bashkia e elbasanit, ndër më të mirat në europën juglindore, për...

6
Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2015 Prill 2015 Viti i botimit 2015, Nr 87 Fjala e Redaktorit Bashkia e Elbasanit për vitin 2015 ka nisur një sërë inves- timesh të rëndësishme të cilat do të tí japing një tjetër impact qytetit tonë. Aktualisht ka nisur puna për suvatimin e pallateve lagjet “Partizani”, “Vullnetari”, ”Emin Matrax- hiu”, “Kongresi i Elbasanit”, “Beqir Dardha”, “Shënkoll”, “28 Nëntori” dhe “Luigj Gura- kuqi”. Gjithashtu po punohet për sistemimimin dhe asfaltimit të bllokut të banimit (tek kinezët), sheshet e pallat- eve 60.61.62.63/1,64,64/2,64/3 dhe sistemim - ssfaltimin e rru- gës "Marie Dhamo" në lagjen “5 Maji”. Të tjera investime presin të miratohen dhe të nisin së shpejti. Ne së bashku do t’i japim Elbasanit atë që meriton. Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje) Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, takim me këshilltaret e Komunës së Mitrovicës faqe 3 Zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Prill 2015 faqe 5 Vijon ne faqe 3 Bashkia e Elbasanit, ndër më të mirat në Europën Juglindore, për iniciativat bashkiake për përfshirjen e Grave dhe të Rinjve në qeverisjen lokale I jepet titulli “Qytetare Nderi” shkrimtares dhe gazetares Migena Arllati faqe 5 Vijon ne faqe 5 Qyteti i Elbasanit është fituesi i parë, në Europën Juglindore, i Çmimeve për iniciativat Bashkiake për GENiYouth, prezantuar nga NALAS për iniciativat më të mira për përfshirjen e Grave dhe Rinjve qeverisjen lokale. Komiteti i Vlerësimit, i përbërë nga ekspertë rajonalë në çështjet gjinore dhe të të rinjve i dha pikët maksimale aktivitetit “Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor dhe Buxhetimi me pjesëmarrje” në qytetin e Elbasanit dhe arriti në përfundimin se Bashkia Elbasan “tregon përkushtim të vërtetë për një proces vendimmarrje buxhetit bashkiak gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrje. Projekti përfshiu shumë aktorë dhe arriti me sukses të rrisë numrin e grave dhe të rinjve që në mënyrë aktive morën pjesë në procesin e buxhetimit. Gjithashtu mundësoi rritjen e përqindjes së buxhetit me impakt direkt të këtij target grupi. Bashkia e Elbasanit ka implementuar për 4 vjet buxhetimin gjinor. Kjo tregon përkushtim politik për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë e rritjes kapaciteteve. Iniciativa është parë si një model dhe praktikë e mirë në Shqipëri dhe mund të aplikohet në vende të tjera.” Në 18 Maj 2015, në takimin vjetor Forumit Autoriteteve lokale Europës Juglindore i cili do të zhvillohet në Plovdiv Bullgarisë, Bashkia e Elbasanit do të tërheqë çmimin e marrë. Në letrën e tij drejtuar kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, .... Bashkia Elbasan, apel kundër shfrytëzimit të fëmijëve Bashkia e Elbasanit bashkëpunim me organizatat joqeveritare, Drejtorinë e Policisë së Qarkut dhe Drejtorinë Arsimore kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese që synon të mbrojë çdo fëmijë nga shfrytëzimi. Me moton “Vendi ku duhet të rriten fëmijët është shtëpia dhe jo rruga” qindra nxënës organizuan një parakalim masiv bulevardin kryesor qytetit duke dhënë mesazhe sensibilizuese. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit e cilësoi një problem madhor shfrytësimin e fëmijëve për punë duke bërë apel për më shumë bashkëpunim për t’i dhënë fund këtij fenomeni. Ky është një aktivitet mjaft i ndjeshëm dhe shumë i rëndësishëm për zbatimin e Planit të Veprimit, për fëmijët në situatë rruge. Bashkia e Elbasanit vlerëson punën e të gjithë partnerëve për këtë sfidë të madhe për t’i thënë JO, shfrytëzimit të fëmijëve në rrugë. Në Bashkinë e Elbasanit të gjithë kanë punuar së bashku duke patur prioritet punës,identifikimin dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, ku një pjesë e mirë e rasteve të identifikuara janë fëmijë në situatë rruge. Gjatë këtij viti janë në procës menaxhimi 23 fëmijë në situatë rruge. Duke u vlerësuar si raste në rrezik të lartë, ato janë menaxhuar përmes Grupeve Multidisiplinare, në bashkëpunim me aktorët lokalë duke siguruar mbështetjen e fëmijës dhe familjes.

Upload: others

Post on 01-Mar-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Bashkia e Elbasanit, ndër më të mirat në Europën Juglindore, për …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_prill_2015_6109_1.pdf · 2016-05-09 · aktivitetit “Buxhetimi i përgjegjshëm

Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al

E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2015 Prill 2015 Viti i botimit 2015, Nr 87

Fjala e Redaktorit

Bashkia e Elbasanit për vitin

2015 ka nisur një sërë inves-

timesh të rëndësishme të cilat

do të tí japing një tjetër impact

qytetit tonë. Aktualisht ka nisur

puna për suvatimin e pallateve

në lagjet “Partizani”,

“Vullnetari”, ”Emin Matrax-

hiu”, “Kongresi i Elbasanit”,

“Beqir Dardha”, “Shënkoll”,

“28 Nëntori” dhe “Luigj Gura-

kuqi”. Gjithashtu po punohet

për sistemimimin dhe

asfaltimit të bllokut të banimit

(tek kinezët), sheshet e pallat-

eve 60.61.62.63/1,64,64/2,64/3

dhe sistemim - ssfaltimin e rru-

gës "Marie Dhamo" në lagjen

“5 Maji”. Të tjera investime

presin të miratohen dhe të nisin

së shpejti. Ne së bashku do t’i

japim Elbasanit atë që meriton.

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më

të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në

shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e

problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Kryetari i Bashkisë së

Elbasanit, takim me

këshilltaret e Komunës

së Mitrovicës

faqe 3

Zhvillohet mbledhja

e Këshillit Bashkiak

për muajin Prill

2015

faqe 5 Vijon ne faqe 3

Bashkia e Elbasanit, ndër më të mirat në Europën

Juglindore, për iniciativat bashkiake për përfshirjen e Grave

dhe të Rinjve në qeverisjen lokale

I jepet titulli “Qytetare

Nderi” shkrimtares dhe

gazetares Migena

Arllati

faqe 5

Vijon ne faqe 5

Qyteti i Elbasanit është fituesi i parë,

në Europën Juglindore, i Çmimeve për

iniciativat Bashkiake për GENiYouth,

prezantuar nga NALAS për iniciativat

më të mira për përfshirjen e Grave dhe

të Rinjve në qeverisjen lokale.

Komiteti i Vlerësimit, i përbërë nga

ekspertë rajonalë në çështjet gjinore

dhe të të rinjve i dha pikët maksimale

aktivitetit “Buxhetimi i përgjegjshëm

gjinor dhe Buxhetimi me pjesëmarrje”

në qytetin e Elbasanit dhe arriti në

përfundimin se Bashkia Elbasan

“tregon përkushtim të vërtetë për një

proces vendimmarrje të buxhetit

bashkiak gjithëpërfshirës dhe me

pjesëmarrje.

Projekti përfshiu shumë aktorë dhe

arriti me sukses të rrisë numrin e grave

dhe të rinjve që në mënyrë aktive

morën pjesë në procesin e buxhetimit.

Gjithashtu mundësoi rritjen e

përqindjes së buxhetit me impakt

direkt të këtij target grupi. Bashkia e

Elbasanit ka implementuar për 4 vjet

buxhetimin gjinor. Kjo tregon

përkushtim politik për barazinë gjinore

dhe qëndrueshmërinë e rritjes së

kapaciteteve. Iniciativa është parë si

një model dhe praktikë e mirë në

Shqipëri dhe mund të aplikohet në

vende të tjera.” Në 18 Maj 2015, në

takimin vjetor të Forumit të

Autoriteteve lokale të Europës

Juglindore i cili do të zhvillohet në

Plovdiv të Bullgarisë, Bashkia e

Elbasanit do të tërheqë çmimin e

marrë. Në letrën e tij drejtuar kryetarit

të Bashkisë së Elbasanit, ....

Bashkia Elbasan, apel

kundër shfrytëzimit të

fëmijëve Bashkia e Elbasanit në

bashkëpunim me organizatat

joqeveritare, Drejtorinë e Policisë

së Qarkut dhe Drejtorinë Arsimore

kanë ndërmarrë një fushatë

sensibilizuese që synon të mbrojë

çdo fëmijë nga shfrytëzimi. Me

moton “Vendi ku duhet të rriten

fëmijët është shtëpia dhe jo rruga”

qindra nxënës organizuan një

parakalim masiv në bulevardin

kryesor të qytetit duke dhënë

mesazhe sensibilizuese. Kryetari i

Bashkisë së Elbasanit e cilësoi një

problem madhor shfrytësimin e

fëmijëve për punë duke bërë apel

për më shumë bashkëpunim për t’i

dhënë fund këtij fenomeni. Ky

është një aktivitet mjaft i ndjeshëm

dhe shumë i rëndësishëm për

zbatimin e Planit të Veprimit, për

fëmijët në situatë rruge. Bashkia e

Elbasanit vlerëson punën e të gjithë

partnerëve për këtë sfidë të madhe

për t’i thënë JO, shfrytëzimit të

fëmijëve në rrugë. Në Bashkinë e

Elbasanit të gjithë kanë punuar së

bashku duke patur prioritet të

punës,identifikimin dhe

menaxhimin e rasteve të fëmijëve

në rrezik, ku një pjesë e mirë e

rasteve të identifikuara janë fëmijë

në situatë rruge. Gjatë këtij viti janë

në procës menaxhimi 23 fëmijë në

situatë rruge. Duke u vlerësuar si

raste në rrezik të lartë, ato janë

menaxhuar përmes Grupeve

Multidisiplinare, në bashkëpunim

me aktorët lokalë duke siguruar

mbështetjen e fëmijës dhe të

familjes.

Page 2: Bashkia e Elbasanit, ndër më të mirat në Europën Juglindore, për …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_prill_2015_6109_1.pdf · 2016-05-09 · aktivitetit “Buxhetimi i përgjegjshëm

Prill 2015 Faqja 2

Gratë rome bashkohen në kërkesat e tyre Një përfaqësi e grave të komunitetit rom dhe

egjiptian kanë zhvilluar një takim me kryetarin e

Bashkisë Z. Qazim Sejdini të cilit i kanë

paraqitur kërkesat e tyre për një jetesë më të

mirë të këtij komuniteti.

Gratë Rome & Egjyptiane të qytetit të Elbasanit

iu bashkuan Platformës së “Rrjetit Kombëtar të

Grave Rome dhe Egjiptiane” për një aksion të

përbashkët të të gjithë aktorëve për

përmirësimin e statusit social-ekonomik të grave

Rome dhe Egjiptiane në Republikën e

Shqipërisë.

Nëpërmjet kësaj platforme Gratë

Rome dhe Egjitiane sjellin në

vëmendjen e të gjithë shoqërisë

situatën e vështirë social ekonomike

me të cilën përballen gratë Rome

dhe Egjyptiane si dhe për të kërkuar

zgjidhje konkrete dhe të

qëndrueshme në këtë drejtim .

Studime dhe analiza të kohëve të

fundit të ndërmarra nga organizata

kombëtare e ndërkombëtare që

punojnë në fushën e të drejtave të

njeriut tregojnë se gratë Rome dhe Egjyptiane

në Shqipëri përfaqësojnë një nga grupet sociale

më të rrezikuara. Ato ballafaqohen me forma të

ndryshme të diskriminimit në arsim, strehirn,

kujdes shëndetësor, punësim, mbrojtje sociale

etj.

Për të adresuar problematikat e tyre “Rrjeti

Kombëtar i Grave Rome dhe Egjyptiane” ka

hartuar platformën e mëposhtme për veprim të

përbashkët duke i bërë thirrje Qcverisë dhe

institucioneve të tjera përgjegjëse të ndërmarrin

vcprime konkrete për përmirësimin e pozitës së

gruas Rome & Egjyptiane në Shqipëri.

Platforma për veprim të përbashkët:

-Të parandalohen dhe adresohen nëpërmjet

rregullimeve ligjore format e shumta të

diskriminimit me të cilat gratë rome dhe

agjyptiane përballen në Shqipëri.

-Të sigurohet përfaqësim i barabartë i grave

rome dhe egjyptiane në organet vendimmarrëse

dhe në administratën shtetërore në të gjitha

nivelet, veçanërisht në Drejtorinë e Përfshirjes

Sociale dhe Barazisë Gjinore, pranë Ministrisë

së Mirëqenies Sociale.

-Të sigurojnë përfshirjen e grave rome në

komisionet për barazinë gjinore në nivel

kombëtar e lokal dhe në të gjitha organet zyrtare

përgjegjëse për monitorimin dhe krijimin e

politikave të barazisë gjinore.

-Të mbledhin të dhëna sistematike, të ndara në

bazë të gjinisë dhe përkatësisë etnike në gjithë

sferat e jetës shoqërore.

-Të rishikojnë politikat ekzistuese të cilat kanë

një ndikim të pabarabartë mbi gratë rome dhe

egjiptiane dhe të krijojnë programe të reja

sociale dhe dispozita ligjore favorizuese për to.

-Të përgatisin një analizë të saktë të numrit të

grave të papuna në bazë të përcaktimit etnik.

-Të ndërmarrin dhe mbështesin me masa

specifike për uljen e papunësisë te gratë rome

dhe egjyptiane me 50% deri në vitin 2020.

-Të zhvillojnë seanca të veçanta trajnimi dhe

integrimi në tregun e punës duke i dhënë

prioritet nënave të vetme, të pastreha, apo nënat,

fëmijët e të cilave janë në situatë rruge.

-Të rishikojnë dhe të sigurojnë zbatimin e

politikave nxitëse për sipërmarrësit privatë që të

punësojnë gra nga komuniteti rom dhe

egjyptian.

-Të rrisin nëpërmjet programeve efikase deri ne

80% punësimin e grave rome dhe egjyptiane me

arsim të nivelit universitar.

-Të sigurojnë marrjen e mikro kredive për gratë

rome dhe egjyptiane sipërmarrëse.

Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini:

Pasi dëgjoi kërkesat e grave rome/egjiptiane,

kryetari i Bashkisë i njohu ato me punën e bërë

deri tani nga Bashkia Elbasan për këtë

komunitet dhe planet për të ardhmen.

Sigurisht, tha Sejdini, që ende shumë punë

mbetet për t’u bërë për këtë komunitet duke

shprehur angazhimin e tij. Z. Sejdini ftoi gratë

rome/egjiptiane të bëhën pjesë e vendimmarrjes

së qyetit duke u bërë pjesë e Këshillit Bashkiak.

Ai shtoi se Këshillit Bashkiak i Elbasanit është i

vetmi i cili në përbërje ka dy përfaqësues të këtij

komuniteti të cilët përfaqësojnë dhe mbështesin

interesat e tyre. Sejdini i siguroi përfaqësueset e

grave rome/egjiptiane se do të punojnë së

bashku për të plotësuar kërkesat e tyre.

Impianti i përpunimit të mbetjeve Teknologjia bashkëkohore që aplikohet në Elbasan i jep fund ndotjes

Në qytetin e Elbasanit ka

nisur ndërtimi i impiantit

të përpunimit të mbetjeve

urbane. Një investim

madhor dhe mjaft i

rëndësishëm për këtë

qytet. Teknologjia bash-

këkohore me parametra

europianë, e vënë në zba-

tim edhe në Itali, Kroaci,

Rumani etj do të zbato-

het me përpikmëri në qytetin e Elbasanit. Impianti i ri do të asgjesojë mbet-

jet përmes djegies me incenerator me një temperaturë shumë të lartë. Ky

impiant do të zgjidhë një herë e përgjithmonë problemin e ndotjes

mjedisore që shkaktohej nga djegia e mbetjeve në fushën aktuale të grum-

bullimit.

Por cilat janë avantazhet që sjell ky impiant?

Më në fund do të menaxhohet gjendja aktuale e fushës së mbetjeve urbane,

një problem shqetësues për shumë vite, jo vetëm për banorët e zonave pranë

saj, por për të gjithë qytetin e Elbasanit. Ndërtimi i tij do të ulë në maksi-

mum nivelin e ndotjes së ajrit dhe ujit, por gjithashtu do të shmangë

mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive nga gjendja ekzistuese e

fushës së mbetjeve. Nga djegia e mbetjeve, me një teknologjie bashkëko-

hore dhe efiçente, do të përftohet energji elektrike. Një gjë e tillë ka re-

zultuar mjaft fitimprurëse dhe e suksesshmë edhe në vendet e tjera ku është

aplikuar. Gjithashtu ky landfill do të krijojë mundësi punësimi dhe zhvilli-

mi ekonomik në rang rajonal. Nderkohë që kompania e cila ka marrë

përsipër ndërtimin e tij, ka parashikuar edhe investime në infrastrukturën

lokale. Impianti i ri i përpunimit të mbetjeve urbane nis të ndërtohet në 3

shkurt dhe brenda 14 muajve pritet të jetë gati.

Konkretisht, cilat janë masat zbutëse të ndikimit në mjedis?

Qytetarët shpesh herë janë interesuar veçanërisht për ndikimin që ky im-

piant do të ketë në mjedis. Specialistët shpjegojnë se fillimisht do të bëhet

seleksionimi i mbetjeve para përgatitjes për përpunim në impiant duke mën-

januar materialet e rrezikshme dhe ndotëse. Në lidhje me këtë çështje Min-

istria eMjedisit uështë shprehur se do të ketë një monitorim periodik dhe

rigoroz të shkarkimeve në mjedis. Ato do të jenë konform normave të

përcaktuara me ligj. Gjithashtu do të bëhet trajtimi i ujërave që mund të

shkarkohen nga sheshi i depozitimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane dhe

menaxhimi në mënyrë të integruar i hirit që gjenerohet nga impianti.

Page 3: Bashkia e Elbasanit, ndër më të mirat në Europën Juglindore, për …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_prill_2015_6109_1.pdf · 2016-05-09 · aktivitetit “Buxhetimi i përgjegjshëm

Prill 2015 Faqe 3

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të mirë,

më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në shërbimin tuaj.

Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve të qytetit. Ju ftojmë

të na votoni në www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Denonco veprimet korruptive në Bashkinë

e Elbasanit dhe institucionet në varësi të saj

Vijon nga faqe 1

Sejdini pret në një takim Ambasadorin e Turqisë Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini priti në një takim

Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri Z. Hidayer Bayraktar. Në takimin që

zgjati më shumë se një orë Sejdini dhe Bayraktar folën për mundësitë e

forcimit të bashkëpunimit dhe sidomos për shtimin e investimeve turke në

Elbasan. Sejdini paraqiti disa projekte të Bashkisë që kanë të bëjnë me

zhvillimin e Kalasë, rikonstruksionin e xhamisë dhe ndërtimin e një azili të

moshuarish. Gjithashtu u fol për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për disa

projekte të zhvillimit të Elbasanit. Më shumë rëndësi mes këtyre projekteve

është ai për zhvillimin e kalasë, projekti për ngritjen e një azili të

moshuarish në Elbasan dhe restaurimin e xhamisë në kala. Por zyrtarët

diskutuan edhe për projekte kulturore artistike dhe për binjakëzime të

mundshme jo vetëm me bashki por edhe me shoqata turke.Nga ana e tij

ambasadori Bayraktar e cilësoi mjaft të dobishme bisedën me kryetarin e

Bashkisë së Elbasanit pasi sipas tij ishte një bisedë që preku shumë

tematika. Ambasadori tha se u njoh me projektet e Bashkisë Elbasan dhe

shprehu interesin për shtimin e bashkëpunimit. Bayraktar: "Biseda jonë u

shtri në shumë plane dhe ishte mjaft e dobishme, trajtuam çështjet e disa

projekteve. Investitorët turq janë të pranishëm në të gjithë Shqipërinë po

ashtu edhe në qytetin e Elbasanit. Kryetari më foli për kalanë, xhaminë dhe

qendrën e të moshuarve. Në dëshirojmë ta zgjerojmë bashkëpunimin. Në

Elbasan ka investime të rëndësishme turke siç është Kurum i cili ka krijuar

një punësim të mirë për qytetin. Po ashtu edhe kompania Limak e cila po

ndërton hidrocentralin e Banjës. Objektivi ynë është që këtu të vijnë sa më

shumë investitorë turq dhe i inkurajojmë ata".

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, takim me këshilltaret e Komunës së Mitrovicës

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit priti në një

takim këshilltaret e Komunës së

Mitrovicës të cilat patën një vizitë në

qytetin e Elbasanit në kuadër të

shkëmbimit të eksperincave me

këshilltaret e Këshillit Bashkiak të

Elbasanit.

Pasi i njohu me qytetin dhe historinë e tij,

Sejdini vuri në dukje një nga ndryshimet e

rëndësishme për përfaqësimin e gruas 50

% në Këshillat Bashkiakë. Gjithashtu

mjaft e rëndësishme, sipas Z. Sejdini është

fakti që tashmë këshilltarët nuk do të jenë

pjesë e administratës, apo në poste

drejtuese, çka sipas tij do t'i japë edhe më shumë

hapësirë shoqërisë civile.

Organizatorja e këtij takimi, Znj. Vetone Veliu,

drejtoreshë e Bashkësisë së Grave në Komunën

e Mitrovicës u shpreh se eksperiencat e

Bashkisë së Elbasanit kishin bërë që ajo të

zgjidhte këtë qytet për të mësuar më shumë.

Sipas znj. Veliu "Buxhetimi Gjinor", një projekt

i zbatuar nga Bashkia e Elbasanit, është një

mundësi shumë e mirë që mund të zbatohet edhe

në Komunën e Mitrovicës. Gjithashtu znj. Veliu

tha se përfaqësimi i grave në masën 50% në

Këshillat Bashkiakë do të ishte mirë të zbatohej

edhe në Kosovë. Të dyja palët u shprehën për

forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

...Në këtë kontekst, shërbimet janë ofruar të

integruara në bazë të nevojave të familjes duke

filluar nga rikthimi dhe integrimi në shkollë i

fëmijëve, mjetet shkollore, qira banese për

familjen, kurse profesionale për prindërit, apo

mikrokredi për gjenerim të ardhurash. Qëllimi i

këtij suporti ka qenë fuqizimi i familjes me synim

shkëputjen e fëmijëve nga situata në rrugë dhe

integrimi në shkollë. Mbrojtja e fëmijëve është

një proces i vështirë dhe sfidues ku merr një

rëndësi të veçantë përgjegjshmëria e

institucioneve dhe e partnerëve që

bashkëpunojnë. Të gjithë kemi një rol kryesor në

luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe në

ndërtimin e një mjedisi të shëndetshëm. Të gjithë

duhet të marrim përgjegjësitë për t’i dhënë fund

dhunës ndaj fëmijëve. Nëse të gjithë duhet të

punojmë së bashku për të bërë të mundur që çdo

fëmijë i cili duhët të jetë në shkollë, vërtet të jetë

në shkollë. Të bëjmë të mundur që ligjet të

zbatohen dhe kushdo që cënon fëmijët të marrë

dënimin e merituar. Të bëjmë të mundur që

shoqëria civile të bëjë punën e saj. Pra, të gjithë

duhet të besojmë fort që mbrojtja e fëmijëve

duhet të jetë në qendër të përpjekjeve tona për të

patur një botë e një jetë më të mirë. Fëmijët

meritojnë shumë dashuri. T’i themi JO

shfrytëzimit të fëmijëve. Organizatorët e këtij

aktiviteti kanë shpërndarë edhe fletpalojse në të

gjithë qytetin duke theksuar të drejtat e fëmijëve

dhe përgjegjësitë e prindërve apo kujdestarëve të

tyre. Fëmijët kanë të drejtë të ushqehen, të

vishen dhe të kenë kujdesjen e prindërve; të

regjistrohen në gjendjen civile; të vaksinohen; të

regjistrohen në çerdhe, kopësht dhe shkollë.

Ndërsa prindërit dhe kujdestarët kanë përgjegjësi

të ofrojnë kujdesin maksimal për fëmijët; të

sigurojnë shëndetin e fëmijëve duke kryer vizita

të herë pas hershme në qendrat shëndetësore; të

dërgojnë fëmijët në shkollë për arsimin e

detyruar; të mos shfrytëzojnë fëmijët për të

punuar; të mos lejojnë përsona të tjerë të

shfrytëzojnë fëmijët ë tyre për punë. Bashkia

Elbasan bën apel që nëse shikoni një fëmijë në

rrugë që ka nevojë për ndihmë, mos qëndroni

indifferent! Telefononi: Policinë 129; Shërbimin

Social Shtetëror 054 510 501; Bashkinë Elbasan

054 400 167; Urgjencën 054 253 409;

Prefekturën 054 253 001 Mos qëndroni

indiferentë, të mbrojmë së bashku ata që s’mund

të vetëmbrohen.

Bashkia Elbasan, apel kundër shfrytëzimit të fëmijëve

Page 4: Bashkia e Elbasanit, ndër më të mirat në Europën Juglindore, për …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_prill_2015_6109_1.pdf · 2016-05-09 · aktivitetit “Buxhetimi i përgjegjshëm

Prill 2015 Faqe 4

Dita Botërore e Romëve, Sejdini: Jemi duke punuar shumë për këtë komunitet Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini

mori pjesë në një aktivitet të organizuar me rastin

e Ditës Botërore të Komunitetit Rom. Në fjalën e

tij ai tha se Bashkia Elbasan ka pasur gjithmonë

nën kujdësje komunitetin rom. Jemi e vetmja

bashki në vend që në Këshilli Bashkiak kemi

anëtarë të komunitetit rom që mbrojnë të drejtat e

tyre. Kemi punuar shumë për këtë komunitet dhe

do të punojmë edhe më shumë në të

ardhmen. Kemi disa projekte për romët, më

i rëndësishmi ndër ta është ndërtimi i 25

banesave për strehimin e tyre. Projekte

gjithashtu të rëndësishme janë ato të

punësimit, shkollimit dhe integrimit të

romëve. Të jeni të sigurtë që ju pret një e

ardhme më e mirë, tha Z. Sejdini.

Por si paraqitet situata e komunitetit rom

në Elbasan?

Minoriteti rom përballet me një situatë të

vështirë ekonomike e sociale e cila

karakterizohet shpesh nga një jetëse nën

standardin e nivelit, strehim jo të

përshtatshëm dhe ofrimin e një mjedisi jo të

përshtatshëm për mirërritjen dhe edukimin e

fëmijëve. Në qytetin e Elbasanit kjo popullsi

është e përqëndruar në lagjet “5 Maj”, “Beqir

Dardha” “Emin Matraxhiu”, “Vullnetari” dhe “

Sul Papri”. Shumë nga familjet rome nuk

përfitojnë nga skemat e ndihmës ekonomike apo

shërbimet sociale për arsye se lëvizja e tyre nga

njëra lagje në tjëtrën nuk është shoqëruar me

regjistrimin e tyre në zyrat e gjendjes civile. Për

të ndihmuar fëmijët romë për të vazhduar

shkollat, duke pasur parasysh dhe vështirësitë

ekonomike që kalojnë familjet rome dhe kushtet

në të cilat jetojnë, do të ndiqen politika

mbështetëse duke dhënë mbështjetje në programe

të formimit profesional për këtë katogori

fëmijësh. Konkurenca në tregun e punës kërkon

që komuniteti rom të jetë i arsimuar dhe i

përgatitur profesionalisht për të zënë vend në

administratë.

Masat që janë marrë nga Bashkia Elbasan për

sistemimin dhe integrimin e romëve:

Bashkia ka punuar me projekte konkrete në

rregullimin e infrastrukturës së lagjeve ku ata

banojnë, si sistemim-asfaltim e ndriçim rrugësh,

ndërtim i kanalizimeve të ujërave të zeza, por

edhe ujërave të larta, ndërtim i

vendgrumbullimeve të plehrave dhe pastrim

periodik, përfshirja në programet e strehimit

nëpërmjet banesave sociale dhe atyre me kredi të

zbutur. Eshtë punuar në drejtim të asistencës së

nevojshme për plotësimin e dokumentacionit të

kërkuar sipas specifikave të ndryshme, për

strehimin, ndihmën ekonomike, apo shërbime të

tjera. Po kështu, është punuar me shumë projekte

nga donatorë të ndryshëm dhe në bashkëpunim

me disa Shoqata për sensibilizimin në lidhje me

të drejtat e tyre në përshtatshmëri me kulturën dhe

nivelin kulturor dhe arsimor. Konkretisht,

Bashkia është organizatore e Tryezave Teknike

për target grupet vulnerabël midis tyre dhe për

target grupin Rom dhe për Fëmijët. Këto tryeza

shërbejnë për krijimin dhe mbajtjen në gatishmëri

të rrjetit të shërbimeve sociale për të zgjidhur

raste të cilat kërkojnë partneritet të

domosdoshëm.

Një objektiv tjetër i Bashkisë ka qenë identifikimi

dhe mbeshtetja e fëmijëve Rom që vijnë nga

familje të përjashtuara totalisht ose pjesërisht nga

e drejta për punësim, ushqim të mjaftueshëm,

arsimim, shërbim shëndetësor dhe strehim. Në

këtë drejtim Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në

Bashki duke realizuar takimet multidisiplinare me

institucionet dhe OJF që kanë në fokus fëmijët

kanë realizuar me sukses menaxhimin e rasteve të

fëmijëve të marrë në mbrojtje dhe të familjeve të

tyre nga komuniteti Rom. Në varësi të nevojave

të rastit këto familje kanë marrë shërbime në këto

drejtime:

-Regjistrim në shkollë dhe rikthim në shkollë,

mbështetje me materiale pedagogjike.

-Shërbime ditore, rezidenciale.

-Mbështetje psikologjike, ligjore.

-Fuqizimi i familjes përmes: Formimit

profesional për prindërit, mikrokredi për gjenerim

të ardhurash, qira banese, ndihmë ushqimore,

ndihmë mjekësore e medikamente. Një çështje së

cilës Bashkia i ka kushtuar mjaft rëndësi është

dhe arsimimi i fëmijëve Rom si e vetmja mënyrë

e cila më pas do të krijojë premisa për të dalë nga

gjendja e vështirë sociale dhe ekonomike. Kështu,

në këtë drejtim Qendra Komunitare Rome është

ngritur nga Bashkia për tu dhënë aksesin e duhur

fëmijëve dhe të rinjve Rom përmes lehtësimit në

përgatitjen e mësimeve dhe organizimit të

aktiviteteve sensibilizuese. Kjo qender

frekuentohet nga 22 të rinj dhe 60 fëmijë të

komunitetit rom. Janë organizuar herë pas here

takime me prindërit, mësuesit dhe drejtuesit e

shkollave për të sensibilizuar komunitetin mbi

çështjen e arsimimit.

Arsimimi i komunitetit rom:

Konkretisht është vepruar në këto drejtime:

-Riintegrimi i fëmijëve Rom të moshës 9-15 vjeç,

në shkollë përmes rifunksionimit të Klasës së

programit “Shansi i 2-të.

-Mbështetje me mjete shkollore për fëmijët e

komunitetit Rom.

-Hapja e kopshtit për fëmijët e ciklit parashkollor,

duke bashkëpunuar me shoqatat vendase.

-Ndërtimi i qendrës Multifunksionale pranë

komunitetit Rom në bashkëpunim me

UNDP.

Projekte konkrete nga ana e institucionit

ne lidhje me rregullimin e jetes se

romeve, banesat, asistenca.

Gjatë këtyre viteve Bashkia ka

implementuar shumë projekte si nga fondet

e saj ashtu edhe nga mbështetja e disa

donatorëve. Në infrastrukturë Bashkia ka

investuar në rrugë, kanalizime, pastrim etj.

Bashkia, për përmirësimin e kushteve të

jetesës së këtij komuniteti ka bashkëpunuar me

disa donatorë dhe institucione të tjera si: UNDP

ndërtim i nje ure dhe së shpejti do të fillojë

ndërtmi i godinës së re të Qendrës Komunitare,

regjistrim i fëmijëve; OSBE- projekti që ka

mbështetur identifikimin dhe regjistrimin e

fëmijëve, asistencë mjekësore për pajisjen me

libra shëndeti, kurse kompjuteri dhe artizanati;

Terre des hommes- pajisje me mjete shkollore,

asistencë ushqimore dhe veshmbathje, aktivitete

sensibilizuese me fëmijët dhe prindërit, kampe

verore; Rajoni Emilia Romagna Itali- mbështetje

arsimi nëpërmjet kopshtit për fëmijët romë dhe

aktivitete socio-kulturore pranë Qendrës

Komunitare; Paul Ritzau- asistencë mjekësore;

Soros-asistencë në çështje të të drejtave, njohjes

me institucionet dhe mënyrës së adresimit të

nevojave, asistencë mjekësore dhe artizanati etj.

Rekomandimet që japim në lidhje me

integrimin dhe mbështetjen e romëve.

Mbështetje financiare më e madhe për

problematikat që ka komuniteti Rom nga ana e

Qeverisjes Qendrore.

Hartimi i politikave të punësimit për banorët e

komunitetit duke u përshtatur me mundësitë dhe

kapacitetin e tyre.

Lehtesimi i praktikave dhe kushteve të përfitimit

të shërbimeve dhe të strehimit.

Mbështetja, por dhe zbatimi i politikave

shtrënguese për arsimimin e fëmijëve dhe të

rinjve Rom.

Ngritja e shërbimeve alternative për të plotësuar

nevojat e këtij komuniteti si: shërbime

komunitare dhe ndërtimi apo rikonstruksioni i

kopshteve për fëmijë, në zonat ku banon

komuniteti Rom.

Page 5: Bashkia e Elbasanit, ndër më të mirat në Europën Juglindore, për …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_prill_2015_6109_1.pdf · 2016-05-09 · aktivitetit “Buxhetimi i përgjegjshëm

Prill 2015 Faqe 5

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na

ndihmoni për ta bërë më të mirë,

më cilësore dhe më të përgjegjshme

punën tonë në shërbimin tuaj.

Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e

problemeve të qytetit. Ju ftojmë të

na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Vijon nga faqe 1

1. Dhënia e ndihmës ekonomike për muajin PRILL 2015.

2. Dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë dhe fondi i

kushtëzuar.

3. Dhënia e pagesës për aftësinë e kufizuar.

4. Rinovim kontrate ambienti me qira ujësjellësi në fshat.

5. Shtesë fondi për investime në trashëgiminë kulturore.

6. Rinovim kontrate qiraje i BSQ në qytetin e Elbasanit.

Zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Prill 2015

...Bashkia e Elbasanit do të tërheqë çmimin e

marrë. Në letrën e tij drejtuar kryetarit të

Bashkisë së Elbasanit, presidenti i NALAS

shprehet se qyteti i Elbasanit do të promovohet

në NALAS nëpërmjet platformës së

komunikimit dhe vlerësimit, përfshirë

publikimin e praktikave më të mira të bashkive

në GENiYouth, gazetën e NALAS. Gjithashtu

aktiviteti i Bashkisë Elbasan “Buxhetimi i

përgjegjshëm gjinor dhe Buxhetimi me

pjesëmarrje” do të jetë një rast studimor në

kurset e trajnimet e NALAS.

Bashkia e Elbasanit, ndër më të mirat në Europën Juglindore, për iniciativat bashkiake për

përfshirjen e Grave dhe të Rinjve në qeverisjen lokale

I jepet titulli “Qytetare Nderi” shkrimtares dhe gazetares Migena Arllati Këshilli Bashkiak i Elbasanit i ka akorduar

titullin “Qytetare Nderi” shkrimtares dhe

gazetares Migena Arllati. Znj. Arllati iu

dha titulli “Qytetare Nderi” për kontributin

e saj si shkrimtare, gazetare, hulumtuese e

gjuhësisë dhe një personalitet i shoqërisë

civile. Gjatë dhënies së çmimit, kryetari i

Bashkisë Z. Sejdini vlerësoi znj. Arllati

duke theksuar se ajo është një vajzë e

Elbasanit që i bën nder këtij qyteti dhe të

gjithë vendit. Personalitete të tilla, tha

Sejdini, kanë vlera të pallogaritshme.

Migena Arllati është një vajzë e Elbasanit e cila

është martuar dhe jeton me familjen e saj në

Gjakovë. Kariera e saj paraprihet nga 10 vjet

angazhim në gazetarinë radiofonike dhe

televizive ku disa herë ka marrë edhe çmime. Në

vitin 2002, Organizata amerikane IREX e nderoi

znj. Arllati me çmim për projektin e saj

radiofonik kushtuar gruas së pasluftës në

Kosovë. Aktualisht Arllati është prof. e Gjuhës

Shqipe në shkollën e mesme “hajdar Dushi” dhe

në kolegjin privat “Mehmet Akif” në Gjakovë,

Kosovë.

Teatri "Skampa" çel sezonin artistik. Në skenë "Burri i trëndafilave"

Teatri "Skampa" në Elbasan e ka nisur këtë

sezon artistik duke vënë në skenë komedinë

"Burri i trëndafilave" e autorit italian Aldo de

Benedetti. Një trupë e zgjedhur aktorësh trajtoi

me humor për publikun probleme sociale dhe

familjare që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.

Regjisorja Antoneta Doka tha se kjo shfaqje i

shkon realitetit të sotëm shqiptar. Sipas Dokës,

kjo është një komedi brilante që trajton një temë

familjarë, shoqërore e sociale e cila ka në themël

të saj një keqkuptim i cili sjell një mistër. E

gjithë komedia rrotullohet rreth këtij misteri i

cili për ne do të vijë përmes një tufe me

trëndafila të kuq. Kjo komedi do të trajtojë një

problem familjar, pra është një temë familjare që

vjen në skenë me elegancë dhe klas.

Komedia "Burri i Trëndafilave" tregon se si

ndryshon jeta e një çifti i cili prej kohësh ishte

pushtuar nga monotonia. Histori dashurish,

ingrigash dhe xhelozish rrotullohen rreth një

misteri i cili zgjidhet vetëm në fund.

Drejtori i Qendrës së Artit, Z. Klinton Kapaj tha

se "Burri i Trëndafilave" ishte fillimi i këtij

sezoni artistik, por nuk do të jetë e vetmja

shfaqje. Kapaj tha se Qendra e Artit është e

angazhuar maksimalisht në të gjitha veprimtaritë

e saj. Së shpejti do të vijë në skenë një komedi

mjaft e suksesshme "Emil".

Page 6: Bashkia e Elbasanit, ndër më të mirat në Europën Juglindore, për …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_prill_2015_6109_1.pdf · 2016-05-09 · aktivitetit “Buxhetimi i përgjegjshëm

Për informacione , sugjerime dhe letrat tuaja drejtohuni në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit Ekonomik.

Bashkia Elbasan : E-mail :[email protected], [email protected]

April 2015 Page 6

Elbasan Municipality, named among the best in Eastern Europe, for the municipal

initiatives for the inclusion of the Women and Youth in Local Government

The city of Elbasan won firt palce in

Southeastern Europe for the municipal

initiatives, presented by NALAS best initiatives

for the inclusion of Women and Youth in Local

Government. The Evaluation Committee

composed of regional experts on gender and

youth awarded the maximum points to the

activity "gender responsive budgeting and

participatory budgeting" to the city of Elbasan

and concluded that the Municipality of Elbasan

"shows true commitment to a process a

comprehensive municipal budget decision-

making and participation”.

The project involved many stakeholders and

successfully managed to increase the number of

women and young people that actively

participated in the budgeting process. Also it

allowed the budget to increase in the percentage

of participants for these groups. The Elbasan

Municipality has implemented for four years,

the gender budgeting process. This shows the

political commitment to gender equality and

sustainability of capacity. The initiative is seen

as a model and good practice in Albania and can

be applied in other countries.

On May 18, 2015, at the annual meeting of the

Forum of Local Authorities of Southeast Europe

which will take place in Plovdiv, Bulgaria, the

Mayor of Elbasan will receive the prize. In his

letter to the Mayor of Elbasan, the president of

NALAS said that the city of Elbasan will be

promoted in NALAS through communication

and evaluation platform, including the

publication of best practices of municipalities in

GENiYouth, NALAS newspaper. The Elbasan

Municipality activity "Gender responsive

budgeting and participatory budgeting" will be a

case study in NALAS training courses.

Sejdini receives the Ambassador of Turkey

The mayor of Elbasan Mr. Qazim Sejdini met with the Turkish Ambassador

to Albania, Mr. Hidayer Bayraktar. In a meeting that lasted more than an

hour Mr.Sejdini and Mr.Bayraktar talked about the possibilities of

strengthening cooperation and especially increasing Turkish investments in

Elbasan. Mr.Sejdini presented several projects of the Municipality dealing

with the development of the castle, the reconstruction of the mosque

and the construction of an home for the elderly. Also it was discussed

bilateral relations and some projects for the development in Elbasan.

More important among these projects is the development of the castle,

the construction of an home for the elderly in Elbasan and mosque

restoration in the castle. But the officials also discussed the artistic and

cultural projects for a partnering possibility, not only to municipalities

but also with the Turkish associations. On his part the ambassador

Bayraktar described the conversation with the Mayor of Elbasan, and

according to him it was a conversation that touched many topics. The

ambassador said that he familirized with the projects of the Elbasan

Municipality and expressed interest in furtherring cooperation.

Bayraktar said that our conversation touched on several areas and was

quite useful where several projects tackled sertain issues. Turkish

investors are present in the country as well as in the city of Elbasan.

The mayor spoke about the fortress, the mosque and the center for the

elderly. We wish to expand cooperation. Elbasan has significant Turkish

investments as Kurum which has created good job oportunities for the city.

Also Limak company which is building hydropower genirator in Banja. Our

objective here is to appeal to more Turkish investors and encourage them to

invest in the city.

The Mayor of Elbasan, Met with the Municipality of Mitrovica The mayor of Elbasan met with the advisors of

Mitrovica municipality, which visited the city of

Elbasan to exchange experiences with and

consult with the Elbasan City Council.

Once acquainted with the city and its history, ,

Sejdini showed one of the most important

changes to the municipal council. Women

represent fifty percent of the members on the

municipal council. Also, according to Mr.

Sejdini is the fact that the councilors will no

longer be part of the administration or leading

roles, something that will give more decision

making power to society. Ms. Vetone Veliu

who organized the meeting and director of

women in the municipality for the commune of

Mitrovica said that it was the

experiences of the Elbasan municipality

that influenced her to choose this city to

learn more. According to Ms. Veliu

"Gender budgeting ", a project

implemented from the municipality of

Elbasan is a very good project that can

be implemented even in the commune

of Mitrovica. Also, Ms. Veliu said that

the representation of the women for

half the municipal councils would be

good to be implemented even in

Kosovo. Both parties expressed the

desire for further collaboration.