departamenti i të drejtës civile, -...
TRANSCRIPT
Departamenti i të Drejtës Civile,
Fakulteti i Drejtësisë,
Universiteti i Tiranës
në bashkëpunim me
Departamentin e Drejtësisë,
Fakulteti I Shkencave Politike – Juridike,
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
dhe
Departamenti i së Drejtës,
Fakulteti Ekonomik,
Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
ORGANIZOJNË
Konferenca Shkencore Kombëtare
“E DREJTA PRIVATE DHE PROBLEMATIKAT E SAJ
NË LEGJISLACIONIN SHQIPTAR”
23 Nëntor 2018
Tiranë
“E DREJTA PRIVATE DHE PROBLEMATIKAT E SAJ NE LEGJISLACIONIN
SHQIPTAR”
Departamenti i të Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
në bashkëpunim me
Departamentin e Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Politike – Juridike, Universiteti
“Aleksandër Moisiu”, Durrës
dhe
Departamenti i së Drejtës, Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
organizojnë
Konferencën Shkencore Kombëtare “E Drejta Private dhe problematikat e saj në
legjislacionin shqiptar”, që do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, UT, në
23 Nëntor 2018.
Kjo konferencë ka për qëllim që të shërbejë si një forum ku studiuesit e të drejtës
private të kenë mundësinë të paraqesin punimet e tyre dhe të shkëmbejnë mendime lidhur
me problematikat ligjore që ekzistojnë aktualisht në këtë fushë dhe të propozojnë ndryshime
apo përmirësime të mundshme. Konferenca synon mbledhjen në një forum të studiuesve të
së drejtës (doktrina), profesionistëve (praktika gjyqsore) dhe atyre që po hedhin hapat e para
drejt botës akademike dhe profesionale juridike.
Konferenca do të zhvillohet në gjuhën shqipe me qëllim nxitjen e një debati sa më real dhe
efikas, si dhe evidentimin e problematikave duke u bazuar në kritikën juridike dhe empirike.
Fushat ku duhet të orientohen punimet e konferencës (dhe jo vetëm):
• Zhvillimet në Marrëdhëniet Pronësore dhe Problematikat e tyre ndër vite;
• Rregullimi i Marrëdhënieve midis Bashkëshortëve dhe Kontrata Martesore;
• Format më të reja Kontraktore në Qarkullimin Civil;
• Marrëdhëniet Juridiko-Civile me elementë të huaj;
• Zhvillimet e të Drejtës Sindikaliste në Marrëdhëniet e Punës;
• Reforma në Drejtësi në Aspektin Civil;
• Ndryshimet e Legjislacionit Procedurial Civil në kuadër të Reformës në Drejtësi;
• Zgjidhjet Alternative të Mosmarrëveshjeve Civile me Karakter Civil, Tregtar,
Familjar;
• Rishikimi i skemave në Mbrojtjen Sociale;
• Zhvillimet dhe ndryshimet në Legjislacionin Tregtar;
• Konkurrenca në Marrëdhëniet Private;
Pronësia intelektuale etj.
Komiteti Shkencor
Anëtarët e këtij komiteti do të kujdesen për aspektin akademik, shkencor dhe profesional të
cilësisë së artikujve dhe origjinalitetit të tyre. Gjithashtu ato do te drejtojnë dhe panelet e
konferencës.
Prof. Dr. Zhaklin Peto, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. Dr. Argita Malltezi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. Dr. Kestrin Katro, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. Dr. Nada Dollani, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. Dr. Eriona Katro, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. As. Dr. Flutura Kola, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. As. Dr. Anjeza Liçenji, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. As. Dr. Ersida Teliti, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. As. Dr. Maks Qoku, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. As. Dr. Ervin Pupe Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. As. Dr. Ilir Rusi Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. As. Dr. Ilda Melo, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. As. Dr. Eneida Sema, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. As. Dr. Ervis Çela Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Prof. As. Dr. Andon Kume Fakulteti I Shkencave Politike – Juridike, Universiteti
“Aleksandër Moisiu”, Durrës
Prof. as. Dr. Arben Cara Fakulteti I Shkencave Politike – Juridike, Universiteti “Aleksandër
Moisiu”, Durrës
Prof. as. Dr. Ulpian Hoti Fakulteti I Shkencave Politike – Juridike, Universiteti “Aleksandër
Moisiu”, Durrës
Prof. as. Dr. Rezarta Tahiraj Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”,
Elbasan
Prof. as. Dr. Arber Gjeta Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
Prezantimi i punimeve dhe diskutimi në konferencë
Konferenca do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të organizohet në disa panele
paralele. Çdo pjesëmarrës do të ketë 10-15 minuta për të parashtruar punimin e tij së bashku
me konkluzionet. Së paku. një nga autorët e punimeve duhet të jetë i pranishëm
personalisht dhe të prezantojë punimin ditën e konferencës. Në të kundërt punimi nuk do
të botohet dhe autorët nuk do të pajisen me çertifikatën e pjesëmarrjes.
Abstrakti dhe formati i punimit
Autorët duhet të paraqesin një përmbledhje të çështjes që duan të trajtojnë duke pasur
parasysh respektimin e afatit për ta dërguar dhe lidhjen e argumentit me temat e konferencës.
Abstrakti duhet të jetë maksimalisht 250 fjalë, 5-7 fjalë kyçe dhe të përmbajë titullin e
punimit, emrat e autorëve, adresën elektronike të tyre dhe Universitetin nga vijnë (ose
qendrën e punës).
Çdo punim duhet të ketë këtë format: Formati i faqes A4, Fonti Times New Roman 12,
hapësira 1, marxhins 2.5 cm. Titulli i punimit duhet të jetë i vendosur në mes të faqes me
shkronja kapitale me bold dhe gjatësia e punimit duhet të jetë jo më shumë se 6000 fjalë,
përfshirë edhe referencat me footnotes dhe bibliografinë.
DATA TË RËNDËSISHME
Dërgimi i abstrakteve 18 Tetor 2018
Njoftimi për pranim të abstrakteve 25 Tetor 2018
Dërgimi i punimeve të plota 18 Nëntor 2018
Data e Konferencës 23 Nëntor 2018
Dërgimi në e-mail: [email protected]
Vendi i zhvillimit të konferencës : Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Kostot e pjesëmarrjes
Tarifa e pjesëmarrjes është 5 000 ALL në konferencë .
Ju lutemi:
Shpërndani këtë thirrje për konferencë midis kolegëve dhe të interesuarve për studime mbi
argumentin.
Vëmendje:
Artikujt duhet të dërgohen të plotë brenda datës së përckatuar në thirrje. Në rast të kundërt
nuk do të botohen në Librin e Punimeve të Konferencës.