debati!p recurinëehetimeverreth! ngjarjeve!të!shkodrëstë ... ·...

163
Debati për ecurinë e hetimeve rreth ngjarjeve të Shkodrës të 12 prill 1991 (Debati zhvillohet në 6 seanca, në datat 3 maj, 4 maj dhe 6 maj 1991) Seanca e datës 3.05.1991 Kastriot Islami: Kalojmë në pikën tjetër të rendit të ditës: Informacion mbi ecurinë e ngjarjeve në qytetin e Shkodrës. Kishte një propozim nga grupi parlamentar për këtë çështje që seanca të zhvillohej e mbyllur, por ne si Kryesi vendosëm që seancën ta zhvillojmë të hapur. Fjalën e ka deputeti Ajli Alushani. Ajli Alushani Konkluzione të komisionit të posaçëm parlamentar dhe masat që propozon ai për të ndjekur ecurinë e hetimeve rreth ngjarjeve të Shkodrës të l2 prill 1991. Komisioni i posaçëm parlamentar, në vijim të njoftimit të datës 25.4.1991, sipas detyrës së lënë nga Kuvendi dhe në përgjigje të pyetjeve e shqetësimeve të deputetëve e të shumë kolektivave dhe personave të tjerë në të gjithë vendin, paraqet disa konkluzione dhe propozime për ngjarjen e Shkodrës. Në kushtet e vështira të një mungese të paarsyeshme të bashkëpunimit të njerëzve që kanë parë me sy ngjarjet e Shkodrës, grupet e hetimit vazhdojnë punën hetimore, që tani plotësohet edhe me ndjekjen penale të 4 personave. Ndërkohë janë në fazën e eksperimentimit balistik armët e bllokuara që janë përdorur.Megjithatë, nga vlerësimi i përgjithshëm i të dhënave të deritanishme komisioni mendon se ngjarjet që ndodhën menjëherë pas zgjedhjeve në Shkodër e kanë origjinën në mospërgatitjen e mjaftueshme të elektoratit për të pranuar pa tensionime sa fitoren aq dhe humbjen në zgjedhje. Ky pësim duhet të bëhet mësim për partitë politike, sidomos për një pjesë të përkrahësve të tyre, në mënyrë që rezultatet e zgjedhjeve të pranohen ashtu siç janë dhe format e punës pas tyre të organizohen në përshtatje me ligjet e shtetit juridik e të pluralizmit, siç është realisht. Këtu e shohim burimin e atyre demonstrimeve të 12 prillit në Shkodër. Brenda mundësive që pati komisioni për shqyrtimin e kësaj ngjarjeje, të dhënat e grumbulluara na lejojnë të insistojmë edhe një herë në atë që ngjarja e 2 prillit duhej të ishte parandaluar. Në këtë drejtim rolin kryesor e determinant duhej ta luante Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Rrethit, i cili duhej të ndërhynte më energjikisht kur iu kërkua ndihmë nga Dega e Punëve të Brendshme që bashkë me forcat politike dhe organizatat e tjera të qetësonin tensionet e forcave të pakontrolluara, të grumbulluara para Komitetit të Partisë së Punës të rrethit dhe për t’i shpërndarë ato. Drejtuesit e Komitetit të Partisë së Punës të Rrethit duhej të mbanin qëndrim aktiv dhe të mos qëndronin mbyllur e të ndaheshin nga masa e demonstruesve, por dilnin para tyre për t’i qetësuar. Po kështu, drejtuesit e Partisë Demokratike të rrethit, me gjithë angazhimin, duhej të gjenin mënyra e forma pune për të qetësuar zemërimin e demonstruesve. Nga ana tjetër, drejtuesit e forcave të rendit të rrethit të Shkodrës duhej të parapërcaktonin më drejtë e saktë veprimet që do të kryenin në vend, meqenëse situatën e prisnin, për shpërndarjen e demonstruesve në përputhje me dekretin e Presidiumit të

Upload: others

Post on 22-Oct-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  •    

    Debati  për  ecurinë  e  hetimeve  rreth  ngjarjeve  të  Shkodrës  të  1-‐2  prill  1991  

     (Debati  zhvillohet  në  6  seanca,  në  datat  3  maj,  4  maj  dhe  6  maj  1991)    Seanca  e  datës  3.05.1991    Kastriot  Islami:  -‐  Kalojmë  në  pikën  tjetër  të  rendit  të  ditës:  Informacion  mbi  

    ecurinë   e   ngjarjeve   në   qytetin   e   Shkodrës.   Kishte   një   propozim   nga   grupi  parlamentar  për  këtë  çështje  që  seanca  të  zhvillohej  e  mbyllur,  por  ne  si  Kryesi  vendosëm  që  seancën  ta  zhvillojmë  të  hapur.    

    Fjalën  e  ka  deputeti  Ajli  Alushani.    Ajli  Alushani  -‐  Konkluzione  të  komisionit  të  posaçëm  parlamentar  dhe  masat  

    që  propozon  ai  për  të  ndjekur  ecurinë  e  hetimeve  rreth  ngjarjeve  të  Shkodrës  të  l-‐2  prill  1991.    

    Komisioni   i   posaçëm   parlamentar,   në   vijim   të   njoftimit   të   datës   25.4.1991,  sipas  detyrës  së  lënë  nga  Kuvendi  dhe  në  përgjigje  të  pyetjeve  e  shqetësimeve  të  deputetëve   e   të   shumë   kolektivave   dhe   personave   të   tjerë   në   të   gjithë   vendin,  paraqet  disa  konkluzione  dhe  propozime  për  ngjarjen  e  Shkodrës.    

    Në   kushtet   e   vështira   të   një  mungese   të   paarsyeshme   të   bashkëpunimit   të  njerëzve   që   kanë   parë   me   sy   ngjarjet   e   Shkodrës,   grupet   e   hetimit   vazhdojnë  punën   hetimore,   që   tani   plotësohet   edhe   me   ndjekjen   penale   të   4   personave.  Ndërkohë   janë   në   fazën   e   eksperimentimit   balistik   armët   e   bllokuara   që   janë  përdorur.Megjithatë,  nga  vlerësimi   i  përgjithshëm   i   të  dhënave   të  deritanishme  komisioni  mendon  se  ngjarjet  që  ndodhën  menjëherë  pas  zgjedhjeve  në  Shkodër  e  kanë  origjinën  në  mospërgatitjen  e  mjaftueshme  të  elektoratit  për  të  pranuar  pa   tensionime  sa   fitoren  aq  dhe  humbjen  në  zgjedhje.  Ky  pësim  duhet   të  bëhet  mësim   për   partitë   politike,   sidomos   për   një   pjesë   të   përkrahësve   të   tyre,   në  mënyrë  që  rezultatet  e  zgjedhjeve  të  pranohen  ashtu  siç  janë  dhe  format  e  punës  pas  tyre  të  organizohen  në  përshtatje  me  ligjet  e  shtetit   juridik  e  të  pluralizmit,  siç  është  realisht.  Këtu  e  shohim  burimin  e  atyre  demonstrimeve  të  1-‐2  prillit  në  Shkodër.  Brenda  mundësive  që  pati  komisioni  për  shqyrtimin  e  kësaj  ngjarjeje,  të  dhënat  e  grumbulluara  na  lejojnë  të  insistojmë  edhe  një  herë  në  atë  që  ngjarja  e  2  prillit   duhej   të   ishte   parandaluar.   Në   këtë   drejtim   rolin   kryesor   e   determinant  duhej   ta   luante  Komiteti  Ekzekutiv   i  Këshillit  Popullor   të  Rrethit,   i   cili  duhej   të  ndërhynte   më   energjikisht   kur   iu   kërkua   ndihmë   nga   Dega   e   Punëve   të  Brendshme   që   bashkë   me   forcat   politike   dhe   organizatat   e   tjera   të   qetësonin  tensionet  e  forcave  të  pakontrolluara,  të  grumbulluara  para  Komitetit  të  Partisë  së  Punës  të  rrethit  dhe  për  t’i  shpërndarë  ato.    

    Drejtuesit  e  Komitetit  të  Partisë  së  Punës  të  Rrethit  duhej  të  mbanin  qëndrim  aktiv  dhe  të  mos  qëndronin  mbyllur  e  të  ndaheshin  nga  masa  e  demonstruesve,  por   të   dilnin   para   tyre   për   t’i   qetësuar.   Po   kështu,   drejtuesit   e   Partisë  Demokratike   të   rrethit,  me   gjithë   angazhimin,   duhej   të   gjenin  mënyra   e   forma  pune   për   të   qetësuar   zemërimin   e   demonstruesve.   Nga   ana   tjetër,   drejtuesit   e  forcave   të   rendit   të   rrethit   të   Shkodrës   duhej   të   parapërcaktonin   më   drejtë   e  saktë   veprimet   që   do   të   kryenin   në   vend,   meqenëse   situatën   e   prisnin,   për  shpërndarjen   e   demonstruesve   në   përputhje   me   dekretin   e   Presidiumit   të  

  • Kuvendit  Popullor  të  datës  5.1.1991.  Forcat  e  rendit  duhej  të  përcaktonin  mjete  të   tjera   për   shpërndarjen   e   demonstruesve   në   përputhje  me   dekretin.   Në   këtë  çështje   mungesa   e   udhëzimeve,   që   duhej   të   ishin   nxjerrë   për   zbatimin   e   këtij  dekreti   nga   Ministria   e   Punëve   të   Brendshme,   ngarkon   këtë   të   fundit   me  përgjegjësi.    

    Në  vijim  të  këtij  arsyetimi  del  përgjegjësia  konkrete  për  shkeljen  e  dekretit  të  Presidiumit  të  Kuvendit  Popullor  të  datës  5  janar  1991  nga  drejtuesit  e  Degës  së  Punëve  të  Brendshme  të  rrethit,  kryetari,  shefi  i  policisë,  zëvendësshefi  i  policisë,  të   cilët   janë   marrë   në   përgjegjësi   penale.   Përgjegjësi   mbajnë   gjithashtu   edhe  personat   që   kanë   qëlluar   me   armë   në   njerëz,   gjë   që   mbetet   akoma   objekt   i  hetimeve  të  mëtejshme.    

    Drejtuesit  e  Hetuesisë  së  Përgjithshme,  për  zvarritjet  e  hetimeve,  pavarësisht  nga   vështirësitë   që   paraqesin,dhe   për   pasojë   mosnxjerrjen   e   shpejtë   të  shkaktarëve   të   së   vërtetës,   mbajnë   përgjegjësi.   I   propozojmë   Kuvendit   që  Kryetari  i  Hetuesisë  së  Përgjithshme,  Qemal  Lame,  të  lirohet  nga  kjo  detyrë.    

    Drejtuesit  e  Prokurorisë  së  Përgjithshme,  që  nuk  luajtën  si  duhet  rolin  e  tyre,  siç   e   kërkonin   ngjarje   kaq   të   mëdha,   ngarkohen   me   përgjegjësi.   Komisioni  propozon  lirimin  nga  detyra  të  Prokurorit  të  Përgjithshëm,  Rrapi  Mino.    

    Mendojmë   që   organet   përkatëse   të   marrin   masa   administrative   për  përgjegjësit   e   grupeve   të  hetuesisë  dhe   të  prokurorisë,   të  ngarkuara  direkt  me  hetimet,  si  dhe  për  hetuesinë  dhe  prokurorinë  e  rrethit  të  Shkodrës.    

    Ministri  i  Punëve  të  Brendshme,  megjithëse  ishte  i  ri  në  këtë  detyrë  në  kohën  e  ngjarjeve,  mban  përgjegjësi  për  mosdhënien  e  udhëzimeve  konkrete  se  si  duhej  vepruar   në   atë   rast   dhe   për   mungesën   e   analizës   që   duhej   të   kishte   bërë   në  kolegjiumin   e  Ministrisë.   Propozojmë   që  Ministri   i   Brendshëm,   për   këto   arsye  dhe  duke  qenë  se  nuk  është  i  specialitetit,  të  lirohet  nga  kjo  detyrë.    

    I  rekomandojmë  Këshillit  Popullor  të  Rrethit  të  Shkodrës  që  ta  analizojë  atë  të  gjykojë  për  përgjegjësinë  e  drejtuesve  të  Komitetit  Ekzekutiv.    

    I  rekomandojmë  Qeverisë  së  ardhshme  të  marrë  masat  e  nevojshme  që  ngarje  si   ajo   e   Shkodrës   të  mos   përsëriten.   Gjithashtu   të  marrë  masa   urgjente   që,   në  bashkëpunim   me   të   gjitha   ministritë   dhe   organet   e   rrethit,   të   hartojë   një  program   konkret   për   të   rregulluar   e   shëndoshur   gjendjen  mjaft   të   rënduar   të  rrethit  të  Shkodrës.  

    Shkollat  e  Shkodrës  duhet  të  vazhdojnë  rregullisht  mësimin  e  të  zbatojnë  me  përpikëri  rregullat  dhe  disiplinën.  Në  shkollat  “29  Nëntori”  dhe  “Jordan  Misja”  të  bëhen  analiza  të  hollësishme  në  këshillin  pedagogjik  për  rregullin,  disiplinën  dhe  për  nxjerrjen  e  nxënësve  për  manifestim.    

    I   rekomandojmë  Këshillit   të  Ministrave   që   të   nxjerrë   akte   nënligjore   për   të  përcaktuar  funksionet  që  kanë  të  drejtë  të  mbajnë  armë.  Gjithashtu  të  shpejtojë  punën   për   përgatitjen   e   akteve   ligjore   që   kanë   të   bëjnë   me   statusin   dhe  paprekshmërinë  e  organeve  të  ruajtjes  së  rendit.    

    Komisioni  i  posaçëm  parlamentar  i  bën  thirrje  popullit  të  Shkodrës,  forcave  të  tij   politike,   sindikatave,   organizatave   shoqërore,   komuniteteve   fetare   për   një  angazhim  me  të  madh  në  stabilizimin  e  gjendjes  dhe  në  dhënien  e  një  ndihme  më  të  organizuar  forcave  të  rendit  për  të  vendosur  kudo  qetësinë  dhe  jetën  normale  në  qytet  e  në   fshatrat  e  rrethit   të  Shkodrës.  Gjithashtu  komisioni  parlamentar   i  bën  thirrje  forcave  të  rendit  që  pavarësisht  nga  kjo  ngjarje,  të  mos  dekurajohen  dhe  të  jenë  në  lartësinë  e  detyrës  së  tyre  për  zbatimin  me  përpikëri  të  ligjeve.    

    Përgjigje  pyetjeve  të  ndryshme  që  janë  bërë  nga  deputetët:    

  • Pyetje:   Lidhur  me  masakrën   tragjike   në   Shkodër,   në   komunikatën   e   dhënë  nga   zëdhënësi   i   Ministrisë   së   Punëve   të   Brendshme   në   televizion   gënjehet   në  mënyrë  të  ulët  opinioni  i  vendit  e  ai  ndërkombëtar.  Çfarë  masash  dhe  përgjegjësi  u  morën  në  kryesinë  e  kësaj  ministrie,  kur  dihet  që  në  shtete  totalitare  si  Serbia,  me  vrasjen  e  dy  studentëve,  ministri  i  Punëve  të  Brendshme  dha  dorëheqjen?    

    Përgjigje:  Zëdhënësi  i  Ministrisë  së  Punëve  të  Brendshme  dha  informacionin  e  dërguar  nga  kryetari  i  Degës  së  Punëve  të  Brendshme  të  rrethit  të  Shkodrës,  i  cili  u  pushua  nga  puna  dhe  u  mor  në  përgjegjësi  penale.    

    Pyetje:  Në  ç’  konkluzion  kanë  arritur  ekspertët  specialistë  për  plagën  e  Arben  Brocit?  Fjala  është  për  llojin  e  armës  që  e  ka  shkaktuar  atë.    

    Përgjigje:   Plaga   e   hyrjes   së   predhës   është   2.5   x   1.8   cm,   që   nuk   i   përgjigjet  asnjë   arme   të   njohur,   të   përdorur   nga   forcat   e   rendit.   Deri   tani   nuk   është  përcaktuar  lloji  i  armës.  Ka  interpretim  të  ndryshëm  lidhur  me  këtë  çështje.    

    Pyetje:  Flitet  se  është  dhënë  urdhër  për  të  hapur  zjarr  me  armë.  Ç’materiale  ka  hetuesia  për  këtë?    

    Përgjigje:  Nuk  ka  të  dhëna  që  të  vërtetojnë  dhënien  e  urdhrit  për  hapje  zjarr.    Pyetje:   A   ka   ndonjë   mendim   konkret   pse   u   organizua   mitingu   fill   pas  

    zgjedhjeve  të  31  marsit?    Përgjigje:  Siç  u  tha  edhe  në  material,  ky  ishte  një  reaksion  i  grumbuj  njerëzish  

    të  ndryshëm  që  me  sa  duket  nuk  pranonin  rezultatin  e  zgjedhjeve,  një  reaksion  jonormal,   sigurisht,   siç  u   tha  në   fillim   të  materialit.  Aty  del   edhe  përgjegjësia  e  partive  politike.    

    Pyetje:  Kush  e  organizoi  këtë  miting?  Flitet  se  drejtues  të  Partisë  Demokratike  u  ndodhën  aty.  A  është  e  vërtetë  apo  jo  dhe  nëse  kanë  qenë  aty,  me  ç’probleme  u  morën  ata?    

    Përgjigje:   Se   kush   e   organizoi   mitingun,   sigurisht   ky   është   një   problem   i  hetuesisë.   Hetimet   akoma   vazhdojnë   dhe   deri   tani   nuk   ka   dalë   ndonjë   gjë.  Natyrisht,  kjo  lidhet  dhe  me  mosdëshminë  e  njerëzve  të  ndryshëm  që  pyeten,  ku  asnjeri  nuk  flet.  Kurse  lidhur  me  drejtuesit  e  Partisë  Demokratike  që  u  ndodhën  atje,  në  datën  1  prill  ka  qenë  Azem  Hajdari  në  Shkodër,  është  kthyer  dhe  në  datën  2   prill   ka   vajtur   prapë.   Ai   nuk   qenka   tani   këtu   në   sallë   që   ta   thoshte   vetë  me  ç’probleme  u  morën  ata.  Shokë  të  tjerë,  kush  ka  qenë  atje,  ndoshta  mund  ta  dinë  e  mund  të  thonë  me  se  u  morën.  Nuk  ka  të  dhëna  nga  ana  e  hetuesisë  se  me  se  u  morën.    

    Pyejtje:  A  ka   të  dhëna,   fakte  ose  ndonjë  mendim  konkret  që  pse  u   vranë   të  katër   vetat,   kur   thuhet   se   u   zhvillua  miting  paqësor,   por   nuk   thuhet   se   kush   e  organizoi  atë?    

    Përgjigje:  Të  dhëna  të  sakta  se  kush  i  vrau  të  katër  vetat  nuk  ka.  Pikërisht  ky  është  dhe  objekti   i  hetuesisë,  domethënë  ajo  me  këtë  punë  po  merret.  Hetimet  dhe  ndalimet  që  ka  bërë  deri  tani,  ekspertimi  i  armëve,  i  cili  vazhdon,  e  të  tjera,  me   të   gjitha   këto   bëhet   përpjekje   për   të   vajtur   drejt   së   vërtetës.   Sigurisht,  dyshimet  janë  të  shumta,  ka  shumë  llafe  sikur  janë  vrarë  nga  forcat  e  rendit,  nga  forca  të  treta  etj.,  me  pak  fjalë  interpretohet,  por  faktet  janë  të  këtilla  që  mund  të  themi  se  deri  tani  nuk  është  zbuluar  vrasësi.    

    Pyetje:  A  ka  të  dhëna  se  kush  e  dogji  godinën  e  Komitetit  të  Partisë  së  Punës  dhe  për  ç’arsye  u  dogj  ajo,  kur  dihej  që  Komiteti   i  Partisë  nuk  kishte   lidhje  me  këtë  miting?    

  • Përgjigje:  Në  këtë  drejtim  po  hetohet  dhe  të  gjithë  dëshmitarët  që  merren  në  pyetje,  asnjëri  nuk  flet.  Nuk  e  dimë  pse  nuk  flasin,  ç’presion  i  detyron  që  të  mos  flasin.  Domethënë  fakte  nuk  jepen.    

    Pyetje:  Kush  e  nxiti  apo  e  orientoi  manifestimin  para  Komitetit   të  Partisë  së  Punës  të  rrethit  të  Shkodrës?    

    Përgjigje:   Edhe   në   drejtim   të   nxitësve   dhe   të   organizatorëve   ka   një   grup  hetimor  që  merret  posaçërisht  me  këtë  çështje.    

    Megjithatë  nuk  ka  arritur  akoma  në  asnjë  konkluzion.  Edhe  kjo  me  të  njëjtin  arsyetim,  që  nuk  dëshmon  njeri.    

        Pyetje:  Ka  zvarritje  të  qëllimshme  në  nxjerrjen  e  rezultatit  përfundimtar?    Përgjigje:   Nuk   na   rezulton   të   ketë   zvarritje   të   qëllimshme.   Sigurisht,  

    vështirësitë  e  hetimit   lidhen  me  gjendjen  e  krijuar  në  Shkodër,  me  gjendjen  që  njerëzit  nuk  flasin.    

    Pyetje:  Në  qytetin  e  Shkodrës  thuhet  se  nxënësit  e  shkollave  janë  nxitur  nga  persona  madhorë  për   të  dalë  në  demonstratë.  Çfarë   thotë  hetuesia  dhe  Dega  e  Brendshme  për  këtë?    

    Përgjigje:   Nuk   dëshmon   njeri   ekzaktësisht,   sepse   kanë   frikë.   Nxënësit   nuk  flasin,   as  mësueset   nuk   flasin.   Të   dhëna,   të   folura   anonime   se   i   kanë   detyruar  mësuesit,  njerëz  të  tjerë  (2-‐3  veta)  i  kanë  detyruar  dhe  mësuesit  dhe  nxënësit  ka,  po  puna  është  se  asnjeri  nuk  dëshmon  me  emër.    

    Pyetje:  Kam  vërejtje  për  kronologjinë  e  ngjarjeve,  konkretisht  për  momentin  e   vrasjes   së   Arben   Brocit.   Duhet   theksuar   se   ai   u   vra   në   momentin   që   kishte  qetësuar  demonstruesit,  se  ishte  thirrur  nga  policia  për  ndihmë,  dhe  në  distancë  nga  Komiteti  i  Partisë.    

    Përgjigje:   Për   vrasjen   e   Arben   Brocit   hetimet   vazhdojnë.   Këtu   ka   disa  versione.   Ka   të   dhëna   që   është   vrarë   që   në   fillim,   kur   demostruesit   nuk   ishin  shpërndarë.   Ka   të   dhëna   të   tjera   që   është   vrarë   kur   demostruesit   janë  shpërndarë.   Pra,   asnjë   dëshmi   nuk   përputhet  me   njëra-‐tjetrën.   Secili   thotë   një  variant  më  vete.    

    Pyetje:   Në   datën   1.4.1991,   ora   3   e   gjysmë   të   mëngjesit,   “forca   të  paidentifikuara”  kanë  shtënë  me  breshëri  disa  herë  në  disa  anë  të  qytetit  për  të  festuar  fitoren  e  Partisë  së  Punës.  Ky  veprim  ka  eksituar  masat.    

    Përgjigje:  Nga   të  dhënat   e  hetuesisë  nuk  ka  dëshmi  e   fakte  që   të   vërtetojnë  këto   thënie.   Gjithashtu   nuk   ka   dëshmi   që   kjo   ka   eksituar   masat.   Kjo   është  përgjigjja  e  hetuesisë.    

    Pyetje:   Kush   mban   përgjegjësi   personale   për   informimin   e   rremë   që   është  dhënë  në  televizion  në  datat  2-‐3-‐4-‐5  prill?    

    Përgjigje:   Informimi   i   fillimit   është   bërë   sipas   njoftimit   që   ka   ardhur   nga  kryetari  i  Degës  së  Punëve  të  Brendshme  të  rrethit  të  Shkodrës.    

    Pyetje:   A   i   ka   bërë   analizë   teknike   Qeveria   këtij   problemi,   kur   dhe   si?   Po  Presidenca  a  e  ka  bërë?    

    Përgjigje:   Qeveria   ka   bërë   analizë   fillimisht   në   datën   4   prill   nga   një  informacion  me  të  dhënat  që  ekzistonin  deri  atëherë.  Ka  vënë  detyra  për  organet  përgjegjëse   dhe   ka   ngarkuar   ato   për   hetimin   e   ngjarjes.   Pas   përfundimit   të  hetimeve   është   lënë   detyra   e   analizës   tjetër.   Kurse   Presidenca   ka   marrë  informacione  dhe  ka  vënë  detyra  për  organet  varëse.    

    Pyetje:  Ka  të  dhëna  për  ndikim  të  partive  politike  në  këtë  ngjarje?    Përgjigje:  Të  dhëna  të  sakta,  fakte  që  hetuesia  të  thotë  se  është  implikuar  kjo  

    ose  ajo  parti,  nuk  ka.  Fakte  nga  ana  e  hetuesisë  për  këtë  nuk  ka.    

  • Pyetje:  Ka  të  dhëna  që  të  jetë  urdhëruar  goditja  dhe  vrasja  e  viktimave?    Përgjigje:  Nuk  ka  të  dhëna.  Disa  pyetje  më  duket  se  përsëriten,  por  kanë  një  

    nuancë  tjetër.    Pyetje:  Ka  të  dhëna  që  të  jetë  qëlluar  nga  lart  dhe  nga  pas?      Përgjigje:  Nuk  ka  asnjë  goditje  nga  lart-‐poshtë:  Dy  goditje  janë  bërë  nga  pas,  

    një   nga   përpara,   kurse   në   drejtim   të   Arbenit   anash.   Plagët   janë   të   gjitha  horizontale,  në  vijë  të  drejtë.    

    Pyetje:  Ka  thashetheme  që  Azem  Hajdari  ka  qenë  në  Shkodër  më  1  prill  deri    natën   vonë   dhe  më   2   prill   është   nisur   në  mëngjes   nga   Tirana   në   Shkodër  me  gazetarë  të  huaj.  Sipas  hetuesisë,  ka  ndonjë  influencë  të  tij  në  këtë  ngjarje?    

    Përgjigje:  Zoti  Hajdari  mund  t’i  përgjigjej  vetë  kësaj  pyetjeje,  po  ai  nuk  është  këtu.  Sidoqoftë,  më  1  prill  ka  qenë  dhe  më  2  prill  ka  vajtur  me  gazetarë  atje.  A  ka  influencë  të  tij  në  këtë  ngjarje?  Na  e  pret  mendja  që  po  të  kishte  influencë  të  tij  në  këtë  ngjarje,  ajo  nuk  do  të  zhvillohej,  por  me  sa  duket  nuk  ka  influencuar  dot.  Në  një  nga  diskutimet  atje  u   tha   se  ka   folur  një  herë  përpara  Partisë  Demokratike  për   të   qetësuar   grumbullin   e   njerëzve,   por  me   sa   duket   nuk   e   kanë   dëgjuar.   I  thashë  këto  ngaqë  nuk  është,  se  po  të  ishte  prezent,  mund  të  përgjigjej  vetë.    

    Pyetje:   Kemi   dëgjuar   se   edhe   nga   demostruesit   ka   pasur   të   armatosur.  Ç’thonë  hetimet  për  këtë?    

    Përgjigje:  Të  dhëna  konkrete  për  armë  nga  demostruesit  nuk  ka,  por  një  polic  është  goditur  me  armë  zjarri.  Është  vërtetuar  se  demostruesit  kanë  pasur  lëndë  plasëse  dhe  djegëse.    

    Pyetje:  Ç’punë  është  bërë  nga  organet  e  hetimit  për  gjetjen  e  shkaktarëve  të  djegies  së  godinës  të  Komitetit  të  Partisë?    

    Përgjigje:   Është   ngarkuar   një   grup   që   merret   posaçërisht   me   këtë   punë,  hetimet  vazhdojnë,  asnjë  nuk  flet.    

    Pyetje:   Cili   është   qëndrimi   i   mësuesve   ndaj   nxënësve   që   organizuan   dhe  morën  pjesë  në  demonstratë?    

    Përgjigje:  Nuk  flasin,  kanë  frikë  me  sa  duket.    Pyetje:   Thuhet   se   në   organizimin   e   demonstratës,   si   dhe   në   hedhjen   e  

    parullave   destabilizuese   kanë   dorë   anëtarët   e   komisionit   drejtues   të   Partisë  Demokratike.  A  ka  të  dhëna  hetimore  për  këtë?    

    Përgjigje:  Nuk  ka  të  dhëna  hetimore.    Pyetje:  Ngjarjet  e  1  prillit  fillojnë  që  në  orën  3  e  gjysmë  me  qitje,  për  fitoren  e  

    Partisë  së  Punës  në  votime.  Ka  të  dhënë  për  këtë?    Përgjigje:  Nuk  ka  të  dhëna  hetimore  që  të  faktojnë  këtë.    Pyetje:  Ngjarjet  e  2  prillit  fillojnë  me  manifestimin  paqësor  të  nxënësve  të  dy  

    shkollave  të  mesme  para  Komitetit  të  Partisë  së  Punës  dhe  vazhdojnë  me  thirrjen  që   shefi   i   policisë   u   bën   drejtuesve   të   Partisë   Demokratike   të   rrethit   për   të  ndihmuar  në  shpërndarjen  e  manifestuesve.  A  është  e  vërtetë  kjo?    

    Përgjigje:   Nuk   na   rezultoi   kështu.   Nxënësit   erdhën   më   vonë   ose   rrugës   u  bashkuan  me  ata  që  shkuan  në  shesh.    

    Pyetje:   Dikush   në   shesh   ka   thënë   që   do   të   vijnë   edhe   nxënësit  më   vonë.   A  vërtetohet  kjo?    

    Përgjigje:   Ka   dhe   versione   të   tjera   që   thonë   se  manifestimi   filloi   direkt  me  nxënësit.  Kjo  nuk  na  doli  gjatë  punës  që  bëri  komisioni  atje.    

    Pyetje:  Nga  sa  dëgjuam,  ju  më  tepër  jeni  marrë  me  pasojat,  kur  analiza  nis  nga  shkaqet.  Kush  e  mblodhi  turmën  te  selia  e  Partisë  Demokratike,  pse  u  mblodhën,  kush  e  drejtoi?    

  • Përgjigje:  Në  fakt,  si  dhe  hetuesia,  ne  jemi  marrë  me  pasojën,  sepse  ajo  është  e  dukshme,   edhe   e   rëndë,   sigurisht,   por   pa   lënë   shkakun   në   harresë.   Vetëm   se  shkaku  fshihet  me  fanatizëm,  nën  presionin  e  frikës  kudo  në  Shkodër.  Kush  e  ka  futur  këtë  frikë?  Nuk  e  di  tani,  por  në  këtë  drejtim  hetohet,  për  t’u  gjetur  shkaqet,  nxitësit.   Nuk   gjendet   sot   as   kush   e   risolli,   për   shembull,   trupin   e   Arben  Brocit  përsëri  në   shesh.  Ky  është  një   akt  që   i   shërben  vërtet  nxitjes   së   turmës.  Mbasi  vdiq,  pse  duhej  ta  sillnin  të  vdekur  e  ta  ekspozonin  aty?  Kjo  vetëm  për  të  nxitur.  Mirëpo  as  ata  njerëz  që  e  sollën,  që  janë  parë  me  siguri  nga  shumë  veta  dhe  dihet  kush  janë,  nuk  dalin  të  thonë  cilët  janë.    

    Pyetje:   Çfarë   qëndrimi   mbajtën   krerët   e   degës   së   Partisë   Demokratike   me  manifestuesit?    

    Përgjigje:  Ditën  e  parë  u  morën  direkt  me  qetësimin  e  njerëzve  në  shesh.  Nga  referimet   e   drejtuesve   të   Partisë   Demokratike   në   Shkodër,   thuhet   se   ata   që  organizonin  demonstrimin  atje,  u  bërtisnin  dhe  i  akuzuan  si  bashkëpunëtorë  të  polici-‐   së   e   të   komunistëve,   prandaj,   thonë   ata,   ditën   e   dytë   ne   ishim   të  konsumuar  nga  dita  e  parë,  kështu  që  nuk  na  dëgjonin.  Megjithatë,  drejtuesit  e  Partisë  Demokratike  shkuan  bashkë  me  drejtuesit  e  organizatave  të  tjera  politike  në   Komitetin   Ekzekutiv   dhe   bashkë   me   drejtuesit   e   këtij   komiteti   ndoqën  problemet  e  përpunuan  masat  që  do  të  merrnin.    

    Aty  u  dha  mendimi  që  të  merreshin  përfaqësues  nga  demonstruesit,  por  nuk  arritën   ta   bënin   këtë,   sepse   ngjarjet   precipituan   shpejt   dhe   nuk   u   arrit   që   të  frenoheshin.    

    Pyetje:  Manifestimi,   si   i   kundërligjshëm,  a  nuk   i   rëndon  organizatorët?  Këtë  na  sqaroni.    

    Përgjigje:  Po.  Manifestimi   i   kundërligjshëm   i   rëndon,  por  organizatorët   janë  akoma  të  panjohur,  nuk  dihet  cilët  janë,  hetuesia  s’i  ka  gjetur  akoma.    

    Pyetje:  Kemi  dëgjuar  se  në  Radio-‐Shkodra  është  bërë  thirrje  për  përmbysjen  e  pushtetit.  Dy   të  panjohur  kanë   tentuar   të   japin  këtë   lajm,  por  drejtori   i  Radios  nuk  i  ka  lejuar.    

    Përgjigje:  Drejtori  nuk  i  njeh  cilët  janë  këta  dy  persona.    Pyetje:  Thuhet  që  në  ngjarjet  e  Shkodrës  ka  pasur  edhe  nga  krerët  e  Partisë  

    Demokratike  të  qendrës.  A  mund  të  hidhet  dritë  mbi  këtë?    Përgjigje:  Ka  patur  në  datën  1  dhe  2  prill,  por  ata  që  kanë  qenë,  është  mirë  të  

    referojnë   vetë,   kur   nga   ata   ka   deputetë   që   janë   këtu.   Të   dhëna   që   të   kenë  influencuar  në  këto  drejtime  nuk  ka.    

    Pyetje:  Ç’efekte  do   të  bënte  dënimi  pa   faj   i   organeve  për   revoltat   e   tjera  që  mund  të  lindin?    

    Përgjigje:   Shqetësimi   që   ngrihet   këtu   është   me   vend.   Edhe   Komisioni   i  posaçëm  parlamentar  e  ka  patur  parasysh  shumë  këtë  çështje.  Ne  jemi  munduar  të  ndikojmë  mbi  grupet  hetimore  që  të  mos  influencohen  nga  qenia  jonë  atje,  ose  nga  ajo  që  këtë  problem  po  e  ndjekim  dhe  ne.  Në  mbledhjet  e   tyre,  sigurisht,  u  kemi   thënë  që  shikoni   faktet,   të  zbatohet   ligjshmëria,   të  mos  ketë  asnjë  shkelje  dhe   të  veprohet  në  bazë   të  atyre   fakteve  që  keni  konstatuar  dhe   shikoni.  Edhe  nga  të  dhënat  që  japin  grupet  e  prokurorisë,  del  që  ligjshmëria  është  zbatuar  në  këto  hetime.  Duke  qenë  kështu,  sigurisht,  jemi  përpjekur  që  të  mos  dënohet  njeri  pa   faj.   Por  kjo,   natyrisht,   nuk   lë  mënjanë  që   fajtorët   të   zbulohen.  Edhe  në  këtë  drejtim  puna  e  hetuesisë  zhvillohet.  Këtë  duhet   ta  kuptojnë  edhe  njerëzit,  edhe  forcat  e  rendit.  

  • Pyetje:   Sa   i   saktë   është   deklarimi   i   ndonjë   deputeti   për   numrin   54   të   të  plagosurve,  apo  është  i  rremë?    

    Përgjigje:  Të  dhënat  ekzakte  që  ka  hetuesia  janë  ato  të  parat:  14  të  plagosur,  nga   të   cilët   11   qytetarë   dhe   3   nga   forcat   e   rendit.   Kush   pretendon   se   ka   më  shumë,  edhe  ata  që  kanë  refuzuar  që  janë  kaq  e  aq,  nuk  dorëzojnë  lista.  Sigurisht,  ka  njerëz   të   tjerë  që  nuk   janë   të  plagosur,  por   të  dëmtuar  në   forma  të   tjera,  që  nuk  duan  të  vijnë  në  hetuesi.  Ndoshta  fshihen  nga  frika  se  i  marrin  e  i  pyesin,  se  futen  në  telashe  etj.  Në  Shkodër  flitej  (nga  takimet  që  bëmë)  se  janë  50,  janë  59  apo  40,  por  lista  ekzakte  të  dorëzuara  në  hetuesi  nuk  ka.  Kush  i  ka,  është  mirë  t’i  dorëzojë.  

    Pyetje:  Për  këto  grumbullime  a  janë  zbatuar  rregullat  e  përcaktuara  me  ligj?  Përgjigje:  Nuk  janë  zbatuar.  Grumbullimet  janë  të  jashtëligjshme.  Pyetje:  Përse  të  mos  thuhet  në  raport  se  Arben  Broci  është  ndër  të  thërriturit  

    për  të  shpërndarë  grumbullimet  paqësore  dhe  që  u  vra  duke  kryer  këtë  punë?    Përgjigje:  Përgjigjja  për  këtë  u  dha  në  pyetjet  më  lart.    Pyetje:   Si   shpjegohet   që   shumica   dërrmuese   e   anëtarëve   të   Komitetit   të  

    Partisë  kanë  qenë  të  armatosur  dhe  pse  nuk  u  janë  marrë  armët  që  më  2.4.1991?    Përgjigje:  3-‐4  veta  kanë  pasur  armë  “Trofe  “.    Pyetje:  A  janë  bërë  ekspertizat  e  armëve  të  tyre,  për  të  parë  cilat  kanë  shtënë,  

    cilat  jo?    Përgjigje:  Është  bërë  ekspertiza  dhe  del  se  asnjë  armë  nuk  ka  shtënë.  Madje  

    nga  të  dhënat  e  hetuesisë  thuhet  që  ato  kanë  qenë  me  pluhur  e  të  papastruara.    Pyetje:   Në   një   artikull   të   Rudolf  Markut   thuhet   se   Arben   Brocin   e   ka   vrarë  

    Xhorxhi  Grabova.  Ç’mund  të  konkludohet  për  këtë  ?    Përgjigje:  Artikulli  nuk  qëndron.  Në  takimet  që  patëm  me  të  gjithë  drejtuesit  e  

    partive   politike,   të   Partisë   së   Punës,   të   Partisë   Demokratike   etj.,   u   tha   që   ky  artikull  nuk  qëndron,  dhe  nga  të  dhënat  e  hetuesisë  del  që  artikulli  nuk  ka  pasur  bazë,  nuk  është  i  vërtetë.    

    Pyetje:Ç’mund   të   thuhet   paraprakisht,   jemi   para   veprimeve   terroriste,  veprimeve  të  bëra  me  dashje  apo  para  veprimeve  të  bëra  nga  pakujdesia?    

    Përgjigje:   Siç   duket   këtë   pyetje   na   e   ka   bërë   ndonjë   specialist.   Hetimet  vazhdojnë.  Sigurisht,  djegia  e  Komitetit   të  Partisë  është  një  akt   i  dënuar  nga   të  gjithë.  Emërtimet  “me  dashje”,   “terroriste”  ose  “nga  pakujdesia”  mund  t’ia  bësh  çdo  ngjarjeje  në  mënyrë  të  veçantë,  por  që  t’i  përkufizosh  të  gjitha  bashkë  ne  e  kemi  të  vështirë.  Sidoqoftë  këtë  do  t’ua  lëmë  hetimeve,  të  cilat  vazhdojnë  dhe  do  t’u  japin  emrin  e  tyre.    

    Komisionit   të   posaçëm   parlamentar   dhe   Kryesisë   së   Kuvendit   Popullor   u  kanë  ardhur  një  sërë  letrash  nga  kolektiva,  persona  etj.  Ato  janë  shumë.  Me  disa  prej  tyre  mund  t’ju  njohim  shpejt  e  shpejt,  që  Kuvendi  të  ketë  njëfarë  imazhi.  Në  njërën  prej  tyre  thuhet:    

    Shokut  Kastriot  Islami,  Kryetar  i  Kryesisë  së  Kuvendit  Popullor.    Efektivi  i  Rajonit  të  Policisë  Nr.  2  Tiranë,  si  mbarë  populli  shqiptar,  po  ndjek  

    me  vëmendje  punimet  e  Kuvendit  të  parë  pluralist  në  vendin  tonë.  Ne  ju  urojmë  suksese   e   mbarësi   në   punën   tuaj.   Jemi   të   shqetësuar   dhe   u   detyruam   t’ju  shkruajmë,  pasi  në  datën  26.4.1991  nëpërmjet  televizionit  dhe  shtypit  dëgjuam  e  lexuam  njoftimin  e  paraqitur  nga  Komisioni  i  posaçëm  parlamentar  i  ngritur  nga  Kuvendi  Popullor  për  të  ndjekur  ecurinë  e  hetimeve  rreth  ngjarjeve  në  Shkodër.  Nga   ky   njoftim   konstatojmë   se   Komisioni   është   munduar   të   paraqesë   drejt  tablonë  e  ngjarjes,  por  jo  të  autorëve  të  saj  dhe  ne  mendojmë  se  për  këtë  arsye  ky  

  • njoftim   është   i   njëanshëm.   Në   këtë   njoftim   nuk   del   cilët   ishin   nismëtarët   e  grumbullimit  të  paligjshëm  në  datën  1.4.1991,  ku  janë  hedhur  parulla   irrituese,  si:  “nuk  e  duam  komunizmin”,  etj.  Pra,  siç  mund  të  konstatohet  lehtë  nga  kushdo,  në  këtë  material,  në  mënyrë  të  njëanshme,   jepen  vetëm  pasojat  dhe   jo  shkaqet,  shkaktarët  e  grumbullimit.  (Ka  reagime  nga  salla)    

    Kastriot   Islami   -‐   Ju   lutemi,  mos  flisni  pa  leje!  Është  një  grup  parlmentar,  të  cilit  i  kemi  dhënë  detyrën  të  hartojë  një  informacion.  Është  një  material  që  e  kanë  paraqitur   10   veta   me   firmë.   Këtë   e   ka   gjykuar   vetë   komisioni   i   posaçëm  parlamentar,  të  cilin  e  miratuat  ju.  Bëni  vërejtje  mbasi  të  mbarojë  informacioni.    

    Ajli  Alushani  -‐  Ne,  si  komision  parlamentar,  kemi  menduar  t’ju  japim  3-‐4  nga  këto  materiale  dhe  pastaj  Kuvendi  le  ta  çmojë.    

    Në  një  letër  tjetër  thuhet:  “Për  ne  është  naivitet  konkluzioni  se  turma  u  irritua  nga  qëndrimi   i   forcave  të  rendit.  Na   falni  për   fjalën  ndoshta   të  papërshtatshme  që   përdorëm,   por   duam   t’ju   kujtojmë   se   grumbullimet   e   paligjshme,   aktet  vandaliste  me  pasoja   të  rënda  sociale  e  ekonomike  kanë  ndodhur  në  disa  raste  muajt   e   fundit   dhe  populli   jo   vetëm   i   dënoi  me   forcë,   por   dhe   kritikoi   forcat   e  rendit   për   gjakftohtësi   të   tepruar   etj.,   etj.   (Ka   përsëri   reagime   nga   salla   dhe  deputetë  që  kërkojnë  të  flasin.)    

    Kastriot  Islami  -‐  Ju  lutem,  mos  flisni  pa  leje!  Të  procedojmë  siç  ka  vendosur  komisioni   i  posaçëm  parlamentar.   (Ka  insistim  nga  disa  deputetë  për  të  folur  pa  lejen  e  Kryetarit  të  seancës.)    

    Seanca  pezullohet.  Kryesitë  e  grupeve  parlamentare  të  paraqiten  në  Kryesi!      

    *  *  *    

    Kastriot  Islami  -‐  Rifillojmë  punimet.    Ne   si  Kryesi   jemi   të   shqetësuar   lidhur  me   zbatimin   e  Rregullores.   Edhe  një  

    herë  tjetër  ju  bëjmë  thirrje  që  këtë  frymë  mirëkuptimi,  në  kuadrin  e  zbatimit  të  Rregullores,  ta  kemi  gjithmonë  parasysh.    

    Fjalën  e  ka  deputeti  Neritan  Ceka.    Neritan  Ceka  -‐  Zoti  Kryetar,    Bashkohem  me  mendimin  tuaj  për  të  ndjekur  rrjedhën  e  qetë,  por  logjike  të  zhvillimit  të  

    punimeve   të   Kuvendit.   Ftoj   të   gjithë   anëtarët   e   grupit   tim   parlamentar   që   të   respektojnë  Rregulloren  e  përkohshme,  të  cilën  e  miratuam  të  gjithë  së  bashku  dhe  shpjegoj  se  protesta,  ndërhyrja  ime  u  shkaktua  për  të  ruajtur  pikërisht  rrjedhën  e  qetë  të  këtyre  punimeve,  për  të  mos  lejuar  që  të  kalojmë  jashtë  kompetencave  të  ngarkuara  nga  Kuvendi  dhe  për  të  mos  u  ofenduar  Kuvendi  në  një  mënyrë  të  padrejtë.    

    Kastriot  Islami  -‐  Fjalën  e  ka  deputeti  Emin  Musliu.    Emin  Musliu  -‐  I  nderuar  Kryetar,    Të  nderuar  deputetë,    Komisioni   i   Kuvendit   Popullor,   i   ngarkuar   nga   ky   Kuvend   për   ndjekjen   e  

    ngjarjeve  të  Shkodrës,  gjatë  gjithë  periudhës  së  tij  mund  t’ju  themi  se  ka  punuar  në  unitet  të  plotë  mendimi  dhe  veprimi.    

    Qoftë  informacioni  i  parë  që  iu  dha  Kuvendit  Popullor,  qoftë  konkluzionet  që  dhamë   sot,   janë   mendimi   i   përgjithshëm   i   komisionit   parlamentar   që   ngriti  Kuvendi   Popullor.   Gjithashtu   ne   si   komision   parlamentar   shqyrtuam   edhe  pyetjet,  si  dhe  vërejtjet  e  ndryshme  që  u  bënë  me  shkrim  nga  ana  e  deputetëve,  për  të  cilat  dhamë  ato  përgjigje  në  fazën  që  njohim  gjer  më  sot.  Dhe  kjo  çështje,  si  

  • të   thuash,   është  bërë  me  miratimin  e  plotë   të   të  gjithë  anëtarëve   të  komisionit  parlamentar.    

    Për   sa   i   përket   problemit   të   leximit   të   letrave,   këtu,   të   na   falni,   ka   një  keqkuptim.  Një  pjesë  e  anëtarëve  të  komisionit  menduan  që  letrat  të  lexohen  aty  ku   ishin,   kurse   një   pjesë  menduan  që   letrat   të   lexohen   këtu   në  Kuvend.  Ne   që  pamë  disa  nga  këto  letra  menduam  se  do  të  ishte  në  dobi  të  çështjes  që  të  jepnim  një  njoftim  për  2-‐3  nga  këto   letra,  për  arsye  se  atakohej,   si   të   thuash,  me  pa   të  drejtë  puna  e  komisionit  parlamentar,  duke  i  adresuar  edhe  disa  fjalë  fyese.  Këtë  çështje   e   pamë   edhe   një   herë   në   grupin   tonë   dhe   kemi   menduar   që   të   gjitha  problemet   që   kanë   të   bëjnë  me   ngjarjet   e   Shkodrës   t’i   çojmë   deri   në   fund,  me  drejtësinë  më  të  madhe.    

    Në   këtë   çështje   ne   ju   kërkojmë   ndjesë   që   nuk   vepruam   si   duhet.   Mund   të  kishim  thënë  që  ka  edhe  letra  të  ndryshme,  të  ardhura  në  adresë  të  Kuvendit,  që  mund  të  lexoheshin  më  vonë.  Nuk  ishte  mendimi  i  deputetit  Ajli  Alushani  për  të  lexuar   letrat   këtu   në   Kuvend,   por   ishte   mendimi   i   një   pjese   të   grupit   të  deputetëve.   Ne   për   këtë   çështje   ju   kërkojmë   ndjesë,   se,   siç   u   pa,   kishte   edhe  keqkuptime.  Ne  e  sqaruam  këtë  punë  si  grup   i   tërë  dhe  menduam  të  dalim  me  këtë   shpjegim   për   sa   i   përket   leximit   të   letrave.   Prandaj   edhe   një   herë   ju  kërkojmë  falje  për  këtë  punë.    

    Për  sa  u  përket  pyetjeve  që  mund  të  kenë  deputetët,  do  t’u  luteshim  shumë  që  t’i  bëjnë  në  sekretari,  mbasi  të  gjitha  veprimet  që  kemi  kryer  deri  tani  kërkojnë  të  jemi  korrektë,  të  mos  dalim  me  mendime  të  ndryshme,  por,  pasi  t’i  diskutojmë,  t’i  rrahim  me  radhë,  t’u  japim  në  këto  momente  të  caktuara  përgjigje  të  saktë  dhe  sa  më  të  drejtë.  Ky  ka  qenë  synimi  ynë.  Të  gjithë  deputetët  e  angazhuar  në  këtë  komision   kanë   kërkuar   që   të   dalë   e   vërteta   ashtu   siç   është   për   të   gjitha  problemet  e  Shkodrës.  Nëse  ia  kemi  arritur  ose  jo  kësaj,  është  vlerësimi  që  do  të  bëjnë   të   gjithë   deputetët   e   Kuvendit   Popullor   për   këtë   punë,   por   drejtësia   ka  qenë   çështja  më   themelore   që   na   ka   udhëhequr   në   tërë   punën   tonë.   Mund   të  kemi  edhe  gabime,  që  nuk  i  përjashtojmë,  prandaj  vërejtjet  dhe  sugjerimet  do  të  na  ndihmojnë  shumë.  

    Falemnderit!    Sali  Berisha  -‐  Kisha  një  pyetje  për  deputetin  Musliu.    Zoti   Musliu,   ju   jeni   në   dijeni   të   përgjigjeve   që   u   dhanë?   Janë   të   miratuara  

    unanimisht  ato  përgjigje  që  u  dhanë  nga  kryetari  i  komisionit  tuaj?    Emin  Musliu  -‐  Të  gjitha  përgjigjet  që  dha  kryetari  i  komisionit  parlamentar  i  

    kemi   parë   në   komision   dhe   me   ato   mendime   kemi   dalë   që   të   gjithë,   nuk   ka  ndonjë  shok  që  të  këtë  mendim  tjetër.  Sa   janë  të  vërteta,  sa   janë  të  drejta,  këtu  mund   të   ketë   ndonjë   pasaktësi,   ndonjë   mangësi.   Ne   këtë   çështje   nuk   e   kemi  mbyllur  deri  në   fund  dhe  do  të  kërkojmë  që  çdo  gjë   të   jetë  me  saktësinë  më  të  madhe.    

    Kastriot  Islami  -‐  Fjalën  e  ka  deputeti  Sadedin  Balla.    Sadedin  Balla  -‐  Nuk  jam  i  një  mendimi  me  zotin  Musliu,  sepse  në  një  çështje  

    kaq  të  thjeshtë  për  leximin  e  letrave  ky  thotë  që  kemi  rënë  në  një  unitet  mendimi  e  veprimi,  ndërsa  këtu  deklaron  që  një  pjesë  e  grupit  e  dinte  që  duheshin  lexuar  letrat  këtu,  një  pjesë  tjetër  jo.  Atëherë,  unë  si  deputet  si  mund  të  gjykoj  në  këtë  rast   kur   një   anëtar   i   grupit   ngrihet   e   proteston   atje?   Ky   paska   qenë   uniteti   i  mendimit  të  këtyre?!  

    Emin  Musliu  -‐  Me  leje.    Kastriot  Islami  -‐  Fjalën  e  ka  deputeti  Emin  Musliu.    

  • Emin   Musliu   -‐   Për   sa   i   përket   njoftimit   të   parë   kemi   rënë   të   gjithë   në  unanimitet   të   plotë,   nuk   ka   pasur   asnjë   nga   anëtarët   e   komisionit   që   të   kishte  mendim  tjetër.    

    Përsa   i   përket   njoftimit   që   mori   sot   Kuvendi,   edhe   për   këtë   kemi   qenë   të  gjithë  dakord,  me  shkallën  e  njohjes  që  kemi  pasur,  dhe  e  kemi  firmosur  të  gjithë.    

    Për  sa  i  përket  përgjigjes  së  pyetjeve,  që  janë  bërë,  edhe  për  këtë  kemi  rënë  në  unanimitet  të  plotë.    

    Për  sa  i  përket  leximit  të  letrave  ka  një  keqkuptim,  një  pjesë  menduan  se  do  të  lexoheshin  aty  ku  ishin,  një  pjesë  menduan  se  do  të  lexoheshin  këtu  në  Kuvend.  Thamë  të  lexohen  2-‐3  letra.  Për  këtë  nuk  kemi  rënë  në  mendim  të  plotë.    

    Kastriot  Islami  -‐  Ashtu  siç  e  tha  dhe  deputeti  Musliu,  në  qoftë  se  keni  pyetje  ose   vërejtje,   depozitojeni   me   shkrim   në   sekretari.   Në   punën   e   tyre   ata   kanë  vendosur  që   të   përgjigjen   si   grup  në  mënyrë  unanime.  Ndërsa  për   sa   u   përket  diskutimeve,  i  rifillojmë  në  orën  17.00.    

     Seanca  e  pasdites,  date  3.5.1991,  e  premte    Kastriot   Islami   -‐   Të   nderuar   deputetë,   rifillojmë   punimet.   Fjalën   e   ka  

    deputeti  Gramoz  Ruçi.    Sali  Berisha   -‐  Mendoj  se  duhet  të  procedohet  me  pyetjet  rreth  raportit  dhe  

    pastaj  të  vazhdojmë  me  diskutimet.    Kastriot   Islami   -‐   Në   seancën   e   paradites   thashë   që   të   gjitha   pyetjet   dhe  

    sugjerimet   t’i   depozitonit   në   sekretari,   në   mënyrë   që   komisioni   i   posaçëm  parlamentar  të  përgjigjet  në  mënyrë  unanime,  siç  ka  bërë  deri  tani.    

    Gramoz  Ruçi  -‐  I  nderuar  Kryetar,    Të  nderuar  deputetë,    Para  se  të  jap  shpjegime  për  ngjarjet  e  Shkodrës,  desha  të  shpreh  mendimin  

    tim  në  lidhje  me  propozimin  që  bëri  komisioni  parlamentar  për  shkarkimin  tim  nga   detyra   e   Ministrit   të   Punëve   të   Brendshme.   Është   problem   tjetër   nëse  Kryeministri,   Presidenti   ose   Kuvendi   do   të   më   ofrojnë   një   vend   të   tillë   në  Qeverinë  e  re  dhe  nëse  unë  do  ta  pranoj,  dhe  është  gjë  tjetër  propozimi  që  bëhet  nga  komisioni  parlamentar.  Për  arsyet  që  do  të  them  më  poshtë  dhe  shpjegimet  që  do  të  jap,  më  duket  i  pabazuar.    

    Ministria  e  Punëve  të  Brendshme  dhe  unë  personalisht  kam  qenë  i  informuar  për  grumbullimin  e  paligjshëm  të  datës  1  prill  në  Shkodër  me  ata  pjesëmarrës,  kërkesa   e   parulla   që   është   informuar   edhe   Kuvendi   nga   komisioni   i   posaçëm  parlamentar  në  informacionin  e  parë.  

    Meqenëse   kishte   shkaqe   për   të   menduar   për   një   grumbullim   tjetër   të  jashtëligjshëm  në  datën  2  prill,  Ministria  ka  dhënë  porosi  që,  në  radhë  të  parë,  të  bëheshin  përpjekje  me  forcat  politike  dhe  ato  të  pushtetit  të  rrethit  që  të  evitohej  grumbullimi  dhe,   së  dyti,   për   respektimin  e  kërkesave   të   ligjit   për  mbledhjet   e  grumbullimet  të  angazhoheshin  forcat  e  vetë  rrethit.    

    Në   datën   2   prill,   në   orët   e   para   të   orarit   të   punës,   jam   informuar   se   në  Shkodër   ishte   realizuar   grumbullimi   i   paligjshëm  dhe   turmat  po  demonstronin  përpara  Komitetit   të  Partisë   së  Punës.  Më  vonë,   rreth  orës  9,  më  ka   informuar  kryetari  i  Degës  së  Punëve  të  Brendshme  të  rrethit  të  Shkodrës  se  gjendja  është  e  rëndë,  pjesëmarrja  në  demonstratë  është  e  madhe,  një  masë  e  konsiderueshme  janë   të   irrituar   kundër   forcave   të   rendit,   me   këto   forca   që   kemi   është   e  pamundur  të  sigurojmë  qoftë  edhe  objekte  të  tjera,  ndaj  kërkoj  forca,  si  dhe  pyeti  

  • nëse  të  vinte  në  lëvizje  transportuesit  e  blinduar.  Iu  përgjigja  se  forca  nuk  do  t’i  dërgoheshin,  ndërsa  çështja  e  transportuesve  të  blinduar  ishte  në  kompetencë  të  tij.    

    Megjithatë,   duke   rivlerësuar   informacionin,   bashkë   me   shokët   drejtues   që  ishin   të   pranishëm  kur   fola  me  kryetarin   e   degës,   vendosëm   të   nisej  Drejtori   i  Drejtorisë  së  Policisë  dhe  një  forcë  e  gatshme.  Mbas  marrjes  së  këtij  vendimi  nuk  mora  më  informacion  tjetër  se  shkova  në  mbledhjen  e  Presidencës,  e  caktuar  një  ditë  më  parë,  ku  do  të  raportoja  për  gjendjen  dhe  problemet  në  shkallë  vendi  pas  zgjedhjeve.    

    Para  se  të  futesha  në  mbledhje,  pyeta  në  telefon  zëvendësministrin,   i  cili  më  tha  se  sapo  më  njoftuan  që  në  Shkodër  ka  një  të  vrarë,  por  nuk  kam  informacion  për  rrethanat  e  vrasjes.    

    Duke  raportuar  në  mbledhjen  e  Presidencës,  më  informojnë  nga  Ministria  se  në  Shkodër  janë  vrarë  edhe  dy  qytetarë  të  tjerë,  është  djegur  Komiteti  i  Partisë  së  Punës,  si  dhe  janë  plagosur  disa  të  tjerë,  numri  i  të  cilëve  nuk  dihet.    

    Dy  fjalë  e  shpjegime  për  njoftimin  e  Ministrisë  për  mjetet  e  propagandës.  Njoftimi,   siç   u   tha   edhe   nga   komisioni   parlamentar,   është   përpiluar   nga  

    zëdhënësi   i   Ministrisë   se   Punëve   të   Brendshme   mbi   bazën   e   informacionit   të  Degës   së   Punëve   të   Brendshme   të   Shkodrës,   i   cili   nuk   mund   të   ishte  përfundimtar  për  dy  arsye:  e  para,   situata  vazhdonte   të   shtjellohej  dhe,  e  dyta,  informacionin  e  dha  kryetari  i  Degës  së  Punëve  të  Brendshme,  që  ishte  në  kryerje  e   sipër   të   detyrës,   gjendja   psikologjike   e   të   cilit   nuk   mund   të   mos   merret   në  konsideratë.   Megjithëkëtë,   në   kushtet   që   u   krijuan,   opinioni   duhej   informuar  paraprakisht  dhe  ky  qe  qëllimi  i  vetëm  i  njoftimit.    

    Për  këto  arsye  që  u  përmendën,  në  njoftim  nuk  shprehej  se  ç’pasojë  erdhi,  e  para,   cila   e   dyta   apo   e   fundit.   Renditja   e   fjalëve  në  njoftim,   që   interpretohet   si  radhë  për  kohën  e  pasojave,  nuk  ka  patur  për  qëllim  radhën  e  ardhjes  së  tyre,  që  ishin  vërtetuar  në  atë  kohë  e  të  tjera  që  u  vërtetuan  edhe  më  vonë.  

    Radhitja  me   qëllim,   siç   dyshohet,   për   të   dizinformuar   opinionin   se   vrasja   e  katër  personave  justifikohet  nga  djegia  e  komitetit  të  Partisë  së  Punës,  do  të  ishte  naivitet.   Një   dizinformim   i   tillë   nuk   do   t’i   rezistonte   as  momentit   fillestar   për  qytetin  e  Shkodrës  dhe  aq  më  tepër  për  opinionin  në  shkallë  vendi.    

    Dua  të  sqaroj  Kuvendin  se  dy  ditë  pas  ngjarjes  së  Shkodrës  unë  si  Ministër  i  Brendshëm  kam  raportuar  para  Qeverisë,   ku  kronologjia   e  ngjarjes   ishte  ashtu  siç   ka   ndodhur   dhe   që   këtu   e   bëri   prezent   informacioni   i   parë   që   iu   dha   këtij  Kuvendi  nga  komisioni  i  posaçëm  parlamentar.    

    Vlerësimi,  masat  dhe  konkluzionet  tona  paraprake:    Mbi   bazën   e   informacionit   që   kishim,   analizuam   situatën   dhe   vendosëm   të  

    shihej   gjendja   në   vend   nga   një   grup   kuadrosh   nën   drejtimin   e   një  zëvendësministri,   që   kishte   si   synim   kryesor   analizën   e   ngjarjes,   zbulimin   e  shkaqeve,  të  shkaktarëve  dhe  për  të  përcaktuar  përgjegjësitë.    

    Mbi   bazën   e   informacionit   të   marrë   paraprakisht,   qysh   në   datën   4   prill   u  vendos  pezullimi  nga  puna  i  kryetarit  të  degës  dhe  shefit  të  policisë  të  rrethit  të  Shkodrës,  mbasi  paraprakisht  dilte   se  nuk  kishin  marrë  masat   e  duhura  për   të  parashikuar,   parandaluar   e   përballuar   situatën   e   pritshme   e   që  me   vonë   u   bë  fakt.    

    Ekipi  i  kuadrove  të  dërguar  në  Shkodër  u  plotësua  nga  të  tjerë  të  profilizuar,  që   e   prekën   më   në   detaje   punën   e   Degës   së   Brendshme   të   Shkodrës   në  përgjithësi,  por  pa  e  shkëputur  atë  nga  ngjarjet  konkrete.    

  • Për  dobësitë  e  konstatuara  u  vendos  shkarkimi  i  kryetarit  të  degës,  i  shefit  të  policisë,  nxjerrja  në  lirim  e  rezervë,  transferim  e  ulje  në  detyrë  të  disa  kuadrove  të  tjerë.  Por  këto  analiza  nuk  ngarkuan  në  përgjegjësi  asnjë  kuadër  ose  punonjës  tjetër  për  vrasjen  e  katër  qytetarëve.  Sigurisht  që  ky  nuk  është  një  konkluzion  i  organit,   por   rezultat   i   një   analize   të   bërë   duke   pyetur   persona   dhe   kryer  verifikime  të   tjera.  Konkluzionin  do  ta   japë  hetimi   i  plotë   i  çështjes  që  përfshin  eksperimentime   shkencore   dhe   analizën   e   tërësisë   së   provave   që   do   të  grumbullohen.    

    Nga  analizat  nuk  rezultoi  ajo  që  është  përfolur  shumë  dhe  me  të  drejtë,  po  jo  dhe  pa   teprim,   që  dikush   të   ketë   dhënë  urdhër  për   të   hapur   zjarr   që   të   vriten  njerëz.   Dëshiroj   dhe   e   quaj   të   domosdoshme   të   sqaroj,   në   radhë   të   parë,  Kuvendin   se   as   mua   nga   varësit   e   mi   dhe   as   unë   nga   eprorët   e   mi   nuk   kam  kërkuar  dhe  nuk  më  është  kërkuar  që  në  një  situatë  të  tillë  të  qëllohet  me  armë  zjarri   dhe   se   gjatë   kohës   së   ngjarjeve   të   Shkodrës   Presidenca   ka   qenë   në  mbledhje  dhe  unë  në  raport  tek  ajo.    

    Së  dyti,   forcat  e  rendit   janë  ndodhur  dhe  herë  të   tjera  para  rasteve  analoge,  madje  edhe  më  ngacmuese  për  ndjenjat  e  popullit  dhe  drejtuesit  e  tyre  nuk  kanë  dhënë  urdhër  për  të  shtënë  me  armë  zjarri  mbi  ta.    

    Së  treti,  një  urdhër  që  sjell  pasoja  të  tilla,  për  vetë  rrugën  që  ndjek  kur  jepet  nga  komanda,   siç   është  Ministria,   qoftë   edhe  nga  kryetari   i   degës,  nuk   shmang  dijeninë  për  përmbajtjen  e  tij  të  shumë  kuadrove  dhe  punonjësve  të  tjerë,  gjë  që  e   bën  më   të   konstatueshëm   faktin   edhe   një   analizë   e   thjeshtë,   për  më   tepër   e  arrin  këtë  një  hetim  i  mirëfilltë.    

    Së   katërti,   dhënia   e   urdhrit   për   të   qëlluar   në   turmë   do   të   ishte   i  papranueshëm  për  cilindo  pjesëtar   të   forcave   të  rendit.  Papranueshmëria  ka   të  bëjë  me  formulimin  e  qartë  që  i  është  bërë  nga  neni  5  i  dekretit  “Për  përdorimin  e   armëve”,   ku   shprehet:   “Armët   e   zjarrit   nuk   lejohet   të   përdoren   në   vende  publike,  ku  ka  mbledhje  e  grumbullime  njerëzish  dhe  vihet  në  rrezik  jeta  e  tyre”.    

    Ky  formulim,  përveç  porosive  të  dhëna  herë  pas  here  organeve  të  bazës,  është  i  plotë  për  të  mos  qëlluar  me  armë  zjarri  mbi  turmën  e  njerëzve.  Rregullorja  që  do  të  merret  për  zbatimin  e  paragrafit  që  u  citua,  as  mund  të  mendohet  se  do  të  zgjerojë  kompetencat  e  forcave  të  rendit.    

    Megjithatë,  nga  ana  ime,  me  marrjen  e  detyrës  së  re,  për  rregulloren  që  bëhet  fjalë  edhe  në  konkluzionet  e  komisionit  parlamentar,  kam  ngritur  grupin  e  punës  për   kufirin  më   vete   dhe   për   policinë  më   vete,   grupe   këto   që   kanë   punuar   atë  mbasi  kanë  marrë  edhe  mendimin  e  specialistëve  të  bazës,   i  kanë  ripunuar  dhe  ato  tashmë  janë  të  miratuara.    

    Do   të  më   falni   të  shpreh  në   lidhje  me  kërkesën  e  mësipërme  të  dekretit  një  përfundim   që   arrin   kushdo:   djegia   e   komitetit   të   Partisë   së   Punës   nuk   do   të  justifikonte   dhe   nuk   justifikon   vrasësit.   Megjithëkëtë,   ne   si   organe   që  mbajmë  armë,  por  dhe  të  ngarkuar  posaçërisht  me  gjurmimin,  zbulimin  dhe  nxjerrjen  e  së   vërtetës,   jemi   përpara   faktit   të   dhimbshëm   të   të   katër   të   vrarëve,   duke   u  kufizuar  për  të  përmendur  pasojat  e  tjera  të  Shkodrës.    

    E  ndiejmë  se  vështirësitë  janë  të  mëdha,  por  jo  të  pakapërcyeshme.  Natyrisht,  punën   e   udhëheq   hetuesia.   Paanshmëria   e   saj   dhe   gjithanshmëria   e   hetimeve  janë  kusht  përcaktues  për  të  arritur  tek  e  vërteta.  Me  provat  materiale,  siç   janë  plumbat,   ajo   i   ka   më   të   mëdha  mundësitë   të   përcaktojë   se   cila   armë,   pra,   cili  person,   të   paktën   nga   radhët   e   forcave   të   rendit,   ka   sjellë   pasojën.   Kjo   është  shumë  e   rëndësishme.  Por  për   të  pasur   tablonë  e  plotë   të   shkaqeve,  nuk  do   të  

  • mjaftonte  as  kjo  dhe  as  indentifikimi  i  autorëve  të  djegieve  e  shkatërrimeve.  Këto  kanë   pasuar   njëra-‐tjetrën.   Fillimi   ishte   tek   organizimi   i   turmave   në   një  demonstratë  të  paligjshme.  Në  fakt  fillimi  është  më  i  hershëm,  që  në  datën  1  prill,  me   mendimin   që   është   shprehur   nga   pjesëtarët   e   turmës   për   t’u   mbledhur  përsëri  në  datën  2  prill.    

    Tabloja  do   të   ishte  e  plotë  kur   të  marrë  përgjigje  pyetja:   cilat   forca   ishin   të  interesuara   për   këtë   ngjarje,   që   ka   një   fillim   të   kundërligjshëm  dhe   një   pasojë  tragjike?   Janë   partitë   politike   të   interesuara?   Ne,   Ministria   e   Punëve   të  Brendshme,  nuk  i  përgjigjemi  dot  pozitivisht  kësaj  pyetjeje.  Ndër  të  tjera  ka  një  arsye   që  mendoj   se   vlen   të  merret  me   konsideratë   nga   ne   dhe   hetuesia   e  më  gjerë.  Kjo  qëndron  qoftë  dhe   te  parullat  që   janë  hedhur.  Ka  nga  ato  parrulla,   si  “Shkodra  Republikë”,  që  nuk  mund  të  ketë  parti  politike  në  Shqipëri  t’i  përkrahë.  Janë   të   tjerë   ata   që   përpiqen   e   dëshirojnë   që   Shkodra   të   jetë   tjetër   nga   ajo   që  është.   Ose,   ndërsa   hetuesia   jonë   nuk   futet   dot   as   pas   2   ditësh   për   të   kryer  detyrën,  telekronisti  i  Malit  të  Zi,  siç  del  nga  kronika  e  filmuar  që  dha  televizioni  i  tij,   u   ndodh   në   vend   dhe   i   përgatitur   për   të   filmuar   ngjarjen.   Ose   një  moment  tjetër:   kush   përfitonte   nga   transmetimi   nëpërmjet   Radio-‐Shkodrës   i   lajmit   që  Tirana   ra   etj.,   etj.?  Atëherë   lind  pyetja:   kush   janë   këto   forca  brenda   apo   jashtë  kufijve  të  Shqipërisë  të  interesuara  për  këtë  tragjedi?    

    Është  detyra  jonë,  bashkë  me  organet  e  tjera  të  specializuara,  që  të  zhbirojmë  të  vërtetën,   të  cilën  do   të  përpiqemi   ta  arrijmë,  pavarësisht  nga  vështirësitë  që  shtrihen  edhe  në  kohë.  Por  për  këtë  na  duhet  edhe  kontributi  i  forcave  politike,  edhe  ai  i  popullit  të  Shkodrës,  që  jemi  të  bindur  se  nuk  do  ta  kursejë,  siç  nuk  e  ka  kursyer  asnjëherë.  Jo  për  të  vënë  para  përgjegjësisë  dy  apo  tre  persona  kërkohet  të  sqarohet  kush  i  shtyu  nxënësit  e  dy  shkollave  për  të  dalë  në  demonstratë.   Jo  për   të   bërë   aludime   të   kota,   jo   për   të   shpërndarë   përgjegjësinë   e   forcave   të  rendit,  por  për  të  shkuar  tek  e  vërteta  kërkojnë  shpjegime  nga  ekspertë  të  shumë  fushave   e   më   të   mirët   e   vendit:   ç’lloj   arme   ka   shkaktuar   vdekjen   e   Arben  Breeeeocit,  që  më  tepër  del  se  është  goditur  nga  brinja  sesa  nga  prapa  apo  nga  shpina,  plaga  e  të  cilit  nga  përmasat  nuk  justifikon  armët  që  disponojmë?  Ç’mjet  apo  armë  i  ka  shkaktuar  tri  plagë  në  shpinën  e  një  viktime  tjetër,  dy  prej  të  cilave  janë   sipërfaqësore,   ndërsa   e   treta,  megjithëse   vdekjeprurëse,   nuk   ka   as   daljen  dhe  as  mbetje  plumbi  apo  materiali   tjetër  në   trup  sipas  rezultatit   të  autopsisë?  Plumbi   i   gjetur   në   trupin   e   viktimës   së   tretë,   i   kujt   pistolete   është?   Kështu,  shkallë-‐shkallë  mendojmë  se  e  vërteta  do  të  ndriçohet  plotësisht  dhe  bashkë  me  të   edhe   përgjegjësitë.   Sa   parashtrova   më   lart,   qëndrojnë   edhe   në   themel   të  shkaqeve   pse   nuk   është   mbledhur   kolegjiumi   i   Ministrisë   së   Punëve   të  Brendshme   për   të   bërë   analizën   përfundimtare.   Pra,   para   nesh   këto   e   të   tjera  probleme   janë  objekt   i   punës   sonë  dhe   i   organeve   tona  për   të  na   çuar  në  këtë  analizë  të  shumëpritur  përfundimtare  dhe  për  përgjegjësitë  përkatëse.    

    Kemi   dëshirë   që   të   arrijmë   shpejt   ku   kërkon  Kuvendi,  mbareeeeë   opinioni,  por  duam  që  çdo  hap  ta  hedhim  me  siguri,  të  mos  bëjmë  gabime,  që  do  të  linin,  në   mes   të   tërën,   pjesë   të   saj   në   errësirë.   Për   këtë   po   punohet   dhe   do   të  mbështesim  akoma  më  mirë  organet  e  hetimit.    

    Falemnderit!    Kastriot  Islami  -‐  Fjalën  e  ka  deputeti  Blerim  Çela.    Blerim  Çela  -‐  I  nderuar  Kryetar,    Të  nderuar  deputetë,    

  • Dëgjuam   me   vëmendje   për   së   dyti   konkluzionet   e   komisionit   të   posaçëm  parlamentar.   Është   e   pamohueshme   puna   e   këtij   komisioni,   por   raporti   i   dytë  nuk   solli   asgjë   të   re   përveç   disa   lirimeve   nga   detyra.   Raporti   i   parë   na   dha  shpresën   se   po   shkohej   drejt   së   vërtetës,   ndërsa   ky   i   sotmi   tregoi   se   puna   ka  ngelur  në  vend  numëro,  madje  do  të  thosha  se  konkluzionet  bien  erë  monizëm,  pa   përmendur   letrat   që   na   u   lexuan   padrejtësisht   nga   zoti   Alushani.   Me   këtë  veprim   komisioni   parlamentar   e   tejkaloi   detyrën   e   tij,   sepse   Kuvendi   Popullor  qëndron  mbi  çdo  opinion,  i  kujtdoqoftë  ai,  aq  më  tepër  i  një  rajoni  policie.    

    Grupit  tonë  parlamentar  i  kanë  ardhur  shumë  peticione,  me  mijëra  firma  për  ngjarjet   e   Shkodrës,    me  kërkesën  që   të   lexohen  në  Kuvend.  Leximi   i   tyre  këtu  nuk  do   të   ishte   i   drejtë,   jo   vetëm  që   të  mos   influencohej  Kuvendi,   por  dhe  për  mungesë   kohe   e   ngecje   në   vend   të   punimeve   e   sidomos   për   të   mos   ngritur  tensionet,  të  cilat  po  mundohemi  t’i  ulim.  Në  këtë  kuptim  është  e  lavdërueshme  puna   e   këtij   Kuvendi,   ku   është   krijuar   një   atmosferë   mirëkuptimi,   që   po   jep  ndikimin  e  vet  pozitiv  edhe  në  popull.    

    Zoti  Alushani  u  dha  përgjigje  disa  pyetjeve  që  fare  mirë  mund  t’ua  jepte  zoti  Gramoz  Ruçi,  në  një  kohë  që  ai  kërkoi   t’u   jepej  përgjigje  nga  zoti  Azem  Hajdari  disa  pyetjeve  të  tjera.  Për  zotin  Hajdari  do  të  përgjigjem  unë,  meqë  isha  me  të  në  Shkodër   pas   ngjarjeve   të   paradites   së   2   prillit   të   këtij   viti.   Po   e   shpjegoj  rrjedhimisht  e  kronologjikisht  ngjarjen:    

    Në   të  gdhirë   të  datës  1  prill  1991   janë  dëgjuar  breshëri   të  gjata  automatiku  nga  Dega  e  Punëve  të  Brendshme  të  Shkodrës  për  të  festuar  fitoren  numerike  të  Partisë   së   Punës   në   zgjedhjet   e   31   marsit.   Një   gjë   e   tillë   e   acaroi   popullin  shkodran  dhe  jo  humbja  numerike  e  Partisë  Demokratike  në  këto  zgjedhje.  Ky  qe  një   provokacion   i   hapur   ndaj   popullsisë   demokratike   shkodrane,   që   protestoi  paqësisht  para  Komitetit  të  Partisë  së  Punës  në  mbasditen  e  datës  1.4.1991.  Në  atë   kohë   atje   ka   qenë   edhe   zoti   Hajdari,   i   cili   kontribuoi   për   shpërndarjen   e  demostruesve  dhe  u  kthye  në  Tiranë  po  atë  natë.    

    Në  datën  2.4.1991,  ora  8,  kishim  mbledhje  në  Selinë  e  Partisë  Demokratike.  Kur  po  vazhdonim  mbledhjen  telefonoi  dega  e  Partisë  Demokratike  në  Shkodër  për  vrasjen  e  Arben  Brocit.  Doktor  Sali  Berisha  kërkoi  të  shkonim  urgjentisht  në  Shkodër  zoti  Azem  Hajdari,  zoti  Edmond  Tako  dhe  unë.  U  nisëm  rreth  orës  10.30  nga   Tirana   dhe   mbërritëm   në   Shkodër   pas   rreth   2   orësh,   kur   po   digjeshin  Komiteti   i   Partisë   së   Punës   dhe   tanket   e   policisë.   I   bëmë   thirrje   popullit   me  megafon   nga   tarraca   e   Radio-‐Shkodrës   që   të   shpërndahej,   të   qetësohej,   duke   i  thënë  se  Partia  Demokratike  është  kundër  dhunës  dhe  marrjes  së  pushtetit  me  gjak.  Madje  aty  edhe  na  kanë  ofenduar  duke  na  thënë  spiunë,  provokatorë  etj.    

    Populli  u  shpërnda  pasi  i  premtuam  se  do  të  gjendeshin  fajtorët  dhe  për  këtë  do   të   jepej   një   komunikatë   në   Radio-‐Shkodra   nga   zoti   Azem   Hajdari.   Ne   u  larguam  nga  tarraca  menjëherë  kur  pamë  se  populli  po  shpërdahej,  po  ndërkohë  megafonin  filluan  ta  merrnin  njerëz  të  tjerë  të  panjohur,  që  mund  të  flisnin  edhe  për  destabilitet.   I   thamë  drejtorit   të  Radio-‐Shkodrës,   zotit  Gëzim  Podgorica,   që  t’ua   merrte   megafonin   dhe   ashtu   u   veprua.   Radio-‐   Shkodra   nuk   ka   thënë  ndonjëherë  që  Tirana  ra,  por  kjo  është  thënë  nga  turma.  Zoti  Azem  Hajdari  ngeli  në  Radio-‐Shkodra  për   të   formuluar  komunikatën,  ndërsa  unë   së  bashku  me  dy  shokë  të  Partisë  Demokratike  (midis  tyre  ishte  dhe  zoti  Agustin  Shqalësi  që  është  këtu  deputet)  shkuam  te  kryetari   i  Degës  së  Punëve  të  Brendshme  të  rrethit   të  Shkodrës.  Theksoj  se  kryetari   i  Degës  së  Punëve  të  Brendshme  ishte   i  qetë  dhe  biseduam  me  të  në  mënyrë  shumë  paqësore.  Pra,  dhënien  e  lajmit  të  gënjeshtërt  

  • ai  e  ka  bërë  me  ndërgjegje   të  plotë,  për   të  shmangur  përgjegjësinë  e  vetes  e   të  varësve   të   tij.   Prandaj  nuk   jam  dakord  me  zotin  Ruçi   se  duhet  marrë  parasysh  gjendja  psikologjike  e  tij.  I  thamë  atij  që  të  mos  nxirrte  policë  në  qytet,  se  populli  ishte  tepër  i  acaruar  nga  vrasjet.  Ai  na  tha  se  janë  plagosur  rëndë  shefi  i  policisë  e  10  policë  dhe  është  vrarë  një  polic.  Këto  ishin  gënjeshtra,  pasi  zoti  Ali  Spahia,  me  cilësinë  e  mjekut,  i  pa  me  sytë  e  tij  që  ishin  vetëm  dy  policë  të  frikësuar  dhe  asgjë  më  shumë.    

    Kur  u  dha  lajmi  në  televizion  se  u  dogj  Komiteti   i  Partisë  dhe  pastaj  u  vranë  vandalët,   siç   i   quajtën,   dhe   se   ishin   thyer   xhamat   e   selisë   së   degës   së   Partisë  Demokratike,  populli  u  irritua  më  shumë,  sepse  ato  ishin  mashtrim  e  gënjeshtër  e  paskrupullt.  Përveç  të  tjerave,  xhamat  e  selisë  së  degës  së  Partisë  Demokratike  nuk  ishin  thyer.    

    Gjatë  kohës  që  ne  ishim  aty  zbrazeshin  breshëri  automatiku,  duke  terrorizuar  psikologjikisht  popullin.  Madje  dhe  unë  vetë  me  popullin  kam  vrapuar  disa  herë,  se  nuk  merrej  vesh  nga  vinte  plumbi.  Breshëritë  vazhduan  me  ndërprerje  deri  në  orët  e  vona  të  natës.  Në  rrugë,  pasi  u  err,  nuk  kishte  kalimtarë  përveç  forcave  të  ruajtjes  së  rendit.  Të  nesërmen  u  gjetën  të  thyer  dy  xhama  të  selisë  së  degës  të  Partisë  Demokratike.    

    Në   takimin   që   patëm   në   zyrën   e   kryetares   së   Komitetit   Ekzekutiv,   shoqes  Tereza  Marubi,  unë  e  akuzova  direkt  kryetarin  e  Degës  së  Punëve  të  Brendshme  të  Shkodrës  për   thyerjen  e   xhamave   të   selisë   së  degës   së  Partisë  Demokratike,  duke  e  cilësuar  si  një  akt  që  donte  të  konfirmonte  lajmin  e  gënjeshtërt  se  u  thyen  edhe  xhamat  e  selisë  së  degës  se  Partisë  Demokratike,  të  cilët,  derisa  u  err  e  nuk  kishte  këmbë  njeriu  në  qytet,  ishin  në  rregull.  Pas  kësaj  aty  kishte  vetëm  policë.  Kush   i   theu   xhamat?   Logjika   më   elementare   të   tregon   se   ato   i   thyen   forcat   e  ruajtjes  së  rendit.  Mund  t’ju  duket  e  habitshme,  por  kështu  është.    

    Në  datën  19.4.1991  aktivistët   e  Partisë  Demokratike   të   Shkodrës  kapën  një  person  nga  Postriba  duke  thyer  xhamat  e  autobusëve  e  të  dyqaneve  të  Parrucës.  Atë  e  dorëzuan  në  Degën  e  Punëve  të  Brendshme,  por  për  çudi  ndaj  tij  nuk  u  mor  asnjë  masë,   sepse  u  quajt   i   sëmurë  psikik.  Kujt   i   shërben  ky  qëndrim?  Qofsha   i  gabuar,  por  më  duket  se  këto  veprime  bëhen  me  qëllim  që  Ministrisë  së  Punëve  të  Brendshme  t’i   lihet  dorë  e  lirë  për  të  vepruar  pa  kufi.  Ngjarjet  e  Lezhës  e  më  vonë   ato   të   Milotit   ishin   të   turpshme,   por   zoti   Gramoz   Ruçi,   kur   raportoi   për  Lezhën,   i   vuri   fajin  vetëm  popullit.   Populli   kërkon  qetësi   e   stabilitet   ekonomik.  Përse   zoti   Gramoz   Ruçi   nuk   nxjerr   përgjegjësinë   e   Ministrisë   së   Punëve   të  Brendshme   për   këto   akte?   Përse   nuk   u   kapën   thashethemexhinjtë   dhe  organizatorët   e   ngjarjeve   të   Lezhës   që  në   embrion?  Përse  nuk  u   arrestuan   e   u  dënuan  vandalët  e  plaçkitësit  e  dyqaneve?  Policia  duhet   të  kryejë  detyrën  e  saj  me  mjetet  që  i  ka  vënë  në  dispozicion  ligji,  me  shumë  rigorozitet,  që  rrugaçët  të  dënohen   ashpër.   Jo   çdo   person   që   ngre   dy   gishtat   lart   është   anëtar   i   Partisë  Demokratike   apo   demokrat.   Të   ngresh   dy   gishtat   e   të   shkatërrosh   nuk   je  demokrat,   por   antidemokrat.   Për   këta   njerëz   nuk   duhet   pasur   mëshirë.   Ata   e  kërcënojnë  dhe  e  prishin  demokracinë  dhe  frymën  e  mirëkuptimit  kombëtar.    

    Partia  Demokratike  e  ka  thënë  dhe  e  deklaron  se  nuk  ka  asgjë  të  përbashkët  me  ta  dhe  distancohet  në  mënyrë  kategorike  prej  tyre.  Është  për  të  ardhur  keq  që   hetuesia   më   shumë   është   marrë   me   hetimin   e   organizatorëve   të  demonstratës,   djegien   e   Komitetit   të   Partisë   së   Punës   e   të   tankeve   të   policisë  sesa   me   shkaktarët   e   dhunimeve,   plagosjeve   e   vrasjeve   të   popullit.   Vrasja   qe  shkaku  e  djegia  pasoja.  Hetuesia  u  mor  me  pasojën  dhe  rezultati  vazhdon  të  jetë  i  

  • pakënaqshëm.  Dhe  nuk  ka  si  të  ndodhë  ndryshe,  përderisa  kryetari  i  Hetuesisë  së  Përgjithshme  deklaroi  palë  Oltën  12  -‐  vjeçare  në  ngjarjet  e  Shkollës  së  Bashkuar,  kur  shumë  e  përndershmja  hetuesi,  me  gjithë  provat  e  pakundërshtueshme,  nuk  arrestoi  vrasësit  e  Artan  Lenies  në  Tiranë  etj  .,  etj.    

    Të  vrasësh  njerëz   të  pafajshëm,  si  më  2  prill,   t’i   thërrasësh  për  ndihmë  e   t’i  godasësh  pabesisht  pas  shpine,  këtë  nuk  e  pranon  askush,  as  Partia  Demokratike  dhe   as   kanuni   shqiptar.   Populli   shqiptar   dhe   mbarë   opinioni   publik  ndërkombëtar,  veçanërisht  ai  shkodran,  kërkon  të  dalin  fajtorët  e  vërtetë  e  jo  të  na  serviren  koka  turku.  Populli  kërkon  drejtësi  e  qetësi,  e  cila  është  në  funksion  të  nxjerrjes  së  fajtorëve  të  vërtetë,  se  çdo  alternativë  tjetër  do  të  ishte  me  pasoja  të  padëshirueshme.  

    Faleminderit!    Kastriot  Islami  -‐  Fjalën  e  ka  deputeti  Bilbil  Jaupi.    Bilbil  Jaupi  -‐  I  nderuar  Kryetar,    Të  nderuar  deputetë,    Ngjarjet  e  1  dhe  2  prillit  në  Shkodër,  me  rrjedhojat  që  patën   ishin  shumë  të  

    dhimbshme.  Secili  nga  ne,  çdo  shqiptar  shqetësohet  sinqerisht  për  çdo  përleshje  e   incident   që   ndodh,   në   një   kohë   kur   duhet   qetësi.   Kujtdo   i   ther   në   shpirt   kur  mëson   për   vrasje,   në   një   kohë   që   duhet   të   forcojmë   unitetin   tonë   kombëtar.  Gjendja   e   vështirë   ekonomike   dhe   situata   e   nderë   shoqërore   kërkojnë   një  stabilitet   të   fuqishëm   politik.   Ja,   pse   dhimbja   për   ngjarjet   e   Shkodrës   është  njëherësh  thellësisht  njerëzore,  sepse  u  vranë  4  veta  dhe  u  plagosën  dhjetëra  të  tjerë.  Por  ajo  është  njëkohësisht  edhe  një  trishtim  politik  për  pasojat  sociale  që  solli   në   Shkodër   dhe   njëherësh   një   shkatërrim   ekonomik   për   vetë   dëmet   që   u  shkaktuan.    

    Shqetësimi   i   ligjshëm   e   human   për   të   përcaktuar   përgjegjësitë   e   vërteta   të  këtyre   ngjarjeve   çuan   në   ngritjen   e   grupit   qeveritar   hetimor,   në   krijimin   e  komisionit   të   posaçëm   parlamentar   dhe   në   vetë   faktin   e   vendosjes   së   kësaj  çështjeje  në  rendin  e  ditës  të  punimeve  të  këtij  Kuvendi.    

    Ngjarjet  në  Shkodër  u  komplikuan  së  tepërmi,  sepse  pikërisht  në  kohën  kur  duhej  punuar  me  gjakftohtësi  për  të  zbuluar  e  përcaktuar  shkaktarët  e  vërtetë  të  ngjarjeve  tragjike,  një  sulm  i  paparë  filloi  kundër  Partisë  së  Punës  të  Shqipërisë  nga   forcat   opozitare   dhe   shtypi   i   tyre.   PP   e   Shqipërisë   u   akuzua   prej   tyre   si  autore  e  skenarëve  të  fshehtë,  sikur  ishin  forcat  e  saj  konservatore  që  përgatitën  këto  trazira,  vrasje  të  paramenduara.  Këtë  akuzë  e  përsëriti  në  diskutimin  e  tij  në  Kuvend,   në   seancën   e   dytë,   edhe   deputeti   Azem   Hajdari.   Dua   t’i   them   këtij  deputeti,  por  edhe  kolegëve   tanë  në  këtë  sallë,  meqë  ai  s’është,  që   janë   të   tjera  forca  dhe  kanë  qëllime  tepër  të  rrezikshme  ata  që  përgatisin  dhe  zbatojnë  herë  pas   here   skenare   të   tillë   antinjerëzore   e   antikombëtare.   Ngjarjet   e   muajit   të  fundit  kanë  evidentuar  në  mënyrë  të  pakundërshtueshme  se  proceset  e  mëdha  e  legjitime  të  demokratizimit  të  jetës  së  vendit  i  kanë  shfrytëzuar  dhe  forcat  aspak  demokratike,   forca   që   kërkojnë  mjegull   e   synojnë   të   destabilizojnë   situatën   në  Shqipëri.    

    Është   e   vërtetë   që   përleshja   në   Shkodër   u   bë   midis   demonstruesve   dhe  forcave   të   ruajtjes   së   rendit,   por   të   tjera   forca   e   shfrytëzuan   atë   dhe   i   dhanë  drejtimin   që   deshën.   Ishin   pikërisht   ato   forca   të   cilat   bërtitën:   “Shkodra  Republikë,   nuk   e   duam   komunizmin”   etj.,   etj.,   të   cilat   janë   të   interesuara   të  ndezin  në  Shqipëri  një  luftë  civile  e  pastaj  të  vjelin  të  qetë  frytet  e  saj.  Ekzistenca  dhe   qëllimet   antikombëtare   të   këtyre   forcave   duhet   t’i   kemi  mirë   parasysh   të  

  • gjithë  ne,  forcat  politike  të  vendit,  me  qëllim  që,  me  veprimtarinë  tonë  politike,  të  mos  u  japim  atyre  asnjë  pretekst  për  të  vepruar  pas  emrit  të  demokracisë,  për  të  goditur   e  për   t’u   fshehur  pas   tyre.   Personalisht  nuk  besoj   që  një  parti   politike,  cilado  qoftë  ajo,  të  orientojë  anëtarët  ose  simpatizantët  e  vet  të  thyejë  xhama,  të  djegë  farmaci  e  librari,  të  vjedhin  e  të  bëjnë  batërdinë  nëpër  dyqane  e  magazina.  Por   këto   forca   shpesh   gjejnë   sebep   nga   deklaratat   e   pamatura   të   vetë   forcave  politike.    

    Bëhen   përpjekje   për   të   akuzuar   Partinë   e   Punës   të   Shqipërisë   lidhur   me  ngjarjet  e  Shkodrës,  por  pas  zgjedhjeve  të  31  marsit  nuk  ishte  PPSH  që  konstatoi  rezultatet     ose   që   bëri   thirrje   e   parashikime   për   fatet   e   ardhshme   të   opozitës.  Përkundrazi,   qysh   para   zgjedhjeve   u   bë   vetëm   një   deklaratë   publike   nga  udhëheqësi   i   PPSH   se   Partia   jonë   do   ta   pranonte   rezultatin   e   votimeve,  pavarësisht   se   si   do   të   ishte   ai   dhe   zotohej   se   do   të   vazhdonte   procesin   e  reformave  demokratike.  Përkundrazi,  nga  ana  e  Partisë  Demokratike  dhe  shtypit  të  saj,  akoma  pa  u  numëruar  votat,  që  në  ditën  e  zgjedhjeve,  zgjedhësit  e  saj   të  zellshëm  filluan  të  ngrenë  akuza  gjoja  për  çrregullime,  falsifikime  e  manipulime  të   zgjedhjeve,   të   cilat   i   lëshuan   pa   fre   në   konferencat   e   tyre   të   shtypit   me  gazetarë  të  huaj,  që  ato  ditë  ishin  shumë  të  shpeshta.    

    Edhe  pse,  si  para  dhe  pas  zgjedhjeve,  anëtarët  e  PPSH  e  simpatizantët  e  saj  u  kërcënuan   e  u  dëmtuan  në  mënyra  nga  më   të  ndryshmet,   Partia   jonë  nuk  bëri  asnjë  deklaratë  për  opinionin  e  brendshëm  ose  për  shtypin  e  huaj.  U  dogj  zyra  e  sekretarit   të   byrosë   së   Partisë   në   fshatin   Rrilë   të   Lezhës,   por   komunistët   nuk  dhanë   asnjë   deklaratë.   Në   qendrën   e   votimit   nr.   7   të   zonës   elektorale   240   në  Vlorë   një   grup   të   rinjsh,  me   dy   gishtat   përpjetë,   në   kundërshtim  me   rregullat,  hynë   aty   dhe,   pasi   e   provokuan,   e   qëlluan  me   pëllëmbë   vëzhguesin   e   PPSH-‐së  Faik   Sheme,   kurse   në   fshatin   Labovë   e   Sipërme   të   Libohovës   në   Gjirokastër  simpatizantë   të   Partisë   Demokratike   u   prenë   hardhitë   e   i   dëmtuan   kopshtet  sekretarit   të   byrosë   së   partisë   dhe   komunistëve   të   tjerë   të   fshatit,   therën  fshehurazi  bagëtitë  e  tyre  dhe  kryen  akte  të  tjera  rrugaçërie,  si  thyerje  xhamash,  përmbysën  makinën  e  drejtorit  të  NB-‐së  etj.    

    Për   këto   e   dhjetëra   raste   të   tjera,   të   cilat   nuk   është   vendi   dhe   koha   për   t’i  përmendur  këtu,  Partia  nuk  u  dha  asnjë  deklaratë  të  huajve.  Ajo  ishte  e  bindur  që  këto   eksese  do   të   kapërceheshin  pa   rrjedhoja   të   tjera,   vetëm  me  gjakftohtësi   e  urtësi.  Kjo  logjike  nuk  të  fut  kurrë  në  lojën  politike,  sepse  do  të  ishte  me  pasoja  të  rrezikshme.  Ndaj  akuza  se  ngjarjet  e  Shkodrës  u  bënë  sipas  skenarëve   të  PPSH  është  thellësisht  një  akuzë  absurde.    

    Po  shtroj  një  problem  të  thjeshtë:  mos  vallë  PPSH  i  grumbulloi  ato  masa  e  u  tha  bërtisni  kundër  fitores  së  PPSH-‐së,  kundër  komunizmit  etj.?  Pa  dyshim  që  jo.    

    Ngjarjet  e  2  prillit  në  Shkodër  u  paraprinë  nga  grumbullimi   i  këtyre  masave  më  1  prill  para  selisë  së  Partisë  Demokratike  në  Shkodër,  ku  u  hodhën  parulla,  si  zgjedhjet   janë   të   parregullta   etj.   Ato   u   paraprinë   edhe   nga   grumbullimet   në  Tiranë  para  selisë  së  Partisë  Demokratike,  ku  anëtarë  dhe  simpatizantë  të  saj,  të  deziluzionuar   që   Partia   e   tyre   nuk   fitoi   shumicën     ose   siç   kishin   deklaruar   në  mënyrë  euforike  brenda  dhe  jashtë  vendit  drejtues  të  Partisë  Demokratike  se  ne  do  të  arrijmë  një  fitore  totale,  bërtisnin  kundër  zgjedhjeve  dhe  i  frynë  psikozës  së  manipulimit   të   tyre   etj.   Pikërisht   kjo   psikozë   bëri   që   në   ato   grumbullime   të  hidheshin  edhe  parulla  nga  më  ekstremet  kundër  Partisë  së  Punës  e  anëtarëve  të  saj.   “Poshtë  Partia  e  Punës!”,   “Komunistët  në   litar   !“   janë  dy  nga  parullat  më   të  egra  drejtuar  kundër  Partisë  sonë.  Psikoza  e  sëmurë  dhe  dufi   çuan  në  veprime  

  • vandale,   siç   ishin   shkatërrimet  e  dëmtimet  e  prodhimeve   të   fshatarëve  në  disa  qytete,   duke   përfshirë   edhe   Tiranën,   si   dhe   në   veprime   të   atilla,   si   ato   të  nëpunësve   të   stacionit   të  Mjedës,   të   cilët   nuk  pranonin   të   ngarkonin  me   grurë  makinat  e  Kukësit,  me  akuzën  se  kuksianët  e  kishin  fajin  për  humbjen  e  Partisë  Demokratike,  pasi  kishin  votuar  100%  për  PPSH.    

    Duke   dënuar   gjakderdhjen,   nuk   duhen   mbyllur   sytë   edhe   përpara   këtyre  ngjarjeve,  sepse  shkaku  e  pasoja  lidhen  ngushtë  me  njëra-‐tjetrën.  Natyrisht,  asgjë  s’e   justifikon  goditjen  me  armë  dhe  vrasjen  e  njerëzve,  por  pikërisht  tragjedi  të  tilla   të   rënda   që   çojnë   në   humbjen   e   jetës   së   njerëzve,   duhet   të   na   bëjnë   të  gjithëve  të  nxjerrim  mësime,  që  veprimet  e  forcave  politike  kurrë  të  mos  çojnë  në  rritjen  e  tensioneve  sociale,  të  cilat  mund  të  çojnë,  siç  kanë  çuar,  edhe  në  veprime  të   pakontrolluara.   Partia   e   Punës   e   Shqipërisë   i   hyri   rrugës   së   pluralizmit  me  vullnet   të   mirë   dhe   ndershmëri,   e   ndërgjegjshme   që   do   të   ecë   në   mënyrë   të  pakthyeshme   në   proceset   e   demokratizimit.   Fakt   bindës   për   këtë   janë   edhe  punimet  e  këtij  Kuvendi,  ku  me  qetësi  e  durim,  dialog  e  mirëkuptim,  kanë  ecur  të  gjitha   problemet,   duke   u   distancuar   nga   mendimi   që   ajo   përbën   shumicën   në  Kuvend  e  duke  shmangur  mekanizmin  e  votës.  Për  sa  u  tha  këtu  nga  komisioni  i  posaçëm  parlamentar,  unë  nuk  e  gjej  me  vend  që  të  shkarkohet  Ministri  i  Punëve  të  Brendshme,  me  sa  u  raportua  këtu  dhe  me  sa  dëgjova  nga  ai.    

    Falemnderit!    Kastriot   Islami   -‐   U   sugjeroj   deputetëve   të   përqendrohen   kryesisht   në  

    ngjarjen  e  Shkodrës.    Fjalën  e  ka  deputeti  Tritan  Shehu.    Sali  Berisha   -‐  Ju  lutem,  edhe  një  herë,  zoti  Kryetar,  që  në  pozicionin  që  jeni,  

    të   ruani   imparcialitetin,   të   ruani   paanësinë,   se   po   lejoni   që   kjo   tribunë   të  shfrytëzohet   për   qëllime   partiake   dhe   jo   për   ato   qëllime   për   të   cilat   jemi  mbledhur  këtu.  Ndërhyrja  juaj  ishte  tepër  e  vonuar,  kur  në  raste  të  tjera  nuk  keni  nguruar  të  tregoni  gatishmërinë  për  një  ndërhyrje  imediate.    

    Tritan  Shehu  -‐  I  nderuar  Kryetar,    Të  nderuar  deputetë,    Që  në  fillim  dua  të  protestoj  përpara  Kryesisë  për  një  problem.  Ditën  e  parë,  

    kur  referoi  komisioni  parlamentar  për  ngjarjet  e  Shkodrës,  na  u  tha  nga  Kryesia  që  do   të  na  viheshin  në  dispozicion   të   gjitha  procesverbalet  që   lidhen  me  këtë  çështje.   Ne   e   kemi   kërkuar   këtë   gjë   dis