deshmite e dhunes pergjate regjimit komunist

13
Tema :Deshmite e trishta te regjimit komunist. ELVA’s

Upload: elvakastrati

Post on 14-Jul-2015

516 views

Category:

Government & Nonprofit


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST

Tema :Deshmite e trishta te regjimit komunist.

ELVA’s

Page 2: DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

Shqipëria gjatë 45 viteve pas çlirimit nga nazistët, përjetoi një prej prej diktaturave komuniste më të egra në Europe. Gjatë kësaj periudhe u ekzekutuan për motive politike burra dhe gra. Janë dënuar me burg, ose dërguar në kampet e punës së detyruar mijera persona dhe me pas kaluan në kampet e internimit . Komunistët erdhën në pushtet nëpërmjet luftës kundër okupatorit dhe kundërshtarëve politik dhe e mbajtën pushtetin me anë të dhunës si tipari kryesor i luftës së klasave, , individëve dhe grupe të shumta brenda gjirit të partiesse krijuar. Për mbajtjen e pushtetit, Partia Komuniste, krijoi institucionet e dhunës, të cilat quheshin organe të diktaturës së proletarjatit, misioni i të cilave ishin te shërbenin në mbajtjen e pushtetit. U kujdes që organet e drejtësisë penale, të ishin besnike të saj dhe klasave e grupeve shoqërore që ajo përfaqësonte duke shtypur, dënuar e persekutuar pjesën tjetër të shoqërisë. Parimet e sanksionuar në kushtetutë, për barazinë para ligjit, unitetin e popullit, drejtësinë e paanshme, ndalimin e diskriminimit etj, kanë qenë thjesht slogane abstrakte, paasnjë vlerë. Politika kriminale, legjislacioni penal dhe sistemi i drejtësisë penale i Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës së proletariatit, ishin pjesë përbërëse e sistemit socialist. Funksioni kryesor i shtetit totalitar ishte dhuna dhe shtypja, që përcaktonte politikën kriminale dhe luftën juridike penale si formë të luftës klasore. Si model i politikës kriminale, legjislacionit penal dhe zbatimit të vendimeve penale, ishte marrë eksperienca e vendeve të bllokut komunist të Europës Lindore dhe kryesisht eksperienca sovjetike. Politika kriminale si nje pjesë e politikës së përgjithshme shtetërore, u zhvillua nën orjentimet dhe udhëheqjen politike dhe ideologjike të Partisë së Punës, e cila solli pasoja shumë negative jo vetëm në dhënjen e drejtësisë, por edhe në kuturën demokratike dhe shtetin ligjor. Partia u kthye në të vetmin pushtet real në Shqipëri, e cila qëndronte mbi çdo institucion, mbi gjyqësorin, legjislativin dhe ekzekutivin. Përmasat e politizimit të organeve të drejtësisë, u rritën veçanërisht pas viteve 1966-1967, kur nën shembullin kinez, udhëheqja komuniste shqiptare, ndërmori reformat për revolucionarizimin e vendit, thellimin e vijës së masave dhe luftën kundër burokratizimit. Kjo periudhë u shoqërua menjë ashpërsim të mëtejshëm të luftës së klasave dhe me ndryshime në legjislacionin penal, i cili u çvesh dhe u pastrua nga ato pak parime, të cilat formalisht ishin sanksionuar më parë. Burgjet e regjimit komunist u bënë simboli më i qartë i dhunës, shkeljeve të të drejtave të qytetareve dhe shtypjes. Nën shembullin e Gulagut të Bashkimit Sovjetik u ngriten kampet e punës se detyruar ku u grumbulluan mira te burgosur ordiner dhe politik, të cilët kanë punuar në kushte çnjerzore të çveshur dhe pa ushqyer, nën kërcënimin e armve.Të burgosurit dhe të paraburgosurit e regjimit komunist, si dhe familjarët e tyre, janë një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë shqiptare, të cilët përballuan peshën kryesore të dhunës, shtypjes dhe shfrytëzimin barbar për ndërtimin e vendit pa asnjë shpërblim.

Page 3: DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST

Sami Dangëllia, 43 vjet burg Historia e njeriut që vuajti më

shumë nga komunizmi

Ka lindur në fshatin Menkalas të Devollit më 1920 –të, fëmijërin e kaloi në fshat, më vonë shkon

ushtar dhe që andej bashkohet me Ballin Kombtar dhe bëhet një nga aktivistët kryesorë të

krahinës, por nuk zgjati dhe komunistët kthehen fitues dhe menjëherë fillojnë të ndjekin familjet

nacionaliste, balliste dhe kundërshtaret politik.

Pre e kësaj gjuetie u bë edhe Sami Dangëllia. Kështu më 8 Tetorë 1944, arrestohet dhe burgoset

në burgun e Korcës dhe vetëm një vitë më vonë e shpallin “armik të popullit” Sami Dangëlli u

vendosë në burgun e Burrelit. Më pas fillojë interrnimi, por së shpejti do të ridënohej dhe 1960

dënohet me 25 vjetë burg dhe dërgohet përsëri në Burrel, ku do të mirrte dhe nofkën “Gjyshi”.

Më pas kalvarin e vuajtjeve do ta kolojë në Spac, ku Dangëllia punonte shumë për të nxjerrë

bukën e gojës , pasi nuk kishtë as një ndihmë nga të afërmit.

Punoi i skllaveruar, por i pamposhtur nga torturat dhe ne 21 Maj 1973, ishte një nga

organizatorët e revoltës së Spacit. Megjithse nuk është lancuar si emër (sepse gjatë këtyre viteve

revolta e Spacit është shkruajtur sic edhe e përmendëm më lart sipas orekseve të ca të burgosurve

të vegjel) Një fakt të tillë e ncjerrë në pah redaktori i gazetës “Liria” Vesejl Kulla i cili në një

takim të organizuar enkas për revolten e Spacit, oratori bëri prezent jo vetëm qëndresën e

Dangëllisë në revoltën e Spacit, por dhe faktin se ky i fundit vuajti 43 vjet burg.

Pas revoltës së Spacit, Dangëllia ridel për të tretën herë në gjyq dhe dënohet me 25 vjet burg dhe

5 vjet humbjen e qytetarisë pas burgut. Sami Dangëllia vdiq në moshën 61 vjecare në burg, pra

43 vjetë burg gati dyfishi i Mandelës.

Lajmi i vdekjes

Ra çanga (kështu i nis rreshtat një bashkëvujtës) për t’u rreshtuar në punë. Pasi dolën të gjithë të

burgosurit vumë re se mungontë Sami Dangëllia. Pak minuta më vonë verifukuan disa gardian

dhe më pas hyri mjeku, ku doli me një mimikë të ç’thurur, duke thënë, që ka ndërruar jetë. Kjo

ngjarje e dhimbshme përkon me datën 23 prill 1987, në orën 23. Varrimi u bë nga burgu, pa e

parë askush dhe pa e ditur se ku u varros, Sami Dangëllia që vuajti plotë 43 vjetë burg.

Page 4: DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST

Sulo Gradecit I shpetuari I denimit me vdekje

Sulo Gradecit. Njeriu që iu besua për 30 vjet jeta e Enver Hoxhës,

tregon për momentet e tmerrshme të periudhës së luftës nacional-

çlirimtare, kur ai në moshën 15-vjeçare u radhit në formacionet e

rregullta partizane. Akte të larta heroizmi, por edhe momente tmerri

ku vetëm çastet dhe rastësitë e ndanin atë nga vdekja. Kështu, Sulo

Gradeci përfundon luftën duke pasur si "peshqesh" prej saj plot tre

plagë të rënda në trup, ku një plumb i ka përshkruar kokën. E

ndërkaq, në surprizat e këtyre rrëfimeve regjistrojmë të veçantën e

panjohur më parë atë që pikërisht Balli Kombëtar, në mesin e vitit

1942 ka marrë një vendim ekstrem që kudo të gjendej Sulo Gradeci të qëllohej pa hezitim. Por, ndërkaq

edhe Sulo Gradeci ka marrë një urdhër në vitin 1943 për të gjetur komandantin e tmerrshëm të Ballit

Kombëtar në Berat Kadri Cakranin dhe ta ekzekutonte në atentat

Ismail Kadare: Kasem Trebeshina vrasesi ne

zbatim te urdherave te Enverit

Shkrimtari Ismail Kadare akuzon për

vrasjet e kryera në vitin ‘43 shkrimtarin

Kasem Trebeshinën, si ndër themeluesit e

Sigurimit të Shtetit në diktaturë, ish-oficer

i saj. Rasti është vrasja e partizanit Zaho

Kokës, të përfshirë në

historinë e famshme të dashurisë, që

endet akoma si mister, me Ramize

Gjebrenë që u pushkatua nga partizanët.

Këtë e ka konsideruar Kadare si krimin

fonditor, me të cilën nis ngritja e

doktrinës komuniste në një sistem

kriminal. Kjo trondit dhe pozicionin letrar

të Trebeshinës: A mund të quhet disident?

Në sprovën letrare të botuar gati një vit

më parë, “Mosmarrëveshja”, dëshmia e

Kadaresë i referohet heshtjes ndaj

Page 5: DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST

dëshmive arkivore për këtë ngjarje në librin e S. Bejkos, “Disidentët e rremë”.

Mato Hasamataj :Ekzekutimi I Ramize Gjebreas

Ishte 5 marsi i vitit 1944. Mungonin vetëm dy udhëheqësit . Komandanti i Brigadës së V-të,

Shefqet Peçi, dhe Komisari Hysni Kapo, ndërkohë që organizohej vrasja për akuzën e pabesë, në

shtabin partizan

21 –vjeçarja, përgjegjësja e rinisë së brigadës së V-të Sulmuese, Ramize Gjebrea, pushkatohet në

5 mars të vitit 1944, pa asnjë provë por me urdhër nga lart që kurrë nuk u mor vesh nga cili

nënshkruhej.

Të vërtetat e kësaj vrasjeje janë në varr por nuk është bërë asnjë përpjekje edhe për të gjetur

autorët e këtij ekzekutimi megjithëse, një vit më vonë u Zhvillua gjyqi i Gjykatës së Lartë.

Ramizeja u akuzua se ishte e dashura e fshehtë e Komandantit të batalionit të Brigadës së V-të,

Zaho Koka, e ndërsa ishte zyrtarisht e fejuara e Nako Spirut. Gabim ky i pafalshëm, (dashuritë e

fshehta) për “partinë” dhe Ramize Gjebrea meritonte ekzekutimin e pabesë prapa shpine…!

Por pse jo, shkaqet këtij ekzekutimi lidheshin me luftën personale për karrierë që në ato vite

kishte shpërthyer etshëm.

Me këtë akuzë, pra imoralitet, gjykata e Brigadës së Pestë e dënon Ramizenë me pushkatim.

Ramize a do të ishte ende gjallë, në qoftë se letra e korrierit, e nisur nga Shtabi i Përgjithshëm I

Ushtrisë do të mbërrinte tri orë më parë në Ramicë të Vlorës, e cila kundërshtonte vendimin e

Gjykatës së Brigadës së V-të, për ekzekutimin e saj.

Por ishte tepër vonë, Ramizesë nuk i rikthej më jeta edhe pse e drejta për të jetuar i jepej edhe

nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.

Ramzie Gjebrea shkaku kryesor qe coi ne

pushkatimin e saj ishte letra e

meposhtme.Asnjehere nuk u akuzua drejtperdrejt

se cilat ishin arsyet e sakta te denimit te saj me

vdekje.Te vertete e morri ajo me vete tashme vetem

analistet mund te japin opinione te ndryshme

gjithmone hipoteza..

Page 6: DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
Page 7: DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST

Visar Zhiti I shpetuar I denimit me vdekje

Ish i burgosuri politik, Visar Zhiti, nje nga ata qe doli i gjalle nga ky ferr, mbasi pati edhe nga ata

qe nuk munden te mbijetonin per te treguar mbi burgjet e tmerrshme te diktatures Enveriste

Arrestimi i Visarit, erdhi pas denoncimit që i bënë redaktorët e libri të tij në shtëpinë botuese

“Naim Frashëri”, në Tiranë, që e cilësonin si armik dhe akuza ndaj tij ishte: ”Nxirës i realitetit

kundra realizmit socialist dhe poezi me ekuivoke kundra partisë e udhëheqësit të saj”.Pasi kaloi

nëtë muaj në hetuesi, duke i provuar gati të katër stinët e vitit aty në qeli, Visari doli në gjygj aty

nga mesi i prillit i vitit 1980-të. Gjygji u bë në qytetin e Kukësit me dyer të hapura dhe me ftesa,

duke zgjatur për dy ditë.Visar Zhiti nuk i pranoi akuzat që i bëheshin duke u shprehur: “Në

letërsi gjërat janë gjithmonë subjektive dhe si të tilla ato lënë mundësi për keqinterpretime. E për

këto nuk mund të quhesh armik”. Pas këtyre fjalëve, prokurori e akuzoi atë se po bënte përsëri

agjitacion e propagandë dhe aty në sallë. Në përfundim trupi gjykues e dënoi me dhjetë vjet burg

politik dhe heqjen e të drejtës së botimit përgjithmonë kur të dilte nga burgu.Tre katër vitet e

para të dënimit, Visari i vuajti në burgun e Spaçit duke punuar me tre turne nëpër galeritë e

minierave të piritit. Më pas ai u dërgua në kampin e Qafë- Barit (Pukë) duke punuar në minierat

e akullta të saj, që dikur specialistët sovjetikë i kishin cilësuar si të papërshtatëshme për të

punuar fuqi njerzore. Edhe në ato kushte Visari gjente mundësinë për të shkruar poezi…Gjatë

afro tetë vjetëve në ato burgje, ai shkroi rreth 400 poezi duke i nxjerrë të gjitha prej andej, me

anë të nënës së tij kur i vinte për takim. Po në burgun e Spaçit ai shkroi dhe një roman të vogël, i

cili i humbi gjatë kontrolleve që bëheshin nga komanda e kampit.

Ekzekutimet qe ekzekutuan disa te burgosur politik te mesuar nga vete Visari

1. Lënia pa ushqim disa ditë.

2. Lënia pa bukë deri në vdekje.

3. Lënia zhveshur në të ftohtë.

4. Lidhja në pemë.

5. Lënia në diell…

6. Këmbët në thes me një maçok brenda (që të

çjerr e të çan…).

7. Rrahjet me dru, derisa të bëhesh plagë dhe të

të bjerë mishi.

8. Kruarja e plagëve të qelbëzuara me mjete të

forta.

9. Shpimi i mishit me tel të djegur.

10. Korrent elektrik në veshë.

11. Futja e kripës në mish të djegur.

12. Lagia me ujë të ftohtë.

13. Jeleku i hekurt (tortura e rëndë, të

shtrëngon deri sa vdes).

14. Dinamiti nën vete.

15. Shtrëngimi i gishtërinjve me pinca.

16. Futja e të pëgërave në gojë.

17. Varja me kokë poshtë.

18. Përgatitje varri, pushka në gojë.

19. Tentativë për çnderim të gruas a vajzës nga

policët në prani të të ndaluarit…

Page 8: DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST

Ekzekutimi I Havzi Neles nga Enver Hoxha kukes

Ai punoi si mësues në fshatra të ndryshme

të tilla si Kruma, Lojma, dhe Shishtaveci

deri në vitin 1967, kur ai u transferua në

Topojan. Topojani ishte vendi ku filluan

ngjarjet më dramatike të poetit dhe familjes

së tij.Havzi Nela kontrollohej vazhdimisht, u

mor në paraburgim shumë herë, dhe

kufizohej mbi llojin e punës që mund të

bënte dhe se ku ai mund të jetonte. Pasi u

lexoi nxënësve të tij poemën "Shko

dallëndyshe" shkruar nga Filip Shiroka,

Havzi Nela, me gruan e tij, Lavdie,

rrezikuan jetët e tyre duke marrë rrugën për

të kaluar kufirin në Kosovë më 26 prill,

1967. Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai

shkroi në një copë letre, "Lamtumirë, atdhe i

dashtun, po të la, por zemërplasun ..." dhe e

vendosi në degën e një peme lajthie që ta

gjenin rojet e kufirit.Një fat më tragjik do ta

ndjekë atë në Kosovë. Ushtarët jugosllav i

vunë në prangat Havzi Nelës dhe së bashku

me gruan e tij, i burgosën në burgun e

Prizrenit Më 6 maj, 1967, jugosllavët i

kthyen Havziun dhe Lavdien në pikën

kufitare të Morinës, në këmbim të

atdhetarëve shqiptarë nga Kosova që qeveria

komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte

policisë sekrete jugosllave, UDB.

Më 22 maj, 1967, poeti u dënua me

pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në

Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua.

Gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg.

Poeti kurrë nuk u pajtua me diktaturën dhe

marionetat e tij në burgje.

Më 8 gusht, 1975, atij iu shtuan edhe tetë

vjet në burg, sepse konsiderohej një armik i

zjarrtë i Partisë dhe popullit. Më 19 dhjetor,

1986, ai u lejua tën dalë nga burgu, por

vetëm për një kohë të shkurtër. Më pak se

një vit më vonë, më 12 tetor, 1987, ai u

arrestua dhe u dërgoi internua në fshatin

Arrën. Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë

e Shqipërisë të përbërë nga gjyqtarët

komunist Fehmi Abdiu, Vili Robo dhe

Fatmira Laskaj e hodhi poshtë kërkesën

Lavdie Nelës kundër dënimit burrit të saj me

vdekje. Gjykata vendosi që Havzi Nela të

dënohej me varje. Miratimi përfundimtar i

dënimit me vdekje nga Kryetari i

Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz

Alia, çoi në ekzekutimin Havzi Nelës.

Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të

mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të

qytetit të Kukësit.Pasi u ekspozua gjatë

gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë

terroristët komunistë e morën trupin e tij dhe

e futën atë vertikalisht në një vrimë të

krijuar nga heqja e një shtyllë druri. Ai ishte

i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të

gjithë të vdekurit. Ai qëndroi në këmbët e tij

për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20

gusht 1993.

Page 9: DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST

Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të

përqendrimit

Page 10: DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST

Perbindeshi Skender Kosova

(ekzekutues dhe pjesmarres ne tortura)

FOTO te marra nga albumi “Terrori I kuq ne Shqiperi”

Page 11: DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
Page 12: DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST

pamje e pjesshme e burgut te

Tiranes.

Page 13: DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST

Ky ishte veprimi I fundit qe na lajmeroi se

vertete Shqiperia kishte fituar demokracine….

Liria e fjales dhe e mendimit I tha fund terrorit te qeverise se

kuqe Enevriste …