barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

15
Barometri Kosovar i Sigurisë, Edicioni i tretë Dhjetor 2013 Mbështetur nga: *** “Barometri Kosovar i Sigurisë tanimë është një program i konsoliduar i QKSS. Botimiet e para u pranuan gjerësisht nga publiku. Ne kemi për qëllim të ndihmojmë reformat institucionale dhe të avokojmë për qeverisje të mirë” Florian Qehaja, KCSS Drejtor Ekzekutiv Ekipi i BKS: Mentor Vrajolli, Koordinator i Programit Skender Perteshi, Koordinator i Hulumtimit në Terren Fjolla Raifi, Ndihmës Koordinator i Hulumtimit në Terren Sofije Kryeziu, Mbikëqyrëse në Terren Abit Hoxha, Sigurimi i Cilësisë Donika Emini, Interpretim i të Dhënave Çfarë është Barometri Kosovar i Sigurisë? Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është program i veçantë i QKSS-së që synon të shërbejë si botim inovativ gjashtëmujor. Ky publikim synon matjen e trendeve të opinionit publik përsa i përket sigurisë dhe institucioneve të drejtësisë, si dhe sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova. BKS njihet për faktin që mban fokusin në çështjet e sigurisë dhe drejtësisë, dhe ç’është më e rëndësishmja është një prej iniciativave planifikuara, të zbatuara dhe të komunikuara nga një institut vendor në Kosovë. QKSS nuk ka kurrfarë kufizimesh politike për të komunikuar të gjeturat dhe mesazhet e dalura. Së fundmi, BKS është unik edhe për qasjen metodologjike që ka. Kë kemi në shënjestër? QKSS vë në shënjestër një sere akterësh të interesuar për të përcjellë trendët e opinionit publik në Kosovë në lëmine e sigurisë dhe drejtësisë. BKS fokusohet në politikë-bërësit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor; praninë e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe selitë e tyre qendrore; organizatat vendore dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile; akademitë dhe mediet. Cili është ndikimi që pritet të ketë? Ndikimi i këtij botimi pritet të jetë i shumëfishtë në periudhën afatmesme dhe atë për një sërë arsyesh, përfshirë këtu faktin që (a) QKSS gëzon besueshmërinë e një instituti neutral, (b) QKSS në produktet e saj zbaton metodat përkatëse shkencore, (c) rëndësisë që ka pronësia vendore dhe (d) kapacitetet profesionale që posedon QKSS. Barometri Kosovar i Sigurisë dies Dhjetor 2013 Edicioni i tretë

Category:

Science


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

1

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

Mbështetur nga:

***

“Barometri Kosovar i Sigurisë

tanimë është një program i

konsoliduar i QKSS. Botimiet

e para u pranuan gjerësisht

nga publiku. Ne kemi për

qëllim të ndihmojmë

reformat institucionale dhe të

avokojmë për qeverisje të

mirë”

Florian Qehaja, KCSS

Drejtor Ekzekutiv

Ekipi i BKS:

Mentor Vrajolli,

Koordinator i Programit

Skender Perteshi,

Koordinator i Hulumtimit

në Terren

Fjolla Raifi, Ndihmës

Koordinator i Hulumtimit

në Terren

Sofije Kryeziu,

Mbikëqyrëse në Terren

Abit Hoxha, Sigurimi i

Cilësisë

Donika Emini,

Interpretim i të Dhënave

Çfarë është Barometri Kosovar i Sigurisë?

Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është program i veçantë i QKSS-së që

synon të shërbejë si botim inovativ gjashtëmujor. Ky publikim synon

matjen e trendeve të opinionit publik përsa i përket sigurisë dhe

institucioneve të drejtësisë, si dhe sfidat kryesore me të cilat përballet

Kosova. BKS njihet për faktin që mban fokusin në çështjet e sigurisë dhe

drejtësisë, dhe ç’është më e rëndësishmja është një prej iniciativave të

planifikuara, të zbatuara dhe të komunikuara nga një institut vendor në

Kosovë. QKSS nuk ka kurrfarë kufizimesh politike për të komunikuar të

gjeturat dhe mesazhet e dalura. Së fundmi, BKS është unik edhe për qasjen

metodologjike që ka.

Kë kemi në shënjestër? QKSS vë në shënjestër një sere akterësh të interesuar për të përcjellë trendët

e opinionit publik në Kosovë në lëmine e sigurisë dhe drejtësisë. BKS

fokusohet në politikë-bërësit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor;

praninë e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe selitë e tyre qendrore;

organizatat vendore dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile; akademitë dhe

mediet.

Cili është ndikimi që pritet të ketë? Ndikimi i këtij botimi pritet të jetë i shumëfishtë në periudhën afatmesme

dhe atë për një sërë arsyesh, përfshirë këtu faktin që (a) QKSS gëzon

besueshmërinë e një instituti neutral, (b) QKSS në produktet e saj zbaton

metodat përkatëse shkencore, (c) rëndësisë që ka pronësia vendore dhe (d)

kapacitetet profesionale që posedon QKSS.

Barometri Kosovar i Sigurisë dies Dhjetor 2013 Edicioni i tretë

Page 2: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

2

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

Metodologjia

Edicioni i tretë i BKS ofron përmbledhje të perceptimeve publike për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë si dhe

rreziqet dhe kërcënimet ndaj qytetarëve dhe stabilitetit ekonomik. Krahasuar me edicionet e mëparshme, edicioni i

tretë përfshinë edhe një sërë pyetjesh shtesë që kanë të bëjnë me imigrimin dhe mbrojtjen e të dhënave.

BKS realizohet përmes intervistave direkte që zhvillohen në Kosovë përmes një pyetësori të përpiluar nga QKSS. Të

gjitha pyetjet janë të mbyllura dhe shumica prej tyre janë në formën e shkallëve pesë-pikëshe të Likertit. Mostrat,

pilotimi dhe intervistat janë zhvilluara nga ekipi i QKSS i përbërë nga më shumë se 30 hulumtues në terren. Mostra e

nxjerrë kombëtare paraqet popullatën e Kosovës prej 18 vjeç e më shumë dhe përfshinë 1119 amvisëri. Sipas

përkatësisë etnike, të intervistuarit janë: shqiptarë 83.7%, serbë 13.5%, boshnjakë 1.2%, turq 1.0%, dhe RAE 1.0%.

Ky edicion ka dyfishuar mostrën për komunitetin serb (80 mostra më shumë) me qëllim që të merret një opinion më

preciz lidhur me perceptimet e tyre për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë.

Korniza e mostrës është bazuar në kodet e zonave telefonike që përfshijnë regjionin e Prishtinës, Mitrovicës,

Prizrenit, Ferizajit, Gjilanit, Pejës dhe Gjakovës. Faza e parë e kombinimit gjeografik është bazuar në Raportin nga

Regjistrimi i Popullsisë 2012 në Kosovë, faza e dytë ka përfshirë mostrat e kombinuara sipas zonave komunale me

një mostër të stratifikuar rurale/urbane sipas numrit të amvisërive.

Faza e fundit ka konsistuar në metodën e mostres rëndomtë që përdorë ‘metodën e ditëlindjes’. Metoda e rëndomtë

siguron që secili person, shtetas i Kosovës ka gjasa të jetë i përzgjedhur për intervistë. Si mostër reprezentative,

rezultati i anketës mund të projektohet në popullatën e Kosovës si një imazh pasqyrë i trendeve në qëndrimet dhe

perceptimet e të rinjve kosovarë në përgjithësi. Margjina e gabimit është 3% me interval të konfidencës 95%.

Para fillimit të punës në terren, në shtator 2013 është zhvilluar një pilot intervistë. Ekipi hulumtues më pas deklaroi

që kjo pilot-intervistë ishte e suksesshme, dhe se nuk ka pasur probleme të paraqitura me këto pyetje. Përvojat e

mëhershme të zbatuara gjatë edicionit të parë dhe të dytë të BKS kanë shtuar besimin në mesin e stafit për të

sofistikuar tutje mjetet metodologjike dhe zbatimin. Të gjitha intervistat kanë përfunduar gjatë muajit nëntor 2013.

Përpunimi i të dhënave është bërë përmes softuerit SPSS.

Perceptimet e prezantuara në këtë raport janë përmbledhje e informatave të mbledhura nga të anketuarit, dhe ato

dëshmojnë se çfarë perceptimi kanë qytetarët për këto institucione. Megjithatë ky raport nuk jep një vlerësim të

cilësisë e punës së institucioneve që janë pjesë e këtij studimi. Roli i QKSS është kryekëput interpretimi i të dhënave

që pasqyrojnë atë që qytetarët e Kosovës "e mendojnë dhe e thonë". Ekipi i QKSS nuk merr përgjegjësinë për

rezultatet e të dhënave, veçanërisht nëse ato nxisin reagime në mesin e disa akterëve. Ekipi është i gatshëm dhe i

interesuar që procesin dhe metodologjinë t’a bëj transparente individëve të interesuar.

Page 3: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

3

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

Perceptimi publik për institucionet e sigurisë Siç ishte rasti edhe me edicionin e parë dhe të dytë të BKS, të anketuarit janë pyetur se sa janë të kënaqur me punën e

institucioneve të sigurisë. Ky edicion tregon që Forca e Sigurisë e Kosovës (66.8%), Zjarrëfikësit (65%) dhe KFOR

(62.4%) mbeten institucionet më të besuara në Kosovë. Krahasuar me edicionin e parë dhe të dytë të BKS, dallimi i

vetëm është në përqindje, ngaqë; lista akoma kryesohet nga FSK, pasuar nga Zjarrfikësit dhe KFOR.

Grupi i dytë i institucioneve janë grupi për të cilin kënaqshmëria e publikut është mesatare. Ngjashëm si në edicionin

e parë dhe të dytë të BKS, Policia e Kosovës mbetet në margjinat prej 43.4%. Perceptimi i qytetarëve ndaj Doganës

është 36.3%. Ky edicion i BKS ka vlerësuar edhe perceptimin ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme (39.7%)

Trendët negative vazhdojnë të përcjellin punën e atyre që gëzojnë nivelin më të lartë të pakënaqshmërisë brenda

grupit, më saktësisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme (33.8%), EULEX (31.4%) dhe Sistemit Gjyqësor të

Kosovës (23.2.%). Por, krahasuar me edicionin e dytë BKS ka pasur një ngritje të kënaqshmërisë me punën e MPB

(26% në maj 2013) dhe EULEX (25% në maj 2013) duke treguar një trend pozitiv. Perceptimet e opinionit publik

ndaj Agjencisë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) mbeten të paqëndrueshme dhe konfuze. Shumica e të anketuarve

nuk kanë informata për strukturën e re të themeluar të Inteligjencës në Kosovë. Rreth 44.30% të të anketuarve kanë

refuzuar të përgjigjen, apo nuk kishin informata të mjaftueshme për të vlerësuar punën e AKI. Ndërsa ata që ishin të

gatshëm të ndajnë perceptimet e tyre lidhur me AKI ishin të kënaqur (18.7%), e që në fakt është një rënie e lehtë

krahasuar me muajin maj 2013 (Edicioni i dytë i BKS). Përfaqësuesit e komunitetit pakicë në Kosovë kanë një

perceptim ndryshe ndaj institucioneve të sigurisë, dhe kënaqshmëria më e lartë paraqitet të jetë ndaj Policisë së

Kosovës, KFOR dhe EULEX.

Figura 1 Përceptimet e opinionit publik në Kosovë për institucionet e sigurisë

0% 20% 40% 60% 80% 100%

Policia e Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës

Zjarrëfikësit

Agjencia Kosovoare e…

KFOR

17.30%

7.10%

10.0%

17.40%

14.00%

38.70%

15.40%

22.1%

19.60%

22.10%

43.30%

66.80%

65.0%

18.70%

62.40%

0.20%

10.40%

2.90%

44.30%

1.50%

Sa jeni te kënaqur me punën e institucioneve ne vazhdim

I Pakënaqur Balancuar I Kënaqur Nuk kam opinion

AKI

Zjarrfikësit

Page 4: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

4

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

Figura 2 Perceptimet e opinionit publik në Kosovë për institucionet e sigurisë

Besimi i publikut ndaj institucioneve shtetërore dhe joshtetërore Kur janë pyetur për besimin e tyre në secilin institucion të sigurisë, opinioni publik i Kosovës vazhdon të ketë besim

të madh tek FSK (68.50%), Zjarrfikësit (67.20%), Institucionet Fetare (61.40%) dhe KFOR (59.60%). Niveli i

besimit ndaj këtyre tri institucioneve (FSK, Zjarrëfikësit dhe KFOR-i) është i njëjtë me qëndrimin e publikut të

shprehur në seksionet tjera që kishin të bënin me kënaqshmërinë. Por besimi në PK (49.10%) është më i lartë sesa

kënaqshmëria, derisa kategoritë e reja siç janë organizatat e shoqërisë civile (OSHC) me (46%), dhe institucionet

fetare me (64.40%) duken të jenë më të besuarat nga opinioni publik në Kosovë. Përgjithësisht, një numër i madh i

institucioneve gëzojnë një shkallë pozitive prej 20%-40%.

Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës duket të jetë institucioni më pak i besuar nga kosovarët, rreth 55.03% e opinionit

publik në Kosovë nuk beson në Kuvendin e Kosovë, më pas vijnë EULEX me vetëm 42.40%, dhe Ministria e

Punëve të Brendshme 29.70%.

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100%

EULEX

Doganat

Sistemi Gjyqesor

Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Jashtëme

39.7%

24.80%

45.0%

29.00%

21.10%

26.2%

32.8%

28.4%

32.40%

29.90%

31.4%

36.30%

23.2%

33.80%

39.70%

2.8%

5.80%

3.4%

4.70%

9.20%

Sa jeni të kënaqur me punën e institucioneve ne vazhdim

I Pakënaqur Balancuar I Kënaqur Nuk kam opinion

Ministria e punëve të Jashtme

Page 5: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

5

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

Figura 3 Besimi i opinionit publik në Kosovë ndaj akterëve shtetëror dhe joshtetëror

Figura 4 Besimi i opinionit publik në Kosovë ndaj strukturave të sigurisë

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100%

Doganat

Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Jashtëme

Media

Institucioneve Religjionze

Kuvendi I Kosovës

24.70%

29.70%

22.90%

24.10%

15.80%

20.20%

55.30%

36.40%

33.70%

32.4%

36.90%

21.60%

31.30%

27.70%

34.50%

32.90%

36.40%

38.10%

61.40%

46.00%

14.70%

4.30%

3.80%

8.10%

0.60%

0.90%

2.40%

2.30%

Sa iu besoni institucioneve në vazhdim në ofrimin e sigurisë

Shumë pak Balancuar Shumë Nuk kam opinion

Kuvendi i Kosovës

OJQ-ve

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100%

Policia e Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës

Zjarrëfikësit

Agjencia Kosovare e Inteligjencës

KFOR

EULEX

22.90%

9.10%

8.10%

19.20%

16.20%

42.40%

37.60%

14.00%

23.60%

21.80%

23.20%

26.40%

49.10%

68.50%

67.20%

17.70%

59.60%

29.90%

0.10%

8.20%

0.90%

40.90%

0.80%

1.80%

Sa iu besoni institucioneve në vazhdim në ofrimin e sigurisë

Shumë pak Balancuar Shumë Nuk kam opinion

Page 6: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

6

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

Kontaktet dhe bashkëpunimi i opinionit publik me strukturat e

sigurisë BKS gjithashtu ka vlerësuar nivelin e ndërveprimit dhe komunikimit të qytetarëve me institucionet e veçanta të

sigurisë. Në këtë mënyrë, anketa ka matur se në ç’mënyrë krijohet perceptimi publik; nga kontakti direkt apo përmes

mënyrave të tjera. Ndërveprim më të shpeshtë qytetarët e kishim me policinë (42%) pasuar nga sistemi gjyqësor

(31.49%) dhe doganat (29.90%). Ndërveprim pati edhe me KFOR-in (21.80%) dhe Zjarrfikësit (20.20%). Kosovarët

më së paku ndërveprojnë me EULEX (92.60%) dhe FSK (89.50%).

Figura 5 Kontakti dhe bashkëpunimi me strukturat e sigurisë

Perceptimet e opinionit publik lidhur me korrupsionin Në përgjithësi, perceptimet e opinionit publik ndaj korrupsionit nuk dallojnë nga besueshmëria ndaj institucioneve.

Të gjeturat nga BKS i fundit (edicioni i dytë) tregojnë që perceptimi ndaj korrupsionit në Kosovë sillet prej 60%-

80%. Ndonëse ndryshimet e vogla pozitive nuk nënkuptojnë që gjendja në terren është përmirësuar. Korrupsioni

shihet të jetë një prej sfidave më të mëdha politike dhe sociale, si dhe pengesa kryesore që po bllokon procesin e

evropianizimit në Kosovë.

Siç shihet në grafikën më poshtë, një numër i madh i të anketuarve (50%-70%) besojnë që institucionet në vijim janë

deri diku të korruptuara, të korruptuara ose shumë të korruptuara.

BKS i fundit ka treguar që rreth 80% e të anketuarve kanë raportuar që korrupsioni është shumë i përhapur në Qeveri

në Kosovë. Ngjashëm me të gjeturat e kaluara, Qeveria e Kosovës, sistemi i shëndetësisë dhe gjyqësori janë listuar si

institucionet më të korruptuara. Ka pasur një ndryshim të lehtë në përqindje, ndërsa të gjeturat e kaluara renditën

sistemin e shëndetësisë dhe gjyqësorin si më të korruptuarat, duket sikur tani Qeveria po udhëheq. Në këtë edicion,

Qeveria e Kosovës është e kryeson listën dhe shkalle a më lartë e të anketuarve me 70.50% që besojnë që niveli

qendror është i korruptuar. Pas Qeverisë vjen sistemi shëndetësor (62.70 %), sistemi gjyqësor (57.00 %) dhe komunat

(51.90 %). Në anën tjetër perceptimet publike ndaj PK dhe Sistemit të Edukimit Publik janë shfaqur të jenë neutrale

me një rezultat prej 30%-50%.

0%

50%

100%

Policia e

KosovësForca e

Sigurisë së

Kosovës

Zjarrëfikësit KFOREULEX

DoganatSistemi

Gjyqësor

42%

10.20% 20.20% 21.80%

7.30% 29.90%

31.45%

58% 89.50%

79.80% 78.10% 92.60%

69.80% 68.20%

A keni pasur kontakt/bashkëpunim me institucionet në

vazhdim

Po Jo

Page 7: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

7

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

FSK është renditur të jetë institucioni më pak i korruptuar, i cili gjithashtu ka marrë një përqindje të lartë të

përgjigjeve pa opinion, kjo për shkak të kohës së shkurtër që kur është themeluar institucioni si dhe mungesën e

informatave mbi procesin e brendshëm të FSK-së.

Figura 6 Opinioni publik për institucionet më të korruptuara

Opinioni publik lidhur me procesin për liberalizimin e vizave Procesi i liberalizimit të vizave paraqet një ndër hapat më të rëndësishëm drejt integrimeve në BE; porse për

shoqërinë dhe institucionet e Kosovës kjo mbetet të jetë sfidë e madhe. Të anketuarve u është kërkuar të rendisin

sfidat kryesore të cilat aktualisht po pengojnë liberalizmin e vizave për Kosovën.

Siç është përmendur edhe në seksionin paraprak, respondentët besojnë që korrupsioni paraqet sfidën kryesore për

Kosovën. Qeveria dhe institucionet kryesore të Kosovës janë renditur të jenë institucionet më të korruptuara në

Kosovë dhe duket mjaft i arsyeshëm fakti që opinioni publik në Kosovë (58%) rendit korrupsionin si sfidën kryesore

që pengon procesin e liberalizimit të vizave në Kosovë.

Çështja më e fundit që u ngrit nga mediat lidhur me azilkërkuesit; si dhe fluksi i madh i njerëzve të Kosovës që nisen

drejt shteteve anëtare të BE-së ka shkaktuar problem të madh politik dhe social tek disa anëtarë të BE-së. Duke marrë

parasysh faktorët e lartpërmendur, rreth 19% e të anketuarve besojnë që migrimi dhe azilkërkuesit aktualisht

paraqesin një sfidë të madhe për integrimin në BE në përgjithësi dhe procesin e liberalizimit të vizave si një pjesë e

vogël e rrugëtimit të gjatë për në BE.

Në anën tjetër një numër shumë i madh i të anketuarve beson që mungesa e sundimit të ligjit dhe sovranitetit

paraqesin sfidë, pasuar më pas edhe nga krimi i organizuar dhe trafikimi i qenieve njerëzore (12%).

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100%

Qeveria

Forca e Sigurisë së Kosovës

Policia e Kosovës

Sistemi Gjyqësorë

Komunat

Sistemi i Edukimit Politik

Sistemi i Shëndëtësisë

70.50%

8.90%

30.90%

57.00%

51.90%

45.30%

62.70%

17.50%

11.50%

30.80%

20.80%

22.00%

22.00%

16.10%

9.80%

64.90%

35.10%

16.70%

23.30%

28.50%

19.10%

2.10%

14.60%

3.20%

5.10%

2.60%

4.10%

2.00%

Opinioni publik për institucionet më të korruptuara

I korruptuar Deri diku Aspak i korruptuar Nuk kam opinion

Sistemi i EdukimitPublik

Page 8: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

8

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

Figura 7 Opinioni Publik për çështjet kyçe që sfidojnë procesin e liberalizimit të vizave

Përceptimi i opinionit publik për gjendjen aktuale politike Që nga shkurti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, shteti i posalindur dhe institucionet e saj të sapothemeluara dhe

të brishta u sfiduan vazhdimisht. Tranzicioni i stërzgjatur drejt demokracisë, spektri politik relativisht kompleks me

akterë të ndryshëm të involvuar vendor dhe ndërkombëtar, shihen si problematike dhe jofunksionale nga shumica e

kosovarëve.

Korrupsioni, mungesa e sundimit të ligjit, skandalet e njëpasnjëshme të Qeverisë së Kosovës përfshirë edhe sfidat

lidhur me europianizimin kanë bërë që zërat e pesimizmit në Kosovë të shtohen. Kur të anketuarve iu kërkua që të

vlerësojnë gjendjen aktuale politike në Kosovë, ata kryesisht kanë dhënë nota negative. 27% e kosovarëve besojnë që

gjendja aktuale politike është shumë e keqe, ndërsa 26% e tyre mendojnë që është e keqe. Në anën tjetër 40% e

konsiderojnë situata të jetë mesatar, ndërsa vetëm 7% prej tyre mendojnë që gjendja aktuale është e mirë. Asnjë nga

të anketuarit nuk beson që gjendja meriton një vlerësimin më të mirë, apo shumë të mirë.

0%10%20%30%40%50%60%

54%

19% 12% 12%

3%

Çka mendoni, cilët janë faktorët kryesor që rrezikojnë

liberalizimin e vizave për Kosovë?

Page 9: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

9

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

Figura 8 Perceptimet e opinionit publik lidhur me gjendjen aktuale politike

Të ardhurat dhe gjendja e përgjithshme ekonomike Ngjashëm si me opinionin publik mbi gjendjen aktuale politike në Kosovë, gjendja ekonomike është vlerësuar të jetë

kryesisht negative. Stagnimi ekonomik, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe tregut të lirë, si dhe shkalla e lartë e

korrupsionit kanë bërë që faktori ekonomik të shihet si sfida kryesore, por edhe si arsye e mundshme për një konflikt

tjetër.

Shtimi i pesimizmit në mesin e kosovarëve shihet qartë në grafet më poshtë. Rreth 42% e të anketuarve besojnë që

gjendja aktuale ekonomike është shumë e keqe, ndërsa 29% e tyre besojnë që kjo gjendje është e keqe. Në anën tjetër

një përqindje e vogël e të anketuarve (25%) vlerësojnë që gjendja aktuale ekonomë është mesatare, dhe vetëm 4% e

tyre mendojnë që gjendja është e mirë.

0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

35%

40%

Shumë

keqKeq

Mesatare MirëShumë

mirë

27% 26%

40%

7%

0%

Si e përshkruani situatën e tanishme ekonomike në Kosovë?

Shumë keq

Keq

Mesatare

Mirë

Shumë mirë

Page 10: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

10

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

Figura 9 Opinioni publik mbi gjendjen e përgjithshme ekonomike dhe të ardhurat e tyre

Gjendja ekonomike dhe të ardhurat gjatë këtij viti krahasuar me vitin e

kaluar Ngaqë faktori ekonomik është bërë sfida më e madhe për kosovarët, QKSS ka përgatitur një listë të pyetjeve për të

adresuar këtë çështje. Kur iu është kërkuar të krahasojnë gjendjen aktuale ekonomike të të ardhurave të tyre në

krahasim me vitin e kaluar, shumica e të anketuarve janë paraqitur të jenë mes dy opsioneve mesatareve. Dy opsionet

më dominuese tregonin që gjendja ekonomike (26.80%) dhe të ardhurat e tyre (32.50%) kanë mbetur të njëjta, ndërsa

46.70% dhe 46.50% besojnë që gjendja dhe të ardhurat e tyre personale janë përmirësuar pak.

Dy opsionet tjera më pak të kënaqshme si gjendja ekonomike (5.70%) dhe të ardhurat personale (4.40%) janë

përkeqësuar shumë, ndërsa ata të cilët besojnë që gjendja ekonomike është përkeqësuar pak (12%) dhe kështu ka

përkeqësuar edhe të ardhurat e tyre personale (7.70%). Grupi dominues i qytetarëve prej 35 – 40% besojnë që gjendja

është përmirësuar paksa.

Siç shihet në dy grafet më poshtë, shumica e të anketuarve ishin më të prirë të kenë një këndvështrim më pesimist kur

janë pyetur se çfarë do të ndodhë me gjendjen ekonomike karshi betejave të tyre me të ardhurat në vitin e ardhshëm.

Ngjashëm, ekziston një ngritje e lehtë në numrin e atyre që besojnë se gjendja ekonomike (17.30%) dhe të ardhurat e

tyre (8.90%) janë përkeqësuar tej mase. Trendi i njëjtë vazhdon edhe për opsionin i cili thotë se ka pak përkeqësim,

ku proporcioni mes gjendjes ekonomike dhe të hyrave personale është 28.50% me 20.90%. Gjithashtu, një numër i

madh beson që gjendja ka ngelur e njejtë, duke vlerësuar gjendjen ekonomike me 35.30% dhe të ardhurat me

54.20%. Entuziazmi duket të jetë zbehur paksa, meqë vetëm 17.80% besojnë që gjendja ekonomike është

përmirësuar, përderisa 15.10% pohojnë që të ardhurat e tyre janë pëmirësuar. Vetëm 0.60% e të anketuarve besojnë

që ka pasur një përmirësim të madh.

0%

10%

20%

30%

40%

50%

Shumë keq KeqMesatare

MirëShumë mirë

42%

29%

25%

4%

0%

Si e përshkruani situatën e tanishme ekonomike në Kosovë?

Shumë keq

Keq

Mesatare

Mirë

Shumë mirë

Page 11: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

11

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

Figura 10 Gjendja e juaj ekonomike gjatë këtij viti krahasuar me vitin e ardhshëm

Figura 11 Gjendja e juaj ekonomike gjatë këtij viti krahasuar me vitin e kaluar

5.70% 12.00%

26.80%

46.70%

3.10% 5.60% 4.40%

7.70%

32.50%

46.50%

3.60% 5.40%

0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

70.00%

80.00%

90.00%

100.00%

Përkqësuar

shumë

Përkeqësuar

pak

Mbetur njejtë Përmisuar pak Përkeqësuar

shumë

Nuk kam

opinion

Situata ekonomike dhe të ardhurat personale në vitin e ardhshëm

në krahasim me këtë vit

Situata ekonomike është: Të ardhurat tuaja janë:

Përmirësuar

shumë Përmirësuar

pak

17.30%

28.50% 35.30%

17.80%

0.60% 0.60%

8.90%

20.90%

54.20%

15.10%

0.60% 0.30% 0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

70.00%

80.00%

90.00%

100.00%

Përkqësuar

shumë

Përkeqësuar

pak

Mbetur njejtë Përmisuar pak Përkeqësuar

shumë

Nuk kam

opinion

Situata ekonomike dhe të ardhurat personale në këtë vit në

krahasim me vitin e kaluar

Situata ekonomike është: Të ardhurat tuaja janë:

Përmirësuar

shumë Përmirësuar

pak

Page 12: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

12

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

A mendoni që papunësia dhe gjendja e rëndë ekonomike

paraqesin rrezik të mundshëm për destabilizim? Duke qenë që tërë bota është ndikuar nga krizat ekonomike të cilat shpesh kanë përfunduar me masa kursimesh,

trazira dhe protesta masive, të anketuarit janë pyetur që të vlerësojnë nivelin e ndikimeve dhe rreziqeve të mundshme

që do të mund të gjeneronin papunësia dhe mungesa e zhvillimit ekonomik.

Siç shihet në grafiet në vijim krahas mundësive dhe rreziqeve për destabilizim që vjen nga status quoja politike,

Kosova rrezikohet edhe nga gjendja e rëndë ekonomike dhe mungesa e zhvillimit ekonomik. Të pyetur nëse gjendja

aktuale ekonomike paraqet rrezik të mundshëm destabilizues, shumica e të anketuarve besojnë që kjo gjendje paraqet

një rrezik të madh (45%) pasuar nga 35% e atyre që mendojnë se paraqet rrezik (38%), deri diku rrezik (11%), dhe

rrezik të vogël (4%). Vetëm 2% e të anketuarve besojnë që gjendja ekonomike nuk paraqet fare rrezik.

Figura 12 A paraqesin gjendja e rëndë ekonomike dhe papunësia rrezik për destabilizim?

Shumë rrezik Rrezik Mesatare Rrezik i vogëlAspak rrezik

45%

38%

11%

4% 2%

A mendoni që papunësia dhe gjendja e rëndë ekonomike është

rrezik real për destabilizim të vendit?

Shumë rrezik

Rrezik

Mesatare

Rrezik i vogël

Aspak rrezik

Page 13: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

13

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

A jeni të vetëdijshëm për të drejtën tuaj të privatësisë dhe të

drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale?

Kur e tërë bota po adreson çështjen e të drejtës së privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale, QKSS ka ngritur

këtë pyetje për të vlerësuar nëse opinioni publik është i vetëdijshëm për këto çshtje, dhe nëse po sa janë kosovarët të

vetëdijshëm për këto të drejta.

Derisa ende po zhvillohen debate të mëdha, opinionit publik në Kosovë sikur po i mungojnë informatat lidhur me të

drejtën për privatësi dhe të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale. Të pyetur nëse janë të informuar për këto dy

të drejta themelore dhe të debatueshme, një numër i madh i qytetarëve janë shprehur se fare nuk janë të informuar me

55%, nuk janë të informuar me 15%, deri diku të informuar me 11%. Vetëm 19% e kosovarëve janë deklaruar të jenë

të informuar për të drejtën për privatësi dhe të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale.

Figura 13 Opinioni publik për të drejtën në privatësi dhe të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale

Kam shumë

njohuri

Kam

njohuri

Deri diku Nuk kam

njohuri

Aspak

njohuri

4%

15% 11%

15%

55%

A keni njohuri lidhur me të drejtat tuaja të privatësisë dhe

mbrojtjes së të dhënave personale?

Kam shumë njohuri

Kam njohuri

Deri diku

Nuk kam njohuri

Aspak njohuri

Page 14: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

14

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

Dëshirojmë të shprehim falënderime të veçanta për kontribuuesit që kanë luajtur rol të rëndësishëm

gjatë hulumtimeve në terren, mbikëqyrjes dhe monitorimit të procesit të të dhënave.

Ekipin e përbërnin: Adea Beqaj; Admir Shala; Albulena Hasani ; Andrra Pllana; Arber Fetahu; Besa

Nimani; Dardana Perteshoni; Dhurata Prokshi; Donjeta Dedinca; Emine Makiqi; Endrit Binakaj; Fatmir

Spahiu; Furtuna Shabani; Gent Azemi; Ideal Prokshi; Ilirjana Dakaj; Ilma Zaimi; Jetesa Shabanaj;

Krenar Vasolli. Kushtrim Balaj; Marigona Dubovci; Mark Marku; Masa Stanisavljevic; Nektar Zogiani;

Petrit Tahiri; Saranda Mellopolci; Shkelqim Berisha; Shpresa Kryeziu; Valmira Sokoli; Valton Marku;

Vesel Kqiku

Page 15: Barometri kosovar i_sigurise_edicioni_i_trete_374655

15

B a r o m e t r i K o s o v a r i S i g u r i s ë , E d i c i o n i i t r e t ë D h j e t o r 2 0 1 3

Vërejtje

Perceptimet e prezantuara në këtë raport janë përmbledhje e informatave të mbledhura nga të anketuesit

dhe ato vetëm dëshmojnë sesi qytetarët i perceptojnë institucionet. Ky nuk paraqet vlerësim përfundimtar

të cilësisë së punës së institucioneve që janë përfshirë në këtë studim. Ky studim do të shërbejë për të

adresuar mangësitë e mundshme dhe gjithashtu paraqet një indikator të efektshmërisë së komunikimit të

tyre me njerëzit. Qëndrimet e shprehura në këtë raport janë perceptime të të anketuarve dhe nuk

paraqesin qëndrimet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë

Opinionet e shprehura në raport nuk paraqesin qëndrimet e National Endowment for Democracy (NED).

Një kopje e këtij raporti dhe të informatave duhet adresuar në:

Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Rr. Sylejman Vokshi 13/3

10000 Prishtina, Kosovë

Email: [email protected]

Telefoni: +381 (0) 38 221 420

Faqja e internetit: www.qkss.org