buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · buletini 016 program i specializuar trajnimi në forcimin...

15
Akvitetet nga Programi i Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV) Akvitetet Tjera Maj 2016 Buletini

Upload: others

Post on 23-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Aktivitetet nga Programi i Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV)

Aktivitetet Tjera

Maj 2016

Buletini

Page 2: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Bu

letin

i Maj 2

016

Aktivitetet nga Programi i Trajnimeve të Vazhdueshme

Më 03 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-

sovës në kuadër të Programit për Trajnime

të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar tra-

jnimin me temë “Ligji për mbrojtjen e të

dhënave personale”.

Trajnimi kishte për synim të trajtoj

legjislacionin primar dhe sekondar për

mbrojtjen e të dhënave personale në Koso-

vë dhe në këtë formë të kontribuoj në

ngritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve

në zbatimin e ligjit në këtë fushë.

Fillimisht në kuadër të këtij trajnimi u

elaborua mandati ligjor dhe përgjegjësitë e

Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të

Dhënave Personale, përpunimi i të

dhënave personale, parimet e përpunimit

të të dhënave personale si dhe masat dhe

procedura në rastin e shkeljeve të të

dhënave personale.

Më tej, u trajtua mbrojtja administrative

dhe gjyqësore e të dhënave personale nga

gjyqësori dhe standardet në relacion me të

Drejtën e Bashkimit Evropian dhe Kon-

ventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut,

me ç’ rast u analizuan dhe diskutuan disa

raste nga praktika e GJEDNJ-së, në fu-

shën e mbrojtjes të së drejtës së

privatësisë dhe mbrojtjes të të dhënave

personale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e

Gjykatës se Apelit dhe Gjykatës

Themelore -Departamenti për Çështje Ad-

ministrative në Prishtinë dhe gjykatave

tjera themelore.

2

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale

Page 3: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Bu

letin

i Maj 2

016

Mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës

Më 05 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-

sovës, në kuadër të Programit për Tra-

jnime të Vazhdueshme (PTV), ka reali-

zuar trajnimin me temë “Mbrojtja

gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e

punës”.

Trajnimi kishte për qëllim që nga

pjesëmarrësit të analizohet në thellësi

legjislacioni i zbatueshëm që i referohet

mbrojtjes gjyqësore në kontestet nga

marrëdhënia e punës, dhe në këtë formë të

kontribuoj në krijimin e praktikave uni-

forme në zbatimin e drejtë të dispozitave

të ligjeve përkatëse që mbulojnë këtë fu-

shë.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan

kontestet nga marrëdhënia e punës sipas

Ligjit të Punës dhe Ligjit për Shërbimin

Civil, dallimi në mes kontesteve për

shërbyesit civil dhe kontestet tjera nga

marrëdhënia e punës, llojet e kontratave të

punës si dhe shkaqet e shkëputjes së kon-

tratës së punës sipas Ligjit të Punës dhe

Ligjit për Shërbyesit Civil.

Më tej, u trajtua procedura gjyqësore për

mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e

punës dhe respektimi i afateve për të

kërkuar mbrojtje, më saktësisht shterimi i

mjeteve të brendshme juridike për të fituar

të drejtën e kërkimit të mbrojtjes

gjyqësore dhe pasojat juridike për mosre-

spektimin e këtyre afateve.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve

interaktive të pjesëmarrësve, të cilët para-

qitën pikëpamjet nga këndvështrimi i tyre,

për çështjet në fokus të trajnimit, si

legjislacioni i zbatueshëm, dhe kompeten-

ca e gjykatave në rastet e kërkimit të

mbrojtjes gjyqësore në kontestet nga

marrëdhënia e punës.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të

nivelit themelor dhe bashkëpunëtorët

profesional.

3

Page 4: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Bu

letin

i Maj 2

016

Tenderimi i aseteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe rishikimi

gjyqësor nga gjykata i këtij procesi

Më 10 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-

sovës në kuadër të Programit për Trajnime

të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar tra-

jnimin me temë “Tenderimi i aseteve të

ndërmarrjeve shoqërore dhe rishikimi i

këtij procesi gjyqësor nga gjykata”.

Ky trajnim kishte për synim të trajtoj në

tersi procesin e tenderimit dhe shitjes së

aseteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe të

kontribuoj në tejkalimin e problemeve që

hasen në praktikë gjatë rishikimit gjyqësor

të këtij procesi.

Trajnimi u fokusua në elaborimin e pro-

cesit administrativ të tenderimit në AKP,

bazën ligjore dhe procedurën tenderuese si

proces i privatizimit të ndërmarrjeve

shoqërore, fazat e procesit të tenderimit të

asevete, si dhe rastet e shtyrjes dhe anu-

limit të tenderit. Më tej, u trajtua rishikimi

gjyqësor i procesit të tenderimit, baza

ligjore e padive nga procesi i tenderimit të

ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të

tyre, palët që mund të fillojnë procedurën

gjyqësore, dhe praktika gjyqësore e

Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

lidhur me proceset e zbatuara tenderuese

për ndërmarrjet shoqërore apo asetet e

tyre.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve

interaktive dhe rasteve nga praktika

gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë

nga Gjykata Supreme e Kosovës, Dhomës

së Posaçme të Gjykatës Supreme të Koso-

vës dhe gjyqtarë nga Gjykata e Apelit.

4

Page 5: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Bu

letin

i Maj 2

016

Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore

Më 11 maj 2016, në kuadër të Programit

për Trajnime të Vazhdueshme (PTV),

IGJK ka realizuar trajnimin me temë

“Likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore”.

Trajnimi kishte për qëllim trajtimin e di-

lemave rreth interpretimit dhe implemen-

timit të drejtë të dispozitave përkatëse të

Ligjit për Likuidimin e Ndërmarrjeve

Shoqërore dhe koncepteve themelore të

këtij ligji.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan

procedurat fillestare, si bazat për inicimin

e rasteve të likuidimit dhe vendimeve për

likuidim, njoftimi për likuidim, pasojat e

vendimit të bordit për likuidim dhe pe-

zullimi i veprimeve.

Më tej u trajtuan dispozitat e ligjit që i

referohen bazave dhe procedurave për

likuidimin e aseteve të tyre, konstituimit

të autoriteve të likuidimit, çështjeve që

kanë të bëjnë me kreditorët, takimit të

kreditorëve dhe dëshmitë e kërkesave, an-

ulimit të transaksioneve, pronës së

ndërmarrjes në likuidim dhe mbylljes së

rastit të likuidimit.

Trajnimi u zhvillua me diskutime në

mënyrë interaktive, në formë bash-

këbisedimi u shqyrtuan dhe zbërthyen

konceptet themelore lidhur me procedurat,

të drejtat dhe detyrimet e të gjitha palëve

të përfshira në çështjet e likuidimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë

nga Gjykata Supreme e Kosovës, Dhomës

së Posaçme të Gjykatës Supreme të Koso-

vës dhe gjyqtarë nga Gjykata e Apelit.

5

Page 6: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Bu

letin

i Maj 2

016

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve

në luftimin e krimit kibernetik - Sesioni I

Më 13-14 maj 2016, Instituti Gjyqësor i

Kosovës, në kuadër të Programit për Tra-

jnime të Vazhdueshme (PTV), me

mbështetjen e GIZ ka realizuar trajnimin

“Program i specializuar trajnimi në forci-

min e kapaciteteve në luftimin e krimit

kibernetikë - Sesioni I”.

Ky trajnim kishte për synim që gjyqtarët

dhe prokurorët të njohin elementet kyçe

dhe tendencat aktuale të krimit kibernetik

në mënyrë që të ndërtohen dhe fuqizohen

kapacitetet profesionale në luftimin e

kësaj dukurie negative.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues u elabo-

rua korniza ligjore që trajton në mënyrë të

drejtpërdrejt apo të tërthortë krimet kiber-

netike, rreziqet dhe kërcënimet me të cilat

përballet shoqëria në ditët e sotme nga

sulmet kibernetike. Në fokus të këtij se-

sioni ishin dhe shtjellimi i krimit kibernet-

ik si dukuri, sistemi kompjuterik dhe

mënyra e funksionimit të tij në përgjithësi,

programet kompjuterike qëllimkëqija dhe

vështirësitë që hasen në gjurmimin dhe

zbulimin e kryerësve të krimeve kiber-

netike.

Më tej u trajtuan dhe format e kryerjes së

veprave penale në fushën e krimeve kiber-

netike, ku sipas të dhënave të prezantuara,

shënjestra kryesore e sulmeve kibernetike

në Kosovë deri më sot kanë qenë llogaritë

e shfrytëzuesve, sistemi bankar dhe ueb

faqet në Internet.

Në këtë kuadër u diskutuan problemet

themelore rreth ndjekjes penale, porno-

grafia e fëmijëve si formë e veprave të

kësaj natyre dhe terrorizmi kompjuterik si

fenomen global.

6

Page 7: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Bu

letin

i Maj 2

016

“Neni 5 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të

Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe zbatimi i tij

– E drejta për liri dhe siguri ”

Më 17 maj 2015, në kuadër të PTV-së,

Instituti Gjyqësor i Kosovës në bash-

këpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës

në Prishtinë, ka realizuar trajnimin me

temë “Neni 5 i Konventës për Mbrojtjen e

të Drejtave të Njeriut dhe Lirive

Themelore të Njeriut dhe zbatimi i tij”

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njo-

hurive të gjyqtarëve lidhur me rëndësinë,

strukturën, dhe detyrimet pozitive nga ne-

ni 5 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen

e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive

Themelore (KEDNJ).

Në këtë trajnim u trajtuan kërkesat që

përmban neni 5 i KEDNJ-së -e drejta për

liri dhe siguri- në kontekst të praktikes

gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të

Drejtat e Njeriut. Është trajtuar

ligjshmëria e paraburgimit, bazat e

lejuara, garancitë procedurale.

Gjithanshëm u trajtuan edhe dilemat në

praktikë rreth zbatimit të dispozitave të

nenit 5 të KEDNJ-së, në këtë kontekst

ligjshmëria e paraburgimit, bazat e

lejuara, garancitë procedurale, ndalimi pas

dënimit, paraburgimi në pritje të depër-

timit dhe e drejta për kompensim.

Në konkludimet përfundimtare u potencua

se neni 5 i KEDNJ-së përfshin elementet

kyçe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

të një individi. Privimi nga këto të drejta

ka lidhje dhe efekt të drejtpërdrejtë sa i

përket gëzimit të shumë të drejtave të tje-

ra, si e drejta e familjes dhe ajo private,

e drejta për lirinë e tubimit, të

shoqërizimit dhe atë të shprehjes deri tek

e drejta e lirisë së lëvizjes.

Gjyqtarët në mënyrë të vazhdueshme

duhet të kenë parasysh se me qëllim që liri

të tilla të jenë kuptimplote, çdo privim nga

ato duhet të jetë gjithmonë vetëm në

rrethana përjashtuese, të jetë i justifikuar

në mënyrë objektive dhe të mos zgjasë më

shumë sesa të jetë absolutisht e nevojsh-

me.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të

nivelit themelor dhe bashkëpunëtorë

profesional.

7

Page 8: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Bu

letin

i Maj 2

016

Krimet e luftës me fokus në dhunën seksuale

Më 17-18 maj 2016, Instituti Gjyqësor i

Kosovës, në kuadër të Programit për Tra-

jnime të Vazhdueshme (PTV), në bash-

këpunim me EULEX dhe UNWOMEN ka

organizuar trajnimin me temë “Krimet e

luftës me fokus në dhunën seksuale”.

Ky trajnimi u organizua me qëllim të

avancimit të njohurive dhe përgatitjes

profesionale të hetueseve, prokurorëve

dhe gjyqtarëve, për aspektet e hetimit,

ndjekjes dhe gjykimit të rasteve të kon-

fliktit të ndërlidhura me krimet e luftës me

elemente të dhunës seksuale.

Në kuadër të këtij trajnimi dy ditor, u

elaborua ligji i aplikueshëm në Kosovë

përfshirë dhe legjislacionin penal ndërk-

ombëtar, elementet e veprave të dhunës

seksuale, aspektet praktike dhe rregullat

procedurale të dokumentimit të krimeve të

kësaj natyre, dhe strategjia e të provuarit

në mënyrë adekuate në procedurë. Më tej

u trajtuan teknikat e intervistimit, marrja

e dëshmive dhe llojet e provave si dhe

përgatitja e rasteve për krimet e dhunës

seksuale.

Gjithashtu u diskutua rreth masave mbro-

jtëse dhe rëndësisë së krijimit të një skeme

efikase për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe

të dëmtuarve nga veprat e kësaj natyre. Në

fazën e fundit të trajnimit u trajtuan forma

të ndryshme të përgjegjësisë penale indi-

viduale, duke përfshirë përgjegjësinë e

drejtpërdrejtë dhe përgjegjësinë koman-

duese.

Metodologjia e aplikuar në këtë trajnim

ishte e formatit interaktiv, me diskutime

dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të

nivelit themelor dhe të apelit, prokurorë të

nivelit themelor dhe atij special si dhe

hetues policor nga Departamenti për

Krime Lufte në Policinë e Kosovës.

8

Page 9: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Bu

letin

i Maj 2

016

Palët në procedurë, përfaqësimi dhe legjitimiteti

Më 19 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-

sovës në kuadër të trajnimeve të va-

zhdueshme, ka realizuar trajnimin me

temë “Palët në procedurë, përfaqësimi dhe

legjitimiteti”.

Në fokus të trajnimit ishin ngritja e

shkathtësive të gjyqtarëve në zbatimin e

procedurës kontestimore në rastet e proce-

durës dypalëshe dhe kontesti në mes të

palëve lidhur me të drejtat dhe obligimet e

tyre nga marrëdhënia e caktuar juridike.

Në veçanti gjatë trajnimit u elaborua iden-

tifikimi i palëve në procedurën civile, dal-

limi i zotësisë për të qenë palë nga zotësia

procedurale në procedurën civile, dallimi

në mes të përfaqësuesit ligjor, atij me pro-

kurë, si dhe atij të përkohshëm, përfshirë

legjitimitetin aktiv dhe pasiv të palëve në

procedurën civile.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të

departamentit ekonomik dhe të përgjith-

shëm të nivelit themelor.

9

Page 10: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Bu

letin

i Maj 2

016

Mbrojta e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve

Më 24 maj 2016, në kuadër të PTV-së,

Instituti Gjyqësor i Kosovës, me mbësht-

etjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në

Prishtinë, ka realizuar trajnimin me temë

“Mbrojta e të dëmtuarve dhe

dëshmitarëve”.

Trajnimi kishte për synim të kontribuoj në

avancimin e njohurive profesionale sa i

përket institutit të mbrojtjes së të

dëmtuarve dhe dëshmitarëve, vlerësimit

të nevojës për ofrim të mbrojtjes për të

dëmtuar dhe dëshmitarë në rast paraqitjes

së rrezikut dhe në këtë formë të krijohen

praktika për mbrojtje efikase të të

dëmtuarve dhe dëshmitarëve gjatë procesit

gjyqësor.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaborua

korniza ligjore që mbulon këtë fushë, me

theks të veçantë dispozitat e KPP-së, për

masat për mbrojtjen e të dëmtuarve dhe

dëshmitarëve dhe dispozitat e Ligjit për

Mbrojtjen e Dëshmitarëve. Në këtë

kontekst u trajtuan kategoritë e

dëshmitarëve, me fokus dëshmitarët e rën-

domtë, të mbrojtur, anonim dhe

dëshmitarët bashkëpunues. Me tej u disku-

tua për kërkesën për masë mbrojtëse apo

anonimitet dhe lëshimi i urdhrit mbrojtës

nga gjyqtari, procedura për shpalljen e

personit dëshmitar dhe përfitimet e

dëshmitarëve të mbrojtur sipas ligjit.

Në pjesën e fundit, trajnimi u fokusua në

shtjellimin e Programit të Mbrojtjes së

Dëshmitarëve në kuadër të Drejtorisë për

Mbrojtje të Dëshmitarëve nga Policia e

Kosovës, kapacitet e kësaj drejtorie, krite-

ret për futjen në programin e mbrojtjes

dhe masat që ndërmerr Drejtoria për të

mbrojtur dëshmitarët që janë pjesë e këtij

programi.

Trajnimi ishte i karakterit interaktiv me

diskutime rreth sfidave dhe probleme ak-

tuale në praktike për mbrojtjen e të

dëmtuarve dhe dëshmitarëve si kategori e

posaçme në procedurë penale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë

dhe prokurorë të nivelit themelor, si dhe

zyrtarë nga Policia e Kosovës.

10

Page 11: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Bu

letin

i Maj 2

016

Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në çështje penale

Më 26 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Ko-

sovës në kuadër të trajnimeve të va-

zhdueshme, ka realizuar trajnimin me

temë “Bashkëpunimi Juridik Ndërk-

ombëtar në çështje penale”.

Në fokus të trajnimit ishin diskutimet rreth

nevojave për bashkëpunimin juridik, ana-

lizimin e metodave të hetimeve të fshehta

ndërkufitare siç është procedura e ekze-

kutimit të vendimeve të huaja, ndihma

juridike e ndërsjellët, hartimi i urdhrit për

konfiskim të ndërsjellët përfshirë elabori-

min e procedurave të ekstradimit të ilus-

truara me raste nga praktika.

Në kuadër të trajnimit u trajtuan edhe his-

toriku i bashkëpunimit juridik ndërk-

ombëtar, institucionet përgjegjëse, baza

ligjore, format e bashkëpunimit, urdhër

arresti evropian, urdhër arresti ndërk-

ombëtar ,,RED NOTICE”, etj.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë,

prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional

të departamentit të përgjithshëm të nivelit

themelor.

11

Page 12: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Bu

letin

i Maj 2

016

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve

profesionale në luftimin e shpëlarjes së parave

Më 27-28 maj 2016, Instituti Gjyqësor i

Kosovës në kuadër të PTV, me mbështet-

jen e GIZ ka realizuar trajnimin “Program

i specializuar trajnimi në forcimin e ka-

paciteteve profesionale në luftimin e

shpëlarjes së parave - Sesioni I”.

Ky sesion trajnimi kishte për synim

avancimin e njohurive profesionale në

identifikimin dhe klasifikimin e veprave

penale të shpëlarjes së parave dhe fi-

nancimit të terrorizmit, në njohjen dhe

analizimin e punës së institucioneve finan-

ciare dhe obligimet që i kanë këto institu-

cione në drejtim të forcimit të ka-

paciteteve për luftimin e dukurive të kësaj

natyre.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues u elabo-

rua korniza ligjore që mbulon këtë fushë,

përfshirë dhe ndryshimet dhe risitë që

përmban ligji i ri për parandalimin e pas-

trimit të parave dhe luftimin e financimit

të terrorizmit. Në këtë kontekst u zbërthy-

en format e kryerjes, fazat e pastrimit të

parave dhe mënyrat efikase për hetim,

zbulim dhe ndjekje penale për pastrim të

parave.

Më tej u trajtua edhe vepra penale e fi-

nancimit të terrorizmit, elementet, fazat e

kryerjes së kësaj vepre, indikatorët që

ndikojnë në paraqitjen e saj, si dhe format

adekuate për mbikëqyrjen e financimit të

terrorizmit në praktikë. Po ashtu në kuadër

të këtij sesioni trajnues u elaborua edhe

struktura, organizimi dhe autoriteti i

Njësisë së Inteligjencës Financiare (NJIF),

si institucion qendror i pavarur kombëtar

për inteligjencë financiare.

Në kuadër të këtij programi trajnues, do të

zhvillohen dhe dy (2) sesione tjera tra-

jnuese.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë

dhe prokurorë të nivelit themelor dhe të

apelit.

12

Page 13: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Bu

letin

i Maj 2

016

Zbatimi në praktikën gjyqësore, i nenit 3 të Konventës për

Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore

Më 31 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Koso-

vës në kuadër të PTV, me mbështetjen e

Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë,

ka realizuar trajnimin me temë “Zbatimi në

praktikën gjyqësore, i nenit 3 të Konventës

për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe

Lirive Themelore”.

Qëllimi i trajtimit të kësaj teme ishte, që

përfituesit të thellojnë njohuritë lidhur me

zbatimin e nenit 3 të Konventës dhe të

përvojës së Gjykatës Evropiane për të

Drejtat e Njeriut lidhur me këtë nen, e cila

është inkorporuar si pjesë e të drejtës së

brendshme dhe që zbatohet direkt pa

nevojën e nxjerrjes së mjeteve shtesë nga

ndonjë autoritet tjetër shtetërorë.

Fokusi i këtij trajnimi ishte elaborimi i

tekstit të nenit 3 të KEDNJ në përgjithësi,

natyra absolute dhe parimet themelore të

këtij neni, tortura në burg, kushtet e

ndalimit, trajtimi mjekësor në paraburgim,

gjobat, ekstradimet dhe trajtimi çnjerëzor e

degradues. Me tej u trajtuan detyrimet

pozitive dhe procedurale që burojnë sipas

nenit 3.

Në trajnim u paraqitën dilema dhe pyetje

dhe u adresuan përmes shpjegimit të

pjesshëm teorik, duke u bazuar në raste dhe

përdorur shembuj konkret nga praktika

gjyqësore e GJEDNJ-së. U përdoren ush-

trime, diskutime dhe raste studimore mbi

shkeljet e nenit 3 të Konventës Evropiane.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të

nivelit themelor si dhe prokurorë të nivelit

themelor dhe të apelit.

13

Page 14: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Bu

letin

i Maj 2

016

Me 10.05.2015, Komisioni për Legjislacion,

Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit

dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Kor-

rupsionit i Kuvendit të Republikës së Koso-

vës, shqyrtoi Raportin Vjetor të Institutit

Gjyqësor të Kosovës për vitin 2015.

Në këtë takim U.D. Drejtori i Institutit

Gjyqësor të Kosovës prezantoi në formë të

përmbledhur aktivitetet e zhvilluara, të ar-

riturat dhe sfidat e IGJK-së për vitin 2015

dhe në veçanti problemet ligjore të shfaqura

pas ndryshimeve ligjore në ligjet e gjyqëso-

rit.

Si çështje të theksuara U.D. Drejtori i IGJK

-së paraqiti raportin lidhur me trajnimin e

vazhdueshëm për gjyqtarë, prokurorë dhe

stafin administrativ të gjykatave dhe proku-

rorive, trajnimin fillestar të kandidatëve për

gjyqtarë dhe prokurorë, programin për hu-

lumtime dhe publikime përfshirë bibli-

otekën e IGJK-së, ngritjen e metodologjisë

trajnuese etj.

Me këtë rast Komisioni e vlerësoi raportin e

IGJK të detajuar mirë, punën e bërë dhe gat-

ishmërinë e IGJK-së për të mbështetur në

procese të ndryshme ligjore deri më tani.

Nga anëtarët e Komisionit u kërkuan

sqarime, sidomos lidhur me problemet

ligjore, të theksuara në raport, kërkesat për

trajnim nga institucionet tjera dhe numrin jo

të madh të burimeve ligjore në gjuhën

shqipe në kuadër të bibliotekës së IGJK-së.

Për të gjitha pyetjet e adresuara nga anëtarët

e Komisionit, u dhanë përgjigjet adekuate

nga ana e U.D. Drejtorit të IGJK-së.

Po ashtu me 17.05.2015, Komisioni për

Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Repub-

likës së Kosovës ka shqyrtuar raportin fi-

nanciar të IGJK-së për vitin 2015. Në këtë

takim U.D. Drejtori i IGJK-së, në formë të

përmbledhur, prezantoi buxhetin dhe

shpenzimet e krijuara me rastin e realizimit

të aktiviteteve të planifikuara për vitin 2015.

Pas prezantimit nga ana e U.D. së Drejtorit,

Komisioni theksoi se ky është një buxhet

modest dhe raporti është i përgatitur në de-

taje, gjithashtu kërkoi informata shtesë nëse

ka veprime konkrete për zgjidhjen e

çështjes së objektit të IGJK-së. U.D. i

Drejtorit të IGJK-së, njoftoi Komisionin për

të gjitha veprimet që IGJK ka ndërmarr në

këtë drejtim dhe që ende vazhdon përpjekjet

për të zgjidhur çështjen e objektit.

Të dy Komisionet kanë përkrahur raportin

vjetor 2015 dhe e kanë rekomanduar për

miratim në Kuvendin e Republikës së Koso-

vës

14

Shqyrtimi i raportit Vjetor të Institutit Gjyqësor të Kosovës për

vitin 2015

Aktivitetet Tjera

Page 15: Buletini - rks-gov.net · 2016-06-15 · Buletini 016 Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e krimit kibernetik -Sesioni I Më 13-14 maj 2016, Instituti

Tel: + 381 38 200 18 660 Fax: + 381 38 512 095 E-mail: [email protected]

https://igjk.rks-gov.net Adresa “Lagjja e Spitalit” Rr. Muharrem Fejza p.n Prishtinë, Republika e Kosovës