demokracia përtej inateve

2
Demokracia përtej inateve Demokracia si koncept, është njëra prej atyre që në shkenca shoqërore konsiderohen si ‘nocione përherë të kontestuara’. Së këndejmi, ekzistojnë shumë përkufizime, qasje e debate rreth asaj se çka e përbën demokracinë. Pavarësisht qasjeve të ndryshme teorike, karakteristik për vendet që janë në transicion, si rasti i Kosovës, është se demokracia varet shumë nga legjitimiteti, stabiliteti socio-politik si dhe sundimi i ligjit. Në raste kur këto mungojnë ose janë të dobëta edhe vet demokracia është e brishtë, qoftë si formë qeverisjeje, qoftë edhe si vlerë shoqërorë e politike. Çka jo rrallë herë, sidomos në kontekstin tonë, keqpërdoret si ‘tirani e shumicës’ apo edhe si ‘refuzim i sistemit’ në emër të demokracisë. Kjo do të thotë se veprimet dhe qëndrimet politike, bëhen duke u arsyetuar se janë demokratike përkatësisht se ato të oponentëve janë anti-demokratike. Shtetformimi i Kosovës i bërë sipas planit të negociuar ndërkombëtarisht, pra plani i Ahtisaarit, udhëhiqet nga ai lloj demokracie e njohur edhe si demokracia konsocionale, tipar dallues i së cilës është pikërisht arritja e konsensuseve politike. Çka nënkupton se vendimet e rëndësishme politike nuk mund të merren bazuar vetëm në forcën numerike të votave, pra nga mbivotimi, por duke arritur pajtueshmëri mes palëve. Seancat e fundit parlamentare në vend dhe vazhdimi i krizës politike, po dëshmojnë se partitë politike më shume se për konsensuse janë të interesuara për inate politike. Prandaj edhe Kosova është duke kaluar në një fazë, ku besueshmëria ndaj institucioneve dhe krejt spektrit politik është në nivel kritik, si rezultat i paaftësisë së elitave politike për të përmirësuar jetën e qytetareve. Ajo çka duhet në këtë vend, pikësëpari është; demokratizimi i vërtetë i subjekteve politike,

Upload: bekim-baliqi

Post on 04-Feb-2016

34 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Veshtrim rreth zhvillimeve ne vend. Botuar ne Sbunker.net

TRANSCRIPT

Page 1: Demokracia përtej inateve

Demokracia përtej inateve

Demokracia si koncept, është njëra prej atyre që në shkenca shoqërore konsiderohen si ‘nocione përherë të kontestuara’. Së këndejmi, ekzistojnë shumë përkufizime, qasje e debate rreth asaj se çka e përbën demokracinë. Pavarësisht qasjeve të ndryshme teorike, karakteristik për vendet që janë në transicion, si rasti i Kosovës, është se demokracia varet shumë nga legjitimiteti, stabiliteti socio-politik si dhe sundimi i ligjit. Në raste kur këto mungojnë ose janë të dobëta edhe vet demokracia është e brishtë, qoftë si formë qeverisjeje, qoftë edhe si vlerë shoqërorë e politike. Çka jo rrallë herë, sidomos në kontekstin tonë, keqpërdoret si ‘tirani e shumicës’ apo edhe si ‘refuzim i sistemit’ në emër të demokracisë. Kjo do të thotë se veprimet dhe qëndrimet politike, bëhen duke u arsyetuar se janë demokratike përkatësisht se ato të oponentëve janë anti-demokratike.

Shtetformimi i Kosovës i bërë sipas planit të negociuar ndërkombëtarisht, pra plani i Ahtisaarit, udhëhiqet nga ai lloj demokracie e njohur edhe si demokracia konsocionale, tipar dallues i së cilës është pikërisht arritja e konsensuseve politike. Çka nënkupton se vendimet e rëndësishme politike nuk mund të merren bazuar vetëm në forcën numerike të votave, pra nga mbivotimi, por duke arritur pajtueshmëri mes palëve. Seancat e fundit parlamentare në vend dhe vazhdimi i krizës politike, po dëshmojnë se partitë politike më shume se për konsensuse janë të interesuara për inate politike.

Prandaj edhe Kosova është duke kaluar në një fazë, ku besueshmëria ndaj institucioneve dhe krejt spektrit politik është në nivel kritik, si rezultat i paaftësisë së elitave politike për të përmirësuar jetën e qytetareve. Ajo çka duhet në këtë vend, pikësëpari është; demokratizimi i vërtetë i subjekteve politike, transformimi i elitave si dhe angazhimi më i fuqishëm i qytetareve.

Bekim BALIQI