vËshtrim nga athina greqia dhe fqinjët e saj shqiptarë · ministrinë e jashtme një propozim...

Post on 03-Feb-2020

1 Views

Category:

Documents

0 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

e diel • 4 mars 2012

CyanMagentaYellowBlack

CyanMagentaYellowBlack

vështrime10 • KOHA Ditore

Alexandros Mallias

Festimi i 100-vjetorit të themelimit të shtetit tëpavarur të Shqipërisë gjen marrëdhëniet politiketë Greqisë me vendin tonë fqinj në gjendje sta-tike dhe guxoj të theksoj në gjendje amullie.Karakterizohen nga mungesa e lëvizjes dhe e en-ergjisë pozitive. Kontaktet politike midis dyvendeve janë të kufizuara. Bëhen zakonisht nëkuadër të ndonjë takimi ndërkombëtar. As-njëherë në të kaluarën – me përjashtimnjëzetmuajshin e “gurtë” korrik 1993 - mars 1995– nuk kishim një mungesë të tillë kontaktesh,vizitash, dialogu konstruktiv dhe konsultimeshdypalëshe në nivel politik.

Dhe të mos harrojmë se me vendim të samitittë NATO-s në Bukuresht, para tre vjetësh, Gre-qia dhe Shqipëria janë aleatë.

Ndërkohë Athina, që nga viti 2010, ka zgjedhurtë nënvlerësojë kontaktet dypalëshe dhe kon-sultimet me Tiranën në nivelin funksional tësekretarit të përgjithshëm. Konsultimet zyrtaredhe kontaktet e këtij niveli janë të zakonshmepër shembull në marrëdhëniet midis shteteve tëBashkimit Evropian. Ministrat e BE-së takohenrregullisht. Pothuajse çdo javë. Por në Ballkan,vetëm si mungesë interesi apo si ligështim mundtë karakterizohen. Të krijojnë nga njëra anë për-shtypjen e gatishmërisë dhe dispozicionit, por padhënë rrugëzgjidhje konkrete. Nuk mund tëjapin rrugëdalje, të shkaktojnë zhbllokimin.Sidomos kur kjo gjendje e mbetur pezull kërkonpërgjegjësi politike dhe vendosmëri.

Pala greke vlerëson se me këtë mënyrëkundërvepron në tërheqjen e Shqipërisë nga rat-ifikimi i marrëveshjes për caktimin e kufijve tëzonave detare dhe të Shelfit kontinental si dhenë ceremonitë e bezdisshme, tashmë të orga-nizuara të formacioneve politike që kanë lidhjeme të ashtuquajturën popullsi çame. Gjithashtu,në lidhje me minoritetin etnik grek.

Në realitet, mungesa e një plani të kompletuarme fillim, mes dhe mbarim me angazhimin evërtetë të qeverisë greke në kërkim të një rrugë-daljeje si dhe zgjidhjeve në nivel politik, kudo qëtë jetë e mundur, nuk është diçka që shqetësonapo preokupon Shqipërinë.

Pse? Përgjigjja është e thjeshtë: Sepse palashqiptare – si qeveria e kryeministrit Sali Berishaashtu edhe opozita e socialistit Edi Rama – kon-siderojnë nga ana e tyre se Greqia e sotme ështëe dobët dhe e ngurosur si dhe, sipas Tiranës, nukka vullnetin, ndoshta edhe mundësi, të diskutojëdhe të përparojë në përballimin e disa çështjevetë caktuara.

Deri kohët e fundit, ndoshta akoma edhe sot,Greqia trajton Shqipërinë dhe shqiptarët me nd-jenja kontradiktore frike dhe fodullëku.Shqipëria, kryesisht stafi politik dhe gazetareski Tiranës, e trajtojnë Greqinë me frikë, dyshimdhe pasiguri. Tre vitet e fundit u shtua edhe fo-dullëku.

Athina shpreh habinë nëse në Tiranë kanë metë vërtetë një axhendë të dukshme kundër Gre-qisë (çështja e Çamërisë) dhe në Tiranë shqetë-sohen akoma – për fat të keq – në Greqia ka njëaxhendë të fshehtë. Në këtë mënyrë interpreto-jnë edhe mbajtjen nga ana e Athinës, të një qën-drimi të paqartë në lidhje me fuqinë e pasojaveligjore të të ashtuquajturit Ligjit të luftës.

Në realitet, në marrëdhëniet tona nuk mund tëthuash se dominon logjika. Dominon logjika eprononcimeve publike dhe e keqinterpretimit.Dominon një anakronizëm.

Specialiteti që nevojitet në mënyrë urgjente përdiagnostikimin e saktë të marrëdhënieve midisdy vendeve, është ai i psikoanalistit dhe jo ai idiplomatit. Kjo nuk do të thotë që diplomacianuk është gjithashtu një ushtrim i vazhdueshëmi psikologjisë.

Gjithashtu nuk duhet të nënvlerësohetrëndësia dhe përmasat e ndërhyrjeve dhe ndër-mjetësimeve të vendeve të treta si Serbisë,Turqisë dhe Italisë në marrëdhëniet e Athinësme faktorin shqiptar. Në mënyrë të dukshmeapo të padukshme.

Kam përshtypjen se si Tirana ashtu edheAthina ndoshta “voliten” nga kjo gjendja esotme. Në Athinë ndërhyrja jonë politike fillon

dhe mbaron me deklaratat e zëdhënësit të tal-entuar të Ministrisë së Jashtme. Në realitet, zg-jatja e gjendjes së sotme nuk u shërbeninteresave të Greqisë, ndërkohë që dobësonvazhdimisht edhe rolin e përgjithshëm që asp-iron apo ndoshta aspironte që të luante.

Në Tiranë, dëgjoj gjithnjë e më shpeshdeklarata të paqarta, zyrtare dhe gjysmëzyrtare,të cilat nuk të çojnë diku dhe nuk ka mundësi tësjellin diçka pozitive.

Gjithashtu kam përshtypjen se nënkryetari iQeverisë dhe ministri i Jashtëm, Edmond Hax-hinasto, i cili teorikisht i përket brezit të ash-tuquajtur të politikanëve bashkëkohorë, duhej tëevitonte deklaratat përçmuese dhe përbuzësepër gatishmërinë të pranojë “emigrantë grekë nëShqipëri”.

Jo për gjë tjetër, por me këtë antipatinë e tijduket se po justifikon ata të cilët në Greqi, paranjëzet vjetësh, u sollën me përbuzje ndaj emi-grantëve shqiptarë të cilët kaluan më këmbë ku-firin për të mbijetuar.

Qëndrimi në vendnumëro që dominon sot nëmarrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë, në kom-binim me çështjen e mbetur pezull të njohjes sëRepublikës së Kosovës, mund të përbëjnë shtyl-lën kurrizore të politikës sonë totale në marrëd-hëniet me fqinjët shqiptarë?

Sepse nëse mbesim thjesht në diagnozën dhenë vëzhgimin pasiv të gjendjes nuk shohmundësinë për të dalë, në të ardhmen e afërt,nga hendeqet.

Rreth para një viti, kisha rastin të paraqes nëMinistrinë e Jashtme një propozim total - kon-tekst për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhuramidis Greqisë dhe Shqipërisë, Kosovës dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Qëatëherë deri më sot vazhdoj të shpreh mendimete mia me intervista në gazetat “Utrinski Vesnik”e Shkupit, “Koha Ditore” e Kosovës dhe “GazetaShqiptare” e Tiranës.

Gjithashtu kam diskutuar me udhëheqësshqiptarë, politikanë, gazetarë dhe përfaqësuestë shoqërisë civile, emrat e të cilëve nuk i referojqëllimisht.

Reagimi i tyre fillimisht ishte pozitiv,megjithëse disa e konsideruan procedurën tëndërlikuar. Një artikull në lidhje me këtë temë upublikua në revistën “Mbrojtja dhe diplomacia”(Dhjetor 2011).

Po parashtroj tri parime të domosdoshme enjëkohësisht me prioritet për politikën greke:

- Së pari, të zgjidhen për-fundimisht çështjet e pa -zgjidhura me Shqipërinë nëkuadër të një procedure përnjohjen e Kosovës.

- Së dyti, të shënohet njëqasje e përgjithshme e Gre-qisë me shqiptarët në trivendet tona fqinjë (Shqip -ërinë, Ish-Republikën Ju-gosllave të Maqedonisë dheKosovën).

- Së treti, Greqia të sigurojë, nëpërmjet kësajprocedure, një zgjidhje të kënaqshme në çësht-jet që e interesojnë dhe e preokupojnë.

Letra më e konsiderueshme që ka sot Greqianë duart e saj, por jo për kohë të papërcaktuar,është njohja e Republikës së Kosovës nga Gre-qia. Kjo presupozon fillimin e një dialogu politik,një proces nga i cili Greqia do të ketë për qëllimsigurimin e interesave të saj. Platforma epropozuar përfshin sa më poshtë:

- fillimin e një dialogu politik midis Athinës dhePrishtinës me synim përpunimin e një teksti tëpranueshëm nga të dyja palët, i cili do të ketë for-mën e Marrëveshjes apo Paktit. Në vazhdim, dotë paraqitet për ratifikim në Parlamentin grek sidhe në Parlamentin përkatës të Kosovës.

- Sigurimin e interesave të Greqisë në lidhje mefaktorin e përgjithshëm shqiptar në vendet fqinjëme Greqinë (Shqipëri, Ish-Republika Jugosllavee Maqedonisë dhe Kosova).

- Braktisja në realitet dhe jo vetëm në fjalë ngaShqipëria dhe nga disa grupe dhe organizata tëcaktuara shqiptare, e çështjeve të bezdisshmepër Greqinë, të cilat paraqiten me intensitet tëpazakonshëm dhe ushqejnë, negativisht, opin-ionin publik.

- Ndryshim qëndrimi nga mediat shqiptaredhe largim nga retorika aktuale e disa poli-

tikanëve shqiptarë kundër Greqisë. - Çështje që i përkasin minoritetit etnik grek në

Shqipëri. - Heqja e pengesave për ratifikimin e Mar-

rëveshjes për caktimin e kufijve të zonave detaredhe të Shelfit kontinental.

- Rregullim legjislativ nga Greqia të heqjes së

“Gjendjes së luftës”me Shqipërinë. Bëhet fjalëpër një situatë e cila mund të kombinohej memodifikimin e një neni të Marrëveshjes për cak-timin e Shelfit kontinental, me qëllim që me rat-ifikimin e saj nga parlamentet e Greqisë dheShqipërisë, të evitohet çdo keqkuptim që ka lid-hje me kufijtë tokësorë e detarë midis dyvendeve aleate.

Është e vetëkuptueshme se brenda kësaj pro-cedure Greqia do të tregojë kujdes për ruajtjendhe sigurimin e interesave të saj. Rregullithemeltar i kësaj negociate do të jetë “asgjë nukkonsiderohet e miratuar n.q.s. nuk ekziston njëmarrëveshje e përgjithshme”. Ose nëse jupreferoni ndryshe “nuk ekziston marrëveshje epjesshme pa marrëveshje totale”.

Njohja e pash-mangshme “nesër” epavarësisë së Kos -ovës nga Greqia du -het të përbëjë njëprocedurë, e ciladuhet të fillojë sot.Nuk është diçka ecila do të ndodhë meautomatizime.

Gjithashtu, mirëështë që Greqia të shohë pak dhe interesat e sajjashtë kuadrit që cakton apo që na thotë se cak-ton Beogradi. Serbia është në gjendje – dhendërkohë e zbaton mbas portave të mbyllura nëBruksel – të mbështesë dhe të promovojë intere-sat e saj në lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën.Të mira janë miqësitë e njëanshme diakronike,por më e preferuar është përpjekja për sigurimine interesave greke.

Duhet, gjithashtu, të eliminojmë pikëpamjendominuese se ekziston një grup me pesë shteteanëtare të BE-së, të cilat nuk njohin Kosovën.Nuk ekziston një grup i tillë. Këto shtete nuk ve-projnë si grup. Për secilin shtet ekzistojnë in-teresa dhe shqetësime të ndryshme, të cilat kanëçuar në mosmarrjen e vendimit për njohje.Shkaqet që pengojnë Spanjën janë krejt tëndryshme nga ato të Greqisë.

Është e sigurt se rol frenues në politikën grekedhe në stimulimin e predispozicionit negativ tëopinionit publik grek kanë luajtur vitet e funditpozicionimi i mediave shqiptare në Tiranë. Nukndihmojnë mbështetjen e nevojshme të njëpërqasjeje të Greqisë me Prishtinën dhe as nënjohjen e Kosovës. Gjithashtu nuk ndihmojnëaspak deklaratat dhe veprimet e disa poli-tikanëve shqiptare si dhe disa grupeve konkrete.

Theksoj se Traktati greko-shqiptar i miqësisë,bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë,nënshkruar më 21 mars 1996 në Tiranë, hyrë nëfuqi më 9 mars 1998, ka mandat njëzetvjeçardhe, si pasojë, datë skadimi. Sipas nenit 20 par. 2,afati i tij rinovohet automatikisht për një pesëv-jeçar, përveç rastit kur njëra palë kontraktuesenjofton me shkrim palën tjetër për vendimin esaj ta denoncojë këtë traktat, të paktën një vit

para skadimit të afatit. Mirë do të ishte si Greqiaashtu edhe Shqipëria të rinisin bisedimet dy-palëshe sipas nenit 17, të cilat kishin filluar nështator të vitit 2004. Me qëllim që të mos ndod-hen përpara surprizave.

Për sa u përket shqiptarëve të Shkupit, në këtëmoment të dalldive nacionaliste të drejtuara ngaz. Gruevski, shqiptarët e ish-Republikës Ju-gosllave të Maqedonisë, të zhgënjyer për shkaktë largimit të perspektivës së anëtarësimit nëNATO dhe në Bashkimin Evropian, kanë përherë të parë shansin historik dhe mundësinë tëarrijnë atë në të cilën dështoi – sepse ajo ishte zg-jedhja e liderëve së saj – shumica sllavomaqe-donase.

Si? Me nënshkrimin e një deklarate të për-bashkët politike nga të gjithë krerët e politikësshqiptare në Shkup dhe në Tetovë, duke lënëmënjanë mosmarrëveshjet personale dhe parti-ake midis tyre dhe duke marrë iniciativën:

1. Të ndërtojnë urën e mirëkuptimin me Gre-qinë, duke margjinalizuar klasën politike na-cionaliste të Gruevskit.

2. Të veprojnë si një katalizator në zgjidhjen eçështjes së emrit.

3. Të çojnë vendin e tyre drejt NATO-s dhedrejt Bashkimit Europian.

Dhe diçka akoma. Le të mos nxitojë z.Gruevski me mjetet e varura dhe të kontrolluaratë komunikimit masiv, të na akuzojnë përsëriduke shpifur se gjoja Greqia po evokon “kom-plote të errëta” me shqiptarët kundër vendit tëtij. Realiteti është ndryshe. Shqiptarët e Shkupit,n.q.s. ata vetë e ndërgjegjësojnë dhe e dëshiro-jnë, mund të arrijnë për atdheun e tyre objekti-vat, të cilat politika nacionaliste ua ka larguar.

Procedura dhe perspektiva për një bashkud-hëtim, duhet dhe mund të bëjë të qartë se sa erëndësishme është Greqia për shqiptarët dhe nëGreqi sa i rëndësishëm është roli që kanë në Bal-lkan fqinjët tanë shqiptarë.

Një koleg i mirë, nga njohësit më të thellë tëShqipërisë, i cili lexoi këtë tekst, më tha se nëdisa pika është disi idealiste.

Mund të pretendoj se me të vërtetë përafrimiqë sugjeroj është shumëdimensional dhe ivështirë. Kërkon hapa të kujdesshëm e konkretë,e mbi të gjitha njohje të shkëlqyeshme të mje-disit dhe të personave që drejtojnë timonin.Kërkohet lëvizshmëri, kreativitet, imagjinatë dhedinamizëm. Pra kërkohet e kundërta nga karak-teristikat që kanë lëvizjet e deritanishme qëshquhen për burokracinë e tyre statike. Nevo-jitet diplomaci e paraskenës dhe e prapaskenës,si dhe marrëdhënie personale konfidenciale meshqiptarët. Por mbi të gjitha kërkohet të vijëzo-het një linjë në aspektin politik.

(Alexandros Mallias, ish-ambasador grek nëSHBA, është “Ambasador nderi” i Greqisë dheka përvojë të madhe në rajonin e Ballkanit. Ky

shkrim është botuar fillimisht në ueb-faqengreke “Metarrythmisi” (“Reforma”), ndërsa“Koha Ditore” e riboton me lejen e autorit.)

VËSHTRIM NGA ATHINA

Greqia dhe fqinjët e saj shqiptarëKonteksti dhe kushtet e një bashkëpunimi total strategjik mefaktorin shqiptar

Autor: Jeton Mikullovci

“LETRA MË E KONSIDERUESHME QË KA SOT GREQIA NË DUART E SAJ,

POR JO PËR KOHË TË PAPËRCAKTUAR,ËSHTË NJOHJA E REPUBLIKËS SË

KOSOVËS NGA GREQIA”

top related