bjeshka e droqës 11.09.2011

10
Shkruar nga Islam Lama Ditari nga marshi në bjeshkët e Droqës, Veri i Shqiprisë Zgjohem herët në mengjezin e së dielës së dytë të Shtatorit ,dhe që nga agimi vërej se do të jetë një ditë me temperatura të larta gjatë ditës.Pregatisë në nxitim qantën me gjërat e nevojshme për marshin e bjeshkatarisë që kishim caktuar, dhe dal në ventakimin e grupit nga lagja .saktësisht para shtëpisë se Suphi Xharrës..Aty Enveri,shoferi i ynë veq kishte parkuar kombibusin duke pritur pasagjerët për marshimin e radhës për në bjeshkët e Shqiprisë.Nga stacioni i parë u nisëm rreth orës 6 e 40 min ,me një vonesë 10 minutash pritjeje të Hysenit që sigurisht e kishte zënë gjumi i mëngjezit.Duke mbledhur edhe shokët tjerë para hotel Pashtrikut dhe në lagjën Dëshmorët e Kombit (Loma e Drunjve), prej Gjakovës në drejtim të pikës kufitare Qafë Morinë për Shqipëri, u nisëm aty rreth orës 7 .Pas kalimit të pikave doganore pa asnjë problem si zakonisht meqë doganierët veq ishin mësuar me aktivitetin tone të marshimeve të shpeshta ,aty rreth orës 8 ,arritëm në qytetin e Bajram Currit ku na u desh të presim mbi gjysëm ore para një gomisterie derisa shoferi ynë rregullojë gomat e automjetit.

Upload: shba-pashtriku

Post on 30-Mar-2016

215 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Bjeshka e Droqës 11.09.2011

TRANSCRIPT

Page 1: Bjeshka e Droqës 11.09.2011

Shkruar nga Islam LamaDitari nga marshi në bjeshkët e Droqës, Veri i Shqiprisë

Zgjohem herët në mengjezin e së dielës së dytë të Shtatorit ,dhe që nga agimi vërej se do të jetë një ditë me temperatura të larta gjatë ditës.Pregatisë në nxitim qantën me gjërat e nevojshme për marshin e bjeshkatarisë që kishim caktuar, dhe dal në ventakimin e grupit nga lagja .saktësisht para shtëpisë se Suphi Xharrës..Aty Enveri,shoferi i ynë veq kishte parkuar kombibusin duke pritur pasagjerët për marshimin e radhës për në bjeshkët e Shqiprisë.Nga stacioni i parë u nisëm rreth orës 6 e 40 min ,me një vonesë 10 minutash pritjeje të Hysenit që sigurisht e kishte zënë gjumi i mëngjezit.Duke mbledhur edhe shokët tjerë para hotel Pashtrikut dhe në lagjën Dëshmorët e Kombit (Loma e Drunjve), prej Gjakovës në drejtim të pikës kufitare Qafë Morinë për Shqipëri, u nisëm aty rreth orës 7 .Pas kalimit të pikave doganore pa asnjë problem si zakonisht meqë doganierët veq ishin mësuar me aktivitetin tone të marshimeve të shpeshta ,aty rreth orës 8 ,arritëm në qytetin e Bajram Currit ku na u desh të presim mbi gjysëm ore para një gomisterie derisa shoferi ynë rregullojë gomat e automjetit.

Ndalje para fshatit Shoshanj dhe vëzhgim nga së largu i vrellës më të madhe në trojet shqiptare.

Page 2: Bjeshka e Droqës 11.09.2011

Gjatë rrugës për luginën e Valbonës duke biseduar me Skenderin për situatën e krijuar me vonesat dhe dyshimin se nuk do të mundemi me këte kombibus të vazhdojmë për Qerem, ku kishim caktuar fillimin e marshimit,vendosëm të ndrrojmë destinimin dhe të ndalemi në Margegaj prej nga do të filllonim marshimin për bjeshkët e Droqës që shtriheshin në të majtë të luginës së Valbonës në drejtimin kah shkonim.

Në fshatin Margegaj arritëm rreth orës 9 dhe pasi kaluam lumin Valbona nëpërmjet një ure të improvizuar(ura e re ishte gati të përfundohej),u nisëm drejt luginës së lumit Motina.duke kaluar në fillim pranë gardheve të shtëpive të fshatit dhe drujve të arrës e shkurreve me manaferra.Shtrati i lumit Motina pothuajse ishte krejtësisht pa ujë në këte kohë kur nuk kishte ra pikë shiu gati më tepër se një muaj kësaj ane. Që në start të marshimit pasi dolëm nga fshati na u desh të hjeknim prej trupi edhe ato pak rrobe që bartnim e të mbesim gjysëmlakuriq meqenëse vapa e ditës veq kishte përfshirë luginën dhe shkonte gjithnjë në rritje me intenzitet.

Page 3: Bjeshka e Droqës 11.09.2011

Në shtegun e butë në ngritje, duke kaluar të shumtën në pyllin e dendur të drujve të mështeknës dhe nëpër ahishte, me pauzat për pushim dhe ngrënje të manaferrave gjatë rrugës ,aty rreth orës 11, arritëm më në fund të ujërrjedha e parë nënshkambore e lumit Motina.Freskimi dhe qëndrimi rreth një orësh në këte oazë të bukur natyrore qe mjaft relaksues e mirëseardhur për ne ,dhe burim force për të vazhduar marshin edhepse vapa e ditës na kishte molisur mjaft.

Page 4: Bjeshka e Droqës 11.09.2011

Pas gjysëm ore në vazhdim të marshit, arritëm në stanin e parë me dy flamuj kombtarë të ngritur mbi hunjë pranë stanit ku takuam Jetmirin nga Bajram Curri që kishte dalë me bagëtinë në këte vend mjaft të bukur në një rrafshlartë të rrethuar me shkrepat e bjeshkëve të Droqës.Pas përshëndetjes me Jetmirin dhe marrjes së disa informative rreth emërtimeve të bjeshkëve në këto anë, vendosëm të vazhdojmë përpjetë kah qafa e Droqës.Para nisjes u shpërlam me ujin e ngrohët nga tubi që kishte marrë Jetmiri diku nga lartë prej bjeshkëve pranë.

Pas një marshimi gjysëm orësh nëpër terenin e papërshtatshëm (krejtësisht shkamborë dhe të përthyer filluam të ndjenim seriozisht lodhjen që na shkaktojë tereni i këtillë edhe temperatura e lartë e ajrit të thatë në këto orë kritike të mesditës diellpërclluese,prandaj u ndalëm nën hijën e një masivi bjeshke aty pranë me një panoramë shum të bukur rreth nesh.

Page 5: Bjeshka e Droqës 11.09.2011

Duke diktuar mes kreshtave të bjeshkëve pranë një sipërfaqe që dukej si të jetë e mbuluar me borë vendosa të vazhdojë marshin deri atje. Sëbashku me Arbenin dhe Fisnikun u ndamë nga grupi që ishte ndalur më poshtë dhe duke ecur me vështërsi nëpër terenin edhe ma të vështirë shkamborë vazhduam të ndjekim tapëpjetën që nuk përfundonte dhe nuk shpjente kurrsesi të sipërfaqja ku mendonim se gjendej masa e borës.Arbeni me Fisnikun u këthyen ndërsa unë vetëm, vazhdova edhe pak më largë me shpresën dhe deshirën për të ndjerë freskinë e borës.Rrugës diktova tubin e ujit prej nga kishte marrë bariu Jetmir ujin për stanin ku ishim më parë.Në një rrjedhë me pak ujë nga e qara e një shkambi kishte vendosur një shishe plastike të prerë dhe në grykën e shishës kishte përforcuar tubin e polietilenit.. Pasi arrita deri të një hapje ,grykë malësh që sigurisht shpiente deri të malet e hekurta dhe nuk shifej askund bora(sigurisht syri ynë ishte mashtruar me sipërfaqën e zhavorit dhe guralecave të bardhë) vendosa të kthehesha e ti bashkangjitem grupit të bjeshkatarëve të cilët ishin akomoduar dhe drekonin ,e disa edhe kishin filluar dremitjen të shtrirë nën hijën e masivit shkamborë.

Page 6: Bjeshka e Droqës 11.09.2011
Page 7: Bjeshka e Droqës 11.09.2011

Duke bërë foto e biseduar ,të pushuar dhe disponuar me panoramën e mrekullueshme që shtrihej rreth nesh u nisëm për këthim aty rreth orës 14 30 min dhe arritëm prapë deri të burimi i lumit Motina rreth orës 15 30 min .Fahredini dhe Suphiu që kishin mbetur në këte vend për të na pritur veq ishin nisur të poshtë ,sigurisht janë mërziur pas qëndrimit vetëm për më tepër se dy orë në këte vend .Mbi tasin e plastikës ,Fahredini ashtu si kishte premtuar kishte lënë gjysmën e dardhës për Fetahun .U ndalëm edhe këtu rreth gjysëm ore për t`u freskuar me ujin shumë të pastër e të freskët që rrjedhëte nën shkambinjët për rreth.dhe prap duke kaluar nëpër të njejtin shtegë mali, u këthyem në fshatin Margegaj aty kah ora 17 e 30min.

Page 8: Bjeshka e Droqës 11.09.2011

Në fshtatin Demiraj u ndalëm të klubi për të lagur edhe fytin me nga një pije freskuese. Rreth ores 19 u nisëm në këthim kah Bajram Curri dhe Gjakova duke kënduar rrugës dhe duke u mahitur, të disponuar pas një dite vikendi të bukur dhe të mrekullueshme të kaluar pa brenga në shoqërinë tonë. Në Gjakovë arritëm rreth orës 20 e 30 min ashtu si kishim paraparë me itinerarin e marshit.pra edhe kësaj radhe duke rrespektuar me përpikëri skemën e organizimit me përjashtim që kësaj radhe ndrruam kursin e shetitjës: në vend të Qeremit dhe destinimit për majën kuji i Kadisë, shetitjen e realizuam nëpër luginën e lumit Motina dhe bjeshkët e Droqës.