buxheti i qytetarËve kuÇovËbashkiakucove.gov.al/sq-al/lajmet/documents/bashkia...2 mesazh për...

12
BUXHETI I QYTETARËVE KUÇOVË

Upload: others

Post on 03-Mar-2020

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

BUXHETI I QYTETARËVEKUÇOVË

2

Mesazh për qytetarin

Buxheti i vitit 2017 i Bashkisë Kuçovë ka për qëllim kryesor të vazhdoj rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomoko-social duke krijuar një ekonomi të larmishme në qytet dhe duke specializuar ekonominë në fshat, duke ofruar shërbime më të mira, infrastrukturë ml të mirë si dhe duke menaxhuar një mjedis të qëndrueshëm.

Ky buxhet parashikon të ulë kostot administrative të Bashkisë me rreth 11% për t’i adresuar këto para për arritjen e objektivave tona për të qenë më pranë Jush.

Buxheti 2017 është buxheti Juaj; buxheti i qytetarëve.

Për të kontaktuar me Bashkinë dhe për të marrë më shumë informacion lidhur me punët e Bashkisë, ju lutem mund te na vizitoni:www.bashkiakucove.gov.al

Kryetari i BashkiseSelfo Kapllani

3

CILAT JANË OBJEKTIVAT

E BASHKISË PËR 2017?

Zhvillim i qëndrueshëm

ekonomiko-socialKrijimi i një ekonomie të larmishme në qytet dhe duke specializuar ekonominë në fshat. Ulje të papunësinë, të frenojë largimin e fuqisë punëtore. Më tej, të fuqizojë mundësitë e Bashkisë Kuçovë në sektorin industrial, bujqësor dhe turistik.

Zhvlllimi i Infrastruktures

RajonalePërmirësim i aksesit në boshtetkryesore të rajonit dhe në linjat turistike. Rregullim i situatës lokale të lëvizshmërisë, transportit dhe shërbimeve të lidhura me infrastrukturën.

Menaxhimi i Qëndrueshëm

MjedisorMbrojtje e sistemit të ujëravesipërfaqësore dhe nëntokësore.Dhënie vlerë tokës bujqësore dhe avantazheve natyrore e artificiale të zonës, në funksion të zhvillimit turistik natyror dhe historiko-kulturor.

Komunitet i shëndoshë dhe me

jetë më të mirë Krijim i mundësive më të mira armimimi dhe punësimi i shoqëruar me një zhvillim të qëndrueshëm. Krijim i mundësisë së pjesëmarrjes nga të gjithë në jetën sociale dhe kulturore.

4

Fazat e Buxhetit

PLANIFIKIMI

► Përgatitja e kërkesave buxhetore nga drejtoritë dhe institucionet e bashkisë

► Diskutimi në Grupin për Menaxhim Strategjik

► Hartimi i projektit të parë të buxhetit që përcakton shpenzimet

► Hartimi i projektit të parë të paketës fiskale që përcakton nivelin e taksave dhe tarifave

► Konsultimi me qytetarët

ZBATIMI

► Shpërndarja fondeve buxhetore vendore për drejtoritë e bashkisë;

► Mbledhja e të ardhurave nga taksat dhe tarifat

► Financimi i punëve publike dhe monitorimi i tyre

► Kontrolli i shpenzimeve► Rishpërndarja e fondeve dhe rishikim

i buxhetit

MIRATIMI

► Paraqitja në Këshillin Bashkiak e projektbuxhetit vjetor dhe projektit të paketës fiskale

► Diskutim në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Këshillit Bashkiak

► Diskutim i hapur për publikun në Këshillin Bashkiak

► Qytetarët mund të marrin pjesë në diskutimin e buxhetit dhe paketës fiskale

► Miratimi nga Këshilli Bashkiak► Publikimi

KONTROLLI

► Monitorim nga Kryetari i Bashkisë► Monitorim nga Këshilli Bashkiak► Auditimi nga njësia e auditimit të

brendshëm i Bashkisë► Auditimi vjetor i jashtëm nga

Kontrolli i Lartë i Shtetit

5

Nga vijnë fondet e bashkisë Kuçovë?Të ardhurat e përgjithshme të bashkisë

për vitin 2017 janë 500 milion lekë

Çfarë janë taksat dhe tarifat vendore?

Taksat vendore - janë pagesa të detyrueshme të përcaktuara me ligj, që bëhen në favor të buxhetit të Bashkisë nga qytetarët dhe komuniteti i biznesit dhe që përdoren për kryerjen e shërbimeve të përgjithshme publike në territorin e Bashkisë.

Tarifat vendore - janë pagesa të detyrueshme, të vendosura nga Bashkia, që qytetarët dhe komuniteti i biznesit bëjnë për buxhetin e Bashkisë, për shërbime specifike ose të drejta që ata marrin ose përfitojnë në territorin e Bashkisë.

Bashkia detyrohet me ligj të garantojë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes për taksat dhe tarifat vendore.

ÇFARË KANË FINANCUAR FONDET SPECIFIKE?

Çfarë janë transfertat e pakushtëzuara?

Janë fonde të dhëna nga qeveria qëndrore për të mbështetur bashkinë në kryerjen e funksioneve të veta.

Çfarë janë fondet specifike?

Janë fonde të dhëna nga Qeveria qëndrore për funksionet e reja që u transferuan në nivel vendor në vitin 2016. Këto funksione janë arsimi fillor, mbrojtja nga zjarri, mbrojtja nga zjarri, pyjet, ujitja dhe kullimi dhe mirëmbajtja e rrugëve rurale

46% E TË ARDHURAVE TË BASHKISË VIJNË NGA TAKSAT DHE TARIFAT

6

Si i shpenzon Bashkia fondet publike?

Shpenzimet gjithsej për vitin 2017 = 500 milion lekë

Bashkia nëpërmjet shpenzimeve që ka parashikuar për vitin 2017 synon:

• Ofrimin e shërbimeve më të mira dhe në një kohë më të shpejtë për qytetarët.

• Ulje të kostove administrative të bashkisë me 11.5% krahasasuar me vitin 2016.

• Taksa dhe tarifa më të ulta për shtresat në nevojë.

• Ndihmë dhe asistencë sociale për grupet në nevojë.

• Ulje të informalitetit.

7

Shërbime publike

Ndërmarrja Komunale

Ka një fond shpenzimesh të rritur me rreth 7 milion lekë më shumë sesa në vitin 2016 duke përfshirë edhe detyrimet e prapambetura të vitit 2016.

Ku do të shpenzohen këto para?

85% e tyre do të shpenzohen për mirëmbajtjen e rrugëve rurale dhe për investime.

15% e tyre do të shpenzohen për gjelbërim.

Do të mbillen pemë dhe për makineri dhe pajisje.

1. Shërbimi i pastrimit

2. Mirëmbajtja e varrezave publike

3. Shërbimi i dekorit

4. Shpenzime shpronësimi

Për sherbimet publike, Bashkia ka parashikuar të shpenzojë për vitin 2017, rreth 46 milion lekë.

Shpenzime shpronësimi

16%

Shërbimi i pastrimit71%

Mirëmbajtja e varrezave publike

10%

Shërbimi i dekorit 4%

8

Arsimi

Në vitin 2017 do të përfitojnë 5313 nxënës.Në 29 shkolla 9-vjeçare; 6 shkolla të mesme; 1 shkollë profesionale si dhe 26 kopshte

Në vitin 2017 do të rikonstruktohen objekte me probleme me vlerë: rreth 7,5 milion lekë.

Fondet për arsimin janë të përbashkëta të Qeverisë Qendrore dhe të Bashkisë Kuçovë.

1

2

3

Sporti

Objektivat e Bashkisë për sportin gjatë vitit 2017

- Rritja e cilësisë sportive- Sigurimi i kushteve infrastrukturore të nevojshme për zhvillimin e veprimtarive sportive- Nxitja e të rinjve drejt sportit

Me buxhetin e miratuar për këtë sportin mbulohen shpenzimet për ekipin e voleibollit të përbërë nga 13 femra, për ekipin e shahut, sportet marciale, bilardo dhe ekipin e futbollit

Arsimi parauniversitar

7%

Arsimi parashkollor

93%

9

Synimet:

- Përfaqësimi i ekipit të futbollit në kampionatin kombëtar;

- Përfaqësimi i ekipeve të tjera sportive në kampionatin kombëtar apo evente të tjera sportive.

Bujqësia dhe Mjedisi(Ujitja dhe Kullimi)

- Rritje me 44% krahasuar me 2016

- Në vitin 2017 do të blihet një eskavator shtesë me vlerë rreth 9 milion lekë, në dispozicion për ndërhyrjet e nevojshme në sistemin ujitës e kullues

- Për vitin 2017 parashikohet blerja e dy mjeteve për transportimin e mbetjeve, të nevojshme gjatë pastrimit të kanaleve ujitëse e kulluese.

- Rreth 4 milion lekë parashikohen për blerje karburanti dhe rreth 800 mijë lekë për mirëmbajtje mjetesh e shpenzime të tjera transporti.

Administrimi i pyjeve dhe mbrotja nga zjarri dhe shpëtimi

Administrimi i pyjeve - rreth 600 mijë lekë nga qeveria qendrore

Mbrojtja nga zjarri - rreth 12,5 milion lekë nga qeveria qendrore

10

Fondet për investimet në 2017; 2018 dhe 2019

Në investime për vitin 2017 janë përfshirë shlyerjet e detyrimeve të vitit 2016 si dhe 49 milion lekë

investime për vitin 2017.

Investime të financuara nga grante të qeverisë qendrore apo donatorë të tjerë

Investimet

• Rikualifikim i rrugës Kuçovë - Urë Vajgurore vlera total 2,800,000,000 lekë;

• Rikualifikim urban i lagjes nr. 1, Blloku “11-Janari” – vlera 147,336,682 lekë;

• Rikuafifikim i Parkut Industrial – vlera 350,000,000 lekë;

• Rikualifikim i rrugëve rurale:

1. Rruga Parodi – Magjatë: vlera 160,000,000 lekë;

2. Rruga Magjatë – Goraj

3. Rruga Kuçovë – Rreth Tapi;

• Ujësjellësi Sinecit – vlera 252,000,000 lekë;

• Ndërtim i shkollës 9-vjeçare “18-Tetori” – 86,911,627 lekë;

• Rikonstruksion i shkollës së mesme së Bashkua Perodi – 41,700,000 lekë;

• Ndërtim i Shkollës 9-vjeçare në fshatin Rreth Tapi – 49,000,000 lekë;

• Rikonstruksion I këndeve sportive të shkollave 9-vjeçare “Gaqi Garakashu” dhe “28-nëntori” – 60,000,000 lekë;

• Kanalizim i Ujërave të Zeza, Lagjia “1-Maji” faza e dytë – 51,600,000 lekë.

• Rikonstruksion i 5 kopshteve/çerdheve – 100,000,000 lekë;

• Ndërtim i 24 banesave sociale duke adaptuar ish-godinen e Alb-Petrolit vlera 50,162,534 lekë;

• Sineci, një destinacion i ri turistik – 198,156,003 lekë;

• Rikualifikim urban i lagjes ‘Llukan Prifti’ 88,115,704 lekë;

11

Për çdo informacion plotësues, mos hezitoni të drejtoheni në Bashkia Kuçovë

ose vizitoni:www.bashkiakucove.gov.al

12

Kjo broshurë u bë e mundur me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. Ajo u përgatit nga Projekti i USAID-it