armata festoi ditëlindjen e 27. · ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak...

60
Armata festoi ditëlindjen e 27. REVISTË E MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT Numri 119 Shtator 2019

Upload: others

Post on 25-Feb-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

Armata festoi ditëlindjen e 27.

REVISTË E MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Numri 119 Shtator 2019

Page 2: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

Në kazermën “Alekso Demnievski-Bauman” në Veles u mbajt solemnitet për pranimin e 125 ustarëve profesional në Armatën e Republikën e Maqedonisë së Veriut,

e para nga dy klasët e planifikuara për sivjet pas pranimit të 375 ushtarë profesional vjet, në vitin 2018. Në solemnitetin që u mbajt në kazermën “Alekso Demnievski Bauman”, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, theksoi se me pranimin e këtyre 125 ushtarëve profesional rinohet përbërja ushtarake, ndërsa dalin gjenerata të reja të Armatës të cilat do ta prezantojnë vendin tonë në aleancën më të fuqishme politko-ushtarake sot, njëherit kjo edhe qëllim strategjik që vendi ynë do t’a arrijë pas tre dekadave të tëra. „Gjatë dy viteve të kaluara, nga ana tjetër e përfunduam me punë anëtarsimin në NATO, por nga ana tjetër nuk e harruam Armatën tonë dhe me këtë ia dolëm të sigurojmë buxhet më të mirë, ia dolëm të sigurojmë rritje të rrogave

për dy vite me rradhë dhe të pranojmë pjesëtarë të ri në Armatë, edhe vitin e kaluar, edhe sivjet”, tha ministrja Shekerinska. Sa i përket hapave vijues, ministrja theksoi se theksi është vënë në avancimin e zgjidhjeve ligjore, për të cilat tha se së shpejti do të hyjnë në procedurë kuvendore, si dhe faza e projekteve prioritare për modernizim. “Pas 16 vjet Armata fitoi makina të reja inxhinerike shumë të rëndësishme, si për nevojat e Armatës, ashtu edhe për nevojat e qytetarëve. Në pjesën e dytë të 2019, theksi është vënë në furnizimin e automjeteve luftarake, në pajisjet mbrojtëse për të gjithë ushtarët”’, tha ministrja. Ajo konkludoi se Qeveria dhe Minisitria e Mbrojtjes dëshmuan se nuk duhet të bëjmë zgjidhje ndërmjet anëtarsimit në NATO ose ekzistimit të një armate të fortë, sepse dy vitet e kaluara u investua në të dy qëllimet dhe se rezultatet janë evidente për këto dy çështje të rëndësishme.

Pranim i 125 ushtarëve profesional

Page 3: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

3

Info Armata festoi 27 vjetorin e saj

NATO-strategjiKoncepti strategjik i Aleancës nga viti 1991

NATO-aktiviteteOrganizatat dhe agjensionet e NATO-s

NATO-armataForcat e armatosura të Italisë

EdukimShkathtësia operative e forcave speciale

Misionet e OKB-sëМisioni i Kombeve të Bashkuara në Palestinë ArmatimAutomjeti luftarak suedez këmbësorik „CV9040“

ArmatimАvioni „ILYUSHIN 76“

Armatim„Valter PP/PPK“

Nderime„Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit” Solemnitete të Ilindenit në nënqiellin e Krushevës

Mbrojtje dhe shpëtimTrajnim dhe pajisje të specializuara për “Shpëtimtarin Maqedonas”

GlobalTë mendohet dhe të rishikohet në mënyrë tjetër

Film„Pas luftës“

Saraji i Resnjës – Oborri i Nijazi Beut

9

12

5

22

26

3440

14

32

48

56

Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme, për mësim dhe për trajnime të vazhdueshme. “Ky është mjedis në të cilin dyert për avancim edhe në vend edhe jashtë tij, te partnerët dhe aleatët tanë, janë gjithandej të hapura. Gjatë trajnimit, si dhe gjatë ditëve të para si ushtarë profesional, do të shihni se një pjesë e kolegëve të tyre janë në trajnim në SHBA ose në Britaninë e Madhe, një pjesë e eprorëve janë në shkollat e larta ushtarake në Turqi, Itali, Bullgari, Gjermani, një pjesë e tyre janë për stërvitje në Mal të Zi, Slloveni apo Kroaci, ndërsa disa prej ushtarëve janë pjesë e misioneve në Afganistan, Bosnje e Hercegovinë apo Liban. Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, që dyert e hapura drejt botës të happen edhe më tepër”, tha ministrja.Në këtë solemnitet, përveç ministres Shekerinska, ushtarëve të posa pranuar profesional, kontratat e punës ua dorëzuan edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Vasko Gjurçinovski, zëvendësministri Bekim Maksuti, drejtori i SHP, gjenerali Zoran Milevski si dhe komandanti i Komandës së Bashkuar Operative, gjenerali Pavle Arsoski.

Kristina Ilievska

50

Pranim i 125 ushtarëve profesional

54

58

MBUROJA viti XI numri 119 shtator 2019

përmbajt ja

Page 4: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

4

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut festoi ditëlindjen e saj të 27. Si çdo vit, edhe sivjet 18 gushti

– Dita e Armatës u shënua në disa lokacione. Solemnitet rasti u mbajt para Ministrisë së Mbrojtjes ku u mblodhën të punësuarit e Armatës dhe Ministrisë. Para tyre, fjalë rasti, me rastin e Ditës së Armatës, mbajtën ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARMV-së, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski. Edhe sivjet, me rastin e festës së Armatës, u lavdëruan, u shpërblyen dhe u avancuan në grada më të larta, më të vyeshmit gjatë vitit të kaluar, ndërsa garuesit më të mirë të Armatës në disciplina të ndryshme i morën kupat e merituar. Manifestimi qëndror me rastin e Ditës së Armatës sivjet u mbajt në Ohër. Në këtë solemnitet morën pjesë krerët më të lartë shtetërorë, në krye me presidentin dhe njëherit komandantin suprem, Stevo Pendarovskin, përfaqësues të korit diplomatik, përfaqësues të lartë të NATO-s, gjeneralë të Armatës, si dhe përfaqësues tjerë të lartë të Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues së Lidhjes së Luftëtarëve të LNÇ-së, etj. Ndër mysafirët e lartë të manifestimit qëndror me rastin e Ditës së Armatës ishte edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, agjutant-gjeneral Gregori Najt, si dhe një delegacion i lartë i forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë, i kryesuar nga Shefi i SHP, gjenerali Andrej Bocev. Në këtë solemnitet, u drejtuan presidenti i vendit dhe komandant suprem Stevo Pendarovski, si dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska. U kremtua edhe në të gjitha kazermat

e vendit, si dhe në misionet jashtë vendit tonë, por festohej edhe në çdo shtëpi të çdo pjesëtari të Armatës. Do të rikujtojmë se Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përzgjedhur të jetë 18 Gushti – dita kur më 1943, në malin Sllavej është formuar batalioni “Mirçe Acev” si formacion i parë i organizuar ushtarak në kuadër të ushtrisë së LNÇ-së të Maqedonisë. Formimi i këtij batalioni, paraqet fillimin e formimit të një ushtrie të rregullt e cila në jehonën në të madhe të LNÇ-së, e arriti numrin deri në gjithsej 66.000 luftëtarë, të organizuar në formacione ushtarake, në batalionë, brigada, divizione dhe korpuse. Nga këta paraardhës tanë të famshëm, pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e trashëguan frymën luftarake dhe vizionin për një atdhe të lirë dhe progresiv, me ushtarë dhe oficer të shkolluar, të cilët sot me krenari qëndrojnë pranë mburojës së atdheut dhe të cilët kontribojnë në shumë misione në tërë botën dhe të cilët sa më parë do t’a dërgojnë vendin tonë në aleancën më të fuqishme politiko-ushtarake në botë – në NATO. Nga mali Sllavej, deri në anëtarsim në NATO, forcat tona të armatosura dëshmuan se sfidat edhe në të kaluarën, por edhe sot, kanë qenë dhe do të jenë e kaluar dhe se luftëatarët tanë në të kaluarën, dhe në të ata që do të vijnë, gjithnjë kanë synuar dhe do të synojnë të jenë më të mirët. E gëzofshim Ditën e Armatës, lavdi luftëtarëve të rënë dhe shumë suksese gjeneratave të ardhshme të luftëtarëve të cilët do të realizojnë detyrat dhe obligimet e tyre si pjesë e NATO-armatave.

Dr. Zhanet Ristoska

Nga mali Sllavej deri te anëtarsimi në NATO

„Оrce Nikollov“ 116 1000 Shkup

Теlefon: 02 3128 276www.mod.gov.mk

Qënrdimet e plasuara nga ana e bashkëpunëtorve të jashtëm nuk përfaqsojnë politikën zyrtare dhe qëndrimet e

Ministrisë së Mbrojtjes

MBUROJA Është revistë e Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Maqedonisë së Veriut

Botohet një herë në muaj

PARAQIT KORRUPSIONIN

BotuesМinistria e Mbrojtjes

së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetare e KëshillitRadmilla Shekerinska

Kryeredaktore përgjegjëseDr. Zhanet Ristoska

Redaksia:Umit Redzepi

(redaktor i artit grafik dhe teknikës), Kristina Ilievska

(gazetare dhe fotografe), Asim Zaimi

(Redaktor gjuhësor)Bujar Zylfiqari

(përkthimi në gjuhën shqipe)

Shtyp: „STUDI NAMPRINT“

SHPKEL Shkup

Page 5: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

5

Më 18 gusht 1943, në malin Sl-lavej u formua batalioni “Mir-çe Acev”, i cili paraqet njësinë e parë operative, por edhe

batalionin e parë të Luftës Nacionalçlirim-tare, i cili me kalimin e kohës u rrit në një armatë profesionale, të trajnuar, bash-këkohore dhe multietnike – në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Traditat e trashëguara mundësuan që Armata e Republikës së Maqedonisë të jetë njëra ndër shtyllat më të fuqishme të sovranitetit, ndërsa shënimi i 27 vjetorit të ekzistimit, mbetet si simbol i lidhur ngushtë i luftës shekullore me sfidat e shumta të gjeneratave të kaluara por edhe të gjeneratave të ardhshme.

Të punësuarit në Armatë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes solemnisht e shënuan 18 GushtinMe rastin e 18 gushtit, Ditës së Armatës, më 16.08.2019, në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtes u mbajt grumbullim solemn it ë punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës. Në këtë grumbullim morën pjesë: ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës,

gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, zëvendësministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti, zëvendësh shefi i SHP, gjeneral-majori Azim Nuredin, sekreatri shtetëror Dragan Nikoliq, përfaqësues të zyrës së NATO-s në Shkup, atashe ushtarak të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe mysafirë tjerë.Gjatë solemnitetit u ndanë mirënjohje, shpërblime, u lexuan avancime në grada për pjesëtarët e ARMV-së, u ndanë

plaketa, shenja, lëvdata dhe masa tjera stimuluese për pjesëtarët dhe punëtorët e ministrisë, armatës dhe organizatave tjera të cilat në mënyrë aktive kontribojnë në zhvillimin e mbrojtjes.Fjalë përshëndetëse para të pranishmive mbajtën ministrja Shekerinska dhe shefi i SHP së Armatës, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, të cilët i uruan të të avancuarit dhe të shpërblyerit, por paralajmëruan edhe vazhdimin e pro-

Armata festoi 27 vjetorin e saj

Info

Page 6: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

6

ceseve reformuese me një tempo më intenzive, ku do të arsyetohen pritshmëritë nga institucionet dhe qytetarët.Në kuadër të solemnitetit, del-egacioni i kryesuar nga ministrja Shekerinska, shefi i SHP dhe përfaqësuesve të familjeve të ush-tarëve të rënë, vendosën kurora me lule para pllakës përkujtumore të të rënëve, që gjendet para Ministrisë së Mbrojtjes.

Solemnitet qëndrorSolemniteti qëndror me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës, u mbajt pranë Qendrës për Trajnim në Ujë, në Ohër.Në këtë solemnitet morën pjesë: presi-denti i Republikës së Maqedonisë së Veriut njëherit edhe komandant suprem i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, zënvendës kryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe minis-tre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendës kryetari i Qeverisë së Re-publikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i brendshëm, Oliver Spasovski, shefi i SHP të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, ministra të Qeverisë, përfaqësues të Kuvendit, ish ministra të mbrojtjes, ish shefa të SHP të ARMV-së, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të korit diplomatik, të korit ushtarako-diplomatik, përfaqësues të Lidhjes së LNÇ-së, përfaqësues të institucioneve shtetërore, Ministrisë së Mbrojtjes, organeve të vetëqeverisjes

lokale, të mediave, si dhe mysafirë tjerë.Në mesin e mysafirëve të lartë në so-lemnitetin qëndror me rastin e kremtinit të Ditës së Armatës, ishte i pranishëm edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, agjutant gjeneral Gregori Najt, si dhe delegacion i lartë i forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë, e kryesuar nga shefi i Shtabit të Përgjith-shëm, gjenerali Andrej Bocev.Shënimi solemn i Ditës së Armatës fil-loi me intonimin e himnit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe himnit të Armatës. Në këtë solemnitet, para të pranishmive fjalë rasti mbajtën presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut njëherit edhe komandant suprem i forcave të armatosura të Armatës së Re-publikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.Në fjalën e saj ministrja u falenderoi pjesëtarëve të Armatës, ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve për kontribu-tin e tyre ndaj sigurisë dhe sovranitetit

të vendit tonë, për kontributin e tyre në procesin e inkuadrimit në Aleancë, për pjesëmarrjen e tyre në misionet paqësore, për ndihmën ndaj qytetarëve gjatë fatkqësive, duke shtuar se “forca e cila e lëvizë armatën tonë janë njerëzit tanë, njerëzit tuaj, burrat dhe gratë!”. „Detyra jonë është që t’ju sigurojmë trajnim, pajisje dhe kujdes gjithnjë e më të madh, të vazhdojmë të investojmë në ju, në njerëzit tanë, për njerëzit tanë”, tha ministrja Shekerinska, duke shtuar se ku-jdesi për Armatën nuk do të ndalet,

sepse dy vite me rradhë rritet buxheti për mbrojtje, dy vite me rradhë rriten pagat, e me këtë rregullisht paguhen edhe shpërb-limet jubilare dhe kujdestaritë. Ministrja tha se pas 16 viteve u blenë edhe makina të reja inxhinerike, ndërsa Armata u rinua për 500 ushtarë të rinj profesioanal.Në një periudhë kur shteti dhe Armata numërojnë ditët deri në anëtarsim të plotë në Aleancë, ministrja theksoi se bëhen përgatitjet e fundit, e të njejtat do të vazh-dojnë edhe pas anëtarsimit në NATO. “E përpiluam planin afatgjatë për zhvillimin e aftësive në fushën e mbrojtjes, aftësi të cilat i vendosën themelet e modernizimit tonë, i ndryshojmë ligjet më të rëndë-sishme dhe i vendosim NATO rregullat dhe standardet“.Në fjalën e saj, ministrja i përshën-deti dhe ua uroi 18 Gushtin të gjithë pjesëtarëve të cilët momentalisht gjenden në misionet paqësore, sidomos atyre në misionin “Resolutte Support” në Afgani-stan.

Page 7: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

7

Gjithashtu, ministrja edhe agjutanten e re të presidentit, kolonelen Biljana Bllazhevska, e cila është agjutantja e parë femër e komandantit suprem dhe njëherit theksoi se profesioni ushtarak është edhe profesion femëror të cilat dita ditës gjithnjë e më tepër dëshmojnë se mund të ballafaqohen me të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat.Duke folur para të pranishmive, presi-denti dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, theksoi se reformat në fushën e mbro-jtjes dhe sigurisë janë një proces i vazhdueshëm dhe se të njejtat do të vazhdojnë edhe pas anëtarsimit të vendit në NATO, duke deklaruar me këtë rast se: “Dëshmuam se mund të jemi ndërveprues me armatat e të gjitha vendeve partnere dhe t’i plotësojmë obligimet dhe detyrat me kontribut ndaj sistemeve kolektive të mbrojtjes dhe sigurisë. Rruga drejt NATO-s është kaluar përmes reformave të mëdha, investimeve personale, si dhe përmes përkushtimit maksimal të disa gjenerat-ave pjesëtarë të forcave të armatosura. Burrat dhe gratë të cilat shërbejnë në armatën tonë dhe në administratën e cila punon për mbështetjen e realizimit të reformave në mbrojtje, të gjitha këto vite, dëshmuan kapacitet, integritet njerëzor dhe qëndrueshmëri edhe në momentet kur buxheti i mbrojtjes reduktohej edhe në momentet kur politika na largonte nga anëtarsimi në NATO”.Si komandant suprem i forcave të armatosura dhe i pjesëtarëve të Ar-matës, presidenti tha se do të insistojë në përmirësimin e standardit jetësor dhe profesional të të gjithë pjesëtarëve të cilat me përgjegjësi, me përkushtim dhe në mënyrë profesionale i realizojnë detyart e tyre, por edhe se e njejta është obligim i tij, ndaj tyre.Presidenti, përgjatë solemnitetit, me medalje për merita ushtarake e shpër-bleu Zyrën Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, si dhe Skuadronin e Helikopter-ëve Transportues nga Brigada Ajrore e Komandës së Bashkuar Operative pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.Dita e Armatës, 18 gushti me ceremoni solemne u shënua edhe në kazermat në tërë territorin e Republikës së Maqedo-nisë së Veriut. Në komandant dhe njësitë e Armatës u organizuan edhe grumbul-lime taktiko-teknike në të cilat mysafirët e ftuar kishin mundësi të njihen me pjesë të armatimit dhe me pajisjet me të cilat disponojnë njësitë.

E gëzofshim Ditën e Armatës!Pande Dimoska

Pjesëtarët e garnizonit të Kumanovës me solemnitet ushtarak shënuan 27

vjetorin e ekzistimit të Armatës së Maqe-donisë së Veriut. Në këtë solemnitet morën pjesë përfaqësues të Armatës, por edhe mysafirë të lartë, koman-danti i Gardës Kombëtare të Vermontit, agjutant-gjeneral Gregori Najt, gjen-erali i brigadave Greg Kembell, si dhe përfaqësues të delegacionit nga SHBA, kryetarë të komunave nga pjesa veril-indore e vendit, përfaqësues të shumë institucioneve dhe enteve, përfaqësues të shoqërisë civile dhe shoqërisë së biznesit. Komandanti i KBO-së gjenerali Pavle Arsoski, në fjalën e tij i përmendi momentet më të rëndësishme nga formimi dhe zhvillimi i Armatës, në vitin e 27 të ekzistimit të saj dhe me 70 vjetorin e formimit të NATO aleancës. Pjesë-marrje në shumë misione, mbështetje për shoqërinë në përgjithësi, stërvitjet ushtarake me sukes të jashtëzakon-shëm. U cekën në fjalën e komandantit të KBO-së, Pavle Arsoskit: “Para nesh edhe më tej qëndrojnë sfida dhe detyra të mëdha. Gjithsesi se sfidë më e madhe do të jetë rrumbullaksimi ynë i tërësishëm i anëtarsimit në NATO dhe realizimi i suksesshëm i procesit të eurointegrimeve. Periudha vijuese do të shënojë zhvillimin e mëtejmë dhe mod-ernizimin e Armatës me pajisje të reja dhe me përmirsimin e infrastrukturës në të cilën jetojmë dhe punojmë”. “Armata është shtylla e mbrojtjes së shtetit, ajo është këtu gjithmonë kur nevojitet”, tha

mes tjerash komandanti i batalionit të 1. të mekanizuar këmbësorik në garnizo-nin e Kumanovës, nënkoloneli Stojançe Kosto, duke u ndalur edhe në momentet historike nga formimi i Armatës. “Të qenurit pjesëtar i Armatës paraqet nder dhe kënaqësi e madhe, por njëherit edhe përgjegjësi e madhe. Imperativat, obligimet dhe përgjegjësitë të cilat dalin nga profesioni ushtarak, pjesëtarët e saj i ndajnë në mënyrë të barabartë. 27 vitet e kaluara janë një dëshmi e suk-sesshme se me dashuri ndaj atdheut, me përgjegjësi dhe lojalitet, si dhe me përqëndrim ndaj reformave, thellësisht të bindur në mundësitë dhe në poten-cialin profesional njerëzor, ndërtuam një Armatë për respekt dhe tërësisht të për-gatitur për anëtarsim të plotë në NATO”, tha Kostov.Në këtë solemnitet u lexuan telegrame urimi, u avancuan u lavdëruan dhe u shpërblyen pjesëtarë të garnizonit të Kumanovës, u ndanë mirënjohje edhe për bashkëpuntorët. Dhe në fund, si gjithmonë u mbajt një koktel rasti për pjesëtarët e Armatës dhe për përfaqë-suesit e pranishëm të komunave, institu-cioneve dhe enteve, për shoqërinë civile dhe për shoqërinë e biznesit. Nën hijen e drunjve, me nga një pije dhe me fasule të përgatitur nga pjesëtarët e Armatës, kumanovarët nuk e lëshuan mundësinë që në mënyrë të qetë të bisedojnë dhe të shkëmbejnë ide me pjesëtarët e Armatës.

Аleksandara Maksimovska

Solemnitet me rastin e Ditës së Armatës në kazermën “Boro Menkov”

Page 8: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

8

Në Komandën për Trajnim dhe Dok-trina në kazermën “Alekso Dem-

nievski-Bauman” në Veles në mënyrë solemne u shënua Dita e Armatës. Në këtë solemnitet mysafirëve të pranishëm, ushtarëve dhe eprorëve ju drejtua dhe u uroi festën komandanti i KTD-së, koloneli Lubenço Petrovski. Ai edhe njëherë rikujtoi 18 gushtin e vitit 1943, kur në malin Sllavej u formua batalioni “Mirçe Acev” si formacioni i parë i organizuar në kuadër

të ushtrisë së LNÇ-së së Maqedonisë. „Formimi i batalionit “Mirçe Acev” hapi dyert për krijimin e një ushtrie të rregullt, e cila në jehonën e luftës e arriti numrin e gjithsej 66.000 ushtarëve, të organizuar në formacione ushtarake në batalione, bri-gade, divizione dhe korpuse. Fatkeqsisht, 24.000 ushtarë dhanë jetën e tyre në altarin e lirisë”, rikujtoi koloneli Petrovski. Ai potencoi se arritjet në fushën e mbrojtjes janë të lidhura ngushtë me historinë tonë

të lavdishme, me veprat dhe me synimet e heronjëve të Ilindenit, me patriotët e ASNOM-it, të cilët i vendosën themelet e shtetit bashkëkohor maqedonas. “Sot Armata jonë i përfaqëson të gjitha vikti-mat të cilat ranë për dekada me rradhë në luftën për liri, paqe, prosperitet dhe zhvillim të vendit tonë”, theksoi koloneli Petrovski. Ai rikujtoi se gjatë periudhës së kaluar Armata e RMV-së, rritej dhe zhvillohej në mënyrë që sot të jetë armatë e cila ndjek rrugën dhe është para anëtar-simit të plotë në NATO, forcë e armatosur, e aftë për realizimin e veprimeve luftarake dhe veprimeve e detyrave tejra. “Për një Armatë të fortë dhe efikase, përveç struk-turës dhe pajisjes, rëndësi të madhe kanë edhe gatishmëria dhe personeli. Për këtë në fokusin e aktiviteteve të përgjithshme, vend të veçantë zë Komanda për Trajnim dhe Doktrina, e cila u rrit në një njësi bartëse të mbështetjes së trajnimit kole-ktiv dhe individual të njësive të Armatës, me personel të aftë për ballafaqim me sfidat bashkëkohore”, potencoi koloneli Petrovski. Me somenitetin me rastin e Ditës së Armatës, komandanti i KTD-së, koloneli Lubenço Petrovski, tradicionalisht epro-rëve të dalluar u ndau mirënjohje, çmime dhe shpërblime.

Аntoanella Dimitrievska

Dita e Armatës, 18 gushti u shënua edhe nga ana e pjesëtarëve tanë

në MAKKOH-10 në kuadër të misionit paqësor “Resolute Support” në Kabul të Afganistanit. Në darkën solemne, që me këtë rast u shtrua nga ana e përfaqë-suesve tanë, morën pjesë komandanti i Komëndës për Trajnim, Këshillim dhe Asistencë në kryeqytet, gjenerali i briga-dave, Jashar Dylber, komandanti i aero-portit ndërkombëtar “Hamid Karzai”, gjen-

erali i brigadave, Hasan Hysein Kanbur, si dhe përfaqësues të lartë të SHBA-së dhe Turqisë nga komanda ku përfaqësuesit dhe pjesëtarët tanë me sukses i realizo-jnë të gjitha obligimet e tyre shtabore. Me këtë rast, fjalë rasti mbajti përfaqësesi më i moshuar i kontingjentit të RMV-së, koloneli Gjorgji Mitrinovski. Duke e thek-suar rëndësinë e kësaj feste për Armatën dhe shtetin, ai potencoi se beson fuq-ishëm se pjesëtarët e MAKKON-10 do të

vazhdojnë me sukses t’i realizojnë detyrat e tyre, me përqëndrim dhe në mënyrë konsistente, ashtu si edhe paraardhësit e tyre. “Republika e Maqedonisë së Veriut fuqimisht iu bind vendimit të saj që të jetë pjesë e misionit “Resolute Support” në Afganistan dhe së bashku me partnerët tjerë të koalicionit të sigurojë paqe, sta-bilitet dhe liri për popullin afgan”, tha mes tjerash koloneli Mitrinovski. Në fjalën e tij, duke e uruar festën, gjenerali i brigadave Dylber, shprehu kënaqsinë e veçantë nga kontributi i oficerëve të shtabit nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga puna në kuadër të Komandës për Trajnim, Këshillim dhe Asistencë në kryeqytet. Njëherit, me rastin e festës së Armatës, përfaqësuesit tanë me sukses organizuan dhe realizuan ngjarje sport-ive – vrapim me stafetë. Në këtë garë morën pjesë përfaqësues të 12 vendeve të stacionuara në bazën e aeroportit ndërkombëtar “Hamid Karzai”, si dhe një ekip i kontraktuesve maqedonas. “Sporti i bashkon njerëzit gjithandej, gjithnjë dhe në çdo situatë. Ne sot jemi këtu bashkë, përfaqësues të të gjitha vendeve, të fuq-izojmë miqësinë tonë dhe përmes sportit të bëjmë këtë festë edhe më madhësh-tore”, tha mes tjerash në fjalën e tij para sportistëve, koloneli Gjorgji Mitrinovski.

Në KTD solemnisht u shënua Dita e Armatës

Solemnisht me rastin e Ditës së Armatës edhe në Kabul të Afganistanit

Page 9: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

9

Koncepti i NATO-s bazohej në tre parashikime strategjike: vendeve anëtare të NATO-s, tashmë nuk u kanosej sulm masiv nga ana

e vendeve anëtare të Paktit të Var-shavës; pa marë parasysh marrëdhënies eventuale kooperative në mes vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Sovje-tik, duhet vazhdimisht të kemi parasysh fuqinë sovjetike; për shkak të arsyeve të lartëcekura, vendet anëtare duhet ta ruajnë aftësinë mbrojtëse individuale, e në veçanti atë kolektive”. Ky koncept i NATO-s në masë të madhe dallonte nga ato parapraket. Në fakt, për herë të parë një koncept i NATO-s ishte në dispozicion dhe i hapur për analizë dhe kritikë nga opinioni akademik, ai i ekspertëve dhe opinioni më i gjerë, por edhe për institu-cionet dhe organizatat tjera. Në të, më gjerësisht shihet në sigurinë e mjedisit Euroatlantik si tërësi, por ofrohet edhe partneritet dhe aleancë me armiqtë e deridjeshëm ideologjik në Evropë. Këto specifika kontribuan që prioritet të ketë bashkëpunimi ndaj konfrontimit, por me potencim se ruajtja e sigurisë së vendeve anëtare të NATO-s dhe mjedisit euroatlantik është gjithnjë një detyrë. Me këtë rast, NATO mori për obligim që të angazhohet në realizimin e një sigurie më të fuqishme dhe më të avancuar në tokën evropiane. Koncepti i ri strategjik i NATO-s ishte i paralajmëruar në Deklaratën e Londrës nga viti 1990, ndërsa në Samitin e NATO-

s në Romë më 1991, liderët e vendeve anëtare të NATO-s, të njejtin e miratuan zyrtarisht. Determinimet bazike të cilat sollën deri te koncepti i vitit 1991 kanë të bëjnë me ndryshimet në rrethinën strategjike dhe të sigurisë si dhe gjendja e posa krijuar në mjedisin euroatlantik të ardhura si pasojë e “rënies” së murit të Berlinit, por edhe nga ngjarjet tjera të cilat ndodhën atëbotë në Bashkimin Sovjetik. Për këtë shkak, ky koncept është “qepur”

me shumë kujdes dhe me nivel të ulet të besimit ndaj ish kundërshtarit ideologjik dhe strategjik (BRSS), tashmë më i shëndrruar në Federatë Ruse. “Ndryshi-met spektakolare në pejsazhin strategjik të cilat kanë ndodhur pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, në demokracitë ish komuniste janë reflektuar edhe ndaj konceptit të Aleancës në vitin 1991. Dekada e viteve të nëntëdhjeta imponoi rreziqe të reja komplekse që lidhen me politikën e ndarjes, konflikteve etnike, kolapsit ekonomik, prishjen e rregullit ndërkom-bëtar, si dhe në profilizimin e armëve për destruktim masiv.Koncepti i ri i NATO-s përbëhej prej pesë pjesëve në të cilat janë të përpunuara zgjidhje konceptuale në fusha të caktu-ara. Pjesa e parë, e titulluar si “Konteksti Strategjik”, përbëhet prej dy nënpjesëve që e përshkruajnë mjedisin e ri strategjik si dhe kërcënimet dhe sfidat e sigurisë. Më konkretisht përshkruhen ndryshimet tektonike dhe historike të cilat erdhën në mjedisin e sigurisë në mjedisin euroat-lantik, e të cilat vlerësohen si pozitive. Në këtë kontekst, si pozitivitet i dalluar potencohet tërheqja e armatës sovjetike nga vendet e ish Paktit të Varshavës, gjë që duhej të përfundonte deri në vitin 1994, ku këto vende përsëri e kthyen sovranite-tin e tyre dhe i hapën dyert për fillimin e reformave të thella shoqërore. Reformat ishin në drejtim të fillimit të procesit të implementimit të politikave të demokra-cisë pluraliste, për sundimin e së drejtës,

Pas fundit të bipolaritetit para NATO-s u paraqitën sfida të

reja në të cilat nevojitej të përgjigjej, ndërsa kemi të bëjmë me menaxhimin efikas me krizat dhe reduktimin e mundësisë nga

konfliktet dhe trazirat, si dhe rritja e nivelit të mirëbesimit dhe

mirëkuptimit në mes të vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore dhe NATO-s. Sfidat e këtilla shërbyen

si bazë për miratimin e një koncepti të ndryshëm të Aleancës

nga konceptet që janë miratuar gjatë kohës së Luftës së Ftohtë.

Koncepti i ri strategjik i NATO-s u miratua në Samitin e NATO-s në

Romë në vitin 1991

Koncepti strategjik i Aleancës nga viti 1991

NATO-strategji

Page 10: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

ekonomisë së tregut dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Si shumë pozitive, theksohet edhe procesi i filluar i integri-meve evropiane të vendeve të Bashkimit Evropian, jo vetëm në unionin ekonomik, por edhe në atë politik dhe ushtarak në të cilin do të zhvillohet identiteti i sigurisë evropiane. Në këtë process rol të rëndë-sishëm i jepet edhe Unionit të Evropës Perëndimore, për të cilën thuhet se do të jetë faktor i rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë evropiane, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Sa i përket sfidave të sigurisë, potencohet se ato janë të një natyre tjetër, për dallim nga e kaluara dhe se sfida nga një sulm i njëkohësishëm i forcave të NATO-s në Evropë në masë të madhe është reduktu-ar. Kjo e bën luftën konvencionale më pak të mundur në Evropë, ndërsa rreziku ndaj sigurisë nga lufta konvencionale është reduktuar, Aleanca theksin e saj e vendos në rreziqe të reja në pjesën e menaxhimit të krizës, për të cilin nevojitet përgjigje e shpejtë. Si rreziqe të cilat Aleanca pret që në të ardhmën të ballafaqohet dhe të cilat mund të ndikojnë ndaj sigurisë në Evropë, koncepti i identifikon “politikën, jostabilitetin ekonomik dhe social, duke përfshirë këtu edhe rivalitetet etnike dhe kontestet territoriale me të cilat balla-faqohen më shumë vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore”. Megjithatë, këto konflikte nuk vlerësohen si kërcënim i drejtëpërdrejtë ndaj sigurisë së vendeve anëtare të NATO-s. Për çdo rast, gjithnjë ekziston kërcënimi nga forcat konvencio-nale dhe bërthamore sovjetike, për faktin se asnjë vend i Evropës nuk posedon forca dhe mjete të këtilla në mënyrë që të mund t’i kundërvihet Bashkimit Sovjetik.

Forca e vetme e aftë e cila mund t’i bëjë ballë Bashkimit Sovjetik është SHBA-ja. Prania e SHBA-së në Evropë vlerësohet si e nevojshme, me qëllim të ruajtjes së balancit të fuqisë ushtarake në mjedisin euroatlantik. Nga njëra anë, mjedisi i ri i sigurisë nuk e ndryshoi qëllimin e funk-sionimit të sigurisë së Aleancës, por i po-tencoi variacionet e ndryshme. Nga ana

tjetër, ndryshimet në mjedisin e sigurisë ofrojnë mundësi të reja për Aleancën që të formësojë strategjinë e saj përmes një qasjes më të gjerë ndaj sigurisë.Për zbatimin e politikës së sigurisë dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, Aleanca parasheh vazhdimin e ruajtjes jo vetëm të kapaciteteve ushtarake të afta t’a paran-dalojnë luftën, por edhe mbrojtjen efektive

10

Procesi i reduktimit të armatimit konvencional dhe bërthamor në Evropë kishte nisur dhe vijoi në përputhje me Marrëveshjen e Stokholmit për ndërtimin e masave të mirëbesimit, sigurisë dhe çarmatimit nga viti 1986, Marrëveshja e Uashingtonit për

asgjësimin e predhave bërthamore të vargut të mesëm nga viti 1987. Dokumentet e KEBS-it për ndërtimin e masave të besimit

dhe sigurisë nga viti 1990, START-marrëveshja nga viti 1991, si dhe marrëveshja për forcat konvencionale në Evropë nga Parisi në vitin

1990

Page 11: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

si dhe kapacitetet për ballafaqimin me sukses me krizat të cilat mund t’a cënojnë sigurinë e anëtareve të saj. Tjetër element i rëndësishëm është ofrimi i një dialogu politik me vendet tjera dhe qasje koopera-tive ndaj sigurisë në Evropë. Realizimin e qëllimeve esenciale, NATO planifikoi t’a bëjë përmes detyrave vijuese funda-mentale të sigurisë: ruajtjen e mjedisit stabil dhe të sigurtë në Evropë, bazuar mbi zhvillimin e institucioneve demokra-tike dhe përkushtimin për zgjidhjen e qetë të kontesteve; të shërbejë si një formum transatlantik për konsultimin e aleatëve për të gjitha çështjet që janë në interes të përbashkët; kthim i përgjigjes dhe mbrojtje ndaj secili kërcënim apo agresion kundër vendeve anëtare të NATO-s; ruajtjen e balancit strategjik në Evropë.

Në përputhje me situatën e posa krijuar të sigurisë në Evropë, vendet anëtare të NATO-s, në të ardhmen do të synonin drejt realizimit të qëllimeve vijuese: rua-jtjen e paqes në një Evropë të re; dialog me demokracitë e posa krijuara; shkëm-bim i informacioneve dhe çështjeve të sigurisë dhe avancimit të dialogut; fuqizimit të bashkëpunimit bilateral dhe multilateral në mes vendeve evropiane në fushën e sigurisë me qëllim të paran-dalimit të krizave; tejkalimin e krizave dhe parandalimin e konflikteve në tërë Evropën. Në realizimin e detyrave të tilla fundamentale kontribut të tyre duhet të japin edhe institucionet tjera evropiane si që janë Komisioni Evropian, Unioni i Evropës Perëndimore dhe KEBS-i, në përputhje me mundësitë, përgjegjësistë dhe qëllimet e tyre në lëmitë përkatës.Në pjesën e tretë të titulluar si “Qasje e gjerë ndaj sigurisë”, NATO e vë thek-sin në ruajtjen e paqes në Evropën e re, të dialogut dhe bashkëpunimit në mes vendeve anëtare të Aleancës dhe partnerëve të saj, mbrojtjes kolektive,

menaxhimit të krizave, si dhe parandal-imit të konflikteve. NATO e ruan qasjen gjithpërfshirëse ndaj sigurisë edhe në konstalacionin e ri të marrëdhënieve në Evropë pas shembjes së murit të Berlinit. Me këtë hapet mundësi e re për real-izimin e qëllimeve të parashtruara me anë të mjeteve politike, pa përdorimin e fuqisë ushtarake. Aleanca në konceptin e dhënë e zgjeron qasjen ndaj realizimit të sigurisë me vëmendje më të madhe ndaj çështjeve të sferës ekonomike, sociale dhe ekologjike. Rol të rëndësishëm në ballafaqimin me sfidat e sigurisë së Aleancës marrin bashkëpunimi dhe dialogu me të gjitha vendet e interesu-ara, kundrejtë komponentës së mbro-jtjes, por duke mos e lënë anash edhe ruajten e aftësive mbrojtëse kolektive.

Përmes mekanizmave të këtilla, NATO mendon se do të reduktojë rrezikun nga mosmarrëveshjet në mes të shteteve të cilat janë bazë për prodhimin e kon-flikteve. Kjo do t’i mundësojë Aleancës që më lehtë t’u kundërvihet krizave të cilat ndikojnë ndaj sigurisë së vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve tjera që gjenden në mjedisin euroatlantik. Gjithashtu, me këtë do të përmirsohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i ndërsjel-lë dhe do të happen më shumë mundësi për krijimin e partneriteteve të sinqerta në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta të sigurisë. Këto dispozita të konceptit strat-egjik të NATO-s nga viti 1991, hapën derën për ndërtimin dhe lidhjen më konkrete të partneriteteve me vendet të cilat nuk janë anëtare të NATO-s. Operacionalizimi praktik i politikës për krijimin dhe ndër-timin e partneriteteve u konkretizua në Samitin e NATO-s në Bruksel në vitin 1994, kur edhe zyrtarsisht u promovua program “Partneritet për Paqe”.Në pjesën e katërt, e titulluar si “Reko-mandime për parimet e mbrojtjes së

strategjisë së Aleancës”, në kuadër të konceptit potencohet se spektri i ri i gjerë ndaj sigurisë inicon edhe zgjidhje të tjera më konceptuale me rekomandime se si do të transformohet NATO gjatë periud-hës vijuese. U është dhënë formë edhe përmirsimeve përmes të cilave do të kri-johet Aleanca e cila do të mbështetet mbi parimet e reja të reduktuara të përgjigjes fleksibile dhe me rol të reduktuar të forcave bërthamore. Gjithashtu, janë ridefinuar edhe misionet e forcave ush-tarake të vendeve anëtare të NATO-s, në kuptimin e forcave të cilat do të jenë të gatshme të veprojnë në kohë paqeje, në kohë krize dhe në kohë lufte. Forcat e qëndrueshme të Aleancës duhet të jenë të transformuara në bazë të madhësisë së tyre, në bazë të nivelit të gatishmërisë

dhe shpërndarjes, në përputhje me mje-disin e ndryshueshëm të sigurisë dhe me anë të respektimit të marrëveshjeve për kontrollin e armëve.Në pjesën përfundimtare potencohet se ky koncept strategjik është i përgatitur në përputhje me ndryshimet aktuale në mje-disin e sigurisë dhe në kuadër të politikës së Aleancës të mbështetur në dialog, bashkëpunim dhe në mbrojtjen efikase kolektive. Gjithashtu, paralajmërohet se afati e konceptit strategjik është dhënë deri në vitin 1999, kur NATO përsëri do të revidojë zgjidhjet konceptuale të dhëna në këtë dokument.Me zgjidhjet konceptuale dhe me rekomandimet për transformim u para-lajmëruan edhe mekanizma të reja që i dedikohen bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet vendeve të Evropës Qëndrore dhe Jugore, duke u hapur mundësi për zgjerim në të ardhmen me vende të reja anëtare në përputhje me Marrëveshjen e Uashingtonit nga viti 1949.

Dr. Igor Gjoreski

11

Në pjesën e quajtur “Qëllimet dhe funskionet e sigurisë së Aleancës” u riafirmuan

detyra esenciale e NATO-s në përputhje me Marrëveshjen e Uashingtonit dhe Kartës

së OKB-së. NATO e potencoi lidhshmërinë e ndërsjellë dhe unitetin sa i përket sigurisë në rrethin euroatlantik e cila do të realizohet edhe më tej në bazë të përkushtimit të ndërsjellë,

bashkëpunimit në mes të vendeve sovrane anëtare të

NATO-s

Page 12: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

12

Në Samitin e Lisbonës në vitin 2010, shefat e shteteve dhe qeverive të NATO-s janë dakorduar që t’i reformojnë

14 agjencionet aktuale të NATO-s, të venodsura në 7 vende anëtare. Aleatët janë dakorduar t’i racionalizojnë agjencionet në tre tema kryesore programore: prokurime, mbështetje dhe komunikim dhe informacione. Aktiviteti reformues i agjencioneve është pjesë e procesit vijues të reformës së NATO-s e cila gjithashtu, i shqyrton ndryshimet në kuadër të strukturës ushtarake komanduese. Ajo ka filluar me qëllim që të rritë nivelin e efikasitetit dhe efektivitetit në realizimin e aftësive dhe shërbimeve dhe gjithashtu t’a rritë transparencën dhe përgjegjësinë. Reforma është impementuar vazhdimisht përmes disa fazave, në mënyrë që të arrihet kthim i rëndësishëm në krijimin e katër organizatave të reja të NATO-s, duke i marrë funksionet dhe përgjegjësitë e agjensioneve përkatëse.

Organizatat e reja të NATO-s1.Аgjensioni për komunikim dhe informata (NATO Communications and Information Agency - NCIA) siguron shërbime informative në tërë botën, prokurim dhe mbështetje në fushat si që janë sistemet komanduese dhe të kontrollit, komunikimi taktik dhe strategjik dhe sistemi i mbrojtjes kibernetike.Аgjensioni vepron si konsultatnt

Agjensionet e NATO-s janë pjesë esenciale e Aleancës dhe paraqesin mekanizëm vital për furnizimin prokurimin dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve. Ato janë organe ekzekutive

për prokurime, veprimtari shërbyese dhe logjistike. Edhe pse organizatat dhe agjencitë e NATO-s janë autonome, megjithatë

ato punojnë nën kartat e Këshillit Veriatlantik dhe janë formuar për t’i përmbushur kërkesat kolektive të disa apo të të gjithë aleatëve

dhe anëtarëve të Aleancës

Organizatat dhe agjensionet e NATO-s

Nato-aktivitete

Page 13: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

13

kryesor i NATO-s, si porositës dhe provajder i sistemeve të informatave dhe komunikimit. Siguron IT-mbështetje për shtabin, për strukturën komanduese dhe për agjensionet e NATO-s. Gjithashtu, siguron teknologji të avancuar dhe aftësi komunikimi për komandë, kontroll, komunikim, kompjuterë, kundër zbulim, mbikqyrje, (C4ISR) në drejtim të mbështetjes së vendimarrësve dhe misioneve të Aleancës. Agjensioni në fjalë mundëson bashkëpunim dhe shkëmbim të informacioneve ndërmjet NATO-s dhe trupave tjera alete, duke përfshirë këtu edhe kërcënimet dhe sfidat si që janë mbrojtja kibernetike dhe ajo raketore.Ky agjension është formuar më 1 korrik 2012 përmes bashkrendimit të: NATO C3 Organisation, NATO Communication and Information Systems Services Agency, NATO Consultation, Command and Control Agency, NATO Air Command and Control System Management Agency dhe NATO Headquarters Information and Communication Technology Service. Аgjensioni për komunikim dhe informata udhëhiqet nga drejtori i përgjithshëm dhe ka selinë në Bruksel të Belgjikës. Ai ka edhe lokacione tjera në: Hagë, Holandë, në Belgjikë, si dhe më se 30 zyra në Afganistan.2.Аgjensioni për prokurime publike dhe

mbështetje të NATO-s (NATO Support and Procurement Agency - NSPA) siguron prokurime efektive dhe ekonomike, duke përfshirë edhe furnizimet e armëve, logjistikës, mbështetjes sistematike dhe logjistike, duke përfshirë këtu edhe shërbimet e aleatëve, autoriteteve ushtarake të NATO-s dhe të vendeve partnere. Punëson rreth 1200 pjesëtarë në qendrat operative në Francë, Hungari, Itali dhe Luksemburg.Me seli në Kepelan të Luksemburgut, agjensioni i kordinon aktivitetet për mbështetje të logjistikës dhe prokurimeve të NATO-s në një organizatë, duke siguruar zgjidhje të integruara multinacionale për mbështetjen e

aleatëve dhe partnerëve të NATO-s. Punon në bazë të parimit “pa fitim-pa humbje” („no profit - no loss” basis). Misioni i tij është të sigurojë shërbime efektive, ekonomike dhe të përgjegjshme logjistike për sisteme dhe operacione në kohë paqeje, në kohë krize apo në kohë lufte.Аgjensioni është i organizuar në tre segmente të pjesshme: NATO Airlift Management Programme, Central Europe Pipeline System Programme dhe Logistics Operations. Në segmentin e parë bën pjesë menaxhimi dhe mbështetja e mjeteve ajrore për transportin e njësisë ushtarake multinacionale e formuar nga ana e vendeve pjesëtarrëse me avionët e rëndë transportues „Globemaster III C-17A“. Të njejtat nevojiten për operacionet nacionale, duke i përfshirë edhe ato për mbështetjen e NATO-s, BE-së dhe OKB-së. Avionët e mëdhenj kargo janë të certifikuar dhe të regjisturar si avionë shtetëror hungarez, me bazë qëndrore operative me seli në Papa të Hungarisë, ku gjatë vitit 2010 në një stërvitje ushtarake me avionë ishin pjesë edhe helikopterët transportues dhe ato luftarak të Brigadës Ajrore të ARMV-së. Segmenti i dytë ka të bëjë me menaxhimin e punës, financimit dhe

mirëmbajtjes së sistemit të integruar ndërkufitar të karburantit, me anë të deponimit dhe mbështetjes të kërkesave operative ushtarake të NATO-s. Gjendet në Versaj të Francës. Anëtarë të këtij program janë: Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Holanda dhe SHBA-ja.Segmenti i tretë, njësia për operacione logjistike siguron spektër të gjerë të mundësive për mbështetjen e më shumë sistemeve të armatimit, pajisjeve dhe shërbimeve logjistike me qëllim të mbështetjes së operacioneve. Këto shkathtësi logjistike dhe këto shërbime sigurohen përmes kornizave juridike multinacionale, si dhe përmes

marrëveshjeve multinacionale bilaterale. Të gjitha këto shkathtësi shërbejnë për mbështetjen e NATO-s dhe vendeve anëtare gjatë stërvitjeve dhe gjatë vendosjes në operacionet që i miraton Këshilli Veriatlantik.Аgjensioni në fjalë është formuar më 1 korrik 2012 përmes bashkimit të tre ish agjensioneve për mbështetje në shërbim të:: NATO Maintenance and Supply Agency, NATO Airlift Management Agency dhe Central Europe Pipeline Management Agency.3.Organizata e NATO-s për shkencë dhe teknologji (The NATO Science and Technology Organization - STO) e përfshinë zyrën për programe dhe shkencë dhe teknologji si dhe Qendrën për Hulumtime dhe Eksperimentime Detare. Zyra, më parë e njohur si Agjensi për Hulumtim dhe Teknologji gjendet në Neili Sur Sen në Francë, ndërsa Qendra për Hulumtime dhe Eksperimentime Detare, më parë e njohur si Qendra për Hulumtime të pjesës detare të NATO-s gjendet në Specia të Italisë. KJo organizatë udhëhiqet nga një shkencëtar kryesor, me seli në Bruksel, i cili njëherit shërben edhe si këshilltar shkencor në kuadër të NATO-s.4.Zyra për Standardizimin e NATO-s (The NATO Standardization Office – NSO) siguron mbështetje dhe aktivitete administrative për standardizim nën mbikqyrjen e Komitetit për Standardizim. Me qëllim të zhvillimit të kordinuar të politikave, procedurave dhe pajisjeve të anëtarëve të NATO-s, për shkak të fuqizimit të efektivitetit dhe efikasitetit ushtarak në kuadër të organizatës, në janar të vitit 1951 në Londër është formuar Zyra Ushtarake e Standardizimit.Me seli në Bruksel, zyra në fjalë i ndihmon Komitetit Ushtarak të NATO-s në zhvillimin e standardeve ushtarake operative. Këto aktivitete inicojnë standardizimin e NATO-s në mënyrë që të fuqizohet ndërveprimi dhe efikasiteti operativ të forcave ushtarake të Aleancës. Drejtori i kësaj zyre është këshilltar kryesor i komitetit ushtarak për zhvillim dhe kordinim të aktiviteteve për standardizim. Kjo inicion implementimin e marrëveshjeve të standardizimit (STANAGs) përmes planifikimit të mbrojtjes. STANAG është dokument i NATO-s i cili përcakton apo rregullon marrëveshjet e vendeve anëtare për realizimin e standardeve. Drejtori është ai i shpallë të gjitha STANAGs dhe publikimet e aleatëve (APs). Ai lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me kryetarët e komisioneve të NATO-s, me shtabet, komandat strategjike, si dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë komunikon me secilën komandë të NATO-s, me agjensione apo me personelin për çështje që kanë të bëjnë me standardizimin e NATO-s.

Dragan Pavllovski

Page 14: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

14

P residenti është gjithashtu Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura (FA) dhe kryeson Këshillin e Lartë

të Mbrojtjes, i cili përfshin: Kryemini-strin, Ministrat e Punëve të Jashtme, Brendshme, Ekonominë dhe Finan-cave, Zhvillimit Ekonomik, Mbrojtjen dhe Shefin e. Shtabit të Përgjithshëm. Me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti emëron Shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Në përputhje me rregul-loret, ministri i mbrojtjes zbaton di-rektivat e Qeverisë për mbrojtjen dhe sigurinë, të paraqitura në Këshillin e Lartë të Mbrojtjes dhe të miratuar nga Parlamenti; lëshon udhëzime për poli-tikën ushtarake, çështjet e sigurisë dhe inteligjencës, si dhe aktivitetet teknike dhe administrative të mbrojtjes; merr pjesë në të gjitha organizatat evropi-

ane dhe ndërkombëtare të përfshira në mbrojtjen dhe sigurinë ushtarake dhe miraton planet ushtarake dhe operacio-nale dhe programet financiare. Ministri i Mbrojtjes paraqet një raport të veçantë për gatishmërinë luftarake të çdo lloji të FA individualisht dhe për numrin e

Forcat e armatosura të Italisë

Italia është një republikë me dy shtëpi legjislative (Senati

dhe Dhoma e Përfaqësuesve). Ajo përfshinë një sipërfaqe prej 301.336km2 dhe ka një popullsi

prej afro 61 milion banorëve. Ishte anëtare themeluese e NATO-s në vitin 1949 dhe e Komunitetit Ekonomik Evropian në 1957. (që

nga viti 1993 - BE)

NATO-armata

Page 15: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

15

grave që vullnetarizojnë në kuadër të ushtrisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është këshilltari ushtarak i ministrit të mbrojtjes, vartësi i tij i ngushtë dhe i njejti është përgjegjës për zbatimin e direktivave. Përgjegjës për organizimin, planifikimin dhe vendosjen e ushtrisë. Nën komandën e tij të drejtpërdrejtë janë Komanda e Operacioneve të Për-bashkëta (COI), Komanda e Forcave të Përbashkëta të Operacioneve Speciale (COFS) dhe Qendra për Studime të Mbrojtjes (CASD). Komanda e Operacioneve të Përbash-këta zhvillon skenarë strategjikë dhe operacionalë, analizon aktivitete, ven-dos mësime të marra dhe zhvillon masa korrigjuese. Ajo merr pjesë në planifi-kimin e mbrojtjes, zhvillon një doktrinë të operacioneve, është përgjegjëse për planifikimin operacional dhe administron operacione dhe ushtrime të përbashkëta. Komanda e Përbash-kët e Operacioneve Speciale është përgjegjëse për planifikimin, përgatitjen dhe kryerjen e operacioneve speciale në mjedise armiqësore ose të paar-ritshme. Ato mund të mbështeten nga forcat e tjera - parashutistët, bandat dhe spiunët, si dhe njësitë amfibe, në

operacionet detare, ose në formacionet e aviacionit dhe aot helikopteristike. Qendra për Studime të Mbrojtjes është institucioni më i lartë arsimor në fushën e studimeve të mbrojtjes dhe sigurisë. Në përbërjen e saj janë: Instituti Italian për Studime të Avancuara të Mbrojtjes, Kolegji i Bashkuar i Shtabeve dhe Qen-dra Ushtarake për Studime Strategjike.

Forcat tokëspre (FT)Nën komandën e Shtabit të Përgjith-shëm të Forcave Tokësore janë: Komanda e Komandës dhe Komanda e Operacioneve; SEVER Komanda Task Force; Komanda e Task Forcës së Jugut; Komanda e Forcës Mbështetëse; Komanda e Njësive të Alpinizmit; Komanda për Mbështetjen e Logjis-tikës; Trupat e Vendosjes së Shpejtë të NATO-s; Komanda e Trajnimit dhe Doktrinës dhe Komanda Ushtarake e Kryeqytetit. Komanda e Forcave Opera-tive dhe dhe Komanda e Operacioneve (COMFOTER COE) është përgjegjëse për çështjet që lidhen me operacionet, trainimin, përgatitjen, simulimin dhe çertifikimin e njësive operative. Kom-anda e saj përfshin: Komandën e Avi-acionit të KV (e përbërë nga: Brigada e

Republika e Italisë është vendi pritës i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të Napolit, Komandës së Trupave të Vendosjes së Shpejtë Italiane, dhe Qendrës së Komandës dhe Kontrollit Ajror të Komandës së Operacioneve të NATO-s (ACO), si dhe Kolegjit të

Mbrojtjes së NATO-s. (NDC), Shkollës së Komunikimit dhe Sistemeve të Informacionit të NATO-s, Qendrës për Kërkime dhe Eksperimentime Detare (CMRE) dhe Qendrës për Përsosmëri në Modelim dhe Simulime

të NATO-s (MSCE)

Page 16: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

16

Aviacionit KV, Qendra e Trajnimit dhe Brigada Mbështetëse), dhe Komanda e Forcave Speciale të KV - COMFOSE (e cila përfshin: Regjimentet e Para-chute - Fighter) , Qendra e zbulimit dhe alpinizmit dhe trajnimit). Komanda Task Force SEVER (COMFOP NORD) është përgjegjës për operacione specifike, të

rëndësishme dhe ndihmë për institucio-net shtetërore dhe vendore (mbrojtjen civile dhe forcat e policisë) në Italinë veriore dhe qendrore. Komanda e saj përfshin: brigadë të mekanizuar, e cila përfshin regjimente - të mekanizuara, marina, artileri, inxhinieri dhe logjistikë, si dhe një batalion mbështetës dhe

orkestër ushtarake; brigada e blinduar, që përbëhet nga: 2 batalione tankistse, mekanike, artilerike, nga regjimenti in-xhinierik dhe logjistik dhe nga batalioni për mbështetje; brigada desante ajrore, e cila përbëhet nga: regjimenti i desantit ajror, 2 krahë ajri dhe batalion mbështetës; brigada e parashutës, e përbërë nga: 3 regjimente të para-shutës, mekanike, artilerike, inxhinierike dhe regjimente logjistike, batalion mbështetës dhe qendër stërvitore. Komanda Task Force Jug (COMFOP SUD) koordinon rekrutimin, trajnimin dhe aktivitetet e afrimit publik. Në terri-tor rregullon aktivitetet me veprimtaritë e institucioneve të qeverisjes vendore. Isshtë i përbërë nga 5 brigada të me-kanizuara me skuadrat polake. Forca Ndihmuese e Komandës (COMFOTER SUPPORTO) është përgjegjëse për: Komandën e Artilerisë (2 Regjimenti Artilerie, Qendra Stërvitore dhe Regji-menti ABCO); Komanda PAD (3 shtylla dhe Qendra Stërvitore); Komanda Inx-hinierike (2 pole pionierësh, regjimenti pontun, Qendra e Ekselencës Counter IED, grupi shumëkombësh i marrëd-hënieve civile-ushtarake dhe qendra stërvitore); Komanda Ndërlidhëse (regjimenti ndërlidhës alpin dhe 6 shtylla ndërlidhëse); Brigada Elektronike e Luftimit (Regjimenti EV, Regjistrimi i Regjistrimit dhe Batalioni i Ndërlidhjes) dhe Komanda e Mbështetjes Logjis-tike (Regjimenti i Logjistikës dhe 4 Njësi Mjekësore). Komanda e Njësive Malore (COMTA) është përgjegjëse për trajnimin dhe gatishmërinë luftarake të njësive alpinizuese. Nën komandën e saj janë: 2 brigada alpiniste, një batalion mbështetës dhe një qendër stërvitore alpiniste. Komanda për Mbështetjen e Logjistikës (COMLOG) përbëhet nga: 2 regjimente logjistike, një regjiment transporti dhe një batalion trajnimi për qen. Korpuset e Shpejtimit të NATO-s (NRDC-ITA) - Komanda është shumëkombëshe, me Italinë që siguron 70% të stafit të saj. 30% e mbetur (400 personel ushtarak) janë nga vendet e tjera të NATO-s. Aspekti shumëkom-bësh është një faktor kryesor dhe lejon NRDC-ITA të funksionojë me sukses dhe të ndërhyjë në fushat e krizave, në përputhje me vendimet e Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Ajo shërbe-het nga një brigadë mbështetëse që përbëhet nga: regjimenti ndërlidhës dhe regjimenti logjistik. Komanda e Trajnimit dhe Doktrinës (COMFORDOT) - Themeluar në 2013 dhe përfshijnë: Qendrën e Simulimit të Ushtrisë, Kom-

Ministria e Mbrojtjes synon të krijojë një strukturë më të re, racionale dhe fleksibile të personelit duke aplikuar kritere më

moderne për punësimin dhe avancimin e karrierës. Duke zvogëluar numrin e përbërësve aktivë, më shumë vëmendje i kushtohet

përbërjes rezerve

Page 17: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

andën e Trajnimit, qendrat e trajnimit të këmbësorisë gjinore, njësitë e blindu-ara dhe ABCC, shkollën mjekësore dhe veterinare, shkollën e administrimit dhe regjimentin logjistik. Komanda ushta-rake e kryeqytetit koordinon aktivitetet në lidhje me rekrutimin dhe forcat rezervë, si dhe informimin e publikut. Nën komandën e saj janë Instituti Gjeografik Ushtarak, Orkestra Ushta-rake, Muzetë Ushtarake dhe Njësia e Logjistikës.

Forcat Ajrore (FA)Nën komandën e Shtabit të Përgjith-shëm të FA janë: Komanda e Skua-dronit Ajror; Komanda e parë e For-cave Ajrore; Komanda e Shkollës së Aviacionit / Komanda e 3 e Rajonit të Aviacionit dhe Komanda e Logjis-tikës së Aviacionit. Komanda Ajrore Skuadron është komanda më e lartë e supozuar e njësive operative të VB (Komanda e 1, Brigadat, Aeroportet, Njësitë e Trajnimit, Grupet Fluturuese, Grupet Radar, etj.). Alsoshtë gjithashtu përgjegjës për ruajtjen e gatishmërisë luftarake të njësive ajrore; Komanda e rajonit të parë të aviacionit - koordi-nator dhe kontrollues i operacioneve tokësore dhe njësive të aviacionit të angazhuar në kryerjen e detyrave të caktuara; Komanda e Shkollës së Aviacionit / Komanda e 3 e Rajonit të Aviacionit. Në thelb, këto dy komanda janë shkrirë dhe funksionojnë si një. Puna për zgjedhjen dhe përgatitjen e personelit për të kryer detyra në CV. Komanda e Logjistikës së Aviacionit siguron mbështetjen teknike-logjistike të nevojshme për të arritur aftësinë maksimale operacionale të Forcave Ajrore në mënyrë që të sigurojë efi-kasitetin e nevojshëm të sistemeve luftarake, armatimit, pajisjeve, autom-jeteve, infrastrukturës, materialeve, mallrave dhe shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor për punonjësit.

Marina Ushtarake (MU)Struktura e MU bazohet në tre funk-sione të marines: operativ (brenda Ko-mandës Operative - CINCNAV – COM-SUBIN), logjistik (Komanda Logjistike – COMLOG) dhe e trajnimit (Komanda e Trajnimit – COMSCUOLE).

Çështje të mbrojtjes Përqindja e PBB-së që ka ndarë Italia për mbrojtje ka qenë e qëndrueshme gjatë tre viteve të fundit, në 1.15% (26 miliardë dollarë). Ajo ka ndryshuar që nga viti 2011, kur ishte 1.30% (30 miliardë

dollarë) dhe ra në 1.01% në 2015. (20 mili-ardë dollarë). Me planet e zhvillimit të ushtrisë, ka filluar të zvogëlojë num-rin e personelit të ushtrisë nga 190,000 ushtarak dhe 30,000 personel civil në vitin 2012 (tani 180,000) në 150,000 ushtarak dhe 20,000 personel civil. Personeli i rezervës siguron aftësi operacionale që nuk janë me kosto efektive për tu ruajtur në një ushtri aktive, përfshirë strukturat civile dhe profesionet. Qëllimi është të krijo-jmë një “rezervë operative”, e cila duhet të përfshijë: aftësi të specializuara që zakonisht nuk janë aktive ose të pam-jaftueshme (stafi mjekësor dhe spitalor,

inxhinierët, ekspertët e komunikimit, kontraktorët); aftësi plotësuese që do të përdoren në operacionet me rrezik më të ulët dhe nuk kërkojnë trainim të mëtejshëm. Përdorimi i tyre do të ruajë forcat e gatishmërisë së lartë luftarake të nevojshme për t’u përfshirë në op-eracione luftarake me rrezik të lartë; af-tësi shtesë që synojnë mbështetjen dhe forcimin e përbërjes aktive, me kohë më të gjatë përgatitjeje për angazhim më të gjatë në operacione; aftësitë e lëvizshme, forcat mbështetëse dhe ndi-hma për skuadrën aktive të mobilizimit.

М.S.

Page 18: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

Në vitin 1999 nga bankat e akademisë dolën 120 nëntogerë për nevojat e Armatës, ndërsa në përputhje

me përcaktimin strategjik për anëtarsim në Aleancë, shkollimi ishte i realizuar sipas konceptit dhe programit të bashkrenduar me standardet e NATO-s. Kjo gjeneratë e parë e kadetëve e cila shkollimin e filloi nga viti i parë në Akademinë Ushtarake, është shënuar si klasa e pestë, me qëllim të marrjes parasysh edhe katër klasat e kaluara të cilët shkollimin e tyre e përfunduan pranë Departamentit për Shkollim dhe pranë Entit për Trajnimin e Eprorëve Ushtarak i cili funksion që nga viti 1995. Kjo gjeneratë u shkollua dhe u rrit në një kohë komplekse. Të shkolluar në kohë tradicionale, ndërsa menjëherë pas përfundimit të shkollimit të ballafaquar me krizë në shtet dhe me një luftë globale kundër terrorizmit, oficerët e

18

Ky vit është një vit i rëndësishëm për Armatënm

sepse në samitin vijues në Londër kushtuar jubileut të 70 vjetorit të formimit të Aleancës, presim që të

vërtetohet anëtarsimi i Republikës së Maqedonisë

së Veriut në NATO. Por, sivjet Armata shënon edhe

një jubile. Kaluan 20 vjet nga promovimi i gjeneratës së

parë të oficerëve që tërësisht u shkollua në vendin tonë, në Akademinë Ushtarake

“Gjeneral Mihajllo Apostollski” në Shkup

Jubile

Page 19: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

klasit të pestë i tejkaluan pritshmëritë. Deri më tani nga rradhët e tyre dolën 1 gjeneral, 11 kolonelë dhe 51 nënkolonelë, 33 nga të cilët përfunduan akademinë e shtabit komandues, 4 janë me shkollë të mbrojtjes nacionale, ka 9 magjistra dhe 3 doktorë shkencash, të emëruar në pozita udhëheqëse në Armatë, e të cilëve u vijon edhe udhëheqje me Armatën si anëtare e NATO-s, numra këto të cilat në të ardhmen e afërt do të pësojnë rritje.Me miratimin e Dekretit për shpalljen e Akademisë Ushtarake në bazë të vendimit të Kuvendit më 7 qershor 1995, u hap rruga për fillimin zyrtar të mësimit në vitin e parë akademik, më 1 tetor 1995. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit, Akademia Ushtarake shpalli konkurs për pranimin e kadetëve në vitin e parë shkollor 1995/96. Në këtë konkurs u paraqitën gjithsej 820 kandidatë të cilët përpos notave dhe suksesit gjatë shkollës së mesme, nevojitej të kalojnë edhe teste rigoroze të aftësisë intelektuale, teste matematikore, kontroll të gatishmërive fizike dhe kontrolle mjekësore. Viti akademik 1995/96 filloi me gjithsej 142 kadetë. Pas përzgjedhjes së kandidatëve më 27.9.1995, dekani i atëhershëm i Akademisë Ushtarake, dr. Stojçe Deskovski e mbajti mbledhjen e parë – orë solemne. Që të nesërmen, kadetët e klasit të pestë u dërguan në kamp trajnues 10 ditë, konkretisht në QT “Pepelishte”. Në këtë stërvitje të parë të terrenit në QT “Pepelishte” shefi i atëhershëm i SHP të ARM-së, gjenerali Dragolub Bocinov, klasit të pestë të kadetëve u tha se do të jenë “oficerët e shekullit XII” dhe udhëheqës të anëtarsimit në NATO. Me promovimin e tyre në vitin 1999, në Armatë u soll një frymë e re e oficerëve të “prodhimit vendor”, ku njëkohësisht u shkolluan sipas kritereve perëndimore. Shkollimi katër vjeçar u realizua sipas plan programit të vetëm mësimor – NPP

për mësim në vitin e I dhe të II, si dhe përmes shkollimit të drejtuar në vitin e III dhe të IV për profilizim profesional sipas nevojave të Armatës (këmbësori, artileri, njësi artileriko-raketore për MKA, njësi të mekanizuara blinduese, lidhje dhe inxhineri) dhe me përpilim dhe mbrojtje të temës së diplomës me promovimin e gradës së nëntogerit si kulm i shkollimit. Përgjatë katër viteve akademike të shkollimit, kadetët e zgjedhur zhvilluan një fond të përgjithshëm prej 4308 orëve të mësimit, nga të cilat 3508 + 780 = orë, 3508 nga të cilat si mësim akademik i përbërë nga: 1. 31% shkenca shoqërore (15% lëndë të përgjithshme , 8% ushtarake dhe 8% gjuhë të huaja). 2. 17% shkenca natyroro-matematikore. 3. 18% shkenca teknike (7% të përgjithshme dhe 11% ushtarake). 4. 17% shkenca ushtarake. 5. 17% forma të veçanta mësimore (trajnim ushtarak А + kulturë fizike).

Dhe 780 orë për format e veçanta mësimore (trajnim ushtarak B), që zhvillohej në kushte dimërore dhe verore gjatë katër viteve mësim.NPP sipas të cilit realizohej shkollimi dhe formimi i oficerëve të ardhshëm, u formulua përmes tre tërësive bazike: akademike (pjesa e arsimimit të lartë), trajnimi ushtarak (trajnim i përgjithshëm dhe i specializuar sipas regjimenteve të Armatës) dhe kultura fizike, me qëllim përfundimtar për përfitimin e njohurive fundamentale nga shkencat teknike, natyrore, matematikore, shoqërore dhe atyre ushtarake; kulturë e përgjithshme dhe kulturë teknike si dhe aftësim për shkollim të mëtejmë dhe vetëarsimim – edukim personal; aftësi informatike për punë në shërbim; mësim i tërësisëhm i gjuhëve të huaja (gjuha angleze + gjuhë tjetër); gatishmëri dhe përgatitje psikofizike; shkathtësi e lartë profesionale ushtarake të nivelit taktik dhe trajnim i tërësishëm për realizimin e obligimeve dhe detyrave vartëse të dhëna nga ana e përgjegjësve dhe komandantëve të njësisë së Armatës, gjë që u dëshmua si jashtëzakonisht e rëndësishme gjatë realizimit të përmbushjes së nevojshmë dhe

19

Nevoja për edukim dhe krijimin e kuadrit luajti rol të

rëndësishëm gjatë periudhës së kaluar kur edhe u realizuan

transformimet e Armatës në një armatë të vogël, ndërvepruese

dhe bashkëkohore, sipas trendeve të reja të armatave

perëndimore

Page 20: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

20

zëvendësimit të kuadrit komandues në Armatë gjatë asaj periudhe.Për konceptin e lartëcekur të shkollimit, akademia mori vlerësime të larta nga ana e autoriteteve të huaja të larta kompetente të cilët vizituan këtë institucion, si dhe përmes numrit të madh të vizitave të akademive ushtarake në SHBA (“Uest Point” dhe shkollave tjera) në Turqi, Bullgari, Greqi, Gjermani, të cilat ishin të dobishme për të bërë krahasim dhe për të realizuar sisteme të ndryshme edukative ushtarake, si dhe shfrytëzimin e zgjidhjeve të caktuara, me qëllim të përmirsimit të sistemit tonë edukativ ushtarak.I gjithë mundi dhe përkushtimi disavjeçar i kuadrit mësimor dhe komandues të Akademisë në krijimin e klasit të oficerëve nga Maqedonia, u njoh në vend dhe më gjerë, që u dëshmua edhe më 29 korrik 1999, kur

në ditën e promovimit të gjeneratës së parë të oficerëve, ishte i pranishëm edhe kreu më i lartë shtetëror, si dhe një numër i madh i përfaqësuesve ndërkombëtar ushtarak. Dekani i atëhershëm i Akademisë Ushtarake, prof. dr. Stojçe Deskovski, e theksoi rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje – Armata për herë të parë i promovoi oficerët e parë tërësisht të shkolluar në

vendin e tyre, për të cilët tha: “Është profiluar lloji i ri i eprorëve në ARM, eprorë këto të cilët me njohuritë dhe aftësitë e tyre, i plotësojnë standardet e armatave të vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike”, ku më pas e lexoi aktin e prodhimit-promovimit të 123 kadetëve në gradë nëntoger, të specializuar për regjimentet: këmbësori,

artileri, njësi artileriko-raketore dhe MKA, njësi blindueso-mekanizuese, njësi ndërlidhëse dhe inxhineri. Promotor i gjeneratës së parë të kadetëve të diplomuar ishte edhe komandanti i atëhershëm suprem i forcave të armatosura dhe kryetari i shtetit, zotëri Kiro Gligorov, i cili duke shprehur kënaqsinë nga mundësia për të prezantuar klasën e parë të eprorëve

ushtarak, theksoi se kjo ngjarje paraqet krenari jo vetëm për Armatën, por edhe për tërë vendin. Duke i përmendur detyrat bazike të cilat vijojnë para kësaj dhe para gjeneratave vijuese të kadetëve që do të regjistrohen në Akademinë Ushtarake të formuar në vitin 1995. Kryetari duke i përshndetur të pranishmit theksoi: „Oficerët e Maqedonisë janë ata të cilët u mbetet

Akademia Ushtarake përmes programit të hartuar dhe

përmes zgjedhjes krijoi kuadër i cili udhëheq me armatën në rrugë të drejtë, drejtë NATO

integrimeve dhe një kuadër i cili edhe në të ardhmen do të mund të emërohet në pozitat kyçe dhe në pozitat udhëheqëse të NATO

komandave dhe shtabeve

Page 21: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

21

barra për udhëheqje dhe për mbrojtjes të integritetit territorial dhe sovranitetit të atdheut tonë. Ju do ta mbroni paqen dhe stabilitetin e vendit dhe më gjerë, para se gjithash për shkak të zhvillimit të demokracisë dhe prosperitetit në Maqedoni dhe për shkak të integrimit të saj në familjen evropiane. Kënaqsia është e madhe kur mund të shihet se nga armata jonë, doli gjenerata e parë e kadetëve. Besoj se edhe më tej, për çdo vit, do të kemi gjenerata të reja të eprorëve. Ata do të jenë shtylla e mbrojtjes dhe sigurisë së Maqedonisë“.Dëshmi për përzgjedhjen cilësore, për përkushtimin dhe gatishmërinë e Akademisë Ushtarake është fakti se gjatë këtyre 20 viteve, një pjesë e madhe e

oficerëve të klasit të pestë, vazhduan shkollimin në shkollat elite në armatat elite të vendeve tjera, ku u dëshmuan me nivel të lartë të njohurive të shkathtësive ushtarake në raport me pjesëmarrësit tjerë, kështun që këta oficerë shpesh herë janë shpallur si studentë më të mirë të shkollave. Vetë qasja e veçantë ndaj trajnimit dhe disciplinës ushtarake dha rezultate të dukshme, dëshmon fakti se eprorët e klasit të pestë a, që nga fillimi u vendosën apo u emëruan në detyra kryesore komanduese, si për shembull, komandantë apo zëvendës komandantë të vijave kufitare. Sot, nga kjo gjeneratë e oficerëve, apo një pjesë e madhe e tyre janë emruar në detyra dhe pozita udhëheqëse, si shefa të shtabeve apo sekcioneve të batalioneve të pavarura dhe komandave në nivel brigade/regjimenti, si dhe në Komadën e Bashkuar Operative, e deri në komandantë regjimentesh, brigadash dhe batalionesh të pavarura. Oficerët e klasit të pestë u dëshmuan edhe si udhëheqës të suksesshëm të stërvitjeve të ndryshme, në mesin e të cilave dhe stërvitjes së fundit, njëherit stërvitjes më të madhe ndonjëherë që është zhvilluar në vendin tonë “ Goditja Vendimtare”, në të cilën drejtor i saj ishte njëri nga oficerët e kësaj klase, njëlloj si që u dëshmuan edhe si udhëheqës-kryesues në misionet e para jashtë vendit, në Irak dhe në Afganistan, gjë për të cilën flet edhe numri i madh i mirënjohjeve, si që janë medaljet e shumta që lidhen me sukseset e njësive me të cilat kanë udhëhequr, mirënjohje të ndara nga ana e komandantit suprem dhe presidentit të shtetit, si dhe një numër i madh i mirënjohjeve të dhëna nga ana e gjeneralëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, për angazhimet e suksesshme dhe për përkushtimin ndaj aktiviteteve në misionet jashtë vendit. Kreator i monografisë së njësisë më representative të Armatës, Batalionit të Nderit (e njohur ndryshe edhe si Garda e Republikës) dhe i “shpatës së parë të nderit”, është pikërisht njëri ndër oficerët e kësaj klase, oficer i cili njëherit ishte edhe komandant i kësaj njësie. Fatkeqsisht, duhet t’i përmendim edhe disa pjesëtarë të kësaj klase, të cilët në betejë gjatë angazhimit profesional, dhanë jetën e tyre. Sistemi cilësor i arsimit, i krijuar sipas aftësive dhe nevojave është i një rëndësie të madhe, jo vetëm për Armatën por edhe për vendin, sepse kuadri vetanak është ai i cili do t’a lëvizë sistemin dhe shoqërinë në tërësi, drejt rrugës së duhur.

Маrjan Zafirovski

Page 22: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

22

Shkathtësia operacionale kërkon një vizion të ud-hëheqjes, të kuptuarit e kush-teve dhe gjendjes në mjedisin

operativ, por, mbi të gjitha, kërkon vendimarrjen e arsyeshme kundrejt vendimmarrjes emocionale. Shkathtë-sia operacionale shpjegohet thjesht si aftësia për të lidhur qëllimet, mjetet dhe metodat dhe u përgjigjet tre pyetjeve kryesore: 1. Cilat kushte ushtarake dhe politike duhet të krijohen për të arritur qëllimet strategjike? 2. Çfarë veprimesh duhet të ndërmerren për t’u krijuar ato kushte? 3. Si të shfrytëzohen sa më mirë burimet (njerëzore dhe materiale) për të realizuar aktivitete për të arritur qëllimet e përcaktuara? Në këtë kontekst, si në çdo profesion tjetër, ekziston konkur-rencë në ushtri që lind nga nevojat e aftësive të ndryshme në tregun e punës.

Në të gjitha ushtritë në botë ka një garë tradicionale midis ushtarëve, duke u identifikuar gjithmonë së pari me njësinë në të cilën ata shërbejnë, pastaj me gjininë ose shërbimin, dhe në fund, me llojin të cilit i përkasin. Një gjë është e përbashkët për të gjithë anëtarët e forcave të armatosura: të gjithë men-

dojnë se specialiteti i tyre është më i rëndësishmi. Për shembull, këmbësoria konsiderohet e nevojshme për të do-minuar në fushën e betejës, lidhjet janë “sistem nervor”, inteligjenca është “sy dhe vesh”, artileria është “mbretëresha” e luftës, njësitë e blinduara janë “grusht çeliku”, nëse nuk ka logjistikë askush

Edukim

Shkathtësia operative e forcave speciale

Shkathtësia operative nënkupton mënyrën e përdorimit të forcave të armatosura për të arritur qëllimet strategjike. Në gjendje lufte kjo bëhet përmes organizimit dhe integrimit të

njësive dhe komandave në beteja, operacione dhe fushata, ndërsa në kohën e paqes aftësia operacionale përfshin planifikimin,

organizimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e aftësive dhe aftësive ushtarake që janë racionale, ekonomikisht të zbatueshme

dhe praktikisht të dobishme për për të mbështetur qëllimet strategjike të shtetit

Page 23: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

23

nga këta nuk do të jetë në gjendje të veprojnë, etj. Të gjithë kanë kontributin e vet dhe të gjithë janë po aq të rëndë-sishëm, por për sa i përket vlerësimit të mjedisit operativ, kërcënimeve dhe financave të disponueshme, është nor-male që në disa rrethana, disa të kenë përparësi ndaj të tjerëve.Situata më e dëshirueshme për forcat e armatosura të çdo shteti është se ato janë të organizuara në bazë të parimit të ngritjes së aftësive. Kjo nënkupton disponueshmërinë e kapaciteteve të të gjitha llojeve, gjinive dhe shërbimeve të mundshme, pavarësisht nga situata ak-tuale ushtarake, politike dhe ekonomike në vendin ose mjedisin në të cilin ndodhen. Ky është një opsion shumë i kushtueshëm dhe për këtë arsye në realitet shtetet kanë tendencë të zhvil-lojnë armatat, duke filluar me vlerësimet

e kërcënimeve që realisht priten. Kjo është financiarisht më e kushtueshme se sa ndërtimi i aftësive për të cilat probabiliteti i përdorimit është i ulët ose i barabartë me zero. Meqenëse ushtria moderne është një barrë ekonomike edhe për vendet e pasura, udhëheqja politike kërkon gjithmonë një arsy-etim të mirë, për këtë arsye është e nevojshme të investohet në aftësi dhe shkathtësi të caktuara ushtarake. Në luftimet moderne, disa nga aftësitë ushtarake humbasin për shkak të ndryshimit të mjedisit operacional dhe natyrës së kërcënimeve dhe ndodh që çdo regjiment, të luftojë për të qëndruar i rëndësishëm në strukturën ushtarake. Për sa kohë që rivaliteti është një garë e shëndetshme që përmirëson cilësinë, gjithçka është në rregull. Por, kur ajo shndërrohet në shpërfillje të kërkesave reale në kurriz të aftësive promovuese emocionale të pamjaftueshme, mund të dëmtojë shtetin dhe njerëzit, në kohë dhe në para. Për dy dekada, forcat speciale kanë qenë një koncept mbizotërues në konfliktin bashkëkohor. Në luftën e gjatë kundër terrorit që filloi pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, të parët që u ulën në fushën e betejës ishin forcat speciale, dhe me shumë mundësi të fundit që u larguan, shumë vite pas stabilizimit, shtetet në të cilat ndërhynë dhe vetëm pasi të gjitha forcat konvencionale do të tërheqeshin. Kjo është arsyeja pse teoricienët ushtarakë dhe praktikue-sit e ushtrisë së NATO-s gjatë dhjetë viteve të fundit kanë hapur debatin se lufta speciale po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në luftën mod-

erne. Kërcënimet hibride kanë bërë që ushtritë perëndimore të zhvillojnë aftësi të veçanta operative në fushën e luftës speciale. Kjo përfshin drejtimin e fushatave në të cilat forcat speciale do të jenë mjeti kryesor për arritjen e qëllimeve strategjike. Për ta bërë këtë, kërkohet zotërimi i aftësive të veçanta njohëse, që njohin kuptimin dhe rolin e forcave speciale në konfliktet vijuese.Argumenti që fushatat ushtarake dhe operacionet që vijojnë do të mbizotëro-hen nga lufta speciale është propozuar në bazë të përvojave të shumta. Ashtu si gjatë Luftës së Ftohtë, forcat spe-ciale janë më të përshtatshmet për të stabilizuar dhe destabilizuar shtetet me prezencë minimale, madje të pak-uptueshme. Kjo bëhet duke ndihmuar, organizuar dhe trajnuar forcat rebele ose kundër rebele për të përmbushur vetë qëllimin. Ekzistojnë mjaft shembuj pozitivë kur forcat speciale realizuan me sukses metoda dhe taktika në nivelin strategjik, në varësi të cilës palë integroheshin në një forcë miqësore ose neutralizonin një forcë kundër-shtare. Këto janë operacione që mund të zgjasin shumë, në disa raste edhe me dekada. Në 50 vitet e fundit ka pasur shumë shembuj të operacioneve të tilla të suksesshme në të gjithë botën, disa prej të cilave janë akoma shumë të besueshme ose të vështira për tu verifikuar. Efekti strategjik i forcave speciale është provuar historikisht, por për të përfituar sa më shumë nga kjo, është e nevo-jshme të adaptohen aftësitë operative konvencionale me karakteristikat unike të luftës speciale. Për ta arritur këtë,

Page 24: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

24

përveç njohjes së aftësive operaciona-le, komandantët dhe planifikuesit duhet të kenë ekspertizë në fushën e luftës speciale dhe konfliktit bashkëkohor që po bëhet gjithnjë e më shumë jolinear. Në dy dekadat e fundit, kundërshtari ka përdorur metoda të parregullta të luftës, duke kombinuar doktrinën konvenciona-le dhe jokonvencionale, si dhe luftimet që kanë gravituar rreth vendbanimeve. Duke integruar një luftë speciale si një element logjik të aftësive moderne operacionale, do të mundësohet që forcat e kombinuara të kuptojnë më mirë qendrat strategjike dhe operative të gravitetit të një kundërshtari që lufton në mënyrë jo lineare.

NATO për disa kohë ka identifikuar nevojën urgjente për të edukuar pl-anifikuesit dhe operacionet konvencio-nale të fushatës, të cilat, për shkak të natyrës së konfliktit dhe kundërshtarit, ka të ngjarë të mbizotërojnë nga lufta speciale (siç janë Iraku, Afganistani, Ukraina dhe Siria). Lufta speciale jo vetëm që nuk e përjashton fuqinë konvencionale, por është gjithmonë një përpjekje e kombinuar e forcave konvencionale dhe speciale. Sido-qoftë, është e nevojshme që të ngrihet hendeku midis kulturës doktrinore të të dyve dhe të pranohet fakti se në fushën e luftës speciale, është ushtria kon-vencionale ajo që duhet t’i përshtatet kundërshtarit. Në një luftë të parregullt, kundërshtari e kthen dobësinë e tij fizike në një avantazh. Kjo është ar-syeja pse ekzistojnë shembuj të shumtë të lëvizjeve të suksesshme guerile që kanë mposhtur ushtritë e fuqishme. Ky është momenti kulturologjik që planifi-kuesit konvencional duhet të përqafojnë - vetëm forca fizike dhe fuqia e zjarrit nuk janë të mjaftueshme për të fituar kundër një kundërshtari që nuk ndjek rregullat konvencionale të lojës.Përvojat e operacioneve speciale deri më tani duhet të përdoren për ud-hëheqjen ushtarake dhe politike për të realizuar avantazhet që ata ofrojnë. Vetëm me politika dhe udhëzime të qa-rta për integrimin e doktrinës së luftës speciale në aftësinë ekzistuese opera-tive, nga forcat speciale mund të nxirret maksimumi. NATO këtë e ka të njohur

Për të arritur qëllimet politike me forcë ushtarake,

udhëheqja politike duhet të sigurojë krijimin e

forcave efektive, ndërsa udhëheqja ushtarake është përgjegjëse për të siguruar

zbatimin e tyre efektiv. Një masë e aftësisë së

mirë operative është një angazhim i arsyeshëm dhe i dobishëm i njerëzve dhe

pasurive

Page 25: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

25

që nga viti 2010, kur u formua Komanda e Operacioneve Speciale të NATO-s. Lufta kundër terrorit ka treguar që përdorimi reaktiv i forcave speciale nuk është i mjaftueshëm për të arritur qëllimet strategjike. Është e qartë se operacionet speciale duhet të përfshi-hen në procesin e planifikimit në nivelin operacional. Objektivat përcaktohen zakonisht nga planifikuesit ushtarakë konvencionale të cilët kanë, por mund edhe të mos kenë njohuri adekuate për luftën speciale. Me konceptin e propozuar të zhvillimit të aftësive operacionale në fushën e forcave speciale, planifikuesit e veçantë të luftës të pranishëm në nivelin opera-cional do të kishin një kontribut unik në arritjen e qëllimit strategjik, kryesisht sepse ata e perceptojnë kundërshta-rin me sy tjerë. Specialistët e shohin kundërshtarin si diçka që ndryshon dhe përshtatet vazhdimisht, ndryshe nga një mentalitet konvencional që priret të imponojë mënyrën e vet të luftimit dhe të fushëbetejave. Dallimi kryesor midis

një fushate konvencionale dhe asaj speciale, duke marrë parasysh shem-bullin e luftës në Afganistan, është se doktrina konvencionale fillon të punojë nga lart poshtë, ndërsa forcat spe-ciale punojnë nga poshtë lart. E para fillon me qeverinë, pastaj me forcat e armatosura dhe policinë, përmes auto-riteteve lokale, deri te populli, ndërsa e dyta fillon nga fisi, popullsia, përmes qeverisjes vendore dhe deri në forcat e armatosura dhe ato policore. Ky di-gresion në qasje ka krijuar shumë prob-

leme në Afganistan, duke lënë nikoqirët me përshtypjen se vendet e perëndimit nuk kanë një strategji të qëndrueshme se si të stabilizojnë Afganistanin.Deri më tani, operacionet speciale shi-heshin si një nga linjat e operacioneve që synonin formësimin e kundërshtarit dhe mjedisit operativ. Sidoqoftë, qasja proaktive sugjeron që operacionet speciale, nëse instrumentizohen si fushata, mund të kontribuojnë drejtpër-drejt në arritjen e qëllimeve strategjike si një përpjekje e madhe e forcave të përbashkëta. Argumenti i doktrinës konvencionale deri më tani ka qenë se kërkon shumë kohë që forcat speciale ta bëjnë këtë, por pas 18 viteve luftë në Afganistan, koha nuk është thelbësore, por njerëzit dhe burimet e shpenzuara për të arritur fitoren. Lufta speciale në të ardhmen do të bëhet edhe më e rëndësishme pasi mjedisi global i sigurisë është bërë aq i ndërlikuar, sa shtetet dhe aleancat ushtarake do të shmangin fushatat në shkallë të më të gjerë. Metodat speciale të luftës do të

përdoren për të formuar kushte dhe situata në shtetet kritike dhe në rajone. Kjo është shumë më lirë sesa ven-dosja e forcave të mëdha, por rreziku politik është më i ulët pasi përdorimi i forcave speciale siguron gjithmonë hyrje indirekte. Thelbi i aftësive opera-cionale është të identifikoni qendrën kundërshtare të gravitetit, atë që i jep asaj forcë dhe pa të cilën nuk mund të luftojë. Forcat konvencionale gjithmonë vendosin fokusin në luftën kundër qendrës së gravitetit, sepse shkatërrimi

i saj nënkupton fitoren. Forcat speciale nuk mund të sulmojnë drejtpërdrejt qendrën e gravitetit dhe të përdorin qa-sje indirekte përmes forcave miqësore ose indigjene. Prandaj, fushata spe-ciale do të jetë një seri operacionesh që duhet të sjellin forca miqësore të afta të shkatërrojnë qendrën e gravitetit kundërshtar. Për të zhvilluar aftësitë e tyre opera-tive, forcat speciale gjithashtu duhet të ndryshojnë qasjen e tyre mendore. Ata janë mësuar të veprojnë në fushën e tyre me supozimin se dikush tjetër do të trajtojë fazën tjetër, pas veprimit të tyre (forcës konvencionale). Nëse lufta speciale pranohet të jetë një përpjekje e madhe, planifikuesit e operacioneve speciale të nivelit operacional duhet të pranojnë që do të duhet të qën-drojnë në lojë për një kohë shumë të gjatë. Qëndrimi “godit dhe ik dhe lëri forcat konvencionale të kujdesen për më tej” ishte objekt konflikti midis dy kulturave në të gjitha ushtritë. Luftërat bashkëkohore zgjasin shumë dhe nuk

ka fitore më të shpejtë me likuidimin e një udhëheqësi kryesor. Pritjet që me operacione speciale të shpejta dhe të përcaktuara, lufta thjesht do të për-fundojë, duhet të zvogëlohet ngadalë, në mënyrë që zhgënjimi të mos jetë i tepërt. Shkathtësia operative e forcave speciale do të nënkuptojë që përmes përdorimit racional, të shmangen forcat e mëdha konvencionale që sjellin gjith-monë rrezik përshkallëzues.

Gjorgji Veljovski

Kërcënimet hibride kanë bërë që ushtritë

perëndimore të zhvillojnë aftësi të veçanta

operative në fushën e luftës speciale. Kjo nënkupton drejtimin

e fushatave në të cilat forcat speciale do të jenë mjet kryesor për arritjen e qëllimeve strategjike.

Për ta bërë këtë, kërkohet zotërim të aftësive të

veçanta njohëse që njohin kuptimin dhe rolin

e forcave speciale në konfliktet vijuese

Page 26: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

Misioni i parë paqësor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është vendosur në maj të vitit 1948, pas

përfundimit të mandatit britanik në Palestinë. Për shkak të kompleksitetit të këtij konflikti rajonal, misioni është aktiv edhe sot dhe merret si njëra ndar misionet më të vështira paqësore të Kombeve të Bashkuara.

Rrenjët e konfliktit në PalestinëNë fillimin e viteve të 1800-ta, në territorin e Palestinës kanë jetuar më pak se 25.000 hebrenjë. Pas rënies së Perëndorisë Osmane, Britania më 1917, e ka marrë këtë territor, ndërsa më 1923, e ka fituar mandatin nga Lidhja e Kombeve për administrim me Palestinën. Palestina në atë kohë ka qenë rreth me popullatë dominuese arabe. Sipas regjistrimit të vitit 1922, në Palestinë kanë jetuar 752.048 banorë, nga të cilët 78% muslimanë, 11% hebrenjë dhe 9,5% të krishtarë, por megjithatë britanezët hebrenjëve u kanë premtuar shtet hebre në territorin e Palestinës. Gjatë viteve vijuese në Palestinë janë vendosur numër gjithnjë e më i madh i hebrenjëve të cilët kanë ikur nga Evropa, kështu

që gjatë periudhës nga viti 1920 deri në 1945 në territorin e Palestinës kanë migruar rreth 368.000 hebrenjë. Për këtë shkak, gjegjësisht për shkak të rritjes së numrit të hebrenjëve, ka ardhur deri te tensioni në mes të dy bashkësive, si dhe deri te tensionet nga ana e arabëve., tensione të cilat disa herë kanë esklauar edhe në konflikte të armatosura. Në 1929 në Hebron janë vrarë 67 hebrenjë, ndërsa të mbijetuarit janë evakuar nga ana e britanikëve. Ngjarjet vijuese pas kryengritjes arabe, e veçanërisht pas represionit britanik ndaj tyre, ka pasur ndikim të madh ndaj udhëheqësisë kombëtare palestineze, ndaj kohezionit shoqëror, si dhe ndaj aftësisë ushtarake. Në vitin 1939, britanikëst kanë miratuar

ligj me të cilin kufiziohet migrimi hebre, gjë që ka sjellur deri në ankesa të mëdha të hebrenjëve ndaj britanikëve.Pas Luftës së Dytë Botërore, Britania e Madhe është orvatur të bartë peshën e angazhimit të saj në Palestinë, gjegjësisht në shkurt të vitit 1947 ka hequr dorë nga mandati i saj, duke e lënë të njejtin në dispozicion të OKB-së.Në maj të vitit 1947 në mbledhjen e veçantë të KB, është formuar Këshill i Veçantë për Palestinën (UNSCOP), 11 anëtarët e të cilit janë dërguar në atë vend me detyrë që në vendngjarje t’i shohin arsyet dhe të propozojnë një zgjidhje të mundshme rreth konfliktit hebreiko-arab. Të gjithë anëtarët e këshillit janë pajtuar me ndërprerjen

Misionet paqësore të OKB-së paraqesin element qëndror të reagimit ndërkombëtar të situatave të konflitktit në shtete dhe ndërmjet shteteve. Misionet paqësore të OKB-së sot sigurojnë

sigurinë bazë të miliona njerëzve dhe institucioneve të brishta gjatë konflikteve. Forcat paqësore të OKB-së vendosen në mjediset e

goditura nga lufta në të cilat askush tjetër nuk dëshiron, ose nuk ka mundësi që t’i parandalojë konfliktet ose eskalimin e mëtejmë të të

njejtëve

Мisioni i Kombeve të Bashkuara në Palestinë (United Nations Truce Supervision Organization UNTSO)

Misionet e OKB-së

Page 27: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

e mandatit britanik. Përderisa shtatë prej tyre kanë votuar pro planit për ndarjen e Palestinës në dy shtete, plan i hartuar ky nga bashkësia hebreje, tre anëtarë tjerë kanë qenë për federalizimin e Palestinës, gjegjësisht asnjë anëtar nuk është prononcuar pro propozimit arab. Në nëntor të vitit 1947, Asambleja e Përgjithshme KB-së e ka votuar rezulutën 181 me të cilën është propozuar përfundimi i mandatit britanik në Palestinë, gjegjësisht që kjo sipërfaqe apo hapësirë të ndahet në shtet hebre dhe në shtet arab. Edhe pse hebrenjtë në atë kohë kanë qenë vetëm 33% nga banorët e Palestinës dhe kanë poseduar diçka më tepër se 6% të tokës, plani i

OKB-së ju ka ndarë 55% të territorit, duke përfshirë këtu edhe sipërfaqet më pjellore. Në territorin hebre sipas planit është dashur të ngelin 45% arab. Të dy pjesët e vendit është dashur të bashkohen me një union të përbashkët, ndërsa plani ka paraparë edhe status të veçantë për Jerusalemin, si mjedis nën administrimin e drejtëpërdrejtë të OKB-së. Vendimi është marrë me shumicë absolute të votave në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, si dhe me mbështetje të SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Gjatë votimit Britania e Madhe ka mbetur e përmbajtur, ndërsa “kundër”

kanë votuar të gjitha anëtaret arabe të OKB-së.Publikimi i planit për ndarjen e Palestinës ka shkaktuar befasi te bashkësia etnike hebreje, por edhe një erupcion të paknaqësisë te pjesa arabe. Pothuajse momentalisht ka ardhur deri te përshkallzimi i konfliktit të armatosur në mes dy bashkësive, sidomos në pjesët rurale, te të cilat deri në fund të mandatit britanik, janë vrarë diku rreth 2000 njerëz.

Plani i KB për ndarjen e Palestinës Маndati i Britanisë së Madhe në Palestinë ka skaduar më 14 maj të 1948 dhe në të njejtën ditë populli hebre në

territorin që i është dhënë nga ana e KB-së, e ka shpallur shtetin izraelit. Duke insistuar në pengimin e ndarjes së Palestinës, më 15 maj të 1948, të nesërmen pas shpalljes së shtetësisë së Izraelit, ka filluar sulmi i vendeve arabe ndaj Izraelit. Në këtë sulm kanë marrë pjesë 6 shtete, anëtare të Lidhjes Arabe: Egjipti, Siria, Jordania, Iraku, Libani si dhe një kontingjent i vogël ushtarak nga Jemeni. Në veri të Izraelit kanë hyrë forcat siriane dhe ato libaneze, ndërsa forcat nga Jordania, e mbështetur nga një kontingjent iraken, kanë sulmuar në drejtim të Jerusalemit. Forcave arabe u

janë bashkangjitur edhe luftëtarët aktiv palestinez me të cilët ka komanduar kleriku Al-Susayn. Por, forcat arabe kanë vepruar pa qëllime të definuara mirë dhe pa kordinim të ndërsjellë, gjë që gjatë rrjedhës së mëtejme të ngjarjeve, do të rezultojë e kobshme për ta. Pas luftimeve dy javëshe, ushtria jordaneze ka arritur t’a marrë pjesën e vjetër të Jerusalemit, kështu që forcat izraelite së bashku me mijëra civil hebre, kanë ngelur jashtë pjesës së re të qytetit. Në veri të Palestinës, forcat siriane e kanë marrë qytetin Mishmar Hayarden, përderisa në jug, Armata e Egjiptit e ka marrë Gazën, shkretëtirën Negev, si dhe qytetin Beershby. Disa ditë më vonë, në pjesën jugore të Tel Avivit, forcat egjiptiane u janë bashkangjitur forcave jordaneze, ku fitoret arabe në luftën e vitit 1948 e kanë arritur maksimumin e tyre. Izraeli në ato momente është gjendur në një pozitë të vështirë, ku është vënë në pikëpyetje mbijetesa e hebrenjëve në Palestinë. Kombet e Bashkuara më 20 maj të vitit 1948, si ndërmjetës ndërkombëtar të luftës izraelito-arabe e kanë emëruar diplomatnin suedez, grofin Bernadottea. Në fillim të Luftës së Dytë Botërore grofi Bernadottea është angazhuar në kuadër të Kryqit të Kuq. Gjatë luftës ai ia ka dalë që të bashkërendojë dhe të arrijë marrëveshje për lirimin e 31.000 të burgosurve hebre nga kampet gjermane të përqëndrimit, ndërsa ka shpëtuar edhe diku rreth 450 hebrenj të Danimarkës, ku ka fituar autoritet të lartë, e për këtë shkak në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është zgjedhur si mediator në luftën izraelito-arabe. Këshilli i Sigurimit të KB-së, më 29 maj ka miratuar Rezolutën 50 me të cilën është thirrur në ndërprerje të armiqësive duke e autorizuar ndërmjetësin ndërkombëtar të ndjek marrëveshjen e nënshkruar, duke i siguruar paraprakisht një grup të mediatorëve ushtarak. Ky grup paraqet thesarin, nga i cili më vonë do të zhvillohet misioni „United Nations Truce Supervision Organization“ (UNTSO), edhe pse në vetë rezolutën nuk përmendet emri i misionit.

Nisma e grofit Bernadottea Gjatë Luftës së Dytë Botërore grofi Bernadottea ka arritur të shpëtojë një numër të madhe të hebrenjëve nga kampet gjermane të përqëndrimit. Ironia e fatit qëndron në atë që grofin e kanë vrarë pikërisht terroristët hebrenjë – pjesëtarët e organizatës terroriste “Lehi”, organizatë kjo e cila ka luftuar për shtet të pavarur hebre. Grofi ka mbetur i vrarë në Jerusalem nga një distancë e afërt me anë të një sulmi ndaj automobilit të tij.Me nismë të OKB-së, luftimet ndërmjet

Sa i përket misioneve tradicionale nga periudha e Luftës së Ftohtë, misionet e sotme të OKB-së nuk angazhohen vetëm në trazirat

ndërkombëtare, por tashmë kanë filluar që konceptin e vetëmbrojtjes t’a kuptojnë në një kontekst shumë më të gjerë. Përveç kësaj, misionet marrin edhe dimension të rëndësishëm civil. Karakteri ndërkombëtar i Këshillit të Sigurimit që i miraton misionet paqësore, të njejtave u jep legjitimitet të plotë. Në numrat vijues të revistës do të përpiqem të

prezantoj disa misione të OKB-së të formuara në të kaluarën, të cilat edhe sot janë aktive

Page 28: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

Izraelit dhe Lidhjes Arabe janë ndërprerë më 11 qershor 1948. Në këtë ditë, grupi i parë i misionarëve ushtarak përmes Kairos ka arritur në Palestinë. Në fillim, shtabi qëndror i UNTSO-s ka qenë me seli në Kairo, ku më pas, kah fundi i qershorit, të zhvendoset në Haifa në Izrael, ku kah mesi i korrikut, për shkak të rifillimit të luftimeve, i njejti është evakuar dhe është zhvendosur. Në tetor, shtabi qëndror i misionit është vendosur në Jerusalem, aty ku edhe do të qëndrojë në një kohë më të gjatë.Bernadottea më 28 qershor e ka dhënë propozimin e parë formal për zgjidhjen e konfliktit i cili është përbërë nga idea se Palestina dhe Jordania (Transjordania e atëhershme) të kenë rregullim unioni, me një tërësi arabe dhe hebreje. Për faktin se dy palët e refuzojnë propozimin, grofi Bernadottea tërhiqet nga kjo ide për union, duke propozuar dy shtete të reja, por me këtë si kontest paraqitet madhësia e territoreve të cilat do duhej t’ju takonin shteteve. Bernadottea ka propozuar një status të veçantë për Jerusalemin, reduktimin e mjediseve të territorit të cilit është dashur t’i takojë hebrenjëve, gjegjësisht dhënien e Galileas atyre, ndërsa shkretëtira Negev t’u takojë arabëve. Qeveria izraelite ka pasur qëndrim negative ndaj këtij propzimi të Bernadotteas, duke shkuar aq larg dhe duke e akuzuar për anëshmëri në negociata.Në ndërkohë, Izraeli e ka shfrytëzuar ndërprerjen e veprimeve luftarake për t’u ripajisur me armë, për t’u riorganizuar dhe rigrupuar rradhët e forcave të armatosura, kështu që numri i njerëzve të armatosur në anën e Izraelit është rritur në 60.000. Lideri izraelit David Ben Gurion e ka konsoliduar udhëheqësinë ushtarake, gjegjësisht të gjitha forcat e armatosura të Izraelit, duke i vënë nën një komandë të vetme. Ben Gurion kah fundi i muajit maj ka shpallur

krijimin e forcave të mbrojtjes izraelite, me çka të gjitha formacionet tjera në territorin e Izraelit i ka lënë jashtë ligjit. Kah fundi i qershorit të 1948, nga Palestina tërhiqen edhe ushtarët e fundit britanik.David Ben Gurion ka qenë burrështetas izraelit dhe ministër i parë i mbrojtjes. Jetën e tij ia ka kushtuar krijimit të shtetit të pavarur hebre në kuadër të Palestinës, për shkakun e së cilës më vonë do t’a fitojë titullin “Baba i Atdheut”.Pas vetëm katër muaj ndërprerje të veprimeve luftarake, luftimet rifillojnë më 9 korrik, ku për arsye të rifillimit nga zona e frontit janë tërhequr edhe misonarët luftarak të UNTSO-s. Izraeli me një sërë operacionesh të kufizuara luftarake, jo vetëm që dalngadalë t’i kthejë nën kontroll territoret e humbura gjatë muajve të kaluar, por ka arritur që territoret e veta t’i zgjerojë edhe jashtë kufijve të parapara me planin e OKB-së. Nën trysninë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit me Rezolutën 54 të datës 15 korrik ka urdhëruar ndërprerjen e dytë të luftimeve. Misioni paqësor më 21 korrik u kthye në Palestinë. Ai ka

qenë i përbërë nga ushtarë paqëruajtës gjegjësisht nga 41 amerikanë dhe 25 belg, por më vonë për shkak të territorit të madh që është dashur të mbulohet, numri i misionarëve është rritur në 93. Me rritjen e numrit të ushtarëve paqëruajtës dhe me rëndësinë e misionit, OKB-ja misionit paqësor i ka dhënë konotacion politik duke e quajtur organizatë të KB-së për mbikqyrje të ndalimit të luftimeve (United Nations Truce Supervision Organization - UNTSO), mision i cili për dallim nga misionet tjera paqësore, në titullin e tij nuk mban emrin e vendit në të cilin është formuar. Misionarët kanë qenë të vendosur përkrah njësive ushtarake hebreje dhe arabe, më pas në qytetin e Jerusalemit, mjediset bregdetare të Palestinës, si dhe nëpër limanet e shumta. Megjithatë, goditje e rëndë për misionin e KB-së dhe zgjidhjen paqësore të kontestit palestinez ka qenë vrasja e Bernadotteas më 17 shtator, vrasje kjo e cila është kryer nga një ekstremist hebre.(vazhdon në numrin e ardhshëm)

Mr. Simeon Mitrev

Lideri izraelit David Ben Gurion e ka konsoliduar udhëheqjen ushtarake,

gjegjësisht të gjitha forcat e armatosura të Izraelit i ka vendosur nën një komandë. Ben Gurion kah fundi i majit ka shpallur krijimin e forcave

mbrojtëse izraelite, ku të gjitha formacionet tjera të armatosura në terrotorin e Izraelit i ka vënë jashtë

ligjit. Kah fundi i vitit 1948 nga Palestina tërhiqen edhe

ushtarët e fundit britanik

Page 29: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

Në vigjile të shënimit të 18 gushtit – Ditës së Armatës, në stadiumin ushtarak pranë parkut të qytetit, me rreshtimin

e ekipeve të komandave dhe njësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga garnizonet e gjithë Republikës, solemnisht u hapën garat finale sportive.Pjesëmarrësit garuan në kros-vrapim, futboll të vogël, bashkëtboll, volejboll, shah dhe në ping pong, ndërsa fituesit e disciplinave u shpallën në solemnitetin e organizuar me rastin e Ditës së Armatës.

Si pjesë e aktiviteteve të cilat tradicionalisht realizohen me rastin e shënimit të 18 gushtit – Ditës së Armatës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski,

realizoi takim me ish shfat e SHP dhe me gjeneralët e penzionuar të Armatës.Në këtë takim në të cilin morën pjesë edhe zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-majori Azim Nuredin dhe drejtori i SHP, gjeneral-majori Zoran Milevski, gjeneralët e pensionuar u njoftuan me aktivitetet aktuale në Armatë dhe me aktivitetet që lidhen me procesin e transformimit.Gjeneralët e pensionuar të Armatës në këtë takim kishin mundësi që t’i shfaqin qëndrimet, këshillat dhe propzimet e tyre, në kontekst të aktiviteteve vijuese të Armatës.

Gara sportive, shoqërim dhe festë

24 orë

Page 30: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

ARMATA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Page 31: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

ARMATA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Page 32: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

Automjeti luftarak suedez këmbësorik „CV9040“

Automjeti luftarak i këmbësorisë „CV9040“ është i projektuar të posedojë pasqyrë-IC të radarit, akustike, është veçanërisht i

përshtatur të veprojë në kushte të ftohta atmosferike, i pajisur me armë të forta dhe me pajisje bashkëkohore elektronikt për veprim gjatë ditës dhe në kushte të natës. Trupi blindues dhe kupola luftarake e „CV9040“ janë të përpunuara nga pllaka të salduara të çelikut, ndërsa brendia është e rregulluar me Kevlar. Pjesa e përparme e blinduesit mund të rezistojë ndaj veprimit të predhës së kalibrit 30 mm, përderisa anët tjera të blinduesit mundësojnë mbrojtje nga predha shpuese/mbrojtjëse të kalibrit 14,5 mm dhe shrapnel të predhave artilerike. Por, përkundër kësaj mbrojtjeje të “CV9040”, mund të vendosen edhe pllaka plotësuese keramike mbrojtëse dhe komopzite, ndërsa për mbrojtje nga lasues të predhave me kokë kumulative, mund të vendoset blindues plotësues “kafaz”. Në pjesën e përparme nga ana e djathtë e automjetit, është i vendosur motori dhe transmisioni, ndërsa në anën e majtë gjendet pozicioni i shoferit. Në pjesën e mesme është e vendosur kupola luftarake në të cilën gjenden komandanti dhe shënjestruesi, ndërsa në pjesën e prapme është hapësirës për vendosjen e ekuipazhit 8 anëtarësh të njësisë desante luftarake. Për hyrje/dalje në pjesën e prapme të automjetit është vendosur një derë me një vizir në të me vend për vendosjen e pushkës i cili hapet në anën e djathtë. Në kulmin e pjesës për transport janë vendosur dy hapje të mëdha në formë drejtëkëndëshi. Për nevojat e shoferit mbi pozicionin e tij është vendosur një kapak në të cilin janë të vendosur 3 vizirë, të cilët mundësojnë pamje deri në 158º. Në kupolën luftarake në kulm rreth pozicionit të komandantit janë të vendosura 7 vizirë mbikqyrës të llojit M17, të cilët mbulojnë zonë prej 360º, përderisa për nevojat e shënjestruesit përpos shënjestrës së përparme, në skaj, në anën e djathtë janë të vendosur edhe 3 vizirë të llojit M17. Për shënjestrimin e kupolës është vendosur sistemi i shënjestrimit UTAAS (Universal Tank and Anti-Aircrfat System/ sistemi univerzal tankist dhe i mbrojtjes kundër ajrore), i cili posedon kamerë, kamerë termale për kushte të natës si dhe komandë lazeri, ndërsa lidhet edhe me sistemin kompjuterik për kontrollin e zjarrit. Në parim, pozicionimi i shënjestruesit dhe komandantit është i pajisur me displej për ndjekjen e sistemit shënjestrues UTAAS. Si motor brenda automjetit është i vendosur turbo dizel motori Scania DSI 14, me fuqi prej 550 ks, në kombinim me transmisionin

automatic Perkins X-3005N, i cili posedon 4 marshe për lëvizje përpara dhe 2 marshe për lëvizje prapa. Automjeti posedon nga 7 rrota rezistente nga secila anë, ndërsa rrotat e motorit gjenden përpara, ndërsa të tjerat janë prapa. Sa i përket amortizuesit, automjeti posedon vemje torzioni, në 1., 2. , 6. dhe 7. rrota rezistente në të cilat janë të vendosura amortizues hidraulik. Vemjet janë prej çeliku, të pajisura me mbajtje gome, të llojit Diehl Remscheid GMBH FMC T1571, me gjerësi prej 533 mm. Shtrëngimi i vemjeve realizohet nëpërmjet sistemit automatik nga ana e shoferit . Nga armatimi, automjeti është i pajisur me kupolën dypjesëshe G40 HVT, në të cilën është i vendosur topi stabilizues automatik “Bofors 40mm L/70B”, me shpejtësi të qitjes deri në 30 predha në minutë. Topi posedon elevacion prej -8º deri në +35º, ndërsa me lëvizje të kupolës, azium prej 360º. Veprimi efikas i topit në caqe tokësore është rreth 2.000 m, përderisa gjatë veprimit në caqe ajrore arrinë deri në 4.000 m. Për nevojat e topit në automjet janë të vendosura 240 predha. Si armë ndihmëse është edhe mitralozi koaksial “Ksp m/39” i kalibrit 7,62 mm (7,62х51 mm), për të cilin janë siguruar rreth 5.000 plumba. Në pjesët anësore të kupolës janë të vendosura nga tre lansues të predhave fragmentuese të gazit, të kalibrit 76 mm. Llojet e para të pjesës së prapme të lartë të kupolës janë të pajisur edhe me 2 minahedhës të minave me dritë “Lyran” të kalibrit 71 mm. Nga pajisjet tjera, automjeti posedon sistem për filtrimin e veprimeve ABHO në kombinim me sistem senzori për detekcionin e agensëve dhe detektor për regjistrimin e radiacionit VHF radio Ericssen RA-180, intercom, TLS90/ Telehjälm 9A, sistem anti zjarr, sistem navigacioni KAH Industries NAV90, GPS navigacion Rockëell Collins LTD, sistem për ngrohje dhe ftohje të ekuipazhit, etj. Në bazë të “CV90” janë zhvilluar disa lloje të ndryshme të automjeteve edhe atë: lloji i zbulimit/hulumtimit, “CV90 FOV”, lloji komandues “CV90 FCV”, lloji i MKA-së “CV9040 AVV”, automjeti inxhinerik për tërheqje “CV90 ARV”, tanksi i lehtë “CV90120”, sistemi minahedhës vetëlëvizës “CV90 AMOS 120”, automjete luftarake të këmbësorisë “CV9040”, “CV9030”, “CV9035”, etj. Nga lloji “CV9040” janë zhvilluar nënverzionet “CV9040A”, “CV9040B”, “CV9040B1” dhe “CV9040C”. Nga 1.200 automjetet e prodhuara “CV90” përdorues të llojeve të ndryshme janë armatat e: Suedisë, Norvegjisë, Finlandës, Holandës, Danimarkës, Estonisë dhe Zvicrës.

Ivica Dameski

Armatim

1

2

Sqarimi i fotografisëFotografia e „CV9040“1. Sinjalizuesi për dritë dhe me dritë 2. Topi automatik „Bofors 40mm L/70“3. Lasnuesi i predhave të gazit dhe predhave fragmentuese me kalibër 76 mm4. Sistemi shënjestrues UTAAS 5. Kapaku i hapës te shënjestruesi6. Kapaku i hapës te komandanti i automjetit 7. Llojet e hapjeve te komandanti8. Аntena9. Hapja në kulmin e njësisë desante (gjithësej 2 hapje)10. Ulëset e njësisë desante

32

22

Page 33: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

14

1617

11. Mekanizmi hidraulik për shtrëngimin e vemjeve 12. Pjesëza13. Lansuesi i predhave të gazit dhe predhave fragmentuese të kalibrit 76 mm14. Ulësja e komandantit15. Aksi rrotullues16. Rrota rezistente 17. Mitralozi koaksial „Ksp m/39“ me kalibër 7,62 mm18. Kapaku i shoferit me vizirë19. Ulësja e shoferit 20. Rrota e motorit 21. Vemjet me mbajtëset e gomës 22. Turbo dizel motori „Scania DSI 14“

4 5 67 8

KARAKTERISTIKAT TAKTIKO-TAKTIKE TË „CV9040“

ЕKUIPAZHI 3 anëtarë + 8 ushtarë të desantit

GJATËSIA 6.47 m

GJERËSIA 3.19 m

LARTËSIА 2.5 m (deri në kulmin e kupolës)

LARTËSIA MAKSIMALE 2.71 m

KLIRENSI 0.45 m

PESHА 22.800 kg

MOTORI Turbo dizel motor „Scania DSI 14“

SHPEJTËSIA MAKSIMALE 70 km/h

SHPEJTËSIA NË TERREN TOKË-SOR 45 km/h

PENGESA VERTIKALE 1 m

PENGESA UJORE 1.4 m

KALIM PËRMES HENDEKUT 2.4 m

MBËSHTETËSI I PËRMARËM 60%

MBËSHTETËSI ANËSORН 40%

KAPACITETI I REZERVARIT TË KARBURANTIT 550 litra

RADIUSI OPERATIV I LËVIZJES 320 km

3 9

11

12

10

18

33

2120 19

Page 34: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

34

Në vitin 2006 qeveria ruse i ka unifikuar „Ilyushin“ me „Mikoyan“, „Irkut“, „Sukhoi“, „Tupolev“ dhe „Yakovlev“ nën

një kompani të re të fuqishme të quajtur „Korporata e Bashkuar Ajrore“. Misionet kryesore të cilat i realizon avioni “IIyushin” janë: desanti ajror (hedhja e parashutave), transport të ushtarëve dhe mjeteve luftarake, me ekuipazh dhe armatim, duke përfshirë këtu edhe tankset e madhësisë së mesme, si dhe njëherit merr pjesë edhe në operacionet për ndihmë gjatë fatkeqësive. Është i dedikuar t’i realizojë misionet ajrore gjatë ditës dhe në kushte të natës, në përputhje me rregullat VFR dhe IFR (rregulla të fluturimit vizuel dhe rregulla të fluturimit me instrumente), në të gjitha kushtet atmosferike, si dhe nën kushte të kërcënimit nga kundërshtarët në mbrojtje ajrore. Posedon pajisje të pasur edhe pse kemi të bëjmë me fluturake të gjeneratave të kaluara. Është e pajisur me: Integrated Flight Control, Navigation System, Ground Surveillance Radar, Central Digital Computer, Automatic Monitoring System, Automatic Flight Control System, Short-Range Radio Navigation аnd Landing System, IFF Transponder si dhe me Ground Collision Warning

Armatim

Аvioni „ILYUSHIN 76“

Kompania e njohur e cila e prodhon këtë avion kryesisht transportues „Ilyushin Aviation Complex“ është me seli në Moskë, ndërsa kompania

ndryshe njihet edhe nën emrin „Ilyushin Design Bureau“. Ajo është një ish kompani svojetike, ndërsa tashmë, prodhuese ruse e avionëve

(njëherit edhe byro dizajni), e themeluar në vitin 1933 nga ana e Sergey Vladimirevich IIuyshin, me urdhër të komesarit kombëtar të

industrisë së rëndë dhe shefit të departamentit qëndror të industrisë ajrore

Page 35: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

35

System. Karburanti është i vendosur në 12 rezervarë të integruar të cilat janë të izoluar nga njëri tjetri. Të gjitha rezervarët e karburantit janë të ndarë në grupe sipas numrit të motorëve. Për mbrojtje nga shpërthimet përdoret edhe sistemi i integruar i gazit.

Llojet e avionit Ekzistojnë disa lloje të avionit, duke përfshirë këtu edhe llojet bazikë: IL-76, IL-76M, IL-76MD dhe IL-76-MF. Lloji i fundit karakterizohet me nivel më të lartë të vargut të fluturimit nga 4 800 kilometra deri në 5 800 kilometra, me shpenzim të reduktuar të karburantit për 2.5 ton për orë në fluturim. Sa i përket dizajnit, konfiguracioni aerodinamik dhe karakteristikat e fluturimit, në krahasim me llojin „ИЛ-76“ i cili mund të bartë 28 ton, lloji „ИЛ-76М“ ka bartje maksimale deri në 47 ton.Fluturakja „Il-76“ është avion multifunksional strategjik i cili ka hyrë në përdorim si fluturake komerciale për pesha të rënda në vitin 1967 si zëvendësim për “Antonov An-12”. Ai është i dizajnuar të transportojë pesha masive, gjësende të rënda që nuk mund të transportohen në mënyrë tjetër, deri te mjediset më të largëta dhe dobët të mbuluara me rrjet distributes e transportues. Llojet luftarake të “Il-76” kanë përdorim të gjerë në Evropë, Azi dhe në Afrikë, duke u përdorur edhe si tanker ajrorë (i modifikuar me rezervar për mbushje të karburantit në ajër) me prodhim të 50 avionëve të këtillë. Modele të specializuara janë prodhuar si: qendër komanduese për mbrojtje ajrore dhe kundër zjarrit, fluturime për mbështetje në Antartik, për zbatimin e trajnimeve simulare për kosmonautë në mjedis të pa rënduar, si dhe për radarë të fluturimit të llojit të këtillë. Gjithashtu, përdoret për përgjigje gjatë evakuimeve civile, si dhe për ndihmë humanitare dhe për fatkeqësi tjera në tërë botën. Janë zhvilluar edhe laboratory ajrore për fluturim, por një numër i madh i detajeve të këtij projekti kanë mbetur të klasifikuara. Për shkak të aftësisë së avionit të funksionojë nga pista joaktive, ai është përdorur sidomos në mjediset e pazhvilluara. Njëri ndër llojet e para “Il-76TD” është prodhuar në Tashkent të Uzbekistanit në Bashkimin Sovjetik. Janë përpunuar rreth 860 monstra nga llojet bazike trasnportuese. Në vitet e 90’-ta të shekullit të kaluar, janë prodhuar dhe zhvilluar edhe lloje tjera bashkëkohore.Avionët e parë nga prodhimi janë marë për forcat ajrore sovjetike gjatë qershorit të vitit 1974. Avioni ka qenë fluturake më e rëndësishme trasportutese strategjike, me prodhim të rreth 500 monstrave duke filluar nga viti 1974. Gjatë luftës

në Afganistan, forcat ajrore sovjetike kanë realizuar 14.700 fluturime, duke transportuar gjithsej 786.200 ushtarë dhe 315.000 ton peshë. Avioni në atë kohë ka mbuluar 89% të trasportit të ushtarëve sovjetik dhe 74% të peshës që është transportuar nëpërmjet ajrit. Kryengritësit afganë nuk kanë pasur mundësi të rrëzojnë “Il-76” i cili ka fluturuar shumë lartë, kështu që taktikat e tyre kanë qenë të orientuara që t’a dëmtojnë të njejtin gjatë nisjes ose gjatë aterimit. Në bazë të përvojës pozitive, pjesa më e madhe e pajisjes për forcat kanadeze në Afganistan është transportuar me anë të përdorimit të aivonëve civil “Il-76“.Në vitin 2004, forcat ajrore të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të RP. të Kinës kanë realizuar më shumë misione në Afganistan. Për shkak të sigurisë së fluturimeve dhe të avionit, gjatë vitit 2011 i njejti ka qenë i dërguar në Libi për evakuimin e qytetarëve kinez. Forcat ajrore siriane, gjithashtu e kanë përdorur “Il-76” edhe atë për shkak të transportit të armëve, të parave dhe të ndonjë peshe tejtër, nga Rusia dhe nga Irani për në Siri. Nga fillimi i luftës, për një vit janë realizuar rreth 20 fluturime ushtarake në hapësirën ajrore irakene. Informatat e mëvonshme thonë se gjatë vitit 2012, avionët sirianë “Il-76”, rregullisht kanë fluturuar deri në Moskë

në mënyrë që t’i dërgojnë në këtë qytet të hollat siriane, apo të hollat e qeverisë së Bashar Al Asadit, në mënyrë që t’ë dalin mbanë kundrejt sanksioneve nga ana e vendeve perëndimore. Në vitin 2010, është bërë e ditur se do të fillojë prodhimi i “Il-76” të modernizmuar me shenjë Il-76MD-90A (gjithashtu i njohur si projekt “Il-476” gjatë fazës së projektimit). Më 29 prill të vitit 2015, është bërë e ditur se forcat ajrore ruse, në përputhje me marrëveshjen nga viti 2012 për porosinë e gjithsej 39 avionëve, e kanë marrë fluturaken e parë. Ministria ruse e mbrojtjes, prodhimin e plotë serik e kanë filluar në vitin 2019 me avionikë dhe motorë të modernizuar. Fatkeqësia e parë më e madhe e këtij lloji të avionit ka ndodhur më 23 mars të vitit 2007, kur “Il-76” është rrëzuar nga sistemi raketor përderisa ka fluturuar nga Mogadishu të Somalisë. Me këtë rast kanë humbur jetën shtatë anëtarë të ekuipazhit dhe katër pasagjerë. Një fatkeqësi edhe më e madhe ka ndodhur më 14 qershor të vitit 2014, kur “Il-76”, i cili është drejtuar nga forcat ajrore ukrainase, është rrëzuar nga zjarri që është hapur nga forcat proruse gjatë momentit të aterrimit në Lugansk, që ka rezultuar me vdekjen e 40 ushtarëve dhe nëntë anëtarëve të ekuipazhit.

Dragan Pavllovski

KARAKTERSISTIKA TË PËRGJITHSHME

EKUIPAZHI 6-7 anëtarë

GJATËSIА 46.6 m

LARTËSIА 14.42 m

GJERËSIA E KRAHËVE 50.5 m

PESHA MAKSIMALE GJJATË NISJES DHE FLUTURIMIT 170.000 - 190.000 kg

Page 36: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

Bushmasteri“ bazohet në dizajnin e kompanisë irlandeze „Timoney Technology Ltd“ nën kontratë për liçencë me „Perry Engineer-

ing“ nga Adelaida. Kjo liçencë është shitur me miratimin e kompanisë “Timoney” në përputhje me kushtet për liçencë të kompanisë “Thales” nga Australia. Emrin ky automjet e merr sipas gjarpërit vdekj-eprurës helmues. Që nga moment kur

“Bushmaster” nga ana e armatës aus-traliane në vitin 1998 është përzgjedhur si automjet i cili i plotëson kërkesat e projektit “Bushranger”, vargu i llojeve në mënyrë plotësuese zhvillohej edhe më tej nga ana e “Thales Australia” në Bendigo. “Bushmasterin” momentalisht e prodhojnë „Thales Australia“ dhe „Oshkosh Truck“, që kanë kontratë të sigurojnë mbështetje për prodhimin e këtij automjeti në rast se

ka kërkesa dhe porosi nga ana e armatës së SHBA-së. “Bushmasteri” momentalisht është në shërbim të armatës australiane, në kuadër të forcave ajrore mbretërore të Australisë, në kuadër të armatës mbretërore holandeze, armatës britanike dhe në shërbim të forcave mbrojtëse të Xhamajkës. Roli i “Bushmasterit” është të sigurojë transport të sigurt (apo aftësi për “ngrijte”

„BUSHMASTER“ Automjeti mbrojtës ndërveprues i armatës australiane

Armatim

Page 37: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

të sigurt të trupave), me këtë rast, me anë të uljes së këmbësorisë nga automjeti, para realizimit të ndonjë operacioni (dis-mounted). Për faktin se automjeti “Bush-master” është automjet i lehtë blindues, termi automjet ndërveprues këmbësorik (Infantry Mobility Vehicle - IMV) është marrë në mënyrë që të dallohet nga trans-portuesit më të rëndë blindues me rrota apo me vemje, si që janë „ASLAV“ dhe „M113“, të cilët janë në përdorim gjithash-tu në kuadër të armatës australiane. Më vonë, shenja e “Bushmasterit” do të ndryshojë në „Automjeti mbrojtës ndërve-prues“ (Protected Mobility Vehicle - PMV).

Zhvillimi Rishikimi i strukturës së forcave mbro-jtëse nga viti 1991 e ka dëshmuar nevo-jën e armatës australiane nga një autom-jet ndërveprues të këmbësorisë (IMV). “Libri i Bardhë” nga viti 1994, sqaroi se do të porositen automjete të reja për for-cat tokësore. Projekti “Bushranger (Land 116)” u krijua për prokurimin e autom-jeteve të mbrojtura dhe të pambrojtura. Automjeti për ndërveprim të improvizuar të këmbësorisë (Infantry Improvised Mo-bility Vehicle - IIMV), flotës së automjeteve joblinduese (të pambrojtura) „Land Rover Perentie“ u blenë në nëntor të 1994 në mënyrë që të marrin rolin e (IMV), derisa nuk hyjnë në shër-bim automjetet e reja. Në shkurt të 1994, u publikua specifikimi për IMV, ndërsa në korrik të atij viti vijoi ftesa për regjistrimin e in-teresit në 17 propozimet e pranuara, duke përshirë edhe kompaninë australiane „Perry Engineering“ me „Bushmaster“ dhe sistemin e specializuar australian të automjeteve me „Taipan“, derivate nga kompania e Afrikës së Jugut, „Mamba“. Në shtator të vitit 1995, është dërguar kërkesë për

tenderë deri në 5 propozime të cilat kanë hyrë në rreth më të ngushtë, ndërsa në janar të vitit 1996, për shkak të tërheqjes „Bushmaster“ dhe „Taipan“ mbetën ofertues të vetëm. Në fillim të vitit 1996, „Perry Engineering“ prodhoi prototipin e „Bushmaster“ në bazë të automjetit të dizajnuar irlandez „Timoney Technologies MP44“, duke përfshirë suspenzionin e pavarur të „Rockëell/Timoney“, si dhe me komponenta të kompanisë nga SHBA-ja „Steëart&Stevenson“ nga familja e autom-jeteve të mesme taktike (FMTV). Mbi 65 % nga kompnenta e „Steëart&Stevenson“ ishin nga (FMTV), duke përfshirë këtu motorin, transportuesin, drejtimin, in-

strumentet, sistemet elektrike dhe ato të rrotave. Prototipi është konstruktuar për më pak se 7 muaj. Në shtator të 1996, kompania shtetërore australiane „Aus-tralian Defence Industries – ADI“ i bleu të drejtat e pronësisë intelektuale nga „Boral Johns Perry Group“, që e pose-don „Perry Engineering“ me pajtimin e „Timoney Technologies“ dhe nga „Steëart & Stevenson“. Në nëntor të 1997 ADI e rifilloj përsëri propozimin e tij të ridiz-januar të “Bushmasterit”, duke ndryshuar formën dhe dizajnin e trupit në mënyrë që i njejti të ketë më shumë fuqi dhe kara-kteristika bashkangjitëse të brendshme dhe të jashtme. Në mars të vitit 1997, 3 automjete IMV të “Bushmaster” dhe 3 au-tomjete IMV të “Taipain” të konstruktuara në Afrikën e Jugut filluan vlerësim garues 44 javor. Asnjëri nga automjetet në tërësi nuk i përmbushi specifikimet e kërkesave, përderisa kaluan me sukses të ndryshëm gjatë vlerësimit. Më 10 mars të vitit 1999, ADI-t iu nda kontrata “Bushranger” për prodhimin e “Bushmasterit” i cili do të prodhohej në fabrikat e tij në Bendigo. Në nëntor të 1999 ADI është privatizuar dhe tashmë 50% është në pronësinë e kom-

panisë franceze „Thales“ dhe 50% në pronësi të kompa-nisë australiane „Transfield“. Në vitin 2006, ADI ishte i riemëruar në „Thales Austra-lia“, e më pas „Thales“ e ribleu „Transfield“. Në tetor të 2016 u bë e ditur se Australia dhe Indonezia së bashku do të prodhojnë automjet bazuar në “Bushmaster”, që do ti dediko-het armatës indoneziane.

Dizajni„Bushmaster“ është optimal për operacione në Australinë Veriore. Është i aftë të bartë 9 ushtarë, së bashku me pajisjet e tyre, të furnizohet me karburant dhe me gjera të nevojshme për 3 ditë, varësisht nga lloji i variantit. Variantin të cilin e përdorin

„Bushmaster”, automjeti mbrojtës ndërveprues, ose

automjeti ndërveprues i këmbësorisë, është automjet

blindues me rrota 4x4 i prodhuar në Australi. Emrin e ka

marrë sipas gjarpërit helmues vdekjeprurës australian

Page 38: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

forcat ajrore mbretërore australiane mund të bartin edhe 10 ushtarë. Ata mund të hyjnë e të dalin nga au-tomjeti përmes derës së madhe në pjesën prapa, si dhe përmes hapjeve në kulm. Automjeti është i paji-sur me kondicioner, ndërsa ka qenë e planifikuar të vendoset edhe sistem për ftohjen e ujit të pijshëm, por për shkak të kufizimit të shpenzimeve, sistemi nuk është instaluar. Pas vëretjeve operative, sistemi rishqyrtohet për instalim. Shpejtësia maksimale e lëvizjes në rrugë është 120km/h, përderisa vargu operativ arrinë në 800 km. „Bushmasteri” është autom-jet i mbrojtur nga minat dhe siguron nivel të lartë të mbrojtjes nga minatm duke e shfrytëzuar në këtë rast edhe blinduesin monokok të trupit në formën-V për deflek-sion të blastit, ku reduktohet efekti nga shpërthimet, si në automjet, ashtu edhe për pasagjerët që gjenden në të. Blin-duesi i automjetit siguron mbrojtje kundër municionit të kalibrit të vogël deri në 7,62 mm, shrapnel të minahedhësit 81mm, mina kundër këmbësorike (Claymore mines) dhe me blindues shtesë, siguron mbrojtje nga minicion blindueso-shpues deri në kalibër prej 7,62 mm. Rezervari i karburantit dhe hidraulikës gjendet jashtë njësisë së ekuipazhit në mënyrë që të minimizohet rreziku nga zjarri. Gjithashtu, ka edhe sistem për fikjen automatike të zjarrit. Lloji “Bushmaster” për transportin e trupave është i pajisur me një “unazë

për armatim”. Në unazën e përparme të armatimit, mund të vendoset mitraloz 5,52 ose 7,62 mm. Dy kapakët e pasëm kanë një rrethore të montuar i cili mundëson vendosjen e bartësit në të cilin mund të vendoset mitraloz i kalibrit 7,62 mm. Gji-tahshtu, u porositën edhe stacione me me komandë në distancë për armatim dhe për sëndërtimin e disa nga tashmë autom-jetet e lartëcekura australiane. Mund të montohet mitraloz 12,7 mm, ose hedhës automatik të predhave 40 mm. Dizajni i përgjithshëm i “Bushmasterit” mundëson të përshtatet montim të një topi të vogël në kupolë. Dritaret e mbrojtura balistike në mënyrë opcionale mund të jenë të pajisura me hapësira për qitje. Prerës të telave janë të vendosura në kulm në dy anët e automjetit në mënyrë që të mbro-hen ushtarët të cilët gjenden mbi vijën e kulmit. Rezervari i ujit prej 270 litrave

është i vendosur nën dyshemenë e një-sisë së ekuipazhit, gjë që kontribuon në sigurinë e ekuipazhit, në rast të shpërthi-mit të minës. Ulëset e mbrojtura blinduese sigurojnë mbrojtje plotësuese nga ndonjë lëndim në kuriz. “Bushmasterit” sjell një rotë të plotë rezerve. Të gjitha rotat kanë „run flat tyre“, si dhe sistem qëndror për fryerjen e rotave, gjë që u mundëson të njejtave vazhdim të lëvizjes gjatë shpërth-imit. “Bushmasteri” mund të transportohet edhe nëpërmjet rrugës ajrore me anë të „C-130 Hercules“, „C-17 Globemas-ter III“ dhe me avionin „Mil Mi-26“. Ky është automjeti i parë blindues që është i dizajnuar dhe i prodhuar në Australi nga tanksi “Sentinel”, i prodhuar gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore. Disa lloje të automjetit “Bushmaster” janë prodhuar për armatën australiane dhe për forcat e armatosura mbretërore

38

„Bushmasteri” është automjet i mbrojtur nga minat dhe siguron nivel

të lartë të mbrojtjes nga minatm duke e shfrytëzuar në këtë rast edhe blinduesin monokok të trupit në formën-V për

defleksion të blastit, ku reduktohet efekti nga shpërthimet, si në automjet, ashtu

edhe për pasagjerët që gjenden në të

Page 39: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

australiane. Ato janë: Transportuesi blindues; automjeti koman-dues; automjeti i specializuar inxhinerik (Assault Pioneer); automjeti i mbrojtjes kundër ajrore; bartës i minahedhësit; lloji i përgjithshëm për mirëmbajtje („Pioneer“i përpunuar); automjete ambulante.Lloji për transportimin e trupave i cili përdoret nga forcat e aramatosura mbretërore australiane, parimisht dallon nga lloji që përdoret nga armata austra-liane, në atë se ky lloj ka 10 ulëse dhe është montuar edhe armatim i tretë. Megjithatë, tashmë të gjitha variantet e OT janë të pajisura me 10 ulëse. Ekzis-ton një lloj i dështuar me kabinë njëshe “Utility” “Bushmaster” automjet, ndërsa gjithashtu ekziston edhe lloji i “Utility” me kabinë dyshe. Lloji për testim të mjeteve të improvizuara shpërthyese është blerë nga ana e armatës holandeze, më dorë hidraulike, e pajisur me mjete testimi, dritë, kamerë, detekor metalik dhe detec-tor për afërsi. Mund të vendoset rrotullues minash për vetëmbrojtje (Self Protection Adaptive Roller Kit –SPARK, Mine Roller Mark 2 - SMR2), gjithashtu mund të mon-tohet edhe komplet për ISTAR (ISTAR -

intelligence, surveillance, target acquisi-tion and reconnaissance). Në janar të 2015 është publikuar se vijon përpunimi i llojit për luftime elektronike me shtize deri në 6 metra, në mënyrë që të realizohen kërkesat australiane sipas planit për aftësi dhe mbrojtje (Defence Capability Plan). Një lloj indonezian, i bërë nga ana e kompanisë “Pinadad” nën emrin “Sanca” (në indonezisht. Gjarpër), e bazuar në “Bushmaster”, por e bërë për t’i kënaqur nevojat e Indonezisë, u bë pub-like në nëntor të 2016, e që paraprakisht u bë e ditur se “Thales” do të punojë me “Pindad”. Gjithsej janë paraprarë 50 au-tomjete “Sanca” për porosi, 30 nga të cilat janë për forcat indoneziane jashtë vendit, duke përfshirë këtu edhe për operacionet për ruajtjen e paqes dhe 20 të tjera për forcat “Kopassus”.Gjatë konferencës së automjeteve të blin-duara ndërkombëtare në Londës në vitin 2018 “Thales Australia” e lansoi “Bush-master Multi Role 6 MR6” me mbrojtje të avancuar dhe me hapësirë plotësuese për ushtarët. Ky automjet përdorë motor turbo të mbushur gjatëcilindrik „Caterpillar 3126E

ATAAC, i cili prodhon 224 kW gjatë 2.400 rrotullimeve në minutë. Mundëson bash-kërendim të fuqisë me peshën deri në 16 kW/t. Sistem të dyfishtë të pavarur të suspenzionit të dizajnuar nga ana e “Tim-oney” nga Irlanda, siguron ndërveprim të mirë për disa lloje të terrenit. Sistemi i tërësishëm i motorit (motor, marsh automatik, sistem të ftohjes) mund të zëvendësohet lehtë në terren, pa përdorur pajisje të veçanta. -Specifikime tjera të automjetit “Bushmas-ter” janë: gjatësia: 6,6 metra; gjerësia: 2,5 metra; lartësia: 2,65 metra; pesha maksimale gjatë luftimeve: 14 ton; ekui-pazhi: 2+7 (varësisht nga lloji); armatimi: stacion për armatim i pajisur me „Gunring“ për mitraloz 5.56 mm ose 7.62mm; motor: Caterpillar 3126 ATAAC 300 hp; autonomi e vargut: 800 km; shpejtësia maksimale në rrugë: 120 km/h; transmisioni: Allison MD3070PT automatic, 7 forëard plus 1 reverse gear; tejkalimi i pengesës deri në 60%; tejkalim i pengesës anësore 33 %; tejkalim i pengesës vertikale: 440 mm; tejkalim i hendekut: 0,5 m; tejkalim i pengesës ujore: 1,2 m pa përgatitje.Оperatorë të “Bushmaster” automjetet janë: Australia, me 1050 automjete të porositura nga ana e forcave australiane të mbrojtjes; Fixhi bleu 10 “Bushmasterë” të rikonstruktuar nga Australia, shtatë prej tyre për misione paqësore si pjesë e „United Nations Disengagement Ob-server Force – UNDOF“ në rafshnaltën e Golanit. (Më 27 mars 2017 kanë arritur në këtë rrafshnaltë) dhe tre për trajnim në Fixhi; Indonezi 4 automjete, 3 prej tyre për “Army Special Forces Commadnet Kopssus”, Xhamajkë 12 automjete për zëvendësim të “Cadillac Gage V150s”; Japonia 8 automjete; Holanda me 98 au-tomjete është operatori i dytë më i madh i “Bushmasterit”. Zelanda e Re 5 autom-jete; Mbretëria e Bashkuar 24 automjete të blear në vitin 2008, të pajisura me blindues shtesë, elektronikë kundër MSHI dhe mitraloz të montuar në RSW.

Idriz Idrizovski

39

„Bushmaster“ automjetet kanë qenë pjesë e një numri të madh operacionesh

në Irak dhe në Afganistan nga ana e Australisë, Holandës, Mbretërisë së Bashkuar. Dy prototype në vitin

1999 janë dërguar në Timorin Lindor për egzaminime të mëtejme, për VIP sigurinë, si dhe për eskortë të medias.

Pjesa më e madhe e automjeteve “Bushmaster” të cilët kanë operuar

në Afganistan njëkohësisht, përfshinë numër prej 104 automjete të këtilla

Page 40: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

40

P istoleta “PKK” është natyrisht një nga anëtarët më të shfrytëzuar dhe të njohur të familjes “Valter Gun” në

media, me siguri më së shumti i njohur për shumicën e njerëzve, madje edhe ata që nuk i duan armët, si shoqëruesi konfidencial i spiunit të lartë të autorit James Bond Flamand. Pistoleta, qoftë personale ose si zyrtar, ishte gjithashtu arma personale e civilëve të panumërt dhe pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë. Që në fillim, e madje edhe me shfaqjen

Është e vështirë të besohet, por këtë vit arma e famshme Valter PKK mbush 90 vjeç. Sidoqoftë, për një nëntëdhjetë vjeçar, duket shumë vital. Padyshim, ai është një nga tre apo katër pistoletat e para më të njohura dhe të vlerësuara me veprim të dyfishtë dhe ka një gradë të respektueshme në

panteonin e armëve më të larta të të gjitha kohërave

„Valter PP/PPK“ Nëntëdhjetëvjeçari vital

Armatim

Page 41: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

e armëve më moderne dhe më të fuqishme, ky standard në dukje i përjetshëm ende mban shumë ndjekës të përkushtuar. Sidoqoftë, PKK nuk ishte gjithmonë i formuar tërësisht, por evoluoi nga ish-veprimi i dyfishtë PP (Polizeipistole). Arma PP u ofrua në treg nga firma me famë gjermane e armëve “Carl Valter” në vitin 1929.Armët e xhepit nuk ishin asgjë e re kur u shfaq së pari linja PP / PK, dhe më e rëndësishmja ishte arma CN M1900 e projektuar nga John Browning, pastaj Baby Browning dhe M1910 / 22 gjithashtu edhe arma CN, si dhe M 1903/08. Kjo nuk do të thotë që prodhuesit e tjerë nuk e lanë shenjën e tyre në kalibrat 6.35 mm, 7.65 mm dhe 9 mm që u shfaqën para, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore. Me prezantimin e kalibrit të parë “Valter” 6.35 mm, Model 1 në 1908 dhe kalibrit

premierë 7.65 mm në 1910, linja me një veprim të vetëm “Valter” të armëve do të vazhdojë në epokën PP / PKK. . Në atë kohë, pistoletat me veprim të dyfishtë në lojë ishin Noble (1905), i cili u vlerësua shkurtimisht nga ushtria amerikane dhe arma M1894 Manlicher. Këto pistoleta ishin më të mëdha në kalibër dhe përgjithësisht të pasuksesshme, e mezi përparonin përtej prototipit. E gjithë kjo ndryshoi në vitin 1929 kur Valter prezantoi modelin PP. Megjithëse funksiononte në të njëjtën mënyrë si shumica e paraardhësve të saj, ajo kishte veprim të dyfishtë, duke lejuar që pistoleta të bartet me një plumb në tub dhe sulmuesi të ulet.Pistoleta e “Valter PKK” dhe paraardhësi i saj “PP” rrëfejnë historinë gjermane të shekullit XII, një histori e inxhinierisë,

dhunës, kulturës pop dhe vrasjeve masive. “Aksioni i dyfishtë” është emri i revolucionit në teknologjinë e armëve që Fritz Valter përsosi në vitin 1929 për kompaninë e babait të tij Carl. Falë saj, pistoleta “Valter PKK” është arma e parë e besueshme që është e gatshme për të shtënë, por në të njëjtën kohë e sigurt për t’u bartur. Pasi të keni tërhequr këmbëzën, goditësi menjëherë lëviz përpara dhe godet kunjin e këmbëzës që aktivizon plumbin. Ashtu si me të gjitha pistoletat gjysmë automatike, kjo pistoletë është përsëri gati për të gjuajtur me ndihmën e veprimit të kthimit të barutit. Pistoleta “Valter PKK” është e sheshtë, me një tub të shkurtër. Praktike për ata që nuk duan që armët e tyre të shihen nën veshjet e tyre: civilë ose kriminelë por edhe shumë nga policia dhe ushtria e uniformuar. Ai

u favorizua veçanërisht nga nazistët. Pistoleta “Valter PKK” u shpërndanë anëtarëve të partisë dhe drejtuesit e partisë i dhanë njëri-tjetrit një armë të dekoruar posaçërisht me gjethe të artë lisi të gdhendur në fuçi, me një kryq të grepit në dorezën e bërë nga materiale të ndryshme ekskluzive si fildishi dhe sedefi. Armët e PKK dhe PP ishin armë që zakonisht vendoseshin nga oficerët e Wehrmacht. Me pistoletat PP / PKK u vranë gjithashtu shumë njerëz në kampe përqendrimi. Pistoleta ishte njohur për oficerët e SS, për vrasjen e të burgosurve. Në fakt, të burgosurit në kampin e përqendrimit Noyengamme bënë armë dhe pushkë për ”Valter”. Dhjetëra mijëra vdiqën në kamp. Thashethemet pretendojnë se PKK ishte edhe arma me të cilën Adolf Hitleri

bëri vetëvrasje. Ai gjithmonë kishte një PKK të mbushur në bunkerin e Berlinit në javët e fundit të jetës së tij. Megjithë të kaluarën naziste të PKK, policia gjermane pas luftës nuk ka skrupuj moral dhe vazhdon ta përdorë atë. Por në vitet e shtatëdhjeta, shërbimi për shtetin përfundon edhe atë për arsye praktike. Kalibri 7.65 mm i PKK ishte shumë i vogël për shumë oficerë policor sepse kundërshtari i ri po kërcënonte një kalibër më të madh, pasi Brigadat e Kuqe përdornin pistoleta të kalibrit 9 mm. Pas viktimave të para, sindikata e policisë kërkoi armë me “fuqi ndaluese për njerëzit”. Së shpejti, pothuajse të gjithë oficerët e policisë do të jenë të armatosur me pistoleta 9 mm, të furnizuar nga konkurrenti më i madh i “Valter”, “Shackler dhe Koch”.Pistoletat “Valter” nga seria PP /

Page 42: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

42

PK zënë një vend të rëndësishëm në historinë e armëve të zjarrit, si të parët armë gjysmë-automatike me veprim të parë të suksesshëm tregtar. Ato punojnë në një sistem të ndikimit të drejtpërdrejtë me ndikim të drejtpërdrejtë dhe të dyfishtë / me veprim të vetëm kur vepron tërheqja për shkrepjen e parë dhe tërheqja e lehtë e këmbëzës me veprim të vetëm për të shtënat vijuese. Ky lloj veprimi ka vendosur standardin për prodhuesit e armëve me veprim të dyfishtë në të gjithë botën gjatë 90 viteve të fundit. Karakteristikat përfshijnë një goditjës të dukshëm, një tregues të statusit të mbushjes së kornizës së municionit, një bllokim të siguresës për goditje dhe një levë kombinimi “të sigurt / të çaktivizuar”, e cila ende gjendet zakonisht në shumë pistoleta gjysmë

automatike me veprim të dyfishtë. Paraqitur në vitin 1929, “Valter PP” u bë një armë e njohur policore në Gjermani dhe më vonë iu dha oficerëve në ushtrinë e Hitlerit. Varianti i popullarizuar, “PCK” (Polizei Pistole Kriminalmodell), ose arma policore, model detektivi) u prezantua disa muaj pasi PP. Ajo ishte paramenduar për mbartje të fshehur dhe kishte një tub, kornizë dhe dorezë më të shkurtër. Të dy PP dhe PDK u prodhuan fillimisht vetëm në kalibra 7.65 mm, por së shpejti u bënë në kalibra 5.6 mm dhe 9 mm. Për nevojat e “Valter”, disa prodhues të tjerë prodhuan armën e serisë PP. “Valter” prodhoi PP dhe PKK deri në vitin 1945. Fabrika u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për shkak se prodhimi u ndalua në Gjermani pas luftës,”Valter” u pajtua me

kompaninë franceze “Manurin” për të prodhuar armët. “Manurin” konstruktoi të gjitha pistoletat PP dhe PPK pas luftës. Disa nga këto modele u etiketuan “Manurin”. Në vitin 1953, “Valter” ndërtoi një fabrikë të re në Ulm të Gjermanisë dhe disa prej armëve u përfunduan dhe u testuan atje pasi u prodhuan në Francë nga “Manurin”. Pasi u testuan në Gjermani, këto modele u etiketuan si “të konstruktuara në Gjermani“. Që në fillim, armët PP / PKK kanë qenë një sensacion në njësitë e policisë, në ushtri, por edhe për civilët. Nga pikëpamja e kohës, vendosja e pistoletave nuk mund të kishte qenë më e mirë me ngritjen e nacionalizmit gjerman në vitet ‘30 dhe forcimin e ushtrisë dhe policisë. Deri në kohën kur Rajhu i Tretë u krijua me forcë, organizimi i forcës

Pistoleta e “Valter PKK” është arma e parë e besueshme që është e gatshme për të shtënë, por edhe e sigurt për t’u bartur. Pasi të keni

tërhequr këmbëzën, goditësi menjëherë lëviz përpara dhe

godet kunjin e këmbëzës që aktivizon plumbin. Ashtu

si me të gjitha pistoletat gjysmë automatike, kjo

pistoletë është përsëri gati për të gjuajtur me ndihmën e veprimit të kthimit të barutit

Page 43: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

43

policore gjermane kishte pësuar një seri ndryshimesh dhe deri në fund të viteve 1930, policia kishte arritur një evolucion interesant. Policia e Rendit Publik (Ordnungspolizei, shkurtuar ORPO) në thelb përbëhej nga policia e uniformuar. Policia kriminale (Kriminalpolizei ose CRIPO) ishte përfshirë në hetime penale. Policia sekrete (Geheime Staatspolizei ose GESTAPO) e formuar nga Hermann Göring në 1933 dhe e marrë nga SS një vit më vonë, kreu detyrat që rridhnin nga emri i saj. Në vitin 1936, të gjitha forcat e policisë u drejtuan nga SS nën komandën e Heinrich Himmler. Për një kohë të shkurtër, gjatë viteve (1936-1939) kishte edhe polici të sigurisë, të përbërë nga Gestapo dhe Cripo, nën vëzhgimin e Reinhard Heidrich, megjithëse më vonë ato u shkrinë në Zyrën kryesore të Sigurisë së Rajhut. Nëse i shtoni kësaj nevojën për armë të vogla për fraksione të ndryshme të partisë naziste, si dhe për agjensi të tjera dhe forcat të armatosura (ushtria gjermane vetëm bleu rreth 50,000 copë), bëhet e qartë pse linja PP / PKK u bë aq e njohur dhe aq e famshme. Sigurisht, ata nuk ishin armët e vetme të këtij lloji, por ato sigurisht që ishin të favorizuara. Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, gjermanët do të ofrojnë edhe dy pistoleta të tjera xhepi me veprim të madh - Mauer HSc dhe Sauer 38Х, të shoqëruar nga një sasi e madhe pistoletash të kalibrit me veprim të vetëm, vendase dhe të huaja nga 6.35 mm në 9 mm kalibër të shkurtër. Edhe pse nuk është e madhe (170 mm e gjatë, 30 mm e gjerë dhe 109 mm e lartë dhe me peshë vetëm 665g), me një kalibër 7.65 mm, PP u konsiderua të ishte diçka për tu mbajtur në kuti me rrip, kështu që agjencitë policore paraqitën një kërkesë për “Valter” për ta bërë pistoletën edhe më të lehtë dhe më të përshtatshme për të mbajtur nën xhaketa lëkure ose pallto. Pistoleta e PKK, megjithëse e konstruktuar nga jashtë dhe brenda në platformën PP, ishte dukshëm më e vogël, kështu që gjatësia e saj totale ishte 155 mm, lartësia 100 mm dhe gjerësia 25 mm, dhe pesha gjithashtu u ul në 590 g. Fillimisht e ofruar në kalibër 7.62 mm, PCC përfundimisht do të prodhohet në 5.6 mm dhe 9 mm. Ishte e qartë se PKK kishte përdorim të konsiderueshëm ushtarak dhe policor, por duhet të dihet që fillimisht u ofrua për shitje për publikun e gjerë. PCB-të komerciale u shitën në kuti kartoni së bashku me një

kornizë municioni rezervë, udhëzime për përdorim dhe tre plumba stërvitje për të provuar funksionimin e armës pa shtënë. “Valter PKK” është një armë e dizajnuar mirë. Linjat elegante kanë mbajtur imagjinatën e botës për 90 vjet. Inxhinieria precize ndihmoi në krijimin e armës ikonike, dhe linjat e saj të veçanta dhe të hijshme i japin asaj një nivel unik sofistikimi. Pas prodhimit të më shumë se pesë milion kopjeve, kjo armë, ende prodhohet. Me të vërtetë pistoleta në fjalë është e shkëlqyeshme për mbartje të fshehtë, e përkryer për një xhep të pantallonave më të madh ose xhep palltoje, si dhe njëkohësisht preciz, duke treguar që është akoma në krye të pistoletave të klasës së saj.

Аleksandar Stojçevski

“Valter PKK” është një armë e dizajnuar mirë. Linjat elegante kanë mbajtur imagjinatën e botës për 90 vjet. Inxhinieria precize ndihmoi në krijimin

e armës ikonike, dhe linjat e saj të veçanta

dhe të hijshme i japin asaj një nivel

unik sofistikimi. Pas prodhimit të më

shumë se pesë milion kopjeve, kjo armë, ende

prodhohet

Page 44: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

44

P jesëtarët e njësive ushtarake ajrore nga armatat e ndryshme në botë, më shpesh garojnë në “Fushbetejën aeronautike”,

i organizuar nga ana e Këshillit Ndërkombëtar i Sporteve Ushtarake. Kjo garë ka filluar qysh në vitin e largët 1948, si ide e një pjesëtari francez të forcave ajrore franceze nga Lufta e Dytë Botërore. Komandanti Edmond Petit e ka paramenduar këtë garë si aktivitet e njëherit edhe si mundësi për avancimin e gatishmërisë fizike, si avancim i koordinimit dhe si sëndërtim profesional. Idetë për disciplinat të cilat janë të përfshira në këtë garë Petit i ka lidhur me tërheqjen eventuale të pilotit, në rast se i njejti do të goditej apo do të ishte rrëzuar. Noti dhe zhytja në fakt ka të bëjë me shpëtimin në ujë pas rënies së menjëhershme, qitja me pistoletë paraqet mbrojtje me armatim personal, përderisa pengesat dhe orientimi janë mënyra të tejkalimit në terren të panjohur. Organizatori i kësaj gare, Këshilli Ndërkombëtar i Sporteve Ushtarake e zgjodhi nikoqirin e “Fushëbetejës aeronautike”. Gara dhjetë ditore ndahet në dy pjesë: pjesa e fluturimit dhe pjesa sportive. Ekipet të cilat për shkak të arsyeve të ndryshme nuk kanë mundësi

pjesëmarrjeje në pjesën e fluturimit, mund të garojnë vetëm në disciplinën sportive. Secili delegacion përbëhet nga dymbëdhjetë anëtarë, dy nga të cilët janë rezervë. Pjesa e garës me fluturim realizohet me qëllim të maten aftësitë për planifikim dhe gatishmëri për një mision të caktuar, realizohet navigacion në lartësi të vogla, si dhe ndjekje dhe kujdes ndaj kornizës kohore. Me kalimin e një numri të caktuar të pikave të kontrollit, më shpesh nga 3 deri në 5 në një lartësi prej 160-180 metra, realizohet dhe përfundon pjesa e garës me fluturim. Garuesit në këtë pjesë janë vetëm navigues të cilët në mënyrë precize e ndjekin pilotin. Pilotët e fluturakeve dhe fluturaket, sigurohen nga vendi nikoqir. Disciplina e parë është pjesa garuese sportive, gjegjësisht qitja me pistoletë ajri. Distanca e qitjes është 10 metra, ndërsa gjuhen 20 plumba në komandë në periudhë prej 40 sekondave për qitjen e secilit prej plumbave. Disciplina e dytë është noti. Ky segment fillon me zhytje në shtegun 50 metërsh, e më pas vijon kalimi në shteg tjetër ku përsëri duhet të kalohen 50 metra, e më pas duhet të tejkalohen dy pengesa ujore. Gara me shpata është disiciplina e tretë në pjesën sportive të garës. Gara

me top është disciplina vijuese. Në këtë disciplinë testohen koordinimi, lëvizja dhe preciziteti. Garuesi fillon me gjuajtjen e topave në cak nga vija e gjuajtjeve të lira, ku më pas kalon në driblimin e një numri të caktuar të pengesave dhe më pas vijon përsëri me gjuajtje në cak me dhjetë topa. Në pjesën e dytë, gjuhen njëzet topa drejt cakut, dhjetë nga të cilat duhet të jenë shënime nga pllaka në cak (kosh), ndërsa dhjetë tjera duhet të jenë goditje të drejtëpërdrejta në kosh. Shtegu me pengesa është disciplina e pestë e cila nevojitet të tejkalohet. Shtegu është i gjatë nga 300 deri në 400 metra dhe ka nga 10 deri në 12 pengesa. Pengesa e parë është në 20 metra nga vija startuese, ndërsa e fundit është 40 metra nga caku. Pengesat janë standarde dhe përdoren gjatë secilës garë të organizuar nga ana e Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake. Disciplina e fundit e pjesës sportive të “Fushbetejës aeronautike” është orientimi. Në këtë disciplinë tejkalohen një numër i caktuar i pikave të kontrollit të vendosura në terren, të markuara, dhe shumë shpesh koha minimale për tejkalimin e këtyre pikave është rreth 40 minuta.

Z.B

Secili lloj i forcave të armatosura ka veçoritë e tij që e dallon prej tjerave,

por e përbashkëta e të gjithave është shpirti luftarak. Pjesëtarët e njësive ajrore më shpesh janë sinonim i dallimit dhe guximit. E njejta vlen edhe për garat e tyre

ushtarake

Garues ushtarak në qiell të hapur

Gara ushtrake

Page 45: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

45

Sfida evropiane tankiste (Eu-ropean tank challenge) është njëra ndër garat ndërkombëtare me tankse. Ajo mbahet një

herë në vit në poligonet ushtarake në Grafenver të Gjermanisë, në shtëpinë e Komandës së forcave amerikane për Evropë. Dhjetra njësi të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe të vendeve partnere, për çdo korrik, janë pjesë e kësaj gare ushtarake. Gjatë garës, ekupazhet apo njësitë tankiste, garojnë në disa disci-plina. E para është goditja ofenzive ku asgjësohen një numër i caktuar i caqeve, ndërsa tanksi këto të fundit, i godet në lëvizjе, gjatë një ndalese të shkurtër, apo nga vendi. Disciplina e dytë është goditje defanzive, ku njësia tankiste nga pozicioni statik arrinë të shkatërrojë caqe të ndryshme (lëvizëse, momentale, caqe ajrore, etj.). Tërheqja e tanksit nga toka e kontaminuar me anë të përdorimit të pajisjeve mbrojtëse është pjesë e dis-ciplinës së tretë. Disciplina e katërt me rradhë ka të bëjë me evakuimin mjekësor të të lënduarve dhe me këtë rast simulo-het edhe zëvendësimi i një pjesë të dëm-tuar të vemjes. Ngasje precize, thirrje për zjarr të mbështetjes, njohja apo dallimi i automjeteve, vlerësimi i distancës-largë-sisë deri në cak, raportimin për caqe të caktuara, qitje me armë personale (rev-ole), kanë të bëjnë me disciplinat vijuese. Dy disiciplinat e fundit i përkasin tejkalim-it të shtegut me pegesa tankiste, si dhe e ashtuquajtura olimpiada tankiste. Në këtë olimpiadë, njësitë dhe ekuipazhet e tankseve kalojnë një shteg të veçantë të dizajnuar e cila i teston aftësitë fizike të pjesëtarëve të ekuipazhit, duke për-dorur pjesë të tanksit, si që janë rrota rezistuese, pjesë të vemjes, kabllot për tërheqje,sandëk municioni, etj.

Në Rusinë e lagët në rrethinën e Albinos në Moskë, çdo vit gjatë muajit gusht mbahet një tjetër garë ndërkombëtare tankiste, e quajtur “Biatloni tankist”. Vetë emir i garës sqaron se kemi të bëjmë me lëvizje dhe me goditje të caqeve. Garat e para të biatlonit tankist janë zhvilluar në vitin 2013, kur edhe u ftuan 41 shtete për pjesëmarrje në këtë ngjarje. Ekipet të cilat ishin pjesë e kësaj gare ishin të përbëra nga 21 anëtarë: një udhëheqës ekipi, katër ekuipazhe tankiste me nga tre anëtarë dhe me nga një anëtarë rezervë, dy trajnerë dhe një grup gjashtë anëtarësh për mirëmbajtjen e teknikës. Ekuipazhet dhe njësitë në këtë garë, garojnë në dy pjesë, në pjesën individ-uale dhe në garë me shtafetë. Në garën individuale marrin pjesë tre ekuipe apo

njësi nga secili shtet dhe të njejtat kanë për detyrë të bëjnë nga tre xhiro me distancë prej 6-10 kilometrash. Me këtë rast, në xhiron e parë duhet të goda-sin cak me armatimin kryesor-topin në distancë prej 1500-1800 metrash, në xhiron e dytë godasin caqe me mitraloz kundër ajror në distancë prej 1200 metra dhe në xhiron e tretë godasin caqe me mitraloz në distancë prej 600-700 metra. Secili cak i huqur, sanksionohet me 500 metra shtesë distancë për tejkalim. Katër shtetet më të shpejta dhe më precize nga garat individuale me nga tre njësi apo ekui-pazhe janë pjesë e garës përfunditare me shtafetë. Disciplinat të cilat zhvillohen në garën me shtafetë janë të njejta si në garën individuale, ku veç tjerash, është shtuar edhe tejkalimi i pengesave dhe se të tre ekuipazhet dhe njësitë duhet të përdorin një tanks. Pengesat të cilat tejkalohen janë: pjesa manovruese ku matet shpejtësia, kontrolli i automjetit dhe aftësia me gaberitin, e dyta ka të bëjë me pengesën ujore e cila tejkalohet me kalim të shpejtë mbi të, kalim nëpër zona të minuara është pengesa e tretë, ku vijojnë dy ngritje të njëpasnjëshme, pengesa të tankseve, tejkalim të hen-dekut anti tanks, i ashtuquajturi krehër (të rradhitura njëra pas tjetrës lartësi të njëpasnjëshme ne disa trupa të vegjël në shteg), mbështetësi anësor, etj. Secili dështim për të kaluar një pengesë, dëno-het me dhjetë sekonda kohë shtesë. Mundësia për të parë një numër të madh të flamujve të ndryshëm, të uniformave dhe kombeve të cilët së bashku garo-jnë, por njëherit edhe shoqërohen dhe krijojnë shoqëri të përhershme përmes garave dhe lojrave, ka një vlerë shumë të madhe dhe të çmuar.

Z.B.

Ekuipazhet e titanëve të çeliktë cilësitë dhe aftësitë e tyre i masin dhe i shfaqin në

disa gara ushtarake botërore. Shpejtësi, lëvizshmëri, kontroll

i jashtëzakonshëm, prcizitet në goditje, përgatitje fizike dhe

qëndrueshmëri, janë vetëm disa nga atributet të cilat shfaqen në këto gara. Qëllimi kryesor është shoqërimi i ndërsjellë në mes të

garuesve nga vende të ndryshme, shkëmbimi i përvojave, taktikave,

teknikave dhe procedurave, partneritet dhe promovoim të

ndërveprimit

Gara ushtarake ndërmjet titanëve blindues

Gara ushtrake

Page 46: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

46

B rigada e Mbeshtetjes Logjistike u jep mbështetje logjistike të gjitha njësive dhe komandave të Armatës në tërë territorin e

Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe njësive të cilat shërbejnë në kuadër të misioneve jashtë vendit. Resurset logjistike në kohën e sotme, si dhe përgjatë historisë, kanë qenë vendimtare për të fituar apo për të humbur luftrat, ndërsa ka rëndësi të jashtëzakonshme për funksionimin normal të komandave dhe njësive në kohë paqeje, ndërsa kanë edhe rëndësi të madhe në kohë krize, kohë lufte, ose gjatë realizimit të stërvitjeve ushtarake. Përgjatë historisë ekzistojnë shembuj të shumtë të cilat dëshmojnë se betejat fitohen edhe për shkak të menaxhimit cilësor të resurseve dhe për shkak të njësive të mirë stërvitura logjistike.Mbështetja logjistike gjatë realizimit të stërvitjeve ushtarake është njëra ndër detyrat esenciale të misionit të Brigadës për Mbështetje Logjistike. Stërvitja “Resolute Support”, e cila u realizua në poligonin ushtarak “Krivollak” nga data 5 deri më 9 korrik 2019, ishte një shembull pozitiv për përdorimin cilësor dhe të suksesshëm të resurseve dhe njësive logjistike. Mbështetja logjistike ishte një segment shumë i rëndësishëm nga stërvitja e cila drejtëpërsëdrejti ndikoi ndaj suksesit të realizimit të së njejtës. Stërvitja “Resolute Support” ishte stërvitje nacionale e kombimuar në të cilën morrën pjesë rreth 2.700 pjesëtarë të forcave

të armatosura të pesë vendeve anëtare të NATO-s, si dhe pjesëtarë nga vendi ynë, si vend i ardhshëm anëtar i NATO-s. Kjo njëherit është edhe stërvitja më e madhe ushtarake e cila ndonjëherë është realizuar në vendin tonë. Kjo stërvitje ishte një mundësi edhe për Brigadën për Mbështetje Logjistike edhe për njësitë e saj vartëse që t’i demonstrojnë aftësitë dhe kapacitetet e tyre, por njëherit edhe t’i shpërndajnë dhe shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë e deri tanishme në drejtim të ngritjes së nivelit të mirëbesimit dhe kuptimit të ndërsjellë, ku do të ngritej edhe niveli i suksesit në pjesëmarrjet vijuese eventuale të përbashkëta në

stërvitje apo në misione paqësore dhe operacione tjera humanitare. Për realizim të suksesshëm të stërvitjes, i rëndësishëm ishte planifikimi paraprak, organizimi dhe koordinimi i të gjitha elementeve të mbështetjes logjistike. Bartësi kryesor i logjistikës reale, gjegjësisht i të gjitha aktiviteteve me të cilat njësive të cilave ishin pjesë në realizimin e detyrave, ju mundësuan të gjitha kushtet e nevojshme për realizim të papenguar dhe të suksesshëm të detyrave të parapara dhe të planifikuara, gjatë kohës së stërvitjes, kishte Brigada e Mbështetjes Logjistike. Pjesëtarët e Brigadës për Mbështetje Logjistike me të cilën komandon koloneli Muharem Muharemi dhanë maksimumin e tyre gjatë kohës së planifikimit, organizimit, koordinimit dhe gjatë realizimit të aktiviteteve të planifikuara gjatë kohëzgjatjes së stërvitjes. Analizat në fund të stërvitjes, numri i madh i deklaratave dhe mirënjohjeve, dëshmuan se detyrat e domenit të mbështetjes logjistike, u realizuan në nivelin më të lartë profesional dhe ishin në funksion të përfundimit me suskses të stërvitjes. Pjesëtarët e Brigadës për Mbështetje Logjistike gjithmonë të dalin të parët, ndërsa shkojnë të fundit nga terreni, me kthimin e ushtarit të fundit dhe kthimit të pajisjeve të cilat i kanë përdorur. Për realizimin e aktiviteteve stërvitore në stërvitjen “Resolute Support”, nga ana e njësive të Brigadës për Mbështetje Logjistike, u vunë në dispozicion të gjitha

Njësitë logjistike janë pjesë përbërëse e strukturës së forcave të armatosura dhe të formacioneve të para të armatosura që deri më sot

kanë rol të rëndësishëm edhe pse e njejta gjatë realizimit të detyrave, jo gjithmonë

vërehet qartësisht. Në kuadër të Armatës së Republikës së

Maqedonisë së Veriut, Brigada e Mbështetjes Logjistike është

njësia më e madhe logjistike dhe është në përbërjen e Komandës

së Bashkuar Operative

Mbështetje e suksesshmë logjistike

24 orë

Page 47: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

47

resurset e disponueshme njerëzore dhe material për realizim të suksesshëm të detyrave. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së stërvitjes nga ana e Brigadës për Mbështetje Logjistike, u angazhuan rreth 350 persona nga të gjitha kategoritë dhe profilet, si dhe një numër i madh i automjeteve të motorizuara, pajisjeve dhe mjeteve materiale. Në dy lokacione, në kuzhina, kuzhinjerët nga njësitë vartëse të Brigadës për Mbështetje Logjistike për çdo ditë përgatisnin ushqime të shijshme për pjesëmarrësit në stërvitje. Gjatë stërvitjes ishin përgatitur dhe distribuar në disa lokacione të poligonit ushtarak rreth 36.000 pjata me ushqim. Përveç kësaj, automjetet e angazhuara për realizimin e transportit të materialeve të ndryshme nga të gjitha nivelet e materialeve kaluan me dhjetra qindra e mijëra kilometre. Personeli i angazhuar përgjegjës për mirëmbajtjen e automjeteve të motorizuara, agregatëve dhe mjeteve tjera material në kushte të terrenit, realizuan mirëmbajtje të përditshme bazike, duke iu nënshtruar më se një mijë intervencave. Përveç kësaj, u dha edhe mbështetje logjistike për rreth 150 transportuesve grupor të kontigjenteve të huaja, të realizuara përmes transportit rrugor dhe atij hekurudhor. Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, automejteve motorike si dhe pajisjes e cila duhej të transportohej deri te PU “Krivollak”, u shfaq nevoja edhe për koordinimin me të gjitha vendet

pjesëmarrëse në stërvitje. Për këtë qëllim, u formua Qendra Kombëtare e Kordinimit të Lëvizjeve (QKKL) me të cilën udhëhiqte majori Pavle Ristev nga Brigada për Mbështetje Logjistike, i cili ishte përgjegjës për lëvizjen dhe transportin dhe për kohëzgjatjen e stërvitjes “Resolute Support”. Në përbërjen e QKKL-së kishte përfaqësues nga disa institucione shtetërore, duke filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Dretoria e Doganës së RMV-së, Qendrës Rajonale për Menaxhim Kufitar, Agjencionit për Fluturime Civile, Agjencionit për Rrugë Shtetërore, etj. Të gjitha këto institucione shtetërore të cilat ishin të përfshira në mënyrë aktive në këtë stërvitje, e theksojnë rëndësinë e QKKL-së në kontekstin e përgjithshëm kombëtar. Qëllimi i kësaj qendre kombëtare ishte pranimi, dekonflikti, tranziti, si dhe dërgimi i mjeteve materiale deri te pjesëtarët e vendeve pjesëmarrëse në këtë stërvitje. Pranimi i mjeteve dhe pjesëmarrësve realizohej përmes vendkalimeve kufitare të RMV-së deri në destinacionin përkatës, gjegjësisht deri në PU “Krivollak”. Bashkëpunimi me institucionet zhvillohej në nivel të lartë, ku të gjitha aktivitetet ishin të kordinuara ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve dhe autoriteteve kombëtare. Gjatë stërvitjes, nga hyrja e pjesëmarrësve të parë në stërvjtjen “Resulute Support”, e deri në daljen e ushtarit të fundit, QKKL ishte në komunikim dhe kordinim të vazhdueshëm

me institucionet e lartëcekura. Për këtë shkak, majorit Pavle Ristov për angazhimin e tij gjatë stërvitjes “Resulute Support” iu nda medalje për merita në Pensilvani “për kontribut të veçantë dhe për arritjen e rezultateve në pjesën e lëvizjes dhe transportit”, si dhe mirënjohje nga ana e komandantit të brigadës së 56. të Pensilvanisë, kolonelit Majkëll Veshnajder, për atë se ka ndërtuar mbështetje logjistike me Gardën Kombëtare të Pensilvanisë, përmes bashkëpunimit bilateral me RMV-në dhe ka realizuar transportin e më se

1200 personave nga personeli dhe më se 260 copëve pajisje organike në mbështetje të stërvitjes “Resolute Support”. “Kontributi i tij i palodhshëm rezultoi me transportimin e artikujve të padëmtuar, të cilat ishin për Qeverinë e SHBA-së. Ai e udhëhoqi planifikimin bilateral dhe kordinimin për të gjitha kërkesat transportuese për tre limanet dhe aeroportet, për zyrat e doganave dhe për 10 vende të tjera”.Gjatë stërvitjes, mbështetje mjekësore ofruan edhe ekipet mjeksore nga përbërja e Qendrës Ushtarake Mjeksore, së bashku me ekipet mjeksore të Armatës së SHBA-së. Ekipet mjeksore, përpos detyrave të rregullta në kuadër të stërvitjes, ishin të pranishme edhe në fshatrat malorë të Radovishit, Saprugë dhe Përnali. Me këtë rast, banorët më të moshuar të këtyre fshatrave kishin mundësi që të kontrollojnë shtypjen e gjakut , të masin sheqerin në gjak, si dhe t’ju nënshtrohen kontrolleve bazike mjeksore. Gjithashtu, pas realizimit paraprak të aksionit për donacion nga ana e pjesëmarrësve në stërvitje, u ndanë edhe mjete e pajisje humanitare, si ndihmë, në formë të veshmbathjes. Si aktivitet që ishte pjesë e bashkëpunimit të kordinuar ndërmjet mbështetjes reale logjistike dhe bashkëpunimit civilo-ushtarak, gjatë stërvitjes, vlen të theksohet edhe prezantimi i pajisjeve dhe armatimit në tetë qytete të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të SHBA-së, ku para qytetarëve të interesuar, u prezantuan dhe i njoftuan me

karakteristikat e një pjese të automjeteve të motorizuara, pajisjeve dhe armatimit që u përdor gjatë stërvitjes. Realizimi i suksesshëm i stërvitjes “Resolute Support”, parë në aspektin logjistik, dëshmoi se pjesëtarët e Brigadës për Mbështetje Logjistike kanë mundësi që me sukses të përgjigjen ndaj sfidave të cilat e presin Armatën me anëtarsimin në NATO, me të cilat janë në funksion të sigurimit të mbështetjes së nevojshme logjistike në kohë dhe vend të duhur.

Zoran Vasilevski

Page 48: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

Krusheva, qyteti më i lartë në Ballkan, me një lartësi mbi-detare prej 1250 metrash, më tepër se 10 ditë ishte qendër

kulturoro-artistike, historike e arsimore për vizitorët, mysafirët dhe turistët nga vendi dhe bota. Krushevasit janë të njohur për tregimin e tyre të suksesshëm për turizmin e mirfilltë dhe sidomos për mikpritjen e tyre. Llojllojshmëria e etnive – maqedo-nas, shqiptarë, vllehë, turq dhe të tjerë, me shumë sukses prezantuan jo vetëm kulturën e të jetuarit, por edhe zejet e dikurshme apo artaritë e njohura të Kru-shevës , teneqepunues, si dhe zeje tjera edhe sivjet i hapën portat dhe zemrat për të gjithë mirëdashësit. Sivjet, tradicionalisht si gjithmonë, desti-nacion i solemnitetit të festimit me rastin e 116 vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 75 vjetorit të mbledhjes së ASNOM-

it, ishin Meçkin Kameni dhe Sliva, ku është vrarë vojvoda Pitu Guli, i cili më 12.08.1903, heroikisht me njësitin e tij i është kundërvënë sulmeve nga ana e ushtrisë turke. Njësiti ka rënë në fushëbetejë në mbrojtje të Republikës, në mbrojtje të au-toriteteve revolucionare maqedonase. Sot autoritetet e Krushevës, pas 116 viteve e aktualizon këtë kryengritje përmes përm-bajtjeve atraktive, si rikujtues për luftën për pavarësi dhe sakrificën e një populli të bashkuar. Përpos këtij manifestimi në Meçkin Kamen, ku fjalë rasti mbajti kryeministri Zoran Zaev, u mbajtën mani-

festime edhe në Gumenje, ku gjendet edhe pllaka përkujtimore “Makedonium-Il-inden”, simbol i rezistencës maqedonase. “Makedonium-Ilinden”është simbol i shumë ushtarëve të rënë. Në Krush-evë ka edhe muze tjerë si dhe objekte kulturoro-historike të cilët dëshomojnë për rëndësinë e pasur kulturoro-historike të këtij qyteti. Sivjet u mbajt edhe koncerti i filharmonisë në të cilin morën pjesë edhe Vllatko Ste-fanovski dhe Mirosllav Tadiq, grupi “Folt-in”, këngëtari i operës Vllatko Gjorgjiev, si dhe kori i Zllata Meglenskës nga Shkupi.

48

Nderime

„Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit”Solemnitete të Ilindenit në nënqiellin e Krushevës

Me rastin e Ditës së Republikës – 2 Gushtit, Ilindenit, nën moton “Të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit”, sivjet u shënua 116 vjetori i Kryengritjes

së Ilindenit dhe 75 vjetori i mbledhjes së parë të ASNOM-it. Solemniteti qëndror edhe sivjet u mbajt në Krushevë, ku delegacion i kryesuar nga

kryeministri Zoran Zaev, vendosi kurora me lule te përmendorja në Meçkin Kamen

Page 49: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

Prezantim koncerti kishte edhe për nder të ikonës së pop muzikës nga Krusheve Toshe Proeskit, interpretoi edhe trioja “Shebert”, këngëtarja Viktoria Lloba, si dhe interpretues tjerë.Ngritja dhe ulja e flamurit shtetëror, fjalime solemne historike, si dhe liturgji për ndër të të rënëve, manifestime të shumta sportive, si kampionati botëror në paraglajding, shfaqe teatrale, mani-festime me rastin e shënimit të ditës së kulturës vllehe dhe hungareze, ishin pjesë e programit argëtues për vizitorët e shumtë. Ngjarjet me rastin e 116 vjetorin e Re-publikës së Krushevës, u organizuan në parkun e qytetit, te amfiteatri, në vendin e quajtur Gumenje, në skenën verore. Krusheva, më 31.7. 2019 i priti edhe kalorësit para shtyllës së besimit, para kishës “Shën Nikolla”. Kalorësit defi-luan edhe njëherë në Gumenje më 1 gusht. Njësiti i kalorësve, disa ditë para Ilindenit u nis nga lagja e Shkupit, Lisiçe me 20 kalorës, në mesin e tyre edhe 3 femra. Kalorësit janë rikujtues i fakteve historike. Marshi u nis nga kisha “Shën Pjetri dhe Shën Pali”, i ndjekur nga shumë besimtarë ortodoks, nga liderë politik, deputetë, i bekuar nga liturgjia e shenjtë dhe nga betimi përkatës. Kal-orësit lëviznin nga lagjet Aerodrom dhe Lisiçe, e më pas vazhduan për Verban, Mavrovë, drejt malit Bistra, Knezhion ku iu bashkuan kalorësve nga Kërçova, Kozica, Sopotnica, Demir Hisari, Zhur-çja, ku në fund arritën në Krushevën legjendare. Ky marsh i kalorëve mbahet për të 41 herë me rradhë, tradicionalisht me rastin e Ilindenit dhe Republikës së Krushevës. Të kujtojmë edhe festën fetare Ilin-denin, e cila shënohet më 2 gusht. Ditë e shënimit të emrit Ilia, Ile, Ilinka,

Ilindenka, Ilko, Ilka…Dite edhe e festive të shtëpisë të njerëzve në disa vende të Maqedonisë. Kisha e afërme “Shën Spas” edhe sivjet ishte vend takim i besimtarëve dhe i vizitorëve tjerë në qetësinë dhe shënjtrimin e këtij lokacio-ni të bukur fetar në Krushevë. Ka shumë kisha dhe manastire në anën e Prilepit, Kavadarit, Mariovës të cilat mbajnë emrin e shënjtorit Iliad he që kanë qenë të ndërtuara dhe janë ndërtuar për nder të tij, sipas besimit të shumë njerëzve të kohës.Shënjtori Ilia ka jetuar 900 vjet para Krishtit, ka profetuar, ka qenë çudibërës, dashamirë i Zotit dhe besimtar. Ai është lutur në stil edhe në shkretëtirë, ka bërë çudira, ka shëruar, ka shpëtuar, ka ndihmuar dhe ka ushqyer shumë njerëz. Ka qenë i fuqishëm dhe i furrishëm me një zë karakteristik. Ka lindur dhe sipas thënieve ka rilindur në qiell me fuqi të zjarrit dhe me kuaj me zjarr. Ka qenë mbret i vetëtimave, thuhet në mesin e besimtarëve. Ai ka krijuar një atmos-ferë parajse shpresëdhënëse për qetësi dhe ëndrra. Ashtu është pikturuar edhe nëpër shumë objekte fetare ortodokse. Në qerre me zjarr përreth, mjekërbard-hë, plak mendimtar. Si një mbret i qiellit, një inspirim për atdheun.Krusheva është simbol i një gjuhe, i dashurisë, i një bote, një monedhe, një jete me plot kuptim dhe unitet, si dhe i shumë etnive që jetojnë në të. Ky vend i famshëm jeton në shpirtin e secilit visitor. Krusheva e lavdishmë është e kënduar në poezi dhe është pasqyruar në tërë historinë duke qenë e kapur jashtëzakonisht bukur në syrin e artistëve i cili di të dallojë arkitekturën e veçantë e ndëtimeve të vjetra, por edhe të atyre më të rejave.

Vase Mitreska

Page 50: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

50

Anëtarë të dy shoqatave vullnetare në lumin Vardar dhe në liqenin e Velesit “Mlladost”, në fillim të verës mbajtën një stërvitje-

trajnim të përbashkët për përdorimin sipas rregullave dhe përdorimin efikas të pajis-jeve të specializuara që erdhën si dona-cion në përputhje me standardet më të reja botërore për shpëtim në ujëra-lumenj të shpejtë dhe gjatë fatkqeësive naty-rore, vërshimeve. Zoran Kimov, sekretar i përgjithshëm i “Shpëtimtarit Maqedonas”, për revistën “Mburoja” informoi se trajnimi u realizua nga ana e gjashtë trajnerëve profesional- trajnerë nga operacioni “FLORIAN”, nga Mbretëria e Bashkuar, zjarrfikës-profesionistë, të cilët vijnë nga disa stacione zjarrfikëse nga qyteti i Mançesterit. Kimov na sqaroi se trajnimin e përfunduan me sukses dhjetë anëtarë të tyre dhe se këto dhjetë shpëtimtarë nga Velesi nga shoqata “Shpëtimtari Maqedo-nas” kanë fituar përvoja të vlefshme në fushën e shpëtimit të të lënduarve në lu-menjë dhe liqene pas fakteqësive natyrore, gjegjësisht pas vërshimeve. Pjaijset përbëhen nga një motor për barkë gome, 20 jelekë për shpëtim, litarë për

shpëtim, pajisje për ndihmën e parë dhe një komplet pajisje personale për shpëtim-tarët e kësaj shoqate e cila numëron 15 anëtarë.– Me këtë trajnim të specializuar komuna e Velesit dhe para se gjithash qytetarët, fitojnë një ekip të specializuar i cili i arrinë standardet më të fundit botërore për siguri në ujë. Me këtë, jashtëzakonisht do të kontribohet për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe para se gjithash, do të përmir-sohet siguria e larësve gjatë përdorimit të sipërfaqeve ujore – potencoi Kimov.

Angell Popovski një shpëtimtar shumëvjeçar në ujë, si dhe kryetar i shoqa-tës së lartëpërmendur, për revistën “Mbu-roja” në mënyrë të detajizuar na sqaroi se si është zhvilluar trajnimi i shpëtimit.– Në hapsirat e shoqatës tonë i pritëm trajnuesit-instruktorët nga operacioni “FLO-RIAN”, të cilët paraprakisht realizuan tra-jnim në Ohër. U përgatitëm, bëmë pjesën teorike dhe u morëm vesh se di do të zhvil-lohet aktiviteti, më pas i veshëm uniformat e shpëtimit, morëm dy barkat e gomës dhe shkuam në lumin Vardar. Trajnimi i quajtur si drejtimi me barkë në ujëra të shpejta pas ndonjë fatkeqësie të improvizuar, mund të fillonte – sqaron Panovski.Ai na informoi se njëra nga barkat e gomës është e shoqatës “Shpëtimtari Maqedo-nas” dhe se për të kanë marë motor nga operacioni “FLORIAN”, ndërsa barka tjetër e gomës është e huazuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.– Aksioni u realizua në Veles në lumin Vardar, gjegjësisht në parkun e qytetit, në vendin e quajtur “Ostrovçe” – “Adata”. Para se ti lëshojmë barkat në lumë, e përsëritëm stërvitjen e vitit të kaluar. Ajo është stërvitje me një zorrë të veçantë e cila mbushet me

Shoqata e sigurisë së ujit dhe maleve nga Velesi “Shpëtimtari

Maqedonas”, për të dytin vit me rradhë merr pajisje të

specializuar me shumë vlerë për shpëtim në ujëra-lumenjë

dhe liqene të shpejta , duke shtuar këtu edhe pajisje për

shpëtim në rast të fatkeqësive natyrore, apo vërshimeve

Trajnim dhe pajisje të specializuara për “Shpëtimtarin Maqedonas”

Mbrojtje dhe shpëtim

Page 51: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

51

ajër të komprimuar, vendoset në të dy anët e lumit me litar edhe kur ka më shumë njerëz, ndërsa ata njerëz janë si pengesë. Ata kapen për zorrën e cila është e vendosur nën kënd dhe në këtë mënyrë duke rëshqitur, arrijnë deri në bregun e lumit – sqaroi Panovski.Pas kësaj stërvitje ata kanë filluar me traji-min për drejtimin e barkës dhe për shpëti-min e njerëzve që mbyten në relacion nga ada e Vardarit në parkun e qytetit, deri te ura e hekurt, e prapa. Trajimi apo stërvitja është realizuar gjatë këtyre ditëve sepse lumi Vardar ka pasur nivel më të lartë të ujit të ardhur, në mënyrë që barkat mos të prekin nivelin e cekët në fund të lumit.„Ishte vapë, u munduam, por stërvitja e shpëtimit të njerëzve që mbyten, përfun-doi me sukses, vlerëson Panovski. Ai na sqaron se edhe të nesërmen në hapësirat e tyre përsëri janë takuar dhe janë marë vesh rreth aksionit i cili duhet të realizohet në liqenin e Velesit “Mlladost“.Morëm pajisjet me barkat dhe u nisëm në drejtim të liqenit “Mlladost”, në vend takim-in të cilin ne e quajmë plazhi i shpëtimtarit, aty ku gjendet kulla e shpëtimit të cilën ne e kemi ndërtuar në vitin 2011. I lëshuam dy barka dhe filluam me realizimin e stërvitjes

”Shpëtim në ujëra të qeta në liqene, pas fatkeqësive natyrore-vërshimeve”, sqaron Panovski. Ai mes tjerash tah se stërvitja e parë ka qenë me një barkë të kthyer mbrapsht në liqen dhe se detyra e tyre ka qenë që të njejtën ta kthejnë për së mbari dhe në këtë mënyrë t’a sjellin në gjendjen e mëparshme, me apo pa njeri në të. Stër-vitja e dytë ka pasur të bëjë me shpëtimin e njerëzve nga shtëpitë apo nga godinat e vërshuara, në të cilën janë përdorur dy barka dhe një shkallë teleskopike.– I vendosëm barkat deri te shtëpia e vërshuar ndërsa improvizimi për të ishte shtylla afër hotelit “Romantik”. Shkallën e vendosëm lartë dhe njerëzit hypnin, zbritnin dhe shpëtonin me anë të barkave, sqaroi Angelli. Ai na tha se ka pasur edhe një stërvitje nën emrin “Shtegu shpëtimtar”, e cila gjithashtu ka qenë si donacion nga operacioni “FLORIAN“.– Kemi dy shtigje të tilla për shpëtim me nga 5 dhe me nga 10 metra, ndërsa kjo është si një dyshek i cili përdoret si tejkalim gjatë shtëpive apo godinave të vërshuara dhe vendoset në to, afër barkës. Kjo shërben si një lloj ure përmes së cilës i shpëtojmë njerëzit nga shtëpitë e vërsh-

uara, me anë të transportit të të lënduarve, të sëmurëve deri te barka e më pas me anë të transportit me barkë deri te brigjet e liqenit – tha Panovski.

Nota të larta për stërvitjet dhe trajnimin e shpëtimit Operacioni “FLORIAN” për anëtarët e “Shpëtimtarit Maqedonas” ishte shumë en-tuziast, ndërsa tashmë ata janë me përvojë në pjesën e shpëtimit në ujëra, si që janë lumenjtë dhe liqenet.– Edhe pse disa nga stërvitjet i punojmë për herë të parë, ata i kaluam shumë lehtë, ndërsa pjesëtarët u vlerësuan me nota të larta – potencoi Panovski. Ai na informoi se humaniteti i anëtarëve në operacionin “FLORIAN” nga Mbretëria e Bashkuar është i madh, sespe për t’u siguruar të holla për motorin e shtrenjtë të barkave, ata kanë zhvilluar dy aksione hu-manitare – kanë larë makina në stacionet e tyre të zjarrfiksëve në Mançester.– Anëtarët e operacionit “FLORIAN” janë kryesisht zjarrfikës dhe vijnë nga ekipet e shpëtimit nga vërshimet, sepse gjatë vër-shimeve mund të përhapen edhe zjarre – sqaroi Angelli.

Page 52: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

52

Me përfundimin e trajnimeve dhe stërvitjeve të specializuara, shoqata për mbrojtjen e ujërave dhe maleve “Shpëtimtari Maqedonas”, siç na infor-moi kryetari i saj, Angell Panovski, ka mundësi dhe qëndron në dispozicion për institucionet shtetërore dhe organeve tjera, në rast të fakteqësive natyrore-vërshimeve.„Me këtë trajnim dhe stërvitje të spe-cializuar që tashmë e kemi edhe me starvitjen tonë paraprake, ndërsa gjatë fatkeqësive-vërshimeve eventuale, ne si shoqatë, qëndrojmë në dispozicion dhe në ndihmë dhe lirisht mund të na thërrasin dhe të na drejtohen për ndihmë gjatë shpëtimit nga komuna e Velesit, nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, nga Qendra për Menaxhim me Kriza, MPB-ja, Ministria e Mbrojtjes, por edhe nga Armata. Si rezultat i kësaj, ne në rast nevoje, do të mund që me forca të bash-kuara, me urgjencë të formojmë ekipe të përbashkëta, me qëllim që më shpejtë t’u ndihmojmë të dëmtuarve”, sqaron Panovski.Njërit ai potencoi se do të ishte kënaqsi e veçantë të kontaktojë dhe të bashkëpu-nojnë me anë të stërvitjeve të përbash-këta me pjesëtarët e Armatës. Ai potencoi se njëlloj si më parë, dëshi-rojnë të vazhdojnë bashkëpunimin edhe me Kryqin e Kuq, si dhe me shoqata tjera qytetare dhe me institucione tjera, ku mund të ndihmojnë gjithmonë bashkarisht kur do të ketë nevojë për ndihmë gjatë fatkeqësive të ndryshme natyrore.„Shpëtimtari Maqedonas“, përpos për shpëtim në ujëra të shpejta, planifikon të trajnohet edhe për shpëtim në vise malore. Si që na sqaron Panovski, në këtë drejtim tashmë kanë filluar me trajnim disa anëtarë të tyre, trajnime këto për ciceronë nëpër male, një trajnim për shpëtim që është edhe statdium fillestar i trajnimit. “Ne kemi njohuri edhe për shpëtim në vise malore, por nuk jemi të certifikuar, e për këtë nevojiten disa trajnime verore dhe dimërore dhe që kërkojnë të kemi edhe mjete financiare

dhe këtu qëndron problemi më i madh. Për këtë shkak, ne si shoqatë kërkojmë që të na ndihmohet në këtë drejtim. Ne shpresojmë se do të na ndihmojnë dhe se së shpejti do të mund të që si “Shpëtimtari Maqedonas” edhe në të ndihmojmë në rast fatkeqsie në mal, gjë e cila ndodh edhe në malt tona, thekson Panovski.Ne fakt, „Shpëtimtari Maqedonas” aktiv-itetet e saj si shoqatë i ka filluar në janar të vitit 2011 si shoqatë e shpëtimit në ujë, për pjesëmarrësit në festën e ujit të shen-jtë në lumin Vardar dhe aty janë të pra-nishëm tashmë për nëntë vite me rradhë. Ata kanë marrë pjesë edhe në regatën e Vardarit “Gemitxhinjtë”. Kanë pasur edhe angazhim profesional në kampionatin botëror të paraglajderëve në Krushevë në vitin 2011. Njëherit, shatë apo tetë vite janë të pranishëm si shpëtimtarë profesional edhe në pishinën e qytetit, në liqenin e Velesit “Mlladost”, ku si shpëtimtarë janë të pranishëm tashmë për vitin e tetë me rradhë, për fundjava dhe për festa, duke filluar nga viti 2012. Në plazhin e quajtur “Plazhi i shpëtimit”, kanë ndërtuar edhe një kullë shpëtimi për hulumtim, e ndër-

tuar kjo në vitin 2011. Njëherit dy herë kanë qenë si shërbim i shpëtimit – në mënyrë vullnetare në ngjitje në malin “Sollun-ska Gllava” dhe shërbim vullnetar për shpëtim edhe në manifestimin nën qiell të hapur “Azot MTB sfida”, që mbahet nën organizimin e shoqatës së çiklistëve “Veles Bajking”.Për në fund, Panvoski zbulon se gjatë vitit vijues, më 28 tetor, në dhjetë vjetorin e formimit të “Shpëtimtarit Maqedonas”, planifikojnë të realizojnë stërvitje të madhe në të cilën planifikojnë t’i ftojnë të gjitha institucionet shtetërore dhe shoqëritë civile nga vendi të cilat mer-ren me këtë veprimtari, si dhe të gjitha organizata e huaja me të cilat kanë bash-këpunim të suksesshëm gjatë viteve të kaluara.Redaksia e revistës “Mburoja” u dëshi-ron stërvitje dhe trajnime të suksesshme në vijim, e si deri më tani, edhe në të ardhmen të jenë të gatshëm gjithmonë për reagim të shpejtë, në rast nevoje ndaj fatkeqësive natyrore-vërshimeve, të shpëtojnë me kohë jetën e njerëzve të rrezikuar.

Аntoanella Dimitrievska

Page 53: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

Njësia Komunale Organizative e OORRMV-së së Demir Hisarit, me

të cilën udhëheq togeri rezervë, Vasko Mlladenovski, me rastin e 116 vjetorit të kryengritjes së Ilindenit, më 2 gusht, për të tetën herë me rradhë organizoi marshin tradicional “Në majet e inilndenasve të Smilevës”. Bartës të organizimit të këtij aktiviteti një ditor ishin NJKO e OORRMV-së së Demir Hisarit dhe këshilli komunal i LLA të LNÇ-së së Demir Hisarit, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale.Në marshin që u realizua në realacion: kisha “Shën Jovan Preteça” – kisha “Shën Ilia” – kisha “Shën Pjetri” – kompleksi memorial “Damjan Gruev” në fshatin Smilevë, në distancë prej 17 km, morën pjesë 35 oficerë dhe nënoficerë rezervë nga Demir Hisari, Kërçova dhe nga Manastiri, përfaqësues të organizatës së luftëtarëve nga Demir Hisari, si dhe përfaqësus të disa shoqatave alpiniste.

Gjatë këtij marshi edukativo-kondicionues, prof. dr. Mende Sollunçevski (anëtar i këshillit të përgjithshëm të OORRMV-së), pjesëmarrësit i njoftoi me “betejën e madhe”, njëra ndër aktivitetet më të mëdha luftarake gjatë kryengritjes së Ilindenit që është mbajtur më 30 shtator 1903 në malin Biglla dhe Pllakenska Pllanina në rrethinën e Demir Hisarit. Para përmendores së Damjan Gruevit në Smilevë, pjesëmarrësit e marshit i përshëndeti kryetari i komunës së Demir Hisarit, Marjanço Stojanovski duke iu ndarë kështu mirënjohje individuale për pjesëmarrjen e tyre në vazhdimin e traditave liridashëse nga historia e lavdishme e Maqedonisë.Disa delegacione, në mesin e tyre edhe e OORRMV-së, e kryesuar nga kryetari i saj, dr. Goce Georgiev, vendosën kurora me lule të freskëta, ndërsa anëtarët e SHKA “Ilinden” nga Demir Hisari realizuan një

program rasti kulturoro-artistik. Shoqërimi përfundoi me një drekë të përbashkët ku u shërbye “fasule kryengritëse jubilare“.„Kjo ngjarje është edhe një shembull i mirë për bashkëpunimin afatgjatë dhe të suksesshëm të NJKM të OORRMV-së së Demir Hisarit me organizatat fqinje komunale, me vetëqeverisjen lokale, si dhe shoqata tjera qytetare në vazhdimin e traditave liridashëse”, theksoi në bisedën e shkurtër, prof. dr. Mende Sollunçevski.

Në majet e ilindenasve të Smilevës

Në mesin e aktiviteteve më të rëndësishme ndërkombëtare të Konfederatës Ndërlidhëse të Oficerëve Rezervë (CIOR)

gjatë periudhës verore është organizimi i akademisë gjuhësore dhe kongresit

veror të CIOR.Këto dy aktivitete të rëndësishme sivjet u organizuan nga 22 korriku deri më 10 gusht në Talin të Estonisë, Qëllimi i organizimit të Akademisë Gjuhësore, si formë institucionale ndërkombëtare për edukim të oficerëve rezervë- aktivistëve të shoqatave nacionale nga vendet anëtare të NATO-s dhe PpP-së, është të mësuarit e gjuhës angleze dhe frënge, në funskion të ngritjes së nivelit të komunikimit në CIOR-NATO.Аkademia organizohet tradicionalisht që nga viti 2000, ndërsa OORRMV-ja me mbështetjen e tërëssihme të MM-së dhe SHP të ARMV-së, ishte nikoqire dhe koordinatore në vitin 2007. Në

qendër të vëmendjes në kongresin e 72 veror të CIOR në të cilin marrin pjesë 1.300.000 anëtarë nga gjithsej 34 shoqata nacionale të vendeve anëtare të NATO-s dhe PpP-së, ishte tema “Oficerët rezervë të këtij mileniumi: Sfida, shkathtësi dhe role të reja”. Bartës i përpilimit të temës ishte majori i forcave të armatosura kanadeze, Zhan Fransis Lambert, i cili në prezantimin e tij e akcentoi çështjen e rëndësisë së përbërjes rezerve në angazhimin e përgjithshëm të NATO-s.Për shkak të çështjes së pazgjidhur me finansimin e MM-së, OORRMV-ja nuk kishte përfaqësues të saj në këto dy aktivitete ndërkombëtare.

Akademia gjuhësore dhe kongresi i cior

Aksion i suksesshëm alpinistAktivitetet programore të OORRMV-së

(Organizatës së Oficerëve Rezervë të Republikës së Maqedonisë së Veriut), realizohen në mënyrë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit. Në këtë kontekst, veçohet NJKM e OORRMV-së së Tetovës me të cilën udhëheq kapetani rezervë, Zoran Kirovksi. Si dëshmi për këtë edhe ngjitja në majën e Lubotenit në malin Sharr, në 2.499 metra lartësi mbidetare. Ky aksion i suksesshëm alpinist në të cilin morën pjesë rreth 15 oficerë dhe nënoficerë rezervë nga Tetova dhe nga rajoni i Vratnicës, u organizua me rastin e 75 vjetorit të organizimit të mbledhjes së parë të ASNOM-it, kur edhe është formuar shteti maqedonas. Ngjitja deri në majën e dytë më të lartë të malit Sharr ishte e planifkuar në dy pjesë. Në pjesën e parë pjesëmarrësit realizuan marsh kondicionues në relacion: f. Staro Sello

– shtëpia malore “Luboten”, që gjendet në lartësi mbidetare prej 1.640 metrash. Në pjesën e dytë, katër aktivistët (Zoran Kirovski, Tome Gjatovski, Sllobodan Sterjovski dhe Dragçe Simonovski), për të katërtën herë më rradhë u ngjitën në majën e Lubotënit (2.499 l.m.d), kur për afër 2 orë tejkaluan lartësi me dallim prej

859 metrash, që mund të merret si një aksion i suksesshëm alpinist.Në majën e Lubotenit ata vendosën flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe flamurin e OORRMV-së, e më pas shijuan pamjen e bukur të Liqenit të Fushës, njërit ndër liqenet më të bukur të malit Sharr.

Zhivko Trajanovski

Aktivitetet e OORRMV-së

Page 54: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

54

Krijuesit e mëdhenj, inovuesit dhe ndërrmarësit botën e shohin në mënyrë e cila dallon nga mënyra që ne u qasemi dhe i shohim

punët. Pikërisht kjo është arsyja për shkak të së cilës ata i shohin mundësitë që të tjerët i humbin.Tregimi për „Velcro“ është mjaft i njohur. Inxhineri zvicran, Xhorxh De Mestral ka vendosur që pak më për së afërmi dhe më mirë t’i shohë kaçubat (disa farrëra bimësh), të cilat i janë ngjitur për xhupin e tij deri sa ai ka shëtitur në mal. Ai e ka marrë mikroskopin dhe ka parë se natyra bërë shtëpiza në këto kaçuba, të cilat më pas janë ngjitur si viskula të mbushura me

qime në xhupin e tij. Në bazë të kësaj, “ka lidnur shtëpia alternative” te patenta nën emrin “Valcro”. (Sot ekziston një fushë e tërë e quajtur biomimetikë, kushtuar imitimit të natyrës me qëllim të zgjidhjes së problemeve njerëzore).Tregimi më pak i njohur është ai rreth sapunit të lëngët (Sofsaop). Por edhe ky tregim poashtu meriton të rëfehet. Një ndërrmarës amerikan, Robert Tejllor ka vendosur që të shikojë pak më mirë dhe më me vëmendje se si duken kutitë e sapunit që nga moment i hapjes së tyre dhe fillimi i përdorimit të tyre në tualet. Duke e zmadhuar enën (kutinë) ku qëndron sapuni në një vend jashtëzakonisht të pastër, ka parë se si në fakt ka filluar

të rrjedhë një floskul dhe lëng i keq. Ai ka kuptuar se përgjigja ka të bëjë me lëngun e sapunit i cili përpunohet dhe paketohet në tubë me pompë. Në këtë mënyrë “ka lindur” sapuni i lëngshëm (Sofsoap), i cili e ndryshoi tërësisht industrinë e sapunit.Dy ndërrmarës brilant të cilët punët i kanë parë në një mënyrë tjetër, pa dallim a ka qenë kjo përmes mikroskopit ose ka qenë objektiv i zmadhimit, bukvalisht apo në mënyrë metaforike, kanë bërë hapin kyç, duke iu qasur punëve në mënyrë të njohur apo në mënyrë të panjohur. Matematicienti i madh francez, Blez Paskal ka thënë: “Mendjet e vogla janë të brengosura me gjëra të pazakonta, ndërsa mendjet e

Të mendohet dhe të rishikohet në mënyrë tjetër

Global

Page 55: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

mëdha kanë brengën e fenomeneve dhe gjësendeve të thjeshta dhe të vogla”. Për këtë, të shohim pak më mirë në atë që është sot para nesh, por t’a shohim në një mënyrë tjetër nga të tjerët.Për këtë aktivitet ekziston një fjalë: defamiljarizim (çnjohje). Në fillim të shekullit të XX, teoriticienti letrar rus Viktor Shkllovski ka theksuar se si Tolstoji ka arritur efekt të mirë në shkrimin e tij përmes teknikave si që janë sende të përshkurara nga një perspektive e afërt duke refuzuar t’i përdorë emrat e zakonshëm për sendet dhe në përgjithësi “e çuditshme” të bëjë defamiljarizimin (çnjohjen) e disa sendeve, punëve dhe fenomenve tashmë të njohura. Më vonë, regjisori i madh francez Zhan Lluk Godar e revolucionizoi kinomatografinë në mënyrë të ngjajshme. Ky inovacion ndoshta është dukur i habitshëm dhe kompleks për shumë njerëz të asaj kohe. Shembujt e këtyre krijuesve të shkëlqyer u shërbejnë të gjithëve, duke përfshirë këtu edhe ndërrmarësit, disa shembuj se si të ndalojnë të shohin botën në mënyrë të njohur dhe kështu të fillojnë të shohin atë

në mënyra të panjohura dhe gjenerative. Në këtë mënyrë, këto teknika mund të na ndihmojnë t’a shohim rrugën tonë drejt një risie apo një revolucioni, pa dallim a kemi të bëjmë me art apo biznes.Në një rast, Sherllok Holms i ka thënë Votsonit: “E shihni, por në fakt nuk e shihni. Dallimi është i qartë”. Më shumë këshilla për atë se si më ndryshe t’i shohim punët vijnë edhe nga psikologja dhe shkrimtarja Marija Konikova në librin e saj “Gjenialët: Si të mendojmë si Sharlot Holmsi”. Ajo shkruan: “Në mënyrë që të hulumtoni në mënyrën e duhur, duhet të mësoni që t’a ndani situatën nga interpretimet dhe të distancoheni nga ajo që shihni”. Si teknikë e për përmirsimin e aftësive tona për punë në këtë mënyrë, Konikova propozon të përshkruhet situata e cila na intereson, me zë apo në formë të shkruar dhe të njejtën t’a ndajmë me dikë tjetër. Siç deklaron, Holmsi në atë mënyrë e ka përdorur Votsonin për të biseduar për hulumtimet e tij kur ka hulumtuar ndonjë rast. Në këtë mënyrë, përmes këtij ushtrimi, pikat kyçe në këtë rast, janë më se të dukshme.

Kjo është teknikë e mirë për personat të cilat dëshirojnë të bëhen artistë dhe ndërrmarës, si dhe dedektivë konsultativë. Ia vlen të provohet.Truri ynë është i dizajnuar të na ndalojë që të kushtojmë vëmendje të tepruar. Kjo është vërtetuar mirë me anë të iluzionit optik të quajtur “Trocler zhdukja” (e quajtur sipas mjekut zviceran nga shekulli i XII i cili e ka zbuluar efektin). Në rast se kemi ndonjë fotografi fikse në vizionin periferik, ne në esencë ndalemi së shikuari të njejtën fotografi pas një kohë të gjatë. Ky fenomen me term të përgjithshëm neuroshkencor ka të bëjë me shprehinë dhe me siguri shpie drejt asaj se në ç’mënyrë punon truri. Neuronet ndalojnë të grumbullojnë informatat përderisa i kanë të njejtat për një stimuli të pandryshuar. Por, kjo nuk do të thotë se shprehia gjithmonë është një mik i yni.Është mirë të fillojmë të mendojmë se si mund të gjejmë mënyrë për të menduar ndryshe, por edhe si të kemi qasje tjetër – se si në një mënyrë t’i kundërvihemi tendencës sonë të ndërtuar të jetesës në mënyrë që të qasemi drejt mënyrës së

njohur të këndvështrimit dhe përjetimit. Njëra ndër mënyrat të cilat artistët e mëdhenj, ndërrmarësit dhe krijuesit arrijnë deri te këndvështrimet dhe qasja, apo deri te të dhënat të cilat u mundësojnë të ndryshojnë botën është ajo se ata nuk e shohin botën në atë mënyrë që e shohim shumica prej nesh. Për këtë shkak edhe metodat e tyre na mësojnë se duke pasur këndvështrim ndryshe, mund t’a shohim atë që askush nuk e sheh e se ka parë, një mënyrë e mirë për t’u ndërtuar e ardhmja jonë.

Mr. Biljana Popovska (Аdaptuar nga Adam Brandenburger

https://hbr.org/2019/04/to-change-the-ëay-you-think-change-the-ëay-you-see?utm_campaign=hbr&utm_

source=facebook&utm_medium=social&fbclid=IëAR2Zq6qpuQËftLZXJsym

idyVJlZBY4sQYJo73KSdvaVi2HpxaC2K9aAe2o0https://hbr.org/2019/04/

to-change-the-ëay-you-think-change-the-ëay-you-see?utm_campaign=hbr&utm_

source=facebook&utm_medium=social&fbclid=IëAR2Zq6qpuQËftLZXJsymidyVJlZBY4

sQYJo73KSdvaVi2HpxaC2K9aAe2o0)

55

„Mendoni më ndryshe“, thotë publiciteti apo reklama e

kompanisë „Apple“ nga vitit 1997. Një këshillë dukshëm e mirë, për të gjithë krijuesit, inovuesit dhe

ndërrmarrësit. Në fakt, përpos mënyrës së

ndryshme të mendimit, për ide të reja revolucionare apo për

prodhime të reja, punëve duhet t’u qasemi ndryshe, apo në mënyrë

tjetër

Page 56: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

56

Film

Çfarë ndodhë kur do të përfundojë një luftë? Çfarë mbetet pas nesh, e çfarë sjellë e ardhmja? A harrojmë dhe si harrojmë, a mund

të jetojmë me pasojat dhe si mësojmë për të vazhduar tutje? A vazhdojmë aty ku është ndalur jeta para luftës, apo me vete marrim kujtimet nga dëshmitë tona? A është e mundur një jetë normale pas përfundimit të luftës?Pas luftës (në përkth. “The Aftermath”) hedh dritë pikërisht në këto pyetje përmes tregimit të një çifti britanik i cili ballafaqohet me pasojat materale, psikologjike dhe emocionale të Luftës së Dytë Botërore.Në dimrin e vitit 1946, vetëm disa muaj pas përfundimit të luftës më të përgjakshme deri në atë kohë, Rejçëll Morgan mbërrin në pothuajse qytetin e shkatërruar të Hamburgut te bashkëshorti i saj Luisi, një kolonel britanik i cili është në shërbim të qytetit gjerman, me qëllim që i njejti të rimëkëmbet. Por, pritjet e saj janë ndryshe, për dallim të atyre që

do të vijojnë në Gjermaninë e dështuar. Duke shpresuar për vazhdimin e një jete normale me bashkëshortin e saj, ajo gjen diçka krejtësisht tjetër, diçka krejtësisht të papritur.

Armiq nën një kulmNë dimrin e vitit 1946, kujtimet e luftës janë gjithnjë të freskëta. Gjithnjë trupa tërhiqen nga gërmadhat që janë si pasojë e bombardimeve të rënda, njerëzit janë të sëmurë, të urritur e të ngrirë, të lënë në rrugë, pa kulm mbi kokë. Gjermania paguan tatimin e luftës së humbur. Forcat e Aleancës janë të vendosura në tërë vendin. Në këtë hapësirë është shfaqur urretja dhe e keqja ndaj armiqëve të cilët tashmë duhet të jetojnë njëri pranë tjetrit. Nëntoka ende jeton me klanet e e udhëhequr nga bashkëpunëtorët e Firerit, të cilët asnjëherë nuk do të pranojnë humbjen e atdheut dhe që janë të gatshëm që të paguajnë me jetë okupimin nga okupatori. Qytetarët gjermanë kalojnë përmes filtrit të

intervistave dhe kontrollit të prapavijës së tyre në mënyrë që të lirohen nga dyshimet se kanë qenë bashkëpuntorë të regjimit nazist dhe në mënyrë që të mund të jetojnë dhe të udhëtojnë të lirë. Në rrethana të këtilla, Rejçel arrinë në Hamburg me të gjitha paragjykimet për popullin gjerman. Secili interakcion me ta, për të është jashtëzakonisht i keq, për dallim nga bashkëshorti i saj i cili orvatet ta kuptojë fatkeqsinë e tyre. Çifti, fiton shtëpi luksoze për jetesë në periferi, shtëpi e cila është në pronën e arkitektit Stefan Llubert dhe vajzës së tij problematike Fredës, të cilët me urdhër duhet t’a lëshojnë shtëpinë. Duke pasur parasysh se çfarë ndodh jashtë dhe në çfarë kushtesh mbijetojnë gjermanët, si dhe përçmimet që ju nënshtrohen, Luisi nuk ndihet komod që bashkëshortet e tyre të përfundojnë në kamp, e në këtë mënyrë ai me shumë përzemërsi ofron që pronarët të qëndrojnë dhe shtëpinë t’a ndajnë të gjithë së bashku, një vendim ky i cili thellësisht do t’a shqetësojë bashkëshorten e tij. Përderisa

„Pas luftës“

Page 57: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

dy familjet mësohen të koegzistojnë së bashki nën një kulm, urretja e ndërsjellë rritet, por tensionet zhvillohen në një drejtim të papritur dhe punët gjithashtu marrin kahje të papritur, ku anëtarët e dy familjeve mësojnë çdo ditë diçka të re nga njëri tjetri. Në mes të Rejçellit dhe Stefanit, komunikimi është veçanërisht problematik dhe i tensionuar, por kur ata do të mësojnë se ndajnë së bashku shumë gjëra, marrëdhënia ndërmjet tyre ndryshon në mënyrë drastike. Armiku me të cilin ndan kulmin dhe shtëpinë, shëndrrohet në dashnor i gruas së kolonelit. Britanezja dhe gjermani, kombinim ky i cili do të ishte i papranueshëm për një mjedis të këtillë. Dje armiq, sot dashnorë. Ajo që në esencë i bashkon këta dy është dhimbja e përbashkët e luftës dhe çmimi që ata paguan – Rejçelli me humbjen e djalit 11 vjeçar, ndërsa Stefani me humbjen e bashkëshortes, që të dy të vrarë gjatë bombardimeve.

Ballafaqimi me humbjetPërse Rejçëll e gjen ngushëllimin pikërisht te Stefani? Te ajo humbja e djalit është e pashërueshme për shkak të bisedës ngushëlluese me bashkëshortin e saj që asnjëherë nuk ndodhi. Vdekja e djalit për Luisin ishte një shtypje e dhimbjes në vend të largimit të së njejtës, ikjes nga fakti që djali është i vdekur dhe përkushtim ndaj punëve të përditshme. Nga ana tjetër, zemra e nënës kërkon ngushëllim dhe mbështetje, kërkon përqëfim në mënyrë që të kuptojë dhe të ballafaqohet në mënyrë që të vazhdojë jetën. Mungesa e komunikimit dhe e mirkuptimit mes bashkëshortëve, do të thotë edhe një prishje e heshtur e martesës në të cilën të dy e humbin dalngadalë kontaktin me njëri tjetrin. Kjo vërehet edhe gjatë skenës së parë kur Rej¬çelli arrinë në stacionin hekurudhor në Hamburg kur gjatë takimit me bashkëshortin

vërehet një ftohje dhe largim mes tyre. Luisi e do shumë bashkëshorten e saj, por i shtypur nga dhimbja e vet, nuk ndihet i aftë dhe i fuqishëm për të ndihmuar, duke u orvatur të gjej disa mekanizma vetanake në mënyrë që të tejkalojë këtë situatë. Për të, kjo do të thotë distancim nga gjithçka që i kujton të birin, ndërsa rikujtuese më e madhe se sa e ëma e tij, nuk ka. Stefani nga ana tjetër, e kupton këtë gjë. Ai e ndanë këtë dhimbje dhe nuk ka drojë t’a shfaq të njejtën. Afërsia në mës tyre sa vjen e shtohet, por ngushëllimi dhe dashuria, megjithatë janë dy gjera të ndryshme. Rolet e këtij filmi janë stereotype për profilet e ndryshme të mendimit pas luftës dhe ballafaqimi me armiqtë e dikurshëm, si dhe

aftësia për ta lënë me një anë urretjen dhe të keqen, në mënyrë që e gjitha kjo të gjejë një kohezion. Luisi është ndoshta personi me zemër më të pastër dhe më të çiltër në këtë film, pa pasur paragjykime dhe me dëshirë për të kuptuar dhe për të ndihmuar. Rejçelli dhe Freda, nga ana tjetër nuk janë dashakeqe, por qëndrimet që i kanë dëgjuar për armiqtë ato i bëjnë të frikësuara, të distancuara dhe në momente të mllefosura ndaj të pa njohurës, sepse u është thënë se ato janë të këqija. Nga ana tjetër, ata

ndaj tjetrit e drejtojnë fajin për humbjen e të afërmve të tyre. Bombat e armikut janë ato të cilat kanë marrë jetën e djalit , në njërën dhe të nënës, në familjen tjetër. Stefan Llubert, një arkitekt me renome, me shije të theksuar, i cili e ka urryer nacizmin, tashmë duhet të ballafaqohet me pasojat e asaj të cilën as që e ka respektuar ndonjëherë, vetëm për faktin se vend i tij ka humbur luftën. I vetëdijshëm se duhet të jetë i nënshtruar, ai vepron në mënyrë të tillë, por njëherit është edhe i vetëdijshëm për padrejtësinë e cila i bëhet. Përkundër këtij grupi qëndror të karaktereve, i hasim edhe kolegët e Luisit, kolonelë, të cilët me gjermanët sillen si ndaj kafshëve, egoja e të cilëve rritet me secilin nënçmim të cilin do

t’ua bëjnë civilëve, atyre të cilëve u hyjnë nëpër shtëpi pa pikë respekti e që janë e kundërta e asaj që është Luisi.

Çka pas luftës?Kush bart përgjegjësinë për pasojat e luftës? Kush është përgjegjës për shkatërrimin e shtëpive, ndarjes së familjeve dhe në përgjithësi identifikimi i ndonjë faktori a do të mund t’a zbusë dhimbjen e shkaktuar? Çfarë duhet për të vazhduar jeta? Me siguri se nuk ekziston një përgjigje univerzale që do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve. Secili njeri ka sistem vetanak për

tejkalimin e dhimbjes, por ajo që mbetet pas secilës luftë, nuk mund të riparohet lehtë, por njeriu duhet të mësohet të jetojë me atë. Pikërisht këtë na e mëson edhe ky film ushtarak, i cili përmes tregimeve personale dhe emotive, na qartësojnë se luftërat nuk përfundojnë kur nënshkruhet marrëveshja paqësore dhe kur zjarri do të pushojë, por pasojat vijojnë edhe shumë kohë më pas dhe gjatë kohë mbeten pjesë e realitetit.

Еlena Gjorgjievska

Regjia: James Kent

Rolet: Keira Knightly, Jason Clarke, Alexander Skarsgård, Kate Phillips, Flora Thiemann

Skenari: Joe Shrapnel, Anna Waterhouse, Rhidian Brook

Мuzika: Martin Phipps

Kinematografia: Franz Lustig

Моntazhi: Beverley Mills

Vendi: Gjermani, SHBA, В. e Madhe

Viti: 2019

Kohëzgjatja: 108 minuta

Page 58: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

Resnja është një qytet pikturesk rrëzë malit Galiçica, shumë afër liqenit të Prespës, i e njohur me pentaritë dhe drunjtë me

mollë, si dhe me pejsazhet e bukura, me qeramikën e bukur dhe me poçarët, por edhe me diçka tjetër që tërheq vëmendje të jashtëzakonshme, e kjo ka të bëjë me ish godinën e Këshillit Komunal, gjegjësisht me oborrin e beut – me Sarajin, e ndërtuar që nga koha e Perandaorisë Osmane, nga ana e Nijazi Beut. Ky oborr në qytetin e Resnjës është njëri ndër shembujt më të njohur i objekteve të ndërtuar në stilin neoklasik në Maqedoni. Godina është interesante për faktin se pasqyron kopje të godinës së Komunës së Parisit, ndërsa është e ndërtuar nga mermeri dhe nga guri delikat. Nijazi Beu ka urdhëruar që të përpilohet plani urbanistik për Resnjën, ku kjo godinë

llogaritet si një zgjidhje e drejtë urbanistike për këtë pjesë të Ballkanit.Saraji i Resnjës – oborri i Nijazi Beut në këtë qytet është njëri ndër shembujt më të jashtëzakonshëm për godinë të ndërtuar në stilin neoklasik në Maqedoni. Godina është ndërtuar në stilin e renesansës franceze dhe njihet si njëra ndër shembujt me tipik i arkitekturës në fillim të shekullit XX, ku janë të pranishme elementet edhe nga stilet tjera historike evropiane të arkitekturës. Ndërtimi është konstruktuar në periudhën e viteve 1905, deri në vitin 1909, prej njërit nga udhëheqësit e revolucionit të turqve të rinj, Ahmet Nijazi Beut, i cili si student i Akademisë Ushtarake të Stambollit dhe pjesëtarë i lëvizjes xhonturke, ka qenë i dërguar në Renjë, e ku më vonë ka marrë kartolinë nga Parisi, gjegjësisht nga Oborri i Versajës, nga një mik i tij francez. Beu i pasur nga Renja ka vendosur të ndërtojë

poashtu një godinë po aq të bukur për të jetuar. Megjithatë, në vitin 1912 ai vritet në Durrës para se oborri të përfundojë me ndërtim. Objekti është i lartë 25 metra, me një sipërfaqe prej 4.800 metra katrorë brenda, ndërsa në përpunimin e enterierit janë përdorur materiale të përpunuara të cilësisë së lartë. Saraji ka qenë shtëpi edhe e vendosjeve arkeologjiko-muzeale, si dhe e disa grupeve dhe klubeve kulturore-artistike. Sot në këtë godinë janë të vendosura Shtëpia e Kulturës, galleria e ikonave, muzeu dhe bibloteka e qytetit.Saraji, sipas vlerave të tij estetike dhe arkitektonike, u bën ballë ndërtimeve të neoklasicizmit, ndërtime këto të shekullit XX. Godina paraqet ndërtim grandioz me të cilën krenohen qytetarët e Resnjës. Saraji e potencon statusin prestigjoz të “objektit më të bukur në Maqedoni“.

Kristina Ilievska

58

Saraji i Resnjës Oborri i Nijazi Beut

Page 59: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,

Saraji i Resnjës Oborri i Nijazi Beut

Page 60: Armata festoi ditëlindjen e 27. · Ushtarëve të posa pranuar ministrja u tha se mjedisi ushtarak është njëri ndër mjediset më të mira për zhvillim dhe rritje të vazhdueshme,