criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/intalbania/resources/draft... · web...

67
Dokumenti 4: RREGULLORET Vrs. Nr. 4: 12/04/2022 Rregulloret për udhëzimin e përgatitjes së planeve të zhvillimit vendor dhe për përcaktimin e parimeve të kontrollit të zhvillimit dhe procedurave kontrollit të zhvillimit për Zonën Bregdetare Jugore të Shqipërisë. TBU-HBA-P&P Joint Venture – Nëntor 2007 Plani për Zhvillimin e Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë Bregdetit Jugor të Shqipërisë DRAFT për PUBLIKUN

Upload: others

Post on 29-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Dokumenti 4: RREGULLORET Vrs. Nr. 4: 16/05/2023

Rregulloret për udhëzimin e përgatitjes së planeve të zhvillimit vendor dhe për përcaktimin e parimeve të kontrollit të zhvillimit dhe të procedurave të kontrollit të zhvillimit për Zonën Bregdetare Jugore të Shqipërisë.

TBU-HBA-P&P Joint Venture – Nëntor 2007

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor tëPlani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë Shqipërisë

DRAFT për PUBLIKUN CONSULTATION

Page 2: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

Përmbajtja

Numri Faqes

Parathënie Qëllimi i këtij dokumenti 4

Hyrje në Projekt Planifikimin dhe Rregulloret e Kontrollit të Zhvillimit për Zonën Bregdetare Jugore Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor 5 Kuadri i Politikës për Bregdetin Jugor 5 Axhenda për Zhvillimin e Bregdetit Jugor 6 Objektivat e Planifikimit të Bregdetit Jugor 7 Rregulloret 8 Procesi i Planifikimit Nën-Kombëtar (Rajonal) 8 Identifikimi i Zonave të Zhvillimit Potencial 9 Kategoritë e përdorimit të tokës brenda Zonave të Zhvillimit Potencial 9

Projekt Rregulloret - siç janë nxjerrë këtu për konsultim publik

Neni 1 Autoriteti për këto Rregullore 11Neni 2 Dispozitat e Ndërmjetme dhe Kontrollet e Veçanta të Zhvillimit 12Neni 3 Zbatueshmëria e Këtyre Rregulloreve 14Neni 4 Qëllimi i Këtyre Rregulloreve 15Neni 5 Përcaktimi i Zonës Bregdetare Jugore si Zona e Planifikimit që i

Nënshtrohet Këtyre Rregulloreve16

Neni 6 Zonat dhe Nën-sektorët e Infrastrukturës brenda Zonës Bregdetare Jugore ku zbatohen Rregulloret e Veçanta dhe Shtesë të Zhvillimit

16

Neni 7 Përkufizimet e Termave të Përdorura në Këto Rregullore 17Neni 8 Raporti me Rregulloret e Tjera 22Neni 9 Vlefshmëria e Plotë dhe e Pjesshme e Dispozitave 22Neni 10 Përparësia e Këtyre Rregulloreve 23Neni 11 Plotësimi i Zhvillimit Ekzistues 23Neni 12 Hartat e Zonimit 23Neni 13 Procedurat për Përcaktimin e Përdorimit të Tokës 24Neni 14 Zonat e Përjashtuara nga Zhvillimi 24Neni 15 Mbrojtja e Mjedisit dhe Rezervatet e Ruajtjes se Peizazhit 25Neni 16 Zonimi Rajonal i Përdorimit të Tokës 28Neni 17 Servitutet 31Neni 18 Vijat e Ndërtimit dhe Spostimi 31Neni 19 Përcaktimi i Kategorive të Përdorimit të Tokës Brenda Zonave të Zhvillimit

Potencial32

2TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 3: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

Neni 20 Kategoritë e Propozuara të Përdorimit të Tokës që nuk Varen nga Përjashtimet dhe Kufizimet e Zhvillimit

35

Neni 21 Kategoritë e Propozuara për Përdorim në Pjesën e Bregut të Vijës Bregdetare

37

Neni 22 Kërkesat e Lejeve ndaj Aplikimeve për Zhvillim 38Neni 23 Procedurat e Zbatimit 39Shtojca 1 Harta e Zonimit te Përdorimit të Tokës 40Shtojca 2 Rregulloret për Ndërtimin dhe Zgjerimin e Rrugëve Bregdetare 40Shtojca 3 Rregulloret për Ndërtimin e Linjave Kryesore të Transmetimit të Energjisë

Elektrike dhe për Instalimet Njëshe të tilla si Telefonia e Lëvizshme, Shtyllat e Antenave të Transmetimeve Televizive e Radiofonike

41

Shtojca 4 Rregulloret për Zhvillimin e Fshatrave të Trashëgimisë dhe të Konservimit 43

3TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 4: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

Parathënia: Qëllimi i këtij dokumenti

Qëllimi i këtij dokumenti është të mbështesë konsultimin publik rreth Rregulloreve të propozuara për Zonën Bregdetare Jugore të cilat janë paraqitur në formën e projektit.

4TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 5: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

Hyrje në Projekt Planifikimin dhe Rregulloret e Kontrollit të Zhvillimit për Zonën Bregdetare Jugore

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar të promovojë rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës brenda kontekstit të zhvillimit të qëndrueshëm. Sot, zhvillimi i një baze ekonomike të besueshme dhe të qëndrueshme përbën një përparësi absolute. Prandaj, qeveria ka nisur një politikë të qenësishme zhvillimi të bazuar tek investimet në infrastrukturën kryesore dhe promovimin e sektorëve udhëheqës të ekonomisë, në të cilët Shqipëria mund të demonstrojë avantazh të krahasueshëm rajonal. ‘Turizmi, koha e lirë dhe argëtimi’ përbën një nga sektorët e tillë dhe Bregdeti Jugor është një vlerë mjedisore me mundësinë për të zhvilluar një industri të tillë në kuadër të avantazhit te krahasueshëm të mundshëm .

Kuadri i Politikës për Bregdetin Jugor Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar të garantojë zhvillim të qëndrueshëm në Bregdetin Jugor ndërkohë që rrit zhvillimet ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

Bregdeti Jugor mbetet kryesisht i pazhvilluar. Ndonëse zhvillimi i pakontrolluar në Sarandë Ksamil dhe zhvillimi i rregulluar në mënyrë të pamjaftueshme apo sporadik në Himarë dhe në vende të tjera ka kompromentuar në nivel vendor vlerën e peizazhit, Bregdeti Jugor mbetet potencialisht një vlerë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik në nivel kombëtar; dhe në nivel nen-rajonal, një vlerë e madhe e zhvillimit ekonomik të Bregdetit Jugor.

Ruajtja e mjedisit unik Bregdetar Jugor, veçanërisht: a) peizazhet natyrore – konturet e tokës, drenazhimet natyrore dhe biodiversiteti); dhe b) peizazhet kulturore – ngulimet dhe ndërtesat tradicionale në aranzhimet e tyre dhe vlera te tjera trashëgimie, bashkë me prodhimet e zakonshme të pemëtarisë dhe të degëve të tjera të bujqësisë përbëjnë një rëndësi të veçantë në funksion të formulimit të një strategjie të preferuar të zhvillimit.

Prandaj sfida është të detajohet dhe të zbatohet një Plan për Bregdetin Jugor dhe një strategji e zhvillimit të turizmit që shfrytëzojnë vlerat kryesore të mjediseve natyrore dhe kulturore, ndërkohë që minimizon ndikimet negative në mjedis. Kjo mund të duket e qartë, megjithatë, përqark Mesdheut dhe, në të vërtetë, në të gjithë botën, mjedise krahasimisht unike dhe të paprekura janë degraduar nga politikat e hartuara keq për turizmin, nga strategjitë e paefektshme të zhvillimit, nga planifikimi i keq i trojeve, nga arkitektura mediokër, nga mbi-zhvillimi dhe nga ndotja shoqëruese në të gjitha format e saj.

5TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 6: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

Axhenda e Zhvillimit të Bregdetit JugorSeksioni i mëposhtëm përmbledh axhendën e tanishme të zhvillimit të Bregdetit Jugor:

Vlerat thelbësore natyrore dhe kulturore të rajonit, duke përshirë mjediset tokësore dhe detare dhe ekosistemet, kërkojnë integrimin e plotë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të parimeve mjedisore të planifikimit në zhvillimin e vendimmarrjes.

Kërkohet infrastrukturë e mjaftueshme për të plotësuar kërkesën ekzistuese dhe për të parashikuar kërkesën e ardhshme për banim dhe turizëm (në veçanti: transporti – përmes rrugëve dhe aksesit; sistemet e kanalizimeve dhe menaxhimi, grumbullimi dhe heqja e mbetjeve të ngurta dhe furnizimi me ujë). Infrastruktura duhet projektuar për të minimizuar ndikimet negative në mjedis si dhe të organizohet në përparësi dhe në faza për të moderuar objektivat e zhvillimit, në përputhje me burimet e disponueshme.

Turizmi (sëbashku me tregtinë shoqëruese dhe me shërbimet plotësuese) është planifikuar si sektor udhëheqës i ekonomisë rajonale dhe si katalizatori kryesor i rritjes së ekonomisë. Në këtë kontekst, mundësia e biznesit nuk është e mjaftueshme në vetvete: i) një klime transparente investimesh, bashkë me: ii) procedurat e drejtpërdrejta të lejeve; dhe iii) një mjedis i qartë ligjor dhe rregullator janë, gjithashtu, thelbësore për Shqipërinë nëse ajo dëshiron të jetë një vend konkurrues për investimet qarkulluese të huaja dhe të brendshme.

Për më tepër, një ekonomi me një sektor të vetëm të bazuar tek turizmi përbën një strategji të cenueshme të zhvillimit ekonomik; si e tillë ajo nuk është parashikuar. Për këtë qëllim është parashikuar rivitalizimi i industrive kryesore tradicionale të tilla si bujqësia (kryesisht prodhimet e pemëtarisë dhe perimeve për treg) dhe peshkimi(ferma dhe pika të vogla artizanale të rritjes së peshkut për t’i shërbyer tregjeve lokale dhe pikave të vogla), së bashku me programet për të mbështetur artet dhe zanatet lokale dhe industritë me ndikim të ulët.

Është konsideruar e rëndësishme që të mbështeten komunitetet e vogla e të mesme si ente të mundshme e të dobishme sociale dhe ekonomike. Ndonëse nivelet e larat të rritjes ekonomike në disa zona (veçanërisht në Sarandë dhe tani në Ksamil) kanë nxitur ekonomitë vendore të pjesës jugore të rajonit Bregdetar Jugor, kjo është shoqëruar me shpopullimin dhe rënien e zhvillimit në zona të tjera, në të cilat popullsia në moshë të vjetër dhe nivelet e larta të emigrimit përbejnë kërcënim për qëndrueshmërinë e këtyre komuniteteve dhe për strategjitë shoqëruese të zhvillimit nën-rajonal - duke përshirë edhe turizmin. Në të gjithë rajonin, kërkohen politika të planifikimit të zhvillimit të përshtatura në mënyrë të veçantë që të trajtohet shpopullimi dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Gjatë viteve të fundit, presioni nga zhvillimi i turizmit dhe i banimeve (kryesisht shtëpitë e dyta), një kuadër i paplotë ligjor dhe rregullator dhe zbatimi i dobët i ligjit kanë prekur (duke shkaktuar ndikime të ashpra lokale, si në rastin e Ksamilit) mjedisin bregdetar, komoditetin e banimit dhe karakterin tradicional të ngulimeve bregdetare. Prandaj, është e nevojshme: a) të përcaktohen përgjegjësitë specifike institucionale; b) të shpallen objektivat transparente të politikave; dhe c) të hartohen rregullore të qarta dhe udhëzime

6TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 7: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

mbështetëse zbatuese për të lehtësuar të kuptuarit dhe pranimin e politikave të qeverisë nga aktorët kryesorë të zhvillimit të biznesit dhe për sigurimin e qartësisë ligjore.

7TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 8: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

Objektivat e Planifikimit të Bregdetit Jugor Kapaciteti i mjediseve specifike për të pranuar zhvillimin përcaktohet nga një gamë e gjerë faktorësh të ndërlidhur. Në të gjitha rastet, zhvilluesve do t’u kërkohet të ndjekin ligje dhe rregullore gjithëpërfshirëse specifike për sektorët.

Seksioni i mëposhtëm rendit burimet kryesore bregdetare dhe vlerat mjedisore të Zonës Bregdetare Jugore të Shqipërisë, të cilat duhen respektuar.

a) Mbrojtja e vlerave të rëndësishme mjedisore : Karakteristikat bregdetare dhe detare me rëndësi ekologjike, gjeologjike,

gjeomorfologjike, kulturore, peizazhi dhe historike duhen mbrojtur. Habitate të rëndësishme bregdetare, toka dhe deti, dhe flora e fauna vendase e lidhur

me to duhen mbrojtur në të gjitha rastet dhe të ruhen të paprekura kudo ku është e mundur.

Duhet zhvilluar një sistem i mirë-menaxhuar i parqeve dhe rezervave bregdetare (në shtesë të Parqeve Kombëtare ekzistuese) ku komunitetet vendore përfshihen në mbrojtjen dhe menaxhimin e trojeve.

Një përqindje e rëndësishme e bregdetit dhe e tokës pranë që lidhet me atë duhen zonuar si “zona me vlerë të lartë peizazhi” për të ruajtur cilësinë e përgjithshme të fshatit si: i) një vlerë ekonomike; ii) një ekosistem; dhe iii) kuadri kryesor i peizazhit për të zhvilluar mjedisin dhe për të siguruar ndarjen e poleve të veçanta të rritjes.

Një përqindje e rëndësishme e bregdetit dhe e tokës pranë që lidhet me atë duhet të mbetet e papërshkueshme nga automjetet për të mbështetur kufizimet mbi zhvillimin e ndërtuar në këto zona dhe për të ruajtur kuptimin e tyre e të qënurit të largëta për mbrojtjen e ekosistemeve dhe për dobinë e tyre për argëtim.

b) Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore bregdetare : Cilësia e ujit të bregdetit duhet mbrojtur nëpërmjet kufizimeve të rrepta ndaj zhvillimit

në zonat ekologjikisht të ndjeshme (sëbashku me zonat me vlerë të lartë peizazhi dhe me plazhet) ku, ndër të tjera, përfshihen; i) ndërtimi i infrastrukturës së përshtatshme të përpunimit të ujërave të zeza sipas dendësisë; dhe ii) zbatimi i rregulloreve të tilla siç kërkohen për të siguruar lidhjen me sistemet qendrore dhe mirëmbajtjen e sistemeve të veçanta.

Zhvillimi bregdetar duhet modeluar në shkallë dhe shpërndarje (ndonëse kryesisht i përcaktuar nga objektivat e zhvillimit ekonomik dhe gjykimet e menaxhimit të vlerave të peizazhit) në linjë me burimet e disponueshme të ujit (burimi dhe nëntokësor).

Duhen futur sisteme efektive të largimit të mbetjeve të ngurta (rregullat, mbledhja, grumbullimi, transportimi dhe hedhja e tyre) si një parakusht për çdo zhvillim bregdetar.

Transformimi i tokës ekonomikisht produktive në tokë për përdorime urbane duhet minimizuar (duke përfshirë këtu elemente të tilla si toka bujqësore, pemëtoret dhe pyjet) për të ruajtur vlerën e aseteve turistike (peizazhi kulturor dhe vlera e tij si burim turizmi) dhe mundësinë për të zgjeruar ekonomitë vendore.

Një politike që mbështet modalitetet efikase në planin e energjisë është e nevojshme lidhur me: i) udhëtimin dhe transportin; ii) teknikat e ndërtimit të objekteve; iii) metodat

8TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 9: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

operacionale për infrastrukturën e turizmit dhe aktivitetet e tjera ekonomike, sëbashku me iniciativat për të prodhuar forma të tilla të energjisë së pastër që nuk komprometojnë vlerën e paprekur të peizazhit të zonës bregdetare.

Nevojiten rregullore specifike për të kontrolluar dhe menaxhuar sa më poshtë vijon: i) guroret e hapura për ndërtim dhe për materiale mbushjeje; dhe ii) heqjen e mbeturinave, heqjen dhe largimin e materiale të tepërta mbushëse dhe të materialeve të ndërtimit/prishjeve. Rregullore të tilla duhet të mbulojnë vendndodhjen dhe menaxhimin e trojeve, me kërkesa specifike lidhur me operacionet me ndikim të ulët dhe rehabilitim përfundimtar pas përdorimit.

‘Zhvillimi i Përshtatshëm’ nxit jetesë shoqërisht dhe ekonomikisht të qëndrueshme për popullsinë vendore; ai shfrytëzon risitë teknologjike për të mbështetur aktivitetet sipërmarrëse ekonomike me ndikim të ulët, hap burime të reja financimi dhe modalitetet për të mbuluar kostot shoqëruese të iniciativave me bazë tek komuniteti. Në të gjitha këto aspekte, turizmi dhe koha e lirë dhe strategjitë e zhvillimit ekonomik të bazuara tek argëtimi shihen si elemente që paraqesin potencialin më të përshtatshëm për rigjenerimin ekonomik vendor, si dhe që plotësojnë objektivat e zhvillimit ekonomik kombëtar e rajonal.

Rregulloret Ne aspektin e suksesit, mjediset ligjore dhe rregullatore varen shumë tek angazhimi vullnetar ndaj parimeve themelore të planit të zhvillimit të bizneseve ekzistuese, të investitorëve të mundshëm dhe të individëve vendorë në cilësinë e banoreve si një aspekt i interesit vetjak të kuptueshëm, po aq sa edhe në zbatimin e ligjit të planifikimit. Prandaj, rregulloret duhet të jenë të qarta, plotësisht të argumentuara dhe të drejta për të gjithë përdoruesit. Në këtë kontekst, rregulloret rajonale kryejnë funksione të shumëllojshme si më poshtë vijon:

Ato sigurojnë një kuadër të qartë për njësitë e qeverisjes vendore që ato të përgatisin plane vendore të qarta dhe koherente.

Ato sigurojnë një kuadër për detajimin e rregulloreve vendore brenda kontekstit të rregulloreve rajonale.

Ato sigurojnë një shtresë të parë rregulloresh për përdoruesit vendorë – për të përcaktuar të drejtat dhe detyrimet ligjore dhe për të ndihmuar në interpretimin e planeve vendore.

Rregulloret e Bregdetit Jugor janë hartuar në përputhje me këto parime.

Procesi i Planifikimit Nën-kombëtar (Rajonal) Thelbi i Rregulloreve të Planifikimit të propozuara për Planin e Bregdetit Jugor është ndërtuar nëpërmjet një procesi të shpejtë të bazuar në përshkrimin e kufizimeve dhe kontrolleve të mbivendosura të përdorimit të tokës, në përdorimin e skenarëve të mundshëm të planifikimit për të zhvilluar kritere dhe parametra kryesorë. Kjo metodë siguron se gama e plotë e rekomandimeve e paraqitur përpara Klientit për miratimin dhe/ose zgjedhjen përfundimtare të alternativave do të jetë racionale, e realizueshme dhe e qëndrueshme.

9TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 10: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

Parimi i një analize të tillë është shumë i thjeshtë: kjo siguron një proces transparent planifikimi ku secili element mund të diskutohet veçmas dhe të vërtetohet, të përmirësohet ose të refuzohet siç mund të jetë rasti. Kufizimet e zhvillimit janë vendosur në shtresa për të eliminuar tokën e cila është e papërshtatshme për zhvillim. Shtresat e mbivendosura të kufizimeve përjashtojnë në mënyrë sistematike ato zona që janë të prekura nga kufizimet e zhvillimit; rezultati është ‘zonat e zhvillimit potencial’. Rregulloret e planifikimit lidhur me ‘ndalimet’ me ‘përjashtime të justifikuara’ kufizojnë zhvillimin në zonat e përcaktuara nga ky proces si të ‘të papërshtatshme’.

Brenda ‘zonave të zhvillimit potencial’ mund të përdoret një analizë e mëtejshme në nivel vendor për të përcaktuar zonat ‘më të përshtatshme për zhvillim’. Rregulloret e planifikimit udhëzojnë zhvillimin nëpër të gjithë zonën dhe, veçanërisht, brenda ‘zonave të zhvillimit të mundshëm’.

Identifikimi i Zonave të Zhvillimit PotencialAnaliza fillestare përcakton zonat e zhvillimit të mundshëm në kontekstin e një politike zhvillimore ekonomike të bazuar para së gjithash tek turizmi. Në fund të fundit, niveli i investimit në turizëm do të varet në karakteristikat unike të rajonit ose në ‘avantazhin e krahasueshëm’. Në rastin e Bregdetit Jugor, avantazhi i krahasueshëm përfaqësohet nga cilësia dhe shkalla e peizazhit rural. Është e rëndësishme të shënohet se peizazhi ‘natyral’ i rajonit ka evoluar gjatë brezave pa fund për të përfshirë ndikimet e zënies njerëzore dhe të bujqësisë tradicionale gjatë mijëvjeçarëve.

Duke folur në përgjithësi, dhe duke marrë si të barabarta gjëra të tilla si përdorueshmëria, sa më e madhe të jetë përqindja e peizazhit të pazhvilluar në raport me tokën e zhvilluar, aq më e madhe do të jetë vlera e tregut e trojeve të zhvillimit të vendosura brenda atij peizazhi. Kryesisht, peizazhi i pazhvilluar merr edhe një vlerë ekonomike të përcaktueshme në kuptimin sasior si një vendosje dhe si sfond. Kështu, kur shqyrtohen investimet në turizmin elitar, elementet e ndërtuara dhe vendosja e tyre kombinohen për të realizuar përfitimin e përgjithshëm ekonomik që potencialisht mund të merret.

Në vijim të analizës së planifikimit fillestar në shkallë rajonale, janë identifikuar zonat e mbrojtjes specifike në hartën e zonimit dhe janë, tashmë, të përjashtuara nga shqyrtimi i mëtejshëm në kuadrin e procesit të planifikimit të zhvillimit. Është e rëndësishme të shënohet se procesi i përjashtimit nuk prek drejtpërsëdrejti dhe se zbatohen dispozitat e veçanta në vartësi të statusit ligjor të një zhvillimi të tillë; por të gjitha zhvillimet e reja brenda ‘zonës së përjashtimit’ duhen ndaluar. Është propozuar që kjo të jetë për një periudhë fillestare prej 10 vitesh, pas së cilës mund të shqyrtohen bazat e përjashtimit.

Kategoritë e Përdorimit të Tokës Brenda Zonave të Zhvillimit Potencial Janë propozuar kategori të reja të përdorim të tokës dhe janë synuar të zbatohen ndaj ‘zonave neto të zhvillimit potencial’ siç përcaktohet nga analiza e planifikimit fillestar në shkallë rajonale (domethënë, këto janë zonat që mbeten pas eliminimit të gjitha zonave me kufizime).

10TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 11: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

Kategoritë strategjike të përdorimit të tokës do të fiksohen në nivel të planit rajonal, por variacionet dhe detajimet janë parashikuar brenda kontekstit të përgatitjes së planit vendor. Në nivel vendor, kategoritë përbëjnë një ‘meny’ për planifikuesit vendore; kategoritë mund të zgjidhen që të jenë të përshtatshme në raport me kontekstin e planifikimit të zhvillimit vendor. Mund të shënohet se zonat neto të zhvillimit janë relativisht të gjera dhe objekti rezultues për veprim duhet përdorur në mënyrë të matur. Është marrë një vendim politike për të përqendruar zhvillimin e ri në një numër vendndodhjesh strategjike (ose poleve të rritjes). Kjo politikë maksimizon mbajtjen e peizazhit natyror dhe lehtëson shërbimin infrastrukturor ekonomik. Është e nevojshme një analizë e mëtejshme e nevojave të përdorimit të tokës në nivel vendor si pjesë e procesit të bërjes së planeve vendore.

Kategoritë e propozuara të përdorimit të tokës janë nëndarë në dy: i) ato që janë synuar te zbatohen tek ‘zonat neto të zhvillimit potencial’ siç janë përcaktuar nga analiza e nivelit rajonal (këto janë zonat e mbetura pas eliminimit të gjithë zonave me kufizime); dhe ii) këto kategori të pavarura nga analiza e identifikimit të zonës së zhvillimit rajonal dhe që janë synuar që të zbatohen në të gjithë rajonin, pavarësisht se në brendësi apo jashtë zonave të zhvillimit potencial.

11TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 12: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

Projekt Rregulloret – të nxjerra këtu për konsultim publik

Qeveria e Republikës së Shqipërisë

Plani i Zhvillimit të Bregdetit Jugor të Shqipërisë

Rregulloret për Zonën Bregdetare Jugore

Projekt rregullore , Nëntor 2007

Neni 1 Autoriteti për këto rregullore

1.1 Zona e Planifikimit Nën-Kombëtar: Këto rregullore nxirren në zbatim të kompetencave të përcaktuara n për Autoritetin e Planifikimit Nën-Kombëtar të Bregdetit Jugor nga Kreu VI i Ligjit për Planifikimit Hapësinor të Republikës së Shqipërisë. Plani i Bregdetit Jugor është përcaktuar si një Plan Nën-Kombëtar ashtu siç përshkruhet në Nenin 18 te Ligjit për Planifikim Hapësinor dhe Zona e Planifikimit Nën-Kombëtar është përcaktor si Zona Bregdetare Jugore.

1.2 Bordi Ekzekutiv: Ky Plan Nën-Kombëtar menaxhohet nga një Bord Ekzekutiv, i cili përbën Autoritetin e Planifikimit për Zonën Bregdetare Jugore. Bordi përfshin përfaqësues të qeverisë qendrore, të autoriteteve vendore të planifikimit, institucioneve të lidhura publike dhe aktorë të tjerë të interesit, të mbështetur nga nëpunës profesionistë civilë dhe zyrtarë të qeverisjes vendore, me mundësinë e kontraktimit të konsulentëve dhe institucioneve të veçantë të specializuar për konsulencë teknike dhe profesionale.

1.3 Elementet Parësorë të një Plani Nën-Kombëtar: Ligji për Planifikimin Hapësinor kërkon që një plan nën-kombëtar të përmbajë elementet parësorë të mëposhtëm: 1.3.1 Një Vlerësim Strategjik Mjedisor (VSM) të zonës së planifikimit nën-kombëtar (do të

sigurohet veçmas; gjithashtu referencë tek ligji Nr. 8990, datë 23 Janar 2003 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis). Shih përkufizimin e VSM-së në Nenin 7.2.40 të këtyre rregulloreve.

1.3.2 Një pasqyrë e objektivave me rendësi kritike kombëtare do të plotësohet nga plani nën-kombëtar (i përfshirë në këto rregullore.

1.3.3 Një përkufizim i zonës së planifikimit nën-kombëtar; normalisht në përputhje me kufijtë në zonën e planifikimit nën-kombëtar (të përfshirë në këto rregullore).

1.3.4 Instrumentet e planifikimit dhe kontrollet e zhvillimit: Këto duhet dhe synohet të jenë detyruese ndaj autoriteteve vendore të planifikimit dhe janë projektuar që të

12TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 13: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

arrihen objektivat e strategjisë së planifikimit nën-kombëtar (të përfshirë në këto rregullore).

1.4 Konsultimi Publik: Projekti i parë i Planit Nën-Kombëtar duhet të jetë i disponueshëm për publikun. Bordi ekzekutiv duhet të organizojë të paktën një séancë dëgjimore publike përpara miratimit të tij. Drafti përfundimtar i Planit Nën-Kombëtar duhet të përfshijë komente publike lidhur me planin aty ku këto kanë lidhje dhe ku është e realizueshme; ose, përndryshe, të publikohet një përgjigje ndaj komenteve të vlefshme publike duke justifikuar përjashtimin.

1.5 Miratimi i Planit Nën-Kombëtar: Plani përfundimtar Nën-Kombëtar, i cili përfshin komente të tilla të vlefshme siç mund të vlerësohet e përshtatshme nga Bordi i Planifikimit, paraqitet përpara Agjencisë së Planifikimit Kombëtar për shqyrtim përfundimtar dhe amendimet e nevojshme përpara se të dërgohet pranë këshillit të Ministrave për miratimin zyrtar ligjor.

1.6 Shqyrtimi dhe azhurnimi i Planit Nën-Kombëtar: Bordi i Planifikimit duhet të shqyrtojë dhe të azhurnojë këto rregullore brenda pesë (5) vitesh nga miratimi tyre ligjor. Procedurat për shqyrtimin janë të njëjta si për miratimin fillestar të përcaktuara në Nenin 1.5 të këtyre rregulloreve. Sqarim: grafiku pesë-vjeçar i azhurnimit kërkon që procesi i shqyrtimit të fillojë më herët në mënyrë që të jepet kohë e mjaftueshme për shqyrtimin dhe përgatitjen e planit; shqyrtimet mund të kryhen në intervale kohore më të shpeshta se sa ato pesë-vjeçare.

1.6 Zbatimi nga Autoritetet Vendore të Planifikimit: Plani Nën-Kombëtar konsiderohet i rëndësishëm për realizimin e objektivave kombëtare të zhvillimit. Prandaj, autoriteteve vendore që kanë përgjegjësinë për planifikimin brenda fushës së planifikimit nën-kombëtar duhet ligjërisht të zbatojnë planin. Plani zbatohet ndaj asaj pjesë të fushës së tyre administrative që futet brenda Fushës së Planifikimit Nën-Kombëtar – e përcaktuar si ‘Zona Bregdetare Jugore’ dhe e përkufizuar në këto rregullore. Procesi i zbatimit është si më poshtë vijon:

1.6.1 Kërkesa për përgatitjen e Planeve Vendore: Autoritete vendore duhet të përgatisin planet e reja në bazë të dispozitave që përmbajnë këto rregullore. Plani vendor duhet të përgatitet në bazë të hartave të zonimit me shkallë 1:10,000, dhe duhet të përfshijë përshkrimin me shkrim në formën e rregulloreve të planit vendor. Autoritetet vendore duhet të fillojnë procesin e hartimit të planit vendor brenda tre (3) muajsh nga miratimi ligjor zyrtar i këtyre rregulloreve dhe të plotësojnë procesin me planet e miratuara të publikuara dhe të disponueshme për publikun brenda një periudhe prej nëntë (9) muajsh nga miratimi ligjor zyrtar i këtyre rregulloreve.

1.6.2 Kërkesa për respektimin e këtyre Rregulloreve: Autoritetet vendore duhet të përfshijnë të gjitha zonat e përjashtuara nga zhvillimi, zonat e përdorimit të tokës të përcaktuara nga këto rregullore dhe Hartat shoqëruese të Zonimit të shkallës 1:25,000 në nivel rajonal. Aty ku kufijtë janë të paqartë, referohuni Nenit 12.3 të këtyre rregulloreve.

13TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 14: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

Neni 2 Dispozitat e Ndërmjetme dhe Kontrollet e Veçanta të Zhvillimit

2.1 Kontrollet e Ndërmjetme të Veçanta të Zhvillimit 1: Kontrollet e ndërmjetme të zhvillimit zbatohen për periudhën përpara nxjerrjes së këtyre rregulloreve. Në vijim të krijimit të zonës së planifikimit të Bregdetit Jugor janë autorizuar kontrolle të veçanta zhvillimi për të ruajtur rrethanat ekzistuese gjatë periudhës së përgatitjes dhe miratimit që çon në hartimin dhe nxjerrjen e këtyre Rregulloreve dhe të Planit të Zonimit.

2.1.1 Ngrirja e zhvillimit: Në këtë rast, ‘rregulloret e veçanta të zhvillimit’ përbejnë një ngrirje të zhvillimit, e cila në vetvete përbën një periudhë kohore gjatë së cilës nuk mund të lëshohet asnjë leje për zhvillim të ri dhe nuk mund të niset asnjë zhvillim i ri (Referencë tek Ligji/dekreti xxx i Republikës së Shqipërisë).

2.2 Kontrollet e Ndërmjetme të Veçanta të Zhvillimit 2: Këto kontrolle zbatohen në vijim të nxjerrjes së këtyre rregulloreve, por përpara shpalljes së planit vendor për atë pjesë të Zonës Bregdetare Jugore në fjalë. Gjatë periudhës së përgatitjes dhe miratimit të planit vendor, autoritetet vendore duhet të njohin planin nën-kombëtar si instrumenti ligjor superior për të gjithë planifikimin e përdorimit të tokës.

2.2.1 Kompetenca e deleguar : Aty ku zhvillimi i propozuar është qartazi në përputhje me ose në kundërshtim me Planin e Bregdetit Jugor (Rregulloret dhe Planet e Zonimit), autoriteti i planifikimit vendor është pajisur me kompetencë të deleguar nga Bordi i Ekzekutiv për të pranuar ose për të refuzuar kërkesën. Aty ku kufijtë janë të paqartë, referojuni Nenit 12.3 të këtyre rregulloreve.

2.2.2 Refuzimet dhe apelimet : Në zbatim të një refuzimi sipas dispozitave të këtij Neni, kërkuesit mund të apelojnë drejtpërsëdrejti pranë Bordit Ekzekutiv. Apelimi duhet dorëzuar brenda një (1) muaji nga data e refuzimit dhe të shqyrtohet brenda tre (3) muajsh nga data e refuzimit.

2.2.3 Referimi pranë Bordit Ekzekutiv për Sqarim : Në ato raste kur zonimi qëndron në nivel rajonal, dhe nuk është detajuar nëpërmjet procesit të hartimit të planit vendor (meqenëse kryesisht dhe veçanërisht ‘zonat e zhvillimit potencial’ janë’: zonat që mbeten pasi janë përcaktuar të gjitha zonat e përjashtuara të zhvillimit dhe pasi janë identifikuar zonat e zhvillimit të kufizuar) të gjitha kërkesat për leje zhvillimi brenda zonave të tilla duhen drejtuar pranë Bordit Ekzekutiv për miratim nëpërmjet një procesi shqyrtimi dhe vlerësimi me dy faza. Si fazë e parë, kërkesa të tilla për leje duhen shqyrtuar në nivel vendor dhe duhet përgatitur një rekomandim planifikimi. Si fazë e dytë, kërkesa origjinale për leje, sëbashku me rekomandimin e autoritetit të planifikimit vendor, duhen dorëzuar pranë Bordit Ekzekutiv për shqyrtim.

2.2.4 Mënyra e zbatimit dhe qëllimi : Bordi Ekzekutiv duhet të marrë parasysh mënyrën e zbatimit, qëllimin dhe përcaktimet e këtyre rregulloreve kur vendin për kërkesat për

14TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 15: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

leje brenda atyre fushave ku kushtet e zonimit dhe të planifikimit nuk janë detajuar akoma me anë të planeve vendore.

2.2.5 Anulimi : Nëse plani vendor për zonën është pranë përfundimit, kërkesat për leje mund të anulohen për një periudhë maksimale prej tre (3) muajsh në pritje të nxjerrjes së planit vendor përkatës.

2.3 Kontrollet e Zhvillimit në vijim të shpalljes së një plani vendor: Me përjashtim të përcaktimeve të Nenit 2.4 të këtyre rregulloreve, gjatë periudhës së zbatimit efektiv të planit vendor, sistemi i planifikimit, duke përfshirë çështjen e të gjithë lejeve e licencave, përveç rastit të zhvillimeve të mëdha siç përshkruhet në Nenin 2.4, do të menaxhohet nga autoriteti vendor. Në këtë situatë, Bordi Ekzekutiv do të funksionojë kryesisht si një organ apelimi, siç përshkruhet në Nenin 2.2.2.

2.4 Kërkesat për leje për zhvillime të mëdha jashtë zonës ekzistuese urbane: Kjo ka të bëjë me: i) projektet e shkallës së madhe dhe me ‘Projektet e Zhvillimit të Integruar’ që kalojnë mbi dhjetë (10) hektarë; dhe ii) çdo ndërtim që kalon mbi gjashtë (6) kate ose njëzet (20) metra në piken më të lartë të çatisë (cilado që është më e madhe) jashtë zonës urbane të bashkive duhet drejtuar pranë Bordit Ekzekutiv për miratim nëpërmjet një procesi shqyrtimi dhe vlerësimi me dy faza. Si fazë e parë, kërkesa të tilla për leje duhen shqyrtuar në nivel vendor dhe duhet përgatitur një rekomandim planifikimi. Si fazë e dytë, kërkesa origjinale për leje, sëbashku me rekomandimin e autoritetit të planifikimit vendor, duhen dorëzuar pranë Bordit Ekzekutiv për shqyrtim. Sqarim: i) kjo dispozitë është e pavarur nga kërkesa për të nxjerrë plane vendore; ii) përveç rastit kur shprehet ndryshe,Bordi Ekzekutiv përbën dhe mbetet Autoriteti superior i Planifikimit për të gjitha zhvillimet që kalojnë mbi dhjetë (10( hektarë.

Neni 3 Zbatueshmëria e këtyre Rregulloreve

3.1 Administrimi i funksionit të planifikimit: Me përjashtim të rasteve që kanë të bëjnë me detyrat dhe përgjegjësitë e autorizuara ndryshe nga këto rregullore për Bordin Ekzekutiv, rregulloret për Zonën Bregdetare Jugore administrohen nga autoritetet përkatëse vendore, si organe kompetente dhe të autorizuara për përgatitjen e planeve vendore dhe të planeve të veprimit, dhe për të ushtruar kontroll planifikimi brenda zonës së planifikimit.

3.2 Zona e mbulimit: Këto rregullore zbatohen ndaj të gjitha zonave brenda ‘Zonës së Planifikimit të Bregdetit Jugor’ në këto rregullore. Zona Bregdetare Jugore përkufizohet në Nenin 12 të këtyre rregulloreve dhe në Hartën e Zonimit të zonës së planifikimit. Harta e Zonimit paraqitet si Shtojca 1 e këtyre rregulloreve dhe formon një pjese integrale të këtyre rregulloreve.

3.3 Rendi superior i zonimit të përdorimit të tokës: Këto rregullore specifikojnë zonimin e përdorimit të tokës dhe kërkesa të tjera të planifikimit hapësinor të detyrueshme për agjencitë përbërëse të planifikimit vendor kur përgatisin planet vendore, planet e veprimit të zonës dhe të gjitha planet e tjera me një dimension hapësinor.

15TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 16: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

3.4 Subjektet (domethënë, ndaj kujt zbatohet rregullorja): Këto rregullore zbatohen ndaj: i) qytetarëve privatë; ii) subjekteve të përbashkëta dhe tregtare të të gjitha llojeve; iii) shoqatave bamirëse, fondacioneve dhe institucioneve fetare; iv) institucioneve arsimore; v) agjencive të kryerjes së shërbimeve të qeverisë qendrore dhe të asaj vendore; dhe vi) të gjitha agjencive përgjegjëse për ofrimin e infrastrukturës. Këto rregullore nuk zbatohen ndaj Ushtrisë Shqiptare, e cila funksionon në bazë të legjislacionit të posaçëm; megjithatë, Ushtria është e detyruar të informojë dhe të konsultohet me Bordin Ekzekutiv dhe të marrë parasysh të gjitha rekomandimet e bëra nga bordi kur kërkesa të tilla nuk prekin sigurinë kombëtare.

3.4 Kuadri i Planifikimit: Këto rregullore krijojnë një kuadër të përgjithshëm brenda të cilit kërkesat për leje: a) për zhvillime të reja; dhe b) për përdorime të parregullta mund të shqyrtohen për miratim, miratim me kushte, ose refuzim nga ana e autoritetit përkatës të planifikimit hapësinor.

Neni 4 Qëllimi i Këtyre Rregulloreve

4.1 Mbështetje për zhvillim të qëndrueshëm: Qëllimi i këtyre rregulloreve është të mbështesin zhvillimin e përshtatshëm dhe të qëndrueshëm të Bregdetit Jugor në përputhje me politikën e zhvillimit rajonal të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

4.2 Mbështetje për rritjen ekonomike: Këto rregullore synojnë të mbështesin rritjen ekonomike rajonale në mënyrë të atillë që të arrihen përfitimet më të mëdha ekonomike, ndërkohë që plotëson aspiratat e qytetarëve vendorë, me anë të marrjes parasysh të gjykimeve mbizotëruese të qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë, për të ruajtur vlerën afatgjatë të aseteve mjedisore.

4.3 Mbështetja për polet e rritjes: Rregulloret synojnë të mbështesin një numër të kufizuar të poleve të rritjes me ndikim të ulët, me anë të respektimit të nevojës mbizotëruese për të ruajtur vlerën e një peizazhi thelbësisht të paprishur dhe të pazhvilluar në shkallë rajonale.

4.4 Respekti për mjediset vendore: Rregulloret synojnë të sigurojnë se zhvillimi i ri realizohet në një mënyrë të padëmshme për mjedisin dhe respekton mjedisin natyror, ekologjitë vendore dhe vlerat kulturore vendore.

4.5 Shmangia e zhvillimeve sporadike: Rregulloret synojnë të shmangin zhvillimet sporadike (të shpërndara, autonome) që ndikojnë mbi natyrën e virgjër të peizazhit në tërësi të Bregdetit Jugor dhe, për pasojë, komprometojnë vlerën e tij tërësore dhe kufizon përftimet potenciale neto ekonomike.

4.6 Shmangia e riskut publik: Rregulloret synojnë të minimizojnë dëmin mjedisor dhe riskun publik me anë të ndalimit apo të kufizimit të zhvillimit në zona, të cilat janë të rrezikshme si shkak i gjeologjisë, gjeomorfologjisë, apo nga vërshimi i ujërave të reshjeve.

16TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 17: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

4.7 Shëndeti dhe siguria publike: Rregulloret synojnë të përmirësojnë nivelet e sigurisë publike dhe të shëndetit të komunitetit me anën e dispozitave lidhur me: i) përmirësimet e infrastrukturës rrugore; ii) furnizimin me ujë të pijshëm të sigurtë; iii) kanalizimet e pastra dhe ujërat e zeza të përpunuara; dhe iv) menaxhimin e efektshëm të mbetjeve të ngurta duke përdorur vende groposje sanitare.

4.8 Përdorimi ekonomik i infrastrukturës: Rregulloret synojnë të mbështesin shfrytëzimin ekonomik të infrastrukturës së propozuar ekzistuese dhe të re, pa rezultuar në mbi përdorim. 4.9 Racionalizimi i zhvillimit të paligjshëm: Këto rregullore synojnë të lehtësojnë racionalizimin dhe konsolidimin e zhvillimeve ekzistuese sporadike dhe/ose të paligjshme në përputhje me kërkesat e politikës së Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për planifikimin e bregdetit, me strategjitë dhe planet dhe me skemat përkatëse të planifikimit.

Neni 5 Caktimi i Zonës Bregdetare Jugore si Zonë e Planifikimit që i nënshtrohet këtyre Rregulloreve

5.1 Përkufizim: Zona Bregdetare Jugore është ‘zona e planifikimit’ brenda së cilës zbatohen këto rregullore. Zona Bregdetare Jugore është përcaktuar në bazë të karakteristikave gjeografike dhe kufijve administrativë siç tregohet në Hartën e Zonimit, e cila paraqitet si Shtojca Nr .1 e këtyre rregulloreve.

5.2 Njësitë përbërëse dhe zonat gjeografike: Zona e planifikimit të Bregdetit Jugor përfshin njësitë e caktuara administrative në vijim dhe zonat e menaxhimit si dhe përkufizohet më tej me anë të një kombinimi të kufijve dhe referimit kundrejt karakteristikave të rëndësishme gjeografike. Zona Bregdetare Jugore përfshin dhe përvijohet nga:

5.2.1 Parqet e caktuara në shkallë kombëtare : të përkufizuara për të përfshirë parqet kombëtare në vijim: i) Parkun Kombëtar të Llogorasë; ii) Parkun Kombëtar të Karaburunit; iii) Parkun Kombëtar të Butrintit;

5.2.2 Administratat vetëqeverisëse vendore bashkiake dhe komunale : të përkufizuara për të përfshirë zonat administrative në vijim: i) Bashkinë e Himarës; ii) Bashkinë e Sarandës; iii) Komunën e Ksamilit; vi) Komunën e Lukovës; dhe v) Komunën Xarës dhe Komunën e Alikos;

5.2.3 Kufiri Ndërkombëtar : i përvijuar në jug nga kufiri ndërkombëtar me Greqinë; dhe

5.2.4 Baseni Ujor – kufiri varg- malor : i përkufizuar për atë pjesë të zonës në veri të Bashkisë së Himarës, si dhe me zonat qe ndodhen në anën në drejtim të detit që i përkasin basenet kryesore ujore – Mali Orës – Mali Mesimeril – Mali Lepretës (domethënë, vija varg-malore më e largët e dukshme nga Rruga Bregdetare).

17TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 18: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

Neni 6 Zonat dhe Nën-Sektorët e Infrastrukturës brenda Zonës Bregdetare Jugore ku zbatohen Rregulloret e Veçanta dhe Rregulloret Shtesë

6.1 Parqet e Përcaktuara në Shkallë Kombëtare: këto përfshijnë: i); Parkun Kombëtar të Karaburunit; ii) Parkun Kombëtar të Llogorasë; iii) Parkun Kombëtar të Butrintit i)

6.2 Administratat vetëqeverisëse vendore bashkiake dhe komunale: këto përfshijnë: i) Bashkinë e Himarës; ii) Bashkinë e Sarandës; iii) Komunën e Ksamilit; vi) Komunën e Lukovës; dhe v) Komunën Xarës. Në këtë rast janë të zbatueshme rregulloret e Zonës Bregdetare Jugore, megjithëse rregulloret ekzistuese zbatohen akoma.

6.3 Ndërtesat dhe monumentet e trashëgimisë të caktuara dhe të mbrojtura në nivel kombëtar: Kjo përmban edhe hapësirat e tokës të përfshira në caktime të këtilla. Në këtë rast janë të zbatueshme rregulloret e Zonës Bregdetare Jugore, megjithëse rregulloret ekzistuese zbatohen akoma. 6.4 Infrastruktura: Kjo përfshin të gjithë infrastrukturën strategjike dhe kryesore, shërbimet publike dhe vendore. Në këtë rast janë të zbatueshme rregulloret e Zonës Bregdetare Jugore, megjithëse rregulloret ekzistuese zbatohen akoma.

Neni 7 Përkufizime të termave të përdorura në këto Rregullore

7.1 Përkufizimet janë integrale në funksion të këtyre rregulloreve: Këto përkufizime formojnë një pjesë integrale të rregulloreve të planifikimit të Bregdetit Jugor. Përkufizimet mund të rishikohen, ndërkohë që përkufizimet shtesë përfshijnë: i) shqyrtimin periodik të rregulloreve dhe të planit të zonimit; ose ii) çështje të një sqarimi zyrtar të shkaktuar nga një apelim pranë Bordit Ekzekutiv.

7.2 Përkufizimet : Përkufizimet në vijim jepen për të sqaruar kuptimin, qëllimin dhe synimin e këtyre rregulloreve:

7.2.1 Zhvillim i pavarur : Zhvillim i realizuar pa marrë parasysh ligjet dhe rregulloret mbizotëruese të planifikimit.

7.2.2 Apartament : Një apartament përbën një grup prej tre (3) ose më shumë ambientesh banimi, ku secila është për një familje të vetme, që ndodhet brenda një strukture të përbashkët disakatëshe dhe me akses të përbashkët. Sqarim: nëse është në pronësi private, apartamenti ka pronësinë ndaj volumit gjeometrik të njësisë dhe jo mbi ndonjë pjesë të tokës mbi të cilën qëndron ndërtesa e cila ndodhet në bashkëpronësi.

7.2.3 Vija e ndërtimit : kjo është vija e përcaktuar nga një spostim në raport me një vijë të përcaktuar ose karakteristike, pas së cilës duhet vendosur i gjithë zhvillimi i ndërtuar. Shih, gjithashtu, “spostim”, Neni 7.3.32.

18TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 19: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

7.2.4 Rregulloret ose kodet e ndërtimit : këto janë kërkesa ligjore të miratuara dhe të zbatuara nga qeveria, të cilat vendosin standardet për ndërtim, modifikim, dhe riparim të ndërtesave dhe te strukturave të tjera me objektivin për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike. Ato mund të trajtojnë edhe çështje të tjera të politikës publike, të tilla si ati që kanë të bëjnë me ruajtjen e standardeve të hapësirës dhe të konservimit të energjisë.

7.2.5 Monument i ndërtuar : Kjo është çdo strukturë e ndërtuar që ruan kujtimin e një ideje, të një ngjarje ose të një personi, apo çdo strukturë e caktuar për këtë qëllim nga legjislacioni për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.

7.2.6 Korsi : kjo është pjesa e ndërtuar (e ndërtuar me materiale të rezistueshme) e rrugës ose e autostradës e projektuar për kalimin e trafikut automobilistik.

7.2.7 Zonë Bregdetare : Zona bregdetare është ndërfaqja ku toka takon detin, duke përfshirë mjediset e vijës bregdetare si dhe ujërat e afërta bregdetare. Zona Bregdetare Jugore (zona e planifikimit të këtyre rregulloreve) përkufizohet në nenin 12 të këtyre rregulloreve.

7.2.8 Vija bregdetare : Kjo është kufiri ndërmjet tokës dhe detit dhe ndryshon ndërmjet vijës së pikës më të lartë të rrymës ujore të baticës dhe vijës së pikës më të ulët të rrymës ujore të baticës.

7.2.9 Kondominium : kjo është një apartament, grup apartamentesh apo grup vilash brenda një kompleksi të përbashkët me ambiente të përbashkëta për kohën e lirë, sportet dhe për aktivitetet argëtuese.

7.2.10 Zhvillim : Në këto rregullore, termi zhvillimi përfshin, por nuk është i kufizuar vetëm në elementet në vijim: i) zhvillimin e ndërtimit (ndërtim ose prishje); ii) punime tokësore (prerje ose mbushje toke); iii) modifikim të regjimit të drenazhimit; iv) nxjerrja e mineraleve ose e materialeve agregate ose shpimi; v) prerja e pemëve apo e vegjetacioneve të tjera; ose vi) të gjitha veprimtaritë e tjera.

7.2.11 Zone e përjashtuar nga zhvillimi : Kjo është një zonë brenda së cilës sipas përcaktimit të Nenit 7.2.10 zhvillimi ndalohet kur këto rregullore do të hyjnë në fuqi.

7.2.12 Vlerësimi Ndikimit të Zhvillimit (VNZ) : Ky vlerësim ka të bëjë me potencialin e zhvillimit në një komunitet dhe/ose zonë gjeografike. Procesi i vlerësimit mund të jetë një pjesë integrale e procesit të planifikimit kur ai siguron dokumentacion të gjerë për ndikimet e pritshme ekonomike, fiskale, mjedisore, sociale, dhe mbi transportin që sjell një zhvillimi i veçantë ndaj një komuniteti.

19TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 20: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

7.2.13 Servitut : Ky është një korridor, i cili krijon të drejtën e kalimit për këmbësoret, për biçikletat ose për kalorësit. Sqarim: i) mjetet motorike nuk mund të prezumojnë asnjë të drejtë përdorimi tek servitutet; dhe ii) ‘kalorës’ përfshin kuajt, gomarët dhe mushkat.

7.2.14 Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM) : 7.2.14 Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis siguron një proces sistematik për identifikimin, përshkrimin dhe vlerësimin e ndikimit të zhvillimit në sistemet mjedisore dhe në burimet natyrore për të përmirësuar vendimet në funksion të menaxhimit të tyre. Në Republikën e Shqipërisë rregullat e zbatueshme janë dhënë në Ligjin Nr. 8990, datë 23.1.2003. Sqarim: i) vendimi për të vlerësuar ndikimet mjedisore nuk do të thotë se duhen ruajtur ose mbrojtur të gjitha burimet e identifikuara; por ii) do të thotë se vendim marrësit dhe komuniteti duhet të jenë të informuar rreth burimeve të tyre, në mënyrë që vendimet e zhvillimit të pasqyrojnë gamën e vlerave të komunitetit dhe jo vetëm vlerat ekonomike.

7.2.15 Zhvillimi ekzistues : Ky është zhvillimi i përcaktuar në nenin 11, i cili është në ekzistencë kur këto rregullore hyjnë në fuqi.

7.2.16 Polet e zhvillimit : Një numër i kufizuar zonash zhvillimi siç rekomandohet nga një plan hapësinor, në kuadër të cilit është propozuar që aktiviteti i zhvillimit rajonal të përqendrohet dhe të mbështetet aty ku është e mundur nga infrastruktura publike.

7.2.17 Udhëzime : Këto janë akte jo ligjore që përmbajnë këshilla, alternative dhe shembuj të praktikave më të mira për mbështetjen e vendimmarrjes.

7.2.18 Vija e Lartë e Baticës (VLB) : përgjithësisht e përkufizuar si kufiri i arritur nga kulmi më i lartë i baticës (rrymat baticore ekuinoksiale). Sqarim pozicioni i kësaj vije përgjithësisht përvijohet duke përdorur gjurmën e kulmit të baticës përgjatë plazhit.

7.2.19 Menaxhimi i Integruar i Zonës Bregdetare (MIZB) : Ky është zhvillim i menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme në rajonet bregdetare nëpërmjet integrimit të: i) gamës së plotë të sektorëve ekonomikë e socialë, të çështjeve sociale dhe mjedisore; ii) përgjegjësive ligjore dhe rregullatore nga nivelet e ndryshme të qeverisë në shkallë ndërkombëtare, kombëtare, rajonale dhe vendore; iii) planifikimit në hapësirat tokësore dhe detare si dhe në zonat në thellësi dhe në trupat ujore e në rrjedhat e ujit, të cilat kanë një influencë të rëndësishme në proceset bregdetare; iv) planifikimit përgjatë shkallëzimeve të ndryshme kohore nga strategjia afatgjatë tek investimet afatshkurtër; v) njohurive, përvojës dhe interesave të disiplinave profesionale, teknike, dhe shkencore, OJF-ve dhe publikut. Sqarim: MIZB shmang fragmentimin me anë të inkorporimit të: i) lidhjeve funksionale ndërmjet sektorëve të ndryshëm; dhe ii) lidhjet funksionale ndërmjet aktiviteteve në tokë dhe në det; dhe MIZB është një aksesor dhe jo një zëvendësim i planifikimit të matur hapësinor, ekonomik dhe sektorial.

20TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 21: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

7.2.20 Planifikimi i Përdorimit të Tokës : Ky është procesi i caktimit në mënyrë të qartë i përdorimeve ose funksioneve të përcaktuara për zonat, hapësirat dhe korridoret specifike dhe, përkatësisht, i rregullimit të përdorimit të tyre.

7.2.21 Konsolidimi i tokës : Ky është akti i kombinimit në mënyrë ligjore i dy ose më shumë parcelave më të vogla të tokës për të formuar një parcelë më të madhe toke.

7.2.22 Rregulloret ose kodet e përdorimit të tokës : Këto kufizojnë përdorimin dhe zhvillimin e pronës në përdorime specifike dhe standarde zhvillimi.

7.2.23 Nënndarja e tokës : Ky është akti i ndarjes në mënyrë ligjore i një parcele toke në dy apo më shumë parcela më të vogla toke.

7.2.24 Struktura të lehta, të përkohshme : Këto struktura duhet të jenë: i) të çmontueshme (që çmontohen dhe montohen pa dëmtuar materialet përbërëse); ii) të ndërtuara në themele me majë dhe me dysheme të shkëputur nga toka; dhe iii) nuk duhen ndërtuar në bazament betoni të përhershëm apo në themele të ngjashme.

7.2.25 Leje : në këto rregullore, leja është autorizimi që kërkohet për të realizuar zhvillimin ose për të ekzekutuar një ‘zhvillim’ ose një ‘projekt’ siç përcaktohet në Nenet 7.2.10 dhe 7.2.28 të këtyre rregulloreve.

7.2.26 Zona të zhvillimit potencial : Në këto rregullore, zonat e zhvillimit potencial identifikohen me anë të procesit të planifikimit në shkallë qarku, të cilat mund të shqyrtohen për zhvillim; por nuk kanë nevojë që domosdoshmërisht të akordohen për qëllime zhvillimi, brenda kontekstit të procesit të planifikimit vendor të detajuar.

7.2.27 Projekt : Në këto rregullore, termi projekt ka kuptimin: i) zbatimin e veprave të ndërtimit apo të instalimeve ose skemave të tjera; dhe ii) ndërhyrje të tjera në ambientet dhe peizazhin natyror, duke përfshirë nxjerrjen e mineraleve; ose iii) vepra të tjera që klasifikohen në kategorinë e ‘zhvillimit’ siç përcaktohet në Nenin 7.2.10 të këtyre rregulloreve.

7.2.28 Zonat te Zhvillimit Potencial Turistik : Në këto rregullore, zona të zhvillimit potencial turistik identifikohen me anë të procesit të planifikimit në shkallë qarku, të cilat mund të shqyrtohen për zhvillimin e turizmit, por që nuk nevojitet që ato të akordohen domosdoshmërisht për zhvillimin e turizmit brenda kontekstit të procesit të planifikimit vendor të detajuar.

+7.2.29 Rregulloret : Këto kanë të bëjnë me menaxhimin e zhvillimit ekzistues dhe kontrollin

e zhvillimit të ri; ato përbëjnë kërkesa absolute ligjore, të cilat mund të ndryshojnë nga njëra zonë në tjetrën dhe nga një sektor në tjetrin dhe nuk janë të hapura për interpretim. Sqarim: rregulloret rajonale, ashtu siç paraqiten në këtë dokument, kryejnë disa funksione: i) ato sigurojnë një kuadër të qartë për njësitë e qeverisjes

21TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 22: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

vendore që këto të fundit të përgatisin plane vendore të qarta dhe të qenësishme; ato sigurojnë një kuadër për detajimin e rregulloreve vendore brenda kontekstit të rregulloreve rajonale; iii) ato sigurojnë një shtresë të parë të rregulloreve për përdoruesit vendore - për përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve dhe ndihmojnë në interpretimin e planeve vendore.

7.2.30 Rezervë : kjo është një hapësirë,zonë ose korridor i rezervuar për një përdorim toke apo aktivitet të specifikuar. Sqarim: rezerva caktohet për të vendosur përdorimet dhe aktivitet potenciale të tanishme dhe të ardhshme; prandaj, mund të mos zhvillohet apo shfrytëzohet plotësisht apo pjesërisht në ndonjë mënyrë domosdoshmërisht.

7.2.31 Periudha e përsëritjes : kjo është një periudhë mesatare statistikore ndërmjet ngjarjeve të tilla si përmbytjet. Sqarim: për shembull, një zonë me një periudhë rikthimi të përmbytjes në një raport prej 1:30 mund të pritet t’i nënshtrohet përmbytjes njëherë në 30 vjet; megjithatë, është në natyrën e ngjarjeve të tilla që vlerat që përbëjnë mesataren do të ndryshojnë gjerësisht, dhe prandaj ngjarjet e ardhshme nuk mund të parashikohen në bazë të periudhës së përsëritjes.

7.2.32 Tërheqja : kjo është një distancë nga një vijë ose karakteristike e përcaktuar deri në vijën e ndërtimit. Shih edhe ‘vija e ndërtimit’, Neni 7.2.3

7.2.33 Enklavat e zhvillimit të shërbimit dhe të trojeve : Këto janë zona të nëndara në troje të veçanta zhvillimi me akses rrugor dhe me shërbimet kryesore infrastrukturore të siguruara pranë kufirit të secilit truall. Sqarim: i) koncepti i përgjithshëm i zhvillimit përgjithësisht pasqyrohet një përmbledhje informuese e udhëzuese të zhvillimit individual për çdo truall; ii) pajtueshmëria me përmbledhjet informuese dhe udhëzuese të zhvillimit përbën përgjithësisht një kusht për shitjen apo për qiradhënie afatgjatë; dhe iii) zona përgjithësisht menaxhohet nga një agjenci e përbashkët e vetme e financuar nga një tarifë vjetore që vendoset mbi pronarët apo qiramarrësit e veçantë.

7.2.34 Enklave me një zhvillues të vetëm : Këto janë zona të zhvilluara si një kompleks i integruar nga një zhvillues i vetëm. Koncepti i përgjithshëm i zhvillimit pasqyrohet në një plan kryesor.

7.2.35 Shtëpi banimi për një familje të vetëm : kjo është një shtëpi e projektuar për të akomoduar një familje të vetme, e cila përbehet nga një banjë private e kuzhinë, dhe që ka leje për një përdorim të tillë. Sqarim: një shtëpi banimi për një familje të vetme mund të jetë çdo lloj shtëpie që qëndron më vete, që është gjysmë e shkëputur ose shtëpi në një tarracë.

7.2.36 Njësi banimi për një familje të vetme : Kjo është një banimi, e cila është projektuar për të akomoduar një familje të vetme, e cila përbehet nga një banjë private e

22TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 23: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

kuzhinë, dhe që ka leje për një përdorim të tillë. Sqarim: një njësi banimi për një familje të vetme mund të jetë çdo lloj banimi dhe përfshin apartamente dhe kondominiume.

7.2.37 Trojet dhe shërbimet : Këto janë troje të veçanta zhvillimi të shënuara për shitje apo për qiradhënie afatgjatë, të cilat kanë rrugë dhe shërbimet kryesore infrastrukturore të siguruara pranë kufirit të çdo trualli.

7.2.38 Zhvillimet sporadike : ky është një zhvillim i cili është i shpërndarë në ndryshim nga ai i grupuar.

7.2.39 Planifikimi hapësinor : Kjo i referohet metodave të përdorura nga sektori publik për të influencuar në shpërndarjen e njerëzve dhe të aktiviteteve në hapësira të shkallëve të ndryshme. Kjo përfshin nivelet urbane (planifikimin urban), rajonale (planifikimin rajonal) dhe ndërkombëtare.

7.2.40 Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) : Procesi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor, siç autorizohet në këtë rregullore në Nenin 1.3.1 përshkruhet në Nenin 5 të Ligjit Nr. 8990 të Republikës së Shqipërisë, datë 23.1.2003 Mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Ky përshkrim është thellësisht në linjë me përkufizimin e Nenit 7.2.14 të këtyre rregulloreve.

7.2.41 E Përfunduar në mënyrë thelbësore : Nëse një ndërtese apo zhvillim tjetër është përfunduar në mënyrë thelbësore, atëherë është ‘i/e përshtatshme për funksionim’ dhe mund të zihet ose të përdoret në përputhje me caktimin për përdorimin e tokës. Sqarim: i) në rastin e njësisë së banimit, kjo nënkupton sipërfaqet dhe punimet e brendshme të përfunduara, punime hidraulike dhe elektrike në funksionim të plotë (sistem furnizimi me ujë, sistem kanalizimesh, drenazhim të ujërave sipërfaqësore dhe sisteme elektrike funksionale) në pajtim me standardet e kërkuara ligjore, shtrimet e jashtme të sipërfaqeve të forta dhe të gjitha punimet në funksion të truallit të përfunduara; ii) për të gjitha llojet e tjera të zhvillimit zbatohen standarde të ngjashme të plotësisë siç përshtatet në funksion përdorimit në fjalë.

7.2.42 Zhvillimi i qëndrueshëm : Ky është një zhvillim që plotëson nevojat e të tashmes pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre.

7.2.43 Planifikimi territorial ose rajonal : Ky lloj planifikimi parashtron veprimin e përgjithshëm për të zbatuar objektivat e politikes publike në një territor apo rajon të dhënë.

7.2.44 Zona e planifikimit : Në këto rregullore përdorimi i termit ‘zonë planifikimi’ pa cilësime të mëtejshme është Zona Bregdetare Jugore.

23TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 24: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

7.2.45 Kapaciteti Mbajtës i Turizmit (KMT) : Kjo ka të bëjë me numrin maksimal të njerëzve që mund të vizitojnë një destinacioni turistik njëkohësisht, pa shkaktuar shkatërrim të mjedisit fizik, biologjik, ekonomik dhe social kulturor dhe/ose pa shkaktuar një ulje të papranueshme të cilësisë së ‘eksperiencës së vizitorëve’.

7.2.46 Korridoret për pamje : Këto janë segmente të zonës rurale që shtrihen nga pika e shikimit (aty ku qëndron shikuesi) deri në pikën ku ndodhet objekti dhe më tej (ne atë që është duke shikuar vështruesi). Panorama e plotë është ‘pamja’.

7.2.47 Zonimi : Kjo është një formë e rregullimit të përdorimit të tokës që përfshin ndarjen e një zonë në nën-zona, ose zona që mund të paraqiten në hartë; dhe rregullimi publik i karakterit dhe i intensitetit të përdorimit të tokës.

Neni 8 Raportet me Rregulloret e tjera

8.1 Përveç rasteve kur, në mënyrë specifike, përcaktohet ndryshe, këto rregullore nuk do të interpretohen për asnjë palë, e cila është pajisur me leje, me licencë ose me autorizim zyrtar të veçantë zhvillimi, si favorizuese në raport me: i) dispozitat ekzistuese të ligjeve vendore, rajonale apo kombëtare; dhe ii) çdo dispozite, urdhërese, rregulli ose rregullore ekzistuese që kërkon licencë, një të drejtë të posaçme, ose një leje për të realizuar, për t’u angazhuar, për të vazhduar, ose për të mirëmbajtur një biznes, një ndërmarrje, një profesion, një transaksion ose një përdorim të caktuar.

Neni 9 Vlefshmëria e Plotë dhe e Pjesshme e Dispozitave

9.1 Nëse një nen, nën-nen, fjali, pjesë fjalie ose fraze e këtyre rregulloreve konsiderohet për ndonjë arsye si e pavlefshme ose e paligjshme, një pavlefshmëri ose paligjshmëri e tillë nuk sjell pavlefshmërinë ose paligjshmërinë e pjesëve të tjera të këtyre rregulloreve. Thuhet shprehimisht se kjo rregullore (e përberë nga të gjithë nenet, fjalitë, pjesët e fjalive dhe shprehjet përbërëse) do të ishte miratuar pavarësisht faktit se një apo më shumë nene përbërëse mund të deklaroheshin më pas si të pavlefshme.

Neni 10 Përparësia e këtyre Rregulloreve

10.1 Këto rregullore suprimojnë rregulloret ekzistuese të zonimit për të gjithë tokën, e cila ndodhet brenda Zonës Bregdetare Jugore.

10.2 Nëse ndonjë nga dispozitat e këtyre rregulloreve do të përcaktohet në vijim si e pazbatueshme apo e pavlefshme për ndonjë arsye, atëherë do të vazhdojnë të zbatohen dispozitat e rregulloreve para-ekzistuese të zonimit.

Neni 11 Plotësimi i Zhvillimit Ekzistues

24TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 25: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

11.1 Këto rregullore nuk kërkojnë ndonjë ndryshim të planeve, të ndërtimit ose të përdorimit të caktuar të një projekti për zhvillim, për të cilin ka qenë lëshuar një leje ligjore për zhvillim nga autoriteti përgjegjës i planifikimit, ose të lejeve të lëshuara nga një autoritet i tillë përpara miratimit apo ndryshimit zyrtar e ligjor të këtyre rregulloreve; me kusht që ndërtimi i zhvillimit të ketë nisur brenda 60 ditëve nga ajo datë dhe të ketë përfunduar në mënyrë thelbësore brenda një (1) viti. Sqarim: kuptimi i termit ‘zhvillim’, ‘projekt’ dhe ‘përfundim në mënyrë thelbësore’ në nenin 7 (përkufizimet) duhet konsideruar si pjese integrale e kuptimit të kësaj dispozite.

Neni 12 Hartat e Zonimit

12.1 Hartat e zonimit dhe përshkrimet: Këto hata dhe shpjegimet kanë të bëjnë me të njëjtat zona dhe përdorin klasifikimet që paraqiten në këto rregullore. Megjithatë, kategoritë e përdorimit të tokës dhe përshkrimet që paraqiten në Hartën e Zonimit nuk i referohen çdo neni specifik të këtyre rregulloreve. Caktimi, vendndodhja dhe kufijtë e të gjitha zonave përcaktohen me anë të përshkrimit ose të paraqitjes me shkrim në hartat e zonimit. Këto harta zonimi mund te miratohen ose te ndryshohen siç përshkruhet në Nenin 1.6 në Nenin 20 të këtyre rregulloreve. Hartat e zonimit dhe të gjitha shpjegimet, referencat, të dhënat dhe informacione të tjera të treguara në Hartat e Zonimit përbejnë pjesë të këtyre rregulloreve dhe, në qoftë se nuk ka ndonjë referencë të veçantë që përcakton ndryshe, zëvendëson të gjitha hartat, shpjegimet, referencat dhe kërkesat e tjera të planifikimit të mëparshme të lidhura me Zonën Bregdetare Jugore.

12.2 Zgjidhja e pasigurisë: Aty ku ekziston pasiguri lidhur me saktësinë e informacionit hapësinor që tregohet në hartat e zonimit, për zgjidhjen e pasigurisë zbatohen rregullat e mëposhtme:

12.2.1 Aty ku kufijtë e zonës ndjekin përafërsisht kufijtë e truallit ose vijat e rrugës, kufiri i truallit më të afërt ose vijat e qendrës së rrugës do të interpretohen si kufij.

12.2.2 Nëse kufiri i një zone ndan një truall, dhe vendndodhja e vijës së kufirit nuk është përcaktuar ndryshe, atëherë vendndodhja e kufirit do të përcaktohet nga një autoritet përkatës vendor i planifikimit gjatë përgatitjes së planit vendor për zonën në fjalë.

12.2.3 Kur një vijë kufiri tregohet si një vijë që ndjek në rrjedhë uji, atëherë ajo duhet kuptuar si vija qendrore e rrjedhës së ujit.

12.2.4 Aty ku ekzistojnë pasiguri të mëtejshme, autoriteti përkatës, në bazë të një kërkese me shkrim ose me iniciativën e vet, do të përcaktojë vendndodhjen e kufirit në fjalë, duke i bërë shqyrtimet e duhura vendndodhjes së treguar në Hartën e Zonimit dhe qëllimet e zonës siç përcaktohet në këto rregullore.

Neni 13 Procedurat e Caktimit të Përdorimit të Tokës25

TBU-HBA-P&P Joint Venture EGR/21 22 May 16, 2023

Page 26: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

13.1 Caktimi i përdorimit të tokës me anë të analizave sistematike: Përdorimi i tokës brenda zonës së planifikimit përcaktohet nëpërmjet një procesi analitik sistematik, i cili bazohet në objektivat kombëtare, rajonale dhe vendore lidhur me: i) objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm; ii) përdorimin optimal të aseteve kryesore ekonomike; dhe iii) menaxhimin e përgjegjshëm të mjedisit natyror, siç përcaktohet në Nenin 4 të këtyre rregulloreve.

13.2 Përjashtimi i zhvillimit: Kategorizimi i përdorimit të tokës synon të krijojë ato zona ku ndalohet zhvillimi dhe ku zhvillimi mund të lejohet duke qenë subjekt kushteve. Zonat, të cilat janë të papërshtatshme për zhvillim përcaktohen me anë të kritereve specifike fizike, mjedisore ose të politikave për të krijuar një zonë të përjashtuar nga zhvillimi siç përcaktohet në këto rregullore.

13.3 Periudha e përjashtimit të zhvillimit: Brenda zonës së përjashtimit të zhvillimit, sipas përcaktimit të nenit 15 të këtyre rregulloreve, i gjithë zhvillimi i ri do të ndalohet për një periudhë fillestare prej të paktën pesë (5) vitesh, periudhë pas të cilës mund të shqyrtohen bazat e përjashtimit. Zona e përjashtimit sipas përcaktimeve të dhëna në këto rregullore do të zbatohet derisa një periudhë e tillë si një zonim i rishikuar miratohet ligjërisht. Sqarim: i) cikli i shqyrtimit të këtij plani është pesë (5) vjet; kjo përbën mundësinë e parë për autoritetet përkatëse ligjore që ato të rishikojnë zonën e përjashtimit.

13.4 Zonat e zhvillimit potencial: Zonat e zhvillimit potencial identifikohen si ato zona , të cilat nuk janë subjekt i kufizimeve të përcaktuara në nenin 14 të këtyre rregulloreve.

13.5 Identifikimi i zonës nuk nënkupton përshtatshmëri: Identifikimi i zonave të zhvillimit potencial nuk tregon ose nuk nënkupton se zona të tilla do të jenë të disponueshme për zhvillim. Identifikimi i zonave të zhvillimit potencial vetëm sa cakton kufijtë e këtyre zonave brenda të cilave agjencitë e planifikimit vendor mund të shqyrtojnë zhvillimin kur përgatisin planet vendore.

13.6 Statusi i veçantë i zhvillimit ekzistues: Ndalimi i zhvillimit sipas përcaktimit të dhënë në Nenin 14 mund të mos cenojë domosdoshmërisht zhvillimin ekzistues brenda zonës së përjashtimit; megjithatë, zbatohen dispozitat e veçanta, në vartësi të statusit ligjor të një zhvillimi të tillë, siç përcaktohet në Nenin 22.2.1 të këtyre rregulloreve.

Neni 14 Zonat e Përjashtimit te Zhvillimit

14.1 Rezerva për mbrojtjen e shpateve të pjerrëta: Rezerva për mbrojtjen e shpateve të pjerrëta përfshin të gjithë tokën, e cila nuk është zonuar në ndonjë formë të ndryshme, me një pjerrtësi më të madhe se 30%. Brenda zonës së mbrojtur ndalohet çdo lloj zhvillimi. Në zonat të cilat konsiderohen se janë të prirura në mënyrë të veçantë ndaj erozionit, njësitë e qeverisjes vendore mund ta zgjerojnë zonën e identifikuar për mbrojtje pas një studimi gjeologjik në mënyrë që të përshijnë shpatet me pjerrtësi më të ulët. Këto zona të zgjeruara do të paraqiten në planet vendore të ligjshme. Sqarim: i) brenda rezervës nuk mund të kryhet asnjë punim për

26TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 27: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

mbrojtjen e shpateve ose kundër erozionit; dhe ii) bujqësia tradicionale e pyjet mund të ushtrohen akoma brenda zonave të përjashtuara nga zhvillimi si pasojë e kësaj rezerve mbrojtëse.

14.2 Rezerva e zonave të larta bregdetare: Rezerva për mbrojtjen e zonave të larta bregdetare ndalon zhvillimin e ri në të gjithë tokën që ndodhet mbi lartësinë 600 metra. Sqarim: i) për zhvillimin brenda qyteteve dhe fshatrave ekzistuese që lidhen me fermat dhe me aktivitet bujqësor zbatohen dispozita të veçanta; ii) për zhvillimin ekzistues, që ka marrë miratim prapaveprues, zbatohen dispozita të veçanta; dhe iii) kjo rezervë është për ruajtur cilësinë dhe vlerën e peizazhit bregdetar si aset.

14.3 Rezervat për zonat me prirje për përmbytje: Ndalohet zhvillimi në zonat e prekshme nga përmbytjet. Këto zona identifikohen në shkallë qarku duke përdor një periudhë nominale përsëritje prej 30 vitesh (1:30). Zonat e prirura për përmbytje identifikohen në detaje në planet vendore. Sqarim: i) Brenda zonave, të cilat janë të prirura drejt përmbytjeve dhe që janë subjekt dhe argumentohen nga Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis mund te zbatohet heqja dorë nga investimet e mëdha turistike,; ii) mole bregdetare të vegjël brenda zonave të zhvillimit potencial turistik, ku mund të zbatohen kritere shtesë të veçanta projektimi. (për shembull, superstrukturë e lartë me kate të poshtme të ngritura për ndërtime të banueshme); iii) të gjitha ndërtesat dhe zhvillimet janë në ‘riskun e vet’ të pronarit ose te zhvilluesit – zonimi i tokës për zhvillim nuk do te thotë se toka nuk është me subjekti i përmbytjeve; dhe iv) në kushtet e ngrohjes globale dhe të ndryshimit të klimës, dukuritë atmosferike po bëhen më të çrregullta, me një shpeshtësi shumë më të madhe të dukurive ekstreme dhe me rekorde të reja lidhur me intensitetin, me uljet dhe ngritjet; në këtë situatë, rekordet e shkuara përbëjnë vlerë të kufizuar dhe, për pasojë, zhvilluesit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rreziqet e përmbytjeve.

14.4 Rezervat e mbrojtjes së burimeve ujore: Në mënyrë që të mbrohen burimet ujore, ujëmbledhësit, zonat e akumulimit të ujërave nëntokësore, pikat e daljes së burimeve dhe kokat e puseve, janë ndërtuar dhe janë identifikuar me anë të zonimit zona të mbrojtura. Zona të tilla duhen përshkruar në detaje, sëbashku me rregulloret e zhvillimit specifik në planet vendore, në vijim të investigimit të detajuar hidro-gjeologjik. Sqarim: zonat e mbrojtjes duhet të jenë në përputhje me: i) legjislacionin kombëtar (shih rregulloret e veçanta që zbatohen); dhe ii) Politikën e UNEP-it për Ujin.

Neni 15 Rezervat e Mbrojtjes së Mjedisit dhe të Ruajtjes së Peizazhit

15.1 Rezervat e Mbrojtjes se Mjedisit dhe të Ruajtjes së Peizazhit: Këto përkufizohen veçmas dhe në mënyrë individuale dhe, për rrjedhojë, mund të mbivendosen, meqenëse kategoritë nuk janë përjashtuese. Në çdo rast kur kategoritë e mbrojtjes së mjedisit dhe të ruajtjes së peizazhit mbivendosen dhe në qoftë se zbatohen kontrolle të ndryshme zhvillimi, atëherë gjithnjë do të mbizotërojnë kontrollet më të rrepta (ato kontrolle që kufizojnë zhvillimin në mënyrë shumë të rreptë).

27TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 28: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

15.2 Përdorimi i aseteve të peizazhit: Asetet e peizazhit mund të përdoren për kohën e lirë dhe për argëtim aktiv pa ndryshuar përdorimin. Në lidhje me procesin e aplikimit për leje për Zhvillime të Integruara të Zonës (shih Nenin 22.2.4 të këtyre rregulloreve), në planet operacionale të biznesit dhe në programet e zhvillimeve kandidate për çlodhje, argëtim dhe turizëm duhen inkorporuar përdorime të propozuara që lidhen me çlodhjen dhe argëtimin aktiv brenda rezervave të mbrojtjes së mjedisit dhe të ruajtjes së peizazhit; dhe këtyre dokumenteve u duhet referuar kur bëhet kërkesë për një leje zhvillimi. Përdorimi i tokës jashtë trojeve të zhvillimit është subjekt i lejimit nga ana e disponuesve privatë të tokës, aty ky është e zbatueshme, në rast se preket prona private.

15.3 Rezervat e mbrojtës se mjedisit: Këto janë caktuar për të mbrojtur asetet e rëndësishme të peizazhi dhe ato ekologjike. Ato janë përkufizuar në lidhje me kategoritë e mëposhtme:

15.3.1 Zonat mbrojtëse të Parkut Kombëtar : Këto janë identifikuar për i) Parkun Kombëtar te Karaburunit; dhe ii) Parkun Kombëtar të Llogorasë dhe janë përcaktuar në një shtrirje prej 1 km. Brenda kësaj nuk lejohet asnjë zhvillim ndërtimi i ri – vetëm për përdorime bujqësore, kënaqësie dhe argëtimi. Në rastin e Parkut Kombëtar të Butrintit, janë shpallur veçmas zona specifike mbrojtëse dhe atyre u duhet referuar kur shqyrtohen në lidhje me këto rregullore planet ose propozimet e zhvillimit që mund të prekin organizimin e ambientit të parkut kombëtar.

15.3.2 Zonat e mbrojtura kandidate : Zonat mund të caktohen nën këtë kategori, pas një vlerësimi dhe shqyrtimi të specializuar teknik, pas inkorporimit në këto rregullore dhe në hartën shoqëruese të përdorimit të tokës nëpërmjet procesit të azhurnimit dhe shqyrtimit të përcaktuar në Nenin 1.6 të këtyre rregulloreve.

15.3.3 Zona me vlerë të lartë peizazhi : Këto rezerva janë identifikuar dhe mbrohen me anë të zonimit të hapësirës me një ndalim të përgjithshëm zhvillimi. Sqarim: i) për zhvillimin brenda qyteteve dhe fshatrave ekzistuese që lidhen me fermat dhe me aktivitet bujqësor zbatohen dispozita të veçanta; ii) për zhvillimin ekzistues, që ka marrë miratim prapaveprues, zbatohen dispozita të veçanta; dhe iii) kjo rezervë është për ruajtur cilësinë dhe vlerën e peizazhit bregdetar si aset për qëllime turizmi dhe argëtimi, dhe mund te ri-përkufizohet herëpashere, sipas nevojës, për të siguruar qëndrueshmërinë e vlerës së peizazhit.

15.4 Zonat e ruajtjes së peizazhit: Këto janë identifikuar dhe caktuar për karakteristikat e mëposhtme specifike të peizazhit:

15.4.1 Ballët e kepit dhe shtrirjet strategjike në brendësi të tokës të kreshtave të ballëve të kepave: Këto mbrohen me anë të zonimit të hapësirës me një ndalim të përgjithshëm zhvillimi. Sqarim: i) për zhvillimin brenda qyteteve dhe fshatrave ekzistuese që lidhen me fermat dhe me aktivitet bujqësor zbatohen dispozita të

28TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 29: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

veçanta; ii) për zhvillimin ekzistues, që ka marrë miratim prapaveprues, zbatohen dispozita të veçanta.

15.4.2 Luginat dhe grykat e maleve me shpate të pjerrëta: Këto mbrohen me anë të zonimit të hapësirës me një ndalim të përgjithshëm zhvillimi. Sqarim: zona e mbrojtjes e caktuar bazohet në tërë karakteristikat gjeomorfologjike dhe përmban një zonë mbrojtëse rezervë që shtrihet 100 metra nga buza e çdo karakteristike gjeomorfologjike aktive.

15.4.3 Deltat aktive: Këto mbrohen me anë të zonimit të hapësirës me një ndalim të përgjithshëm zhvillimi. Sqarim: i) deltat mbrohen nga rregulloret e veçanta për lumenjtë (Neni 18.3), që është 50 metra nga buza e karakteristikes së depozitës aluviale aktive; por ii) atom und të përkufizohen edhe me anë të zonimit të specifikuar të hapësirës për deltat kryesore meqenëse këto janë karakteristika aktive të prirura drejt erozionit si dhe përbejnë vlera të rëndësishme të peizazhit si aset.

15.4.4 Zona të prekshme nga erozioni : Këto përkufizohen me anë të zonimit të hapësirës në bazë të gjeologjisë, të pjerrtësisë dhe të investigimeve në terren. Erozioni bregdetar mbulohet me anë të spostimit të vijës së ndërtimit. Sqarim: i) zonat e prirura drejt erozionit mbrohen me anë të rregulloreve të veçanta për mbrojtjen e shpateve të pjerrëta (Neni 14.1) dhe të luginave e grykave të maleve të pjerrëta (Neni 15.4.2)

15.4.5 Zonat pyjore dhe pyjet e mbrojtura : Këto mbrohen me anë të zonimit të hapësirës me një ndalim të përgjithshëm zhvillim. Sqarim: i) kjo kategori përfshin, por nuk kufizohet vetëm me, pyjet e shkurreve Mesdhetare, pyjet e dushkut si dhe lloje të tjera pyjesh dhe zonash pyjore origjinale të vendit; dhe ii) kjo kategori kërkon një vlerësim teknik specialistësh përpara planit.

15.4.6 Peizazhe bujqësore-kulturore të mbrojtura : Këto janë përkufizuar si ato zona ku një pjesë e rëndësishme e mbulimit të vegjetacionit pasqyron historinë e bujqësisë tradicionale të rajonit. Sqarim: i) një ‘pjesë e rëndësishme’ mund të jetë 20% ose më shumë e mbulimit të terrenit, por kjo është një tregues dhe jo një kërkesë ligjore; ii) peizazhet bujqësore e kulturore përfshijnë tarracat; iv) iii) kategoria përfshin ullishtat e lashta dhe pemë të tjera të pa kultivuara, të cilat mund të përfshihen, gjithashtu, në Nenin 15.4.5); dhe iv) kjo kategori kërkon një vlerësim teknik specialistesh përpara planit.

15.4.7 Ekosistemet dhe habitatet natyrore me vlerë të pazëvendësueshme : Këto mbrohen me anë të zonimit të hapësirës me një ndalim të përgjithshëm. Sqarim: i) caktimi në këtë kategori kërkon një vlerësim teknik specialistësh përpara planit.

15.4.8 Fshatrat kulturore dhe historike dhe monumentet e rëndësishme me vlerë të pazëvendësueshme: Këto rregullohen me anë të një zonimi të veçantë të hapësirës

29TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 30: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

me rregullore zhvillimi të detajuara shtesë dhe udhëzime shoqëruese. Këto rregullore të detajuara paraqiten si Shtojca Nr. 4.

15.4.9 Zonat mbrojtëse për ruajtjen e organizimit të fshatrave historike dhe kulturore dhe të monumenteve të ndërtuara me vlerë të pazëvendësueshme: Baza e zonës mbrojtëse është një rezervë minimale prej pesëqind (500) metrash nga kufiri i caktuar i fshatit në të cilin nuk lejohet asnjë zhvillim i ri. Sqarim: i) kjo kategori synon të ruajë ndarjen fizike, cilësinë e peizazhit dhe karakterin e fshatit tradicional; dhe ii) pamjet e panoramat mund te përfshihen pasi t’i nënshtrohen një vlerësimi teknik specialistësh të realizuar përpara planit.

15.4.10 Monumentet e trashëgimisë kulturore me vlerë të pazëvendësueshme : Këto rregullohen me anë të një zonimi të veçantë të hapësirës me rregulloret e detajuara shtesë të zhvillimit dhe me udhëzimet shoqëruese të nxjerra sipas Ligjit Nr. 9048/2003.

15.4.11 Zonat mbrojtëse për konservimin e peizazhit për të shtuar organizimin e monumenteve të regjistruara individuale sipas ligjit 9048/2003: Baza e një zone mbrojtëse është një rezervë minimale prej dyqind e pesëdhjetë (250) metrash nga kufiri i caktuar i fshatit në të cilin nuk lejohet asnjë zhvillim i ri.

15.5 Korridore të veçanta pamje: Zonat e konservimit të peizazhit janë identifikuar dhe caktuar për korridore të veçanta pamje. Këto janë përkufizuar me anë të zonimit të hapësirës e cila do të jetë subjekt i zbatimit të kufizimeve të reja të veçanta të zhvillimit të ri. Sqarim: i) kjo kategori synon të ruajë cilësinë dhe karakterin parësor të pamjeve nga pika të favorshme vështrimi; ii) kjo kategori përfshin të gjitha pamjet në drejtim të detit nisur nga rruga kombëtare ekzistuese (tani e caktuar si rrugë për udhëtim piktoresk) dhe pamjet në brendësi të tokës që do të caktohen më pas; dhe iii) pamjet dhe pikat e shikimit mund të përfshihen pasi t’i jenë nënshtruar një vlerësimi teknik të specialistëve të realizuar përpara planit.

Neni 16 Zonimi Rajonal i Përdorimit të Tokës

16.1 Rezervat ushtarake: Me qëllim që të garantohet siguria publike dhe të ruhet siguria kombëtare, bazat ushtarake, portet ushtarake, poligonet e qitjes dhe zonat e stërvitjes janë përcaktuar nga zonimi hapësirës si zona të përjashtuara nga zhvillimi. Sqarim: i) zhvillimi nga ana e ushtrisë lejohet brenda zonave të tilla nëse kërkohet nga arsyetimet në funksion të sigurisë kombëtare; dhe ii) aktualisht nuk ka zona mbrojtëse bashkëngjitur këtij caktimi të përdorimit – nuk ka ndonjë ndalim të përgjithshëm për ndalimin e zhvillimit pranë vijës së rrethimit që përvijon pronën ushtarake; megjithatë, kjo situatë mund të ndryshojë dhe autoritetet vendore të planifikimit janë të detyruar të konsultohen me autoritetet përkatëse ushtarake kur të përgatisin planet vendore apo të shqyrtojnë kërkesat për zhvillim brenda 500 metrave të tokës në pronësi të apo të zënë nga ndonjë degë e ushtrisë Shqiptare.

30TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 31: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

16.2 Rezerva për infrastrukturën: Me qëllim që të garantohet siguria publike dhe të mbrohen e të ruhen shërbimet komunale publike dhe elemente të tjerë të infrastrukturës vendore, objektet ekzistuese, të planifikuara dhe të miratuara tokësore të infrastrukturës përkufizohen me anë të zonimit të hapësirës si zona të përjashtuara të zhvillimit. Sqarim: i) kërkesat për mbrojtje të burimeve ujore dhe të zonave ujëmbledhëse si aksesore të një projekti zhvillimi infrastrukturor të madh trajtohen veçmas në Shtojcat 3 dhe 4 të kësaj Rregulloreje; ii) shih edhe legjislacionin kombëtar e ndërkombëtar (rregulloret e veçanta të zbatueshme). Rezervat e infrastrukturës zonohen për sa më poshtë vijon:

16.2.1 Aeroporte dhe pista të uljes së avionëve : Në këtë kuadër zbatohen Rregulloret e Aviacionit Civil të cilat kufizojnë zhvillimin e ndërtimit në afërsi të fushës së aviacionit dhe vendosin kufizime të lartësisë dhe kufizime mbi përdorimin e tokës dhe mbi aktivitetin brenda koneve të kufizimit bazuar në pistën e planerimit të avionit të autorizuar për të përdorur fushën e aviacionit. Këto kufizime të hapësirës tregohen në Planin e Përdorimit të Tokës për fushat e aviacionit aktive ekzistuese dhe të propozuara. Aeroportet dhe fushat e reja të aviacionit kërkojnë analiza të ndikimit në mjedis (VNM).

16.2.2 Rezervat e aksit kryesor rrugor : këto përkufizohen nga korridoret lineare të një zonimi të përjashtimit të zhvillimit dhe përfshijnë rezerva shtesë për përmirësime të planifikuara, për zgjerim dhe rrugë të reja: e drejta e kalimit të rrugës për rrugët ndër-vendore dhe kombëtare. Rrugët e mëdha të reja kërkojnë analizë të ndikimit mbi mjedisin (VNM). Shih Shtojcën Nr. 2 për rregullat e veçanta.

16.2.3 Rezerva për tubacionet kryesore : Këto përkufizohen nga korridore lineare me një zonim të përjashtimit të zhvillimit; kufizime shtesë të autorizuara në shkallë kombëtare mund të zbatohen në vartësi të natyrës së materialit të transportuar në tubacione. Tubacione të mëdha të reja kërkojnë analizë të ndikimit në mjedis (VNM) në qoftë se: i) ato kalojnë nëpër një rezervë të mbrojtjes së mjedisit apo të konservimit të peizazhit; ose ii) do të përdoren për transportimin e materialeve të rrezikshme.

16.2.4 Rezervat për shtyllat e transmetimit te energjisë elektrike dhe për linjat ajrore të transmetimit: Rezervat për linjat e transmetimit janë të detyrueshme në shkallë kombëtare. Rrjeti kombëtar kërkon një rezervë prej 100 metrash; kjo përkufizohet nga një korridor linear me një zonim përjashtimi të zhvillimit Linjat e reja kryesore të transmetimit kërkojnë analizë të ndikimit në mjedis (VNM) në qofte se if: i) Ato kalojnë nëpër një rezervë të mbrojtjes së mjedisit ose të konservimit të peizazhit; ose ii) kalojnë mbi ose pranë zonave të banuara. Procesi vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) duhet shfrytëzuar për të ulur ndikimet e përgjithshme; kjo mund të arrihet me anë të futjes nën tokë të seksioneve kritike dhe kalimit nëpërmjet luginave të ndërmjetme dhe larg nja vijat ajrore. Shih Shtojcën Nr. 3 për rregulloret e veçanta.

31TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 32: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

16.2.5 Kullat dhe instalimet teke : Kjo kategori përfshin, por nuk është e kufizuar vetëm në: i) antenat e telefonisë së lëvizshme; ii) kullat e transmetimit televiziv dhe radiofonik; iii) kullat dhe antenat e komunikimit ushtarak; dhe iv) stacionet marrëse satelitore dhe pajisjet e komunikimit: Rezerva për shtylla antenash dhe kulla të tilla janë të detyrueshme në shkallë kombëtare. Shih Shtojcën Nr. 3 për rregulloret e veçanta.

16.2.6 Impiantet e përpunimit të ujërave të zeza : Këto janë instalime të rrethuara të përcaktuara nga zonimi i hapësirës. Vepra të reja të mëdha të përpunimit kërkojnë analizë të ndikimit në mjedis (VNM).

16.2.7 Rezervuarët dhe depozitat e ndërtuara të furnizimit me ujë dhe impiantet e pastrimit të ujit: Këto janë përgjithësisht instalime të rrethuara dhe përcaktohen nga zonimi hapësirës.

16.2.8 Rezervuarët e furnizimit me ujë të krijuar me anë të mbledhjes së ujit me digë në një aspekt karakteristik natyror të peizazhit: Këto janë përgjithësisht objekte të parrethuara që përcaktohen me anë të zonimit të hapësirës. Sqarim: nuk kërkohet asnjë ndryshim për përdorimin e dyfishtë të këtyre objekteve nëpërmjet inkorporimit të aktiviteteve të çlodhjes dhe të argëtimit. Rregulloret për rezervat e ujëmbledhësve përcaktohen në Nenin 16.2.9.

16.2.9 Rezervat e ujëmbledhëseve të furnizimit me ujë : Rezervat ujëmbledhëse për furnizimin publik me ujë janë përgjithësisht të vendosura brenda peizazhit apo rezervave të tjera siç përcaktohet në këto rregullore, por që kërkojnë akoma identifikim, menaxhim të zonimit dhe mbrojtje shtesë. Kufizimet e veçanta ligjore mbi përdorimin shpallen nga agjencitë kombëtare dhe vendore që janë përgjegjëse për furnizimin me ujë dhe nuk përbejnë pjesë të këtyre rregulloreve.

16.2.10 Gropat e grumbullimit dhe pikat e transferimit të mbetjeve të ngurta : Këto janë objekte dhe instalime të rrethuara të përcaktuara nga zonimi i hapësirës. Trojet për gropa të reja të mëdha të grumbullimit të mbetjeve të ngurta kërkojnë analizë të ndikimit në mjedis (VNM). Kërkesat për leje për zhvillimin dhe përdorimin e gropave të grumbullimit të mbetjeve të ngurta dhe të pikave të transferimit duhen shoqëruar me një plan të pranueshëm menaxhimi dhe me një metodologji përdorimi, e cila do t’i bashkëngjitet një leje të suksesshme si kusht planifikimi. Lejet për gropat e grumbullimit të mbetjeve të ngurta janë të kufizuara në kapacitetin e llogaritur dhe jetëgjatësinë e projektuar për përdorimin e objektit. Lejet për pikat e transferimit janë të kufizuara në një periudhë kohore prej pesë (5) vitesh, të rinovueshme nëpërmjet ri-aplikimit të plotë. Sqarim: lejet e plota që kërkohen: Leje të Institucionit Qeveritar (LIQ) ose Leje Zhvillimi (LZH) dhe jo Leje të Përkohshme Përdorimi (LPP).

16.3 Parqet dhe gjeneratorët tokësorë me erë: Këto troje përcaktohen nga zonimi i hapësirës. Pjesa kryesore e truallit (90% si hapësirë) mund të mos rrethohet. Përdorimi i tokës

32TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 33: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

brenda trojeve të tilla mund të cilësohet nga kufizime të veçanta zhvillimi. Parqet ajrore (të përcaktuara këtu si më shumë se sa një (1) gjenerator me erë) kërkojnë analizë të ndikimit në mjedis (VNM) në qoftë se: i) ato kalojnë nëpër një rezervë të mbrojtjes së mjedisit ose të konservimit të peizazhit; ose ii) kalojnë sipër ose pranë zonave të banuara. Sqarim: procesi i vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) duhet të demonstrojë se ai i ka dhënë peshën e mjaftueshme arsyetimeve në funksion të konservimit të peizazhit.

16.4 Objektet ekzistuese dhe të planifikuara të infrastrukturës detare në buzën bregdetare: Kjo kategori përfshin portet tregtare, portet e jahteve dhe molet për përdorime argëtimi, për shtyllakë, bankina, rampe dhe përkufizohet nga zonim i hapësirës. Për strukturat në buzën bregdetare, të cilat prekin lundrimin, zbatohet legjislacion i veçantë kombëtar.

16.5 Minierat, guroret e hapura, zonat e hedhjes së dherave e mbetjeve të nxjerra prej tyre: Këto troje përcaktohen me anë të zonimit të saktë të hapësirës pas një studimi të kryer nga specialistët. Hapja e tuneleve dhe hedhjet e dherave të nxjerrë ndalohen në shpatet e ekspozuara si një ndalim i përgjithshëm. Për të gjitha trojet që kalojnë madhësinë e çerekut (0.25) të hektarit është i domosdoshëm një Vlerësim i Ndikimit në Mjedis (VNM) i plotë që inkorporon studime specialistësh gjeologjike dhe për ujërat nëntokësore. Masa specifike janë të domosdoshme për të kontrolluar dhe menaxhuar: i) guroret e hapura për nxjerrjen e materialeve për ndërtim dhe për mbushje; dhe ii) hedhjet e dherave të nxjerrë, hedhja e materialeve të tepërta te mbushjes, dhe mbetjet e ndërtimit/prishjes. Sqarim: Lejet duhet të përmbajnë kushte specifike dhe të detyrueshme kohore për të mbuluar: i) vendndodhjen e saktë dhe shtrirjen; dhe ii) menaxhimin e trojeve; me kërkesa specifike për iii) përdorimin me ndikim të ulët; dhe iv) rehabilitimin përfundimtar pas përdorimit (e dyta kërkon një garanci të barabartë me koston e planifikuar të rehabilitimit, të shkallëzuar sipas interesit të fituar dhe të mbajtur në ‘dorëzani’ (domethënë, i mbajtur nga një palë tretë). Është e detyrueshme që kushtet që inkorporojnë masa të tilla t’i bashkëngjiten çdo leje të lëshuar për përdorime të tilla dhe të specifikohen në mënyrë të qartë si kusht për përdorime të tilla.

Neni 17 Servitutet

17.1 Servituti publik: Përgjatë të gjithë gjatësisë së vijës bregdetare të Bregdetit Jugor caktohet një servitut publik prej dhjetë (10) metrash. Servituti nuk akordon të drejta të tjera shtesë për ndërtim rrugësh, shtigjesh apo kalimesh perverse siç përcaktohet në Nenin 17.2. Sqarim: i) servituti prej 10 metrash përfshihet në rezervën prej 100 metrash të përcaktuar në Nenin 18.1; ii) servitutet nuk mund të pengohen nga asnjë formë e zhvillimit, me përjashtim të zhvillimeve të lidhura me marinën siç janë doket, molet, bankinat, rampat, dhe lloje të ngjashme të infrastrukturës - të cilat janë të gjitha subjekt i procedurave të lejimit të veçantë.

17.2 Lejimi i kalimit: në zonat e pjesës së përparme të zhvilluara në mënyrë të vazhdueshme, duhet lejuar kalimi rrugor (maksimalja korsi prej gjashte (6) metrash në një rezerve prej dhjetë (10) metrash) në qendrat prej pesëqind (500) metrash dhe kalimi i këmbësoreve (në një rrugë me gjerësi minimale prej dy metra e gjysmë (2.5) në një rezervë prej katër (4) metrash) në qendrat prej dy qind e pesëdhjetë (250) metrash. Sqarim: kjo rregullore

33TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 34: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

mbështetëse synon të mundësojë parimin e kalimit publik në vijën bregdetare dhe të servitutit publik përgjatë vijës bregdetare.

Neni 18 Vijat e Ndërtimit dhe Spostimet

18.1 Vija e ndërtimit për zhvillimin pranë bregdetit: Kjo skicohet në bazë të spostimeve të mëposhtme: Vija e ndërtimit për strukturat e përhershme në vijat e forta (shkëmbore) bregdetare spostohet në një distancë të paktën njëqind (100) metra nga vija e rrymës ujore të kulmit të baticës. Vija e ndërtimit për strukturat e përhershme në vijën e butë bregdetare (grumbullime rëre dhe zhavorri) spostohet, gjithashtu, njëqind (100) metra, por kjo është subjekt i modifikimit për projektet e mëdha të zhvillimit bregdetar të cilat kërkojnë Vlerësim të Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe në rastet kur një studim mund të rekomandojë një shifër më të madhe. Sqarim: i) rezerva prej 100 metrash përfshin servitutin publik; ii) Brenda rezervës bregdetare të krijuar nga spostimi prej 100 metrash nuk mund të kryhet asnjë lloj punimi për mbrojtjen e bregut dhe për mbrojtjen ndaj erozionit.

18.2 Vija e ndërtimit për strukturat e lehta të përkohshme pranë bregdetit: Ky është një spostim prej, të paktën gjashtëmbëdhjetë (16) metrash nga vija e rrymës së kulmit të baticës. Lejet e ndërtimit për struktura të përkohshme janë subjekt i lejimit të veçantë dhe shqyrtohen e rinovohen, nëse është e përshtatshme, çdo tre (3) vjet. Sqarim: i) spostimi prej 16 metrash përfshin servitutin publik; ii) Zvogëlimi i spostimit të vijës së ndërtimit, siç përshkruhet në këtë nen, zbatohet vetëm ndaj strukturave të lehta të përkohshme që formojnë një pjesë integrale, dhe janë drejtpërsëdrejti përballë, zhvillimeve të ndërtuara pas vijës së ndërtimit prej 100 metrash, dhe kur janë lëshuar leje specifike për turizëm dhe zhvillim të bazuar tek argëtimi; iii) kategoria e përdorimit të tokës për struktura të lehta të përkohshme synon te zbatohet për restorantet dhe baret e plazhit në natyrë të hapur, për kioskat e dhënies me qira të pajisjeve të sporteve ujore dhe të plazhit si dhe për aktivitete të ngjashme tregtare, të cilat duhen vendosur pranë buzës së ujit.

18.3 Rezervat e lumenjve dhe të rrjedhave të ujit: Rezerva për mbrojtjen e lumenjve është pesëdhjetë (50) metra nga çdo breg lumi. Sqarim: i )lumenjtë përfshijnë rrymat ujore dhe të gjitha rrjedhat e ujit, pavarësisht nëse janë ose jo me rrjedhë të vazhdueshme ose sezonale; ii) ka një rezervë prej pesëdhjetë (50) metrash në të dy anët e rrymës kryesore dhe në të dy anët e çdo krahu furnizues dhe të çdo dege të rrymës në një deltë; iii) rezerva në total në cilëndo pikë mund të jetë një kombinim i mbivendosur rezervash prej 50 metrash, të cilat do të llogariten si rezervë e vetme që matet në pikën e saj më të gjerë; iv) në qoftë se lumi ndryshon drejtimin e rrjedhës së tij për çfarëdo arsyeje të shkaktuar nga natyra, atëherë rezerva lëviz bashkë me të; dhe v) në lumë dhe brenda rezervës nuk mund të kryhet asnjë lloj punimi në asnjë forme për mbrojtjen ndaj erozionit, për devijimin e lumit apo për vepra ndërtimi.

Neni 19 Caktimi i Kategorive të Përdorimit të Tokës Brenda Zonave të Zhvillimit Potencial

19.1 Kategorive të përdorimit të tokës brenda zonave të zhvillimit potencial : Kategoritë e mëposhtme të përdorimit të tokës zbatohen ndaj zonave të zhvillimit potencial sipas

34TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 35: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

përcaktimit të bërë nga procesi i planifikimit në shkallë qarku. Zonat e zhvillimit potencial janë ato zona, të cilat mbeten pa një përjashtim apo kufizim zhvillimi pasi janë identifikuar zonat e përjashtimit dhe të rezervave.

19.2 Racionalizimi i zonave të zhvillimit potencial: Zonat e zhvillimit potencial neto janë të gjera, me një sipërfaqe në total shumë më të madhe se sa ajo që kërkohet për plotësimin e nevojave të: i) strategjisë së zhvillimit të Planit të Bregdetit Jugor; dhe ii) nevojave të komuniteteve vendore; Prandaj, Zona e Zhvillimit Potencial duhet përdorur në mënyrë të mençur. Një analizë e mëtejshme e kërkesave të përdorimit të tokës dhe e kufizimeve të zhvillimit të trojeve në nivel vendor është e domosdoshme dhe përbën një pjese thelbësore të procesit të hartimit të planit vendor në funksion të përcaktimit të përdorimeve specifike të tokës në nivel vendor.

19.3 Planet Vendore – menyja e përdorimit të tokës: kategoritë e mëposhtme përbejnë një meny ose një gamë të alternativave të mundshme për përgatitjen e planeve vendore nga institucionet përgjegjëse të planifikimit vendor. Kategoritë e zgjedhura do të përdoren, siç është e përshtatshme, për të plotësuar nevojat e zonimit të Planit Vendor.

19.4 Rezerva rurale: Kjo përbën tokën rurale të eliminuar nga zonat e zhvillimit potencial në nivelin e dytë të projektimit të planit vendor. Si hap i parë për të identifikua një tokë të tillë duhet: i) një analize e cilësisë së peizazhit; dhe ii) realizimi i një analize të rripit të gjelbër për të identifikuar hapësirën kryesore strukturore të gjelbër, e cila kërkohet për të ruajtur cilësinë e përgjithshme të peizazhit bregdetar. Si hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar kërkesat neto të përdorimit të tokës për qëllime zhvillimi për një periudhë prej dhjetë (10) vitesh nga nxjerrja e këtyre rregulloreve, është se e gjithë toka e mbetur brenda zonave të zhvillimit potencial duhet zonuar si rezervë rurale. Brenda rezervës rurale, duhen identifikuar, aty ku është e mundur, nënndarjet e mëposhtme:

19.3.1 Toka bujqësore – fushat e rrethuara të krijuara nga rrethimet e kufijve : kufijtë e fushave përcaktojnë kufij të qartë të përdorimit. Sqarim: jo të gjitha fushat do të mbeten në përdorim bujqësor, veçanërisht në rastin e parcelave të papunuara.

19.3.2 Toka bujqësore – tokë e hapur që përdoret për kullotje dhe kultivim pemëtarie frutore: kufijtë e përdorimit tradicional do të përcaktohen me anë të planeve vendore. Sqarim: kjo vlerë e peizazhit mund të përdoret për argëtim aktiv pa ndryshim të përdorimit, dhe përdorimi i saj (subjekt i lejimit nga disponuesit e tokës) i inkorporuar në planet e zhvillimit dhe në programet e aktivitetit të zhvillimeve të përshtatshme për çlodhje, argëtim dhe turizëm.

19.3.3 Rripat e gjelbër urban – zonat ndarëse ndërmjet hapësirave të ndërtuara : do të bazohen në karakteristikat e peizazhit dhe të vegjetacionit, të cilat janë shumë të vogla për t’u identifikuar në procesin fillestar të seleksionimit. Sqarim: zonat neto të zhvillimit potencial janë të gjera dhe, për pasojë, kërkohen rezerva hapësire të gjelbër brenda zonave të ndërtuara ose, ndryshe, të zhvilluara.

35TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 36: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

19.3.4 Hapësira e lirë urbane (pasive dhe aktive) dhe ndërtimet shoqëruese për t’i shërbyer një zhvillimi të tillë: Ndërtimet shoqëruese nuk do të zënë më tepër se sa dhjetë (10%) perqind të hapësirës së zonuar. Sqarim: i) kjo kategori synon kryesisht, por jo në mënyrë ekskluzive, t’i shërbejë kërkesave të argëtimit vendor; ii) nevojat turistike janë trajtuar përgjithësisht të ndara, megjithëse mund të ketë pak mbivendosje; dhe iii) kjo kategori përfshin fushat e golfit dhe pistat për makina, të cilat, si rrjedhojë e teknikave mbizotëruese të peizazhit dhe të menaxhimit të tokës, konsiderohen si përdorime të tokës me një karakter urban.

19.3.5 Toka turistike – Hotelet dhe Pikat e Pushimit Lloji 1 : Këto janë enklava zhvilluesi të vetëm më të mëdha se pesë (5) hektarë brenda sipërfaqeve të zonuara si ‘zona të zhvillimit potencial’. Kjo kategori duhet inkorporuar si një element proaktiv në strategjitë e planifikimit vendor, dhe planet vendore duhet të zonojnë hapësira të përshtatshëm dhe të mjaftueshme për këtë përdorim. Zonat e caktuara mund të menaxhohen nga një agjenci e vetme zhvillimi me anë të një qiradhënie afatgjatë. Planet, konfigurimi dhe kapaciteti janë subjekt ndaj: i) dispozitave të një përmbledhje udhëzuese në funksion të projektimit të përgatitur nga autoriteti vendor; ii) një propozimi lidhur me një plan kryesor; dhe iii) negocimeve pasuese. Sqarim: i) Zhvilluesi, duke qenë subjekt i negocimeve me autoritetin përgjegjës të planifikimit, mund të ketë ose jo përgjegjësi për sigurimin e infrastrukturës në vend dhe lidhjen me sistemet rajonale të përdorura nga institucionet; ii) Dokumentet udhëzuese në formën e një Përmbledhje udhëzuese të Zhvillimit që përmbajnë rregullore specifike të zonës dhe modeli i zhvillimit duhet përgatitur dhe nxjerrë nga institucioni përgjegjës i planifikimit vendor brenda tre (3) muajve të aplikimit për një skicë nga një zhvillues potencial; dhe iii) për Llojin 1 të Hoteleve dhe të Pikave të Pushimit duhet leja në vijim: Leja e Zhvillimit të Integruar të Zonës (ILZHZ)’.

19.3.6 Toka turistike – Hotelet dhe Pikat e Pushimit Lloji 2 : Këto janë enklava të zhvillimit të trojeve dhe shërbimeve të hoteleve të planifikuara dhe të menaxhuara më të mëdha se pesë (5) hektarë brenda hapësirës së zonuar si ‘zona të zhvillimit potencial’. Kjo kategori duhet inkorporuar si element proaktiv në strategjitë e planifikimit vendor, dhe planet vendore duhet të zonojnë hapësira të përshtatshme dhe të mjaftueshme për këtë përdorim. Skicimet, konfigurimi dhe kapaciteti janë subjekt ndaj: i) dispozitave të një përmbledhje udhëzuese në funksion të projektimit të përgatitur nga autoriteti vendor; ii) një propozimi lidhur me një plan kryesor; dhe iii) negocimeve pasuese. Zonat e caktuara mund të menaxhohen nga një agjenci e vetme zhvillimi (private ose PSP) me anë të një qiradhënie afatgjatë. Sqarim: i) Zhvilluesi, duke qenë subjekti i negocimeve me autoritetin përgjegjës të planifikimit, mund të ketë ose jo përgjegjësi për sigurimin e infrastrukturës në vend dhe lidhjen me sistemet rajonale të përdorura nga institucionet; ii) Dokumentet udhëzuese në formën e një Përmbledhje udhëzuese të Zhvillimit që përmbajnë rregullore specifike të zonës dhe modeli i zhvillimit duhet përgatitur dhe nxjerrë nga institucioni përgjegjës i planifikimit vendor brenda tre (3) muajve të aplikimit për një skicë nga

36TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 37: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

një zhvillues potencial; dhe iii) për Llojin 1 të Hoteleve dhe të Pikave të Pushimit duhet leja në vijim: Leja e Zhvillimit të Integruar të Zonës (ILZHZ)’.

19.3.7 Toka turistike – Hotelet dhe Pikat e Pushimit Lloji 3 : këto janë zhvillime shumëkatëshe më të vogla se pesë (5) hektarë; të gjitha ndërtesat nuk kalojnë lartësinë gjashtë (6) kate.

19.3.8 Toka turistike – Hotelet dhe Pikat e Pushimit Lloji 4 : Këto janë vila ose shtëpi të ndërtuara me stil të tipit Zviceran me një bërthamë shërbimesh ndihmëse; të gjitha ndërtesat nuk kalojnë lartësinë tre (3) kate.

19.3.9 Toka turistike – Hotelet dhe Pikat e Pushimit Lloji 5 : Këto janë hotele familjare dhe akomodime të llojit ‘hotel e mëngjes (H&M) ose ‘pushim në shtëpi’.

19.3.10 Toka turistike – Hotelet dhe Pikat e Pushimit Lloji 6 : Këto janë pika kampingu (me tenda) dhe me fugon karavan: kjo është klasifikuar si ‘zonim aksesor’ në shtim të zonimit parësor të zbatuar në zonën në fjalë. Të gjitha zhvillimet e tilla janë subjekt i kontrolleve dhe udhëzimeve të veçanta të zhvillimit që do të përgatiten nga autoriteti i planifikimit vendor.

19.3.11 Tregtare – turistike : Këto janë përdorime të tokës jo për qëllime banimi në zonat e caktuara për turizëm ose të shoqëruara me ato. Ato mund të lejohen ngjitur ose pranë zonave të caktuara për turizëm si hapësira shtesë të zonuara, aty ku është e nevojshme. Sqarim: kjo kategori përfshin baret, restorantet, biznesin me pakicë të bazuar tek turizmi, që është i lidhur me zhvillimin e turizmit, por nuk është pjese e funksionimit të një hoteli apo pike të pushimit.

19.3.12 Strukturat e lehta të përkohshme : Këto janë për të mbështetur funksionimin e hoteleve, të pikave të pushimit dhe restoranteve në të gjitha plazhet ku lejohet një zhvillim i tillë. Strukturat e përkohshme janë subjekt i procesit të lejimit të veçantë me periudhë rinovimi në intervale tre (3) vjeçare; shih Nenin 22.2.5 të këtyre rregulloreve. Sqarim: i) kjo kategori përshin restorantet dhe baret e plazhit në natyrë të hapur, për kioskat e dhënies me qira të pajisjeve të sporteve ujore dhe të plazhit, të cilat normalisht vendosen pranë buzës së ujit; ii) konstrukte të tilla ndërtohen në platforma të ngritura për të minimizuar ndikimin në mjedisin e plazhit dhe nuk duhen ndërtuar në themele me bazament të përhershme; dhe iii) për strukturat e përkohshme kërkohet leja në vijim: ‘Leje për Përdorim të Përkohshëm (LPP)’.

19.3.13 Toka për banim – Lloji 1 : Kjo kategori është për shtëpi banimi për një familje të vetme me një lartësi deri në tre (3) kate me një dendësi me të vogël se një (<1) njësi për hektar, e klasifikuar si ‘dendësi e ulët’. Sqarim: i) kjo kategori përfshin nevojat vendore, shtëpitë e çlodhjes për popullsinë vendore dhe shtëpitë për pushime të natyrës festare (këto kategori nuk mund të ndahen lehtësisht); dhe ii) kategoria

37TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 38: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

lejon edhe përdorimin e natyrës hotel dhe mëngjes apo pushim shtëpie dhe ambiente private me qira për pushime.

19.3.14 Toka për banim – Lloji 2 : Kjo kategori është për shtëpi banimi për një familje të vetme me një lartësi deri në tre (3) kate me një dendësi më të vogël se dhjetë (<10) njësi për hektarë, e klasifikuar si ‘dendësi mesatare’. Sqarim: i) kjo kategori përfshin nevojat vendore, shtëpitë e çlodhjes për popullsinë vendore dhe shtëpitë për pushime të natyrës festar; dhe ii) ) kategoria lejon edhe përdorimin e natyrës hotel dhe mëngjes apo pushim shtëpie dhe ambiente private me qira për pushime.

19.3.15 Toka për banim – Lloji 3 : Kjo kategori është për apartamente banimi për familje të vetme dhe kondominiume deri në lartësinë gjashtë (6) kate me një dendësi më të ulët (>10) njësi për hektarë, e klasifikuar si ‘dendësi e lartë’. Sqarim: i) kjo kategori përfshin nevojat vendore, shtëpitë e çlodhjes për popullsinë vendore dhe shtëpitë për pushime të natyrës festare.

19.3.16 Toka për banim – Lloji 4 : Kjo kategori është për apartamente banimi për familje të vetme dhe kondominiume deri në lartësinë dymbëdhjetë (12) kate me një dendësi më të lartë se njëzet (>20) njësi për hektarë, e klasifikuar si ‘dendësi e lartë, urbane’. Sqarim: i) kjo kategori përfshin nevojat vendore, shtëpitë e çlodhjes për popullsinë vendore dhe shtëpitë për pushime të natyrës festare.

19.3.17 Toka industriale, industria e vogël përpunuese, repartet e punës dhe magazinimi : Këto përdorime kombinohen në këtë klasifikim të përdorimit të tokës. Sqarim: Përdorime të tilla duhen shoqëruar me njërin nga elementet në vijim: i) burimin e lëndës së parë; ii) tregun potencial; iii) një qendër për tregtinë ose port; ose iv) të përbejnë pjesë të zonave të shërbimeve të domosdoshme për zhvillim të ri të planifikuar, siç propozohet në planet vendore.

19.3.18 Toka për veprimtari tregtare ose me pakice jashtë qendrave ekzistuese urbane : Kjo kategori përgjithësisht nuk lejohet, por mund të shoqërohet me zona të zhvillimit ekonomik specifik, duke përfshirë ato për turizëm; ose përbën pjesë të zonave të shërbimeve të domosdoshme për zhvillim të ri të planifikuar, siç propozohet në planet vendore.

Neni 20 Kategoritë e propozuara të përdorimit të tokës që nuk varen nga përjashtimet dhe kufizimet e zhvillimit

20.1 Zonat urbane të caktuara: Këto përkufizohen nga një zonim hapësirë dhe një vije për të përvijuar kufirin ekzistues të zonës së ndërtuar siç përcaktohet nga regjistrimi i fotografimit ajror i vitit 2007.

20.2 Zona e caktuar për zgjerim urban: Zonat e zgjerimit urban duhen propozuar si pjesë e planit të ri vendor ose e ndryshimit të planit vendor. Zonat e zgjerimit duhet të marrin

38TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 39: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

parasysh politikën e zhvillimit rajonal dhe duhet të bazohen në planifikimet e rritjes dhe në analizën e truallit. Zonat e propozuara për zgjerim urban duhet të respektojnë të gjitha zonat e përjashtuara nga zhvillimi të përcaktuara në këto rregullore.

20.3 Fshatrat e caktuar: Këta përcaktohen nga zonimi i hapësirës dhe një vije për të përvijuar kufirin ekzistues të zonës së ndërtuar siç përcaktohet nga regjistrimi i fotografimit ajror i vitit 2007.

20.4 Caktimi i zgjerimit të fshatrave: Fillimisht duhet identifikuar një zonë studimi që shtrihet pesëqind (500) metra nga perimetri i zonës ekzistuese të ndërtuar siç përcaktohet nga regjistrimi i fotografimit ajror të vitit 2007. Brenda kësaj zone studimi duhet bërë një analizë e detajuar e truallit nga autoriteti i planifikimit vendor për të përcaktuar se cila tokë ngjitur është më e përshtatshmja për zhvillim. Shkalla maksimale e shtrirjes së zonës rurale brenda zonës së studimit është njëzet (20%) perqind e zonës rurale siç përcaktohet nga regjistrimi i fotografimit ajror i vitit 2007. Sqarim: Zgjedhja e zonës së zhvillimit do të marrë parasysh faktorët fizike të truallit si pjerrtësia, gjeologjia, drenazhimi dhe faktorët e drenazhimit dhe të shfrytëzimit të infrastrukturës, duke përfshirë integrimin potencial të nën-zonave në kalimin e automjeteve dhe në kalime të tjera, sistemet e drenazhimit dhe të kanalizimeve.

20.5 Fshatrat e caktuar tradicional te trashëgimisë: Këta përcaktohen nga zonimi i hapësirës. Fshatra të tillë janë subjekt i rregulloreve të veçanta; udhëzimet e zhvillimit dhe përmbledhjet udhëzuese të projektimit duhen përgatitur nga autoriteti vendor i planifikimit. Shih Shtojcën Nr. 4. Sqarim: i) ri-zhvillimi duhet të jetë kryesisht në njollën ekzistuese të ndërtimit; ii) zhvilli I ri shtesë kufizohet në 20% të sipërfaqes për dysheme për të lejuar shtimin e banjave dhe kuzhinave moderne; iii) kombinimi i deri në tre (3) njësive do të shqyrtohet në ato raste kur njësitë janë shumë të vogla dhe nuk plotësojnë standardet kombëtare për sipërfaqen e dyshemesë; iv) plotësimi i hapësirave të pandërtuara në një masë të kufizuar brenda kufijve ekzistues mund të shqyrtohet kur hartohen rregulloret e veçanta ne kuadër të planit vendor; dhe sistemi ekzistues i dritareve dhe i dyerve (hapjet në mure për dritare e dyer) nuk mund të ndryshohet pa leje të shprehur.

20.5 Toka turistike – Hotelet dhe Pikat e Pushimit Lloji 7: Këto janë zhvillime me temë trashëgimie në fshatrat e konservimit apo në fshatra të tjerë tradicionale ku zbatohen rregulloret e projektimit urban; rregullore dhe udhëzime të tilla do të përgatiten nga autoriteti vendor i planifikimit.

20.6 Vlerat e trashëgimisë – zonat e mbrojtjes së trojeve dhe pikave: këto zona përcaktohen nga një rreze prej pesëqind (500) nga kufiri i jashtëm i vlerës kulturore ose historike. Sqarim: i) ekziston një prezumim kundër zhvillimit brenda të gjitha pamjeve dhe korridoreve për pamja për të mbrojtur origjinalitetin e pikave, të pamjeve në brendësi dhe jashtë nga pika të identifikuara të favorshme, dhe pamjeve që lindin (pamja që zbulohen me radhë kur ecet ose udhëtohet përgjatë një rruge apo shtegu) dhe kuadrimit të pamjeve që shihen nga itinerararet piktoreske bregdetare; dhe ii) Zbatohet Ligji Nr. 9048/2003.

39TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 40: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

20.7 Vlerat e trashëgimisë – zona mbrojtëse në hapësirat e ndërtuara: Është një zonë mbrojtëse prej pesëdhjetë (50) metrash. Brenda kësaj zone, zbatimet e zhvillimit do të vlerësohen për ndikimin mbi vlerën e trashëgimisë në fjalë. Sqarim: i) disa monumente mund të inkorporohen në zhvillimet e reja, subjekt i shqyrtimit të posaçëm nga Bordi Ekzekutiv dhe me lejen e të gjitha autoriteteve përkatëse për monumentet historike; dhe ii) Zbatohet Ligji Nr. 9048/2003.

20.8 Argëtimi aktiv në fshat dhe zonat e çlodhjes pasive: Kjo kategori përcaktohet nga një kombinim i zonimit ekskluziv të hapësirave, i zonimit jo ekskluziv ose zonimit me mbivendosje me zonimin e pajtueshëm, dhe identifikimin e të drejtave të kalimit brenda zonimit të pajtueshëm. Sqarim: kategoria përfshin shtigjet dhe mjediset për shëtitje, të cilat do të lidhen me vlerat e peizazhit në shumicën e rasteve në zonën e përjashtuar nga zhvillimi; dhe ky përdorim duhet detajuar në planet vendore.

40TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 41: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

Neni 21 Kategoritë e Propozuara të Përdorimit në Anën Detare të Vijës Bregdetare

21.1 Justifikimi për përfshirjen e përdorimeve detare: Kategoritë kryesore të përdorimit në vijim përfshihen për të qenë koherente me konceptin e Menaxhimit të Integruar të Zonës Bregdetare (MIZB). Autoritetet përgjegjëse vendore janë të detyruara të kërkojnë informacion të saktë për të bërë të mundur përcaktimin e vendosjes dhe përshkrimin e kategorive të përdorimit detar. Sqarim: i) këto kategori detare përfshihen në hartën e zonimit thjesht për qëllimet e koordinimit planifikimit tokësor të përdorimit të tokës dhe të lejimit të zhvillimit me sistemin e ndarë të planifikimit dhe të lejimit që kërkohet për aktivitetet dhe zhvillimin në anën detare të bregdeti; ii) zonat e caktuara detare përgjithësisht nuk janë ekskluzive dhe janë subjekt i dispozitave të veçanta të ligjeve detare; iii) liqenet në tokë dhe trupat ujore që nuk kanë lidhje direkt me detin ose qe nuk kane lidhje me detin nëpërmjet ndonjë rrjedhe lumi mund të jenë subjekt i kontrollit të planifikimit nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore. Në këtë rast, planet vendore duhet të përfshijnë zonim të përshtatshëm.

21.2 Kategoritë e kërkuara: Kategoritë e mëposhtme të përdorimit duhen përfshirë në planet vendore të përgatitura për zonën Bregdetare Jugore:

21.2.1 Korsi të caktuara për flotën detare dhe zonat ndarëse

21.2.2 Zona të caktuara posaçërisht për portet dhe limanet tregtare

21.2.3 Zona të manovrimit të flotave tregtare brenda dhe ngjitur me portet dhe limanet tregtare

21.2.4 Mjetet tregtare – zona të caktuara për rampe të bregut, për bankina, ankorime dhe pontone

21.2.5 Zona të caktuara posaçërisht për lundrim për argëtim e çlodhje, porte dhe limane për kohën e lirë.

21.2.6 Mjetet për argëtim dhe kohë të lirë – zona të caktuara për rampe të bregut, për bankina, ankorime dhe pontone.

21.2.7 Kabllot dhe tubacionet nënujore (duke përfshirë shkarkimet e kanalizimeve, marrësit e ujit për ftohje si dhe objekte e instalime të ngjashme).

21.2.8 Vende tradicionale peshkimi.

21.2.9 Ferma peshku dhe shtretër midhjesh.

21.2.10 Parqe ajrore në det të hapur.

21.2.11 Vende të hedhjes së municioneve. 41

TBU-HBA-P&P Joint Venture EGR/21 22 May 16, 2023

Page 42: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

21.2.12 Porte ushtarake dhe instalime të tjera detare dhe zona manovrimi.

21.2.13 Poligone ushtarake për qitje

21.2.14 Mbetje dhe elementet të tjerë të rrezikshëm

21.2.15 Përdorime të tjera detare për t’u përcaktuar

Neni 22 Kërkesat për Lejet e Kërkesave për Zhvillim

22.1 Lejet që kërkohen: Këto leje kërkohen përveç lejeve ose miratimeve të tjera të kërkuara nga autoritetet përkatëse vendore të planifikimit. Kërkesat për lejet mund të bëhen nga palë të treta (zhvillues, spekulatore, agjentë) por duhen firmosur nga disponuesi i tokës në fjalë. Çdo leje e kërkuar nga këto rregullore do të sigurohet përpara fillimit të punës në çdo zhvillim brenda zonës së planifikimit të bregdetit jugor të përshkruar në këto rregullore me termin ‘Zona Bregdetare Jugore’.

22.2 Lejet që kërkohen: Më poshtë përcaktohet se kur kërkohen lejet dhe cilat leje janë të zbatueshme e në cilat situata:

22.2.1 Leja e Veçantë për Zonën Bregdetare Jugore (LV) : ‘Leja e Veçantë’ duhet siguruar për të gjitha zhvillimet ekzistuese, siç përkufizohet dhe kërkohet nga këto rregullore, të cilat janë ndërtuar pa leje të tilla që kërkoheshin përpara nxjerrjes së këtyre rregulloreve.

22.2.2 Leja e Planit të Zhvillimit të Zonës Bregdetare Jugore (LPZH) : ‘Leja e Planit të Zhvillimit’ duhet siguruar për: i) çdo projekt të propozuar të zhvillimit të shkallës së gjerë ose të integruar kur trualli i zhvillimit kalon mbi dhjetë (10) hektarë; dhe ii) çdo ndërtim i propozuar që kalon lartësinë mbi tre (3) kate ose pesëmbëdhjetë (15) metra në pikën më të lartë të çatisë (cilado që të jetë më e lartë). Sqarim: i) Leja e Planit të Zhvillimit (LPZH) kërkohet gjithnjë përpara kërkesës për Leje të Zhvillimit të Integruar të Zonës (LZHIZ); dhe ii) Çdo zhvillues mund të bëjë kërkesë për leje të planit të zhvillimit: i) të sigurojë që objekti i përgjithshëm dhe forma e zhvillimit të propozuar është e pranueshme dhe justifikon investimin në punimet e detajuara të projektimit; dhe ii) në qoftë se ka një shqetësim se propozimi mund të jetë kundërshtues krijon probleme të reja lidhur me planifikimin.

22.2.3 Leja e Zhvillimit për Zonën Bregdetare Jugore (LZH) : ‘Leja e Zhvillimit’ duhet siguruar për të gjitha projektet e propozuara të zhvillimit siç përkufizohet dhe kërkohet nga këto rregullore përpara nisjes, ndryshimit ose zgjerimit të përdorimit (ose të çdo lloj zhvillimi siç përcaktohet në këto rregullore) që lejohet vetëm në një zonë të përdorimit specifik të tokës.

42TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 43: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

22.2.4 Leja e Zhvillimit të Integruar të Zonës për Zonën Bregdetare Jugore (LZHIZ) : ‘Leja e Zhvillimit të Integruar të Zonës’ duhet siguruar për të gjitha zonat e zhvillimit të integruar duke plotësuar kriteret e mëposhtme: i) çdo projekt të propozuar të zhvillimit të shkallës së gjerë ose të integruar kur trualli i zhvillimit kalon mbi dhjetë (10) hektarë; dhe ii) çdo ndërtim i propozuar që kalon lartësinë mbi tre (3) kate ose pesëmbëdhjetë (15) metra në pikën më të lartë të çatisë (cilado që të jetë më e lartë). Sqarim: i) ) Leja e Planit të Zhvillimit (LPZH) duhet lëshuar përpara se të bëhet kërkesë për Leje të Zhvillimit të Integruar të Zonës; ii) në këtë kategori futen caktimet e mëposhtme të përdorimit të ‘Toka turistike – Hotelet dhe Pikat e Pushimit Lloji 1’ dhe ‘Toka turistike – Hotelet dhe Pikat e Pushimit Lloji 2’.

22.2.5 Leja për Përdorim të Përkohshëm e Zonës Bregdetare Jugore (LPP) : Përdorimet e përkohshme dhe strukturat e përkohshme janë subjekt i një procesi të lejimit të veçantë ku lejet shqyrtohen dhe rinovohen, nëse është e përshtatshme, në cikël tre (3) vjeçar.

22.2.6 Leja e Zhvillimit e Institucionit Qeveritar (LZHIQ) për Zonën e Bregdetit Jugor : kjo është një formë kërkese për t’u përdorur për propozimet e zhvillimit të nisura nga institucionet/agjencitë qeveritare dhe autoritetet vendore.

22.2.7 Variancat : Variancat dhe ndryshimet janë rregullime diskrecionare në rregullore. Variancat mund të lëshohen vetëm nga autoritetet përkatëse të planifikimit për të lejuar devijime që nuk komprometojnë integritetin dhe koherencën e përgjithshme të rregulloreve.

22.3 Ndryshimi i përdorimit: Kërkesat për ndryshim të përdorimit mund të bëhen si pjesë e kërkesës për zhvillim duke përdorur formularët standard të kërkesave për leje siç përcaktohet në Nenet 22.2.1 to 22.2.7. Kur një kërkues ose një zhvillues nuk është në gjendje të paraqesë një skemë të detajuar të planifikimit duke qenë se kërkohet për miratimin e plotë të planifikimit, atëherë duhet përdorur kërkesa për Lejen e Planit të Zhvillimit (LPZH).

22.4 Kërkesat për nënndarje ose bashkim të tokës: Këto rregullore nuk trajtojnë nënndarjen apo bashkimin e tokës apo ndonjë çështje tjetër që trajton pronësinë ose titullin e tokës.

Neni 23 Procedurat e Zbatimit

23.1 Detyra për të zbatuar këto rregullore: Është detyra e autoritetit të planifikimit vendor të zbatojë të gjitha dispozitat e Rregullove të Zonimit Bregdetar Jugor. Të gjithë zyrtarët, departamentet, dhe punonjësit e autoriteteve përbërëse vendore të pajisur me kompetencën për lëshuar leje, certifikata, apo licenca duhet t’i përmbahen dhe të kërkojnë veprim në përputhje me Rregulloret e Zonës Bregdetare.

43TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 44: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

23.2 Inspektimi për të siguruar pajtueshmërinë me rregulloret: Çdo autoritet i autorizuar në mënyrë të rregullt që është përgjegjës për zbatimin ose administrimin e këtyre rregulloreve mund të hyjë në çdo truall për qëllime hetimi. Hetimi që do të kryhet në mënyrë të arsyeshme në rrethanat e mëposhtme:

23.2.1 Shkak i arsyeshëm: Ekziston shkaku për të dyshuar lidhur me një shkelje të çdonjërës nga dispozitat e këtyre rregulloreve.

23.2.2 Vizita tek trualli për të bërë kërkime rreth kërkesave për leje: Është e nevojshme të hetohet një kërkese për leje zhvillimi, për variancë, për zgjatje ose ndryshim të një kërkesë të tillë, ose çdo veprim për të revokuar ose për të ndryshuar një leje zhvillimi ose një variancë.

23.2.3 Vizita tek trualli për të bërë kërkime rreth ndryshimeve të propozuara: Është e nevojshme të hetohet një ndryshim i propozuar ndaj këtyre rregulloreve.

23.3 Refuzimi i hyrjes: Asnjë disponues, posedues apo agjent nuk mundet të refuzojë lejimin e një hyrje të tillë pas lajmërimit të rregullt dhe mundësisë për të vepruar në përputhje me rregulloret. Në asnjë ndërtesë apo strukture nuk mund të hyhet pa lejen e shprehur të disponuesit apo të poseduesit të saj; megjithatë, refuzimi i lejimit për të hyrë do të konsiderohet se përben tërheqjen e kërkesës për të cilën kërkohet inspektimi.

23.4 Shkelja e Rregulloreve të Zonimit të Bregdetit Jugor: Dispozitat e mëposhtme zbatohen për shkeljet e këtyre rregulloreve. Të gjitha masat e siguruara në këtë seksion janë kumulative dhe jo inkluzive:

23.4.1 Penalizimet: Çdo person, pavarësisht nëse është drejtues, agjent apo punonjës ose ndryshe, që shkel apo shkakton ose lejon shkeljen e ndonjë prej dispozitave të këtyre rregulloreve ka konsumuar një shkelje dhe do të jetë subjekt i penalizimeve te caktuara.

23.4.2 Shkelje Publike: Çdo përdorim apo ndërtesë e përdorur ose mirëmbajtur në kundërshtim me dispozitat e këtyre rregulloreve deklarohet se përbën shkelje publike dhe është subjekt i urdhërimit gjyqësor dhe i ndalimit .

Shtojca 1: Harta e Zonimit të Përdorimit të Tokës

Kjo është Harta e Zonimit për zonën e planifikimit të Bregdetit Jugor të përshkruar këtu me termin Zona Bregdetare Jugore. Harta e Zonimit përbën një pjesë integrale të rregulloreve.

Shtojca 2: Rregulloret për Ndërtimin dhe Zgjerimin e Rrugëve Bregdetare

44TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 45: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

A2.1 Qëllimi: Qëllimi i këtyre rregulloreve është të sigurojnë se çdo ndërtim dhe zgjerim rruge e aktivitet te lidhur me këtë brenda Zonës Bregdetare Jugore nuk do të degradojë mjedisin, peizazhin apo burimet ujore bregdetare duke përfshirë: lumenjtë, tokat e lagështa, grykat e lumenjve dhe liqenet. Sqarim: Strategjia e zhvillimit të Bregdetit Jugor përfshin përmirësim të kufizuar të rrugës kombëtare bregdetare në një trase prej 6.5 m për të arritur një ‘itinerar piktoresk’ të sigurtë, përmirësime vendore për trajtuar ngushtimet kryesore, punën për përmirësimin e rrezes së shikimit, dhe përgjithësisht projektim për shpejtësi pak më të lartë, dhe shtimin e xhepave anësore për t’u mundësuar automjeteve që të ndalojnë në pika të ndryshme shikimi.

A2.2 Zbatueshmeria: Këto rregullore zbatohen ndaj të gjithë projekteve publike e private të ndërtimit të rrugëve, duke përjashtuar rrugët që nuk kalojnë gjatësinë mbi 100 m (duke përfshirë atë pjesë që ndodhet në kufirin e truallit) për banesa për një familje në trojet ekzistuese.

A2.3 Masat e Kërkuara për Minimizimin e Ndikimit në Mjedis dhe të Erozionit /Zbutjen dhe Kontrollin e Sedimentimit: Projektet e ndërtimit dhe të zgjerimit të rrugëve do të zbatojnë, minimalisht, masat e mëposhtme, të cilat janë të nevojshme për të minimizuar ndikimet në mjedis, për të parandaluar erozionin dhe për të minimizuar vërshimet në sipërfaqe:

A2.3.1. Gërmimi : gërmimi duhet të respektojë konturin e tokës duke minimizuar veprimet e punimeve tokësore të llojit gërmo dhe mbush brenda kufizimeve te: i) projektimin e shpejtësisë minimale; ii) rrezen maksimale të kthesës; iii) pjerrtësinë maksimale; dhe iv) standardet e kërkuara të rrezes së shikimit të specifikuara për klasën e rrugëve me korsi 6.5 metra.

A2.3.2. Xhepat : xhepat apo vendet anësore të ndalimit për të nxënë tre vetura me madhësi të bollshme dhe të rregullt duhen siguruar në intervale pesë (5) kilometërshe, përveç pikave popullore të pamjeve (të identifikuara nga evidencat në terren nga manovrimet e ‘hapjes së shpeshtë të krahut’ ).

A2.3.3. Ndërtimi në shpate të pjerrëta : në shpatet e pjerrëta anësore, duhet eliminuar ose minimizuar mbushja në shpatin që shkon poshtë aty ku është e mundur dhe materiali i tepërt i gërmimit të transportohet jashtë pikës së punimeve për një depozitim të përshtatshëm.

A2.3.4. Ekspozimi i dheut : kufizimi i kohës dhe i shkallës së ekspozimit të dheut të zonës së cenuar.

A2.3.5. Përdorimi i shpateve me tarraca : minimizimi i gjatësisë së pandërprerë të shpatit nëpërmjet ashpërsimit të sipërfaqes dhe përdorimit të shpateve me tarraca .

45TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 46: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

A2.3.6. Stabilizimi gjatë ndërtimit : nëse punimet për përmirësim kryhen gjatë stinës së reshjeve, atëherë përdoren mënyra të stabilizimit të përkohshëm të shpateve të tilla si kompostimi, rrjetat, lidhësit kimik dhe natyrore dhe gurë të thyer.

A2.3.7. Mbjellja e bimëve dhe krijimi i peizazhit : mbulim i menjëhershëm i vendit duke mbjellë bimë, të cilat i përkasin specieve vendase, në shpatet e cenuara në përmirësimet e përfunduara.

A2.3.8. Vërshimi : kontrolli i vërshimit nëpërmjet sistemeve të kontrolluara të ujit dhe të drenazhimit me shkarkime të shpërndara dhe marrjen e mbrojtjes së anës së rrjedhës.

A2.3.9. Ndryshimi i drejtimit të vërshimeve për të lejuar rikrijimin e mbulimit të vendit : Ndryshimi i drejtimit të vërshimeve duke i larguar nga zonat e përmirësuara dhe zonat në të cilat është kaluar gjatë zhvillimit të projektit.

A2.3.10. Kontrolli i sedimentit: kontrolli i përkohshëm dhe i përhershëm i sedimentit me anë të përdorimit të pendave, i objekteve filtrues dhe i baseneve të sedimentit.

A2.4 Vlerësimet e Ndikimit në Mjedis (VNM) - transparenca: Lidhjet e mëdha të reja rrugore nacionale ose kryesore do të miratohen vetëm nëse Konstatimet për Ndikimin në Mjedis do të bëhen publike.

Shtojca 3: Rregulloret për Ndërtimin e Linjave Kryesore të Transmetimit të Energjisë Elektrike dhe për Instalimet Njëshe të tilla si Telefonia e Lëvizshme, Shtyllat e Antenave të Transmetimeve Televizive e Radiofonike

A3.1 Qëllimi: Qëllimi i këtyre rregulloreve është të garantojnë se objektet kryesore të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike vendosen, projektohen dhe ndërtohen në një mënyrë që nuk e dëmton pothuajse fare mjedisin, ekosistemet natyrore, vlerat e peizazhit dhe burimet natyrore dhe zvogëlojnë në maksimum degradimin e burimeve piktoreske bregdetare. Këto kërkesa zbatohen në mënyrë thelbësore, gjithashtu, ndaj ndërtimit të instalimeve njëshe me një shtyllë (duke përfshirë: telefoninë e lëvizshme, shtyllat e antenave të transmetimeve televizive e radiofonike) që i përkasin një shkalle të ngjashme dhe kanë po një ndikim të ngjashëm:

A3.2 Zbatueshmëria: Këto rregullore do të zbatohen në të gjithë zonën bregdetare, kudo që lejohen linjat kryesore të transmetimit të energjisë elektrike. Autorizimi ose zëvendësimi i çdo lidhje të shërbimit të domosdoshëm ndërmjet një objekti të shërbimit ekzistues dhe çdo zhvillimi shoqërues përjashtohen nga këto rregullore.

A3.3 Zbutja e kërkuar: Masat e mëposhtme zbutëse duhen përfshirë në planet e zhvillimit për ndërtimin e linjave kryesore të transmetimit të energjisë elektrike.

46TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023

Page 47: Criteria for initial sieve mappingsiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Draft... · Web viewSi hap i dytë dhe udhëzim i përgjithshëm, ne kushtet kur janë plotësuar

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor të Shqipërisë – Rregulloret

A3.3.1. Transmetimi : aty ku vendosja e linjës së transmetimit të energjisë elektrike cenon në mënyrë të pashmangshme pamjet, linjat e transmetimit do të futen nën tokë kur është teknikisht e realizueshme dhe ekonomikisht e realizueshme, përveçse kur është treguar se alternativat e tjera janë me pak dëmtuese ndaj mjedisit.

A3.3.2. Gjykimet e projektimit : aty ku objektet mbi tokë janë të domosdoshme, projektimi, materialet dhe ngjyra e shtyllave duhet të jenë të pajtueshme me mjedisin përreth deri në atë mase që e lejojnë gjykimet e sigurisë dhe arsyetimet ekonomike.

A3.3.3. Itinerari : linjat e transmetimit te energjisë elektrike do të vendosen në mënyrë të tillë që të shmangin kreshtat e rrugëve për të minimizuar ndërhyrjen e tyre në pamjet në distancë të largët. Aty ku ndikimet pamore do të minimizohen, linjat do të kalojnë rrugët në pika të tatëpjeta me lartësi të ulët apo në kthesa në rrugë, kudo ku është e realizueshme.

A3.3.4. Korridoret e përbashkëta : shtyllat të reja kryesore çeliku për transmetimin e energjisë elektrike do të vendosen në të njëjtin korridor shërbimi me shtyllat prej çeliku ekzistuese të transmetimit të energjisë elektrike, përveç rasteve kur ka shqetësime sociale, estetike ose shqetësime të rëndësishme ekonomike, të cilat e bëjnë një itinerar të tillë të papërshtatshëm.

A3.3.5. Shfrytëzimi i të drejtës së rrugës : e drejta ekzistuese e rrugës do të përdoret për shërbimet e tjera të lidhura, me qellim që të sigurohen korridore të konsoliduar, kudo ku një konsolidim i tillë është i pajtueshëm dhe i realizueshëm.

A3.3.6. Rrugët e kalimit dhe të ndërtimit : rrugët e kalimit dhe të ndërtimit do të vendosen për të minimizuar alternimet e kontureve të tokës. Përmirësimet dhe sistemimet e rrugëve do të ndjekin konturin e tokës me kthesa të buta, graduale, kodo ku është e mundur.

A3.3.7. Mbjellja përsëri e bimëve dhe krijimi i peizazhit : shpyllëzimi, rregullimi i pjerrtësisë ose heqje të tjera vegjetative do të minimizohen; zonat e cenuara do të mbillen përsëri me specie vendase të bimëve, të ngjashme me ato të zonës.

A3.4 Vlerësimet e Ndikimit në Mjedis - transparenca: Linjat kryesore të transmetimit të energjisë elektrike do të miratohen vetëm nëse Konstatimet e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) bëhen publike.

Shtojca 4 Rregulloret për Zhvillimin e Fshatrave të Trashëgimisë dhe të Konservimit

47TBU-HBA-P&P Joint Venture

EGR/21 22 May 16, 2023