bashkia 2012 - një vit me arritje e suksese lezhË1 2012 - një vit me arritje e suksese bashkia...

21
1 2012 - Një vit me arritje e suksese Newsletter Bashkia Lezh Ë Përmirësuam politikat për një qytet me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm: 1. Buxhetim me pjesëmarrjen e komunitetit në Bashkinë Lezhë 2. Diskutime e propozime për paketën e re fiskale. 3. Ditë e hapur kundër diskriminimit në qytetin e Lezhës. 4. Diskutim i planit strategjik të Zhvillimit të qëndrueshëm të Lezhës. 5. Integrimi gjinor - objektiv i politikave sociale të bashkisë. 6. Praktikat më të mira për integrimin e Romëve. faqe 3-5 Investuam në funksion të rrijes së cilësise së jetës për qytetarët: 1. Përfundoi rruga për në Kalanë e Lezhës. 2. Përurohen shkollat e reja të qytetit në prani të Kryeministrit Berisha. 3. Përurohet rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Kosova”. 4. Investim në murin rrethues të kompleksit të shkollave në lagjen Besëlidhja. 5.One Stop Shop - Bashkia Lezhë më afër qytetarëve. 6. Përfundon rruga dytësore për në spitalin rajonal të Lezhës. faqe 6-9 Dialogu me qytetarët, prioritet për Bashkinë Lezhë: Inkurajimi i qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre për të shprehur opinionin në procesin e vendimmarrjes dhe politikë-bërjes, nëpërmjet motos: Jetojmë bashkë dhe vendosim bashkë!

Upload: others

Post on 03-Feb-2020

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

1

2012 - Një vit me arritje e suksese

Newsletter Bashkia LezhË

Përmirësuam politikat për një qytet me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:1. Buxhetim me pjesëmarrjen e komunitetit në Bashkinë Lezhë2. Diskutime e propozime për paketën e re fiskale.3. Ditë e hapur kundër diskriminimit në qytetin e Lezhës.4. Diskutim i planit strategjik të Zhvillimit të qëndrueshëm të Lezhës.5. Integrimi gjinor - objektiv i politikave sociale të bashkisë.6. Praktikat më të mira për integrimin e Romëve. faqe 3-5

Investuam në funksion të rrijes së cilësise së jetës për qytetarët:1. Përfundoi rruga për në Kalanë e Lezhës.2. Përurohen shkollat e reja të qytetit në prani të Kryeministrit Berisha.3. Përurohet rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Kosova”.4. Investim në murin rrethues të kompleksit të shkollave në lagjen Besëlidhja.5.One Stop Shop - Bashkia Lezhë më afër qytetarëve.6. Përfundon rruga dytësore për në spitalin rajonal të Lezhës. faqe 6-9

Dialogu me qytetarët, prioritet për Bashkinë Lezhë:

Inkurajimi i qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre për të shprehur opinionin në procesin e vendimmarrjes dhe politikë-bërjes, nëpërmjet motos: Jetojmë bashkë dhe vendosim bashkë!

Page 2: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

2

100 vjetori i Pavarësisë së Shtetit Shqiptar: Kreu i Bashkisë Tushaj hapi siparin e vitit jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë së kombit tonë me datë 17 janar, në ceremoninë e përkujtimit të 544 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Një sërë aktivitetesh organizuar nga Bashkia Lezhë vijuan gjatë gjithë vitit 2012. Fillimi i vërtetë i festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë në rang kombëtar u shënua më 2 mars, në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, pikërisht këtu në Lezhën e Besëlidhjes. Në këtë aktivitet morën pjesë krerë të shtetit shqiptar, përfaqësues të qeverisë së Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. fq 13-15

Asnjë njeri nuk mund të ecë vetëm. Shumë e kanë dhënë këtë iluzion, por askush nuk ka ecur me të vërtetë vetëm. Njeriu nuk është bërë në këtë mënyrë. Çdo njeri është i reflektuar në popullin e tij, në historinë e tij, në kulturën dhe vlerën e tij. Bashkia Lezhë është e vetëdijshme se një nga gjërat më me rëndësi që një lider mund të bëjë është, të krijojë dhe menaxhojë kulturën. 2012-ta ka qënë një vit i mbushur me aktivitete kulturore si, lançime e promovime librash të autorëve të rinj dhe shkrimtarëve të mëdhenj. Gjithashtu të apasionuarit e muzikës dhe pikturës e kanë gjetur veten në një sërë aktivitetesh që bashkia ka organizuar, veçanërisht për ta. Festat tradicionale shumëngjyrëshe janë pritur e festuar me gëzim e dëshirë nga qytetarët lezhjanë. fq 16-20

Bashkia LezhËJetojmë bashkë dhe vendosim bashkë!

Politika miqësore me mjedisin në Bashkinë Lezhë: Përmirësimi i politikave mjedisore është në vazhdimesi në vëmëndjen e Bashkisë Lezhë. Sot jemi e vetmja bashki në nivel kombëtar, e cila ka hartuar Planin e Menaxhimit të Mbetjeve 2011-2015 dhe Planin për Menaxhimin e Qendrës së Ndarjes se Mbetjeve të Riciklueshme, në bashkëpunim me ekspertë të URI-t. fq 10-12

Kultura:

Page 3: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

3 PermirËsuam politikat pËr njË qytet me zhvillim ekonomik tË qËndrueshËm

Buxhetim me pjesëmarrjen e komunitetit në Bashkinë Lezhë

Buxhetimi me pjesëmarrje tashmë është kthyer në një traditë në Bashkinë Lezhë. Kryetari i saj z.Viktor Tushaj ka zhvilluar takime me bizneset dhe komunitetin, ku ka shpalosur projekt-buxhetin e vitit 2012. Gjatë takimeve respektive ai ka treguar edhe investimet që priten të bëhen gjatë këtij viti. Mendimet e qytetarëve janë mirëpritur dhe reflektuar menjëhere në projekt-buxhet. Është e dukshme që me implementimin e kësaj praktike transparenca është rritur ndjeshëm. Është rritur gjithashtu edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për pagesat e ndryshme, gjë që është reflektuar edhe në rritjen e të ardhurave. Ndërhyrja e bërë nëpërmjet këtij proçesi ka ndryshuar në mënyrë radikale procedurën e përcaktimit të prioriteteve për investimet që do të realizohen me anë të buxhetit të bashkisë. Kjo praktikë ka sjellë një frymë të re bashkëpunimi dhe ka rritur besimin e komunitetit tek institucioni i Bashkisë.

Në muajin dhjetor Bashkia Lezhë organizoi turet e takimeve me komunitetin qytetar dhe atë të biznesit, me qëllim diskutimin dhe thithjen e mendimeve e propozimeve për ndryshime apo shtesa në

paketën fiskale që bashkia do të aplikojë për vitin e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë z.Viktor Tushaj vlerësoi rëndësinë e takimit duke vënë theksin tek pjesëmarrja e komunitetit qytetar, tepër e domosdoshme në vendim-marrje. Sa me i gjërë të jetë spektri i diskutimeve, vijoi zoti Tushaj, aq më e efektëshme dhe e zbatueshme do të jetë paketa fiskale. Efektshmëria e saj do të ndikojë në grumbullimin e të ardhurave, çka do të thotë: më shumë investime, më shumë rrugë, më tepër mjedise publike të rikonstruktuara e të gjelbëruara, nivel e cilësi më e lartë e shërbimeve që ofron bashkia, njëheresh

rritje e cilësisë së jetës për qytetarët. Zv. Kryetari i Bashkisë z.Arjan Barbullushi, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i drejtorisë së taksave dhe tarifave vendore, pas prezantimit të disa prej treguesve kryesorë të paketës, ftoi qytetarët që të behën pjesë e diskutimeve dhe propozimeve konkrete rreth paketës ekzistuese dhe projektit të paketës së ardhëshme. Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarë të këshillit bashkiak, të cilët iu bashkuan diskutimeve, duke e vlerësuar këtë takim si një proces transparent paraprak për miratimin e paketës.

Diskutime e propozime për paketën e re fiskale

Page 4: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

4 PËrmirËsuam politikat pËr njË qytet me zhvillim ekonomik tË qËndrueshËm

Ditë e hapur kundër diskriminimit në qytetin e Lezhës Komisionerja për mbrojtjen nga diskriminimi Znj.Irma Baraku, organizoi në qytetin e Lezhës ditën e hapur kundër diskriminimit. Bashkia Lezhë po zbaton disa projekte në të mirë të komuniteteteve romë e egjyptianë dhe personave me aftësi të kufizuar, për integrimin e tyre në jetën normale qytetare. Kryetari i Bashkisë, Z. Tushaj, përmendi punën që po bëhet për arsimimin e shkëputjen nga rruga e fëmijve të këtyre komuniteteve, ku Bashkia e Lezhës e mbështetur financiarisht nga një fondacion italian, është e para njësi vendore në shkallë vendi që ka hapur një shkollë të re, enkas për arsimimin e fëmijëve të familjeve rome dhe egjyptiane. Ky projekt që po zbatohet vitet e fundit në Lezhë, vijoi Tushaj, ka ndikuar pozitivisht në integrimin e këtyre fëmijëve, duke i divocuar ata me rrugën. Gjatë ditës së hapur të takimeve autoritetet vendore, qytetarët e Lezhës dhe komuniteti rom e egjyptian, u informuan për të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga ligji për mbrojtjen nga diskriminimi.

Diskutim i planit strategjik të zhvillimit të qëndrueshëm të Lezhës

Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me FLAG (Fondacionin për Autonomi Vendore dhe Qeverisje), organizuan mbledhjen e Këshillit të Partneritetit për Zhvillim Strategjik të Qëndrueshëm të qytetit të Lezhës. Kjo iniciativë u mbështet nga programi DELTA (Drejtimi i Ekonomisë Vendore përmes Teknikave

dhe Aleancave) i cili në fazën e parë u mbështet nga Banka Botërore dhe LGI dhe në fazën e dytë nga LGI-Hungari. Kryetari i Bashkisë Lezhë, z.Tushaj, theksoi se rishikimi e diskutimi i planit strategjik të zhvillimit të qëndrueshëm të Lezhës u garanton brezave cilësi të lartë jete e mjedisi, që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik, social, mjedisor e kulturor. E thënë ndryshe, është kushtetuta e një qyteti vizionar që e bën Lezhën një qytet turistik që pasuron trashëgiminë unike historike dhe kulturore, me ekonomi në rritje e biznes inovator e konkurues, me lidhje të shpejta e zhvillim urban e mjedisor të qëndrueshem, qytet me

komunitete dinamike, që frymëzon progres e krijimtari dhe që ofron dije të avancuara e mirëqënie për të gjithë. Me tej fjalën e morën përfaqësusi i FLAG z.Artan Rroji, dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak, z. Agustin Marku.

Integrimi gjinor në politikat e Bashkisë Lezhë Barazia ishte një tjetër sfidë që Bashkia Lezhë përballoi me sukses gjatë vitit 2012. Përpjekjet për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë anëtarët e shoqërisë dhe për përmirësimin e mirëqënies së tyre kanë qënë të shumta dhe do vazhdojnë dhe në të ardhmen. Kapacitetet e “infrastrukturës” lokale për barazinë gjinore janë në përmirësim në Bashkinë Lezhë. Nënpunësja gjinore është një risi për sigurimin e zbatimit të ligjit dhe strategjitë të cilat definojnë rregullat dhe veglat për përmirësimin e barazisë gjinore, projekt ky i mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara

Page 5: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

5 PËrmirËsuam politikat pËr njË qytet me zhvillim ekonomik tË qËndrueshËm

Praktika më të mira për integrimin e Romëve Qëllimi i këtij projekti është të kontribuojë në integrimin e romëve në rajon, duke promovuar programe të reja dhe duke mundësuar bashkëpunim midis qeverisë lokale dhe qëndrore, institucioneve të pavarura dhe shoqërisë civile. Ky projekt i cili po zbatohet nga OSBE-ODIHR, është jetik për të ndihmuar administratat

dhe shoqërinë civile në rajon në luftën kundër diskrimimit, si dhe për promovimin e shanseve të barabarta për komunitetin rom. Bashkia e Lezhës është zgjedhur si partnere e këtij projekti në Shqiperi dhe po kontribuon suksesshëm në zbatimin e tij. Projekti ka pesë komponente kryesore: pjesëmarrja në jetën politike dhe vendim-marrje; dhënia e ndihmës ligjore; legalizimi i banesave dhe vendbanimeve; lufta kundër diskriminimit dhe promovimi i vizibilitetit për minoritetin rom; bashkëpunimi rajonal. Si rezultat i këtij projekti është punësuar pranë Bashkisë Lezhë një përfaqësues i këtij komuniteti i cili do fasilitojë hartimin e planit të veprimit për komunitetin rom dhe egjyptian, dokument i rëndësishëm ky që do i bashkëngjitet strategjisë së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Lezhës.

Marrëveshje bashkëpunimi mes Bashkisë Lezhë dhe minoritetit Rom Bashkia e Lezhës gjithnjë ka qenë e angazhuar në përmbushjen e objektivave që kanë të bëjnë me trajtimin dhe integrimin në jetën qytetare të atyre familjeve që i përkasin komunitetit Rom dhe atij Egjyptian. Pjesë e këtij interesimi ishte dhe arritja e marrëveshjes së bashkëpunimit që kryetari i Bashkisë së Lezhës z.Viktor Tushaj, ka realizuar me drejtuesit e shoqatës së minoritetit Rom dhe komunitetit Egjyptian, përkatesisht Bujar Berisha dhe Man Sinani. Përmes kësaj marrëveshjeje Bashkia e Lezhës dhe përfaqesuesit e dy shoqatave partnere shprehën angazhimin e tyre për bashkëpunim në implementimin e planit të veprimit të dekadës rome dhe strategjinë kombëtare të përfshirjes sociale. Zoti Tushaj i njohu drejtuesit e këtyre shoqatave me realizimet e para që bashkia ka kryer në funksion të kësaj marrëveshjeje. Pikësëpari kryebashkiaku Tushaj u dorëzoi atyre një zyrë të pajisur me kompjuter, printer, tavolina, karrike (materiale dhuruar nga Drejtoria Arsimore, World Vision dhe Këshilli i Qarkut). Ndërkohë, z.Tushaj u angazhua në ngritjen e një grupi pune për kryerjen e një studimi dhe evidentimin real të nevojave që kanë këto familje, banore të qytetit të Lezhës për strehim, punësim, edukim-arsimim, formim kulturor dhe shërbim shëndetësor, duke marrë përsipër dhe përfshirjen e zërave të veçantë në veprimtari sociale për romët dhe egjyptianet, në buxhet.

Page 6: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

6

Qeverisje për të zhvilluar qytetin dhe rajonin, bazuar në një vizion të qartë dhe strategji, me pjesëmarrjen e qytetarëve në të gjitha proceset e zhvillimit, në mënyrë që ata të fitojnë një ndjenjë të pronësisë dhe përgjegjësisë për ecurinë e qytetit të tyre.

Përfundoi rruga për në Kalanë e Lezhës Projekti i kësaj rruge të shumëpritur nga komuniteti i Lezhës me vlerë 170 milion lekë, e sjell Kalanë më afër qytetarëve, vizitorëve, turistëve dhe pushuesve të bregdetit të Shëngjinit. Çdo i interesuar për të vizituar Memorialin e Skënderbeut, zonën historike e arkeologjike, për 5 minuta do t’a përshkojë këtë segment rrugor me gjatësi 1.8 km duke u gjendur brenda mjediseve të kalasë, ku veç njohjes me historinë e saj, mund të sodisë që andej hapësirën e pafundme, deri në bregdet. Pushuesit e plazhit të Shëngjinit por dhe ata të Kunes dhe Tales, me ndërtimin e rrugës së re do të jenë të papërtuar për ta parë nga afër këtë monument të kulturës kombëtare me histori të lavdishme. Në këtë mënyrë, kalaja e Lezhës, simbiozë e ndërtimeve ilire, romake e bizantine, është lehtësisht e vizitueshme dhe sipas kreut të Bashkisë, Viktor Tushaj, promotor i realizimit të projektit, ky standart i ri shkon kryesisht në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të turizmit. Ndërkohë, rruga e ndërtuar sipas standarteve më të avancuara të infrastrukturës bashkëkohore, ka ruajtur të paprekura vlerat arkeologjike të gërmimeve që po kryhen në segmente të caktuara edhe në qafën e Kalasë. Teknologjia e ndriçimit është bërë në përshtatje me arkitekturën e vjetër dhe terrenin malor nga kalon rruga. Për automjetet e vizitorëve dhe turistëve të huaj, në qafën e Kalasë është ngritur dhe një parking me standarte të larta. Intelektualët dhe qytetarët e Lezhës e vlerësojnë zbatimin e këtij projekti si një nga investimet më të rëndësishme të kryera në territorin e kësaj bashkie.

Investuam nË funksion tË rritjes sË cilËsisË sË jetËs pËr qytetarËt

Page 7: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

7

Investuam nË funksion tË rritjes sË cilËsisË sË jetËs pËr qytetarËt

Përurohet shkolla 9- vjeçare “Kosova” Në qytetin e Lezhës u bë përurimi i shkollës 9-vjeçare “Kosova”, investim ky i rajonit autonom Trentino Alto Adige në Itali me vlerë 230 mijë euro, i realizuar me interesimin e drejtperdrejtë të kreut të Bashkisë z.Viktor Tushaj. Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm drejtues të ministrisë së arsimit, drejtorisë arsimore, pushtetit lokal, deputetë, nxenës shkollash, mësues dhe prindër. Kryetari i bashkisë, Tushaj, shprehu vlerësim dhe falenderim të veçantë për investitorët e rajonit autonom Trentino Alto Adige në Itali, të cilët u treguan të pakursyer për t’a sjellë këtë shkollë në nivelet dhe standartet e shkollave europiane. Më pas përshëndetën konsulli italian në Shkodër dhe investitorët përfaqësues z.Gunter Hofer, drejtor i departamentit të integrimit europian dhe presidenti i shoqatës AGIMI BOLZANO ONLUS z.Roberto Cucchiaro, të cilët shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm me Bashkinë e Lezhës në realizimin e projekteve të tjera. Financimi i këtij projekti të realizuar në dy faza, bëri të mundur rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “KOSOVA”. Në këtë mënyrë 630 nxënësit e shkollës “Kosova”, bashkë me vogëlushët e kopshtit të katit të parë, filluan vitin e ri shkollor 2012-2013 në godinën e tyre të re të rikonstruktuar me financimin e investitorëve të rajonit autonom Trentino Alto Adige në Itali, nën interesimin e pandërprerë të kryebashkiakut Viktor Tushaj.

Përurohen shkollat e reja të qytetit në prani të Kryeministrit Berisha Kryeministri i vendit Prof. Dr. Sali Berisha i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, drejtues të arsimit rajonal dhe pushtetit lokal, në diten e

fillimit të vitit të ri mësimor 2012-2013, mori pjesë në përurimin e shkollës së re 9-vjeçare “Besëlidhja”. Kjo shkollë e re për të cilën u investuan 1.7 milion dollarë, është ndërtuar dhe pajisur me bazë materjale mesimore-didaktike, sipas standarteve më te avancuara të shkollave europiane. Një tjetër investim i rëndësishem i Bashkisë Lezhë ishte dhe gjimnazi “Hydajet Lezha”, një investim ky i Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare, me vlerë 1.8 milion dollarë. Kjo shkollë tashmë përmbush standartet e reja arsimore europiane, me laboratore, biblotekë, salla interneti dhe ambjente çlodhëse për nxënësit. Në këtë shkollë mësojnë 1200 nxënës dhe godina e re ka ulur ndjeshëm numrin e nxënësve në klasa dhe ka reduktuar mësimin me turne. Kryeministri Berisha së

bashku me kryebashkiakun Tushaj, ministrin e arsimit z.Myqerem Tafaj, drejtues të drejtorisë arsimore rajonale, deputetë , prefektin , kryetarin e Këshillit të Qarkut dhe autoritete të tjera vendore, ka marrë pjesë në përurimin e gjimnazit të ri të qytetit. Shiriti i përurimit u pre nga kryebashkiaku Tushaj dhe ministri Tafaj. Më pas kryeministri duke u përshëndetur me nxënësit e këtij gjimnazi, mësuesit, prindërit dhe qytetarët e Lezhës, falenderoi edhe kryebashkiakun Tushaj, për kujdesin që po tregon në përmirësimin e rrjetit infrastrukturor në shkollat e qytetit.

Page 8: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

8

Rikonstruksion i murit rrethues të kompleksit të shkollave në lagjen Besëlidhja. Projekti “Ndërtimi i murit rrethues dhe sistemime të kompleksit të shkollave në lagjen “Besëlidhja” u zbatua nga Bashkia Lezhë në kuadrin e programit të DLDP Shkodër, 26 prill-15 dhjetor 2012. Me këtë projekt Bashkia Lezhë rriti elementët e sigurisë për komunitetin e nxënësve dhe punonjësve, duke përmirësuar infrastrukturën duke siguruar kështu mbarëvajtjen e procesit edukativ në kompleksin e 4 shkollave, që ndajnë të njëjtin oborr. Gjithashtu u përmirësua dhe mjedisi sportiv në oborr, duke u krijuar nxënësve mundësi për të kaluar kohën e lirë në funksion të një jete të shëndetshme. Implementimi i projektit u shoqërua me një fushatë ndërgjegjësuese për mirëmbajtjen e këtij mjedisi dhe në të njëjtën kohë, kundër fenomeneve negativë. Ky ishte një element tjetër me rëndësi i këtij projekti, i cili do të vazhdojë dhe në të ardhmen. Për realizimin e qëllimit dhe objektivave të projektit ndikuan një sërë faktoresh prej të cilëve, më kryesori ishte bashkëpunimi i bashkisë me komunitetin e nxënëseve dhe mësuesve që ndajnë të njejtin oborr, institucionet si shëndetësia dhe policia, gjithashtu dhe biznesin në të gjitha fazat që nga faza e identifikimit, deri tek zbatimi dhe monitorimi. Krahas kësaj, bashkëfinancimi i projektit nga Bashkia dhe DLDP ishte një faktor tjetër suksesi, i cili bëri të mundur realizimin e përfundimit të murit rrethues në parametra dhe standarte bashkëkohore. Gjithashtu financimi nga ana e Bashkisë mundësoi sistemimin e mjedisit të brendshëm, në funksion të një cilësie jete më të mirë për të gjithë komunitetin që studjon dhe punon në atë territor.

Investuam nË funksion tË rritjes sË cilËsisË sË jetËs pËr qytetarËt

One Stop Shop - Bashkia Lezhë më pranë qytetarëve të saj One Stop Shop: transperenca me qëllim ndërtimin e besimin reciprok midis qeverisjes dhe publikut, duke garantuar informacion me qasje të lehtë, të sakte dhe adekuat. Në dhjetor u bë përurimi i zyrës së re me një ndalesë, ku qytetarët e Lezhës krahas transparencës në zgjidhjen e problemeve të tyre, do gjejnë shërbim të shpejtë mbi gjithë informacionin e kërkuar. Faza e parë e investimit u mbulua nga buxheti i bashkisë dhe për fazën e dytë që ka të bëjë me instalimin e softeve dhe komunikimin elektronik të kësaj zyre me zyrat e tjera, po dialogohet me DLDP-Programi për decentralizim dhe zhvillim lokal, me zyrë në qytetin e Shkodrës.

Page 9: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

9

Përfundon rruga dytësore për në spitalin rajonal të Lezhës Një investim mjaft i rëndësishëm i qeverisë shqiptare i cili tashmë ka marrë formën e tij përfundimtare, është kryer në rrugën e spitalit të qytetit të Lezhës. Ndërhyrja për ndërtimin e këtij aksi të ri ul trafikun që krijohej nëpërmjet aksit të vjetër, ku jo në pak raste bllokoheshin edhe ambulancat që transportonin të sëmurët. Ndërkohë, duke përmirësuar rrjetin infrastrukturor të lagjes së spitalit, ky investim po jep zhvillim e po rrit cilësinë e jetës së banorve të saj. Falë financimit me vlerë prej 58 milion lekësh të reja është bërë e mundur ndërtimi i kësaj rruge me parametra optimale, që zgjidh përfundimisht edhe një nga shqetësimet më të mëdha për banorët e Lezhës dhe gjith rajonit, të cilët lëvizin drejt këtij spitali.

Investuam nË funksion tË rritjes sË cilËsisË sË jetËs pËr qytetarËt

Disa statistika për biznesin në qytetin e Lezhës:

Numri i bizneseve nё Bashkinё Lezhё pёr vitin 2012

Emёrtimi Tё dhёnatNumri total i bizneseve 925Biznes i vogël 685Biznes i madh 240Biznese tё hapura gjatё vitit 2012 114Biznese tё mbyllura gjatё vitit 2012 84Biznese tё pezulluara gjatё vitit 2012 27

Evidenca e realizimit tё tё ardhurave pёr periudhёn Janar-Nёntor 2012

Emёrtimi Plani vjetor Fakti pёr 11-mujorina Tё ardhurat nga taksat 123,901 51,914b Tё ardhurat jotatimore 81,773 42,299

b-1 Nga tarifat pёr shёrbimet publike 22,767 11,905b-2 Tё ardhura tё tjera 53,706 25,087b-3 Tё ardhura tё tjera nga instit. nё varёsi 5300 5307b-4 Kuotat e anёtar. njёsive tё Qarkut 0 0

Gjithsej 205,674 94,213

Page 10: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

10

Investime të realizuara me buxhetin e Bashkisë Lezhë gjatë vitit 2012:

Investuam nË funksion tË rritjes sË cilËsisË sË jetËs pËr qytetarËt

1

2

Rruga pranë Shkollës “Gjergj Fishta”

Trotuar dhe Parking pranë Bulevardit “Gjergj Fishta”

3 Trotuari pranë “Urës së Cenit”

Page 11: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

11

Politika miqËsore me mjedisin nË bashkinË LezhË

“Lezha ime, qytet i pastër” Prioritet i punës së Bashkisë Lezhë mbetet rritja e cilësisë së shërbimeve ndaj komunitetit, siç është e shprehur qartë dhe në strategjinë e zhvillimit të këtij qyteti. Mbajtja pastër e qytetit dhe mjediseve publike është

një dukuri pozitive, që prej disa vitësh është kthyer në një traditë që vleresohet nga qytetarët, vizitorët, turistët e huaj dhe shoqatat mjedisore. Pozitivisht ka influencuar vënia në zbatim e projektit për mbledhjen e grumbullimin e mbetjeve urbane në mënyrë të diferencuar. Prej tre vitesh, për herë të parë në shkallë vendi, në Lezhë janë instaluar kontinierë nëntokësor. Bashkia e Lezhës e vlerëson menaxhimin e mbetjeve urbane dhe mbajtjen pastër të mjedisit si detyrim ndaj qytetarëve. Gjatë vitit 2012 u zhvilluan një sërë aktivitetesh në kuadër të përmirësimit të situatës së përgjithëshme mjedisore. Është theksuar gjithnjë e më tepër rëndësia e një mjedisi të pastër dhe po zhvillohen politika miqësore në lidhje me këtë. Krahas punës për grumbullimin e mbetjeve urbane dhe pastrimin

e mjedisit, gjatë gjithë vitit që lamë pas Bashkia Lezhë ka sensibilizuar opinionin qytetar, nëpërmjet sloganit: “Lezha ime, qytet i pastër”. Lezha është ndër qytetet më të pastra dhe me një kulturë mjedisore të admirueshme.

Inaugurimi i Qëndrës së Rindarjes së Mbetjeve të Riciklueshme Bashkia Lezhë prej më shumë se 3 vitesh po aplikon sistemin e grumbullimit të mbledhjeve urbane në mënyrë të diferencuar. Në mbështetje të këtij projekti prej 18 muajsh po aplikohet nga Instituti i Kërkimeve Urbane, projekti i grumbullimit të plastikës në mënyrë të diferencuar. Aktiviteti kryesor i këtij projekti ka qenë sensibilizimi i opinionit qytetar, për të bërë ndarjen që në burim të mbetjeve. Një ndihmesë të madhe në këtë drejtim ka dhënë drejtoria arsimore dhe të gjithë shkollat e qytetit, Lezhë. Gjatë vitit 2012 projekti ishte në fazën e tij përmbyllëse dhe puna me komunitetin u intensifikua shumë. Konkretisht nga OJF lokale dhe organizatat rinore u shpërndanë informacione me anë të fletpalosjeve “SI TË RICIKLOSH NË SHTËPINE TËNDE”, në të cilën shpjegohen hollësisht të gjitha hapat e riciklimit. Në vijimësi të kësaj pune më 20 Prill 2012 u bë inagurimi i Qëndrës së Rindarjes së Mbetjeve të Riciklueshme “QRMR”, financuar nga DLDP.

Bashkia e Lezhës aplikon ndarjen e mbetjeve urbane që në burim Instituti i kërkimeve urbane Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës, në kuadër të projektit: “Mbledhja e mbeturinave në mënyrë të diferencuar”, organizuan në muajin e fundit të vitit në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit takime sensibilizuese me nxënësit për ndarjen e mbetjeve urbane, që në burim. Me koshat e instaluar në shkolla, institucione, pranë qendrave të biznesit dhe pallateve të banimit, mbetjet e riciklueshme që përgatiten si lëndë e parë për industrinë ricikluese dhe atë organike, transportohen në landfillin e Bushatit. Në takimet sensibilizuese të zhvilluara në shkolla dhe institucione kryetari i bashkisë z.Viktor Tushaj, e vlerëson ecurinë e këtij projekti si mjaft efikas në përmbushjen e atyre objektivave që lidhen me strategjinë e zhvillimit të Lezhës, mbështetur në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike.

Page 12: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

12

Politika miqËsore me mjedisin nË bashkinË LezhË

20 Prill 2012: dita për një Shqipëri të pastër 20 prilli u caktua si dita për një Shqipëri të pastër në mbledhjen e qeverisë së datës 30 mars, ku kryeministri Berisha kërkoi kontributin vullnetar të të gjithë qytetarëve për pastrimin e qytetit dhe fshatit të tyre. Gjatë kësaj dite kombëtare në Lezhë ushtria, punonjës e drejtues të njësive vendore dhe nxënës të shkollave të qytetit morën pjesë në pastrimin e mjedisit në vendet më problematike. I ndalur fillimisht në bashkinë e Lezhës, ministri i mjedisit z.Fatmir Mediu Ai përgëzoi Kryetarin Viktor Tushaj dhe falenderoi për mbështetjen financiare të këtij projekti firmën gjermane “Shefer”, Institutin e Kërkimeve Urbane, qeverinë zvicerane dhe ambasadorin e hollandës në Tiranë z.Van den Dol. Më pas në ish-zonën industriale të qytetit u bë përurimi i qendrës së re të riciklimit të mbetjeve urbane. Ngritja e kësaj qendre, u bë e mundur falë projektit për pastrimin e plastikës me pjesëmarrje dhe planit të menaxhimit të mbetjeve, mbështetur nga departamenti për zhvillim vendor dhe decentralizim në Shqipëri, si dhe të vetë kontributit të bashkisë së Lezhës dhe shoqatës shqiptare të ricikluesve. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Hollandës, z.Van Den Dol.

Konferenca Kombëtare “Menaxhimi i mbetjeve: nga ndërgjegjësimi, në veprime praktike” Instituti i kërkimeve urbane (IKU), Ambasada e mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe KfW organizuan me datë 29 maj 2012, në Tirana International Hotel, konferencën kombëtare me temë “Menaxhimi i mbetjeve: nga ndërgjegjësimi në veprime praktike”. Kjo tryezë e rrumbullakët ishte një mundësi e vyer për të paraqitur raste konkrete të zbatimit me sukses në praktikë të projekteve. Njëri nga projektet u cili i prezantua si i realizuar

me shkallë te lartë suksesi ishte ai i “Pastrimit të mbetjeve plastike me pjesëmarrje dhe menaxhimi i mbetjeve në bashkinë e Lezhës”. Ishin të pranishëm ministri i turizmit, rinisë, kulturës dhe sporteve z.Aldo Bumçi, ministri i mjedisit z.Fatmir Mediu, zv. ministri i punëve publike dhe transporteve z.Ylli Manjani, ambasadori i Hollandes z.Van Den Dol, ambasadorja e Gjermanisë, zj.Carola Muller-Holtkemper, drejtues të njësive vendore nga i gjithë vendi, përfaqësues të shoqatave mjedisore dhe specialistë të mjedisit. Folësit në këtë konference shprehën vlerësim maksimal për iniciativën e kryebashkiakut të Lezhës z.Viktor

Tushaj dhe për rezultatet e arritura në zbatimin e projektit. Bashkia Lezhë ishte e para bashki në shkallë vendi dhe më gjerë që aplikoi këtë teknologji të avancuar në menaxhimin e mbetjeve. z.Tushaj solli në këtë Konfrencë gjithë përvojën e fituar që nga koha kur nisi zbatimi i projektit deri në ngritjen e qendrës ricikluese, e cila do sjellë reduktim me 30% të mbetjeve në peshë dhe mbi 50% të mbetjeve në volum. Veç impakteve pozitive në mjedis dhe rritjes së cilësisë së jetës për qytetarët, gjë e cila është e rëndësisë primare, projekti kontribuon edhe në sigurimin e lëndës së parë për industrinë ricikluese.

Page 13: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

13

100 vjetori i Pavarësisë

Kreu i Bashkisë Tushaj hapi siparin e vitit jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë së kombit tonë me ceremoninë e përkujtimit të 544 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Me këtë rast në memorialin që ruan vendvarrimin e heroit, kreu i bashkisë Viktor Tushaj, ministri i turizmit, kulturës, rinisë dhe sporteve Aldo Bumçi, prefekti Pal Dajçi, arqipeshkvi i Shkodrës Monsinjor Anxhelo Masafra, përfaqësues të partive politike, besimeve fetare dhe qytetarë të Lezhës, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule. Kryetari i bashkisë Viktor Tushaj, theksoi se Lezha përkujton një datë historike që ruhet në memorien e gjithë shqiptarëve, jo thjeshtë si një datë kur heroi mbylli sytë,por si një përjetësim i veprës së tij madhështore, si një trashëgimi e vyer e trimërisë dhe urtësisë, zgjuarësisë dhe aftësisë, vlera

këto që na bëjnë të ndjehemi krenar që jemi trashëgimtarë të Kastriotit dhe gjithçfarë ai përfaqësoi. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu njeriu simbol i kombit arriti konsensusin e princave shqiptarë, që u bë baza e themelit të shtetit që Ismail Qemali kurorëzoi në vitin 1912. Në vendvarrimin e heroit bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule edhe presidenti i nderit të partisë drejtësi integrim unitet, Tahir Muhedini, kryetari i shoqatës “Çameria”, Ardian Tana dhe përfaqesuesi i klubit të patriotëve të rinj, Florian Tahiri.

17 janari - Një ditë në përkujtim të Heroit tonë Kombëtar

2 mars 2012 - Dita e Besëlidhjes Fillimi i vërtetë i festimeve për 100 - vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë u shënua me festimet në Lezhën e Besëlidhjes me 2 mars, në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, ku morën pjesë krerë të shtetit shqiptar dhe përfaqësues të qeverisë së Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. “Dita e Besëlidhjes” ishte ideuar të quhej ceremonia në përkujtim të kësaj dite, ku i pari që mori fjalën në këtë aktivitet ishte kreu i bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj. Në vlerësimin e tij, kjo datë jeton e gjallë në të gjithë mendjet e shqiptarëve. “Lezha është qyteti i kuvendeve dhe mikpritjes, është qendra e besëlidhjeve. Në Lezhë u vendos historia për Shqipërinë”, u shpreh Tushaj. Më pas përshëndeti këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët edhe kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha dhe nënkryetari i kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Page 14: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

14

100 vjetori i Pavarësisë

Çlirimi i Lezhës Në këtë kuadër festimesh jubilare është përkujtuar në Lezhë edhe 68 vjetori i çlirimit të qytetit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm drejtues të pushtetit lokal, deputetë, veteranë, pjesëtar e të afërm të familjeve të të rënëve për liri, si dhe qytetarë të Lezhës, të cilët vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Ndërkohë kryebashkiaku i Lezhës z. Viktor Tushaj në fjalën e tij përshëndetëse e ka cilësuar 20 Nëntorin e viti 1944 si një ngjarje të veçantë në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësise Kombëtare, një ngjarje e cila me luftën e drejte dhe sakrificën sublime të dëshmorëve të rënë për liri, solli çlirimin e qytetit nga pushtuesit e huaj.Në këtë ditë u kryen një sërë aktivitetesh festive dhe përkujtimore. Fillimisht u bë përurimi i zyrës së re me një ndalesë, ku qytetarët e Lezhës krahas transparencës në zgjidhjen e problemeve të tyre, do gjejnë shërbim më të shpejtë për gjithë informacionin e kërkuar. Në këtë atmosferë feste, në hollin kryesor të Bashkisë u transmetua dokumentari televiziv: “Lezha - e preferuara e shekujve” dhe u promovua libri “Lezha – qyteti i 12 portave”. Ky libër u vlerësua si një guidë me rëndësi për informacionin historik, ekonomik, kulturor, arkeologjik e turistik që sjell e ofron për vizitorët e turistët e huaj. Në përkujtim të këtyre dy datave të shënuara në historinë e këtij qyteti, kreu i bashkisë z. Viktor Tushaj theksoi se Lezha në këtë 100-vjetor të Pavarësisë Kombëtare, me historine e lavdishme që ka, i bën qytetarët e saj të ndjehen krenar. Ish kreu i bashkisë në vitet 1992 -96 z. Agron Dibra u ndal tek zhvillimi i Lezhës ndër vite, që sipas tij e ka kthyer atë në një qytet të preferuar edhe nga tursitët.

Page 15: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

15

100 vjetori i Pavarësisë

52 Kalorës të Pavarësisë 52 Kalorës nga Mitrovica të nisur nga kulla e Isa Boletinit për të festuar 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërise, kanë lëvizur me të njëjtin intinerar që përshkoi 100 vite më parë heroi Boletini, duke mbërritur edhe në Lezhën e Besëlidhjes dhe të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kalorësit nga Mitrovica janë pritur me entuziazëm nga qytetarë të Lezhës, drejtues të pushtetit vendor, intelektualë, punonjës të administratës publikedhe nxënës shkollash. 52 Kalorësit pasi kanë përshkuar rrugët kryesore të qytetit, janë ndaluar tek obelisku i Kuvendit të Lezhës dhe më pas tek vendvarrimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku në hyrje të tij janë pritur nga kreu i bashkisë, Viktor Tushaj. Kryebashkiaku Tushaj duke i uruar mirëseardhjen, ka vlerësuar si shumë domethënës e patriotik marshimin e 52 kalorësve të ardhur nga Mitrovica e Isa Boletinit, i cili 100 vite më parë, në çdo përpjekje të burrave patriotë e atdhetarë shqipëtarë për shpalljen e pavarësise kombëtare, ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit.

Dita e 100 vjetorit të Pavarësise së Shqipërisë Festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë kanë nisur që herët në qytetin e Lezhës, i cili ishte veshur i tëri kuq e zi. Një ditë e shumëpritur kjo edhe për gjithë banorët e Lezhës historike, të cilët kishin mbushur rrugët dhe sheshet për të festuar dhe ndjekur veprimtaritë e shumta, përgatitur enkas për këtë përvjetor të madh

në historinë e kombit shqiptar. Fillimisht qytetarë, drejtues të pushtetit vendor, veteranë të luftës, intelektualë, nxënës shkollash e përfaqësues të partive politike u mblodhën në qendër të qytetit, pranë vendit ku në vitin 1444, heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu mblodhi princat shqiptar dhe shpalli “Besëlidhjen e Lezhës”. Pranë obeliskut që përkujton këtë ngjarje me rëndësi të madhe kombëtare, u vendosën tufa me lule dhe nën tingujt e himnit kombëtar, kreu i bashkisë z.Viktor Tushaj, bëri ngritjen e flamurit që u shoqërua me duartrokitje të shumta dhe këngë patriotike. Më

pas gjithë të pranishmit u drejtuan tek salla e madhe e pallatit të kulturës “Ded Ndue Lazri”, ku për nder të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, u mbajt një takim solemn. Duke ju përkushtuar mirënjohje, nder e lavdi këtyre burrave shqiptar, kryetari Tushaj në përfundim të fjalës së tij nënvizoi faktin se kjo ishte dita e bekuar e lirisë, e së ardhmes dhe integritetit të kombit tonë. Më pas, në nderim dhe përkujtim të kësaj dite, trupa artistike e pallatit të kulturës dha programin festiv: “100-vjet pavarësi”, ku interpretuan valltarë, instrumentistë e këngëtarë të njohur të Lezhës, të cilët i thurën lavdi famurit dhe trimave mëndjendritur të kombit shqiptar.

Page 16: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

16

kulturë

Si gjithnjë biblioteka publike e qytetit të Lezhës ka qenë shumë aktive gjatë vitit 2012, jo vetëm në vënien në dispozicion të lexuesve të pasurisë së saj, por edhe në lançimin dhe promovimin e librave të rinj të poetëve e shkrimtarëve të mëdhenj dhe të hedhur rishtaz në botën e lëtërsisë, duke mbajtur gjallë shkollën poetike të Lezhës, si pasuri me vlera të çmuara artistike të kulturës kombëtare.Ndër ngjarjet e shumta të këtij viti dhe që i bën nder qytetit tonë ishte organizimi në ditëlindjen e poetit të madh, simbol i letërsisë së qytetit tonë, Ndoc Gjetja, i një takimi promovues të vëllimit poetik “Dhimbja nuk ka mëshirë” me poezi të zgjedhura nga Ndoc Gjetja, Rudolf Marku dhe Preç Zogaj. Me këtë rast kryetari i bashkisë, Viktor Tushaj e vlerësoi maksimalisht njeriun dhe poetin e ndjesive të mëdha, Ndoc Gjetja. Në muajin prill në ditën botërore të librit, biblioteka e qytetit të Lezhës organizoi një veprimtari promovuese të punës së bërë për gjatë tre muajve, e njohur kjo si periudha e dhurimit dhe pasurimit të fondit

bibliotekar. Në këtë takim u shfaq dokumentari: “Libri - testament i dijes”, përgatitur nga gazetari Rrok Lelçaj. Në vijim të kësaj veprimtarie drejtori i bibliotekës Gjergj Shyti evidentoi punën e bërë nga ky institucion në shërbim të lexuesve e studiuesve shkencor, duke u ndalur tek kontributi i dhuruesve vullnetarë, që brenda një muaji, sipas nismës së inicuar ”Dhuro një libër”, dhuruan për bibliotekën e Lezhës mbi 1200 tituj librash. Kontribut të rëndësishëm në pasurimin e këtij fondi dha dhe Korpusi i Paqes, i cili i dhuroi kësaj biblioteke një sasi librash me vlerë.

Muzika

Në qershor, në mjediset e Memorialit të Skënderbeut në Lezhë, sopranoja Albana Përvathi dha për artdashësit e qytetit koncertin recital me pjesë të zgjedhura të muzikës së huaj dhe asaj shqiptare. Sapranoja lezhjane Përvathi e diplomuar për kanto, performoi me nivel të lartë artistik pjesë nga Moxarti, Belini, Puçini si dhe nga kompozitorët shqiptarë Prenkë Jakova, Pjetër Gaci e Agim Velaj. E shoqëruar nga pianisti Miron Kotani dhe violinisti Flamur Toska, sopranoja Përvathi interpretoi dhe këngë popullore lirike, si “Margjelo” dhe “Vesë mbi Maragjyl” ku ra në sy eleganca

dhe profesionalizmi i këngëtares, aq të mirëpritur nga publiku i Lezhës dhe muzikantë e artistë të ardhur nga Shkodra dhe Tirana. Në shtator, shoqëria kulturore artistike “Kastriotët” e mbështetur nga Bashkia Lezhë dhe Qendra Kulturore e Veprimtarive Folklorike ka organizuar në mjediset e Bibliotekës Publike të qytetit, festimin e 55-vjetorit të lindjes dhe 40-vjetorit të daljes në skenë të rapsodit lezhjan Gjon Frroku, i njohur nga publiku si kantautor i baladave të veriut. Fillimisht për të pranishmit në këtë ceremoni u shfaq një dokumentar i shkurtër që pasqyronte jetën dhe krijimtarinë artistike të rapsodit, Gjon Frroku. Pas fjalës së tij përshëndetëse, kryetari i Bashkisë, Viktor Tushaj, e vlerësoi si mjaft të rëndësishëm kontributin e kantautorit Frroku në interpretimin e këngës-baladë, duke e bërë atë një zë autentik e mjaft të pëlqyer jo vetëm për Lezhën, por për gjithë vendin dhe trojet ku jetojnë shqiptarë. Më pas për vlerat e këngës baladë të rapsodit Frroku, folën studiuesi Tonin Çobani dhe drejtuesi i QKVF pranë Ministrisë së Kulturës, Esat Ruka.

Libri

Page 17: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

17

kulturë

Pikturë Ndër eventet më të rëndësishme për galerinë e arteve të qytetit tonë ka qenë hapja në maj e ekspozitës së piktorit nga Peja, Zymer Mulliqi. Tablotë e prezantuara para artëdashësve dhe autoriteteve të pranishme paraqisnin imazhe me motive të trashëgimisë kulturore-historike e deri tek peizazhet e realizuara në frymën e elementeve poetikë. Prefekti, Pal Dajçi, vlerësoi nismën e ndërmarrë nga piktori për çeljen e kësaj ekspozite në qytetin e traditës e vlerave kulturore. Kryebashkiaku

Viktor Tushaj, në fjalën e tij për të pranishmit u ndal tek vlera e kësaj ekspozite dhe sidomos tek simbolika që ajo përcjell. Ajo që ekspozita me piktura e autorit Zymer Mulliqi përcillte, ishte zymtësia e kohës së luftës. Në shumë kompozime, forma asociative shkrihej në tërësinë koloristike të ngjyrave të mbyllura dhe të ngrohta herë pas here, ku njëherësh theksohej edhe prezenca e elementit të dritës, e cila së bashku me atë të hapësirës bëhet pjesë përbërëse e një imazhi tejet tërheqës dhe që përcjellë një kohë të trishtë të popullit kosovar.

Bashkëpunim ndërkombëtar Në qershor, është prezantuar në Lezhë projekti i takimeve kulturore Shqiptaro-Italiane, aktivitet i zhvilluar në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 150 vjetorit të bashkimit të Italisë, me moton “Drejt të ardhmes mbi bazën e traditave të mëdha” dhe dedikuar emigrantëve shqiptarë dhe atyre italianë ndër vite. Lidhja mes Italisë dhe Shqipërisë është mjaft e hershme dhe për kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, evenimente të tilla i shërbejnë promovimit të vlerave kulturore të këtyre dy shteteve. Me këtë rast u organizua një koncert me pjesë të zgjedhura të muzikës italiane, shqiptare dhe arbëreshe, interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike nga grupi i solistëve dhe kori i shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”, Shkodër, drejtuar nga maestro Gjon Shllaku. Po në qershor, me rastin e hapjes së sezonit të ri turistik, Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës në Tiranë, organizuan në bibliotekën publike të qytetit “Ditën e kulturës zvicerane”. Në fjalën përshëndetëse kreu i Bashkisë së Lezhës z.Viktor Tushaj, theksoi faktin se korrektësia e këtij shteti ashtu si saktësia e orës zvicerane, ka qenë në bazë të zhvillimit të tij. Më pas Gjergj Shyti, drejtor i bibliotekës bëri një panoramim të shkurtër të krijimtarisë letrare dhe artistike për tre nga penat e arta të letërsisë dhe kulturës zvicerane: Johan Henrik Pestalozzi, Fredrich Durrenmatt dha Max Frisch. Ndërkohë, kantautori Mark Gjoka i cili për disa vite ka punuar në këtë shtet si interpretues i folkut dhe muzikës së kultivuar të trevave veriore të Shqipërisë, solli në këtë aktivitet fakte, përshtypje e mbresa. Pas një etydi muzikor zviceran të interpretuar mjeshtërisht, solo në violinë nga Flamur Toska, u shfaq një film dokumentar me imazhe nga Zvicra. Aktiviteti vijoi me temat: “ Demokracia zvicerane, tipar i emancipimit shoqëror” dhe “Aktiviteti i kooperacionit zviceran në Lezhë”. Në fund përshëndeti ambasadorja e shtetit zviceran znj. Ivana Enzler, e cila e vlerësoi si shumë miqësore marrëdhënjet dhe bashkëpunimin kulturor mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Page 18: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

18

turizëm

Bashkia Lezhë implementon suksesshëm projektin Adristorical Lands

Adristorical Lands: historia, kultura, arti dhe zanatet e vjetra në territorin europian të Adriatikut

Bashkia Lezhë është partnere në projektin ADRISTORICAL LANDS (historia, kultura, turizmi, artet dhe zanatet e vjetra në territorin europian të Adriatikut), në kuadër të programit IPA ADRIATIC 2007-2013 ( prioriteti i 2-të: burimet natyrore, kulturore dhe parandalimi i rreziqeve) i bashkëfinancuar nga Komuniteti Europian dhe vetë përfituesit. Projekti Adristorical Lands synon të krijojë një network të turizmit të qëndrueshem, duke mos u bazuar te turizmi konvencional i zonave në fjalë, por tek krijimi i destinacioneve të reja, promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore dhe historike, në funksion të fuqizimit të potencialit turistik të territoreve target, duke krijuar identitete lokale për menaxhimin e integruar të turizmit, bazuar te atraksioni i qyteteve historike, qytetet e murosura, kështjellat si dhe sitet kulturore të përfshira në territorin e projektit. Këto faktorë kontribuojnë në zhvillimin e fuqisë së ekonomisë lokale, duke garantuar punësim më të madh e përmirësim të cilësisë së jetës së popullsisë në territorin target. Në fazën e parë të zbatimit të projektit janë përcaktuar modalitetet e punës, niveli i bashkëpunimit ndërkufitar, janë punuar dhe përsosur format e duhura dhe i

është dhënë formë një fushate të përbashkët marketingu për të gjithë partnerët e përfshirë ku jane identifikuar 350 në rang projekti; nga këto janë 10 në qarkun Lezhë, si zona të veçanta turistike. Gjithashtu janë prodhuar edhe materialet identifikuese të projektit si dy rroll-upe, broshura të ndryshme si dhe disa postera si të projektit ashtu edhe të Lezhës. Në fazën e dytë të zbatimit të këtij projekti pasi u krye një tender i përgjithshëm për shumicën e zërave të projektit, u vazhdua me zbatimin konkret të tij e më saktë, u bë një hartë evidentuese e të gjitha pikave me interes turistik në Lezhë, 4 tabela orientuese turistike, 3 tabela shpjeguese për objektet e rëndësisë së veçantë turistike si kalaja, memoriali i

Skënderbeut dhe kisha e Zojës Nunciatë, të cilat janë shoqëruar edhe me printimin e fletpalsjeve përkatëse. Krahas këtyre është kryer një hetim i hollësishëm i terrenit dhe janë identifikuar të gjitha potencialet turistike, me anë të plotësimit të 500 pyetësorëve dhe përpilimit të “Analizës së ofertës turistike lezhjane” që u botua në formën e një libri dhe që do të shërbejë si udhërrëfyes për hartimin e mëtejshëm të politikave të turizmit. Po në kuadër të këtij projekti janë incizuar informacioni turistik përkatës për disa objekte si kalaja, memoriali i Skënderbeut dhe kisha e Zojës Nunciatë dhe janë riprodhuar në paisje lexuese MP4 të cilat do të shërbejnë si guida turistike vokale për turistët e ndryshëm. Këto guida janë punuar në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe italisht dhe do të vihen në dispozicion të turistëve, pranë pikave përkatëse.

Page 19: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

19

festa tradicionale

“ Dita e Verës ”

Kalaja mesjetare e qytetit të Lezhës në Ditën e Verës, ka patur më shumë vizitorë se asnjëherë tjetër. 14-marsi është festuar në mjediset e saj të brendshme, ku veç banorëve të qytetit, nxënës shkollash, të rinj e të reja, kishin ardhur për të festuar këtë ditë - ndarje me dimrin edhe banorë të periferive dhe të rretheve Kurbin e Mirditë. I pranishëm në mes të festuesve të kësaj dite edhe kreu i bashkisë Viktor Tushaj, i cili uroi bashkëqytetarët “Gëzuar ditën e verës”. Dyndja e këtij fluksi të madh vizitorësh për në këtë aset turistik me vlera të mëdha historike e kulturore, u bë i mundur nga përfundimi i rrugës për në kala. Ndërkohë bashkia e Lezhës, kishte marrë të gjitha masat për ta kaluar sa më gëzueshëm Ditën e Verës, duke organizuar koncerte dhe siguruar për festuesit një shërbim tregtar ambulator cilësor.

1 Qershori - festa e fëmijëve

Fëmijët e qytetit të Lezhës në festën e 1-qershorit e mbushën plot sheshin “Gjergj Kastrioti”. Skena natyrore e pallatit të kulturës “Ded Ndue Lazri” kishte ndezur atmosferën festive në gjithë qytetin, ku ritmet popullore të valleve, këngëve, melodive dhe recitimeve interpretuar me entuziazmin, sinqeritetin dhe gëzimin e zërave fëminorë, i dhanë një pamje të pazakontë këtij sheshi i cili këtë ditë ishte vetëm i fëmijve. Kryetari i bashkisë z.Viktor Tushaj, theksoi se “po deshe të njohësh standartin e një qyteti, shiko fëmijët e tij se sa të gëzueshëm janë. Gëzimi dhe entuziazmi juaj”, ju drejtua zoti Tushaj fëmijëve, “më mbushin me optimizëm, se jemi në rrugë të mbarë”. Festa e fëmijëve në sheshin kryesor të qytetit të Lezhës vazhdoi gjatë gjithë orëve të paradites së 1-qershorit.

Page 20: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

20

festa tradicionale

Dita e Shtegtarit

Edhe sivjet, për të shtatin vit radhazi bashkia Lezhë organizoi festimet e “Ditës së shtegtarit”. Kjo festë mbarëqytetare, e kthyer tashmë në një tradite të bukur, organizohet në nderim e respekt të të gjithë emigrantëve të qytetit tonë. Me këtë rast i gjithë qyteti, i veshur me dekorin e festës gjallëronte nën tingujt dhe ritmet e muzikës dhe kërcimet e valltarve të vegjël popullor. Ndërkohë në sheshin para pallatit të kultures ishin instaluar panaire të prodhimit vendas e më gjerë, si dhe stenda me punimet artizanale, tradicionale. Bashkia me ndihmën e disa bizneseve kishte hapur pika të ndryshme ambulatore, me qëllim plotësimin e kërkesave të ndryshme të pjesmarrësve. Drejtues të bashkisë, këshillit të qarkut si dhe qytetarë të Lezhës, bënë nderime e vendosën buqeta me lule në obeliskun që përjetëson këtë datë-simbol të të gjithë emigrantëve. Më pas në hollin e bashkisë u organizua një ceremoni mirëseardhjeje për emigrantët dhe u shpërndanë diploma për disa nga maturantët e gjimnazit të qytetit të Lezhës, të cilët përfunduan studimet me rezultate të larta. Për t’i dhënë sa më tepër larmi e bukuri kësaj dite, në stadiumin “Besëlidhja” u organizuan ndeshje futbolli midis ekipeve të fëmijëve të qytetit dhe fëmijëve të emigranteve, si dhe takimi përmbyllës mes ekipit të futbollit të bashkisë dhe ekipit të emigrantëve. Në galerinë e arteve figurative u hap dhe një ekspozitë fotografie me pamje të ndryshme nga përpjekjet e emigrantëve të qytetit tonë në udhetimet e tyre të mundimshme, punën dhe sakrificat e tyre për një jetë më të mirë. Festa vazhdoi thuajse gjithë natën, ku emigrantët e porsaardhur dhe mijëra qytetarë ndoqën koncertin festiv.

Page 21: Bashkia 2012 - Një vit me arritje e suksese LezhË1 2012 - Një vit me arritje e suksese Bashkia LezhË Përmirësuam politikat për nj qytet me ë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm:

21

sporti

Klubi sportiv “Besëlidhja” është një ndër institucionet më të rëndësishme në qytetin tonë. Veprimtaria e tij është e fokusuar në rritjen cilësore të 5 lloje sportesh (futboll, mundje klasike, judo, karate, boks, volejboll dhe basketboll për femijë). Në këto sporte funksionojnë dhe marrin pjesë në veprimtari kombëtare 19 ekipe gjithsej. E gjithë veprimtaria organizative e drejtuese e klubit sportiv “Besëlidhja”për vitin 2012, ishte përqëndruar në 3 drejtime kryesore:• Nëforciminedisiplinësstërvitoreeshërbimitnëekipetsportive.• Nëpërqëndriminpërcilësitëlartënësportinefutbollitdhe përkrahjen e talenteve në sportet e tjera.• Nëkrijiminekushtevestërvitoredhegarantiminenjëmbështetjeje optimale financiare.

Janë me dhjetra e qindra qytetarë sportdashës lezhjanë që ndjekin në stërvitje, gara e ndeshje, rreth 300 sportistë të moshave 10 vjeç e deri tek të rriturit, të inkuadruar me ekipet sportive të klubit. Me ndihmën e pakursyer të presidentit , z.Gjok Noka, klubi ka në dispozicion një grup futbollistësh që bindin përsa i përket cilësisë dhe ngritjes së tyre në elitën e

futbollit shqiptar. Përfaqësimi dinjitoz i ekipit të futbollit gjatë vitit 2012, ka bërë që ekipi ynë të jetë pretendent kryesor për të hyrë në superligë. Përsa i përket shumësporteve, ka patur rezultata të larta si individuale ashtu edhe në ekip në sporte si: judo, karate, boks. Veçanërisht në karate ka patur rezultate optimale, ku në kampionatin kombëtar për kaded & junior (para të rinj) , kanë zënë vende të para Redion Rama, David Shabaj, Arjon Biba, Renida Zefi dhe Emiljano Gjergji. Ndërsa në kampionatin kombëtare për të rritur (senior femra dhe meshkuj), mbi 18 vjeç, kanë zënë vënde të para Angjelin Prenga, Borëbardha Sulaj, Mario Ndoj.

Klubi sportiv “Besëlidhja”

© Bashkia Lezhë kontakt: [email protected]