buletini informativ 6

6
Përmbajtja: KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS BULETIN INFORMATIV NR. 6 Drenas : 70 % e nxënësve të shkollave të mesme, me nota negative 1 Në Drenas pezullohen nga mësimi 81 nxënës 2 Kamera vëzhgimi në katër shkolla të Gjilanit 3 Shkolla “Gjin Gazulli” riciklon mbeturinat 4 Zbulohet burri që jeton me 39 gra 5 Kuriozitete 6 www.knk-ks.org MARS 2010 Mbi 70 % e nxënësve të komunës së Drenasit kanë përfunduar gjysmëvjetorin e parë me nota negative. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria Komunale për Arsim. Këtë vit, sipas rezultateve, del se ka rënë edhe më shumë interesimi për të mësuar nga shkollaret e mesëm. Sipas tabelës së paraqitur pjesa më e madhe e nxënësve kanë mbetur me nga tri nota të dobëta, ndërsa shumica e tyre kanë mbetur më nota të pamjaftushme. Ushtruesi i detyrës së Drejtorisë së Arsimit, Sadik Tahiraj, ka thënë se dukuri tjetër negative ka qenë edhe munge- sat e shumta të nxënësve. Në bazë të rezultateve, del se nga 3845 nxënës të dy shkollave të mesme 2705 prej tyre kanë mbetur me nota të pamjaftueshme, ndërsa me tri nota e më shumë të pamjaftueshme janë 2053 nxënës. Në bazë të këtyre shifrave, vetëm 27 % e nxënësve kanë rezultat pozitiv, derisa 82 nxënës kanë mbetur të panotuar. Drenas : 70 % e nxënësve të shkollave të mesme, me nota negative

Upload: kreshnik-boshnjaku

Post on 08-Mar-2016

219 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Newsletter i Knk . Mund ta shkarkoni ne www.knk-ks.org

TRANSCRIPT

Page 1: Buletini informativ 6

Përmbajtja:

KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS BULETIN INFORMATIV NR. 6

Drenas : 70 % e nxënësve të shkollave të mesme, me nota negative 1

Në Drenas pezullohen nga mësimi 81 nxënës 2 Kamera vëzhgimi në katër shkolla të Gjilanit 3 Shkolla “Gjin Gazulli” riciklon mbeturinat 4

Zbulohet burri që jeton me 39 gra 5

Kuriozitete 6

www.knk-ks.org

MARS 2010

Mbi 70 % e nxënësve të komunës së Drenasit kanë përfunduar gjysmëvjetorin e parë me nota negative. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria Komunale për Arsim. Këtë vit, sipas rezultateve, del se ka rënë edhe më shumë interesimi për të mësuar nga shkollaret e mesëm. Sipas tabelës së paraqitur pjesa më e madhe e nxënësve kanë mbetur me nga tri nota të dobëta, ndërsa shumica e tyre kanë mbetur më nota të pamjaftushme. Ushtruesi i detyrës së Drejtorisë së Arsimit, Sadik Tahiraj, ka thënë se dukuri tjetër negative ka qenë edhe munge-sat e shumta të nxënësve. Në bazë të rezultateve, del se nga 3845 nxënës të dy shkollave të mesme 2705 prej tyre kanë mbetur me nota të pamjaftueshme, ndërsa me tri nota e më shumë të pamjaftueshme janë 2053 nxënës. Në bazë të këtyre shifrave, vetëm 27 % e nxënësve kanë rezultat pozitiv, derisa 82 nxënës kanë mbetur të panotuar.

Drenas : 70 % e nxënësve të shkollave të mesme, me nota negative

Page 2: Buletini informativ 6

KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS Faqe 2

/Redaksia/

Drejtoria Komunale e Arsimit, ka marrë një vendim për t’i larguar 81 nxënës të shkollave të mesme të Drenasit. Drejtori i Arsimit, Arsim Mehmeti, ka thënë se këta nxënës janë pezulluar përkohësisht për një muaj nga procesi mësimor për shkak të mungesave të shumta të paarsyeshme që kanë marrë në shkollë. Mehmeti ka shtuar se DKA-ja nuk ka të drejtë pezullimin më shumë se një muaj, mirëpo ky vendim i DKA-së i është drejtuar Kuvendit të Komunës, dhe kjo e fundit merr vendim për masat e mëtutjeshme. Mirëpo, Mehmeti, ka thënë se nxënësit e pezulluar nuk kanë të drejtë t’i kthehen procesit të rregullt mësimor.

Në Drenas pezullohen nga mësimi 81 nxënës

Page 3: Buletini informativ 6

Faqe 3 KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

/Redaksia/

Mbi 2 mijë e 500 nxënës por edhe profesorët dhe personeli tjetër i Gjimnazit “Zenel Ha-jdini”, tani janë në dijeni se kur ndodhen në korridoret e kateve si dhe në hyrje-daljet e kësaj shkolle, do të jenë nën vëzhgim të përhershëm nga syri i kam-erave. Drejtuesit e shkollës do ta kenë në vëzhgim të përhershëm atë që do të ndodhë në hapësirën e cila do të jetë tashmë nën për-cjellje-vëzhgim të përhershëm, pasi nga e hëna janë instaluar 15 kamera në pozita të ndry-shme.

Drejtuesit e kësaj shkolle presin që kjo t’i kontribuojë shtimit të disiplinës dhe mirësjell-jes në shkollë. Një gjë e tillë është bërë edhe në tri shkolla tjera të qytetit Pos Gjimnazit “Zenel Hajdini”, kamera të tilla kanë vendosur edhe Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti”, ajo teknike “Mehmet Isai” dhe shkolla 9-vjeçare, “Musa Zajmi”. Drejtori i Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Mehmetali Rexhepi, ka thënë se shkolla është bërë me kamera vëzhguese, dhe do të kenë mundësi që përmes 15 kamerave të vendo-sura, t’i kenë nën vëzhgim të përhershëm mbi 2500 nxënës të saj por edhe personelin tjetër. Rexhepi ka thënë se donacioni i Karitasit të Luksemburgut, i dhënë përmes për-faqësuesve të tyre me qendër në Ferizaj, i është ndarë shkollës si përkrahje, derisa shkolla ka vendosur, që me këtë mjete, të realizohet projekti i vendosjes së kamerave, të cilat do të kenë efektin e tyre në disiplinë. Drejtues të Drejtorisë Komunale për Arsim (DKA) kanë thënë se të gjitha shkollat kanë fituar projekte në vlerë prej 3 mijë euro për realizimin e projekteve të ndryshme, ku katër prej tyre janë përcaktuar që të fusin sistemin e vëzhgimit me kamera, derisa të tjerët kanë investuar në kabinete të informatikës, mjete të konkretizimit e projekte të tjera.

Kamera vëzhgimi në katër shkolla të Gjilanit

Page 4: Buletini informativ 6

KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS Faqe 4

/Redaksia/

Në shkollën e mesme, “Gjin Gazulli“, në Prishtinë është inauguruar projekti për riciklimin e mbeturinave. Ky është projekti i parë për shkollat publike në Kosovë dhe është iniciativë e Universitetit Amerikan në Kosovë dhe Rochester Institute of Technology, raporton KTV. Zyrtarë të AUK-ut kanë thënë se qëllimi i projektit është që të rinjtë të vetëdijesohen për ambient të pastër dhe për rëndësinë e riciklimit të mbeturinave. Ideatorja e projektit “Reciklimi dhe Rëndësia e tij”, Blerina Halili tha se bazuar në mbeturinat, të cilat janë të pranishme nëpër rrugët e Kosovës, nisma duhet të fillojë nga vetë nxënësit dhe studentët për një ambient më të mirë. Pjesë e këtij projekti janë shportat e konstruktuara nga druri, kontejnerët e metalit, baneri si dhe trajnimi përkatës për funksionimin e projektit. Mbeturinat e klasifikuara do të merren për riciklim nga kompania “IDEA”.

Shkolla “Gjin Gazulli” riciklon mbeturinat

Page 5: Buletini informativ 6

Faqe 5 KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

/Redaksia/

Zbulohet burri që jeton me 39 gra

Shfaqet familja më e madhe në botë. Ky lajm interesant vjen nga shteti Mizoram i Indisë. Ajo është e përbërë prej 181 anëtarësh. Ziona Chan është i martuar as më pak e as më shumë, por me 39 gra. Ka gjithsej 94 fëmijë. Përveç asaj, ai ka birësuar edhe 15 të tjerë. Ndërsa për momentin ka 33 nipër dhe mbesa. Chan sot jeton së bashku me tërë familjen e tij, në një shtëpi me 4 kate me 100 dhoma. Çdo natë e kalon me njërën nga gratë e tij të shumta, që i përzgjedh sipas radhës që është martuar. Chan mburret për këtë fakt. Në një intervistë për revistën “ The Sun”, është shprehur se ndjehet i bekuar nga Zoti që i ka 39 gratë. Veten e konsideron si njeriun më me fat në tërë globin. Meqenëse i takon besimit hindu, thotë se nuk ka asnjë të keqe që është martuar me kaq shumë gra. Njëra nga gratë e tij për gazetën “Daily Mail” ka shtuar se ai për të gjitha gratë, është njeriu më i mirë që ata njohin, dhe njeriu më i bukur në shtetin e tyre. Ajo thotë se të gjitha gratë e tij, Chanin e konsiderojnë si njeriun më të mirë që ua ka dërguar Zoti për ta pasur burrë. Por gjithkush habitet se si mund t’u dalë në krye të gjithë anëtarëve të familjes së tij të madhe? Pra, kjo familje është e organizuar në bazë të rregullave të disiplinës ushtarake. Në krye të “detyrës” e ka emëruar gruan e tij të parë, e cila i koordinon të gjitha punët e shtëpisë, si pastrimin, përgatitjen e ushqimit dhe kujdesin për fëmijët. Kësaj familjeje për të përgatitur një drekë i nevojiten 30 pula, 100 kg. patate, dhe 210 kg. oriz. Sipas grave të tij dhe vetë Chanit, familja e tyre, jeton në harmoni, për shkak të respektimit të rregullave nga ana e anëtarëve të saj. Por aventura e Chanit nuk ka përfunduar. Ai ka thënë se përveç këtyre grave, dëshiron që familjen e vet ta zgjerojë edhe në kontinentet tjera të botës, duke u martuar edhe me gra të tjera.

Page 6: Buletini informativ 6

Kuriozitete

Adresa: Ulpiana U2 Nr.48 Prishtinë 10000, Kosovë

Tel. +37744 964 575 E-mail: [email protected]

KËSHILLI I NXËNËSVE TË KOSOVËS

Për të gjitha ato gjëra të cilat keni dëshirë që të jenë në num-rin e radhës të këtij Buletini, na shkruani në [email protected]

Faqe 6

Përmbajtjet në këtë publikim paraqesin qëndrimet e autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht politikat dhe pikëpamjet e UNICEF-it.

Në afërsi të Parkut Kombëtar Arkeologjik “Bylis”, të premten gjatë punimeve për sistemimin e rrugës nga Qafa e Kashit në Bylis është zbuluar një skulpturë antike, e cila është në gjendje shumë të mirë. Drejtori i parkut, Bashkim Vrekaj, ka thënë se statuja, të cilës i mungon koka, është punuar nga guri gëlqeror dhe se ajo është e vjetër mbi 2.200 vjet. “Statuja mund të jetë një perëndi lufte, ose një luftëtar ilir, por saktësisht do të saktësohet nga studi-met në vijim. Ajo është nga trup-statujat e pakta që kemi gjetur në Bylis, sepse këtu portrete kemi gjetur edhe më parë, ndërsa shtatët janë të rralla”, ka thënë Vrekaj. Ndryshe, zbulimi në fjalë shton pasurinë arkeologjike të Bylisit

Zbulohet një statujë antike në Bylis