analizë e shkurtër e drejtësia sot mungesa e ndjekjes

20
1 Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES PENALE TË KOMPANIVE PRIVATE

Upload: others

Post on 03-Oct-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

1

Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot

MUNGESA E NDJEKJES PENALE TË

KOMPANIVE PRIVATE

Page 2: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

2

Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot Mungesa e ndjekjes penale të

kompanive private

Mars 2021

Autor: Drejtësia Sot

Përgatitur nga: *Ronita Halimi

Projekti “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë” financohet nga Ministria

e Punëvë të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Studime Juridike dhe

Politike dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Komonuelthit dhe

Zhvillimit.

*Monitorues në projektin ““Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”

Page 3: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

3

Përmbajtja

Përmbledhje ekzekutive .............................................................................................................................. 4

Hyrje .............................................................................................................................................................. 5

Baza ligjore për përgjegjësinë penale të personave juridik në Kosovë .................................................... 6

Përgjegjësia penale e personave juridik ..................................................................................................... 7

Procedura penale ndaj personit juridik ...................................................................................................... 8

Llojet e sanksioneve dhe masat e sigurisë që mund të shqiptohen ndaj personave juridik .................. 8

Analizë e veçantë e 11 aktakuzave në të cilat nuk janë ndjekur penalisht personat juridik për vepra

penale të ndryshme ................................................................................................................................... 11

Pasojat e mos ndjekjes penale të personave juridik ............................................................................... 15

Përfundime dhe rekomandime ................................................................................................................. 18

Page 4: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

4

Përmbledhje ekzekutive

Drejtësia Sot në mënyrë sistematike monitoron punën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), punën

e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), punën e të gjitha gjykatave dhe prokurorive në Kosovë, me

fokus të veçantë monitorimin e seancave gjyqësore në lëndëte natyrës së korrupsionit, krimit të

organizuar dhe pastrimit të parave.

Përveç kësaj, Drejtësia Sot përmes dokumenteve zyrtare relevante, realizon edhe hulumtime të cilat

pasqyrojnë problemet etrajtimit të këtyre rasteve në sistemin gjyqësor dhe prokurorial dhe mos

zbatueshmërinë e ligjit, ku pastaj për këto çështje ofron rekomandimet përkatëse.

Në këtë drejtim, një ndër problemet që ka identifikuar Drejtësia Sot gjatë monitorimit, është mos

zbatimi i Ligjit për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridik për Vepra Penale (më tutje LPVP), me

rastin e ngritjes së aktakuzave nga institucioni i Prokurorit të Shtetit. Ky ligj është miratuar në vitin

2011 ndërsa ka hyrë në fuqi në vitin 2013, mirëpo edhe pse ekziston ky ligj, Drejtësia Sot ka

identifikuar sisfidë zbatimin e tij në praktikë, pasi Prokurori i Shtetit në shumë raste nuk po e zbaton

të njejtin, më saktësisht nuk po i ndjek penalisht personat juridik për vepra penale.

Përgjegjësia penale e personave juridik është në rritje në të gjithë botën. Sistemet e drejtësisë

penale gjithnjë e më shumë përfshijnë sanksione penale kundër personave juridikë, ndërsa shtetet

që tashmë e kanë të inkorporuar këtë përgjegjësi penale në juridiksionet e tyre, parashikojnë të futin

dispozita të reja ligjore mbi këtë çështje.1 Duke qenë se roli dhe ndikimi i personave juridik nё jetën

shoqërore dhe ekonomike po rritet vazhdimisht, në këtë mënyrë rriten edhe gjasat që veprat penale

të kryhen nga personi përgjegjës i personit juridik, duke realizuar përfitim apo duke shkaktuar dëm

ndaj dikujt, në kuadër të autorizimeve që i kryen për personin juridik. Pra dinamika e zhvillimit të

personave juridik i bën personat përgjegjës që gjatë veprimtarisë së tyre të kryejnë edhe vepra

penale.

Në këtë hulumtim, Drejtësia Sot do të bëjë një vështrim mbi nocionin e personit përgjegjës dhe

personit juridik, konceptin e përgjegjësisë penale për personat juridik, zhvillimin e procedurës penale

të personave juridik sipas legjislacionit të Kosovës, sanksionet dhe masat e sigurisë që mund të

shqiptohen, si dhe aspektin praktik lidhur me ndjekjen penale të tyre. Me theks të veçantë do të

trajtohen të gjeturat nga 11 aktakuza të ngritura nga Prokuroria Speciale në Kosovë dhe Prokuroritë

Themelore (shumë prej tyre për raste të korrupsionit), dështimet e institucionit të Prokurorit të

Shtetit në këto raste, si dhe pasojat e mos ndjekjes penale me kohë të personave juridik.

Në fund të hulumtimit, Drejtësia Sot me qëllim të reagimit institucional ka paraqitur rekomandimet

për Prokurorin e Shtetit dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

1 Dominik Brodowski “Regulating Corporate Criminal Liability” faqe 1, Libri online i qasshëm në linkun:

http://libgen.gs/ads.php?md5=7e970ad86b8bb19c25c179f58c3271eb

Page 5: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

5

Hyrje

Përgjegjësia penale e personave juridik është një reagim ndaj rritjes dhe rëndësisë së tyre,

veçanërisht në fushën ekonomike. Kjo pasi për shkak të shmangies së taksave, shmangies së

zbatimit të ligjit dhe akteve nënligjore, si dhe veprimeve në dëm të interesit publik me qëllim të

përfitimit financiar, rrjedhimisht edhe shtohen gjasat për kriminalitet me origjinë nga personat

juridik.

Në shkencën e së drejtës penale si dhe në legjislacionin penal shtrohet pyetja se a munden

personat juridik të konsiderohen subjekte me përgjegjësi për vepra penale. Për këtë çështje, kanë

qenë të pranishme zgjidhje të ndryshme. Në të drejtën romake njihej parimi “societas delinquere

non potest” (personat juridik nuk mund të jenë subjekte të veprës penale).

Megjithatë më vonë, në periudhën e mesjetës, është njohur mundësia që edhe personat juridik të

konsiderohen subjekte të veprave penale.2

Duhet theksuar se në literaturën juridike ndërkombëtare për përgjegjësinë penale të personave

juridik në vend të termit të përgjithshëm “person juridik”, përdoret termi në kuptim të ngushtë

“korporata”. Trendi aktual, mbarëbotëror i përgjegjësisë penale të korporatave e ka zanafillën në

vendet e së drejtës zakonore (common law) veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi

Gjykata e Lartë në vendimin e saj të vitit 1886 në rastin Santa Clara County v. Railroad Southern

deklaroi se një korporatë mund të trajtohet si një person fizik. Ndërsa, pas 20 viteve, më saktë në

vitin 1909, pas vendimit historik të Gjykatës së Lartë, në rastin Newë York Central v. Hudson River

Railroad Co., lindi koncepti i parimit “societas delinquere potest” (personat juridik mund të jenë

subjekte të veprës penale).3

Në vendet evropiane, për një kohë të gjatë nuk është njohur mundësia ligjore që personi juridik të

përgjigjet penalisht për vepra penale. Megjithatë, që nga viti 19904 pothuajse të gjitha vendet

evropiane kanë përcaktuar në kuadër të legjislacioneve të tyre përgjegjësinë penale për personat

juridik, për veprat penale që kryhen në emër dhe dobi të tyre (Austria, Belgjika, Danimarka, Estonia,

Finlanda, Franca, Irlanda, Italia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania,

Sllovenia, Spanja, dhe Mbretëria e Bashkuar). Ndërsa në disa vende të Evropës (Gjermania, Suedia

dhe Çekia), ende nuk është pranuar përgjegjësia penale e personave juridik. Këto vende për

personat juridik e kanë pranuar vetëm përgjegjësinë administrative dhe jo atë penale.5 Gjithashtu

edhe në vendet e Ballkanit (Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i

Zi, Serbia) personi juridik është përcaktuar si subjekt i përgjegjësisë penale, dhe kjo përgjegjësi

është normuar në Kodet Penale të këtyre vendeve ose me ligj të veçantë.6

2Ismet Salihu “E drejta penale” - Pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2015, faqe 190, 191. 3 Dominik Brodowski “Regulating Corporate Criminal Liability”, faqe 2 Libri online i qasshëm në linkun:

http://libgen.gs/ads.php?md5=7e970ad86b8bb19c25c179f58c3271eb 4 Ismet Salihu “E drejta penale” - Pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2015, faqe 192 5James Gobert & Ana-Maria Pascal “European Developments in Corporate Criminal Liability”, shiko pjesën e

përmbajtjes, libri i qasshëm në linkun:

http://libgen.gs/ads.php?md5=024a4324e19b603ed8ed351e72f96c92 6Avni Puka, Revistë shkencore juridike, Opinio Juris, nr.1/2015 “Pranimi i përgjegjësisë penale në sistemin

“civil law”- Një vështrim i legjislacionit të Kosovës”, faqe 57, i qasshëm në linkun: http://jus.igjk.rks-

Page 6: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

6

Duhet theksuar se obligimi që shtetet në legjislacionet e tyre ta pranojnë konceptin që edhe

personat juridik të konsiderohen subjekt i veprës penale, ka rrjedhur edhe nga konventat

ndërkombëtare në të cilat janë të inkriminuara format e reja të kriminalitetit siç janë: krimi i

organizuar, korrupsioni, larja e parasë, ndotja e mjedisit etj. Konventat e tilla janë: Konventa e

Këshillit të Evropës për larjen e parasë si dhe zbulimin, ngrirjen dhe konfiskimin e fitimit nga vepra

penale (1990) si dhe Konventa më e re - Konventa për larjen e parasë, ngrirjen dhe konfiskimin e

fitimit pasuror të realizuar nga kriminaliteti dhe financimin e terrorizmit (2005), Konventa e Këshillit

të Evropës për parandalimin e korrupsionit (1999) dhe Konventa e Organizatës së Kombeve të

Bashkuar për parandalimin e korrupsionit (2003).7

Baza ligjore për përgjegjësinë penale të personave juridik në Kosovë

Kosova si shumë vende të tjera ka pranuar përgjegjësinë penale të personave juridik duke iu

përgjigjur mekanizmave ndërkombëtar për rregullimin e kësaj fushe. Me pranimin e kësaj

përgjegjësie penale në Kosovë është krijuar vullneti për luftën ndaj kriminalitetit të personave juridik

dhe disiplinimin e tyre.

Përgjegjësia penale e personave juridik në Kosovë për herë të parë është inkorporuar në Kodin e

Përkohshëm Penal të vitit 2003, ku në nenin 106 përcaktohej se: “Veprat penale për të cilat personi

juridik mund të jetë penalisht përgjegjës, përgjegjësia penale e personit juridik, sanksionet penale të

cilat mund të zbatohen ndaj personit juridik dhe dispozitat e posaçme që e rregullojnë procedurën

penale të zbatueshme ndaj personit juridik parashihen veçantë me ligj”.8 Ndërsa në vitin 2011, me

miratimin e ligjit 04/L-030 për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale (më tutje LPVP),

dhe me hyrjen e tij në fuqi në vitin 2013, është bërë rregullimi adekuat ligjor i kësaj fushe.

Ky ligj përmban 34 nene të sistemuara në 5 kapituj. Me këtë ligj rregullohet përgjegjësia e

personave juridik për vepra penale, sanksionet penale të cilat mund të zbatohen ndaj personave

juridik dhe dispozitat e posaçme që e rregullojnë procedurën penale të zbatueshme ndaj personit

juridik.9 Sipas këtij ligji “person përgjegjës” është personi fizik që në kuadër të personit juridik ka

besimin për kryerjen e detyrave të caktuara, ose autorizimin për të vepruar në emër të personit

juridik.10 Ndërsa, “person juridik” është subjekti juridik i vendit apo i huaj, i cili sipas legjislacionit

Kosovar nё fuqi konsiderohet si person juridik.

Definim më specifik të personit juridik jep Ligji Nr.06/L -016 për Shoqëritë Tregtare në Kosovë i cili

përcakton se person juridik është Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar dhe Shoqëria Aksionare, apo

një person tjetër juridik i themeluar sipas ligjeve te aplikueshme.11 Duhet të theksohet që LPVP,

zbatohet vetëm ndaj personave juridik privat dhe jo edhe ndaj personave juridik publik ose ndaj

organizatave të huaja qeveritare, pasi në ligj përcaktohet mbrojtja e tyre nga veprat penale të kryera

gov.net/569/1/PRANIMI%20I%20P%C3%8BRGJEGJ%C3%8BSIS%C3%8B%20PENALE%20T%C3%8B%20PE

RSONAVE%20JURIDIK%C3%8B_shqip.pdf 7Komentari i Kodit Penal të Kosovës, faqe 179, 180 8Shih Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës, viti 2013, neni 106 9Ligji për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale, neni 1 10Ligji për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale, neni 2, par.1 nënpar.1.1 11 Ligji Nr. 06/L -016 për Shoqëritë Tregtare, neni 3 par.1, nënpar.1.18

Page 7: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

7

nga personi përgjegjës. Më saktësisht, mbrojtja e tillë është përcaktuar në paragraf të veçantëtë

këtij ligji ku thuhet se “Republika e Kosovës, organet e administratës shtetërore dhe të

vetëqeverisjes lokale dhe organizatat e huaja qeveritare që veprojnë në Republikën e Kosovës nuk

mund të jenë përgjegjëse për vepër penale, por personi përgjegjës mban përgjegjësi penale”.12

Pra në rast se vepra penale kryhet nga personi përgjegjës i cili punon në institucionet publike ose

nëorganizatat e huaja qeveritare, atëherë përgjegjësia penale bie vetëm mbi personin përgjegjës,

përkatësisht përgjegjësia penale në këtë rast është individuale, dhe jo përgjegjësi penale e

dyfishtëpër institucionin publik apo organizatën e huaj qeveritare.

Përgjegjësia penale e personave juridik

Bazë për përgjegjësinë e personave juridik është gjithmonë vepra penale e personit fizik, i cili veprën

penale e ka kryer në dobi dhe llogari të personit juridik.13

Përgjegjësia e personit juridik bazohet në teorinë e identifikimit (alter ego), teori kjo e cila e pranon

konceptin se vepra e personit përgjegjës (personit fizik) është vepër edhe e personit

juridik.14 Parimisht Kodi Penal i Kosovës, përcakton bazën e përgjegjësisë penale të personit juridik,

të normuar në nenin 37 të Kodit.15Në paragrafin 1 të këtij neni përcaktohet se “personi juridik është

përgjegjës për veprën penale të kryer nga personi përgjegjës, i cili veprën e ka kryer duke vepruar në

emër të personit juridik dhe për dobi apo interesin e tij ose me atë vepër penale është shkaktuar

dëm”.

Ligjdhënësi në Kodin Penal ka rregulluar në mënyrë parimore situatat kur mund të konsiderohet

përgjegjës penalisht personi juridik, ndërsa me ligj të veçantë, përkatësisht me LPVP, përgjegjësia

penale e personit juridik për vepra penale është rregulluar në mënyrë më specifike. Sipas LPVP

“personi juridik është përgjegjës për vepër penale të personit përgjegjës, i cili duke vepruar në emër

të personit juridik në kuadër të autorizimeve ka kryer vepër penale me qëllim që për atë person

juridik të realizoj ndonjë dobi ose ka shkaktuar dëme. Përgjegjësia e personit juridik ekziston edhe

atëherë kur veprimi i atij personi juridik ka qenë në kundërshtim me politikën afariste apo urdhrat e

personit juridik”.16 Nga kjo dispozitë ligjore rezulton se për të ekzistuar baza e përgjegjësisë penale

e personit juridik, duhet të ekzistojnë veprimet/mosveprimet e personit përgjegjës të ndërrmarura në

kuadër të autorizimeve që i kryen për personin juridik, përkatësisht personi juridik të përfitoj dobi

ose me veprimet e personit përgjegjës të shkaktohet dëm i caktuar.

Së këndejmi, ligji parasheh edhe përgjegjësinë penale për tentativën e kryerjes së veprës penale,

duke përcaktuar se “Personi juridik është përgjegjës edhe për vepër penale në tentativë sipas

kushteve nga paragrafi 1. i nenit 5 të këtij ligji, në qoftë se me ligj është paraparë se tentativa është

e dënueshme”.17

12Ligji për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale, neni 4 par.3 13 Ismet Salihu “E drejta penale” - Pjesa e përgjithshme, Prishtinë, faqe 193 14Kaombovski, Komentar, faqe 350 15Shih Kodin Penal të Kosovës nr.04/L-082 (2018), neni 40 si dhe Kodin Penal të Kosovës 06/L-074 (2019),

neni 37. 16 Ligji për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale neni 5, par.1 17 Ligji për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale neni 7 par.1

Page 8: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

8

Procedura penale ndaj personit juridik

Sipas LPVP, “për veprën penale të personit juridik dhe të personit përgjegjës ngritet dhe zbatohet

procedura unike dhe nxirret një aktgjykim”. Në qoftë se për shkaqe ligjore dhe shkaqe tjera nuk

mund të ngritet apo zbatohet procedura penale kundër personit përgjegjës, procedura do të filloj dhe

zbatohet vetëm kundër personit juridik”.18 Kjo do të thotë se ndaj personit përgjegjës dhe personit

juridik, detyrimisht duhet të zhvillohet një procedurë e përbashkët penale dhe duhet të nxjerret një

aktgjykim.

Megjithatë, përjashtimisht është paraparë mundësia ligjore se në rast se personi përgjegjës nuk

mund të ndiqet penalisht p.sh personi përgjegjës mund të jetë në arrati dhe i paarritshëm për

organet e drejtësisë, mund të ketë vdekur, ose për shkaqe tjera ligjore nuk mund të zbatohet

procedura penale ndaj tij, atëherë procedura penale zbatohet vetëm kundër personit juridik. Sipas

kësaj, pamundësia e ndjekjes penale ose zbatimit të procedurës penale ndaj personit përgjegjës të

personit juridik, nuk e amniston personin juridik nga vepra penale pasi procedura penale mund të

zhvillohet edhe ndaj personit juridik si subjekt i vetëm.

Si çështje procedurale, Kodi i Procedurës Penale ka rregulluar edhe kundërshtimin dhe ekzekutimin

e aktgjykimit kundër personave juridik. Më saktë, në nenin 373 është përcaktuar se “Investitorët,

aksionarët apo kreditorët e personit juridik nuk mund të kundërshtojnë aktgjykimet dhe ekzekutimin

e tyre kundër personit juridik, përveç nëse personi i tillë është përfaqësues i personit juridik të

pandehur nga neni 20 i Ligjit për Përgjegjësinë e Personave Juridik për Vepra Penale, Ligji nr. 04/L-

030 ose ligji pauses”.19 Sipas këtij neni investitorëve, aksionarëve apo kreditorëve të personit

juridik, nuk u njihet e drejta në kundërshtimin e aktgjykimit ose ekzekutimit të tij kundër personit

juridik, përveç nëse personi i tillë është përfaqësues i personit juridik të pandehur.

Llojet e sanksioneve dhe masat e sigurisë që mund të shqiptohen ndaj

personave juridik

LPVP, ka paraparë edhe mundësinë e shqiptimit të sanksioneve për personat juridik dhe masave të

sigurisë. Kështu, për vepra penale për të cilat janë përgjegjës personat juridik mund të caktohen

këto llojeve të sanksioneve: dënimet, dënimet me kusht dhe masat e sigurisë.

Sa i përket dënimi me gjobë, ligji ka paraparë edhe klasifikimin e llojeve të dënimit për personat

juridik, e të cilat janë: dënimi me gjobë dhe pushimi i personit juridik. Për veprat penale të personave

juridik dënimi i paraparë me gjobë nuk mund të jetë më i vogël se njëmijë (1.000) Euro dhe më i

lartë se njëqindmijë (100.000) Euro. Kur kemi parasysh se për nga natyra e tij, dënimi me gjobë

është më i përshtatshëm për personat juridik, Drejtësia Sot konsideron se maksimumi i paraparë në

LPVP për këtë lloj të dënimit në Kosovë (100.000 euro) është shume i ulët për personin juridik.

Madje kjo dispozitë ligjore nuk ka marrë në konsideratë edhe përcaktimin e Kodit Penal të Kosovës, i

cili për vepra penale të personave fizikë që kryhen në lidhje me terrorizmin, trafikimin me njerëz,

krim të organizuar ose veprat penale të kryera me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, përcakton

se dënimi me gjobë mund të jetë deri në pesëqind mijë (500.000) euro (neni 43 i KPRK-së).

18Ligji për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale, neni 18, par.1 dhe par.2 19 Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës nr.04/L-123, neni 373

Page 9: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

9

Lidhur me lartësinë maksimale të dënimit me gjobë, Drejtësia Sot ka identifikuar se nuk ekziston

harmonizim mes Ligjit për përgjegjësinë penale të personave juridik për vepra penale (LPVP) dhe

Kodit Penal të Kosovës (KPRK). Kjo ngase LPVP ka paraparë se dënimi me gjobë për personin juridik

nuk mund të jetë më i lartë se 100.000 euro, ndërsa në Kodin Penal në nenin 164 ku është

sistemuar vepra penale “kontrabandimi me migrantë”, në paragrafin 10 nën.paragrafin 10.4 të këtij

neni është përcaktuar se “nëse vepra është kryer nga personi juridik, do të dënohet me gjobë deri në

pesëqind mijë euro (500.000)”.

Në anën tjetër, në LPVP në nenin 3 ku flitet për zbatimin e legjislacionit penal është përcaktuar se

“Në qoftë se me këtë ligj nuk është paraparë ndryshe, ndaj personave juridik aplikohen dispozitat e

Kodit Penal të Kosovës dhe të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës”. Kjo do të thotë se ndaj

personave juridik aplikohet rregulla e vjetër latine “Lex specialis derogat legi generali”. Në thelb kjo

rregull do të thotë që normat juridike specifike (LPVP) do të mbizotërojnë mbi normat juridike të

përgjithshme (KPRK). Për më tepër, nëse mirret parasysh kryerja e veprave penale nga personat

juridik nga kryerja e të cilave realizohet dobi pasurore ose shkaktim i dëmit, rezulton se përcaktimi i

dënimit me gjobë në Kosovë (me LPVP deri në 100.000 Euro) përveçse tregon një mungesë të

harmonizimit me dispozitat ligjore nga KPRK, gjithashtu tregon se një përcaktim i tillë nuk është

llogaritur mirë nga ligjdhënësi.

LPVP ka paraparë edhe dënimin me pushim të veprimtarisë së personit juridik, i cili mund të

shqiptohet nëse personi juridik është themeluar me qëllim të kryerjes së veprave penale apo

veprimtarinë e ka shfrytëzuar kryesisht për kryerjen e veprave penale. Ky lloj dënimi mund të

krahasohet me dënimin me vdekje që shqiptohet ndaj personit fizik, do të thotë konsiderohet si

dënimi më i ashpër që mund të shqiptohet ndaj personit juridik. Megjithatë, LPVP ka paraparë një

përjashtim sa i përket personave juridik ndaj të cilëve ky sanksion penal nuk mund të shqiptohet,

duke përcaktuar se dënimi i pushimit të personit juridik nuk mund t’i shqiptohet njësive të

vetëqeverisjes lokale dhe partive politike.

Në këtë drejtim, Drejtësia Sot ka identifikuar se ky përjashtim për njësitë e vetëqeverisjes lokale

(komunat) është kontravers me nenin 4 par.3 të këtij ligji, për arsye se sipas këtij neni organet e

vetëqeverisjes lokale nuk kanë përgjegjësi penale për vepra penale.20 Kjo për faktin se nuk ka

mundësi ligjore që ndaj një organi që nuk mund të jetë subjekt i procedurës penale të shqiptohet

ndonjë sanksion i paraparë me këtë ligj.

Tutje LPVP, ka paraparë edhe mundësinë e shqiptimit të dënimit me kusht për personin juridik.

Sipas nenit 12 paragrafi 2 të këtij ligji “Me dënimin me kusht gjykata mund t’i përcaktojë personit

juridik dënimin deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, por që ajo të mos ekzekutohet në qoftë se

personi juridik i dënuar për kohën në të cilën e cakton gjykata, e që nuk mund të jetë më e shkurtër

se një dhe as më e gjatë se dy (2) vjet (koha e verifikimit), nuk kryen ndonjë vepër të re penale që ka

elementet e veprës penale në kuptim të nenit 5 të këtij ligji”. Nga kjo dispozitë ligjore rezulton se

shqiptimi i dënimit me kusht për personin juridik ka paksa ngjashmëri me shqiptimin e këtij lloji të

dënimit ndaj personit fizik. Kjo ngase për personin fizik, sipas nenit 48 paragrafi 2 të Kodit Penal

(2018) përcaktohet se “Me dënimin me kusht, gjykata ia cakton kryesit të veprës penale dënimin

dhe në të njëjtën kohë urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse personi i dënuar nuk kryen

20 Shih Ligji për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale neni 4 par.3

Page 10: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

10

vepër tjetër penale për kohën e verifikimit të cilën e cakton gjykata. Koha e verifikimit nuk mund të

jetë më e shkurtër se një (1) vit dhe as më e gjatë se pesë (5) vjet”.

Ngjashmëria lidhur me shqiptimin e dënimit me kusht ndaj personit fizik dhe juridik, konsiston në

përcaktimin e kushtit të përbashkët që në të ardhmen të mos kryejnë vepra penale tjera, ndërsa

dallimi paraqitet në periudhën e verifikimit dhe përcaktimit të lartësisë së dënimit me gjobë. Kjo

ngase periudha verifikuese për personin fizik është deri në 5 vite, ndërsa për personin juridik deri në

2 vite. Në kuptim të shqiptimit të dënimit me kusht, në LPVP është përcaktuar lartësia maksimale e

dënimit me gjobë për personin juridik (deri në pesëdhjetë mijë (50.000) Euro), ndërsa për personin

fizik në Kodin Penal, nuk është përcaktuar maksimumi i veçantë i lartësisë së dënimit me gjobë.

LPVP ka paraparë edhe masat e sigurisë që mund të shqiptohen ndaj personit juridik e të cilat janë:

ndalimi i kryerjes së veprimtarive dhe punëve të caktuara, marrja e sendit, konfiskimi i dobisë

pasurore, dhe shpallja publikisht e aktgjykimit.21

LPVP po ashtu rregullon edhe matjen e dënimit me gjobë ku përcaktohet se “Gjykata do t’ia matë

dënimin me gjobë personit juridik brenda kufijve të parashikuar me ligj për atë vepër, duke marrë

parasysh të gjitha rrethanat që ndikojnë që dënimi të jetë më i madh ose më i vogël (rrethanat

rënduese dhe lehtësuese), e sidomos: matjen e veprës penale të kryer, pasojat që kanë lindur ose

që kanë mundur të lindin, rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, fuqinë ekonomike dhe

madhësinë e personit juridik, pozitën dhe numrin e personave përgjegjës në personin juridik të cilët

kanë kryer vepër penale, sjellja e personit juridik pas kryerjes së veprës penale, masat të cilat i ka

ndërmarr personi juridik me qëllim të pengimit dhe zbulimit të veprës penal, raporti ndaj viktimës së

veprës penale dhe sjellja e personit juridik ndaj veprës së kryer penale, duke përfshirë dhe pranimin

e përgjegjësisë për veprën e kryer penale”.22

Pra, thënë në përgjithësi ky rregullim ligjor ka paraparë një gamë të gjerë të sanksioneve penale për

personat juridik që janë kryerës të veprave penale, por fatkeqësisht këto sanksione pothuajse fare

nuk gjejnë zbatim në praktikë. E gjithë kjo për faktin se ndjekja penale ndaj tyre nga ana e

prokurorisë, është në minimumin e mundshëm për të mos thënë joekzistuese, e që rrjedhimisht e

bën edhe të pamundur shqiptimin e këtyre sanksioneve.

Për të pasur më të qartë situatën aktuale në praktikën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, Drejtësia

Sot në kapitullin e mëposhtëm do të paraqes disa raste ku Prokurori i Shtetit nuk ka ndërmarrë

asnjë veprim hetimor, përkundër bazës ligjore të bollshme për zhvillimin e hetimit dhe ngritjen e

aktakuzave.

21Ligji për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale, neni 13 par.1 22 Ligji për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale nenet 8, 9, 10.

Page 11: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

11

Analizë e veçantë e 11 aktakuzave në të cilat nuk janë ndjekur penalisht

personat juridik për vepra penale të ndryshme

1. Prokuroria Speciale e Kosovës, aktakuza PPS.nr.26/19

Veprat penale: “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal”, lidhur me veprat penale “kontrabandim

i mallrave”, “tregti e ndaluar” dhe “shmangie nga tatimi”.

I akuzuari R.B., me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurave nga qarkullimi i tij,

akuzohet për veprën penale “Shmangia nga Tatimi”.

Përshkrimi i aktakuzës, dispozitivi IX, X:

I akuzuari R.B., në cilësinë e drejtorit me 50% të aksioneve në subjektin ekonomik “Hart Point. R.H”,

ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 8,417.61 euro.

Po ashtu, sipas dispozitivit X të kësaj aktakuze, i akuzuari R.B., akuzohet se në cilësi të drejtorit me

50 % të aksioneve të subjektit ekonomik “Hart Point” sh.p.k, ka shmangur pagesën e obligimeve

doganore-tatimit, ku në total vlera e shmangies nga detyrimet doganore arrin në shumën prej

118,124,95 euro.

Dështimi i Prokurorisë Speciale: Në këtë aktakuzë Prokuroria Speciale ka akuzuar vetëm personin

përgjegjës të personit juridik (pronarin e kompanisë private), por jo edhe kompaninë private “Hart

Point” Shpk, si person juridik me përgjegjësi penale. Në këtë rast Prokuroria Speciale nuk ka

përmbushur detyrat zyrtare pasi nuk e ka ndjekur penalisht edhe personin juridik në këtë çështje

penale.

2. Prokuroria Speciale e Kosovës, aktakuza PPS.nr.25/14

Veprat penale: “keqpërdorim ipozitës apo autoritetit zyrtar”, “falsifikim i dokumenteve”, “mbajtja në

pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve”.

Përshkrimi i aktakuzës, dispozitivi IV: I akuzuari Q.P., pronar i kompanisë “Pozhegu Brothers”,

akuzohet për falsifikim të dokumenteve, pasi që pretendohet se ka ndryshuar lejen e ndërtimit me

qëllim të shfrytëzimit si dokument origjinal.

Dështimi i Prokurorisë Speciale: Në këtë aktakuzë Prokuroria Speciale ka akuzuar vetëm Q.P., si

person përgjegjës të personit juridik (pronar), por jo edhe personin juridik saktësisht kompaninë

“Pozhegu Brothers”. Personi përgjegjës me kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumenteve” ka

përmbushur bazën e përgjegjësisë penale të personit juridik, pasi me paraqitjen e dokumentit të

falsifikuar (lejen e ndërtimit) ka realizuar dobi duke e paraqitur si dokument origjinal.

Page 12: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

12

3. Prokuroria Themelore në Prizren, aktakuza PP.nr.207/12

Vepra penale: “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Përshkrimi i aktakuzës: I akuzuari F.G., si drejtor i mini fabrikës “Anthea”, me qëllim të përfitimit të

dobisë pasurore për vete dhe shkaktimit të dëmit bashkë investitorëve italian Michaela Luvale dhe

Peteno Roger, nga depoja e fabrikës largon mallin e prodhuar- maskat për karnavale.

Me këto veprime, i akuzuari i ka sjellur vetes përfitim të kundërligjshëm në vlerë 14,319.16 euro,

ndërsa të dëmtuarve dëm në këtë vlerë.

Dështimi i Prokurorisë: Në këtë aktakuzë Prokuroria Themelore në Prizren ka akuzuar vetëm F.G., si

person përgjegjës të personit juridik (drejtor i mini fabrikës), por jo edhe personin juridik përkatësisht

kompaninë private “Anthea” Shpk. Personi përgjegjës me kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i

pozitës apo autoritetit zyrtar” ka përmbushur bazën e përgjegjësisë penale të personit juridik, pasi

në cilësinë e personit përgjegjës, ka përfituar dobi pasurore në shumën 14,319.16 euro, dhe

njëkohësisht në të njejtën shumë ka shkaktuar dëm ndaj investitorëve italian.

4. Prokuroria Themelore në Pejë, aktakuza PP/I.nr.108/2018

Veprat penale: “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”dhe “mashtrimi”

Përshkrimi i aktakuzës, dispozitivi III: I pandehuri I.K, akuzohet se ka kryer veprën penale të

mashtrimit ashtu që si pronar i firmës “Green Construcion-Shpk”, ka paraqitur fakte të rreme me

qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore. Sipas aktakuzës, pasi i pandehuri I.K.,

kishte fituar tenderin nga Komuna e Pejës, ai nuk i përmbahet kushteve të tenderit dhe me këtë

veprim i ka shkaktuar dëm Komunës së Pejës në shumën prej 9 mijë e 929.41 euro.

Dështimi i Prokurorisë: Në këtë aktakuzë Prokuroria Themelore në Pejë ka akuzuar vetëm I.K., si

person përgjegjës të personit juridik, por jo edhe personin juridik përkatësisht kompaninë “Green

Construcion-Shpk”. Personi përgjegjës me kryerjen e veprës penale “mashtrimi” ka përmbushur

bazën e përgjegjësisë penale të personit juridik, pasi me kryerjen e kësaj vepre penale ka shkaktuar

dëm material ndaj Komunës së Pejës, në shumën prej 9 mijë e 929.41 euro.

5. Prokuroria Themelore në Gjilan, aktakuza PP.I.nr.104/17

Veprat penale: “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje” dhe “mashtrim në

detyrë”

Përshkrimi i aktakuzës, dispozitivi II: I akuzuari S.M., në cilësinë e pronarit të kompanisë “Ylli Dekor”,

kishte bërë prezantim të rremë duke përpiluar fatura fiktive, njërën në shumë prej 50.000.00 euro,

njërën 53.328.00 euro, njërën në shumën prej 48.814.00 euro, njërën në shumën prej 6.526.00

euro, si dhe shumën prej 11.010.00 euro. Ndërsa, prej këtyre shumave, 66.350.00 euro i kishte

marrë kinse i ka kryer punimet, mirëpo i njëjti i kishte faturuar pa përfunduar punimet, duke i

shkaktuar Komunës së Vitisë, dëm material në shumën prej 5,011.23 euro.

Dështimi i Prokurorisë: Në këtë aktakuzë Prokuroria Themelore në Gjilan ka akuzuar vetëm S.M., si

person përgjegjës të personit juridik, por joedhe personin juridik përkatësisht kompaninë “Ylli

Dekor”. Personi përgjegjës me kryerjen e veprës penale “mashtrim në detyrë”, ka përmbushur bazën

e përgjegjësisë penale të personit juridik, pasi për personin juridik ka realizuar dobi pasurore në

Page 13: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

13

shumën 66.350.00 euro, dhe njëkohësisht ka shkaktuar dëm material ndaj Komunës së Vitisë, në

shumën prej 5,011.23 euro.

6. Prokuroria Themelore në Gjilan, aktakuza PP.II.nr.346/19

Veprat penale: “rrezikimi i trafikut publik”, dhe “mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”

Përshkrimi i aktakuzës, dispozitivi II: I akuzuari V.T., si person përgjegjës i kompanisë “V.... GROUP”,

Sh.p.k.–Prishtinë, nga neglizhenca për mbikëqyrje të detyruar ka lejuar të dalë në qarkullim, në rrugë

publike regjionale, vozitësin e tij, tani të pandehurin e parë M.A, me automjetin transportues të

markës Scania, i cili ka qenë i paregjistruar dhe teknikisht i parregulluar, si pasojë e kësaj nga

lëshimet e lartpërmendura të të akuzuarit, shkaktohet aksident trafiku me pasoja ashtu si edhe janë

të përshkruara në dispozitivin nën I të kësaj aktakuze.

Dështimi i prokurorisë: Në këtë aktakuzë Prokuroria Themelore në Gjilan ka akuzuar vetëm V.T., si

person përgjegjës të personit juridik (menaxher), por jo edhe personin juridik përkatësisht

kompaninë “V...GROUP”. Personi përgjegjës me kryerjen e veprës penale “mbikëqyrja e

pandërgjegjshme e trafikut publik” ka përmbushur bazën e përgjegjësisë penale të personit juridik,

pasi në cilësinë e personit përgjegjës, nga neglizhenca e tij është shkaktuar aksident me pasoja të

mëdha në njerëz, sende dhe objekte.

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, aktakuza PP.II.nr.1552/2016

Vepra penale: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin

e punës”

Përshkrimi i aktakuzës: I akuzuari F.H në cilësinë e drejtorit të kompanisë “L. P.” Sh.P.K, në objektin

ndërtimor LP-..., ku kjo kompani ishte punëkryes dhe investitor, nuk ka vendosur pajisjet për mbrojtje

dhe nuk ka vepruar sipas rregullave teknike mbi masat mbrojtëse të sigurisë dhe shëndetit në punë

sipasdispozitave të Ligjit nr.04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Sipas aktakuzës, i

dëmtuari Z.R ka qenë në katin e V-të duke pritur karrocën, për ta zbrazur materialin dhe për një

moment vinçi shkon lartë, ndërsa i dëmtuari pa qenë i lidhur fare me rrip sigurie, bie poshtë në

hapsirën e ashensorit 15.90 metra, me ç’rast e humb një gjymtyrë të trupit duke i’u këputur këmba

e majtë nën gju.

Dështimi i prokurorisë: Në këtë aktakuzë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka akuzuar vetëm F.H.,

si person përgjegjës të personit juridik (drejtor), por jo edhe personin juridik përkatësisht kompaninë

“L. P.” Sh.P.K. Personi përgjegjës me kryerjen e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e

pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, ka përmbushur bazën e

përgjegjësisë penale të personit juridik, pasi në cilësinë e personit përgjegjës, nga neglizhenca e tij,

është shkaktuar dëm me pasoja të përhershme për shëndetin e të dëmtuarit Z.R.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj, aktakuza PP.nr. 162/05

Vepra penale: “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”

Përshkrimi i aktakuzës: I akuzuari Z.B., në hapësirën e kompanisë “Unio Comerce Shpk” pompë e

derivateve, pronë e të akuzuarit Z.B., i cili duke mos i mirëmbajtur në gjendje të rregullt, sipas

rregullave teknike mbi masat mbrojtëse, rezervuaret e pompës së benzinës së lartëcëkur, ashtu që

duke mos e mbyll me dry shaktin e rezervuarëve, nëpërmjet të cilit tani të ndjerit A.B., dhe S.V., kanë

Page 14: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

14

hyrë që t’i pastrojnë këto rezervuare, ka ardhur edhe deri te eksplodimi i njërit nga rezervuarët e

pompës dhe nga i cili eksplodim kanë humbur jetën tani të ndjerit e lartëcekur, të cilët kanë qenë

punëtorë të kësaj kompanie.

Dështimi i Prokurorisë: Në këtë aktakuzë Prokuroria Themelore në Ferizaj ka akuzuar vetëm Z.B., si

person përgjegjës të personit juridik (pronar), por jo edhe personin juridik përkatësisht kompaninë

“Unio Comerce Shpk”. Personi përgjegjës me kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të

përgjithshëm” ka përmbushur bazën e përgjegjësisë penale të personit juridik, pasi në cilësinë e

personit përgjegjës, nga neglizhenca e tij kanë humbur jetën dy persona.

9. Prokuroria Themelore në Prishtinë, aktakuza PP.I.nr.74/2016

Vepra penale: “konflikt i interesit”

Përshkrimi i aktakuzës: E akuzuara E.N.,në cilësinë e personit zyrtar-Sekretare e përgjithshme e MTI-

së, me datën 02.06.2014, duke vepruar në kundërshtim dispozitat e nenit 6 dhe 11 të Ligjit Nr.

04/L-051, ka marrë Vendimin nr. 02 ref. 149, me të cilin mjetet financiare në vlerë të përgjithshme

prej 20.000,00 euro ndahen për mbështetje financiare OJQ-së “J.I.C.” në të cilën OJQ ka qenë

Drejtore e Bordit.

Dështimi i Prokurorisë: Në këtë aktakuzë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka akuzuar vetëm E.N.,

si person zyrtar dhe si person përgjegjës të personit juridik (drejtore e bordit të OJQ “JIC”), ndërsa

nuk e ka akuzuar edhe personin juridik përkatësisht organizatën joqeveritare “J.I.C”. Personi

përgjegjës me kryerjen e veprës penale “konflikt i interesit” ka përmbushur bazën e përgjegjësisë

penale të personit juridik, pasi ka përfituar për personin juridik dobi pasurore në shumën 20.000.00

euro.

10. Prokuroria Themelore në Prishtinë, aktakuza PP.nr. 95-7/2012

Vepra penale: “mashtrim në detyrë”

Përshkrimi i aktakuzës: I akuzuari F.F., si person përgjegjës, pronar i kompanisë Sh.p.k.“C. P.”, me

qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka prezantuar në MKRS llogari të

rreme si shpenzime për xhirimin e filmit “P. C.”, që kurrë nuk është realizuar, ashtu që ka lidhur

kontratë per subvencionimin e filmit te metrazhit të gjatë, ne shumë prej 220.000 euro dhe nga

buxheti i MKRS me datë 19.04.2006, i janë paguar 90.000 euro, si dhe me datën 20.04.2006, i

janë paguar 98.000 euro, duke përfituar shumen e te hollave prej 188.000 euro, për xhirimin e filmit

te lartshënuar, i cili nuk eshte realizuar.

Dështimi i Prokurorisë: Në këtë aktakuzë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka akuzuar vetëm F.F.,

si person përgjegjës të personit juridik (pronar), por jo edhe personin juridik përkatësisht kompaninë

Sh.p.k.“C. P.”. Personi përgjegjës me kryerjen e veprës penale “mashtrim në detyrë” ka përmbushur

bazën e përgjegjësisë penale të personit juridik, pasi në cilësinë e personit përgjegjës, ka përfituar

dobi pasurore në shumën 188.000 euro, dhe njëkohësisht në këtë shumë e ka dëmtuar buxhetin e

Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Page 15: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

15

11. Prokuroria Themelore në Prishtinë, aktakuza PP.nr.677-3/2012

Vepra penale: “mashtrim në detyrë”

Përshkrimi i aktakuzës: I pandehuri F.Xh., person përgjegjës – menaxher i kontraktimeve në

kompaninë private “…” SH.P.K. nga F. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore

për kompaninë “…” në tenderin për “Furnizim me karburant” për Policinë e Kosovës, ku si kriter

kryesor për vlerësim të këtij tenderi ka qenë çmimi më i ulët i ofruar, ka prezentuar ofertën e rreme

me 0.00 premium, në bazë së cilës ofertë kjo kompani është shpallur fituese e tenderit, mirëpo me

rastin e llogaritjes së pagesës së shërbimeve në fatura të prezantuara e ka kalkuluar çmimin e

transportit mbi vlerën e tregut në shumë prej 0.0855 € / cent për litër, dhe në këtë mënyrë, ka

realizuar përfitim material kundërligjor në shumë prej 153.917,41 euro në dëm të buxhetit të

Policisë së Kosovës.

Dështimi i Prokurorisë: Në këtë aktakuzë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka akuzuar vetëm F.Xh.,

si person përgjegjës të personit juridik (menaxher i kontraktimeve), por jo edhe personin juridik

përkatësisht kompaninë private të themeluar si Shpk. Personi përgjegjës me kryerjen e veprës

penale “mashtrimi në detyrë” ka përmbushur bazën e përgjegjësisë penale të personit juridik, pasi

në cilësinë e personit përgjegjës, ka përfituar dobi pasurore në shumën 153.917,41 euro, dhe

njëkohësisht në këtë shumë e ka dëmtuar buxhetin e Policisë së Kosovës.

Pasojat e mos ndjekjes penale të personave juridik

Përgjegjësia e Prokurorit të Shtetit si institucion për ndjekjen penale të personave që kryejnë vepra

penale, derivon nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji për Prokurorin e Shtetit.

Sipas nenit 109 par.1 të Kushtetutës së Kosovës përcaktohet se “Prokurori i Shtetit është institucion

i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të akuzuar për ndonjë vepër

penale ose për ndonjë vepër tjetër, sikurse është rregulluar me ligj”. Ndërsa, sipas nenit 4 par.2 të

Ligjit për Prokurorin e Shtetit përcaktohet se “Një prokuror i shtetit i emëruar sipas rregullave është i

autorizuar të iniciojë hetime penale, të paraqesë aktakuzën apo propozim akuzën, të zhvillojë

ndjekjen penale apo të kryejë detyra apo funksione të tjera prokuroriale që janë në përputhje me

Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e zbatueshme.”

Ndër kompetencat e Prokurorit të Shtetit sipas këtij ligji përcaktohen edhe në nenin 7 par.1 nën

par.1.6, ku thuhet se detyrat dhe kompetencat e prokurorëve të shtetit përfshijnë: “ndërmarrjen e

veprimeve të nevojshme juridike për zbulimin e veprave penale dhe të autorëve të krimit si dhe

hetimin dhe ndjekjen me kohë të veprave penale”. Nga kjo del se përgjegjësia institucionale e

prokurorisë në ndjekjen e kryerësve të veprave penale, ka mbështetje në Kushtetutën e Republikës

së Kosovës dhe në Ligjin e Prokurorit të Shtetit, dhe mos respektimi i tyre nënkupton edhe shkelje të

kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi.

Në aktakuzat e analizuara të përshkruara më lartë, rezulton se personat juridik janë amnistuar në

tërësi nga ndjekja penale dhe ndëshkimi, e gjithë kjo për shkak të dështimit të prokurorisë edhe

përkundër faktit që prokuroria e ka obligim ligjor që t’i ndjek penalisht personat juridik për vepra

penale. Kjo mos përmbushje e obligimit ligjor të prokurorisë, përcillet me pasoja ekonomike dhe

Page 16: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

16

sociale që nënkupton humbjet dhe dëmet e mëdha materiale dhe jo materiale që pëson shteti,

shoqëria dhe individi drejtpërdrejtë nga aktiviteti kriminal i personave juridik.

Pasojat ekonomike konsistojnë në faktin se nga mos ndjekja penale e personave juridik,

pamundësohet kompenzimi i dëmit material ndaj shtetit (arkëtimi i të hyrave nga shqiptimi i dënimit

me gjobë) dhe personave fizik, ose edhe dëmi jo material i shkaktuar me kryerjen e veprës penale

nga personi juridik. Ndërsa, pasojat sociale nënkuptojnë faktorët kriminogjen që kanë të bëjnë me

nxitjen e kryerjes së veprave penale nga personat juridik, pasi nga pasiviteti i prokurorisë në

ndjekjen penale të tyre, ekziston rreziku që të shtohen gjasat për kriminalitet nga personat juridik.

Nëse prokuroria përveç personit përgjegjës të personit juridik, në çdo rast do të ngriste aktakuzë

edhe ndaj personit juridik, atëherë ky do të ishte sinjal pozitiv në luftën e pakompromis të

kriminalitetit ndaj çdo personi. Përveç tjerash, me disiplinimin e personave juridik do të realizohej

veprimtaria e rregullt ekonomike e tyre, do të reflektonte detyrimi shoqëror për respektimin e ligjit,

dhe në përgjithësi kjo do të ndikonte në mënyrë të theksuar edhe në preventivën gjenerale dhe

speciale në kryerjen e veprave penale nga personat përgjegjës të personit juridik dhe nga personat

juridik. Kjo preventivë do të shfaqej veçanërisht në raport me veprën penale “shmangia nga tatimi” e

cila vepër kryhet më së shpeshti nga personat juridik, për shkak të interesit dhe përfitimit financiar.

Nga të theksuarat, konsiderojmë se prokuroria me mos ndjekjen penale të personave juridik po

dështon në sundimin e ligjit, duke pamundësuar një ambient ekonomik të përgjegjshëm në të cilin

ekziston konkurrenca e lirë, dhe ku personat juridik ndëshkohen penalisht. Kjo për faktin se nëse

prokuroria nuk i kryen detyrat e saj zyrtare duke ngritur aktakuzë ndaj personave juridik, normalisht

gjykata nuk mund të zhvillojë procedurë penale për ta dhe të marrë vendim meritor përmes

shqiptimit të sanksioneve penale të parapara me ligj.

Megjithatë, nuk mjafton që personat juridik vetëm të ndiqen penalisht nga prokuroria, por si kusht

krucial për ndjekjen penale të tyre është fakti se ndjekja penale duhet të bëhet me kohë. Kjo ngase

nëse prokuroria nuk i ndjek personat juridik me kohë (gjatë fazës së hetimeve dhe ngritjes së

aktakuzës), këtë nuk mund ta bëjë në fazat e mëvonshme të procedurës penale përkatësisht gjatë

shqyrtimit gjyqësor, pasi ligji nuk ia njeh këtë të drejtë. Pamundësinë e ndjekjes penale të

mëvonshme të personit juridik si subjekt i procedurës penale, e ka përcaktuar Kodi i Procedurës

Penale në të cilin janë paraparë situatat se kur dhe në cilat raste mund të ndryshohet apo zgjerohet

aktakuza e cila është e drejtë diskrecionale e Prokurorit të Shtetit.23 Sipas Komentarit të Kodit të

Procedurës Penale, ndryshimi i aktakuzës mund të bëhet gjatë shqyrtimit gjyqësor e deri në

përfundimin e tij, në rastet kur Prokurori i Shtetit vlerëson se provat e analizuara tregojnë se gjendja

faktike e paraqitur në aktakuzë është ndryshuar.

Ndryshimi i aktakuzës vjen në shprehje kur ndryshojnë elementet e veprës penale të cilat veprës ia

japin formë më të lehtë apo më të rëndë (por ngjarja dhe i akuzuari mbeten të njëjtë), kur ndryshon

forma e fajit - me dashje ose nga pakujdesia e të ngjashme.24 Ndërsa, për dallim nga ndryshimi i

aktakuzës, zgjerimi i aktakuzës bëhet duke e përfshirë në aktakuzë vepër penale të re.25

23 Kodi i Procedurës Penale, neni 350, 351. 24 Komentari i Kodit të Procedurës Penale, faqe 829. 25 Komentari i Kodit të Procedurës Penale, faqe 830.

Page 17: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

17

Aktgjykimi i marr nga gjykata, mund t'i përkas vetëm personit i cili është akuzuar (identiteti subjektiv)

dhe vetëm veprës e cila është objekt i akuzës të përmbajtur në aktakuzën e parashtruar, apo të

ndryshuar ose të zgjeruar në shqyrtim gjyqësor (identiteti objektiv).26

Nga kjo, rezulton se nga mos ndekja penale me kohë e personave juridik, shkaktohen pasoja

juridike, ngase me rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj personit përgjegjës të personit juridik si

subjekt i vetëm, Prokurori i Shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk mund ta ndryshojë apo ta zgjerojë

aktakuzën në kuptim subjektiv, në rastin konkret nuk mund ta akuzojë edhe personin juridik në

aktakuzë. Aktakuza mund të ndryshohet vetëm në kuptimin objektiv duke iu referuar vetëm personit

të akuzuar në aktakuzë dhe veprës penale përkatëse. Edhe Ligji për përgjegjësinë penale të

personave juridik për vepra penale, në nenin 18 ka paraparë procedurën penale unike të personit

përgjegjës dhe persnit juridik, ku në nën paragrafin 1 të këtij neni përcaktohet qartë se “Për veprën

penale të personit juridik dhe të personit përgjegjës ngritët dhe zbatohet procedura unike dhe nxirret

një aktgjykim”.

Në anën tjetër, edhe gjykata është e lidhur për identitetin subjektiv të aktakuzës pasi me aktgjykim

nuk mund ta shpallë fajtor asnjë person tjetër përveç atij që akuzohet sipas aktakuzës, në rastin

konkret nuk mund ta shpallë personin juridik përgjegjës penalisht, sepse nuk ka qenë i akuzuar nga

prokuroria në dispozitiv të veçantë të aktakuzës. Si pasojë juridike e gjithë kësaj situate, personat

juridik për shkak të neglizhencës së prokurorisë amnistohen nga kryerja e veprave penale pasi

ligjërisht në këtë situatë gjykata nuk mund t’i dënojë ata.

26 Komentari i Kodit të Procedurës Penale, faqe 840.

Page 18: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

18

Përfundime dhe rekomandime

Përgjegjësia penale e personave juridik është pranuar në legjislacionet e shumicës së vendeve duke

përfshirë edhe Kosovën. Megjithatë, Drejtësia Sot ka identifikuar se në vendin tonë ende vazhdon të

jetë sfidë zbatimi i këtij legjislacioni në praktikë.

Në këtë hulumtim, Drejtësia Sot fillimisht ka trajtuar konceptin e përgjegjësisë penale të personave

juridik dhe pranimin e saj nga legjislacionet e vendeve të botës, bazën ligjore të Ligjit për

përgjegjësinë penale të personave juridik për vepra penale në Kosovë, zhvillimin e procedurës

penale të personave juridik si dhe sanksionet dhe masat e sigurisë që mund të shqiptohen ndaj

personave juridik për vepra penale.

Sa i përket trajtimit institucional, me fokus të veçantë janë identifikuar të gjeturat nga 11 aktakuza

të ngritura nga Prokuroria Speciale në Kosovë dhe Prokuroritë Themelore (shumë prej tyre për raste

të korrupsionit), nga të cilat janë shpërfaqur dështimet e prokurorisë dhe veprimet të cilat është

dashur të ndërmirren në këto raste.

Sipas vlerësimit të trajtimit institucional, nga Drejtësia Sot janë identifikuar pasojat ekonomike dhe

sociale, si dhe pasojat juridike të mos ndjekjes penale me kohë të personave juridik, përkatësisht

kompanive private të cilat sipas legjislacionit kosovar kanë statusin e personit juridik.

Bazuar nga të gjeturat në 11 raste, është identifikuar se aktakuzat nga prokuroria janë ngritur duke

mos e përfillur dhe zbatuar Ligjin për përgjegjësinë penale të personave juridik për vepra penale, i cili

është ligj special për personat juridik që kryejnë vepra penale. Dhe si pasojë e mos zbatimit të këtij

ligji, në mënyrë të drejtëpërdrejtë është shkelur edhe kushtetuta e vendit, pasi në kushtetutë

përcaktohet qartë autoriteti dhe përgjegjësia e prokurorit të shtetit në ndjekjen penale të autorëve të

krimit, dhe ushtrimi i veprimtarisë së tij në pajtim me kushtetutën dhe ligjin.

Nga të gjeturat rezulton se 11 kompani private të cilat kanë statusin e personit juridik në Kosovë,

janë amnistuar në mënyrë të kundërligjshme nga prokuroria, ngase përveç personit përgjegjës të

personit juridik nuk është akuzuar edhe personi juridik në dispozitiv të veçantë të aktakuzës. Duke

qenë se Ligji për përgjegjësinë penale të personave juridik për vepra penale është në fuqi që nga viti

2013, indikatorët tregojnë se zbatimi i tij në praktikë nga prokuroria lë shumë për të dëshiruar.

Pasojat e papërgjegjësisë institucionale dhe jo rrallë herë edhe profesionale të prokurorisë, kanë

ndikim edhe në sistemin gjyqësor, ngase nga kjo papërgjegjësi po pamundësohet ndëshkimi i

personave juridik nga gjykatat.

Drejtësia Sot po ashtu me vëmendje ka analizuar edhe bazën ligjore, dhe ka identifikuar se ky ligj

nuk është në harmoni me Kodin Penal të Kosovës në aspektin e lartësisë maksimale të shqiptimit të

dënimit me gjobë për personin juridik. Kjo ngase sipas ligjit, maksimumi i dënimit me gjobë që mund

të shqiptohet nga personi juridik është 100.000 (njëqindmijë) Euro, ndërsa në Kodin Penal

ekzistojnë disa vepra penale si p.sh vepra penale “kontrabandimi me migrantë” e cila është kryer

nga personi juridik, dënueshmëria e së cilës është me gjobë deri në 500.000 (pesëqindmijë) Euro.

Page 19: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

19

Andaj, Drejtësia Sot me qëllim të reagimit institucional nga të gjeturat jep këto rekomandime:

Për Prokurorët:

Të kryejnë detyrat zyrtare me përgjegjësi në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e aplikueshme

e në veçanti:

Të ndjekin penalisht personat juridik për vepra penale;

Gjatë hartimit të aktakuzave përveç personit përgjegjës të personit juridik, të akuzojnë në

dispozitiv të veçantë edhe personin juridik si subjekt të veçantë;

Të propozojnë masa të sigurisë për personat juridik siç janë: ndalimi i kryerjes së

veprimtarive dhe punëve të caktuara dhe konfiskimin e dobisë pasurore; si dhe

Të respektojnë dhe zbatojnë në tërësi Ligjin Nr. 04/L-030 për përgjegjësinë penale të

personave juridik për vepra penale.

Për Këshillin Prokurorial (KPK):

Në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, për prokurorët të organizojnë trajnime

profesionale lidhur me ndjekjen penale të personave juridik për vepra penale, si dhe të

organizojnë trajnime për ta kuptuar zbatimin në praktikë të ligjit për përgjegjësinë penale

të personave juridik për vepra penale.

Për Ministrinë e Drejtësisë:

Të propozojnë në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësinë Penale të Personave

Juridik për Vepra Penale, në kuptim të ashpërsimit të maksimumit të dënimit me gjobë,

nga 100.000 (njëqindmijë) Euro siç është aktualisht, të bëhet 500.000 (pesëqindmijë)

Euro.

Page 20: Analizë e shkurtër e Drejtësia Sot MUNGESA E NDJEKJES

20