“goditja e vendosur” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 kapacitete operative për misionet e...

60
“GODITJA E VENDOSUR” Stërvitja më e madhe kombëtare e terrenit Numri 117 Korrik 2019 REVISTË E MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Upload: others

Post on 08-Jul-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

“GODITJA E VENDOSUR” Stërvitja më e madhe kombëtare e terrenit

Numri 117Korrik 2019

Revistë e MinistRisë së MbRojtjes të Republikës së Maqedonisë së veRiut

Page 2: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

Përfaqësues të Këshillit Veriatlantik të NATO-s zhvilluan vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të vizitës, përfaqësuesit

e Këshillit Veriatlantik qëndruan edhe në gazermën “Ilinden” ku u pritën nga ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe nga drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-

majori Zoran Mileski. Përfaqësuesit e Këshillit Veriatlantik u pritën edhe nga komandanti i Regjimentit për Operacione Speciale, gjenerali i brigadave, Metodi Haxhi Janev dhe nga një pjesë e komandës. Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni të lartë ishte rishqyrtimi i kapaciteteve për pjesëmarrjen e njësisë në disa nga misionet momentale apo vijuese të udhëhequra nga

Kapacitete operative për misionet e NATO-s

Page 3: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

Info Pjesëmarrje aktive në ministerialin e ministrave të mbrojtjes së NATO-s dhe në Forumin e Sigurisë në Bruksel

24 orë„Goditje e Vendosur“

24 orë„Anatolian Phoenix 19“Konja, Republika e Turqisë

NATO armataForcat e armatosura të Gjermanisë

EdukimKonferencë me temë “Gjini, paqe dhe siguri”

EdukimRëndësia e disciplinës Armatim„Land Rover Defender“

Armatim„Sikorsky S-76“

ArmatimMRAP „Cougar“automjeti blindues patrullues mbrojtës

Përgjatë historisë„Bunkart“ - Bunkerët në Shqipëri – vulë e shekullit të kaluar

GlobalIntegrimi i politikës së përbashkët së mbrojtjes dhe sigurisë së BE-së (CSDP) me NATO-n

FilmLuftë personale

Bogomilla – Djepi i bogumilizimit dhe katarizimit

3

përmbajt ja

6

10

5

1822

34

40

12

32

43

58

NATO. Gjatë vizitës, para delegacionit u prezantuan kapacitetet e arritura operative të çetës së lehtë këmbësorik. Vizitorët kishin mundësinë që të bisedojnë me një pjesë të pjesëtarëve të njësisë dhe njëherit të jenë dëshmitarë të shkathtësive përmes një stërvitjeje metodike. Në fund të vizitës, pas rishikimit të gjendjes, përfaqësuesit e Këshillit Veriatlantik dhanë mendimet e tyre pozitive nga prezantimi.

46

Kapacitete operative për misionet e NATO-s

56

MBUROJA viti XI numri 117 korrik 2019

Page 4: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

MBUROJA Është revistë e Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Maqedonisë së Veriut

Botohet një herë në muaj

4

Muaji qershor kaloi në shenjë të stërvitjes “Goditja e Vendosur”, e cila deri me tani ishte edhe stërvitja

më e madhe ushtarake e realizuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Stërvitja filloi më 5 qershor, ndërsa do të përfundojë më 9 korrik. Në të u përfshijnë gjithsej 2.700 pjesëtarë të forcave të armatosura të 6 vendeve – Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Shqipërisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Lituanisë. Për këtë stërvitje ndamë pak hapësirë në këtë numër të “Mburojës”, por do të ketë se çfarë të shkruhet edhe në numrat vijues, sepse përpos aktiviteteve stërvitore në të cilat ishin të përfshirë pothuajse të gjitha njësitë e Armatës, në mënyrë të sinkronizuar zhvilloheshin edhe aktivitete tjera në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak, ditë të hapura në tërë vendin tonë, kontrolle mjekësore dhe aksione humanitare nga ana e pjesëmarrësve, etj. Se armata jonë është vazhdimisht aktive dhe është e përfshirë në shumë aktivitete, flasin edhe raportet e katër stërvitjeve të realizuara jashtë territorit të vendit tonë, në të cilat ka marrë pjesë edhe Armata jonë me pjesëtarët e saj. „Mburoja“ është e kufizuar me hapësirë dhe faqe për tu ndalur në çdo aktivitet që për një muaj e realizojnë pjesëtarët tanë. Do të përmendim se gjatë muajit qershor u mabjtën konferenca planifikuese, bazuar në mbijetesë në natyrë me një pjesë të njësive, marshe kondicionuеse, seminare, kurse, trajnime, vizita të niveleve të larta, etj. Pjesëtarët e Brigadës së 1. të Mekanizuar Këmbësorike (BPMK), përpos pjesëmarrjes në stërvitjen më të madhe “Goditje e Vendosur”, gjatë muajit qershor në mënyrë aktive morën pjesë edhe në stërvitjen ndërkombëtare të terrenit „Platinium Ëollf“ në Republikën e Serbisë.

Pjesëtarët e Brigadës Ajrore (BA) nga përbërja e Komandës së Bashkuar Operative (KBO), me solemnitet ushtarak e cila u realizua në gazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec e shënuan 10 qershorin – Ditën e Njësisë. Më 20 dhe 21 qershor 2019, në Komandën e Trajnimit Këshillimit dhe Asistencës – Kryeqytet (KOSA-GG), në aeroportin ndërkombëtar “Hamid Karzai” dhe në shtabin qëndror të misionit “Përkrahje e Vendosur”, në Kabul, u mbajtën ceremoni solemne me rastin e pranim dorëzimit të detyrës në mes të rotacionit të nëntë dhe të dhjetë të kontingjentit të Maqedonisë në misionin “Përkrahje e Vendosur”.Personel nga njësitë vartëse të Brigadës për Përkrahje Logjistike realizoi stërvitje komanduese në relacion Shkup – Breznicë e Re – Kullë – Zdunjë – Barbaros – Çellopek – Kërçovë – Shkup, me qëllim të rishikimit të mundësive për mbështetje logjistike të komandantëve dhe njësive të Armatës. Në terrenet e maleve Deshat dhe Bistra pjesëtarët e Regjimentit Blindues Zbulues nga Batalioni i 3. i Mekanizuar Këmbësorik (BTMK), nga përbërja e Brigadës së 1. të Mekanizuar Këmbësorike, me ndërrim të lokacioneve me sukses realizuan tranim specialistiko-profesional me temë: “Vendosje dhe ushqim në natyrë”. Në gazermën “Ilinden”, pjesëtarët e Çetës për Përkrahje Logjistike nga përbërja e Regjimentit të Operacioneve Speciale realizuan trajnim për vendosjen dhe funksionimine vendit komandues realizues logjistik . Me këto dhe me shumë aktivitete tjera të realizuara me sukses për vetëm një muaj, mund të konstatojmë se armata jonë është tërësisht e përkushtuar dhe e gatshme për të gjitha sfidat që i sjellë anëtarsimi ynë në NATO.

Dr. Zhanet Ristoska

Aktivitete të ArmatësBotues

Мinistria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetare e KëshillitRadmilla Shekerinska

Kryeredaktore përgjegjëseDr. Zhanet Ristoska

Redaksia:Umit Redzepi

(redaktor i artit grafik dhe teknikës), Kristina Ilievska

(gazetare dhe fotografe), Asim Zaimi

(Redaktor gjuhësor)Bujar Zylfiqari

(përkthimi në gjuhën shqipe)

Shtyp: „STUDI NAMPRINT“

SHPKEL Shkup

„Оrce Nikollov“ 116 1000 Shkup

Теlefon: 02 3128 276www.mod.gov.mk

Qënrdimet e plasuara nga ana e bashkëpunëtorve të jashtëm nuk përfaqsojnë politikën zyrtare dhe qëndrimet e

Ministrisë së Mbrojtjes

Page 5: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

5

Мinistrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska në mënyrë aktive mori pjesë në ministerialin e Këshillit Veriatlantik të

Aleancës në Bruksel. Ajo në një intervistë, para mbledhjes së parë theksoi se vendi ynë tashmë është i pranishëm në të gjitha mbledhjet e Aleancës dhe se marrim pjesë aktive me qëndrimet tona. “Pjesëmarrja jonë në këto ministeriale e rritë fuqinë dhe rëndësinë tonë si shtet, e kjo qytetarëve u mundëson siguri më të madhe dhe gjasa më të mëdha për rritje ekonomike”, tha ministrja. Në kontekst të procesit të ratifikimit i cili pritet të përfundojë deri në ministerialin vijues në muajin dhjetor, ministrja shprehu kënaqsinë e saj se edhe përkundër vështirësisë dhe kompleksitetit të mbeldhjes e ministerialit, në këtë kon-tekst, Maqedonia e Veriut hapëron shpejtë dhe me efikasitet, pa ndonjë problem dhe anulim. Maqedonia e Veriut mori pjesë aktive në diskutimet rreth çështje të rëndësishme globale. Në sesionin e parë të ministerialit të ministrave të mbrojtjes, u fol rreth mos-respektimit të marrëveshjes për armatim bërthamor me varg të mesëm nga ana e Rusisë. Në këtë mbledhje, ministrat e mbrojtjes përsëri i bën thirrje Rusisë që të

heq dorë nga politika e mosrespektimit të kësaj marrveshjeje, e cila është njëra ndër shtyllat e sigurisë për kontinentin evropian. Në mbledhjen kushtuar misionit “Përkrahje e Vendosur” në Afganistan, ministrja Shekerinska përshëndeti dhe mbështeti përpjekjet e NATO-s për vendosjen e stabilitetit, sigurisë, paqes, lirisë dhe demokracisë në këtë vend. Ajo theksoi se vendi ynë do të vazhdojë të kontribojë me pjestarët e saj në këtë mision ku tashmë kemi 47 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë. Kjo është fakt i cili dëshmon se Maqedo-nia e Veriut nuk tërhiqet nga pozicionet e saj dhe se gjithmonë merr vendime të cilat janë për të mirën e rajonit, Aleancës dhe për nivelin global në tërësi.Në margjinat e ministerialit të Këshillit Veriatlantik në Bruksel, ministrja Shek-erinska u takua me ministrat e mbrojtjes së Spanjës, Margarita Robles dhe me ate të Holandës, Ank Biljeveld Shouten. Edhe ministrja spanjolle edhe ajo holan-deze dhanë mbështetjen e fuqishme për anëtarsimin e vendit tonë në Aleancë. Ministrja Shekerinska zhvilloi takim edhe me ministrin e mbrojtjes së Mbretërisë së Norvegjisë, Frank Bake Jensen. Sheker-inska zhvilloi edhe dy takime të ndara me ministren e mbrojtjes së Italisë, Elizabeta

Trenta dhe me ministrin polak të mbrojtjes, Marius Bllasçzak.Pas përfundimit të ministerialit të Këshil-lit Veriatlantik, ministrja Shekerinska mori pjesë në Forumin e Brukselit organizuar nga fondi i Marshalit ku foli në temë: “Risitë dhe qasja e re ndaj sigurisë”, Forumi i Brukselit është një forum pres-tigjioz vjetor në të cilin liderët evropianë dhe amerikanoveriorë politik, akademik dhe korportaiv dhe politik, bisedojnë rreth sfidave bashkëkohore në dy anët e Atlantikut. Në këtë forum, sivjet morën pjesë burrështetasit dhe funksionarët më eminent, si Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Frederika Mo-gerini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, minis-tra të mbrojtjes dhe personalitete tjera të shquara të sferës së sigurisë. Shekerin-ska në fjalën e saj tha se marrëdhëniet e mira politike japin shenja edhe në të gjitha fushat tjera, si edhe në atë të mbrojtjes dhe të sigurisë, duke përmendur këtu edhe rritjen e nivelit të bashkëpunimit ush-tarak me Bullgarinë dhe Greqinë. Për të ardhmen e rajonit, ministrja tha se dëshira dhe shpresa jonë është se kjo qasje e re e zgjidhjes së problemeve do të ketë një efekt më të gjerë dhe më të madh.

Pjesëmarrje aktive në ministerialin e ministrave të mbrojtjes së NATO-s dhe në Forumin e Sigurisë në Bruksel

Info

Page 6: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

6

Stërvitja „Goditje e Vendosur” mundësoi që forcat e armatosura të disa vendeve të shkëmbejnë njohuri dhe shkathtësi në drejtim

të rritjes së nivelit të besimit dhe kuptimit të ndërsjellë, ku do të mundësohej edhe suksesi i pjesëmarrjeve të përbashkëta eventuale në operacione. Stërvitja ishte e organizuar dhe e kryesuar nga nga ekipi për planifikim i Armatës sonë, i mbështetur nga planifikuesit e Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe të katër shteteve anëtare të NATO-s nga Evropa (Bullgaria, Mali i Zi, Shqipëria dhe Lituania). Bëhet fjalë për ak-tivitet masiv stërvitor (stërvitje e kombinuar e përbashkët), ngjarje kjo e cila përfshinë më se 2700 pjesëtarë të forcave të armato-sura nga pesë vende anëtare të Aleancës dhe të vendit tonë – si vend i ftuar për anëtarsim në NATO dhe njëherit është stërvitja më e madhe që ndonjëherë është zhvilluar në vendin tonë. Gjatë përgatitjes dhe realizimit të stërvitjes “Goditja e Vendo-sur” morën pjesë pjesëtarë të pothuajse të gjitha përbërjeve të formacionit të Armatës, në funksion të mbështetjes luftarake dhe reale logjistike. Kjo stërvitje përfshiu edhe kapacitete të Ministrisë së Punëve të

Brendshme, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Drejtorisë Doganore, Qendrës Koordinuese Kombëtare për Menaxhim me Kufijtë, Agjencionit të Fluturimeve Civile, dhe nga SHA “ELEM”. Këto segmente e theksojnë rëndësinë e stërvitjes “Goditje e

Vendosur” në një kontekst gjithpërfshirës kombëtar. Qëllimi i stërvitjes ishte të sigu-rohet sinkornizimi i mjeteve forcave dhe kapaciteteve disponuese dhe të dëshmo-hen taktikat, teknikat dhe procedurat për operacionet koordinuese dhe konvenciona-

Stërvitja më e madhe kombëtare e terrenit

„GODITJE E VENDOSUR“

24 orë

Page 7: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

7

le në mjedis urban, në kohë dhe kushte të ndryshme dhe njëkohësisht të rritë nivelon e ndërveprimit dhe integrimit si në mesin e forcave konvencionale, ashtu edhe në mesin e forcave për operacione speciale, duke e dëshumar nivelin e gjendjes së gatishmërisë dhe duke e vënë në test shkathtësinë e mbështetjes logjistike për qëndrueshmëri intenzive në operacionet e intenzitetit të lartë.Në hapjen e stërvitjes “Goditja e Vendo-sur” në poligonin në “Krivollak”, zëvendës ministri Bekim Maksuti tha se kjo stërvitje më e madhe deri tani e organizuar nga ana e armatës sonë, ndodhë në kohën e duhur në të cilën armata jonë është jashtëza-konisht krenare për arritjet dhe se Aleanca një aleatë të sinqertë dhe të përqëndruar. “Ne jemi aleat i cili fuqimisht beson në vlerat e Aleancës dhe i cili di të luftojë për demokracinë, lirinë, barazinë dhe sundimin e së drejtës. Aleat i cili di të respektojë këto vlera dhe di se të jetuarit dhe praktikimi i tyre është bazë për zhvillimin e një shoqë-rie bashkëkohore, demokratike e evropi-ane”, tha Maksuti. Zëvendës ministri, ushtarëve pjesëmar-rës në këtë stërvitje u porositi që të jenë

maksimalisht të përqëndruar, të hapur ndaj njëri tjetrit, sepse ata janë aleatë, janë pjesë e një aleancë të njejtë. Për poligonin “Krivollak” ai tha se është një poligon i cili i ofron të gjitha kushtet për një stërvitje të mirfilltë. U.D ambasadorja e SHBA-së, Mikaela Shvajcer Blum u falenderua dhe i uroi Armatës për organizimin e stërvitjes. “Stërvitjet si “Goditja e Vendosur” luajnë rol të rëndësishëm në fuqizimin e sigurisë sonë të përbashkët. Ato mundësojnë që armatat tona të komunikojnë dhe të realizo-jnë operacione të përbashkëta. Ato i lidhin ushtarët tanë, duke ndërtuar mirëbesim të ndërsjellë dhe lidhje personale që zgja-sin dhe që na bëjnë më të fortë”, theksoi Shvajcer Blum. Komandanti i Komandës së Bashkuar Operative, gjenerali Pavle Arsoski u shprehu mirënjohje të gjithë oficerëve të prëfshirë në përgatitjen dhe në organizimin e stërvitje. Për “Goditjen e Vendosur” ai tha se do të paraqesë dëshmi më të mirë sa i përket gatishmërisë dhe ndërveprimit të Armatës sonë me aleatët. Drejtori i stërvitjes, nënkoloneli Igor Mana-sovski informoi se procesi planifikues për zhvillimin e stërvitjes ka zgjatur 16 muaj, ndërsa të përfshirë kanë qenë gjithsej 80

oficerë dhe nënoficerë nga gjashtë vende pjesëmarrëse.

Dita e Hapur në “Krivollak” Më 8 qershor në kuadër të stërvitjes “Goditje e Vendosur” në poligonin “Krivol-lak” u realizua stërvitje taktike me qitje me mbushje dhe me artileri me mbushje. Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Xhozef Lengiell i cili i vizitoi pjesëmarrësit e stërvitjes, theksoi se është i impresionuar dhe se kjo stërvitje do ti rritë mundësitë për zhvillimin e gatishmërisë kolektive dhe ndërveprimit. Për vendin tonë tha se është partner i vazhdueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se si shtet që është i përkushtuar ndaj sigurisë së përbashkët do të jetë një aleat i fuqishëm i NATO-s. Gjenerali Lengiell sa i përket poligonit “Krivollak” theksoi se kemi të bëjmë me një kapacitet të shkëlqyeshëm i cili jep mundësi të mëdha për stërvitje, në aspekt terreni, si dhe në aspekt të madhë-sisë së tij për qitjet me mbushje. Nënkol-oneli Igor Manasovski, drejtori i stërvitjes, tha se kjo stërvitje dhe të gjitha aktiv-itetet janë rezultat i procesit që ka qenë i planifikuar për një vit e gjysëm së bashku

„GODITJE E VENDOSUR“Gjatë periudhës nga data 5 qershor deri më 9 korrik, pranë Qendrës për Mbështetjen e Trajnimeve (QMT) “Krivollak” u realizua stërvitja “Goditja e Vendosur” e cila është një stërvitje kombëtare e terrenit me më tepër pjesëmarrës ndërkombëtarë dhe njëherit është stërvitja më e madhe multinacionale e realizuar deri më tani te ne. Rezultati përfundimtar

i stërvitjes “Goditje e Vendosur” është që të sigurojë zhvillim të kapaciteteve të forcave të armatosura të vendeve anëtare

Page 8: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

8

me partnerët e Armatës sonë nga gardat kombëtare të Pensilvanisë dhe Kolorado nga SHBA-ja, si dhe forcat e armatosura të Bullgarisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Lituanisë. “Stërvitja në esencë duhet të sigurojë rritjen e nivelit të ndërveprimit dhe interakcion të të gjithë pjesëmarrësve dhe në fund të mundësojë shkathtësimin e të gjitha elementeve në mënyrë që të mund të funksionojnë së bashku në ndonjë opera-cion të përbashkët me partnerët tanë”, tha nënkoloneli Manasovski.Ai informoi se pjesë e stërvitjes janë mbi 2.700 ushtarë, me më se 400 automjetet të motorizuara, si dhe me fluturake të Armatës sonë dhe të Armatës së SHBA-së.

Aktivitete të realizuara Në kuadër të stërvitjes “Goditja e Vendo-sur” u realizuan më tepër aktivitete. Më 6 qershor disa pjesëtarë të ARM-së së bashku me disa pjesëtarë të forcave të armatosura të SHBA-së ishin mysafirë në televizionin kombëtar, ku përmes një bisede, opinion pati mundësi të njihet nga

afër me aktivitetet që do të realizohen në stërvitjen më të madhe të realizuar deri më tani në vendin tonë. Në përputhje me planin e stërvitjes, në kuadër të programit për bashkëpunim ushtarako-civil u realizua donacion librash në gjuhën angleze nga ana e forcave të armatosura të SHBA-së në shkollën fillore “Strasho Pinxhur” dhe nëpër shkollat tjera në f. Krivollak dhe në f. Pepelishtë. Gjithashtu, ekipet mjekësore nga Garda Kombëtare e Pensilvanisë dhe Grupit të Mesëm të Batalionit Këmbësorik (GMBK) nga armata jonë, u realizua strvitje e përbashkët dhe shkëmbim përvojash nga domeni i ndihmës së parë, trajtimit të të plagosurve dhe evakuimit të të plagosurve me helikopter “Mi-17”. Më pas çeta e dytë kombësorike nga (GMBK) ralizoi aktivitetin “Eskortim të Konvojit”. Në përputhje me skenarin e stërvitjes gjatë lëvizjes së kon-vojit me automjete, një nga automjetet hasi në mjet shpërthyes të improvizuar (MSHI) dhe në pritë, ku dy pjesëtarë mbetën të lënduar dhe u bë evakuimi i të njejtëve me helikopter “Mi-17”. U realizuan edhe

aktivitetet tjera të planifikuara në përputhje me listën e incidenteve dhe ngjarjeve në mes të cilëve edhe sulmi i këmbësorisë ndaj një baze, sulmi artilerik i bazës, si dhe qitje të ndara me mbushje. Më 7 qershor, pjesëtarët e çetës së parë këmbësorike nga (GMBK) realizuan punë dhe mbikqyrje mbi vendjekje, si dhe bënë koordinim dhe kërkim të forcave kundërshtare në rajonin e f. Mushanci, përderisa pjesëtarët e çetës së dytë këmbësorike (GMBK) realizuan përgatitje për stërvitje teknike me qitje me mbushje (TVBG) me regjiment, në vendq-itjen Xhidimircë, si dhe përgatitje për qitje artilerike me mbushje (ABG) me minahed-hës 82 mm,nga çeta e dytë e mekanizuar këmbësorike deri në grupin e mesëm të batalionit këmbësorik. Në kuadër të aktiv-iteteve ishte edhe vizita e gjeneralit Xhozef Lengli, shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, i cili i vizitoi forcat multinacio-nale të gjashtë vendeve pjesëmarrëse në stërvitjen “Goditja e Vendosur” dhe theksoi se stërvitja ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë ata dhe kontribon për fuqizimin jo vetëm të mbrojtjes individuale, por edhe të asaj kolektive. Më 10 qershor pjesëtarët e çetës së dytë këmbësorike nga grupi i mesëm të bataloionit këmbësorik, realizoi veprime ofenzive në poligonin “Krivollak”në rajonin e Kërshkovicës me anë të për-dorimit të sistemit simulativ “MILES”, i cili mundëson realizimin e trajnimit realist, përderisa pjesëtarët e çetës së dytë këm-bësorike nga (GMBK) realizuan përgatitje për stërvitje taktike me qitje me mbushje (TVBG) me çetë në vendqitjen Xhidimircë, si dhe përgatitje për qitje artilerike me mbushje (ABG) me regjiment me mina-hedhës 120 mm. Shtabi i GMBK-së ishte i përfshirë në procesin e vendimarrjes ush-tarake (PDVO), duke filluar nga pranimi i urdhërit operativ nga komanda përgjegjëse, analizës së misionit, vendimarrjes së komandantiti, përpunimit dhe transmetimit të vendimarrjes operative deri te njësitë vartëse. Gjithashtu, njësia ABHO si ele-ment përbërës i GMBK-së realizoi trajnim. Operacione ofenzive të grupit këmbësorik të batalionit të Armatës, së bashku me pjesëtarët të Gardës Kombëtare të Pensil-vanisë së SHBA-së, fluturake të Armatës, si dhe avioni “B-52” i forcave të armatosura të SHBA-së u panë në ditën e mysafirëve të shquar në stërvitjen „Goditja e Vendosur“. Kryetari dhe komandanti suprem, Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, dhe u.d ambasadorja e SHBA-së, Mikaela Shvacer Blum mbetën të impresionuar nga demonstrimi, nga aleanca dhe bashkimi, nga gatishmëria e lartë, nga kapacitetet e ushtarëve nga vendet pjesëmarrëse në poligonin “Krivollak”.

Kristina Ilievska

Page 9: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

9

„Përgjigje e Shpejtë 19“Stërvitja ndërkombëtare ushtarake

„Përgjigje e Shpejtë 19“ është stër-vitje e organizuar nga ana e Komandës së Armatës së SHBA-së në Evropë dhe u realizua njëkohësisht në disa lokacione në Republikën e Sllovenisë, në Republikën e Hungarisë dhe në Republikën e Koracisë dhe në të njejtën çdo vjet marin pjesë edhe pjesëtarë tanë nga njësi të ndryshme të Armatës. Qëllimi i kësaj stërvitjejе në të cilën marrin pjesë 15 shtete, ishte për-mirsimi i ndërveprimit dhe bashkëpunimit rajonal në mes të vendeve pjesëmarëse, si dhe kompatibiliteti në zbatimin e procesit të vendimarrjeve ushtarake, procedurave dhe komunikimit në mes të armatave. Regji-ment nga përbërja e Batalionit të Mbrojtjes Kundër Ajrore të Armatës mori pjesë në këtë stërvitje të rëndësishme në territorin e Sllovenisë. Detyrën të cilën gjatë stër-vitjes me sukses e përfunduan pjesëtarët e Batalionit të Mbrojtjes Kundër Ajrore, në bashkëpunim me FA të Republikës së Sllovenisë, ishte mbrojtja e një objekti të MKA-së, gjegjësisht mbrojtja e aeropotit. Personeli i Batalionit për Mbrojtje Kundër Ajrore për herë të parë me njësi të tij mori pjesë në stërvitje ndërkombëtare ushtarake jashtë vendit tonë. Delegacioni i Armatës i kryesuar nga zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-majori Azim Nuredin, mori pjesë në ditën për mysafir të shquar të stërvitjes ndërkom-bëtare ushtarake “Përgjigje e Shpejtë 19”, e cila u realizua në poligonin ushtarak “Eu-genij Kvaternik” në Sllunj të Republikës së Kroacisë. Në ditën e mysafirëve të shquar, në pjesën e dytë të stërvitjes ndërkom-bëtare “Përgjigja e Shpejtë 19”, delega-

cioni në fjalë zhvilloi takim me pjesëtarët e batalionit të renxherëve nga Regjimenti i Operacioneve Speciale i cili merrte pjesë në një pjesë të stërvitjes e cila u realizua në Kroaci. Pjesëtarët e Batalionit të Renx-herëve me automjetet ushtarake motorike të formacionit gjatë periudhës së deri tan-ishme realizonin detyra taktike komplekese në përputhje me ngjarjet dhe incidentet, ku treguan përkushtim dhe profesionalizëm.

„Joni 19“Një pjesë e pjesëtarëve të Batalionit

për Dedikime Speciale nga përbërja e Regjimentit të Operacione Speciale me kolegët e tyre të forcave speciale nga R. e Shqipërisë dhe nga R. e Bullgarisë morën pjesë në stërvitjen trilaterale “Joni 19”. Në bazën e marinës “Pashaliman” në Vlorë të R. së Shqipërisë, ekipe të zhytjes nga tre vendet në fjalë së bashku stërviteshin dhe

realizonin detyrat e parashtruara. Njëra ndër qëllimet e kësaj stërvitjeje të përbash-kët, përpos bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, ishte edhe fuqizimi i partne-ritetit rajonal. Rreth tridhjetë zhytës të cilët morën pjesë në këtë stërvitje, u stërvitën në bording operacione të ndryshme, si dhe në aktivitete nënujore gjatë ditës dhe në kushte të natës. Stërvitje të tilla dhe të ng-jajshme mundësojnë që gatishmëria e një-sisë të jetë gjithmonë në nivelin më të lartë, njëherit edhe të fuqizohen marrëdhëniet miqësore me kolegët nga vendet tjera.

„Strike Back 19“ Stërvitja „Strike Back 19“ u realizua nga

data 6 qershor deri më datën 20 qershor 2019 në Republikën e Bullgarisë me temë „Mbrojtja e Batalionit të Mekanizuar Këmbë-sorik“, me qëllim të përmirsimit të planifikimit të operacioneve defensive dhe kalimit në kundër sulm, me pjesëmarrje të më tepër se 800 personave, personel ushtarak nga Republika e Bullgarisë, SHBA-së, Republika e Greqisë, Republika e Shqipërisë dhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe me pjesëmarrjen e më se 200 automjete luftarake dhe joluftarake dhe fluturakeve të ndryshme. Komandanti i KBO-së gjeneral-majori Pavle Arsoski, mori pjesë në ditën e mysafirëve të shquar në stërvitjen “Strike Back 19” në poligonin ushtarak “Novo Sello” në Republikën e Bullgarisë. Gjatë qëndrimit në Bullgari, gjeneral-majori Pavle Arsoski përpos takimeve të shumta me përfaqësues të lartë ushtarak të FA të Republikës së Bullgarisë dhe me delegacionet të cilat ishin pjesë e këtij aktiviteti, ai zhvilloi biseda edhe me pjesëtarë të Armatës sonë të cilët ishin pjesë e këtij aktiviteti.

Gatishmëri e lartë, ndërveprim dhe bashkëpunim i mirë

Gjatë këtij viti, pjesëtarët e Armatës deri më tani kanë marë pjesë në 30 stërvitje

ushtarake jashtë terrtorit të Republikës së Maqedonisë së

Veriut. Pjesëmarrja në këto stërvitje ndërkombëtare luan

rol të rëndësishëm në fuqizimin e sigurisë së përbashkët duke u shkëmbyer përvoja në mes armatave të vendeve anëtare

përmes realizimit të detyrave të dhëna

24 orë

Page 10: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

10

Edhe sivjet në qytetin e madh turk Konja, më saktë në Komandën e Tretë të bazës qëndrore ajrore, u realizua stërvitja ndërkombëtare

„Anatolian Phoenix 19“. Baza në Konja (Konya Air Base) ka detyrë prioritare – të jetë qendra më prestigjose dhe më e kërkuar për trajnimin e taktikave në botë. Baza në Konja është njëra ndër tre qend-rat e trajnimit të taktikave në botën perën-dimore, së bashku me bazat ajrore „Nellis Air Force Base“ (nikoqire e stërvitjes „Red Flag“ në SHBA) dhe forcat kanadeze Cold Lake (nikoqir të stërvitjes „Maple Flag“). Ekzistojnë stërvitje kombëtare dhe ndërkombëtare që realizohen me pjesë-marrjen e forcave të NATO-s, si dhe të vendeve aziatike me nikoqirin e stërvitjes, forcat ajrore të Republikës së Turqisë. Stërvitja ishte e paramenduar të sigurojë trajnim ushtarak dhe përvojë me qëllim që të përmirësohet mundësia për mbijetesë,

sidomos në ditët e hershme të luftës, si dhe të fuqizohet koordinimi dhe ndërvep-rimi në mes të forcave të ndryshme ajrore që punojnë me ekipe të ndryshme ajrore. Në këta stërvitje morën pjesë fluturake ushtarake – avionë luftarak, transportues, mbikqyrës si dhe helikopterë luftarak, kontrollorë ajror, njësi të shpëtimit, para-shuta dhe njësi speciale të cilat i testonin procedurat e përbashkëta për shpëtimin e personelit në mjedisin operativ. Aktiv në

këtë stërvitje ishte edhe avionic special “AWACS” (Airborne Warning and Con-trol System), i cili është sistem radari i dizajnuar për zbulim të hershëm të fluturakve në hapësirë ajrore. Detektimi me këtë avion bëhej ndaj avionëve aleat dhe atyre kundërshtar, nga një lartësi shumë e madhe me qindra kilometra larg, ndërsa e gjitha kjo u zhvillua jashtë vargut të shumicës së predhave “tokë-ajër”. Në vitin 1979, në mbledhjen e anëtarëve të

„Anatolian Phoenix 19“Konja, Republika e Turqisë

Me modernizimin e infrastrukturës, armatimit dhe trajnimeve, duke filluar nga viti 1980m forcat ajrore turke e kuptuan

rëndësinë e realizimit të stërvitjeve ajrore në territorin e Turqisë dhe në këtë mënyrë e morën rolin e organizatorit dhe nikoqirit të forcave ajrore të vendeve tjera me qëllim që t’ju sigurojnë

stërvitje, e njëherit edhe ushtrime e trajnime dhe bashkërendim të procedurave në mjedisin ajror

24 orë

Page 11: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

11

NATO-s, AEW & C Program Management Agency (NAPMA) është marë vendim të formohet bazë operative në Turqi si seli e këtij lloji të avionëve. Avionët u përdorën në mënyrë aktive për realizimin e disa operacioneve multinacionale në kohë paqeje si (Anatolian Eagle, NATO Air Meet, Allied Response, Tiger Meet, Magic Viking, Spring Guardian) ndërsa të njejtët u përdorën edhe për realizimin e disa operacioneve dhe sigurime të samiteve (Gulf Crisis, Operation Crescent Guard, Operations Active Endeavour, Interna-tional Security Assistance Force, si dhe për mbështetjen e Samitit të NATO-s që u mbajt në Stamboll).Stërvitjet turke u dëshmuan si një mundë-si e mirë për forcat ajrore nga Evropa dhe nga Lindja e Mesme të trajnohen së bashku me qëllim që të sigurohet një domen real i trajnimit operativ, realizimit të taktikave dhe sigurimit të platformës për

shkëmbimin e ideve. Stërvitja „Anatolian Phoenix 19“ kishte për qëllim të sigurojë: rritjen e nivelit të trajnimit operativ të pilotëve dhe personelit të mbrojtjes ajrore në mjedis real operativ; stërvitje dhe zhvil-lim të procedurave të kombinuara opera-tive dhe reduktim të humbjeve në nivel minimal me rritjen e nivelit të efikasitetit të misionit në nivel maksimal në një mjedis real operativ.Stërvitja „Anatolian Phoenix 19“ vazhdoi se skenarët e saj të jashtëzakonshëm, u planifikua në mënyrë të shkëlqeshme dhe u kooordinua në qendrën ajrore-operative, me qëllim që pjesëmarrësve t’u ndihmojë t’i testjnë njohuritë dhe shkathësitë e tyre në mënyrë që të fitohet përvojë përmes mësimeve të mara nga ana e pjesëmar-rësve. Skenarët përbëheshin nga “Ekipi i Kaltër” i cili i sulmonte caqat taktike dhe strategjike të “Tokës së Kuqe” përgjatë operacioneve të kombinuara ajrore - Combined Air Operations (COMAO). „Toka e Kuqe“ mbrohej me avionë tjerë luftarak dhe me sistem raketor “tokë-ajër” САМ (Surface-to-Air Missile). Gjatë

stërvitjes, informatat për vendndodhjen, pozitën dhe fluturimin e avionëve u transmetuan nga Qendra Kontrolluese e Komandaimit, gjegjësisht nga sistemi për manovrim të sulmeve ajrore. Shtigjet e radarëve dhe predhat nga sistemet SAM, pozicioni i avionëve AWACS, radarët në tokë si dhe sistemet tjera anti ajrore, gjithashtu transmetoheshin deri te Qendra Kontrolluese e Komandimit. U realizuan brifingje të obligative para fluturimit dhe debrifingje pas fluturimeve në brifing sallën me kapacitet prej 450 personash. Daljet e avionëve (fluturimet dhe aterimet) gjatë stërvitjes kontrolloheshin dhe kom-andoheshin nga ana e qendrës operative MASE (Multi Aegis Site Emulator).Paraqitje të shkëlqyeshme kishin helikop-terët „Т-129“, lloji i helikopterit i njohur si „TAI/AgustaËestland T-129“ i kompanisë turke „Turkish Aerospace Industries“ (TAI). Dalja e këtij helikopterit (Tactical

Reconnaissance and Attack Helicopters) u bë në bashkëpunim me kompaninë „AgustaWestland“ dhe paraqet 100% helikopter turk me liçencë të marë, krye-sisht i dedikuar për “Turkish Land Forces Command”. Ata u paraqitën në kombinim me avionët: „F-16 Fighting Falcon“ dhe „Lockheed C-130 Hercules“,si dhe me helikopterët: „Sikorsky S-70“, „Aérospa-tiale SA 330 Puma“, „Eurocopter AS532 Cougar“, „Mil Mi-35“ dhe „Ми-8“, me qëllim të realizimit të misioneve të llojit: infiltrim dhe eksfiltrim të trupave, evakuim i të lënduarve, kërkim shpëtim luftarak, desant parashutist, si dhe pjesëmarrje në kontrollet ajrore.Si mysafir të shquar gjatë stërvitjes, pjesëmarrje të tyre kishin edhe pjesëtarët të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më saktë eprorë, pilotë nga Komanda e Bashkuara Operative dhe nga Brigada Ajrore.Si ngjarje e jashtëzakonshme u veçua edhe demonstrimi i ekipit akrobatik të forcave ajrore turke “Yjet e Turqisë”, në përbërje të forcave ajrore të Turqisë

(Turkish Air Force „Turkish Stars“). Ata morën pjesë para mysafirëve të shquar me Komandën e Tretë të bazës qëndrore ajrore në kuadër të stërvitjes „Anatolian Phoenix 19“. Grupi udhëhiqej nga liderja e vetme femër e skuadronit, majorja Esra Ozatay e cila e mori këtë rol në vitin 2016. “Yjet e Turqisë” janë formuar më 7 nëntor të vitit 1992, ndërsa të shpallur si “Yje” janë nga 11 janari i vitit 1993. Ata fluturo-jnë me tetë avionë „NF-5A/В Freedom Fighter“, të fituara nga forcat mbretërore ajrore holandeze, që i bën ekip të vetëm akrobatik me forma të tetë avionëve supersonik. Gjithsej dymbëdhjetë avionë luftarak „NF-5“ janë në dispozicion për këtë ekip. Ekipi në fjalë përdorë avionë për mbështetje si për shembull „CASA / IPTN CN-235“, „Lockheed C-130 Hercu-les“ dhe „Transall C-160“.

Dragan Pavllovski

Page 12: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

Më forcat e armatosura federale (FA) të Republikës Federale të Gjermanisë, në rast agresioni ndaj shtetit, komandon kancel-

ari (kryetari i qeverisë federale). Në kohë paqeje, përgjegjës për komandimin e FA është ministri i mbrojtjes. Ai është anëtar i kabinetit qeveritar, udhëheqës më i lartë ushtarak dhe komandant suprem i FA dhe në këtë rol vendos rreth ven-dosjes së njësive ushtarake, vendosjen e teknologjive të dhe sistemeve të reja në armatë dhe për mbylljen e garnizonëve të caktuara. Rreth çështjeve ushtarake, atij i ndihmon shefi i mbrojtjes (inspektor i armatës), eprori më i vjetër ushtarak. Ai është përgjegjës për përgatitjen e kon-ceptit të mbrojtjes, për planifikimin, zhvil-

limin, zbatimin dhe vlerësimin e opera-cioneve të FA. Atij i ndihmojnë drejtorët e planifikimit, politikës së forcave dhe drejtorët për strategjinë e operacioneve. Forcat TokësoreNën komandën e Komandës së Forcave Tokësore janë: njësitë e FT-së; njësitë e FA gjermane në përbërjen e korpusit multinacional; njësitë e FA gjermane në përbërjen e brigadës gjermano-franceze; Komanda për Trajnim (përgjegjëse për disa shkolla dhe qendra të trajnimit – shkollën për oficerë, shkollën për nëno-ficerë, qendrën për trajnim individual, qendrën për trajnim luftarak, qendrën për trajnim special, qendrën për trajnim të gjinive, etj.); zyra për zhvillimin e forcave

12

Forcat e armatosura të Gjermanisë

Republika Federale e Gjermanisë është anëtare e NATO-s nga

viti 1955 dhe vend nikoqir i Headquarters Allied Air

Command dhe Headquarters Rapid Deployable German-

Netherlands Corps, nga përbërja e Komandës së Operacioneve Aleate (ACO), si dhe e NATO-

shkollës (në Oberammergau), nga përbërja e Komandës Aleate të

Transformimit (ACT)

NATO armata

Page 13: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

tokësore (përgjegjëse për zhvillimin e koncepteve, trajnimit, organizimit dhe sigurisë material të armatës); forcat e deklaruara të NATO-s dhe personelit gjerman në përbërjen e shtabit të Ar-matës së SHBA-së për Evropë (USA-REUR).Divizioni i 1. blindues – Divizioni merr pjesë në misionin „Resolute Support“ në Afganistan dhe në mbështetje të trajnimit në Irakun Verior dhe në Somali. Shtabi i divizionit nga viti 2019 është përgjegjës për planifikimin e operacioneve dhe tra-jnimit të forcave të bashkuara dedikuese të NATO-s me gatishmëri të lartë (Very High Readiness Joint Task Force - VJTF Land). Në përbërjen e tij janë: 3 brigada blinduese (në përbërje: 2 batalione

blinduese, tankiste, zbuluese, inxhinerike dhe logjistike, brigada e 43 e mekanizuar holandeze (e integruar në division gjatë periudhës së viteve 2016-2020); batalioni artilerik (me 3 bateri artilerike, raketore, zbuluese dhe logjistike); batalioni për lidhje (pjesë e kapaciteteve telekomuni-kative në kuadër të korpusit multinacio-nal verilindje (MNC NE) me komandë në Poloni); batalioni inxhinerik dhe njësi për mbështetje luftarake shërbyese.Divizioni i 10. blindues me njësitë e veta merr pjesë në misioet „Resolute Support“ (Afganistan), KFOR (Kosovë), EUTM (Mali dhe Somali), „Training sup-port North“ (Irak) dhe MINUSMA (Mali). Komanda e divizionit gjithashtu e ndër-mori komandën e brigadës gjermano-franceze (nga viti 2017). Përbëhet nga: 2 brigada blinduese (në përbërje:batalionit tankist, malor, zbulues, inxhinerik, 2-3 batalione blinduese dhe batalionit logjis-tik) brigade malore (3 batalione malore, batalion zbulues, inxhinerik dhe batalion logjistik); dy batalione artilerike; batalion inxhinerik dhe brigade gjermano-franceze në përbërje: 2 batalione këmbë-sorike, 2 artilerike, logjistike dhe batalion inxhinerik. Misionet e brigadës janë:

- kontribut ndaj miqësisë dhe ruajtja e basimit të ndërsjellë, përmes zhvillimit të parimeve, regulativave dhe proce-durave të përbashkëta,

- përmirësim i efikasitetit ushtarak përmes harmonizimit të procedurave, standardizimit dhe ndërveprimit,

- krijimin e aleancës efikase dhe opera-tive të mundësive dhe kapaciteteve.

Divizioni i Vendosjes së Shpejtë Përbërja formative e divizionit përshtatet ndaj detyrave konkrete të cilat i jepen dhe është i aftësuar për operacione evakuuese ushtarake. Divizioni plani-fikon, përgatit dhe realizon operacione speciale (sidomos operacione të evakui-mit), intervenime dhe operacione sta-bilizuese, në mënyrë të pavarur dhe në kuadër të Aleancës. Siguron edhe kapac-itete për forcat e NATO-s për vendosje të shpejtë (NRF) dhe është në përbërjen e grupeve luftarake të Bashkimit Evropian (EUBG). Në kuadër të divizionit nga viti 2014, është edhe brigade desante ajrore holandeze në përbërjen e së cilës janë rreth 2.300 ushtarë holandez dhe rreth 9.500 ushtarë gjermanë, ndërsa paraqet një shembull të shkëlqyeshëm të bashkë-punimit të ngushtë ushtarak në mes dy vendeve. Divizioni në përbërjen e tij ka: 2 brigada ajrore desante, komandë të forcave speciale, regjimentin e helikopterëve luf-tarak, 2 regjimente me helikopterë trans-portues dhe me qendër për mbështetje. 1.brigada desante ajroreËshtë e përbërë nga: 2 regjimente të parashutës, 2 çeta zbuluese desante ajrore dhe 2 çeta inxhinerike desante ajrore. Misione të saj janë: planifikim, përgatitje dhe realizim të operacioneve të

13

Page 14: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

14

specializuara (evakuim ushtarak), opera-cione të stablizimit, intervenca dhe opra-cione mbrojtëse (në kuadër kombëtar dhe aleat), si dhe sigurimin e forcave të NATO-s për përgjegje të shpejtë (NRF) dhe grupet luftarake evropiane (EUBG). 11.brigada ajrore desante (gjermano-holandeze)Brigada e përbërë nga një personel prej 4.500 personash, është njësi këmbësor-ike e vendosjes së shpejtë me gatishmëri

për vendosje në tërë botën nga 7 deri më 20 ditë. Është e përbërë nga 3 batalione këmbësorike, nga regjimenti zbulues, nga çeta inxhinerike, çeta mjekësore, njësitë logjistike dhe nga batalioni rezervë. De-dikohet për opracione luftarake, ndihmë gjatë fatkeqësive, ndihmës humanitare dhe fatkeqësive natyrore. Komanda e forcave specialeNë përbërje të komandës janë: kom-andantët, njësia për mbështetje dhe

çeta logjistike. Detyrat të cilat i realizon komanda janë:

- opracione çlirimtare dhe për shpëtim të robërve dhe të kidnapuarve, ose për përgjigje ndaj kërcënimeve ter-roriste;

- identifikimin e caqeve – personave të interesit të sigurisë jashtë vendit;

- grumbullimin e informatave kyçe në vatrat e krizës dhe konfliktit, për menaxhim me operacione të nivelit strategjik dhe operativ;

- bashkëpunim ushtarak dhe trajnim të forcave të sigurisë të vendeve partnere;

- mbrojtja e personave në situata të veçanta;

- misione luftarake – në thellësi të vendosjes së kundërshtarit, kundër caqeve të rëndësisë strategjike e operative, me asgjësimin e objekteve, sistemeve të komandimit, etj.

ЕurokorpusKorpusi në fjalë është formuar në vitin 1992 dhe është i përbërë nga një perso-nel prej 60.000. Ai është edhe pjesë e NATO forcave për reagim të shpejtë. Ko-manda është e përbërë prej përfaqësues të 5 vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa në përbërjen e njësive marrin pjesë edhe 5 vende tjera. Korupus është operativ që nga viti1995 dhe deri më tani ka qenë i angazhuar në disa misione: në Bosnje e Hercegovinë në kuadër të SFOR-it, në KFOR (Kosovë në vitin 2000), ISAF (në Afganistan më vitet 2004/2005 dhe në vitin 2012), në EUTUM (në Mali). Eurokorpusi dy herë ka qenë pjesë edhe në (stand by fazë nga 6 muaj) nga forcat e NATO-s për përgjigje të shpejtë (NRF), ndërsa rotacioni vijues do të jetë në vitin 2020 kur komanda e korpusit do ta merr rolin e NATO komandës së komponentës tokësore (NATO LCC)I Korpusi gjermano-holandezKorpusi në fjalë është formuar më 1995 dhe në të marrin pjesë edhe 11 vende anëtare të NATO-s. Dedikohet për oper-acione të udhëhqura nga BE dhe NATO, ne gatishmëri prej disa ditësh, Edhe ky korpus ka qenë pjesë e rotacioneve të NATO-s në kudër të (NRF). Komanda është e mbështetur nga batalioni për lidhje dhe nga batalioni për mbështetje. Njësitë tjera nga përbërja e korpusit hyjnë në përbërjen e tij sipas procesit të quajtur “gjenerim i forcave për kërkesa të veçanta operative”. Përbërja e tij organike përbëhet nga personeli prej 1.100 personash, ndërsa njësitë e deklaruara mund të arrijnë numrin deri në 80.000 njerëz, varësisht municionit.Korpusi multinacional “Verilindje” Komanda e korpusit (HQ MNC NE) është formuar më 1999 dhe është pjesë e struk-turës ushtarake të NATO-s, komanda e vetme me rreth të përhershëm të përgjegj-sisë. Shtabi përbëhet nga personel nga

Ministria e Mbrojtjes Federale e cila njëherit është edhe Komanda Supreme e FA, përbëhet nga dhjetë drejtori, ka dy seli zyrtare,

njëra në Bon, ndërsa tjetra në Berlin. Ajo ka për detyrë koordinimin e politikës, pajisjen e armatës, planifikimin, çështjet juridike dhe

menaxhmentin personal në kuadër të FA. Ministria është përgjegjëse për komandat e këmbësorisë, për forcat ajrore dhe atyre detare, si

dhe për njësitë tjera organizative të armatës

Page 15: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

15

400 anëtarësh nga 3 vende udhëheqëse, nga Gjermania, Danimarka dhe Polonia dhe në mënyrë shtesë edhe nga 22 vende anëtare të NATO-s. Komanda është e cer-tifikuar si komandë për vendosje të shpe-jtë dhe e aftësuar që të merr rolin e NATO LCC, për udhëheqjen e operacioneve me 5 divizione dhe 20 njësi për mbështetje. Korpusi është tërëssiht operativ nga viti 2015 dhe mund të udhëheq operacione paqësore dhe mund të ndihmojë gjatë fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Pajisje dhe armatimForcat tokësore në përbërjen e tyre posedojnë:

- armë këmbësorike: revolverë P8 dhe P30; pushkomitraloz G22, 27, 28, 29, 36 dhe 82; mitralozë MG3, 4 dhe 5;

hedhës predhash 40mm; sistem anti tanks Milan dhe Panzerfaust3/Bun-kerfist; sisteme zbuluese Aladin, Kzo, Luna dhe Mikado;

- tankse Leopard 2;- transportues blindues: Boxer, BV 206

S Hägglunds dhe M113;- automjete blinduese luftarakeа:

Dingo, DURO 3 dhe Puma;- automjete zbuluese luftarake: Serval

dhe Fennek;- helikopterë: luftarak „Tiger“,

shumëdedikues NH-90, trajnues EC 135;

- artileri: Panzerhaubitze 2000, mina-hedhës 120mm, hedhës raketash Mars II;

- radarë artilerik: Abra dhe Cobra.

Forcat AjroreStrukturën e forcave ajrore e përbëjnë:

- ekipe luftarake ajrore – 6 skuadrone

ajrore të pajisura me fluturake modern Eurofighter dhe MRCA PA -200 Tor-nado;

- flotë ajrore-transportuese e përbërë nga 3 skuadronë ajroro-transportues dhe skuadron helikopteristik, të pa-jisur me avionë transportues Airbus: A310, A319 CJ, A321, A340-300 dhe A400M, Global 5000, Transall C-160D dhe helikopterë transportues: Sikor-sky CH-53 dhe Cougar AS532;

- qendra trajnimi – batalione trajnimi (me avionë shkollorë Northrop T-38C Talon dhe T-6 Texan II), qendër teknike trajnimi, shkollë teknike dhe qendër për trajnimin e oficerëve dhe nënoficerëve, për nevojat e forcave ajrore);

- Qendër e Operacioneve Ajrore;

- Njësi logjistike – dy qendra për mbështetje;

- Skuadron kundër ajror (MKA) – me 4 njësi raketore (të pajisura me MKA sistemet Mantis, Patriot dhe Stinger) dhe qendër trajnimi;

- Qendër për Zbulim dhe Kërkim Ajror;- Regjiment të Sigurisë; - Qendër për Forcat Ajrore Mjekësore.

Marina Ushtarake Marina ushtarake ndikon ndaj sigurisë detare në bashkëpunimin multinacional dhe ushtarako-civil, si dhe ndaj sigurimit të ndihmës humanitare dhe ndihmave tjera në tërë botën. Mund të stacionohet në detë, në vatër krize, me qëllim të parandalimit apo ballafaqimit me kriza. Ajo i mbron dhe siguron forcat vetanake dhe aleate tokësore dhe ajrore përgjatë lëvizjes zhvendosjes dhe vendosjes në zonat e operacioneve.

Në përbërje të marinës ushtarake janë:- dy flotile detare (të përbëra nga ko-

rvetë, fregatë, minakërkues, nënde-tëse, njësi speciale marinere, njësi për mbështetje dhe baza detare),

- aviacioni detar (e përbërë nga dy skuadrone të aviacionit që përbëhen nga: avionë - Lockheed P-3 Orion dhe Dornier 228 LM, avionë zbulimi dhe gjetje të nëndetësve dhe helikopterë shumëdedikues - Sea King MK 41 dhe Sea Lynx MK 88 A),

- Njësi për Mbështetje, - Qendër Detare Shkollore, - Institut Mjekësor Detar

Çështje të mbrojtjesBuxheti i mbrojtjes nuk është në nivelin e marrëveshjes 2% nga bruto prodhimi

vendor (PBV), por i njejti është tejet stabil. Shënon rritje nga 34,5 miliardë euro në vitin 2013 (1,18% nga BPV) deri në 42 miliardë euro në vitin 2018 (1,24% nga BPV). Pjesa e buxhetit ushtarak për pajisje është 14,%, ndërsa për person-elin arrinë deri në 47%.Numri i personelit, sipas tendencës së rënies deri në vitin 2015 (205.000 në viti 2011), shënon rritje të vazhdueshme dhe arrinë deri në 53.000 personel aktiv dhe 120.000 personel rezervë, si dhe rreth 8.400 vullnetarë. Në kuadër të forcave tokësore më se 62.000, në kuadër të forcave ajrore rreth 28.000, në kuadër të marinës detare 16.300 ndërsa në kuadër të shërbimit mjekësor rreth 20.000 ushtarë. Në armatë janë edhe 22.000 ushtare të gjinisë femërore, që përfaqë-sojnë 13% nga numri i përgjithshëm i personelit.

М.S.

Page 16: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

16

Strategjia e hakmarrjes masive të NATO-s, u paraqit si përgjigje ndaj avancimit dhe përparimit nga ana e BRSS-së në zhvillimin e sistemit

ushtarak të armatimit, e sidomos në zhvil-limin e armatimit bërthamor dhe mjeteve të porosisë së tij nga distance. Koncepti në fjalë, bazohej në qasjen më të gjerë ndaj sigurisë me anë të përfshirjes së disa elementeve si: lokacioni gjeografik, resur-set ekonomike, materiale, shkencore dhe teknologjike, kapaciteteve industrial, resur-seve njerëzore dhe shkathtësive ushtarake të Aleancës. Qëllimi ishte të parandalohej lufta me anë të ruajtjes së forcave ushta-rake të përshtatshme konvencionale dhe bërthamore. Secili vend anëtar ishte i obliguar të zhvil-loi kapacitetet e tij vetanake ushtarake dhe shkathtësi në përputhje me proekcionet e dala nga koncepti. Parimet bazike mbi të cilat bazohej mbrojtja e Aleancës mbetën të pandryshuara sa i përket dy kon-cepteve paraprake. Me këtë rast, koncepti

Strategjia e hakmarrjes masive

Koncepti i tretë i Aleancës njihet nën emrin “Strategjia e hakmarrjes masive” (M.C. 14/2 Strategy for Massive Retaliation) dhe ishte në

funksion gjatë periudhës së viteve 1957-1967

Strategjitë e NATO-s

Page 17: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

strategjik parashihte zbatimin e një sërë masash, duke përfshirë këtu edhe dispozi-tat që kanë të bëjnë me forcat, procedu-rat dhe kapacitetet e nevojshme për tu shmangur luftës dhe për të siguruar mbro-jtjen e integritetit të NATO-s në rast kon-flikti. Parashikimet ishin se “udhëheqësia e BRSS-së është e vetëdijshme dhe frikohet nga pasojat të cilat do të vinin nga një luftë eventuale bërthamore. Ajo nuk do të fillojë luftë bërthamore derisa kanë njohuri se Perëndimi është i gatshëm t’i përgjig-jet sulmeve me armë bërthamore dhe në këtë mënyrë ta asgjësojë BRSS-në”. Por, vlerësimi i NATO-s ishte se kërcënimi nga një luftë bërthamore është i lartë për shkak të të ardhurave të ndryshme të disa strukturave të caktuara të BRSS-së drejt kësaj mundësie, për shkak të jokonstruk-tivitetit të Perëndimit, ose për shkak se operacionet e kufizuara lokale ushtarake mund të kalonin në luftë bërthamore. Për këtë shkak, NATO i jepte përparsi paran-dalimit të një lufte globale, ndërsa në rast

lufte kundër NATO-s, me rëndësi ishte që të siguroheshin aftësitë, për arritjen e qëllimeve të Aleancës, gjegjësisht për të fituar luftën. Parandalimi i luftës niste nga premise se armatimi i avancuar bërthamor dhe mjetet për porosinë e luftës në dis-tancë janë në dispozicion për të dy anët. Paraqitja e armatimit termobërthamorë dhe fuqia e tij destruktive, si dhe specifikat dhe vështirsitë në organizimin e mbrojtjes prej tyre, ishin sfida të reja me të cilat u ballafaquan dy anët. Kjo inicoi edhe përdorimin e masave politike, ekonomike, sociale dhe psikologjike, e jo vetëm masa klasike ushtarake so më të kaluarën. Në rast të një lufte eventuale globale, asgjësi-met më të mëdha do të ndodhnin në ditët e para kur dy anët do t’i lansonin predhat e tyre. Kjo do ta vështirsonte moblizimin e resurseve njerëzore dhe resurseve tjera për organizimin e mbrojtjes së territorit. Në kontekst të parandalimit, BRSS-ja vendosi armatimin e saj bërthamor edhe në vendet e Paktit të Varshavës. Përgjigja e NATO-s rezultoi me vendosjen e raketave të vargut të mesëm me mbushje bërthamore nga ana e SHBA-së në vendet e Evropës Perëndimore. Zhvillimi i këtillë i ngjarjeve në mjedisin e sigurisë, shkaktoi që NATO në këtë kon-cept ti reduktojë fazat e bërjes së një lufte globale nga katër, në dy. Gjegjësisht, në fazën e parë përfshihet periudha e vepri-meve ofenzive intenzive të ndërsjella me kohëzgjatje maksimale prej tridhjetë ditësh. Shkëmbi më jointenziv bërthamor do të ndodhte në ditët e para. Faza e dytë do të ishte me kohëzgjatje më të madhe e cila do të përfshinte periudhn e riorganizimit, përmbushjes së nevojave dhe realizimit të detyrave të nevojshme ushtarake të cilat do të shpienin edhe deri te fitorja e luftës. Për herë të parë, përpos kërcënimeve për një luftë më të madhe, NATO definon edhe kërcënimet alternative ndaj sigurisë së Aleancës. Në fakt, sipas vlerësimeve të NATO-s, BRSS-ja ka qenë e vetëdijshme se NATO në mënyrë të përshpejtuar i ka zhvilluar shkathtësitë e saj bërthamore

dhe se një luftë eventuale do të kishte sjellur deri te asgjësimi i ndërsjellë. Për këtë shkak, NATO ishte e mendimit se udhëheqësia e BRSS-së do të orvatet që të inicojë operacione me qëllime më të vogla që do të përfshinin infiltrim, hyrje në ter-ritorin e Aleancës, e mbështetur nga këta të fundit publikisht apo në mënyrë të fshehtë, me parashimin se aleatët në orvatjet e tyre kolektive do ta prandalonin luftën dhe do ti kufizonin reagaimet e tyre, ose ata nuk do të reagonin fare. Duke i pasur parasysh kërcënimet e një lufte globale dhe kërcënimet alternative, gatishmëria e NATO-s për ballafaqim me kërcënimet, lëvizte në drejtimin vijues: së pari, të sigurohet shkathësia për ndërmar-jen e ndonjë kundërsulmi me të gjitha ka-pacitetet konvencionale dhe bërhamore në dispozicion, por edhe zhvillimin e shkathtë-sive për sigurimin e mbijetesës ndaj sulmit nga ana e kundërshtarit; së dyti, ishte i patjetërsishëm zhvillimi i shkathtësisë për përdorimin e forcave tokësore, detare dhe ajrore për mbrojtjen e territorit dhe sipër-faqeve e hapësirave detare të NATO-s; së treti, të përgatitet për periudhën e riorga-nizimit, rehabilitimit dhe për shfrytëzimin e resurseve tjera për arritjen e qëllimit.Në mënyrë që të arrihen këto parashikime konceptuale, nevojitej që NATO të arrijë fleksibilitet përkatës të forcave. Nga zgjidh-jet esenciale konceptuale, mund të vërehet se vendet anëtare të NATO-s nuk dispono-nin me forca mjaft të fuqishme koncencio-nale në mënyrë që ti kundërvihen ndonjë sulmi eventual nga ana e BRSS-së së bashku me vendet anëtare të Paktit të Var-shavës. Për këtë arsye, ata mbështeteshin në forcën e armatimit strategjik bërthamor të SHBA-së, sepse vetëm SHBA-ja e kishte arritur paritetin bërthamor me BRSS-në. Gjegjësisht, secilit sulm konvencional nga ana e BRSS-së kundër ndonjërës nga ven-det anëtare të Aleancës, ajo planifikonte që të përgjigjej drejtëpërsëdrejti me një sulm bërthamor masiv.

Dr. Igor Gjoreski

Page 18: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

Gjatë periudhës nga data 14 deri më 15 maj 2019, në organizimin e qendrës “Xhorxh K. Marshall”, në

bashkëpunim me Qendrën për Trajnim për Operacione dhe për Mbështjtjen e Paqes, në Sarajevë të Bosnje e Herce-govinës, u mbajt konferencë me temë: “Gjini, paqe dhe siguri”, në të cilën mor-rën pjesë përfaqësues nga Republika e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Republikës së Kroacisë, Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Sllovenisë Në kuadër të katër paneleve, pjesë-marrësit elaboruan disa tema edhe atë përfaqësimin e grave në pozitat udhëheqëse në sektorin e sigurisë, praktikat më të mira dhe mësimet e mara lidhur me politikat e barazisë gjinore, ngritjen e vetëdijes rreth baraz-isë gjinore në sektorin e sigurisë, qasja në mjedisin kombëtar të sigurisë, si dhe avancimi i bashkëpunimit në mes të vendeve anëtare të konferencës.Koordinatorja e grupit të punës për implementimin e perspektivës gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë, njëherit edhe shefja e kabinetit të ministres së mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Katerina Stavreska, mori pjesë në kuadër të panelit të dytë të diskutimeve me titull: “Integrimi i perspektivës gjinore në MM dhe në Armatë në praktikë”. Në fjalën e saj, Stavreska duke e thek-

suar rëndësinë e kontekstit politik si një parakisht i rëndësishëm për funk-sionimit të shoqërisë së hapur me anë të respektimit të diversitetit dhe të drejtave të ndryshme të njeriut, duke theksuar edhe përfaqësimin e drejtë në të gjitha nivelet, duke përfshirë këtu edhe barazinë gjinore, u ndal te proceset reformuese të Qeverisë së RMV-së, të cilat e ndryshuan statusin e vendit nga një “vend i robëruar” në një “vend të ftuar” (invited) për anëtarsim në NATO. Ajo theksoi se që nga fillimi qeveria e re reformuse përpiqet për barazi në shoqëri, përmes sigurimit të

së drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallim gjinie, race, ngjyre të lëkurës,apo përkatësie etnike, fetare apo partiake, gjë që është e garantuar edhe me Kushtetutën e vendit. Ajo shtoi se çështjet që lidhen me bara-zinë gjinore dhe përfaqësimin e drejtë janë në mesin e çështjeve prioritare në kuadër të Programit për Punën e Qeverisë (2017-2020) dhe si të tilla tërësisht korespodojnë me agjendën për zhvillim 2030 (2030 Sustainable Development Agenda) edhe me SDG 5. Ajo mes tjerash, tha se Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e ardh-

18

Konferencë me temë “GJINI, PAqE DhE SIGURI”

Edukim

Page 19: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

shme e 30 e NATO-s dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, është e obliguar dhe punon në mënyrë aktive në implementimin e programit “Gratë, paqa dhe siguria” („Ëomen, Peace and Security“), përmes integrimit të saj në kuadër të strukturave civile dhe ato ush-tarake. Stavreska shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen nga ana e minis-tres së mbrojtjes, shefit të SHP, si dhe udhëheqësisë, ku prespektiva gjinore është e integruar në të gjitha politikat dhe dokumentet strategjike të ministrisë dhe Armatës, ku vazhdimisht dhe në

mënyrë drastike ndryshon perceptimi i përgjithshëm rreth barazisë gjinore në kuadër të forcave të armatosura.Si konkluzë, ajo u shpreh se edhe përkundër aktiviteteve të shumta për rrumbullaksuara me sukses, vijojnë edhe shumë punë dhe sfida serioze në këtë plan. Sfida më e madhe është implementimi gjithpërfshirës i të gjithë politikave dhe proceseve dhe ruajtja e strukturës gjinore. “Barazia gjinore nuk është çështje, por perspektivë, nuk është punë apo preokupim i femrave, por çështje e maksimizimit të talentit, profesionalizmit, efikasitetit dhe suk-sesit, me qëllim përfundimtar – pjesë-marrje e barabartë e grave dhe bur-rave në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me paqen dhe sigurinë. Në këtë mënyrë, do të jemi pjesë e realitetit, ku titulli më i rëndësishëm nuk do të jetë ai ku do të tregojë se u emërua gruaja e parë në pozitën e komandantit, por se është emëruar komandantja e parë”, e përmbylli fjalën e saj, koordinatorja e grupit të punës për implementimin e perspektivës gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë.Konferenca mundësoi shkëmbimin e informacioneve, mësimeve të mara dhe praktikave të dobishme në fushën e barazisë dhe perspektivës gjinore. E njëjta mundësoi avancimin e bash-këpunimit rajonal, si dhe tejkalimin e sfidave në kuadër të sektorit të sigurisë.

Мinevere Leskovica

19

Nga data 18 deri më 19 mај 2019, në Jahorinë të Bosnje e Herce-govinës, u mbajt punëtori rajo-

nale Punëtori rajonale për luftën kundër diskriminimit bizar gjinor, shqetësimit dhe dhunës seksuale. Punëtoria në fjalë u organizua nga ana e UNDP/SEESAC dhe paraqet një pjesë nga faza e dytë e projektit për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal për përfshirjen e aspekteve gjinore në politikat kryesore në kuadër të reformave në sektorin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Pro-jekti është i mbështetur nga ana e SEE-SAK, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republiksë së Sllovenisë, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe UNDP-së. Në këtë punëtori morën pjesë përfaqë-sues nga ministritë e mbrojtjes dhe nga armatat e vendeve pjesëmarrëse në projekt edhe atë: nga Bosnja e Herce-govina, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Serbisë dhe nga Mali i Zi. Nga Ministria e Mbrojtjes së Repub-likës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë anëtarë të grupit të punës për implementimin e perspektivës gjinore në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, të udhëhequr nga koordinatorja e grupit të punës, njëherit shefja e kabinetit të min-istres së mbrojtjes, Katerina Stavreska, e cila në mënyrë aktive u përfshi në dis-kutim, duke i ndarë përvojat dhe sfidat gjatë përpilimit të udhëzimit për mbrojtje nga shqetësimet në vendin e punës, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

udhëzues që është në fazën përfundim-tare të përpilimit. Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte rritja e kapaciteteve institucionale të ministrive të mbrojtjes dhe armatave në paran-dalimin dhe luftën kundër diskrimin-imit gjinor, dhunës dhe shqetësimeve seksuale. U theksua edhe rëndësia e paraqitjes me kohë të diskriminimit bizar gjinor, si dhe zhvillimi i mekanizmave për reagim të përshtatshëm ndaj feno-menit gjegjës.

Punëtoria dy ditore përfundoi me konkluza rreth rritjes së nivelit të be-simit të ndërsjellë në kuadër të sistemit, shkëmbimit të informacioneve, mësime-ve të mara dhe praktikave të dobishme për mbrojtje nga diskriminimi bizar gjinor, shqetësim dhe dhunë seksuale, si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndi-mor. Njëherit, pjesëmarrësit u përpoqën edhe për përpilimin e një udhëzuesi rajonal për mbrojtjen nga diskriminimi bizar gjinor, shqetësimi dhe dhuna seksuale, si një nga rezultatet e fazës së dytë të projektit.

M.L.

Punëtori rajonale për luftën kundër diskriminimit bizar gjinor, shqetësimit

dhe dhunës seksuale

Page 20: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

20

Edukim

„AVANCIM I VAZhDUEShËM“

Ngjarja paraqet vazhdimësi i vazhdës së punëtorive për planfikim të skenarit FazaI-IV, të cilat u realizuan gjatë

viteve 2015/2016, në punëtoritë për planifikim të stërvitjeve në nivel kom-bëtar të cilat u realizuan në vitin 2017, si dhe në stërvitjen e shtabit “Përgjigja gjithpërfshirëse – Vodno 2018”.Në këtë punëtori morën pjesë përfaqë-sues nga disa institucione. Nga SHBA morën pjesë ekspertë nga Korpusi Inxhinerik i Armatës së SHBA-së (US Army Corps of Engineers), nga Garda Kombëtare dhe nga Qendra për Opae-racione Urgjente nga shteti i Vermontit dhe nga Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje pranë ambasadës së SHBA-së në Shkup. Nga Republika e Maqe-donisë së Veriut morë pjesë përfaqë-sues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, nga Qendra për Menaxhim me Kriza, nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetsisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Minis-

tria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mjedisit Jetoësor dhe Plani-fikimit Hapësinor, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Ekonomisë, Minis-

tria e Transportit dhe Lidhjeve, Minis-tria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, nga Drejtoria e Doganave, nga Drejtoria e Punëve Hidrome-

Page 21: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

torologjike, nga Drejtoria për Siguri Radioaktive, nga Qyteti i Shkupit, Drej-toria e Observimit Seizmologjik, nga IPSH Shtëpia e Shëndetit në Shkup – Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë, Kryqi i Kuq, dhe nga Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”, Shkup.Duke u nisur nga fakti se fatkeqësitë natyrore, fatkeqësitë teknologjiko-teknika dhe fatkeqësitë nga faktori njeri, rezultojnë me dëme të mëdha ndaj infrastrukturës kritike, gjegjësisht e cënojnë funksionimin normal të shoqërisë dhe shkaktojnë dëme ndaj komunikacioneve, transportit, shkak-tojnë destruktivitet të madh, humbje të jetës, të lënduar dhe persona pa vendbanim të përhershëm, Maqedo-nia e Veriut si shoqëri bashkëkohore, për ballafaqim të suksesshëm me situate emergjente, të cilat ndodhin shpesh, ose anticipohet se ekziston mundësia se në të ardhmen mund të ndodhin, nevojitet që në vazhdimësi ti avancojë kapacitetet kombëtare civilo-ushtarake, por edhe përmes formave të trajnimit dhe stërvitjeve të realizojë

përgatitje të rregullta gjithëpërfshirëse për një përgjigje të vendosur dhe të organizuar ndaj sfidave të këtij lloji. Në këtë kontekst, ishte edhe qëllimi i kësaj puntorie, ku të gjithë së bash-ku., përfaqësuesit e institucioneve kombëtare përgjegjëse për përgatitjet dhe menaxhimin me kriza, duke i shfrytëzuar përvojat e ekspertëve nga SHBA-ja, me angazhim tejet serioz dhe të sinkronizuar, në bazë të anal-izës dhe evaluimit të stërvtijes së vitit të kaluar “Përgjigja gjithpërfshirëse – Vodno 2018”, përmes identifikimit të anëve pozitive dhe në fushat të cilat kërkojnë përmirësim, në vazhdimësi ti avancojmë kaapcitetet civilo-ushta-rake dhe koordinimin interinstitucional dhe bashkëpunim gjatë ballafaqimit me fatkeqësitë të shkaktuara nga faktori njeri dhe nga fatkeqësitë natyrore, gjegjësisht të tejkalohen disa boshllëqe dhe anë të dobëta në

mënyrë që të ndërtohen gjegjësisht të ruhen aftësitë bazë për ballafaqim me raste të krizave dhe rasteve të krizës emergjente. Kjo përfshinë përmirësimin e rregulativës juridike dhe procedurave standarde operative të planeve për aktivitetet stërvitore të paraprara për trajnim dhe edukim të kapaciteteve njerëzore, por edhe të modernizimit të pajisjeve.Gjatë punëtorisë, e cila zhvillohej përmes diskutimeve plenare dhe krye-sisht përmes punës në dy grupe sindi-kale, si proddhim nga aktivitetet dolën konkluzat vijuese deri te udhëheqësit më të lartë të institucioneve kyçe kombëtare të cilët ishin pjesë e pjesës përfundimtare të punëtorisë:Nga grupi i punës i cili punoi në planin për avancimin e kapaciteteve, dolën propozimet vijuese: nevojë e ven-dosjes së një sistemi të përbashkët digjital të të dhënave për mbështetje logjistike, duke i përdorur mjetet aktuale në kuadër të QMK (MAKFIS, NICS); sigurimi i logjistikës gjatë aktiv-iteteve në terren; përdorimin e doku-

menteve të unifikuara; evidentimin e informatave për menaxhim me kriza në SHP; vendosjen e sistemit digjital integrues për informata, komunikim dhe koordinim; media qendër dhe plotësim i SOP, me qëllim të informimit në kohë reale të opinionit me reko-mandime dhe udhëzime përkatëse, apele, etj.; vendosjen e procedurave dhe trajnime për përdorimin e drejtë të SOP për përdorimin e media qen-drës dhe mediave sociale; kotroll dhe evoluim të sistemit për paralajmërim të hershëm; riparimin e mjedisit afektiv, secili institucion me resurse vetanake dhe përgjegjësi koordinimi.Nga grupi i punës i cili punonte në avancimin e planeve dhe programeve kombetare për trajnime dhe aktivitete stërvitore, dolën konkluzat vijuese: miratimin e rregulloreve nënligjore për organizimin dhe realizimin e stërvitjeve në nivel kombëtar me plan aksional

dhe buxhet; vendosjen e procesit for-mal të trajnimit për starvitje të person-elit të përfshirë në sistemin e avancim-it të sistemit të menaxhimit me kriza; vendosjen e procesit të vazhdueshëm të trajnimit në procesin e realizimit të programit kombëtar të stërvitjeve; avancimin e komunikimit dhe koordin-imit ndërinstitucional; implementimin e programit kombëtar për trajnime dhe organizime, zbatimin realizimin dhe eveluimin e stërvitjeve të subjekteve të sistemit të menaxhimit me kriza.Në punëtorinë vijuese “ Avan-cimi i vazhdueshëm 2”, e cila është paraparë të realizohet kah fund i muajit gusht të vitit 2019, do të ndër-rmeren hapat vijues: do të rishqyrtohet plani për avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve; do të shqyrtohet dhe do të kompletohet draft udhëzuesi i stërvitjeve dhe evaluimit dhe do të kërkohet miratim të udhëzuesit të stër-vitjeve dhe evaluimit.

Dr. Toni PetreskiMr. Zdravko Jakovlevski

21

Gjatë periudhës nga од 20-23.05.2019 në hapësirat e Shtëpisë së ARM-së u mbajt punëtoria “Avancimi i vazhdueshëm”, e cila është

e para në vazhdën e punëtorive në fushën e menaxhimit të krizave, të parapara për vitin 2019 nga program i bashkëpunimit civilo-

ushtarak (CMEP) në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencionit për Bashkëpunim

Civilo-Ushtarak të SHBA-së, gjegjësisht me Korpusin Inxhinerik të Armatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (US Army

Corps of Engineers)

„AVANCIM I VAZhDUEShËM“

Page 22: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

22

Njerëzit që e duan disipli-nën kanë përgjegjësisë disiplinore, e poashtu ata vlerësojnw rregullat, rendin,

strukturën e qartë, integritetin dhe punën e vështirë. Ushtria tërheq njerëz të disiplinuar, sepse ata kërkojnë të punojnë në një mjedis që ofron vlera të tilla. Disiplina në ushtri është një element kritik për të siguruar ekze-kutimin e papenguar të operacioneve ushtarake. Që një njësi ushtarake të jetë e suksesshme, çdo individ duhet të bëjë punën e tij siç duhet dhe në kohë. Nuk është rastësi që disiplina të zhvil-lohet si një karakteristikë e veçantë e ushtrisë, është organizimi më i vjetër kompleks në shoqëri. Ushtria ishte elementi më i organizuar i shteteve deri në revolucionin industrial dhe zhvillimin e kapitalizmit edhe sot ajo konsidero-het organizata më e disiplinuar. Të

gjitha organizatat e tjera shtetërore dhe private që numërojnë dhjetëra mijëra të punësuar që të kenë sukses në punë, kanë identifikuar nevojën për rregulla, norma dhe procedura që duhet të ndiqen. Disa kanë zhvilluar disiplinën në nivelin e ushtarit, sepse e kanë kup-tuar se padisiplina mund të kushtojë më pak përfitim dhe nganjëherë edhe jetë, varësisht nga aktiviteti. Përmes disiplinës ushtarake, mendja e ushtarit është në gjendje të bëjë një urdhër pavarësisht nga rreziku, i cili nuk është tipik për civilët. Ekziston një stereotip i përgjithshëm për profilin e

një ushtari se ajo që është e disiplinuar do të thotë se ai është i kufizuar, i painformuar, i pandjeshëm dhe kon-servator. Shkrimtari i famshëm anglez, Herbert George Uells, tha se “mendja e ushtarëve është domosdoshmërisht inferiore dhe jo kreative, pasi askush me cilësi të lartë intelektuale nuk do t’i kufizonte dhuntitë e tij vullnetarisht në kurriz të pozicionit ushtarak”. Samuel Huntington në librin “Ushtari dhe Shteti” thotë se mendja ushtarake është “e disiplinuar, e ngurtë, logjike dhe shken-core, përkundrazi fleksibile, tolerante, intuitive dhe emocionale”. Një tjetër

Edukim

Rëndësia e disciplinës

Disiplina në ushtri është një element kritik për të siguruar ekzekutimin e papenguar të operacioneve ushtarake. Që një njësi

ushtarake të jetë e suksesshme, çdo individ duhet të bëjë punën e tij siç duhet dhe në kohë

Page 23: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

23

stereotip i njohur është se mendja e ushtarit është trajnuar për të mos men-duar, por për të zbatuar, dmth. ushtari ekzekuton një urdhër verbërisht, pa e vlerësuar moralitetin. Megjithëse ekzis-tojnë shembuj të panumërt historik që urdhri duhet zbatuar pa marrë parasysh gjithçka, në luftën moderne, morali është shumë më i lartë se më parë, sepse përveç kolektivitetit ka edhe përgjegjësi individuale. Civilët shpesh perceptojnë bindjen dhe besnikërinë e ushtarit si marrëzi dhe dobësi morale. Megjithatë, nëse shteti është një sistem kompleks i përbërë nga nënsisteme të shumta, ushtria është një nënsistem veçanërisht i rëndësishëm i domosdoshëm për mbi-jetesën e tij (Sun Cu). Disiplina ush-tarake mund të jetë një dobësi morale për individin, por i jep sistemit të stabil-itetit moral, sepse vetëm sistemi i disip-

linuar është një sistem i fortë. Prandaj, individi pritet të sakrifikojë, sistemi do të jetë gjithmonë më i rëndësishëm se individi. Ushtria përmes disiplinës i formon njerëzit që do të hyjnë në radhët e veta në përputhje me profilin e dëshiruar, por gjithashtu i tërheq ata si një magnet ata që janë të destinuar të jenë ushtarë. Ka ende tridhjetë vende në botë ku qytetarët janë të detyruar të kryejnë ushtrinë. Ushtari modern me vetëdije pranon të jetë pjesë e një organizate që kërkon që ai të disiplino-het në një mënyrë që shumë njerëz në shoqëri jo vetëm që do të pranojnë, por gjithashtu nuk mund ta kuptojnë racio-nalitetin e saj. Fjala “disiplinë” rrjedh nga fjala latine disciplinam, që fillimisht nënkupton “mësimdhënie”, “mësim”, “instrukcion”, “shkollim” ose “njohuri”. Disiplina nënkuptonte trajnimin ose të mësuarit e dikujt në një fushë të caktuar fillimisht duke iu referuar arsimit. Për herë të parë, disiplina lidhet me dënimin në shekullin e XIII, në fe, ndëshkimi në stërvitjen e priftërinjve për të mësuar (“discipulus” do të thotë “student” dhe “discipulum” do të thotë “ndjekës”). Që nga ajo kohë, domethënia origjinale e fjalës “disiplinë” ka humbur dhe sot ajo shpesh lidhet me ndëshkimin. Në ush-tri, masat “disiplinore” vendosen për të “disiplinuar” dikë, domethënë me anë të një ndëshkimi për t’i bindur ata që të zbatojnë rregullat dhe rregulloret. Ky nuk është kuptimi i vërtetë i fjalës. Di-siplina është trajnimi dhe dija, dhe një ushtar i padisiplinuar është ai që ende nuk ka mësuar ose e a.q nuk ka kup-tuar. Por disiplina sot kuptohet vetëm si bindje në ekzekutimin e urdhrave, gjë

që është e gabuar sepse ushtari mund të jetë i bindur, por i patrajnuar. Duke ndëshkuar gabimet, ushtari pritet të trajnohet sipas logjikës se “dikush hyn në kokë dhe dikush në këmbët e tij”. Sidoqoftë, është e diskutueshme nëse kjo është e dëmshme ose e dobishme për kulturën organizative të ushtrisë moderne, pasi ushtari i shekullit XXI është jo vetëm vullnetarë në shërbim, por është shumë më i zgjuar sesa një ushtar në të kaluarën.Nga ndryshimi në mënyrën e të luftarit për armë të reja dhe fenomenin e “betejës boshe”, ushtari u bë më i rëndësishëm si individ. Megjithëse sot disiplina është ende shumë e rëndë-sishme, padyshim më e rëndësishme është që ushtari të ketë më shumë iniciativa dhe aftësi individuale sesa bindja “e verbër”. Në kushtet e sotme të terrenit ose atyre ushtarake, një ushtar modern, ndryshe nga ushtari në të kaluarën, funksionon pa një disiplinë formale sepse e kupton se jeta mund të varet nga disciplina. Në epokën e luftës jo lineare dhe në atë të “fushëbetejës boshe”, një ushtar duhet të mendojë vet për dallim nga një ushtar i cili më pare gjithmonë kishte dikë tjetër në të majtë dhe në të djathtën e tij. Përvoja tregon se më shumë ushtarë punojnë në terren dhe hyjnë në terma realë dhe aq më mirë kuptojnë pse nevojitet disiplina. Megjithatë, në pothuajse të gjitha doktrinat ushtarake moderne, pranohet se disiplina dhe mësimi janë dy gjëra të ndryshme. Asnjë ushtri në botë nuk mund të funksionojë pa dis-iplinë dhe gjithashtu kjo është thelbë-sore për realizimin e operacioneve të suksesshme, një ushtri pa disiplinë nuk

Page 24: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

24

është një ushtri e vërtetë. Njerëzit nga natyra janë të ndryshëm dhe vullneti i lirë e bën çdo person të veçantë. Disiplina është ajo që i bën njerëzit në një grup të veprojnë si një, prandaj disiplina nuk është e natyrshme dhe e nevojshme vetëm për ushtrinë, por për çdo organizatë që synon arritjen e një qëllimi të vetëm. Zakonisht disiplina e ushtarëve është ndërtuar përmes trajnimit, por praktika në ushtritë moderne tregon se ushtarët më të trajnuar kanë nevojë për një disiplinë më pak formale për të funk-sionuar me sukses. Gjithashtu, nëse edukimi mesatar i ushtarëve është më

i lartë, disiplina vjen nga vetë ushtarët. Vetëdisiplina është e natyrshme te njerëzit inteligjentë dhe për këtë arsye nuk ekziston një nevojë e tillë aq e madhe për disiplinë formale. Në të kaluarën, kur ushtarët ishin analfabetë, një disiplinë brutale ishte e nevojshme për të mbajtur formimin e njësive të rregullta dhe për të dëgjuar urdhërat. Deri në shekullin e XX dhe përdorimin e armëve moderne, të gjitha lëvizjet e ushtarit dhe të njësive u trajnuan mekanikisht për përsosmëri. Në kohën e luftës lineare, për të qenë të sigurt se ushtarët do të hynin në luftë pa hezitim, nënoficerët kishin një filozofi që ushtarët duhet të kenë më shumë frikë nga ata sesa nga armiku. Por sot shumica e ushtrive janë profesionale, ofrojnë një karrierë të gjatë dhe të ar-dhura të mira financiare. Ndryshe nga e kaluara, kur një ushtar kishte frikë se do të qëllohet nga eprorët (praktika në ushtritë perëndimore deri në Luftën e Parë Botërore), sot disiplina vjen nga frika se një ushtar mund të humbasë punën e tij. Prandaj, në praktikë, sa më shumë ushtarë janë profesionistë dhe të motivuar, aq më pak kanë nevojë për disiplinë ushtarake klasike. Prandaj, qëllimi i udhëheqjes sot nuk është që të fitojë maksimumin përmes disiplinës, por përmes motivimit për punë.Disiplina është e rëndësishme, por ka mendime të ndara rreth formës së saj. Koncepti i disiplinës në ushtritë e ndry-

Disiplina ushtarake duhet të drejtohet në mënyrë që të

inkurajojë një ushtar të veprojë me mbikëqyrje minimale.

Veçanërisht trupat e eprorëve në ushtritë moderne duhet

të kenë zhvilluar kreativitetin dhe të menduarit kritik. Kjo

nuk duhet të kufizohet dhe të shtyhet në kurriz të disiplinës

formale të natyrshme në shekujt e kaluar

Page 25: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

25

shme do të thotë që është ndryshme, madje edhe në kultura të ndryshme të vendeve të ndryshme. Disa mendojnë se disiplina formale ushtarake nuk është aq e rëndësishme sa kuptimi i saj i drejtpërdrejtë - për të kuptuar ushtarin se pse duhet të bëhen disa procedura ashtu siç bëhen. Mirëmbajtja e arma-timit, pajisjeve, gatishmërisë fizike, respektit për eprorët, vartësit dhe të barabartët, gjithçka që ushtari duhet ta kuptojë vërtet se pse është e nevo-jshme për suksesin e operacioneve. Një ushtar i disiplinuar ndjek rregullat dhe zbaton urdhrat e nevojshme për të luftuar, për t’u kujdesur për veten, pajisjet dhe njësinë. Nëse dikush është i padisponueshëm, ai nuk e bën punën e tij siç duhet, sepse ai nuk e kupton se është pjesë e një organizate më të madhe. Në luftë apo në paqe, ka situata ku humbim jetën. Ndonjëherë është vetëm “fat”. Por në të shumtën e rasteve hum-

bja e jetës në luftën moderne është për shkak të vendimeve të dobëta, ose për shkak të mungesës së trajnimeve, ose nga ndonjë formë e padiskutueshme. Disiplina duhet të shihet si një ndry-shore që ndikon dukshëm në faktorin e “lumturisë”. Disiplina ushtarake është e nevojshme më shumë se çdo orga-nizatë tjetër, sepse shpejtësia në luftë shpesh është me rëndësi jetike. Rrallë një tjetër organizatë komplekse bukval-isht për çdo procedurë ka një normë

kohore. Disiplina ushtarake është e lidhur me një sërë veprimesh nga të cilat varet shpejtësia. Prandaj, bëhet automatizimi i procedurave, procedurat përsëriten deri në përsosmëri. Për çdo procedurë ushtarake ekzistojnë normat e përshkruara ndërsa sa më i shpejtë tejkalohen, aq më mirë për ushtarin dhe njësinë.Ekziston një mendim se një mendje që është trajnuar për të dëgjuar dhe realizuar, vështirë se mund të mëso-het të jetë krijuese. Por kjo nuk është më e vlefshme për ushtarin e sotëm, sepse fusha e betejës është shumë më dinamike se më parë. Ushtari modern kërkohet dhe duhet të mendojë, jo vetëm për të realizuar dhe zbatuar. Ushtarët punojnë me pajisje dhe mjete që kërkojnë njohuri. Për këto arsye, disiplina duhet të kuptohet më mirë dhe të praktikohet sipas kuptimit të saj origjinal. Një ushtar profesionist nuk duhet të trajnohet për të realizuar, por edhe për të menduar. Disiplina ush-tarake duhet të drejtohet në mënyrë që të inkurajojë ushtarin të veprojë me mbikëqyrje minimale. Veçanërisht trupat e eprorëve në ushtrinë moderne duhet të kenë të zhvilluar kreativitetin dhe të menduarit kritik. Kjo nuk duhet të kufizohet dhe të shtyhet në kurriz të disiplinës formale e natyrshme për shekujt e kaluar.Disiplina ushtarake është trajnimi dhe njohuria supreme që u mundëson ush-tarëve të dëgjojnë më mirë, të realizo-hen dhe të kontrollohen në situata të vështira. Ndërtimi i një ushtrie ose një organizatei komplekse kërkon shumë përpjekje dhe njohuri. Udhëheqësit përditshmërisht transferojnë njohuritë institucionale te të rinjtë nëpërmjet rregullave, procedurave dhe rutinave që mund të mos jenë gjithmonë të përshkruara. Disiplina është ajo që e redukton kohën e të mësuarit. Praktika e mësimit dhe transferimit të njohurive nënkupton disiplinë në organizatë. Vetëm njerëzit e disiplinuar mund të ar-rijnë rezultatet më të larta në çdo punë. Për secilin aktivitet disiplina është e nevojshme, veçanërisht për ushtrinë. Njerëzit e disiplinuar kanë prirjen për të kontrolluar më mirë dhe shpejt fitojnë shprehi pune, kështu që ata janë ush-tarë të mirë. Por për ushtarin modern dhe ushtarin e së ardhmes, vetëdisipli-na do të jetë një veçori jashtëzakonisht e rëndësishme - sepse ushtari pritet të mendojë në mënyrë të qartë dhe të veprojë në mënyrë të arsyeshme pa mbikëqyrje të vazhdueshme nga eprorët.

Gjorgji Veljovski

Për ushtarin modern të së ardhmes, vetë-disiplina do të jetë një veçori veçanërisht e

rëndësishme - sepse pritet të mendojë në mënyrë të qartë dhe të veprojë në mënyrë të arsyeshme pa mbikëqyrje të vazhdueshme nga eprorët

Page 26: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

Mbështetja për mjedisin civil zakonisht nuk vjen vetëm nga institucionet civile, por kërkon angazhimin

e burimeve të ndryshme ushtarake: informacion, personel, material, pajisje, shërbime komunikimi, ekspertizë dhe trajnim të veçantë. Këto burime të CSD-së do të angazhohen vetëm kur ka nevojë dhe kur këto aktivitete të CSA-së janë në mbështetje të përm-bushjes së misionit të komandantit dhe kur institucionet relevante civile dhe organizatat nuk janë në gjendje të përmbushin detyrat e tyre për shkak të mungesës së burimeve apo mung-esës së sigurisë së mjaftueshme. Ashtu si çdo veçanti në kuadër të

ushtrisë, personeli që punon në fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarak duhet të plotësojë disa kritere për punën në këtë fushë.Këtu janë disa prej karakteristikave që

dallojnë stafin e CSD-së: komunikim, përshtatshmëri ndaj mjediseve të reja dhe situatave të ndryshme, aftësia e planifikimit dhe vlerësimi i shpejtë, aftësia për të bashkëpunuar me ak-torët civilë në fushën e operacioneve, menaxhimi i projekteve, programet dhe financimi, aftësia për përpilimin e shpejtë të raportimit të shkurtër dhe gjithëpërfshirës, njohja e gjuhëve botërore, veçanërisht e gjuhës an-gleze, aftësia për të punuar me mediat etj.Stafi i QPS-së duhet të trajnohet dhe të jetë gjithmonë i gatshëm për vetëm-brojtje gjatë kryerjes së aktiviteteve të QPS-së, kudo dhe kurdo, gjithmonë duke pritur që skenari i papritur dhe më

Edukim

Organet e bashkëpunimit civilo-ushtarak

Mbështetja e mjedisit civil, gjegjësisht, mjedisi civil në

zonën e operacioneve lidhet me marrëdhëniet e personelit të QPS-së, gjegjësishto organet me pjesëmarrësit civilë gjatë

operacionit ushtarak përbëhen nga një numër më i madh i

aktiviteteve të QPS-së

Page 27: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

i keq të trajnohet për të thirrur MEDE-VAC, CASEVAC, IED ; mirëmbajtjen e aftësive ushtarake; studimi i OSHC-ve, kultura e shteteve; gjithmonë të jetë në raport me bashkësinë lokale.

Оrganet e QPS-sëStruktura (trupi) i komponentit të CSF-së në të shumtën e rasteve varet nga kërkesat e secilit mision. Madhësia dhe struktura e stafit të QPS-së së inte-gruar në selinë e misionit do të ndry-shojnë, varësisht nga kërkesat në një situatë të caktuar. Prandaj, kërkesat kryesore për QPS-në do të jenë ruajtja e gatishmërisë së stafit në një nivel konstant për të realizuar aktivitetet e CSS në zonën e veprimit në mjedise të ndryshme.Madhësia e organeve të CSF-së mund të ndryshojë, ku varet nga detyrat e

personelit të CSF-së në zonën e op-eracioneve dhe kjo prapë varet shumë nga lloji i funksionimit të njësisë ush-tarake. CSCE-të mund të jenë anëtarë të stafit ose elementë të tjerë CSV të krijuar nga një komandë kombëtare ose shumëkombëshe, e cila mund të përfshijë edhe personel tjetër ushtarak nga njësitë ushtarake pa trajnimin dhe edukimin e nevojshëm të QPS-së. Strukturat standarde që rrjedhin nga numri dhe aftësitë e stafit civil të CSS-së ose të njësisë ushtarake në zonën e operacioneve të përbërë nga disa kontingjente kombëtare janë: CIMIC ose CIAIC; Elementet e selisë qen-drore të CSF (seksionet CSS); Grupi CSV; Ekipi i zbulimit për CSS; Qendra për QPS-të; Njësitë mbështetëse të

CSS dhe personeli me specialistë funk-sionalë.Në këtë rast do të përmend disa prej tyre. Оficeri i CV (CIMIC Liaison Officer) është përgjegjës për krijimin e lidhjeve me të gjithë aktorët civilë në GP për të siguruar koordinimin e aktiviteteve të tyre, si në fazën e planifikimit ashtu edhe gjatë kryerjes së operacioneve. Vendosja e lidhjeve civile dhe ush-tarake në zonën e operacioneve në fazën e planifikimit të operacioneve ose vendosjen e hershme të lidhjeve civile-ushtarake në zonën e operimit është thelbësor për zhvillimin e mëte-jshëm të bashkëpunimit të frytshëm gjatë operacionit. Gjithashtu është e nevojshme të sigurohet një informa-cion publik i organizuar në mënyrë adekuate për të lehtësuar bashkëpuni-

min dhe koordinimin me aktorët civilë. E gjithë kjo mund të arrihet përmes komunikimit të vazhdueshëm të oficerit të QPS-së me aktorët përkatës në GP, gjë që do të rezultojë me mbështetjen e popullatës lokale dhe organizatave civile që veprojnë në zonën e operimit. Detyrat e oficerit për operacionet e QPS-së në zonën operative janë: 1) Të njohë misionin e njësisë ush-

tarake, misionin dhe mandatin e aktorëve civilë në GP. Të jetë i gatshëm të punojë me partnerët e koalicionit në identifikimin e qëllime-ve të përbashkëta me aktorët civilë, kryesisht qeveritë dhe organizatat e Kombeve të Bashkuara.

2) Të mbajë kontakte të ngushta dhe të ndërtojë lidhje të mira me aktorët

Organet e bashkëpunimit civilo-ushtarak

Page 28: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

relevantë civilë që duhet të bazohen në besim, respekt dhe mirëkuptim.

3) Identifikimi i paaftësisë kyçe të mjedisit civil që do të ketë një ndikim negativ në misionin e njësisë ush-tarake bazuar në propozimet civile dhe në vlerësimin e tij personal, ai do të rekomandojë zgjidhjet e tij të mundshme.

4) Zyrtari i CDS, si pjesë e fushatës së përgjithshme të informimit, duhet të promovojë qëllimin dhe misionin e komandantit.

5) Për të kontrolluar aktivitetet e KSBE-së dhe për të siguruar koordinimin e duhur dhe prioritetin e detyrave, zyrtari i QPS-së është përgjegjës për përmirësimin e lidhjeve dhe aktiviteteve me organi-zatat ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare.

6) Këto organizata janë ekspertë në fushat e tyre, duke bërë vlerësimet e tyre të veçanta që mund të ndry-shojnë nga vlerësimet ushtarake që mund të jenë jetike në procesin e vlerësimeve dhe analizave ushta-rake. Shkëmbimi i njohurive, për-vojave dhe informacionit të fituara mund të mbështesë këtë proces.

7) Aktorëve civil duhet t’u qasemi me respektin e duhur, pa dallim të efika-sitetit dhe organizimit të tyre.

8) Me qëllim të lidhjeve më efikase me organizatat civile, zyrtari i KSBE-së duhet të njohë kulturën, identitetin, strukturën dhe procedurat e punës. Ka shumë ngjashmëri midis njësisë ushtarake dhe organizatave civile. Për shembull: angazhimi për paqen dhe stabilizimi i situatës, përkushtimi për të punuar për të arritur të njëjtën përvojë ndërkombëtare, jetë dhe rrezik i vështirë, rreziku personal i lëndimeve, marrja e vendimeve nën presion, shkalla e frustrimit nga vendimet politike etj. Ushtarët dhe civilët përdorin fjalor të ndryshëm. Për të kuptuar njëra-tjetrën, të dyja palët duhet të shmangin termi-nologjinë e tyre specifike, veçanër-isht në fillimin e krijimit të lidhjeve.

Përveç ngjashmërive midis organi-zatës ushtarake dhe organizatave të shoqërisë civile, ekzitojnë edhe dal-lime. Përbërja dhe struktura e organi-zatave ushtarake dhe civile ndryshon. Shumica e organizatave ndërkom-bëtare dhe joqeveritare punojnë në bazë të katër parimeve humanitare: paanësisë, neutralitetit, humanizmit dhe pavarësisë operacionale. Si rezul-tat i kësaj, qëllimet organizative të or-ganizatave ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare e konsiderojnë paran-

dalimin e vuajtjes si prioritet më të lartë të tyre dhe shohin përdorimin e forcës ushtarake si përgatitje për luftën, sesa si një zgjidhje reale për një problem humanitar. Struktura organizative e këtyre organizatave bën dallimin midis gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike të anëtarëve. Struktura organizative, procedurat, vendimmarrja dhe ekzeku-timi në MM, IN dhe OJQ-të kryesisht janë të decentralizuara (në krahasim me hierarkinë në njësitë ushtarake).

Grupi CSVGrupi CSD, sipas përbërjes së tij, është autoriteti më i madh i CSCE që mund të vendoset si pjesë e një kontingjenti kombëtar ose forcës së përbashkët. Madhësia dhe përbërja e

Kur ushtria arrin në një zonë të caktuar, organizatat

ndërkombëtare dhe joqeveritare tashmë janë të pranishme në të dhe gjëja

më e rëndësishme është që ushtria të respektojë linjat

ekzistuese të bashkëpunimit, koordinimit dhe komunikimit që

janë krijuar tashmë në terren, duke u përpjekur të organizojnë

dhe hapin qendra për QPS pranë selisë së agjencive dhe organizatave civile kryesore

Page 29: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

grupit CSF varet nga kërkesat e një operacioni të veçantë dhe aftësitë e vendeve pjesëmarrëse në një opera-cion të caktuar. Duke kryer aktivitetet e QPS, Grupi i CSD është në funksion të mbështetjes së komandantit të opera-cionit dhe përmbushjes së misionit të tij. Përveç kësaj, ekzistojnë specialistë të ndryshëm funksionalë (jo vetëm ushtarak por edhe civilë), të përfshirë në strukturën e një grupi të QPS-ve. Edhe një herë, numri i grupit, detyrave dhe fushës së ekspertizës do të varet nga nevoja e misionit dhe ngadis-ponueshmëria e tij. Kështu, duke pasur një gamë të gjerë specialistësh në përbërjen e saj, CSD mund të sigurojë një vlerësim në fushat e mëposhtme: administratë civile; infrastrukturë civile; ndihma humanitare; ekonomi dhe tregti dhe në fushën e kulturës.Ekspertët civilë në strukturat e QPS janë gjithnjë më transparent dhe më të hapur për nevojat e autoriteteve lokale dhe popullatës dhe në përgjithësi kanë një qasje më adekuate për situatën e ndjeshme sesa personeli ushtarak. Kështu, ata mund të jenë një lidhje midis “dy botërave” dhe të përmirëso-jnë komunikimin dhe bashkëpunimin me organizatat civile të pranishme në zonën e operacioneve.

Qendra e QPSQendrat e QPS-ve janë vende ku orga-nizatat civile, autoritetet lokale, zyrtarët lokalë dhe forcat e ushtrisë mund të takohen dhe të diskutojnë situatën në zonën e operacioneve. Takime të tilla përfaqësojnë një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e informacionit, ven-dosjen e qëllimeve të përbashkëta dhe fushave të përgjegjësisë dhe ndërti-min e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe besimit.Vendet më të mira për organizimin e qendrave CSS janë zakonisht jashtë zonës ushtarake. Kur ushtria arrin në një zonë të caktuar, organizatat ndërkombëtare dhe joqeveritare tash-më janë të pranishme në të dhe gjëja më e rëndësishme është që ushtria të respektojë linjat ekzistuese të bashkë-punimit, koordinimit dhe komunikimit që tashmë janë vendosur në terren, duke u përpjekur të organizojnë dhe hapin qendra për QPS pranë selisë së agjencive dhe organizatave civile kryesore.Funksionet kryesore të qendrave CSS janë: krijimi i pikave fillestare të kontaktit; ofrimin e pikave kyçe për zyrtarin ndërlidhës; shkëmbimi i informacionit; ofrimin e këshillave dhe

disponueshmërisë së teknikave të ndihmës ushtarake për organizatat e shoqërisë civile; forcimi i legjitimitetit të forcave ushtarake në sytë e auto-riteteve civile dhe popullatës lokale; mbledhjen e kërkesave të popullsisë civile civile, duke renditur të njëjtat pri-oritete për zgjidhjen dhe duke mbled-hur informacion mbi gjendjen civile ose duke plotësuar imazhin e gjendjes civile.

Ekipi zbulues i SCC Detyra kryesore e këtij ekipi është patrullimi i zonës së operacioneve, vetëm ose në bashkëpunim me njësitë e tjera, me qëllim mbledhjen e infor-macionit rreth gjendjes civile në zonën e operacioneve. Vrojtimet e KSBE-së përfshijnë një vlerësim të kushteve të jetesës së popullatës lokale, gjendjen humanitare, infrastrukturën dhe zonat e

cenueshme, situatën politike, situatën kulturore dhe gjendjen ekonomike.Ekipi i Skuadrës SCC kryen detyrën e tij nëpërmjet hapave në vijim: për-gatitjen - mbledhjen dhe vlerësimin e informacionit të nevojshëm lidhur me zonën e operacioneve, kohën, forcat dhe situatën e sigurisë, shqyrtimin dhe vlerësimin e informacionit që tashmë ka. Ekzekutimi - mblidhen informacione përmes korrespondencës me aktorët civilë dhe marrin pjesë në diskutime vetëm në nivelin e kompetencave të tyre pa krijuar shpresa të larta në mesin e bashkëbiseduesit. Debriefing - shkruar një njoftim që përfshin vlerësi-min dhe rekomandimet dhe ndjekjen e njoftimit.

Përbërja e ekipit zbulues të SCC: udhëheqësi i ekipit, shoferi, asistent (specialist), përkthyesi. Të gjitha ekipet e NATO-s janë pothuajse në të njëjtën përbërje 2-6 ushtarë, përfshirë përkthyesin dhe sigurimin e kërkuar. Rekomandohet që një nga anëtarët të jetë femër.Detyra kryesore e seksioneve të QPS-së, në çdo nivel (operacional ose tak-tik), është të mbështesë komandantin me vlerësime të sakta dhe në kohë të gjendjes civile në IC dhe me këshilla, gjithashtu me një plan për operacionet e QPS-së, me qëllim të mbështetjes dhe arritjen e objektivave të misionit të njësisë ushtarake. Në çdo operacion, seksionet e QPS-së janë të përfshira në planin operativ dhe janë vazhdi-misht në bashkëpunim me seksionet e tjera, veçanërisht me S-3, S-2 dhe P-4, me qëllim të komunikimit të

informacionit me të cilin erdhi stafi për QPS në terren dhe të cilat janë me rëndësi të madhe për operacionet në vazhdim të njësisë, për sigurinë dhe për logjistikën. Në varësi të përbërjes së komponen-tit ushtarak në operacion, seksioni i CSF-së mund të ketë elementet e tij të dërguara në terren në zonën e opera-cioneve për të mbështetur njësinë me informacion mbi gjendjen politike, fe-tare, sociale dhe humanitare të popul-latës lokale, gjendjen e infrastrukturës dhe informacione të tjera nga fusha e gjendjes civile.

Simeon Mitrevski

Page 30: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

„GOD

ITJA

E V

ENDO

SUR“

Page 31: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

DITA E mySAFIRëvE Të ShquAR

Në Ditën e mysafirëve të shquar në stërvitjen kombëtare të terrenit “Goditja e Vendosur” e cila u mbajt më 17 qershor 2019 në poligonin ushtarak “Krivollak” u demonstrua ndërve-prim i lartë, kapacitet dhe shkathtësi të zhvilluara nga ana e

vendeve pjesëmarrëse.Dita e mysafirëve të shquar u hap nga ana e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralit Vasko Gjurçinovski, komandantit të Ko-mandës së Bashkuar Operative, gjenerali Pavle Arsoski dhe nga ana e drejtorit të stërvitjes, nënkolonelit Igor Manasovski. Në ditën e mysafirëve të shquar, ishin të pranishëm dhe njëherit u impre-sionuan nga e demonstruara, kryetari dhe komandanti suprem, Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, u.d ambasadorja e SHBA-së në RMV, Mikaela Shvajcer Blum, ministrat Bujar Osmani, Oliver Spasovski, Dragan Tevdovski dhe Lupço Nikollovksi, zëvendës ministri Andrej Zhernovski, përfaqë-sues të lartë ushtarak dhe civil të forcave të armatosura, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Bullgarisë, Shqipërisë, Greqisë dhe NATO-s, si dhe amba-sadorë dhe atashe të akredituar në vend.Të pranishmit kishin mundësi të ndjekin realizimin e skenarit dinamik fiktiv të stërvitjes së kombinuar të përbashkët me qitje me mbushje me temë: “Çeta e mekanizuar këmbësorike e përforcuar në sulm”, e ndjekur me sinkronizim të të gjitha elementeve të fuqisë luftarake. U prezantuan operacione ofenzive të të grupit të batalionit të këmbë-sorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut , së bashku me pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Pensilvanisë. Pjesë e sëtër-vitjes ishin edhe fluturaket e Armatës dhe fluturakja “B-52” e forcave të armatosura të SHBA-së, forca speciale të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, forca të armatosura të Republikës së Shqipërisë, Bullgarisë, dhe SHBA-së, si dhe pati edhe mbështetje ar-tilerike nga ana e forcave të armatosura të Lituanisë. Përmes demon-strimit të gatishmërisë me anë të përdorimit të mbrojtjes kredibile kolektive, duke përfshirë planifikimin gjithpërfshirës të operacioneve dhe stërvitjeve në vend komandues, stërvitje e dyanshme e terrenit, trajnim dhe stërvitje taktike me qitje me mbushje, u realizua valorizim i gjendjes së gatishmërisë të njësive të vendeve pjesëmarrëse. Fakti që Republika e Maqedonisë së Veriut është nikoqire e kësaj stërvitje së bashku me pesë vende aleate të NATO-s edhe njëherë e dëshmon se vendi ynë dhe forcat e saj të armatosura kanë kapacitet të kontribojnë ndaj mbrojtjes kolektive dhe sigurisë, ndërsa njëherit janë edhe tërësisht të gatshme të jenë anëtare e plotë e Aleancës.

Pande Dimoska

Page 32: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

„Land Rover Defender“

Automjeti „Land Rover Defender“ është automjet i thjeshtë terreni i cili veçohet me karoseri të fuqishme, me qëndrueshmëri të

lartë, siguri gjatë punës dhe për kalim në kushte dhe terren të vështirë (në baltë, shkëmbinj, rërë dhe borë) në të gjitha zonat klimatike. Për këto veçori kontribon karoseria e fuqishme e cila posedon klirens të madh, amortizim të mirë dhe motor të fuqishëm me transmission të mirë. „Defender“ posedon konstruksion klasik me shpërndarje të gjërë nga brenda, ndërsa vendosja e timonit servo varet nga vendi ku do të përdoret automjeti. Pozicioni i shoferit mundëson shikim të mirë përpara në rrugën të cilën lëviz. Me qëllim të qëndrueshmërisë më të madhe ndaj korozionit, shasia e automjetit është e përpunuar nga alumini edhe atë me anë të saldimit dhe ekstraksionit, përderisa korniza bartëse e shasisë është e përpunuar nga çeliku i galvanizuar.Varësisht versionit dhe periudhës së prodhimit, në automjet janë të vendosur motorë të ndryshëm, me transmisione të ndryshme (manuale ose automatike), por më shpësh në versionet ushtarake janë të vendosur dizel motorët me nga 2.400 cc, në kombinim me marshin manual. Versioni i fundit i prodhuar serik është e pajisur me dizel motor me nga 2.1980 cc (me 4 cilindra),me fuqi prej 122 ks në kombinim me marsh manual me 6 shpejtësi dhe me dorëz më të vogël për reduktuesin në 2 pozicione. Verisoni më i ri është i pajisur me motor ndreqës në 4 rrotat. Varësisht versionit, varet edhe shpenzimi i karburantit, kështu që në versionin “Defender 90” shpenzimet arrijnë deri në 11.7 litra në 100 km, përderisa në versionet “Defender 110” dhe “Defender 130” shpenzimi arrinë deri në 13,6 litra në 100 km. Sistemi i frenimit është i përbërë nga servo frenat me disqe te rrotat e përparme dhe të prapme. Disa versione të caktuara janë të pajisura me sistemin e frenave ABS dhe me sistemin elektronik të kontrollit ETC. Versionet ushtarake të automjetit, standard janë të pajsiura me bandazhë

të çelikut me nga 16 inç. Sa i përket amortizimit, autmojti te rrotat e përparme dhe ato të prapme përdorë vegla spirale në kombinim me amortizues. Gjithashtu, bartja varion varësisht versionit, për shembull „Defender 90 Station ëagоn“ mund të bart deri në 603 kg, „Defender 110 Station ëagоn“ peshon deri në 986 kg, ndërsa version „Defender 130 Chassis Cab“ ka peshë prej 1.638 kg. Në kulm, (me bartës të përshtatshëm) automjeti ka peshë prej 150 kg. Sipas nevojës automjeti mund të pajisjet edhe me rimorkio, apo me mjet për tërheqjen e rimorkios me peshë maksimale prej 3 ton. Nga version varet edhe numri i dyerve të automjetit edhe atë me 2,3,4 apo 5 dyer. E njejta vlen edhe për vendin e pozicioneve për ulje, i cili varion nga 2 deri në 9. Nga pajisja e automjetit mund të vendoset edhe mjet për tërheqje, drita me rotacion, ndëgjuese, mbrojtëse metalike, pragje anësore metalike, pajisje të komunikimit, kondicioner, mjet për tërheqje të automjeteve, si dhe pajisje e mjete tjera. Që nga fillimi i prodhimit, e deri më sot janë zhvilluar dhe prodhuar shumë versione ushtarake, si për shembull version klasik transportues, version për komunikim, komandues, mjelësor, zbulues, luftarake joblinduese, luftarake blinduese, transportuese blinduese, e të tjera.Pavarësisht që automjeti parimisht ka qenë i planifikuar të shërbejë për transport në terren të rëndëuar, i njejti dëshmohet si platformë solide për vendosjen e modeleve të ndryshme të armëve, si për shembull për pushkomitralozët dhe mitralozët e rëndë të kalibrave të ndryshme, për lansuesit automatik të predhave 40 mm, e deri te raketat anti ajrore dhe anti blinduese. Përveç në Mbretërinë e Baashkuar, automjetet “Land Rover Defender” janë prodhuar ose janë konstruktuar me licencë edhe në: Australi, Spanjë, Turqi, Brazil, Pakistan, Malezi dhe në Afrikën e Jugut, ndërsa në botë atë e përdorin shumë vende për nevojat e ushtrisë, të shërbimeve sekrete ose të shërbimeve të shpëtimit.

Ivica Dameski

1

2

Sqarim i fotografisë së„Land Rover Defender“ 4х4 (versioni „Ëolf“)

1. Drita anësore me sinjalizim2. Dizel motori3. Kapaku i hapësit të ventilimit4. Timoni5. Xhami i njëpjesshëm mbrojtës6. Pozita e shoferit7. Mbulesa mbrojtëse8. Lymi ndihmës i montuar për lirimin e rrotave të kapura 9. Pullat metalike mbrojtëse të mbulesës10. Rrota rezerve

45

3

32

23 22

Armatim

Page 33: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

14

1617

11. Hapësira e prapme mbrojtëse12. Sedilja mbyllëse13. Shasia e aluminit14. Marmita15. Amortizimi i pasëm16. Sedilja e bashkëudhëtarit 17. Bartësi i karoserisë18. Тransmisioni 19. Bandashi 16 inç20. Disku i frenit 21. Amortizimi i përparëm22. Lymi mbrojtës23. Ftohësi i motorit

67 8

KARAKTERISTIKAT TAKTIKO-TEKNIKE Të „LAND ROVER DEFENDER“ 4х4 (STATION ëAGоN)

LLOJI 90 110 130

GJATËSIA 4.040 mm 4.785 mm 5.271 mm

GJERËSIA MAKS. 1790 mm 1790 mm 1790 mm

LARTËSIA 2.182 mm 2.182 mm 2.182 mm

KLIRENSI

250 mm deri te akset323 mm deri te shasia

250 mm deri te akset314 mm deri te shasia

250 mm deri te akset314 mm deri te shasia

SHPËRNDARJA E AKSEVE 2.360 mm 2.794 mm 3.226 mm

PESHА 2.505 kg 3.050 kg 3.380 kg

MOTORI Dizel motor 2.198 cc, me 4 cilundra dhe fuqi prej 122 ks

SHPEJTËSIA MAKS. 145 km/h 145 km/h 145 km/h

KAPACITETI I KARBURAN-TIT 60 litra 75 litra 75 litra

TEJKALIM PËRMES PENGESëS UJORE 50 cm 50 cm 50 cm

PJERRËSIA E PËRPARME 45° 45° 45°

9 11

12

10

18

33

21 20 19

Page 34: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

34

Planet dhe paramendimet e para për zhvillimin e këtij helikop-teri kanë qenë për transportin e punëtorëve nga dhe prej

platformave të naftës për versionin me 12 pasagjerë të rradhitur në tre rradhë me nga katër pasagjerë, për shërbime urgjente mjekësore, për operacione të kërim shpëtimit, por edhe për transportin e biznesmenëve në versionin gjashtë pasagjerësh VIP, gjegjësisht katër deri më tetë pasagjerë në verzionin luksoz. Versioni i fundit ka dizajnuar kabinë të qetë e cila mundëson mjedis për punë përgjatë fluturimit dhe mundëson biseda pa pasur nevojë për kufje. Në esencë ky ka qenë “ Sikorsky” i parë, helikop-ter i dizajnuar më shumë për përdorim komercial se sa për përdorim ushtarak. Vijat elegante “S-76” në kombinim me avancim të theksuar të teknologjisë, kanë rezultuar me një fluturake të efi-kasitetit të lartë. I pajisur me dy motorë dhe me trap tërheqës (rrota tërheqëse), për shkak të të cilave vjen deri te rritja e nivelit të shpejtësisë së lundrimit për 11km/h shtesë. Zhvillimi i „S-76“ ka filluar kah mesi i viteve të 70’-ta, i njohur ndryshe si “S-74”, me qëllim dizajni për të siguruar një helikopter të mesëm për transport korporativ për nevojat e industrisë për eksplatimin e naftës. Emri i “S-74” ka qenë i zëvendësuar në “S-76” për nder të 200 vjetorit të miratimit të Deklaratës

së Pavarësisë, ngjarje kjo e cila është shënuar në vitin 1976. Prototipi i helikop-terit për herë të parë ka fluturuar më 13 mars të vitit 1977. Administrata federale amerikane e drejtorisë amerikane të fluturimit certifikimin e tij e ka bërë në

nëntor të vitit 1978, ndërsa porosia e parë deri te blerësi është bërë gjatë vitit vijues. Helikopteri është emërtuar si “Spirit S-76” deri në fund të vitit 1978. Ky emër zyrtarisht është ndërruar nga ana e kompanisë në vitin 1980, për shkak të paraqitjes së disa komplikimeve të paparashikueshme kur “Spirit” është përkthyer në gjuhë të huaj.

Llojet dhe pajisjetHelikopteri „S-76“ është në dispozicion me dhjetë lloje: S-76A, S-76A Utility, S-76A+, S-76A++, S-76A Mk II, S-76B, S-76C, S-76C+, S-76C++ и S-76D. Prod-himi parësor i „Sikorsky“ si lloji „S-76A“ është realizuar në kompaninë „Canadian Helicopters“ dhe është përodur si am-

„Sikorsky S-76“Helikoperi i madhësisë së

mesme „Sikorsky S-76“ kyresisht dedikohet për shërbime

shumëdedikuese komerciale. Është prodhuar nga ana e

kompanisë „Sikorsky Aircraft Corporation“

Armatim

Page 35: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

35

Вооружувањеbulancë ajrore. Edhe disa avio kompani tjera kanë përdorur „S-76A“ në shërbimet e tyre të rregullta, duke përfshirë këtu „Helijet Airëays“ nga Vankuveri dhe „Brit-ish Columbia“ nga Kanadaja. Lloji i dytë „S-76A Utility“ është version i avancuar i „S-76A“, i pajisur me dyer rrëshqitëse dhe dysheme të përforcuar. Lloji „S-76 Mk II“ ka hyrë në përdorim më 1982, nga i cili është zhvilluar edhe lloji ushtarak „AUH-76“ (lloje shumë dedikues me armë). Më pas vijon modeli „S-76B“ nga viti 1987, i cili ka arritur shpejtësinë maksimale deri në 287 km/h në nivel deti. Prodhimi i helikopterit nuk është ndalur, ku mbi 500 variante “S-76” kanë hyrë në përdorim dhe janë përdorur deri në vitin 2000.Studimi i dy kompanive, „Boeing“ dhe „Sikorsky“ ka miratuar planet për zhvil-limin e llojit „Sikorsky S-76 SHADOW“, i cili do të jetë helikopter i drejtuar nga një pilot. Qëllimi ka qenë që të mësohet inx-hineria njerëzore inrefajs në mes të pilotit dhe punkteve kontrolluese dhe displejeve në kabinën e pilotit. Kokpiti ka qenë i dizajnuar në atë mënyrë që senzorët do t’i përçojnë të dhënat deri te piloti përmes displejëve të montuar në helmetën e pi-lotit. Megjithatë, studimi ka dëshmuar se realizimi i misioneve nga ana e vetëm një piloti është e pasigurtë dhe do të rezul-tonte me mbikarkim nga ana e pilotit.Kanë vijuar edhe disa lloje më të avancu-ara, si që janë llojet „S-76C +“ i prodhuar deri në dhjetor të vitit 2005. Ai ka qenë i pajisur me karakterestika të avancuara të motorëve (Full-Authority Digital Engine Controls - FADEC), ndërsa ky lloj përf-shinë edhe sipersion aktiv të zhurmës, amortizues për vibracioine dhe toror krye-sor kompozit. Në janar të vitit 2006, “S-76 C ++” i ka zëvendësuar llojet paraprake në prodhim me transport më të avancuar dhe më të mirë, me ndryshime të vogla në avionikë dhe në pajiset e brendshme.Zhvillimi i llojeve vijuese „S-76D“ ka qenë bazë për anulim katër vjeçarë për shkak të problemeve teknike që kanë pasur të bëjnë me performancat e fluturimit. Pro-totipi fluturimin e tij të parë e ka realizuar më 7 shkurt 2009, ndërsa certifikatën për këtë lloj parimisht e kanë pritur prodhuesit në vitin 2011, me porosi që kanë bërë në fund të të njejtit vit. Helikopteri është certifikuar më 12 tetor të vitit 2012. Tre prototype janë përdour në programin e certifikimit, ku njëri nga helikopterët është përdorur për certifikimin e sistemit elektrik për mbrojtjen e rotorit nga ftohja. Lloji „S-76D“ përfshinë rotorët kompozit dhe kon-troll aktiv të vibracioneve. Performancat përmirësohen jashtëzakonisht me anë të fuqisë ploësuese, por certifikimi fillestar e ruan bruto-peshën e njejtë dhe shpe-jtësinë e njejtë maksimale ashtu si edhe llojet paraprak. Gjatë vitit 2013, kompa-nia kineze “Changhe Aircraft Industries Corporation”, nën kontrollin e Drejtorisë për Fluturime Civile të Kinës është kon-

traktuar dhe certifikuar për prodhim të licencuar të kabinave komerciale të llojit “S-76 SD” edhe atë si burim i dytë për kabina përveç kompanisë “Aerodochdy” nga Çekia. Simulator i parë i kompletuar për fluturim të helikopterit “Sikorsky S-76 D” është paraqitur pranë Qendrës për Trajnim në Ëest Palm Beach në Floridë. Dy kompanitë “Sikorsky Aircraft” dhe “FlightSafety International” punuan së bashku për të zhvilluar simulatorin dhe program për trajnim. Simulatori është i pajisur me sistem vizuel të “FlightSafety”, i cili siguron fotografi flobale sateliti me rezolucion të lartë duke paraqitur skena reale të trajnimit për misione specifike me një sërë skenaresh.Helikopteri në fjalë posedon pajisje të pa-sur, avionikë dhe sisteme. Bëhet fjalë për pajisje bashkëkohore si: Four-Axis Fully

Coupled Autopilot, Integrated Instrument Display System, Ground Proximity Warn-ing System, Dual Comm/Nav Radios, Automatic Direction Finder, Dual Attitude And Heading Reference System, Air Data Computers, Radio Altimeter, Mode C Transponder, Dual VHF Omnidirectional Range, Instrument Landing System, Distance Measuring Equipment, Rotor Ice Protection System, Health And Usage Monitoring System dhe Cockpit Voice Re-corder. Kontrollet e fluturimit janë asistuar në mënyrë hidraulike nga ana e sistemit për stabilizim të a.q Stability Augmenta-tion System. Pajisja për aterim në ujë montohet lehtë dhe në raste urgjente për përdorimin e pakove të mbushura me helium në aterime urgjente në hapësira ujore.

Dragan Pavllovski

KARAKTERISTIKAT E PëRGjIThShME

KAPACITETI deri në 12 pasagjerë

GJATËSIA 16.00 mLARTËSIA 4.42 m

PESHA E HELIKOPTERIT Të ZBRAZUR 3.177 kgSHPEJTëSIA MAKSIMALE GJATë FLUTURIMIT 761 km

SHPEJTËSIA MAKSIMALE 287 km/h

LARTëSIA MAKSIMALE E FLUTURIMIT 4.572 m

Page 36: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

Kërkesat e përgjithshme për një armë personale janë efikasiteti deri në 50 metra, konstrukcion i thjeshtë për përdorim më të

lehtë, mirëmbajtje dhe edukim, kapacitet i lartë i ruajtjes së municionit, funksionim i sigurt, kohë e shkurtër para-qitjes, heqja e shpejtë e ndalesave, cilësi e përshtatshme e materialit (posaçërisht për përbërës të caktuar), përdorim të

barabartë me duar me të majtën dhe të djathtën, pajisje për montim për montim dhe pajisje shënjestruese, dizajn të mirë ergonomik, përfshirë edhe mundësinë e përdorimit të dorëzave. Pistoletat mund të jenë joautomatike, ku mbushja dhe qitja bëhet me anë të dorës, në mënyrë gjysëm automatike, ku mbushja e përsëri-tur, shëndrrohet në automatike, por për qitje nevojitet që këmbëza të tërhiqet për

secilën të shtënë tërësisht në mënyrë automatike, ku edhe mbushja edhe qitja bëhen në mënyrë automatike, përderisa këmbëza është tashmë e tërhequr. Pis-toletat modern janë ose gjysmëautoma-tike ose tërësisht automatike, pistoletat automatike kanë mundësi të zgjedhin punën në mënyrë gjysmëautomatike apo tërësisht automatike. Disa pistoleta au-tomatike janë të pajisura me kundak në

PISTOLETë ose REVOLVER

Armatim

Page 37: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

mënyrë që të rritet vargu efektiv nga 50 deri në 200 m. Revolverët nga pistole-tat dallojnë në aspektin e vendosjes së municionit në baraban, në vend se në kornizë. Përderisa jemi duke shtënë me revolver, barabani lëviz rreth aksit të tij deri sa plumbi nuk është në një vijë me gypin e armës. Kapaciteti i barabanit është kryesisht nga pesë deri në shtatë plumba. Shumica e pistoletave përdorin plumba të kalibrit 7,62 dhe 11,43 mm. Të gjitha këto kalibre sigurojnë energji kinetike shumë më të madhe se sa që nevojitet për asgjësimin e cakut të gjallë në distance praktike. Momentalisht, pistoleta më e njohur është ajo e kali-brit 9 mm, e prodhuar më 1902. Plumbi i këtij kalibri zakonisht kanë energji të ngjajshme kinetike me ato të kalibrit nga .45 (11,43 mm), por dimenzionet më të vogla dhe pesha më e vogël e plumbit mundësojnë penetrim më të madh edhe për kokrrat. Magësia e tij ka të bëjë me efektin më të vogël mbi caqet e gjalla e të pambrojtura. Kalibret tjera janë shumë më të rralla. Ish blloku lindor kryesisht përdorte plumba kalibrit 7,62 mm dhe 7,65 mm, por kalibri i 9 mm siguron barazpeshë më të mirë të karakteristikave. Shpejtësia e qitjes me pistoletë është shumë më e madhe se sa e asaj me revolver. Pistoletat janë shumë më të thjeshtë për t’u mbushur shumë më shpe-jtë në valën e ballafaqimit, për shkak të vendosjes së të gjitha plumbave në në kornizë. Revolv-erët zakonisht mbushen shpejtë dhe një nga një në baraban. Edhe pse ekziston opcioni per klip plumbash (për mbushje të shpejtë plotësuese) përnjëherë në tërë barabanin, ato janë të papërshtatshme për t’u mbajtur. Klipi përbëhet nga një unazë plastike i cili i mban plumbat dhe me shtypjen e fundit të tij që nga moment i vendosjes në bara-

ban, plumbat bien. Te pistoleta, duhet vetëm të hiqet korniza e zbrazur dhe të vendoset korniza tjetër me plumba, e më pas të bjerë plumbi në gyp. Kjo nevojë për mbushje te revolver është e nevo-jshme, sepse një aksion i këtillë mund të shkaktoj huti gjatë luftimeve. Parë në aspektin historik, zyrtarët policorë të cilët kanë përdorur revolver asnjeherë nuk janë përpjekur t’i mbushin përderisa kanë qenë duke luftuar. Në vend të kësaj, ata

kanë mbajtur më shumë revolver dhe e kanë përdorur të mbushurin, kur parapr-aku është zbrazur. Dy armët janë njëlloj të kufizuar në distanca të shkrutra, ku reagimi i shpejtë është shumë e rëndë-sishme. Për arsye sigurie, rekomandohet që të mos mbahet pistoletë ose revolver me batsman të mbyllur. Me këtë, kontri-bojmë që hapësira të jetë kompresive, që në afat më të gjatë mund të shkaktojë humbje elesticiteti dhe të sjellë edhe deri te humbja e energjisë ku nuk do të mund të aktivizohej edhe gjilpëra e batsmanit. Revolverët së pari janë konstruktuar me anë të aksionit të dyfishtë të këmbëzës, e më pas për një kohë të gjatë kanë qenë të gatshëm për përdorim. Megjithatë edhe pistoletat sot i kanë këmbëzat e ngjajshme dhe kur mbahen me plumb në gyp, ato gjithashtu mund të jenë të gatshëm për përdorim imediat. Përderisa gjuajmë me revolver, humbet një sasi më e madhe e gazrave. Pistoleta humbet disa nga gazrat e saj për shkak të përdor-imit të saj në automatizëm dhe kjo sasi është më e ulët se sa në një revolver. Si

pasojë, një pistoletë e të njëjtit kalibër dhe gjatësi gypi, duke përdorur të njëjtin municion, do të ketë një shpejtësi më të lartë të daljes sesa revolveri. Mundësia për të hartuar një formë ergonomike, veçanërisht e dorezës, te pistoleta është e kufizuar për shkak të nevojës për të ruajtur kornizat e muni-cionit. Revolverët nuk e kanë këtë kufizim, kështu që ata mund të kenë një dorezë indi-viduale, megjithëse rregullimi i dorezës është jopraktik për përdorim ushtarak. Revolverët janë gjithashtu më të lehtë për tu tërhequr për shkak të pozi-cionimit më të favorshëm të dorezës në krahasim me dorën e përdoruesit. Disa pistoleta kanë një mbrojtëse te këmbëza të krijuar për të lejuar që të dy

Se a është revolveri ose pistoleta më e mirë është temë diskutimi

në mesin e dashamirëve të armëve personale të zjarrit

tashmë me dekada. Që nga koha e shpikjes së pistoletës, ekziston

nivel i theksuar i kontradiktës rreth asaj se cili është më i mirë

pistoleta apo revolver. Secili prej tyre ka avantazhet dhe

disavantazhet e tij

Page 38: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

duart të mbajnë mire e sigurt pistoletën, si dhe një sipërfaqe të lëmuar të jashtme, pa ngritje që mund të shkaktojnë probleme gjatë tërheqjes.Pistoletat dhe revolet që përdo-rin municionin e njëjtë janë me të njëjtën madhësi dhe peshë, me atë që revolverët janë pak më të gjerë për shkak të barabanit dhe në atë që ka pak dallim në qen-drën e pozicionimit të gravitetit. Gjithashtu, revolverët të cilët përdorin municion magnum kanë tendencë për të qenë 20% më të rëndë nga pistoletat dhe revolv-erët të cilët përdorin municion standard të të njejtit kalibër. Dallimet në qendrën e peshës shkaktohen nga ana e pozicion-imit të kornizës apo tubës së municionit. Shumica e pistole-tave kanë kornizë municioni të vendosur në brendinë e dorëzës, që shkakton lëvizjen sipër të gypit gjatë qitjes. Qendra e peshës së revolverit të mbushur përplot gjendet nën këmbëz, kah një e treat e barabanit. Edhe revolverët edhe pistole-tat posedojnë rreth 55 pjesë përbërëse, kështu sa i përket kësaj, askush nuk ka përparsi. Ekzistojnë disa përjashtime siç është pistoleta “Glok 17” e cila ka vetëm 32 pjesë. Megjithatë, revolverët janë më të lehtë për mirëmbajtje, sepse nuk duhet t’i ndërrojnë hapësirat e tyre ose nuk duhet të lyhen rregullisht. Për shkak të konstruksionit të tyre revolverët mund të mbushen me lloje të ndryshme të mu-nicionit me trysni të ndryshme. Shumica e pistoletave nuk mund të funksionojnë, përveç në rast se municioni nuk i nënsh-

tro-het

saktë presionit. Pistoletat e gjejnë përparsinë në atë se shumica e automatikëve e përdorin municionin e njejtë si të revolverëve. Pistoletat e kanë kapacitetin e kornizave të municionit nga 8 – 15 plumba, përderisa pistoletat tërësisht au-tomatike kanë kapacitet deri në 20 plumba. Revolverët zakonisht kanë 5-6 plumba, që mund apo nuk mund të jetë e mjaftueshme – në disa raste mund të nevo-jiten disa të shtëna apo qitje në mënyrë që të parandalohet një sulmues, por mund të ketë edhe më tepër se një. Në një situatë të këtillë, pistoletat me kapacitet më të madh të municionit dhe me kohë shumë më të shpejtë për mbushje, ofrojnë përparsi të dukshme ndaj kundërshtarit.

Pistoletat kanë përparsi kur kemi të bëjmë me shpejtësinë e qitjes. Revolv-erët me aksion njëkahësh, ku batsmani tërhiqet me dorë, kanë nevojë për aktiv-izimin me forcë deri në 1,5 daN. Te pisto-letat, aktivizimi i batsmanit – me dorë apo nëpërmjet këmbëzës, nevojitet vetëm për qitjen e parë. Për secilën qitje vijuese, batsmani aktivizohet në mënyrë ciklike. Si rezultat i kësaj, pistoletat kërkojnë vetëm 2 daN për tërheqjen e këmbëzës, gjë që është përparsi e madhe kur nevo-jitet qitja e shpejtë. Revolveri, për dallim nga shumica e pistoletave, zakonisht nuk përmban fren, sepse ai është i sigurt edhe pa të. Niveli i sigurisë rritetë kur nuk do të mbushet i tëri, ndërsa gjilpëra sulm-uese të jetë në komorën e zbrazët. Disa nga pistoletat kanë një fren, ndërsa disa

38

Revolverët nga pistoletat dallojnë në aspektin e

vendosjes së municionit në baraban, në vend se

në kornizë. Përderisa jemi duke shtënë me revolver, barabani lëviz rreth aksit të tij deri sa plumbi nuk

është në një vijë me gypin e armës. Kapaciteti i

barabanit është kryesisht nga pesë deri në shtatë

plumba

Page 39: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

të tjerë kanë nga disa, ku të gjitha ato janë automatike, e në këtë mënyrë nuk ka nevojë për lirimin e të njejtës me dorë. Shembull për këtë mund të jetë HS2000, i cili ka tre frena të pavarura, por meqë të gjitha janë automatike, qitësi duhet vetëm të tërheq pistoletën dhe të hap zjarr, pa qenë e nevojshme të kujdeset për debllo-kimin e armës. Megjithatë, masat e sig-urisë së dorës kontribojnë ndaj sigurisë së pronarit të pistoletës. Në shumë raste ku sulmuesi e ka marrë pistoletën, fakti se i njejti duhet disi te gjindet me masat e sigurisë së armës së zjarrit të panjohur, ai automatikisht ia kursen jetën pronarit të armës. Kur gjuajmë me revolver, indi-kacioni i vetëm për baraban të zbrazur është kur batsmani jep vetëm “klik” në vend se të ketë qitje apo të shtënë. Te shumica e pistoletave, pëlhura gjendet në pozicionin e fundit të prapëm që nga moment kur korniza e municionit është e zbrazët, duke dhënë një paralajmërim të dobishëm dhe njëkohësisht duke mundë-suar ftohje më të mirë të gypit. Trajnimi bazë te revolver është shumë më i thjeshtë, sepse disa punë mund të shkojnë keq gjatë përdorimit të pistoletës. Megjithatë, është konstatuar se për ar-ritjen e një preciziteti të barabartë gjatë qitjes së shpejtë, nevojitet të përdoret 50% më pak nga municioni gjatë trajnimit me revolver, për dallim prej atij me pis-toletë. Revolveri gjithashtu ka përparsi edhe në atë se ai është imun ndaj disa ndaljeve të cilat mund të paraqiten të pis-toleta, si që është moshedhja e gëzhojës apo ngecja e së njejtës. Gjithashtu, në rast se plumbi nuk del, me përpjekjen vijuese merret plumb i ri në pozicion të qitjes; te pistoleta, duhet tërhequr për-luhra në mënyrë që të hiqet plumbi apo gëzhojë që ka ngecur në të. Revolveri pastrohet shumë më lehtë sepse nuk ka nevojë për çmontim. Megjithatë, re-volverët kanë tolerancë më të mirë të ndalesës, që është faktor i rëndësishëm në kuadër të ushtrisë. Revolveri me ak-

sion të dyfishtë në rast të rënies në baltë, me siguri se do të jetë jashtë përdorimit, përderisa pistoleta me specifikim ushta-rak edhe përkundër papastërtisë do të punojë normalisht. Te revolver, gjithashtu mund të vijë deri te ngadalësimi apo pengesa për shkak të mbylljes së ko-morës me gypin, gjë që shpien drejtë nevojës për një tolerancë më të theksuar në krahasim me pistoletën, e kjo nga ana tjetër do të thotë edhe përqindje më e madhe e pengesës së funksionimit. Shkaku pse revolverët merren si më të sigurt ndaj pistoletave, është i dyfishtë: e para, ka të bëjë me kompleksivitetin e kotë dhe për parimet gjatë punës së pistoletës, ndërsa e dyta ka të bëjë me përvojën që nga fillimi i vitit 1900, kur municioni i pistoletave ka qenë i cilësisë së dobët për shkak të kapsulave josta-bile te plumbat. Por lista e arsyjeve të mundshme pse revolver nuk mund të gjuajë, është e gjatë dhe kjo ka të bëjë me pengesa serioze që nuk mund të tejkalohen aq shpejtë gjatë luftimit, sepse nevojiten mjete që duhen hequr. Pistoleta posedon veprim shumë të më madh kthy-es në krahasim me revolverin e kalibrit dhe municionit të njëjtë gjë që e përmir-son precizitetin, sidomos kur kemi qitje të shpejtë. Ky dallim në veprimin kthyes vjen si rezultat i asaj se gazrat përdoren për aksion ciklik për mbushje të përsëri-

tur të gypit. Pistoletat kanë përparsi në atë se mund të jenë të pajisur me silen-ciatorë. Kjo është e paparamendueshme për revolverët, sepse shumica e gazrave ikin në mes të barabanit dhe gypit. Në fund mund të konkludojmë se përpar-sitë e pistoletës janë siguria dhe toler-anca më e madhe ndaj ndalesave, fuqia superiore e zjarrit, vargu dhe preciziteti më i madh kur përdorim të njejtin lloj të municionit. Gjithashtu, ka përparsi edhe në tregimin e gjendjes së kornizës së mu-nicionit, precizitetit më të mirë gjatë qitjes së shpejtë për shkak të veprimit kthyes të reduktuar dhe presionit të reduktuar të zërimit kur përdoren silenciatorë, si dhe tolerancë më të madhe ndaj ndale-save. Revolveri ka konstruksion më të thjeshtë dhe kërkesa më të vogla sa i përket mirëmbajtjes, si dhe siguri më të madhe në situata të ballafaqimeve nga afër dhe kontakteve fizike. Ekzistojnë dy situata bazë në të cilat përdoret arma e zjarrit: për vetëmbrojtje dhe për të luftuar. Në të kaluarën, reagimi i shpejtë, fuqia ndaluese dhe preciziteti i të shtënave të para kanë qenë më të rëndësishme. Më vonë, zakonisht ka pasur më shumë kohë që arma të përgatitet për veprim dhe në rast se kundërshtarët kanë qenë të gatshëm, shkathtësitë penetrative të municionit, si dhe kapaciteti i kornizës së municionit kanë qenë karakteristika mjaft të rëndëishme. Në përgjithësi, revolver është armë më e mirë për vetëmbrojtje, përderisa pistoleta është superiore për përdorim gjatë luftimeve. Si përfundim, ekzistojnë anë pozitive dhe anë negative që lidhen me pistoletat dhe revolverët. Dikush mund të mendojë se revolver është arma më e mirë, përderisa të tjerët pistoletën e kanë më tërheqëse. Në fund, megjithatë kjo është përzgjedhje perso-nale, ndërsa arma më e mirë personale, qoftë ajo pistoletë ose revolver, do të jetë ajo që përdoruesi do e ketë me vete dhe do të dijë më së miri se si t’a përdorë.

Аleksandar Stojçevski

39

Shpejtësia e qitjes me pistoletë është shumë më e madhe se sa shpejtësia e

qitjes me revolver. Pistoletat janë shumë më të thjeshta

për t’u mbushur përsëri dhe për të vepruar, për shkak të mbledhjes së të gjitha plumbave në një kornizë.

Revolverët zakonisht mbushen me plumba njëri pas tjetrit (një nga një) në baraban

Page 40: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

40

Automjeti „Cougar“ iu përgjigj nevojës së ushtrisë së SHBA-së si automjet manovrues ushtarak me shkathtësi supersone për

mbrojtjen e forcave. Automjetet “Cougar” janë të afta të realizojnë misione të ndry-shme, nga pastrime të rrugëve nga ana e ekipeve (EOD) të sigurisë së konvojeve, si dhe për zbulim, njëkohësisht duke siguruar mbrojtje nga armët këmbësorike dhe nga mjetet e improvizuara shpër-thyese (IED). Automjetet “Cougar” janë në dispozicion në versionet 4x4 dhe 6x6 me rrota. Versioni 4x4 me rrota mund të transportojë 6 pasagjerë, ndërsa versioni 6x6 mund të transportojë 10 pasagjerë. Vendosja e parë e “Cougar” u bë në Irak dhe në Afganistan në vitin 2003. Momentalisht në përdorim janë për armatën e SHBA-së (në dy misionet, në atë ushtarake dhe në misionin për sun-dimin e ligjit), në Poloni, në Mbretërinë e Bashkuar, në Hungari, në Kanada, në Itali dhe në Irak. Aftësitë mbrojtëse të automjeteve “Coguar” vijnë edhe nga blinduesi i tyre, por edhe nga dizjani i trupit. Blinduesi i MRAP “Cougar” siguron mbrojtjen e armëve këmbësorike deri në kalibrin 7,62 mm nga plumbat blindues

Automjeti MRAP „Cougar“ është automjet blindues patrullues mbrojtës, i prodhuar nga ana е kompanisë „General Dynamics“. Parimisht këto automjete u prodhuan nga „Force Protection

Incorporated“

MRAP „Cougar“automjeti blindues patrullues mbrojtës

Armatim

Page 41: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

kalues (armor-piercing rounds), mbrotje nga (RPG), nga minat e vendosura në tokë, si dhe për mbrojtje nga IED. Au-tomjeti mund t’i rezistojë shpërthimeve të dyfishta të minës ekuivalente në TM-57 nën secilën rrotë, si dhe një shpërthimi nën mesin e automjetit. Automjeti MRAP “Cougar” është i pajisur me Hutchinson VFI (Variable Function Insert) „run-flat“ goma te të gjitha rrotat ku ka edhe op-cion për tu pajisur me sistem për mbrojtje NBC (nuclear, biological, and chemical), me mundësi për ruajten efikase të au-tomjetit nga kontaminime të jashtme. Automjetet MRAP „Cougar“ posedojnë trup unikal në „V“ formë. Kur disa nga automjetet do të goditen nga IED, pjesa e poshtme e automjetit, gjegjësisht dyshemeja, është në pozicion kënd drejtë me shpërthim, gjë që rezulton me atë që pjesa më e madhe e energjisë së shpërthimit të bie drejtëpërsëdrejti në automjet, në ekuipazh dhe te pasagjerët. Megjithatë, te automjetet MRAP “Couger” në trup të “V” formës automjetin e godet edhe nën këndin diagonal. Ky kënd i pjerrët e drejton energjinë e shpërthimit pak më larg autmojetit, gjë që në masë të madhe e rritë nivelin e shkathtësisë për mbijetesën e pasagjerëve në të dhe të automjetit në përgjithësi. Efikasiteti i au-tomjeteve me trup monokok në “V” formë është diçka më shumë se sa teori, gjatë periudhës së vitit 2007 dhe vendosjes së “Couger” në 2003 vlerësohen diku rreth 1000 sulme me IED pa pasur humbje në njerëz. Në vendosjen konvencionale motori gjendet në anën e përparme, ka-bina e ekuipazhit gjendet në mes, ndërsa pjesa për ushtarët në pjesën e prapme. Shoferi dhe komandanti i automjetit janë të mbrojtur nga dritaret këndëdrejta të tejdukshme blinduese. Secila anë ku janë të vendosura trupat dhe secila derë hyrëse janë të mbrojtura me dritare për hulumtim. Shoferi dhe komandanti mund të hyjnë dhe të dalin nga automjeti përmes dyerve nga dy anët e kabinës. Pjesa për trupat është e pajisur me dyer të dyfishta në pjesën e prapme të automjetit. Kulmi është i pajisur me hapje standarde me kapak. Ashtu siç përmendëm më herët se “Cougar” mund të gjendet në ver-sionet 4x4 dhe 6x6, ato versione janë të pajisura me “Caterpillar C-7 Diesel” motor dhe transmision automatik me gjashtë marshe “Allison 3500 SP”, duke siguruar 330 hp dhe moment rrotullues maksimal nga 1166 nm gjatë 1450 rrotul-limeve në minutë. Posedon shpejtësi maksimale të lëvizjes deri në pothuajse 105 km/h dhe autonomi të lëvizjes nga 675 km. Automjeti MRAP “Couger” me sedilje të larta mund të tejkalojë pengesa ujore në thellësi deri në 1 metër, tejkalim pjerrtësie deri në 60% pjerrtësi anësore deri në 30%. Automjeti mund të transpor-tohet me anë të fluturakeve, gjegjësisht

me avion transportues “C-17”. Autmo-jeti MRAP “Couger” ka mundësi që në kulmin e tij të montohet mitraloz 7,62 mm “M240”, .50 caliber “M2” mitraloz dhe “MK19” 40 mm „automatic grenade launcher“, si dhe platform tjera të ng-jajshme të armatimit. Gjithashtu, mund të pajiset me platformë për armë me telekomandë në distancë, e aftë për t’i monduar të njejtat platforma për arma-tim, gjë që mundëson operim të kupolës nga brendia e automjetit. Disa forma të “Couger” gjithashtu vijnë me hapje për të shtënat. „MRAP“ është në dispozicion në disa versione. Verisoni JERRV (Joint EOD Rapid Response Vehicle) është në dispozicion në dy versionet е rrotave 4x4 dhe 6x6, i dedikuar parimisht për pastri-min e rrugëve dhe kapaciteteve EOD. Versioni HERV (Hardened Engineer Ve-hicle), gjithashtu është në dispozicion në dy versionet e rrotave 4x4 dhe 6x6 dhe përdoret nga ana e US Marine Corps. Cougar ISS (independent suspension system). Cougar MRAP, Badger ILAV (Iraqi Light Armoured Vehicle).Versionet e huaja: „Ridgeback“, „Mastiff“

dhe „Wolfhound“ janë versione britanike të MRAP. Versioni „Ridgeback“ është versioni më i vogël nga të tre. Është e pajisur me blindues për mbulimin e blloqeve të hulumtimit dhe të hapësirave për qitje. Versionet „Mastiff“ dhe „Wolf-hound“ janë 6х6 me rrota. „Wolfhound“ është i pajisur me hapësirë prapa për deponim plotësues. „Timberwolf“ është versioni i ushtrisë kanadeze i cili shërben si automjet komandues/zbulues. Karakteristika dhe specifikime të autom-jetit 4×4 „Cougar H“ (Category 1 MRAP): gjatësia: 5,91 metra; gjerësia: 2,74 metra; lartësia: 2,64 metra; pesha 14,5 ton; Gross max – 17,2 ton; ekuipazh: 2 + 4; blindues: i klasifikuar; armatim: primar (оpcional) remote ëeapon station (Com-

mon Remotely Operated Ëeapon System II), sekondar (оpcional): hapje për qitje në pjesën e prapme;motor: Caterpillar C-7 Diesel I6, gener-ates 330hp (243 kË); transmision: au-tomatik Allison 3500SP; suspenzion: 4х4 me rrota; varg operativ: 966 km; shpejtë-sia maksimale: 105 kmм/h.Karakteristika dhe specifikime të 6×6 „Cougar HE“ (Category 2 MRAP): gjatësia 7,08 metra; gjerësia: 2,74 metra; lartësua: 2,64 metra; pesha 19 ton; Gross max – 24,5 ton; ekuipazh: 2 + 10; blindues: i klasifikuar; armatim: primar (оpcional) remote ëeapon station (Common Remotely Operated Weapon System II), sekondare (оpcional): hapje për qitje në pjesën e prapme; mоtоr: Caterpillar C-7 Diesel I6, generates 330hp (243 kË); transmision: automatik Allison 3500SP; suspenzion: 6х6 me rrota; vargu operativ: 966 km; shpejtësia maksimale: 105 km/h.Automjetet „Cougar“ u porositën nga ana e US Marine Corps (USMC) në vitin 2004 për vendosje në Irak. Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së nënshkroi kontratë me vlerë prej 50 milion dollarëve në maj

Operatorë të automjeteve „ Аmerican 4×4 Cougar H & 6×6

Cougar HE MRAP“ janë: Kanadaja 40 automjete 4х4, Hungaria 3

automjete 4х4, Kroacia 4+ ( armata e SHBA-së që dha donacion disa

automjete për kontingjentin e ushtrisë kroate në ISAF), Polonia 40 automjete hua nga SHBA-ja, SHBA-ja 950 automjete 4x4 dhe 1560 automjete 6x6. Britania e

Madhe – modifikim 4x4 & 6x6 në Mastiff, Ëolfhound dhe Ridgback

Page 42: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

42

të vitit 2016 për furnizim me 79 autom-jete për reagim të shpejtë (Cougar Joint Explosive Ordnance Disposal Rapid Response Vehicles - JERRV). Në nëntor 2006, USMC porositi edhe 200 “JERRV Cougar”. Në gusht 2006 Departamenti i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar është duke kontraktuar një marrëveshje prej 83 milion dollarësh për 86 automjete Cougar EOD. Këto automjete janë emër-tuar “ Mastiff Protected Patrol Vehicles (Mastiff PPV)”. Në dhjetor të vitit 2006 „Force Protection“ dhe „General Dy-namics Land Systems“ formuan kom-pani të përbashkët të cilën e emëruan „Force Dynamics“ që të ofrojnë „Cougar 4×4 dhe 6×6“ automjete për „US Mine Resistant Ambush Protected (MRAP)“ programin e automjeteve. Në janar të vitit 2007 kompania mori urdhër për testim dhe evaluim të dy automjeteve „Cougar H“ dhe dy të tjerave „Cougar HE“ sipas MRAP-programit. Kompania që në shkurt të 2007 kontrakton kontratë në vlerë prej 67,4 milion dollarëve për 65 automjete „Cougar 4×4 Category I“ dhe 60 automjete „Cougar 6×6 Category II“.

Në prill të vitit 2007 USMC bëri kontratë me vlerë prej 490 milion dollarëve për 300 automjete „Category I Cougar 4×4“ dhe për 700 automjete „Category II Cougar 6×6“ të MRAP programit. Në qershor të vitit 2007 US Navy bëri kon-tratë me vlerë prej 221 milion dollarëve për 295 automjete „Category I“ dhe për 60 automjete „Category II Cougars“. Në qershor të vitit 2008 Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar porositi 157 automjete „Ridgback“. „Ridgback“ është automjet i modifikuar „Cougar“ 4×4 i prodhuar për forcat britanike. Në korrik të vitit 2009, ushtria e SHBA-së nënsh-kroi kontratë me “Force Protection” me vlerë prej 220 milion dollarëve për bler-jen e kompletit të pavarur të ridizajnuar të suspenzionit për automjetet 1317 MRAP „Cougar“. Në shkurt të vitit 2010 „Force Protection“ fiton kontratë me vlerë prej 16.1 milion dollarëve për shitje ushtarake të 23 automjeteve „Cougar Mastiff EOD“ nga USMC në Britaninë e Madhe. Në maj të vitit 2010, „Force Protection“ nënshkruan kontratë me vlerë prej 24 milion dollarëve me USMC

për 30 automjete „Cougar Category I MRAP“. Në prill të vitit 2011, „Force Pro-tection“ merr nënkontratë nga kompania „Integrated Survivability Technologies“ për porosinë e 47 automjeteve „Cougar Mastiff“ për Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Për faktin se një numër i konsid-erueshëm i automjeteve MRAP janë në përdorim përtej oqeanit, kthimi në SHBA do të jetë i shtrenjtë qoftë edhe vetëm për t’u deponuar të njejtat. Nga aspe-kti financiar vjen në shprehje që këto automjete të shiten si tepricë në vende tjera, gjë që shpie derjtë një procesi që është gati të fillojë, e për këtë arsye në të ardhmen do të rritet numri i autom-jeteve MRAP „Cougar“ të cilat do të operojnë jashtë kufijve të SHBA-së.Automjetet e njohura për nga niveli i padiskutueshëm e cilësor i sigurisë dhe mbrojtjes së ekuipazhit, gjë që ka të bëjë jo vetëm me dyshemenë e thellë dhe de-fleksive të trupit në “V” formë , por edhe me blinduesin e klasifikuar i cili ofron mbrojtje nga .50 cal dhe mitraloz 155 mm HE predha, shpesh herë përdoret nga ana e shumë kryengritësve rebelë si zgjedhje arme gjatë sulmit me IED.Automjeti MRAP me katër rrota (all-terrain vehicle M-ATV) është adicioni më i ri i kompanisë „Force Dynamics“ (inves-tim i përbashkët i “Force Protection” и “General Dynamics Land Systems”) nga familja e automjeteve blinduese M-ATV. Të prodhuar nga ana e „US Firm Force Protection Inc“ (kompania është blerë në vitin 2011 nga ana e „General Dynam-ics“) në vitin 2004, shasia është prod-huar nga ana e kopanisë „Spartan Mo-tors“, ku më pas dërgohet në kompaninë „Force Protection“, e cila e kompleton konstruksionin e mbetur të automjeteve. Edhe pse i ri për armatën e SHBA-së, automjeti si MRAP „Cougar“ nuk e ka dizjanin e tillë. Dizajni i „Cougar“ mund të gjejë prejardhjen e tij nga kompania prodhuese „Olifant Manufacturing Com-pany“ nga Afrika e Jugut, e cila parimisht e ka zhvilluiar dizajnin e konstruksionit të trupit në formën e shkronjës “V” me disa rrota, autmojet të cilin e ka përdorur ushtria e Afrikës së Jugut në operacionet e veta kundër Angolës dhe Namibisë gjatë viteve të 80’-ta. Këto automjete janë të dizajnuara në atë mënyrë ku kanë shpejtësi të mjaf-tueshme dhe qëndrueshmëri në rrugë (ku mundësohet udhëtim në distance më të mëdha, si dhe ku shfaqen nevoja më të reduktuara për mirëmbajtje për shkak të dizajnit të rrotave) ku u diza-jnuan veçanërisht për rritjen maksimale të shkathtësisë për mbrojtjen e pas-agjerëve nga pritat që vijnë nga armët këmbësorike dhe nga minat e vendosura konvencionale.

Idriz Idrizovski

Page 43: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

43

Të moshuarit e kujtojnë, ndërsa më të rinjtë mësojnë nga his-toria.....Bunkerët në Shqipëri janë

ndërtuar sipar programit të bunkerizimit nga viti 1975 deri në vitin 1983 gjatë kohës së diktatorit Enver Hoxha dhe të njejtët reflektojnë regjimin komunist edhe pas liberalizimit gjegjësisht çlirimit të Shqipërisë. Enver Hoxha planifikonte të ndërtohen rreth 220 000 bunkerë, më të mëdha ose më të vegjël në tërë Shqipërinë, por numri i bunkerëve të ndërtuar arriti në diçka më tepër se 173 000 bunkerë. Pjesa më e madhe e tyre ka qenë e ndërtuar nga duart e ush-tarëve, por edhe nga ana e popullatës civile, ndërsa shumë prej tyre të cilët i kanë ndërtuar ato, janë lënduar apo kanë humbur jetën aksidentalisht gjatë ndërtimit. Në qershor të vitit 1978 për herë të parë bukeri që tashmë quhet “Bunkart 1” është paraqitur dhe është prezantuar para opinionit si bunker për goditje anti bërthamore, i ndërtuar nën udhëheqjen e nomenkloaturës dhe qeverisë komu-niste, me një konstrukcion 5 kate nën tokë, me gjithsej 106 dhoma akomodimi dhe me një corridor të gjatë kuvendi,

„Bunkart“

„Bunkart“ paraqet instalacion artistik që modifikon konotacionin historik, duke i bashkangjitur një dimension të ri të bunkerëve në Shqipëri si përmendore kulturoro-historike,

gjegjësisht si shtëpi muze

Bunkerët në Shqipëri – vulë e shekullit të kaluar

Përgjatë historisë

Page 44: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

gjegjësisht me amfiteatër për mbledhje. Dedikimi bazë i këtij bunkeri ka qenë që udhëhqësve të lartë komunistë, t’u shërbejë si vend strehm në rast të sulmit bërthamor, sidomos eks dikata-torit Enver Hoxha dhe ish kryeministrit Mehmet Shehu, por edhe për disa nga oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Popullore të Shqipërisë, në rast fatkeqësie.Pas pothuajse katër dekadash nga ndërtimi i bunkerëve, më saktësisht në nëntor të vitit 2014, me nismën e gazetarit Italian Karlo Bolino dhe ekipit shqiptar të hulumtimeve shkencore his-torike, i udhëhequr nga gazetarja Admi-rina Peçi, ka filluar projekti për hapjen për opinionin të “Bunkart 1” me video gjirime brenda bunkerit anti bërthamor , që ndodhet në periferi të Tiranës.Në nëntor të vitit 2016 ka vijuar vazh-dimi nga faza e parë në të dytën, të projektit të filluar në “Bunkart 2” në një hapësirë muzeale në qendër të Tira-nës. Fokusi i “Bunkart 2” është vënë në mbrojtjen memories kolektive dhe në pasqyrimin e regjimit komunist, duke i përfshirë tmerret e regjimit të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyera të një kohe të errët të shekullit të kaluar.Përmbajtja e “Bunkart 1” i dediko-het historisë së armatës komuniste shqiptare dhe jetës së përditshme të shqiptarëve gjatë kohës së regjimit në shekullin e kaluar. “Bunkart 2” e rikon-struon historinë e Ministrisë së Brend-

shme të Shqipërisë gjatë periudhës së viteve 1912-1991, një polici e politizuar thellësisht që ka shërbyer si një armë e rrezikshme për përndjekje, ndërsa në të është shpalosur edhe video ekspozita e madhe muzeale, kushtuar viktimave të terrorit gjatë periudhës komuniste. Hapësirat e “Bunkart 1” janë të rregullu-ara në kuadër të disa ekspozitave historike muzeale. Veçohet ekspozita historike për: periudhën e Shqipërisë së Kuqe; Shqipërisë para Italisë fashiste; Shqipërisë nën invazionin gjerman; diplomacia ushtarake; periudhës së pasluftës (Shpresa dhe Dëshprime); sallë kuvendi-amfiteatër; kafeteri/

lokal shqiptar. Ekspozita muzeale: hapësirat e qëndrimit të Enver Hox-hës; hapësirat e qëndrimit të Mehmet Shehut; hapëisrat e qëndrimit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore; dhomat e oficerëve; pjesa muzeale e interkomunikimit; hapësira e historikut të bunkerëve në Shqipëri. Instalacione Artistike me efekte zërimi: dhoma e dekontaminimit; ehoja e luftës; gardhi kufitar me gjemba; korridori i bunkerëve. Kur jeni brenda, kaloni nga njëra në hapësirën tjetër, thjeshtë e ndjeni kohën e asaj periudhe të shekul-lit të kaluar dhe nuk mund të mbeteni gjakftohtë ndaj asaj që ka ndodhur gjatë kohës së regjimit komunist në Shqipëri.Nga historiku i Shqipërisë fqinje të kësaj periudhe, i cili është i ilustruar dhe i paraqitur përmes fotove dhe insta-lacioneve në “Bunkart 1” do t’i veçojmë propagandën dhe dhunën si pjesë e errët e regjimit. Këto janë dy shtyllat kryesore të regjimit të instaluar komu-nist pas çlirimit të Shqipërisë nga peri-udha e viteve 1945-1990. Propaganda është përodur si mjet për glorifikimin e arritjeve të regjimit, për arsyetimin e politikave të tij, e para se gjithash edhe për ngritjen e kultit të individit brenda udhëhqësve komunist, sidomos të Enver Hoxhës. Shtylla e dytë ka qenë dhuna. Ajo është institucionalizuar me një sërë ligjesh që i kanë cënuar të drejtat e secilit individ dhe është insta-luar sistemi i burgjeve dhe bunkerëve,

44

Page 45: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

45

gjegjësisht kampeve të përqëndrimit të vendosur në tërë vendin. Njëkohësisht kane ekzistuar edhe disa gjyqe speciale në mënyrë që të akuzo-hen dhe dënohen bashkëpunëtorët e sulmuesve dhe pjesëmarrësve të orga-nizatave “reakcionare”, ndërsa përveç kësaj janë ndërmarë edhe masa tjera që e kanë rritur nivelin e regjimit për të shtypur çdo kundërshtar të mundshëm politik. Në këtë kontekst, ka qenë i nevojshëm një uniformim ekstrem politik dhe social i regjimit si dhe funksionimi i kampanjës kundër besimeve dhe prakti-kave fetare që ka filluar në vitin 1967. Në fillim të qeverisjes së regjimit kanë qenë të përfshirë vetëm disa kundërshtarë më të theksuar politik, ndërsa më vonë regjimi është bërë edhe më i egër edhe për disa nga vetë udhëheqësit komunist. Gjithashtu markante janë vitet e para pas çlirimit. Ky ishte regjimi i Enver Hoxhës që ka vënë qëllime ambicioze ekonomike me theks të veçantë në industrializim, përfaqësimin e industrisë së rëndë dhe energjetikës, sistemit arsimor, kulturës dhe zhvillimit të vendit, sidomos në pjesën e infrastrukturës, duke përfshirë këtu ndërtimin e rrugëve dhe komunika-cionit hekurudhor. Në aspektin e politikës ekonomike, regjimi është mbështetur në centralizim dhe në planifikim sipas modelit sovjetik. Theks është vënë edhe në politikat bujqësore që kanë pasur për qëllim të bëjë kolektivizimin e fermave e më vonë edhe të bagëtive. Shteti është orvatur që të fuqizojë sektorin publik në fushën e bujqësisë.

Меgjithatë, në dekadat e para pas çlirimit, vendi ka pasur zhvillim relative në planin makroekonomik, por edhe ngriti standardin dhe nivelin e jetesës së popullatës. Në këtë mënyrë ekono-mia shkoi në fazën e stagnimit, ndërsa regjimi përfundoi në krizë të thellë eko-nomike. Përveç dështimit në politikën ekonomike, kriza u shkaktua edhe nga izolimi ndërkombëtar i vendit.Edhe përkundër regjimit të egër, është vënë theks dhe është kushtuar kujdes sistemit arsimor përmes reformave të caktuara, me qëllim të ç’rrënjosjes së analfabetizmit sepse në periudhën e pasluftës pothuajse 80% e popullatës ka qenë analfabet. Hapat e para në fushën e arsimit kanë qenë vendosja e kurseve të shkrim leximit të cilat kanë qenë të hapur në tërë territorin e Shq-

ipërisë dhe i ka mundësuar pjesës më të madhe të popullatës të lexojë dhe të shkruj.Në vitin 1955 është bërë publike se në shqipëri është ç’rrënjosur analfabetizmi deri në moshën 40 vjeçare edhe pse në bazë të të dhënave arkivore është dëshmuar se një pjesë e popullatës nuk ka arritur të mësojë shkrim leximin, sidomos pjesa më e moshuar. Dominante në politikën sociale të regjimit komunist ka qenë përfshirja e grave në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike të vendit. Procesi i eman-cipimit të grave ka qenë i lidhur me lënien anash të strukturave tradicionale shoqërore, sidomos në pjesën veriore të Shqipërisë.

Antoniella Stankovska Budimir

Page 46: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

46

Për shumicën e vendeve anëtare të BE-së, kjo është një lëmi e re diskutimi, sepse deri më tani gjithmonë rastet apo çështjet që

kanë pasur të bëjnë me mbrojtjen janë zgjidhur në kuadër të NATO-s në bash-këpunim me SHBA-në. Edhe pse para BE-së ekziston një dilemë e sigurisë, në mjedisin global në të cilin niveli i terrorizmit global është në rritje, se a duhet përpjek-jet e saj të koncentrohen në ruajtjen e barazpeshës e forcës me SHBA-në, ose nga ana tjetër, duhet të koncentrohet në ballafaqim së bashku me SHBA-në nën ombrellën e NATO-s, me terrorizmin i cili sot u kërcënohet vendeve të Evropës? Gjendja e re e sigurisë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë ishte arsyja kryesore për prezencën e Aleancës, sepse rivali i saj kryesor – Pakti i Varshavës u shpërbë dhe pushoi së funksionuari si arsye/kërcënim real për ekzistimin e aleancës ushta-rake të NATO-s. Deri atëherë, rëndësia e saj vijuese është bërë diskutabile dhe shumëkush shpejtoi që ta vërtetoi këtë si një gjë të tejkaluar për shkak të ndryshi-meve të strukturës së kërcënimit. Për këtë

shkak, problem për Aelancën ishte roli i saj në arenën globale e cila ishte e sigurt pas Luftës së Ftohtë. Ekzsiton mundësia të ketë disa arsye të cilat ndoshta e shpi-enin Aleancën drejt reduktimit të saj. Të rëndësishme janë marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe BE-së, të cilat gjithmonë kanë qenë në tensione të vogla apo ndon-jëherë edhe në më të mëdha. Por, vallë

a ka mundësi që këto çështje ta shpiejnë Aleancës drejtë shkrirjes? E vërteta është se në praktikë askush nuk beson se mar-rëdhëniet duhet të vazhdojnë ashtu si që duken sot, ose që politika transatlantike duhet tërësisht të anashkalohet.Përkundrazi, disa nga aleatët do të dëshironin të vazhdojnë së ekzistuari, por në një bazë të re. Megjithatë, vazhdimi i bashkëpunimit në mes të SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, varet pikërisht nga ajo që do të ndodhë në të ardhmen. Qëndrimi i aleatëve evropian të NATO-s është në pikë përqëndrimi, sepse ata dëshirojnë një lloj më të gjatë dhe më të thellë të asaj që është më tepër se bashkëpunimi. A dëshirojnë ata që Aleanca të vazhdojnë të ekzistojnë me marrëdhënie më të forta me BE-në, ose ato shumë më tepër do t’i avanconin shkathtësitë e tyre ushtarake përmes procesit të integrimit evropian, ose më saktë përmes politikës së përbashkët së mbrojtjes dhe sigurisë (CSDP)? Ajo që nisi si një formë integrimi politik dhe ekonomik, e në disa raste edhe si integrim social e kulturor të vendeve evropiane, tashmë mund të sjellë edhe në situatë të

Bashkëpunimi veçanërisht evaluoi gjatë një periudhe

të gjatë përmes procesit të integrimit. Këto nuk janë vetëm procese politike,

juridike, ekonomike, sociale dhe kulturore, por gjithashtu edhe procese të zhvillimit të

politikave të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive për

vendet e Bashkimit Evropian (BE)

Integrimi i politikës së përbashkët së mbrojtjes dhe sigurisë së BE-së (CSDP) me NATO-n

Global

Page 47: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

47

integrimit të mbrojtjes. Procesi parimor me anë të së cilit vendet sovrane tërhiqen nga sovraniteti i tyre kombëtar dhe i dorëzojnë prerogativet e tyre sovrane në kuadër të një institucioni ndërkombëtar në mënyrë që ta maksimalizojnë interesin dhe fuqinë e tyre kolektive, me të vërtetë i rrisin apetitet e aleatëve evropian për marshim në drejtimin autonom. Por, a mund BE-ja ta arrijë këtë qëllim? A mund të jetë kjo qëllimi potencial i logjikshëm për BE-në? Ajo që mund të themi është se gjeneza e BE-së si forcë më efektive është e sigurtë dhe se kjo është një gjë që duhet marrë parasysh gjatë avancimit të integrimit evropian në NATO. Vendimi i BE-së për të filluar politikën e mbrojtjes dhe sigurisë evropiane (ESDP) në dhjetor të 1999 jashtë kornizës institucionale të Aleancës Veriatlantike i ka paralajmëruar vendet e unifikuara rreth mundësisë së “ndarjes” eventuale së BE-së nga struk-tura transatlantike e sigurisë. Duke u nisur nga kjo, administrate amerikane u obligua për të institucionalizuar marrëdhëniet në mes të BE-së dhe NATO-s përmes së cilave SHBA-ja shpreson se do të mund të ketë një nivel të caktuar të kontrollit mbi zhvillimin e ESDP-së dhe të sigurohen se BE-ja nuk do të humb pozitën e NATO-s si organizatë kyçe ushtarake në Evropë.Megjithatë, për BE-në qasja deri te për-voja ushtarake, ekspertiza dhe te resurset e NATO-s, siguroi kapacitet të rëndë-sishëm, sepsë ESDP-ja e saj gjithnjë ka qenë në “process të përpunimit”. Përpos kësaj, aktivitetet e NATO-s si organizatë efektive ushtarake do të sigurojnë edhe një dobi për BE-në kur kjo e fundit do të bashkëpunojë me NATO-n në fushën e mbrojtjes. Në esencë, edhe pse dimen-zioni i ESDP-së në BE edhe një herë e detyroi NATO-n që të mendojë për pozitën e saj në raport me potencialin e rivalit të ri organizativ në menaxhimin me krizat e luftës, NATO megjithatë e mori rolin e “konsultantit ushtarak”, duke funksionuar si model dhe asistent aktiv për fuqizimin institucionaltë institucioneve të ESDP në kuadër të BE-së. BE-ja synon drejt një autonomie strat-egjike dhe kjo do të ketë efekt që SHBA-së ti lejohet që aktivitetet e saj ti përqën-drojë në rajone të ndryshme në botë. Por, pas përpjekjeve dy dekadëshe. CSDP nuk ia doli që të sigurojë autonomi. NATO duhej të thirret në lidership përgjatë krizës në Libi në vitin 2011, ndërsa kërcënimi i r ii sigurisë nga Rusia e ktheu NATO-n fuqishëm në Evropë. Në praktikë, BE-ja përsëri është e varur nga NATO rreth mbrojtjes së saj kolektive, por edhe rreth mbrojtjes së saj kolektive në përgjithësi.

Interakcioni në mes të CSDP dhe NATO-sNga mbledhja e Këshillit të Evropës në dhjetor të vitit 2013 në lidhje me CSDP-në, në kuadër të mjedisit të sigurisë ekzis-

ton marrëveshje e pjesërishme se një bashkëpunim dhe komplementarizëm më i madh në mes të BE-së dhe NATO-s është më se i nevojshëm dhe imediat. Por, nga u thirr kjo? Sa i përket kësaj, dokumentet janë tejet të paqarta. Strategjia globale e Bashkimit Evropian (EUGS) ka të bëjë me NATO-n në shumë aspekte. Kjo ka të bëjë kryesisht me thellimin e marrëd-hënieve transatlantike dhe partneritetit me NATO-n dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët, duke filluar nga NATO-ja. Projektet specifike kooperative përfshijnë kërcënimet kibernetike, reforma në sek-torin e sigurisë, ndërtimin e kapaciteteve, fuqizimin e qëndrueshmërisë në mes të vendeve fqinje, qeverisje globale, siguri detare, stërvitje paralele dhe të sinkroni-zuar si dhe luftë hibride. Lista e njejtë e projekteve kooperative mund të gjendet në deklaratën e përbashkët të BE-së dhe NATO-s e nënshkruar më 8 korrik 2016. Si ka mundësi që ky insistim i bashkëpunimit dhe komplementarizimit të konektohet me aspiratën drejtë autonomisë strategjike?Kjo është ajo për të cilën strategjia globale e BE-EUGS thotë: „Kur kemi të bëjmë me mbrojtjen kolektive, NATO mbetet kornizë shembullore për shumicën e vendeve anëtare. Njëkohësisht, marrëdhëniet BE – NATO nuk do ta cënojnë politikën e

mbrojtjes dhe sigurisë të atyre anëtareve të cilat nuk janë anëtare të NATO-s. Për këtë, NATO do ta thellojë bashkëpunimin me Alenacën Veriatlantike në komplemen-taritet, sinergji dhe tërësisht në respekti-min e kornizës institucionale, në inkluz-ivitetin dhe në autonominë e vendimarrjes së të dyjave“ [3] .Me fjalë të tjera, si etnitete të ndryshme, me disa anëtarë të ndryshëm dhe me qëllime të ndryshme, të dyja duhet të jetojnë dhe të kenë respekt të ndërsjellë. Kjo në masë të madhe është një argument legal (të dyjat janë në të vërtetë subjekte të ndryshme juridike), po ciladoqoftë me konotacione të qarta politike (politikat dhe aktivitetet e tyre në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në masë të madhe përputhen). Në disa deklarata më të rëndësishme, përderisa NATO mbetet aktor kryesor në mbrojtjen kolektive evropiane, BE-ja duhet të kontribuojë në mënyrë më të thukët dhe më koncize drejt këtij qëllimi dhe të ndërmer misione të qarta e të fuqishme në të cilat SHBA-ja nuk do të ketë interes. Implikim i dukshëm është edhe fakti se BE-ja (përmes ZBPP) ka për qëllim të jetë aktore ushtarake e krahasuar me NATO-n, gjithnjë përderisa nuk e humb apo nuk e vë në pikëpyetje fuqinë e saj.

Dr. Aleksandar Petrovski

Page 48: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

Zt. Markovski për ju penzi-onimi filloi me një aktivitet edhe më të madh lidhur me çështjet e sigurisë në vendin

tonë dhe më gjerë. Në fakt, çfarë ju shtyu që të iniconi formimin e organi-zatës joqeveritare “Forumi ballkanik i sigurisë” edhe pse kishit mundësi që brengat tuaja dhe çështjet rreth sigurisë t’i shpalosni përmes veprim-tarisë në kuadër të Organizatës së Veteranëve dhe Rezervistëve të Mbro-jtjes dhe Sigurisë, ku gjithnjë jeni njëri ndër aktivistët më të shquar? – Penzionimi nuk do të thotë që duhet dhënë fund aktiviteteve me anë të së cilave personi ka dhënë kontribut në fushën e veprimtarisë së tij, sidomos në rast se për këtë, ndjehemi edhe më tej në kondicion fizik dhe intelektual. Kështu u ndjeva edhe unë dhe ven-dosa që aktivitetin tim ta vazhdoj dhe

48

Takim

Takim me Bllagoja Markovskin, kolonel i penzionuar dhe doktor i shkencave ushtarako-politike

Маqedonia në NATO në të gjitha aspektet është më e sigurt

Page 49: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

ende të kontriboj në sferën për të cilën mendoj se kam edhe njohuri por edhe përvojë praktike. Me këtë, kisha edhe mbështetje të fuqishme nga një pjesë e miqve dhe të njohurve dhe kështu me 19 autoritete të dëshmuara maqedonase (9 doktorë shkencash, 2 magjistra, 4 gazetarë-redaktorë, 3 ekspertë dhe 1 ndërrmarës), së bashku erdhëm deri në mendimin dhe realizimin e idesë për të formuar organizatën “Forumi ballkanik i sigurisë”, si një organizatë joqeveritare në të cilën vendeosëm që kapacite-tin tonë, aftësitë tona individuale dhe përgjegjësitë personale si dhe aftësitë për punë grupore dhe kolektive, ti vëmë në funksion të praktike dhe intelek-tuale në fushën e ndërtimit të vlerave të sigurisë. Kuptohet se aktivitetin tim personal kam mundur ta prezantoj edhe përmes veprimtarisë në kuadër të Orga-nizatës së Veteranëve dhe Rezervistëve të Mbrojtjes dhe Sigurisë, por kjo nuk

mjaftoi duke pasur parasysh idetë e mia për angazhim dhe aktivitet të mëtejmë. Në fakt, Organizata e Veteranëve dhe Rezervistëve të Mbrojtjes dhe Sigurisë paraqet një lidhje të vazhdueshme me pjesëtarët e armatës dhe policisë dhe mundëson ndihmë juridike të anëtarsisë në lidhje me çështjet e reja statutare. Organizata “Forumi ballkanik i sigurisë”, me të cilën udhëheq edhe sot, ka për qëllim që përmes debateve të hapura, opcioneve dhe aktiviteteve konkrete planifikuese, ti afirmojë vlerat e sigurisë dhe t’i orientojë metodat më efikase të mundshme në ndërtimin e një mjedisi të sigurt ushtarako-politik në vendin tonë dhe në rajonin e gjerë. Duke u nisur nga kjo, “Forumi ballkanik i sigurisë” zhvil-lon veprimtari shkencore dhe shoqërore empirike në sferën e sigurisë, menaxhi-

mit me kriza dhe promovimit të vlerave të paqes dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve në territorine R.M së Veriut, Ballkanit, Evropës Juglindore dhe botës, bazuar në hulumtime nga ana e ekspertëve, analiza dhe shqyrtime. Në zgjidhjen e çështjeve krijohen qasje me një komponentë të jashtëzakonshme profesionale, ndërsa bashkëpunimi në mes të subjekteve vendore dhe të jashtme bazohet mbi parimin e dobisë së përbashkët dhe mbi reciprocitet, në funksion të realizimit të aspiratave tona për anëtarsim në strukturat euroat-lantike dhe në BE dhe në kontekst të ndërtimit të mirëbesimit të ndërsjellë dhe fuqizimit të paqes dhe stabilitetit të të gjitha vendve dhe popujve të rajonit dhe më gjerë.

Si analist dhe si ekspert i sigurisë shumë shpesh jepni mendimet tuaja dhe rekomandime që lidhen me lëviz-

jet turbulente dhe i analizoni arsyet për ndarjen e qytetarëve të R.M. së Veriut, kryesisht lidhur me politikat e gabuara të strukturave të shumicës dhe opozitës. A i ka parasysh dikush rekomandimet tuaja dhe a ka bërë diçka pozitive në këtë drejtim?– Asnje veprimtari nuk mund të pasqy-rojë një qëllim në vete. Në këtë kontekst edhe aktiviteti im si dhe veprimtaria në “Forumin Ballkanik të Sigurisë”, tërësinë e gjen në analizën gjithpërfshirëse dhe në rishikimet rreth disa situatave të cak-tuara, ku kam ardhur deri ne konkluza dhe deri në dhënien e zgjidhjeve efikase. Me këtë rast, duhet qenë real edhe në pritjet e ndonjë fitbeku të cak-tuar, sepse institucionet kanë mundësi, por nuk e kanë si obligim t’i pranojnë rekomandimet. Kjo ndodhë për arsye se

institucionet disponojnë informata edhe më konkrete dhe se në planet e tyre të punës ekziston rradhë të marrjes së masave dhe aktiviteteve për të cilat ne – opinioni, jo çdo herë kemi durim dhe mirëkuptim të duhur. Megjithatë, nga ajo që është dhënë si kritikë objektive dhe si rekomandim real, sado që të kenë qenë pritjet e mia, mendoj se kam kontrubuar dhe se disa nga rekomandi-met janë pranuar dhe janë vlerësuar. Në të kaluarën ka pasur edhe situata kur për një problem të caktuar, kam qenë i thirrur të jap mendim dhe pas problemit dhe zgjidhjes së të njejtit, të jem pjesë e vazhdimësive tjera.

Në kampanjën parazgjedore për president të RMV-së kishte balla-faqim të dy koncepteve të përfaqë-suara nga dy partitë më të mëdha dhe nga koalicionet e tyre. Njëri nga konceptet lidhej me mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës dhe me anëtarsimin e RMV-së në NATO. Cili është mendimi juaj rreth aspektit të sigurisë së vendit me anëtarsimin në Aleancë?– Duke pasur parasysh ngjarjet që nga pavarësia e vendit e deri te Marrëvesh-ja e Prespës, vendi ynë shpesh herë u gjend para një testi serioz. Për këtë, kishin ndikim edhe disa procedura dhe sjellje problematike, të shpejtuara dhe diskutabile të udhëheqsive politike në vend, sidomos gjatë dhjetë viteve të fundit. Në këtë mënyrë, vendi u gjend në një situatë të zgjedhë: realizimin e aspiratave për anëtarsim në BE dhe NATO dhe me këtë krijimin e kushteve për zhvillim të mëtejmë dhe prosperitet, ose mbrojtjen e disa pozicioneve të gabuara të cilat shpienin drejtë izolimit dhe së kaluarës. Një zgjidhje tjetër, realisht nuk ekzistonte. Duke e pasur parasysh këtë, arsyet për një gjendje të këtillë nuk janë vetëm nga jashtë, por edhe pasojë e politikave brenda shtetit. Në aspekt të asaj se RMV-ja ka aspirata të qarta dhe të pamëdyshme për zhvillim dhe për realizimin e siste-mit të saj të mbrojtjes dhe sigurisë në kuadër të NATO-s, anëtarsimi i plotë i saj nënkupton rrumbullaksimin në këtë drejtim me përfitime jo vetëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, por edhe në shumë fusha tjera të jetës së qytetarëve tanë. Unë jam i bindur se vendi ynë në Samitin e NATO-s në Londër në muajin dhjetor, do të jetë anëtare e plotë e Aleancës. Kjo do të jetë rezultat i asaj që do të thotë ar-ritje sa i përket standardeve, por edhe shpërblim sa i përket periudhës në

Bllagoja Markovski ka përfunduar akademinë ushtarako-teknike ajrore në Sarajevë dhe Shkollën Ushtarako-Sociologjike për Studime dhe Hulumtime Psikologjike në Beograd. Në vitin 2003, përfundon

akademinë e shtabit të përgjithshëm në Sofje të Bullgarisë ku në korrik të 2005 e mbron dizertacionin e doktoraturës dhe me titullin doktor i shkencave ushtarako-politike. Ai është njëri ndër

themeluesit e shërbimit për marrëdhënie me publikun në MM dhe ARM, ku ka qenë në pozita udhëheqëse. Gjatë kësaj periudhe ka qenë

edhe zëdhënës i ARM-së dhe MM-së si dhe këshilltar i ministrit të mbrojtjes për çështje ushtarako-politike. Është kryetar i organizatës joqeveritare “Forumi ballkanik i sigurisë” sfera e interesit të së cilës

janë shqyrtimet dhe analizat empirike të problemeve të politikës dhe sigurisë në Maqedoni dhe në rajonin e Evropës Juglindore

Page 50: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

50

të cilën është ratifikuar protokolli nga ana e vendeve anëtare të NATO-s për anëtarsim të plotë të vendit tonë në këtë sistem të mbrojtjes dhe sigurisë.

Në hapësirën tonë ndeshen interesat e fuqive të mëdha, sidomos të SHBA-së dhe Rusisë. A mendoni se nënsh-krimi i protokollit qasës për anëtar-simin e vendit tonë në Aleancë do të vejë “vaj në zjarr” dhe në këtë mënyrë do të përkeqësojë marrëdhëniet e fuqive të mëdha me rrezikshmëri për të cënuar edhe sigurinë e vendit tonë? – Pa marrë parasysh pozitën gjeopoli-tike dhe gjeostrategjike të rajonit dhe hapësirës së RVM-së, nuk duhet pritur ndonjë ndryshim i madh sa i përket

marrëdhënieve dhe interesave të fuqive të mëdha. Qëllimi i anëtarsimit të vendit tonë në NATO nuk duhet kuptuar si një ashpërsim i ri i marrëdhënieve ndërkom-bëtare, por si një kontribut në fuqizimin dhe rrumbullaksimin e sigurisë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon. R. e Maqedonisë së Veriut deri më tani është dëshmuar si vend i cili jep kon-tribut në zhvillimin e paqes edhe në nivel global dhe askush nuk guxon të kërkojë ndryshim të politikës së jashtme edhe pas anëtarsimit të R. së Maqedonisë së Veriut në NATO. Nga ana tjetër, anëtar-simi në NATO nuk paraqet pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve bilateral të R. së Maqedonisë së Veriut me vendet tjera në kuadër të NATO-s ose të vendeve tjera. Shkëmbimi i vlerave të NATO-s do

të jetë edhe një hap më tej për sigurinë e vendit tonë.

A ekziston rreziku nga cënimi i sig-urisë sonë nga veprime asimetrike dhe nga krijimi i vatrave të krizës, duke i pasur parasysh edhe lëvizjet e emigrantëve?– Nga aspekti i sotëm, rreziku i cënimit të sigurisë nga kërcënimet asimetrike dhe nga veprimet e ngjajshme është real në cilindo mjedis dhe vend. Se në ç’nivel do të jetë suksesi ndaj ballafaqimit me to, varet nga shumë faktorë dhe nga shumë situata. Por, një është e sigurt, këto kërcënime shkaktojnë pasoja se-rioze, ndërsa metodat e veprimit të tyre janë të shumëllojshme dhe në aspektin teknologjik tejet bashkëkohore. Duke u nisur nga ky fakt, në ballafaqimin me to edhe sistemet më bashkëkohore të sigurisë janë vënë para sfidave serioze. Rrallë cili vend, pa bashkëpunim me sis-temet e sigurisë së fqinjësisë apo edhe më gjerë, ka mundësi që me sukses të plotë të ballafaqohet me të njejtat. Në kuptimin e parandalimit, është tejet i rëndësishëm shkëmbimi i informa-cioneve të sigurisë. Me anëtarsimin në NATO, R. e Maqedonisë së Veriut fiton mundësinë të shkëmbejë informtatat e këtilla dhe kjo të ndikojë pozitivisht edhe në realizimin e masave dhe aktiviteteve për ballafaqimin dhe eliminimin e kër-cënimeve dhe veprimtarive asimetrike.

Armata e RMV-së kaherë i ka plotë-suar të gjitha kushtet për të qenë e barabartë dhe të merr pjesë në mis-ionet e NATO-s, njëkohësisht duke i realizuar detyrat e shtëpisë në fushën

Page 51: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

51

e mbrojtjes. Parë nga kjo distancë, si janë analizat e juaja lidhur me gjendjen që ka të bëjë me sfidat dhe gatishmërinë e ARM-së për anëtarsim në NATO?– Është e vërtetë se RMV-ja si anëtare e “Partneritetit për Paqe”, por edhe me orientimin e saj për të “prodhuar” paqe është një partnere e pranuar përmes ak-tiviteteve dhe gatishmërisë së armatës tonë për stabilizimin e situatave dhe për kthimin e paqes në tërë botën. Edhe atë jo vetëm në kuadër të misioneve të NATO-s, por edhe në misionet që janë nën ingerencat e OKB-së dhe BE-së. Si ish pjesëtar i Armatës jam krenar që eprorët dhe ushtarët tanë këto aktivitete i realizojnë në nivelin më të lartë pro-fesional, edhe më lartë se niveli i tyre i pajisshmërisë. Pikërisht kjo i mungon armtës sonë – një tempo më e shpejtë në modernizimin e pajisshmërisë ku do të arrihet efikasitet më i lartë në realiz-imin e detyrave por edhe siguri më të madhe personale. Ushtari i cili është i sigurt në mjetet e tij personale dhe i cili mund të llogarisë në një tërheqje të sig-urt nga cilado situatë komplekse në re-alizimin e detyrave, jep rezultate më të mëdha. Kjo, përpos me anë të trajnimit, mund të arrihet edhe me mjetet dhe pajisjet bashkëkohore. Armata është një instrument i shtrenjtë, por liria, stabil-iteteti dhe paqa janë më të shtrenjta kur mungojnë.

Jeni i njohur si analist i cili publiki-sht i kritikon edhe funksionarët më të lartë pa përjashtim, duke u dhënë vëretje të rrepta. Ku buron guximi juaj dhe a keni pasur ndoshta ndonjë situatë të pazakontë për shkak të kësaj?– Unë këtë do ta definoja si pjesë të parimit, e jo si guxim. Që nga fëmijëria jam i edukuar në frymën e parimit. Lojaliteti i tërësishëm, sidomos ndaj ndonjë personi të caktuar, nuk lidhet me mënyrën time të të menduarit dhe të vepruarit. Vetë pjesa e parimit në vete përmban lojalitetin, në rast se kjo e fundit ka të bëjë me sjellje të drejtë në realizimin e qëllimeve dhe detyrave. Kritikat e dhëna jo çdo herë pasqyro-jnë kërcënim sepse të njejtat nuk kanë parakusht për t’u mbrojtur. Ndoshta edhe për këtë shkak deri më tani nuk kam pasur kërcënime nga ana e atyre që i kam kritikuar. Përkundrazi, ka pasur raste kur disa nga kritikat e mia, kanë sjellur ndryshim të gjendjes për të cilën është dhënë kritika.

„Forumi ballkanik i sigurisë“ duket se është një hapësirë e pamjaftueshme për veprimin tuaj, kështu që inicuat

dhe formuat Asociacionin e Shoqa-tave të Sferës së Mbrojtjes Sigurisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në fakt çfarë do të arrini më tepër me këtë asociacion dhe në cilat sfera (apo problematika) do të përqëndro-heni më tepër?– Duke i pasur parasysh kapacitetet intelektuale dhe përvojat, si dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit, 8 shoqata qytetare veprimtaria e interesit të së cilave janë mbrojtja, siguria dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, më 28.06.2018 në Shkup me anë të nënshkrimit të një memorandumi për bashkëpunim e afirmuan idenë dhe e formuan Aso-ciacionin e Shoqatave të Sferës së Mbrojtjes Sigurisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kemi të bëjmë me një formë të vazhdueshme, me një kornizë dhe mënyrë të realizimit të bashkëpun-imit dhe aktiviteteve të përbashkëta të partnerëve me qëllim të mbështetjes dhe zhvillimit të veprimtarisë shken-core profesionale empirike në sferën e mbrojtjes, sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

E dimë që jeni të preokupuar me ak-tivitetet shoqërore, por na intereson nga gjithë ky entuziazëm për këtë? Cili është ky satisfakcion dhe a ka kohë penzion-isti Markovski për pushim dhe për t’u kënaqur me ndonjë hobi të tij? – Me përmbush ajo që gjithnjë fizikisht

dhe në aspektin intelektual mund të jap kontribut në sferën e mbrojtes dhe sig-urisë e cila është veprimtari e interesit tim. Për mua, mjafton satisfakcioni që bashkëpunëtorët e mi së bashku me mua fitojmë mirënjohje të caktuara dhe që kemi përkrahje për atë që e puno-jmë. Megjithatë, nuk harroj se vijnë edhe gjenerata të reja dhe se përvoja duhet t’u transmetohet atyre, duke përf-shirë edhe mundësinë e udhëheqjes. Sa i përket pushimit, në rast se koha organizohet mirfilli, atëherë atë do ta kemi për gjithçka. Kur dua që pak “të largohem” nga aktivitetet e përditshme, gjej pasionin tim në kujdesin për lulet dhe kopshtin familjar në vendin tim në rrethin e Shkupit. Më gëzon vizita e dy mbesave të mia, sidomos kur janë bashkë, sepse mbesa më e madhe me familjen e vajzës sime jetojnë në Angli. Në ato momente unë dhe mbesa e djalit tim jemi nxënësit më të mirë të mbesës tjetër “evropiane”. Me ta edhe unë bëhem si fëmijë dhe këtë ndjenjë ua dëshiroj të gjithëve.

Меndo Dimovski

Page 52: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

52

Snezhana Llazareva-Lluna pu-non vetëm me farëra nga orizi i bardhë dhe me farën e zezë të sinapit biblik, dy gjëra të cilat i

bashkon me anë të teknologjisë së saj origjinale innovative të quajtur “Lluna”. Ajo nga dy ngjyra diametralisht të kundërta me anë të hulumtimit dhe për-sosshmërisë fitoi tre nuance me të cilat ia doli të krijojë vepra të harmonizuara, të rralla dhe të përkryera me motive dhe cikle të ndryshme. Tekikën në fjalë ajo e avancon dhe e përsosë dhjetë vitet e fundit dhe është e vetmja e cila përpu-

non këto vepra në vendin tonë dhe më gjerë. Ajo ka përpunuar rreth 80 vepra shumica e të cilave janë cikle. Për kohë më të gjatë, gjegjësisht për dy vjet e ka përpuniar veprën “Darka sekrete e Jezu Krishtit”, ndërsa vetëm për 12 orë rekorde e ka përpunuar stemën e Ko-munës Gradsko. Në fakt, mesatarisht veprat e formatit A-4 ajo i përpunon nga 3 deri në 4 muaj. Deri më tani ajo është paraqitur në shtatë ekspozita vetanake, ndërsa në ndërkohë është në përgatitje të veprave të reja dhe është duke punu-ar në ekspozitën e re dhe në paraqitje

të reja në vend dhe jashtë tij.Njëri nga dy djemtë e saj punon në ARM dhe shpreson se pas prezantimit të saj në revistën “Mburoja”, së shpejti do të ftohet të realizojë edhe një ekspozitë në Shtëpinë e Armatës në Shkup, një dëshirë e saj e kahmotshme. Snezhana Llazarova-Lluna ka lindur në Veles. Që nga rinia e hershme e ka dashur poezinë dhe qysh si nxënëse me pozi të vetën ka marrë pjesë në kuadër të programit të “Mbrmbjeve të Poezisë Strugane”. Më vonë, gjatë jetës së saj te ajo do të mbizotërojë arti

Mozaikë në letër orizi dhe në farërat e sinapit

E paogbligueshme

Page 53: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

figurative, ku ajo do ta gjejë dhe do ta përmbushë veten në mënyrë unikale. Si krijuese e teknikës “Lluna” Snezhana do të jetë e pranishme në shumë me-dia të shkruara dhe elektornike lokale dhe kombëtare. Ka qenë pjesë e disa ekspozitave grupore si: “Inovator 2012”, “Kolonia ballkanike e kreacioneve 2015 dhe 2016”, “BIT FEST”, në koloninë prespane “Jabollkober” Resen 2018”. Gjatë veprimtarisë së saj nga viti 2010 e deri më sot, Snezhana qetë por gjithnjë e më me sukses dhe më me famë, me anë të teknikës së saj innovative “Lluna”, paraqitet në disa qytete të vendit. Deri më tani ka realizuar shtatë ekspozita vetanake. Të parën në Veles në vitin 2012, të dytën poashtu në Veles në vitin 2014, më pas edhe në Vallandovë në 2014, në Koçan në vitin 2015, në Vinicë një vit më vonë, në Strumicë në vitin 2018 dhe ekspozitën e fundit të titulluar si “Do të më njohës sipas veprave” të cilën e ka realizuar më 15 dhjetor të vitit 2018 në Gradsko me rastin e 16 dhjeto-rit, ditës së komunës.

Për dashurinë ndaj artit – Në fëmijërinë time të hareshme dhe pa brenga, në secilën pjesë timen shfaqej dëshira për tu dëshmuar në mënyrë pak më ndryshe – në mënyrë origjinale dhe avangarde. Idetë e para më lindnin përmes vargjeve. Mendoj se kjo është një gjë e zakonshme, të fillohet me vargje, më pas me prozë, pikturim, vizatim dhe këndim. Me vargjet e mia fillova të garoj qysh në klasën e dytë e të tretë, me moshatarët nëpër klasa,e më pas edhe me shkolla tjera fillore, e në fund edhe ndërmjet qyteteve të vendit. Në këtë mënyrë, unë praktikoja poezi deri në diplomimin tim, dhe poezia ime u botua në revistat për fëmijë dhe të rinj në Maqedoni dhe në ish RSFJ-në e atëhershme. Për disa nga poezitë e mia kam fituar çmime të larta dhe një nga më të shtrenjtit në nivel republikan është çmimi im i parë me poezi për të cilin kam marrë një seri librash dhe një libër të bukur me një përkushtim,dhe një ftesë për të marrë pjesë në Mbrëmjet e Poezisë Strugane që ishte një gëzim i madh për mua - ku-jton Snezana.Në klasën e katërt ajo kishte një profe-sor të artit dhe një pedagog të shkëlqyer, Vasil Artinovin. “Ai, nga shpirti i tij, përmes artit që na mësoi me kujdes dhe me shumë përkushtim në klasat e arteve të bukura, na dha një pjesë të vetes, që cila zgjoi tek unë talentin për të filluar të shprehesha përmes arteve të bukura. Si studentë, ne dolëm në natyrë, morëm guralecë dhe më pas bëmë mozaikë. Këtu lindi rrënjët dhe dashuria ime e parë për mozaikun“.

Rreth teknikës „Lluna“– Teknika “Lluna” bën pjesë në renditjen e mozaikëve, por kësaj radhe me fara. Për të realizuar një punë të tillë, nën-shtresa duhet së pari të përpunohet, të detajohet me laps, dhe pastaj të ngjitet me dy prekëse dhëmbësh prej druri, me kujdes dhe durim, një nga një. Derisa nuk e bëj punën të cilën e kam para-menduar duke punuar me orë, ditë, muaj dhe madje vite. Për dy vjet kam punuar në “Darkën e Fshehtë”. Për ta sqaruar, siç thotë Ëikipedia, orizi përdoret për ushqim dhe sinapi gjithashtu, por unë e pasuroj duke bërë art nga orizi dhe sinapi. Unë jam e vetmja në vend dhe më gjerë me teknikën time innovative “Lluna” - shpjegon Snezhana. Ajo kujton se përderisa bënte mozaikë Profesori Artinov u tregoi atyre foto me fara të tilla si fasule, thjerrëza, panxhar, por ato ishin të mëdha dhe të papërshtatshme, kështu që kishte zona bosh. Kështu ata shtuan copëza dhe degëza dhe bënë disa vepra arti. Ajo shpjegon se ka rrënjë në art, por për të qenë e suksesshme dhe e sofistikuar, ideja e saj themelore ishte të përfaqësonte jetën, e cila është e përbërë nga negativitetet dhe pozitiv-itete.

– Kokrrat e orizit të bardhë dhe farat e mustardës së zezë (sinapit) janë diame-tralisht të kundërta, por mesazhi përmes tyre është se nëse kemi durim dhe për-dorim harmoninë dhe dashurinë në jetë, do të fitojmjë histori harmonike të jetës dhe në art një vepër harmonike artis-tiket. Për shkak se kemi dy ngjyra diam-etralisht të kundërta, me mbi një dekadë hulumtimi dhe përsosje të teknologjisë, unë kam qenë në gjendje të marr dy deri tre hije gri që plotësojnë harmoninë e një pune, shpjegon Snezhana, krenare për teknikën e saj inovative dhe origjinale të “Llunas”. Ajo thekson se në këtë teknikë nuk përdoret asnjë farë apo ngjyrë tjetër dhe nuk plotësohet nga materiale të tjera. Por këtë vit, pas një kohe të gjatë duke menduar për teknikën “Lluna”, ajo prapë se prapë vendosi të prezantojë një farë të tretë, që është fara e verdhë e artë. Kjo rreze e dritës së verdhë zbu-kuron dhe u jep dritë imazheve të saj të fundit nga cikli i fundit që ajo ekskluziv-isht prezanton për lexuesit e “Mburojës”. Me këto piktura, ajo së shpejti do të shfaqet në ekspozitën e tetë vetanake.

Rreth pikturës së parë– Më kujtohet mirë që pikturën e parë, “Arkitektura e Vellit të Vjetër”, e përpu-nova dhe e përfundova më 16 prill 2010 ndërsa e fillova në fund të janarit dhe fillim të shkurtit të atij viti. Unë e bëra këtë punë pas shembullit të një pikture “Arkitektura e vjetër e Velesit”, e bërë me kashtë nga bashkëshorti im i ndjerë, dhe ajo shtëpi e pikturës ekziston akoma. E bëra në teknikën time “Luna”, dhe si punë e parë isha e kënaqur me të. Pastaj përsosëm teknikën dhe shtova motive, më shumë detaje, dhe vazhdova të rritë formatet e punës sime. Më pas, si një nxitje vullkanike në mua, rrodhën një nga një vepra të reja. Unë rrija ditë e netë duke punuar me durim për të pritur lëvizjet e fundit dhe për të parë punën time të mbaruar, shpjegon Snezhana.Në bërjen e ikonave ajo thekson se i përmbahet detajeve dhe rregullave rreptë-sisht, sepse përndryshe ajo ikonë nuk do të ishte një ikonë dhe nuk mund të njihej si e tillë, por vetëm si një pikturë artistike.Ajo shpjegon se gjëja më e rëndësishme për të gjitha veprat është të përgatisni një sfond, i cili vizatohet me motiv, kap motivin dhe përshtatet në detajet fotografike dhe vetëm atëherë mund të bëhet. Ajo thekson se megjithëse substrati është gati, duhet të ketë një ndjenjë të shkëlqyeshme arti për të bërë një fotografi, dhe mbjellja e farave kërkon një përqendrim të madh sepse secila kokërr ka vendin e vet ku duhet të qëndrojë. Ajo thekson se nuk mund të ketë korrigjim të veprës pasi farat janë ngjitur në substrat dhe nëse farat hiqen, vepra mund të dëmtohet. Përfundimisht,

Snezhana Llazareva-Lluna është artiste autodidakte origjinale dhe është e vetmja në vend

dhe më gjerë e cila përpunon mozaiqe unikale nga letër orizi

dhe nga farërat e sinapit

Page 54: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

imazhi i përfunduar është i veshur për ta mbrojtur atë. Ajo kishte disa cikle. Cikli i parë i pikturave është arkitektura e Velesit të vjetër me Shtëpinë Përku-jtimore “Koço Solev-Racin”, shtëpinë që fluturon, shtëpinë e Jordan Haxhii Konstantinov-Xhinot, shtëpinë Varnalia dhe shtëpi të tjera të bukura të Velesit, si dhe e ka edhe dashurinë e madhe të Racinit, Lenkën. Ajo më pas kaloi në pikturë me objekte të shenjta me disa prej kishave, siç është Kalaja e Shkupit, Ura e Gurit, pastaj peisazhet si Kanioni i Pestës në lumin Babuna, Ura e Thyer në Demir Kapi, “Portali”, një urë ideale ujore rrethore. Pastaj mozaiku në pagëzimin e Bazilikës Episkopale të Stobi, shtëpitë e Galiçnikut, shatërvanin “Utopia”, ku fillojnë zakonet e dasmës së Galiçnikut, etj. Ekziston edhe një cikël me korrësit dhe me bukë. Nga ikonat ekziston Nëna e Shenjtë në tre shfaqe, duke qarë për Marinë, Shën Triracicën, Shën. Nikollën, Shën Gjergjin Fitimtar, kokëçarja e Shën. Gjon Pagëzorit, Shën. Trfunin, Shën. Petkën Shën. Maria Magdalenën dhe veprën “Darka e Fshehtë” e përbërë nga tetë piktura ku e punoi për dy vjet.Ajo gjithashtu ka prodhuar një cikël të “Besimit, Dashurisë dhe Shpresës”, një cikël i “Teshkoto”, dhe gjithashtu ka një cikël prej katër pikturash nga Toshe Proeski për të cilin dëshiron të ketë një ekspozitë për ditëlindjen e tij në Krush-evë. Ajo së fundmi ka bërë Xhaminë e Zezë e vendosur në Velesin e vjetër, të cilën e sheh çdo ditë nga shtëpia e saj e cila gjithashtu ndodhet në Velesin e vjetër ku ka shumë shtëpi të tjera të vjetra me arkitekturë të bukur të vjetër të qytetit.

Rreth përdorimin e farës së verdhë të melitAjo qartëson se çdo artist, pavarësisht nga arti, reklamon punën e vet.

– Unë kam menduar gjatë dhe me kujdes se cilën farë ta sjellë dhe i jam rikthyer Zotit dhe pasi ai është drita, dielli dhe dashuria, dhe kam kërkuar që pjesë prej Zotit të futen në veprat e mia. Unë, dielli, drita dhe dashuria që kam sjellë përmes gurit të murit, sepse është i pastër i artë dhe i verdhë që është ngjyra e dritës dhe diellit, sepse për mua ngjyra e dashurisë është e verdhë dhe e kuqja është ngjyra e pasionit, shpjegon Snezhana.Në këtë cikël të ri kushtuar familjes ose ciklit “Nëna dhe Fëmija”, ajo deri më tani ka prodhuar gjashtë imazhe dhe tani është duke punuar në pikturën e shtatë me titull “Vajza me lule”. Një prej pik-turave të saj me titull “Ajo” nga ky cikël tashmë është shitur. Ky cikël gjithashtu përfshin punën e një nëne me një fëmijë, e një nënë dhe e një babai.

Ajo thekson se puna më e madhe e bërë ndonjëherë është vepra “Darka e Fundit”, e cila gjithashtu e gjen Jezu Krishtin, por gjithashtu që ajo dëshiron të bëjë dhe përpunojë vetë imazhin e Jezu Krishtit.

Do të më njohësh sipas vepraveSnezhana Llazarovska-Lluna rikujton se secili artist njihet sipas veprave, për këtë shkak edhe veprimtaria e saj artistike nuk është e titulluar rastësisht.Ajo vlerëson se teknika e saj e “Lluna” është një perlë tjetër në pasurinë e the-sarit kombëtar dhe se do të dëshironte ta paraqiste atë në pjesën më të madhe të popullatës së vendit tonë. Prandaj, në kuadër të këtij projekti më të madh me të njëjtin emër, po bëhen përpjekje për të paraqitur veprat e saj para publikut më të gjerë në bashkëpunim me pushtetin vendor, pra me kryetarët e komunave. Për shkak të interesit të studentëve dhe dëshirës së tyre për të krijuar një art të tillë, Snezhana tashmë ka bërë punëtori arti. Punimet e saj mund të gjenden edhe në rrjetet sociale në faqen e saj në Face-book. “Do të më njohësh sipas veprave” dhe të gjithë të interesuarit gjithashtu mund të porosisin punën e tyre sipas kërkesës së tyre.Në fund të bisedës për “Mburojën” na shpalosi se me disa vepra të saj këtë verë tashmë është e ftuar dhe planifikon të udhëtojë për në Turqi.Redaksia e revistës “Mburoja” i dëshi-ron prezantim të suksesshëm dhe për-faqësim të denjë të kulturës dhe artit të Maqedonisë.Njëherit i dëshirojmë që shumë shpejtë të paraqitet para publikut vendas me ekspozitën e saj të tetë dhe realizimin e të gjitha ideve dhe planeve të saj.

Antoanella Dimistrievska

54

Page 55: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

55

Nga 24 deri më 26 maj në Polçe të R. së Sllovenisë, u nënshkrua kontratë

pune në mes të Asociacionit të Oficerëve Rezervë “GAMINGER-iniciativa” që paraqet platformë rajonale mesdhetare e fokusuar në çështje të rëndësishme sa u përket marrëdhënieve ushtarake dhe çështjeve tjera të sigurisë evropaine. OORRM-ja në këtë aktivitet të rëndë-sishëm përfaqësohet nga: Lubço Vuk-sanov, kryesues i Kuvendit të OORRM-së dhe dr. Goce Georgiev, anëtar i trupit punues i obliguar për zbatimin e refor-mave në kuadër të organizatësTema kryesore e bisedës në këtë mbled-hje ndërkombëtare në të cilën morën pjesë përfaqësues të 11 anëtarëve të “GAMINGER-iniciativa” (Gjerma-nia, Zvicra, Italia, Kroacia, Hungaria,

Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Austria, Polonia dhe Maqedonia), ishte „Roli i asociacioneve i oficerëve rezervë në pro-cesin e regrutimit dhe trajnimit të forcave rezerve”. Sipas programit, anëtarët e “GAMINGER-iniciativa”, dolën me tema aktuale sipas përzgjedhjes personale. Përfaqësuesi i OORRM-së, dr. Goce Georgiev e prezantoi temën “Koncepti i ri i forcave rezerve të R. së Maqedonisë së Veriut”, temë e cila u ndoq me vëmendje nga pjesëmarrësit. Interes të jashtëza-konshëm ngjalli tema e R. së Sllovenisë rreth përvojave të tyre në luftimet e terre-nit malor. Pjesa më e madhe e pjesëmar-rësve tjerë prezantuan tema nga fusha e të luftuarit kibernetik. „Pjesëmarrja në këtë takim të GAMINGER-iniciativa në Polçe paraqet edhe një aktivitetet

në planin ndërkombëtar, ku përmes OORRM-së, Republika e Maqedonisë së Veriut dëshmohet edhe më tepër si partnere serioze në ndërtimin e paqes globale. “Përvojat e fituara pas temave të shjelluara të vendeve tjera pjesëmar-rëse do t’i prezeantohen në tërërsi MM-së”, tha gjatë bisedës së shkurtër, Lupço Vuksanov.

Shkëmbim i përvojave ndërkombëtare

Bashkëpunimi bilateral në mes të Organizatës së Oficerëve Rezervë të

R. së Maqedonisë së Veriut dhe Shoqatës së Oficerëve të Sllovenisë, ka traditë të lashtë. Ai në fakt daton që nga viti 2002 kur Shoqata e Oficerëve të Sllovenisë ishte nikoqire dhe organizatore e seminarit

ndërkombëtar me temë: “Oficerët rezervë lidhje në mes të shoqërisë civile dhe ushtrisë”, në të cilën, me ftesë të nikoq-ires, morën pjesë edhe tre përfaqësues të OORRM-së.Si shprehje e respektit dhe vlerave të ndërsjella, OORRM-ja me propozim të shoqatave të oficerëve rezervë të Sllo-venisë dhe Italisë, në vitin 2017, u bë anëtare e barabartë e asociacionit mesd-hetar “GAMINGER-iniciativa”, që paraqet një mirënjohje të lartë ndërkombëtare.Më 23 maj, përfaqësuesit e OORRM-së, Lupço Vuksanov dhe dr. Goce Georgiev në rolin e anëtarëve të trupit punues të obliguar për zbatimin e reformave në organizatë, në Pollçe të R. së Sllovenisë zhvilluan takim pune me Shoqatën e Ofi-

cerëve të Sllovenisë me të cilën udhëheq gjeneral-nënkoloneli rezervë, Alojz Shta-jner. Gjatë bisedës u shkëmbyen përvoja të shumta nga angazhimi i tyre i përdit-shëm në fushën e mbrojtjes, ku mes tjer-ash dominuan çështjet për bashkëpunim konkret me MM dhe SHP të Armatës së R. së Sllovenisë, për financimin, mbështetjen logjistike, avancimin në gradë, etj. Me këtë rast, përfaqësuesit e OORRM-së në mënyrë më të detajizuar i informuan kolegët e tyre nga R. e Sllovenisë për rrjedhojën e proceseve reformuese në OORRM, të cilat mbështeten tërësisht nga Ministria e Mbrojtjes së R. së Maqedonisë së Veriut.

Bashkëpunimi bilateral

Garë shtetëroreMë 1 korrik, në vendqitjen “Orizare e

Poshtme” u mbajtë garë në qitje me revolver 7,62 mm. Në këtë garë morën pjesë 120 oficerë rezervë dhe nënoficerë nga 22 NJKM të OORRM-së, si dhe ekipe të MM-së, Komandës së Forcave Rezerve, Institutit për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe dhe përfaqësues të shoqatës së SHRO-së të llojit të këmbësorisë. Pjesëmarrësve iu drejtua kryesuesi i Kuvendit të OORRM-së, kapetani rezervë Lupço Vuksanov, i cili me ketë rast e theksoi kontributin e OORRM-së në fuqizimin e sistemit të mbrojtjes, bashkëpunimin me MM-në dhe SHP-në, si dhe proceset aktuale reformuese në vendosjen organizative e kadrovike dhe përcaktimeve programore në edukimin dhe trajnimin e anëtarsisë. Fjalë rasti para të pranishmive mbajti edhe përfaqësusi i Ko-mandës së RS-së, koloneli, Nexhat Limani. Më pas udhëheqsi i garës, togeri Zoran Temov nga KOD pjesëmarrësit i njoftoi me masat e sigurisë gjatë qitjes, si dhe me procedurat e nevojshme gjatë gjitjes, si

parakusht për arritjen e rezultateve të mira. Skuadra me rezulatet më të mira ishin: Kërçova (vendi i 1.), Kriva Pallanka (vendi i 2.) dhe Ohri (vendi i 3.). Në konkurencë in-dividuale më të mirë ishin: Zoran Mirçevski nga Kërçova me 44 goditje në cak, Zhivko Gjorgjievski nga Kërçova me 43 goditje në cak, ndërsa Jovan Jovanovski nga Radovishi, Veselin Stojanvoski nga Kriva Pallanka dhe Goran Kofilovski nga Make-donski Brodi dolën me gjithsej 40 goditje në cak dhe kështu e ndanë vendin e tretë.

Në mesin e 6 përfaqësueseve të gjinisë më të bukur, më e mira ishte studentja e Institutit të Sigurisë, Mbrojtjes dhe Paqes, Marija Davçevska me gjithsej 40 goditje në cak. Skuadrave më të mira dhe individëve më të suksesshëm iu ndanë mirënjohje, ndërsa shoqërimi një ditor përfundoi me drekë të përbashkët në kazermën “Alekso Demnievski-Bauman” në Veles. Për realiz-imin e suksesshëm të kësaj gare kontribut të rëndësishëm dha edhe nikoqiri – NJK e OORRM-së së Velesit.

Zhivko Trajanovski

Aktivitetet e OORRM-së

Page 56: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

56

Film

Në qoftë se dëshirojmë të flasim për ikonat e gazetarisë botërore, ata të cilët pa frikë kanë raportuar për t’a transmetuar të vërtetën dhe

fatin e njerëzve nga zonat e luftës nëpër botë, të hedhin dritë mbi konfliktet për të cilat ekziston erësirë informative, të japin zë dhe rëndësi për luftërat për të cilat bota dëshiron të heshtë, është e pashmangshme që në atë listë të mos e vendosim Mari Kolmanin. Gazetarja britanike me prejardhje amerikane, një korrespodentet e patrembur ushtarake, njëra ndër gratë e rralla në këtë profesion, Kolman më se 25 vjet, deri në ditë vdekjen e saj, ka raportuar nga zonat më të rrezikshme në botë: nga Shri Lanka, Gaza, Çeçenia, Kosova, Siera Leone, Zimbabveja dhe për ngjarjet e “Pranverës Arabe”… Tregimi për luftën e saj personale e të qenurit reportere ushtarake, për sfidat dhe rreziqet nga kjo punë janë të përshkruara në filmin “Lufta personale” i regjisorit Metju Hajnman.

Roli i Merit i shfaqur në pëlhurën e madhe nga ana e aktores Rozamund Pajk, është prezantuar në një periudhë më komplekse, të fokusuar të karrierës së saj, duke filluar nga raportimet nga Shri Lanka, e deri në paraqitjen e saj të fundit, në lagjen Baba Amr, në Homs të Sirisë, nga vatra më madhe e rezistencës së autoriteteve siriane, një periudhë kjo gati se 11 vjeçare.

Kur do të ndalem së kujdesuri, atëherë do të ndalem t’a bëjë këtë “Lufta personale” është një udhëtim i thellë emocional në një botë e cila, fatmirsisht është e panjohur për ne dhe të cilën vetëm mund ta paramendojmë. “Ti ke parë më tepër se cilido ushtar i cili ka qenë pjesë e frontit”, do t’i thoshte Merit bashkëpunëtori i saj shumëvjeçar, fotoreporteri dhe ish ushtari, Pol Konroj, i cili do të jetë me të edhe në ditën e fundit të jetës së saj. Por, pikërisht kjo, jeta e vazhdueshmë pranë zjarrit, në mes të bombave, zjarrit, predhave

dhe shrapnelëve, nga njërën, në luftën tjetër, duke ndjekur, hulumtuar dhe jetuar me tregimet e të gjithë njerëzve të cilët do t’i njoftojë aty dhe do t’i intervistojë në mënyrë që t’i rrëfejë tregimet e tyre, do të kushtojnë shumë për shëndetin e saj fizik dhe psiqik. Kolman është sulmuar në Shri Lanka në vitin 2001 përderisa ka raportuar për një fatkeqësi të madhe humanitare edhe pse qartazi dhe pa mëdyshje i ka informuar sulmuesit se është gazetare me qëllim që ata ta ndalin zjarrin dhe këtë situatë në të cilën për shumë pak nuk e ka humbur jetën, por nga ana tjetër do t’a lë të verbër, pa njërin nga sytë. Që nga ky moment, Kolman njihet sipas lidhjes te syri i saj i majtë që i duket dhe i gjason një shenje, si një medalje për frymën dhe rezistencën e saj nga kryengritëse. Edhe pse ballafaqimi me një rrezik të këtillë për shumëkend do të ishte një zgjim shpirtëror dhe fund për i karrierës, e të njejtën gjë të gjithë e kanë pritur edhe prej saj, shkas, shenjë për t’u tërhequr,

Luftë personale

Page 57: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

Mari nuk mund ta paramendojë jetën e saj pa thirrjen apo telefonatat që i bën. E kjo, është më e fortë se gjithçka tjetër, ndjenja për ndonjë obligim ndaj të gjithë njerëzve të pafajshëm në botë të cilët kanë hasur në konflikt me dikë, civilë të cilët çdo ditë humbin një pjesë të tyren, të cilët nuk i dëgjojnë dhe të cilët janë moti të shkelur. Ajo është zëri i tyre ajo është shpresa e tyre dhe pikërisht këtë rol Kolmani e përjeton dhe e merr shumë personalisht. Asnjë rrezik për të nuk është më i madh nga ndjenja për t’i rrëfyer tregimet e këtyre njerëzve, t’ia thotë të vërtetën tërë botës dhe t’a bëjë që ajo ta kthejë vëmendjen drejtë tyre. Pikërisht, për këtë shkak, thirrjes së fundit për të ikur nga Homsi i rrezikshëm, gazetarja vendos mos ti përgjigjet, por të qëndrojë në mesin e civilëve e cila bukvalisht vazhdimisht është nën zjarr, e ajo të mund që drejtëpërsëdrejti ta transmetojë situatën nga terreni për katër mediat më me ndikim në botë. Një shansë e vetme. Si korrespodente e vetme e botës perëndimore në Homs, ajo e ka mundësinë ekskluzive që ta thotë të vërtetën se gjithçka që transmetohet është gënjeshtër. Disa orë më vonë, në orvatjen për t’u evakuuar, Mari Kolman likuidohet si viktimë e “konfliktit më të tmerrshëm të cilin e ka parë ndonjëherë”, ashtu si që do ta quajë edhe vet ajo.

Guxim është të mos kesh frikë të jesh i frikësuar Të raportohet për luftë do të thotë të shkohet në vende ku askush nuk do të dëshironte të shkojë vullnetarisht, vende të kapluara nga kaosi, destruktiviteti dhe vdekja, në orvatje për dhënë dëshmi. Kjo do të thotë të gjendet e vërteta në oqeanin e mbushur përplot me propaganda dhe gënjeshtra, ku ushtri, fise dhe terroristë ballafaqohen me njëri tjetrin. E kjo domethënë se ndërrmeret një rrezik i

madh, jo vetëm për jetën personale, por edhe për jetën e atyre që u shoqërojnë. Gazetarët të cilët raportojnë drejtëpërdrejtë nga fronti kanë përgjegjësi maksimale dhe ballafaqohen me vendime të vështira, ndonjëherë për këtë shkak ata e paguajnë edhe koston më të lartë. Asnjëherë nuk ka qenë më rrezik të qenurit gazetar, do të thotë Kolmani, për faktin se gazetarët shëndrrohen në cak primar. Kështu ndodh edhe në rastin e saj. Por, u desh të kalojnë vite për t’u dëshmuar akuza bashkëpunëtorit të saj të afërt Pol Konroj, se Mari në esencë ka qenë cak i planifikuar i autoriteteve siriane, e lokuar përmes telefonit satelitor i cili disa orë përpara e ka përdorur që të inkuadrohet drejtëpërsëdrejti dhe të

transmetojë mesazhin – se në Homs po vdesin mijëra civil, nga i ftohti, nga uria, nga bombardimet dhe se asnjë cak ushtarak, apo terrorist nuk janë cak i avionëve sirianë. Ajo, jo vetëm që është e vetmja gazetare perëndimore në Homs, ajo është e para e cila e ka intervistuar Gadafin pas bombardimit të Libisë nga ana e SHBA-së në vitin 1986, ndërsa ka pasur edhe mundësi ekskluzive të intervistojë përsëri atë, pas fillimit të luftës në Libi, si pasojë e “Pranverës Arabe”. Pikërisht vendet që u

përfshinë nga ky operacion janë edhe fokus i punës së saj në vitet e fundit të jetës së saj.

„Lufta personale“ është një portrеt dinamik i jashtëzakonshëm i një gruaje në një botë të vrazhdë. Në të e shohim luftën e saj me pasojat e thirrjes jetësore, stresin post traumatik, ndikimin ndaj jetës private të saj. Shohim koston e lartë që e ka paguar Kolman për ta shfaqur të vërtetën. Pikërisht për këtë, filmi ka momente emocionante, ku me secilin sukses të saj dhe me demonstrim të një trimërie të paparë, e shohim autodestrukcionin e saj, largimin e saj nga miqtë, bashkëshorti dhe afrimin e saj deri te rreziqet më të mëdha. Jetën e saj e quajnë

jetë në ekstrem, jetë që kalon vijat e kuqe. Rozamund Pajk e luan me përpikmëri rolin kryesor, ndërsa dëshmi për këtë është nominimi për çmimin “Globusi i Artë”, pikërisht për këtë rol.E shbërpblyer disa herë, Mari Kolman lë gjurmë më pashlyeshme në historinë e gazetarisë dhe raportimit ushtarak në vatrat e luftës, si njëra ndër përfaqësueset më eminente. Humbja e jetës së saj është një humbje e madhe jo vetëm për botën e gazetarisë, por është edhe një goditje e rëndë ndaj së vërtetës dhe zërit të njerëzve, civilëve të cilët jetojnë në vatrat

e luftës. Filmi mbaron ashtu siç fillon, me skena jashtëzakonisht të bukura të kinomatografit Robert Riçardson i cili ngrihet nga gërmadhat e ndërtesës së lagjes Baba Amr si një gjind i cili del nga një trup, përderisa në prapavijë e dëgjojmë zërin e Meri Kolmanit duke dhënë mesazh të fuqishëm: “U kujdesa aq shumë që të shkojë në këto vende dhe të shkruaj, ndaj shpresoj se edhe të tjerët do të kujdesen aq sa u kujdesa unë“.

Еlena Gjorgjievska

Regjia: Мatthew Heineman

Rolet: Rosamund Pike, Greg Wise, Alexandra Moen, Tim Hollander, Jamie Dornan

Skenari: Marie Brenner

Kinomatografia: Robert Richardson

Мuzika: H. Scott Salinas

Vendi: SHBA / В. e Madhe

Viti: 2018

Kohëzgjatja: 110 minuta

Çmimet: Globusi i Artë për rolin më të mirë femëror, për muzikën më të mirë, etj.

Page 58: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

Bogomilla bën pjesë në rradhët e lagjeve të vjetra të rrethinës së Babunës dhe Azotit. Emri i saj rrjedh nga sekti i njohur fetar

dhe nga lëvizja shoqëroro-filozofike e quajtur bogomilizëm apo partneritet, i cili ka filluar nga prifti Bogumil që nga fillimi i pjesës së parë të shekullit X dhe nga këto anë është zgjeruar në të gjithë Ballkanin dhe Evropën Perëndimore. Duke e pasur parasysh vendodhjen e rëndësishme strategjike , në rrugën të cilën në zemrën e pjesës së mesme të Maqedonisë shpien drejt anës së Prilepit, Shkupit dhe Poreçes, si dhe pjesës së mbetur të Azotit, në vendin e Bogomillës ka pasur popullatë që nga kohërat e lashta, kur në këto anë ka qenë kufiri ku kanë jetuar fiset antike maqedonase Peonët, Pellagonët, etj. Rëndësia e vendit të quajtur Bogomillë

është veçuar edhe gjatë periudhës së romakëve dhe në periudhën e mesjetës, gjë për të cilën dëshmojnë disa mbetje nga kalatë dhe muret si mburojë e objeketeve përreth. Gjatë shekullit XIX, falë natyrës së bukur dhe shtimit natyror dhe ardhjes së banorëve nga fshatrat përreth, Bogomilla ka qenë lagje e rëndësishme në rrjedhën e sipërme të luginës së lumit Babuna. Bogomilla gjithmonë është dalluar me njerëz të cilët kanë qenë të mëdhenj dhe kanë qenë luftëtar të denjë të lirisë së Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Në mesin e tyre më i njohuri është revolucionari i njohur maqedonas, njëri ndër themeluesit e TMRO-së (VMRO-së), Petar Pop Arsovi, i cili në vitin 1868 ka lindur, e më pas edhe ka jetuar në Bogomillë, ndërsa sot pikërisht në

këtë vend gjendet edhe shtëpia e tij përkujtimore. Në Bogomillë ka dy kisha, disa manastire dhe ujëra të shenjta. E para është Kisha e Epërme. Për ndërtimin e saj nuk kemi të dhëna të sakta, por mendohet se rrjedh nga periudha e shekullit XIII. Kisha është ndërtuar për nder të Shën. Ilisë një çudibërës i kohës ku patroni i tij festohet çdo 2 gusht. Kisha e dytë , Kisha e Poshtme është ndërtuar në vitin 1837 dhe i është kushtuar Shën Atanasit. Patronin e vjetër e festoon më 31 janar, sipas kalendarit të tij. Përpos këtyre dy kishave, në Bogomillë gjenden edhe manastiri “Shën Spas”, i cili bën pjesë në objektet e rëndësishme turistike. Në afërsi të Bogomillës gjendet edhe manastiri “Shën Gjergji” në lartësi mbidetare prej rreth 8000 metrash, i rrethuar me drunj të lartë ahu.

58

Bogomilla – Djepi i bogumilizimit dhe katarizimit

Page 59: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së

Bogomilla – Djepi i bogumilizimit dhe katarizimit

Page 60: “GODITJA E VENDOSUR” · 2019-12-05 · prezantimi. 46 Kapacitete operative për misionet e NATO-s 56 mBuROA viti I numri korrik 2 . MBUROJA Është revistë e ... mbrojtjes së