Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

35
Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme mjekësore të përgjithshme

Upload: olina

Post on 07-Jan-2016

209 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme. Hyrje. Kalsifikimet ndërkombëtare të sëmundjeve si ICD-10 dhe DSM IV kanë të përfshirë konceptin e çrregullimit mendor të shkaktuar nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme. Kriteret diagnostike. - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Page 1: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshmemjekësore të përgjithshme

Page 2: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

HyrjeHyrje

• Kalsifikimet ndërkombëtare të sëmundjeve si ICD-10 dhe DSM IV kanë të përfshirë konceptin e çrregullimit mendor të shkaktuar nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Page 3: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Kriteret diagnostikeKriteret diagnostike

• DSM IV i vendos këto çrregullime pranë secilës kategori diagnostike të çrregullimeve mendore për të ndihmuar klinicistin në analizën e tij dhe për të lehtësuar diagnozën difrenciale

• ICD-10 i grupon ato në dy kategori të veçanta

Page 4: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Kategoritë e DSM IVKategoritë e DSM IV

• Delirium, demencë, amnezitë dhe çrregullimet e tjera kognitive

• Skizofrenia dhe çrregullimet e tjera psikotike

• Çrregullimet e humorit

• Çrregullimet e ankthit

• Çrregullimet seksuale

• Çrregullimet e gjumit

• Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundje mjekësore të përgjithshme të paklasifikuara gjetiu

• Deliriumi i shkaktuar nga sëmundja mjekësore e përgjithshme

• Deliriumi i shkaktuar nga sëmundje tjetër mjekësore e përgjithshme

• Çrregullimi amnezik i shkaktuar nga sëmundja mjekësore e përgjithshme

• Çrregullimet psikotike të shkaktuara nga sëmundja mjekësore e përgjithshme

• Çrregullimet e humorit të shkaktuara nga sëmundja mjekësore e përgjithshme

• Çrregullimet e ankthit të shkaktuara nga sëmundja mjekësore e përgjithshme

• Çrregullimet seksuale të shkaktuara nga sëmundja mjekësore e përgjithshme

• Çrregullimet e ankthit të shkaktuara nga sëmundja mjekësore e përgjithshme

• Çrregullim katatonik i shkaktuar nga sëmundja mjekësore e përgjithshme

• Çrregullim i personalitetit i shkaktuar nga sëmundja mjekësore e përgjithshme

• Çrregullim mendor i paspecifikuar i shkaktuar nga sëmundja mjekësore e përgjithshme

Page 5: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Kategoritë e ICD-10Kategoritë e ICD-10Çrregullimi i personalitetit dhe i sjelljes i shkaktuar nga sëmundja, dëmtimi apo disfunksioni

cerebral:• Çrregullimi i personalitetit organik• Sindroma post-encefalitike• Sindroma post-komocionale • Çrregullime të tjera të personalitetit dhe sjelljes të shkaktuar nga sëmundja, dëmtimi apo

disfunksioni cerebral• Çrregullime të paspecifikuara të personalitetit dhe sjelljes të shkaktuar nga sëmundja, dëmtimi

apo disfunksioni cerebral

Çrregullime të tjera mendore të shkaktuara nga disfunksioni ose dëmtimi cerebral dhe sëmundjet e përgjithshme:

• Halucinoza organike• Çrregullimi katatonik organik• Çrregullimi deluzional organik• Çrregullimi i humorit (afektiv) organik• Çrregullimi i ankthit organik• Çrregullimi disociativ organik• Çrregullimi i paqëndrueshmërisë emocionale organike• Çrregullimi kognitiv minor• Çrregullime të tjera mendore specifike të shkaktuara nga disfunksioni ose dëmtimi cerebral dhe

sëmundjet e përgjithshme• Çrregullime mendore jospecifike të shkaktuara nga disfunksioni ose dëmtimi cerebral dhe

sëmundjet e përgjithshme

Page 6: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

EpilepsiaEpilepsia

• Rreth 1% e popullatës preken prej saj

• 30-50% e pacientëve vuajnë prej saj kanë probleme psikiatrike gjatë evolucionit të sëmundjes

• Kryesisht shkakton modifikim të personalitetit, kurse më rrallë vihen re psikoza dhe depresioni

Page 7: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

EpilepsiaEpilepsia• Kriza epileptike është turbullim fiziopatologjik tranzitor paroksistik i

funksionit të trurit që shkaktohet nga eksitimi hipersinkron dhe i skajshëm i neuroneve

• Peridhat jashtë krizës quhen si prekritike, postkritike dhe interkritike

• Krizat klasifikohen në disa grupe: 1. krizat parciale (aktiviteti epileptik shtrihet vetëm në disa zona të

trurit) a) me simptoma elementare pa alterim të vetëdijes b) me simptoma komplekse, përgjithsisht me alterim të vetëdijes,

(krizat psikomotore ose të lobit temporal) c) me gjeneralizim sekondar 2. krizat e gjeneralizuara (aktiviteti epileptik shtrihet në të gjithë

trurin, bilaterale dhe simetrike) 3. krizat unilaterale 4. krizat e paklasifikuara

Page 8: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Çrregullimet e personalitetitÇrregullimet e personalitetittë shkaktuar nga epilepsiatë shkaktuar nga epilepsia

• Ndodh më shpesh te pacientët që kanë epilepsi me origjinë në lobin temporal

• Manifestimet nuk janë shumë karakteristike dhe ndryshojnë nga një pacient te tjetri

• Manifestimet më të zakonshme janë:-hipereligjoziteti-përjetimi më i theksuar emocional-viskoziteti i personalitetit-modifikimi i sjelljeve seksuale

Page 9: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Çrregullimet psikotike të shkaktuar nga epilepsiaÇrregullimet psikotike të shkaktuar nga epilepsia

• Ndodh kryesisht te ata që vuajnë nga epilepsia e lobit temporal. Zakonisht shfaqet pas një kohë të gjatë pas shfaqjes së epilepsisë.

• 10-30% e tyre që vuajnë nga epilepsia parciale komplekse manifestojnë simptoma psikotike

• Faktorët e rrezikut për këtë çrregullim janë:-gjinia femërore-lateralizimi i majtë-fillimi i krizave gjatë pubertetit-lezion i ndodhur në hemisferën e majtë• Simptomat më karakteristike janë halucinacionet dhe deluzionet. • Emocionalisht janë të ngrohtë dhe të përshtatur. Nuk vihen re

fenomene të tilla në të menduar si blloku në të menduar apo shthurja e asociacioneve, por kryesisht kanë probleme me konceptualizimin e të menduarit. Këto elemente e dallojnë nga skizofrenia

Page 10: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Çrregullimet e humorit të shkaktuar nga Çrregullimet e humorit të shkaktuar nga epilepsiaepilepsia

• Shfaqen kryesisht te epilepsia e lobit temporal që e ka vatrën në hemisferën cerebrale jodominante

• Mania apo depresioni mund të shfaqen

• Kanë rrezik të madh suicidal subjektet e rinj me epilepsi, çka e dëshmon edhe numri i madh i tentimeve suicidale.

Page 11: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Epilepsia - diagnozaEpilepsia - diagnoza

• Diagnoza është e vështirë në mungesë të simtomave të alterimit të vetëdijes apo të atyre kognitive dhe kur manifestimet kritike dhe interkritike janë kryesisht simptoma psikiatrike

• Te pacientët e diagnostikuar me epilepsi shfaqjet e reja psikiatrike mund të kenë të bëjnë me evolucionin e sëmundjes, me efektet toksike të barërave antiepileptike, ose me ndonjë çrregullim mendor të pavarur.

• Te pacientët që nuk kanë pasur epilepsi disa karakteristika duhet të na shtyjnë që të mendojmë se mund të kemi të bëjmë me epilepsi:

- Fillimi i menjëhershëm i simptomave psikotike në një person i cili nuk ka pasur në të kaluarën probleme të shëndetit mendor

- Fillimi i menjëhershëm i një deliriumi pa ndonjë shkak të njohur- Historia e episodeve të ngjashme me fillim të menjëhershëm dhe

shërim spontan- Historia e sinkopave apo e rrëzimeve të pashpjegueshme

Page 12: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Epilepsia – diagnoza diferenciale Epilepsia – diagnoza diferenciale

Diagnoza diferenciale bëhet kryesisht me pseudokrizat:

Manifestimet klinike Krizat epileptike Pseudokrizat

Krizat gjatë natës Të shpeshta Të pazakonta

Aura stereotipike E zakonshme Mungon

Cianoza e lekurës në krizë E shpeshtë Mungon

Lëndimet E shpeshtë E rrallë

Inkontinenca e urinës E shpeshtë E rrallë

Konfuzioni post-kritik I pranishëm Mungon

Lëvizjet Tonike, klonike ose të dyja Jo stereotipike dhe asinkrone

Modifikimi me sugjestionim Jo Po

Manifestimet në EEG Krizat epileptike Pseudokrizat

Majat dhe valët Të pranishme Mungojnë

Ngadalësimi post-kritik I pranishëm Mungon

Anomalitë interkritike Të ndryshme Të ndryshme

Page 13: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Epilepsia - trajtimiEpilepsia - trajtimi

• Carbamazepina dhe Ac. Valproic mund të përdoren për të kontrolluar simptomat e irritabilitetit dhe të agresivitetit

• Psikoterapia, këshillimi familjar, terapia e grupit mund të jenë të dobishme për të adresuar problemet psikosociale

• Kujdes se barërat antiepileptike alterojnë funksionet kognitive

Page 14: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Traumatizmat kranialTraumatizmat kranial

• Mund të shkaktojnë demencën apo çrregullim mendor jospecifik të shkaktuar nga gjendjet mjekësore të përgjithshme (sindromi post-komocional)

• Ndodhin më shpesh te moshat e reja dhe ka një raport M/F që është 3 me 1

• Çrregullime shaktojnë të gjitha traumat e rënda, ½ e traumave të mesme dhe 10% e traumave të lehta

• Kryesisht janë aksidente komunikacioni, rënie nga lartësitë, dhunë, aksidente sportive dhe raste të tjera.

• Ndahen në traumatizma kranial penetrues dhe të mbyllur. Në rastet e para dëmtimet janë të lokalizuara varësisht prej vendit të penetrimit kurse te ato të mbyllura shkaktohen kontuzione fokale, ku më pas ndodhin dëmtime sekondare nga edema dhe gjakderdhja.

Page 15: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Traumatizmat kranialTraumatizmat kranial

• Dy grupet kryesore të simptomave kanë të bëjnë me dëmtimet kognitive dhe të sjelljes.

• Dëmtimet kognitive më shpeshta janë:-pakësimi i shpejtësisë së trajtimit të informacionit-pakësimi i vëmendjes-shtimi i distraktibilitetit-deficiti në aftësinë e zgjidhjes së problemeve -vështirësitë për të mësuar informacionet e reja-çrregullimet e kujtesës

• Simptomat e sjelljes më të shpeshta janë:-modifikimi i personalitetit-depresioni-shtimi i impulsivitetit dhe agresivitetit

Page 16: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Traumatizmat kranialTraumatizmat kranial

• Kjo kategori e pacientëve është më e ndjeshme në efektet anësore të psikotropëve

• Për depresionin japim antidepresivë• Për trajtimin e agresivitetit dhe impulsivitetit mund të

japim stabilizues të humorit ose antipsikotikë• Disa simptoma mund ti përgjigjen litiumit, inhibitorëve

të kalciumit ose betabllokatorëve• Psikoterapi individuale dhe në grup, si dhe ajo

familjare apo e çiftit mund të jenë me interes.

Page 17: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Tumorët cerebralëTumorët cerebralë

• Mund të provokojnë çfarëdo lloj simptomi apo sindromi psikiatrik.• Tumoret cerebralë ndërlidhen me shumë pak patologji psikiatrike sesa

aksidentet cerebrovaskulare për dëmtime që prekin të njëtin volum indor në tru.

• Diagnoza mbeshtet në historinë e sëmundjes, ekzaminimin neurologjik dhe në atë imazherik.

• Imazheria duhet përdorur për të konfirmuar një diagnozë dhe jo për të zbuluar një shkaktar për të cilin nuk është dyshuar

• 50% e pacientëve me tumor cerebral shfaqin çrregullim mendor gjatë evolucionit të tyre, ku 80% e çrregullimeve mendore të shkaktuar nga tumori cerebral janë kryesisht prej tumoreve që ndodhen në regjionin frontal dhe limibik

• Meningeomat shkaktojnë simptoma fokale sepse komprimojnë një zonë të kufizuar të korteksit, kurse gliomat shkaktojnë simptoma difuze

Page 18: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Tumorët cerebralëTumorët cerebralë

• Nëse kemi inkontinencë alvi dhe urinare atëhere duhet të dyshojmë për një tumor frontal, nëse kemi anomali të kujtesës dhe të të folurit duhet dyshuar për një tumor temporal

• Deterirorimi i funksionit kognitiv mund të shoqërojë çdo lloj tumori• Çrregullimet e të folurit mund të jenë shumë të shprehura nëse tumori

rritet shpejt• Humbja e kujtesës është simptom i shpeshtë i tumoreve cerebrale,

kryesisht i memories recente për të cilën pacientët shpesh herë nuk janë kritik

• Anomalitë e perceptimit ndërlidhen shpesh me turbullime të sjelljeve, sidomos kur pacientët kanë nevojë që të integrojnë percepsionet taktile, auditive dhe vizive

• Dëmtimi i vetëdijes është një shenjë e vonshme e tumoreve të trurit dhe vjen për shkak të hipetensionit intrakranial. Te tumoret e sipërme të trungut trunor mund të shfaqet tabloja e mutizmit akinetik.

Page 19: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Sëmundjet degjenrativeSëmundjet degjenrative

• Sëmundjet degjenrative të ganglioneve bazale nuk shoqërohen vetëm me simptoma lëvizore, por edhe me depresion, demencë apo psikozë

• Këtu futen M.Parkinson, M.Wilson, M.Huntington, M.Fahr

Page 20: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Sëmundjet demielinizueseSëmundjet demielinizuese

• Në këtë grup bëjnë pjesë:- Skleroza multiple- Skleroza laterale amiotrofike- Leukodistrofia metakromatike- Adrenoleukodistrofia- Gangliozidozat- Panencefaliti sklerotizues subakut- Sindroma Kufs

Page 21: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Sëmundjet demielinizuese - Skleroza multipleSëmundjet demielinizuese - Skleroza multiple

• SM karakterizohet nga episode të shumta simptomatike që fiziopatologjikisht përbëhet nga lezione multifokale të substancës së bardhë të SNQ. Prevalenca në vendet perëndimore është 50/100000, është më e shpeshtë në klimat e ftohta, prek më shumë femrat dhe adultët e rinj (midis 20-40 vjeç)

• Simptomat psikiatrike në SM mund të ndahen në simptoma kognitive dhe të sjelljes

• 30-50% të pacientëve me SM kanë dëmtim kognitiv të moderuar dhe 20-30% kanë dëmtim kognitiv të rëndë. Ky dëmtim nuk korrelon me rëndesën e simptomave neurologjike ose zgjatjen e sëmundjes.

• Simptomat e sjelljes që ndërlidhen me SM janë euforia (25%), depresioni (25-50%) dhe modifikimi i personalitetit (20-40%), kurse psikoza është një komplikim i rrallë.

• Faktorët e rrezikut suicidal te një pacient me SM të komplikuar me depresion janë:

- seksi mashkull - fillimi i sëmundjes para moshës 30 vjeçare - diagnostikimi recent i sëmundjes • Çrregullimi i personaliteti karakterizohet nga apatia dhe irritabiliteti

Page 22: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Sëmundjet demielinizuese – Skleroza laterale Sëmundjet demielinizuese – Skleroza laterale amiotrofikeamiotrofike

• SLA është sëmundje evolutive johereditare me atrofi muskulare asimetrike, me fillim në moshën adulte, shoqërohet edhe me prekje të fashikujve piramidalë, është e rrallë me incidencë 1,6/100000

• Mund të kenë një demencë bashkëshoqëruese

• Evolucioni i sëmundjes është i shpejtë dhe jetëgjatësia është mesatarisht 4 vite pas fillimit të sëmundjes

Page 23: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Sëmundjet infeksiozeSëmundjet infeksioze

• Encefaliti herpetikPrek më shpesh lobin frontal dhe temporal.Shenjat janë anosmia, halucinacionet gustative dhe olfaktive,

modifikimet e personalitetit, sjelljet bizarre ose psikotike.Mund të shfaqet edhe epilepsia parciale komplekseMorbiditeti mbetet i rëndësishëm dhe ndërlidhet me modifikimet e

personalitetit, dëmtimet e kujtesës dhe simptomat psikotike

• Encefaliti rabikSimptomat që e shoqërojnë janë nervozizmi, hiperaktiviteti dhe

agjitimi. Shenjë karakteristike është hidrofobia që gjendet te gjysma e

pacientëve

Page 24: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Sëmundjet infeksiozeSëmundjet infeksioze

• NeurosifiliziPrek kryesisht lobet frontale dhe shoqërohet me modifikime të

personalitetit, gjykim të afektuar, irritabilitet dhe moskujdes për veten. Idetë deluzive të madhështisë ndodhin 20% të pacientëve

Me zhvillimin e sëmundjes shfaqen demenca dhe tremoriDiagnoza bëhet me ekzaminimin e LTSH ku evidentohet

limfocitozë, hiperproteinorahia, rezultati pozitiv në VDRL

• Meningiti kronikVihet re kryesisht te pacientët me SIDASimptomat më të zakonshme janë cefalea, çrregullimet menstike,

konfuzioni dhe ethet.

Page 25: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Sëmundjet infeksiozeSëmundjet infeksioze

• Panencefaliti sklerotizant subakutFillon në fëmijëri, kryesisht prek meshkujt, vjen

pas një rubeole ose vaksinimit për të.Shenjat kryesore janë: mdofikimi i sjelljeve,

shpërthimet e inatit, somnolenca, halucinacionet, kurse më pas shfaqen mioklonia, ataksia, krizat epileptike dhe deteriorimi intelektual.

• Sëmundja Kreutzfeldt-Jakob

Page 26: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Sëmundjet imunitareSëmundjet imunitare• AIDSDisa prej sindromave psikiatrike që mund të shkaktohen gjatë AIDS janë:- Demenca, shkaktohet nga infeksionet dhe neoplazmat e SNQ, sëmundjet sistemike dhe

endokrinopatitë, si dhe efektet sekondare të barnave.50-70% e atyre që shfaqin demencë kanë prognozë të keqe pasi vdesin brenda 6 muajve- Delirium, shkaktarët janë të njëtë si demenca. Te pacientët me një gjendje konfuze

duhet kërkuar për një infeksion të SNQ- Çrregullimet e ankthit, më të shpeshta që mund të shfaqen janë ankthi i gjeneralizuar,

gjendja e stresit post-traumatik, çrregullimi obsesivo-kompulsiv- Çrregullimet e përshtatjes, shfaqet te 5-20% e pacientëve me një tablo anksiozo-

depresive- Çrregullimet depresive, gjenden te 4-40% të pacientëve- Abuzimi i substancave, i shpeshtë për shkak se kanë qenë abuzues përpara infektimit,

ndërkohë që vetë infektimi e shton nevojën e përdorimit të substancave në përpjekie për tu ballafaquar me ankthin dhe depresionin

- Suicidi, disa prej faktorëve të rrezikut për suicid te një pacient të infektuar me HIV janë: vdekja e disa miqve nga AIDS; lajmërimi recent i infektimit me HIV; përkeqësimet e gjendjes; problemet sociale të ndërlidhura me homoseksualitetin; vështirësitë sociale dhe financiare; prania e një deliriumi dhe një demence

Page 27: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Sëmundjet imunitareSëmundjet imunitare

• Lupusi eritematoz akut i diseminuar5-50% e pacientëve kanë simptoma mendore

kur vizitohen për herë të parë, rreth 50% e tyre kanë manifestime neuropsikiatrike më pas

Simptomat kryesore janë: depresioni, insomnia, labiliteti emocional, nervozizmi dhe konfuzioni.

Trajtimi me kortikosteroide më pas shton rrezikun për komplikime psikiatrike komplementare si mania dhe psikoza

Page 28: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Sëmundje endokrineSëmundje endokrine

• Sëmundjet e tiroidesHipertireoidizmi karakterizohet nga: konfuzioni, ankthi, sindromi

depresiv i agjituar, mund të ankohen për dobësi të përgjithshme dhe të lodhen me lehtësi, pagjumësia, humbja në peshë megjithë oreksin e shtuar, tremori, palpitacionet dhe djerësitja.

Simptomat psikiatrike që shfaqen janë: alterimi i kujtesës, i orientimit dhe gjykimit, agjitimi manik, idetë deluzive dhe halucinacionet

Hipotireoidizmi, në format më të rënda karakterizohet nga paranoja, depresioni, hipomania dhe halucinacionet. Gjithashtu mund të shfaqen ngadalësimi i të menduarit dhe deliriumi. 10% e pacientëve kanë simptoma neuropsikiatrike reziduale pas marrjes së trajtimit zëvendësues hormonal

Page 29: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Sëmundje endokrineSëmundje endokrine

• Sëmundjet e mbiveshkoreveGjatë M.Addison mund të shfaqen apatia, lodhja, irritabiliteti dhe

depresioni. Mund të shfaqet ndonjëherë reaksione psikotike dhe konfuzioni.

Trajtohet mirë me kortizon apo derivate sintetike të tij.Gjatë M.Cushing apo ndonjë tumori të mbiveshkores mund të

shfaqen çrregullime të humorit, depresion i agjituar, shpesh herë suicid. Mund të shfaqen vështirësi në përqëndrim, deficite në kujtesë, dhe më rrallë reaksione psikotike.

Gjatë administrimit të dozave të larta të kortikosteroideve mund të shfaqet një gjendje manike, kurse një depresion i rëndë mund të shfaqet kur e ndërprejmë këtë terapi.

Page 30: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Sëmundje endokrineSëmundje endokrine

• Sëmundjet e paratiroideveHiperparatireoidizmi çon në hiperkalcemi që shfaqet me: delirium,

modifikime të personalitetit, apati (50-60%), dëmtim të aftësive kognitive (25%).

Hipoparatiroidizmi mund të shkaktojë delirium dhe modifikim të personalitetit. Të tjera simptoma shoqëruese mund të jenë katarakti, krizat konvulsive, simptomat ekstrapiramidale dhe hipertensioni intrakranial.

• Sëmundjet e hipofizësMund të ndodhë te nekroza postpartale e hipofizës (Sind.

Sheehan). Manifestohet me ndërthurje të simptomave të prekjes së tiroides dhe të mbiveshkoreve.

Page 31: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Çrregullimet metabolikeÇrregullimet metabolike

• Encefalopatia hepatikeInsuficienca hepatike mund të manifestohet me encefalopati

shenjat e së cilës mund të jenë: asteriksi, hiperventilimi, anomalitë në EKG dhe modifikimet e vetëdijes (këto mund të shkojnë nga apatia, somnolenca deri në koma).

Simptomat psikiatrike mund të jenë: modifikimet e kujtesës, të kompetencave intelektuale dhe të personalitetit.

• Encefalopatia azotemike (uremike)Insuficienca renale shoqërohet nga modifikimet e kujtesës, të

orientimit dhe të vetëdijes.Te të moshuarit episodet e zgjatura të uremisë mund të çojnë në

simptoma neuropsikiatrike të parikthyeshme

Page 32: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Çrregullimet metabolikeÇrregullimet metabolike

• Encefalopatia hipoglicemikeShfaqet gjatë administrimit të shtuar të insulinës

ose si pasojë e prodhimit të tepruar endogjen të saj. Simptomat mund të jenë nauzea, djerësitja, takikardia, ndjenja e urisë, shqetësimi dhe agjitimi. Më pas mund të shfaqen dezorientimi, konfuzioni dhe halucinacionet, stupori dhe koma. Sekuelë neuropsikiatrike në disa raste është demenca reziduale.

Page 33: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Çrregullimet metabolikeÇrregullimet metabolike

• Porfiria intermitente akuteKarakteristikë është triada simptomatike: dhimbje abdominale

akute, polineuropatia dhe psikoza. Fillon në moshat 20-50 vjeç, kryesisht te femrat, sëmundje autozomale dominante.

Simptomat psikiatrike mund të jenë: ankthi, pagjumësia, labiliteti emocional, depresioni dhe psikoza.

Barbiturikët përbëjnë kundërindikacion absolut.

• Ketoacidoza metabolikeShfaqet me plogështi, lodhje, apragmatizëm, poliuri dhe polidipsi,

cefale dhe nauze.Ka një rrezik të shtuar për demencë atëhere kur shoqërohet me

aterosklerozë.

Page 34: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

Çrregullimet nutricionaleÇrregullimet nutricionale

• Karenca e ac. nikotinik (vitaminës PP)Pelagra mund të shfaqet në alkoolizëm, te vegjetarianët ose në varfërinë ekstreme.Simptomat neuropsikiatrike janë: apatia, irritabiliteti, pagjumësia, depresioni, deliriumi

dhe demenca.Përgjigja ndaj trajtimit me ac. nikotinik është e shpejtë.

• Karenca e tiaminës (vitaminës B1)Beri-beri karakterizohet kryesisht nga simptoma kardiovaskulare dhe neurologjike.Simptomat psikiatrike përfshijnë: apatinë, depresionin, irritabilitetin, nervozizmin dhe

vështirësitë në përqendrim, kurse deficitet mnestike shfaqen pas një mungese të gjatë.

• Mungesa e kobalaminës (vitaminës B12)Mungesa shfaqet kryesisht me anemi pernicioze dhe manifestime neurologjike (80%).Simptomat psikiatrike më të zakonshme janë: apatia, depresioni, irritabiliteti dhe

dëshpërimi.Në disa raste kemi një encefalopati (folia megaloblastike) që mund të manifestohet me

delirium, ide deluzive, halucinacione, demencë dhe ndonjëherë elemente paranoide.Administrimi parenteral i vitaminës i shmang simptomat neurologjike të karencës, nëse

kjo gjë bëhet me kohë

Page 35: Çrregullimet mendore të shkaktuara nga sëmundjet mjekësore të përgjithshme

ToksinatToksinat

• Intoksikimi me merkurIntoksikimi me merkur inorganik shfaqet me

depresion, irritabilitet dhe simptoma psikotike. Simptomat neurologjike që e shoqërojnë janë cefalea, tremori dhe plogështia.

Intoksikimi me merkur organik (përmes grurit të kontaminuar) mund të shfaqet me depresion, irritabilitet dhe dëmtim kognitiv. Simptomat që ndërlidhen janë neuropatia sensitive, ataksia cerebelare, dizartria, parestezia dhe deficitet e fushës vizive.