buletin mujor informativ i partisë së drejtësisë nr.5 ... · zgjodh naser kalanderi. të...

13
www.drejtesia.org Buletin mujor informativ i Partisë së Drejt ësisë Nr.5 - Maj 2012 Në këtë numër mund të lexoni: Vizioni Rinor anëtarsohon 47 të rinjë në Mitrovicë Vizioni Rinor i degës në Therandë shpërndan 60 libreza për antarët e rinjë Mbledhja e Këshillit Drejtues 6 prill 2012 Vizioni Rinor i degës së Gjakovës shpërndan 25 libreza për anëtarët e rinjë Nëndega e Qendrës së Therandës mban kuvendin zgjedhor Dega e Tretë e PD-së në Prishtinë zhvillon takim në TIKA Dega e PD-së në Gjakovë mban Turneun e Futbollit “Përvjetori i Krenarisë Kombëtare” Në Prizren themelohën dy nëndegë Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues Dega në Drenas mban Kuvendin Zgjedhor Për nderë të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, dega e PD-së në Prizren organizoi turnir në futboll Dega e Therandës themelon nëndegën në Duhël Nënkryetari Klinaku merr pjesë në asamblenë e 115 te OMGJ Reagim nga kryesia qendrore e Partisë së Drejtësisë Reagim nga dega e PD-së në Gjakovë Dega e Tretë e PD-së në Prishtinë pjesë e fushatës Lets do it Kosova Në artikullin e Express të 23 Maj 2012 me titull: Ikin nga Ferid Agani, dhe në këtë kontekst shkruan se nga PD-ja janë larguar anëtarë të kësaj partie të degës së Fushë Kosovës, Podujevës dhe Gjakovës. PD solidarizohet me pensionistët e Kosovës Reagim nga këshilltari i Kuvendit Komunal në Gjakovë - Bahri Bokshi Themelohet grupi inicues për themelimin e degës së re në Fushë Kosovë Kryetari i Vizionit Rinor, Fahredin Majkovci dhe anëtari i kryesisë së Vizionit Rinor , Meriton Sylaj, marrin pjesë në takim e tretë të Lidhjës së Forumeve Rinore Mbarëkombëtar Vizioni Rinor i PD-së anëtarëson të rinj në strukturat e veta DREJTËSIA themelon degë dhe nëndegë të reja PD Degët e PD-së organizojnë aktivitete sportive PD merr pjesë në aksione qytetare

Upload: others

Post on 16-Aug-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 ... · zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani,

www.drejtesia.org

Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 - Maj 2012

Në këtë numër mund të lexoni:

Vizioni Rinor anëtarsohon 47 të rinjë në Mitrovicë

Vizioni Rinor i degës në Therandë shpërndan 60 libreza për

antarët e rinjë

Mbledhja e Këshillit Drejtues 6 prill 2012

Vizioni Rinor i degës së Gjakovës shpërndan 25 libreza për

anëtarët e rinjë

Nëndega e Qendrës së Therandës mban kuvendin zgjedhor

Dega e Tretë e PD-së në Prishtinë zhvillon takim në TIKA

Dega e PD-së në Gjakovë mban Turneun e Futbollit “Përvjetori i

Krenarisë Kombëtare”

Në Prizren themelohën dy nëndegë

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues

Dega në Drenas mban Kuvendin Zgjedhor

Për nderë të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, dega e PD-së në

Prizren organizoi turnir në futboll

Dega e Therandës themelon nëndegën në Duhël

Nënkryetari Klinaku merr pjesë në asamblenë e 115 te OMGJ

Reagim nga kryesia qendrore e Partisë së Drejtësisë

Reagim nga dega e PD-së në Gjakovë

Dega e Tretë e PD-së në Prishtinë pjesë e fushatës Lets do it

Kosova

Në artikullin e Express të 23 Maj 2012 me titull: Ikin nga Ferid

Agani, dhe në këtë kontekst shkruan se nga PD-ja janë larguar

anëtarë të kësaj partie të degës së Fushë Kosovës, Podujevës dhe

Gjakovës.

PD solidarizohet me pensionistët e Kosovës

Reagim nga këshilltari i Kuvendit Komunal në Gjakovë - Bahri

Bokshi

Themelohet grupi inicues për themelimin e degës së re në Fushë

Kosovë

Kryetari i Vizionit Rinor, Fahredin Majkovci dhe anëtari i kryesisë

së Vizionit Rinor , Meriton Sylaj, marrin pjesë në takim e tretë të

Lidhjës së Forumeve Rinore Mbarëkombëtar

Vizioni Rinor i PD-së anëtarëson të rinj

në strukturat e veta

DREJTËSIA

themelon degë dhe nëndegë të reja

PD

Degët e PD-së organizojnë aktivitete sportive

PD merr pjesë në aksione qytetare

Page 2: Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 ... · zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani,

Në vazhdën e aktiviteteve të Vizionit Rinor për anëtarësimin e të rinjve të PD-se me datë 01 prill 2012 në

Mitrovicë u organizua tubimi me te rinjtë me ç’raste u ndanë 47 libreza për anëtarët e rinj të PD-së. Të

pranishmit i përshëndeten Eset Shaqiri, Kryetar i degës së PD-së në Mitrovicë, Gëzim Kelmendi, Nënkryetar i

PD-së dhe Deputet në Parlamentin e Kosovës, Qemajl Hasani, Anëtar i Kryesisë qendrore të PD-së, Fahredin

Majkovci, Nënkryetar i PD-së dhe Kryetar i Vizionit Rinor, Liridon Kurti, Kryetar i Vizionit Rinor në

Mitrovicë. Me këtë rast nënkryetari Majkovci shpalosi programin e Vizionit Rinor dhe synimet për arritjen e

objektivave gjatë këtij viti. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe Kryesia e Vizionit Rinor.

www.drejtesia.org

2 2 DREJTESIA LAJME

Vizioni Rinor anëtarsohon 47 të rinjë në Mitrovicë

Vizioni Rinor dega në Therandë shperndau 60 libreza për 60 anëtarët e rinjë të anëtarsuar në Vizioni Rinor të

degës. Shpërndarjen e librezave e bëri kryetari I Partisë së Drejtësisë prof. dr Ferid Agani së bashku me

kryetarën e VR të degës Ensuida Behluli.

Përfaqesuses nga Kryesia e Vizionit Rinor në qendër ishe Labinot Berisha nga dega e Gjakovës, ku shpalosi

programin e vizionit rinor në muajt e ardhshëm

Vizioni Rinor i degës në Therandë shpërndan 60 li-

breza për antarët e rinjë

Page 3: Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 ... · zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani,

www.drejtesia.org

3 DREJTESIA LAJME

Këshilli Drejtues i Partisë së Drejtësisë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.04.’12 diskutoi për gjendjen

aktuale politike në vend, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetare komune në Ferizaj dhe çështje të tjera

me interes për PD-në. Këshilli Drejtues i PD-se nxori këto rekomandime:

· PD shpreh shqetësimin e saj me gjendjen politike në vend e posaçërisht shpreh pakënaqësinë me gjendjen

ekonomike. PD fton forcat politike të vendit për unitet politik dhe veprim të koordinuar në mbrojtjen e

interesave vitale të vendit dhe forcimin e shtetit ligjor në mbarë territorin e Kosovës. PD kërkon nxitjen e

proceseve zhvillimore, për rritjen e punësimit të të rinjve dhe përmirësimin e gjendjes sociale si dhe

tejkalimin e varfërisë, luftimin e pa kompromis të korrupsionit dhe dukurive të tjera negative.

· Partia e Drejtësisë shpreh pakënaqësi për mënyrën e trajtimit të çështjes së mbulesë dhe kërkon qasje dhe

adresim në mënyrë adekuate nga Ministria e Arsimit dhe Kuvendi i Kosovës;

· PD mbështet angazhimin e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga

Programi i Ahtisarit në mënyrë që mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës të përfundoj në

Shtator të këtij viti.

· PD mbështet dialogun politik i cili për qëllim ka afirmimin e Kosovës si shtet të pavarur e sovran dhe që

forcon miqësinë dhe paqen midis popujve dhe shteteve në rajon dhe mbështet fuqishëm procesin e

integrimeve euro-atlantike të vendit tonë dhe shteteve të rajonit. PD mbështet të gjitha ato iniciativa dhe

bisedime që Kosovën e afirmojnë në arenën ndërkombëtare e sidomos arritjen që Kosova të flet vetë në

emër të saj dhe faktin që UNMIK-u mos të flasë më në emër të Kosovës.

Mbledhja e Këshillit Drejtues 6 prill 2012

Vizioni Rinor i degës së Gjakovës organizoi një takim të

karakterit informues me të gjithë anëtarët e rinisë së degës së

Gjakovës. Në këtë takim Vizionit Rinor iu bashkuan edhe 25

anëtar të rinjë të cilët u pajisen me librezat e anëtarsisë. Hapjen

e takimit e bëri kryetari i VR të degës, Labinot Berisha. I

pranishëm ishte edhe nënkryetari i Partisë së Drejtësisë për rini

Fahredin Majkovci. Nënkryetari Majkovci shpalosi projektet e

tij për realizimin e tyre në komunat e Kosovës, ndër të tjera

edhe aktivitetin për muajin Prill që është quajtur "muaji i

anëtarsisë". Pas fjalimeve, agjenda vazhdoj të jetë e karakterit informues, ku anëtarët patën mundësi të

njoftohen me anëtarët e VR nga dega e Gjakovës.

Vizioni Rinor i degës së Gjakovës shpërndan 25 li-

breza për anëtarët e rinjë

Page 4: Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 ... · zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani,

www.drejtesia.org

4 4 DREJTESIA LAJME

Me datë 7 prill 2012 dega e PD-së në

Therandë mbajti kuvendin e nëndegës së

Qendrës ku të pranishëm ishin 90 dele-

gatë, dhe kryetar u zgjodh Faton

Bytyqu. Me vota unanime u votua kry-

esia e nëndegës e cila përbëhet prej 7

antarëve. Më pas u shpërndanë libreza

për antarët e rinjë. Të pranishëm ishin

edhe kryetari I PD-së prof. dr. Ferid

Agani, nënkryetari Qeram Telqiu,

anëtari Qemajl Hasani. Hapjen e kuven-

dit e bëri kryetari I degës së Therandës

Bajram Tërshani. Më pas kryetari Agani

bëri shpalosjen e programit të PD-së dhe harmonizimin e programit në Ministrinë e Shëndetësisë. Në përfun-

dim të kuvendit u shpërndanë 60 libreza të anëtarsisë nga Vizioni Rinor I degës nga kryetarja Ensuida Behluli.

Nëndega e Qendrës së Therandës mban kuvendin

zgjedhor

Dega e Tretë e PD-së në Prishtinë zhvillon takim në

TIKA Sot më 3 maj 2012 një delegacion i Degës së Tretë

të Partisë së Drejtësisë në Prishtinë, i përbërë nga

kryetari i degës Agim Qehaja, nënkryetarët Shpëtim

Potera dhe Mynevere Qeshmexhiu dhe anëtarja e

degës Arbana Janjeva zhvilluan një takim me

kordinatorin e Agjencionit Ndërkombëtar të Turqisë

për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA), Adem Urfa.

Gjatë bisedës të dy palët u dakorduan për një

bashkëpunim të mirëfillt në realizimin e projekteve

të përbashkëta dhe thellimin e bashkëpunimit

ndërmjet tyre

Page 5: Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 ... · zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani,

Me qëllim që kremtimet kombëtare, si dhe aktivitetet e

ndryshme të jenë edhe një rast gëzimi, uniteti, paqe,

tolerance, miresie dhe solidariteti, Dega e Partisë së

Drejtësisë në Gjakovë në vazhdën e aktiviteteve, për

nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, or-

ganizoj Turneu e Futbollit me moton : “Uniteti është

politika më e mire’’, duke dëshiruar veç tjerash, që ky

vit jubilar i krenarisë kombëtare të gjejë kombin shqip-

tar më të bashkuar. Pos shënimi të këtij viti jubilar të

një rëndësi të veçantë për të gjithë shqiptarët, përmes këtij aktiviteti u shprehën në mënyrë reale dhe

praktike zhvillimi social i vlerave te tilla si miqesia, bashkëpunimi, uniteti, krenaria kombetare, që së bashku

më shtrirjen apo zgjerimin e PD-së ishin ndër objektivat e këtij aktiviteti, me ç’rast vlen të theksohet se

radhëve të PD-së ju bashkuan edhe 27 anëtarë të rinjë. Ne këtë aktivitet pos anëtarëve të degës së PD-së në

Gjakovë, me pjesëmarrjen e tyre na nderuan Nënkryetari i PD-së Fahredin Majkovci, Kryetari i K.B.I në

Gjakove Ahmet Hoxha, përfaqësues të strukturave islame si dhe anëtarët e kryesisë së Vizionit Rinor nga

degët ku shtrihet PD-ja. Aktivitetin në fjalë e përshëndetën në një fjalë rasti kryetari i degës së Partisë së

Drejtesise në Gjakove z.Bahri Bokshi, si dhe Nënkryetari i PD-së Fahredin Majkovci, ku veç tjerash në fjalën

e tyre, shprehen urimet më të përzemërta me rastin e shënimit të këtij viti jubilar, të një rëndësie të veçantë për

të gjithë shqiptarët, me dëshirat më të mira për prosperitet dhe një të ardhme të ndritur të kombit shqiptar. Sa i

përket agjendës, pasi paraprakisht ishte bërë hedhja e shortit dhe njoftimi me rregulloren e turneut, Sekretari i

Degës Samir Qela pasi përshëndeti të pranishmit në emër të komisionit garues(i përbërë nga Xhavit Koshi,

Samir Qela dhe Flaka Kusari), prezentoj ekipet, që do të luajnë sipas radhës. Vlen të përmendim,se në këtë

aktivitet sportiv kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë...pjesëmarrës ishin 14 ekipe nga lagje të ndryshme të

qytetit. Pas lojrave shumë të bukura dhe dramatike, meqenëse luhej me sistem të eliminimit, finalist të turneut

ishin ekipet: Lagjja e ”Hadumit” dhe ekipi “Haudii”, Ekipi L. ‘’Hadumit’’ triumfoi në këtë ndeshje finale të

përshkuar me shumë emocione,njëherit u shpall fitues i turneut “Përvjetori i Krenarisë Kombëtare me moton:

“Uniteti është politika më e mire’’. Gjithashtu nga ana e komisioni garues u shpall lojëtari më i mire i turneut

(Fejzullah Kabashi- Ekipi L. ‘’Hadumit), dhe golëshënuesi më i mirë l (Qendrim Morina-Ekipi ‘’Haudi)

Ekipet finaliste, lojtarët e zgjedhur dhe arbitrat u shpërblyen me medalje,top futbolli, dhe Kupa. Ndarjen e

shpërblimeve e bëri Kryetari i degës së PD-së në Gjakovë Bahri Bokshi, Nënkryetari i PD-së Fahredin

Majkovci, Kryetari i K.B.I. në Gjakovë Ahmet Hoxha dhe prof. Xhavit Koshi. Turneu u zhvillua dhe

përfundoj siç ishte paraparë dhe kishim kënaqësinë që ishim pjesë e këtij aktiviteti sportiv, përndryshe ishte

një rast i veçantë uniteti mes nesh në të cilin mbretëroj fryma e vërtetë sportive

www.drejtesia.org

5 DREJTESIA LAJME

Dega e PD-së në Gjakovë mban Turneun e Futbollit

“Përvjetori i Krenarisë Kombëtare”

Page 6: Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 ... · zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani,

www.drejtesia.org

6 6 DREJTESIA LAJME

Sot më 10 maj 2012, dega e PD-së në Prizren themeloi

dy nëndegë. Në kuvendin e nëndegës së lagjës Gani

Qavdarbasha, pjesëmarrës ishin 26 delegat. Kryetar i

nëndegës u zgjodh Sahit Llopari. Në kuvendin e

nëndegës së lagjës Jusuf Gërvalla/Enver Hadri,

pjesëmarrës ishin 27 delegat. Kryetar i nëndegës u

zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy

kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr.

Ferid Agani, nënkryetari Jeton Svirca dhe Qeram

Telqiu. Në fjalën e tij kryetari Agani falenderojë

pjesëmarrësit dhe bëri shpalosjen e programit të PD-së

dhe harmonizimin e programit në Ministrinë e

Shëndetësisë.

Në Prizren themelohën dy nëndegë

Me date 15.05.12 në zyret e Partisë së

Drejtësisë u mbajt mbledhja e Këshillit

Drejtues ku u bë analiza për zgjedhjet në

Ferizaj dhe u diskutua për gjendjen

organizative të degëve të Partisë. Në pikën

e parë u dha një raport nga shefi i shtabit

dhe shtabi lokal për aktivitetet dhe

zhvilluara. Nga diskutantët u vlerësua

pozitive pjesëmarrja e PD-së në zgjedhjet

në Ferizaj dhe u bënë thirrje që degët tjera

të marrin mësim nga dega e Ferizajt dhe të

jenë më të përgatitura për zgjedhjet e

ardhshme lokale dhe parlamentare.

Në vazhdim u diskutua rreth gjendjes së

degëve të Partisë dhe u bë thirrje për një

aktivizim më të marr për zgjerim të Partisë në themelim të degëve dhe nëndegëve të reja.

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues

Page 7: Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 ... · zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani,

www.drejtesia.org

7 DREJTESIA LAJME

Dega në Drenas mban Kuvendin Zgjedhor Sot me datë 12.05.2012 u mbajt Kuvendi i Degës

së Partisë së Drejtësisë në Drenas. Të pranishëm

nga Kryesia e PD-së ishin: Kryetari i PD-së dhe

Minist ri i Shëndetësisë Prof. Dr.

sc. Ferid AGANI, Nënkryetari i PD-së për

Zhvillim dhe Zgjerim si dhe Deputeti i Parlamentit

të Kosovës Jeton SVIRCA, akademik Feti

MEHDIU - Anëtarë i Kryesisë së PD-së, Qeram

TELQIU - Nënkryetar i PD-së, Qemal HASANI –

Anëtarë i Kryesisë së PD-së, Abdullah KLINAKU

– Nënkryetar i PD-së si dhe Gazmend ADEMI – Sekretar i PD-së. Kuvendi filloj punën në kohen e paraparë,

të pranishëm ishin 55 delegatë. Pasi u lexua biografia e kandidatit për kryetar të degës, u hodh në votim dhe

unanimisht delegatet e pranishëm e votuan dhe zgjodhën z.Nasuf GASHIN – Kryetarë të Degës së Partisë së

Drejtësisë në Drenas. Fjalën e mori Kryetari i porsazgjedhur i degës së PD-së në Drenas z. Nasuf GASHI i cili

fillimisht i përshëndeti mysafiret dhe delegatet e pranishëm për besimin e dhënë, e ndër të tjera shtoj: “Partia e

Drejtësisë është një sofër e madhe ku ka vend për të gjithë, në jemi model për të tjerët për sinqeritetin dhe

punët që bëjmë, të gjithë na kanë zili, por njëkohësisht ne duhet të jemi syhapur dhe nuk duhet ti lejojmë të

tjerët që të na devijojnë rrugën sepse jemi Parti e Drejtë dhe punojmë në emër të Zotit me Drejtësi. Gjithashtu

ua bëjë më dijë se kjo nuk do të thotë se unë do të vendosi vetë për çdo gjë rreth PD-së në Drenas, por unë do

të jem i hapur dhe do të bashkëpunoj në mënyrë të vazhdueshme me të gjithë ju. Një njeri i mençur dhe per-

sonalitet i fuqishëm gjatë historisë së hershme thoshte: “Nëse sot ke bërë një vepër të mirë, e nëse nesër nuk ja

kalon me diçka ma të mirë, je në humbje”. Pra nëse sot kemi arrit ta kemi një anëtarë të ri në PD, nesër duhet

ti kemi dy. Edhe pse aktiviteti i PD-së në Drenas vazhdimisht has në vështirësi dhe pengesa të ndryshme, ne

asnjëherë s’jemi ndalur dhe s’do të ndalemi se punuari rreth synimeve dhe qëllimeve tona, rreth zbatimit të

programit të PD-së në çdo pore të jetës institucionale dhe shoqërore”. Pas zgjedhjes se organeve drejtuese së

Degës së PD-së në Drenas, fjala iu dha Kryetarit të PD-së dhe Ministrit të Shëndetësisë Prof. Dr. sc. Ferid

AGANI i cili përshëndeti punën e këtij kuvendi e ndër tjerash shtoi: “Sot jam tejet i kënaqur që po formohet

Dega e PD-së në Drenas, si dhe po ashtu po ndihem mjaftë i lumtur kur dëgjova se kryesia e degës së PD-së në

Drenas përbehet prej njerëzve të profileve të ndryshme si: Inxhinier, ekonomist, jurist, kjo tregon se jemi parti

e të gjitha shtresave pra për krejt shoqërinë. PD është në vlugun me të madh të punës dhe për çdo ditë po kemi

hapje të degëve dhe nëndegëve të reja nëpër tërë Kosovën. Po ashtu neve si PD po kemi edhe pengesa nga per-

sona dhe subjekte të ndryshme të cilët vazhdimisht PD-në e quajnë si parti fetare, kjo dëshmon se ende duhet

të ngritët vetëdija e përgjithshme politike”. Po ashtu Ministri Prof. Dr.sc. Ferid AGANI rikujtoj dëshmoret të

cilët poseduan vlerat kombëtare dhe fetare e që fatkeqësisht disa njerëz po përpiqen ti ndajnë këto vlera, por

këto janë të pandashme. Me këtë edhe përfunduan punimet e Kuvendit.

Page 8: Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 ... · zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani,

www.drejtesia.org

8 8 DREJTESIA LAJME

Për nderë të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, dega e

PD-së në Prizren organizoi turnir në futboll

Për nderë të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, dega e

Partisë së Drejtësisë në Prizren, organizoi turnir

në futboll. Në këto gara eliminatore prezent ishin

14 ekipe. Fituesit u shpërblyen me medalje dhe

mirënjohje. Prezent në shpërndarjen e

shpërblimeve për pjesëmarrësit ishte edhe

kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani. Garat u

zhvilluan në palestrën sportive Sezai Surroi në

Prizren.

Dega e Therandës themelon nëndegën në Duhël Të pranishëm në kuvend nga qendra ishin kryetari i PD-

së, prof. dr. Ferid Agani, nënkryetari Jeton Svirca dhe

Qeram Telqiu, anëtari i kryesisë Qemail Hasani. Të pran-

ishëm ishin delegateve 33. Kryetar I nëndegës u zgjodh

Gentiana Qatani. Në fjalën e tij kryetari Agani falen-

derojë pjesëmarrësit dhe bëri shpalosjen e programit të

PD-së dhe harmonizimin e programit në Ministrinë e

Shëndetësisë. Në fund fjalën e mori kryetari I PD-së prof.

dr.Ferid Agani I cili tha: E nderuar kryesi e punës , të

nderuar delegat, I nderuar kryetar I degës Bajram Ter-

shana , i nderuar Kryetar I degës së PD-së në Prizren, Azzam Dida dhe ju të dashur mysafir të tjerë. Rrugëtimi

drejt aspiratave tona po vazhdon, puna jonë po shihet me plot energji dhe fuqi që do të thotë që partia jonë po

shënon ngritje. Nëndega e 6-të e themeluar sot tek ju flet se Partia e Drejtesisë është duke u shtri në cdo degë

të saj , në cdo nëndegë të saj në tërë Kosovën. Ky angazhim dhe aktivitet shpreh shpresën që partia jonë do të

jetë më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme. Ndër tjera Kryetari Agani theksoi papunësinë dhe varfërin që janë

bërë barrë e rëndë për shoqërin por me angazhimin tonë të përbashkët do ti stimulojmë dhe do ti krijojmë ku-

shte më të volishtme për të investuar dhe nuk jemi të etshëm për pushtet, po jemi nga ata që jemi në shërbim të

popullit. Me tutje Kryetari Agani tha që jemi të grumbulluar me disa vlerat të larta dhe të vecanta ,dhe kemi

nevojë ta mbështesim njëri tjetrin krahas angazhimeve tona me tërë fuqinë dhe veprimin tonë të japim

pozitiven ,më të mirën , më të drejtën për qytetarin tonë. Zoti i Madherishëm na ndihmoft!

Page 9: Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 ... · zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani,

www.drejtesia.org

9 DREJTESIA LAJME

Nënkryetari Klinaku merr pjesë në asamblenë e 115

te OMGJ Nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, në cilësin e Këshilltarit politikë të Ministrit të Shëndetësisë z. Abdullah

Klinaku, po merr në Asamblenë e 115 të Odës së Mjekëve të Gjermanisë, në Nuremberg. Në këtë konferencë

përveq të tjerash është duke u zhvilluar edhe një bashkëpunim i ngushte me Odën e Gjermanisë për funksional-

izimin e Odës së Mjekëve në Kosovë, për të cilën Ministri Agani, është i përkushtuar që kjo Odë të filloj

punën e saj nga janari i vitit 2013. z. Klinakut përveq mbështetjes që i është konfirmuar për funksionalizimin e

Odës së Mjekëve në Kosovë, në bashkkëpunim është caktuar edhe agjenda e aktiviteteve përcjellëse deri në

organizimin dhe funksionalizimin e plotë të saj në Kosovë .

Reagim nga kryesia qendrore e Partisë së Drejtësisë

Përmes këtij reagimi informojmë opinionin e gjerë së informatat që po postohen në portalet elektronike nuk

pasqyrojnë realitetin brenda PD-së. Me këtë rast ftojmë mediet që të jenë më të sakta në postimet e tyre sepse

në të kundërtën po bëhen bashkëpjesëmarrës në tentimet për njollosje që po mundohen individë të caktuar ti

bëjnë PD-së. Partia e Drejtësisë po forcohet dita e ditës dhe lajmi për largimin nga tri degët e PD-së është i

rrem. Artikulli në faqet elektronike “Ikin nga Ferid Agani” postuar në www.indeksonline.net dhe

www.gazetaespress.com përmban pohime të pavërteta. Kryesia e Partisë është në dijeni të veprimeve të pa

përgjegjshme të disa individëve nga dega e Fushë Kosovës të cilët për interesa personale po mundohen të ma-

nipulojnë me anëtarësinë e PD-së dhe me opinionin publik. Partia e Drejtësisë ndodhet në hov te shtrirjes se saj

ne dege dhe nëndegët e saj dhe ne këtë drejtim është duke shënuar rezultate te njëpasnjëshme për çka janë

dëshmitar pjesëmarrësit e kuvendeve zgjedhore si dhe aktiviteteve te tjera politike.

Kryesia e PD-s nuk ka mbajt mbledhje të jashtëzakonshme dhe dorëheqjen e disa personave nga dega e Fushë

Kosovës është duke e proceduar në organet e brendshme partiake sipas statutit të Partisë.

Page 10: Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 ... · zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani,

www.drejtesia.org

10 10 DREJTESIA LAJME

Reagim nga dega e PD-së në Gjakovë

I nderuari Kryetar,

Të ndëruar antarë të Kryesisë,

Të nderuar antarë të Këshillit drejtues,

Na lejoni që përmes kësaj letre të shprehim shqetësimin dhe keqardhjen e thellë të degës së Gjakovës, lidhur

me të pavërtetat e publikuara në gazetën expres dhe portalin indeksonline.

Sa i përket largimeve të anëtarëve të PD-së nga dega e Gjakovës deri më tani nuk është larguar asnjë anëtar,

por përkundrazi radhëve të degës së PD-së në Gjakovë çdo ditë po i shtohen anëtar të rinjë dhe po

forcohen strukturat e saja partiake...

Duke ju referuar publikimeve për dorëheqje, në rasti konkret nga deklarata e Rrezarta Berishës, shihet qartë se

ajo ka kërkuar të tërhiqet nga kryesia e degës në Gjakovë dhe Këshilli Drejtues, duke qenë e

ndërgjegjëshme se për shkak të angazhimeve të saj...nuk mund të kontriboj sa duhet, gjegjësisht duke e parë si

të dëmshme që të zihet vendi i dikujt që mund të angazhohet me shumë në këtë drejtim, por asnjëherë ajo nuk

ka kërkuar që të largohet dhe vazhdon të jetë anëtare e PD-së.

Sa i përket sfidave më të rënda që mund të pengojnë rrugën e suksesit të PD-së mendojm se janë veprimet e

tilla si shpifjet dhe tendenca për të zbehur imazhin e PD-së.

Shprehim edhe njëherë mbështetjen dhe përkrahjen e parezervë ndaj liderit të pakontestueshëm të PD-së prof.

dr. Ferid Aganit.

Dhashtë Zoti i Madhërishëm që të jemi të pastër në qëllimet tona!

Me nderime dhe respekt,

Kryesia e Degës së PD-së në Gjakovë

Dega e Tretë e PD-së në Prishtinë pjesë e fushatës

Me rastin e ditës së lëvizjes globale "Let's do it Ëorld" për pas-

trim, anëtar dhe aktivist të degës së tretë të Partisë së Drejtësisë

morrën iniciativë për pastrimin e disa lagjeve të qytetit. Të

ndarë në dy grupe, pastruan disa pjesë të lagjës Kodra e Diellit

dhe Ulpiana. Me këtë iniciativë u promova rëndësia e një

mjedisi më të pastër në Kosovë, duke kontribuar drejtpërdrejt në

çështjet mjedisore që afektojnë secilin qytetarë të Kosovës.

Page 11: Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 ... · zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani,

www.drejtesia.org

11 DREJTESIA LAJME

Unë Imer Hajdini, kryetarë i degës së PD-së në Podujevë i zgjedhur në kuvendin e fundit të rregullt të degës, si

dhe anëtarë i kryesisë qendrore dhe anëtarë i këshillit drejtues deklaroj se dega e Podujevës është duke e

vazhduar aktivitetin e saj politik sipas programit dhe statutit të Partisë së Drejtësisë, dhe nuk ka kurrfarë mos-

marrëveshje në mes të anëtarëve të kryesisë dhe më gjerë përmbarëvajtjen e punës si në degë ashtu edhe në

nivel qendrorë.Ndërsa sa i përket kryetarit të partisë ministër Prof. Dr. Ferid Aganiunë dëshmoj se ky është

personi më adekuat dhe më i denjë për udhëheqjen e këtij subjekti politik, jo vetëm kaq por z. Agani me kon-

tributin e tij të palodhshëm në krye të ministrisë së shëndetësisë ka dëshmuar se është njeri i cili i duhet jo

vetëm Partisë së Drejtësisë por edhe mbarë Kosovës. Titulli i artikullit në fjalë se "Ikin nga Ferid Agani" do të

ishte i saktë sikur ti shtohej edhe një fjalë: "Të dobëtit", pra nga ai ikin vetëm ata të cilët nuk kanë kapacitet

politik, ideor, organizativë, dhe pa vizion. Ata mendojnë se programi i partisë realizohet brenda natës dhe

ditës, këto janë vetëm iluzione dhe mendime të atyre të nuk shohim më larg se hunda. Gjithashtu një pro-

gram partiak nuk mund të realizohet nëpërmes kushtëzimeve në pazaret politike ndërmjet subjekteve

politike, dhe kurrsesi nuk mund të realizohet në kurriz të tre katër personave në parlament. Kjo mund të arri-

het vetëm atëherë kur ne e japim kontributin tonë deri në maksimum dhe në vazhdimësi. Prandaj për ta

vazhduar rrugën në politikë me njerëz siministër z. Agani duhet me qenë shumë energjik përndryshe vetvetiu

do të largohesh nga rruga siç ka ndodhë me këta persona në fjalë.

Dega e Partisë së Drejtësisë në Podujevë është duke e vazhduar shtrirjen e saj, ku jemi duke i bërë përgatitjet

për formimin e nëndegëve të reja me ç'rast së shpejti do ti formojmë edhe tri nëndegë nga nëntë ekzistuese, në

fshatin Dumnicë, në fshatin Tërrnavë dhe në fshatin Katunishtë.

Mr.sci. Imer Hajdini

Kryetarë i degës së PD-së në Podujevë

Podujevë 23/05/2012.

Në artikullin e Express të 23 Maj 2012 me titull:

Ikin nga Ferid Agani, dhe në këtë kontekst shkruan

se nga PD-ja janë larguar anëtarë të kësaj partie të

degës së Fushë Kosovës, Podujevës dhe Gjakovës.

Partia e Drejtësisë solidarizohet me pakënaqësitë e pensionistëve të Kosovës dhe shpreh shqetësimin e saj me

gjendjen e rëndë të tyre dhe zotohet se me partnerët e kualicionit do të inicojë masat që e përmirësojnë gjend-

jen e pensionistëve.

PD solidarizohet me pensionistët e Kosovës

Page 12: Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 ... · zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani,

www.drejtesia.org

12 12 DREJTESIA LAJME

Reagim nga këshilltari i Kuvendit Komunal në

Gjakovë - Bahri Bokshi

Më lejoni që përmes këtij reagimi të shpreh shqetësimin, njëherit të in-

formoj opinionin e gjërë, se publikimi në faqën zyrtare të Kuvendit të Ko-

munës së Gjakovës lidhur me pikën e rendit të ditës për ngritjen e shta-

tores së heroit Agron Rama tek “Sheshi i Koshares”, në bashkësinë e dytë

lokale, gjegjësisht votimin rreth kësaj pike nuk pasqyron realitetin. Me

këtë rast Deklaroj se personalisht si përfaqësues i Partisësë së Drejtësisë

në Asamblenë Komunale nuk e kam votuar vendimin në fjalë, duke qenë

njëri nga ata që kanë abstenuar, pos përfaqësuesve nga subjekti politik

AKR (me shtatë vota abstenim) dhe nga subjekti politik PLK ( një votë

abstenim), që në fakt ishin gjithsejt nëntë vota abstenim. Poashtu lidhur

me pikën në fjalë theksoj se personalisht e kam përkrahur propozimin e

AKR-së,që edhe njëherë të bashkëbisedohet me përfaqësuesit e lagjeve

dhe të familjes së heroit Agron Rama, duke mos qenë dakort edhe me fak-

tin se nuk është proceduar ky vendim. Shpresoj që për hir të vërtetës dhe

korrektësisë lëshimet e tilla të mos ndodhin në të ardhmen.

Me nderime dhe respekt,

Bahri Bokshi-Këshilltar në K.K. në Gjakovë

Kryetar i degës së PD-së në Gjakovë

Kryesia e Partisë së Drejtësisë në mbledhjen e mbajtur me datë 25.05.12 diskutoi në lidhje me dorëheqjen e

anëtarëve të kryesisë së degës së Fushë Kosovës. Pas debatit qe u zhvillua nga anëtarët e kryesisë së Partisë u

morr vendimi i bazuar në Statutin e Partisë dhe vendosi që të themelohet grupi iniciues për themelimin e degës

së re në Fushë Kosovë.

Themelohet grupi inicues për themelimin e degës së

re në Fushë Kosovë

Page 13: Buletin mujor informativ i Partisë së Drejtësisë Nr.5 ... · zgjodh Naser Kalanderi. Të pranishëm në të dy kuvendet nga qendra ishin kryetari i PD-së, prof. dr. Ferid Agani,

www.drejtesia.org

13 DREJTESIA LAJME

Kryetari i Vizionit Rinor, Fahredin Majkovci dhe

anëtari i kryesisë së Vizionit Rinor , Meriton Sylaj,

marrin pjesë në takim e tretë të Lidhjës së Foru-

meve Rinore Mbarëkombëtar

Me datë 26.05.2012 Kyrtari i Vizionit Rinor, Fahredin

Majkovci dhe anëtari i kryesisë së Vizionit Rinor, Meriton

Sylaj, kanë marrë pjesë në mbledhjet e tretë të Lidhjes së

Forumeve Rinore Mbarëkombëtare e cila u mbajt në Ulqin e

organizuar nga Forca e Rinisë Demokratike. Në takimin në

fjalë Kryetari Majkovci pos tjerash prezantojë idenë që takimi

i radhës të mbahet në Prizren me datë 10 Qershor për nder të

134 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit ku edhe do të nënshkruhet

deklarata e përbashkët e Forumeve Rinore Mbarëkombëtare.

Ideja e Kryetarit Majkovci është aprovuar dhe Vizioni Rinor së

bashku me rininë e partive të tjera nga Kosova do ta

organizojnë këtë takim. Rinia Mbarëkombëtare ka realizuar

edhe një takim me Kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungu

i cili shprehi kënaqësinë që ka mundësin të merr pjesë në një takim të tillë dhe i njoftojë të rinjtë me gjendjen e

komunës së Ulqinit dhe punën që është bërë dhe po bëhet aty. Në fund pjesëmarrësit vizituan monumentet

historike, kulturore të komunës së Ulqinit

Mirëpresim vërejtjet, sygjerimet apo komentet e juaja.

Për kontakt:

www.drejtesia.com,

[email protected]

“Mbi secilin të

dijshëm ka edhe më të

dijshëm”

Fjalë e urtë popullore

DREJTËSIA Këshilli redaktues: Agim Qehaja, Jeton Svirca, Shpëtim Potera, Mynevere

Qeshmegjiu, Feti Mehdiu, Sami Isufi, Agron Terziqi, Fatmir Krasniqi, Bernard

Tahirbegolli. Lektor: Mynevere Qeshmegjiu, Korrektor: Vlora Ibrahimi.

Formësimi kompjuterik: Zyra për informim.