detyrë kursi, mardhënie ndërkombëtare

38
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO JURIDIKE DEGA: SHKENCA POLITIKE VITI: II TEMA: ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE DHE ROLI I TYRE NË ZHVILLIMIN E SHQIPËRISË Punoi: Enxhi Ismaili Pranoi: Eva Allushi

Upload: eismaili

Post on 23-Jan-2018

4.425 views

Category:

News & Politics


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO JURIDIKE

DEGA: SHKENCA POLITIKE

VITI: II

TEMA: ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE DHE ROLI I TYRE NË

ZHVILLIMIN E SHQIPËRISË

Punoi: Enxhi Ismaili

Pranoi: Eva Allushi

Page 2: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

PËRMBAJTJA

SLIDE 1. CJANË ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE?

SLIDE 2. KLASIFIKIMI I ON

SLIDE 9. HISTORIKU I KRIJIMIT TË ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE.

SLIDE 11. ORGANIZATAT E SHEK XXI

SLIDE 12. SHQIPËRIA DHE ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

SLIDE 21. MARËDHENIET PAS VITEVE 90

SLIDE 27. MISIONI I ALEANCËS SË ATLANTIKUT TË VERIUT NATO

SLIDE 34. PËRFUNDIME

Page 3: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

ABSTRAKT:

Ky punim ka si qëllim shqyrtimin e rolit që kanë luajtur dhe kontributit që kanë dhënëorganizatat ndërkombëtare në zhvillimin e vendit tonë pas përmbysjes së regjimitkomunist. Fillimisht është pjesa teorike përshkruese e përkufizimit të organizatavendërkombetare, ndarjeve te tyre dhe historikut të zanafillës së organizatavendërkombëtare. Me pas punimi përqëndrohet në Shqipëri, duke trajtuar raportin që ka pasur Shqipëria me organizatat e huaja në periudhën e sistemit komunist dhe më pas marëdhëniet e vendit tonë me organizatat ndërkombëtare në periudhën post komuniste. Pas kësaj pjese teorike vazhdohet me përfitimet konktrete dhe rolin që kanë luajturorganizatat e ndryshme ndërkombëtare në zhvillimin e vendit tonë, ku për arsye tënumrit të shumtë te organizatave që kanë kontribuar në Shqipëri kam perzgjedhur përtë analizuar misionin e vetëm tre prej tyre koktretisht PNUD-in, OSBE-në, NATO-n.

Për sa i përket metodologjisë së përdorur për realizimin e punimit mund te theksoj qëkonceptimi i këtij studimi është bërë duke hulumtuar dhe referuar libra të ndryshëmbashkëkohorë, materiale nga interneti të marra nga adresa zyrtare, artikuj , revista sidhe raporte të organizatave të marra në studim në lidhje me ecurinë e zhvillimit tëShqipërisë.

Procesi i zhvillimit në Shqiperi u shoqërua me hapjen e ekonomisë dhe demokratizimittë institucioneve dhe shoqërisë me ndihmën e shprehur nëpërmjet huave dhe fondevetë organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore , Fondi Monetar Ndërkombetar, Fondacioni Soros, Bashkimi Europian etj. Organizatat ndërkombëtare janë bërë pjesë e rëndësishme e procesit të zhvillimit dhe demokratizimit të vendit dhe prania e tyrendihet në cdo aspekt te jetës politike dhe shoqërore. Nga zhvillimi i punimit del në pahteza që organizatat ndërkombëtare kanë ndikuar në procesin e zhvillimit dhedemokratizimit të vendit nëpërmjët kontributit ekonomik dhe asistencës së tyre pothujsenë cdo fushë. Zhvillimi e progresi Ivendit është arritur në sajë të investimeve te huaja nëcdo aspekt qoftë politik, social, arsimor shëndetsor, shoqëri civile etj.

Page 4: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

“KËRKESA PËR SIGURI NDËRKOMBËTARE PËRFSHIN

DORËZIMIN PA KUSHTE TË TË GJITHË SHTETEVE, NË NJË

MASË TË CAKTUAR TË LIRISË SË TIJ TË VEPRIMIT,

SOVRANITETIT TË TIJ, DHE LE TË JETË E QARTË PËRTEJ CDO

DYSHIMI, SE ASNJË RRUGË TJETËR NUK MUND TË COJË NË

NJË SIGURI TË TILLË.”

( ALBERT EINSTAIN)

.

Page 5: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARECJANË ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE?

Organizatat ndërkombëtare apo Aleancat janë një koalicion shtetesh,

të cilët për të arritur qëllime të caktuara bashkërendojnë veprimet

ndërmjet tyre. Pjesa më e madhe e aleancave zyrtarizohen me traktate

të shkruara dhe kanë të bejnë me kërcënimin e përbashkët e çështje të

tjera të lidhura me sigurimin ndërkombëtar, dhe vazhdojnë të

egzistojnë në lidhje me një tërësi çështjesh e për një periudhë kohore

të caktuar.

Zakonisht Organizatat apo Aleancat kanë si synimqë të nisin

veprimarinë e tyre ndaj të tjerëve, fuqinë e pjesëtarëve të sajme

synimin për pengimin dhe shmangien, që cenojnë lirinë e sigurinë apo

ndihmojnë prosperitetin shtetëror. Duke I grumbulluar së bashku

aftësitë e tyre të fuqisë, dy ose më shumë shtete mund të ushtrojnë

një ndikim më të madh në mirëkuptimin paraprak me shtetet e tjetë

Burimi: “Organizatat dhe institucionet ndërkombëtare” - Prof Elmaz Leci fq. 18

Page 6: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

Organizatat ndërkombëtare janë klasifikuar në dy kategori kryesore:

1. Organizata ndërqeveritare (IGO)

2. Organizatat jo qeveritare (INGO)

Një organizatë ndërqeveritare (IGO) është një organizatë e përbërë kryesisht nga

shtete sovrane shpesh të referuara si shtetet anëtare , ose organizata të tjera

ndërqeveritare. Organizatat ndërqeveritare janë quajtur shpesh organizatat

ndërkombëtare, edhe pse ky term mund të përfshijë edhe organizata

ndërkombëtare joqeveritare të tilla si organizatat ndërkombëtare jo-fitimprurëse

(OJQ) ose korporatat multinacionale

Burimi: http://www.intergovernmentalorganizations.org/

Page 7: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Në nje aspekt tjetër organizatat klasifikohen mbi bazë të shtrirjes gjeografike

dhe antarësisë.

Në këtë klasifikim kemi dy tipe organizatash ato globale dhe rajonale.

Organizata rajonale mbledh ne vetvete vende të një mjëdisi të ngjashëm

për të zgjidhur probleme me të cilat nuk mund të merreshin në nivel

kombëtar dhe që do të trajtoheshin në mënyrë ineficente nga insitucionet

më të gjëra.

Organizata rajonale ka në përbërje një numër të kufizuar antarësh

shumë prej të cilëve janë afër gjeografikisht, ekonomikisht dhe politikisht

të ngjashëm. Kjo do të sillte në një mënyrë siguri kundër kërcënimeve të

jashtme.

Ndërkohë organizatat globale kanë në përbërje të tyre shtete nga

anembanë botës. Ato përbëjnë bazën për sigurinë kolektive për cështjen

e paqes dhe prosperitetit.

Burimi: Orinda Malltezi – “klasifikimi i organizatave ndërkombetare”,

leksione të shpërndara në klasë, fq9

Page 8: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Ajo cka i dallon dy llojet kryesore të

organizatave është që organizatat

ndërqeveritare janë organizata

ndërkombëtare, anëtare të të cilave

janë shtetet. Ndërsa organizatat jo

qeveritare janë shoqatat që përbehen

nga anëtarë të tillë si individë ashtu

dhe grupe. Ato janë organizata

transnacionale të përbëra nga

qytetarë privatë që mbajnë një status

konsultativ. Ato përfshijnë shoqata

profesionale, fondacione, koorporata

multinacionale ose grupe aktive

ndërkombëtare të vecanta në shtete të

ndryshme që bashkohen së bashku

për të punuar në lidhje me interesa të

përbashkëta.

Në trendin e politikave botërore vihet re nje rritje e

numrit të organizatave joqeveritare. OJQ janë

shumë, të tilla si Amnesty International, Federata

Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës,

Oxfam International, CARE, Save the Children etj.

Burimi: Charls Kangley,”Politikat

boterore”fq 157

OJQ-të kryejnë një sërë funksionesh. Ato japin

informacion dhe ekspertizë teknike për qeveritë

dhe organizatat ndërkombëtare (të tilla si agjencitë e

specializuara të OKB-së) çështjet të

ndryshme ndërkombëtare. Ato mund të ofrojnë

ndihmë humanitare lehtësim dhe zhvillim

(p.sh., Kryqi i Kuq, Oxfam, dhe CARE). OJQ-të

gjithashtu mund të monitorojnë të drejtat e

njeriut apo zbatimin e rregulloreve mjedisore (p.sh.,

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e

Natyrës, Amnesty International, Human Rights

ëatch, dhe Transparency International).

Organizatat ndërkombëtare jo qeveritare kanë luajtur

role qendrore në fushatat globale kundër

skllavërisë, tregtisë në fildishit, gjueti balenash, e në

fushata sensibilizuese kundër dhunes së

ushtruar ndaj grave. Burimi: Karen Mings, Bazat e

Marëdhënieve Ndërkombëtare, AIIS,

Tiranë 2008,fq 210

Page 9: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

HISTORIKU I KRIJIMIT TË ORGANIZATAVE

NDËRKOMBËTARE.

Shtetet kanë krijuar organizatat ndërkombëtare për të bërë gjëra të cilat ato nuk

mund ti arrin vetëm, ose për të parandaluar të ndodhnin gjëra të cilat nuk ishin

në interes të shteteve. Organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare nuk e kanë

krijuar vetë veten e tyre, ato u disenjuan, suportuan dhe u operuan nga shtetet të

cilat i krijuan ato.

Hapat e para të krijimit të organizatave ndërkombëtare datojnë në vitin 1648

me Vastfalinë .

Nocioni tradicional i organizatave ndërkombëtare qeveritare bazohet në

pikpamjen e shtetit Sovran në marëdheniet ndërkombeëtare e cila përmban

tre elemente kryesorë:

1. 1. Vetëm shtetet sovrane janë subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

2. 2. Këto shtete janë të barabarta në pozitën e tyre në lidhje me ligjet

ndërkombëtare.

3. 3. Këto shtete sovrane janë me kushtetutë vetfunksionuese dhe e drejta

ndërkombetëtare nuk mund të ndërhyjë në autoritetin e brendshëm të

qeverive të tyre

Page 10: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

OR

GA

NIZ

ATA

TD

HE

INS

TIT

UC

ION

ET

ND

ER

KO

MB

ETA

RE/ P

RO

F,

EL

MA

ZL

EC

I… F

Q, 1

6

Pavarsisht

dështimit Lidhja e

Kombeve është një

pjesë shumë e

rëndësishme e

historisë së

organizatave

ndërkombëtare. Ajo

është e

rëndësishme për

vetë faktin se ajo

krijoi konceptin e

sigurisë kolektive

dhe përgjegjësisë

së shteteve në

shmangien e luftës

dhe ruajtjes së

paqes pavarsisht

se liga e kombeve

nuk arriti të

shmangë dot fillimin

e luftës së dytë

botërore.

Shfaqjet e para tw OrganizataveNdwrkombwtare nisin aty para Luftws sw II Botwrore dhe gradualisht si nevojw e njerwzimitpwr marrveshje, morwn pwrmasa krijimi njwrapas tjetrws deri nw nw tw madhen me pwrmasauniversale siç ishte Lidhja e Kombeve. Deri nwvitin 1935 ishin krijuar mw shumw se 90 organizata ndwrkombwtare. Roli dhe rwndwsiae tyre nw pwrgjithwsi qwndron nw faktin se atorealizuan qwllimet e krijimit dhe sesa atorealizuan qwllimet e krijimit dhe se sa atorealizuan objektivat dhe synimet. Efiçenca e Organizatave Ndërkombëtare tw para Luftws swDytw Botwrore llogaritet me efektivitetin e tyrenw dobi tw çwshtjeve tw njerwzimit, pwr tw cilatduhet thwnw se ato ndahen nw dy pjesw: Organizataqw patwn fatin e Lidhjes swKombeve, e cila me pazotwsinw e saj nukmundi qw tw ndikojw mbi protagonistwt e shpwrthimit tw Luftws sw Dytw Botwrore, dhenw Organizata tw karakterit humanitar si prsh, Kryqi I Kuq, I cili edhe nw kohw krize tw madhesiç ishte Lufta e Dytw Botwrore, e tregoi veten sinjw organizwm efiçent.

Page 11: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

ORGANIZATAT E SHEK XXI

Organizimi Ndërkombëtar është një proces, organizatat ndërkombëtarepërfaqsojnë aspekte të fazës së këtij procesi që ka mbërritur në një pikë tëcaktuar…( Inis Claud)

Gjatë periudhës midis dy luftërave Organizatat Ndërkombëtare ( IO) u shtuan shumë nga 50 që ishin në fillim duke arritur në 80. Ndërkohë qëpas Luftës së Dytë Botërorë deri në vitin 1980 numri i IO arriti deri në6000. Një grup tjetër i organizatave u krijuan gjatë dhe pas luftës së dytëbotërore me qëllim që të shmangnin konfliktet ekonomike dhe të ruaninqëndrueshmërinë monetare dhe tregtinë e lirë. U krijua sistemi monetar iBreton ëoods i cili kishte Amerikën si valutën qëndrore e cila shërbente sireference për valutat e tjera.

Dy Organizata Nderkombëtare të tjera u formuan si pjesë e këtij sistemi: FMN u caktua me kontrollene hyrje-daljen e pagesave ndërsa Banka Botërore mbikqyrte zhvillimet ekonomike dhe rindërtimet pasluftës. 18 GATT që u hap me qëllim ruajtjen e tregtisë së lirë në bazë të parimitantidiskriminim në vitin 1947 u zevëndësua në vitin 1995 nga ËordTendence Organization (ËTO) e cila ishte më strikte dhe e përqëndruar nëkompetencat e saj.

Burimi: http://www.imf.org/

Page 12: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

SHQIPËRIA DHE ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

Historiku:

Vendosja e sistemit demokratik në Shqipëri i dha fund periudhës afro gjysmë shekullore të regjimit

komunist. Në ketë mënyre vendi hyri në rrugën e demokracisë. Në bazë të këtij sistemi Shqipëria

natyrshëm do të orientohet në vendosjen e marëdhënieve diplomatike me vendet perëndimore dhe

rrjedhimisht duke u bërë antare e shumë organizatave ndërkombëtare e në raste të tjera duke

shprehur aspiratat për të qënë pjesë e tyre. Por lidhjet e Shqiperisë me organizatat e huaja janë

shfaqur që para viteve 1990.

Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore Shqipëria bën përpjekje për pjesëmarrje në Lidhjen e

Kombeve në mënyre që të arrinte njohjen dhe ekzistencen e shtetit te pavarur shqiptar. Ne Lidhjen e

Kombeve Shqipëria u përfaqsua nga një delegacion shqiptar i cili dha informacione mbi aspekte të

ndryshme në lidhje me formën e qeverisjes, si mbi fenë, arsimin sistemin e doganave, dhe

popullsinë e vendit si dhe informoi se qeveria kishte si objektiv për të ardhmen, hartimin e një

Kushtetute. Në Konferencen e Versajes Shqipëria u mor në mbrojtje nga Lordi Sësil i cili kërkonte

miratimin e kërkeses së Shqipërisë duke u shprehur se : “Shqipëria duhej të pranohej, pasi

paraqiste të gjitha karakteret e një kombi krejtësisht të formuar dhe se ajo kishte vuajtur po aq sa

kombet e tjerë të Ballkanit, prandaj duhej që t'i vinin në ndihmë”.

Page 13: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Vetëm pas shumë përpjekjesh e disa herë votimesh në asamble Lordi Sesil arriti që të influenconte

në votimin unanim për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Mbas fjalimit bindës të Lordit,

antarët që morën fjalën u bashkuan me propozimin e tij dhe i dhanë votën pranimit të kërkesës së

Shqipërisë, duke shprehur edhe dëshirën që Shqipëria të ishte një faktor mbështetës paqeje dhe

stabiliteti në Gadishullin Ballkanik. Kështu, kërkesa për anëtarësim e kopje. Shqipërisë u pranua

me 35 vota, pa asnjë kundërshtim. Në këtë mënyrë Shqipëria pranohet në Lidhjen e Kombeve më

17 dhjetor 1920. Ky akt shërbeu si një moment i kthesës së plotë në të mirë të çështjes së

Shqipërisë, mbasi Shqipëria u njoh si një shtet sovran dhe i pavarur.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore u bënë përpjekje për krijimin e një organizatë të re

botërore. Si rezultat i këtyre përpjekjeve u krijua OKB-ja e cila si nga shtrirja gjeografike dhe nga

rëndësia e problemeve që ka marrrë përsipër ka marr statusin e një organizate ndërkombëtare

universale të mirëfilltë. Iniciatorët e krijimit të OKB-së u bënë fuqitë e mëdha të koalicionit

antifashist. Kjo organizatë zëvendësoi Lidhjen e Kombeve e cila nuk ishte treguar efektive për

mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore. Në fillim në OKB u anëtarësuan vetëm shtetet fituese dhe

neutrale të Luftës së Dytë Botërore, por më pas u anëtarësuan edhe shtetet e tjera si Gjermania e

Japonia.

Page 14: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Në konferencën e mbajtur në San Franincisko në fund të prillit të vitit 1945 u

ftuan të gjitha ato shtete që kishin nënshkruar deklaratën e Kombeve të

Bashkuara të 1 Janarit 1942 si dhe ato shtete që i kishin shpallur luftë

shteteve fashiste përpara 1 marsit 1945. Por vendi ynë nuk mori asnjë ftesë

për në San Francisko sepse Shqipëria formalisht nuk i plotesonte te dy

kerkesat. Shqipëria bëri përpjekje për të qënë anëtare e OKB-së, por rruga e

saj drejt OKB-se ka qënë e vështirë dhe madje pak e pamundur për shkak të

kahut që ka marrë vendi jonë në këtë përiudhe kohore në drejtim të regjimit

komunist. Qeveria komuniste i drejtohet tre fuqive të mëdha duke i paraqitur

kërkesën që Shqipëria të thirrej në konferencën e San Franciskos. Ajo që iu

përgjigj kërkesës ishte vetëm SHBA-ja. Përgjigja vetëm nga ana e SHBA-së u

justifikua me faktin se ajo ishte qeveria e vendit që organizonte konferencën.

Si Londra dhe Uashingtoni e refuzuan këtë kërkesë të qeverisë sonë për të

qënë prezente ne Konferencë. Një arsye për mos pranimin e Shipërisë mund

të jetë druajtja nga ana e ShBA-se nga një zë dhe vote tjetër komuniste në

Kombet e Bashkuara.

Burime: 1. www. gazetarepublika.al : “Shqipëria para dhe pas Luftës së Parë

Botërore,diplomacia Europiane”

2. Odeta Barballushi, Politika e Jashtme e Shqipërisë, cikël leksionesh fq 2

Page 15: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Vendit tonë iu deshën gati 10 vjet që të bënte pjesë në Organizatën e

Kombeve të Bashkuara. Kërkesa e parë u paraqit më 20 dhjetor 1945

ndërkoh që pranimi u mundësua më 14 dhjetor 1955. Gjatë kësaj periudhe u

shfaqen shumë kundershti dhe barriera kunder shtetit shqiptar nga ana e

fuqive perëndimore. Që në fillim nisi diskutimi që u zhvillua në Këshillin e

Sigurimit për kërkësën e qeverisë shqiptare. Kërkesa hasi kundërshtinë që

u shoqërua me vendosjen vetos nga ana e SHBA-së dhe Britanisë. Arsyeja

kryesore e paraqitur si shkak i vetos qendronte në faktin që qeveria

shqiptare mohonte të drejtat e njeriut dhe vepronte në kah të kundër me

kartën e OKB-së. Karta e OKB-së shprehej se “çdo njeri kishte të drejtën e

lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të besimit”. Shqipëria e shpalosi

zyrtarisht mungesën e tolerancës fetare më 5 tetor 1965 ndërkoh që

marëdheniet e Shqipërisë me ShBA-në dhe Britaninë nuk patën zhvillime

positive për arsye ideologjike. Pavarsisht vështirësive të cilat zgjatën 10

vjet u arrit që në vitin 1955 së bashku me 16 shtete të tjera të pranohej dhe

Shqipë ria si anëtare e OKB-së. Por megjithatë Shqipëria do të kishte

marëdhënie shumë të kufizuara me OKB-në për shak të mungesës së

marëdhënieve normale me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Burime: Arben Puto, “E Drejta Ndërkombëtare

Publike” , Dudaj, Tiranë 2010, fq 484

Page 16: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Me përfundimin e luftësShqipëria doli e shkatrruar ngalufta dhe kishte nevojë përndihma. Për këtë qëllim UNRRA ( administrata e Kombeve tëBashkuara për ndihmën dherimekembjen, një agjenci e krijuar që në nëntor të vitit 1943 nga OKB-ja për tu ardhur nëndihmë vëndeve të shkatrruarnga lufta dhe për të rimëkëmburekonomine e tyre. Në planini e ndihmave për ShqipërinëUNRRA kishte caktuar ushqim, veshmbathje, vegla dhe pajisjebuqësore. Pra sic duket kjoorganizatë do bënte të mundursigurimin e mjeteve tëdomosdoshme dhe të nevojshmepër Shqipërinë.

Veprimatria e UNRRA-s nëShqipëri u vlerësua nga qeveriashqiptare nën kontekstin e marëdhënieve të Shqipërisë me Britaninë e Madhe dhe SHBA-në, marëdhënie të cilatkarakterizoheshin nga mungesae zhvillimeve positive, ftohjetension dhe mosbesim. Në këtekuadër cdo ndihmë që ofrohejnga ana e SHBA-së dhe fuqitë e tjera perëndimore cilësoheshinnga qeveria komuniste si mjetndërhyrjeje që synontë rrëzimin e saj nga pushteti. Në këtëpikëpamje u gjykua dhe PlaniMarshall për rimëkëmbjen e Europës.Burime: Arben Puto, “E Drejta

Ndërkombëtare Publike” ,

Dudaj, Tiranë 2010, fq 484

Page 17: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

,

Pra sic shihet Shipëria do të shkëpusë marëdhëniet diplomatike me vëndet

perëndimore dhe për rrjedhojë do të ndjekë të njëjtin qëndrim jo miqësor

me organizatat e krijuara nga këto vende për shkak të divergjencave

ideologjike. Kështu në këtë këndvështrim mund të shpjegohen dhe

marëdheniet e ish regjimit komunist me organizatat e krijuara në atë kohë

nga vendet demokratike konkretisht me Tregun e Përbashkët Europian (

TPE ) dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar ( FMN ). Në kohën gjatë Luftë s

së Ftohtë qëndrimi i Shqipërisë ndaj TPEsë ishte një qëndrim kundër duke

u shoqëruar me një propaganda kund r TPE-së . Edhe ndaj Fondit Monetar

Ndërkombëtar i cili ishte një organizëm i rëndësishëm financimesh u ndoq

e njëjta rrugë. Nuk mbahej asnjë lidhje dhe kjo organizatë u bë dhe objekt

kritikash deri në konferënca te nivelit të lartë . Banka Botërore një lloj si

Tregu i Përbashkët Europian apo dhe FMN-ja cilësoheshin organizma që i

shfrytëzonin popujt dhe shtetet që i pranonin ato.

Page 18: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.Në 4 prill 1949 u krijua organizata rajonale e NATO-s si Traktati Atlantikut Verior.

Qëllimi fillestar ishte për të mbrojtur Europën Perëndimore nga sulmet e mundshme

prej vëndeve komuniste të cilat drejtoheshin nga Bashkimi Sovjetik. NATO aleanca

Ushtarake e Atlantikut Verior konsiderohej nje organizëm agresiv dhe një armë në duart

e imperializmit. Madje sistemi komunist akuzoi NATO-n se po përgatiste një agresion

kundër shtetit tonë . Në këtë kuadër NATO në Shqiperi në varësi të sistemit politik ka

dy plane njohje: njëri eshtë ai I viteve 1940 dhe tjetri pas viteve 1990, kur Shqipëria u

hap me botën dhe vendosi marëdhenie diplomatike me shtete të ndryshme si rrjedhim

rivlerësoi Aleancën e Atlantikut Verior dhe paraqiti aspiratën për antarësimin në këtë

organizatë. Në planin e parë NATO u cilësua si një organizatë politiko -ushtarake ,vegël

e imperializmit dhe me të gjitha alibitë për pushtimin e Shqipërisë.

Me prishjen e marë dhenieve me Jugosllavinë Shqipëria nënshkruan marëveshjen e

parë ekonomike me Moskën. Në vitin 1949 Shqipëria bëhet anëtare e KNER-it

Këshillit për nihmë Ekonomike Reciproke dhe mori pjesë aktive në veprimtarinë e

kësaj organizate. Shqipëria përfitoi dhe nisi të merrte ndihmë ekonomike e

ushtarake dhe këshilltare nga vëndet e bllokut komuniste. Në maj te vitit 1955

Shqipëria u bë antare e Traktatit të Varshavës. Në këtë traktat ajo do të angazhohej

për miqësi, bashkëpunim dhe ndihmë reciproke me kombet e tjera të Bllokut

Sovjetik. Por me prishjen e marëdhenieve me Bashkimin Sovjetik Shqipëria doli dhe

nga këto organizma të cilat u etikuan nga regjimi i Enver Hoxhës si organizma

shfrytëzuese e agresive.

Page 19: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.Më vonë edhe marrëdhëniet e vetme ndërkombëtare, ato me Kinën, u prishën.

Prishja e miqësisë me Kinë në e solli qeverinë shqiptare në kërkim të një aleati

të ri në Politikën e Jashtme. Pas prishjes me Jugosllavine , Bashkimin Sovjetik

, Kinën , Shqipëria nuk gjeti aleat tjetër. Duke mos pasur zgjidhje tjetër

Shqipërisë iu ofrua politika e mbështetjes tek forcat e veta. Në themel të këtij

parimi qëndronte thelbi i regjimit komunist të viteve 1976-1990 izolimi I gjatë

dhe refuzimi i bashkëpunimit me shtetet e tjera. Kjo është e qartësuar dhe në

nenin 28të kushtetutë s së vitit 1976 në të cilën theksohet:

“Në Republikën Popullore të Shqipërisë ndalohet dhënia e koncesioneve,

krijimi i shoqërive dhe institucioneve të tjera ekonomike dhe finaciare të

huaja ose të përbashkëta me monopolet dhe me shtetet kapitaliste

borgjeze dhe revizioniste si dhe marrja e kredive prej tyre”.

Ky nen u aplikua per cdo organizate te huaj dhe nën pretekstin e kë tij neni u

mohua antarësia në to dhe ndihma ekonomike dhe bashkëpunimi i ofruar nga

shtete të ndryshme europiane. Marrëdhëniet e Shqipërisë me vëndet e tjera dhe me

organizmat ndërkombëtare në periudhën 1960-1980, zhvilloheshin mbi principe

ideologjike dhe jo mbi bazën e interesave kombëtare dhe duke iu permbajtur ketyrë

pricipeve Shqipëria shkëputi lidhjet me cdo shtet dhe për rrjedhoje me cdo

organizatë ndërkombëtare e cila nga këndvë shtrimi i qeverisë komuniste cilësohej

si denigruese ndaj këtyre parimeve. Gjatë përiudhës së viteve 1979- 1990 Shqipëria

me përjashtim të OKB-së nuk merr pjesë në asnjë organizatë ndërkombetare. Ajo

ishte vendi i vetëm i Europës që nuk bënte pjesë në OSBE.

Page 20: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Gjatë kësaj periudhe Shqipëria u përball me probleme ekonomike dhe

sociale që cuan në manifestime kundër sistemit. Një problem madhor për

sistemin komunist përbënte gjëndja ekonomike katasrofike e vendit.

Ekonomia jonë e centralizuar me nje teknologji te vjetë ruar pa investime

per rinovimin e saj, mungesa e lëndës së parë plus papunësia në rritje

përbërnin problematikat që e detyruan sistemin komunist të pranonte

pluralizmin. Me vendosjen e pluralizmit fillon një periudhe e re e

vendosjes së marëdhënieve diplomatike midis sistemit pluralist

demokratik shqiptar me vendet e tjera dhe për rrjedhoje antarësimin në

organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

Burimi: 1. Afrim Krasniqi, Sistemet Politike në Shqipëri

( 1912-2008), fq 214

2. Kushtetuta e vitit 1976

Page 21: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

MARËDHENIET PAS VITEVE 90 Në fillim të viteve 1990-të Shqipëria doli nga një sistem shumë i ashpër që

e kishte izoluar vendin për vite me rradhë, duke thelluar varfërinë dhe

rrënuar kapacitetet ekonomike të vendit.

Para njëzet vjetësh, Shqipëria kishte përpara dy sfida të mëdha lidhur me

transformimin ekonomik: 1) zhvendosja nga një sistem krejtësisht i

centralizuar drejt një ekonomie tregu dhe 2) Përshtatja me globalizmin si

një prirje e dukshme ndërkombëtare pas fundit të Luftës së Ftohtë.

Ndryshime te rëndësishme ndodhën në politikën e jashtme të shtetit

shqiptar. Prioritetet e Shqipërisë në këtë fushë u fokusuan dhe në

vendosjen dhe stabilizimin e marëdhënieve me organizatat ndërkombëtare.

Kjo mësë miri konfirmohet dhe në planin qeverisës të vendit në të cilin

theksohet se: “Politika e Jashtme e Shqipërisë do të vazhdojë me intensitet

të lartë pjesëmarrjen aktive, me të drejta të plota në shumë organizata

ndërkombëtare e koalicione, ku më kryesoret janë OKB, Këshilli i Evropës,

OSBE, Koalicioni Antiterror, UNESCO, Organizata e Frankofonisë si dhe

dhjetëra e dhjetëra organizata, konventa, nisma, struktura ndërqeveritare e

joqeveritare, me karakter ekonomik, kulturor, ekologjik, shkencor, juridik,

arsimor etj;

Burime: 1. Ylli Bufi, “Anëtarësimi i Shiqipërisë në FMN dhe fillimet e

reformës ekonomike” ,fq 18 …. 2. www.bankofalbabia.org

Page 22: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

,

Anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore nuk do të konvertohej në një llogari

huaje me këto dy institucione. Kjo do të thoshte që Shqipëria kishte tashmë mundësi të përpunonte

strategjitë e saja të kalimit të krizës dhe të zhvillimit, programet e ndihmave, programet e investimeve,

programet e thithjes së investimeve të huaja dhe të teknologjisë së përparuar. Kjo do të thoshte që

Shqipëria mund të fillonte të zbatonte reformat në fushën ekonomike, sociale e në institucione, mund të

niste proceset e hapjes e të liberalizimit me qëllimin e vetëm për të siguruar ndërtimin e demokracisë

dhe zhvillimin e ekonomisë duke synuar në afat të gjatë integrimin në strukturat euro-atlantike. Nje

marrveshje e tille do te sillte shumë përfitime për Shqiperinë, përfitime te cilat do të realizoheshin ndër

vite nga mbështetja e projekteve te ndryshme te BB dhe FMN.

Banka Botёrore dhe FMN kanë lujtur nje rol kyc ne dhënien e huave të ndryshme ekonomike në drejtim

të zhvillimit të Shqipërisë . Gjatё 15 viteve tё fundit Banka Botёrore ka vёnё nё dispozicion tё

Shqipёrisё 820 milion USD pёr projekte pёr pёrmirёsimin e infrastrukturёs dhe nxitjen e zhvillimit tё

qyteteve, modernizimin e bujqёsisё, pёrmirёsimin e kushteve ekonomike dhe qeverisjes sё mirё si dhe

mbështetje tё tjera financiare. Programi i Asistencёs pёr Shqipёrinё (Country Assistance Strategy 2006-

2009) formon bazёn pёr punёn e Bankёs Botёrore nё Shqipёri. Prioritetet e Bankёs Botёrore janë

sektorёt e infrastrukturës, shёndetёsisё dhe arsimit. Qeverisja e mirё pёrbёn njё temё qendrore – tё gjitha

ndërhyrjet e Bankёs Botёrore hartohen mbi bazёn e kёndvёshtrimit tё mbështetjes sё decentralizimit, tё

pjesëmarrjes mё tё gjerё tё qytetarёve dhe tё menaxhimit transparent tё administratёs.

Page 23: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

•Qё prej vitit 1997 Shqipëria ka përfituar nga FMN mbështetje nё shumёn prej 64

milion dollarë pёr reformimin e sektorit bankar dhe tё administratёs publike,

veçanërisht pёr administrimin financiar, si dhe pёr fuqizimin e stabilitetit

makroekonomik. FMN dhe BB ishin vetëm dy nga organizatat e para ndërkoh që

Shqipëria fillon dhe zgjeron nënshkrimin e marrëveshjeve dhe antarësine dhe në

organizata të tjera.

Kështu në fillim të viteve 90 Shqipëria hyn në marëdhënie me organizatën

rajonale të Bashkimit Europian duke u berë dhe një nga vendet aspirante për

antarësimin në këtë organizatë. Vendi ynë e shihte të ardhmen e tyre te lidhur

ngushte me anëtaresimin ne Bashkimin Evropian si një rrugë për forcimin e

sigurise , paqes, stabilitetit e prosperitetit social dhe ekonomik. Hapat e para

fillojnë që ne vitin 1992 vit në të cilin nënshkruhet marrëveshja e Bashkëpunimit

dhe Tregtisë mes BE dhe Shqipërisë.

Page 24: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Një organizatë tjëtër më të cilën Shqipëria nënshkruan marrëvëshje duke u

bërë pjesë e saj është Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë

OSBE-ja. Qëllimi kryesor i prezencës së OSBE-së në Shqipëri do të ishin nxitja

e demokratizimit, zbatimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, si dhe forcimin e

institucioneve demokratike, në përputhje me parimet, standardet dhe

angazhimet e OSBE-së. Bashkimi Evropian ёshtё që prej vitit 1991 organizata

kryesore nё Shqipёri. Ndihma e Komunitetit Evropian nё Shqipёri nё periudhën

1991-2004 ka arritur shumёn prej 1,2 miliardё Euro. Qё prej vitit 2001 CARDS

ёshtё instrumenti mё i rёndёsishёm financues i BE-sё pёr Shqipёrinё, me

ndihmёn e tё cilit mbështetet lidhja e Shqipёrisё me PSA dhe veçanёrisht

reformat nё katёr sektorёt prioritarë tё mёposhtёm: Drejtёsia dhe çështjet e

brendshme, krijimi I kapaciteteve administrative, zhvillimi ekonomik dhe social

si dhe stabiliteti dhe demokracia. Nё vitin e fundit tё ekzistencës sё tij programi

CARDS pёr Shqipёrinё ёshtё kuotuar me njё fond prej 45,5 milion EURO. Nga

viti 2007 CARDS do tё zёvendësohet nga instrumenti i paraantarёsimit IPA. Ky

instrument do tё paraqesё tё gjithё kuadrin e ri pёr tё gjitha masat e financuara

nga BE pёr mbështetjen e përgatitjeve pёr antarёsim tё vendeve kandidate dhe

vendeve kandidate potenciale, ku bёn pjesё edhe Shqipёria.

Burime: 1. www.mie.gov.al … 2. Mandati i prezencës së OSBE-së në

Shqipëri,vendim nr 588, www.osce.org/al

Page 25: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

Organizata Ndërkombëtare e Punës, UNIFEM Fondi i Kombeve të Bashkuara për

Gratë, IOM Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, ë HO Organizata Botërore

e Shëndetit. UNHCR Komisioni i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët,Save

the children, SOROS, FAO Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë, Care, ICRC

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq Duke parë numrin e madh të organizatave të

cilat filluan të operonin në Shqipëëri nëpërmjet investimeve në fusha të ndryshme

nga ana e qeverisë shqiptare u pa e domosdoshme ngritja e njё Departamenti

qëndror pёr Koordinimin e Strategjive dhe tё Donatorёve. Kjo agjenci u krijua nё vitit

2005. Ky departament ndodhet direkt në varёsinё e Kёshillit tё Ministrave dhe ёshtё

pёrgjegjës jo vetëm pёr koordinimin e donatorёve, por edhe pёr zbatimin e SPI-sё

dhe pёr zhvillimin e mёtejshёm tё strategjive tё zhvillimit, nё kёtё mёnyrё pёr

drejtimin e pёrgjithshёm tё proceseve të zhvillimit. Qeveria ka krjuar nё kёtё mёnyrё

bazёn pёr njё komunikim efektiv dhe pёr koordinimin me donatorёt, qё deri nё atё

kohё ishte drejtuar pothuajse vetëm nga komuniteti ndёrkombёtar i donatorёve. Si

Qeveria, ashtu edhe komuniteti ndёrkombёtar me këto struktura tё reja dhe me

pёrgjegjёsistё e qarta qё lidhen me to shfaqin synimin pёr tё pёrdorur fondet nё

dispozicion nё mёnyrё sa mё efiçiente dhe tё orientuar pёr tё përmbushur nё kёtё

mёnyrё edhe synimet e Deklaratёs sё Parisit.

Burime: 1. Lista e organizatave që veprojnë në Shqipëri-

http://www.mpcs.gov.al/

2. http://www.dsdc.gov.al/- Deklarata e Parisit.

Page 26: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

Si konkluzion mund të themi që Shqipëria me vendosjen e sistemit pluralist vendosi

ridimensionoi politikën e saj të jashtme. Me hapjen e Shqipërisë me botën e jashtme në

fillim të viteve 1990 filluan të ushtronin veprimtarinë e tyre një numër i konsiderueshem

organizatatsh të rëndëshishme ndërkombëtare si ato rajonale dhe ato globale. Gjatë

periudhës se tranzicionit Shqipëria gradualisht intensifikoi marrëdheniet. Gjatë kësaj

periudhe Shqipëria u pranua në Këshillin e Europës, aderoi për partneritetin për paqe.

Shqiperia ka zhvilluar marëdhënie të vecanta me NATO-n dhe në fillim të viteve 90 ka

kërkuar antarësimin në të. Sot Antarësimi në NATO nuk përbën më një aspirim të shtetit

shqiptar por përbën një finalizim si një vend anëtar i oraganizatës së Atlantikut të Veriut.

Ky antarësim u bë I mundur në 4 prill të vitit 2009. Që në fillim të viteve 90 Shqipëria bëri

përpjekje bashkëpunimi me Bashkimin Europian. Vendi ynë u fut në fondin Monetar

Ndërkombëtar dhe ka përfunduar marrëveshje të vecanta financiare me kete institucion

dhe Bankën Botërore. Në vitin 1999 vendi u antarësua në Organizaten Botërore të

Tregtisë ( OBT ). Shqipëria përfitoi nga SHBA-ja dhe BE-ja ndihmë të vecantë

ekonomike e politike për të kaluar krizën e vitit 1997 si dhe gjatë luftës së kosovës në

vitin 1999 ku u strehuan 600,000 shqiptarë të kosovës. Gjithashtu Shqipëria nënshkroi

në vitin 1999 Paktin e Stabilitetit për Ballkanin, pakt i cili krijon premisë për zhvillimin

ekonomik, tregtinë, investimet që afron Ballkanin me Europën. Sot në Shqipëri ushtrojnë

veprimtrinë e tyre një numër shumë i madh organizatash të cilat kanë si

mision pë rmbushjen e një sërë objektivash duke u përqëndruar pothuajse në të gjithë

sektorë te zhillimit e të gjitha fushat që mbartin mangësi e që kërkojnë zgjidhje me atë të

modeleve të servirura nga jashtë.

Burimi: Adem Mezini, “SHEKULLI I XX, Përmbajtja dhe Specifikat e

Tranzicionit Postotalitar në Shqipëri”, fq 221

Page 27: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

MISIONI I ALEANCËS SË ATLANTIKUT TË

VERIUT NATO

NATO-ja u themelua më 4 prill 1949, pas Luftës së Dytë Botërore. Kjoorganizatë u formua, si përgjigje ndaj kërcënimit të ekspansionit komunist pas luftës, ndërkohë që Bashkimi Sovjetik po shtrinte influencën e tij në Evropë. NATO- (North Atlantic Treaty Organisation - Organizata e Traktatit të Altantikutte Veriut), është aleanca mbrojtëse rajonale më e fuqishme në botë. Në fillimtë themelimit të saj ishin 12 shtete fillestare – dhjetë europiane dhe dy ngaAmerika Veriore: Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Greqia dhe Turqia u pranuan në vitin 1952, Gjermania në vitin1955 kurse Spanja më 1982-shin. Parulla e NATO-s ishte e tillë që “sulmi mbinjërin nga anëtarët do të konsiderohej si sulm mbi të gjithë”. Pra anëtarët do tambronin njëri-tjetrin nga ndonjë sulm i mundshëm i një shteti tjetër konkretishtkercënimi ishte Bashkimi Sovjetik. Si kundërpërgjigje ndaj NATO-s në vitin1955, BS krijoi një aleancë rivale të quajtur “Traktati i Varshavës”, e cila pushoisë ekzistuari në vitin 1991 pas shpërbërjes së kampit Sovjetik. RepublikaCeke, Hungaria dhe Polonia ishin vendet e para ish anëtarë të Traktatit tëVarshavës që arritën të anëtarësoheshin në NATO, në vitin 1999. Ndërkohë, që u antarësuan dhe vendet si Estonia, Letonia, Lituania, Sllovenia, Sllovakia, Bullgaria dhe Rumania.

Page 28: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Qëllimi kryesor i saj është i qartë suar në manualin e NATO-s në të cilin theksohet se roli kryesor

është: “të jetë ruajtëse e lirisë, civilizimit dhe trashëgimisë së përbashkët të anëtarëve duke

promovuar stabilitet dhe mirëqënie në zonën e Atlantikut të Veriut”.

NATO mbron vlerat e përbashkëta të demokracisë së aleatëve, lirinë e individit, rendin ligjor,

zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe nxit përhapjen e këtyre vlerave nëpër të gjithë zonën Euro-

Atlantike.

Pas fitores së Luftës së Ftohtë në vitin 1991 NATO-ja filloi transformimin e saj nga një aleancë për

mbrojtje nga sulmi bërthamor rus, në një aleancë paqeruajtëse dhe themeloi të ashtuquajturin

Partneritet për Paqe duke pranuar një varg shtetesh ish-komuniste, përfshirë edhe Shqipërinë.

Marëdheniet e para të Shqipërisë me NATO-n datëojne në qershor të vitit 1992 ku Shqipëria aplikon

dhe pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC). Qershor 1995,

Shqipëria u përfshi zyrtarisht në procesin e planifikimit dhe rishikimit të partneritetit për paqe

(PARP), proces i cili krijon kushte për të përfituar dhe aplikuar eksperiencën e NATO-s në fushën e

planifikimit të mbrojtjes. Duke marrë pjesë në ciklet e PARP, Shqipëria nisi shkëmbimin me NATO,

të informacionit dhe marrjen më në detaje të ekspertizës për çështje të një spektri të gjerë, që

përfshijnë politikën e mbrojtjes, zhvillimet për kontrollin demokratik të Forcave të Armatosura, mbi

forcat që Shqipëria ofron në dispozicion të NATO/PfP dhe planet përkatëse financiare.

Page 29: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Gjatë këtyre viteve Shqipëria ruan kontaktet me organiztën duke marë pjesë në

programe të ndryshme. Nga viti 1992 e deri në 2008, Shqipëria ka vazhduar procesin e

konsultimeve me NATO gjatë takimeve të përvitshme që janë zhvilluar në kuadër të

MAP, PARP dhe Ministerialit të NATO/EACP etj. Shqipëria ishte e angazhuar në

përmbushjen e 43 objektivave të partneritetit, që përcaktonin masat për të aftësuar më

tepër Forcat tona të Armatosura për të operuar së bashku me forcat e Aleancës.

Ndërkoh që bashkëpunimi arriti fazë te rë ndësishme me marrjen e ftesës së

anëtarësimit në NATO (në Samitin e Bukureshtit 2 prill 2008) dhe anëtarësimi me të

drejta të plota në Samitin e Strasburg & Kehl, 2 prill 2009, finalizoi ato përpjekje dhe

atë aspiratë mbarëshqiptare për anëtarësim në NATO. NATO ka pasur nje rol shum të

rëndësishëm për SHqipërinë gjatë administrimit të luftës në Kosovë në qershor 1998,

duke iu përgjigjur zhvillimeve dramatike në Kosovë, Ministrat e Mbrojtjes të NATO

vendosën adoptimin e një sërë masave konkrete ku veçohen, mbajtja e një stërvitje të

përbashkët ajrore të NATO mbi Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe hapjen e zyrës së

NATO-s në Tiranë. Fushata ajrore e NATO kundër Serbisë, për të ndërprerë fushatën

kriminale të spastrimit etnik të ndërmarrë nga regjimi i Millosheviçit, përbën një pikë

kulminante në historikun e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Aleancës.

Burime: http://www.mod.gov.al Historiku i marëdhënieve NATO-Shqipëri

Page 30: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Tani që Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në NATO edhe rritja profesionale

duhet të jetë në nivele të larta duke arritur standardet e NATO-s. Që nga anëtarësimi

zyrtar i Shqipërisë në NATO ka nisur të zbatohet Plani i Integrimit që nënkupton

reformimin e thellë të sektorit të sigurisë e mbrojtjes me qëllim ndërveprimin e plotë me

NATO. Pjesë e këtij plani është paketa me 49 objektiva force të cilat janë marrë përsipër

nga FASH si kapacitete operacionale të cilat vihen në dispozicion të NATO për misionet

aktuale dhe të ardhshme. Thelbin e tyre e përbën “Grup batalioni i lehtë” i cili

përfaqëson një “Task Forcë” me përbërje rreth 1000 veta.

Në thelbin e saj është një batalion këmbësorie i lehtë, i motorizuar, i mbështetur edhe

me njësi më të vogla (nivel kompanie apo toge) për cështje të tilla si shërbime zbulimi,

mbështetje me zjarr, mbulim nga ajri, shërbim policie ushtarake etj. Aktualisht, FASH

marrin pjesë në misionin ISAF të NATO në Afganistan në disa rajone si Heart (me

kontingjentin italian), Kabul (me kontingjentin turk), Kandahar (në misione speciale me

kontingjentin amerikan) etj. Në total janë rreth 330 trupa shqiptare që veprojnë në zona

të ndryshme të Afganistanit. Pra antarësimi në NATO i ka dhënë Shqipërisë nje rol

pjesëmarrës në operacione paqëruajtëse .

Page 31: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Për herë të parë pas hyrjes së Shqipërisë në NATO, COE-DAT është qendra e zbulimit dhe

mbrojtjes kunder terrorizmit vjen në Shqipëri për zhvillimin e kursit të avancuar një javor, me

temë “Analizat dhe strategjitë për të luftuar sulmet terroriste”. Kurs që u zhvillua në prill 2009 me

pjesëmarrjen e rreth 40 punonjësve të strukturave të ndryshme të armatosura shqiptare dhe të

vendeve fqinje. Qëllimi kryesor i kursit ishte analizimi i sulmeve terroriste të dimensioneve të

ndryshme dhe egzaminimin luftimit të terrorizmit në detaje. Lektorët e pranishëm ishin

akademikë të ndryshëm nga Turqia, Amerika, Anglia, Gjermania dhe Singapor, të cilët janë

ekspertë në fushën e mbrojtjes dhe luftës kundra terrorizmit. Si një vend më te drejta të plota

Shqipëria duhet të përafrohet dhe për nga niveli i Forcave të Armatosura duke nisur procesin e

modernizimit të tyre. Modernizimi i Forcave tё Armatosura është njё proces kompleks, i cili

përfshin ndryshimet thelbësore të kapaciteteve materiale për tё pёrmbushur objektivat

strategjikë. Forcat e Armatosura synojnë rritjen e niveleve cilësore nëpërmjet shndërrimit të tyre

në një forcë profesioniste, të mirëstërvitur, të pajisur me sisteme të teknikës dhe të armatimit

bashkëkohor, me mjete moderne e të ndërveprueshme, dhe të aftë për të realizuar operacione

të një spektri të gjerë. Këtij qëllimi I shërben procesi i modernizimit në FA. Ky modernizim do te

aplikohet në të gjitha llojet e FA si: moderniziminë pajisje, modernizimi ne Forcat Toksore,

modernizimi i Forcave Detare, modernizimi i Forcave Ajrore.

Page 32: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Antarësimi i Shqipërisë në NATO, përbën një ngjarje të rëndësishme për vendin

tonë. Pranimi i Shqipërise me të drejta të plota në NATO, në Samitin e prillit në

Strasburg, vlerësohet si një shtysë e fuqishme për rritjen e investimeve të huaja

në vend. Kryetari I Dhomave të Tregtise dhe Industrisë së Shqipë risë , Ilir Zhilla,

në një intervistë theksoi faktin që : “anëtarësimi i Shqipërisë do të tërheqë

vëmëndjen e investitorëve te huaj, karshi vendit tone. Gjithashtu kjo e bë në më

të integrueshme Shqipë rinë në aspekte të tjera.” Pas antarësimit në NATO u vu

re një rritje investimeve të huaja që ndodhi përgjatë viteve 2009-2011. Në

raportin e vitit 2011 për investimet e huaja prurjet e investimeve të huaja direkte

ne vitin 2010 në krahasim me 2009 u rritën nga një e katërta në një të tretën e

vlerës së formimit te brendshem bruto te kapitalit nga 717 milionë euro në vitin

2009 në 793 milionë euro në vitin 2010.

Page 33: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Antarësimi i Shqipërisë në NATO përbën një

eveniment që është më i prekshëm për, FA si

strukturë me natyrë ushtarake. Fillimi reformave

eshtë present në cdo ndarje të FA. Gjatë nje

interviste te realizuar me pilotin e Forcave Ajorore

Ervin Buzi në lidhje me inkuadrimin e e FA Shqiptare

në NATO ai u shpreh: Inkuadrimi i FA në strukturat e

NATO-s ka të bëjë me suksesin, aftësinë, përgatitjen

e performancën e këtyre forcave, por njëkohësisht ky

inkuadrim, jep mundësinë për një ndryshim të madh

e cilësor të Forcave të Armatosura dhe të

institucioneve të tjera. Inkuadrimi i Vendit në NATO

është një stimul i madh moral dhe për strukturat e FA

në mënyrë që të punojmë , të aftësohemi dhe të

përsosemi, me kërkesën për të ecur me të njëjtin

ritëm, me qëllim që jo vetëm të ruhen arritjet, por të

jemi në çdo kohë në pozicionin dhe lartësinë e duhur.

Gjithsësesi NATO përbën aleancën ushtarako-politike misioni i

së cilës ka për qëllim mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të

demokracisë së aleatëve, lirinë e individit, rendin ligjor,

zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe nxit përhapjen e këtyre

vlerave nëpër të gjithë zonën EuroAtlantike. Antarësimi në

NATO i Shipërisë do të thotë sigurim i këtyre vlerave. NATO ka

pasur një rol shum të rëndësishëm për Shqipërinë gjatë

administrimit të luftës në Kosovë dhe kjo përbën dhe

kontributin më të madh të NATO-s në Shqipëri. Kontributet e

tjera konsistojnë në sigurimin e mbrojtjes në rast të një sulmi

eventual në të ardhmen, në modernizimin e Forcave te

Armatosura toksore, detare dhe ajrore në mënyrë që të arrijnë

lartësinë e duhur. Antarësimi në NATO ka dhe kosto ndoshta

jetësore për Forcat e Armatosura Shqiptare. Ky anëtarësim i ka

dhënë Shqipërisë një pozicion paqëruajtjes në disa zona

konfliktuale. Kështu FASH marrin pjesë në misionin ISAF të

NATO në Afganistan në disa rajone si Herat (me kontingjentin

italian), Kabul (me kontingjentin turk), Kandahar (në misione

speciale me kontingjentin amerikan) etj

Burimi: Raport i investimeve të huaja direkte për Shqipërinë 20011,

përgatitur nga UNDP, Albania 2012, Burim interneti

Page 34: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

PËRFUNDIME:

Si konkluzion i këtij punimi mund të themi që organizimi ndërkombëtar ka arritur një stad të

rendesishëm të marëdhënieve midis shteteve nëpërmjet veprimtarisë së aktorëve të

ndryshëm. Aktorë të rendësishëm janë organizatat ndërkombëtare qeveritare dhe jo

qeveritare,duke marë parasysh rolin dhe funksion që luajnë në zgjidhjen e sfidave të

ndryshme globale. Bota po rritet shumë e shtetet kanë krijuar marëdhënie ndërvarësie.

Transaksionet përmes kufijve shtetëror janë rritur përmes lëvizjes së njerëzve informacionit

dhe produkteve të tregtuara dhe ka shumë mundësi që politikat botërore të ndikohen nga

aktiviteti i organizatave ndërkombëtare

qofshin qeveritare IGO apo jo qeveritare INGO. Këto organizata kanë ardhur dhe janë

duke u rritur në numër duke u bërë një faktor i rëndësishëm dhe influencues në cështjet e

ndryshme globale. Gjithësesi ajo cka është e rëndësishme për tu përmendur janë rolet dhe

funksionet e organizatave ndërkombëtare: ato ekzistojnë me objektiva të ndryshme, duke

nxitur arsimin, kujdesin shëndetësor, zhvillimi ekonomik, mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e

njeriut, përpjekjet humanitare, bashkëpunimin, vendosjen e normave dhe parimeve midis

shteteve antare, kontakte ndërkulturore dhe zgjidhjen e konflikteve.

Page 35: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.Shqipëria ka zhvilluar marëdhënie të vecanta me organizatat ndërkombëtare. Përpjekja

e parë e Shqipërisë për të marrë pjesë në një organizatë ndërkombëtare ka qënë në

organizatën e Lidhjes së Kombeve. Marëdhëniet e Shqipërisë me organizatat

ndërkombëtare duhet të kuptohen në varësi të sistëmit politik. Orientimi i Shqipërisë

përkrah vendeve komuniste natyrshëm do të sillte nje politikë të jashtme miqësore me

vendet e bllokut Lindor dhe për rrjedhojë antrësimin në organizatat sovjetike nga të cilat

Shqipëria përfitoi ndihma të shumta ekonomike. Ndërkoh që Shqipëria do të shkëpusë

marëdhëniet diplomatike me vëndet perëndimore dhe për rrjedhojë do të ndjekë të

njëjtin qëndrim jo miqësor me organizatat e krijuara nga këto vende për shkak të

divergjencave ideologjike. Raporti i Shqipërisë më organizatat ndërkombëtare në

periudhën 1945-1990 ka që i bazuar vetëm në principe ideologjike dhe jo në interesa

kombëtare. Me vendosjen e pluralizmit fillon një periudhe e re e vendosjes së

marëdhënieve diplomatike midis sistemit pluralist demokratik shqiptar me vendet e tjera

dhe për rrjedhoje antarësimin në organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Me vendosjen

e sisitemit demokratik filloi procesi I demokratizimit dhe zhvillimit te vendit.

Demokratizimi në vetvete synon integrimin e vendit.

Page 36: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Koncepti i “integrimit”, është bazuar në idenë se tranzicioni është periudha që

duhet për t‟u bërë pjesë e Evropës Perëndimore dhe se procesi i zhvillimit me

projektet e tij duhet ndjekur në më kopje në menyrë rigoroze bazuar në programet

e donatorëve të huaj dhe organizatave ndërkombëtare për të përfituar

eksperiencën perëndimore. Për këtë arsye në Shqipëri operojnë nje numër i madh

organizatash ndërkombëtare të cilat kanë investuar shuma të konsiderueshme

dhe projekte të ndryshme të kuadër të zhvillimit të vendit tonë. Shuma të

konsiderueshme parash janë derdhur në vend me idenë se vendet në zhvillim

kanë nevojë për ndihmë financiare sikurse dhe për modelet dhe ekspertizën e

organizatës që I transmeton ato. Përfitimet e investimeve janë të dyanshme. Kjo

ndodh për shkak se vetë organizatat ndërkombëtare përfitojnë nga nevoja për

zhvillim dhe procesi i tejzgjatur i tranzicionit pasi në to punësohet një numër i

tepërt burokratësh të niveleve të ndryshme, blihen teknologjitë më të fundit dhe

udhëtohet nëpër vendet më ekzotike të planetit.

Page 37: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

.

Gjithsesi Procesi i zhvillimit në Shqiperi u shoqërua me hapjen e ekonomisë dhe

demokratizimit të institucioneve dhe shoqërisë me ndihmën e shprehur nëpërmjet

huave dhe fondeve të organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore , Fondi Monetar

Ndërkombetar, Fondacioni Soros, Bashkimi Europian, OSBE, PNUD etj. Organizatat

ndërkombëtare janë bërë pjesë e rëndësishme e procesit të zhvillimit dhe

demokratizimit të vendit dhe prania e tyre ndihet në cdo aspekt te jetës politike dhe

shoqërore. Fushat kryesore të asistencës së ketyre orgnizatave jënë: Transporti (56%),

Mjedisi (56%), Drejtësia (56%) dhe Zhvillimi ekonomik (54%) të cilët përbëjnë sektorët

me përqindje më të lartë investimesh me financim të huaj. Ndërsa niveli i ulët i

investimeve me financim të huaj është në Arsim 11% dhe Shëndetësi 17%. Konkretisht

këto organizata kanë kontribuar me fonde dhe modele në cështje te tilla që kanë ka të

bëjë me procese politike si zgjedhjet e lira, përqëndrimi në procesin e demokratizimit

në funksion të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, lufta antikorrupsionit,

respektimi tëdrejtave të njeriut, forcimin e institucioneve demokratike, shoqërisë civile,

mirëqeverisjen, luftën kundër korrupsionit apo rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në

procesin e vendimmarrjes.etj

Page 38: Detyrë Kursi, Mardhënie Ndërkombëtare

1. “ORGANIZATAT DHE INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE” - PROF ELMAZ LECI

2. HTTP://WWW.INTERGOVERNMENTALORGANIZATIONS.ORG/

3. ORIADA MALLTEZI – LEKSINE TE SHPERNDARA NE KLASE

4. CHARLS KANGLEY,”POLITIKAT BOTERORE”

5. KAREN MINGS, BAZAT E MARËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE, AIIS, TIRANË 2008

6. HTTP://WWW.IMF.ORG/

7. WWW. GAZETAREPUBLIKA.AL : “SHQIPËRIA PARA DHE PAS LUFTËS SË PARË

BOTËRORE,DIPLOMACIA EUROPIANE”

8. ODETA BARBALLUSHI, POLITIKA E JASHTME E SHQIPËRISË, CIKËL LEKSIONESH FQ 2

9. ARBEN PUTO, “E DREJTA NDËRKOMBËTARE PUBLIKE” , DUDAJ, TIRANË 2010

10. AFRIM KRASNIQI, SISTEMET POLITIKE NË SHQIPËRI ( 1912-2008),

11. KUSHTETUTA E VITIT 1976

12. YLLI BUFI, “ANËTARËSIMI I SHIQIPËRISË NË FMN DHE FILLIMET E REFORMËS EKONOMIKE”

13. WWW.BANKOFALBABIA.ORG

14. . WWW.MIE.GOV.AL

15. MANDATI I PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI,VENDIM NR 588, WWW.OSCE.ORG/AL

16. LISTA E ORGANIZATAVE QË VEPROJNË NË SHQIPËRI- HTTP://WWW.MPCS.GOV.AL/

17. HTTP://WWW.DSDC.GOV.AL/- DEKLARATA E PARISIT.

18. ADEM MEZINI, “SHEKULLI I XX, PËRMBAJTJA DHE SPECIFIKAT E TRANZICIONIT POSTOTALITAR NË

SHQIPËRI”, 19. HTTP://WWW.MOD.GOV.AL HISTORIKU I MARËDHËNIEVE NATO-SHQIPËRI20. RAPORT I INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE PËR SHQIPËRINË 20011, PËRGATITUR NGA UNDP,

ALBANIA 2012, BURIM INTERNETI

21. HTTP://WWW.INTERGOVERNMENTALORGANIZATIONS.ORG/

BIBLIOGRAFIA …