beach, vl

20
BACCICHET HYSI ARCHITETTI .... BEACH, VLORE

Upload: edmond-hysi

Post on 14-Mar-2016

238 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Vlora, shkëmbi i doktorit, pizzeria, gjormi dhe pak ecolomy.

TRANSCRIPT

Page 1: beach, vl

BACCICHET HYSI ARCHITETTI .... BEACH, VLORE

Page 2: beach, vl
Page 3: beach, vl

... BEACH, VLprojekt leje ndertimi objekt banese dhe sherbime 4+1 kate

Page 4: beach, vl
Page 5: beach, vl

... beach, vl

...BEACH, VLORE

2010 - Vlore (Alb)Detyre projektimi per hartimin e projektit arkitektonik ne lidhje me realizimin e nje objekti banese dhe sherbimesh 4 +1 kate ne Vlore

Tipi i projektit : Projekt Arkitektonik per miratim leje ndertimi

Programi: Banese , restorant, sherbime

Porositesi: *** Shpk

Projekti: Baccichet Hysi Architetti Son Projektim

Grupi i projektimit: Cristina Baccichet, Edmond Hysi, Massimo Santini, Ilir Bejleri

Kostruksioni : Dhimitri Papa

Parametrat urbanistik: 352 mq siperfaqja e pergjithshme e terrenit 4000 mc volumi i parashikuar

Kronologjia : 2009- 2010 projekti

Objekti ne projekt eshte nje shembull i sinergjise midis projektimit te integruar dhe studimit multidisiplinor, per nje objekt me impakt te ulet ambiental, i shtrire ne te gjitha aspektet e projektit per nje ndertese banesash dhe sherbimesh me permasa te vogla, rreth 800 mq ne Uje te Ftohte, Vlore.

KONCEPTIKemi konsideruar ne rradhe te pare karakteristikat e vecanta te vendit dhe ambjentit perreth duke realizuar nje objekt i cili reagon ndaj faktoreve klimatike dhe gjeografike ne menyre te diferencuar.Nga ana tjeter projekti parashtron realitetin dinamik dhe ne rritje nga pikeveshtrimi urban, duke u propozuar si shembull i nje arkitekture te pergjegjshme dhe ne evolucion konstant.

REFERIMETLidhja me qytetin dhe me ambjenti rrethues eshte shprehur ne zgjedhjen e formes, teknologjise dhe ne perdorimin e materialeve. Referime kulturore dhe historike me kulturen e ndertimit mesdhetare shprehen ne dialogun me elementet klimatike.Relacioni me mjedisin perreth shprehet, gjithashtu, ne zgjedhjet e fasadave, duke preferuar nje manipulim te ndryshem te trasparencave dhe mbylljeve ne lidhje me elementet ekzistues rrethues dhe pikave te ndrysheme te vezhgimit nga brenda- jashte objektit.Kemi preferuar ne kete menyre, hapjen e fasades dhe paraqitjen e saj trasparente ne korrespondence te orientimeve te hapura, rrugaVlore-Himare dhe gjiri iVlores.Kemi dashur, perkundrazi, mbyllje sa me te mundshme, duke pasur parasysh ekzistuesen dhe terrenin ne pendence ne krahun lindor.

FUNKSIONIProjekti kryesisht lind nga nevoja e krijimit te nje raporti identifikues midis objektit dhe sherbimive qe do te ofroje, ne menyre qe imazhi visiv i jashtem te paraqes nje identitet specifik. Anasjelltas studimi eshte perqendruar ne rendesine e hapesires se brendeshme ne kuadrin e efikasitetit, ne kuptimin e gjere, te sherbimit dhe pritjes.Studimi eshte perqendruar ne realizimin e ambjenteve me cilesi te larte, mbi te gjitha ne perdorimin e drites diellore dhe kontrollin e saj, ne kontrollin akustik te ambjenteve te brendeshme dhe ne menyre te vecante te zhurmave te jashteme, dhe ne fund ne kontrollin eparametrave te temperatures dhe lageshtires; e gjitha duke perdorur teknologji te avancuar.Ne fund jemi perqendruar ne krijimin e nje raporti identifikues midis perdoruesit dhe nderteses, fale volumit i cili sugjeron dinamizmin e kohes, dhe karakteriskave te vecanta te zones.Ndërhyrja shfaqet si një propozim vlerësues për territorin dhe promovues për pasuritë ekonomike në zonë me objektiv formimin e njësistemi turistik, respektimin e mjedisit natyror, krijimin dhe realizimin e aktiviteteve që do të japin një kontribut nga ana ekonomike dhe do të ofrojnë punësim në territor duke fuqizuar dhe inkurajuar infrastrukturat turistike ekzistuese.Projekti do të ofrojë një strukturë pritëse në gjendje të plotësojë mangësitë e sektorit, duke konsideruar efektin tërheqës që do të ushtrohet nga kompleksi si dhe interesat e mëdha turistike. Do të përcaktohet një vend pritës i cili do të hyjë në ambientin ekzistuesduke rritur efikasitetin. Ndërhyrja ka për qëllim të bashkojë sa më shumë karakteristikat pritëse të vendit duke integruar aspektet me më shumë mangësi qoftë nga cilësia, qoftë nga sasia.

Iniciativa ka si qëllim këto pika në shkallë territoriale: - Realizimin e strukturave te banimit me nivel dhe cilësi të larte.- Fuqizim të infrastrukturave dhe shërbimeve me qëllim që t’i përgjigjemi një kërkese turistike kombëtare dhe ndërkombëtare.- Futje në qarqet turistike kombëtare e ndërkombëtare- Rritje e të ardhurave lokale në sektorin turistik (i lidhur qoftë me rritjen e fluksit, qoftë me rritjen e periudhës mesatare të qëndrimit të turistave.

2009

_am

antia

, vl

Page 6: beach, vl
Page 7: beach, vl

KU? Rruga Vlore Himare

Tuneli

Plazhi Kryetarit

Kampi

SHESHI I NDERTIMIT

VENDI

Vendi i zgjedhur si objekt ndërtimi ndodhet në bregun jugor të qytetit të Vlorës, në brendësi të gjirit të saj, përballë një moli të vogël të sapo ndërtuar.Është një zonë me mundësi të mëdha zhvillimi duke qenë relativisht afër qytetit, rreth 3.5 km nga porti kryesor i Vlorës, me të cilin lidhet falë rrugës Vlorë-Himarë që shtrihet përgjatë bregdetit.I mbeshtetur ne drejtimin lindor me kodren, kufizohet ne perendim me rrugen Vlore - Himare dhe bregdetin dhe ne veri e jug me terrenet fqinj.I fragmentuar dhe disomogjen, ne nje zone zhvillimi e dedikuar objekteve turistike dhe banimi, ambienti urban ekzistuesofron mundesi dhe sugjerime te vecanta nga pikepamja gjeografike.Duke mos pasur nje front rrugor omogjen, ndertesat jane te vendosua ne distanca te ndryshme nga rruga,ku dhe lartesite e objekteve levizin nga dy deri ne pese kate.

2008

am

antia

bea

ch h

otel

_ vl

ore

Page 8: beach, vl

HORIZONTI1

2 3

4

pamje nga kamera 1 pamje nga kamera 2

PIKE VEZHGIMI

pamje nga kamera 3 pamje nga kamera 4

2008

am

antia

bea

ch h

otel

_ vl

Kompleksi ndërtimor i parashikuar, (një strukturë banimi ), ndodhet në një pjesë toke të ngushtë e të gjatë që shtrihet përgjatë një zone në fund të shkëmbinjve të cilët përfundojnë më pas në det. Aksi gjatesor do të jetë paralel me rrugën përgjatë bregdetit dhe do ta ndajë nga plazhi, në një zonë të karakterizuar nga shumë bimësi dhe nga një urbanizim në zhvillim e sipër por akoma i pjesshëm, me një tendencë të qartë drejt vlerësimit turisitik të vendit.Kjo gjë na bën të mos synojmë në mimetizimin e elementëve artificialë me ata natyrorë por në shkrirjen e tyre bashkë.Volumetritë ngihen me shkallezim drejt kodres dhe më pas puthiten njëra mbi tjetrën sipas morfologjise se terrenit.

Page 9: beach, vl

SITUATA AKTUALE

2008

_am

antia

hot

el, v

l

1

1

2

2

3

3

4

4

Page 10: beach, vl

SHESHI I NDËRTIMIT MBYLLJE DHE MBROJTJEPerimeter mbrojtes në lindje, veri dhe jug kundrejt terrenit në pendence dhe erës në dimër

ORIENTIMIKrijimi i nje aspekti unik per volumet në projekt. Pamje direkte mbi gjirin e Vlores dhe elementet gjeografikë që e karakterizojne

Page 11: beach, vl

2008

_am

antia

hot

el, v

l

IDEAIdea baze e projektit i referohet arkitektures dhe kultures se ndertimit mesdhetare, ku materiale, teknika, forma , ngjyrat dhe mikroklima kane pasur gjithmone nje dialog te vazhdueshem me arkitekturen; sot habitemi, ndoshta kur zbulojme mekanizmat e sofistikuar qe qendrojne pas arkitektures tradicionale e cila garantonte komfort pa perdorur teknologjine e sotme.E si Mesdheu i cili evokon idene e nje arkitekture te embel, rintrepretimi i gjuhes arkitektonike, siç jane te ndryshme kulturat, siç jane te ndryshem shijet dhe ngjyrat qe ushqejne Mesdheun, duhet te ballafaqohet me nje seri sfumaturash te cilat flasin per diellin, token, detin dhe eren.Kemi dashur te eksplorojme temen e objektit si “laborator i teknologjive innovative”.Projektimi shndrohet ne kete menyre ne nje “projektim te nderthurur” midis arkitektures, struktures e impianteve.Ne nivel arkitektonik kuptohet organizimi dhe sintetizimi i gjithe aspekteve ne nje objekt, linear dhe rigoroz ne zgjedhjen e materialeve, ne ngjyrat dhe zgjidhjet e detajeve.Nje objekt ku cdo hollesi studiohet si pjese e vecant e kompleksit, si nga pikepamja teknologjike ashtu edhe nga ajo formale.

Page 12: beach, vl

PLANVENDOSJA

1 Hyrje restoranti2 Hyrje në banesa3 Tarrace apartamente4 Ashensor panoramik5 Hyrje në apartamente6 Tarracë relax7 Minipishinë

TOPOGRAFIA E TERRENIT

ANALIZA TIPOLOGJIKE

HYRJET DHE ORIENTIMI

P

L

RRUGA VLORE_HIMARE

1 2

3

4

5

6

7

KUFIRI I PRONES

KUOTA E THEMELIT

ShPERNDARJAObjekti zhvillohet ne pese nivele, per nje totale te pergjitheshme rreth 1000 mq siperfaqe neto dhe per nje volum urbanistik (mbi toke) rreth 4000 mc. Hyhet ne objekt nga ana perendimore (rruga Vlore_Himare), ku nevoja funksionale ka qene ndarja dhe vecimi sipas sherbimit i hyrjes ne bar/restorant dhe banese.Planimetria e katit perdhe kompakte, gati nje drejtkendesh rreth 22 x 15, propozon nje skeme funksionale te ndare ne zonen e sherbimeve te restorantit (guzhina, magazine etj, me hyrje te vecante), salla_bar dhe ne krahun jugor hyrja ne banesa.Behet fjale per nje hapesire me “efekt dinamik”, e gjalleruar nga vetrata strukturale ne korrespondence te hyrjes kryesore dhe nga shkalla ne strukture metalike dhe dru e cila lidh nivelin e katit perdhe dhe atij me siper.Elementi i dyte, zona e hyrjes ne banese vecohet dhe karakterizohet nga ashensori panoramik ne xham i shkeputur nga grupi i shkalleve te vendosura ne krahun lindor te objektit. Nga pikepamja arkitektonike kemi dashur te realizojme ne kete menyre dy objektiva: personalizimin e objektit me nje element karakteristik te qarte dhe nga ana tjeter lidhjen e vazhdueshme visive me gjeografine e terrenit.Ne katin perdhe sistemi i lidhjes vertikale me katin e mesiperm, kompletohet ne krahun lindor me nje shkalle sherbimi per katin e pare.Ky kat me siperfaqe rreth 140 mq kryen funksionin e salles se ristorantit. Shperndarja e ketij kati, duke respektuar rrjetin struktural, mund te konsiderohet e lire ne funksion te kerkeses.Tre nivelet e kateve te banesave duke ruajtur te pandryshuar logjiken e shperndarjes me ashensorin e vendosur ne hyrje, ballkonet e kalimit ne krahun jugor e lindor dhe grupin e shkalleve prapa objektit, spostohen nga njera tjetra ne fasaden kryesore duke krijuar nje shkallezim harmonik i cili dialogon me sistemin e tarracave perreth duke permiresuar ndricimin diellor dhe ventilimin natyral te objektit.Nga pikepamja e shperndarjes cdo nivel perbehet prej kater apartamentesh banimi me siperfaqe 43- 48 mq.Secili perban dhome/salle ndenje, kend gatimi e banjo.Niveli i fundit evidencion mbylljen e objektit. Fasada perendimore terhiqet ne menyre harmonike sipas ritmit te nivelve te meposhtme duke krijuar ne nivelin e catise nje zone relax ku pozicionohet minipishina dhe nje hapesire pushimi ku admirohet horizonti i papare i gjirit te Vlores.Banesat janë konceptuar në mënyrë që të kenë pamje nga deti falë një vetrate me një ballkon të gjerë që nuk është gjë tjetër veçse zgjatja e dhomës jashtë pasi vetratat rrëshqitëse do të mundësojë krijimin e një hapësire të vetme brenda- jashte.Kontrolli diellor dhe mbrojtja e fasades garantohen nga një strukturë brise soleil (thyerje e rrezeve të diellit) prej druri e cila do të krijojë një atmosferë intime pa mbuluar tërësisht diellin ose pamjen e detit por do të mbrojë nga temperaturat e larta në orët më të nxehta të ditës duke lënë të lirë kalimin, madje duke rritur ajrosjen dhe duke shmangur ekspozimin ndaj diellit.

Page 13: beach, vl

PROFILI RRUGOR 1-1 shkalla 1:500

PROFILI RRUGOR 2-2 shkalla 1:500

2009

am

antia

bea

ch_ vlore

Arkitektura e propozuar parashikon realizimin e elementëve të lidhur ne menyre te tille qe te mundësojnë tejdukshmërinë vizive përgjatë të gjithë kontekstit dhe një perceptim të përgjithshëm të gjelbërimit dhe mjedisit përreth.Përbërja arkitektonike ka privilegjuar aspektet e përfshirjes në peisazh me elementë, impakti i të cilëve në ambient mund të zbutetduke ruajtur në të njëjtën kohë karakterisitkat e tyre. Pika e parë me rëndësi ka qenë zvogëlimi në minimum i impaktit të ndërtesës në mjedis, me rrjedhojë organizimin e impiantit planimetrik duke ndjekur ecurinë e kuotave te terrenit të cilat rriten dhe puthiten mbi njëra tjetrën në brendësi duke patur në plan të parë detin, element karakterizues dhe i veçantë i cili tërheq drejt vetes vështrimet.

Page 14: beach, vl

SKEMA E QARKULLIMITFASADA, TRANSPARENCA DHE VENTILIM PER KONFORT TERMIK

Ne fasen e projektimit vemendja eshte perqendruar ne strukturen ndertimore dhe ne zgjidhjet qe lejojne perdorimin e mbylljeve trasparente duke eleminuar efektet negative.Transparenca ne rastin konkret duke u nisur dhe nga panorama qe ofron vendi, eshte kthyer ne domosdoshmeri.Jane xham ne gjithe lartesine fasada perendimore drejt detit dhe ne xham te sfumuar parapetet e tarracave.

Transparence per fasaden e restorantit duke krijuar efektin e nje dritate unike mbi bregdet. Struktura ne dru te trajtuar ne tarracat e banesave ka si synim te evitoj qe efekti i nxehjes diellore te transmetoj ngarkese termike nga rrezatimi direct, duke pasur parasysh dhe orientimin e fasades.Sistemi keshtu ka funksionin e ndalimit te rrezatimit diellor nga xhami ne kontakt me ambjentet e banimit, largimin e nxehjes dhe ventilimin ne hapesiren midis struktures dru dhe paretit ne xham. Fasadat veri dhe jug jane mbajtur kompakte e te mbyllura, me nje hapje te vetme ne korrespondence te kendit te gatimit.Zgjedhja eshte bere per te evituar ekspozimin e banesave ne pronat fqinj dhe per te evituar hapje drejt veriut e ballkoneve te kalimit ne jug.

ZGJIDHJE KROMATIKE: KONTRASTI JASHTE BRENDAVeshja e jashteme paraqitet, gjate dites ne tonalitete te hapura qe kontrastojne me drurin e tarracave.Ne nje ipotese te dyte mund te parashikohet dhe veshja e mureve perimetrale ne gur i cili gjithsesi duhet te ruaj efektin e lehte pa e renduar objektin,E bardhe per strukturen metalike te ballkoneve metalike dhe shkalleve, per finituren e pareteve dhe kornizen e fasades se katit te pare.Ne dru do te jete struktura e tarracave, shkalla e brendeshme e restorantit dhe dyshemete e ballkoneve te kalimit e tarracave te apartamenteve.Dyshemete e ambjenteve te banimit e restorantit do te trajtohen ne sfumatura qe inspirojne ambjentin bregdetar.Naten raporti permbyset.Drita artificiale, trasparenza e fasadave dhe e bardha bejne qe konturi dhe hapesirat e objektit te dalin nga perimetri , e te paraqiten ne gjithe volumin.

Page 15: beach, vl
Page 16: beach, vl

HARKU DIELLOR

VENTILIMI

DISTANCA MIDIS VOLUMEVEVolumet jane vendosur ne menyre te tilleqe garantojne ndricimin diellor dhe ventilimin natyralte pareteve

SKERMIM NGA RREZATIMI DIELLOR NE FASADESistem skermimi i jashtem per te evituar depertimindirekt te rrezatimit diellor ne brendesi te ambjenteve

DALJE E SOLETES DHE TERHEQJE NEBRENDESI E VETRATESPer te evituar rrezatimin direkt ne oret e nxehta

"GOJE UJKU"Garanton izolimimin e mureve perimetrale nga kontaktii drejtpëdrejtë me tokën duke shmangur infiltrimetë rrezikshme që mund të shkaktojnë destabilizimine strukturës

MURE DOPIEMuret me ajrim janë një sistem që mundëson shfrytëzimine një hapësire të ndërmjetme ajri midis mureve perimetrale dhe veshjes së jashme për të siguruar izolimin termik

THEMELISisitemi i themeleve parashikohet me trare te permbysurdhe te kryqezuar.Ne prezence te terrenit ne pjerresi ne lindje mund teparashikohet vaske mbledhje ujrash duke ndaluar infiltrimene themele

Vetrate xhami strukturalme parameter te ulet rrezatimi

Parapet xhami i dyfishtespes. 10.76 mm

Porte_dritare e rreshqitshme

Ashensor panoramikne xham e strukturemetalike

Strukture brise_soleilne dru

Ballkon kalimi ne strukture metalikee dhoge druri i trajtuar

PANORAMA KRYESORE

STRUKTURA

Sistemi i themeleve parashikohet me trare te permbysur e te kryqezuar sipas nje rrjeti struktural rreth 5 x 3.5 m.Rendesi te vecante do ti kushtohet ne fazen e realizimit murit rrethues te objektit duke evituar ne fazen e projektimit struktural dhe egzekutimit inflitrime te rreziksheme ujrash dhe rreshqitje terrenit te cilat mund te destabilizojne strukturen.Sistemi i mureve mbajtes parashikohet dopio duke shfrytezuar hapesiren e ajrit midis murit dhe veshjes se jashteme per te siguruar isolimin termik.Ballkonet e kalimit realizohen ne karpenteri metalike e cila fiksohet ne soleta fale elementeve struktural te posacem.

Objekti ploteson kerkesat urbanistike dhe eshte konform me legjislacionin ne fuqi.

DETAJ I BASHKIMIT

2.Permbushje e disniveleve te mundeshme me distanciator

3. Vendosja e dados duke pasur parasysh disnivelin e ballkonit

4.Fiksimi i trareve metalike, kopie bullonimi rreth 40 Nm

Shpimi i testates se mbeshtetjesdhe vendosja e pllakes sipas detajit te kostruksionit.

Pas suvatimit rimbushje e bashkimitelastik

2009

_am

antia

bea

ch, v

l

Muratori KarpentieriDerdhjebetoni

Fiksimi i elementeveper te parapriturlekundjen

Vendosja e sakte e elementit struktural lidhes nebordin e soletes ne drejtimin vertikal dhe orizontal

Vendosja e armatures sesoletes

Isolimi me polisterolose material tengjashem

Armatura e brendeshme esoletes

SKEMA E MONTIMIT TE BALLKONEVE TE KALIMIT

Montimi dhe pozicionimi i elementeve dhe armaturesse bordit duke perfshireisolimin

1.Heqja e drurit te montimit

Soleta ne beton_arme

ELEMENT STRUKTURAL I FIKSIMIT TE STRUKTURES

Tra çelik

Dysheme ne dru

Pllake frontale

Bashkim elastik

Page 17: beach, vl
Page 18: beach, vl

...

Page 19: beach, vl

...

Page 20: beach, vl

...