dega gjuhë shqipe - filologjiku.uni-gjk.org nue... · leximi dogmatik i veprës ka filluar të...

25
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTETI FILOLOGJIK Dega Gjuhë Shqipe PUNIM DIPLOME Tema: Gjuha e lutjeve të së dielës Mentor: Kandidati: Prof.asoc.dr. Fridrik Dulaj Nikollë Nue Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 01-Sep-2019

10 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI FILOLOGJIK

Dega Gjuhë Shqipe

PUNIM DIPLOME

Tema: Gjuha e lutjeve të së dielës

Mentor: Kandidati:

Prof.asoc.dr. Fridrik Dulaj Nikollë Nue

Gjakovë, 2018

Page 2: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

1

Përmbajtja

Mirënjohje ........................................................................................................................... 2

Abstrakt .................................................................................................................................. 3

Hyrje ........................................................................................................................................... 4

Një çasje e re e historisë së shqiptarëve ..................................................................................... 6

Një gjuhë e re kishtare ............................................................................................................... 7

Meshari Romak gjatë shekujve .................................................................................................. 8

Gjuha e Mesharit të Gjon Buzukut – Nismë e normimit të gjuhës letrare shqipe ............ 10

Orientimi kulturor dhe fetar i shqiptarëve ........................................................................ 12

Shtesë: ...................................................................................................................................... 13

E diela IX ‘’Gjatë vitit’’ – (MESHARI I VJETЁR) .................................................................. 14

E diela IX gjatë vitit – (Meshari i ri)........................................................................................ 15

Bibla dhe përkthimet e saj në gjuhën shqipe ........................................................................... 16

Përkthimet e Biblës në gjuhën shqipe ...................................................................................... 17

Lutjet e përgjithshme dikur: ..................................................................................................... 20

Lutjet e përgjithshme sot:......................................................................................................... 21

Rendi i meshës me popull ................................................................................................. 22

Përfundimi................................................................................................................................ 23

Literatura .................................................................................................................................. 24

Page 3: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

2

Mirënjohje

Në këtë rrugëtim të gjatë, padyshim, nuk do të ishte e mundur që t‘ia dilja i vetëm. Fillimisht,

mbështetjen e parë e mora nga familja ime dhe pastaj edhe ndihmesën tuaj të pa kusht në asnjë

moment, prandaj dua t‘ju falenderoj për çdo gjë që më dhatë e mbi të gjitha për dashurinë e

vullnetin e trasmetuar tek unë.

Një falenderim të veçantë dua ta shpreh për profesorin tim udhëheqës Fridrik Dulaj për

këshillat dhe sugjerimet e tij, që janë transmetuar dukshëm në këtë studim, të cilin kam arritur

ta mbyll me sukses.

Një falenderim të veçantë shkon për priftin pater Ndue Kajtazi dhe Kishën në përgjithësi për

ndihmën e dhënë.

Një falenderim tjetër shkon edhe për profesorët e tjerë të cilët nuk u kursyen për të na dhënë

dijen, dhe njëkohësisht duke qenë me ne në çdo ngecje e paqartësi. Faleminderit të gjithë atyre

që më qëndruan pranë gjatë këtij rrugëtimi.

Faleminderit!

Gjakovë, 2018

Page 4: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

3

Abstrakt

Gjatë këtij studimi kemi bërë përpjekje të analizojmë gjuhën e meshëve (lutjeve), mbajtjen e

meshëve, ritualet etj., jo vetëm në Evropë, por edhe në trevat Shqiptare. Ajo që mund të themi

pa frikë si rezultat i këtij studimi është dallimi brenda fesë së krishterë, jo vetëm në historinë e

zhvillimit të saj, por edhe në renditjen e riteve fetare. Historia e popullit shqiptar ka rrjedhur

krejt ndryshe...

Këtu kemi të bëjmë edhe me rrethanat e ndërthurura në metodat e shkencës së historisë dhe ato

të historisë së gjuhës. Kështu që, natyrisht, edhe emrat e vendeve dhe huazimet gjuhësore

lexohen si burime historike. Përsa i përket aspektit fetar, këtu kemi të bëjmë me një hulumtim

të përcjellë nëpër disa faza, disa struktura gjuhësore, duke kaluar nga norma e folur e deri tek

drejtshkrimi.

Rendi i meshës ka ndryshuar më së shumti për arsye të kalimit nga një e folur në tjetrën, gjë që

bëri që edhe gjuha të ruante ende mëvetësinë e saj. Kisha luante njërin nga rolet kryesore në

ruajtjen e gjuhës. Me vetë “Mesharin” e Buzukut njohim gjuhën shqipe, e pastaj edhe

ndërhyrjen e parë religjioze. Përkthimet e teksteve biblike, së bashku me Biblën, qenë mënyrë

e ruajtjes së gjuhës, por edhe të kulturës shqiptare.

Fjalët kyçe: Meshari, Bibla, tekstet biblike, Rendi i meshës, krishterimi, etj.

Page 5: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

4

Hyrje

Letërsia është një lloj i veçantë i përdorimit të gjuhës dhe historikisht është paraqitur si

shmangie nga norma si një lloj dhune gjuhësore, si një kontrast i dukshëm me gjuhën e

zakonshme që përdorim. Për të dalluar një shmangie të tillë gjuhësore duhet të jesh në gjendje

të identifikosh normën nga e cila ajo vepër shmanget. Studimet mbi Mesharin e Gjon Buzukut

kanë dhënë dhe japin shkas të madh për studim dhe sqarim të gjuhës shqipe e krahas asaj edhe

kulturës shqiptare të kohës, kur ajo hap pas hapi përcillte proceset kulturore dhe politike

evropiane, me ç‘rast kultura tekstuale shqiptare e asaj kohe nuk dallohet nga ajo evropiane1.

Sipas të gjitha gjasave në leximin e Mesharit ka sunduar pa dyshim leximi historiko-kulturor.

Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura

historike të pushtimit otoman, të luftës së hapur kundër krishterimit, një libër i tillë nuk qe i

pëlqyeshëm për veshë e për sytë e njerëzëve të kthyer nga lindja, pasi që, me daljen e veprave

të tjera kishtare më të reja e më të plota, ”Meshari” e kreu misionin e tij pragmatik. Studiuesit

që u morën me shtjellimin e kësaj vepre në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, ishin realisht

të interesuar mbas leximit historiko-kulturor, mbasi që, lufta kundër fesë e në veçanti klerit

katolik e regjimit komunist në Shqipëri mbas Luftës së Dytë, po thuaj se i kishin ndaluar

rreptësisht një lexim të tillë. Krahasimi në mes “Mesharit” dhe doracakëve e mesharëve të tjerë

të asaj kohe të botuar në latinisht dhe më vonë edhe në gjuhë të tjera, na çojnë në përfundime

interesante. Vihen re tek “Meshari” disa struktura të cilat janë treguar më konsveratore ndaj

evoluimeve të shqipes, siç është, bie fjala, lutja ”Ati ynë”. Struktura “Ati ynë që je në qiell”

gjendet pothuajse në këtë formë edhe tek Buzuku, mjaftë e rrënjosur si formë dhe mbi të cilën

Buzuku nuk ka ushtruar ndikim kreativ. Në rastet të tilla nuk kemi shmangie nga norma

standarte e gjuhës. Sipas studiuesit të madh Eqrem Ҫabej-it, “Meshari” i Gjon Buzukut kishte

për qëllim kryesor pajisjen e kishës katolike shqiptare me një libër që të përmbushte nevojat e

përditshme të shërbimeve fetare. Krahas me këtë synohej në ngritjen e kulturës së klerit...

Qëllim i mëtejmë ishte edhe edukimi fetar i masës së besimtarëve. Libri “Meshari” i Gjon

Buzukut ishte një përmbledhje e Breviarit, Katekizmit dhe Mesharit që janë të nevojës së

përditshme për mesharin në ushtrim të shërbimeve fetare. Fakti që libri u përpilua për nevojat

kishtare nuk u vë në dyshim nga askush. Eqrem Ҫabej e lidh punën e Buzukut me veprimtarinë

që kishte ndërmarrë aso kohe argjipeshkëvi i Tivarit Gjon Bruni për të ruajtur e zgjeruar

besimin katolik në dioqezën e tij, ku antagonizmit fetar nëpërmjet besimit katolik dhe ortodoks,

që ekzistonte që moti, ju shtua edhe rreziku i islamizimit që po përparonte. Autorët tanë të

vjetër pas Buzukut dihet se nuk përkthyen pjesë të liturgjisë (pjesë të Biblës), po libra për

mësimin dhe shpjegimin e fesë. Në fushën e liturgjisë vazhdonte të zotëronte latinishtja. Vepra

e Buzukut bën pjesë në luftën ideologjike të kohës së tij dhe, në këtë luftë mban anën e kampit

më të përparuar që po përmbyste konceptet e rrënjosura të mesjetës për përbotshmërinë e kishës

katolike2.

Pas përkthimit integral të Biblës në gjuhën shqipe, madje tash vonë të botuar në tri variante, dy

variante sipas kanunin protestan dhe një sipas kanunit katolik, po shfaqet një mangësi e

1 Don Ndue Ballabani, “Meshari i Buzukut – mriz i vlerave Evropiane”, Zagreb 2005, fq. 7. 2 Don Ndue Ballabani, “Meshari i Buzukut – mriz i vlerave Evropiane”, Zagreb 2005, fq. 85.

Page 6: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

5

literaturës biblike në gjuhën shqipe. Në të vërtetë, numri i botimeve të teksteve biblike, siç ishte

Bibla e ilustruar për të rinjë, si dhe botime të shumta të tjera të Besëlidhjes së Re, sidomos

botimet e përsëritura të Ungjillit të Mateut është bërë i madh dhe i lakmueshëm. Historia e

teksteve biblike, e gjatë dhe shumë dimensionale, është në lidhje të ngushtë jo vetëm me

historinë e shkrimit, të alfabetit, të gjuhëve dhe të manoskritëve më të hershëm në botë, por

edhe me ndarjen dhe emërtimin e këtyre teksteve përkatësisht me historinë e gjatë tremijë

vjeçare të zhvillimit të filologjisë biblike.

Kjo ndarje zakonisht bëhet sipas kanunit biblik, sipas një rregulle ose norme, që gjithashtu në

këtë rast, e ka historinë e bujshme dhe variantet e veta, varësisht a kemi të bëjmë me kanunin

hebraik, katolik apo protestan: në disa aspekte edhe tradita e disa kishave të Lindjes ndryshon

në ndarjen dhe në numrin e teksteve biblike.

Për t‘i lexuar dhe kuptuar sa më mirë tekstet biblike lypset një, si të thuash, “gramatikë

elementare”. Shkrimi i shenjtë (Bibla) definohet vetëm si literaturë, jo vetëm në kuptim të

variabilitetit të fenomeneve letrare, por edhe të gjenezës së atyre fenomeneve sepse vlerat e

tjera të teksteve biblike, qofshin ato vlera edhe histori e shpëtimit, mund të arrihen kur më parë

të shijohet ky shkrim në dimensionet e literaturës universale, d.m.th. pa paragjykime dhe pa

qëndrime përparimtare, ndonëse njëri prej autorëve më frytëdhënës të Biblës shën Pali, thotë

se i tërë Shkrimi i Shenjtë, hyjnisht i frymëzuar, është i dobishëm për të mësuar, për të bindur,

për të ndriçuar, për të edukuar në drejtësi, që njeriu i Hyjit të jetë i përsosur, i përshtatur për të

krijuar vepër të mirë.”(2 Tim, 3, 15-18.) – Letra e dytë e shën Palit Apostull drejtuar Timoteut,

kapitulli i tretë, faqe 15-18.

Ky dimension i paraqitjes tekstologjike do ti përfshijë tekstet biblike, sikur në nivelin gjuhësor,

ashtu edhe në atë letrar dhe kontekstor, me një përcaktim më të ngushtë të kësaj situate tekstore

te shqiptarët, si një prezentim global të historisë së një libri në gjuhën shqipe që ka pasur

dendësinë e përkthyeshmërisë më të madhe në gjithë historinë e letërsisë së përkthyer shqiptare.

Page 7: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

6

Një çasje e re e historisë së shqiptarëve

Nëse i referohemi titullit shqiptarët dolën rishtas në sipërfaqe ata ilirë të cilët me përfundimin

e nënshtrimit të tyre nga Roma në vitin 1608 para Krishtit ishin lënë në harresë si aktorë të

historisë në truallin shqiptar. Nuk ka dyshim që shqiptarët i mbijetuan rrafsh 800 vite të

sundimit romak dhe në shekullin VII të epokës sonë edhe depërtimet e mëdha të sllavëve, pa

humbur mëvetësine e tyre si popull dhe gjuhën e trashëguar të tyre, ndërsa të gjithë popujt e

tjerë barbarë të antikës janë zhdukur nga harta e Evropës Juglindore. Shqiptarët nuk janë

pasardhës të atyre ilirëve te cilët shumë kohë përpara këtyre e popullonin Shqipërinë, porse

popull i dyndur nga brendësia e Gadishullit të Ballkanit3.

Në shekullin e VI-të filloi depërtimi i sllavëve, të cilët deri në mesin e shekullit të VII-të e

fshinë në pjesën më të madhe të Evropës Juglindore sundimin romak të Lindjes. Kjo e rrëzoj

në Gadishullin e Ballkanit, i cili për shekuj më radhë nuk ishte tronditur në esencën dhe në

vlerat e tij gjë që bëri që ky sundim të vdesë në pjesë të mëdha të territoresh të tij. Ky depërtim

i sllavëve bëri që shumë qytete të shkretoheshin plotësisht apo vetëm të gjallonin në mjerim.

Ky depërtim bëri mëtej që shumë ipeshkëvi të dobësoheshin apo edhe të zhdukëshin krejtësisht.

Si pasojë e këtyre ndodhive kisha e humbi mbështetjën kryesore, sepse pjesa më e madhe e

popullatës si ajo e viseve malore ashtu edhe ajo katundare, ishte konvertuar vetëm

sipërfaqësisht në mënyrë që nën këso kushtesh, më të vështira se kurdoherë më parë dhe e

mbetur që vetëm me forca të veta ta ruante edhe më tuatje krishtërimin.

Grindjet e reja të shpërthyera brenda kristologjisë e kishin tronditur shumë thellë krishtërimin

në shekullin e IV. Këtu kishim të bënim me çështje dogmatike se si do të duhej precizuar p.sh.

raporti midis Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë në trinitet. Pika e mirëfilltë e polemikës ishte,

nëse Biri me Atin ishin plotësisht apo fare të njëjtë. Dashamirësia ndaj perandorisë lëkundej

ndërmjet palëve të besimeve të ndryshme. Fronti, i cili po merrte kontura të qarta, po përhapej

kryq e tërthorë perandorisë, ai varej edhe nga një diferencim i kahershëm i hapur i regjioneve

të mëdha kulturore përmbrenda perandorisë.4

Problemi kristologjik qe njëra ndër cytjet që e shpën një përplasje rrymash të krishterimit

perëndimor, latin dhe atij lindor, grek.

Gjatë këtyre dhjetë vjetëve përpjekjesh të hidhura në të cilat kapërtheheshin ngushtazi teologjia

e politika, mbisundonin teologji të cilat refuzoheshin kategorikisht nga njëra-tjetra. Në vijën

kufitare të rrjedhës së poshtme të Danubit, Kisha latine u shtri deri në Detin e Zi dhe vija

verilindore e sajë u shkëput. Që në kohën kur perandoria ende ndiqte të krishterët kishte

synime, të cilat ishin të rëndësishme si për perandorinë ashtu edhe për besimin e ri: kjo kishte

të bënte në rend të parë me paqën e cila do të duhej të vlente për të gjithë, pa marrë parasysh

pozitën dhe përkatësinë etnike.

3 Gottfried Schramm, “Fillet e krishterimit shqiptar”, St. Gallen 2006, fq.17. 4 Gottfried Schramm, “Fillet e krishterimit shqiptar”, St. Gallen 2006, fq.18-19.

Page 8: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

7

Një gjuhë e re kishtare

Latinishtja përdorej si gjuhë laike e administratës kurse gjuha greke ishte gjuhë e kultit (e

kishës). Mesha duhej të qohej patjetër në gjuhën e popullit. Të dyja rastet, të cilat deri tani na

e bëjnë të mundshme që ta kuptojmë lindjen e gjuhëve të reja kishtare gjate shekullit V kanë

pika të rëndësishme të përbashkëta. Popujt vepronin jashtë kufinjëve te perandorisë romake

dhe ishin kështu të lirë nga normat e sajë, ndër të cilat bëntë pjesë edhe kjo që Kisha e linte

mënjanë shumësinë e gjuhëve popullore dhe i pranonte vetëm ato gjuhë të liturgjisë me traditë

kulturore të gjatë. Përkrah greqishtes dolën, duke e ndjekur këtë rregull, të barabarta përkah

rangu, sirishtja, koptishtja dhe latinishtja.

Të kënduarit në shërbesa ishte një akt i pëlqyer nga zoti i lutjes. Këngët ishin shkruar për ti

sjellë njerëzit në gjirin e popullit. Mbi bazën e përfundimit analogjik një gjuhë në të cilën janë

krijuar këngë të krishtera mund ti atribuohen si tekste të fiksuara ashtu edhe krijimet në formë

të shkruar si lutje, formula të betimit e të pendimit përkrah atyre të predikuarave si të

pafiksuara, tekste të formuluara këmbadoraz, etj.

Latinishtja mbetej për gjuhë sakrale së cilës i takonte pieteti më i lartë në shërbesë. Mendimi

se lavdërimi që do të artikulohej nga sa më shumë gojë njerëzish do ti jetë Zotit aq më afër, i

ka shtyrë të gjithë ata që duke i thyer të gjitha konventat e bëra zakon të fusin gjuhë të reja

kishtare, ose siç na del rasti në Palestinën e shekullit të VI-të, në rreguj manastiresh shërbresa

mbahej në më shumë gjuhë5. Nuk është gjithmonë e lehtë të dallohet nëse aty ku ky mendim o

formulua, ishte vazhdim i një tradite apo u rizbulua një qëllim që është më i vjetër se koha e

aktualizimit të tij.

Të gjitha rrethanat flisnin në të mirë të përdorimit të shkronjave latine të cilat edhe ashtu ishin

përdorur deri atëherë, dhe kjo jepte rëndësi shkrimeve teologjike në latinishte.

Karakteristike për traditën e vjetër perëndimore është që manastiret ngriteshin, duke i ndenjur

besnik modelit të Lindjes, kudoqoftë në ambiente pak të frekuentueshme katundesh. Të tjera

manastire ngriteshin në qytete ose në rrethina të tyre dhe në të shumtën e herës favorizoheshin

prej klerikësh. Duke qenë se njohuritë tona për sferat e jetës së brendshme, shpirtërore,

shqiptare, deri në shekulin XIX-të janë në përgjithësi fortë të mangëta, do të duhej që për një

kohë të gjatë së pari të konsiderohet se është e mundshme që befasive tu lihet dera e hapur. Të

shkruarit shqip me alfabet vetanak në Veriun katolik të Shqipërisë ka filluar shumë herët. Këtu

kishte tekste në gjuhën amëtare të cilat ishin shkruar me shkronja latine. Në këtë letërsi

trajtoheshin edhe tema laike. Dëshmi për një zhvillim paralel shpirtëror-mendor na sjell

Meshari i njohur i Gjon Buzukut, i cili mbase do të jetë shtypur në Venedik më 1555 dhe nga

vetë autori u paraqit “libri i parë ne gjuhën tonë”. Gjuha e Buzukut përmban elemente të

përziera të dialektit toskë. Një albanolog i mori këto ndikime për si shkak të ndikimeve që nga

Jugu toskë do të kenë depërtuar në Veriun katolik të Shqipërisë – përtej vijës ndarëse midis

5 Gottfried Schramm, “Fillet e krishterimit shqiptar”, St. Gallen 2006, fq.23.

Page 9: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

8

kishës romake dhe asaj greke6. Buzuku do të ketë marrë në gjuhën e tij elemente nga një traditë

e të shkruarit dhe e përkthyerit të pjesës ortodokse të vendit. I qëlluar del vrojtimi se ky autor

në pjesë të biblës të cilat në përkthimin popullor të pjesëve devijojnë nga teksti grek, e ndjek

versionin grek. Para se të ketë marrë përzemër përtritjen katolike të mesit të shekullit XVI deri

në gjysmën e shekullit XVII-të dhe rrethanën se në çfarë fuqie përjetonin në vete tekstet në

gjuhën amtare për forcimin e besimit katolik luftuar nga turqit, vendi i mirëfilltë i një tradite

letrare të shqiptarëve ishte në Jugun e Shqipërisë: në atë ortodoksi të cilës deri me fitoren e

islamizimit masiv në shekullin XVIII-të i takon shumica e shqiptarëve. Ndarjes që kishte marrë

hov të popullit shqiptarë në gjithnjë e më shumë bashkësi religjioze konfesionale i del ndesh

fakti që ndjenja e bashkësisë së etnisë nuk u shprish asnjëherë. Shqiptarët nuk u përçanë kurrë

në “popull të feve”, siç dalin serbët, kroatët dhe myslimanët, porse qëndruan larg përtej asaj

thjeshtë gjuhësores.

Meshari Romak gjatë shekujve

Meshari Romak gjatë shekujve mund të studiohet nga pikëpamjet e ndryshme historike,

teologjike, biblike, pastorale, katekistike, rituale, sakramentale, shpirtërore, gjuhësore,

kulturore...

Meshari Romak si libër liturgjik dhe mjet i kremtimit të meshës, eukaristisë, ka strukturën e

ritit, tekste biblike, lutje, përcaktime dhe përmbajtje muzikore, mundësinë e pjesëmarrjes së

popullit, kuptohet, pësoj ndërrime, përshtatje, edhe vet jeta në kohë dhe në hapësirë.

Ky tekst së pari është shprehje e fesë burimore apostolike, pastaj e traditës së lashtë krishterë,

ku kremtuesi është ndërmjetsues mes Zotit dhe popullit, por edhe mes kremtimit, librit, dhe

bashkësisë së krishterë. Meshari është një vegël që mundëson, përgatit, aftëson për komunikim

me Hyjin,dhe mu për këtë gjatë shekujve ka pësuar ndryshime, përplotësime sipas nevojave të

fesë dhe të përshpirtërisë, jetës fetare. Përpilimi i teksteve liturgjike, sidomos i Mesharit, ishte

një proces i gjatë dhe mjaft i ndërlikuar me begatime të teksteve biblike, ungjillore, me lexime,

lutje, këngë liturgjike. 7

6 Don Ndue Ballabani, “Meshari i Buzukut – mriz i vlerave Evropiane”, Zagreb 2005, fq. 13. 7 Don Ndue Ballabani, “Meshari i Buzukut – mriz i vlerave Evropiane”, Zagreb 2005, fq.56-59 .

Page 10: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

9

Meshari i Trentit:

Ky Meshar ka pasur një zhvillim gjatë shekujve. Në Koncilin e Parë të Vatikanit tashmë ishte

konstatuar se Meshari i Trentit ishte zbatuar në mbarë Kishën Katolike. Reforma apo zhvillimi

kryesor i Mesharit për 350 vite kishte të bënte me shtimin e festave të Virgjërës Mari dhe të

Shenjtërve. Kjo reformë liturgjike ka disa risi dhe veçori:

Liturgjinë e fjalës me më shumë lexime biblike;

Homelinë, petkun përkatës lidhur me fjalën e Zotit dhe jetën tonë

Paraqitjen e dhuratave dhe lutjen e besimtarëve

Përdorimi e gjuhës amtare në liturgji, bashkëmeshimi, kungimi në dy trajta në rasta të

veçanta.

Page 11: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

10

Gjuha e Mesharit të Gjon Buzukut – Nismë e normimit të gjuhës letrare

shqipe

Studimet për gjuhën e Mesharit të Buzukut nuk kanë munguar as në të kaluarën, p.sh: këtu

mund të përmendim studiuesin e gjuhës së autorëve të vjetër prof. R. Mulakun.

Gjuhën e Buzukut do ta gjejmë shumë ndryshe me gjuhën e mesharëve të sotëm, të Kishave

dhe tek përemrat si p.sh: përemri “unë” i cili tek Buzuku na del i ndryshuar në zanoren “u”. Në

gjuhën e mesharëve sot na del si përemër i plotë i shqipes standarde.

Ndonëse në Kishën Katolike të ritit perëndimor ishte në përdorim gjuha latine deri në Koncilin

e II-të të Vatikanit që u mbajt prej 11.10,1962 – 08.12.1965, kur në të gjitha cermonitë fetare,

pra edhe në meshë, futet në përdorim gjuha e popullit, uratat private, leksionarët me fragmente

nga Bibla dhe katekizmat gjithnjë ishin në gjuhën e popullit, pra, konkretisht këtu në gjuhën

shqipe.8

Rrjedhimisht nga kjo që u tha del qartë se libri ka qenë i përpiluar për nevoja kishtare pastorale

si për klerin e vendit ashtu edhe për besimtarët për të cilët gjuha e vjetër sllave kishtare si edhe

latinishtja ishin të pakuptueshme. Këtë gjë na e dëshmon edhe vetë autori në pasthënien e tij,

kur thotë: U Dom Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue kujtuom shumë herë se gluha jonë nuk kish

gja të ndigluom nsë shkruomit shenjtë, nsë dashunit së botësë sanë, desha me u fëdigunë,

përsamujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne që të ndiglonjinë.

Dhe së fundit a mund të thuhet se gjuha e “Mesharit” të Gjon Buzukut ishte nismë e normimit

të gjuhës letrare shqipe?

Ndonëse puna në përkthimin intergral të Biblës në gjuhës shqipe fillon që nga shekulli XVII e

XIX, për tu përfunduar në vitet e 80-ta të shekullit XX kur doli në dritë Besëlidhja e Vjetër dhe

Besëlidhja e Re në përkthim të Dom Simon Filipajt.9

Sado që ”Meshari” i Gjon Buzukut merret si libër i parë i botuar dhe i njohur deri më tash, ai

në të vërtetë është një dëshmi e një epoke që flet për traditën e të shkruarit shqip dhe për

ekzistencën e shkrimeve të mëparshme në gjuhën shqipe.

Dhe kur Dom Gjon Buzuku në pasthënie thotë se: tue kujtuom shumë herë se gluha jonë muk

kish gja të ndigluom nsë shkruomit shenjtë nuk është gjë tjetër veç një dëshmi e pasojave

tragjike që bëri pushtimi Otomano-turk në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe atë

fetare. I vetmi faktor i ruajtjes së këtij identiteti evropian gjatë kësaj periudhe të dekadencës së

errët morale e kulturore qe veprimtaria e klerit katolik shqiptar i cili me botimin e veprave,

vërtetë të karakterit fetar, e ruajti dhe e kultivoi gjuhën shqipe si element vendimtar të identitetit

evropian të kombit shqiptar. Falë veprimtarisë së këtyre intelektualëve përballë gjuhës turke e

cila u bë gjuhë zyrtare, gjuha shqipe mbijetoi jo vetëm në Kishë por edhe në komunikimin me

grigjën e tyre, duke ruajtur gjuhën dhe emrin e kombit.

8 Don Ndue Ballabani, “Meshari i Buzukut – mriz i vlerave Evropiane”, Zagreb 2005, fq.71 . 9 Don Ndue Ballabani, “Meshari i Buzukut – mriz i vlerave Evropiane”, Zagreb 2005, fq.75 .

Page 12: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

11

S’do mend se “Meshari” i Dom Gjon Buzukut, ndonëse është përkthim, luan rol vendimtar në

kontekstin historik të ruajtjes dhe mbrojtjes së gjuhës shqipe dhe të emrit kombëtar të popullit

shqiptar. Dom Gjon Buzuku me këtë vepër na dëshmohet jo vetëm si një përkthyes i

zakonshëm, as një fillestar ligjerate, por se shfaqet me një vepër të nivelit letrar ka lëvruar

kategori të ndryshme tekstesh, ka dhënë një ndihmë të veçantë për aftesinë dhe mjetet

tekstformuese të shqipes, për shprehësinë e saj...

Të gjithë studiuesit që janë marrë me gjuhën pajtohen që gjuhën që Dom Gjon Buzuku e përdor

në veprën e tij, është gegërishtja veriore me disa veçori dialektore të caktuara. Treva e këtij

dialekti, sipas mendimit të Norbert Joklit duhet kërkuar në Gegërishtën Verilindore p.sh: gluha,

Klishë, ernoj, elter, etj., kurse sipas Justin Rrotës në Malësi të Krajës e të Shestanit. Ndonëse

gjuha, si ajo e Buzukut, ashtu edhe ajo e autorëve pas tij, është e karakterit dialektor, ajo

paraqitet me tipare kryesore të përbashkëta dhe dëshmon që ata, duke u ngritur përmbi caqet e

dialektit të vet, kanë shkruar një gjuhë të kuptueshme për një zonë të gjerë të Shqipërisë dhe

kjo gjuhë ishte formuar qysh më parë në vijat kryesore, p.sh: iuh-ju, nah-na, sih-si, atieh-atje,

etj. Marrëdhëniet e tij me toskërishten e Arbëreshëve të Italisë së Jugut dhe me gegërishten

kosovare janë më të ngushta se që janë sot. Mu për këtë gjuha e “Mesharit” e shënon një

shkallë shumë të afërt të njësimit të këtyre dialekteve kryesore. Të gjithë njohësit dhe studiuesit

e “Mesharit” janë të mendimit se kemi të bëjmë me një gjuhë letrare: prodhim edhe i një

zhvillimi të mëparmë të shkrimit dhe të përpunimit nga ana e këtij shkrimtari, i përpjekjes

individuale për të ngritur edhe në një shkallë më të lartë të përdorimit. Me këtë e përfundojmë

se vepra e Dom Gjon Buzukut dhe përkthimet e pjesëve të Biblës në përgjithësi janë nismë e

normimit të gjuhës letrare shqipe ashtu sikur fillimi i zhvillimit të gjuhëve indoevropiane që

filloi pikërisht me përkthimin e teksteve biblike.

Page 13: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

12

Orientimi kulturor dhe fetar i shqiptarëve

Ҫdo vepër në fushën letrare, kulturore e fetare, është padyshim, jo vetëm fryt i punës krijuese

të autorit, por edhe prodhim i rrethanave politike, historike e kulturore të vendit dhe të kohës

të cilave u përket autori. Fati historik i shqiptarëve, historia, gjuha dhe kultura e tyre janë endur

e thurur në rrethin e kulturave të mëdha universale të perëndimit dhe të lindjes.

Përhapja e krishtërimit dhe organizimi i kishës së krishterë në trojet arbërore ka luajtur një rol

të rëndësishëm në këtë proces. Përhapja e krishtërimit te iliro-Arbërorët që në gjysmën e parë

të mijëvjeçarit të parë të erës sonë, depërtimi i kësaj feje të re lidhi gjithnjë e më shumë viset

shqiptare me botën romane perëndimore e cila ka lënë vulën e saj në të gjitha zhvillimet e

mëvonshme kulturore e fetare të tyre. Terminologjia e krishterë në gjuhën shqipe është me

prejardhje latine dhe përbën një nga shtresat më të vjetra të huazimeve latine në këtë gjuhë.

Buzuku është njëri nga nismëtarët më të mëdhenjë i cili duke përkthyer për herë të parë

shkrimin e shenjtë në gjuhën shqipe në shekullin e XVI-të, i ngriti një monument të ndritur

gjuhës dhe kulturës shqiptare.10

Gjon Buzuku qe një nga ata klerikë përparimtarë të kohës që kishin filluar të mendonin jo

vetëm për mbrojtjen e katolicizmit nga përhapja e islamizmit por edhe për krijimin e një kishe

kombëtare duke futur në liturgjinë e krishterë gjuhën shqipe, e cila do të përdorej nga klerikë

vendas ose të huaj që dinin edhe gjuhën e vendasve. Gjon Buzuku ja filloi punës për të

përkthyer shkrimin e shenjtë në gjuhën shqipe, hapi i parë edhe për të krijuar kishën kombëtare.

Përdormi i gjuhëve popullore ose kombëtare në liturgjinë katolike ka qenë një problemë i

mprehtë i kishës katolike romane. Kisha perëndimore dhe kisha lindore gjatë mesjetës kishin

shpallur si gjuhë universale të besimit të krishterë përkatësisht latinishten dhe greqishten. Ato

nuk u krijonin hapësirë gjuhëve vulgare (popullore) sidomos gjuhëve të popujve të vegjël që

ishin nën sundimin politik të perandorive të mëdha.11

10 Don Ndue Ballabani, “Meshari i Buzukut – mriz i vlerave Evropiane”, Zagreb 2005, fq.80-81 . 11 Don Ndue Ballabani, “Meshari i Buzukut – mriz i vlerave Evropiane”, Zagreb 2005, fq.98 .

Page 14: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

13

Shtesë:

Përsa i përket formave gramatikore në gjuhën e autorëve të vjetër, ato na dalin mjaft të

ndryshme në krahasim me gjuhën e përdorur sot. Si në jetën e përditshme ashtu edhe në jetën

kishtare vërehen dallime të tilla.

Këtu kemi të bëjmë me disa emra karakteristik që janë përdorur, mirëpo në gjini, në numër

dhe në trajta të veçanta:

Abel, Antiokia, Belial, Betlehem, Biblos, Ciceroni, Elia, Galia, Jahve, Jakobi, Jeronim,

Moisiu, etj.

Kemi edhe mbiemra që lidhin të dyja fetë dhe që kanë të bëjnë me bashkëjetesa fetare të

ndryshme, p.sh.:

Zef Osmani, Kristian Hasanaj, Nikë Hyseni, Gjergj Binakaj, Pashk Isufi, Mark Mehmeti etj.

Në gjuhën e autorëve të vjetër kemi raste shumë të shpeshta të përemrave që sot na dalin në

trajta plotësisht të ndryshme, p.sh:

u-unë, mue-mua, juj-juaj, etj.

Këtu kemi të bëjmë me disa forma të cilat në gjuhën e lutjeve sot na dalin ndryshe nga gjuha

e sotme, p.sh:

emra: Mri-Maria, Shjozef- Shën Jozef, Perenia-Perëndia, Dashni-Dashuri, etj.

format foljore: dhanë-jap, shikjue-shikuar, pranue-pranoj, banë-bëj, shkue-shkoj, krijue-

krijuar, etj.

përemrat: mue-mua, juvet- juve, tan-tënd, etj.

mbiemra: e ambla-e ëmbla, e dashtuna-e dashura, e bekueme-e bekuara, I knaqun- I

kënaqur, etj.

Page 15: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

14

E diela IX ‘’Gjatë vitit’’ – (MESHARI I VJETЁR)

Kënga e hyrjes Ps: 24, 16.18

Më shiko, o Zot, dhe ki mëshirë për mua,

sepse kam mbetur i vetëm dhe jam i mjerë,

Shih vuajtjen time e mundimin

dhe m’i fal të gjitha mëkatet e mia.

Lutja

O Hyj, provania e të cilit pagabueshmërisht sundon me gjithҫka,

me përvujtëri po të lutemi , na largo ҫdo gjë që na dëmton

dhe na dhuro ҫka na vlen për të mirë.

Nëpër Zotin.

Lutja mbi dhurata:

O Zot, u afruam rreth lterit me këto dhurata

me shpresë të gjallë në mirësinë tënde

që të na pastrojë hiri i këtij sakramenti, të cilit po i shërbejmë.

Nëpër Krishtin.

Kënga e kungimit: Ps: 16. 6

Unë të thërras në ndihmë, o Hyj,

dhe ti do të më vështrosh; ma vër veshin dhe dëgjoj fjalët e mia.

Ose: Mk: 11, 23.24

Përnjëmend po ju them: Ҫdo gjë që lypni e të kërkoni,

besoni se e keni fituar dhe do ta keni.

Lutja pas kungimit:

O Zot, ti na ushqen me Trupin dhe Gjakun e Birit tënd,

Po të lutemi, na drejto me Shpirtin tënd

kështu që të mos dëshmojmë vetëm me fjalë e gjuhë,

por me vepra e me të vërtetë,

e kështu të meritojmë të hyjmë në mbretërinë qiellore.

Nëpër Krishtin.

Page 16: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

15

E diela IX ``Gjatë vitit`` – (MESHARI I RI)

Antifona e hyrjes Krh. Ps 24, 16.18

Më shiko, o Zot, dhe ki mëshirë për mua,

sepse jam i vetmuar dhe i mjerë,

Shihë përvujtërimin tim e mundimin

dhe m’i fal të gjitha mëkatet e mia, o Hyji im.

Kolekta

O Hyj, provania jote pagabueshmërisht sundon mbi gjithҫka,

me përvujtëri po të lutemi,

largo prej nesh ҫdo gjë që na dëmton

dhe na dhuro ҫka na vlen për të mirë.

Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin, Birin Tënd,

që me ty jeton e mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt, Hyj,

për të gjithë shekujt e shekujve.

Lutja mbi dhurata:

O Zot, iu afruam altarit me këto dhurata,

me shpresë të gjallë në mirësinë tënde

që të na pastrojë hiri i mistereve të shenjta

nëpërmjet të cilave po të shërbejmë.

Nëpër Krishtin, Zotin tonë.

Antifona e kungimit Krr. Ps. 16, 6

Unë të thirra, sepse Ti më vështrove, o Hyj:

ma prire veshin tënd dhe dëgjo fjalët e mia.

Ose: Mk 11, 23.24

Përnjëmend po ju them, ҫkado kërkoni me uratë,

besoni se e morët, e do ta fitoni thotë Zoti.

Lutja pas kungimit

O Zot, Ti na ushqen me Trupin dhe Gjakun e Birit tënd,

po të lutemi, na drejto me Shpirtin tënd,

që të shpallim jo vetëm me fjalë të gjuhë,

por me vepra e me të vërtetë

e të meritojmë të hyjmë në mbretërinë qiellore.

Nëpër Krishtin, Zotin tonë.

Page 17: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

16

Bibla dhe përkthimet e saj në gjuhën shqipe

Përkthimet e Biblës janë të vështruara nga aspekti filologjik të cilat paraqiten në tipologjinë e

strukturës gjuhësore deri te përkthimet e fundit të këtyre tektsteve biblike. Shkalla e analizës

gjuhësore bëhet në dobi të vlerave tekstore të një libri që ka shtrirjen kohore dhe hapsinore më

të madhe në botë, njashtu siç e ka edhe shtrirjen dhe dendësinë më të madhe në kulturën

shqiptare. Nga kjo shtrirje kuptohet edhe stabiliteti më i madh traditor i një monumenti

gjithashtu më të madh shkrimor, si një garanci e shtjellimit të koncepteve fundamentale të jetës

së njeriut dhe të lidhjes së tij më të ngushtë me Hyjin Zot, krijuesin e gjithësisë.

Idetë kryesore të Biblës, sidomos ideja e dashurisë njerëzore, është paraqitur në veprim me një

përcaktim të vlerës paradigmatike të dashurisë që dhurohet, e jo që merret. Kjo dhuratë, këtu e

personifikuar në personazhin historik të Jezu Krishtit, lindja e të cilit shënon epokën e re të

historisë njerëzore, si pjesë e veprimit dramatik të veprës letrare, është “një dhe e tërë”, prej

fillimit deri në mbarim.

Si vepër letrare Bibla dallohet nga librat e tjerë duke paraqitur historinë e racës njerëzore prej

Zanafillës (siç quhet libri i parë), d.m.th. prej krijimit të botës dhe të njerëzëve të parë Adamit

dhe Evës, e deri te Zbulesa, ose mbarimi i botës siç quhet libri i fundit12. Afria e madhe e Zotit

me njeriun në terminologjinë biblike njihet edhe si shpallje kështu që edhe vet religjioni, që

përfaqëson dhe që e zhvillon ky njeri, do të jetë (religjion) i shpallur dhe kjo shpallje në tekstet

biblike zhvillohet sipas një procesi, fillimisht nëpërmjet njeriut të zgjedhur, fillimisht

Abrahami, bartësi i idesë monuteiste dhe pastaj Moisiu dhe profetët e tjerë të zgjedhur të

Izraelit, kurse më vonë nëpërmjet personazhit me kompetenca më të mëdha, që ështe personazh

hyjnor d.m.th. është Zot e njeri, me të vetmin qëllim që të vërë lidhjen në mes të Tokës dhe të

Qiellit.

Puna e gjuhës dhe e mjeteve të tjera komunikuese biblike vihen në shërbim të idesë qendrore

të shpëtimit të racës njerëzore dhe mirëqenies së përgjithshme pa kufizime nacionale dhe

regjionale. Historia e teksteve biblike, e gjatë dhe shumëdimensionale, është në lidhje të

ngushtë jo vetëm me historinë e shkrimit, të alfabetit, të gjuhëve më të hershme në botë, por

edhe me ndarjen dhe emërtimin e këtyre teksteve, përkatësisht me historinë e gjatë

tremijëvjeçare të zhvillimit të filologjisë biblike.

Bibla është vepër kolektive e autorëve të gjeneratave të shumta, të cilët janë mbështetur në

burime të shkruara dhe gojore, çka do të thotë se ky libër nuk është ndonjë përmbledhje e së

vërtetës doktrinore, por ajo është vepër letrare, që duhet vështruar në kontekstin e krijimit të

saj historik në kuptim të gjinive dhe llojeve letrare, të tipologjisë letrare, të poezisë epike dhe

lirike etj. Historia e teksteve biblike është në lidhje të ngushtë edhe me historinë e shkrimit

përgjithësisht, sidomos me përhapjen e saj në botë.

12 Dr. Engjëll Sedaj, “Bibla dhe përkthimet e saj në gjuhën shqipe”, Prishtinë 1999, fq.9.

Page 18: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

17

Përkthimet e Biblës në gjuhën shqipe

Në kulturën shqiptare, sidomos në historinë e letërsisë përkthyese shqiptare, asnjë libër nuk e

ka tërhequr vëmendjen e përkthyesve më tepër se Bibla dhe tekstet liturgjike të saj. Ky libër i

shenjtë e ka përcjellur popullin shqiptar, duke e frymëzuar dhe duke e edukuar atë, që nga kohët

më të hershme të krishtërimit, deri më sot. Kur shtrohet çështja e librave më të hershëm në

trevat shqiptare, ato mund të kenë qenë edhe klasikët grekë dhe romakë, mirëpo, përkthimet e

para, sikurse edhe përgjithësisht zhvillimi i gjuhëve evropiane moderne të shkrimit, janë në

lidhje me tekstet biblike, sepse edhe Kisha ishte e interesuar për përhapjen e Ungjillit në ato

gjuhë që i kuptonte populli më mirë13. Kur kemi të bëjmë me çështjen e përkthimeve të teksteve

biblike gjithëherë do të pranohet se ato tekste që nga kohët më të hershme nuk kufizoheshin në

një gjuhë.

Nuk është kundër fesë e as kundër doktrinës kristiane të këndosh meshën ose të lexosh ungjillin

dhe mësimin hyjnor në gjuhën e popullit, sepse Ai që krijoi tri gjuhët kryesore, hebraishten,

greqishten dhe latinishten, i ka krijuar edhe të gjitha gjuhët e tjera për lavd e nder të vetin.

Përkthimi i Biblës i plotësonte, pothuajse, të gjitha ato kërkesa të rilindasve, sepse kundërshtimi

i këtij libri të shenjtë, që kishte edukuar Evropën, do të thoshte njëherësh edhe mohim i

përcaktimeve ideore të Rilindjes Kombëtare. Ky libër do t‘i përvetësonte edhe ata që ishin

larguar dukshëm nga tradita e krishterë shqiptare dhe kishin pranuar ideologjinë e huaj për

rrethanat evropiane, kurse krishtërimi nuk mund të konsiderohej i huaj për shqiptarët.

Nga krahasimi që mund t‘i bëhet Mesharit Romak dhe Biblës, mund të konstatohen lëshime të

shumta dhe gabime të normës gjuhësore, sikur të mos ishte lekturuar fare Meshari. Sidomos

brengosin ato pjesë të njëjta tekstore që janë marrë nga Bibla, në të cilat janë përvjedhur

gabimet. P.sh. në Meshar është përkthyer:14

Bekoje, shpirti im Zotin

dhe mos i harro bëmirësitë e tija

me një ndryshim në vargun e parë dhe me tri ndryshime në vargun e dytë nga përkthimi i

Biblës:

Bekoje, shpirti im Zotin,

e mos i harro bamirësitë e tija.15

13 Dr. Engjëll Sedaj, “Bibla dhe përkthimet e saj në gjuhën shqipe”, Prishtinë 1999, fq.125. 14 Dr. Engjëll Sedaj, “Bibla dhe përkthimet e saj në gjuhën shqipe”, Prishtinë 1999, fq.262. 15 Psalmet 102, 2-3, Bibla.

Page 19: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

18

Edhe te urata më e njësuar te të gjithë të krishterët në botë, që është Ati Ynë, ka shpërpjestime

tekstore në mes të versionit të Biblës dhe të Rendit të meshës me popull, që do të thotë të

Mesharit Romak, madje ky shpërpjestim shqetësues paraqitet jo më pak se njëzetenjë herë,

duke i numëruar të gjitha ndryshimet përmbajtësore dhe ortografike, d.m.th. edhe pikësimin,

në këtë tekst të shkurtër:

Ati Ynë që je në qiell,

u shenjtëroftë Emri yt!

Ardhtë Mbretëria jote!

u bëftë vullnesa jote

si në qiell ashtu në dhe!

Bukën tonë të përditshmen na e jep sot!

Na i fal fajet tona,

sikurse ua falëm ne fajtorëve tanë!

E mos lejo të biem në tundim,

por na shpëto nga i Ligu!

(Mt.,6, 9-13, te; Bibla, p.1390)

Page 20: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

19

Kurse në Rendin e meshës me popull sot kemi:

Ati ynë, që je në qiell,

u shenjtëroftë emri yt,

ardhtë mbretëria jote,

u baftë vullnesa jote

si në qiell ashtu në tokë.

Bukën tonë të përditshme

na jep sot;

na i fal fajet tona,

si i falim ne fajtorët tanë.

E mos na le të biem në tundim,

por na liro nga i Keqi.

(Rendi i meshës me popull, p.44)

Page 21: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

20

Lutjet e përgjithshme dikur:

Atynë.

Atynë, qi jé në qiellë,shȇjtnue kjoftë ȇmni i yt. Ardhtë rregjinija e jote. U báftë vullndesa e jote,

si në qiellë, ashtȗ më dhé. Buken t‘onë të perditshmen epna né sot. E ndienai né fajtorët t‘onë.

E mos na lén me rá në të keq: por largona prej gjith së keq. Ashtȗ kjoftë.

Falemi, Mrί.

Falemi, Mrί, hirplote, Zoti me tý, bekue jé mί gjith grá, e bekue fryti i barkut t‘yt Jezus. Shéjtja

Mrί, áma e Tenzot, lutu per né mkatnorët, tash e në fill të mordës s‘onë. Ashtȗ kjoftë.

Falemi, Rregjineshë.

Falemi, Rregjineshë, áma e mmshrierës, jeta, amelcimi e shpnesa e jonë, të falemi. Tý të

thrrasim na të shkretët të bijt e Evës; tuj fshá, tuj gjimue e tuj kjá më ket shekull plot me lot!

Deh, prá, pajtorja e jonë, ata sý të mshriershem t‘ȗ sielli prej nesh. E Jezun, të bekuemin frytin

e barkut t‘yt, né mas kso shkretije na e kallxo. O e dhishmja, o e buta, o e āmla Virgjna Mri.

Ashtȗ kjoftë.

Èjlli i Zotit.

Èjlli i Zotit, qi jé rojsi i ěm; masi Zotynë, per mshrierë të vet, më ká láë tý në rojë, ti sot më

shndrit, më ruej, më ma, më sundo. Ashtȗ kjoftë.

Pȗna e pêndimit.

Zot, un po pêndohem me gjith zêmer per të fyeme, qi të kam bá; por sot e mrapa má parë due

me dekë, se me t‘a prishë tý zêmren per së rί me mkate të mija.

Urdhnimet e Tonzot.

Urdhnimet e Tenzot jánë dhetë: 1. Une jam Zoti i yt: tjeter Zot mos të késh e mos t‘adhrojsh

posë mejet. 2. Mos e merr êmnin e Tenzot neper gojë kot. 3. Shêjtno diten e dielle e diten festë

t‘urdhnueme. 4. Ndero prinden t‘ande, në daç me jetue shum permί dhé. 5. Mos vra. 6. Mos

kurvno. 7. Mos vidh. 8. Mos bán dhishmί në rrênë. 9. Mos lakmo nierin e huej per të keq. 10.

Mos lakmo kurrnji kafshë të huejen.

Page 22: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

21

Lutjet e përgjithshme sot:

Ati ynë

Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në

qiell, ashtu në tokë! Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne

fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!

Të falëm Mari

Të falëm Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë dhe i bekuar fryti i barkut

tënd, Jezusi. Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë.

Amen!

Të falem Mbretëreshë

Të falem mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të

thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull

plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të

bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallëzo. O e dhimbshmja, o e buta, o e

ëmbla Virgjëra Mari! Amen!

Engjëlli i Zotit

Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde,

ti sot më shëndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo. Amen!

Puna e pendimit

O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë

parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që

kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që

mos të të fyej më kurrë. Amen!

Urdhërimet e Hyjit

Hyji thotë:

1. Unë jam Zoti, Hyji yt. Tjetër Hyj të mos kesh e të mos adhurosh, pos meje!

2. Mos e merr kot nëpër gojë emrin e Hyjit!

3. Shenjtëroje ditën e diel e ditët e festave të urdhëruara!

4. Nderoje prindin tënd, në qoftë se dëshiron të jetosh shumë përmbi tokë!

5. Mos vrit!

6. Mos kurvëro!

7. Mos vidh!

8. Mos bëj dëshmi të rreme!

9. Mos e lakmo njeriun e huaj për të keq!

10. Mos lakmo asgjë të huajën!

Page 23: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

22

Rendi i meshës me popull

Në Rendin e meshës së sotme, fillimisht kemi të bëjmë me:

Ritet Fillestare: si përshëndetjet e meshtarit ndaj popullit, paraqitja me pak fjalë e Meshës së

asaj dite, heshtje e shkurtër pendimi, thirrjet shigjetore, himni.

Shërbesat e fjalës: leximet nga Bibla, këndimi i Psalmeve, shpallja e Ungjillit nga ana e

meshtarit, atëherë bëhet homilia, që duhet mbajtur çdo të diel e të kremte të urdhëruar; ditëve

tjera porosite (me të kryer të homilisë, bëhet në ditët e urdhëruara, dëshmia e fesë), lutja e

besimtarëve.

Shërbesat euharistike: kënga e kushtimit, shëndrrimi i bukës dhe verës (kushtimi).

Lutja euharistike: prefacioni me duar të shtrira, misteri i fesë.

Në meshët për të vdekur mund të shtohen edhe disa lutje.

Riti i Kungimit: shkëmbimi i duarve për paqe, kungimi i popullit, këndimi i ndonjë psalmi apo

këngë lavdi.

Riti i përfundimit: lajmërime të shkurtëra për popull, nderimi i lterit dhe në fund bekimi.

Page 24: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

23

Përfundimi

Si rezultat i këtij hulumtimi mund të vijmë në përfundim se gjuha vërtetë ka lëvizur drejt

njësimit, unifikimit. Nga analizat e bëra mund të konkludojmë se gjuha po afrohet në aspektin

fonetik, pra dukuritë fonetike, siç janë: palatalizimi i tingujve, sonorizimi, shurdhimi,

asimilimi, rënia, shtimi, etj. dhe në aspektin morfologjik, p.sh: janë të ruajtura shtatë rasa të

emrave, forma rasash me parafjalë, etj.

Dhe së fundi mund të përfundojmë se gjuha shqipe po e ruan përmbajtjen leksikore.

Gjatë hulumtimit të kësaj teme kemi parë se sistemi i ri Kishtar kishte filluar të bënte disa

dallime, jo shumë të mëdha brenda bashkësisë ndërvepruese. Qëllimi i saj ishte edhe ruajtja

shkencore e re e historisë.

Analiza e teksteve biblike është, pothuajse, njëra ndër çështjet që kërkon më së shumti

përkushtim dhe ka tërhequr mjaft shumë edhe vëmendjen e studiuesve, si atyre të huaj, ashtu

edhe studiuesve shqiptarë.

Sigurisht që kishte edhe vështirësi gjatë hulumtimit të temës, mirëpo këto vështirësi u tejkaluan

falë literaturës së shfrytëzuar.

Page 25: Dega Gjuhë Shqipe - filologjiku.uni-gjk.org Nue... · Leximi dogmatik i veprës ka filluar të shmanget për disa arsye kryesore: Në kushtet e njohura historike të pushtimit otoman,

24

Literatura

Dr. Engjëll Sedaj, “Bibla dhe përkthimet e saj në gjuhën shqipe”, Prishtinë 1999.

Gottfried Schramm, “Fillet e krishterimit shqiptar”, St.Gallen 2006.

Don Ndue Ballabani, “Meshari i Buzukut – mriz i vlerave Evropiane”, Zagreb 2005.