social media marketing

Post on 07-Jul-2015

424 Views

Category:

Social Media

0 Downloads

Preview:

Click to see full reader

DESCRIPTION

WOMM? Çka është SMM? Efekti Viral Cila është platforma e duhur? Pse rrjetet Sociale kanë ndikim në SEO? Faktorët social që ndikojnë në SERP Rezultatët e Personalizuara Këshilla për përdorim më efikas të rrjeteve Sociale Vegla për Social Media Blogje për Social Media

TRANSCRIPT

Social Media Marketing

WOMM ?

WO

MM

?Pa kosto, i shpejtë, efektiv!

Marketingu më i mirë që ekziston!

WORD OF MOUTH MARKETING

dhe sot ndodhë çdo ditë, nga të gjithë ne

Çka është SMM?

Social media marketing – SMM (shqip: Marketingu në RrjetëtShoqërore) është një formë e marketingut në internet ku përdorenrrjete të ndryshme shoqërore në mënyrë që të arrihet komunikimi mëaudiencën e targetuar.

Si aktivitete primare: shpërndarja e përmbajtjeve, videove dheimazheve.

Qëllimi: rritja e trafikut, shitjeve, promovimi i markës tregtare, kompanisë, krijimi dhe mbajtja e mardhënieve me klient, etj.

Efekti Viral

Me rritjën e përdoruesve të rrjeteve sociale, frekuenca e komunikimit WOM do të vazhdoj të rritet.

Ndonëse lajmet pozitive sot qarkullojnë shpejt, lajmet negative fatkeqësisht shpërndahën akoma më shpejt se sa ato pozitive.

Cila është platforma e duhur?

Pse rrjetet Sociale kanë ndikim në SEO?

Google kur u krijua në vitin 1996 u bazua në konceptin e PageRank, ku linqet e jashtme llogaritëshinsi vota për faqën që pranonte atolinqe.

Ideja ishte se webmasterët/publikuesitdo të krijonin linqe dhe do t’i dërgonin vizitorët tek faqet e tjera përqëllimin e vetëm si burime te vlefshme informacioni, duke formuarkështu grafikun e linqeve (foto)!

Pse rrjetet Sociale kanë ndikim në SEO?

Me kalimin e kohës, publikuesit dhe pronarët e faqëvefilluan të shesin dhe blejnë linqe për të vetmin qëllim, përtu radhitur më lartë në rezultatët e makinave të kërkimit.

Marrja dhe krijimi i linqevejo sipas meritës, por për arsyetë pagesës apo ndonjëshpërblimi tjetër, njihet si SPAM.

SPAM është armiku kryesor i kualitetit të rezulatatëve në makinat e kërkimit.

Pse rrjetet Sociale kanë ndikim në SEO?

Ndonëse krijimi i një web sajti kërkonkohë, angazhim dheinvestim, pjesëmarrja nëpër rrjetetsociale si: Facebook, Twitter, Google+, etj nukkërkon ndonjë investim dhe aq shumëkohë. Prandaj, rrjetet sociale janë masivedhe të popullarizuara!

Sipas analizave është parë se sinjalet që vijnë nga rrjetet socialekanë efekt në radhitjen e rezulateve në makinat e kërkimit.

Pse rrjetet Sociale kanë ndikim në SEO?

Si sinjale rankimi nga rrjetë sociale llogariten: Likes, Shares, +1, Tweets, etj.

Pasi këto sinjale kërkojnë më pakangazhim për tu implementuar, ato mund të kenë më pak vlerë se sa sinjalet tjera që ndikojnë direktnë rezultatët e kërkimit.

Këto sinjale tani janë një sistem votimi i masës!

Faktorët social që ndikojnë në SERP

Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta se si makinat e kërkimit i trajtojnë sinjalët që vijnë nga rrjetët sociale, gjithsesi sipas disa analizave dhe hulumtimeve të bëra, janë nxjerrë përfundime se faktorët social që ndikojnë në rezultatët e kërkimit janë të shumtë dhe mund të klasifikohen në dy grupe:

Faktorët social që ndikojnë DIREKT në SERP dhe Faktorët social që ndikojnë INDIREKT në SERP.

Faktorët social që ndikojnë DIREKT në SERP

• Numri i pëlqimeve (likes) në Facebook,• Numri i Facebook shares (vetëm BING),• Numri i ndjekësve (followers) në Twitter,• Numri i cicërimave (tweets) që përmendin BRENDIN ose që

linkojnë direkt në web sajt,• Numri i +1 në Google+ që përmendin BRENDIN ose që linkojnë

direkt në web sajt,• Numri i personave që “ju kanë shtuar në rrethin e tyre në”

(Google+), etj.

Faktorët social që ndikojnë INDIREKT në SERP

Krijimi dhe ndërtimi i AUDIENCËS – Mund të bëhët në rrjetet sociale si Facebook, Google+, Twitter, Pinterest, Instagram, etj, ku në mënyrë të vazhdueshme të publikohen informacione me vlerë. Nëse përdorët ashtu siq duhet, kjo teknikë mund të ndikoj në rritjen e angazhimit të klientëve, të cilët mund të bëhën ambasador dhe promovues të BRENDIT.

Shërbime për PËRKRAHJËN E KLIENTËVE – Rrjetët sociale jo vetëm që janë një formë efektive dhe me kosto më të ulët për ofrimin e ndihmës dhe përkrahjës për klient, por kjo tashme është pothuajse diqka e domosdoshme.

Faktorët social që ndikojnë INDIREKT në SERP

VIRALITETI dhe WOM-i – Përsonat që e ndiejnë vetën të angazhuar (engaged) dhe të afërt më një kompani, shansat që ata të shpërndajnë lajmin për ofertat e reja apo promocionet e ndryshme janë më të mëdhaja.

Ndërtimi i LINQEVE – Publikuesit që kanë një komunitet të gjerë të ndjekësve dhe fansave, mund të gjenerojnë linqe natyrale nga burime të ndryshme, kur ata krijojnë dhe shpërndajnë informacione më vlerë dhe interesante.

Faktorët social që ndikojnë INDIREKT në SERP

BESUESHMËRIA – Njerëzit janë të shtyrë që t‘iu besojnë web faqeve të rekomanduara nga miqtë e tyre. Web sajtet me prezencë të fuqishme në rrjetet sociale, shpërndahën dhe rekomandohen më lehtë se sa ato që nuk janë fare prezent në rrjetet sociale.

SHITJA – Si rrjedhim i besueshmërisë së lartë i web sajteve që kanë prezencë të madhe në rrjetet sociale, ato gjenerojnë më shumë klient dhe shitje.

Rezultatët e Personalizuara

Jo shumë kohë më parë, pothuajse të gjithë ne kemi parë rezultatët e njëjta për kërkimet e njëjta. Sot, gjërat kanë ndryshuar, e poashtu edhe rezultatët e kërkimit. Shumica nga ne sot shohim rezultate të ndryshme (te personalizuara).

Rezultatët e personalizuara klasifikohen sipas:

Vendit (shteti apo qyteti), Historisë së shfletimit dhe kërkimeve dhe Lidhjeve në rrjetet sociale (BING >> Facebook dhe Google >> G+).

Lista e web sajteve Sociale

Social Networking: Facebook, Twitter, Google+, Pinterest, Instagram, LinkedIn, Youtube, etj.

Sajtet Q&A: Yahoo! Answers, Stack Exchange, Quora, etj.

Sajtet për shpërndarjën e dokumenteve: SlideShare, Docstoc, Scribd, etj.

Sajtet e Bizneseve Lokale dhe Vleresuese: Google Local Business Center, Yelp, Urbanspoon, YellowPages, CitySearch, TripAdvisor, etj.

Sajtet per Bookmark: StumbleUpon, Delicious, Trunk.ly, etj. Sajtet për shpërndarjën e Lajmeve: Reddit, Digg, Chime.in, etj.

Këshilla për përdorim më efikas të rrjeteve Sociale

Varësisht llojit të biznesit dhe audiencës së synuar, fokusohuni në ato rrjete sociale ku është aktive audienca juaj.

Përshtatni postimet për secilin nga këto rrjete.

Shpërndani lajme, foto, video interesante, këshilla dhe guida që ndërlidhen më biznesin tuaj (jo vetëm gjëra komerciale).

Jeni aktiv dhe postoni kohë pas kohe dhe jo 2-3 herë në muaj.

Fokusoheni në klientët – dhe mos bëni vetëm postime. Analizoni statistikat, psh. Cili postim ka marrë më shumë likes, shares, komente, klikime etj. Kjo ju ndihmon të kuptoni më mirë audiencën dhe të planifikoni postimet e së ardhmës.

Vegla për Social Media

HootSuite – një nga veglat më të popullarizuara për të menagjuar dhe ekzekutuar kampanja nëpër disa rrjete sociale njëkohësisht si: Facebook, Twitter, Google+ Pages, LinkedIn, etj.

Tweetdeck është një aplikacion (web ose desktop) për monitorimin dhe menagjimin e Twitter. Ka mundësi të ndryshme për filtrim si dhe për automatizim të postimeve.

Vegla për Social Media

Buffer – një vegël e mirë për shpërndarje me të lehtë të informacioneve nëpër rrjetet sociale. Ju vendosni përmbajtjën për publikim dhe caktoni kohën kur ajo përmbajtje duhet të publikohet nëpër rrjetet sociale. Gjithashtuofron analiza për suksesin e postimeve.

Sproutsocial është një platformë e fuqishme për menagjimin e rrjeteve sociale. Sprout Social mundëson: monitorim, publikim, bashkëpunim me audiencën, postime më orar të caktuar në Twitter, Facebook dhe LinkedIn.

Blogje për Social Media

• socialmediaexaminer.com• mashable.com• socialmediatoday.com• socialmouths.com/blog/• socialfresh.com/blog/• kimgarst.com/blog/• jeffbullas.com• jonloomer.com/blog/• razorsocial.com

top related