australian citizenship: our common bond - albanian … · provimi i shtetësisë është një test...

39
Duke filluar që sot, ofroj besnikërine time ndaj Australisë dhe popullit të saj, në vlerat demokratike të të cilëve unë besoj, liritë dhe të drejtat e të cilëve unë i respektoj, dhe ligjet e të cilëve unë do t’i përkrah dhe zbatoj. Shtetësia Australiane Lidhja Jonë Unike

Upload: dotruc

Post on 01-May-2018

222 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

www.citizenship.gov.au

Duke filluar që sot,

ofroj besnikërine time ndaj Australisë dhe popullit të saj,

në vlerat demokratike të të cilëve unë besoj,

liritë dhe të drejtat e të cilëve unë i respektoj,

dhe ligjet e të cilëve unë do t’i përkrah dhe zbatoj.

Shtetësia AustralianeLidhja Jonë Unike

Shtetësia Australiane: Lidhja Jonë U

nike

Shtetësia AustralianeLidhja Jonë Unike

© Komonuelthi Australian 2009

Ndalohet prodhimi i këtij botimi pa lejen e autorit. Ju mund të shkarkoni, shfaqni, shtypni dhe të riprodhoni këtë material pa ia ndryshuar përmbajtjen (kini parasysh këtë shënim) për përdorim personal, jo-tregtar, ose për përdorim brenda për brenda organizatës suaj. Përveç rasteve të lejuara me ligj në Kodin e Mbrojtes së të Drejtës së Autorit 1968 (Copyright Act 1968) të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara.

Administratës të Komonuelth-it që mbron të Drejtat e Autorit: Commonwealth Copyright Administration Copyright Law Branch Attorney-General’s Department Robert Garran Offices National Circuit Barton ACT 2600

Fax: 02 6250 5989 Email: [email protected]

Botuar nga Zyra Kombëtare e Komunikimit pranë Departamentit të Imigracionit dhe Shtetësisë

6 Chan Street Belconnen ACT 2617

ISBN 978-1-92446-96-2

Ju rikujtojmë:Lexuesit Aborixhinez dhe ata të Ishullit Torres Strait paralajmërohen që ky botim përmban pamje dhe/ose flet për njerëz që kanë ndërruar jetë.

Gjithë informacioni që ju nevojitet për provimin e shtetësisë Australiane gjendet ne këtë libër. Në mënyrë që të kaloni provimin e shtetësisë nuk ju duhet të bleni apo te merrni nga individë apo organizata materiale të tjera. Departamenti nuk miraton apo rekomandon asnjë material që pretendon t’ju ndihmojë për të kaluar provimin e shtetësisë.

Përmbajtja

Një mesazh për ju 3

Pjesa për të cilën ju do pyeteni

Pjesa 1 – Australia dhe populli i saj 8

Pjesa 2 – Besimet demokratike të Australisë, të drejtat dhe liritë 16

Pjesa 3 – Qeveria dhe ligji në Australi 22

Fjalor i pjesës që ju do pyeteni 30

Pyetje praktike të provimit 34

Pjesa per të cilën ju nuk do pyeteni

Pjesa 4 – Australia në ditët e sotme 38

Pjesa 5 – Historia jonë Australiane 54

Fjalor i pjesës për të cilën ju nuk do pyeteni 72

Për më shumë informacion 74

Falenderime 76

Shtetësia Australiane është një nder i madh që ofron shumë shpërblime. Duke u bërë shtetas Australian, ju po bëheni pjesëtar i një komuniteti të veçantë.

3Një mesazh për ju

Një mesazh për juPërgëzime që keni vendosur të bëheni shtetas Australian. Duhet kurajo, përpjekje dhe përkushtim, jo vetëm të jetosh në një shtet tjetër por edhe të marrësh pjesë në jetën e atij vendi. Ne e vlerësojmë kontributin tuaj në shoqërinë tonë paqësore dhe demokratike.

Marrja e shtetësisë Australiane është një hap i rëndësishëm në historinë tuaj të emigrimit. Të bëhesh shtetas Australian do të thotë që ju po merrni përsipër një premtim afatgjatë ndaj Australisë dhe vlerave të saj. Në të njëjtën kohë, është dhe fillimi i të qënurit zyrtarisht, pjesëtar i komunitetit Australian. Është hapi që do t’ju krijojë mundësinë që ju të thoni ‘Unë jam Australian’.

Shtetësia Australiane është një privilegj që ju ofron shpërblime të mëdha. Duke u bërë shtetas Australian, ju bëheni pjestar i një kombi të veçantë. Vendi ynë është ndërtuar në bazë të kontributeve të përbashkëta të popullsisë vëndase dhe të atyre që kanë ardhur më vonë nga të gjitha anët e botës. Ne festojme këtë shumëllojshmëri dhe në të njëjtën kohë, përpiqemi që të jemi një vend i bashkuar dhe që jeton në harmoni.

Fuqia e shoqërisë Australiane qëndron në faktin që ne punojmë të gjithë së bashku për të zgjidhur problemet tona dhe në këtë mënyrë ta bëjmë Australianë ashtu siç edhe është, një vend të mrekullueshëm. Ne kemi një sistem të qëndrueshëm qeverisës dhe Australianët respektojnë autoritetin dhe ligjet e qeverisë.Stabiliteti, kultura dhe ligjet tona janë rregulluar nga historia jonë. Duke u bërë pjesëtarë i komunitetit Australian, ju do të trashëgoni këtë histori si dhe do të jeni në një pozitë që do të kontribuoni në të gjithashtu.

Australia është një tokë e vjetër. Është e madhe dhe e veçantë. Është një vend tropical dhe pyjor; me plazhe të arta dhe shkretëtira të thata. Kultura vendase është një ndër kulturat në vazhdim më të vjetra në botë. Në të njëjtën kohë ne jemi një komb i ri; një komb me emigrantë. Ardhja e parë e Evropianeve në Australi, e ka fillimin në vitin 1788 dhe që atëhere e deri në ditët e sotme,ne vazhdojmë të mirëpresim emigrantë të rinj. Njerëz nga më shumë se 200 vende të tjera, e kanë bërë Australinë shtëpi të tyre. Per këtë arsye, Australia është një nga vendet me të larmishme në tërë botën. Në mënyrë të sukseshme, Australia kombinon larminë kulturore dhe etnike në një bashkim kombëtar. Shtetësia është lidhja që na bashkon ne të gjithëve.

Australia është një vend demokratik. Shtetësia ju jep mundësinë të merrni pjesë plotësisht në ndërtimin e kombit tonë demokratik. Do të thotë, që jeni gati për të përmbushur detyrimet tuaja si një pjesëtar zyrtar i komunitetit Australian. Australianët besojnë në dinjitetin dhe liritë e çdo personi, në barazinë midis burrit dhe gruas dhe në rendin ligjor. Shtetësia Australiane do të thotë të jetosh me këto vlera në jetën tuaj të përditshme.

Betimi i Shtetësisë AustralianeËshtë e rëndësishme për gjithë shtetasit Australianë, si për ata të lindur këtu edhe për ata që janë bërë shtetas me dëshirë, të kuptojnë të drejtat dhe pergjegjësitë tona, si dhe çdo të thotë të jesh shtetas. Kjo është pika më kryesore për të ndërtuar kombin tonë.

Si pjesëmarrës në ceremoninë e marrjes së shtetësisë Australiane, ju do të bëni Betimin e Shtetësisë Australiane. Në këtë mënyrë, ju merrni një zotim të hapur ndaj Australisë dhe pranoni përgjegjësitë dhe privilegjet e të qënurit shtetas.Duke mësuar kuptimin e vërtetë të Betimit, i jepni vetes suaj mundësinë të kuptoni në mënyrë të plotë, se ç’do të thotë të jesh Australian, si dhe përgjegjësitë dhe privilegjet e shtetësisë.

Ky është betimi që ju do të bëni:

Që nga kjo kohë e mëpastaj, përpara Zotit,*

Ofroj besnikërinë time ndaj Australisë dhe popullit të saj

në vlerat demokratike të të cilëve unë besoj,

liritë dhe të drejtat e të cilëve unë i respektoj, dhe

ligjet e të cilëve unë do t’i përkrah dhe zbatoj.

* Personi mund të zgjedhë nëse do apo jo që të përdori fjalën ‘përpara Zotit’.

Si ta lexoni këtë libër, ju do të krijoni një imazh të plotë për kuptimin e plotë të Betimit dhe se si mund të zgjeroni rolin tuaj në shoqërinë Australiane.

4 Shtetësia Australiane: Lidhja Jonë Unike

Marrja e Shtetësisë AustralianeHistoria e mërgimit Australian është më shumë se 200 vjet e vjetër. Për këtë arsye, ne jemi një komb i ri dhe ju jeni pjesë e historisë sonë. Vendimet e marra prej jush, si shtetas i Australisë, do të ndihmojnë në transformimin e të ardhmes sonë.

Provimi i Shtetësisë AustralianeProvimi për të marrë shtetësinë Australiane është i formuluar në një mënyrë të tillë për të vlerësuar nëse keni apo jo njohuri të mjaftueshme për Australianë, të drejtat dhe përgjegjësitë e shtetësisë.

Provimi për të marrë shtetësinë Australiane është gjithashtu i formuluar në një mënyrë të tillë për të vlerësuar nëse keni apo jo njohuri elementare të gjuhës Angleze. Anglishtja është gjuha jonë kombëtare. Komunikimi në Anglisht, ju ndihmon juve të keni një rol më aktiv në shoqërinë Australiane. Ju ndihmon juve që të përfitoni në fushën e arsimimit, të punësimit si dhe për mundësira të tjera që ofron Australia.

Provimi i shtetësisë është një test i shumëllojshëm (ku nga shumë zgjidhje do të zgjidhet ajo që është korrekt) në Anglisht dhe jepet me kompjuter. Provimi përmban 20 pyetje që zgjidhen në mënyrë të rastisëshme nga një grup pyetjesh. Të kaloni Provimin, ju duhet të përgjigjeni 75 për qind, ose të gjeni saktë 15 pyetje nga 20 të caktuara.

Provimet për shtetësinë, mbahen pranë zyrave të Departamentit të Emigracionit dhe Shtetësisë rreth e qark Australisë. Provimet mbahen gjithashtu në një numër të caktuar zonash rajonale apo zyra diplomatike jashtë Australisë.

Duke kaluar provimin e shtetësisë, ju tregoni se jeni në gjendje të kuptoni hapin që ju po merrni duke bërë Betimin për të marrë Shtetësinë Australiane.

Si të përgatitesh për provimin e shtetësisë AustralianeQë të përgatiteni për provimin e shtetësisë, ju nevojitet të lexoni këtë libër me informacione.

Libër InformacioniKy libër informacioni ka në përbërje pjesën për të cilën ju do pyeteni dhe atë që ju nuk do të pyeteni.

Pjesa për të cilën ju do pyeteni Gjithë informacioni që ju nevojitet për t’ju përgjigjur dhe për të kaluar provimin, gjendet në tre pjesët e para të këtij libri:

• Pjesa 1 – Australia dhe populli i saj

• Pjesa 2 – Besimet demokratike të Australisë, të drejtat dhe liritë

• Pjesa 3 – Qeveria dhe ligjet në Australi

Ju duhet të dini dhe të kuptoni mirë informacionin në pjesën e librit që ka të bëjë me pyetjet për të cilat ju do pyeteni, në mënyrë që t’ju përgjigjeni atyre.

Pjesa për të cilën ju nuk do pyeteniPjesa e librit që ka të bëjë me informacion për të cilin ju nuk do të pyeteni, ka të dhëna të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë të kuptoni historinë dhe kulturën e Australisë. Ju nuk do të pyeteni për këto informacione.

• Pjesa 4 – Australia në ditët e sotme

• Pjesa 5 – Historia jonë Australiane

Pyetje me përgjigjeNë fund të pjesës për të cilën ju do pyeteni, do të gjeni 20 pyetje me përgjigjet përkatëse, të cilat do t’ju ndihmojnë për t’u përgatitur për provimin e shtetësisë.

FjalorSi në fund të pjesës që ju do pyeteni ashtu edhe të asaj që nuk do pyeteni do të gjeni një fjalor (lista e fjalëve kyçe dhe kuptimet përkatëse).

Versione të përkthyera të këtij libriKy libër informacioni është përkthyer në 37 gjuhë të ndryshme që do të ndihmojë shtetasit e ardhshëm të cilët mund të lexojnë më mirë në një gjuhë tjetër se në gjuhën Angleze. Këto përkthime do të mund t’i shkarkoni vëtëm duke vizituar faqen e internetit të shtetësisë Australiane www.citizenship.gov.au.

5Një mesazh për ju

DVD Një audio-video DVD në Anglisht, është gjithashtu e disponueshme për të ndihmuar shtetasit e ardhshëm që të përgatiten për Provimin e shtetësisë. Në këtë DVD, ju do të gjeni një prezantim për temat kryesore që kanë të bëjnë me pyetjet për të cilat ju do të pyeteni, si dhe 20 pyetje me përgjigjet përkatëse. Kjo DVD është prodhuar për të ndihmuar klientët me njohuri të pakta të gjuhës Angleze. Këtë DVD mund ta porosisni ose ta shkarkoni nga faqja e internetit e shtetësisë Australiane www.citizenship.gov.au.

Ndihmë që mund të jepet gjatë provimit të shtetësisë AustralianePritet që shumica e shtetasve Australianë të ardhshëm të jenë të aftë të përballojnë provimin e shtetësisë pa qënë nevoja për të kërkuar ndihmë. Për ata që duan ndihmë nëse nuk e flasin mirë gjuhën angleze, një nëpunës do t’i ndihmojë duke i lexuar më zë të lartë pyetjet dhe përgjigjet e mundëshme. Do të ndihmohen edhe ata persona që nuk kanë njohuri kompjuteri, ose me paaftësi trupore. Nëse mendoni se keni nevojë për ndihmë gjatë provimit të shtetësisë, ju lutemi njoftoni nëpunësin e zyrës së shtetësisë.

Lidhja Jone Unike: Kurs mbi Shtetësisë AustralianeNë vend të Provimit të kompjuterizuar, ju mund të jeni në gjendje të ndiqni një kurs të shtetësisë Australiane.

Kursi i Shtetësisë Australiane do të mbulojë njohuritë e duhura për pjesën e librit për të cilën ju do të pyeteni. Në të njëjtën kohë, ju duhet të tregoni që ju njihni Anglishten elementare si dhe kuptoni konceptet e Betimit të Shtetësisë Australiane.

Më shumë informacion për këtë kurs është i vlefshëm nga faqja e internetit e shtetësisë Australiane www.citizenship.gov.au.

Për më shumë informacionTelefononi në Linjën e Informacioneve për Shtetësinë në numrin e telefonit: 131 880 (nga e Hëna në të Premte midis orës 8:30 të mëngjezit deri në orën 4:30 të mbasdites).

Nëse keni nevojë për përkthyes, ju lutemi telefononi 131 450.

Ju mund të vizitoni gjithashtu edhe faqen e internetit të shtetësisë Australiane www.citizenship.gov.au.

Ceremonia gjatë marrjes së shtetësisë AustralianeCeremonitë që mbahen gjatë marrjes së shtetësisë Australiane mund të jenë të vogla, me një numër të vogël të ftuarish, ose mund të jenë të mëdha ku numri i të ftuarve mund të arrijë në qindra ose edhe mijëra. Emocionet e thella dhe krenaria midis qytetarëve të rinj dhe zyrtatrëve, e kthejnë ceremoninë në një festë shumë gazmore.

Në fillim të ceremonisë së shtetësisë, mund t’ju urohet mirëseardhja nga një përfaqësues i Indigjenëve vendas të cilët janë pronarët tradicional të tokës në zonën tuaj. Ju do të dëgjoni gjithashtu fjalë inkurajuese dhe mirëseardhjeje, edhe nga drejtues të tjerë të komunitetit ku ju jetoni ose nga përfaqësues të qeverisë.

Ju do të lexoni ose persërisni me zë të lartë Betimin e Shtetësisë Australiane së bashku me personat e tjerë që kanë vendosur të bëhen shtetas Australianë. Kjo është pjesa me e rëndësishme e ceremonisë. Ju nuk mund të bëheni një shtetas Australian pa bërë betimin ndaj Australisë.Ju nuk jeni i detyruar, por nëse keni dëshirë, ju mund të sillni dhe të mbani me vete një libër të shenjtë gjatë kohës që ju betoheni.

Drejtues të komunitetit tuaj ose përfaqësues të qeverisë do të mbajnë fjalime te shkurta mbi domethënien e shtetësisë. Ju do të merrni Çertifikatën e Shtetësisë Australiane dhe mund t’ju jepet edhe ndonjë dhuratë e vogël nga komuniteti. Të gjithë do të këndojnë ‘Advance Australia Fair’ i cili është himi kombëtar Australian. Pas ceremonisë së shtetësisë, ju do të mund të takoni dhe festoni me Australianë të tjerë.

Ne ju urojmë çdo sukses me rastin e marrjes së shtetësisë Australiane dhe në vazhdimin e një jete paqësore dhe të frytshme në Australi.

Qytetarët e rinj Australianë në ceremoninë e tyre

Fillimi i pjesës për të cilën ju do pyeteni

Pjesa 1Australia dhe populli i saj

Që nga kjo kohë e mëpastaj, përpara Zotit,*

Ofroj besnikërinë time ndaj Australisë dhe popullit të saj

në vlerat demokratike të të cilëve unë besoj,

liritë dhe të drejtat e të cilëve unë i respektoj, dhe

ligjet e të cilëve unë do t’i përkrah dhe zbatoj.

* Personi mund të zgjedhë nëse do apo jo që të përdori fjalën ‘përpara Zotit’.

Pjesa 1 – Australia dhe populli i saj 9

Australia dhe populli i sajNë ceremoninë e shtetësisë, ju betoheni se do të jeni besnikë ndaj Australisë dhe popullit të saj. Prandaj është e rëndësishme, që ju të keni njohuri për popullsinë dhe komunitetin Australian, duke përfshirë edhe trashëgiminë Indigjenase. Gjithashtu, është e rëndësishme të kuptoni shndërrimin e Australisë nga një fillim i pasigurtë si një koloni Britanike, në një komb shumëkulturor të suksesshëm dhe të qëndrueshëm që është sot.

Në këtë pjesë, ju do të lexoni për disa nga ngjarjet që kanë kontribuar në historinë tonë. Aty ka informacione për shtetet the territoret tona, si dhe informacione mbi traditat dhe simbolet që ne me krenari dallohemi si Australianë.

Populli ynëAustralianët IndigjenëBanuesit e parë Australianë ishin Aborixhinez dhe njerëzit nga Ishulli Torres States. Ata janë Indigjenët Australianë.Kulturat e Indigjenëve Australianë janë ndër kulturat më të vjetra në vazhdim në botë.

Historikisht, populli Aborixhinez e ka prejardhjen nga kontinenti Australian dhe Tasmania. Ata kanë jetuar këtu për një kohë rreth 40 000 deri në 60 000 vjet.

Banorët e Ishullit Torres Strait janë nga ishujt në veri të Queensland-ës. Ata kanë një identitet kulturor të veçantë.

Popujt indigjen kanë të njëjtat besime dhe tradita të cilat i praktikojnë edhe sot e kësaj dite. Ata kanë lidhje të thellë me tokën, e cila shpjegohet në historitë, në artin dhe

vallet e tyre.

Ditët e hershme të kolonizimit EuropianDitët e hershme të kolonizimit Europian fillojnë më 26 Janar 1788, me mbërritjen e 11 anijeve të para me të dënuar, e cila njihet gjithashtu edhe si ‘Flota e Parë’ që mbërriti nga Britania e Madhe.

Në atë kohë, ligjet Britanike ishin shumë të ashpra dhe burgjet nuk mund të përballonin dot numrin e madh të të dënuarve për krimet e tyre. Për të zgjidhur këtë problem, Qeveria Britanike vendosi të transportojë këta të dënuar në pjesën tjetër të botës; në koloninë e re të New South Wales.

Governatori i parë i kolonisë së New South Wales, ishte Kapiteni Arthur Phillip. Ai arriti t’i bënte ballë shumë problemeve gjatë viteve të para të kolonizimit Evropian. Kolonia arriti të mbijetonte dhe të zhvillohej gjithashtu, me mbërritjen e të dënuarve të tjerë si dhe të ardhësve të lirë Koloni të tjera u themeluan në pjesë të tjera të vendit.

Të ardhurit e parë të lirë ishin nga Britania e Madhe dhe Irlanda. Kjo trashëgimi Britanike dhe Irlandeze ka pasur një influencë të madhe në historinë, kulturën dhe institucionet politike të Australisë.

Në 1851, në kolonitë e New South Wales dhe Victoria-s u zbulua floriri. Njerëz nga gjithë bota erdhën në këto koloni për të provuar fatin se mos bëhen të pasur. Kinëzët ishin imigrantët e parë jo-Evropianë, që erdhën në grupe të mëdha. Brenda 10 vjetësh popullsia u rrit më shumë se

dyfish.

Kombi AustralianMe kalimin e viteve, kolonitë e ndara diskutuan mundësinë per t’u bërë një shtet i vetëm.

Në vitin 1901, kolonitë u bashkuan në një federatë shtetesh që u quajt, Komonuelthi Australian (Commonwealth of Australia). Në atë kohë, popullsia Australiane numëronte rreth katër milion banorë. Ky numër nuk përfshinte popullsinë Indigjene.

Gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, niveli i imigracionit pati ngritje dhe ulje. Kishte programe për të inkurajuar aktivisht imigrantët Britanikë që të vinin për të jetuar këtu, dhe shumë prej tyre erdhën.

Një valë e re imigrantesh jo-Britanikë erdhi pas Luftës së Dytë Botërore, kur në Evropë, miliona njerëz lanë vendet e tyre. Një numër i madh i këtyre njerëzve erdhi në Australi për të ndërtuar një jetë të re.

Në vitet e fundit, progamet tona të imigracionit dhe refugjatëve kanë sjellë në Australi njerëz nga e gjithë bota. Ata kanë ardhur këtu për t’u bashkuar me familjet e tyre, të ndërtojnë një jetë te re në një vend të ri, të largohen nga varfëria, lufta apo persekutimi.

Sot, Australia ka një popullsi rreth 22 milion banorë. Më shumë se çereku i popullsisë ka lindur jashtë Australisë. Australia është pasuruar më shumë nga kontributi që këta njerëz kanë dhënë ndaj kombit tonë. Ndërsa nga një anë ne festojmë shumëllojshmërinë e Australianëve, nga ana tjetër ne synojmë të ndërtojmë një komb të bashkuar dhe unifikuar.

Gjuha kombëtare e Australisë është Anglisht-ja. Është pjesë e identitetit tonë kombëtar. Çdo njeri në Australi inkurajohet të mësojë dhe të përdori Anglisht-en në mënyrë që t’i ndihmojë ata të marrin pjesë në shoqërinë Australiane. Komunikimi në Anglisht është gjithashtu ndihmë e madhe për të punuar dhe jetuar në Australi. Gjuhët e tjera gjithashtu vlerësohen. Në shoqërinë e larmishme Australiane

fliten më shumë se 200 gjuhë të tjera.

Shtetësia Australiane: Lidhja Jonë Unike10

Darwin

Brisbane

Hobart

Melbourne

Australian Capital Territory

Perth

Adelaide

Queensland

New South Wales

Northern Territory

Western Australia

South Australia

Tasmania

Victoria

CanberraSydney

Shtetet dhe territoret e AustralisëKomonuelthi i Australisë është një federatë shtetesh dhe territoresh. Gjithsej, janë gjashtë shtete dhe dy territore brenda Australisë. Canberra, është kryeqyteti i Australisë, dhe çdo shtet dhe territor ka kryeqytetin e vet.

Shtetet Kryeqytetet

New South Wales (NSW) Sydney

Victoria (Vic.) Melbourne

Queensland (Qld) Brisbane

Western Australia (WA) Perth

South Australia (SA) Adelaide

Tasmania (Tas.) Hobart

Territori Kryeqyteti

Australian Capital Territory (ACT) Canberra

Northern Territory (NT) Darwin

Canberra është gjithashtu Kryeqyteti i Australisë

Pjesa 1 – Australia dhe populli i saj 11

Australian Capital Territory

New South Wales

Queensland

South Australia

Tasmania

Victoria

Western Australia

Northern Territory

ShtetetNew South Wales është kolonia e parë që u krijua nga Britanikët. Sidney është kryeqyteti i New South Wales dhe është qyteti më i madh i vendit. Ura në Skelën e Sidney-it (Sydney’s Harbour Bridge) si dhe Godina e Operës (Opera House) janë dy ikona të kombit tonë.

Victoria është shteti më i vogël i kontinentit. Shumë ndërtesa të bukura në Victoria, u ndërtuan gjatë kohës që u zbulua floriri gjatë viteve 1850. Kryeqyteti i Victoria-s është Melbourne.

Queensland është shteti i dytë më i madh i kontinentit. Përfshin Ishujt Torres Strait (Torres Strait Islands) në Veri, pyje tropikale, zona me temperatura të buta bregdetare dhe një zonë të thatë në brendësi. E ashtuquajtura Great Barrier Reef, ndër më të famshmet në botë shtrihet gjatë bregdetit në zonën lindore të shtetit. Brisbanë, është kryeqyteti i Queensland-ës.

Western Australia është shteti me territor më të madh. Pjesa lindore e shtetit është pothuajse shkretëtirë, ndërsa Jug-perëndimi është i pasur në agrikulturë dhe prodhim vere. Në këtë shtet ndodhen minierat më të mëdha. Rreth treçereku i popullsisë jeton në Perth, që është kryeqyteti.

South Australia ka një vijë bregdetare të thyer dhe zonat më të famshme të prodhimit të verës. Adelaide, që është kryeqyteti, është një shëmbull i një arkitekture të bukur kolonialiste.

Tasmania është shteti më i vogël, i shkëputur nga pjesa tjeter e kontinentit nga ngushtica Bass Strait. Pjesa më e madhe e ishullit ka shumë vende të paprekura. Kryeqyteti i Tasmania-s është Hobart.

TerritoretAustralian Capital Territory ndodhet midis Sidney-it dhe Melbourne-it. Është vendndodhja e kryeqytetit të vendit, Canberra. Canberra është shtëpia e institucioneve të rëndësishme kombëtare, si p.sh Godina e Parlamentit dhe Gjykata e Lartë.

Northern Territory ka zonën tropikale në Veri dhe zonën e shkretëtirës së kuqe në Jug. Pjesa më e madhe e popullsisë së tij të vogël jeton në kryeqytetin, Darwin, dhe gjatë autostradës midis Darwin dhe Alice Springs i cili është edhe qyteti kryesor më i afërt me qendrën e Australisë.

Shtetësia Australiane: Lidhja Jonë Unike12

Shumë prej ceremonive për Shtetësinë mbahen, në Ditën Kombëtare të Australisë

Parada për Anzac Day

Traditat dhe simboletDitë të rëndësishme për AustralianëtDita Kombëtare e AustralisëMë 26 Janar të çdo viti, ne festojmë Ditën kombëtare të Australisë. Dita Kombëtare e Australisë është ditë pushimi në të gjitha shtetet dhe territoret e Australisë.

Në Ditën Kombëtare të Australisë, të gjitha komunitet të mëdhaja dhe të vogla rreth e qark Australisë festojnë atë që ne e quajmë Australia e mrekullueshme si dhe të qënurit Australianë. Është ngjarja më e madhe publike në Australi.

Në Ditën Kombëtare të Australisë ne nderojmë historinë tonë dhe të gjithë ata që e bënë këtë vend, një vend të mrekullueshëm. Është dita në të cilën në i gëzohemi të tashmes dhe zotohemi që të ndërtojmë një të ardhme të lumtur dhe të begatë së bashku. Për këtë arsye, kjo është dhe dita kur mbahen shumë ceremoni shtetësie në mbarë vendin.

26 Janari është përvjetori i mbërritjes së Flotës së Parë nga Britania e Madhe në 1788, më qëllim krijimin e një vendbanimi me të dënuar nga Qeveria Britanike. Komandanti i Flotës së Parë ishte Kapiteni Arthur Phillip.

Në prag të Ditës Kombëtare të Australisë, Kryeministri shpall fituesit e Australianëve më të Shquar të Vitit, në Canberra.

Dita e Anzac (Anzac Day)Dita e Anzac mbahet në 25 Prill të çdo viti. Dita e Anzac është quajtur e tillë në bazë të Forcave Australiane dhe Zelandeze të cilat zbarkuan më 25 Prill 1915 në Gallipoli të Turqi-së, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Dita e Anzac, është një ditë solemne ku ne përkujtojmë sakrificën e Australianëve që luftuan dhe ranë në luftë, në konflikte dhe operacione paqësore. Ne nderojmë gjithashtu kurajon dhe vendosmërinë e gjithë burrave dhe grave që shërbejnë.

Më shumë informacion për Ditën Kombëtare të Australisë, Ditën Anzac apo data të tjera të rëndësishme mund të gjeni në Pjesën 4, Australia në ditët e sotme.

Pjesa 1 – Australia dhe populli i saj 13

Flamuri Australian Aborixhinez është në ngjyrë të zezë, të kuqe dhe të verdhë

Flamuri i Ishujve Torres Strait është në ngjyrë të jeshile, blu, të zezë dhe të bardhë

Flamujt e AustralisëAustralia ka tre flamuj zyrtarë: Flamuri Kombëtar Australian, Flamuri Australian Aborixhinez si dhe Flamuri i Ishujve Torres Straits.

Çdo shtet dhe territor ka flamurin përkatës gjithashtu. Këto mund t’i gjeni në faqen 11.

Flamuri Kombëtar Australian është në ngjyrë blu, të bardhë dhe të kuqe

Flamuri Kombëtar AustralianFlamuri Kombëtar Australian është në ngjyrë blu, të bardhë dhe të kuqe. Ka tre pjesë kryesore:

• Flamuri i Britanisë së Madhe, siç njihet ndryshe Union Jack, është në pjesën e sipërme të anës së majtë. Flamuri, tregon lidhjen e historisë sonë me kolonizimin Britanik.

• Ylli i Komonuelthit është nën Union Jack. Ky yll ka shtatë cepa, një për secilin nga gjashtë shtetet dhe një tjetër për territoret.

• Kryqi i Jugut (The Southern Cross), në të djathtë, është një grup yjesh që ne i shikojmë në qiellin e hemisferës jugore.

Flamuri Australian AborixhinezFlamuri Australian Aborixhinez është në ngjyrë të zezë, të kuqe dhe të verdhë. Ka tre pjesë kryesore, ku ngjyrat mund të interpretohen si më poshtë:

• Gjysma e pjesës së sipërme është e zezë dhe përfaqëson popullin Aborixhinez të Australisë.

• Gjysma e poshtme është e kuqe dhe përfaqëson planetin tonë dhe një lidhje shpirtërore me tokën.

• Rrethi i verdhë përfaqëson diellin.

Flamuri i Ishujve Torres Straits Flamuri i Ishujve Torres Strait është në ngjyrë të jeshile, blu, të zezë dhe të bardhë.

• Vizat e jeshile paraqesin tokën.

• Pjesa blu në qendër, paraqet detin.

• Vizat e zeza përfaqësojnë popullin e Ishujve Torres Strait.

• Modeli i flokëve të kërcimtares në qendër është një simbol për gjithë banorët e Ishujve Torres Strait.

• Cepat e yllit të bardhë përfaqësojnë grupet e ishujve në Ngushticën Torres.

• Ngjyra e bardhë është simbol i paqes.

Shtetësia Australiane: Lidhja Jonë Unike14

Stema e AustralisëStema e Komonuelthit (The Commonwealth Coat of Arms) është simboli zyrtar i Komonuelthit të Australisë. Ajo përfaqëson unitetin tonë kombëtar. Gjithashtu identifikon autoritetin dhe tiparet e Komonuelthit Australian.

• Mburoja në qendër, përfaqëson gjashtë shtetet dhe federatën.

• Një kangur dhe një struc mbajnë mburojen në të dyja anët. Kangurët janë kafshë vendase Australiane dhe strucat janë shpendë vendas Australianë.

• Nje Yll i artë i Komonuelthit qëndron në majë të mburojes.

• Sfondi është i përbërë nga mimozat e verdha, që është lulja kombëtare Australiane.

Lulja kombëtare AustralianeLulja kombëtare Australiane është mimoza e verdhë. Kjo pemë e vogël rritet kryesisht në jug-lindje të Australisë. Në pranverë ka gjethe të jeshile të shndritshme dhe shumë lule të verdha. Çdo shtet apo territor i Australisë, ka emblemën e vet florale.

Ngjyrat kombëtare të AustralisëNgjyrat kombëtare të Australisë janë e jeshilja dhe e verdha, që janë edhe ngjyrat e mimozës. Uniformat e ekipeve tona sportive kombëtare janë zakonisht të verdha dhe të jeshile.

Guri i çmuar i AustralisëOpal-i është guri i çmuar i Australisë. Sipas një legjende Aborixhineze shpjegohet se një ylber pasi preku tokën krijoi ngjyrat e opal-it.

Stema e Australisë

Ngjyrat kombëtare të Australisë, e jeshilja dhe e verdha

Mimoza

Opal

Pjesa 1 – Australia dhe populli i saj 15

Himni kombëtar i Australisë

Përparo e Bukura Australi (‘Advance Australia Fair’) është himni kombëtar i Australisë. Himni këndohet nëpër ngjarje të rëndësisë kombëtare. Gjithashtu, këndohet në ceremonitë e shtetësisë, aktivitete të rëndësishme

sportive dhe nëpër shkolla. Himni jonë bashkon kombin si dhe është një shprehje publike e gëzimit dhe krenarisë ndaj të qënurit Australianë.

Advance Australia Fair

Australians all let us rejoice,

For we are young and free;

We’ve golden soil and wealth for toil;

Our home is girt by sea;

Our land abounds in nature’s gifts

Of beauty rich and rare;

In history’s page, let every stage

Advance Australia Fair.

In joyful strains then let us sing,

Advance Australia Fair.

Beneath our radiant Southern Cross

We’ll toil with hearts and hands;

To make this Commonwealth of ours

Renowned of all the lands;

For those who’ve come across the seas

We’ve boundless plains to share;

With courage let us all combine

To Advance Australia Fair.

In joyful strains then let us sing,

Advance Australia Fair.

* Ndërsa ju mund të pyeteni në lidhje me titullin e himnit kombëtar të Australisë, ju nuk do të pyeteni për fjalët e himnit.

Që nga kjo kohë e mëpastaj, përpara Zotit,*

Ofroj besnikërinë time ndaj Australisë dhe popullit të saj

në vlerat demokratike të të cilëve unë besoj,

liritë dhe të drejtat e të cilëve unë i respektoj, dhe

ligjet e të cilëve unë do t’i përkrah dhe zbatoj.

* Personi mund të zgjedhë nëse do apo jo që të përdori fjalën ‘përpara Zotit’.

Pjesa 2Vlerat demokratike, të drejtat dhe

liritë në Australi

Pjesa 2 – Vlerat demokratike, të drejtat dhe liritë në Australi 17

Vlerat demokratike, të drejtat dhe liritë në AustraliTë gjithë Australianët janë të barabartë përpara ligjit dhe asnjë person apo grup nuk është mbi ligjin. Kjo njihet si sundimi i ligjit (‘rule of law’). Njerëzit që mbajnë poste të larta në komunitetin Australian duhet të respektojnë ligjet. Këtu përfshihen qeveria, udhëheqësit e komunitetit dhe feve të ndryshme, si dhe njerëzit e biznezit dhe ata të policisë.

Jetesë paqësoreNe jemi krenarë të jetojmë në një vend paqësor me një sistem të qëndrueshëm të qeverisë. Ne besojmë, që ndërrimet duhet të vijnë nëpërmjet diskutimeve, përpjekjeve paqësore dhe proçeseve demokratike. Ne jemi kundër dhunës si rrugë për të ndërruar ligjin apo mendjen e në personi.

Respekt për të gjithë, pavarësisht prejardhjesNë Australi, vijnë për të jetuar njerëz nga e gjithë bota. Shumë nga këta kanë një trashëgimi kulturore me besime dhe tradita të ndryshme. Në shoqërinë tonë demokratike, ne jemi të lirë të besojmë dhe të marrim pjesë në këto tradita, për sa kohë që ato nuk thyejnë ligjet Australiane.

Ne vlerësojmë këtë liri dhe presim nga gjithë Australianët të trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, pavarësisht racës, origjinës, gjinisë, preferencave seksuale, gjendjes civile, moshës, paaftësisë, trashigimisë, kulturës politikës, pasurisë apo besimit fetar.

Ne vlerësojmë këtë respekt të dyfishtë për dinjitetin e të gjithë njerëzve.

Dhëmbshuri për ata që kanë nevojëNë Australi, gjeni një frymë të miqësisë së ngushtë (‘mateship’). Kjo do të thotë që ne ndihmojmë njëri-tjetrin në kohë nevoje. Një mik mund të jetë shpesh herë një shok, por mund të jetë gjithashtu edhe një i huaj. Një mik mund t’i çojë ushqim një fqinji të moshuar, të shoqërojë një shok te doktori apo t’i bëjë vizitë një të vetmuari.

Në bazë të kësaj fryme, shumë njerëz ndihmojnë, nëpërmjet një pune vullnetare në komunitet. Ju gjithashtu mund të jeni një vullnetar. Vullnetarizmi mund t’ju krijojë shumë kënaqësi. Gjithashtu, ju krijon edhe një mundësi për të ndarë njohuritë, për të mësuar gjëra të reja dhe rrit ndjenjën e përkatësisë në komunitetin Australian. Qeveria jonë gjithashtu ndihmon Australianë nevojtarë nëpërmjet sigurimeve shoqërore apo shërbimeve të tjera.

Në ceremoninë e marrjes së shtetësisë, betoheni që ju respektoni të drejtat dhe liritë e Australianëve si dhe besoni në vlerat demokratike tona.

Australia është demokraci. Demokracia është një sistem qeverisës në të cilin qytetarët në mënyrë të lirë zgjedhin përfaqësuesit e tyre të qeverisin vendin dhe të krijojnë ligje në emër të tyre.

Australianët besojnë në paqe, respekt, liri dhe barazi. Një pjesë e rëndësishme e të qënurit Australian është respektimi i mendimit dhe zgjidhjes që njerëz të tjerë i japin një problemi, edhe pse ju nuk mund të jeni dakort me mendimin e tyre. Mbi të gjitha ka të bëjë me një trajtim të paanshëm dhe t’u japësh gjithë Australianëve liri dhe mundësi të barabarta, pavarësisht prejardhjes, traditave apo gjinisë së tyre.

Ky besim në demokraci, e ka ndryshuar vendin dhe kulturën tonë dhe është një arsye e fortë për të cilën njerëzit duan të bëhen Australianë. Prandaj, është e shumë e rëndësishme që ju të kuptoni vlerat e demokracisë, të drejtat dhe liritë që Australianët

respektojnë ndaj njerëzve të tjerë.

Bindjet tona demokratikeDemokraci ParlamentareSistemi qeverisës i Australisë, është demokraci parlamentare. Kjo do të thotë që gjithë Australianët marrin pjesë në qeverisjen e vendit. Fuqia e qeverisë vjen nga populli Australian, sepse qytetarët Australianë votojnë rregullisht për njerëz që t’i perfaqësojnë ata në parlament. Vetëm parlamenti ka fuqinë e bërjes dhe të ndryshimit të ligjeve që qeverisin vendin.

Në një demokraci parlamentare, përfaqësuesit në parlament duhet t’i përgjigjen popullit, nëpërmjet zgjedhjeve, për vendimet që ata marrin.

Rendi ligjorLigjet Australiane janë të rëndësishme për të gjithë ata që jetojnë në Australi. Australianët e kuptojnë rëndësinë e ligjeve për të patur një shoqëri të qetë dhe të rregullt. Gjithë Australianët kanë të drejtë të mbrohen nga ligjet Australiane.

Çdo Australian duhet të respektojë ligjet Australiane. Nëse nuk i respektojnë ligjet, ata mund të arrestohen nga policia dhe duhet të dalin në gjyq.

Shtetësia Australiane: Lidhja Jonë Unike18

Australianët janë të lirë të protestojnë në mënyrë paqësore, kundër vendimeve dhe ligjeve të qeverisë

Liritë tonaLiria e të drejtës së fjalës dhe të shprehjesLiria e fjalës, lejon njerëzit të thonë dhe të shkruajnë atë që mendojnë si dhe të diskutojnë mendimet e tyre me të tjerët. Liria e të shprehurit i lejon njerëzit të shprehin pikpamjet e tyre nëpërmjet artit, filmit, muzikës dhe literaturës.

Në Australi, ne jemi të lirë të flasim dhe të shkruajmë për çdo çështje, atë që mendojmë, privatisht ose publikisht. Mirëpo, ne nuk mund të cënojmë të tjerët.

Ne, nuk mund të ngremë akuza të rreme, të nxisim të tjerët të thyejnë ligjet apo të dëmtojmë imazhin e një personi tjetër. Ka ligje të cilat mbrojnë imazhin dhe emrin e një personi ndaj akuzave të rreme.

Është kundër ligjit t’i futësh urrejtjen apo t’i shtysh njerëzit, në akte dhune ndaj njerëzve të tjerë bazuar në kulturën, kombësinë apo prejardhjen e tyre.

Ne jemi të lirë të mblidhemi me njerëz të tjerë në vende private ose publike për diskutime politike apo shoqërore. Ne mund të kritikojmë qeverinë, të protestojmë në mënyrë paqësore ndaj vendimeve të saj apo të bëjmë fushatë për të ndryshuar ligjet.

Në të njëjtën kohë ne duhet të respektojmë lirinë e fjalës dhe të të shprehurit të njerëzve të tjerë.

Shtypi, televizioni dhe radio kanë të njëjtat liri.

E drejta e të mbledhurit Australianët janë të lirë të marrin pjesë në çdo shoqatë të ligjshme, si p.sh. parti politike, unione punëtorësh, fetare, kulturore apo organizata shoqërore. Njerëzit gjithashtu kanë të drejtë të mos marrin pjesë në këto grupe.

Australianët mund të dalin në protesta me të tjerë dhe të protestojnë kundër vendimeve të qeverisë apo të një organizate. Megjithatë, të gjitha protestat duhet të jenë brenda ligjit. Kjo do të thotë që ato duhet të jenë paqësore, si dhe nuk duhet të dëmtojnë pronën apo njerëz të tjerë.

Liria fetare dhe qeveri laikeAustralia ka një histori Kristiano-Judite dhe shumë Australianë e përshkruajnë veten e tyre si Kristian. Australia ka pushime kombëtare në ditët Kristiane si p.sh. e Premtja e Mirë, e Diela e Pashkëve si dhe Dita e Krishtlindjeve.

Megjithatë, qeveria Australiane është një qeveri laike. Kjo do të thotë, që vendi ynë nuk ka besim fetar zyrtar.

Njerëzit në Australi janë të lirë të ndjekin çdo lloj feje që ata duan, aq sa praktikat e tyre nuk thyejnë ligjet Australiane. Përveç fesë Kristane, në Australi praktikohen në mënyrë të lirë edhe feja Budiste, Islame, Hinduiste, Çifute si dhe fé të tjera.

Australianët janë të lirë gjithashtu të mos ndjekin ndonjë fé të caktuar. Qeveria i trajton njerëzit njësoj, pavarësisht besimeve të tyre fetare.

Kjo përzierje besimesh e bën Australianë një vend shumëkultural dhe të gjallërishëm.

Shumica e besimeve fetare kanë rregulla, por këto rregulla nuk janë ligje në Australi. P.sh, proçesi i divorcit përfshirë këtu edhe kujdestarinë e fëmijëve apo ndarjen e pasurisë, duhet të ndjekin ligjet e miratuara nga Parlamenti Australian. Të gjithë Australianët kanë të drejtën e mbrojtjes prej këtyre ligjeve. Disa praktika fetare apo kulturore si p.sh martesa me më shumë se një person në të njëjtën kohë, janë kundër ligjeve Australiane.

Pjesa 2 – Vlerat demokratike, të drejtat dhe liritë në Australi 19

Burrat dhe gratë mund të futen në Forcat e Armatosura, Marinë ose në Forcat Ajrore

Njerëzit në Australi janë të lirë të ndjekin çfarëdo feje

Gjithë Australianët kanë mundësi të ndjekin universitetin

Barazitë tonaBarazia në AustraliNë Australi ka një numër të caktuar ligjesh të cilat sigurojnë që një person nuk trajtohet ndryshe nga persona të tjerë në bazë të racës, gjinisë, moshës apo paaftësisë.

Barazia e burrave dhe graveMeshkujt edhe femrat kanë të drejta të barabarta në Australi. Diskriminimi i një personi për arsye të gjinisë është kundër ligjit në Australi.

Si meshkujt edhe femrat kanë të drejtë të vendosin vetë për probleme të tilla personale si p.sh.martesa, dhe janë të mbrojtur me ligj në rast kërcënimi apo ushtrimi të dhunës.

Si meshkujt edhe femrat kanë të drejta të njëjta si për arsimim dhe punësim. Si meshkujt edhe femrat mund të votojnë dhe të zgjidhen për në parlament. Si meshkujt edhe femrat mund të bëhen pjesëtarë të Forcave të Armatosura Australiane dhe policisë. Burrat dhe gratë trajtohen në mënyrë të barabartë përpara gjykatave të ligjit.

Shanse të barabartaAustralianët nuk besojnë në dallime klasash në shoqërinë tonë. Përkundrazi, ne besojmë në një shoqëri të drejtë, ku të gjithë meritojnë drejtësi. Kjo do të thotë që atë që dikush e arrin në jetë, duhet ta arrijë nëpërmjet një pune të lodhshme dhe në bazë të talentit të tij dhe jo bazuar në pasuritë ose prejardhja e tyre. P.sh. një personi duhet t’i jepet një punë ose ngritje në pozitë në bazë të aftësive të tij, experiencës dhe mundësive e jo duke u bazuar në origjinën e tij.

Në Australi ka shumë historira emigrantësh të rinj të cilët nëpërmjet një pune këmbëngulëse dhe talenteve të tyre janë bërë drejtues biznesesh, profesionesh, në art, në sektorin publik apo sport.

Shtetësia Australiane: Lidhja Jonë Unike20

Ne themi fjalën tonë duke votuar në zgjedhjet për qeverinë federale, ato të shteteve, territorit apo dhe ato lokale

Përgjegjësitë dhe të drejtat e shtetësisë AustralianeSi resident i përhershëm i Australisë ju keni shijuar të jetuarit në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Kur të bëheni shtetas Australian, ju do të keni përgjegjësi të reja. Gjithashtu ju do të keni edhe një serë përfitimesh të reja.

Përgjegjësitë – çfarë i detyroheni ju AustralisëSi shtetas Australian ju duhet të:

• respektoni ligjet

• votoni në zgjedhjet federale, ato të shtetit apo territorit tuaj, si dhe në referendum

• mbroni Australinë në rast nevoje

• merrni pjesë në një juri në rast se thirreni.

Përfitimet – çfarë do t’ju japë Australia Si shtetas Australian ju keni të drejtë të:

• votoni në zgjedhjet federale, ato të shtetit apo territorit tuaj, si dhe në referendum

• të aplikoni për punë në Sektorin Publik Australian ose në Forcat e Armatosura Australiane

• keni të drejtë per t’u zgjedhur në parlament

• aplikoni për pasaportë Australiane në mënyrë që të ktheheni pa problem në Australi

• kërkoni ndihmë nga një zyrtar Australian jashtë shtetit

• regjistroni fëmijët e lindur jashtë Australisë si shtetas Australian bazuar në trashëgim.

PërgjegjesitëBinduni ligjitPërfaqësuesit tanë në qeveri krijojnë ligje për të patur një shoqëri të qetë, të sigurtë dhe të lirë si dhe për të mbrojur të drejtat tona. Të gjithë Australianët duhet t’u binden ligjeve të krijuara nga Parlamenti Australian, parlamentet e shteteve të veçanta apo territoreve, apo edhe atyre lokale.

Më shumë informacion për ligjet më të rëndësishme në Australi mund të gjendet në Pjesa 3, Qeveria dhe ligjet në Australi.

Voto në zgjedhjet federale, të shteteve apo territoreve dhe në referendumVotimi është një e drejtë dhe përgjegjësi e rëndësishme për gjithë shtetasit Australianë. Ne votojmë për njerëzit që ne duam të na përfaqësojnë në parlament. Në këtë mënyrë ne kemi rolin tonë në mënyrën se si qeveriset vendi dhe kontribuojmë në të ardhmen e Australisë.

Si shtetas, ju do të votoni rregullisht në zgjedhjet federale dhe të shtetit apo territorit. Nganjëherë, ju do të votoni në referendum, që është një votë për të ndërruar Kushtetutën Australiane. Më shumë informacion për Kushtetutën Australiane mund të gjeni në Pjesa 3, Qeveria dhe ligjet në Australi.

Shtetasit Australianë 18 vjeç e sipër duhet të regjistrojnë emrin dhe adresën e tyre në regjistrin e zgjedhësve. Kur jeni regjistruar, votimi është i detyrueshëm për shtetasit Australianë 18 vjeç e sipër në zgjedhjet federale dhe shtetit apo të territoreve.

Marrja pjesë në zgjedhjet e qeverisë lokale nuk është e detyrueshme në disa shtete.

Mbrojtja e Australisë në rast nevojeEdhe pse shërbimi ushtarak në Australi është më dëshirë, në rast nevoje është jetike që gjithë shtetasit Australianë të angazhohen të marrin pjesë së bashku në mbrojtjen e kombit dhe të jetës sonë.

Pjesa 2 – Vlerat demokratike, të drejtat dhe liritë në Australi 21

Marrja pjesë në një juri në rast se thirreniShërbimi i juri-së është një përgjegjësi për shtetasit Australianë 18 vjeç e sipër. Juria është një grup burrash dhe grash Australianë të thjeshtë të cilët dëgjojnë evidencën që jepet në një gjykatë dhe vendosin nëse një person është fajtor apo jo.

Çdo Australian që është regjistruar në listat zgjedhore mund të thërritet të shërbejë në një juri.

Shërbimi i juri-së ndihmon për të bërë të sigurtë që sistemi i gjykatës është i hapur dhe i drejtë.

PërfitimetAplikoni për punë në Sektorin Publik Australian ose në Forcat e Armatosura AustralianeNëse jeni një shtetas Australian, ju mund të aplikoni për të punuar në Shërbimin Publik Australian dhe të punoni në Qeverinë Australiane, si p.sh. në Centrelink, Medicare ose në Australian Taxation Office.

Shtetasit Australianë sipër kanë të drejtë gjithashtu të aplikojnë për një karrierë në Forcat e Armatosura Australiane (Ushtri, Marinë dhe Forcat Ajrore).

E drejta për t’u zgjedhur në parlamentShtetasit Australianë 18 vjeç e sipër mund të kërkojnë të zgjidhen si deputetë në parlament në nivel federal atë të shtetit apo territorit. Është nder dhe përgjegjësi serioze të shërbesh në parlamentin Australian.

Aplikoni për pasaportë Australiane dhe hyni prapë në Australi lirishtKur bëheni shtetas Australian, ju keni të drejtë të jetoni të lirë në Australi.

Ju keni të drejtë të aplikoni për pasaportë Australiane. Si shtetas Australianë ju jeni të lirë të udhëtoni jashtë Australisë dhe të ktheheni në Australi. Ju nuk keni nevojë për vizë kur ktheheni në Australi.

Kërkoni ndihmë pranë një përfaqësuesi Australian jashtë AustralisëAustralia ka në shumë vende ambasada, konsulata ose komisione të larta. Kur ndodheni jashtë Australisë, në rast nevoje ju mund të kërkoni ndihmë nga këto zyra.

Në ndihma përfshihen raste urgjente si p.sh. luftë civile apo fatkeqësi natyrore. Zyrtarët në këto zyra, mund të lëshojnë gjithashtu edhe pasaporta në rast urgjence dhe të sigurojnë mbështetje dhe këshilla në raste aksidentesh, sëmundje të rënda ose vdekje.

Kur ndodheni në një vend tjetër, ju duhet të respektoni ligjet e atij vendi.

Regjistroni fëmijët e lindur jashtë Australisë si shtetas Australian bazuar në prejardhjeShtetasit Australianë mund të lindin fëmijë edhe jashtë Australisë. Ata mund të regjistrojnë fëmijët e tyre si shtetas Australianë. Në këtë mënyrë ata kanë të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si fëmijët e lindur në Australi.

Aktivizimi në shoqërinë AustralianeAustralia inkurajon gjithë shtetasit të aktivizohen në shoqëri. Shtetasit që aktivizohen në shoqëri, kontribuojnë ndaj Australisë në rrugë të ndryshme. Ju mund të bëheni pjesëtar i komuniteteve të lagjes dhe lokale të zonës suaj. Në mënyrë vullnetare ju mund të bëni punë shoqërore apo të ndihmoni komunitetin. Ju mund të merrni pjesë në organizata kulturore apo artistike. Ju gjithashtu mund të merrni pjesë në jetën politike.

Një kontribut tjetër që ju i jepni komunitetit Australian është edhe pagesa e taksës. Taksa paguhet nga rroga që ju merrni, e cila mund të sigurohet nga puna, biznesi që ju keni, apo investimet tuaja.

Shumë perfitime që Australianët gëzojnë janë bërë të mundura nëpërmjet taksës. Taksat harxhohen në shërbime të tilla si p.sh. shëndetësia, arsimi, mbrojtja, rrugët dhe hekurudhat si dhe shërbimi social. Duke punuar dhe paguar taksat, ju ndihmoni qeverinë t’i ofrojë këto shërbime komunitetit Australian. Këto shërbime ndihmojnë që Australia të bëhet një vend i zhvilluar dhe i begatë siç është edhe sot. Gjithashtu, qeveritë e shteteve, territoreve apo këshillat bashkiake mbledhin taksa në mënyrë që të paguajnë për shërbimët që ata ofrojnë.

Pagesa e taksës është e detyrueshme me ligj. Taksa mblidhet nga Australian Taxation Office, Zyra e Taksës (ATO) si nga individët ashtu edhe nga bizneset. ATO garanton që gjithë qytetarët të njihen me të drejtat dhe përgjegjësite e tyre për të paguar taksën e duhur.

22 Shtetësia Australiane: Lidhja Jonë Unike

Që nga kjo kohë e mëpastaj, përpara Zotit,*

Ofroj besnikërinë time ndaj Australisë dhe popullit të saj

në vlerat demokratike të të cilëve unë besoj,

liritë dhe të drejtat e të cilëve unë i respektoj, dhe

ligjet e të cilëve unë do t’i përkrah dhe zbatoj.

* Personi mund të zgjedhë nëse do apo jo që të përdori fjalën ‘përpara Zotit’.

Pjesa 3Qeveria dhe ligjet në Australi

Pjesa 3 – Qeveria dhe ligjet në Australi 23

Qeveria dhe ligjet në AustraliNë ceremoninë e shtetësisë, ju zotoheni të mbroni dhe bindeni ligjeve Australiane. Është e rëndësishme për ju të kuptoni sistemin qeverisës të Australisë, si krijohen dhe si administrohen ligjet në demokracinë tonë parlamentare. Është gjithashtu e rëndësishme për ju si shtetas të kuptoni se si ju keni të drejtën e fjalës në qeverisjen e vendit.

Si e kam unë të drejtën e fjalës?VotimiNë Australi, shtetasit 18 vjeç e sipër duhet të regjistrohen në mënyrë që të votojnë në zgjedhje federale. Duke votuar, ju keni mundësinë që të thoni fjalën tuaj nëpërmjet të zgjedhurit tuaj në parlament. Nëse nuk jeni regjistruar në rregull, ju nuk do të jeni në gjendje të votoni në zgjedhje.

Kur të jeni regjistruar në listën e zgjedhësve, votimi në nivel federal, atë të shteteve apo territorit është i detyrueshëm. Nëse nuk votoni dhe nuk keni arsye të fortë, ju do paguani një gjobë. Votimi i detyrueshëm ka të bëjë me atë që njerëzit që ne zgjedhim janë me të vërtetë ato të dëshiruar nga shumica.

Australian Electoral Commission (AEC) është një agjenci e Komonuelthit. Ai merret me zgjedhjet federale dhe referendumet, si dhe mban listën zgjedhore të Komonuelthit. AEC ndihmon në mbajtjen e zgjedhjeve të drejta. AEC është i pavarur nga qeveria, partitë Politike ose njerëzit në qeveri nuk mund të ndërhyjnë në vendimet e AEC. Votimet bëhen sekrete, kështu që ju jeni të lirë dhe të sigurtë të votoni kë të doni.Asnjë person tjetër nuk shikon se kë votoni. Ju mund t’i thoni një personi tjetër se per kë votuat, por asnjë nuk ju detyron për këtë gjë.

Diskutimi i problemeve me përfaqësuesit tuajNë Australi, ju keni të drejtë të ngrini problemet që ju shqetësojnë pranë përfaqësuesve tuaj. Pikëpamjet tuaja mund të merren në konsideratë nga parlamenti kur ndryshon ose nxjerr ligje të reja. P.sh. nëse ju keni një mendim sesi të përmirësohet sistemi i imigracionit, ju mund të kërkoni një takim me deputetin tuaj të zonës dhe të diskutoni me të. Ju gjithashtu mund të shkruani edhe letër duke shtruar pikëpamjet tuaja.

Në këtë mënyrë, çdo Australian i thjeshtë mund të thotë fjalën e vet në nxjerrjen e ligjeve dhe politikës që qeveria duhet të ndjeki.

Si e krijuam sistemin tonë qeverisës?FederataPara 1901, Australia ishte e përbërë nga gjashtë koloni Britanike të ndara dhe që qeveriseshin vetë.

Brenda kufijve të vet, çdo koloni kishte kushtetutën dhe ligjet e veta të mbrojtjes, imigracionit, postës, tregtisë dhe transportit.

Njerëzit deshën t’i bashkonin kolonitë në një komb të vetëm Australian për një numër arsyesh. Tregtia dhe transporti ndërmjet kolonive ishin të shtrenjtë dhe të ngadalshëm. Vendosja e rendit jashtë kufijve ishte e vështirë. Kolonitë e ndara gjithashtu kishin sisteme të dobëta mbrojtjeje. Por më e rëndësishme, ishte se identiteti Australian kishte filluar të formohej. Ekipe sportive po përfaqësonin Australinë në arenën ndërkombëtare si dhe një kulturë e veçantë Australiane po zhvillohej në këngë popullore, poema, histori apo art.

Bashkimi i Australisë në një komb të vetëm ishte një detyrë e vështirë, por pas një farë kohe, idea për një shtet të vetëm Australian u bë realitet. Australianët janë krenarë për faktin që kombi i tyre nuk u krijua si rezultat i luftrave të pergjakshme ose revolucioni, por nëpërmjet bashkëbisedimeve dhe referendumeve.

Në 1 Janar 1901, kolonitë u bashkuan në një federatë shtetesh të quajtura Komonuelthi i Australisë.

Shtetësia Australiane: Lidhja Jonë Unike24

Kushtetuta AustralianeDekreti i vitit 1900 i Kushtetutës së Komonuelthit të Australisë është dokumenti ligjor i cili përcakton ligjet bazë të qeverisë Australiane. Për herë të parë Kushtetuta Australiane u bë ligj, si pjesë e Dekretit Britanik të parlamentit në 1900. Në 1 Janar 1901, kur Kushtetuta hyri në fuqi, kolonitë Australiane u bënë pjesë e një kombi të pavarur, Komonuelthi i Australisë.

Kushtetuta Australiane themeloi Parlamentin e Komonuelthit të Australisë, krijoi Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Kushtetuta krijoi gjithashtu Gjykatën e Lartë të Australisë, e cila ka fuqinë të ushtrojë dhe interpretojë ligjet Australiane.

Kushtetuta Australiane mund të ndërrohet vetëm me një votim të veçantë të quajtur referendum.

Në referendum, duhet të jetë një shumicë e dyfishtë në mënyrë që Kushtetuta të ndryshohet. Kjo do të thotë që, shumica e votuesve në shumicën e shteteve dhe shumica e votuesve në gjithë Australinë duhet të votojnë për ndryshimin.

Si kontrollohet fuqia e qeverisë?Kushtetuta Australiane ndan kompetencat qeverisëse në tre linja të qevererisë. Kjo është bërë me qëllim që të ndalojë një person apo një grup njerëzish të marrin në dorë fuqinë për të qeverisur Australinë.

Kompetencat legjislative Parlamenti ka fuqinë për të nxjerrë ligjet dhe ndryshuar ligjet. Parlamenti eshtë krijuar më deputetë të cilët janë zgjedhur nga populli Australian.

Kompetencat zbatueseKompetenca zbatuese është fuqia për të zbatuar ligjet. Pushteti Ekzekutiv, përfshin ministrat në Qeverinë Australiane dhe Governatorin e Përgjithshëm. Çdo ministër është përgjegjës për një ose më shumë departamente.

Kompetencat juridikeGjykatësit kanë fuqinë të interpretojnë dhe zbatojnë ligjet. Gjykatat dhe gjykatësit janë të pavarur nga parlamenti dhe qeveria.

Këto kompetenca janë shkruar në Kushtetutën Australiane.

Kush është Kryetari i Shtetit Australian?Kryetari i Australisë është Mbretëresha e Australisë, Madhëria e Saj Queen Elizabeth II.

Në Australi, Mbretëresha nuk ka një rol të rëndësishëm në qeveri. Mbretëresha emëron Guvernatorin e Përgjithshëm si përfaqësuesin e saj në Australi, bazuar në këshillat e Kryeministrit. Guvernatori i Përgjithshëm vepron në mënyrë të pavarur nga partitë e tjera politike.

Në çdo shtet ka një Guvernator që përfaqëson Mbretereshën, i ngjashëm me rolin e Guvernatorit të Përgjithshëm.

Monarki kushtetueseAustralia është Monarki kushtetuese. Monarkia kushtetuese është një vend në të cilin mbreti ose mbreteresha është kryetar shteti por që drejtohet në përputhje me Kushtetutën.

Sistemi Australian i demokracisë parlamentare ishte bazuar në sistemin Britanik, duke u zhvilluar gjatë shekujve. Në sistemin Australian, kryetari i Qeverisë Australiane është Kryeministri.

Kushtetuta Australiane

Pjesa 3 – Qeveria dhe ligjet në Australi 25

Roli i Guvernatorit të PërgjithshëmGuvernatori i Përgjithshëm:

• nënshkruan të gjitha Projektligjet që janë miratuar nga Parlamenti Australian në ligje (kjo quhet Aprovim Mbretëror, Royal Assent)

• firmos rregulla të reja

• përmbush detyra ceremoniale

• miraton emërimin e Qeverisë Australiane dhe ministrave të saj, gjykatësve federal si dhe zyrtarëve të tjerë.

Guvernatori i Përgjithshëm ka gjithashtu kompetenca speciale që njihen si ‘kompetenca rezervë’ të cilat mund të përdoren vetëm në raste të veçanta.

Kush janë disa nga udhëheqësit e Australisë?Kretari i Shtetit Mbretëresha e Australisë

Governatori i PërgjithshëmPerfaqësuesi i Krytarit të Shtetit të Australisë

GovernatoriPërfaqësuesi i Kryetarit të Shtetit në secilin shtet Australian

KryeministriKryetari i Qeverisë Australiane

PremierKryetari i qeverisë së një shteti

Ministër i ParëKryetari i qeverisë së një territori

Ministër QeverieNjë anëtar parlamenti i zgjedhur nga një kryetar qeverie për të qënë përgjegjës për një fushë të caktuar të qeverisë

Anëtar i Parlamentit (MP)Një përfaqësues i zgjedhur nga populli Australian në Parlamentin Australian

SenatorNjë përfaqësues shteti apo territori i zgjedhur në Parlamentin Australian

Kryetar bashkieDrejtuesi i një këshilli bashkiak

Anëtar i këshillit bashkiak

Nje anëtar i zgjedhur i këshillit bashkiak

Si qeveriset Australia Qeveria AustralianeQeveria Australiane quhet në njëjtën kohë edhe Qeveria Federale ose Qeveria e Komonuelthit.

Parlamenti Australian ka dy Dhoma:

• Dhoma e Përfaqësuesve

• Senati.

Deputetët e të dyja Dhomave zgjidhen direkt nga populli në zgjedhjet federale. Kur ju votoni në zgjedhje federale, ju zgjidhni deputët për të dyja dhomat.

Parlamenti i Vjetër në Kanberra, u hap në 1927

Parlamenti i Ri në Kanberra u hap në 1988

Shtetësia Australiane: Lidhja Jonë Unike26

Dhoma e Përfaqësuesve

Senati

Dhoma e PërfaqësuesveDhoma e Përfaqësuesve quhet gjithashtu edhe Dhoma e Ulët ose Kuvendi i Popullit.

Australia është e ndarë në zona zgjedhore federale. Australianët në çdo zonë zgjedhore, votojnë për një person për t’i përfaqësuar ata në Dhomën e Përfaqësuesve. Ky pëfaqësues quhet Anëtar i Parlamamentit (MP) (Member of Parliament).

Numri i këtyre MP për çdo shtet e territor përcaktohet në bazë të popullsisë që ato kanë. Populli Australian zgjedh gjithsej 150 deputetë për Dhomën e Përfaqësuesve.

Puna kryesore e Dhomës së Përfaqësuesve është diskutimi dhe votimi i propozimeve për ligjet e reja ose ndërrimi i atyre ekzistuese. Deputët e Dhomës së Përfaqësuesve diskutojnë gjithashtu problemet e rëndësisë kombëtare.

SenatiSenati quhet ndonjëherë edhe Dhoma e Lartë, Dhoma e Rishikimit ose Dhoma e Shteteve.

Shtetet përfaqësohen në mënyrë të barabartë në Senat, pavarësisht numrit të popullsisë së tyre. Gjithsej janë 12 përfaqësues të zgjedhur nga çdo shtet. Dy territoret zgjedhin dy përfaqësues secili. Gjithsej zgjidhen 76 përfaqësues të cilët quhen Senatorë.

Senatorët gjithashtu marrin në konsideratë, diskutojnë dhe votojnë ligje të reja ose të ndryshojnë ato të vjetra. Senatorët diskutojnë gjithashtu edhe probleme të rëndësisë kombëtare.

Qeveritë e shteteve dhe territoritGjithsej brenda Australisë janë gjashtë shtete dhe dy territore. Çdo shtet ka kushtetutën dhe parlamentin e tij. Qeveritë e çdo shteti apo territori e kanë qëndrën në kryeqytetet e tyre.

Kryetari i qeverisë së një shteti quhet Premier dhe kryetari i qeverisë së një territori quhet Chief Minister.

Qeveritë e shteteve funksionojnë në mënyrë të ngjashme me Qeverinë Australiane. Në çdo shtet, Guvernatori përfaqëson Mbretëreshën e Australisë. Në Territorin e Veriut, një Administrator emërohet nga Guvernatori i Përgjithshëm. Roli dhe përgjegjësitë e Administratorit janë të ngjashme me ato të një Guvernatori të një Shteti.

Përsa i përket Qeverisë Australiane, njerëzit votojnë për të zgjedhur përfaqësuesin e zonës së tyre. Këta përfaqësues bëhen deputetë të parlamentit të një shteti apo territori.

Qeveria lokaleShtetet dhe Territori i Veriut janë të ndarë në qëndra bashkiake. Këto mund të quhen qytete, qarqe apo komuna. Çdo lokalitet ka këshillin e vet bashkiak. Këshillat bashkiakë janë përgjegjëse për planifikim dhe për shpërndarjen e shërbimeve tek komunitetet e tyre. Qytetarët e çdo zone bashkiake votojnë për të zgjedhur këshilltarët e tyre lokalë.

Pjesa 3 – Qeveria dhe ligjet në Australi 27

Qeveria Australiane është përgjegjëse për administrimin e ekonomisë kombëtare

Qeveritë e shteteve dhe territoreve janë përgjegjëse për spitalet

Qeveritë lokale janë përgjegjese për këndet e lojrave

Çfarë bëjnë tre nivelet e qeverisë?Qeveria Australiane është përgjegjëse për:

• taksat

• administrimin i ekonomisë kombëtare

• imigracionin dhe shtetësinë

• punësimin

• shërbimin postal dhe rrjetin e komunikacionit

• shërbimin social (pensionet dhe ndihma familjare)

• mbrojtjen

• tregëtinë

• aeroportet the sigurinë e hapësirës qiellore

• punët e jashtme (marrëdhënie me vende të tjera).

Qeveritë e shteteve dhe territorit janë përgjegjëse për:

• spitalet dhe shërbimin mjekësor:

• shkollat

• hekurrudhat

• rrugët dhe kontrollin e trafikut

• pylltarinë

• policinë

• transportin publik.

Qeveritë lokale (dhe Qeveria e Territorit të Kryeqytetit

Australian) janë përgjegjëse për:

• shënjat rrugore, kontrollin e trafikut

• rrugët lokale, trotuare, urat

• kanale kulluese

• parqe, kënde lojrash, pishinat, fushat sportive

• zona kampingjesh dhe parqe karavanësh

• kontrolli i ushqimeve dhe i mishit

• kontroll i kafshëve dhe i zhurmës

• mbledhja e plehrave

• bibliotekat lokale, qëndra të komunitteteve si dhe

ndërtesa publike

• çështje që kanë të bëjnë me kopështet dhe azilet

e pleqve

• lejet e ndërtimit

• projekte sociale

• çështje që kanë të bëjnë me mjedisin lokal.

Disa përgjegjësi ndahen midis niveleve të ndryshme të qeverive. Këshilli i Qeverisë Australiane (COAG) është krijuar për të inkurajuar bashkëpunimin midis niveleve të ndryshme të qeverive.

Shtetësia Australiane: Lidhja Jonë Unike28

Çfarë roli luajnë partitë politike në qeverisjen e Australisë?Një parti politike është një grup njerëzish që kanë pikpamje të ngjashme sesi të qeveriset vendi. Ata punojnë së bashku në mënyrë që të kthejnë idetë e partisë së tyre në ligje. Partitë kryesore Australiane janë, Partia Australiane e Punës, Partia Australiane Liberale, Nacionalistët dhe Partia Ambientaliste.

Shumica e deputetëve të parlamentit janë anëtarë të këtyre partive. Por ka edhe politikanë që nuk janë anëtarë të partive politike. Ata quhen Indipendentë (të pavarur).

Në Australi, ju jeni të lirë të bëheni anëtar i një partie politike nëse ju doni.

Si formohet Qeveria Australiane?Pas zgjedhjeve, partia politike ose koalicioni i partive që kanë shumicën e deputetëve në Dhomën e Përfaqësuesve, formojnë Qeverinë Australiane. Drejtuesi i kësaj partie bëhet kryetari i Qeverisë Australiane, Kryeministri.

Partia politike ose koalicioni i partive që kanë që zënë vendin e dytë për nga numri i deputetëve në Dhomën e Përfaqësuesve , quhet Opozitë. Drejtuesi i saj quhet Drejtuesi i Opozitës.

Kryeministri zgjedh ministrat nga rradhët e Deputetëve ose Senatorëve. Ministrat janë përgjegjës për fusha të rëndësishme të qeverisë (që quhen portofole), si p.sh. punësimi, çështjet Indigjene ose Thesari i shtetit. Ministrat me portofolet më të vjetra formojnë Kabinetin, i cili merr vendimet më të rëndësishme të Qeverisë Australiane.

Si krijohen ligjet?

Një deputet i Parlamentit Australian propozon një ligj të ri ose ndryshime në ligj. Ky propozim quhet Projekligj.

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati e marrin në konsideratë dhe votojnë nëse ata janë dakort me Projektligjin.

Nëse shumica e deputetëve të çdo Dhome të Parlamentit pranojnë Projektligjin, atëherë ai shkon te Guvernatori i Përgjithshëm.

Pasi Guvernatori i Përgjithshëm e firmos Projektligjin, atëherë ai bëhet ligj. Kjo quhet Aprovim Mbretëror.

Parlamentet e shteteve apo territoreve i bëjnë ligjet tyre në të mënyrë të ngjashme.

Si administrohen ligjet?GjykatatGjykatat në Australi janë përgjegjëse për interpretimin dhe zbatimin e ligjit. Ato janë të pavarura nga qeveria. Gjykatat vendosin nëse një person ka shkelur ligjin apo jo dhe vendosin dënimin. Çdo person ka të drejtë të përfaqësohet nga një avokat kur del para gjykatës. Gjykatat mund të bazojnë vendimin e tyre vëtëm në bazë të evidences që kanë përpara.

Gjykatësit dhe Magjistrat-ëtGjykatësi ose magistrati është autoriteti më i lartë në gjykatë. Gjykatësit dhe magjistratët janë të pavarur dhe asnjë nuk mund të ndërhyjë në vendimet e tyre.

Gjykatësit dhe magjistratët zgjidhen nga qeveria, por qeveria nuk mund t’i pushojë nga puna nëse nuk i pëlqejnë vendimet e tyre.

Shtetasit Australianë zgjedhin njerëzit për t’i përfaqësuar ata në Parlamentin Australian.

Parlamenti Australian bën ligje të reja ose ndryshon ato që janë në fuqi për të mirën e kombit.

Gjykata e Lartë Australiane

Pjesa 3 – Qeveria dhe ligjet në Australi 29

Si në çdo vend tjetër, dhuna ndaj një personi tjetër në Australi është kundër ligjit dhe është një krim serioz. Kjo përfshin, dhunë në shtëpi dhe gjatë martesës, ose siç njihet ndryshe si dhuna domestike ose familjare. Dhuna familjare përfshin abuzim ose dëmtim nga ana fizike, seksuale apo psikologjike, marrëdhënie seksuale me forcë, izolimin e detyruar ose privim ekonomik.

Është e jashtëligjshme mbajtja e armëve dhe thikave në Australi. Nëse një person dëshiron të mbajë armë, p.sh për përdorim në fermë, duhet së pari të nxjerri një liçencë për armë zjarri në polici.

Kundravajtjet rrugoreRregullat e qarkullimit rrugor administrohen nga qeveritë e shteteve apo të territoreve. Njerëzit mund të gjobiten në shuma të mëdha ose edhe mund të dënohen me burg nëse shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, të drejtosh një makinë në Australi, ju duhet të keni një patentë si dhe makina duhet të jetë e regjistruar.

Çdo person që nget një makinë duhet të vendosi rripin e sigurimit. Foshnjet duhet të ulen në karrige të aprovuar. Rregullat e qarkullimit në lidhje me shpejtësinë, alkolin apo drogën janë shumë strikte. Gjithashtu është kundra ligjit, të flasësh në telefon celular kur nget makinën.

Në përfundimInstitucionet tona demokratike kanë krijuar një shoqëri të qëndrueshme dhe të qetë. Ne jemi pjesëtarë të një kulture të pasur dhe të veçantë. Si një shtetas Australian ju do të bëheni pjesë e historisë sonë kombëtare dhe do të kontriboni në të ardhmen tonë. Australia ju uron mirëseardhjen. Shtetësia është lidhja jonë unike.

Të përgatiteni për Provimin e shtetësisë, provoni t’u përgjigjeni pyetjeve praktike në faqet 34 dhe 35.

JuritëNë disa raste gjykata do të përdorë një juri për të vendosur nëse një person ka thyer ligjin.

Juria është një grup njerëzish të thjeshtë që zgjidhen nga populli. Gjyqtari i shpjegon jurisë ligjin. Në një gjyq kriminal, nëse juria e gjen fajtor një person, gjykatësi vendos masën e dënimit.

Në Australi, në bazë të ligjit, një person është i pafajshëm derisa të gjendet fajtor nga një gjykatë.

Policia Policia ruan qetësinë dhe rendin public në komunitet. Është detyra e tyre të mbrojnë pronën dhe jetën. Ata janë ta pavarur nga qeveria. Nëse policia beson që dikush ka shkelur ligjin, ata mund ta arrestojnë atë dhe ta nxjerrin para një gjykate. Policia mund të japë dëshmi në gjykatë, por është gjykata që vendos nëse personi është fajtor apo jo.

Shtetet dhe Territori i Veriut kanë forcat policore të tyre. Ata luftojnë krimin duke u bazuar në ligjet e shtetit dhe territorit.

Australia gjithashtu ka një force policie kombëtare që quhet Policia Federale Australiane. Policia Federale Australiane merret me krimet që bëhen ndaj ligjeve federale, p.sh. trafik droge, krime kundër sigurisë kombëtare dhe krime ndaj mjedisit. Policia Federale Australiane është gjithashtu përgjegjëse për ruajtjen e rendit në Kryeqytetin Australian.

Policia dhe komuniteti kanë marrëdhënie të mira në Australi. Ju mund të raportoni krimet si dhe të kërkoni ndihmë nga policia e zonës suaj.

Është e rëndësishme për ju që t’i njihni ligjet Australiane, sepse mosnjohja e tyre nuk mund të përdoret si shfajësim nëse ju i shkelni ato.

Është krim serioz t’i japësh rryshfet një polici. Është krim gjithashtu t’i ofrosh rryshfet një polici.

Shkeljet kriminale në AustraliDisa nga krimet më serioze në Australi përfshijnë vrasje, sulme fizike, përdhunime seksuale, dhunë ndaj personit dhe pronës, vjedhje të armatosura, marrëdhënie seksuale me fëmijë ose persona nën moshën ligjore, ngarje e makinës në mënyrë të rrezikshme, përdorim dhe mbajtje ilegale e drogës si dhe mashtrim.

Shtetësia Australiane: Lidhja Jonë Unike30

Fjalor i pjesës për të cilën ju do pyeteniShërbimi Publik Australiandepartamentet e qeverisë dhe njerëzit e punësuar nga atoPaul gjeti punë në Shërbimin Publik Australian si nëpunës në Centrelink.

trazira shoqëroredemonstrata dhe rebelime nga një numër i madh njerëzish, zakonisht duke protestuar kundër një vendimi apo politike të qeverisëPati trazira shoqërore kur qeveria miratoi ligjet që nuk pëlqeheshin nga populli.

koalicionbashkimi i dy ose më shumë partive politike, zakonisht për të formuar një qeveri ose opozitëPas zgjedhjeve, nuk doli asnjë parti fituese që të kishte shumicën në Shtëpinë e Përfaqësuesve, kështu qe dy partitë më politika të ngjashme u bashkuan dhe krijuan një koalicion.

komisionnjë grup njerëzish më përgjegjësi zyrtareZgjedhjet organizohen nga një komision i pavarur.

monarki konstitucionale një vend në të cilin mbreti ose mbreteresha janë kryetarë shteti, por që fuqitë e tyre janë të kufizuara nga kushtetutaKushtetuta jonë e krijoj Komunuelthin e Australisë si një kushtetutë mbretërore, duke patur si Kryetarë Shteti, Mbretin ose Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar.

gjykatanjë vend në të cilin çështjet ligjore ndiqen nga një gjykatës ose magjistratKur njerëzit thyejnë ligjet ata mund të dalin para gjyqit.

gjyq kriminaldëgjimi i fakteve në gjykatë rreth një krimi të supozuar për të vendosur nëse një person është fajtor apo joPas gjyqit kriminal, hajduti i bankave u dënua me burg.

demokraciqeverisja nga njerëzit nëpërmjet përfaqësuesve të tyreGrace ishte e lumtur të jetonte në një demokraci ku ajo mund të votonte për përfaqësuesin e saj në parlament.

trafiku i drogësblerja ose mbajtja e drogës për ta shitur ilegalishtJess u dënua me burg për trafik droge.

privim ekonomiknjë formë e dhunës në familje, ku një partner në lidhjen familjare pengon partnerin tjetër të pranojë apo të ketë të bëjë me lekëLin ishte e privuar ekonomikisht pasi burri i saj nuk i jepte para.

zgjedhjenjë ngjarje në të cilën qytetarët zgjedhin një person për t’i përfaqësuar ata në parlamentShtetasit Australianë 18 vjeç e sipër duhet të votojnë në zgjedhje.

Fjalor i pjesës për të cilën ju do pyeteni 31

lista zgjedhorenjë listë personash që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje apo në referendumKur Jan mbërriti në qëndrën e votimit, zyrtari kërkoi ë listën zgjedhore për emrin e tij.

imponimi i ligjitsigurimi i ndjekses së ligjit nga njerëzitPolicia zbaton ligjin dhe ruan rendin.

kompetencat zbatuesefuqia dhe autoriteti për të administruar ligjet, një nga tre fuqitë nën Kushtetutën AustralianeMinistrat e Qeverisë Australiane dhe Guvernatori i Përgjithshëm kanë kompetenca zbatuese të administrojnë ligjet e dala nga Parlamenti Australian.

federatabashkimi i kolonive në një komb por ku kolonitë mbajnë një farë fuqieNë 1901, kolonitë u bashkuan në një federatë që u quajt Komonuelthi i Australisë.

Flota e Parënjë grup prej 11 anijesh të nisura nga Britania nën drejtimin e Kapitenit Arthur Philip për të krijuar një vëndbanim më të dënuar në New South WalesNë Ditën e Australisë ne kujtojmë zbarkimin e Flotës së Parë në Sidnei Cove në datën 26 Janar 1788.

stema floralelulja kombëtare

Stema florale e Australisë është mimosa e artë.

izolim i forcuarnjë formë dhune familjare ku një partner në marrëdhënien familjare, kontrollon partnerin tjetër si p.sh kë do takojë, kë do të shikojë, çfarë lexon apo edhe ku shkonSandi ishte izoluar me forcë sepse burri i saj nuk e lejonte atë të vizitonte shokët, shoqet apo familjen.

që nga kjo kohë e mëpastajqë sot e tutjeNë ceremoninë e shtetësisë, ju premtoni se do të jeni besnikë ndaj Australisë që nga kjo kohë e më pastaj.

ikonënjë imazh i njohurPallati i Operës është një ikonë e famshme e Sydneit.

njerëzit Indigjenbanuesit origjinal të tokës - në Australi, Aborixhinezët dhe populli i Ishujve të Torres StraitPopulli Indigjen Australian në Australi kap shumën prej 2.5% të popullsisë Australiane.

Judeo-Kristianme të dyja fetë, fe çifute dhe kristianeVlerat e Judeo-Kristianizmit janë ato të cilat bazohen në mësimet e Biblës.

Shtetësia Australiane: Lidhja Jonë Unike32

kompetencat juridikefuqia dhe autoriteti për të interpretuar dhe zbatuar ligjet, një nga tre fuqitë në Kushtetutën AustralianeGjykatat në Australi kanë kompetenca juridike për të interpretuar dhe zbatuar ligjin.

kompetencat legjislativefuqia dhe autoriteti për të nxjerrë dhe ndërruar ligjet, një nga tre fuqitë në Kushtetutën AustralianeNë bazë të kushtetutës, parlamenti ka fuqi legjislative, që do të thotë, ka fuqi të nxjerrë ligje të reja.

liritëliri personale dhe pavarësiNë shoqërinë tonë demokratike, njerëzit kanë lirinë e fjalës, lirinë e të shprehurit, lirinë besimit fetar si dhe atë të të mbledhurit. Ne i vlerësojmë këto liri.

magjistrat-injë gjykatës (drejtues) i një gjykate të ulëtMagjistrati e shpalli grabitësin fajtor dhe e dënoi atë me burg.

miqësitë ndihmosh dhe të marrësh ndihmë nga të tjerët, sidomos në rast nevojeKur makina ime u prish, në frymën e një miqesie shoferët e tjerë më ndihmuan ta shtyj atë.

himni kombëtarkënga kombëtareHimni kombëtar Australian është ‘Advance Australia Fair’.

demokracia parlamentaresistem qeverisës bazuar në zgjedhje sistematike nga shtetasit e përfaqësuesve të parlamentitNë një demokraci parlamentare, populli voton për përfaqësuesit e vet.

banor i përhershëmNjë person i pajisur me vizë për të punuar dhe jetuar përgjithmonë në AustraliFqinji Japonez i Abdulit është banor i përhershëm i Australisë dhe punon në bankë.

parti politikenjë grup njerëzish me pikëpamje të ngjashme përsa i përket qeverisjes së venditAnëtarët e një partie politike takohen rregullisht, p.sh. për të diskutuar përmirësimet në transportin publik.

shërbimi publikpërdorimi i kohës , energjive dhe aftësive për të mirën e venditJose, ofroi një shërbim publik të shquar duke ndihmuar refugjatët të fillojnë jetesën në Australi.

referendumnjë votim nga të gjithë votuesit në një propozim për të ndryshuar Kushtetutën AustralianeNë referendumin e 1967-ës, populli votoi për të përfshirë Indigjenët Australianë në një regjistrim të përgjithshëm.

33

përfaqësuesnjë person që vepron ose flet për të tjerëtPërfaqësuesi im bashkiak e pëlqeu idenë time dhe e shtroi atë në takimin e këshillit bashkiak.

rishikimtë marrësh në konsideratë një propozim për një ligj të ri dhe të vendosësh që ta pranosh apo joSenati, si Dhoma e Shqyrtimeve, debatoi për Projektligjin e taksave që i erdhi nga Dhoma e Ulët.

kutia e fshehtënjë sistem votimi, ku njerëzit votojnë fshehurazi, në mënyrë të tillë që askush mos të influencojë ose shtyjë sesi të votojnëNë kutinë e fshehtë, asnjë nuk ju shikon kur ju shkruani votën tuaj.

laike ndarë nga fejaNë një shoqëri laike, nuk ka një fe zyrtare.

me bërë diçkatë ndërtosh, të krijosh, të filloshGuvernatori Phillip ndërtoi koloninë e parë në New South Wales.

qarknjë zonë e një qeverie lokaleRrugët në qarkun tim janë shumë të sigurta.

ndihma socialepensionet ose përfitimet që jepen nga qeveria në ndihmë të të papunëve, të paaftëve, të moshuarve si dhe njerëzve nevojtarëKur Trang ngeli pa punë, ajo aplikoi për ndihmë sociale.

provoje fatin tëndprovoje shansinÇdo vit, provoj fatin duke vënë bast $10 në garën e kuajve të Kupës së Melbourne-it.

vullnetarnjë person që ofron kohën e tij ndaj një personi ose organizate, pa pagesëRaza është një vullnetare që u mëson njerëzve Anglisht në shtëpitë e tyre.

Fjalor i pjesës për të cilën ju do pyeteni

1.Çfarë kujtojmë ne në Ditën e Anzac?a. Zbritjen e trupave të armatosura Australiane dhe

Zelandeze në Gallipoli, Turqi

b. Mbërritja e banorëve të të lirë parë nga Britania e Madhe

c. Zbarkimi i Flotës së Parë në Gjirin e Sydney-it

2. Cilat janë ngjyrat e Flamurit Australian Aborixhinez?a. E zezë, e kuqe dhe e verdhë

b. E jeshile, e bardhë dhe e zezë

c. Blu, e bardhë dhe e jeshile

3. Cili simbol zyrtar i Australisë identifikon pronën e Komonuelthit? a. Himni kombëtar

b. Lulja kombëtare Australiane

c. Stema Australiane

Australia dhe njerëzit e saj

Besimet të drejtat dhe liritë demokratike të Australisë

4. Cilat nga këto formulime për sistemin qeverisës të Australisë është korrekt?a. Mbreteresha e Australisë zgjedh njerëzit për të

formuar Parlamentin Australian

b. Qeveria zgjidhet nga populli

c. Deputetët e Parlamentit zgjidhen nga Kryeministri

5. Cila nga këto është një shembull i lirisë së fjalës?a. Njerëzit mund të protestojnë paqësisht ndaj

vendimeve të qeverisë

b. Burrat dhe gratë trajtohen njësoj në një gjykatë

c. Australianët janë të lirë për të mos ndejkur një fé

të caktuar

6. Cilat nga formulimet e mëposhtme përsa i përket qeverisë Australiane, është korrekt?a. Qeveria nuk lejon disa fé

b. Qeveria në Australi është laike

c. Ligjet përsa i përket feve merren nga parlamenti

7. Cilat nga këto janë shembul i barazisë në Australi?a. Çdo njeri ndjek të njëjtën fé

b. Burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta

c. Çdo njeri i perket të njëjtës parti politike

8. Cila nga këto tregon përgjegjësinë e një shetasi Australian që është 18 vjeç e sipër?a. Të marri pjesë në mbledhjet e këshillave bashkiakë

b. Të votojë në zgjedhje

c. Të ketë një pasaportë Australiane

9. Cila nga këto tregon përgjegjësinë e një shtetasi Australian që është 18 vjeç e sipër?a. Të bëjë punë për komunitetin

b. Të mbaj gjithmonë pasaportën Australiane me vete

c. Të shërbejë si pjestar i një Juri-e nëse thirret

Pyetje praktike të Provimit

10. Cili nga formulimet e mëposhtme përsa i përket pasaportës Australiane, është korrekt?a. Shtetasit Australianë mund të aplikojnë për një

pasaportë Australiane

b. Banorët me leje qëndrimi të përhershme (permanent residents) mund të kenë një pasaportë Australiane

c. Shtetasit Australianë duhet të kenë pasaportë dhe vizë për të hyrë në Australi

Practice test questions 35

16. Cila nga këto tregon një rol të Guvernatorit të Pergjithshëm? a. Emërimi i kryeministrave të shteteve

b. Firmosja e Projekligjeve të miratuara nga Parlamenti Australian

c. Emërimi i Kryetarit të Shtetit

17. Cili nga formulimet e mëposhtme për qeveritë e shteteve është korrekt?a. Të gjitha shtetet kanë të njëjtën kushtetutë

b. Çdo shtet ka kushtetutën e vet

c. Shtetet nuk kanë kushtetutë

18. Si quhet partia ose koalicioni partiak, që zë vendin e dytë për nga numri i anëtarëve në Dhomën e Përfaqësuesve?a. Qeveria

b. Opozita

c. Senati

19. Si quhet ndryshe propozimi për të bërë një ligji në Parlament?a. Aprovim Mbretëror

b. Projektligj

c. Debat

20. Kush e ruan rendin dhe qetësinë në Australi?a. Administrata publike

b. Policia

c. Avokatët

11. Cilat nga këto formulime përsa i përket votimit në zgjedhjet Australiane është korrekt?a. Populli është i lirë dhe i sigurtë të votojë për

cilindo kandidat

b. Votimi kryhet duke treguar duart

c. Njerëzit duhet të shkruajnë emrin e tyre në fletën e votimit

12. Çfarë ndodhi në Australi në 1 Janar 1901?a. Kushtetuta Australiane u ndryshua nëpërmjet një

referendumi

b. Kushtetuta Australiane hyri në fuqi

c. U krijuan trupat Australiane dhe ato të Zelandeze

13. Si quhet dokumenti zyrtar që vendos rregullat për qeverinë Australiane?a. Federata Australiane

b. Komonuelthi Australiane

c. Kushtetuta Australiane

14. Çfarë është referendumi?a. Një votim për të ndryshuar qeverinë

b. Një votim për të ndryshuar Kushtetutën Australiane

c. Një votim për të ndryshuar Kryeministrin

15. Cili organ i qeverisë ka fuqinë të interpretojë dhe zbatojë ligjet?a. Organi ligjvënës

b. Organi ekzekutues

c. Organi gjyqësor

Qeveria dhe ligji në Australi

Pyetjet praktike me përgjigje 35

1a, 2a, 3c, 4b, 5a, 6b, 7b, 8b, 9c, 10a, 11a, 12b, 13c, 14b, 15c, 16b, 17b, 18b, 19b, 20b

Përgjigjet:

Fundi i pjesës për të cilën ju do pyeteni