atletika.mbreteresha e sporteve

18
Shkolla:”Lasgush Poradeci” PROJEKT Tema:”Atletika.Mbreteresha e sporteve” Punoi:Anxhela Dosi Klasa:VIIIA Lenda:Ed.Fizik

Upload: antzela

Post on 13-Apr-2017

100 views

Category:

Sports


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Atletika.Mbreteresha e sporteve

Shkolla:”Lasgush Poradeci”

PROJEKTTema:”Atletika.Mbreteresha e sporteve”

Punoi:Anxhela Dosi

Klasa:VIIIA

Lenda:Ed.Fizik

Page 2: Atletika.Mbreteresha e sporteve

HISTORIKU I ATLETIKES NE SHQIPERI

Themelimet e Atletikës së lehtë në Shqipëri

 Shkodër 1920: Gara e parë atletike. Garat e para publike në atletikën e lehtë në Shqipërinë datojnë në vitin 1920 në qytetin e Shkodrës. Themelimet e tyre kanë të bëjnë me themelimin më 1919, të asaj që njihet si Shoqnia “Vllaznia” e Shkodrës, me kryetar atdhetarin e shquar Hil Mosi. ShoqniaVllaznia e 1919-tës, prej ku vjen klubi shqiptar i mirënjohur shumësportesh, Vllaznia e sotme, është ajo shoqëri kulturore sportive e cila më 1920 ka organizuar pra, edhe garën e parë atletike publike në Shqipëri. Gara ka dhe një date të saktë: 13 qershor 1920. Eshtë një vrapim që organizohet në rrugët kryesore të qytetit me një gjatësi prej 4200 metrash. Kanë marrë pjesë 25 të rinj dhe fitues është shpallur i riu i quajtur Kol Gjoni. Eshtë thënë se ai e fitoi garën me kohën 17 minuta. Viti 1920, për Shqipërinë duhet konsideruar si viti i themelimit apo organizmit të garës së parë atletike publike në Shqipëri. Kujtimet e ardhura prej asaj kohe tregojnë se vrapimi në mes të qytetit kishte krijuar një situatë të vërtetë sportive që tërheq interes të jashtëzakonshëm. Kjo bëhet nxitje që gjatë këtij viti 1920 në Shkodër të zhvillohen e pakta edhe katër gara të tilla vrapimi njëra mbas tjetrës. Madje organizatori i shquar i sporteve në Shqipëri, i mirënjohuri Palok Nika, arrin të zhvillojë edhe një garë në ecje sportive

Shkoder 1920

Page 3: Atletika.Mbreteresha e sporteve

Po duhej të vinte viti 1925 që Shkodra të organizojë gara më masive, më serioze dhe me përpjekjen për t’i matë rezultatet. Garat ishin në 100, 200, 400 metra, kërcim së larti, së gjati, trehapësh si dhe hudhje gjyle. Nuk duhet harruar se Shkodra asokohe kishte disa shoqëri sportive të cilat ndonëse kishin futbollin si sport parësor, kohë mbas kohe nisin e zhvillojnë edhe gara të tjeta të larmishme. 1925, Cetine: “Olimpiada e Zetes” Kulmii i këtij themelimi është pjesëmarrja e atletëve shqiptarë në atë që njihet si “Olimapada e Zetës” e Malit te Zi. Ajo është zhvilluar në korrik të vitit 1925 në Cetinë. Shqipëria përfaqësohet me shoqërinë “Studente Shkodra”. “Olimpiada e Zetës” zhvillohet në katër sporte: futboll, atletikë e lehtë dhe çiklizëm. “Studente Shkodra” zë vendin e parë në garat e atlektikës, duke u nderuar me medaljet, flamur dhe diplomat përgatëse. 100 metra: Ahmet Ashikja 11.8 200 metra Ahmet Ashikja 25.8. Së larti: Bahri Kopliku 1.68. - Së gjati: Bahri Kopliku 5.00 Gjyle: NikollaVërbica 10.85

Cetine 1925

 Vitet ’20: Shkolla – Vatra e Atletikës së Lehtë Ndonëse Shkodra është nismëtare, ndërkaq atletika e lehtë bën hapat e saj të parë themeluese, sidomos edhe në tre qytete të tjerë: Tiranë, Elbasan dhe Korçë, duke luajtur rolin kryesor shkolla. Askund tjetërpërveçse në shkollë, nuk kishte ku t’i gjente atletika shqiptare zhvillimet e saj, dukuri që ka ndodhur pothuajse në të gjithë shtetet e botës. Kujto për ketë sidomos Gjimnazin e Shtetit në Shkodër, Liceun e Korçës, Normalen e Elbasanit, po ndoshta më mbas duke vënë në rol parësor Shkollën Teknike Amerikane të Tiranës, e cila qysh në themelim kishte atë që ajo e quante “Shoqnia Atletike e Shkollës Teknike” e drejtuar personalisht prej drejtorit Harry T. Fultz, e cila nisi te zhvillonte rregullisht në Fushën e Shallvares nëTiranë, Kampionatet e saj model të atletikës! Dhe është ky zhvillimi shkollor atletik që bën të mundur ngjarjen e parë të jashtëzakonshme për themelimet e atletikës së lehtë shqiptare.Në verën e vitit 1929 në Shallvaretë zhvillohet një kampion ndërshkollor ku marrin pjesë nxënës atletë nga shkolla te ndryshme. Kyorganizim befasues, ishte një prove e përgjithshme paraprake për të mbërritur te Kampionati i Parë Kombëtar i Atletikës

 Data e parë historike është 20 gushti 1929. Eshtë koha kur organizmi shtetëror i emërtuar “Djelmnia Shqiptare” nis shpalljen e organizimit të kampionateve kombëtare të Mbretërisë së Shqipërisë. Drejtori i Entit është një italian i shquar, ai që njihet me emrin Prof. Giandomenico De Marchis, i cili do të luajë role në organizimin e kampionateve shqiptare kombëtare të viteve ’30.. Një pllakat i posaçëm i kushtohet Kampionatit.. 2 Shtator 1929: Kampionati i parë Kombëtar Kështu shkohet tek 2 shtatori 1929, tek ngjarja e madhe e këtij viti fatthënë si një dëshirë e fortë lamtumire midis Shqipërisë Orientale dhe asaj Perëndimore që po kërkonte të vinte. Njeriu që merret personalisht është Ministri i Arësimit, HilMosi, i cili siç dihet, kishte qenë dhe kryetari themelues i Shoqërisë “Vllaznia” më 1919. Interesante është se 60 vjet më vonë, nipi i tij, Prof. Dr. Arben Jorgoni, do të bëhej Presidenti i parë i Komitetit Olimpik Shqiptar në Shqipërinë moderne! Kampionati i parë Kombëtar i Atletikës së Lehtë do të ishte një kampionat i vërtetë atletik. Ai do të shpallte për herë të parë Kampionët e Shqipërisë në 100,

Page 4: Atletika.Mbreteresha e sporteve

200, 400, 800, 1500, 5000 dhe 8000 metra; Kampionët në 110 metra me pengesa; Kampionët në kërcim së larti, së gjati, trehapësh, shkop; Kampionët në gjyle, disk, shtizë, çekiçin e kohës (topi me dorezë); Kampionët në stafetat 4x100 dhe 4x400; Kampionët në pesëgarësh e dhjetëgarësh. Të gjithë ata janë pionierë themelues të atletikës së lehtë, kampionët e pare të Shqipërisë, personazhe historikë.

Garat e para kombetare 1929*

Kampionët dhe rekordmenët e parë të Shqipërisë Kampioni i parë i Kampionatit si dhe rekordi i parë kombëtar në historinë e Shqipërisë ngjet në kërcimin së larti nga PeterAndoni i Elbasanit me 1.68 metra. Andoni është njeriu i cili e sundon Kampionatin e parë të Shqipërisë. Ai është Kampion në kërcimin së larti, në kërcimin së gjati (5.97), por dhe në pesëgarësh dhe dhjetëgarësh. Eshtë i vetmi që rrëmben katër medalje të arta të Kampionit të Shqipërisë! Andoni do të ketë një vazhdimësi spektakolare: ai do të jetë pjesëmarrës i katër kampionateve me rradhë, duke fituar 11 tituj. Ai hyn në histori si themeluesi rekordmen i garave të kërcimeve: së gjati, së larti, trehapësh. Në së larti kampion në katër kampionate rresht: 1929, 1930, 1931, 1932; tri herë në kërcimin së gjati duke mbërritur te 6.16, dy herë në trehapësh, kur përfaqëson Shkodrën më 1931 dhe 1932, me sa duket teksa është transferuar atje, me shifrat e larta për kohën 12.64.

Rekordmenët e radhës që do të vinin mbas tij, SelmanStërmasi (së gjati e së larti), Sefedin Biçaku (trehapësh), SandërKraja (dhjetëgarësh) do ta kishin pikë referimi këte atlet të madh për Shqipërinë e kohës, i cili kishte bartë prej Stambollit për Tiranën stilet e kërcimeve si dhe universalizmin atletik. Kampionati i parë Kombëtar i Atletikës së lehtë ka përfunduar më 6 shtator 1929. Ai ka përfunduar me fitoren e skuadrës atletike të Prefekturës së Tiranës, mbas një dueli të fortë me Elbasanin, Korçën dhe Shkodrën. Tirana mori thuajse të gjitha Kupat e vëna: atë Çmimit Mbretëror, atë të Princeshës Myzejen, të Entit Kombëtar Djelmënia Shqiptare dhe të Kryeministrisë.

Page 5: Atletika.Mbreteresha e sporteve

Nënllojet e atletikës

Vrapimi i lirë  është disiplin olimpike në të cilën atletët vrapojnë lirëshem në distanca:

për meshkuj: 100m, 200m, 400m, 800m, 1500m, 5000m, 10000m, 1000m, 2000m, 3000m, 20000m, 30000m dhe vrapimi brenda 1 ore. Nga lista zyrtare janë tërhequr vrapimet në gjatësi prej 300m, 500m, 7500m, 15000m.

Maratoni sipas kohës apo sipas gjatësisë

Vrapimi me pengesa  me garat në :

Vrapimi 110 metra Vrapimi 200 metra Vrapimi 400 metra.

Gara kërcimi atletik  me disiplinat

Këcimi i lirë mbi shkop (i lirë në lartësirë) Kërcimi me shkop Kërcimi (në largësi) Trehapëshi Dhjetëgarëshi Ecja në Ecja 20 km Ecja 50 km Atletika e rëndë Gjuajta e gjyles Gjuajta e diskut Gjuajtja e çekanit Gjuajtja e shtizës Ngritja e peshave

RREGULLORE E BRENDSHME E VEPRIMTARIVE TE ATLETIKES

QELLIMI

Veprimtaritë lokale kombëtare dhe ndërkombëtare kanë për qëllim zhvillimin psikologjik, fizik të Rinisë në përgjithësi e të ndikojnë në gjallërimin e jetës së njerëzve si dhe të ngrejnë në shkallë sa më të lartë rezultatet sportive si një nga qëllimet kryesore të kësaj veprimtarie.

DREJTIMI DHE ORGANIZIMI

Gjithë veprimtaritë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, drejtohen nga FShA me anë të Sektorit të Sportit pranë Bashkive dhe Klubeve Sportive në rrethe. Në këto veprimtari, FShA dërgon përfaqësues të cilët së bashku me drejtuesit e rrethit mbajnë përgjegjësi për mbarëvajtjen e aktivitetit të caktuar në

Page 6: Atletika.Mbreteresha e sporteve

bazë të Kalendarit Kombëtar të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. FShA, në bazë të buxhetit të miratuar nga Ministria, u kërkon Bashkive dhe Shoqatave Sportive (Klubeve Sportive) që të zbatojnë Kalendarin Sportiv Vjetor, e të marrin masat e nevojshme për organizimin e aktiviteteve po sipas Kalendarit kur zhvillohet në rrethin apo qytetin e tyre. Nëpërmjet Kryesisë, FShA harton e zbaton një plan kualifikimi trajnerësh e gjyqtarësh si brenda e jashtë vendit. 10 ditë para fillimit të veprimtarisë, Klubi Sportiv në bashkëpunim me Sektorin e Sporteve pranë Bashkisë, i dërgon FShA-së informacion të plotë për gjendjen e stadiumit, bazën materiale si dhe planin për masat teknike e organizative për mbarëvajtjen e aktivitetit. 2. Sektori i Sportit pranë Bashkisë dhe Klubi Sportiv përgjigjen: a) Për organizimin e veprimtarive lokale, kombëtare e ndërkombëtare që zhvillohen në rrethin e qytetin e tyre. b) Merr masa për sistemimin e ekipeve sportive në hotele të tjera. c) Për progandimin e aktivitetit dhe të Atletikës në përgjithësi. d) Për caktimin e gjyqtarëve sipas kategorisë që i korrespondon aktiviteti duke bashkëpunuar me FShA dhe me Kolegiumn e Gjyqtarëve.

VENDI, DATA DHE MENYRA E ZHVILLIMIT TE AKTIVITETIT

Vendi dhe datat e aktivitetit caktohen në Kalendarin Sportiv Kombëtar në Sektorin e Federatës. Ndryshimet e datave të aktiviteteve kombëtare bëhen vetëm me miratimin e Komitetit Drejtues, mbështetur në statutin e FShA neni 27 pika j, ku FShA lajmërohet 15 ditë përpara aktivitetit. 2. Kur kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme, Kryegjyqtari, duke marrë mendimin e përfaqësuesve të Federatës, ka të drejtë të ndryshojë orarin e garave brenda një ditë ose t’i zhvendosi ato në ditën pasardhëse, e në pamundësi tjetër, mund të akordojë një ditë shtesë. Kjo bëhet me miratimin e Sektorit të FShA.

PJESEMARRJA

Në të gjitha aktivitetet kombëtare të atletikës marrin pjesë të gjithë atletët nga të gjitha rrethet e klubet e vendit të cilët kanë arritur më parë në kategorinë përkatëse sportive për çdo moshë e caktuar kjo në Klasifikimin Unik Sportiv të Federatës. 2. Atletët marrin pjesë mbi bazën e grupmoshave, Atletët e përparuar në rezultate marrin pjesë sipas kategorive përkatëse kur janë mbi 14 vjeç për vajza dhe mbi 15 vjeç për djem. 3. Në Kampionatin Kombëtar të të Rriturve marrin pjesë vetëm atletët që kanë arritur në kategorinë e I-rë dhe të II-të sportive gjatë vitit kalendarik në vazhdim. FShA ruan të drejtën të ftojë atletë në gara të veçanta. 4. Atletët me trajtim nga FShA apo nga KOKSH, apo me trajtim të veçantë, justifikojnë mos-pjesëmarrjen e tyre në gara vetëm me raport mjekësor të konfirmuar dhe nga mjeku i garës; në rast të kundërt do të ketë sanksione. 5. Në veprimtaritë Kombëtare nuk lejohet të marrin pjesë atletë jashtë gare. Atletët e cilësisë së lartë përveç dy garave të lejuara me rregullore lejohen të marrin pjesë edhe në një garë të tretë për efekte rezultati të lartë, por pa të drejtë pikësh. Kjo bëhet me miratimin e përfaqësuesit të Federatës. 6. Në stafetë, mund të regjistrohen 4 pjesëmarrës dhe dy rezervë. Në mbledhjen e përgjegjësve të ekipit mund të bëhen ndryshimet e fundit në federimet (gjithmonë me argumenta). Vetëm me stafetat në raste të veçanta munden ndryshimet e fundit të bëhen brenda 6-shes deri në 5 minuta para gare.

DOKUMENTACIONI

Për të gjitha aktivitetet Shoqatat Sportive (Klubet Sportive) duhet të regjistrojnë në Federatë listat e federimit me të gjitha kërkesat e tyre. Këto duhet të jenë në zyrat e Federatës 5 ditë përpara fillimit të aktivitetit; në rast të kundërt Shoqata (Klubi Sportiv) nuk lejohet të marrë pjesë në aktivitet. 2. Për të

Page 7: Atletika.Mbreteresha e sporteve

gjitha moshat, Përgjegjësi i ekipit duhet të ketë me vete çertifikatat e atletëve me fotografi të vulosura nga gjendja civile ose paraporta nëse i kanë. 3. Listat e federimeve detyrimisht duhet të kenë firmat e Drejtuesit të Shoqatës (Klubit Sportiv), përgjegjësit të ekipit si dhe të mjekut. Gjithashtu duhet të jenë të vulosura me vulën e Shoqatës (Klubit) ku bën pjesë. 4. Brenda datës 25 dhjetor të çdo viti, Klubet ose Shoqatat Sportive duhet të dërgojnë në FShA listat emërore të të gjitha moshave që do të aktivizohen në vitin pasardhës duke u bërë më parë anëtarë të FShA, pra duke u liçensuar. 5. Çdo atlet, trajner, përgjegjës ekipi, mjek apo gjyqtar do të marrë pjesë në aktivitetin Kombëtar vetëm atëherë kur është bërë anëtar i FShA dhe të jetë i pajisur me librezë anëtarësie. Në të kundërt, nuk do të lejohet pjesëmarrja.

KLASIFIKIMI

1. Për aktivitetet kombëtare do të ketë klasifikim individual dhe ekipor për M+F. 2. Klasifikimi individual do të jetë deri në vendin e 8-të me pikëzim: 8 pikë, 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1 pikë. Stafetat do të vlerësohen njësoj si garat individuale, pra me 8 pikë vendi i I-rë e me rradhë. Kur finalja zhvillohet me 6 finalistë, i 7-ti dhe i 8-ti marrin pikë sipas kohës që kanë arritur në eliminatore. Në rast kohe të barabarta, pikët mblidhen dhe pjesëtohen për dy. 3. Kur garat zhvillohen me dy bateri, në finale hyjnë 2 të parët e çdo baterie dhe të tjerët janë me kohë. Kur janë më shumë se dy bateri në finale, hyn i pari i çdo baterie dhe të tjerët me kohë. Kur janë mbi 5 bateri, garat zhvillohen me çerek finale, gjysëm finale dhe finale. 4. Garat e stafetave zhvillohen me kohë direkt me finale. Në garat e 800m e lart, atletët më të mirë grupohen në një bateri sipas kohëve të realizuara më parë, por me kusht që numri i tyre të mos kalojë 12 vetë. Në çdo rast, atleti më i mirë, rekordmeni apo kampioni, zgjedh korsinë, rradhën e hedhjeve apo rradhën e kërcimeve. Atletët e tjerë hedhin shorte. 5. Atletët që thyejnë Rekordin Kombëtar vlerësohen në klasifikim me +5 pikë. Në rast barazimi rekordi vlerësohen me +3 pikë. 6. Normat për rekorde të nivelit cilësor si dhe thyerjet apo barazimet e rekordeve kombëtare, që të quhen të vlefshme duhet të homologohen nga kryegjyqtari i garave dhe nga përfaqësuesi i FShA. 7. Klasifikimi ekipor del mbi bazën e pikëve të grumbulluara. Në rast barazimi pikësh vlerësohet ekipi që ka realizuar: a) Rekord Kombëtar; b) Barazim Rekordi; c) Vende të para; d) Kategori të Para; e) Vende të dyta; f) Kategori të dyta; g) Vende të treta; h) Kategori të treta. 8. Nga çdo aktivitet të dalë atleti dhe atletja më e mirë në bazë të rezultatit të arritur dhe Pikëve Olimpike, te cilët nderohen me kupë. 9. Veç shpërblimit me pikë që shkojnë në favor të ekipit, atletët do të shpërblehen dhe me të holla komform ligjeve në fuqi V.K.M. shkresë 1720 dt. 29.10.2008. Shënim: Programet e garave një dhe dy ditore janë të treguara në buletinin vjetor që boton Federata e Atletikës. Në rast ndryshimi të programit, Federata do të njoftojë 15 ditë para aktivitetit. Kur aktivitetet zhvillohen 1 ditore, organizimi do të jetë si ai i mitingjeve, pra, direkt në finale.

GJYQTARIA

Në veprimtaritë Kombëtare të Atletikës, gjyqtari dërgohet nga rrethi si dhe nga vendi organizator sipas listave të Kolegiumit Qendror në bashkëpunim me FShA dhe me Kolegiuemet e rretheve. Gjyqtarët duhet të jenë më kategorinë përkatëse të aktivitetit të pajisur me uniformë (pantallona të zeza dhe xhaketë blu dhe me bexhe ku te jete vendosur emri dhe fotoja). 2. Gjyqtari duhet të jetë i pajisur me librezën e anëtarësimit nga FShA. Të jetë i përgatitur të zbatojë me rreptësi rregulloren teknike e të jetë kërkues dhe korrekt. 3. Detyrimisht duhet të marrë pjesë në seminaret teknike që zhvillohen gjatë aktivitetit ose në një kohë tjetër nga Federata. 4. Gjyqtari në sektorin ku gjykon duhet të mbajë rregull, të mos pranojë atletë me uniforma të papërshtatshme, pa numër, si dhe të gjykojë e

Page 8: Atletika.Mbreteresha e sporteve

të veprojë me kompetencë sipas rregullores teknike dhe rregullores së brendshme. 5. Rreth 30 minuta para fillimit të garës, t’i raportojë përgjegjësit të sektorit e kryegjyqtarit të garave për gjendjen e kushteve teknike dhe te bazës materiale që disponon. Të fillojë garën vetëm atëherë kur këto të jenë sipas rregullores në kushte normale. 6. Gjyqtari në asnjë rast nuk duhet të hyjë në debat me atletin, trajnerin, publikun dhe përgjegjës të tjerë. Atij i ndalohet të vijë i pirë dhë të pijë duhan në ambjentet sportive. 7. Në rastet kur nuk zbatohen kërkesat e mësipërme, Kryegjyqtar së bashku me përfaqësuesin e Federatës marrin masa për pezullimin dhee zëvëndësimin e tij. I takon Kolegiumit Qendror të gjykojë për dënimin e tij dhe kohëzgjatjen e masës.

KRYEGJYQTARI Kryegjyqtari ka këto detyra: 1. Të marrë në dorëzim me proces verbal gjendjen e bazës materiale të sektorëve të pistës, të gropave e pedanës dhe të gjykojë mbi gjendjen e tyre. 2. Një ditë para aktivitetit në ora 19:00 bën mbledhjen me gjyqtarinë si dhe merr pjesë në mbledhjen me përgjegjësat e ekipeve. 3. T’u caktojë detyrat gjyqtarëve dhe të bëjë shpërndarjen e tyre. 4. Për çdo problem që del gjatë garave mban lidhje me përgjegjësat e ekipeve apo trajnerët përgjegjës. 5. Bën konkluzionet e aktivitetit së bashku me përfaqësuesit e FShA. 6. Pas mbarimit të veprimtarisë shpall rezultatet përfundimtare dhe harton relacionin përkatës. 7. Ka të drejtë të pezullojë e të përjashtojë nga aktiviteti çdo gjyqtar, përgjegjës ekipi, trajner apo atlet që shkel rregulloren e pengon aktivitetin e mbarëvajtjen e garave. Këto i shënon me relacionin përfundimtar e gjithashtu këto të drejta i ka edhe përfaqësuesi i Federatës. 8. Anulon në bashkëpunim me përfaqësuesit e FShA garën nëse nuk plotëson të gjitha kushtet e nevojshme që ka gabime teknike dhe parregullsi në gjykim, etj. 9. Firmos të gjitha protokollet, homologon rekordet, sposton (për arsye objektive) oraret si dhe përgjigjet për të gjithë rregullin e brenshëm të aktivitetit.

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I GJYQTARISE

Ka këto detyra: 1. Ben verifikimin, evidentimn e çdo ekipi pjesëmarrës M+F, trajnerëve, gjyqtërëve të çdo rrethi e klubi e nxjerr shumën e përgjithshme të tyre. 2. Plotëson protokollet me pjesëmarrësit për secilën garë. 3. Verifikon me Gjyqtarinë Qëndrore dokumentet e pjesëmarrësve një ditë para veprimtarisë në mbledhjen me përgjegjësat e ekipeve. 4. Bën proces-verbalin e verifikimit të moshave mbi bazën e çertifikatave të ardhura. 5. Ndan bateritë sipas llojit të aktivitetit mbi bazën e rregullores së brendshme. 6. Evidenton kategoritë, rekordet, pikët, klasifikimin përfundimtar si dhe përcakton atletët më të mirë të aktivitetit. 7. Pranon vetëm protokollet me shkrim të qartë, me emër mbiemër të plotë dhe të plotësuar në bazë të kërkesave që përmban protokolli. 8. Mbledh dhe ruan proçes-verbalet e thyerjeve apo barazim rekordesh kombëtare të çdo grup moshe. 9. Për çdo shkelje, njofton menjëherë përfaqësuesit e FShA si dhe Kryegjyqatarin e garës.

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I GJYQTARISE

Kanë këto detyra: 1. Në bashkëpunim me sekretarin e përgjithshëm plotësojnë protokollet për secilën garë në mënyrë të pastër dhe pa gabime në dy kopje. Në rast se protokolli korrigjohet i bashkangjitet protokollit të ri duke e nënshkruar korrigjimin dhe nga përgjegjësi i sektorit. 2. Nxjerr rezultatet përfundimtare dhe nënshkruan protokollin së bashku me gjyqtarët përkatës. 3. Përpilojnë proces verbalet për rekordet si dhe barazim rekordesh të cialt pasi i nënshkruan ua jep për firmë gjyqtarëve, kryegjyqtarit, përfaqësuesit të Federatës dhe i bashkangjit protokollit. PERGJEGJESIT E SEKTOREVE Kanë këto detyra: 1. Verifikojnë 1 orë përpara fillimit të garave sektorët e tyre dhe për çdo mungesë apo nevojë njoftojnë Kryegjyqtarin e garës dhe marrin masa për rregullimin e tyre. 2.

Page 9: Atletika.Mbreteresha e sporteve

Bëjnë shpërndarjen e gjyqtarëve sipas detyrave që do të kryejnë si dhe kontrollojnë vendosjen e tyre. 3. Marrin në ngarkim dhe dorëzojnë në fund bazën materiale të nevojshme duke i kontrolluar e peshuar sipas rregullores përkatëse dhe pastaj e fusin në garë. 4. Shikojnë nëse janë plotësuar kërkesat e sigurimit teknik dhe për çdo mangësi njoftojnë Kryegjyqtarin dhe përfaqësuesin e FshA. 5. Pezullojnë garat kur mungojnë e prishen kushtet normale për zhvillimin e tyre duke njoftuar më parë përfaqësuesin e FshA dhe Kryegjyqtarin.

RREGULLORE E VEPRIMTARISË NË NATYRË

1. Vrapimet në natyrë (kroset), vrapimi në mal dhe maratonat zhvillohen sipas Kalendarit Kombëtar. Në këto marrin pjesë të gjitha Shoqatat e vendit (Klubet sportive) si dhe individë që janë anëtarë të FshA të pajisur me librezë anëtarësie. 2. Distancat janë 4000 metra dhe 6000 metra për femra si dhe 6000 metra, 8000 metra dhe 12000 metra për meshkujt të ndarë sipas moshave të përcaktuara në rregulloren e FshA. 3. Pjesëmarrja për çdo ekip lejohet 4 femra ku klasifikohen 3 atlete dhe 4 meshkuj ku klasifikohen 3 atletë. 4. Klasifikimi është individual dhe ekipor kur përmbushen kushtet e klasifikimit, pra 3 atlete femra dhe 3 atletë meshkuj. 5. Klasifikimi do të jetë me pikë të vogla, dmth, vendi i I-rë me 1 pikë, II-ti me 2 pikë, i III-ti me 3 pikë e kështu me rradhë. VLERESIMET 1. Në të gjitha aktivitetet, vendet e I-ra, II-ta dhe III-ta nderohen me diploma duke përfshirë këtu dhe stafetat. Po kështu, nderohen edhe të tre ekipet fituese. 2. Në Kampionatin Kombëtar të të Rriturve të gjithë kampionët nderohen me medalje. 3. Në të gjitha aktivitetet për të gjitha moshat, ekipet që klasifikohen të parët nderohen me Kupa si për femra ashtu dhe për meshkuj.

UDHEZIME KRYESORE PER ZHVILLIMIN NORMAL TE AKTIVITETEVE

1. Një ditë para fillimit të aktivitetit, përfaqësuesi i FShA, Kryegjyqtari, Sekretari i aktivitetit të ndodhen në vendin organizator për të kontrolluar dhe marrë masat për zhvillimin sa më normal të aktivitetit. 2. Po atë ditë në orën 18:00 bëhet mbledhja me të gjithë përgjegjësit e ekipeve për të verifikuar apo ndryshuar formacionin si dhe ndryshime oraresh nëse do të jetë e kushtëzuar nga moti, stadiumi apo ndonjë shkak tjetër objektiv. 3. Po atë ditë, në orën 19:00 bëhet mbledhja e gjyqtarisë në prezencë të përfaqësuesit të FShA për përcaktimin dhe kompletimin e të gjithë gjyqtarive me gjyqtarë specialistë e të kualifikuar nga i gjithë kontigjenti i gjyqtarëve që disponohen. 4. Shoqatat Sportive (Klubet Sportive) apo individë të ekipeve private që nuk kanë dërguar listat e federimeve 5 ditë përara në zyrat e FshA në mënyrë kategorike nuk do të pranohen në aktivitet, qoftë edhe jashtë gare. 6. Listat e federimit detyrimisht duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i Klubit Sportiv. Gjithashtu, detyrimisht duhet të kenë ciklimin e mjekut si dhe firmën e përgjegjësit të ekipit. 6. Për çdo problem që do të dalë gjatë zhvillimit të aktivitetit, Kryegjyqtari do të komunikojë vetëm me përgjegjësin e ekipit përkatës. 7. Vetëm përgjegjësi i ekipit ka të drejtë të bëjë reklamime teknike për gabimet apo padrejtësitë e vërejtura deri në 30 minuta pas përfundimit të garës pasi të ketë depozituar në sekretari 500 lekë të cilat i kthehen në rast se Komisioni Juridik i ngritur për shqyrtimin e ankesave konstanton apo gjykon se reklamuesi ka të drejtë, e në këtë rast i mbahen lekët shkaktarit të gabimit dhe për zgjidhjen e mëtejshme ata i drejtohen KAS sipas nenit 33. 8. Përgjegjësi i ekipit mban përgjegjësi për çdo ndodhi apo shkelje rregulloreje që ndodh nga pjesëtarët e ekipit të cilit ai

Page 10: Atletika.Mbreteresha e sporteve

përfaqëson. Ai përgjigjet për rregullat që duhen zbatuar nga pjesëtarët e ekipit të tij si në ambjentet ku zhvillohen garat ashtu dhe në hotel, restorant, etj. 9. Secili ekip detyrimisht duhet të konkurojë me uniformën e Klubit Sportiv që ai përfaqëson. Në asnjë rast nuk do të lejohet të marrin pjesë në garat e atletikës atletët që nuk plotësojnë këto kërkesa të domosdoshme dhe për këtë mban përgjegjësi Përgjegjësi i Ekipit dhe Përgjegjësi i Shoqatës.

RREGULLA TE SIGURIMIT TEKNIK

Për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve kombëtare apo qoftë edhe të stërvitjeve, për disiplinat e hedhjeve duhen patur parasysh rregullat e mëposhtme të sigurimit teknik si dhe duhen zbatuar në çdo rast. 1. Të gjitha garat e hedhjeve mund të zhvillohen në stadium apo qendra stërvitore hedhjesh si në anekse stadiumesh. 2. Kur garat e çekiçit dhe të diskut do të zhvillohen në stadium, detyrimisht duhet të disponohen “Kafazet Mbrojtëse”. Në rast të kundërt, kur kafazet nuk disponohen, ato nuk do të zhvillohen apo do të zhvillohen në qëndra ku ato disponohen. 3. Në ambientet ku do të zhvillohen këto gara, përveç gjyqtarisë e cila duhet të jetë shumë e vëmendshme dhe të zbatojë rregullat, nuk do të lejohet asnjë person tjetër. 4. Atletët që kanë rradhën e hedhjes nuk do të lejohen të futen në fushë për të marrë veglat. Ato kthehen nga gjyqtarët e garës. 5. Kur një atlet është duke kryer hedhjen apo flakjen, të tjerët qëndrojnë në një largësi optimale prapa kafazit e gjithashtu gjyqtaria dhe sekretarët. Pranë atletit qëndron vetëm gjyqtari i faulleve. 6. Veglat e garave duhet të depozitohen në gjyqtari një ditë para aktivitetit për t’u peshuar, matur e kontrolluar sipas standardeve. 7. Pedanat e hedhjeve duhet të plotësojnë standardet, të jenë të pastra e të vizuara dhe të tilla të mbahen gjatë zhvillimit të garës

HOMOLOGIMI I REKORDEVE PER TE GJITHA MOSHAT

Homologimi i një rekordi bëhet nga Kryegjyqtari, Përfaqësuesi i Federatës e Gjyqtaria në këto raste: a) Në rastin e vrapimeve, kronometrat duhet të jenë 3 e të mos startohen pa u lajmëruar nga Kryegjyqtari si përfaqësues i Federatës. b) Në rastin kur ka matës ere, shpejtësia e saj shënohet në protokoll me + apo – qoftë. Nëse është + ajo nuk duhet të kalojë +2m/s e në të kundërt, rezultati njihet por nuk është homolog si rekord. c) Që në atë moment, duhet bërë procesverbali i rekordit që duhet të plotësohet nga përgjegjësi i gjyqtarisë përkatëse duke shënuar në të të gjitha hollësitë e rrethanat e vendosjes apo thyerjes së rekordit. Gjithashtu procesverbali duhet të firmoset nga Kryegjyqtari i garës si dhe nga përfaqësuesi i Federatës. d) Në rastin e kërcimeve, nuk duhet të lëvizet piketa e kërcimit rekord pa ardhur më parë Kryegjyqtari i garës dhe përfaqësuesi i Federatës. e) Rekordi homologohet dhe bëhet procesverbali pasi të jetë bërë më parë kontrolli i metrit matës si dhe niveli i pedanës me gropën dhe sipërfaqen e rërës. f) Në rastin e hedhjeve veprohet po kështu, nuk lëviz piketa, kontrollohet metri, pedana, niveli i saj si dhe hartohet procesverbali me të gjitha të dhënat duke bërë dhe rezultatin numër “çift” psh nga 59.47m në 59.48m. Në procesverbal shënohet dhe pesha e veglës e kontrolluar nga gjyqtaria brenda tolerancave të lejuara. Shtizës i matet dhe gjatësia, vendosja e litarit dhe pesha. Cekiçit i matet pesha, gjatësia e telit dhe doreza. Diskut i matet pesha, sipërfaqja e lëmuar që të mos jetë me dhëmbëza e gërvishtje, etj. Gjyles pesha dhe diametri. g) Homologimin përfundimtar e jep Sekretari i Federatës me Drejtorin e saj Teknik pasi shqyrtojnë me parë dokumentacionin përkatës.

Page 11: Atletika.Mbreteresha e sporteve

Fakte rreth atletikes:

1. Atletika njihet si mbretereshe e sporteve ngaqe paraqet bazën e të gjitha aktiviteteve trupore, të cilat aplikohen për aftësimin e organizmit të njeriut.

2. Disiplinat e atletikes jane:ecja sportive, vrapimi, kercimet dhe hedhjet.

3. Lojrat e para olimpike jane mbajtur ne v.776 p.e.sone.

4. Fotofinishi per here te pare eshte perdorur ne vitin 1912.

5. Kronometri elektrik eshte perdorur ne vitin 1892.

6. Blloku i startit eshte perdorur ne vitin 1929.

7. Vrapimet e shkurta jane nga 60-400 metra.

8. Vrapimet e mesme jane nga 800-2000 metra.

9. Krosi sipas kohes kur mbahet eshte: dimeror, pranveror,vjeshtor.

10. Krosi sipas nivelit te gares eshte: shkollore, komunal, shteteror.

11. Maratona zgjate 42195 metra.

12. Vrapimi stafetore eshte gare ekipore.

13. Dallojme 2 menyra te nderrimit te stafetes: nga poshte -lart dhe nga lart-poshte.

14. Zona e nderrimit te stafetes eshte 20 metra.

15. Shkopi stafetore eshte 28-30 cm.

16. Sfera per meshkuj eshte 7.260kg ndersa per femra eshte 4 kg.

17. Ka 3 teknika te shtytjes se sferes: shkollore , " me shpine" dhe rrotulluese.

Page 12: Atletika.Mbreteresha e sporteve

Stadiumi I Atletikes

Korsi:400 m I gjate dhe 1.22 m I gjere.