buletin informativ -...

4
BULETIN INFORMATIV

Upload: others

Post on 05-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

8

BULETIN INFORMATIV

2 Një ditë në Drejtorinë e PolicisëNë përfundim të këtij projekti 2 mujor, komisarët e shkollave vizituan drejtorinë e policisë Tiranë, për tu njohur nga afër me procedurat e shoqërimit, kontrollit dhe funksionimit të policisë.Kjo vizitë u shër-beu të rinjve edhe për tu miqësuar me forcat e policisë dhe me ambjentet ku duhet të drejtohen në raste incidentesh.

Projekti “Policia Miku Juaj” i realizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike”, me mbështetjen e Programit SACP dhe Ambasa-dës Suedeze në Tiranë.

Në këtë buletin: ► Seminar edukativ “Policia Miku Juaj” ► Komisarët e Shkollës emërohen nga Ministri i Brendshëm z.Saimir Tahiri ► Trainim, “Partneriteti Polici-Rini” ► “Policia Miku Juaj” në Media ► Komisarët e Shkollës në aksion ► Një ditë në Drejtorinë e Policisë

5

4Aktivitete

Seminar edukativ “Policia Miku Juaj”Për ti shërbyer parandalimit të incidenteve në ambjentet shkollore, Instituti Shqiptar i Studimeve Politike lançoi për herë të parë nismën “Policia miku Juaj” e cila synon ti bëjë nxënësit më të ndjeshëm dhe më të përgjegjshëm ndaj veprave penale në terri-torin e shkollës si dhe të krijojë ura partne-riteti mes forcave të policisë që mbikqyrin shkollat dhe vetë nxënësve. Me praninë e sociologes Entela Binjaku dhe përfaqësuesve të ISHSP u zhvilluan dy seminaret edukativw në shkollat respektive Gjimnazi “Ismail Qemali” dhe shkolla nëntëvjecare “1 Maji” Tiranë.

Komisarët e shkollës emërohen nga Ministri i Brendshëm z.Saimir TahiriInstituti Shqiptar i Studimeve Politike organi-zoi ceremoninë e ndarjes së titujve komisar në gjimnazin “Ismail Qemali” Tiranë, ku i pranishëm ishte Minsitri i Brendshëm z.Saimir Tahiri dhe titullarë të tjerë të policisë, arsimit dhe ambasadës suedeze në Tiranë.Z.Tahiri theksoi se: “Këto projekte kanë vlerë për komunitetin dhe duhet të shtrihen edhe në periferi të vendit.Siguria në shkolla është një cështje e përbashkët dhe duhet angazhim nga ana e prindërve, mësuesve dhe organeve policore” përfundoi ministri, dhe më pas legjitimoi komisarët e shkollës duke u ndarë dhe nga një trofe simbolik.

Trainim, “Partneriteti Polici-Rini”Tashmë që të rinjtë e përzgjedhur si komis-ariat po përsosin aftësitë e tyre policeske për mjedisin shkollor, ishte i nevojshëm edhe ky takim bashkëbisedimi me një komisar të vërtetë, z.Xhavit Shala i cili vuri në dispozi-cion të të rinvje eksperiencën dhe dijet e tij.Të rinjtë bashkebiseduan me komisar z.Shala per mënryat e komunikimit dhe kon-taktimin e policisë në raste incidentesh. Të pranishëm ishin edhe disa forca policie të cilët bashkëbiseduan me nxënësit e shkol-lave.

“Policia Miku Juaj” në MediaProjekti “Policia Miku Juaj” pati një interes të gjerë nga opinion publik dhe media. Që me aktivitetin e parë pati ndjekje tw aktiviteteve nga disa gazeta dhe televizione.Nismën e ISHSP-së për partneritetin polici-rini e përfaqësuan në TV A1 Report Emisioni “Urbanika” Rigels Xhemollari, kordiantor i projektit, ne TV Vizion Plus “Emisioni i Mëngjesit”, Entela Binjaku, eksperte dhe në TV Vizion Plus “Pasdite nw Vizion +” Esloina Prendi, komisare e shkollës të cilët folën mbi synimet dhe objektivat e projektit.Përvec kësaj gazeta Shekulli botoi një editorial kushtuar projektit dhe hapi faqen e saj të parë me komsiaren më të re të shkollës.

1 3

42

6 Komisarët e shkollës në aksionGjatë gjithë kohës së realizimit të projektit komisarët e dy shkollave kanë informuar bashkmoshatarët e tyre brenda dhe jashtë territorit të shkollës për mënyrat e komuni-kimit me policinë, rastet e incidenteve dhe veprat penale që kryhen nga të miturit së bashku me dënimet përkatëse.Ky material u mundësua nga broshura e hartuar nga ekipi i ISHSP në kuadër të projektit të mbështetur nga Programi SACP. Dita e Fëmijëve 1 Qershori gjithashtu u shfrytëzua për këtë qëllim nga të rinjtë e shkollave.

Qëllimi i projektitQëllimi i këtij projekti është vendosja e urave të partneritetit midis nxënësve të shkollave të mesme dhe nëntë-vjecare dhe Policisë së Shtetit në funksion të parandalimit të kriminalitetit në shkolla, parandalimit të përdorimit të lëndëve narkotike dhe rritjes së besueshmërisë ndaj policisë.

Grupi i PunësGrupi i punës u drejtua nga Kordinatori i Projek-tit Rigels Xhemollari dhe u mbështet nga përfaqësuesit e ISHSP Anila Basha, Romina Mborja, Migen Qiraxhi, Marsel Dajci, Lea Stani, Esloina Prendi, Darla Krasniqi dhe dhjetra komis-arë të shkollave ku u zbatua projekti. EkspertëtEkspertë në këtë projekt ishin z.Xhavit Shala, komisar dhe znj.Entela Binjaku, sociologe.

Falenderime!Falenderojmë përfaqësuesit e Programit “Mbeshtetja Suedeze pwr MB/PSH pwr Policimin në Komunitet” tw cilwt bënë të mundur realiz-imin e këtij projekti.Shprehim falenderime dhe mirënjohje për drejtoreshën e shkollës “Ismail Qemali” znj.Alma Laze dhe drejtoreshën e shkolës “1 Maji” znj. Rina Kazazi dhe sta�n e tyre i cili na ka mbështetur në cdo aktivitet.

Tirane, Maj-Qershor 2014

5