bashkia elbasan · e fondit besa përfshijnë njerëz nga të gjitha shtresat social-ekonomike, të...

36
BASHKIA ELBASAN DREJTORIA E POLITIKAVE STRATEGJIKE, INOVACIONIT DHE MEDIAS

Upload: others

Post on 21-Oct-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • BASHKIA ELBASANDREJTORIA E POLITIKAVE STRATEGJIKE,INOVACIONIT DHE MEDIAS

  • 1

    SI TË NISËSH

    DHE TË

    ZHVILLOSH

    NJË BIZNES

    NË ELBASAN

    Bashkia Elbasan

    Kjo broshurë u bë e mundur me mbështetjen e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Nërkombëtar (USAID). Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e Tetra Tech dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

  • 2

    1. Burimet për hapjen e biznesit 3

    2. Informacionet bazë 5

    a. Udhëzues për planin e biznesit

    b. Ku mund të regjistroni biznesin tuaj

    c. Taksat dhe tarifat

    d. Lejet e ndërtimit

    e.Udhëzuespërplanifikimin

    d. Çështje të tjera

    3. Zgjedhja e vendit 21

    4. Sigurimi 22

    5. Financimi 23

    6 Institucionet Financiare 24

    7. Krijimi i vendeve të punës 25

    8. Lista e institucioneve 26

    9. Informacion mbi Elbasanin 28

    Përmbajtja

  • 3

    Rruga: “Qemal Stafa”, Bashkia Elbasan, kati i III.

    E-mail: [email protected]

    Drejtoria e Politikave Strategjike, Inovacionit dhe Medias ka si mision të saj hartimin e politikave dhe planeve lokale në funksion të kapacitetit ekonomik të qytetit për të përmirësuar të ardhmen ekonomike dhe cilësinë e jetës. Nëpërmjet këtyre planeve institucionet publike, biznesi dhe komuniteti bashkëpunojnë për të krijuar kushte më të mira për rritje ekonomike. Kjo drejtori mban kontaktet me të gjithë drejtoritë e Bashkisë Elbasan, OJF, institucionet e tjera lokale, donatorët, e të gjithë grupet lokale të interesit publik.

    Blv. Dëshmorët e Kombit. Kryeministria, Kati III, Tiranë

    T: +355 (0)42 251 [email protected]/[email protected]

    Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve synon tërheqjen e investimeve të huaja, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit.

    Rr. “Muhamet Gjollesha”, Nr.56, Tiranë, Shqipëri

    T: +355 4 22 28 318E-mail: [email protected]

    www.azhbr.gov.al

    Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural - AZHBR mbështet sipërmarrësit në sektorin ushqimor në përgatitjen për përfitimin e fondeve nga buxheti i Bashkimit Evropian, ristrukturim, modernizim dhe specializim në produktet dhe tregjet specifike bazuar në avantazhet konkuruese të vendit.

    CBS Zyra QendroreAdresa: Rr. Mustafa Matohiti, Nr 4, Kati III, Tirana, Albania

    E-mail: [email protected]: +355 4 4536891

    Creative Business Solutions (CBS) është një organizatë konsulence biznesi dhe projekt zbatuese. Përmes veprimtarisë së saj, CBS zbaton projekte zhvillimore në Shqipëri me ndikim edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. CBS ka ngritur ekspertizën e saj në bujqësi, mbështetje për mundësi financimi, teknologji, energji e gjelbër dhe turizëm.

    www. fondibesa.comHotel “Skampa”

    Bulevardi “Qemal Stafa”T: 054 25 55 66

    [email protected]

    Fondi Besa - Elbasan është një institucion mikrofinanciar në Shqipëri, i cili u ofron individëve kredi mikro, të vogla dhe të mesme për të hapur, zgjeruar dhe zhvilluar aktivitete fitimprurëse. Klientët e Fondit BESA përfshijnë njerëz nga të gjitha shtresat social-ekonomike, të papunët dhe bizneset e sapokrijuara.

    Adresa: Rruga Bedri Xhomo Elbasan, Telefon: +355 54254130

    www.noa.com.al

    Fondi Noa synon dhënien e kredive për individë, biznese të vogla dhe të mesme me qëllim zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe zhvillimin ekonomik në vend.

    BURIMET PËR NISJEN E BIZNESIT

    Nëse doni asistencë hap pas hapi apo për një nisje të menjëhershme në biznes, ka disa burime të lira dhe të jashtëzakonshme në Elbasan që mund tju vijnë në ndihmë në çdo hap në rrugëtimin tuaj.

  • 4

    Rruga “Ptoleme Xhuvani” Lagjja “Aqif Pasha”, Nr.4

    T.: 0684070183 / www.asfund.org

    Agro & Social Fund është një Institucion Financiar i orientuar drejt zhvillimit, dhe me fokus social, veçanërisht në sektorin agro dhe bizneset e vogla e të mesme, në zonat rurale dhe zonat urbane.

    Bulevardi Qemal Stafa, pranë Bustit të Kristoforidhit

    T: +35544505060 [email protected]

    iutecredit.al

    IuteCredit Albania është një partner në shërbimin financiar, i cili ofron kredi konsumatore pa kolateral, bazuar në të ardhurat pesonale, duke u dhënë mundësinë klientëve të tërheqin shumën e aprovuar në zyrat e Postës Shqiptare, Easy Pay, Western Union pas firmosjes së marrëveshjes së kredisë.

    Lagjia 28 Nëntori, Pall. 109/1, Kati II-të, Elbasan T: 067 60 27 727 http://www.faf.al

    Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF SH.A është Subjekt Financiar Jobankë që jep kredi direkt Individëve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) në zonat gjysëm urbane dhe urbane të Shqipërisë, rurale dhe të disfavorshme, të cilat në shumicën e rasteve janë të paarritshme prej bankave.

  • 5

    Në vijim do të gjeni hapat e para që duhet

    të bëni për hapjen e një biznesi të ri.

    Lexoni më poshtë për të marrë informacion të hollësishëm për secilën

    nga këto hapa.

    Vizitoni faqen e bashkisë: www.elbasani.gov.al

    për udhëzime në lidhje lejet e nevojshme për

    biznesin tuaj. Në të do të gjeni edhe

    kërkesat apo kushte të tjera që mund të kenë lidhje me llojin

    e biznesit që do hapni si dhe burime të

    tjera informacioni të nevojshëm.

    a. Hartimi i planit të biznesit

    b. Regjistrimi i strukturës ligjore dhe emrit tregtar

    c. Aplikimi për NIPT në QKB

    d. Marrja e numrit të sigurimeve shoqërore

    e. Marrja e lejeve përkatëse për biznesin

    f. Çështje të tjera

    Hartimi planit të biznesit

    Rëndësia e planit të biznesit

    Dështimi në hartimin e planit do të thotë të planifikosh dështimin. Mbikëqyrjet dhe gabimet janë shumë më të lira në letër sesa në jetën reale. Plan i biznesit i ndihmon pronarët të shmangin kurthet që në fillim. Nëse keni nevojë për kapital, rëndësia e përgatitjes së një plani biznesi nuk mund të ekzagjerohet.

    Asistenca për hartimin e planit të biznesit mund të gjendet tek organizatat që listohen në seksionin “Burimet për hapjen e biznesit”më sipër.

    Mos e anashkaloni procesin e këshillimit. Para se të paraqisni planin në bankë ose tek ndonjë huadhënës tjetër, merr mendimin e një eksperti.

    INFORMACIONET BAZË

  • 6

    UDHËZUES PËR PLANIN E BIZNESIT

    Më poshtë jepet pamja e një plani tipik biznesi, por ka shumë mënyra të tjera për hartimin e një plani të tillë. Në internet ka shumë shembuj të planeve të biznesit. Ky plan duhet trajtuar si dokument që i nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme, nga i cili mësoni dhe përshtateni, si diçka që ju ndihmon t’i jepni jetë biznesit tuaj.

    Hyrje• Bëni një përshkrim të hollësishëm të biznesit dhe qëllimeve të tij

    • Diskutoni për pronësinë e biznesit

    • Diskutoni për strukturën ligjore

    • Listoni aftësitë dhe përvojat që ju i jepni biznesit

    • Diskutoni për avantazhet që keni ju dhe biznesi juaj ndaj konkurrentëve në treg

    Marketingu• Diskutoni për produktet / shërbimet e ofruara

    • Identifikoni kërkesën e klientit për produktet / shërbimet tuaja

    • Identifikoni tregun tuaj, madhësinë dhe vendndodhjen e tij

    • Shpjegoni se si do të reklamohen dhe tregtohen produktet dhe shërbimet tuaja

    • Shpjegoni strategjinë e çmimeve

    Menaxhimi financiar• Shpjegoni burimin dhe shumën e kapitalit fillestar të kërkuar për të filluar biznesin tuaj

    • Hartoni një buxhet mujor operativ dhe qarkullimin mujor të likuiditeteve për 3 vitet e para

    • Bëni parashikimin e pasqyrave të të ardhurave dhe bilanceve për një periudhë 3-vjeçare

    • Diskutoni për pikën 0 (fitimet mbulojnë të gjitha shpenzimet pa mbetur asnjë tepri)

    • Shpjegoni bilancin tuaj personal dhe mënyrën e kompensimit

    • Diskutoni se kush do të mbajë kontabilitetin dhe financat e biznesit tuaj dhe se si do të mbahen ato

    • Jepni shpjegime për situatat “çfarë ndodh nëse” ku të trajtoni forma alternative për zgjidhjen e ndonjë problemi të mundshëm

  • 7

    Operacionet• Shpjegoni si do të administrohet biznesi çdo ditë• Diskutoni për procedurat e marrjes në punë të personelit• Diskutoni për siguracionin, qiratë, dhe çështje të tjera që lidhen me to për biznesin tuaj• Llogarisni pajisjet që do t’ju duhen për produktet apo shërbimet që do të ofroni• Llogarisni prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve

    Çështjet përmbyllëse• Bëni një përmbledhje të qëllimeve dhe objektivave të biznesit• Shprehni angazhimin tuaj për suksesin e biznesit

    Regjistrimi i strukturës ligjore dhe emrit tregtar Regjistrohuni në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Elbasan.

    Aplikimi për NIPT tek organet tatimore vendoreRegjistrohuni tek organet tatimore vendore dhe në bashki, ku do të merrni informacionin e nevojshëm për këtë regjistrim.

  • 8

    KU MUND TË REGJISTRONI NJË BIZNES?

    • Në sportelet e QKB • Në mënyrë elektronike • Për më shumë informacion mbi Regjistrimin e Biznesit tuaj, ju lutemi referojuni në

    faqen e internetit të QKB: www.qkb.gov.al

    Kërkesat për aplikim për leje dhe/ose licencë, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKB, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë zyrave të pushtetit vendor në Bashkinë Elbasan. Kosto e paraqitjes së kërkesës për aplikim është 100 Lekë. Kërkesa për aplikim paraqitet në çdo sportel shërbimi, pavarësisht vendodhjes së ushtrimit të aktivitetit të aplikantit.

    Kërkesa për aplikim përbëhet nga formulari tip i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese dhe provuese përkatëse. Aplikanti ose një person i autorizuar prej tij mund të paraqesin kërkesën për aplikim në sportelin e shërbimit të QKB. QKB-ja nuk mund të kërkojë paraqitjen e dokumenteve apo dhënien e informacioneve të tjera, të paparashikuara në formularin e kërkesës për aplikim.

  • 9

    TAKSAT DHE TARIFAT VENDORE

    Taksa e ndërtesës është 0,2 % të vlerës së ndërtesës që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.Informacioni: Drejtoria e Tatimeve, Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave. E-mail: [email protected]

    Taksa për truallin që përdoret për qëllime biznesi është 18 lekë në vit për m2.Informacioni: Drejtoria e Tatimeve, Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave. E-mail: [email protected]

    Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël është taksë vendore që administrohet nga administrata tatimore qendrore e në rastin e pagesës, paguhet në katër këste. Është subjekt i këtij tatimi çdo biznes që kryen veprimtari ekonomike me qarkullim vjetor deri në 8 milion lek. Për ato biznese të vogla që kanë qarkullim vjetor deri në 5 milion lek, ky tatim është 0. Për bizneset e vogla që kanë qarkullim vjetor 5-8 milion lek, ky tatim është në masën 5% të të ardhurave neto.

    Pagesa e parë duhet të kryhet brenda datës 20-prill, pagesa e dytë duhet të kryhet jo më vonë se data 20 korrik, pagesa e tretë duhet të kryhet jo më vonë se data 20-tetor dhe pagesa e katërt duhet të kryhet jo më vonë se data 20 dhjetor.shërbimi, pavarësisht vendodhjes së ushtrimit të aktivitetit të aplikantit.

    Taksa e ndikimit në infrastrukturë është një taksë që Qeverisja Vendore vendos mbi ndërtimet e reja dhe e ndihmon atë për financimin e infrastrukturës publike në funksion të shërbimeve në rritje, që sjell ndërtimi i ri. Kjo taksë aplikohet vetëm një herë dhe paguhet nga investitori për llogari të Bashkisë që lëshon lejen e ndërtimit.Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet për ndërtimin Hoteleve/Resort me 5 yje, status special, si dhe investimet në veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm” sipas përcaktimit të legjislacionit të fushës. Për ndërtimet e tjera që destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, të industrisë, të bujqësisë, të ndërtimeve individuale për qëllime të përdorimit vetjak nga individët, të ndërtuara nga vetë individi apo me sipërmarrës, si dhe të ndërtimeve për qëllime publike, taksa e ndikimit në infrastrukture është 1 (një) deri në 3 (tre) përqind e vlerës së investimit. Në rastin e ndërtimeve, që kryhen nga shoqëri ndërtimi, dhe që destinohen për banim, tregtim ose shërbime, kjo taksë për Bashkinë Elbasan është 4% përqind.

  • 10

    Emërtimi Niveli i taksës

    a. Strukturë banimi: 1. ndërtime për banim e shërbim me qëllime fitimi nga firmat e ndërtimit.

    4% e çmimit të shitjes në fuqi sipas U.K.M. përkatëse të të Entit Kombëtar të Banesave në fuqi.

    Strukturë banimi:2. për ndërtime për banim e shërbime nga investitorë të tjerë për qëllime jo fitimi.

    3% të vlerës së investimit sipas çmimit të Entit Kombëtar të Banesave në fuqi.

    b. Ndërtime të karakterit ekonomik, turizëm, industrial (magazinë, reparte prodhimi, antena, vendosje reklamash).

    3 % e preventivit real të investimit, më çmimet në bazë të manualit të ndërtimit në fuqi.

    c. Strukturë për qëllime publike, përjashtohen investimet e Bashkisë Elbasan.

    2 % të vlerës së investimit sipas çmimit të Entit Kombëtar të Banesave në fuqi.

    d. Rehabilitim rrugësh, ujësjellësash, kanalizimesh, përjashtuar Bashkinë Elbasan.

    2 % e vlerës së investimit sipas të preventivit me çmimet në bazë të manualit të ndërtimit në fuqi.

    e. Struktura me funksion privat (Prodhime, tregtimi e shërbimi).

    3% të vlerës së investimit sipas çmimit të Entit Kombëtar të Banesave në fuqi.

    f. Për projekte të infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto projekte.

    0.1% të vlerës të preventivit në bazë të manualit të ndërtimit në fuqi.

    g. Për ndërtesat në proçes legalizimi. 0.5% e vlerës së investimit në bazë të çmimit të Entit Kombëtar të Banesave në fuqi.

    h. Për ndryshim funksioni. 3% e vlerës së preventivit në bazë të manualit të ndërtimit.

    i. Rikonstruksione e struktura të ndryshme. 3% e vlerës së preventivit në bazë të manualit të ndërtimit.

    j. Për individët që trajtohen nga emergjenca civile për rrëshqitje të tokës ose nga fatkeqësi të tjera natyrore.

    0%

    k. Objekte që zhvillojnë veprimtari pritëse të çertifikuar si agro- turiëm sipas legjislacionit në fushën e turizmit

    0%

    TAKSA E NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË

  • 11

    Taksa për fjetjen në hotel dhe njësitë akomoduese në territorin e Bashkisë Elbasan aplikohet përkatësisht:a. 175 lekë për person në natë, për fjetjen në hotel me 4-5 yje. b. 70 lekë për person në natë, për fjetjen në njësi të tjera akomoduese si bujtina, etj. Informacioni: Drejtoria e Tatimeve, Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave. E-mail: [email protected]

    Taksa e Tabelës është taksë vjetore që zbatohet për të gjitha subjektet të cilat vendosin tabelë të lëvizshme apo të palëvizshme, për të identifikuar veprimtarinë e tyre apo reklamuar atë ose të personave të tretë. Në rastin e tabelave në funksion të ekspozimeve të ndryshme, panaire, spektakle etj, taksa paguhet për periudhën kohore të aktivitetit, sipas lejes së dhënë nga Bashkia. Taksa e tabelës ndryshon në bazë të qëllimit të përdorimit dhe të sipërfaqes që subjekti ka vendosur.Informacioni: Drejtoria e Tatimeve, Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave. E-mail: [email protected]

    Tarifat Vendore paguhen për Bashkinë Elbasan nga Bizneset që përfitojnë një shërbim të ofruar ose një të drejtë të marrë. Ndër tarifat kryesore janë: Tarifa për zënien dhe përdorimin e hapësirës publike, tarifa për mbledhjen dhe largimin e mbeturinave, ndriçimin dhe gjelbërimin, dhënien e lejeve etj.Për më shumë informacion se si dhe ku mund të paguhen këto detyrime vendore për Bashkinë Elbasan, referojuni www. elbasani.gov.al ose drejtohuni pranë Drejtorisë së Tatimeve, Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave, Bashkia Elbasan, me adresë e–mail: [email protected]

    Taksa kombëtareNjë informacion të detajuar mbi taksat kombëtare që duhet të paguani mund ta gjeni në adresën: www.tatime.gov.al

  • 12

    LEJET E NDËRTIMIT

    Leja e ndërtimit nuk është e nevojshme në punimet që kryhen nëpërmjet deklaratës

    paraprake të punimeve. “Punime të mirëmbajtjes së zakonshme”, janë ndërhyrjet

    për riparimin apo zëvendësimin e rifiniturave ekzistuese të ndërtesave, si dhe ato që janë të nevojshme për të

    mbajtur në eficiencë impiantet teknologjike ekzistuese”.

    Punimet ndërtimore që nuk kërkojnë leje ndërtimi apo

    vetdeklarim janë parashikuar në nenin 6 të VKM Nr.408

    datë 13/05/2015

    Kur nuk më duhet leja? Leja e ndërtimit është e

    nevojshme për çdo ndërtim, riparim ,restaurim apo prishje

    të objekteve ekzistuese.

    Dokumenti i lejes së ndërtimit përshkruan të gjitha kushtet për kryerjen e punimeve të

    ndërtimit me dokumentacionin shoqërues të aplikimit dhe

    normave dhe standardeve të përcaktuara në këtë ligj.

    Kur më duhet leja?

    Vizitoni faqen e bashkisëwww.elbasani.gov.al

    për të marrë informacione në lidhje me lejet dhe llojet e tyre që duhen sipas

    profilit të biznesit që do të hapni.

  • 13

    Punimet ndërtimore që nuk kërkojnë leje ndërtimi apo vetdeklarim janë parashikuar në nenin 6 të VKM Nr.408 datë 13/05/2015 si më poshtë:

    Neni 6Ndërhyrje që nuk kërkojnë pajisjen me leje ndërtimiPa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për veprimtaritë ndërtimore, përfshirë, në mënyrë të veçantë, sa i përket qëndrueshmërisë antisizmike, mbrojtjes kundër zjarrit, ruajtjes së sigurisë dhe higjienës shëndetësore, ndërhyrjet e mëposhtme kryhen pa pajisje me leje ndërtimi dhe pa paraqitur deklaratë paraprake punimesh:a) Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, sipas nenit 2, të kësaj rregulloreje, që përfshijnë:i) ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të

    ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si më poshtë vijon:- rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe

    ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;- pastrimi i fasadave;- riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë

    përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si, forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente;

    - zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes;

    - riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve e oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme;- riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;- vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;- vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave;- sistemimi i oborreve;- riparimi i rrethimeve ekzistuese.

    ii) ndërhyrje të brendshme:- riparimi dhe rinovimi i dyshemeve;- riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave;- riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave.

    iii) ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare:- veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit;

    b) Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;

    c) Lëvizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore.

  • 14

    Gjeta një pronë për të hapur biznes. A më duhet leje, dhe nëse po, cila leje?Po, ju duhet leje dhe duhet të ndiqni hapat si më poshtë:

    a. Kërkesa për leje sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në këtë rregullore dhe në sistemin elektronik të lejeve

    b. Prokura ose autorizimi, në emër të personit fizik apo juridik, në rast se kërkesa paraqitet nga një përfaqësues i pronarit ose zhvilluesit

    c. Dokument që vërteton të drejtat pasurore të pronës që marrin pjesë në zhvillim dhe, nëse ka, kopje të marrëveshjes për pronën

    d. Planin e rilevimit të pronës, në shkallë 1:500, nga topograf i licencuar

    e. Projekt idenë arkitektonike të zhvillimit

    f. Kopje të licencës së topografit dhe projektuesit

    g. Mandat pagesën e tarifës së aplikimit nëse parashikohet Për më shumë informacion: e-albania.al

    Po nëse dua të bëj ndryshime në fasadën e ndërtesës?Nëse jeni duke kryer riparime të vogla në pjesën e jashtme ju duhet të merrni leje në sistemin e-Albania në ato raste kur keni ndryshime nga gjendja ekzistuese e objektit, në të kundërt jo.

    Po sikur në propozimin tim të kërkohet punë ndërtimi apo ndryshime të tjera strukturore jashtë ndërtesës?Po, ju duhet leje dhe duhet të aplikoni në sistemin e-Albania.

    Sa kohë duhet për të marrë leje?Procedura e dhënies së lejes së ndërtimit zgjat deri në 45 ditë maksimalisht dhe 5 ditë për punime me vetdeklarim të parashikuar në nenin 7 të VKM Nr.408 datë 13/05/2015.

    Sa do të më kushtojë për të marrë një leje?Taksa e infrastrukturës ndryshon në varësi të objektit. Kostoja për leje ndërtimi është 3 % të vlerës së investimit për banesa dhe 4 % për jobanesa.

    Si mund ta bëj ndërtesën e biznesit tim të përshtatshme për t’u aksesuar nga personat me aftësi ndryshe?Për çdo objekt në fazë projektimi parashikohet vendosja e rampave apo elementëve të tjerë në funksion të personave me aftësi të kufizuar. Duhet të aplikoni për leje për vendosjen e këtyre elementëve pranë objektit tuaj.

  • 15

    Informacioni mbi zonat e planifikuar për t’u ndërtuar nga biznesi mund t’a gjeni në website-in e Bashkisë Elbasan www.elbasani.gov.al. Në faqen projekte mund të gjeni planin e përgjithshëm vendor me hartat përkatëse ose në faqen e AKPT. Për çdo paqartësi mund t’i drejtoheni Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Operacionale në adresën: [email protected].

    Zbatimi i vendimeve/rregulloreve të bashkisëNë Nenin 6 të VKM 408 datë 13.05.2015 “Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit“ dhe në Strategjinë e Zhvillimit Urban, përcaktohen kriteret për marrje leje ndërtimi. www.elbasani.gov.al.

    UDHËZUES PËR PLANIFIKIMIN

  • 16

    Cilat janë zonat oportune për të bërë biznes?Zonat oportune të të bërit biznes variojnë sipas qëllimit të biznesit.

    Për biznes ndërtimi me qëllim shitjen zonat më të përshtatshme janë:

    - qendra e qytetit dhe rrugët kryesore të qytetit

    Për qëllime biznesi prodhues zonat më të përshtatshme janë:

    - ish-Kombinati Metalurgjik

    - ish-Fabrika e konservimit

    - ish-Kombinati i drurit

    - dhe dy brezat kufizues të autostradës Elbasan-Metalurgji.

    Për qëllime biznesi në sektorin e bujqësisë Njësitë Administrative janë:

    - Shushic

    - Shirgjan

    - Tregan

    - Papër

    - Bradashesh

    - Labinot

    Për qëllime biznesi në sektorin e turizmit njësitë administrative janë:

    - Gjinar

    - Funar

    - Shushicë

    Sa janë qiratë e shtëpive?Qiratë e shtëpive në qytet variojnë nga 8.000 lekë/muaj në 25.000 lekë/muaj në varësi të vendodhjes, sipërfaqes dhe komoditetit që ofrojnë.

  • 17

    Punët Publike Pyetje që bëhen shpesh

    Kur do të më duhet të kontaktoj me bashkinë për Punët Publike?

    Gjatë aplikimit për leje.

    A më duhet të plotësoj ndonjë formular për të marrë leje ndërtimi?

    Po, formulari i aplikimit për leje ndërtimi plotësohet online në sistemin elektronik të lejeve në e-Albania.

    Sa kohë duhet për të marrë leje ndërtimi?

    Afati maksimal për leje ndërtimi është 45 ditë maksimalisht dhe për vetdeklarime punimesh 5 ditë.

    A më duhet leje e veçantë për instalimet elektrike dhe hidraulike?

    Në qoftë se instalimet janë të reja elektrike apo hidraulike duhet të merrni leje ndërtimi. Për punime mirëbajtjeje apo zëvendësimi të impianteve ekzistuese duhet të merrni leje me vetdeklarim punimesh që zgjat maksimalisht 5 ditë.

    Informacioni mbi punët publike që zhvillon Bashkia gjendet në faqen e Bashkisë elbasani.gov.al ose app.gov.al.

  • 18

    A do të më duhet t’i mbyll lejet që më janë dhënë për projektet?

    Në fund të procesit të marrjes së lejes, autoriteti përgjegjës i planifikimit lëshon Certifikatën e përdorimit të objektit, që vërteton përfundimin e punimeve, në përputhje me lejen e ndërtimit. Kontaktoni Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Operacionale. E-mail: [email protected]

    A mund të më sugjerojë bashkia ndonjë ndërtues/kontraktor për të bërë punimet e ndërtimit?

    Për të bërë të gjitha punimet e kryera subjekti i zbatimit/ kontraktori zgjidhet me dëshirë të personit që do të ndërtojë.

    A mund t’i bëj vetë instalimet elekt./hidraulike për biznesin tim?

    Jo. Vetëm shoqëritë e licensuara.

    A më duhet të kem plane për to? Nëse po, çfarë planesh më duhet të bëj dhe a mund t’i skicoj vetë ato?

    Po, projektet e plota të zbatimit përgatiten nga projektues të liçensuar sipas fushës.

    Sa shpejt mund të vijë inspektori për kolaudim?

    Pas përfundimit të marrjes së lejes, përcaktohet afati i mbikëqyrjes së punimeve dhe i kolaudimit.

    Ku mund ta dorëzoj aplikimin për leje?

    Aplikimet për leje ndërtimi, rikonstruksion, restaurim, leje prishje bëhen vetëm online nëpërmjet sistemit e-albania (e-leje)

    Çfarë duhet të bëj për të shtyrë orarin e shërbimit të biznesit?

    Referohuni vendimit të këshillit bashkiak nr.62/2018 për planin e zhurmave. Më pas aplikoni pranë Bashkisë Elbasan duke dorëzuar 1.Vërtetimin që keni paguar taksat ndaj Bashkisë Elbasan për vitin kalendarik; 2. Fotokopje liçense; 3. Kërkesë.

    Çështje të tjera specifike Vizitoni faqen e bashkisë www.elbasani.gov.al për udhëzime në lidhje lejet e nevojshme për biznesin tuaj. Në të do të gjeni edhe kërkesat dhe kushte të tjera që mund të kenë lidhje me llojin e biznesit që do hapni si dhe burime të tjera informacioni të nevojshëm.

  • 19

    RESTORANTE

    BARE

    KAFENE

    BUJTINA

    KATERINGU

    ARGËTIMI

    LEJET E NDËRTIMIT Për të gjitha objektet restorante, bare, kafe, për marrjen e lejes së ndërtimit ndiqet e njëjta procedurë aplikimi në sistemin e–Albania në përputhje me ligjin Nr.107 /2014 Për planifikim e Zhvillimin e Territorit Neni 38, Neni 39 ,Neni 40, Neni 41, Neni 42, Neni 43, Neni 44, Neni 45, Neni 46, Neni 47. Lejet e ndërtimit, rikostruksione, rindërtimet kanë të njëjtën procedurë si më lart.

    Taksa vendoreNë taksat vendore përfshihen:

    1. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Mblidhet nga Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan

    2. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën për fshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi token bujqësore dhe taksa mbi truallin

    3. Taksa e fjetjes në hotel

    4. Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja

    5. Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme

    6. Taksa e tabelës

  • 20

    LEJE PËR PIJE ALKOOLIKEKërkesat për aplikim për leje dhe/ose licencë për këtë kategori, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKB, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë Bashkisë Elbasan. Kontakt: www.qkr.gov.al, adresa: Lagja: “28 Nëntori”, Rruga: “Qemal Stafa”, kati i III-të.

    LIÇENSË PËR KATERINGKërkesat për aplikim për leje dhe/ose licencë për këtë kategori, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKB, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë zyrave të pushtetit vendor.

    LEJE PËR ARGËTIMKërkesat për aplikim për leje dhe/ose licencë për këtë kategori, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKB, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë Bashkisë Elbasan. Kontakt: www.qkr.gov.al, adresa: Lagja: “28 Nentori”, Rruga: “Qemal Stafa”, kati i III-të.Tarifa për zgjatjen e orarit është një tarifë e cila paguhet nga subjektet të cilat ushtrojnë aktivitetin “bar kafe”, nëse kërkojnë të ushtrojnë aktivitet pas një orari të përcaktuar.Kjo tarifë klasifikohet në tre kategori:1. Deri në orën 2400; 2. Non Stop për një natë;3. Non Stop

    SHITËSIT AMBULANTËShitësit ambulantë janë shitësit që lejohet të tregtojnë vetëm në tregjet e miratuara nga Bashkia.

    Taksa kombëtareNë tatimet dhe taksat kombëtare përfshihen: 1. Tatimi mbi vlerën e shtuar2. Tatimi mbi të ardhurat3. Akciza4. Tatimi për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet5. Taksat kombëtare6. Tatime të tjera, të cilat janë përcaktuar të tilla me ligj të veçantë

    Një informacion të detajuar mbi taksat kombëtare mund ta gjeni në adresën: www.tatime.gov.al

  • 21

    ZGJEDHJA E VENDIT Ku mund të hap një dyqan?Hapi 1 Shih hartën zyrtare të planifikimit në adresën www.elbasani.gov.al nëse e di se ku

    ndodhet zona juaj, gjejeni në hartë dhe përcaktojeni se cili planifikim ju përfshin.

    Hapi 2 Konsultohuni me bashkinë nëse lloji i biznesit që do të hapni lejohet në zonën ku synoni ju. Drejtoria përkatëse për t’u konsultuar: Drejtoria e Tatimeve, Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave. [email protected]

    Kini parasysh

    • Sa hapësirë ju nevojitet?• Sa është kostoja për metër katror?• A mund të vijnë punonjësit në atë zonë me lehtësi?• A ka transport publik në atë zonë?• Sa konkurrencë keni në atë zonë?• A varet biznesi nga blerës që vijnë në këmbë dhe jo me automjete?• A ka hapësirë të gjelbër?• A ka vende për parkim?• Si ndikon zona në kostot e publicitetit?• Si do të mirëmbahet prona?

  • 22

    Kompanitë e sigurimit ofrojnë paketa sigurimi për shëndetin, automjetin dhe pronën.

    Kompanitë e sigurimit ku mund të drejtoheni për t’u siguruar janë si më poshtë:

    SIGAL UNIQA GROUPRruga “11 Nëntori”, pall 109/1 kati I II-të Elbasan T. 054244446 / www.sigal.com.al

    ALBSIGHotel Skampa, Rruga “Aqif Pasha” Elbasan T. 0689043129 / www.albsig.com.al

    ATLANTIKRruga “Ptoleme Xhuvani”, Elbasan T. 0674474149 / www.atlantik.com.al

    EUROSIGPërballë Postës Shqiptare T. 0698070328 / www.eurosig.al

    INSIGwww.insig.com.al

    INTERSIG - Vienna Insurance GroupRruga “Aqif Pasha”, Pall 26, Pranë Stadiumit Arena T. 0686012222 / www.intersig.al

    SIGMA INTERALBANIAN - Vienna Insurance GroupLagja: “Syrja Dylgjeri”, rruga Qemal Stafa www.sivig.al

    ANSIG INSURANCE COMPANYLagja: Beqir Dardha / T. 0684098703 / www.ansig.al

    SICRED Hotel Skampa, Kati II-të, Elbasan T. 0697010736 / www.sicred.com.al

    SIGURIMI

  • 23

    Evidentimi i mundësive për krediPara se të kërkoni për kredidhënës, sigurohuni që historia juaj me kreditë e mëparshme të jetë e pastër. Kjo gjë do ta bëjë më të thjeshtë marrjen e një kredie nga bankat apo institucionet financuese. Në kërkesën për kredi të keni planin e biznesit dhe dokumente të tjera që vërtetojnë se ju i jeni futur seriozisht kësaj pune dhe se jeni të angazhuar plotësisht për ta shlyer kredinë.

    Aftësia pagueseAftësia paguese është me rëndësi të madhe për bankën, e cila kërkon të dijë si do ta shlyeni kredinë. Banka do të shqyrtojë qarkullimin e likuiditeteve, afatin e shlyerjes dhe mundësitë që biznesi juaj të ketë sukses për shlyerjen e kredisë.

    KolateraliKolaterali është një tjetër formë dhe mundësi sigurie për bankën. Kolaterali është lënia peng e një prone të patundshme në pronësi të huamarrësit për bankën apo institucionin financues. Kjo pronë vihet në shitje nga banka në rast se huamarrësi nuk shlyen kredinë dhe deklaron falimentin.

    KapitaliKapitali janë paratë që ka investuar personalisht pronari i biznesit. Është tregues se ke shpenzuar për të siguruar që biznesi do të lulëzojë. Bankat apo institucionet financiare duan që edhe huamarrësi të kontribuojë financiarisht për kredinë që do të marrë.

    KarakteriKarakteri ka të bëjë me përshtypjen në përgjithësi që lë pronari i biznesit tek banka apo institucioni financiar. Huadhënësi do të krijojë një ide nëse huamarrësi është person i besueshëm dhe i ka mundësitë dhe dëshirën për të shlyer kredinë apo për të krijuar një biznes fitimprurës. Këtu futen edhe përvoja dhe arsimi i huamarrësit.

    KushtetKushtet lidhen me qëllimin e deklaruar të huasë. Si do të përdoren fondet: për kapital, blerje pajisjesh, likuiditet, etj.? Banka do të shqyrtojë edhe situatën e bizneseve të tjera të fushës përpara se të marrë një vendim.

    FINANCIMI

  • 24

    BANKAT DHE FINANCIMET ALTERNATIVENë Elbasan operojnë disa Banka si më poshtë

    ABI Bank - www.abi.al

    Alpha Bank - www.alphabank.al

    Banka Credins - www.bankacredins.com

    Banka Kombëtare Tregtare - www.bkt.com.al

    Fibank - First Investment Bank Albania - www.fibank.al

    Intesa San Paolo - www.intesasanpaolobank.al

    Raiffeisen Bank - www.raiffeisen.al

    Societe Generale Albania - www.societegenerale.al

    Tirana Bank - www.tiranabank.al

    Union Bank - www.unionbank.al

    FINANCIMET ALTERNATIVENëse je një nga ata që nuk kualifikohesh për financim tradicional përmes një banke, ekzistojnë disa “huadhënës alternativë” të listuar në faqen në vijim. Këta huadhënës shpesh kanë më shumë fleksibilitet sesa bankat. Pasi të krijohet dhe provohet biznesi juaj, një institucion bankar ka më shumë gjasa të favorizojë në mënyrë të favorshme kërkesat e ardhshme. Në përgjithësi, bankat kanë udhëzime më të rrepta për rrezik sesa huadhënësit alternativë. Megjithatë, bankat janë më të përshtatshme për t’u rritur së bashku me biznesin tuaj.Financimi mund të marrë një sasi të papritur kohe, kështu që është e mençur të identifikohen çështjet e rëndësishme, të varura dhe të pavarura nga plani juaj, herët. Për shumë sipërmarrës, bashkëpunimi midis huadhënësve është vendimtar. Bankat, huadhënësit alternativë, programet e qeverisë, financimi i turmave, familja dhe miqtë shpesh ndihmojnë njëkohësisht në zhvillimin e një biznesi. Le të jemi më shumë kreativë!Disa nga organizatat/ institucionet që mund japin financime alternative në bashkinë Elbasan janë: - SHOQËRIA E PARË FINANCIARE E ZHVILLIMIT- FAF SH.A Dega Elbasan: Lagjia «28 Nëntori»,

    Pall. 109/1, Kati II-të / T. 0676027727- NOA Dega Elbasan: Rruga Bedri Xhomo, Elbasan, Telefon: +355 54254130 / www.noa.com.al- FONDI BESA: Hotel “Skampa”, Bulevardi “Qemal Stafa” / T. 054255566 / [email protected] AGRO & SOCIAL FUND: Rruga “Ptoleme Xhuvani”, Lagjja “Aqif Pasha”, Nr.4 / T. 0684070183

    www.asfund.org- IUTECREDIT: Bulevardi Qemal Stafa, pranë Bustit të Kristoforidhit / T. +35544505060

  • 25

    Para se të merrni dikë në punë, përcaktoni:

    • Vendin e punës

    • Përvojën/arsimin që duhet

    • Pagën dhe përfitimet e tjera që doni të ofroni

    Edhe pse një pjesë e madhe e vendimit merret me intuitë, punëdhënësi duhet:

    • Të ndjekë një proces të rregullt që përcakton aftësitë e aplikantit për vendin e punës

    • Të shqyrtojë CV dhe aplikimin e punëkërkuesit

    • Të kërkojë referenca nga punëdhënës të mëparshëm

    • Ta testojë aplikantin

    • Të vlerësojë paraqitjen dhe logjikën e punëkërkuesit.

    Të hartohet një politikë personeli që trajton çështje si:

    • Trajnimet

    • Numri i orëve/ditëve të punës çdo javë

    • Ditët pushim dhe pagesa për punën jashtë orarit

    • Lejet vjetore dhe leja mjekësore

    • Leje për nevoja personale

    • Procedurat për leje në rast fatkeqësish familjare

    • Përfitimet (siguracion/etj.)

    • Pensioni

    • Vlerësimi dhe analiza e punës

    • Ngritja në detyrë

    • Pushimi nga puna

    Tatimi mbi pagën dhe taksa të tjeraKonsultohuni me një llogaritar/kontabilist për të kuptuar plotësisht kërkesat për sa i përket tatimit mbi pagën dhe taksat të tjera përkatëse, si sigurimet shoqërore, etj. Këshillohet që bilancin e biznesit ta konfirmojë apo ta mbajë një kontabilist i licencuar me qëllim që të njihet nga organet tatimore.

    KRIJIMI I VENDEVE TË PUNËSDuke qenë se punësimi i të njerëzve është një proçes kompleks dhe i kushtueshëm, vendimi për të punësuar dikë duhet të përshtatet me qëllimet tuaja, siç përshkruhet në planin tuaj të biznesit. Proçesi i punësimit duhet të trajtohet me kujdes.

  • 26

    Bashkia Elbasan

    Kryetari i Bashkisë: tel:+35554400152, www.elbasani.gov.al, e-mail: [email protected].

    Kryetari i Këshillit Bashkiak: www.elbasani.gov.al; e-mail: [email protected].

    Drejtoria e Politikave Strategjike Inovacionit dhe Medias nr.tel: 054400126, faqe internet: www.elbasani.gov.al; e-mail: [email protected].

    Drejtoria e Pergjithshme e Planifikimit te te Ardhurave Aseteve Buxhetit e Finances nr.tel: 054400126; e-mail: [email protected].

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Operacionale: [email protected]

    ArsimiUniversiteti “Aleksandër Xhuvani, Elbasan: Fakulteti i Shkencave Humane / Fakulteti i Shkencave të Natyrës / Fakulteti i Shkencave të Edukimit / Fakulteti Ekonomik / Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

    Shkollat Profesionale në qytetin e Elbasanit jane:

    1. Sali Ceka - Lagja: 28 Nëntori, rruga Zogu i parë;

    2. Ali Myftiu - 28 Nëntori, rruga Zogu i parë.

    Qendra e Formimit ProfesionalArsimi profesional është një prioritet i qeverisjes qendrore dhe reformimi i tij vitet e fundit ka si qëllim ri jetësimin e këtij sistemi dhe rritjen e rolit të tij në kualifikimin e forcës së punës sipas standareve dhe kërkesave gjithmonë e në rritje të ekonomisë. Përmendim këu: Trajnimin falas. Të rinjtë janë target grupi kryesor i këtyre kurseve profesionale dhe rreth 47%-53% e këtyre të rinjve janë femra.

    Ujësjellës-kanalizimeQytetarët dhe klientët e Shoqërisë mund të kontaktojnë në adresat si më poshtë për të bërë kërkesat dhe ankesat e tyre ndaj Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Elbasan sha.Adresa e zyrave qëndrore: L. Brigada 17 Sulmuese, Rr. Thoma Kalefi, godina ish konvikti i shkollës së muzikës, kati i parë, zyra e Ankes/Kërkesave. / [email protected] / www.ukelbasan.al

    TransportiVendqëndrimet e furgonave 8+1 jane ndarë në dy vende parkimi: 1. Te kryqëzimi i luleve; 2. Përballë kompleksit Doko.

    ShqipëriDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve / www.tatime.gov.al Drejtoria e Përgjithshme e Doganave / www.dogana.gov.alAgjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA / www..aida.gov.al

    LISTA E INSTITUCIONEVE VENDORE

  • 27

    ELBASAN

  • 28

    Elbasani është një nga qytetet kryesore të Shqipërisë së Mesme, si dhe qendra e prefekturës dhe qarkut me të njëjtin emër. Ndodhet në krahun e djathtë të lumit Shkumbin, në luginën e formuar prej tij, në lartësinë 125 m mbi nivelin e detit. Ka një popullsi mbi 212.628 banorë. Konsiderohet si një zonë kalimtare midis dy ndarjeve të mëdha fisnore të shqiptarëve, Gegëve në veri dhe Toskëve në jug. Ndërkohë që pjesa më e madhe e shqiptarëve e identifikojnë veten me njërin grup apo tjetrin, elbasanasit janë krenar që përfaqësojnë një vijë të mesme jo vetëm gjeografikisht, por edhe në shumë aspekte kulturore. Qëndrimi i tyre ndaj fenomeneve dhe historisë përfaqëson një qëndrueshmëri, e cila është e brendshme dhe pjese integrale e identitetit kombëtar të shqipëtarëve. Kjo duket si në mendësinë, ashtu edhe ne kulturën e tyre.

    Elbasani përfaqëson një vendbanim të lashtë, të ngritur në një pozicion shumë të favorshëm gjeografik, në kryqëzimin e rrugëve që vijnë nga veriu, Jugperëndimi dhe Juglindja, duke lidhur qytete, si: Durrësi, Tirana, Dibra, Struga, Ohri, Librazhdi, Pogradeci, Korça e Gramshi.

    Qyteti i Elbasanit shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhës së mesme të lumit Shkumbin në lartësinë 125 m mbi nivelin e detit. Ka një sipërfaqe prej 872 km2. Qyteti kufizohet në Lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në Perëndim nga fushat dhe kodrat e ullishtave, në veri nga ullishtat e qytetit dhe në jug nga lumi Shkumbin. Në mënyrë natyrore kodrat formojnë një kurorë të gjelbërt pothuajse të plotë e mjaft panoramike për qytetin.

    INFORMACION MBI ELBASANIN

  • 29

    Në lindje dhe në perëndim kufizohet nga dy përrenj lokal, të cilët e venë nën ujë të gjithë qytetin.

    Emri i hershëm i qytetit ishte “Skampis” dhe mendohet se si vendbanim është krijuar në shek.I e.r. si stacion i rrugës së famshme antike Egnatia, e cila lidhte qendrën e Perandorisë Romake me viset e saj në lindje. Gjurmët e kësaj rruge ruhen edhe sot e kësaj dite. Mendohet se qyteti filloj rënien në shek.V, kur në trevat e Ilirisë u dyndën fiset barbare: gotët, visigotët, avarët e ostrogotët. Kur Perandoria Romake u nda në Perandori të lindjes dhe perandori të perëndimit, ra gjithashtu edhe rëndësia tregtare “Skampis”, pasi qytetit i takoi të ishte në skajin Perëndimor të Perandorisë Bizantine.

    Në fillim të shek.VI rigjallërohen lëvizjet në rrugën Egnatia dhe kalaja e Skampis-it merr jetë. Qyteti bëhet një qendër tregtare peshkopale dhe ushtarake, me kisha, katedrale e bazilika të shtruara me mozaike, siç është ajo e Bezistanit në hyrje të qytetit, pranë urës së Zaranikës.

    Në shek.IX, Elbasani pushtohet dhe grabitet nga dyndjet e fiseve bullgare. Më vonë kemi një gjallërim të jetës ekonomike, në kushtet e një ekonomie natyrore dhe feudale.

    Ishte Sulltan Mehmeti II, i cili rindërtoi kalanë si një pikë mbështetjeje për trupat osmane dhe e quajti Elbasan. Me pushtimin otoman korrespondon edhe një përhapje e fesë islame në këtë zonë. Qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme administrative për të gjitha trevat e prefektures dhe në të njëjtën kohë edhe një qendër e rëndësishme zejtare, tregtare dhe kulturore, duke e ruajtur këtë rëndësi gjatë gjithë historisë së tij. Ndikimi i Elbasanit në zhvillimin e vendit ka qenë gjithmonë i madh dhe shtrihej deri në Ohër, Shkup e më tej. Qyteti ruajti një traditë të veten urbanistike me ndërtime të tipit “elbasanase”, pati shume objekte fetare, sociale dhe kulturore.

    Në Elbasan kanë ndodhur ngjarje me rëndësi historike dhe me ndikim mbarëkombëtare. Elbasanasit mburren për ndikimin që “Shkolla Normale” i dha zhvillimit të arsimit në të gjithë Shqipërinë. Jehona e saj ka arritur deri në ditët e sotme. Një gjë tjetër që elbasanasve u pelqen të mburren dhe që po përpiqen ta rikthejnë është gjelbërimi dhe hapsira e konsiderueshme e kopshteve, kultivimi i bimeve frutore dhe agrumeve, si dhe ullishta, e cila e rrethon qytetin me një kurorë të gjelbër. Elbasanasit janë krenarë dhe për jetën kulturore, traditën e muzikës popullore qytetare, e cila njihet dhe pëlqehet në të gjithë Shqipërinë si “muzikë elbasanase”.

    Sot, Elbasani mbetet një qendër e rëndësishme po aq sa në të kaluarën. Tradita kulturore, ndikimi i emigrantëve dhe i të arsimuarve, afërsia me kryeqytetin, krijojnë një perzierje shumë interesante në shijet arkitektonike, në mënyrën e jetesës, të cilat po orjentojnë zhvillimin e tij në të gjitha drejtimet. Elbasani është një qytet në zhvillim.

    Natyrshem i izoluar, si edhe e gjithë Shqipëria, nga Evropa perëndimore për shkak të diktaturës komuniste, ky qytet i lashtë po përjeton sot një ndryshim të paparë që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Rrugët dhe ndërtesat vazhdojnë ndoshta të kenë ndonjë mangësi por qyteti ka një të ardhme të sigurt përpara.

  • 30

    HARTA TURISTIKE

    • KALAJA E ELBASANIT: Në zemër të qytetit ndodhet Kalaja e qytetit (SKAMPIS). Është ndërtuar në periudhën e perandorit romak Deoklician në fund të shek.III pas Krishtit. Rindërtohet në shek XV (1466) nga osmanët dhe merr emrin ELBASAN. Është kalaja fushore më e madhe fushore në territorin Shqiptar. Ka një sipërfaqe prej 10 ha, 4 porta hyrese dhe 26 kulla.

    • KULLA E SAHATIT: E ndërtuar në vitin 1899 me kontributin e banorëve të qytetit. Artistikisht kulla monumentale e orës është një gjetje origjinale në proporcionet dhe në trajtimin dekorativ të strukturave të jashtme.

    • MUZEU ETNOGRAFIK: Ndodhet në një godinë e fund shekullit XVIII (1791) që njihet si Shtëpia e Sejdinëve. Nga të paktat ndërtesa tipike të asaj periudhe me arkitekturën karakteristike qe i kanë rezistuar kohës. Pas restaurimit të vitit 1986 kjo godinë shërben si Muze Etnografik. Në të pasqyrohet aktiviteti ekonomik dhe shoqëror i qytetit të Elbasanit nga shekulli XVII- mesi i shekulli XX. Muzeu ka rreth 500 objekte origjinale të ekspozuara.

    • KISHA E SHËN MËRISË: E ndërtuar në vitin 1833 me kontributin e banorëve të kalasë mbi themelet e një kishe më të vjetër. Shumë interesante në këtë kishë është ikonostasi i cili është gdhendur nga 40 mjeshtra që punuan për 10 vjet.

    • XHAMIA MBRET: E ndërtuar në fund të shek.XV nga Sulltan Bajaziti II kjo faltore përputhet me të gjitha xhamitë e tjera (Gjirokastër, Berat, Shkodër, etj.) të emërtuara mbretërore. Nje veçori interesante është ndërthurja e elementeve të arkitektures vendase të kohës e përshtatur në një xhami.

    • XHAMIA E NAZARESHËS: E para faltore e konceptuar në stilin klasik osman që daton në vitin 1599. Xhamia përjetëson “gruan e njohur të qytetit, bashkëshorten e një personaliteti të kohës me funksion të rëndësishem perandorak, i cili e ngriti faltoren në emrin e saj”.

    • HAMAMI: Ishin banjo publike me ujë ose me avull, kryesisht të traditës myslimane. Hamami i vjeter i qytetit i takon shekullit të XVI. Arkitektura e brendshme e dhomave karakterizohet nga forma tipike orientale.

    • BAZILIKA E BEZISTANIT: U zbulua në vitin 2007 nga Bashkia Elbasan. Elementë interesante të kësaj Bazilike janë mozaiku dhe afresket. E realizuar me një nivel të larte artistik, mozaiku tregon skemën e përjetësisë. Bazilika i takon shek. V pas Krishtit.

    • BAZILIKA E TEPES: Është një ndërtim romak që i takon dy fazave të ndërtimit të shek. IV dhe shek. V. Kjo bazilikë është ndërtuar për të shërbyer si kishë-varrezë e ushtarëve romake. Shembet nga tërmeti në shek VI.

    • AD QUITIUM: E ndërtuar në shek. II-të pas krishtit përgjatë rrugës Egnatia për ti shërbyar udhëtarëve si vend pushim dhe banjo (mutatio e terme). Ndodhet 5 km larg qytetit të Elbasanit, në fshatin Bradashesh.

  • 31

    • URA E TOPCIASIT: Rreth 2 km në jug të qytetit të Elbasanit ndodhen rrënojat e urës së Topcias. Kjo urë lidh degën jugore të rrugës Egnatia që vinte nga Apollonia me degën veriore të kësaj rruge që vinte nga Durrahu. Faza e parë e ndërtimit daton në shek. I para Krishtit

    • KISHA E SHËN GJON VLADIMIRIT: Në veri-perëndim të Elbasanit, në fshatin Shijon ndodhet kisha e Shën Gjon Vladimirit. Manastiri ortodoks është një ndërtim që i takon shek. XIV (1381) e mundësuar nga princi katolik Karl Topia. Shërben si vend pelegrinazhi për besimtaret ortodoksë e jo vetem nga rrethinat.

    • KISHA SHELCANIT DHE KISHA E VALESHIT: Në zonën e Shpatit, Shelcan e Valesh, ndodhen dy kisha të shek. XVI (1554). Piktori më i shquar shqiptar i kësaj kohe, ONUFRI, ka realizuar me mjeshtëri afresket e këtyre dy kishave

    • GJINARI: Ndodhet në zemër të krahinës së Shpatit, 22 km në jug lindje të Elbasanit. Krahina e Shpatit është një nga trevat interesante në fushën e arkeologjisë, historisë e folklorit. Natyra dhe klima në këtë zone tërheq shumë turistë elbasanas e jo vetëm.

    • BUSHEKU: Ndodhet në jug të qytetit, në luginën e lumit Shkumbin. Me rrapet shekullore është një nga pikat historike e turistike më të bukura të Elbasanit dhe një nga vendet më të preferuara tradicionalisht nga elbasanasit.

    • FUNAR: Një zonë turistike kodrinoro-malore në veri perëndim të Elbasanit. Shquhet për natyrën e mrekullueshme dhe liqenet artificiale në lartësinë deri në 900 metra mbi nivelin e detit. Është një zonë mjaft interesante edhe nga pikëpamja e trashëgimisë kulturore.

    • LLIXHAT E ELBASANIT: Ndodhen 12 km në jug të qytetit të Elbasanit. Një ndër qendrat hidrotermale më të rëndësishme të Shqipërisë si dhe me përdorim kurativ që në lashtësi. Mjedisi përreth është çlodhës, i këndshëm dhe për pushime.

    • LABINOT-MAL: Pikë turistike në veri lindje të Elbasanit në lartesinë 900 metra mbi nivelin e detit. Karakterizohet për klimën e favorshme dhe për vlera historiko-kulturore të pasura.

  • 32

    PIKAT E FORTA TË TERRITORIT ADMINISTRATIV TË BASHKISË ELBASAN:

    • Bashkia Elbasan ka një pozicion mjaft strategjik, vendoset në akset kryesore lidhëse kombëtare, përshkohet nga Lumi Shkumbin;

    • Për vitin 2017 struktura moshore e popullatës së bashkisë, tregon se 69% e saj i takon grupmoshës (15-64) vjeç, dhe 20% grupmosha (0-14) vjeç. Kjo tregon se bashkia ka një potencial të lartë të popullsisë në moshë punë ekonomikisht aktive;

    • PBB në bashkinë e Elbasanit është 25% më i ulët se PBB në nivel kombëtar, që tregon se Bashkia Elbasan ka rëndësi në ekonominë kombëtare;

    • Sektori kryesor që kontribuon në zhvillimin ekonomik (sipas numrit të të punësuarve) janë shërbimet me 51.4%. Në zonat rurale sektori kryesor i zhvillimit ekonomik është bujqësia;

    • Kulturat kryesore bujqësore janë drithërat dhe drurët frutorë;

    • Thuajse në të gjithë territorin ofrohet shërbimi i ujësjellës-kanalizimeve;

    • Transporti Ndërqytetës ofrohet me të gjitha qendrat kryesore si: Tiranë, Librazhd, Lushnjë, Durrës.

  • Blank PageBlank Page