bardhe e zi

Upload: lulzim-haziri

Post on 07-Jul-2018

240 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    1/120

    1

    Lulëzim Haziri

    Bardhë e Zi

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    2/120

    2

    Botues

    Nositi – Sh

    Për botuesin

    Shazim Mehmeti

    Redaktor

    Mufail Limani

    Recensent

    Skender Raufi

    Design

    Sadbi Aziri – Tabi

    Shtypi

    TringaDesign

    Tirazhi

    1000 copë

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    3/120

    3

    Lulëzim Haziri

    Bardhë e Zi

    (Kolumne të fundshekullit XX)

    2010

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    4/120

    4

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    5/120

    5

    Hyrje

    Jam hamendur një çast kur botuesi më kërkoi të

    mblidhja shkrimet dhe kolumnet e gazetave se donte t‟i

    përmblidhte në një libër. Por në çastin tjetër mu duk

    ide e mirë, jo për ndonjë gjë tjetër, por sepse tani më

    s‟do të duhej të ruaja gazetat e prera dhe tekstet e

    shkruara me makinë shkrimi për ato tekste që kurrë si

    kam parë të botuara shkaku se kanë qenë gazeta që nuk

    janë shitur në Maqedoni (Bota sot botimi për

    Perëndim, Zëri dhe Zëri ditor). Dhe ky ishte alibi që i

    bëra vetes për të arsyetuar vendimin për botimin eshkrimeve. Sepse në fakt kisha dilemën e madhe a

    duhet apo jo të përmblidhen në libër, esetë dhe artikujt

    që janë shkruar për konsum të një dite.

    Por botuesi ishte këmbëngulës.

    Mblodha shkrimet që kisha, disa i gjeta nëpër arkiv e

    biblioteka, dhe brenda faqeve të këtij libri përmblodha

    një dekadë të shkrimeve publicistike. Megjithëse jam ivetëdijshëm se ato i takojnë një momenti dhe një

    rrethane tjetër, por njerëzit janë po ata: me dilemat e

    tyre, me dashuritë, urrejtjet, dëshirat, dhe me vlerat që

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    6/120

    6

    përfaqësojnë. Edhe këto shkrime janë krijim i një kohe

    dhe një vendi që edhe mua më krijoi si të tillë: ironik

    ndaj fatit individual e kolektiv, pak më agresiv nëtentativën për të arritur përsosmërinë si individ dhe si

    kolektiv, dhe kritik ndaj çdogjëje regresive.

    Edhe tani mendoj se individi ka përgjegjësi për

    ndryshimet që ndodhin në shoqëri. Ky individ edhe sot

    e kësaj dite në Maqedoni është mjaft pasiv. E kam

    fjalën për njeriun shqiptar, për atë individ që nuk merr

    përgjegjësi të ndryshoje një mentalitet, të edukoj një

    shije, të zgjerojë horizontet e të kuptuarit, por qëmbyllet në guaskën e vet nga frika e tjetërsimit si

    komb. Ndërsa vetmbyllja sjell një tjetërsim regresiv që

    është shkatërrues për kolektivin, i cili sot, e aq me

    shumë nesër, do të konkurrojë në tregun e vlerave

    botërore.

    Dhe botuesi ishte këmbëngulës.

    Prandaj vendosa t‟i botoj shkrimet. Duke qenë të përmbledhura në një vend, vlerësoj se ato do të jenë

    edhe një pasqyrë e kohës së jetuar, e sakrificave,

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    7/120

    7

    anomalive, betejave, zhgënjimeve, të një individi dhe

    një kolektiviteti, parë nga këndvështrimi im.

    Por Kosova edhe këtu zë një vend të veçante, ashtu siç

    ka zënë ajo përherë në jetën time. Vuajtjet e njeriut të

    Kosovës, lufta, eksodi, të gjitha këto janë edhe pjesë

    imja. Bllaca do të mbetet përherë në kujtesën time si

    një njollë e pashlyer në ndërgjegjen e shtetit që veten e

    ka quajt „oazë e paqes‟. Prandaj këtë libër e përmbyllë

    me shkrimet për Kosovën, që edhe përmbyll një

    dekadë të angazhimit tim publicistik. Rastësisht, këto

    shkrime përmbyllin edhe shekullin XX, dekadën efundit të tij, për t‟ia lënë vendin shekullit XXI kur të

    mirat nisën të vijnë nga fundi i këtij libri, nga Kosova.

    Kaloi një dekadë edhe e këtij shekulli të ri i cili

    shumëçka lë për të dëshiruar në ndryshimin edhe të

    problemeve të theksuara në pjesën tjetër të këtij libri.

    Autori

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    8/120

    8

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    9/120

    9

    Trajtat e atdheut

    (…ose: disa fotografi bar dhë e zi në të cilat shihemi ne

    dhe Atdheu, në poza të ndryshme!)

    Vdiq koha kur Atdheun e identifikonim me një vozitës

    kamioni që i binte udha të bëjë tregti, me detyrë

    zyrtare, këtej kah ne, të cilit nga dashuria e madhe për

    Atdheun, përkundër rrezikut dhe pasojave, me një

    gjysmë të ngritur të dorës ia përcillnim përshëndetjet

    dhe dashurinë, të bindur se me këtë kemi bërë njëdetyrë patriotike.

    Vdiq koha kur Atdheun e identifikonim me ndonjë të

    ardhur nga Shqipëria, i cili kishte ndonjë të afërt në

    Maqedoni, duke u mbushur shtëpia e nikoqirit përplot

    me miq e spiunë, duke u munduar secili të kuptojë

    ndonjë të vërtetë të filtruar në kokën e mysafirit (vonë

    kuptuam se një ardhje e tillë ka nënkuptuar vite të tëra

    të bisedave në Sigurim) dhe duke u munduar secili që

    t‟i japë ndonjë dhuratë (me këtë akt krijuam bindjen errejshme se shqiptarët e Maqedonisë kanë para), të

    bindur se me këtë kemi bërë një detyrë patriotike dhe e

    kemi ndihmuar Atdheun.

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    10/120

    10

    Vdiq koha kur Atdheun e identifikonim me dëgjimin e

    një kënge në Radio Tirana ose Radio Kukësi, me

    blerjen e librave të shkrimtarëve tanë dhe të huaj (disatë panjohur në botën letrare), blerjen e disqeve të

    gramafonit (shumica e atyre që i blinin nuk kishin as

    gramafon) dhe distinktivëve që i fshihnim nën jakë apo

    me luftën për të siguruar një biletë koncerti të ndonjë

    SHKA nga Elbasani (programi i të cilëve jepej me

    lejen e UDB-së), të bindur se me këtë kemi bërë një

    detyrë patriotike.

    Vdiq ajo kohë.

    Tek e kujtoj atë kohë nga kjo distancë e shkurtër

    kohore, me qëllim që të mos keqkuptohemi politikisht,

    lëmi kjo në të cilën jemi të prirë të keqkuptohemi,

    mund të themi se ai identifikim dhe ajo dashje e

    Atdheut nuk vinte nga simpatia për Shqipëri, apo ngadashuria për sistemin, por ishte dhe është, thjeshtë, një

    dashuri gjenetike, të mos themi mitike.

    Mirëpo, me vdekjen e atij sistemi të vlerave dhe

    shenjave të identifikimit, krijuam shenjat e reja të

    njohjes dhe sistem të ri të (jo)vlerave.

    Pas një kohë, Atdheu ndërroi mendjen dhe vendosi të

    na vë në sprovë. Hipi në Benz (ndërkohë që kamionët

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    11/120

    11

    pushonin), me lehtësi kaloi Qafën e Thanës dhe na

    erdhi për vizitë. Joprotokollare. Vëllazërore. Ardhja u

    realizua në disa forma dhe në disa faza, por është eudhës tua shpalojmë disa fotografi bardhë e zi në të

    cilat shihemi ne dhe Atdheu, në poza të ndryshme.

    Atdheu na erdhi me brengën në shpinë për gjuhën

    shqipe që e kishim vërshuar me barbarizma dhe ekishim vobekësuar leksikun. Erdhi dhe punoi si

    gazetar(e). Gati çdo medium privat ka nga ndonjë

    gazetare të cilën e paguan me një rrogë të vogël, ose në

    fund nuk e paguan fare, ngase Atdheu nuk ka ku të

    ankohet. U çuditëm me leksikun e tij (Atdheut). Edhe

    ai përdorte shumë barbarizma ndërsa fjalinë e

    mbarështonte dhe e shqiptonte . . . italisht!

    Erdhi dhe këndoi nëpër kafene. Këtu mund të themi se

    kaloi më mirë. Ne, si popull muzikal dhe dorëshlirë që jemi, këngën që e kërkojmë dha na e këndojnë edhe e

    paguajmë, duke e pasuruar kështu një pjesë të Atdheut.

    Ky delegacion i Atdheut, i veshur me fustan të

    shkurtër, ka qenë dhe është cak i policisë, sepse

    gazdallarët e kafeneve nuk kanë kohët‟ua rregullojnë

    dokumentet e qëndrimit. Shpeshherë ia ndërprenë

    këngën në gjysmë duke e deportuar përtej kufijve të

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    12/120

    12

    Konferencave të Berlinit, Londrës… Derisa një

    autobus e kthenin, dy të tjerë hynin.

    Atdheu erdhi duke na i punuar arat, duke çarë dru dhe

    duke mbajtur mallter (llaç) – kjo është fotografia më e

    zymtë. Duke i pasur gjithë këto shtëpi të mëdha, e

    lamë Atdheun të flejë nëpër kasollet e ftohta si te

    Migjeni dhe ia hëngrëm hakun, duke i dhënë mëditje prej 10 DEM për punët më të rënda dhe më të

    fëlliqura. Në ndërkohë e kishim harruar Beligradin dhe

    Esat Mekulin (O v‟lla me sharrë nëkrah…)

    Atdheu erdhi në formën e femrës dhe u bë nuse në

    shumë familje, u bë grua e shumë vejanëve, u mësoi

    fëmijëve dhe “dhëndurëve” shumë fjalë të reja, ndërsa

    edhe më tej kërcënohet duke mos ia rregulluar statusin

    e shtetësisë dhe duke mos e lënë të shkoje te fisi, nga

    frika se nuk kthehet prapë.Atdheu erdhi…

    Sa për dreq, pas një kohe të gjatë, Atdheu erdhi përsëri

    si më parë, me kamion (të vjetrit ishin përforcuar me të

    rinj) për të blerë grurë. Me ditë të tëra rrinte Atdheu i parkuar përskaj hambarëve të“Zhito Sharrit”, duke

    pritur përshëndetjen tonë, ndërkohë që“përshëndetja”

    nuk ishte rrezik. Ky “takimi afërt i llojit të tretë” nuk

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    13/120

    13

    ndodhi. Ndoshta Zoti e kish dërguar Atdheun në

    formën e kamionit për ta vënë në sprovë dashurinë

    tonë vëllazërore dhe patriotizmin tonë.

    (Fakti, 1998)

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    14/120

    14

    Shumicë – Pakicë

    Tashmë është e njohur e dhëna statistikore për

    zhvillimin e hovshëm të ekonomisë së vogël në

    Maqedoninë Perëndimore. Gjithashtu është e njohur e

    dhëna statistikore (sado që pushteti jep mund të madh

    për ta fshehur këtë) se këtë pjesë mbi 80 % e përbëjnëshqiptarët. Por, botërisht është e njohur edhe e dhëna

    statistikore se shqiptarët në Maqedoni përbëjnë mbi 5

    % të të punësuarve në sektorin shtetëror (administratë,

    ndërmarrje publike, ndërmarrje të privatizuara...) dhe

    se në rritjen e kësaj përqindjeje bëjnë një luftë të

    mëndafshtë politike.

    Megjithatë, pse të mos e theksojmë edhe instinktin e

    dhunshëm natyror të tyre për gjetjen e formave të

    ndryshme të ekzistencës. Nga të gjitha format eekzistencës, shqiptarët parapëlqejnë kurbetin, zejtarinë,

    NTTP-të dhe Export – Importin. Mbi të gjitha këtë të

    fundit. Janë këto dy fjalë të huaja, për ndonjërin të

    pakuptueshme, ngaqë shumica që merren me këtë

    veprimtari nuk posedojnë fjalorët e fjalëve të huaja,

    por kryesorja, aty janë rrugët, aty është malli, Turqia,

    aty janë llogaritë, aty është ekzistenca dhe aty janë

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    15/120

    15

    paratë. Për fjalët e huaja le të kujdesen gjuhëtarët dhe

    ata që i shkruajnë firmat.

    U mjaftojnë një deri më dhjetë metra katrorë për të

    formuar një Export – Import. Këto fjalë, të ngulitura në

    trurin ekonomik të shqiptarëve, përcaktojnë

    vetëmjaftueshmërinë e shqiptarëve për të mos e

    tejkaluar atë 1 – 10 metra katrorë, hapësirë kjo eshndërruar në etalon. Është çudi se si, ata që punojnë

    në këto Export – Importe, nuk vuajnë nga

    klaustrofobia, si nuk i tmerron ndjenja e të jetuarit në

    ngushtësi, në hapësirë tejet të kufizuar.

    Firmat Export – Import e përcaktojnë më së miri

    filozofinë dhe botëkuptimin e shqiptarëve për

    ekonominë dhe zhvillimin e saj. Është i njohur hovi i

    shqiptarëve pas Export – Importit, trend ky që pasoi

    me rënien e përmendoreve dhe me zhvillimin eekonomisë së tregut. Ishin shqiptarët ata që kishin pak

    para të grumbulluara dhe ishin shqiptarët ata që me

    para hua ia nisën të zhvillojnë biznesin e vogël (një me

    dhjetë...kuptohet...metra) për të siguruar ekzistencën.

    Ishin shqiptarët ata që me ëmbëltore, qebaptore,

    byrektore, pemë e perime, me shumicë e pakicë, e

    kishin pushtuar ish Jugosllavinë e Titës, ndërsa është

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    16/120

    16

    Export – Importi prehja që gjetën ata të kthyer dhe të

    ikur nga lufta që plasi atje ku shisnin limunatë. Ndaj

    edhe i thurin lavde Export – Importit. Të bëhet se këtofjalë janë krijuar enkas për shqiptarët, ngase ka filluar

    të ndikojë edhe në jetën dhe pamjen e tyre. Falë këtyre

    dy fjalëve shqiptarët e pushtuan Turqinë dhe e sollën

    këtu duke e ndjellë me marka gjermane.

    Sot, shqiptarët hanë bukë turku, vaj turku, ëmbëlsira

    turku, nxehen me koftorë turku, shohin programe

    satelitore turke, flenë mbi kanape turku, shkruajnë mbi

    fletore turke, me lapsa turke... Të bëhet se nuk ekziston

    mall tjetër përveç atij turk. Të vjen gjynah (edhe kjo

    është fjalë turke) të shohësh sot shqiptarin dhe

    shqiptaren se si ec rrugës me gjithë atë barrë të kiçit

    konfesional turk. Çudi si nuk i rëndon dhe nuk

    lakohet!

    Formimi i dyqaneve të vogla të Export – Importit

    ndikoi dukshëm edhe në zbutjen e papunësisë. Kështu,

    çdo dyqani i takon nga një punëtor i paregjistruar dhe i

    pa siguruar (përse t‟i jepen para k ëtij shteti kur

    punëtori nuk mund të ankohet, ndërsa nëse e lëshon

    punën shpejt gjendet tjetri) dhe nga një drejtor. Me

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    17/120

    17

    këtë shqiptarët fitojnë përvojë të drejtorllëkut dhe

    shërojnë kompleksin e titullit.

    Si duket, Export – Importi edhe më tej do të jetë fat i

    shqiptarëve. Edhe në këtë kohë kur përfundon

    transformimi i ndërmarrjeve me kapital shoqëror, në

    këtë kohë kur shqiptarit iu dha mundësia ta tejkaloje

    etalonin (një me dhjetë) dhe kur iu dha mundësia që të blejë fabrika, ai edhe më tej parapëlqen Export –

    Importin. Të rrallë janë shqiptarët që blejnë aksione në

    ndonjë fabrikë. Nga këtu edhe fjalia: Hem shqiptarë,

    hem aksionar, nuk shkon! Ndaj, rroftë Export –

    Importi, rroftë etaloni i madhësive të dyqaneve, rroftë

    malli turk, rroftë ekonomia e vogël sa dyqani im.

    Poshtë prodhimi!...

    Kush e përmendi prodhimin?!

    (Fakti, 1998)

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    18/120

    18

    Shtëpia me tulla të kuqe

    Tashmë dihet kulti i shqiptarëve për shtëpinë. Është në

    natyrën, në karakterin dhe në mentalitetin e

    shqiptarëve që tërë jetës të bëjnë punën e robit nëpër

    vende të huaja, në kurbet, për të ndërtuar një shtëpi.

    Nuk është edukata apo veshja ajo që e bën tëdallueshëm shqiptarin nga të tjerët, por është shtëpia.

    Udhëtari i huaj që i bie të kalojë nëpër Pollog shumë

    lehtë e vëren ndarjen dhe dallimin. Nga njëra anë e

    rrugës janë banesat (ndërtesat, pallatet, siç iu thonë në

    Shqipëri), ndërsa në anën tjetër janë shtëpitë me tulla

    të kuqe. Në banesa (të shtetit, siç i quajnë ende)

    banojnë të tjerët, ngase kanë pasur privilegjin që të

    mos robtohen tërë jetës, ndërsa nëpër shtëpitë me tulla

    të kuqe jetojnë shqiptarët. Derisa në banesa njeriuështë i kufizuar, në shtëpi njeriu është më i lirë dhe

    është në vete, me veten dhe me të vetit. Kjo është në

    natyrën e shqiptarit, të cilit, duke i munguar njështëpi

    e madhe”, e lir ë, një Atdhe i lirë, gjithherë mundohet të

    bëjë një shtëpi që të jetë i lirë në këtëAtdhe të vogël”.

    Ndaj edhe e rrethon me mure. Jo rastësisht, në vitet e

    tetëdhjeta, atëherë kur shovinizmi maqedonas u tërbua

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    19/120

    19

    dhe ia nisi me rrënimin e mureve të shtëpive, ranë edhe

    viktima. Nuredin Nuredini nga Shkupi!

    Theksuam se shqiptarët e marrin shtëpinë për kult dhe

    në atë ritual që i bëhet, shikuar nga këndi i besimtarit

    të devotshëm, hetohen disa veprime joracionale dhe të

    palogjikshme.

    Në histori njihen disa krahina të njohura mendërtimtarët e tyre, por shqiptarët nuk përfillin fort

    mendimin e të tjerëve, ngase, si individualistë të

    theksuar që janë, dinë si duhet të duket shtëpia e tyre.

    Një lokal, katër dhoma me madhësi 4x4 metra,

    korridori në mes dhe banjoja nga veriu. Kjo është e

    tërë filozofia e shtëpisë. Në lartësi mund ta ngritin disa

    kate, por bodrumi është i pashmangshëm. Me kohë, me

    ndryshimet që ndodhën në dekadën e fundit të këtij

    shekulli, ndryshuan edhe shtëpitë. Ndërmarrjetndërtimore private, që lindën si pasojë e privatizimit,

    ndikuan në ndryshimin e arkitekturës shqiptare. U

    ndërtuan shtëpi të bukura që nuk përfillim etalonin 4x4

    metra, por edhe më tej mbetën bodrumet e

    pashmangshëm dhe të adaptuar për jetesë. Shumica

    banojnë në bodrume, duke i ruajtur katet e sipërme për

    miqtë, ngase miku është kult (Sa kulte që kemi!)

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    20/120

    20

    Të kesh shtëpi është edhe përparësi në martesë. Kur

    kërkohet dora e ndonjë vajze (ende ka mënyra të tilla

    të martesës) nuk pyetet se ç‟punon dhëndëri, por pyetetse a ka shtëpi, duke e sjellë kështu në status dhe në

    kriter të mirëqenies shoqërore dhe familjare, paçka se

    dhëndri mund të jetë i papunë. Puna e mundimshme e

    etërve nëpër kurbet për tu ndërtuar bijve të tyre shtëpi

    ka krijuar një armatë të të rinjve pa perspektivë dhe pa

    dëshirë për të punuar, ngase s‟kanë pse të punojnë kur

    kanë shtëpi dhe mund tëmartohen”. Problemet lindin

    pas martesës!

    Është edhe një paradoks në ndërtimin e shtëpive në

    këto vitet e fundit. Edhe pse me mbylljen e kufijve dhe

    me shpërthimin e luftës në ish-Jugosllavi shumë

    shqiptarëve iu kufizuan dhe iu ngushtuan mundësitë e

    fitimit, ndërtimi i shtëpive të reja ka marrë hov të

    paparë. Me revidimin e planeve urbanistike të qyteteve

    shumë qytetarëve iu dha mundësia për të meremetuar

    shtëpitë e tyre. Në këtë vrap rrënuan shumë shtëpi të

    vjetra, me arkitekturë të vjetër qytetare, disa edhe të

    mbrojtura me ligj, për të zënë vendin e tyre shtëpitë ereja me tulla të kuqe, sinonim i periferive të qytetit.

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    21/120

    21

    Tek e shohim hovin e ndërtimit të shtëpive të reja dhe

    tek i shohim shtëpitë e rrënuara në Drenicë të Kosovës,

    edhe më tej do të jenë aktuale vargjet e poetit tetovarRamadan Sinani: Të përvidhesh kahdo si gacë/

    Skutave të botës të përgjërohesh/ Nën hirin e mallit

    tënd mbështjellë/ Në Tetovë ti prapë do të vish/ Shtëpi

    të kesh”.

    (Fakti, 1998)

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    22/120

    22

    Përshëndetje dhe urime

    Televizioni qenka medium i krijuar për shqiptarët.

    Përderisa gjithë bota televizionin e ndjen dhe e sheh si

    një dritare magjike, për shqiptarët ky medium është

    shndërruar në një dritare reale të një shtëpie pa fasadë,

    e cila fytyrën e ka nga një sfond me kallamboq.

    Në ndërkohë që bota, përmes kësaj dritareje magjike u

    lëshon shikuesve pamje magjike të një realiteti tjetër

    (realiteti virtual), duke ua bërë me dije dhe duke i

    bindur se ardhmëria do të duket ndryshe, duke usiguruar me këtë biletë për në ardhmëri, shqiptarët

    përmes televizioneve të tyre të pavarura (sic!) eterojnë

    disa sinjale të çuditshme dhe të pakapshme për radarët

    (perceptuesit) e huaj.

    Nëse qëllon që te ne të vijë ndonjë i huaj që interesohet

    për punën që e bejnë televizionet e pavarura, do të

    kishte probleme me deshifrimin e sinjaleve (jo ato të

    dhënësve). Nuk do të mund t'i deshifrojë ose nëse ia

    arrin kësaj, nuk do të besonte në mesazhin e tyre, tëcilat sa janë banale aq janë edhe bizare.

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    23/120

    23

    Të lindura dhe të rritura deri në fazën e dhëmbëve të

    qumështit, këto "dritare magjike" u mirëpritën nga

    shqiptarët nga shkaku banal se me këtë vdiq koha kurnë natën e Vitit të Ri duhej që tërë natën të dëgjojmë

    këngë maqedonase, serbe, rome... për t'i ardhur koha,

    në orët e hershme të mëngjesit, edhe asaj një kënge

    shqipe.

    Të lodhur nga pritja dhe të etshëm për këngë, siç jemi

    ne shqiptarët, nga kanatet e këtyre “dritareve" na

    erdhën nëpër shtëpi me qindra këngë të reja dhe të

    vjetra. Dhe, siç jemi të njohur anekënd botës se ne

    shqiptarët e nxjerrim paranë në një mijë mënyra,

    gjetëm formulën se si të fitohet prej këngës.

    Përshëndetje dhe urime. Ishte kjo një zgjidhje e

    huazuar nga radiot, por që me lindjen e këtyre

    mediumeve, iu shtua edhe segmenti vizual. Aq me

    përkushtim punohet në këto emisione saqë në "skemat

    programore" të televizioneve të pavarura, "

    Përshëndetje dhe urime"-t janë më të standardizuarat

    për nga termini dhe saktësia.

    Kësaj here nuk do të ndalemi në përshkrimin,

    strukturën dhe skenografinë kolorit të

    "Përshëndetje...", punë të cilën gazetat e bëjnë për çdo

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    24/120

    24

    ditë, duke mos e ditur se këso emisionesh në skemën e

    vet programore ka ngërthyer edhe televizioni shtetëror

    shqiptar (merreni me mend anomalinë, TVSH-jakopjon një televizion tonin të pavarur!) por do të

    bëjmë një komparacion mes "Përshëndetje dhe urime"

    dhe "Pozdravi i çestitki" në gjuhën maqedonase.

    Përderisa nga "dritaret magjike" që flasin shqip mundtë dëgjojmë urime të tipit urojnë fejesën, martesën

    dasmën e synetit, marrjen e lejes për vozitje, rrugë të

    mbarë për në kurbet, mosbrengosje, pasdite të

    këndshme, festën e Bajramit..., dritaret magjike që

    flasin maqedonisht urojnë: punësimin në ndonjë

    ndërmarrje shtetërore, diplomimin në fakultet,

    ditëlindjen... e të ngjashme. Përderisa shqiptarët në

    përshëndetjet e tyre tregohen individualistë, siç janë

    kudo, në politikë, ekonomi, kulturë etj, në "Pozdravi..."

    shpesh herë dëgjohen urime ku një kolektiv

    ndërmarrjeje solidarizohet me gëzimin e ndonjërit nga

    kolegët e tyre etj.

    Nga përvoja ime e gjatë e punës në këto mediume, të

    pavarura (edhe një siç!) kam vërejtur transformimin

    dhe zbehjen e burrërisë së shqiptarëve. Ndodh që në

    zyrat e këtyre mediumeve te vijnë burra me mustaqe

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    25/120

    25

    për të sjellë përshëndetjet dhe urimet e familjes së

    tyre,duke i torturuar ndërkohë punëtorët për kujdesin

    që duhet pasur në hierarkinë gjatë leximit të urimeve tëtij, për këngët e zgjedhura, për atë që të mos

    shkurtohen ato njëqind emrat e familjes dhe kojshisë

    që i bashkëngjiten urimit, e të ngjashme. Thua ti se jeta

    e këtyre burrave varet nga përshëndetjet dhe urimet.

    Me "Përshëndetje dhe urime" për të cilat disa mediume

    janë profesionalizuar dhe kanë siguruar koncesionet

    nga Këshilli për radiodifuzion, në sfondin e "dritareve

    të pavarura magjike" të shqiptarëve edhe më tej do të

    duket oborri i mbjellë me kallamboq, gra me skutaçedhe burra me thasët e urimeve në krah.

    Me realitetin virtual dhe me ardhmërinë le të merren te

    tjerët.

    (Fakti, 1998)

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    26/120

    26

    Gostivari by night

    (Ciceroni i kafeneve)

    Përveç prodhimit të pasulit Gostivari është i njohur

    edhe me kafenetë me muzikë të cilat nuk gjenden nëvet qytetin por në ndonjërin nga fshatrat e tij. Prijnë

    Çegrani, Raveni, Dobërdolli dhe ndonjë fshat tjetër i

    cili nuk ka arritur që me famën e kafeneve ta tejkalojë

    atarin e vet fshatit.

    Edhe atëherë kur shqiptarët nuk këndonin nëpër kafene

    (viteve të shtatëdhjeta), nëpër kafenetë e Gostivarit

    është kënduar shqip, punë të cilën me shumë mund e

    bënin "këngëtarët" e ardhura nga Serbia, Bosnja dhe

    nga ndonjë republikë tjetër e ish-Jugosllavisë.Klientëve të këtyre kafeneve as që u pengonte këndimi

    shqip me theks sllav dhe kërcimi prej strofës së parë

    tek e fundit, nga kjo tek refreni dhe kështu me radhë,

    me rëndësi ishte që të hidhet shtati i këngëtares. Një

    pamje kaq groteske ka mjaftuar për t'u arriturshtimungu i dëshiruar dhe për t' i çlodhur sytë. Për

    paratë e harxhuara nëpër kafenenë në Pellg (Pollog) as

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    27/120

    27

    që bëhet fjalë. Shumica e këtyre pioniereve të kafeneve

    edhe sot e kësaj ditë, edhe pse të shtyra në moshë,

    mund t'i gjesh nëpër disa kafene të rangut më të ulet, sikameriere, të cilat ende i vizitojnë bandillët e tyre të

    vjetër.

    Mirëpo, me shpërthimin e demonstratave të '81-shit në

    Kosovë, sikur u krijua në ndjenjë faji tek vizitorët dhe pronarët e këtyre kafeneve të cilët, si zgjidhje fatlume,

    arritën që t'i bindin këngëtaret shqiptare nga Kosova

    për të kënduar nëpër këto kafene, duke e ndërruar

    sërish shtimungun, por kësaj here euforia erotike ia

    lëshoi vendin patriotizmit. Ka të drejtë një mik kur

    thotë se mu këto këngëtare arritën që shqiptarëve të

    Pollogut t'ua ngjallin ndjenjat patriotike në atë masë sa

    që këtë nuk munden ta bëjnë as tri partitë politike

    shqiptare në Maqedoni.

    Por, kafenetë e Gostivarit evoluojnë krahas evoluimit

    shoqëror i cili në dekadën e fundit u zhvillua me

    shpejtësi prej 200 km/h. Me rrënimin e bustit më të

    lartë në Shqipëri u hap edhe rruga më e shkurtë e

    Shqipërisë me botën. Krahas shumë "albanezave" që si

    punëtorë krahu, për një pagë shumë të ulët, punonin

    arat e "maqedoncave" (kështu mes veti thirren

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    28/120

    28

    vëllezërit), duke i lënë "gastarbajterët" e rinj që të flenë

    nëpër kasolle, edhe pse shqiptarët e Pellgut kanë shtëpi

    të mëdha me shumë dhoma, erdhën edhe shumëkëngëtarë të cilët arritën të sintetizojnë edhe erotikën

    edhe patriotizmin, kuptohet, në këngë, duke ua zënë

    kështu vendin këngëtarëve të mëparshme statike.

    Ardhja e këtyre këngëtarëve nëpër kafenetë e Çegranit,Ravenit dhe të fshatrave të tjerë i deziluionoi vizitoret

    e natës, dhe jo vetëm ata, nga se respekti dhe idolatria

    që ushqenin për shumë këngëtarë të popullit dhe të

    merituara, me të parë ato nëpër kafene duke u kënduar

    pranë tavolinës, mbaronte dhe shkrihej si flluskë

    sapuni me të dhënë ndonjë para bakshish, shprehi kjo

    shumë e përhapur nëpër këto kafene. Këto fshatra

    mund të krenohen edhe me listën e këngëtarëve më të

    njohura të estradës shqiptare si Eli Fara, Merita Halili,

    Aurela Gaçe ,Irma Libohova... duke mos i numëruar

    edhe shumë këngëtarë të SHKA-ve të rrethit të

    Peshkopisë Elbasanit dhe qyteteve tjera të Shqipërisë.

    Disa prej këtyre këngëtarëve të kafeneve me muzikë i

    shohim gjithë shkëlqim në televizionin satelitorë dhenëpër festivale duke zënë edhe vende të para. Po

    ç'është festivali apo televizioni satelitor kundrejt

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    29/120

    29

    kafeneve të Çegranit dhe Ravenit, do të thoshte

    dikush? Ka një korespondencë. Shumica e fytyrave të

    reja në spektaklet "12 në Holivud" vinin mu nga këtokafene, por kësaj here me një shkëlqim dhe me një

    glamur të ri. Jo rastësisht ideatorja e ketyre spektakleve

    Vera Grabocka, para se të nise këto spektakle, vizitoi

    kafenetë e Pellgut.

    Por, kafenetë e Gostivarit evoluojnë krahas evoluimit

    shoqërorë i cili në dekadën e fundit, për shqiptarët,

    evoluoi me shpejtësi 200 km/h. Rranë buste të reja.

    Bullgaria, Rusia dhe Ukraina u bënë më të afërta se

    Vranja. Biondinat e bukura, pedante dhe të buta si

    mace, të cilat e pushtuan Pollogun, për dallim prej

    motrave të tyre të viteve të shtatëdhjeta, nuk iu rrekën

    mikrofonit por, të armatosura me buzëqeshje,

    parapëlqyen punën e kamerieres, duke nxjerrë edhe

    ndonjë rrogë më tepër (ndoshta edhe dhjetë) jashta

    orarit të punës, dhe sollën me vedi edhe një lloj

    argëtimi të ri: vallëzimin. Mu këto valltare nga

    Ukraina, të cilat, shumica, e kanë emrin Tanja,

    Roksana dhe Marina, të cilat as që u munduan tëkëndojnë shqip, ndikuan në hapjen e night clubeve.

    Kësaj here ndodhi e kundërta. Nuk u hapen nëpër

    fshatra por në qytet. Klubet e natës kanë një enterier

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    30/120

    30

    evropian që i përshtatet karakterit të këtyre lokaleve

    duke filluar nga podiumi për vallëzim i përshkënditur

    përlot light-show, pasqyrat, separetë e mbështjella mekadife, plish ngjyre të kuqe e deri tek roja në derë që të

    kontrollon me një aparat (ende nuk i dihet emri) në ke

    revole, e gjithë kjo që mysafiri i vonë (lokalet fillojnë

    me program prej orës 23:00) të ndjehet sa më rahat

    duke u kujdesur edhe në diskrecionin lidhur me

    strukturën e klientëve. Në këto klube vallëtaret

    ukrainase apo bullgare, të cilat më parë kanë luajtur

    valle në ndonjë SHKA të rrethit të Kievit ose kanë

    vijuar shkollën e baletit, vallëzojnë kryesisht valleerotike orientale. Janë të veshura me shallvare

    gjithashtu erotike, por heqja e tyre nuk vije parasysh.

    Kontakti i tyre me publikun është i mundshëm vetëm

    brenda lokalit. Mund t‟ju jepni edhe ndonjë bakshish

    në gji apo në... madje mund edhe t'i thirrni në tavolinë

    (të cilën mu si në oboret vieneze, do t' ua sjellë

    kamarieri për dore), e cila pastaj do të kërkojë koktej i

    cili përmban 99 % juice ndërsa ai një përqindëshi tjetër

    mund të jetë edhe raki, por ndonjë pazarllëk tjetër nukvjen parasysh. Çmimi i një kokteji të tillë sillet rreth...

    (nuk është e hijshme të përmendën shifra në një

    ambient të tillë).

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    31/120

    31

    Në Gostivar ekziston edhe një mënyrë tjetër e argëtimit

    të natës, sic janë shtëpitë ... por për këtë një herë tjetër.

    Tash flasim për kafenetë e jo për shtëpitë ...

    Si çdo gjë të mirë që policia ua prish shqiptarëve ashtu

    ndodhë edhe me këtë idile! "Fshesat" e shumta që

    organizohen nga ana e policisë maqedonase shpesh

    herë kane rezultuar me autobusë të tërë të mbushur mekëngëtarë, kamariere dhe vallëzuese por përderisa një

    autobus i çon në kufi, nga ana tjetër hyjnë dy të tjerë.

    Nuk do të isha ciceron i mirë nëse nuk japë edhe disa

    karakteristika tjera të cilat do ta plotësonin këtë

    mozaik. Kafenetë me muzikë njihen edhe për nga

    struktura e rregullt e myshterinjve dhe për nga ndjenja

    e tyre për rend. Një sjellje dhe një rend, siç mbretëron

    në këto kafene, nuk haset nëpër qytete tjera. Nuk

    mbahet mend ndonjë vrasje, rrahjet janë shumë tërralla ndërsa violenca ndaj këngëtarëve apo

    vallëzueseve as që mund të paramendohet. Aty vetëm

    pihet, hahet, nuk vallëzohet, mund t'i japësh bakshish

    këngëtares, mund të koketosh me të në mënyrë

    diskrete nëse je frajer, por të pengosh tjetrin nuk është

    në stilin e këtyre kafeneve. Bile, në njërën prej tyre

    pronari, i cili vigjilent kujdeset për shtimungun e

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    32/120

    32

    mysafirëve, në xhep mban kartonin e verdhë dhe të

    kuq, mu si referët sportiv dhe ndëshkimet janë

    fuqiplotë, mu si në futboll.

    Një rrëmujë dhe një frekuentim, me këtë edhe një fitim

    më i madh për pronarët, arrihet muajve kur vijnë

    gastarbajterët, të cilët të përmalluar siç janë për

    kafenetë me muzikë, ndodhë që me pare të kthejnë nëndonjërën prej tyre për të dëgjuar një këngë, e pastaj të

    shkojnë në shtëpi.

    Në Gostivar ka edhe kafene të tjera dhe mënyra tjera të

    argëtimit por të tilla ka gjithkund në botë. Gostivari

    parapëlqen kafenetë me muzikë.

    Bota sot, 1996

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    33/120

    33

    "Zogjtë e natës dhe skifterët"

    Vite të tëra në Gostivar flitej për një argjendar plak,

    tashmë të ndjerë, i cili një kthinë të vogël në dyqanin e

    tij e kishte shndërruar ne një shtëpi të vogël publike,

    mirëpo morali publik që mbretëronte atëbotë, nuk

    lejonte që të përmendej kjo fjalë (mbretëronte morali i pastër socialist), por ajo vetëm pëshpëritej. Një

    pëshpërime e tillë u dëgjua deri në vdekjen e

    argjendarit plak, pronarit të shtëpisë së parë publike në

    Gostivar, mirëpo jehona e ngulfatur nga patriarkalizmi

    ynë dëgjohet edhe sot.

    U desh të vijnë këto vite të demokratizimit të

    shoqërisë, të hapen shtëpi të reja dhe më të mëdha

    publike, në të cilat klientët do të shkojnë me turp por

    pa frikë. Në esencë problemi mbetet i njëjtë. Asatëbotë, e as sot shtëpitë publike nuk janë legalizuar

    me ligj dhe, as atëherë, as sot për këto "shtëpi" nuk

    flitet publikisht dhe nuk dihet se cili është opinioni

    publik. Atëherë në kohën e argjendarit plak, nuk

    guxohej të flitet, ndërsa sot mungon guximi

    intelektual. Është vështirë të flitet për prostitucionin si

    një dukuri reale, në një shoqëri puritane dhe në një

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    34/120

    34

    shoqëri pa edukatë seksuale. Kjo dukuri duke u

    karakterizuar si një problem margjinal kundruall

    problemeve të tjera, më të rënda dhe më të mëdha, përkohësisht është larguar nga zona e interesit të

    institucioneve shoqërore, politike veçanërisht nga zona

    e interesit të organeve të rendit. Për këto të fundit

    s'mund të thuhet se nuk ju intereson prostitucioni, pasi

    që pëshpëritet se një krah i rendit, tërthorazi, është i

    inkuadruar në këtë biznes.

    Është bindje e përgjithshme se mos rregullimi i kësaj

    çështjeje me ligj, gjegjësisht, ndalimi i prostitucionit

    me ligj, nuk e pengon përhapjen e kësaj "epidemie

    shoqërore" por e ndihmon zhvillimin e prostitucionit të

    egër. Një formë e tillë e prostitucionit vite të tëra është

    duke u përhapur edhe në Gostivar, apo më saktë në

    disa fshatra përreth, shtëpi këto, edhe pse të ndaluara

    me ligj (nuk jepen leje për hapjen e tyre), të cilat me

    diskrecionin e tyre tepër transparent të bëjnë me dije se

    nuk janë kafene (siç shkruan në tabelën e varur në

    hyrje të tyre, dhe siç deklarohen pronarët, në asnjë

    shtëpi publike në botë nuk shkruan se kjo është...), por janë partizanët e shtëpive të ardhshme publike. Për

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    35/120

    35

    këtë qëllim edhe i ngrisin dhe i përshtatin dhomat sipër

    "restorantit".

    "Zogjtë e natës" të këtyre shtëpive janë të siguruara

    nga shtetet e tranzicionit (Bullgaria, Ukraina, Rumania

    dhe Rusia), ndërsa "skifterët" janë të gjithë ata të

    cilëve nuk u ka mjaftuar fajronti i ndonjë kafeneje me

    muzikë, ndërsa nuk përjashtohen edhe mysafirët ngaqytetet tjera, të cilët nga shkaku se nuk i njohin në këtë

    rreth, vijnë më serbes dhe më me fodullëk.

    Ti lëmë për një çast këto shtëpi, të cilat presin që në

    hyrje të tyre të varin një shenjë, një llambë të kuqe e

    cila, siç thotë një mik imi, s'do të bëjë dritë, por terr

    dhe të shohim se si zhvillohet ky zanat i vjetër edhe

    jashtë shtëpive. Të shumta janë kafenetë në të cilat

    punojnë (shërbejnë) shumë shtetase të huaja nga blloku

    Lindor të cilat kanë ardhur këtu me utopinë e tyre se nëGostivar pasurohesh për një kohë të shkurtër dhe të

    demoralizuara me rrogën e kameriereve që nuk arrin

    më tepër se 300 marka gjermane, mundohen ta rrisin

    këtë me ndonjë honorar duke e shitur trupin e tyre.

    Shtëpitë i kanë në natyrë, në veturën e ndonjë skyfteri

    ose në ndonjë hotel të kategorisë zhgl , në banesë

    s'guxojnë prej haxhicës.

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    36/120

    36

    Sipas fjalëve të një inspektorit të policisë, ata nuk posedojnë ndonjë evidencë strikte të numrit të

    prostitutave që gjallojnë në këtë qytet, por gjatëkontrolleve "ato" zakonisht përcillen përtej kufirit,ndërsa në burgje nuk ka "zogj të natës" pasi që me ligjmund të burgosen vetëm shtetas të këtij vendi në tëcilin nuk ka prostituta (sic - për herë të fundit)!

    Është koha e fundit që shtëpitë ilegale publike të vihennën kontrollin mjekësor, thotë një mik imi gjinekolog,nga se sëmundjet e ndryshme venerike më së shpeshti përçohen përmes këtij "zanati", ndërsa shërimi i tyreështë një problem në vete, nga se në një qytet të vogëlsiç është Gostivari, njerëzit njihen mes veti dhe përcaktimi i të infektuarit për t'u paraqitur te mjekunuk mund të paramendohet, ndaj shpesh përcaktohen për shërim në ndonjë qytet tjetër. Është idomosdoshëm kontrolli mjekësor i prostitutave,vazhdon ky mjek, por si të kontrollojmë diçka që sipasligjit nuk ekziston?! Është më mirë që sa më parë tëlegalizohen këto shtëpi sepse rreziku mund të jetë edhemë i madh me përhapjen e sëmundjes së Sidës i cili dotë ishte katastrofal.

    (Fakti, 1998)

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    37/120

    37

    Mediat e pavarura ne Maqedoni

    Utopia e parealizuar e suksesit

    Dy gjëra janë IN (në modë) ndër shqiptarët e

    Maqedonisë: pejxheri dhe mediat elektronike (radio

    dhe televizionet e pavarura).

    Derisa pejxheri e përcakton shkallën e mobilitetit

    gjegjësisht, është model i simulimit të biznesmenëve të

    suksesshëm, të cilit për çdo gjë mund t'i dërgojnë një

    porosi të rëndësishme, një vendtakim për një kontratëafariste, duke e mbajtur atë (pejxherin) me fodullëk, në

    brez, si revole, përderisa shpesh herë porosia u vjen

    prej grave të tyre me përmbajtjen: "mos harro të bjejsh

    speca për hajvar ene ni tabëll voe", ose "Sonte jemi në

    darkë te nëna ime" e të ngjashme, mediat elektronike

    përcaktojnë utopinë e parealizuar të atyre që një sasi të

    madhe të kapitalit të tyre e investuan në këtë "biznes",

    me shpresë se edhe do te jenë IN edhe do te fitojnë.

    Kaluan tashmë tri-katër vite, në mos më tepër, që nganisja me punë e shumë radio dhe televizioneve private

    (s'jam i prirë ta përdori fjalën pavarur) në gjuhen

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    38/120

    38

    shqipe, ndërsa sot e kësaj dite pozita e tyre (regullativa

    ligjore, programi, politika kadrovike, financa...) jo që

    nuk ka pasur progres por shumica e tyre e shtyjnë dita-ditës. Edhe pse të mirëpritura nga shikuesit e "etshëm"

    dhe shumë pak të kritikuara nga opinioni për punën që

    e bëjnë dhe si e bëjnë (për këtë gjithsesi se ka çka të

    flitet), mediat private kanë rrahur shtegun e tyre të

    ngjeshur me befasi dhe rreziqe, duke mos arritur që të

    stabilizohen as juridikisht as financiarisht, ndërsa për

    skemat programore të mos flasim në këtë shkrim,

    Edhe ne, duke mos u ndalur në cilësinë e programeve

    që e "eterojnë" këto mediume, më tepër do të

    mundohemi të ndriçojmë utopitë e parealizuara të

    themelueseve të këtyre mediumeve dhe problemet që i

    hasin ato?

    Së pari, shumica e themeluesve të këtyre mediumeveas që janë marrë me parë me këtë punë dhe as që kanë

    pasur ndonjë njohuri paraprake për metodologjinë e

    punës për rëndësinë e mediave në formimin e opinionit

    publik dhe për menaxhimin me këto media, por janë

    prirë nga ndonjë shtytje e padefinuar se me një biznes

    të ri do të munden edhe të jenë IN dhe të sigurojnë "një

    kafshatë goje" edhe të " kontribuojnë në zbutjen e

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    39/120

    39

    papunësisë", siç shprehen shpesh në opinion. Shpesh

    herë ajo shtytja e padefinuar, e cekur më lartë, ka qenë

    shpresa se një "kontribut" të vetin në këtë punë të tyredo të japë edhe popullata e "etshme" për program në

    gjuhën shqipe (ngjashëm me parapagimin që i bëjnë

    radio-televizionit shtetëror). Disa bile shkuan edhe më

    larg sa që kërkonin edhe mundësi se si mund të

    realizohet kjo. Një televizion i pavarur edhe e lëshoi në

    "eter" sloganin; "Mos habiteni nëse u vjen inkasanti

    ynë në derë". Shpejt u pa se shqiptarët jo që nuk japin

    këso "kontributesh", por ata, në një masë të madhe nuk

    i kryejnë as edhe "obligimet" ndaj "shtëpisë shtetërore” . Kështu, e gjithë shpresa e mbulimit të

    shpenzimeve të mediumeve elektronike (për fitimin e

    mundshëm këtu nuk bëhet fjalë) kanë mbetur 'forcat e

    veta" te cilat kryesisht konsistojnë në prodhimin e

    "shtëpisë informative" siç janë reklamat dhe

    "emisionet" që rrallë kund i hasim në botë:

    "Përshëndetjet dhe urimet".

    Burimi i parë dhe primar i të gjithë televizioneve dhe

    radiove private në botë është marketingu. Këtuqëndron edhe e gjithë filozofia e ekzistimit të çdo

    medium! Për të bërë një marketing të suksesshëm

    duhet që më parë të konkurrosh përpara klientit me një

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    40/120

    40

    skemë të pasur programore sipas të cilës edhe klienti

    do të përcaktohej për terminin se ku do të reklamonte

    prodhimin e vet.

    Shtëpitë e pavarura informative jo që nuk konkurrojnë

    me skemë programore, nga që të njëjtën nuk e

    posedojnë ose nëse kanë një skemë të shkruar shumë

    pak i përmbahen asaj por ai program nuk është atraktivdhe modern. Të thuash, të gjithë radiot dhe televizionet

    shqiptare kanë një program stereotip që më tepër i

    afrohet skemave klasike. Mungojnë në këto televizione

    kuizet atraktive, spektaklet, pjesëmarrja e publikut në

    skenë (karakteristikë kjo e shumë shtëpive të pavarura

    televizive, lajmet e shpejta dhe atraktive (edhe ato

    televizione qe në kuadër të programit të tyre kanë

    edicionin e lajmeve ai kryekëput përbëhet prej lajmeve

    të agjencionit Makpres dhe prej artikujve të Flakës,

    gazetë e përditshme në Maqedoni). Nga kjo vobektësi

    e programit të tyre përcaktohet edhe afarizmi i dobët.

    Në këto mediume nuk hasen reklamat e asnjë firmë të

    njohur botërore për të cilat një faj ka edhe televizioni

    shtetëror i cili ka monopolizuar firmat e mëdhandërkombëtare dhe shtetërore ndërsa mediat private

    shqiptare u kanë mbetur vetëm dyqanet dhe firmat e

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    41/120

    41

    vogla nëpër qytetet e tyre të cilat kanë një qarkullim të

    vogël. Kështu, çmimi i reklamave mujore për në

    televizion sillet prej 100 deri më 500 marka gjermane,shumë kjo për të cilën nuk ia vlen barra qiranë, por që

    TV-te janë të detyruara ta pranojnë. Nga kjo ekonomi

    që është nëpër qytetet e banuara me shqiptarë as që

    mund të pritet që këto mediume të realizojnë ndonjë

    profit, ndonjëherë.

    Dështimi tjetër i mediave private shqiptare është

    mosbashkëpunimi i këtyre mediumeve në mes veti. Sot

    e kësaj dite nuk është nënshkruar ndonjë memorandum

    për bashkëpunim programor. Këto media luajnë rolin e

    rivalitetit edhe pse nuk shihen në mes veti. Kjo "nuk

    shihen në mes veti" nënkupton se me diapazonin e

    vogël të valëve këto media janë getoizuar vetëm në

    komuna. P.sh. Televizioni "ERA" i Shkupit shikohet

    vetëm në Shkup, RTV "USKANA" e Kërçovës

    shikohet dhe dëgjohet vetëm në Kërçovë, ndërsa një

    përjashtim bën vetëm Fusha e Pollogut ku, falë pozitës

    gjeografike "përzihen" valët. Por kjo nuk duhet të jetë

    pengesë, por përkundrazi, duhet të kuptohet si njështytje për bashkëpunim, fushë kjo (bashkëpunimi)

    shumë më e gjerë dhe shumë e rëndësishme.

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    42/120

    42

    Dështimi në realizimin e programeve origjinale

    (emisione dokumentare, për fëmijë, argëtues...)

    ndërlidhet ngushtë edhe me bashkëpunimin në meskëtyre mediave. Sot, në këtë gjendje dhe me strukturën

    kadrovike që e kanë, as që mund të "prodhojnë" më

    tepër se dy-tri orë program origjinal në...javë. Nga një

    takim joformal që u mbajt kohë më parë në TV 2 të

    Gostivarit, ku merrnin pjesë shumica e mediave private

    shqiptare, rrodhi një iniciativë sipas të cilës me

    këmbimin reciprok të emisioneve, çdo shtëpi

    informative do të kishte nga dy-tri orë program

    origjinal në ditë. Por, edhe kjo iniciativë rnbeti vetëmsi një dashje sepse nuk u nënshkrua asnjë dokument i

    cili edhe do ta obligonte secilin në këtë bashkëpunim.

    Dështimi tjetër, mos zgjerimi i strukturës kadrovike,

    ndërlidhet edhe me sigurinë e këtyre mediave nga

    ardhmëria, gjegjësisht nga fyti që do ta kenë këto

    media, nga se si u pa deri më tani puna e mediave

    elektronike është ligjërisht jostabile. Intervenimi i

    fundit i Ministrisë për Komunikacion dhe Lidhje gjatë

    së cilit u mbylln të gjitha mediat private shqiptare, erriti ndjenjën e pasigurisë. U pa se ky aksion më tepër

    ishte një disiplinim për shqiptarët se sa një vendim e

    rrodhi nga ndonjë kriter profesional. Ky vlerësim yni u

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    43/120

    43

    vërtetua atëherë kur këto media, të prira nga

    mosdëgjushmëria dhe nga mosvendosmëria e

    ministrisë gjegjëse për ta sjellur Ligjin përradiodifuzion, edhe e nisen punën, mirëpo ato media

    që kanë marrë ndihmë në teknikë nga ndonjë

    fondacion, në kuadër të inkuadrimit në televizionin

    satelitor shqiptar nuk e "eterojnë" ditarin televiziv të

    TVSH-së. Ndoshta ky është hapi i parë i disiplinimit,

    ndërsa hapi i dytë nuk është i vështirë kur dihet

    mosorganizimi i këtyre mediave. Kjo edhe ua shton më

    tepër pasigurinë themelueseve të mediave private

    elektronike. Drejtorët e mediave private prandaj edhenuk mbajnë pejxher ne brez sepse atyre porosia nuk u

    vjen përmes tyre por kjo porosi shpesh herë u vjen nga

    dera, e shoqëruar nga disa inspektore republikanë të

    Ministrisë për Komunikacion dhe Lidhje që në çantat e

    tyre mbajnë bllomba dhe shoqërohen nga policia.

    Ndërsa porositë e drejtorëve të RTV-ve private, nën

    shifrën "Ndihmoni" që ua drejtojnë atyre që mbajnë

    pejxher dhe drejtorëve afaristë, shpesh herë mbarojnë

    pa përgjigje.

    Bota sot, 2006

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    44/120

    44

    Xhaxhi në këngët popullore

    E. Hoxha -Xhaxhi është, padyshim, njeriu të cilit i

    kanë kënduar më së tepërmi në të gjallë të tij. Çdo

    festival, çdo koncert, çdo miting niste me njërën nga

    këngët e shumta për Xhaxhin. Instituti i folklorit dhe

    Radio Tirana i mbushën vitrinat e tyre (tash arkivat)me bobinat e këngëve të kënduara nga orkestra

    simfonike. nga SHKA, rapsodë, fëmijë dhe këngëtarë

    të tjerë nga të gjitha viset e Shqipërisë. Sot, po t'u

    hedhësh një sy librave me këngë popullore të ndonjë

    rrethi (botime para rënies së përmendores së Xhaxhit)

    do të vëreni se gjysma e librave është me këngë

    kushtuar Xhaxhit dhe kongreseve të shumta në të cilat

    ka shkëlqyer dhe pas te cilëve ka pastruar (lexo: vrarë

    dhe internuar) shokët e tij. Me një fjalë, i gjithë populli, në një kor disa milionësh, i ka kënduar jetës

    dhe të bëmave të tij.

    Dhe, jo fort larg Institutit të folklorit, në anën tjetër të

    kufirit që mban emra qafash (Qafa e Thanës, qafa e

    Prushit...) i njëjti popull koral, me veshët mbushur

    përplot radio-valë, me

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    45/120

    45

    një ndjenjë krenarie për të dashur të mbrojë dhe tregojë

    përkatësinë e tij aq të shtypur kombëtare, me veshin

    ngjitur pas altoparlantëve të radiove që këndonin përXhaxhin, solidarizohej me korin e madh kombëtar.

    Derisa në anën tjetër duhej të ngrihet zëri kur këndoje,

    këtej qafave po të ngrije zërin ta këputnin qafën, andaj

    i këndonin në heshtje.

    Me rënien e përmendores së Xhaxhit, që ishte pasojë e

    një ere të fuqishme të cilën meteorologët nuk e besuan

    se do të fryje edhe mbi shtetin koral, ndërruan edhe

    raportet e forcave kënduese.

    Instituti i folklorit dhe Radio Tirana arkivuan këngët

    për jetën dhe të bëmat e Xhaxhit duke ua lënë vendin

    këngëve të reja që këndohen me instrumente elektrike,

    ndërsa këtej qafave u hapen kafenetë me muzikë

    popullore dhe televizionet e pavarura .Edhe me tejmbetëm popull muzikal!

    Deri sa në Shqipëri u demaskuan të gjitha të bëmat e

    Xhaxhit duke dalë në shesh të gjitha vrasjet,

    internimet, fukarallëku, dekadenca etj. që ishin pasojë

    e atyre të bëmave aq të kënduara, këtejqafave një

    televizion i pavarur, nga neglizhenca në punë dhe nga

    mosnjohja e metodës së shënimit të materialeve, qëllon

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    46/120

    46

    një mbrëmje të lëshojë një video kasetë të incizuar në

    TVSH në të cilën përveç këngëve "Te rrapi në

    Mashkullore", këngëve të dashnisë dhe kurbetit, u përvodh edhe një këngë për Xhaxhin. Të nesërmen në

    qytet ky lëshim u diskutua në forma të ndryshme por

    nuk u ndërmorën masa në redaksi, nga se u pa se këto

    media nuk kanë redaksi. Ngjarja e dyte nuk vonoi

    shumë. Një mbrëmjeje, në një kafene me muzikë, aq të

    popullarizuara këtejqafave, një zefkli, në një gjendje

    gjysmë të dehur, pra me vetëdije, porosite nga

    këngëtarja e popullarizuar e Shqipërisë, një këngë për

    bëmat e Xhaxhit duke e paguar në ndërkohë ketë këngëme një bankënotë 200 lekëshe. Dhe, reagimet në

    kafene ishin nga më të ndryshme, pra, në frymën e

    pluralizmit: dikush e lëshoi kafenenë, dikush u

    kërcënua, dikush protestoi, por një tjetër edhe u

    solidarizua me një buzëqeshje. Që tragjika të jetë më e

    madhe, këtë këngë e porositi një bir, babai i te cilit

    kish ikur prej të bëmave të Xhaxhit, ndërsa këngën e

    këndonte një këngëtare të cilës ndoshta Xhaxhi ia kish

    burgosur ndonjë të afërt. Atë mbrëmje askush nuk ekomentoi se si u ndie këngëtarja apo zefkliu por

    kronisti i këtyre dukurive qe ndodhin këtejqafave nuk

    do te habitet nëse nesër në ndonjë çajtore do të bëhet

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    47/120

    47

    promovimi i veprave të Xhaxhit. Edhe kjo do të merret

    si diç në frymën e pluralizmit, duke mos ça kokën se si

    ndjehen vëllezërit e tyre andejqafave të cilët kanë pësuar nga këto të bëma të cilat ende këndohen.

    Bota sot, 1996

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    48/120

    48

    Sabato

    Shyqyr Zotit e mbërritëm edhe ne shqiptarët që të japim (çmime të mëdha ndërkombëtare duke ia

    ndërruar kështu imazhin botës për shqiptarët dhe

    Shqipërinë si një vend i vobektë. Ndoshta Shqipëria

    është shtet i vobektë por ka njerëz të pasur si p.sh.

    gradecaliu Vebi Velia të cilët ia zbardhin fytyrën

    kombit duke ia shtuar kulturës sonë kombëtare një

    vlerë të panjohur më parë - atë të mecenës. Por,

    gradecaliu doli i mençur, nuk veproi si kolegët e tij për

    nga paraja të cilët japin 100 DM për sponsorim të

    ndonjë libri dhe pastaj duan që emri t'ju shkruhet në

    libra, por ai formoi një fondacion të tërë me një bord të

    përhershëm. Kështu bëhet kultura. Formoi edhe çmime

    të larta letrare.

    Na erdhi mirë kur çmimin "Velia" për libër më të mirë

    të shkruar në gjuhën shqipe e morën dy shkrimtarë të

    rinj (Visar Zhiti dhe Kim Mehmeti) por gjithashtu u

    gëzuam kur për laureat të çmimit tjetër "Kadare" u

    zgjodh Ernesto Sabato. Një shkrimtar argjentinas nëdejet e të cilit një çerek i gjakut ka ngjyrën dhe shijen

    shqiptare! Gjithashtu na erdhi mirë që, përkundër

    moshës së tij të shtyrë - mbi 80 vjet, Ernesto Sabato na

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    49/120

    49

    vizitoi duke e shndërruar ardhjen e tij në festë

    kombëtare për ne.

    Dorën në zemër, ardhjen e Sabatos e shfrytëzova edhe

    për disa fotografi bardhë e zi për këtë rubrikë.

    Fotografitë e zhvilluara në një komorë të zezë i futa në

    një album dhe në vazhdim po ua shpalosi publikisht.

    Në një fotografi shihen Kadare dhe Sabato. Njeri i ka60 vjet ndërsa tjetri mbi 80, dhe ka të ngjarë që pasi të

    jetë kryer ai procesi i pashmangshëm historik i

    hierarkisë së vlerave, letrare atëherë kur me

    gjakftohtësi do të përcaktohet vendi i të dy

    shkrimtareve në raftet e letërsisë botërore, dikush do të

    thotë se në bazë të cilit libër të logjikës një me i vjetër

    e morri çmimin e tjetrit që është më i ri?! Nuk mundi

    juria të gjejë ndonjë letrare që është më i ri se 60 vjet?

    Fotografia e dytë: shihen dy libra në kopertinat e tëcilëve shkruan emri i Ernesto Sabatos dhe titujt

    "Tuneli" dhe "Mbi heronjtë dhe varrezat”, botim i

    "Rilindjes" se Prishtinës, si dhe në sfond duken disa

    ese të prerë nga gazetat kosovare. Ka të ngjarë që këtë

    fotografi të mos e ketë parë Ernesto Sabato gjatë

    qëndrimit të tij në Tiranë pasi që në mediat dhe gazetat

    shqiptare as qe u përmend se E. Sabato është përkthyer

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    50/120

    50

    në gjuhen shqipe, por si botim i parë i tij në gjuhen që

    mban çerekun e erës së gjakut të tij, u paralajmërua

    romani "Tuneli" të cilin e përkthen drejtoresha efondacionit Velija, Mira Meksi. Nga kjo fotografi del

    në shesh injoranca e shumë krijuesve në Shqipëri të

    cilët janë të prirë që ta mohojnë pjesën më të mirë të

    letërsisë së përbotshme. Që absurdi te jetë më i madh

    injorohet ajo letërsi e përkthyer që në Shqipëri ka qenë

    e ndaluar. Nga kjo del se etja e shkrimtarëve shqiptare

    për letërsinë e ndaluar ka qenë dhe është false,

    prapavijë për t'u shtirë se janë modern. Rasti i Sabatos

    nxori në shesh një problem që i tejkalon kufijtë eletërsisë për të na shpie në zonën e mosbesimit të

    ndërsjellë, zonë kjo e vendosur si kufi dhe në kufi.

    Ndoshta nesër, me ardhjen e mundshme të Kunderës,

    Kastanedës apo ndonjë tjetri, sërish do të thuhet se

    "Shakaja", "Dhuntia e shqiponjës" apo ndonjë libër

    tjetër, do të thuhet se nuk janë botuar në gjuhën shqipe,

    shkaku se këto libra janë përkthyer nga kosovarët nga

    një gjuhë e dytë. Ndaj, edhe më tej na mbetet që për

    premierë të lajmërohet një film që dikush e ka parëdisa herë.

    Vazhdojmë me shfletimin e albumit!

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    51/120

    51

    Shihet një turmë njerëzish ndërsa në një skaj është ulur

    në një karrige një njeri dhe e lexon Sabaton. Në fytyrë

    i shihet habia e cila sikur flet; cilët ishin ato kritere që për laureat zgjodhën një shkrimtar i cili nuk është

    popullore por pretendon, dhe kjo del nga librat e tij,

    veçanërisht nga "Mbi heronjtë dhe varrezat", për

    titullin shkrimtar kulti. Ndoshta i gjithë shpërblimi

    është mbështetur në shijen personale të drejtoreshës e

    cila parapëlqen letërsinë hispamerikane dhe në

    nostalgjinë e themeluesit të shpërblimit për Zagrebin

    dhe restorantin e tij me specialitete nga Argjentina.

    Këto ishin vetëm disa fotografi bardhë e zi ndërsa ato

    në kolor i kemi parë në televizionin satelitor shqiptar.

    Bota sot, 1996

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    52/120

    52

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    53/120

    53

    Muzika popullore me 220 W

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    54/120

    54

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    55/120

    55

    Ngecja muzikore ose ngutu pak!

    (Në kujtim të mikut tim Fatmir I. Bujupit, në azil)

    Në biseda me shokë e miq pranë tavolinës shpeshherë,

    kur bëjmë krahasimin e të mirave dhe të arriturave botërore, jemi të prirë të përdorim sloganin: “Ne jemi

    mbas 30 vjet”. Pastaj vjen tjetri, kyçet në bisedë dhe

    konkludon: “Lëre atë punë, ne jemi mbas 50 vjet”.

    Defetistët shkojnë edhe më larg, por ata do t‟i quaja:

    shkurtpamës. Si një llambë mbi kokë na rrinë fjalambas. Kjo mbas, kjo faturë jonë reale, gjithë fajin na e

    hedh neve, për “prapambetje”. Sikur të privoheshim

    nga përgjegjësia, ngase ne s‟kemi faj, por ata janë të

    shpejtë. Kështu ndodh edhe në politikë kur ia hedhim

    fajin Evropës që s‟na pret. Në gjithë këtë evidente

    është ngecja jonë kohore. Ngecim në ekonomi,

    politikë, shkencë, art, muzikë… Veçanërisht në

    muzikë. (Mendoj në muzikën që mund të krahasohet

    me ata, gj.gj. rokënrolin). Për këtë edhe dua të flas. Ngecja na është bërë realitet, ajo shihet në ne, në

    veshje, në haje, në pije, në fizionomi (të mrrolur,

    apatik), në artikullimin e mendimeve (leksiku spontan

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    56/120

    56

    ia ka lëshuar vendin frazave politike), në ahengje, në

    shtyp, në radio, në TV, në mëngjes, në drekë, në

    mbrëmje, në...

    Kur në botë lindi rokënroli si drejtim muzikor, kah

    vitet e pesëdhjeta, ne ende s‟kishim dëgjuar për të. Në

    vitet e gjashtëdhjeta, kur kjo muzikë iu shmang parimit

    të vetëvallëzimit, kur u ngrit në një rrafsh më të lartëartistik, kur falë B. Dillenit, “Beatles”-ave, Doors-ave,

    grupeve të Kalifornisë, ne e përqafuam muzikën

    zbavitëse, të cilën në atë kohë rinia perëndimore e

    injoronte. Në vitet e shtatëdhjeta, në kohën e simfo-

    rokut, në kohën e “dinosaurëve të rokut”, në kohën e

    thyerjeve të klisheve (pankut), tek ne u paraqitën

    grupet e para tëcilat s‟kompononin këngë origjinale,

    por i përkthenin në shqip këngët angleze të viteve

    pesëdhjeta. Në vitet e tetëdhjeta, atëherë kur në rock-

    skenën botërore u paraqit drejtimi new-vave, te ne

    nisën të formohen grupet e para me këngë origjinale, të

    cilat për mostër i merrnin grupet e dobëta të rock-

    traditës botërore. Viteve të fundit, kur kjo muzikë u

    komercializua aq shumë sa u shndërrua në mall përshitje me një glamur që të mahnit me përkryerje, tek ne

    merret për përparimtare, ndërsa në Shqipëri për

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    57/120

    57

    revolucionare. Në këtë kohë, në kërkim të drejtimeve

    të reja, new-age, simbioza e rockut me muzikën etnike

    të popujve të vegjël, por të pasur me etnos, po në këtëkohë kur etnosi jonë me klithje thërret për t‟u

    sintetizuar me kultura tjera, grupet tona këtë muzikë e

    gatuajnë pa tharm.

    Ndeshim edhe raste të rralla të pikëpjekjes së kulturëssonë me atë botërore, siç bënë Konica dhe Lasgushi në

    kohë të vet dhe në lëmi të vet. Këtë takim të llojit të

    tretë (së paku për ne) e bëri grupi “Gjurmët” në fillim

    të tetëdhjetave, kur u paraqit krahas me new-vaven

    botërore.

    Sot mundësia e kyçjes sonë në rrjedhat e rokënrolit, si

    drejtim muzikor dhe rock kulturës, si një gamë më e

    gjerë kuptimore, është më e madhe, kur kemi parasysh

    informimin më të gjerë të të rinjve përmes mas-mediave, pasurimin e tyre me dije muzikore, njohjen

    më masive të gjuhëve të huaja dhe njohjen e stileve të

    ndryshme muzikore.

    Kjo vonesë nuk na shkon për shtati që si kolektivitet e

    kemi për ideal integrimin me Evropën.

    Flaka, 1993

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    58/120

    58

    Gjithkush del në syret për kasetë

    Më rastisi udha nga një dyqan i kasetave që e mban një

    shok imi, dhe, pasi më thirri brenda, nisi të m‟i tregojë

    kasetat e reja të produksioneve të ndryshme muzikore.

    Kish kaluar një vit që kur s‟kisha blerë kaseta të reja

    dhe “rrota e historisë” sime muzikore ishte ndalur nëkëngët patriotike, deri diku të punuara me shije të

    mirë. Ende më gjenden nëpër shtëpi mbështjellësit e

    atyre kasetave, ku përgjithësisht dominonin simbolet

    racionale, ndonjë kullë, flamur, etj. Dhe, “masa e gjerë

    popullore” shpejt u ngop. Një ndryshim ishte i

    logjikshëm, siç ishte i logjikshëm edhe stili më i

    kultivuar muzikor. E të mos flasim për një përmirësim

    në fushën e dizajnit të kasetave. Siç duket, aq shumë e

    thirra logjikën në këto rreshta, sa që për dreq, nërealitet, doli e kundërta. Lindën ca surrogate muzikore,

    simbioza lemeritëse. Një kiç.

    Isha i vetëdijshëm për sintezat e mundshme muzikore

    në këtë trevë ku ndeshen disa kultura të ndryshme,

    besa edhe të moçme, por që këngë të tëra turke, serbe,

    rome, greke, arabe, etj., do të përkthehen fjalë për fjalë

    në shqipe, dhe se do të dëgjohen më të madhe, do të

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    59/120

    59

    lëshohen nëpër stacionet muzikore, s‟ma merrte

    mendja.

    Tashmë i njihja disa muzikantë, dhe i kisha parasysh

    aftësitë dhe mundësitë e tyre për të bërë një kasetë

    (punë kjo jo e lehtë), por që burri i botës mund të

    shkonte aq larg saqë në brendi të kasetës të shkruante:

    “Solisti X. Y. i cili njihet solist i dalluar i këtij zhanri,së shpejti do ta përgatitë edhe albumin e tij të tretë dhe

    premton se në të ardhmen do të komponon vetëm

    muzikë argëtuese e cila është për të rinj dhe për të

    moshuar”. (sic!). Modesti është kjo- jo mahi!!! Apo

    ndoshta narcizëm infantil. Vetëm të shikosh

    mbështetjellësen, me atë pozën e solistit me gisht në

    tëmth, tek kujtohet se ç‟stil do të ketë në kasetën e

    katërt, menjëherë e kupton “filozofinë” e XY-nit.

    Të gjitha këto i pashë në dyqanin e Hajrushit dhe uneverita.

    Më renditën kasetat mbi tavolinë. “Ma jep këtë”, i

    them. O Zot, si s‟kanë turp. Quhej B. M. (por kjo s‟ka

    ndonjë rëndësi), i veshur në të zeza dhe me dorën e

    djathtë tregonte një tip tjetër prapa tij të ulur këmbë

    përmbi këmbë në një karrige dhe në një fletore mbi

    gjunjë shkruante diçka. Siç ma merr mendja - vargjet e

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    60/120

    60

    tij. Bile edhe mëngët i kishte përvjelë. Në fund të

    mbështjellëses shkruante: “VËREJTJE: Kemi tekste të

    reja për të interesuarit: J. B, Posta e fundit 91236Dobërdoll”! Por së paku, thashë më vete, së paku të

    kishte telefon dhe t‟i thosha: Zoti t‟i ruajt mendtë.

    Më nxjerr shoku im edhe disa kaseta: shikime të

    këngëtarëve plot mallëngjim, buzëqeshje me dhëmbëtë rrallë, lloj-lloj gjilpërash nëpër kravata, çiftelia dhe

    sintisajzeri YAHAMA në një fotografi, një grup nën

    emrin “IDAR, ADNAN DHE ZILE”, të cilët

    ëndërrojnë të bëhen të famshëm, me plotë reflektorë

    mbi kokë, duke i incizuar disa kamera të MTV-së

    (kështu qëndron në këtë kasetë të çoroditur)…

    I huazova nga shoku im disa kaseta për disa ditë. I

    mora në shtëpi me një ndjenjë turpi se mos më sheh

    ndonjë i njohur, ua nxora mbështjellësit nga plastikët etyre dhe i shtrova mbi tavolinë. U mundova të marr

    sadopak një qëndrim analitik ndaj gjithë asaj që pashë.

    Si rezultat më lindën disa pyetje:

    -A të përligj këtë kiç, këtë antiglamur, këtë narcizëm

    infantil, banalitet, këtë mosnjohje të normave më

    elementare të drejtshkrimit dhe të mjeshtërisë së

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    61/120

    61

    dizajnit, me një shkrim që s‟do ta vlenin këta

    këngëtarë?

    -A janë të vetëdijshëm për “kontributin” e tyre në

    kultivimin e shijes muzikore të masës?

    -A e dinë se masës i duhet prirë në shije e jo t‟i shkosh

    pas?

    -Për gjithë këto plagjiatura dhe “huazime” që i fusin në

    këngë, a e dinë se gjithkund do t‟i ndiqte ligji? (Kanë

    fat se këtu tek ne s‟ka ligj).

    -Heshtja që mbretëron në shtyp, radio dhe TV e tregon

    mjerimin tonë moral, derisa me heshtje po kalojmëmbi të!

    Kësaj anarkie të vlerave që mbretëron në këtë lëmi

    besoj që as një puç ushtarak nuk do t‟ia dilte në krye. E

    të shkruash për secilën kasetë në formë recensioni dotë ishte punë e mundimshme, mbase do të kishin punë

    me atë titullin e librit të Erazmo Roterdamit “Lavdi

    marrisë”.

    Dhe në fund të theksoj se në këtë shkrim, qëllimisht,

    nuk u frenova nga ndjenjat për t‟u kuptuar se sa të

    rrefkëtuar janë dëgjuesit që nëpër biseda shprehin

    keqardhje për një bestardhim të tillë të artit popullor në

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    62/120

    62

    përgjithësi dhe muzikës popullore në veçanti. Me

    keqardhje pohoj se këto kaseta kanë edhe konsumuesit

    e vet.

    Flaka, 1993

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    63/120

    63

    Kështu e do populli!

    Bota nuk shihet, as nuk lexohet por dëgjohet, thotë

    Zhak Atali në librin e tij “Zhurma”. Duke dëgjuar

    muzikën e re popullore apo, siç i themi të

    rikomponuar, që krijohet në Maqedoni, do të kuptojmë

    se ku na çon kjo marri muzikore -kulturore dhe ç‟nambetet të shpresojmë. Deri para një kohe ekzistonte një

    gjysmë - tabu kur bëhej fjalë për muzikën popullore.

    Ishte prezentë një ndjeshmëri ndaj kësaj muzike, ngase

    e merrnim për diçka të shenjtë. Me një heshtje të tillë

    publike është bërë një krim i pavetëdijshëm kulturor,

    ngase e tillë dhe pa kritikë që do ta përcillte iu çel

    rruga keqpërdorimeve. Atëbotë, hiq manipulimet

    politike të disa autorëve nga Shqipëria, muzika

    popullore me anë të mekanizmave institucionalembrohej disi nga jovlera. Historikisht, folklori u bëri

    sfidë mekanizmave institucionale të shkombëtarizimit

    në kohën e perandorisë osmane (kam parasysh gjithë

    veprën e shkruar të I. Kadaresë në këtë drejtim),

    përpiqet t‟i bënte ballë ideologjisë komuniste gjatë

    pesëdhjetë vjetëve të fundit, e cila e përdorte si

    instrument të vetin, ndërsa s‟mundi t‟i bëjë ballë

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    64/120

    64

    demokratizimit! Paradoks ky, por të shpresojmë vetëm

    në këtë “fazë kalimtare…”

    Se në këtë fazë të muzikë popullore të rikomponuar do

    të zënë vend këngët e përkthyera në shqipe të një

    këngëtareje serbe nuk na merrte mendja, por këtë e

    bënë “kompozitorët” e rinj. Jam i vetëdijshëm për

    sintezat e mundshme muzikore në këtë trevë, kundeshen disa kultura të ndryshme dhe të moçme

    popullore, por që këngë të tëra turke, serbe, rome,

    greke, arabe… do të përkthehen fjalë për fjalë dhe

    notë për notë në shqipe dhe do të dëgjohen me të

    madhe, madje do të lëshohen nëpër radio dhe TV

    stacione, nuk ka mundur të mendohet.

    Prodhimi i marrëzisë

    Kjo muzikë, duke u zhvilluar në margjinat e realitetit

    kulturor të shqiptarëve në Maqedoni, e përqeshur dhe e

    urryer nga një masë e dëgjuesve dhe fare pak e

    kritikuar në mediat masive, kjo muzikë e rikomponuar

    deri në banalizim, arriti një popullaritet të gjerë tedëgjuesit, ndërsa në tregun e karakterit oriental

    (“pazari”) gjeti format e përshtatshme të krijimit dhe të

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    65/120

    65

    plasimit, duke formuar një rreth që ia nis te

    “menaxherët” dhe përmbyllet me blerësin.

    Në rolin e menaxherit zakonisht paraqiten pronarët e

    ndonjë qoshku të shitjes së kasetave, i cili në ndërkohë

    edhe ka regjistruar firmën për editimin e kasetave.

    Rrethi vazhdon me gjetjen e këngëtarit apo këngëtares,

    ndërsa suksesi është i garantuar nëse gjeni dy motra(motra Hashani, Mustafa, Kryeziu…), të cilave pastaj

    u caktohet “imixhi” (dominon gardëroba e importuar

    nga tregu më i lirë turk). Pason sigurimi i teksteve që

    bëhen kryesisht nga vetë këngëtarët, dhe disa “maqina

    për tekste”. Në këto tekste që për temë kryesisht kanë

    dashurinë, dominon fryma orientale dhe në trend janë

    këngët që kanë emra femrash (Sahide, Ferdes, Habibe,

    Zejnep, Xhonja…). Një trend të tillë të emërimit hasim

    edhe te disa këngëtare kosovare të LABIAS (Fatime,

    Hatixhe, Osman…). Këto tekste janë përplot folje, deri

    në atë masë sa të besosh se i ka shkruar ndonjë nxënës

    i klasës së tretë fillore…

    Hallkë tjetër me rëndësi e këtij zhanri janë

    kompozitorët të cilët rëndom janë instrumentistë të

    mirë dhe këtë kanë arritur ta komercializojnë. Kjo fazë

    zakonisht quhet “hekurosje”, sepse studiot e tyre janë

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    66/120

    66

    moderne dhe të kompjuterizuara. Shpesh herë këtyre

    kompozitorëve u ofrohen demo-incizimet apo në të

    shumtën e rasteve ritmi dhe vija melodike u tregohetme gojë. Një hiperproduksion i tillë nga një

    “kompozitor” ka rezultuar uniformizimin e kësaj

    muzike ngase të gjithë produksionin e kohëve të fundit

    e “komponojnë” tre-katër veta. Incizimi i masterëve

    bëhet kryesisht në studiot e maqedonasve të Shkupit

    (ROS, TRA-LA-LA), ndërsa kasetat shumëzohen

    nëpër shtëpitë e atyre që kanë siguruar magnetofona

    (deka) dhe kanë një nivel të lakmueshëm të

    reprodukimit.

    Pason faza e fundit - shpërndarja, që është

    monopolizuar nga qoshqet e LAHUTA, SONY,

    RINIA… Me ndihmën e këtyre ndërmarrjeve, kjo

    muzikë, në bashkëpunim me ndërmarrjet kosovare, ka

    arritur të plasohet edhe në tregun e Kosovës, ndërsa

    kohëve të fundit edhe në Shqipëri, ku përveç kasetave

    me këngë shqipe eksportohen edhe kasetat me këngë

    serbe (Anqi, Lepa Brena etj.).

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    67/120

    67

    A jemi vërtetë të këtillë?

    Në këtë komplot kulturor, në këtë parakalim shundi

    ndihmesë japin edhe mediat e pavarura që kohëve të

    fundit në Maqedoni mbijnë si kërpudha. Në

    prezantimin vizual prijnë dy TV -stacionet e Tetovës

    (MIFI dhe TV SUPERI), ndërsa eterin e ngarkojnë

    edhe radiostacionet lokale të çdo qyteti në Maqedoni.Tërë kjo s‟është një trend muzikor, por një makineri

    për prodhimin e“iluzioneve” dhe parave.

    Këngëtarët dhe këngëtaret e muzikës së rikomponuar,

    duke njohur rrethanat sociale të shqiptarëve nëMaqedoni, janë shndërruar në “modele simulative”

    (Zh. Bodriar) që i paraprinë jetës reale, pasi që tirazhi i

    madh i kasetave (një këngëtar anonim si F. Atipi ka

    shitur mbi dhjetë mijë kaseta) të nxitë të besosh se të

    rinjtë identifikohen me këto “modele”.

    Me shthurjen e Jugosllavisë dhe me rrezikimin fizik të

    jetës së tyre, shumë shqiptarë të Maqedonisë u kthyen

    në vendlindje. Është e natyrshme që pas një kohe të

    ndiejnë nevojë për atë muzikë. Mirëpo, në ndërkohëmuzika popullore serbe fitoi kuptimin pezhorativ te

    shqiptarët, ndërsa të kënduarit apo të dëgjuarit e

    muzikës serbe merrej si njëfarë tradhtie. Të prirë nga

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    68/120

    68

    ndjenja e fajit dhe të shtyrë nga nostalgjia, u zbulua

    formula alkimike: muzika serbe me fjalë shqipe. Kjo

    garanton sukses.

    Gjithë këtë rashomoniadë muzikore që e karakterizon

    shundi më i keq, antiglamuri, inflantilizmi,

    narcisizmi… besoj që as një puç ushtarak nuk do të

    mund ta ndalte. Me formimin e ndonjë komisioni përtatim të shundit, sasi e këtyre kasetave do të

    zvogëlohej e në këto kushte kjo ka pak gjasa.

    Për fund, s‟ka si të mos parafrazohet Bodriari;

    “Deznilendi ekziston për të fshehur se e tërë Amerika

    është Diznilend”, ndërsa te ne kasetat me muzikë të

    rikomponuar ekzistojnë për të zbuluar realitetin tonë

    kulturor.

    Zëri, 1996

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    69/120

    69

    Kultura “jonë”

    Inflacioni muzikor dhe terapia

    Deri para tre-katër vjetëve ekzistonte një gjysëm tabu

    kur bëhej fjalë për muzikën popullore. Të gjithë ishim

    të ndjeshëm ndaj kësaj muzike ngase e merrnim për

    diçka të shenjtë, pasi në një masë ishte edhe e ndaluar.

    Mbase një heshtje e tillë publike ua hapi rrugën

    keqpërdorimeve në muzikë. Në atë kohë, hiq disa

    lajthitje politike nga ana e solistëve në Shqipëri,muzika popullore ishte një kështjellë e pamposhtur.

    Sot gjylet e kiçit dhe jovlerës përplasen në muret e saj

    shekullore, që as gjylet e robërimit shekullor turk nuk

    ia dërmuan muret sa tash ca gjyle të përçudshme serbo-

    rome-greke.

    Që të ndërlidhem me këtë, dua të them një mendim,

    qoftë edhe i gabuar, gjë që edhe dëshiroj të jetë:

    muzikës sonë i duhet censurë (vërtetë fjala tingëllon

    keq për ne që kemi pasur probleme me censurën e cilaka qenë ideologjike e jo profesionale, por e thashë pa

    ndonjë alternativë gjuhësore eufemizimi). Duhet

    mbrojtur arti popullor, ngase të tillë siç e hasim në

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    70/120

    70

    treg, është shndërruar në mall përfitimi, të cilin për një

    grusht parash e shet gjithsecili, duke mos nguruar edhe

    të hedhin firmat lloj - lloj producentësh, redaktorësh,kompozitorësh, recensentësh…

    Kurrë titujt e lartpërmendur nuk kanë qenë kaq të lehtë

    dhe kaq të lirë. Për këtë dukuri në ekonomi ekziston

    termi - inflacion.Të ndërlidhemi me mendimin e lartpërmendur, që

    dëshiroj të jetë i gabuar - censura. Më parë, në

    Produksionin e kasetave të RTP-së, çdo kasetë e re

    duhej t‟i nënshtrohej mbikëqyrjes së redaktorëve të

    ndryshëm që ishin edhe vetë kompozitorë, tekstet i

    kontrollonin shkrimtarët, pastaj në mjetet e mediave

    masive dëgjohej edhe fjala e kritikëve, e me këtë edhe

    u pritej rruga matrapazëve të muzikës popullore.

    Dikush do të thotë se jam anakronik pasi kërkoj kthim prapa. Fjalën censurë e kuptoj si një mekanizëm

    mbrojtës që do t‟i zbulojë vlerat e mirëfillta dhe do të

    ngulfasë shundin si ndërhyrje në vetëdijen e

    perceptuesit. Mekanizmat e tillë duhet të kenë kritere

    të duhura, profesionale, të kenë parasysh vlerën

    universale të muzikës popullore dhe freskimin e tyre

    me elemente të reja të inkorporuara me shije, ngase me

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    71/120

    71

    ndryshimin e kohës, njerëzve dhe ambientit ndryshon

    edhe vetë muzika.

    Pjesë e këtij mekanizmi duhet të jetë edhe

    monopolizimi i industrisë së kasetave.

    Duhet të na shërbejë shembulli i Produksionit të

    kasetave private TVM-së në gjuhën maqedonase, sa i

    përket muzikës zbavitëse, e cila ka formuar njëkontroll të klasifikimit dhe incizimit nga njerëzit

    kompetentë profesionalë.

    Prandaj, edhe muzika popullore maqedonase është më

    pak e bastarduar se muzika popullore shqiptare e trevëssonë (kjo vlen vetëm për tregun e kasetave). Analog

    me këtë, duhet të krijohen kushte pranë programit në

    gjuhën shqipe të Radio Shkupit. Duhet që ky program,

    për nevojat e veta dhe të dëgjuesve, e pse jo edhe të

    konsumatorëve, të nisë incizimin e këngëve dhekasetave me kritere të lartpërmendura.

    Kohëve të fundit u bë edhe riaktivizimi i SHKA-ve të

    dikurshme, që për një kohë të gjatë e mbajtën gjallë

    artin popullor në këto treva shqiptare. Me veshje, mekëngë e me valle i bënë ballë gjenocidit kulturor

    maqedonas. Në këtë fazë, siç janë tash këto SHKA,

    ende i mban elani dhe optimizmi për punë, andaj puna

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    72/120

    72

    e tyre duhet të afirmohet më tepër, koncertet e tyre

    duhet të jenë të vizituar, duhet bërë kërkesa nga

    njerëzit që janë kompetent në pushtet, që puna e tyre tëfinancohet nga buxheti i Ministrisë së Kulturës e cila

    nuk nguron që për trupa të ndryshme teatrore të

    Maqedonisë Lindore të ndajë edhe me miliona denarë.

    Ende këto SHKA janë imune ndaj jovlerave, ngase

    puna e tyre nuk prihet nga përfitimet materiale

    individuale por nga kultivimi i artit popullor, prihen

    nga voluntarizmi e më pak profesionalizmi, por kjo

    edhe kanalizohet disi.

    Më pastaj, në mediat masive duhet të iniciohet

    mendimi dhe kritika profesionale muzikore, qoftë ajo

    popullore apo e rokut. Duhet të organizohen tribuna të

    ndryshme në radio dhe TV, të bisedohet për problemet,

    “Flaka” mund të organizojë tryeza të ndryshme, të

    shkruhen recensione për kasetat e reja…

    Nëse për një kohë nuk pengohen këto përdhunime që i

    bëhen muzikës (në Maqedoni këto përdhunime janë

    më të shpeshta), atëherë ekziston një zgjidhje e

    preferuar në botën perëndimore: dërgimi i artit

    popullor në muze, me një fjalë - konservimi. Këtë

    rrugë tashmë e kemi kaluar kur i dërguam në këtë

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    73/120

    73

    muze veshjet e larmishme popullore, si një pasuri e

    tejkaluar për realitetin, por e vlefshme dhe e

    nevojshme për trashëgiminë dhe kulturën kombëtare.Me këtë do të shijonim artin popullor me gjithë

    madhështinë dhe shkëlqimin e tij që, jo rrallë herë, e ka

    mahnitur edhe botën.

    Flaka, 1995

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    74/120

    74

    Këngët popullore në 220 W

    Koha në të cilën jetojmë s‟mund të thuhet se është

    kohë e përshtatshme që një roker të mos jetë i

    angazhuar. Ai s‟duhet t‟i largohet realitetit, aktual, të

    mos shkëputet nga përditshmëria, nga realiteti, me sa

    mund të flitet në rokënrol për ndonjë realitet. Këtërealitet s‟bën ta përziejmë me atë në art dhe në politikë,

    sepse realiteti i vetëm i rok muzikës është

    drejtpërdrejtshmëria, kontakti që mund të realizohet

    vetëm nëse ai që është në podium ndien dhe mendon

    sikur ai që shkon në atë koncert, apo sikur që e dëgjon

    në kasetë. Edhe pse këto dy veprime janë shqisore, nuk

    mund të krahasohen për nga përjetimi, atëherë, cili

    është pra ky realitet?

    E dimë që rokënroli është muzikë urbane dhe lind nëkëto mjedise. Si fenomen shoqëror i këtij mjedisi është

    tjetërsimi, andaj edhe rok muzika duhet ta reprodukojë

    këtë fenomen. Të rinjtë duhet të identifikohen në mes

    vete, ata ndjenjë protestë ndaj të vjetrës, ndjejnë nevojë

    të shprehen me një gjuhë të re, ndërsa rokeri në këtë

    situatë është ndër të rrallët që ka në dispozicion “mjetet

    e punës”, siç janë gjuha e drejtpësëdrejtë, ritmi i

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    75/120

    75

    shpejtë liria e shfaqjes në skenë gjegjësisht rock-

    koncertin, mjete këto që të riut do t‟i mundësonteqë në

    këtë kohë të vendoste ura komunikimi, të zbrazëvalvulin me presion. Fjala tjetërsim nuk është më fjalë

    që më parë na tingëllonte bukur, sikur jemi në ndonjë

    metropol evropian, por tash është realitet. E për

    ç‟realiteti këndojnë rokerët tanë? Sa mund të jenë

    tekstet e tyre kronikë e kohës në një rreth të caktuar, sa

    janë të liruara nga tradita këto tekste, a janë opozitë e

    hapur e një elitizmi, a e pasqyrojnë jetën, ideologjinë,

    problemet dhe preokupimet e të rinjve me një gjuhë të

    re, siç është edhe vetë kjo muzikë, gjuhën eksplicite, të pangarkuar, gjuhën e drejtpërdrejtë, e herë herë edhe

    gjuhën e rrugës? Sa është kjo gjuhë e gjeneratës së re?

    Jemi dëshmitarë të prezencës së tepërt të folklorit në

    rokënrol. Herë ndeshim elemente të muzikës

    popullore, por më shpesh hasim këngë të tëra të

    përpunuara me instrumente elektrike, gjoja në frymë të

    re. “Asgjë të keqe nuk ka në këtë punë”- do të thoshte

    ndonjë nga lexuesit. Gabim! Nëse u bëhet një vështrim

    retrospektiv këngëve popullore të përpunuara ngagrupet e ndryshme të muzikës rok (pa asnjë përjashtim,

    të gjithë përpunojnë këso këngësh), shohim se me

    përjashtim të dy - tri këngëve, ato kanë një nivel të ulët

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    76/120

    76

    të reprodukimit, pa invencion dhe pa mëshirim në ato

    këngë. Ata i banalizojnë edhe ato këngë që kanë pasur

    një vlerë koherente, të cilat i kemi mbajtur përevergreen.

    Nuk e kuptojnë rokerët se publiku për këtë muzikë

    (populloren) gjendet diku tjetër, e jo atje ku e kërkojnë,

    pasi atje ku e kërkojnë, në mjediset rurale, nevojën emasës për ushqim shpirtëror e kënaq dhe e plotëson

    muzika popullore, dhe as që kanë nevojë për ndonjë

    muzikë të re. U mjafton ajo që e kanë. Mbase në këtë

    fenomen kemi të bëjmë me një kompleks, siç është faji

    për shkëputje nga tradita.

    Vërtet është koha, pasi ekziston komunikimi vizuel me

    Perëndimin përmes MTV-së, që kjo muzikë të rritet

    dhe të piqet. Duhet marrë guxim dhe përgjegjësi për

    t‟u shprehur në emër të atyre që ndjejnë nevojëkomunikimi me këtë muzikë. Vetë koha ofron tema

    dhe dilema të ndryshme që mezi presin të shtjellohen

    ashtu si duhet.

    Dimri kalon. Patën kohë për gjumë, por as zgjimi nuk

    mund të pritet brenda një stine.

    Megjithatë duhet filluar. Kësaj sub-kulture i duhet gjak

    i ri. Pjesa dërmuese e rokerëve sikur s‟mund të gjejë

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    77/120

    77

    alternativa gjuhësore dhe muzikore që njëherësh edhe

    do të mohonin dhe do të injoronin klishetë e

    trashëguara nga muzika e shllagerëve. Niveli i kësajmuzike është nën mesataren e receptuesve. Falë

    gjindshmërisë së tyre kanë dalë në sipërfaqe, apo kanë

    qëndruar më mirë materialisht, ngase rokënroli është

    muzikë e shtrenjtë. Për shembull, një kitarë solide

    “Gibson” kushton dy- tre mijë DEM. Andaj, kjo është

    kohë kur ata që kanë të thonë diç nuk kanë mundësi ta

    bëjnë këtë. Ata janë të detyruar që në rend të parë të

    vënë tekstin komunikativ, i cili dëgjuesit do t‟ia

    tërhiqte vëmendjen nga dobësitë e tjera teknike, siç janë ngjyra e zërit të kitarës, aranzhmani dhe shumë

    salltanete tjera, të cilat në Perëndim janë zhvilluar deri

    ne përkryerje, aq sa shkohet në ekstremin tjetër,

    qëllimisht i iket kësaj përsosmërie (U2, B. Springstin,

    T. Waits, etj).

    Deri atëherë rokerët do të vajtojnë për një zeshkane,

    thuajse shqiptarët janë suedezë ku mbretërojnë biondet,

    ndërsa zeshkanet gjenden rrallë! Mandej -vajtimi?!!!

    Kuja e vazhdueshme e rokerëve. Sipas sasisë së lotëve

    që derdhen nëpër këngë fitohet përshtypja se te ne me

    këtë muzikë merren vetëm fëmijët, adoleshentët.

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    78/120

    78

    S‟ka dyshim se a ka vend për rokenroll në këtë kohë,

    por është diskutabile sa ia del rokenrolli ta gjejë atë.

    Flaka, 1994

  • 8/18/2019 Bardhe e zi

    79/120

    79

    Politika si fodullëk

    Kronikë festive me diell

  • 8/18/2019 Bardhe