bashkia corovode - buletini nr.5

4
Viti I, Nr. 5 Mujore E-mail: [email protected] Mars 2012 Në këtë numër do të lexoni: F.1- LSI, nderim dhe homazhe dëshmorëve. F.1- Ish-partizanët - ashtu si 70 vjet më parë. F.2 - Projekt madhështor për kanionet e Osumit. F.3 - Gati projekti për fillimin e punimeve të mbrojtjes nga lumi. F.4- Në prill startojnë punimet për rrugën Çorovodë- Hambull. F.4- Festat 7 e 8 Mars. F. 4- Shëndetësi - Sport. Numri 05 Mars 2012 Buletin mujor i Bashkisë Çorovodë Shtypet në 700 kopje . Shpërndahet falas. Së shpejti Web Site i Bashkisë Çorovodë Nasip Naço: LSI, nderim të thellë për sakrificat e luftës Nacional-Çlirimtare Kryetari i Bashkisë Nesim Spahiu dhe deputeti Nasip Naço, ish partizanë dhe banorë të rrethit, homazhe, buqeta e kurora me lule në jubileun e 70-vjetorit të “Çetës Plakë”. Homazhet - Që herët në mëngjes shumë nga ish partizanët që kanë marrë pjesë nga formimi e formacionit partizan të “Çetës Plakë”, tashmë veteran, por edhe familjarët dhe të afërm të dëshmorëve që bënë jubileun ndër vite si dhe pjesëtarë të tjerë fëmijë, nipër e mbesa dhe të afërm të dëshmorëve dhe të partizanëve të larguar nga jeta dhe banorë të shumtë të qytetit të Çorovodës dhe të krahinave të tij, Tomorrica, Backa, Çepani, Vlusha, Spathara, Cerova, Helmësi dhe Zaloshnja etj. janë mbledhur pranë varrezave të dëshmorëve për të bërë homazhet e rastit në jubilar të tillë. Po në këtë ditë të shënuar tashmë kishin ardhur dhe dy djemtë e Komandatit Mestan Ujanikut dhe Komisarit Gjin Marku të Çetës Plakë që para viteve ’90 as që bëhej fjalë për një pjesëmarje të tillë. Vijon në faqen 2 Pjesë nga fjalimi i kryetarit të Bashkisë z. Nesim Spahiu Kryetari i Bashkisë të qytetit të Çorovodës Nesim Spahiu mes të tjerave do të citonte: “Populli i Skraparit në të gjitha kohërat është shquar për atdhedashuri dhe patriotizëm. Në të gjitha etapat historike ai ka qenë kurdoherë i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë për çështjen e atdheut, për lirinë dhe demokracinë e vërtetë. Sa herë që vjen 14 marsi mendja na shkon tek ata burra që u mblodhën në Kulmak dhe lidhën besën e krijuan çetën e parë partizane, e dyta pas asaj të Pezës dhe e para për Shqipërinë e Jugut. Himni flamurit ka urdhëruar dhe fillimin e ceremonisë të këtij viti jubilar të 70 vjetorit të krijimit të “Çetës Plakë”. Në këtë ditë të shënuar kishte ardhur nga Tirana kryetari i veteranëve të luftës Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë Rustem Peçi, deputeti i Skraparit njëkohësisht Ministri Nasip Naço. Kurora me lule u vendosën nga krerët e pushtetit lokal, kryetari i Bashkisë Çorovodë Nesim Spahiu, Ministri Nasip Naço, nënprefekti i Skraparit Avdyl Braho, kryetari i veteranëve të Shqipërisë Rustem Peçi, pjesëtarë të familjes të dëshmorëve të veteranëve e shumë të tjerë. Shumë ish partizanë të shoqëruar nga fëmijët dhe të afërmit e tyre, si dhe fëmijë dhe të afërm të dëshmorëve dhe të ish partizanëve të ndarë nga jeta për nga mosha, por dhe shumë banorë të qytetit të Çorovodës dhe të krahinave rreth tij me buqeta dhe me kurora me lule kanë vijuar të bëjnë homazhe nderi pranë labidarit kushtuar dëshmorëve të Atdheut në varrezat e dëshmorëve të kombit të këtij qyteti. Më pas të gjithë pjesëmarrësit kanë kaluar në rresht pranë secilit dëshmor duke nderuar kontributin e tyre në luftën Nacionale- Çlirimtare. Nderim që nuk shpërblehet në jetë të jetëve, pasi kanë qenë këta dëshmorë që sakrifikuan dhe jetën e tyre për të sjellë lirinë në vatrat shqiptare gjatë pushtimit të okupatorit nazifashist. PZHPR në bashkëpunim me Qarkun dhe tre njësitë vendore që ndodhen në segmentin e shtrirjes së kanioneve Bashkia Çorovodë, Komuna Qendër dhe Komuna Çepan janë duke punuar me një projekt madhështor për shndërrimin e kanioneve të osumit në një destinacionin turistik, burim zhvillimi jo vetëm për zonën e kanioneve por edhe më gjerë për rajonin. Bashkia Çorovodë si ideatore e këtij projekti ka rolin e saj si lider i tij. Ky projekt kap vlerën e disa miliona eurosh, të cilat do të shpenzohen në një hapësirë kohore prej pesë vjetësh. Natyrisht për kanionet e osumit dhe rëndësine e tyre është folur shumë si në mediat lokale ashtu edhe në ato kombëtare, janë shkruar libra, bukurite e tija janë pasqyruar me foto nëpër sitet e internetit, por deri tani nuk është bërë ndonjë gjë konkrete në këtë drejtim.Ne të gjithë e kuptojmë dhe jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë që kanë kanionet e osumit dhe rolin e tyre që ata kanë në rast se shfrytëzohen si duhen në zhvillimin ekonomik të rajonit. Vijon në faqen 3 Bashkia Çorovodë e pranishme në të dyja festat e 7-8 marsit. Festa e mësuesit u zhvillua në të gjitha shkollat e qytetit. Festa e 8 marsit takim solemn dhe shëtitje në natyrë. Vijon në faqen 4 Projekt madhështor për shndërrimin e kanioneve të osumit në një destinacion turistik Festa e 7-8 marsit mësuesit dhe gratë festojnë së bashku Vlushë festohet 68 vjetori i krijimit të Brigadës së VII- Sulmuese Vlushë- Ish- partizanë, veteranë nga rrethi i Skraparit dhe banorë të zonës kanë përkujtuar më 17 mars 68-vjetorin e krijimit të Brigadës VII Sulmuese, formacion partizan që luftoi me armë në dorë për çlirimjin e Shqipërisë nga okupatori fashist. Në këtë takim jubilar ka mbajtur fjalën e rastit Kryetari i veteranëve të këtij rrethi, z. Enver Naska. Në këtë përvjetor ka marrë pjesë nënprefekti i rrethit të Skraparit z. Avdyl Braho, i cili ka përshëndetur të pranishmit edhe në emër të forcës politike LSI e impenjuar për të nderuar dhe respektuar këto formacione partizane që ndikuan me vetmohimin e tyre për çlirimin e atheut nga nazifashistët. Brahoo tha se LSI në çdo miment do të nderojë dhe respektojë të rënët e luftës dhe do të jetë pranë ish- partizanëve dhe veteranëve të luftës. Çorovoda. Qyteti ku ecim së bashku

Upload: corovoda-online

Post on 28-Oct-2014

78 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

Buletini Nr.5 Bashkia Corovode ©corovodaonline.blogspot.com

TRANSCRIPT

Page 1: Bashkia Corovode - Buletini Nr.5

Viti I, Nr. 5 Mujore E-mail: [email protected] Mars 2012

Në këtë numër do të lexoni:

F.1- LSI, nderim dhe homazhe dëshmorëve.F.1- Ish-partizanët - ashtu si 70 vjet më parë.F.2 - Projekt madhështor për kanionet e Osumit.F.3 - Gati projekti për fillimin e punimeve të mbrojtjes nga lumi.F.4- Në prill startojnë punimet për rrugën Çorovodë- Hambull.F.4- Festat 7 e 8 Mars.F. 4- Shëndetësi - Sport.

Numri 05 Mars 2012

Buletin mujor i BashkisëÇorovodë

Shtypet në 700 kopje.

Shpërndahet falas.

Së shpejti Web Site iBashkisë Çorovodë

Nasip Naço: LSI, nderim të thellë për sakrificat e luftës Nacional-ÇlirimtareKryetari i Bashkisë Nesim Spahiu dhe deputeti Nasip Naço, ish partizanë dhe banorë të rrethit, homazhe, buqeta e kurora

me lule në jubileun e 70-vjetorit të “Çetës Plakë”.Homazhet - Që herët në mëngjes

shumë nga ish partizanët që kanë marrëpjesë nga formimi e formacionit partizan të“Çetës Plakë”, tashmë veteran, por edhefamiljarët dhe të afërm të dëshmorëve qëbënë jubileun ndër vite si dhe pjesëtarë tëtjerë fëmijë, nipër e mbesa dhe të afërm tëdëshmorëve dhe të partizanëve të larguarnga jeta dhe banorë të shumtë të qytetit tëÇorovodës dhe të krahinave të tij, Tomorrica,Backa, Çepani, Vlusha, Spathara, Cerova,Helmësi dhe Zaloshnja etj. janë mbledhurpranë varrezave të dëshmorëve për të bërëhomazhet e rastit në jubilar të tillë. Po nëkëtë ditë të shënuar tashmë kishin ardhurdhe dy djemtë e Komandatit Mestan Ujanikutdhe Komisarit Gjin Marku të Çetës Plakëqë para viteve ’90 as që bëhej fjalë për njëpjesëmarje të tillë.

Vijon në faqen 2

Pjesë nga fjalimi i kryetarit tëBashkisë z. Nesim Spahiu

Kryetari i Bashkisë të qytetit të ÇorovodësNesim Spahiu mes të tjerave do të citonte:“Populli i Skraparit në të gjitha kohërat ështëshquar për atdhedashuri dhe patriotizëm.Në të gjitha etapat historike ai ka qenëkurdoherë i gatshëm të sakrifikojë çdo gjëpër çështjen e atdheut, për lirinë dhedemokracinë e vërtetë. Sa herë që vjen 14marsi mendja na shkon tek ata burra që umblodhën në Kulmak dhe lidhën besën ekrijuan çetën e parë partizane, e dyta pasasaj të Pezës dhe e para për Shqipërinë eJugut.

Himni flamurit ka urdhëruar dhe fillimin eceremonisë të këtij viti jubilar të 70 vjetorit të krijimit të“Çetës Plakë”. Në këtë ditë të shënuar kishte ardhur ngaTirana kryetari i veteranëve të luftës Nacional-Çlirimtaretë Shqipërisë Rustem Peçi, deputeti i Skraparitnjëkohësisht Ministri Nasip Naço. Kurora me lule uvendosën nga krerët e pushtetit lokal, kryetari i BashkisëÇorovodë Nesim Spahiu, Ministri Nasip Naço, nënprefektii Skraparit Avdyl Braho, kryetari i veteranëve të ShqipërisëRustem Peçi, pjesëtarë të familjes të dëshmorëve tëveteranëve e shumë të tjerë. Shumë ish partizanë tëshoqëruar nga fëmijët dhe të afërmit e tyre, si dhe fëmijëdhe të afërm të dëshmorëve dhe të ish partizanëve tëndarë nga jeta për nga mosha, por dhe shumë banorë tëqytetit të Çorovodës dhe të krahinave rreth tij me buqetadhe me kurora me lule kanë vijuar të bëjnë homazhe nderipranë labidarit kushtuar dëshmorëve të Atdheut në varrezate dëshmorëve të kombit të këtij qyteti. Më pas të gjithëpjesëmarrësit kanë kaluar në rresht pranë secilit dëshmorduke nderuar kontributin e tyre në luftën Nacionale-Çlirimtare. Nderim që nuk shpërblehet në jetë të jetëve,pasi kanë qenë këta dëshmorë që sakrifikuan dhe jetën etyre për të sjellë lirinë në vatrat shqiptare gjatë pushtimittë okupatorit nazifashist.

PZHPR në bashkëpunim me Qarkun dhe trenjësitë vendore që ndodhen në segmentin eshtrirjes së kanioneve Bashkia Çorovodë,Komuna Qendër dhe Komuna Çepan janëduke punuar me një projekt madhështor përshndërrimin e kanioneve të osumit në njëdestinacionin turistik, burim zhvillimi jo vetëmpër zonën e kanioneve por edhe më gjerë përrajonin. Bashkia Çorovodë si ideatore e këtijprojekti ka rolin e saj si lider i tij. Ky projektkap vlerën e disa miliona eurosh, të cilat do tëshpenzohen në një hapësirë kohore prej pesëvjetësh. Natyrisht për kanionet e osumit dherëndësine e tyre është folur shumë si në mediatlokale ashtu edhe në ato kombëtare, janëshkruar libra, bukurite e tija janë pasqyruar mefoto nëpër sitet e internetit, por deri tani nukështë bërë ndonjë gjë konkrete në këtëdrejtim.Ne të gjithë e kuptojmë dhe jemi tëndërgjegjshëm për rëndësinë që kanë kanionete osumit dhe rolin e tyre që ata kanë në rast seshfrytëzohen si duhen në zhvillimin ekonomiktë rajonit.

Vijon në faqen 3

Bashkia Çorovodë e pranishme në të dyja festat e 7-8 marsit. Festae mësuesit u zhvillua në të gjitha shkollat e qytetit. Festa e 8 marsittakim solemn dhe shëtitje në natyrë.

Vijon në faqen 4

Projekt madhështor për shndërrimin ekanioneve të osumit në një destinacion turistik

Festa e 7-8 marsit mësuesit dhe gratë festojnë së bashku

Vlushë festohet 68 vjetori i krijimit të Brigadës së VII-Sulmuese

Vlushë- Ish- partizanë, veteranë nga rrethi i Skraparit dhe banorë tëzonës kanë përkujtuar më 17 mars 68-vjetorin e krijimit të BrigadësVII Sulmuese, formacion partizan që luftoi me armë në dorë përçlirimjin e Shqipërisë nga okupatori fashist. Në këtë takim jubilar kambajtur fjalën e rastit Kryetari i veteranëve të këtij rrethi, z. EnverNaska. Në këtë përvjetor ka marrë pjesë nënprefekti i rrethit tëSkraparit z. Avdyl Braho, i cili ka përshëndetur të pranishmit edhe nëemër të forcës politike LSI e impenjuar për të nderuar dhe respektuarkëto formacione partizane që ndikuan me vetmohimin e tyre përçlirimin e atheut nga nazifashistët. Brahoo tha se LSI në çdo mimentdo të nderojë dhe respektojë të rënët e luftës dhe do të jetë pranë ish-partizanëve dhe veteranëve të luftës.

Çorovoda. Qyteti ku ecim së bashku

Page 2: Bashkia Corovode - Buletini Nr.5

GAZETA E BASHKISË ÇOROVODË2 AKTUALITET

Bashkë si 70 vjet më parë – homazhe, buqeta e kurora me lule në këtë jubile

Ajo që të binte në sy në këtë jubile është se shumëish partizanë i kanë kaluar të 85 - 90 vitet e më shumë dhepo këta ish partizanë tashmë të moshuar shkojnë tek shokëte tyre pranë pllakateve me emrat e dëshmorëve të “ÇetësPlakë” tek ish shokët e tyre ku 70 vjet më parë me grykëne pushkës ndërtuan historinë duke lënë pas begramën eatyre viteve që sollën lavdinë, në shumë momente thuajsetë gjithë ish partizantët veç përuljes me nderime nga sytë etyre rridhnin dhe lot keqardhjeje por që brenda tyre dukejqartë se lexohej krenaria që kishin marrë me vete në atovite dhe ende i ruanin me nostalgji deri në ditët e sotme.Janë pikërisht këta ish partizanë Orhan Frashëri, SuloGradeci që kanë qenë dhe kuadro të këtij formacioniluftarak. Duke sjellë ndërmend ato ditë të lavdishme tëluftës Nacional-Çlirimtare nuk ka si të mos vijnë në kujtesëne cilitdo nga ne poezitë e poetëve të famshëm si XhevairSpahiu:Atje lart ku rrinë retëKu shkreptijnë rrufetëAtje sipër në KulmakU betua Çeta Plakë

IU hap Lajmi si rrufejaNjë Yll po zbret nga mali

Sesion jubilar

Në ambjentet e sallës së mbledhjeve të pallatit tëkulturës “Riza Cerova” është hapur sesioni jubilar kushtuar70- vjetorit të krijimit të “Çetës Plakë”. Kryetari i Bashkisë

të qytetit të Çorovodës Nesim Spahiu mes të tjerave do tëcitonte: “Populli i Skraparit në të gjitha kohërat është shquarpër atdhedashuri dhe patriotizëm. Në të gjitha etapat historikeai ka qenë kurdoherë i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë përçështjen e atdheut, për lirinë dhe demokracinë e vërtetë.Sa herë që vjen 14 marsi mendja na shkon tek ata burra qëu mblodhën në Kulmak dhe lidhën besën e krijuan çetën eparë partizane, e dyta pas asaj të Pezës dhe e para përShqipërinë e Jugut. Në krye të çetës u zgjodh kryetrimiMestan Ujaniku dhe komisar Gjin Marku nga Mirdita. “ÇetaPlakë” e Skraparit ishte shkëndija që ndezi LuftënAntifashiste Nacional-Çlirimtare në Qarkun e Beratit dhegjeti mbështejen e mbarë popullit. Çorovoda ishte i pari qytetqë u çlirua më 5 shtator të vitit 1942. Helmësi dhe Zaloshnjau bënë selitë e mbledhjeve të rinisë antifashiste të asaj rinieqë pati ideal Shqipërinë. Vlusha dhe Therepeli pritën të rinjtëqë krijuan formacionet e mëdha partizane. Vetëm brigadae shtatë i fali lirisë plot 236 dëshmorë ku një pjesë e madhejanë skrapalinj, plot 2200 partizanë e luftëtarë dolën malitdhe luftuan për lirinë, për lirinë e atdheut sakrifikuan jetëne tyre mbi 400 dëshmorë, plot trima e atdhetarë dhanë njëkontribut të çmuar gjatë luftës si Kahreman Ylli, ZylyftarVeleshnja, Neshat Hysi, Mane Nishova, Mestan Ujaniku,Iljaz Sevrani etj.Skrapalinjtë luftuan në front e prapavijë, këtë e tregojnëata që janë gjallë, lapidarët e pllakat përkujtimore. Spitaletpartizane mjekuan plagët e partizanëve. Populli i Skraparitka një kontribut të pamohueshem në çlirimin e vendit. Aijeton me atdhetarizëm i cili mbahet gjallë dhe trasmetohetbrez pas brezi. Ne si pushtet vendor do të përkrahim dhembështesim të gjitha nismat e organizatës së veteranëvepër përkujtimin e ngjarjeve të lavdishme të luftës Nacional-Çlirimtare. I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve dhe iveteranëve të luftës të lavdishme Nacional-Çlirimtare. Mëpas kumtesa mbajtën Orhan Frashëri : “Në Kulmak 70 vjetmë parë, u formuan çeta partizane e Skraparit” . Kumtesa:“ Çarmatosja e forcave të milicisë fashiste në Mëlovë 31Gusht 1942” Enver Naska. Kumtesa nga Taip Çela : “Veprimet luftarake të Çetës për çlirimin e Çorovodës më 5shtator 1942” . Kumtesa nga Kapllan Biraku Lame : “Lëvizja e çetës partizane të Skraparit, në disa krahina tëvendit, Dangëlli, Kolonjë, Dëshnicë, Shpirag, Myzeqe eMallakastër”. Po në këtë sesion jubilar përshëndeti dhe

SKRAPAR – Ndryshe nga ditët e tjera, dita e verësnë rrethin e Skraparit vjen me dy festa, atëtradicionalen të ditës së verës dhe tjetrën thuajse mëe rëndësishme se kjo, krijimi i “Çetës Plakë” të rrethittë Skraparit. Pikërisht festës së ditës së verës i ështështuar edhe kjo festë 70 vjet më parë, kur pas njësërë takimesh burrat trima, patriotë, të ditur dhe mekulturë kombëtare e më gjerë vendosën krijimin editës “Çetës Plakë”, në Ujanik të Tomorricës. Atëditë Marsi të vitit 1942, atje lart në vendin eshqiponjave, në malin e shenjtë, pranë Abaz Aliut,patriotët liridashës dhe populli i thjeshtë të mbledhurrreth tyre u bashkuan për të mos u ndarë deri nëvdekje për Çlirimin e vendit nga okupatori fashist. Poatë ditë në krye të Çetës burrat e mbledhur në këtëkuvend zgjodhën njëzëri komandantin që do tëdrejtonte në luftë për Çlirimin e Atdheut djalin e kësajkrahine Mestan Ujanikun. Çetë kjo që do t’i dilte zot

vatanit e mbarë Shqipërisë, Çetë kjo që do të bënte jehonëqë në ditët e para të krijimit të saj jo vetëm brenda atdheut,por dhe në Ballkan e Europë, kështu po ato ditë telegramet

do të vlonin nga Londra në Vjenë, nga Roma e tmerruar e deri nëParis. Çetë që u krijua menjëherë pas pushtimit të Shqipërisë ngaItalia Fashiste.

Luftëtar për betejaI prinë Gjini dhe Mestani

IIO ju malet e SkraparitMiniera e TrimërisëMe Tomorrin plak në kryeKrenaria e Historisë.

Këto dhe shumë poezi të tjera dhe nga poetë të tjerë tëtrevës së Skraparit do të recitonin gjatë sesionit jubilar tëmbajtur në sallën e takimeve në biblotekën Riza Cerova qëndodhet në qendër të qytetit të Çorovodës një grup fëmijëshqë në këtë rast sollën jo vetëm emocione por dhe lot në sytë ish partizanëve.

Pak histori për “Çetën Plakë”

P as krijimit të saj “Çeta Plakë” filloiveprimtarinë në luftë kundër okupatorit, ajo

pa humbur kohë hartoi planin për sulm. Sulmi filloinë 5 shtator 1942. Në këto luftime armiku la shumëtë vrarë, të plagosur dhe shumë rob. U detyruantë tërhiqen në drejtimin Munushtir e Therepel emë pas drejt Beratit. Çorovoda dhe i gjithëSkrapari u çliruan më 5 shtator 1942. Kjo qe njëfitore që sensibilizoi gjithë vendin tonë, madje përatë fitore folën dhe radiot e huaja si radio Londraetj. Të dëshpëruar nga humbja që pësuan nëSkrapar qeveria e Mustafa Krujës organizoi njëformacion tjetër me një kompani milicësh tëkryesuar nga vetë gjenerali italian Volante. Kyoperacion vazhdoi nga data 8 deri në 23 shtator1942, i cili sërish dështoi me turp. GjeneralVolante u raportonte eprorëve për këtë dështim.Të tilla beteja të tjera do ta prisnin “Çetën Plakë”për çlirimin e atdheut.Deri në rreshtimin e saj në strukturat e tjerapartizane në “Çetën Plakë” kishte 110 partizanëtë cilët 65 nga Skrapari dhe 45 nga rrethet Korçë,Përmet, Berat dhe Mallakastër. Nga kjo Çetëdolën më vonë në të gjitha strukturat e ushtrisëpopullore kuadro të rendësishëm që luftuan derinë çlirimin e plotë të vendit dhe jashtë tij, dukeshërbyer dhe mbas çlirimit në forcat e ushtrisëpopullore si komandantë e komisarë kompanishbatolionesh e brigadash. Në memorien e popullitdo të mbeten të paharruarr emrat e heronjëve dhedëshmorëve Ramiz Aranitasi, Hajri Shpatanji, VeriZaloshnja, Përparim Zaloshnja, Tahir Grepcka,Syrja Grabocka, Mustafa Radovicka, Tefik Lapani,Gani Dollani, Gole Ruco, Asllan Demaku, SakoHalloko, Sherif Zhira etj. si dhe ish-partizan dhekuadër i çetës Orhan Frashëri.

Vijon në faqen 3

Page 3: Bashkia Corovode - Buletini Nr.5

3AKTUALITET&EKONOMI GAZETA E BASHKISË ÇOROVODË

Përgatiti faqen : Krenar Xhaferri, Sulo Gozhina

kryetari veteranëve të Shqipërisë RustemPeçi theksin e të cilit e vuri veç të tjerashdhe tek nderimi që duhet t’i bëjmë luftëssë lavdishme të popullit në vitet 1941-1945 kohë kjo e lavdishme për Çlirimin evendit nga okupatorët nazifashist, ndërsanjë vemëndje më të madhe duhet tëtregojmë edhe ndaj të rënëve të luftës qësakrifikuan dhe jetën e tyre për një të

Vijon nga faqja 2

ardhme të lavdishme, ashtu si dhe duhet tënderojë ish partizanët dhe krejt veteranët në tëgjithë vendin tonë. Po gjatë këtij sesioni jubilarKomandati i “Çetës Plakë” Mestan Ujanikuvlerësohet dhe nderohet në këtë 70 -vjetor metitullin “Qytetar Nderi i Qarkut Berat”. Titullqë ia akordon Këshilli i Qarkut Berat. Titull qëia dorëzon deputeti i Skraparit Nasip Naçopjestarit të familjes Nuri Musabelliu.

Deputeti Nasip Naço përshëndeti të pranishmit:

“ Historia e luftës të Skraparit ështëshumë e lavdishme, kur them Skraparikam parasysh një popull trim,liridashës, patriot e të kulturuar. Ndajhistoria e Shqipërisë ka një faqe tëlavdishme të veçantë të shkruar memund, djersë e gjak në të gjithakohërat dhe kryesisht më tëlavdishme është ajo e luftësNacionale-Çlirimtare që ne ponderojmë sot në këtë përvjetor. Ndajunë dua tju uroj gëzuar në këtëpërvjetor të lavdishëm që e kenishkruar ju ish partizanët e “ÇetësPlakë” me grykën e pushkës. Nëmuze pak më parë pamë në pavionete tij shumë fakte historike që nukharrohen kurrë në çdo kohë. Ndajkëtë faqe të lavdishme duhet tënderojmë sot. Kështu që kamkënaqësinë dhe nderin që t’i dorëzojkëtë titull të dhënë nga Këshilli Beratdjalit të Mestan Ujanikut. Ndërsa juuroj dhe për 80 mesazhet e

mirënjohjes që ju po merrni në këtë ditë jubilare të“Çetës Plakë”. Ju përshëndes dhe ju uroj jetë tëgjatë ish partizanëve dhe gëzuar ditën e verës.Po në shenjë nderimi, respekti e vlerësimi në këtëpervjetor u dhanë 80 mesazhe mirënjohje për ishpartizanët që u dorëzuan ish partizanëve në sallëdhe pjesëtarëve të familjeve për të tjerët partizanëqë nuk ndodheshin aty.

Faqja u përgatit nën kujdesin eKryetarit të Bashkisë z. Nesim Spahiu

Shfrytëzimi i Kanioneve të Osumit në funksion të zhvillimitsocial dhe ekonomik të rajonit

Projekt madhështor për shndërrimin e kanioneve të Osumit në njëdestinacion turistik

investimeve dhe investitorëve të mundshëm nëzonë. Hartimi i një pakete të veçantë fiskale meafat të caktuar për bizneset e interesuara tëinvestojnë në këtë zonë.Realizimi i këtij projekti do të ketë një impaktshumë pozitiv në zhvillimin e zonës përgjatëkanioneve pasi numri i kategorive të përfituesëvedo të jetë një numër i madh, qytetarët do të kenë

Bashkia Çorovodë duke parë mundësinë e shfrytëzimit të kanioneve në funksion tëzhvillimit ekonomik të zonës krijoi edhe zyrën e turizmit dhe është duke punuarfuqishëm në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut dhe njësi të tjera vendore për

krijimin e infrastrukturës së nevojshme për shfrytëzimin e tyre. Në Çorovodë sot keminjësi të pakta akomoduese hotele, motele etj. të cilat kanë një numër të kufizuar kapacitetiakomodues dhe kushte jo shumë të përshtatshme për turistët e huaj, kjo është dhe një ngaarsyet që turistët shpeshherë mendojnë që t’i shfrytëzojnë kanionet si destinacion ditor.Bashkia do të bashkëpunojë me njësitë akomoduese për rritjen e kapacitetit të tyre si dherritjes së cilësisë së shëbimit me qellim thithjen e një numuri sa më të madh turistash nëzonë. Një vëmendje të veçantë Bashkia po i kushton thithjes së kapaciteteve njerëzore sibrenda qytetit ashtu edhe jashtë tij dhe trajnimi i tyre për të ofruar një shërbim cilësor.Bashkia sot ka faqen e vet të internetit, e cila u mundësua nga OSBE-ja dhe ne jemi dukepunuar për hartimin e fletëpalosjeve informative në lidhje me kanionet dhe mendojmë seshumë shpejt kjo gjë do të realizohet, pasi kemi gjetur edhe sponsorin.

Për të realizuar shfrytëzimin e tyrenë funksion të zhvillimit ekonomik të zonëskërkohet fillimish ngritja e një strukturendërvepruese midis të gjithë aktorëve dhefaktorëve të interesuar si njësi vendore,organizata, shoqata, përfaqësues të biznesite më gjerë për të hartuar e zbatuar njëkoncept të përbashkët për zhvillimin emetejshëm të kësaj zone. Ngritja dhepërmirësimi i një infrastrukture tëpërshtashme fizike, rrugore, turistike,tregtare dhe shërbimi pasi siç e dimëinfrastruktura rrugore edhe pse pjesërishte asfaltuar lë shumë për të dëshiruar, pafolur pastaj për njësitë tregtare dhe tëshërbimit që thuajse mungojnë përgjatësegmentit të kanioneve.

Krijimi i më shumë mundësive përpunësim nëpërmjet nxitjes së investimevedhe nismës private në zonë. Nëpërmjetpolitikave të mirëorientuara afatshurtra,afatmesme dhe afatgjata synohet që tënxiten investitorët e mundshëm si atavendas dhe ata të huaj të investojnë në këtëzonë dhe natyrisht pas ardhjes së

investimeve do të vijnë edhe vendet e punësaq të munguara dhe aq të kërkuara në këtëzonë. Realizimi i këtyre objektivave do tëndikojë ndjeshëm në zhvillimin e zonësnëpërmjet ofrimit të politikave më të mira,strategjive të zhvillimit dhe investimit, rritjessë aftësisë dhe ndërgjegjësimit tëkapaciteteve njerëzore për potencialin ezonës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të sajsi dhe rritjes së aksesit të biznesit në treg.

Gjithashtu në këtë projektparashikohet hartimi i nji plani menaxhimidestinacional për zonën e kanioneve tëOsumit, që edhe kjo zonë të ketë mundësinëtë trajtohet si të gjitha zonat e tjera turistikenë vend dhe të vihet në funksion të zhvillimittë zonës në të cilën gjenden kanionet.

Për të mundësuar shfrytëzimin e tyreturistik është shumë e rëndësishme dhekërkohet nënshkrimi i një marrëveshjebashkëveprimi ndër-institucionale nëpërmjetstrukturave vendore dhe rajonale përmenazhimin e përbashkët të saj. Qellimi ikësaj marrëveshje është që të krijohet njëterren i përshtatshëm për afrimin e

mundësi më shumë për t’u punësuar,njësitë akomoduese dhe njësitë eshërbimit do të rrisin të ardhurat e tyredhe vonë do t’i investojnë pranëbizneseve të tyre për të përmirësuarkushtet dhe cilësinë e shërbimit,fermerët e komunës qendër dhe Çepando të kenë më shumë mundësi që tëtregtojnë produktet e tyre bio që janëshumë të kërkuara nga turistët si dhe tërrisin të ardhurat e tyre, si dhe më vonësi rezultat i suksesit të punës së tyre t’ikthejnë mikrofermat e tyre nëagrobiznes, njësitë vendore do të kenëmundësine që të vjelin më shumë tëardhura nga vjelja e taksave dhe më past’i përdorin ato në fusha prioritare siinfrastrukturë, arsim, shëndetësi etj.

Projekti parashikon financimin e dhjetëra milionë euro plus 4 milionë euro që do të vihen në dispozicion përrrugën Çorovodë - Hambulla si dhe punësimin e qindra fermerëve e të papunëve të qytetit

Çorovodë- Burime pranë shtypit të Bashkisë pohuan për gazetën se 10ditë më parë është aprovuar fondi prej 370 milion lekë për mbrojtjen nga lumi tëtokave të fshatit Munushtir të komunës Qendër të dhjetëra familjeve si dhe të njësërë biznesesh që ndodhen në lagjen periferike të qytetit tek ish NSHN-ja, nëkufirin me fshatin në fjalë. Të njëjtat burime thanë se më 6 prill do të hidhet tenderiku do të konkurojnë në procesin elektronik firmat që kanë paraqitur dokumentat.Sipas pohimit të Kryetarit të Bashkisë z.Nesim Spahiu shpresojmë që tenderin tafitojë një nga firmat konkuruese, por që të ketë seriozitet në punë, pasi mbrojtjanga lumi në këtë segment rrezikon tokat, bizneset dhe familjet e lartpërmendura.Nga ana e Bashkisë zbatimi i projektit do të ndiqet me përpikmëri dhe pa tolerancë.Vlen të përmendet se ky është i pari projekt pas marrjes së mandatit nga kreu iBashkisë z. N. Spahiu, i cili do të pasojë dhe projekte të tjera të kësaj natyre nëmbrojtjen e tokave të pakta bujqësore që ka rrethi i Skraparit, bizneseve dhefamiljeve që ndodhen në të dyja anët e brigjeve të lumit Osum.

Gati fillimi i punimeve për mbrojtjen nga lumi OsumHidhet tenderi 370 milion

Page 4: Bashkia Corovode - Buletini Nr.5

4 Kulturë - AktualitetGAZETA E BASHKISË ÇOROVODË

Kryeredaktor: Sulo Gozhina cel:0692260611Zv. Kryeredaktor & aktualitet: Krenar XhaferriKorrektor: Dorina JahoKultura: Gëzim ZylfoSporti: Migjen LajthiaNdihmoi: Stafi i Bashkisë së ÇorovodësArti grafik: Anxhela QojleE-mail: [email protected] Faqja u përgatit nga stafi i gazetës

Ky ishte një aktivitet që i parapriu festavetë shumta të këtij viti si një vit jubilar ifestimit të 100-vjetorit të pavarësisë. Merastin e kësaj feste u organizua një aktiviteti përbashkët i dy shkollave të qytetit shkollës“Kahreman Ylli” dhe shkollës së Mesmetë Përgjithshme “Ramiz Aranitasi”.Aktiviteti u zhvillua pranë shkollës“Kahreman Ylli” me pjesëmarrjen emesuesëve dhe nxenësve të të dyjashkollave. Aktiviteti u hap me ngritjen eflamurit, i cili u ngrit nga mësuesja më evjetër e shkollës “Kahreman Ylli” zonjaFatime Sulejmanasi dhe nxënësja më e mirëe shkollës së mesme të Pergjithshme“Ramiz Aranitasi” Edit Turhani. Fjalënpërshëndetëse për të folur mbi rëndësinë ekësaj dite dhe për të përcjellë urimin e kësajfeste e mbajti mësuesja e shkollës“Kahreman Ylli”, zonja Nazike Dingo.Mëpas u kënduan këngë patriotike nga nxënës

Festa e 7-8 marsit mësuesit dhe gratë festojnë së bashku

të të dy shkollave “Kahreman Ylli” dhe“Ramiz Aranitasi” si dhe u mbajt njëmanifestim i lirë ku morën pjesë mësues dhenxënës të ndryshëm të cilët shprehënvlerësimet e tyre për këtë ditë tërëndësishme.

Festa e 8 marsitMe rastin e 8 marsit

festës ndërkombëtare të graveforumi i grave LGI nëbashkëpunim me shoqatën ekryqit të Kuq shqiptar përrrethin e Skraparit organizuannjë takim të përbashkët megratë e qytetit për tëpërkujtuar këtë datë historike.Takimi u zhvillua në ambjentete Pallatit të Kulturës me njëpjesëmarrje të madhe të gravenga gjithë qyteti. Fjalën ehapjes e mbajti kryetarja eforumit të grave LGI ZonjaNazike Dingo, e cila foli mbi

shqiptar foli dhe kryetarja e kësajshoqate z. Gështenja Omeri, e cilafoli për kategorinë e grave nëdisavantazh, të cilat nuk arrijnë dottë plotësojnë nevojat bazë jetike dhetheksoi idenë që nëpërmjetbashkëpunimit me bashkinë tëmundësohet një ndihmë më e madhepër këtë kategori që të mundësohetintegrimi ne shoqëri dhe të mosndjehet e nënvleftësuar dhe e lënëpas dore nga shteti dhe strukturat etij. Më pas në emër të graveveterane foli dhe zonja Fatime Guri,e cila kërkoi një vëmendje dhevlerësim më të madh për këtëkategori nga shteti dhe strukturat etij. Më pas gratë dhe pjeëtare të tjerakanë vijuar festën me shëtitje nënatyrë.

rëndësinë e kësaj dite, paraqiti shkurtimishtproblematikën e gruas sot si dhe theksoi forcimine rolit të gruas në shoqëri si dhe sigurimin e njëpjesëmarrje sa më të madhe të saj në strukturatqeverisëse. Në emër të shoqatës së kryqit të kuq

vijon nga faqja 1

Shëndetësi

H ipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Kjo shkaktohet ngadisa faktorë dhe për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha: a) hipertension arterial

esencial, i cili edhe pse bëhen një sërë ekzaminimesh nuk arrin të kuptohet se nga vjen. Kjo shpeshka origjinë trashëgimie ose stresi, pra ka origjinë të brendshme.Grupi i dytë është hipertensioni arterial sekondar, që tregon se ka një shkak të ndryshëm që mundtë jetë një person që ka vuajtur nga veshkat, nefriti apo infeksione të veshkave dhe quhet hipertensionrenovaskular. Shkak tjetër mund të jetë, sëmundje të tjera të veshkave, si p.sh., ngushtimi i arteriesrenale që furnizon veshkën me gjak, duke mos u furnizuar si duhet me gjak në veshkë krijohençrregullime të prodhimit të hormoneve dhe për pasojë ngritje të tensionit. Shkak tjetër është problemetme gjëndrat e tiroides, kur shtohet funksioni i tyre, çon në prodhim të tepërt të hormonit të tiroides,gjë që shton rrahjet e zemrës, e për pasojë rritje të tensionit në enëve të gjakut.Shkaqe të tjetra për këtë lloj hipertensioni janë diabeti, tumori i gjëndrave mbiveshkore.

Si mund të parandalohet hipertensioni?Parandalimi i hipertensionit arterial duhet të nisë me eliminimin e të gjithë faktorëve që

shërbejnë si burim për shfaqjen e hipertensionit. Të tilla janë kryerja e një jete aktive, me sa mëshumë aktivitet fizik, eliminimi i duhanit, kufizimi i kripës, ushqimeve me kalori që përmbajnë shumëyndyra, sheqernave. Përdorimi i zarzavate, yndyrave me origjinë bimore, si p.sh., vaji ulliri, por dheme këto nuk duhet abuzuar. Këto rregulla duhen zbatuar nga të gjithë, por sidomos nga ata personaqë vënë re se kanë luhatje të tensionit, që kanë prindër apo të afërm që vuajnë nga hipertensioni,apo kanë pasur vdekje të papritura të të afërmve nga sëmundjet e zemrës. Këta persona përveçkëshillave të mësipërme duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme të tensionit të gjakut.

Përgatiti Gëzim Zylfo

Çorovodë - Të nisura dy muaj më parëpunimet e ujësjellësit që do të furnizojëme ujë të rrjedhshëm 24 orë banorët edisa lagjeve të qytetit tashmë kanëstartuar në fazën e dytë të punimeve.Sipas burimeve nga ndërmarrja eujësjellësit faza e parë e punimeve nëkëtë vepër madhore për qytetin eÇorovodës kanë qenë puna e ndërtimittë kanalit, murit mbrojtës në lumin Guaksi dhe vazhdimi i kanalit deri në lagjen eparë të qytetit.Pas përfundimit të këtyre punimeve dhe

Ujësjellësi, starton faza e dytë e punimevepunimeve të tjera ndihmëse në ndërtimin ethuajse nga themelet të këtij ujësjellësi tashmëka startuar faza e dytë e punimeve. Në këtëfazë vendimtare është shtrirja e tubeve,manovrimi dhe vënia në funksionim të veprësmarrëse deri në pikën e bashkimit me rrjetine përfunduar pak ditë më parë nga firmandërtuese. Vlen të përmendet se mepërfundimin e këtij ujësjellësi banorët e qytetitdo të kenë ujë 24 orë me rrjedhje të lirë,ndërsa do të vazhdojë pjesa e dytë me njëtjetër financim për të arritur furnizimin meujë 24 orë të të gjithë qytetit.

Startim zyrash të bashkuara në shërbim të qytetarëve

Çorovodë- Nën kujdesin e kryetarit tëbashkisë z. Nesim Spahiu, në katin e dytëtë godinës janë përqendruar një sërëzyrash që do të shërbejnë në ndihmë tëqytetarëve dhe të biznesit. Zyra e shtypitpranë Bashkisë pohon se përqendrimi ishërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesitështë një nga prioritetet tona, gjë e cilaështë premtuar edhe gjatë fushatëselektorale të vitit të kaluar për këtë qëllim.Në katin e dytë të Bashkisë janë hapurzyrat e QKR-s, tatim taksës, përkrahjes,financës e gjendjes civile. Përqendrimi izyrave ka të bëjë me shërbimin pa vonesë

dhe sorrollatje të banorëve nga njëra zyrë nëtjetrën dhe nga njëri kat në tjetrin. Cilido banorapo biznes që do të ketë nevojë për këtoshërbime do t’i ketë sportelet e zyrave ngjiturme njëra-tjetrën, çka do të thotë se qytetaritdo t’i vihet në shërbim pa vonesë dhe brendanjë dite biznesi dhe ai të ketë përfunduar tëgjitha proceset e shërbimeve. Vlen tëpërmendet se nëse një qytetar apo biznes njëvit më parë për të marrë një leje për hapjen enjë biznesi apo për të paguar një taksë i duhejdy-tre ditë punë, sot e përfundon këtë shërbimbrenda dy-tre orëve.

Çorovodë- Hambull 15 km investim në rrugëTederi në datën 6 Prill

Çorovodë - Vënia në funksion e rrugësnga qyteti deri në Hambull, pjesa kukanionet e Osumit arrijnë kulmin ështëfinancuar projekti për asfaltimin dhendriçimin e rrugës me parametratbashkëkohorë me qëllimin e vetëm përt’i ardhur në ndihmë banorëve të zonës,biznesit dhe çka është më kryesorjaturizmit të Raftingut. Mrekullitëpërrallore, natyrore kanë bërë që jo vetëmpushteti vendor, por edhe qeverisjaqendrore bën të mundur financimin ekësaj rruge. Burime pranë Bashkisëpohuan se në projekt është parashikuarqë 1.5 km rrugë nga lagja “5 shtatori”deri te “Varrezat”, rruga do të ketë në të

dy anët trotuare si dhe ndriçim. Tek“Varrezat” do të jetë dhe një rreth rrotullimisë bashku me një unazë, gjë e cila do tëshërbejë për banorët e qytetit dhe tërrethinave të tij që të kryejnë ceremonitëmortore dhe rritet fetare. Kjo rrugë do të ketëimpakt veç të tjerave edhe për shërbimin qëdo t’u kryej 40 fshatrave të tre komunavePotom-Çepan-Qendër, por rruga do të jetëdhe vazhdim drejt zonës të Dangëllisë,Alipostivanit, me përqendrimin për në qytetine Përmetit dhe të doganës së tri urave. Startimqë do të ndodhë në fazat e tjera të ndërtimittë kësaj rruge.

Çfarë është hipertensioni dhe nga se shkaktohet?

SportSkrapari më shumë punë për të mbajtur skuadrën në

kategorinë e parë!Çorovodë- Menjëherë pas ndeshjes meSarandën Kreu i Bashkisë ka reaguar ashpërpranë stafit teknik të skuadrës (Skraparit), pasika disa ndeshje që futbollistët e kësaj skuadrenuk po justifikojnë punën e tyre sportive merezultatet e arritura. Nga ana tjetër stafi teknik,të cilit i janë plotësuar të gjitha kushtet meambjentet sportive, materialet dhe aksesorëtë tjerë të vënë në shërbimin stërvitor, qoftëdhe ato ekonomike të transportit etj., nuk popunon për të arritur rezultatet e priturakryesisht nga tifozëria dhe sportdashësit e

Skraparit. Po kështu pas përfundimit të ndeshjes,Presidenti i FKS, z.Nesim Spahiu, njëkohësishtKryetari i Bashkisë ka komunikuar me një gjuhëtë ashpër për të gjithë ekipin për mungesën eshpirtit të sakrificës, për mungesën e përgatitjesteknike nga ana e stafit si dhe për mungesën ekomukimit brenda tij. Për këtë arsye ai u ka pohuarstafit dhe nëpërmjet tyre të gjithë sportistëve seduhet shumë punë për të majtur skuadrën nëvendin e parë, gjë të cilën kam besim se do tërealizohet një qëllim i tillë.