analizë e projektligjit · markimi me shenjën ce të konformitetit për produktet ndërtimore...

21
Analizë e Projektligjit

Upload: others

Post on 20-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

Analizë e Projektligjit

Page 2: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

1

PROJEKTLIGJI PËR PRODUKTE TË NDËRTIMIT

Autor: Visar Ramaj

Editoi: Burim Ejupi dhe Dardan Abazi

“Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i

financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të

Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile

(KCSF). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Institutit për Politika Zhvillimore dhe në asnjë

mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-K-së, DANIDA-së apo KCSF-së.”

Page 3: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

2

I. HYRJE DHE PËRMBLEDHJE E ANALIZËS LIGJORE TË PROJEKTLIGJIT

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Projektligji 06/L-333 për Produkte të Ndërtimit (Tutje referuar si Projektligji për Produkte të

Ndërtimit) parasheh shfuqizimin e tërësishëm të strukturës ligjore aktuale për Produkte të Ndërtimit

dhe zëvendësimin me një strukturë të re ligjore. Sipas arsyetimit të Ministrisë së Tregtisë dhe

Industrisë së Republikës së Kosovës, në cilësinë e hartuesit dhe sponzoruesit të ligjit, kjo reformë

është e domosdoshme duke marrë parasysh se struktura aktuale ligjore për Produkte të Ndërtimit ka

dështuar të implementohet në praktikë, përmban standarde ligjore të paqarta, dhe në raste përmban

edhe standarde ligjore kontradiktore në vetvete1. Tutje, sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë,

arsye tjetër me rëndësi për këto ndryshime ligjore është përafrimi me legjislacionin e BE-së dhe

Rregulloren për Produkte të Ndërtimit Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës

9 Mars 20112.

Bazë për rregullimin e ri ligjor të Produkteve Ndërtimore dhe reformës në sektorin e ndërtimit, të

pasqyruara në Projektligjin për Produktet e Ndërtimit, paraqet Rregullorja për Produkte të

Ndërtimit Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 (Tutje referuar

si “Rregullorja BE për Produkte të Ndërtimit). Rregullorja BE për Produkte të Ndërtimit ka

zëvendësuar Direktivën për Produkte të Ndërtimit 89/106/EEC (Tutje referuar si “Direktiva BE

për Produkte të Ndërtimit).

Projektligji për Produkte Ndërtimore, i bazuar në Rregulloren BE-së për Produkte Ndërtimore,

parasheh avancimin e rregullativës ligjore në Kosovë në lidhje me produktet e ndërtimit, përgjegjësi

më të lartë nga tërë aktorët në treg (prodhuesit, importuesit, distributorët), rritje e detyrimeve të

raportimit dhe mbikqyrjes nga operatorët ekonomik, mbikqyrje shumë më të lartë nga ana e

institucioneve përgjegjëse publike, dhe nivel shumë më të lartë të rregullativës teknike dhe

harmonizimit. Si i tillë, rregullative e propozuar e re ligjore parashikon një zgjidhje shumë më

komplekse ligjore, e cila kërkon resurse të konsiderueshme profesionale dhe institucionale për të

realizuar.

Analiza e Projekt Ligjit për Produktet e Ndërtimit është bërë në duke e krahsasuar dhe vlerësuar me

Standardet Ligjore të Rregullores së BE-së për Produkte të Ndërtimit, praktikave më të mira rajonale

dhe ndërkombëtare mbi standardizimin dhe certifikimin e produkteve ndërtimore, vlerësimit të

kosotos ekonomike dhe ndikimit në çmimet e industrisë së ndërtimit, dhe përputhshmërisë me

strukturat institucionale të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për zbatimin e Projekt Ligjit.

1MemorandimiShpjeguesiProjektLigjitpërProduktetëNdërtimit, Ministria e TregtisëdheIndustrisë, faqe 3, 4, 5, iqasshëm nëhttp://ligjet.kuvendikosoves.org/Uploads/Data/Documents/33memorandumishpjegues_shLJsUsjPb.pdf 2 Ibid. faqe 5

Page 4: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

3

Fillimisht, ndërmarrja e një reforme kaq substanciale për sektorin e ndërtimit, bazuar në një përvojë

ku aplikimi i legjislacionit aktual ka dështuar, pa një analizë më të thellë të arsyeve të dështimit të

strukturës ligjore aktuale dhe pa përfshirje substanciale të sektorit të ndërtimit, paraqet një faktor me

rrezikshmëri të lartë të zbatimin e Projekt Ligjit për Produkte të Ndërtimit nëse zbatohet. Për më

tepër, kjo reformë paraqet reformë substanciale ndikimi i së cilës shtrihet në industrinë e ndërtimit, e

cila industri është faktori kryesor për rritjen e Bruto Produktit Vendor dhe është një ndër industritë

me numrin më të madh të punësimit.

Vlerësimi i përgjithshëm i analizës ligjore është se Projekt - Ligji për Produktet e Ndërtimit, me

përjashtim të Kapitullit IX, është në përputhje kërkesat Ligjore të Rregullores së BE-së për

Produktet e Ndërtimit dhe paraqet praktikat më të zhvilluara dhe më të mira sa i përket trajtimit të

Produkteve Ndërtimore. Rrjedhimisht, duke përcaktuar kushtet dhe përmbajtjen e Deklaratës së

Performancës, shenjën CE dhe Shenjën e Konformitetit të Kosovës si parakushte për vendosjen e

produkteve në treg, bazuar në publikimin e Standardeve të Harmonizuara të Kosovës në përputhje

me Standardet e Harmonizuara Evropiane, Projekt Ligji për Produkte të Ndërtimit garanton sigurinë

dhe cilësinë e produkteve ndërtimore në Kosovë.

Megjithatë, konkludimi i analizës është se projekt Ligji për Produktet e Ndërtimit ka rrezik serioz për

dështimin e implemnetimit për shkak të a) standardeve të larta ligjore dhe të Harmonizimit të

Standardeve teknike të kërkuar, b) kompleksitetit të lartë të Projekt Ligjit dhe dështimit të adresimit

të më shumë se pesëmbëdhjetë (15) fushave kyqe, të cilat janë lënë të rregullohen përmes akteve

nënligjore dhe c) parashikimi për ngritjen e disa institucioneve dhe trupave për implementimine e

Projekt Ligjit, themelimi i të cilëve nuk është paraparë dhe lejuar meDeklaratën për vlerësimin e

ndikimit financiar, e cila nuk parashikon ndarjen e mjeteve për këto kapacitete shtesë, dhe

d)mungesës së kapaciteteve humane dhe dedikimit të resurseve për harmonizmin e standardeve të

kërkuara.

Page 5: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

4

II. ANALIZA EKONOMIKE E PROJEKTLIGJIT PËR PRODUKTE TË

NDËRTIMIT DHE EFEKTI NË INDUSTRINË E NDËRTIMIT

Projekt Ligji për Produkte të Ndërtimit ndikon në mënyrë direkte në tërë sektorin e ndërtimit, duke

ngritur rregullativën ligjore mbi produktet e përdorura, duke rritur detyrimin e subjekteve ekonomike

për raportim dhe për përshtatshmëri ligjore, dhe duke pasur ndikim direkt në koston e të bërit

biznes.

Rrjedhimisht, Projekt-Ligji për Produktet e Ndërtimit paraqet reformë me rëndësi për sektorin e

ndërtimit, me ndikim të drejtpërdrejtë në tërë strukturën ekonomike të Kosovës, në të cilën

strukturë, sektori i ndërtimit paraqet një prej aktorëve kryesor. Pritjet janë se në rast të zbatimit të

plotë të Projekt Ligjit për Produkte të Ndërtimit, do të ketë ngritje të cmimeve të produkteev

ndërtimore, dhe rrjedhimisht edhe ngritje të cmimeve në industrinë e ndërtimit.

Sektori i ndërtimit vazhdon të jetë një ndër sektorët më të rëndësishëm dhe një potencial shumë i

madh ekonomik për Kosovën, duke pasur parasysh nevojën për ndërtime të vendbanimeve të reja si

dhe infrastrukturës rrugore. Sektori i ndërtimit shërben si një ndër shtyllat e ekonomisë së Kosovës,

pamvarësishtë vështërsive në të cilat është duke kaluar, gjithjë e më shumë është në rrijte. Bruto

Produktit Vendor (GDP) në vitin 2017 shënon një rritje reale për 4.4%, ku sektori i ndërtimit ka

pasur ndikim prej 9.6% në rritje të Bruto Produktit Vendor3. Gjithashtu, me një pjesëmarrje prej

13.1% sektori i ndërtimit ishte punëdhënësi i dytë më i madh në Kosovë në vitin 2017, duke

punësuar 47,200 veta4.

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) krahasuar TM4 2017 me TM4 2016,

kishte ngritje me një mesatare prej 2.8%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: transport

(16.7%); materiale (3.5%); energji (4.0%); dhe kostot e tjera (0.7%). Ndërsa, kategoria e makinerisë

kishte një rënie prej (-2.9%)5.

Ndërsa, indeksi i tërsishëm i Kosotos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) krahasuar me vitin 2017 dhe

2016 kishte ngritje me një mesatare prej 1.8%. Pikërisht në këtë fushë, në rast të zbatimit të plotë të

Projekt Ligjit për Ndërtim, mund të pritet rritje e indeksti të tërësishëm të Kostos së Ndërtimit në

Kosovë.

3AgjencioniistatistikavetëKosovës, IndeksiiKostostëNdërtimit TM4, 2017. 4AgjencioniiStatistikavetëKosovës, Rezultatet e AnketëssëFuqisëpunëtorenëKosovë 2017, Mars 2018. 5AgjencioniiStatistikavetëKosovës, IndeksiiKostostëNdërtimit TM4, 2017.

Page 6: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

5

Tabela 1.Ndryshimet vjetore të indeksit të Kostos të ndërtimit, 2016-2017.

Burim: Agjencioni i Statistikave të Kosovës

Andaj, një prej analizave kryesore të cilat duhet të zhvillohen në lidhje me Projekt Ligjin për

Produkte Ndërtimore është ndikimi në koston e ndërtimit dhe ndryshimeve të Kostos së ndërtimit.

Kjo mund të realizohet vetëm përmes përfshirjes substanciale të industrisë së ndërtimit në procesin e

hartimit dhe diskutimit të projekt-ligjit.

Egziston rreziku se me rritjen e rregullativës ligjore të testimit dhe certifikimit të produkteve

ndërtimore, mund të ketë edhe rritje të kostos së ndërtimit, apo edhe veprime nga ana e industrisë së

ndërtimit në uljen e kostove tjera, duke përfshirë edhe punësimin.

Viti Periudha Ndryshimet në

përqindje

2016 Mesatarja vjetore 0.8

2017 Mesatarja vjetore 1.8

Page 7: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

6

III. RREGULLORJA BE PËR PRODUKTET NDËRTIMORE DHE SISTEMI I

CERTIFIKIMIT CE NË BASHKIMIN EVROPIAN

Projektligji për Produkte Ndërtimore i Kosovës është i bazuar pjesërisht në Rregulloren e BE për

Produkte Ndërtimore. Andaj, para se të bëhet vlerësimi i Projektligjit për Produkte Ndërtimore,

është me rëndësi të bëhet një përshkrim i vetë Rregullores BE-së për Produkte Ndërtimore në të

cilën vetë Projekt Ligji është i bazuar.

Rregullorja e BE për Produkte Ndërtimore ka si qëllim që të krijojë një strukturë të unifikuar dhe

thejshtuar ligjore në lidhje me produktet ndërtimore të cilat përdoren në kuadër të Bashkimit

Evorpian. Si e tillë, Rregullorja e BE-së për Produkte ndërtimore rregullon tri fusha kryesore: a)

kërkesat për vendosjen në treg të produkteve ndërtimore, b) përcaktimin e kritereve për vlerësimin e

performancës së produkteve, dhe c) Përdorimi i CE shenjës së Konformitetit6.

Markimi me shenjën CE të konformitetit paraqet bazën kryesore për tregtimin e lirë të Produkteve

Ndërtimore në kuadër të Bashkimit Evropian. Të gjitha Produktet Ndërtimore të cilat bartin shenjën

CE përcaktojnë se një produkt i tillë është në përputhje me Standardet e Harmonizuara Evropiane, i

plotëson kriteret për vlerësimin e performancës së produkteve, dhe se është i lirë për qarkullim në

kuadër të tërë Bashkimit Evropian.

Të gjitha produktet ndërtimore të cilat bartin shenjën dhe markimin CE, mund të tregtohen dhe të

përdoren lirshëm në të gjithë hapësirën e Bashkimit Evropian. Në lidhje me produktet të cilat janë të

markuara me shenjën CE, asnjë shtet apo autoritet publik brenda Bashkimit Evorpian nuk mund të

kërkojë asnjë certifikatë apo testim shtesë të atij produkti. Për më tepër, markimi me shenjën CE dhe

Deklarata e Performancës, përmbajnë edhe të gjitha informatat tjera në lidhje me produktin dhe

përdorimin e tij, duke u mundësuar palëve të informohen në lidhje me përdorimin e materialeve të

tilla.

Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë

i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë të obliguara të kenë shenjën e konformitetit CE, dhe

grupi i produkteve ndërtimore të cilat e kanë opcionale markimin me shenjën e konformitetit CE.

Markimi me shenjën CE është i detyrueshëm në të gjitha rastet e egzistimit të Standardeve të

Harmonizuara të Bashkimit Evropian të përgaditura nga trupat standardizues Evropian në përputhje

me Direktivën 98/34/EC. Standardet e Harmonizuara shërbejnë për të përcaktuar metodat dhe dhe

6 Regulation (EU) No 305/2011 of the European Parliament and of the Council of 9 March 2011 laying doënharmonised conditions for the marketing of construction products and repealing Council Directive 89/106/EEC, publikuarnëGazetënZyrtaretëBashkimitEvropiandhe e qasshme nëhttps://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A32011R0305

Page 8: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

7

mënyrën e vlerësimit për produktet e ndërtimit. Ato i referohen qëllimit të përdorimit të produktit të

mbuluar nga standardi, dhe përfshijën të dhënat teknike për produktin dhe mënyrën e vlerësimit për

përmbushjen e të dhënave të tilla. Referencat për Standardet e harmonizuara publikohen në Gazetën

Zyrtare të Bashkimit Evropian.

Në anën tjetër, markimi me shenjën CE mund të bëhet, edhe pse jo i detyrueshëm, edhe në rastin e

mungesës së Standardeve të Harmonizuara nga ana e BE-së. Në një rast të tillë, prodhuesit mund të

kërkojnë të pajisen me Dokumentin Evorpian të Vlerësimit, të lëshuar nga Trupat e Vlerësimit

Teknik, bazuar në Vlerësimin Teknik Evorpian.

Bazuar në rregullat dhe standardet të cilat duhet plotësuar qoftë në kuadër të Standardeve të

Harmonizuara në kuadër të Bashkimit Evropian, qoftë në kuadër të Vlerësimit Teknik Evorpian,

prodhuesi bënë përgaditjen e Deklaratës së Performancës së Produktit dhe në bazë të saj edhe

vendosjen e markimit CE në produkt.

A. PËRMBAJTJA E CE MARKIMIT DHE DEKLARATËS SË PERFORMANCËS

Vendosja e shenjës CE në përputhje me Rregulloren e BE-së për Produktet e Ndërtimit lejon

qarkullimin e lirë të produktet dhe dëshmon se produkti ndërtimor është në përputhje me

performancën e deklaruar dhe se është vlerësuar sipas një Standardi të Harmonizuar Evropian (CE e

detyrueshme) ose është lëshuar një Vlerësim Teknik Evropian (CE opcionale) për të.

Së bashku me Deklaratën e Përformancës, CE shenja e konformitetit do të ndihmoj klientët dhe

përdoruesit e produktit për të kontrolluar përformancën e produktit dhe për të krahasuar me

produktet tjera.

Deklarata e performancës në Bashkimin Europian përfshin kodin e tipit të produktit, i cili duhet të

identifikoj në mënyrë të qartë lidhjen midis produktit dhe përformancës, mund të jetë një numër,

datë etj, e të cilat nuk duhet të jenë të njejta për dy produkte. Po ashtu në deklaratën e përformancës

identifikohet prodhuesi, përdorimi i parashikuar për produktin, sistemet e vlerësimit dhe verifikimit

të qëndrueshmërisë (sistemi AVCP), standartet e harmonizuara, duke përfshirë edhe organet

përgjegjëse, si dhe vlerësimin teknik Europian. Vlerësimi dhe verifikimi i qëndrueshmërisë së

performancës (AVCP) është një sistem i harmonizuar që përcakton se si të vlerësojë produktet dhe

të kontrollojë qëndrueshmërinë e rezultateve të vlerësimit. Ky sistem mbron besueshmërinë dhe

saktësinë e Deklaratës së Performancës.

Page 9: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

8

IV. RREGULLATIVE LIGJORE AKTUALE NË LIDHJE ME PRODUKTET E

NDËRTIMIT DHE NEVOJA PËR NDRYSHIM

Republika e Kosovës aktualisht ka në fuqi një rregullativë ligjore në lidhje me Produktet e ndërtimit.

Kjo rregullativë ligjore përbëhet nga LIGJI Nr. 04/L-181 PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT i

vitit 20137, i mbështetur nga Aktet Nënligjore/Rregulloret të cilat përfshijnë: Rregullore (MTI) - Nr.

07/2013 Për Miratimet Teknike Për Produktet E Ndërtimit, Rregullore (MTI) Nr.02/2014 Për

Kërkesat Themelore Në Punët E Ndërtimit, Rregullore (MTI) Nr. 06/2014 Për Mënyrën E

Vlerësimit Të Konformitetit Për Produktet Ndërtimore, Dhe Udhëzim Administrativ (MTI)-

Nr.11/2014 Për Kushtet Për Subjektet Që Kryejnë Procedurat E Vlerësimit Të Konformitetit Për

Produketet E Ndërtimit8.

Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, e vlerëson këtë rregullativë egzistuese ligjore si të paqartë,

me standarde ligjore kontradiktore, rregullativë e cila ka dështuar të zbatohet në praktikë,

dhe në shpërputhje me Legjislacionin e Bashkimit Evropian në këtë fushë9. Rrjedhimisht,

edhe sygjerohet që e njëjta të shfuqizohet tërësisht me Projektligjin e Ri për Produktet Ndërtimore.

Përderisa konstatohet se Rregullative Aktuale ka dështuar të zbatohet në praktikë, Ministria e

Tregtisë dhe Industrisë nuk ofron asnjë analizë të detajuar mbi arsyet e një dështimi të tillë. Kjo

sidomos duke qenë se Ligji Aktual për Produktet e Ndërtimit është hartuar në përputhje me

Direktivën për Produkte të Ndërtimit 89/106/EEC, e cila ka përmbajtuar standarde të pranueshme

në lidhje me trajtimin e produkteve ndërtimore.

Nga dokumentet përcjellëse të Projekt Ligjit për Produkte Ndërtimore, është e qartë se arsye me

rëndësi i ndryshimit dhe Shfuqizimit e Ligjit LIGJI Nr. 04/L-181 PËR PRODUKTET E

NDËRTIMIT i vitit 2013, është harmonizimi i legjislacionit të Kosovës me acquis të BE-së, bazuar

në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe PKZMSA-së10, që ka përfshirë harmonizimin me

Rregulloren e BE-së për Produkte të Ndërtimit. Rregulloren e BE-së për Produkte të Ndërtimit,, e

aprovuar në vitin 2011 dhe e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2013, ka bërë zëvendësimin t Direktivës për

Produktet e Ndërtimit.

7 I qasshëmnëGazetënZyrtaretëRepublikëssëKosovës, nëlinkun https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8825 8TëgjithatëqasshmenëGazetënZyrtaretëRepublikëssëKosovës, nëlinkun https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8825 9MemorandimiShpjeguesiProjektLigjitpërProduktetëNdërtimit, Ministria e TregtisëdheIndustrisë, faqe 3, 4, 5, iqasshëm nëhttp://ligjet.kuvendikosoves.org/Uploads/Data/Documents/33memorandumishpjegues_shLJsUsjPb.pdf 10OpinioniLigjoriPërputhshmërisë me Legjislacionin e BE-së, Ministria e IntegrimeveEvropiane, datë 11.04.2017, iqasshëmnë http://ligjet.kuvendikosoves.org/Uploads/Data/Documents/33opinioniligjor_PYSUFkEUtu.pdf

Page 10: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

9

Si përfundim, baza kryesore e fillimit të kësaj reforme është përafrimi me acquis të BE-së, më

saktësisht me Rregulloren e BE-së për Produkte të Ndërtimit. Përkundër kësaj reforme, ky proces

fillon nga dështimi në implementimin e Ligjit për Produkte të Ndërtimit, i cili gjithashtu ishte

draftuar në përputhje me Direktivën e BE-së për Produkte të Ndërtimit, e për të cilin dështim nuk

duket se ka një analizë të detajuar mbi dështimin dhe arsyet e dështimit të implementimit të ligjit.

V. PROJEKTLIGJIT PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT - RREGULLIMI I RI

LIGJOR I PROPOZUAR

Projekt-Ligji për Produktet e Ndërtimit përcakton kushtet për vendosjen apo vënien në dispozcion

në treg të Kosovës të produkteve ndërtimore, dhe mënyrat se si dëshmohet përputhshmëria e

produktit me kushtet e tilla. Si i tillë, është i ndarë në njëmbëdhejtë (11) kapituj dhe gjashtëdhjetë e

tri (63) nene.

A. PRODUKTET E NDËRTIMIT TË LEJUARA PËR TU TREGTUAR NË TREGUN

E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Projekt Ligji për Produktet Ndërtimore përcakton kriteret për lejueshmërinë e një produkti

ndërtimor të për tu plasuar në tregun e Kosovës, dhe përmes Nenit 1.2 dhe Nenin 2.2. sqaron se

parakusht për vendosjen në treg, distribuimin dhe përdorimin e produkteve ndërtimore në Kosovë,

produkti duhet të plotësoj konformitetin sipas një prej metodologjive:

- Shënjimi me markën CE të konformitetit të Bashkimit Evropian, ose

- Përdorimi i shenjës së konformitetit të Kosovës

- Zbatimi i dispozitave tjera përpos atyre CE dhe shenja e konformitetit të Kosovës.

Projekt Ligji për Produkte Ndërtimore i barazon kriteret dhe nivelin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë

së produkteve të markuara me shënjën e konformitetit të Kosovës me produktet e Bashkimit

Evropian të markuara me shenjën e konformitetit CE. Andaj, Shënimi me shenjën e konformitetit

CE apo shenjën e konformitetit të Kosovës, e cila është e harmonizuar me standardet teknike

Evropiane, sipas procedurave dhe kushteve të parashikuara në Projekt Ligj për Produktet e

Ndërtimit, është garantues se produkti ndërtimor i përmbush kushtet e përcaktuara të cilësisë dhe

sigurisë, dhe lirshëm mund të përdoret në cfarëdo pune ndërtimore.

Andaj, Pjesa kyqe e tërë Projektligjit për Produktet e Ndërtimit është Kapitulli II, i cili në mënyrë të

detajuar e përshkruan Deklaratën e Performancës, shenjën CE dhe Shenjën e Konformitetit të

Kosovës si parakushte për vendosjen e produkteve në treg. Në këtë mënyrë, kriteret për marrjen e

shenjës së konformitetit të Kosovës barazohen me ato të Bashkimit Evorpian.

Page 11: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

10

Në njërën anë shenja e konformitet CE lëshohet në përputhje me legjislacionin e Bashkimit

Evorpian, Rregulloren e BE-së për Produkte të Ndërtimit, dhe paraqet sistem të zhvilluar i cili

garanton cilësinë dhe sigurinë e produkteve të ndërtimit.

Në anën tjetër, Kapitulli II është i ndërlidhur në mënyrë organike me Kapitullin IV të ProjektLigjit

për Ndërtim, parashikon se Agjencia Kosovare për Standardizim do të bëjë publikimin e

Standardeve të Harmonizuara të Kosovës në përputhje me Standardet e Harmonizuara Evropiane.

Gjithashtu, përmes këtij kapitulli përcaktohet se Ministria përmes akteve nënligjore do të bëjë

përcaktimin e metodologjisë së Vlerësimin Teknik Kosovar, i cili duhet të jetë në përputhje me

Vlerësimin Teknik Evorpian.

Tutje, me kapitullin e III të përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e të gjithë operatorëve ekonomik

në lidhje me qarkullimin dhe përdorimin e produkteve ndërtimore, duke përfshirë prodhuesin,

përfaqësuesin e autorizuar, importuesin, distributorin dhe të ngjashëm. Në këtë mënyrë definohet

përgjegjësia e secilit operator në treg, nga prodhuesi e deri tek instalimi i atij produkti në punë

ndërtimore.

Për më tepër, me Kapitullin VII të Projekt Ligjit për Produkte të Ndërtimit rregullohet Mbikqyrja e

Tregut dhe klauzolat mbrojtëse, derisa me Kapitullin VIII i kalojnë përgjegjësitë Ministrisë për

kalimin e akteve nënligjore për Mbikqyrjen dhe Zbatimin e Ligjit.

Përfundimisht, përmes Kapitullit IX, rregullohen produktet tjera të lejuara për tu tregtuar në

Kosovë, e të cilat produkte nuk kanë as shenjën e konformitetit CE dhe as shenjën e Konformitetit

të Kosovës. Ky paraqet një kapitull pak më problematik, dhe nuk e përcjellë metodologjinë dhe

parimet e parashikuara me kapitullin II dhe IV.

Në këtë mënyrë, Projekt Ligji për Produkte Ndërtimore bënë trajtimin e plotë të produkteve

ndërtimore, kjo në përputhje me Standardet e Rregullores së BE-së për Produkte të Ndërtimit.

B. STRUKTURA E REJA INSTITUCIONALE TË PARASHIKUARA ME PROJEKT-

LIGJ

Për realizimin e qëllimeve të Projekt Ligjit për Produkte Ndërtimore, dhe sigurimit të zbatimit të të

njejtit, është parashikuar edhe ngritja e një Strukture komplekse të institucioneve dhe trupave

publike.

Përmes Kapitullit VI të Ligjit, Nenet 29 - 45, përcaktohet se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në

cilësinë e Autoritetit Emërues, do të bëjë përcaktimin e Trupave të pavarur të tretë në procesin e

Vlerësimit dhe verifikimit të qëndrueshmërisë së performancës të produkteve të ndërtimit. Kjo

Page 12: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

11

paraqet ngritjen dhe certifikimin e një strukture komplekse nga ana e Ministrisë, e cila strukturë do të

jetë përgjegjëse në një prej aspketeve kyqe të konformitetit të produkteve në tregun e Kosovës.

Tutje, Me neni 13 Ministria merr përsipër që përmes një vendimi specifik të krijojë një institucion si

“Pikë Kontakti”, dhe i cili do jetë përgjegjës për të ofruar informata për autoritetet e shteteve tjera

dhe operatoirët ekonomik në lidhje me fusha si: rregulla teknike, kontakte, mjete juridike, dhe të

gjitha informacionet tjera në lidhje me produktet e ndërtimit.

Për më tepër, Ministria merr kompetenca të gjëra me Kapitullin VII të ligjit për Aprovimin e Akteve

Nënligjore dhe për krijimin e organeve të vecanta dhe mbikqyrjen dhe implementimin e ligjit.

Megjithatë, rrezik serioz në implementimin e ligjit paraqet fakti se krijimi i këtyre trupave dhe

institucioneve, të cilat janë esenciale për zbatimin e ligjit, nuk janë parashikuar me ndarjet e caktuara

buxhetore.

Page 13: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

12

VI. REKOMANDIMET PËR NDRYSHIME NË PROJEKT LIGJIN PËR

PRODUKTET NDËRTIMIT

Analiza e Projekt Ligjit për Produktet e Ndërtimit është bërë në duke e krahsasuar dhe vlerësuar me

Standardet Ligjore të Rregullores së BE-së për Produkte të Ndërtimit, praktikave më të mira rajonale

dhe ndërkombëtare mbi standardizimin dhe certifikimin e produkteve ndërtimore, vlerësimit të

kosotos ekonomike dhe ndikimit në çmimet e industrisë së ndërtimit, dhe përputhshmërisë me

strukturat institucionale të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për qëllime të zbatimit.

Andaj, rekomandimet janë ndarë në dy grupe kryesore: a) Rekomandime strukturore mbi Projekt

Ligjin për Produkte Ndërtimore, dhe b) Rekomandimet e Detajuara. Përmes rekomandimeve

strukture, jepen rekomandime të përgjithshme të cilat prekin substancën e një neni, kapitulli apo të

një zgjidhje ligjore të rekomanduar me projektligj. Në anën tjetër, përmes rekomandimeve të

detajuara, jepen rekomandime në lidhje me nene specifike dhe zgjidhje ligjore specifike.

A. REKOMANDIMET STRUKTURORE MBI PROJEKT-LIGJIN

i. Kapitulli IX i Projekt Ligjit për Produktet e Ndërtimit nuk është në përputhje me

parimet e përgjithshme dhe mënyrën e rregullimit të produkteve të ndërtimit

Kapitulli IX i Projekt Ligjit për Produkte Ndërtimore paraqet devijim nga standardi ligjor i vendosur

në Projekt Ligjin për Produkte Ndërtimore se cfarëdo produkti i vendosur në tregun e Kosovës

është në përputhje me Standardet e Harmonizuara Evropiane dhe Vlerësimin Teknik Evropian.

Duke shfrytëzuar paqartësinë dhe definimin shumë të gjerë të Kapitullit IX, më saktësisht Nenit 55

të Projekt Ligjit për Produktet e Ndërtimit, produktet e caktuara ndërtimore dhe kompanitë e

ndryshme mund të shmangin dhe të bëjnë tërësisht të paaplikueshëm edhe Standardet Kosovare të

Harmonizuara por edhe Standardet e Harmonizuara Evorpiane, të cilat janë baza kryesore e tërë

Projekt Ligjit për Produkte të Ndërtimit.

Si i tillë, Kapitulli IX nuk është në përputhje as me Rregulloren e BE-së për Produkte të Ndërtimit

dhe as me parimet e Përgjithshme të Projekt Ligjit për Produkte Ndërtimore.

Përmes Kapitullit IX të Projekt Ligjit për Ndërtim, rregullohet dhe lejohet Vendosja në tregun e

Kosovës së produkteve ndërtimore duke zbatuar dispozita tjera përveç atyre të kërkuara për shenjën

CE apo shenjën e konformitetit të Kosovës. Përmes Nenit 55 shmangen në tërësi Standardet e

Harmonizuara Evropiane, dhe kusht për lejimin e vendosjes së produktit në tregun e Kosovës e

përcaktohet se është:

Page 14: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

13

Natyra dhe/ose performanca e produkteve të tilla do të vlerësohet dhe deklarohet në përputhje me një

nga pikat e mëposhtme:

2.1. një standard ndërkombëtar të përgatitur nga ISO ose IEC,

2.2. një standard rajonal të një zone të tregtisë së lirë,

2.3. një standard kombëtar të Kosovës,

2.4. një standard kombëtar të ndonjë shteti tjetër,

2.5. një skemë e pavarur për certifikimin e produktit të Kosovës ose ndonjë vendi tjetër, duke

përfshirë produktet që janë në përputhshmëri me një vlerësim/miratim teknik ose ekuivalent,

2.6. testet, llogaritjet ose mjetet e tjera me të cilat mund të konstatohet përputhshmëria e produktit,

2.7. përvoja e kaluar, përdorimi i kënaqshëm në një ndërtesë ose punime të tjera të ndërtimit, ku

përvoja e tillë lejon njohjen e përshtatshmërisë së produktit.

Kriteret e përcaktuara përmes Nenit 55 janë mjaft të paqarta dhe vështirë të matshme me kritere

objektive. Për më tepër, nuk përcaktohet asnjë institucion kompetent i cili është përgjegjës për

vlerësimin e përshtatshmërisë së produkteve të tilla, duke përcaktuar vetëm se Ministria përmes

Akteve nënligjore do të bëjë përcaktimin e një institucioni të tillë. E tërë kjo paqartësi dhe mos-

përcaktim i institucioneve kompetente, është në kundërshtim me Rregulloren e BE-së për Produkte

Ndërtimore dhe me metodologjinë dhe parimet në të cilat është ndërtuar Projekt - Ligji për

Produkte Ndërtimore.

Si i tillë, Kapitulli IX për mënyrë alternative të vendosjes së produkteve në treg krijon paqartësi

juridike, paqartësi institucionale për organet kompetente, dhe mund të jetë e dëmshme për

kompanitë dhe produktet të cilat vendosin për certifikim me shenjën e konformitetit të Kosovës apo

shenjën CE, të cilat janë procedura komplekse dhe rigoroze.

Rekomandim: Rekomandohet që të zhvillohen dy lloje të kritereve dhe procedurave sipas

Kapitullit IX për Produktet të cilat nuk bartin as shenjën e Konformitetit CE dhe as shenjën

e konformitetit të Kosovës, dhe atë: a) Produktet e prodhuara në Kosovë, dhe b) Produktet e

importuara nga shtete e treta. Për më tepër, duhet të dizajnohet një institucion ose organ

specifik i cili do ketë kompetencë për të përcaktuar nëse një produkt mund të lejohet në

qarkullim dhe përdorim në Kosovë në përputhje me Kapitullin IX.

ii. Projektligji për Produkte Ndërtimore bazohet në numër të madh i akteve nënligjore për

zbatim

Projektligji për Produktet e Ndërtimit varet tërësisht nga aprovimi i një numri të madh të akteve

nënligjore për tu bërë i aplikueshëm dhe i zbatueshëm. Të gjitha kërkesat kyqe të ligjit janë lënë të

përcaktohen përmes akteve nënligjore, të cilat efektivisht e kanë bërë të pamundur zbatimin e ligjit

në formën aktuale pa aprovimin e akteve nënligjore të përcaktuara.

Page 15: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

14

Në këtë mënyrë, janë më shumë se pesëmbëdhjetë (15) fusha kyqe që duhet të rregullohen me akte

nënligjore, duke përfshirë: Pikat e Kontaktiti për produkte ndërtimore, Kërkesat themelore për

punimet e ndërtimit, kushtet për deklarimin e performancës së produktit të ndërtimit, themelimi i

Vlerësimin Teknik Kosovar dhe Trupit për Vlerësim Teknik në Kosovë, Vlerësimi dhe verifikimi i

qëndrueshmërisë së performancës së produkteve të ndërtimit, Sistemet e Vlerësimit të performancës

dhe qëndrueshmërisë, Procedurat e thjeshtuara për Mikro Ndërmarrje, emërim dhe monitorimi për

Trupat e Emëruar nga Ministria, Shfrytëzimi i hapësirave jashtë laboratorit testues nga trupi i

emëruar. Për me tepër, me Nenin 50 dhe 51 Ministria merrë kompetenca të zgjeruara për të

aprovuar akte nënligjore shtesë sipas nevojës.

Përderisa nuk është kontestuese që disa prej fushave janë me përmbajtje tërësisht teknike që është e

nevojshme të adresohen përmes Akteve Nënligjore, shumë fusha tjera ka mundësi dhe duhet të

adresohen përmes vetë Projekt Ligjit Aktual.

Sistemi i propozuar i zgjidhjeve të detajuara përmes akteve nënligjore rrezikon të sjellë vonesa të

mëdha në zbatimin e ligjit, dhe situatë të mos-përputhjes në mes të teksteve ligjore dhe akteve

nënligjore të cilat lënë hapësirë të madhe të funksionimit, të cilat edhe kanë qenë arsye e dështimit të

zbatimit LIGJI Nr. 04/L-181 PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT i vitit 2013.

Rekomandim: Projekt Ligji për Produkte të Ndërtimit duhet të rishikohet dhe fushat kyqe

të cilat aktualisht parashikohet të zgjidhen përmes akteve nënligjore duhet të adresohen

përmes tekstit të projekt-ligjit dhe duke kalkuluar edhe ndikimin buxhetor.

iii. Projektligj për Ndërtim nuk ka një analizë të mirëfilltë financiare mbi kostot për zbatimin

e ligjit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale

Për realizimin e qëllimeve të Projekt Ligjit për Produkte Ndërtimore, dhe sigurimit të zbatimit të të

njejtit, është parashikuar edhe ngritja e një Strukture komplekse të institucioneve dhe trupave

implementues. Për më tepër, edhe vetë Projekt Ligji për Produkte është kompleks dhe kërkon

ekspertizë të lartë në cështjet në Standardizimit dhe Harmonizimin e Standardeve Teknike të cilat i

adreson.

Ndër të tjera, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në cilësinë e Autoritetit Emërues, do të bëjë

përcaktimin e Trupave të pavarur të tretë në procesin e Vlerësimit dhe verifikimit të

qëndrueshmërisë së performancës të produkteve të ndërtimit dhe gjithashtu të krijojë një institucion

si “Pikë Kontakti”, dhe i cili do jetë përgjegjës për të ofruar informata për autoritetet e shteteve tjera

dhe operatoirët ekonomik në lidhje me fusha si: rregulla teknike, kontakte, mjete juridike,dhe të

gjitha informacionet tjera në lidhje me produktet e ndërtimit.

Page 16: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

15

Përderisa këto dhe institucione tjera janë të parashikuara me Projekt Ligjin për Produktet Nërtimore,

Deklarata për vlerësimin e ndikimit financiar nuk ka parashikuar kosto as për stafin shtesë, dhe as

për aktivitetit e përcaktuara me ligj.

Si shembull, aktiviteti kryesor dhe më me rëndësi për zbatimin e Projekt Ligjit për Produkte

Ndërtimore në Praktikë do të jetë përvetësimi i Standardet e Harmonizuara Evropiane dhe

Vlerësimin Teknik Evropian si Standarde të Harmonizuara të Kosovës dhe Vlerësimi Teknik i

Kosovës. Në anën tjetër, asnjë ndarje buxhetore nuk është bërë në këtë drejtim. Në mungesë

tëHarmonizimit të Standardeve të Kosovës me ato të Bashkimit Evropian, i tërë ligji rrezikon të

dështojë.

Rekomandimi: Rishikimi i Deklaratës së Vlerësimit e ndikimit Financiar dhe rishikimi

buxhetor për alokimin e mjeteve të nevojshme për zbatimin e ligjit, duke përfshirë

strukturën e re institucionale dhe aktivitetet e përvetësimit të Standardeve të Harmonizuara

Evropiane.

iv. Barazvlerësimi i kërkesave për shenjën e konformitetit CE me shenjën e konformitetit të

Kosovës mund të jetë problematik në implementime Projekt Ligjit brenda afateve ligjore

Shenja e Konformitetit të Kosovës i nënshtrohet të njejtave standarde ligjore, kërkesave dhe

specifikave sikurse shenja e Konformitetit CE e Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë, për lëshimin e

shenjës së konformitetit të Kosovës kërkohet të dëshmohet përputhshmëria me Standardet

Kosovare të Harmonizuara apo me Dokument të Vlerësimit të Kosovës bazuar në Vlerësimin

Veknik Kosovar, dhe në rast se këto mungojnë me standardet Evorpiane të Hamronizuara apo

Standarde Teknike Evropiane.

Këtu janë dy probleme praktike të implementimit, egzistimi i kapaciteteve të mjaftueshme humane

dhe profesionale për adoptimin e standardeve të tilla, dhe afati kohor i nevojshëm për arritjen e

qëllimeve të tilla. Mungesa e kapacitetetve të operatorëve ekonomik në Kosovë në lidhje me

përputhshmërinë me këto standarde, duke përfshirë sidomos prodhuesit, dhe mungesa e e

kapaciteteve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për të menaxhuar një proces kompleks të

monitorimit të shenjave të konformitetit të Kosovës,

Në anën tjetër, Neni 63 i Projekt Ligjit për Produktet e NDërtimit parasheh se Ligji hyn në fuqi për

një periudhë prej 90 ditëve prej ditës së Miratimit.

Një obligim i tillë substancial për Harmonizimin e Standardeve dhe të Dokumenteve të Vlerësimit

Teknik, mund të ndikojnë në dështimin e zbatimit të ligjit.

Page 17: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

16

Rekomandim: Kapitulli II dhe IV të cilët parashikojnë standarde të njejta ligjore për

lëshimin e shënjës së konformitetit të Kosovës me ato të Bashkimit Evorpian, markimit me

CE, në situatë kur Kosova nuk ka zhvilluar kapacitetet profesionale dhe teknike, e rrezikon

zbatueshmërinë e tërësishme të ligjit. Duhet një analizë më e thellë për afatet kohore dhe

kapacitetet për implementimin e ligjit.

v. Kërkesat themelore për punime të ndërtimit duhet të jenë pjesë e tekstit integral të

projektligjit për produkte ndërtimore

Bazë kryesore për Ligjin për Produktet Ndërtimore dhe hartimin e Specifikimeve Teknike të

Harmonizuara të Kosovës janë Kërkesat Themelore për Punimet e Ndërtimit. Kërkesat Themelore

për Punime të Ndërtimit përcaktojnë kushtet themelore për të gjitha punët ndërtimore, duke

përfshirë kërkesat për rezistencën mekanike dhe stabilitetin, e deri tek konzervimi i energjisë dhe

përdorimi i resurseve natyrale.

Sipas versionit aktual të Nenit 4, Kërkesat Themelore për Punimet e Ndërtimit do të rregullohen

përmes një Akti nënligjor nga ana e Ministrisë dhe atë brenda një periudhe prej 6 (gjashtë muajve).

Rekomandohet që të ndryshohet kjo qasje, dhe Kërkesat Themelore për Punimet e Ndërtimit të jenë

pjesë integrale e ligjit. Në përputhje me Nenin 3 të Rregullores BE për Produktet e Ndërtimit, ato

duhet të jenë pjesë përbërëse e Ligjit, dhe janë bazë kryesore për hartimin e Specifikateve Teknike të

Harmonizuara dhe Standardizimin.

Në përputhje me Rregulloren e BE-së për Produktet e Ndërtimit, parashihen shtatë (7) Kërkesa

Themelore për Punimet e ndërtimit, e të cilat përfshijnë: 1. Rezistenca mekanike dhe stabiliteti 2.

Siguria në rast të zjarrit, 3. Higjiena, shëndeti dhe ambienti, 4. Siguria dhe përdorimi 5. Mbrojtja nga

zhurma 6. Kursimi i energjisë dhe izolimi i nxehtësisë, 7. Përdorimi i qëndrueshëm i materialeve

ndërtimore.

Rekomandimi: Kërkesat Themelore për Punimet e Ndërtimit të jenë pjesë integrale e ligjit, duke

marrë për bazë Aneksin I të Rregullores së BE-së për Produkte të Ndërtimit.

vi. Trupat e Emëruar

Sipas përcaktimeve të Kapitullit VI, Ministria do të bëjë emërimin dhe publikimin e trupave të

emëruar, të cilët do të jenë përgjegjës për në procesin e vlerësimit dhe verifikimit të qëndrueshmërisë

së performancës së produkteve të ndërtimit.

Page 18: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

17

Kjo është pjesa kyqe e cila lidhet me zbatimit e Projekt-Ligjit në Praktikë, andaj kërkohet një trajtim

më i detajuar i institucioneve dhe kompanive të cilat mund të licencohet për të shërbyer si trupa të

emëruar, palë të treta të cilat janë përgjegjëse për qëndrueshmëirnë dhe performancën e produkteve.

B. REKOMANDIMET E DETAJUARA

Pjesa e dytë e rekomandimeve përfshinë rekomandime specifike në lidhje me Projektligjin për

Produkte të Ndërtimit, duke u fokusuar në nene dhe zgjidhje specifike të sygjeruara me ligj. Në këtë

drejtim, rekomandimet specifike janë të ndara në dy pjesë: rekomandimet mbi dispozita në konflikt

të mundshëm me njëra tjetrën, dhe rekomandime për ridraftim të neneve specifike.

Nenet të cilat kërkojnë harmonizim më të lartë mes tyre, përfshijën Nenet në vazhdim:

Neni themelor me të

cilin adresohet

problemi

Neni i cili rregullon të

njejtën fushë

Paqartësia sa i përket

standardit juridik

Zgjidhja e

rekomanduar

Neni 10, para 1

“Përdorimi i shenjës së

konformitetit të

Kosovës mbetet

opcional, përvec nëse

një Vendim i marrë

nga Ministria …. E

bënë të detyrueshëm”

Neni 1.2 dhe Neni 2.2

“Ky ligj përmban tri

mënyra me të cilat

produkti mund të

tregoj

përputhshmërinë me

kërkesat e këtij ligji, si

në vijim: 2.1.

Përdorimi i shenjës

CE; 2.2. Përdorimi i

shenjës së

konformitetit të

Kosovës aplikohet në

rastet kur prodhuesi

përmbush kërkesat për

vendosjen e saj, të

përcaktuara në këtë

ligj, apo shenjën tjetër

ekuivalente të

konformitetit sipas

Neni 10, paragrafi 1

krijon paqartësi

juridike në lidhje me

tërë aplikimin e

Projekt-ligjit për

Produkte Ndërtimit.

Fushëveprimi i ligjit,

neni 1 dhe 2, definojnë

qartë se parakusht për

përdorim në tregun e

Kosovës është një prej

tri opcioneve, ku një

prej opcioneve është

Vendosja e shenjës së

konformitetit të

Kosovës. Në anën

tjetër, Neni 10,

paragrafi 1 krijon

paqartësi për mënyrën

se si lirohet një

Duhet të aplikuar

parimi ligjor se

vendosja e produkteve

ndërtimore në Kosovë

i nënshtrohet njërës

nga tri kushtet bazike,

sikurse parashikohet

me Nenin 1 dhe 2 të

Projekt-Ligjit. Neni 10

duhet të ridraftohet

dhe të përmbajë këtë

zgjidhje.

Page 19: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

18

marrëveshjeve të

ratifikuara

ndërkombëtare; 2.3.

Vendosja në tregun e

Kosovës së

produkteve

ndërtimore duke

zbatuar dispozita tjera

përveç atyre të

kërkuara për shenjën

CE apo shenjën e

konformitetit të

Kosovës

produkt nga obligimi

për vendosjen e

shenjës së

konformitetit të

Kosovës. Gjithashtu,

nuk tregohet asnjë

standard i lirimit nga

kjo përgjegjësi,

sidomos në rastet kur

produktit i mungojnë

edhe dy certifikata

tjera.

Neni 30, paragrafi 1

dhe 2

“Ministria do të jetë

autoriteti emërues

përgjegjës

“Ministria mund të

vendos që vlerësimi

dhe monitorimi (por

jo emërimi) i referuar

nga paragrafi 1 do të

kryhet nga Drejtoria e

Përgjithshme e

Akreditimit”

Neni 30, paragrafi 3

“Nëse Ministria

delegon ose i beson

vlerësimin, emërimin,

ose monitorimit një

një trup që nuk është

entit qeveritar

Në paragrafin 30

krijohet paqartësi

juridike në lidhje me

autoritetin për

emërimin e Trupit të

Emëruar. Përderisa me

paragrafin 1 dhe 2

ndalohet delegimi tek

institucionet tjera,

përmes paragrafit 3 të

njejtit Nen lejohet ky

delelgim.

Kjo krijon paqartësi në

lidhje me një prej

organeve kryesore të

krijuara sipas ligjit,

Trupat e Emëruar.

Duke qenë se Trupat e

Emëruar paraqesin

institucion me rëndësi

në zbatimin e ligjit,

rekomandohet që

autoritet emërues të

jetë vetëm Ministria.

Në rast se vlerësohet dhe vazhdohet me këtë draft ligj, atëher ndryshimet e detajuara për fshijnë

Neni Versioni Aktual Versioni i sygjeruar për

ndryshim

Page 20: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

19

Neni 7 - Përmbajtja e

Deklaratës së Performancës

Përmban në mënyrë të

Detajuar përshkrimin se cfarë

përmban deklarata e

performancës

Në përputhje me

metodologjinë e Rregullores së

BE-së për Produkte të

Ndërtimit, duhet bashkangjitur

forma e caktuar e Deklaratës

Neni 8, paragrafi 5 Deklarata e Performancës

duhet të jetë në gjuhët e

kërkuara nga shteti ku produkti

është vendosur

Kërkesë për Deklaratën e

Performancës duhet të jetë

gjuha shqipe dhe serbe si gjuhë

zyrtare në Kosovë

Neni 9 Përshruan në mënyrë të

detajuar përmbajtjen e CE

shenjës dhe mënyrës së

përdorimit në kuadër të

Bashkimit Evropian.

Mund të thjeshtohet si Nen

dhe të përcaktohet se shenja

CE e lëshuar në përputhje me

Rregulloren Nr. 305/2011 dhe

Rregulloren 765/2008/EC

njihet në mënyrë unilaterale në

Kosovë.

Neni 36, paragrafi 1 … dhe verifikimi i

qëndrueshmërisë së

performancës 1+, 1 dhe 3

Neni duhet sqaruar dhe

riformuluar për të shpejguar se

nivelet e matjes së

qëndrueshmërisë së

performancës 1+, 1 dhe 3 e

kanë bazën në Rregulloren e

BE-së për Produkte të

Ndërtimit.

Neni 47, paragrafi 1

Nëse një shtet tjetër, i cili është

informuar në lidhje me masën

e marrë nga Kosova,

konsideron se masa e tillë është

jo-proporcionale ….. Ai mund

të hyjë në konsultime me

autoritetet e mbikqyrjes së

tregut të Kosovës

Neni 47 duhet të riformulohet,

dhe në përputhje me

strukturën ligjore në fuqi në

Kosovë, e cila nuk është

anëtare e Bashkimit Evorpian,

duhet të kufizojë negocimin

me shtete tjera. Masat juridike

duhet të kufizohen sikurse

parashihen në Procedurën e

Përgjithshme Administrative

dhe Konfliktin Administrativ.

Page 21: Analizë e Projektligjit · Markimi me shenjën CE të konformitetit për produktet ndërtimore ndahet në dy grupe, grupi i parë i përfshinë produktet ndërtimore të cilat janë

20

“Kjo analizë është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra

Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës

(DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.