btii newsletter korrik - shtator 2019 january-march 2019 no · -k hkra ora irktii r hat r ri t ir...

8
Titujt kryesor: -Grupi Tematik për Mbrojtje të Fëmijëve finalizon Strategjinë e Avokimit për decentralizimin e shërbimeve sociale -Miqtë e Fëmijëve me mesazhe sensibilizuese pas miratimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve -KOMF mori pjesë në trajnimin për INSPIRE në kuadër të ChildPact -KOMF: Kërkojmë reagim institucional dhe përgjegjësi për rastin e vdekjes së 11 vjeçarit në Fushë Kosovë -KOMF e Çohu kërkojnë llogaridhënie nga prokuroria për rastin e fëmijës në Fushë Kosovë -KOMF merr pjesë në marshin ndaj rastit të vrasjes së fëmijës nga Fushë Kosova -KOMF nënshkruan memorandum mirëkuptimi për fushatën “Për Arsim më të mirë në Kosovë” -KOMF dënon sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj fëmijës në Komunën e Istogut -KOMF validon Strategjinë e Avokimit për decentralizimin e shërbimeve sociale -KOMF mban punëtorinë për hartimin e Draft Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare -Me mbështetjen e OFAP dhe KOMF mbahet takimi i Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale -KOMF mbajti punëtorinë për vlerësimin e nevojave në fëmijërinë e hershme -KOMF ka mbajtur trajnimin për zbatimin efikas të Strategjisë së Avokimit -Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi zgjerohet me partnerë të rinj Buletini Korrik - Shtator 2019

Upload: others

Post on 31-May-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Btii NEWSLETTER Korrik - Shtator 2019 January-March 2019 No · -K hkra ora irktii r hat r ri t ir Koo-K o i h h htrar a i Ko Itot -K aio Strati Aokiit r traiii hri oia-K a tori r

BULETIN | Korrik - Shtator 2019 | Nr. 1

NEWSLETTERJanuary-March 2019No.1

Titujt kryesor:

-Grupi Tematik për Mbrojtje të Fëmijëve finalizon Strategjinë e Avokimit për decentralizimine shërbimeve sociale -Miqtë e Fëmijëve me mesazhe sensibilizuese pas miratimit të Ligjit për Mbrojtjen eFëmijëve-KOMF mori pjesë në trajnimin për INSPIRE në kuadër të ChildPact-KOMF: Kërkojmë reagim institucional dhe përgjegjësi për rastin e vdekjes së 11 vjeçarit nëFushë Kosovë-KOMF e Çohu kërkojnë llogaridhënie nga prokuroria për rastin e fëmijës në Fushë Kosovë-KOMF merr pjesë në marshin ndaj rastit të vrasjes së fëmijës nga Fushë Kosova-KOMF nënshkruan memorandum mirëkuptimi për fushatën “Për Arsim më të mirë në Kosovë”-KOMF dënon sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj fëmijës në Komunën e Istogut -KOMF validon Strategjinë e Avokimit për decentralizimin e shërbimeve sociale-KOMF mban punëtorinë për hartimin e Draft Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare-Me mbështetjen e OFAP dhe KOMF mbahet takimi i Kolegjiumit për Shëndetësi dheMirëqenie Sociale-KOMF mbajti punëtorinë për vlerësimin e nevojave në fëmijërinë e hershme-KOMF ka mbajtur trajnimin për zbatimin efikas të Strategjisë së Avokimit-Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi zgjerohet me partnerë të rinj

BuletiniKorrik - Shtator 2019

Page 2: Btii NEWSLETTER Korrik - Shtator 2019 January-March 2019 No · -K hkra ora irktii r hat r ri t ir Koo-K o i h h htrar a i Ko Itot -K aio Strati Aokiit r traiii hri oia-K a tori r

BULETIN | Korrik - Shtator 2019 | Nr. 1

GRUPI TEMATIK PËR MBROJTJE TË FËMIJËVE FINALIZON STRATEGJINË E AVOKIMIT PËR DECENTRALIZIMIN E SHËRBIMEVE SOCIALE03 korrik 2019 - Grupi Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmi-jëve në kuadër të KOMF mbajti takimin e radhës. Grupi Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve përcaktuan prioritetet e grupit për tre muajt e ardhshëm lidhur me Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe Formulën e Financimit për shërbime sociale. Grupi Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve finalizoi draftin e Strategjisë së Avokimit dhe Planit të Veprimit për decentralizimin e shërbimeve sociale. Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

MIQTË E FËMIJËVE ME MESAZHE SENSIBILIZUESE PAS MIRATIMIT TË LIGJIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE 03 korrik 2019 - Pas miratimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, personalitete pjesë të platformës avokuese të KOMF “Miqtë e Fëmijëve”, dolën me mesazhe sensi-bilizuese me qëllim zbatimin e ligjit. Rona Nishliu u shpreh jashtëza-konisht e lumtur që Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve u aprovua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. “Si anëtare e platformës “Miqtë e Fëmijëve”, mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna e kam pasur brengë dhe e kam adresuar në vazhdimësi, duke kërkuar mbrojtje të fëmijëve nga të gjitha format e dhunës dhe abuzimit. Qëllimi krye-sor i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve është mbrojtja e fëmijës nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit, si dhe nga çdo dukuri tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, ar-simimin dhe zhvillimin e fëmijës. Nga ana tjetër, ky ligj i vendos qartë përgjegjësitë e prindërve, familjes, shoqërisë dhe shtetit për kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës. “I bëj thirrje të gjithëve të mobilizohemi për zbatimin e Ligjit me qëllim mbrojtjen e fëmijëve.”Eshref Durmishi aktor dhe producent, deklaroi se “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve siguron të drejtën e fëmijës me aftësi të kufizuara për të përfituar nga shërbimet shëndetësore, sociale, edukative, si dhe çdo shërbim tjetër, sipas nevojave. Sipas këtij ligji, institucionet eliminojnë të gjitha barrierat infrastrukturore, sociale, mjedisore, institucionale dhe ligjore në fushat e arsimit, punësimit dhe arsimit profesional, kujdesit shëndetësor, rehabilitimit, aktiviteteve kulturore, argëtuese dhe sportive që fëmijët me aftësi të kufizuara të ushtrojnë të drejtat e parashikuara në këtë ligj.”Shpat Deda u shpreh se aprovimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kuvendin e Kosovës është hap shumë i rëndësishëm për rregullimin kornizës ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Deda u shpreh se Ligji për Mbro-jtjen e Fëmijëve e ndalon përfshirjen e fëmijëve në aktivitete që e dëmtojnë sigurinë, shëndetin, moralin dhe zhvil-limin psikofizik të fëmijës. Ndër të tjera, ky ligj siguron që fëmijëve të përfshirë në punë të rënda të ju ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike, masa rehabilituese dhe ri integruese. Si anëtar i Platformës KOMF “Miqtë e Fëmijëve”, ju bëj thirrje të bëhemi bashkë për zbatimin e këtij ligji dhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve!”

Page 3: Btii NEWSLETTER Korrik - Shtator 2019 January-March 2019 No · -K hkra ora irktii r hat r ri t ir Koo-K o i h h htrar a i Ko Itot -K aio Strati Aokiit r traiii hri oia-K a tori r

BULETIN | Korrik - Shtator 2019 | Nr. 1

KOMF MORI PJESË NË TRAJNIMIN PËR INSPIRE NË KUADËR TË CHILDPACT04 korrik 2019 - Nga 1-3 Korrik 2019, KOMF mori pjesë në tra-jnimin për avokimin të organizuar nga ChildPact në Stamboll për të zhvilluar plane nacionale avokimi me anëtarët nga Ru-mania, Bullgaria, Moldavia, Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia, Serbia, Turqia dhe Bosnja dhe Hercegovina.Seancat u përqendruan në krijimin e një strategjie avokuese, përcaktimin e strukturës dhe qëllimeve të saj, analizimin e palëve të interesit dhe influencuesve përkatës dhe identifikim-in e rreziqeve të përfshira në një proces të tillë. Ky trajnim u mbështet nga dy projektet rajonale të fokusuar në INSPIRE, financuar nga Oak Foundation dhe INSPIRE Fund. ChildPact po finalizon aktualisht fazën e parë të zbatimit dhe po analizon të dhënat e mbledhura përmes një sonda-zhi online që synon hartimin e aktiviteteve që po zhvillohen aktualisht në përputhje me pakon INSPIRE në rajonin ezgjeruar të Detit të Zi.

KOMF: KËRKOJMË REAGIM INSTITUCIONAL DHE PËRGJEGJËSI PËR RASTIN E VDEKJES SË 11 VJEÇARIT NË FUSHË KOSOVË17 korrik 2019 - KOMF ka mbajtur një konferencë për media ku ka reaguar dhe shprehur shqetësimin lidhur me rastin e fundit të vdekjes së fëmijës e gjithashtu për situatën e rëndë të fëmijëve në situatë rruge.KOMF kërkoi veprime të menjëhershme nga prokuroria për zbardhjen e rastit të vdekjes së fëmijës. Sipas informacioneve të policisë, fëmija ka pasur shenja dhune. Poashtu sipas infor-macioneve të publikuara nga mediat, raporti i autopsisë i bërë në trupin e 11-vjeçarit ka vërtetuar se viktima është dhunuar seksualisht tri herë nga i njëjti person si dhe plaga e dhunimit ishte e freskët. KOMF ka kërkuar të ketë qasje në raportin e autopsisë, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore iu është përgjigjur KOMF që raporti i autopsisë për rastin në fjalë është në kompletim e sipër (në pritje të analizave) dhe pas kompletimit i dorëzohet prokurorit të rastit.Bazuar në deklaratën e nënës së viktimës por edhe shkrimeve të publikuara në media, del që rasti është raportuar në polici për abuzim seksual në datën 29 janar 2019 dhe tek pas 3 muajve më datë 15 prill 2019, është parashtruar kallëzim penal ndaj personit të dyshuar dhe i njëjti rast ishte proceduar në prokurori. Ndërsa prokuroria nuk kishte ngritur aktakuzë për këtë rast dhe personi për të cilin familja po pretendonte që ishte kryerësi kishte mbetur i lirë.Për këtë arsye, KOMF ka dërguar kërkesa zyrtare tek: Policia e Kosovës, Prokuroria, Qendra për Punë Sociale, Instituti i Mjekësisë Ligjore, për të parë cili ka qenë reagimi institucional për mbrojtjen e jetës dhe integritetit të fëmijës dhe ndëshkimin e kryerësit. Mbetet shqetësues fakti që Policia e Kosovës nuk iu është përgjigjur KOMF deri në këtë moment që po flasim, përderisa prokuroria ka theksuar që janë në fazën e hetimeve dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të japin më shumë informacione. Ndërkaq, Qendra për Punë Sociale i është përgjigjur KOMF duke dhënë informacionin për shërbimet e ofruara për këtë rast.Duke pas parasysh ndjeshmërinë e rasteve të cilat prekin fëmijët por edhe ndjeshmërinë e veprave penale kundër trupit dhe integritetit seksual, rasti i tillë do duhej të trajtohej me prioritet të lartë dhe me urgjencë nga policia dhe prokuroria në mënyrë që të mbrohej jeta, mirëqenia dhe integriteti i fëmijës. Me këtë rast, KOMF kërkoi ngaInspektorati i Policisë të hetojë këtë rast për të vërtetuar nëse ka pasur neglizhencë nga organet e ndjekjes.

Page 4: Btii NEWSLETTER Korrik - Shtator 2019 January-March 2019 No · -K hkra ora irktii r hat r ri t ir Koo-K o i h h htrar a i Ko Itot -K aio Strati Aokiit r traiii hri oia-K a tori r

BULETIN | Korrik - Shtator 2019 | Nr. 1

KOMF E ÇOHU KËRKOJNË LLOGARIDHËNIE NGA PROKURORIA PËR RASTIN E FËMIJËS NË FUSHË KOSOVË19 korrik 2019 - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve – KOMF, dhe Organizata për Demokraci, Antikorrup-sion dhe Dinjitet, Çohu, kanë dërguar kërkesë zyrtare tek Këshilli Prokurorial i Kosovës duke kërkuar hetim dhe llogaridhënie për veprimet e prokurorisë lidhur me rastin e fëmijës K. V nga Fushë Kosova.Pas publikimit të vdekjes tragjike të fëmijës në Komunën e Fushë Kosovës, KOMF ka dërguar kërkesë zyrtare tek Prokuroria për të parë cili ka qenë reagimi institucional për këtë rast.Prokuroria ka theksuar se është në fazën e hetimeve dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të japë më shumë informacion.Sipas raportimeve mediale, prokurori nuk kishte propozuar masën e paraburgimit, e cila përveçse do të pa-mundësonte ushtrimin e vazhdueshëm të abuzimit ndaj fëmijës do të ndihmonte edhe në zbardhjen e rastit. Prokurori nuk kishte kërkuar ekzaminimin mjeko-ligjor, kjo edhe përkundër raportimeve dhe dyshimeve për abuzim seksual me tashme të ndjerin K.V. Tutje i dyshuari ishte liruar në procedurë të rregullt.Nisur nga faktet e mësipërme, KOMF dhe Çohu kanë kërkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të vërtetohet nëse prokuroria ka përmbushur përgjegjësinë profesionale bazuar në dispozitat ligjore dhe etike, Kodin e Procedurës Penale, Kodin e Sjelljes Etike dhe Profesionale për Prokurorë.Në përputhje me rregullat ligjore dhe etike të organeve ndjekëse, KOMF dhe ÇOHU kanë kërkuar që Këshilli Prokurorial të zhvillojë procedurë hetimi ndaj prokurorëve të rastit për të identifikuar nëse ka pasur lëshime profe-sionale dhe etike në rastin ndaj fëmijës K. V dhe të shqiptojë masat e nevojshme, në rast se ato vërtetohen.

KOMF MERR PJESË NË MARSHIN NDAJ RASTIT TË VRASJES SË FËMIJËS NGA FUSHË KOSOVA23 korrik 2019 - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka marrë pjesë në marshin e organizuar si shenjë proteste ndaj rastit të vrasjes së fëmijës me inicialet V.K. nga Fushë Kosova. Qël-limi i këtij marshi ishte ngritja e zërit të qytetarëve, duke kërkuar përgjegjësi nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për neglizhencën e treguar ndaj këtij rasti. Ky marsh u zhvillua nga sheshi “Skënder-beu” deri tek ndërtesa e Këshillit Prokurorial të Kosovës.Përveç kësaj, KOMF ka kërkuar përgjegjësi nga KPK edhe gjatë javës së kaluar, duke dërguar kërkesë zyrtare tek Këshilli Prokurorial i Kosovës për të kërkuar hetim dhe llogaridhënie për veprimet e prokurorisë. Kjo kërkesë u dërgua në bashkëpunim me Organizatën për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, Çohu.

Page 5: Btii NEWSLETTER Korrik - Shtator 2019 January-March 2019 No · -K hkra ora irktii r hat r ri t ir Koo-K o i h h htrar a i Ko Itot -K aio Strati Aokiit r traiii hri oia-K a tori r

BULETIN | Korrik - Shtator 2019 | Nr. 1

KOMF NËNSHKRUAN MEMORANDUM MIRËKUPTIMI PËR FUSHATËN “PËR ARSIM MË TË MIRË NË KOSOVË”25 korrik 2019 - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF është pjesë e fushatës për Arsim më të mirë në Kosovë, e cila ka për qëllim ngrit-jen e vetëdijes për rritjen e cilësisë në arsim dhe mbështetjen e reformimit të sistemit të arsimit në Kosovë.KOMF bashkë me organizatat dhe akterët e përfshirë në këtë fushatë, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi duke u zotuar për ngritje të cilësisë në arsim. Organizatat pjesë e fushatës janë: MASHT, GIZ, UNICEF, Bashkimi Europian, KOMF, Save the Children, Banka Botërore, Friedrich Ebert Foundation, KEC, SBASHK, Këshilli i Prindërve të Kosovës, Këshilli Rinor Koso-var, PEN.

KOMF DËNON SULMIN DHE DHUNËN E USHTRUAR NDAJ FËMIJËS NË KOMUNËN E ISTOGUT21 gusht 2019 - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dënon sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj fëmijës K.M, 7-vjeçare, nga një person i moshës madhore në Komunën e Istogut.KOMF kërkon nga institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masat sipas legjislacionit në fuqi për ndëshkimin e personit të dyshuar për ushtrim të dhunës.Poashtu, përmes këtij reagimi KOMF shpreh shqetësimin për nivelin e lartë të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve në Kosovë, duke potencuar që ndalo-het çdo formë e dhunës në secilin ambient, në familje, institucione edukativo arsimore, në institucionet e kujdesit, organet e rendit dhe sistemit të drejtësisë dhe komunitet.Institucionet për mbrojtjen e fëmijës janë të obliguara të zhvillojnë dhe zbatojnë programet sociale që ofrojnë mbështetje për fëmijën dhe familjen, me qëllim që të parandalohet rreziku për jetën, dhunën, neglizhimin, abuzimin dhe shfrytëzimin.KOMF kërkon nga institucionet përkatëse që të zhvillojnë dhe zbatojnë programe edukative që sensibilizojnë qytet-arët mbi vlerat dhe rëndësinë e diversitetit, mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe kujdesin ndaj fëmijës.

KOMF VALIDON STRATEGJINË E AVOKIMIT PËR DECENTRALIZIMIN E SHËRBIMEVE SOCIALE27 gusht 2019 - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë ka mbajtur punëtorinë për validimin e Strategjisë së Avokimit për decentralizimin e shërbimeve sociale dhe familjare.Pas validimit të kësaj strategjie, është paraparë të mbahet edhe një trajnim më gjithë rrjetin, për zbatimin me efikasitet të strategjisë dhe mbërritjen e objektivave të vendosura në këtë dokument.Punëtoria u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE–së në Kosovë, i ciliimplementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet meOrganizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

Page 6: Btii NEWSLETTER Korrik - Shtator 2019 January-March 2019 No · -K hkra ora irktii r hat r ri t ir Koo-K o i h h htrar a i Ko Itot -K aio Strati Aokiit r traiii hri oia-K a tori r

BULETIN | Korrik - Shtator 2019 | Nr. 1

KOMF MBAN PUNËTORINË PËR HARTIMIN E DRAFT LIGJIT PËR SHËRBIME SOCIALE DHE FAMILJARE29 gusht 2019 - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Mirëqe-nies Sociale (MPSM), Zyrën e UNICEF në Kosovë dhe Save the Children ka mbajtur punëtorinë dy ditore për hartimin e Projektligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare.Aktualisht, MPMS është në fazën e hartimit të këtij Projektligji dhe kjo punëtori ka shërbyer për sjelljen e diskutimeve në mes të ak-terëve kryesor të fushës, duke thelluar rekomandimet për hartimin e projektligjit.Punëtoria u organizua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organiza-tën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

ME MBËSHTETJEN E OFAP DHE KOMF MBAHET TAKIMI I KOLEGJIUMIT PËR SHËNDETËSI DHE MIRËQENIE SOCIALE11 shtator 2019 - Asociacioni i Komunave të Kosovës, me mbështetjen e OFAP dhe KOMF ka mbajtur takimin e radhës të Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.Anëtarët e Kolegjiumit kanë ndarë informacionet rreth Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal dhe formulën e financimit të Grantit Specifik për Shërbime Sociale.Në këtë takim, KOMF ka shpalosur qëndrimin për Ligjin për Shër-bime Sociale dhe Familjare dhe është zotuar të bashkëpunojnë më Asociacionin e komunave për të unifikuar qëndrimet drejt har-timit të këtij Ligji.Poashtu në këtë takim, anëtarët e Kolegjiumit kanë dhënë qën-drimet e tyre rreth draft Strategjisë për Kujdesin Parësor Shën-detësor. Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Joint Action for Decentralization” (Aksioni i Përbashkët për Decentralizim), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili imple-mentohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

KOMF MBAJTI PUNËTORINË PËR VLERËSIMIN E NEVOJAVE NË FËMIJËRINË E HERSHME13 shtator 2019 - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka mbajtur punëtorinë dy ditore “Vlerësimi i nevojave në fëmijërinë e hershme” me qëllim të identifikimit dhe vlerësimit të nevojave të organizatave të shoqërisë civile në fushën e fëmijërisë së hershme në Kosovë.Me anë të identifikimit të nevojave synohet edhe ngritja e kapaciteteve të këtyre organizatave në këtë fushë. Gjatë kësaj punëtorie, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të punojnë në grupe dhe të identifikojnë sfidat dhe nevojat e tyre në ofrimin e shërbimeve për prindër dhe fëmijë dhe të përcaktojnë hapat e mëtutjeshëm për përmirësimin e fëmijërisë së hershme në Kosovë.

Page 7: Btii NEWSLETTER Korrik - Shtator 2019 January-March 2019 No · -K hkra ora irktii r hat r ri t ir Koo-K o i h h htrar a i Ko Itot -K aio Strati Aokiit r traiii hri oia-K a tori r

BULETIN | Korrik - Shtator 2019 | Nr. 1

Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit: “Rritja e ndërhyrjeve në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”, financuar nga Republika e Bullgarisë në Kosovë, menaxhuar nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë dhe zbatuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Karin DomFoundation.

KOMF KA MBAJTUR TRAJNIMIN PËR ZBATIMIN EFIKAS TË STRATEGJISË SË AVOKIMIT24 shtator 2019 - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, po mban trajnimin tre ditor për “Zbatimin efikas të Strategjisë së Avokimit për procesin e decentralizimit tëshërbimeve sociale”.Qëllimi i përgjithshëm i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të organizatave jo-qeveritare pjesë e KOMF por edhe partnerëve të jashtëm dhe palëve të interesit, se si të avokojmë, të monitorojmë dhe të marrim pjesë në vendimmarrjen publike rreth procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.Trajnimi mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE–së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

GRUPI TEMATIK PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË SHËNDETËSI ZGJEROHET ME PARTNERË TË RINJ26 shtator 2019 - Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shën-detësi në kuadër të KOMF u zgjerua sot edhe me tre partnerë të rinj, të cilët punojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve në shën-detësi. Përkatësisht, këtij grupi i janë bashkëngjitur organizatat si “Solidar Suisse”, “Shoqata e Mamive të Kosovës” dhe “Shoqata për Sëmundje të Rralla”.Gjatë takimit të këtij grupi, përfaqësuesit e organizatave prezan-tuan fushëveprimin e secilës organizatë duke përfshirë qëllimet dhe aktivitetet kryesore. Anëtarët e Grupit Tematik diskutuan për aktivitetet e radhës të cilat do të zhvillohen për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e fëmijëve në shëndetësi.Zgjerimi i këtij grupi me partnerë të rinj mbetet ende prioritet kryesor me qëllim të shtimit të vlerave për GrupinTematik dhe kontributit që organizatat e caktuara mund të japin për fushën e shëndetit të fëmijëve.

Page 8: Btii NEWSLETTER Korrik - Shtator 2019 January-March 2019 No · -K hkra ora irktii r hat r ri t ir Koo-K o i h h htrar a i Ko Itot -K aio Strati Aokiit r traiii hri oia-K a tori r

BULETIN | Korrik - Shtator 2019 | Nr. 1

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF është një koalicion i përbërë nga 29 OJQ vendore dhe ndërkombëtare të cilat

punojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, në Kosovë.

Organizatat anëtare të KOMF, janë:

Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim - ASTRA, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Balkan Sunflowers Kosova, Childproof / CIPOF,

Education Comes First - ECF, Iniciativa 6, Organizata Rinore Akti - ORA, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror - OFAP, OPFAKOS ,

Programi për të Drejtat civile - CRP/ K, PL4Y International, Qendra për Arsim e Kosovës - KEC, Qendra e Kujdesit Ditor PEMA, Qendra për Mbrojt-

jen e viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore - PVPT, Qendra për Studime te Avancuara - FIT, Qendra Kosovare për Rehabiliti-

min e të Mbijetuarve të Torturës QKRMT, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët në Kosovë -

SDSF, Shoqata e Të Drejtave Të Pacientëve në Kosovë - Prak Kosovë, Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës -

HANDIKOS, Terre des hommes, The Ideas Partnership, VoRAE, World Vision, Public Organization for Local Initiatives and Supports - POLIS,

Network of Peace Movement – NOPM, SOS Kopshti dhe Nevo Koncepti.

Ky publikim është prodhuar në kuadër të projektit "Aksioni i Përbashkët për Decentralizim" (Joint Action for Decentralization), financuar nga

Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga KOMF në partneritet me SOS, OFAP dhe KMOP.

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. përmbajtja e tij është përgjegjësi vetanake e Koalicionit të OJQ-ve

për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - [email protected] Salihu, OB.1 HY.1 K.3 Nr.16, 10000 Prishtinë, KosovëTel: +381 (0) 38 220 287www.komfkosova.orgFacebook: KOMFYouTube: Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF