barometri kosovar i sigurisË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore rreth...

33
RAPORT NGA QKSS 01/ 2018 Janar 2018 30% 60% 40% 45% 50% 50% BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË EDICIONI I SHTATË 0 20 40 60 80 100 0 50 100 150 200 0 10 20 30 40 50 60 70 80 0 50 100 150 200 30% 60% 40% 45% 50% 50%

Upload: others

Post on 27-Feb-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

RAPORT NGAQKSS 01/2018

Janar 2018

30%

60%

40%

45%

50%

50%

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISËEDICIONI I SHTATË

0

20

40

60

80

100

0

50

100

150

200

0 10 20 30 40 50 60 70 80

0 50 100 150 200

30%

60%

40%

45%

50%

50%

Page 2: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISËEDICIONI I SHTATËJanar 2018

Page 3: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Të drejtat e pronës intelektuale mbrohen me ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në sisteme elektronike apo të transmetohet në çfarëdo forme apo mjeti elektronik, mekanik apo tjetër pa lejen me shkrim të botuesit. Nuk lejohet shfrytëzimi komercial i të gjitha materialeve që botohen nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) pa lejen me shkrim të QKSS-së. Ju lutem kontaktoni në: [email protected] ose +381 38 221 420.

Perceptimet e paraqitura në këtë raport janë përmbledhje e përgjigjeve të nxjerra nga të anketuarit dhe ai vetëm demonstron mënyrën se si njerëzit i perceptojnë institucionet. Raporti në asnjë mënyrë nuk paraqet ndonjë vlerësim përfundimtar të cilësisë së punës së institucioneve të përfshira në këtë studim. Ai do të shërbejë si instrument për to në adresimin e mangësive të mundshme, por edhe si tregues i efektivitetit të komunikimit të tyre me qytetarët. Pikëpamjet e paraqitura në këtë raport janë perceptime të të anketuarve dhe nuk paraqesin domosdoshmërish pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

Mendimet e shprehura në këtë raport nuk paraqesin domosdoshmërish pikëpamjet e fondacionit Ndihma Kombëtare për Demokraci (NED)

Autor dhe Metedolog: Mentor Vrajolli, Senior Researcher

Rishikimi i Brendshëm: Dr. Florian Qehaja

Rishikimi i Jashtëm: Garentina Kraja

Page 4: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

MIRËNJOHJE:

QKSS dëshiron t’iu shpreh mirënjohje të veçantë anëtarëve të ekipit për kontributin e tyre të çmuar në hulumtimin në terren. Ekipi i BKS 2017 përbëhej nga:

KOORDINATORË E PROGRAMITMentor VrajolliTringa Naka

VERIFIKIMI I CILËSISËRudinë Jakupi

FUTJA E TË DHËNAVEDonika MarkuDhurata FazliuEdmonda Gjota

TRAJNERËT E HULUMTUESVE NË TERRENDonika EminiSkender Perteshi

KOORDINATORËT E HULUMTIMIT NË TERRENVesë KelmendiTaulant BoshnjakuArife MujiAndi Emini

HULUMTUESIT NË TERRENAndrra Perjuci, Arian Mavriqi, Arlind Alidema, Atdhe Zenuni, Bardh Bucolli, Bardh Krasniqi, Besarta Hajdini, Blerta Krasniqi, Diellza Kosumi, Driton Muhaxheri, Elona Krasniqi, Erna Buçaj, Hana Potera, Hazir Curraj, Ibrahim Murati, Ilire Bejtullahu, Jeta Ademaj, Leu-trim Ramadanaj, Marigona Dubovci, Orbis Rexha, Shpat Balaj, Valmire Imeri & Zamira Ajeti

4

Page 5: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

............................................................................................................................................

..................................................................................................

MIRËNJOHJE

LISTA E SHKURTESAVE

GJETJET KRYESORE TË BAROMETRIT KOSOVAR TË SIGURISË

KAPITULLI 1:

1. BKS 2017: BESIMI NDAJ INSTITUCIONEVE TË SIGURISË DHE DREJTËSISË 1.1 BESIMI NDAJ INSTITUCIONEVE TË SIGURISË

1.2 BESIMI NDAJ INSTITUCIONEVE TË DREJTËSISË

1.3 BESIMI NDAJ INSTITUCIONEVE QENDRORE DHE LOKALE

1.4 BESIMI NDAJ INSTITUCIONEVE NDËRKOMBËTARE

KAPITULLI 2:

1. BKS 2017: KËRCËNIMET KRYESORE TË BRENDSHME DHE TË JASHTME SIÇ PERCEPTOHEN NGA QYTETARËT E KOSOVËS

2.1 ANALIZIMI I PERCEPTIMEVE TË RREZIQEVE DHE KËRCËNIMEVE PËRMES SHPËRNDARJES GJEOGRAFIKE

2.2 ANALIZIMI I PERCEPTIMEVE TË RREZIQEVE DHE KËRCËNIMEVE BAZUAR NË PËRKATËSINË ETNIKE, GJININË DHE MOSHËN E TË ANKETUARVE

.................................................................................................................................

....................................................................................................................

..........................................................................................

...........................................................................................................

...........................................................................................................................

................................................................................................

..................................................................................................................

.............................................................................................................................................

..........

.....................................................................................................

5

TABELA E PËRMBAJTJES

.............................................................................................................................................

.......................................................................................................................

....................................................................

...............................................................................................

.......................................................

.......................................

.........................................

.........................................

........................................................................................................................

4

6

8

10

10

12

13

18

22

24

24

26

29

............

Page 6: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

LISTA E SHKURTESAVE

KK Kuvendi i Kosovës

CSDP Politika e Përbashkët për Mbrojtje dhe Siguri

BE Bashkimi Evropian

EULEX Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë

QK Qeveria e Kosovës

FAK Forcat e Armatosura të Kosovës

QKSS Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

KFOR Forca e NATO-s në Kosovë

AKI Agjencia e Kosovës për Inteligjencë

PK Policia e Kosovës

BKS Barometri Kosovar i Sigurisë

FSK Forca e Sigurisë së Kosovës

NATO Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior

NED Ndihma Kombëtare për Demokraci

RAE Romë, Ashkali dhe Egjiptas

6

Page 7: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

35%

ÇKA ËSHTË BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË?

Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është një program specifik i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) i krijuar në shtator të vitit 2012. Fokusi i tij primar është që të mat besimin e publikut ndaj institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë si dhe të mat perceptimin e qytet-arëve lidhur me kërcënimet e brendshme dhe të jashtme që i kanosen Kosovës. BKS është aktiviteti i parë dhe më i madhi i këtij lloji i dizajnuar, zbatuar dhe komunikuar nga një forum lokal në Kosovë. Ajo që e bën unik BKS-në në Kosovë është neutraliteti i tij politik. Si një forum i pavarur, QKSS nuk ka kufizime politike në komunikimin e çfarëdo gjetjeje dhe mesazhi të hulumtimit. BKS është një kombinim i metodave cilësore dhe sasiore që ofrojnë rezultate objektive dhe të besueshme. Të dhënat e tij mblidhen përmes intervistave personale me të anketuarit e përzgjedhur në mënyrë të rastësishme që zhvillohen nga hulumtuesit e QKSS-së në terren anembanë Kosovës. Pyetësori i QKSS-së përbëhej kryesisht nga pyetje të mbyllura në formë të Shkallës pesë-pikëshe të Likertit, që pasoheshin me disa pyetje të hapura që u mundësonin të anketuarve të japin mendimet e tyre pa u dhënë opsione të paracaktuara të përgjigjeve. Ekipet e QKSS-së prej 22 hulumtuesve në terren e bën caktimin e mostrës, pilotimin dhe intervistat. Mostra në nivel vendi nga të cilat u nxor ky hulumtim përfshinte 1,125 familje, duke përfshirë një mostër përfaqësuese të popullsisë mbi moshën 18 vjeçe në Kosovë.

Përkatësia etnike e personave të intervistuar ishte: 90 për qind shqiptarë të Kosovës, 7 për qind serbë dhe 3 për qind të tjerë(turq, boshnjakë,

romë, ashkali, egjiptas, goranë, kroatë dhe malazez), që reflektonin përbërjen etnike të Kosovës. Korniza e mostrës bazohej në zona sipas kodeve hyrëse telefonike dhe si e tillë përfshinte këto tetë rajone: Ferizajn, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën Jugore, Mitrovicën Veriore, Pejën, Prishtinën dhe Priz-renin. Faza e parë e grupimit gjeografik bazohej në Raportin e Regjistrimit të Popullsisë 2012. Faza e dytë përfshinte grupimin e mostrave për zona komunale me mostër të stratifikuar rurale/urbane sipas numrit të familjeve. Faza e fundit u zhvillua sipas metodës së caktimit të rastësishëm të mostrës duke përdorur ‘metodën e ditëlindjes’ më të afërt. Caktimi i rastësishëm i mostrës siguron që secili banor i Kosovës të ketë gjasë të barabartë që të zgjidhet për intervistë. Me mostrën e zgjedhur për këtë studim, rezultatet e anketës pasqyrojnë trendët e qëndrimeve dhe perceptimeve në mesin e tërë popullsisë së rritur të Kosovës në përgjithësi. Margjina e gabimit është 3 për qind me interval të besueshmërisë prej 95 përqind. Një intervistë testuese u zhvillua kah mesi i muajit shtator 2017 për të testuar sa është i plotë pyetësori para fillimit të punës në terren. Ekipi hulumtues pastaj raportoi se intervista testuese ishte e suksesshme dhe se nuk ishin hasur probleme me instrumentin testues. Të gjitha intervistat u kryen prej 5 deri më 11 tetor 2017. Të dhënat u përpunuan dhe analizuan duke përdorur softuerin SPSS. Perceptimet e paraqitura në këtë raport janë përmbledhje e informa-cioneve të marra nga të anketuarit dhe ai demonstron se si njerëzit i perceptojnë institucionet kosovare.

7

Page 8: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

GJETJET KRYESORE TË BAROMETRIT KOSOVAR TË SIGURISË

Edicioni 2017 i raportit të BKS-së përbëhet nga dy kapituj kryesorë:

Kapitulli i parë e mat besimin e qytetarëve ndaj institucioneve koso-vare të sigurisë dhe drejtësisë.

Kapitulli i dytë i mat perceptimet e qytetarëve për rreziqet dhe kërcënimet kryesore.

Të dhënat në kapitullin e parë tregojnë se:

Institucioneve të sigurisë u besohet shumë më shumë se insti-tucioneve të zgjedhura demokratike.

Besimi i qytetarëve ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës është rritur dukshëm gjatë 12 muajve të kaluar.

Besimi në institucionet e drejtësisë në Kosovë, në Kuvendin e Kosovës, në Qeveri dhe në institucionet komunale mbetet i ulët, i krahasueshëm me atë të para 12 muajve.

Besimi i qytetarëve në EULEX vazhdon të mbetet shumë i ulët kraha-suar me KFOR-in, i cili radhitet si institucioni i dytë më i besueshëm në Kosovë.

Në përgjithësi, të anketuarit nga zonat rurale duket se u besojnë pak më shumë institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, krahasuar me ata nga qendrat urbane.

Në përgjithësi, të anketuarit nga rajoni i Mitrovicës Jugore shfaqin besim më të madh në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, krahasu-ar me katër komunat veriore të dominuara nga serbët që kanë shpre-hur nivel shumë të ulët të besimit.

Rezultatet e përgjithshme tregojnë se komuniteti serb në përg-jithësi vazhdon të ketë më pak besim në të gjitha institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë. Megjithatë, kjo është më e dukshme në 4 komunat në veri të Kosovës.

Gratë duket se kanë më shumë besim në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë se sa burrat. Kjo ishte veçanërisht evidente për institucionet e sundimit të ligjit (policinë, prokurorinë dhe gjykatat).

Gjeneratat më të vjetra u besojnë institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë më shumë se gjeneratat e reja.

Të dhënat nga kapitulli i dytë tregojnë seSfidat dhe kërcënimet kryesore të identifikuara nga të anketuarit ishin ato që kishin të bënin me: gjendjen socio-ekonomike, tensionet politike, tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë, krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe papunësinë si kërcënime shumë serioze. Rreth 3/4 e të anketuarve konsiderojnë se destabilizimi në pjesën veriore, konfrontimet politike dhe ekstremizmi i dhun-shëm gjithashtu paraqesin një kërcënim serioz. Kërcënimet e perceptuara më së paku ishin rreziqet nga fatkeqësitë natyrore. Të anketuarit në zonat urbane ishin më të brengosur se ata në zonat rurale. Të anketuarit nga rajoni i Mitrovicës Veriore duket se ishin më pak të shqetësuar nga rreziqet dhe kërcënimet që i kanosen Kosovës, krahasuar me të anketuarit nga komunat e tjera të Kosovës;

8

Page 9: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Të drejtat e pronës intelektuale mbrohen me ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në sisteme elektronike apo të transmetohet në çfarëdo forme apo mjeti elektronik, mekanik apo tjetër pa lejen me shkrim të botuesit. Nuk lejohet shfrytëzimi komercial i të gjitha materialeve që botohen nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) pa lejen me shkrim të QKSS-së. Ju lutem kontaktoni në: [email protected] ose +381 38 221 420.

Perceptimet e paraqitura në këtë raport janë përmbledhje e përgjigjeve të nxjerra nga të anketuarit dhe ai vetëm demonstron mënyrën se si njerëzit i perceptojnë institucionet. Raporti në asnjë mënyrë nuk paraqet ndonjë vlerësim përfundimtar të cilësisë së punës së institucioneve të përfshira në këtë studim. Ai do të shërbejë si instrument për to në adresimin e mangësive të mundshme, por edhe si tregues i efektivitetit të komunikimit të tyre me qytetarët. Pikëpamjet e paraqitura në këtë raport janë perceptime të të anketuarve dhe nuk paraqesin domosdoshmërish pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

Mendimet e shprehura në këtë raport nuk paraqesin domosdoshmërish pikëpamjet e fondacionit Ndihma Kombëtare për Demokraci (NED)

Perimetri i sigurisë tregon se shumica e të anketuarve ndjehen më të sigurt në shtëpi ose në lagjet e mbyllura krahasuar me fshatin/qytetin ose Kosovën në përgjithësi, duke treguar kështu më shumë një pasiguri (paqa-rtësi) të qytetarëve rreth sigurisë afatgjate se sa ngritjen e ndonjë shqetësi-mi të madh lidhur me sigurinë e tyre personale. Të dhënat tregojnë se serbët e Kosovës ndjehen më pak të kërcënuar nga të gjitha kërcënimet e matura të sigurisë kombëtare krahasuar me shqiptarët e Kosovës. Në fund, gratë dhe të anketuarit më të vjetër se 35 vjeç ndjeheshin më të merakosur për rreziqet dhe kërcënimet e matura krahasuar me të anketuarit meshkuj ose më të rinj.

9

Page 10: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe
Page 11: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

1.BKS 2017: BESIMI NDAJ INSTITUCIONEVE TË SIGURISË DHE DREJTËSISË

Barometri Kosovar i Sigurisë e mat besimin e qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve kryesore të sigurisë dhe drejtësisë në vend. QKSS përpiqet të mat besimin për faktin se besimi është treguesi më adekuat për të matur dhe vlerësuar ndikimin e përgjithshëm të performancës së insti-tucioneve kosovare të sigurisë dhe drejtësisë. Përveç kësaj, besimi është një masë e rëndësishme për të matur (pa)kënaqësinë e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës. Ai mat nivelin e kënaqshmërisë së qytetarëve me performancën e institucioneve qeveritare qendrore dhe komunale. Besimi pasqyron nivelin e kënaqshmërisë së qytetarëve me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur qendrorë dhe komunalë si dhe me elitën e përgjithshme politike në Kosovë. Duhet theksuar se niveli i besimit ose mosbesimit ndaj disa institucioneve ose sektorëve nuk është gjithmonë i bazuar në cilësinë e performancës ose në mungesën e saj. Megjithatë, siç do të sqarohet në pjesë të ndryshme të këtij raporti, shumë shpesh niveli i besimit ose mosbesimit ndaj institucioneve ose sektorëve bazohet në performancën e dobët të perceptuar të qeverisë dhe në mungesën e llogaridhënies së elitave politike.Në total, ky edicion i hulumtimit të BKS-së e ka matur besimin e qytetarëve në 10 institucione kyçe të sigurisë dhe drejtësisë. Në këtë listë bëjnë pjesë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës (PK), Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI), Prokuroria e Shtetit, Gjykatat, Kuvendi i Kosovës (Kuvendi), Qeveria e Kosovës (QK), Komunat, Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Raporti i kategorizon këto institucione në këto katër grupe: Institucionet e sigurisë (FSK, PK dhe AKI) Institucionet e drejtësisë (Prokuroria dhe Gjykata) Institucionet e zgjedhura (Kuvendi, QK dhe Komunat) Institucionet ndërkombëtare (KFOR dhe EULEX)Në përgjithësi, hulumtimi ka identifikuar se qytetarët e Kosovës i besojnë shumë më tepër institucioneve të sigurisë (vendore dhe ndërkombëtare) se sa institucioneve të drejtësisë ose qeverisë dhe institucioneve të tjera të zgjedhura me votë. Interpretimi i rezultateve është i dyfishtë: 1) se sektorët e tjerë në Kosovë janë duke performuar dobët; 2) qytetarët vazhdojnë të bazohen së tepërmi në institucionet e sigurisë, gjetje kjo që nënvizon ndjenjën e pasigurisë tek ata.

I CLO EP

OS VO OK

KAPITULLI 1

10

Logot e institucioneve kyçe të matura nga hulumtimi i BKS-së

Page 12: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

FSK PK AKI Prokuroria Gjykatat Kuvendi Qeveria Komunat KFOR EULEX

78%

11%

61%

16%

22%

37%

29%

40%

25%

47%

12%

66%

14%

65%

37%

36%

66%

14%

24%

46%

Besimi i lëkundshëm i qytetarëve për institucionet kosovare të zgjedhura në mënyrë demokratike është problemi më i madh i identifikuar në këtë hulumtim. Përkundër krijimit të kohëve të fundit të kuvendit dhe qeverisë për mandatin aktual, qytetarët vazhdojnë të kenë dyshime për këto institucione. Ngjashëm, rezultatet ishin po aq pesimiste edhe për institucionet e drejtësisë. Rreth 3/4 e të anketuarve nuk i besojnë prokurorisë, gjykatave ose EULEX-it. Figura më poshtë paraqet një diagnozë të gjerë: Rezultatet e saj nuk sqarojnë në detaje se cilat janë motivet që kanë ndikuar në besimin e qytetarëve në insti-tucionet e sigurisë dhe drejtësisë. Prapëseprapë, këto rezultate lënë një varg pikëpyetjesh:

Pse institucionet e sektorit të sigurisë janë më të besueshme se sa ato të sektorëve të tjerë. Kush iu beson më së shumti këtyre institucioneve?Në çfarë zonash apo në cilat rajone jetojnë ata?

Cila është përkatësia e tyre etnike, mosha ose gjinia si dhe informaci-one të tjera të rëndësishme që na mundësojnë të sqarojmë motivet e të anketuarve për qëndrimet që kanë?

Për të sqaruar enigmën se çka i ka shndërruar institucionet kosovare të sigurisë dhe drejtësisë në institucionet më të besueshme, përkatësisht institucione që u besohet më së paku, kapitulli në vazhdim do të analizojë secilin grup të institucioneve të lartcekura në seksionet të veçanta më poshtë. Raporti do të ofrojë të dhëna të krahasueshme përveç interpre-timit të përgjithshëm të të dhënave të cilat i mundësojnë audiencës të ketë një pasqyrë më të mirë lidhur me besimin e qytetarëve në institucio-net e sigurisë dhe drejtësisë. Respektivisht, analizimi i rezultateve rreth besimit bazuar në zona dhe rajone specifike, në përkatësinë etnike, gjininë, grupmoshën, si dhe të dhënat e tjera plotësuese lidhur me të anketuarit, do t’i mundësojë audiencës që të eksplorojë më tej arsyeshmërinë e qytetarëve të Kosovës lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe drejtësinë.

I BESOJ NUK I BESOJ

11

Figura1: Besueshmëria në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë

Page 13: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Institucionet e sigurisë vazhdojnë të mbesin më të besueshmet në Kosovë. Rezul-tatet e edicionit të vitit 2017 të hulumtimit BKS tregojnë se gjatë vitit ka pasur një rritje të besimit të qytetarëve në institucionet kosovare të sigurisë. Kjo veçanërisht vlen për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policinë e Kosovës (PK). Të dhënat nga ky hulumtim tregojnë se rreth 78 për qind e të anketuarve i besojnë FSK-së, një rritje prej 10 pikë të përqindjes krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (BKS2016). Kjo tregon se gjatë vitit 2017 FSK jo vetëm që ka vazhduar të mbetet institucioni më i besueshëm në Kosovë por edhe ka shënuar përqindjen më të lartë të besimit të regjistruar gjatë 7 edicioneve të hulumtimit BKS. Janë regjistruar edhe trende pozitive të besimit të qytetarëve ndaj PK-së. Këtë vit 61 për qind e të anketuarve i besojnë PK-së. Ky rezultat paraqet rritje prej pesë pikë të përqindjes krahasuar me një vit më parë. Si e tillë, PK është rikonfirmuar në pozitën e saj si një ndër institucionet më të besueshme në Kosovë si dhe një ndër institucionet më të besueshme të policisë në rajon e me gjerë.

Ky edicion i BKS-së ka shënuar nivelin më të lartë të besimit të qytetarëve ndaj PK-së të regjistruar gjatë shtatë edicioneve të këtij hulumtimi. Në anën tjetër, Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) gjatë vitit 2017 vazhdon të mbetet më pak e besueshme nga qytetarët e Kosovës krahasuar me insti-tucionet e tjera të sigurisë. Në këtë edicion, vetëm rreth 22 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se i besojnë këtij institucioni. Megjithatë, krahasuar me vitet e mëhershme, AKI kishte një trend pozitiv të besimit. Këtë vit, besimi i të anketuarve ndaj AKI-së ishte 5 pikë të përqindjes më i lartë krahasuar me një vit më parë. Këto rezultate tregojnë se në vitin 2017, qytetarët e Kosovës janë mbështetur më shumë në institucionet e sigurisë se sa në vitet e mëhershme. Motivet për një trend të tillë, megjithatë, mbesin të paqarta. Për të hulumtuar më tej këto rezultate është përdorur metoda e krahasimit të të të dhënave.

1.1. BESIMI NDAJ INSTITUCIONEVE TË SIGURISË

Besim

i ndaj AKI

8% 22% 33% 37% 2% 78% 10% 11% 1% 61% 22% 16%

Besim

i ndaj FSK

Besim

i ndaj KP

Figura 1.1: Besimi i qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë (BKS2017)

12

Nuk e di I besoj Deri dikun Nuk i besoj

Page 14: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Edicioni 2017 i raportit të BKS-së përbëhet nga dy kapituj kryesorë:

Kapitulli i parë e mat besimin e qytetarëve ndaj institucioneve koso-vare të sigurisë dhe drejtësisë.

Kapitulli i dytë i mat perceptimet e qytetarëve për rreziqet dhe kërcënimet kryesore.

Të dhënat në kapitullin e parë tregojnë se:

Institucioneve të sigurisë u besohet shumë më shumë se insti-tucioneve të zgjedhura demokratike.

Besimi i qytetarëve ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës është rritur dukshëm gjatë 12 muajve të kaluar.

Besimi në institucionet e drejtësisë në Kosovë, në Kuvendin e Kosovës, në Qeveri dhe në institucionet komunale mbetet i ulët, i krahasueshëm me atë të para 12 muajve.

Besimi i qytetarëve në EULEX vazhdon të mbetet shumë i ulët kraha-suar me KFOR-in, i cili radhitet si institucioni i dytë më i besueshëm në Kosovë.

Në përgjithësi, të anketuarit nga zonat rurale duket se u besojnë pak më shumë institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, krahasuar me ata nga qendrat urbane.

Në përgjithësi, të anketuarit nga rajoni i Mitrovicës Jugore shfaqin besim më të madh në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, krahasu-ar me katër komunat veriore të dominuara nga serbët që kanë shpre-hur nivel shumë të ulët të besimit.

Rezultatet e përgjithshme tregojnë se komuniteti serb në përg-jithësi vazhdon të ketë më pak besim në të gjitha institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë. Megjithatë, kjo është më e dukshme në 4 komunat në veri të Kosovës.

Gratë duket se kanë më shumë besim në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë se sa burrat. Kjo ishte veçanërisht evidente për institucionet e sundimit të ligjit (policinë, prokurorinë dhe gjykatat).

Gjeneratat më të vjetra u besojnë institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë më shumë se gjeneratat e reja.

Të dhënat nga kapitulli i dytë tregojnë seSfidat dhe kërcënimet kryesore të identifikuara nga të anketuarit ishin ato që kishin të bënin me: gjendjen socio-ekonomike, tensionet politike, tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë, krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe papunësinë si kërcënime shumë serioze. Rreth 3/4 e të anketuarve konsiderojnë se destabilizimi në pjesën veriore, konfrontimet politike dhe ekstremizmi i dhun-shëm gjithashtu paraqesin një kërcënim serioz. Kërcënimet e perceptuara më së paku ishin rreziqet nga fatkeqësitë natyrore. Të anketuarit në zonat urbane ishin më të brengosur se ata në zonat rurale. Të anketuarit nga rajoni i Mitrovicës Veriore duket se ishin më pak të shqetësuar nga rreziqet dhe kërcënimet që i kanosen Kosovës, krahasuar me të anketuarit nga komunat e tjera të Kosovës;

Sidoqoftë, perceptimet e të anketuarve ndaj institucioneve të sigurisë nuk mund të jenë krejtësisht të bazuara në rritjen e transparencës së tyre ose në përmirë-simin e performancës së tyre. Shumica e të anketuarve të intervistuar e kanë pranuar se ata e kuptojnë fare pak se si funksionojnë përbrenda institucionet e lartcekura. Janë disa sqarime që mund të kenë ndikuar në qëndrimet e të anketuarve ndaj institucioneve të sigurisë. Një supozim i besueshëm është krahasimi i insti-tucioneve të sigurisë me institucionet që performojnë më dobët, siç janë qeveria dhe gjyqësori. Meqë BKS është hulumtim gjithëpërfshirës ai na mundëson të analizojmë të dhënat nga disa këndvështrime. Rrjedhimisht, kjo na ka mundësuar që të kemi një pasqyrë gjithëpërfshirëse lidhur me atë se çka i ka bërë qytetarët e Kosovës t’iu besojnë institucioneve të sigurisë më shumë se institucioneve të tjera në Kosovë.

Ne kemi vlerësuar të dhëna të ndryshme gjeografike dhe demografike të prodhuara nga hulumtimi i BKS-së për të krijuar nëngrupe të rezultateve kryesore. Nga këndvështrimi gjeografik, rezultatet kanë treguar se të anketuarit në zonat rurale iu besojnë më shumë institucioneve të sigurisë se ata në zonat urbane. Kjo është një gjetje kundër-intuitive duke marrë parasysh pritjen se niveli i besimit është dashur të jetë më i lartë në zonat urbane ku shërbimet e sigurisë janë më të pranishme se sa në zonat rurale. Dallimet kryesore janë vërejtur më së miri në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës. Siç pritet, në rajonin e Mitrovicës Jugore besimi ndaj insti-tucioneve të sigurisë ishte më i larti në Kosovë, përderisa në komunën e sapokrijuar me shumicë serbe të Mitrovicës Veriore një besim i tillë ishte më i ulëti.

Rubrika 1.1.1 Rural Urban

Përqindja e besimit të të anketuarve ndaj FSK-së sipas rajoneve: Prishtinë 84%; Mitrovicë Jugore 86%; Pejë 83%; Prizren 77%; Ferizaj 79%; Gjilan 71%; Gjakovë 80%; Mitrovicë Veriore 2%;

Përqindja e mosbesimit të të anketu-arve ndaj FSK-së sipas rajoneve: Prishtinë 6%; Mitrovicë Jugore 4%; Pejë 7%; Prizren 12%; Ferizaj 10%; Gjilan 13%; Gjakovë 8%; Mitrovicë Veriore 66%;

Rubrika 1.1.2 Besimi ndaj institucioneve të sigurisë shikuar nga perspektiva rajonale

FSK

Përafërsisht 3 në 4 të anketuar të intervistuar (78%) nga zonat rurale dhe urbane i besojnë FSK-së.

Përafërsisht 2 në 3 (64%) të anketuar nga zonat rurale i besojnë PK-së krahasuar me 3 në 5 (59%) të anketuar nga zonat urbane.

Rreth 1 në 3 (12%) të anketuar nga zonat rurale deklaruan se i besojnë AKI-së krahasuar me 1 në 6 (18%) të atyre në zonat urbane.

Përqindja e besimit të të anketu-arve ndaj PK-së sipas rajoneve: Prishtinë 64%; Mitrovicë Jugore 78%; Pejë 63%; Prizren 61%; Ferizaj 57%; Gjilan 57%; Gjakovë 63%; Mitrovicë Veriore 10%;

Përqindja e mosbesimit të të anketuarve ndaj PK-së sipas rajoneve: Prishtinë 15%; Mitrovicë Jugore 12%; Pejë 16%; Prizren 14%; Ferizaj 21%; Gjilan 13%; Gjakovë 10%; Mitrovicë Veriore 56%;

PK AKI

Përqindja e besimit të të anketuarve ndaj AKI-së sipas rajoneve: Prishtinë 25%; Mitrovicë Jugore 25%; Pejë 29%; Prizren 20%; Ferizaj 19%; Gjilan 20%; Gjakovë 25%; Mitrovicë Veriore 0%;

Përqindja e mosbesimit të të anketuarve ndaj AKI-së sipas rajoneve: Prishtinë 34%; Mitrovicë Jugore 37%; Pejë 33%; Prizren 38%; Ferizaj 45%; Gjilan 37%; Gjakovë 35%; Mitrovicë Veriore 44%;

13

Page 15: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Këto rezultate tregojnë se ka një ndërlidhje ndërmjet marrëdhënieve ndëretnike dhe besimit ndaj institucioneve të sigurisë. Përgjigjet e të anketuarve serbë të Kosovës në hulumtimin e BKS-së e vërtetojnë këtë. Ata që jetojnë në Mitrovicën Veriore hezitonin më shumë që t’iu besojnë institucioneve kosovare të sigurisë, derisa ata që jetojnë në zonat e tjera ishin shumë më të balancuar. Megjithatë në zonat e tjera në Kosovë rezultatet e përgjithshme kanë treguar se të anketu-arit nga shumica shqiptare e Kosovës dhe pakicat e tjera vazhdojnë të kenë më shumë besim në institucionet kosovare të sigurisë se sa të anketuarit serbë. Në fund, raporti ka analizuar besimin në këto institucione edhe nga perspektiva e gjinisë dhe moshës së të anketuarve. Në këtë rast, rezultati ka dëshmuar se edhe gratë edhe burrat i kanë preferencat e tyre lidhur me institucionet kosova-re të sigurisë:

Të anketuarit meshkuj ishin më të predispozuar t’i besonin FSK-së se sa gratë.

Gratë ishin pak më shumë të predispozuara t’i besonin PK-së dhe AKI-së krahasuar me burrat.

Megjithatë, përkundër dallimit të vogël, rezultati prapëseprapë tregon se gratë në Kosovë ndjehen më pak të sigurta krahasuar me burrat prandaj edhe kanë më shumë besim në Policinë e Kosovës. Burrat duket se janë më të informuar për zhvillimet kryesore në sigurinë kombëtare krahasuar me gratë, dhe kjo mund të shpjegojë besimin që e kanë ndaj FSK-së. BKS ka vërejtur disa dallime në nivelet e besimit ndërmjet gjeneratave. Të anketuarit e moshës 35 vjeçe ose më të re i besojnë institucioneve të sigurisë shumë më shumë ata që janë më të vjetër. Ky dallim ishte një ndryshim mbi 10 pikë të përqindjes në mes të FSK-së dhe PK-së, ndërsa për AKI-në ky dallim ishte relativisht më i vogël.

26%

Rubrika 1.1.5 Besimi bazuar në grupmoshëRubrika 1.1.4 Besimi bazuar në gjiniRubrika 1.1.3 Besimi bazuar në përkatësinë etnike

Pak më shumë se 3 në 4 (76%) të anketuara (femra) i besonin FSK-së krahasuar me 4 në 5 (79%) të anketuar meshkuj

Rreth 2 në 3 (64%) të anketuara (femra) i besonin PK-së krahasuar me 3 në 5 (59%) të anketuar meshkuj

Përafërsisht 1 në 7 (15%) të anketuara (femra) i besonin PK-së krahasuar me 1 në 6 (17%) të anketuar meshkuj

Më pak se 1 në 11 (8%) të anketuar serbë i besonin FSK-së, që është nivel dukshëm më i ulët se besimi i shqiptarëve që ishte 4 në 5 (83%).

Rreth 1 në 4 (24%) të anketuar serbë i besonin PK-së, që sërish është nivel i ulët krahasuar me 2 në 3 (64%) të anketuar shqiptarë.

Përafërsisht 1 në 11 (8%) të anketuar serbë i besonin AKI-së, krahasuar me rreth 1 në 4 (23%) të anketuar shqiptarë.

Të anketuarit nga pakicat joserbe rezultuan se kishin më shumë besim në të gjitha institucionet e sigurisë, madje me shumë se shumica shqiptare.

Përafërsisht 4 në 5 (82%) të anketuar të moshës 18 deri në 35 vjeçe i besonin FSK-së krahasuar me pak më pak se 3 në 4 (70%) të e atyre më të vjetër.

Përafërsisht 2 në 3 (65%) të anketuar të moshës 18 deri në 35 vjeçe i besonin PK-së krahasuar me pak më shumë se 1 në 2 (55%) të atyre më të vjetër.

Përafërsisht 1 në 7 (14%) të anketuar të moshës 18 deri në 35 vjeçe i besonin AKI-së krahasuar me 1 në 5 (20%) të atyre më të vjetër.

18-35Vjeçar

35Mbi

Vjeç

14

Page 16: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Trendi i rritjes së besimit në sektorin e sigurisë nuk vlente edhe për sektorët e tjerë publikë në Kosovë. Rezultatet e hulumtimit të BKS-së tregojnë se në vitin 2017 besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë vazhdon të mbetet i ulët. Ky perceptim negativ vlen si për prokurorinë ashtu edhe për gjykatat, dy shtyllat kryesore të sektorit të drejtësisë. Më pak se 1 në 3 të anketuar (29%) i besojnë Prokurorisë, derisa 40 për qind deklaruan se nuk i besojnë këtij institucioni. Kjo është një gjetje negative duke ditur se Prokuroria është institucion kyç në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Trendet ishin edhe më negative në matjen e besimit të qytetarëve ndaj gjykatave. Vetëm 1 në 4 të anketuar (25 për qind) i besojnë gjykatave, ndërsa pothuaj çdo i dyti i anketuar (47%) deklaroi se nuk kishte besim në gjykata. Kjo nënkupton se vetëm një e katërta e popullsisë në Kosovë beson në drejtësinë që e ofrojnë gjykatat e vendit, derisa pothuaj gjysma e popullsisë nuk kanë besim

në drejtësinë e vendit.Këtu vlen të thuhet se perceptimet e të anketuarve ishin bazuar në burime dhe indikatorë të shumtë e jo vetëm në përvojat e tyre personale. Këto perceptime janë vetëm pjesërisht të bazuara në përvojat personale lidhur me performancën e këtyre institucioneve. Në masë shumë më të madhe këto perceptim bazohen në indikatorë të tjerë. Një prej këtyre indikatorëve është edhe niveli i lartë i korrupsionit dhe informalitetit, i cili mund të ekzistojë në sektorin publik dhe privat të Kosovës. Prandaj, sipas të gjitha gjasave në sytë e të anketuarve, gjyqësori i dobët ka çuar Kosovën drejt niveleve alarmuese të korrupsionit, nepotizmit dhe politizimit të tërë administratës publike, duke krijuar një efekt zinxhiror që ka sjell një nivel të lartë të informalitetit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Për më tepër, duket se të anketuarit i konsiderojnë institucionet gjyqësore si burim i ‘kalbjes’ së tërë sektorit publik

1.2. BESIMI NDAJ INSTITUCIONEVE TË DREJTËSISË

2% 29% 29% 40% 1% 25% 26% 47%

Nuk e di I besoj Deri dikun Nuk i besoj

Prokuroria

Gjykatat

15

Figura 1.2. Besimi i qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë (BKS2017)

Page 17: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Raporti ekzaminon të dhënat sasiore për të shikuar interpretimet plotësuese për atë se çka i bën të anketuarit të kenë nivel aq të ulët të besimit në gjyqësor. Për të bërë këtë ne përdorim metodën e krahasimit të të dhënave. Fokusi sërish ishte në shfrytëzimin e të dhënave kyçe gjeografike dhe demografike të mbledhura, siç janë zona, rajoni, përkatësia etnike, gjinia dhe mosha e të anketuarve për të matur besimin ndaj institucioneve të drejtësisë. Rezultatet treguan se ekziston një dallim i vogël i papërfillshëm (prej më pak se 2 pikë të përqindjes) ndërmjet opinioneve të të anketuarve nga zonat rurale krahasuar me ata në zonat urbane

Popullsia urbane vetëm me një margjinë të vogël janë të prirë tu besojnë më shumë institucioneve të drejtësisë krahasuar me atë të zonave rurale. Në anën tjetër, të dhënat nga rajonet e ndryshme tregojnë trende të ngjashme të besimit ndaj institucioneve të sigurisë. Rasti më karakteristik sërish ishte rajoni etnikisht i ndarë i Mitrovicës. Derisa në pjesën jugore të Mitrovicës të banuar kryesisht me shqiptarë besimi ndaj institucioneve të drejtësisë ishte më i lartë se sa në rajonet e tjera të Kosovës, në katër komunat veriore të dominuara nga serbët, besimi ndaj institucioneve të drejtësisë ishte më i ulëti.

Rubrika 1.2.1 Rural Urban

Përqindja e të anketuarve që i besojnë prokurorisë sipas rezultateve të rajoneve: Prishtinë 28%; Mitrovicë Jugore 36%; Pejë 23%; Prizren 34%; Ferizaj 32%; Gjilan 26%; Gjakovë 35%; Mitrovicë Veriore 2%;

Përqindja e të anketuarve që nuk i besojnë prokuror-isë sipas rezultateve të rajoneve: Prishtinë 41%; Mitrovicë Jugore 36%; Pejë 43%; Prizren 33%; Ferizaj 40%; Gjilan 38%; Gjakovë 43%; Mitrovicë Veriore 73%;

Rubrika 1.2.2 Besimi si dhe mosbesimi ndaj institucioneve të drejtësisë shikuar nga perspektiva rajonale

PROKURORIAPërafërsisht 1/3 (32%) e të anketuarve nga zonat rurale i besojnë prokurorisë krahasuar me 1/4 (27 %) e të anketuarve nga zonat urbane.

Pak më shumë se 1 në 4 (28 përqind) të anketuar në zonat rurale i besojnë gjykatave krahasuar me 1 në 5 (22 përqind) të atyre në zonat urbane që kanë deklaruar të njëjtën.

Dallimi në opinione nuk u reflektua dhe kur është fjala për mosbesimin, ku kishte një devijim prej vetëm 1 deri 2 për qind nga përqindja e përgjithshme e të anketuarve si në zonat rurale ashtu edhe ato urbane.

GJYKATAT

Përqindja e të anketuarve që i besojnë gjykatave sipas rezultateve të rajoneve: Prishtinë 26%; Mitrovicë Jugore 30%; Pejë 30%; Prizren 28%; Ferizaj 26%; Gjilan 22%; Gjakovë 12%; Mitrovicë Veriore 5%;

Përqindja e të anketuarve që nuk i besojnë gjykatave sipas rezultateve të rajoneve: Prishtinë 47%; Mitrovicë Jugore 37%; Pejë 47%; Prizren 42%; Ferizaj 52%; Gjilan 47%; Gjakovë 57%; Mitrovicë Veriore 68%;

16

Page 18: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Pastaj rezultatet tregojnë se në rajonet e tjera përqindja e serbëve që iu besojnë institucioneve të drejtësisë në Kosovë ishte më e lartë krahasuar me ata që jetojnë në katër komunat veriore. Hulumtimi i BKS-së u zhvillua para ceremonisë së betimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë, e cila u mbajt në fund të tetorit 2017. Qytetarët në pjesën veriore të Kosovës i dhanë opinionet e tyre në një gjendje të harresës ligjore dhe mungese formale të sistemit të drejtësisë. Përveç përkatësisë etnike, raporti po ashtu e ka matur besimin ndaj insti-tucioneve të drejtësisë nga perspektiva gjinore dhe e moshës. Rezultatet kanë treguar se gratë iu besojnë institucioneve të drejtësisë më shumë se burrat. Ky dallim në besim ndërmjet të anketuarve meshkuj dhe femra është më shumë se 10 pikë të përqindjes.

Mund të ketë sqarime të ndryshme lidhur me faktorët që shkaktojnë këtë dallim në opinione ndërmjet të anketuarve meshkuj dhe femra. Shumica e argumenteve të rëndësishme lidhen me normat tradicionale qe deri diku e diktojnë përcaktimin shoqëror të roleve gjinore në Kosovë. Sipas këtij argumenti, të anketuarat femra vazhdojnë të shpërfaqin varësi më të madhe nga institucionet e shtetit, përfshirë drejtësinë e institucionalizuar. Ndërkohë, të anketuarit meshkuj mund të kenë më pak besim në drejtësi për shkak të motiveve patriotike dhe ‘përgjegjësisë mashkullore’ për të qenë të zëshëm kur janë në pyetje interesat kombëtare.Në fund, të dhënat e hulumtimit tregojnë se kur është fjala për prokuror-inë nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes të anketuarve të rinj dhe atyre të moshuar. Megjithatë, ky qëndrim nuk ishte edhe për gjykatat; të anketu-arit më të moshuar ishin të prirë të kishin pikëpamje pak më negative krahasuar me më të rinjtë.

26%

Rubrika 1.2.5 Besimi bazuar në grupmoshëRubrika 1.2.4 Besimi bazuar në gjiniRubrika 1.2.3. Besimi bazuar në përkatësinë etnike

Përafërsisht 1 në 3 (35%) të anketuara femra i besojnë prokurorisë që është nivel shumë më i lartë se sa meshkujt prej të cilëve vetëm 1 në 5 (21%) deklaruan se i besojnë këtij institucioni.

Pak më pak se 1 në 3 (31%) të anketuara femra i besojnë gjykatave që është përqindje shumë më e lartë krahasuar me meshkujt prej të cilëve vetëm 1 në 6 (18) kanë deklaruar të njëjtën

Përafërsisht më pak se 1 në 11 (9%) të anketuar serbë i besojnë prokurorisë, që është dukshëm më ulët se besimi i të anketuarve shqiptarë që ishte rreth 1 në 3 (30%).

Rreth 1 në 8 (14%) të anketuar serbë i besojnë gjykatave, që sërish është nivel më i ulët kraha-suar me rreth 1 në 4 (26%) të anketuar shqiptarë.

Të anketuarit nga pakicat joserbe sërish rezultuan se iu besojnë më shumë të gjitha institucioneve të drejtësisë madje edhe se shumica shqiptare.

29% e të anketuarve të moshës prej 18 deri në 35 vjeç i besojnë prokurorisë; vetëm 27% e atyre më të moshuar kanë deklaruar të njëjtën.

27% e të anketuarve të moshës prej 18 deri në 35 vjeç i besojnë gjykatave; ndërsa të anketuarit më të vjetër ishin më skeptik dhe vetëm 24% iu besojnë gjykatave të Kosovës.

18-35Vjeçar

35Mbi

Vjeç

17

Page 19: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

BKS 2017 e ka matur perceptimin e qytetarëve ndaj institucioneve kryesore qendrore dhe lokale të zgjedhura në mënyrë demokratike në Kosovë. Ngjashëm si në vitet e tjera, fokusi primar i këtij hulumtimi ishte që të mat perceptimin e qytetarëve për Kuvendin e Republikës së Kosovës (Kuvendi), Qeverinë e Repub-likës së Kosovës dhe autoritetet komunale. Fokusi në këto tri institucione kyçe të zgjedhura në mënyrë demokratike lidhet me rolin e tyre aktiv që përfshinë sektorët e sigurisë dhe drejtësisë. Përveç kësaj, këto tri institucione janë drejtpërdrejt përgjegjëse për të ofruar siguri socio-ekonomike për qytetarët. Prandaj, matja e perceptimeve të qytetarëve ndaj këtyre tri institucioneve është një objektiv i rëndësishëm i këtij raporti. Përkundër rolit të tyre shumë të rëndësishëm, të dhënat e BKS-së tregojnë se besimi ndaj këtyre institucioneve vazhdon të mbetet shumë i ulët. Veçanërisht Kuvendi dhe Qeveria vazhdojnë të mbesin ndër institucionet më pak të besueshme në Kosovë. Siç shihet në figurën më poshtë, vetëm 1 në 8 të anketuar (12 për qind) i besojnë Kuvendit, njëjtë si në vitin paraprak (2016).

Përkundër zgjedhjeve që u mbajtën kohën e fundit, qytetarët vazhdojnë të jenë shumë të pakënaqur me përfaqësuesit e tyre. Perceptimet ishin njëjtë negative edhe ndaj QK-së. Vetëm 1 në 7 të anketuar (14 për qind) thanë se i besojnë qeverisë, rezultat shumë i ngjashëm me atë të regjistruar në vitin paraprak. Të dy institucionet kanë dështuar që tu japin qytetarëve shpresë të re. Për dallim nga dy institucionet qendrore të lartcekura, rezultatet tregojnë se qytetarët e Kosovës kanë më shumë besim në institucionet e tyre përkatëse komunale. Rreth një në 3 të anketuar (36 për qind) theksuan se iu besojnë autoriteteve të tyre përkatëse komunale, që paraqet një përqindje shumë më të mirë krahasuar me besimin ndaj Kuvendit dhe Qeverisë. Prapëseprapë, edhe në këtë rast hulumtimi ka shënuar një trend negativ. Besimi në institucionet komunale ishte 4 pikët të përqindjes më i ultë se sa para 12 muajve.

1.3. BESIMI NDAJ INSTITUCIONEVE QENDRORE DHE LOKALE

Kuvendi i Kosovës

1% 12% 21% 66% 1% 37% 25% 36%

Qeveria e Kosovës

Komunat

1% 14% 20% 65%

Figura 1.3. Besimi i qytetarëve ndaj institucioneve përfaqësuese kryesore (BKS2017)

18

Nuk e di I besoj Deri dikun Nuk i besoj

Page 20: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Raporti ka analizuar edhe besimin ndaj Kuvendit, Qeverisë dhe komunave nga këndvështrime të ndryshme, duke filluar nga shpërndarja gjeografike e të anketuarve e po ashtu edhe struktura e tyre demografike. Sa i përket shpërndarjes gjeografike të të anketuarve, rezultatet tregojnë se të anketuarit nga zonat rurale dhe urbane kanë qëndrime pothuaj identike kur është fjala për besimin e tyre në Kuvendin e Kosovës ose në Komuna. Meg-jithatë, kur është fjala për Qeverinë të anketuarit në zonat urbane duket se i besojnë më pak asaj krahasuar me ata në zonat rurale.

Sa i përket rajoneve, rezultatet tregojnë se çdokund në Kosovë besimi ndaj Kuvendit dhe Qeverisë mbetet shumë i ulët. Gjetjet tregojnë se të anketuarit nga rajonet e Prishtinës, Mitrovicës Jugore dhe Gjakovës ishin më të predispozuarit që t’iu besojnë komunave të tyre përkatëse krahasu-ar me të anketuarit nga rajonet e tjera të Kosovës. Krejt e kundërta ishte në Mitrovicën Veriore e cila tregoi se besimi ndaj institucioneve komunale ishte më i ulëti krahasuar me të anketuarit nga të gjitha rajonet e tjera. Kjo shënon një mospërputhje me fitoren e plotë të partisë ekzistuese politike serbe Lista Serbe dhe nivelin e përgjithshëm të kënaqshmërisë.

Përqindja e besimit të të anketuarve ndaj Kuvendit sipas rajoneve: Prishtinë 13%; Mitrovicë Jugore 13%; Pejë 12%; Prizren 14%; Ferizaj 11%; Gjilan 6%; Gjakovë 10%; Mitrovicë Veriore 2%;

Përqindja e mosbesimit të të anketu-arve ndaj Kuvendit sipas rajoneve: Prishtinë 68%; Mitrovicë Jugore 62%; Pejë 64%; Prizren 65%; Ferizaj 67%; Gjilan 60%; Gjakovë 65%; Mitrovicë Veriore 83%;

Më pak se 1 në 8 të anketuar (12%) që jetonin qoftë në zonën rurale ose urbane i besojnë Kuvendit.

Përafërsisht 1 në 7 të anketuar (16%) nga zonat rurale i besojnë QK-së, që është përqindje pak më e ulët krahasuar me të anketuarit në zonat urbane që kishin një shkallë të besimit prej 1 në 8 (13%).

38 % e të anketuarve nga zonat rurale deklaruan se i besojnë Komunës së tyre; 39 % e atyre në zonat urbane e thanë të njëjtën gjë;

Përqindja e besimit të të anketuarve ndaj Qeverisë sipas rajoneve: Prishtinë 13%; Mitrovicë Jugore 19%; Pejë 15%; Prizren 19%; Ferizaj 12%; Gjilan 9%; Gjakovë 14%; Mitrovicë Veriore 2%;

Përqindja e mosbesimit të të anketu-arve ndaj Qeverisë sipas rajoneve: Prishtinë 66%; Mitrovicë Jugore 62%; Pejë 64%; Prizren 65%; Ferizaj 67%; Gjilan 60%; Gjakovë 65%; Mitrovicë Veriore 83%;

Përqindja e besimit të të anketuarve ndaj Komunës së tyre sipas rajoneve: Prishtinë 40%; Mitrovicë Jugore 41%; Pejë 37%; Prizren 39%; Ferizaj 38%; Gjilan 31%; Gjakovë 41%; Mitrovicë Veriore 15%;

Përqindja e besimit të të anketuarve ndaj Komunës së tyre sipas rajoneve: Prishtinë 35%; Mitrovicë Jugore 36%; Pejë 36%; Prizren 37%; Ferizaj 40%; Gjilan 31%; Gjakovë 41%; Mitrovicë Veriore 56%;

Rubrika 1.3.1 Rural Urban Rubrika 1.3.2 Besimi ndaj institucioneve kryesore përfaqësuese qendrore dhe lokale shikuar nga perspektiva rajonale.

Kuvendi i Kosovës Qeveria e Kosovës Komunat

19

Page 21: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Raporti analizon të dhënat edhe sipas përbërjes etnike të të anketuarve. Rezul-tatet treguan serbët e Kosovës kanë shumë më pak besim në Kuvend dhe Qeveri krahasuar me shqiptarët e Kosovës ose komunitetet e tjera në Kosovë. Meg-jithatë, ky dallim ishte më pak u dukshëm kur është fjala për besimin në insti-tucionet komunale përkatëse. Respektivisht, përveç të anketuarve serbë që jetojnë në Kosovën veriore, të anketuarit e tjerë serbë duket se kanë dallime të mëdha në opinione nga komunitetet e tjera në Kosovë. Kjo qartazi tregon se kur është fjala për serbët e Kosovës, niveli i integrimit në juridiksionin e Kosovës luan rol të rëndësishëm edhe kur është fjala për themelimin e institucioneve të besueshme komunale nga ky komunitet. Ndërkohë, raporti vazhdoi me analizimin e besimit në këto institucione po ashtu bazuar edhe në gjininë dhe moshën e të anketuarve të intervistuar

Nga perspektiva gjinore, të dhënat tregojnë se të anketuarat femra janë të prira t’iu besojnë më pak Kuvendit dhe Qeverisë krahasuar me meshkujt, ndërsa kur është fjala e besimit në komuna rezultatet ishin shumë të balancuar.

Nga perspektiva e moshës rezultatet tregojnë se të anketuarit më të moshuar janë të prirë t’iu besojnë më shumë këtyre tri institucioneve krahasuar me të anketuarit më të rinj. Aktualisht, ky rezultat duket të jetë shumë i lidhur me mungesën e konformizmit i cili objektivisht ekziston tek popullsia e re në Kosovë. Respektivisht kjo mungesë e besimit tek popullsia e re duket të jetë drejtpërdrejt e lidhur me nevojat e mëdha që mund të kenë ata dhe mungesën e mundësive që tri institucionet e lartcekura ua ofrojnë atyre.

26%

Rubrika 1.3.5 Besimi bazuar në grupmoshëRubrika 1.3.4 Besimi bazuar në gjiniRubrika 1.3.3 Besimi bazuar në përkatësinë etnike

1 në 10 (10%) të anketuarave (femra) i besojnë Kuvendit krahasuar me pak më shumë se 1 në 7 (14%) të atyre meshkuj

Më pak se 1 në 8 (12%) të anketuara (femra) i besojnë PK-së krahasuar me 1 në 6 (17%) të atyre meshkuj.

Ndërmjet 2 në 5 dhe 1 në 3 të anketuara (femra) (me 38%) dhe meshkuj (me 37%) i besojnë komunës së tyre përkatëse.

Më pak se 1 në 20 (5%) të anketuar serbë i besojnë Kuvendit, që është nivel dukshëm më i ulët se besimi i shqiptarëve që ishte 1 në 8 (14%).

Rreth 1 në 18 (6%) e të anketuarve serbë i besojnë QK-së, që sërish paraqet nivel më të ulët krahasuar me përafërsisht 1 në 7 (14%) e të anketuarve shqiptarë.

Pak më shumë se 1 në 4 të anketuar serbë (29%) i besojnë AKI-së, që sërish është më ulët krahasuar... 2 në 5 (38%) e shqiptarëve të Kosovës.

Të anketuarit nga pakicat joserbe kishin një nivel mbi mesatar të besimit në Kuvendit, përderisa besimi në QK (13%) dhe komuna (35%) rezultuan të kenë nivel më të ulët.

Të paktën 1 në 11 të anketuar (9%) që ishin 18 deri në 35 vjeç i besojnë Kuvendit që paraqet një nivel më të ulët krahasuar me ata më të vjetrit niveli i të cilëve ishte përafërsisht 1 në 7 (15%).

Përafërsisht 1 në 7 të anketuar (13%) të moshës 18 deri në 35 vjeç i besojnë QK-së prapë paraqet nivel më të ulët krahasuar me ata më të vjetrit niveli i të cilëve ishte përafërsisht 1 në 6 (15%).

Përafërsisht 1 në 3 të anketuar (35%) të moshës 18 deri në 35 vjeç iu besojnë Komunave që sërish paraqet nivel më të ulët krahasuar me ata më të vjetrit niveli i të cilëve ishte përafërsisht 2 në 5 (39%).

Years old Years old

20

18-35Vjeçar

35Mbi

Vjeç

Page 22: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Raporti ofron të dhëna krahasuese plotësuese lidhur me besimin në këto institucione. Këto të dhëna plotësuese fokusohen në analizimin e rezultateve të besimit bazuar në profesionin dhe të ardhurat e të anketuarve, duke ofruar të dhëna se pse qytetarët kanë nivel të ulët të besimit ndaj Kuvendit, QK-së dhe deri diku edhe ndaj institucioneve komunale.

Siç mund të shihet nga rezultatet, Kuvendi duket të jetë institucioni të cilit i besojnë më së paku të anketuarit e papunë, përderisa Qeverisë dhe komunave duket se më së paku iu besojnë studentët.

Po ashtu, të anketuarit me të ardhura më të ulëta i besojnë Kuvendit dhe QK-së më pak se ata me të ardhura më të larta.

Bazuar në këtë nën-indikator

Kuvendit i besojnë: 13% e të anketu-arve të punësuar; 12% e atyre që janë në pension; 13% e mbajtësve të famil-jeve; 7% e studentëve; dhe 10% e të papunëve;

Qeverisë i besojnë: 14% e të anketu-arve të punësuar; 22% e atyre që janë në pension; 13% e mbajtësve të famil-jeve; 10% e studentëve; dhe 10% e të papunëve;

Komunave u besojnë: 36% e të anketu-arve të punësuar; 42% e atyre që janë në pension; 13% e mbajtësve të famil-jeve; 29% e studentëve; dhe 35% e atyre që ishin të papunë;

Bazuar në këtë nën-indikator:

Kuvendit i besojnë: 11% e të anketu-arve me të ardhura 0€ deri 120€; 10% e atyre me të ardhura 120€ deri 250€; 15% e atyre me 250€ deri 500€; 14% e atyre me 500€ deri 800€; 21% e atyre me mbi 800€;

QK-së i besojnë: 13% e të anketuarve me të ardhura 0€ deri 120€; 11% e atyre me të ardhura 120€ deri 250€; 18% e atyre me 250€ deri 500€; 16% e atyre me 500€ deri 800€ (16%); 31% e atyre me mbi 800€;

Komunave u besojnë: 37% e atyre me të ardhura 0€ deri 120€; 36% e atyre me 120€ deri 250€; 41% e atyre me 250€ deri 500€; 26% e atyre me 500€ deri 800€; 48% e atyre me mbi 800€;

Rubrika 1.3.6 Niveli i besimit për institucion bazuar në profesionin e të anketuarve:

Rubrika 1.3.7 Niveli i besimit për institucion bazuar në të ardhurat mujore të të anketuarve:

21

Page 23: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

KFOR vazhdon të mbetet një prej mekanizmave me të besueshëm ndërkom-bëtarë në Republikën e Kosovës. Rreth 2 në 3 të anketuar (66 për qind) kanë shprehur besimin ndaj misionit të NATO-s që e bën atë institucionin e dytë më të besueshëm në Kosovë, pas FSK-së.Kjo nënkupton se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbështesin praninë e NATO-s në Kosovë. Qytetarët e shohin KFOR-in si lehtësues të tranzicionit të Kosovës drejt integrimit në NATO. Ata po ashtu e konsiderojnë misionin e KFOR-it si mbështetje në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse në Kosovë, të cilat pastaj do të zëvendësojnë praninë ushtarake ndërkombëtare. Në anën tjetër, besimi i qytetarëve ndaj EULEX-it vazhdon të mbetet shumë i ulët. Siç tregojnë rezultatet më poshtë, më pak se 1 në 4 të anketuar të interv-istuar (24 për qind) i besojnë EULEX-it, përderisa 46 për qind e tyre deklaruan se nuk i besojnë këtij misioni ndërkombëtar.

Ky nivel i ulët i besimit ndaj EULEX-it bazohet në shumë faktorë. Shkaku kryesor i mosbesimit është dështimi i EULEX-it që të ushtrojë detyrën parësore të tij, kryesisht për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ndërkohë, skandalet e korrupsionit të cilat shpërthyen gjatë viteve të kaluara dhe të cilat pretendohet se kanë përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it, vetëm i kanë përforcuar bindjet e qytetarëve se këtij misioni i mungon gatishmëria dhe kompetenca profesionale për tu marrë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Prandaj, si rezultat, besimi i qytet-arëve ndaj këtij misioni ka arritur pikën më të ulët. Për të pasur një pasqyrë me të qartë lidhur me këto perceptime raporti ka analizuar më tej të dhënat e hulumtimit duke përdorur si indikator shpërn-darjen etnike dhe rajonale të të anketuarve.

1.4. BESIMI NDAJ INSTITUCIONEVE NDËRKOMBËTARE

1% 66% 19% 14% 3% 24% 26% 46%

KFOR

EULEX

Figura 1.4. Besimi i qytetarëve ndaj institucioneve ndërkombëtare (BKS2017)

22

Nuk e di I besoj Deri dikun Nuk i besoj

Page 24: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Të dhënat tregojnë se shqiptarët e Kosovës (70%) dhe të anketuarit nga pakicat joserbe (61 për qind) ishin më të prirë t’i besojnë KFOR-it krahasuar me serbët e Kosovës (vetëm 19 për qind). Rezultati është i kuptueshëm duke marrë para-sysh se shumica shqiptare në Kosovë vazhdon të perceptojë misionin e NATO-s si çlirimtar të Kosovës dhe deri diku edhe si mbrojtës i sovranitetit të saj shtetëror. Të anketuarit shqiptarë i besojnë shumë më shumë EULEX-it krahasuar me serbët në Kosovë. Për të qenë më të saktë, përafërsisht 1 në 4 të anketuar shqiptarë (27 për qind) i besojnë këtij misioni krahasuar me vetëm 1 në 10 serbë të Kosovës (10 për qind). Ndërkohë, komunitetet e tjera i besojnë EULEX-it, dhe 1 në 3 të anketuar (36 për qind) e kanë deklaruar këtë.

Ndërkohë, kur është fjala për rajonet, më shumë se 70 për qind e të anketuarve nga Gjakova, Gjilani dhe Prishtina i besojnë KFOR-it më së shumti. Megjithatë, ky nivel i i lartë i besimit nuk vlente për qytetin etnikisht të ndarë të Mitrovicës. Në Mitrovicën jugore niveli i besimit ishte në 57 për qind. Në Mitrovicën veriore rreth 20 për qind i besojnë këtij misioni. Në anën tjetër, kur është fjala për EULEX-in, ky mision është më i besuari në Gjakovë (me 39 për qind) përderisa ky mision është më së paku i besuar në Mitrovicën veriore. Vetëm 8 për qind e të anketuarve nga veriu i besojnë EULEX-it. Në rajonet e tjera besimi ka rënë ndërmjet 24 dhe 28 për qind.

Rubrika 1.4.1 Besimi bazuar në përkatësinë etnike

Përqindja e besimit të të anketuarve ndaj KFOR-it sipas rajonit: Prishtinë 73%; Mitrovicë Jugore 57%; Pejë 66%; Prizren 68%; Ferizaj 62%; Gjilan 72%; Gjakovë 73%; Mitrovicë Veriore 19%;

Përqindja e mosbesimit të të anketuarve ndaj KFOR-it-së sipas rajonit: Prishtinë 9%; Mitrovicë Jugore 20%; Pejë 10%; Prizren 17%; Ferizaj 17%; Gjilan 8%; Gjakovë 4%; Mitrovicë Veriore 43%;

Rubrika 1.4.2 Besimi si dhe mosbesimi ndaj institucioneve ndërkombëtare në Kosovë sipas rajoneve

KFOR

Më pak se 1 në 5 (19%) të anketuar serbë i besojnë KFOR-it, që është nivel dukshëm më i ulët se besimi i shqiptarëve të Kosovës që ishte 4 në 5 (80%).

1 në 10 (10%) e të anketuarve serbë i besojnë EULEX-it, që sërish paraqet nivel më të ulët krahasuar me përafërsisht 2 në 5 (40%) e të anketuarve shqiptarë.

Pak më shumë se 2/3 (70%) e të anketuarve nga pakicat joserbe i besojnë KFOR-it, 1 në 3 (36%) e këtyre të anketuarve i besojnë edhe EULEX-it

EULEX

Përqindja e besimit të të anketuarve ndaj EULEX-it sipas rajonit: Prishtinë 26%; Mitrovicë Jugore 25%; Pejë 32%; Prizren 21%; Ferizaj 26%; Gjilan 28%; Gjakovë 31%; Mitrovicë Veriore 5%;

Përqindja e mosbesimit të të anketuarve ndaj EULEX-it-së sipas rajonit: Prishtinë 45%; Mitrovicë Jugore 50%; Pejë 43%; Prizren 50%; Ferizaj 44%; Gjilan 49%; Gjakovë 29%; Mitrovicë Veriore 63%;

23

Page 25: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Përveç matjes se besimit ndaj institucioneve të sigurisë, BKS2017 vazhdon trendët e tij të matjes së perceptimeve të qytetarëve të Kosovës edhe lidhur me kërcënimet kryesore të brendshme dhe të jashtme të sigurisë. Matja e kërcënimit të perceptuar është bërë duke iu ofruar të anketuarve edhe pyetje të hapura edhe pyetje të mbyllura. Përmes pyetjeve të hapura të anketu-arve iu kërkua që të përshkruanin me një fjali të shkurtër se cilat janë rreziqet dhe kërcënimet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës. Referencat e bëra nga të anketuarit në pyetjet e hapura ishin pothuaj identike me ato të parashi-kuara në pyetjet e mbyllura. Kërcënimet më të përmendura që u theksuan nga të anketuarit përmes pyetjeve të hapura ishin ato lidhur me: situatën kritike ekzistuese socio-ekonomike; tensionet politike; tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë; krimi ordiner; ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore. Kërcënimet lidhur me ekonominë rezultuan të jenë më të përmendurat nga personat e intervistuar. Shqetësimet e tyre kryesore ishin papunësia, zhvillimi i ulët ekonomik, izolimi dhe mungesa e mundësive.

Jostabiliteti politik, përfshirë tensionet politike, mungesa e udhëheqjes së duhur dhe qeverisja e keqe e cila përfshin një nivel të lartë të korrupsioni, nepotizmit dhe politizimit. Marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si kërcënimi i tretë më i përmenduri që i kanoset Kosovës mes tjerash përfshinte: tensionet e vazhdueshme ndëretnike, përfshirja e supozuar e Rusisë, dhe ndërhyrja e Serbisë në njohjen e shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Referencat lidhur me krimet ordinere që rezultuan të jenë kërcënimi i tretë kryesor më i përmenduri kryesisht kishte të bënte me rritjen e numrit të plaçkitjeve, vjedhjeve, vrasjeve, reketit, fajdeve, etj. Ndërkohë, ekstremizmi i dhunshëm, radikalizimi dhe terrorizmi rezultuan të jenë vetëm kërcënimi i pestë më shqetësues sipas të anketuarve. Përderisa rreziqet natyrore dhe aksidentet e trafikut dolën kërcënimi i gjashtë më i përmenduri nga të anketuarit e intervistuar.

KAPITULLI 22. BKS 2017: KËRCËNIMET KRYESORE TË BRENDSHME DHE TË JASHTME SIÇ

PERCEPTOHEN NGA QYTETARËT E KOSOVËS

24

36.6%

18.6% 12.5% 11.4% 10.5% 7.4% 2.6% 0.4%

Faktorët So-

cio-Ekono-mik(Papunë-sia e lartë,

ekonomia e pazhvilluar, mungesa e mundësive,

izolimi.

Tensionet politike,

mungesa e lidershipit

dhe qeveris-ja e

keqe(Përf-shirë korrup-sionin dhe

informalitetin)

Marëdhëniet me Serbinë

dhe implikimet ndëretnike, ndikimi Rus, Nacionalizmi

Nuk ka përgjigje

Krimi ordiner Ekstremizmi i dhunshëm, radikalizmi

dhe terrorizmi

Nuk ndihem i/e

kërcënuar

Fat-keqësitë natyrore

dhe aksidentet

Figura A. Kërcënimet kryesore të brendshme dhe të jashtme siç përceptohen nga qytetarët e Kosovës

Page 26: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Radhitja nga të anketuarit e kërcënimeve kryesore të sigurisë nuk dallonte shumë në pyetjet e mbyllura, duke treguar se Kosova është duke u marrë me sfida dhe kërcënime të shumta në të njëjtën kohë. Siç tregon figura, kërcënimet socio-ekonomike, siç është punësimi, ishin kërcënimet më të mëdha të perceptuara. Megjithatë, siç tregon grafiku, derisa disa kërcënime duken pak më të afërta krahasuar me të tjerat, shumica dërrmuese e të anketuarve e ka trajtuar seriozisht tërë listën e kërcënimeve Derisa pothuaj 90 për qind e të anketuarve vazhdojnë të konsiderojnë korrup-sionin, krimin e organizuar dhe papunësinë si kërcënime serioze, rreth 75 për qind po ashtu e konsiderojnë gjendjen e tensionuar në Kosovën Veriore,

ekstremizmin e dhunshëm dhe jostabilitetin politik si kërcënime serioze, gjithashtu. Të anketuarit ishin më pak të brengosur rreth rreziqeve natyrore: më pak se 50 për qind e të anketuarve e perceptonin atë si kërcënim. Ky kapitull elaboron më në detaje perceptimin e të anketuarve lidhur me rreziqet dhe kërcënimet. Pjesa e parë do të fokusohet në të dhënat kryesore gjeografike të të anketuarve, dhe për herë të parë do të përmbajë të dhëna lidhur me perimetrin e sigurisë në Kosovë. Pjesa e dytë do të fokusohet në nuancat e gjeneruara bazuar në të dhënat demografike/ lidhur me identitetin (përkatësia etnike, gjinia dhe grupmosha).

Figura 2. Perceptimi i qytetarëve në pyetjet e mbyllura lidhur me kërcënimet kryesore që i kanosen sigurisë kombëtare të Kosovës (BKS2017)

25

100%

Fatkeqësitë Natyrore

Destabilizimi në veri të vendit

Ekstremizmi i dhunshëm

Jo-stabiliteti politik

Papunësia

Krimi i Organizuar

Korrupsioni 2.84% 6.49%

0% 50%

89.96%

88.09%

88.18%

73.60%

73.96%

74.76%

47.02%19.73%

12.09%

11.02%

14.58%

7.02%

7.11%3.56%

4.00%

9.96%

12.53%

10.93%

30.76%

Nuk ka përgjigje Nuk është rrezik Deri dikun Rrezik

Page 27: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Përveç ofrimit të të dhënave të përgjithshme dhe interpretimit të perceptimeve të rreziqeve dhe kërcënimeve, qëllimi i këtij seksioni është që të ofrojë sqarime më të detajuara përmes të dhënave të gjeneruara nga kjo anketë. Fokusi kryesor i anketës është që të krahasojë perceptimet e ndryshme në zonat rurale dhe urbane dhe në mes të 8 rajoneve të Kosovës. Për herë të parë, ky seksion do të ofrojë perimetrin e sigurisë që ka të bëj me sigurinë e qytet-arëve në shtëpitë, lagjet, fshatrat dhe qytetet, dhe përgjithësisht në Kosovë. Në përgjithësi, rezultatet treguan se të anketuarit në zonat rurale ndjehen shumë më pak të kërcënuar krahasuar me ata në zonat urbane pothuaj në të gjitha kërcënimet e matura. Megjithatë, kishte ndryshime të vogla nga njëri rast në tjetrin.

Kërcënimet si korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia dhe konfrontimet politike ndërmjet të anketuarve urban dhe rural ndryshonte për rreth 4 për qind. Megjithatë, për kërcënimet politike siç janë jostabiliteti dhe destabi-lizimi në veri dallimi ishte më i madh (7 dhe 9 pikë të përqindjes, respektiv-isht). Kjo tregon se kur është fjala për problemet socio-ekonomike, dallimi në opinion ndërmjet të anketuarve urban dhe rural është i vogël. Meg-jithatë, për politikë dallimi në opinione është më i madh. Të anketuarit rural ishin më indiferent për çështjet politike krahasuar me ata urban. Të anketuarit rural dhe urban kishin pikëpamje pothuaj identike lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe rreziqet natyrore, duke pasur të njëjtat nivele të shqetësimeve.

2.1. ANALIZIMI I PERCEPTIMEVE TË RREZIQEVE DHE KËRCËNIMEVE PËRMES SHPËRNDARJES GJEOGRAFIKE

Figura 2.1.1: Perceptimi i qytetarëve në pyetjet e mbyllura lidhur me kërcënimet kryesore që i kanosen sigurisë kombëtare të Kosovës: Perspektiva urbane/rurale (BKS2017)

26

Korrupsioni Krimi i Organizuar Papunësia Konfortimet Politike Destabiliziminë veri

Ekstremizmi i dhunshëm

Fatkeqësitë Natyrore

88% 92% 86% 90%86% 90%

70%77%

70%79% 73% 74%

47% 47%

Rural Urban

Page 28: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Nëpër rajone, siç tregon figura, të anketuarit nga Gjakova dhe Ferizaj më së shpeshti e konsideronin korrupsionin të jetë kërcënim serioz për sigurinë kombëtare. Të anketuarit nga këto dy rajone ishin në mesatare më të shqetësu-ar edhe për kërcënimet që paraqisnin krimi i organizuar, tensionet në veriun e vendit dhe ekstremizmi i dhunshëm. Të anketuarit nga Gjakova ishin më të brengosurit për kërcënimet që dilnin nga papunësia, pasuar nga të anketuarit në Mitrovicën jugore. Në anën tjetër, të anketuarit nga rajoni i Ferizajt ndjeheshin pak më të brengosur për konfrontimin politik, krahasuar me rajonet e tjera të Kosovës. Të anketuarit më të brengosur për kërcënimet që paraqisnin rreziqet natyrore ishin nga Peja dhe Ferizaj. Perceptimi i të anketuarve nga rajonet e Prishtinës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Pejës ishin më afër mesatares së regjistruar në nivel të Kosovës.

Pikëpamje të ngjashme kishin edhe të anketuarit nga rajoni i Gjilanit edhe pse niveli i rrezikut të perceptuar nga ta ishte pak më i ulët. Është intere-sante se të anketuarit nga Gjilani thanë se ndjeheshin më së paku të kërcënuar nga ekstremizmi i dhunshëm përkundër faktit se ky rajon është një prej zonave më të prekura nga fenomeni i luftëtarëve të huaj. Në fund, një gjetje interesante ishin edhe perceptimet e të anketuarve nga katër komunat veriore që dukeshin më së paku të brengosur për pothuaj të gjitha kërcënimet e matura kombëtare. Kjo ishte veçanërisht evidente në rastin e papunësisë, konfrontimeve politike, destabilizimit në veri dhe rreziqeve natyrore. Megjithatë, edhe kur është fjala për korrupsionin, dhe deri diku krimin e organizuar dhe ekstremizmin e dhunshëm, shqetësimet e tyre janë nën mesataren e Kosovës.

Figura 2.2. Perceptimi i qytetarëve në pyetjet e mbyllura lidhur me kërcënimet kryesore që i kanosen sigurisë kombëtare të Kosovës Perspektivat e ndara nga të anketuarit nga rajonet e ndryshme të Kosovës (BKS2017)

27

0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

70.00%

80.00%

90.00%

100.00%

Korrupsioni Krimi i Organizuar Papunësia Konfortimet Politike Destabiliziminë Veri

Ekstremizmi i Dhunshëm

FatkeqësitëNatyrore

Prishtina Mitrovica(Jugore)

Peja Prizren Ferizaj Gjilan Gjakova Mitrovica(Veriore)

Page 29: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Në fund, një indikator interesant që ky edicion i BKS-së e ka elaboruar për herë të parë është perimetri i sigurisë.BKS i ka pyetur rregullisht të anketuarit se sa ndjehen të sigurt në këto katër ambiente të ndryshme: në shtëpi, në lagjet e tyre, në fshatrat/qytetet e tyre dhe në përgjithësi në Kosovë. Qëllimi ynë ishte që paraqesim një perimetër virtual të sigurisë dhe të identifikojmë cilat janë ambientet mikro ose makro në Kosovë ku qytetarët ndjehen më së sigurti. Më përpara, këto të dhëna ishin përfshirë në edicionet e veçanta të BKS-së të fokusuara në interpretimin e perceptimeve lidhur me sigurinë. Megjithatë, nga ky edicion rezultatet e mbledhura në këto pyetje do të përfshihen në edicionin e rregullt të BKS-së.Shifrat më poshtë tregojnë se qytetarët e Kosovës ndjehen më së sigurti në shtëpi. Pothuaj 9 nga 10 të anketuar të intervistuar (85%) deklaruan se ndjehen shumë të sigurt në shtëpi. Kjo po ashtu tregon se pothuajse në të njëjtin nivel qytetarët e Kosovës ndjehen të sigurt edhe në lagjet e tyre përkatëse. Sipas rezultateve të hulumtimit BKS, rreth 8 nga 10 të intervistuar deklaruan se ndjehen të sigurt në lagjet e tyre. Këta janë dy indikatorë të rëndësishëm që tregojnë se qytetarët e Kosovës ndjehen përgjithësisht të sigurt sa i përket mundësisë që të ndodhin krimet e vogla. Ndjenja e sigurisë fillon të zbehet sa më shumë që të anketuarit u ekspozohen ambienteve në makro-nivel.

Kjo vërehet sapo të anketuarit pyeten se sa ndjehen të sigurt në fshatin/qytetin e tyre ku vetëm një në 4 (75 për qind) theksuan se ndjehen të sigurt. Ky trend bëhet edhe më i qartë kur ata pyeten se sa ndjehen të sigurt në Kosovë. Siç tregon shifra, vetëm 1 në 2 të anketuar (54 për qind) ndjeheshin të sigurt në Kosovë. Ndryshimi i qëndrimit nga të anketuarit për perimetrin e sigurisë mund të mos interpretohet domosdoshmërish si rritje e rrezikut. Rezultatet tregojnë se përqindja e të anketuarve që deklarojnë se ndjehen të pasigurt mbetet mjaft e ulët edhe kur të anketuarit u pyetën për nivelin e sigurisë në fshatin/qytetin e tyre ose në Kosovë. Çka duket se rritet në nivelet e makro-ambienteve sipas rezultateve më poshtë është në fakt ndjenja e paqartësisë. Disa mund ta ndërlidhin atë me instinktet njerëzore të rastit, duke ardhur në përfundim se sa më i madh ambienti aq më të mëdha mundësitë për t’iu ekspozuar rrezikut. Të tjerët mund ta ndërlidhin atë me kërcënimet socio-ekonomike që kanë të bënë me nivelet e larta të papunësisë, mungesën e perspektivës, izolimin, zhvillimin e ulët ekonomik, nivelin e korrup-sionit dhe nepotizmin që ekzistojnë në Kosovë në nivelin qendror dhe komunal. Kjo përfshin edhe jostabilitetin politik dhe mungesën e udhëheqjes së duhur, nivelin e lartë që ekziston i krimit të organizuar i cili është duke penguar zhvil-limin ekonomik në Kosovë, si dhe qasjen armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës.

Shtëpi Lagje Fshat/Qytet Kosovë

Figura B. Perimetri i sigurisë: Rezultatet për atë se sa të sigurt ndjehen qytetarët e Kosovës në:

85%

10%

4%

82%

12%

5%

75%

18%

7%

54%31%

15%

28

Nuk ka përgjigje Nuk është rrezik Deri dikun Rrezik

Page 30: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

2.2.ANALIZIMI I PERCEPTIMEVE TË RREZIQEVE DHE KËRCËNIMEVE BAZUAR NË PËRKATËSINË ETNIKE, GJININË DHE MOSHËN E TË ANKETUARVE

Përkatësia etnike, gjinia dhe mosha janë disa prej indikatorëve më të zakonshëm që luajnë rol vendimtar në formësimin e perceptimeve të qytetarëve në përgjithë-si. Për përkatësinë etnike, rezultatet nga të dhënat krahasuese tregojnë se ka një dallim të konsiderueshëm se si i perceptojnë shqiptarët e Kosovës dhe pakicat joserbe të Kosovës rreziqet dhe kërcënimet kryesore ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës, krahasuar me serbët e Kosovës. Të anketuarit shqiptarë të Kosovës në shumicën e rasteve sikur ata nga komu-nitetet e tjera janë të prirë të përgjigjen në mënyrë më të ndjeshme ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të listuara në Kosovë, përderisa të anketuarit serbë të Kosovës zakonisht duket se janë pak më të qetë lidhur me këto tema. Dallimi u bë më i dukshëm kur të anketuarit u pyetën për jostabilitetin në veri. Vetëm 1 në 3 (35 për qind) të anketuar e paraqiti atë si kërcënim krahasuar me shkallën 4 në 5 (78 për qind) në radhët e të anketuarve shqiptarë.Një dallim i ngjashëm në opinion u paraqit edhe për rreziqet natyrore, dhunën politike dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Ky dallim ishte më pak i qartë kur të anketuarit u pyetën për korrupsionin, krimin e organizuar, dhe deri diku punësimin. Rezultate interesante dolën në pah edhe kur u bë krahasimi i perceptimit të të anketuarve bazuar në gjininë e tyre. Të anketuarat femra ishin më të brengo-sura për të gjitha rreziqet dhe kërcënimet e listuara. Ky dallim në opinion i bazuar në gjini ishte veçanërisht i qartë kur të anketuarit u pyetën për kërcënimet që paraqesin konfrontimet politike, ekstremizmi i rrejshëm dhe jostabiliteti në veri. Kjo tregon se gratë në Kosovë brengosen më shumë për mungesën e stabilitetit të brendshëm në Kosovë krahasuar me burrat. Në fund, BKS ka vërejtur dallime në opinione edhe ndërmjet të anketuarve nga gjenerata e vjetër dhe grupmoshat më të reja. Rezultatet treguan se të anketuarit që ishin më të vjetër se 35 vjeç ishin pak më të brengosur për kërcënimet e sigurisë kombëtare, krahasuar me ata që janë më të rinj. Ekstremizmi i dhunshëm ishte kategoria e vetme në të cilën gjeneratat e vjetra dhe të reja të të anketuarve kishin qëndrime identike.

Figura 2.3: Perceptimi i qytetarëve në pyetjet e mbyllura lidhur me kërcënimet kryesore që i kanosen sigurisë kombëtare të Kosovës:Përqindja e kërcënimit të perceptuar bazuar në përkatësinë etnike, gjininë dhe moshën e të anketuarve (BKS2017)

29

INDIKATORËT SHQIPËTARË SERB LOKAL TË TJERË GRA BURRA MBI 35 VJEÇAR NGA 18 DERI 35 VJEÇ

Korrupsioni

Krimi i organizuar

Papunësia

Konfortimet politike

Ekstremizmi i dhunshëm

Jo-stabiliteti në Veri

Fatkeqësitë Natyrore

91%

89%

90%

76%76%

78%

49%

77%

74%

62%

47%56%

35%

17%

91%

70%

91%

61%57%

65%

48%

92%

90%

92%

80%80%

81%

51%

88%

86%

83%

66%66%

68%

42%

91%

89%

91%

77%74%

77%

51%

88%

86%

84%

69%74%

71%

41%

Page 31: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

29

BURIMET1. ANKETA E BAROMETRIT TË KOSOVËS (BSK) EDICIONI I 2017, E ZHVILLUAR NGA QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË (QKSS), PERIUDHA 5 - 11 TETOR 2017.

2. ANKETA E BAROMETRIT TË KOSOVËS (BSK) EDICIONI I 2016, E ZHVILLUAR NGA QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË (QKSS), PERIUDHA TETOR 2016.

Faktorët So-

cio-Ekono-mik(Papunë-sia e lartë,

ekonomia e pazhvilluar, mungesa e mundësive,

izolimi.

Page 32: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare e Kosovës“Pjetër Bogdani”

351.746.1(496.51)(048) Barometri kosovar i sigurisë : edicioni i shtatë / Mentor Vrajolli. – Prishtinë : Kosovar Center for Security Studie, 2018. - 28 f. : ilsutr. me ngjyra ; 21 cm. ISBN 978-9951-679-72-5

Page 33: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË...krimi ordiner, ekstremizmi i dhunshëm dhe rreziqet natyrore Rreth 90 për qind e të anketuarve i konsiderojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe

WWW.QKSS.ORG