cogito

130
<1> <cogito 4/5> UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS cogito revistë mikste <viti III> <numër 4-5> <mars 2009> ISSN 1857 - 579X

Upload: agron-kelmendi

Post on 03-Jan-2016

246 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

bg.

TRANSCRIPT

<1>

<cog

ito 4

/5>

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

cogito revistë mikste

<viti III> <numër 4-5> <mars 2009>

ISSN 1857 - 579X

<2>

<cog

ito 4

/5>

<3>

<cog

ito 4

/5>

cogito revistë mikste

<viti III> <numër 4-5> <mars 2009>ISSN 1857 - 579X

Boton: Fakulteti Filologjik i Universitetit Shtetëror të Tetovës

Për botuesin: Prof. Dr. Sadi Bexheti, rektor

Kryeredaktore: Luljeta Isaku

Redaksia: Salajdin Salihu, Ibrahim Veliu, Vjollcë Berisha, Nebi Islami, Agim Vinca, Salajdin Mehmeti, Zarije Nuredini, Zejnepe Alili-Rexhepi, Ymer Çiraku, Nevzat Bejtuli Kica, Berton Sulejmani, Ejup Ajdini, Esmije

Veseli, Arlind Farizi, Emine Shabani, Xhemazije Rizvani

Përgatitja grafike dhe dizajni: S.Salihu

Pikturat në ballinë dhe në brendi janë të piktorit Safet Spahiu

E-mail: [email protected]

Internet: www.unite.edu.mk

Materialet duhet të dërgohen si word dokument, duke shfrytëzuar fontin 12. Referencat duhet të vendosen në fund të tekstit, në të kundërtën tekstet nuk do të botohen.

<>

<4>

<cog

ito 4

/5>

<5>

<cog

ito 4

/5>

<parafjala>

Revista cogito po e shtrin rrjetin e bashkëpunimit nëpër

gjeogra�inë kulturore shqiptare.

Redaksisë po i jepet përkrahje e vazhdueshme nga forcat

e shumta intelektuale, të cilat po e ushqejnë me studimet e tyre,

duke e bërë më atraktive për botën kulturore shqiptare.

Angazhimi i sinqertë i heronjve të mendimit për të përk-

rahur projektin tonë të përbashkët kulturor, po na jep kurajo, së

këndejmi, ne i falëmnderojmë për motivimin që na japin për të

vazhduar me punën tonë të vështirë, por të domosdoshme.

Një revistë e suksesshme nuk varet vetëm nga artikujt që

boton, por edhe nga artikujt që nuk arrin t’i botojë për shkak të

mungesës së hapësirës. Në këtë drejtim revista cogito ka shënuar

një sukses të madh.

Ashtu sikurse e kemi thënë në numrin e parë, e përsërisim

se cogito do të mbetet një hapësirë plus për njerëzit e dijes të cilët

me kompetencë dhe përkushtim po kontribuojnë në fushën e artit,

shkencës dhe kulturës shqiptare.

Dr. Luljeta Isaku

<6>

<cog

ito 4

/5>

<prolog>

DYZIMI I SIMBOLIKËS KOMBËTAREMark MARKU

Krijimi i shtetit të ri të Kosovës ka qenë një risi jo vetëm për marrëdhëniet dhe insititucionet ndërkombëtare, por edhe për botën shqiptare. Krejt papritur, shqiptarët në Ballkan u gjetën para një real-iteti politik të ri: ekzistencës së dy shteteve shqiptare në Ballkan. Ky realitet i ri politik ka shtruar menjëherë problemin e parë: ç’raporte do të kenë këto dy shtete me njëri-tjetrin dhe të dyja bashkë me kombin? Prej këtej burojnë shumë pyetje të cilave shqiptarët për arësye kryesisht politike refuzojnë t’u përgjigjen në këtë moment. Por pyetjet gjithësesi ekzistojnë dhe të formuluara pak a shumë në këtë mënyrë: A do të ketë dy shtete kombëtare shqiptare në Ballkan apo një shtet të vetëm? A mundet që realiteti politik i krijuar brenda njësive kombëtare të çojë edhe në realitete të ndryshme kombëtare? Cilën rrugë do të ndjekin në të ardhmen shqiptarët, atë të dy Gjermanive apo rrrugën e Gjermanisë dhe Austrisë? E thënë shkurt, realitetet e reja politike do të çojnë drejt bashkimit apo ndarjes së shqiptarëve? Këto pyetje u bënë më ngulmuese në momen-tin kur po themelohej shteti i Kosovës. Më konkretisht, në rastin e përcaktimit të simboleve të shtetit të ri. Pa-pritur, shteti i ri duhej të kishte një �lamur dhe ky �la-mur duhej të ishte i ndryshëm nga ai i shtetit shqiptar. Duhej të kishte një himn dhe ai i ndryshëm nga himni kombëtar. Duhej të kishte një festë dhe ajo e ndryshme nga festa kombëtare. Shteti i ri duhej të kishte simbolet e veta, të cilat nuk mund të ishin simbole kombëtare. Pavarësisht entuziazmit të momentit për shkak të fak-tit që për herë të parë shqiptarët e Kosovës ndjeheshin të lirë, ky moment ka qenë një goditje e fortë për na-cionalistët shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri. Sim-bolika e shtetit të ri ishte shumë larg të qenit simbolike kombëtare dhe nga pikëpamja e nacionalistëve, shteti i ri po e niste jetën e re si shtet pa identitet kombëtar. Ibrahim Rugova, lideri historik i Kosovës e

kishte parashikuar këtë moment dhe largpamës siç ishte ai, ishte munduar që nga pikëpamja kuptimore të gjente një simbolikë që edhe pse e ndryshme nga sim-bolika kombëtare shqiptare të ishte një simbolikë iden-titare. Simbolika e Rugovës kishte lidhje me rrënjët, domethënë me prejardhjen, por ajo e çonte identitetin kolektiv të shqiptarëve të Kosovës në epokën e ilirëve dhe e lidhte atë me �isin e dardanëve, popullsi ilire që, sipas të dhënave historike, kishte jetuar në këto terri-tore. Rugova e kishte ekspozuar simbolikën e shtetit të ardhshëm në zyrën e tij presidenciale në Prishtinë dhe ky fakt u komentua shumë ashpër nga kundërshtarët e tij, dhe ai shumë shpejt u gjend i akuzuar se po shpikte një simbolikë të re të shtetit të ardhshëm të Kosovës dhe se kështu po i shmangej simbolikës kombëtare shqiptare. Rezistenca ndaj simbolikës së re është në fakt rezistencë ndaj dyzimit të simbolikës kombëtare të shqip-tarëve. Një arti�ic i ri si shteti i krijuar në një ter-ritor të caktuar të asaj që shqiptarët e kanë quajtur hapësirë kombëtare kërkon të ndryshojë simbolikën e një arti�ici të vjetër si kombi. Ky dyzim është i vësh-tirë sepse tek shqiptarët arti�ici i kombit është krijuar para krijimit të shtetit. Historiani gjerman, Friedrich Meinecke i ndan kombet dy llojesh: në kombe të shtetit dhe kombe të kulturës, koncepte këto që e kanë bur-imin njëri nga Russoi dhe tjetri nga Herderi. “Kombet - shprehet historiani gjerman - ndahen në kombe të shtetit dhe kombe të kulturës, në të tilla që mbësh-teten mbi një pasuri të caktuar kulturore që është për-jetuar bashkarisht dhe në të atillë që mbështeten më së shumti në fuqinë bashkuese të një historie e të një kushtetute të përbashkët politike”. Është fare e qartë se shqiptarët bëjnë pjesë në kategorinë e kombit të kul-turës. Rilindasit shqiptarë, para se të kalonin në përp-jekjet për krijimin e shtetit shqiptar, themeluan njësinë kombëtare. Duke u nisur nga gjuha, raca dhe nga tra-ditat e përbashkëta kulturore ata krijuan simbolikën e

<7>

<cog

ito 4

/5>

përbashkët kombëtare, simbolikë që e merrte dometh-ënien nga koha e Skënderbeut. Është e çuditshme se si ideja kombëtare ka qenë aq e fuqishme tek shqiptarët sa ajo ka s�iduar edhe religjionin. Della Rocca pohon jo pa të drejtë se çështja kombëtare, d.m.th çështja e pavarësisë së vendit dhe e shkallës së besnikërisë ndaj kombit të çdo pjesëtari të saj ka përshkuar çdo shfaqje të jetës shqiptare që nga gjysma e shekullit XIX e këtej. “Pikërisht nga këndvështrimi i nacionalizmit dhe aspi-ratës për një pavarësi kombëtare të plotë - thotë della Rocca - fetë shqiptare i janë nënshtruar shpeshherë gjykimit të shqiptarëve, a thua se arësyeja e ekzist-encës së tyre duhej të ishte mbështetja e patriotizmit të besimtarëve të tyre”. Është për t’u çuditur se si fetë në Shqipëri janë detyruar t’i përshtaten një rrethane të tillë shpeshherë duke iu kundërvënë karakterit univer-sal të tyre. Krijimi i shtetit shqiptar në vitin 1912, ishte bashkimi i pjesshëm i njësisë kombëtare me njës-inë politike për shkak se shteti i ri shqiptar shtrihej vetëm në diçka më shumë se një të tretën e territorit të bashkuar nga shqiptarët dhe kishte si shtetas të tij më pak se gjysmën e shqiptarëve që banonin në Ballkan. Pavarësisht kësaj, shqiptarët jashtë ku�ijve të shtetit shqiptar vazhdonin ta konsideronin veten pjesë të kombit shqiptar dhe nga pikëpamja identitare e gjenin përfaqësimin e tyre pikërisht tek shteti shqiptar dhe tek simbolika e tij. Shteti shqiptar, nga ana e tij, edhe pse i dobët nuk ka refuzuar ta pranojë atributin e për-faqësimit të shqiptarëve në botë. Le të kuptojmë faktin se në jetën politike dhe parlamentare të viteve 1920-1944 elementi shqiptar i Kosovës ka patur të drejtën e përfaqësimit dhe ka qenë mjaft aktiv. Ky përshkrim i shkurtër historik është i mjaftueshëm për kuptuar se sa domethënie ka simbo-lika kombëtare tek shqiptarët dhe se sa i vështirë është dyzimi i kësaj simbolike. Megjithatë, jemi pikërisht në një moment të tillë pëpjekjesh për dyzim. Historiani zviceran Altermaht në librin e tij Etnonacionalizmi në Evropë duke shtruar problemin në �jalë sjell si argu-ment thënien e një historiani hungarez (Jenë Szucs) sipas të cilit “Rrënjët dhe plebishiti janë simbole mjaft të vjetra tipash të ndryshëm të ndërgjegjës kombëtare. Rrënja duket sikur është më organike e më e fuqishme, e megjithatë ajo është më e pasigurta, ndërsa plebishiti duket se është më i pasigurtë e megjithatë është më i fuqishëm”. Nëse i konsiderojmë relativisht bindëse për-fundimet e historianëve të mësipërm atëherë mund të themi se sado arti�iciale të duken simbolet e shtetit të ri të Kosovës, ato edhe mund të �itojnë mbi simbolet e vjetra kombëtare. Nëse kështu, atëherë dalim në një

problem tjetër edhe më të mprehtë dhe që pak kush guxon ta përmendë në hapësirën tona publike dhe poli-tike: a jemi para synimeve për të krijuar një komb të ri në Ballkan, kombin kosovar gjë që do të thotë përpjekje për krijimin e dy kombeve të diferencuar shqipfolëse në Ballkan? Nëse nisemi nga treguesit e politikës ndërkom-bëtare në Ballkan mund të themi se po. Po, ka aktorë politikë ndërkombëtarë që janë të interesuar që shtetit të ri të Kosovës t’i bashkangjisin edhe një komb të ri: kombin kosovar. Presioni ndërkombëtar është i madh edhe për shkak të rrezikut fantazmagorik të krijimit të së ashtuquajturës “Shqipëri e madhe”, realitet �iktiv ky i krijuar nga serbët dhe që e ka �illesën tek libri Vladan Gjeorgjeviçit Shqipëria dhe Fuqitë e mëdha, por ndosh-ta edhe më parë. Nëse nisemi nga përvoja historike mund të the-mi se një gjë e tillë edhe mund të ndodhë. Në histori kemi raste kur shteti ka krijuar kombin (rasti i SHBA-s, Francës, Zvcrës), por edhe rastin kur kombi ka krijuar shtetin “Gjermania, Italia etj”. Nëse nisemi nga treguesit konkretë, ato ekzis-tojnë. Simbolika është një prej këtyre treguesve konk-retë. Të jemi të qartë, krijimi i simboleve të reja të ndry-shme nga ato të një shteti tjetër, nga shteti shqiptar ka qenë i domosdoshëm. Problemi qëndron në faktin se kjo simbolikë është krejtësisht e re dhe qëllimshëm pa asnjë referencë kombëtare. Ndoshta e vetmja lidhje është ngjyra: bluja e qiellit e ka gjithësesi një lidhje me shqiponjën. Pierre Bourdieu në librin e tij Gjuha dhe pushteti simbolik thotë se “Lufta ndaj identitetit etnik, domethënë lufta ndaj veçorive të lidhura me origjinën (emblemave dhe simboleve) dhe shenjave të tjera që e përfaqësojnë atë, si gjuha, janë një rast i veçantë i luftës për rregullime, i luftës për monopolin e pushtetit për të bërë të besosh dhe të shikosh, për të bërë të njohësh dhe rinjohësh, për të vendosur përku�izime legjitime të ndarjes së botës sociale e nëpërmjet kësaj për të bërë e ribërë grupet…”. Dyzimi i simbolikës kombëtare është hapi i parë i krijimit të dy realiteteve etnike apo i dy grupeve shoqërore me karakteristika të dallueshme. Përpjekje të tjera janë shfaqur nga grupe dhe elementë të caktuar. P.sh., disa individë dhe grupe (për momentin pa ndonjë ndikim), kanë �illuar të hedhin idenë se gjuha e Kosovës dhe gjuha e Shqipërisë nuk duhet të jenë të njëjta. Raste të tjera ku më shumë e ku më pak shfaqen herë pas here. Për momentin, retorika kombëtare është ligjëri-mi mbizotërues dhe shqipja është ende një shpend i rrezikshëm. S’dihet në do të mbetet i tillë...

<8>

<cog

ito 4

/5>

GJUHA SI KOD IDENTITETIYlber LILI

E kam vënë theksin tek gjuha standarde, sepse

mendoj se është instrumenti kryesor që e krijon dhe

e forcon komunikimin dhe integrimin brenda shqiptar,

ndërkaq faktorët e tjerë, sic janë besimet fetare, ndarjet

politike dhe admini-strative, interesat ekonomike, apo

grupore herë e pengojnë dhe shpesh e ngufasin proces-

in e bashkimit të vlerave të përbashkëta. Fundja, duhet

theksuar se gjuha standarde është i vetmi kod i pakon-

testueshëm i ndërtimit të identitetit kombëtar.

Komunikimi brenda një kombi varet nga shumë fak-

torë: historik, psikologjik, kulturor, infrastrukturor,

ekonomik, politik, gjeostrategjik, linguistik etj. Të gjithë

këta faktorë kanë ndikuar në raportet intra –etnike

(brenda shqiptare).

Të gjitha problemet që kanë të bëjnë me këtë

dukuri zënë �ill me shpërbërjen e Perandorisë Otomane

dhe me luftërat ballkanike që ishin në funksion të kri-

jimit të shteteve nacionale ballkanike. Në këto luftëra

nuk morën pjesë vetëm shqiptarët ngaqë, pak ata

vetë dhe më shumë faktori ndërkombëtar i trajtonte si

pjesë të një perandorie të urryer nga aspekti qytetërues

dhe të huaj në qytetërimin evropian.

Elita politike dhe intelektuale shqiptare në atë

kohë nuk arriti t’ia imponojë Perandorisë Otomane që

doradoras ngrysej që ta përdorë sistemin ushtarak,

strukturën komanduese dhe arsenalin e armëve për

realizimin e objektivave kombëtare të shqiptarëve.

Në këtë kohë, madje u bënë gabime trashanike në kup-

timin strategjik të nxitura nga interesi serb. Ushtria e

këtij shteti që sa vinte e rritej nuk ishte në gjendje t’i

pushtojë nga jashtë kazermat otomane, por instrumen-

talizuan shqiptarët për realizimin e këtij projekti. Për

ta kjo ishte e lehtë , sepse shumica e ushtarëve në këto

kazerma ishin shqiptarë dhe ata nuk donin të luftonin

kundër vëllezërve të tyre të gjakut, edhe në këtë mënyrë

i dorëzuan kazermat. Në kohën kur popujt e tjerë të

Ballkanit i realizonin ambiciet e tyre hegjemoniste,

vetëm populli shqiptar nuk kishte strukturë të vërtetë

ushtarake që do t’i mundësonte realisht pengimin e as-

piratave të popujve fqinjë.

Në këtë periudhë brumoset ndarja jo vetëm ter-

ritoriale, por në një farë mënyre edhe ajo shpirtërore

mes shqiptarëve. Krijohet shteti shqiptar , përcak-

tohen territoret e tij, që lënë jashtë më se gjysmën e

popullatës dhe të territoreve tradicionalisht të banuara

me shqiptarë. Popullata e mbetur jashtë ku�ijve zyrtarë

i nënshtrohet trajtimit të egër, dhunës sistematike në

funksion të ndërrimit të identitetit, të asimilimit, të

shpërnguljes, apo të shfarosjes.

Të gjitha këto përpjekje kanë qenë të plani-

�ikuara me elaborate, të shkruara si e zeza në të bardhë

dhe që zbatoheshin në mënyrë sistematike . Në Jugosl-

lavi në fazën e parë të reformës agrare u kon�iskuan

tokat e shqiptarëve për ta rrënuar maksimalisht gjend-

jen e tyre ekonomike dhe për ta bërë të pamundshme

mbijetesën e tyre.

<prolog>

<9>

<cog

ito 4

/5>

RRËFIMET E NDARA HISTORIKE

DHE KODI OTOMAN

Në këtë periudhë nisën rrë�imet e ndara his-

torike, përvojat e ndryshme jetësore të individëve, por

edhe të pjesëve të një kombi në tërësi. Përderisa në

Shqipëri formohej shteti i shqiptarëve, ndërtoheshin in-

stitucionet që ishin në funksion të prodhimit të vlerave

kombëtare, në funksion të inkulturimit dhe të krijimit

të identitetit të ri evropian të shqiptarëve, në Jugosllavi

ndodhte fenomeni i kundërt:shqiptarët akultu-rohesh-

in , dëmtohej identiteti i tyre dikur i përbashkët me

vëllezërit e gjakut dhe të gjuhës dhe përgaditej terreni

për asimilim, apo përçudnim të identitetit të tyre.

Ndërkohë që në Shqipëri depërtonin vlerat

moderne, që përmbledhtas i cilësova si fenomen i

inkulturimit, në Kosovë dhe në viset e tjera të banu-

ara me shqiptarë ndodhte fenomeni i stigmatizimit, i

konservimit të vlerave të trashëguara nga Perandoria

Otomane. Siç do shprehej mendimtari dhe politikani i

njohur shqiptar z. Arbën Xhaferi: “Strategët serbë nuk

kënaqeshin vetëm me ndarje �izike, por atyre iu nevo-

jitej edhe ndarja shpirtërore në mes të shqiptarëve”.

Mbetja në kodin kulturor otoman, jo vetëm që

krijonte bazë për krijimin e një identiteti të veçantë

të shqiptarëve të detyruar të jetojnë në shtetin e sl-

lavëve të jugut, por e përshpejtonte dhe e lehtësonte

procesin e shpërnguljes së tyre në Turqi. Në këtë mes,

rol të madh propagandistik luajtën pseudohoxhallarët,

të cilët propagandonin largimin nga sundimi i krishterë

dhe gjetjen e prehjes në gjirin e shtetit të myslimanëve,

siç cilësohej në atë kohë Turqia.

KOMUNIKIMI INTRA- ETNIK

Kur �litet për cilësinë e komunikimit intra- etnik

(relacionet brenda një kombi të njëjtë) duhet patjetër

të merren parasysh faktorët historikë, që krijuan dhun-

shëm trajektore të ndryshme të degdisjes të pjesëve të

një kombi të njëjtë.

Faktori tjetër që krijoi rrethana të ndryshme të

zhvillimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve është ai

i interesave gjeostrategjike dhe ideologjike . Në Luftën

e Dytë Botërore për interesa gjeostrategjike që për

bazë e kishin interesin ideologjik u vendos që habitusi

i shqiptarëve sërish të ndahet në dysh, ashtu siç ndodhi

pas Luftës së Parë Botërore. Në këtë kontekst vazhdoi

procesi i inkulturimit paralelisht me atë të akulturimit ,

po tashmë mbi baza ideologjike.

Në Shqipëri u instalua një regjim komunist,

ndërkaq në Jugosllavi ai revizionist, që vetvetiu i ven-

dosi këto dy shtete dhe rrjedhimisht edhe banorët

e tyre në relacione antagoniste. I gjithë ky proces,

përveç efekteve të ndryshme, falë idealizmit romantik

të shqiptarëve të Jugosllavisë pati për pasojë idealiz-

imin e situatës në Shqipëri.

Shqiptarët e Jugosllavisë së atëhershme, duke i

ikur identi�ikimit me ideologjinë asimiluese jugosllave,

duke i ikur Titos u hodhën në prehrin e Enver Hoxhës,

duke pretenduar se zgjodhën opsionin kombëtar, ose

atë”: një gjak, një komb. Sot përkundër regjimit të egër,

totalitar komunist të Enver Hoxhës mbi vetë popullin

shqiptar, në Kosovë dhe në vise të tjera �igura e dikta-

torit Hoxha dhe roli i tij ende perceptohen me ngjyrime

romantike. Natyrisht se këto perceptime, këto përvoja

të ndryshme historike krijojnë vështirësi në komuni-

kimet e brendshme shqiptare. Në këtë kontekst kam

parasysh dy anët e medaljes: të shqiptarëve që kanë

vuajtur në regjimin e diktatorit Hoxha dhe të pjesës

tjetër të kombit që kanë vuajtur nga terrori i paparë sl-

lav.

Ta ilustrojmë: Të gjithë jemi të vetëdijshëm që

shënimi i 100 vjetorit të diktatorit në Kosovë, jo vetëm

që nuk është pritur mirë nga shqiptarët në Shqipëri,

por madje mund të them se mbetet e paperceptueshme

për ta. Shtrohet pyetja a nuk është një shembull që ver-

i�ikon ngërçin e komunikimit normal mes shqiptarëve?.

Besoj se po.

Duhet të pranojmë se ne si komb ende e mbar-

tim sëmundjen e së kaluarës si në kuptimin ideologjik

ashtu edhe në atë kulturor. Mund të them se akoma

jemi pengje të gabimeve të së kaluarës. Por, jo vetëm

<10>

<cog

ito 4

/5>

kaq. Ne ende nuk kemi gjetur atë rrugën, për një të ar-

dhme të përbashkët dhe të shëndetshme.

Ndarja e ngadalshme, me hezitime nga kodi

otoman gjatë periudhës së ngrysjes së kësaj perando-

rie, mbetja e gjysmës së popullit jashtë ku�ijve të shtetit

shqiptar, dhuna sistematike që është ushtruar mbi ta,

dorëzimi i plotë i Shqipërisë ndaj ideologjisë komu-

niste krijuan rrethana dhe mundësi të favorshme për

ndërtimin e identiteteve të ndryshme etnike. Mirëpo,

ky proces nuk përfundoi në këtë drejtim falë repre-

sionit sistematik të shtetit jugosllav, që nxiti procesin

e idealizimit të kodit kombëtar, rrjedhimisht edhe të

vetë shtetit shqiptar. Mirëpo ky idealizim u manifestua

vetëm në rrafshin simbolik.

KRIJIMI I RELACIONEVE

TË NJËMENDËTA KOMUNIKUESE

Tashmë është koha që të krijohen relacione të

njëmendëta komunikuese.

Rrënimi i komunizmit nxorri në shesh të gjitha

dëmet që procesi historik ua imponoi shqiptarëve

në relacionet intra-etnike.

Shqipëria e idealizuar përfundoi në anarki në

�illim të viteve 90-të, ndërkaq idealizimi i burrërisë së

kosovarëve u tregua në sytë e shqiptarëve të Shqipërisë

si mit i gabuar. Për rrjedhojë �illoi procesi i theksimit

të dallimeve dhe i zvetënimit të asaj që është e për-

bashkët. Ky është një proces i natyrshëm.

Një popull i njëjtë që ka qenë i privuar nga

komunikimi normal, patjetër që ka pasur përvoja të

ndryshme dhe në varshmëri nga ato edhe vlerësime të

ndryshme për të njëjtin fenomen, qoftë kur vlerësohen

proceset apo personazhet historike, qoftë për zhvil-

limit konkrete aktuale. Këto fenomene ndodhin edhe

te popujt shumë më të zhvilluar që dikur kanë patur

shtet dhe sistem të njëjtë të vlerave. P.sh pas Luftës së

Dytë Boterore shteti gjerman u nda në dysh, pas një

përvoje ndarje prej katër dekadash, ky popull edhe pas

bashkimit , megjithëse shpenzoi me qindra miliarda

euro ka ende probleme në komunikimin e brendshëm.

Por shteti gjerman vazhdon të investojë �inanciarisht

për ndërtimin e infrastrukturës së përbashkët, krijon

komisione me specialistë kompetentë për respektimin

e gjuhës standarde gjermane, etj.

Ndërkaq, këtu tek ne këto fenomene që ndiko-

jnë negativisht në humbjen e identitetit të përbashkët

zhvillohen lirshëm pa ndërhyrje të institucioneve

shtetërore, apo pa kanalizim të këtij procesi nga ana

e elitës intelektuale dhe politike gjithëshqiptare. Disa

predikues të feve të ndryshme veprojnë jashtë intere-

save zyrtare, ka gazetarë që përdorin një gjuhë private

(familjare) që bie ndesh me gjuhën standarde, një pjesë

e krijimtarisë muzikore nuk ka fare kritere (shundi).

Nëse kundërshtarët e popullit shqiptar kanë

hartuar elaborate për ndryshim të identitetit të tij ,

apo shfarosje të shqiptarëve, vetë shqiptarët ende nuk

kanë hartuar elaborate për mbrojtjen e identitetit të

përbashkët. Shqiptarët nuk kanë arritur sot e kësaj

dite atë që popujt e Ballkanit e bënë në Luftën e Parë

Botërore që ta shtetëzojnë, ta institucionalizojnë na-

cionalizmin e tyre. Në vend të kësaj, ne kemi iniciati-

va individuale të krijuesve të ndryshëm në rrafshin e

letërsisë , të krijimtarisë muzikore, të sportit etj, që nuk

janë të mjaftueshme për të krijuar hallkat e mirë�illta të

frymimit të përbashkët kombëtar.

Shtrohet pyetja a do të jenë këto energji të

mjaftueshme që t’i kompensojnë ndarjet administra-

tive që ekzistojnë mes shqiptarëve? Mendoj se jo. Nëse

gjatë periudhës së sundimit otoman jetonim brenda

një sistemi të sundimit të huaj, nëse gjatë krijimit të

shtetit shqiptar dhe atij jugosllav jetonim të ndarë

kryesisht në dy shtete, sot në periudhën e ngadhën-

jimit të demokracisë , të shthurjes së Jugosllavisë, të

shpalljes së pavarësisë së Kosovës jemi të detyruar që

të jetojmë në territoret tona autoktone etnike, por të

ndarë në pesë administrata të ndryshme shtetërore:

në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoni dhe

në Serbinë e Jugut. Këto ndarje administrative krijojnë

vështirësi shtesë në proceset e përfundimit të krijimit

të identitetit të përbashkët kombëtar.

Krahas ndarjes në baza fetare që gjithnjë e më

<11>

<cog

ito 4

/5>

tepër do të ushtrojnë presionin mbi identitetin e për-

bashkët kombëtar, ndarjet administrative do të vazh-

dojnë të rrënojnë edhe indin e vetëm që i ka lidhur

kudo shqiptarët mes tyre: gjuha standarde. Sic dihet,

pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nisi procesi i

kodi�ikimit të shtetit me simbole jo kombëtare, natyr-

shëm Kosovës iu imponuan kode jokombëtare identi-

�ikuese, �lamuri i ri, stema dhe himni.

A do ta kapë ky puri�ikim nga elementët kom-

bëtare edhe gjuhën standarde shqipe atje, kjo mbetet

të shihet. Por diçka është e sigurt: si asnjëherë më parë

në Kosovë po normalizohet përdorimi i të folmeve

lokale që e rrënojnë standardin e pranuar gjuhësor. Ky

mosrespektim i standardit, ndonëse bëhet pa një plan,

megjithatë zbulon një të metë të madhe të sistemit. Nuk

ekziston vetëdija për rëndësinë uni�ikuese të gjuhës

standarde shqipe.

Nëse faktori ndërkombëtar e “pastroi” ident-

itetin shtetëror të Kosovës nga simbolet kombëtare,

atëherë menefregizmi i bartësve të shtetit kosovar pak

nga pak e rrënojnë atë faktor ndërlidhës që i bashkon

të gjithë shqiptarët, që është gjuha.

Aktualisht disa faktorë janë kundër nacional-

izmit shqiptar apo kundër identitetit të përbashkët:

insistimet që shteti i Kosovës të mos identi�ikohet me

elementin shqiptar dhe menefregizmi i elitës politike

rreth këtyre proceseve rrënuese. Këto tendenca nuk

mund të ndalen vetvetiu, as me iniciativa individuale

të krijuesve të ndryshëm , apo veprimtarëve publike, as

me komente gazetareske, por me projekte shtetërore

që do të krijojnë infrastrukturë të përbashkët në funk-

sion të mbrojtjes së identitetit të përbashkët, ku ruajtja

dhe kultivimi i standardit të përbashkët gjuhësor zë

një vend kulmor.

DY FJALË PËR INTEGRIMIN

DHE SISTEMIN E VLERAVE

Njëra nga �jalët më të keqpërdorura që tashmë

e ka humbur domethënien e vet është nocioni i in-

tegrimit. Integrimi shpeshherë nënkupton projektet e

humbjes së identitetit përkatësisht të asimilimit, sido-

mos kur bëhet �jalë për shqiptarët që jetojnë në sisteme

të huaja.

Ndërkaq integrimet brenda llojit kanë nevojë

për institucione që prodhojnë vlera, me të cilat pak

nga pak �illon të identi�ikohet gjenerata e re. Këtë rol,

në mungesë të projekteve shtetërore vetvetiu kanë �il-

luar ta marrin televizionet private shqiptare, që prod-

hojnë program cilësor të mëvetësishëm, ose të huazuar,

por të përpunuar në gjuhën shqipe. Në të gjitha viset

shqiptare këto programe ndiqen me interesim të madh,

sidomos nga fëmijët, të cilët janë në gjendje të thithin

nektarin e vlerave që ngërthejnë këto programe. Mirëpo

këto ndikime nuk do të mjaftojnë nëse shtetet shqiptare

nuk do të uni�ikojnë rrë�imin tonë të përbashkët për të

kaluarën dhe projektimin e ardhmërisë së përbashkët.

Duhet patur parasysh kontrollimi i elementëve përçarës

siç janë integralizmat fetarë, rikthimi në të folmet di-

alektore, theksimi i interesave krahinore , dominimi i

kursit përçarës të partive politike, etj. Kundër këtyre

faktorëve duhet vepruar me koncepte bashkëkohore,

siç është shekullarizimi , ritheksimi i frymës atdhe-

tare të rilindësve tanë, shquarja e elementëve që na

bashkojnë, siç është gjuha standarde, prejardhja, histo-

ria dhe aspiratat e përbashkëta. Në këtë kuptim, nëse

dëshirojmë të tejkalojmë fazën e ngërçit komunikues,

të fragmetarizimit të brendshëm duhet të zbatojmë

në mënyrë të pakushtëzuar gjuhën standarde, ashtu

siç bëjnë popujt modernë: anglo–saksonë, frankofonë,

gjermanofonë etj.

<12>

<cog

ito 4

/5>

HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE SI HISTORI GJINISH

Dr. Dhurata SHEHRI(Universiteti i Tiranës)

<prolog>

Çdo brez shkruan historinë e vet, ose kënd-vështrimin e vet mbi historinë, ndonëse thuhet se historinë e shkruajnë �itimtarët. Po ashtu, çdo brez parakupton një vetëdije të re, ose të ndryshme nga paraardhësi. Një brez nuk është vetëm një afri kro-nologjike, por para së gjithash, një frymë e njëjtë, një ndjeshmëri e njëjtë, të njëjtat parime estetike, por edhe etike. Në shkrimin e një historie, të letërsisë në rastin tonë, këndvështrimi i ri ose i ndryshëm, vetëdija dhe ardhja e një brezi të ri në procesin letrar shqiptar bashkohen me një metodologji, a përafrim ndryshe te metoda të reja (a të ndryshme). Prandaj ekzistojnë shumë histori (edhe letër-sie) dhe historia nuk mund të jetë vetëm një (ndonëse e shkruajnë �itimtarët). Histori autorësh, histori rry-mash, histori gjuhe, shkrimi, histori kombëtare, histori stilesh? Cila është forma e saktë? Forma mbi të gjitha, thoshin formalistët. Duhet kërkuar dominantja, vazhdonin. Literal-iteti këmbëngulin strukturalistët. E ndjen të natyrshëm, të pritshëm, pa të pa-pritura klasi�ikimin e At Justin Rrotës në historinë e “Literaturës shqype” kur pohon se do të paraqesë au-torët ma në shej të letërsisë shqipe.1 Deri më atë kohë letërsia shqipe kish qenë vetëdije dhe vullnet indi-vidësh që kishin krijuar ndarazi (shpeshherë) si ishuj të palidhur (çka përkon gati tërësisht me periudhën e Rilindjes) dhe një histori e mundshme e letërsisë shqipe nuk mund të qe veçse një histori “autorësh ma

me shej”. Nuk mund ta lëmë pa komentuar termin “ma

me shej” duke parakuptuar ky i fundit vërtetë një his-

tori autorësh, por para së gjithash një histori vlerash të veprave të këtyre autorëve. Në këtë mënyrë, ajo që në pamje të parë duket një histori autorësh (dukshëm kro-nologji) shndërrohet nën një vështrim më të vëmend-shëm në një histori veprash më të mira të një letërsie. Ndoshta, ky pikëvështrim e ka bërë këtë lloj historie që përsëritet në metodë edhe tek “Shkrimtarët Shqiptarë”2 të përafrohet më shumë me një antologji të letërsisë.Në dukje e ngjashme, por në të vërtetë fort të ndry-shme janë me këtë histori historitë e letërsisë shqipe të shkruara pas vendosjes së regjimit komunist. Ato ngjajnë si histori autorësh, por këtë herë ata nuk janë autorët “ma me shej”, por autorët që mund ta mbanin përballjen me grilën ideologjike që shërbente si bazë përzgjedhëse për autorët e veprat e përfshira. Kështu, mbetemi tek historia e autorëve por birret parimi estetik i përzgjedhjes për t’u zëvendësuar (�illimisht në mënyrë të nëntëshme, pastaj gjithnjë e më haptazi) me parimin ideologjik.3

Po aq e natyrshme do të ndjehej sot një histori e re e letërsisë shqipe e shkruar sipas një metode, men-taliteti, këndvështrimi, shijeje, brezi tjetër dhe mund të qe edhe histori gjinish. Një histori e letërsisë shqipe (dhe këtu tashmë e kemi përcaktuar një kriter letrar të historisë, do të �lasim për letërsi shqipe - jo shqiptare), mund të jetë edhe histori gjinish. Përveçse një kënd-vështrim ndryshe, kjo lloj prerjeje do të bënte një klasi-�ikim në bazë kriteresh strikte letrare, do të qe evoluim formash (jo përmbajtjesh). Hartimi i kësaj histori dal-lohet qartë edhe si kundërvënie parimore me historinë bazuar kryesisht mbi parime ideologjike të paraard-hësve, por ndjehet më e afërt me historitë “antologjike”

<13>

<cog

ito 4

/5>

të lartpërmendura, pasi me to e afron mbizotërimi i parimit estetik. Letërsia shqipe ka qenë gati ishullore deri në periudhën e Rilindjes, pra në pjesën më të madhe të his-torisë së saj. Për këtë arsye, ndoshta gjinitë dhe evolui-mi i tyre do të qenë një urë lidhëse midis ishujve letrarë, por edhe mes qarqeve letrare, po t’i përmbaheshim te-orisë së Çabejt. Do të lidheshin përmes gjinisë autorë që u përkasin ndjesive, formimeve, periudhave, shkol-lave, drejtimeve dhe shijeve të ndryshme. Shkrimtarë që, ndonëse krijuan pak a shumë në të njëjtën periudhë, jetuan e u formuan në atmosfera krejt të ndryshme. Në këtë pikë, për shembull, De Rada dhe Naim Frashëri, do të kishin të përbashkët edhe përpjekjet për të shkruar poemën epike kombëtare, por edhe poemat lirike si “Milosao” dhe “Bukuria”. Ku�injtë gjinorë janë bërë për t’u kapërcyer, thotë Croce. Kapërcimi i këtyre ku�ijve nga një periud-hë a brez mund të qe një tjetër kriter për të klasi�ikuar letërsinë në një histori letërsie. Poezia, qe gjinia domi-nante gjatë Rilindjes, por u kapërcye si dominancë nga letërsia pasardhëse. Rast i mirë për shembull do të ishte ai i Koliqit dhe Migjenit. Të dy u prirën të kapërcejnë hegjemoninë e poezisë dhe, në këtë pikë, janë shumë të ngjashëm mes tyre. Por ajo që i ndan është përsëri gjin-ia. Migjeni, në vrull e sipër të kapërcimit të kulturës së vargjeve të matura, krijon vargun e lirë, ndërsa Koliqi prozën poetike. Nga pikëpamja gjinore, këta dy krijues kapërcyes të ku�irit gjinor, do të lidheshin me autorë të ndryshëm paraardhës, Migjeni me Asdrenin dhe Koliqi me Konicën e Mithat Frashërin. Po ta tjerrim më gjatë këtë klasi�ikim gjinor, ajo që jemi mësuar ta quajmë letërsia e pavarësisë, vërtetë mund të na dalë e pavarur, po pavarësia e saj është for-male, gjinore. Proza pavarësohet nga poezia, poezia humb dominancën (apo dominanten, siç do të thoshin formalistët). Për ta cuar edhe pak më tej arsyetimin, ndoshta nuk është e rastit që në periudhën që jemi mësuar të quajmë të pavarësisë letërsia shqipe për herë të parë shpërfaq të gjitha format e gjinitë letrare, pra pavarësohet. Një prerje gjinore do të qe frytëdhënëse në historinë e letërsisë shqipe edhe për të zgjidhur ato që në letërsinë shqipe janë konsideruar anomali apo anakroni. Ndër më të përfolurat janë shfaqja e epit “Lahuta e Malcis”

e Gjergj Fishtës në gjysmën e parë të shekullit të XX-të dhe e dramave e tragjedive klasike e neoklasike të Ethem Haxhiademit pak a shumë në të njëjtën periud-hë. Prani të tilla, po të analizohen në këndvështrimin e gjinive duken mëse të natyrshme, janë format boshe të epikës dhe të tragjedisë e dramës klasike që mungojnë në kuadrantet përkatëse në letërsinë shqipe, janë for-ma që kërkojnë të mbushen dhe kanë pritur me Fishtën dhe Haxhiademin deri në �illimet e shekullit të XX-të. Pak më lart e përmendëm që kapërcimi i ku-�ijve gjinorë mund të jetë edhe ai vetë një kriter klasi-�ikimi për një histori letërsie, madje mund të na jepte dorë një prerje e tillë edhe për të analizuar praninë apo mungesën e fenomenit të avangardës në zhvillimet e një letërsie. Ndoshta në këtë pikë do të ndjeheshin shumë të afërta dy lëvizje relavisht larg në kohë si ajo e grupit të “Illyrisë”4 dhe ajo e grupit të “Vox clamantis in deserto”.5

Pikëvështrimi i gjinisë do të na jepte dorë edhe për të dalluar letrarësinë në një proces shumë të ndër-likuar siç është ai i letrave shqipe. Në Shqipëri (ose dhe para se ajo të ekzistonte institucionalisht) shkrimtarët kanë nisur e kanë vijuar të jenë njëkohësisht edhe shkrimtarë, edhe politikanë, edhe kryengritës, edhe priftërinj, edhe publicistë edhe kritikë, edhe mbledhës folklori, edhe rapsodë, edhe historianë. Fishta nuk do të qe më me pak peshë në vlerat e përgjithëshme të kul-turës shqipe nëse do të ndahej te ai proza dhe poezia, e tej poezia epike, lirika e satirika. Përkundrazi, duke u lidhur me të afërmit e vet në çdo gjini, ai vërtetë do të mbante vendin e babazotit të epikës, por në polemikat dhe shkrimet në prozë, nuk do të befasoheshim teksa lexonim të njëjtat ngjarje të “himnizuara” tek “Lahuta” në një këndvështrim krejt tjetër. “Autorët shqiptarë të 1900-shit kërkojnë kri-jimin e individualitetit të vet letrar.

REFERENCAT1 Justin Rrota, Literatura shqype, Shkodër, 1934, f. 16.2 Shkrimtarët Shqiptarë, Tiranë, 1941.3 E kemi �jalën për historitë e letërsisë shqipe duke �illuar nga ajo

e vitit 1959 e duke ardhur e u theksuar parimi ideologjik e duke u

shmangur parimi estetik deri tek ajo e vitit 1983.4 Në vitet ’30 në Shqipëri.5 Në vitet ’70 në Kosovë.

<14>

<cog

ito 4

/5>

<studim>

Ka çaste në jetë kur njeriu nuk e di si të veprojë dhe çfarë qëndrimi të marr. Kjo, si rëndom, ndodh kur rrafshohen kufijtë e reales dhe ireales, të keqes dhe të mirës, të buku-rës dhe të shëmtuarës...Teksa u përcaktova për këtë temë kisha bindjen se po hyja në një labirint pa shtegdaljeje, ndërkohë që e ndjeja se do ta kisha të vështirë që të flisja për një poet ndaj të cilit asn-jëherë nuk kam qenë indiferente.Perandoria mbresëlënëse poetike serembiane më zgjon re-spekt deri në përkulje dhe një ndjenjë pafuqishmërie kun-drejt pushtetit të saj.Kjo, si rëndom, më ndodh kur dua që të them shumëçka e megjithatë ndjej mungesën e fjalëve. Kjo më ndodh kur përnjëherësh ndjej gravitimin e një uni-versi letrar që më krijon tërheqje dhe zgjim emocionesh që shkaktojnë përlotje dhe bashkëpjesëmarrjeje në vuajtjet e poetit.Aty ku ai është i qetë, po aty kam krijuar edhe qetësinë time. Por Serembe është shpirttrazuar, rrëmbehet shpesh, është i luhatshëm dhe i dëshpëruar.Poezia e tij është reflektim dhimbjeje të një njeriu vetmitar, i cili udhëton pa gjetur pushim. Ai është një Ahasfer për të cilin koha është vetëm një hiç:

Gjithçka, mori fund dhe koha Humbi krejt te hiçiKush më kujton më mua? dhe sotKush me dëgjon mua të zinë

(Zef Serembe,Vepra 1, Poezia “Elegji” f.139)

Jeta e poetit qe plot dhimbje. Varfëria, sëmundja, dashuria e pafat i sollën kriza shpirtërore. U ballafaqua me rrethana dhe situata të palakmueshme. Kishte një jetë të mbrujtur me ngjarje plot trishtim. Poeti humbi pushtetin mbi vetveten. Bota e jashtme nuk i dha atë që deshi. Po as vetvetja.

SEREMBE, POETI QË IK NGA VETVETJA

Dr.Luljeta ISAKU

Kjo botë i fali lumturi të paktë dhe i dha frymëzim me bollëk.Lumturia për të ishte privilegj. Të pakta janë çastet kur ishte e pranishme brenda qenies së poetit. Por edhe atëherë ai e përcakton me pesimizëm.

Fati ynë është shumë i fortSe na jep helme e mort

Posi hënës, posi diellit Që kërkohen kot qiellit,

Se i shkreti fat i zbon Edhe kur si bashkon

(Zef Serembe,Vepra 1, Poezia “ Vashës së largët “ f. 87)

Për këtë shpirt, ku ndodhën drama dhe tronditje të mëdha, lumturia është gati e huaj dhe e panjohur. Bota që sheh është gri. E ka humbur shijen e jetës. Është i dështuar dhe ik nga vetvetja duke u vetklasifikuar “i përjashtuar nga lumturia.”

Unë po qaj me lot e me dënesëSe pa ty e ndjej veten krejt të mjerë,Nuk di ç’është paqja dhe po rroj pa shpresë,Dhe vetëm varri do më jetë i lehtë,Kur i harruar do të jem në jetë

(Zef Serembe,Vepra 1,Poezia “Më të bukurës që është në Stigar” f.91)

Lumturia është një e drejta jona themelore dhe nga më të rëndësishmet që duhet t’i përkasin natyrës njerëzore.Serembe harroi që ta bënte hapin e parë: Ta bindte vetveten për të drejtën e lumturisë. Lumturia duhet të jetë vepër e jona. Ai nuk e bindi veten për ta shijuar pjesën e tij të lum-turisë. Ai iku nga vetvetja.

<15>

<cog

ito 4

/5>

Poeti është viktimë e një padrejtësie të madhe të fatit. Dëshpërimet e tij të përditshme ia humbën shijen e jetës. Mendimet e tij ishin të zymta, kobndjellëse, plot dyshim e mosbesim. Fati individual i tij është njëkohësisht fati kombëtar, i pa përjashtuar nga historia e kombit. Serembe është poet që nuk është i prirë të dorëzohet plotë-sisht në betejën për Unin e vet. Uni i Serembes është i sht-ypur nga ankthi, nga dyshimi dhe nga ndjenja e pafuqisë. Uni i tij është në kërkim dhe asnjëherë nuk gjen atë që kërkon. Kërkon dhe nuk gjen sigurinë në lidhje reciproke emo-cionale me vajzën që e krahason me diellin, me borën në male, me mollën, me dritën, me trëndafilin. T’u luta e të vështrova,Me sytë të përgjërova.Bot’ tërë më mëshiroi,Zemra jote nuk rënkoi.

Zef Serembe,Vepra 1, Poezia “Malli” f.75

Poeti nuk e do dhimbjen dhe vuajtjen. Ai nuk është ma-zohist. E do paqen e qetësinë e brendshme. Por, nuk e arrin dot. Sepse botën e jashtme e shikon si një njësi të ndarë nga vetja. Ai anashkalon raportet spontane të njeri-ut me shoqërinë duke e përjashtuar individualitetin e vet. Në rrethana të tilla, liria për individin paraqet një barë të rëndë, që sjell në lëvizje mekanizmin psikologjik të ikjes. Ai konstaton pa kërkuar shkakun. Ik nga shkaku. As malli aq i madh nuk përcakton arsyen e ikjes nga vetja dhe nga katundi që e lë larg. Nuk është indiferent. Nuk urren. Vep-rimin e largimit e kryen nën impulsin e vullnetit. Serembe është në kërkim dhe hulumtim të gjërave dhe vendeve të reja. Ky veprim është projektim i një shqetësi-mi të brendshëm shpirtëror dhe neutralizimit të paaftësisë për t’i ndryshuar gjërat aty ku gjendet. Eskapizmi i tij, nd-jenja e të qenit i ndarë, i vetmuar dhe i huaj e përcjell po-etin gjatë gjithë kohës. Ai ik nga vetvetja. Ik nga sëmundja e veshit që çekuilibroi jetën e tij. Dhimbja dhe vuajtja janë çmimi që paguan në mungesë të kujdesit institucional të shëndetit. Sëmundja e çon drejt vetmisë. Është ë varfër dhe kjo gjendje krijon shqetësime dhe frustrime tek poeti. Ai ka shumë arsye për të ikur nga Stri-gari. Me këtë ikje ai çliron unin, por nuk arrin që ta realizojë lirinë e tij. Është i shtypur nga ankthi, nga dyshimi dhe nga ndjenja e pafuqisë.

Jeta e Serembes nuk sendërton qëllimet edhe atëherë kur arsyeja bëhet udhërrëfyese e hapjes së shtigjeve në luftë kundër së ligës. Poezia e tij është vetëdije fisnikëruese kombëtare, është imazh mbi të bërat dhe të pabërat dhe mbi përgjegjësinë për shpërnguljen e shqiptarëve nga atd-heu dhe vendosjen në Kalabri. Poezia e tij është poetikë komplekse. Ai ik që të mos balla-faqohet me të keqen dhe të shëmtuarën, sepse i mungojnë format ndëshkuese që duhet bërë të keqes dhe të shëmtu-arës. Poezia e tij përjashton çdofarë kërcënimi, por nuk ka as kërkesa energjike për akseptimin e ideve progresive.Ai nuk lufton me jetën, i ik luftës me të. Apriori thotë: Njeriu është i pafuqishëm të luftoj me jetën, ajo e fashit e mposht. Ajo është e shkurtë dhe ç’duhet luftimi me të. Ai është pesimist deri në kufirin e tolerancës për një mashkull, që natyra ia fali bukurinë e jashtme. Kështu e përshkruan veten: I drejtë, i fortë, ngrihet zverku e rri,Sepse shëndeti shtat burrnor më dha:Që jam mirë sikush e sheh tani.

(Zef Serembe ,Vepra 1, Poezia “Fytyra ime” f.147)

I gjatë, me shtat burrëror, sikundër e përshkruan vetveten, ai ka një zemër ku “gaze e helme rrinë”. E preferon qetës-inë dhe e me shumë ëndrra kohën e gënjen.Si një personazh i Shekspirit, ai klith: “Do t’ndreqnja botën... Po s’kam shpresë për këtëDhe lotët lumë më rrjedhin nëpër faqe”.Serembe është një shpirt i ndjeshëm, i butë, tolerant dhe i prirë për sakrificë.Ikja nga Kalabria pas të dashurës është një zgjedhje në për-puthje me qëllimin e tij.Ai di të dashurojë. Ai është i gatshëm që për të të bëjë një hap mëtej ose një sakrificë më tepër. Dëshira e tij për të qenë me të dashurën, qoftë dhe vdekur, shndërrohet në veprim. Secili prej nesh, pavarësisht nga kultura e vet, dëshiron të dhurojë dashuri. Një numri të madh njerëzish kjo nuk ju shkon përdore. Pikërisht, për këtë, arrijmë në përfundimin se dëshira për të ofruar dashuri nuk është e njëjtë me atë çka është dashuri. Dashuria është ajo çka bën ti prej saj O vashë , mos harro djalin e mjerë,Se shpejt si bari i djegur do të bjerë.

(Zef Serembe,Vepra 1, Poezia “Këngëtori i dashuruar” f.229)

<16>

<cog

ito 4

/5>

Dashuria për të është shprehje e vullnetit. Ajo bëhet qël-lim dhe veprim. Pak është e rëndësishme kë dashuron. E rëndësishme është që ai bëri zgjedhjen për ta dashur një të bukur në Stigari.

O vashëz faqekuqe, qysh aherëUnë po qaj me lot e me dënesë,Se pa ty e ndjej veten krejt të mjerë,Nuk di ç’është paqa dhe po rroj pa shpresë,Dhe vetëm varri do më jetë i lehtë,Kur i harruar do të jem në jetë.

(Zef Serembe,Vepra 1, Poezia “Më të bukurës që është në Strigar” f.93)

E dashura e lartëson shpirtërisht, sepse poeti këtë e dëshi-ron. Zgjedhja është bërë në favor të dashurisë dhe në dis-favor të dhimbjes e vuajtjes.Me largimin e saj për Seremben bota është e pashpresë, armiqësore dhe konfuze. Ai ikte nga vetmia e tij, njëkohë-sisht nuk gjente rehati. Ikte nga rrethojat e individualitetit të vet, duke kërkuar të identifikohej me botën e jashtme. Këtu e gjente të dashurën. Thelbi i fenomenit I DASHURUAR te Serembe shkatër-ron një pjesë të Egos së tij dhe mundëson që identitetin e tij ta shijojë të fuzionuar me identitetin e të dashurës. Shkrirja eksplozive me atë që do dhe ndërprerja dramatike e vetmisë, duke u nisur pas varrit të saj, sjell shkatërrimin e kufijve të Egos, që ai në fillim e përjeton si ekstazë e më vonë si depresion. Flaka jote më rrëmbeuKurm e shpirt më dogji e pre.Shkove e zjarri që më le Më bën hi, më fut në dhe.

(Zef Serembe,Vepra 1, Poezia “Këngëtari dhe bilbili” f.145)

Kush është ajo grua? Si e kishte emrin? Ku u takua me Seremben? A dinte ajo që poeti e dashuronte?Serembe u ik të gjithë pyetjeve të këtilla. Ka dashuruar për të ditur që jeton. Ajo është bashkudhëtare e pashmang-shme e poetit. Prova e ikjes nga vuajtja për të është gjeneza e sëmundjeve shpirtërore të Serembes.Serembe nuk e kuptoi të vërtetën e botës reale, që do t’i mundësonte të bënte një jetë më të mirë dhe më të qetë.

Në shumë aspekte marrëdhëniet e Serembes me realitetin dhe marrëdhëniet me të janë të dhimbshme. Ai iku nga mjedisi duke e injoruar atë, njëkohësisht duke e dashur. Asnjëherë nuk e kuptoi atë mentalitet të cilit edhe vet i takonte. Asnjëherë nuk u kuptua deri në fund nga ka-tundarët e tij. Iku për të përdor mekanizmat mbrojtës. E quajti veten njeri të rrallë për nga aftësitë mendore dhe cilësitë morale. Nuk nguroi të vetëquhej “Shën Zef Ser-embe”. Rruga e ngritjes shpirtërore të tij është e vështirë kurse poeti shpesh e humb guximin. Në këto raste poezia e Serembes mbulohet nga mjegullimi, nga ngjyra të errëta. Bota humbet para tij. Ai ia kthen krahët duke ikur nga realiteti. Në këto momente ai ik edhe nga preokupimet e temave të martirëve të krishterimit, nga parajsa qiellore dhe nga Edeni tokësor. Duke ikur nga realiteti zhytet në analizën e mistereve të shpirtit. Gjithmonë kërkon një prehje, një qetësi, një lum-turi, diku jashtë tij.Për shkak të fatkeqësive që e ndjekin ai harron që jeta kërkon perfomansën e spontanitetit. Gjithmonë ik nga ky spontanitet dhe mbështillet me shqetësim.Ai ik edhe nga dashuria reale. Boshti, strumbullari i po-ezisë së tij është dashuria e humbur. Prandaj drejtohet nga qetësia e varrit të të dashurës, kurse këtë ikje ia mvesh fatit. Besimi i patundur që kishte poeti ndaj fuqisë së fatit e lar-gon nga bota reale për ta afruar me misticizmin. Ai ec ska-jit të humnerës. Temperamenti i tij tronditet lehtë. Por nuk harron në poezi të krijojë karaktere autoritare nga historia kombëtare (Elena Gjika, Ali Pashë Tepelena) Nuk harron që shpërnguljen e shqiptarëve nga atdheu dhe vendosjen e tyre në Kalabri ta sheh të pandarë nga fati kombëtar. Në histori dhe jetë ndërgjegjja gjithmonë ndodhet para sprov-ave. Jeta e tij është tragjike. Është plot kriza shpirtërore. Ësh-të person i ndryshëm. Urrente jetën që bënte sepse nuk e dinte që brenda tij ekzistonin Serembe të tjerë që mund t’i donte. Ky poet novator, “poet i hidhërimit” dhe njeri i pakënaqur me realitetin, krijoi poezi thellësisht origjinale mbi një dashuri fatkeqe, teksa ndjenja e dashurisë ishte për të një forcë nëpërmjet së cilës “dëshironte që të qetësohej në luftën e tij me realitetin”.Ky “aventurier dhe pelegrin i krisur”, që kishte dhuntinë hyjnore për të përshkruar portrete dhe peizazhe, që ndjehej shpesh i huaj si një Merso, teksa shikimi i tij humbiste tej detit e drejt një vendi që i zgjonte kujtimin e të qenit të huaj, do të mbetet në panteon të kombit, sikurse e thotë me vargje poeti Dritëro Agolli, “si Kolomb në poezi”.

<17>

<cog

ito 4

/5>

<18>

<cog

ito 4

/5>

FAIK KONICASTATUSI GJINOR

DHE ZBULESA E “DR. GJILPËRËS”

Dr. Persida ASLLANI(Universiteti i Tiranës)

<studim>

Shqyrtimi i aspekteve të gjinive dhe nëngjin-ive në historinë e letërsisë ka nxjerrë gjithmonë në pah kompleksitetin e kësaj dukurie shkrimore, e cila ka ndikuar njëherit shkrimin dhe leximin e veprave letrare nga më të famshmet. Mjafton të kujtojmë: Don Kishotin, Tristan Shandin, Markezin de Sade, Zonjën Bovari, e kështu me radhë. Edhe në letrat shqipe, �illimi i historisë sonë moderne me Romantizmin arbëresh, nis në mënyrë tipike me një shumë�ishim karakteris-tik të gjinisë letrare, te Këngët e Milosaos, të cilat ende sot i lenë të pavendosur kritikët dhe lexuesit rreth llojit letrar që përfaqësojnë. Por, ky nuk është rasti i vetëm në historinë tonë letrare. Pasi lexon prozën Dr.Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, mbetesh gjith-ashtu mëdyshaz rreth gjinisë së kësaj proze. Pyetja “çfarë lexova” rrallë ka marrë të njëjtën përgjigje. Një prozë e tillë është quajtur nga studiuesit herë novelë, herë roman, herë pjesë apo tregim. Eqrem Çabej, qysh më 1936 e cilësonte “Dr. Gjilpërën” “novelë satirike”. Re-suli ngurron më 1941 dhe e quan vetëm “pjesë satirike”. “Novelë e pambaruar” përcakton S.Hamiti. Q Panariti e N.Jorgaqi më pas, pëlqejnë “romanin satirik” si gjini e lloj të përshtatshëm. Ngurron sërish edhe botuesi i vitit 1995, në Prishtinë (“Rilindja”), kur në shënimet që hapin përmledhjen për Konicën, shprehet: “Ku �il-lon proza e mirë�illtë, ndërlidhet polemika, kritika poli-tiko-shoqërore, etnohistoria dhe shtreson letërsia, […] andaj imponohet një qasje e klasi�ikimit më tepër for-mal…”. Kjo qasje e ka shpënë “Dr. Gjilpërën” tek “Proza të gjata”, së bashku me “Katër përralla nga Zullulandi”. Autorja e këtyre radhëve gjithashtu druan ta klasi�ikojë prerazi diku.

T’i gjurmosh veprës gjininë, mund të mos jetë qëllim në vetvete i kritikës letrare. Ndodh edhe të shmanget a të mohohet krejt si çështje. Estetika e Bene-detto Croce-s p.sh, e gjykon si kundërshti të thelbit uni-versal të artit. Për De Sanctis-in, gjinia qe mohim i vlerës individuale të veprës. Ndërkaq, në kah të kundërt me këtë gjykim, gjen një traditë të pasur e të hershme. Prej shekujsh, kritika e ka patur të nevojshëm hulumtimin gjinor. Nëpërmjet tij përcaktohej hapësira ku një vepër hynte në marrëdhënie me të tjera vepra. Edhe mohue-si më i rreptë i gjinisë, Croce, ia njihte vlerën e pastër klasi�ikuese që ka. Kjo lidhet me faktin se gjinia është kuptuar më së shumti, si kodi�ikim i disa kritereve “vir-tualisht” të palëvizshme. Themi “virtualisht”, mbasi ato janë thyer e shformuar vazhdimisht. Këtë dualitet të gjinisë, Todorov e shpreh më së miri duke e përcaktuar si “një vajtje-ardhje e vazhdueshme mes përshkrimit të fakteve dhe teorisë në abstragim1”. Nëse përshkrimi i fakteve të çon tek gjinia historike (e faktit), abstragimi na shpie tek gjinia teorike. Kjo e fundit, është një kodi-�ikim, ndërsa gjinia historike, i dëshmon gjatë historisë së letërsisë, për thyerje, shformime e deri në mohime të tij. Pikërisht kjo, sot të lejon të �lasësh për një his-tori të gjinive letrare (dhe të nënllojeve të tyre). Ajo nuk është pjesë vetëm e teksteve dhe konceptimeve të autorëve rreth artit letrar. Është padyshim pjesë edhe e mënyrës së leximit të këtyre veprave. Gjinia shfaqet në këtë këndvështrim, si një shumësi mjetesh, të cilat artisti i zotëron por, që edhe lexuesi i njeh (apo i kërkon në vepër). Koncepti relativisht modern i “faktit letrar” kërkon që për përcaktimet gjinore të mbahen parasysh

<20>

<cog

ito 4

/5>

mbajturit parasysh të publikut (mundësive të tij recep-tive), jo vetëm ka lënë gjurmë në letërsinë e saj, por edhe ka kushtëzuar shfaqjen e kritikës së letërsisë. Nuk është çudi që i kushtëzuari të quhej Faik Konica., qysh më 1906: “Disa vjet më parë, një punë e këtillë (kritika letrare) nukë munt të kuxohej; Librat qi botoheshin ishin të rrall; vetat qi i kandojin ishin të pakë. Nuk u shtua shumë numëri i librave që dalin, as i këndonjësve, po cilësia e që të dyve u përmirësua. Në mos botohen më tepër libra, jam shigur që sot janë shkruar më mirë, në mos ndodhen më tepër veta qi këndojnë, më duket se tani këndojnë me më kuptim”. 9

Po të lexosh veprën e Konicës, del e qartë se ai ka qenë mëse i vetëdijshëm për qenien konkrete të publikut të vet. Vazhdimisht, ai ka komunikuar drejtpërdrejt me të. Në esenë: “Shqipëria si m’u duk”, e vitit 1929, në pjesën “Robotët” lexon: “Në vafshi në Shqipëri dhe në patçi sadopak të bëni me nëpunës të shtetit, kini shpejt për të zbuluar se fantazia letrare e Çapek-ut ka marrë trup në zyrat e Shqipërisë. Për �itim të atyre që rrojnë larg, do të jap ca shëmbëlla”. Bashkëbisedim të ngjashëm gjen po ashtu në pjesën “Ekspertët” të së njëjtës ese: “Le të hedhim tani një sy mi ca vepra të kësaj rrace prej tutkalli: Për shëmbull të parë do të marr një pikë e cila mund të çmohet menjëherë nga Shqiptarët e Amerikës”. Tek “Robotët” lexon madje edhe speci�ikimin e lexuesit: “Shqiptarët e Amerikës, veçan ata të Bos-tonit, kanë pasur shpesh rastin të shohin në theatër veprën simbolike të shkrimtarit çek […]”. Kujtoj se po në Boston u botuan tituj prozash si “Një ambasador i Zulluve në Paris”, “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit” dhe “Shqipëria si m’u duk”, në organin shqiptar “Dielli”. [Respektivisht:1922, 1924, 1929]. “Shqiptarët e Amerikës”, “veçan ata të Bostonit”, pra ja, “Horizonti i parë i pritjes” së veprave të Konicës. Pikërisht me ta vepra hyn në marrëdhënie për të parën herë. Përllogaritja e tyre ndikon gjuhën e veprës, gjer dhe strukturimet. Madje, në veprën e tij mund të gjesh edhe shembuj të tjerë, veçanërisht në kombinimet mes teksteve. Lexuesit të 1929, Konica i thërret në kujtesë me fragmente të tëra shkëputur prej “Dr. Gjilpëra” të 1924. “Në udhë të Tiranës gëzimi që prisja ish pylli plot me mijëra zogj, posi një vend i hutuar në mes të shkretëtirës. Atë pyll, të pashoq në botë, e kam për-shkruar me këto �jalë në një faqe të “Doktor Gjilpërës”: Afër Shijakut, e çuditi një pyll i vogël plot me zogj, plot me një popull zogjsh, këngët e të cilëve bashkohen e trazohen aq bukur dhe aq ëmbël, sa duken si një sim-foni e krijuar prej nonjë muzikanti të natyrës që rron na shelgjet dhe bën shoqëri me shpezët”. Përsëri vijon më tej:

“Në më duroni të përsërit dhe ca të tjerë vija nga “Doktor Gjilpëra” e kam përshkruar atje me këto �jalë të paka: “Një tok plepesh të gjatë shënuan ardhjen në Tiranë - në qytet të kopshteve, ku çdo shtëpi është si e fshehur në mes të pemëve e të luleve, në qytet të përmbledhur e të qetë, i cili s’duket para se të shkelësh pragun e tij”. Për këtë dukuri, Sabri Hamiti, në punimin “Faik Konica jam unë” shprehet: “Mbetet të theksohet se proza “Shqipëria si m’u duk” lidhet me prozat “Një am-basadë e Zulluve në Paris” dhe “Dr. Gjilpëra” dhe se së bashku bëjnë prozat më përfaqësuese të viteve ’20. […] Prozën e fundit (Shqipëria si m’u duk”-1929) autori (Konica) e lidh me “Dr. Gjilpëra”, sepse disa pjesë nga atje i sjell këtu”10. Dëshmi të drejtpërdrejta a të tërthorta rreth horizontit të pritjes së Konicës mund të gjesh në shumë studime për të. Madje, në shumicën e tyre bie në sy bindja se Konica është gati shkolla gjuhësore e letrare e Bashkësisë së shqiptarëve të Amerikës. Qerim Panariti vëren se: “Është interesante që proza e tij e lëvruar me shije në “Dielli” la gjurmë edhe në “stilin” e shqiptarëve të pamësuar në Amerikë, meqë ai u bë një model për të hyrë në garë, ndonëse jo dhe aq me sukses”11. Petro Kolonja, gazetar në “Dielli” dhe mik i Konicës rrëfen në kujtimet e tij: “Këtu (kupto Amerikë) ai �illoi në “Vatra” dhe editonte gazetën “Dielli”, që u bë edhe shkollë e çmuar, se me anë të “Dielli”-t �illova duk e mësuar shqipen mir’e më mirë”12. Edhe M. Camaj është krejt i qartë për llojin e lexuesit, si dhe për llogaritjen e këtij horizonti prej Konicës. Në Seminarin Ndërkombëtar të Federatës “Vatra”, nëntor, 1969, Camaj sqaron: “Besoj se prob-lemi gjuhësor për ta, (kupto Noli e Konica) sidomos këtu në Amerikë, ishte i vështirësuem sepse ata do të shkrueshin për të qenë të kuptuem nga bashkësi shqiptare ardhë nga krahina të ndryshme të Shqip-nisë. Dhe asht për t’u habitë se si Noli e Konica, pa qenë gjuhtarë, d.m.th gjurmues të gjuhës me metoda profe-sionale, shumë çështje i panë fare qartë. Si parim krye-sor ata patën të shprehunit e thjeshtë, tue pasë gjith-monë para sysh se për ke shkrueshin .[…]. Ndigjues të dashun, si Noli ashtu dhe Konica kaluen pjesën ma të mirë të jetës jashtë Shqipnisë. Shkrimet e tyne ishin të drejtueme bashkatdhetarëve në diasporë, kryesisht shqiptarëve të Amerikës”.13

Mbajtja gjithmonë parasysh se për cilin shkru-an ka kushtëzuar disa aspekte në krijimtarinë artistike të Konicës. Ato luhaten prej gjenezës së kësaj proze, tek strukturimi i saj, tek përcaktimi gjinor, si dhe ndërka-llja mes të tjera trajtash. Për të ndjekur këtë dukuri, doemos nevojitet njohja e horizontit të pritjes së Kon-icës. Atë mund ta mbështesësh në dy nivele: të veprës dhe të publikut. Në punimet e Jauss-it, ky koncept

<21>

<cog

ito 4

/5>

është i shtjelluar gjatë. Në të parin, horizonti i pritjes është tërësia e karakteristikave që e bëjnë veprën të lexueshme. Në nivelin e dytë, ai është tërësia e kriter-eve pak a shumë normative të rregjistruara tashmë në nënvetëdijen e lexuesve dhe që ata presin t’i gjejnë përsëri te çdo vepër e re. Për rindërtimin e horizontit të Konicës, na ndihmojnë edhe faktet që u sollën më sipër. Gjithashtu të dhëna të tjera mund të sillen për ta plotësuar. Botimin e parë të “Dr. Gjilpërës”, më 1924, e gjen të lidhur teknikisht me shtypin e Vatrës, gazetën “Dielli”. Fillon më 16 gusht në nr. 2.752 dhe vijon me një ritëm përgjithësisht të rregullt çdo tri ditë, gjer më 1 nëntor po të vitit 1924, ku dhe ndalet. Në secilën datë publiku njoftohet se teksti: “vazhdon në numër t’afërm”. Dalja në trajtën e një fejtoni (feuilleton), lidhet ngushtë edhe me kushtet speci�ike të shpërndarjes së gazetës, pritjen dhe leximin e saj. Kjo dikton më së shumti tipare formale, si faqosja, sasia e radhëve, por, edhe ritmi i rrë-�imit, efekti “suspens”, frymëmarrja e tekstit nëpërmjet dialogut, ndërprerja për vijim, etj. Historia e romanit na vërteton se edhe kategoritë e mëdha tematike ndikojnë në përpunimin e mënyrave të veçanta të shkrimit. Me kohë edhe lexuesi mësohet t’i perceptojë si të tilla. “Dr. Gjilpëra” shfaqet në shtyp si një fejton dhe prej lexuesit doemos receptohet si i tillë. Në katër muaj merr fytyrën e një romani, ndërkohë që publikut vazhdimisht i ku-jtohet se po lexon një përrallë. Pikërisht, përmes një sqarimi të tillë, çdo herë nën titull, duket se kjo prozë e çuditshme e bjerr mundësinë e të receptuarit si novelë apo roman (qoftë dhe me afritë e shumta që ka me këtë të fundit). Lexuesit kandisen të ndjekin rrë�imin e një përralle!… Në fakt, përballë një situate të tillë paradok-sale, jo pak studiues i janë shmangur sqarimit. Vetëm në vitet ’90 (me sa jam informuar) kjo çështje ua �it-on vëmendjen. Në studimin “Faik Konica jam unë”, S. Hamiti14 vëren se vepra qenka e emërtuar dy�ish: -”Herën e parë, “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”, që në titull sugjeron një mënyrë të ndërtimit të veprës, duke treguar një zbulim a një kërkim, gjë që mund të provohet me analizë të tekstit”. -”Plotësimi tjetër, që është dhënë si metatekst: përrallë, tregon njëkohësisht se kemi të bëjmë me një vepër në prozë, me një vepër ku ndërthuren bashkë e mundshmja dhe e pamundshmja, të shtojmë mrekul-litarja, gjithë këto që kanë të bëjnë me mënyrën e ndërtimit të tekstit”. Ky këndvështrim ve në pah leximin (si recep-tim) në nivelin e veprës (tërësia e karakteristikave që e bëjnë pra veprën të lexueshme si të tillë). Për Konicën vetë, përralla është një gjini me të drejta të plota, dhe me kryeveprat e veta. Tek “Albania” e 1906, në “kohëtoren” e tij shkruante: “Ç’do gjëndrë

letrare (genre littéraire), si tragjedia, komedia, pralla, etj, ka disa kryevepra, të cilat njihen prej njerëzve të një kohe - prej njerësve me letra e me shie - për pasqyra”.Edhe krijime të tjera të tij njihen me të tillë status: Cikli me katër proza mbiquhet “Katër përralla nga Zullulan-di”, më 1922, botuar po tek “Dielli”. Edhe më parë skica “Në dritë të hënës”, një ngjarje sentimentale nga jeta e një luftëtari, emërtohej po përrallë (Albania 1898). Emërtimi përrallë i “Dr. Gjilpërës”ngjan të jetë këshillim për një mënyrë të tillë leximi. Mundësia për t’u lexuar kështu ndodhet sa në vepër aq tek lexuesi. Pikërisht në nivelin e këtij, gjenden tërësia e kritereve të ngulitura në nënvetëdije, të cilat pret t’i gjejë sërish në një tekst që ia ofrojnë. “Përralla është një tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme në subjekt, me anë të së cilës paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzimit në formë alegorike”. Ky është përku�izimi më i shpeshtë që gjendet në tekstet teorike rreth përrallave15. Ato veço-hen edhe për shtjellime aventuroze të subjektit, për ndërmarrje udhëtimesh ku heronjtë ndeshin pengesa, armiq e kundërshtarë që i s�idojnë e mposhtin. Gjith-ashtu të bie në sy kontrasti bardhë e zi në trajtimin e personazheve, e të tjera elemente. Edhe pse mund të mos ketë lexuar kurrfarë teksti teorik mbi përrallat, e vetë përrallat t’i njohë veç në trajtë orale, këto tipare të normatizuara të gjinisë, çdo lexues (dëgjues) i ka pjesë përbërëse të sistemit të vet receptiv. Këtu hyn edhe koncepti pasqyrë që përmendet më lart në citatin nga Konica. Nëqoftëse, emërtimi Përrallë për “Dr. Gjilpërën”, jepet për t’u lexuar si “metatekst”, me ç’mjete ia mbër-rin të lexohet i tillë prej publikut të vet?! Me �jalë të tjera, si mbërrihet të ndërgjegjësuarit se je duke lexuar edhe një përrallë?!… Mund t’i shqyrtojmë përrallat si fakt letrar, pikërisht në këtë aspekt dhe të sqarojmë mënyrën më të mundshme të leximit të tyre: “Përralla ndodhet tërësisht në rrjetën e trillim-it. Ajo nënkupton “një lojë” nga ana e dëgjuesit, i cili mund të shtiret pa kurrfarë shqetësimi, sikur u ze besë ngjarjeve të rrëfyera, mbasi përralla, duke ruajtur hapësirën, kohën dhe personazhet e veta, gjallon krejt e shkëputur nga realiteti - që s’mundet më pra, t’i kano-set”16. Ky so�istikim dëshmon prirjen për të shmangur ngatërresën mes rrë�imit, në një anë dhe skenave të vërtetueshme, në anën tjetër. Në nivel bisedimor madje, paditja se po rrëfen përralla ka për bazë kundërvënien semantike “e vërtetë / e trilluar”. Pikërisht ajo lojë shtirëse na jep çelësin për të hyrë në metatekstin e “Dr. Gjilpërës”. E pabesueshme, çka do t’i rrëfehej këtu lexuesit shqiptar të Amerikës. Kaq e pabesueshme, sa veç kjo lojë (që e quajtkëshin përrallë) mund të na çojë tek zbulesat e Dr. Gjilpërës... Po qe se shihet Gjilpëra si një personazh «au-

<22>

<cog

ito 4

/5>

toideogra�ik», kuptohet lehtë prania e disa pasazheve të 1924 në tekstin “Shqipëria si m’u duk” të 1929. Prej këtij teksti me titull plot subjektivitet mund të nxirren të dhënat e duhura edhe për “quasi-paratekstin” e tij të 1924. Kjo ese ruan, më mirë se askund tjetër, impaktet e Konicës me realitetet që njohu. Ta rrëfen hapur thy-erjen e beftë të iluzioneve, të përshkruan zhgjëndrën, më të shëmtuar se kurrë. Ngjan se ky impakt qenkësh mallkimi i përhershëm në jetën e Konicës. Vazhdon të jetë i tillë ndoshta edhe sot, kur ai veç �izikisht ka vdekur. Shkuptimet e moskuptimet ndaj tij, qenë dhe janë më së shumti, mospërputhje formimesh, kultur-ash, mendësish, parimesh, karakteri e personaliteti. Madje, në një vlerësim të fundëm (edhe psiqik), Plasari e ka cilësuar “karakter skajshmërisht inkompatibël me shoqërinë”17. Le të përmendim veç disa prej tyre për të kuptuar trandjen e përplasjeve të tilla: Alfabeti latin përballë të tjera gërmash, përpjekjet për lirim nga na-iviteti, shoqëritë e fshehta dhe terrorizmi, zhgënjimet e lodhshme dhe miqtë, çudia e “Albania”-s, profesion-alizmi ballë injorancës, �isnikërija ballë harbutllëkut, kthjella e mendimit ballë amullisë, themelimi i Vatrës dhe “Diellit”, bashkëpunimet e kundërshtitë me Nolin, e vërteta tallëse dhe mbështetja e njëkohëshme ndaj Zogut I, dërgesat e misionet diplomatike, pafundësi përplasjesh, vërtetësia e të cilave sot veç të detyron ta nderosh. Duke qenë herët i vetëdijshëm për këtë, ai do të shkruante në Albaninë e tij: “Fati im, në punëra të Shqipërisë, duket se qenka të ve përpara mëndime të cilat më bëjnë mijëra kundërshtarë, në mos armiq; pastaj t’i shoh këta pakë nga pakë të ftohën, të hesh-tin, të kthehen në mëndime të mija; më në fund, të më predikojnë ato për të cilat më shajin qëmoti kur unë u predikoja atyrëve”18 . Të marrurit me “punëra të Shqipërisë” gjithë jetës, do të thotë edhe një impakt të pandërprerë me atë botë, thuajse unike në llojin e vet. Ndaj kësaj bote nevojitej fantazia për ta menduar, ëndërritja për ta dashur, po aq sa dashuria për të mos e mohuar. Më së fundi, më 1929, Konica rrëfehej: “Njeriu që e shkon kohën me ëndrra të pëlqyera ka frikë të zgjohet. Dëshira që vendi të lulëzojë të bën pak nga pak të ëndërrosh se lulëzon; dhe largimi i gjatë të këllet ca më thellë në gjumë dhe ta shpie shpirtin dhe mendjen në një botë të bukur, e cila s’ka trup dhe s’ndodhet gjëkundi, veçse në tru të ëndërronjësit. Po le të marrë fund gjumi dhe menjëherë e sheh veten të rrethuar me gjëra të shëmtuara. Të do zemra të futesh përsëri në gjumë e të kthehesh në botën e lulëzuar nga e cila sapo dole; por më kot, një ëndërr e zhdukur nuk përsëritet”19. Edhe më parë (1924), Konica thuajse qe rrëfyer �iksionalisht në prozën: “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e

dramës së Mamurrasit”-Përrallë-. Fiksionalisht, impa-ktin e vet mbërrinte t’ua përcillte edhe të tjerëve, atyre që si ai “largimi i gjatë i këllet ca më thellë në gjumë dhe ua shpie shpirtin dhe mendjen në një botë të bukur, e cila s’ka trup dhe s’ndodhet gjëkundi, veçse në tru të ëndërronjësit”. “Zbulimi i rrënjëvë” do të jetë pikërisht zhgjëndrra e tyre. Kryerja e kësaj përmes një teksti letrar nuk sjell asnjë dëm për veprën vetë. Koncepte të tilla, si: e be-sueshme, e vërtetë, reale, e veri�ikueshme, etj, gjithsesi nuk mund të dalin në art, jashtë ku�ijve të një “verisi-milis”- �iksionale. Të lexuarit e një vepre do të qe tepër i varfër po qe se i gjurmohet vetëm vërtetueshmëria. Asgjë, veç funksionalizimit20 si �iksion, e bën tekstin t’i përkasë në receptim artit letrar. Mënyrat se si u reali-zoka kjo, ende nuk janë zbuluar të gjitha! Loja me pub-likun, mbajtja parasysh e receptuesve, gjer edhe çen-surimit, i bën disa tekste të jenë të dallueshme në një korpus letrar. Të ngacmon një shembull edhe nga letrat shqipe. Në prozën “Nji udhtim në Turki të re”21 Fishta shfrytë-zonte �iksionin (onirik) për të thënë një të vërtetë (re-ale)22. Me ç’duket nuk ka qenë i vetmi. Konica paskësh nisur një “mision” të ngjashëm me “Dr. Gjilpërën” e tij. Diç është orvatur të zbulojë! Ka zgjedhur personazhet, mjediset, enigmat, skenat e prapaskenat. Gjithashtu një organ shtypi për ta botuar dhe një publik për ta lexuar. Të tillë publiku që iu dashka thënë e vërteta! E vërteta po, por �iksionalisht! Impakti përmjet artit, kjo është “loja”! Ta lexosh si përrallë të vërtetën që qenka e pabesueshme! Impakti i Konicës receptohet në publik mes iluzionit e zhgjëndrrës, të mundshmes e të pamund-shmes, të trillimtës e reales, aventurës dhe zbrapsjes, �illimit dhe pambarimit. Receptimi i këtij paradoksi nis �ill me zbarkimin e Dr. Gjilpërës në Durrës: hamej të zverdhemtë, doganierë të stërkorruptuar, policë brekëgrisur, ekspertë kamorrizmi, hipokrizi aziatike, ksenofobi e pashoqe, padije ballkanase, anafalbetizëm i diplomuar, amatorizëm profesional, idealzma të krim-bura, spiunllëqe pazaresh, oratorizëm belbëzak, imita-torë dështakë, harresë kolektive e gjithçkaja e mbuluar për dreq, me pisllëk urban!… Zbrapsja në të besuar do të qe i pari reagim psi-qik. Ndërsa merr statusin e të pabesueshmes, e gjithë kjo rropulli, mund të lexohet veçse si përrallë. Këtij leximi i shkon për shtat edhe rrë�imi i legjendës së Ali Bibisë vetëshëronjësit, kinse prej shekullit të shkuar. Madje pikërisht këtu, skema e rrë�imit ndryshon. Jo pak qe “zbuluar” gjer më aty! Në receptimin e kësaj gjinie (përrallës), ndih-mon edhe vetë strukturimi i brendshëm i tekstit. Grish-ja që i bëhet vemendjes së publikut sapo nis kjo prozë, të sjell gjithashtu ndër mend një përrallë:

<23>

<cog

ito 4

/5>

“Jashtë Tiranës, mi një kodrë pranë Shkallës së Tujanit një shtëpi e lyer me gëlqere shkëlqen në diell dhe bardhësia e saj duket për së largu posi një njollë prej dëbore në mes të maleve.[…] Tiranasit e quanin shtëpinë më parë “Qosku i Bardhë”, po i zoti vetë pëlqen emrin Kasolla e Bardhë, dhe më në fund ky emër i mbeti. “I zoti i shtëpisë”, thamë? Cili është i zoti i shtëpisë? Një fytyrë origjinale, një tip i rrallë në Shqipëri. Është një mjek i qojtur Dr. Gjilpëra”. - Ja një hyrje e pastër në përrallë !- përcakton S.Hamiti23. Kësaj mënyre leximi nuk i shkon ndesh as statu-si satirik që merr teksti në pjesën e dytë. Vënia në lojë, tallja, ironia e satirizimi janë elemente nga më të pran-ishmet në disa lloje prozash folklorike. Madje, Bachtin-i ka merita se theksoi rëndësinë e origjinës karnavaleske të shumë formave artistike24, të cilat përthyejnë një “re-alitet” në trajta satirike, komike, antikonvencionale, siç janë p.sh.: satira menipe, romani i Apuleut e i Petronit, grotesku utopik i Rabëlesë e Suiftit, etj. Prej këtej Bach-tin-i sheh veçanërisht lindjen e mëvonshme të romanit polifonik. Po ta kuptosh polifoninë diç më shumë se replikat, por si një dialog të tërësishëm, si një përbal-lje elementësh të përkundërt, del i qartë ndryshimi i statusit në pjesën e dytë. Është pikërisht stili humor-istik, që kërkon dinamikë mes autorit e ligjërimit të tij, modi�ikim të vazhdueshëm distancash. Suksesi i kësaj tek Konica është i krahasueshëm në letërsinë shqipe, vetëm me satirën e Fishtës. Pavarësisht subjektit e emërtimeve (përrallë a metamorfoza) në të dy autorët, ky dialogim është receptuar si realja e përtallur gjer tek e pamundshmja. Fishta e shfrytëzon kudo, prej poezisë, në prozë e deri tek polemikat profesionale. Tek Konica shihet kryesisht në prozat �iksionale. Ekskluzivitetin e tij e gjen në shkrirjen e çuditshme të përrallës me tra-jtat e një romani, i cili për nga lloji do të ishte i pari në shqip. Shqyrtimi i horizontit të parë të pritjes për “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit” ndi-hmon t’i afrohesh edhe një tjetër “enigme”. Ajo është përcaktuar stili non �inite i tekstit. Lexuesi i viteve ’90 (kohë kur kjo vepër hyn lirisht në qarkullim) nuk gjen kurrfarë “Dramë të Mamurrasit” në vepër. Mospër-puthja e asaj që ofron titulli me vetë tekstin, e shtyn lehtë të mendojë se proza ka mbetur e papërfunduar. Kjo kërkesë lind në fund të fundit edhe prej mënyrës se si e pret ai një tekst letrar të shkruar në prozë. Rëndom prozat e shpien lexuesin drejt një përfundimi. Recep-timi në vitet ’90 ka dhe një karakteristikë tjetër. Të dy botimet e veprës së Konicës (1993 Tiranë, 1995 Prish-tinë), janë integrale. Do të thotë që “Dr. Gjilpëra” lexo-het si një prozë-bllok, e shkëputur prej teksteve sho-qëruese para dhe pas botimit. Po të mendosh se shumë prej lexuesve, as që e njohin çështjen “Mamurrasi” e ke

të qartë “mospërfundimin” e saj. Llogaritje të këtilla duket se kanë shtyrë dhe S. Hamitin ta këndvështrojë çështjen “Mamurrasi” si provinca mbarë shqiptare. Ky do të qe nga leximet më të mundshme sot. Krejt ndryshe e gjen leximin e kësaj vepre në horizontin e vet të parë. Botohet në “Dielli” (Boston, Mass, U.S.A.), e shtunë, 16 gusht, 1924, nr. 2752. Kjo datë, nuk shënon aspak leximin për herë të parë të çështjes së Mamurrasit. Më 8 prill, 1924 (dy ditë pas ngjarjes reale) në faqen e parë të gazetës, Vatranët kanë lexuar lajmin-telegra�ik: “Dy amerikanë tregtarë u vranë në Shqipëri”. Rreth kësaj çështje ata mbahen të informuar edhe më pas; 10 prill, 12, 17, 19….1 maj, 15, 20… deri sa më 24 maj, 1924, ajo që paskësh ndodhur u quajt “Drama e Mamurrasit”. Ky është titulli i një shkri-mi tepër të shkurtër, që mban po autorësinë e Konicës: “Fjala, të cilën “Guverna” e Shqipërisë i dha Legatës Amerikane në Tiranë më 6 të prillit, që rrënjët e fshehta të Dramës së Mamurrasit do t’zbulohen, ajo �jalë gjer më sot ka mbetur e paçpërblyer”. - F.K. Me pak ndryshim �jalia e spikatur përbën dhe titullin e prozës së tij të 16 gushtit ’24. Leximi rreth çështjes së Mamurrasit vazhdon. Tashmë i ka ndrysh-uar statusi në receptim. Një trajtë �iksionale mban bar-rën e zbulimit të së vërtetës. Gjilpëra nis udhëtimin e tij nëpër atdhe e për afro katër muaj rreket të komunikojë “zbulesat” e veta. Disa prej rrënjëvë po shfaqeshin. Këto do të ishin në thelb, impakti i publikut përgjatë lexim-it. “Drama e Mamurrasit” kështu, sa vjen e bëhet më e prekshme. Po zbuloheshin rrënjët, mundësia e shman-gies, deri diku dhe autorët e saj… Më 1 nëntor, 1924 “raportimi” i Gjilpërës ndalet. Por, …leximi i çështjes së Mamurrasit vazhdon. Në 4 dhjetor, Konica botonte “Raportin zyrtar të heti-meve mi vrasjet e Mamurrasit”. Në 6 dhjetor, shënonte sërisht “Hollësira mi dramën e Mamurrasit”. Raportet, në nivele zyrtare tashmë vijojnë në numrat e gazetës gjer më 6 janar, 1925. (Gjyqi i Durrësit pat mbaruar më 3 shtator, 1924). Kjo mënyrë zhvillimi të sjell ndër mend një nga thëniet e Todorov-it, mbi qenësinë e artit letrar.“Tekstet letrare”- sqaron ai -”gjithsesi janë të nginjura me ambicje njohëse dhe etike; ato nuk ekzistojnë vetëm për të shtënë paksa më tepër bukuri në botë, por të na thonë gjithashtu cila qenkësh e vërteta e kësaj bote, dhe të na �lasin për çka është e nuk është e drejtë”.25

Po gjatë dhjetorit (dt.13), në një lajm rreth Mbretit Zog I, rikujtohej se Drama e Mamurrasit e gjyqi i vrasësve s’kish marrë ende fund. Nënshkruhej Faik Konica. Edhe datën kur mbarojnë së botuari aktet zyr-tare të gyqit të Durrësit, 6 janar, 1925, Konica deklar-onte: “Jam pra i mendjes se është më mirë t’i jepet Ahmedit një rast të fshijë e të çdukë gabimet e tij të

<24>

<cog

ito 4

/5>

shkuara. Sado që derri s’ndron qimen, njeriu munt të ndrojë politikën e tij; edhe Ahmedi nuk është aqe plak sa të ketë humbur fuqin e ndrimit dhe të përmirësimit. Një pengim i math mb’udhë të tij është ngjarja e Ma-murrasit. (F.K) Leximi i Dramës së Mamurrasit nuk ndalet. Një personazh karikature i faqes së parë, 13 janar, 1925, mban emrin Salemboza. “Dr. Gjilpëra” kish nisur të zbu-lonte rrënjët dhe të sensibilizonte për të gjetur ndoshta më pas një zgjidhje. Të intrigon edhe sot zgjidhja, që po më 1924, At Gjergj Fishta ia këshillonte publikut shqiptar. Editoriali i “Hyllit të Dritës” mban titullin “De-likti i Mamurrasit e gjêja e lingatueme e shtetit Shqyp-tar” : “Per me ja sjellë të marën e të mirën popullit, duhet ma para, qi ligja të priret mbas nevoje reale të të tija e mbas parimeve shoqnore e morale të pranueshme prej popujve, me të cillt aj gjindet në kontakt, […] masandaj lypet qi �inanca e përgjittë e fuqia e shtetit të përdoret eksluzivisht per interese të popullit”26. Dr. Gjilpëra po zbulonte pikërisht mungesën e ligjësive reale, të parimeve shoqërore, morale e shtetërore. Kamorrizmi, injoranca, levantizmi e kseno-fobia ishin gjithashtu “gjêja e lingatueme e shtetit Shqyptar”. Duke shndërruar disa herë statusin e tek-stit, Drama e Mamurrasit (në thelb Drama Shqiptare), nisi dhe vazhdoi të receptohej nga lexuesi i saj pa hasur pengesa të për�illshme. Teksti vazhdonte të shkruhej pikërisht me aktet e leximit, në të shkuarën, të tashmen e të ardhmen e vet. Shkllovski, për habi po pranë atyre viteve, sqaronte se format e reja, nuk janë tjetër, veçse kanonizimi i zhanreve më të ulta (paraletrare)27. Gër-shetimi që gjendet te Konica i teksteve “paraletrare” me ato letrare (letrarësia e të cilave është mirë e duk-shme), bën pjesë në një tipologji të veçantë të prozës shqipe, së bashku me Fishtën, Harapin e ndonjë tjetër. Krejt emancipuese, proza e Konicës përbën një nga �il-limet moderne të saj në letrat shqipe. “Loja” e tij, është kryer në disa nivele njëherësh dhe i dha dorë për përft-esa të çuditshme. Me admirim për Konicën e keqardhje për publikun Kuteli, një tjetër kulm i prozës shqiptare, shkruante: “Faik Konica është një nga të paktët shkrim-tarë shqiptarë të cilin lëçitësi, dashuronjës i verbit të kthjelltë, e padit pse nuk shkrojti më shumë”.

REFERENCAT1 T. Todorov: Du formalisme russe aux morales de l’Histoire, Paris

1996, f.59.2 Jauss, H. R., Pour une esthétique de la réception, Gallimard, Paris3 Zamputi, Ignac, “Çështje të shkrimit dhe të �illimit të letërsisë në

gjuhën shqipe”, në Hylli i Dritës, nr.1-2, Tiranë, 1995.4 Ibidem.

5 Plasari, Aurel, “Për një histori kritike të letërsisë shqipe”, në Hylli

i Dritës, nr.3-4, Tiranë, 1997.6 E. Sedaj: “Latinistë Shqiptarë”, në Letërsia si e tillë, Tiranë ,1996.7 Janin, Jules, në Dictionnaire des littératures de la langue Française,

Bordas, Nancy, 1986, f. 1662.8 Philippe, Gilles, Le Roman, Paris, 1906, f. 17.9 Ibidem… f.41.10 Konica, Faik, “Kohëtore e letrave shqipe”, në Albania, nr.6, Londër,

1906.11 Hamiti, Sabri, Faik Konica jam unë, Tiranë, 1994.12 Q. Panariti: “Faik Konica - kryqëtar i vetmuar”, në Faik Konica,

Tiranë, 1993, f. 369.13 P. Kolonja: “Si e njoha Faik Konicën”, në Faik Konica 1876 - 1976,

New York, 1976, f. 53.14 M. Camaj: “Mbi funksionin e gjuhës së Nolit dhe të Konicës”, në

Fletore për Konicën, A.P. “Klik”, Tiranë, 1995, f. 5.15 S. Hamiti: “Faik Konica Jam unë”, Tiranë, 1994, f. 97.16 shih Gj. Zheji: “Hyrje në folklor”, vëll. I, Phoenix, Tiranë,

1994, f. 74.17 Dictionnaire des littératures de la langue Française, Bordas, Nan-

cy, 1986, f. 530.18 A. Plasari: “Përballë një kulture të vdekjes”, Tiranë, 1997, f. 51.19 F. Konica, në Albania, nr.1, Londër, 1907.20 Konica, Faik, “Shqipëria si m’u duk”, në Faik Konica, Tiranë,1993,

f. 22421 Plasari, A, në “Edhe një herë për objektin e letërsisë” sqaron se

teksti mund të jetë i shtënshëm në punë, si letërsi, për një arsye a

për një tjetër, e prej kësaj, koncepti letrarësi del

më fort si koncept funksional sesa ontologjik. Në Letërsia si e tillë,

Tiranë, 199622 Fishta, Gjergj, “Nji udhtim në Turki të re”, në Hylli i Dritës, Shkodër,

1932.23 për këtë shih Asllani, Persida, « Për një tipologji të prozës së Fish-

tës », në Hylli i Dritës, 1996.24 S. Hamiti: Faik Konica jam unë, Tiranë, 1994, f. 99.25 M. Bachtin: “Dialogisme et analyse du discour”, Paris, 1996.26 Todorov, T., “Du formalisme russe aux morales del ’Histoire”, Par-

is, 1996, f. 8627 Fishta, “Delikti i Mamurrasit e gjêja e lingatueme e shtetit shqyp-

tar”, në Hylli i Dritës, Shkodër, 1924, nr. 2.28 për më tepër shih :Teoria e letërsisë, Wellek e Worren, Tiranë,

1993, f. 223

<25>

<cog

ito 4

/5>

<26>

<cog

ito 4

/5>

Mendimi i thellë �ilozo�ik për Mbinjeriun, në radhë të parë në veprën e Nietzsche-s dhe pastaj edhe në veprën e Migjenit, kaherë ka zgjuar interesim te studiuesit ev-ropianë dhe ata shqiptarë. Kjo ide, sa e madhe, po aq e thellë dhe e ndjeshme, nxit shumë teza e antiteza tek studiuesit e �ilozo�isë dhe të letërsisë, pasi këto disi-plina shkencore janë të lidhura ngusht në mes tyre që nga antika e deri më sot.Vlerësimet për veprën “Kështu foli Zarathustra” dhe disa poezi të Migjenit që kanë të bëjnë me lindjen e njeriut – Mbinjeri, janë nga më të ndryshmet. Edhe pse Nietzsche ndikohet nga voluntarizmi i Arthur Shopen-hauer-it dhe nga teoria e evolucionit të Çarls Darvin-it, Migjeni lexon Nietzsche-n dhe Shopenhauer-in e shumë të tjerë, dhe që të dy pranojnë dhe përkrahin lindjen e një njeriu e që do të jetë Mbinjeri, por, këtë Mbinjeri nuk e shohin njësoj dhe me të njëjtën �ilozo�i. Nietzsche pretendon për ndryshime kolosale, herë-herë të pa-kuptueshme, kërkon një �ilozo�i që do të angazhohet rreth vlerave jetësore, sesa të merret me sistemet ab-strakte të shoqërisë. Në veprën e Migjenit, veçmas te poezitë: “Të lindet njeriu”, “Trajtat e Mbinjeriut”, “Par-athanja e parathanjeve”, e ndonjë tjetër, temë boshte për shqyrtim e kanë mendimin kritik.Këta dy autorë nuk janë rastësisht nga më të lexuarit, më të studiuarit dhe më të diskutuari, pasi idetë e tyre të reja, si në formë edhe në përmbajte edhe sot e gjithë ditën nxisin dilema e ballafaqime të shumta tek studi-uesit e shumtë. Për këto dilema, veçmas rreth veprës së Migjenit edhe Ali Aliu thotë: “as afërsisht nuk është thënë ajo që mund dhe duhet të thuhet lidhur me këtë vepër.” (A. Aliu, MIGJENI 4, Prishtine,1978, fq.6.)Migjeni dhe Nietzsche kane shumë pika takimi në idetë e tyre, por, nga ana tjetër kane edhe dallime në mes veti, pasi jetuan dhe vepruan në rrethana të ndryshme hapësinore e vendore. Ideja e tyre e përbashkët është se të dy kërkuan të lindet njeriu – Mbinjeri, që për të dy këta krijues, ky Mbinjeri do të ishte një zgjidhje e re dhe

FILOZOFIA PËR MBINJERIUN NË VEPREN E NIÇES DHE MIGJENIT

Dr. Ejup AJDINI

<studim>

fatlumë për mbarë njerëzimin. Kjo ide rrënjët e frymëz-imit i ka që me njerëzit të parë, Adamin dhe Havën, e që me fëmijët e tyre të parë lindi edhe e keqja, smira, xh-elozia e mostoleranca, që sollën tragjedinë e parë, kur Kaini mbyt Abelin nga motive të ulëta shpirtërore. Prej atëherë e deri më sot tragjeditë e padrejtësitë e njerëz-imit nuk pushuan. Këto katrahura të njerëzimit gjatë shekujve, tek këta dy autorë, �ilozofë e poetë, linden dilemat për të pyetur se ku ndodhet fuqia e Zotit që t’i ndërpresë gjithë këto të këqija që po i përjeton njerëz-imi nëpër shekuj. Për ketë, Nietzsche në veprën e tij “Kështu foli Zarathustra” thotë: “Ky shenjt plak në pyl-lin e tij akoma s’paska dëgjuar që Zoti ka vdekur, për të cilin edhe vuan plaku i shenjtë në pyllin e vet” (“Kështu foli Zarathustra”, 1996, fq.13). Për të njëjtën ide, por në një formë tjetër poetike, Migjeni �ilozo�inë e ekzistencës apo të mosekzistences së Zotit e vë në dilemë te poezia “Parathanja e parathanjeve”, duke vargëzuar:

“Përditë perëndojnë zotatDhe rrëshqasin trajtat e tyneMbi vjet e shekuj “

(Migjeni, POEZI E PROZE, 1963, Beograd, fq, 25 )

Të dy këta autorë të artit e të �ilozo�isë janë të bindur se njeriu ka bërë diçka për vetveten, por kjo s’mjafton as për së afërmi në krahasim me atë se çka i duhet për jetën reale të tij. Këtë jete dhe �ilozo�i të mbrapshtë të njeriut e kundërshtojnë, pasi sipas tyre njeriu nuk është i dedikuar të jetë i kotë nëpër shekuj, pasi, sipas tyre ai ka mundësi që të bëjë me shumë për vetveten. Prandaj, ky njeri kaq i nënçmuar gjatë tërë historisë duhet ta tejkalojë vetveten, prandaj edhe Nietzsche pyet: “Ç’keni bërë ju për ta tejkaluar vetveten?” (Po aty). Për të njëjtën, Migjeni për humbëtirën e njeriut në këtë bote përgjigjet:

<27>

<cog

ito 4

/5>

“E njeriu nuk e di A është zoti pjelle e tij Apo ai – vet pjelle e zotit“ (Po aty) Nietzsche kritikon njeriun e rëndomtë, pasi, njerëzit dëshirojnë të kthehen tek kafsha, në vend që ta tejka-lojnë atë. Dhe për këtë, siç është majmuni objekt tallje për njeriun, ashtu duhet të jetë njeriu për Mbinjeriun, objekt talljeje, turp i dhimbshëm” (Po aty). Këtë fenomen të ashtuquajtur turp të dhimbshëm edhe Migjeni e nxjerr në pah te poezia “Trajtat e mbinjeriut”, ku thotë:

“Nana – dhe vejushë dhe me gjitë shituena pjell fryte t’egrana pjell fryte, hithra, ferra…”

Ose, për njerëzit thotë:

“Sa qesharak mbesin!Sa qesharak vdesin!” (Po aty)

Kësisoj Nietzsche mëton të gjejë rrugë për ta mësuar njeriun dhe ta përgatisë atë për një Mbinjeri, kurse Migjeni është i bindur se do të lindet Mbinjeriu me ndërgjegje të pastër, pa dyshime dhe pa trillime, pasi:

“Jete e re lindet me vdekjen e njeriut” (Po aty, fq. 43 )

Me tutje poeti ynë sqaron se :“Mbinjeriu do të vije me gjurma luftimi e shenja hidh-nimi “ ( po aty).

E terë bota njerëzore, sipas Nietzsche, karakterizohet me etikën e njeriut për të sunduar natyrën dhe ky është instinkti për pushtet, instinkt ky që me herët ishte për të ekzistuar apo mbijetuar, e më vonë për lukse të na-tyrave të ndryshme. Pra, themelin e botës e përben vull-neti për pushtet apo për mbizotërim. Këtë nuk e kupton gjithherë për pushtet klasik, por për suksese të reja dhe për të bere diç me tepër për jetën e njeriut, pa e ditur se kjo mund të çojë edhe në rreziqe të mëdha. Vullneti për pushtet është edhe vullneti për jetë, për jetë më të mirë, para se cilës nënshtrohet arsyeja, mendja, morali etj. Ky vullnet nuk e gjen arsyen në luftën e mjerueshme për ekzistencë, por në vullnetin për luftë e sundim, që në një farë formë e hasim edhe të “Recitali i malësorit”, ku Migjeni kërkon një grusht të forte t’i bie malit... Edhe për Migjenin lufta e mjerueshme për ekzistencë nuk është kurrfarë zgjidhje, pasi “mjerimi është kafshatë që të mbetet në fyt e të zë trishtimi”. (Po aty, fq. 39). Pikërisht kjo gjendje e rendë e njerëzimit i shtyn këta

dy autorë që të orientohen nga lindja e njeriut – Mbin-jeri, pasi për ta bota dhe jeta nuk janë gjendje statike, por e ndryshueshme dhe proçesë të pandërprera që ço-jnë drejt amshimit. Mendimi �ilozo�ik për Mbinjeriun nuk është thjesh-tësisht për linjën biologjike, siç e komentojnë disa stu-diues evropianë për Nietzsche-n dhe disa studiues shqiptarë për Migjenin, që shpesh është kuptuar në rrafshe negative. Thelbi i këtij kuptimi ndryshon këtu, pasi, sipas mendimit �ilozo�ik të Nietzsche-s fenomenet paraqiten sipas një logjike të shëndoshë që, gjërat e mëdha u takojnë njerëzve të mëdhenj, dhe gjërat e rral-la u takojnë të rrallëve. Për Migjenin logjika e fenom-enit njeri paraqet epokën pasardhëse të një evolucioni njerëzor. Kjo do të thotë që, kur të ndahen vlerat nga antivlerat, atëherë lind etapa e mbinjeriut, për të cilin Migjeni thotë: “N’ardhmeni të tra’shgueme mbinjeriu vrehet.Ndërgjegje pa dyshimeNdërgjegje pa trillimeMe një grusht graniti që kurr nuk do thehet”. (Po aty)

Ky njeri i rëndomtë patjetër të transformohet dhe të mësoj e të kuptoj për Mbinjeriun, pasi sipas Nietzsches “Njeriu është majmuni i të gjithë majmunëve “ (po aty). Këta dy poetë e �ilozofë kërkojnë nga njeriu që të mos kënaqet me gjendjen në të cilën ndodhet, por të përpiqet që të kalojë në një Mbinjeri. Kjo ndjenjë me të njëjtën �ilozo�i është prekur edhe në prozën e Migjenit “Sokrat i vuajtun apo derr i kenaqun”, ku sulmon veset shtazarake të njeriut si, pangopësinë, shumë veprime të tij sipas instinkteve etj., kurse Sokrati i vuajtur luftonte për dinjitetin e kësaj bote. Edhe pse e kishte mendjen dhe arsyen e shëndoshë për të krijuar dinjitetin e kësaj bote, por ai nuk e kishte forcën, prandaj edhe mbetej i vuajtur si nga ana shpirtërore, po ashtu edhe nga ajo materiale. Prandaj edhe Tregimin autori e �illon “Një alternativë me dy fytyra”. Në njëfarë mënyre Sokrati na paraqitet njëlloj Mbinjeriu, sa i përket mendjes, dijes e shpirtit të madh, por nuk mund ta marrë këtë epitet pasi ai nuk e ka forcën. Mu për këtë, këta dy autorë, për të cilët po �lasim, kërkojnë të lindet njeriu që do ta këtë edhe mendjen edhe shpirtin e lartë, por edhe forcën, që të shohin majmunët, siç thotë Nietzsche, apo derrat e kënaqur, siç thotë Migjeni, si duket Mbinjeriu e të bind-en, qofshin derrat, qofshin majmunet se sa të shëmtuar janë.Kjo është �ilozo�ia e re për Mbinjeriun, për të cilën an-gazhohen këta autorë. Sado që duket abstrakte, kjo �ilo-zo�i, në esencë ka a�irmimin e njeriut dhe jetën e tij. Ky Mbinjeri do të jete i ndërtuar mbi parimet e mençurisë,

<28>

<cog

ito 4

/5>

vullnetit të mire dhe me pasione të larta për mrekullitë e kësaj bote. Ky idealizëm do jetë i ndërtuar nga shpirti poetik, shkencor, zot, dashuri, fuqi krijuese etj. Kështu e mendonte Nietzsche Mbinjeriun edhe pse ndonjëherë duket Demon, satrap e i pashpirt. Me të njëjtat ideale na duket edhe Mbinjeriu i Migjenit te poezia “Të lindet njeriu”, i cili do të: “Shkrihet në deshira të �lakëtPër një gjen të ri………………………….Që me �jalë të pushton………………………..Të mkëmbë një bote të re” (Po aty , fq. 28).

Këta projektojnë një bote të re të ardhmërisë njerë-zore. Kërkojnë formimin e njeriut të ri e të çliruar nga anokronizmat e mijëvjeçareve të kaluar e që do të ar-rijnë sendërtimin e botës së re.Disa studiues të Migjenit thonë se Migjeni nuk mund të ketë pikëpamje Nietzsche-ane për Mbinjeriun, por, poeti ynë dëshmon vet te poezia “Trajtat e mbinjeriut”, të cilën vet autori e quan “Dithiramb Nietzsche-an “. Mund të thuhet se ata dallojnë në mes tyre në formën e mbarështimit, si në forme, kohë, hapësirë , stil e disa dallime përmbajtjësore, por nuk mund të themi se ata s’janë të lidhur ngushtë për fenomenin �ilozo�ik të Mbin-jeriut. Nietzsche shkon edhe me tutje duke mohuar terë civilizimin evropian dhe mohon krishterimin, i cili zhduku e persekutoi njerëz me vlera të larta shkencore e �ilozo�ike, dhe mu për këtë, te vepra e tij e famshme “Kështu foli Zarathustra” tha: “Zoti ka vdekur! Ne tani duam të jetojë Mbinjeriu” (Po aty). Po afër kësaj �jalie qëndrojnë edhe vargjet e Migjenit “Përditë Perëndojnë Zotat dhe rrëshqasin trajtat e tyre”, nga e cila lindi edhe poezia e tij “Të lindet njeriu”.Mbinjeriu i Nietzsche-s dhe i Migjenit dallojnë midis tyre. Filozo�ia e Nietzsche-s nuk vuan për moralin, të cilën e abstragon tërësisht, as për kulturën, religjionin etj. Ai kërkon vetëm a�irmimin e jetës. Edhe pse njeriu i Nietzsche-s na asocon me një njeri të sëmurë, ai prapë se prapë, në tërësinë e tij, del një personi�ikim i mençurisë dhe me një unitet të ekuilibruar. Nga ana tjetër, Mbinjeriu i poetit tone nuk glori�ikon forcën as satanizmin, por ai do t’i ndihmoj vegjëlisë dhe do t’i zgjidhë problemet dhe hallet e njerëzimit. Pastaj bota e Migjenit është me tepër preokupim poetik dhe asesi s’mundet që njeriun e thjeshte ta quajë majmun. Ky Mbinjeri i Migjenit më tepër është sintetizim i vullnetit të masës si një mision çlirimtar të qenies njerëzore, kurse ai i Nietzsche-s vjen si përbuzës i masave të gjera dhe me vetëdije individualiste qëllimisht që t’i mësojë

njerëzit se si duhet të duken.Edhe pse Nietzsche është i ndikuar nga Schopenhau-er-i, Migjeni do t’i ketë lexuar edhe njërin edhe tjetrin, por me një krishterim të veçantë. Edhe pse Migjeni na duket pesimist nga ndikimi i këtyre leximeve, por nuk është gjithmonë ashtu. Pikërisht dëshira për të lindur një njeri dëshmon për optimizëm të thellë, të cilën e dëshmon edhe vet kur �let për Schopenhauer-in duke thënë se i pëlqen stili i të shkruarit, “por nuk jam Scho-penhauerist-pesimist...” thotë poeti. Përkundrazi është optimist dhe shpreson në Mbinjeriun me aspirata të gjera, pa dyshime e trillime. Ndonjëherë edhe njeriu i Migjenit duket sikur ai i Ni-etzsche-s, “pa ndjenja e pa zemër” (Po aty)Sidoqoftë, trajtat e këtij Mbinjeriu, qoftë te njëri e qofte te tjetri, asnjëherë studiuesit nuk gjetën një formulim të saktë e të përbashkët, me të cilin do të ishin pajtuar një shumicë studiuesish. Edhe për Migjenin ky prob-lem i Mbinjeriut i ka nxitur studiuesit që të merren me këtë �ilozo�i të Mbinjeriut që më 1948 me Dhimiter Shuteriqin, nga vitet ‘70 me Vebi Balen, Rexhep Qosjen e shumë të tjerë e deri te A. Ali, i cili për ketë logjikë �ilozo�ike thotë se “Nuk përjashtohet supozimi edhe për mundësi të reja sqarimi”. (Migjeni, Vepra, Prishtine, 1980,fq. 12.) R. Qosja kategorikisht hedh mundësinë e krahasimit të Mbinjeriut të Migjenit me atë të Ni-etzsche-s, pasi s’paskan asgjë të përbashkët. Nga ana tjetër, një studim me i ri i vitit 2007 i Albert Nikollës, për Migjenin dëshmon se poezia “Të lindet njeriu” ësh-të shkruar drejtpërdrejte nën ndikimin e veprës së �ilo-zo�it gjerman Nietzsche. Përkundër mendimit të Qosjes për Nietzsche-n, Todorovi, në librin e tij “Sémantique de la poésie” e quan veprën e Nietzsches nga me pro-gresistet duke thënë: “Teoria e Neitzsche-s përcakton limitet shpirtërore…”Nietzsche dhe Migjeni, të marrë në tërësi sollën nova-cione letrare e �ilozo�ike, duke u dalluar si në forme ashtu edhe në përmbajtje, pa qenë pjesëtare të asnjë rryme letrare e as anëtarë të ndonjë politike të caktuar. Ata thjeshtësisht patën kuptuar urgjencën e ndryshi-meve rrënjësore në shoqëri, duke dhënë diagnoza të sakta për kohën e duke parandjerë edhe për sëmundjet dhe vdekjet e tyre të parakohshme, prandaj kërkonin që sa me shpejtë të lindet njeriu-Mbinjeri, i cili do t’i vinte në ndihme kësaj bote të mjerë. Për fund do kisha thënë që nëpër shekuj këta dy autorë do të asocojnë në formën e njeriut – Mbinjeri, duke mbështetur në idetë, veprat dhe jetën e tyre të shkurtër e të dhimbshme.

<29>

<cog

ito 4

/5>

POETIKA DHE NARRACIONINË VEPRAT E PETRO MARKOS

Mr. Emine SHABANI(Universiteti Shtetëror i Tetovës)

<studim>

Letërsia e �illimit të shekullit njëzet �illon me emra të mëdhenj të veprimtarëve dhe intelektualëve të shquar shqiptar, si Faik Konica, Gjergj Fishta, Ça-jupi, Fan Noli, Mehdi Frashëri, për të vazhduar më tej me Lasgush Poradecin, Ernest Koliqin, Migjenin, Mitrush Kutelin, Sterjo Spassen, Haki Stërmillin, Andon Frashërin,Veli Panaritin, Mustafa Greblleshin, Llambi Bardhën, etj.

Shkrimet e kësaj periudhe kohore karakterizo-hen me një pasuri ideore dhe artistike, me vlerë për trashëgiminë tonë letrare. Kjo periudhë u përku�izua si letërsi moderne nga Eqrem Çabej më 1929 në studimin e tij “ Mbi poezinë e Lasgush Poradecit “.

Duke pasur parasysh se letërsia pararendëse ajo e Rilindjes kombëtare, në thelb të krijimtarisë së saj letrare kishte hyjnizimin dhe mitizimin e natyrës, krijimin e kultit të njeriut ideal, zhytjen në botën e im-agjinatës, mbledhjen e pasurisë folklorike të popullit, si dhe a�irmimin e traditave kulturore dhe patriotike të popujve etj.

Format letrare që u zhvilluan ishin poema, po-ezia epiko, e sidomos poezia lirike e cila më së miri transmetonte ndjenjat e poetit tek lexuesi.

Letërsia moderne përfaqëson individu-alitetin krijues të vetë shkrimtarit, pasqyron fatin e individit në shoqëri, krijon një ndjeshmëri të re, ku shkrimtari pasqyron jetën e individit dhe shoqërisë sipas percep-timeve individuale të tij, duke u bazuar në intuitën dhe, fantazinë, ndjenjat dhe idetë subjektive të tij.

Në këtë mënyrë, mund të themi se veprat e Kon-icës, Fishtës, Kutelit, Migjenit, Koliqit, me individualite-tin e tyre krijues, duke mishëruar realitetin objektiv në vepra, duke futur ide të reja dhe duke ndërtuar person-azhë nga realiteti dhe të imagjinuar nga fantazia e tyre krijuese, u bënë hartues të lirë të strukturës së veprës

letrare.Pikërisht ky fakt e bëri këtë periudhë të krijim-

tarisë së tyre letrare, të pasur në aspektin ideoartistik, ideoemocional, stilistik, gjuhësor, gjë që solli risi në tra-ditën e shkrimit tonë.

Letërsia moderniste duke pasur si pararendëse periudha letrare, të cilat duhej t’i përmbaheshin rregul-lave dhe parimeve të vendosura nga themeluesit e tyre si klasicizmi, romantizmi, neoromantizmi, realizmi, shmangu imitimin dhe skematizmin në veprat letrare, duke sjellë kështu risi si në format letrare ashtu edhe në ato ideoemocionale, ideoartistike, larmi tipologjike, me vlera edukative shoqërore dhe estetike. Kështu mod-eloheshin struktura të veprave letrare në përputhje me idetë, që ka dashur të transmetojë autori tek lexuesi.

Përderisa romantikët himnizonin dhe poetizonin të kaluarën për të ngjallur dashu-rinë dhe patriotizmin për popullin dhe vendin, letërsia moderne me anë të kritikës që u bënte fenomeneve negative të individëve dhe shoqërisë, ngjallte dashurinë ndaj vendit dhe pop-ullit, duke pasur si qëllim �lakjen tej të mendësisë së vjetëruar dhe negative që mbretëronte mbi frymën e kohës.

Fillimi i viteve 30 është periudha kur edhe shkrimtari ynë i madh Petro Marko �illoi krijimtarinë e tij letrare, �illimisht me poezi, tregime, novela dhe ar-tikuj të botuar në gazetat dhe revistat e kohës.

Ai pati mësues letërsie në shkollën e mesme shkrimtarin dhe intelektualin e njohur Ernest Koliqi, i cili me punën dhe idetë e tij ndikoi që talenti i Petro Markos të artikulohet në një formë më të përsosur.

POETIKA E VEPRËS NATA E USTIKËSMund të quhet roman i kalvarit i getoizimit dhe

eksperimenteve me qeniet njerëzore, sepse vepra që

<30>

<cog

ito 4

/5>

në �illim vë theksin kryesor tek vuajtjet njerëzore, si pasojë e ideologjive nazo-fashiste që ishin shfaqur atë kohë në Europë.

Është �illimi i luftës menjëherë pas okupacionit të forcave fashiste në Shqipëri dhe çdo kundërshtim, apo aktivitet antifashist i ndërmarrë nga të rinjtë dhe populli dënohej egërsisht.

Në këtë mënyrë u mbush burgu i Tiranës dhe disa nga kundërshtarët që konsideroheshin më të rrezikshëm i lidhën si samsonë me zinxhirë dhe i nisën për në ishullin e shkretë të Ustikës.

Andrea Bora është personazhi kryesor, njëkohë-sisht edhe narrator. Vepra ka elemente autobiogra�ike. Situatat që përshkruhen në roman dhe personazhet qartësohen pasi ta kemi lexuar veprën autobiogra�ike Intervistë me vetveten. Përshkrimi i natyrës së ishullit bëhet me vërtetësi dhe lakonizëm. Ambienti i brend-shëm dhe i jashtëm është i zymtë, i varfër dhe i trishtu-ar. Të burgosurit janë kryesisht nga vendet Ballkanike shqiptarë, slloven, malazez, italianë, të cilët e ndihmo-jnë njëri tjetrin dhe solidarizohen mes tyre. Perspekti-va e rrë�imit, vetëdija qendrore, fokalizimi i rrë�imeve është Andrea Bora.

Personazhet e romanit janë paraqitur me vërtetësi, pa zmadhime e teprime. Një paraqitje e këtil-lë e personazheve, veprimeve dhe situatave përbën shtresën zotëruese të narracionit të veprave të Petro Markos.

Disa prej tyre dështojnë dhe kthehen nga pala armike, siç bëri Mistoja. Maqoja që ishte më i brishtë nga shëndeti, sëmuret nga tuberkulozi dhe vdes. Të tjerët arrijnë të mbijetojnë dhe kur kapitullon Musolini ata arratisen nga burgu. Tematika e romanit mbështe-tet mbi realitetin e kohës. Gjendja sociale e shpirtërore e njerëzve në kohën e pushtimit fashist, vështirësitë me të cilat përballen ata.

Alegoria, trishtimi, melankolia, shpresa janë �igura që shënjojnë gjendjen shpirtërore të të burgo-surve, natyra, peizazhi i ishullit, barakat e të burgo-surve, shtëpitë e banorëve të ishullit janë përfaqësim i gjendjes shpirtërore dhe psikologjike të personazheve.

Ndërtimi i jashtëm, formal i veprës ka tri pjesë, të cilat janë të ndara sipas tërësisë logjike. Nata e Us-tikës është roman me “kompozicion unazor” dhe “kon-�likt të mbyllur”, si edhe shumë romane të tjerë të Petro Markos. Subjekti i tij ndjek dy linja paralele, lufta dhe jeta private e personazhit kryesor, Andrea Borës gjegjë-sisht dashuria e tij me vajzën e bukur sllovene Sonjën. Monologët e sidomos dialogët dhe integrimi i tyre në përshkrim, janë pjesë përbërëse e të gjitha romaneve të tij, ashtu edhe tek Nata e Ustikës.

Kontrasti është një ndër teknikat karakte-ris-tike të romaneve të autorit, me të cilën i vë në dukje situatat dhe personazhet. Autori i vë personazhet e tij përballë vështirësive të mëdha, si mungesa e ushqimit,

provokimet e të burgosurve ordinerë dhe rreziqet e tjera të shumta, të cilat nuk i përballojnë të gjithë një-soj, këto sprova të fatit.

Nata e Ustikës është vepra prozaike në të cilën përshkruhen dhe rrëfehen ngjarjet për të burgosurit të cilët jetojnë të getoizuar dhe që përballen me vështirësi elementare ekzistenciale.

Edhe natyra rreth e përqark barakave të të bur-gosurve ka marë karakteristikat e vuajtjeve, zymtësisë dhe pasigurisë së të bur-gosurve. Vetë ishulli ka një pamje të zymtë, me një tokë të thatë, që pasqyron gjend-jen shpirtërore dhe �izike të të burgosurve. Në ishull ka shumë pak banorë të tjerë civil, gjithë pjesa tjetër janë të burgosur, të cilët duken si skelete që lëvizin.

Pjesët e veprës janë në bashkëveprim me tërës-inë, ata ndjekin rrjedhën e ngjarjeve deri në fund. His-toria dhe politika janë fushat për të cilat autori shkruan. Andrea dëgjon radio Moskën çdo mbrëmje tek shtëpia e mjekut të burgut, lajmet i përcjell tek shokët e tij të qelisë dhe tek sllovenët nëpërmjet Sonjës.

Andrea është njëkohësisht bartës i idesë së romanit, që bota e së nesërmes nuk do të ketë dhunë, vrasje, shfrytëzim e uri, por një mirëqenie kolektive. Nata e Ustikës është roman realist me karakter real dhe dokumentar. Përshkrimi i situatave dhe ngjarjeve është shumë i vërtetë dhe i besueshëm që përmban elemente të prozës bashkëkohore.

Autori depërton deri në sferat më të thella të botës psikologjike e �ilozo�ike të personazheve. Dhe pikërisht kjo vërtetësi me të cilën i përshkruan situatat, ngjarjet, persona-zhet, botën e tyre shpirtërore, përbën estetikën e shkrimit të tij.

Gjuha e përdorur në këtë roman, ashtu sikurse edhe në veprat e tjera, është lakonike, e përzgjedhur dhe e rrjedhshme, e cila luan një rol të rëndësishëm ideostilistik. Petro Marko shpesh përdor edhe diale-ktalizma, krahi-norizma dhe �jalë nga e folmja lokale e vendlindjes së tij, që në të njëjtën kohë ishte edhe par-imi i stilit realist të kohës. Kjo e bën veprën e tij më të pasur nga aspekti gjuhësor, stilistik, tematik, ideor dhe shoqëror e historik.

Përdorimi i këtyre �jalëve e pasuron veprën e tij edhe nga ana estetike, herë duke ua zgjeruar apo sak-tësuar kuptimin e tyre.

POETIKA E VEPRËS HASTA LA VISTAËshtë romani i parë i shkrimtarit në të cilin tema

kryesore është lufta kundër dhunimit të të drejtave el-ementare njerëzore, gjegjësisht lufta kundër fashizmit. Të mbledhur nga të katër anët e botës intelektualë, shkrimtarë, artistë, mjekë, punëtorë të thjeshtë, me qëllimin e vetëm të luftojnë kundër së keqes dhe duke luftuar kundër kësaj të keqe në Spanjë ata e luftonin atë në të gjithë botën.

Hasta la Vista është roman në të cilin autori

<31>

<cog

ito 4

/5>

nxjerr në pah dhuntinë e tij të narracionit. Pasiqë është roman me elemente autobiogra�ike lehtësisht është e kuptueshme se personazhi kryesor Gori Gjinleka një i ri nga Shqipëria përfaqëson vetë autorin. Por ky për-faqësim nuk është i plotë sepse shpesh ngjarjet që au-tori i paraqet jo të gjitha mund t’ia përshkruajmë per-sonalitetit të shkrimtarit, ato janë të gërshetuara edhe me imagjinatë, me ide dhe me ndjenja subjektive të autorit. Dhe pikërisht ky fakt i jep gjallëri anës ideoar-tistike të veprës.

Subjekti i veprës ndërtohet mbi dy linja paralele, lufta dhe jeta intime e Gorit .

Risitë që solli Petro Marko në romanin bashkëko-hor shqiptar janë përshkrimi dhe ndërtimi i person-azheve me nota reale, me të metat dhe përparësitë e tyre duke mos i ndarë në personazhe bardh e zi.

Individualiteti krijues i shkrimtarit pasqyrohet në vepër nëpërmjet përshkrimit të jetës së person-azheve, të një grupi shoqëror të caktuar në mënyrë analeptike sipas perceptimeve individuale të tij, duke u bazuar në intuitën, imagjinatën dhe subjektivizmin e tij.

Thyerja e tabusë në trajtimin e temës së dashurisë (Anita ishte një spanjolle, në romanin Nata e Ustikës vajza që dashuron Andrea është Sonja, një sllo-vene, në romanin Qyteti i fundit toger Leka do një va-jzë italiane dhe nuk ia shpreh dashurinë asaj sepse ka shumë pengesa që e pamundësojnë një lidhje të këtillë, ajo quhet Ana Maria Monti.).

Personazhet kryesorë në romanin Hasta la Vista mund t’i ndajmë në idealistë dhe utopistë, përveç fak-tit që edhe këtu kemi personazh real dhe të imagjin-uar ashtu siç i hasim edhe në veprat e tjera të Petro Markos.

Veçoritë e prozës së Petro Markos janë pak a shumë të ngjashme si tradita prozaike e brezit të hum-bur, ku hasim elemente autobiogra�ike, proza ka kara-kter real e dokumentar bën përshkrimin e gjallë të sit-uatave, ngjarjeve dhe aksioneve qofshin ato luftarake ose jo, depërtimin në brendësi të botës psikologjike e �ilozo�ike të personazheve, raportet e ndërsjella të per-sonazheve në momente të caktuara.

Hasta la Vista ka një fabul paralele sepse tek ky lloj ndërtimit ekzistojnë dy fabula, autori vazhdimisht ndërpret njërën për ta vazhduar tjetrën dhe kështu shkakton një lloj tendosje që e tërheq lexuesin ta lexojë veprën me kureshtje dhe interesim.

Në episode të romanit është prezent ndërrimi i këndvështrimit të autorit nga një personazh tek tjetri ose nga një personazh tek një ngjarje. Rrë�imet retro-spektive janë evidente atëherë kur kemi alternimet brenda përbrenda kapitujve. Monologët janë prezentë sidomos tek personazhët kryesorë, Anita dhe Gori dhe shpesh në këtë rast si ndërmjetës që përcjell bisedën e njërit tek tjetri është ylli polar, si ndihmës i tyre.

Pasthirrmat dhe apeli lirik janë prezent gjatë episodeve ku përshkruhen vuajtjet e spanjollëve nga ushtarët e Frankos. Përshkrimi objektiv i ngjarjeve, aksioneve luftarake dhe betejave rrjedh nga përjetimi subjektiv i narratorit. Intensiteti i të përjetuarit arrihet përmes leximit të episodeve ku mbizotërojnë skena të betejave mes dy palëve në luftim. Janë prezent motivet endacake themelore dhe krahasuese, si dhe motivi di-namik dhe statik. Mes episodeve kemi lidhjen e suspen-sit, që e mban të tendosur lexuesin.

Integrimi i letrave, monologëve dhe dialogëve në përshkrimet që u bën autori karaktereve të person-azheve ishte karak-teristikë e romanit bashkëkohor në botë. Vepra është një lloj i beletrizimit të fakteve, të cilat bëhen të qarta kur i dedikohemi autobiogra�isë së tij.

POETIKA E VEPRËS QYTETI I FUNDITTema e luftës është një ndër temat që e hasim

shpesh në romanet e Petro Markos. Një ndër ata është vepra Hasta la Vista, Nata e Ustikës, Një emër në katër rrugë, Stina e armëve, etj.

Pothuajse të gjitha veprat në të cilat temë bosht është tema e luftës autori zgjedh mënyrën e tërthortë të trajtimit të saj, “Pohimi në mënyrë të tërthortë shumë herë është më i vështirë pasi qëllimi për në shenjë ka trajtë balistike” shprehet Drago Siliqi në shkrimin e tij për Petro Markon. Si roman i dytë me radhë i tij pas romanit Hasta la Vista tregon përsosmërinë krijuese të tij, duke i paraqitur dhe portretizuar personazhet me vërtetësi dhe duke mishëruar edhe elemente nga im-agjinata e tij, gjë që e bën veprën më të realizuar artis-tikisht dhe më tërheqëse për lexuesin.

Duke treguar jetën e italianëve dhe shqiptarëve në këtë rrëmujë lufte, me të gjitha dimensionet dhe larminë e jetës njerëzore, vuajtjet, krimet, �itoren, gëzimet duke e përmbyllur këtë roman me ngjarje të vërteta dhe të trilluara, me realitet objektiv dhe imagji-natë, duke gdhendur në këtë vepër një pjesë të histor-isë së dhimbshme për Shqipërinë, shqiptarët dhe të huajt, që pësuan nga njerëzit që shpikën luftën, krijuan viktima vetëm e vetëm për t’i kënaqur epshet dhe syn-imet e tyre morbide, me teori nga më çnjerëzoret, për të sunduar botën duke dhunuar liritë e popujve dhe duke nëpërkëmbur aspiratat e tyre për të jetuar të lirë në vendin e tyre.

Veprën e �illon duke përshkruar përfundimin e luftës me të cilën dëshmon për mjeshtërinë e tij në thurrjen kompozicionale të saj në ndërtimin e person-azheve, fabulës ngjarjeve, digresioneve të cilat janë pothuajse pjesa që zë një vend shumë të rëndësishëm në vepër.Për ta vazhduar dhe plotësuar pastaj me rrë-�imet e personazheve sidomos atyre italianë, gjatë qën-drimit të tyre katërvjeçar në Shqipëri.

Ankthi i italianëve që presin shkuarjen në atd-heun e tyre mbizotëron romanin. Për të shtyrë kohën,

<32>

<cog

ito 4

/5>

sajohen situata gazmore, shpresëdhënëse, tronditëse, lindje të një fëmije, martesa e sopranos së njohur Ro-dol�ina Rimini me mekanikun italian, Filiberto.

Karakteristikë e veçantë te romani Qyteti i fun-dit është se këtu narratori është toger Leka, i cili nuk di më shumë se personazhët e tjerë por për çdo ngjarje që ndodh ai merr vesh paralel me personazhët e tjerë që veprojnë në roman dhe i japin dinamizmin e ngjarjeve.

Narratori këtu di më pak se personazhet e tij dhe këtu janë personazhet ata që zbulojnë pak nga pak ngjarjet deri sa më në fund zbulohet krimineli Arnaldo Massa i vetëquajturi Karlo Peroni.

Subjekti i romanit është me kon�likt të mbyllur. Dhembshuria e Lekës për Ana-Marinë si një viktimë e mjerë e pavlerësuar nga të tjerët e bën atë që ti afro-het dhe ta shoqërojë mbrëmjeve tek shkëmbi i saj, ajo i zbulon të kaluarën e saj të hidhur dhe shkaktarin që e solli në këtë gjendje e zbulon pak nga pak dhe me drua-jtje.

Në roman është prezent lidhja në zinxhirë ose enchainment. Mënyra e kombinimit të triadave në atë formë që dalja nga njëra e konstituon hapjen e situatës tjetër. Teksti narrativ si: ajo ishte e lumtur (Ana Maria), pastaj e takoi Karlo Peronin dhe u dëshpërua, pastaj e takoi Lekën dhe u gëzua. Përveç kësaj hasim edhe lid-hjen dy�ishe do me thënë: ai ishte i dëshpëruar, por kur e takoi atë u gëzua ose anasjelltas.

Si një njeri me një vizion më të lartë Leka ngri-het mbi skepticizmin dhe paragjykimet e të tjerëve (për prostitutat), duke qenë i bindur se ato ishin viktima të një shoqërie të degjeneruar të një qeverie reaksionare fashiste.

Petro Marko duke përsëritur personazhet nga një vepër në tjetrën zakonisht heronjtë protagonistë, përpiqet të krijojë tipin e heroit të tij, të realizmit, në një shoqëri ku të gjithë do të jenë të barabartë nuk do të ketë dallime klasore, do të sundojë drejtësia dhe rreg-ulli .

Neveria që i ndjell Karlo Peroni, Ana-Marisë e bën atë që të gjejë prehje shpirtërore duke qenë në sho-qërinë e Lekës, i cili e trajtonte me shumë humanizëm. Ky humanizëm vërehet përveç se në sjelljen dhe vep-rimet e përgjithshme të Lekës, vërehet edhe në mon-ologët e tij që shpesh autori përdor një lloj monologu të dialogizuar sidomos tek personazhet që mbizotërojnë veprën, toger Leka dhe Ana-Maria Monti.

Për dinakërinë dhe djallëzinë e Karlo Peronit, njihemi tërthorazi, përmes monologëve të të Ana Marisë, që duke e parë Karlon në mol i ngjallet urrejtja për gjithë të zezat që i kishte bërë asaj:

“-Ç’mu ngjit ai aventurier...Kujtoja se do të ishte vrarë. Si ka shpëtuar? Ai në fund bënte tregti edhe me Athinën! Mbushte kolona automjetesh me fasule, me grurë, me misër, nga Kosova çante ku�ijtë dhe arrinte në Selanik, e n’Athinë, ku krimbej me �lori... Si ka shpëtuar!

Shum’ i zoti është. Të gjithëve ua hedh. Kurse mua më shkatërroi jetën...” (QF: 214 )

Qyteti i fundit është një roman ku dyshohet për një kriminel fashist dhe këto hetime duhej të bëheshin nga Leka e për këtë tërthorazi e ndihmon Ana-Maria. Është një roman ku hetohet krimi dhe krimineli. Karlo Peroni i quajtur Arnaldo Massa. Për t’i fshehur gjur-mët e krimit në mol të Durrësit ai do tu prezantohet autoriteteve shqiptare me identitet të rremë si Karlo Peroni.

Në kapitullin e dytë-dita e dytë Karlo Peroni ta-kohet me Ana-Marinë në molin e Durrësit. Ky takim do të jetë fatkob për Karlon, sepse mashtrimet dhe krimin që i kishte bërë asaj. Prandaj ai e ndjek kudo, e lut atë dhe i premton një jetë përrallore, vetëm mos e tregojë dhe dorëzojë tek autoritetet shqiptare.

Në momentin kur i humb shpresat se Ana Maria mund ta falë, Karloja ndërron faqe, ai i kërcënohet asaj dhe familjes së saj, me jetë a vdekje.

Qyteti i fundit, është roman ku kemi prezencën e elementeve të romanit policor, brenda romanit, ku kërkohet dhe zbulohet krimineli kryesor fashist, që kishte bërë krime të llojeve të ndryshme, vrasje, vjed-hje, përdhunime, arrestime, tortura etj. Mes kapitujve dhe brenda sekuencave, të kapitujve kemi lidhjen e sus-pensit.

Pikat që do ti shënojmë më poshtë janë formu-luar nga S.S. Van Dine-i, autor romanesh policore këtu paraqiten të përpunuara nga Cvetan Todorovi:

Veprimet e Arnaldo Massa-së në vepër i nënsh-trohen strukturës së funksioneve tëvendosura nga Van Dine dhe me këtë mendojmë se arrihet një studim teks-tor nëpërmjet kësaj analize formaliste.

Skema që kemi paraqitur në vazhdim është në përputhje me natyrën e studimit tonë, gjegjësisht strukturën, narracionin dhe poetikën e veprave të Pet-ro Markos.

1. Romani duhet të ketë më së shumti një detek-tiv dhe një fajtor dhe të paktën një viktimë (kufomë). Roli i detektivit këtu i jepet Lekës, që është njëkohësisht edhe përgjigjës për turmën e italianëve të mbledhur në mol. Fajtori kryesor-kryekrimineli i romanit është Ar-naldo Massa i fshehur pas emrit Karlo Peroni.Ai kishte vrarë shumë shqiptarë civil të pafajshëm si dhe ushtarë italianë me të vetmin qëllim që t’i përdorë si valixhe për t’a transportuar �loririn e vjedhur për në Itali.

2. Fajtori nuk duhet të jetë kriminel profesion-ist, nuk duhet të jetë detektiv, duhet të vrasë për arsye personale;

“ Dëgjo Ana-Maria ...Unë kam shumë �lori”.Ti? Ti, vetëm gënjeshtra dhe ligësi ke!Të betohem. Dëgjo! Mos ia thuaj as vetes, unë

kam shumë �lori.Ti? Ti, ske gjë!

<33>

<cog

ito 4

/5>

Të betohem! E dërgova në Itali!Gënjeshtar!Të betohem! E dërgova në Itali! Afro një kuin-

tal...Flori?Po!Si?Me një të vdekur, Ana-Maria, me një të vdekur!Ë, ti je ai që dërgoje të vdekurit me aeroplan dhe

tërë brëndësirën e tyre e mbushje me �lori? Ti?Po! Unë! Besomë!Ti? Po pse e pinë të tjerët?Mos më pyet më gjatë puna është që �loriri sot

është në Itali...I poshtër!Mos!Kriminel!Mos! Mos më shty se do të pendohesh! Ti më

njeh mua. S’di të bëj shaka unë! Mblidhe mendjen! Si je bërë ti sot, vetëm me mua mund të rrosh...

3. Dashuria nuk ka vend në romanin policor Zot, o Zot i madh pse e bëre kështu njerinë! Eh,

si më dukej ai mua dhe si ishte...Budallai...më mash-troi...më hodhi si një shishe shampanje bosh...pastaj iu dheks të më therte...Budallai...Dhe e hiqte veten për më të mençurin e Siqelisë...”Fq 351 QF

4. Fajtori duhet të ketë njëfarë rëndësie “ Ku i gjente tërë ato të holla? Si i bindeshin dhe

e nderonin të gjithë? Dhe unë krenohesha kur isha në krahun e tij! E mirrja për njerinë më të rëndësishëm të botës. Po tani... tani...ku është ai ? Ç’mendon ai? Ç’më panë sytë! Ç’më dëgjuan veshët! Si jam akoma e gjallë! Si i kam akoma mend në kokë! E pse, normale jam unë që vete e kujtoj atë xhelat...Kërkoi mëshirë frikacaku...fashisti...që kur �liste në tribunat e Palermos, hiqej si hero...Si fundërrinë...fq351 QF

a) Në jetë të mos jetë shërbëtor apo pastrueseArnaldo Massa ishte ushtarak i lartë i fashizmit.

b) Në libër të jetë një ndër personazhet kryesor

5. Gjithçka duhet të sqarohet në mënyrë racion-ale: aty nuk pranohet fantastikja

“ Ecuria e zbulimit të Arnaldo Massa-së dhe gjithë subjekti i veprës është rrëfyer me nota reale në asnjë ngjarje autori nuk ka përdorur elemente fantas-tike madje në asnjë nga romanet e tij.

6. Në të nuk kanë vend përshkrimet, as analizat psikologjike

Ana-Maria edhe kur rrëfen historinë e jetës së saj nuk përshkruan por me shumë dhimbje dhe ankth

tregon fatin tragjik të saj madje ajo i tregon Lekës me druajtje dhe frikë, gjithmonë duke fshehur identitetin e vërtetë të Karlo Peronit.

7. Sa i përket të dhënave që i marrim vesh rreth historisë, duhet të pranojmë homologjinë e mëposht-me:

Autor : lexues = fajtor : detektivAutori nëpërmjet monologëve të Ana-Marisë

përcjell mesazhin tek lexuesi për krimet e Arnaldo Massa-së. Ndërsa fajtori me mënyrën e tij të sjelljes e tradhton veten duke rënë kështu në sy të personit që e detektonte –toger Lekës.

8. Duhet të shmangen situatat dhe zgjidhjet e rëndomta. (Todorv, 2000:11)

Zbulimi i Arnaldo Massa-së bëri bujë ndër ba-norët e molit si dhe tek autoritetet shqiptare në të vërtetë ky zbulim ishte edhe �illimi i një drame tjetër në familjen Monti.

Romani ka disa rrafshe: atë të hetimit të krimit dhe kriminelit, jetën e partizanëve dhe partizaneve, dashuria që lind mes Bedrijes dhe Lekës në njërën anë, mes Marës dhe Bejkos, mes Pashkës dhe Xhordanos.

Në sjelljen e toger Lekës dhe Ana Marisë ital-ianët dyshojnë në një aventurë, që herë-herë kjo gjë i bënte të dyshojnë edhe shokët dhe shoqet partizanë, por kjo re dyshimi do të largohet, kur Leka ju shpjegon partizanëve, se ato ishin viktima të fashizmit njëlloj si edhe fati i shumë të tjerëve, nga pasojat e kësaj lufte.

Në vepër gjithashtu kemi prezencën e mon-ologizmit të karakterit (si roman asociativo-monolo-gizues). Disa pjesë të retardimit,që gjatë ndërtimit të fabulës shërbejnë për të ndërfutur ndërtimin historik të veprës.

LITERATURA

1. Bart, R. 1970 S/Z, Editions du Seuil, Paris,2. Lotman, J. 2005 Strukturata na umetnickoit tekst,

Shkup 3. Marko, P. 1972 Hasta la Vista, Prishtinë (HlaV)4. Marko, P. 1972 Qyteti i fundit, Prishtinë (QF)5. Marko, P. 1999 Nata e Ustikës, Tiranë (NU)6. Marko, P. 2001 Intervistë me vetveten, Tiranë

(ImV)7. Pantic, M. E tj. 1965 Epohe i pravci u književnosti,

Beograd, 8. Penèiè, S. 1966 Realizam, Cetinje, 9. Prins, Xh. 2001 Recnik na naratologija, Shkup, 10. Škreb, Z. Stamac, A. 1986 Uvod u knjizhevnost,

Lublana, 11. Todorov, C. 1998 Poetika, Shkup, 12. Todorov, C. 2000 Poetika e prozës, Tiranë, 13. Velek, R. 1966 Kritièki pojmovi, Beograd, 14. Velek, R. Woren, O. 1993 Teoria e Letërsisë,

Tiranë,

<34>

<cog

ito 4

/5>

Duke shikuar ndërrimin e metodave dhe të aspekteve të llojllojshme në kritikën letrare dhe perspektivën, konkludojmë se brenda 100 vjetëve të fundit, studimi modern i letërsisë ka kaluar nëpër tri faza elementare. Në të parën, në kohën e pozitivizmit, objekti kryesor i studimit të letërsisë ka qenë shkrimtari (krijuesi). Në të dytën, vetë teksti i ndarë. Në të tretën interesimi i veprimtarëve shkencore, është zhvendosur nga lexuesi (receptuesi). Interpretimi i prirur nga krijuesi është imanent për kritikën biogra�ike, psikologjike (dhe psikoanlitike) e deri diku edhe për atë sociologjike. Mbrojtësit e studimit të tekstit të veçuar, vështrojnë hulumtimet e pararendësve të tyre si në qasje të jas-htme, mjaft të përciptë të veprës letrare. Në sistemin e shenjave gjuhësore e kanë përqendruar vëmendjen, së pari formalistët ruse dhe kritika e re anglo-ameri-kane, pastaj metoda fenomenologjike, strukturalizmi dhe semiologjia.

NEVOJA E LEXIMIT

Është vërejtur nevoja e leximit për të depërtuar në botën e krijimtarisë së poetit dhe për t’u transponuar shpirtërisht në atë botë. Për dallim nga kritika ekspre-sioniste (të shenjëzuar me subjektivitet të papenguar), e cila tekstet letrare i pranon si pretekste për përsiatje dhe asociacione, dhe për dallim nga kërkesa që lexuesi të transponohet në shpirtin e shkrimtarit, deri në iden-ti�ikimin me të, teoria e recepcionit përpiqet që rolin e lëçitësit, në procesin letrar, ta peshojë dhe ta justi�ikojë.

<post>

LEXUESI DHE TEORITË BASHKËKOHORE

TË LEXIMITMr. Xhafer SYLA

Në letërsi çdo vepër është një raport i rivendosur i shkrimtarit, i tekstit dhe i lexuesit dhe të gjitha këto tri “dimensione” të sendërtimit letrar gjenden në vepër, të për-

faqësuara prore pak a shumë dhe të lidhura ndërsjelltas

Në trekëndëshin autori - vepra - publiku, ky i fundit nuk është vetëm vështrues pasiv, vetëm zinxhir reagimesh të thjeshta, porse edhe personalisht, është energjia, e cila krijon historinë (H. R. Juas). Estetika e recepcionit përpiqet që proceset receptive t’i përshkruajë duke u nisur nga teksti dhe pikërisht, në atë mënyrë, saqë e analizon “horizontin e pritjeve”, i cili është paraqitur falë përvojës së arritur në tekstet e tjera. Aleksandriz-mi, intertekstualiteti, imagjinata ia lëshojnë vendin er-udicionit. Leximi bëhet temë obsesive e epikës. Prozën autore�leksive, ose metaprozën e pushton preokupimi me realizimin e tekstit në vetëdijen e lexuesit. Lexuesi bëhet pjesëmarrës aktiv i procesit krijues dhe shkrim-tari i shpreson, gjithnjë e më shumë kësaj gjeje, duke dhënë nganjëherë udhëzime për “lexim të drejtë”. Jemi dëshmitarë të një vargu të tërë realizimesh prozaike, në të cilat kryeprotagonisti i tërhequr në qetësinë e sallës së leximit, ballafaqohet me botën �iktive, e cila shpeshherë shfaqet substanciale nga e përditshme. Heroi postmodern nuk është më aventurier, luftëtar as krijues në kuptimin klasik, p. sh., geteist për të mund të thuhet, më pare se është i dashuruari apasionant në libër lartmadhëria e tij, lexuesi.

INTERESI

Është ngjallur serish edhe interesimi për disa prototipa nga tradita letrare, sikundër janë “Don Kishoti” i Serv-antesit, ose “Zonja Bovari” e Floberit. “…Sipas të gjitha gjasave ky shekulli na afron serish me situatën �illes-

<35>

<cog

ito 4

/5>

tare, arketipa të sajimit letrar “Thekson një studiues: Ai që shkruan dhe ai që e percepton këtë të shkruar, do të ndeshet vetiu, fytyrë me fytyrë, sy me sy, në detin e dashurisë, dhe që do t’i bashkojë. Ose, siç thoshte Bor-hesi në një ese të vetin: Në fund, pas të gjithave, mbe-sin vetëm lexuesi dhe unë derisa Fjala ime provon të inkarnohet në të, e ai përpiqet të inkarnohet në Fjalën.” Në dekadat e fundit të shekullit XX është botuar një numër i madh punimesh shkencore, të cilat tematizo-jnë aktin e leximit. Ajo rrymë është bërë me kalimin e kohës, dominonte në lëmin e teorisë së letërsisë, ndaj ka nisur të përdoret përherë e më shumë termi “teo-ria e leximit.” Në vitin 1980 janë botuar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy përmbledhje punimesh, perspektiva letrare e të cilave është quajtur reader - re-sponse - criticism (RRC). Teoria e përgjigjes së lexuesit, ose e reagimit (RRC), është një botëkuptim shumë më i ngushtë se teoria e leximit. Studiuesit e karakterit përgjigjen së lexuesit �lakin përfytyrimin mbi predes-tinimin e leximit me tekstin dhe marrin parasysh liritë më të vogla, ose më të mëdha të interpretimit. Në vël-limet e cekura janë pikasur në mënyrë të përgjithshme, gjashtë lloje qasjesh në kuadrin e teorisë së leximit. Do t’i numërojmë:1)-Qasjen retorike e kanë ato studime që merren, pike së pari me komunikimin brenda këtij drejtimi, dhe teo-ria e aktit ligjërues (Speech - act teory). Përfaqësuesit kryesorë: Vejn But, Stenlli Fish, Poll Piker, Cvetan To-dorov.2)-Qasja semiotike dhe strukturaliste është pritur nga analiza dhe përshkrimi i tekstit. Përfaqësuesit: Mihail Bahtin, Rolan Bart, Umberto Eko, Stenlli Fish, Roman Jakobson, Juri Zlotman, Majkëll Rifater, Cvetan Todor-ov.3)-Qasja fenomenologjike. Përfaqësuesit: Roman Ingar-den, Volfgang Izer, Zhorzh Pule.4)-Qasja psikoanalitike dhe subjektive, që provon të shpjegojë se si personaliteti i lexuesit e formëson të lexuarit dhe interpretimin. Përfaqësuesit: Dejvid Blliç, Norman Holland, Zhak Lakan, Rolan Bart.5)-Qasja sociologjike dhe historike (që përfshin edhe estetikën e receptimit) i referohet publikut lexues të kohës së caktuar. Përfaqësuesit: Robert Eskarpi, Lis-jen Godman, Hans Rober Jaus, Gjergj Llukaç. Zhan - Pol Sartër, Rolan Bart.6)-Në kuadrin e qasjes hermeneutike, hasim kritikët, të cilët shtrihen nga autoritarizmi i padyshimtë interpre-tativ deri te relativizmi në interpretim. Përfaqësuesit: Xhefri Hartman, Zhak Derida, Pol de Man, Xhorxh Ste-jner, Uejn Buit, Stenlli Fish, Pol Riker, Cvetan Todorov.

HETIMI I TEZAVE

Në idetë e strukturalistëve është vështirë të hetohen te-zat e shprehura konkretisht. Është e qartë se RRC nuk është kurrfarë orientimi koherent teorik. Brenda këtij orientimi mund të vështrohet më pare një strategji glo-bale metodologjike në fund të qindvjetëshit XX, e cila zë vend prijatar. Së pari të pyetemi ç’nënkuptojmë me konceptin e lirisë së lexuesit? Nëse nisemi nga teza se para leximit ekziston sallteksti e që vetëm realizimi i tij, në vetëdijen e lexuesit, prodhon efekt artistik, atëbotë është e qartë se leximi, është së pari, proces mental i cili rrjedh në kokën e lexuesit, me rastin e ndeshjes së tij me tekstin. Leximit i rrekemi si akt individual, të brend-shëm për dallim nga teoritë, për të cilat lëçitja paraqet proces kolektiv dhe fenomen shoqëror. Me këtë, nga korniza e rezonimit tonë, janë eliminuar tretmanet so-ciologjiko-historike. Po ashtu konsiderojmë se brenda trajtimit retorik, hermeneutik dhe dekonstruksionist, nuk arrijmë te përsiatjet kompetente për lirinë e lex-uesit. Sa u përket strukturalistëve dhe semiologëve, nuk mund të evitohet kontributi, që, në planin e leximit, e kanë dhënë Barti, Rifateri, Eko ose Todorovi. Termat e aprovuar, siç janë arki-lexuesi ose lexuesi kompetent janë shfaqur pikërisht në radhët e strukturalistëve. Gjithashtu na e merr mendja se përqendrimi i tyre në tekstin, kur është �jala për lirinë e lexuesit, është një kundërvënie e domosdoshme e qasjes subjektive. Në mbarim të përfundojmë se, në këtë punim, do të mer-remi, para së gjithash, me punimet dhe qëndrimet e strukturalistëve, fenomenologëve dhe të psikoanal-istëve. Do të ndalemi te disa autorë, kontributi i të cilëve, ndaj problemit të lirisë së lexuesit, është i spikatur e të cilët janë individualitete të fuqishme për t’u përfshirë vetëm në një teori. Në “Emrin e trënda�ilit” të U. Ekos, njëra nga veprat më kapitale të postmodernizmit, janë gjendur, në rolin e protagonistit, jo vetëm lexuesi, porse edhe objekti i aktivitetit receptiv të rinj – libri. Qysh nga mesi i viteve të gjashtëdhjeta të shekullit XX, Eko, në studimin e tij “Vepra e hapur”, në kontekstin e gjurmi-meve semiotike, ka shfaqur interes për statusin e lex-uesit brenda procesit të komunikimit letrar. Në librin “Roli i lexuesit”, autori i përmbahet besnikërisht teorisë së komunikimit, si një pikënisje për mbarështrimin e procesit të leximit. Ai konsideron se çdo porosi mbetet e pakuptueshme, nëse ndërmjet dërguesit dhe mar-rësit, nuk ekziston kodi sipas marrëveshjes së arritur më parë. “Lexuesi është i de�inuar rigorozisht me or-ganizimin leksik dhe sintaktik të tekstit: teksti s’është asgjë tjetër, pos produksion semantiko-programatik i model - lexuesit të tij vetjak.” Me këtë de�inicion, Eko

<36>

<cog

ito 4

/5>

po i afrohej konceptit të Rifaterit për arkilexuesin si një mbledhje (shifër) leximesh. Me nocioinin model – lex-ues (arkilexues) operojnë edhe Barti, Lotmani, Izeri etj.

SHEMBUJT

Sikurse Eko dhe Rifateri, strukturalisti R. Bart bën �jalë për një fare lloji të lexuesit mesatar, global. Arkilexuesin R. Barti e quan konotacion. Vend kyç i studimit të Fishit “Letërsia në lexuesin: stilistika efektive”, është koncepti i tij për lexuesin. Ai subjekt i idealizuar, duhet patjetër, t’i plotësojë disa kritere, e para së gjithash, posedimin e të ashtuquajturës “dukuri semantike”, që i nevojitet lex-uesit “të pjekur”, që ta kuptojë logjikën - bazë të tekstit - pra, �jala është për të ashtuquajturin lexues të informu-ar. Opusi i fenomenologut Roman Ingarden shënon një tentim unik për t’u konstatuar modeli i atillë i leximit të teksteve letrare, në të cilin njëkohësisht me shkallën më të lartë të objektivitetit do të prezantoheshin faktorët individualë - psikologjikë të lexuesit. Për të lexuesit nuk janë asgjë tjetër përveç një konsumues i thjeshtë, por edhe pjesëmarrës në krijimin e veprës letrare artistike. Volfgang Izeri, në veprën e tij “Akti i leximit”, niset nga teza se relacioni teksti - lexuesi, nuk është njëkahësh porse ndërmjet këtyre dy elementeve të komunikimit letrar, dominon raporti i interaksionit. Botëkuptimi i zërit të “lexuesit implicit”, që është shtjelluar në librin homonim i përket “strukturës së lexuesit, të shënuar në tekst”. Psikoanalisti amerikan Norman Holland, te-orinë e tij të leximit e ka eksploruar në vijat kryesore në studimin “Dinamika e reagimit letrar”. Për t’i zbu-luar reagimet individuale – psikologjike të lexuesve, ai përvetëson psikoanalizën, pikënisja e së cilës mbarësh-trohet në pikëpamjet subjektive. Ai konsideron se liter-atura thith fuqinë nga rrënjët më të thella nga përvoja më individuale, ndërsa kënaqësia, që na ofron rrjedh nga dëshirat dhe druajtjet burimore me një dometh-ënie të lidhur. Çdo lexues reagon ndaj artit, në të njëjtën mënyrë sikurse edhe ndaj secilës përvojë jetësore. Ai veprën letrare e lë të depërtojë nëpër sistemin e tij ka-rakteristik të mbrojtjes, duke projektuar në tekst botën personale të fantazisë.

REAGIMI LETRAR

Modeli i reagimit letrar, që e ndërton Hollandi, bazohet në të kuptuarit e tekstit si tërësi �jalësh, të cilit kupti-min jetës dhe domethënien ia jep (frymëzon) publiku deri në atë masë, saqë, në fund, “absorbohet” nga ana e tekstit. Në esencë duke u marre me tregimin e Posë

“Letra e vjedhur”, me nëntitullin “Leximi si një transak-sion personal”, thuhet teksti nuk është tërësi e pan-dryshueshme, veçse një proces, në të cilin merr pjesë aktive edhe lexuesi. Te çdo lexim, tekstit të �iksuar në letër, lexuesi ia bashkangjet një sërë faktesh ekstratek-stuale, joletrare. Me ndihmën e nocioneve psikoanali-tike, sikundër janë identiteti, imagjinata, ose mbrojtja, jemi në gjendje që, reagimin letrar, ta lidhim me per-sonalitetin e leximit. Teoria transaktive e reagimit, na ndihmon që t’i vëmë në lidhje “llojllojshmërinë e pasur të përvojës letrare me pasurinë e pamatshme të qenieve njerëzore”. Më vonë Hollandi e zgjeron teorinë e tij të leximit me selitjen e konceptit “temat e ident-itetit” me të cilin nënkuptohet se çdo njeri ka struk-turën e caktuar mentale, e cila rregullon të gjitha for-mat e sjelljes së tij, e kështu edhe të kuptuarit dhe të interpretuarit e veprave letrare. Fantazia nuk ekziston në mënyrë latente, në të ndodhet vetëm materiali, nga i cili, secili lexues do të krijojë vetë trillin e tij, që nuk është e thënë se kondicionon me trillin e shkrimtarit. Veprat nuk kanë fantazi, ato i kanë njerëzit. Ato gjenden në lexuesin, më saktësisht në raportin kreativ mes lex-uesit dhe veprës. Në librin e Hollandit “Leximi i pesë lexuesve”, qëndron: “Psikika e lexuesit shfrytëzon, për-shtat dhe rregullon çdo gjë, që e merr nga tregimi, e që asaj mund t’i sjellë kënaqësi”, pra, çdo akt leximi është konstruktiv. Kolegu i Hollandit, Dejvid Blliç, është pro-tagonisti kryesor i pozicionit të subjektivizimit radikal. Në studimin me titull “Kritika subjektive” Blliçi par-ashtron teorinë e tij, sipas së cilës, vepra letrare është prirur gjithmonë nga vështruesi i saj dhe se ajo, gjatë aktit perceptiv bëhet re�leks i lexuesit. Tejvlerësimi në supozimin tonë episteomologjik, autori e mbështet mbi tri arritje epokale të �izikës moderne: teorinë e relativ-itetit të Ajnshtajnit, ligjin e komplementarizmit të Borit dhe parimin e pasigurisë së Hajzenbergut. Zbatuar në fushën e shkencave humaniste, kjo gjë do të thotë se vështruesi, është subjekt, dhe se mënyra e tij e percep-timit, e cakton esencën, madje edhe �illimin e ekzistimit të objektit.

SUBJEKTIVIZMIEKZISTENCA E NJË VEPRE LETRARE

Duke shtjelluar parimin e subjektivizmit në teorinë e leximit Blliç cek edhe qëndrimet e Luiz Rozeblatit, Hollandit dhe të Fishit, me të cilat është, kryesisht në të njëjtat gjatësi të valëve. Për Blliçin çdo lexim i tek-stit është vepër tjetër fare. “Vepra”, thotë ai “madje as nuk ekziston, po qe se nuk lexohet nga asnjëri.” Vallë, njëmend vepra nuk ekziston, po qe se nuk e lexon

<37>

<cog

ito 4

/5>

kurrkush? Si kundërpeshë e këtij qëndrimi e mar-rin pikëpamjen e fenomenologëve, të Huserilit, ose të Ingardenit, se vepra letrare ekziston pavarësisht nga shfaqja e saj �izike, e kështu edhe nga perceptimi i saj. Apologjia e subjektivizmit e Blliçit është penguar me ekskluzivitetin solistik. Për çdo rast Blliç personi�ikon pikën e fundme, deri te e cila është arritur gjatë zhven-dosjes së pozicionit nga pika objektive kah subjektivja. Në fund të kësaj pasqyre, përgjithësuese të shqyrti-meve teorike të teorive bashkëkohore të leximit, vëre-jmë pengesën dhe anarkinë, si dy ekstreme, mes të cilave, këto vështrime, përcaktojnë pozitën e lexuesit. Rruga mesatare ndërmjet shtrëngesës dhe anarkisë, rëndon tentohet të gjendet me pranimin (a�irmimin) e lexuesit ideal, kompetent, e ky do të ishte ai lexues, që ka mjaft përvojë jetësore dhe letrare dhe nga i cili pritet ta demonstrojë ndjeshmërinë e zhvilluar sa duhet ose shijen. Është një pajtueshmëri e përgjithshme në qën-drimin mbi nevojën e marrjes në konsiderate të lex-uesit, si një faktor të barabartë, dhe vendimtar në jetën e veprës letrare. Mendimet e tilla i gjejmë edhe në hu-lumtimet më të reja, që shtjellojnë çështjen e lirisë së leximit. Le t’i citojmë vetëm disa nga mendimet: Teri Igllton: Kryengritja e lexuesit.Mishel Sharl: Retorika e leximit.Pol Riker: Koha e tregimit.Është interesant edhe mendimi, që e shpreh Hillias Mill-eri në studimin “Etika e leximit, duke u orvatur të vërë në pah domosdonë e ekzistimit të momentit etik dhe të përgjegjësisë në aktin e leximit. Nëse pyeteni a kanë të drejtë teoricienët, të cilët kërkojnë që lexuesi ta kapë atë logjikë, të cilën e ka bartur në vepër shkrimtari, apo ata të cilët ia lënë lexuesit lirinë, që ta gjejë kuptimin, që i duket se është i njëmend. Përgjigjja më e mirë, në këtë pyetje, sigurisht do të ishte: liria e lexuesit varet nga mënyra e të dëftuarit, që e ka zgjedhur shkrimtari. Kësisoj, bie �jala, për Sartrin opcioni i dytë e harkut dis-kursiv, publiku, nënkuptohet mu në shkrimtarin dhe vijon (rrjedh) në mënyrë logjike nga përzgjedhja e ma-terialit dhe të formulimeve stilistike.

POSTMODERNIZMI - “LETËRSIA E RRASKAPITJES”

Postmodernizmi është era e preokupimit epistemi-ologjik. Xhon Barti, prozën bashkëkohore e ka quajtur “letërsi të rraskapitjes” (Literature of Exhaution) të lodhur nga gjurmimi pas rrugëve të reja, së këtejmi, të kthyer nga tekstet e vjetra, tanimë të shkruara. Kështu, dukuritë siç janë aleksandrizmi dhe intertekstualizmi, janë determinante të pashmangshme të asaj letërsie

(Borhesi, Nabokov etj.). Preokupimi i teorisë kontempo-rane të letërsisë me problemet e lexuesit dhe të leximit, projektohet edhe në praktikën prozatore: janë gjith-një me të në mes të teoricienëve dhe artistëve, në mes studimeve shkencore dhe shqyrtimeve, në njërën anë dhe prozës imagjinare, në anën tjetër. Lexuesi modern është më i lire se sa që u dukej strukturalistëve, në mes tjerash, edhe për shkak të evolucionit të shkrimit artis-tik, që ka ndodhur. Vetëdija e ndërruar e shkrimtarëve, për rolin dhe cilësinë të publikut vetjak leximtar, si dhe për statusin dhe funksionin e vetë letërsisë, solli ndër-rimet në diskursin e tyre. Realizimi bashkëkohor pro-zatorë (si, p. sh., të Dakakovit, Ekos, Borhesit, por edhe të Kadaresë, Bashkim Shehut, Anton Pashkut, Zejnul-lah Rrahmanit, Jusuf Buxhovit, Mehmet Krajës, Kujtim Rrahmanit, Kujtim Shalës dhe shumë të tjerëve), trego-jnë nevojën e qartë për një lexues të përgatitur dhe të aftë që të veprojë aktivisht dhe kreativisht. Në “Emrin e trënda�ilit” të Ekos, rolin e objektit vdekjeprurës të gjakimit e merr libri. Borhesi, një autor kulti i epokës postmoderne, “ruajtës i bibliotekave”, ka ndërtuar mbarë botën e vet letrare mbi themelet e trashëgimisë së pasur të njerëzimit. Teza e Xhon Bardit, mbi “letërs-inë e rraskapitjes” dhe shprehja “reecriture” e Rolan Bartit, janë paradigma për veprat e Borhesit. Temat e tija të adhuruara, janë të lidhura me botën hermetike të Bibliotekës. “Ndoshta pleqëria dhe frika po më mash-trojnë”, - thotë shkrimtari, “por po parandiej se gjinia njerëzore - e vetmja - do të vdesë së shpejti, ndërsa Bib-lioteka do të mbetet e ndritur, e shkretë, e paskajshme, përsosurisht inerte, e stolisur me libra të çmuara, e pavlershme, e qëndrueshme, e padepërtueshme.” Duke iu kthyer vendnisjes së punimit tone dhe fenomenit të lirisë së lexuesit mund të themi se ai po i ikën de�inimit �inal. Me vetë faktin se është gjendur në epiqendrën e vëmendjes shkencore, por edhe letrare, dhe kreative shkrimtari ka përvetësuar disa hapësira për veprimin e vet, që më pare dukeshin të rezervuara vetëm për shkrimtarin. Por çdo insistim kokëfortë për lexim dhe lexues si një moment i vetëm, vërtet dhe komponentë të letërsisë përfundon doemos në rrugë pa krye. Në fund mund të shtrohet pyetja se a bën të nxirret ndonjë mësim nga numri i madh e metodave interpretuese të cilat janë ndërruar brenda perspektivës historike. Rën-dom thuhet se rrekja më e mire e veprës është ajo, që do t’i bashkonte anët e mira të të gjitha metodave të njohura. Në praktikën e interpretimeve, mbase është punë më e thjeshtë të përpiqemi t’ju shmangemi njëan-shmërive të metodave të sprovuara dhe që ta kërkojnë rrugën vetjake.

<38>

<cog

ito 4

/5>

<39>

<cog

ito 4

/5>

LETËRSIA MASIVE SI FENOMEN SOCIAL Dr. Agron TUFA

(Universiteti i Tiranës)

<post>

Në kohë të ndryshme dhe në vende të ndrydhme të Europës, duke �illuar, së paku nga çerekshekulli i dytë i shekullit XIX me letërsi masive kuptojmë zhanrin e melodramës dhe romanin aventuresk (përfshij dhe romanin aventuror-historik, shpesh të publikuar në botime me vijim (romani-fejton); romani kriminalist që më vonë do të quhet romani dedektiv; romani shken-cor (science-�iction) dhe joshkencor (fantasy) ose fan-tastik; romani uestern dhe romani dashuror (romani i damave, romani rozë, “limonadë”); fotoromanet dhe kinoromanet, e po ashtu dhe ajo lloj lirike e shumëllojtë e lidhur me prirjet e përditshmërisë jetësore, si “kën-ga e përditshmërisë” (sipas analogjisë me “kulturën muzikore të përditës”). Ndaj të gjitha këtyre zhanreve zbatohet gjithashtu termi “letërsi triviale, argëtuese, eskapite, e tregut, apo “e lirë”, - zhanër paraletërsi, bel-etristikë, më së mbrami dhe etiketimi vlerësues i vrazh-dë “limonadë”). Vërejmë se të afërta për nga funksioni dhe për nga rrethi kujt i drejtohen janë dhe dukuritë në kulturat europiane të Mesjetës dhe Rilindjes, gjer në epokën e formësimit të letërsisë së mëvetësishme au-toriale si institut social (letërsia folklorike dhe përpun-imet e saj, teatri i shesheve qytetase, librat e ilustruar “për njerëzit e thjeshtë”, duke përfshirë edhe librat me këshilla, librat e fallit), që në vlerësimet e romantiz-mit dhe në punimet përshkruese të pozitivistëve nga gjysma e dytë e shek. XIX, është bërë normë të quhen “popullore” ose “e popullit” (në të përkundërt me elit-aren, oborrtaren, aristokraten, “dijetaren”), apo ndry-she - letërsia e “ulët” (në të përkundërt me letërsinë e “lartë”).Nëse gjakojmë të bilancojmë atë që zakonisht �iguron në historinë më të re të letërsisë, kritikën letrare dhe publicistikën – karakteristikat përmbajtjesore të vetë teksteve të letërsisë masive - do të ndeshim më së shpeshti tipare kësilloji si vijojnë. Emërtimi i tipave të teksteve letrare, në shumicën më të madhe të tyre, klasi�ikohen tek zhanret më të reja, ngase në poetikat tradicionale normative nga Aristoteli deri tek Bualo, thjesht nuk i gjejmë, pra, mungojnë. Një fakt i tillë, dhe më i përhapuri midis lexuesve të shek. XIX, është rom-

ani, që përbënte bazën e leximit të zhanrit rrëfyes/nar-rativ (romani, novela). Përkundrazi, poetika e narracionit, si rregull, është e “mbyllur” (në të kundërt me “veprën e hapur” të U. Ekos). Në këtë kuptim, ajo i përgjigjet plotësisht kërkesave kanonike të pikëlidhjes, kulminacionit dhe pikëzgjidhjes, e jo rrallë edhe kritereve tradicionale për klasicizmin të tërësisë së kohës dhe të vendit.Narracioni masiv (apo masovik) ndërtohet sipas prin-cipit të Jetëgjasmimit (termi im A.T), si rudiment i përshkrimit realist, apo thënë ndryshe – e “shkrimit mimetik”. Në këtë narracion heronjtë karakteristikë socialë veprojnë në situata sociale dhe mjedise tipike të njohura shumë mirë, duke u ndeshur me probleme dhe vështirësi të njohura, të përditshme për shumicën dërmuese të lexuesve. (Kohërat dhe hapësirat fantas-tike, jashtëtokësore, po aq sa dhe arkaika parahistorike e civilizimeve tokësore paraqiten po njëlloj, me po ato mjete shprehëse realistike, të prozës psikologjike.)Një element i domosdoshëm i shumicës së rrë�imeve sipas modeleve të këtilla është kriticizmi social, i shprehur drejtpërsëdrejti apo i sublimuar deri në ale-gori. Jeta e grupeve margjinale të shoqërisë (bota e të “përbuzurve’,” “fundërrinave” sociale), kriminaliteti, korrupsioni i pushtetit dhe në përgjithësi problemet e statusit shoqëror, suksesit, dështimit etj., qëndrojnë në qendër të melodramës, romanit-fejton, romanit po-licesk dhe dedektiv, romanit fantastiko-shkencor, dhe në shumëçka edhe të këngëve në trajtën e saj të turlillo-jshme (këngët e “kuzhinës”, këngët e luftës ose ushtrisë, e shoferëve, konviktorëve, e kurbetit, gjer tash së voni tek ne - kënga e diskotekave/pubeve dhe miss-eve e sidomos kënga “banditeske”). Letërsia masive është e theksuar nënvizueshëm me karakter social.Po aq i pandashëm nga letërsia masive është dhe pa-thosi pozitiv i kon�irmimit të vlerave bazë apo normave të një shoqërie të dhënë, i nënvizuar në kohën e vet nga autorë të tillë, si Çesterton dhe Borhes (që punonin vetë subjekte letrare në traditën e zhanrit dedektiv). Këtu ngadhënjen e kremton instruksioni i maskuar, qartësia e theksuar morale e strukturës së kon�liktit rrë�imor

<40>

<cog

ito 4

/5>

dhe të të gjithë rrë�imit: krimi do të ndëshkohet, virtyti do të shpëblehet. Letërsia masive është një literaturë jo vetëm e imitimit, jetëgjasmimit, por edhe optimiste. Kjo është e lidhur si me kriticizmin social të zhanreve masive, ashtu dhe me “strukturën e mbyllur” të rrë-�imit të një tipologjie të tillë, të të gjithë botës letrare dhe të imazhit të njeriut në letërsinë masive.Në këtë kuptim letërsia masive në përgjithësi nuk e ka për natyrë strukturën problematike kon�liktuale të individit/vetësisë së heronjve dhe �igurës së autorit, frymën ekzistenciale të kërkimit dhe pathosin indi-vidual të vetëpërcaktimit, sinoret e sprovës së pamë-shirshme dhe thyerjen demonstrativisht të normave. Pra janë të gjitha këto elementë që i japin speci�ikën autoriale letërsisë “kërkimtare/eksperimentale” të shekujve XIX-XX dhe që përcaktojnë arritjet e saj më madhështore. Po ashtu, për letërsinë masive është e huaj papërcaktueshmëria zhanrore (“shpërfaqësia”) e letërsisë novatore të dy shekujve të mbramë, re�lek-sioni i kritikës së mëvetësishme mbi traditën letrare të së shkuarës, mbi vetë natyrën e saj artistike. Ndodh jo rrallë, që në çdo shkallë të lartë vështirësie të nar-racionit masiv (me fabul përplot me të papritura, loja me reale të ndryshme imagjinare, shfrytëzimi i ar-ketipeve mitologjike dhe motiveve letrare); në funda-mentin e tyre – ka një hero aktiv që e realizon veten, shpesh me veprime të rrezikshme, të tensionuara, i cili përfton kuptimin e harmonisë së botës, pikërisht duke ripërtërirë thyerjet/shkeljet e normave të saj. Shpesh duke u nisur nga kjo karakteristikë letërsinë masive, jo rrallë, dhe jo gjithmonë korrekt – e krahasojnë me letërsinë orale, më së shpeshti, me përrallën. Po nëse �lasim për proceset e orientimit të letërsisë masive drejt publikut, atëherë duhet pasur parasysh pikërisht publiku, jo personaliteti i autorit, jo veçanësitë pioniere të poetikës së tij individuale dhe as origjinal-iteti i tij estetik. Vetë natyra novatore e tekstit që e ku-�izon këtë sferë të letërsisë, i jep asaj emërtimin, për-cakton statusin e saj të veçantë dhe, para së gjithash, tërheq vëmendjen e studiuesve. Pikërisht studiuesit janë të një mendje dhe, sipas tyre, mund të veçojmë këto përvijime tip-formuese (në masë më të plotë ato i gjen, sigurisht, në periudhën bashkëkohore të ekzist-encës së letërsisë masive): Modelet e letërsisë masive shiten, lexohen, mund t’u rrëfehen lirshëm lexuesve të tjerë apo kujtdo qoftë, sipas modelit të ritregimit të lajmeve të reja-taze në gazetën e mëngjesit, apo të ndonjë reviste �letëpakë me tirazh të madh (në aspektin konkret letërsinë masive e përqasin me mjetet komunikimit masiv dhe shfrytëzo-jnë për studimin e saj po ato metoda sasiore – teknikën e kontekst-analizës, procedurat statistikore). Prandaj procesi i konsumimit masiv i çdo libri të veçantë të llo-jit të këtillë, si rregull, është mjaft i shkurtër (në ku�ijtë e një apo dy sezoneve, e shumta - një viti, nëse kemi parasysh këtu shembujt e letërsisë masive në Shqipëri, romanet e Brunilda Zllamit, Aurel Plasarit (“Dhjetë ditët që nuk tronditën botën”), Elvira Dones-it, Zyhdi

Moravës, Rudina Xhungës, pjesërisht romanet e Diana çulit dhe, tash së fundi, romani i Ben Blushit “Të jetosh në ishull” etj.). Madje në sezonin e tretë të shitjes, “Pre-ja e një martese të lodhur” e Rudina Xhungës, u shit nga botuesi i saj (“Ombra GVG”) në Panairin e librit 2005 me kosha dhe me gjysëm çmimi. Ndërka prurja e veprave të reja të këtij zhanri është gjithnjë i stërmadh. Konkur-renca e modeleve, sipas ligjësive të tregut, është krejtë-sisht e tendosur, ndërsa qarkullimi dhe ndërkëmbimi i tyre është shumë i shpejtë (procese të ngjashme kemi, për shembull, për modën masive).Gjithë procesi i konsumit të letërsisë masive, sikundër e përmendëm më lart, kalon zakonisht jashtë sferës së vëmendjes profesionale, analizave dhe rekoman-dimeve të reçenzentëve letrarë, kritikëve “ekspresë”, “vëzhguesve” apo “komentuesve” (dhe sidomos jas-htë revistave “solide” letrare; për shembull, nga real-iteti shqiptar, të tipit “Aleph”, “Fjala”, “Përpjekja”, “Mer Licht”, “Poeteka” apo gazetave të përjavshme letrare serioze. Madje procesi i konsumit të letërsisë masive kalon jashtë sferës së pedagogëve dhe studentëve, madje edhe jashtë vëmendjes së bibliotekarëve të bib-liotekave masive. Në të shumtën e rasteve, në zgjedhjen e lexuesve, ndikojnë të tillë faktorë të rëndësishëm për vetëdijen e paspecializuar, si interesi-ves që është formuar me kohë kundrejt librave të këtij tipi, zhanri, teme, syzheti, e fort më të rrallë – kundrejt një autori të caktuar, d.m.th., kundrejt një strategjie të caktuar botuese, kundrejt vetë kanalit të komunikimit. Jo rrallë një strategji e tillë përvijon trajtën e serisë/kolanës me vijime ose të bibliotekës tematike me lidhje/formatim të njëjtë, të standartizuar në formatizimin poligra�ik; së këndejmi kemi dhe dukurinë e librave të supertirazhuar “format xhepi” me kopertina të buta, “revolucionin e li-brave” sipas një shprehjeje të shkrimtarit francez Rob-ert Eskarpit. Reklama në mjetet e informacionit masiv; këshilla me gojë një të njohuri apo një miku, shitësit në një librari apo kioskë; kinoekranizimi ose telenovela (suksesi si lyth i suksesit). Kjo shumëllojshmëri që ndërkëmben nxitimthi tekstet është e organizuar mjaft vrazhdë. Edhe pse ka të gjitha laraganítë e jashtme dhe diferencat përmbajtjesore të modeleve, letërsia masive i zotëron tiparet e sistemit. Mjetet teknike të organizimit të saj (format e ndikimit të ndërsjelltë përreth dhe për shkak të modeleve masive), prapëseprapë janë të ku�izuara mjaft vrazhdë. Do të ka-llzojmë ato më të përhapurat dhe ato që zbatohen më regullisht mes sosh. Sikundër e kemi thënë, kjo shumëllojshmëri letërsie është pak-a-shumë e njëkuptimtë, e qartë për lexuesin; është nënvizimi i veçantë i përkatësisë së çdo teksti në raport me një zhanër të caktuar ose me përkatësinë ndaj “formulës rrë�imore”. Ky sistem letërsie mbahet arti�icialisht nga fushatat aktive të reklamës për avan-cimin e modelit (më saktë, të tipit të dhënë të modeleve) për të mbërritur deri tek lexuesi; fushata realizohet nga njëra anë, në një formë të tillë kulturore sociale të suk-sesit dhe kon�irmimit si “bestseller” (“bumi” i shitjes së

<41>

<cog

ito 4

/5>

javës, sezonit, vitit), dhe nga ana tjetër – duke u përqen-druar tek �igura e shkrimtarit/shkrimtares si një prej “yjeve” të publikut, i cili bëhet modë e fabulës së komu-nikimit masiv mediatik (veçse në këtë rast dhe në këtë cilësi emri, pamja e jashtme, jeta e përditshme e autorit mund të jetë për lexuesin e gjerë e njohur, interesante dhe me autoritet – ndërsa burimet, natyra dhe thelbi kuptimor i një shkrimtari-klasik, janë krejt të tjera!). Mekanizmi i përsëritjes që mbështet dhe shumëzon su-ksesin, mund të jetë një përsëritje “në hapësirë”- (kine-maja dhe tele-ekranizimi i librit sensacional, shndërri-mi i emrit të heronjve të librit dhe autorit në distinktive mode, ndërsa shembëlltyra e tyre – në suvenire) dhe “në kohë” - (kolana, vazhdimi i patësosur i syzheteve që bëhen në llojin e vet “trashëgimi klasike” e kul-turës masive – sikundër janë të tilla shumë sosh: “Tre mosketjerët”, “Tarzan”, “Fantomas”, “Bashkë me erën”, “Dinastia”, “Bjutifull”, “Bverly hills”, “Paloma”, “Kloni”, “Dashuri dhe tekila” etj, etj. ). Vetë ndarja e letërsisë në “elitare” dhe “masive” është një fenomen i kohëve më të reja. Kjo ndarje është një shenjë e kalimit të vendeve më të mëdha të Europës në fazën industriale, e mandej – në gjendjen postindus-triale (“shoqëria masive e konsumit”); është shprehje e dinamikës shoqërore të vendeve të Europës, e pan-darë nga shtresëzimi i saj social dhe kulturor. Për më tepër që, çarja që ka ndodhur në letërsi, do të bëhet vetë më vonë stimul dhe burim i diferencimit të mëte-jshëm të rrjedhës letrare, kulturës në përgjithësi. Është e qartë se letërsia masive mund të lindë vetëm në ato shoqëri, ku pjesa më e madhe, nëse jo pjesa dërmuese e popullsisë, ka marrë një farë arsimimi dhe di të lexojë (d.m.th., periudha pas revolucioneve edukative europi-ane të shek. XIX). Dhe vetëm në kushtet e mungesës së barrierave sociale femërore, në kushtet e komoditetit intensiv të popullsisë, emigrimit të saj masiv në qen-drat e mëdha urbane, progresit dhe hapjes për masat pas prishjes së hierarkisë sociale, ndryshimeve kardi-nale të mënyrës dhe stilit të jetesës – ende në shekul-lin XIX, nëse �lasim për Europën, - vetëm atëherë lind nevoja e konsumimit të letërsisë masive si shprehëse e ekzistencës në përdit-shmërinë qytetare, anonime dhe dinamike (“borgjeze”, “qytetare”) të problemeve e kon�likteve të reja. Këto kon�likte dhe probleme të reja përkeqësohen pikërisht për aq sa rregullat dhe autoritetet e mënyrave tradicionale të jetesës (kla-soro-hierarkike, familjaro-�isnore, lokalo-shoqërore) u nënshtrohen tanimë erozioneve dhe bëhen gjithë e më pak efektive. Në këtë kuptim letërsia masive është njëra prej shenjave të ndry-shimeve të mëdha sociale e kulturore. Prandaj shfaqja e saj, tashmë në shekullin e XX e deri në ditët tona në vendet e Afrikës, Azisë Jug-lindore, Amerikës Latine, Rusisë e tash së fundi edhe në Ballkan e, sadopak, në Shqipëri, është krejt brenda ligjësive. Por edhe për vetë letërsinë ndarja e sipërpërmendur e letërsisë në “elitare” dhe “masive” është e lidhur me një kontekst cilësisht të ri social. Fjala është, sikundër

e kemi shprehur më sipër, për fundin e ekzistencës së letërsisë së shkruar në sallonet e “mbyllura” mondane, në rrethet e ngushta të eruditëve dhe dijetarëve, për dështimin e marrjes në mbrojtje të letërsisë elitare nga mecenatet tradicionale aristokrate, patronazheve oborrtare dhe për daljen në tregun e lirë me gjithë lojën e trillshme të turlifarë interesash kapriçoze, të nevojave dhe gjykimeve. Ky proces, përgjatë të cilit ësh-të formësuar në fakt vetë sistemi i letërsisë si institut social, ka shpënë në ndryshime kardinale për vetkup-timësinë e shkrimtarit, për idenë e funksionit të letër-sisë, për trajektoren e kthimit të letërsisë në shoqëri, me atë �izionomi eklektike, surrogato e qindpërqind banale që njohim sot ndër të gjitha kulturat. Ne kemi parasysh procesin profesional të artizanatit të shkrimësisë dhe formësimin e një sistemi gjegjës në shpërblimin e punës së shkrimtarit (shumën e diferen-cuar të honorareve), formësimin e sistemit të revistave dhe rolin e kritikës letrare, projektuesínë e shijeve dhe reçenzentin e letërsisë bashkëkohore në rrjedhë, lindjen e përhershme të grupimeve avangardiste që shumëzo-hen dhe luftën e papajtueshëm që shtjellohet mes sosh, ndër të tjera, luftën për kon�irmim publik, sukses, do-minim në letërsi dhe pushtet mbi opinjonin shoqëror, si mekanizma të dinamikës së gjithë sistemit të letërsisë. Parë nga kjo anë, raportet e grupeve të këtilla me idetë e progresit shoqëror, programeve të zhvillimit të përsh-pejtuar social, ideologjive të populizmit dhe “popu-llar-itetit”, lidhja e tyre me elitat tradicionalo-konservative, me shtresat liberale ose me rrethet radikale-socialiste, pjesëmarrja direkte në kataklizmat e epokës ose, në të kundërt, refuzimi demonstrativ prej tyre, pozicionimi në shmang, - është një anë e veçantë dhe rëndësishme e historisë së letërsisë masive, si njëra prej anëve të historisë së një shoqërie të dhënë konkretisht dhe sho-qërisë në përgjithësi. Njëri prej momenteve kryesore të kësaj lufte ndërmjet grupeve, të të gjithë procesit të formësimit të letërsisë si nënsistem i një shoqërie që po zhvillohet, është pikërisht vlerësimi krejt i përcak-tuar i disa modeleve të praktikës literare si “masive/masovike”, “zbavitëse/argëtuese”, në të përkundërt me letërsinë “serioze”, “të vërtetë”, “të përjetshme”. E qartë që ky vlerësim jepet nga pozicioni i letërsisë së “lartë”. Më saktë – nga pikëpamja e atyre grupeve të gjera të shkrimtarëve, receptimit parësor të letërsisë si “art origjinal”, statusit të saj kulturor si “e vërtetë”; roli i saj tepër i rëndësishëm social u bë bazë e pretendi-meve për vendin autoritar në shoqëri, sa jo rrallë këto grupe të papajtueshme i bashkojnë nën tog�jalëshin “formim borgjez” (pikëpamjet e këtillat për letërs-inë i kanë hulumtuar në mënyrë të detajuar viteve të fundit Jurgen Habermasi dhe P. Byrgeri në Gjermani, Pjer Burdje (Bourdieu) dhe bashkëmendimtarët e tij në Francë). Në një trajtë sa më të përmbledhur mund të themi që, në bashkë-veprimin real të grupimeve të shumëllojshme letrare, për shembull, nga viti 1830 – 1840 – në �illim në Francë, e mandej edhe në sistemet gjigande letrare të metropoleve të Europës – të patun-

<42>

<cog

ito 4

/5>

dur kanë qëndruar në “istikamet” luftarake luftëtarët e “avangardës”, mbrojtësit e “klasikes” dhe adeptët e letërsisë “masive”.Nga kjo kundërvënie janë përfshirë, qofshin ithtarët e “artit të kulluar”, partizanët e “natyralizmit”, më vonë kështjellarët e “modernizmit” etj. Kjo avangardë pra luftoi jo vetëm me letërsinë e ulët apo komerciale (ar-tin në përgjithësi; në këtë sferë bënin pjesë gazetat dhe gra�itet qytetase, mjuzik-holl-i dhe cirku, radioja dhe kinematogra�ia – ku avangarda me qejf të madh përvetësoi mjetet shprehëse të tyre, sikundërse dhe arti masiv, romani apo dizajni që rendi me dëshirë të madhe tek gjetjet e avangardës!). Ajo që i bashkonte palët ndërluftuese ka qenë lufta kundër një tradicional-izmi artistik të veçantë e të shumëllojshëm – idhujtar-ia para klasikes dhe përsëritjes mekanike të klisheve kanonike, që mbroheshin midis establishmentit zyrtar e që ishin pjesë e pandarë e pushtetit autoritar mbi artin (“akademizmi”). Por diskretitimi i artit masiv iu përmbajt dy linjave. Me kriteret e idealizuara matëse të letërsisë klasike, letërsia masive u fajësua për cilësi të dobët artistike dhe shabllonizëm, për prishje të shijes së publikut. Nga pikëvështrimi social-kritik i artit të an-gazhuar ideo-�ilozo�ikisht, letërsia masive u fajësua për karakterin thjesht argëtues, mungesën e problemeve serioze, përpjekjen për të mjegulluar vetëdijen e lex-uesit apo gjithëqysh, për të ngushëlluar (çojmë ndër-mend që, si për njërën, si për tjetrën, ithtarët e klasiciz-mit, qysh në shekullin XVII – XVIII, e qortonin romanin si zhanër parveny).Përgjatë gjithë kësaj polemike vetë nocioni “masiv” ka dalë me kuptime e domethënie të ndryshme, ngan-jëherë mjaft të largëta me domëthëniet e njëra-tjetrës; pas njërës apo tjetrës shpërfaqjeje semantike sociologu i letërsisë mund të pikasë dhe të rekonstruktojë këtu historikisht gjurmët e grupeve të konsumatorëve dhe të marrëdhenieve ndërgrupore. Për shembull, në arte “masivja” kuptohej si më poshtë:

1. maskomunikative, njëkohësisht e tirazhuar teknik-isht për një recepient sa më të gjerë, të paspecializuar, të çfarëdo-llojshëm (të tirazhuarës i kundërviheshin nocionet tradicionale, “�iligramë”, “unikale”, “autentike” – shih Ëalter Benjamin “Fati i veprave të artit në kohën e riprodhimit të tyre teknik”);

2. e mundshme për të komunikuar me këdo dhe “e le-htë” përkundër me “e vështirë”, që kërkon një përgatitje speciale dhe punë të mendimit;

3. argëtuese-gallatë, përkundër serioze, problematike;

4. universale, përkundër individuales (i tillë është po-zicioni kritik i Teodor Adornos dhe Horkhajmer-it në veprën e tyre “Dialektika e iluminimit”);

5. e ulëta, vulgarja, përkundërme nocionet “e lartë”, “e përnaltësuar”;

6. perëndimorja (për ish-BRSS-në dhe Lindjen, ose nocioni “e jona”, kundër “e huaja” për dikotominë Perëndim-Lindje);

7. shabllonia, konservatorja, tradicionalistja në art kundër artit elitar, karakterit radikalo-eksperimen-tues.

Në të gjitha këto pozicione - për sociologun e letërsisë - janë tepër të dallueshme shenjat e vlerësimit të grupe-ve dhe lufta parimore e ideve ndërmjet tyre, konkur-rimi për pushtet, tiparet e caktuara dhe të ku�izuara kronologjikisht të ideologjisë së letërsisë. (Në mesin e shekullit XX konfrontimi i avangardës me klasiken, të gjeniut me tregun, të elitares me masiven – pra, gjithë ky konfrontim - në Europë dhe SHBA �illon të humbasë parimësinë e mprehtë dhe kuptimin kulturologjik: arti masiv dhe letërsia kanë panteonin e të lavdishmëve dhe të klasikëve të lexueshëm, ndërsa avangarda do të shitet hallagrep në treg dhe do të mbushë muzeumet. Në këtë kuptim, e ashtuquajtura “letërsia masive” për sociologun, në ndryshim nga kritiku dhe shkencëtari i letërsisë, nuk është dhe aq lëm disiplinor, nën-ndarje përmbajtjesore e letërsisë, sesa një problem brendakul-turor (problemi i një niveli të caktuar të kulturës), por dhe një çështje e brendshme për vetë studiuesit e letër-sisë, të cilët deri më tash sikur e kanë tepër sekëlldi të merren me të, në Europë e më gjerë.Në planin historik e rëndësishme është që, me ndih-mën e vlerësimeve të tilla grupore të kulturës perëndi-more (europiane) në një moment kthese për të, qenë shfaqur nivelet heterogjene dhe shumëdimensionale të së “lartës” dhe së “ulëtës” si poluse të saj, çka bëri të mundur nga njëra anë, zana�illën e tërësisë, ko-herencës, kompaktësisë, sistemit, dhe, nga ana tjetër, mekanizmat e dinamikës, zhvillimit, likuidimit dhe zëvendësimit të autoriteteve, tipave të poetikës dhe teknikës shprehëse. E “konsumuara”, “e zbërdhylta”, “e �lashkëta” që u bënë elementë rutinë të poetikës, tipat e gjithëpranuar dhe të përvetësuar të ndërtimit letrar janë cilësuar ndërkaq si produkte të polusit të ulët, duke u bërë kryesorë për modelet letrare që qarkullojnë më gjerësisht në një det të ndërkëmbyeshëm anonimati. Madje kjo u arrit me forcat e vetë avangardës letrare dhe me përforcimin e autoritetit të saj. Karakteristike, sipas Pjer Burdie-së është se, pikërisht nga romantikët francezë dhe rrethet epigone të përafërta me ta, dolën modelet e para të letërsisë me të vërtetë masive sipas suksesit ndër lexues dhe famës, siç kanë qenë romanet historiko-aventureske të A.Dymasë dhe romanit-fejton, social-kritik të Ëzhen Sy-së.

<43>

<cog

ito 4

/5>

AVANGARDA NË POEZINË SHQIPE TË FILLIM�VITEVE ‘90

Bavjola SHATRO M.A. (Universiteti i Durrësit)

<post>

Pas viteve ‘90 në letërsinë shqipe, në Shqipëri, lindi një formë të krijuari që përbënte pa kurrfarë dyshimi një thyerje të hapur me trajtat pararendëse të të shkruarit. Nuk bëhet �jalë për risi apo inovacione, të cilat janë për-herë të pranishme në çdo epokë letrare. Flasim për një avangardë që si e tillë plotëson të tjera kushte. Fatkeqë-sisht, ajo është ende sot e pangulitur në një emërtim dhe pozicionim të saktë në letërsinë tonë, sepse nuk është bërë ende një studim i sistemuar i saj dhe ç‘ka rrodhi prej saj. Arsyen pse kritika nuk është marrë me letërsinë e �illim-viteve ‘90 e gjejmë në faktin se një letërsi e caktuar kërkon një kritikë përkatëse, që do të thotë se nuk mund të �litet rreth një poezie që sjell një thyerje të tillë në rast se vetë kritika ka mbetur në ndjeshmëritë e gjymta të traditës së shkuar 50 vjeçare dhe nuk e ka lejuar veten të pësojë po ashtu një thyerje të domosdoshme për të kuptuar këtë entitet të ri. Për pasojë heshtja e pajusti�ikueshme e kritikës është edhe pamundësi e saj për ta njohur dhe për të hyrë tek kjo poezi, ende sot, pas pothuaj 20 vjetësh. Në fakt, gjatë kësaj periudhe ajo është marrë në më të mirën e saj me rehabilitimin e autorëve, të cilët mjerisht qenë përjash-tuar nga leximi dhe studimi për disa dekada rrjesht (Koliqi, Camaj, Kuteli, etj), por edhe këtu ka ende shumë për të bërë. Ndërkaq, nuk ka bërë ende asgjë në drejtim të njohjes dhe studimit të fenomenit në �jalë, i cili në mënyrën më tipike mendojmë se përfaqëson avangardën në letërsinë tonë. Ndër të paktat raste të kundërta nënvijëzojmë një studim të bërë në fakt nga vetë njëri prej poetëve të kësaj avangarde për poezinë e Rudian Zekthit (gjithashtu poet i avangardës së ‘90), studim ky të cilit së paku tani për tani asnjë nuk mund

t‘i qëndrojë në krah për nga plotësia, “Identiteti gjuhë-sor i kohës ontologjike tekstore në poezinë e Rudian Zekthit” i Agron Tufës. Në këtë studim, përveç gjithë vëzhgimeve të paçmueshme preket edhe një pranëven-dosje e poezisë së Zekthit me të kubofturistit të madh rus V. Hljebnikov apo me poezinë e Eliotit. Pra, përgjithësisht, në rastin e poezisë së �illim ‘90 ende nuk di që kritika të jetë shprehur në mënyrë eksplicite e të hollësishme për të dalluar aty risitë apo për të pranuar të qenit e saj një avangardë letrare duke e shtjelluar atë brenda të qenit një �inalitet apo një pikënisje e diçkaje, pra nuk kemi parë një studim të sistemuar gjë që do të ishte e domosdoshme, e fryt-shme, e madje privilegj për pozicionin e kritikut, pasi poetët janë të gjithë mes nesh dhe ndonjëri shkruan me shumë sukses ende sot. Nga ana tjetër ka ndodhur të përmendet herë-herë shoqërizimi i çuditshëm mes modernitetit e risisë, por kjo ka sjellë një efekt shpesh edhe më të keq anësor. E ka bërë edhe më të ngatër-ruar nga ç‘është tashmë dallimin mes modernizmit dhe avangardës. Në rastin e kësaj poezie ne �lasim për avangardë pasi shikojmë aty natyrën e organizuar të një shijeje, tendence të re letrare dhe përmbajtjeje tërësisht të ndryshme nga më parë, pasi vet arti avangardist, (sipas R. Poggiolit) mund të studiohet si koncept historik, si qendër tendencash, por edhe idesh. Poezinë e këtyre viteve ne e shikojmë njëherësh edhe si destinacion edhe si �illim, ku e dyta vjen aspak paradoksalisht, si rrjedhim i të parës. Para së gjithash, kjo letërsi është një destina-cion pothuaj i pashmangshëm i një kursi të gjatë ndër-prerjeje të dhunshme që duhej doemos të merrte fund,

<44>

<cog

ito 4

/5>

prandaj dhe do ishte e pamundur e tragjike që poezia e �illim ‘90 të mos ishte shfaqur në letërsinë tonë . Pas një trysnie monstruoze si ajo, e cila u ushtrua mbi të men-duarit, mbi gjuhën dhe mbi vet qenien gjatë 50 viteve të fundit të shek. XX, ishte krejt e kuptueshme që i gjithë procesi të kishte një destinacion �inal që nuk mund të ishte tjetër veç një shkëputje e tërësishme me atë lloj tradite shkrimi përgjithësisht arti�iciale dhe shkatër-ruese (duke bërë disa përjashtime.) Në këtë kuptim poezia e �illim-viteve ‘90 është një rast i mirë�illtë avan-garde në letërsinë tonë duke mos përbërë mekanikisht një urë kalimi për në letërsinë e pacensuruar të pas ‘90 (Sqarojmë se edhe kjo e fundit ka ndodhur të jetë po aq dhembshëm e shëmtuar sa pjesa më e keqe e së parës). Krej e kundërta, kjo poezi ishte një ndarje e plotë, një thyerje absolutisht e pariparueshme dhe pa kurrëfarë pikëtakimi me ç‘ishte shkruar më parë. Në këtë kuptim, ajo vjen si prirje e brendshme, si për të vendosur një vazhdimësi, një pikëlidhje me një pjesë të paçmuar të traditës sonë letrare, atë të viteve‘ 30 udha e hapur prej së cilës do të gjymtohej dhimbshëm nga letërsia e re-alizmit socialist. Në këtë kuptim studimi serioz i kësaj poezie do të ishte i domosdoshëm për të kuptuar mirë �izionominë e letërsisë shqipe në rastin e hartimit të his-torisë së saj duke mos parë thjesht kriterin kronologjik, por duke vërejtur fenomenet më përfaqësuese dhe pikëlidhjet mes tyre. Po ashtu e konsiderojmë të rëndë-sishme të theksojmë se nëse �lasim për letërsi të viteve ‘90 atëherë vendi kryesor i takon poezisë së �illim‘90 dhe po ashtu të kemi parasysh se kjo poezi duhet të ndahet qartazi nga poezia e shkruar nga autorë të tjerë të viteve ‘90, të cilët kanë qenë të ndaluar para kësaj kohe, ose që kanë vazhduar të shkruajnë pa ndërprerje, por kanë qenë ndoshta më cilësorë në këtë kohë sesa më përpara. As nuk ka nevojë të përmendet që s‘mund të ketë kurrfarë lidhje me ndonjë fenomen të vonuar të realizmit socialist që tenton naivisht të shaqet në trajta të modernizuara. Kjo avanguardë nuk i ngjet dadaizmit, futurizmit apo surrealizmit të zhvilluar në Evropë në �illim të shekullit XX, në kuptimin që nuk është zhvilluar nën imazhin e ndonjërit prej këtyre arteve avangardiste pasi autorët e �illim ‘90 nuk përdorën teknikat e tyre krijuese. Por, sikundër në rastet e letërsive të tjera evropiane ku u shfaqën avangardat, në poezinë e viteve ‘90 vëre-het mospranimi, bezdia dhe refuzimi i skajshëm ndaj formave pararendëse letrare, duke përfshirë radika-

lisht gjithçka dhe reagoi përmes krijimit të një �igura-cioni të ndryshëm, me konceptimet dhe përjetimet e meta�izikës së qenies, me vetë gjuhën poetike. Të gjitha këto nuk janë prova rastësore kapricioze për të mbush-ur mendjen se mund të realizohen disa truke stilistike, por përkundrazi, ato janë rrjedhojë krejt e natyrshme e ndryshimit të jashtëzakonshëm në përmbajtje. Kemi bindje se fenomeni bazë në këtë poezi është për-jetimi i mirë�illtë i gjithë dukurive që i përmbledhim në emërtimin meta�izika e qenies. Në letërsinë shqipe (brenda Shqipërisë) nuk ishte trajtuar më parë një për-masë e tillë e realitetit tejshqisor duke prekur koncep-tin e kohës, përvojës, gjuhës, vdekjes, mendimit, dyzimit dhe shumëformësisë së përjetimeve të brendshme dhe të të qenit etj, që janë krejt të zakonshme për letërsitë e tjera evropiane. Përgjithësisht, përderisa ndryshon sistemi i përfytyrimit dhe ndodh transformimi i plotë ideologjik do të �lasim doemos për një transformim kryesor në gjuhë. Kjo poezi synon në mënyrë të pan-dalshme e nganjëherë marramendëse lirinë e gjuhës, gjallimin e saj të njëmendët dhe ky është një proces i pandalshëm nga ringjallja, frymëmarrja e vetëdijes për gjuhën. Në këtë pikë përmendëm dhe atë që e sho-him si prurjen më të madhe të këtij brezi poetësh për letërsinë shqipe: Në një realitet të ndryshuar, kjo poezi paraqiste një perceptim të ndryshëm gjuhësor, dhe një prani të pavërejtur kurrë më parë të derdhjes së përvo-jës së brendshme të njeriut dhe meta�izikës së qenies. Ne mendojmë se një pasuri e tillë nuk ka të çmuar për një letërsi me zhvillime kaq të befta, fragmentare e të sforcuara sa e jona. Në plan të organizimit pragmatik, shumë i rëndësishëm ky për avangardat dhe i demonstruar me larmishmëri të pakursyer tek futuristë apo dadaistët e surealistët në avangardat evropiane, ne çmojmë mbledhjen dhe or-ganizimin e vetëdijshëm të poetëve të kësaj kohe tek gazeta “E për7shme”. Ata formuan një grupim të tyren në të cilin depërtimi ndalohej jo thjesht nga hermetiz-imi i qëllimshëm, por mbi të gjitha nga pamundësia e tjetrit për të kuptuar dhe konceptuar realitetin që këta poetë preknin. Po ashtu u botua prej tyre edhe një an-tologji tërësisht e ndryshme nga ç`kishte parë ndon-jëherë letërsia jonë, e titulluar “O moj Shqypni dhe lirika të tjera” që doli si botim i shoqatës “Rinia e ar-tit”. Autorët e përfshirë ishin Dritan Xhelo, Eneida Topi, Mark Marku, Ilir Belliu, Pëllumb Zekthi, Rudian Zekthi, Ervin Hatibi, Agron Tufa, ku dy të fundit ende krijojnë.

<45>

<cog

ito 4

/5>

(Në po të njëjtin brez hyjnë dhe autorë të tjerë ndonëse nuk janë përfshirë në këtë antologji, si p.sh. Virion Graçi, etj.) Ky botim nis shumë kuptimshëm me poez-inë e njohur të Pashko Vasës “Mori Shqypni e mjera Shqypni” e cila tingëllon sa një trishtim i thellë dhe elegji për realitetin e letërsisë shqipe për disa dekada me radhë, aq edhe një ironi ndaj kujtdo që e ka bindur veten për një realitet të ndryshëm nga ai medikokër, të cilit vetëm një pakicë veprash arritën t`i shpëtojnë. Antologjia bëhet një manifest de facto në vargje i kësaj avanguarde. Ndonëse më pas poetët iu bashkuan “Zërit të rinisë” gazetë e rinisë socialiste të kohës, ata vijuan të përcjellin atë poezi dhe synim të tyren që e vazh-duan edhe tek e revista letrare Alef. Vetëm prania e tyre tek një gazetë si “Zëri i rinisë” është një ironi e pa-krahasueshme dhe në aspektin pragmatik një realitet interesant për të bërë më të dukshëm pathosin e pa-parashikueshëm dhe ndarës të avanguardave. Vazhdim i denjë për atë çka sollën këto organe për letërsinë dhe kulturën shqiptare ka qenë për disa vite radhazi gazeta e mirënjohur kulturologjike “Fjala” drejtuar pikërisht prej njërit prej këtyre poetëve, Agron Tufa. Tek këta poetë vërehen cilësi krejt tipike për avan-guardat si për shëmbull nivelimi zero i gjithë ç‘ka paraekzistuar, karakteri ekstremisht kundërshtues, ballafaques dhe mospranues deri në rebelim dhe po ashtu një ndjesi agonizmi apo shpirti sakri�ice në planin emocional dhe mistik. Mendojmë se pjesë e ndjeshmërisë së re dhe e vetëdijes gjuhësore që do të vijonte më tej ishte edhe ridashurimi i gegnishtes në poezi. Ndër poezitë e mëvonëshme të këtyre poetëve ka poezi që janë shkruar me ëmbëlsinë aq të ra�inuar të gegërishtes. Sigurisht që meriton një studim më vete dhe të tjera vrojtime dukuria e zhvil-limit të mëpastajmë të krijimtarisë së secilit prej po-etëve, e aty mund të shquanim tipare të ndryshme e ndoshta të papritura. Kryesori i këtij brezi që shkruan aktuailsht është Agron Tufa.Kjo poezi, kjo avangardë për të cilën �lasim ndonëse nuk është e prerjes së dadaizmit, futurizmit apo sur-realizmit, padyshim që na bën ta shikojmë natyrshëm letërsinë shqipe brenda zhvillimeve që vërehen edhe në letërsinë evropiane të shek. XX, pavarësisht se mungojnë për vetë rrethanat e atëhershme, shfaqjet publike shpërthyese shpesh me natyrë skandaloze të avangardave evropiane. Kjo nuk e zhvendos aspak nga skena e letërsisë evropiane, madje krejt e kundërta

sepse poezia e �illim ‘90 ka sjellë në letërsinë tonë ar-ritje të pavërejtura më parë që e përfaqësojnë vetë po-ezinë shqipe.Kjo është një avangardë e lindur në një terren të cak-tuar letrar dhe me speci�ika të caktuara. Ajo ka synuar t‘i kthejë pavarësinë veprës letrare duke e shkëputur nga rrafshi konkret shoqëror dhe përdorimi i saj për gjithëfarë synimesh joletrare. Ne i referohemi avan-gardizmit si një vetëdije e mirë�illtë dhe e re artistike, e cila për pasojë do të de�inojë edhe realizimet prak-tike. Është i dukshëm refuzimi i traditës dhe një sens programacioni dhe koherence që është vërejtur në organet e shtypit ku janë mbledhur vazhdimisht këta poetë. Ky është para së gjithash arti i zhbërjes së “ar-tit” pararendës sesa thjesht risi në formë a në shprehje. Relativizmi dhe copëzimi i ofruar prej kësaj poezie janë një paralele e logjikshme me “fragmentaritetin” e kri-jimit dhe leximit të saj. Është më se i dukshëm i vetmi emërues i përbashkët i poezisë së �illim ‘90: më shumë se largimi, është fshirja e asaj që u krijua nga letërsia paraardhëse për 50 vjet. E gjitha kjo shprehet pothuaj me një lloj nervozizmi dhe neveritje të pashmangshme. Me përkujdesje dhe në mënyrë pothuaj programatike e të llogaritur, kjo poezi ka zhbërë gjithçka që mund të jetë ngritur nga letërsia e realizmit socialist. Ndjehet vetëdija e kthjellët për të eksperimentuar deri në ku-�ij të së paimagjinuarës duke e shprehur në mënyrë të pastër tendencën përmbysëse dhe shkatërruese kun-drejt asaj që e konsiderojnë të vjetër. Po ashtu vlen të përqendrohesh tek meta�izika e kësaj poezie dhe e metaforës së saj. Tek poezitë e Tufës metafora bashkon përbërës shpesh të përkundërt, në një sens onomatopeje të brendshme në të cilin bashkëgjallojnë konkretja dhe abstraktja. Shpesh herë ato ndërtohen nga terma, të cilët mund të vendosen në marrëdhënie të ndërkëmbyera duke gjeneruar metafora të reja të njëpasnjëshme. Dallohet sendërtimi i abstraktes duke u lënë vend asosiacioneve të panumërta, thyerje të realitetit të njëtrajtshëm dhe ndërfytje të realiteteve në dukje të largëta duke krijuar një ndjesi sipërfaqjeje të dhëmbëzuar apo të shumësh-tresuar ku metaforat bëhen ndërtime tërësisht të reja për shije absolutisht të painfektuara nga ku�izimi apo cektësia mjerane që kanë qenë aq fort të dukshme në poezinë e para ‘90. Po kaq bien në sy disa imazhe të përthyera eskatologjike dhe zhbirimi brenda realitetit të harrimit, të shkuarës, një vetëdije e fundit të një

<46>

<cog

ito 4

/5>

kohë dhe e �illimit të një tjetre e derisa për gjithçka ka një kohë nën qiell vjen dhe koha e përballjes me vet-en, çasti i katarsisit, të cilit i jepen përmasa kozmike dhe tone ontologjike. Ndjehet sikur që në poezitë e para Tufa e kishte kapërcyer çastin e të qenit në këtë avangardë dhe ishte hedhur tashmë përtej, duke e pasë projektuar qartë, më tutje në kohë krijimtarinë e tij te suksesshme të mëvonshme. Dukuri më vete janë edhe procedimet radikale të Rudian Zekthit ku kuptimet gjenerohen, pothuaj pa ndalur në shoqërizime të paza-konta. Veprimi me gjuhën duket sikur është përpjekje për të �iksuar segmente kohore e për t‘i shtrirë në një plan ku të mund të orientohet në një nocion të ri për vet kohën dhe ekzistencën. Duket sikur ai kërkon të kapë çaste jete, frymëmarrjeje dhe mendime e përjetime në momentin e lindjes dhe shtrirjes së tyre. Fragmentar-iteti i ndërtuar me kujdes është një vazhdimësi çastesh kohore, të cilave ai synon t‘ua kalojë në lëvizje përmes gjuhës, mjetit të vetëm që do mund ta bënte. Ky raport mes gjuhës dhe kohës është një pasuri e veçantë e po-ezisë së këtij autori. Tek të gjithë poetët e përfshirë tek antologjia “O moj Shqypni dhe lirika të tjera” mungon rima dhe ritmi i poezisë bëhet një tik - tak i ndryshëm, një mjet i ri matës i një jokohe që p.sh.: tek Belliu është si një seri kapërcimesh për të eksploruar vdekjen, vet-minë dhe një kërkesë për lehtësim, një ëndërr për një rrugë që t‘i shpëtojë �luturimthi peshës dhe burgut të trupit. Pothuaj një dëshirë e përvuajtur, por këmbën-gulëse për të jetuar thellësinë e vërtetë të brendshme. Po ashtu, është e dukshme një ndjenjë pagjumësie për të mos humbur trokitjen e një realiteti a përvoje njo-hjeje që poeti nuk do ta humbasë. Kjo poezi frymon mes këqyrjes, strukjes, zhdukjes, hutimit, dridhjes, bardhësisë, mos-eve dhe nëse-ve. Ndjehet një ankth i mosgjetjes dhe i kalimit në paqtim përmes mjegullinës dhe pafundësisë, në të cilën nuk gjen dot pikën tënde të peshës. Ai pozicionohet në parandjenjë dhe vëren së largmi vërtitjen e pandalshme të botës duke kaluar në ballafaqimin krijesë - krijim-krijues. Poezia e Bel-liut ngjan si një përmallim i rrallë, i sjellë nga një tjetër përmasë e për një tjetër botë. Poeti e mbart atë, e ush-qen, është thesari i tij. Nganjëherë poezia e tij duket si një aforizëm pa kohë. Pothuaj tek të gjithë këta poetë, metafora bashkon elementin e perceptueshëm me atë abstrakt, me një imazh a përjetim dhe mbarset me be-fasi dhe shumë kuptime për pasojë është tërësisht e pakrahasueshme me metaforën e njohur më parë në

poezinë e 50 viteve të realizmit socialist. Ndërsa Hatibi ka shfaqje më “të zhurmshme”, ironi dhe �lakje të dhunshme të të ku�izuarës. Ai praktikon për-qasje të të kundërtave dhe të largëtave duke shfryrë ne-veritshëm mospranimin dhe këmbëngul në përpjekjen për pozicionimin e vetes njerëzore jashtë të përdit-shmes së përçudnuar duke ruajtur deri në fund gjith-monë një sens rebelimi të pakompromis. Një ditë, jo të largët, shpresoj që ne do të përballemi pa mundësi shmangieje me nevojën e hartimit të historisë së letërsisë shqipe, mungesa e të cilës është një fakt ek-stremisht i rëndë e i dhimbshëm. Nisur nga kjo, studimi i kësaj avangarde, i shkrimtarëve që vijuan të shkruajnë dhe i atyre që prurjet e tyre i ku�izuan në periudhën e viteve ‘90, do të kërkonin një impenjim krejt të për-ligjur. Mendova të nis atë që personalisht do ta konsi-deroja të pafalshme të mos e kryeja, pra të shprehem konkretisht dhe pikërisht për këtë realitet kaq impre-sionues, që deshi ta sjellë në vete, madje ta rikrijojë shijen dhe ndjeshmërinë letrare. Pasi ta pranojmë këtë të vërtetë na ngelet të vërejmë në mënyrë ngulmuese e me hollësi se si e realizoi gjithë këtë nismë befasuese për kohën dhe tepër të çmueshme për krejt letërsinë shqipe në tërësi.

Bibliogra�i

1. Fjala, e përjavshme kulturologjike, nr 149, 151, 156, 213, 215, Tiranë, 2004 - 2006

2. Poggioli, Renato, “The theory of the avant-garde” USA, 1968.

3. Temat e mëdha të futurizmit, Plejad, Tiranë, 2002.

4. Tufa, Agron, “Identi�ikimi gjuhësor i kohës ontologjike tekstore” (Mbi poezinë e Rudian Zekthit).

5. Rinia e Artit “O moj Shqipni dhe lirika të tjera”, Ti-ranë, 1991.

6. Universiteti i Tiranës, Departamenti i Letërsisë, “Fenomeni i avangardës në letërsinë shqipe”, Arbëria, Tiranë, 2004.

<47>

<cog

ito 4

/5>

<post>

TË MBIRRËFESH(Metanarracioni - karakteristë e romanit postmodern)

Vjollcë BERISHA

Ndërhyrja e zërit të autorit që përsiat rreth asaj që rrëfen në roman, është bërë brumë i studimeve të pa-numërta bashkëkohore në qarqet hulumtuese letrare evropiane e botërore. Kjo pikë, ku gjithnjë e me shumë po e përqendron vëmendjen studimi bashkëkohor, nuk është aspak bashkëkohore, pasi këtë mënyrë rrë�imi letërsia e njeh që nga �illimet e saj. Kur them �illimet kam parasysh po-emat e vjetra dhe zërin e narratorit që distancohet për një çast nga rrë�imi i zakonshëm, duke u dyzuar për të arritur efekte të caktuara stilistike. Kjo mënyrë narracioni është shndërruar pothuajse në karakteristikën numër një postmoderne të rrë�imit në romanin bashkëkohor botëror, po edhe shqiptar. Ndonëse në roman autori nuk duket se i shtrydh të gjitha idetë e veta, megjithatë në shumë raste, e kjo më së miri bie në sy te variantet e ndryshme, rikonstru-imet, të të njëjtave vepra (e cila �let për hapësirën që mbetet gjithnjë për ide të tjera), ku autori distancohet në pikëpamje morale prej ideve qe ka shprehur në të, duke mos e dëgjuar zërin e vet, por, siç do të thoshte Milan Kundera, vetëm “urtinë e romanit”.Romani klasik evropian njeh një distancim të fshehur të autorit nga bindjet e tij morale. Në këtë mënyrë lex-uesi o ia mvesh të gjitha idetë dhe besimin moral au-torit, o e abstragon atë, duke e bërë të padukshëm,

fundekrye neutral, në situata të caktuara, me zërin e të cilit i ka “mësuar veshët” dhe jepet në rrjedhën e rrë-�imit, gjuhës poetike etj.Se si do të pozicionohen këta dy lexues, natyrisht, varet nga shumë faktorë. Në radhë të parë nga përgatitja e lexuesit, shija estetike dhe nga ajo qe dëshiron të zërë nga ajo vepër e, mbi të gjitha, nga izmat e ndryshme që kanë ndjekur zhvillimin e letërsisë botërore. Për shem-bull, lexuesi i profesionalizuar, domosdo do të distan-cojë mendimet, idetë e autorit nga ajo e personazheve. Ai do të ndjejë, prezencën e autorit vetëm aq sa do t’ia lejojë ky i fundit përmes një metanarracioni në funk-sion thjesht stilistik, të cilën mëton ta shtjellojë edhe ky punim. Romani bashkëkohor, duke e hapur një perde të një dri-tarëze në mes të rrë�imit mundëson “futjen e kokës” së autorit të librit në të dhe këtë, domosdo, e vëren edhe lexuesi, i cili e mirëpret këtë ndërhyrje dhe vendoset më afër qëndrimeve të autorit lidhur me situata të cak-tuara të shprehura në vepër.Po a është kjo, në të vërtetë, një zbulim bashkëkohor, një mënyrë postmoderne e të rrëfyerit? Natyrisht që jo, gjurmë të një narracioni të këtillë gje-jmë edhe te dy nga kryeveprat e letërsisë botërore, te “Iliada” dhe “Odiseja” , ku zëri i autorit komunikon njëherë me ndonjërin nga personazhet, më shpesh me

<48>

<cog

ito 4

/5>

hyjnitë, për të mos u rishfaqur më. Një lexues i vëmend-shëm vëren se si shfaqen zëra, që humbin pastaj pa u formësuar në personazhe tamam. Ata vetëm komu-nikojnë me personazhe të tjera. Për këtë mjafton të kujtohet vargu me të cilën �illon “Iliada”për të vërej-tur se si shfaqet një zë tjetër që i drejtohet hyjneshës duke i thënë të këndojë për Akilin dhe pastaj po ky zë humbet, duke e kaluar natyrshëm rrë�imin te narratori dhe duke e tërhequr plotësisht lexuesin tutje në vepër, shpesh duke ia shpërqendruar skajshmërisht vëmend-jen nga narratori i parë (autori), i cili tha �jalën e parë dhe u tërhoq.Çështja ndryshon në romanin tonë të traditës, ku ten-tohet që autori të qëndrojë larg asaj që zhvillohet. Hetohet një vijë ndarëse midis autorit dhe botës së tij �iktive, të cilën ai mëton ta ruajë me këmbëngulje. Në to, përveç formave të rëndomta narrative, rrë�imit në vetën e parë dhe të tretë, autori ynë sikur kërkon ndonjë mundësi, shpeshherë edhe arti�iciale, për të rrëfyer diçka më saktë, deri në hollësi. Them arti�iciale, pasi ai, narratori mashkull, për ta servuar në mënyrë më të përpiktë sensibilitetin, ndjeshmërinë, e botës së femrës-protagoniste, shpik ditarin e saj, përmes së cilës bart te lexuesi një botë origjinale të ndjenjave të saj, siç mund të shihet te romani ynë i traditës, p.sh. te romani sentimental i Haki Stërmillit, ku ditari �let me një gjuhe krejt tjetër nga ajo e ndjeshmërisë femërore, �let me gjuhën e autorit, me idetë përparimtare të tij, që dallohet mjaft nga gjuha e femrës, nga rrethi i pra-pambetur i saj. Kjo teknikë shkrimi mëton ta zëvendë-sojë në mënyrën e vet atë që e quajmë metanarracion. Por është vetëm një sprovë jo e qëlluar për kalimin e rrë�imit nga një narrator në tjetrin dhe kjo shfaqje, na-tyrisht, nuk bën pjesë në karakteristikën narrative për të cilën po bëjmë �jalë këtu. Në këtë mënyrë, përmes shpikjes së një mjeti, siç mund të jetë ditari, deri diku edhe monologu i brendshëm, autori fut zërin e vet që përsiat rreth asaj që rrëfen në roman dhe ruan natyr-shmërinë, por pa qenë i detyruar të shpikë metanar-racionin. Rastet e këtilla të ditareve, letrave që rrëfejnë tërë historinë, kohëve të fundit letrave elektronike, me-sazheve telefonike etj., janë format që autorët i ndërka-llin në vepër për të arritur hera-herës atë që me gjuhën

e shkencës quhet metanarracion. Meqë thash se metanarracioni s’është dukuri e re në letërsi, dua të sjelli në mendje se sa e sa vepra klasike, ku narratori shfaqet në �illim fare dhe pastaj e kalon rrë�imin te një tjetër; bie �jala te personi që takon ai dhe që në vijim e rrëfen tërë historinë e romanit si do t’ia kishte rrëfyer jetën apo një ndodhi të parit, duke pasur, si rrjedhim edhe peshën e ndërtimit artistik. Për të il-ustruar këtë mjafton të kujtojmë romanet e Rëmarkut, Cvajgut, Ekos etj.Pavarësisht se ky lloj i përsiatjes që bën teksti mbi veten nuk është një shfaqje e re, ajo prapë se prapë me këm-bëngulje bëhet e pranishme në romanin postmodern. Edhe romani bashkëkohor shqiptar, me një natyrsh-mëri të madhe, e fut në “lojë” autorin, qëndrimet e tij, herë-herë duke e ndërlikuar rrë�imin nga veta e parë në të tretën apo nga një ligjëratë në tjetrën. Romani post-modern e ka ngritur metanarracionin në shkallë karak-teristike themelore narrative, duke e bërë të qartë efek-tin e lartë estetik të asaj që është “ndryshe” në letërsi.Romani i fundit i akademik Rexhep Qosjes “Nata është dita jonë” është re�lektimi tipik i dukurisë së metanar-racionit në letërsinë shqipe. Ai i shërben cilitdo studi-ues që dëshiron të sqarojë apo të konkretizojë atë që ka shpjeguar mbi këtë mënyrë rrë�imi. Në këtë vepër narratori që në �illim e bën të ditur që po shkruan një libër për të �ituar konkursin e Ministrisë së Kulturës dhe pastaj krejt ç’zhvillohet më tej është libri që po shkruhet dalëngadalë për të konkurruar në konkurs.Të gjitha ngjarjet dinamike që përshkruhen në romanin që na servohet për ta lexuar kanë, ose më saktë, do të kenë edhe lexuesin �iktiv, apo thënë më mirë, lexues-in-personazh, i cili ka në dorë romanin që i dorëzohet konkursit të Ministrisë, përkatësisht romanin e protag-onistit Budin Buda.Në këtë mënyrë jemi mu brenda citatizimit, sepse e gjithë vepra është më tej një libër i dy�ishtë, që i refero-het gjithë asaj që ka krijuar Budin Buda narrator-per-sonazh.Metanarracioni i këtillë fut zërin e autorit në vepër, duke e distancuar nga ai i narratorit e duke na dhënë kësh-tu narrator të dy�ishtë, si të donte të thoshte se s’jam unë ai që rrëfej, por vetëm ai që kam krijuar gjithçka,

<49>

<cog

ito 4

/5>

madje edhe atë që rrëfen në roman. Karakteristike për këtë vepër mbetet se Budin Buda nuk është vetëm ai që rrëfen, ku si rëndomë përfytyrohet si një personazh i kudondodhur, por edhe një autor i dy�ishtë, që na e shkruan ne romanin, i cili do të konkurrojë në Minis-trinë e Kulturës, që është, në fakt, e tërë vepra që ne lexojmë.Në këtë rast, edhe lexuesi që Umberto Eko e quan lexues i nivelit të parë, i cili do të dijë vetëm fundin e historisë, por edhe ai i nivelit të dytë, që interesohet se si është rrëfyer historia, hetojnë se diçka është më ndryshe në këtë rrë�im. Lexuesi i parë kupton, ndoshta padik-tueshëm, se diçka ngatërrohet, diçka ndërhyn dhe, jo rrallë, rikthehet për ta lexuar edhe një herë atë pjesë.Ndërsa, për lexuesin e profesionalizuar, për atë që e ka idenë për mënyrat e ndryshme të narracionit, është më e qartë dhe, natyrisht, e heton në çast ndërhyrjen e au-torit. Bie �jala, te romani “Nata është dita jonë” cilido lexues e vë re se si një zë �let për veprën që duhet ta shkruajë dhe pastaj, lehtësisht, si kalimi nga një vagon në tjetrin, rrë�imi kalon te narratori (zëri i dytë), për-katësisht te autori i librit që po shkruhet në roman nga ana e një njeriu që quhet Budin Buda, i cili dallohet shumë në stil, në mënyrën e shprehjes, nga i pari, au-tori. (Edhe ky �let me zërin e Budinit.) Kështu e formon narratorin e dy�ishtë, si rrjedhojë, siç thamë, edhe lex-uesin e dy�ishtë.Një dukuri e këtillë është e shpeshtë në shkrimet e botës. Romani postmodern e përdor mjaft këtë mënyrë rrë�imi. Po përmend edhe një vepër ku mund ta konk-retizojmë edhe më shfaqjen e metanarracionit në pro-zën e gjatë, përkatësisht në roman, duke e zbuluar shpesh në fund të tij si një “truk” i autorit për distancim gjatë rrë�imit.Nobelisti turk Orhan Pamuk, në romanin “Bora” veç në fund të veprës së tij, ku duket vetëm si zëri i tretë, vetëm si zëri rrëfyes i autorit, zbulon veten e tij si personazh, madje si një shok i fëmijërisë së protagonistit Ka, duke u distancuar përnjëherë dhe papritur nga të gjitha qën-drimet e “personave” që ndërtojnë ngjarjen, duke mos qenë më vetëm një narrator “klasik” që i di të gjitha, që domosdo di më shumë se personazhi, Pamuku tek në fund të romanit zbulon se ai që e ka rrëfyer tërë ngjar-

jen, është vetëm një personazh që di shumë gjëra lidhur me të, por jo të gjitha. Ai di vetëm aq sa ka mundur t’ia zbulojë protagonisti (poeti) Ka gjatë letërkëmbimeve, apo nga �letoret e shënimeve vetjake. Në këtë rast kemi të bëjmë me një “personazh që distancohet papande-hur nga vija e rrë�imit dhe rishfaqet si personazh vetë, ndërkohë që lexuesi deri më atëherë e ka marrë për një narrator të “fshehur” që rrëfen në vetën e tretë.. Me këtë distancim të beftë, ai njëherit shpalos edhe një botë personale morale si autor-personazh, pasi që e përdor emrin e tij të vërtetë. Në këtë mënyrë, vetëm në fund të veprës, tërhiqet nga e tërë bota që ka krijuar, duke krijuar një metanarrator, të cilin lexuesi e njeh më mirë dhe e ka para vetes më konkret e me të gjitha idetë dhe qëndrimet mbi ngjarjen, sidomos qëndrimet.Po a s’është kjo mënyrë e përsosur për ta bërë të një-mendtë botën e romanit?A s’tërhiqet në këtë mënyrë lexuesi më thellë në ngjar-je, duke iu mbushur mendja se të gjitha ato nuk rrëfe-hen nga dikush “i jashtëm”, por ndodhin ndërkohë që ai (lexuesi) është vëzhgues i jashtëm; dhe kjo, padyshim, ka efekt të jashtëzakonshëm në kënaqësinë e leximit.Kjo mënyrë e hapërimit të autorit-narrator nëpër rrugët e romanit, e bën lexuesin të ndjejë se të gjitha janë shtresime të kujtesës së tij dhe ndodhi tredimen-sionale, ku ai mund të jetë përcjellës i jashtëm, njëri nga fqinjët në pallatin ku ndodhin ngjarjet, njëri nga pro-tagonistët, nga kushërinjtë që i dinë të gjitha etj.Ky mendim, besoj, e rrumbullakon atë që u tha në këtë vështrim, duke vënë në pah efektin estetik që bën te lexuesi kjo mënyrë rrë�imi.Romani, duke qenë, siç do të thoshte studiuesi Mark Marku, lloji “par exellans” i modernitetit, tërheq vë-mendjen e studimeve në të gjitha rrafshet e ndërtimit të tij.

<50>

<cog

ito 4

/5>

FIGURA E GRUAS NË VEPRËN E STERJO SPASSES

Mr. Zejnepe Alili - REXHEPI(Universiteti Shtetëror i Tetovës)

<studim>

SENSIBILITETI FEMËROR DHE HUMANIZMI MODERN

Për të trajtuar në mënyrë reale problematikën e jetës së gruas shqiptare, në suaza të përmasave të traditës, ngjarjeve të vendosura në ambiente tipike të këtilla, për të vënë në pah përjetimet e vetë gruas në raport me gjendjen shpirtërore të saj; sa të brishtë e lirike, po aq dhe të rebeluar, përqëndrohemi në pikëvështrime të ndryshme që e formësojnë subjektin e tri romaneve të Sterjo Spasses. Afërdita, Afërdita përsëri në fshat dhe Zgjimi, janë ro-mane ku autori përshkruan një regjistër të tërë vroj-timesh, me interesim dhe dëshirë të jashtëzakonshme, duke dhënë konceptin e jetës së gruas, idealin e saj për jetën, me një botë të pasur shpirtërore, ku natyrisht nd-jehet revolta për pozitën nënshtruese që asaj i impono-het. Rebelimi i saj kundrejt padrejtësive që i bëhen është shumë esencial për romanet, sepse pikërisht e vërteta dhe origjinaliteti e bën veprën art. Aftësia e perceptimit të autorit bëri të mundur që �igura e gruas në veprat e tij, sidomos në tri romanet e përzgjedhura të jepet me një subtilitet të shprehur, sa tradicional aq edhe bashkëkohor, kuptohet sipas rrjedhave tematike.Vepra e S. Spasses nuk paraqet vetëm një vepër letrare e estetike, por ajo lë gjurmët e një vepre të realitetit shoqëror me re�lektimin e së vërtetës dhe përjetimit të personazheve që bëhen bartës të ndryshimeve jetësore, mbase shkrues të rrethanave historike, që pretendohet të jetë si një përmbysje e së vjetrës, gjegjësisht si një forcë e protagonistit për të sjellë rendin e ri shoqëror me ndryshimet rrënjësore duke krijuar dhe lënë pas

vetes ngjarje me rëndësi historiko-letrare. Si vepra të rëndësishme për nga vlera estetiko-letrare mund të veçojmë edhe veprat: Hi dhe shpuzë e M. Fra-shërit, Hija e maleve e Koliqit, Dr. Gjilpëra e Konicës, Novelat e Qytetit të Veriut e Migjenit, Net Shqiptare e Kutelit, Pse e S. Spasses dhe Sikur t’isha djalë e Stërmil-lit janë vepra që krijojnë themelet e modernitetit të hershëm për letërsinë shqipe.43 Tematika e këtyre veprave vë në qendër të analizës fatin e njeriut dhe sakri�icën e tij gjatë jetës, me theks të veçantë fatin e gruas dhe pozitën e saj në shoqërinë shqiptare, gjatë periudhës së realizmit socialist. Në këtë drejtim, vlerësohet subjekti i ngjeshur e i ndër-lidhur mirë në të tri romanet e analizuara të Spasses, sidomos në situatat ku shfaqet më e plotë �igura e per-sonazhit grua, përpjekjet e saj për realizimin e ëndr-rave për të ardhmen, gjykuar mbi të kaluarën e popul-lit, pjesë e pandashme e të cilit është edhe gruaja. Është një fakt i pamohueshëm, pozita tejet e rëndë në jetën e gruas dhe e vërteta e fatit të saj të hermetizuar. Përderi-sa të gjithë, vazhdimisht pohojmë se gruaja është shtyl-lë e familjes, edukatore e kombit, bazë e shëndoshë e familjes dhe shoqërisë... Atëherë: a s’është koha që asaj t’i jepet vendi i duhur dhe i merituar në shoqëri?Ngulfatja e mendimeve dhe vullnetit të saj shpalos por-tretin e përvuajtur të gruas në ambientet sociale për-plot kontraste ku realiteti merr nuanca të trishtueshme jete. Kështu, përmes situatash psikologjiko-shoqërore, në këto romane jepen interpretime të qëlluara të gjendjes reale dhe aktualitetit të kohës, si shkaktarë të rrjedhave të atyre ngjarjeve.

<51>

<cog

ito 4

/5>

Arsyeshmëria e dilemave të shtruara gjendet edhe në një nga tezat e përfaqësuesit më të denjë të Letërsisë moderne shqipe, Faik Konicës, të botuar në revistën „Dielli“ në Boston, pra për �illet e shekullit XX, i cili nisur nga pozita e grave që nderoheshin në Evropë dhe gëzonin një nder më të lartë në shoqëri, përpiqet që të përshkruajë kësisoj rolin dhe vendin e gruas shqiptare, një shpjegim krejt ndryshe nga Anadolli, ku thuhet: “Shqipëria, vend i thjeshtë evropian, e ka dëftuar kur-doherë veten të ndryshme nga Anadolli. Në kohë të mesme e të tashme, shqiptari e ka nderuar gruan �is-nikërisht... shqiptarja është perëndesha e vatrës”.44 Mbase këtu vihet në spikamë qëllimi human i intele-ktualit dhe atdhetarit shqiptar. Të vetëdijshme se pa emancipimin e gruas, s’ka eman-cipim të një familjeje e të një shoqërie, Afërditë Skën-deraj dhe Margaritë Suvaxhiu bëhen misionare të dijes, e vetmja rrugë e sigurt e ndryshimeve rrënjësore dhe e përparimit. Nëse arsimimi dhe edukimi i femrës është shkolla, i vetmi vend ku ajo do të arrinte nivelin e duhur të edukimit, atëherë duhet synuar me ngulm për këtë arritje. Pa dyshim, për ta arritur këtë nuk është e mjaftueshme vetëm dëshira, vullneti dhe puna e saj në këtë rrafsh, por është shumë e rëndësishme përkrahja morale dhe mirëkuptimi nga ana e burrit, sepse pa praninë e vetëd-ijes së mashkullit në këtë synim, tërë kjo do të ishte e vështirë dhe e parealizueshme, kur dihet se gruaja ako-ma është në pozitë të lutjes dhe vlerësimit nga bota e mashkullit. Përkushtim të madh në këtë sferë për pasqyrimin real të jetës së gruas, ka dhënë edhe Elena Gjika, në veprën Gratë të para nga një grua (Des Femmes par une femme), botuar në Paris dhe Bruksel, në vitin 1865. Për të shkruar veprën, autorja është njohur me historinë e vendeve të ndryshme, me zakonet e traditat që ruhen në to, me sistemin e ligjeve, që organizonin jetën sho-qërore, ka njohur gratë më të shquara, që përfaqësonin kulturën, letërsinë e artet e këtyre vendeve. Kjo qe një ndërmarrje tepër e vështirë, që Dora d’Istria e kapërceu vetëm falë erudicionit dhe kulturës së gjerë që kishte, falë udhëtimeve plot fryt që kishte bërë, për të njohur jetën e popujve të ndryshëm, edhe të gruas.45 Njohje, që Dora d’Istria e arriti me kujdes të madh, duke u

munduar që për së afërmi të gjejë shkaqet e mjerimit të gruas së ndershme e punëtore.Edhe pse u bëhen përpjekje të shumta, që përmes per-sonazhit të Afërditës të evidentohen dhe të shmangen sado pak shkaktarët që e vështirësojnë jetën e gruas, megjithatë për barazim gjinor s’mund të �lasim akoma, andaj gruaja është në pozitë të palakmueshme, derisa raportet do të vazhdojnë të jenë të këtilla. Kjo mund të arrihet kur gruaja do të jetë e barabartë dhe s’do të ketë nevojë për luftë të drejtash gjinore. Kështu, edhe N. W. Ackerman, duke dhënë shpjegime mbi fenomenin e pranimit apo refuzimit vjen në përfundim se pozita e saj ...varet shumë edhe prej botëkuptimit që gruaja e ka për vete.46 Pra, femra një kohë të gjatë u konsiderua si mjet dhe mall shkëmbimi.47 Ajo trajtohej si objekt, pozitën e të cilit mund ta zhvendosnin të tjerët sa herë që të donin. Shkrimtarët përparimtarë, si S. Spasse, të prirë nga mendime demokratike trajtojnë thellësisht faktorët shoqërorë që vështirësojnë jetën e gruas, të shtypur e të privuar nga të drejtat e saj. Konceptet e tyre për trajtimin e �igurës së gruas janë të dimensioneve pro-fesionale, duke trajtuar: probleme shoqërore, sociale, ekonomike, politike, ideologjike, historike, psikologjike, �ilozo�ike, etj.Raportet shoqërore që dalin si rezultat i realitetit ob-jektiv bëhen plagë e kohës për të rinjtë shqiptarë, duke ngulfatur dëshirat dhe ëndrrat e tyre. E rëndë dhe e padurueshme, kjo gjendje edhe më tej për gruan e am-bienteve patriarkale, e cila padrejtësisht është privuar nga shumë të drejta njerëzore. Realiteti shoqëror dhe historik i viteve 1930-1990, kohë kur edhe janë shkruar romanet Afërdita, Afërd-ita përsëri në fshat dhe Zgjimi, pasqyron marrëd-hëniet politiko-shoqërore e sociale, ambientet e jetës shqiptare, vrojtues i të cilave ishte S. Spasse, andaj në opusin krijues të tij u sajuan tema dhe personazhe që re�lektojnë vijat shtrirëse të realitetit shoqëror, klimën kulturore të kohës dhe gjendjen e vërtetë të gruas.Për të ndryshuar ideologjinë e kohës, në favor të rolit të gruas dhe për ta përfaqësuar denjësisht atë në jetën kulturore, u angazhuan pothuajse tërë shtresa intele-ktuale shqiptare duke dhënë pikëpamjet e tyre, si një mesazh i fuqishëm për vetëdijësimin e saj. Me protago-

<52>

<cog

ito 4

/5>

nistet si Afërdita dhe Marga kuptojmë që gruaja duhet të bëhet e zonja e fatit, pasi me këtë, përgjithësisht do ta ndryshojë jetën e familjes dhe të shoqërisë ku ajo ve-pron, duke e ngritur atë në një shkallë më të lartë të kulturës.A thua për këtë gjendje të vështirë të pozitës së gru-as, një pjesë të fajit duhet të mbante dhe vetë gruaja?! Dilema e këtillë shtjellohet nga shumë studiues, por veçojmë një artikull të publicistes Dita Jakova: Gruaja shqiptare asht prej natyre kryenaltë... Por mjerisht nuk ka ende nji besim në zotsinë e saj mendore... asht e zonja, e squet, por jo aktive... Mendimet e veta të mira i mban të fshehura. Ja ka lanë krejt luftën intelektuale burrit.1 Në këtë pikëvështrim del se gruaja s’është këm-bëngulëse sa duhet për të �ituar të drejtën që i takon dhe për të ndryshuar pozitën e saj, �illimisht në familje dhe më pas në shoqëri. Po të kemi parasysh faktin, që shkollimi dhe eman-cipimi i gruas varen nga disa faktorë dhe assesi vetëm nga dëshira dhe vullneti i vetë asaj, atëherë ...shkrim-tarët përparimtarë me tendenca demokratike, duke e hetuar këtë problem, u munduan që me veprat e tyre t’ia imponojnë shoqërisë një trajtim të ri të kësaj çësh-tjeje, prandaj në veprat e tyre gruas i besuan rol të atillë çfarë ajo nuk e kishte në jetë... Gjatë analizës së veprave letrare të sentimentalizmit i hetuam këta tipa grash: tipi i gruas sentimentale atdhetare, tipi i gruas sentimentale didaktike, dhe tipi i gruas sentimentale mikroborgjeze.2 Me këtë përvijim të tipit të gruas shqiptare shprehet formimi i �igurës së tyre sipas ka-rakterit, parimeve etike dhe estetike, vështruar si në rrafshin shoqëror të jetës, ashtu edhe në atë të sajimit letrar. Në romanet: Afërdita, Afërdita përsëri në fshat dhe Zgjimi të S. Spasses, bazuar te kryeprotagonistet, gje-jmë tri pjesëmarrëse aktive në ndryshimet shoqërore, që krijojnë tri imazhe të ndryshme në kuptimin parë-sor. Në realitet, ato krijojnë një lidhje tepër të ngjeshur duke dhënë një �igurë gruaje të kompletuar, që e gjen tok tek një individ, njëkohësisht: gruan e arsimuar, të guximshme dhe përparimtare. Kur gruaja të çlirohet nga droja e tempujve të pamposhtur, si: babai, burri... idhujt e saj të rrejshëm, ajo do të gjykojë të kaluarën dhe do të përsiatë të ardhmen, atëherë bindja e saj për

ëndrrën e lirisë do të jetësohet. Gruaja gjatë jetës në shoqëri sikur përballet me s�idat prometeike, paresh-tur mbledh dromca shprese për t’i bërë vend re�lektim-it të lumturisë në jetë. Kjo është një çështje prekëse e tejet serioze që duhet të godasë çdokënd që ka pak sens se si duhet të jenë konturat e qytetërimit dhe emancipimit të gruas, të drejtave dhe lirive të saj, të paktën në shekullin XXI. Përkitazi me këtë, gruaja shqiptare gjen mbështetje në forcat e reja demokratike, konceptet e reja të jetës, të drejtat që i përkasin asaj si qenie e denjë për dashuri, respekt e mirëkuptim në familje dhe shoqëri. Tematika e romaneve të Spasses përshkruhet nga një frymë e fuqishme shpresëdhënëse, nga traz-imet shpirtërore të vajzës shqiptare, qoftë malësore a qytetare, e cila është e determinuar për synime të reja, pa prangat e mesjetës, nën ndikimin e një bote emocionale dhe mendore që pa mëdyshje do të sjellë zgjimin individual dhe kombëtar.

TIPI I GRUAS SENTIMENTALE DIDAKTIKE

Në romanin Afërdita dhe Zgjimi, S. Spasse përmes va-jzave shqiptare, Afërditës dhe Margës arsyeton qën-drimin transparent të tij në përkrahjen e gruas dhe të drejtave të saj. Me këtë, e qartëson qëllimin e person-azheve në ndikimin dhe përmirësimin e jetës së gru-as. Ato janë tejet aktive dhe nuk e vrojtojnë më si në mjegull mjedisin ku jetojnë, nuk gjunjëzohen në hesh-tje përpara urdhrit të burrit, por edhe pse me sakri-�ica të mëdha, ato ngrihen kundër çdo padrejtësie që jetën e gruas e bën të mjerë, të zbrazët e të ndrydhur nën forcën e fatit të imponuar. Përjetimet e këtilla le të mbeten vetëm mendime të perënduara, e frika e njeriut të përbuzur e të robëruar të zëvendësohet me forcë të re që do të shërbejë si model i përparimit në shoqëri. Për këtë, shkrimtari na vë përballë mësueses së dyzuar, Afërditës. Protagonistja e romanit të parë, e ‘44-ës dhe e dyta e ‘54-ës, mësuese dhe edukatore që me punën e saj dhe predikimin e vet u bën jehonë ideve iluministe. Me këtë rast, në përshkrimin e Afërditës, heroinës së romanit, na duket se ka gjetur mbështetje në �jalën e Nobel-it: Shkrimtari ka një detyrë të dy�ishtë për të përmbushur: të mos gënjejë për atë çka di dhe t’i bëjë

<53>

<cog

ito 4

/5>

ballë shtypjes.3 Misioni i saj është i shenjtë, ajo jeton për të ndihmuar të tjerët. I përkrah fshatarët në luftë kundër shtypësve e sunduesve, por dhe në ditë paqeje, në rindërtimin e vendit. Ideali për të edukuar brezat e rinj dhe për të ndihmuar fshatarët e varfër iu bë pjesë e shpirtit dhe kur kujton misionin që e priste, për një çast ajo ndjeu se ...një �llad i ri ia ledhatoi zemrën... në mënyrë të pavetëdijshme shpërtheu hovi i saj i pash-terrshëm, për vepra të reja e për iniciativa të reja; e nd-jen veten të fortë moralisht. Me fantazinë e saj shpalosi e bëri të valëvitej një �lamur të madh, �lamurin e ide-alit të saj.4 Në këtë qëllim, Afërdita s’është e vetme. Ajo përfaqëson një brez të tërë mësuesish përparimtarë, që synojnë një jetë më ndryshe, një jetë të re, për këtë nuk zbrapsen lehtë nga ideali i tyre. Mësuesja Afërditë Skënderaj dëshiron t’i mësojë njerëz-it, ta ndriçojë mendjen e tyre dhe ta përparojë vendin e vet, veçanërisht fshatin. Afërdita e parë, mësuesja e paraluftës, këtë e arsyeton me idealizmin e vet si një utopi, një oazë parajse në skëterrë, kurse e dyta, në kushtet e pasluftës, bëhet propaganduese e idealeve të reja shoqërore, por që të dyja luftojnë kundër analfa-betizmit, prapambeturisë, patriarkalizmit. Mësuesja e re niset nga një ideal, ai i Rilindësve shqiptarë. Lufton për lirinë e vendit dhe sërish kthehet në fshat, ia �illon punës në shkollë, sepse e kupton që është më e vlef-shme të qëndrojë në mesin e të rinjve, sado që e kupton se bota e vjetër me të renë ndeshen kurdoherë. Për rrugën e vështirë që ka zgjedhur ajo është plotësisht e vetëdijshme, andaj me bindje shprehet: Unë kam dalë nga gjiri i këtij populli dhe duhet të vdes po për të mirën e këtij populli! E mira më e madhe që mund tu bëj sot për sot fshatarëve, është që të edukoj fëmijët e tyre; ja ideali, ja lumturia ime!5 Në të vërtetë, �igura e Afërditës në romanet e Spasses tipizohet me punë e ndershmëri, durim e sinqeritet, si dhe qëndrim të guximshëm deri në �itore. Përfundimisht, ajo mund të merret si parala-jmëruese e së resë në botën që po ndërtohet, në jetën e re që agon. Edhe �igura e vajzës së zgjuar na shfaqet në rolin e mësueses atdhetare. Është ajo, e reja korçare, Margë Suvaxhiu, që i vë detyrë vetes t’u mësojë të tjerëve shkrim-leximin me abetaren shqipe të sjellë nga Vllahia. Ajo përfaqëson vajzën përparimtare, me shpirt rilindës,

me mendje të ndritur, edhe pse fati e lidh me shtresën feudoborgjeze, e shtynë të bëhet nuse në derën e Kon-durajve, sado që ishte bijë e një familjeje atdhedashëse. Figura e saj, në atmosferën e zymtë antishqiptare, ku janë çuar peshë grekomanë e turko�ilë, bëhet sinonim i vajzës së guximshme, mësueses autodidakte që përhap shkrimin e shqipes. Me këtë, ajo sakri�ikon, por opti-mizmi për të ardhmen e vesh me idealin më sublim. Me përkushtimin e Afërditës dhe Margës edhe fati i va-jzës dhe gruas shqiptare ndryshon. Ato bëhen tendencë e rrënimit të traditave të mbrapshta me elemente patri-arkalizmi dhe fanatizmi. E �lakin skllavërinë, jo vetëm në emër të tyre, por në emër të shumë vajzave e grave shqiptare. Ngrihen kundër botës së vjetruar, përbuzjes e dhunës, si qenie të afta për të përmirësuar gjendjen jetësore, qenie në të cilat dashuria dhe ëndrra të ku-rorëzuara edhe me mençuri, i formësojnë ato me dritën shpirtërore. Përjetimet e vështira të mësueseve shqiptare, në përk-rahjen e njerëzve të përbuzur e të robëruar, më pas zvetënohen dhe mbeten vetëm mendime të perëndu-ara, ndërsa të dyja vajzat bëhen forcë e re shtytëse që shërbejnë si model i përparimit të shoqërisë.

TIPI I GRUAS SENTIMENTALE ATDHETARE

Me romanin Afërdita përsëri në fshat, të botuar pas romanit Afërdita, autori sjell një vazhdimësi ngjarjesh dhe �igurash. Edhe pse pas romanit të parë, vihet re sikur hesht një kohë, sepse censura e kohës vë dorë edhe mbi veprën e tij si shumë shkrimtarë tjerë, gjë që vërehet në romanin Afërdita përsëri në fshat, ku bën një kthesë letrare pak a shumë ndryshe nga e para. Sado që vendimtare për këtë kthesë shoqërore ishte Lufta Anti-fashiste, ai e paraqiti më të zbehtë, pa atë jehonën dhe madhështinë e duhur, duke iu larguar paksa gjendjes reale, por i kapluar me entuziazmin e jetës brenda ko-rnizave të realizmit socialist. Mbi këto parime është ngritur stabiliteti artistik i formës së veprës, me tërë peshën e artit letrar, duke dhënë përvoja individësh-luftëtarë në frymën e atdhe-dashurisë, në pritje të veri�ikimit të ideve në shoqërinë bashkëkohore, gjë që e plotëson më mirë në romanin e dytë.

<54>

<cog

ito 4

/5>

Roli i këtillë i shkrimtarit ka qenë një preokupim i përdit-shëm, jo vetëm si edukator i mirë i brezave, sikurse për heroinat e romaneve të tij, por edhe në pajisjen e tyre me ideologji kombëtare e me ndjenja atdhedashëse. Ai u mëson personazheve, se ta duash atdheun nuk mjafton vetëm të çlirosh atë nga robëria, nga armiqtë dhe feudalët e vendit, por të përkrahësh atë edhe në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe edukativo-arsimor. Për një atdhe më të përparuar duhet të kontribuojnë të rinjtë me shkollimin dhe edukimin e tyre, sepse kjo është e ardhmja më e sigurt për të gjithë, padyshim dhe ideali i Rilindjes Kombëtare.Këtu, sipas autorit del në pah qartë roli dhe qëndrimi i gruas shqiptare si luftëtare, heroinë, që jetën e vë në shërbim të luftës për liri, në shërbim të çlirimit të atd-heut. Figurat udhëheqëse, si Afërdita dhe Marga, ndry-shojnë në të kuptuarit e jetës. Janë të pajisura me idenë përparimtare, synim që e mbajnë deri në fund të jetës. Nuk e pranojnë nënshtrimin, nuk dorëzohen përpara forcës imponuese të traditës dhe ideologjive të dëm-shme patriarkale. Nuk u mjafton vetëm �itorja individu-ale, sepse lufta e tyre qe luftë për ndryshimin e pozitës apo fatin e gruas. Kryeprotagonistet kanë vizionin e tyre për botën e re që duhet të jetë dhe një lumturi e përgjithshme e gru-as, e të rinjve shqiptarë. Ideal i tyre për atdheun e lirë e të pavarësuar ishte ngritur mbi çdo gjë tjetër, edhe mbi jetën e tyre, sepse �lijimi për të mirën e vendit, për lirinë dhe lumturinë e brezave është një privilegj. Në këtë ideal, në këtë qëllim ato s’janë të vetmet, ngjaso-jnë edhe me shumë personazhe të tjera të romaneve shqiptare me tematikë të pasluftës, ato së bashku për-faqësojnë botën e re revolucionare, idealin që i kishte ngjizur edhe shumë protagonistë të tjerë. Afërdita - është �igurë e adhuruar për nga mençuria dhe energjia që re�lekton mirësi. Nga një mësuese e dashur, punëtore e këmbëngulëse, pra nga radhët e ar-simit hidhet në radhët e Luftës Antifashiste. Karakteri-zohet me trimëri e heroizëm. Sado që me një imazh më të zbehtë si luftëtare, ajo bëhet simbol i luftës kundër skamjes dhe robërisë. Lufta kundër padrejtësive sho-qërore bëhet pjesë e jetës së saj. Ajo është �igurë e ar-ritur artistikisht, si �igurë udhëheqëse, si vizionare e së resë dhe përparimit të jetës në malësi dhe gjetiu, sado

që paraqet një �igurë �iktive me ide më tepër �ilozo�ike e idealiste. Margarita - është personalitet që ka ndërtuar bind-jen e saj për realizimin e qëllimit. Është aktive në ro-lin e mësueses, në përhapjen e këndimit të shkronjave shqipe, nga abetarja e mërgimtarëve të Vllahisë. Një va-jzë e re, por e formuar, e pajisur me kulturë dhe mbi të gjitha me vlera kombëtare. Figura e Margës pasqyrohet edhe në romanin Pishtarë, ku zhvillon një luftë ilegale që i bëhet pjesë e pandarë e luftës për liri. Personaliteti i saj tani më është i njohur në saje të bindjeve që ka �ituar, pikëpamjeve që mbron, qëllimeve që do të arrijë. Për t’i çuar në vend këto ajo hyn në radhët e mësuesve ilegalë dhe zhvillon veprimtari në radhët e grave.6 Kjo spikat �igurën e saj në qëndrimin dhe sakri�icën për të shpënë në vend porosinë vizionare të përfaqësuesve të Rilindjes Kombëtare. Personazhet, si Afërdita, po ashtu dhe Marga janë sub-limim i mendimit përparimtar që kurrsesi nuk mund të binden me mendimin dhe mënyrën e vjetër të jetës që kishte rënë si hije mbi portat e Shqipërisë. Ato janë per-sonazhe tipike të idealit të ri, për një atdhe të lirë dhe të rindërtuar me shumë tempuj të dijes dhe kulturës. TIPI I GRUAS SENTIMENTALE MIKROBORGJEZE Në romanet e theksuar më lart vijnë analiza më të thel-luara, me diagnoza të përpikta shoqërore, sociale, mo-rale, ideologjike... duke zgjeruar hapësirën e vrojtimit letrar, që padyshim ndikon në ndryshimin e raporteve shoqërore. Personazhet e tipizimeve të këtilla shprehen përmes ndërtimit të situatave të ndryshme dhe gjejnë mbësh-tetje në elementet e përditshmërisë. Sajohen në dy këndvështrime: personazhe optimiste me bëmat dhe mendimet e tyre, si dhe personazhe intrigante, hipokritë e plangprishës, por që ofrojnë ngjarje të lexu-ara me pasion, edhe pse ato nuk përputhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me lexuesit.Kryepersonazhet-femra, të pajisura me zgjuarsi dhe mençuri, në tri romanet e lartpërmendura, pothuajse bëhen pishtarë të dijes e qytetërimit, të cilat me vendos-mëri ecin drejt shtigjeve të përparimit. Ato janë model i qëndrueshmërisë deri në realizimin e qëllimit, tema kjo mjaft nxitëse, sepse bartëset e ngjarjeve në romane të japin mundësinë e kërkimit apo gjetjes së qëndrimit

<55>

<cog

ito 4

/5>

real dhe begatisë shpirtërore të femrës shqiptare gjatë kësaj periudhe letrare. Marga, është vajzë qytetare, e bukur, e zgjuar dhe për-faqësuese e denjë e popullit të vet. Ajo nuk tundohet nga begatia materiale, pasi kultura mbi baza kombë-tare e bën edhe më të vetëdijshme. Paraqitet si heroinë e vërtetë para atyre që u mëson shkronja shqipe, që u qëndis letrat me këtë gjuhë zemre, sepse në të vërtetë ajo është e ngjizur me adhurim, si tipar i rrallë që i vishej gruas, për kah zgjuarsia dhe mençuria. Ajo paraqitet si vajzë e formuar me një nivel të lartë kulturor, edhe pse nganjëherë del si personazh me mungesë të unit të vet, që pa dëshirën e saj herë-herë del si objekt me të cilin manipulon familja dhe shoqëria. Gruaja paraqitet e shtypur dhe e tjetërsuar, pa botë të pavarur emocionale. Edhe Margaritë Suvaxhiu vihet përballë shoqërisë borgjeze. Ka fatin e hidhur të bëhet pjesë e familjes së Kondurajve, sepse nuk përshtatet dot me ta. Mundohet që të kthejë të shoqin në frymën patriotike, që të kon-tribuojë për të mirën e Korçës dhe mbarë Shqipërisë, por në këtë përpjekje Marga dështon. Dikur, ajo bindet se të gjitha ato shpresa e dëshira për lumturi bashkëshort-ore kishin qenë vetëm iluzion... Gjatë gjithë kohës ajo përjeton tortura të mëdha �izike dhe shpirtërore.7 Ajo dhe Petraq Konduraj nuk ishin ngjizur me të njëjtën psikologji, nuk i ngrohte e njëjta dashuri njerëzore, nuk qenë frymëzuar me të njëjtat ideale, ai përfaqësonte një familje mikroborgjeze. Në të vërtetë, realizimin e idealeve të këtilla kombëtare e patriotike në shoqërinë feudo-borgjeze... e kundër-shtonin dhe e mohonin, pra ...ishte e pamundur të ngjiste.8 Shoqëria malësore shqiptare e pasqyruar në rrë�imin epik karakterizohet me norma të theksuara patriarkale, norma para të cilave gruaja u bindet urd-hrave dhe autoritetit të burrit, gjë që e kushtëzon atë në një pozitë më të ulët, pra ajo, jo vetëm që s’njeh pozitë më të privilegjuar, por fare si gëzon normat e së drejtës në shoqërinë patriarkale.Pas çdo synimi për të tejkaluar këto gjendje të tendosu-ra jetësore, pengesat shpesh bëhen edhe më të mëdha dhe me përfundim fatal. Po guximi i gruas si Afërdita e Marga i bënte që të ngrihen mbi kurthet e patriarka-lizmit, duke u munduar të mposhtin ato, sepse natyra

tekanjoze e gruas nuk heziton të sprovohet para çdo rreziku, pasi njëkohësisht u jepej rasti të vinin në pah të gjitha shkathtësitë e veta për të mbijetuar edhe në kushtet e një jete të rënduar.A s’gjejmë këtu një �inesë ndërthurjesh, të cilat e plotësojnë imazhin tonë për ndikimin e faktorëve apo ndikimin e fatit të gruas në shoqëri?! Përshkrimi i jashtëm i personazheve, identi�ikimi i ka-rakterit të tyre përmes ngjyrimit emocional dhe ideor sjell harmoninë e �igurës së tyre. Atëherë, mundësia logjike dhe mundësia reale, të shikohet nga dukja deri tek e vërteta, nga imazhi dhe ëndrra brenda nesh duke lejuar që këto të lidhen me diçka jashtë nesh. Me këtë lidhet një dukuri me një realitet të jashtëm apo me një shkathtësi krejtësisht të brendshme. Personazhet janë të lirë të veprojnë, pra s’është për-herë e domosdoshme të �lasin atë që duan të tjerët, atë që ju urdhërohet të bëjnë, por për ta bërë këtë duhet mençuri e guxim. Për ta, jeta është një luftë e vërtetë. Ata edhe kur heshtin, duhet të veprojnë, të mendojnë një zgjidhje. Madje, a nuk vlen proverbi “Uji i qetë rrë-zon brigjet”?! Në komunikimin e mentaliteteve gjejmë kontraste ide-ologjike, e vjetra që lufton deri në vdekje për të ruajtur ndikimin e mëparshëm dhe e reja që sjell frymë për-parimtare, duke vendosur mbi këtë të fundit �igurën e Afërditës dhe Margës. Madje, nga romanet e Spasses �it-ohet përshtypja që vepra përbrenda rrë�imeve drama-tike sjell tragjedi, por megjithatë ajo më tepër përbëhet nga �ije të harmonishme që në mbarim të saj japin im-azhin e përjetimeve reale të ngjarjeve. Në veprën e Spasses, pavarësisht rrethanave sho-qëroro-politike, gruaja ec me krenari e dinjitet për të gjetur kuptimësinë e jetës dhe për të ndryshuar fatin e paracaktuar në suaza të paragjykimeve patriarkale e konservative të shoqërisë së pa emancipuar njerëzore. S’ka dyshim se bota në të cilën gruaja shqiptare mund të hedh �ije shprese, thuajse se nuk ekzistonte, ajo ishte fryt i një marrëveshjeje patriarkale për të mohuar dhe zhvleftësuar paraprakisht, botën ideo-emocionale të lënë peng të gjendjen sociale dhe shoqërore të kohës.

<56>

<cog

ito 4

/5>

NË TRADITËN GOJORE SHQIPTARE DHE MOR-FOLOGJIA E MITIT SERB

Enver MEHMETI(Universiteti i Prishtinës)

<studim>

BETEJA E KOSOVËS

Në Betejën e Kosovës e cila u zhvillua më 28 qershor, të vitit 1389, në territorin e moçëm historik protoshqiptar dhe shqiptar, në Dardani, gjegjësisht në Kosovë, koalicioni i krishterë i popujve të Ballkanit, siç është e njohur historikisht, pësoi disfatë të rëndë. Kjo ngjarje e madhe historike e përballjeve të dy botëve, të dy civilizimeve në kujtesën kolektive të etnive bal-lkanike la gjurmë të pashlyeshme dhe me kohë morri përmasa të një sage ballkanike. Shumica e popujve te Ballkanit, por sidomos shqiptarët dhe serbët, në kri-jimtarinë e tyre orale do të thurrin legjenda dhe këngë të shumta epike. Këngët shqiptare për Betejën e Kosovës janë krijime që paraqesin një gjendje kalimtare nga epika e moçme në epikën e re, gjegjësisht në epikën historike. Në gjithë folklorin tonë letrar epik këto krijime kën-dojnë ngjarjen më të hershme historike. Që nga kënga e parë e botuar nga Lef Nosi më 1918 e deri më sot janë regjistruar dhe botuar me dhjetëra variante që ka-përcejnë mbi 2000 vargje. Për sa u përket varianteve shqiptare të këngës së Betejës së Kosovës dhe legjendave gojore në prozë është e sigurtë se ato janë krijime të hershme gojore zana�illa e të cilave mbështetet në kujtesën e legjen-darizuar historike për këtë ngjarje. Studiuesit e huaj që janë marrë me këtë problematikë, siç janë sllavisti i njohur gjerman Alojz Shmaus, madje edhe ndonje stu-diues objektiv serb si Veselin Çajkanoviq pajtohen se tradita gojore shqiptare e Betejës së Kosovës në raport me atë serbe paraqet një gjendje të hershme, një tra-jtë të veçantë speci�ike njëkohësishtë dhe primitive të kësaj legjende1. Brenda vetë këngëve shqiptare epike historike, modeli i këngëve të Betejës së Kosovës, në pikëpamje të ndërtimit artistik, sidomos në pikëpamje të ndërtim-it kompozicional është i veçantë. Elementet e qën-drueshme të ndërtimit epik si dhe prania e përbërsëve mitikë e ofrojnë këtë tip të këngës historike me këngët

e moçme epike shqiptare. Por, edhe në pikëpamje të sistemit të vargëzimit variantet shqiptare të Betejës së Kosovës paraqesin lashtësi dhe e shpien moshën e këngëve me vetë lashtësinë e ndodhjes së ngjarjes. Pra, vargu i këngëve është vargu i moçëm i krijimeve epike shqiptare, është varg i sistemit tonik që njihet edhe në krijimet epike arbëreshe si dhe në këngët kreshnike, dhe nuk është varg silabo-tonik i këngëve epike his-torike të gjysmës së dytë te shekullit XVIII e këndej. Këngët shqiptare të Betejës së Kosovës, jo vetëm si ndërtim kompozicional, strukturë metrike e vargut, po edhe si mbushje me lëndë epike his-toriko-mitologjike paraqesin një lloj në veti të këngës shqiptare historike,një model hibrid të këngës me el-emente të përziera historike dhe legjendare, në të cilat tipi i mendimit poetik mitologjik gërshetohet me tipin e mendimit poetik historik. Madje edhe teknika epike e ndërtimit të personazheve të këtyre krijimeve është e ngjajshme me atë të epikës shqiptare arkaike dhe jo me teknikën e ndërtimit të personazheve të këngëve his-torike të gjysmës së dytë të shek. XVIII e këndej. Variantet më të zhvilluara të këngëve shqiptare të Betejës së Kosovës përbëhen prej dy pjesëve të ndara qartë prej njëra tjetrës. Në pjesën e parë këndohen pushtimet e Sulltan Muratit I dhe arritja e tij në Kos-ovë. Në shumicën e këngëve, në këtë pjesë hetohet një shtresë e riteve, e formulave fetare dhe e kodeve të be-simit islam që padyshim në këngë kanë hyrë nga ko-hët e mëvonshme, nga kohët e islamizimit në masë të shqiptarëve. Mirëpo, në asnjë nga variantet e krijimeve shqitare nuk idealizohet dhe nuk shfaqet në asnjë rast simpati dhe adhurim për palën pushtuese osmane. Pjesa e dytë e shumicës së varinateve të këngës i këndon heroizmit të Millosh Kopiliqit, i cili arrin të vrasë Sulltan Muratin I. Në të gjitha krijimet shqiptare të Betejës së Kosovës, Millosh Kopiliqi del �itues moral i kësaj lufte dhe është �igura qëndrore pozitive së cilës rapsodët shqiptarë i këndojnë me simpati të veçantë.

<57>

<cog

ito 4

/5>

Në këngët tona, Millosh Kopiliqi nuk del si person-azh i një etnie të huaj. Ai, në asnjë rast, në këngë nuk quhet i huaj-sllav, pra shkja. Studiuesi i njohur serb V.Çajkanoviq rreth kësaj çështjeje shkruante ,, Po qe se epopeja serbe mbi Luftën e Kosovës do të mund të quhej e Llazarit, epopeja shqiptare mbi po këtë luftë nuk është asgjë tjetër pos këngë mbi Millosh Kopiliqin. Gjendja e tillë është me siguri më e vjetër, më primitive. Krejt kjo do të thotë se Millosh Kopiliqi është hero që ka pasur kultin dhe traditën e vet të fuqishme në mesin e shqiptarëve”.2 Kurse profesor Shefqet Pllana në anali-zat e veta rreth kësaj problematike sjell mendimin se këngëtarët popullorë shqiptarë Millosh Kopiliqin e këndojnë si hero shqiptar3Prof. dr. Shefqet Pllana, Heroi kosovar në këngët popul-lore shqiptare të Luftës së Kosovës, 1389, Studime në fushë të folklorit, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2004. Përderisa këngët popullore shqiptare të Betejës së Kosovës dalin me një trajtë të veçantë të lashtë dhe ruajnë një gjendje të tillë të hershme parakombëtare, krejt ndryshe qëndron puna me traditën sllave, gjegjë-sisht serbe për Betejën e Kosovës. Së pari, traditës serbe ndryshe nga tradita shqiptare i mungon gjendja e lashtë apo bërthama e moçme. Vuk Karaxhiqi në �illim të shek. XIX nuk gjeti as edhe një këngë të vetme për Betejën e Kosovës nga rapsodët serb të Kosovës, as nga lautarët e zonave afër Kosovës, por as dhe nga lahutarët në Serbi, Hercegov-inë dhe në Mal të Zi. Së dyti, këngë për Betejën e Kosovës nuk gjenden as në koleksionet e botuara të para shek. XIX, pra as në “Dorshkrimin e Erlangenit”4, i cili është njëri ndër koleksionet më të vjetra dhe më të rëndë-sishme me këngë popullore serbe. Gjithë kjo vërteton se traditës serbe i mungon fondi i këngëve të moçme për Betejën e Kosovës. Vuk Karaxhiqi, në mungesë të këngëve të moçme, në ndikimin e zgjimit kombëtar të serbëve të Austrisë dhe të misti�ikimit letrar të periud-hës së romantizmit, është ideator i parë i krijimit të mi-tit të Kosovës të ashtuquajturës - ,,Llazarica”, apo epit gojor serb të Kosovës. Sipas të gjitha dëshmive cikli serb i këngëve për Betejën e Kosovës është krijuar në Srem nga fundi i shek XVIII dhe �illimi i shek. XIX dhe është frymëzuar nga manifestimet madhështore të Vidovdanit që i or-ganizonte Kisha Ortodokse Serbe për çdo vit, meqë në Srem të Frushka Gorës, së paku nga shek. XVII ndodhej kufoma e princit Llazar. Vuk Karaxhiqi dhe intelegjen-ca serbe në rrethana historike të zgjimit kombëtar që vinte nga Austria, kisha ortodokse dhe parimet e misti-�ikimit letrar do t’i nxisin lahutarët, të cilët në manifes-timet e Vidovdanit vinin në Srem nga Hercogovina, Mali i Zi dhe Serbia t’i këndojnë Betejës së Kosovës të vitit 1389. Pra, cikli serb i këngëve të Betejës së Kosovës, ndryshe nga këngët shqiptare që janë të hershme dhe burimore, është prodhim i vonshëm i shkollës së kulti-vuar folklorike serbe, autorësia e të cilave është aq sa e

rapsodëve të verbër dhe poetëve popullorë po aq edhe e vetë Vuk Karaxhiqit. Për ciklin e këngëve të Kosovës, shkolla e kultivuar folklorike, prietar i së cilës ishte Vuk Karaxhiqi, zgjodhi vargun dhjetërrokësh të këngëve të reja historike serbe dhe jo vargun e moçëm epik serb, vargun gjashtëmbëdhjetërrokësh të bugarshticave si she sistemin �igurativ të këngëve të vargut të shkurtë, sepse kjo ishte teknologji e këndimit epik e recep-tueshme për shijen estetike të kolektivitetit serb dhe mundësi për mëkim me mitin e Kosovës. Fatkeqësisht, miti folklorik serb për Betejën e Kosovës, i patentuar mirë nga shkolla e kultivuar folk-lorike serbe e shek. XIX, që ushtroi ndikim të madh në përgatitjen shpirtërore të Serbisë për ekspansionizëm ndaj popujve jo serb ta Ballkanit e veçanërisht ndaj shqiptarëve, pranohet dhe plasohet sukseshem në qar-qet kultorore dhe politike të Evropës të shek. XIX e më vonë. Pas shpalljes së pavarsisë së Serbisë më 1878, miti serb i Kosovës bëhet prioritet nacional dhe politik i dorës së parë për shtitin serb. Dhe më 1912 me anek-simin e Kosovës nga Serbia projekti i mitit serb për Kosovën i shfaqur së pari në poezi realizohet dhe sjell fatkeqësi dhe pasoja tw rënda për shqiptarët, por edhe për vetë serbët. Përfundimisht, mund të konstatohet se midis traditës shqiptare për Betejën e Kosovës të vitit 1389 dhe mitit serb gojor ka dallime esenciale. Tradita shqiptare del arkaike, është krijimtari e hershme burimore dhe shënon një gjendje kalimtare midis këngëve të moçme epike dhe këngëve të mirë�illta historike. Elementet e saj të një gjendje arkaike janë: përbërësit mitikë, sis-temi tonik i vargëzimit, tipi i përzier mitologjik dhe his-torik i mendimit poetik si dhe mungesa e parashenjave kombëtare. Kurse, cikli serb i Betejës së Kosovës është i vonshëm, është krijim i shkollës së kultivuar folklorike serbe të �illimit te shek. XIX, ka përmbajtje nacionaliste dhe fryme ekspansioniste me të cilin qe dy shekuj është ushqyer dhe fatkeqësisht vazhdon të ushqehet shpirti i kolektivitetit serb me mitin e Kosovës që rrejshëm e paraqet Kosovën si tokë të shenjë serbe.

REFERENCAT

1 Alois Schmaus, Sabrane slavisticke i balkanoloske rasprave, III, deo, O kosovskoj tradiciji kod Arnauta, dr. dr. Rudolf Trofenik, Muenchen, 1971 2 Veselin Cajkanoviç, Motivi prve arnautske pesme o boju na Kosovu, Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologi-ju, libri I, vell. I-II, Beograd, f. 68-69 3 Veselin Cajkanovic, pun. cit., f. 68-69. 4 Prof. dr. Shefqet Pllana, Heroi kosovar në këngët popullore shqiptare të Luftës së Kosovës, 1389, Studime në fushë të folklorit, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2004, f. 255 - 270. 5 Dr. Gerhard Gezeman, Erlangenski rukopis starih srpskohrvatskih narodnih pesama, Karlovac, 1925.

<58>

<cog

ito 4

/5>

LETËRKËMBIME TË PABOTUARA TË JOSIF BAGERIT

Në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë u gjetën disa letërkëmbime të Josif Bagerit, rilindësit shqiptar nga Reka e Epërme (mbajnë nr. 1493.5.3/4-7)

Dr. Avzi MUSTAFA(Universiteti i Shkupit)

<dokumente>

Historia e popullit shqiptar është e mbushur plot e përplot me veprimtari vetëmohuese për liri, bashkim dhe progres të gjithanshëm shoqëror. Me vendosjen e kushtetutës turke të vitit 1908 për shqiptarët �illon një periudhë e re për çlirim kombëtar. Kjo periudhë karakterizohet me hapjen e shkollave në gjuhën amtare, me përdorimin e gjuhës amtare nëpër shkolla e institucione të ndryshme, si dhe me për-dorimin e një alfabeti të përbashkët të shqiptarëve. Pa-triotët shqiptarë, qëmoti e kishin kuptuar se pa eman-cipim politik nuk ka as emancipim kulturor. Andaj, kjo periudhë është e mbushur plot me ngjarje politike e arsimore. Josif Bageri si një rilindës i shquar i kësaj ane ishte futur shumë herët në shtigjet e luftës për liri, demokraci dhe arsim. Ky patriot e kishte kuptuar po ashtu se shkolla është një prej burimeve kryesore për të jetuar një komb. Si një aktivist i shquar duke për�it-uar nga mundësitë që i kishte krijuar nga kushtetuta e ashtuquajtur e xhonturqve i drejtoi fuqitë e veta në zh-villimin e arsimit, në hapjen e shkollave në gjuhën am-tare, në përdorimin e një alfabeti dhe në përdorimin e gjuhës shqipe në shkollë. Josif Bageri u shqua si një demokrat i vërtetë midis shumë aktivistëve të Rilindjes ku dha një kontribut

të çmuar në fushën e arsimit dhe kulturës. Josif Bageri, ky veprimtar i shquar, tregoi një veprimtari të gjallë për të vënë në jetë qëllimet e klubeve shqiptare që ishin ngritur kudo nëpër qytete të ndryshme që ishin bërë qendra vatre për të hapur shkolla popullore në qytete e në katunde. Menjëherë pas ngritjes së Klubit të Selanikut, Josi�i e kishte vizituar atë dhe më pas kalon në Shkup. Në Shkup, Josi�i takohet me patriotët shqiptarë, si dhe me parinë e Shkupit: me Efendi Ibrahimin, me Rrok Ber-ishën, me Emin bej Kumbarën, etj. Nga takimet ai u mahnit, sepse këtu gjeti një pritje shumë të ngrohtë e patriotë të zjarrtë dhe përmes tyre u njoftua me idetë rreth formimit të Klubit të Shkupit. Ai, me këtë rast e shkroi edhe vjershën me titull “Shqyptarët e Shkupit” që e mban datën 25.10.1908, ku mes tjerash shkruan: “Shum i lumtur je, o Shkup / Se bjit e tu, ktu sivjet:/ Kan �illue me çel klub../ Në atni n’vendin e vet.”. Në Shkup, ai gjithashtu u njoftua për së afërmi me punën e Kongresit të Manastirit dhe në gazetën “Uria” nr.18, të datës 29.XI.1908, e cila dilte në Selanik e botoi një vejrshë për Kongresin e Manastirit. Vetëm pas pak ditësh pasi kishte mbaruar kuvendi i Kongresit të ABE-së, ai i dha përkrahje jashtëzakonisht të madhe njësim-it të alfabetit shqip dhe me këtë rast u shpreh kështu:

“Ju Zotëri mos brengoseni për ata që janë të shëndoshë si thëna, por brengosuni për ata që ua grabisin jetët e njerëzve të cilët unë dua t’i arsimoj dhe t’i vetëdijësoj

me ndihmën e Zotit.”

<59>

<cog

ito 4

/5>

“Shkronja për me zgjedh, se shum’ na duhen / Se kombi dhe gjuha: besa me kta ruhen !../”Nga letra kuptojmë se Josi�i ishte nisur për të shkuar në Dibër për të hapur një shkollë dhe atje të punojë si mësues i gjuhës shqipe. Gjithashtu, nga dokumenti apo letra që ia ka dërguar të Lumturushmit të priftërisë Zo-tëri Zotëri Kozmos e njofton se si një mik i tij i quajtur Iliev i kishte propozuar që të hapte një shkollë në vend-lindje, në Nistrovë, me një rrogë prej 18 lirash. “Duke menduar se nga Klubi i Selanikut do të shpërblehem me 20 lira në vit, pranova të rri në vendlindje dhe të shkruaj në shtypin e kohës për ta dhënë kontributin tim në forcimin e vëllazërimit të dy popujve: shqiptarë dhe bullgarë (maqedonas), për arsye se armiku është i përbashkët, por gjendja materiale ishte ajo që më diktoi që bashkë me fëmijët në këmbë të kthehem në Shkup. Pas dy muajsh vuajtjeje, Klubi i Shkupit më cak-toi mësues të gjuhës shqipe duke më paguar 5 napolo-na në muaj, andaj unë e pranova dhe tani e dy muaj po punoj.”, shkruante ai. Nga letra po ashtu kuptojmë se shkolla mund të mbyllet në gjysmëvjetor, ngase “kjo punë është e përkohshme” thotë ai. Kam ca premtime që të punoj në një shkollë turke si mësues i gjuhës shqipe, por unë, shton Bageri, kam dëshirë të punoj në vendlindjen time, sepse aty ka nevojë të madhe për mua, e jo atje ku ka profesor... Më tutje ai thekson se veprimtarinë duhet ta kryejë edhe pse atje nuk ka popuj të tjerë, përveç shqiptarëve dhe bullgarëve (maqedonasve) që ata të jenë të vëllazëruar dhe të bashkuar, posaçërisht u drejtohet shqiptarëve të krishterë, të cilët nuk kishin kishë autoqefale dhe duhej të jenë në djepin e Egzarhisë tuaj, të cilët do të mund t’i mbronin. “Prandaj i Lumturushëm, Ju lus me dëshirën më të madhe që ta keni parasysh këtë pyetje dhe të më siguroni 36 lira në vit nga shteti si mbështetje dhe atëherë do t’na shohë Zoti dhe do të na e bekojë punën tonë”.Shpirti i tij i trazuar nuk e la të qetë pa ia përmendur Zotëri Zotëri Kozmës që “ta lërë të lirë dhe t’ia japë bekimin që të rrëfejë shqiptarizëm dhe t’i mësojë shqiptarët në gjuhën shqipe në shkolla dhe në kishë të rrëfejë në gjuhën shqipe”.Në kohën kur Josi�i iu drejtua Mitropolisë se Dibrës, ai ndodhej në një krizë shumë të madhe materiale. Këtë e shohin se ai nuk ka asnjë qindarkë për të udhëtuar deri në vendlindje. Në letër, ai kështu i shkruan të Lum-

turushmit: “Nëse më siguroni 36 lira në vit rrogë dhe nëse është e mundur prej shatorit të vitit 1908 më lës-honi avancë 10 lira që sa më shpejt të shkojë në Nistro-vë (në fshatin e lindjes) në shtëpinë e vëllait prift Todor që ka një dëshirë shumë të madhe që unë te jem atje bashkë me të”.Josif Bageri, në letrën e protokolluar me nr.326, më 19 janar, të vitit 1909, mitropoliti i Dibrës Zotëri Zo-tëri Kozma e njofton Josif Bagerin me keqardhje se nuk mund ta ndihmojë në misioni e tij.Josi�i i mllefosur nga kjo përgjigje që mori, më datë 10.02.1909 kështu i përgjigjet mitropolitit të Dibrës: “I Lumturushëm ... pse po brengoseni kaq shumë, qoftë bekuar Zoti, unë janë shëndosh si thënë! Juve ju vjen keq pse unë po kërkoj punë apo pse unë kam shpre-hur që të rrëfej në gjuhën amtare shqipe? Unë nga Ju nuk kërkoj ndihmë nga mitropolia, por zotëri Ilievi i juaj, administrator, më habiti për shërbimin prej 18 lirash rrogë në vjet, ngase kishin thënë se nëpërmjet vllahut Todor do të më jepni 30 lira në vit dhe se Ju i keni thënë se mund të kem liri edhe për gjithçka... Unë i besova, por duke iu falënderuar logjikës sime për të mos u ngutur, se përndryshe unë do të pësoja”. Mandej, Josi�i i thotë zotërisë: “Ju Zotëri mos brengoseni për ata që janë të shëndosh si thëna, por brengosuni për ata që ua grabisin jetët e njerëzve të cilët unë dua t’i arsimoj dhe t’i vetëdijesoj me ndihmën e Zotit.” Në fund në p.s. Josi�i i kërkon falje kryesuesit të mitropolisë pse letrën nuk e ka futur në zarf dhe shpjegon se këtë e bën për arsye ekonomike Çështja e arsimit, çlirimit të atdheut dhe e për-dorimit të gjuhës shqipe ishin bisedat kryesore dhe preokupimi i vazhdueshëm i Josif Bagerit edhe në letërkëmbimet e shqyrtimet e tjera. Tërë kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një personalitet poliedrik dhe rilindës që shkriu gjithë ç’pati në jetë për iluminizmin e këtij populli.

Shënim: Dokumenti është një korrespondencë që i drejtohet të Lumturushmit Mitropolitit të Dibrës Zotëri Zotëri Koz-mës, pas një letre të marrë nga një bashkëfshatar i qua-jtur Todor, i cili i e ka njoftuar për interesimin e Zotëri Zotëri Kozmos, dërguar më 3 janar 19009.

Fletore e përjavshme me 4 faqe: në gjuhën shqipe dhe në turqisht, me nga 3 kollona,format i vogël. “Pruen interesat e kombit” Drejtimi përbëhët nga “një tufe shqiptare”. Drejtor Jashar Erebara. Botohet në qytetin e Shkupit, qendër e vilajetit të Kosovës. Numri i parë qarkulloi ditën e hënë më 29 gusht l9ll. Deri më 30 dhjetor dolën l4 numra. Vijoi edhe më l9l2. Gazeta ka format të vogel në tri kolona me nga l8 cicrra. Përmban pak lajme. Shumica janë shkrime të natyrës informativo - analitike: Letra në redaksi, komente shtypi, korrespondenca,shënime publicistike, artikuj e kryeartikuj. Gjuha është e ngarkuar me turqizma. Qellimi i kësaj të të përkohshmeje qartësohet në kryeshkrimin e numrit nismëtar: “”Shkupi” grish atd-hetarët “të punojmë me zemër e dëshirë të pastër” për kombin e Shqipërinë, duke mos rënë pre e ngatërre-save, grindjeve e përçarjeve; “t’i zamë besë shoqi-sho-qit”, por para së gjithash duhet “me harrue e lanë mën-janë mendimet e pakohshme”.

* * *

Tek hulumtoj në numrat e gazetës “Shkupi”, që ruhen në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, më vjen në kujtesë thënia, urtia popullore: “Tjetrit shihi punën, jo gunën”. Në të parë kjo �letore “gunën” e ka “gjysëm shqiptare e gjysëm turke”: pamja shqiptare shfaqet në misionin e saj iluminist e diturak, për gjuhë e letërsi shqipe; pamja

SHTYPI SHQIPTAR I RILINDJES NË MAQEDONINË E SOTME

POLITIKA E NJË FLETOREJE DITURAKE

Gazeta “Shkupi”, 1911 - 1912

Dr. Hamit BORIÇI

<dokumente>

turke shprehet në premtimin se redaksia do të punojë “me shpirt e trup të pandamun nga mbretnia t’onë e lumtun” me të cilën “mbi 500 vjet, që rojmë, të mirën e të keqen e kemi nda dhe do ta ndajmë sot e tutje ma mirë”. (Kryeartikulli programor, titulluar “E pamë të udhës të thomi këto pak �jalë si parathënie”, e hënë, 29 gusht l9ll).Por puna e të përjavshmes “Shkupi” është tjëtër, vepër shqiptare në propagandim e mbrojtje të të drejtave tona kombëtare. Për të siguruar lejen nga autoritetet qver-itare osmane dhe qenësinë e saj, �illimisht e ndërkohë, gazeta ruhet nga shkrimet, qoftë edhe formulimet e drejtëpërdrejta kundër politikës së Portës së Lartë. Bile “Idarea” (dejtimi) i “Shkupit” deklarohet, rast e pa rast, pro Mbretërisë dhe Turqisë, se “Shqipëria s’ka asnjë mik të besës, që mund të mbajë �jalën veçse Mbretërisë sonë” dhe se u beson “të sjellave të Konstutucionit”. Me përcaktimin: “Lëvizja e nacionit (kombit) shqiptar s’ka tjetër qëllim as të përkthyeme (H.B. - ndryshim regji-mi) veçse mbas kohës, në shekullin XX në gjuhën e vet, dituni, përparim, qytetnim dhe mbasandaj me sherbye njerëzinë” kryeredaksia, në dukje, shkon aq larg, sa në qarqet atdhetare të krijojë edhe mëdyshje për rrugën që do të ndiqte �letorja.Si e para e përkohshme në gjuhën shqipe, që sheh dritën e botimit në Kosovë, pas revolucionit xhonturk, gazeta “Shkupi” mbart e përçon idetë e problemet më të qenë-sishme të kohës në trevat e këtij vilajeti. “Kur themi Kosova,- thuhet në artikullin”Kosova”,- marrim vesh jo

vetëm çka përfshinë fushen e Kosovës, por krejt vilaje-tin e Shkupit, qi asht pjesa e Shqypenisë ma e bukura, por edhe ma e vjeshmja krahinë e Turkies n’Europë, si për tregti, ashtu edhe për kah politika” (“Shkupi” nr. 7 datë l5 tetor l9ll). E orientuar nga lëvizja kombëtare shqiptare, gazeta popullarizon e lufton për zbatimin e idealeve të Rilindjes Kombëtare në kushtet konkrete të zhillimit të tyre në atë kohë, shpall e “kallxon sheshit dishirat e �lamures të ditunisë së atdhetarëve”, duke iu drejtuar lexuesvet se “...nji komb pa dituni s’na ka rojtje dhe pas kohës shuhet si qiriri”. Në mjaft shkrime gjal-lojnë synimet afatgjata të Lidhjes së Prizrenit, por edhe atyne qi s’na duen”.Për rëndësinë e �letores “Shkupi” në rrafsh politik kom-bëtar e ballkanik, për gjerësinë e larminë e problemeve që ajo preku e shtjelloi, studiuesi Sherafedin Hoxha ka arritur në përfundumin se “Me anë të kësaj gazete mund të ndriçohen shumë raporte politike e shoqnore e kundërthënie që ishin prezente pas përmbysjes së regjimit absolutist osman, jo vetem ne vilajetin e Kos-ovës, por edhe në mbarë territorin e shtetit të atëher-shëm të Turqisë”. (“Shtypi i kombeve dhe i kombësive të Kosovës /l87l-l983/, Prishtinë, l987, f. 67-68). I afrohe-mi këtij mendimi, por nuk pajtohemi plotësisht me çka thekson më tej, në faqën 68 të librit të tij: “Kjo gazetë me orientimin e vet demokratik kristalizoi shumë çësh-tje të asaj kohe”. Mjaft probleme në gazetë janë shtru-ar apo cekur, por nuk mund të themi se ata, qofshin edhe disa, janë kristalizuar, qoftë edhe çështja e gjuhës shqipe, e letërsisë apo problemet diturake në tërësinë e tyre, pa përmendur problemet politike të mirë�illta, siç është bashkimi i popullit. Bile edhe shtrirja gjeogra�ike e çështjeve të shtruara ka qenë e ku�izuar, edhe pse pretendimi është për gjithë Shqipërinë.Redaksia bën përpjekje për një politikë dinamike në faqet e �letores, çështjet e brëndshme i sheh në lidhje e ndërvarësi me ato të jashtmet, duke pasur një vizion disi të qartë e strategji të caktuar propagandistike.

l.Në politiken e mbrendshmë përparësi merr ngritja e vetëdijes kombëtare në një nivël më të lartë, bashkimi i popullit, pa shikuar besim e krahinë. Idea e bashkimit shtrohet e merr jetë në shtyllat e gazetës, shtruar në rrafsh konkret. Që në kryeshkrimin e numrit nismë-tar “Shkupi” grish atdhetarët “të punojmë me zemër e dëshirë të pastër” për kombin e Shqipërinë, duke mos rënë pre e ngatërresave, grindjeve e përçarjeve; “t’i

zamë besë shoqi-shoqit”, por para së gjithash duhet “me harrue e lanë mënjanë mendimet e pakohshme”. Aludohet se edhe Stambolli nuk është për njësinë e shqiptarëve përderisa injoron kërkesat për të drejtat e liritë, në një kohë që, siç pohohet në mumrin l0 të gazetës, “serbët i ndihmon edhe me të holla”. Po në atë shkrim qortohen ata shqiptarë, që “�lejnë e nuk janë tuj marrë vesh se kanë me hupë si kanë hupë vllaznit tonë të Maqedonisë”.Opinioni shqiptar sqarohet përmes gazetës se “ata që nuk na duan të mirën” ushqejnë ndasitë krahinore, fe-tare e shoqërore. “Po shka do me thanë Toskë e Gegë? Po, a s’jemi të tanë shqiptarë?...S’kemi të tanë nji gjak? S’�lasim të tanë nji gjuhë?”,- arsyeton autori i komen-tit të shtypit “Bashkimi asht pështimi”.( 8 tetor l9ll) Ndërsa kundër ndasive fetare sillen argumente logjike. Nën titullin “Muhamedan’ e Tyrk, Katolik e Latin, Orto-doks e shqa” në numrin 4 gazeta shkruan: “Shumëkush i përzien këto �jalë dhe i përdor njerën për tjetrën. Mu-hamedan është, njai që n’punët e fesë e ndjek Muhame-tin e mësimet e tij... Pra, �jala “muhamedan” shenjon Fee e jo gjakun, kombin. “Tyrk” shenjon njata qi në gja-kun asht i tartarëve të moçëm a prej turkistanit, popull i Azisë. Tuj folë për Shqipënin tonë, muhamedanë janë një milun, e Turq janë aspak e sa mundena me thanë se s’ka hiç”...Katolikë janë njata qi mbahen me Papen e Romës...”. Në një tjetër shkrim arrihet në përfundimin se “Kush ndahet për punë të Fesë, s’ka me u bashkue as për punë të kombit, e kështu ka me hupë...”. Ndaj klerit muhamedan e katolik mbahet qëndrim re-alist. Në komentin “Hoxhë e prift” argumentohet se shumë priftërinj e hoxhallarë kanë punuar për kombin. Përmenden Barleti, Bogdani, Pjetër Zarishti, Ejëll Ra-doja, Pashko Bardhi, Ate Jak Jungu, Ndoc Nikaj, Fishta, Gjeçovi, etj.; priftërinj ortodoksë, si Kristo Harallambi; hoxhallarë, si Hoxha Tahsim, Hoxhë Popova e Hoxhë Vil-dani. Vetë populli i mënjanon ata klerikë që e dëmtojnë kombin e kombësinë shqiptare. Më l8 dhjetor l9ll boto-het një letër nga Zhornanica e Rekës (Dibër) ku thuhet: “Shqiptarët ortodoksë nga Reka e Sipërme i kanë ba të njohur prefektit dhe dhespotit të Dibrës se shqiptarët ortodoksë, sot e mas s’kanë me e njoftë aspak si të parë feje klerin grek”.Nisur nga dëshira për t’i bindur lexuesit se gazeta nuk është kundra besimeve e besimtarëve, por kundërshton ata që shfrytëzojnë besimet për t’i përçarë e tërhequr ata nga lëvizja kombëtare. Prandaj bëhët përpjekje për të shpjeguar me një �jalor të thjeshtë e të kuptueshëm

çdo me thënë “nacion” (komb), duke qartësuar se tjetër është kombi sllav, tjetër është besimi ortodoks. “Ortho-doksët mund të jenë për nga kombësia serbë, bullgarë, grekë,etj., ashu si janë edhe shqiptarë”. Kritika ndaj atyre që duan të përdorin termin “turk” për kombësi të besimit muhamedan, shoqërohet me argumentin: “Tuj folë për Shqypninë tonëm muhamedanë janë një miliun, e turq janë aq pak sa mundena me thanë se s’ka hiç...”. Për këtë qëllim shfrytëzohet edhe një telegram i mergatës shqiptare në Konstancë të Rumanisë, dërguar Portës së Lartë në Stamboll, i cili botohet në numrin e dytë të gazetës, më 5 shtator l9ll. Në te thuhet: “Neve, l200 shqiptarë, Gegë e Toskë, myslimanë, katolikë e or-todoksë, të bashkuar si vëllazën nji gjuhe e nji gjaku, tuj pasë të drejtë si kombet tjerë, kërkojmë...”.Në funksion të vetëdijësimit kombëtar, kohë pas kohe, botohen shkrime të shkurtër përmes të cilëve tentohet të forcohet dashuria e krenaria për atdheun, për vend-lindjen, për traditat. Gazeta u sjell në kujtesë lexuesvet se “Ne, shqiptarët, jemi më të vjetrit në këto vende, rojmë e do të rojmë”, duke argumentuar se Kosova, që “asht shtegu që bashkon Europën me Azi, ka qenë gjithmonë e Shqyptarëve... 500 a 600 vjet mbas Hazreti Isasë u dynden prej veriu Harvatët e Serbët, te cilët pushtuen dhera dhe u quajten Hervati e Serbi...ma vonë serbët u dyndën ma poshtë, ma nga jugu, ndër vende të Kosovës”.Me interes në këtë vështrim është edhe shënimi publi-cistik “Disa sheja të historisë”, botuar më 5 nëntor l9ll, në të cilin autori edhe mediton: “... Shqypnija asht vendi ynë i dashtun, asht atdheu ynë i bukur, ku kemi le e ku gjinden eshtnat e të parëvet t’onë, qi kanë lanë nji za e nji emën, qi kurrë s’ju harrohet për trimni e burrni”. Sil-len edhe shembuj nga veprimtarë kombëtar si Dervish Prishtina, Bajram Curri, Nexhip Draga, Hasan Prishtina, etj., të cilët si këshilltarë të vilajetit të Shkupit, “tepër janë marrë me punët e atdheut”, për më tepër në saje të ndihmës morale të Bajram Currit “në Gjakovë së shpejti do të hapen mejtepe (H.B.- shkolla) shqipe”.Fletorja jo vetëm konstaton, por përpiqet të gjejë rrugëzgjidhje për bashkimin e përparimin e kombit, të shqiptarëve. Ajo e shtron si një nevojë të madhe theme-limin e një klubi shqiptarësh në Shkup, i cili, “kishte me u mundue me shtimun ndër shqyptarë dashtni për gjuhë e mësim, kishte me muejtë me shtypun libra t’ vegjël...me çelë nji mësojtore a shkollë për gjithë pramje...” (nr. 8, datë 22 tetor l9ll).

2.Qëndrimi i gazetës “Shkupi” ndaj Turqisë është i ma-tur, i kujdeshëm, gjithëherë në shërbim të të drejtave të kombit dhe të popullsisë shqiptare. Politika e redak-sisë është e ekuilibruar, e shkallëzuar në ankesa deri gadi si lutje. I përmbahet proverbit latin “Si vis me �lere delendum est primum ippsi tibi”, me të cilin përmbyl-let shkrimi programor i gazetës. Me tone të shtruar ajo sugjeron: “Parësia e Mbretnisë sonë t’i kthejë sytë mbi kërkimet tona”, që gazeta i thjeshtëzon duke i quajtur “të vogla e të drejta”. Edhe kur lexojmë se “Shqipënia s’ka asnji mik të besës, që mund t’i mbajë �jalën veçse Mbretëriaë sonë” (numër 5), nuk mund të jemi të prerë në mendimin se redaksia kishte bindjen se Shqipëria nuk mund të jetonte pa tutelën turke. Shprehej kësh-tu gazeta, kur në të njëjtin numër njoftonte se “Serbët kërkojnë të blejnë nga Turqia sanxhakun e Jenipazarit; se Karadaku po don me e ble Shkodrën. Po na duket se kjo shtëpia jonë u ba si kashta e Allaj Begut...!”. Shpre-hje e dëshpërimit në rrethanat e krijuara, apo, ndoshta, me vetëdijë! Kujt t’i drejtohej ajo për mbrojtje: Rusisë, Greqisë, Serbisë a Malit të Zi ?!Mëdyshje e luhatje të kësaj natyre gjen shpesh nepër artikuj, komente e shënime publicistike të �letores “Shkupi”. Përgjithësisht kritika ndaj regjimit xhonturk bëhet me aludime. Duke treguar për “policinë tin-zake” të Romës së vjetër, që “bënte punë të liga”, gazeta shkruante se për ato veprime “u vinte nga lart (parësia e guvernit)”(numri 2). Kësisoj aludohet për policinë e fshehtë osmane dhe për bëmat e saj. Për të protestu-ar ndaj paudhësive të policisë xhonturke në Shqipëri, gazeta detyrohet ta rimarrë këtë problm në komentin “Njëherë dhe sot”, por pa përmendur Turqi as regjim xhonturk. Nënteksti është i qartë në përfundimin e �le-tores se policia e sotme “s’ka pothuaj pak ndryshim nga policia e Makiavelit ne Itali...”, se ajo intrigon e “si në kohët e para, vetëm të këqia bon”.Me këtë gjuhë operon gazeta edhe kur shkruan me shqetësim për gjendjen e rëndë të Shqipërisë e të kom-bit shqiptar. Pa shpjeguar shkaqet autori i shkrimit anonim mjaftohet me percaktimin: “...ne rojmë në shek-ullin e sivilicijez XX, po jetojmë në errësirën e kohës së Tiranies...” (nr. 2).Perveç frikës se autoritetet mund të gjenin një pre-tekst për të mbyllur �letoren, në shkrime të ndyshme vërehen edhe ku�izime e paqartësi politike të autorëve e të redaksisë së �letores. Në një artikull pretendues për analizë të pështjellimeve ndër shqiptarët, redaksia

“shkakun e të ligave e të pa marrëveshjeve të tepërta” e sheh te “Padituria e pakuptimi i nevojat e njoni tjetrit, tue shkue nepër mjegull”.

3.

Disi më e prerë është gazeta në paraqitjen e vlerësimin kritik të politikës ballkanike e të fuqive të mëdha, veçanërisht të qëndrimit të tyre ndaj Shqipërisë. Edhe në këtë aspekt pasqyrues e propagandistik �letorja “�let me gjuhën” e medias së huaj. Prej gazetave, që dalin në regjionet turke, ballkanase, ruse apo evropiane merren lajme, komente e ndonjëherë artikuj, shkëputen pjesë që lidhen edhe me Shqipërinë, me kombin shqiptar e me interesat e tyre. Si rregull redaksia qëndrimet e veta i shpreh me një shënim të shkurtër me të cilin shoqëro-het botimi i një lajmi nga një gazetë e huaj.Me l9 shtator l9ll botohet kryeartikulli “Njëherë e sot”, marrë nga gazeta turke “Silah”, që del në Selanik ( 7 shtator l9ll), e cila qahet për gjendjen e vatanit: “Austria na mori Bosnjën, Bullgaria Rumelinë, Rusia prap na qet dhambët dhe një gajdash bullgar bile po na kërcënon”; ndërsa “Janina, Shkupi e Manastiri janë përzi nga fesati (grindjet -H.B.), nga tufani i xhonllarëve në Edrene...”. Në fund “Silah” shtron pyetjen “Ç’behet me Mbretninë tonë?. Redaksia e “Shkupit” bën vet një shënim ku kritikon heshtjen, fshehtësinë e xhonturqëve për çka ndodh.Përmes një lajmi, marrë nga një gazetë austriake, Tur-qia kritikohet me gjuhën e ministrit malazesz të luftës, perifrazuar nga “Shkupi”, sipas të cilës ministri “me mësime të Rusisë këshillueka shqiptarët të mos kthe-hen nga Mali i Zi në Shqipëri, të mos i zënë besë Turqisë se kurrë në �jalë s’ka ndejtë dhe këtë radhë ashtu ka mendue me u sjellë me ju shqiptarët”. Me këto rradhë redaksia synon: së pari, të demaskojë pazarlleqet ruso-sllave në kurriz të Shqipërisë e të shqiptarëve; së dyti, të diskreditojë Portën e Lartë dhe, së treti, t’u bëjë thir-rje shqiptarëve për syçeltësi.Qëndrimet e shteteve fqinj ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar janë në qendër të vemendjes së gazetës. Hapur e drejtëpërdrejt i kundërvihet �letës serbe “Vardar”, e cila “s’kapërcen numër pa folur keq për shqiptarët; �let për “ngatrresa që janë tuj ba çdo ditë”; argumente se qarqet serbe me synime të caktuara përzihen në punët e shqiptarëve, duke shkuar deri atje sa edhe të japin këshilla që gjuha shqipe të mësohet “më harfe

arabishte e jo me harfe “të hueja”...”; demaskon synimet serbomëdha, që përmban programi i njëfarë Komiteti serb “Bashkim a vdekje”, i krijuar në Beograd me pre-tendime territoriale absurde. Në komentin “Komiteti revolucionar maqedon në Serbi shkruan se “Serbëve u ka hy një megallomani,- sqaron �letorja “Shkupi” në numrin e 28 tetorit l9ll,- dhe kujtojnë se që nga Stam-bolli e gjer në Vjenë, që nga Tuna e gjer ne Adriatik të gjithë njerëzit janë serbë”. Në polemikat me �letoret greke, si “Neologos”, që del në Stamboll, na përgjigjet që u jep atyre për pretendime monstruoze ndaj trojeve shqiptare, nxirret në pah me-gallomania e shovinizmi, sa që “edhe gurët e Shqipërisë duan t’i bëjne grekër” (“Shkupi”, nr. 3, datë l2 shtator l9ll). Në gjurmim të fakteve për përgatitjen e shteteve bal-lkanike për luftë,më ll shtator gazeta njofton se Bull-garia, “që ëndërron për një Bullgari të madhe” po arma-toset “duke blerë topa në fabrikat “Skoda” të Austrisë dhe “Krupp” Allemanies”; se Rumania po bën politikën e Austrisë dhe se serbia e Mali i Zi orientohen e mpro-hen nga Rusia.

4.

Problemet ndërkombëtare �letorja i vështron nga pozita kombëtare, si qëndrimin e drejtëpërdrejtë ndaj Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, ashtu edhe reagimet në marrdhëniet e shteteve të mëdha me Turqinë.Asnjë nga shtetet evropiane nuk merr parasysh inter-esat e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, bile, për hiç gjë i sakri�ikon ato. “Shkupi” tërheq vëmendjen e opin-ionmit publik shqiptar për manovrat diplomatike të Romës. Ajo boton artikullin “Bashkëpunimi i Italisë me shtete të sinisisë së Ballkanit”. Merret shkas nga një lajm i së përkohshmes italiane “Vita” (Jeta), që bën �jalë për “këshillat” që Italia i jep qeverisë së Stambol-lës për t’u bashkuar në politikë me Karadakun (Malin e Zi), Bullgarinë, Serbinë e Grekinë, se “vetëm atëherë mund t’i rrimë ballë më ballë politikës që ka Austria në Ballkan...”. (Nr. 4, datë l9 shtator l9ll)Përmes një lajmi të gazetës petersburgase “Reç” (Fja-la) zbulohet politika e Rusisë”, që “prap don me zanë t’përziet mbi hyqymetet e Ballkanit” duke lidhur një marrëveshje me Turqinë, lidhje që motivohet me mbro-jtje nga aleanca e austro-franko-gjermane. “Shkupi” në një koment shtypi shkruan ndër të tjera se marrveshja ruso-turke e obligon Turqinë “të mos lejojnë shtrirjen

<64>

<cog

ito 4

/5>

e Austrisë gjer në Selanik”. Thekohet se në këtë mënyrë Turkia i lë dorë të lirë Rusisë që ajo “t’i ketë nën hije edhe ortodoksët tanë” (nr. 7 datë l5 tetor l9ll).Paralajmërimi i �letores shqiptare të Shkupit për di-nakërinë e prapaskenat e Rusisë bëhët realitet. Pas disa ditësh ajo botonte lajme me burime nga shtypi europi-an, për përmbajtjen e një marrëveshjeje anglo-ruse, si-pas së cilës “Qeveritë e Anglisë dhe të Rusisë e kanë pa me udhë bashkimin e gjithë shteteve ballkanike: Turqi, Bullgari, Serbi, Karadak dhe Greqi”. Përmes paraqitjes së fakteve “Shkupi” akuzon “Lidhjet” e grupimeve të Fuqive të Mëdha në kahje të kundërta që për interesat e veta trazojnë Ballkanin, shfrytëzojnë psikologjinë shoviniste të disa qeverive, duke u premtuar krahina e treva shqiptare si shpërblim. “Evropa e gjytetnueme”, - shkruan “Shkupi” më 5 shtator l9ll �illoi me u perzi në punët tona si të ishte në shtëpi të vet.Vilajetin e Shkupit don me ia dhanë Maqedonisë...Europa shqyptarët, që janë vendësit e zotët e këtij vilajeti, nuk i njeh për asgja”. Për veten e tyre edhe shtetet e Europës duan zgjërim.Mbështetur në �letoren “Adverul” të Rumanisë: “Inter-esi i Austro-Hungarisë ka qenë e do të jetë me shti në sundim sanxhakun e Jeni Pazarit”. Po edhe Italia kërkon një copë nga Shqypnia e bukur...”.Për injorinimin e të drejtave të shqiptarëve gazeta bën përgjegjës Stambollin, “që nuk na len me u thirrë shqiptarë”. Dhe hapur shkruan: “mjer ay që guxon me këndue libra e gazeta shqype pse menjiherë fërlloket ndër burgje dhe u tretet kah Anadolli”.Ai dhe �letorja e tij, sidomos në vitin e dytë të botimit më shpesh gjejnë shkas për kritikë ndaj qeverisë xhon-turke. Në shënimin publicistik “Sorrat e zeza po �luturo-jnë mbi sinisi të Ballkanit” pajtohen disi me vlerësimin e një gazetë austriake, sipas së cilës: “Qeveria e Turqisë me regjim të vet s’ka dhënë ndonji pemë pjelltore...” (“Shkupi”, nr. l7, datë l shkurt l9l2).

* * *

Fletorja “Shkupi” luajti rol të rëndësishëm për in-formimin e lexuesvet për të vërtetat mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, për propagandimin dhe mbrojtjen e çështjes kombëtare. Si për problemet e brendshme, ashtu edhe ato të jashtme, sidomos të Ballkanit dhe të Europës për çka lidhej më Shqipërinë u bënë përpjekje të dushme për të nxjerrë në pah problemet dhe kon-traditat e kohës, politiken shoviniste të shteteve fqinj dhe lodrat e Fuqive të Mëdha në Ballkan për interesat

e veta koniukturale. Ndonëse deklaruar pro Qeverisë dhe Mbretërisë së Stambollit, duke e parë si të vet-mën mburojë të mundëshme për Shqipërinë; �letorja me nëntekste, jo rrallë edhe hapur kritikoi qeverinë e regjimin xhonturk. Karakteri demokratik është jë nga tiparët që gjalloi në faqet e gazetës “Shkupi”, çka shi-het në qëndrimin e saj ndaj çështjeve të pasqyruara, në çiltërsinë, në konceptimin e drejtë të rolit të fesë në shoqëri, në frymën e bashëkëbisedimit me lexuesit. Orientimi demokratik i �letores vërehet edhe në shrime si komenti i shtypit me titull “Fuqia e zani i miletit asht zani i Perendisë”.Gazeta ka edhe ndonjë luhatje e pasaktësi,që është rrjedhojë e mbështetjes së saj në lajmet e shtypit të huaj në Ballkan, në Azi apo në Europë. Nuk mund të mos kenë ndikuar në këtë luhatje, formimi i përgjith-shëm i drejtorit të gazetës atdhetarit Jashar Erebara, gjendja piskologjike e shpirtërore e tij si shprehje e një realiteti me shumë probleme mes vetë shqiptarëve. Në një kohë kur Jashar Erebara kishte mbajtur qën-drim dinjitoz, argumentuar me fakte për injorimin që i bënin xhonturqët dhe qeveria e tyre shqiptarëve, duke ia mohuar të drejtat e tyre, në një prej gazetave të tij lexojmë një anëshkrim, shkruar me penën e dorën e drihur në moshë të pleqërisë: “S’kishin në zemër asnji pikë sevdaje për gjuhë e për vatan shqiptarët e Kosovës n’atë kohë Turqia nuk u pengonte aspak l9ll-l9l2. J.E” (Shih koleksionin e gazetës “Shkupi” në Bibliotekën Kombëtare - Shg- 3-5R-, datë l2 shtator l9l2, f. 2 -). Na-ivitet apo gjëndje e deprimuar e J. Erebarës apo të dyja së bashku ?Fletorja operonte kryesisht me lajme të shtypit të huaj. Nuk botoi, me përjashtime të rralla, lajme me burime shqiptare. Për këtë redaksia kishte paralajmëruar që në numrin e tretë se gazeta nuk boton “lajme dhe ha-vadise” të drejtëpërdrejta, pasi “Dishira jonë është të përndajmë ide (efqar) të ree, që të mësojmë gjuhën tonë, të shkojmë përpara se koha s’pret e kemi mbetë shumë mprapa”. Duket se këtë rimarrje e ka si justi�ikim të pamundësisë së gazetës tëShkruante lajme të vetat, por edhe për të motivuar përzgjedhjen e lajmeve kritike ndaj Turqisë. Kjo ka ndikuar që �letorja të këtë ngushtësi tematike e gjeogra�i të ku�izuar.

<65>

<cog

ito 4

/5>

<ar

te p

amor

e>Sa

fet

Spah

iu

Idenë që njeriu në jetën e tij përpiqet të krijojë simbole dhe se arti ato mund ti implementoje me su-kses, Safet Spahiu tashmë e ka zotruar dhe prandaj ai lëviz lirëshëm në gjithë hapsirën e arteve pamore, që nga gra�ika reklamuese, nepër dizajn e deri te piktura. Kësaj radhe ai para auditorit artëdashës para-qitet me dy cikle domethënëse, të portreteve dhe �ig-urave tjera, të cilat mund ti emertojmë si krijime të formave simbolike të sentimentit. Duke e zotruar mirë

Prof. dr. Kadri METAJ

ARTI I NDJENJËS DHE FORMËSsimbolin, piktori dëshmon edhe aftësinë e bërjes së ap-straksionit, me të cilin ai lëvizë lirshëm nga metafora deri tek motive dhe ndjenja përsonale apo kolektive dhe anasjelltas. Kjo lloj levizjeje artistike nga metafora tek miti përsonal te autori dhe vepra e tij paraqet një histori komplekse, që në krijimtari ka të bëj me thel-bin e dëshirës së autorit që objektin e jashtëm të bëj të mbrëndshëm, ta mbushë me dashuri, me përkushtim, por edhe me ankth, shpresë mbase edhe frië, duke pro-

<66>

<cog

ito 4

/5>

jektuar kështu në vepër një botë të veten, të cilën jemi mësuar ta quajmë bota krijuese e artistit. Në këtë botë vërejmë praninë e arketipeve , emblemave imagjinare dhe paradokseve, me të cilat artisti ndeshet dhe dialo-gon përmes stilit, strukturës në pikturë dhe origjinal-itetit krijues.Kur shihet me sukses trajektorja subjektive e artstit që nuk brengoset vetem për ngjyrën por edhe për brengen dhe psikologjine e protagonistit- portret,arrijmë te një rezultat që është edhe estetik edhe �ilozo�ik. Në teknikën vaj dhe rërë në pelhurë si dhe akril dhe rërë Spahiu transponon artistikisht ciklin organik të jetës qe është njëkohësisht realitet dhe shpresë.Kur jemi te simboli dhe funksioni i tij artistik, vërejmë se në tablotë pikturale të Safet spahiut katrori paraqet një arketip emblematik të pritjes së ndodhisë, sepse në fakt njeriu vazhdimisht ndodhet në pritje…Kështu për një komunikim të suksesëshëm artistik dhe për një receptim të veprës si një vepër të hapur me mundësi interpretimi, duhet të mirremi me simbolin

ikonik të katrorit, i cili si simbol i shpresës, i pritjes, synon të zbusë zymtësinë dhe peshën e rëndë të cilën jeta din ta njohë në përditshmërinë e saj.Kjo ecuri e komunikimit me pikturën e Spahiut, por jo vetem me pikturën, na shpje te semiologjia, jo vetem pse ajo është një �jalë në modë dhe nje disciplinë në lulëzim të vazhduar, por sepse ajo ka një objekt kaq të gjërë kulturor, është aq e aplikuar nga artistët dhe kjo ndodhë sepse vet arti është një faktor komunikimi.Unë dëshiroj ta përgëzoj me këte rast dhe për këte ekspozitë dhe të përkrahë jo vetem Safet Spahiun por edhe kolegët e tij artiste në Gostivar, të cilët janë kaq aktiv dhe dinamik në artin e tyre të komunikimit, me çka komunikimit human në qytetin e vet dhe jo vetem në te, i kanë dhënë një dimension kaq të vlefshëm dhe sublim me çka siç thoshte Niçeja, në kohë të vështira nuk lejuan që jeta të rrënohej. Safeti me kolegët e tij po ndërtojnë dimensionin më sublim të jetës- dimen-sionin artistik dhe imagjinar, pa të cilin në fakt jeta nuk do të mund të ishte jetë humane.

Bojana JANEVA

ANTOLOGJIA E PRITJES

Me ciklin Antologjia e pritjes, Safet Spahiu paraqitet si hulumtues dhe lajmëtar �igurativ i motivit dhe gjakimit të përhershëm njerëzor për ta njohur zhvillimin e ng-jarjeve të së ardhmes.Në këto vepra theksohet momenti i pritjes që për au-torin paraqet tërësinë e një mozaiku të për bërënga më shumë ndjesi njerëzore; në to përmblidhen jo vetëm momentet anticipuese të së ardhmes, por edhe kuj-timet, memorja e thellë, nostalgjia dhe gjakimi…, gja-kimi si shtytës i mendimeve dhe aksioneve njerëzore.Dëshira e tij për ta kapur betejën e përjetshme e të brendshme njerëzore në mes të së kaluarës dhe së ard-hmes është shpërfaqur në pëlhura pas vëzhgimeve dhe monologjeve të thella të botës së jashtme. Së këndejmi, hapësirat e pëlhurave të tij janë të jashtëkohëshme dhe shpiejnë në leximin e shenjave të cilat në vete gër-shetojnë kuptime shumështresore – pritje, orientime, shpresë…

Gjatë kësaj, në procesin e krijimit, autori këtë e arrin përmes gjetjeve dhe vëzhgimeve semiotike të gjërave, ku kuptimi simbolik i katrorit për autorin paraqet ele-ment nismëtar, që më pastaj të zhvillohen në forma dhe simbole të tjera që në vetvete e bartin aluzionin e asaj që sjell e ardhmja.Kjo porosi e autorit është bartur edhe në pëlhurat në të cilat paraqiten shfaqjet �igurative të pade�inuara saktësisht, me qëllim të theksimit të kolektivitetit dhe universalizmit të gjakimit njerëzor të ngjarjeve që ndo-dhin në anën tjetër të “portës”.Në veprat e Safet Spahiut gjithçka i është nënshtruar këtij mendimi, ngjyrërat me subtilitet e manifestojnë betejën e shpresës dhe frikës, të theksuara me për-dorimin e teknikave të kombinuara vaj dhe rërë në pël-hurë, si dhe akril dhe rërë në pëlhurë.

<67>

<cog

ito 4

/5>

NJË MOSTËR E SHËMTUAR E SPEKULIMIT DHE FUNKSIONALIZIMIT ARTISTIK TË NJË

TEME TË MADHEProf. dr. NEBI ISLAMI

Në letërsinë e përgjithshme dhe në atë kombë-tare tani më kanë mbizotëruar metodat, mënyrat dhe stilet e shkrimit të cilat në doktrinën teorike janë emër-tuar si modernizëm, nocion i përgjithshëm i synimeve dhe tendencave të ndërlikuara, jo rrallë kontradiktore për anticipimin, kërkimin, zbulimin, gjetjen dhe ar-tikulimin e formave autentike të shprehjes së synimeve jetike dhe gjakimeve të çasteve në shumësinë e formave ekzistenciale. Nga ky kontekst, veprat më të sukseshme ngërthejnë ide, kuptime e vizione estetike, mitologjike, religjioze, antropologjike dhe të rrafsheve të tjera. Këtë �izionomi mëton ta arrijë edhe romani “Të Jetosh në Ishull” i Ben Blushit, i cili rrumbullakësohet si formë e shëmtuar dhe e dështuar e paradigmës dhe kopjes së stërkequr të romanit “Kodi i da Vinçit” të Dan Brovnit, i cili mëton ta degradojë, devalvojë, përgënjeshtrojë dhe ta shuajë Krishterimin si doktrinë, ideologji dhe religjion të ndërtuar në gënjeshtrën më të madhe të historisë, me të cilën e shpallte Jezusin zot. Gjykimet e Brounit me tehun e kritikës më të ashpër drejtuar kundër krishterimit si fe, �ilozo�i jetë-sore, dije dhe kulturë, sidomos si çerdhe e hipokrizisë, e simbiozës tinzare me pushtetet më obskurante, organi-zatore e Inkuizicionit që me gënjështra e dhunë ka larë me gjak hapësirat botërore jasht kriterit që realiteti ar-tistik të përputhet me realitetin objektiv dhe historik duke u ngritur mbi realitetin historik nga Ben Blushi huazohet, kopjohet dhe kthehet përmbys në mënyrë shumë të vrazhdë dhe të shëmtuar në temën e madhe të religjionit, diversitetet ndërmjet Krishterimit dhe Is-lamit dhe procesi i islamizimit të shqiptarëve, prandaj shndërrohet në roman monstrum më kontravers në letërsinë tonë të re. Me strukturën përmbajtësore të metodës së ashtuquajtur të letërsisë së angazhuar të njohur si realizëm socialist e proceduar përmes stilit dhe narracionit të tipit zhurnalist, të vlerësimeve dhe

gjykimeve të prera, pa alternativë dhe të pasqyrimit të ideve, dukurive, situatave dhe karaktereve kontras-tive me ngjyrime bardh-zi nuk do ta kishte tërhequr vëmendjen e opinionit, nëse nuk do të prekte çështjet problemore që gjatë periudhës së formimit të �iziono-misë së letërsisë sonë moderne kanë mbetur tabu duke qëndruar pezull, si ngarkesë shpirtërore kolektive pa u trajtuar në rrafshe të ndryshme të krijimtarisë. Për këto arsye, romani është s�idues. Është s�idues edhe për arsye se sfondi i tij historik përmes logjikës së spekulimit aristik të imituar nga thekset e veprave të vështruara paraprakisht transformohet në njësi mikro-tematike dhe motive mëtohet të pasqyrohet jeta ma-teriale dhe shpirtërore me aspektet e saja në radhë të parë historike e fetare dhe më tutje sociale, kulturore, etnopsikologjike dhe politike përmes bartësve të të bë-mave të �iguarave të shquara historike që u kanë dhënë kahe ritmeve të ekzistencës së kohës duke lënë gjurmë deri në ditët e sotme dhe njerëzve të rëndomtë përmes personazheve të imagjinuara me jepen të zhveshura tiparet glori�ikuese, përkatësisht stigmatizuese. Struk-tura përmbajtësore e romanit ndërtohet në fabulën in-triguese me rrezatime associative, kuptime simbolike, gjëegjëza, enigma e anagrame, me trope e �igura stil-istike ku bien në sy hiperbolat, krahasimet, metaforat, ironi me thumbime sarkastike, digresione e idioma, të cilat e ngjeshin dhe e bëjnë dinamike. Struktura e këtillë e funksionalizuar dhe in-triguese mesazhet e veprës i bënë sugjeruese e të pa-kontestueshme, ndërsa të vërtetën artistike përmes agjitimit revolucionar të ideve e ngre mbi faktet his-torike në forma aksiomash apriori të pamohueshme.Fabula e romanit nisë me një ditë zhegu, kur një bleg-tor i katandisur nga varfëria i një fshati bujqësor nuk arrin t’i shesë berret për ta ushqyer familjen dhe në zhgënjimin e tij jetësor vendosë të bëhet mysliman

<studim>

<68>

<cog

ito 4

/5>

dhe futet në xhami ku me hoxhën bisedon për kush-tet e kalimit në fe të re. Fshatari është i mjerë në çdo pikëpamje, injorant, naiv, i pagdhendur por në brendi të shpirtit i dlirë dhe i ndershëm. Menjëherë pas pra-nimit të pesë sharteve përkatësisht kushteve të Islamit ai mori një leksion dhe u pagëzua me emrin Ibrahim duke u konvertuar në mysliman.Bie në sy se qysh në �ilim, autori përmes ligjërimit të personazheve �illon ta funksionalizojë kuptimin përmbajtësor përmes ironisë dhe cinizmit në shprehjen e averzionit dhe mlle�it kundër islamit kur Ibrahimi me që e pranon kushtin e ramazanit e shtron pyetjen:” Po lopët, viçat dhe qeng-jat e mi a duhet t’i detyroj të mbajnë ramazan?”, apo kur refuzon mbiemrin Abdullahu sepse i tingëllon si budalla. Më tutje nga ky dialog mes dy infantilësh, në të cilin hoxha �let për këshillat që Mojsiu (Musai) ia kishte dhënë Muhamedit për reduktimin e 50 faljeve të namazit në 5 falje, ndonëse këta kanë jetuar në dis-tancë kohore 2000 vjeçare, autori e thellon kon�liktin përmes meditimeve �ilozo�ike gjeniale të po të njëjtit personazh të pakët-loparit Ibrahim, me të cilin futet në thelbin e çështjes, kur ky duke shpallur veten pub-likisht mysliman thekson, se: “Islami po afron dhe era mbi qytet po sjell rërë shkretëtire”, ndonëse siç e para-frazon kjo fe me Krishterimin e kanë të njëjtin trung. Mandej, �let për veçoritë etnopsikologjike historinë, kulturën dhe fetë e shqiptarëve që nga paganizmi e deri në ditët e tij, përafërsisht të ngjashme me qëndrimet ideo�ilozo�ike dhe me platëformën politike të Partisë së punës së Shqipërisë. Në këtë pikëvështrim procedohet ideja e prapësimit të islamit kur në fshat arrin prifti i kishës ortodokse që me so�izmat margaritarë që në një farë mënyre citon militantët e inkuizicionit të ri se “Is-lami është kolerë …që përhapet me majen e shpatës”; se “…ujërat e papastra të islamit ndotën fshatin tuaj”; se shqiptarët kanë një psikologji dhe shpirt kolektiv që shkrijnë frikën në mohim të shenjtërisë, kurse mo-himin në skllavëri duke konstatuar se “…prandaj nuk keni pasur kurrë shtetin tuaj… “nuk keni akoma libra në gjuhën tuaj”; ”…nuk keni pasur kurrë shenjëtorët tuaj”; Pse “…sepse nuk e keni besuar Krishtin!” Çfarë janë sipas ligjërimit të personazheve të krishterët e çfarë myslimanët, si gjykim të cilin autori e përcjell si mesazh: “Turqit (lexo myslimanët) kanë shpatën, por të krishterët kanë mendjen”; “ Turqit janë si ujqit. Pasi shumohen vrasin njëri - tjetrin”; “Myslimanin po e vrave të vret; po e la pa bukë të vjedhë; po nuk i fole çmendet. Më mirë një i çmendur se një mysliman”. Në këtë mënyrë bëhet një ndërrim manipulues i temës për të varfërit e cilës do fe me që të uritur nuk do të hezi-tonin nga veprimet e tilla. Autori, të këtillë i vlerëson vetëm myslimanët si të ishin një racë e veçantë.

Përmes akuzave të tilla, romani e kap thelbin e çështjes përmes tensionimit të situatës me të cilën �illon kon�likti historik i paparë dhe i të padëgjuar ndërmjet shqiptarëve. Rrjedha e fabulës dhe struktura e mëte-jshme përmbajtësore zhvillohet në mënyrë narrative të tipit të s�idimeve për jetë a vdekje, në stilit bardhë-zi, përmes thellimit të armiqësive, goditjeve dhe kundër-goditjeve, përpjekjeve të fshatit dhe rajonit për ta refu-zuar e dëbuar të keqen personi�ikuar në Ibrahimin dhe të gjithë të tjerët që për motive të ndryshme kanë kalu-ar në islam me mjete të traditës duke leçitur, por edhe duke u bërë trysni e duke i kërcënuar me vdekje. Bie në sy alogjizmi i shtrirjes së idesë, kur fshatarët në emër të Krishterimit mblidhen dhe e djegin kryqin, simbolin më sakral të shenjtërisë, pa �ije paragjykimi e frike, për ç‘arsye Vasili, i biri Ibrahimit më kërcënim të vdekjes e zë peng dhe e lidh për këmbësh Mihalin e Zoicës si një bagëti. Bie në sy qëndrimi skeptik dhe përçmues i au-torit ndaj moralit dhe veçorive etnopsikologjike të këtij mjedisi deri këto ditë të krishterë, duke i paraqitur të egër dhe të pamëshirë në qërimin e hesapeve ndërmjet vete, ndonëse gjatë tërë linjës zhvillimore të fabulës me dashuri e zhvillon idenë e kauzës së shenjtë të ekumen-izmit të krishterë. Disi, si pa dashur, por me hipokrizi bie në nivelin e inkuizicionit të ri. (Kjo ta përkujton pagëzimin dhe konvertimin e dhunshëm aktual të qin-dra mijëra shqiptarëve në Greqi.) Në këtë pikë �illon intriga marramendëse e poetikës së hipotetizimeve, të së vërtetës artistike spekulative që shkon deri në manipulime perverse, të përmbysjes së fakteve, historike dhe të operimit falso me gojëdhëna fantazmagorish halucinante. Në skenë paraqitet Arianit Komneni, kushëriri i Ibrahimit që tër-heq lozën nga dinastia e Arianit Komnenit bashkëko-hanikut dhe vjehrrit të Skenderbeut, të jatit të Donikës. Ky është një fshatar 76 vjeçar, i cili në formë mrekullie del herë militant, herë shndërrohet në paci�ist, herë në dashnor të paepur, herë në historian e �ilozof duke u shquar, sidomos si kritik i jetës së përditshme. Arianit Komneni i ri, i cili ndjek rrugën e babait të martirizuar në luftë kundër Islamit duke lëvizur që nga Janina e Voskopoja, Kosturi e Selaniku, Konstantinopoja e Kreta, nga Roma e Venediku nga Vjena e Raguza nëpër Kroa-ci, Serbi e vende tjera në përpjekjet për ta përtëritur famën e moçme të Komnenëve përveç peripecive e vuajtjeve përjeton dashuri dhe kënaqësi erotike duke u martuar me hebrejen e brishtë, ëndërimtaren dhe bukuroshen subtile, të urtë dhe të devotshme Shebën, e cila vdes duke ia lindë Sarën. Në odisejadën e tij nëpër të gjitha këto vende ai gjenë e takon trashigimtarë e vëllezër gjaku ndër grekë, venedikas, austriakë e ser-bë që nga krushqitë e Komnenëve ishin bërë princër,

<69>

<cog

ito 4

/5>

dukë, baronë e �isnikë të mëdhenj dhe në aleancë me ta përpiqet ta luftojë e ndalojë Islamin si të keqen më të madhe të njerëzimit që do t’i shlyente shiptarët nga faqja e dheut. Synimet dhe gjakimet �isnike të këtij pinjolli të Dinastisë që sipas autorit tre shekuj kishin sunduar Bizantin, një pjesë e të cilëve mrekullisht ishin bërë shqiptarë, shprishen brenda familjes, së pari kur njëri nga bijtë, Gjergji, në padije kishte lidhur martesë inces-tuoze me hallën e vet, ndërsa ky nuk e kishte penguar, kurse së dyti kur nga biri tjetër, Mihali bëhet mysliman. Ibrahimit dhe atij do t’u dilte krah një mbrojtës, njeriu i lig, �lokëverdhi Ali Tepelena, i shkurtër dhe jo i rën-domtë që siç i tha Ibrahimi: “ koka i mbaronte ku nisej hunda e kalit dhe kur kali nxirrte ajër nga hojzat, �lokët i hapeshin në ajër dhe po të mos kishte mustaqe do të dukej si një vajzë”. Në këtë rrë�im të gjatë s�idimesh me Aliun, i cili në pyetjen e Hanës së vogël:”Mysliman je ti? Për të cilën autori thotë se “…u skuq dhe ndoshta e para dhe e fundit herë në jetë i erdhi turp të pohonte se ishte mysliman” shpaloset një histori e tërë romantike ëndërrash, fanatazmagorish dhe rekonstruktimesh të historisë së dëshirave të një plaku fatkeq, të cilve më-tohet t’u jepet karakter kombëtar, duke marrë nëpër gojë e njollosur të gjithë ata që nuk i pëlqejnë përmes hamendjeve e prognozimeve se “Ç‘do të kishte ng-jarë po të mos kishte ndodhur kjo apo ajo ngjarje, se ç’do të ishte bërë nëse shqiptarët do të ishin sjellur kështu e jo ashtu?” përjashtohet çdo ligjësi dialektike. Arianit Komneni gjykimet i mbështet në përvojën dhe dijen e vet jetësore dhe vlerëson se shqiptarët janë të padenjë për të zënë vendin e duhur në histori, sepse nuk janë të aftë ta krijojnë identitetin e vet si grekët, serbët, bullgarët e denjë për respekt, sepse siç i kishte thënë i ati:” Në tokën tonë nuk lind �isnikëria.” Nga pikëvështrimi dhe pikëpamja e këtillë, autori ndërton karakteret e Ali Pashë Tepelenës, të Skënderbeut e të �igurave tjera historike. Aliu përmes ligjërimit me gojën e vet personazhit, dëshmohet se s’ishte pos një vajzë e fuqishme e lindur djalë gabimisht. Ai qysh si fëmijë kishte shprehur prirje të tilla kur i �itonte të gjitha garat e mundjes duke u shpërblyer me dashin e zgjedhur të fshatit kur në njërën nga luftërat kishte lejuar që një djalkë ta mposhte nga një ndjenjë e çuditshme, ndërsa kur e kishte pyetur e ëma përse e kishte bërë këte ishte përgjigjur: ”…më vinte ta puthja e jo t’ia merrja �itoren.” Tani pas këtij njeriu pervers, të ndezur nga po ai pasion kishte shkuar edhe i nipi Vasili që ishte bërë dylberi i tij duke u vendosur në kampin e bandave që e s�idonin më rrallë sulltanin dhe sistematikisht godisnin Sulin dhe torturonin, rrihnin dhe vrisnin të krishterët kudo që i

gjenin. Arianiti, këtë njeri e urren me shpirt, sepse e mbronte Ibrahimin. Lëre më që gati një shekull me gënjeshtrat e dervish Hysenit, vëllait të stërgjyshit të tij me magji e gënjeshtra kishin grumbulluar pasuri, por tani pos banditizmit po agjitonte bektashizmin si formë kalimtare nga krishterimi në myslimanë duke pohuar se edhe Skënderbeu qe bektashi, prandaj më lehtë u bë i krishterë. Ç‘rëndësi ka në je i krishterë apo mys-liman, thotë më pas. Duke i dhënë leksione në formë aksiomatike pyetjes që jep edhe përgjigjen Aliu i thotë Arianit Komnenit: “Më mirë një i krishterë i varfër e i mjerë apo një mysliman i pasur dhe i fortë? Rëndësi ka si jeton” dhe vazhdon “këtë duhet të kishte zgjedhur Skënderbeu dhe gjithë ne të tjerët” Për të Islami është zgjedhja, por Arianit Komneni plot mllef e urrejtje ia kthen:” Skënderbeu luftoi për pushtet, por nuk e luftoi Islamin dhe kjo është një nga mashtrimet më të mëdha të historisë sonë!”. Komneni parapëlqen një luftë të re kryqëza-tash., dhe më tutje vërsulet mbi Skënderbenë “Ai desh të kishte mbretërinë brenda Islamit… që ta qeveriste në stilin e evropianëve të krishterë …por kjo është e pamundur” dhe vazhdon “për shkak të Skënderbeut as turqit dhe as evropianët nuk i besojnë më shqiptarët.” Autori më tutje me gojën e Arianit Komnenit shpreh averzion ndaj Skënderbeut, sepse ka rrëmbyer fronin e Komnenëve që kanë sunduar Bizanitin më se 150 vjet, grekët thonë se ata qenë grekë, por ky beson se ata ishin si shqiptarët e sotëm të Voskopojës, gjë që zgjon asocia-cionin se Voskopojarët qenë grekë të shqiptarizuar, një tezë që e gjejmë te shkencëtari serb Jovan Cvijiq. Kom-nenët sipas tij kishin ardhur në Shqipëri nga viti 1.200, ndërsa Arianit Komneni i parë që kishte lindur aty nga viti 1.400 e mandej kishte bërë krushqi me Muzakajt e pasur dhe të fuqishëm duke shtrirë pushtetin nga Ko-rça deri në Gjirokastër. Sipas tij, Skënderbeu qe ai që e mashtroi sipas mënyrës turke, duke u bërë shkaktar i mjerimit dhe mallkimit tonë të përhershëm, sepse përndryshe në te shqiptarët do ta gjenin mbretin me prejardhje bizantine e sot do të jetonim në një mbretëri të krishterë. Autori e abstrakton faktin se bizanti qe një qytetërim obskurantist, i degjeneruar, skajmërisht dhe moralisht e shpartalluar ndërsa se perandoria osmane ishte në çdo pikëpamje më e avancuar dhe më racionale prandaj e kishte mposhtur. Përkundër fakteve historike, autori në mënyrë infantile me gojën e kryepersonazhit të tij, bartësit të ideve pozitive dhe progresive të poe-tikës së romanit �let se “myslimanët nuk punojnë, nuk pikturojnë, nuk kanë art” se “Skënderbeu ishte eduku-ar si mysliman… dhe …atë nuk e ka vrarë ndërgjegja”, përkundër faktit historik se vetë Papa e kishte shpallur

<70>

<cog

ito 4

/5>

atlet të krishterimit. Përmes Arianit Komnenit autori shprehet se Skënderbeu nuk kishte skrupulla, prandaj as nuk hezitoi që t’ua merrte pushtetin Komnenëve dhe këtë e bëri me tradhëti duke përdorur moralin e një të krishteri të dështuar. Me tradhëti e mori edhe dorën e Donikës.Prandaj marrëdhëniet tyre u ftohën dhe acaruan me që Moisu që ishte nipi i Komnenëve i lëshoi turqit nëpër luginën e Dibrës dhe këta e shpartalluan në Berat për të mos u rikëmbur më kurrë. Skënderbeu u shpartallua se kishte kokë dhe mendje myslimani, ndërsa Komnenët e shpërndarë nëpër botë vazhduan të ëndërronin ta kthenin famën e dinastisë së krish-terimit bizantin. Ata në vitin 1704 duhej ta shënonin një jubile 500-vjeçar dhe me ftesën e një pinjolli të sundimtarëve serb Llazar Brankoviq që kishte bërë krushqi me kom-nenët, Arianit Komneni me të jatin Gjergjin do të nisej për në Stamboll. Këtu �illon odisejada apo rashomoni-jada e tij e parë fantastike, të cilën e evokon në moshën 92-vjeçare. Atje do ta zgjonin botën e krishterimit orto-doks duke ngritur kryengritje në Serbi, Bullgari, Greqi e Shqipëri, por zbulohen dhe Brankoviçi burgoset. Ba-banë e varros në varret e krishtera greke dhe pas lirim-it të vëllamthit serb Gjergj Brankoviçit niset për në Itali ku së pari përjeton aventura erotike, ndërsa evokon kujtimin se në Romë në Sheshin e Shën Markut duke e përcjellur meshën pa edhe disa arabë të pështjellur me turbanë që bënin zhurmë e më tutje kuaj dhe kur pyeti ç‘po bënin këta i thanë: “Myslimanët dhe kafshët po mësojnë krishterimin.” Arianit, rrëfen më tutje se pas kthimit në fshat ishte martuar dhe ndonëse kishte Gjergjin dhe dy djem të tjerë shpirtin nuk e kishte të qetë, sepse duhej t’i sill-te eshtrat e babait nga syrgjyni dhe në vitin 1730 sër-ish mori rrugën e gjatë. Atje tani më Perandoria kishte marrë tatëpjetën dhe njëfarë hamamxhiu që �illimisht ishte masazher, Halil Patrona po e trondiste Sulltan Ahmetin. Patrona që kishte shpirt të krishteri, sepse e kishin rrëmbyer si jeniçer do ta shpëtonte, sepse ishte shqiptar dhe së bashku me Jorgo Mavromatisin dhe të shoqen e tij Shebën arratisen për Kretë, ku burgoset Mavromatisi, ndërsa Sheba dashurohet në te dhe duke ia lindur Sarën vdes. Sipas procedimit të mëtejshëm të fabulës së romanit, në Shqipëri gjërat marrin kahje shumë të mbrapshta. Islami �illon të lëshojë rrënjë edhe nëpër qytete, ndërsa mysliamnët si hijena i vërsulen edhe Voskopojës. Në këtë fe të re rekrutohen njerëz të dësh-pruar, belaxhinjë, qeleppirë, hajna dhe fukarenjë që mbështeten nga pushteti që toleron dhunën e tyre, sepse siç rrëfen autori: “…rrugët e tregëtisë së Vosko-pojës dhe Selanikut �illuan të plaçkiteshin nga bandat

myslimane të Korçës dhe Beratit…” duke elabobaruar torturat që u bëhen të krishterëve, siç ishte vrasja e priftit që nuk pranoi të bëhej mysliman dhe krime të tjera monstruoze duke akuzuar, stigmatizuar dhe nx-irë çdo gjë islame përmes shfryerjes së urrejtjes pa-tologjike duke glori�ikuar, madhëruar dhe admiruar virtytet e krishtera, sidomos �inikërinë e grekëve dhe serbëve. Ndjehet një inkoherencë edhe në procedimin ndividualizimin e personazheve si për shembull atë të Ali Pashës që �illimisht paraqitet i pabalancuar, pervers dhe violent që nuk heziton nga vrasja e krimet e tjera, në dialogët me Arianitin e paraqet si njeri që pranon argumentet dhe para tij qëndron kokëulur, i mposhtur, i heshtur, i turpëruar inferior dhe tejet i kompleksuar.Gjatë thurrjes së intrigës, përveç anës cerebrale duke gërryer në tiparet e Komnenëve gjatë komunikimit të tyre me Ali Pashën. Si pa dashur Arianitin e madhëruar e zhvesh moralisht vet i biri më i vjetër i tij Gjergji, që i rrëfen Ali Pashës se Arianiti nuk i ka treguar të vërtetën kur është martuar me hallën e vet, Konstantinën të bi-jën e një gruaje të një bashkëpunëtori të gjyshit të vrarë në luftë kundër myslimanëve, të cilën e kishte mbarsur dhe Arianiti pas vdekjes së babait e kishte mbajtur në fshehtësi. Gjergji, me të mësuar të kësaj historie ësh-të leçitur nga babai, ndërsa ky e ka hiluar në ndarjen e pasurisë. Për këtë arsye, Gjergji kalon në Islam dhe pagëzohet me emrin Ismail bej Komneni, akt të cilin i ati nuk mund ta përballojë. I rezignuar, i zhgënjyer dhe tejet i dëshpruar Arianit Komnenit s’i mbetet tjetër, pos syrgjynit të tretë në Kretë duke e lënë Sarën në mëshirën e fatit. Atje edhe do të vdiste. E bija Sara që ishte bërë për martesë, pas vdekjes së gruas së Ibrahimit ka kaluar në këtë shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e tij, kishte dashur që të martohej me Thanasin, të cilit edhe i propozon gjatë një vizite, por ai nuk i don vajzat, sepse i dashuron djemët në haremin e Ali Pashës, prandaj martohet me babain e tij, Ibrahimin. Në Voskopojë zënë të shumohen mysli-manët. Ata vijnë nga fshatrat përreth dhe konvertohen duke përdorur dredhi në luftë me të të krishterët. Ibrahimi me gjashtë djemtë bëjnë jetë të dy-�ishtë, atë të krishterëve, atë islamike ndërsa pas një leksioni të Mihal Komnenit vëllait të Sarës që kishte ardhur për herë të parë pas konvertimit të Ibrahimit, që i tregon Sarës se ishte gjysmë hebreje nga famlja �isnike e Sabata Zevit, njeriut që e quante veten profet dhe që donte ta zbuste islamin, se ëma Sheba ishte e mbesa e kjo stërmbesa e tij, kjo familje �illon të bëjë jetë të tre�ishtë religjioze krishtere – islame -hebreje, sepse Sara e kultivon bashkëjetesën. Mihali kishte thënë se edhe Komnenët që ishin �isnikët më të mëdhenj bizan-

<71>

<cog

ito 4

/5>

tino - shqiptarë kishin lidhje me ta, sepse bënin pjesë në lozhën e masonerisë. Këta kapituj të romanit janë imitim bile kopje e pjesëve të romanit “Kodi i Da Vinçit”, por ala shqiptarçe në formë të pasqyrimit folklorik të një përralle heroike fantastike ku futet në atë mes edhe serbi Gjegj Brankoviç që së bashku me �isnikët e aris-tokracisë masone italiane e franceze organizohen për të luftuar kundër myslimanëve. Autori me simpati e paraqet afërsinë me vëllazërinë ortodokse serbe. Shthurrja e romanit ka zhvillim të ngjeshur dinamik tejet të funksinalizuar. Të krishterët e Vosko-pojës duke e parë rrezikun nga myslimanizimi organi-zohen nën udhëheqjen e Marin Kurilës. Ky ishte një djalë i pashëm, trim dhe i rrëmbyeshëm. Ai e mbylli dhe riorganizoi qytetin duke u përpjekur që t’i izolonte të huajt, por zejtaria dhe ekonomia morën tatëpjetën. Në anën tjetër jetën ua nxinin edhe bandat myslimane që plaçkisnin karavanet me mallin e destinuar për në qytet, prandaj njerëzit �illuan ta braktisnin duke ikur në kërkim të bukës së gojës. Kjo qytezë që dikur ishte një parajsë e vogël, në të cilën siç thotë autori me ironi sarkastike: ”kishte shqiptarë, kishte grekë, kishte jevgj, kishte të krishterë, prandaj kishte alfabet”, lëvizë drejt fatalitetit, nga vërsulja e forcave antihistorike në dukje krejt të mjera, por që nxiteshin nga një ideologji djal-lëzore e dhunës monstruoze marrin formë konknrete përmes krimeve të myslimanëve. Në atë motëzë, para tragjedisë, rrëfen autori përmes personazhit Metod Antrakidi: ”…kishte dashuri, kishte paqe, kishte nderë… kishte mësuesë… kishte shkolla… kishte kisha… kishte priftërinjë… kishte manastire… kishte bibliotekë… kishte ikona dhe piktura… kishte liri…”, por e keqja vjen nga një fshat me pyje të pashkelura, ku jetonte një plakë e varfër që mezi e ushqente të birin me shkarpa drunjësh që i mblidhte të mos ngrinin ku një ditë kishte mbetur e vdekur me barrën e drurëve në shpinë. Ishte kjo e ëma e Sali Benishit. Për fëmijën e mjerë u kujdes më tutje gjyshi, i cili së shpejti vdiq duke e lënë në mjer-imin më të madh. Sali Benishi që po zhvillohej në një djalë të fuqishëm një ditë u zu me disa djem më të rritur dhe këta e rrahën aq keq duke ia lënë për jetë një shenjë që si mollë i mbeti mes shpaullave dhe kurrizit. Plaka që e pat mjekuar i pat thënë gjyshit të tij se ky e kishte shenjën e profetit të madh që edhe do të bëhej realitet i mrekullueshëm, sepse druvari, Sali Benishi do të bëhej prototipi i profetit Muhamed. Ai siç shthurret intriga e romanit do të bëjë jetë poligamiste, amorale dhe të përmbushur me krime kundër vëllezërve të vet, në emër të kauzës myslimane. Pikërisht si Muhamedi së pari pajtohet rrogëtar te pronarja e pyjeve Hatixheja e shkathët dhe vejusha korpulente me gjinjë të fryrë me

epshe të ndezura, e cila e merr në shtëpi, e ushqen, e bën të fuqishëm dhe ia ngre krenarinë. Në çastet kur fare nuk e kishte pritur një natë me shi, ajo i ishte futur në shtrat me çka kishte �illuar idila dhe dashuria e mad-he nga e cila i lindën fëmijë, të cilët i vdiqën në mënyrë misterioze pikërisht si të profetit Muhamed. Jeta e qetë dhe me bollëk e Sali Benishit zgjati deri në s�idën e re dhe kon�liktin e madh me �isin e fuqishëm, i cili nuk e duronte dhe �illoi t’ia shtrinte zullumin duke ia rrëzuar kuajt në greminë. Pasi që ky iu hakmorë ata e rrahën duke e lënë gjysmë të vdekur. Kur �illoi të mjerohej dhe të varfërohej nga vuajtja dhe pikëllimi vdiq edhe Hatixheja dhe ky i dëshpëruar pa masë që kohë pas kohe mund t’ia qante hallin një varfnjaku të mjeruar Bari Bakrit, një natë të errët i dehur, i mllefosur dhe i ndezur nga sedra e vrarë për poshtërimin që ia kishte bërë �isit i fuqishëm u përvodh tinëzisht ua ndezi dhe bëri shkrumb lagjen u fsheh atë natë në shtëpinë e këtij miku besnik dhe nga Meka e tij e fshatit u shpërngul në qytetin e Medines, në Voskopojën e krishterë ku kishte gjithçka dhe çfarë të doje pos myslimanë. Në Voskopojë, Marin Kurila kishte marrë qytetin në duar dhe përpiqej në çdo mënyrë ta pengonte vendosjen e myslimanëve.Përmes Këshillit të 14 anëtarëve të qytetit ndër të cilët ishte vjehrri i së dashurës së tij ai e mbante qytetin peng duke bllokuar çdo vendim që nuk përputhej me interesat e tij. Në një mbledhje maratonike dhe të ash-për, ai kishte penguar vendimet me të cilët do të bara-zoheshin tregtarët e lagjes së të huajve duke e rrethuar Këshillin me djemtë e tij. Në mëngjez u gjetë i vdekur me një thikë të ngulur në shpinë. Militantët e tij vranë 14 veta në lagjen e të huajëve dhe shumë të tjerë i bur-gosën. Vendin e tij e zuri Isaku nipi i tij që me vendime zhbllokonte dhe lironte qytetin të merrte frymë duke liberalizuar tregtinë. Një poet, i cili qe inkuadruar ndër këta militantë i zhgënjyer me gjendjen dhe organizimin e qytetit i pati thënë: ”Nëse Marin Kurila qe naiv ti je romantik”, sepse thoshte ai “myslimanët asnjëherë nuk e kanë respektuar paqen me të krishterët”, por Isaku vazhdoi linjën e tij dhe i liroi të burgosurit por u habit me fanatizmin e një burri të gjatë që doli jashtë, zbathi këpucët, përveshi pantollonat, u ul në gjunjë dhe �illloi të falej. Fjalëve të Isakut se mund të shkojë në shtëpi se “…në Voskopojë ka vend edhe për zotin tënd” burri u përgjegj ”të krishterët na burgosën por Allahu na shpë-toi” dhe “do të takohemi prapë!” Sali Benishit sërish do t’i buzëqesh fati, sepse Bari Bakri që ishte vendosur në Voskopojë ia solli të bijën 13 vjeçare, Ajshen, të cilën ky për disa muaj e ushqeu si fëmijë deri sa një ditë e zhvirgjëroi dhe e bëri grua. Sali Benishi tani më ishte si edhe profeti Muhamed i konsumuar dhe nuk mund t’i bëjë ballë kafshimeve të saja histerike dhe në sti-

<72>

<cog

ito 4

/5>

lin e Muhamedit që kishte mëshiruar një kopte dhe me fatin identik, një natë e kishte takuar një grua të krish-terë të mllefosur e të mjeruar që priste në pusi për ta vrarë dikë nga shokët e Marin Kurilës që ia kishte vrarë burrin tregtar sapunash, e mori me vete dhe kur mësoi se quhej So�ie e ripagëzoi me �jalët: “hajde në shtëpinë time Xhuvrije… unë jam mysliman dhe mund të kem katër gra!” Në këtë rrë�im, autori përmes Sali Benishit sjell evokime paradigmatike ndërmjet jetës së tij dhe të Mu-hamedit. Sali Benishit në mbrëmje i kujtohej një viza-tim mëkatnues i krishterëve të Voskopojës, me të cilin e fyenin profetin Muhamed përmes një portreti, në të cilin e përkdhelnin tri gra dhe ndonëse portreti ishte mëkatnues i pëlqnte shumë, sepse siç thotë autori: “ato tri gra i dukeshin si gratë e tij. Hatixhja bujare me gjin-jë të mëdhenj, Aishja e re dhe xheloze dhe Xhuvrija e vuajtur me nishan në faqe”. Sali Benishi u fuqizua dhe formoi bandën e burrave të armatosur. Kur erdhi hox-ha nga Korça ua tregoi mënyrën e veprimit. Ai u tha se duhej vazhduar luftën e shenjtë. U tha të jenë në krahë të turqve, sepse janë myslimanë: “Kur bota e tëra të bëhët Islam nuk do të ketë më turq, shqiptarë, grekë arabë, serbë, italianë, rusë, gjermanë apo rumunë… do të ketë një popull: Popullin mysliman të cilin Mu-hamedi e drejton në rrugën e Zotit” Sali Benishi �illoi ekspeditën,e burgosi Isakun dhe �illoi të vriste djemët e krishterë. Tregëtarët e tmerruar �illuan ta braktisnin qytetin. Pas disa ditësh një zjarr i madh e kaploi qyte-tin. Të krishterët që po iknin ua vinin �lakën shtëpive. Derisa myslimanët u përpoqën t’i shuanin zjarret për t’i zënë shtëpitë e tyre dhe në këtë rrëmujë të burgo-surit e kishin thyer burgun dhe ishin arratisur në krye me Isakun. Kështu ishte plotësuar parashikimi i hoxhës dhe Sali Benishi kishte thënë: ”…dhe na mbeti Medina… e djegur ama e jona”. Në rrafshin tjetër, autori e përcjell fatin dhe tragjedinë e Komnenëve të tjetërsuar. Petro ka shkuar me Llambro Xhuvellën, Thanasi i kalon ditët në oborrin e Ali Pashë Tepelenës, Niko, Jani, Muhamedi dhe Aliu vazhdojnë të jetojnë në fshat dhe ndërtojnë një shtëpi. Sara ka lindur Ana Komnenën dhe kujdeset për të gjithë. Meqë është gjysmë hebreje fëmijët nuk janë egërsuar dhe brenda familjes bashkëjeton fryma e krishterë, islame dhe hebreje dhe një kohë ka një farë harmonie të brishtë ku nuk ndjehet urrejtja dhe dhuna, por së shpejti vrazhdë, helmi mysliman futet në shpirtërat e familjes së Ibrahimit. Ali Pasha me dinakëri ka tërhequr suliotët në krye me Llambro Xhavellën gjoja për t’i sul-muar turqit në Gjiorokastër, i ka çarmatosur dhe i ka sjellë në burg. Petro, për të mos u zënë rob është hed-hur nga kreshtat. Thanasi e ka ditur, por nuk ka guxuar

ta paralajmërojë. Ibrahimi vdes krejtësisht senil. I biri, Jani martohet me të bijën e jevgut Bilallit, Fatimenë dhe e lind gjysmëjevgun që e pagëzojnë me emrin e gjyshit. Muhamedi meditativ e profetizues martohet me Hanën të vejën e xhaxhait Vasilit më se 30 vjet më të vjetër dhe ndërton xhaminë pranë kishës. Niko bëhet ndërtimtar inventiv dhe merr tipare �isnike dhe jeton në shtëpinë e Arianit Komnenit me Sarën dhe Ana Komnenën e vogël. Ky tjetërsim dhe ky formim strukturash men-tale diametralisht të kundërta brenda vëllazërisë së gjakut në mënyrë asociative shpreh ndarjen historike të shqiptarëve të vlerësuar si përçarjen më tragjike që mund t’i ketë ndodhur, të cilën autori përmes ligjërimit të personazheve e gjykon si tjetërsim de�initiv dhe të parikuperueshëm. Jani, i biri i Ibrahimit, i krishteri �isnik i qytetëru-ar dhe i aftë për pushtimin e horizonteve të dijes dhe kulturës dhe për t’u integruar në rrjedhat e zhvillimeve dialektike është Jafeti që pushtoi Evropën; Jani identi-�ikohet me Hamin që përvetëson tiparet e hamitikëve oriental, të lakueshëm, servilë, �leksibil, adaptibil që i dorëzohen pasionit dhe jetojnë sot për sot, pa çarë kokën për identitet, ndërsa Muhamedi është Semi që mbetet antihistorik, i cili me mendjen abstrakte bën analiza shterpe dhe martohet me një shterpe. Është i gjykuar të mbetet pa trashëgimtarë, sepse është tjetër-suar nga hapësira e vet jetësore, prandaj edhe do të të jetë i mallkuar. Sara që lind, rritet dhe piqet si grua e pafat si edhe njerëzit nga i tërheq rrënjët e ndjen veten të huaj dhe niset për në Kretë, paraprakisht e orientuar nga zgjidhja e anagrameve simbolike dhe enigmma-tike të fshetësive të kaballës, të cilat në stilin e romanit “Kodi i Da Vinçit” i paraqesin Mihal Komneni dhe Me-tod Antrakidi prej të cilëve mëson për martirizimin e babait dhe rrugën e tij jetësore të mynxyrave. Isaku që ka ikur në ishull është shkrirë në grek duke u u martuar me simotrën e Sarës, Marinën dhe atje është integruar plotësisht. Ai e ka varrosur Arianit Komnenin me 11 martirët shqiptarë që mbronin krish-terimin nga myslimanët dhe me gruan Shebën majë një mali si Moisiu. Arianit Komneni i ri, së vdekuri është bashkuar me ta si Krishti me 12 apostujt që i tubonte rreth vetes sa ishte gjallë. A do të iknin turqit - myslimanë që shqiptarëve ua kishin bërë jetën skëterrë për t’u lënë det më shumë për t’u larë dhe për të zënë peshq!? Ata, përfundon au-tori permes ligjërimit të personazhit: “...nuk do të ikin kurrë, sepse na kanë futur islamin në krevat, në shtëpi dhe në shpirt… ata na kanë futur një kafshë të panjo-hur në trup dhe ne nuk mund ta vrasim, sepse kështu palgosim veten. E në qoftë se duam të jetojmë në paqe

<73>

<cog

ito 4

/5>

duhet ta zbusim egërsinë e kafshës duke e ushqyer me mishin e shpirtit tonë prej Krishti”! Nga thekset e mësipërme mund të gjykohet në mënyrë të sigurtë se struktura përmbajtësore e kësaj vepre rrumbullakësohet përmes temës së madhe dhe fabulës tejet dramatike që përputhet me zhvillimet dramatike në procesin e konvertimit të shqiptarëve në Islam dhe pasojave të trajtuara në mënyrë subjek-tive. Rrjedha zhvillimore e ngjarjeve është e mbushur me violencë, vuajtje, pikëllim të amshueshëm dhe tragjedi individuale e kolektive. Romani është ndër-tuar me stil ekscitues, të ngjeshur e dinamik, me �igu-racion të begatshëm dhe me përshkrime të bukura të tipit bardhë e zi duke glori�ikuar të bukurën dhe duke stigmatizuar e satanizuarën të shëmtuarën.Karakteret e personazheve nuk janë të individualizuara sa dhe si duhet sepse në veprimet e tyre jo rrallë gjejmë inko-hereca veprimi siç është shembulli i Arianit Komneni i cili �illimisht cilësohet si një ashik deli me epshe të shfrenuara për të marrë përmes kuptimeve asociarive tiparet Jezu Krishtit që parasheh vdekjen dhe varroset vet në Malin e Shenjtë pranë 12 martirëve arketipa të 12 apostujëve të e tij. Ligjësitë e doktrinës letrare peshën e veprës kriter për vlerat e një vepre e kanë koherencën dhe kongruencën e realitetit dhe të së vërtetës artistike me realitetin objektiv dhe historik. Në këtë aspekt kjo vepër krijon një poetikë me qasje ideestetike të njëan-shme, tejet subjective në shumë linja destructive de-struktive, të funksionalizuar dhe përplotë insinuata e të pavërteta.Kjo ka të bëjë sidomos me të bëmat, kara-kkteret dhe ideologjinë e dy personaliteteve historike, Skënderbeut dhe Ali Pashë Tepeklenës të paraqitura me ngjyrat të errëta dhe të njëanshme me kriterin e Krtish-terimit inkuizitor. Edhe në pikëpamje të konvertimit të shqiptarëve në Islam, autori anashkalon kushtëzimet socio-historike duke ë shndërruar në çështje të utili-tarizmit të bujqërobëve që shndërrohen me mrekulli në forcë që degjenerojnë dhe deformojnë qytetërimin, kulturën dhe tiparet etnopsikologjike të kombit.Ai ab-strakton aristokracinë feudale që i ka prirë këtij procesi duke tëhequr pas vete shtresat e ulëta. Vlerësimi lidhur me mesazhet dhe vizionet po-etikës së tillë nga këndvështrimi i kritikës biogra�ike, pa mëdyshje nxjerrë edhe gjykimi e pamohueshëm se ajo është produkt i strukturës mentale të autorit që ka një përfytyrim dhe perceptim të njëanshëm për Islamin, për �igurat tona më të ndritshme historike, për historinë të cilën e hipotetizon duke mëtuar ta funk-sionalizojë dhe riorientojë sepse krijon një të vërtetë të paqëndrueshme artistike me logjikën dhe invencionin ideologjizues së një politikani me aftësi modeste për

t’u sprovuar në fushën e letërsisë duke ngacmuar një plagë të shëruar. Veprat e Dan Brovnit dhe të Ben Blushit nga parimi i spekulimit �ilozo�ik dhe artistik zbresin në rrafshin e fuksionalizimit të mesazheve deri në nivel të manipulimit, të ndërrimit të tezave dhe hipotetizi-meve. Në këtë rrafsh, Dan Brovni ka hapur dialogun në rrafshin e kundërthënie ndërmjet dialektikës material-iste dhe �ilozo�isë meta�izike të zbritur në kontekstin e marrëdhënie globale ku religjioni më tutje mbetet fak-tor i pakapërcyeshëm. Duke qëndruar në parimin dhe metodën e �ilozo�isë spekulatve, ky është përpjekur të rrënojë bazën krishtëerimit si besim dhe institucion të formësuar historik që krahas lajthitjeve ka qenë dhe mbetet shtysë e zhvillimt të qytetërimit botëror andaj refuzohet energjikisht nga shumë anë si manipulim me çështje që tejkalojnë përvojën njerëzore. Romani “Të jetosh në ishull”si paradigmë tema-tike e veprës paraprake identi�ikohet si formë letrare e stigmatizimit dhe refuzimit të një religjioni dhe të glo-ri�ikimit romantik të një tjetri me rrënjë dhe me bazë të njëjtë ideore. Nga ky kontekst, konvertimin e shqiptarëve e vështron në mënyrë arbitrare të vrazhdët dhe jas-htë kontekstit historik. Duke abstraktuar faktin se shqiptarët e konvertuar e ruajtën identitetin, kulturën gjuhën dhe veçoritë etnopsikologjike të përbashkëta me ata që nuk u konvertuan, duke i nxjerrë antihis-torik në një anë dhe duke glori�ikuar obskurantizmin bizantin, ritin ortodoks si dhe miqësinë e paqenë his-torike ndërmjet shqiptarëve, grekëve dhe serbëve në anën tjetër ka përcjellur mesazhe që fyejnë rëndë 2/3 e kombit me traditë myslimane qofshin ateistë apo bes-imtarë. Nga kjo pikëpamje romani “Të Jetosh në Ishull” i merrë konotacionet e mitit modern politik të lidhur me religjionin. Tërësia e tij më tepër merret me çësh-tje sekulariste se me çështje sakrale dhe tingëllon si kushtrim për qërim hesapesh me reliktet e tjetërsuara antihistorike në formë të kërkesave absurde dhe par-ashikimeve të së ardhmes si përgatitje e terrenit për pushtetin e pakicës mbi shumicën absolute.Së kënde-jmi kjo vepër nuk tingëllon si fryt i invencionit poetik, por si produkt i imagjinatës së devijuar dhe i vullnetit vetmashtrues për fuqi.

<74>

<cog

ito 4

/5>

<75>

<cog

ito 4

/5>

KRIJIMTARIA DRAMATURGJIKE E KRISTO FLOQIT

Dr. Salajdin MEHMETI(Universiteti i Tetovës)

Dramaturg, komediograf, poet, jurist i shquar, politikan, përkthyes, orator, publicist, studiues, polemist, ideolog e veprimtar i spikatur në vitet e njëzeta të shekullit XX, Kristo Floqi nuk i takon atij grupi të shkrimtarëve shqiptarë për të cilët janë bërë studime të ndryshme në lidhje me veprat e tyre. Emri i tij lidhet me njërën nga periudhat më të vështira në politikën dhe zhvillimet historike shqiptare. Kontributi i tij lidhet jo vetëm në fushën e dramaturgjisë, por edhe në fushën e teorisë së shtetit dhe krijimin e administratës bashkëkohore, pastaj në fushën e së drejtës kombëtare, të kulturës së lashtë shqiptare dhe lidhjet e saj të ndërsjella me kul-turat e tjera si dhe të a�irmimit të saj në Evropë e më gjërë etj. Edhe pse autor mjaft prodhimtar në fusha të ndryshme të krijimtarisë shpirtërore, ai njihet fare pak në mesin tonë. Nga këndej edhe veprës së tij nuk i është kushtuar kujdesi dhe vëmendja e duhur jo vetëm sa qe gjallë, por edhe pas vdekjes. “Ai mbeti një fajtor i pafajshëm, apo një i akuzuar për faje të paqena, ose njeri i dënimit të pamerituar” thotë në një shkrim të tijin pedagogu Kristaq Shtëmbari, njëri nga adhuruesit e veprës së tij. Nga këtej del edhe rëndësia e studimit të veprës së tij. Kristo Floqi, padyshim, është njëri nga drama-turgët më prodhimtar në periudhën midis Dy Luftërave Botërore. Edhe pse shkroi mjaft, sidomos në gjininë e dramës, ai së bashku me veprat e veta, përjetoi fatin e shkrimtarëve të dënuar dhe të anatemuar nga regjimi i njëmendësisë së kohës. Nga kjo edhe vepra dramaturgjike e tij jo vetëm që mbeti e pashfaqur në skenat teatrore të kohës, me përjashtim të shfaqjes së saj në skenat teatrore të Kos-ovës dhe të Maqedonisë, por mbeti edhe e pastudiuar nga studiuesit e letërsisë, nga këndej edhe e panjohur sa duhet për gjeneratat e ardhshme, me përjashtim të ndonjë eksperti teatror. Kjo më ka nxitur dhe më ka shtënë të merrem me studimin e veprave dramaturgjike

të Kristo Floqit, aq më tepër kur dihet se nga fusha e dramaturgjisë shqiptare është shkruar shumë pak në krahasim me gjinitë dhe llojet e tjera letrare. Kështu nuk ka ndodhur me letërsitë e popujve të tjerë, të cilët, pavarësisht se ç’vlera kanë pasur veprat dramaturgjike të së kaluarës, ata i kanë qëmtuar, i kanë mbledhur dhe i kanë studiuar dhe vlerësuar si të tilla. Ndërkaq një gjë e tillë nuk ka ndodhur me dramën dhe drama-turgët tanë, përveç të ndonjë përpjekjeje të vogël. Kjo nga shkaku se problemi i studimit të dramës është një nga problemet më të vështira për arsye të speci�ikave që e dallojnë nga gjinitë e tjera letrare. Derisa drama ka mbetur jashta interesimit të studiuesve, ajo s’ka mbetur jashtë interesimit të shkrimtarëve tanë që ta shkruajnë atë nga e kaluara e deri më sot, por në mes-in e tyre vetëm Kristo Floqi do të arrijë të krijojë një opus të rëndësishëm dramatik dhe do të jetë një nga dramaturgët tanë i cili do të zotërojë në skenat e teatrit shqiptar në periudhën e viteve të 20-ta dhe të 30-ta të shekullit XX. Prandaj, studimi i veprave dramaturgjike të Kristo Floqit ka rëndësi të madhe për kulturën tonë në përgjithësi e për letërsinë në veçanti. Vepra dramaturgjike e Kristo Floqit, e lënë në heshtje deri në kohën tonë, është një shprehje e gjendjes së përgjithshme të letërsisë sonë të kohës së Pavarësisë. Duke lexuar dhe analizuar veprën e tij do të vërejmë se Kristo Floqi shërbeu në poste të ndryshme në kohën e mbretërisë shqiptare, ai nuk del si zëdhënës i saj, por në mënyrë të tërthorët del si kritikues i saj. Nga ana tjetër, pa përkrahjen e pushtetit mbretëror do të ishte e pamundur të a�irmohej si autor dramash e ve-prash të tjera. Kritikat dhe akuzat që i janë bërë dësh-mojnë të kundërtën që thuhet në veprën e tij. Kjo dësh-mohet nga fakti se veprat e tij, dramat dhe komeditë, jetuan dhe jetojnë edhe sot e do të jetojnë edhe në të ardhmen. Kjo është edhe një dëshmi se jeta e veprave është mbrojtja më e mërë e autorit të tyre nga sulmet,

<studim>

<76>

<cog

ito 4

/5>

kritikat dhe akuzat drejtuar kundër tij. Vepra e tij do të mbetet një dëshmi e kohës kur u shkrua dhe shprehje e kundërthënieve të shumta të shoqërisë shqiptare të kohës, duke mos i kursyer edhe ata të cilët i krijuan ato kundërthënie. Ndonëse në komeditë e Floqit shpesh kritikohen njerëzit e thjeshtë, njerëzit e vegjël, viktima të këtyre kundërthënieve, kritikës së tij nuk do t’i shpë-tojnë as ata që i krijuan këto kundërthënie dhe, me sjel-ljet dhe veprimet e tyre i thelluan edhe më tepër. Kristo Floqi, si njeri me kulturë dhe dije të gjërë nga fusha të ndryshme të dijes, posedonte aftësinë e tij improvis-zuese, kishte të zhvilluar ndjenjën e humorit dhe aftës-inë për t’i zbuluar anët negative të dukurive shoqërore duke shfrytëzuar me mjeshtëri mjetet e komikes si: vetëdemaskimin, zmadhimin e dukurive, ironinë dhe satirën, alogjizmin, keqkuptimin etj. “Humori, thotë ai, është benzina e motorit tim. Githë jetën time, edhe në rastet familjare, e kam përdorur për t’jua bërë jetën sa më të gëzuar të afërmëve të mi”. Me sytë e humoristit i shikonte disharmonitë qesharake – të mjera në një shtet i cili sapo merrte veten nga sundimi shumëshek-ullor. Si edhe shumë komediografë të mëdhenj të letër-sisë së përbotshme që nga Plauti e duke kaluar përmes Molierit, edhe Kristo Floqi në komedinë shqipe do ta futë temën e pushtetit dhe të politikanit. Tema e push-tetit dhe e politikanit do të jenë preokupim kryesor në disa komedi të tij, si ”Akraballëket”, ku në thumb janë deputetët, “Ministri kandidat”, ”Rrogat e nëpunësve”, “E mbesë e krahinarit”. Kjo temë është trajtuar edhe nga komediogra�i grek Aristofani (Kalorësit), Henrik Ibsen (Armiku i popullit), Holberg (Politikanët kallajx-hinj) etj. Në disa vende nxirren ligje të cilat i ndalojnë sulmet e komediografëve ndaj politikanëve. Një gjë ka ndodhur edhe në skenat tona teatrore kur janë hequr dhe janë ndaluar dramat në prag të shfaqjes. Rasti më i freskët është me dramën Besalem pse po më �lijoni e autorit Rexhep Qosja e cila u ndalua nga shfaqja nga disa kameleonë të kulturës sonë. Kështu ka ndodhur edhe me veprën dramaturgjike të Kristo Floqit, i cili me theks të veçantë zbulon dhe fshikullon të metat e njerëzve, duke satirizuar parlamentarë e qeveritarë, të cilët kur është në pyetje çështja e interesave të ngushta vetjake, �isnore e klanore, shkelin ligjet për t’i rregul-luar punët e veta; demaskon dhe fshikullon njerëzit e korruptuar, që me çdo kusht luftojnë për kolltuqe, duke lënë anash interesat shtetërore dhe popullore e duke luftuar për ineresat e ngushta të tyre. Ai ndjente se në shoqërinë shqiptare po ndryshon diçka, se diçka po vdiste, se diçka po lindte, por në shumë raste nuk ar-riti që këto ndryshime t’i “shihte” qartë, për çka është edhe kritikuar. I është zënë për të madhe se ka rënë në komiken e ulët, të lehtë e s’është thelluar sa duhet në problemet morale e shoqërore. Kritika e tillë do të vlente ndoshta për një pjesë të komedive të tij e jo për

gjithë veprën komediogra�ike të tij. Në komeditë e tilla do të mund të përfshiheshin: “Lojnat e studentëve”, ”Reklamë e blof”, “Zi e më zi”, “Pësimet mësime”, “Merre ta marrim”etj., të cilat i përshkon një humor i lehtë dhe i patëkeq. Kjo shihet edhe në replikat e disa nga komed-itë e tij kur një nga personazhet thotë se “për ministra zgjidhen ca tregtarë, ca komisionerë, ca bakaj, ca anal-fabetë dhe ca që s’dinë shqip ose si të mos preferohet ky i ngarti, që ka mbaruar sidomos një shkollë �illore e di të katër veprimet e arithmetikës” (“Ministri kandi-dat”). Derisa në komeditë e tij ka paraqitur mesin dhe kohën e tij, në dramat ai paraqet të kaluarën kombëtare të popullit të vet, duke jetësuar të kaluarën kombëtare të popullit në dramat e tij, ai deshi që te bashkëkom-basit e tij të zgjonte vetëdijen kombëtare, duke forcuar te ta besimin për një të ardhme më të mirë. Kështu, në dramat e tij “i mëson breznitë se zgjedha e huaj mbi zverk, edhe kur i ka përkulur �izikisht popujt, nuk e ka përkulur dëshirën e tyre që të jetojnë të lirë ”pohon studiuesi ynë i njohur, Akademik Rexhep Qosja, te libri i tij Kritika letrare të botuar në Prishtinë, më 1969 f.323. Marrë në përgjithësi, dramat e tij kanë më tepër vlerë historike sesa vlerë letrare. Të rëndësishme janë edhe shkrimet e tij në lid-hje me dramat të shkruara si parathënie të dramave të tij, pastaj vështrimi i tij i gjatë teorik mbi gjinitë letrare, mbi poezinë lirike, mbi epin dhe mbi dramën. Edhe po të mos shkruante fare drama, këto shkrime teorike mbi gjinitë poetike do t’i siguronin një vend të merituar në fushën e teorisë së letërsisë të viteve të 20-ta dhe të 30-ta të shekullit XX. Këto shkrime dëshmojnë për për-vojën e tij të madhe si dramaturg dhe si njeri i teatrit. Këto shkrime përbëjnë një poetikë të vogël të drama-turgjisë sonë dhe dëshmojnë se kemi të bëjmë me një autor me individualitet krijues jo vetëm në gjininë e dramës, por edhe me krijimin e teorisë së saj. Edhe pse parathëniet e tij nuk mund të quhen shkrime teorike në kuptimin e plotë të �jalës, megjithatë, ato paraqesin një material të pazëvendësueshëm për studimin e po-etikës dramaturgjike të Kristo Floqit. Ato dëshmojnë se për dramën duhet folur në mënyrë profesionale, si gjini letrare. Prathëniet dhe vështrimet mbi dramën janë interesante edhe për faktin se Floqi qe ndër autorët e parë shqiptarë i cili bëri përpjekje që në mënyrë teor-ike t’i arsyetojë mendimet e tij mbi dramën, të cilën e donte shumë dhe të cilën u përpoq ta shkruante sa më shumë. Në lidhje me këtë ai shkruante: ”Pjesën më të madhe e kam shkruar në vargje. Por një gjë i bashkon dramat e mia: atdhedashuria. Të gjith janë shkruar për Shqipërinë, për mëmëdhenë. Lënda është e kom-bit tonë, që është kaq e shumtë sa të na duhet shumë kohë për ta shkruar. Por drama ime e parë “Fe e kom-bësi”, pati shumë sukses kur u botua më 1914. Ishte

<77>

<cog

ito 4

/5>

fëmija im i parë. Jo vetëm kaq, por koha kur u shkrua dhe problemet që shtroheshin ishin të mëdha dhe të ditës” (Kristaq Shtëmbari, Dramat e fatit të pamerituar, dorëshkrim, f. 9). Pohohet se në disa pjesë të tij dramaturgjike Kristo Floqi s’ka qenë origjinal, por se ato i ka përsh-tatur dhe përkthyer e i ka marrë nga pjesë të huaja. Se sa mund të jetë i saktë ky pohim, nuk mund të thuhet me saktësi, sepse për ta pranuar një pohim të tillë, së pari duhet vërtetuar joorigjinaliteti i disa pjesëve të tij për të cilat mendohet se janë përkthime e përshtatje nga gjuhët e huaja. Në të kundërtën, derisa nuk mund të vërtetohet një pohim i tillë, ne duhet të besojmë në origjinalitetin e pjesëve të tij dramaturgjike. Me gjithë se kemi një histori të vogël të dram-aturgjisë, e me këtë edhe një histori të vogël teatrore të (pa) shkruar, ne duhet të kënaqemi me atë që kemi trashëguar nga e kaluara e që nuk është stuadiuar sa duhet. Duhet të kemi një respekt ndaj atyre drama-turgëve që i kemi sa për të mos u ndarë nga familja e madhe e dramaturgëve botërorë. “S’ka shembuj që një komb, thotë Tomas S. Eliot, të mos ketë dy epoka të mëdha të dramës. Epoka e madhe është e shkurtër dhe është e madhe për shkak të numrit të vogël të shkrim-tarëve të mëdhenj dramaturgë, kurse epoka e madhe e cilësdo lloj poezie nuk përsëritet asnjëherë” (“Radjanje moderne poezije, Drama”, Nolit, Beograd, 1975, f.271). Prandaj, epoka romatizmit ishte epoka e poezisë së madhe e numrit të vogël të shkrimtarëve të mëdhenj siç ishin De Rada, Naimi etj. të cilët zhvilluan një krijim-tari të gjithanshme dhe, prandaj kjo epokë do të jetë e papërsëritshme. Në kuadër të krijimtarisë së gjithmbarshme të Kristo Floqit, dramat e tij paraqesin interes të veçantë, më tepër për aspektin tematik sesa për vlerat letrare historike. Në kohën kur i shkroi dramat e tij Kristo Floqi, drama shqipe bënte hapat e saj �illestarë dhe ajo ishte si e vetmuar në kuadër të gjinive të tjera letrare, të poezisë e të prozës. Jo vetëm dramat e Floqit, por e tërë dramaturgjia e kësaj kohe mbeten nën hijen e poezisë, si nga sasia ashtu edhe nga veçoritë e saj artistike. Pjesa më e madhe e dramave që u krijuan në fund të shkullit XIX dhe në �illim të shekullit XX, nuk u përhapën dhe kështu nuk patën mundësi të njiheshin nga autorët e tjerë që merreshin me shkrimin dhe me kultivimin e kësaj gjinie kaq de�icitare në mbarë letërsinë e roman-tizmit shqiptar. Në krahasim me dy gjinitë e tjera po-etike të romantizmit shqiptar, drama, pa dyshim, do të jetë gjinia më e varfër, si në pikëpamje të numrit të ve-prave të shkruara, ashtu edhe nga pikëpamja e laryshisë së llojeve dhe tipave të tyre –pohon akdemike Rexhep Qosja te vepra e tij “Prej tipologjisë deri te periodizimi”

(Prishtinë, 1979, f. 61-62). Tematika dhe problematika që dominonte në dramat e krijuara në këtë kohë është ajo kombëtare, duke lartësuar tiparet morale dhe �izike të heronjve tanë që luftuan për �itimin e pavarësisë. Nga kjo, si lloje dhe tipe kryesore të dramës romantike mund të konsiderohen: drama e zakonit, drama his-torike dhe tragjedia – konstaton studiuesi i letërsisë sonë, akademik Rexhep Qosja (Po aty, f.61-62). Kristo Floqi lëndën për dramat e tij e merr nga historia jonë kombëtare, ashtu siç kanë vepruar edhe shumë shkrimtarë të tjerë në letërsinë e përgjithshme në kohën e romantizmit, të cilët, duke mos mundur ta gjenin vendin e tyre në shoqërinë e kohës, iknin të kalu-arën e bukur nacionale, prej nga i merrnin inspirimet e veta. Edhe shkrimtarët e Rilindjes, pohon Rexhep Qos-ja, i janë kthyer së kaluarës historike shqiptare, qoftë tejet të lashtë, qoftë pa a shumë edhe më të afërme, me qëllim që t’i aktivizonin shpirtërisht bashkëkohësit, duke i përgatitur ashtu për luftën vendimtare kundër pushtuesve shekullorë dhe aspiratave të tjera, që ishin të gatshëm t’i zëvendësojnë ata të pushtuesit shekullor (R. Q. Kontinuitete, Prishtinë, 1972, f. 74). Edhe në dra-mat e Floqit u këndohet heronjve kombëtarë, vityteve të tyre kombëtare, morale e �izike, qëllimi kryesor i të cilëve ishte shporja e sunduesit nga trojet tona dhe �itimi i lirisë. Heronjtë e këtyre dramave bien në luftë për qëllime të larta dhe mbi veprat dhe ndërmarrjet e tyre heroike është ngritur shtrati i këtyre dramave, sepse në çastet e rrezikut nacional të vendit, i vogël e i madh vihen në aksion për shpëtimin e tij. Heronjtë e këtyre dramave shquhen me heroizmin e tyre, me atd-hetarizmin dhe me sakri�icën për mbrojtjen e tokave nga të huajt dhe me vendosmërinë që të qëndrojnë të pathyeshëm deri në fund. Meqë dramat e Kristo Floqit trajtojnë ngjarje historike, kjo kërkonte nga ai që për shkrimin e tyre materialin ta merrte nga historia jonë kombëtare dhe nga bëmat e heronjve, pjesëmarrës nga në këto ngjarje, si burim i temave, i heronjve, i ideve dhe i problemeve. Kështu, autori, përmes veprave të tij të shkruara në formën e dramës është përpjekur që do-kumentit historik t’i japë formë dramatike, ashtu që e vërteta historike të ngrihet në një të vërtetë artistike. Të katër dramat e Floqit (“Fe e kombësi”, So�je, 1914, “Karllo Topija, Vlorë, 1923, “Pirro Neoptolemi, Vlorë 1923, dhe “Trium�i i lirisë”, Korçë, 1938), që i marrin temat nga historia, paraqesin një kronikë ngjarjesh in-teresante me heronj dhe �igura heroike nga e kaluara jonë e largët dhe e afërt. Idetë e shquara në to paraqiten përmes personazheve që veprojnë, përmes kon�lik-teve të tyre, përmes veprimeve dhe përmes aksioneve, përmes gjuhës së tyre, përmes dialogëve e monologëve të tyre e të tjera. Drama historike është njëri nga zhanret më të vështira letrare. Kjo nga shkaku se, po qe se drama-

<78>

<cog

ito 4

/5>

turgu i përmbahet pikë për pikë historisë dhe lë anash imagjinatën, vepra dramatike do të humbë në aspektin letrar, artistik dhe e kundëta dështon historia. Pra, në dramën historike mund të dëmtohet ose historia ose drama, ose që të dyja së bashku, dmth. se ato i pengojnë njëra-tjetrës. Me rëndësi është që të ruhet ideja krye-sore e ngjarjeve historike, ku veprojnë heronj të njohur të historisë, bartës kryesorë të veprimeve dramatike, veprime që lidhen me interesin e përgjithshëm të pop-ullit. Duke lexuar apo duke shikuar drama që trajtojnë ngjarje historike jo vetëm të rinjtë, por e të vjetrit, do të njihen me të kaluarën historike, me traditën dhe za-konet e së kaluarës, me psikologjinë dhe me mentalite-tin shoqëror të një kohe, me ngjarjet dhe me herojntë e tyre, pjesëmarrës në ato ngjarje, me një epokë për të cilën dinë pak dhe e njohin apo s’e njohin fare. Nga kjo edhe roli militant, formues dhe edukativ i dramave his-torike. Dramat historike zotërojnë tema dhe çështje të frymëzuara nga jeta dhe ngjarjet politike të një kohe të caktuar, të një kohe kur zhvillohet lufta për çlirim kom-bëtar, lufta për krijimin dhe konsolidimin e shteteve kombëtare. Luftëtarët u referohen ngjarjeve dhe per-sonave realë. Në to rrëfehet për luftërat që zhvillohen për çlirim kombëtar apo edhe për luftën politike për pushtet. Nga kjo, dramat historike, përcjellin porosi politike e letrare me frymë kombëtare. Ato i karakte-rizon fryma e theksuar kombëtare, evokimi i së kalu-arës historike, brendia e thellë kombëtare. Veprat e tilla – thotë akademik Rexhep Qosja – kanë rëndësi pse të ndihmojnë ta njohësh më mirë të kaluarën tënde dhe vetveten (R. Q., “Kritika letrare”, Rilindja, Prishtinë, 1969, f. 333). Disa nga dramat historike të Kristo Floqit janë njgjizur me lëndë jetësore nga historia e Shqipërisë, si “Fe e kombësi”, “Trium�i i lirisë”, ndërsa disa nga to kanë përthithur material nga historia e lashtësisë, si: “Karllo Topija”, “Pirro Neoptolemi” etj. Këto drama përcjellin ndjeshëm frymën e kohës së Rilindjes Kombëtare dhe të periudhës së fundit të saj. Kristo Floqi është për-faqësues i denjë, i cili për dramat e tij huazon problema-tikën nga koha antike. Vlera e madhe e këtyre dramave, mbase edhe shkaku që ndikon mjaft në krijimin e tyre, është katarza që sjellin: ata ngjallin dëshirën t’ua për-dredhësh qafën si pulave të gjithë pushtuesve me gjithë tradhtarët e ndryshëm – thotë profesor Qosje në librin e tij “Kritiak letrare” botuar më 1969, f. 337. Në kohën kur krijoi Kristo Floqi damat e tij, ekzistonte një krizë teatrore, krizë që mbretëronte jo vetëm në botën shqiptare, por edhe gjetkë. Dramat e tij i shkroi në periudhën më të vështirë të kësaj krize tea-trore, sepse, siç dihet, ajo që e mban gjallë dhe e ushqen dramën është shfaqja teatrore e cila komunikon drejt-përdrejt me publikun artdashës.

Pikërisht në kohën kur krijoi Kristo Floqi qe e pamundur të organizohej një jetë e gjallë teatrore në truallin shqiptar, sepse “vetë kushtet ekonomike, poli-tike e shoqërore nuk ishin në favor të tillë, konstaton Xhemal Broja në punimin e tij “Nga historia e teatrit shqiptare” (Nëntori, Tiranë, 1963, nr. 10, f. 94), pra, të zhvillimit të artit teatror. Megjithatë, edhe në këto kushte, nuk u hesht krejtësisht aktiviteti teatror. Ashtu sikurse që “skulptura, arkitetktur, letërsia, poezia dhe artet e aplikuara ecin aktivisht rrugëve të reja edhe dra-ma s’do të mbetet e qetë në kuadrin e saj që turpërisht ta vështrojë jetën e ndryshuar rreth saj, sikundër që gruaja e sëmurë kujtueshëm vështron nëpër drita në murin e katërt” – thotë Shon O’Kejsi (Rađanje moderne književnosti, Drama, Nolit, Beograd, 1975, f. 325). Duke u mbështetur në këtë thënie të Shon O’kejsit, mund të pohojmë se as autorët shqiptarë që u morën me lëvrim-in e kësaj gjinie, nuk qëndruan indiferentë ndaj ndry-shimeve jetësore të kohës, ashtu siç është pohuar jo një herë në shkrimet letrare të pas kësaj kohe. Edhe dra-ma që u krijua në këtë kohë, si edhe poezia dhe proza e pakë, ndoqi vazhdën e letërsisë së Rilindje Kombë-tare, Ajo, pra, drama, shënonte një dukuri të vetmuar në letërsinë e kohës, jo vetëm në letërsinë shqiptare, por edhe në letërsitë e tjera ballkanike. Ashtu sikundër që drama evropiane u zhvillua në kohën e krizave të mëdha dhe të raporteve të ashpërsuara midis klasave antagoniste, ashtu edhe drama shqipe mori hov dhe u zhvillua pikërisht në kohën e krizave të mëdha në historinë e popullit tonë, në kohën kur ngriheshin dhe rrëzoheshin qeveri të ndryshme. Drama që u krijua në këtë kohë, pra, drama që u krijua midis dy luftërave botërore, mban tiparet e letërsisë romantik. Po këto tipare do t’i mbajnë edhe dramat e Kristo Floqit. Ro-mantikëve – thotë Fric Martini – nuk u shkoi për dore ta transformonin dhe ta ripërtërinin dramën. Formën e saj e kanë përshkruar elemente lirike dhe epike (Fric Martini, Istorija nemačke književnosti, Nolit, Beograd, 1971, f. 331), të cilat i ndeshim edhe në dramat e Kristo Floqit. Në to në radhë të parë vjen tematika e trajtuar, elementi poetik etj., ndërsa interesi �ilozo�ik tërhiqet në prapavijë (Po aty, f. 341). Në dramat romantike, pra edhe në ato të Kristo Floqit, në rend të parë, gjen shpre-hje zgjimi i ndjenjës nacionale. Ndjenja e zgjimit na-cional qe më e shprehur në ato vende ku ndjehej nevoja më e madhe e çlirimit dhe e bashkimit kombëtar, në ato vende që lëngonin nën robërinë e huaj. Nga kjo edhe mbizotërimi i tematikës historike në dramat e krijuara në këtë kohë, pra edhe në dramat e Kristo Floqit. Që dra-ma të jetë në kuptimin e plotë historike – thotë Kolrixh – është e nevojshme që të paraqesë historinë e poupul-lit që i takon (Zdenko Lešić, Teorija drame kroz stoljeća, II, Sarajevo, 1979, f. 215). Këtë kriter e ndeshim edhe në dramat e Kristo Floqit, veç asaj me titull “Pirro Ne-

<79>

<cog

ito 4

/5>

optolemi”. Në dramat e Kristo Floqit hasim edhe shumë elemente melodramatike të cilat te shikuesi – lexuesi shkaktojnë tronditje emocionale dhe krijojnë efekte të mprehta emocionale me tematikën që trajtohet në to. Heronjtë janë të pajisur me emocione të fuqishme. Ata shquhen për dialogët dhe monologët e tyre ekspresivë. Dinamikë, me intonacione të theksuara dhe energjike, ashtu siç janë të gjalla dhe energjike, të vrullshme edhe veprimet e tyre. Ata luftojnë kundër padrejtësive dhe dalin në mbrojtje të ineresave të përgjithshme popul-lore. Janë këmbëngulës, të vendosur dhe kategorikë në sjelljet dhe veprimet e tyre. Në dramat e Kristo Floqit kemi zhvendosjen e veprimit dramatik nga një hapë-sirë shumë e largët në një hapësirë dhe ambient tjetër, i ndryshëm nga i pari. Shlegeli thotë se poetët roman-tikë i lejojnë vetes që ta ndërrojnë vendin e veprimit e ngjarjes, madje edhe gjatë një akti (Zdenko Lešić, Teorija drame kroz stoljeća, II, Sarajevo, 1979, f. 212). Hapësira ku zhvillohet veprimi i dramës mund të jetë e madhe dhe të kapë disa vende ose edhe t’i tejkalojë ku�ijtë e planetit tonë, por kjo hapësirë mund të jetë edhe shumë më e vogël dhe të përfshijë hapësirën e një oborri apo edhe të një dhome. Kështu, te drama “Fe e kombësi” ngjarja zhvillohet në fshatin Podë të Lesko-vikut dhe viti i ndodhjes është viti 1831. Pra, vendi i ng-jarjes është i ku�izuar dhe është lokalizuar në një vend të caktuar. Te drama “Karllo Topija”, ndërkaq, hapësira e zhvillimit të ngjarjeve apo e veprimit dramatik ka një shtrirje shumë më të madhe dhe më të gjërë se ajo e para. Ngjarjet e kësaj drame zhvillohen në vende dhe në vise të ndryshme. Sa jemi në Napoli, sa në Shkodër, e pastaj në Krujë e në Durrës, ndërsa zgjatja kohore e veprimit është 21 vjet. Ndërkaq, te tragjedia “Pirro Neoptolemi” e shkruar sipas modeleve të dramës klasike franceze, hapësira e veprimit dramatik është vendosur në oborrin mbretëror të Pirros, në qytetin e vjetër të Butrintit në vitin 1260. Në dramën “Trium�i i lirisë” veprimi i dramës zhvillohet në qytetin e Vlorës e në katundin Cakran të Mallakastrës, koha e zgjatjes së veprimit katër vjet. Siç shihet, në disa drama hapë-sira është statike, kurse në disa ajo është dinamike. E para, pra, hapësira statike, mbisundon në tragjeditë e shkruara sipas modeleve të tragjedisë klsiciste, kurse e dyta, hapësira dinamike, mbisundon në ato drama të cilat nuk u shkruan sipas modeleve të dramës klasi-ciste, sepse nganjëherë ajo që është e kundërt me rreg-ullat mu për këtë shkak kënaq shijet shijet dhe ... ai i cili sot shkruan sipas rregullave të artit vdes pa famë dhe pa shpërblim, thotë Lope de Vega. Pavarësisht nga kjo, shumica e dramave që u krijuan në këtë kohë, në kohën e romantizmit, nuk dëshmojnë ndonjë vlerë të vërtetë artistike. Kjo dëshmohet edhe nga ajo se, siç thotë kri-tiku dhe historiani i letërsisë sonë, Rexhep Qosja, me të janë marrë pak autorë, kurse ata aë janë marrë me

të e kanë shkruar pa përkushtim, të cilin zakonisht, e kanë treguar ndaj poezisë apo, në disa raste, edhe ndaj prozës – përfundon Rexhep Qosja. Një tipar tjetër i dramave të Kristo Floqit ësh-të se ai për hartimin dhe shkrimin e tyre me tematikë historike u mbështet në burime historike, të cilat ai i trajtoi dramatikisht, por në shumë vende ai për shkaqe ideoartistike i ndryshoi situatat historike duke futur edhe personazhe të trilluara. Ai ndodh t’i shmanget historisë sidomos të dhënat që kanë të bëjnë me heroin kryesor. Këtë e bën për të arritur efekte më të fuqishme dramatike. Duke i marrë temat nga historia ai synon që momentet dhe kthesat e mëdha historike t’i sin-tetizojë dhe t’i konkretizojë përmes projektimit të per-sonazheve konkrete historike. Si në poemat historke “Dëshmorët e Rilindjes” ose “Epope e Korçës”, pastaj “Shqyptarët ose Një bisedim midis një Shqyptari dhe një Maxhari”, ashtu edhe në dramat historike synon që përmes së kaluarës së lavdishme të problematizo-jë të tashmen, që në dramë të paraqiteten motive dhe personazhe të tilla, të cilat korrespondojnë me idetë aktuale dhe me problemet e tashme. Duke e lidhur të kaluarën me të tashmen, ai dëshiron të tregojë ekzist-encën e njeriut në rrethana të një kohe të shkuar dhe si duhet vepruar në kohën e tashme. Edhe në aspektin e strukturës së dramës ai mbetet në suazat konvencion-ale, duke i ndërtuar personazhet e tij më tepër përmes dialogut sesa përmes veprimeve dhe ngjarjeve. Edhe pse Floqi nuk krijoi ndonjë formë të re dramatike, ai la pas vetes një numër të konsiderueshëm dramash të cilat plotësojnë një zbrazëtirë të kësaj gjinie në letërsinë tonë. Kristo Floqi, veç dramave dha një kontribut të çmuar dhe e pasuroi letërsinë shqipe edhe në fushën e komediogra�isë. Pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij dramaturgjike e përbëjnë komeditë, në të cilat ai paraqet pamje dhe dukuri të realitetit të kohës kur jetoi dhe veproi. Komeditë e tij shquhen jo vetëm për larminë e temave, por edhe për mënyrën se si i shtjellon këto tema. Në to fshikullohen disa dukuri të shoqërisë së atëhershme shqiptare, si, p. Sh., lakmia e madhe për pushtet, lakmia për para, grykësia, varfëria shpirtërore, puna e lidhur me inetres, të gjitha këto e të tjera fshihen me delikatesë në sjelljet e nëpunësve dhe të administratorëve shtetërorë e të tjerëve. Shtro-het pyetja se pse Floqi zhgjodhi si zhanër komedinë për paraqitjen e dukurive dhe të shfaqjeve negative të sho-qërisë shqiptare të kohës? Cili qe motivi që e nxiti ose cilat qenë motivet kryesore që e shtynë dhe e stimuluan atë drejt komedisë? U përcaktua për këtë lloj të gjinisë letrare se ajo iu duk forma më e përshtatshme për t’i sheshuar dobësitë dhe anët negative të shoqërisë së kohës. Edhe historiani gjerman i letërsisë, Fric Mar-tini, komedinë e kuptonte si mjet për talljen e veseve dhe të korrupsioneve (Fric Martini, Istorija nemačke

<80>

<cog

ito 4

/5>

književnosti, Nolit Beograd, 1971, f. 331). Si mjet për t’i evituar sjelljet e këqijat e njerëzve është e qeshura, pa të cilën, siç thotë Platoni, në të vërtetë nuk mund të njihet as ajo që është serioze (Zdenko Lešić, Teorija drame kroz stoljeća, Svjetlost, Sarajevo, 1977, f. 67). Sepse, pikërisht në raste të tilla njeriu nuk e kontrol-lon veten dhe e zbulon i qet në sipërfaqe të mirat dhe të këqijat që s’do t’i zbulonte në gjendje normale. Nëse sot dikush dëshiron diçka serioze thotë Eloti me ras-tin e shfaqje së dramës “Nëpunësi besnik” – këtë lehtë mund ta thotë në komedi (Rejmond Vilijams, Drama od Ibzena do Brehta, Nolit, Beograd, 1979, f. 219), ndërsa Molieri thotë se është një goditje e madhe kur u ekspo-zohemi talljeve të mbarë botës. Lehtë durohet qortimi, por assesi nuk durohet tallja. Njeriu pranon të jetë i keq, por nuk pranon assesi të jetë i përqeshur. (Zdenko Lešić, Teorija drame kroz stoljeća, Svjetlost, Sarajevo, 1977, f. 304). Komeditë e Kristo Floqit, shumica e të cilave janë njëaktëshe, në momentin e dhënë historike dhe në rrethanat e vështirësuara të shoqërisë shqiptare të viteve ’20 – ’30, do të shërbejnë që me humorin e tyre të këndshëm “ta zbusin” një çikë vrazhdësinë e jetës dhe për një çast ta zbavisin e ta argëtojnë publikun shikues, sepse njeriu, i ballafaquar me vrazhdësinë e jetës, shpesh ka nevojë edhe për zbavitje edhe për argëtim, për t’i harruar për një çast problemet jetësore me të cilat ballafaqohet e për të kaluar ca çaste lumturie, e këtë do ta arrijë duke shikuar ndonjë pjesë të këndshme teatrore. Rolin e tillë e kanë luajtur edhe komeditë e Kristo Floqit, të cilat, ndonëse nuk janë vlerësuar dhe nuk janë çmuar nga kritika e kohës (nëse është shkruar fare për to), kanë bërë jehonë më tepër te publiku sesa te kritika teatrore e kohës ( nëse ka pasur kritikë të mirë�illtë teatrore). Ato edhe janë heshtur dhe nuk janë çmuar aq sa duhet. Cilat janë arsyet e një heshtjeje të tillë? Pse janë heshtur e s’është shkruar për to? Arsyet e tilla mund t’i kërkojmë jo vetëm në mungesën e një kri-tike të mirë�illtë teatrore, por edhe në atë se komedia i takon një gjinie “të lehtë” dhe jo të rëndësishme për t’u vlerësuar, ose ndoshta pse në to zë një vend, po të për-ciptë, kritika e shoqërisë shqiptare (Dhimitër S. Shuter-iqi, Arti dramatik në Shqipëri, Gazeta “Arbania”, V. II, nr. 238, Tiranë, 19 prill 1936). Mendime të tilla, të thëna shpejt e shpejt, pa hyrë thellë në analizën e veprave të tij, sot nuk qëndrojnë. Kritikat dhe akuzat që janë që janë bërë në lidhje me to dëshmojnë të kundërtën e asaj që thuhet për veprën e tij. Këtë e dëshmon fakti se veprat e tij komediogra�ike jetuan dhe jetojnë edhe sot dhe shfaqen në skenat e teatrove të ndryshëm dhe kjo është mbrojta më e mirë nga sulmet, nga akuzat dhe nga kritikat që i janë bërë. Nga ana tjetër, komeditë e Kristo Floqit u krijuan në një kohë kur tradita letrare shqipe në këtë fushë ishte mjaft e varfër (me përjash-

tim të Çajupit e ndonjë tjetri), pa ndonjë teatër të për-hershëm ku do të mund të shfaqeshin e të komunikonin me publikun teatror dhe të bëheshin të njohura nga një masë më e gjërë artdashësish. Megjithatë, ato i përbal-luan kohës dhe arritën deri në ditët tona. Kjo dëshmon se ato nuk janë të zhveshura nga çdo vlerë. Komeditë e Kristo Floqit, pavarësisht nga të metat dhe dobësitë që mund t’i kenë në aspektin kom-pozicional, me zgjidhje shpesh naive, dëshmojnë se autori i tyre ishte vëzhgues i talentuar dhe i mprehtë i jetës dhe i dukurive jetësore. Në to është paraqitur një periudhë mjaft komplekse e jetës shqiptare me kundërthënie të shumta. Në shënjestër të kritikës së au-torit janë: mentaliteti mikroborgjez, sistemi shoqëror i mbështetur në ryshfete dhe korrupsione, lufta elekto-rale, mënyra e organizimit të zgjedhjeve, shfrytëzimi dhe keqpërdorimi i pozitës ministrore, me personazhe të shumtë të pushtetit, me ministra, me prefektë etj. të cilët në duart e tyre kanë forcën, ligjet dhe bëjnë si duan e çfarë të duan; burgosin, bëjnë hetime, dyshojnë, akuzojnë, i zbulojnë fajtorët, gjejnë dëshmi e dëshmi-tarë të rrejshëm, krijojnë dhe kurdisin dëshmi të rre-jshme, i shtrembërojnë ato etj. Me një �jalë, bëjnë atë që do të mund t’i bënte pushteti dhe forca (të gjitha këto probleme edhe sot aktuale). Si shihet tema e pushtetit dhe e pushtetarëve ka qenë prokupim kryesor në disa komedi të Floqit. Eshe pse nuk solli ndonjë model të të ri të komedisë në letërsinë shqipe, por shkroi sipas modeleve të tipit klasik të komedisë, që e kanë shfrytë-zuar komediografët e mëdhenj e të vegjël në letërsinë botërore, duke �illuar nga Plauti, duke kaluar përmes Molierite të tjerëve, Kristo Floqi, si edhe Aristofani e të tjerë, në komedine shqipe futi temën e pushtetit (“Min-istri kandidat”, “Akraballëqet” etj). Komeditë e Kristo Floqit, të shkruara para gjas-htëdhjetë e sa vjetësh, me kualietet e tyre artistike, me koloritin, me personazhet, me shkathtësinë e thurjes dhe të shthurjes, me shkathtësinë jo të rëndomtë të organizimit të veprimit dhe të efekteve skenik, e kanë mbijetuar kohën dhe sot janë interesante e tërheqëse si edhe atëherë kur u shfaqën në skenat teatrore të ko-hës. Pavarësisht nga fakti se kritika e kohës nuk u mor sa duhet me veprën dramaturgjike të Kristo Floqit, ai megjithatë, mbeti njëri nga autorët më të popullari-zuar të viteve ’20 dhe ’30 të shekullit XX. Pavarësisht se cili është qëndrimi ynë ndaj këtij shkrimtari dhe patri-oti të shquar, ai me krijimtarinë e tij dramaturgjike , do të zërë vendin qendror në fushën e dramës shqipe në vitet e njëzetë e më pastaj në këtë shekull. Me veprat e tij dramaturgjike, drama e komedi, i ka siguruar vetes vendin e merituar në historine e dramaturgjisë dhe të teatrit shqiptar.

<81>

<cog

ito 4

/5>

shumë, dhe kur vjen në fund , pra te vetë derdhja, ai është i pastërt deri në tejdukshmëri.Po kështu , si me ujin e lumit gjatë shtratit të vetë, ndod-hë edhe me karakterin e njeriut gjatë jetës. Një njeri , në karakterin e vetë mund të in�luentohet në kuptimin e pastrimit a begatimit të tij, por edhe në kuptimin e ndotjes , respektivisht në kuptimin e varfërimit. Nisur nga kjo e vërtetë natyrale, vijmë te përfundimi se ka-rakteri i njeriut nuk është kategori vetëm e lindur dhe e pandryshueshme. Përkundrazi , karakteri është një �luid shpirtëror i rrjedhshëm dhe i ndryshueshëm, var-ësisht nga in�luentimet që ushtrohen mbi të.Krahasimi i karakterit me ujin e një lumi që rrjedh, na bën që meditimin ta thellojmë më tej, duke e përforcuar tezën edhe më fort. Një lumë i rregulluar në shtratin e tij, i trasuar shëndoshë, i mbrojtur nga rrjedhat e ndry-shme përreth tij, me këtë rast i mbrojtur edhe nga hed-hurinat lëndore si mund të jenë edhe papastërtirat e ndryshme fekale, në fundin e vet arrin fare i pastër. Në mos fare, atëherë së paku në atë masë pastërtie që ka qenë kur është nisur nga burimi i tij. Në këtë kuptim , deshëm s’deshëm vijmë te konstatimi se, një karakter i lindur mund të ruhet i pastërt, nëse arrin të jetë imun nga prapështitë e ndryshme që e takojnë gjatë jetës. Po në këtë masë kjo nënkupton edhe mbrojtjen e tij nga varshmëritë jologjike që mund të imponojnë ndry-shimin apo ndotjen. Fjala vjen, një njeri i ri, i kultivuar nga prindër me një karakter të pastërt, ka gjasa reale të zhvillohet si i tillë.Por, paralelisht me kushtin e sipërthënë, është i nevo-jshëm edhe një tjetër kusht për t’u kultivuar më tej, e ai është kushti i një komoditeti material që duhet t’i vihet në dispozicion nga kultivuesit e tij. Në rastin konkret, �jala është për prindërit apo për familjen ku rritet e kul-tivohet ai. Kjo, drejtpërdrejt lidhet, tashmë jo vetëm me familjen , por edhe me shoqërinë, a më mirë të them me organizmin shoqëror ku vepron e zhvillohet. Shtrati i rregulluar i lumit, e nënkupton mirëqenien materiale në familje, që është kushti kryesor për t’u mbrojtur in-dividi nga erozionet negative që mund ta ndotin dhe t’ia gërryejnë karakterin.

SHKRIMTARI DHE KOHA ECIN BASHKËShazim MEHMETI

<ese>

1. TEZA

Shkrimtarin duhet vrojtuar sa nga mrekullitë e mençuritë që i shkruan, aq nga budallallëqet që s’i shkruan. Shkrimtarin duhet vrojtuar poashtu edhe nga guximi dhe ngurimi për gjënë e thënë a gjënë e pathënë.Atij që pretendon shkrimtarin gjithësesi se i lejohet të ndjejë brenda vetes çaste ligështie, por asesi çaste ligë-sie. Shkrimtari dhe koha ecin bashkë, dhe shumica e çasteve të asaj kohe janë çaste ligështimi apo ndjesie.Çastet e ligështimit janë çastet e vërteta që e bëjnë shkrimtarin. Janë pikërisht çastet e ligështimit ato që ndikojnë fort në zbulimin, respektivisht evoluimin e mendjes. Madje edhe në karakterin e shkrimtarit janë atomet e ligështimit ato që shërbejnë si një lloj katali-zatori, si një lloj zbuluesi. Duke qenë qenie njerëzore evolutive si gjithë njerëzit e botës, shkrimtari mediton lëvizshëm nga dita në ditë. Ligësia, për gjithë njerëzit e botës do duhej të jetë një gjë e huaj, e papranueshme. Për shkrimtarin sidomos. Pavarësisht nga fakti se letërsia nuk është moral, një shkrimtar nuk mund të funksionojë si i tillë pa qenë i karaktershëm.Po njeriu i zakonshëm? Ç’është në të vërtetë njeriu i za-konshëm? Njeriu i vogël, njeriu i zakonshëm është pre-okupimi i përhershëm i shkrimtarit, madje pa e ndarë veten asnjëherë nga ai. Shkrimtari e di mirë se njeriu i vogël është vetë ai, ndaj kur shkruan për veten shkruan për te. Kur mediton për veten mediton për te. Po karak-teri si i lëviz? Si rrjedh? Si rrëshqet ?Besoj se gjatë jetës , karakteri i njeriut rëshqet njësoj si uji i lumit shtratit të vet. Te nisma, pra te vetë burimi , uji i lumit është i pastërt e i kthjelltë siç është i pastërt dhe i kthjelltë edhe vetë karakteri i njeriut të ri. Por, duke rrjedhur teposhtë, uji i lumit ka rrezik të ndotet nga ndonjë fekalje a ndotësirë tjetër. Ka mundësi që një lumë edhe të mos ndotet fare, dhe uji i atij lumi të pan-dotur duke rrjedhur gurë pas guri pastrohet edhe më

<82>

<cog

ito 4

/5>

Në rrethana ballkanike është tepër e vështirë të gjesh një lumë me një burim të pastërt ku nuk është hedhur asnjë hedhurinë. Nëse nuk gjenë hedhurina te vetë bur-imi, atëherë do gjejsh hedhurina afër burimit. Fatkeqë-sisht hedhurina është hedhurinë, e era është erë që i bjen vetëvetiu edhe burimit. Besoj madje se në ballkan, nuk gjen dot lumë ku nuk derdhen fekalje të llojllo-jshme, ndaj prej këtu edhe mendimi se në ballkan nuk ka lumenj të pastërt.Ky konstatim është tepër dërmues për ta thënë, por heshtja do të thotë të bëhesh dakord me pashpresën. Kjo do të thotë të shndërrohesh vetvetiu në një ujë që nuk lëviz. Në vend se lumë, vetvetiu bëhesh një kënetë. Shumë këneta brenda një shoqërie civile bëjnë një sho-qëri kënetash. E kënetat nuk sjellin tjetër përpos ma-larje.Edhe pse ballkani dhe shoqëritë shqiptare brenda tij qeverisen nga kënetat, nuk mund të thuhet se gjendja është fare e pashpresë. Shpresë gjithnjë ka dhe duhet të ketë, por shpresa duhet vënë ku e ka vendin, pra jo te kënetat , as te lumejtë që rrjedhin qyteteve e që janë krejt të ndotur. Sado në emër qofshin , lumenjtë e ndo-tur janë të ndotur dhe shpresa nuk duhet vënë mbi ta. Shpresa duhet vënë atje ku nuk ka hedhurina, apo atje ku ka më së paku hedhurina, Pra, shpresa duhet vënë atje ku karakteret janë të ruajtura nga hedhurinat lën-dore. Shpresa duhet vënë te ama, te burimi. E burimi dihet ku është .Misioni i shkrimtarit është pikërisht bërja me gisht kah hedhurinat. Misioni i shkrimtarit është shenjëzimi i së keqes, e sidomos shenjëzimi i përhapësve të së keqes në shoqëri, shenjëzimi i kënetave. Është në vetë shpirtin e shkrimtarit mekanizmi i zbulimit të së keqes. Zbrapsja e shkrimtarit para këtij mekanizmi natyror apo para ndjesisë së vetë, do të thotë jo çast ligështimi, por çast ligësimi. Të gjithë ata që pretendojnë të jenë shkrimtarë duhet ta dijnë këtë. Po që se se dijnë, atëherë nuk janë shkrimtarë, nuk janë lumenj të pastërt që nga burimi, nuk janë as lumenj të çfarëdoqofshëm, por janë vetëm këneta. Të qenët kënetë dhe të qenët shkrimtar nuk shkojnë bashkë. Kaq.

2. ANTITEZA

Tashmë, shkrimtarin nuk duhet vrojtuar nga mrekullitë dhe mençuritë që i shkruan. Shkrimtarin duhet vrojtu-ar nga budallallëqet që i shkruan.Shkrimtari tashmë, duhet të jetë i lig dhe jo i njerëz-ishëm. Shkrimtari nuk guxon të ndjejë. Ai duhet të shkruajë nga pandjesia, nga plasticiteti butak. Çastet e ligështimit ndjesor duhet të jenë të huaja për shkrim-tarin. Aktualiteti e kërkon që shkrimtari të jetë i ush-qyer e i motivuar ligësisht dhe egërsisht. Shkrimtari nuk duhet të shkruajë për njeriun e vogël, për njeriun e përvuajtur, për skamnorin e lënë e të harruar nga sistemi. Shkrimtari nuk duhet të shkruajë

për jetimët e harruar nga shoqëria sistemore ose nga shteti, madje as për jetimët e të �lijuarve për komb e për atdhe. Shkrimtari duhet t’i lëvdojë e t’ju bëjë qejf pandalur oligarkive politike dhe elitave �inanciare. Shkrimtari duhet të jetë një pulaxhi i mirë. Kokëulur duhet të rrijë gjithëherë dhe me xhepat mbushur, dhe gjithnjë të ketë qëndrim gatitu para padronëve të poli-tikës e padronëve të parave. Shkrimtari duhet ta dijë mirë se, gjatë gjithë jetës së jetëve, luftërat janë bërë, jo për lirinë e fukarenjve, por për paratë dhe për gratë. Ai duhet ta dijë mirë se edhe sot e kësaj dite, luftërat bëhen vetëm për para dhe për gra. Një shkrimtar i mirë një luftë të tillë duhet ta proklamojë si luftë për liri nacionale dhe si luftë për moralin politik. Njësoj si baballarët e rremë të kombit që robërinë e modi�ikuar e proklamojnë si liri dhe si barabarësi.Shkrimtari duhet ta dijë se letërsia është morali ana-dollak e anarkist, dhe kulti i kallaballëkut dhe i baltës duhet të jetë edhe kult i tij. Shkrimtari duhet ta dijë poashtu se, Ballkani dhe sho-qëritë shqiptare brenda tij duhet domosdo të qeverisen nga njerëzit e padobishëm, nga debilët, dhe nga njerëzit e llojit të kënetave. Ai e ka të domosdoshme të shkruajë lavde për ta, domethënë për kënetat, dhe t’i shajë në veprën e tij ajrin e pastërt malor dhe lumenjtë e kulluar. Aktualiteti e kërkon një gjë të tillë, dhe shkrimtari e ka hak lavdërimin e kënetës dhe të baltës, dhe sharjen e bilbilave të malit. Shkrimtari e ka hak lavdërimin e ma-larjes kënetore, dhe jo shëndetin e mirë ndjesor.Madje madje, shkrimtari duhet t’i këndojë baltës dhe të pretendojë të bëhet edhe vetë baltë.Misioni i shkrimtarit nuk është goditja e padrejtësisë, nuk është shenjëzimi i së keqes, as nuk është bërja me gisht kah hedhurinat. Misioni i shkrimtarit është hesh-tja freatike, e ngjashme me heshtjen e ujërave nëntokë-sorë. Ose edhe më mirë: misioni i shkrimtarit është të shkruajë himne për hedhurinat dhe për llumin politik. Në shpirtin e shkrimtarit duhet te funksionojë mekan-izmi i dënimit të së mirës, dhe mekanizmi i lavdërimit të së keqes. Shkrimtari duhet të jetë fare lesh(a)tuk ose fare lopënjar. Ai domosdo duhet të jetë qind për qind dash, në jo edhe mëzat. Ai duhet domosdo të ketë ng-jashmëri mentale me tokësorët e llojit toksik e qever-isës kënetar.Mendoj poashtu se zanati i shkrimtarisë duhet të jetë prodhim i veglës, dhe shkrimtari duhet të jetë vegël sistemore. Aktualisht, ai duhet të jetë i ngjashëm me shkrimtarët vegla të komunizmit . Ai duhet domosdo të sillet e të përngjasojë me shumë shkrimtarë që janë zhvilluar në komunizëm duke thurur himne për par-titë dhe për baballarët e tyre ideologjikë e mentalë. Shkrimtari aktualisht duhet të vazhdojë me krijimin e letërsisë baritore dhe socrealiste, natyrisht duke patur kujdes maksimal për parabishtin e saj “post”. Shkrimtaria është punë serioze, dhe shkrimtarët që s’janë të tillë duhen dënuar.Prandaj, plumbbbb!!!!….

<83>

<cog

ito 4

/5>

Arti është formë shprehjeje e racës së

artistëve, është zbutës shpirtërash, dashuri për të

bukurën, metaforë e jetës, imitim i jetës... Arti është

e djeshmja e hidhërimeve dhe shpresa e së nesërmes,

është ushqim shpirti, vdekje mbi bardhësi letrash

e diell që verbon injorancën dhe hipokrizinë, është

gjithçkaja dhe asgjëja jonë e domosdoshme, arti ështe

Perëndi, rrymë mendimi, papajtueshmëri me realite-

tin, fatin dhe vetveten…

Gjithë këto thurrje metaforike për artin, gjithë

këto tendenca për ta interpretuar atë mbeten �luskë e

dëshirave të poetëve për ta qëmtuar artin. Arti nuk in-

terpretohet, ai vetëm ndjehet. Arti, mbi të gjitha, është

emocion që bartet nga krijuesi tek lexuesi.

Procesi i krijimit është një ritual, një festë e

vogël shpirtërore që gjallon mes britmave të çastit

dhe heshtjes së përnatshme. Në kohët e lashta procesi

krijues kishte karakter fetar, kurse frymëzimi konsid-

erohej si dhunti e Zotit. Shkrimtari francez, Mopasan,

i hidhte robat dhe tërë natën shkruante i zhveshur,

Shileri kishe qejf para vetes të kishte tri molla të ka-

<ese>

LETËRSIA SI UNIVERS AUTONOM

Arlind FARIZI

<84>

<cog

ito 4

/5>

lbura, Viktor Hygo shkruante në këmbë... Shkrimi është

tundim i brendshëm, është re�kleks i pavëtëdijshëm, i

paimponueshëm, mungesë qëllimi, mbase dhe rastësi.

Artin e krijon mungesa e qëllimit. Krijuesi ka përpara

vetëm bardhësi letrash dhe vetëtima mendimesh. Ai

shkruan se mendon se letra është mikja e tij, e vetmja e

cila duron çdo gjë dhe e vetmja që nuk e tradhëton. Po-

eti do qetësi. Mjafton një zhurmë e vogël dhe ia davarit

dremitjen. Mendimi i ik nëpër birën e derës…

Poeti dhe eseisti, Bardhyl Zaimi, pyetjes “pse

shkruaj” i përgjigjet: “ Ti shkruan për të vrarë mërzinë,

për të vërtetuar ekzistencën. Ti shkruan për ta mundur

vdekjen. Ti shkruan për ta ndjerë dashurinë deri në

thelb të jetës. Ti shkruan për të krijuar një metaforë që

do t’i ngjante jetës, dashurisë dhe vdekjes. Ti shkruan

për të ndjerë aromën e kopshtit të kujtesës, erëmimin e

nikotinës që vjen nga palltoja e babait. Ti shkruan për

të shkrehur dalldinë e zemrës dhe tiraninë e mendjes”.

Ndërsa, poeti Salajdin Salihu, në një intervistë thotë:

“Poezia është asgjëja për të cilën këmi nevojë”.

Poeti i mirë�illtë është rebel, është rrënues

idhujsh të rrejshëm, pranon në shoqërinë e tij vetëm

njerëz mendjehapur, nuk e duartroket mediokritetin, e

dallon artin e dobët nga arti i cekët.

Platoni i dëbonte poetët nga shteti i tij ideal si

“prishës morali” dhe këtë e bënte se e pranonte impak-

tin e jashtëzakonshëm të letërsisë tek njerëzit. Aristo-

teli, vuri në spikamë katharsisin si aspekt funksional të

letërisë në shoqëri, ndërsa Borhesi tek letërsia shihte

shpirtin, andaj ia dedikon librit artibutin më të madh

të lumturisë njerëzore. “Libri është intrumenti mah-

nitës”... “Libri është vazhdimësi e kujtesës dhe imagji-

natës”.

Vepra artistike është e përcaktuar të ndërmjetë-

sojë midis krijusit të saj dhe kolektivitetit. (Jan

Makarzhoski). Pikërisht ky aspekt e bën letërsinë univ-

ers autonom. Krijimi nga asgjëja (poezisi) është bërë

paradigmë e shkrimit imagjinativ. Në universin letrar,

aty ku Olimpi i magjishëm ruan pushtetin e shkrim-

tarit ekziston një �ije transcendentale që e bën artin të

përjetshëm.

Poeti shkruan me gjuhën e orakujve dhe

mishërimin e vet poetik e shfaq si përjetim. Vepra ar-

tistike duhet të ketë fuqi autonome për t’i tejkaluar

konceptet e kohës. Vepra e mirë�illtë lidhet me pa-

kohësinë që përmbys ligjet e vjetërsisë dhe harresës.

Kohët ecin, ndërsa: Homeri, Uiliam Shekspiri, Dante

Aligieri, Gjergj Fishta, Zef Serembe, Agron Tufa, Mu-

rat Isaku... mbeten të rrezistueshëm. Ne e lexojmë

Hamletin, sepse e përjetojmë si fenomen universal,

bashkëndjejmë dhe çlirohemi nga brengat bashkë me

të, lexuesi pikëllohet me vuajtjet e Grezor Samsës për

peripecitë e tij që ia shkakton metamorfoza.

Letërsia lexohet me qejf dhe për qejf. Duhet

përgatitje e madhe për t’u përqafuar me fuqinë au-

tonome të komunikimit që e ka një vepër e mirë�illtë

artistike. Nëse ka mjeshtëri shkrimi ka dhe mjeshtëri

leximi. Arti i leximit është dhe akt krijues. Kur lexo-

jmë, ndodh që shkruajmë ndonjë skicë përjetimesh

gjatë leximit, të cilat vetëm pas një komponimi do të

jenë krijime artistike. Borhesi thoshte: “le të kreno-

hen të tjerët me veprat që kanë shkruar, ndërsa unë

krenohem me veprat që kam lexuar”. Rolan Bartes-i,

në esenë e tij “Kënaqësia e tekstit” shkruan: “A nuk

është kënaqësia një emocion i vogël.. Emocioni a nuk

është një kënaqësi e skajshme”. Nëse“Kënaqësia e

frazës së bukur është një ide kulturore” (Roland Bar-

tes), atëherë vepra letrare ka përmbajtje dhe emo-

cion. Kënaqësia e tekstit dhe tekste kënaqësish janë

nocione të ndryshme.

<85>

<cog

ito 4

/5>

<gjuhësi>

SHQIPJA NË EPOKËN E GLOBALIZIMIT DHE IDENTITETI I SAJ

Prof. dr. Shezai RROKAJ(Universiteti i Tiranës)

Synimi i këtij shkrimi është të trajtojë disa dukuri që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sjelljen e gjuhës shqipe këto dy dekadat e fundit. Ajo po përballet me këto probleme themelore:1. Çlirimi gradual prej “gjuhës së drurit”, e cila shprehte perceptimin e shqiptarëve brenda konizës së dogmës ideologjike.2. Ndryshimi gjeopolitik pas viteve 90-të krijon mun-dësi te reja qarkullimi të njerëzve, bashkë me ta edhe të �jalëve, të cilat dalin nga enklavat, duke kapërcyer pengesat e dikurshme, që vinin nga ku�ijtë politikë. Brenda ku�ijve politikë lëvizja e lirë ka vënë në dyshim konceptet klasike të të folmeve dhe të dialekteve në të mirë të krijimit të sociolekteve a të një “përzierjeje të folmesh” me prurje heterogjene. Gjuha standarde ka prirje të zgjerohet dhe të larmohet me prurje të rëndë-sishme dhe cilësore kryesisht nga dialekti geg.3. Ndryshimet politike e shoqërore e hapën shoqërinë shqiptare ndaj globalizmit, gjë që shoqërohet me një trysni të madhe të �jalëve të huaja në gjuhën shqipe, duke e futur hara-herazi në labirinthet e “Kullës së Ba-belit”Të ndalemi më gjerë në çështjet e mësipërme:1. Është i njohur fakti se gjuha përfaqëson mënyrën sesi folësit perceptojnë rrethinën dhe vetveten. Ky percep-tim trashëgohet nga brezi në brez dhe çdo fëmijë, qysh me lindjen �illon e kundron botën me po të njëjtin per-ceptim që bashkësia e vet ka ngulitur në �jalët e gjuhës. Ky fakt është i njohur në teorinë gjuhësore me emrin prerje e realitetit. Gjuhët ndryshojnë nga njëra-tjetra jo thjesht prej faktit se ato �liten e shkruhen ndryshe, por para së gjithash ngaqë ato kanë përfaqësuar në tingujt dhe shkronjat përvoja të ndryshme të bshkësive gjuhë-sore përkatëse.Ky fakt na shpie drejt argumentimit se në disa tipa ligjërimesh gjuha shqipe, duke dashur t’i përshtatej

perceptimit të dogmës ideologjike marksiste lenin-iste, �illoi të ngurtësohej e të kalkohej në një shtrat të gjerë parafabrikatesh tipike për shprehjen e një vetëdi-jeje botëkuptimore ad hoc për këtë dogmë. Në termi-nologjinë gjuhësore kjo mënyrë komunikimi është quajtur edhe “gjuhë druri”, gjuhë e ngurtësuar, e cila “përkthen” perceptimin e dogmës. Ky përdorim gjeti shtrat të përshtatshëm në ligjërimet politike si ato që lidhen me kodin e besimit, marrëdheniet shoqërore, ligjërimet nacionaliste, ligjërimi ndërinstitucional etj. Po japim disa shembuj1: “I gjithë populli ushtar; lavdi marksizëm-leninizmit, internacionalizmit proletar; të mendojmë, të punojnë, të luftojmë si revolucionar; kur �let klasa hesht burokracia; kursim natë e ditë; njeriu i ri; sjelljet, shfaqjet e huaja; forcim i stilit në punë, i vigji-lencës, i rradhëve të përtisë i unitetit; ç’thotë Partia bën populli, ç’don populli bën partia; nga �itorja në �itore, agjitacion dhe propagandë; agallarë, bejlerë, kulakë; aksion me goditje të përqendruar; frymë revolucion-are, frymë e aksioneve; ambient mikoborgjez; aksion-ist; analizë klasore; brigadat e arave; aparat i Komitetit Qendror; armatos me teorinë marksiste-leniniste; kri-tikë azgjesuese; autokritikë e shëndoshë; armë politike, ideologjike; internim; bie nga �iku, rrëshqet këmba; Shqipëria një kala, vigjilenca fort e mba, feja është opi-um për popullin” etj..E gjithë kjo mënyrë të foluri, e mbështetur mbi dogmën, e ngulitur në gjuhë, në �jalorë, që përdorej në shkollë, në jetën e marrëdhënieve politike, shoqërore, kultu-rore do të bjerrte bashkë me përmbysjen e sistemit, duke krijuar �illimisht një boshllëk, një krizë elokuentia e cila, me kalimin e viteve gradualisht po kthehet në një deformim perceptimi dhe në një të folur arkaike.2. Padrejtësia historike që i është bërë kombit tonë nëpërmjet copëzimit ka lënë gjurmë të thella në tërë përbërjen e tij materiale e shpirtërore. Ndarja e tij në

<86>

<cog

ito 4

/5>

shtete me gjuhë dhe kultura të tjetërfarta, trysnia e tyre e pashmangshme, e mbarsur në mjaft raste me ideologji etnike bizantine, vrasëse të shteteve përqarkë, mbyllja e shtetit komunist shqiptar dhe politizimi i kulturës, kanë sjellë pasoja të tilla që i kanë detyruar shpeshherë shqiptarët të sillen ndaj njërit-tjetrit jo si bashkëkom-bas, por si fqinjë. Si mund të �litet për njësim të histor-isë, të kulturës e të gjuhës në këto rrethana? Njësimi është një proces vetëdijësimi i përbashkët për tërësinë e vlerave shoqërore, historike, kulturore e gjuhësore. Ai kryhet në kushtet kur këto vlera nuk mbeten vetëm potenciale, por kthehen në pjesë përbërëse të çdo in-dividi. Atëherë shtrohet pyetja: Sa dhe si e njohim ne shqiptarët njëri-tjetrin, sa dhe si e njohim historinë, kulturën dhe gjuhën tonë të përbashkët? Si mund të bëhet realitet njësimi gjuhësor për gjuhën shqipe kur gati gjysma e popullsisë shqiptare ndodhet jashtë ku�i-jve të Shtetit shqiptar?Duke marrë parasysh këta faktorë jashtëgjuhësorë, pa-varësisht nga arsyet që jepen, ishte jorealiste në vitet ‘70 e këtej që, përpos një larmie formash gjuhësore dhe një shtrirjeje jouniforme të tyre për masën më të madhe të folësve, të dilej me një aksiomë njësimi mbarëgjuhë-sor sui generis. Vetë ky term është një gjedhe arti�iciale po të kihet parasysh se dialektet nuk mund të konver-gojnë vetvetiu në një standard pa pasur një kushtëzim nga faktorët jashtëgjuhësorë. Përgjithësimet që u bënë ishin tepër të bukura për t’u besuar se i përgjigjeshin realitetit. Përveç trungut të përbashkët të formave të shqipes të mbartura nga të dyja dialektet, veçanësitë gjuhësore të dialekteve të veçanta, që iu veshën këtij trungu, siç janë vënë në dukje nga studiuesit, jo në të gjitha rastet cilësorisht merrnin parasysh përdorimin nga sasia më e madhe e folësve.Vetë çrregullimi demogra�ik i areas gjuhësore të shqipes nuk vjen në ndihmë për një njësim të natyrshëm, pasi folësit e saj gjenden në kushte veçimi tejet speci�ike por, ndërkaq, edhe njësimi i pretenduar është larg së qeni gjithëpërfshirës.Mirëpo, pas viteve 90-të, kanë ndodhur dy dukuri demogra�ike me ndikim të drejtpërdrejtë në arealin gjuhësor të shqipes. Janë hequr pengesat gjeopoli-tike që pengonin qarkullimin e njerëzve e, bashkë me ta, edhe mallrave, ideve, marrëdhënieve shoqërore e kulturore, të cilat gjejnë shprehje në rrjetën e shenjave gjuhësore. Gjithmonë e më shumë, shqiptarët po dalin nga enklavat, ku i pati vendosur padrejtësia historike, dhe po trupëzohen. Bashkë me ta edhe kultura, gjuha, institucionet, mënyra e njëjtë e perceptimit të botës dhe formimit të vetëdijes gjuhësore e kombëtare.Përpos kësaj dukurie makrolinguistike, një dukuri tjetër po ndodh në arealin e shqipes: zhvendosja e lirë e njerëzve brenda enklavave, hap pas hapi, po “prish” dialektet dhe të folmet, të paktën në kuptimin klasik të këtyre koncepteve, duke dhënë një pamje të re në at-

lantin gjuhësor të shqipes. Kjo gjë ka bërë të mundur që brumi i shqipes të vihet në lëvizje shumë më të gjerë, duke rritur ndjeshëm kontaktet. Në këto kushte çështja e standardit nuk mund të trajtohet me të njëjtin kënd-vështrim si më parë. Dukuria e parë që lind dhe bëhet funksionale në lidhje me standardin është mundësia për krijimin e varianteve, të cilat marrin një rëndësi të veçantë në gjuhën shqipe. Në pamje të parë ekzistenca e varianteve duket sikur i kundërvihet njësimit dhe kjo ka pjesën e saj të së vërtetës, siç është po aq e vërtetë se ato përbëjnë mozaikun, larminë, vitalitetin dhe bukur-inë e një gjuhe. Ato i njohin edhe gjuhë të njësuara prej kohësh. Në shembujt e mëposhtëm2 njëri prej variant-eve të çdo grupi nuk gjendet në �jalorin e sipërcituar: i kalbët/i kalbur, i sigùrtë/i sìgurt, me ba/për të bërë, dyzetë/katërdh(j)etë, kahmot/ngamot, ftohtë/ftoh-tas/ftohtazi, fshaçe/fshatshe/katundisht, shumësoj/shumëzoj, agu/agimi, rallëkush/rallëcili, pakush/pa-kcili, keqoj/keqësoj, grykagrykë/fytafyt, kotni/kotësi, qyshkur/qyshse, tymnajë/tymtajë, pagjumi/pagjumësi, ballaballë/ballpërballë, i humbur/i humbët, i pamatë/i pamasë, kuje/thirravajë, hirosje/hirnosje, teposhtë/tatëpjetë etj. Dukuria tjetër ka të bëjë me lindjen e sociolekteve si dhe me një qarkullim më të madh të formave në ligjërimin publik, kryesisht në letërsinë e shkruar. Ky vitalitet vihet re në disa drejtime kryesore: a) Në rig-jallërimin e �jalëve dhe të strukturave dialektore a të folmeve që nuk gjenden të pasqyruara në �jalorë3: kahmot, pash zotin, vara vinga, përndritje, përdreqnoj, çel besën, lisi i tëmblit, dromca bisedash, i vetoi nëpër mend, majekrah, krejtkotshëm, e çë pastaj, kryekrejet, e thënmja, mysa�irhane, kumarhane, çeltina, pagjumi, thirra-vajshëm, gjumësitem, i tjetërfarshëm, sqepëtim, platitje, trandje, hënëzim, gërmushje, kërkëllitje, çar-turi, c�inafutës/i, mëmëvrasje, pasjetësosje, i grimcuar, i përqarë, i sapombirë, i tjetërfartë, i kalbët, i humbët, hirnosje, hiroshe, gjakhupës, troshit, troshitje, kotni, marrok, kuqësi etj. b) Në krijimin e �jalëve të prejardhu-ra (në kuptimin e gjerë të �jalës)4 si: shnjoh, këngëtim, zymtare, shkurtan, padijës, i hapësirshëm, kaltëreme, diellishte, rrugëtim, orëligu, besa e vogël, besa e madhe, i kotsëkotshëm, kotsëkoti, zhdehës, nismëtoj, i përdhun-shëm, shumësoj, yllësi, parajsëri, humbëtar/i, kryeshyt, hamendësoj, i porsaderdhur, pragmuzg, vargor miqsh, binjakëzim, ngushtazi, përpiktas, zhburrëruar, ftohtas/ftohtazi, i fundbotshëm, shkrepëtimtas, vdekësor/e, plago-sës(e), i parefuzueshëm, i refuzueshëm, shpesh-tirë, i pamatë, pakcili, rallëcili, gurëri, sipërane, qyshse, i paskaj etj. c) Në krijimin e �jalëve me devijim klase si: përdhunshëm, brengosur, përbuzshëm, mundimshëm, dehshëm, ndjellazi/u, të pandarët, tjetërsi, pranguar, matanja, dridhshëm, shkujdesshëm, frikshëm, trish-tueshëm, vetvetishëm, humbshëm, përzishëm, trem-bshëm, përhumbshëm, pikëllueshëm, shtrëngueshëm,

<87>

<cog

ito 4

/5>

i kësojjetshmi, mallëngjyeshëm, përdhunueshëm etj. d) Në shqipërimin e �jalëve të huaja me prejardhje të largët e të afërt si: fundjava (week-end), ndërqytetas (interurban), fundashtrojë, arkëmort (arkivol) etj5.Në këto kushte del si domosdoshmëri vënia në qarkul-lim e formave, të cilat do të duhet mjaft kohë për t’u hapur ndaj gjithë bashkësisë së folësve. Për këtë gjë do të duhej doemos që i gjithë ky potencial �jalësh dhe struk-turash të mos mbetet i panjohur për tërësinë e folësve; ai duhet të faktohet e të shpjegohet në dokumente të tilla siç janë �jalorët dhe gramatikat thesarë. Në vend që të merremi me diskutime shterpë për mënyrën se si u arrit njësimi i sotëm, se çfarë u mor dhe çfarë nuk u mor për bazë, se çfarë duhet shtuar e çfarë duhet hequr, ndërkohë që folësve në të gjitha trevat nuk mund t’u imponohet konkretisht kurrëfarë forme, mendoj se do të ishte më mirë t’u jepej në dorë çfarë ka gjuha jonë, e mandej vetë ata, në kushte jashtëgjuhësore të caktuara të na impononin ne gjuhëtarëve një përzgjedhje më të arsyeshme të formave përfaqësuese për një standard gjuhësor sa më pranë realitetit të gjuhës mbarëkombë-tare. 3. Në një shoqëri të hapur politikisht dhe ekonomik-isht, siç është shoqëria shqiptare sot, ndihet edhe trys-nia e gjuhëve të vendeve të fuqishme politikisht dhe ekonomikisht me të cilat jemi në kontakt. Kjo trysni është e pashmangshme në fazat e para të hapjes ndaj botës. Fjalët dhe strukturat e huaja vërshojnë nga të gjitha anët, aq sa të krijohet përshtypja se po ia mar-rin frymën gjuhës. Por, hap pas hapi, folësit �illojnë e reagojnë me vetëdijen e vetmbrojtjes, shtien në punë kujtesën e përbashkët për të kërkuar brenda gjuhës që përdorin gjegjëset e tyre dhe, vetëm kur bëhet i pamun-dur zëvendësimi, atëherë pranojnë t’i përdorin duke ua nënshtruar sistemit të gjuhës së tyre. Sa më i plotë të jetë standardi i një gjuhe nga pikëpamja e gjithë-përf-shirjes gjuhësore anekand dhe masës së folësve që e përdorin aq më shumë rritet qëndresa ndaj trysnisë së huazimeve. A kemi të drejtë të shqetësohemi, kur përditë veshët na dëgjojnë dhe sytë na shohin përçudnime të tilla si: “kishin mundur të �itonin duke aplikuar me emrin e �irmës (duke përdorur emrin e ndërmarrjes), çamët do të diskutohen në Athinë (çështja çame do të diskuto-het), bëj mjekun, bëj mësuesin (është mjek, mësues), konvertoj paratë (këmbej), bord (kryesi), integritet (tërësi), krucial (i qenësishëm), kredibilitet (besim), fazë tranzicioni (kalimtare), takoi Bush (Bushin), de-bolesë (dobësi), axhendë (rend dite), demilitarizim (çmilitarizim), handikap (pengesë), konfrontimi (bal-lafaqimi), Aa! (Ëë), Aha (Ëhë), bla-bla-bla (llaka-llaka, dërr-dërr, gam-gam), jeni të mirëpritur (mirardhëshi), kontaktoni me numrat (lidhuni me), i avancuar (i për-paruar), divergjencë (papajtueshmëri), kon�idencë (mirëbesim), novacion (risi) Ok! (Po!, mirë), I dha ok

( i dha pëlqimin), salutoj (përshëndes), për�itoj nga rasti t’Ju shpreh komplimentat e mia (përgëzimet), komunitet (bashkësi), abonohem (pajtohem), aprovoj (miratoj), publicitet (reklamë), gelateria (akullore), pasticceria (ëmbëltore), Pizzeria (Piceri), adoptoj (birësoj), adaptoj (përshtas); primar (parësor), sele-ksionoj (përzgjedh), intermediar (ndërmjetës), përtej kësaj (pavarësisht nga kjo), premio (çmim), nazionale (kombëtare), pankinë (stol), GDP (PPB), Shërbimi In-teligjent (Shërbimi Informativ), komision bipartizan (dypartiak)” etj.Në përfundim mund të themi se uniteti i një kombi arri-het kur çdo kombas ndëgjegjësohet për tërësinë e vler-ave që i përkasin. Nëse këto vlera mbeten të copëzuara, nëse ato nuk njihen dhe nuk bëhen pjesë e përbashkët e gjithësecilit, ky unitet mbetet abstrakt, nuk jetësohet. Një nga vlerat me të mëdha të tij është gjuha, një amanet i të parëve, pjesë e vetëqenies sonë, e identitetit kombë-tar, e shqiptarësisë. Kjo vlerë duhet ruajtur e pasuruar nj’ashtu si e thotë Fishta se “Fjala ndryshon prej �jale . Fjala tjetër është ... në gojë të Homerit, të Demostenit, të Ciceronit ... e tjetër në gojë të ndonjë deputeti semi-analfabet, egoist e regresist, intrigant e shtazë e parla-menteve të Evropës, si dhe në pendë të ndonjë gazetari a letrari, sidomos shqiptar”. Këtë dashuri për gjuhën Naimi do ta shprehë: “Të gjithë kanë bërë faj që s’falet e të metë që s’ndjehet, kur kanë përzier gjuhën e bukur shqipe me �jalë të huaja! Gjuha jonë duhet shkruar thjesht shqip, se �jalët e huaja e shëmtojnë”.Midis “gjuhës së drurit” dhe “kullës së Babelit”, gjuha shqipe rrjedh e qetë në arteriet e kombit si një vetëdije me të cilën shqiptarët kanë lidhur jetë e mot shqiptarës-inë.

BIBLIOGRAFIA KRYESORE:- Sh. Rrokaj, Çështje të gjuhës shqipe, albatros, 2007.- K. Jorgaqi, Sportel i hapur i shqipes, ombra GVG, 2008- Huazimet në shqipen standarde, F.GJ.H,, UT, 2004.- Grup autorësh, Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot, Tiranë 2003.- Gj. Shkurtaj, Ta duam e ta ruajmë gjuhën tonë, - Seminari ndërkombëtar për gjuhën letërsinë dhe kulturën shqiptare, Prishtinë, 2008.- Seminari i dytë ndërkombëtar për gjuhën dhe kul-turën shqiptare, Ohër, 2008.

REFERENCAT1 Këta shembuj janë marrë nga Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, I.GJ.L., A.SH, 1980. 2 Shembujt që janë dhënë dhe që do të jepen në vazhdim janë marrë nga disa vepra të I. Kadaresë.3 Po aty.4 Po aty.5 Po aty.

<88>

<cog

ito 4

/5>

<gjuhësi>

KËRKESA PËR RISTANDARDIZIMIN E SHQIPES – EUFORI PSEUDOFILOLOGJIKE

Dr. Qemal MURATI

Baza e gjuhës letrare shqipe nuk duhet të preket

1. Nuk ka një gjuhë tjetër më të strukturuar në Evropë për punë të formimit të standardit sesa gjuha shqipe, me normë më të arrirë, më të thjeshtë, më të përpunu-ar dhe lehtësisht të përvetësueshme, dhe njëkohësisht nuk ka një gjuhë tjetër me standard më të kërcënuar e më të denigruar me etiketat më të ulëta sesa standardi i gjuhës shqipe nga një kastë pseudo�ilologësh, ç`është e vërteta e vogël dhe e papër�illshme, donkishoteske, por dëmsjellëse. Të tillët, pseudo�ilologët e pafre, me “�lamurin e gegnishtes” në dorë për të drejtuar punët e gjuhës standarde, mendja e tyre se po bëjnë diçka të dobishme, në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse kllasin politikën përçarëse, bajraktarizmin e krahinorizmin aty ku nuk duhet ta qasin, thërrasin mesjetën e her-shme dialektore.Në këtë vrundull antistandard kanë hyrë jo special-istë të fushës, por vetje për protagonizëm, pa asnjë kokërr kontributi në �ilologji, të cilët nuk e kanë hal-lin te gjuha, por tek çarja kombëtare: gegnishte kle-trare / toskërishte letrare (çarja Veri-Jug), mëtimi për një kosovarishte standarde (çarja kombëtare Shqipëri – Kosovë), e që do të pasohej kjo pastaj dhe me çarje të tjera krahinoriste: shqipja standarde e shqiptarëve të Maqedonisë, e shqiptarëve të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës, e kështu pa fund. Kakofonia shurdhuese për revidimin e standardit të shqipes vërtet po bëhet e paduruesheme dhe mund të krijojë hamendësime tek disa për një kongres të ri të drejtshkrimit, pritjen si të një mesiu të premtuar. Zërat e tillë të çjerrë e kanë marrë përgjigjen e merit-uar te vetë përvetësimi i shqipes standarde nga masat e gjera shqipëfolëse, si dhe nga studiuesit e shumtë të �ilologjisë shqiptare, por megjithatë nuk është e tepërt t`u jepet dhe ndonjë shpjegim.2. Në një pyetje që i bëhej për revizionizmin gjuhësor: A është i kthyeshëm procesi i standardizimit të shqipes

?, albanologu dhe ballkanologu i njohur Armin Hetzer do të shprehet: “Po, është i kthyeshëm, në qoftë se bu-dallenj pa ndërgjegje ose fanatikë si Arshi Pipa kanë fu-qinë përkatëse. Unë jam kundërshtar i �laktë i revizion-izmit gjuhësor.Në situatën e sotme ka prioritete të tjera në botën shqiptare, s`duhen humbur mjete, forca dhe talente për një punë të dështuar. Prandaj them: mos prekni stand-ardin e gjuhës letrare, sepse as vende më të pasura nuk kanë dy variante të gjuhës së shkruar. Shikoni, anglish-tja është – more or less – e njëjta në Angli, në SHBA, në Australi dhe në vende të tjera”. Krijimin e disa shqipeve standarde Hetzer e konsideron se do të ishte �itorja e fundit e Millosheviçit.Po kështu dhe Vilfrid Fidler, me kontribute të çmuara në fushën e albanologjisë, shprehet se “baza e gjuhës letrare shqipe nuk duhet të preket, sepse do të vihej në gjendje si te gjuhët sllave, ku secili grup pretendon të jetë gjuhë më vete, dhe kjo popullit shqiptar, i cili ka një prejardhje, një kulturë, nuk i konvenon”.

Standardfobët e diletantët që kujtojnë se kanë fatet e gjuhës shqipe në dorë

3. Nga ajo lagje e anarkistëve antistandard nuk do të përmendim të gjithë ata që hedhin gur e drurë kundër shqipes standarde, për shkak se nuk kanë ndonjë peshë të rëndësishme dhe gjykimet e tyre janë krejt të pavlera. Këtu ndërkaq do të ndalemi te dy “oponentë”, Rexhep Ismajli dhe Hans Joackim Lanksch, të cilët po ashtu jo rrallë kanë marrë në thua kundër shqipes standarde.Rexhep Ismajli, njëri nga pjesëmarrësit dhe �irmëtarët në Kongresin e Drejktshkrimit të Shqipes (Tiranë, 1972), për riplani�ikimet gjuhësore shprehej me të drejtë kështu: Riplani�ikimi (gjuhësor) pas çdo ndry-shimi erërash politike do të tregonte tërë naivitetin tonë si komb. Ndërkaq, po ky gjuhëtar kohët e fundit na del me disa teza të tjera, sa të çuditshme, aq dhe

<89>

<cog

ito 4

/5>

kontradiktore: “Standardi i sotëm i shqipes nuk mund t`u imponohet shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, Maqe-doni apo treva të tjera shqiptare”, dhe se “Duhet të kemi një shqipe që të gjithëve t`u bjerë si këmisha e trupit, të mos jetë as e ngushtë, as e gjerë”!Këto teza retrograde të R. Ismajlit janë krejt të pabaza dhe kontradiktore. E para, Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes (1972) nuk është i imponuar, por është arritja më e madhe me koncensus plebishitar, ligjëruar së pari në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës (1968), sepse edhe shqiptarët një gjuhë të përbashkët standarde e një drejtshkrim duhet ta kishin. E dyta, për shqipen e sot-me standarde nuk mund të kërkohen “këmisha diale-ktore” që t`u vijnë përshtati të gjithëve, sepse këmisha të tilla nuk mund të enden, veçse me këtë logjikë do të mund të krijonim 99 standarde, pra secili me dialektin e vet. Po ky gjuhëtar ka artikuluar më parë dhe idenë e tij për standardin policentrik të shqipes, krijimin e dy ose më shumë formave standarde, ngjashëm si në ser-bokroatishten, e kjo do të prodhonte më pas formimin e dy gjuhëve letrare, për pasojë dhe të dy kombeve të ndryshme. Gjuha letrare nuk është një kazan ku mund të futen e të shkrihen të gjitha dialektet e të folmet. Në fakt, funksio-ni themelor i gjuhës letrare është që t`i reduktojë dal-limet gjuhësore në rrafshin gjeogra�ik e shoqëror të një bashkësie të caktuar, si dhe në kohë, dhe kësisoj të le-htësojë komunikimin ndërmjet grupeve të ndryshme të së njëjtës gjuhë (R. Bugarski, Uvod u opštu lingvistiku, Beograd, 1989, f. 246), dhe jo të krijojë këmishë që t`u bjerë të gjithëve njësoj, sepse një këmishë e tillë as që mund të krijohet, qoftë dhe nga “gjuhëtar-gjenitë” si R. Ismajli ose nga dofarë “këshillash ndërakademike”.Dihet që gjuhët letrare formohen mbi bazën e një diale-kti ose grupi të dialekteve të një gjuhe, të përzgjedhura për shkaqe gjeopolitike, ekonomike ose kulturore, dhe nga ky parim nuk bën përjashtim as shqipja jonë stand-arde. Prandaj nuk mund të �litet për imponime të njërit dialekt mbi tjetrin, se një dialekt duhet të zgjidhet, ai që është më i njësishëm se tjetri. Si tip gjuhësor që nuk zh-villohet spontanisht, por në mënyrë të plani�ikuar dhe që mbetet gjithmonë e shkruar në libra dhe dokumente, gjuha letrare ndryshon më ngadalë sesa dialeketet, për këtë arsye ajo largohet prej tyre (Bugarski, 246). Për qëllime të tjera kushediçfare, Hans Joackim Lank-sch, një dashamir i madh i gjuhës shqipe, por standard-ofob e diletant në gjuhësi, në �jalën e tij të mbajtur në Tubimin e 3-të Kulturor-Shkencor Shqiptaro-Gjerman “Kongesi i Manastirit: s�idë mes traditës dhe risisë në kulturën e shkrimit shqip”, në Universitetin e Mynihut (2008), më titull Disa mendime për gegnishten sot,

ku rreket të �lasë kodër pas bregu rreth rishikimit të shqipes standarde dhe raportit të saj me gegërishten, do të theksojë shprehimisht: “Që në �illim duhet me ju rrëfye dy gjana: prej meje nuk mund të pritni nji kumtesë shkencore, mbasi nuk jam njeri i shkencës, por i praktikës - nji qytetar i thjeshtë që punon me gjuhën shqipe”. Ajo që është shumë pozitive te ky autor është vetëd-ijesimi i tij, që ky është diletant në gjuhësi dhe njeri jo i shkencës; e ajo që është negative, që ky megjith-atë hiqet si i ditur dhe nuk denjon të japë prej shumë vjetësh madje dhe receta për standardin e shqipes, për-katësisht rikthimin në gegërishte. Në artikullin e lartpërmendur, të botuar çuditërisht dhe në shumë medie shqiptare (Shekulli 5.12.2008, Koha Ditore, Koha-Shkup, Epoka e Re), ka disa, më sak-të: 6 kërkesa ndaj atyre që merren me debatin në �jalë, të cilat në fakt �lasin katërcipërisht për diletantizmin e tij.Të përmbledhura në pak rreshta, thelbi i këtyre kërke-save është ky:“Diskutimi për gegnishten dhe standardishten e sotme duhet liberalizue, duhet me i dhanë fund monopoliz-imit të këtij kuvendimi nga ana e disa gjuhëtarëve që e mbrojnë standardishten e Kongresit të Drejtshkrimit dhe orvaten me uzurpue çdo diskutim për këtê çâsh-tje, ku përjashtohen sidomos shkrimtarët, ata pra që e përdorin dhe e krijojnë gjuhën”... Përdorimi i standardit duhet liberalizue...Standardi nuk duhet fosilizue...Me �jalë të tjera, kërkesat e tilla të famshme do të thonë këtë: - Që të mos kemi një formë të përbashkët gjuhësore, por një shumësi formash, ku p.sh. folja liberalizoj në pjesore të përdorej kujt si t`i tekej: liberalizue, liber-alizu, liberalizau (në gegërishtet) dhe liberalizuar (në toskërishten), pra të kemi disa shqipe standarde.Në cilën gjuhë të botës standardi është liberal, i lirë, pra që mund të përdoret me forma të ndryshme;Dhe së fundi, kush ia ka uzurpuar Lankschit dhe të tjerëve si ky të drejtën të �lasë e të shkruajë kundër standardit të shqipes, kultivimin e gegnishtes letrare, kur ata për çdo ditë e kanë vërshuar shtypin e verdhë me so�izma të tilla të përçarta, bajate, dhe mezi mund t`i kenë bërë disa vetje me mendjen e tyre. Por tjetër gjë është ajo që gjuhëtarët e mirë�illtë dhe e tërë shoqëria shqiptare nuk mund të jetë në një mendje me përçartjet e tyre.

Mjaft më me ndasi gjuhësore sipas dialekteve, sepse këto janë shumë të rrezikshme për fatin e kombit

<90>

<cog

ito 4

/5>

Ata që kllasin dialektet si kundërvënie ndaj standardit nuk e kanë aspak të qartë atë që thotë gjuhëtari i njo-hur kanadez Daniel Heller-Roazen, se “Lartësimi i di-alekteve dhe idiomave lokale nuk është gjë tjetër veçse një anakronizëm i çmendur dhe steril ”.Sa për politizimin e sotëm që i bëhet standardit të shqipes, që kjo gjuhë na qenka krijim i politikës, stand-ardmohuesit nuk e dinë apo nuk duan të dinë që një gjuhë kombëtare ndërtohet gjithmonë me një qëllim politik. Max Weinreich, një gjuhëtar i madh i shekullit XX, theksonte se “një gjuhë nuk është gjë tjetër veçse një ‘dialekt me një ushtri dhe me një �lotë’. Pra, ai di-alekt bëhet gjuhë e shtetit (Daniel Heller-Roazen).Zelltarëve që nuk u mungon zelli për rikon�igurimin e shqipes standarde, me �lamurin e gegërishtes në dorë, nuk e kanë hallin as te shqipja standarde, as te diale-ktet, por te psikologjia për protagonizëm dhe te ndasitë krahinoriste. Epo, zotërinjtë diletantë pseudo�ilologë, me dije të pa-sakta linguistike, me mediokritet, çfarë e prezantojnë në fushatën e tyre histerike antistandard, opinionit nuk mund t`i përcjellin veçse dije të gabuar gjysmëgjuhë-sore. E kjo si e tillë është më e rrezikshme se vetë pad-ija. Prandaj për 10 vjet fushatë ata nuk kanë arritur t`i bëjnë për vete as 10 veta të sojit të tyre. E quajmë të drejtë mendimin që shprehte gjuhëtari Shezai Rrokaj për kundërvënien që i bëhet standar-dit: Kundërvëniet që i bëhen krijimit të letrarishtes ose të gjuhës standarde vijnë më shumë nga një tifo-zllëk krahinorist, i mbrojtur nganjëherë edhe nga një akademizëm militant politik. Këto nuk janë zëra që mbështeten në një të vërtetë, por janë më shumë ato që ne i quajmë paragjuhëtarë apo pseudoshkencëtarë.Për antistandardistët e sotëm të shqipes, që shquhen jo me kontribute në gjuhësi, por me çkontribute, të rikujtojmë këtu �jalët që thoshte gjuhëtari më i madh shqiptar Prof. Eqrem Çabej për Kongresin e Drejt-shkrimit (Nëntor 1972) dhe për ndasitë gjuhësore: Ky është kongresi që shkon krahas me atë të Manastirit (1908), kur u zgjodh përfundimisht edhe çështja aktu-ale e alfabetit. Mjaft më me ndasi gjuhësore sipas diale-kteve, sepse këto janë shumë të rrezikshme për fatin e kombit (Dr. Eqrem Çabej, Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, Prishtinë, 1996, v). Shqipja standarde ka nevojë të mirëmbahet, të pasuro-het, të mësohet dhe të përdoret korrekt, ashtu siç më-sohen dhe gjuhët e tjera standarde në botë, jo të sillemi me të sikur ta kemi shemër.

Individi nuk lind me standard, ai e zotëron atë. “Përbal-lja “ mes standardit të një gjuhe dhe dialekteve që janë pjesë e kësaj gjuhe duket se nuk është e lehtë. Sipas Çomskit ndryshimi mes gjuhës standarde dhe dialektit, në të vërtetë nuk është një ndryshim i natyrës gjuhë-sore, por shoqërore . Gjuha standarde nuk imponohet për një ditë, një vit apo një dekadë, përkundrazi duhet të kalojë shumë kohë. Debatet dhe diskutimet mes standardit dhe dialekteve na kanë shoqëruar gjatë këto dy dekatat e fundit. Është folur shumë për mënyrën sesi është formuar ky stand-ard, për raportet e dialekteve brenda tij, janë dhënë al-ternativa të reja ndryshimi duke shkuar deri në ekstrem, në mohimin e tij. Botimet në lidhje me këto debate dhe diskutime gjithashtu kanë qenë të shumta. Ndërkohë që është lënë pa u trajtuar aq sa duhet ajo që ndodh me individin folës në përballjen dialekt-standard. Një indi-vid folës që i përket një bashkësie të caktuar shoqërore, bëhet pjesë e variantit gjuhësor që përdor kjo bashkësi. Por gradualisht, individi del jashtë kësaj bashkësie të ngushtë shoqërore dhe duhet të përballet me “gjuhën e të gjithëve” me standardin. Sapo hyn në shkollë fëmija nis për hërë të parë për-balljen me standardin, me tekstet që janë të gjitha të shkruara në standard dhe me mësuesen e cila (të pa-ktën teorikisht) duhet të përdorë standardin. Në varësi të bashkësisë shoqërore që i përket fëmija ky moment shfaq situata të ndryshme jo vetëm gjuhësore. Nëse fëmija i përket një bashkësie folëse, varianti gjuhësor i së cilës ka mjaft dallime me standardin, atëherë fëmija do ta këtë më të vështirë këtë moment dhe do të reago-jë me njëlloj ”rezistence”. Kalimi nga dialekti tek stand-ardi për këto fëmijë është shumë më i vështirë. Pikërisht, kalimi nga dialekti tek standardi, që mund të duket i thjeshtë dhe i përballueshëm për fëmijët, në

ROLI I MËSUESVE NË PËRBALLJEN DIALEKT�STANDARD

(klasa e parë dhe e dytë në zonën e Shkodrës)Ma. Rrezearta DRAÇINI

<91>

<cog

ito 4

/5>

ROLI I MËSUESVE NË PËRBALLJEN DIALEKT�STANDARD

(klasa e parë dhe e dytë në zonën e Shkodrës)Ma. Rrezearta DRAÇINI

vetvete është shumë i ndërlikuar. Duhet një punë sis-tematike dhe e vazhdueshme me fëmijët nëse duam të kemi një përdorues korrekt të standandardit. Fëmija gjendet para një situate komplekse: nga njëra anë ësh-të shkolla, institucioni të cilit ai duhet t’i bindet, janë tekstet e shkruara në standard dhe nga ana tjetër është familja e tij, rrethi familjar që janë përdorues të vari-antit dialektor. Sipas Sosyrit: “Një bashkësi gjuhësore e ngushtë mbetet besnike ndaj traditave që janë zhvil-luar në gji të saj përmes frymës partikulariste. Këto janë modelet e para që �iton çdo individ në fëmijëri; së këndejmi del fuqia dhe qëndrësa e tyre .” Pikërisht kjo ”rezistencë “ apo qëndresë që i bëhet standardit të shqipes nga dialektet është prova e asaj çfarë u pohua më lart.Çomski thekson “Puna është se mendja zotëron aftësi shumë të pasura, por nevojiten disa mjedise stimuluese që këto aftësi të funksionojnë.”Në të vërtetë, një sistem i mirë për t’i rritur fëmijët ësh-të t’i vendosësh ata në një mjedis stimulues ku aftësia e tyre natyrore do të jetë në gjendje të lulëzojë. Sipas Çomskit këto aftësi nuk u mësohen fëmijëve. Thjesht u lejohet që ato të funksionojnë në atë mënyrë në të cilën janë krijuar për t’u zhvilluar. Roli i shkollës tek fëmija është kaq i rëndësishëm sa dhe delikat. Shkolla ka në dorë zhvillimin e fëmijës, ka në dorë të nxjerrë në pah aftësitë që ka fëmija. Nga ana tjetër duhet të mendojmë edhe rastin kur kjo shkollë nuk e bën si duhet rolin e saj, pasi problemet që kri-johen tek fëmijët janë shumë të mëdha. Sipas Com-skit “ajo, që shkollat bëjnë shpesh është saktësisht e kundërta. Sistemi shkollor është projektuar për t’u mësuar fëmijëve bindjen dhe konformizmin dhe për të penguar që aftësitë e natyrshme të fëmijës të zhvillo-hen. Mendoj se ekzistojnë arsye të vlefshme shoqërore

<gjuhësi>

për gjithë këtë.”Në procesin e të nxënit ka shumë rëndësi interesi që ngjall mësuesi tek nxënësi. Sipas studiuesve rreth 99% e mësidhënies qëndron në aftësinë e mësuesit për të ngjallur interesin e nxënësve në lidhje me lëndën dhe informacionin qëi jepet . Po sipas tyre 1% është tek me-toda që përdor mësuesi .Të mësuarit nuk arrin rezultate të qëndrueshme, nëse fëmija nuk sheh motiv.Të mësuarit duhet të vijë nga brenda. Fëmijës duhet t’i jepet motivi , t’i bëhet i qartë ai, vetëm atëherë mësuesi do të ketë sukses në punën e tij. Ngjallja e kureshtjes dhe nxitja e interesit të nxënësit është pika e suksesit. Ajo çfarë femijët më-sojnë në mënyrë pasive harrohet shpejt. E kundërta ndodh në rastet kur fëmija vetë bëhet pjesë aktive e asaj që mëson, ngjallet kureshtja e tyre aktive e natyr-shëm, ngjallen impulset krijuese. Kjo bën që jo vetëm ajo që mësohet të mos harrohet, por edhe të jetë bazë e informacioneve të tjera.Kjo ide, sigurisht, zë një vend të rëndësishëm edhe në mësimin e gjuhës standarde. Mësuesit, kryesisht ato të arsimit nëntëvjecar kanë një rëndësi shumë të madhe në mësimin e gjuhës standarde. Deri në fund të këtij cik-li arsimor fëmija formohet gjuhësisht, në tru krijohen strukturat gjuhësore të cilat do të jetë shumë e vështirë që të ndryshohen më pas. Pra fëmija është në “duart” e shkollës dhe të mësuesit jo vetëm për procesin e të nxënit të programit mësimor, por edhe për ndërtimin gjuhësor.Femija hyn në klasë të parë, nis rrugën e gjatë të shkol-limit i përgaditur psikologjikisht që duhet “t’i bindet ” institucionit shkollë-mësues, i gatshëm t’i përshtatet këtij realiteti të ri. Në këto kushte mësuesi e ka të le-htë të punojë me fëmijën, pasi ai nuk “kundërshton”. Përkudrazi, është i prirur që të ndryshojë, të mësojë, “

<92>

<cog

ito 4

/5>

të bindet”, sepse ai hyn në institucionin shkollë për të mësuar, për t’u zhvilluar, për t’u “rritur”.E gjitha kjo që thamë më lart vlen dhe për gjuhën stand-arde. Femijët deri 6 vjec jetojnë në ambjentet e tyre familjare, kanë arritur të përftojnë gjuhën në bazë të modelit të grupit shoqëror, zonës që i përkasin, në ras-tin tonë gegë. Standardi për ta është i largët, diçka që është përtej ekranit të televizonit, përtej reales që jeto-jnë cdo ditë. Për ta, dialekti është pjesë e tyre, është gju-ha që �let nëna, gjyshi, mami, babi,motra, vëllai,shoku, shoqja e kështu me rrallë. Mbi të gjitha është “gjuha” që ata kanë mësuar, që ato �lasin, është gjuha me të cilën kanë ndërtuar skemat gjuhësore në tru, është gjuha që në rastin tonë ka veçoritë e dialektit gegë të parashtu-ara në keun e dytë. Bëhen 6 vjeç dhe për herë të parë përballen në mënyrë institucionale me standardin: kanë librat në standard, mësojnë të lexojnë në standard, të shkruajnë po në standard. Tashmë për ta standardi nuk është diçka e largët, përtej ekranit të televizonit, nuk është gjuha e personazheve të �ilmave, por është një realitet që do të përballen çdo ditë. Këtu del në pah roli i mësuesit.Përvetësimi i standardit tek fëmijët është “ në duart” e mësueseve. Mësuesi duhet të dijë të bëjë të qartë dal-limet mes dialektit, si variant gjuhësor dhe standardit si gjuhë e të gjithëve, si gjuhë institucionale. Mësuesi duhet të dijë të trasmetojë tek fëmijët natyrshëm kërkesën për të folur në standard, për të shkruar në standard. Fëmija duhet të bëhet pjesë aktive e asaj që mëson, duhet të ngjallet kureshtja e tyre aktive e natyr-shme, të ngjallen impulset krijuese. Informacioni që merr në këtë mënyrë nuk harrohet, përkundrazi bëhet bazë e informacioneve të tjera. Rasti më ideal i një përvetësimi të saktë të standardit nga fëmijët do të ishte një mësuese që njeh dhe përdor saktë standardin e shqipes. Vetëm një mësuese me një informacion të plotë gjuhësor do të ishte në gjendje të përcillte tek fëmijët në formë korrekte këtë standard.Kjo mësuese është në gjendje të japë informacionet e duhura, të bëjë krahasimet mes formës dialektore dhe standardit, të vërë në dukje gabimet e fëmijëve sa herë ato bëhen prej tyre, të nxisë dëshirën për t’u shprehur në standard. Duke pasur në dorë tekste, të gjitha të shkruara në standard, ky proces ndodh natyrshëm. E kundërta është kur vetë mësueset kanë probleme me standardin, kanë njohjë të ku�izuara në lidhje me të. Ky grup mësuesesh nuk e kërkon as nga fëmijët këtë standard, sepse nuk është në gjendje të bëjë dallimet mes përdorimeve gjuhësore të sakta dhe formave të gabuara. Ky grup mësuesesh nuk është në gjendje të nx-isë dëshirën tek fëmijët për të përdorur standardin, aq më shumë që vetë fëmija ndihet komod në përdorimin e formës gjuhësore që ka mësuar dhe përdorur deri tani. Në këto kushte mesueset ndikojnë në frenimin e këtij procesi tek fëmijët. Humbjen më të madhe e pëson

vëte fëmija. Atë mund ta përky�izojmë “si një lëmsh gjuhësor”. Në trurin e tij krijohen skema nga më të ndryshmet gjuhësore, përzierje të gabuara formash, vë në përdorim njëkohësisht të dy format. Situata bëhet e ndërlikuar pasi fëmija vetë �let dialekt, ambjenti ku jeton përdor variantim dialektor, mësuesja sërish �let në dialekt, ndërkohë që tekset mësimore janë në stand-ard.E megjithatë ky nuk do të ishte rasti më i keq për fëmijët. Situatë akoma më shqetësuese është rasti kur mësues-ja vjen nga një zonë me dallime akoma më të mëdha dialektore,psh. vjen nga një zonë malore e Shkodrës. Një mësuese me këtë origjinë, emërohet mësuese në një shkollë të qytetit të Shkodrës. Nëse mësuesja njeh shumë mirë standardin dhe e përdor po shumë mirë atë, gjithçka është në rregull. Problemi ndërlikohet kur kjo mësuese nuk e përdor standardin në shkollë, por të folmen e zonës nga vjen. Situata për fëmijën bëhet edhe më e vështirë, më problematike. Një fëmijë i rritur në qytetin e Shkodrës mëson të �lasë sipas rregullave të këtij varianti gjuhësor, e zhvillon atë, pasi edhe ambjenti familjar e shoqëror �lasin këtë variant. Në moshën 6 vjecare duhet të shkojë në shkollë dhe aty ndodhet para dy realiteteve të reja.Nga njëra anë mësuesja që �let në variantinn gjuhësor të zonës nga vjen dhe nga ana tjetër tekstet që janë në stand-ard. Cilën formë duhet të përvetësojë fëmija: të ruajë formën që ka mësuar dhe përdorur deri tani, të mësojë variantin gjuhësor që përdor mësuesja, apo standardin që për të është gjuha e librit? Fillimisht fëmija është i prirur të marrë si të mirëqenë gjithçka të thënë dhe të bërë nga mësuesja. Kjo për faktin se mësuesja për ta përfaqësonin shëmbullin që duhet të ndiqet, modelin si duhet të jetë një individ. Është kjo arsyeja që fëmija nis të marrë shprehje gjuhë-sore të mësueses dhe t’i përdorë sikur të ishin të tijat, pasi fëmija nis të kopjojë modelin.Nga vëzhgimet që kemi bërë në shkolla të ndryshme të qytetit të Shkodrës, jemi ndalur dhe tek roli i mësueses në përvetësimin e standardit. (Themi mësuese pasi në të gjitha rastet e vëzhguara në klasat e para dhe të dyta të këtyre shkollave jemi ndeshur me mësuese dhe jo mësues). Kemi parë se në përballjen e fëmijes me dialektin dhe standardin një ndikim të madh ka mësuesja, roli i saj është i pazëvendësueshëm.Për të parë konkretisht këtë ndikim që kanë mësueset tek nxënësit e klasave të para dhe të dyta kemi bërë katër ndarje në grupe: 1. mësuese shkodrane ( qytetare)2. mësuese me origjinë nga Jugu 3. mësuese të ardhura nga zonat rurale të Shko-drës dhe që japin mesim në qytet4. mësuese me origjine nga zonat rurale dhe qe

<93>

<cog

ito 4

/5>

japin më sim po në këto zona

Mësueset e marra në vëzhgim janë bërë pjesë e anal-izës së punës sonë pa qenë në dijeni të qëllimit tonë. Kemi ndjekur këtë rrugë pasi tentonim mbledhjen e një materiali sa më afër realitetit. Kemi ndjekur nga afër, për ditë të tëra mesueset ndërsa u jepnin nxënësve mësimin e ri, pyesnin nxënësit ne tabelë apo nga banka, jepnin spjegime për gjëra që fëmijët nuk i kishin kup-tuar nga mësimi i një dite më parë etj.Vëzhgimet e bëra me fëmijët e klasave të para dhe të dyta janë bërë në muajt shtator, tetor. Është kjo ar-syeja që në klasën e parë nuk shihet shumë ndikimi që ka mësuesja tek nxënësit, pasi jemi në �illim të proces-it mësimor, janë javët e para të mësimit. Në fëmijët e klasës së parë shikohet më shumë ndikimi i ambjentit familjar dhe shoqëror.Një situatë tjetër kemi në klasën e dytë. Fëmijët kanë kaluar një vit mësimor me mësuesen e tyre dhe sërish nisin një vit tjetër mësimor. Në këtë rast ndikimi shihet qartë.Pikërisht përcaktimi i ndikimit të rolit të mësueses tek fëmijët ka qenë dhe arsyeja e përzgjedhjes së kohës kur kemi bërë vëzhgimin , �illimi i vitit akademik, dhe i moshës së fëmijëve, klasa e parë dhe e dytë.

1.MËSUESE ME ORIGJINË QYTETARE SHKO-DRANE

Ndërsa kemi vëzhguar fëmijët në mënyrën sesi e për-ballojnë kalimin nga dialekti në standard, jemi ndalu-ar edhe tek mësueset, për vetë rëndësinë që kanë në formimin gjuhësor të fëmijëve. Të folurit e mësueseve sipas standardit apo jo është i pasqyruar direkt tek fëmijët e klasave përkatëse.Kemi regjistruar pjesë nga këto të folura dhe kemi parë sesi transmetohen tek fëmijët veçoritë e të folurit të mësueseve (e sqaruam më lart pse ndodh një fenomen i tillë). Ky grup fëmijësh ka këto veçori:• ndihet tendenca për të përdorur standardin• kemi shumë raste kur përdoren format e përzi-era: standarde dhe dialekte• fëmija arrin të bëjë dallimet se kur duhet të �litet në standard dhe kur mund të �litet në dialekt• me kalimin e muajve shtohet përqindja e për-dorimit të standardit• këto veçori, sigurisht, që janë në raport me vetë shkallën e përdorimit të standardit nga mësuesja

Një situatë e tillë gjuhësore me këto veçori në raportin dialekt –standard lidhet ngushtë me vetë mësueset të cilat :• e kanë të qartë që duhet të bëhet dallimi mes formës dialektore dhe standardit

• përpiqen që në orë të mësimit të �lasin sipas standardit • vënë në dukje gabimet që bëjnë fëmijët ndërsa përpiqen të komunikojnë në standard• por ndikim negativ në këtë drejtim ka fakti se mësueset �lasin në standard vetëm gjatë orës së mësim-it ( edhe kjo në rastin më të mirë ). Jashtë klase dhe në komunikim të lirë mësueset �lasin në dialekt.

2.MËSUESE ME ORIGJINË NGA JUGU

Kemi vëzhguar klasa që kanë si mësimdhënëse, mësuese me origjini nga jugu.Kemi arritur në përfundimin se fëmijët që kanë mësuese të këtij grupi kanë këto prirje :• mësojnë shumë shpejt standardin• bëjnë shumë më pak gabime gramatikore gjatë përdorimit të standardit• kanë shumë më pak probleme edhe në rrafshin fonetik• nisin të përdorin standardin edhe në biseda të lira• nuk ka rëndësi se ku është shkolla: në qytet apo në rrethinaLind pyetja: Pse ndodh ky fenomen në këtë grup fëmi-jësh ? Cila është arsyeja që i bën fëmijët kaq të prirur ndaj standardit?Arsyet janë disa. Ndër to:• mësueja �let një standard më të pastër• mësuesja përdor standardin jo vetëm gjatë procesit mësimor, por edhe në biseda të lira• vetë mësuesja është më e prirur të indendi-�ikojë të folurën e fëmijëve, të vërë në dukje gabimet që bëjnë fëmijët në të folurën e tyrePo shkëpusim një fragment të treguar nga një fëmijë që ka prej dy vitesh një mësuese me origjinë nga Tirana. Është Xhovana Luka nga Bushati .“Na ishtë një herë nëna dhia dhe tre derrkucat. Nëna dhi shkoj në punë dhe i tha :-Kujdes ujkun .Kur iku nana dhia , ujku erdhi dhe gërsiti në derë:-Tak-Tak-tak -Kush është - I thanë derrkucat -Jam nëna dhi Dhe derrkucat i thanë:-Qite pak këmbën Ujku shkoi tek mulluri dhe e futi këmbën në miel dhe u kthye dhe ja qiti këmbën. I thanë derrkucat:-Hyr nga oxhaku AI tha :-Po.Dhe shkoi tek oxhaku , hyri .Derrkucat ndezën një zjarr dhe ujku u djeg.”Nga ky fragment shikohet qartë niveli i përdorimit të standardit edhe pse fëmija jeton në një fshat afër qytetit

<94>

<cog

ito 4

/5>

të Shkodrës.

3. MËSUESE TË ARDHURA NGA ZONAT RURALE TË SHKODRËS DHE QË JAPIN MËSIM NË QYTET

Zhvillimet e viteve të fundit kanë sjellë një realitet të ri në qytetin e Shkodrës. Ndërsa një numër i konsid-erueshëm familjesh shkodrane kanë shkuar për të jet-uar në Tiranë apo dhe jashtë ku�ijve, vendin e tyre e kanë zënë familje të ardhura nga zonat rurale, të cilat janë shpërnguluar drejt qytetit për një jetë më të mirë. Ky proces i nisur që prej 18 vitesh , tani duket se është mëse i pranishëm. Familjet e ardhura janë integruar në jetën e qytetit të Shkodrës, i gjen të punësuar kudo, në cdo institucion apo dhe me bizneset e tyre. Por nga ana tjetër ata nuk kanë humbur vecoritë e tyre gjuhë-sore . Mbartës të këtyre dallimeve janë dhe mësuesit që i përkasin këtij grupi. Gjatë vëzhgimeve tona kemi nde-shur raste kur mësuesja e klasës së parë apo e klasës së dytë kishte trasmetuar tek fëmijët veçoritë gjuhësore të zonës nga vinte. Sigurisht që nuk kemi të bëjmë me diçka të qëllimshme.Fëmijët, edhe pse janë në qytet, kur kanë si mësuese in-dividë që vijnë nga zonat rurale paraqesin këto veçori:• Fëmija merr dhe përdor forma dialektore që i përkasin zonës nga vjen mësuesja • Kjo situatë e bën fëmijën konfuz, të paqartë për format gjuhësore që duhet të përdorë pasi bën përzierje të të folmes së tij dialektore, të të folmes së mësueses si dhe të standardit• Gjatë komunikimit bën më tepër gabime ndër-sa tenton të �lasë në standardE gjithë kjo situatë e paraqitur më lart është e lidhur direkt me veçoritë e mësueses:• Mësuesja përdor forma dialektore të zonës nga vjen në mënyrë të rastësishme, mbase për lehtësi komunikimi, por që fëmija e regjistron• Mësuesja krijon struktura gjuhësore të përzi-era mes të folmes nga vjen ,mes të folmes shkodrane dhe standardit• Mësuesja nuk është shumë e vëmendshme në rregullimin e gabimeve që bën fëmija ndërsa përpiqet të �lasë së standard

Për të konkretizuar këtë që thamë më sipër po ndale-mi tek një mësuese e cila u tregon fëmijëve përrallen e nëna dhisë. Materiali është regjistruar ndërsa mësuesja tregonte përrallen pa e ditur se po regjistrohej: “Ishte ni her nana dhija. Ene kishte tre keca. Ni dit nan dhija dote me shku me ble ushqime te pazari. Dhe i len kecat �illikat te shpija e i porositi:-Mas ja hapni deren askujt deri kur t’kthehem un. Mshilne deren .Ene myll deren me çils .Kur ma von kërset dera.Ujku ishte msheh e kishte pa nana dhinë .E kishte pa nana

dhin tuj ik . Sa kite ik nana dhija aj shkovi te shpija e kecave , kërsite te dera.Ather kecat pyten:-Kush a?-Hape se jam nana dhija .Mirpo kecat nuk e hapen deren. I thanen :-Qite kamen te dera .Si e ka ujku kamen? Të zes. Po nana dhija si e ka këm-bën ? T’bardh . Masanejan kecat i thanen :-Ti nuk je nana dhija . Nana jon e ka kamen e bardhUjku iku. E lyvi me mill . Ani pse e kishte ky me mill , kecat e dallunen se ashtu ujku. E i than :-Na ka hup çilsi. Hajde hyp kah axhaku .Kecat nezen nji zjerm t’ madh , vunen ni kusi t’ madhe me uj dhe ujku kur hypi te oxhaku ra në uj .”

4. MËSUESE ME ORIGJINË NGA ZONAT RURALE DHE QË JAPIN MËSIM NË KËTO ZONA

Pjesë e vëzhgimit kanë qenë dhe mësuesit që kanë origjinë nga zonat rurale (fshatra afër qytetit) dhe që japin mësim po në këto zona . Pjesa më e madhe e mësueseve të këtij grupi nuk ishin përdoruese të standardit, përkundrazi dialekti zinte vendin kryesore në të folurën e tyre si gjatë procesit mësimor ashtu dhe në biseda të lira. Ndaj në analizën tonë do të përqën-drohemi tek veçoritë që ndeshen më shumë tek ata, pra tek mësuesit që përdorin dendur standardin. Veçoria e prejardhjes shoqërore, e rrethit familjar të mësueseve kanë bërë që dhe përballja dialekt – standard tek fëmi-jët të ketë këto veçori:• Fëmijët kanë shumë probleme me përdorimin e standardit• Fëmija ndihet shumë komod kur �let në dialekt• Kur përpiqet të �lasë në standard gabimet janë të shumta• Edhe kur i kërkohet të �lasë në standard, pas dy �jalive të para , fëmija e rikthen të folurën në formën dialektore Këto elemente të të folurës së fëmijëve që kanë mësuese të këtij grupi lidhen sigurisht me faktin se:• Mësuesja nuk përdor standard • Edhe kur e përdor standardin, duken qartë gabimet në tre rrafshet: fonetike, morfosintaksore dhe leksikore• Mësuesja nuk tregohet e vëmendshme ndaj gabimeve që bëjnë fëmijët ndërsa përpiqen të �lasin në standard• Fëmijët rrethohen kudo nga një komunikim gjuhësor me vecori të theksuara dialektore

Nga vëzhgimet e bëra kemi shkëputur një tregim për-ralle nga një mësuese në një zonë rurale afër qytetit të Shkodrës. Mësuesja nis e tregon përrallen para fëmi-jëve në klasë:

<95>

<cog

ito 4

/5>

“Nana dhija me shtat kecat. Nana lli del me ble ushqim edhe i that kecave :-Myllne deren bijt e mi se vjen ujku e ju han .Ik nana lli ,kecat mesin vetëm. Vjen ujku u gërset te dera :-Tak-tak-tak-Kush a ?-Jam nana dhija -Ja, ti je ujku-Ja, ja jam nana dhi -Pa qite kamen njiher. E shef se e ke kamen e zes . Je ujku .Ik ujku . Lyn kamen me mill . Shkan prap te kecat edhe i gërset:-Hapne deren bijt e mi .Jam nana dhi .-Ja , ja , qite kamen .Ta sho�im kamen . U keka përimen nana dhi . Se e kishte pa ly kamen me mill.Ujkut u dukte kama e bardh.Manej njeni prej kecave ja shkeli kamen ujkut edhe tha:-Ja asht ujkuHap deren ujku, hyn mren han kecat .Vetëm ni kec mshehet te rafti .Ik ujku se e kishte mush barkun, ik te lumit mu shtri me �jet te pema . Vjen nana llija shef rrëmujë tan shpin .Kur hyni ujku mren me hanger ke-cat, u ba rrëmuj shpija se kan ngah vrap nepër shpi , hodhen tavolinen, jastekt e gjanat nepër tok .-Ku janë bijt e mi ?Ni:n vetëm kecin e vogël tuj ça. Del keci i vogël .Ulet prehn t’nanes edhe i diftan “ Erdhi ujku edhe na ja hapme deren. Ka hanger vlleznit e mi .” Nan llija thet :- Asht shum shpejt edhe dalim ta kërkojm .Merr edhe nji gërshan me vedi edhe shkan edhe e gjen ujkun aty t’shtrim .Ja çan barkun . Xjerr kecat se ishin hala gjall .U shifshin tuj lëviz ata të barku. Dalin kecat . Ja mush barkun shpejt me gur .-Bijt e mi mledhni shpejt gur , t’ja mushim barkun sa asht �jet. Ja qepne barkun . Edhe ujku manej thet :-O sa kam hanger .Pa shkaj me pi uj se m’pihet uj.Merr me shku te lumi me pi uj ,i ranojn gurt te barku .”

PËRFUNDIM

Si përfundim mund të themi se përvetësimi i standar-dit tek fëmijët është “ në duart” e mësueseve. Mësuesi duhet të dijë të bëjë të qartë dallimet mes dialektit, si variant gjuhësor dhe standardit si “gjuhë e të gjithëve”, si gjuhë institucionale. Mësuesi duhet të dijë të tras-metojë tek fëmijët natyrshëm kërkesën për të folur në standard, për të shkruar në standard. Fëmija duhet të bëhet pjesë aktive e asaj që mëson, duhet të ngjallet kureshtja e tyre aktive e natyrshme, të ngjallen im-pulset krijuese. Informacioni që merr në këtë mënyrë nuk harrohet, përkundrazi bëhet bazë e informacion-eve të tjera. Rasti më ideal i një përvetësimi të saktë të

standardit nga fëmijët do të ishte një mësuese që njeh dhe përdor në mënyrë perfekte standardin e shqipes. Vetëm një mësuese me një informacion të saktë gjuhë-sor do të ishte në gjendje të përcillte tek fëmijët në formë korrekte këtë standard. Duke pasur në dorë tek-ste, të gjitha të shkruara në standard, ky proces ndodh natyrshëm. E kundërta është kur vetë mësueset kanë probleme me standardin, kanë njohjë të ku�izuara në lidhje me të. Ky grup mësuesesh nuk e kërkon as nga fëmijët këtë standard, sepse nuk është në gjendje të bëjë dallimet mes përdorimeve gjuhësore të sakta dhe formavetë gabuara. Në këto kushte mesueset ndikojnë në frenimin e këtij procesi tek fëmijët. Humbjen më të madhe e pëson vëte fëmija.

(Referencat janë hequr)

BIBLIOGRAFI

1. Chomsky, Noam, NewHorizons in the Study of Language and Mind, Cambridge, 2000.2. Chomsky, Noam, Language in a Psychological setting, An-gli,1997. 3. Chomsky, Noam, Gjuha dhe problemet e njohjes, Tiranë, 2008.4. Dragoti, Edmond, Psikologjia sociale, Tiranë, 1999.5. De Saussure,Ferdinand, Kursi i Gjuhësisë së Përgjithshme, Tiranë, 2002. 6. Graf�i, Giorgio, Sintaksa, Strukturat e ligjërimit, Tiranë 20087. Hudson, A. Richard, Sociolinguistika,Tiranë, 2002.8. Musai, Bardhyl, Psikologji Edukimi, Tiranë, 1999.9. Karaj, Theodhori, Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, botimi i dytë, Tiranë, 2005. 10. Piaget, Psikologjia e Inteligjencës, Tiranë, 2004.11. Pettijohn, F. Terry, Psikologjia, Tiranë, 1996.12. Pango, Ylli, Psikologji sociale, Tiranë, 1997.13. Shkurtaj, Gjovalin, Sociolinguistika, Tiranë, 2003.14. Shkurtaj, Gjovalin, Etnogra�i e të folurit të shqipes, Ti-ranë, 2004.15. Rrokaj, Shezai, Strukturalizmi klasik në gjuhësi,Tiranë 200216. Rrokaj, Shezai, Çështje të Gjuhës Shqipe, fq 219, Tiranë 200717. Gjinari, Jorgji,Dialektologjia shqiptare, Tiranë 1988 .

<96>

<cog

ito 4

/5>

BJERRJA E GJUHËS, NËN MASKËN E TË QENIT

“MODERN”Mr. Zarije NUREDINI

<ese>

Gjuha shqipe, në tërë sistemin e saj gramatikor, ka dhe bukuri të jashtme, joshëse dhe interesante. Ajo ka muz-ikalitet timbrik dhe komunikues, ka magjinë e saj dhe ka dëshmuar se është gjuhë kulture, gjuhë arti dhe po-ezie. Që në vitin 1967 gjuhëtarët, shkrimtarët dhe intele-ktualët tanë shqiptarë hodhën thënien: “Një gjuhë - një komb”. Shqipja letrare mori vulën e vet në tubimin shkencor të saj në vitin 1972 me Kongresin e Drejt-shkrimit. Në këto vite pune gjuha shqipe u a�irmua si gjuhë letrare kombëtare e njësuar, e mbështetur në një bashkëveprim ndërdialektor midis toskërishtes dhe gegërishtes. Gjuha standarde, kështu, u bë mjeti themelor i kri-jimit dhe i transmetimit të kulturës, teksa përparimi i saj varet drejtpërdrejt nga zhvillimi i përgjithshëm ekonomik i vendit, nga demokratizimi i shoqërisë dhe nga niveli kulturor i saj.Të ndodhur në një nivel më të ngritur dhe më të zhvillu-ar të gjuhës letrare shqipe, në nivelin e modernizimit të saj ku ajo po kërkon që të plotësojë gjithnjë e më shumë nevojat e shkencës, kulturës, arsimit etj., duke pasqyru-ar gjithë bagazhin e shoqërisë së sotme shqiptare në fusha të ndryshme të jetës, megjithatë vërehen edhe mangësi. Modernizimi i saj nuk duhet të kuptojë vetëm pasurimin e leksikut dhe përpunimin e terminologjisë së fushave të ndryshme të shkencës, të teknikës dhe të

veprimtarisë shoqërore, por duhet trajtuar si një kon-cept më i gjerë. Ne duhet t’i evidentojmë mangësitë me qëllim që të gjejmë rrugë dhe mënyra të ndryshme për t’i ndrequr ato ose për t’i përmirësuar.Drejtshkrimi ose norma letrare gjuhësore e shqipes është njësoj sikurse kushtetuta e shtetit me ligjet e saj. Ashtu sikur nuk mund të funksionojë shteti nëse shke-len ligjet kushtetuese, po ashtu nuk mund të funksiono-jë si duhet as gjuha shqipe nëse nuk për�illen rregullat e saj drejtshkrimore dhe drejtshqiptimore.Kujdesi për zbatimin e normës së gjuhës standarde ka rënë, në veçanti në futjen pa kriter të �jalëve dhe të ndërtimeve të huaja. Fjalët e huaja i dëgjojmë edhe në mjediset e shkollës si:”çao”, “okej”, “baj” etj. Komuniki-mi është një përbërës i rëndësishëm edhe në variantin e komunikimit përmes medias. Sot, gjithnjë e më tepër, media po pushton botën e madhe të informacionit dhe e përcjellë atë me cilësinë më të lartë. Por, në media �lasin njerëz të artit, të kulturës, politikanë, pushtetarë etj., të cilët nuk e kontrollojnë �jalorin, përdorin �jalë e shprehje pa kuptim, përdorin �jalë të huaja etj, etj.Kjo varfëri e gjuhës së folur dhe të shkruar ka sjellë si realitet të hidhur varfërinë e mendimit, në përgjithë-si, dhe te intelektualët. Nën maskën e të qenit “mod-ern” në të folurit e zakonshëm dëgjojmë �jalë të huaja si “çao”, “okej”, “hello”, “no problem”, “nonsens politik”, “no koment”… Në edicionet informative të Televizionit

<97>

<cog

ito 4

/5>

Shqiptar, gati për çdo ditë teleshikuesit bombardohen me një numër aq të madh të �jalëve të huaja, saqë mund t’u duket se ndjekin lajme në gjuhë të huaj. Fjalët e tilla si: president, presidencë, komunitet, mazhorancë, minorancë, �lesh lajme, prononcim, sondazh, media-tor, monitoring, kauzë kombëtare, balotazh, elektorat, opinion, predispozitë, prononcim, prononcoj, multiet-nitet, vigjilencë, transparentë, jokooperativiteti i poli-tikës. etj., që i përdorin pa masë e pa kriter gazetarët, mund t’ju shkojnë për shtati gjuhëve prej nga e kanë vatrën e burimit të tyre, por jo edhe shqipes, e cila ka përgjegjëset e veta shumë të bukura dhe kuptimplote: kryetar, kryesi, bashkësi, shumicë, pakicë, lajme të shpe-jta/lajme të shkurtra, konferencë shtypi, ndërmjetës, mbikqyrës, çështje kombëtare etj.Arsyet pse kryetari bëhet president e kryesia-presi-dencë nuk janë aspak të arsyes gjuhësore, se �jala shqipe nuk mund t’i shprehë si duhet kuptimet e kësaj shenje gjuhësore, por në radhë të parë janë të natyrës psikologjike e shoqërore: se me �jalën e huaj president autoriteti i kryetarit dëshirohet të rritet e të zmadhohet si me epitetin e carit apo të sulltanit, kështu që presi-denti mund të quhet fare lehtë edhe kryetar pa humbur asgjë nga kompetencat ose nga zotësitë e tij. President-i e presidenca do të mund të zinin vend në �jalorin e gjuhës shqipe po të mos i kishte kjo gjuhë �jalët e fon-dit vetjak kryetar e kryesi, por meqë i ka, �jalëve shqipe nuk u duhen shembra.Në gjuhën e sotme letrare shqipe po qarkullojnë një

radhë formimesh gjuhësore të cilat duhet shmangur nga përdorimi, si: ndofta (për ndoshta), qëndër (për qendër), vënd (për vend), servir e serviren (për servoj e servohem), stabël (për stabil), guzhinë (për kuzhinë), gurbet (për kurbet), egzistoj (për ekzistoj), çudë (për çudi), mike (për mikeshë), vend (për vend), mënd (për mend), shiqoj (për shikoj) etj. Përdorimi i tyre nga disa shqipfolës e rëndon shprehjen gjuhësore shqipe dhe nuk e qartëson atë. Kur gjuha është shkel e shko, edhe mendimet janë shkel e shko -thotë gjuhëtari ynë i mirënjohur Xhevat Lloshi.E për standardin që ka gjuha shqipe sot, mund ta ilus-trojmë këtë më së miri me thënien e mendimtarit të shquar shqiptar Tajar Zavajanit: “E mjera shqipe, ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet!” Ose pa të nga shumë shqipfolës, sidomos nga radhët e gazetarëve, do të thotë para së gjithash ikje nga vetëd-ija kombëtare, nga kultura kombëtare dhe nga qenësia kombëtare. Duhet t’i presim rrugën këtij “modernizimi” në gjuhë. Në këto rrethana është e nevojshme të nxisim dhe të gjejmë rrugët më të shpejta dhe më të përshtatshme për të stimuluar zhvillimin dhe përsosjen e gjuhës standarde. “gjuh’ e një kombi, shkruante N. Frashëri, s’është e ndaluarë, as mund të ndalohetë kurrë”. Ose le të citojmë një poet që thotë: “Kur të gjithë më braktisën gjuha ndejti me mua”. Nëse gjuha nuk na braktis, atëherë pse ta braktisim ne atë...

Ezhen GILVIK

POEZIA DHE GJUHAPoezia është ruajtje e gjuhës kombëtare, ringjallje e një gjuhe që ka tendencë të sklerotizohet. Poeti e ripërtërin

gjuhën. Poeti organikisht është i lidhur me gjuhën sepse kjo është jeta e tij. Pa poetët kombi zhduket... Gjuha

e ruan fatin e njerëzve në një vazhdimësi të pandërprerë. Njerëzit në gjuhën e tyre ëndërrojnë, plani�ikojnë,

shpresojnë. Kurse poezia nuk është vetëm përdorim i gjuhës me mjeshtëri, ushtrim i rëndomtë, kjo është sin-

tezë e përvojës së përjetuar dhe përvojës gjuhësore. Barazim i jetës dhe gjuhës. Poeti i zbulon �jalët e �isit, të

popullit. Ky me këto shkon më larg se të tjerët. P.sh. pa poetët e romantizmit gjuha franceze që moti do të ishte

e vdekur. Romantizmi me përkthimet nga autorët e huaj, në radhë të parë të Gëtes, Shekspirit, bëri që gjuha

franceze të ringjallet...

<98>

<cog

ito 4

/5>

TOPONIMET E POLLOGUT TË EPËRM TË VËSHTRUARA NGA PIKËPAMJA LEKSIKO-

SEMANTIKE

Mr. Izmit DURMISHI

<gjuhësi>

Mbledhja dhe studimi i materialit toponimik dhe antro-ponimik për Pollogun e Epërm të Gostivarit ka rëndësi të veçantë,po të marrim parasysh se onomastika është një nga disiplinat që, për shumë arsye shërben edhe si �iksuese e gjurmëve dhe udhës historiko-shoqërore të popullit.Aty �iksohen ngjarjet e mëdha e të vogla, gër-shetohet e vjetra me të renë, duke na çuar me siguri në shtigjet e një kërkimi të suksesshëm e ndërdisipli-nar. Në mënyrë të veçantë janë me vlerë lidhjet e ono-mastikësh me dialektologjinë nëpërmjet formave të ndryshme fonetike të emërvendeve dhe të emrave të njerëzve, po edhe me etnolinguistikën, sidomos nëper-mjet shtresëzimeve të ndryshme që shpërndajnë gati të gjitha prurjet, lëvizjet a pikëtakimet etnike të popujve.Në këtë trajtesë është bërë vështrimi i toponimeve dhe antroponimeve kryesisht nga pikëpamja leksiko-se-mantike, ku shihen qartë emrat e maleve (oronimet), emrat që lidhen me ujëra rrjedhës ose të ndenjur (hid-ronimet), �jalë që lidhen me emra bimësh (�itonimet), �jalë që lidhen me emra kafshësh (zoonimet), �jalë që lidhen me përbërjen pedologjike të tokës, me emra të fshatrave e lagjeve etj.

1. Në oroniminë e rajonit të Pollogut të Epërm, sipas një statistike të përafërt duke u bazuar në materijalin e mbledhur toponimik e antroponimik, del një numër i konsiderueshëm leksemash. Numri më i madh i tyre është me origjinë shqipe, pastaj me origjinë sllave e me origjinë turke, ndërsa një numër tjetër i toponimeve me origjinë nga gjuhë të tjera. Numri më i madh i lekse-mave të oronimeve të rajonit në �jalë, që janë të gurrës shqipe, përdoren edhe në gjuhën letrare si p.sh. breg-u, gur-i, shpat-i, kep-i, kodër-a etj.Numri i oroimeve që për bazë kanë leksemë me pre-jardhje sllave është po kështu i madh, sepse popullësia i disa lokaliteteve është e përzier dhe aq më tepër kur e dimë ndikimin sllav në mbarë toponiminë shqipe. Le-

ksemat me prejardhje sllave në oronimet e këtij regjio-ni përdoren po kështu edhe në gjuhën letrare maqe-donase. Po përmendim sa për ilustrim disa nga ata: gradishte (rrënojë), zavoj (kthesë-lak), shuma (mal), jama (humnerë)etj.Ato me bazë të gjuhës turke janë më të pakta, të mbetu-ra si pasojë e ndikimit të fuqishëm shumëshekullorë të turqishtes gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Sa për ilustrim po përmendim: çanak (enë e rrumbullakët ushqimi), jaz (lum i jeshil-vend i gjelbëruar), teferiç (vend i hapur), Harman (lamë-lëmë e vogël)etj.2. Në hidroniminë e Pollogut të Epërm bëjnë pjesë po kështu një numër i konsiderueshëm leksemash, prej të cilave kemi me origjinë shqipe, sllave, turke dhe ca nga gjuhë të tjera. Shtresa leksikore shqipe e hidronimeve është e përafërt me atë të origjinës së gjuhës sllave.Hid-ronime të shtresës leksikore shqipe janë: kroj, prroj, ujë, hurdhë, gurra, lum, llomi etj.Hidronimet me origjinë sllave në të folmen dhe topon-iminë e këtij rajoni janë: voda (ujë), razdollka (përrua i ndarë), reka (lumë), izvor (burim), doll(përrua) etj. Numri më i madh i këtyre leksemave përdoren edhe në gjuhën letrare maqedonase.Shtresa leksikore me origjinë të gjuhës turke në hid-roniminë e Pollogut të Epërm është prezente. P.sh.: bu-nar (pus), çeshma (çezmë), gjol (liqen-kënetë), kasnak (burim) etj.3. Në sferën e mineralogjisë u regjistruan po kështu disa leksema, nga të cilat shumica me origjinë shqipe, ca me origjinë sllave dhe një me origjinë turke. Lekse-ma të shqipes janë: Bardhovca, Toke Bardhë, Gurte Zi, Trulli Kuç, Balte Kuçe, Kuçuline Kuçe, Gjuri Kuç, Grell (grill)etj.; Të gjuhës sllave: cërvenek (tokë e kuqe), peshk (rërë), dhe të gjuhës turqishte: kumsall, nga kum (rërë, tokë rranore).4. Në toponiminë e rajonit në �jalë kanë hyrë edhe një numër i madh �itonimesh (emra të botës bimore).Për

<99>

<cog

ito 4

/5>

sa i takon numrit të �itonimeve që përdoren në rajonin e Pollogut të Epërm duhet konstatuar se numri mëi madh i tyre del me origjinë shqipe pastaj me origjinë sllave dhe një numër më i vogël nga gjuhë të tjera . Fitonime me origjinë të gjuhës shqipe janë: ah, arrë, dardhë, dushk, dullejnë, ferrë, fejr, lis, mollë, murriz, shelg, shkozë, shtog, thekën, vidh, llapushë, dru etj.Fitonime me origjinë të gjuhës sllave janë: cer (dushk i zi), breza (shkozë) etj. Fitonime të shtresës leksikore të gjuhës turke janë: sha-mak (pyll i vogël me dushk) etj. Fitonime me origjinë nga gjuhë të tjera, si p.sh. të greqishtes: duhan, oriz etj.5. Në toponiminë e rajonit të përmendur ndeshin një numër të konsiderueshëm kafshësh të buta dhe të egra, d.m.th. zoonimesh; pastaj hasen edhe emra të shpendëve. Më shumë zoonime janë me prejardhje shqipe, aty-këtu, ndonjë me prejardhjen sllave. Zoonime të gjuhës shqipe në toponiminë e kësaj treve janë: dhelpën, lop, shipe, dalldish (dallëndyshe), kalë, ujk, hut, qe etj.; të gjuhës sl-lave, po veçojmë: ça�ka,orel etj.

6. Në toponiminë e rrethinës së Gostivarit bëjnë pjesë edhe apelativa që kanë lidhje me sipërfaqe bujqësore, objekte bujqësore, objekte blegtorale, sipërfaqe blegto-rale dhe objekte të tjera nga veprimtaria ekonomike e njeriut. Numri më i madh i leksemave që marrin pjesë ne formimin e toponimisë së këtueshme është me pre-jardhje shqipe, ndër to po veçojmë: arrë, fushë, vnesh-të, mulli, vathë, shtrungë, ligatë, livadh(që e përdorin shqiptarët) dhe formanti sllav livada(që përdoret nga maqedonofolësit). Me prejardhje sllave po veçojmë: or-nica, stan, niva, ograde, padishta etj.,ndërsa me prejard-hje turke janë toponimet: bafçe, teferiç, hise, palave etj.7. Toponime që emërtojnë rrugë dhe mjete të tjera të komunikacionit, të burimit të shqipes janë: kriç, rrugë, udhë etj.,të gjuhës sllave: stanica, gara etj.,ndërsa të gjuhës turke: xhade e kalldërma.8. Apelativat shqipe që bëjnë pjesë në formimin e topon-imeve dhe që kanë lidhje me objekte sociale dhe objekte të ndryshme të gjuhës sonë janë: muri, ura; të gjuhës sl-lave:selishte, sello ndërsa të turqishtes: kala, kullë dhe mëhallë.9. Toponime që emortojnë objekte të kultit me origjinë shqiptare janë: kishë, kullë dhe vorr; me origjinë sl-lave: crkva dhe kërst; turke: teqe dhe xhami; ndërsa të origjinës greke: manastir.10. Numri i toponimeve që kanë lidhje me ku�ij, të bur-imit të shqipes janë: medis-i, të gjuhës sllave, megjja dhe të gjuhës turke: sinur.11. Toponimet që lidhen me emra të gjymtyrëve të ndry-shme të burimit të shqipes janë: shkëmi, shkallë, koshi etj.; të gjuhës sllave: korita,topall etj.; ndërsa leksema të turqishtes janë: sofratash, hajmalia etj.12. Në toponominë e kësaj treve marrin pjesë edhe apel-ativa që emërtojnë profesione të ndryshme shoqërore,

grada ushtarake etj. Duhet theksuar se numri më i madh i apelativave të këtillë është me prejardhje të gjuhës turke, edhe ate: sheh, spahi, hoxhë, pashë, beg, ballaban etj.; të gjuhës sllave: govedar, kovaç, shumar, pop. Leksema kallugjer është me origjinë greke.13. Edhe emrat e njerëzve marrin pjesë në ndërtimin e onomastikonit të këtij rajoni. Numri më i madh ësh-të me prejardhje të gjuhës arabe, të futur përmes tur-qishtes, zakonisht të gjinisë mashkullore si p.sh.: Abas, Abdil, Ali, Afmet, Asan, Asllan, Aziz, Bajram, Baki, Bra-him, Dalip, Daut, Demir, Dil, Ferat, Fazli, Hajdar, Jusuf etj. Në këto emërtime hasen edhe disa anntroponime me prejardhje shqiptare,që dëshmojnë banimin e kë-tyre viseve, për një periudhë më të gjatë, fakt ky që e kundërshton bindshëm tezën sllave se shqiptarët në këto vise janë ardhacak e që kanë ardhur në shekullin e XVIII. Antroponime të burimit të shqipes që shërben për formimin e toponimeve të rajonot në �jalë janë: Pal, Tanash, Gjon, Mark, Kolë etj.

II. Toponime të formuara prej mbiemrave që përcak-tojnë formë, madhësi, ngjyrë, moshë, temperaturë dhe veçori të tjera.Përveç emrave në toponiminë e Pollogut të Epërm të Gostivarit dallojmë edhe topoleksema prej mbiemrash që percaktojnë formë, madhësi, pozitë, ngjyrë, moshë, temperaturë dhe veçori të tjera. Sa për ilustrim po përmendim apelativa mbiemrash të shtresës gjuhë-sore të shqipes, turqishtes, sllavishtes dhe shumë pak të gjuhëve të tjera.

1. Mbiemra që tregojnë pozicion, gjendje janë: (i,e) shpum, (i,e) shpuar, (i,e) rrzuet, (i,e) shpeshtë, (i,e) ftofët, (i,e) ngrofët etj.; të shtresës leksikore sllave janë: golla, kriv etj.2. Mbiemra që tregojnë madhësi janë: (i,e) trashë, (i,e) xhondë, (i,e) madh-e, (i,e) gjatë, (i,e) ngushtë, (i,e) thellë, (i,e) vogël, etj.; mbiemrat golem, debell janë të shtresës leksikore të gjuhës sllave.3. Mbiemra të shtresës leksikore shqipe që tregojnë pozitë janë: (i,e) epër, (i,e) poshtëm, (i,e) mjedisme, (i,e) nalt etj.; ndërsa të gjuhës sllave janë : dollno, gor-no.4. Mbiemra të shtresës leksikore shqipe që tregojnë ngjyrë janë: (i,e) bardhë, (i,e) zi,zezë, (i,e) kuç-e, i xhol-lë; të shtresës leksikore sllave janë: bell, crn; ndërsa të shtresës leksikore të gjuhës turke: kara.5. Mbiemri i ri i shqipes i cili tregon moshë përkundër mbiemrit star të shtresës leksikore të gjuhës sllave është po kështu i shpeshtë.6. Mbiemrat (i,e) ftofët, (i,e) ngrofët të gjuhës shqipe që tregojnë temperaturë hasen po kështu në toponim-inë e kësaj ane.7. Mbiemrat e shtresës leksikore të gjuhës shqipe i

<100>

<cog

ito 4

/5>

keç-e keçe, (i,e) mirë, (i,e) re, (i,e) vjetër, dhe të gjuhës sllave: suva etj.; tregojnë veti të ndryshme të sendeve që i emërtojnë, si p.sh. Guri Keç, Suva Gora etj.

III. Toponimia me numërorët

Në formimin e sistemit toponimik të rajonit të rre-thinës së Gostivarit në sasi të vogël marrin pjesë edhe numërorët. Si zakonisht ato janë numërorë themelorë,p.sh. Dy Qile, Katër Maje, Ndërmjet Dy Kepave, Ndër nja dy Prina etj.

IV. Toponimia me folje

Në formimin e toponimisë së rajonit në �jalë marrin pjesë edhe foljet, edhe pse në numër të vogël. Po për-mendim disa për ilustrim: mbaj(gropa si mban uej), dal(Dalishte), mbledh(Ku mblidhen lopët), ha(Ku hanë bukë kozarët), shti(kris) (Ku shtiet pushkë), kam (Ko-jria ka mal), ri(Ku ren Demeri), vras(Vranjerzit) etj.

V. Toponimia me ndajfolje

Në strukturën e toponimisë së Pollogut të Epërm mar-rin pjesë edhe ndajfoljet e para�jalëzuara. Ata janë krye-sisht të shtresës leksikore shqipe, më rrallë sllave dhe turke. Ndajfoljet në toponomastikën e këtushme janë të parme dhe të përbëra. Ndajfolje të parme të leksikut të shqipes janë: ndër, mas; të përbëra: përti(përtej), ndërmjet etj. Po përmendim disa shembuj: Ndër Xhade, Ndër Lisa, Ndërmjet Dy Kepave, Përti Ujtit etj.

VI. Toponimia me para�jalë

Si elemente përbërëse të toponimisë së rajonit në �jalë janë edhe para�jalët. Nga para�jalët e shtresës leksikore shqipe që marrin pjesë në sistemin toponimik të ra-jonit të Pollogut të Epërm, janë: në, ke (te) dhe me,si p.sh. Krroi në Xhade, Ke Livadhi Ametit, Krroi me Dy Curila etj.

Përmbyllje

Në bazë të vëzhgimeve dhe shqyrtimeve relativisht të hapta e të shumëduershme që i kemi bërë materialit onomastik të këtij rajoni, në përmbyllje mund të kon-statojmë se:1. Pollogu i Epërm i Gostivarit ka toponimi dhe antroponimi shqipe mjaft të pasur, me vlerë shkencore, por që deri më tani nuk ka qenë e hulumtuar sa duhet nga studiuesit shqiptarë dhe të tjerë.2. Gjatë hulumtimit dhe studimit të materialit on-omastik të kësaj treve vërehen këto elemente: elementi

ilir, latin(romak), shqiptar, sllav, turk, ku mbizotërues del gjithësesi elementi shqiptar, si dëshmi e lashtësisë së popullit i cili e ka ruajtur këtë thesar nëpër shekuj historik.3. Vështruar përgjithësisht, onomastika e rre-thinës së Gostivarit dëshmon bindshëm për autokton-inë e shqiptarëve në këto troje dhe për një vazhdimësi të pandërprerë iliro-shqiptare, pavarësisht se e njejta i pengon pseudoshkencës sllavomaqedonase.4. Toponimet dhe antroponimet e këtij rajoni për nga përbërja semantike dhe etimologjike janë të qarta, por ka edhe të atilla që nuk u dihet kuptimi etimologjik për shkak të vjetërsisë dhe shndërrimeve fonetike që kanë pësuar në rrjedhë të viteve.5. Toponimet e kësaj treve janë të rëndësishme për studimin e dukurive fonetike, fonologjike, mor-fologjike, sintaksore dhe leksikore të gjuhës së kësaj ane në veçanti dhe mbarë shqipes në përgjithësi.6. Për autoktoninë e shqiptarëve të këtij rajoni, përveç toponomastikës dëshmojnë edhe një numër i konsiderueshëm i patronimeve, emra familjesh të sot-me shqiptare, që dalin të formuar nga emra personal të periudhës së hershme mesjetare, paraturke dhe par-asllave dhe si të tilla ruajnë në vete një vazhdimësi his-torike.7. Patronimet kanë prejardhje nga një emër �isi, si: Hoti, Daka, Spahiu, Bardhi, Hasi, Krasniqi etj.8. Patronime që dalin nga një emër vendbanimi, si: Dibran, Lumjan, Lure, Kalishtallar, Reçet, Hasollar, Topojan, Matjan etj.

Referencat:

1. Gj.Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, Ti-ranë, 2001. 2.F.Sulejmani,Toponimija e malësisë së Tetoves,në Onomastika e Kosoves, Prishtinë,1979. 3.M.Halimi, Toponimet si dëshmi e autoktonisë së popullit shqiptarë në Maqedoni, Shqiptarët e Maqe-donisë, Shkup, 1994. 4.Q. Murati, Dëshmime Onomastike për autoktoninë e shqiptarëve në trojet etnike të tyre në Maqedoni, Ti-ranë, 1993. 5.I. Durmishi, Vëzhgime gjuhësore mbi toponiminë dhe antroponiminë e Pollogut të Epërm të Gostivarit, Gostivar, 2008.

<101>

<cog

ito 4

/5>

RRETH PËRSHTATJES SË KALLËZUESIT ME KRYEFJALËT HOMOGJENE

Mr. Berton SULEJMANI

<gjuhësi>

Siç dihet, përshtatja është një dukuri sintaksore, përmes së cilës shprehet lidhja e njësive të ndryshme gjuhësore me tregues gramatikor përkatës. Ajo, pra përshtatja, ka një shtrirje të gjerë e gjen zbatim në shumë kategori të sintaksës, prandaj studimi i saj ka rëndësi si në planin teorik, ashtu edhe në planin praktik të gjuhës. Në planin teorik përshtatja lidhet me problemin e kallëzuesisë, me varësinë e gjymtyrëve të ndryshme të �jalisë, me gjymtyrët homogjene, me rendin e �jalëve, me tog�jalëshin etj. Njohja dhe zotërimi i rregullave dhe formave të ndryshme të përshtatjes ndikojnë në shpre-hjen e qartë të mendimit, në kapjen e logjikës së brend-shme të periudhës, në zbulimin e lidhjeve midis �jalëve e tog�jalëshave të ndryshëm dhe në hijeshinë e stilit1. Dukuria sintaksore e përshtatjes gjen një zba-tim të gjerë në shumë kategori të sintaksës, por në këtë artikull do të ndalemi në disa raste të përshtatjes së kallëzuesit me krye�jalët homogjene, të cilat paraqesin një interes për anën normative të gjuhës2. Kallëzuesit foljorë dhe këpuja e kallëzuesit emëror të disa krye�jalëve homogjene përshtaten me to në numër e vetë, pjesa emërore e shprehur me mbiemër në numër e gjini3.Krye�jalët homogjene hyjnë në lidhje me kallëzuesin. Kjo lidhje gramatikisht shprehet me përshtatjen e ka-llëzuesit me krye�jalët homogjene si diçka e tërë ose me njërën prej tyre kur mendohen veç e veç. Pra, kallëzuesi që lidhet me një varg krye�jalësh homogjene bëhet ne bazë të disa rregullave të caktuara, që lidhen me ven-din e krye�jalëve homogjene, para ose pas kallëzuesit, me llojin e lidhëzave që i bashkërenditin, me kuptimin e tyre, me përemrat që i shoqërojnë etj.1. Kallëzuesi që pason një varg krye�jalësh homogjene të bashkuara pa lidhëza ose me lidhëzat këpujore e, dhe, edhe, edhe....,edhe, as....,as, vihet, si rregull në shumës. Ja disa shembuj·: Pa rënë akoma mbrëmja, aviatori dhe dy ushtarët u gjetën.*Toka, jeta, mosha bëjnë të tyren.Vetura dhe kamioni ishin identikë me veturën dhe ka-mionin e tyre. Edhe natyra, edhe qielli tregonin se dimri po afrohej.

Historia dhe lufta shekullore që ka bërë, e kanë mësuar popullin tonë t’i njohë mirë miqtë dhe armiqtë.Gjenerali, prifti dhe tre shqiptarët u ulën në një ta-volinë. 2. Kur në vargun e krye�jalëve homogjene ka krye�jalë të shprehura me përemra vetorë të vetave të ndryshme, kallëzuesi dhe këpuja vihet në vetën e parë shumës, vihen në vetën e dytë shumës, në qoftë se janë të vetës së dytë a të tretë. Për ta kuptuar më qartë, këtë teori do ta ilustrojmë me shembuj:Unë, ti dhe Tomori jemi shokë që në klasën e parë.As unë, as ti, s’jemi ende në gjendje të hidhemi në bete-jë ashtu siç është hedhur, bie �jala, Skënder Shpata. Ti dhe shokët e tu keni punuar mirë.Ti e Demka do ta shpini në Korçë. 3. Ka edhe raste që kallëzuesi vihet në njëjës. Kjo ndodh kur krye�jalët homogjene janë sinonime a mendohet si diçka e vetme ose shoqërohen me përem-rat e pacaktuar çdo e asnjë.Çdo nxënës e çdo student duhet të mendojë e të pu-nojë si atdhetar.Çdo vend e çdo popull kishte ligjet e veta të luftës dhe të paqes.Asnjë presion, asnjë shantazh e bllokadë, asnjë intrigë e komplot nuk e ka shmangur dot e nuk do ta shmangë as edhe një grimë idealin tonë nga vija kombëtare. 3.1. Kallëzuesi ose këpuja e disa krye�jalëve ho-mogjene këpujore (e, edhe, po edhe, si edhe), vihet në njëjës, kur krye�jalët homogjene shënojnë një objekt të vetëm ose janë kuptimisht shumë të afërta, kanë lidhje të ngushtë gramatikore-strukturore, kur kërkohet të theksohet vështrimi i krye�jalës si njësi tërësore e vet-me ose kur janë të ndjeshme ngjyrimet shtesore. Ja disa shembuj:Burrëria dhe trimëria jonë tregohet sot kur jemi në furtunë.Populli ynë, si edhe gjithë rinia, do t’i kujtojë me nder-im e respekt kotë bija e bij të lavdishëm të tij.Porosia, detyra, aksioni që kishte nisur e përmbajti.Kyçi dhe kryeporta e Shqipërisë ishte tanimë në duart e armiqve. 3.1.1. Në ato raste, kur krye�jala e dytë shoqëro-

<102>

<cog

ito 4

/5>

het me një ndajfolje kohe a vendi që tregon pasardhje kohore ose hapësinore, kallëzuesi vihet gjithnjë në njëjës. U dëgjua kërcitja e rrotave dhe më tutje zhurma e qin-dra hapave. Nga dhoma u dëgjua një kollë e fortë dhe pastaj një rënkim. 4. Kallëzuesi që pason një varg krye�jalësh ho-mogjene të bashkuara me lidhëzat veçuese: ose, a, ose,...ose, apo, vihet në shumës. Unë ose Shpresa duhet të kryejmë këtë punë. Ti ose Agimi, kjo varet nga ju, do të shkoni. 5. Kallëzuesi mund të përshtatet me krye�jalën më të afërt, kur në vargun e krye�jalëve homogjene nuk ka krye�jalë të shprehur me përemra të vetës I e të vetës II:Ose ata, ose Agimi do ta mbante barrën kryesore të asaj detyre. 5.1. Kur kallëzuesi prin vargun e krye�jalëve ho-mogjene, përshtatet me krye�jalën më të afërt:Të vish ti ose ata, se vetëm s’mund ta kryej këtë punë. Agimin do ta marr në qytet unë ose Drita. 5.2. Kallëzuesi përshtatet me krye�jalën më të afërt, kur këto bashkohen me lidhëzat: po (por) e jo (vetëm)...po (edhe):Dhe në lotët e tyre hynte jo vetëm dhimbja e të vdekurit, po edhe malli i shqipes.Fitoret e revolucionit nuk i mbron vetëm ushtria, por tërë forcat e armatosura.Jo vetëm ai, por edhe Shpendi ishte i bindur për kry-erjen e atij aksioni me sukses.

Atë që s’e mban �jalën e dhënë, e vret jo vetëm ndërgjegjja, por edhe opinioni shoqëror. Nga ato raste që u shqyrtuan këtu, duket se në shqipen standarde përshtatja ka prirje të bëhet gjithnjë e më shumë formale, duke u përputhur në shënjuesit e kuptimeve gramatikore gjymtyrët që bashkohen me lidhje përshtatjeje. Nga ana tjetër, kujtojmë se rastet sipas kuptimit bëhen më të motivueshme. Luhatjet në përshtatje pasqyrojnë në të shumtën e herës ngjyrime kuptimesh të ndryshme. Kjo rregullsi në dukurinë e përshtatjes në një plan më të përgjithshëm lidhet me fuqizimin e karakterit sistemor të shqipes standarde, me përsosjen e sistemit të saj.

REFERENCAT

1 Seit Mansaku, Probleme të normës në përshtatjen e kallëzuesit me krye�jalën, Gjuha jonë, nr.3, 1985, f.462 Përshtatja e kallëzuesit me krye�jalët homogjene është trajtuar nëpër gramatika të ndryshme shkollore, por më gjerësisht ajo është vështruar në “Gramatika e gjuhës shqipe 2 (SINTAKSA), Tiranë, 2002, f. 320-324. 3 ASHSH, Gramatika e gjuhës shqipe 2, Sintaksa, Botim i ASHSH-së, Tiranë 2002, f.320· Shembujt që janë përdorur për ilustrim të teorisë, krye-sisht janë marrë nga letërsia artistike, por një numër i vogël janë marrë edhe nga gramatikat e ndryshme të gjuhës shqipe.* Krye�jalët do t’i nënvizojmë me një vijë të drejtë, ndër-sa kallëzuesit do t’i shënojmë me shkronja të zeza.

<103>

<cog

ito 4

/5>

KOMUNIKIMI NDËRKULTUROR NË NXËNIEN E GJUHËVE TË HUAJA

Mr. Arta Toçi

Ky studim ka të bëjë me synimin edukues në nxënien së gjuhëve të huaja (NJGJH) në një botë gjithnjë e më shumë të internacionalizuar. Ne 20-30 vitet e kaluara kemi qenë dëshmitarë të një mendim tjetër dominant të synimeve të NJGJH, duke përfshirë këtu një zhven-dosje të qasjes nga ajo linguistike përmes aftësisë komunikuese në një qasje ndërkulturore. Duke pasur një rëndësi të veçantë, aspekti kulturore i mësimdhë-nies së gjuhës së huaj i prezantuar në kurikulat dhe në programet mësimore, parashtron kërkesa të reja për mësimdhënësit e gjuhëve të huaja. Qëllimi i përgjithshëm i këtij studimi është të thellojë njohuritë lidhur me qëndrimet e mësimdhënësve të an-glishtes si gjuhë e huaja (AGJH) në drejtim të trajtimit të kulturës gjatë nxënies së gjuhës angleze si gjuhë e huaj (AGJH). Pyetjet në fokus janë:1) Si e shpjegojnë mësmidhënësit konceptin “kul-turë” në nxënien e AGJH?2) Si i cilësojnë ata qëllimet kulturore përmes nxë-nies së tyre?3) Çka bëjnë ata për të realizuar këto qëllime?

Studimi përpiqet të zbulojë se a mundet mësimdhënia e gjuhës së huaj të përshkruhet si ndërkulturore, në kuptimin se kultura është e nxënë sipas qëllimit të pro-movimit të mirëkuptimit ndërkulturor, tolerancës dhe mirëkuptimit në përgjithësi. Studimi tregon se mjaft mësimdhënës ndjehen të pasigurtë në mësimdhënien e kulturës në mënyrë të përshtatshme dhe bashkohore. Kjo i është pëshkruar mes tjerash, mungesës së aftësisë së mësimdhënësit si dhe mungesës së kohës dhe mate-rialit adekuat. Rëndësia e mësimit të paqes dhe mirëkuptimit ndërkombëtar për të gjitha nivelet është e njohur për shumë kohë, por nocionet si edukatë ndërkulturore, mësim ndërkulturor, mirëkuptim ndërkulturor dhe ndërkulturalizëm janë vërtetë të reja. Dy të parat kanë

qenë të interpretuara në mënyra të ndryshme brenda kulturave të ndryshme kombëtare. Nocioni “edukatë ndërkulturore“ në fakt së pari është prezantuar në SHBA, ku tashmë ishte përdorur gjatë dy luftërave botërore për të përshkruar programet mësimore për integrimin e grupeve të ndryshme etnike në shoqërinë e Amerikës së Veriut (Doyl 1999, 15). Në mënyrë të ng-jashme, një nocion që aktualisht pranohet si i vjetruar, ishte i prezantuar në Gjermani në vitet 1970-ta si re-zultat i rritjes së tensioneve mes popullit vendas dhe punëtorëve të huaj (Auernheimer 2000, 18-19). Në vende me mjedis kulturor homogjen, edukata ndërkul-turore parimisht merret me edukatën qytetare në drejtim të internacionalizimit dhe ndërkulturalizimit. Edukata ndërkulturore, qëllimi i së cilës është të nxisë mirëkuptim të përbashkët dhe të ndërsjellë, gjithashtu është e drejtuar edhe në këtë pikëpamje për studentët e shumicës. Faktorët parimorë që luajnë një rol në nevojën e mësim-it ndërkulturor në botën e sotme janë të prezantuar nga Kaikkonen (2001, 70-71). E para nga këto është identiteti kulturor i vetë personit dhe fuqizimi i tij. Ai sheh vetëbesimin dhe vetëdijen e identitetit të tij si një lloj mbështetje për mësimin ndërkulturor. Identiteti kombëtar, sipas Haarmann (1993) është drejtpërdrejt i lidhur me rrënjët e secilit, çka do të thotë me origjinën etnike të paraardhësve, kallëpin kulturor të formuar nga mjedisi shoqëror në të cilën individi është pjesë përbërëse, si dhe nga perceptimi dhe gjykimi i vlerave. Ndonëse shoqëria moderne në të cilën ne jetojmë po bëhet gjithmonë e më shumë ndërkombëtare, aftë-sia jonë për t’u përballur me dallimet, me atë që për ne është e huaj dhe heterogjene duket se githnjë e më tepër po e humb kuptimin.

***Kultura, të citoj Williams (1981) ”është një ndër dy ose

<gjuhësi>

<104>

<cog

ito 4

/5>

tre �jalët më të ndërlikuara në gjuhën angleze”. Është një term i cili ka përdorim të gjerë në kontekste të ndryshme. Me kalimin e kohës, hulumtuesit nga radhe te ndryshme të disiplinave shkencore janë munduar të formulojnë përku�izime, të cilat konsiderueshëm janë dalluar në orientimin e tyre.Hannertz (në Lundgren 2002,29) ne tentimin e tij për ta përshkruar kulturën, ai e jep një mendim të ngjas-hëm me sistemet e të kuptuarit, dhe atyre iu jep tri për-masa qendrore: idetë dhe mënyrat e të menduarit (që është një sërë konceptesh, sugjerimesh dhe vlerash të cilat njerëzit e kulturave te ndryshme i shprehin në shoqërori), format e jashtme (mënyrat e ndryshme me të cilat kuptimi bëhet i afërt dhe i qartë) dhe prezenca e tyre në shoqëri (mënyra në të cilën vlerat dhe kup-timi i tyre janë prezente në shoqëri). Lidhur me këtë mendim, kultura është mënyra e të jetuarit dhe të men-duarit, e cila jo gjithnjë duhet të ketë një bazë etnike ose nacionale, dhe mbi të gjitha nuk mund të konsiderohet superiore ose inferiore në krahasim me dukurite tjera. Përku�izimet e tilla përshkruese të kulturës janë tipike në mesin e sociologëve dhe antropologëve, të cilët e kanë debatuar me dekada këtë fenomen.Esenca e kulturës qëndron në atë se si ajo mësohet dhe përvetësohet. Një sërë përku�izimesh nga pikëvështrimi i mësimit të gjuhës se huaj është paraqitur nga Robin-son (1985, 8-12) dhe i shtjelluar nga Kaikkonen (1991, 42-47). Sipas teorisë behavioriste, kultura mendohet të përbëhet nga forma të ndryshme të sjelljes, siç janë zakonet, shprehitë dhe doket e grupeve të ndryshme shoqërore që lidhen ngushtë me situata të veçanta . Në kontekstin e mësimit të gjuhës së huaj, kjo mënyrë e të kuptuarit të kulturës realizohet nëpërmes të mësim-dhënies, për shembull si e kalojnë gjermanët kohën e lirë, si duket një familje tipike angleze, ose si blen ush-qim në vetëshërbim. Që nga kjo kohë kultura kuptohet si diçka konkrete që mund të shihet dhe të përjetohet.Në këtë vazhdë, kontributi i Torneges (2000) është me interes të veçantë. Gjatë analizimit të teksteve mësi-more ajo ka pasur parasysh tri perspektiva ndryshme të kulturës në mësimdhënien e gjuhës së huaj. Sipas saj, perspektiva dominante edhe sot e kësaj dite është ajo ku kultura konsiderohet si një fakt i përmbushur, p.sh një produkt i përfunduar që nuk mund të ndryshojë (63-71). Kultura konsiderohet kombëtarisht e përku�i-zuar, dhe që këtej dallimet kulturore konsiderohen si dallime në mes kombeve. Sidoqoftë, siç thekson Torn-berg, në shoqërinë e ditëve tona, e cila karakterizohet me një numër të madh fenomenesh dhe grupimesh kul-turore, një qasje e tillë e përku�izimit të kulturës nuk

është e pranueshme.Perspektiva e dyte e analizës se Tornbergut, supozon se ekziston një aftësi e sjelljes individuale e cila vazh-dimisht zhvillohet duke u bazuar ne kulturën te dish-si. Kjo do te thotë se kur nxënësi i gjuhës se huaj balla-faqohet me folësit burimorë të gjuhës së caktuar, ai/ajo do te duhet të jetë i aftë qe te veproje ne mënyre te përshtatshme dhe te mos ngece prapa. Kultura konsid-erohet si një garë që do zhvillohet në të ardhmen, diçka qe duhet te mësohet dhe te zbatohet në atë mënyrë që bashkëveprimi me përfaqësuesit e kulturave tjera të më i lehtë. Raporti mes gjuhëve dhe kulturave është shume e ndërlikuar. Kjo është për shkak te faktit qe ne njërën ane, gjuha është pjese integruese e kulturës, kurse ne anën tjetër është shprehje e kulturës. Agar (1994,28) jep një sqarim plotësues lidhur me këtë: “Kultura është brenda gjuhës dhe gjuha është e përplot kulture”. Kaik-konen (2004 b. 104) ia ka bashkangjitur ketij faktit qe gjuhet dhe kulturat duhet te jene zhvilluar se bashku, ne forme te simbiozes. Prashtrohet pyetja se nese kultura eshte produkt i gjuhes ose nese ne fakt, ka ndodhur e kunderta, eshte nje çështje shum,ë kontradiktore. Maredhenia mes gjuhes dhe cultures behet shume e qarte, veçanarisht nen driten e de�inicionit simbolik te cultures, sipas te ciles kultura eshte nje process ne te cilin simbolet dhe dometheniet mesohen. Ky proc-ess i mundeson individit te kuptoje dhe te interpretoje fenomene te ndryshem, si dhe t’i pershkruaje ato në as-pektin gjuhësor.Gagnestam (2003,33) thekson qe komunikimi nuk eshte perdorimi i �jaleve dhe shprehjeve ne nje gjuhe te caktuar. Komunikimi joverbal, duke perfshire edhe shprehjet e fytyres, gjestet, kontakti me sy, qendrimin, prekjet si dhe gjerat si veshja dhe aromat, jane shume afer te lidhura me kulturen, dhe ne menyre indirekte edhe me gjuhen. Kur komunikoni me nje person tjeter, ai person ju kupton si rezultat i tere paraqitjes suaj, jo vetem ne bazë të asaj që ju �lisni. Ne komunikim, ne nuk bejme në mënyrë të vetëdishme ndarjen e sinja-leve verbale dhe joverbale, deri sa, per ndonje arsye, ata japin porosi kontradiktore dhe nuk e mbeshtesin njera tjetren ne ate menyre siç pritet ne ate kulture. Kjo mund te shpije deri tek nje mosmareveshje ose edhe deri tek mungesa e komunikimit. Secili i cili do te tento-je qe te tund koken per te thene “jo” ne te njejten kohe e di se sa e veshtire eshte qe t’ju kundervihet shprehive kulturore. Mjaft intrigues eshte fakti se ne disa pjese te botes, tundja e kokes do te thote “po”. Sipas Gagnestam, shenjat joverbale ndonjehere jane edhe me te rende-

<105>

<cog

ito 4

/5>

sishme se sa ato verbale. Disa studime theksojne qe me shume se gjysa e informacionit qe paraqitet gjate nje bisede normale, eshte joverbale. Sipas Byrem(1991b),m nje numër i madh i mosmar-rëveshjeve gjatë mësimit të gjuhës së huaj vjen si pa-sojë e neglizhencës së raportit të dy�ishtë mes gjuhës dhe kulturës. Mesimdhenesit e gjuhes se huaj tentojne ta injorojne apo edhe ta mohojne rendesine e kontek-stit sociokulturor gjate mesimit te gjuhes se huaj. Pasi t’i ketë mësuar karakteristikat dalluese të fonologjisë dhe gramatikës, nga studenti pritet që ta kuptojë dhe ta përdor gjuhën ne menure te drejte. Me �jalë të tjera, ligjet e përgjithshme strukturale men-doheshin të sigurojnë Kompetencën Linguistike (KL) të nevojshme, e cila u bë qëllimi i padiskutuar i çdo mësuesi të gjuhës së huaj. Pas viteve të 50-ta, brenda studimeve të gjuhës së huaj në universitete lindën dy disiplina kryesore: nga njëra anë linguistika dhe nga ana tjetër letërsia. Sipas Bragger (1992, 12), të dyja fushat u profesionalizuan mjaft dhe u mbajtën rreptë-sisht të ndara.Të folurit, dëgjimi, shkrimi dhe leximi u theksuan si katër shkathtësitë e gjuhës të cilat çdo nxënës duhet t’i �itojë. Mjaft interesante, sot këto ende shpesh rangohen si objektiva në kurrikulat e gjuheve te huaja. Megjithatë, në atë kohë mungonte njohja e dimenzionit social të gjuhës. Doyle (1999, 11) u referohet gjendjeve të tilla si rregullim, synim komunikativ dhe lidhje midis bashkë-biseduesve, të cilat nuk merreshin parasysh dukshëm, deri në te ashtuquajturen reformë pragmatike. Mësues-it e kuptuan që për nxënësit nuk ishte e mjaftueshme të jenë në gjendje të prodhojnë fraza gramatikisht të sakta nëse atyre u mungonte aftësia e të përdorurit të këtyre frazave në kontekste të vërteta komunikative. Pra kjo ishte koha kur katalogët e strukturave gramatikore u zëvendësuan nga listat e funksioneve të gjuhës në tek-ste kurrikulare. Sipas Kaikkonen (2001, 64), “qëllimi më i rëndë-sishëm i mësimit të gjuhës së huaj është t’iu ndihmohet nxënësve të dalin nga guaska e gjuhës së tyre amtare dhe kulturës së tyre”. Ai e përdor metaforën e guaskës kulturore për të diskutuar domethënien personale të mësimit ndërkulturor. Të gjithë ne kemi marrë një kul-turë të caktuar-mënyra speci�ike të të menduarit, të të folurit dhe formimit të botës rreth nesh, si rezultat i procesit të socializimit në kulturën tonë. Modele të tilla, të cilat ne, pak apo shumë, i marrin falas, mund ti caktojnë ku�ijtë e sjelljes tonë, duke na bërë të jetojmë në një guaskë kulturore. Megjithatë, disa herë mund të dalim jashtë asaj guaske për të takuar individë dhe sho-

qëri që mund të sillen në mënyrë të ndryshme ose të pazakonshme. Kaikkonen pohon se ne kemi mësuar që nga fëmijëria e hershme si të mendojmë për veten tonë dhe si të lidhemi me të tjerët, veçanërisht me njerëzit të cilët duken ose sillen ndryshe. Prandaj, shumë ster-eotipe dhe paragjykime formohen para moshës shkol-lore. Kur fëmijët �illojnë të mësojnë gjuhë të huaja në shkollë, ata tashmë mund të kenë shumë paragjykime për atë se çka është e huaj ose ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim. Gradualisht sa me shume te jene ne rrjedha me nje gjuhe te huaj, ata mësojnë mënyra të reja dhe të ndryshme te komunikimit. Ata �illojnë ti tejkalojnë ku�ijtë e kulturës së tyre dhe te dalin nga kjo guaskë kulturore. Përvojat e tyre për botën bëhen më të shumëanëshme.Kaikkonen (2001, 85) �let për zgjerimin e pikturës së nxënësit për kulturën, me ndihmën e informatave të reja për kulturën dhe gjuhën e huaj. Kjo gjithashtu e rrit vetëdijen e nxënësit për kulturën dhe gjuhën e tij/saj. Kramsch, van Lier dhe Tornberg, të gjithë e theksojnë faktin që roli dhe detyrat e mësimdhënësit të gjuhës së huaj janë bërë gjithnjë e më shumë të ndryshme dhe komplekse. Kjo logjikisht ngrit pyetjen se çka mendojnë vetë mësimdhënësit për punën e tyre dhe për faktorët që ndikojnë në vendimet e tyre profesionale.

Referencat:

1. Bayram, (2003); Five Savoirs, components in inter-cultural Communication2. Byram (1997); Comprehensive Model of Intercultur-al Communicative Competence 3. Borg (2003); Teacher cognition, Schooling, Profes-sional Education, and Classroom Practice4. Kohonen (2001); Conscious and unconscious teach-er knowledge 5. Gagnestam’s (2003); How to deal with culture in lan-guage teaching6. Marton (1978); Mapping out People’s Conceptions7. Doyle (1999); Different Ethnic Groups in North American Society8. Kaikkonen (2001); Intercultural Learning in Today’s World9. Haarmann (1993); National Identity 10. Krumm (2004); Emerging Dominant Languages

<106>

<cog

ito 4

/5>

PËRFSHIRJA E FËMIJËVE NË INSTITUCIONET SHKOLLORE DHE FORMAT E MUNDSHME TË

DISKRIMINIMIT (Hulumtim mbi raportin e Avokatit të Popullit për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të

veçanta në arsimin �illor në Republikën e Maqedonisë)

Lahurija ISAKU-REKA

Përkundër ligjit për arsimin �illorë, i cili në mënyrë de-cide thotë se për nxënësit me nevoja arsimore të veçan-ta duhet që të sigurohen kushte adekuate për kryer-jen e shkollimit �illorë në shkollat �illore dhe speciale, praktika dëshmon se ka plot probleme dhe pengesa që sjellin te diskriminimi i fëmijëve. Sipas hulumtimeve të deritanishme është konstatuar se prindërit e kë-

tyre fëmijëve hasin në rezistencë dhe paragjykime nga kuadri arsimorë dhe prindërit e fëmijëve të tjerë. Për shkak të marrjes sa më precize të informatave për sa i përket realizimit të së drejtës për arsimimin e fëmi-jëve me nevoja të veçanta, për rezultatet e përfshirjes së tyre në shkollimin e rregullt dhe me qëllim të ndër-marrjes së mëtutjeshme të masave për tejkalimin e problemeve aktuale, janë bërë anketa në një numër të madh shkollash �illore në Republikën e Maqedonisë.Prej gjithsej 354 shkollave �illore në Republikën e

<studim>

Maqedonisë janë kërkuar të dhëna nga 226 shkolla �il-lore: • Janë përgjigjur 159• Nuk janë përgjigjur 67

PËRFSHIRJA E FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA

NË SHKOLLAT FILLORE

Nga të dhënat e mbledhura është konstatuar se në shu-micën e shkollave �illore në Maqedoni janë të përfshirë nxënës me nevoja të veçanta.Përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat �illore:159• Shkollat ku janë të kyçur fëmijë me nevoja të veçanta 140• Shkollat ku nuk janë të kyçur fëmijë me nevoja të

<107>

<cog

ito 4

/5>

veçanta 19 Në numrin më të madh të shkollave janë të përfshirë fëmijë me pengesa të lehta në zhvillimin psikik apo �izik ose fëmijë me probleme të lehta psikike.

PËRFSHIRJA NË SHKOLLAT FILLORE VARËSISHT

NGA LLOJI I PENGESAVE NË ZHVILLIM

Të dhënat �lasin se në shkollat �illore janë të përfshirë fëmijë me probleme në: koncentrim, fëmijë hiperak-tiv, autis, me sindromin e daunit, epilepsi, paralizë të fëmijëve, fëmijë me pengesa të lehta mentale, invalid-itet �izik ose me pengesa të kombinuara në zhvillimin psiko-�izik.

Gjithsej: 140• Shkolla ku janë të përfshirë fëmijë me pengesa të le-hta psikike ose fëmijë me probleme �izike 64• Shkolla ku janë të përfshirë fëmijë me pengesa të le-hta psikike 62• Shkolla ku janë të përfshirë f. vetëm me probleme të rënda �izike 5• Shkolla ku janë të përfshirë f. vetëm me probleme të lehta �izike 4• Shkolla ku nuk janë dhënë informata precize 3• Shkolla ku janë të përfshirë fëmijë me pengesa të le-hta psikike 2

FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA QË MBAROJNË

SHKOLLIMIN FILLORE

Gjithsej: 140 shkolla

• Numri i shkollave ku fëmijët me nevoja të veçanta plotësisht e kryejnë arsimin �illorë 69 • Numri i shkollave ku fëmijët me nevoja të veçanta

nuk e kryejnë arsimin �illorë 42 • Numri i shkollave ku fëmijët me nevoja të veçanta janë duke e kryer arsimin �illorë 18• Numri i shkollave ku fëmijët me nevoja të veçanta pjesërisht e kryejnë arsimin �illorë 11

ARSYET E NDËRPRERJES SË SHKOLLIMIT

• Me kërkesën e prindit të fëmijës 33• Keqësimi i gjendjes të fëmijës 22

<108>

<cog

ito 4

/5>

• Ekipi i specializuar i përbërë nga: defektologë, pedagogë, logopedë, psikologë, puntorë social 66 • Nuk janë dhënë përgjigje precize 4

REKOMANDIME:

- në shkollat ku ka fëmijë me nevoja të veçanta të punë-sohen ose angazhohen shërbime profesionale, të për-bëra nga defektologë, pedagogë, logopedë, psikologë, punëtorë social.- të trajnohet kuadri eksistues arsimor.- të zvogëlohet numri i nxënësve në paralelet ku ka fëmijë me nevoja të veçanta në mënyrë që t’u mundë-sohet atyre qasja individuale- të sigurohen kushte materiale, teknike dhe metoda mësimore adekuate për arsimimin e kësajë kategorie të fëmijëve- të përgatiten ose përshtaten plan-programe të veçan-ta për arsimimin e këtyre fëmijëve- të bëhen ndryshime dhe plotësime të përmbajtjeve mësimore në fakultetet gjegjëse për aftësimin kuadrit arsimorë për punë me këta fëmijë- të vendoset bashkëpunimi me prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe të edukohen dhe trajnohen prindërit për punë me këta fëmijë- të detektohen dhe evidentohen me kohë këta fëmijë me qëllim të ndihmes sa më të hershne të tyre.

• Mungesa e kushteve për ta vazhduar shkollimin 13• Për arsye të tjera 8 • Iniciativa e shkollës 4• Rezistenca e kuadrit arsimor 4• Arsyet nuk potencohen 16• Rezistenca e prinderve tjere 5

A ËSHTË I TRAJNUAR SA DUHET KUADRI MËSI-

MORË QË TË BALLAFAQOHET ME PROBLEMET E

KËSAJË NATYRE

Gjithsej 140

• Kuadri nuk është i trajnuar sa duhet 65 • Nuk ka kuadër adekuat për punë me këta fëmijë 34• Kuadri aspak nuk është i trajnuar dhe ballafaqohet me vështërsi të mëdha 26• Kuadri është i trajnuar sa duhet dhe nuk ballafaqo-het me vështirësi 15

LLOJI I KUADRIT ADEKUAT PËR PUNË ME KËTA

FËMIJË:

Gjithsej 140

• Trajnimi special i kuadrit arsimor ekzistues 70

<109>

<cog

ito 4

/5>

<110>

<cog

ito 4

/5>

Gërshetimi i poezisë me artet �igurative e ka

zana�illën që në periudhën e Renesancës në Itali.

Gjegjësisht, nisi me ilustrimet e veprave të Dan-

tes–me serinë e vizatimeve të Botiçelit– kurse vazh-

doi në epokën e barokut, me pikturat që ilustruan

episodet e romancës Rinaldo dhe Armida. Këto pik-

tura paraqesin alternativë sekulare të imazheve me

përmasa dhe ambicie të njëjta që kanë ilustrimet e

episodeve nga Bibla, si dhe temave të tjera sakrale.

Cilësia e tyre novatore mbështetet jo vetëm në fak-

tin se janë ilustrime letrare por, para së gjithash, për

shkak të rolit të tyre të komenteve vizuale të tek-

steve post-klasike.

Në shekullin e XVIII ilustrimet vizuale të

veprave letrare u bënë tejet të çmuara në Angli,

veçanërisht nëpërmjet pikturave të Pamelës së

Riçardsonit, si dhe episodeve nga Tristram Shendi.

<koalicione>

Eduar Lusi SMIT

POEZIA dhe

PIKTURA

<111>

<cog

ito 4

/5>

Në Francë, madje, vërehet edhe fenomeni i ndërsjel-

lë – në një teatër të Parisit u vu shfaqja e bazuar në

elaborimet e skenave të popullarizuara të Grozit.

Kjo kulmoi me skenat e gjalla të bazuara në pik-

turë. Tendenca e këtillë vazhdoi deri në shekullin

XIX, edhe pse artistët vazhduan që të zgjidhnin tek-

stet e etabluara “”klasike” si bazë për veprat e tyre

ambicioze. Letërsia aktuale, si zakonisht, iu la në

dorë ilustratorëve profesionistë, kurse si shembull i

veçantë është seria e ilustrimeve të Tenesit të Alisa

në botën e çudirave nga Luis Karol, që u bënë pjesë

e pandashme e ndikimit të vetë tekstit letrar.

Tentimi më domethënës i fuzionimit të poezisë

dhe pikturës duhet që të priste lindjen e lëvizjeve

moderne në �illimet e shekullit XX. Kjo është evi-

dente te disa tekste të futuristët italianë, por ky

fuzion e arrin lulëzimin e plotë me serinë e Kali-

grameve të Apolinerit (edhe pse ishin anticipuar

edhe tek Karoli: “Bishti i miut”), si dhe te veprat e

poetëve futuristë rusë, siç ishte Velimir Hlebnikov.

Dadaistët në Cyrih, gjithashtu, bënë eksperi-

mente të ngjashme. Shembulli më i njohur është po-

ezia „Fisches Gesang“ e Hugo Balit, që është e ndër-

tuar nga një seri vijash të alternuara në shkronjën

„u“.

Gjatë shekullit XX u bënë disa eksperimente

të kohëpaskohshme të kësaj natyre, kurse këto kul-

muan me lëvizjen e një poezie konkrete, e cila morri

përmasa ndërkombëtare, veçmas në Brazil, në vitin

1960-të.

Një nga përfaqësuesit më të njohur që nuk

ishte brazilian, ishte skocezi Jan Hamilton, i cili nga

një poet i botuar me tirazh shumë të vogël u bë një

skulptor i famshëm dhe arkitekt i peizazheve, skulp-

turat e të cilit ishin shfaqje të �jalëve dhe �jalive.

Historia e njëmendtë e lidhjes ndërmjet artit

modern dhe poezisë moderne është më e lashtë se

sa ato që sugjerojnë shembujt paraprak. Kjo lid-

hje e ngushtë bazohet te bashkëpunimi ndërmjet

artistëve dhe poetëve, që kanë qëllime të përbashkë-

ta estetike. Edhe futurizmi italian, por edhe lëvizjet

surrealiste në Francë, �illuan, së pari, si lëvizje

letrare, madje patën ndikim te artet pamore. Sure-

alizmi pati një ndikim të gjatë mbi poezinë franceze,

mjaftonte vetëm përmendja e emrit të Pol Eliarit,

surrealistit të përkushtuar dhe njërit prej poetëve

më të respektuar francezë të shekullit XX.

Nga ana tjetër, fryti më i rëndësishëm i ndër-

lidhjes moderniste ndërmjet artistëve dhe poetëve

është lindja e artit konceptual, që ka rrënjë të thella

në poezinë konkrete braziliane, edhe pse, gabimisht,

në �illimet e saj, shihej si fenomen amerikano-veri-

or.

Fjalitë e shkruara nëpër mure nga ana e Lo-

rens Vajnerit, si dhe tekstet �luoreshente të Xheni

Holcerit janë shembuj të gërshetimit të zhanreve.

Ekzistojnë dy shkaqe pse këtë, megjithatë, e quajmë

“art” dhe jo “poezi”. Së pari, sepse ekziston publiku,

pra veprat e ekspozuara në hapësirën publike, teksa

poezinë e konsiderojmë si diçka private që komu-

nikon “një për një”. Shkaku i dytë është se publiku i

asaj që sot e quajmë “art bashkëkohor”, është, gjith-

sesi, më në numër se sa publiku i asaj që e quajmë

“poezi”.

Përktheu: Esmije Veseli

<112>

<cog

ito 4

/5>

<teori përkthimi>

PËRKTHIMI LETRAR: QASJE TEORIKEAgron ZEQIRI

4. PËRKTHIMI SI PËRDORIM SHPJEGUES

Është e qartë se vendi ku duhet kërkuar përgjigja ndaj kësaj pyetje është nocioni i përdorimit shpjegues. Ashtu siç kanë treguar Sperber-i dhe Wilson-i (1986a), janë dy mënyra kryekëput të dallueshme, sipas të cilave, mund të përdoren shprehjet dhe, më së shumti, pasqyrimet1: ato mund të përdoren në mënyrë përshkruese, do me thënë, si përshkrime të vërteta të disa gjendjeve dhe situatave; ato, gjithashtu, mund përdoren në mënyrë shpjeguese, dhe kjo do të thotë se aty përdoren përmes ngjashmërisë me disa pasqyrime të tjera2.Si shembull, mund të merret një recension libri. Re-censuesit shpesh �illojnë me përmbledhjen e ideve themelore të librit, ashtu siç i ka paraqitur autori i origjinalit, dhe në shumë raste këto ide jepen në formën e formulimeve të thjeshta pohuese, në vend që çdo herë të futen në �jali amë të tilla si: “X mendon se ..., X shkru-an se ..., X shpall se ...” etj. Kjo bëhet edhe atëherë kur recensuesi, në të vërtetë, nuk patohet me pohime të til-la, ashtu siç mund dëshmojnë komentet e tij në pjesën vlerësuese.Nga pikëpamja e teorisë së relevancës, paraqitja e ideve të autorit të librit është një shembull i përdorimit shpjegues: formulimet që përmbledhin këto ide para-qiten, ngaqë ata, në mënyrë shpjeguese, ngjasin me formulimet e autorit të origjinalit, do me thënë, ngaqë ato përmbajnë eksplikaturat dhe/ose implikaturat e veprës burimore.Kjo bie në kundërshtim me përdorimin përshkrues, ku formulimet parashtrohen, ngaqë komunikuesi beson se ato janë vërtet të lidhura me një gjendje ose situatë të caktuar. Për shembull, ta zëmë se mësuesi i gjeogra�isë është duke u shpjeguar nxënësve të vet një mësim për Kinën. Edhe pse informacioni që u përcjell nxënësve buron nga librat që ka lexuar, ai nuk ua paraqet atë nxënësve si “diçka që thonë librat”, por si fakte, të cilat ai beson se janë vërteta. Prapëseprapë, ai nuk e �il-lon çdo formulim me një pohim të hollësishëm, si, për shembull, “Është e vërtetë se ...”.Meqenëse dallimi ndërmjet përdorimit përshkrues dhe përdorimit shpjegues nuk ka nevojë të etiketohet

gjuhësisht, një nga detyrat e audiencës është të përcak-tojë nëse shprehjet gojore ose shkrimore parashtrohen në mënyrë shpjeguese ose në mënyrë përshkruese.Rëndësia potenciale e këtij dallimi mund të kuptohet nga një ngjarje që ndodhi në Gjermaninë Perëndimore. Atje, Jenninger-i, ish Kryetari i Parlamentit të Gjer-manisë Perëndimore, mbajti një �jalim me rastin e 40 vjetorit të krijimit të Republikës Federale të Gjerman-isë. Në këtë �jalim, ai foli për disa nga tiparet themelore të botëkuptimit nazist, mirëpo, pa i shenjuar gjithnjë këto formulime si citime. Kjo shkaktoi keqkuptimin se ai, në të vërtetë, ishte duke shprehur mendimet e veta – me �jalë të tjera, se këto formulime ishin shembuj të përdorimit përshkrues, të cilat shprehnin ato fakte që ai besonte se ishin të vërteta. Afërmendsh, �jalimi i tij shkaktoi zhurmë të madhe dhe, në fund, Jenninger-it, iu desh të jepte dorëheqje nga posti që mbante, mirëpo kjo nuk ishte arsyeja e vetme.Pra, dallimi ndërmjet përdorimit shpjegues dhe për-dorimit përshkrues është shumë i rëndësishëm. Citi-met në ligjëratë të drejtë dhe të zhdrejtë, ironia, si dhe shumë përdorime të tjera të gjuhës, pa përjashtim, mbështeten në ngjashmërinë përshkruese: shprehjet në �jalë gjithnjë parashtrohen përmes faktit se ato, në mënyrë shpjeguese, ngjasin me një pasqyrim tjetër, qoftë në trajtë teksti, qoftë në trajtë mendimi. Përder-isa përkthimet janë, gjithashtu, tekste të parashtruara përmes ngjashmërisë së tyre me origjinalin, del se, në mënyrë të natyrshme, ato futen në kategorinë e për-dorimit shpjegues.Nga një pikëpamje kryekëput teorike, zgjidhja ideale për teorinë e përkthimit do të ishte hipoteza zero – do me thënë, se përkthimi është thjesht përdorim shp-jegues me të vetmin ndryshim nga shembujt e tjerë të përdorimit shpjegues, i cili buron nga fakti se origjinali dhe relacioni i tij janë në dy gjuhë të ndryshme.Tani një pikë e rëndësishme lidhur me ngjashmërinë shpjeguese është se ajo nuk është nocion absolut, por nocion krahasues: do me thënë, shprehjet, në mënyrë shpjeguese, mund të ngjasin me njëra-tjetrën në shkallë të ndryshme, dhe kjo do të varet nga numri i implikatu-rave dhe/ose eksplikaturave të tyre të përbashkëta.

Vijon nga numri i kaluar

<113>

<cog

ito 4

/5>

Ta zëmë se ju ndalon një i panjohur në rrugë dhe bise-doni bashkë për pak kohë, ndërsa shoku juaj vazhdon të ecë ngadalë. Pas këtij bashkëbisedimi të shkurtër, ju shpejtoni hapat, arrini shokun, i cili mund t’ju pyes për përmbajtjen e bisedës. Sikur bashkëbisedimi të ketë qenë i shkurtër sa duhet, ju mund t’i jepni shokut tuaj një relacion �jalë për �jalë. Relacioni juaj do të ishte një shembull i përdorimit shpjegues që përmban një shka-llë shumë të lartë ngjashmërie, si dhe, në të vërtetë, do të përfshinte të gjitha implikaturat dhe eksplikaturat e përbashkëta me origjinalin.Nga ana tjetër, ju mund t’i përgjigjeni shokut tuaj, duke përdorur një formulim tejet të shkurtër si, për shembull, “Oh, më kërkoi ca para”. Tani, meqenëse ky formulim ka të paktën një eksplikaturë ose një implikaturë të për-bashkët me origjinalin, në mënyrë shpjeguese, ai ngjet me të. Për shembull, mund të ndodhë që i panjohuri të mos e ketë thënë një gjë të tillë si “Me jepni ca para”. Ndoshta ai i ka përshkruar me �jalë tejet të goditura dhe rrjedhshëm problemet e veta aktuale �inanciare, duke ju dhënë të kuptoni se duhet ta ndihmoni me ca para. Edhe në këtë rast, formulimi juaj përmbledhës do të ngjasonte me origjinalin, ngaqë përmban një nga im-plikaturat e veta të përbashkëta.Me �jalë të tjera, përdorimi shpjegues është një nocion tejet ndryshueshëm, i cili mbulon, për shembull, re-lacionin �jalë për �jalë të një seance konference, po aq sa edhe një përmbledhje e tij me dhjetë rreshta në një gazetë të dhënë.Nga një këndvështrim, kjo ndryshueshmëri duket e dë-shirueshme për teorinë e përkthimit – në fund të fun-dit, në rrjedhën e kohës termi “përkthim”, në të vërtetë, është përdorur nëpër gjuhë për çdo lloj përcjellje ligjërate, duke përfshirë edhe përmbledhjet.Mirëpo, fakti që mbulon një gamë kaq të gjerë tekstesh mund të shihet si mangësi, ngaqë nuk do të na lejonte të shpjegonim intuitën e përgjithshme se, në një farë mënyre, “përkthimi” është diçka ndryshe nga “perifraz-imi” ose “përshtatja”. Sigurisht, ka mundësi që të dalë se kjo intuitë është e pakuptueshme, megjithatë, ia vlen të shqyrtohet.Atëherë lind pyetja: duke marrë parasysh faktin se ide-ja e përkthimit si “përdorim shpjegues ndërgjuhësor” mund të duket aq e gjerë, sa nuk mund t’i shërbejë këtij synimi – a është e mundur që të ngushtohet nocioni i ngjashmërisë shpjeguese, në mënyrë të tillë që ta bëj përkthimin qartësisht të dallueshëm nga format më të lira të komunikimit ndërgjuhësor?Nga pikëpamja teorike, çështja është se përdorimi shp-jegues si i tillë duket tejet i turbullt lidhur me llojin ose shkallën e ngjashmërisë që kërkon të ketë me origjina-lin: përbashkësia vetëm e një implikature ose eksplika-ture do t’i mjaftonte një teksti në gjuhën marrëse, për të qenë i ngjashëm me origjinalin në mënyrë shpjeguese.Ajo që do t’i pëlqente gjithkujt të kërkonte është për-bashkësia e plotë e të gjitha eksplikaturave dhe imp-likaturave, mirëpo, siç u pa më sipër, kjo është e pamun-

dur në situata komunikimi dytësore, ngaqë shpjegimi i shprehjes varet nga konteksti. A ka rrugë tjetër, përmes të cilës, të mund të përku�izohej përkthimi në mënyrë më të qartë?

5. PËRKTHIMI I “ÇELËSAVE KOMUNIKUES”

Në pjesën 2 u theksua se krejt kuptimi i një shprehjeje varet nga konteksti; u tha, gjithashtu, se gjatë procesit të interpretimit/shpjegimit, gjithë informacioni kon-tekstual përdoret për të pasuruar dhe zhvilluar një pasqyrim semantik, i cili përcaktohet nga tiparet gjuhë-sore të shprehjes. Atëherë, a nuk do të ishte e mundur që të formulohej një teori përkthimi, e cila synon të riprodhojë tiparet semantike të përcaktuara gjuhësisht të shprehjes ose të tekstit burimor?Në të vërtetë, diçka shumë e ngjashme me këtë është propozuar, për shembull, nga Kade-ja (1968), i cili i përket “Shkollës së Laipcigut” të përkthimit dhe, duke ndjekur këto linja, është sugjeruar një zgjidhje tek Gutt-i (1987, 1988). Mirëpo, çështja është se një përku�izim i tillë nuk arrin të mbulojë çdo element për të cilin duhet të tregohet kujdes gjatë përkthimit; një arsye për këtë është fakti se jo të gjitha shprehjet e gjuhës natyrore kanë barasvlerës semantikë në kuptimin gjuhësisht të përcaktuar; për shembull, nuk arrijnë të mbulohen emrat e përveçëm, përshëndetjet, lidhëzat e diskursit (krahaso: Blakemore, 1987), onomatopetë dhe pasthir-rmat.E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një numër tiparesh stilistikore, të tilla si, paraskenimi dhe prapaskenimi, kuptimi “konotativ” i �jalëve si, për shembull, “babi” në krahasim me “baba”, ose edhe dallimi ndërmjet pohi-meve dhe pyetjeve që kërkojnë përgjigje me “po” dhe “jo”: asnjëri nga këto aspekte nuk do të mbulohej nga një përku�izim i tillë, por, sidoqoftë, në mënyrë fare normale do të quheshin aspekte të rëndësishme të përkthimit.Çështja është se këto aspekte të tjera ngrenë krye në implikimet kontekstuale të përkthimit – mirëpo, siç e kemi vënë re, përfshirja e informacionit kontekstual krijon probleme në të gjitha situatat dytësore komu-nikuese.Mirëpo, a nuk është e mundur të zgjerohet baza teorike e një teorie të tillë përkthimi, që të përfshijë këto tipare shtesë? Për shembull, a nuk do të mund të shërbente citimi i drejtpërdrejtë si model për një teori të sforcuar përkthimi? Ashtu siç kanë vënë në dukje Sperber-i dhe Wilson-i (1986a), përmes citimeve të drejtpërdrejta, prodhohet një shenjë tjetër ie �jalisë burimore (faqe 227f). Në një farë kuptimi, a nuk është e mundur që, në gjuhën e shenjuar, të prodhohet një shenjë tjetër e �jal-isë në gjuhën burimore, do me thënë, të prodhohet një fali në gjuhën burimore, që ka të gjitha tiparet e brend-shme të �jalisë burimore?Nuk kërkohet shumë mundim që të kuptohet se kjo kërkesë nuk mund të mbështetet gjerësisht. Për shem-

<114>

<cog

ito 4

/5>

bull, anglishtja ka theks përqasës, ashtu si nuk e ka Amharaishtja3. Prandaj, përkthimi në Amharaisht i një �jalie në Anglisht nuk mund të ndajë, pra, të ketë të përbashkët me të, tiparin e theksit përqasës (me dal-lim të theksuar). Kështu, bëhet menjëherë e qartë se ky nocion i ndarjes (përbashkësisë) së gjithë tipareve të brendshme të origjinalit (burimorit) nuk të japin dorë për t bërë një përku�izim të hollësishëm të përkthimit – të dyja ndikimet (shtysat) nuk do të jenë fundekrye të njëjta, ngaqë u përkasin dy gjuhëve të ndryshme.Megjithatë, nëse ajo që sapo thamë është e drejtë, atëherë rëndësia e ruajtjes së tipareve të origjinalit (burimorit) nuk qëndron te vlera e brendshme, por te ndikimi që kanë në interpretimin e shtysës (ndikimit). Kështu, megjithëse Anglishtja dhe Amharaishtja nuk ndajnë (nuk kanë të përbashkët) tiparin e theksit për-qasës, çelësi që jep theksi përqasës për interpretimin e shprehjes në Anglisht, do me thënë, se përbërësi i theksuar del në plan të parë, gjithashtu, mund të jepet në Amharaisht përmes mjetit sintaksor të ndarjes më dysh. Në të vërtetë, duket sikur një nga gjërat më të mrekullueshme të gjuhëve është se, ndërkohë që kanë dallime për sa u përket tipareve konkrete, ato ngjaso-jnë me njëra-tjetrën lidhur me çelësat që janë gjendje të ofrojnë për interpretimin e një shprehjeje. Le t’i qua-jmë këta çelësa, “çelësa komunikues”.Këto shqyrtime, mendime, hapin rrugën e mundë-sisë për përku�izimin e përkthimit nga pikëpamja e “çelësave komunikues” që kanë të përbashkët teksti burimor dhe tekst në gjuhën e marrësit; kushti më i rreptë i mundshëm duhet të jetë që përkthimi të japë të njëjtit “çelësa komunikues” si dhe vetë origjinali. Për shkak të lidhshmërisë me citimin në ligjëratë të drejtë, le ta quamë këtë lloj përkthimi si “përkthim të drejtë”.E mira (vetia) e përkthimit të drejtë, si ajo (ai) e ligjëratës së drejtë, do të ishte se i ofron audiencës së gjuhës së përkthimit të gjithë “çelësat komunikues” që nevojiten për të arritur tek interpretimi i synuar i origjinalit.Një çështje e rëndësishme është, padyshim, se çfarë lloj gjërash mund të mbulojë nocioni i “çelësit komu-nikues”. Gutt-i (1989) vëzhgon një varg aspektesh. Sa për ilustrim, le të marrim si shembull paragra�in hyrës (hapës të romanit të Dikensit (Dickens) A Tale of Two Cities (Rrë�im për dy qytete):(4) “It was the best of times, it was the worst of times, it was the age of wisdom, it was the age of foolishness, it was the epoch of belief, it was the epoch of incredulity, it was the season of light, it was the season of darkness, it was the spring of hope, it was the winter of despair, we had everything before us, we had nothing before us, we were all going to heaven, we were all going direct the other way ...”(4) “Ishte koha më e mirë, ishte koha më e ligë, ishte shekulli i e mençurisë, ishte shekulli i marrëzisë, ishte epoka e besimit, ishte epoka e mosbesimit, ishte stina e dritës, ishte stina e errësirës, ishte pranvera e shpresës, ishte dimri i dëshpërimit, përpara kishim çdo gjë, për-

para nuk kishim asgjë, të gjithë ishim duke shkuar në parajsë, të gjithë ishim duke shkuar në ferr ...”Lidhur me këtë pasazh Çukovski (Chukovskii) bën këtë koment: “Te kjo pjesë kemi një kadencë thuajse poetike. Simetria e tingëllimave e përcjell jashtëzakonisht mirë dhe qartë tonin e saj ironik” (1984, faqe 144). Përmes krahasimit, ai e ndjen se një përkthim në Rusisht, duke përdorur linjën e mëposhtme, i humbet këto efekte:(5) “It was the best and worst of times, it was the age of wisdom and foolishness, the epoch of unbelief and incredulity, the time of enlightenment and ignorance, the spring of hope and the winter of despair....”4(5) “Ishte koha më e mirë dhe më e ligë, ishte shekulli i mençurisë dhe i marrëzisë, epoka e besimit dhe e mos-besimit, koha e ndriçimit të mendjes dhe e injorancës, pranvera e shpresës dhe dimri i dëshpërimit....”Çukovski (Chukovskii) e ndjen se problemi është se “... [përkthyesi] nuk ka arritur të kapë intonacionin e au-torit dhe, kështu, i zhduku �jalët e tij që përcillnin di-namizmin, i cili rrjedh nga ritmi” (vepër e cituar, faqe 144). Çukovski (Chukovskii) fare qartë ua atribuon efektin e veçantë që mundëson origjinali tipareve fone-tike, të tilla si “simetria e tingëllimave” dhe “ritmi”.Ndërkohë, që duket se këtu nuk ka gjasa se “toni ironik” dhe “dinamizmi” të jenë të kushtëzuara nga pikëpamja e fonologjisë, ne mund të japim një shpjegim të qartë, nëse kushtojmë vëmendje strukturës sintaksore të shfrytëzuar, dhe në këtë rast i vetmi dallim qëndron tek akti se përthimi kombinon në �jali të vetme të bashkërenditura ato që në origjinal janë çifte �jalish të pavarura. Një nga efektet e përdorimit të një vargu të tillë �jalish të pavarura është se secila syresh mund të interpretohet si thënie (shqiptesë, formulim) më vete, ndoshta “duke përcjellë jehonat” e një grupi të veçantë njerëzish.Në fakt, një interpretim jehues (si jehonë) duket se ësh-të synuar këtu për dy arsye; së pari, ai zgjidh (zbërth-en) kontradiktat e qarta të ndërmjet thënieve (formu-limeve, shqiptesave) të Dikensit; së dyti, ashtu siç kanë treguar edhe Sperber-i, edhe Wilson-i (1986a), goditja e thënieve (formulimeve, shqiptesave) jehuese nuk bëhet vetëm për të njoftuar se çfarë ka menduar ose thënë dikush, por, në mënyrë tipike, për të shprehur një qëndrim ndaj saj. Këtu, dhe forma e stërmadhuar e thënieve (shqiptesave, formulimeve), edhe fakti se seci-la syresh ndiqet nga e kundërta e plotë e vetë sugjero-jnë se Dikensi i quante këto vlerësime qesharake – pra, notat e ironisë që ka nuhatur Çukovski (Chukovskii).Nëse kjo është e drejtë, atëherë mund të arrijmë të kup-tojmë arsyen pse përkthimi i cituar nuk ia del të përcjel-lë ironinë: forma e bashkërenditur të jepë përshtypjen se secili çift vlerësimesh përbën një thënie (shqiptesë, formulim) të vetme paradoksale dhe, rrjedhimisht, dështon në dhënien e “çelësit” për interpretimin ironik të synuar.Vështrimi i Gutt-it) (1989) merret me “çelësat” (kallë-zojsat) që lindin nga një varg i gjerë tiparesh: mishë-

<115>

<cog

ito 4

/5>

rimet semantike, tiparet sintaksore, tiparet fonetike, lidhëzat e ligjëratës, shprehjet formula, tiparet stilis-tikore të �jalëve, onomatopetë dhe tiparet fonetike që lindin efekte poetike. Rezultati i përgjithshëm i vëzh-gimit duket se është ai brenda kuadrit të teorisë së rel-evancës, nocioni përkthimit të drejtë, i përku�izuar në kuptimin e “çelësave” të përbashkët komunikues, është i dobishëm dhe lejon trajtimin e qartë të shumë proble-meve të përkthimit, duke përfshirë edhe ato më delika-tet, si efektet poetike, për të cilat shpesh është mëtuar se qëndrojnë përtej analizës objektive.

6. PËRKTHIMI, BESNIKËRIA DHE KOMUNIKIMI I SUKSESSHËM

Pra, duket se kemi arritur në dy mënyra të mundshme të përku�izimit të përkthimit: nga njëra anë, kemi no-cionin e përkthimit të drejtë, të orientuar kah shtysat (nxitësit, ndikimet), relativisht të plotë; nga ana tjetër, kemi nocionin shumë më të gjerë të përdorimit inter-pretues, të cilit mund t’i referohemi si përkthim i zh-drejtë, përkundrejt përkthimit të drejtë.Gjendja në të cilën ndodhemi mund të quhet e pranueshme nga një pikëpamje praktike, por, nga një pikëpamje teorike, të paktën, dy problemeve mbeten: së pari, nocionit të “çelësit komunikues”, edhe pse i do-bishëm, i mungon një përku�izim i qartë, dhe së dyti, mbetet e paqartë arsyeja pse duhet të ekzistojnë dy mënyra të tilla për përku�izimin e përthimit, dhe jo tre, katër ose njëzetepesë syresh.Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, �illimisht, le t’u hedhim një vështrim të shkurtër citimeve në ligjëratë të drejtë dhe të zhdrejtë. Kësaj here do të kërkojmë të zbulojmë se cilat janë kushtet që mund të na çojnë te komunikimi i suksesshëm.Duke �illuar me citimet në ligjëratë të zhdrejtë, si një shembull të përdorimit interpretues, çdo citim në ligjëratë të zhdrejtë krijon supozimin e besnikërisë; siç kanë treguar Sperber-i dhe Wilson-i (1986a), përcjellë-si i ligjëratës (ligjëruesi) krijon supozimin se interpreti-mi që i synon të përcjellë ngjan gati një qind për qind me interpretimin e origjinalit në aspekte relevante. Ky supozim besnikërie është nocion i prejardhur. Ai buron nga natyra e përdorimit interpretues, nga njëra anë, dhe nga parimi i relevancës, nga ana tjetër; si shembull i përdorimit interpretues, një citim i zhdrejtë përdoret duke u mbështetur në vetinë e ngjashmërisë interpre-tuese me origjinalin; përmes parimit të relevancës, ai krijon një supozim që interpretimi i ofruar do të jetë mjaftueshmërisht relevant në kushtet e përpunimit op-timal. Pra, shohim se teria e relevancës vjen së bashku me nocionin e gatshëm të besnikërisë, i cili ekziston mënyrë të pavarur nga përkthimi.Kështu, kur komunikuesi angazhohet në citim të zh-drejtë, ai do të priret të komunikojë ato mendime të interpretimit të origjinalit, të cilat beson se janë mjaftueshmërisht relevante, si dhe do të shprehet në

mënyrë të tillë që audienca të jetë në gjendje t’i rimarrë ato mendime në përputhje me parimin e relevancës. Gjithë ç’i duhet të bëjë audiencës është të vazhdojë me përpunimin: ajo mund të presë se, duke përdorur supozimet kontekstuale në dispozicion, interpretimi i parë, në pajtim me parmin e relevancës, do të jetë ai i synuari nga përcjellësi i ligjëratës (ligjëruesi)5.Për sa i përket citimit në ligjëratë të drejtë, çështjet duket se qëndrojnë krejt ndryshe: audienca thjesht nuk mund të përdorë supozimet më të pranueshme kontekstuale, për të arritur në një interpretim auten-tik; përkundrazi, me qëllim që të rimarrë interpretimin e synuar të origjinalit, do t’i duhet të shfrytëzojë supoz-imet kontekstuale të parashikuara nga komunikuesi burimor. Kjo pikë jo vetëm që është brenda arsyes, por dhe i pranuar më së miri në qarqet letrare; një nga par-akushtet e interpretimit letrar autentik është rindërti-mi i mjedisit (sfondit) historik, kulturor, dhe sociologjik, brenda të cilit është krijuar pjesa (vepra) letrare.Gjegjësisht, do të pritej që ky parim i njëjtë të zbato-hej edhe në veprat e përkthyera, sidomos të atyre që synojnë të ndjekin origjinalin me vërtetësi. Çuditërisht, në rrethet e përkthimit, rëndësia e kësaj kërkese nuk është kuptuar me të vërtetë. Veprat e përkthyera kri-tikohen rregullisht, ngaqë nuk arrijnë të përcjellin nënkuptimet që vërtetë varen nga shfrytëzueshmëria e kontekstit burimor.Nëse nga citimet në ligjëratë të drejtë kërkohet plotësi-mi i të njëjtave kërkesa (kushte), atëherë dikush që dëshiron të citojë Shekspirin do ta formulonte citimin në mënyrë të tillë që audienca të mund ta interpre-tonte drejtë, pra, pa gabime, pavarësisht nga ndryshi-mi ndërmjet formimit kulturor (sfondit, mjedisit sho-qëror) të tyre dhe formimit kulturor (sfondit, mjedisit shoqëror) të audiencës burimore.Kjo situatë disi absurde ka lindur nga kuptimi i pam-jaftueshëm i natyrës së gjuhës dhe komunikimit; e thënë në mënyrë më speci�ike, këto supozime (ha-mendje) duket se i kanë rrënjët te pikëpamja mbi mod-elin e kodit të gjuhës dhe të komunikimit; sipas kësaj pikëpamjeje, komunikimi i suksesshëm i mesazhit bu-rimor varet nga përdorimi i saktë i kodit dhe, kështu, nëse përkthimi shkakton keqkuptime, shkaku më i mundshëm do të ishte gabimi kodi�ikues (shifrues) nga ana e përkthyesit.Mirëpo, edhe sikur shtysa të jetë e koduar (shifruar), në komunikimin njerëzor ajo nuk përcjell dot inter-pretim pa kombinimin tregues (konkludues, rrjedhës) me një kontekst të caktuar. Në komunikimin sipërfaqë-sor, ekziston një raport shkakësor ndërmjet shtysës, kontekstit dhe interpretimit, të vendosur nga parmi i relevancës, dhe besohet se pamundësia për të kuptuar këtë ndërvarësi ka qenë njëri nga shkaqet kryesore të amullisë në debatin mbi përkthimin, në mos shkaku kryesor i saj.Në fakt, një pranim i qartë i kësaj lidhjeje (raporti) shkakësore i hap rrugën një shpjegimi koherent të

<116>

<cog

ito 4

/5>

qartë të përkthimit, dhe ky shpjegim do të përfshijë nocionin e përkthimit të drejtë brenda kuadrit të për-dorimit interpretues.Le t’i qasemi kësaj zgjidhjeje drejtpërsëdrejti përmes këtij përku�izimi të ri të mposhtëm të përkthimit të drejtë:(6) Përkthimi i drejtëNjë thënie (shqiptesë, formulim) e gjuhës marrëse (gjuhës së përkthimit) është përkthim i drejtë i një thënieje (shqiptese, formulimi) të gjuhës burimore (gjuhës së origjinalit) vetëm dhe vetëm nëse synon të ngjasojë plotësisht me këtë të fundit në mënyrë inter-pretuese.Me qëllim që të kuptohet se si ky përku�izim lidhet me nocionin tonë të mëparshëm të përkthimit të drejtë, le të shohim më nga afër se çfarë nënkupton.Para së gjithash, ai e përku�izon përkthimin në mënyrë të pavarur nga konteksti potencial i marrësve – në të vërtetë, ai e përku�izon atë lidhur me kontekstin e par-ashikuar nga autori burimor. Kjo rrjedh nga fakti se in-terpretimi i synuar i një teksti të dhënë nuk mund t’i përcillet në mënyrë arbitrare asnjë audience, pavarë-sisht nga mjedisi i tyre njohës, por kërkon që audienca e shënjuar ta përpunojë atë në lidhje me kontekstin e parashikuar në origjinal. Kjo do të thotë se supozimi i ngjashmërisë së plotë interpretuese mund të merret si i qëndrueshëm vetëm në lidhje me kontekstin buri-mor, dhe ne sapo pamë se kjo nuk është aspak kërkesë e jashtëzakonshme, edhe pse në mospërputhje me një pikëpamje gjerësisht të pranuar në fushën e përkthim-it.Ky nënkuptim i parë ka dy efekte shumë rëndësishme. Nga pikëpamja e audiencës marrëse, kjo do të thotë se ajo mund të presë të nxjerrë një interpretim autentik të përkthimit vetëm në lidhje me kontekstin burimor; me �jalë të tjera, nëse ata duan të zbulojnë interpretimin burimor, përgjegjësia (barra) bie mbi ta për t’u njohur me mjedisin njohës të origjinalit. Pra, ka mundësi që, parimisht, të përcillet interpretimi burimor i synuar nga përkthimi, siç del gjatë qasjeve të diskutuara në pjesën 4, por kërkon që përkthimi të përpunohet në lidhje me kontekstin burimor të parashikuar (të parafy-tyruar). Nga pikëpamja praktike, kjo do të thotë se, në përgjithësi, përkthimi i drejtë mund të ketë nevojë të interpretohet në mënyrë krejt të ndryshme nga përk-thimi i zhdrejtë, ashtu si citimet në ligjëratë të drejtë kanë nevojë të interpretohen ndryshe nga citimet në ligjëratë të zhdrejtë6.Gjegjësisht, nga pikëpamja e përkthyesit, kjo do të thotë se ai nuk ka nevojë të përshtasë tekstin e përkthyer, për të shmangur keqkuptimet që kanë gjasa të lindin nga dallimet kontekstuale, ngaqë ai mund të punojë duke u nisur nga supozimi se përkthimi do të interpretohet lidhur me kontekstin burimor. Në të vërtetë, ai nuk duhet të bëjë përshtatje të tilla sepse, nëse përpuno-hen në kontestin burimor, përshtatje të tilla do të çonin te një interpretim i ndryshëm nga ai i origjinalit. Pra,

supozimi i ngjashmërisë së plotë interpretuese për-jashton shpjegimin (shtjellimin) e informacionit të nënkuptuar (të padyshimtë), përmbledhjen (të shpre-hurit shkurtimisht) dhe ndryshime të tjera të përm-bajtjes së saktë.Mirëpo, përthimi i drejtë mbart jo vetëm përmbajtjen e saktë, por edhe përcakton tiparet e tjera të tekstit të përkthyer; sërish kjo rrjedh nga ndërvarësia shkakë-sore e shtysës (ndikimit), kontekstit dhe interpretimit: me qëllim që të arrihet ngjashmëria e plotë interpre-tuese, teksti i përkthyer do të duhet të përcjellë jo vetëm të njëjtat shtjellime (shtjellesa, saktësi) si origji-nali, por edhe nënkuptesat e tij dhe, kështu, ai do t’i ketë të gjitha tiparet që nevojiten për t’i përcjellë këto nënkuptesa, po ashtu.Dhe këtu kemi nyjën (hallkën) lidhëse me përku�iz-imin e mëparshëm të përkthimit të drejtpërdrejtë: ajo që u përpoqëm të kapnim përmes intuitës me anën e nocionit të “çelësave komunikues” është pikërisht ky aspekt shkakësor i shtysës (ndikimit), do me thënë, potenciali i saj për të përcjellë interpretimin e synuar të origjinalit në mjedisin njohës të marrësit. Pra, “çelë-sat komunikues” duhet t’i ruajnë të gjitha ato tipare të origjinalit, që ndikojnë në interpretimin e tij, meg-jithëse, pa kërkuar identitet në ato tipare, dhe gjithash-tu duhet që të jenë të pavarur nga konteksti i gjuhës marrëse (gjuhës së përkthimit). Ky përku�izim rrok të gjitha këto karakteristika, dhe këtë e bën, pa u mbësh-tetur në nocionin e “çelësit komunikues”. Kjo do të thotë se nocioni i “çelësit komunikues” nuk ka status teorik, megjithëse mund të jetë shumë i dobishëm për përkthyesin, si koncept ndihmës në punën e tij prak-tike. Pra, ai mund ta vlerësojë përkthimin e vet përmes krahasimit të “çelësave komunikues”.Ky përku�izimi na lejon gjithashtu të nxjerrim në pah një ndryshim shumë të rëndësishëm ndërmjet citi-mit në ligjëratë të drejtë dhe përkthimit të drejtë, për çfarë nuk kemi folur ende. Në parim të paktën, citimi në ligjëratë të drejtë mund të prodhohet pa kuptuar plotësisht interpretimin e synuar burimor, thjesht duke prodhuar shenjën tjetër të të njëjtit tip �jalie. Kështu, një fëmijë mund të raportojë një thënie (shqiptesë, for-mulim) �jalë për �jalë pa kuptuar plotësisht thelbin e kuptimit që synon të përcjellë.Në rastin e përkthimit të drejtë, kjo është e pamundur – përkthyesi nuk mund të prodhojë një tekst në gjuhën e përkthimit, i cili i ngjan tekstit në gjuhën e origjinalit në mënyrë interpretuese, pa rimarrë vetë �illimisht in-terpretimin e plotë të këtij teksti në gjuhën e origjinalit. Kjo është e vërtetë edhe për sa i takon shpjegimit të mbështetur në “çelësat komunikues” të përkthimit të drejtë. Përthyesi nuk mund të përcaktojë nëse një tipar i dhënë i origjinalit është “çelës komunikues”, pa ditur çfarë, nëse ka të tillë, efekti synonte të kishte tek inter-pretimi burmor; kjo, nga ana e vet, do të thotë se ai �il-limisht duhet të gjejë se cili ka qenë interpretimi i syn-uar i origjinalit. Për t’u kthyer te shembulli i përkthimit,

<117>

<cog

ito 4

/5>

përdorur nga Çukovski (Chukovskii’): duket se përk-thyesi e kishte humbur, nuk kishte arritur të zbulonte, natyrën jehuese të interpretimit të synuar, prandaj ai nuk arriti të njihte “çelësin komunikues” të dhënë nga struktura sintaksore e origjinalit, dhe kështu ai e djal-losi përkthimin.Kështu, shohim se ky arsyetim i teorisë së relevancës shpjegon kërkesën e përgjithshme në përkthim: që përkthimi parakupton kuptimin e thellë të interpretim-it të synuar të origjinalit. Nuk është e vështirë të kup-tohet se kjo zbatohet edhe në lidhje me përthimin e drejtë – siç kemi theksuar më sipër, përkthimi i zhdrejtë mbështetet në nocionin e ngjashmërisë interpretuese, rrjedhimisht, edhe parakupton kuptimin, kapjen e kup-timit, të interpretimit të synuar në tekstin e gjuhës së origjinalit.Dhe tani mund të kuptojmë se përkthimi i zhdrejtë dhe përthimi i drejtë nuk ndryshojnë aq shumë, sa ç’dukej në �illim: të dy dalin se janë shembuj të përdorimit in-terpretues; me �jalë të tjera, nocioni i përdorimit inter-pretues jep një shpjegim (arsyetim) të njësuar si për përkthimin e drejtë, ashtu edhe për përthimin e zh-drejtë. Dallimi themelor ndërmjet tyre është se përk-thimi i drejtë i mëshon ngjashmërisë së plotë interpre-tuese, ndërsa përkthimi i zhdrejtë parakupton vetëm ngjashmëri të saktë në drejtime relevante.Sipas mendimit tonë, pranimi se përkthimi varet nga ngjashmëria interpretuese ka pasoja me ndikim të madh te njerëzit që merren me përkthimin automatik (të mbështetur në programe të posaçme kompjuterike) dhe, në shkallë të gjerë, punojnë duke u mbështetur në parmin e tejshifrimit (transkodimit). Nëse teoria e rel-evancës është e drejtë, atëherë progresi në drejtim të përkthimit plotësisht të saktë do të kërkojë programe që mund të nxjerrin dhe të krahasojnë interpretimin e teksteve, çfarë, mes të tjerash, parakupton se ato mund t’u bëjnë ballë faktorëve të relevancës.Përsa i përket pyetjes pse duhet të ekzistojnë vetm këto dy nocione të përrhimit, përgjigjia duket se buron drejtpërsëdrejti nga kuadri i teorisë së relevancës: siç kanë vënë në dukje Sperber-i dhe Wilson-i (1986a), ngjashmëria interpretuese mbulon gjithë hapësirën e plotë, që nga mospasja e asnjë lloj ngjashmërie, deri te ngjashmëria e plotë; mirëpo, ndërkohë që nuk ekzis-ton një pikë parimore ndarjeje në skajin e poshtëm, ku�iri i epërm është qartas i përku�izueshëm (i përcak-tueshëm): do me thënë, si ngjashmëria e plotë. Prandaj, nuk është befasuese se duhet të ekzistojnë dy nocione të dallueshme të përkthimit, që korrespondojnë për-katësisht nocionit të përgjithshëm të ngjashmërisë in-terpretuese, si dhe ku�izimit që ai mbart në vetvete.Një çështje e ngritur më sipër lidhet me paqartësinë e nocionit të përkthimit të zhdrejtë: si mund punohet duke u mbështetur në nocionin e përkthimit, i cili prf-shin çdo gjë, që nga formulimi përmbledhës, deri te parashtrimi i zgjeruar i interpretimit burimor? A nuk duhet zbërthyer në pjesë kjo madhësi e vazhduar (vji-

jmësi), duke krijuar nënlloje të përshtatsme?Kësaj pyetjeje mund t’i jepen dy përgjigje; së pari, ndërkohë që padyshim mund të bëhen përpjekje, për të dalluar tipe (lloje) të ndryshme të përkthimit të zh-drejtë, një tipologji e tillë gjithnjë do të ishte arbitrare, ngaqë të gjitha mënyrat e zbërthimit në pjesë të një madhësie të vazhdueshme (vijimësie) janë pa përjas-htim arbitrare.Së dyti, ndërkohë që kjo tipologji mund të jetë inter-esante nga pikëpamja përshkruese, nuk është e nevo-jshme për të sguruar suksesin komunikues përmes përkthimit të zhdrejtë. Përkthimi i zhdrejtë, si çdo shembull tjetër i përdorimit interpretues, vjen me par-akuptimin e besnikërisë: përkthyesi e paraqet përk-thimin vet me supozimin se interpretimi i tij ngjet mjaftueshmërisht me origjinalin në ato fusha (drej-time, aspekte) që lidhen me audiencën e shenjuar. Akti i komunikimit ka sukses (përmbushet) në rastin kur përthimi i përmbahet këtij supozimi, dhe del se është i pamjaftueshëm (i mangët) në rastet kur nuk i përm-bahet këtij supozmi.Ajo që duhet të bëjë përthyesi, me qëllim që të komu-nikojë në mënyrë të suksesshme, është arritja tek in-terpretimi i synuar i origjinalit dhe pastaj përcaktimi se në çfarë drejtimesh (fushash, asektesh) përthimi i tij duhet t’i ngjajë origjinalit, me qëllim që të jetë në për-puthje me parimin e relevancës për audiencën e tij të shenjuar me mjedisin e vet njohës. Nuk kërkohet asgjë më tepër se kaq.Pra, arsyetmi (shpjegimi) ynë teorik i relevancës u jep zgjdhje parimore problemeve të tilla si shembulli i “Guiseley sandstone”, që diskutuam në hyrje: përgjigja nësë përthyesi e përfshin apo nuk e përfshin referimin gjeogra�ik nuk përcaktohet nga faktorët e relevancës lidhur me një kontekst të caktuar, të cilin audienca ia vesh tekstit të përkthyer.Në të vërtetë, duket se rregullat, parimet dhe udhëz-imet e shumta, që janë propozuar për përkthimin e llojeve të ndryshme, janë të gjitha zbatime të parimit të relevancës. Të shohim, për shembull, pasqyrën e më-poshtmë të dhënë nga Newmark-u:“Përkthyesi tenik nuk ka të drejtë të krijojë neologjiz-ma..., ndërsa reklamuesi ose shkrimtari i propagandës mund të shfrytëzojë çdo pasuri gjuhësore për të cilën ka nevojë. Metaforat dhe thëniet konvencionale (tradi-cionale) ... gjithnjë duhet të përkthehen në mënyrë konvencionale (tradicionale) (...) por metaforat dhe krahasimet e pazakonta duhet të ku�izohen te kup-timi i tyre, nëse funksioni i tekstit është kryesisht in-formues.... Barazvlerëset e përshtatshme për �jalët kyçe (kryesore) ... duhet të përsëriten në mënyrë të përpiktë në një tekst �ilozo�ik. ... Në një tekst joletrar, kërkohet transkriptimi dhe përkthimi i çdo �jale kyçe (kryesore) që ka rëndësi (domethënie) gjuhësore, ...” (1988, faqe 15)Nuk është e vështirë të kuptohet (shihet) se secili nga këta rregulla është zbatim i parimit të relevancës, duke

<118>

<cog

ito 4

/5>

lexuar rrokje për rrokje ato aspekte të origjinalit, të cilat përkthyesi duhet t’i ruajë për një audiencë të cak-tuar, me qëllim që përkthimi i tij të ngjasojë mjaftuesh-mërisht me origjinalin në ato drejtime (fusha, aspekte) që lidhen me të (audiencën). Ndoshta kjo është një nga tiparet më të rëndësishme të zgjidhjes së propozuar këtu: nocioni i përkthimit thjesht si “përdorim inter-pretues ndërgjuhësor” sqaron parashkimet se për çfarë një përkthim do të jetë i përshtatshëm në çfarëdo situ-ate të dhënë, pa u mbështetur në copëzme (zbërthime, thyerje) tipologjike7.

7. MBI KUFIZIMET E PËRKTHIMIT TË DREJTË

Tani, nga pikëpamja teorike, mund të duket fare mrekulli të përku�izosh përkthimin e drejtë me terma absolutë – por çfarë t’i bëjmë realitetit “të çrregullt” të gjuhëve të zakonshme? A mund të supozohet se përk-thimi i drejtë në përgjithësi është i arritshëm, do me thënë, se ai mund të arrihet për çdo tekst ose thënie (shqiptesë, formulim) ndërmjet çfarëdo çifti gjuhësh? Nse jo, atherë çfarë vlere ka ky nocion?Kjo pyetje na sjell te çështja e përkthyeshmërisë – e cila, nga ana vet, do të çojë te çështja e dashamirë-sisë; këtu nuk mund të merremi me këtë, ngaqë do kërkonte një disertacion më vete. Personalisht, besoj se Sperber-i dhe Wilson-i (1986a, faqe 191f) kanë të drejtë kur argumentojnë se dashamirësia, në kuptimin e plotë të �jalës, nuk ekziston, dhe besoj se ka arsye të qëndrueshme që të supozohet se, në përgjithësi, edhe përthyeshmëria nuk ekziston, të paktën në kuptimin e plotë të përkthimit të drejtë.Mirëpo, duket se pak varet nga përgjigja ndaj këtyre pyetjeve, për sa i përket arsyetimit (shpjegimit) tonë, sepse përku�izimi ynë varet nga supozimi – jo nga garancia e suksesit. Siç kanë theksuar Sperber-i dhe Wilson-i (1986a), “parimi i relevancës nuk thotë se komunikuesit prodhojnë domosdomshmërisht shtysa relevantë të kënaqshëm” (faqe 158) – me �jalë të tjera, ai nuk garanton suksesin e aktit të komunikimit; meg-jithatë, ai përmbush kushtin për komunikim të suk-seseshëm.Për shkak të së njëjtës karakteristikë, supozimi i ngjas-hmërisë së plotë në përkthimin e drejtë nuk garanton suksesin e tij – por përmbush kushtet për suksesin e tij. E thënë më saktë dhe konkretisht, ai speci�ikon se një përkthim i drejtë do të jetë i suksesshëm vetëm dhe vetëm nëse përcjell interpretimin e origjinalit kur interpretohet në raport me kontekstin burimor. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, atëherë nuk ka mundur t’i përm-bahet supozimit të vet dhe rrezikon të shndërrohet në keqinterpretim.Në kët mënyrë, përku�izimi i përkthimit të drejtë jep kornizën e referimit për vlerësimin e vet dhe, në të njëjtën kohë, shpreh shkoqur dhe qartë rreziqet që mbart përkthimi i drejtë: supozimi i ngjashmërisë së plotë interpretuese u jep të drejtë marrësve lidhur

me pranimin maksimal si të vërtetë të ngjashmërisë; rrjedhimisht, ka gjasa q ata të nxjerrin konkluzione nga të gjitha llojet e detajeve stilistikore ose të tjera të tekstit të përkthyer. Në të njëjtën kohë, dallimet gjuhë-sore mund të pamundësojnë arritjen e ngjashmërisë së plotë interpretuese – dhe, rrjedhimisht, arsyetimi (shpjegimi) ynë parashikon se, në raste të tilla, disa nga konkluzionet e marrësve do të jenë të gabuara dhe se, pa njohjen e gjuhës burimore, marrësit nuk do të jenë në gjendje të zbulojnë këtë keqinterpretime, po të mos i ketë paralajmëruar përkthyesi marrësit për probleme të tilla.Ky parashikim duket se kap pikërisht atë që ndodh në praktikë: në shkallën që dallimet gjuhësore ndërmjet gjuhës së marrësit dhe gjuhës burimore pamundëso-jnë ngjashmërinë e plotë interpretuese, interpretimet e përkthimeve gjithnjë do të dallojnë nga interpretimi burimor, edhe nëse marrësit kanë treguar kujdesin më të madh të mundshëm për t’u njohur me kontek-stin historik, kulturor, shoqëror, etj., të origjinalit, dhe, rrjedhimisht, marrësit, në përgjithësi, kanë nevojë të kujtojnë se përkthimi nuk është origjinali, madje as në përkthimin e drejtë1.Duhet të theksohet se brenda kuadrit të komunikimit të sipërfaqshëm inferencial, kuadri i referimit shtri-het gjithashtu deri te mënyra e të shprehurit, duke supozuar se shtysa e përdorur është më kursimtarja për të përftuar interpretimin e synuar, do me thënë, atë të origjinalit te marrësi. Kjo do të shpjegonte disa intuita rreth “panatyrshmërisë” ose “�jalëpër�jalësh-mërisë” (liberalizmit); për shembull, përdorimi i struk-turave sintaksore të pazakonta, madje gramatikisht të gabuara, priret ta bëjë shtysën e gjuhës së marrësit më të kushtueshme për t’u përpunuar; nëse këtyre ndër-likimeve nuk u ulet pesha (rëndësia) përmes rritjes se relevansës në lidhje me interpretimin e synuar, ato do ta bënin shtysën shumë pak optimalisht të përshtat-shme (relevante).Ngjashmërisht, në rast se përkthyesi nuk arrin të ruajë të gjitha eksplikaturat dhe implikaturat, por i duhet të përzgjedhë, përputhja me parimin e relevancës do të kërkonte që ai t’i jepte rëndësi një përkthimi që do të arrinte optimumin e relevancës. Kësisoj, edhe në situ-ata ku suksesi i plotë nuk është i mundshëm për shkak të dallimeve gjuhsore, arsyetimi (shpjegimi) ynë bën parashikime lidhur me përkthimin e kënaqshëm.Në të vërtetë, nuk ka arsye a priori pse një përkthyes duhet të zbatojë, për shembull, metodën e përkthimit të drejtë në mënyrë qëndrueshme gjatë gjithë tekstit. Kështu, ai mund të synojë arritjen e ngjashmërisë së plotë në disa pjesë të teksit, por mund të tregohet më pak ambicioz në lidhje me pjesët e tjera. Megjithatë, ajo që ai duhet të marrë parasysh gjatë gjithë kohës është se, çfarëdo që të bëjë, do të ndikojë në suksesin ose dështimin e përkthimit të tij – kjo rrjedh nga ndërvarë-sia e mjedisit njohës, shtysës dhe interpretimit.Kjo do të thotë se arsyetimi (shpjegimi) i përkthimit

<119>

<cog

ito 4

/5>

i dhënë këtu nuk është normativ – nuk i tregon përk-thyesit se çfarë duhet të bëjë. Madje, nuk është as për-shkrues – nuk u mëshon mënyrave se si mund të karak-terizohen llojet e ndryshme të përkthimit. Përkundrazi, ai synon të jetë shpjegues: ai synon të shpjegojë se si njerëzit mund të komunikojnë përmes përkthimit, si dhe cilat janë kushtet për realizimin e suksesit komu-nikues. Një kuptim më i mirë i këtyre kushteve do ta ndihmojë përkthyesin të arrijë më shumë suksese në përmbushjen e detyrës së tij; do ta ndihmojë atë të parashikojë keqkuptimit e mundshme, si dhe të marrë masa t’i shmangë ato në mënyrë të efektsme.Te Gutt-i (1989) janë diskutuar një numër masash të tilla. Do të mjaftoheshim këtu duke përmendnur një mjet të qartë që mund të përdorë përthyesi për të ar-ritur suksesin komunikues; kjo është të informojë audiencën e tij qartë se çfarë është duke u përpjekur të arrijë. Duket se shumica e kritikave të bëra kundër përkthimeve pengohen pikërisht në këtë pikë: synimet e përkthyesit nuk i plotësojnë pritshmëritë (shpresat) e audiencës së shenjuar (të gjuhës së përkthimit) dhe, kë-sisoj, buron keqkomunikimi. Pra, në vend që të mjafto-het duke shkruar etiketën “përkthim” diku në ballinë të librit – një etiketë tashmë e pranuar nga të gjithë – përkthyesi mund të rrisë perspektivat për komunikim të suksesshëm nëse kujdeset që t’i shpjegojë audiencës së vet se çfarë shtë duke u përpjekur për të arritur.

8. PËRFUNDIME

Teoria e relevancës na mundëson që të japim atë që teoricienët e përkthimit kanë kohë që janë duke e kërkuar – një kuadër të qartë (të dukshëm) për arsyet-imin (shpjegimin) e dukurive që në përgjithësi njihen me emrin “përkthim”. Ne pamë se ajo mbulon përk-thimin “rastësor”, do me thënë, rastet e përthimit ku ekzistenca e origjinalit në gjuhën e përkthimit nuk ësh-të thelbësore për procesin e komunikimit. Shembujt e tjerë janë mbuluar nga teoria e relevancës, si dy ku�ij të dallueshëm qartë të përdorimit interpretues: përk-thim i zhdrejtë është thjesht përdorimi interpretues ndërmjet dy shtysave nga dy gjuhë; përkthimi i drejtë, nga ana tjetër, është rasti i veçantë i përdorimit inter-pretues që krijon supozimin e ngjashmërisë së plotë in-terpretuese ndërmjet shtysave nga dy gjuhë. Të vendo-sur në perspektivën historike, këto dy nocione ndoshta mund të shihen si lexim rrokje për rrokje i intuitës një-qind vjeçare se ekziston një ndarje boshtore ndërmjet përthimit “�jalë për �jalë” dhe përkthimit “të lirë”.

REFERENCAT

1 Këto dy përdorime të ndryshme supozohet të paraqesin dy mënyra të ndryshme në të cilat mendjet tona argëtohen me paqyrimin.2 E thënë më drejtë, kjo zbatohet në lidhje me pasqyrime që

kanë tipare logjike.3 Në origjinal: Amharic (Anglisht): Gjuhë Semite, e cila është gjuha zyrtare e Etiopisë.4 S. P.Bobrov dhe M.P. Bogoslovskaja, Povest’ o dvukh goro-dakh, Sobranie sochinenii, 1957-1963; vëllimi XXII, faqe 6, siç citohet te Chukovskii (1984, faqe 144).5 Gjatë përdorimi interpretues, supozimet kontekstuale të shfrytëzueshme për audiencën mund ë përfshijnë edhe supozimet rreth pasqyrimit burimor.6 Se sa i ndryshëm do të jetë përpunimi i përkthimeve të drejta varet nga shkalla e ndryshimit të midis mjedisit njohës të audiencë së shënjuar (të gjuhës së përkthimit) dhe atij të audiencës së parashikuar në tekstin burimor.7 Kjo nuk do të thotë se rregullat e përkthimit që, për shem-bull, bëjnë përgjithësime tipologjike të tekstit nuk janë të do-bishme, sidomos për përgatitjen e përkthyesve. Mirpo, ajo që duhet të mbahet mirë parasysh është se rregulla të tilla janë të vlefshme vetëm për aq kohë sa janë zbatime të mirëqena (të vyera, me bazë) të parimit të relevancës. Me �jalë të tjera, çdo rregull i tillë mund të ketë nevojë që të lihet mënjanë, nëse këtë e kërkon përputhja me parimin e relevancës për një audiencë të dhënë.8. Do të dukej më realiste që ta ripërku�izonim përkthimin e drejtë si mëtesë të supozimit të ngjashmërisë interpretuese maksimale në vend të ngjashmërisë së plotë interpretese; mirëpo, nocioni i ngjashmërisë interpretuese “maksimale” nuk është përku�izuar, dhe një ripërku�izim i tillë do të dukej se do ta errësonte pikërisht këtë që sapo thamë: se keqinter-pretimet kanë gjasa të lindin në përkthimin e drejtë sa herë që dallimet gjuhësore e pamundësojnë ngjashmërinë e plotë interpretuese.

Literatura

1. Beekman, J. and J. Callow (1974), Translating the Word of God, vëllimi 1, Zondervan, Grand Rapids, Mich.2. Bassnett-McGuire, Susan (1980), Translation Studies, Methuen, London.3. Blakemore, Diane (1987), Semantic constraints on rel-evance, Blackwell, Oxford.4. Chukovskii, K. (1984), The Art of Translation (përkthyer dhe redaktuar nga Lauren G. Leighton), University of Texas Press, Knoxville.5. Frawley, William (1984), ‘Prolegomenon to a theory of translation’. Në W. Frawley (redaktor), Translation: Literary, linguistic and philosophical perspectives. Associated Univer-sity Press, London, faqe 159-175.6. Gutt, Ernst-August (1987a), ‘What is the meaning we trans-late?’ Occasional Papers in Translation and Text- linguistics, Nr. 1, Janar 1987, faqe 31-58.7. Gutt, Ernst-August (1988), ‘From translation to effective communication’. Notes on Translation, vëllimi 2, numër 1. faqe 24-40.8. Gutt, Ernst-August (1989), Translation and relevance. Blackwell, Oxford.

<120>

<cog

ito 4

/5>

<teori përkthimi>

I gjithë shekulli i argjendtë do të përcillej në letrat shqipe vetëm përmes një shqipërimi të F. S. Nolit. Ësh-të �jala për poezinë “Dashuria e fundit” e F. Tjutçevit, me të cilën zë �ill tradita e shqipërimeve nga hapësira poetike ruse. E gjithë shkolla e mëvonshme e viteve ’60 do të ecë nëpër këtë hulli të përkthimit. Ajo do të pasojë këtë shkollë, shkollën noliane të shqipërimit.Është një poezi kyç, që ngërthen për ne një program përkthimor, një poezi mbi të cilën ia vlen të ndalemi. “Dashuria e fundit” në origjinal shenjohet dukshëm nga theksa lirikë.

О как на склоне наших лет

Нежней мы любим и суевери

Сияй сияй прощальный свет

Любви последней зари вечерней

Полнеба охватила тень

Лишь там на западде бродит сияниье

Помедли помедли вечерний день

Продлись продлись очарованье

Пускай скудеет в жилах кровь

Но в сердце не скудеет нежность

О ты последная любовь

Ты и блаженство и безнадежность

KUNDËRSHTITË E SHKOLLËS NOLIANE TË PËRKTHIMIT

Korab HOXHA(Universiteti i Tiranës)

Në një përkthim pothuaj të �jalëpër�jalshëm, hipote-tik, ajo mund të shpërfaqej pak a shumë e tillë:

O, si në zgrip të viteve

Më ëmbël dashurojmë, më të përkorë.

Shkëlqe, shkëlqe o dritë lamtumire

E dashurisë së fundit, e muzgut mbrëmësor.

Gjithë qiellin e kaploi hija,

Veç tej në perëndim bredhon një feksje.

Qëndro, qëndro o dritë mbrëmësore,

Po zgjatu, zgjatu, o magjepsje.

Po le të mpaket gjaku në damarë,

Pa butësi zemra s’do të jesë.

Oh, ti dashuri e mbrame,

Dhe e bekuar je dhe e pashpresë

Siç thamë, është një përkthim thuajse i �jalëpër-�jalshëm, jo dinamik, që priret t’i qëndrojë sa më pranë origjinalit, është një përkthim që bëhet për ar-sye studimi. Ja dhe shqipërimi dinamik i Fan Nolit:

Ah, kur na ngryset jeta, seç na tret

M’e nxehtë dhe m’e mprehtë dashuria!

Shkëndrit, moj dritë, që na le shëndenë,

<121>

<cog

ito 4

/5>

Moj dasm’ e fundme, shkrepti nga zia.

Nga lindja gjysm’ e qiellit na u err,

Pak vetëm na shkëlqen nga perëndimi.

Qëndro, qëndro, moj mbrëmje plot me vrer,

Vazhdo, vazhdo, or diell ngazëllimi!

Nga dimr’ i ftohtë gjaku na u mpi,

Por zemra ndrit me lul’ e me lëndinë.

Moj nus’ e funtme, helm e lumëri,

Ç’ma dogje, ç’ma gëzove pleqërinë!

Kemi të bëjmë me një përkthim tipik nolian. Poezia është ndërtuar mbi kundërgoditje, edhe atëherë kur ato nuk ekzistojnë:

Ah, kur na ngryset jeta, sec na tret

M’e nxehtë dhe m’e mprehtë dashuria

Ashtu sic vënë në dukje studjuesit e tij, “... zakonisht në orkestrimin e vet poetik ai punon veçanërisht me veglat e tunxhit. Prandaj me të drejtë është vërej-tur se përveç simetrisë klasike dhe asaj plastike në vjershërinë e tij zotëron dhe intonimi i fortë i jetës, që rijepet me kumbime stentoriane, tejet akustike, anapestesh, am�ibrakësh, trokesh dhe jambesh, një intonim burrëror, që e ndiejmë edhe te muzika e tij origjinale”.

Shkëndrit, moj dritë që na lë shëndenë,

Moj dasm’ e funtme, shkrepëti nga zia.

Po e vazhdoj me tej komentin po me kete fryme.

Ndihen tani kumbimet solemne të trumpetave ok-sitone, përplaset vetë jeta: dasmë – zi, dritë – që lë shëndenë për të mos u kthyer kurrë më, për të mos u përsëritur më dhe vetë zia pastaj, që është dhe mort, edhe errësirë, edhe fund i jetës, amëshim, pafundësi.

Nga lindja gjysm’ e qiellit na u err,

Pak vetëm na shkëlqen na Perëndimi.

Edhe një kontrapunkt tjetër, edhe një antonim tjetër

lindje – perëndim, i krijuar, që nuk ekziston në origji-nal.

Qëndro, qëndro moj mbrëmje plot me vrer,

Vazhdo, vazhdo, or diell ngazëllimi!

Ndërkaq ndihen dridhjet e ajrit, ngricat, të ftohtët mortor.

Nga dimr’i ftohtë gjaku na u mpi,

Por zemra ndrit me lul’ e me lëndinë

Dhe tani �jala “nuse”, një përfytyrim krejt i papritur, në qendër të dasmës – kujë, midis jetës dhe yllësish, mes brengave dhe lumturisë, që për herë të mbrame djeg dhe gëzon pleqërinë. Asosacionet fektijnë, ndërthuren dhe lind kështu muzika, një muzikë sa hyjnore aq dhe funebre. Një shqipërim tipik nolian! Duke iu përsjellë kësaj poezie, I. Kadare shkruan: ”Noli disa herë shkoi dhe më larg. Ai deshi të provon-te të pamundurën, d.m.th. që përkthimet e tij të jenë më të bukura se origjinali. Ai e bëri këtë me poetin F. Tjutçev në vjershën “Dashuria e funtme”, ku vargjeve të ëmbla: Сияй сияй прощальный свет

Любви последней зари вечерней

U dha në shqip një bukuri demoniake: Shkëndrit, moj dritë, që na le shëndenë,

Moj dasm’ e funtme, shkrepëti nga zia.

Por i pakënaqur siç duket që bëri të pabërën me një poet të zakonshëm rus, ai u rrek ta përsëriste atë me dy nga mjeshtrit e famshëm të vjershërimit: amerikanin Edgar Po me vjershën Korbi, që ngjan si e shkruar në shqip dhe francezin Sharl Bodler me vjershën Asaj që shkoi”.Është një tezë që mund të rishikohet. Pranëvënia një poet i zakonshëm rus dhe një poet (nënkupto) i jashtëzakonshëm shqiptar, përveç se një mungesë modestie nga ana e letrave shqipe, përcjell dhe një

<122>

<cog

ito 4

/5>

pasaktësi artistike. I përcaktuar nga Dostojevski si poeti i parë �ilozof në letrat ruse, F. Tjutçevi, diplo-mat, eseist, përkthyes dhe mendimtar, është një nga lirikët më delikatë, i dallueshëm qartë për prirjet e tij �ilozo�ike, çka nënkupton dhe një përzgjedhje jo të rastësishme nga ana e Nolit. “Kundërshtia qenie - mosqenie është thelbi i tablosë së tij poetike” thotë J. Ndërsa përsa i përket mendimit që përkthimet e tij të jenë më të mira se origjinali është një tezë e pra-pambetur, e cila sot tingëllon krejt e papranueshme përballë arritjeve të strukturalizmit francez dhe veçmas të shkollës postmoderniste të Zh. Deridasë, e cila e molekulizon aktin përkthimor deri në një shkëmbim atomesh emocionale. Kjo çon detyrimisht në rishikimin e tërë shkollës noliane të përkthimit.V. Nabokov, në artikullin e tij”Arti i përkthimit”, sjell jo pa ironi një rast të tillë: “Jo shumë kohë më parë, një kompozitor i njohur rus më kërkoi të përktheja në anglisht një poezi, të cilën e kish muzikuar 40 vjet më parë... Për fat të keq, ky tekst ishte poezia e njohur e Edgar Poes “Këmbanat” në përkthimin e K. Balmontit. Se ç’përfaqësojnë në vetvete përk-thimet e shumta të Balmontit mund ta kuptosh le-htë nga krijimet e tij vetjake: ai dallohej nga një një paaftësi pothuaj patologjike qoftë dhe për të krijuar një katrenë melodike...Duke e përkthyer këtë poezi në kah të kundërt në anglisht, unë u përkujdesa për të gjetur �jalët gjegjëse që të përcillnin kumbimin rus. Tani, nëse dikujt i bie në dorë përkthimi im an-glisht, ai, prej budallallëkut, mund që ta përkthejë sërish rusisht, kështu që vjersha në të cilën nuk ka mbetur asgjë prej E. Poes, t’i nënshtrohet sërish një balmontizmi, derisa “Këmbanat” të shurdhohen deri në “Memecëri” Nëse do të kuturisnim tani, qoftë dhe për arsye me-todike, ta ripërkthenim këtë shqipërim nolian në rusisht, nuk do të kishim më një shurdhim, në të kundërt do të kishim një Tjutçev shumë më dinamik dhe shumë më jetësor, një Tjutcev në katror ose në kub, por gjithsesi jo të natyrshëm.Arsyeja është se shkolla klasike noliane nuk e re-spekton strukturën tekstore, ajo nuk e sheh atë si

një tërësi ndërthurjesh semantike dhe artistike të ku�izuara, brenda të cilave mund të gjenerosh. Duke e vetjakizuar origjinalin, duke mbajtur qëndrim di-namik mbi elementet, duke i përthithur dhe i pas-uruar ata, ajo shpalos vetveten, pa ku�i, deri në shfy-tyrim të njësisë referenciale.Mendoj se rënia e tabusë politike sjell për pasojë dhe rënien e tabusë artistike, te cilat kanë bërë që deri më sot kjo shkollë të pranohet si e përkryer, thuajse në mënyrë aksiomatike. Kjo është arsyeja që ky poet i pafundësive së shpir-trave dhe qiejve, sipas A. Volinskit, është përcjellë në shqip jo me një lloj qetësie dhe delikatese, që ai i rrezaton, por disi bujshëm. Kjo ka bërë që Noli, ky mjeshtër i aliteracioneve, të mos dallojë pothuaj as-një lloj aliteracioni, që e përshkon vjershën fund e krye. Tekefundit kjo jetë që po shuhet e që të kujton vargun e Lamartinit O kohë ndale �luturimin tënd! të mos përcillet me gjithë ngjyresat e saj �iligrane. Janë zhurmat parazitare ato që e cenojnë këtë shqipërim, zhurma të cilat me c’duket qysh herët e kanë shoqëruar mediumin politik e shoqëror të shqiptarëve. “Përkthimi i njajë vepre klasike, mbas mendimit t’em, - shprehet Gj. Fishta,- ka shumë analogji me të rame nji zani njajë melodije me vegla të ndryshme muzikore..., por nota, koha e ekspresioni nuk mund të ndrrojnë, tue kenë se këto janë të shprehunit e ides së muzikantit.” Pikërisht ajo që ndryshon tek Noli është ekspresioni, tonaliteti i veprës! Ky tonalitet i ngritur, romantizant, kjo frymë me lule e lëndinë, të cilat as që gjenden në origjinal, por që dëshmojnë për një qëndrim disi folklorizant, vulgarizues, do të jenë shpesh mbizo-tëruese në shkollën përkthimore të viteve ’60, por në disa raste dhe të viteve ’90 të shekullit që kaloi.Kjo do të çojë, përveç arritjeve, edhe në aventura përkthimore.

<123>

<cog

ito 4

/5>

<libri>

Murat Isaku u rikthye në mesin tonë me librin me poezi M’i këpusin kokrrat e frymës, për botimin e të cilit u përkujdesën bijat e tij, të cilat për më shumë se tre vite e kishin ruajtur të paprekur dorëshkrimin. Murat Isaku u rikthye pasi, paraprakisht, kishte krijuar një perandori letrare përgjatë disa dhjetëvjeçarëve. U rikthye si përherë... si poet. Sepse poetët, edhe kur duket se kanë ikur përgjithmonë, befas rikthehen. Rik-thehen për lexuesit e së nesërmes. Më saktësisht, Mu-rat Isaku, ka qenë gjithnjë në botën që s’e braktisi kurrë – botën letrare, ku është i dënuar që të mbetet përgjith-monë.Përgjatë një jete ai shkroi romane, tregime, poezi, me një përkushtim të habitshëm, me një vullnet të jashtë-zakonshëm, me një fuqi titanike, pa të cilat nuk mer-resh dot me letërsi.Në këtë rrugëtim krijues thoshte se shpesh kishte nd-jerë lodhje. E kishte lodhur tipizimi i Eng Humballait te Plagët, atëherë kur Gjata e ngarkonte në shpinë trupin e tij pa kokë dhe e varroste majë një kodre që madhësh-tia e tij të shëmbëllente me lartësinë e majës. Te Rreckajt e kishte lodhur humbëtira ku babë e bir gjendeshin në terrin e thukur, njëri në grahmat e fundit të jetës, tjetri duke mos e kuptuar se ai që vdiste ishte babai i tij… Më shumë lodhej kur nuk shkruante. Ndjehej i shkretë. Thoshte se ndjehej nervoz, endacak, �jalëpakë, neuras-tenik. Kur i rrekej veprës atëherë i duhej vetëm qetësi dhe të gjithëve ua shtronte një lutje të madhe: ta linin të qetë në hallet e shkrimit... Kur kishte punuar romanet Plagët dhe Rreckajt, ishte zvarritur nëpër varrezat e Teqes. Kishte folur me të vdekurit. Kishte folur me njeriun e fshehur brenda ve-tes. Kishte dëgjuar zërat që vinin nga përtej dhe më pas kishte nisur të rrëfente me gojën e personazheve të tij.

Teksa e shkruante tregimin “Thuthuqi i pavijonit numër katër”, shpesh e vizitonte Bardovcën (ku gjendet spi-tali neuropsikiatrik). “Lirisht mund të them se ai është shkruar në një gjendje gjysmë çmendie”.

II.Ndonëse kishim një distancë e madhe moshe ai sillej me ne, krijuesit e rinj, si një bashkëmoshatar. Ai do të mbetet në kujtesën e brezit tim si aristokrati i një mjedisi gjysmë të urbanizuar që gjallonte nën trysn-inë e thashethemnajës dhe nën shtrëngimin e tymnajës së spekulimeve.Ai do të ngelet në kujtesë si shkrimtari që letërsinë e konsideronte si religjion.Ai do të mbetet në kujtesë si shkrimtari që iu gëzua su-kseseve dhe u pikëllua në dështimet tona. Ai do të mbetet në kujtesë si shkrimtari që na motivoi kur kishim më tepër nevojë për �jalën e një njeriu që kishte bërë emër në letrat shqipe.Kur ne nxitoheshim ai na kujtonte se letërsia është gjuhë, magji e saj. Kur ne shpejtonim të dukeshim, ai na kujtonte se lavdia ishte një keqkuptim dhe deprivatizim. Nga takimet me të e kemi përjetuar ndjenjën e Cvajgut nga takimi me Romen Rolandin: se njeriu sa më i madh që ishte po aq ishte më i dashur dhe më i përzemërt. Lavdia nuk ndikonte në mënyrën e tij të të jetuarit. Ajo ishte jashtë tij, diku, matanë, e pahetueshme nga shkrimtari. Ai do të mbetet në kujtesën e brezit tim si shkrimtari që nuk mund të rrinte gjatë kohë larg forcave demoniake të krijimit.Ai punonte me orë të tëra dhe kur dilte në botën tonë ishte krejtësisht i humbur. Ishte letërsia që e mbante gjallë.

LETËRSIA SI RELIGJIONSalajdin SALIHU

<124>

<cog

ito 4

/5>

Te ky shkrimtar vështirë mund të hiqej një paralele ndërmjet Isakut qytetar i rëndomtë dhe atij shkrimtar. Për Isakun do të mund të shkruhej një libër i veçantë me ndodhitë interesante në jetën e tij – veçmas për “har-resën”. Në fakt, në botën jashtë letërsisë dukej i humbur dhe harrestar. Në këtë botë mendonte për botën tjetër, atë të sajuarën, realitetin e përfytyruar, me të cilin ishte njëjtësuar. Nga bota e këndejshme merrte atë që i duhej shkrimtarit për të sajuar botën e tij të epërme. Gjërat tjera, që shumëkush i pandeh të vlefshme, ua lente të tjerëve, pa ndjerë fare xhelozi. Për një shkrimtar është e vlefshme diçka tjetër, që atij i hyn në punë, teksa të tjerët as që mund ta vërejnë...

III.Murat Isaku shkruante “për të mbetur njeri”, kurse shkrimi për të ishte “dhembje e ëmbël që provokon të gjitha qelizat e gjalla dhe krijon simfoninë e harmo-nisë”. Në krijimtarinë e tij tragjikja zë vendin kryesor. Shkrimtari thoshte: “tragjikja është më e fortë se lumtu-ria, sikurse edhe dhembja më e fortë se gëzimi”.Isaku nuk besoj të ketë qenë i lumtur, por dihet se ka qenë kërkimtar i vazhdueshëm, veçanërisht i �jalës. Ai do të mbetet përgjithmonë në letërsinë shqipe për gjuhën e tij të pasur poetike, madje, besoj, se studiuesit e së nesërmes do të merren me atë shumësi �jalësh që e pasurojnë leksikun e gjuhës sonë. Ai kërkoi �jalë plaka e të harrueme, siç do të thoshte Pjetër Bodgani, për të krijuar kështjellën e tij artistike. Me �jalë të rralla, që përdoren në trevat tona, hijeshoi mrekullisht kështjel-lën e tij artistike.Në vjeshtën e jetës së tij ai merrej me, sikur thoshte, disi me një ironi të fshehur, “ristudimin” e tërësishëm të veprave të tij. “Nganjëherë mendoj se po t’i shkruaja tani, në disa prej tyre,do të kisha qasje tjetër, por ky është vetëm përfy-tyrim”. Në fakt ai nuk i ka rishkruar veprat e tij. I la ashtu siç i kishte shkruar dikur, normalisht me disa përmirësime tejet të vogla. Megjithatë, në bisedat me të e kupton-im se ai mbetej i pakënaqur me nivelin e disa veprave që kishte shkruar. Madje, pikërisht me ato që kritika i ka konsideruar si më të realizuarat artistikisht. Kjo ndjenjë e shoqëron çdo krijues serioz. Murat Isakun patjetër. Madje shpesh ia thosha me shaka: Po çka do të përmirësoje pikërisht këtu, kur s’ka vend për kurrfarë ndërhyrjeje. Po madhështia e shkrimtarit këtu shihet: jo tek �letët që ka shkruar, por tek �letët që ka grisur.Murat Isaku ka lindur me fatin apo fatkeqësinë për të qenë shkrimtar. Dhe nëse do të gjendej në seancën hyjnore ku do të përcaktohej sërish fati i tij jetësor ai sërish do të zgjidhte këtë fat apo fatkeqësi. Letërsisë, sikurse thoshte, nuk iu përkushtua për ndonjë interes të veçantë. Ajo për të ishte nevoja e natës dhe e ditës, autobiogra�ia e tij, fati i tij. “Nëse e nis edhe njëherë letërsinë, sikurse kam vepruar

50 vjet më parë, besoj se do të mbetesha i njëjti: të jem i mirë ndaj njerëzve, dorën gjithmonë ta mbaj për miqësi të sinqertë dhe krahët e hapur për përqa�ime. Ndoshta nuk do të isha ky që jam me këtë përvojë jetësore, por shkrimtar detyrimisht”. Na ndodhte shpesh të bisedonim për nevojën që na shtynte të shkruanim. Mos vallë shkrimi nuk është tjetër veçse tentim, apo mashtrim, që të mos e shohim hijen e vdekjes që na fanitet ku(r)do? “Vet jeta është antitezë e vdekjes dhe përsëritje metabo-like e fëmijërisë. Jeta është një fëmijëri në vazhdim, e cila duke dashur të mbetet e tillë, me kalimin e virgjërisë, ajo i kundërvihet fatit fatal të vdekjes. Këtë për fat të keq nuk arrin ta sundoj në betejën e gladiatoreske, por ar-rin ta zbusë egërsinë e saj. Në të gjitha veprat e shkrim-tarëve botërorë, pa përjashtuar as timen, vdekja është kambanare e madhe në sfond, zëri i së cilës arrin kudo, por secili shtiret se ajo gjendet diku larg personit të tij… Parafytyrimi i vdekjes ndonjëherë është i bukur, sepse në këtë rast ndjehet nevoja e mobilizimit te vetvetes për t’i bërë rezistencë të keqes. Edhe vdekja është e bukur, sepse çdo dukuri që patjetër duhet të kryhet, ruan në vete hi-jen e bukurisë”, thoshte plaku me borsalinë, aristokrati që jetoi në një kohë prerjesh të mëdha historike dhe të papërshtatshme për shkrimtarinë. Por ai nuk iu nda letërsisë asnjëherë, sepse pa të nuk mundte dot. Ai arriti mjeshtërisht të krijonte personazhet e letuar që rrugëtonin mes heshtjes dhe shpresës së thyer... Tragjikja e personazhit në veprën e tij shndërrohej në një tragjikë masive ose në rezistencë kolektive, së paku duke lënë mesazhin e një qasjeje të këtillë. Këto për të ishin tema të vjetra të letërsisë, të trajtuara nga Platoni, sidomos nga Aristoteli.“Tragjikja e personazhit në letërsi zgjon asociacione të shumta për t’i dalë zot trupit të vet, shokut, familjes, etnitetit... Në kuptimin �ilozo�ik të �jalës, tragjikja është pjesë përbërëse e të menduarit dhe gjykuarit, të mediti-mit të individit. Ajo sondërrohet në forcë shtytëse për t’u kundërpozicionuar. Herë herë edhe tragjikja është e bukur sikur vdekja, sepse është pjesë përbërëse e ima-nencës sonë, që lëviz levën motorike të ecjes përpara, të harresës. Në veprën time pjesët më të bukura janë ato kur njeriu lufton kundër tragjikes vetanake dhe bie viktimë në këtë luftë, duke mos e konsideruar vetveten si të humbur”.Ja kështu �liste shkrimtari. Ishin me fat ata që patën rastin ta dëgjonin, të ishin pranë tij. Fliste rrjedhshëm. Dhe ishte ndryshe nga ne të tjerët... sepse qe gjithnjë në zonat in�luencuese të letërsisë. Ata që nuk e patën këtë fat kanë mundësinë që të komu-nikojnë me librin, si formë tjetër ekzistence. Një nga këto libra është edhe ai që autori nuk arriti ta shihte të botuar – M’i këpusin kokrrat e frymës.

<125>

<cog

ito 4

/5>

MURAT ISAKU

KISHA VDEKUR DITËN E ENJTE

Është e vërtetë se më kanë marrë në qafë

kur kanë thënë se të shkruar e paskam pasur

të vdes mu ditën e enjte

dhe prej meje kishin larë duart.

Ditën e premte u bë rrëmujë e madhe

në pazarin e pulave

kur u shfaqa si kukudhi në përrallë.

Ca ia mbathën me duart në kokë

nga trishtimi i kallur në sy,

të tjerët u bënë akull.

Ore, është ngritur lugat – thanë

pikërisht në atë dakik

kur ra kambana e madhe.

Megjithatë as në varreza nuk gjetën varr të ri,

as në defterin e hoxhës vijë të kuqe mbi emrin tim

as në shtylla lajm pikëllimi me fotogra�i...

Mirëpo, unë kisha vdekur ditën e enjte në kafene

me një “ndjesë pastë” ndër buzë të bujarëve.

mandej kishte ardhur shiu i dytë.

Vetëm tash e diel se të shkruar e paskam pasur të jetoj

deri ditën e enjte kur bie kambana e madhe

dhe vjen shiu i dytë

VJEDHJA FATALE

E sosa të të vjedh me të tëra hiret

me epshe, me inat, me ëndrra, me ngërçe

me tërë Zotin,

që me sytë e mi të të shoh kur zgjohesh,

kur buzët të lëshohen,

kur dritën e pi,

kur zhvishesh në pasqyrë.

Je ti një �jalë aq e bukur

që e ndezur rri në frymë...

Pasi të të vjedh me të dy duart

në etjen tënde do të fshihem si hajn

që të mbetem gjallë.

PENG I DHEMBJES

Tash as mendja më ikën të shoh ndonjë ëndërr,

të kap ndonjë shpresë,

dridhjen e buzëve nga mishi ta hedh

e tymin e kokës në rrugë ta qes...!

Vetëm peng i yt jam bërë, oj dhembë,

oj jeta ime në të majtë dhe në të djathtë!

As që dua mëshirë t’kërkoj për ndonjë mëkat,

për ndonjë zjarr...

jo, jo kjo tash është mjaft

Kur edhe shpirti qet me shqelm si hajn...

“U i biri i Bdek”... para vetes bie në gjunjë,

kaq!

Shuani qirinjtë...!

ZONJUSHA NËPËR SHI

Dy drunj �linin bashkë në këtë shi të parë

të ngjitur njëri me tjetrin bel e shalë,

të dytë merrnin një frymë

dhe hynin në një shtat...

Atypari zbathur hiqej kjo zonjushë,

që me ëndrra i mbushte gjinjtë

thellë nën këmishën e bardhë,

priste dikujt t’i hidhej n’përqa�im sa më parë

si druri i dytë drurit të parë...

<126>

<cog

ito 4

/5>

<libri>

POEZI ME FRYMË MEDITERANE

Bardhyl ZAIMI

Mijëra �letë të shpaluara plot emfazë krijuese

dhe bredhjet e pafundme në “Qytetin me rregulla të

serta” kishin shtresuar tashmë në brendësinë e kri-

juesit simfoninë e frymëzimeve të trishta, këtë gjendje

shpirtërore, e cila përfundimisht po kërkonte një natë

të blertë vetmie për të renditur në pentagramin e pa-

sionit, notat më sublime të pluralitetit dhe lirisë njerë-

zore. Ai po nisej fundekrye i përshkuar nga jehonat e

përditshmërisë, nga ato gjëra të imëta madhështore

me të cilat tashmë po mbrunte botën e tij krijuese, po-

etikën e tij, e cila shtrihej në një hapësirë të re kuptimi

dhe ndjeshmërie.

Pikërisht këtë ndjeshmëri të re, e cila përshpirtshëm

kërkon tonet me të thella të ekzistencës, të lirisë dhe

dashurisë njerëzore, autori Salajdin Salihu e ka ravijë-

zuar me një origjinalitet të papërsëritshëm në dy librat

e botuara me poezi dhe tregime “ Vdes pas gjërave të

imëta” dhe “Nata e parë e pushtimit”. Vëllimi poetik

“Natë e blertë vetmie”, në gjuhën shqipe dhe maqedo-

nase, përfshinë poezi të përzgjedhura nga dy librat e

botuar më parë.

Poezia e autorit Salajdin Salihu, vjen nëpërmjet një

shprehimësie origjinale krijuese, duke bartur në çdo

varg pulset e spontanitetit, forcën supreme të gjuhës,

<127>

<cog

ito 4

/5>

e cila mëkohet pandalshëm nga zjarri brendshëm pro-

meteik që vazhdimisht kërkon të s�idojë ngërdheshjet

e sovranëve, vështrimin kërcënues që mbyll në ku-

vli dëshpërimi shumësinë e jetës njerëzore. Ajo vjen

ngeshëm në “Vendin ku ndodh asgjëja” për të kumtuar

përmasat e tkurrura të jetës, të dashurisë, duke artiku-

luar në të njëjtën kohë një vizion më të plotë mbi botën

dhe njeriun.

Kjo nisje poetike e konsoliduar me hukamat e fundit

të gjësendeve përreth, të cilat rrezikohen vazhdimisht

nga harrimi dhe nga patetizmi i kasnecëve të fundit të

shkretëtirës mëton të sjellë pranë lexuesit shpirtin e një

kohe të largët, mungesa e së cilës i bën ditët të jenë më

të errëta se një natë mesjetare. Gjithçka duket e ngurtë,

kanonike, ndërkohë që krijuesi mbetet i gozhduar për

kitarën e arnuar të dhembjeve, duke lëshuar klithjen e

çjerë në hapësirë “ Këndoj ekzistoj jeta është këngë”.

I zënë gand në trishtimet e boshësisë, në çastet e vet-

misë supreme, kur ndjen vetëm praninë e kufomave që

ecin, krijuesi i kthehet dashurisë, magjisë së pafundme

të ekstazës, ngushëllimit të bukur që e shpëton nga ko-

tësia. Në lartësitë ku vdekja shikohet vëngër me dashur-

inë, këngëtimi shkel sinorët e kërleshjes ballkanike dhe

lëshohet në frymën mediterane duke përftuar imazhet

e një tjetërbote të largët, që vjen e stolisur me gjethe

da�ine dhe me një siluetë vashe me sy të ullinjtë.

Me këto imazhe të largëta të një tejbote që ka harruar

të vij përplotësohet me elegancë dhe sko�i krijuese pei-

zazhi urban i zhgënjimeve, i tmerrit ekzistencial dhe i

brutalitetit të përditshmërisë. Kjo ndërfutje, që gjakon

të çlirojë përmasat e robëruara të qenies njerëzore i jep

këtij këngëtimi tonet më të thella të melankolisë, zërin

e krisur të violinave të vjeshtës, zë i cili përmallshëm e

mbërthen fëmijërinë në dhomën e pritjes, në kohën kur

tashmë buldozeri ka rrënuar shtëpinë e vjetër.

Për më tepër, poezia Salajdin Salihut, është një �ishkël-

limë e largët e një treni që përshkon stacionet me barë

të pakositur. Ajo herë na prek vrazhdë me duart e

kanoneve të imponuara e herë na pëshpëritë me një zë

të mekur dridhmat e panumërta të lakuriqësisë njerë-

zore. Ajo rri zgjuar aty ku frytet e jetës lëvaren në një

degë trishtimi. Kjo poezi na pranon krahëhapur ashtu

siç jemi, të kreshpëruar, endacakë dhe të dashuruar.

Kjo poezi është e tillë ngase procedimi krijues ngjizet

në Universitetin e jetës, aty ku gjërat ti mëson trishtimi

dhe dashuria. Kjo poezi kapërcen me elegancë paradig-

mat paraprake letrare të papërsëritshme në vokacionin

e tyre, por me fytyrë të mërzitshme për ndjeshmërinë

e një brezi që po nisej. Ky brez, të cilit i takon edhe au-

tori i këtij libri i dorëzohet një poetike tjetër, e cila im-

pulset krijuese nuk i merr nga paradigma paraprake,

por i absorbon si re�lekse dhe si ndjeshmëri të spon-

tanitetit. Prandaj, krijimet e Salajdin Salihut nuk janë të

ngarkuara me improvizime dhe me shtërzime. Partitu-

rat e përditshmërisë në mënyrë të vetvetishme hyjnë

në vargun e tij, dhe ai i laton ato pa ngarkesa. Ky krijues

e kërkon të mirëqenën, atë që ka një vlerë njerëzore,

një vlerë estetike, ato elemente të cilat e konstituojnë

një botë poetike që ushqehet nga shumësia shfaqjeve

jetësore. Fokusi i eksplorimeve poetike e rrok atë që

është e rëndomtë dhe që brenda kësaj rëndomësie ësh-

të esencë e përbashkët njerëzore.

Autori dyert e galerisë së brendshme nuk i hap me se-

zame, por me urtësi krijuese, me punë të pandalshme,

duke vënë shpirtin në gjërat që bën. Dyert e kësaj

galerie të brendshme nuk i hap me mendjemadhësi,

por i hap duke përgjuar për çdo ditë pulsimin e beftë të

frymëzimeve kryeneçe.

E veri�ikuar tashmë edhe nga kritika e mirë�illtë letrare,

kjo poezi e botuar në gjuhën shqipe dhe maqedonase

besoj se do ta gjejë lexuesin edhe në këtë hapësirë

gjuhësore. Ky është një hap për t’u lavdëruar i shtëpisë

botues “Serembe” nga se në këtë mënyrë stimulohet

dialogu letrar si dhe a�irmohen njohjet krijuese.

<128>

<cog

ito 4

/5>

<çast i fiksuar>

MIMOZA VELIU, FOTOGRAFE

Mbyllësi është mbyllur, atëherë shëmbëllimi është ngrirë!Mimoza me këtë ekspozitë hapi ndjenjën e shkrirjes në kërkimet që pasurojnë shpirtin dhe jetën. Afrim Spahiu

Mimoza njeh mirë gjuhën e artit figurativ, andaj nuk ka zgjedhur rrugën e një fotografi, ose foto-raportuesi vetëm për të në prezantuar ngjarjet si të kreyra, por me kreativitetin e saj artistik ajo i paraprin një të nesërmeje më të mirë, një botë pak më ndryshe, aty ku shpirti e ka fjalën kryesore. Osman Demiri

Mimoza kultivon një qasje konceptuale ndaj fotografisë. Për imazhet e Mimozës nuk mund të thuash prarazi se a janë optimiste apo të trishtueshme. I ngjanë pyetjes se a është një gotë me të verë të kuqe gjysmë të zbrazët apo gjysmë të mbushur. Mimoza vetëm konstaton gjendjen. Imazhet e Mimozës herë përfytyrohen shpresëndjellëse, herë dëshpëruese.Shkëlzen Maliqi

<129>

<cog

ito 4

/5>

<130>

<cog

ito 4

/5>

Ivan TURGENJEV

RREGULL I TË JETUARIT

-Në paç dëshirë që t’ia punosh a t’ia hedhësh kundërshtarit, - më

thoshte një plak batakçi, - godite për ato mangësi që i ndien se i ke

vetë. Shpërthe... dhe përplasja.

Së pari: kjo gjë do të bëjë që të tjerët të mendojnë se ti nuk i ke këto të

meta.

Së dyti: zemërimi yt mund të jetë madje edhe i sinqertë... Ti mund t’i

përdorësh ato dobësi që i ke vetë.

Në qoftë se ti, për shembull, je renegat, sulmoje kundërshtarin për

mungesë bindjesh!

Po të jesh lake në shpirt, thirri me inat se është lake... lake i civilizimit,

i Evropës, i socializmit!

-Mund të thuash edhe: i nënshtruar i mosnënshtrimit! – vërejta.

-Edhe kështu ndodh, - ia pat batakçiu

<epilog>