brunilda Çerraga silvana loka udhëzues 2 edukim për...
TRANSCRIPT
SH
TË
PI
A
BO
TU
ES
E
Edukim për shoqërinëpër mësuesin
2Udhëzues
Brunilda ÇerragaSilvana Loka
ISBN: 978-9928-08-233-6
www.mediaprint.al
Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit www.mediaprint.alPër më shumë informacion mund të na shkruani në adresën e emailit: [email protected] të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin e telefonit: 042251614.
Çmimi 400 lekë
9 789928 082336
Edukim për shoqërinëpër mësuesin
2Udhëzues
Brunilda ÇerragaSilvana Loka
KLIKONI KËTU
www.mediaprint.al
042251614
Brunilda Çerraga, Silvana Loka
UDHËZUES
PËR MËSUES EDUKIM
PËR SHOQËRINË
Titulli:
Udhëzues për mësues Edukim për shoqërinë 2
Autor: Brunilda Çërraga, Silvana Loka
Drejtuese botimi: Anila Bisha
Redaktore: Zenaida Agastra
Dizajn: Mirela Ndrita
Kopertina: Arben Hamzallari
Shtëpia Botuese Mediaprint
ISBN: 978-9928-08-233-6
Botimi i parë 2016
Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint
ii
Edukim për shoqërinë 2 3
Përmbajtja
Si është ndërtuar libri i nxënësit ................................................................................................. 5
1. Fusha “Shoqëria dhe mjedisi” .......................................................................................... 6
1.1.Hyrje në programin e qytetarisë ................................................................................ 7
2. Korniza konceptuale e programit .................................................................................... 8
2.1.Qëllimet e programit të lëndës së qytetarisë ........................................................... 9
2.2.Lidhja e kompetencave të lëndës me kompetencat e tjera kyçe .......................... 11
2.3.Lidhja e lëndës së qytetarisë me temat ndërkurrikulare ...................................... 14
2.4.Lidhjet e lëndës së qytetarisë brenda fushës dhe me fushat e tjera
të të nxënit ................................................................................................................... 15
2.5.Kompetencat e lëndës dhe tematikat e saj .............................................................. 16
2.6.Koha mësimore për tematikë, për secilën klasë .................................................... 18
3. Rezultatet e të nxënit sipas tematikave për shkallën e parë ...................................... 18
4. Udhëzime metodologjike ................................................................................................ 19
5. Udhëzime për vlerësimin ............................................................................................... 22
6. Materialet dhe burimet mësimore ................................................................................. 24
Plani mësimor vjetor e 3‐mujor ................................................................................................. 25
Planifikimi vjetor ........................................................................................................................ 26
Planifikimi i 3‐mujor për lëndën “Edukim për shoqërinë” për klasën e dytë .................. 27
Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës ................. 29
Rezultatet e të nxënit sipas tematikave për shkallën e parë ................................................. 31
Planifikimi i planit ditor për çdo situatë të të nxënit, duke u mbështetur në
kompetencat e fushës ................................................................................................................. 37
Udhëzues për mësues 4
Edukim për shoqërinë 2 5
SI ËSHTË NDËRTUAR LIBRI I NXËNËSIT
Libri i nxënësit është i ndërtuar duke u mbështetur në bashkëbisedimin e dy bashkëmoshatarëve që janë Vesa dhe Gëzimi. Dy fëmijët jetojnë njëri në fshat e tjetri në qytet. Përzgjedhja e personazheve është bërë jo pa qëllim nga autorët pasi nëpërmjet informacionit të përcjellë prej tyre, nxënësit informohen paralelisht si për fshatin ashtu edhe për qytetin.
Situatat e të nxënit janë organizuar duke filluar me dialogun e personazheve, ku përcillet dhe informacioni i ri dhe më pas me pyetje të nxënësve, si mënyrë për t’i përfshirë në temën e situatës.
Nxënësit shpesh do të bashkëpunojnë për të gjetur alternativën e përshtatshme .
Në rubrikën “Jep zgjidhjen tënde”, ku nxënësit do të vlerësojnë situatën e dhënë duke gjetur zgjidhjen e duhur.
Në situata të ndryshme nxënësit do të përforcojnë njohuritë e marra duke plotësuar fjalitë e dhëna me fjalë mungesore ose do të lidhin me shigjetë figurat me fjalët e duhura apo rastet e dhëna.
Personazhet ndërveprojnë duke tërhequr në bashkëveprim edhe nxënësit me pyetje të drejtpërdrejtë.
Situatat e të nxënit janë organizuar në mënyrë të tillë që nxënësit të shkëmbejnë ide, por shpesh të dalin edhe me produkt, si p.sh. krijimi i kartolinave, i balonës, mbjellja fidanëve etj.
Libri ndërthuret me lëndë të ndryshme si me lëndën e gjuhës duke i aftësuar nxënësit ndaj kompetencës së leximit (përdorimi i dialogut, fabulës, gjë e gjëzës apo fjalëve të urta.)
Integrohet me lëndën e artit pamor dhe diturisë së natyrës (vizatime të ndryshme, mbjellja e filizave) gjë që ndihmon mësuesen/in të ndërtojë planin ditor duke integruar lëndë të ndryshme për një situatë të nxëni.
Libri i aftëson nxënësit të dallojnë të drejtat por në gërshetim me përgjegjësitë e detyrat.
I orienton fëmijët me mënyrën e sjelljes në rrugë duke i orientuar si ta dallojnë rrezikun dhe si ta shmangin atë.
Libri është hartuar duke treguar kujdes për një balancim gjinor që nga personazhet dhe në situatat e ndryshme problemore.
Duke pasur parasysh iniciativat e reja në arsim në lidhje me shkollën si qendër komunitare, ky libër orienton dhe mëson nxënësit që shkolla është pjesë e pandarë e komunitetit dhe bashkëvepruese me të.
Libri është ndërtuar dhe me fokus prindin që të jetë sa më i përfshirë dhe të bashkëveprojë më fëmijët duke u bërë shpesh pjesë e detyrave të paracaktuara për realizimin e tyre.
Në libër ka 2 tematika me nga dy kapituj, secila të punuara nga bashkautorët, ndërsa kapitulli “Prodhimi dhe shpërndarja”, i hartuar nga projekti “Junior Achievements” i bashkëngjitet librit.
Udhëzues për mësues 6
1. FUSHA “SHOQËRIA DHE MJEDISI”
Arsimi parauniversitar krijon kushte dhe mundësi që nxënësi të ndërtojë dhe të zhvillojë njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera që kërkon shoqëria demokratike; të zhvillohet në mënyrë të pavarur e të gjithanshme; të kontribuojë në ndërtimin dhe mirëqenien vetjake dhe të shoqërisë shqiptare dhe të përballet në mënyrë konstruktive me sfidat e jetës.
Në arsimin parauniversitar nxënësi:
kultivon identitetin vetjak, kombëtar dhe përkatësinë kulturore;
përvetëson vlera të përgjithshme kulturore dhe qytetare;
zhvillohet në aspektet intelektuale, etike, fizike, sociale dhe estetike;
zhvillon përgjegjësi ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;
aftësohet për jetë dhe për punë, në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;
aftësohet për të nxënë gjatë gjithë jetës;
zhvillon shpirtin e sipërmarrjes;
mëson të përdorë teknologjitë e reja.
Fusha “Shoqëria dhe mjedisi” i krijon nxënësit mundësitë të zhvillojë kompetencat e nevojshme për të përmbushur rolin e tij si anëtar i një shoqërie shumëkulturore dhe demokratike, në një botë gjithnjë e më të ndërvarur. Kompleksiteti i botës shoqërore sot po rritet, për shkak se shoqëritë janë në një proces të vazhdueshëm ndryshimi dhe lidhjesh globale, shoqëruar me rritje të lartë të lëvizshmërisë së popullsisë, shumëfishim të kontakteve midis kulturave të ndryshme, qarkullim të shpejtë të informacionit dhe rritje e globalizimit të ekonomisë. Lëndët që përbëjnë fushën “Shoqëria dhe mjedisi” zhvillojnë te nxënësi të menduarin kritik e krijues, pasurojnë kulturën e tyre dhe i përgatitin të luajnë një rol aktiv në një shoqëri demokratike. Ato nxitin zhvillimin intelektual të nxënësit, duke i dhënë mekanizmat konceptualë dhe metodologjikë, të cilët nxënësi mund t’i përdorë në situata të ndryshme, e ndihmojnë të prezantojë botën dhe të përballojë situata të ndryshme në jetën e tij.
Fusha “Shoqëria dhe mjedisi” integron njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera nëpërmjet lëndëve qytetari (Edukim për shoqërinë ‐ klasa K‐2), histori, gjeografi. Secila prej tyre e trajton botën dhe shoqërinë nga këndvështrime të ndryshme. Përmes kësaj fushe, nxënësi zhvillon bazat e qytetarisë, duke siguruar kuptimin e ligjshmërisë, të proceseve ekonomike, shoqërore, kulturore dhe të çështjeve që lidhen me to; zhvillon konceptin e kohës, të vazhdimësisë dhe të ndryshimit në këndvështrimin e marrëdhënieve historike dhe zbaton këtë kuptim në analizën e pasojave të veprimeve individuale dhe kolektive në shoqëri, në të kaluarën dhe sot; zhvillon këndvështrimin e tij hapësinor për botën, për kompleksitetin dhe ndërvarësinë e vendeve dhe rajoneve në botë. Nxënësi aftësohet të vlerësojë pasojat e ndërveprimit të shoqërisë me mjedisin, për të ndërmarrë veprime që mbështetin zhvillimin e qëndrueshëm.
Edukim për shoqërinë 2 7
Programet e lëndëve: “Edukim për shoqërinë”, “Qytetari”, “Gjeografi” dhe “Histori” janë ngushtësisht të lidhura për sa i përket kompetencave që ato synojnë të zhvillojnë te nxënësi. Përvojat mësimore të kësaj fushe të nxëni, në këtë shkallë i shërbejnë përmbushjes së kompetencave kyçe, me fokus të veçantë kultivimin e identitetit personal, shoqëror, kombëtar e kulturor.
1.1 Hyrje në programin e qytetarisë (Edukim për shoqërinë 2)
Qytetaria demokratike bazohet në parimet themelore të të drejtave të njeriut, të demokracisë pluraliste dhe shtetit të së drejtës. Ajo lidhet, para së gjithash, me të drejtat dhe përgjegjësitë, fuqizimin qytetar, pjesëmarrjen dhe përkatësinë, respektin për diversitetin. Si e tillë, ajo përfshin të gjitha grupet shoqërore dhe sektorët e shoqërisë. Qytetaria demokratike bazohet në një metodë shumëpërmasore, që ka në bazë procesin dhe përfshin:
Përmasën politike, pjesëmarrja në procesin e marrjes së vendimit dhe në ushtrimin e pushtetit politik.
Përmasën ligjore, vetëdija dhe ushtrimi i të drejtave dhe përgjegjësive të qytetarëve.
Përmasën kulturore, respekti për të gjithë njerëzit, vlerat themelore demokratike, për historinë dhe trashëgiminë e përbashkët dhe njëkohësisht të ndryshme, si dhe ndihma për vendosjen e marrëdhënieve ndërkulturore paqësore.
Përmasën shoqërore dhe ekonomike, veçanërisht përpjekjet kundër varfërisë dhe përjashtimit social, përpjekjet për krijimin e formave të reja të punës e të zhvillimit të komuniteteve dhe të ekonomisë, që mund të ndihmojnë në krijimin e një shoqërie demokratike.
Përmasën evropiane, vetëdija për unitetin dhe diversitetin e kulturës evropiane dhe të mësuarit për të jetuar në një kontekst evropian.
Përmasën globale, njohja, pranimi dhe nxitja e ndërvarësisë dhe solidaritetit global.
Programi lëndor rrjedh nga korniza kurrikulare e arsimit parauniversitar, kurrikula bërthamë dhe plani mësimor i arsimit bazë. Si i tillë ky dokument i shërben:
Nxënësit për zhvillimin e kompetencave të qytetarisë, në mënyrë që ai të përballojë sfidat e jetës dhe të integrohet në shoqëri.
Mësuesit për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e veprimtarive mësimore e të arritjeve të nxënësve në klasë dhe jashtë saj.
Prindit për njohjen e rezultateve të pritshme të fëmijëve dhe kritereve të vlerësimit.
Hartuesit të teksteve mësimore dhe të materialeve ndihmëse për mësuesit dhe nxënësit.
Zbatimi i programit bëhet duke respektuar parimet e barazisë gjinore, etnike, kulturore, racore dhe fetare.
Udhëzues për mësues 8
2. KORNIZA KONCEPTUALE E PROGRAMIT Programi i lëndës “Qytetari” (Edukim për shoqërinë në klasën 2) në arsimin bazë është hartuar me një strukturë dhe mënyrë të re konceptimi, në funksion të qasjes kurrikulare me bazë kompetencat.
Ky program krijon kushtet për ndërtimin e kompetencave kyçe të të nxënit gjatë gjithë jetës në fushën e qytetarisë demokratike. Kompetencat e synuara në këtë program lidhen me kompetencat e tjera kyçe. Lidhja mes rezultateve të të nxënit të kompetencave të lëndës së qytetarisë dhe, kur është e mundur, të kompetencave të tjera kyçe, siguron zhvillimin e ndërsjellë të tyre dhe mundëson integrimin lëndor. Procesi i të nxënit në fushën “Shoqëria dhe mjedisi”, në të gjitha shkallët, ka në fokus të veçantë zhvillimin e kompetencës shoqërore dhe qytetare.
Kompetencat zhvillohen përmes tematikave të përbashkëta të fushës dhe në program zbërthehen në njohuri, aftësi/shkathtësi, qëndrime/vlera. Tematikat e përbashkëta të fushës janë elemente të rëndësishme të programit të lëndës së qytetarisë, sipas të cilave strukturohet përmbajtja lëndore dhe integrimi konceptual brenda fushës, në funksion të zhvillimit të kompetencave. Programi i qytetarisë për këtë shkallë të kurrikulës është i strukturuar rreth dy tematikave të mëdha. Për secilën prej tyre përcaktohen rezultatet e pritshme, të shprehura në terma njohurish, shkathtësish dhe qëndrimesh. Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe nuk përmbushen jashtë tematikave, ato janë marrë në konsideratë në të gjithë procesin e hartimit të rezultateve të të nxënit për tematikë, duke qenë pjesë integrale e tyre.
Strukturimi dhe organizimi i programit për shkallë kurrikule synojnë ta bëjnë këtë program më fleksibël, duke i ndihmuar dhe lënë dorë më të lirë mësuesve për ta zbatuar atë në mënyrë krijuese, si dhe të respektojnë ritmet individuale të nxënësve drejt zotërimit të kompetencave të detajuara në çdo shkallë të kurrikulës.
Strukturimi i programit mbi rezultatet e të nxënit për kompetencë ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e situatave të të nxënit dhe lehtëson vlerësimin e nxënësit për kompetencat kyçe. Situatat e të nxënit janë situata që lidhen me kontekstin e të nxënit. Ato mund të jenë situata në mjedise të mbyllura ose të hapura të nxëni, brenda shkollës ose jashtë saj. Roli i mësuesit në mësimdhënien përmes situatave është ai i udhëheqësit e i lehtësuesit gjatë nxënies aktive të nxënësit.
Konceptimi i kurrikulës me bazë kompetencat kërkon zbatimin e integruar të saj, duke krijuar të gjitha mundësitë. Programi i lëndës së qytetarisë krijon mundësi integrimi brenda fushës dhe me fushat e tjera, si shkencat e natyrës, matematikën, gjuhën, artet etj. Në shumë aspekte, programi i lëndës së qytetarisë fokusohet në zhvillimin e temave të mëdha ndërkurrikulare. Ato shërbejnë si çështje kyçe për zhvillimin e kompetencave, integrojnë fushat e të nxënit dhe synojnë të ndihmojnë nxënësin të lidhë shkollimin e tij me jetën e përditshme.
Në program sugjerohen metoda, teknika, strategji të mësimdhënies e të të nxënit që nxitin interesin, gjithëpërfshirjen, ndërveprimin dhe punën kërkimore të nxënësve.
Edukim për shoqërinë 2 9
Përzgjedhja dhe përdorimi i tyre nga mësuesit bëhen në funksion të zhvillimit të kompetencave të nxënësve, duke respektuar stilet e ndryshme të të nxënit të tyre.
Vlerësimi si pjesë integrale e procesit të të nxënit mat shkallën në të cilën kompetencat janë arritur nga nxënësit. Vlerësimi merr shumë forma, të cilat i parashikon dhe i mundëson struktura dhe konceptimi i programit.
2.1 Qëllimet e programit të lëndës së qytetarisë
Edukimi për qytetari demokratike synon:
të përgatitë të rinjtë dhe të rriturit për pjesëmarrje aktive në shoqërinë demokratike, duke fuqizuar kështu kulturën demokratike;
të aftësojë të rinjtë në luftën kundër ksenofobisë, dhunës, racizmit, nacionalizmit agresiv dhe intolerancës;
të sigurojë dhe të forcojë kohezionin shoqëror, drejtësinë sociale dhe në të mirën e përgjithshme;
të fuqizojë shoqërinë civile përmes pajisjes së qytetarëve me njohuri dhe shprehi demokratike;
Mbështetur në këto qëllime të përgjithshme, programi i lëndës së qytetarisë synon: t’u japë nxënësve mundësinë për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë intelektuale, të
domosdoshme për të kuptuar, për të analizuar dhe për të ndikuar në politikat sociale dhe mënyrat e zbatimit të tyre;
t’u japë nxënësve mundësinë për të zhvilluar aftësitë e pjesëmarrjes qytetare të nxënësve dhe përfshirjen e tyre të vetëdijshme e të kualifikuar në zgjidhjen e problemeve të komunitetit;
t’u japë nxënësve mundësinë të zhvillojnë përkushtimin qytetar në respektimin e vlerave dhe parimeve demokratike të domosdoshme për bashkëjetesë në një shoqëri demokratike.
Udhëzues për m
ësues
10
Diagrami 1: Korniza konceptuale e programit
Edukim për shoqërinë 2 11
2.2 Lidhja e kompetencave të fushës /lëndës me kompetencat e tjera kyçe
Ndërtimi dhe zbatimi i kompetencave kyçe nga nxënësi gjatë procesit të mësimdhënies dhe nxënies, kërkon që mësuesi të mbajë parasysh lidhjen me kompetencat e tjera kyçe. Për të realizuar në praktikë këtë lidhje, mësuesi duhet të përzgjedhë situatat, veprimtaritë, metodat dhe mjetet e përshtatshme të procesit të të nxënit. Kompetenca qytetare
Programi i lëndës “Qytetari” (Edukim për shoqërinë‐kl2), si pjesë e fushës “Shoqëria dhe mjedisi”, përmes kërkimit, krijon kushte në mënyrë të veçantë për ndërtimin dhe demonstrimin nga nxënësi të kompetencës qytetare.
Ky program kontribuon edhe në zhvillimin e kompetencave të tjera kyçe. Rezultatet e të nxënit të synuara nga programi i lëndës së qytetarisë nxitin, në shkallë të ndryshme, edhe zhvillimin e kompetencave të tjera kyçe. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Programi i qytetarisë (Edukim për shoqërinë‐kl2) krijon mundësi për zhvillimin e shkathtësive komunikuese. Nxënësi përdor materiale të printuara, vizuale dhe digjitale, për të eksploruar dukuritë, proceset shoqërore, politike, ekonomike, kulturore etj, në kohë dhe në hapësirë. Ai mëson si të vlerësojë këto burime dhe të kuptojë se si gjuha mund të përdoret për të zhvilluar më tej të nxënit. Përmes diskutimeve, lojës në role, debateve, prezantimeve etj, nxënësi zhvillon shkathtësitë e të shprehurit. Në mënyrë progresive ai zhvillon dhe përdor fjalorin e përshtatshëm për të komunikuar idetë, informacionet etj. në mjedise dhe për audienca të ndryshme.
Kompetenca e të menduarit Nxënësi zhvillon të menduarin kritik dhe krijues gjatë vlerësimit të të dhënave dhe përdorimit të tyre, teston shpjegimet dhe peshon argumentet. Ai zhvillon shkathtësitë për marrjen e vendimeve dhe përdor strategjitë që e ndihmojnë të mendojë në mënyrë analitike e logjike. Programi mundëson që nxënësi të kuptojë vlerën dhe procesin e drejtimit të pyetjeve, të jetë krijues dhe të zhvillojë imagjinatën në vëzhgimet që bën në terren.
Programi i qytetarisë (Edukim për shoqërinë‐kl2) nxit përdorimin e matematikës dhe të mendimit matematik për interpretimin e të dhënave etj. Kompetenca e të nxënit
Për të mbështetur edukimin për qytetari demokratike, nxënësi shfrytëzon informacionin nga burime të ndryshme, gjykon vlefshmërinë dhe rëndësinë e tij. Në procesin e kërkimit, ai përdor teknologjinë e informacionit dhe komunikimit për përgatitjen e prezantimeve të tij dhe komunikimin e gjetjeve.
Nxënësi mendon në mënyrë kritike kur shqyrton pasojat e veprimtarisë njerëzore në një mjedis të caktuar, kur vlerëson zgjidhjet e problemeve globale, kur krijon dhe mbron qëndrimin e tij.
Ndërgjegjësimi për dukuritë e ndryshme shoqërore e ndihmon nxënësin të njohë kulturën e tij dhe kulturat e tjera. Nxënësi mëson të bashkëpunojë e të përballet me
Udhëzues për mësues 12
detyra komplekse që kërkojnë bashkëpunim. Në procesin e realizimit të detyrave demonstron respekt dhe mirëkuptim, pranon mendimet ndryshe. Përdor gjuhën e politikës, të ligjit, të moralit, të ekonomisë për të komunikuar mendimet dhe idetë e tij dhe për të organizuar përgjigjet.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin Nxënësit zgjidhin çështje të ndryshme që lidhen me mjedisin shoqëror, ekonomik, ligjor, kulturor etj., me kompleksitetin e dukurive të tij, vlerëson rëndësinë dhe efektivitetin e zgjidhjeve të propozuara nga njëri‐tjetri. Ndërgjegjësimi për dukuritë e ndryshme e ndihmon nxënësin të njohë kulturën e tij dhe kulturat e tjera. Nxënësi mëson të bashkëpunojë ndërsa përballet me detyra komplekse që kërkojnë bashkëpunim. Kompetenca personale
Programi i qytetarisë (Edukim për shoqërinë‐kl2) nxit të nxënit e bazuar në kërkim, duke zhvilluar aftësinë e nxënësve për të menaxhuar veten. Nxënësi kupton rolin e tij në procesin e të nxënit dhe në kryerjen e hetimeve, aftësohet të jetë i pavarur në zbatimin e njohurive e të shkathtësive dhe në marrjen e vendimeve. Përmes punës në bashkëpunim në klasë dhe në terren, nxënësit zhvillojnë aftësitë ndërpersonale dhe mësojnë të vlerësojnë perspektivat e ndryshme të anëtarëve të tjerë të grupit. Kompetenca digjitale
Nxënësi zhvillon kompetencën digjitale përmes përdorimit të TIK‐ut në mënyrë efektive dhe të përshtatshme kur kërkon, krijon, përpunon, komunikon idetë dhe informacionin për dukuritë shoqërore, politike, kulturore etj. Diagrami 2: Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së qytetarisë (Edukim për shoqërinë‐kl2).
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Nxënësi komunikon në mënyrë efektive)
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.
Dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth një teme, duke bërë pyetje, komente, sqarime dhe propozime.
Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin e përshtatshëm.
Veçon informacionin kryesor nga një libër, gazetë, revistë, internet, radio, TV etj.,e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi ose detyre me shkrim.
Kompetenca e të menduarit (Nxënësi mendon në mënyrë kritike dhe krijuese)
Parashtron argumente pro ose kundër për një temë/problem të caktuar gjatë një debati ose publikimi në media.
Edukim për shoqërinë 2 13
Zgjidh një problem (shoqëror, shkencor...etj) dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (shkencor, shoqëror).
Shpjegon mënyrën e zhvillimit të një procesi natyror ose shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë.
Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore, natyrore.
Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore.
Kompetenca e të nxënit (Nxënësi mëson për të nxënë)
Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra, revista, udhëzues, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.
Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca shoqërore, duke i sqaruar nëpërmjet formave të ndryshme të të shprehurit.
Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një burim (tekst shkollor, libër, internet, media) për të nxënë një temë, për të kryer një veprim a aktivitet ose për të përmbushur një detyrë që i kërkohet.
Ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat paraprake, duke i paraqitur në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafike) sipas një radhitjeje logjike.
Parashtron pyetje (pse, çfarë, si, kur?) dhe organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën/problemin e dhënë dhe vlerëson përparimin e vet deri në zgjidhjen e duhur.
Menaxhon emocionet, ndjenjat, kohën, shfrytëzimin e materialeve e të mjeteve gjatë kryerjes së një detyre/aktiviteti (në klasë/shkollë apo në terren).
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin (Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive)
Zhvillon një projekt individual ose në grup për kryerjen e një aktiviteti mjedisor apo shoqëror me rëndësi për shkollën ose për komunitetin.
Diskuton në grup për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, pasojat që sjell dëmtimi i tij për jetën e njeriut dhe propozon masat që duhen ndërmarrë për evitimin e tyre.
Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht nga statusi i tyre social, etnik etj.) për realizimin e një aktiviteti të përbashkët (projekti/aktiviteti në bazë klase/shkolle apo jashtë saj).
Udhëzues për mësues 14
Kompetenca personale (Nxënësi bën jetë të shëndetshme)
Vlerëson shkaqet e një situate të mundshme konflikti midis moshatarëve ose anëtarëve të grupit dhe propozon alternativa për parandalimin dhe zgjidhjen, duke ndarë përvojat dhe mendimet në grup.
Kompetenca qytetare (Nxënësi përkushtohet ndaj së mirës së përbashkët)
Tregon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr pa dëmtuar interesat e të tjerëve, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror/komunitetit.
Merr pjesë në aktivitetet që promovojnë tolerancë dhe diversitet kulturor, etnik, fetar, gjinor etj, në shkollë apo në komunitet, ku përfshihen moshatarë të të gjitha përkatësive të përmendura, që jetojnë në bashkësinë e gjerë.
Kompetenca digjitale (Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin)
Përdor mediat digjitale dhe mjediset informative për të komunikuar dhe bashkëpunuar, duke përfshirë komunikimet në distancë për zhvillimin e njohurive.
Analizon, vlerëson, menaxhon informacionin e marrë elektronikisht (p.sh., hedhin disa informacione të marra nga interneti, duke i përmbledhur në një tabelë ose grafik).
2.3 Lidhja e lëndës së qytetarisë me temat ndërkurrikulare
Temat ndërkurrikulare janë tema madhore, me të cilat përballet shoqëria. Ato i shërbejnë zhvillimit të kompetencave dhe synojnë të ndihmojnë nxënësin për të lidhur dijet e marra në shkollë me jetën e përditshme. Në shumë aspekte, programi i lëndës së qytetarisë fokusohet në zhvillimin e temave të mëdha ndërkurrikulare, si:
- Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave. - Zhvillimi i qëndrueshëm. - Mjedisi. - Ndërvarësia. - Bashkëjetesa paqësore.
Duke analizuar marrëdhëniet e shoqërisë në këndvështrimin e përgjegjësisë qytetare, nxënësi mëson të vendosë lidhje ndërmjet nevojave dhe përdorimit racional të burimeve. Ai ndërgjegjësohet për aspektet shoqërore të konsumit, për pasojat e globalizmit për shoqërinë dhe shpërndarjen e burimeve. Ky ndërgjegjësim e ndihmon nxënësin të kuptojë më mirë ndërvarësinë e ndërsjellë të mjedisit dhe të veprimtarisë njerëzore.
Nxënësi ndërgjegjësohet për të drejtat e tij, ndërvarësinë e njerëzve, konfliktet ndërkombëtare dhe nevojën për të zhvilluar kulturën e paqes. Në këtë mënyrë, ai, jo vetëm kupton domethënien e veprimeve njerëzore në një vend të caktuar, por zgjedh qëndrimin e tij për çështjet globale. Programi kontribuon për edukimin e identitetit kombëtar, njohjen e kulturave, ndërvarësinë dhe bashkëjetesën paqësore.
Edukim për shoqërinë 2 15
2.4 Lidhjet e lëndës së qytetarisë brenda fushës dhe me fushat e tjera të të nxënit
Lënda e qytetarisë (Edukim për shoqërinë klasa K‐2) duhet të zhvillohet në lidhje të ngushtë me lëndët e tjera. Lënda e qytetarisë dhe lëndët e tjera duhet të ndihmojnë në mënyrë të ndërsjellë njëra‐tjetrën. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të realizohen si duhet edhe objektivat kryesorë të shkollës dhe të shoqërisë në fushën e arsimit. Çfarë do të thotë kjo? Së pari, lënda e qytetarisë mund të shfrytëzojë informacionin dhe çështjet që trajtohen në
lëndët e tjera në mënyrë që nxënësi të sqarojë, të konkretizojë e të argumentojë më mirë idetë e veta.
Së dyti, lëndët e tjera duhet të shfrytëzojnë përmasën dhe këndvështrimin qytetar, në mënyrë që të aktualizohen e të kuptohen më mirë çështjet e trajtuara në diskutim si dhe për të nxitur përgjegjësinë dhe motivimin qytetar të nxënësve në shkollë dhe në bashkësinë ku jetojnë.
Shembuj
I. Historia dhe qytetaria
Lënda e historisë dhe ajo e qytetarisë kanë të përbashkët: Konceptet: për shembull, pushteti, autoriteti, ligji, qeverisja, përfaqësimi, liria etj.
Aftësitë dhe shprehitë: për shembull, përshkrimi, analiza, shpjegimi, diskutimi, kërkimi, inter etj.
Lënda e qytetarisë: u jep aktualitet më të madh çështjeve, me të cilat merret historia. Në këtë mënyrë, ajo i
ndihmon nxënësit të kuptojnë rëndësinë e historisë për jetën e tyre të përditshme.
Si mund të realizohet lidhja ndërmjet lëndës së historisë dhe qytetarisë? 1. Së pari, kjo lidhje mund të realizohet përmes përfshirjes së çështjeve, të fakteve, të ngjarjeve etj., të trajtuara në lëndën e historisë në kurrikulën e qytetarisë, me kusht që përmasa e qytetarisë:
të jetë çështja thelbësore e mësimit;
të lidhet me kurrikulën e qytetarisë. 2. Së dyti, objektivat mësimorë duhet të shprehen qartë dhe të jenë pjesë e kurrikulës kombëtare të qytetarisë. Kështu, lidhja ndërmjet tyre mund të realizohet përmes elementeve të mëposhtme:
Konceptet: Karakteristikat e koncepteve (si drejtësia, barazia, liria etj) duhet të shpjegohen në kohë dhe në hapësirë, pra në kontekste konkrete historike, në të kaluarën dhe në të sotmen.
Tema: Në disa mësime mund të theksohet përmasa e qytetarisë, si për shembull, në çështjet e të drejtave të njeriut.
Udhëzues për mësues 16
Fusha kurrikulare: Rishqyrtimi i vazhdueshëm i çështjeve të tilla, si demokracia etj., gjatë gjithë ciklit të shkollimit.
Përmasa vendore: Historia duhet të ndihmojë në rritjen e pjesëmarrjes qytetare në jetën e bashkësisë, për shembull, duke ndërmarrë projekte ku mund të përfshihen breza të ndryshëm.
3. Së treti, historia ndihmon në edukimin qytetar kur ajo përdoret në debatet për çështje dhe ngjarje të rëndësishme.
II. Gjeografia (Dituria e natyrës) dhe qytetaria
1. Çfarë kanë të përbashkët lëndët e gjeografisë (Diturisë së natyrës) dhe qytetarisë? Ato kanë të përbashkët:
Konceptet: të drejtat e njeriut, bashkësia, ndërvarësia etj., Përmbajtjen: bota si bashkësi globale, sfidat e ndërvarësisë globale etj. Temat: strehimi, komunikimi etj.
2. Si mund të ndihmojë lënda e gjeografisë në trajtimin e çështjeve të lëndës së qytetarisë:
Ndihmon nxënësit të kuptojnë më mirë ndikimin e veprimtarisë ekonomike te njerëzit dhe te bashkësia ku jetojnë.
Nxjerr në pah marrëdhëniet ndërmjet zhvillimeve vendore, kombëtare dhe globale.
Nxjerr në pah mundësinë e qytetarëve për të ndikuar në jetën e bashkësisë dhe më gjerë.
Shqyrton në gjerësi dhe në thellësi çështje të zhvillimit të qëndrueshëm.
Nxit respektin për njerëz dhe kultura të tjera si dhe për mjedisin.
3. Në ç’mënyrë lënda e qytetarisë ndihmon në zhvillimin e lëndës së gjeografisë?
Lënda e qytetarisë:
zbulon lidhjet e çështjeve me të cilat merret lënda e gjeografisë me jetën e përditshme të nxënësve dhe rrit interesin e tyre për to;
ndihmon nxënësit të kuptojnë rëndësinë e lëndës së gjeografisë;
nxit të kuptuarit e çështjeve që lidhen me zhvillimin, për shembull, tregtinë e ndershme;
nxit nxënësit të marrin pjesë në zhvillimin e projekteve të ndryshme në bashkësinë ku jetojnë, për shembull, për çështje mjedisore.
2.5 Kompetencat e lëndës dhe tematikat e saj
Procesi i të nxënit në fushën “Shoqëria dhe mjedisi”, në të gjitha shkallët, ka në fokus kryesisht zhvillimin e kompetencës shoqërore dhe qytetare, si një ndër kompetencat kyçe, si dhe në sasinë e cilësinë e mundshme të kompetencave të tjera. Kjo kompetencë përbëhet nga kompetencat personale, ndërpersonale dhe ndërkulturore që përfshijnë dhe lidhen me të gjitha qëndrimet që përgatitin individët për të marrë
Edukim për shoqërinë 2 17
pjesë në mënyrë të efektshme dhe konstruktive në jetën e punën shoqërore dhe, në mënyrë të veçantë, në shoqëritë gjithnjë e më të larmishme, për të zgjidhur konfliktet atje, atëherë dhe kur kjo është e nevojshme.
Kompetenca shoqërore dhe qytetare i përgatit individët për të marrë pjesë plotësisht në jetën qytetare, duke u bazuar në njohuritë për konceptet dhe strukturat shoqërore, ekonomike, politike etj. dhe për t’iu përkushtuar pjesëmarrjes aktive e demokratike.
Nxënësi njeh dhe pranon rëndësinë që ka zhvillimi i kompetencave të qytetarisë për përgatitjen për të marrë pjesë plotësisht në jetën qytetare, duke u bazuar në njohuritë për konceptet dhe strukturat shoqërore dhe politike dhe për t’iu përkushtuar pjesëmarrjes aktive e demokratike.
Nxënësi argumenton rëndësinë që ka kompetenca shoqërore dhe qytetare për të motivuar pjesëmarrjen e efektshme me të tjerët në jetën publike dhe për t’u solidarizuar në zgjidhjen e problemeve që lidhen me komunitetin lokal dhe më gjerë.
Nxënësi argumenton që kompetenca shoqërore dhe qytetare zhvillohet duke u bazuar në njohuritë për ligjësitë dhe konceptet themelore të demokracisë, të drejtësisë, të barazisë, të qytetarisë dhe të të drejtave të njeriut.
Nxënësi argumenton që kompetenca shoqërore dhe qytetare bazohet në njohuritë historike për ngjarjet dhe prirjet themelore të zhvillimit të historisë së njerëzimit dhe asaj kombëtare, në njohuritë për ligjësitë dhe ngjarjet bashkëkohore dhe në prirjet për të ardhmen.
Nxënësi përdor konceptin e kohës dhe të hapësirës në të gjitha gjykimet dhe vendimmarrjet e tij në fushën e historisë, shoqërisë, filozofisë etj.
Nxënësi zhvillon këndvështrimin e tij hapësinor për botën, kupton vendndodhjen e njerëzve, të rajoneve, të vendeve si dhe të burimeve dhe shpjegon arsyen e kësaj vendndodhjeje.
Nxënësi eksploron konceptet themelore gjeografike dhe marrëdhëniet ndërmjet qenieve njerëzore me mjedisin.
Nxënësi pranon rëndësinë që ka kompetenca shoqërore dhe qytetare për reflektimin kritik e krijues dhe për pjesëmarrjen konstruktive në veprimtaritë e komunitetit ose të fqinjësisë si dhe në proceset e vendimmarrjes, veçanërisht përmes votimit, në nivel vendor, kombëtar dhe evropian.
Nxënësi kupton mënyrën se si individët mund të sigurojnë shëndetin e tyre më të mirë mendor, intelektual e fizik, në shërbim të vetes, të familjes dhe të mjedisit të tyre shoqëror. Ai njeh lidhjen e mënyrës së shëndetshme të jetesës me zhvillimin e tyre tërësor dhe vepron për të realizuar atë.
Nxënësi njeh konceptet themelore që lidhen me individët, grupet etj., me barazinë dhe mosdiskriminimin gjinor, me shoqërinë dhe kulturën. Ai kupton dhe merr vendime mbi bazën e të kuptuarit të dimensioneve shumëkulturore, ekonomike, ligjore, politike e shoqërore të shoqërisë evropiane si dhe të ndërveprimit të identitetit kulturor kombëtar me atë evropian e më gjerë.
Udhëzues për mësues 18
Nxënësi komunikon në mënyrë konstruktive në mjedise të ndryshme dhe shfaq aftësinë për tolerancë, për të shprehur dhe kuptuar këndvështrimet e ndryshme, për të negociuar, për të krijuar besim dhe për të kuptuar ndjenjat dhe qëndrimet e të tjerëve.
Nxënësi është i vetëdijshëm që kompetenca bazohet në ndjenjën e integritetit, të bashkëpunimit, të pohimit të vetvetes pa përjashtuar tjetrin. Ai pranon se individët duhet të interesohen për zhvillimet ekonomike, politike, shoqërore, në nivel kombëtar dhe global, dhe për komunikimin ndërkulturor. Ata vlerësojnë diversitetin, respektojnë të tjerët dhe përgatiten për të kapërcyer paragjykimet dhe për të arritur kompromise. Nxënësit zhvillojnë vetëdijen për qëllimet, vlerat dhe lëvizjet politike në nivel kombëtar dhe evropian si dhe vetëdijen për diversitetin dhe identitetin kulturor në Evropë. Tematikat, mbi të cilat është organizuar përmbajtja e programit, kanë të bëjnë me njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat, nëpërmjet të cilave do të realizohen këto kompetenca. Shkathtësitë dhe qëndrimet, ashtu sikurse njohuritë, janë objekt i të nxënit të rregullt dhe progresiv. Shkathtësitë dhe aftësitë u lejojnë nxënësve, që nën udhëheqjen e mësuesit apo në mënyrë të pavarur, të ndërtojnë, të përvetësojnë, shfrytëzojnë njohuritë dhe të reflektojnë mbi to. Këto tematika janë:
Individët, grupet, shoqëria. Kultura. Prodhimi, shpërndarja dhe konsumi. Pushteti, autoriteti, qeverisja.
2.6 Koha mësimore për tematikë, për secilën klasë
Programi i lëndës së qytetarisë (Edukim për shoqërinë klasa 2) zhvillohet në 35 orë mësimore në vit. Në program specifikohet numri i orëve të sugjeruara për secilën tematikë, për secilën klasë, ku përfshihen njohuritë e reja, punët praktike, detyrat apo projektet, vëzhgimet në natyrë, testimet e ndryshme. Përdoruesit e programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës, kurse janë të lirë të ndryshojnë me 10% (shtesë ose pakësim) orët e rekomanduara për secilën tematikë.
3. REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS TEMATIKAVE PËR SHKALLËN E PARË Në programin e qytetarisë për të gjitha shkallët janë paraqitur rezultatet e të nxënit sipas tematikave të kurrikulës bërthamë. Rezultatet e të nxënit shprehen në terma njohurish, aftësish dhe qëndrimesh. Tematikat dhe renditja e tyre nuk nënkuptojnë që përmbajtja vjetore përgjatë vitit shkollor duhet të zhvillohet e ndarë në këtë renditje. Kombinimi dhe ndarja e njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve në situata të nxëni, kapituj ose grupe temash e njësish mësimore, si dhe renditja e tyre është e drejtë e përdoruesve të programit (më kryesorët janë autorët e teksteve dhe mësuesit). Sasia e orëve mësimore për secilën tematikë është relativisht rekomanduese.
Edukim për shoqërinë 2 19
4. UDHËZIME METODOLOGJIKE
Përmbajtja e lëndës së qytetarisë ofron mundësi të shumta që mësuesit të zhvillojnë orë mësimore bazuar në:
ndërveprimin aktiv midis mësuesit dhe nxënësve;
shfrytëzimin e përvojave personale të nxënësve;
pjesëmarrjen efektive të nxënësve në veprimtaritë mësimore;
pavarësinë e nxënësve në shprehjen e lirë të ideve dhe opinioneve vetjake;
përdorimin e mjeteve didaktike të domosdoshme për zhvillimin normal të programit.
Ky edukim arrihet nëpërmjet përdorimit të metodave, teknikave dhe strategjive ndërvepruese që krijojnë një bashkëpunim harmonik midis mësimdhënies dhe të nxënit, ku ndërthuren lloje të ndryshme të edukimit, të tilla si: edukimi i të drejtave të njeriut, edukimi ndërkulturor, edukimi për paqe, edukimi global, edukimit nëpërmjet medias, edukimi mjedisor, edukimi rrugor, edukimi ekonomik etj.
Programi i kësaj lënde është element i një kurrikule të hapur të formimit qytetar dhe si e tillë ajo nuk i pranon lehtë format tradicionale të mësimdhënies dhe të të nxënit, ku roli i mësuesit është thjesht transmetues i dijeve, kurse fëmija një dëgjues pasiv. Të kundërtën synon ky program. Ai motivon një ndërveprim të efektshëm midis nxënësve dhe mësuesit, midis punës në grupe të vogla dhe të mëdha, midis punës së pavarur dhe asaj individuale, por përparësi duhet t’i jepet stimulimit të ideve të ndryshme, të shumta, të dala nga nxënësit, reflektimit kritik të tyre ndaj koncepteve të përmbajtjes lëndore. Një element i një rëndësie të veçantë konsiderohen produktet e veprimtarive që mund të përgatiten nga nxënësit në klasë, si postera, struktura të ndryshme të hartuara nga nxënësit në letra të bardha, gazeta të ndryshme ose reflektime të shkruara për çështje të ndryshme. Produktiviteti i nxënësve shihet si një tregues cilësor i zbatimit të këtij programi.
Pretendimet e kësaj lënde janë të mëdha. Përmbajtja e saj del jashtë kufijve të orës mësimore, të strukturave tradicionale të shkollës. Ajo thyen “disiplinën” mësimore në klasat tona. Ajo kërkon debat, gjallëri, mbajtje qëndrimesh, dhënie opinionesh të ndryshme, këndvështrime të shumëllojshme nga ana e fëmijëve, gjë që nuk është e lehtë, pasi të gjitha këto lidhen me formimin gjuhësor e shkencor dhe me aftësitë personale të fëmijëve, të cilat ua mundësojnë edhe lëndë të tjera të kurrikulës së këtij cikli shkollimi. Në këtë kontekst, lënda e qytetarisë ndërthur dhe integron natyrshëm shumë njohuri të fituara në lëndë të tjera.
Një aspekt tjetër i shtjellimit të kësaj lënde është përdorimi i përvojave personale, i ngjarjeve të ndryshme të komunitetit ku ata bëjnë pjesë, si raste studimi për shumë tema mësimore dhe objektiva që synon të përmbushë kjo lëndë.
Në këtë kuptim, “rastet e studimit” nga komuniteti shërbejnë si ura lidhëse midis formimit të nxënësve në shkollë dhe jetës reale që përballojnë, por efektiviteti i kësaj mënyre të vepruari reflektohet natyrshëm në qëndrimet që nxënësi do të mbajë konkretisht brenda grupit shoqëror, të cilit i përket.
Udhëzues për mësues 20
Mësuesit përdorin dhe zhvillojnë në mësimdhëniet e tyre me modele të ndryshme të saj, por ky program kërkon së pari planifikimin dhe zhvillimin e mësimdhënies ndërvepruese, që ka në themel bashkëveprimin mësues‐nxënës, mjedis fizik, materiale didaktike, personale të mësuesit dhe nxënësit, si dhe produkte të shumta të hartuara dhe të përgatitura nga vetë nxënësit, ku puna në grupe është e rëndësishme, por e shoqëruar patjetër me punën e pavarur dhe atë individuale.
Çfarë kërkohet nga mësuesi i lëndës së qytetarisë?
Rolet dhe kompetencat që mësuesit dhe nxënësit kanë pasur tradicionalisht, sot kanë pësuar ndryshime. Disa nga ndryshimet që kanë ndodhur në kompetencat tradicionale të mësuesve lidhen me:
dijet e integruara ndërlëndore përkundrejt dijeve të kufizuara në kuadrin e lëndëve të veçanta në: lëndët mësimore; teoritë dhe çështjet që lidhen me natyrën dhe zhvillimin njerëzor; përshtatjen e teorive të ndryshme të të mësuarit për arritjen e synimeve të veçanta edukative; (në fushën e sjelljes, të njohurive dhe të humanizmit); parimet e procesit të mësimdhënies/ të të nxënit; organizimin dhe administrimin e veprimtarive në grup;
procesin e shumëfishtë dhe dinamik të mësimdhënies përkundrejt procesit linear dhe statik të saj, në të gjitha përmasat e tij: a) në përpunimin dhe përcaktimin e objektivave të larmishëm; b) në administrimin elastik të orëve të mësimit dhe të grupeve; c) në shumëllojshmërinë e modeleve të mësimdhënies përmes të mësuarit të hapur dhe në bashkëpunim; d) në vlerësimin e ndërsjellë;
synimet edukative të shumëfishta përkundrejt atyre të kufizuara në fushën e njohurive. Të parat marrin parasysh kompleksitetin dhe ndryshimet që ndodhin në botën e sotme dhe mbështeten në angazhimin individual për të përmirësuar kushtet e jetës dhe për të zotëruar shprehitë e nevojshme për veprim.
Një prej kërkesave më të rëndësishme në fushën e mësimdhënies është bindja e mësuesit në aftësinë e nxënësve për të mësuar dhe që ai vetë është i aftë t’i mësojë ose t’i ndihmojë për të mësuar. Të mësuarit për qytetarinë demokratike përfshin edhe aftësi të tjera të mësimdhënies që janë të rëndësishme për procesin e aftësimit të nxënësve për t’u bërë qytetarë të përgjegjshëm, si:
Aftësia për t’i parë problemet nga këndvështrimi i nxënësit, duke marrë parasysh prejardhjen, moshën dhe nivelin e tij arsimor, si dhe aftësia për të mos paragjykuar qëndrimet dhe perceptimet që janë të ndryshme nga të tijat;
aftësia për të kuptuar, pranuar dhe respektuar ngjashmëritë dhe ndryshimet që ekzistojnë ndërmjet mësuesve dhe nxënësve si dhe ndërmjet nxënësve;
respektimi i të drejtave të nxënësve dhe ndjeshmëria ndaj nevojave dhe interesave të tyre;
aftësia për të trajtuar çështje të diskutueshme dhe për t’u përballuar me situata problematike dhe komplekse që mund të ndeshen në mjedisin shkollor;
aftësia për ta parë veten dhe nxënësin si pjesëmarrës aktiv në komunitetin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar;
Edukim për shoqërinë 2 21
bindja në mundësinë e progresit dhe besimi se çdo individ mund të ndihmojë në arritjen e tij;
aftësia për të integruar përparësitë vetjake në një kuadër të përbashkët problemesh e vlerash dhe për të zbatuar në praktikë vendimet e marra nga nxënësi;
gatishmëria për të pranuar gabimet para grupit dhe për të nxjerrë mësime prej tyre;
aftësia për të shtruar dhe debatuar haptazi për probleme të diktuara nga kurrikula e fshehtë. Mjedisi i të nxënit të qytetarisë demokratike
Edukimi për qytetari demokratike nxit një mjedis të nxëni demokratik në shkollë dhe nxitet nga një metodë që synon të përfshijë të gjithë shkollën, nga metodat e mësimdhënies dhe të të nxënit dhe nga pjesëmarrja e nxënësve, e stafit arsimor, e prindërve në marrjen e vendimit dhe sa më shumë të jetë e mundur në kurrikulën e arsimit formal dhe joformal.
Ai kërkon që nxënësit të njihen dhe të pranohen si subjekte të drejtash, nga njëra anë, dhe si bartës të drejtash, nga ana tjetër. Edukimi për qytetari demokratike zgjerohet dhe mbështetet nga bashkëveprimi krijues ndërmjet institucioneve arsimore dhe të komunitetit, duke nënkuptuar edhe bashkëveprimin ndërmjet të nxënit formal dhe joformal. Si i tillë, ai kërkon mbështetjen e duhur ligjore dhe financiare për zhvillime autonome në të gjitha nivelet.
Edukimi për qytetari demokratike duhet të zhvillohet duke vendosur partneritete ndërmjet aktorëve në edukimin për qytetari demokratike, duke vlerësuar pozitivisht kulturat dhe mënyrën e jetesës demokratike të rinisë dhe në vetë shprehjen dhe aspiratat e nxënësve dhe të të rinjve për t’u dëgjuar, duke e shndërruar këtë në bazë të edukimit për qytetari demokratike; duke ndërmarrë kërkime që kanë në bazë pjesëmarrjen dhe zbatimin në praktikë të nismave dhe risive në fushën e edukimit për qytetari demokratike, për trajnimin dhe zhvillimin e kurrikulave; duke nxitur informacionin për përdorimin e teknologjive të komunikimit në fushën e arsimit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë vlerësimit përzgjedhës, kritereve të informacionit dhe mbështetjes së nismave e të së drejtës për të shfrytëzuar ICT në fushën e edukimit për qytetari demokratike; duke zhvilluar vetëdijen dhe praktikën e mishërimit të përgjegjësisë shoqërore.
Nxënësit me nevoja të veçanta
Programi i lëndës së qytetarisë duhet t’u krijojë mësuesve hapësirat për të përshtatur mësimdhënien sipas nevojave të veçanta të nxënësve dhe për të personalizuar të nxënit e tyre. Mësuesit duhet të marrin parasysh faktin se nxënësit janë të ndryshëm, kanë motive, interesa, stile të nxëni, nevoja dhe aftësi të ndryshme etj., prandaj duhet ta zhvillojnë mësimin në mënyrë të tillë që të përputhet me stilet e të nxënit të nxënësve, veçanërisht të atyre me nevoja të veçanta.
a) Nxënësit me vështirësi në të nxënë Shumë nxënës me vështirësi arrijnë rezultatet e pritshme të të nxënit njësoj si nxënësit e tjerë, nëse bëhen përshtatje në mënyrën e mësimdhënies dhe të vlerësimit të tyre.
Udhëzues për mësues 22
Për të arritur nivelin më të lartë të mundshëm të realizimit të rezultateve të pritshme të të nxënit, mund të zhvillohen programe të veçanta, individuale, për nxënësit me nevoja të veçanta.
Në rastin e nxënësve që formalisht janë përcaktuar si të veçantë, është veçanërisht e rëndësishme që stafi i shkollës, në bashkëpunim me prindërit, të mbështetë të nxënit e tyre. Procedurat dhe teknikat e vlerësimit për nxënës me nevoja të veçanta duhet të diskutohen herë pas here me prindërit dhe vetë nxënësit. Prindërit duhet të kuptojnë se si ndikojnë këto procedura dhe teknika të përshtatura në vlerësimin e punës së nxënësve.
b) Nxënësit e talentuar Fleksibiliteti i zhvillimit të programit lejon plotësimin e nevojave individuale të nxënësve të talentuar.
Mësuesit duhet të krijojnë kushte dhe situata të tilla që nxënësit të shfaqin dhe të zhvillojnë talentet e tyre. Kjo arrihet nëse atyre u krijohen mundësitë të punojnë me një përmbajtje më të thelluar dhe zgjeruar, të zgjerojnë mjediset dhe materialet e të nxënit brenda dhe jashtë shkollës.
5. UDHËZIME PËR VLERËSIMIN
Standardet e përmbajtjes së lëndës së qytetarisë përfshijnë tri elemente të ndërlidhura me njëri‐tjetrin: njohuritë, aftësitë intelektuale e të pjesëmarrjes dhe prirjet qytetare. Të marra së bashku këto elemente përbëjnë bazën për zhvillimin e edukimit qytetar dhe, për rrjedhojë, edhe vlerësimi i arritjeve të nxënësve do të pasqyrojë nevojën për të vlerësuar shkallën e përvetësimit të këtyre tri elementeve nga nxënësit.
Njohuritë përbëjnë thelbin e sistemit të vlerësimit dhe në përgjithësi mishërohen, për shembull, në pyetjet të tilla, si:
Cili është thelbi i qytetarisë dhe i jetës qytetare në demokraci?
Cilat janë bazat mbi të cilat ngrihet sistemi demokratik në vend?
Si dhe në çfarë shkalle sistemi politik në vend bazohet në qëllimet, vlerat dhe parimet e demokracisë të pranuara gjerësisht nga shoqëria jonë?
Cili është roli i qytetarit në demokraci? etj.
Aftësitë intelektuale e pjesëmarrëse të edukimit qytetar përfshijnë përdorimin e njohurive për të menduar në mënyrë kritike dhe krijuese dhe për të vepruar me efektshmëri e në mënyrë të arsyeshme për të përballuar e për të zgjidhur sfidat e jetës demokratike në vend.
Aftësitë intelektuale i aftësojnë nxënësit të mësojnë dhe të zbatojnë njohuritë qytetare në funksionet e shumta dhe të ndryshme të qytetarit. Këto aftësi i ndihmojnë qytetarët të identifikojnë, të përshkruajnë, të shpjegojnë dhe të analizojnë informacionin e të japin argumentet, si dhe të vlerësojnë, të marrin e të mbrojnë qëndrime të caktuara për çështje të jetës publike.
Edukim për shoqërinë 2 23
Aftësitë pjesëmarrëse i përgatitin qytetarët të monitorojnë dhe të ndikojnë në jetën publike dhe qytetare, duke bashkëpunuar me të tjerët, duke formuluar dhe duke shprehur qartë idetë dhe interesat e tyre, duke bërë koalicione, duke kërkuar mirëkuptim, duke bërë marrëveshje dhe duke menaxhuar konfliktet.
Një pjesë të rëndësishme në lëndën e edukimit qytetar zë edhe vlerësimi, në një shkallë që është e mundshme, të aftësive pjesëmarrëse. Kjo do të thotë se testimi duhet të përfshijë edhe matjen e shkallës në të cilën nxënësit kuptojnë përdorimin e duhur të aftësive pjesëmarrëse. Këtu duhet të sqarojmë se në këtë vlerësim nuk përfshihet matja e drejtpërdrejtë e aftësive pjesëmarrëse të nxënësve, për shembull, në qeverinë e nxënësve në shkollë ose në veprimtari të tjera publike.
Elementi i tretë janë prirjet qytetare që përshkojnë të gjitha aspektet e qytetarisë. Në një sistem demokratik ato kanë të bëjnë me të drejtat dhe me përgjegjësitë e individëve në shoqëri dhe me çuarjen përpara të idealeve të qeverisjes demokratike.
Këtu përfshihen prirjet:
për të qenë një anëtar i pavarur i shoqërisë;
për të respektuar vlerat vetjake dhe dinjitetin njerëzor;
për të marrë përsipër përgjegjësitë vetjake, politike dhe ekonomike të qytetarit;
për t’iu bindur “rregullave të lojës”, si: pranimi i vendimit të ligjshëm të shumicës dhe respektimit të të drejtave të pakicave;
për të marrë pjesë në çështjet qytetare në mënyrë të mirinformuar, të arsyeshme dhe të efektshme;
për të nxitur dhe për të mbështetur funksionimin e shëndetshëm të demokracisë në vend.
Për vlerësimin e prirjeve qytetare të nxënësve puna duhet të përqendrohet në hartimin e pyetjeve që kanë të bëjnë me njohjen e rëndësisë së këtyre prirjeve për demokracinë. Vlerësimi në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshijë pyetje që kanë të bëjnë me vlerat dhe prirjet vetjake të nxënësve të vlerësuar.
Për këtë arsye, pyetjet që kanë të bëjnë me prirjet qytetare, duhet të lidhen me njohuritë dhe aftësitë intelektuale. Për shembull, nxënësit mund t’i kërkohet të përshkruajë rëndësinë e dëgjimit me respekt të mendimeve dhe opinioneve të të tjerëve. Po kështu, nxënësve mund t’u matet aftësia për të vëzhguar dhe për të zbuluar shkallën e përputhjes së veprimtarisë së qeveritarëve ose të institucioneve qeverisëse më parimet kushtetuese.
Fitimi i njohurive, i aftësive dhe zhvillimi i prirjeve qytetare realizohen në kushte të ndryshme, si: shtëpi, shkollë, bashkësi, shtet, rajon e më gjerë. Të gjitha këto përbëjnë edhe fushat kryesore në të cilat jo vetëm fitohen njohuritë dhe aftësitë, por edhe zbatohen ato në praktikë.
Udhëzues për mësues 24
6. MATERIALET DHE BURIMET MËSIMORE
Përdorimi i mjeteve mësimore në mësimdhënien dhe procesin e të nxënit në fushën “Shoqëria dhe mjedisi” ndihmon në konkretizimin e ideve e të dukurive, në aplikimin e metodave e të strategjive të mësimdhënies, si dhe e bën mësimin më interesant dhe më argëtues për nxënësin. Përdorimi i suksesshëm i metodave dhe i teknikave të lartpërmendura nuk mund të realizohet pa mjetet e nevojshme didaktike, të cilat mund të jenë të llojeve të ndryshme, si: harta të përgjithshme ose tematike, atlase, albume, foto, skica, filma mësimorë, videokaseta, kompjuter, aparat projektimi, CD, DVD etj.
Mësuesi është përgjegjës për krijimin e një mjedisi stimulues dhe për këtë ai duhet të sigurojë që nxënësi të ketë akses në burimet e ndryshme të të nxënit. Lista e burimeve të vlefshme për zhvillimin e kompetencave në gjeografi është e larmishme: muzeume, objekte të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, harta, plane, piktura, dokumente historike, dokumente audiovizive etj. Gjithashtu, burimet përfshijnë teknologjitë e informacionit e të komunikimit që nxënësit i përdorin si mjete kërkimi dhe për përgatitjen e projekteve e të detyrave të ndryshme. Sugjerime për përdorimin e TIK‐ut
Përdorimi i postës elektronike për shkëmbim informacioni.
Përdorimi i internetit për të shfrytëzuar faqet web për njohuri për shoqërinë.
Përdorimi i CD‐ROM për mbledhjen e informacionit mbi temat që ai/ajo studion.
Organizimi dhe prezantimi i të dhënave duke përdorur tipa të ndryshëm software‐ëve.
Përdorimi i simulimeve software‐ëve. Përdorimi i grafikëve software. Paraqitja grafike e të dhënave.
Edukim për shoqërinë 2
25
PLANIFIKIMI M
ËSIMOR VJETOR DHE TREM
UJOR
FUSHA: Shoqëria dhe mjedisi
LËNDA: Njohuri për shoqërinë Klasa e dytë “Mediaprint”
Planifikimi vjetor i lëndës edukim për shoqërinë për klasën e dytë
Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës
Tematikat (kapitujt)
Shtator –Dhjetor
12 orë
Janar –Mars
12 orë
Prill–Qershor
11 orë
Tematika 1. IN
DIVID
I,GRU
PI,SHOQËR
IA
20 orë
KAPITULLI 1. Z
hvillim
i ind
ividua
l, nevo
jat, dë
shirat, të drejtat
12 orë
12 orë
KAPITULLI 2. P
ërgjegjësia nd
aj vetes, të tjerëve, kom
unite
tit
8 orë
8 orë
Tematika 2. PUSH
TETI,AUTO
RITE
TI, QEV
ERISJA
8 orë
KAPITULLI 3. R
regu
llat
4 orë
4 orë
KAPITULLI 4. L
ëviz në rrug
ë të ndryshm
e 4 orë
4 orë
Tematika 3. P
RODHIM
I, KONSU
MI, SH
PERN
DARJA
7 orë
KAPITULLI 4. K
omun
iteti yn
ë
7 orë
Udhëzues për m
ësues
26
PLANIFIKIMI VJETOR
Tematikat
(kapitujt)
Shtator – Dhjetor
12 orë
Janar – Mars
12 orë
Prill–Qershor
11 orë
Tematika 1
INDIVIDI, GRUPI, SHOQËRIA
20 orë
KAPITULLI 1
. Zhv
illim
i ind
ividua
l, nevo
jat, dë
shirat, të drejtat
12 orë
KAPITULLI 2. P
ërgjegjësia nd
aj vetes,
të tjerëve, kom
unite
tit
8 orë
Tematika 2
PUSHTETI, AUTORITETI, QEVERISJA
8 orë
KAPITULLI 3
. Rregu
llat
4 orë
KAPITULLI 4
. Lëviz në rrug
ë të
ndryshme
4 orë
Tematika 3
PRODHIMI, KONSUMI,
SHPERNDARJA 7 orë
KAPITULLI 5
. Kom
unite
ti yn
ë
1.1 Unë jam
2.1 Ndihm
a im
e pë
r të
mirën e përbashkët
4.2 Rrug
a ka rregulla
1.2 Familja im
e
2.2 Jam i nd
jeshëm nda
j nevo
jave të të tjerëve
4.3 Në rrug
ë un
ë kam
nevo
jë për ndihm
ë 1.3 Kam të drejta
2.3 Re
spektoj të drejtat e
mia dhe të të tjerëve
4.4 Praktik
ohem
i së
bashku
. 1.4 Kam nevoja
2.4 Pë
rgjegjësitë për të
tjerët rreth m
eje
4.2 Rrug
a ka rregulla
1.5 Nevojat e m
ia dhe të të
tjerëve
2.5 Ndihm
oj të re
spektohen
të drejtat e të tjerëve
5.1Njerëzit n
ë një
komun
itet p
unojnë së
bashku
1.6 Mun
d t’i plotësoj vetë disa
nga nevo
jat e m
ia
2.6 Unë në mes të të tjerëve
5.2 Mallrat dhe
shërbimet
1.7 Kam dëshira
2.7 Pë
rpiqem gjithm
onë të
jem një sho
k/shoq
e i/e m
irë
5.3 Bizn
esi d
he pun
ët e
qeverisë
1.8 Nevojat dhe dëshirat.
2.8 Praktik
ohem
i së bashku
5.4 Pa
raja lëviz në një
komun
itet
1.9 Mun
d të zgjed
h
3.1 Rregullat e fa
miljes
sime
Paraja lëviz në një
komun
itet
1.10 Të drejtat e m
ia
3.2 Rregullat e klasës
5.5 Le të votojmë
1.11 Të drejtat e m
ia dhe të të
tjerëve
3.3 Rregullat e m
jediseve
publike
Le të votojmë
1.12 Praktikoh
emi së bashku
Njohim nevojat dhe dëshirat,
zbatojmë të drejtat ton
a.
3.4 Praktik
ohem
i së bashku
Edukim për shoqërinë 2
27
Planifikimi 3 mujor për lëndën “Edukim për shoqërinë” për klasën e dytë ‘M
ediaprint’
Shtator – Dhjetor
Nr
Tematika 1
Temat mësimore
Situata e parashikuar
e të nxënit
Metodologjia dhe
veprimtaria e
nxënësve
Për çfarë do të
vlerësohen
nxënësit
Burimet
Materialet
didaktike
1
INDIVIDËT
GRUPET
SHOQËRIA
(20 orë)
KAPITULLI
1 Zhvillimi
individual,
1.1 Unë jam
Prezan
timi i vetes
Bisedë
, pun
e me
grup
e, vizatim
Vlerësim
form
ues
Foto
2 1.2 Familja im
e
Llojet e fa
miljeve
Lexim i drejtuar
Diagram
i i Venit
Vlerësim
përshk
rues
Pema e
familjes
3 1.3 Kam të drejta
Të drejtat e fëmijëve
Pyetja e ditë
s Diagram
i i Venit
Vlerësim për të
nxënit e
nxënësve
Kon
venta e
të drejtave
të fëmijëve
4 1.4 Kam nevoja
Nevojat e
domosdo
shme
Bisedë
Turi i galerisë
Vlerësim m
e liste kon
trolli
Foto që
tregojnë
nevo
ja
5 1.5 Nevojat e m
ia dhe
të të tjerëve
Si m
und të plotësojm
ë nevo
ja
Lexim i drejtuar
Mendo
, disku
to
Vlerësim
detyrash
Foto të
ndryshme
6 1.6 Mun
d t’i plotësoj
vetë disa ng
a nevo
jat e
mia
Kur m
und ti
plotësojmë vetë disa
nevo
ja to
nat
Lexim i drejtuar
Ana
lize, Kom
ent
Vlerësim m
e go
jë
Foto
7 1.7 Kam dëshira
Shprehen dëshira
Bisede e lirë
Vizatim
, Krijim
e Vlerësim m
e listë kon
trolli
Foto
dëshirash
Udhëzues për m
ësues
28 8
nevojat,
dëshirat, të
drejtat
(12 orë)
1.8 Nevojat dhe
dëshirat
Kush i p
lotëson
nevo
jat e dëshirat
Bisedë
Lexim i drejtuar
Rrjet i disku
timit
Vlerësim
form
ues
Foto
9 1.9 Mun
d të zgjed
h
Si m
und të bëjmë
përzgjed
hje
Pyetja e ditë
s Le
xim i drejtuar
Disku
tim, P
unë në
grup
Vlerësim m
e listë kon
trolli
Zarf
Gazete,
Internet
Telefon
10
1.10 Të drejtat e m
ia
Listoh
en të drejtat e
fëmijëve
Stuh
i mendimi
Pyetje përgjigje
Loje e drejtu
ar
Vlerësim
detyrash
Kon
venta e
të drejtave
të fëmijëve
11
1.11 Të drejtat e m
ia
dhe të të tjerëve
Të drejtat n
ë rapo
rt m
e të tjerët
Përvijim i të
mendu
arit
Lexim kom
ent
Listim të m
irash
Vlerësim m
e listë kon
trolli
Kon
venta e
të drejtave
të fëmijëve
12
1.12 Praktikoh
emi së
bashku N
johim nevojat
dhe dë
shirat, zbatojm
ë të drejtat ton
a
Praktik
ohen nxënësit
Punë në grup
e Vlerësim për
bashkëveprim
in Material ë
ndryshme
për b
alon
ë
Edukim për shoqërinë 2 29
Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së edukimit për shoqërinë
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Nxënësi komunikon në mënyrë efektive)
Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim,si dhe në forma të tjera të komunikimit.
Dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth një teme,duke bërë pyetje, komente,sqarime dhe propozime.
Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin e përshtatshëm.
Veçon informacionin kryesor nga një libër, gazetë, revistë, internet, radio, TV etj.,e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi ose detyrë me shkrim.
Kompetenca e të menduarit (Nxënësi mendon në mënyrë kritike dhe krijuese)
Parashtron argumente pro ose kundër për një temë/problem të caktuar gjatë një debati ose publikimi në medie.
Zgjidh një problem(shoqëror, shkencor...etj) dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (shkencor, shoqëror).
Shpjegon mënyrën e zhvillimit të një procesi natyror ose shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë.
Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore, natyrore.
Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore.
Kompetenca e të nxënit (Nxënësi mëson për të nxënë)
Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra, revista, udhëzues, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.
Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca shoqërore, duke i sqaruar nëpërmjet formave të ndryshme të të shprehurit.
Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një burim(tekst shkollor, libër, internet, medie)për të nxënë një temë,veprim,aktivitet ose detyrë që i kërkohet.
Ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat paraprake, duke i paraqitur në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafike)sipas një radhitjeje logjike.
Udhëzues për mësues 30
Parashtron pyetje (pse, çfarë, si, kur?) dhe organizon mendimet e veta në formë të shkruar për temën/ problemin e dhënë dhe vlerëson përparimin e vet deri në zgjidhjen e duhur.
Menaxhon emocionet, ndjenjat, kohën, shfrytëzimin e materialeve dhe mjeteve gjatë kryerjes së një detyre/aktiviteti(në klasë/shkollë apo në terren).
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin (Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive)
Zhvillon një projekt individual ose në grup për kryerjen e një aktiviteti mjedisor apo shoqëror me rëndësi për shkollën ose për komunitetin.
Diskuton në grup për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, pasojat që sjell dëmtimi i tij për jetën e njeriut dhe propozon masat që duhen ndërmarrë për evitimin e tyre.
Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tyre social, etnik etj.)për realizimin e një aktiviteti të përbashkët (projekti/aktiviteti në bazë klase/shkolle apo jashtë saj).
Kompetenca personale (Nxënësi bën jetë të shëndetshme)
Vlerëson shkaqet e një situate të mundshme konflikti midis moshatarëve ose anëtarëve të grupit dhe propozon alternativa për parandalimin dhe zgjidhjen, duke ndarë përvojat dhe mendimet në grup.
Kompetenca qytetare (Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët)
Tregon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr pa dëmtuar interesat e të tjerëve, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror/komunitetit.
Merr pjesë në aktivitetet që promovojnë tolerancë dhe diversitet kulturor, etnik,fetar,gjinor etj, në shkollë apo në komunitet, ku përfshihen moshatarë të të gjitha përkatësive të përmendura, që jetojnë në bashkësinë e gjerë.
Kompetenca digjitale (Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin)
Përdor mediet digjitale dhe mjediset informative për të komunikuar dhe bashkëpunuar, duke përfshirë komunikimet në distancë për zhvillimin e njohurive.
Analizon, vlerëson, menaxhon informacionin e marrë elektronikisht (p.sh., hedhin disa informacione të marra nga interneti duke i përmbledhur në një tabelë ose grafik).
Edukim për shoqërinë 2
31
Rezultatet e të nxënit sipas tematikave për shkallën e parë
TEMATIKA 1: INDIVIDËT, GRUPET, SHOQËRIA
Përshk
rimi i tematikës:
Nxënësit k
uptojnë mënyrën si formoh
en, ruh
en d
he ndrysho
jnë marrëdh
ëniet sho
qërore. A
ta dallojnë dhe shp
jego
jnë rolin
dhe nd
ikim
in e ndryshëm që kanë në shoq
ëri lloje dhe fo
rma të caktuara institu
cion
esh sociale si: familja, shk
olla, organ
izatat
qytetare, arsim
ore, qeverita
re dhe fetare dhe shq
yrtojnë nd
ikim
in e ty
re në jetën e njerëzve. A
ta studiojnë larm
inë e
marrëdh
ënieve m
idis in
dividë
ve dhe grupe
ve në shoq
ëri, eksplorojnë faktorët, që qënd
rojnë në th
emel të ty
re, m
ënyrën si
funk
sion
ojnë dhe ndrysho
jnë.
Nxënësit m
arrin vend
ime mbi bazën e njohu
rive të fituara në nivele të ndryshm
e shko
llimi, pë
r qëndrim
e e sje
llje të ndryshm
e,
që kan
ë lid
hje me jetën dh
e bashkëjetesën pa
qësore në shoq
ëri.
Rezultatet e të nxënit
Zhvillimi individual, nevojat, dëshirat, të drejtat (12 orë)
Njohuritë
Shkathtësitë dhe aftësitë
Qëndrimet dhe vlerat
Nxënësi njeh vetveten, tiparet,
dëshirat, n
evojat etj.
Nxënësi njeh çfarë e da
llon dh
e e bën
të veçan
të në rapo
rt m
e të tjerët dhe
ato që ai i ka të përbashkëta m
e ta:
(nevoja, dëshira, ënd
rra, tipare të
jashtm
e, prejardhje etj.)
Nxënësi njih
et/zbu
lon vetë etj, m
e tip
aret që janë th
elbësore nga ato që
nuk janë të tilla në da
llimet dhe të
përbashk
ëtat që ka m
e të tjerët dhe i
jepe
t mun
dësia të kup
tojë arsyet e
Nxënësi:
shpreh tipa
ret e tij kryesore që e dallojnë atë ng
a të
tjerët:
da
llon tip
aret e n
jerëzve që përbëjnë bo
tën në të cilën
ai jeton;
vend
os veten në një mjedis të caktuar (fam
ilje, klasë,
lagje etj.) dhe e sheh veten si pjesë e tij;
shpreh nevojat dhe dëshirat e tij;
da
llon nevo
jat d
he dëshirat e të tjerëve, të përbashkëtat
dhe ato që ndrysho
jnë
Nxënësi:
Tregon in
teres pë
r nevo
jat e të tjerëve
Pa
raqet d
he kom
unikon
lirshëm m
endimet e tij.
Re
spekton pë
rpjekjet
person
ale dh
e ato në
grup
. respekton vetveten dhe
të shp
reh me besim
qënd
rimin e tij
Udhëzues për m
ësues
32 ndryshim
eve dh
e ng
jashmërive.
Nxënësit i m
undë
sohet të njoh
ja dhe
kuptim
i i lidh
jeve që ekzistojnë
ndërmjet tij dh
e të tjerëve dh
e i
nevo
jës që ai k
a pë
r të tjerët.
Ai fillon të m
ësojë pë
r rëndë
sinë e
ndihmës së nd
ërsje
llë për të plotësuar
nevo
jat e përbashkëta.
Nxënësit i jepe
t mun
dësia të kup
tojë
rënd
ësinë e disa detyrim
eve që secili
duhet të ketë nda
j grupit k
u bën pjesë.
jep një shpjegim për këto nd
ryshim
e, për ndryshimet
dhe të përbashkëtat q
ë janë ndë
rmjet tij dh
e të tjerëve
etj.
da
llon lid
hjet që ai ka me mjedisin që e rretho
n dh
e me
njerëzit që e përbëjnë atë:
- njerëzit e familjes,
- shok
ët (në shk
ollë e jashtë saj),
- mësue
sit,
- send
et m
e të cila
t ka lid
hje në jetën e
përditshm
e,
- mjedisi etj.
da
llon dh
e të vlerëson nevo
jën që ai k
a pë
r njerëzit d
he
mjedisin që e rretho
n;
da
llon dh
e të vlerëson atë çfarë ai m
und t’u japë të
tjerëve dhe m
jedisit q
ë e rretho
n;
vlerëson m
endimet dhe qëndrim
et e veta dh
e të të
tjerëve;
shpreh përgjegjësinë e tij nda
j të tjerëve dhe m
jedisit
etj.
Konceptet kryesore: Unë, ti, familja, klasa, lagjja, nevoja,
dëshira, dallimi, e përbashkëtat, unë dhe tjetri, përgjegjësi,
respekt, e drejtë, e gabuar, nevoja të përbashkëta, dëshira të
përbashkëta, përgjegjësi e përbashkët.
Edukim për shoqërinë 2
33
Përgjegjësia ndaj vetes, të tjerëve, komunitetit (8 orë)
Nxënësi njih
et m
e rolet e ndryshm
e që
ekzistojnë në nivele të ndryshm
e të
veprim
tarisë njerëzore (n
ë familje,
grup
, klasë etj.).
Nxënësit i jepe
t mun
dësia të
eksplorojë ro
lin e tij dh
e të sho
këve të
tij në grup
, klasa, fam
ilje etj. dh
e të
flasë për rë
ndësinë që ka pë
rmbu
shja
e këtyre ro
leve nga secili.
Nxënësi njih
et m
e disa prej
veprim
tarive njerëzore në fusha të
ndryshme në të cila
t bashk
ëvep
rimi
është i d
omosdo
shëm
. Nxënësi zbu
lon rënd
ësinë e
bashkëveprim
it në kryerjen e të gjitha
roleve në shoq
ëri d
he flet për
rënd
ësinë e saj.
Nxënësit i jepe
t mun
dësia të dëshm
ojë
të kup
tuarit e bashkëveprim
it në
veprim
tari të th
jeshta në shko
llë e
komun
itet.
da
llon rolet e veçan
ta që çdo individ ka në shoq
ëri (në
familje, klasë, grup, lagje etj.);
vlerëson ro
lin e tij d
he të të tjerëve në fa
milje, klasë,
grup
, lagje etj.;
bashkëvepron m
e të tjerët në familje, klasë, grup, lagje
etj., për të zgjidhu
r problem
e të ndryshm
e;
pran
on që ka njerëz që kan
ë vështirësi p
ër të kup
tuar
dhe pë
r të bërë gjëra të ndryshm
e dh
e të tregojë
gatishm
ërinë pë
r t’i nd
ihmua
r ata etj.;
fle
t për rë
ndësinë e pu
nës së përbashkët p
ër plotësimin
e nevo
jave dhe të dëshirave të in
dividë
ve dhe të
grup
eve ku ata bëjnë pjesë
Konceptet kryesore: rol shoqëror, punë e përbashkët, punë
shtëpie, punë klase, punë në komunitet, respekt, vështirësi etj.
Nda
n me të tjerët
përvojat dhe njohu
ritë e
përftuara ng
a vëzh
gimet
individu
ale.
Re
spekton idetë dh
e pë
rvojat e të tjerëve.
Be
son te vetja dhe tek të
tjerët
Ba
shkëvepron m
e të
tjerët m
e bind
jen se kjo
është e nevo
jshme.
Udhëzues për m
ësues
34
TEMATIKA 2: PUSHTETI, AUTORITETI, QEVERISJA
Përm
es kësaj tematike, nxënësit fito
jnë dije dhe ndë
rtojnë njohu
ri për rregullat e jetës ko
lektive e ku
shtet d
emok
ratik
e pë
r zbatim
in e ty
re, si d
he për m
undë
sitë që ekzistojnë në një shoq
ëri d
emok
ratik
e në të gjitha nivelet e jetës po
litike. A
ta ndë
rtojnë
njoh
uri p
ër in
stitu
cion
et pub
like de
mok
ratik
e dh
e pë
r rregu
llat e lirisë dhe të vep
ruarit, d
he ndë
rgjegjësoh
en që nd
ërtim
i i
institu
cion
eve de
mok
ratik
e dh
e gëzimi i këtyre lirive, janë përgjegjësi e të gjithë qytetarëve.
Rezultatet e të nxënit
Rregullat (4 orë)
Njohuritë
Shkathtësitë dhe aftësitë
Qëndrimet dhe vlerat
Nxënësi njih
et m
e rregullat q
ë shoq
ëria ka vend
osur për të kryer
punët d
he detyrat e tjera me
karakter sho
qëror.
Nxënësit i krijohet m
undë
sia të
marrë pjesë në vendo
sjen e
rregullave të th
jeshta:
pë
r organ
izim
in e një lo
je ku
marrin pjesë nx
ënësit;
pë
r organ
izim
in e një
veprim
tarie në klasë, n
ë familje,
në kom
unite
t etj.
Nxënësi vihet në situata mësim
ore
që e ndihm
ojnë të kup
tojë si shk
elja
e rregullave m
und të dëm
tojë atë
dhe të tjerët.
Nxënësi:
da
llon rregulla të caktuara në vep
rimtari të
ndryshme që zhv
illoh
en në familje, klasë, shk
ollë,
lojë etj.;
pran
on rë
ndësinë e vend
osjes së rregullave në një
veprim
tari të caktuar;
vend
os rregulla të th
jeshta, n
ë bashkëpu
nim m
e të
tjerët, në vep
rimtaritë e tij të përditshm
e;
diskuton p
ër rë
ndësinë e bashk
ëpun
imit me të
tjerët pë
r të vend
osur rregulla sa më të drejta për
të gjithë etj.
Konceptet kryesore: rregull, veprimtari shoqërore,
bashkëpunim
Nxënësi:
de
mon
stron gatishm
ërinë e tij
për të nd
jeku
r rregu
llat n
ë veprim
taritë e përditshm
e në
familje, grup, klasë, shk
ollë
etj.;
Edukim për shoqërinë 2
35
Lëviz në rrugë të ndryshme (4 orë)
Nxënësi njih
et m
e disa nga rreziqet që janë të
pran
ishm
e në shtëp
i e shk
ollë.
Nxënësi bëhet i vetëdijsh
ëm se rregullat d
uhen
vend
osur e zbatuar për të m
os dëm
tuar veten
dhe të tjerët në shtëpi dhe sh
kollë.
Nxënësi njih
et m
e disa nga rreziqet që janë të
pran
ishm
e në m
jediset k
u qarkullojnë
njëkoh
ësisht njerëz dh
e mjete si b
içikleta,
motor, m
akina etj.
Nxënësi njih
et m
e disa nga rregullat e
qarkullim
it në m
jedise pub
like (parqe, rrugë
etj.) dhe përpiqet të pë
rcaktojë disa sje
llje e
sigu
rta në rrug
ë.
Nxënësi:
fle
t për rë
ndësinë e respektim
it të
rregullave të qarku
llimit rrug
or;
identifikon disa ng
a rregullat e sje
lljes së
tij n
ë: ‐ shtëpi,‐ rrug
ë,‐ p
ark,‐ lagje.
liston sje
lljet e duh
ura në situ
ata të
ndryshme jetësore në mjediset q
ë ai
frekue
nton
: Konceptet kryesore: Rrezik, rrymë elektrike,
qarkullim, vija të bardha, kryqëzim, trotuar,
polic trafiku, semafor etj.
Nxënësi:
respekton rregullat n
ë çdo
fushë të vep
rimtarisë.
bashkëpu
non me të tjerët për
të vendo
sur rregu
lla të re
ja kur
është e nevo
jshme.
TEMATIKA 3: PRODHIMI, SHPËRNDARJA DHE KONSUMI
Përm
es kësaj te
matike nx
ënësit fitojnë njohu
ri për m
ënyrën si n
jerëzit o
rgan
izojnë prodh
imin, shp
ërnd
arjen dh
e ko
nsum
in e të
mirave e të shërbim
eve dh
e njihen e kup
tojnë çështjet themelore, që lid
hen me vend
imet në fushën e vep
rimtarisë eko
nomike.
Ata njih
en në pë
rputhje me nivelin e shk
ollim
it dh
e të kurriku
lës, m
e ko
ncep
tet k
ryesore ekon
omike dh
e rënd
ësinë që ka njoh
ja
e tyre për je
tën e tij dhe të shoq
ërisë. N
ë këtë m
ënyrë, m
undë
sohet ed
he realiz
imi i kom
petencës eko
nomike, që nënk
upton
njoh
uri p
ër fu
nksion
imin e botës eko
nomike dh
e aftësi për të vep
ruar m
e mençuri në këtë botë.
Udhëzues për m
ësues
36
Rezultatet e të nxënit
Komuniteti ynë
(7 orë)
Njohuritë
Shkathtësitë dhe aftësitë
Qëndrimet dhe vlerat
Nxënësi zbu
lon si njerëzit n
ë një familje janë të
ngjashëm dhe të ndryshëm, si ata pun
ojnë së
bashku për një jetë m
ë të m
irë
Nxënësi bëhet i vetëdijsh
ëm që të gjitha
familjet, pë
r të jetuar, d
uhet të kenë ushq
im,
veshje dhe shtëp
i ban
imi.
Ai fillon të kup
tojë ndryshimin ndë
rmjet n
jë
nevo
je dhe një dëshire.
Nxënësit m
ësojnë se si pun
ët (p
rofesion
et) u
sigu
rojnë an
ëtarëve të fa
miljes plotësimin e
nevo
jave dhe të dëshirave.
Nxënësit skicojnë an
ëtarët e fa
miljes duk
e bërë
punë të ndryshm
e.
Nxënësit z
bulojnë në një hartë, vende
t ku
anëtarët e fa
miljes së tyre shk
ojnë për të
plotësua
r nevojat dhe dëshirat e ty
re.
Nxënësit m
ësojnë për rë
ndësinë që ka pu
na
për të pa
guar për nevojat dhe dëshirat ton
a.
Nxënësi:
tregon çfarë është fa
milja
tregon si n
jerëzit jetojnë dhe pun
ojnë së
bashku në një familje.
shpjegon ndryshimet ndë
rmjet n
evojave
dhe dë
shirave
da
llon dh
e pë
rkufizon një profesion si
një pu
në që du
het b
ërë.
da
llon profesione të ndryshm
e
pë
rcakton një simbo
l për një pun
ë dh
e shërbim të caktuar.
vend
os në ha
rtë simbo
le të ndryshm
e pë
r pun
ë dh
e shërbime.
tregon se si anëtarët e fa
miljes janë të
varur n
ga pun
a që bëjnë për të sigurua
r nevo
jat d
he dëshirat
pë
rshk
ruan pun
ët që njerëzit bëjnë pë
r të
sigu
ruar paratë.
tregon se si fa
miljet i pë
rdorin paratë pë
r të plotësuar nevojat dhe dëshirat e ty
re.
Nxënësi:
Re
spekton profesionet d
he
shërbimet e ndryshm
e që
kryh
en në shoq
ëri
Re
spekton njerëzit e pu
nës,
pavarësisht n
ga lloji i pun
ës që
kryejnë.
Edukim për shoqërinë 2 37
KAPITULLI I: ZHVILLIMI INDIVIDUAL, NEVOJAT, DËSHIRAT, TË DREJTAT
(12 orë) Planifikimi i orës mësimore – 1.1 Unë jam
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Edukim për shoqërinë Shkalla I Klasa II
Tematika: Individët, grupet, shoqëria Koha 45’
Situata e të nxënit nr. 1
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e tij /saj për veten në forma të ndryshme. Kompetenca e të menduarit: Krahason ngjashmëritë e veta me bashkëmoshatarët. Kompetencat personale: Tregon vetëbesim për atë aktivitet që ka dëshirë të zhvillojë më shumë duke argumentuar arsyet pse pikërisht atë.
Nxënësi: - shpreh mendimin e vet për veten e tij/saj nëpërmjet përshkrimit që i bën vetes me fjalë dhe ilustrim;
- përdor cilësitë e ndryshme që ka për identifikimin e vetes;
- Shpreh dëshirën për profesionin që pëlqen dhe tregon se çfarë ka dëshirë të bëhet kur të rritet duke dhënë argumentet përkatëse.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Prezantimi i vetes, evidentimi të tiparit dallues dhe midis nxënësve Art pamor: Nxënësi vizaton veten. Konventa për të Drejtat e Fëmijës : Të drejtat e fëmijëve
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore:
Unë, ti, familja, klasa njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësitlibri i nxënësit, Konventa për të Drejtat e Fëmijës, fletë formati, lapsa, pasqyrë.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit e kanë përdorur dhe më parë mënyrën e prezantimit, ndërsa tani do të evidentojnë tiparin që e bën atë specifik (si nishan në fytyrë, quka, ngjyra e syve dhe e flokëve etj).
Përshkrimi kontekstual i situatës
Njihen me librin “Edukim për shoqërinë” dhe diskutojnë se çfarë do të mësojnë në të. Prezantohen me Vesën dhe Gëzimin, të cilët janë dy bashkëmoshatarë që do t’i shoqërojnë gjatë të gjitha situatave të të nxënit të librit. Vesa banon në qytet..Ajo luan volejboll dhe tipari i saj dallues është një nishan në faqen e majtë. Gëzimi banon në fshat. Ai luan futboll, pikturon dhe kur qesh i bëhen dy vrima në faqe. Prezantohet Konventa për të Drejtat e Fëmijës si një libër që përmban të drejtat që ka çdo fëmijë në të gjithë botën. E drejta që njihet në këtë temë është: “Unë kam të drejtë të kem një emër” (që mund ta shoqërojnë në ditët në vazhdim me një vizatim).
Udhëzues për mësues 38
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Nxënësit fillojnë të prezantohen dhe të njihen me njëri‐tjetrin. Nxënësit njihen me njëri‐tjetrin duke u prezantuar. Më pas dialogojnë duke i drejtuar pyetje
njëri‐tjetrit. Sa vjeç je? Ku ke lindur? Si quhen prindërit e tu? Çfarë ke karakteristikë të veçantë? Pse mendon se e ke këtë karakteristikë? Çfarë të pëlqen të bësh më shumë?Cilat kurse ndjek? Pse?
Detyrë e pavarur: Nxënësit do të diskutojnë rreth rubrikës: “Jep zgjidhjen tënde” Jepet një situatë ku një nxënës mendon se shokët do ta paragjykonin për emrin që mban pasi atij i kanë venë emrin e gjyshit. Nxënësit do të vizatojnë veten dhe do të plotësojnë të dhënat për dosjen personale. Detyrë shtëpie: Bisedo me prindërit dhe zbulo historinë e emrit tënd.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit: - prezantohen saktë; - bëjnë dallimin e karakteristikës së veçantë që kanë;
- vizatojnë veten duke evidentuar tiparin që e bën të veçantë.
Nxënësit vlerësohen për: - pjesëmarrjen në diskutime; - fjalorin e përdorur gjatë përshkrimit të vetes dhe dialogut me shokun;
- vizatimin e vetes; - saktësinë në përdorimin e fjalëve të duhura gjatë dialogimit.
Planifikimi i orës mësimore – 1.2 Familja ime
Situata e të nxënit nr. 2
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Prezanton familjen e tij /saj duke evidentuar llojin e saj sipas brezave që jetojnë në të. Kompetenca e të menduarit: Krahason ngjashmëritë dhe ndryshimet e familjeve. Kompetenca e të nxënit: Në procesin e realizimit të detyrave shpreh mirëkuptim duke dhënë mendimin e vet e duke respektuar mendimin e të tjerëve. Kompetencat personale: Përmes vëzhgimit personal dhe diskutimit me shokët, nxënësit aftësohen të identifikojnë emocionet dhe shprehjen e tyre si dhe të zhvillojnë aftësitë e marrëdhënieve ndërpersonale me anëtarë të tjerë të grupit.
Nxënësi: - Prezanton familjen dhe tregon mënyrën se si bashkëveprojnë pjesëtarët e saj më njëri‐tjetrin;
- Krahason familjen dhe mënyrën e bashkëveprimit të pjesëtarëve të familjes së tij me atë të bashkëmoshatarëve, duke nxjerrë në pah ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet tyre;
- Përcakton ngjashmëritë dhe dallimet që ka me familjet e ndryshme duke shfrytëzuar fotot.
Edukim për shoqërinë 2 39
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Gjuha dhe komunikimi: Komunikimi midis nxënësve Art pamor: Krijon pemën e familjes Konventa për të Drejtat e Fëmijës : E drejta për familje dhe banesë
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore:
familje e vogël, familje e madhe
njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësitlibri i nxënësit, Konventa e të Drejtave të Fëmijës, foto Mjete: Fletë formati, lapsa,
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:
Nxënësit janë njohur në klasë të parë me mënyrën se si do të prezantojnë familjen.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Vesa ka një familje të vogël, prindërit dhe qenin Tomi. Gëzimi ka një familje të madhe, motrat, prindërit dhe gjyshërit. Të gjithë punojnë dhe bashkëveprojnë në familjet e tyre.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës
Pyeten nxënësit: Ku banon? Sa pjesëtarë ka familja jote? A bashkëveproni në familje? Cilat janë punët që ti bën? Çfarë pëlqen të bësh më shumë në familje dhe me familjen? Pse? Detyrë e pavarur: Nxënësit në formën e një ushtrimi me fjalë mungesorë njihen me disa detyrime që ato si fëmijë kanë në familje. Në rubrikën “Jep mendimin tënd”, nxënësit do të japin mendimin mbi situatën e dhënë për motrën e Mirit. A duhet të marrim përsipër një faj që s’e kemi bërë? A duhet të fshehim gabimet që bëjmë familjarëve? Detyrë shtëpie: Krijo pemën e familjes, duke u ndihmuar si fëmijët në figurë.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit: - bëjnë dallimin ndërmjet familjeve të vogla dhe të mëdha;
- vënë në dukje se çdo pjesëtar i familjes duhet të kontribuojë në të;
- dallojnë detyrat që duhet të kryejnë në familje.
Nxënësit vlerësohen për : - pjesëmarrjen në diskutime; - përgjigjen e saktë të pyetjeve; - zgjidhjen e situatës problemore.
Udhëzues për mësues 40
Planifikimi i orës mësimore – 1.3 Kam të drejta
Situata e të nxënit nr. 3
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Përmes diskutimeve, debateve, prezantimeve etj, nxënësi zhvillon shkathtësitë e të shprehurit; në mënyrë progresive ai zhvillon dhe përdor fjalorin e përshtatshëm për të komunikuar idetë, informacionet etj. Kompetenca e të menduarit: Jep mendimin për situatat e dhëna duke respektuar mendimin e shokëve. Kompetenca e të nxënit: Nxënësi shfrytëzon informacionin nga burime të ndryshme, gjykon vlefshmërinë e të drejtave në raport me detyrat. Kompetencat personale: Nxënësi e vë veten në vendin e personazhit duke dhënë mendimin e tij /saj.
Nxënësi: - dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra nga të tjerët ndaj temës, duke bërë pyetje, komente, sqarime dhe propozime;
- vlerëson që të drejtat dhe detyrat shkojnë bashkë;
- parashtron pyetje (pse, çfarë, si, kur?) dhe organizon mendimet e veta duke vënë në dukje rëndësinë e të drejtave në raport me detyrat;
- identifikon të drejtat në raport dhe detyrat.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Gjuha dhe komunikimi: Komunikimi midis nxënësve Art pamor: Foto fëmijësh duke luajtur e duke bërë punë të ndryshme. Konventa për të Drejtat e Fëmijës : E drejta për të luajtur dhe për t’u argëtuar
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore:
Të drejta, dallimi, e përbashkët, detyra. njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit libri i nxënësit, foto fëmijësh, fletë formati, lapsa me ngjyra.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:
Nxënësit janë njohur më parë me të drejtat e detyrat dhe diskutojnë rreth tyre.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Lexohet dialogu i personazheve Vesa tregon se si luan me shokët e pallatit dhe qenin Tomi. Gëzimi tregon që luan bashkë me shokët dhe kushërinjtë dhe në shoqërinë e tyre ndjehet shumë mirë.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Nxënësve u drejtohen pyetjet: Ku luan? Cila lojë të pëlqen më shumë? Të pëlqen të luash vetëm apo me shokët? A ndodh që t’u kërkosh llogari të rriturve për zbatimin e të drejtave të tua?
Edukim për shoqërinë 2 41
Detyrë e pavarur: Diskutojnë rreth së drejtës për t’u argëtuar. A duhet të vëmë të drejtat para detyrimeve në rast nevoje në familje? Me kë luan? Nxënësit punojnë të pavarur duke plotësuar fjalitë dhe diskutojnë me shokët. Në rubrikën “Jep zgjidhjen tënde”. Nxënësit do të gjykojnë mbi sjelljen e Marinës duke vënë veten në vendin e saj. Detyrë shtëpie: Bëj një listë të të drejtave që ti mendon se duhet të kesh. Krahasoji ato me shokët.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur: - nxënësit dallojnë të drejtat në raport me detyrimet që kanë në familje.
Nxënësit vlerësohen për : - fjalorin e përdorur gjatë orës së mësimit; - përgjegjshmërinë që ndiejnë ndaj detyrave të tyre; - zgjidhjen e duhur të situatës problemore.
Planifikimi i orës mësimore – 1.4 Kam nevoja
Situata e të nxënit nr. 4
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e tij /saj për nevojat dhe mënyrën se si mund të plotësojë vetë disa prej tyre. Kompetenca e të menduarit: Krahason nevojat e veta me nevojat e të të tjerëve. Kompetencat personale: Tregon vetëbesim për të plotësuar vetë një nevojë të vetën. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: Nxënësi mëson të riciklojë duke plotësuar një nevojë.
Nxënësi: - shpreh mendimin e vet për nevojat e tij/saj duke dalluar ato më të domosdoshmet;
- dallon nevojat e domosdoshme që një fëmijë të rritet shëndetshëm;
- evidenton se si mund të plotësohen nevoja të ndryshme;
- tregon cilat prej nevojave mund t’i plotësojë vetë.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Prezantimi i nevojave të veta duke i krahasuar me nevojat e të të tjerëve.Art pamor: Krijim kartolinash
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore:
Nevoja bazë, banesa, ushqimi dhe kujdesi shëndetësor.
njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësitlibri i nxënësit, materiale të riciklueshme, fletë formati, lapsa etj.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit janë njohur në klasë të parë me nevojat e tyre. Nxënësit diskutojnë rreth nevojave që ato kanë duke evidentuar ato më të domosdoshmet (nevojat bazë).
Përshkrimi kontekstual i situatës
Personazhet tregojnë se për çfarë kishin nevojë kur filloi shkolla. Gëzimi kishte nevojë për një çantë të re dhe për një palë atlete, kurse Vesa kishte bërë një listë të gjatë ku kishte futur dhe disa sende që nuk i nevojiteshin.
Udhëzues për mësues 42
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Pse prindërit e Vesës qeshën me listën e saj? Cilat nga sendet në listë mendon se i bënë të qeshnin prindërit e Vesës? Po ti për çfarë kishe nevojë ditën e parë të shkollës? Pse mendon se kishe dëshirë për to? Detyrë e pavarur: Luhet në role rubrika “Jep mendimin tënd” duke i dhënë përgjigje pyetjes. Në supermarket, Tedi po u kërkonte prindërve me këmbëngulje një lodër të re. Prindërit po përpiqeshin t’i shpjegonin se ai e kishte një lodër të ngjashme dhe nuk kishte nevojë për një të re. Ai vazhdonte të përplaste këmbët i zemëruar.
Po ti, a do të veproje kështu? Detyrë shtëpie: Plotëso nevojat e tua. Besa ka ditëlindjen dhe e krijoi vetë ftesën duke përdorur materiale të riciklueshme. Kështu ajo plotësoi një nevojë. Krijo edhe ti një ftesë për ditëlindjen tënde.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur: - nxënësit dallojnë cilat janë nevojat dhe si mund t’i plotësojë vetë disa prej tyre;
- nxënësit evidentojnë nevojat bazë nga ato jo bazë.
Nxënësit vlerësohen për : - pjesëmarrjen në diskutime; - luajtjen e lojës në role e zgjidhjen e saj.
Planifikimi i orës mësimore – 1.5 Nevojat e mia dhe të të tjerëve
Situata e të nxënit nr. 5
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e tij /saj për nevojat e veta anë raport me ato të të tjerëve. Kompetenca e të menduarit: Krahason nevojat e veta me nevojat e të tjerëve. Kompetencat personale: Tregon vetëbesim për të plotësuar vetë një nevojë të vetën në raport me të tjerët.
Nxënësi: - shpreh mendimin e vet për nevojat e tij/saj në raport me të të tjerëve;
- mëson se ai/ajo mund të plotësojë një nevojë të dikujt tjetër;
- evidenton disa nga nevojat e familjes duke treguar se si ndihmojnë për t’u realizuar këto nevoja.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Prezantimi i nevojave të veta duke i krahasuar me nevojat e të të tjerëve.Art pamor: foto të ndryshme
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore:
Bashkëveprim, nevojat e mia dhe të të tjerëve. njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësitlibri i nxënësit, foto
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit njohin nevojat bazë. Në këtë situatë të të nxënit nxënësit do të dallojnë nevojat e të tjerëve në raport me nevojat e tyre. Ata do të tregojnë se si mund të kontribuojnë për plotësimin e nevojave të të tjerëve.
Edukim për shoqërinë 2 43
Përshkrimi kontekstual i situatës
Në dialogun e Gëzimit me Vesën nxënësit mësojnë se Gëzimi ka nevojë për veshje të reja. Disa nga veshjet e tij ai do t’ia japë kushëririt të tij më të vogël. Ndërsa Vesa tregon se .prindërit i blenë disa libra të rinj gjë që e gëzoi shumë. Ajo vendosi që pasi t’i lexojë, do t’i këmbejë me shokët dhe shoqet e klasës. Vesa tregon se duke i këmbyer librat me njëri‐tjetrin ne plotësojmë nevojën tonë për t’u informuar. Gëzimi thotë se: Të gjithë kanë nevoja të ndryshme e mund të bashkëveprojmë me njëri‐tjetrin për t’i plotësuar sa më lehtë dhe më mirë këto nevoja. Ai e ndihmon gjyshen të shkojë perin në gjilpërë dhe ajo e ndihmon të përgatitë ushqimin për në shkollë.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Nxënësit iu përgjigjen pyetjeve: Po ti si kontribuon në familje? Cilat janë disa nga nevojat që ka familja jote? Si e ndihmoni ju njëri‐tjetrin për t’i plotësuar këto nevoja? Detyrë e pavarur: Punojnë nxënësit në mënyrë të pavarur për të treguar se si i plotësojnë njerëz të ndryshmë nevojat duke u ndihmuar nga figurat Detyrë shtëpie: Diskuto me pjesëtarët e familjes tënde për nevojat e tyre dhe të familjes.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit: - dallojnë cilat janë nevojat e tij dhe të të tjerëve; - mund të kontribuojë në plotësimin e nevojave të tyre dhe të të tjerëve.
Nxënësit vlerësohen për : - përgjigjen e pyetjeve dhe bashkëpunimin me shokët;
- evidentimin e nevojave të tij në raport me të tjerët.
Planifikimi i orës mësimore – 1.6 Mund t’i plotësoj vetë disa nga nevojat e mia
Situata e të nxënit nr. 6
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e tij /saj për nevojat dhe për mënyrën se si mund t’i plotësojë vetë disa prej tyre. Kompetenca e të menduarit: Evidenton aftësitë që ka në saje të punimeve që krijon. Kompetencat personale: Tregon vetëbesim për të plotësuar vetë një nevojë të vetën duke u mbështetur të aftësitë që ka. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: Nxënësi me anë të riciklimit aftësohet të plotësojë nevoja të vetat.
Nxënësi: - shpreh mendimin e vet për aftësitë që ka për të plotësuar vetë disa prej nevojave të veta;
- mëson se ai/ajo mund të plotësojë një nevojë të dikujt tjetër;
- evidenton se disa nga nevojat e familjes mund t’i plotësojë vetë me anë të riciklimit.
Udhëzues për mësues 44
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Prezantimi i nevojave të veta duke i plotësuar vetë ato. Art pamor: foto të ndryshme
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore:
Nevojë, aftësi, riciklim njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësitlibri i nxënësit, foto, materiale të riciklueshme.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit tashmë njohin nevojat bazë dhe nevoja të tjera që ato kanë. Në këtë situatë nxënësit do të evidentojnë aftësitë që kanë për të plotësuar vetë një nevojë të tyren.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Në dialogun e Gëzimit me Vesën nxënësit mësojnë se Gëzimi punon me thupra dhe ua krijon vetë dhuratat shokëve. Vesa në dhomën e saj ka kuti të ndryshme që, pasi i ka zbukuruar, i ka përdorur për të futur mjete të ndryshme. Edhe kartolinat për ditëlindje ajo i krijon vetë.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Nxënësit iu përgjigjen pyetjeve : Cilat prej nevojave plotësoni vetë? Cilat aftësi përdor për të plotësuar nevojat e tua? Detyrë e pavarur: Disa fëmijë kanë krijuar mbajtëse mjetesh shkollore. Punojnë nxënësit në grupe për të krijuar mbajtëse lapsash me mjete të ndryshme. Pasi shprehin aftësitë e tyre për t’i krijuar mbajtëset, nxënësit i ekspozojnë ato. Detyrë shtëpie: Krijo një listë të nevojave që ti mund të plotësosh vetë:
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit: - shprehin aftësitë e tyre për të plotësuar nevoja; - bashkëveprojnë për të plotësuar nevojat e tyre.
Nxënësit vlerësohen për : - mënyrën se si i shprehin aftësitë e tyre; - bashkëpunimin për të krijuar me anë të materialeve të riciklueshme e për të plotësuar një nevojë.
Planifikimi i orës mësimore – 1.7 Kam dëshira
Situata e të nxënit nr. 7
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Nxënësi merr pjesë në diskutim, duke zgjedhur formën e përshtatshme për të komunikuar ide lidhur me dëshirat e tij dhe të bashkëmoshatarëve. Kompetenca e të menduarit: Nxënësi zhvillon shkathtësitë për marrjen e vendimeve për plotësimin e duhur të dëshirave dhe nevojave
Nxënësi: - shpreh mendimin e vet për dëshirat përmes diskutimit me shokët;
- shpjegon se si i plotësojnë dëshirat në familje; - analizon ndërveprimin me të tjerët për realizimin e dëshirave.
Edukim për shoqërinë 2 45
personale dhe të atyre të përbashkëta. Kompetenca e të nxënit: Nxënësi ndërgjegjësohet për ndikimin që kanë kultura e tij dhe kultura të tjera në plotësimin e dëshirave të tij dhe të bashkëmoshatarëve të tij.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Prezantimi i dëshirave Art pamor: foto të ndryshme
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: Dëshirë, dëshirë e domosdoshme dhe dëshirë jo e domosdoshme.
njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësitlibri i nxënësit, foto të ndryshme, laps, letër
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:
Nxënësit dallojnë cilat janë dëshirat e tyre.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Në dialogun e Gëzimit me Vesën nxënësit mësojnë për dëshirat që kanë personazhet Fëmijët kanë shumë dëshira. Jo çdo dëshirë është e realizueshme.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Nxënësit u përgjigjen pyetjeve : Po ti, çfarë dëshirash ke? Po shoku yt ose shoqja jote? A keni ndonjë dëshirë të përbashkët? Kujt ia shpreh ti dëshirat e tua? Detyrë e pavarur: Në rubrikën “Jep zgjidhjen tënde”. Nxënësit do të gjejnë zgjidhjen e duhur për Zanën duke u bazuar tek pyetjet; A mund t’ia jepte domosdoshmërish librin Zana motrës me arsyen se ishte më e vogël? A vepruan drejt prindërit? Po Zana çfarë mund të bëjë? Hidhet në diskutim pyetja. A kanë gjithmonë të drejtë prindërit? Nxënësit argumentojnë përgjigjet nëse është po apo jo. Detyrë shtëpie: Shkruaj një listë të dëshirave të përbashkëta të pjesëtarëve të familjes tënde.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit: - shprehin dëshirat e tyre dhe të familjarëve të tyre;
- japin një zgjidhje të drejtë duke mbajtur qëndrim kritik ndaj të rriturve.
Nxënësit vlerësohen për : - mënyrën se si i shprehin dëshirat e tyre dhe të familjarëve;
- mënyrën se si argumentojnë dhe mbrojnë mendimin e tyre.
Udhëzues për mësues 46
Planifikimi i orës mësimore – 1.8 Nevojat dhe dëshirat
Situata e të nxënit nr. 8
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Nxënësi merr pjesë në diskutim, duke zgjedhur formën e përshtatshme për të komunikuar ide lidhur me dëshirat dhe nevojat e tij dhe të bashkëmoshatarëve. Kompetenca e të menduarit: Nxënësi zhvillon shkathtësitë për marrjen e vendimeve për plotësimin e duhur të dëshirave dhe nevojave personale dhe të atyre të përbashkëta. Kompetenca e të nxënit: Nxënësi ndërgjegjësohet për ndikimin që kanë kultura e tij dhe kultura të tjera në plotësimin e dëshirave të tij dhe të bashkëmoshatarëve të tij.
Nxënësi: - shpreh mendimin e vet për dëshirat përmes diskutimit me shokët;
- dallon nevojat dhe dëshirat duke përcaktuar ndryshimin ndërmjet tyre;
- shpjegon se si i plotësojnë dëshirat në familje; - analizon ndërveprimin me të tjerët për realizimin e dëshirave.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Prezantimi i nevojave të veta duke i plotësuar vetë ato Art pamor: foto të ndryshme
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore:
Dëshirë, nevojë, ushqim i shëndetshëm njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësitlibri i nxënësit, foto. të ndryshme, laps, letër
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:
Nxënësit dallojnë cilat janë dëshirat dhe nevojat e tyre.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Në dialogun e personazheve nxënësit njihen me vështirësitë që ka hasur Vesa kur ka kërkuar një lodër, ndërkohë që kishte nevojë më shumë për një veshje të re. Vesa mendon se kënaqet më shumë kur plotëson një dëshirë sesa një nevojë. Nevojat janë para dëshirave, edhe pse dëshirat na pëlqejnë më shumë. Kur plotësohen nevojat, ne rritemi të shëndetshëm.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Nxënësit u përgjigjen pyetjeve : A të plotësohen të gjitha dëshirat? Si je ndier kur për të plotësuar një nevojë, duhet të hiqje dorë nga një dëshirë? Detyrë e pavarur: Punohet rubrika:“Jep zgjidhjen tënde” Joni u kthye nga shkolla dhe u kërkoi prindërve t’i blinin një kuti të re lapsash si shoqja e tij e bankës. Prindërit i kujtuan se ai e kishte një kuti lapsash. Joni këmbëngulte se kishte nevojë për këtë mjet shkollor dhe nevojat janë të parat. Si ka vazhduar më tej ngjarja? Nxënësit gjejnë zgjidhje të ndryshme.
Edukim për shoqërinë 2 47
U drejtohet një pyetje binare: A kanë fëmijët e një klase të njëjtat dëshira dhe nevoja ? Nëse po, pse? Nëse jo, pse? Ndahen në dy grupe sipas përgjigjeve, duke argumentuar pse po ose pse jo.. Detyrë shtëpie: Diskuto me prindërit: Si mund të hiqni dorë nga një dëshirë personale për të plotësuar një nevojë të familjes tuaj.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur: - nxënësit shprehin dëshira t dhe nevojat duke dalluar më të rëndësishmet;
- nxënësit do të dallojnë që nevojat janë para dëshirave.
Nxënësit vlerësohen për : - mënyrën se si i shprehin dëshirat në raport me nevojat;
- mënyrën se si gjejnë zgjidhje për situatat problemore.
Planifikimi i orës mësimore – 1.9 Mund të zgjedh
Situata e të nxënit nr. 9
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Nxënësi merr pjesë në diskutim, duke zgjedhur formën e përshtatshme për të komunikuar ide lidhur me zgjedhjen ndërmjet disa dëshirave. Kompetenca e të menduarit: Nxënësi zhvillon shkathtësitë për marrjen e vendimeve për të përzgjedhur një prej disa dëshirave. Kompetenca e të nxënit: Nxënësi ndërgjegjësohet për veçimin ose përzgjedhjen e një prej dëshirave ndërmjet disa prej tyre.
Nxënësi: - shpreh mendimin e vet se si duhet të përzgjedhë në mes të disa dëshirave;
- shpjegon se si i përzgjidhet një dëshirë midis disa të tjerave;
- analizon dhe argumenton përzgjedhjen se ku do të shkojë për pushime.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Prezantim i disa dëshirave Art pamor: foto të ndryshme
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore:
Dëshirë, përzgjedh, alternative njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësitlibri i nxënësit, letër ,laps.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit do të hartojnë një listë në të cilën do të shkruajnë disa prej dëshirave që kanë dhe do të qarkojnë atë që duan më shumë.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Nxënësit lexojnë dialogun e personazheve. Vesa ka shkruar një listë për dhuratat që do për ditëlindje. Ajo ka listuar 10 gjëra dhe nuk di se si të përzgjedhë në mes tyre. Gëzimi thotë se: Prindërit nuk mund të t’i blejnë të gjitha gjërat që ti do. Ti mund të zgjedhësh atë që ty të pëlqen më shumë. Edhe unë kur kisha ditëlindjen, duhet të
Udhëzues për mësues 48
zgjidhja ndërmjet dy lodrave. Prindërit më thanë që do të më blinin njërën prej tyre dhe do të vendosnim orar për të luajtur me të. Prindërit nuk mund të realizojnë çdo dëshirë që ti ke.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Nxënësit u përgjigjen pyetjeve : Po ti, nga të gjitha dëshirat që ke, cilën do të zgjidhje për ditëlindjen tënde? Ç’rrugë do të ndiqje për ta veçuar atë nga të tjerat? A përcaktoni orar për të luajtur me lojën që pëlqeni më shumë? Detyrë e pavarur: Punohet rubrika: “Jep zgjidhjen tënde” Andi shkoi me prindërit në qendrën tregtare për të blerë disa lodra. Lodrat që ai pëlqente kushtonin më shumë sesa lekët që prindërit kishin parashikuar për të shpenzuar: Si do të veproje ti po të ishe në vendin e Andit? Detyrë shtëpie: Qarko alternativën që do të zgjidhje në një ditë pushimi. ‐ të luash; të ndihmosh në familje; të vizatosh natyrën; të lexosh. Argumento përse.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur: - nxënësit shprehin se si gjejnë rrugën për të përzgjedhur një dëshirë ndërmjet disave;
- nxënësit aftësohen të përzgjedhin një dëshirë ndërmjet disave prej tyre.
Nxënësit vlerësohen për : - mënyrën se si bëjnë përzgjedhjen ndërmjet disa dëshirave;
- zgjedhjen që u bën situatës së dhënë duke bashkëvepruar me shokët
Planifikimi i orës mësimore – 1.10 Të drejtat e mia
Situata e të nxënit nr. 10
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Nxënësi merr pjesë në diskutim, duke zgjedhur formën e përshtatshme për të komunikuar rreth të drejtave të fëmijëve. Kompetenca e të menduarit: Nxënësi zhvillon shkathtësitë për të dalluar të drejtat në raport me detyrat e përgjegjësitë. Kompetenca e të nxënit: Nxënësi aftësohet për të shkruar të drejtat dhe detyrat.
Nxënësi: - dallon të drejtat e fëmijëve; - shpreh mendimin e vet për të drejtat duke theksur se nga secila prej tyre buron një detyrë;
- shpjegon se si nga çdo e drejtë burojnë detyra dhe përgjegjësi.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Gjuha dhe komunikimi: Prezantim i disa të drejtave Art pamor: foto të ndryshme Konventa për të Drejtat e Fëmijës: Të drejtat e fëmijëve
Edukim për shoqërinë 2 49
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore:
Detyrë, përgjegjësi. “Konventa për të Drejtat e Fëmijës”
njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësitlibri i nxënësit, letër, laps.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:
Nxënësit do të diskutojnë rreth të drejtave të tyre.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Nxënësit lexojnë dialogun e personazheve. Personazhet diskutojnë për “Konventën për të Drejtat e Fëmijës”. Çdo fëmijë në botë ka të drejtë të ketë një familje, të ushqehet dhe të vaksinohet. Çdo fëmijë ka të drejtë të arsimohet, edhe kur mund të jetë me nevoja të veçanta. Të gjithë fëmijët duhet t’i gëzojnë këto të drejta. Të drejtat janë të lidhura ngushtë me detyrat tona.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Nxënësit u përgjigjen pyetjeve: Po ti, a i njeh të drejtat e tua? Cilat janë? Po detyrat a i njeh? Detyrë e pavarur: Punohet rubrika: “Jep zgjidhjen tëndeʺ Toni vazhdimisht ndërpriste shokët, ndërkohë që ata përgjigjeshin në orën e mësimit. Kur mësuesja i tërhoqi vëmendjen, ai u përgjigj: ‐ Unë kam të drejtë të them mendimin tim.
Nxënësit japin mendimin dhe diskutojnë rreth përgjigjeve të njëri ‐tjetrit. Detyrë shtëpie: Shkruaj dy të drejta dhe dy detyra që ke në familjen tënde. Shoqëro me vizatim një të drejtë.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur: - nxënësit dallojnë të drejtat e fëmijëve; - nxënësit aftësohen që nga çdo e drejtë buron një përgjegjësi dhe një detyrë.
Nxënësit vlerësohen për : - mënyrën se si shprehen për të drejtat, përgjegjësitë dhe detyrat që burojnë prej tyre;
- zgjidhjen e situatës problemore.
Planifikimi i orës mësimore – 1.11 Të drejtat e mia dhe të të tjerëve
Situata e të nxënit nr. 11
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e tij /saj për të drejtat e veta dhe të të tjerëve. Kompetenca e të menduarit: Krahason nevojat e veta me nevojat e të tjerëve. Kompetenca personale: Tregon vetëbesim për të plotësuar vetë një nevojë të vetën në raport me të tjerët.
Nxënësi: - dallon se secili prej nesh duhet të gëzojë të drejtat (si p.sh. ka të drejtë të ushqehet shëndetshëm );
- shpreh mendimin e tij/saj për të drejtat e veta dhe të të tjerëve;
- evidenton disa nga rastet kur mund të ketë të drejtën për të ndihmuar të tjerët.
Udhëzues për mësues 50
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Prezantimi i të drejtave të veta dhe të të tjerëve Koment i fjalës së urtë Art fotografik: koment fotosh Konventa për të Drejtat e Fëmijës: Të drejtat e fëmijëve
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: E drejta e të tjerëve, e drejtë për ushqim të shëndetshëm
njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësitlibri i nxënësit, foto
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit njohin disa nga të drejtat, si: e drejta për t’u ushqyer shëndetshëm, e drejta për banesë e mjedis të shëndetshëm.
Përshkrimi kontekstual i situatës Nga dialogu i personazheve nxënësit mësojnë se ato ushqehen shëndetshëm. Përveç ushqimit të mirë, njerëzit kanë të drejtë të kenë banesë, veshje dhe mjedis të shëndetshëm.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Nxënësit u përgjigjen pyetjeve: Si e respekton ti të drejtën tënde për t’u ushqyer shëndetshëm? Po të drejtën e të tjerëve për një mjedis të shëndetshëm? I ndihmon të moshuarit? Si e tregon respektin për ta? Detyrë e pavarur: Komentojnë nxënësit figurat se si i respektojnë fëmijët në figurë të drejtat e të tjerëve. E drejta e fëmijëve për t’u argëtuar. E drejta e të moshuarve për përkujdesje. Diskutojnë nxënësit me shokët se si i respektojnë të drejtat e veta dhe të drejtat e të tjerëve. Njihen me rastin se si Era lë lojën dhe ndihmon nënë Teutën. Luajnë në role duke gjetur zgjidhjen e situatës. Detyrë shtëpie: Gjej kuptimin e fjalës së urtë: “Mos i bëj njeriu në jetë gjë që s’do ta pësosh vetë”, Naim Frashëri
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur: - nxënësit dallojnë cilat janë nevojat e tyre dhe të të tjerëve;
- nxënësit dallojnë se si mund të kontribuojnë në respektimin e të drejtave të të tjerëve.
Nxënësit vlerësohen për : - dallimin e nevojave, dëshirave, të drejtave dhe përgjegjësive;
- komentin e figurave dhe lojën në role.
Praktikohemi së bashku – Njohim nevojat dhe dëshirat, zbatojmë të drejtat tona Koha 45’
Situata e të nxënit nr. 12
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe Rezultatet e të nxënit të kompetencave të
fushës sipas temës mësimore: Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e tij /saj për të drejtat, dëshirat, nevojat e përgjegjësitë;
Nxënësi: - shpreh mendimin e vet për të drejtat e veta dhe të të tjerëve;
Edukim për shoqërinë 2 51
Kompetenca e të menduarit: Krahason nevojat e veta me nevojat e të tjerëve; Kompetenca personale: Tregon vetëbesim për të realizuar punën në grup.
- dallon se secili mund t’i zbatojnë të drejtat e tij/saj;- evidenton disa nga rastet kur dallon se një fëmije nuk i respektohet një e drejtë;
- argumenton qëndrimin e tij/saj. Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Gjuha dhe komunikimi: Diskutim i nevojave, dëshirave, të drejtave dhe detyrave Art fotografik: koment fotosh Konventa për të Drejtat e Fëmijës: Të drejtat e fëmijëve
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore:
E drejtë për ushqim të shëndetshëm njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit libri i nxënësit, foto
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:
Nevojat janë në bazë të të drejtave për çdo njeri. Dëshirat na e bëjnë jetën më të gëzueshme.
Veprimtari
Aktiviteti i parë Aktiviteti i dytë
Nxënësit ndahen në grupe me nga katër nxënës - Qarkojnë figurat duke i ndarë sipas rëndësisë: Shumë të rëndësishme, më pak të rëndësishme.
- Cilat janë katër kartat më të rëndësishme sipas grupit tuaj?
- Diskutoni si klasë dhe vendosni se cilat janë tri të drejtat më të rëndësishme.
- Diskutoni: A i gëzojnë të gjithë fëmijët këto të drejta
Kujtojmë se të rriturit kanë përgjegjësi për të plotësuar nevojat e fëmijëve. Edhe vetë fëmijët mund të plotësojnë disa nga nevojat e tyre. - Diskutoni: Çfarë bëni ju për të respektuar të drejtat e fëmijëve të tjerë?
- Diskutoni: Çfarë bëni ju kur shikoni që një fëmije nuk po i respektohet një e drejtë?
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Nxënësit u përgjigjen pyetjeve : Si e respekton ti të drejtën tënde për t’u ushqyer shëndetshëm? Po të drejtën e të tjerëve për një mjedis të shëndetshëm? I ndihmon të moshuarit?
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit: - bashkëveprojnë ndërmjet tyre për të nxjerrë në pah të drejtat më të rëndësishme;
- nga mënyra se si i plotësojnë disa prej nevojave të tyre;
- tregojnë se ç’bëjnë kur dikujt nuk i respektohet një e drejtë.
Nxënësit vlerësohen për : - mënyrën e të shprehurit; - bashkëveprimin në grup gjatë aktivitetit.
Udhëzues për mësues 52
KAPITULLI II PËRGJEGJËSIA NDAJ VETES, TË TJERËVE, KOMUNITETIT
(8 orë) Planifikimi i orës mësimore – 2.1 Ndihma ime për të mirën e përbashkët
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Edukim për shoqërinë Shkalla I Klasa II
Tematika: Individët, grupet, shoqëria Koha 45’
Situata e të nxënit nr. 13
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e tij /saj se si të gjithë duhet të jemi të ndjeshëm ndaj nevojave e interesave të të tjerëve. Kompetenca e të menduarit: Ndihmohet nxënësi të kuptojë konceptin e përgjegjësisë ndaj të tjerëve, duke vendosur veten në vendin e tjetrit e duke filluar nga përgjegjësia ndaj shokëve e shoqeve të afërt, në familje, në klasë, në komunitet etj. Kompetencat personale: Tregon mirëkuptim ndaj së mirës së përbashkët, si kriter përzgjedhës i sjelljes së tij në grup dhe në komunitet.
Nxënësi: - dallon lidhjen ndërmjet sjelljeve vetjake dhe shkeljes të të drejtave të të tjerëve;
- identifikon raste të shkeljes së këtyre të drejtave nga të tjerët dhe nga ai vetë në grup, në klasë etj.;
- reflekton dhe tregon raste të mungesës së përgjegjësisë së tij ndaj të drejtave, nevojave të të tjerëve.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Shpreh mendimin e tij/saj ndaj së mirës së përbashkët Art fotografik: komenton fotot
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: E drejtë e përbashkët, respekt njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit
libri i nxënësit, foto të ndryshme
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit tregojnë për raste kur i kanë dhënë ndihmë një shoku në nevojë.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Nxënësit do të njihen me situatat e treguara nga personazhet. Gëzimi tregon Kur ra zjarr në një shtëpi në fshat, të gjithë banorët ndihmuan për ta fikur atë. Edhe ne fëmijët dhamë ndihmën tonë. Falë punës sonë të përbashkët, shtëpia u dëmtua pak dhe zjarri nuk i rrezikoi shtëpitë e tjera ngjitur. Ndërsa Vesa thotë se si ndonjëherë për të ndihmuar të tjerët, ne duhet të heqim dorë nga diçka që na pëlqen .Ajo tregon se si shoku i saj Albi ndërpreu garën e tij të vrapimit dhe i erdhi në ndihmë
Edukim për shoqërinë 2 53
Sonjës që u rrëzua. Edhe pse Albi nuk fitoi shokët e përgëzuan për ndihmën që i dha shoqes. Edhe ata do të silleshin njësoj si ai. Çdo njeri ka përgjegjësi ndaj së mirës së përbashkët të grupit
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës U drejtohen nxënësve pyetjet: Po ty të ka ndodhur ndonjëherë të ndihmosh dikë në nevojë? Po ti vetë a je ndihmuar në ndonjë rast? A të është dashur ndonjëherë të heqësh dorë nga diçka për të ndihmuar të tjerët? Detyrë e pavarur: Punojnë nxënësit detyrat për të gjetur alternativën e përshtatshme në dy rastet e dhëna.
Çfarë kupton ti me shprehjen: “Vendos veten në vendin e tjetrit”. Të shkosh të ulesh atje ku është ulur tjetri. Të mirëkuptosh mendimin e tjetrit. Të përpiqesh të kuptosh si do të ndihet tjetri prej sjelljes tënde. Të vishesh siç vishet tjetri. Shëno me alternativën e përshtatshme. Andi shkoi për piknik me shokët dhe harroi ushqimin në shtëpi. Kur erdhi ora e drekës, të
gjithë u shpërndanë mbi bar për të ngrënë. Ai nuk kishte asgjë dhe u ndje shumë i mërzitur. Çfarë bënë shokët e tij?
Mendojnë: “Sa keq, po kështu mëson të jetë gjithmonë më i vëmendshëm!” Njëri i jep ushqimin e tij. Një tjetër e fton të luajë, ndërsa të tjerët hanë. Njëri e ndan ushqimin e tij me Andin. Disa mendojnë se nuk është puna e tyre. Detyrë shtëpie: Trego një situatë kur ti ke dhënë ndihmën tënde në një rast nevoje.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - vlerëson rëndësinë që ka ndihma e tij/saj tjetrit në dobi të së mirës së përbashkët;
- pranon rolin e tij në zgjidhjen dhe mbarëvajtjen e respektimit të të drejtave të fëmijëve në shkollë dhe komunitet.
Nxënësit vlerësohen për : - pjesëmarrjen në diskutime dhe rolin e tij/saj në dobi të ndihmës së përbashkët;
- zgjidhjen e alternativave të përshtatshme duke vendosur veten në vendin e tjetrit.
Planifikimi i orës mësimore – 2.2 Jam i ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve
Situata e të nxënit nr. 14
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e tij /saj se si të gjithë duhet të jemi të ndjeshëm ndaj nevojave e interesave të të tjerëve. Kompetenca e të menduarit: Koncepton raste të shkeljes ose të mosrespektimit të të drejtave të një individi ndaj të tjerëve si dhe të identifikimit të sjelljeve vetjake që kanë qenë shkelje të të drejtave të shokëve ose të shoqeve.
Nxënësi: - dallon aspekte të së mirës së përbashkët për grupin dhe klasën ku bën pjesë;
- tregon me shembuj se mund të luajë rol të rëndësishëm për bashkëpunimin në dobi të së mirës së përbashkët;
- vlerëson rëndësinë që ka respektimi i saj për ruajtjen e grupit dhe mbështetjen që anëtarët e tij duhet t’i japin njëri‐tjetrit etj.
Udhëzues për mësues 54
Kompetencat personale: Tregon mirëkuptim ndaj së mirës së përbashkët duke qenë të ndjeshëm ndaj nevojave e interesave të të tjerëve.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: shpreh mendimin e tij/saj ndaj të mirës së përbashkët Art fotografik: komenton fotot
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: Nevojë për ndihmë, indiferencë njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit
libri i nxënësit, foto të ndryshme
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit tregojnë aspekte të ndryshme nga jeta e tyre shkollore. Diskutojnë se si të sillen ata me nxënës që kanë nevojë për ndihmë.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Nxënësit do të njihen me situatat e treguara nga personazhet. Personazhet tregojnë se si i ndihmojnë shokët në vështirësi pa u treguar indiferent drejt nevojës së tjetrit. Kur respektojmë të drejtat tona, tregojmë kujdes që të mos shkelim të drejtat e të tjerëve.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Po ti a je treguar ndonjëherë indiferent kur një shok apo shoqe ka pasur nevojë për ndihmën tënde? Po të tjerët, a janë treguar ndonjëherë indiferentë ndaj teje? Detyrë e pavarur:
Bashkëveprojnë nxënësit për të gjetur alternativën e përshtatshme në dy rastet e dhëna. - Klara dhe vëllai i saj i rritur po shkonin me autobus tek gjyshërit. Ajo u ul në sedilje dhe mori
në dorë celularin e të vëllait. Dëshironte shumë të dëgjonte muzikë me zë të lartë. - Ajo filloi të dëgjonte muzikë pa kufje e me zë të lartë. - E pyeti vëllain nëse mund të dëgjonte muzikë; - U kërkoi leje pasagjerëve të tjerë nëse mund të dëgjonte muzikë; - Nuk e dëgjoi muzikën sepse nuk mund të shqetësonte të tjerët.
- Ambla po shikonte nga ballkoni i shtëpisë një djalë të vogël që po luante me top. Në një
moment, topi i djalit të vogël përfundoi pas një gardhi. Ambla… - Vijoi ta shikonte dhe argëtohej; - Vazhdoi ta shikonte për të parë se si do t’ia dilte mbanë; - Zbriti, mori topin dhe ia dha djalit të vogël; - Shkoi dhe e ndihmoi djalin të përdorë një shkop për të kapur topin.
Detyrë shtëpie: Çfarë kupton me shprehjen “Miku i mirë duket në ditë të vështirë”?
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - vlerëson rëndësinë që ka ndihma e tij/saj për të tjerët pa shkelur të drejtat e askujt;
- pranon rolin që ka duke u treguar i/e ndjeshëm ndaj nevojës së tjetrit.
Nxënësit vlerësohen për : - pjesëmarrje, bashkëveprim e zgjidhje të situatës së dhënë;
- pranimin e rolit të tij/saj duke gjetur mundësinë që të ndihmojë dikë në nevojë.
Edukim për shoqërinë 2 55
Planifikimi i orës mësimore – 2.3 Respektoj të drejtat e mia dhe të të tjerëve
Situata e të nxënit nr. 15
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Vetëm nëse respektohen të drejtat e tjetrit, krijohet mundësia të respektohen të drejtat vetjake. Kompetenca e të menduarit: Kupton se si të gjithë duhet të jemi të ndjeshëm ndaj nevojave e interesave të të tjerëve. Kompetencat personale: Vlerëson se duke respektuar veten duhet të jemi përgjegjës për të krijuar mundësinë për respektimin e të drejtave të të gjithëve.
Nxënësi: - dallon aspekte të respektimit të të drejtave; - tregon me shembuj se para respektimit të të drejtave jemi të barabartë pavarësisht nga mosha;
- identifikon rëndësinë që ka respektimi i të drejtave nga të gjithë njëlloj pavarësisht nga mosha.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Shpreh mendimin e tij/saj ndaj së mirës së përbashkët Art pamor: vizatim i së drejtës;“Kam të drejtë të them mendimin tim” Konventa për të Drejtat e Fëmijës: e drejta për privatësi
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: Respekt, privatësi njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit
libri i nxënësit, foto të ndryshme
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:
Nxënësit tregojnë se çfarë dinë për të drejta e tyre dhe për fjalën privatësi
Përshkrimi kontekstual i situatës
Të gjithë fëmijët kanë të drejtë për privatësi. Askush nuk ka të drejtë të lexojë letrat që shkruajmë pa na marrë leje. Një ditë, motra ime kishte gjetur ditarin tim dhe donte ta lexonte. Ajo thoshte se më të rriturit duhet të dinë gjithçka të të vegjëlve. Edhe shoqja ime Klea, mban ditar. Një ditë ajo e kishte harruar atë poshtë bankës. Unë vrapova dhe ia dhashë ditarin pa e hapur, edhe pse kisha kureshtje se çfarë mund të kishte shkruar ajo për mua. Respektimi i të drejtave fillon nga secili prej nesh.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës U drejtohen pyetjet nxënësve: Po ty të ka ndodhur ndonjë situatë që të të kenë prekur diçka personale pa të pyetur? Çfarë mund të ndodhte nëse Vesa do të kishte lexuar ditarin e Kleas? Detyrë e pavarur: Nxënësit do të diskutojnë rreth alternativave të dhëna duke qenë sa më të drejtë”
- Të vegjlit kanë më pak të drejta se të rriturit. - Gjithmonë duhet të lejojmë të rriturit të blejnë para të vegjëlve në radhë. - Të vegjlit dhe të rriturit janë të barabartë. - Duhet të flasësh i pari kur e gjykon se mendimi yt është i drejtë.
Udhëzues për mësues 56
- Çdo fëmijë ka të drejtë t’i respektohet mendimi. Në rubrikën “Jep zgjidhjen tënde” nxënësit do të japin mendimin e tyre. Për veprimin e Kristit a ishte i drejtë Po /Jo? Gjatë luajtjes së lojës me letra Kristi nuk i tha Adës që ia shikonte letrat dhe në fund të lojës Kristi fitoi. Detyrë shtëpie: Shpreh me vizatim të drejtën: “Unë kam të drejtë të them mendimin tim” .
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - vlerëson rëndësinë që ka respektimi i të drejtave si për të vegjlit dhe të rriturit në mënyrë të barabartë;
- pranon rolin që ka duke u treguar i/e ndjeshëm ndaj respektimit të së drejtës së tjetrit.
Nxënësit vlerësohen për : - vlerëson rëndësinë që ka respektimi i të drejtave të vetes në raport me të tjerët;
- tregon respekt ndaj të drejtave të të tjerëve duke gjetur alternativat e përshtatshme.
Planifikimi i orës mësimore – 2.4 Përgjegjësitë për të tjerët rreth meje
Situata e të nxënit nr. 16
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Jep mendimin e tij/saj rreth përgjegjësive që ka për veten e për të tjerët. Kompetenca e të menduarit: Tregon rëndësinë që ka të qenit i përgjegjshëm në raport me veten e të tjerët. Kompetencat personale: Vlerëson se duke respektuar të drejtat duhet të jesh i qartë edhe për përgjegjësitë që burojnë prej tyre. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: Nxënësi mëson të përballet me detyra komplekse që kërkojnë bashkëpunim dhe përgjegjësi ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes.
Nxënësi: - dallon se nga çdo e drejtë buron një përgjegjësi;
- tregon me shembuj se cilat janë përgjegjësitë që burojnë nga secila e drejtë;
- vlerëson rëndësinë që ka kur ndjehet i përgjegjshëm gjatë zbatimi të të drejtave.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Shpreh mendimin e tij/saj ndaj së mirës së përbashkët Art pamor: vizatim i së drejtës; “Kam të drejtë të them mendimin tim” Konventa për të Drejtat e Fëmijës : e drejta për privatësi
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: Përgjegjësi, respekt njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit
libri i nxënësit, foto të ndryshme
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit tregojnë rase të ndryshme kur kanë pasur përgjegjësi të kryejnë një detyrë që u është ngarkuar.
Edukim për shoqërinë 2 57
Përshkrimi kontekstual i situatës
Në dialogun e personazheve nxënësit do të mësojnë se Vesa kur mori shtëpi të re, prindërit e pyetën për ngjyrën e dhomës së saj. Asaj i pëlqente ta kishte dhomën ngjyrë blu. Prindërit ia respektuan mendimin, por i shpjeguan se dhoma e gjumit duhet të ishte në nuancë të çelur, që të flinte e qetë. Ndërsa Gëzimi tregon rastin e shokut të klasës, Blendit, i cili një ditë ishte treguar i paduruar të priste shoqen që fliste ngadalë dhe i kishte ndërprerë fjalën.. Ai e kishte kuptuar gabimin dhe i kishte kërkuar të falur shoqes. Gëzimi thotë se çdo fëmijë ka të drejtë të thotë mendimin e tij, por ka dhe përgjegjësinë të respektojë edhe mendimin e të tjerëve.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës U drejtohen pyetjet nxënësve: Po ti, a i di përgjegjësitë që burojnë nga të drejtat e tua? Cilat janë përgjegjësitë që ti tregon për të drejtën për të thënë mendimin tënd? Detyrë e pavarur: Nxënësit do të punojnë të pavarur për të lidhur të drejtën me përgjegjësinë që buron
nga çdo e drejtë Çdo fëmijë ka të drejtë të ushqehet shëndetshëm dhe përgjegjësinë të mos shpërdorojë
ushqimin. Çdo fëmijë ka të drejtë të argëtohet dhe përgjegjësinë të respektojë rregullat e lojës. Plotëso fjalitë për të zbuluar një përgjegjësi.
Kur dua të flas pres radhën. Kur bëj gabim, them: “Më fal!” Kur gjej një send që nuk është imi, e kthej mbrapsht. Kur dikush më kërkon ndihmë unë e ndihmoj nëse mundem.
Detyrë shtëpie: Shkruaj listën e përgjegjësive nga ushtrimi më sipër. Gjatë një jave vendosi vetes nga një pikë sa herë që ti e zbaton secilën nga këto përgjegjësi. Krahaso me shokët.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - vlerëson rëndësinë që ka respektimi i përgjegjësive që buron nga çdo e drejtë;
- pranon rolin që ka për të treguar se nga çdo e drejtë buron një përgjegjësi.
Nxënësit vlerësohen për : - identifikimin që i bëjnë përgjegjësive që burojnë nga të drejtat;
- respektin që tregon ndaj përgjegjësive që burojnë nga çdo e drejtë.
Planifikimi i orës mësimore – 2.5 Ndihmoj të respektohen të drejtat e të tjerëve
Situata e të nxënit nr. 17
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Vetëm nëse respektohen të drejtat e tjetrit, krijohet mundësia të respektohen të drejtat vetjake.
Nxënësi: - dallon aspekte të respektimit të të drejtave të tjerëve në raste ndihme;
- tregon me shembuj respektimin e të drejtave
Udhëzues për mësues 58
Kompetenca e të menduarit: Të gjithë duhet të jemi të ndjeshëm ndaj respektimit të të drejtave të të tjerëve duke i ndihmuar e duke kërkuar ndihmë për të ndihmuar të tjerët. Kompetencat personale: Tregon vetëbesim duke respektuar të drejtat e të tjerëve për t’i ndihmuar dhe për të gjetur zgjidhje në rast se nuk mundesh.
të të tjerëve duke i ndihmuar ato; - vlerëson rëndësinë që ka respektimi i të drejtave të të tjerëve duke i ndihmuar dhe duke kërkuar ndihmë për ta në rast se nuk mundesh vetë.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Shpreh mendimin e tij/saj ndaj së mirës së përbashkët Art pamor: vizatim i së drejtës: “Kam të drejtë të them mendimin tim” Konventa për të Drejtat e Fëmijës : e drejta për privatësi
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: ndihmoj, kërkoj ndihmë njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit
libri i nxënësit, foto të ndryshme
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:
Nxënësit tregojnë raste kur kanë treguar respekt ndaj të drejtave të të tjerëve.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Nxënësit njihen me dialogun e personazheve Gëzimi tregon se: Në pushimin midis orëve, dy shokë të klasës sime filluan të imitonin dy personazhe të një filmi vizatimor. Njëri prej tyre u vra tek këmba. Ne u përpoqëm ta ndihmonim, por kuptuam se ishte e nevojshme ndihma e një të rrituri. Mësuesja e shoqëroi shokun tonë tek mjekja e shkollës. Ndërsa Vesa tregon se: Një ditë, duke ndihmuar nënë Dritën, unë theva pa dashje një vazo. Ajo nuk më pa dhe unë e fsheha se e dija që do të mërzitej. Kur shkova në shtëpi, i tregova mamit. Së bashku shkuam dhe i blemë një vazo të re. Atë pasdite, ne të trija biseduam se si faji nuk fshihet edhe pse gabimi ynë mund të lëndojë të tjerët. Ne përpiqemi të respektojmë dhe të ndihmojmë të tjerët. Kur nuk mundemi, kërkojmë ndihmën e më të rriturve.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës U drejtohen pyetjet nxënësve: Po në klasën tënde ka ndodhur që dikush të dëmtohet? Në qoftë se po, kujt i keni kërkuar ndihmë? Çfarë ka ndodhur më pas? Po ty të ka ndodhur që të bësh një gabim dhe ta fshehësh fajin? Detyrë e pavarur: Në alternativat e mëposhtme gjejnë atë më të përshtatshmen. Në klasë erdhi një nxënës i ri. Mësuesja e vendosi në një bankë me Dorinën. Dorina…
- u mërzit, nuk i pëlqen të rrijë në bankë me një djalë; - nuk pranon dhe i kërkon mësueses ta caktojë në një bankë tjetër; - u kënaq, sepse do të kishte një shok të ri; - mendoi se shokët dhe shoqet e klasës do të talleshin me të.
Edukim për shoqërinë 2 59
Punohet rubrika: “Jep zgjidhjen tënde.” Unë ndihmoj të respektohen të drejtat e të tjerëve. Po kur nuk mundem? Unë mendoj se kacagjelat nuk po respektojnë të drejtën e fëmijëve të vegjël ________. Unë i ndihmoj fëmijët që lëndohen nëse mundem. Nëse unë nuk mundem, kërkoj ndihmë nga _______. Edhe kështu unë jap ndihmën time. Detyrë shtëpie: Trego se si e respekton ti të drejtën e shokut për të thënë mendimin e tij.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - vlerëson rëndësinë që ka të japësh ndihmë dhe të kërkosh ndihmë në rast nevoje;
- pranon rolin që ka për t’i ardhur në ndihmë dikujt në rast nevoje.
Nxënësit vlerësohen për: - bashkëveprimin me shokët për të gjetur alternativën e saktë;
- rastet kur jep ndihmë apo kërkon ndihmë në rast pamundësie.
Planifikimi i orës mësimore – 2.6 Unë në mes të të tjerëve
Situata e të nxënit nr. 18
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e tij/saj se si pozicionon veten në mes të të tjerëve duke gjetur rrugë të ndryshme bashkëpunimi. Kompetenca e të menduarit: Ndjeshmëria për të kuptuar raportin e drejtë ndërmjet vetes e të tjerëve në emër të miqësisë së mirë. Kompetencat personale: Tregon vetëbesim duke e pozicionuar veten në vendin e duhur në raport me të tjerët.
Nxënësi: - dallon aspekte të respektimit të vetes dhe të të tjerëve;
- tregon me shembuj se si duhet të jetë një miqësi e mire;
- vlerëson rëndësinë e miqësisë së mirë duke vënë në dukje ndjesinë që pason pas saj.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Shpreh mendimin e tij/saj nëpërmjet dialogut, debatit se si ndihet mes të tjerëve Konventa për të Drejtat e Fëmijës: e drejta për privatësi, informim e familje
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: Bashkëpunim, respekt ndaj vetes njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit
libri i nxënësit, foto të ndryshme
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit diskutojnë rreth rasteve apo situatave të ndryshme se kur ndjehen më mirë. Nxënësit lihen të lirë të shfaqin mendimin se si do të ndjeheshin ata më mirë.
Udhëzues për mësues 60
Përshkrimi kontekstual i situatës
Lexohet dialogu i personazheve Vesa: Sot bëmë një lojë në klasë. Unë isha në rolin e një zane. Me shkopin magjik unë plotësova të gjitha dëshirat e nxënësve për ta bërë jetën tonë në shkollë më të bukur. Në shkollën e dëshirave të gjithë e respektonin njëri‐tjetrin, bashkëpunonin dhe ndihmonin në rast nevoje. Mësuesja na ftoi të mendonim si mund t’i plotësonim dëshirat tona në realitet. Gëzimi: Kur respektojmë dhe bashkëpunojmë me njëri‐tjetrin, tregon që jemi me të vërtetë miq të mirë. Kështu edhe ne vetë ndihemi mirë.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Po ti, a do të dëshiroje të kishe një shkop magjik? Çfarë të mirash do të bëje për shokët e tu? Detyrë e pavarur: Në alternativat e mëposhtme nxënësit gjejnë atë më të përshtatshmen.
Endi u mërzit se nuk kishte dalë mirë në detyrën e kontrollit. Kur shkoi në shtëpi, po mendonte nëse do t’ua thoshte prindërve apo jo. Ai mendonte… - Nuk do t’u tregoj se do të më qortojnë. - Do t’u tregoj sapo të më kalojë mërzia e madhe, sepse në familje nuk mbajmë sekrete. - Nuk do t’u tregoj se edhe ata nuk më tregojnë mua kur mërziten në punë. - Do t’u tregoj sepse ata gjithmonë më mbështetin.
Punë në grupe Ndahuni në grupe. Secili nga grupet të diskutojë se çfarë mund të ndodhë nëse në klasën tuaj nuk do të respektohet njëra prej këtyre të drejtave.
- Çdo fëmijë ka të drejtë për barazi dhe mosdiskriminim. - Çdo fëmijë ka të drejtë për privatësi. - Çdo fëmijë ka të drejtë të ketë familje. - Çdo fëmijë ka të drejtë të informohet.
Detyrë shtëpie: Përgjigju pyetjeve. Si kursen ti në familje? Cila është përgjegjësia që tregon? Cila është e mira e përbashkët?
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - vlerëson rëndësinë e miqësisë së mire; - tregon me anë të bashkëpunimit se si është një mik i mirë.
Nxënësit vlerësohen për : - mënyrën se si shpreh respektin ndaj vetes dhe të tjerëve;
- gjetjen e rrugës se si duhet të jetë një miqësi e mire;
- rëndësinë që i jep miqësisë në saje të bashkëveprimit.
Edukim për shoqërinë 2 61
Planifikimi i orës mësimore – 2.7 Përpiqem gjithmonë të jem një shok/shoqe i/e mirë
Situata e të nxënit nr. 19
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e tij/saj se si pozicionon veten në mes të të tjerëve duke gjetur rrugë të ndryshme bashkëpunimi. Kompetenca e të menduarit: Ndjeshmëria për të kuptuar raportin e drejtë ndërmjet vetes e të tjerëve në emër të miqësisë së mirë. Kompetencat personale: Tregon vetëbesim se është një mik/mike e mirë.
Nxënësi: - dallon aspekte të respektimit të vetes dhe të të tjerëve;
- tregon me shembuj se si duhet të jetë një miqësi e mire;
- vlerëson rëndësinë e miqësisë së mirë duke treguar aspekte nga jeta.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Shpreh mendimin e tij/saj për miqësinë e mirë Art pamor; Ngjyrosje
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: Bashkëpunim, respekt njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit
libri i nxënësit, foto të ndryshme
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit diskutojnë rreth rasteve apo situatave të ndryshme se kur ndjehen më mirë. Nxënësit lihen të lirë të shfaqin mendimin se si do të ndjeheshin ato më mirë.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Lexohet dialogu i personazheve Gëzimi: Shoqja ime rrëshqiti në akull dhe theu dorën. Këto kohë unë po e ndihmoj duke i mbajtur çantën. Gjithmonë përpiqem të jem shok i mirë. Vesa: Kur unë u sëmura me grip, Marini çdo ditë m’i jepte detyrat në telefon. Sa herë unë e falënderoja, ai më kujtonte se edhe unë kështu kisha vepruar kur ai kishte qenë i sëmurë.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Pyeten nxënësit Po ti, si e tregon miqësinë ndaj shokëve? Po shokët, si e tregojnë vlerësimin për shoqërinë tënde të mirë? A di ti ndonjë fjalë të urtë popullore për vlerën e miqësisë së mirë? Detyrë e pavarur: Ngjyros etiketën që tregon respektin për shokun. Në alternativat e mëposhtme nxënësit gjejnë atë më të përshtatshmen. Dy fëmijëve u pëlqen të marrin në shtëpi të njëjtin libër nga biblioteka e klasës. Si veprojnë? o Librin e merr më i shkathti. o Diskutojnë dhe e hedhin me short. o I kërkojnë mësueses të vendosë. o Meqenëse e duan njësoj, vendosin të mos e marrë asnjëri.
Udhëzues për mësues 62
o Gjejnë edhe një libër tjetër që u pëlqen të dyve dhe vendosin t’i këmbejnë pasi t’i lexojnë. Detyrë shtëpie: Trego si e mendon ti një mik të mirë.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - vlerëson rëndësinë e miqësisë së mire; - tregon me anë të bashkëpunimit se si është një mik/e i/e mirë.
Nxënësit vlerësohen për: - mënyrën se si shpreh miqësinë e mirë; - rëndësinë që i jep miqësisë në saje të bashkëveprimit.
Praktikohemi së bashku – Krijojmë dhe valëvisim balona me të drejtat tona Koha 180’
Situata e të nxënit nr. 20
AKTIVITET Lëndët: Gjuhë shqipe; Edukim për shoqërinë; Art pamor; Edukim fizik
Mjetet: Mjetet për të cilat do të keni nevojë janë: Mbështjellëse librash, tabakë letre, gërshërë, shkopinj të hollë, fije najloni, ngjitës, spango, copëza gazetash ose revistash për të drejtat, lapsa me ngjyra.
Ndahuni në grupe. Krijoni balona dhe mbi secilën prej tyre shkruani ose vizatoni një të drejtë dhe përgjegjësitë që burojnë prej saj.
Krijojnë nxënësit balona. Kjo temë mund të bëhet bashkë me orën e artit pamor dhe edukimit fizik.
Gjatë kësaj ore nxënësit do të punojnë në grupe. Do të krijojnë balona dhe do të shkruajnë të drejta të fëmijëve në to dhe do ti valëvisin.
Hapat që do të ndjekin për të krijuar balonat: Hapi 1:Me plastmasin që mbështjellim librat, duhet të bëjmë dy gjysmat e rombit me zgjatues nëpër kënde siç paraqitet në figure; Hapi 2: Bashkojmë dy gjysmat e rombit; me shkopinjtë e drurit nëpërmjet shiritit ngjitës. Vertikalja 80 cm dhe horizontalja 70 cm duhet të jenë të bllokuara nëpër qoshe nga zgjatueset nëpërmjet shiritit ngjitës. Vendosim shiritin ngjitës si në majë dhe në qendër; Hapi 3: Presim pjesë nga mbështjellësja prej plastmasi dhe i ngjitim nëpër qoshe; Hapi 4: Me spangon lidhim shiritin e copës tek bishti; Hapi 5: Me lidhjen e spangos në qendër dhe pak më lart bëhet bashkimi dhe drejtimi i balonës me rrotën e spangos.
Fotografojeni aktivitetin dhe bëni një ekspozitë në klasë ku të ftoni pjesëtarët e familjes dhe miq të tjerë të lagjes.
Edukim për shoqërinë 2 63
KAPITULLI III RREGULLAT
(4 orë) Planifikimi i orës mësimore – 3.1 Rregullat e familjes sime
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Edukim për shoqërinë Shkalla I Klasa II
Tematika II : pushteti, autoriteti, qeverisja Koha 45’
Situata e të nxënit nr. 21
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Nxënësi përdor përmes diskutimeve, lojës në role, debateve, prezantimeve etj. shkathtësitë e të shprehurit dhe në mënyrë progresive i zhvillon dhe përdor fjalorin e përshtatshëm për të komunikuar idetë e tij për rregullat. Kompetenca e të menduarit: Nxënësi zhvillon të menduarin kritik dhe krijues gjatë vlerësimit të situatave të dhëna. Ai zhvillon shkathtësitë për përcaktimin e rregullave në familje. Kompetenca e të nxënit: Nxënësi mendon në mënyrë kritike kur shqyrton domosdoshmërinë e respektimit të rregullave dhe pasojat e moszbatimit të tyre në një mjedis të caktuar. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: Nxënësi mëson të bashkëpunojë në mjedise të ndryshme duke respektuar rregullat, vlerëson rëndësinë dhe efektivitetin e rregullave. Kompetencat personale: Përmes punës në bashkëpunim në klasë nxënësit zhvillojnë aftësitë ndër personale dhe mësojnë të vlerësojnë perspektivat e ndryshme të anëtarëve të tjerë të grupit në zbatimin e rregullave.
Nxënësi: - dallon rëndësinë e përdorimit të rregullave për bashkëjetesën në familje; pranon rëndësinë e vendosjes së rregullave në familje;
- vendos rregull për secilën situatë të dhënë; - përcakton që rregullat vendosen e respektohen nga të gjithë në familje;
- demonstron gatishmërinë për të dalluar në cilat situata nuk janë zbatuar rregullat në familje.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Shpreh mendimin e tij/saj duke diskutuar ndaj rregullave në familje dhe zbatimit të tyre Art fotografik: komenton fotot
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: Rregull, bashkëveprim, familje,
njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësitlibri i nxënësit, foto tët ndryshme
Udhëzues për mësues 64
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:
Nxënësit tregojnë për rregullat në familjet e tyre.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Nxënësit njihen me disa nga rregullat e familjeve të Gëzimit e të Vesës. Në shtëpinë tonë, ne kemi vendosur disa rregulla që përpiqemi t’i zbatojmë. Njëra prej rregullave është të ndihmojmë njëri‐tjetrin. Rregullat e lehtësojnë shumë bashkëveprimin dhe bashkëpunimin. Vesa tregon se: Një herë, unë u vonova shumë duke luajtur. Prindërit më kujtuan rregullin që kisha thyer, të respektojmë orarin e caktuar. Duke qenë se shpenzova shumë kohë duke luajtur, atë ditë nuk pashë emisionin tim të preferuar. Çdo familje ka rregulla. Përballë tyre jemi të gjithë të barabartë
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës U drejtohen nxënësve pyetjet: Trego disa nga rregullat e familjes tënde. Si veprohet në familjen tënde kur thyhet një rregull? Detyrë e pavarur:
Punojnë nxënësit të pavarur për të krijuar rregulla. Punojnë nxënësit rubrikën: ”Jep zgjidhjen tënde”
Në këtë rubrikë nxënësit luajnë në role duke dhënë mendimin e tyre gjatë aktivitetit. Prindërit e Sarës blenë një kompjuter. Ata duhet të vendosnin rregullat për përdorimin e tij. Kur prindërit filluan të bisedonin, Sara ndërhyri për të dhënë mendimin e saj. Prindërit i thanë:‐ Ti je e vogël për të vendosur rregulla. Ne e dimë më mirë se si duhet ta përdorësh ti kompjuterin.
A kanë të drejtë prindërit e Sarës? Si do të veproje ti po të ishe në vendin e Sarës? Detyrë shtëpie: Trego për një rregull të ri që keni vendosur në familje.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - arrin të kuptojë dobinë e rregullave në familje dhe faktin se si ato ndihmojnë në organizimin e mirë të jetës;
- kupton lidhjen midis zbatimit të rregullave dhe moszbatimit të tyre.
Nxënësit vlerësohen për : - pjesëmarrjen në diskutime; për fjalorin e përdorur për dobinë dhe rëndësinë e përdorimit të rregullave në familje;
- krijimin e rregullave dhe zgjidhjen e situatës.
Edukim për shoqërinë 2 65
Planifikimi i orës mësimore – 3.2 Në klasë
Situata e të nxënit nr. 22
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e tij /saj se si të gjithë duhet të jemi të ndjeshëm ndaj nevojave e interesave të të tjerëve dhe sidomos ndaj rregullores së klasës. Kompetenca e të menduarit: Koncepton raste të hartimit të rregullave në dobi të të gjithëve shokëve të klasës sipas nevojave. Kompetencat personale: Tregon mirëkuptim ndaj ndryshimit të rregullave në klasë për arsye të ndryshimit të kushteve dhe mban qëndrim kritik ndaj thyerjes së tyre.
Nxënësi: - dallon aspekte të dobisë së rregullave dhe të qenit të barabartë para tyre;
- tregon me shembuj se si mund të ndryshohen rregullat në klasë;
- vlerëson rëndësinë që ka respektimi i rregullave në klasë e kudo.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Shpreh mendimin e tij/saj për hartimin, zbatimin e rregullave Art fotografik: komenton fotot
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: Rregulla klase, zbatim, moszbatim njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit
libri i nxënësit, foto tët ndryshme
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit tregojnë aspekte të ndryshme nga jeta e tyre shkollore. Flasin për rregullat duke dhënë mendimin e tyre të lirë për ato rregulla që u pëlqejnë dhe ato që e kanë të vështirë të zbatojnë.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Nxënësit do të njihen me situatat e treguara nga personazhet. Vesa dhe Gëzimi tregojnë për rregullat që kanë vendosur bashkë me shokët në klasë dhe se herë pas here i ndryshojnë ato. Edhe gjatë lojës ata i kushtojmë kujdes respektimit të rregullave. Kështu argëtohen më shumë.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës
Nxënësit u përgjigjen pyetjeve: A je ndier i përfshirë në hartimin e rregullores së klasës? Po në klasën tënde, a i ndryshoni rregullat? Çfarë ndodh kur ndonjëri i thyen rregullat? Detyrë e pavarur: Nxënësit punojnë të pavarur për të plotësuar rregullat e mëposhtme: Respektojmë mësuesen dhe njëri ‐ tjetrin ! Flas gjithmonë me leje ! Vij në shkollë në orar.
Udhëzues për mësues 66
Bashkëveprojnë nxënësit për të gjetur alternativën e përshtatshme: Eni kishte marrë në shkollë tabletin e motrës. Ai largohet për pak dhe e lë tabletin mbi bankë. Shokët e dinë rregullin: “Nuk duhet të marrësh atë që nuk të përket ty!”. Ata thonë: “Meqenëse ne jemi shumica, ne mund të vendosim ta ndryshojmë rregullin dhe ta përdorim tabletin e shokut”. A mund të ndryshohet rregulli në këtë rast? Të gjitha rregullat mund të ndryshohen. Asnjë rregull nuk mund të ndryshohet. Disa rregulla mund të ndryshohen dhe disa të tjera jo. Po Eni çfarë rregulli ka thyer? Detyrë shtëpie: Trego një rast kur nuk ke zbatuar rregullat. Si je ndier?
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - vlerëson rëndësinë që ka respektimi i rregullave në klasë;
- pranon rolin që ka duke u treguar i/e ndjeshëm ndaj nevojës së tjetrit në hartimin e zbatimin e rregullave dhe ndryshimit të tyre sipas rastit.
Nxënësit vlerësohen për : - pjesëmarrjen në hartimin e rregullores së klasës;
- luajtjen e lojës në role duke gjetur zgjidhjen e duhur.
Planifikimi i orës mësimore – 3.3 Rregullat e mjediseve publike
Situata e të nxënit nr. 23
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Nxënësi përdor fjalorin e përshtatshëm për të zbatuar rregullat në mjedise të ndryshme publike e sportive. Kompetenca e të menduarit: Nxënësi zhvillon të menduarin kritik dhe krijues gjatë vlerësimit të një situate në mjedise të ndryshme duke argumentuar domosdoshmërinë e përshtatshmërisë së rregullave në varësi të situatës. Kompetenca e të nxënit: Nxënësi mendon në mënyrë kritike kur shqyrton pasojat e veprimtarisë njerëzore në një mjedis të caktuar kur zbatohen ose jo rregullat. Kompetencat personale: Nxënësi nxit të nxënit e bazuar në kërkim, duke zhvilluar aftësinë e nxënësve për të menaxhuar veten në parandalimin e rreziqeve nga moszbatimi i rregullave në mjedise publike.
Nxënësi: - dallon rregullat në mjedise të ndryshme publike;
- shpreh se si rregullat parandalojnë situata të rrezikshme;
- analizon ndikimin që ka zbatimi i rregullave të sigurisë në shëndetin e tij/saj;
- krijon rregulla për mjedise të ndryshme; - gjen zgjidhje në raste të thyerjes së rregullave në mjedise të ndryshme.
Edukim për shoqërinë 2 67
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Shpreh mendimin e tij/saj për rregullat e mjediseve të ndryshme publike e sportive Art fotografik: foto të mjediseve të ndryshme publike dhe sportive
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: Mjedis publik, mjedis sportiv, rregullat e sigurisë
njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësitlibri i nxënësit, foto të ndryshme, laps, letër.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:
Nxënësit tregojnë për rregulla të ndryshme që përdorin në mjedise publike.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Lexohet dialogu i personazheve: Gëzimi; Në fshat ndodhet një qendër shëndetësore. Ne shkuam me klasën dhe u njohëm me rregullat që duhen zbatuar. Aty duhet të mbash qetësi, të flasësh me zë të ulët dhe të presësh në radhë. Vesa: Për t ë gjitha mjediset publike ka rregulla të caktuara. Në muze, kinema apo teatër duhet të mbahet qetësi. Në mjediset sportive duhet të respektohen rregullat e sigurisë. Në të gjitha mjediset publike duhet të mbahet pastër mjedisi.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës U kërkohet nxënësve të tregojnë disa rregulla që ke zbatuar në mjedise publike. Detyrë e pavarur:
Nxënësit do të lidhin rregullin me mjedisin publik ku ai zbatohet. Shkruaj një rregull që ti ose shokët e tu e kanë thyer.
Çfarë ka ndodhur më pas? Detyrë shtëpie: Shkruaj një rregull që e zbaton në bibliotekën e shkollës.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - vlerëson rëndësinë që ka respektimi i rregullave në mjedise publike dhe rreziqet që vijnë nga moszbatimi i tyre;
- pranon rolin që ka duke u treguar i/e ndjeshëm ndaj respektimit të rregullave në mjedise të ndryshme publike.
Nxënësit vlerësohen për: - vlerëson rëndësinë që ka respektimi i rregullave në mjedise të ndryshme publike;
- mban qëndrim kritik ndaj thyerjes së rregullave në mjedise të ndryshme publike.
Udhëzues për mësues 68
Praktikohemi së bashku – Jep ndihmën tënde për një mjedis të gjelbëruar Koha 45’
Situata e të nxënit nr. 24
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetencat personale: Vlerëson se duke treguar respekt për mjedisin respekton veten Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: Nxënësit zgjidhin çështje të ndryshme që lidhen me mjedisin shoqëror, mjedisin sportin e mjedise të tjera publike me kompleksitetin e dukurive të tij, vlerëson rëndësinë dhe efektivitetin e zgjidhjeve të propozuara nga njëri‐tjetri. Nxënësi mëson të bashkëpunojë, ndërsa përballet me detyra komplekse që kërkojnë bashkëpunim.
Nxënësi: - dallon përgjegjësinë që ka për mjedisin që e rrethon;
- kontribuon për një mjedis të gjelbër; - vlerëson rëndësinë që ka të ndjehet i përgjegjshëm për zbatimin e rregullave të mjedisit duke treguar kujdes për të.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Dituri natyre: mbjell fidanë
Burime e mjete mësimore: njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit, fidanë të ndryshëm
VEPRIMTARIA 1 PUNË ME HAPA Nxënësit do të mbjellin fidanë duke ndjekur hapat e mëposhtëm Hapi 1: Mbill farat në vazo të vogla. Hapi 2: Ujite dheun e mbuloje vazon me një qese plastike. Hapi 3: Vendose vazon në një vend me diell. Farave u duhen dy muaj për të dalë filizat, prandaj duhet durim. Hapi 4 : Kur dalin filizat e parë, hiq qesen plastike. Hapi 5: Ujiti filizat një herë në javë. Hapi 6: Në vjeshtë mbilli filizat e rritur jashtë në natyrë. Mos i vendos shumë afër banesave, sepse rrënjët e tyre rriten shumë.
VEPRIMTARIA 2 PUNË ME GRUPE
Nxënësit do të ndahen me grupe. Do të krijojnë rregulla për mjedise të ndryshme të shkollës. Grupi i parë krijon rregulla për bibliotekën e shkollës. Grupi i dytë krijon rregulla për korridoret e shkollës. Grupi i tretë krijon rregulla për mjedisin e gjelbër të shkollës.
Vlerësimi i situatës Vlerësimi i nxënësit: Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - vlerëson rëndësinë që ka respektimi i rregullave në mjedise të ndryshme;
- pranon rolin që ka për të kontribuar për një mjedis të gjelbëruar.
Nxënësit vlerësohen për: - identifikimin që i bën përgjegjësive që ka ndaj mjedisit;
- tregon respekt ndaj përgjegjësive që ka për mjedisin;
- bashkëveprimin për kujdesin ndaj mjedisit.
Edukim për shoqërinë 2 69
KAPITULLI VI RRUGA (4 orë)
Planifikimi i orës mësimore – 4.1 Rregullat e familjes sime
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Edukim për shoqërinë Shkalla I Klasa II
Tematika II : pushteti, autoriteti, qeverisja Koha 45’
Situata e të nxënit nr. 25
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Nxënësi përmes diskutimeve, shpreh mendimin e tij/saj për situata të ndryshme rruge duke gjetur zgjidhje për to. Kompetenca e të menduarit: Nxënësi zhvillon të menduarin kritik dhe krijues gjatë vlerësimit të situatave të dhëna. Ai/ajo zhvillon shkathtësitë për përcaktimin e rregullave në rrugë të ndryshme dhe respektimin e tyre. Kompetencat personale: Vlerëson rreziqe të ndryshme në rrugë dhe të kërkuarin ndihmë.
Nxënësi: - dallon llojet e ndryshme të rrugëve e pjesët e makinës;
- përshkruan rrugën që bën për në shkollë duke identifikuar disa nga shenjat rrugore që sheh gjatë saj;
- argumenton pse fëmijët nuk duhet të ecin asnjëherë vetëm në rrugë.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Shpreh mendimin e tij/saj duke diskutuar ndaj rregullave në familje dhe për zbatimin e tyre Art fotografik: komenton fotot Art pamor:vizaton rrugën për në shkollë
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: Trafik, semafor, kthesë. njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit
libri i nxënësit, foto tët ndryshme
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit tregojnë për rrugët në të cilat ecin e për shenja të ndryshme të qarkullimit rrugor që njohin.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Nxënësit njihen me dialogun e Gëzimit e të Vesës. Vesa: Rruga për në shkollën time kalon përgjatë rrugës së makinave. Është një rrugë me shumë trafik. Unë eci gjithmonë në trotuar dhe e kapërcej rrugën tek vizat e bardha. Unë bëj shumë kujdes të mos e kaloj rrugën afër kthesave dhe pa u ndezur drita e gjelbër e semaforit. Gjithmonë më shoqëron njëri nga prindërit. Gëzimi: Unë eci në një rrugë më të shkurtër, që është vetëm për këmbësorë. Rruga është e pashtruar dhe ka pak kthesa. Kur jam me vonesë, shkojnë shkollë me biçikletë. Unë eci gjithmonë në të djathë të rrugës.
Udhëzues për mësues 70
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës U drejtohen nxënësve pyetjet: Po ti kur shkon në shkollë, a kalon në rrugë makine apo rrugë këmbësorësh? A ec gjithmonë në të njëjtën rrugë? Cilat janë shenjat rrugore që të bëjnë më shumë përshtypje? Detyrë e pavarur: Në këtë rubrikë nxënësit do të shkruajnë pjesët e makinës duke u ndihmuar nga figura në libër Detyrë shtëpie: Vizato rrugën që përshkon për në shkollë.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur: - nxënësi dallon llojet e rrugëve e pjesët e makinës;
- nxënësi dallon rreziqet e rrugës dhe mëson të kërkojë ndihmë e ku duhet të kërkojë në situata të ndryshme në rrugë.
Nxënësit vlerësohen për : - pjesëmarrjen në diskutime; për dallimin e pjesëve të makinës e disa prej shenjave të qarkullimit rrugor.
Planifikimi i orës mësimore – 4.2 Rruga ka rregulla
Situata e të nxënit nr. 26
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e tij /saj se si të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm e të zbatojmë rregullat e qarkullimit rrugor. (këmbësorët e drejtuesit e automjeteve) Kompetenca e të menduarit: Koncepton raste të zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor si këmbësor dhe biçikletist . Kompetencat personale: Tregon vetëbesim duke treguar raste të zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Nxënësi: - dallon se para rregullave të qarkullimit rrugor janë të barabartë dhe këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve;
- identifikon kujdesin që duhet të kesh në rrugë si këmbësor apo si i biçikletist;
- vlerëson rëndësinë që ka respektimi i rregullave në rrugë.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Shpreh mendimin e tij/saj për rregulla në rrugë Art fotografik: komenton fotot
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: Rregulla të qarkullimit rrugor, këmbësor, automjet
njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësitlibri i nxënësit, foto të ndryshme, laps, letër.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:
Nxënësit tregojnë për rregulla të ndryshme që zbatojnë në rrugë.
Edukim për shoqërinë 2 71
Përshkrimi kontekstual i situatës
Nxënësit do të njihen me situatat e treguara nga personazhet. Vesa: Bashkë me prindërit bëmë një shëtitje me makinë nëpër qytet. Ata më treguan disa nga tabelat e qarkullimit rrugor. Prindërit më thanë se të gjithë duhet t’i zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, edhe drejtuesit e automjeteve edhe këmbësorët. Vetëm kështu do të shmangen aksidentet. Gëzimi: Sa herë që dal me biçikletë, familjarët më porositin të bëj kujdes, megjithëse në fshat nuk ka shumë makina. Unë vendos kokoren dhe mbrojtëset e gjunjëve dhe ec gjithmonë në të djathtë të rrugës.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës U drejtohet nxënësve pyetja: Po ti, cilat rregulla të qarkullimit rrugor njeh dhe zbaton? Detyrë e pavarur: Nxënësit punojnë të pavarur për të dalluar rregullat e drejta nga shkeljet. Punojnë nxënësit të pavarur situatën: Mendoni sikur po udhëtoni me makinë. Plotësoni fjalitë me fjalët që mungojnë. Ulu në sediljen e pasme . Vendos rripin e sigurimit. Mos i tërhiq drejtuesit të makinës_vëmendjen . Mbaji duart dhe kokën brenda makinës. Zbrisni pasi makina ka ndaluar. Detyrë shtëpie: Mësojnë nxënësit vjershën: Një çudi me tre sy (semafori)
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - vlerëson rëndësinë që ka respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor si këmbësor si udhëtar e si biçikletist;
- dallon rregullat e drejta nga ato të padrejta.
Nxënësit vlerësohen për: - aktivizimin, kryerjen e detyrës dhe bashkëveprimin gjatë situatës.
Planifikimi i orës mësimore – 4.3 Në rrugë unë kam nevojë për ndihmë
Situata e të nxënit nr. 27
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Nxënësi përdor fjalorin e përshtatshëm për situata të ndryshme rruge. Kompetenca e të menduarit: Nxënësi zhvillon të menduarin kritik duke mbajtur qëndrim kritik ndaj sjelljeve jo të drejta në rrugë. Kompetencat personale: Nxënësi nxit të nxënit e bazuar në bashkëveprim dhe të kërkuarit ndihmë në situata rruge.
Nxënësi: - dallon rregullat që duhet zbatuar në rrugë të ndryshme;
- dallon pjesët e rrugës që duhet të përshkruajë dhe anën ku duhet të kalojë;
- vlerëson nevojën për ndihmë që kanë fëmijët në situata të ndryshme rruge;
- identifikon se kujt duhet t’i kërkojë ndihmë në një situatë në rrugë.
Udhëzues për mësues 72
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuha dhe komunikimi: Shpreh mendimin e tij/saj për nevojën që kanë fëmijët në rrugë Art fotografik: foto rrugësh të ndryshme dhe të sinjalistikës rrugore
Fjalët kyçe: Burime e mjete mësimore: Autostradë, polic rrugor, rrezik njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit
libri i nxënësit, foto të ndryshme, laps, letër.
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Nxënësit tregojnë për situata të ndryshme në rrugë.
Përshkrimi kontekstual i situatës
Lexohet dialogu i personazheve: Gëzimi: Pranë fshatit tonë po ndërtohet autostrada. Kur autostrada të përfundojë, aty do të kalojnë shumë makina dhe kamionë. Të gjithë duhet të tregojnë shumë kujdes kur të kapërcejnë rrugën. Fëmijët duhet të jenë të shoqëruar nga më të mëdhenjtë dhe ta kalojnë rrugën në mbikalime. Vesa: Në qytetin ku banoj ka shumë trafik, prandaj unë nuk e kaloj asnjëherë e vetme rrugën. Unë eci gjithmonë në trotuar. Ndonjëherë semaforët nuk punojnë dhe është shumë e rrezikshme të kalosh rrugën pa ndihmën e një të rrituri. Kur semafori nuk punon, trafikun e drejton polici rrugor.
Veprimet e kryera për trajtimin e situatës U drejtohen nxënësve pyetjet:: Po ti, a i njeh numrat e urgjencës së policisë rrugore? A e kalon rrugën vetëm? Të ka ndodhur ndonjëherë të ndihmosh dikë për të kaluar rrugën? Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishte rregulla të qarkullimit rrugor? Detyrë e pavarur: Punojnë nxënësit të pavarur për të përcaktuar rregullin e drejtë. Nuk duhet të udhëtosh me biçikletë në trotuar! Vendos gjithmonë rripin e sigurisë! Lëvizim gjithmonë në krahun e djathtë të rrugës. Kur nuk punon semafori, ka patjetër polic rrugor. Detyrë shtëpie: Krijo një histori për sigurinë rrugore duke u ndihmuar nga shenjat.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - vlerëson rëndësinë që ka respektimi i rregullave në rrugë;
- dallon rreziqet dhe di ku të drejtohet për të kërkuar ndihmë.
Nxënësit vlerësohen për : - rëndësinë që i jep respektimit të rregullave në rrugë;
- bashkëveprim në detyrën e pavarur.
Edukim për shoqërinë 2 73
Praktikohemi së bashku – Luajmë së bashku Koha 45
Situata e të nxënit nr. 28
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Kompetencat personale: Tregon vetëbesim se duke respektuar rregullat në rrugë është larg rrezikut . Kompetenca qytetare: Nxënësit bashkëveprojnë për të krijuar e zgjidhur situata rruge.
Nxënësi: - dallojnë situatat e rrezikshme në rrugë; - jep zgjidhjen për situata e ndryshme në rrugë;
- luan në role situata të ndryshme rruge.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Art figurativ: foto të ndryshme Art pamor :vizatim i shenjave rrugore Edukim fizik: luajtje lojërash në situatë rruge Gjuhë shqipe: shkrimi rregullash rruge Burime e mjete mësimore:
Njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit, letra me ngjyra, foto, ngjitës, gërshërë, bojëra etj.
VEPRIMTARIA 1 Diskutim i lirë
- Gjatë kësaj veprimtarie nxënësit integrojnë punimet e bëra në lëndën e edukimit pamor dhe të gjuhës shqipe.
- Në palestrën e shkollës krijojnë rrugën, vijat e bardha, semaforin, tabela të qarkullimit rrugor, etj.
- Luajnë në role një situatë rruge duke u ndihmuar nga figura në librin e nxënësit.
Vlerësimi i situatës: Vlerësimi i nxënësit:
Situata quhet e realizuar kur nxënësi: - krijon rregulla rruge e shenja të qarkullimit rrugor;
- vlerëson rëndësinë që ka respektimi i rregullave në rrugë..
Nxënësit vlerësohen për : - të ndjerit e përgjegjësisë në rrugë; - bashkëveprimin e lojën në role.
CIP Katalogu në botim BK Tiranë
Çërraga Brunilda Edukim për shoqërinë 2: udhëzues për mësuesin / Brunilda Çërraga – Tiranë: Mediaprint, 2016 74 f.; 207x284 cm ISBN 978-9928-08-233-6 1. Edukata shoqërore 2. Tekste për mësuesit 3. Tekste për shkollat 9-vjeçare
37 .035 (072) (075.2)
SH
TË
PI
A
BO
TU
ES
E
Edukim për shoqërinëpër mësuesin
2Udhëzues
Brunilda ÇerragaSilvana Loka
ISBN: 978-9928-08-233-6
www.mediaprint.al
Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit www.mediaprint.alPër më shumë informacion mund të na shkruani në adresën e emailit: [email protected] të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin e telefonit: 042251614.
Çmimi 400 lekë
9 789928 082336
Edukim për shoqërinëpër mësuesin
2Udhëzues
Brunilda ÇerragaSilvana Loka