detyrat dhe roli i psikologut në shkollë

11
Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë. Shërbimi psikologjik në institucionet arsimore parauniversitare përbën një risi për arsimin tonë kombëtar, çka hedh edhe një hap tjetër në përqasjen e sistemit tonë arsimor me sistemet bashkëkohore evropiane e botërore. Implementimi i tij fillon në vitin mësimor 2004-2005. Shërbimi psikologjik në shkolla do të kryhet nga një specialistë. Specialisti i shërbimit psikologjik duhet të ketë përfunduar studimet universitare në degën e psikologjisë apo të jetë mësues me specializim pasuniversitar në këto fusha. Në mungesë të tyre, përzgjidhen specialistë të shkencave social-politike ose degëve të tjera të përafërta me to. Specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës, është një person kyç në mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore edukative të institucionit arsimor. Veprimtaria e tij zhvillohet në lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me stafin pedagogjik dhe drejtues të shkollës, me prindërit dhe komunitetin, ku ndodhet shkolla. Qëllimi kryesor i punës së specialistit të shërbimit psikologjik në shkollë fokusohet në promovimin dhe zhvillimin mendor e fizik të nxënësve si dhe në ndihmesën dhe mbështetjen që jep për rritjen e cilësisë së procesit të mësimnxënies dhe mësimdhënies. Specialisti i shërbimit psikologjik bashkëpunon me personelin administrativ dhe pedagogjik për konceptimin dhe realizimin e shërbimeve që lidhen me vlerësimin e rezultateve të nxënësve, me orientimin e karierës dhe me zhvillimin social dhe personal të nxënësve, nëpërmjet: - Sigurimit të shërbimeve të drejtëpërdrejta për fëmijët dhe nxënësit në nevojë.. - Vlerësimit dhe interpretimit të rezultateve të nxënësve, të stafit pedagogjik të shkollës dhe të prindërve. - Shërbimeve këshillimore dhe trajnuese për stafin e shkollës dhe prindërit - Konceptimit dhe realizimit të shërbimit psikologjik në përputhje me politikat e zhvillimit të arsimit dhe të institucionit arsimor. AlbGirl

Upload: luis-sweet

Post on 13-Apr-2015

1.105 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

Detyrat dhe roli i psikologut ne shkolle

TRANSCRIPT

Page 1: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë

Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.

Shërbimi psikologjik në institucionet arsimore parauniversitare përbën një risi për arsimin tonë kombëtar, çka hedh edhe një hap tjetër në përqasjen e sistemit tonë arsimor me sistemet bashkëkohore evropiane e botërore. Implementimi i tij fillon në vitin mësimor 2004-2005. 

Shërbimi psikologjik në shkolla do të kryhet nga një specialistë. Specialisti i shërbimit psikologjik duhet të ketë përfunduar studimet universitare në degën e psikologjisë apo të jetë mësues me specializim pasuniversitar në këto fusha. Në mungesë të tyre, përzgjidhen specialistë të shkencave social-politike ose degëve të tjera të përafërta me to.

Specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës, është një person kyç në mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore edukative të institucionit arsimor. Veprimtaria e tij zhvillohet në lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me stafin pedagogjik dhe drejtues të shkollës, me prindërit dhe komunitetin, ku ndodhet shkolla.

Qëllimi kryesor i punës së specialistit të shërbimit psikologjik në shkollë fokusohet në promovimin dhe zhvillimin mendor e fizik të nxënësve si dhe në ndihmesën dhe mbështetjen që jep për rritjen e cilësisë së procesit të mësimnxënies dhe mësimdhënies. 

Specialisti i shërbimit psikologjik bashkëpunon me personelin administrativ dhe pedagogjik për konceptimin dhe realizimin e shërbimeve që lidhen me vlerësimin e rezultateve të nxënësve, me orientimin e karierës dhe me zhvillimin social dhe personal të nxënësve, nëpërmjet:

- Sigurimit të shërbimeve të drejtëpërdrejta për fëmijët dhe nxënësit në nevojë.. - Vlerësimit dhe interpretimit të rezultateve të nxënësve, të stafit pedagogjik të shkollës dhe të prindërve.- Shërbimeve këshillimore dhe trajnuese për stafin e shkollës dhe prindërit- Konceptimit dhe realizimit të shërbimit psikologjik në përputhje me politikat e zhvillimit të arsimit dhe të institucionit arsimor.

AlbGirl

AlbGirlAnëtar/e Nderi

Page 2: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë

Gjinia: 

Shenja e Horoskopit: Numri i Postimeve: 238Mosha: 28Vendndodhja: Ketu ku jamProfesioni: E papunePikët: 90Vlersuar: 2Data e Regjistrimit: 18/09/2008Humor: Shume

Post n°2

 Re: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë...

 nga AlbGirl prej Mon 22 Sep 2008, 12:181. Detyrat e specialistit të shërbimit psikologjik

1. a) KëshillimiKëshillimi realizohet përmes mbledhjeve me anëtarët e stafit pedagogjik të shkollës dhe komunitetit të prindërve për të diskutuar, identifikuar dhe parandaluar probleme të ndryshme si dhe për të programuar ndërhyrje dhe shërbime të nevojshme. Procesi këshillues përfshin:

- Këshillimin e stafit pedagogjik në lidhje me nevojat e nxënësve.- Këshillon stafin për konceptimin dhe realizimin e planit të ndërhyrjeve në ndihmë të nxënësve.- Këshillon dhe ndihmon prindërit të njohin e të kuptojnë nevojat e fëmijëve dhe reralizon veprimtari kualifikuese me ta.- Ndihmon stafin pedagogjik dhe prindërit për hartimin e planeve të bashkëpunimit të shkollës me familjen.- Ndihmon nxënësit që kanë vështirësi e probleme përshtatjeje me ndryshimin e klasës, ciklit apo shkollës. - Bashkëpunon me shërbime të ndryshme të specializuara të komunitetit si: shërbimi shëndetësor, shërbimi social, OJF-të e ndryshme, etj.

1. b) Ndihma për këshillin e mësuesve të shkollës.Specialisti i shërbimit psikologjik të shkollës, ndihmon këshillin e mësuesve dhe zhvillon konsultime me ta për mbarëvajtjen e procesit mësimor edukativ. Identifikon së bashku me mësuesit, nxënësit me probleme dhe parashtron planin e trajtimit të tyre. Detyrat kryesore të specialistit të shërbimit psikologjik në këtë rol janë:

- Merr pjesë në analizat vlerësuese të veprimtarisë mësimore edukative në bazë klase, cikli dhe shkolle. - Zhvillon konsultime me mësuesit dhe prindërit.- Merr pjesë dhe ndihmon në hartimin dhe zbatimin e planit mësimor -edukativ të shkollës.- Ndihmon në mënyrë të veçantë në zhvillimin e veprimtarive edukative që lidhen me sjellje dhe etikën e nxënësve.- Koncepton ndëryhyrje dhe strategji veprimi aty ku e gjykon të arsyshme si dhe bën rekomandime të përshtatshme.- Kur është e nevojshme referon përpara këshillit të mësuesve për rastet tipike që janë trajtuar.

Page 3: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë

1. c) Këshillimi psikologjik individualSpecialisti i shërbimit psikologjik i shkollës zhvillon seanca psikologjike me nxënës të veçantë për probleme të caktuara. Gjatë ofrimit të këtij shërbimi specialisti duhet:

- Të ruajë konfidencialitetin (fshehtësinë)- Informon drejtuesin e shkollës për atë çka duhet të dijë.- Informon prindërit dhe merr miratimin e tyre.- Lidhet me struktura të specializuara jashtë shkollës për të siguruar një trajtim më të mirë të nxënësve me probleme.

1. d) Këshillimi psikologjik në grupNë veprimtaritë këshilluese në grup, specialisti i shërbimit psikologjik së bashku me dy ose më shumë nxënës, organizon seanca në mjediset e qendrës së shërbimit psikologjik për të zgjidhur probleme të caktuara. Gjatë ofrimit të këtij shërbimi specialisti duhet:

- Të ruajë konfidencialitetin (fshehtësinë)- Informon drejtuesin e shkollës për atë çka duhet të dijë.- Informon prindërit dhe merr aprovimin e tyre për atë që bënë.- Lidhet me struktura jashtë shkollës për të siguruar një trajtim më të specializuar

AlbGirl

AlbGirlAnëtar/e Nderi

Gjinia: 

Shenja e Horoskopit: Numri i Postimeve: 238Mosha: 28Vendndodhja: Ketu ku jamProfesioni: E papunePikët: 90Vlersuar: 2

Page 4: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë

Data e Regjistrimit: 18/09/2008Humor: Shume

Post n°3

 Re: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë...

 nga AlbGirl prej Mon 22 Sep 2008, 12:192. Vlerësimi psikoedukativ Vlerësimit psikoedukativ përmban të dhëna për sjelljet e nxënësve gjatë zhvillimit të procesit mësimor-edukativ. Qëllimi kryesor është identifikimi i faktorëve që ndikojnë në përparimin e nxënësve dhe realizimin e procesit mësimor edukativ. Ky informacion përdoret për t’ju dhënë përgjigje problemeve të shkollës. Gjatë ofrimit të këtij shërbimi specialisti duhet:

- Të marrë në konsideratë tërësinë e informacioneve që lidhen me problemin. - Të vëzhgojë nxënësit gjatë procesit mësimor -edukativ.- Të realizojë vlerësimin e sjelljeve funksionale të nxënësve.- Të sigurojë instrumenta të vlerësimit individual. - Të interpretojë rezultatet e vlerësimit dhe të përcaktojë marrëdhëniet që ekzistojnë midis rezultateve dhe arritjeve të objektivave mësimore-edukative.- Të bëjë rekomandimet e nevojshme.

AlbGirl

AlbGirlAnëtar/e Nderi

Gjinia: 

Shenja e Horoskopit: Numri i Postimeve: 238Mosha: 28Vendndodhja: Ketu ku jamProfesioni: E papunePikët: 90Vlersuar: 2Data e Regjistrimit: 18/09/2008Humor: Shume

Page 5: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë

Post n°4

 Re: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë...

 nga AlbGirl prej Mon 22 Sep 2008, 12:203. Edukimi specialSpecialisti i shërbimit psikologjik, është anëtar i grupit të mësuesve të ngarkuar nga drejtoria e shkollës për edukimin special. Specialisti i shërbimit psikologjik ofron shërbime të tilla, si:

- Ndihmon në përgatitjen e planit të veprimtarive për fëmijët me nevoja të veçanta.- Bën vlerësimin e ecurisë së fëmijëve me nevoja të veçanta.- Administron vlerësimet e bëra.- Bën rekomandimet e duhura.- Përgatit me shkrim raporte për vlerësimin.- Ndihmon në përgatitjen e programeve mësimore-edukative individuale.- Siguron ndërhyrjen e shërbimeve të specializuara sipas problemeve, që kanë fëmijët.

AlbGirl

AlbGirlAnëtar/e Nderi

Gjinia: 

Shenja e Horoskopit: Numri i Postimeve: 238Mosha: 28Vendndodhja: Ketu ku jamProfesioni: E papunePikët: 90Vlersuar: 2Data e Regjistrimit: 18/09/2008Humor: Shume

Post n°5

 Re: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë...

 nga AlbGirl prej Mon 22 Sep 2008, 12:20

Page 6: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë

4. Veprimtari kualifikuese në ndihmë të stafit pedagogjik dhe prindërveSpecialisti i shërbimit psikologjik i shkollës zhvillon veprimtari kualifikuese me stafin pedagogjik dhe prindërit për të rritur dhe zhvilluar njohuritë e tyre në drejtim të krijimit të një mjedisi të përshtatshëm dhe nxitës për zhvillimin e shëndetshëm mendor të nxënësve. Detyrat kryesore të specialistit të shërbimit psikologjik në këtë drejtim janë:

- Planifikon, zhvillon dhe koordinon veprimtari kualifikuese që trajtojnë tema për shëndetin mendor. - Siguron informacionin e duhur për komunitetin që lidhet me tema të shëndetit mendor.- Informon mësuesit e shkollës dhe komunitetin për shërbimet që ofron specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës.

AlbGirl

AlbGirlAnëtar/e Nderi

Gjinia: 

Shenja e Horoskopit: Numri i Postimeve: 238Mosha: 28Vendndodhja: Ketu ku jamProfesioni: E papunePikët: 90Vlersuar: 2Data e Regjistrimit: 18/09/2008Humor: Shume

Post n°6

 Re: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë...

 nga AlbGirl prej Mon 22 Sep 2008, 12:215. Veprimtari studimore Është detyrë e specialistit të shërbimit psikologjik të përcaktojë natyrën, qëllimin dhe shtrirjen e shërbimeve që ofron në shkollë. Specialisti në bashkëpunim me drejtuesit dhe mësuesit e shkollës, koncepton dhe realizon planin e shërbimeve që i ofrohet shkollës. Në konceptimin e veprimtarisë planifikuese studimore specialisti i shërbimit psikologjik merr në konsideratë:

Page 7: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë

- Rezultatet e shkollës, krahasuar me shkollat e tjera të rrethit dhe më gjerë.- Vlerësimet që janë bërë për shërbimin psikologjik.- Merr aprovimin e drejtuesve të shërbimit psikologjik.- Merr në konsideratë dhe përfshin komentet, sugjerimet e këshillit të mësuesve, këshillit të prindërve dhe përfaqësive të ndryshme të nxënësve.

AlbGirl

AlbGirlAnëtar/e Nderi

Gjinia: 

Shenja e Horoskopit: Numri i Postimeve: 238Mosha: 28Vendndodhja: Ketu ku jamProfesioni: E papunePikët: 90Vlersuar: 2Data e Regjistrimit: 18/09/2008Humor: Shume

Post n°7

 Re: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë...

 nga AlbGirl prej Mon 22 Sep 2008, 12:226. Zhvillimi profesionalPraktika e zhvillimit të shërbimit psikologjik, si dukuri e re në shkollën tonë, do t’i nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme që lidhen me konsolidimin e këtij shërbimi në përshtatje me zhvillimet e reja në fushën e psikologjisë. Realizimi i teknikave dhe procedurave të reja të vlerësimit etj., realizohet nëpërmjet njohjes dhe studimit të arritjeve të fundit të shkencës në këtë fushë. Specialistët e shërbimit psikologjik duhet të mbështeten, të ndihmohen dhe të nxiten të marrin pjesë në seanca kualifikuese, për të rritur dhe siguruar një nivel gjithmonë e më të lartë të shërbimit psikologjik. Për këtë qëllim, specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës duhet:

Page 8: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë

- Të marri pjesë në mbledhje dhe trajnime profesionale.- Të jetë në korrent të literaturës bashkëkohore.- Të marrë pjesë në veprimtari edukative mësimore.

Detyrat e përcaktuara më lart mundësojnë sigurimin e një shëbimi sa më cilësor në dobi të nxënësve. Me qëllim që ky shërbim të jetë sa më pranë nevojave të nxënësve, përcaktimi i prioriteteve të punës së specialistit të shërbimit psikologjik, do të bëhet në përputhje me nevojat e shkollës dhe komunitetit në të cilin gjendet shkolla.

EFORMA E KURRIKULËS

Kjo reformë përfshin reformimin e programeve, teksteve, mësimdhënies, vlerësimit të arritjeve të nxënësve, si dhe

kualifikim e mësuesve.

Karakteristikat kryesore të kurrikulës së re për gjimnazin janë:

-Kurrikula e re është e modelit anglo-sakson. Ndarja e kurrikulës në kurrikulë bërthamë, e cila është e detyrueshme

për të gjithë nxënësit, dhe atë opsionale, duke theksuar kështu kurrikulën me bazë shkolle;

-Kurrikula niset nga kompetencat-kyç evropiane të cilat, nga ana e tyre, zbërthehen në synimet për disa aftësi bazale

ndërkurrikulare siç janë të menduarit kritik dhe ai krijues, menaxhimi i informacionit, aftësia e të punuarit në grup, etj.

Kurrikula e re mbështetet në një dokumentacion kurrikular të plotë ku përfshihen; Korniza kurrikulare, Standardet e

fushave të të nxënit, Programet lëndore, Udhëzuesi për zbatimin e kurrikulës së re dhe Udhëzuesi sipas fushave

lëndore dhe lëndëve.

Në Arsimin Profesional, reforma kurrikulare ka çuar në konceptimin e një kurrikule dynivelëshe, kurrikulës në nivel

qendror, e hartuar sipas kornizës evropiane të kualifikimeve dhe KSHK, dhe asaj në nivel shkollor, që siguron

përshtatjen me nevojat lokale të tregut.

Zotërimi i gjuhës angleze është deklaruar një prioritet i arsimit të mesëm, në kuadër të iniciativës “Shqipëria

anglishtfolëse”. Mësimi i gjuhës angleze tani nis më herët, qysh në klasën e tretë dhe vazhdon deri në fund të shkollës

së mesme.

Shërbimi psikologjik në shkollë është institucionalizuar. Ky shërbim ofrohet në të gjitha shkollat dhe kopshtet të zonës

urbane dhe gradualisht po punohet për shtrirjen e këtij shërbimi në shkollat dhe kopshtet e zonat rurale.

Pjesë e reformës kurrikulare është edhe reforma e teksteve e cila instaloi modelin e teksteve alternative, me

përzgjedhjen e të cilëve ka një rol të rëndësishëm vetë shkolla. Reforma e bëri tregun e teksteve të hapur për botues

të vendit dhe të huaj. Shteti subvencionon koston e paketës së teksteve drejtpërdrejt tek prindërit e nxënësve. Sipas

politikës së subvencionit për tekstet favorizohet arsimi bazë, familjet me nevoja ekonomike dhe fëmijët me nevoja të

veçanta.

Reforma e kurrikulës u mbështet nga shtrirja e IT në programe dhe funksionimin e shkollës

Reforma e vlerësimit të arritjeve, si pjesë e reformës së kurrikulës, konsiston në zbatimin e MSH dhe të provimeve të

lirimit.

Në vitin shkollor 2005-2006 filloi funksionimin MSH e cila mbështetet në vlerësimin e jashtëm me anë të një Testi unik

në shkallë vendi. Ajo përbëhet nga katër provime, dy provime të detyruara, (Matematikë dhe Gjuhë amtare) dhe dy

provime me zgjedhje. Rezultatet e arritura me MSH përbëjnë 80% të numrit total të pikëve, mbi bazën e të cilëve

pranohen studentët në degët që dëshirojnë, përmes një sistemi qendror të pranimeve, (Sistemit Meritë dhe

Preferencë).

Page 9: Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë

Që nga viti shkollor 2008-2009, Provimet e Lirimit zhvillohen vetëm me shkrim dhe me administratorë që janë mësues

të shkollave të tjera. Vlerësimi i testeve bëhet nga komisione me vlerësues të jashtëm të ngritura pranë secilës

DAR/ZA.

Duke filluar nga viti 2007, provimet zhvillohen vetëm me shkrim, me test të hartuar në nivel DAR-i, me administratorë

jo mësues të shkollës dhe vlerësim me notë nga mësues të jashtëm të caktuar nga DAR.

Është realizuar reforma e zhvillimit profesional të mësuesve e mbështetur në trajnimin modular , të mësuesve dhe

drejtuesve të shkollave dhe drejtorive rajonale.

Reforma shënon një kalim nga sistemi i bazuar kryesisht në ofertë në sistemin e bazuar kryesisht në kërkesë. Ky është

një sistem tregu, thuajse i lirë, i trajnimit të mësuesve në punë.

Janë hartuar dhe janë në proces miratimi, draftet e standardeve të mësuesve, drejtuesve të shkollave, mentorëve dhe

këshilltarëve pedagogjikë.

Reforma e sistemit të zhvillimit të burimeve njerëzore u shoqërua edhe me ngritjen e një database të informatizuar

që përmban të gjitha të dhënat profesionale të punonjësve.

Faqja e parë Mësuesit Kurrikula

NJOFTIME PËR SHTYP

PUBLIKIME

FJALIME

KALENDARI I EVENTEVE Copyright © 2010 MASH. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

ërkujdesi social në Shqipëri është i mangët dhe në shumë raste inekzistent, ndaj reformimi i tij është i domosdoshëm. 

Agjencia zviceriane për zhvillim përmes UNICEF-it i ka dhënë Ministrisë së Punës një grant prej 3.3 milion eurosh për reformimin e  përkujdesjes sociale, i cili si prioritet ka decentralizimin dhe dhënien e kompetencave pushtetit vendor për dhënien e shërbimeve ndaj personave në nevojë.  “Ne dhe partnerët tanë jemi të vendosur që sistemi i shërbimit social të funksionojë për ata që kanë më shumë nevojë. Nëse sistemi nuk po funksionon, nuk ndihmon njerëzit në nevojë, atëherë ai nuk është i mirë. Ndërkohë që reforma ecën përpara, ne do të shikojmë nëse sistemi funksionon ose jo për popullatën rome, për fëmijët dhe gratë e abuzuara dhe për shtresat e tjera të popullsisë në rrezik”, deklaroi Detlef Palm, kreu i UNICEF-it për Shqipërinë.

Ndihma ekonomike që i jepet cdo familje të varfër, është fare pak ndaj kërkohet një reformim i sistemit, në mënyrë që cdo familje në nevojë t’u ofrohen shërbime sociale.

Ekspertët mendojnë se gjatë këtyre katër viteve është shumë e rëndësishme të arrihet trajnimi, por edhe fuqizimi i punonjësve socialë, si dhe rregullimin e tërë kuadrit ligjor mbi të cilin do të veprohet. 

Pushteti vendor ka një rol të rëndësishëm pasi ai duhet të financojë këto qendra rezidenciale dhe duhet të sigurojë vijimësinë e tyre për një kohë të gjatë.