tirana projekt a.b

Post on 23-Jun-2015

1.551 Views

Category:

Education

0 Downloads

Preview:

Click to see full reader

DESCRIPTION

Projekt per historine e avancuar XII shkolla "KERKUESIT E DIJES"

TRANSCRIPT

TIrana

PERGATITI: ABDURRAHMAN BASHA

Tri hipotezat për prejardhjen e emrit “Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e

përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.

“Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I p.e.s. Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.

“Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër, “Tyros” që do të thotë bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.

Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.

Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furre dhe një hamam.

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 9 Shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

KRONOLOGJIA E PRONËSISË DHE E ADMINISTRIMIT TË TIRANËSDeri në shekullin e XV         Sundimtarët e Pellgut të Tiranës Familja e Topiajve deri në shekullin e XIV Familja e Kastriotëve deri në shekullin e XV Me vdekjen e Skënderbeut, territoret e sundimit të tij me qendër

Krujën u tkurrën u shpopulluan e deri u braktisën duke rimarë format e niveleve të fshatrave. Në këto rrethana fillon e i hapet rrugë një qendre tjetër, pesha e së cilës është shkallëzisht në rritje.

Sundimtarë të Tiranës Sundim familjar i familjes Bargjini nga viti 1614 - 1800) Sulejman BARGJINI -- PASHA Ahmet Myftar BARGJINI -- PASHA (I biri i Sulejmanit) Ibrahim BARGJINI -- BEJ (I biri i Ahmetit) Ahmet BARGJINI -- PASHA (I biri i Ibrahimit) Ndërpritet sundimi familjar i Bargjinëve pasi Ahmet BARGJINI nuk

kishte djalë. Sundimin e merr Kapllan TOPTANI - PASHA. Katër vajzat e Bargjinëve martohen me katër djemtë e Kapllan PASHËS.

Sundim i fituar me martesë më 1807 Kapllan TOPTANI--PASHA (Sundimtar i Krujës) (vdes më 1816 ) Sundimin e merr përkohësisht Haxhi Et'hem BARGJINI --BEJ (nga

fisi i Bargjinëve por jo trashëgimtar) (Sundon nga viti 1817-1822 kur Toptanët rimarin pushtetin)

Abdurrahman TOPTANI -- BEJ (Sundon nga viti 1822-1837) Ahmed TOPTANI -- BEJ (I biri i Abdurrahman TOPTANIT) (Sundon

nga viti 1837-1865) Merr fund administrimi nga SHEFI i familjes sunduese Rritet roli

qytetar i PARISË Në vitin 1865 u reformua administrata e Turqisë duke u

organizuar vilajetet, Vilajeti i Shkodrës -- ekujvalent -- Qarku i Shkodrës Sanxhaku i Durësit -- ekuivalent -- Prefektura e Durrësit

Nënprefektura e Tiranës Ky administrim vazhdon deri në vitin 1912 me shpalljen e

Pavarësisë Nga viti 1913 Tirana administrohet nga Kryebashkiak vendas

duke mbushur këtë vit, 90 vjet të vendosjes së administratës lokale shqiptare

Kryetarët e Bashkisë 1913-në Kryetarë të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit

DISA NGA NDERTESAT HISTORIKE NE TIRANE

Kulla e Sahatit Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu

rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësine 35 metra. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.

Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u përfundua më 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtrit më të mirë të Shqipërisë.

Kisha Ortodokse e Shën Prokopit u ndërtua në vitin 1780.

Kisha Katolike e Shën Mërisë u ndërtua në vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakëve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugës së Elbasanit), datojnë në fillim të shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashës, (pranë monumentit “Ushtari i Panjohur”), është ndërtuar në vitin 1816.

Bibloteka u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.

Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV, para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.

Plani i parë rregullues i qytetit u hartua në vitin 1923 nga Estref Frashëri.

Rruga e Durrësit është hapur më 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshë”. Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtëpi e kopshte. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Atje, më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinë.

Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët e njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.

Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skënderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.

Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-Pazarin e Vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov më 1959.

Monumenti i Skënderbeut, i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit, në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Monumenti “Nënë Shqipëri”, 12 metra i lartë, u përurua në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” më 1971.

Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.

Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në pjesën ballore të tij titullohet “Shqipëria”.

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u përurua më 1988. “Piramida” u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.

Në vitin 2000 qendra e Tiranës, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skënderbej”, u shpall Ansambël Kulturor me vlera të veçanta dhe mbrohet nga shteti. Po atë vit, në këtë zonë filloi një proces restaurimi i quajtur “Kthim në Identitet”

REGJISTRIMI I TOKAVE DHE POPULLSISE

Për herë të parë regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.

Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.

Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.

Në vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorë. Në vitin 1769 treva e Tiranës eksportonte në

tregjet e Venedikut 2600 fuçi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.

Në vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorë.

Në vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorë.

Në fillim të shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrënjë ulliri, 400 mullinj vaji, ndësa pazari i saj numëronte 700 dyqane.

Në vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorë.

Në vitin 1945 kishte 60.000 banorë. Në vitin 1990 Tirana kishte 250.000

banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt kryeqytetit, e ka çuar popullsinë e Tiranës në mbi 700.000 banorë.

Tirana si kompleks xhamiashNr. Emërtimi Vendndodhja Viti i ndërtimit Gjendja

Aktuale

1Kompleksi i Xhamisë së

Sulejman Pashës Partizani i Panjohur 1614 – 1950 Monument-shesh

2 Xhamia e Balit (mesxhid) Rr. Mihal Grameno fund shek. XVII – 1967 Banesë private

3Xhamia e Met

Firës (e Beshirëve)

Rr. Barrikadave 1707 – 1960 shkolla Sami Frasheri

4Xhamia e Mujës

(e Sherif) (mesxhid)

Rr. Budi pranë Q. Studenti 1737 – 1970 Banesë shumë-katëshe

5Xhamia e Kokonozit Xhamia e Pazarit të Ri 1750/60 -1930 * 1933- Xhami

6 Xhamia e Zajmit Rr. Thanas Ziko 1777 – 1967 Banesë shumëkatëshe

7Xhamia e

Stërmasit (e Pazarit)

Rr. Barrikadave 1840 – 1960 Lulishte pranë qendrës

8Xhamia e Sherif

Mëhallës (Tabakëve)

Xhamia e Tabakëve Shek. XVIII - Xhami

9Xhamia e

Karapicëve (e Esnafit)

Sheshi Skëderbej VP shek. XVIII – 1930Muzeu Historik

Kombëtar

10Kompleksi i Xhamisë së Et’hem Beut

Po aty 1821 - Xhami

11Xhamia e Vathit

(mesxhid) Rr. Qemal Stafa

gjysma e dytë shek. XIX – 1966

Banesë shumëkatëshe

12 Namazgjaja Po aty Shek. XIX - toke e lire

13Xhamia e Haxhi

Jasës Blv. Zogu i Parë ? – 1930

Materniteti GERALDINE

14Xhamia e Islam

Allës Rr. Fortuzi ? – 1966

Shkolla ‘Jeronim De Rada’

15

15 Xhamia e Bamit

Te Varri i Bamit ? – 1967 Banesë 5 katëshe

1616 Xhamia e

Bërxollit Rr. Ali Pashë Gucia ? – 1967

Banesë shumëkatëshe

17Xhamia e Sheh Zelës (mesxhid)

Rr. Shyqyri Bërxolli ? – 1967Shkolla

‘Kostandin Kristoforidhi’

18Xhamia me

Teneqe (e familjes Sharofi)

Rr. Hoxha Tahsini ? – 1967Banesë

shumëkatëshe

19Xhamia e Sheh Voglit (mesxhid)

Rr. Vllazën Huta

? – 1967Banesë shumëkatëshe

20Xhamia ‘Dine Hoxha’ (H.H.

Dashit) Po aty 1933- Xhami

21Xhamia e Çullhajve

Kombinat Mbaroi ndërtimi në1993 Xhami

22Kompleksi i

Xhurës Ku është dhe sot Mbaroi ndërtimi në1996 Xhami

23Xhamia në Bllokun Al-

Mak Laprakë Mbaroi ndërtimi në1998 Xhami

24Kompleksi i Medresesë

Te Medreseja sot 1924 Medreseja / 2001 xhamiaMedrese

dhe Xhami

25Xhamia

Manallari Unaza e Re Mbaroi ndërtimi në 2007 Xhami

30Xhamia te Kopshti

Zoologjik Pranë Kopshtit Botanik Qershor 2013

Xhamia më e re në

Tiranë

31Komuniteti Musliman Shqiptar

godina e sotme e KMSH-s është e treta që nga 1923

• KMSH

FUND

top related