buletini - igjk2017.rks-gov.net shtator 2012...faqe 4 buletini me 08 shtator 2012, igjk, me...
TRANSCRIPT
BULETINI Buletini nr.8 Shtator 2012
Faqe 2 BULETINI
Përmbajtja
1. Aktivitetet nga
Programi i
Vazhdueshëm për
Arsimim Ligjor (PVAL)
2. Aktivitetet nga
Programi i Trajnimeve
për Avancim (PTA)
3. Aktivitetet nga
Programi Fillestar për
Arsimim Ligjor (PFAL)
4. Aktivitetet tjera
Ne nuk bëjmë
drejtësi
Ne e bëjmë
drejtësinë më
të mirë
1. Aktivitetet nga Programi i Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor (PVAL)
Trajnim: E drejta Përmbarimore –
Propozimi përmbarimor dhe titujt
ekzekutiv
Adresa: Lagjja e Spitalit,
Rr.“Muharrem Fejza”
p.n. Prishtinë, Republika
e Kosovës
http://igjk.rks-gov.net
Me 03 dhe 04 shtator 2012, IGJK në mbështetje nga UNDP, ka
realizuar një trajnim me temë: “ E Drejta Përmbarimore – Pro-
pozimi Përmbarimor dhe Titujt Ekzekutiv ”.
Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
zbatojnë drejtë dispozitat e Ligjit për Procedurën Përmbarimore
(LPP),
njohin titujt ekzekutiv dhe elementet esenciale të aktvendimit përm-
barimor,
udhëheqin procedurën e shqyrtimit të propozimit përmbarimor dhe
dallojnë propozimin e pavlefshëm dhe atë të pakompletuar.
Gjatë trajnimit u shtjelluan çështjet që ndërlidhen me propozimin
përmbarimor dhe titujt ekzekutiv, rastet kur lejohet procedura e
përmbarimit, detyrimet e bankave, mjetet juridike në procedurën
përmbarimore, etj. Në trajnim u theksua roli i përmbarimi në një
kohë të arsyeshme, në mënyrë që të garantohen të drejtat e kredi-
torit dhe se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka njohur
fazën e përmbarimit si pjesë integrale të gjykimit. Trajnimi u reali-
zua edhe përmes shembujve nga praktika gjyqësore vendore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile nga të gjitha
regjionet e Kosovës.
BULETINI Faqe 3
Me 5 shtator 2012, IGJK ka realizuar trajnimin nga lëmia kundërvajtëse me temën e sipër-
shënuar.
Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
identifikojnë veprat kundërvajtëse sipas Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike;
dallojnë llojet e veprave kundërvajtëse me të cilat prishet rendi dhe qetësia publike;
zbatojnë drejt dispozitat ligjore të ligjit për rendin dhe qetësinë publike
Gjatë këtij sesioni trajnues u analizuan çështjet që kanë bëjnë me kundërvajtjet nga lëmia e
rendit dhe qetësisë publike dhe aplikimi i drejtë i dispozitave ligjore nga kjo lëmi, me fokus
në veprimet e përcaktuara si sjellje arrogante dhe veprat kundërvajtëse të kryera nga të mi-
turit. Gjithashtu, në këtë trajnim janë trajtuar problemet të cilat po paraqiten në praktikë,
veçanërisht në dallimin e disa veprave kundërvajtëse siç janë: sjellje arrogante, sulmi verbal,
sjellje e pahijshme seksuale, marrja me prostuticion, bezdisjet publike-shkaktimi i zhurmës,
dehja ne vend publik etj.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të gjykatave kundërvajtëse nga të gjitha regjionet e
Kosovës.
Tryezë Pune :
Interpretimi dhe zbatimi i drejtë i Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike
BULETINI Faqe 4
Me 08 shtator 2012, IGJK, me mbështetje nga UNDP, realizoj një tryeze pune me trajnues,
për Hartimin e draft Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme për vitin 2013”.
Tryeza u organizua si vazhdimësi e zbatimit të mekanizmave të cilët i aplikon IGJK, për
vlerësimin e nevojave dhe hartimin e programit të trajnimeve të vazhdueshme për gjyqtarë
dhe prokurorë. Gjatë kësaj tryeze pune, janë shqyrtuar temat e propozuara nga burime të
ndryshme për hartimin e këtij programi dhe janë identifikuar nevojat e trajnimit të gjy-
qtarëve, prokurorëve dhe profesionisteve të tjerë në fushën e gjyqësisë, për vitin 2013.
Gjatë procesit të punës trajnuesit përmes punës grupore, plotësuan rreth 100 formular me
propozime të ndryshme për program si dhe identifikuan kategoritë dhe profilin e përfituesve
të trajnimeve sipas strukturës dhe organizmit të ri të gjykatave dhe prokurorive.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin trajnuesit e IGJK-së nga të gjitha lëmit të cilët janë të angaz-
huar në zbatim të programeve të ndryshme trajnuese në IGJK.
Tryezë pune: ”Hartimi i Draft Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme për vitin 2013”
BULETINI Faqe 5
Me 10 shtator 2012, IGJK ka realizuar se-
sionin trajnues nga lëmia penale me temë
“Dënimet Kryesore, Plotësuese dhe Alterna-
tive”.
Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të
jenë në gjendje që të:
shqiptojnë në mënyrë adekuate llojet e
dënimeve kryesore, plotësuese dhe alter-
native;
njohin kushtet dhe rrethanat për shqip-
timin e llojit të caktuar të dënimit;
dallojnë procedurat për zëvendësimin e
dënimit me burg në dënim me gjobë dhe
anasjelltas;
vlerësojnë se në cilat raste mund të
shqiptohen dënimet plotësuese;
identifikojnë kushtet për shqiptim dhe
procedurat për revokim të dënimeve al-
ternative
Trajnimi u realizua përmes prezantimeve të
shkurtra nga trajnuesit dhe ndarjes në grupe të
pjesëmarrësve të cilët punuan me raste studimi
nga praktika gjyqësore.
Gjatë punës në grupe u diskutuan kryesisht
problemet dhe dilemat praktike lidhur me
shqiptimin e dënimeve kryesore, plotësuese
dhe alternative si dhe u dhanë ide për tejka-
limin e tyre.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe
prokurorë nga të gjitha nivelet dhe regjionet e
Kosovës.
Tryezë e diskutimeve: Dënimet Kryesore, Plotësuese dhe
Alternative
BULETINI Faqe 6
Me 11 shtator 2012, IGJK ka mbajtur
tryezën e punës me temën:“Juridiksioni i
Dhomës se Posaçme të Gjykatës Su-
preme”.
Mbështetur në objektivat e këtij trajnimi
pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
kuptoj funksionimin e Dhomës së
Posaçme të Gjykatës Supreme.
kuptojnë se si duhet të veprojnë
gjykatat e rregullta kur në procedurë
paraqitet si palë ndërmarrja shoqërore që është nën administrim të Agjencionit Kosovar të
Privatizimit.
dallojnë kompetencat e gjykatave të rregullta dhe Dhomës së Posaçme të Gjykatës Su-
preme.
zbatojnë drejtë dispozitat e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Gjatë trajnimit u potencua se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, gjykon çështje juridike
specifike për shkak të llojit, natyrës dhe specifikave të objektit të tyre shqyrtues-gjykues.
Kriter kryesor mbi të cilët përcaktohet kompetenca e Dhomës së Posaçme janë: objekti–çështja
për gjykim, e që me këtë rast është prona shoqërore dhe çështjet që lidhen me Agjencinë Kos-
ovare të Privatizimit (AKP). Në trajnim u dhanë edhe rekomandime gjegjëse duke propozuar
që Ligji për Dhomën e Posaçme të plotësohet dhe ndryshohet në mënyrë që të gjej zbatim
praktik dhe të evitoj dilemat dhe paqartësitë aktuale.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.
Trajnim: “Juridiksioni i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme”
BULETINI Faqe 7
Me 13 shtator 2012, IGJK ka mbajtur tryezën e punës me temën:“Procedura sipas ankesës
dhe mjetet e jashtëzakonshme të goditjes”
Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
dallojnë mjetet e rregullta të goditjes së vendimeve gjyqësore nga ato të jashtëzakonshme.
kuptojnë se si duhet të veprojnë gjykatat e shkallës së parë me rastin e shqyrtimit të ank-esës,
aplikojnë drejtë dispozitat e LPK me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar kundër vendimit gjyqësor,
aplikojnë drejtë dispozitat e LPK në procedurën gjyqësore lidhur me mjetet e jashtëza-konshme juridike.
Gjatë këtij trajnimi u diskutua lidhur me
mjetet e rregullta juridike me të cilat
mund të goditet vendimi i nxjerr nga
gjykata e shkallës së parë, përmbajtja e
mjetit juridik, shkaqet e goditjes së
aktgjykimit, procedura sipas ankesës,
vendimet e gjykatës së shkallës së dytë
lidhur me ankesën dhe mjetet e jashtëza-
konshme të goditjes.
Trajnimi u shoqërua me diskutim të
rasteve nga praktika gjyqësore të për-
cjella me një debat interaktiv lidhur me dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore që i
referohen mjeteve të rregullta juridike dhe atyre të jashtëzakonshme. Në fund pjesëmarrësit
vlerësuan lartë tryezën në fjalë dhe trajnuesit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.
Trajnim: “Procedura sipas ankesës dhe mjetet e jashtëzakonshme të goditjes”
BULETINI Faqe 8
Me 13 deri 15 shtator 2012, IGJK në
bashkëpunim me UNICEF ka mbajtur një
punëtori në fushën e drejtësisë për fëmijë.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që gjyqtarët
dhe prokurorët që janë në procesin e certi-
fikimit për trajnues të IGJK-së të hartojnë
pjesën e tretë dhe të katërt të modulit të
drejtësisë për fëmijë.
Në punëtori trajnuesit u ndanë në dy grupe
punuese dhe aktiviteti i tyre u zhvillua nën
mbikëqyrjen e Këshilltares Speciale të
OSBE-së në IGJK.
Grupi i parë ka hartuar pjesën e tretë të
modulit që i referohet instrumenteve
ndërkombëtare relevante në drejtësinë për
fëmijë, ndërsa grupi i dytë është angazhuar
në hartimin e pjesës së tretë të modulit që i
referohet fëmijës si i dëmtuar dhe dëshmi-
tar.
Moduli është hartuar në atë mënyrë që për-
mes diskutimeve për raste praktike,
kuizeve dhe pyetjeve për diskutim,
pjesëmarrësit në trajnime, të mësojnë se si
instrumentet ndërkombëtare mbi drejtësinë
për fëmijë të zbatohen në Kosovë, si dhe të
njihen me aspektet legjislacionit vendor
dhe atij ndërkombëtar kur fëmija është i
dëmtuar dhe dëshmitar.
Punëtoria në fushën e drejtësisë për fëmijë – Draftimi i pjesës së tretë dhe të katërt të modu-
lit të drejtësisë për fëmijë
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin gjyqtarët dhe
prokurorët për të mitur të cilët janë në proces të
certifikimit për trajnues të IGJK-së nga lëmia
për të mitur, zyrtarja për mbrojtjen e viktimave
në Prokurorinë e Shtetit, ekspertja e OSBE-së në
IGJK si dhe ekspertë nga UNICEF.
BULETINI Faqe 9
Me 15 shtator 2012 IGJK në kuadër të fushëveprimit të vet ka realizuar sesionin trajnues nga
lëmia penale me temën e përmendur më lartë.
Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
njihen me risitë kryesore të Kodit Penal;
dallojnë lartësinë e dënimeve të cilat janë përfshirë në Kodin e ri Penal;
identifikojnë se cilat janë veprat e reja penale të përfshira në Kodin Penal;
Gjatë kësaj tryeze u prezantuan risitë kryesore që ka sjellë Kodi Penal, me ç’rast u theksua se
Kodi i ri Penal ka rreth 150 nene më shumë se kodi i mëparshëm, dhe më këtë kod janë sank-
sionuar një numër i veprave penale të cilat nuk kanë qenë pjesë e Kodit të mëparshëm Penal.
Gjatë tryezës, trajnuesit e IGJK-së prezantuan në detaje dallimet kryesore në mes dispozitave
të kodit të mëparshëm penal dhe kodit të ri.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët dhe prokurorët e regjioneve të Prishtinës dhe Mi-
trovicës.
Tryezë e diskutimeve: Risitë e Kodit Penal të Kosovës
BULETINI Faqe 10
Me 17 dhe 18 shtator 2012, IGJK në kuadër të fushëveprimit të vet ka realizuar sesionin e
parë trajnues nga lëmia penale ku janë diskuar temat e modulit Krimet e Rënda”.
Si rezultat i këtij trajnimi synohet që pjesëmarrësit të jenë në gjendje që të:
identifikojnë karakteristikat e krimeve të rënda;
njihen me dispozitat ligjore të cilat sipas kodit të ri penal kanë të bëjnë me krimet e
rënda;
zbatojnë dispozitat që kanë të bëjnë me gjykimin dhe dënimin veprave penale të klasifi-
kuara si krime të rënda;
Ky trajnim dy ditorë i paraprinë përgatitjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me të gjitha
veprimet inkriminuese të cilësuara si krime të rënda. Gjatë këtij trajnimi iu bë vështrim analitik
veprave penale si: Sulmi kundër rendit juridik të Kosovës, terrorizmi, nxitja e urrejtjes dhe
përçarjes ose mos durimit racor, fetar dhe etnik. Gjithashtu, vëmendje iu kushtua veprave pe-
nale kundër integritetit seksual, kundër sigurisë së përgjithshme dhe pronës.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet dhe regjionet e
Kosovës.
Tryezë Pune: Moduli Krimet e Rënda
BULETINI Faqe 11
Me 21 shtator 2012, IGJK ka mba-
jtur tryezën e punës me
temën:““Parimet në procedurën civile
me vështrim të posaçëm në parimin e
gjykimit të drejtë”.
Mbështetur në objektivat e këtij
trajnimi pjesëmarrësit do të jenë
në gjendje që të:
zbatojnë drejtë parimet themelore
të procedurës civile që përmban Ligji
për Procedurën Kontestimore.
vlerësojnë veprimet procedurale të palëve për zbatimin e parimit për gjykim të drejtë,
thellojnë njohuritë për rolin e gjykatës në zbatimin e këtij parimi.
njohin efektet për siguri juridike të këtij parimi.
Gjatë trajnimit u shtjelluan veprimet procedurale me rëndësi të palëve për zbatimin e parimit
për gjykim të drejtë, roli i gjykatës në zbatimin e këtij parimi, efektet për siguri juridike të
këtij parimi, si dhe u demonstruan raste nga praktika gjyqësore vendore dhe të rajonit.
Gjithashtu u trajtua edhe përmbajtja e parimit të gjykimit të drejtë në kontekst të Konventës
Evropiane për Mbrojtjen e Lirive Themelore dhe të Drejtave të Njeriut.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.
Trajnim: “Parimet në procedurën civile me vështrim të
posaçëm në parimin e gjykimit të drejtë”
BULETINI Faqe 12
Me 25 Shtator 2012, IGJK në bashkëpunim UNHCR ka organizuar pjesën e dytë të trajnimit
me temë “Hyrje në Mbrojtjen Ndërkombëtare për personat nën përkujdesje të UNHCR”.
Ndër objektivat kryesore të trajnimit ishin që pjesëmarrësit të jenë në gjendje që të:
kuptojnë elementet themelore të përkufizimit të refugjatit sipas Konventës së vitit
1951;
dallojnë përkufizimet plotësuese të refugjatit në instrumentet e tjera ndërkombëtare;
njohin përgjegjësinë për përcaktimin nëse një person është refugjatë ose jo;
njohin kornizën ligjore përkitazi me refugjatët.
Çështjet që u diskutuan në këtë trajnim ishin: analizimi i Konventës së OKB-së të vitit 1951
dhe Protokolli i vitit 1967 lidhur me përkufizimin e refugjatit, kriteret për përcaktimin e statu-
sit të refugjatit sipas Konventës në fjalë. U diskutuan edhe praktikat e shteteve në raport me
pranimin e Instrumenteve ndërkombëtare në këtë fushë me theks të veçantë u diskutua sistemi
i azilit në Kosovë. Krahas shqyrtimit të këtyre temave, gjatë trajnimit u bë edhe vështrimi i
rasteve nga praktika dhe shkëmbimi i përvojave përmes diskutimit të përbashkët trajnues-
pjesëmarrës.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave komunale nga të gjitha regjionet e Kos-
ovës.
Trajnim: Hyrje në Mbrojtjen Ndërkombëtare për personat nën përkujdesje të UNHCR – Pjesa e
Dytë
BULETINI Faqe 13
Me 27 Shtator 2012, IGJK në bashkëpunim me UNICEF-in ka organizuar një Konferencë në
fushën e Drejtësisë për të Mitur me temë: Protokolli i Përbashkët Referues.
Konferenca kishte për qëllim prezantimin e draft protokollit të përbashkët referues në fushën e
drejtësisë për fëmijë dhe dëgjimin e vërejtjeve dhe sugjerimeve lidhur me këtë protokoll, nga
ana e gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të institucioneve, të drejtësisë për fëmijë në Kos-
ovë, të cilët morën pjesë në konferencë.
Në konferencë u diskutua për rolin këtij protokolli në fushën e drejtësisë për fëmijë dhe qël-
limin e tij në krijimin e praktikave unike në këtë fushë.
Gjatë diskutimeve, gjyqtarët dhe prokurorët për të mitur si dhe zyrtarët e policisë, shërbimit
sprovues, qendrës për pune sociale dhe ndërmjetësit, bënë komentet e tyre për pasqyrimin e
punës të secilit institucion dhe përfshirjen e praktikave më të mira në këtë protokoll, konform
standardeve dhe praktikave ndërkombëtare.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin gjyqtarët e gjykatave komunale dhe të qarkut, prokurorët
komunal dhe të qarkut, drejtorët regjional të shërbimit sprovues, përfaqësues të qendrës për
pune sociale dhe Policisë së Kosovës.
KONFERENCË - Protokolli i Përbashkët Referues
BULETINI Faqe 14
.Me 27 dhe 28 shtator 2012, IGJK në
bashkëpunim me UNWOMEN, kanë reali-
zuar një sesion trajnues nga fusha për të
drejtat e njeriut dhe barazia gjinore ku janë
diskutuar temat e modulit “Të drejtat e
Njeriut dhe Barazia Gjinore-Instrumentet
Ndërkombëtare, Çështjet Pronësore dhe të
Trashëgimisë”.
Si rezultat i këtij trajnimi synohet që
pjesëmarrësit të jenë në gjendje që të:
zbatojnë standardet ndërkombëtare për
të drejtat e njeriut dhe të gruas;
identifikojnë vështirësitë që gjykatat
ballafaqohen në rastet e vendosjes për
kërkesat për urdhër mbrojtje
emergjente dhe urdhrit mbrojtjes në
afat ligjor;
zbatojnë në mënyrë efikase zgjidhjen e
martesës me shkurorëzim sipas dis-
pozitave të Ligjit të Familjes.
Tryezë e Punës: Të drejtat e Njeriut dhe Barazia Gjinore - Instrumentet Ndërkombëtare,
Çështjet Pronësore dhe të Trashëgimisë”
Ky trajnim dy ditor kishte për qëllim që të zhvil-
lojë aftësitë analitike dhe hulumtuese të
pjesëmarrësve për zbatimin e standardeve
ndërkombëtare dhe legjislacionit vendor në për-
puthje me standardet ndërkombëtare për të dre-
jtat e njeriut dhe të drejtave të gruas në veçanti,
përderisa në të njëjtën kohë janë analizuar ob-
ligimet shtetërore ndaj të drejtave të gruas dhe
rastet praktike me cilat ballafaqohen gratë gjatë
realizimit të të drejtave të tyre.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe pro-
kurorë nga të gjitha nivelet dhe regjionet e Kos-
ovës, përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe
mbrojtës të viktimave
BULETINI Faqe 15
Me 29 shtator 2012, në vazhdimësi të aktiviteteve regjionale, IGJK ka realizuar një tryezë e
diskutimeve në të cilën janë prezantuar risitë e Kodit Penal të Kosovës.
Si rezultat i kësaj tryeze, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
identifikojnë risitë kryesore të përmbajtjes së Kodit Penal;
dallojnë lartësinë e dënimeve të cilat janë përfshirë në Kodin Penal;
identifikojnë se cilat janë veprat e reja penale të përfshira në Kodin Penal;
Gjatë kësaj tryeze u prezantuan risitë
që ka sjellë Kodi Penal i Kosovës, me
ç’rast u vu në pah se kodi i ri ka
përfshirë më tepër vepra penale dhe
ka paraparë sanksione penale të cilat
ndryshojnë nga kodi i mëparshëm.
Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit
patën rastin të dëgjojnë për të gjitha
ndryshimet të cilat kanë ardhur si
rezultat i ndryshimeve të fundit rreth
kodit penal.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët dhe prokurorët e regjionit të Prizrenit
Tryezë e diskutimeve: Risitë e Kodit Penal të Kosovës
BULETINI Faqe 16
Me 6 dhe 7 shtator 2012, IGJK në mbështetje
nga UNDP, në kuadër të Programit të Trajni-
meve për Avancim ka realizuar trajnimin me
temë “Marrëveshja për Pranimin e Fajësisë”.
Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin që
pjesëmarrësit pas përfundimit të tij të jenë në
gjendje të:
njohin dispozitat adekuate që kanë të bëjnë me marrëveshjen për pranimin e fajësisë,
njohin veprimet të cilat ndërmerr pro-kurori për realizimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë,
zbatojnë drejt procedurën në rastin kur gjykata pranon marrëveshjen për pranimin e fajësisë,
dinë se iniciues për këtë mund të jetë i akuzuari por edhe prokurori dhe
njohin rastet kur gjykata mund të apro-vojë apo mos aprovojë marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
2. Aktivitetet nga Programi i Trajnimeve për Avancim (PTA)
Marrëveshja për pranimin e fajësisë
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan në detale mar-
rëveshja për pranimin e fajësisë, kuptimi pre-
jardhja dhe efekti, negocimi i palëve sipas
KPPK, iniciativat, përmbajtja dhe format e
marrëveshjes për pranimin e fajësisë, paraqitja
e marrëveshjes në gjykatë, pozita e palëve dhe
të dëmtuarit në lidhjen e marrëveshjes, seanca
gjyqësore për shqyrtimin e marrëveshjes,
vendimet e gjykatës me rastin e shqyrtimit të
marrëveshjes dhe aktgjykimi që ka bazë mar-
rëveshjen për pranimin e fajësisë-përmbajtja,
arsyetimi dhe ankesa.
Me rastin e trajtimit të marrëveshjes për
pranimin e fajësisë u vunë në pah edhe ndry-
shimet dhe risitë e Projekt Kodit të Procedurës
Penale sa i përket këtij instituti. U theksua se
sipas këtij projekt kodi, Marrëveshja për
pranimin e fajësisë është radhitur në kapitullin
e zgjidhjes alternative të çështjeve penale dhe
nga interpretimi i dispozitave është parë se i
është kushtuar vëmendje e veçantë duke e fuqi-
zuar dukshëm këtë institut.
Gjatë trajnimit u prezantuan edhe raste nga
praktika gjyqësore në Kosovë, shtetet në rajon,
me ç’rast u bënë krahasime të legjislacionit dhe
përmes një video incizimi pjesëmarrësit patën
rastin të njoftohen me një seancë gjyqësore të
shqyrtimit të marrëveshjes për pranimin e fa-
jësisë.
Ky trajnim ka qenë i karakterit regjional dhe
përfitues kanë qenë gjyqtarët dhe prokurorët e
regjionit të Prizrenit dhe Pejës
BULETINI Faqe 17
Moduli: E drejta Civile Materiale dhe Procedurale
Me 12 shtator 2012, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar
ciklin e katërt me radhë nga moduli E drejta civile materiale dhe procedurale me temë “Masat
e Përkohshme dhe Masat e Sigurisë”.
Objektivat kryesore ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje
të:
identifikojnë rastet kur duhet lejuar sigurimin e kërkesëpadisë,
dallojnë afatet brenda të cilave duhet vendosur mbi kërkesën e parashtruar dhe
aplikojnë drejtë dispozitat ligjore me rastin e lejimit apo mos lejimit të sigurimit të
kërkesëpadisë.
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan në detale masat e përkohshme, sigurimi i kërkesëpadisë, kompe-
tenca e gjykatës për vendosjen lidhur me sigurimin e kërkesëpadisë, llojet dhe kohëzgjatja e
masave të përkohshme dhe masave të sigurimit si dhe masat e sigurimit të kërkesëpadisë.
Me rastin e trajtimit të këtyre masave pjesëmarrësit patën rastin që përmes punëve në grupe të
demonstrojnë njohuritë e tyre në hartimin e propozimit për sigurimin e kërkesë padisë si dhe
hartimin e aktvendimit mbi pranimin ose refuzimin e kërkesë padisë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme dhe gjy-
qtarët e gjykatave komunale nga gjitha regjionet e Kosovës.
BULETINI Faqe 18
Moduli: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale
Me 13 shtator 2012, IGJK në bashkëpunim me UNDP në kuadër të Programit të Trajnimeve
për Avancim ka realizuar ciklin e katërt me radhë nga moduli i Kodit Penal dhe Kodit të Pro-
cedurës Penale me temë: “ Mbrojta e detyruar”.
Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij të jenë në
gjendje që të:
identifikojnë rastet e mbrojtjes së detyruar;
zhvillojnë drejtë procedurën e caktimit të mbrojtësve;
njohin pasojat e mos caktimit të mbrojtësit tek
rastet e mbrojtjes së detyruar; dhe
të eliminojnë dilemat e mundshme sa i përket mbrojtjes së detyruar.
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan në detaje baza ligjore e rasteve të mbrojtjes së detyruar dhe pro-
cedura e caktimit të mbrojtjes së detyruar.
Me rastin e trajtimit të kësaj materie u vunë në pah edhe angazhimi dhe caktimi i mbrojtësit në
procedurë penale për të mitur si dhe pasojat e mos caktimit të mbrojtësit tek rastet e mbrojtjes
së detyruar.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga gjitha regjionet e Kosovës.
BULETINI Faqe 19
Moduli: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale
Me 24 shtator 2012, IGJK në bashkëpunim me
UNDP në kuadër të Programit të Trajnimeve për
Avancim ka realizuar ciklin e pestë të trajnimeve
nga moduli “Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës
Penale me temë “Ankesa e prokurorit për arsye të
vendimit mbi dënimin dhe shkeljes së ligjit pe-
nal”.
Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas për-
fundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:
identifikojnë se kush mund të ushtrojë mjetet juridike;
kuptojnë arsyen e ushtrimit të ankesës ndaj aktgjykimit;
njohin rolin e prokurorit në ushtrimin e ankesës; dhe
zbatojnë dispozitat që kanë të bëjnë me ushtrimin e ankesës.
Gjatë këtij trajnimi u trajtua në detaje baza ligjore e rasteve të ushtrimit të ankesës nga ana e
prokurorit si në rastet për shkak të vendimit mbi dënimin ashtu edhe në rastet për shkak të
shkeljes së ligjit.
Me rastin e trajtimit të kësaj materie u vunë në pah afatet brenda së cilës palët e autorizuara
mund të ushtrojnë ankesë, ndërkaq vëmendje e veçantë iu kushtua ushtrimit të ankesës nga ana
e prokurorit në dobi të akuzuarit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga gjitha regjionet e Kosovës.
BULETINI Faqe 20
Trajnimi i Mentorëve për Zbatimin e Doracakut të trajnimit të fazës së tretë të PFAL
3. Aktivitetet nga Programi Fillestar për Arsimim Ligjor (PFAL)
Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Pro-
gramit Fillestar për Arsimim Ligjor, Instituti
Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Sho-
qërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkom-
bëtarë (Deutsche Gesellschaft Internationale
Zusammenarbeit GIZ) më 17 shtator 2012,
realizoi trajnimin për mentor me temën
“Zbatimi i Doracakut për Mentor”.
Qëllimi këtij trajnimi ishte që para pjesëmar-
rësve – mentorëve të prezantohej qëllimi,
përmbajtja, struktura dhe mënyra e zbatimit të
Doracakut i cili kushtohet trajnimi të fazës së
tretë të PFAL.
Këtë trajnim dhe fillimin e zbatimit të këtij
Doracaku e përshëndetën z. Lavdim Krasniqi,
Drejtor i IGJK-së dhe z. Philipp Schwörer për-
faqësues i GIZ, ndërsa prezantimi i doracakut u
bë nga z. Thomas Zwiebler, autorë i doracakut
znj. Mary Aguirre Shahin dhe z. Besim Morina
si kontribuues në hartimin e këtij Doracaku.
Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit-
mentorët do të jenë në gjendje që të:
realizojnë në mënyrë cilësore tra-
jnimin praktik për kandidatët;
definojnë rolin dhe detyrat e men-
torit dhe kandidatit;
zbatojnë objektivat e trajnimit prak-
tik të fazës së tretë të PFAL.
Nga ana e mentorëve ky trajnim u cilësua
shumë i dobishëm dhe i nevojshëm për ata
të cilët tani e tutje realizimin e trajnimit
praktik do ta bëjnë bazuar në këtë doracak
dhe në të njëjtën kohë shumë i dobishëm
për kandidatët e PFAL sidomos kur ata
janë në fazën e tretë të trajnimeve.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin mentorët
e Programit Fillestar për Arsimim Ligjor.
BULETINI Faqe 21
Ceremonia për Promovimin e Doracakut të trajnimit të fazës së tretë të PFAL
Me qëllim të lehtësimit të realizimit të fazës së trajnimeve praktike për kandidatët për gjyqtarë e
prokurorë të cilat organizohen në kuadër të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor, Instituti Gjy-
qësor i Kosovës në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë
(Deutsche Gesellschaft Internationale Zusammenarbeit GIZ) kanë hartuar një doracak për men-
torë.
Promovimi i doracakut u bë në një ceremoni të organizuar nga
IGJK dhe GIZ, në praninë e shumë personaliteteve, për-
faqësues të institucioneve të gjyqësorit dhe prokurorisë së Re-
publikës së Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë, gjy-
qtarëve, prokurorëve dhe të ftuarve të tjerë.
Në këtë ceremoni nga një fjalë rasti mbajtën z. Fejzullah
Hasani, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës dhe Kryetar i
Këshillit Drejtues të IGJK-së, z. Ismet Kabashi, Kryeprokuror i Shtetit dhe Kryesues i Këshillit
Prokurorial të Kosovës, z. Volkmar Theobald, Menaxher i projektit për reformën Ligjore, z.
Lavdim Krasniqi, Drejtor i IGJK-së dhe z. Sali Mekaj, Kryetar i Gjykatës së Qarkut në Pejë dhe
anëtarë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Në fjalën e tyre, ata vlerësuan lartë punën e IGJK-së në
përgatitjen e kandidatëve të ardhshëm për gjyqtarë dhe pro-
kurorë si dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen që GIZ po jep
për IGJK-në.
Për përmbajtjen, strukturën dhe rëndësinë e Doracakut folën
z. Thomas Zwiebler, autorë i doracakut dhe z. Bashkim Hy-
seni në cilësi të mentorit të cilët vlerësuan si shumë të nevo-
jshëm hartimin e këtij doracaku për realizimin e trajnimit
praktikë për kandidatët për gjyqtarë e prokurorë.
Po ashtu në këtë ceremoni u bë edhe dorëzimi i 20 lap top-ëve donacion nga GIZ, të cilët do të
përdorën nga kandidatët gjatë trajnimeve praktike.
BULETINI Faqe 22
Programi Fillestar për Arsimim Ligjor përveç
ofrimit të trajnimit për përgatitjen profesion-
ale të kandidatëve të ardhshëm për gjyqtarë e
prokurorë, po ashtu ka për qëllim që edhe pas
emërimit të tyre të vazhdoj mbështetjen me
programe të tjera adekuate me nevojat që
dalin nga praktika.
Në këtë drejtim Instituti Gjyqësor i Kosovës
me mbështetjen e Programit të Kombeve të
Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me 22 shta-
tor 2012 ka organizuar Konferencën e Dytë
Vjetore për të Diplomuarit në katër gjeneratat
e PFAL.
Pjesëmarrjen në këtë konferencë e nderuan
znj. Osnat Lubrani, përfaqësuese e përher-
shme e UNDP në Kosovë, z. Enver Peci, Kry-
esues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe z.
Lavdim Krasniqi, Drejtor i Institutit Gjyqësor
të Kosovës të cilët në fjalën e tyre ish kandi-
datëve tanimë gjyqtarë dhe prokurorë iu riku-
jtuar sfidat dhe vështirësitë me të cilat ata u
ballafaquan gjatë trajnimeve në PFAL, sukse-
sin e arritur së bashku dhe po ashtu edhe
procesin e reformës nëpër të cilin po kalon
gjyqësori Kosovar. Ata kërkuan nga kandi-
datët që në ushtrimin e funksionit të gjyqtarit
dhe prokurorit të vazhdojnë të jenë profe-
sional, të paanshëm dhe të pavarur me qëllim
të arritjes së qëllimit fisnik, ndarjen e dre-
jtësisë.
Konferenca e të Diplomuarve në PFAL
Në këtë konferencë u diskutua për praktikat
më të mira të menaxhimit të rasteve, menax-
himit të stresit dhe mënyrës së sjelljes së gjy-
qtarëve dhe prokurorëve të sapoemëruar në
ambientet publike, veçanërisht në rrjetet so-
ciale dhe ndikimi i tyre në personalitetin e
tyre. Këto tema u prezantuan nga znj. Mary
Aguirre, Këshilltare Speciale e OSBE-së në
IGJK.
Me qëllim të rritjes së cilësisë trajnimeve në
PFAL dhe adresimit të nevojave për trajnime
të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në
kuadër të programeve tjera trajnuese të IGJK-
së, u zhvillua një diskutim nga i cili dolën
shumë propozime dhe rekomandime të cilat
IGJK i vlerëson shumë pozitive, të dobishme
dhe me interes për arsimimin ligjor dhe kom-
petencat ndërprofesionale të gjyqtarëve dhe
prokurorëve.
BULETINI Faqe 23
Vizita në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik në Maqedoni
3. Aktivitetet tjera
Me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional, Drejtori i Institutit Gjy-
qësor të Kosovës z. Lavdim Krasniqi me bashkëpunëtorë, me datë 31 gusht 2012 realizoi një
vizitë pune në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik në Maqedoni. Ai u prit nga Dre-
jtoresha e Akademisë znj. Aneta Arnaudovska.
Çështjet me interes dy palësh të cilat u diskutuan
gjatë takimit kishin të bënin me trajnimet e realizuara
në kuadër të Programit të Vazhdueshëm për Arsimim
Ligjor dhe Programit Fillestar për Arsimim Ligjor, e
posaçërisht ato rreth trajnimit të detyrueshëm për gjy-
qtarë, organizmit të trajnimeve të përbashkëta,
shkëmbimit të trajnuesve, metodologjisë dhe tekni-
kave trajnuese, programit trajnues për kandidatët për
gjyqtarë e prokurorë, provimi pranues për kandidatët,
programi për mentorë si dhe shkëmbimet në fushën e publikimeve.
Iniciativat për bashkëpunim regjional në fushën e trajnimeve për gjyqtarë, prokurorë, kandi-
datët për gjyqtarë e prokurorë dhe profesionist tjerë ishte pikë diskutimi gjatë takimit. Në këtë
çështje palët u pajtuan që trajnimet e përbashkëta mund të organizohen në fushën e KEDNJ-së,
të drejtën e BE-së si dhe aktivitete tjera të cilat mund të mbështeten nga partnerët e përbashkët
ndërkombëtarë.
Ky takim ishte një nga takimet e rregullta të realizuara ndërmjet dy institucioneve të cilat janë
rrjedhojë e aktiviteteve që dalin nga Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar nga të dy insti-
tucionet në vitin 2009.
Në fund të takimit, drejtuesit e dy institucioneve shprehën gatishmërinë e tyre për bash-
këpunim të mëtejmë në intensifikimin e iniciativave të reja për të ngritur cilësinë e trajnimit
me qëllim të ngritjes së njohurive të gjykatësve dhe prokurorëve e cila është tendencë e
vazhdueshme e të gjitha shkollave moderne për trajnim e gjyqtarëve, prokurorëve, kandidatëve
për këto pozita dhe profesionistëve tjerë.
BULETINI Faqe 24
Me 19 shtator 2012, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë z, Ian Cliff vizitoi Institutin
Gjyqësor të Kosovës. Gjatë kësaj vizite, Ambasadori Cliff u prit nga Drejtori i IGJK-së, Koor-
dinatorja e Programit dhe Drejtoresha për Administratë dhe Financa.
Qëllimi i vizitës së Ambasadorit Cliff ishte njohja me strukturën organizative dhe funk-
sionimin e aktiviteteve të IGJK-së.
Drejtori i IGJK-së e njoftoi Ambasadorin me të arriturat e deritanishme dhe sfidat me të cilat
po përballet IGJK në realizimin e funksioneve të tij, bashkëpunimin me donatorë si dhe u bise-
dua për mundësitë e mbështetjes se IGJK-së në mënyrë që të përkrahet reforma e sistemit gjy-
qësor të Kosovës.
Me një fokus të theksuar u bisedua lidhur me mënyrën e zgjedhjen së kandidatëve për gjyqtarë
dhe prokurorë, trajnimet e vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë, rolin e trajnuesve si dhe
kriteret për ndjekjen e Programit Fillestar për Arsimim Ligjor.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe bashkëpunimi me RIPA Internacional për realizimin e
projektit të trajnimit për gjyqtarë e prokurorë të quajtur “Forcimi i Politikave Antikorrupsion
dhe mbështetja e integrimit të Kosovës në BE”, projekt ky i mbështetur nga Ambasada e
Britanisë së Madhe në Kosovë.
Vizita e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Institutin Gjyqësor të Kosovës