Çeliqet për vegla

12
Çeliqet për Vegla

Upload: erblin-ameti

Post on 05-Jan-2016

32 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Çeliqet për Vegla

Çeliqet për Vegla

Page 2: Çeliqet për Vegla

Çeliku është një lidhje e hekurit me karbonin, ku përqindja e karbonit ështe në kufijtë 0.2 deri në 2.1%. Përveç karbonit çeliku mund të ketë në përbërje edhe elementë të tjerë lidhës si mangan, krom, vanadium, volfram etj. Në varësi të përqindjes së karbonit dhe elementëve të tjerë, ndryshojnë edhe vetitë e çelikut si fortësia, plasticiteti, përpunueshmëria mekanike etj. Me rritjen e përqindjes së karbonit rritet fortësia çelikut por ulet plasticiteti i tij, pra bëhet më i thyeshëm.

Page 3: Çeliqet për Vegla

Një metal i mrekullueshëm me shumë përdorime

Dobia e çelikut shfaqet në shumë vende të pazakonshme. Gjendet poshtë kapakut të pianos. Një nga llojet më të forta të çelikut që përbën telin nxjerr një muzikë të bukur. Një lloj çeliku, çeliku Hadfild, me përbërje mangani, përdoret për të bërë thërmuesit e mëdhenj të shkëmbinjve dhe sa më shumë punon për të thërmuar gurë, aq më i fortë bëhet. Çelik që nuk ndryshket gjendet në bisturitë e kirurgut, vozat e verës, dhe makinat për prodhimin e akulloreve. Sa e vështirë është të numërosh fijet e flokut, aq e vështirë është të numërosh përdorimet e çelikut.

Page 4: Çeliqet për Vegla
Page 5: Çeliqet për Vegla

Prodhimi i çelikut: Në të shkuarën dhe sot

Shekuj më parë punuesit e metaleve bënin me hekurin enë dhe armë. Ata zbuluan se hekuri i shkrirë kishte papastërti që i jepnin metalit qëndresën dhe fortësinë. Ata kuptuan, gjithashtu, që kalitja e një vegle hekuri në ujë e bënte më të fortë. Sot furrnaltat e mëdha kanë zëvendësuar kovaçhanat, kurse makinat gjigante të petëzimit, çekanin dhe kudhrën. Por në pajisjet moderne ndiqen të njëjtat hapa themelorë që ndiqnin në të kaluarën farkëtarët e fuqishëm.

Ato (1) shkrijnë hekurin,

(2) e përziejnë me materialet e tjera,

(3) e lënë çelikun të ftohet e

(4) i japin formë dhe e trajtojnë me procese termike.

Page 6: Çeliqet për Vegla

Si bëhet çeliku

Prodhimi i çelikut kërkon nxehtësi 1.400 0C. Furra të mëdha që bëjnë pjekjen e qymyrgurit në dhoma hermetike, duke avulluar materialet e padëshiruara pa konsumuar copat. Si përfundim, mbeten copa të mëdha në ngjyrë të zezë që quhen koks, të cilat sigurojnë nxehtësi dhe karbon të nevojshëm për proceset në vazhdim.

Page 7: Çeliqet për Vegla

1.650 0C. Koksi, xeherori i hekurit dhe gurët gëlqerorë hidhen në një furrë marten ku ndeshin një mur flake dhe ajër të mbinxehur. Koksi digjet dhe në një nxehtësi tepër të madhe, materialet e padëshiruara në xeherorin e hekurit kombinohen me gurin gëlqeror, duke formuar një nënprodukt të quajtur zgjyrë. Materialet kthehen në gjendje të lëngët dhe bien në fund të furrës. Zgjyra, që qëndron mbi sipërfaqen e hekurit hiqet në një enë. Hekuri i shkrirë hidhet në disa vagona-cisternë që e çojnë ngarkesën përvëluese në stacionin tjetër

Page 8: Çeliqet për Vegla

1.650 0C. Nëntëdhjetë tonë hekurishte të zgjedhura me kujdes hidhen në një mbajtëse 9 metra të lartë në formën e dardhës e njohur si furra kryesore e oksigjenit. Një kovë e madhe derdh hekurin e nxehtë në gjendje të lëngët mbi hekurishtet. Në kohën kur një tub ftohës me ujë futet në enë shkaktohet një shpërthim shkëndijash. Nga tubi dëgjohet zhurma e një rrjedhe oksigjeni të pastër që del me vrull, e cila shumë shpejt e bën metalin të ziejë si një supë mbi një sobë të nxehtë. Ndodhin disa reaksione kimike. Në më pak se një orë, furra e ka bërë punën e saj dhe 300 tonë çelik në gjendje të lëngët, që është një ngarkesë e furrës, derdhen në kovat e transportit. Aliazhet shtohen dhe lëngu i zjarrtë rrjedh nëpër makineritë e derdhjes. Çeliku fillon të marrë formë.

Page 9: Çeliqet për Vegla

1.200 0C. Mbi çelikun e kuq të nxehtë ushtrohet një presion edhe më i madh nëpër makinat e petëzimit, derisa arrihet trashësia e dëshiruar. Gjithë kjo punë e vështirë e bën metalin aq të fortë, sa ai mund t’i rezistojë përpunimit të mëtejshëm. Makinat e petëzimit me ripjekje e bëjnë më të përkulshëm.

Page 10: Çeliqet për Vegla

Temperatura e dhomës. Çeliku është derdhur, është prerë, është petëzuar në të nxehtë dhe në të ftohtë dhe madje është pastruar në një banjë acide. Është nxehur herë pas here. Më në fund shkalla e termometrit bie përfundimisht. Çeliku i lëngët është shndërruar në grumbuj fletësh çeliku. Shpejt një ofiçinë përpunimi i jep çelikut formën e tubave për ndonjë ndërtesë

Page 11: Çeliqet për Vegla

Meqënëse pjesa më e madhe e makinerive të një uzine çeliku janë të përbëra nga po ky metal, përse nuk shkrijnë ndërsa janë në punë? Pjesët e brendshme të furrave, vagonëve-bombola dhe kovave janë të veshura me tulla që i rezistojnë të nxehtit. Një shtresë si kjo një metër e trashë e mbron furrën kryesore të oksigjenit. Por edhe këto tulla, gjithashtu, ndikohen nga nxehtësia e madhe dhe duhet të zëvendësohen rregullisht.

Page 12: Çeliqet për Vegla

Fund

Lënda: Materialet Inxhinierike.

Prof, Dr, Sc : Hamit Mehmeti.

Punoi : Erblin Ameti.