionalizmi është zbatimi i
standardeve me kujdesin e duhur profesional dhe me korrektësi, mbështetur
në metodologjitë dhe praktikat më të mira. Integriteti i audituesit krijon
Luljeta SHTYLLA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 161
besimin dhe për rrjedhojë siguron bazat e gjykimit të tij. Standardet e
INTOSAI-t e bëjnë të qartë se menaxhimi duhet të marrë rolin udhëheqës në
vendosjen dhe ruajtjen e theksit etik të institucionit suprem të auditimit
(SAI-t), duke siguruar udhëzime për sjelljen e duhur, duke shmangur prirjet
për sjellje jo etike dhe konflikt interesash. Këto standarde kanë aplikim të
gjerë në auditimet e KLSH. Krahas këqyrjes së dokumentuar dhe të imtë
standardeve dhe integritetit të njësisë që auditohet, rëndësi për Institucionin
ka etika dhe integriteti në punën e secilit auditues. E thënë thjesht, KLSH i
kushton vëmendje maksimale etikës dhe integritetit. Ai nuk ka munguar të
bëjë kallëzim penal për ish-punonjësit e tij, kur Kryetarit të KLSH-së i kanë
ardhur ankesa nga qytetaret për auditime të kryera dhe këto ankesa janë
verifikuar. Profesionalizmi dhe integriteti i audituesve është një nga vlerat
thelbësore të KLSH-së. Si një institucion auditimi përgjegjës për mandatin
dhe misionin e tij, është thelbësore që audituesit e KLSH të ruajnë
standardet më të larta profesionale në punën dhe sjelljen e tyre. Reputacioni
i KLSH-së për pavarësi, i fituar me vështirësi dhe i sanksionuar edhe njëherë
me Ligjin e ri integral të Institucionit, miratuar nga Kuvendi në nëntor 2014,
është kritik për besueshmërinë dhe ndikimin e tij si SAI. Kjo është arsyeja pse
KLSH është kaq vigjilent si institucion, në sigurimin që puna e audituesve të
tij të shmange konfliktin e interesave. Të gjithë audituesit paraqesin raporte
financiare për dhënie informacionesh shpjeguese, të cilat shqyrtohen
tërësisht, jo vetëm për konfliktin e interesave, por për çdo çështje që mund
të çojë një palë të tretë të verë në pikëpyetje profesionalizmin, integritetin
dhe objektivitetin e audituesve të KLSH, apo edhe skepticizmin profesional të
tyre.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
162 Botime KLSH 2015
Ndër vlerat themelore të audituesit suprem janë pavarësia dhe objektiviteti.
Ato nënkuptojnë pavarësi në ushtrimin e veprimtarisë audituese dhe
dhënien e opinioneve e gjykimeve objektive gjatë kryerjes së auditimeve.
Auditimi profesional, sipas standardeve ISSAI të organizatës INTOSAI-t (janë
standarde në katër nivele dhe janë pranuar botërisht si udhërrëfyese të
institucioneve të auditimit publik suprem kudo në botë), duhet të plotësojë
një sërë kushtesh. Kur ai paraqitet tërësisht i pavarur nga influencat dhe
ndërhyrjet e entit që auditohet, rezultatet e këtij auditimi marrin vlerë
thelbësore për rritjen e mirëqeverisjes publike dhe për mirëqenien e
shoqërisë. Audituesit kryejnë auditime të tilla, si ato financiare apo të
performancës dhe duhet t’i shmangen opinioneve stereotipe, para-
opinioneve, përfundimeve të parashikuara apo të perceptuara të rezultatit.
Kur konkluzionet janë të fiksuara apo të perceptuara pa verifikim, procesi i
auditimit dhe të dhënat e mbledhura si prova, rrezikojnë të cënohen.
Vetëm auditimet profesionale të KLSH-së ndihmojnë për të luftuar me
efektivitet korrupsionin, duke vepruar si një frenues i fuqishëm, për të
pakësuar abuzimin me paranë dhe interesat publike. Auditime të tilla gjatë
katër viteve të fundit(2012-2015) janë të shumta dhe i kanë shërbyer si
Kuvendit, ashtu dhe qeverise për të ndërmarre hapat e duhur në zbatim të
rekomandimeve të dhëna nga KLSH. Kur auditimet janë kryer në mënyre
profesionale dhe me kurajon e duhur, ato frenojnë tendencat për të devijuar
burimet publike për përfitime abuzive. Audituesit e KLSH kanë ndihmuar
vitet e fundit dhe po vazhdojnë të ndihmojnë institucionet qeveritare të
përforcojnë kornizat ligjore, financiare dhe institucionale, të cilat, kur janë të
dobëta, e lejojnë korrupsionin të lulëzojë. Gjatë viteve 2012-2015, KLSH me
Luljeta SHTYLLA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 163
auditimet dhe raportet e auditimeve, me gjetjet dhe rekomandimet që ka
dhënë, ka zvogëluar arbitraritetin në aplikimet e rregullave dhe ligjeve
financiare e administrative, duke ndihmuar në thjeshtimin e procedurave
administrative, veçanërisht kur ato pengojnë funksionimin normal të
tregjeve dhe shërbimeve publike. Institucioni është tashme i bindur dhe
konsekuent në rrugën e tij, që funksioni dhe misioni i auditimit suprem,
jetësor për qytetarin dhe shoqërinë, të kryhet vetëm duke ofruar nivelin më
të lartë të profesionalizmit dhe integritetit të audituesve. Si në subjektet që
auditon, ashtu dhe ndër punonjësit e vet, KLSH, në personalitetin e
drejtuesit të tij aktual dhe angazhimit të audituesve më të ndershëm dhe të
zotë, e ka treguar qartë në këtë kohë se ka tolerancë zero ndaj akteve
abuzive apo rasteve me konflikt interesi, duke dhënë mesazhet e duhura për
qeverisjen publike nëpërmjet shembullit të vet dhe duke shpalosur vlerat me
domethënëse të auditimit suprem.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Luljeta SHTYLLA e Valentina GOLEMI për periudhën janar–
qershor 2015:
BE dhe sfidat e prokurimit publik.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 25 qershor 2015.)
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
164 Botime KLSH 2015
BUXHETIT SHTETËROR PUBLIK DHE AUDITIMI I SHPENZIMEVE NGA
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
nga Alush ZAÇE1 – Kryeauditues,
botuar në gazetën “Shqip”, më 05 maj 2015.
Ndryshimet në nenin 36 të Ligjit nr. 9643,
datë 20/11/2006 “Për prokurimin publik”,
për sa i përket zhvillimit të procedurave të
prokurimit nëpërmjet sistemit elektronik, ka
qenë një hap shumë i rëndësishëm në luftën
kundër korrupsionit në fushën e prokurimeve
publike, si një nga fushat më të ndjeshme
ndaj korrupsionit.
KLSH, si institucioni i pavarur më i lartë shtetëror i auditimit të jashtëm, me
detyrimin që i ngarkon ligji 514/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e
Kontrollit të Lartë të Shtetit”, kryen auditimin e përdorimit, administrimit
dhe mbrojtjes së fondeve publike në përputhje me Kushtetutën, ligjet, aktet
nënligjore, manualet në fuqi, si dhe standardet ndërkombëtare të auditimit
të INTOSAI-t. Këto auditime kryen në mënyrë të vazhdueshme në njësitë e
qeverisjes qendrore dhe asaj vendore edhe në fushën e rëndësishme të
prokurimeve. Auditimet në fushën e prokurimeve ndikojnë pozitivisht në
Alush ZAÇEn
Kontrolli i Lartë i Shtetit 165
luftën kundër korrupsionit, si premtim i politikës ndaj taksapaguesve
shqiptarë, por edhe si plotësim i detyrimeve për integrimin evropian.
Rëndësia e auditimit të prokurimeve publike vjen edhe si rezultat i kërkesave
të organizatave ndërkombëtare, të cilat detyrojnë që të merren masat e
nevojshme për të përmirësuar sistemet e prokurimeve, bazuar në kriteret e
transparencës dhe konkurrencës së ndershme si dhe vlerësimin e pavarur të
sistemeve kombëtare të prokurimeve publike.
Gjatë auditimeve në fushën e prokurimeve të punëve, mallrave dhe
shërbimeve, nga ana e KLSH-së janë hasur shkelje dhe mangësi që kanë
shmangur konkurrimin e ndershëm duke devijuar nga Ligji “Për prokurimin
publik”, qëllimi i të cilit është të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jo
diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurat
e prokurimit dhe të sigurojë integritet, besim publik dhe transparencë në
procedurat e prokurimit publik.
Kryerja e procedurave të
prokurimit publik nëpërmjet
sistemit elektronik, i kufizon
strukturat prokuruese për
shkeljen e ligjit. Këto struktura
“stërmundohen” për të gjetur
mënyrën “ligjore” për të favorizuar klientët e vet, apo për të përfituar edhe
financiarisht për shkak të detyrës. Metodat e sofistikuara tani nuk janë më
vetëm në skualifikimin e padrejtë të operatorëve ekonomikë, por kanë të
bëjnë me hartimin e dokumenteve të tenderit, kërkesave të veçanta për
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
166 Botime KLSH 2015
kualifikim dhe specifikimeve teknike, që në shumë raste janë hartuar
qëllimshëm për të mos mundësuar trajtim të njëjtë për të gjithë ofertuesit,
duke u bërë pengesë për një konkurrim të drejtë. Gjatë auditimeve të kryera
nga KLSH, janë zbuluar raste kur kërkesat e veçanta për kualifikim janë
hartuar jo të lidhura ngushtë me natyrën dhe përbërësit e projektit të punës.
Këto kërkesa duket sikur janë të hartuara në zyrat e operatorëve ekonomikë
të privilegjuar, kandidatë për fitimin e tenderit dhe jo në zyrat e shtetit. Kjo
ka bërë që nga ana e Autoriteteve Kontraktore të mos krijohen kushte të
përshtatshme për konkurrim të paanshëm ndërmjet kandidatëve ofertues,
duke përcaktuar paraprakisht fituesin e tenderit, në kundërshtim të plotë me
Ligjin, i cili kërkon nga autoritetet kontraktuese që të hartojnë kërkesa në
mënyrë që të sigurohet një qasje sa më e madhe e mundshme për të gjithë
operatorët dhe ofertuesit e interesuar ekonomikë dhe në të njëjtën kohë, të
mos përpilojnë kërkesa që favorizojnë një ose më shumë operatorë.
Veprime të tilla, përveç se kanë ulur besimin publik në strukturat shtetërore
në lidhje me paanshmërinë në prokurimin e fondeve publike, në shumicën e
rasteve shoqërohen me përdorimin e këtyre fondeve pa ekonomicitet, pasi
për të njëjtën punë të parashikuar për tu kryer, harxhohen më shume para
nga taksapaguesit.
Por, me gjithë punën e vazhdueshme të KLSH-së, strukturat e realizimit të
prokurimit publik, në shumë raste, nuk marrin masa për zbatimin e
rekomandimeve të dhëna nga KLSH, qoftë për përmirësimin e gjendjes
nëpërmjet masave organizative, qoftë për masat disiplinore. Gabimet e
përsëritura janë të pafalshme. Në shumë raste, (le ta themi hapur atë që
nëpunësit e thonë nën zë) strukturat e prokurimit publik urdhërohen nga
Alush ZAÇEn
Kontrolli i Lartë i Shtetit 167
eprorët duke i kërcënuar edhe me vendin e punës. Ka ardhur koha që t’i
thuhet “stop” kësaj mendësie. Metafora e lojës së shahut, ku “sakrifikohen
ushtarët për figurat”, duhet të marrë fund përgjithmonë.
Nga ana tjetër, Komisioni i Prokurimit Publik dhe Agjencia e Prokurimit
Publik duhet të bashkërendojnë punën dhe të mbështesin pa rezerva
përpjekjet e strukturave të KLSH-së për të luftuar korrupsionin në fushën e
prokurimeve publike. Vetëm nëpërmjet kësaj sinergjie, do të mundim të
shërojmë këtë gangrenë të shoqërisë shqiptare në periudhën e stërzgjatur të
tranzicionit, duke i detyruar institucionet që të sigurojnë një mjedis të
favorshëm ligjor për ekonominë e tregut dhe lirinë e aktivitetit ekonomik, si
dhe të drejta ligjore të barabarta për të gjithë operatorët ekonomikë, duke
minimizuar mundësinë e shpërdorimit të parasë së taksapaguesve.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, sot dhe në të ardhmen, është i vendosur për
tolerancë zero ndaj këtij fenomeni, duke bashkëpunuar me organin e akuzës,
për të frenuar abuzimin me paranë dhe interesat publike për përfitime
private si dhe për të ndikuar në rritjen e besimit publik ndaj qeverisjes.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Alush ZAÇE dhe Bexhet ZEQIRI për periudhën janar–
qershor 2015:
Buxheti Shtetror publik dhe auditimi i shpenzimeve nga KLSH.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 16 maj 2015.)
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
168 Botime KLSH 2015
PROJEKTE ME QËLLIME DHE OBJEKTIVA TË QARTA, GARANCI PËR
MBARËVAJTJEN E TYRE
nga Artan TOPJANA – Auditues i Lartë,
botuar në gazetën “Tirana Observer”, më 09 maj 2015.
Disa nga veprat më të mëdha publike në vendin tonë, financohen nëpërmjet
kredive, huave apo granteve. Menaxhimi i projekteve me financime të huaja
bëhet nëpërmjet krijimit të njësive të koordinimit, menaxhimit apo zbatimit të
projekteve. Në përgjithësi, disbursimi i fondeve, menaxhimi financiar,
metodat e prokurimit dhe kushtet e kontratave, bazohen në udhëzuesit e
institucioneve financiare kredidhënëse. KLSH, sipas përzgjedhjes auditon
aktivitetin e projekteve si në aspektin e zbatimit të ligjshmërisë dhe
rregullshmërisë, ashtu edhe në aspektin vlerësues apo të performancës, i cili
ka të bëjë me arritjen e qëllimeve dhe objektivave të përcaktuara.
Në të gjitha projektet, por kryesisht në ato me financime të huaja përcaktimi i
qëllimeve dhe objektivave është thelbësor. Ky hap përcakton rezultatin dhe
hapat e nevojshëm për arritjen e rezultateve. Konsulentët apo institucionet që
angazhohen për realizimin e projektideve apo përgatitjen e dokumentacionit
të projekteve, duhet t’a vlerësojnë siç duhet këtë hap shumë të rëndësishëm.
Projektet mund të kenë disa qëllime, por për çdo qëllim duhet të përcaktohen
objektiva të caktuara. Qëllime dhe objektiva të përcaktuara dobët, çojnë në
shtesë të kostos së projekteve.
Artan TOPJANA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 169
Objektiva të sakta janë ato që janë specifike, të matshme, të arritshme,
relevante dhe në kohën e duhur.
Sa më të sakta të jenë studimet paraprake, aq më i saktë do të jetë përcaktimi
i qëllimeve dhe objektivave. Përcaktimi i objektivave të projekteve është
treguesi kryesor sipas të cilit vërtetohet ajo çfarë do të arrihet dhe a është
arritur çfarë është parashikuar. Objektivi identifikohet si “çfarë”, ndërsa
qëllimi “si”.
A përcaktohen qartë qëllimet dhe objektivave në projektet me financime të
huaja në Shqipëri? Mund të theksohet se në shumicën e tyre ato përcaktohen
në mënyrë të përgjithshme dhe të pamatshme. Nëse marrim si shembull
projektin e ndërtimit të një segmenti rrugor, sipas të cilit janë vendosur
objektivat që pas përfundimit se do të ketë rritje të trafikut dhe zvogëlim të
kohës së udhëtimit, vetëm me këtë përcaktim nuk mund të arrijmë në
konkluzionin e plotë “çfarë”. Por nëse vendosen objektiva të qarta dhe të
detajuara si për shembull, pas ndërtimit të segmentit rrugor trafiku do të
rritet 30 %, si dhe koha e udhëtimit do të zvogëlohet me 40 %, atëherë nga
krahasimi i të dhënave statistikore për një periudhë të caktuar pas
përfundimit të veprës, do të përcaktohej saktë a janë arritur këto objektiva
apo jo. Shkalla e përfitimit apo siç theksohet kthimi i investimit në këtë rast do
të përcaktohej saktë.
Përcaktime jo të sakta të qëllimeve dhe objektivave kemi në rastin e realizimit
të projektit “Ndërtim By-Pass Durrës”. Segmenti rrugor i cili ishte parashikuar
të ndërtohej me 4 korsi dhe me dy rrugë shërbimi përgjatë tij. Gjatë ndërtimit
janë bërë ndryshime duke eliminuar rrugët e shërbimit për shkak të kostos së
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
170 Botime KLSH 2015
lartë nga shpronësimet, si edhe faktin se ndërtimi i një rruge tjetër në proces
fizibiliteti, merr një pjesë të trafikut të parashikuar në këtë rrugë.
Përcaktimi i përgjithshëm dhe i pa matshëm i objektivave bëhet shkak për
mos vlerësimin e tyre siç duhet. Në këndvështrimin e auditimit, vlerësimi i
realizimit të objektivave apo performanca e projektit, do të kishin rezultat më
të madh në rastin kur ato janë përcaktuar saktë.
Nëse flasim për realizim objektivash në projektet e furnizimit me ujë, një
shembull konkret i realizimit të mangët të objektivave është në rastin e
projektit të furnizimit me ujë të qytetit Shkodër. Një ndër qëllimet e këtij
projekti ishte instalimi i matësve të ujit, vendosja e të cilëve do të ulte sasinë e
ujit të shpenzuar si dhe do të rriste sasinë e ujit të faturuar. Objektivi i
mësipërm nuk është realizuar konkretisht si pasojë e mos vendosjes së numrit
të parashikuar të sahateve matës.
Objektivi kryesor në kuadër të realizimit të projektit të furnizimit me ujë në
Qytetin e Orikumit është përmirësimin i furnizimit me ujë për banorët e
qytetit Orikum si dhe i fshatrave përreth. Objektiv tjetër i këtij projekti është
synimi i sigurimit të ujit të pijshëm pa ndërprerje për banorët. Nëse objektivi
kryesor është i përgjithshëm dhe i pamatshëm, objektivi tjetër nuk është
përcaktuar qartë, sepse sipas projektit duhet të përcaktohej objektivi
“furnizim me ujë pa ndërprerje” dhe jo “synimi për furnizim me ujë pa
ndërprerje”. Rezultati në fund të këtij projekti, furnizimi me ujë pa ndërprerje
ose jo, nuk do të përbënte mos realizim objektivash.
Karakter tjetër i objektivave është koha. Pothuajse asnjë projekt i cili
realizohet në vendin tonë nuk përfundon në kohën e caktuar. Si rezultat kemi
Artan TOPJANA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 171
mungesë të përfitimeve në kohën e duhur, pagesa shtesë për shërbimet
konsulente, ndikimet e çmimeve etj. Ndonëse objektivat që kanë të bëjnë me
kohën në përgjithësi përcaktohen qartë, kjo vjen për shkak të lidhjes që ka
faktori kohë më afatet e disbursimit të kredive.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, referuar auditimeve të realizuara kryesisht 3 vitet e
fundit, ka rekomanduar duke vënë theksin në përmirësimin e procesit të
hartimit të projekteve dhe përcaktimin e qëllimeve dhe objektivave të qarta.
Gjithashtu, është kërkuar nga institucionet përkatëse të rrisin monitorimin
gjatë procesit të hartimit të projekteve duke harmonizuar aktivitetet mes tyre,
me synim hartimin dhe realizimin e projekteve në cilësinë e duhur, uljen e
kostove dhe rritjen e përfitimeve.
KLSH ka rekomanduar që institucionet të rrisin përpjekjet për realizimin e
detyrimeve të përcaktuara në marrëveshjet financiare, sidomos sa i takon
realizimit të procesit të shpronësimeve për interes publik. Mangësitë në
realizimin e këtij procesi kanë shkaktuar vonesa të shumta në implementimin
e projekteve, rrjedhimisht edhe rritje të kostos së tyre.
Rëndësia e auditimit në këtë fushë rritet edhe më tepër, sidomos pas
miratimit të ligjit të ri të KLSH, i cili e zgjeron fushën, duke përfshirë edhe
auditimin e fondeve të BE.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
172 Botime KLSH 2015
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KONTRIBUTOR AKTIV NË HARTIMIN E
STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT
nga Luljeta NANO1 - Sekretare e Përgjithshme,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 11 maj 2015.
KLSH krahas implementimit të reformave
institucionale, të cilat synojnë në shndërrimin e
këtij institucioni në një institucion modern të
Auditimit të Jashtëm të Sektorit Publik, aktualisht
po luan një rol pro aktiv edhe me pjesëmarrjen dhe
asistimin në aktivitetet e komunitetit të INTOSAI-t
(Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve
Supreme të Auditimit).
Institucionet Supreme te Auditimit kudo në botë përfaqësojnë një
komponent mjaft të rëndësishëm të shteteve demokratike dhe luajnë një rol
vital në përmirësimin e efektivitetit dhe eficiencës së sektorit publik.
E parë në këtë këndvështrim, paraqitet si një nevojë imediate tranzitimi i
Institucionit të Kontrollit të Lartë drejt konsolidimit të tij si një institucion
model, i cili udhëhiqet nga parimet dhe vlerat etike të integritetit,
objektivitetit, pavarësisë e kompetencës profesionale në funksion të
promovimit të transparencës, eficiencës, efektivitetit dhe llogaridhënies
publike.
Luljeta NANO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 173
Mund të konfirmohet që KLSH pas një periudhe më shumë se tre vjeçare të
një menaxhimi institucional i fokusuar kryesisht në ngritjen e kapaciteteve
audituese tashmë ky institucion po shkon drejt tranzitimit duke synuar
forcimin e kapaciteteve audituese.
Objektivat strategjike të KLSH-së, konsistojnë në ndërmarrjen e masave të
nevojshme drejt progresit me qëllim që veprimtaria institucionale audituese
të reflektojë kërkesat e BE-Acquis Communitaire drejt qasjes së shndërrimit
në një institucion auditimi, i cili të jetë një nga aktorët kyç në arkitekturën e
mbikëqyrjes së menaxhimit të financave publike.
Synimet progresiste të Kryetarit të KLSH-së nuk kufizohen vetëm në rrafshin
kombëtar për modernizimin e institucionit në një linjë me standardet
ndërkombëtare të auditimit por shkojnë dhe më tej duke synuar një rol
proaktiv të institucionit edhe ne nivel ndërkombëtar në komunitetin e
INTOSAI-t.
Në përmbushje të këtij vizioni, KLSH shprehu vullnetin pozitiv për të qenë
kontributore dhe pjesë aktive e projektit të rishikimit të Standardit
Ndërkombëtar ISSAI 30 Kodi Etik i Institucioneve Supreme të Auditimit
iniciativë e ndërmarrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Komitetit të Standardeve
Profesionale (PCS).
Kodi Etik i INTOSAI-t i cili daton që nga viti 1998 dhe ndryshimet globale në
fushën e auditimit apo edhe të vlerave dhe parimeve etike të trupave
audituese diktuan nevojën që Këshilli Mbikëqyrës i Komitetit të Standardeve
Profesionale (PCS) në Qershor të vitit 2013 të vendoste rishikimin e ISSAI 30.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
174 Botime KLSH 2015
Faza e parë e projektit për rishikimin e këtij standardi ishte nisja e një
vlerësimi nëse ISSAI 30 është i përshtatshëm referuar statusit të auditimit të
sektorin publik në nivel global.
Projekti i rishikimit të ISSAI 30, filloi me një ekip përfaqësuesish të
Institucioneve Supreme të Auditimit (mbi baza vullnetare) të Polonisë,
Indonezisë, Portugalisë, të Anglisë dhe Amerikës, Kili, Shqipërisë Hungarisë,
Zelandës së Re, Holandës si dhe përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të
Llogarive.
Nga pikëpamja kontributive referuar dhe planit të veprimit për përmbushjen
e objektivit për hartimin e Standardit të Kodit Etik të Institucioneve Supreme
të Auditimit, përfaqësuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe SAI-t të Kilit u
ngarkuan me detyrën për hartimin e një prej vlerave të rëndësishme të
etikës, të “Kompetencës profesionale”.
Në bashkëpunim me përfaqësuesit e Institucionit Suprem të Auditimit të Kilit
profili i trajtimit të këtij parimi përbënte një risi pasi përfshinte për herë të
parë një sërë elementesh të rinj të kërkesave të kompetencës profesionale si
në nivel individual (stafi i SAI-t, auditues, ekspertë të angazhuar dhe
struktura mbështetëse) dhe atë institucional (SAI).
Në dokumentin e hartuar nga përfaqësuesit e KLSH-së dhe të SAI-t të Kilit
definicioni i parimit të qenurit “Kompetent” u prezantua ne këndvështrimin
e etikës kjo në reflektim edhe të zhvillimeve dhe sfidave të reja të
Institucioneve Supreme të Auditimit në nivel global.
Një dimension i ri i trajtimit të vlerave etike në Standardin e ri që po
hartohet është dhe përfshirja në kod edhe e rolit të lidershipit dhe
Luljeta NANO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 175
menaxhimit të lartë të Institucioneve Supreme të Auditimit konsideruar në
optikën e rolit kyç që ka menaxhimi i SAI-t për miratimin dhe adaptimin e
strategjive specifike dhe politikave për menaxhimin e etikës.
Menaxhimi i lartë në institucionet Supreme të Auditimit duhet të
demonstrojë dhe veprojë në përputhje me parimet dhe vlerat etike si dhe të
promovojë një kulturë etike në organizatë.
Në kërkesat në nivel institucional (SAI) janë konsideruar elementë të tillë si:
Zhvillimi i mekanizmave të brendshme e të jashtme të komunikimit, si dhe të
fleksibilitetit me synim efektivitetin e performancës institucionale, si dhe
përmbushjen me sukses të pritshmërive të komunitetit të cilit SAI i shërben,
taksapaguesve, publikut, Parlamentit dhe organeve ekzekutive.
Përveç sa më sipër ndër kërkesat parësore në nivel institucional është
ekselenca, çka do të thotë që Institucionet Supreme të Auditimit duhet të
fokusohen në marrjen e masave, të cilat synojnë në instalimin e politikave të
menaxhimit të burimeve njerëzore për sigurimin e një stafi ekselent, si në
termat e aftësive teknike profesionale, ashtu edhe në terma të vlerave etike
dhe të integritetit.
Ndër kërkesat në nivel individual përmendim: të qenurit konkurrues,
vetëmotivues, fleksibël, ruajtjen dhe zhvillimin e njohurive profesionale, etj.
Përcaktimi i Vlerës etike të “Kompetencës” me elementët e mësipërm dhe
përfshirja e tyre në Standardin e ri ishte rrjedhoje dhe përçim i praktikave
dhe eksperiencës së Kontrollit të Lartë të Shtetit në aspektin e menaxhimit
institucional në këtë aspekt.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
176 Botime KLSH 2015
Boshti i filozofisë së menaxhimit të burimeve njerëzore në institucionin e
KLSH-së është konsiderimi i tyre më shumë si një aset sesa një kosto
institucionale.
Objektivi i KLSH-së është që të përmirësojë vazhdimisht performancën e tij, kjo
mund të arrihet vetëm nëpërmjet një stafi i cili është kompetent, profesional i
motivuar, i mirë menaxhuar si dhe që shpërblehet në mënyrë të drejtë.
Duke u mbështetur në udhëzimet dhe praktikat më të mira për ndërtimin dhe
zhvillimin e kapaciteteve të Institucioneve Supreme të Auditimit, Kontrolli i Lartë
i Shtetit ka vijuar të investojë në zhvillimin e burimeve njerëzore.
Parimet dhe vlerat e SAI-t modern janë adoptuar dhe në vijimësi po
aplikohen në çdo hap të veprimtarisë së KLSH-së. Për këtë KLSH do të
vazhdojë të përsosë dhe më tej qasjen audituese, metodologjitë e punës dhe
aftësojë kapacitetet audituese.
Tashmë KLSH po kalon në një fazë të re nga ndërtimi, në zhvillim të
kapaciteteve dhe kjo kërkon ecje përpara, nën shembullin e më të
përparuarit.
Mund të konfirmohet se eksperienca e marrë dhe e përftuar në tre vitet e
fundit në të gjitha aspektet e veprimtarisë audituese dhe menaxheriale
institucionale ka bërë të mundur që KLSH të prezantohet me statusin e
kontributorit aktiv dhe produktiv në pjesëmarrjet e aktiviteteve të
organizuara në rrafshin internacional të komunitetit të INTOSAI-t.
1Shkrime të tjera të botuara nga Luljeta NANO për periudhën janar-qershor 2015:
KLSH partner i fuqishëm i financave publike.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 02 qershor 2015.)
Artan MIRASHI, Brunilda ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 177
SA MINERALE TREGTON SHQIPËRIA?
Një vështrim për pagesën e Taksës Kombëtare të Rentës për mineralet e Hekur Nikelit të
nxjerra, si tregues për vlerën e vlerësimin e mineraleve Shqiptare që eksportohen jashtë
vendit.
nga Artan MIRASHI – Auditues i Lartë, Brunilda ZENELI – Audituese e Lartë,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 13 maj 2015.
Pak histori. Rezervat totale te Hekur Nikelit në Shqipëri janë rreth 215
milionë ton. Në vitin 2012, çmimi i tij i shitjes si mineral është në nivelet e
30-35 USD/ton, në një kohë që çmimi i nikelit si metal është në nivelet e
18.000 USD/ton (në metalurgji duhen rreth 125 ton mineral Hekur Nikeli me
1 % Nikel në përmbajte për 1 ton metal Nikeli). Kuptohet çfarë përfitimi do
të ishte sikur të shitej si produkt metal, nëse do të kishim industri përpunimi.
Investime të tilla, për nxjerrjen e metalit nga minerali shkojnë në vlera që i
kalojnë 100 milionë USD (sipas botimeve shkencore), nikeli që ka Shqipëria,
deri më sot, vetëm është “gërvishtur”.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
178 Botime KLSH 2015
Shfrytëzimi i mineralit të hekur-nikelit shqiptar ka filluar në vitin 1957 në
minierën e Pishkashit, me vonë ka vazhduar në minierat Përrenjas - Guri Kuq
– Bitinckë, etj.
Mineralet e hekurit të Shqipërisë gati janë me cilësi të veçantë, të ngjashëm
me disa vendburime të Rusisë, Australisë, Kaledonisë së Re dhe Kubës dhe
quhen minerale lateritikë të hekur-nikelit. Veçantia qëndron në përmbajtjen
e nikelit, kobaltit dhe kromit - elementë që në funksion të llojit të produktit
që kërkohet të përftohet - janë të dobishëm ose të dëmshëm, por që kanë
influencë të madhe në kostot e prodhimit, pra në normën e fitimit.
Deri në vitin 1992, minerali i Hekur Nikelit eksportohej kryesisht në
Çekosllovaki në një sasi prej 500.000 ton/vit dhe përpunohej nga Kombinati
Metalurgjik në një sasi prej rreth 700.000 ton në vit. Për periudhën mbas
1992 nuk ka statistika të rregullta për nxjerrjen e përpunimin e këtij minerali.
(referuar botimeve për mineralin e hekur-nikelit nxjerrjen e përpunimin e tij
në vend)
Aktualitet ligjor: Koncepti i Rentës Minerare në ligjin nr. 7796, datë
17.2.1994 "Ligji minerar i Shqipërisë" në nenin 51 të tij përcaktohet një rente
pasurie minerare (royalty) prej 2% të vlerës së tregut për sasinë e
përgjithshme të mineralit të shitur tek konsumatorët gjatë muajit kalendarik
dhe të prodhuar nga zona e përcaktuar në lejen minerare pagesa e cilës
përcaktohej me Rregullore.
Në aspektin ligjor ky koncept në Ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010 “Për
Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 40 të tij për Rentën
përcaktohet se: Renta minerare është detyrim i zotëruesve të lejeve
Artan MIRASHI, Brunilda ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 179
minerare. Trajtohet si taksë kombëtare dhe derdhet në Buxhetin e Shtetit e
Njësive Vendore përkatëse. Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 7, datë
4.1.2012 janë përcaktuar rregullat e dokumentacioni i nevojshëm për
llogaritjen e arkëtimin e Taksës Kombëtare të Rentës Minerare.
Deklarimet në eksport. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar pagesën e
detyrimeve fiskale Rentën Minerare, për mineralet e nënprodukte të tyre të
nxjerra dhe të eksportuara. Në eksportin e mineralit të Hekur Nikelit, në
degët doganore e kryesisht në Degën e Doganës Qafë Thanë çmimet e
shitjes së mineralit për eksport janë deklaruar dukshëm të ulta, krahasuar
me çmimet e tregjeve ndërkombëtare. Kjo ndikon direkt jo vetëm në
llogaritjen e vlerës së rentës minerare por edhe në deklarimin e të ardhurave
në eksport e për pasojë edhe në deklarimin e të ardhurave e të treguesve të
tjerë financiarë e tatimorë.
Në vitin 2013 totali i eksportit të Mineralit të Hekur Nikelit arrin në rreth
192 mijë ton, nga te cilat më kryesoret nga Dega e Doganës Qafë Thanë janë
eksportuar rreth 134 mije ton dhe nga Dega e Doganës Morinë Kukës janë
eksportuar rreth 52 mije ton.
Në vitin 2014 totali i eksportit të Mineralit të Hekur Nikelit arrin në rreth
390 mijë ton, nga te cilat më kryesoret nga Dega e Doganës Qafë Thanë janë
eksportuar rreth 327 mije ton dhe nga Dega e Doganës Durrës janë
eksportuar rreth 56 mije ton.
-Për artikullin Mineral Hekur Nikeli të eksportuar, renta minerare është
llogaritur sipas deklarimit të subjekteve në nivelet rreth 8- 9 $/toni pa
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
180 Botime KLSH 2015
përfshirë transportin në destinacion (FOB sipas inkotermave të
transaksionit).
Vlera e tregjeve ndërkombëtare sipas burime të publikuara (çmime e tregje)
për periudhën 2013-2014 për Mineralin e Hekur Nikelit me përmbajte nikeli
të afërt me Mineralin e Hekur-Nikelit që nxirret në vendin tonë, variojnë nga
34$/ton deri 43 $/ton FOB.
Konstatime: Vlerësimi dhe pranimi i çmimit të shitjes së deklaruar nga
subjektet të Mineralit Hekur Nikelit në momentin e shitjes për eksport është
dukshëm në nivelet rreth 4 herë më poshtë se tregjet ndërkombëtare. Niveli
i ulët i deklarimit të çmimit të shitjes në eksport ndikon në uljen e nivelin e
arkëtimit të Taksës Kombëtare të Rentës Minerare dhe në treguesit e tjerë
financiar e fiskal. Për këtë llogaritur në bazë të eksportit të këtij minerali
vetëm për Doganën e Qafë Thanës që në këtë rast është në rolin e agjentit
tatimor për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, të ardhurat e arkëtuara
nga Taksa Kombëtare e Rentës Minerare për mineralin e eksportuar nga kjo
degë doganore në vitet 2013 e 2014 janë më të ulta, për rreth 57,835 mijë
lekë. Në legjislacionin në fuqi përcaktohet se Administrata tatimore dhe ajo
doganore kanë detyrë të kontrollojnë saktësinë e deklarimeve të bëra nga
subjektet bazuar në çmimet e tregut për nënproduktet që shiten apo
eksportohen (në bazë të të dhënave nga bursa, ose informacione të tjera),
gjë e cila nuk ka ndodhur.
Për diferencën në arkëtimin e të ardhurave prej 57,835 mijë lekë (të ardhura
të munguara në Buxhetin e Shtetit) nga mos deklarimi i çmimit real të shitjes
për arkëtimin e detyrimeve nga Renta Minerare. Kontrolli i Lartë i Shtetit,
Artan MIRASHI, Brunilda ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 181
nisur nga konstatimet dhe nga e drejta ligjore ka dalë me Vendimin e
Kryetarit nr. 53, datë 30.04.2015. Në Vendim i rekomandohet Drejtorisë së
Përgjithshme të Doganave, që në zbatim të ligjit, duhet të paraqesë e
publikojë zyrtarisht vlerën e tregjeve të mineraleve për mineralet e Hekur
Nikelit të eksportuar. Në përputhje e në zbatim të tyre degët doganore të
bëjë llogaritjen e Borxhit Doganor për Taksës së Rentës Minerare dhe të
rillogariten e arkëtohen detyrimet për rentën minerare bazuar në ligj e në
çmimet e publikuar sipas tregjeve.
Duhet një ndërgjegjësim në radhë të parë nga institucionet shtetërore
përgjegjëse si Ministria e linjës, AKBN, DP Doganave e DP Tatimeve për
azhurnimin e publikimin e çmimeve të shitjes së mineralit në tregje
ndërkombëtare, me qëllim për një vlerësim real të pasurive të vendit tonë si
dhe vjeljen e taksave Kombëtare në nivelin e caktuar nga legjislatori. Këtu ka
vend edhe për një rishikim të nivelit të këtyre taksave, që realisht janë më të
ulta se shumica e vendeve të tjera.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
182 Botime KLSH 2015
ROLI I INSTITUCIONEVE SUPREME TË AUDITIMIT
NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM
nga Irena ISLAMI – Drejtore Drejtorie,
botuar në gazetën “Tirana Observer”, më 16 maj 2015.
Në mars të këtij viti u zhvillua në Vjenë Simpoziumi i 23-të, organizuar nga
Kombet e Bashkuara dhe INTOSAI (Organizata Ndërkombëtare e
Institucioneve Supreme të Auditimit) me temë: "Axhenda e zhvillimit të
Kombeve të Bashkuara për periudhën Post- 2015: Roli i Institucioneve
Supreme të Auditimit për zhvillimin e qëndrueshëm".
Krahas drejtuesve të tjerë të Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI), në
këtë Simpozium, mori pjesë edhe një delegacion i Kontrollit të Lartë të
Shtetit, kryesuar nga Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj.
Simpoziumi drejtohej nga z. Josef Moser, kryetar i Gjykatës Austriake të
Audituesve dhe njëherazi Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t dhe z. Wu
Hongbo, Nën-Sekretar i Përgjithshëm për Çështjet Social Ekonomike në
Kombet e Bashkuara. Punimet e simpoziumit u përshëndetën në ditën e parë
të tij nga SH.T.Z. Heinz Fischer, President i Austrisë.
Çështja e parë që u trajtua lidhej me pritshmërinë që kanë parlamentet,
qeveritë, Kombet e Bashkuara, organizatat e shoqërisë civile, donatorët,
qytetarët etj, në lidhje me rolin që mund të luajnë Institucionet Supreme të
Irena ISLAMI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 183
Auditimit (SAI) në zhvillim e qëndrueshëm. U theksua rëndësia e forcimit të
mekanizmave të mbikëqyrjes dhe e rolit të parlamenteve dhe rëndësia vitale
që ka monitorimi dhe raportimi në arritjen e objektivave të zhvillimit të
qëndrueshëm. Çështja e dytë lidhej me parakushtet që duhet të plotësojnë
SAI-et për t’u angazhuar në mënyrë efektive ne Axhendën e zhvillimit të
Post-2015, si pavarësia e SAI-ve, kapacitet e nevojshme profesionale të SAI-
ve për të audituar objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, mandatin e
nevojshëm, etj.
Një nga çështjet që tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve ishte edhe diskutimi
mbi rolin që mund të luajnë SAI-t, veçanërisht nëpërmjet auditimeve të
Performancës dhe trajtimit të temave jo-ekonomike. Është krijuar ideja që
SAI-t auditojnë vetëm probleme të karakterit ekonomik si borxhin publik,
qëndrueshmërinë e financave publike, etj por aktualisht SAI-t janë fokusuar
edhe në drejtim të auditimit të çështjeve jo-ekonomike si p.sh cilësia e
arsimit parashkollor, kujdesi për të moshuarit, kujdesi për florën dhe faunën,
lufta kundër thatësirës, trajtimi i mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e
qytetarëve, energjia alternative, etj. Aktualisht, jo vetëm subjektet
përgjegjëse për këto çështje por edhe qeveritë respektive, mediat dhe
publiku i gjerë janë familjarizuar me trajtimin e temave të tilla nga SAI-t dhe
rezultatet e auditimit në këto fusha vlerësohen dhe SAI-t konsiderohen si
partnerë të rëndësishëm në diskutimin e temave që lidhen me të ardhmen e
shërbimeve publike.
SAI-t gjatë punë së tyre audituese, nuk vënë në dyshim politikat e miratuara
nga qeveritë, por fokusohen në vlerësimin e zbatimit të tyre në praktikë, cilat
janë pasojat e zbatimit të tyre dhe defektet. SAI-t në këtë proces duhet të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
184 Botime KLSH 2015
ruajnë objektivitetin për të siguruar besueshmërinë e raporteve të tyre të
auditimit. Në dhjetë vitet e fundit, auditimet e Performancës, kanë mbuluar
fusha të rëndësishme që lidhen me të ardhmen e shërbimeve publike si
sigurimet shoqërore, shëndetësore, sistemin e pensioneve, kujdesin për
ruajtjen e mjedisit në shërbimet publike (transport, shëndetësi, sigurinë
ushqimore, trajtimin e mbetjeve, etj.). Këto auditime, u sigurojnë SAI-ve
pozitën e të qenit një institucion që kupton pasojat sociologjike dhe
mjedisore dhe që këto politika janë pjesë integrale e aktiviteteve të qeverisë
dhe ndikojnë në shpejtësinë dhe shkallën e zhvillimit të qëndrueshëm.
Roli i aktivitetit ekonomik, si privat edhe publik, për zhvillimin e
qëndrueshëm është që të respektojë të tre shtyllat, ekonomike, sociale,
mjedisore. Kjo përgjegjësi nuk duhet të konsiderohet si një pengesë, por si
një mundësi për zhvillimin e ekonomisë. Shumë kompani kanë integruar
tashmë vizion duke zhvilluar, ndër të tjera, politika transparente të
"përgjegjësive sociale të korporatave/kompanive". Shtylla ekonomike
kërkon të realizojë performancën financiare, por mund të kontribuojë
gjithashtu në zhvillimin ekonomik afatgjatë. Qeveritë kanë rolin e tyre për të
kontribuar që aktiviteti ekonomik të sjellë mirëqenie për të gjithë, dhe jo një
pakice të planetit tonë. Shtylla sociale, në qoftë se punonjësit duhet të
respektohen dhe të paguhen në raport me punën e kryer, kjo duhet të jetë e
vërtetë për të gjitha kategoritë e punonjësve. Kompanitë, sindikatat dhe
shoqatat duhet vazhdimisht të kërkojnë mbrojtjen e interesit të
përgjithshëm. Shtylla mjedisore është e lidhur ngushtë me ekonominë:
aktivitetet e biznesit mund të jetë në përputhje me ruajtjen e ekosistemit.
Një analizë e drejtë nga qeveritë dhe OJQ-të e ndikimit ekonomik në planet,
Irena ISLAMI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 185
veçanërisht në drejtim të konsumimit të burimeve dhe menaxhimit të
mbeturinave, do të na jepte liri për të vepruar, në rast se konstatojmë
abuzimet.
Zhvillimi i qëndrueshëm ka një avantazh që sjell shume avantazhe të tjerë: ai
kërkon pjesëmarrjen e të gjithë për të krijuar një botë më të mirë, më të
drejtë, duke respektuar mjedisin dhe planetin në tërësi. Zhvillimi ekonomik
është një kusht i nevojshëm për të pasur një shoqërie të qëndrueshme dhe
një mjedis të shëndetshëm.
Në një situatë të rritjes së konkurrencës, faktorë të rinj, cilësorë, luajnë një
rol te rëndësishëm në përzgjedhjen e vend-ndodhjes së kompanive si për
shembull ata që lidhen me nivelin e formimit të fuqisë punëtore dhe të
cilësisë së jetës. Prandaj në kontekstin aktual, menaxhimi i mirë i mënyrës së
jetesës lidhet pazgjidhshmërisht me mbrojtjen e mjedisit, konkurrencën
ekonomike dhe solidaritetin njerëzor.
Në një botë ku 20% e popullsisë botërore konsumon 80% të burimeve
natyrore, zhvillimi i qëndrueshëm duket mjaft utopik, pothuajse i pamundur.
Si mund të arrijmë që 50% e popullsisë të përdorë 50% të burimeve
natyrore, në qoftë vendet e pasura nuk detyrohen të heqin dorë nga
monopolet e tyre? Në një kontekst të rritjes së krizës klimatike, zhvillimi i
qëndrueshëm duket sikur është një katalog shumë i bukur por me produkte
shumë të shtrenjta. Megjithatë, është e vetmja përgjigje e mundshme për
problemet e sotme në botë. Përballë pabarazive, vetëm respektimi i të
drejtave themelore për të gjithë dhe aksesi për të gjithë në një nivel
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
186 Botime KLSH 2015
ekonomik bazë është zgjidhja. Me pak fjalë, zhvillimi i qëndrueshëm nuk
është zgjidhje e përkryer, por ajo është e vetmja zgjidhje.
Të gjitha këto arsye kanë bërë që raportet e SAI-ve mbi auditimet e
performancës të jenë një pikë e rëndësishme e diskutimit të parlamenteve
dhe publikut dhe në shumë vende SAI-ve u sugjerohet të kryejnë auditime
në fusha të rëndësishme dhe sensitive (që lidhen me zhvillimin e
qëndrueshëm) jo vetëm nga organizatat joqeveritare dhe publiku i gjerë, por
edhe nga vetë qeveritë, për rrjedhojë SAI-t të mund të kontribuojnë
ndjeshëm në ruajtjen e zhvillimit të qëndrueshëm për sa kohë që pozicioni i
tyre i pavarur dhe profesional është i garantuar.
Kombet e Bashkuara dhe komuniteti i INTOSAI-t i kanë dhënë një rëndësi
tejet parësore avancimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe trajtimi i kësaj
teme në Simpoziumin e 23-të të Kombeve të Bashkuara dhe INTOSAI-t e
përforcon këtë fakt dhe për më tepër thekson rolin që mund të luajnë
Institucionet Supreme të Auditimit në këtë drejtim.
Miranda HAXHIA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 187
“KORRUPSIONI”- KËSHTJELLË RËRE, DILEMË MES FENOMENEVE TË NJË
VENDI NË ZHVILLIM DHE GJENEZËS HUMANE
nga Miranda HAXHIA – Audituese e Lartë,
botuar në gazetën gazetën “55”, më 16 maj 2015.
“Korrupsioni” është një fenomen që njihet që
nga kohët e lashta por si term është i paqartë
dhe hap shumë tema për diskutim dhe debat,
shpesh herë merr kuptime të ndryshme dhe të
pa përcaktuara, por që në fund të fundit
përkufizohet si shpërdorim i pushtetit publik
për përfitime personale nga nëpunësit publikë,
marrëveshjet e fshehta në prokurimet publike
ose përvetësimi i fondeve publike, apo siç
përkufizohet ndryshe nga filozofia si “një e keqe, jo sepse paratë dhe
përfitimet ndryshojnë dorë apo për shkak të motiveve të pjesëmarrësve, por
sepse ai privatizon aspekte të veçanta të jetës publike duke krijuar debate
dhe probleme të ndryshme”.
Korrupsioni është i lidhur me çdo abuzim të pushtetit dhe çdo parregullsi të
kryer në një proces vendimmarrjeje, në shkëmbim të një avantazhi të
padrejtë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
188 Botime KLSH 2015
Gjurmët në veprat e korrupsionit ose siç quhet ndryshe “krimi i bardhë” janë
shumë të pakta dhe numri i personave që mund të kenë dijeni është shumë i
kufizuar, pra ndodh fenomeni “korrupsion kudo, askush i pafajshëm”.
Korrupsioni mund të ngjitet kudo, asnjë organizëm dhe asnjë institucion nuk
është i paprekshëm dhe nuk mund të quhet i “lirë" dhe asnjë institucion që
ka përgjegjësi publike, nuk mund të konsiderohet se është i lirë nga
llogaridhënia dhe se mund ta shpërfillë atë.
Të parashikosh dhe të përballesh me korrupsionin, është detyrë e
përbashkët dhe e pandalshme, një sfidë që duhet fituar nga të gjithë, është
sfida e pavarësisë.
Lufta ndaj korrupsionit duhet të bëhet nga të gjithë, në këtë luftë KLSH si
institucioni më i lartë i auditit të jashtëm, mishëron në planin strategjik të
zhvillimit 2013-2017, si objektiv të tij “rritjen e kontributit të KLSH për
qeverisjen e mirë, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit”1. Pikërisht në luftën
ndaj korrupsionit, misioni i KLSH ka synim kryesor ”informimin e publikut dhe
Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me përdorimin e burimeve me ekonomicitet,
efektivitet dhe eficiencë nga pushteti qendror dhe lokal dhe nga njësi të tjera
publike, si dhe nga nxitja e përgjegjshmërisë në të gjithë sektorin publik, në
përputhje me praktikat më të mira të BE dhe me standardet ndërkombëtare
të INTOSAI, duke kontribuar për qeverisjen e mirë, nëpërmjet luftës kundër
korrupsionit”.
Në auditimet e saj të fundit, KLSH tregoi se korrupsioni “kështjellë rëre”
shembet para syve tanë, nëse lufta ndaj tij bëhet me intensitet dhe pa 1 Hyrje nga z. Bujar Leskaj-Kryetar I Kontrollit të Lartë të Shtetit në botimin “Plani strategjik”.
Miranda HAXHIA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 189
ndërprerje. Kjo ka bërë që në auditimin e ushtruar në Agjencinë Kombëtare
të Turizmit, të zbulohet dëm ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit në
vlerën 19 891 743 lekë nga të cilat 2 370 543 lekë do të kthehen nga
përfituesit pa të drejtë të kësaj shume.
Abuzimet në tenderat me fonde publike dhe kryesisht në tenderat me objekt
“Arredimi i stendës për pjesëmarrje në Panairin e I. T. B. Berlin”, me vlerë
kontrate 7 918 800 lekë, “Prodhimi i materialeve promocionale në kuadër të
vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri”, me vlerë kontrate 6 102 000 lekë
dhe “Prodhimi i materialeve promocionale (gadgets, give, away)”, me vlerë
kontrate 3 500 400 lekë, tregon për keq menaxhimin e fondeve publike nga
menaxheri kryesor i kësaj njësi publike. Gjithashtu abuzime u konstatuan
dhe në marrjen me qira të ambienteve për magazinim për vitin 2014, ku
merret një ambient me sipërfaqe prej 700 m2, e pa justifikuar dhe e pa
argumentuar, pasi AKT është akomoduar pranë godinës të Ministrisë së
Zhvillimit nga data 01.04.2014, në të cilën përveç ambienteve të zyrave në
dispozicion ka në administrim të saj nga momenti i transferimit dhe dy
magazina. Për pasojë marrja me qira e këtij ambienti nuk ka qenë eficiente,
efikase dhe ekonomike pasi nuk është magazinuar asnjë artikull referuar
dokumenteve të magazinës dhe nuk disponohet hyrja dhe dalja nga
institucioni por realizohet nga subjekte private.
Abuzime janë konstatuar dhe në mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme të
cilat nuk kanë asnjë lidhje me objektin e veprimtarisë së AKT-së, duke
paguar qira për stola e tavolina e jo për promovimin e turizmit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
190 Botime KLSH 2015
Në këtë aspekt transparenca e plotë e administratave, është objektivi i parë
për t’u ndjekur përmes zbardhjes së të dhënave publike dhe informacionit,
të cilat lejojnë një kontroll të hapur real të veprimeve të administratës
publike nga ana e shoqërisë civile. Jo pak, në drejtim të këtij objektivi ka
dhënë ndihmesën e saj KLSH, ku publikimi i raporteve të auditit si dhe
marrëveshja me shoqërinë civile në drejtim të rritjes së transparencës ka
qenë bashkudhëtare e përmbushjes së objektivave të saj institucionale.
Një rëndësi të veçantë në këtë drejtim merr dhe futja e masave që kanë të
bëjnë me integritetin e funksionarëve publikë dhe përhapjen e një kulture të
etikës publike, që i bën të gjithë të ndërgjegjshëm nga efektet shkatërruese
të korrupsionit dhe keqadministrimit. Nisur nga ky objektiv, KLSH ka bërë
kallëzim penal për drejtuesin kryesor të AKT-së duke ndikuar sadopak në
ndërgjegjësimin e këtyre funksionarëve publikë që abuzojnë me fondet
publike.
Alush ZAÇE, Bexhet ZEQIRI n
Kontrolli i Lartë i Shtetit 191
BUXHETIT SHTETËROR PUBLIK DHE AUDITIMI I SHPENZIMEVE NGA
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
nga Alush ZAÇE – Kryeauditues, Bexhet ZEQIRI – Auditues i Lartë,
botuar në gazetën “Panorama”, më 27 maj 2015.
Buxheti publik i Shtetit përfaqëson dokumentin themelor të financave të
shtetit, ku ai reflekton anën politike, ekonomike dhe financiare të shtetit; ai
është plani dhe veprimtaria e shtetit për vitin e ardhshëm fiskal. Ligji i
buxhetit të shtetit është një program financiar për vitin e ardhshëm fiskal në
të cilin shteti kryen funksionet e tij dhe realizon veprimtarinë e tij në fushat
ekonomike, sociale dhe politike.
Që nga koha e Perandorisë Romake, të ardhurat dhe shpenzimet mbaheshin
kryesisht në dy përmbledhëse të veçanta të deklaratave financiare.
Origjina historike e buxhetit publik fillon kur populli jep pëlqimin paraprak në
mbledhjen e të ardhurave dhe shpenzimet shtetërore, përmes
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
192 Botime KLSH 2015
përfaqësuesve të tij, dmth ku asnjë taksë nuk caktohet pa pëlqimin paraprak
të popullit nëpërmjet përfaqësuesve të tij. Gjithashtu, këto fonde
shpenzohen vetëm pas diskutimit nga përfaqësuesit e popullit. Britania ishte
djepi i këtyre kërkesave. Koncepti modern i buxhetit publik ka qenë prej
kohësh i lidhur me atë të shtetit modern. Së pari u shfaq në Britani dhe më
pas në Francë ku zhvillohet më tej dhe përmirësohet në agun e të
mirënjohurit, Revolucionit Francez i vitit 1789. Një ndër përmirësimet e tij
është se legjislativi nuk kënaqet vetëm me diskutimin e të ardhurave dhe
shpenzimeve publike, por punon edhe për të realizuar të drejtën e tij, të
kontrollit mbi ekzekutivin nëpërmjet mënyrës së përdorimit fondeve publike.
Parimi i buxhetit publik vjetor konsiderohet si bazë për sistemin parlamentar,
me të cilin parlamenti mund të ushtrojë kontrollin legjislative mbi
operacionet qeveritare. Buxheti publik përfshin punën e vërtetë të qeverisë,
brenda një kohe të caktuar. Kështu, suksesi i një qeverie nuk mund të
gjykohet pa shqyrtuar buxhetin publik. Ky parim përdoret për të analizuar
zbatimin e programit të qeverisë gjatë një periudhe të caktuar.
Kapitali është i ekspozuara ndaj luhatjeve ekonomike që shfaqen me
periudhat e begatisë dhe recesionit ose ciklet ekonomike. Prandaj disa
ekonomistë sugjerojnë përgatitjen e buxhetit publik për një periudhë që
vazhdon për tërë ciklin ekonomik, i cili zakonisht shkon 7 deri 10 vjet.
Nëpërmjet këtij buxheti, shteti mund të ndërhyjë për të trajtuar ndikimet e
dëmshme ekonomike të ciklit ekonomik dhe të arrijë një ekuilibër duke
realizuar më shumë të ardhura se shpenzime, duke krijuar rezerva të cilat
ruhen në një fond të veçantë, gjatë periudhës së begatisë. Në periudhën e
recesionit, shteti ndërhyn nëpërmjet buxhetit publik për të rritur shpenzimet.
Alush ZAÇE, Bexhet ZEQIRI n
Kontrolli i Lartë i Shtetit 193
Në këtë rast Shteti mund të përdorë çfarë është kursyer në periudhën e
begatisë, borxhin publik si dhe emetimin e parasë për realizimin e
shpenzimeve.
Për përmirësimin e planifikimit dhe ristrukturimin e shpenzimeve publike,
struktura duhet të ndërtohet mbi bazën e programeve të hollësishme. Për të
përcaktuar nomenklaturën e strukturës, çdo ministri duhet të vlerësojë në
detaje nevojat e saj dhe të propozojë një strukturë programesh. Numri i
programeve duhet të jetë i tillë që të garantojë arritjen e objektivave. Përveç
kësaj duhet të ketë të paktën një tregues i cili të matë rezultatet që priten
nga secili objektiv i paracaktuar me qëllim që me mbylljen e vitit buxhetor të
vlerësohet përmbushja e objektivave të miratuara në buxhet.
Gjatë vitit 2014 nga auditimet e ushtruara nga KLSH për shpenzimet
buxhetore në Ministritë dhe institucionet në nivel qendror rezulton një dëm
ekonomik rreth 3.043 milionë lekë, nga të cilat 70 % ose 2 088 milionë lekë
përfaqëson dëmin e evidentuar nga shkeljet e ligjshmërisë nga shitja e
pasurisë dhe dhënia e objekteve me qira dhe me koncesion të pronës
shtetërore, ndërsa 30 % e dëmit është zbuluar në shkeljet e ligjshmërisë për
pagat dhe shpërblimet, në shpenzimet operative në prokurime, etj.
Nisur nga këto zbulime rezulton se ligji “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor
në Republikën e Shqipërisë” është lehtësisht i thyeshëm nga pikëpamja e
vendimmarrjes parlamentare, si dhe referuar faktit që ky ligj është në fazën
e ndryshimit dhe rishikimit të tij nga Ministria e Financave, KLSH ka
rekomanduar:
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
194 Botime KLSH 2015
Shqyrtimin e ndryshimeve të parashikuara në Strategjinë për Menaxhimin e
Financave Publike 2014-2020 të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në
Republikën e Shqipërisë” dhe miratimi i tij në Kuvend të bëhet me një
shumicë të cilësuar parlamentare.
Gjithashtu për disiplinimin e shpenzimeve KLSH ka rekomanduar, që në ligjin
e mësipërm të përcaktohet që të ardhurat nga privatizimet duhet të
përdoren së pari dhe kryesisht për të ulur borxhin publik, ku 50% të jetë
kufiri i poshtëm, pjesa tjetër prej 30 % të përdoret për financimin e
investimeve kapitale si dhe 20% për dëmshpërblimin ligjor të ish të
përndjekurve politikë.
Përgjatë vitit 2014, KLSH ka sjelle në vëmendje të Kuvendit faktin se situatat
buxhetore janë karakterizuar nga projeksione mjaft optimiste gjë e cila ka
sjellë krijimin e një hendeku të thellë midis objektivave të planifikuara me
ato të realizuara dhe që në mënyrë të pashmangshme ka çuar në rishikimin
e treguesve buxhetore gjatë ekzekutimit të buxhetit.
Po kështu, në funksion të promovimit të një qëndrueshmërie dhe
kredibiliteti të financave publike; të përmirësimit të planifikimit të
performancës fiskale, të projeksioneve makroekonomike dhe parashikimeve
buxhetore; ka rekomanduar ndërmarrjen e iniciativës ligjore për ngritjen e
një Këshilli Fiskal i cili duhet të gëzojë statusin e një institucioni publik të
pavarur, dhe që duhet të ketë një pavarësi operacionale shumë strikte e
rigoroze nga politika.
Lidhur me miradministrimin e shpenzimeve publike i është propozuar
Ministrisë së Financave të ndërmarrë të gjitha masat për ngritjen e një grupi
Alush ZAÇE, Bexhet ZEQIRI n
Kontrolli i Lartë i Shtetit 195
pune për hartimin e Ligjit “Mbi përgjegjësinë materiale” në të cilën të
trajtohet përgjegjësia financiare e punonjësve të njësive publike (zyrtarët e
lartë dhe punonjësit e të gjithë niveleve) për dëmet ekonomike të shkaktuara
qëllimisht apo nga neglizhenca, gjatë ose në lidhje me procesin e ekzekutimit
të detyrave zyrtare.
Në vijimësi KLSH do të kërkojë në rrugë ligjore, zbatimin maksimalisht të
rekomandimeve tona lidhur me menaxhimin e shpenzimeve publike,
veçanërisht zbatimin e rekomandimeve ndaj drejtuesve të mesëm apo të
lartë të pa aftë apo të korruptuar të njësive publike të audituara, duke
kontribuar në forcimin kulturës së ndëshkueshmërisë në administratën
publike.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
196 Botime KLSH 2015
PSE GJITHË KJO “URI” PËR TË MARRË BORXH?
nga Yllka PULASHI – Kryeaudituese,
botuar në gazetën “Tema”, më 18 maj 2015 dhe në gazetën “Dita”, më 11 maj
2015, me titull “Drejt humnerës së borxhit”.
Kontrolli i Lartë i Shtetit i propozoi 3 vjet
më parë Qeverisë Shqiptare, që niveli i
borxhit të sanksionohej në Kushtetutë dhe
të mos kalonte kufirin prej 60 % të PBB. Me
gjithë debatin e gjerë publik dhe politik,
edhe pas ndërrimit të mazhorancës, kjo
kërkesë nuk është marrë në konsideratë.
Pak ditë më parë, borxhi publik i Shqipërisë
kapërceu shifrën rekord prej 1 trilion lekësh, që është pak e vështirë të
perceptohet nga çdo qytetar. Në fakt, nuk është se nuk kanë arsye të
“frikësohen” përballë një shume të tillë. Ajo saktësisht është e barabartë me
1 mijë miliardë lekë të reja, ose 10 mijë miliardë lekë të vjetra.
Dy vjet para se KLSH-ja të propozonte nismën e fortë për të “normuar”
borxhin, pra në vitin 2009, borxhi i Shqipërisë ishte vetëm 390 miliard lekë.
Por përse gjithë kjo “uri” për të marrë borxh?
Yllka PULASHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 197
Në 6 vitet e fundit, borxhi është shtuar me mbi 600 miliard lekë. Nga 2009 e
deri në 2015, ka patur 3 palë zgjedhje dhe në prag është procesi i katërt
elektoral në radhë. Kjo duket si një arsye e mjaftueshme për një qeveri, që të
mos “kursehet” në huamarrjen, qoftë kjo e brendshme apo e jashtme, për të
mbyllur kantieret e hapura elektorale, që të mbushin më pas thesin me vota
për kandidatët e tyre.
Me borxhin publik nën kontroll, do të ulej probabiliteti i transferimit të riskut
politik në risk vendi apo social. Shpeshherë qeveritë priren të financojnë
programet e tyre politike, duke u mbështetur pa kriter në borxhin publik,
sidomos në periudha zgjedhjesh vendore apo të përgjithshme.
Në situatën tonë në Shqipëri, ku zgjedhje vendore apo të përgjithshme
zhvillohen praktikisht në çdo dy vjet, një arsye e tillë e shton ndjeshëm
peshën e saj, për ta menduar seriozisht disiplinimin buxhetor edhe duke e
fiksuar në Kushtetutë tavanin e borxhit publik.
Kur borxhi publik rritet në nivele të larta, kjo shoqërohet me rritje të normës
së interesit në sektorin publik dhe në atë privat. Rritja e normës ul
kredidhënien, duke penguar rritjen e sektorit financiar dhe të ekonomisë
reale. Rrjedhimisht do të ulej punësimi dhe do të përkeqësoheshin edhe me
tej treguesit makroekonomikë e financiarë si inflacioni, likuiditeti, risku
politik dhe kursi valutor.
Por nga ana tjetër, limiti i sipërm i borxhit rrit stabilitetin financiar dhe politik
në vend dhe rajon, si dhe ndikon ndjeshëm në imazhin ekonomik dhe jo
vetëm të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
198 Botime KLSH 2015
Të dhënat zyrtare të tremujorit të parë të këtij dëshmuan gjithashtu, se
realizimet në Tatime dhe Dogana, ishin larg parashikimeve, çka është një
tjetër dëshmi se vendi ynë nuk ka kapacitete të përballojë nivelin e lartë të
borxhit publik.
Niko NAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 199
AMNISTIA FISKALE, EFEKTET E SAJ NË BASHKITË DHE KOMUNAT
REFORMA PËR FUNKSIONIMIN E KASAVE FISKALE KA DËSHTUAR
nga Niko NAKO – Kryeauditues,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 18 maj 2015.
Nga të dhënat e paraqitura rezulton se të
ardhurat nga vetë pushteti vendor për vitin 2013,
janë realizuar në 110.2 % të kuotave të
planifikuara, ndërsa shpenzimet janë realizuar në
nivelin 104.2 % të shprehur në % kundrejt PBB-
së, këta tregues rezultojnë përkatësisht në 0.8 %
të PBB-së dhe 2.2 % të PBB-së.
Shpenzimet faktike rezultojnë në shumën 29
787 milionë lekë nga 28 580 milionë
lekë të planifikuara ose në masën
104.2% kundrejt planifikimit, me një
tejkalim të shpenzimeve në vlerë
prej 1 207 milionë lekë. Kundrejt
PPB-së rezultojnë në rreth 2.2 %
pothuajse në të njëjtin nivel me dy
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
200 Botime KLSH 2015
vitet e mëparshme buxhetore.
Realizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve të pushtetit vendor për vitet 2007-
2013 paraqitet:
Në milion lekë
Nr.
EMËRTIMI
V I T E T
2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
a Shpenzimet e
pushtetit Vendor 21340 27079 33589 30764 28119 27333 29787
b Të ardhurat e
pushtetit Vendor 9366 11307 12149 11898 11797 10859 10825
Shënim: Burimi i të dhënave nga Ministria e Financave
Megjithëse planifikimi i të ardhurave në shumicën e njësive vendore është me
rezerva dhe më i ulët krahasuar me vitin e mëparshëm përsëri mjaft prej tyre
rezultojnë me mosrealizime të konsiderueshme në vlerën 1 014 754 mijë lekë
ku përmendim:
₋ Bashkitë: Vlorë 386 000 mijë lekë, Elbasan 216 790 mijë lekë, Fier
206,544 mijë lekë, Korçë 177 621 miijë lekë, Laç 16 513 mijë lekë, Kamzë 51
714 mijë lekë, Rrogozhinë 14 472 mijë lekë, Berat 34 267 mijë lekë, Ura-
Vajgurore më pak 18 961 mijë lekë, Korcë 177 523 mijë lekë, etj.
₋ Komunat: Golem më pak 16 447 mijë lekë; Farkë 47 154 mijë lekë;
Rrashbull 40 718 mijë lekë, Shenkoll-Lezhë 23 325 mijë lekë, Udenisht-
Pogradec 6 183 mijë lekë; Qendër Librazhd 8 125 mijë lekë; Komuna Pezë -
Tiranë më pak 1 085 mijë lekë, etj.
Niko NAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 201
Nga auditimi që ka ushtruar KLSH në Bashkinë Himarë rezulton se në
juridiksionin e kësaj bashkie ushtrojnë aktivitet sezonal (dhoma me qera dhe
hotele) 318 subjekte me një numër prej 1659 dhoma, ku detyrimi fiskal i
pamaturuar paraqitet në vlerën 18 663 750 lekë, ku nga mos vjelja e kësaj
takse i shkaktohet buxhetit të bashkisë Himarë çdo vit një dëm ekonomik (të
ardhura të munguara) në vlerën 6 223 264 lekë.
Përveç të dhënave të trajtuara më sipër që në fillim të këtij shkrimi, sqaroj se
nuk marr përsipër të bëj analizën dhe efektivitetin që solli amnistia fiskale në
shkallë vendi në zbatim të ligjit nr. 10418, datë 21.4.2011”Për legalizimin e
kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, ku pavarësisht
veçorive dhe specifikave të zbatimit të këtij ligj, në thelbin e tij, ligji kishte
faljen apo fshirjen nga regjistrat e kontabilitetit tatimor të detyrimeve dhe
gjobave të papaguara deri më datën 31.12.2010.
Përkufizimet rreth ekonomisë informale
janë të ndryshme në shumë aspekte, por
në çdo rast lidhen para së gjithash me
fenomenet e evazionit fiskal dhe punës në
të zezë. Mbase më e saktë do të ishte të
thuhej se ekonomia informale është ajo
pjesë e ekonomisë së ligjshme (jo e
ndaluar dhe kriminale), e cila nuk
respekton kuadrin ligjor në fuqi dhe që do të ishte objekt tatimi, në rast se do
të raportohej tek organet fiskale. Si pasojë, kemi më pak të ardhura
qeveritare, investime më të ultë private dhe rritje të varfërisë dhe jobarazisë
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
202 Botime KLSH 2015
së qytetarëve. Studime të shumta, konfirmojnë ekzistencën e një korrelacioni
negativ ndërmjet korrupsionit dhe rritjes ekonomike.
Pas 4 vjetësh të amnistisë fiskale dikush duhej të bënte analizën, efektet
pozitive përfitimet në buxhet, probleme që shpesh sjellin iniciativa të tilla të
ligjvënësit, për të çliruar bizneset nga debitë e ndryshme. Amnistinë Fiskale e
kanë aplikuar shumë vende në botë, por në disa vende ka dhënë efekte, në
disa të tjera ka dhënë efektin e kundërt, duke favorizuar tatimpaguesit e
parregullt dhe diskriminuar ata që paguajnë rregullisht. Kjo për arsyen se ecet
me mendimin se edhe po të jemi debitorë, përsëri do ketë amnisti fiskale, pra
falje masive.
Nuk mohohet impakti që ka dhënë në rritjen e të ardhurave të buxhetit,
sidomos të viteve 2012-2013, kur edhe kjo amnisti është zbatuar. Thuhet se
janë përfituar me miliarda lekë nga kjo amnisti sidomos për legalizimin e
kapitalit në drejtim të rivlerësimit të tokave dhe banesave. Por nuk ka shifra
konkrete.
Do të kisha dëshirë të bëja këtë analizë, por siç janë në dijeni taksapaguesit
shqiptarë, KLSH, i ka pasur duart të “lidhura” pasi ka 4 vjet që nuk është lejuar
të auditojë administrimin e tatimeve dhe taksave, për “kapriçio” të këtij, apo
atij, ish-ministri apo ish-drejtori të Përgjithshëm të Tatimeve. Dhe pasojat
dihen, mos prezenca e KLSH, në auditimin e tatimeve do të kishte minimizuar
evazionin fiskal dhe sadopak “çudirat“ që po dëgjojmë me rimbursimet fiktive
të t.v.sh., etj.
Niko NAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 203
Megjithë punën që ka bërë KLSH, edhe nëpërmjet procese gjyqësore,
theksojmë këtu luftën vetëmohuese të bërë nga Kryetari i KLSH nëpërmjet
argumentimit të nevojës së auditimit të të hyrave në buxhet, Kuvendi me ligjin
e Ri, nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e
Kontrollit të Lartë të Shtetit“, i hapi dritën jeshile organit suprem të auditimit
KLSH, që duke filluar nga 6 shkurti i vitit 2015 do jetë prezentë edhe në
organet tatimore. U korrigjua një gabim që shtetit i ka kushtuar miliona
dollarë.
Në këtë shkrim do bëj prezent disa probleme dhe efekte që ka dhënë
zbatimi i amnistisë fiskale në taksat e pushtetit vendor dhe diçka për
efektivitetin e vendosjes së kasave fiskale.
Bazuar në udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 12, datë 18.5.2011“ Për
procedurat e zbatimit të ligjit nr. 10418, datë 21.4.2011 ”Për legalizimin e
kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, kap II.1 - Falja
e detyrimeve tatimore, pika 3 germa “a” përcaktohet se: Falen detyrimet
tatimore të papaguara nga personat fizikë, subjekte të taksës vendore të
biznesit të vogël që i përkasin periudhës tatimore deri në 31.12.2010 dhe që
janë të evidentuar në kontabilitetin tatimor, sistemin informatikë, falen pa
asnjë pagesë.
Pavarësisht se debitorët e taksave vendore deri në fund të vitit 2010 janë falur
nga amnistia fiskale, ndërkohë nga auditimi rezulton se përsëri gjatë viteve
2012-2013 në bashkitë dhe komunat janë krijuar debitorë të rinj në vlerën
mbi 856 846 mijë lekë, të analizuara si më poshtë:
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
204 Botime KLSH 2015
Nr Emërtimi Në 000/lekë Nr Në 000/lekë Në 000/lekë
A BASHKITË 762 423 BASHKITË
1 Korçë 94 137 16 Ura Vajgurore 2 401
2 Peshkopi 7 728 17 Shijak 906
3 Vorë 48 171 18 Durrës 20 550
4 Krujë 10 000 19 Divjakë 9 362
5 Përrenjas 3 276 20 Fier 5 978
6 Lushnjë 27 293 21 Çorovodë 5 703
7 Sarandë 79 311 22 Bilisht 2 276
8 Ksamil 4 189 23 Bulqizë 2 231
9 Himarë(20 hotele) 28 370 24 Kuçovë 2 236
10 Vlorë 210 000 25 Krumë 1 976
11 Elbasan 76 490 26 Koplik 1 047
12 Berat 34 500 27 Këlcyrë 876
13 Shkodër 32 016 28 Belsh 756
14 Kamzë 24 558 29 Roskovec 295
15 Rrogozhinë 25 146
B KOMUNAT 95 193 KOMUNAT
1 Bilisht Qendër 34 7 Udenisht-
Pogradec
5 800
2 Dishnicë Përmet 736 8 Shënkoll-Lezhë 4 505
3 Golem 42 704 9 Rremas-Lushnjë 3 838
4 Rrashbull 19 130 10 Kodër Thumanë 3 597
5 Pezë 6 152 11 Komuna Farkë 738
6 Librazhd Qendër 7 960
GJITHSEJ (A+B) 856 846
Bëmë prezent shifrat e mësipërme për të kuptuar se amnistia fiskale në
pushtetin vendor nuk ka dhënë efektin e duhur, pasi në vend që të uleshin
debitorët, ato janë rritur, madje në mënyrë “galopante”.
Niko NAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 205
Lind pyetja, se a duhet të bëjmë përsëri amnisti fiskale?
Referuar shifrave të mësipërme mendimi im individual është JO-JO. Edhe nëse
do bëhet, pa u kryer analiza dhe përfitimet e amnistisë fiskale të vitit 2011, në
asnjë mënyrë të mos mendohet dhe jo më të ketë përsëri amnisti fiskale, kjo
për pushtetin vendor.
Dhe dy fjalë për efektivitetin e vendosjes së kasave fiskale.
Megjithëse kemi pak të dhëna për vendosjen e kasave fiskale, mendohet se
janë vendosur në shkallë Republike rreth 80 000 kasa fiskale x 350 Euro për 1
kasë= 28 milion Euro.
Kasat fiskale kryesisht shërbejnë për ato subjekte qe realizojnë një xhiro jo më
pak se 8 milionë lekë në vit, të cilët kur e tejkalojnë atë, nëpërmjet pasqyrimit
të xhiros në Kasë fiskale, subjekti raporton online dhe kështu në mënyrë
automatike ai kalon në subjekt me t.v.sh. Por kjo logjikë ka dështuar, pasi
subjektet e pushtetit vendor nuk i përdorin fare kasat fiskale, pavarësisht se
atyre u është rimbursuar vlera e kasës fiskale.
U bë aq zhurmë kur u vendosën kasat fiskale, ku shteti ose u a rimbursoi ose u
njohu si të paguar vlerën e taksës për 6 muaj-deri 1 vit. Por nuk u kujtua më
kush për to.
Po a u rrit xhiroja e subjekteve për të kontribuar më raport me fitimin?
Përgjigja është, JO, nuk është rritur xhiroja, por ajo ka mbetur në vend dhe
çfarë rritje kërkohet kur kasat fiskale nuk përdoren?
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
206 Botime KLSH 2015
Do thotë dikush që merr vesh sado pak nga këto punë, po shteti ka nxjerrë ligj
dhe VKM për kasat fiskale. Po është e drejtë, ka nxjerrë ligjin nr. 9920, datë
10.05.2008 ”Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar
me ligjin nr. 10415, datë 07.04.2011 dhe sipas nenin 122 shkronja “b” dhe “c”
të pikës 1, të ndryshuar, përcaktohet se: ku tatimpaguesi sipas shkronjës b)
nuk lëshon kupon tatimor për qarkullimin e realizuar të mallrave apo
shërbimeve, për çdo rast konstatimi dënohet me gjobë (i diferencuar sipas
numrit dhe herëve të konstatuara nga 100 000 - 500 000 ose mbylljen e
veprimtarisë deri në 6 muaj).
Po a zbatohet ky ligj në praktikë? Përgjigja është jo. Edhe në ndonjë rast kur
zbatohet është i diferencuar. Personat e ngarkuar me kontrollin e
funksionimit të kasave fiskale, të Drejtorive Rajonale të Tatimeve, në disa
raste veprojnë me dy standarde. Pasi në një rrugë, subjekti nuk është i pajisur
me leje ushtrimi aktiviteti por nuk ndëshkohet, pasi mund të “Votojë CASH”,
ndërsa subjekti përbri që nuk përdor kasën fiskale gjobitet.
Subjektet e biznesit të vogël që ushtrojnë aktivitetin në pushtetin vendor për
mos lëshimin e kuponit tatimor, nuk ka të drejtë ta ndëshkojë administrata e
taksave të bashkisë apo komunës, por administrata e Drejtorive Rajonale të
Tatimeve. Ose më shqip, nëse një subjekt i biznesit të vogël nuk përdor kasën
fiskale dhe nuk lëshon faturën tatimore, në Bashkinë Bulqizë, duhet të vijë ta
kontrollojë dhe vendosë gjobën inspektori i Drejtorisë Rajonale të Peshkopisë.
Por a mundet që administrata rajonale e tatimeve të ushtrojë kontrolle në një
subjekt të biznesit të vogël, që nuk përdor kasën në Komunën më të thellë ?
Niko NAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 207
Mos pagesa e taksave dhe rritja e debitorëve edhe pse u falën, pra u fshinë
nga librat kontabël dhe shkuan në zero, ka ardhur edhe nga moszbatimi i
instrumenteve ligjore “shtrënguese” që janë në fuqi.
Përveç kërkesave për marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës,
KLSH për përmirësimin e metodës së punës ka rekomanduar si më poshtë:
a-Dërgimin Bankave të urdhrave të bllokimit të llogarive në banka, bazuar në
nenin 90 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 ”Për Procedurat Tatimore në
R.SH”.
b-Dërgimin në Drejtoritë Rajonale të Transportit, vendosja e bares siguruese
(për mjetet) dhe Zyrës së Regjistrimit (për pasurinë e paluajtshme), bazuar në
nenin 91 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 ”Për Procedurat Tatimore në
Republikën e Shqipërisë”.
c- Aplikimin nga administrata tatimore e kamatë vonesave për mos pagesën
në afat të taksave, në zbatim të nenit 114, të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008
“Për procedurat tatimore në RSH”, ndryshuar me ligjin nr. 164/2014, datë
04.12.2014, ku përcaktohet se në rastet e mos pagesave në afat ndaj
subjekteve vendoset gjobë e barabartë me 0,06% të shumës së detyrimit të
papaguar për çdo ditë, për të cilën pagesa nuk është kryer, por jo më tepër se
365 ditë kalendarike.
d- Të kërkohet kallëzim penal ndaj subjekteve të parregullta, veçanërisht
atyre të cilat nuk kanë paguar me vite, në zbatim të nenit 131 të ligjit nr.
9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë, i
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
208 Botime KLSH 2015
ndryshuar, pikat 130-132 të udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 24, datë
02.09.2008 ”Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar dhe Kodit Penal të RSH, miratuar me ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995,
me ndryshimet e mëvonshme, neni 181 - Mospagimi i taksave dhe tatimeve.
Vlen për të theksuar se vetëm si rezultat i rekomandimeve të cituara më
sipër, nga KLSH, gjatë vitit 2014 janë arkëtuar në buxhet nga 23 subjekte, në
vlerën 85 826 mijë lekë, respektivisht:
₋ Bashkitë: Vlorë 27 000 mijë lekë, Rrogozhinë 3 870 mijë lekë, Burrel 3
269 mijë lekë, Elbasan 1 684 mijë lekë, Ura Vajgurore 930 mijë lekë, etj.
₋ Komunat: Kashar 13 731 mijë lekë, Qendër Fier 2 480 mijë lekë, Qendër
Librazhd 1 762 mijë lekë, Pezë 2 172 mijë lekë, Farkë 1 500 mijë lekë,
Golem Kavajë 2 158 mijë lekë, etj.
Pavarësisht nga efektet që pretendohet të japë reforma e ndërmarrë nga
Qeveria për kalimin e pagesës së tatimit të thjeshtuar nga ana e subjekteve në
Drejtoritë Rajonale Tatimore, puna në teren le për të dëshiruar, pasi
grumbullimi i këtij lloj tatimi ka ardhur duke u përkeqësuar dhe për pasojë
bashkitë dhe Komunat nga mos xhirimi i këtij tatimi, nga Drejtoritë Rajonale të
Tatimeve, nuk kanë kryer investimet e parashikuara dhe kanë krijuar
problemin zinxhir të faturave të palikuiduara.
Meqenëse jemi në fillim të zbatimit të reformës territoriale, del detyrë e
organeve dhe institucioneve të ngarkuara me zbatimin e kësaj reforme për
nxjerrjen sa më shpejt të akteve nënligjore veçanërisht të udhëzimeve
konkrete.
Niko NAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 209
Do kërkonim që në vëmendje të jetë pasqyrimi i taksave në kontabilitet dhe
madje me detyrim edhe në formë elektronike, pasi duke mos qenë të
regjistruara në bilancet kontabile të bashkive apo komunave, me bashkimin
apo suprimimin e tyre, ekziston mundësia e fshirjes së detyrimeve të
papaguara nga evidencat që janë mbajtur.
Të gjithë TV komentojnë në çdo emision çfarë tha njëri apo tjetri politikan,
analiza të kronikave të zeza, nuk lihet Vidio Klip pa prezantuar etj, etj dhe mirë
bëjnë, por si nuk dëgjuam një emision dhe thirrje për pagesën e taksave, mbi
të cilat funksionon shteti, veçanërisht Televizioni Shqiptar për të cilin
qytetarët paguajnë edhe taksat.
Mendojmë se ekzistojnë kapacitetet njerëzore me specialistë të fushës
tatimeve për organizimin e emisioneve sensibilizuese për pagesën e taksave
vendore dhe ndërgjegjësimin e subjekteve për pagesën e tyre, dhe pse jo
duke u njohur edhe me kamatë-vonesat dhe kuadrin ligjor në fuqi për mos-
pagesën e taksave vendore.
Ne jemi edhe konsumatorë dhe shikojmë që nuk jepet kuponi tatimor. Herë
pas herë bëhet sikur sensibilizohen qytetarët me fletë palosje. Nuk zgjidhet
problemi me fletë palosje dhe lutje. Por duhet ndryshuar ligji, jo me gjoba,
sikur është parashikuar, por nuk preve kuponin vendose gjobën, po nuk
pagove taksën mbyll aktivitetin, lokalin, konfisko mallin. Publikoi në mediat
lokalet subjektet që nuk presin kuponë tatimorë apo nuk paguajnë taksat
dhe efekti patjetër do të vijë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
210 Botime KLSH 2015
Ky absurditet duhet të marrë fund duke bërë ndryshime në ligj dhe VKM për
vendosjen e kasave fiskale. Duke u dhënë kompetencë gjobe edhe
administratës së taksave të bashkive apo komunave që do te dalin nga
zgjedhjet e reja. Taksat nuk janë të papërballueshme në shumën 25 000
lekë/vit ose 70 lek/ditë, sa një kafe. Kur një nëpunës paguan më tepër.
Atëherë pse nuk paguhen taksat?
Idlir DERVISHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 211
AEROPORTET E RINJ MUNDËSI DHE KOSTO
A ka mundësi ekonomia shqiptare të përballojë disa aeroporte?
Aeroportet rajonalë sipas një auditimi të BE-së
nga Idlir DERVISHI – Auditues i Parë,
botuar në gazetën “Shqip”, më 19 maj 201 dhe në gazetë “Telegraf”, më 29 maj
2015, me titull “Auditimi i BE dhe aeroporti rajonal.”.
Në Shqipëri 10 vitet e fundit ka pasur një rritje
të ndjeshme të trafikut ajror, ku është rritur në
mënyrë progresive numri i fluturimeve për
transport pasagjerësh dhe mallrash (shërbimi
kargo). Kjo rritje ka ardhur si pasojë e
faktorëve të ndryshëm ekonomikë dhe
politikë, por edhe nga rritja e kapacitetit të
Aeroportit Nënë Teraza, nëpërmjet
investimeve të reja që janë kryer në të gjatë
viteve të fundit. Rritje të flutrimeve,
pasagjerëve dhe shërbimit kargo ka patur dhe në vendet fqinje, por duke bërë
përjashtim vitet e fundit ku në vende të Bashkimit Europian të konsideruara
në krizë, kanë pasur ulje të fluturimeve, lëvizjes së pasagjerëve dhe mallrave.
Sigurisht nën ndikimin e krizës ekonomike, kjo rënie është pasqyruar dhe në
Shqipëri. Duke qënë se Shqipëria gjeografikisht, ekonomikisht dhe politikisht
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
212 Botime KLSH 2015
është pjesë e Europës, zhvillimi i sektorëve strategjikë nuk mund të gjykohet
vetëm në aspektin kombëtar, por si i lidhur me tregjet europiane.
Problematikat të cilat janë hasur në këto vende shpesh herë pasqyrohen dhe
në Shqipëri, duke mos përjashtuar edhe trasportin ajror.
Nëqoftëse hedhim një vështrim hartës të transportit ajror në Europë,
evidentohet se në zona të ndryshme të Europës ndodhen mbi 500 aeroporte.
Në bazë të numrit të pasagjerëve të transportuar për 1 vit klasifikohen si:
aeroporte të mëdhenj ndërkombëtarë ose të quajtur ndryshe “Hub airports”,
aeroporte ndërkombëtarë të dimensioneve më të vogla dhe aeroporte
rajonalë. "Hub airports" ndodhen në qytetet e mëdha europiane si: Londra,
Parisi, Frankfurti, Stambolli, Amsterdami, Mynihu. Këto aeroporte mbulojnë
rreth 78 % të trafikut ajror europian. Ndërsa aeroportet me dimensione më të
vogla që kryejnë fluturime ndërkombëtare dhe rajonale transportojnë më pak
se 5 000 000 pasagjerë/vit1. Këto aeroporte mbulojnë rreth 18 % të trafikut
ajror europian, ku në këtë kategori aeroportesh bën pjesë dhe Aeroporti
“Nënë Tereza” me reth 1 800 000 pasagjerë/vit. Gjithashtu janë aeroportet e
vegjël rajonalë me më pak se 1 milion pasagjerë/vit, të cilët mbulojnë rreth
4% të trafikur ajror europian.
Në këtë aspekt duke filluar nga vitet 2000, një nga prioritet kryesore të
Bashkimit Europian ka qënë lidhja e zonave dhe qyteteve më pak të zhvilluara
me qëndrat kryesore administrative dhe industriale. Gjithashtu prioritet i
është dhënë dhe lidhjes së zonave turistike me rajone të ndryshëm të
Europës.
Idlir DERVISHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 213
Bashkimi Europian nëpërmjet Fondeve të Zhvillimit Rajonal (ERDF)2 dhe të
Kohezionit (CF) ka alokuar rreth 33% të Buxhetit vjetor për zhvillimin e
sektorëve të ndryshëm si infranstruktura, zhvillimi urban dhe energjia.
BE ka investuar në ndërtimin dhe zgjerimin e aeroporteve të ndryshëm
kryesisht në vende si Spanja, Italia, Polonia, Greqia, etj. Përkatësisht duke
filluar nga viti 2000–2013 Bashkimi Europian, nëpërmjet fondeve ERDF dhe CF
ka alokuar rreth 4,5 miliard euro për infranstrukturën e aeroporteve të rinj
dhe atyre ekzistuese. Po a kanë qenë efektivë fondet e dhëna nga Bashkimi
Europian në rritjen e numrit të pasagjerëve të aeroporteve ekzistues ose në
përdorimin nga udhëtarët të aeroporteve të rinj?
Gjykata e Llogarive e Bashkimit Europian3 duke u nisur nga kriza ekonomike
në vendet e Bashkimit Europian, ka ndërmarrë një sërë auditimesh për të
vlerësuar ekonomicitetin, efektivitetin dhe eficencën e fondeve të BE-së.
Konkretisht është audituar Komisioni Europian dhe Drejtoritë përkatëse (DG-
Directory Genaral), duke përgatitur një Raport Auditimi për investimet
aeroportuale në peridhën 2000–2013.
Qellimi i audititmit ishte të analizonte nëse fondet e dhëna nga BE për
investime në infrastrukturën aeroportuale kanë qënë të nevojshëm, janë
realizuar sipas buxhetit dhe kohës së përcaktuar më parë dhe nëqoftëse
aeroportet e ndërtuar janë përdorur sipas kapacitetit të përcaktuar në
projektin ekonomik.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
214 Botime KLSH 2015
Auditimi i këtyre fondeve u fokusua në 5 shtete anëtare si Greqia, Spanja,
Italia, Estonia dhe Polonia. Gjithsej u audituan 20 aeroporte në të cilat ishin
kryer investime nga fondet e BE (aeroporte të rinj ose shtesë terminalesh), ku
5 prej të cilëve u zgjodhën në bazë të vlerës më të madhë të investimit në
raport me investimet në aeroportet e tjerë. Ndërsa 15 aeroportet e tjerë u
zgjodhën duke u bazuar te vlerësimi i riskut për secilin aeroport4.
Nga auditimi u konstatua se në 9 prej 20 aeroporteve të audituar, nuk ishte i
nevojshëm të kryhej investimi, i cili përbënte 28% të vlerës së investuar në
këto 20 aeroporte. Gjithasht u konstatua se në 14 nga 20 aeroporte, kishte
patur vonesa për realizimin e veprës për më shumë se 23 muaj. Vetëm në 4
aeroporte, Katania, Napoli, Heraklion dhe Selanik investimi i kryer nga fondet
e BE-së kishte dhënë rezultatet e pritura, duke kaluar kufirin e parashikuar të
përdorimit të pjesës së re të aeroportit , me 104 pasagjerë/m2 në 1 vit.
Gjithashtu u konkludua se në 16 aeroporte parashikimet kishin qënë shume
optimiste, ku kthimi i invesitimit të kryer, sipas të dhënave vjetore të çdo
aeroporti mund të mos kthehet më nëqoftëse nuk shtohet numri i
pasagjerëve. Gjykata Europiane e Auditimit llogariti koston për çdo pasagjer të
shtuar dhe konkludoi se për 6 aeroporte spanjolle si Fuerteventura, Burgos,
Murcia, La Palma, Badajoz dhe Cordoba kosto e llogaritur vetëm nga
investimi, për çdo pasagjer të shtuar ishte dy herë më e madhe se parashikimi.
Shprehur ndryshe, janë tërhequr pasagjer të rinj 2 herë më pak se parashikimi
në projekt. Ndërsa për aeroportet spanjolle të Vigos dhe Kastorias, kosto nuk
mund të llogaritet sepse nuk është tërhequr asnje pasagjer i ri pas kryerjes së
investimit nga fondet e Bashkimit Europian.
Idlir DERVISHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 215
Gjykata Europiane e Llogarive (European Court of Auditors) duke u bazuar në
të dhënat e marra gjatë auditimit, bëri një përllogaritje të fitimit ose humbjes
së këtyre aeroporteve duke u bazuar në numrin vjetor të pasagjerëve. Kështu
u llogarit se për aeroporte të cilat kanë më shumë se 1.5 milion pasagjer në
vit, fitimi është 1 euro për çdo pasagjer. Ndërsa për aeroportet të cilat kanë
më pak se 1.5 milion pasagjer në vit, këto aeroportë janë më humbje.
Përkatësisht për aeroporte me fluks nga 1.5 milion deri në 100 000 pasagjer
në vit, humbjet mund të variojnë nga 7 euro/pasagjer deri në 130
euro/pasagjer.
Duke u bazuar në këto të dhëna, u konkludua se vetëm 4 (Napoli, Katania,
Talin dhe Gdansk) prej 20 aeroporteve të audituara, kishin qënë me fitim gjatë
gjithë peridhës së audituar. Aeroportet e Selanikut, Fuerteventuras,
Heraklionit megjithëse kishin pasur një fluks pasagjerësh nga viti 2007 më të
madh se 1.5 milion në vit, kishin pasur luhatje përsa i përket fitimeve të
gjeneruara. Ndërsa aeroportet e tjerë rezultonin me humbje dhe vlera
financiare e tyre përballohet nga entet publike.
Gjithashtu u konstatua se në 13 nga 20 aeroportet e audituara, ka një
mbivendosje përsa i përket mbulimit, me aeroporte të tjerë më të mëdhenj
në një distancë kohore prej 60-120 minutash udhëtimi (me makinë). Shumë
prej banorëve të këtyre zonave ose turistëve zgjedhin të udhëtojnë me
aeroporte të mëdha për asye të lidhjes direkte me aeroporte të tjerë
ndërkombëtare dhe të shërbimit më të mirë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
216 Botime KLSH 2015
Por megjithëse këta aeroporte kanë humbje të konsiderueshme, do të
vazhdojnë të mbahen hapur nëpërmjet finanacimit publik, për shkaqe social
ekonomike si: zhvillimi i turizmit, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe distanca e
madhe kohore nga aeroporti më i afërt.
Përsa i përket shkaqeve të mësipërme, nga kryerja e sondazheve dhe marrja e
të dhënave u konkludua se vetëm në aeroportet Gdansk, Rzeszow, në Poloni,
Comiso në Sicili-Itali dhe Talin – Esotoni, kishin dhënë impakt pozitiv në
ekonominë e rajonit, ndërsa në të gjithë aeroportet e tjerët nuk kishin dhënë
impakt.
Duke analizuar këto të dhëna ku Shqipëria ka të njëjtat karakteristika me
vendet ose rajonet në zhvillim të Europës, i njëjti problem mund të shtrohet
dhe në vendin tonë. Sa mundësi ka ekonomia shqiptare t’i përdorë me
eficencë të plotë nëqoftëse do të ndërtohet më shumë se një aeroport i ri? A
do të ketë mbivendosje dhe konkurencë me aeroportet e tjerë shqiptarë? A
do të ketë investitorë privatë, të cilët do të marrin riskun për të investuar në
aeroportet e rinj shqiptarë? A do të kenë mundësi këto aeroporte të jenë me
fitim ose të mbahen në funksion vetëm me të ardhurat, të cilat i gjenerojnë
vet? Apo do ta kenë të pamundur të mbulojnë kostot e funksionimit të tyre
dhe këto do të mbulohen nga Buxheti i Shtetit për arsye strategjike siç është
zhvillimi ekonomik, industrial dhe turistik i zonave në të cilat do të ndërtohen,
të cilat prevalojnë më shumë sesa një analizë rentabiliteti apo performance?
Idlir DERVISHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 217
1 Në aeroportet me numër pasagjerësh më të vogël se 5 000 000 në vit, konstatohet
se rreth 48% e tyre duke filluar nga viti 2010 janë me humbje financiare, ku një pjesë
e mirë e tyre janë nën administrimin dhe pronësinë e enteve publike.
2 Fondet Europiane të Zhvillimit Rajonal (ERDF – European Regional Developement
Funds) dhe Fondet e Kohezionit (CF – Cohesion Fund) janë fondet të BE-së, të cilat
kanë si qëllim të risin barazinë ekonomike dhe sociale dhe të stimulojnë zhvillimin e
qëndrueshëm të vendeve të Bashkimit Europian, duke korrigjuar disbalancat midis
rajoneve të ndryshme. Fondet e sipërpërmendura kryesisht shkojnë në vendet, ku GDP
është më e vogël se GDP mesatareve e vendeve të BE-së.
3 European Court of Auditors – Institucioni Suprem i Auditimit të buxhetit
(shpenzimeve dhe të ardhurave) të Bashkimit Europian.
4 Të dhënat statistikore u morën kryesisht nga organizatat kryesore të cilat
monitorojnë çështjet e aviacionit civil si: Airport Council International, Air Transport
Research Society, Eurocontrol, IATA, International Transport Forum dhe Eurostat.
Gjthashtu, u kryen verifikime në terren në të gjitha aeroportet e audituara.
0
20
40
60
80
100
120
140
Aeroporte nën 100.000
pasagjer
Aeroporte me 100.000 - 1.500.000
pasagjer
Aeroporte mbi
1.500.000 pasagjer
-7 euro
-130 euro
+1 euro
Humbje të lehta
Humbje
Fitim
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
218 Botime KLSH 2015
MBI PROBLEMATIKAT E KONSTATUARA
NGA AUDITIMET E KLSH-SË NË ENTET MJEDISORE
nga Mimoza LLOJI1 – Audituese e Lartë,
botuar në gazetën “55”, më 22 maj 2015.
KLSH gjatë ushtrimit të veprimtarisë
audituese, ka kryer një numër të
konsiderueshëm auditimesh në fushën
mjedisore, auditime të cilat janë ushtruar në
institucionet shtetërore dhe agjencitë
zbatuese të legjislacionit për këtë fushë,
objekti i të cilave ka qenë auditimi i
përputhshmërisë së veprimtarisë së këtyre
organeve me legjislacionin e mjedisit, për të
bërë të mundur që këto subjekte të ushtrojnë kompetencat dhe detyrimet,
të cilat ligji përcakton në drejtim të mbrojtjes së mjedisit nga ndotjet dhe
dëmtimet.
Auditimet janë ushtruar në Ministrinë e Mjedisit, si institucioni kryesor
përgjegjës në mbrojtje të mjedisit, në agjencitë nën vartësi si Agjencia
Kombëtare e Mjedisit, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit, Agjencitë Rajonale
të Mjedisit dhe Drejtoritë e Shërbimit Pyjor, si dhe auditime të performancës
Mimoza LLOJI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 219
mjedisore në disa bashki, auditime të cilat janë kryer në lidhje me zbatimin e
paketës ligjore për këtë fushë ku është konstatuar se paketa ligjore për
mjedisin ka qenë jo e plotë, me ekuivoke dhe për pasojë dhe zbatimi i saj në
praktikë, ka qenë në shkallë jo të pëlqyeshme.
Nga auditimet është konstatuar se problemet e mbrojtjes së mjedisit kanë
filluar të bëhen shqetësim për qytetarët si dhe organizmat e ngarkuar me
ligj, etj. Nga subjektet zbatuese në veçanti, nga ato të pushtetit vendor,
konstatohet se tendenca për kujdesin dhe përmirësimin e mjedisit urban për
arritjen e parametrave që ligji përcakton është me trend pozitiv, si në
trajtimin mjedisor të mbetjeve urbane, shtimin e sipërfaqeve të gjelbëtra,
përmirësimin e treguesve të ajrit urban dhe të tjerë tregues.
Në vazhdimësi në vite Ministria e Mjedisit ka punuar për ta kompletuar
paketën ligjore për mbrojtjen e mjedisit me qëllim për t’a përshtatur dhe për
të realizuar përputhshmërinë e saj me standardet e legjislacionit të
Bashkimit Europian.
Në këtë kuadër mund të përmendim ndryshimin apo përmirësimin e kuadrit
ligjor: si ligji “Për mbrojtjen e mjedisit”, ligji “Për vlerësimin e ndikimit në
mjedis, ligji “Për lejet mjedisore”, ligji “Për menaxhimin e integruar të
mbetjeve”, përmirësime ligjore në të cilat janë pasqyruar dhe rekomandimet
e dhëna nga KLSH.
Por krahas punës së bërë për përmirësimin dhe përshtatjen e paketës ligjore
mbi mjedisin në auditime konstatohen se këto organizma nuk kanë vepruar
gjithmonë në përputhje me legjislacionin, kanë treguar inkompetencë në
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
220 Botime KLSH 2015
drejtim të politikbërjes për mbrojtjen e mjedisit për rrjedhoje dhe dëmtimi i
mjedisit edhe pse është i pamatshëm është evident.
Por, pavarësisht kësaj në këto auditime kanë rezultuar mangësi dhe
probleme, të cilat janë shoqëruar me dëm ekonomik kryesisht në paga e
shpërblime, shpenzime operative si dhe në fushën e prokurimeve publike.
Në mënyrë të përmbledhur, problematikat e evidentuara paraqiten si më
poshtë:
Në Entet Mjedisore vërehen mangësi në drejtim të hartimit dhe zbatimit të
Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit. Ministritë përkatëse dhe
organet e qeverisjes vendore, nuk kanë arritur të bashkëpunojnë dhe
koordinojnë veprimet për të përcaktuar të dhënat dhe treguesit që ato do të
grumbullojnë mbi gjendjen e mjedisit si dhe për të siguruar të dhëna
gjithëvjetore të pjesëve përbërëse të mjedisit, publikimin e tyre në
vazhdimësi, në forma të ndryshme në mënyrë që të realizohet e drejta e
publikut për informim mjedisor.
Në lidhje me zbatimin e strategjisë ndërsektoriale për mbrojtjen e mjedisit
është konstatuar mungesë koordinimi midis Ministrisë së Mjedisit me
institucionet e tjera shtetërore që ligji i ngarkon për mbrojtjen e mjedisit në
fushat përkatëse.
Mungesa e një sistemi evidencash ka bërë që të mos pasqyrohen në
vazhdimësi arritjet dhe mangësitë në zbatimin e strategjisë mjedisore, të
miratuar nga Këshilli i Ministrave, si dokumenti bazë që parashtron politikat
shtetërore në këtë fushë.
Mimoza LLOJI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 221
Për sa më lart pasqyruam, një faktor i rëndësishëm është mungesa e
standardeve në rekrutimin e personelit në entet mjedisore, mungesa e
trajnimit të specialistëve të fushës, që ka çuar në evidentimin e rasteve të
inkompetencës profesionale e pasqyruar në procesin e dhënies së lejeve
mjedisore, në kontrollin dhe monitorimin e subjekteve që gjenerojnë mbetje
të ngurta, të lëngëta e të gazta etj. apo në dëmtimin e mjedisit gjatë
përdorimit të tij.
Njëkohësisht vërehet koordinim jo i plotë midis inspektoratit dhe organeve
të pushtetit vendor si dhe organeve të tjera që legjislacioni specifik i ngarkon
për mbrojtjen e mjedisit në drejtim të inspektimit dhe kontrollit të
përbashkët në subjektet që kanë ndikim të lartë dhe të mesëm në mjedis.
Transferimi i pyjeve dhe kullotave nga pronësia e shtetit në drejtim të
Njësive të Qeverisjes Vendore nuk është shoqëruar me kuadrin e plotë ligjor,
gjë që ka bërë që situata mjedisore në pyje dhe kullotat komunale të mos
njihet nga organet kompetente.
Në kundërshtim me ligjin nr. 9385, datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin
pyjor” i ndryshuar, Drejtoritë e Shërbimit Pyjor, nuk kanë funksionuar në
bazë Qarku deri në shkurt 2014, nuk kanë hartuar planet e mbarështimit
trajtimit dhe shfrytëzimit të fondit pyjor dhe kullotave, planet e
mbarështimit të zonave të mbrojtura, nuk kanë realizuar të ardhurat e
programuara, mungon dokumentacioni në kontrata për dhënien në
përdorim të fondit pyjor dhe kollosor si dhe nuk ndiqet sa e si duhet vjelja e
qirave dhe gjobave të vendosura, etj.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
222 Botime KLSH 2015
Duke konstatuar dëmet e shkaktuara në mjedis kemi rekomanduar
Propozime për ndryshime apo përmirësime në legjislacionin në fuqi.
Duke referuar në Direktivën 2008/99/EC të Parlamentit dhe Këshillit
Europian të datës 19.11.2008, i kemi rekomanduar Ministrisë së Mjedisit të
marrë iniciativën për hartim të ndryshimit të Kodit Penal, kreu IV ”Për
mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet ligjit penal”, neni 204, 205.
Për përmirësimin e gjendjes, kemi rekomanduar një numër të
konsiderueshëm masa organizative në varësi të problematikës së konstatuar,
është kërkuar marrja e masave për shpërblimin e dëmit të shkaktuar dhe
njëkohësisht është kërkuar ndëshkimin i personave për mangësitë dhe
problematikën e evidentuar gjatë auditimit të enteve mjedisore me masa
disiplinore që nga largim nga puna deri në vërejtje me shkrim.
Për këto arsye nga ana e KLSH i është rekomanduar MM që të bëjë një
analizë të thelluar të situatës në pyje, kullota dhe zona të mbrojtura dhe mbi
bazën e përfundimeve, të hartohen planet e veprimit si dhe rishikimi i
paketës ligjore, pasi kanë ndodhur ndryshime të mëdha në drejtim të
pronësisë së fondit pyjor, kullotave dhe zonave të mbrojtura si dhe mbi këtë
bazë të përcaktohen masat për përmirësimin e gjendjes së tyre.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Mimoza LLOJI dhe Shefki JAUPI për periudhën janar-
qershor 2015:
Ligji i prokurimit publik në Njësitë e Qeverisjes Vendore.
(Botuar në gazetën “55” dhe “Mapo”, më 08 maj 2015.)
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 223
90 VJET KLSH
nga Bujar LESKAJ - Kryetar i KLSH,
botuar në gazetën “Panorama”, më 27 maj 2015.
Në Kongresin e fundit të INTOSAI-t, në
tetor 2013 në Pekin, tema qendrore
ishte vendosja e auditimit kombëtar në
shërbim të qeverisjes kombëtare. Në
Kongresin e fundit të EUROSAI-t,
zhvilluar në qershor 2014 në Hagë të
Holandës, tema qendrore ishte
inovacioni, ose “Cila është hera e fundit
që keni bërë një gjë për herë të parë?”.
Ne si KLSH, për herë të parë në historinë e institucionit, kremtojmë sot 90-
vjetorin e krijimit të institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të bindur se
në 100- vjetorin e tij do të kemi një trupë akoma dhe më profesionale
audituesish dhe se Shqipëria do të jetë vend anëtar i Bashkimit Europian.
Misioni ynë, në dritën e orientimit themelor të Kongresit të Pekinit, sipas
përcaktimeve kushtetuese në nenet 162-165 të Kushtetutës së Shqipërisë,
por edhe në nenin 1 të Deklaratës së Limës, “Kushtetutës” së mbi 192
institucioneve supreme të auditivit (SAI-t) kudo në botë, është rritja e
transparencës dhe përgjegjshmërisë në menaxhimin e fondeve publike, në
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
224 Botime KLSH 2015
një shkallë më të gjerë, për të gjithë komunitetin, të cilit një SAI i shërben:
taksapaguesve, publikut, Parlamentit dhe organeve ekzekutive, duke
kufizuar në maksimum abuzimet dhe duke siguruar përdorimin me
ekonomicitet, efektivitet dhe eficiencë të këtyre fondeve. Të kërkosh
identitetin institucional nëpërmjet hedhjes dritë dhe evidentimit të historisë
së zhvillimit është mbi të gjitha përgjegjësi, por edhe një shërbim për
gjeneratat e ardhshme.
Nga një hulumtim i historisë 90-vjeçare të KLSH-së, mund të konfirmohet se
institucioni në mënyrë të pashmangshme, në evoluimin e tij ka ndjekur
pashmangshmërisht progresin shoqëror, dhe transformimet social-politike,
ekonomike e diplomatike të Shqipërisë, që nga themelimi i shtetit modern
dhe deri në ditët e sotme.
Ky institucion, i cili daton në 1925-
n, ka funksionuar gjatë gjithë
kohës, pas miratimit të statutit të
Republikës, përgjatë monarkisë
kushtetuese, përgjatë regjimit
komunist diktatorial e deri në ditët tona, duke
iu përshtatur rrethanave historike, me
rregullime të caktuara të kompetencave dhe të
objektit të veprimtarisë, tipit të kontrollit dhe
emërtesës. Ismail Qemal bej Vlora kreu aktin
më të lartë në të gjithë historinë institucionale
të Shqipërisë, themeloi shtetin modern shqiptar
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 225
dhe përmes një sërë vendimesh politike e diplomatike vendosi gurin e
themelit të tij. Ai ngriti flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit
1912 dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur, duke u kërkuar fuqive
ndërkombëtare ta njihnin këtë vendim. Në politikën dhe veprimtarinë
ekonomike të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, pa dyshim një vend të
rëndësishëm do të zinte problemi financiar. Ismail Qemali deklaroi vendimet
e para dhe të nevojshme që duhet të merrte kombi shqiptar, njëri ndër të
cilat ishte “Të zgjidhet një pleqësi për ndihmë e kontroll të qeverisë”.
Administrimi i kontrollit financiar në vitet 1920-1924 u sanksionua nëpërmjet
Statutit të Zgjeruar të Lushnjës, i cili ngarkonte Këshillin Kontrollues të
Financave me kontrollin e financave të shtetit. Në Qeverinë e Fan S. Nolit,
me gjithë kohën e shkurtër të qeverisjes dhe kushteve mjaft të vështira
ekonomike dhe financiare, roli i Komisionit Kontrollues të Financave u
orientua nga skema e kontrollit të llogarive të financave Nën qeverisjen e
Ahmet Zogut, si kryetar i Republikës dhe Mbret i Shqipërisë, institucioni i
kontrollit më të lartë në vend shfaqet si Institucioni i Këshillit Kontrollues,
institucion kushtetues dhe që në boshtin e veprimtarisë së tij kishte
kontrollin e financave të shtetit dhe gëzonte atributet e një organizmi të
pavarur pranë Parlamentit.
Në periudhën e pasluftës së Dytë Botërore, nën komunizmin, Këshilli
Kontrollues i Financave iu nënshtrua një sërë riorganizimesh të
njëpasnjëshme, duke humbur pavarësinë (strukturë nën varësinë e
ekzekutivit dhe të partisë-shtet), në shërbim të politikës së shtetit totalitar.
Referuar formës së organizimit dhe funksionimit, si dhe raportimit të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
226 Botime KLSH 2015
aktivitetit kontrollues, Këshilli Kontrollues ka qenë një organ i politizuar dhe
represiv, duke mos pasur mëvetësi në ushtrimin e veprimtarisë kontrolluese.
Me ardhjen e demokracisë, zhvillimet pozitive u reflektuan dhe në fushën e
auditimit të jashtëm publik. Me asistencën e Nismës Ligjore për Europën
Qendrore dhe Lindore (CEELI – Central and East European Initiative), një
projekt ky i qeverisë amerikane, u ripunua dhe u paraqit projektligji “Për
Shërbimin e Kontrollit të Shtetit”, i cili u miratua nga Kuvendi në fund të
muajit gusht 1992. Pavarësia e këtij organi nga Qeveria u sanksionua me
dispozitat kryesore kushtetuese dhe ligjin organik të lartpërmendur. U
ndërtua një strukturë e re e organeve të kontrollit, në përshtatje me rolin e ri
që merrnin financat publike në një shtet ligjor.
Në kuadër të proceseve integruese, gjatë viteve 1996–1997, ekspertët e
SIGMA-s ndërmorën disa hapa seriozë për modernizimin e kontrollit të
jashtëm në Shqipëri, duke kërkuar përafrimin e legjislacionit sa më shumë
me standardet ndërkombëtare të auditimit. Pavarësia e plotë, depolitizimi
dhe departizimi i organit suprem të kontrollit u realizuan pas ngjarjeve të
vitit 1997, me miratimin e ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e
Lartë të Shtetit” dhe më pas të ligjit themelor të Shtetit nr. 8417, datë
21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, pjesa e katërmbëdhjetë
“Kontrolli Lartë i Shtetit”, nenet 162-165.
Këto akte mundësuan rikthimin e pavarësisë funksionale organizative,
financiare dhe operacionale të institucionit. KLSH operoi përgjatë viteve
1998-2011, duke gëzuar pavarësi dhe duke u përpjekur të bashkëpunonte
me institucionet homologe dhe partneret ndërkombëtare. Në pamundësi të
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 227
përmendjes së të gjithë figurave të drejtuesve të KLSH ndër vite, të cilët janë
të shumtë në numër, do të veçoja personalitetet e ndritura, veçanërisht në
vitet 1925-1944, si: Kol Thaçi, Lac Gera, Llambi Aleksi, Fejzi Alizoti, Lame
Kareco, Eqerem Libohova, Xhaferr Ypi, Rrok Gera, Izedin Beshiri dhe të tjerë.
Dua po ashtu të vlerësoj punën reformuese të kryetarëve të KLSH-së në vitet
e demokracisë, sidomos të Prof. Dr. Blerim Çela, Mustafa Kërçuku, etj. Nga
ana tjetër, shpreh konsideratën, respektin dhe vlerësimin maksimal për të
gjithë trupën e kontrollorëve, audituesve dhe punonjësve mbështetës të
devotshëm, me integritet, punëtorë, korrektë dhe profesionalë, që kanë
kontribuar dhe shërbyer në këtë institucion gjatë gjithë kësaj periudhë 90-
vjeçare.
Duke marrë shkas nga ky përvjetor i 90-të dhe duke hedhur vështrimin pas
në vite, duke kryer analizën mbi ecurinë e zhvillimeve progresive, por edhe
të kthimeve pas, jemi të ndërgjegjshëm se kjo na shërben të projektojmë të
ardhmen dhe të përballojmë sfidat e saj. Ligji i ri integral i KLSH-së, i miratuar
nga Kuvendi në nëntor të vitit 2014, tërësisht në përputhje me standardet e
INTOSAI-t dhe që ka njohur bashkëpunimin e ngushtë me ekspertët e
Drejtorisë së Buxhetit të Komisionit Europian dhe të SIGMA-s, synon
modernizimin e plotë të institucionit, zgjerimin e veprimtarisë audituese në
dimensione të afta për të përballuar sfidat e kohës, rritjen e standardeve
profesionale të trupës audituese dhe një bashkëpunim edhe më të ngushtë
me strukturat europiane të auditimit suprem publik, si ECA dhe SAI-t
partnere. Hapësirat që hap ky ligj garantojnë synimin e KLSH që për
periudhën në vijim të realizojë modernizimin e plotë të institucionit, për të
sjellë veprimtarinë e tij në përputhje me planet strategjike 2011-2016 të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
228 Botime KLSH 2015
INTOSAI-t dhe 2011-2017 të EUROSAI-t. Sfida jonë për të ardhmen është
sjellja e veprimtarisë audituese të institucionit në parametrat e
institucioneve të zhvilluara simotra të Bashkimit Europian, në respektim të
plotë të mandatit kushtetues të KLSH dhe të pritshmërive të Kuvendit dhe
qytetarëve.
Luljeta NANO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 229
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
PARTNER I RËNDËSISHËM I FINANCAVE PUBLIKE
(Institucionet Supreme të Auditimit,
partnerë të rëndësishëm në planifikimin dhe zbatimin e një buxheti të besueshëm.
Qasja këshillimore e Kontrollit të Lartë të Shtetit)
nga Luljeta NANO - Sekretare e Përgjithshme,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 02 qershor 2015.
Nëse do ti referoheshin përkufizimit semplist të përcaktimit të një buxheti
kredibël, të besueshëm do të thonim se buxhet i besueshëm është ai i cili
ekzekutohet sikurse është planifikuar.
Por në një këndvështrim më të gjerë një buxhet është i besueshëm kur
publiku është i bindur që buxheti bazohet në politika fiskale të shëndosha
dhe të qëndrueshme, që mbështetet në objektiva fiskale afatmesme dhe
shërben si një instrument efektiv për mbajtjen e qeverisë nën kontroll. Në
këtë aspekt është e nevojshme që ekzekutivi të ndërmarrë më shumë qasje
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
230 Botime KLSH 2015
proaktive për të adresuar në terma afatgjata nevojat e shoqërisë,
konsideruar si një komponent kyç për besimin e publikut ndaj institucioneve
qeveritare.
Por çfarë e bën një buxhet të besueshëm? Politikat duhet të hartohen
bazuar në analiza të qenësishme. Udhërrëfyesit e Fondit Monetar
Ndërkombëtar sugjerojnë që parashikimet makro fiskale duhet ti
nënshtrohen shqyrtimeve nga organizma dhe trupa të pavarura.
Referuar Strategjisë së Zgjerimit të BE-së, një ndër tre prioritetet bazike të
strategjisë është qeverisja ekonomike dhe menaxhimi financiar publik. Një
menaxhim kredibël dhe relevant i financave publike dhe i buxhetit të shtetit
është faktor vendimtar për një qeverisje ekonomike të suksesshme.
Menaxhimi i Financave Publike (PFM) referuar strategjisë, përfshin
angazhimin për përmirësimin e menaxhimit të financave publike dhe të të
gjithë procesit të buxhetimit nëpërmjet përgatitjes dhe implementimit të
programeve (PFM) shumë vjeçare si dhe angazhimit në politikat dialoguese
të PFM-së me Komisionin Europian.
KLSH në konvergjencë të plotë me objektivat e strategjisë së zgjerimit të BE-
së dhe në një linjë me prioritetet e reformave i ka prezantuar Kuvendit
rekomandimet të cilat synojnë marrjen e masave për sigurimin e
qendrueshmërisë, kredibilitetit të financave publike dhe konsolidimin e një
kuadri, rregulli fiskal.
Për disa vite radhazi KLSH ka sjelle në vëmendje të Kuvendit, faktin se
situatat buxhetore janë karakterizuar nga projeksione mjaft optimiste gjë e
Luljeta NANO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 231
cila ka sjelle krijimin e një hendeku të thellë midis targeteve të planifikuara
me ato të realizuara dhe që në mënyrë të pashmangshme ka çuar në
rishikimin e treguesve buxhetor gjatë ekzekutimit të buxhetit, gjë e cila është
shoqëruar me reduktimin e shpenzimeve buxhetore me impakte negative të
drejtpërdrejta në ruajtjen dhe mbajtjen e një disipline fiskale efektive.
Një mënyrë e tillë e planifikimit të buxhetit me shkurtime dhe reduktime
eventuale ka ndikuar në kah negativ jo vetëm menaxhimin e shpenzimeve
publike (krijimi i borxheve të prapambetura, etj.) por nga ana tjetër ka
cënuar rëndë edhe proceset e planifikimit te buxheteve në terma
afatmesëm. Ishte Kontrolli i Shtetit i cili që për tre vite radhazi 2012,
2013,2014 i adresoi Kuvendit rrezikun e krijimit të gropës së zezë buxhetore
atë të krijimit të detyrimeve dhe borxheve ndaj biznesit si rezultat i
ndërrmarjes së angazhimeve kontraktuale përtej burimeve financiare
disponibel, si dhe rekomandimet për përmirezimin e gjendjes.
KLSH në funksion të promovimit të një qëndrueshmërie dhe kredibiliteti të
financave publike dhe në funksion të përmirësimit të planifikimit të
performancës fiskale, të projeksioneve makroekonomike dhe
parashikimeve buxhetore, ka rekomanduar ngritjen e një Këshilli Fiskal i cili
duhet të gëzojë statusin e nje institucioni publik të pavarur, dhe që duhet të
ketë një pavarësi operacionale shumë strikte e rigoroze nga politika.
Ky organizëm i pavarur do të shërbejë për të promovuar politika fiskale të
qëndrueshme dhe efektive dhe duhet të jetë parakusht, që të karakterizohet
nga një pavarësi nga qeveria dhe një transparence komunikimi të
drejtpërdrejtë me median.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
232 Botime KLSH 2015
Ngritja dhe funksionimi i një Këshilli Fiskal i paanshëm, indipendent, dhe
thellësisht teknik është mjaft i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit
makroekonomik dhe promovimin e qëndrueshmërisë së financave publike.
Ky rekomandim i Kontrollit të Lartë të Shtetit është në konvergjencë të plotë
me orientimet e Bashkimit Europian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar
për ngritjen dhe funksionimin e Këshillave Fiskale si institucione publike të
pavarura por jo vetëm; rekomandimi është në një linjë me praktikat e
ndjekura nga shumë vende vitet e fundit të cilët kanë ngritur agjencitë e
pavarura me synim promovimin e politikave fiskale dhe hartimin e
buxheteve të besueshme. Në kushtet kur historikisht buxhetit i shtetit në
vite ka rezultuar jo kredibël, është emergjente kryerja e oponencave të
politikave fiskale, pa ndikime të politikës dhe që të jenë thellësisht teknike
dhe të pavarura. Nëse ky Këshill Fiskal do të ngrihej dhe ekzistonte vite më
parë pa dyshim që do të shmangej fenomeni i krijimit të borxheve ndaj
biznesit rrjedhoje e planifikimeve të buxheteve mjaft optimiste jo realiste.
Rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit janë në një linjë edhe me
Raportin e Progresit të Bashkimit Europian të Tetorit të vitit 2014 në të cilin
theksohet që:
“Në tërësi, stabiliteti makroekonomik duhet të forcohet më tej, duke ulur
borxhin publik në raport me PBB-në, ndërsa ruhet hapësira fiskale për
investime publike të orientuara drejt rritjes ekonomike.
Konsolidimi fiskal, i fokusuar në të ardhura, filloi me buxhetin 2014, por
duhet më shumë punë për t’i bërë financat publike të qëndrueshme.
Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të forcuar planifikimin dhe zbatimin e
Luljeta NANO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 233
politikave ekonomike, përfshi planifikimin buxhetor dhe menaxhimin
financiar publik”.
Kredibiliteti i buxhetit është i kondicionuar edhe nga sanksionimi dhe
vendosja e një rregulli fiskal/objektivave fiskale të shprehuar qartë në
drejtim të targetimit të treguesit të borxhit, deficitit garancive, etj.
Krahas sa më sipër KLSH referuar zhvillimeve ekonomike ndaj nivelit të
borxhit publik dhe risqeve që ai mbart në situatën makroekonomike të
vendit; Referuar faktit që ndryshimi i kuadrit rregullator të limitimit të
borxhit publik ndaj PBB-së, legjitimon mungesën e një tavani për borxhin
publik dhe riskun e rritjes së tij; Shqyrtimit të trajektores dhe dinamikës në
rritje të treguesit të borxhit publik ndaj PBB-së si dhe në vijim të
rekomandimeve të dhëna nga KLSH si në vitin 2012 dhe 2013, KLSH në Tetor
2014 i prezantoi Kuvendit rekomandimin për ndërmarrjen e të gjitha masave
për hartimin e një kuadri, rregulli fiskal, i cili të synojë në reduktimin e nivelit
të borxhit publik në një periudhë të përcaktuar kohore dhe sigurimin e një
qëndrueshmërie afatgjatë të borxhit publik. Përgatitjen dhe paraqitjen e një
iniciative ligjore për vendosjen në Kushtetutë dhe në Ligjin “Për menaxhimin
e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të indikatorit të borxhit
publik ndaj PBB-së, në nivelin 60 % arritjen e këtij niveli në terma afat
afatgjatë.
Në përfundim theksojmë që Kontrolli i Lartë i Shtetit si institucioni i
përgjegjës i garantuar nga Kushtetuta dhe ligji i tij organik për realizimin e
mbikëqyrjes dhe auditimin e buxhetit të shtetit do të vijojë të jetë një
partner i rëndësishëm duke ofruar qasje këshillimore me impakt
mirëqeverisjen e financave publike në vend.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
234 Botime KLSH 2015
SISTEMET VIRTUALE, APLIKIMI DHE AUDITIM I TYRE
nga Kozma KONDAKÇIU - Drejtor Drejtorie,
Botuar në gazetën “Telegraf”, më 04 qershor 2015.
Fjala virtual rrjedh nga latinishtja “virtue” dhe në terminologjinë e
informatikës përdoret me kuptimin e diçkaje që nuk ekziston fizikisht por
është krijuar nëpërmjet programeve kompjuterike.
Që në fillesat e njerëzimit, imagjinata ka krijuar një botë paralele me atë
reale, botën virtuale e imagjinare të reflektuar në letërsi e arte dhe që në
fëmijëri na ka bërë të ëndërrojmë tej kufijve të realitetit.
Fillesat e virtuales në
informatikë nisin në vitet
1960, kur inxhinierët e IBM-së
përdorën termin “virtualizim”
për të realizuar një platformë
kompjuterike simuluese të
quajtur “makinë virtuale”.
Kështu lindi koncepti i virtualizimit, me anë të të cilit u bë e mundur që në
një platformë hardware-ike të vetme të realizohet një makinë virtuale, e cila
Kozma KONDAKÇIU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 235
do bënte të mundur simulimin e më shumë se një software mysafir, ku secili
nga këta do të ekzekutohej në mënyrë të pavarur nga tjetri.
Si rrjedhojë e këtij inovacioni, IBM-ja në vitin 1966 me anë të sistemeve IBM
CP-40 dhe IBM CP-67 demonstroi konceptin e quajtur “virtualizim i plotë”.
Në vitin 1974, z. Gerald J. Popek dhe z. Robert P. Goldberg në artikullin
"Formal Requirements for Virtualizable Third Generation Architectures"
vendosën përkufizimin për makinën virtuale duke e quajtur atë “dublikatë
efikase e izoluar e makinës reale”.
Ishte kjo periudha kur kompjuterët po drejtoheshin nga qarqet e integruara,
që më vonë do të njihen me emrin procesorë apo mikroprocesorë.
Gjithë këto zbulime dhe shumë të tjera, si në aspektin hardware-ik ashtu
edhe atë software-ik, mundësuan që koncepti i virtualizimit të mos mbetet
thjesht vetëm një koncept historik, por të formësohet dhe shtrihet anë e
mbanë botës së teknologjisë informative, si në virtualizimin e rrjeteve
kompjuterike, në sistemet operative (virtualizimi i kujtesës), në aplikacione
software-ike (virtualizimi i aplikacioneve), në teknologjitë për ruajtjen e të
dhënave (virtualizimi i disqeve), etj.
Sot, në përgjithësi njihen tri metoda të implementimit të virtualizimit:
1. Emulacioni i sistemit operativ – mundësia e ekzekutimit të izoluar dhe të
sigurt të një apo më shumë sistemeve operative në një server fizik të vetëm,
në të cilin software-t mysafirë përdorin resurset e të njëjtit software
mikpritës.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
236 Botime KLSH 2015
2. Emulacioni i hardware – mundëson fshehjen e karakteristikave fizike të
sistemit kompjuterik nga përdoruesit duke shfaqur një platformë tjetër
abstrakte, me qëllim që ta ekzekutojë software-in në një mjedis të ndarë nga
resurset hardware-ike thelbësore.
3. Paravirtualizimi – është metodë e virtualizimit, në të cilin ofrohet
ndërfaqës software-ik për makinën virtuale, e cila nuk simulon harduerin por
ofron API të posaçëm për të modifikuar software-in mysafir.
Në dobinë e përdorimit të virtualizimit për të realizuar sisteme informative
pa dyshim kostoja dhe fleksibiliteti konsiderohet përfitimet më të mëdha.
Në vend të blerjes së dhjetëra serverëve fizikë, biznesi blen vetëm një apo
disa prej tyre.
Virtualizimi në teknollogjinë e informacionit në KLSH
Zhvillimet e teknologjisë së informacionit në KLSH prej tre vitesh po
shënojnë jo vetëm rritje por edhe vizion të ri. Në vitin 2012 u hodhën bazat
për krijimin e një infrastrukture të virtualizimit bazuar në Microsoft Hypper-
V, e cila ofroi rritjen e performancës duke shfrytëzuar në maksimum
kapacitet e serverave dhe konfigurimin e dublikuar të çdo aplikimi
(Exchange, Active Directory, Domain Controller, etj.).
Në vitet 2013-2014 u kryen investime për Integrimin dhe implementimi i dy
Core Switch Layer2/Layer3 në një Virtual Switch/Router, i cili ofroi një
ambient të sigurt për ndërlidhjen e Server, Storage dhe përdoruesve me
kapacitet dhe siguri të lartë. Lidhja e storage (iSCSI 10GbE) me Core Switch
Kozma KONDAKÇIU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 237
duke përdorur linqe 10GbE, dhe integrimi i shërbimeve të storage me
serverët e virtualizimit.
Në investimet e vitit 2015 parashikohet krijimi i Wireless Access Point për
KLSH me një Platformë menaxhimi për të kryer administrimin e plotë të
rrjetit instaluar në një makinë virtuale mbi ambientin ekzistues të Microsoft
Hyper-V.
Vlen të përmendet se virtualizimi gjatë gjithë këtyre viteve dëshmoi se di të
shtyjë përpara proceset në KLSH, në veçanti të krijojë një platformë të fortë.
Ndjekja e kësaj politike vizionare ka sjellë shfrytëzimin maksimal të burimeve
financiare në fushën e teknologjisë së informacionit me kosto minimale për
shërbimet e shtuara.
Auditimit i sistemeve të virtualizuara
Auditimi TI i sistemeve të virtualizuara në përgjithësi i nënshtrohet parimeve
bazë të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, por me disa veçori ku
mund të veçojmë:
1. Specifika në Auditimin e planifikimit të sistemeve virtuale.
Shkallëzimi: rritja e shërbimeve në raport me zgjerimin e biznesit vë në
sprovë shkallëzimin e mjedisit virtual,
2. Specifika në Auditimin e Sigurisë së sistemeve virtuale.
Duke qenë se sistemet operative ekzekutohen në format të izoluar dhe të
sigurt, atëherë konsiderohet se ka siguri të shtresuar në mjediset e
virtualizuara, por shqetësimi vazhdon të mbetet tek situata kur një makinë
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
238 Botime KLSH 2015
virtuale “arratiset” nga mjedisi i izoluar virtual dhe vendos komunikimin me
software mikpritës. Atëherë ekziston mundësia që, nëse sulmuesi tashmë e
ka marrë kontrollin e software mysafir, fare lehtë mund të mënjanojë
elementet e sigurisë në software mikpritës dhe të shkelë edhe sigurinë e
makinave të tjera virtuale.
3. Specifika në auditimin e shërbime virtuale të kryera nga palë të treta.
Një aspekt jo pak i rëndësishëm në auditimin e ambienteve e shërbimeve të
virtualizuara është marrëdhëniet kontraktuale midis palëve. Vështirësi hasen
në rastet kur Entet Publike përfitojnë shërbime nga palë të treta që
zhvillohen në ambiente virtuale që pala e tretë mund ti posedojë apo i ka
marrë me qera.
E ardhmja
Njerëzimi ka përfituar shumë nga inovacionet.
Ideja e themeluar enkas për kompjuterët mainframe të IBM-së, me kalimin e
viteve mori përmasa shumëdimensionale në fushën e teknologjisë
informative, saqë sot është bërë pjesë integrale e bizneseve.
Virtualizimi gjatë gjithë këtyre dekadave dëshmoi se di të shtyjë përpara
proceset e biznesit, në veçanti të krijojë një platformë të fortë për
teknologjitë që do vijnë.
Një nga ato teknologji që po priten me shumë kureshtje nga bizneset është
edhe “cloud computering”.
Kjo bën që ardhmëria e virtualizimit të jetë më se e garantuar.
Albert THOMA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 239
AUDITIMI I SJELLJES PUBLIKE DHE QËNDRIMIT TË ZYRTARËVE
NË RAPORT ME INTERESIN PUBLIK
nga Albert THOMA – Kryeauditues,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 05 qershor 2015.
Njësitë e sektorit publik i nënshtrohen auditimit
të brendshëm dhe të jashtëm publik, i cili është
post factum, dhe peshën më të madhe në
vlerësimin e rekomandimeve e zë auditimi i
jashtëm publik, i cili është i pavarur nga
ekzekutivi, jep garanci më të arsyeshme dhe
kryhet nga KLSH.
Auditimi i njësive të qeverisjes së përgjithshme
nuk është i kufizuar vetëm në auditimin financiar dhe të përputhshmërisë, ai
shtrihet gjithashtu tek efektiviteti, ekonomia dhe eficienca me të cilat njësitë
funksionojnë dhe përmbushin objektivat dhe synimet. Një aspekt tjetër i
auditimit është “propriety” i cili ka të bëjë me ekzaminimin e vendimmarrjes
përsa i përket blerjes, shitjes, kontratave etj. për të parë nëse ato janë
realizuar në interesin më të mirë të publikut dhe në përputhje me parimet e
menaxhimit të shëndoshë financiar. Ndryshe nga llojet e tjera të auditimit ky
auditim shkon përtej dokumenteve, faturave apo evidencave dhe e vë
theksin tek thelbi i transaksioneve dhe shikon përshtatshmërinë nga
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
240 Botime KLSH 2015
pikëpamja e maturisë financiare, interesit publik dhe parandalimit të
shpenzimeve të pakujdesshme. Kështu auditimi i “propriety”, është i lidhur
me shqyrtimin e veprimeve ekzekutive dhe vendimet në lidhje me raportin
kosto – përfitim me fokus të veçantë nga interesi publik dhe standardet e
normat e pranuara të veprimtarisë karshi publikut. Ajo përfshin gjithashtu
dhe mënyrën e veprimtarisë të zyrtarit publik në këndvështrimin që a
reflektohet në veprimtarinë e tij përgjegjshmëria maksimale në marrjen e
vendimit për fondet publike sikur ato të ishin fondet e tij personale.
Disa principe të përgjithshme njihen si standarde të impaktit financiar në
publik. Auditimi i “propriety”, kërkon të sigurojë që shpenzimet janë kryer
konform këtyre principeve të artikuluara disa si shpenzimet nuk duhet të
kryhen si qëllim në vetë vete por në përputhje me nevojat, çdo zyrtar duhet të
tregoj respekt për shpenzimet publike njëlloj si për ato personale, asnjë
autoritet nuk duhet të shfrytëzojë kompetencat (pushtetin) për të kaluar
fonde direkt ose indirekt në avantazhin e tij dhe, fondet publike, nuk duhet të
kalojnë në interes të një personi të veçantë apo një segmenti të veçantë të
komunitetit.
Auditimi i “propriety”, synon verifikimin e transaksioneve në raport me
interesin e publikut të pranuara si norma apo standarde të veprimtarisë. E. L.
Kohler e ka përcaktuar termin “propriety” si “...ajo sjellje (veprimtari) që
përputhet me testin e interesit publik (thënë ndryshe, provuar në publik) që
gjerësisht është pranuar si norma apo standarde të veprimtarisë, dhe të
zbatuara veçanërisht në performancën profesionale sipas kërkesave të
legjislacionit dhe kodeve profesionale.
Albert THOMA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 241
Në auditimin e “propriety” është problem natyra e veçantë e tij. Shprehja
“propriety” është një term moral dhe mund të kuptohet duke ju referuar
konceptit të mortalitetit të pranuar nga shoqëria në një kohë të dhënë. Në
çdo lloj auditimi përfundimi është formulimi i rekomandimeve nga auditimi.
Në auditimin e përputhshmërisë, p.sh. rekomandimet propozohen mbi
bazën e gjetjeve nga auditimi për sa i përket përputhshmërisë me kërkesat
ligjore dhe kuadrin rregullator në përgjithësi të cilat janë të gjitha të
verifikueshme. Auditimi i “propriety”, ka një element të pandashëm të
subjektivitetit sepse është shumë e vështirë të ndërtosh standarde mbi
interesin e publikut, normat e pranuara të sjelljes të cilat nuk përbëjnë një
bazë të fortë për vlerësim nga auditimi.
Në sektorin publik duhet të mbahet parasysh dhe një dimension tjetër i
normave të sjelljes. Normat e sjelljes aplikohen zakonisht në mënyrë
mekanike dhe krijojnë probleme për një punë të shpejtë dhe efektive. Në
sektorin privat një tendencë e tillë mund të rezultojë joproduktive.
“Propriety”, si një element moral duhet të jetë objekt i vlerësimit mbi bazën
e objektivave dhe rrethanave ekzistuese të momentit. Elementi i
subjektivitetit e bën punën audituese shumë delikate dhe dikton më tepër
liri, pasi procesi i vendimmarrjes shtrihet në një mjedis dinamik (ekonomik,
social dhe politik) dhe duhet të bëhet vlerësimi në bazë të rrethanave në të
cilat është marrë vendimi dhe në këto kushte audituesi duhet të ri
konceptojë këto rrethana. Gjykimi i audituesit duhet të jetë objektiv se
ndryshe deformon qëllimin e menaxhmentit në vendimmarrje dhe bën që
auditimi i “propriety”, të jetë jo-produktiv.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
242 Botime KLSH 2015
Po a ekzistojnë mundësitë për të ndërmarrë misione të tilla auditimit? Kjo
varet në një shkallë të gjerë nga formalizimi i ekonomisë dhe shkalla e
transparencës në vendimmarrje për sa i përket miratimit të projekteve me
fonde publike. Në këtë drejtim ende nuk është bërë e mundur transparenca
e plotë në procesin e vendimmarrjes.
Gjatë përgatitjes dhe miratimit të projekt buxheteve vjetore dhe ato
afatmesme, pavarësisht se është sanksionuar me ligj mënyra e vlerësimit të
projekt ideve dhe transparenca përkatëse ende nuk është bërë zakon se
çfarë prioritetesh duhet të konsiderohen në raport me pritshmërinë e
publikut dhe në interesin më të mirë publik. Ende nuk gëzojmë norma apo
standarde mbi të cilat testohet vendimmarrja e njësive të qeverisjes së
përgjithshme nga publiku për të patur dhe një bazë të fortë për auditime të
kësaj natyre.
Duke qenë se procesi është dinamik, edhe mjetet e përdorura për
perceptimin e publikut për aspekte të sjelljes dhe qëndrimit të zyrtarëve
publik, janë të pa testuara dhe shpesh jo transparente përfshi edhe ato që
përdoren nga institucione që matin perceptimin e publikut mbi korrupsionin.
Kjo bën që të ekzistojnë shmangie nga objektiviteti dhe të krijohen kushte
për interpretime të ndryshme dhe nga këndvështrime të ndryshme.
Në shoqëritë e zhvilluara janë ndërtuar standarde të sjelljes dhe qëndrimit të
zyrtarëve publik në përputhje me principet e përgjithshme të menaxhimit të
shëndoshë financiar si rezultat i përgjegjshmërisë gjithmonë në rritje të
zyrtarëve publik në vite duke krijuar kushtet për tu testuar në publik
vendimmarrja mbi bazën e këtyre standardeve, të cilat përbëjnë dhe një
Albert THOMA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 243
bazë objektive për të ndërmarrë misione të auditimit të “propriety”,
rekomandimet e të cilit, kanë impakt domethënës në përmirësimin e sjelljes
dhe qëndrimit të zyrtarëve publik në raport me vendimmarrjen për
shpenzimet me fonde publike.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
244 Botime KLSH 2015
KLSH DHE NDRYSHIMI, SFIDA DHE ARRITJE
nga Albana GJINOPULLI – Drejtore Drejtorie, Sali AGAJ – Auditues i Lartë,
botuar në gazetën “Tirana Observer”, më 07 qershor 2015.
Ne vetë duhet të bëhemi ndryshimi që dëshirojmë. – Gandhi
Ndryshimi vlerësohet si një nga sfidat më të rëndësishme të menaxhimit në
shekullin e 21-të dhe aftësia për të menaxhuar atë konsiderohet si një
përbërës i rëndësishëm i aftësisë së organizatës për të konkurruar me sukses.
Disa nga faktorët kryesorë që nxisin ndryshimin në institucione
publike/organizata private janë: një përgjigje më e shpejtë ndaj nevojave,
inovacionit, teknologjisë, riorganizimit, etj.
Lëvizja përpara në një mjedis në ndryshim
Auditimi i sektorit publik nga KLSH ka një ndikim pozitiv në besimin e
shoqërisë sepse përqendrohet në ruajtjen dhe përdorimin sa më të mirë të
burimeve publike. Pasi rezultatet e auditimit janë bërë publike, qytetarët kanë
mundësi t’i kërkojnë llogari administratës publike lidhur me përdorimin e
këtyre burimeve. Në këtë mënyrë KLSH promovon efikasitetin,
përgjegjshmërisë, efektshmërinë dhe transparencën e administratës.
Albana GJINOPULLI, Sali AGAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 245
KLSH e pavarur, efektive dhe të besueshme është një komponent thelbësor në
një sistem demokratik, ku llogaridhënia, transparenca dhe integriteti janë
pjesë e domosdoshme e një demokracie të qëndrueshme.
Duke vepruar në emër të interesave të publikut, KLSH ka ndërmarrë hapa që
t’i përgjigjet siç duhet sfidave të kërkuara nga qytetarët, pritshmërive të
përfaqësuesve të popullit dhe risqeve të ndryshimeve të mjedisit ku ushtrojnë
aktivitetin subjektet e auditimit, duke mbetur gjithnjë një institucion model
për të gjithë sektorin publik (Standardet Ndërkombëtare të Auditimit - ISSAI
12). Për këtë, në përmbushjen e misionit KLSH ka një rol specifik “t’i thotë të
vërtetën pushtetit dhe t’ju thotë të vërtetën qytetarëve”, duke ndikuar
pozitivisht në qeverisjen demokratike në rang vendi, siç do të thoshte
profesori i njohur suedez i shkencave politike, Olof Peterson "Kur demokracia
funksionon si një proces i vazhdueshëm të mësuari, outputi i sotëm bëhet
inputi i së nesërmes."
Përpjekjet për të arritur standarde më të larta të përgjegjshmërisë i japin
KLSH-së, autoritetin moral që të vlerësojë pritshmëritë në subjektet e
audituara. Veprimtaria e KLSH-së tregon se ky institucion punon fort për tá
kthyer përgjegjshmërinë në një nga tiparet e tij më të theksuara, këto
përpjekje e bëjnë një hallkë kryesore në zinxhirin e përgjegjshmërisë publike;
dobishmëria e punës së institucionit për vitin 2014, provon se për çdo një lek
të shpenzuar për institucionin e KLSH-së janë kërkuar për t’u zhdëmtuar 38
leke ose dy herë më shumë se në vitet 2010 – 2011 të marra së bashku.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
246 Botime KLSH 2015
Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI)
ofron një kuadër mbështetës për institucionet audituese për të nxitur
zhvillimin dhe shkëmbimin e njohurive, përmirësimin e auditimit qeveritar në
të gjithë botën dhe rritjen e kapaciteteve profesionale. KLSH është anëtar i
kësaj organizate që nga viti 1984, por sot pozita dhe pjesëmarrja është rritur
ndjeshëm duke kontribuar me inpute në këtë organizatë dhe po ashtu me
vënien në jetë të praktikave më të mira të vendeve anëtare.
Përqasja e veprimtarisë së auditimit në tërësi, me praktikat më të mira të
institucioneve homologe të auditimit, i ka shërbyer krijimit dhe zhvillimit të
metodologjive të auditimit duke reflektuar standardet ndërkombëtare të
auditimit. Në se në të kaluarën kjo përgjegjësi kaq e rëndësishme, nuk ishte e
adresuar saktë, ndërsa tashmë është krijuar departament i veçantë për
politikat e auditimit, përgjegjësia e të cilit është kërkimi shkencor dhe zhvillimi
i institucionit bazuar në standardet ndërkombëtare.
Rritja e profesionalizmit të stafit është parë si një mjet i rëndësishëm për të
realizuar sfidat me të cilat përballet institucioni. Këtij qëllimi i ka shërbyer
edhe vendosja e një standardi për trajnimin e vazhdueshëm profesional të
stafit e shoqëruar kjo me testimin e njohurive të fituara nga trajnimi. Vendosja
e normës së trajnimit mesatarisht prej 80 orë trajnimi në vit e diferencuar për
stafin ekzistues dhe të ri e ka orientuar gjithë stafin drejt përditësimit të
njohurive në lidhje me auditimin dhe disiplinat e tjera të fushës së ekonomisë
dhe financave.
Albana GJINOPULLI, Sali AGAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 247
Lufta kundër korrupsionit, në të cilën KLSH dhe institucionet e tjera shtetërore
duhet të angazhohen si dhe pritshmëritë e opinionit të gjerë publik në lidhje
me punën e KLSH-së në këtë drejtim, kanë parashtruar kërkesën e kryerjes së
kësaj lufte në vazhdimësi, pa kompromis dhe ndaj çdo institucioni apo
nëpunësi të infektuar prej virusit të korrupsionit. Numri i kallëzimeve penale
të denoncuara në organin e prokurorisë gjatë harkut kohor te tre viteve 2012-
2014 është rreth 2.2 herë më shumë se kallëzimet penale të kryera në katër
vitet së bashku 2008-2011 ndërsa numri i personave të kallëzuar penalisht
rezulton rreth 2.7 here më i lartë; gjatë vitit 2014 treguesi i propozimit të
rekomandimeve është me i madh në të gjitha llojet e tyre duke propozuar në
total 882 rekomandime me shumë se në vitin 2013.
KLSH si nxitës i ndryshimit ka kontribuar në mënyrë domethënëse në drejtim
të përmirësimeve që mund të bëhen në kuadrin ligjor, duke identifikuar rastet
kur dobësitë dhe shmangiet janë shkaktuar si rezultat i paqartësive apo
kompleksitetit të kuadrit ligjor, ku vetëm gjatë vitit 2014 janë rekomanduar
gjithsej 88 propozime për ndryshim/përmirësim legjislacioni.
Strategjia, programet dhe kuadri për të sjellë ndryshim
Ndryshimi është përgjigja e Organizatës ndaj kërcënimeve ose shanseve dhe
zbatohet në kontekstin e Strategjisë së zhvillimit të saj. Zbatimi i ndryshimeve
është një çështje e rëndësishme në ambientin e sotëm që ndryshon
vazhdimisht, të organizatave publike dhe jopublike. Ndryshimi është kthyer në
një konstante për organizatat, në mënyrë që të jenë të suksesshme në
realizimin e programeve dhe objektivave.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
248 Botime KLSH 2015
Hartimi i një vizioni drejton dhe nxit anëtarët e organizatës gjatë ndryshimit;
organizata ka nevojë edhe për një plan që të tregojë se çfarë të bëjë, si dhe
kur. Një vizion më i mirë e ndryshim më i suksesshëm sigurohet kur shumë
njerëz kontribuojnë në këtë drejtim.
Për të realizuar këto ndryshime në strategjinë e KLSH-së janë përfshirë
elementet kyç: kultura e përmirësimit të vazhdueshëm; investimi i kohës dhe
burimeve të nevojshme për të zhvilluar kapacitetin në mënyrë profesionale
dhe organizative, lufta kundër korrupsionit dhe shtimi i vëmendjes për
auditimin e performancës, si një mjet për të shtuar vlerën e parave publike.
Përgjegjshmëria e përdorimit të fondeve publike është një gur themeli për
institucionet kombëtare që janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e shpenzimeve
publike dhe ky këndvështrim e vendos Kontrollin e lartë të Shtetit në krye të
auditimit publik në vend. Me një profil të ri, KLSH luan një rol të rëndësishëm
në vlerësimin, analizën dhe shprehjen e opinionit se kontrollet funksionojnë
në mënyrë efektive, se ku janë identifikuar dobësitë, shkeljet dhe
shpërdorimet, por mbi të gjitha në dhënien e sugjerimeve dhe
rekomandimeve se si institucionet publike të performojnë më mirë duke
kontribuar në një masë të rëndësishme në mirëfunksionimin e qeverisjes së
mirë në vend.
Ligji i ri, i Kontrollit të Lartë të Shtetit, është një reflektim sa pozitiv aq dhe
inovator i Standardeve Ndërkombëtare të fushës dhe i hap rrugë përkrahjes
së rolit modern të auditimit, krijon mundësi të merren vendime të dobishme
që i shërbejnë jo vetëm së tashmes, por e bëjnë KLSH të prezantohet me një
Albana GJINOPULLI, Sali AGAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 249
tipar të ri si një institucion largpamës, që shikon qartë të sotmen dhe në
ndryshimin që duhet për të ardhmen.
Iniciativa për zhvillim ka ardhur nga vetë KLSH dhe kjo në vetvete është një
shfaqje e qartë e angazhimit të menaxhimit të lartë institucional, Kryetarit të
KLSH, z. Bujar Leskaj. Objektivat më të rëndësishme janë mishëruar në
Strategjinë e Zhvillimit që ka filluar të zbatohet prej vitit 2013 dhe do të
shtrihet në vitet e ardhshëm deri në 2019. E hartuar me pjesëmarrjen e
SIGMA-s Strategjia e Zhvillimit 2013-2017 i ka shërbyer KLSH-së, si një bazë e
shkëlqyer për vendosjen e prioriteteve, alokimin e drejtë e të përshtatshëm të
burimeve duke synuar gjithnjë arritjen e objektivave dhe menaxhimin e
risqeve që sjellin sfidat e njohura e të panjohura të zhvillimit dhe progresit.
Objektivat strategjikë të KLSH janë pasqyrim i objektivave të INTOSAI-t, në
zhvillimin e një institucioni suprem të audimit publik në mjedisin shqiptar.
Nevoja e subjekteve publike për t’u audituar po bëhet gjithnjë e më e madhe,
por shumë më tepër theksohet sfida për cilësi në auditim. Qasje të reja pritet
të prezantohen ndërkohë që ambienti është gjithnjë e më i ndryshueshëm.
Pikëpyetje të reja vendosen para KLSH-së, si institucioni më i lartë auditues në
vend, duke u kthyer në sfidë për institucionin i cili tashmë synon të zhvillojë
më tej arritjet, të rrisë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë.
Raporti i Progresit të Shqipërisë i Komisionit Europian i Tetorit të vitit 2014 ka
nënvizuar se: “Kontrolli i Lartë i Shtetit ka miratuar Planin e Zhvillimit
Strategjik për vitet 2013-2017. Amendimet në Ligjin për Kontrollin e Lartë të
Shtetit janë plotësisht në përputhje me standardet e Organizatës
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
250 Botime KLSH 2015
Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI)...Nevojitet
që kapacitetet e KLSH të fuqizohen më tej në mënyrë që të arrihet mbulim i
plotë i auditimeve...”
Ndër zhvillimet strategjike në vend, që ndikojnë edhe në veprimtarinë e KLSH-
së theksojmë:
Procesi i integrimit të vendit tonë do të shoqërohet me shtimin e
financimeve të BE për Shqipërinë. Kjo kërkon burime shtesë auditimi, por
edhe nivel të lartë te njohurive mbi auditimin e fondeve të BE;
Ligji për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, kërkon një qasje të re të
auditimit nga KLSH, duke u fokusuar në përgjegjshmërinë menaxheriale të
drejtuesve te subjekteve publike.
KLSH do të ndjekë veprimtarinë e strukturave të Auditimit të Brendshëm
në përputhje me standardet, në mbështetje të veprimtarisë dhe sigurimit
të pavarësisë së tij. Rëndësia e
zhvillimit të këtij sistemi është e trefishtë, sepse kur ai është cilësor
ndikon në përmirësimin e menaxhimit të subjekteve të audituara, kursen
drejtpërsëdrejti burimet e auditimit të KLSH dhe bëhet faktor në
parandalimin e korrupsionit;
Bazuar në programet e Ekzekutivit, parashikohen privatizime strategjike,
të cilat janë të ndjeshme politikisht, por edhe bartin risqe të
konsiderueshme, me ndikime të rëndësishme edhe në Buxhetin e Shtetit;
do të ketë zhvillime të mëtejshme edhe në partneritetin publik/privat,
Albana GJINOPULLI, Sali AGAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 251
prandaj KLSH-së i duhet të ndjekë hap pas hapi këtë proces, në mënyre që
të informoje Kuvendin në kohën e duhur për parregullsitë eventuale.
Ashtu si në vendet e tjera anëtare apo kandidate të BE – së në drejtim të
qeverisjes elektronike, kanë ndodhur dhe pritet të ndodhin ndryshime të
rëndësishme në ofrimin e shërbimeve publike dhe komunikimin me
qytetarët. Zhvillime të tilla si prokurimet elektronike, shërbimi elektronik
online në tatime dhe në dogana si dhe informatizimi i sistemit të thesarit
kërkojnë një qasje të re të auditimit nga ana e KLSH-së për të mbuluar me
auditim këto veprimtari dhe në zbatim të Ligjit të ri organik të ushtrojë
auditime profesionale të sistemeve të teknologjisë së informacionit të
subjekteve publike.
Progresi i ulët në luftën kundër korrupsionit në vendin tonë dikton
nevojën e një angazhimi me të madh të KLSH-së, duke u fokusuar në
analizën e risqeve dhe të dobësive të sistemeve të kontrollit të
brendshëm të organeve, institucioneve, agjencive, enteve, ndërmarrjeve
publike, etj.
Qëndrueshmëria në ecurinë e KLSH-së do të sjellë rezultate më të mira në
përmirësimin e qeverisjes kombëtare, në sinergji dhe bashkëpunim të plotë
me qytetarin, Kuvendin, shoqatat profesionale dhe shoqërinë civile.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
252 Botime KLSH 2015
AUDITIMI I PERFORMANCËS NË “90 VJET KLSH”
nga Alfred ZYLFI – Auditues i Lartë,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 27 prill 2015.
Në hyrje të fjalës përshëndetëse me rastin e 90 vjetorit të krijimit të KLSH-së
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zoti Bujar Leskaj ndërmjet të tjerave u
shpreh: “...cila është hera e fundit që kemi bërë një gjë për herë të parë...”,
e cila përkon me:
Hera e parë që kremtohet një përvjetor i Kontrollit të Lartë të Shtetit nga
momenti i krijimit të tij pas 90 vitesh;
Hera e parë që në vitin 2012 u krijua dhe u formua institucionalisht
Departamenti i Auditimit të Performancës në KLSH;
Hera e parë që Auditimi i Performancës me iniciativën e Kryetarit të
KLSH-së zotit Bujar Leskaj u pranua, konsolidua dhe u sanksionua
ligjërisht nga ligjvënësi si auditim në ligjit 154/2014 "Për Organizimin
dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit".
Hera e parë në ligjin e veprimtarisë së KLSH përkufizohet “Auditimi i
performancës” i cili ka të bëjë me auditimin e ekonomicitetit, eficiencës
dhe efektivitetit dhe përfshin:
Alfred ZYLFI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 253
a) auditimin e ekonomicitetit, që nënkupton minimizimin e kostos së
burimeve që përdoren në një veprimtari publike, duke mos cënuar
cilësinë e tij;
b) auditimin e eficiencës, që nënkupton optimizimin e raportit burime-
rezultate të veprimtarisë publike, duke modifikuar proceset, strukturat
dhe gjithë zinxhirin ekonomik të vlerës, në përputhje me standardet
kombëtare e ndërkombëtare dhe praktikat më të mira;
c) auditimin e efektivitetit, që nënkupton vlerësimin e rezultateve
përfundimtare dhe objektivave të vendosura, në përputhje me politikat e
subjektit të audituar.
Hera e parë në ligjin e veprimtarisë së KLSH ka një nen të veçantë për
auditimin e përformancës:
Neni 13 Auditimi i performancës
1. Në auditimet e performancës, Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të
vlerësojë nëse programet, organizimi i punës dhe proceseve,
veprimtaritë dhe sistemet e menaxhimit të subjekteve të sektorit publik
operojnë në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficiencës dhe
efektivitetit.
2. Kontrolli i Lartë i Shtetit është i autorizuar të kryejë auditimin e
performancës në çdo moment që e konsideron të nevojshëm.
3. Kontrolli i Lartë i Shtetit publikon raportet e tij mbi auditimin e
performancës.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
254 Botime KLSH 2015
Hera e parë që për Auditimin e Performancës është botuar Udhëzuesi i
tij:
...përmbajtja e tij është guri i parë i themelit në ngrehinën e re të
auditimit të performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ai përcakton
strukturën që udhëheq konceptimin, planifikimin, kryerjen, konkludimin
dhe ndjekjen e auditimit të performancës. Qëllimi i tij është:
Të asistojë audituesit në arritjen e një cilësie maksimale në
kryerjen e auditimeve të performancës;
Të stimulojë kompetencën profesionale të auditueseve këtu në
Kontrollin e Lartë të Shtetit;
Të ofrojë një bazë për kryerjen me sukses të këtyre lloj
auditimeve;
T’i mundësojë publikut të gjerë dhe përdoruesve specifikë
përftimin e një perspektive dhe kuptimi më të mirë të praktikave
dhe profesionalizmit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Hera e parë që për Auditimim e Performancës është botuar Manuali i tij:
...Manuali i Departamentit të Auditimit të Performancës është
dokumenti i dytë strategjik i departamentit pas Udhëzuesit të
INTOSAI-t botuar në Dhjetor 2012 dhe i treti në rrafsh institucional,
pas Planit Strategjik të KLSH-së, publikuar në Korrik 2013. Gjenerimi i
këtij suporti empirik reflekton disa aspekte strategjike dhe
konkretisht:
Alfred ZYLFI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 255
1. Vizionin dhe filozofinë e strukturave drejtuese për një KLSH
moderne, bashkëkohore, shkencore, këshilluese, aktive në jetën
sociale, ekonomike e mediatike të Shqipërisë.
2. Rolin dhe rëndësinë që auditimi i performancës ka në konsolidimin
e këtij vizioni, të dokumentuara tashmë në Planin Strategjik
Institucional 2013-2017, të projektuara me mençuri e largpamësi në
Ligjin e ri për KLSH-në, nr. 154/2014, dt. 27.11.2014, dhe të nxjerra
në pah e të theksuara vazhdimisht në marrëdhëniet me palët
vendase dhe të huaja të interesit.
3. Eksperiencën tashmë mbi 2-vjeçare të audituesve tanë në këtë lloj
auditimi, si edhe trajnimet e workshop-et e shumta në të cilat ata
kanë marrë pjesë.
4. Rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të këtij lloj auditimi, për të
akumuluar dije e njohuri, asistuar agjencitë publike, rritur vlerën e
parave të taksapaguesve dhe ndihmuar Kuvendin për një vendim-
marrje të shëndetshme dhe transparente.
Ky manual i shërben jo vetëm audituesve të Departamentit të
Performancës, por të gjithë kolegëve tanë të departamenteve apo
drejtorive të tjera, të cilët kryejnë, kontrollojnë, trajnojnë, rekrutojnë
apo thjesht iu pëlqen të studiojnë mbi performancën brenda kuadrit
tonë ligjor e rregullator. Në një kohë të dytë, kur auditimi i
performancës të urbanizohet si koncept në administratën publike,
manuali mund t’iu shërbejë edhe strukturave të auditimit të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
256 Botime KLSH 2015
brendshëm që vendosin të angazhohen në këtë fushë sfiduese dhe
realisht frytdhënëse....... ( B. LESKAJ & R. MUÇA)
Hera e parë që për Auditimin e Performancës janë botuar Indikatorët e
tij:
...Ky udhëzues starton me përkufizimin e fokusit të funksionit të
komunikimit dhe vijon me identifikimin e kërkesave për një funksion
komunikimi modern dhe vlerë-shtues, të cilin indikatorët matës synojnë
ta parametrizojnë për t’ia bërë më lehtë organizatës arritjen e tij.
Indikatorët synojnë të jenë mjaftueshëm të plotë, në mënyrë që të mund
të aplikohen për të gjithë spektrin e administratës publike; organizatat
duhet të identifikojnë ato pjesë të fokusit që aplikohen brenda tyre, pra
nëse ato disponojnë të gjitha buxhetet: operative, administrative, për
projekte specifike, etj., apo vetëm një apo dy prej tyre...
Hera e parë që KLSH ka organizuar workshop dhe atë në Auditimin e
Performancës.
Alfred ZYLFI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 257
Hera e parë që tre botimet UDHËZUESI, MANUALI dhe INDIKATORË të
Auditimit të Performancës u paraqitën dhe u shpërndanë në sallën
plenare të Kuvendit të Shqipërisë me rastin e festimeve të 90 vjetorit të
krijimit të KLSH-së ndërmjet dhjetëra botime të tjera po të KLSH-së,
pjesa më e madhe e të cilave janë botuar tre vitet e fundit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
258 Botime KLSH 2015
MENAXHIMI FINANCIAR DHE KONTROLLI PROCES I RËNDËSISHËM
PËR NJË ADMINISTRIM EFEKTIV TË FONDEVE PUBLIKE
nga Nikoleta PIRANJANI – Audituese e Lartë,
botuar në “Telegraf”, më 16 qershor 2015.
Në kuadër të një administrimi efektiv të burimeve financiare buxhetore,
njerëzore, materiale dhe pasurisë publike, me qëllim respektimin e parimit
të transparencës dhe të ligjshmërisë, si dhe shmangien e shpërdorimit,
keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë, është miratuar ligji nr. 10296, datë
08.09.2010”Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. Referuar objektit të
ligjit në të cilin përcaktohen parimet, rregullat, procedurat, strukturat
administrative dhe metodat për funksionimin e menaxhimit financiar dhe
kontrollit në njësitë e sektorit publik, si dhe përgjegjësitë menaxheriale për
planifikim, zbatim, kontrollin dhe raportimin e fondeve buxhetore, nga
Ministria e Financave janë miratuar një sërë aktesh nënligjore dhe
administrative, detyrim për zbatim nga institucionet zbatuese të ligjit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit si një institucion i pavarur auditues dhe me një
mision të rëndësishëm në auditimin dhe raportimin mbi përdorimin e
fondeve buxhetore, i ka kushtuar një rol të rëndësishëm auditimit për
krijimin, në institucionet publike, të sistemit të menaxhimit financiar dhe
kontrollit, implementimit të tij në këto institucione, kuptimit dhe zbatimit të
këtij sistemi nga menaxherët dhe administrata në tërësi, si dhe
Nikoleta PIRANJANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 259
përgjegjshmërisë se menaxherëve në zbatimin e sistemit nëpërmjet 5
komponentëve: Mjedisit të kontrollit, Menaxhimit të riskut, Veprimtarisë së
kontrollit, Informacionit dhe Komunikimit, Monitorimit.
Një nga objektivat themelore të punës audituese, e sanksionuar kjo në
misionin dhe në qëllimin e funksioneve të KLSH, është përdorimi dhe
administrimi me efektivitet i fondeve buxhetore dhe aseteve publike.
Referuar këtij procesi të rëndësishëm në ligjin nr. 154/2014 “Për organizimin
dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” në nenin 6 “Fusha e
veprimit” pika 2, përcaktohen fushat që mbulon një proces auditimi, ku ndër
të tjera citohet se: “Auditimi mbulon fushat e përputhshmërisë, ligjshmërisë,
rregullshmërisë, menaxhimit financiar, kontabilitetit, si dhe ekonomicitetin,
efiçencën dhe efektivitetin e administrimit të fondeve dhe pronës publike
apo shtetërore.
Gjithashtu në nenin 12 “Auditimi i përputhshmërisë” të këtij ligji
përcaktohet se: Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimet e përputhshmërisë
duhet të përcaktojë:
a) nëse të ardhurat dhe shpenzimet kanë qenë në përputhje me ligjin e
Buxhetit të Shtetit, me aktet përkatëse ligjore e nënligjore dhe me parimet e
ligjit për menaxhimin financiar dhe kontrollin;
b) nëse janë zbatuar parimet e përgjithshme të sistemit të menaxhimit
financiar të sektorit publik dhe të sjelljes së zyrtarëve të sektorit publik.
Mbështetur në aktet e mësipërme audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit
domosdoshmërisht bëjnë pjesë të programeve të tyre audituese dhe
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
260 Botime KLSH 2015
drejtimin e auditimit: Mbi funksionimin e sistemit të menaxhimit financiar
dhe kontrollit.
Me hyrjen në fuqi dhe zbatimin e ligjit nr. 10296, datë 08.09.2010”Për
menaxhimin financiar dhe kontrollin” me funksione të plota, objekt i
auditimeve të KLSH kanë qenë zbatimi i neneve të tij duke nisur nga
emërimet e Nëpunësve autorizues dhe Zbatues konform kërkesave ligjore,
përcaktimin e kompetencave të tyre dhe zbatimin e këtyre kompetencave
konform ligjit, hartimin e objektivave Strategjik të Institucionit, konform
kërkesave dhe detyrimeve institucionale dhe funksionimit të njësive, hartimi
i strategjive të riskut, krijimit të regjistrit të riskut dhe ndjekja e risqeve nga
menaxherët dhe koordinatori i saj. Gjithashtu nga grupet e auditimit ndiqet
fakti i kryerjes së vlerësimeve të sistemit të kontrollit të brendshëm të
njësisë publike, nëpërmjet vetëvlerësimeve institucionale. Hartimi i
përvitshëm (detyrim ligjor) i vetëvlerësimit të sistemeve të kontrollit të
brendshëm si dhe raporti për cilësinë e funksionimit të këtij sistemi,
detyrojnë menaxherët të njohin sistemin e menaxhimit financiar dhe
kontrollit dhe hap pas hapi të përmirësojnë këtë sistem sipas kërkesave dhe
në përputhshmëri me kërkesat ligjore.
Referuar punës së Njësisë Qendrore të Harmonizimit në Ministri të
Financave, që menaxhon dhe mbikëqyr këtë proces, por dhe auditimit të
mbikëqyrjes dhe zbatimit të sistemeve të kontrollit të brendshëm nga
Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe rekomandimeve të lëna në këtë drejtim në këto
vite, ka rezultuar se përgjithësisht në Administratën dhe Institucionet
Qendrore, kuptohen drejt detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i Ligjit të MFK,
por edhe zbatimi i tij po integrohet dhe përmirësohet dukshëm nga viti në
Nikoleta PIRANJANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 261
vit, sidomos në drejtim të hartimit të Strategjive të Riskut për arritjen e
objektivave Strategjikë të Institucioneve dhe menaxhimit të regjistrit të
riskut që ndihmon në realizimin e objektivave dhe produkteve vjetore të
miratuar me fondet vjetore buxhetore.
Por referuar rezultateve nga auditimet të ushtruara në institucionet vartëse
(të nivelit të dytë), ka rezultuar se kjo situatë është e ndryshme nga
institucionet qendrore. Nivelet e njohjes së kërkesave ligjore të ligjit për
menaxhimin financiar dhe kontrollin janë të dobëta, ose këto funksione nuk
njihen aspak, për rrjedhojë dhe përgjegjshmëria e menaxherëve të lartë dhe
të tjerë të institucioneve përkatëse, nuk ekziston në drejtim të zbatimit të
detyrimeve ligjore.
Referuar raporteve të paraqitura nga Ministria e Financave në këtë drejtim
në mënyrë të përvitshme, nuk jepen ndjekja dhe mbikëqyrja deri në njësitë
buxhetore të të gjitha niveleve, por jepen rezultatet për zbatimin e ligjit për
institucionet në nivel qendror. Detyrim i kësaj mbikëqyrje është i
institucioneve qendrore, të cilat në raportet e tyre duhet të japin deklarimet
dhe për funksionimin e sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit, të
institucioneve të tyre vartëse deri në nivelin më të ulët të funksionimit të
institucionit qendror.
Në këtë proces, roli i auditimit të KLSH është parësor, jo vetëm në
identifikimin e mangësive në funksionimin e sistemeve të kontrollit të
brendshëm, por dhe të ndërgjegjësimit të menaxherëve në drejtim njohjes
dhe zbatimit të ligjit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, si dhe akteve
në funksion të tij.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
262 Botime KLSH 2015
Refereuar punës audituese të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili e shtrin
veprimtarinë e tij në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore e vendore, ku
përveç një detyrimi kushtetues në auditimin e administrimit të fondeve
buxhetore dhe pasurisë publike, duke raportuar mbi konstatimet dhe lënë
rekomandimet për përmirësime të mëtejshme të punës institucionale të
subjekteve të audituara, është kthyer njëkohësisht dhe në një vlerë të
shtuar, në drejtim të njohjes dhe zbatimit të legjislacionit nga menaxherët
publik, për një qeverisje ligjore dhe më të mirë publike.
Fatos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 263
NJË BUXHET MË I HAPUR NA PËRMIRËSON JETËN
nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm,
botuar në gazetën “Shqip”, më 19 qershor 2015.
IBP: Në transparencën për Buxhetin e Shtetit qeveria del dobët, Parlamenti ka
mungesa, kurse KLSH merr vlerësim të lartë.
“Një buxhet më transparent na përmirëson jetën” është përfundimi, por dhe
përkushtimi në punë i IBP. Partneriteti Ndërkombëtar për Buxhetin
(International Budget Partnership, shkurtimisht IBP) është një organizatë jo-
fitimprurëse me qendër në Uashington. Nga një strukturë në formim e sipër
në fund të viteve 90-të të shekullit të kaluar, kjo organizatë përfaqëson tani
një rrjet ndërkombëtar me filiale në 100 vende të botës dhe me qindra OJF
partnere të saj, që mbikëqyrin dhe japin rekomandime për përmirësimin e
pjesëmarrjes së qytetarëve dhe të transparencës në përgatitjen dhe
realizimin e buxheteve të shteteve përkatës. Moto e organizatës është
“Buxheti i hapur transformon jetët e njerëzve”.
Treguesi kryesor i organizatës është Indeksi i Vrojtimit të Buxhetit të Hapur
(Open Budget Survey Index) (adresa në internet:
http://internationalbudget.org/opening-budgets/open-budget-
initiative/open-budget-survey/ )
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IVn
264 Botime KLSH 2015
Një vrojtim i bazuar mbi kritere të pranuara ndërkombëtarisht, të zhvilluara
nga organizatat ndërkombëtare FMN, OECD dhe INTOSAI. Pasqyron një
proces vrojtimi të mbështetur mbi fakte dhe praktikën e përditshme të
realizimit të buxhetit faktik. I tërë procesi i përgatitjes së Indeksit të Buxhetit
të Hapur 2015 mori rreth18 muaj nga mesi i marsit 2014 deri në fillim të
qershorit 2015 dhe përfshiu 300 ekspertë nga 102 vende të botës. Me një
shkallë pikësh nga 0 në 100 ku vlerësimi 100 pikë është maksimali (adresa në
internet: http://internationalbudget.org/wp-content/uploads/OBS2015-OBI-
Rankings-English.pdf). Vrojtimi mat transparencën e Buxhetit të Shtetit,
mundësinë e pjesëmarrjes publike në të dhe forcën, profesionalizmin dhe
pavarësinë e institucioneve që e mbikëqyrin realizimin e buxhetit. Të gjitha
shtetet ndahen në kategori, me shtetet që arrijnë pikët e mjaftueshme mbi
61 dhe ato të pamjaftueshme nën 60.
Shqipëria renditet në Ballkan ndër vendet me transparencën më të dobët
mbi buxhetin, e parafundit me 38 pike nga 100 te mundshme (adresa ne
internet: http://internationalbudget.org/wp-content/uploads/OBS2015-CS-
Albania-English.pdf).
Fatos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 265
Në lidhje me dhënien e mundësive publikut që të angazhohet në procesin e
formulimit dhe realizimit të buxhetit, vendi ynë ka dalë edhe më dobët, ka
marrë 15 pikë, ndërkohë që mesatarja planetare është 25. Kjo renditje
dëshmon punën krejtësisht të pamjaftueshme të qeverisë, por edhe të
Parlamentit, për të angazhuar shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët në
përgatitjen dhe realizimin e buxhetit të të gjithëve, pra Buxhetit të Shtetit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IVn
266 Botime KLSH 2015
Pse vlerësohet auditimi më i lartë?
Partneriteti Ndërkombëtar për Buxhetin (IBP) vlerëson dhe mbikëqyrjen e
strukturave të auditimit suprem ndaj përgatitjes dhe zbatimit të buxhetit.
Vlerësimi për mbikëqyrjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit ndaj Buxhetit tek
ne, i publikuar më 12 shtator 2015, është ndër më të lartit, me 92 pikë. IBP
ka mbajtur parasysh në këtë pikavarazh pavarësinë e plotë të institucionit të
KLSH nga ekzekutivi, si dhe raportimet e tij profesionale për zbatimin e
buxhetit të shtetit gjatë viteve 2012, 2013 dhe 2014. Ky institucion ka
rekomanduar që në vitin 2012 (tetor) shlyerjen e detyrimeve qeveritare
karshi biznesit privat, dhe më tej në mënyrë të përsëritur ka kërkuar
vendosjen e një tavani për borxhin publik, duke parë rritjen e madhe të tij
gjatë viteve të fundit, si rezultat edhe i pasojave të krizës botërore financiare
dhe ekonomike, që rënduan mbi ekonominë tonë. Po ashtu, KLSH ka
propozuar themelimin e një këshilli fiskal të pavarur nga qeveria dhe në
vartësi të Kuvendit, si dhe ka bërë propozime të shumta të tjera në drejtim
të përmirësimit të administrimit financiar dhe rritjes së rolit të auditimit të
brendshëm. Institucioni është ofruar të ketë një rol në punën përgatitore të
draftimit të Buxhetit të Shtetit për vitin e ardhshëm financiar, me qëllim
minimizimin e risqeve fiskale e financiare për vendin, nën shembullin e
praktikave më të mira të SAI-ve të Bashkimit Europian.
Sipas IBP, “KLSH jep një mbikëqyrje të përshtatshme të Buxhetit të Shtetit”
(faqe 3 e Vrojtimit për Buxhetin e Hapur 2015, Skeda për Shqipërinë, zëri i
mbikëqyrjes nga strukturat publike) (adresa në internet:
http://internationalbudget.org/wp-content/uploads/OBS2015-CS-Albania-
English.pdf )
Fatos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 267
Ç’duhet bërë në të ardhmen?
Pjesa më e rëndësishme e Vrojtimit janë rekomandimet. Tek rekomandimet
për Shqipërinë, për të përmirësuar transparencën e Buxhetit të Shtetit,
qeveria duhet të publikojë një raport të fundvitit për zbatimin e tij dhe t’ua
shpërndajë mediave dhe qytetarëve, të nxisë publikimin nga ana e shoqërisë
civile të një Rishikimi Qytetar të Buxhetit në mes të vitit. Ndërsa, për të
përmirësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në Buxhet, Vrojtimi i IBP
rekomandon krijimin e mekanizmave të besueshme dhe efektivë, si p.sh.
dëgjimet publike të hartuesve të Buxhetit apo zbatuesve kryesorë të tij,
sondazhe për realizimin e buxhetit faktik, grupe përqendrimi (një aleancë
OJF-sh për shembull) për kapjen e një sërë perspektivash publike mbi
çështjet e buxhetit. Ndër rekomandimet kryesore ishin dhe organizimi i
seancave të dëgjimit të Kuvendit ose të Komisionit përkatës të tij, me
pjesëmarrjen e qeverisë dhe të mediave, si dhe krijimi i një zyre të
specializuar kërkimore për Buxhetin pranë Komisionit të Ekonomisë së
Kuvendit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
268 Botime KLSH 2015
KRYETARËT DHE SFIDAT MENAXHERIALE
QË I PRESIN NË ZBATIMIN E REFORMËS ADMINISTRATIVE
nga Bajram LAMAJ – Drejtor Departamenti,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 19 qershor 2015.
Atmosfera zgjedhore e krijuar, deri dhe euforike nga premtimet e kandidatëve
për kryetar bashkie, përveç euforisë elektorale ka shtruar pyetjen se: Këta
kryetarë që do dalin nga këto zgjedhje, a gëzojnë aftësitë menaxheriale për të
drejtuar e menaxhuar këto bashki me përmasa të mëdha e me
shumëllojshmëri problemesh? Por nisur nga background-et që kanë këta
kandidatë dhe veçanërisht ata që mendohet sipas sondazheve se do të jenë
fitues, do të kenë shumë nevojë për njohjen e situatës, ndërkohë që nevoja
imediate, do të jetë riorganizimi i strukturave të këtyre NJQV të reja, dhe
marrja në dorë e situatës së shërbimeve më të nevojshme të komunitetit të
bashkisë për të mos krijuar situata të pakëndshme, qoftë për shërbimet në
qytete por dhe ato në fshat, pasi dhe vetë reforma, këtë ka synuar, pra afrimin
e shërbimeve tek qytetari e rritjen e kapaciteteve financiare e implementimin
e planeve afat-mesme dhe strategjike në zhvillimin e këtyre zonave.
Zbatimi i parimit të “subsidiaritetit”, pra që shërbimet ndaj komunitetit, të
kryhen më mirë dhe më me eficiencë, sigurisht që kryhet kur pushteti
ndodhet sa më pranë komunitetit. Sigurisht që kjo reformë është e mirëqenë,
lidhur me zbatimin (sa mundet) të parimit të subsidiaritetit dhe mendojmë se
Bajram LAMAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 269
pavarësisht transferimit të pushtetit në qendra të cilat kanë në vartësi disa
ish-njësi vendore, shërbimet ndaj komunitetit, do të vazhdojnë të kryhen në
zyrat aktuale të këtyre njësive vendore, ashtu siç kryhen deri më sot, duke
marrë kompetenca nga qendra, e cila duhet të drejtojë aktivitetin e këtyre
njësive, të japë udhëzime e të nxjerrë urdhëresa për zbatim, si dhe të bëjë
monitorimin dhe auditimin e tyre, etj., kjo do të rrisë shkallën e
përgjegjshmërisë së këtyre menaxherëve të rinj vendorë.
Përballja me gjendjen/realitetin e bashkive pas zgjedhjeve, do të jetë një gjë e
vështirë për fituesit, pasi ky lloj menaxhimi në këtë hapësirë është për herë të
parë dhe të 61 drejtuesve të rinj, përveç njohurive individuale që kanë, do të
nevojitet që të ndihmohen nga subjekte dhe institucione, jo vetëm ato që
kanë detyrim ligjor, por dhe në funksion të kontributit qytetar, për zbatimin e
reformës administrative, kaq të rëndësishme për një qeverisje të mirë të
vendit, ku pjesë e rëndësishme e saj, është qeverisja vendore. Duke i njohur
me problematikat dhe gjendjen/realitetin, me të cilin do përballen dhe
rekomandimet për zgjidhjen e tyre, ne si institucion i KLSH, po kontribuojmë
pozitivisht me paraqitjen para Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrisë së
Pushtetit Vendor, konstatimet e nxjerra nga auditimet e kryera në vitin 2015,
ku si organ i pavarur ne kemi dhënë për çdo konstatim/gjetje dhe mënyrën e
zgjidhjes, ku kemi kërkuar përmirësime ligjore dhe nënligjore e marrje masa
organizative për implementimin sa më të mirë të kësaj reforme me interes për
zhvillimin ekonomik të vendit.
Në NJQV, ka filluar të shfaqet fenomeni i abuzimit në lidhje me tokat,
ndërtesat, transferimin, marrjen nën administrim sipas listave të VKM-ve,
regjistrimin e tyre në ZVRPP, etj, veprime me pasoja në pakësimin e pasurive
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
270 Botime KLSH 2015
të Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV) dhe me paqëndrueshmëri të statusit
juridik të këtyre pronave. Kjo është mjaft e dukshme para riskut të abuzimit,
pasi nuk janë regjistruar pronat nga NJQV-të në zbatim të akteve nënligjore
(VKM-ve përkatëse) “Për transferimin e pronave publike të shtetit në njësitë e
qeverisjes vendore”, ndërkohë që janë kryer transferime të këtyre pronave tek
subjekte të ndryshme në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në
procedurat e caktuara.
Disa NJQV në referim të akteve ligjore në fuqi, kanë marrë kredi afatgjatë, apo
kanë lidhur kontrata për dhënien me qera të tokave bujqësore, pyjeve apo
kullotave me afate nga 1-99 vjet, kur rezulton se një pjesë e tyre nuk kanë
qenë të regjistruara më parë në ZVRPP, pra të pajisura me titull pronësor.
Kontratat e lidhura me afat mbi 30 vjet janë dhe duhet të shpallen të
pavlefshme, pasi nuk janë nënshkruar sipas Kodit Civil, pra nuk janë lidhur
para noterit publik dhe se titullarët e NJQV-ve, nuk kanë pasur tagër juridik
(kompetencë ligjore) për këto veprime.
Gjatë zbatimit të reformës administrative, do të lind problemi i njohjes dhe
përballjes me këto kontrata, një pjesë e të cilave është shoqëruar dhe me
kontrata kredi marrje për investime në mbjelljen e kulturave shumëvjeçare si
vreshta, ullishte, pemëtore, etj. Këta investitorë kredimarrës, njëkohësisht
qiramarrës të aseteve, do të ndodhen përballë mungesës së pronësisë ligjore
mbi tokën, në të cilën kanë kryer investime bujqësore, blegtorale apo biznesi,
pasi: në referim të nenin 803 të Kodit Civil përcaktohet se: “Qiraja nuk mund
të lidhet për një kohë më të gjatë se tridhjetë vjet, përveç kur parashikohet
ndryshe nga ligji. Në qoftë se ajo është lidhur për një periudhë kohe më të
gjatë ose pa afat, ka fuqi vetëm për afatin e sipërm.....”
Bajram LAMAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 271
Megjithëse, nga Qeveria ka dalë VKM, për disa rregulla në transferimin e
pasurive të NJQV, sigurisht që do ti ndihmojë bashkitë e reja, por është shumë
e nevojshme, plotësimi i akteve nënligjore dhe Udhëzimeve metodike për të
gjithë për transferimin dhe administrimin e njësive vendore që shkrihen. Fakti
që në këtë akt nënligjor, nuk është caktuar komision i transferimit të njësive
vendore që shkrihen, por grup pune e zbeh shumë përgjegjësinë e këtyre
punonjësve, ndërsa krijimi i komisionit të transferimit të NQV –ve që shkrihen
dhe bërja e Rregullores së veçantë, ku të përcaktohen detyrimet ligjore dhe
kriteret se cilët persona duhet të jenë në këtë komision (mos të jenë shoferë e
diletantë pranë kryetarëve të rinj), siç e dimë grupet e punës janë për
rekomandime e propozime, ndërsa komisionet kanë përgjegjësi ligjore
direkte. Ne si KLSH, kemi propozuar që të marrin pjesë kryepleqtë e fshatrave,
përfaqësues të Prefekturave dhe Këshillave të Qarkut dhe specialistë të fushës
përkatëse, ku bën pjesë aseti në natyrë apo në formë financiare. Pa dashur të
bëjmë oponencë, por me qëllimin e mirë, kjo VKM duhet të pasohet nga të
tjerë, si nevojë plotësuese për zbatimin e reformës administrative, pa
përhapur panik, por me dëshirën e mirë kontributive si specialist i kësaj fushe
e me përvojë, mendoj se zbatimi i kësaj reforme nuk do të jetë aq i lehtë.
Fakti që në VKM e përgatitur, nuk janë referuar për zbatim Udhëzimi i
Ministrisë Financave nr.30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në
njësitë e sektorit publik”, na vendos pikëpyetje në përgjegjësimin e këtyre
punonjësve apo drejtuesve që do ngarkohen me kryerjen e këtyre proceseve
transferuese. Kjo do na sjellë në pozita disfavorëse dhe përkrahës të
pandëshkueshmërisë. Asnjë veprim ekonomiko financiar nuk mund të kryhet
pa u zbatuar kërkesat e Udhëzimit të mësipërm, si në drejtim të inventarizimit
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
272 Botime KLSH 2015
të pasurive, administrimit, vlerësimit apo kalimit në administrim nga një grup
njerëzish, në një grup tjetër. Po kështu duhet të plotësohet VKM dhe me
kërkesat e ligjit për kontabilitetin, standardet që kërkohen, rakordimet e
nevojshme dhe mënyrat e regjistrimit të këtyre lëvizje, si do bashkohen
bilancet, po llogaritë si do inventarizohen, etj. Gjatë procesit të transferimit,
në VKM, për transparencë dhe shmangien e pabesueshmërisë nga palët që,
nesër ndoshta do kenë pasoja, nevojitet me çdo kusht, që të vendoset në
aktet nënligjore plotësuese, detyrimi ligjor i këtyre komisioneve apo
drejtuesve për njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkeljet dhe
nevojën për një auditim të pavarur dhe informimin e institucioneve përkatëse
për rezultatet e auditimit sipas ligjit organik. Gjithsesi kjo VKM ndihmon
drejtuesit e rinj, por me marrjen e rekomandimeve dhe me një bashkëpunim
me KLSH-në, pa cënuar pavarësinë, duhet të plotësohet kuadri ligjor e
nënligjor.
Kryetarët e bashkive që do të konstituohen, fillimisht do të ndeshen me
hartimin e organigramës dhe strukturës së bashkisë së re, e cila nuk do ketë
prioritet veç “pastrimin” dhe “asfaltin”, pasi nga asnjë kandidat nuk kemi
dëgjuar ose parë një përshkrim të mënyrës së funksionimit të administratave
që do të krijojnë, si do menaxhohen këto njësi bashkiake, deri ku i lejon
decentralizimi dhe deri ku shkon bashkëpunimi me Qeverinë, kjo si për
kandidate të majtë e të djathtë. Duhet që menjëherë të kërkohet të hartohen
regjistrat e taksave për tokën dhe asetet, duke pasqyruar ngarkesat, arkëtimet
dhe debitorët e pashlyer nga përdorimi në mënyrë të ligjshme apo paligjshme,
pasi janë resurse që sjellin të ardhura. Këto regjistra duhet të hartohen e
nënshkruhen nga të gjithë punonjësit e zyrave të tatimeve dhe administrimit
Bajram LAMAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 273
të aseteve dhe të protokollohen në zyrën e arkivit, pasi kjo do të
përgjegjësonte shumë këta punonjës dhe do ishte një masë paraprake në
pengimin e veprimeve abuzuese dhe korruptive.
Është shumë rëndësishme që kryetarët e bashkive, menjëherë duhet të
ngrenë grup pune për vlerësimin e ligjshmërisë për kontratat e lidhura me
transferimin e pronave apo dhënien e tokave me qira apo në përdorim, etj., të
quajtura kontrata “të dyshimta”, të lidhura rishtazi dhe me shtrirje kohore të
madhe, duke i rivlerësuar juridikisht procedurat dhe dokumentacionin
përkatës, rast pas rasti për çdo njësi vendore që shkrihet dhe të konsiderojnë
të pavlefshme dhe të anulojnë të gjitha ato kontrata, që janë lidhur në
kundërshtim me ligjin dhe vënë para përgjegjësisë personat që kanë kryer
këto veprime.
Në mjaft bashki dhe komuna, është konstatuar se kontratat e lidhura për
investime edhe pse janë kryer me procedurë prokurimi, ato nuk janë likuiduar,
pasi duke qenë se fondet e parashikuara janë nga të ardhurat e veta,
mosrealizimi i taksave ka bërë që ato të mbeten pa u financuar (likuiduar) dhe
më e keqja, është se ato në mjaft raste, nuk janë të regjistruara në
kontabilitet, kjo për arsye se Udhëzimi i Ministrisë Financave, është shtrirë
vetëm për fondet nga buxheti i shtetit. Drejtuesit e rinj, duhet të evidentojnë
gjendjen e investimeve, për kontratat e lidhura dhe të papërfunduara,
(llogaria 231) për realizimin e objekteve të ndryshme, apo për shpenzimet
operative (llogaria 602, për vitet 2011-2014 e vazhdim).
Në mjaft NJQV, është konstatuar se nuk janë të regjistruara në kontabilitet
detyrimet nga taksat vendore, të cilat pjesërisht janë mbajtur në format
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
274 Botime KLSH 2015
elektronik, pa sisteme dhe pa koeficient sigurie, por thjesht në programe
lehtësisht të manipulueshme/korrigjueshme. Po ashtu vlerat e detyrimeve,
nuk janë mbartur nga viti në vit. Edhe pse është bërë falja e detyrimeve deri
në fund të vitit 2011, një pjesë e strukturave të NJQV, nuk i kanë fshirë/hequr
taksat vendore nga kontabiliteti apo formati elektronik, pasi nuk janë kryer
aplikime apo rivlerësime periodike. Kemi dhe NJQV, që i kanë fshirë/hequr
nga regjistrat detyrimet, por me to mund të abuzohet, në raportet e reja që
do të krijohen me subjektet private nga riorganizimi i Drejtorive të Taksave e
Tarifave vendore në bashkitë e reja. Rritja e të ardhurave, përveç politikave që
do ndjekin drejtuesit e rinj, duhet që të rrisin shkallën e administrimit të të
ardhurave, dokumentimit dhe transparencës së tyre, për të cilën kanë
premtuar dhe në fushata.
Me risk të lartë abuzimi dhe mundësi veprimesh korruptive, është dhe mos
pagesa e taksës së tokës në vite të ndryshme, etj., si pasojë e mos hartimit
dhe mbajtjes të një regjistri të saktë dhe transparent, si dhe mos azhornimit të
ndryshimeve të fondit të tokës dhe pronarëve të saj ndër vite. Kjo do e
vështirësojë punën e drejtuesve, megjithëse është një burim të ardhurash,
njohuritë e këtyre menaxherëve të rinj në këtë fushë janë kufizuara, aq më
keq që Drejtoritë/Zyrat e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokave në bashki e
komuna, nuk kanë funksionuar mirë, deri atje sa punonjësit e tyre ishin
shoferët e “kryetarëve”.
Nga menaxherët e rinj, duhet të merren masa të menjëhershme, duke
hartuar/krijuar, regjistrat progresive për ngarkesat dhe arkëtimet për këtë
taksë dhe për taksat e tjera vendore, që nga viti 2011 e vazhdim. Debitorët të
dorëzohen me listë e Procesverbal si dhe në formatin elektronik, duke
Bajram LAMAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 275
përcaktuar qartë në akt-dorëzimin, treguesit që ka formati elektronik, si numri
i subjekteve, periudha kohore, vlera totale e detyrimeve, ndarja në vite e
mbartja e tyre në shumat përkatëse totale, elementë këto që do minimizojnë
hapësirat për abuzim.
Mungesa e kapaciteteve të nivelit profesional dhe mënyra e transferimit të
detyrimeve për taksat vendore, nga njësitë vendore që shkrihen në ato që do
të krijohen pas zgjedhjeve, do të sjellë probleme dhe mos rakordime, pra
nevojitet ndjekja e tyre dhe rivlerësimi i detyrimeve për taksat vendore, së
bashku me listat përkatëse të subjekteve sipas veprimtarive.
Nga bashkitë e reja, të krijohet menjëherë “data base” i konturuar
elektronikisht, si dhe të kërkohet vendosja e sigurisë së tij nga ndërhyrjet në
sistem, duke programuar detyrimisht lënien e gjurmëve nga personat që do
të kenë akses (të autorizuar apo pa autorizuar).
Në mjaft NJQV të cilat kanë pasur në administrim Ujësjellës, arkëtimi i
detyrimeve është bërë nga vetë ata, çka përbën një fenomen me risk e
hapësira për veprime abuzive, pasi mungon pajisja me fatura për detyrimet e
shlyera, si dhe është vepruar pa kryer regjistrimin e tyre dhe pa bërë
rakordimin lidhur me gjendjen e secilit konsumator (juridik apo fizik).
Në riorganizimin dhe bashkimin e këtyre Ujësjellësve, të cilët kanë kaluar në
pronësi të bashkisë së re, në kuadrin e bashkimit të aktivitetit si njësi e re
administrative (61 bashki), të kryhet rakordimi në lidhje me arkëtimin e
pagesave të ujit, regjistrimin e debitorëve dhe dorëzimin e tyre sipas
rregullave, pasi me largimin e titullarëve të NJQV që shkrihen, mos
funksionimin e Këshillave mbikëqyrëse, pakësimin e numrit të punonjësve, do
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
276 Botime KLSH 2015
të rritet mundësia e mos arkëtimit të tyre, duke rritur shkallën e abuzimit dhe
korrupsionit, deri në shkatërrim e mosfunksionim në shërbim të qytetarëve.
Siç ka treguar përvoja e deritanishme, vetëm për kontradikta brenda NJQV që
kishin aksione, shumë ujësjellës (Tepelenë, Berat, Ura Vajgurore, Burrel, Klos,
Kukës, etj) janë kthyer në vatra abuzimi e korrupsioni të ish drejtuesve
vendorë.
Në mjaft bashki dhe më pak në Komuna, ka shumë vendime gjyqësore të
formës së prerë, apo në procese gjyqësore, veçanërisht për prishjet e
paligjshme te ndërtimeve, vendimeve të ish KRRT-ve, për shpronësime të
padrejta, largime të padrejta nga puna, etj, mospagesa shërbimesh e
investimesh në vite, etj, të cilat mund të përbëjnë një rrezik potencial për
buxhetet e pa konsoliduara të bashkive të reja, kjo si pasojë e veprimeve të
mundshme përmbarimore, por dhe veprimeve të tjera bazuar në Vendimet e
Qeverisë.
Bashkitë dhe komunat kanë shumë materiale jashtë përdorimit dhe shumë
mjete transporti, si autovetura, makineri e pajisje, eskavatorë të ndryshëm,
makina pastrimi, etj., të cilët i kanë në dorëzim e administrim përdoruesit.
Materialet jashtë përdorimit dhe makineritë e pajisjet, apo mjetet e
transportit, duhet të inventarizohen dhe të dalin jashtë përdorimit sipas
rregullave në fuqi, para bashkimit(ose në momentin e transferimit të tyre),
por duke vendosur në komisionet përkatëse përfaqësues nga Bashkia që do i
marrë në dorëzim. Në këto komisione, të marrin pjesë specialistë të fushës
nga Këshilli i Qarkut apo Prefekturat, pasi përvoja ka treguar se në vlerësimin
e tyre, rrallë zbatohen kriteret ligjore, por edhe mbajtja e tyre është një barrë
për bashkitë e reja, pasi mjetet janë pothuajse të amortizuara dhe jo efektive.
Bajram LAMAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 277
Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Kontrollit Territorit,
Administrimit të Aseteve të Qëndrueshme, do të jetë gjithmonë
bashkëpunues me Shoqatën e Kryetarëve të Bashkive të Shqipërisë,
nëpërmjet workshop-ve, këshillimeve, por gjithmonë pa cënuar pavarësinë e
KLSH-së.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
278 Botime KLSH 2015
BE, KLSH DHE SFIDAT E PROKURIMIT PUBLIK
nga Luljeta SHTYLLA – Audituese e Parë, Valentina GOLEMI –Audituese e Parë,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 25 qershor 2015.
Prokurimi i mallrave, punëve dhe shërbimeve kryen misionin e tij me
efektivitet dhe sjell të ardhura në Buxhetin e Shtetit, vetëm atëherë kur ka
një koordinim të mirë ndërmjet katër shtyllave kryesore të këtij sistemi:
1) kornizës ligjore të shoqëruar me rregullore të detajuara;
2) kuadrit institucional;
3) fazës operacionale dhe menaxhimit të tenderëve;
4) sistemit të kontrollit, monitorimit, dhe integritetit.
Luljeta SHTYLLA, Valentina GOLEMI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 279
Mirëmenaxhimi i prokurimeve publike në vendet anëtare dhe ato kandidate
është përparësi e politikave të sotme të Bashkimit Evropian. Sfidat e
përmirësimit të prokurimit publik në Shqipëri janë pjesë e axhendës së
organizatave ndërkombëtare si OKB, OECD, por sidomos e vetë BE-së. Lind
pyetja: sa të përshtatshme dhe të aplikueshme janë kriteret e vendosura nga
ndërkombëtarët për specifikën politike, demografike, ekonomike dhe
mjedisore të Shqipërisë? Ky shqetësim vjen si rrjedhojë e mungesës së
informacionit se si direktivat e prokurimit dhe rregulloreve për zbatimin e
kodit praktik, të rekomanduara nga institucionet ndërkombëtare mund të
përshtaten për të përmbushur nevojat e furnizuesve, kontraktorëve dhe
autoriteteve të blerjes dhe sesi mund të maksimizohen kapacitetet e
kompanive të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Në këtë kontekst është
thelbësore që të shtrohen një varg pyetjesh, si p.sh:
1) Sa efektive janë rregulloret aktuale të prokurimit në Shqipëri, parë nga
perspektiva e furnizuesit, kontraktorit dhe autoriteteve të blerjeve?
2) Sa ndikojnë dhe si mund të përshtaten direktivat e BE-së mbi prokurimin
publik në Shqipëri, duke përfshirë në prokurimin publik të bizneseve lokale,
të vogla dhe të mesme, përdorimin e prokurimit publik për të avancuar
objektivat ekonomike, sociale dhe mjedisore të politikave të qeverisë,
kompleksitetin dhe fleksibilitetin e rregullave ekzistuese të prokurimit, vlerat
e ofruara për paratë e shpenzuara?
3) A është korrupsioni në nivele të larta si rezultat i kulturës sonë lidhur me
qëndrimin ndaj ligjit, apo është çështje e një sistemi prokurimi jo efikas(apo
të dyja bashkë)?
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
280 Botime KLSH 2015
4) Sa efektive janë trajnimet dhe kualifikimet aktuale në fushën e prokurimit
publik?
Në datat 10-11 qershor 2015 në Luksemburg, në vijim të bashkëpunimit mes
Gjykatës Evropiane të Audituesve (ECA) dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi
çështjet të interesit të përbashkët, u zhvillua seminari me tematikë
“Praktikat më të mira dhe auditimi i prokurimeve publike të fondeve të
Bashkimit Europian, duke u bazuar në “Direktivën e Re për Prokurimet
Publike në BE 2014/24/EU”, ku morën pjesë dhe dy audituese të KLSH.
Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte prezantimi i praktikave më të mira të
auditimit mbi procedurat e prokurimeve publike të fondeve të Bashkimit
Europian, nga ECA, auditime të realizuara në përputhje edhe me ndryshimet
e miratuara nga Parlamenti Evropian dhe Këshillit të Evropës të Direktivës së
Re për Prokurimet Publike në BE 2014/24/EU.
Auditues supremë nga shumë vende të Evropës (mes tyre dhe auditueset e
KLSH-së) u njohën me një përmbledhje për Direktivat e mëparshme të
Bashkimit Europian për prokurimet, ato që janë në fuqi aktualisht dhe
krahasimi me miratimin e Direktivës së Re për Prokurimet Publike në BE
2014/24/EU, si një sfidë e kuadrit legjislativ të procedurave të prokurimeve
publike të BE-së, me qëllimin e rritjes së mëtejshme e eficiencës dhe
efikasitetit në procedurat tenderuese. Kjo Direktivë është miratuar në 26
shkurt 2014 nga Parlamenti Europian dhe Këshilli Europës dhe është e
detyrueshme për t’u aplikuar nga të gjitha vendet e BE deri në vitin 2016, të
gërshetuara me Kodin e Etikës së INTOSAI-t dhe aplikimin e ISSAI 30 në
sektorin publik. Gjithashtu edhe vendet kandidate të BE (mes të cilave dhe
Luljeta SHTYLLA, Valentina GOLEMI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 281
vendi ynë), kanë detyrimin e përafrimit të legjislacionit të prokurimit publik
me legjislacionin e BE.
Direktiva 2014/24/EU është e mbështetur në Strategjinë e Bashkimit
Europian “Europe 2020”, dhe qëllimi kryesor saj është:
- Rritja e eficiencës në shpenzimet publike, duke zhvilluar një
procedurë prokurimi në përmbushje të kritereve ligjore, kapaciteve
ekonomike, financiare dhe profesionale, në përzgjedhjen e ofertës
më të mirë ekonomike, duke siguruar që autoritetet kontraktore të
pronojnë oferta të cilat janë të përballueshme, të qëndrueshme, të
pakushtëzuara dhe të plotësimit të nevojave të saj;
- Të ndihmojë SME (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme) në
pjesëmarrjen në procedurat e prokurimeve të fondeve të BE, duke i
inkurajuar që operatorët ekonomike nga ana e tyre të jenë aktivë në
krijimin e një marrëdhënie me integritet me entet publike;
- Të përmirësojë dhe lehtësojë procedurat e prokurimit në krahasim
me Direktivën 2004/18/EC, duke i rishikuar dhe i modernizuar ato,
duke mundësuar provedura më efektive në qëllimin e përbashkët
social të vendeve anëtare të BE dhe kandidate. Në ndryshim me
direktivat e tjera, Direktiva 2014/24/EU, i jep përparësi procedurës së
negocimit të gjerë konkurrues;
- Të bëjë sa më të qartë nocionet dhe konceptet ligjore të shprehura
në përmbajtjen e saj, në lidhje me parimet e përgjithshme të
transparencës, trajtimit të barabartë dhe mos-diskriminimit. Për më
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
282 Botime KLSH 2015
tepër, rregullat të veçanta të BE-së zbatohen për dhënien e
kontratave publike për punë, mallra dhe shërbime, për sektorët
klasikë, për utilitet dhe për fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.
Direktiva 2014/24/EU është në përputhje të plotë me rregullat dhe ligjet
ndërkombëtare, duke lehtësuar edhe pjesëmarrjen në proceset e
prokurimeve edhe për firmat të cilat nuk i përkasin shteteve të Bashkimit
Europian, duke maksimizuar transparencën e garës konkuruese dhe marrjen
e masave mbrojtëse për të rritur integritetin, aty ku është e nevojshme
përshtatja e legjislacionit nacional me atë të legjislacionit të BE.
Një këndvështrim i rëndësishëm i seminarit ishte fokusimi ndaj luftës kundër
korrupsionit. Kjo Direktivë është shoqëruar me manuale praktike për të
evituar parregullsitë, mashtrimet dhe manipulimin e procedurës së
prokurimit. Duke qënë se kemi të bëjme me fonde publike që vihen në punë
me qëllim realizimin e nevojave dhe interesave të publikut, vlerësohet si
shumë i dobishëm aksesi me qëllim auditimi që ECA, duhet të bëjë mbi
proçedura prokurimi të rëndësishme dhe kontrata komplekse dhe me vlera
të mëdha, të cilat në mënyrë më të ndjeshme dhe të drejtëpërdrejtë prekin
interesat dhe portofolet e individëve (taxpaguesit). Kjo praktikë është e
shoqëruar me një manual praktik, i cili përputhet me standardet e auditimit
të Gjykatës Europiane të Audituesve dhe standardet INTOSAI. Këto manuale
bëjnë të mundur lehtësimin e proçedurës së auditimit nga ana e audituesve
të ECA-s dhe audituesve të SAI-ve të vendeve anëtare.
Prokurimi publik në Shqipëri ka bërë progres të dukshëm në dekadën e
fundit. Janë aplikuar metoda të reja bashkëkohore, si prokurimi elektronik
Luljeta SHTYLLA, Valentina GOLEMI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 283
në vitin 2008, duke vazhduar në 2009 me futjen në sistem elektronik të të
gjitha prokurimeve me vlerë më të madhe se 3 000 euro. Kjo është
konsideruar nga Bashkimi Europian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare
si një nga arritjet më të mëdha që nga viti 1990.
Prokurimi i mallrave dhe shërbimeve për sektorin publik është thelbësor në
veprimtarinë e çdo qeverie, për të inkurajuar rritje ekonomike afatgjatë dhe
të qëndrueshme. Me fjalë të tjera, miradministrimi i fondeve buxhetore
nëpërmjet koordinimit të katër shtyllave të përmendura më lartë, liria e
informimit dhe kulturës së hapjes dhe transparencës, konkurrenca e lirë, ku
bizneset e vogla lokale të jenë pjesë e kësaj konkurrence, pavarësisht
ekzistencës së mentalitetit që këto biznese nuk kanë kapacitetet e duhura
për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut.
Nga KLSH po punohet për përgatitjen e një stafi profesional audituesish, me
njohuritë e duhura në fushën e prokurimit me kualifikimet përkatëse.
Trajnimet dhe rritja e kulturës profesionale në këtë fushë janë një armë e
mirë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Reforma e prokurimit publik do
të ketë sukses, kur procesi të sigurojë mbështetje nga nivelet e larta
politike, trajnime të plota për prokuruesit, legjislacioni modern dhe i
përshtatshëm i prokurimit: si legjislacioni primar dhe aktet nënligjore
zbatuese, informim për avantazhet e sistemit të ri dhe bashkëpunim në mes
të sektorit publik dhe privat. Ky i fundit mundëson përfitime të ndërsjella,
duke kuptuar më mirë problemet dhe nevojat e njëri-tjetrit.
Pavarësisht arritjeve, prokurimi publik në Shqipëri është larg standardeve
europiane sepse korrupsioni është i lartë. Mungesa e konkurrencës është
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
284 Botime KLSH 2015
evidente. Bizneset e vogla lokale nuk janë të inkurajuara që të jenë pjesë e
procesit, për shkak se ekziston një mentalitet që këto kompani nuk janë të
afta t’i përgjigjen kërkesave të tregut. Vihet re mungesa e një stafi të
kualifikuar dhe njohurive në fushën e prokurimit publik, si dhe mungesa e
koordinimit të katër shtyllave kryesore të sistemit te prokurimit publik. Në
shumë raste kornizat ligjore janë komplekse dhe janë subjekt i
interpretimeve individuale, ku lejohet hapësirë për abuzime dhe korrupsion.
Ndershmëria dhe saktësia në të gjitha fazat e prokurimit publik është një nga
vlerat themelore që parandalon çdo lloj korrupsioni. Kjo është një ndër
arsyet primare që Bashkimi Evropian e ka vendosur prokurimin publik si një
prioritet, duke e quajtur atë “një sistem që gjeneron korrupsion”, që mund
të shndërrohet në “kancer” që vonon zhvillimin ekonomiko-social dhe “vret”
konkurrencën e lirë.
Këto sfida bëhen akoma më të vështira, kur mendon brishtësinë dhe
ndryshimet e vazhdueshme demografike, politike dhe ekonomike ne vendin
tonë, që mund të kenë impakt të drejtpërdrejtë në performancën e këtij
sistemi dhe që mund të rezultojë në një përpjekje të dështuar të qeverisë
për të ndërtuar një sistem fleksibël, të qëndrueshëm, afatgjatë, transparent,
të besueshëm për publikun dhe që inkurajon rritje ekonomike. Mendojmë se
çështjet e prokurimit publik tek ne duhen bërë subjekt i një diskutimi të
gjerë, ku të përfshihen akademikë, profesionistë dhe praktikantë në lidhje
me sfidat aktuale, reformat dhe përfitimet ekonomiko-sociale dhe të
mjedisit, nëpërmjet prokurimit publik, në përputhje me eksperiencën e
praktikave të fundit të BE-së dhe ECA-s.
Gjovalin PREÇI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 285
KLSH MBYLL ME SUKSES PJESËMARRJEN NË AUDITIMIN PARALEL TË
PERFORMANCES ME VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR
nga Gjovalin PREÇI- Kryeauditues,
botuar në gazetën “55”, më 26 qershor 2015.
Gjykata Evropiane e Audituesve në Luksemburg, zhvilloi workshop-in
përmbyllës të Auditimit Paralel të Performancës mbi Eficiencën e Energjisë
në vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit ka qenë dhe KLSH, i
fokusuar në përdorimin e burimeve alternative të energjisë.
Ky takim pune u drejtua dhe u menaxhua nga një grup ekspertësh në fushën
e metodologjisë dhe auditimeve të performancës të Zyrës së Auditimit të
Suedisë (SNAO), Gjykatës Evropiane të Audituesve (ECA) dhe Përfaqësuesit
të Grupit të Përbashkët të Punës për Aktivitetet e Auditimit (JWGAA) të
Institucioneve Supreme të Auditimit të BE-së. Krahas KLSH, morën pjesë
përfaqësues nga SAI-t e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-
Hercegovinës, auditues nga ECA, etj.
Me interes të veçantë u ndoqën prezantimet “Gjetjet, konkluzionet dhe
rekomandimet - parimet dhe praktikat më të mira” nga ekspertët e SNAO-s,
duke evidentuar Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (ISSAI 300) mbi
vlerësimin e evidencës dhe krijimin e vlerës së shtuar, kërkesat që duhet të
plotësojnë raportet e auditimit në lidhje me besueshmërinë, objektivitetin,
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
286 Botime KLSH 2015
qartësinë në shkrim, etj. Në vijim të kësaj teme u trajtuan sfidat e procesit
auditues, marrja e evidencës, organizimi dhe sistemimi i gjetjeve, udhëheqja
e auditimit, etj., të shoqëruara me shembuj nga praktika e të gjitha vendeve
pjesëmarrëse.
Tema “Leximi miqësor i raportit - workshop mbi komunikimin e mesazheve të
qarta” transmetoi tek pjesëmarrësit parimet kryesore, strukturën e raportit,
rëndësinë e mesazhit të auditimit, ndërtimi dhe formulimi i paragrafëve dhe
vendosja e tekstit, figurave dhe tabelave, menaxhimi i evidencës dhe
observacioneve, etj.
Elementë mjaftë i rëndësishëm i raportit të auditimit është “Paraqitja e të
dhënave”, e cila u demonstrua me mjaft profesionalizëm nga ekspertë të
ECA-s.
Nga një pjesëtar i grupit të auditimit të performancës “Mbi përhapjen e
karbonit në hapësirë” të ECA-s, shpjegoj gjithë procedurën e ndjekur që nga
nisja e këtij auditimi, fazën studimore, përgatitjen e projekt raportit,
komunikimin me palët e interesuara (kryesisht Komisionin Evropian),
paraqitjen e observacioneve, hartimin e raportit final, etj.
“Zhvillimi institucional i ECA” ishte një prezantim i veçantë mbi numrin dhe
rritjen e rëndësisë së auditimeve të performancës, marrjes të sa më shumë
mesazheve nga palët e interesuara deri në publikimin e raporteve etj.
Gjithashtu u evidentua dhe perpsepktiva e zhvillimit të ECA, duke filluar nga
fillim viti 2016, që do të bëhet më fleksibël, duke u organizuar mbi bazën e
detyrave etj. Cilësia e kontrollit merrte një kohë të konsiderueshme për
Gjovalin PREÇI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 287
çështje të analizës, adresimit të kërkesave të palëve të interesit etj., në
zbatim të ISSAI 40.
Temat e paraqitura janë gërshetuar vazhdimisht me praktika ushtrimore që
t’i shërbejnë sa më shumë pjesëmarrësve për zbatimin e mësimeve të dala
gjatë këtij projekti, në të ardhmen gjatë auditimeve të performancës.
Gjatë tre ditëve të punës, grupi i auditimit të KLSH paraqiti për diskutim një
përmbledhje të draft Projekt raportit të këtij auditimi, i fokusuar në
“Përdorimin e burimeve alternative të energjisë elektrike”, duke u
përqendruar në gjetjet, konkluzionet dhe mesazhin kryesor të këtij auditimi.
Ekspertët e SNAO-s dhe kolegët e vendeve tjera dhanë vlerësimet e tyre për
punën e arrirë në një kohë relativisht të shkurtër, duke sugjeruar disa
përmirësime që do t’i shërbejnë veprimtarisë audituese të performancës në
të ardhmen. Nga pjesëmarrësit dhe ekspertët auditues në nivel
ndërkombëtar të këtij workshop-i u vlerësua konkluzioni paraprak i këtij
auditimi. Megjithëse Shqipëria ka kryer përafrimin e legjislacionit sipas
kërkesave të BE-së dhe ka hartuar Planin Kombëtar të Veprimit të Burimeve
të Rinovueshme dhe Eficiencës së Energjisë, nuk ka arritur të përmirësojë
qëndrueshmërinë e furnizimit me energji elektrike, pasi: Strategjia
Kombëtare e Energjisë nuk është monitoruar dhe zbatuar sipas skenarëve
përkatës; Plani Kombëtar i veprimit prej më se 3 vitesh nuk është miratuar
akoma; ligji për burimet e rinovueshme vazhdon të mos prodhojë efektet
ekonomike dhe juridike për shkak se është shtyrë zbatimi i tij; kanë munguar
iniciativat publike në këtë fushë për shkak të performancës së dobët të MEI-t
dhe AKBN-së nga mungesa e financimeve buxhetore dhe ndarjes e dublikimit
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
288 Botime KLSH 2015
të kompetencave organiziative dhe administrative brenda e midis tyre. Në
këtë mënyrë workshop-i konstatoi se është plotësuar objektivi specifik këtij
auditimi, që duke analizuar kuadrin ekzistues rregullator, performancën e
zbatimit të politikave institucionale publike dhe efektivitetin e stimujve të
ofruar nga Qeveria për rritjen e përdorimit të burimeve alternative të
energjisë, të arrihet në përfundime mbi përmirësimin e qëndrueshmërisë së
furnizimit me energji elektrike, nëpërmjet prodhimit dhe përdorimit me
efektivitet të potencialit të burimeve të rinovueshme të energjisë elektrike
në mënyrë miqësore me mjedisin.
Ky workshop ja arriti synimeve të tij për diskutimin e konkluzioneve e
rekomandimeve, si dhe raporteve të auditimeve të përgatitura nga vendet e
pjesëmarrëse, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së
auditimeve të perfomancës.
Në fund të workshop-it u diskutua dhe u vlerësua mbi projektin tjetër të
bashkëpunimit midis vendeve pjesëmarrëse në forcim të rolit dhe rëndësisë
së auditimeve të perfomancës dhe cilësisë së tyre.
KLSH në media
Kontrolli i Lartë i Shtetit 289
LISTA E SHKRIMEVE TË STAFIT TË KLSH-së, TË BOTUARA NË SHTYPIN E SHKRUAR,
JANAR-QERSHOR 2015
Nr. Titulli i shkrimit Autori Botuar në
gazetën
më datë
1 Si të bëhemi auditues të
teknologjisë së informacionit.
Kozma Kondakçiu Telegaf 05.01.2015
2 Auditimi i riskut në menaxhimin e
Buxhetit Vendor, kontribut i KLSH
për forcimin e financave të NjQV.
Selfo Zeneli Telegaf 06.01.2015
3 Menaxhimi i rrezikut të mashtrimit
dhe roli i audituesve (auditimit) të
jashtëm publik.
Bajram Lamaj Telegaf 12.01.2015
13.01.2015
4 Mbrojtja e të Drejtës së Autorit ose
dështimi i shtetit ligjor.
Sali Agaj Tirana Observer
Telegaf
18.01.2015
19.01.2015
5 Për një llogaridhënie dhe
transparencë të financës.
Bujar Leskaj Panorama 25.01.2015
6 Problematika e projekteve me
financime të huaja.
Artan Topjana Koha Jonë 03.02.2015
7 Sugjerimet e KLSH për reformimin
e Laboratorit Doganor.
Albana Agolli Telegaf 06.02.2015
8 Into-Saint dhe auditimi publik. Xhaferr Xhoxhaj Telegaf 09.02.2015
9 Auditimi i të ardhurave të Buxhetit Albana Agolli Rilindja 11.02.2015
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
290 Botime KLSH 2015
Nr. Titulli i shkrimit Autori Botuar në
gazetën
më datë
të Shtetit në KLSH në frymën e
IntoSAINT.
Demokratike
10 Vetëvlerësimi si risi dhe përgjegjësi
në KLSH.
Bajram Lamaj Koha Jonë
Telegaf
11.02.2015
12.02.2015
11 Shteti është “roja i natës”. Muhamet Kavaja Koha Jonë 13.02.2015
12 Vetëvlerësimi si risi dhe përgjegjësi
në KLSH.
Bajram Lamaj Tirana Observer 15.02.2015
13 KLSH dhe bashkëpunimi me
partnerët ndërkombëtar gjatë
2014.
Dëshira Huqi Telegaf 25.02.2015
14 Kontrolli i Shtetit për institucione
më të mira.
Evis Kreshpaj
Ina Sokoli
Koha Jonë 01.04.2015
15 Praktikat bashkëkohore të trajnimit
në funksion të përmirësimit të
cilësisë audituese të KLSH.
Gjovalin Preçi Tirana Observer 04.04.2015
16 Mungojnë hapësirat në Bibliotekën
Kombëtare. Arkivi pa kushte
sigurie.
Alfred Zylfi
Elfrida Agolli
Shqiptarja.com 15.04.2015
17 Përgjegjshmëria dhe transparenca
në Institucionet Supreme të
Auditimit.
Albana Agolli Telegaf 18.04.2015
18 Burimet e rinovueshme të
energjisë dhe auditimi i KLSH.
Gjovalin Preçi Koha Jonë 18.04.2015
KLSH në media
Kontrolli i Lartë i Shtetit 291
Nr. Titulli i shkrimit Autori Botuar në
gazetën
më datë
19 Administrimi Vendor dhe këshillimi
nga KLSH..
Bajram Lamaj Shqiptarja.com 24.04.2015
20 Përgjegjshmëria dhe transparenca
e drejtuesve vendorë dhe këshillimi
nga KLSH.
Bajram Lamaj Tirana Observer 25.04.2015
21 Abuzimet e kryetarëve në ikje. Bajram Lamaj Koha Jonë 26.04.2015
22 Mesazhi i Kryekontrollorit LESKAJ
për Bibliotekën Kombëtare.
Elfrida Agolli
Alfred Zylfi
Telegaf 27.04.2015
23 I lirë dhe i papunë nga
këndvështrimi i një auditimi.
Redina Karapici Gazeta Shqiptare
Fryma e Re
02.05.2015
24 Auditimi i Perfomancës në
strategjinë e KLSH.
Alma Shehu
Amantia Patozi
Melina Kabo
Shqip 03.05.2015
25 KLSH dhe partnerët ndërkombëtar
të teknologjisë së informacionit.
Kozma Kondakciu Telegaf 04.05.2015
26 KLSH dhe zhvillimi i shoqërive
publike.
Xhaferr Xhoxhaj Telegaf 05.05.2015
27 Auditimi i Lartë shtetëror, shteti që
lufton anti-shtetin.
Albana Gjinopulli Telegaf 06.05.2015
28 Bashkëpunimi Institucional pjesë e
rëndësishme e procesit të
auditimit.
Nikoleta Piranjani 55 07.05.2015
29 Auditimi suprem dhe përmirësimi i Selime Bregu Telegaf 07.05.2015
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
292 Botime KLSH 2015
Nr. Titulli i shkrimit Autori Botuar në
gazetën
më datë
qeverisjes.
30 KLSH merr pjesë aktivisht në grupet
e punës së EUROSAI-t.
Irena Islami
Amantja Patozi
Telegaf 08.05.2015
31 Ligji i prokurimit publik në Njësitë e
Qeverisjes Vendore.
Mimoza Lloji
Shefki Jaupi
55
MAPO
08.05.2015
32 Konsolidimi i Pasqyrave Financiare
në nivel kombëtar domosdoshmëri
për Shqipërinë.
Aulona Jonuzi Tirana Observer 08.05.2015
33 Vlerat e audituesve të KLSH. Luljeta Shtylla Telegaf 09.05.2015
34 KLSH dhe auditimi i prokurimeve
publike.
Alush Zaçe Shqip 09.05.2015
35 Projekte me objektiva të qarta,
garanci për mbarëvajtjen e tyre.
Artan Topjana Tirana Observer 09.05.2015
36 Kontrolli i Lartë i Shtetit,
kontributor aktiv në hartimin e
Standardeve Ndërkombëtare të
Auditimit
Luljeta Nano Telegaf 11.05.2015
37 Drejt humnerës së borxhit. Yllka Pulashi DITA 11.05.2015
38 Sa minerale tregton Shqipëria? Brunilda Zeneli
Artan Mirashi
Koha Jonë 13.05.2015
39 Shërbimi bibliotekar dhe mungesa
e hapësirave.
Elfrida Agolli
Alfred Zylfi
Telegaf 15.05.2015
40 Roli i Institucioneve Supreme të Irena Islami Tirana Observer 16.05.2015
KLSH në media
Kontrolli i Lartë i Shtetit 293
Nr. Titulli i shkrimit Autori Botuar në
gazetën
më datë
auditimit në zhvillimin e
qëndrueshëm.
41 “Korrupsioni”- Kështjelle rëre,
dilemë mes fenomeneve të një
vendi në zhvillim dhe gjenezës
humane.
Miranda Haxhia 55 16.05.2015
42 Buxheti Shteteror Publik dhe
auditimi i shpenzimeve nga KLSH.
Alush Zaçe
Bexhet Zeqiri
Telegaf 16.05.2015
43 Perse gjithë kjo “uri” për të marr
borxh?
Yllka Pulashi TEMA 18.05.2015
44 Gropa e kasave fiskale. Niko Nako Telegaf 18.05.2015
45 Aeroportet e reja: mundësi dhe
kosto.
Idlir Dervishi Shqip 19.05.2015
46 Mbi problematikat e konstatuara
në auditimet e KLSH-së në entet
mjedisore.
Mimoza Lloji 55 22.05.2015
47 90 vjet KLSH, histori reformash dhe
arritjesh.
Bajram Lamaj Tirana Observer 22.05.2015
48 KLSH drejt Europianizimit
Institucional.
Aldona Sylaj Koha Jonë
MAPO
24.05.2015
25.05.2015
49 90 vjet Kontrolli i Lartë i Shtetit. Bujar Leskaj Panorama 27.05.2015
50 Auditimi i BE dhe aeroporti rajonal. Idlir Dervishi Telegaf 29.05.2015
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
294 Botime KLSH 2015
Nr. Titulli i shkrimit Autori Botuar në
gazetën
më datë
51 KLSH, partner i rëndësishëm i
financave publike.
Luljeta Nano Telegaf 02.06.2015
52 Sistemet virtuale, aplikimi dhe
auditimi i tyre.
Kozma Kondakçiu Telegaf 04.06.2015
53 KLSH, interesi publik dhe qëndrimi i
zyrtareve.
Albert Thoma Telegaf 05.06.2015
54 Perse duhet konsolidimi i
Pasqyrave Financiare?
Aulona Jonuzi Panorama 07.06.2015
55 KLSH dhe ndryshimi, sfida dhe
arritje.
Albana Gjinopulli
Sali Agaj
Tirana Observer 07.06.2015
56 Auditimi i Performancës në 90
vjetorin e KLSH-së.
Alfred Zylfi Telegaf 10.06.2015
57 Auditimi dhe sfida ndaj
korrupsionit.
Albana Gjinopulli
Sali Agaj
Koha Jonë 12.06.2015
58 KLSH dhe fondet publike. Nikoleta Piranjani Telegaf 16.06.2015
59 Kryetarët dhe sfidat menaxheriale
që presin bashkitë e reja në
zbatimin e reformës
administrative.
Bajram Lamaj Telegaf 19.06.2015
60 BE, KLSH dhe sfidat e prokurimit
publik.
Luljeta Shtylla
Valentina Golemi
Telegaf 25.06.2015
61 KLSH mbyll me sukses
pjesëmarrjen në Auditimin Paralel
Gjovalin Preçi 55 26.06.2015
KLSH në media
Kontrolli i Lartë i Shtetit 295
Nr. Titulli i shkrimit Autori Botuar në
gazetën
më datë
të Performancës me vendet e
Ballkanit Perëndimor.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 297
PASQYRA E SHTYPIT DHE TV, PËR KLSH-ën, JANAR-QERSHOR 2015
06 janar
1. Gazeta “SOT”: KLSH zbardh shkeljet në QS për vite 2012-2013,
abuzimet me punësimet, qiratë dhe pronat. Faqe 14.
10 janar
2. Gazeta “SOT”: Kontrolli në KESH - KLSH propozon liberalizim të
tregut të energjisë. Faqe 12.
11 janar
3. Gazeta “Standard”: Mbyllet hetimi për tre ish-zyrtarë të
ALUIZNI-t në Vlorë, dosja në Gjykatë. Faqe 9.
4. Gazeta “Tirana Observer”: Vlorë, në gjyq 3 ish-drejtues të
ALUIZNI, 41 abuzime. Faqe 7.
5. Gazeta “SOT”: Legalizuan objekte në trotuare, prokuroria dërgon
për gjykim 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t Vlorë. Faqe 10.
6. Gazeta “Shekulli”: Vlorë - Prokuroria depoziton në gjykatë dosjen
për ish-kreun e ALUIZNI-t. Faqe 10.
7. Gazeta “Panorama”: Dhanë leje në trotuar, tre zyrtarë të
ALUIZNI-t në gjyq. Faqe 9.
8. Gazeta “Koha Jonë”: Vlorë - Prokuroria çon për gjykim dosjen e
tre ish-drejtuesve të ALUIZNI-t. Faqe 9.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
298 Botime KLSH 2015
9. Gazeta “Tema”: Prokuroria e Vlorës çon për gjykim 3 ish-zyrtarët
e ALUIZNI-t. Faqe 11.
10. Gazeta “DITA”: Në gjyq 3 ish-drejtues të ALUIZNI-t, 41 abuzime.
Faqe 11.
11. Gazeta “Shqiptarja.com”: Prokuroria mbyll hetimet për ish-kreun
e ALUIZNI-t Vlorë. Faqe 7.
13 janar
12. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon në Prokurori Drejtorin e UK
Korçë për investime dhe kredimarrje në vlerën e 3.6 milionë
euro. Faqe 5.
13. Gazeta “DITA”: KLSH çon në Prokurori drejtorin e Ujësjellësit,
Korçë. Faqe 12.
14. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH çon në Prokurori drejtorin e
Ujësjellësit, Korçë. Faqe 5.
15. Gazeta “Tirana Observer”: KLSH padit në Prokurori drejtorin e
Ujësjellësit , Korçë. Faqe 6.
16. Gazeta “Koha Jonë”: Korçë, KLSH ngre padi penale ndaj
drejtorisë së Ujësjellësit. Faqe 10.
17. Gazeta “Standard”: Korçë, KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin e
Ujësjellës-Kanalizimeve. Faqe 6.
18. Gazeta “DITA”: KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin e Ujësjellës-
Kanalizimeve, Korçë. Faqe 10.
19. Gazeta “Shqiptare”: Abuzimi, KLSH kallëzon në Prokurori kreun
e Ujësjellësit, Korçë. Faqe 11.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 299
20. Gazeta “Shqip”: Korçë, Kredia 3.6 mln Euro për sahatet e
ujësjellësit, kallëzohet drejtori. KLSH kallëzoi në Prokurori
drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, Korçë, me akuzën e
shpërdorimit të detyrës. Faqe 14.
21. Gazeta “Shekulli”: KLSH-ja kallëzon Ujësjellësin e Korçës, 3.6 mln
Euro dëme. Faqe 11.
15 janar
22. Gazeta “Telegraf”: Skandali me sigurimet e mësuesve në
Librazhd. Prej 5 vitesh nuk janë derdhur sigurimet e 400
mësimdhënësve, nisin hetimet. Faqe 8.
23. Gazeta “Tirana Observer”: Legalizimet në Ksamil, në gjyq 5 ish-
zyrtarët. Faqe 7.
24. Gazeta “DITA”: Legalizimet në Ksamil, në gjyq 5 ish-zyrtarët.
Prokuroria akuzon për 24 objekte biznesi në zonën turistike dhe
arkeologjike, ish-kryekomunarin dhe kreun e ALUIZNI-t, 3 vartësit
dhe kreun e degës Vlorë. Faqe 16.
25. Gazeta “Shqiptarja.com”: Zyrtarët e ALUIZNI-t Vlorë e Sarandë të
pandehur. Faqe 17.
26. Gazeta “Koha Jonë”: Sarandë, lihen në burg krerët e ALUIZNI-t.
Faqe 11.
27. Gazeta “Gazeta “Panorama”: ”: Zyrtarët e ALUIZNI-t në Gjykatë. I
kallëzoi KLSH-ja për Ksamilin. Legalizuan më pak se 100 m nga
deti e zonat arkeologjike. Faqe 12.
28. Gazeta “SOT”: Ndërtimet pa leje në Ksamil, dërgohen për gjykim
5 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Faqe 15.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
300 Botime KLSH 2015
29. Gazeta “Shekulli”: Lejet e ndërtimit, Prokuroria çon në Gjykatë 5
ish-punonjës të ALUIZNI. Faqe 9.
30. Gazeta “Integrimi”: Abuzuan me legalizimin e pronave në
bregdet , në gjyq ish-zyrtarët. Faqe 4.
16 janar
31. Gazeta “Telegraf”: Në një takim me Dr. Bujar Leskaj. Nga Ago
Nezha. Faqe 10.
17 janar
32. Gazeta “SOT”: Skandalet e kreut të Ujësjellësit të Korçës,
drejtori që i rezistoi 23 vite furtunave poltike. Faqe 11.
19 janar
33. Kontrabandisti i mbrojtur nga Koço Kokëdhima, drejtor i Portit.
25 janar
34. Gazeta “Tirana Observer”: Cënimi i të drejtës se autorit në
Shqipëri kërcënon vijimësinë natyrore të industrisë krijuese. Nga
Mujo Bucpapaj. Faqe 12.
35. Gazeta “Shqip”: Biznese në monumentet e kulturës, pranga për
pesë ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Prokuroria: Dëmi për 16 raste
abuzimi, mbi 20 milion lekë. Faqe 10.
36. “Gazeta Shqiptare”: Legalizimet e paligjshme, pranga ish-
zyrtarëve. Shpallet në kërkim ish-drejtori. Dëmi i shkaktuar
shtetit, 20 milionë. Faqe 20.
37. Gazeta “Mapo”: Arrestohen 5 zyrtarë të ALUIZNIT-t, dy ish
drejtorë në kërkim. Faqe 7.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 301
38. Gazeta “Koha Jonë”: Arrestohen 5 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t, në
Tiranë. Akuzohen se legalizuan 8 objekte pa leje. Faqe 10.
39. Gazeta “Panorama”: Pranga 5 ish-zyrtarëve, në kërkim ish-kreu i
Aluizni. Denoncimi nga KLSH për 16 raste dhe 7 nga Ministria e
Turizmit. Faqe 3.
40. Gazeta “Telegraf”: Në arrest 5 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t,
legalizuan 8 objekte tek Politekniku. Faqe 9.
41. Gazeta “Shekulli”: Arrestohen pesë ish-zyrtarë të ALUIZNI-t. Faqe
11.
42. Gazeta “SOT”: Legalizuan ndërtime pa leje pranë Korpusit dhe
Liqenit artificial, arrestohen 5- ish-zyrtarë të ALUIZNI-t.
Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se hetimi ndaj këtyre
personave ka nisur në bazë të dy kallëzimeve penale nga
Kontrolli i Lartë i Shtetit. Faqe 14.
43. Gazeta “Zëri i Popullit”: Arrestohen 5-ish zyrtarë të ALUIZNI-t
Tiranë në kërkim 4 të tjerë. Legalizuan në mënyrë të kundra
ligjshme dhjetëra objekte tregtare. Faqe 4.
44. Gazeta “Shqiptarja.com”: Abuzimet, 9 persona të arrestuar nga
prokuroria. Faqe 15.
45. Gazeta “DITA”: Legalizuan ndërtimet, pranga 5 ish-zyrtarëve të
ALUIZNI-t, arratisen 4 ish-drejtuesit. Faqe 7.
26 janar
46. Gazeta “Telegraf”: 5 Kallëzime penale dhe një dëm prej 160,8
mln lekësh, nga të babëziturit e Universitetit Bujqësor. Auditimi i
UBT-së, KLSH: Abuzimi me pronat shtetërore, karburantin dhe
gropa nga mosderdhja e kontributeve shoqërore. Faqe 7.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
302 Botime KLSH 2015
27 janar
47. Gazeta “Telegraf”: Analiza vjetore e Kontrollit të Lartë të Shtetit,
janë 80 shpërdoruar 80 milion euro. Faqe 10.
48. Gazeta “Koha Jonë”: Përplasje Kuvend-President, rrëzohet
dekreti i KLSH-së. Leskaj: Zbuluam 11.2 miliardë dëm ekonomik
ndaj shtetit. Nishani, pse e ktheu ligjin për KLSH-në? Faqe 5.
49. “Gazeta Shqiptare”: Asnjë ndryshim ligjeve për KLSH e Gjykatën
e Lartë. “Ligjet” dhe “Ekonomia” rrëzojnë dy dekrete të
Presidentit Nishani. Faqe 5.
50. “Gazeta Shqiptare”: Kreu i KLSH-së: Denoncuam 149 punonjës.
Bujar Leskaj: Zbuluam 11.2 miliardë lekë dëm ekonomik ndaj
shtetit. Faqe 12.
51. Gazeta “Rilindja Demokratike”: Bode: Mazhoranca kërkon të
denoncojë pavarësinë e KLSH. Faqe 6.
52. Gazeta “Rilindja Demokratike”: KLSH, 80 milionë Euro dëmi
ekonomik në Buxhet në 2014. Faqe 11.
53. Gazeta “Shqip”: PS, Braçe: Dekret i pavend. PD, Bode: Presidenti
ka respektuar Kushtetutën. Ligji i KLSH, mazhoranca rrëzon
dekretin e Nishanit. Faqe 7.
54. Gazeta “Shqip”: Bujar Leskaj flet nga Vlora për punën njëvjeçare
në krye të KLSH-së. Abuzimet e administratës, KLSH zbulon 80
mln Euro dëm. Faqe 14.
55. Gazeta “DITA”: Auditimet e KLSH-së: Gjatë vitit 2014, dëmi
ekonomik rreth 11.2 mld lekë. Faqe 8.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 303
56. Gazeta “Standard”: Shkarkim i kreut të KLSH-së. “Ekonomia”
rrëzon dekretin, opozita: Rastet shtesë, presion për të
minimizuar pavarsinë. Faqe 4.
57. Gazeta “Shqiptarja.com”: Mazhoranca rrëzon Nishanin për KLSH
dhe Gjykatën e Lartë. “Ligjet” dhe “Ekonomia” i gjykojnë të pa
vend dekretet përkatëse. Faqe 5.
58. Gazeta “Shqiptarja.com”: Leskaj: 149 kallëzime në prokurori,
dëmi 112 mln $. KLSH zhvillon analizën e vitit 2014, në total 160
auditime. Faqe 8.
59. Gazeta “SOT”: Rrëzohen dekretet për Gjykatën e Lartë dhe
Kontrollin e Lartë të Shtetit. Mazhoranca rrëzon dy herë
Nishanin, PD akuzon PS për shkeljen e marrëveshjes së dhjetorit.
Faqe 8.
60. Gazeta “Gazeta “Panorama”: ”: Analiza e Kontrollit të Lartë të
Shtetit. U kallëzuan 149 punonjës. Raporti 20014 i KLSH, Leskaj:
Zbuluam 80 milionë Euro dëme. Gjatë një viti, kontroll 160
institucioneve publike. Faqe 11.
61. Gazeta “Tema”: Ligji për KLSH, Ekonomia rrëzon dekretin e
Nishanit/Braçe: Nuk i merret asnjë kompetencë Presidentit. Faqe 5.
62. Gazeta “55”: Analiza e KLSH, Leskaj: Denoncuam 149 punonjës
dhe zbuluam 11.2 miliardë lekë dëm ndaj shtetit. Faqe 10.
29 janar
63. Gazeta “55”: Bujar Leskaj: Dëmi ekonomik ndaj buxhetit të
shtetit në 2014-ën, rreth 80 milionë euro. Gjatë vitit 2014, KLSH
realizoi 160 auditime, krahasuar me 153 auditime që u kryen
gjatë vitit paraardhës, ose 4.8 për qind më shumë, ndërkohë që
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
304 Botime KLSH 2015
janë në proces mbi 28 auditime të tjera, që do të përfundojnë
brenda 3 mujorit të parë të këtij viti. Faqe 11.
30 janar
64. Gazeta “Shqiptarja.com”: Kuvendi rrëzon Nishanin për KLSH dhe
Gjykatën e Lartë. Faqe 6.
65. “Gazeta Shqiptare”: Rrëzohen dekretet e Nishanit, miratohen 3
anëtarët e KQZ. Faqe 7.
66. Gazeta “Shqip”: Plotësohet KQZ, rrëzohen dekretet për Gjykatën
e Lartë dhe KLSH-në. Faqe 4.
67. Gazeta “Korrupsion”: Durrës, KLSH padit 3 regjistrues pronash
për 10 shkelje ligjore. Faqe 10.
68. Gazeta “Panorama”: Leskaj, takim në zyrat e auditimit në SHBA.
Faqe 4.
69. Gazata “Koha Jonë”: Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, takim me
kreun e Auditimit të Qeverisë së SHBA. Faqe 6.
70. Gazeta “Telegraf”: Bujar Leskaj në Uashington. Takim pune në
Zyrat e Auditimit të Qeverisë së SHBA-ve, me z. Gene Dodaro,
Kontrollor i Përgjithshëm i GAO-s. Faqe 8.
71. Gazeta “SOT”: Bujar Leskaj në SHBA, takim me homologun
Dodaro. Faqe 9.
72. Gazeta “55”: KLSH do të zbatojë standardet amerikane në
auditim. Faqe 11.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 305
7 shkurt
73. Gazeta “Shqiptarja.com”: Bllokohet dixhitalizimi i TVSH, shkelen
afatet e BE. KLSH akuzon RTSH, s’po bën asgjë për dixhitalizimin.
Faqe 14.
74. Gazeta “Telegraf”: Raporti i KLSH-se: Televizioni Publik asnjë
masë për fikjen e transmetimeve analoge dhe kalimin në ato
dixhitale. Rreziku i mbylljes së TVSH-së në fillimin e verës së këtij
viti. Faqe 7.
12 shkurt
75. Gazeta “Telegraf”: Punonjësit e Drejtorisë Juridike në Ministrinë
e Jashtme marrin rrogën “duke dredhur zinxhirin”. Faqe 11.
76. Gazeta “Telegraf”: Raporti i KLSH-së: Inekzistenca e Drejtorisë
Juridike ka sjellë dëme ekonomike të pajustifikuara. Faqe 11.
13 shkurt
77. Gazeta “Panorama” Sarandë, ish–kreu i ALUIZNI-t, fajtor për 24
leje ndërtimi. Faqe 12.
78. Gazeta “SOT”: Gjykata dënon me 6 muaj burg 2 ish-zyrtarë e
ALUIZNI-t Sarandë, prokuria apelon vendimin. Faqe 15.
79. Gazeta “Tirana Observer”: Sarandë, burg për dy ish-punonjës të
ALUIZNI-t. Faqe 6.
80. Gazeta “Standard”: Lejet e ndërtimit në Ksamil, Gjykata rrëzon
Prokurorinë. Faqe 7.
81. Gazeta “DITA”: Legalizimet, 2 zyrtarë dënohen, 2 të lirë. Faqe 15.
82. Gazeta “Shqip”: Ndërtimet në Ksamil, vetëm nga 6 muaj burg për
zyrtarët e ALUIZNI-t. Faqe 15.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
306 Botime KLSH 2015
14 shkurt
83. Gazeta “DITA”: KLSH informon publikun për dasmat e
punonjësve. Faqe 12.
15 shkurt
84. Gazeta “Koha Jonë”: Asnjë institucion nuk është imun nga
korrupsioni. Nga Ago Nezha. Faqe 10.
19 shkurt
85. “Gazeta Shqiptare”: Abuzimi me fondet, denoncohen në
Prokurori 4 ish-drejtorët e Spitalit të Korçës. Faqe 11.
86. “Gazeta Shqiptare”: Raporti i KLSH, dëmi arrin në 70 mln lekë.
Faqe 11.
87. Gazeta “ Zëri i popullit”: KLSH, 41 kallëzime penale në 2014-ën.
Faqe 5.
88. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH: Në 2014-ën u depozituan 41
kallëzime, dëmi mbi 5 miliard lekë. Faqe 4.
89. Gazeta “Tirana Observer”: KLSH: Në 2014-ën u depozituan 41
kallëzime. Faqe 8.
90. “Gazeta Shqiptare”: KLSH gjatë vitit 2014, ka depozituar 41
kallëzime penale për 149 persona me një vlerë dëmi ekonomik 5
miliardë lekë. Faqe 10.
91. Gazeta “55”: KLSH: Në 2014-ën u depozituan 41 kallëzime, dëmi
ekonomik mbi 5 miliard lekë. Faqe 11.
92. Gazeta “DITA”: KLSH çon në prokurori drejtuesit e spitalit, 70 mln
lekë abuzime. Faqe 15.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 307
20 shkurt
93. Gazeta “Shqip”: Raportet e KLSH-së flasin për shpenzime luksi
në BSH. Faqe 6.
21 shkurt
94. Gazeta “55”: KLSH kallëzon në prokurori 3 specialistë në ZVPP
Sarandë. Faqe 10.
95. Gazeta “SOT”: KLSH dërgon në prokurori 3 specialistë të
Hipotekës Sarandë. Faqe 9.
96. Gazeta “SOT”: Të drejtave të njeriut, KLSH marrëveshje me
KSHH. Faqe 11.
97. Gazeta “Integrimi”: Marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin
Shqiptar të Helsinkut. Faqe 10.
98. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon penalisht tre ish-punonjës të
hipotekës Sarandë. Faqe 7.
99. Gazeta “Standard”: Kallëzimi. Abuzuan me pronat, hetim tre
specialistëve të Hipotekës në Sarandë. Faqe 6.
100. Gazeta “Tirana Observer”: KLSH kallëzon 3 specialistë të
Hipotekës për dhënie lejesh në zonën turistike. Faqe 6.
101. Gazeta “DITA”: Legalizuan 31 objekte në bregdetin e Ksamilit,
KLSH denoncon 3 ish-zyrtarë të Hipotekës. Faqe 5.
102. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Tokat në bregdet, 3 ish-zyrtarë të
Hipotekës në Prokurori. Kallëzimi është bërë nga Kontrolli i Lartë
i Shtetit. Faqe 8.
103. Gazeta “Rilindja Demokratike”: KLSH kallëzon ZRPP në Sarandë.
Faqe 8.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
308 Botime KLSH 2015
104. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, padi 3 specialistëve në Hipotekën e
Sarandës. Faqe 15.
105. Gazeta “Panorama”: Hipoteka KLSH, kallëzon 3 ish-punonjës.
Faqe 13.
24 shkurt
106. Gazeta “Standard”: Kontrolli i Lartë i Shtetit, zbulohen abuzimet
e zyrtarëve të lartë me turizmin. Kontrolli i Lartë i Shtetit
“zbulon” arbitraritetin në Ministrinë e Ekonomisë dhe Turizmit,
dy institucione paralele të përqendruara në një dorë. Faqe 10.
28 shkurt
107. Gazeta “SOT”: KLSH padit 4 zyrtarë të Hipotekës në Elbasan.
Faqe 8.
108. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, kallëzoi në Prokurori ish-regjistruesin
dhe 3 specialistë të ZVRPP, Elbasan. Faqe 5.
109. Gazeta “Tirana Observer”: Abuzimet në Hipotekë, KLSH
denoncon 4 zyrtarë për 16 raste shkeljesh. Faqe 8.
110. “Gazeta Shqiptare”: Elbasan/KLSH denoncoi në Prokurori, në
akuzë dhe 3 specialistë. Certifikatat e pronësisë, nën hetim ish-
drejtuesja e ZRPP. Faqe 23.
111. Gazeta “Telegraf”: Denoncimi KLSH: Në katër raste, dhanë leje
të kundërligjshme në zonën liqenore të Belshit. Faqe 6.
112. Gazeta “55”: KLSH kallëzon në prokurori ish-regjistruesen dhe 3
specialistë të ZVRPP Elbasan. Faqe 10.
113. Gazeta “DITA”: Abuzimet në Hipotekë, KLSH denoncon 4 zyrtarë.
Faqe 14.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 309
04 mars
114. Gazeta “Telegraf”: Gjiknuri, prej 1 viti hedh në “kosh” raportin e
KLSH, mbron abuzimet, sajon dosje false dhe u fal 56 milionë $
43 HEC-ve private. Faqe 6.
115. Gazeta “Telegraf”: Ministri i Energjetikës, apo i përkëdheluri i
“Rilindjes” prej 1 viti shpërfill raportin e KLSH, mbron abuzimet
dhe sajon dosje, a thua se HEC-et i ka pronë të familjes. Faqe 6.
05 mars
116. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, në Simpoziumin e 23-të të Vjenës.
Faqe 10.
117. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në Simpoziumin e 23-të,
organizuar në Vjenë nga Kombet e Bashkuara dhe INTOSAI. Faqe
11.
118. Gazeta “Telegraf”: KLSH dhe roli i Institucioneve Supreme të
Auditimit. Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj merr pjesë në
Simpoziumin e 23-të, organizuar në Vjenë nga Kombet e
Bashkuara dhe INTOSAI. Faqe 11.
08 mars
119. Gazeta “Shqip”: Abuzime me tenderin 280 mijë dollarësh,
arrestohet ish-kreu i Portit të Durrësit. Faqe 5.
120. “Gazeta shqiptare”: Shpërdoruan detyrën, arrestohet ish-
drejtori i Portit dhe inxhinieri. Faqe 7.
121. Gazeta “SOT”: Abuzimi 2.3 miliard lekë me tenderat, ish-drejtorit
të Portit të Durrësit dhe ish drejtori inxhinierik. Faqe 15.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
310 Botime KLSH 2015
122. Gazeta “Panorama”: Tenderat në port, në pranga ish-drejtori
dhe inxhinieri (Padi e KLSH). Faqe 13.
123. Gazeta “Shqiptarja.com”: Shpërdoron detyrën, arrestohet ish-
drejtori i portit. Faqe 16.
124. Gazeta “Shekulli”: Abuzoi me tenderat, arrestohet ish-drejtori i
Portit të Durrësit. Faqe 11.
125. Gazeta “DITA”: Abuzimi me tenderët, pranga ish-drejtori t të
Portit të Durrësit. Faqe 7.
126. Gazeta “Tirana Observer”: 230 mln lekë abuzime me tenderat,
arrest me burg për ish-kreun e Autoritetit Portual. Faqe 8.
127. Gazeta “Standard”: Shpërdoruan detyrën, përfundojnë në burg
ish-drejtori i Portit dhe inxhinieri. Faqe 7.
128. Gazeta “Koha Jonë”: Dëmi ndaj shtetit 2mln euro, prangoset ish-
drejtori i Portit të Durrësit. Faqe 11.
10 mars
129. Gazeta “Mapo”: KLSH, kallëzon në Prokurori 3 administratorë të
“Albafilm”. Faqe 15.
130. “Gazeta Shqiptare”: KLSH, paditi në prokurori ish-drejtuesit, ja
shkeljet në këtë institucion. Faqe 13.
131. Gazeta “SOT”: 25 milionë lekë dëme nga abuzimet te “Albafilm”.
KLSH padit 3-ish drejtorët. Faqe 11.
132. Gazeta “Panorama”: KLSH kallëzim penal 3-ish drejtorët të
“Albafilm”, 26 milionë dëm shtetit. Faqe 20.
133. Gazeta “Shqiptarja.com”: Abuzimet e ish-drejtorëve të Albafilm.
Firojnë 25 milionë lekë. Nga Dhurata Hamzai. Faqe 15.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 311
134. Gazeta “Bulevard”: Gati Vala e dytë e arrestimeve të ish
funksionarëve në portin e Durrësit. Nga Xhevahir Gradica. Faqe 4.
135. Gazeta “DITA”: KLSH denoncon 3-ish drejtorët e “Albafilm”, 25
mln lekë dëme. Faqe 17.
136. Gazeta “Tirana Observer”: KLSH denoncon 3-ish drejtorët e
“Albafilm”, 25 mln lekë dëme. Faqe 8.
137. Gazeta “Standard”: Abuzimi me pronat dhe kontratat e qirasë,
KLSH padi drejtorëve të Albafilm. Faqe 7.
138. Gazeta “Telegraf”: Ish-drejtori i “Albafilm”, edhe pse i liruar nga
detyra, u pagua për 1 udhëtim në Rusi. Faqe 9.
11 mars
139. Gazeta “55”: KLSH kallëzon në prokurori tre ish-administratorët
të “Albafilm”. Faqe 10.
140. Gazeta “Shqip”:Durrës “Ish-kreu i portit përdori kompaninë e vet
për abuzime”. Faqe 5.
141. Gazeta “Telegraf”: Gjykata: Kanë abuzuar me mbi 2.6 miliard
lekë. Faqe 6.
142. Gazeta “DITA”: Gjykata lë në burg Ndreun, ish-drejtorin e Portit
Durrës. Faqe 10.
16 mars
143. Gazeta “Anti Korrupsioni”: KLSH padit 3 ish drejtorët e Albafilm
për 250 milion. Faqe 9.
144. Gazeta “Anti Korrupsioni”: KLSH: Agjencia e Turizmit vjedh
paratë e shtetit me biletat e udhëtimeve. Faqe 12.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
312 Botime KLSH 2015
17 mars
145. Gazeta “Panorama”: Tenderat e Ujësjellësit, në pranga dy ish-
Zyrtarë. Hetimi ka nisur në bazë të Kallëzimit të KLSH...Nga
Leonidha MUSAJ. Faqe 14.
146. Gazeta “Bulevard”: Shpartallohet Ujësjellësi i Durrësit:
Arrestohen inxhinieri dhe ortaku, gati prangosja e drejtorit.
Hetimi ka nisur në bazë të Kallëzimit të KLSH... Nga Xhevahir
Gradica. Faqe 5.
147. Gazeta “DITA”: Abuzimi 30 mln lekë me tenderat, në pranga 2
zyrtarët e Ujësjellësit. Hetimi ka nisur në bazë të Kallëzimit të
KLSH. Faqe 14.
148. Gazeta “Shqiptarja.com”: Arrest me burg, ish-kreut të Aluiznit
Shkodër. Hetimi ka nisur në bazë të Kallëzimit të KLSH. Faqe 14.
149. Gazeta “SOT”: Durrës, 2 ish-zyrtarë të ujësjellësit në pranga për
shpërdorim detyre. Hetimi ka nisur në bazë të Kallëzimit të KLSH.
Faqe 15.
150. Gazeta “Koha Jonë”: Arrest me burg dy ish-zyrtarëve të
Ujësjellësit Durrës. Hetimi ka nisur në bazë të Kallëzimit të KLSH.
Faqe 10.
151. Gazeta “Shqip”: Arrestohen ish-drejtuesit e Ujësjellësit,
shpërdoruan detyrën. Paracaktuan fituesin e prokurimeve për
ujësjellësin e Porto Romanos-Bisht Pallës-Sukth. Faqe 11.
152. Gazeta “Tirana Observer”: Abuzimi me tenderat, burg për dy
zyrtarët e Ujësjellësit Durrës. Faqe 7.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 313
18 mars
153. Gazeta “Telegraf”: Skandal, vetëm 30% e Albpetrolit e
hipotekuar, kush e “përlau 70%?” KLSH: Puset e naftës pa
hipotekë. Faqe 8.
19 mars
154. Gazeta “Telegraf”: Liqeni i Belshit hipotekohet për tokë
bujqësore. KLSH ka dërguar në Prokurori... Nga Ben Delimeta.
Faqe 3.
20 mars
155. Gazeta “Panorama”: Arrestohet ish-drejtori i Shërbimeve në
Port. Abuzime me tendera të konstatuara nga KLSH. Faqe 10.
21 mars
156. Gazeta “Telegraf”: Arrestohet i treti, ish-drejtori i Shërbimeve
Operacionale të Portit Durrës. Bashkëpunëtori i Ndreut,
akuzohet për korrupsion me tenderët e APD. Nga Artur Ajazi.
Faqe 7.
24 mars
157. Gazeta “Telegraf”: Ish-drejtori i Elber-it”, pazare me rrogat e
punonjësve. Faqe 10.
158. Gazeta “SOT”: Projekti gjysmak i rrugës Levan-Tepelenë. Faqe 12.
159. Gazeta “Koha Jonë”: Rruga Levan-Tepelenë: Projekti gjysmak
rriti koston me 8,3%. Faqe 12.
160. Gazeta “Shqip”: Rruga Levan-Tepelenë, rritet kosto e ndërtimit
me 5,8 mln Euro. Faqe 15.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
314 Botime KLSH 2015
161. Gazeta “DITA”: Apeli liron ish-drejtorin e Portit, lë në burg
kryeinxhinierin. Faqe 15.
162. Gazeta “Bulevard”: Të pathënat nga protesta e PD në Durrës.
Nga Artur Llana. Faqe 2.
26 mars
163. Gazeta “Shqip”: Kallëzim për tre ish-drejtues të ALUIZNI-t. Faqe
14.
164. “Gazeta Shqiptare”: Abuzimet me legalizimet, KLSH çon për
ndjekje penale ish-drejtorin e Korçës. Faqe 6.
165. Gazeta “Koha Jonë”: Tre ish-drejtues të ALUIZNI-t Korçë, në
prokurori. Faqe 10.
166. Gazeta “55”: KLSH kallëzon në prokurori dy ish-drejtorë të
Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t në Korçë. Faqe 15.
167. Gazeta “SOT”: KLSH kallëzon në prokurori 3 ish-drejtues të
ALUIZNI-t. Faqe 4.
168. Gazeta “DITA”: Legalizimet, KLSH denoncon dy ish-drejtorët dhe
përgjegjësin e ALUIZNI-t. Nga Artur Qoraj. Faqe 11.
169. Gazeta “Tirana Observer”: KLSH denoncon dy ish-drejtorët e
ALUIZNI-t. Faqe 8.
170. Gazeta “Telegraf”: KLSH padit 3 ish-drejtues të ALUIZNI-t Korçë,
legalizuan mbi zonën arkeologjike. Faqe 6.
171. Gazeta “Integrimi”: KLSH padit 3 ish-drejtues të ALUIZNI-t Korçë.
Faqe 10.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 315
27 mars
172. Gazeta “Standard”: Kërkohet kontroll më i detajuar për qasjet e
reja. Faqe 12.
28 mars
173. Gazeta “55”: KLSH pyetësor për ndotjen mjedisore, nis nga
Elbasani. Faqe 11.
30 mars
174. Gazeta “Telegraf”: Mbivendosje, tjetërsime trojesh, zhvatje
pronash. Nga Ben Delimeta. Faqe 3.
31 mars
175. Gazeta “55”: Artan Shkëmbi shpëton vetë, vartësit drejt burgut.
Faqe 5.
02 prill
176. Gazeta “Telegraf”: KLSH:Bordet e 52 ujësjellësve, vendime me
2457 shkelje. Faqe 6.
03 prill
177. Gazeta “SOT”: KLSH kontroll konçesionit të Gjikës për parkingjet,
vijon lufta me kryebashkiakun. Faqe 11.
178. Gazeta “SOT”: Parkingjet me pagesë, KLSH e APP kërkesë për
dokumentet. Faqe 13.
179. Gazeta “SOT”: Llogari për koncesionin e parkingjeve. Faqe 13.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
316 Botime KLSH 2015
04 prill
180. Gazeta “55”: KLSH në takimin e rrjetit të koordinatorëve të SAI-
ve të vendeve anëtare dhe kandidate të BE (Lubjanë). Faqe 10.
181. Gazeta “55”: KLSH në takimin e grupit të punës të projektit të
ITSA dhe ITASA (Zvicër). Faqe 11.
182. Gazeta “55”: Auditues të KLSH-së përfundojnë me sukses e-
learning. Faqe 11.
06 prill
183. Gazeta “Telegraf”: KLSH bëhet aleat publik me gazetën
``Telegraf``, për të zbardhur krimin me bordet. Faqe 9.
09 prill
184. Gazeta “SOT”: Abuzuan me detyrën, KLSH padit në prokurori 5
zyrtarë të Hipotekës ne Pogradec. Faqe 9.
185. Gazeta “Telegraf”: Shpërdoruan detyrën, KLSH çon ne prokurori
5 ish-zyrtare te ZVRPP-se. Faqe 7.
186. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH i kap me shkelje, padi 5 zyrtareve te
Hipotekës se Pogradecit. Faqe 9.
187. Gazeta “55”: KLSH kallëzon ne prokurori 3 ish-regjistrues dhe 2
specialiste te ZVRPP ne Pogradec. Faqe 11.
21 prill
188. Gazeta “Shekulli”: Kandidati i PD-së, lista e plotë e shkeljeve të
gjetura KLSH. Nga Kreshnik Bozho. Faqe 6.
189. Gazeta “Panorama”: Leskaj: Reforma territoriale solli vonesa në
shërbimet.... Nga Ben Delimeta. Faqe 12.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 317
22 prill
190. Gazeta “Telegraf”: Kërkohet shkarkimi i stafit drejtues dhe
zhdëmtimet financiare. Faqe 10.
191. Gazeta “Telegraf”: Auditi i KLSH del nga korniza, do të ketë dhe
sugjerime. Faqe 11.
192. Gazeta “Telegraf”: KLSH/ “Ujësjellësi i Elbasanit i mbushur me
shkelje e abuzime”. Faqe 12.
27 prill
193. Gazeta “Telegraf”: Drejtorja e Ujësjellësit Vlorë, vulos e firmos 2
vendime të kundërta brenda ditës, me 1... numër protokolli.
Faqe 11.
01 maj
194. Gazeta “Telegraf”: 32 drejtuesit e KLSH nga Qeveria e Vlorës
deri në ditët e sotme. Nga Qeram Cibraku. Faqe 11.
03 maj
195. Gazeta “55”: KLSH në audtimin e IV-të organizuar nga INTOSAI-
Development Initative (IDI në Turqi). Faqe 10.
196. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në seminarin e Grupit të Punës
mbi Auditimin Mjedisor të EUROSAI. Faqe 10.
197. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH në Kongresin e 1-rë mbi Prokurimin në
Slloveni. Faqe 6.
198. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në Kongresin e 1-rë Ndërkombëtar
mbi Prokurimin, zhvillur në Slloveni. Faqe 11.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
318 Botime KLSH 2015
199. Gazeta “55”: Takimi i VI-të i grupit të EUROSAI-it për “Auditimin
dhe Etikën (TFA&E) u zhvillua në Romë”. Faqe 11.
05 maj
200. Gazeta “Bulevard”: Valë denoncimesh në Prokurori për pronat
akuza ndaj zyrtarëve deputetëve dhe gjyqtarëve. Nga Bujar
Xhelili. Faqe 6.
06 maj
201. Gazeta “SOT”: Zbardhen shkeljet me lojërat e fatit, KLSH
kryqëzon drejtoreshën që sfidoi Xhafajn. Faqe 12.
202. Gazeta “Ekonomia”: Qeveria s’i jep “fund marrëzisë”, Lojrave të
fatit u mongojnë 2 miliardë lekë... Nga Ervin Kaduku. Faqe 10.
07 maj
203. Gazeta “Rilindja Demokratike”: Me paratë e shtetit paguhet
qiraja prej 700 m2 e një subjekti privat. Faqe 5.
204. Gazeta “SOT”: Ministria e Financave i përgjigjet KLSH: JA e
vërteta e “shkeljeve” me lojërat e fatit. Faqe 13.
205. Gazeta “SOT”: KLSH kallëzon në Prokurori drejtoreshën e AKT për
favorizim në tendera. Faqe 14.
206. Gazeta “Standard”: KLSH: Julinda Dhame, 94 milionë lekë shtetit
për vizitën e Papës e një koncert. Nga Artan Cena. Faqe 7.
08 maj
207. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon në Prokurori drejtues të QSU
“Nënë Tereza”. Faqe 2.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 319
208. Gazeta “Standard”: Çarçafët e QSUT-së, vetëm në 4
muaj”humbën”100 milionë lekë. Faqe 7.
209. Gazeta “Standard”: Tenderi i skanerit në QSUT, prokuroria merr
nën hetim ish-drejtorin Edmon Rrushaj. Faqe 7.
210. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH kallëzon komisionin e ofertave,
për tenderat në QSUT. Faqe 9.
211. Gazeta “SOT”: Abuzimi me tenderët në QSUT, KLSH kallëzon
Komisionin e Vlerësimit të Ofertave. Faqe 15.
212. Gazeta “Panorama”: Shkelje, KLSH kallëzon 3 anëtarë të tenderit
në QSUT. Faqe 10.
213. Gazeta “DITA”: KLSH kallëzon në prokurori anëtarët e Komisioni
të Vlerësimit të Ofertave të QSU “Nënë Tereza”. Faqe 15.
214. “Gazeta shqiptare”: Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të
Ofertave në prokurori. Shkelje me tenderat në QSUT. Faqe 6.
215. Gazeta “DITA”: Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ish-
Drejtorin e QSUT Edmond Rrushaj. Faqe 11.
216. Gazeta “Tirana Observer”: Favorizon firmën që kërkoi 100 mijë
USD më shumë, KLSH kallëzon komisionin e ofertave në QSUT.
Faqe 5.
217. Gazeta “DITA”: Pse ka dy standarde për kallëzimet e Kontrollit të
Lartë të Shtetit. Nga Arben Duka. Faqe 8.
218. Gazeta “DITA”: Favorizoi firmën që kërkoi 100 mijë USD më
shumë, KLSH kallëzon 2 zyrtarët e QSUT. Faqe 11.
219. Gazeta “Shekulli”: KLSH kallëzon komisionin e ofertave në QSUT.
Faqe 2.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
320 Botime KLSH 2015
220. Gazeta “Shqip”: Tenderat e QSUT dhe Turizëm, kallëzim dy
drejtuesve. Faqe 15.
11 maj
221. Gazeta “Tirana Observer”: KLSH zhvillon workshopin me temë:
Performanca e Auditimeve të Performancës. Faqe 14.
23 maj
222. Gazeta “Standard”: Kontrolli Skandal ne posten Shqiptare, KLSH
zbulon anulime e vendime jashtë ligjit. Nga Arta Cena. Faqe 6.
223. Gazeta “Nacional”: Rama dhe Ahmeti perurojne ne Prishtine
shtatoren e Ismail Qemalit. Nga Adri Myftiu. Faqe 22.
25 maj
224. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon ne prokurori Ardit Çelen. Faqe
10.
225. Gazeta “Telegraf”: Nesër ne kuvend 90 vjetori i Kontrollit te
larte te shtetit. Nga Laura Lushaj. Faqe 11.
226. Gazeta “Telegraf”: Shërbestari nga Vlora. Nga Fatos Çoçoli.
Faqe 11.
26 maj
227. Gazeta “Telegraf”: KLSH institucioni që u transformua epokë pas
epoke, Bujar Leskaj, drejtuesi dhe vizionari që bëri bashkë
politikën duke ndejkur shembullin e Ismail Bej Vlorës. Faqe 14-
15.
228. Gazeta “SOT”: Nderohet kreu i SAI -it Turqisë. Faqe 10.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 321
229. Gazeta “Tirana Observer”: Nishani vlerëson Presidentin e
Gjykatës Evropiane të Audituesve dhe kreun e KLSH, Leskaj. Faqe
4.
230. Gazeta “Koha Jonë”: Nishani, ceremoni edhe tituj nderi për 90
vjetorin e KLSH. Faqe 5.
27 maj
231. Gazeta “DITA”: Argita zëvendëson Berishën në kuvend. Faqe 5.
232. Gazeta “Telegraf”: Sfidat e KLSH për te qene i pavarur nga
politika. Nga fjala e Ilir Metës. Faqe 6.
233. Gazeta “55”: Në 90 vjetorin e krijimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit
një institucion i pavarur e solid. Faqe 10-11.
234. Gazeta “Tirana Observer”: Kush ishin 23 personalitetet që
kontrolluan financat e shtetit. Faqe 9.
235. Gazeta “SOT”: Ceremonia e 90 vjetorit të KLSH, Meta kërkon
rritje të performancës, Leskaj premton forcimin e auditimit. Faqe
4.
236. Gazeta “Shqiptarja.com”: Festohet 90 vjetori i KLSH, mblidhen e
gjithë politika në Kuvend. Faqe 14.
237. Gazeta “Koha Jonë”: Përvjetori 90 vjet KLSH, Meta garantojmë
pavarësinë e institucionit. Faqe 10.
238. Gazeta “Panorama”: KLSH në kuvend për 90 vjetorin e krijimit
Nishani nderon Lekajn për merita të veçanta civile. Faqe 9.
239. Gazeta “Integrimi”: Ceremonia e 90 vjetorit të krijimit të
institucionit të Kontrollit të Lartë të shtetit. Ilir Meta: KLSH
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
322 Botime KLSH 2015
realisht gëzon një pavarësi institucionale dhe funksionale. Faqe
6.
28 maj
240. Gazeta “55”: Kreu i KLSH-së së Turqisë, Rexhai Akyel, shpallet
qytetar nderi i Elbasanit. Faqe 14.
241. Gazeta “Shqiptarja.com”: Kreu i KLSH-së: KQZ-ja kontrollon
paratë e fushatës, jo ne. Faqe 8.
242. Gazeta “Standard”: KLSH, Leskaj: për paratë e fushatës mund të
hetoje vetëm KQZ-ja. Faqe 5.
31 maj
243. Gazeta “Anti Korrupsion”: KLSH padit ish drejtorin e postës
Ardit Çela. Faqe 5.
03 qershor
244. Gazeta “Standard”: KLSH: Shkelje dhe abuzime pa fund në By-
Pass-in e Durrësit dhe nyjën e Vorës. Faqe 20.
04 qershor
245. Gazeta “Shqip”: Detyrimi i koncesioneve te naftës vendoset
shlyerja me dollarë. Nga Zamir Alushi. Faqe 14.
246. Gazeta “Standard”: Abuzimi/ KLSH: Hekurudha ka përdorur 9.5
mln euro subvencione shtetërore për paga. Nga Ervin Kaduku.
Faqe 19.
247. Gazeta “Koha Jonë” dhe gazeta “Tirana Observer”:
Bashkëbisedim me Bujar Leskaj. Nga Ago Nezha. Faqe 9 dhe faqe
13.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 323
248. Gazeta “Panorama”: Raporti i KLSH, zbulohen 157 milion dollarë
abuzime. Nga Nertila Maho. Faqe 6.
249. Gazeta “Standard”: Rekord abuzimesh nga administrata
shtetërore, 115 mln euro te vjedhura apo te shpërdoruara. Faqe
10.
08 qershor
250. Gazeta “DITA”: Një tender i korruptuar dhe katër konkluzione.
Faqe 6.
09 qershor
251. Gazeta “Telegraf”: Banka Botërore: KLSH, institucion i
rëndësishëm ne luftën kundër korrupsionit. Faqe 10.
252. Gazeta “Panorama”: Banka Botërore projekt për trajnimin e
auditiveve te KLSH. Faqe 7.
253. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, BB-ja asistencë për cilësinë e
auditimeve. Faqe 6.
254. Gazeta “DITA”: Prokurimet publike, si do të bëhet kontrolli nga
KLSH. Faqe 13.
255. Gazeta “SOT”: Rritja e cilësisë së kontrolleve në institucione,
KLSH merr asistencë nga Banka Botërore. Faqe 7.
10 qershor
256. Gazeta “Panorama”: Borxhi tatimor, 16 mijë biznese janë
debitorë. Unaza e Madhe, nën hetim firmat ndërtuese.
Prokurimet publike, dyshohet se kompanitë bashkëpunuan. Nga
Ornela Manjani. Faqe 11.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
324 Botime KLSH 2015
17 qershor
257. Gazeta “Shekulli”: Ja Dokumenti, Bozho legalizoi ndërtimin në
Parkun e Liqenit. Zbulohet leja, e nënshkruar nga kandidati i PD-
së për bashkinë e Sarandës i akuzuar nga KLSH dhe prokuroria.
Faqe 7.
258. Gazeta “Shqip”: Qeveria shiti në 2012 për 30 milion Euro ish
hotel “Dajtin” pa kërkesën e Bankës së Shqipërisë. Faqe 11.
20 qershor
259. Gazeta “Telegraf”: Abuzime te mëdha me paratë e qytetarëve të
Korçës. Zbulohet skandali në Bashkinë e Korçës. Numri i të
punësuarve, më i madh së mundësitë financiare. Nga Vepror
Hasani. Faqe 16.
22 qershor
260. Gazeta “Telegraf”: Ja si shpërdoroheshin paratë e qytetareve
nga Niko Peleshi. Zbulime nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Miliona
lekë sponsorizime për mediat, fondacionet, personat fizik. Faqe
10.
24 qershor
261. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, rritje besimi në institucionet e
auditimit. KLSH merr pjesë nëtakimin e Komitetit të Kontaktit të
SAI-ve të vendeve të BE-së. Faqe 17.
262. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në takimin e Komitetit të Kontaktit
të SAI-ve të vendeve të Bashkimit Europian. Faqe 11.
263. Gazeta “SOT”: Publikohet raporti, ja si u abuzua me taksën 2013-
2014. KLSH denoncon dëmin ekonomik 33 mld lekë ndaj shtetit
me rentën minerare. Faqe 13.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 325
25 qershor
264. Gazeta “Telegraf”: Porti i Durrësit me 10 drejtore, asnjeri nuk vë
dorë (citohet KLSH). Faqe 7.
26 qershor
265. Gazeta “Telegraf”: Drejtorët firojnë 25 mijë litra karburant,
zhduken 45 milionë lekë. Me pretendimin “për fushatë” janë
shitur dhe shpërdoruar (citohet KLSH). Faqe 9.
27 qershor
266. Gazeta “Telegraf”: KLSH, ndjekje penale për kupolën e Ministrisë
se Brendshme. KLSH dorëzon në Prokurori 12 zyrtarë të lartë, për
shkelje të barazisë në tender. Faqe 5.
267. Gazeta “Telegraf”: Bujar Leskaj, Kryetari i KLSH-së, merr pjesë në
Konferencën e 8-të të përbashkët EUROSAI/OLACEF. Faqe 4.
268. “Gazeta Shqiptare”: Blerja e Uniformave , procedim për 11
zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Shkeljet në gjashtë tendera,
u abuzua me blerjen e uniformave dhe mjeteve për ministrinë.
Faqe 8.
269. Gazeta “Panorama”: “Hilja” me letër- kreditë. KLSH: U cënua
rëndë buxheti. Kallëzohen 12 zyrtare të Ministrisë së Brendshme.
Nga Nertila Maho. Faqe 11.
270. Gazeta “55”: KLSH kallëzon në prokurori 12 zyrtare të Ministrisë
së Brendshme. Kallëzimi është bërë për drejtoreshën e
Prokurimeve Valbona Subi Kaso dhe 11 punonjës për shkelje të
barazisë në tendera. Faqe 11.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
326 Botime KLSH 2015
271. Gazeta “Shqiptarja.com”: Ministria e Brendshme, shkeljet në
total 607 mijë euro. KLSH dërgon në prokurori 12 zyrtarë. Faqe
15.
272. Gazeta “SOT”: Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, standard të
dyfishtë, kualifikoi operatorët ekonomike me ofertë të lartë. 12
zyrtarë të Tahirit në prokurori për abuzime me tenderat,
shpërdoruan 600 mijë Euro. Nga Enejda Jaçaj. Faqe 9.
273. Gazeta “Rilindja Demokratike”: Tahiri, 850 milionë lekë vjedhje
me prokurimet, padi 12 zyrtarëve. Në raportin e KLSH janë
evidentuar një sërë parregullsish dhe shkeljesh ne procedurat e
prokurimeve publike te realizuara, te cilat kane sjell një dem për
buxhetin e Shtetit ne vlerën 607 500 euro. Faqe 9.
274. Gazeta “Shekulli”: Ministria e Brendshme. Abuzuan me tenderat,
kallëzohen 12 zyrtarë. Faqe 14.
275. Gazeta “Koha Jonë”: Abuzimet me prokurimet, KLSH denoncon
12 zyrtare. Akuza: Shkelje të barazisë në tendera dhe shkaktim i
një dëmi financiar prej 85 milionë lekësh. Faqe 9.
276. Gazeta “Tirana Observer”: Kreu i KLSH-së, Leskaj, merr pjesë në
Konferencën e 8-të EUROSAI/OLACEFs,në Spanjë. Faqe 8.
277. Gazeta “Shqip”: Prokurimet e Ministrisë së Brendshme,
drejtoresha dhe 11 punonjës në prokurori. Faqe 9.
278. Gazeta “Shqip”: Koncesionet e naftës, KLSH: Abuzime me 700
milionë dollarë.”Dokumentet për shpenzimet e fryra
pranoheshin pa bërë verifikime”. Nga Bledi Gilaj. Faqe 9.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 327
28 qershor
279. Gazeta “Tema”: Mashtrim me shitjen e naftës. 3 kompani i
vjedhin shtetit 23 milionë Euro. Faqe 10.
280. Gazeta “Tema”: Luftë e ftohtë Leskaj –Tahiri. A po hakmerret
kreu i KLSH-së si person nën hetim?! Faqe 10.
281. Gazeta “Shekulli”: Nafta , 3 kompani i vjedhin shtetit 23 mln
Euro. Faqe 3.
282. Gazeta “Shqip”: AMF, parajsë me privilegje e shpenzime.
Pensione private stafit e pagesa masterash. Para për pritje e
përcjellje, pa dokumente. Organika sipas dëshirës. Nga Zamir
Alushi. Faqe 11.
283. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH publikon rezultatet e auditimit në
Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). KLSH: Shteti
të ndërhyjë në sektorin e hidrokarbureve. Faqe 9.
284. Gazeta “Panorama”: Auditimet ne AKBN, “Albpetrol” dhe
Ministrinë e Energjisë. Hidrokarburet, KLSH: Janë humbur 504
milionë USD. “Manipulimi”me planet e investimit për të dalë pa
fitim. Nga Nertila Maho. Faqe 11.
29 qershor
285. Gazeta “Telegraf”: Raporti i KLSH hedh drite për shkeljet e rënda
në sektorin e hidrokarbureve. 504 milionë USD humbje nga
kompanitë koncensionare. Faqe 14.
286. Gazeta “Standard”: KLSH kërkon shkarkimin e drejtuesve ne
Agjencinë e Burimeve Natyrore. Faqe 9.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IV
328 Botime KLSH 2015
30 qershor
287. Gazeta “Telegraf”: Gjiknuri kishte dijeni për shpërthimin në
Marinzë. Koncensionaret për disa vjet kanë qenë jashtë kontrollit
të strukturave shtetërore. Faqe 16.
Faksimile
Kontrolli i Lartë i Shtetit 329
FAKSIMILE TË PASQYRIMIT TË AKTIVITETIT TË KLSH-së DHE SHKRIMEVE TË STAFIT,
JANAR-QERSHOR 2015
Albana Agolli Albana Gjinopulli Albert ThomaAlfred ZylfiAlma ShehuAlush ZaçeAmantja PatoziArtan MirashiArtan TopjanaAulona JonuziBajram Lamaj Bexhet ZeqiriBrunilda ZeneliBujar LeskajDëshira Huqi Elfrida AgolliEvis KreshpajGjovalin PreçiIdlir DervishiIrena IslamiIna SokoliKozma KondakçiuLuljeta NanoLuljeta ShtyllaMelina Kabo Mimoza Lloji Miranda HaxhiaMuhamed KavajaNiko Nako Nikoleta PiranjaniRedina Karapici Sali AgajSelime BreguValentina GolemiXhaferr XhoxhajYllka Pulashi
Shtypur në Shtypshkronjë “Onufri” ISBN: 978-9928-159-40-3
KLSH
1925-2015
KLSH1925
AUDITUESIT E KLSH-së NË
SHTYPIN E PËRDITSHËMVëllimi IV të
KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH Janar-Qershor 2015
Tiranë, 2015
top related