dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e
TRANSCRIPT
2
Pikëpamjet e shprehura nga autorët që kontribuojnë në këtë publikim janë të tyre
dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Përfaqësuesit të OSBE-së
për Lirinë i Mediave.
© 2012 Zyra e Përfaqësuesit për Lirinë e Medias
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
A-1010 Vjenë, Austri
Numri i telefonit +43-1-514-36-68-00
Numrin e faksit +43-1-514-36-68-02
E-mail [email protected]
http://www.osce.org/fom
Layout & production: Phoenix Design Aid A/S, Denmark
ISBN: 978-92-9234-640-9
OSBESIGURIA E
GAZETARËVE
UDHËZUES
4
Për autorin e këtij Udhëzuesi:
William Horsley është Drejtor Ndërkombëtar i Qendrës për Lirinë e Mediave në Univer-
sitetin e Shefilldit në Mbretërinë e Bashkuar dhe konsulent për çështje të lirisë së shtypit
dhe qeverisje demokratike. Ai ka punuar për shumë vite si korrespondent i jashtëm për
BBC News ndërsa aktualisht përfaqëson Shoqatën e Gazetarëve Evropian në Këshillin e
Evropës dhe në organe të tjera ndërkombëtare.
Falënderimet:
Autori dëshiron të falënderojë Dr. Audroné Nugaraité, Zëvendës Kryesues i Unionit Litu-
anez të Gazetarëve dhe Vykintas Pugačiauskas, ish redaktor i jashtëm në Televizionin
Lituanez, për komentet me të cilat kanë kontribuar gjatë përgatitjes së këtij Udhëzuesi.
Autorizuar nga:
Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Mediave
Kryesia Lituaneze e OSBE-së
Lektura nga:
Jean-Christophe Peuch
Mike Stone
Botuar në vitin 2012
1
Përmbajtja
Përmbajtja
Audronius AzhubalisParathënie
Dunja MijatovicHyrje
Pjesa I. Siguria e gazetarëve: një shqetësim urgjent për Shtetet pjesëmarrëse në OSBE-së
Pjesa II. Dhënia fund mosndëshkimit: një imperativ për OSBE-në
Pjesa III. Mbrojtja dhe siguria e gazetarëve: përgjegjësi e Shteteve pjesëmarrëse në OSBE
Pjesa IV. Siguria e gazetarëve dhe roli i shoqërisë civile dhe organizatave jo qeveritare
Pjesa V. Standardet profesionale të mediave dhe vetë-rregullimi
Pjesa VI. Parimet dhe angazhimet e OSBE-së si kornizë për sigurinë e gazetarëve
Pjesa VII. Obligimet tjera ndërkombëtare
Pjesa VIII. Çështjet primare dhe rekomandimet për sigurinë e gazetarëve
Shtojca:Rekomandimet e Vilniusit
Rreth Zyrës së Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Mediave
3
5
8
18
24
32
34
38
44
50
70
75
2
3
audronius azhubalis
Parathënie
Cilësia e vërtetë e demokracisë së
një kombi mund të matet me anë të
gjendjes së sigurisë dhe mbrojtjes së
gazetarëve të vet.
Kur gazetarët mund të veprojnë pa frikë,
të sigurt në vete dhe në profesionin
e tyre, ata janë të fuqizuar që të sjellin informata jetike për njerëzit. Ata
bëhen përfaqësues të demokracisë dhe lirisë. Ata shërbejnë si rojtarë të
institucioneve të shoqërisë. Ata mund të bartin me saktësi dhe në mënyrë
objektive veprimet dhe sjelljet e bartësve të pushtetit të shoqërisë. Në
këtë mënyrë ata janë po aq jetik sa edhe çfarëdo aktori apo institucioni
tjetër në formën demokratike të qeverisjes.
Pa qarkullimin e lirë të dijes dhe informatave, njerëzit, mbi të cilat janë
ndërtuar demokracitë tona, do të mbeten të shurdhër, memec e në fund
edhe të pafuqishëm. Ata do t’i nënshtrohen kontrollit dhe viktimizimit nga
çdokush prej grupeve apo individëve të ndryshëm. Këto përfshijnë forcat
ekonomike, grupimet ideologjike, një parti e vetme politike apo lider apo
makineria e shtetit.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë të fuqisë së lirisë së fjalës që e gëzojmë sot.
Në vitin 1975 Akti Final i Helsinkit e përforcoi nevojën për fjalën e lirë e
kështu e frymëzoi tërë Evropën Lindore. Pikërisht në të njëjtën mënyrë
familja e OSBE-së duhet të përballojë sfidat e tanishme për lirinë e
mediave dhe sigurinë e gazetarëve përgjatë rajonit euro-atlantik dhe euro-
aziatik.
4
audronius azhubalis
Ky Udhëzues, dhe rekomandimet dhe direktivat që i përmban, është
hartuar nga pjesëmarrësit, me ndihmën dhe përkrahjen e çmuar të
Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Mediave në Konferencën për
Sigurinë e Gazetarëve në Rajonin e OSBE-së që është mbajtur në Vilnius,
Lituani në qershor të vitit 2011. E falënderoj autorin e këtij Udhëzuesi,
William Horsley, për punën e tij. Ia rekomandoj çdo personi, institucioni
dhe organi qeveritar që janë të interesuar për shprehjen e lirë të mediave
dhe lirinë e qytetarëve që të kenë qasje në informata dhe njohuri publike
jo vetëm në kuadër të rajonit të OSBE-së, por çdokund në botë.
Audronius Azhubalis
Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë
5
hYrjE
Hyrje
Çështja e sigurisë së gazetarëve ka katapultuar në radhën e parë të
vëmendjes ndërkombëtare dhe kjo për arsye të duhur. Numri i pjesëtarëve
të mediave që kanë humbur jetën në vijë të detyrës- janë vrarë për shkak
se kanë raportuar- gjatë dekadës së fundit është tronditës. Organizatat
ndërkombëtare që avokojnë për të drejtat e mediave vazhdimisht
paraqesin numrin mbi 100 çdo vit. Sulmet e dhunshme vazhdojnë të
rriten. Në shumë pjesë të botës, duke përfshirë edhe rajonin e OSBE-së,
thjesht është shumë e pasigurt të jesh një gazetar.
Rëndësia kritike e sigurisë së gazetarëve ka shtyrë Kryesuesin në detyrë
të OSBE-së, Lituaninë, si dhe zyrën time që të ndërmarrim hapa konkretë
drejt shtimit të vëmendjes ndaj këtij problemi- dhe çfarë nënkupton kjo
për shoqëritë demokratike.
Mundësia për të pranuar dhe dhënë informata është fundamentale për
OSBE-në. Duke e pranuar këtë fakt, në vitin 1997 Shtetet pjesëmarrëse
kanë krijuar një institucion unik, Zyrën e Përfaqësuesit për Lirinë e
Mediave. Të mandatuar për të vëzhguar klimën e lirisë së mediave në
të gjitha 56 Shtetet pjesëmarrëse, Përfaqësuesi ofron një funksion të
paralajmërimit ashtu që njofton Këshillin e Përhershëm për shkeljet e
zotimeve për liri të mediave.
Nuk ka shkelje më të madhe të këtyre zotimeve sesa sulmet- fizike,
emocionale, ligjore dhe administrative- që ushtrohen ndaj gazetarëve.
Duke e parë seriozitetin e kësaj çështjeje, Kryesia ka organizuar një
konferencë dy ditore në qershor të vitit 2011 për Sigurinë e Gazetarëve.
Në konferencën e Vilniusit, Kryesia në bashkëpunim me Përfaqësuesin,
6
HYRJE
kanë nxjerr Rekomandimet e Vilniusit ku theksohet roli që kanë qeveritë
dhe legjislativi kombëtar, agjensionet e zbatimit të ligjit dhe vetë mediat
për të garantuar kushte të sigurta pune për gazetarët.
Detyra për të shkruar këtë Udhëzues i është dhënë njërit prej ekspertëve
më të njohur ndërkombëtar të kësaj fushe, William Horsley.
Publikimi në vijim i parashtron çështjet për t’u marrë parasysh nga
Shtetet pjesëmarrëse kur bëjnë vlerësimin se çfarë mund të bëjnë për të
përmirësuar mjedisin e punës për gazetarët në vendet e veta. Poashtu
mund të shërbejë si një udhëzues praktik ku janë dhënë hapat që mund t’i
ndërmarrin në mënyrë që të sigurojnë një mjedis miqësor për media.
Unë i inkurajoj të gjithë lexuesit që të marrin parasysh shembujt e
praktikave të mira që janë përfshirë në këtë udhëzues ashtu që i tërë
rajoni i OSBE-së të mund të përmbushin zotimet e tyre të çmuara për
lirinë e mediave.
Dunja Mijatoviç
Përfaqësuese për Lirinë e Mediave
Vjenë
Nëntor 2011
8
Pjesa I.
9
Siguria e gazetarëve: një shqetësim urgjent për Shtetet pjesëmarrëse në OSBE
Siguria e gazetarëve është një çështje urgjente për Shtetet pjesëmarrëse
në OSBE për shkak se shkalla e dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve,
duke përfshirë edhe vrasjet dhe sulmet që kanë pasuar me lëndime të
rënda, është shtuar në masë të konsiderueshme gjatë viteve të fundit me
pasoja afatgjata dhe të dëmshme.
Mënyrat tjera të shtypjes së ushtruar ndaj mediave të pavarura
informative, për shembull përmes arrestimeve dhe ndjekjeve arbitrare,
presioneve të padrejta politike dhe komerciale, dhe formave ngulfatëse të
rregullimit zyrtar, janë bërë dukuri të zakonshme për gazetarët që punojnë
brenda rajonit të OSBE-së. Gjërat e tilla japin shkas për frikë dhe pasiguri
në mesin e gazetarëve dhe pjesëtarëve të tjerë të mediave prandaj edhe
kanë një efekt shqetësues për lirinë e shprehjes nëpër tërë shoqëritë.
Interneti ka pasur një efekt transformues në shoqëri, duke dhënë një zë të
ri apo më të fuqishëm për mediat e komunitetit, gazetarët qytetar, anëtarët
e forumeve në internet dhe përdoruesit tjerë, e edhe për gazetarët
profesionist.
Megjithëkëtë, me rritjen e rëndësisë së këtyre aktiviteteve dhe kontributit
të shtuar për pluralizmin e raportimit, gazetarët e mediave elektronike,
shkrimtarët e pavarur nëpër forume (blogger) dhe përdoruesit e Internetit
gjithnjë e më shumë janë bërë cak i dhunës dhe i akuzave të rrejshme për
sjellje kriminale duke synuar t’i heshtin ata.
Liria e të shprehurit vlen njëjtë edhe për Internetin si për të gjitha mjetet
tjera të komunikimit.
10
PjEsa i. siGuria E GazEtarëVE: një shQEtësim urGjEnt Për shtEtEt PjEsëmarrësE në osbE
Dhuna, kërcënimi dhe frikësimi i drejtuar kah gazetarët paraqet edhe një
sulm ndaj vetë demokracisë. Këto veprime kanë për pasojë ngulfatjen e
lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, duke e privuar popullatën nga
mundësia për të marr vendime jetësore në bazë të mirë-informimit.
Pa kushte të sigurta pune, gazetarët nuk mund të shkruajnë apo
raportojnë lirisht dhe në mënyrë të pavarur; siguria e mediave është
parakusht për media të lira. Duke njohur këtë fakt, Përfaqësuesja e OSBE-
së për Lirinë e Mediave, Dunja Mijatoviç, i jep rëndësi primare ndaljes
së dhunës dhe kërcënimit ndaj gazetarëve. Ajo u ka bërë thirrje qeverive
dhe organizatave jo qeveritare që të bashkojnë përpjekjet e tyre për të
mbrojtur të drejtat për media të lira dhe shprehje të lirë.
Shtetet pjesëmarrëse në OSBE, së bashku me shoqërinë civile dhe
organizatat e gazetarëve, kanë shprehur shqetësim gjithnjë e më të
madh, dhe shumë prej tyre bëjnë thirrje për një veprim të vendosur për të
mbrojtur sigurinë e gazetarëve. Kryesia lituaneze e OSBE-së në vitin 2011
ka vënë sigurinë e gazetarëve si një nga prioritetet e saj, dhe Kryesia e
Republikës së Irlandës e cila ka pasuar në vitin 2012 ka bërë me dije se
do të mbetet një prioritet.
OSBE-ja, si organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë ka edhe
një përgjegjësi të veçantë që të ruajë standardet dhe normat e së drejtës
ndërkombëtare sa i përket të gjitha aspekteve të lirisë së të shprehurit,
siç është vlerësuar në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut,
Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR) dhe
Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje në nivel global, është mbajtur
një takim ndërmjet agjencioneve të Kombeve të Bashkuara ku janë
përfshirë të gjitha agjencionet dhe programet përkatëse të specializuara të
Kombeve të Bashkuara në Paris në shtator të vitit 2011 për të hartuar një
11
PjEsa i. siGuria E GazEtarëVE: një shQEtësim urGjEnt Për shtEtEt PjEsëmarrësE në osbE
Plan Veprimi për përmirësimin e gjendjes së sigurisë së gazetarëve dhe
për të luftuar mosndëshkimin e keqbërësve. Organizatat rajonale, duke
përfshirë edhe OSBE-në, janë ftuar për të kontribuar në hartimin e Planit
të Veprimit dhe për të pasur një interes më të përafërt në rezultatet që do
të kenë ndikim në politikat dhe programet e KB-ve në vendet e botës.
Rezultate pozitive në bazë të parimeve të OSBE-së
Qëllimi i këtij Udhëzuesi është që të përdoret në praktikë në Shtetet
pjesëmarrëse në OSBE. Këtu përshkruhet natyra e kërcënimeve reale ndaj
sigurisë së gazetarëve, parashtrohen normat dhe standardet e pranuara të
OSBE-së që janë të zbatueshme, dhe përshkruhen praktikat më të mira të
cilat preferohen të adoptohen nga Shtetet.
Këto masa të zbatuara me vullnet të mirë nga Shtetet pjesëmarrëse, mund
të krijojnë një klimë të shëndoshë ashtu që mediat e lira të përparojnë në
mënyrë të sigurt brenda një kornize të duhur ligjore.
Shtetet pjesëmarrëse në OSBE kanë pranuar publikisht të mirat nga liria e
shtypit, llojllojshmëria dhe vitaliteti si elemente thelbësore të shoqërive të
tyre demokratike, dhe janë zotuar shpesh që të promovojnë mediat e lira
me anë të ligjeve dhe praktikave të veta.
Në Samitin e OSBE-së në Astana në vitin 2010 ata edhe një herë e
pranuan rolin e rëndësishëm që kanë shoqëria civile dhe mediat e lira për
të ndihmuar në sigurimin e respektimit të plotë të të drejtave të njeriut,
lirive themelore, demokracisë, duke përfshirë edhe për zgjedhje të lira dhe
të drejta dhe sundim të ligjit.
12
PjEsa i. siGuria E GazEtarëVE: një shQEtësim urGjEnt Për shtEtEt PjEsëmarrësE në osbE
Ekzistimi i mediave të lira, të pavarura dhe të shumëllojshme është
njëkohësisht shenjë e një demokracie të shëndetshme por edhe një
bazë e domosdoshme për të arritur atë. Është me rëndësi që të arrihet
llogaridhënia në jetën publike dhe besimi i publikut në qeveri dhe në
sundim të ligjit.
Mediat e lira dhe të pavarura sjellin edhe përfitime të rëndësishme
ekonomike ashtu që inkurajojnë transparencë në biznes dhe çështje
ekonomike. Ato ofrojnë mundësi që e tërë popullata të përfitojë nga
përparësitë e teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimeve.
Mirëpo, veprimet dhe ligjet që shtypin apo ndalojnë mediat e lira dhe të
fuqishme e vënë në rrezik sigurinë dhe bashkëpunimin si brenda vendeve
ashtu edhe përgjatë kufijve në mesin e Shteteve pjesëmarrëse.
Në mënyrë që të arrihet progres real dhe për të përmirësuar mangësitë
serioze, qeveritë duhet të pranojnë rreziqet me të cilat përballen gazetarët
për shkak të punës së tyre dhe t’i luftojnë ato me vendosmëri. Në
konferencën e Vilniusit për Sigurinë e Gazetarëve në Rajonin e OSBE-së
të datës 7-8 qershor 2011, qeveritë dhe ekspertët edhe një herë e pohuan
bindjen e tyre se mbrojtja e sigurisë së gazetarëve është thelbësore për të
ruajtur qëllimet themelore të OSBE-së në të mirë të të gjithëve.
Si mund të jetë dhuna ndaj gazetarëve kërcënim për themelet e
demokracisë
Në gjashtë vitet e fundit më se tridhjetë gazetarë janë vrarë për shkak të
punës së tyre në rajonin e OSBE-së dhe me qindra sulme të dhunshme
janë ushtruar që kanë dhënë si pasojë lëndime fizike. Në disa raste
gazetarët janë kidnapuar e më vonë janë gjetur të vrarë; në raste të tjera
janë kërcënuar anëtarët e familjes së gazetarëve për t’i bërë ata të heshtin
apo për t’i detyruar ata që të braktisin profesionin.
13
PjEsa i. siGuria E GazEtarëVE: një shQEtësim urGjEnt Për shtEtEt PjEsëmarrësE në osbE
Në një numër të konsiderueshëm rastesh metodat e këtyre krimeve
drejtojnë te vrasjet me pagesë apo sulme të paramenduara të kryera nga
sulmues që janë në gjendje të veprojnë pa pasur frikë të zbulimit dhe
arrestimit. Në mesin e gazetarëve një klimë frike është bërë e rëndomtë
në disa vende për shkak të normës shumë të ultë të arrestimeve dhe
dënimeve të keqbërësve dhe organizatorëve të këtyre krimeve.
Mosndëshkimi gradualisht është lejuar të bëhet një dukuri e zakonshme,
sidomos në lidhje me vrasjet dhe sulmet e rënda kundër gazetarëve
brenda rajonit të OSBE-së.
Situata është përkeqësuar aq shumë deri në atë shkallë sa rajoni i OSBE-
së, i përbërë nga 56 shtete, është vlerësuar gjatë viteve të fundit të jetë në
mesin e rajoneve të botës me numrin më të lartë të regjistruar të sulmeve
fizike ndaj gazetarëve, duke përfshirë edhe vrasjet e tyre.
Mundësia e gazetarëve dhe e të tjerëve për ushtrimin e të drejtave të
tyre dhe të rolit që kanë për vëzhgimin e sjelljes së jetës publike poashtu
është kufizuar tej mase me ligje dhe praktika nga ana e qeverive, siç janë
proceset gjyqësore për shpifje dhe presione për të shtypur raportime
kritike nga mediat, të cilat vendosin kufizime të reja për lirinë e shprehjes
dhe qarkullimin e lirë të informacioneve.
Këto dukuri kanë çrregulluar mjedisin mediatik në disa pjesë të zonës së
OSBE-së dhe kanë privuar pjesë të popullatës nga e drejta e tyre legjitime
për të pranuar dhe shpërndarë lirshëm informata dhe opinione.
Organizatat e gazetarëve raportojnë se vetë-censurimi është bërë tejet i
përhapur pasi që gazetarët dhe të tjerët që kryesisht shprehin mendimet
e veta përmes faqeve në Internet apo rrjeteve sociale, u frikësohen
14
PjEsa i. siGuria E GazEtarëVE: një shQEtësim urGjEnt Për shtEtEt PjEsëmarrësE në osbE
ndëshkimeve fizike apo ligjore për atë çfarë shkruajnë apo thonë apo
raportojnë.
Gazetarët dhe pjesëtarët e mediave janë të ekspozuar ndaj presioneve
intensive dhe rrezikut për të vuajtur nga kërcënimet apo dhuna, pasi
që puna e tyre e vëzhgimit të jetës publike dhe hetimit të krimeve dhe
korrupsionit rezistohet apo kundërshtohet nga forcat e fuqishme e
nganjëherë edhe të dhunshme të shoqërisë.
Qindra gazetarë kanë qenë të detyruar të ndërprenë gazetarinë apo të
largohen nga vendlindjet e veta. Disa kanë qenë të detyruar të fshehën
apo kanë qenë të detyruar të pranojnë mbrojtjen nga policia atëherë kur
një mundësi e tillë ka ekzistuar.
Zhvillimet e tilla janë në kundërshtim me parimin themelues të OSBE-së
që është respektimi i lirisë së shprehjes si një e drejtë themelore e njeriut
dhe një element përbërës bazë i një shoqërie demokratike. Liria e shtypit
vlerësohet si “nëna e të gjitha lirive” pasi që është e domosdoshme për
ushtrimin e të drejtave të tjera.
Shumë nga rastet e evidentuara të dhunës që ka shkaktuar lëndime apo
dëme ndaj gazetarëve kanë përfshirë akuza për sulme dhe keqpërdorime
të tjera të kryera nga zyrtarë publik, siç janë oficerët e burgjeve dhe
policët. Në mars të vitit 2011 Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës
ka shprehur haptas keqardhjen për sjelljet e tilla si në kuadër të shteteve
anëtare ashtu edhe në vendet jashtë Këshillit të Evropës.
Për të zhdukur dukurinë e mosndëshkimit, është thelbësore që të
sigurohet se sistemi gjyqësor është i pavarur nga presionet politike apo
presionet tjera. Kryerja e hetimeve për krimet e dhunës ndaj gazetarëve,
si për të gjitha krimet tjera, duhet të zhvillohet me përpikëri, paanësi, me
efektivitet dhe profesionalizëm.
15
PjEsa i. siGuria E GazEtarëVE: një shQEtësim urGjEnt Për shtEtEt PjEsëmarrësE në osbE
Me datë 30 mars 2011 Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka
miratuar Direktivat e veta për zhdukjen e mosndëshkimit në rastin e
shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut. Ministrat kanë theksuar;
Rastet e mosndëshkimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut fatkeqësisht
nuk janë të pazakonshme në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës,
sidomos sa u përket atyre të kryera nga zyrtarët policorë dhe zyrtarë
burgjesh, apo ato që u drejtohen mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Të
lejohet që këto krime të kalojnë pa u ndëshkuar dëshmon një mungesë
respekti për të drejtat e njeriut ( shpesh përbën një shkelje në vetvete
të të drejtave të njeriut) dhe inkurajon përsëritjen e këtyre krimeve, pasi
keqbërësit e të tjerët ndjehen të lirë të kryejnë vepra të tjera duke ditur se
do të jenë të kursyer nga ndëshkimi.
Mosndëshkimi e shkatërron sundimin e ligjit. Për më tepër, ata që lejojnë
një gjë të tillë në mënyrë efektive i lënë në harresë krimet që kryhen.
Prandaj është esenciale të çrrënjoset dukuria e mosndëshkimit në shtetet
anëtare dhe të inkurajohen shtetet jashtë Evropës të bëjnë të njëjtën gjë.
Parimet e OSBE-së e bëjnë të qartë se në demokraci monopoli i Shtetit
për bërjen e ligjeve dhe zbatimin e tyre nuk duhet të keqpërdoret ashtu
që t’u shërbejë interesave të ndonjë personi apo grupi të pushtetshëm.
Qeveritë nuk duhet të tolerojnë keqpërdorimet nga një person në funksion
zyrtar dhe duhet të instalojnë struktura të mbikëqyrjes dhe parashtrimit të
ankesave për t’u siguruar që një sjellje e tillë të dënohet.
Shumë sulme ndaj gazetarëve, duke përfshirë edhe vrasjet, u ngarkohen
edhe organizatave kriminale dhe akterëve të tjerë jo qeveritar. Duhet të
instalohen sisteme të fuqishme dhe efektive të mbrojtjes për ata që mund
të bëhen cak i grupeve të tilla. Qeveritë janë përgjegjëse për parandalimin
16
PjEsa i. siGuria E GazEtarëVE: një shQEtësim urGjEnt Për shtEtEt PjEsëmarrësE në osbE
e bandave kriminale si dhe të çfarëdo elementi jo ligjor nga ushtrimi i
kërcënimeve apo sulmeve ndaj gazetarëve.
Gjendja në rajonin e OSBE-së: një vlerësim i prezantuar në
Konferencën e OSBE-së për Sigurinë e Gazetarëve në Vilnius, 7-8
qershor 2011
Gjatë dy viteve të fundit Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të
Bashkuara, një organ autoritativ i përbërë nga ekspertë ligjor të pavarur,
ka shqyrtuar raportet e dorëzuara nga 18 Shtete pjesëmarrëse në
OSBE. Në 10 nga ato shqyrtime- më se gjysma- Komiteti ka shprehur
shqetësime serioze ka nxjerrë rekomandime specifike për ndryshime të
ligjit, politikave dhe praktikës. Në Konferencën e OSBE-së për Sigurinë
e Gazetarëve në Vilnius në qershor të vitit 2011, Profesori Michael
O’Flaherty, Zëvendës Kryesues i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të
Kombeve të Bashkuara, ka përshkruar konkluzionet e përgjithshme të
Komitetit në këtë kuptim:
“Shkeljet e lirisë së shprehjes dhe format e sulmeve ndaj gazetarëve
në disa nga Shtetet e OSBE-së janë në mesin e më të rëndave në botë
Komiteti ka tërhequr vërejtjen ndaj abuzimeve të tilla siç është vrasja
e gazetarëve dhe dështimet në hetimin e vrasjeve apo ndëshkimit të
kryerësve të këtyre veprave; vënia në zbatim e ligjeve të papranueshme që
ndalojnë komentimin në lidhje me punët publike, kritikat ndaj Shtetit apo
ndaj zyrtarëve të lartë të tij; vendosja e kornizave rregullative ngulfatëse
si dhe përpjekjet e vrazhda dhe të papranueshme për të censuruar
Internetin.”
Në lidhje me Shtetet pjesëmarrëse në OSBE në veçanti, Profesor O’
Flaherty tha se konkluzionet e bëra nga Komiteti i KB-ve për të Drejtat e
17
PjEsa i. siGuria E GazEtarëVE: një shQEtësim urGjEnt Për shtEtEt PjEsëmarrësE në osbE
Njeriut kanë bërë të qartë se për të përmbushur obligimet e tyre ata duhet
të kryejnë një rishikim gjithëpërfshirës të ligjit, politikave dhe praktikës. Në
lidhje me një rishikim të tillë ai tha:
“Kjo duhet të bëhet nëpër tërë qeverinë- të përfshijë ministritë përgjegjëse
për komunikim, drejtësi, arsim e kështu me radhë. Programet duhet të
jenë njëkohësisht parandaluese të kufizimeve dhe sulmeve ndaj mediave
si dhe duhet të jenë mbrojtëse dhe rekuperuese për viktimat e sulmeve të
tilla. Gjithmonë, Komiteti thekson se mbrojtja e mediave duhet të jetë një
prioritet i lartë për Shtetet.”
18
Pjesa II.
19
Dhënia fund mosndëshkimit: një imperativ për OSBE-në
AShtetet pjesëmarrëse në OSBE janë zotuar publikisht se do të sigurojnë
standarde të larta të drejtësisë dhe është me rëndësi se në vitin 1994, në
Deklaratën nga Samiti i Budapestit i OSBE-së, ata kanë dënuar të gjitha
sulmet ndaj gazetarëve dhe janë zotuar se përgjegjësit për sulme të tilla
do të japin përgjegjësi.
Më vonë në vitin 2009, Asambleja Parlamentare e OSBE-së në takimin
në Vilnius ka miratuar një Rezolutë duke i nxitur Shtetet pjesëmarrëse
që të hetojnë kërcënimet dhe aktet e dhunës ndaj gazetarëve në mënyrë
efektive, sidomos ato që kanë për synim kërcënimin ndaj raportimit të
pavarur të gazetarëve, dhe për të ndjekur penalisht personat përgjegjës.
Pavarësisht nga kjo, situata e tanishme nuk jep shkas për të qenë të
kënaqur. Shqetësimet në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave
janë përkeqësuar edhe më tej nga realiteti se në disa Shtete pjesëmarrëse
në OSBE është zhvilluar një klimë e mungesës së ndëshkimit për krimet e
dhunës të drejtuara kah gazetarët.
Raporti i hetimeve për raste të tilla në nivel global që kanë rezultuar
me fajësim dhe dënim të personave përgjegjës është- sipas Këmbimit
Ndërkombëtar të Lirisë së Shprehjes, IFEX- vetëm një në dhjetë raste,
një përqindje shumë më e ulët se ajo që evidentohet për kategoritë tjera
të rasteve të vrasjes. Kjo rezulton me një praktikë të mosndëshkimit që ka
një ndikim serioz negativ shumë më tepër se sa vetë rastet e caktuara.
Mosndëshkimi përfaqëson një dështim sistematik të funksioneve të
qeverisë dhe sundimit të ligjit, nga të cilat varet siguria dhe të drejtat e
çdo personi. Prandaj dhënia fund dukurisë së mosndëshkimit është një
imperativ absolut për OSBE-në. Sido që të jetë mosndëshkimi është një
20
PjEsa ii. dhënia Fund mosndëshKimit: një imPEratiV Për osbE-në
padrejtësi e dyfishtë ndaj viktimave të krimeve të dhunës dhe që vë në
rrezik sundimin e ligjit në shoqëritë ku paraqitet.
Si rrjedhojë kemi humbjen e besimit të publikut në pavarësinë e
agjencioneve të zbatimit të ligjit dhe sistemeve gjyqësore dhe inkurajon
më shumë veprat kriminale pasi që ata që kanë një qëllim të kryerjes
së sulmit apo vrasjes e dinë se krimet e mëhershme kanë kaluar pa u
ndëshkuar.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila gjykon ankesat
individuale që parashtrohen nën Konventën Evropiane të të Drejtave të
Njeriut, ka marr vendim se Shtetet janë të obliguara që të mbrojnë lirinë
e shprehjes dhe të drejtat e gazetarëve që përballen me kërcënime të
dhunës apo akte tjera për shkak të punës së tyre.
Në shumë raste Shtetet janë konstatuar se kanë bërë shkelje pasi që kanë
dështuar për të mbrojtur jetën dhe lirinë e shprehjes së gazetarëve që janë
përballur me kërcënime dhe janë bërë viktima të vrasjes.
Gjykata poashtu ka konstatuar shkelje në baza të mungesës së hetimeve
efektive në rastet kur janë vrarë gazetarët.
Dyzet e shtatë nga 56 Shtetet pjesëmarrëse në OSBE janë anëtare të
Këshillit të Evropës. Të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës kanë
ratifikuar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe i kanë përfshirë
dispozitat e saj në kuadër të ligjeve tyre kombëtare.
Hetimet e sulmeve ndaj gazetarëve kërkojnë një kujdes dhe ekspertizë të
veçantë për t’u siguruar se është zbuluar dhe është marr në konsideratë
çdo lidhje e mundshme në mes të krimit dhe veprimtarisë profesionale
të gazetarit. Një artikull gazete, një transmetim, apo çfarëdo forme e
materialit të publikuar mund të shërbejë si dëshmi me rëndësi të veçantë.
21
PjEsa ii. dhënia Fund mosndëshKimit: një imPEratiV Për osbE-në
Hetimet në kohë dhe efektive janë jetike në mënyrë që të ruhen dëshmitë
dhe të zbatohet drejtësia.
Është për të ardhur keq se në disa raste brenda Shteteve pjesëmarrëse në
OSBE, autoritetet janë ngutur shumë dhe kanë eliminuar mundësinë për
një lidhje të tillë, dhe si rezultat nuk janë kryer hetime të duhura.
Prandaj edhe rekomandohet që të mbahen trajnime adekuate të zyrtarëve
policor, prokurorëve, avokatëve dhe gjyqtarëve ashtu që ata të fitojnë
njohuritë e nevojshme.
Autoritetet policore dhe qeveritare duhet poashtu të kenë në mendje
faktin se veçanërisht gazetarët janë të ndjeshëm ndaj sulmeve të liga
fizike për shkak të punës së tyre. Ata duhet të jenë të gatshëm të
ndërmarrin masa për të siguruar mbrojtjen në rastet kur ekziston një frikë
reale apo e pashmangshme për sulm apo shkaktim dëmi.
Kërcënimet tjera për gazetarët dhe lirinë e shprehjes: privimi nga
liria, keqtrajtimi dhe përjashtimi
Sulmet fizike dhe kërcënimet për shkaktim dhune apo dëmi ndaj
gazetarëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre përfaqësojnë një formë të
skajshme të censurimit. Kërcënimet dhe keqtrajtimet mund të marrin edhe
forma të tjera që privojnë gazetarët nga ndjenja e sigurisë dhe mund të
shpijnë deri te vetë-censurimi i pritshëm nga mediat, gjë e cila kufizon
lirinë e shprehjes në shoqëri.
Fatkeqësisht, në Shtetet pjesëmarrëse në OSBE kërcënimi për padi që
mund të rezultojë me dënim me burg shumë shpesh është përdorur për të
heshtur gazetarët dhe i ka ndaluar ata që të kryejnë detyrën e vet.
22
PjEsa ii. dhënia Fund mosndëshKimit: një imPEratiV Për osbE-në
Në shumë raste gazetarët janë përballur me arrestime arbitrare për
shkaqe që më vonë kanë dalë të jenë akuza të rrejshme; mirëpo
megjithëkëtë hetimet dhe ndjekjet penale kundër tyre kanë quar në
paraburgim ose dënim me heqje lirie për shkak të punës së tyre si
gazetarë.
Një shqetësim i veçantë dhe gjithnjë e më i madh ndërlidhet me faktin se
në disa nga Shtetet pjesëmarrëse gazetarët janë akuzuar dhe dënuar për
vepër penale të shpifjeve ndaj një figure publike ose institucioni shtetëror,
në kundërshtim me normat e vendosura me praktikën gjyqësore të
Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në aktgjykimet e saj në lidhje
me Nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë
me të drejtën për liri të shprehjes.
Më se 20 vite më parë gjykata vendosi parimin se politikanët duhet të
pranojnë më shumë kritika se personat privat. Në një gjykim të vitit 1986
për një rast për shpifje kriminale që përfshinte një raport kritik nga shtypi
në lidhje me Kancelarin e atëhershëm të Austrisë, Bruno Kreisky, gjykata
solli vendimin se një politikan me vetëdije e hap veten ndaj një vëzhgimi
më të afërt prandaj edhe duhet të tolerojë një shkallë më të lartë të kritikës
(Lingens kundër Austrisë, 1986 8 EHRR40).
Në shpjegimin e aktgjykimit të vet Gjykata Evropiane e të Drejtave të
Njeriut ka shënuar se debati politik qëndron “në vetë thelbin e konceptit
të shoqërisë demokratike. Prandaj edhe politikanët duhet të pranojnë
se gjykatat do të konsiderojnë me seriozitet vlerën që ka debati politik
atëherë kur gjykojnë për raste të padive për shpifje.” Ky aktgjykim
është pasqyruar në vendimet e mëvonshme gjyqësore nga gjykata e
Strasburgut.
23
PjEsa ii. dhënia Fund mosndëshKimit: një imPEratiV Për osbE-në
Kërcënimet e vazhdueshme për ndjekje penale që janë në kundërshtim
me të drejtën e pranuar për mbrojtjen e burimeve poashtu janë një arsye e
përhershme për shqetësim. Shtypit i është dhënë fushëveprimi më i gjerë i
mbrojtjes në të drejtën precedentale të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e
Njeriut, duke përfshirë edhe atë në lidhje me konfidencialitetin e burimeve
gazetareske.
Në një gjykim të vitit 1996 që ka vendosur precedent Gjykata ka
konstatuar se mbrojtja e burimeve është një nga kushtet themelore për
lirinë e shtypit.
“Pa një mbrojtje të tillë”, citohet Gjykata, “burimet mund të dekurajohen
për të ndihmuar shtypin në informimin e publikut për çështje që janë me
interes publik,” dhe kështu roli jetik i shtypit si një rojtar i publikut mund të
zbehet.
Gazetarët përveç këtyre janë përballur edhe me masa tjera serioze të
pakëndshme siç janë hetime të paarsyetuara dhe irrituese tatimore,
refuzimi i lejeve për udhëtim apo vizave, ndalimi i hyrjes në organizime për
shtyp dhe i të drejtës për të parashtruar pyetje, si dhe pengesa të tjera
administrative.
Zyrtarët qeveritar nuk duhet të ndalojnë qasjen e asnjë gazetari
apo organizate mediatike në baza diskriminuese, dhe nuk duhet të
urdhërojë apo kërkojë një raportim favorizues për ta, të ushtrojë presion,
apo kërcënojë gazetarët me ndëshkim apo përjashtim për shkak të
përmbajtjes apo mënyrës së tyre të raportimit. Punëdhënësit në media
nuk duhet të urdhërojnë gazetarët që të sillen në mënyrë jo etike apo të
raportojnë të pavërteta.
24
Pjesa III.
25
Mbrojtja dhe siguria e gazetarëve: përgjegjësi e Shteteve pjesëmarrëse në OSBE
Përgjegjësia për përmbushjen e të gjitha zotimeve të OSBE-së bartet
nga qeveritë e Shteteve pjesëmarrëse. Qeveritë kombëtare thirren
që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të mbrojtur sigurinë fizike të
gazetarëve që përballen me kërcënime të dhunës.
Një obligim i tillë kërkon politika dhe praktika të koordinuara dhe të
qëndrueshme shtetërore. Është e nevojshme që të sigurohet se ligjet
nacionale, sistemet administrative dhe gjyqësore e mbrojnë dhe
promovojnë lirinë e të shprehurit dhe kujdesen për mbrojtjen e jetës dhe
të drejtave profesionale të gazetarëve.
Politikanëve të zgjedhur dhe të gjithë atyre që mbajnë një pozitë të
lartë u bëhet thirrje për të demonstruar angazhimin e tyre të qartë për
respektimin e lirisë së shtypit dhe sigurinë e gazetarëve. Politikanët dhe
zyrtarët nuk duhet të keqpërdorin statusin e tyre duke folur në një mënyrë
nënçmuese apo ofenduese për gazetarët apo mediat.
Një gjuhë e tillë, kur përdoret nga figura udhëheqëse publike, mund të
inkurajojë ekstremistët që të shohin gazetarët si shënjestra që duhen
heshtur apo sulmuar. Udhëheqësit e lartë politik prandaj edhe kanë një
përgjegjësi të veçantë për të mos përdorur gjuhë të papërmbajtur apo të
papërshtatshme.
Një kornizë për sigurinë e gazetarëve në ligj dhe administratë
16 pikat në vijim mbulojnë çështjet në lidhje me ligjin, rregulloret dhe
praktikën të cilat nëse merren së bashku, përbëjnë një kornizë për
26
PjEsa ii i . mbrojtja dhE siGuria E GazEtarëVE: PërGjEGjësia
mbrojtjen e sigurisë dhe të drejtave legjitime profesionale të gazetarëve në
Shtetet pjesëmarrëse në OSBE:
• Dispozita themelore në kushtetutat dhe ligjet nacionale që garantojnë
lirinë e mendimit, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave; veçanërisht
përgojimi, shpifjet dhe ofendimet duhet të dekriminalizohen dhe
trajtohen si kundërvajtje civile, me shqiptimin vetëm të dënimeve që
janë proporcionale
• garantimi i qarkullimit të lirë të informatave dhe lirisë së shprehjes
pavarësisht kufijve, duke përfshirë transmetimet ndërkombëtare dhe
format tjera të mediave
• Duhet të mundësohet natyra e hapur e Internetit; liria e Internetit
duhet të promovohet dhe ruhet pa bllokimin e detyrueshëm apo
filtrimin e përmbajtjes së faqeve të internetit
• Struktura të hapura dhe reaguese qeveritare, që sigurojnë media të
lira, të pavarura dhe hulumtuese për të kryer rolin e tyre të rojtarit në
jetën publike pa u përndjekur apo penguar nga autoritetet shtetërore
ose të tjerët
• Garanca të rrepta dhe transparente të pavarësisë së gjyqësorit,
për të mbrojtur të drejtat e mediave të lira dhe për t’u siguruar se
përgjegjësit për sulmet mbi gazetarët të sjellën para drejtësisë
• Shfuqizimi i ligjeve që u japin mbrojtje të veçantë nga kritikat
zyrtarëve apo përfaqësuesve politik të zgjedhur; figurat publike duhet
të pranojnë nivel më të lartë të kritikave sesa qytetarët e rëndomtë
• Organet shtetërore duhet të respektojnë konfidencialitetin e burimeve
të gazetarëve si kusht themelor për lirinë e shtypit; një urdhër për
27
PjEsa ii i . mbrojtja dhE siGuria E GazEtarëVE: PërGjEGjësia
zbulimin e burimit nuk mund të jetë në pajtim me të drejtën e mediave
për të raportuar përveç nëse arsyetohet me një “kërkesë thelbësore”
në interes publik.
• Ofrimi i një mbrojtjeje substanciale të interesit publik në rastet
ligjore që kanë të bëjnë me metodat e gazetarëve për mbledhjen e
informatave dhe arsyet për bërjen publike të informacioneve
• Rregulloret dhe mbikëqyrja e agjencive të zbatimit të ligjit, duke
përfshirë policinë dhe shërbimin e burgjeve, me procedura efikase për
mbikëqyrje dhe parashtrim të ankesave
• Ligjet për sigurinë e shtetit dhe anti-terrorizëm duhet të përkufizohen
qartë dhe të kufizohen për nga koha dhe fushëveprimi; hartimi dhe
zbatimi i tyre duhet të ketë konsideratën e duhur për të drejtën
themelore për lirinë e mendimit dhe të shprehurit
• hartimi i ligjeve me të cilat garantohet e drejta në lirinë e informatave
dhe qasja në shënimet zyrtare
• Lejimi i mediave që të kenë qasje te zyrtarët, zëdhënësit e qeverisë
dhe në ngjarjet publike dhe për shtyp pa u diskriminuar apo
përjashtuar në mënyrë arbitrare
• Sigurimi i transparencës në lidhje me pronësinë e mediave dhe
rregulla të drejta të konkurrencës për të parandaluar tej-koncentrimin
e pronësisë, çrregullimet e tregut dhe rreziqet e shtuara për presione
të padrejta ndaj botuesve dhe gazetarëve
• Të mos kërkohet licencimi i mediave të shkruara apo kontrollimi i
produksionit dhe shpërndarjes së mediave
28
PjEsa ii i . mbrojtja dhE siGuria E GazEtarëVE: PërGjEGjësia
• Vënia në zbatim dhe mbrojtja e të drejtave për punësim të gazetarëve,
duke përfshirë të drejtën për të organizuar dhe për t’u anëtarësuar në
sindikata, të cilat mund t’i mbrojnë ata nga largimi arbitrar nga puna
dhe nga presionet e padrejta për të vepruar në mënyra jo etike ose jo
profesionale
• Përkrahja e mekanizmave që sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve nga
dhuna dhe kërcënimi, siç janë një Avokat i Popullit apo Komisionar i
të Drejtave të Njeriut
The common responsibilities of OSCE participating States
Në Deklaratën Komemorative të Astanës në vitin 2010, Shtetet
pjesëmarrëse kanë ripohuar se të gjitha parimet dhe angazhimet e OSBE-
së janë çështje të një shqetësimi të menjëhershëm dhe legjitim për të
gjitha Shtetet pjesëmarrëse. Detyra për mbrojtjen e sigurisë së gazetarëve
është detyrë që duhet të ndahet me të tjerët.
Në vitin 1997 Shtetet pjesëmarrëse në OSBE kanë vendosur një
mekanizëm për të promovuar këtë parim, Zyrën e Përfaqësuesit për Lirinë
e Mediave.
Përfaqësuesi për Lirinë e Mediave ka punuar që nga ajo kohë me një
mandat që të përqendrohet në reagim të shpejtë ndaj mospërfilljes serioze
me parimet dhe përkushtimet e OSBE-së nga Shtetet pjesëmarrëse në
lidhje me lirinë e shprehjes dhe media të lira.
Përfaqësuesi promovon përmbushjen e zotimeve të OSBE-së përmes
para lajmërimeve dhe rekomandimeve.
Puna e Zyrës së Përfaqësuesit përbëhet nga një varg aktivitetesh që të
ndihmojnë me zgjidhjen e çështjeve që lajmërohen, duke përfshirë edhe
29
PjEsa ii i . mbrojtja dhE siGuria E GazEtarëVE: PërGjEGjësia
ofrimin e këshillave të specializuara për hartimin e ligjeve dhe rregulloreve,
ndihmë teknike dhe trajnime, vizita nëpër vende dhe komunikime, raporte
të rregullta para Këshillit të Përhershëm dhe paraqitje publike.
Puna është e natyrës jo gjyqësore, mirëpo tërheq vëmendjen ndaj
problemeve, duke punuar në konsultim me autoritetet shtetërore dhe me
organizatat përkatëse jo qeveritare për të lehtësuar zgjidhjet.
Mandati i Zyrës së Përfaqësuesit mbështetet nga të gjitha Shtetet
pjesëmarrëse, dhe aktivitetet e saj kryhen ashtu që të gjitha Shtetet
trajtohen në mënyrë të barabartë.
Shtetet pjesëmarrëse në OSBE janë të detyruara me obligimet e tyre edhe
me të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën Ndërkombëtare
për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), e cila është detyruese për
Shtetet të cilat e kanë ratifikuar atë.
Shqetësimet gjithnjë në rritje të Shteteve pjesëmarrëse në OSBE në lidhje
me sigurinë e gazetarëve përputhen me shqetësimet në mesin e Shteteve
anëtare të KB-ve në lidhje me vrasjet e gazetarëve në vende në shumë
rajone. Vetëm në vitin 2011 mbi 100 gazetarë janë vrarë në 30 Shtete,
sipas shifrave të publikuara nga INSI, Instituti Ndërkombëtar për Sigurinë
e Lajmeve.
Këto detyra pozitive të Shteteve janë qartësuar nga Komiteti i Kombeve
të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, i cili vepron si organ mbikëqyrës i
ICCPR.
Në korrik të vitit 2011 Komiteti ka publikuar interpretimin e vet të
konsideruar të Nenit 19 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat
Civile dhe Politike, për lirinë e mendimit dhe lirinë e shprehjes (Komenti i
Përgjithshëm Nr. 34 për Nenin 19).
30
PjEsa ii i . mbrojtja dhE siGuria E GazEtarëVE: PërGjEGjësia
Komenti i Përgjithshëm ka deklaruar se të gjitha Shtetet duhet të vendosin
masa efektive mbrojtëse kundër sulmeve që kanë për qëllim të shuajnë
zërin e atyre që ushtrojnë të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes, duke
përfshirë gazetarët.
Në Komentin e vet të Përgjithshëm, Komiteti për të Drejtat e Njeriut ka
identifikuar se gazetarët janë në mesin e grupeve që shumë shpesh janë
cak i kërcënimeve, frikësimit dhe sulmeve për shkak të aktiviteteve të
tyre, së bashku me personat që merren me mbledhjen dhe analizën e
informatave për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe të cilët publikojnë
raporte të ndërlidhura me të drejtat e njeriut, duke përfshirë gjyqtarët dhe
avokatët.
Në mesin e këtyre kërcënimeve dhe sulmeve janë identifikuar si “arrestime
arbitrare, tortura, kërcënim për jetë dhe vrasje”. Komenti i Përgjithshëm
thotë se të gjitha sulmet e tilla “duhet të hetohen me vendosmëri dhe
në kohë të duhur dhe kryesit e tyre të ndiqen penalisht, dhe viktimat
ose përfaqësuesit e tyre të marrin kompensimin e duhur. Nga Komenti i
Përgjithshëm 34 për Nenin 19 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat
Civile dhe Politike:
23. Shtetet duhet të vendosin masa efektive mbrojtëse nga sulmet që
kanë për qëllim të heshtin ata që ushtrojnë të drejtën e tyre për liri të
të shprehurit. Paragrafi 3 [i Nenit 19] nuk duhet të thirret asnjëherë si
justifikim për të frenuar avokimin e demokracisë shumëpalëshe, parimeve
demokratike dhe të drejtave të njeriut. E as, nën çfarëdo rrethane, nuk
mund një sulm ndaj një personi, për shkak të ushtrimit të lirisë së tij
apo saj të mendimit apo shprehjes, duke përshirë edhe format e tilla si
arrestimet arbitrare, torturat, kërcënimet për jetë dhe vrasjet, të jenë në
përputhje me Nenin 19. Gazetarët shpesh janë cak i kërcënimeve të tilla,
frikësimeve dhe sulmeve për shkak të veprimtarisë së tyre. Po ashtu janë
edhe personat që merren me mbledhjen dhe analizën e informatave për
31
PjEsa ii i . mbrojtja dhE siGuria E GazEtarëVE: PërGjEGjësia
gjendjen e të drejtave të njeriut dhe të cilët publikojnë raporte në lidhje me
të drejtat e njeriut, duke përfshirë gjyqtarët dhe avokatët. Të gjitha sulmet
e tilla duhet të hetohen me vendosmëri dhe në kohë të duhur dhe kryesit
e tyre të ndiqen penalisht, ndërsa viktimat ose përfaqësuesit e tyre të
pranojnë format e përshtatshme të kompensimit.
Neni 19 i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike
1. Çdokush ka të drejtë të ketë mendimet e veta pa ndërhyrjen
e askujt.
2. Çdokush ka të drejtë në lirinë e të shprehurit; kjo e drejtë
përfshin lirinë për të kërkuar, pranuar dhe komunikuar
informata dhe ide të çfarëdo lloji, pavarësisht kufijve, qoftë
në formë gojore, me shkrim apo të shtypur, në formë arti apo
përmes çfarëdo mediumi tjetër sipas zgjedhjes së vet.
3. Ushtrimi i të drejtave të parapara në paragrafin 2 të këtij
neni bart në vete detyra dhe përgjegjësi të veçanta. Prandaj
edhe mund të jenë subjekt i kufizimeve të caktuara, por këto
duhet të jenë të tilla siç janë paraparë me ligj dhe të jenë të
domosdoshme:
(a) për respektimin e të drejtave ose reputacionit të të
tjerëve;
(b) për mbrojtjen e sigurisë kombëtare ose të rendit publik,
apo të shëndetit ose moralit publik
32
Pjesa IV.
33
Siguria e gazetarëve dhe roli i shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare
Një karakteristikë themelore e qeverive demokratike dhe shoqërive të
lira është se ato inkurajojnë dhe promovojnë shprehjen e qëndrimeve
të ndryshme si nëpërmes mediave të lira dhe përmes aktiviteteve të
qytetarëve në organizata të pavarura jo qeveritare, të cilat angazhohen në
debat të hapur dhe të gjallë publik.
Organizatat e fuqishme dhe të pavarura jo qeveritare luajnë një rol jetik
në ruajtjen e demokracisë së hapur. Ato ofrojnë informata të pavarura për
mediat dhe për tërë shoqërinë për çështje të interesit publik dhe ato janë
në gjendje që të sfidojnë qeveritë dhe interesat e tjera të bartura për një
llojllojshmëri të gjerë të çështjeve të interesit legjitim.
Shumë organizata kombëtare dhe ndërkombëtare jo qeveritare në
rajonin e OSBE-së mund poashtu të ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë së
gazetarëve duke vëzhguar raste të dhunës ndaj mediave dhe shkeljeve
të tjera serioze të lirisë së shprehjes, duke i mbrojtur gazetarët nga
persekutimet e gabuara, dhe duke kërkuar sigurimin se krimet ndaj
gazetarëve janë duke u hetuar në mënyrë të drejtë.
Është me rëndësi që Shtetet të ofrojnë kushte të favorshme për zhvillimin
e organizatave të shoqërisë civile të të gjitha llojeve, të përmbahen nga
vendosja e obligimeve të rënda apo kufizimeve mbi ta, dhe të jenë të
hapur për të pranuar gjetjet dhe shqetësimet e atyre organizatave, njëjtë
siç janë me grupet tjera përfaqësuese në bashkësitë lokale, bizneset,
profesionet dhe organizimet e punëtorëve.
34
Pjesa V.
35
Standardet profesionale të mediave dhe vetë rregullimi
Gazetarët, botuesit dhe pronarët e mediave janë përgjegjës për marrjen
e të gjitha masave të mundshme për t’u kujdesur për sigurinë fizike të
pjesëtarëve të mediave që punojnë në zona konflikti dhe në detyra të
rrezikshme, duke përshirë sigurimin e sistemeve të sigurimit personal,
trajnimeve dhe mbështetjes.
Këto masa mbrojtëse dhe mbështetëse nga ana e organizatave mediatike
dhe pjesëtarëve të mediave janë të nevojshme për të pakësuar rreziqet.
Megjithatë, efektiviteti i tyre varet tej mase edhe nga përmbushja e
obligimeve nga ana e Shteteve për të ndihmuar në mbrojtjen e gazetarëve
dhe për t’iu mundësuar atyre kryerjen e punës së tyre. Të gjitha degët e
qeverisë, duke përfshirë edhe forcat e armatosura, duhet të njohin dhe
mbrojnë të drejtat e gazetarëve si civilë që raportojnë në zona konflikti për
të mbajtur publikun të informuar.
Gazetarët dhe organizatat e mediave duhet gjatë tërë kohës të përpiqen
për të mbajtur standarde të larta profesionale. Kur bëhen gabime nga
gazetarët, qeveritë nuk duhet shfrytëzuar ato për të vendosur kontrolle
apo për të kërkuar mbylljen e një organizate mediatike.
Shteti nuk duhet të ketë në pronësi apo të kontrollojë vetë organizatat
mediatike dhe duhet të sigurohet që rregullat që drejtojnë transmetimin
publik, dhe dhënia e lejeve për transmetim, duke përshirë edhe gjatë
zëvendësimit digjital, dhe çështje të tjera trajtohen në mënyrë të
paanshme.
Vetë-rregullimi nga mediat përmes këshillave të pavarur të shtypit,
këshillave të mediave ose organeve të ngjashme rekomandohet si
mënyra më e mirë për ruajtjen e standardeve etike dhe profesionale. Këto
36
PjEsa V. standardEt ProFEsionalE të mEdiaVE dhE VEtë-rrEGullimi
ekzistojnë për të administruar një kod të praktikës të dakorduar, i cili
përgjithësisht përmban rregulla etike që shkojnë më tej se kërkesat ligjore.
Në disa raste edhe këshillat kombëtar për shtyp hetojnë ankesat nga
pjesëtarët e publikut në lidhje me përmbajtjen editoriale.
Vetë-rregullimi nga mediat kërkon që organizatat e mediave të lajmeve të
të gjitha llojeve të hartojnë dhe t’u përmbahen një kodi të hollësishëm të
praktikës. Në rast të kodeve korporative siç janë Direktivat Redaktoriale të
BBC-së në Mbretërinë e Bashkuar, këto mbikëqyren nga redaktorë të lartë
në kuadër të organizatës.
Shumica e Shteteve pjesëmarrëse në OSBE kanë edhe një formë
këshilli ndër-mediatik ose të shtypit, i cili u lejon redaktorëve nga shumë
organizata që të vënë në zbatim një kod të praktikës gazetareske. Një
detyrë e tillë duhet të kryhet në mënyrë të ndarë nga qeveria dhe nga
çfarëdo lloj i autoritetit politik edhe pse në praktikë aktualisht shkalla
e pavarësisë dhe efektivitetit të organizatave të tilla dallon në masë të
madhe.
Si shembull i çështjeve të përfshira në aranzhime të tilla, Kodi i Praktikës
së Redaktorëve i Komisionit për Ankesa të Shtypit të Mbretërisë së
Bashkuar obligon që pasaktësitë të pranohen dhe korrigjohen, përcakton
direktivat në çështjet që kanë të bëjnë me ndërhyrjet, ngacmimet,
diskriminimin dhe përdorimin e gjuhës përbuzëse për grupe të caktuara
në shoqëri, e ruan parimin që gazetarët duhet të mbajnë konfidencialitetin
e burimit të informacionit dhe jep udhëzime mbi atë se çfarë përbën
interes publik në kuptim të mediave- për shembull, për të ekspozuar
krimin ose parregullsitë serioze dhe për të parandaluar që publiku të keq
informohet.
Përveç kësaj, organizatat e mëdha të gazetarëve kanë zhvilluar kodet
37
PjEsa V. standardEt ProFEsionalE të mEdiaVE dhE VEtë-rrEGullimi
e veta të mirësjelljes, duke parashtruar parimet profesionale të cilat
pajtohen për t’i respektuar anëtarët e tyre.
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka një numër formal të parimeve
profesionale dhe etike të cilat duhet të respektohen nga gazetarët. Këtu
hyjnë çështje të pavarësisë redaktoriale dhe vetë-rregullimi dhe mbron të
drejtën e gazetarëve të mos urdhërohen nga punëdhënësit që të sillen në
një mënyrë që do të ishte shkelje e etikës së tyre profesionale.
Për më tepër, shembuj pozitiv janë gjetur në disa Shtete pjesëmarrëse në
OSBE për arritje të marrëveshjeve për udhërrëfyes që synojnë ndërtimin
e marrëdhënieve të mira në mes të policisë dhe raportuesve nga mediat,
fotografëve dhe punonjësve të tjerë veçanërisht sa i përket raportimit nga
mediat të demonstratave, ngjarjeve kriminale dhe ngjarjeve të tjera të
mëdha.
Një shembull është marrëveshja e arritur në mes të disa sindikatave
të gazetarëve në MB dhe forcave të ndryshme policore të vendit për
direktivat për policinë që të lejojë dhe ndihmojë mediat që të kryejnë
përgjegjësitë e tyre të raportimit nga vendngjarja e incidenteve, me kusht
që mediat nuk ndërhyjnë në përgjegjësitë e policisë.
Direktivat i përcaktojnë të drejtat e pjesëtarëve të mediave në situata të
mosmarrëveshjeve potenciale, hapave për të promovuar bashkëpunimin
në praktikë dhe për t’u dakorduar për rregullat për policinë që të
respektojnë kartelat e gazetarëve si forma të identifikimit të mediave.
Këto forma të ndryshme të vetë-rregullimit nga mediat dhe kodet e sjelljes
profesionale shërbejnë për të promovuar dhe ruajtur shoqëritë e hapura
dhe demokratike duke e distancuar punën esenciale të shtypit të lirë nga
mundësia për ndërhyrje të qeverisë apo nga korporatat dhe interesat tjera
të fuqishme.
38
Pjesa VI.
39
Parimet dhe zotimet e OSBE-së si kornizë për sigurinë e gazetarëve
Konferenca e radhës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE) dhe
tekstet e OSBE-së kanë parashtruar dispozita sa i përket lirisë së shtypit,
lirisë së shprehjes dhe informimit dhe për sigurinë e gazetarëve. Rëndësia
e këtyre çështjeve është shtuar me kohë. Fazat kryesore të këtij zhvillimi
janë përmbledhur në vijim.
Akti Final i Helsinkit (1975)
Në Aktin Final të Helsinkit të vitit 1975 liderët e Bashkimit Sovjetik të
asokohshëm, SHBA-ve, Kanadës dhe Shteteve të Evropës Lindore dhe
Perëndimore pranuan së pari bashkërisht rëndësinë e lirisë së shprehjes,
lirinë e mendimit dhe rolin e gazetarëve në zhvillimin e këtyre gjërave:
Pjesa IV, Kapitulli II
Informimi:
Shtetet pjesëmarrëse,
• Të vetëdijshme për nevojën për njohuri dhe të kuptuar gjithnjë e më të
gjerë të aspekteve të ndryshme të jetës në Shtetet tjera pjesëmarrëse,
• Duke pranuar kontributin e këtij procesi në rritjen e mirëbesimit mes
njerëzve,
• Duke shprehur dëshirën që, bashkë me zhvillimin e mirëkuptimit
reciprok në mes të Shteteve pjesëmarrëse dhe me përmirësimin e
mëtejmë të marrëdhënieve mes tyre, të vazhdojnë edhe më tej me
përpjekjet për përparim në këtë fushë,
• Duke e pranuar rëndësinë e shpërndarjes së informatave nga Shtetet
tjera pjesëmarrëse dhe të kuptimit më të mirë të informatave të tilla,
40
PjEsa Vi. ParimEt dhE zotimEt E osbE-së si Kornizë
• Duke theksuar kështu rolin esencial dhe ndikues të shtypit, radios,
televizionit, kinemasë dhe agjencioneve të lajmeve si dhe të
gazetarëve që punojnë në këto fusha,
• Duke e bërë si synim të vetin që të mundësojnë shpërndarje më
të lirë dhe më të gjerë të informatave të çdo lloji, të inkurajojnë
bashkëpunimin në fushën e informimit dhe këmbimit të informatave
me vendet tjera, dhe për të përmirësuar kushtet nën të cilat gazetarët
nga një Shtet pjesëmarrës e ushtrojnë profesionin e tyre në një Shtet
tjetër pjesëmarrës,
Karta e Parisit për një Evropë të re (1990)
Në vitin 1990, në mes të transformimeve të mëdha të mjedisit politik të
Evropës, Krerët e Shteteve ose të Qeverive të Shteteve pjesëmarrëse
në atë që në atë kohë njihej si KSBE nënshkruan Kartën e Parisit, ku
shprehej vendosmëria e të gjitha Shteteve për të ndërtuar një nivel
të ri bashkëpunimi në bazë të një angazhimi të përbashkët për vlera
demokratike, me qarkullimin e lirë të informatave si element thelbësor:
Ne marrim përsipër që të ndërtojmë, përforcojmë dhe fuqizojmë
demokracinë si të vetmin sistem të qeverisjes së kombeve tona.
... Demokracia është mbrojtësi më i mirë i lirisë së shprehjes, tolerancës
të të gjitha grupeve të shoqërisë, dhe mundësive të barabarta për secilin
person.
... Në pajtim me zotimet tona të KSBE, ne theksojmë se lëvizja e lirë dhe
kontakti në mes të qytetarëve tanë si dhe qarkullimi i lirë i informatave dhe
ideve janë jetike për ruajtjen dhe zhvillimin e shoqërive të lira dhe kulturave
të pasura.
41
PjEsa Vi. ParimEt dhE zotimEt E osbE-së si Kornizë
Deklarata e Samitit të KSBE të Budapestit (1994)
Gjatë kohës së Samitit të KSBE në Budapest në vitin 1994, ish Jugosllavia
ishte duke u shpërbërë. Punonjësit e mediave në disa raste ishin bërë
shënjestër në luftën civile dhe mediat ishin shfrytëzuar nga palët rivale
të luftës si mjet propagandues. Shqetësimet në lidhje me këto gjëra u
pasqyruan në tekstin e Samitit për lirinë e shprehjes dhe mediat e lira:
(36) Shtetet pjesëmarrëse ripohojnë se liria e shprehjes është një e drejtë
themelore e njeriut dhe përbërës bazë i shoqërisë demokratike. Në këtë
drejtim, mediat e pavarura dhe pluraliste janë esenciale për një shoqëri
të lirë dhe të hapur dhe për sisteme llogaridhënëse të qeverisjes. Ato si
parime udhëheqëse i kanë se do të mbrojnë këtë të drejtë.
(37) Ato i dënojnë të gjitha sulmet dhe keqtrajtimet e gazetarëve dhe do
të bëjnë përpjekje që ata që janë drejtpërdrejt përgjegjës për sulme dhe
keqtrajtime të tilla të japin llogari.
Në Samitin e Lisbonës në vitin 1996 Shtetet pjesëmarrëse në atë që në
atë kohë u shndërrua në OSBE erdhën në përfundim se përmbushja e
zotimeve në fushën e mediave duhej të fuqizohej. Ata vendosen që të
përpunojnë më tej një mandat për emërimin e një Përfaqësuesi të OSBE-
së për Lirinë e Mediave.
Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Mediave u themelua si e
plotë në vitin 1997, me mandat që të:
(3) përqendrohet në reagimin e shpejtë ndaj mos respektimit serioz të
parimeve dhe zotimeve të OSBE-së nga shtetet pjesëmarrëse në lidhje me
lirinë e shprehjes dhe mediave të lira.
Në Këshillin Ministror të Mastrihtit në vitin 2003 Shtetet pjesëmarrëse
i dhanë një peshë më të madhe rolit qendror të mediave të lira dhe
42
PjEsa Vi. ParimEt dhE zotimEt E osbE-së si Kornizë
pluraliste në përforcimin e qeverisjes së mirë, promovimit të transparencës
dhe luftimit të korrupsionit:
(2.2.5) ne do të bëjmë qeveritë tona më transparente duke zhvilluar më
tej proceset dhe institucionet për të ofruar informata në kohë, duke
përfshirë statistika të besueshme, për çështje me interes publik në fusha
ekonomike dhe mjedisore për mediat, komunitetin afarist, shoqërinë civile
dhe qytetarët, me qëllim të zhvillimit të një dialogu të mirë informuar dhe
reagues. Kjo është thelbësore për vendimmarrje që është reaguese ndaj
kushteve ndryshuese dhe nevojave dhe dëshirave të popullatës.
Në vitet vijuese, çështjet në lidhje me pluralizmin e mediave, lirinë e
mediave dhe sigurinë e gazetarëve vazhduan të zënë vëmendjen e
Shteteve pjesëmarrëse në OSBE.
Në Deklaratën Komemorative të Astanës në vitin 2010 Krerët e Shtetit
ose Qeverisë së 56 Shteteve pjesëmarrëse riafirmuan përkushtimin e tyre
ndaj parimeve të OSBE-së dhe pranuan interesimin reciprok të secilit në
përmbushjen e atyre zotimeve në Shtetet e tjera:
[ne] riafirmojmë përshtatshmërinë e, dhe përkushtimin tonë ndaj
parimeve në të cilat kjo Organizatë mbështetet. Përderisa kemi arritur
mjaft përparim, ne poashtu e pranojmë se duhet të bëhet më shumë
që të sigurohemi për respektim të plotë dhe zbatim të këtyre parimeve
thelbësore dhe zotimeve që i kemi marr përsipër në dimensionin politiko-
ushtarak, dimensionin ekonomik dhe mjedisor, si dhe dimensionin njerëzor,
në radhë të parë në fushat e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. ...
... Ne i shohim këto zotime [OSBE] si arritjet tona të përbashkëta prandaj
edhe i konsiderojmë si çështje të interesit të menjëhershëm dhe legjitim të
të gjitha Shteteve pjesëmarrëse.
43
PjEsa Vi. ParimEt dhE zotimEt E osbE-së si Kornizë
... Ne riafirmojmë në mënyrë kategorike dhe të pakthyeshme se zotimet e
dhëna në fushën e dimensionit njerëzor janë çështje të interesit legjitim të
të gjitha Shteteve pjesëmarrëse dhe nuk i përkasin përjashtimisht punëve
të brendshme të Shtetit përkatës. Ne e çmojmë rolin e rëndësishëm
që luhet nga shoqëria civile dhe mediat e lira për të na ndihmuar që
të sigurojmë respekt të plotë për të drejtat e njeriut, liritë themelore,
demokracinë, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të drejta, si dhe sundimin
e ligjit.
44
Pjesa VII.
45
Obligimet tjera ndërkombëtare
Rezoluta 29 e UNESCO-s: Dënimi i dhunës ndaj gazetarëve
UNESCO është agjenci e Kombeve të Bashkuara që ka një mandat
specifik promovimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave dhe
mbrojtjen e sigurisë së gazetarëve, në vitin 1997 Shtetet Anëtare
të UNESCO-s miratuan Rezolutën 29 për “Dënimin e dhunës ndaj
gazetarëve”.
Rezoluta u propozua dhe u miratua nga Shtetet si përgjigje ndaj
shqetësimeve serioze për vrasjen e gazetarëve në shumë vende dhe
për dëshmitë e përhapjes së mosndëshkimit- d.m.th. dështimit të
vazhdueshëm të autoriteteve të ligjshme për të vendosur para drejtësisë
personat përgjegjës për këto vepra.
Rezoluta ka identifikuar dëmin më te madh që po i bëhej shoqërisë me
vrasjen e shumë gazetarëve, i ka shtyer Shtetet që të kryejnë detyrën e
tyre për të hetuar dhe dënuar krimet e tilla, dhe u bëri thirrje atyre që të
heqin urdhëresat për kufizime në lidhje me vrasjet e gazetarëve.
Më tej i shtynë autoritetet kompetente të Shteteve që të kryejnë detyrën
e tyre për të parandaluar, hetuar dhe ndëshkuar krimet e tilla dhe për të
shëruar pasojat e tyre; dhe u kërkoi atyre që të përmirësojnë legjislacionin
e tyre ashtu që të bëjnë të mundur ndjekjen dhe dënimin e atyre që nxisin
vrasjen e personave që ushtrojnë të drejtën për liri të shprehjes.
Rezoluta e UNESCO-s poashtu rekomandon që qeveritë duhet të heqin
çfarëdo urdhërese për kufizime për krimet ndaj personave kur ato kryhen
me qëllim që të pengojnë ushtrimin e lirisë së informimit dhe shprehjes
ose kur qëllimi i tyre është pengimi i drejtësisë.
46
PjEsa Vii. obliGimEt tjEra ndërKombëtarE
Takimi ndërmjet agjencive të KB-ve për Sigurinë e Gazetarëve dhe problemi i mosndëshkimit
Me 13-14 shtator 2011, UNESCO, ishte nikoqir i takimit të parë ndërmjet
agjencive të KB-ve për Sigurinë e Gazetarëve dhe për problemin e
mosndëshkimit ku morën pjesë të gjitha Agjencionet, Fondacionet dhe
Programet përkatëse të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë Zyrën
e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Bankën Botërore dhe
Programin e Zhvillimit të KB-ve.
Kjo kishte si synim themelimin e një qasjeje të koordinuar dhe të shtrirë
në tërë sistemin e KB-ve për parandalimin dhe luftimin e krimeve të
dhunshme ndaj gazetarëve- duke përfshirë sulmet, kidnapimet, krimet
e dhunës seksuale, frikësimet, kërcënimet, arrestimet dhe burgimet e
paligjshme.
Takimi ishte pjesë e një procesi konsultativ që kishte për qëllim krijimin e
një Plani Veprimi të KB-ve, që të përfshinte formimin e një mekanizmi të
koordinuar ndërmjet agjencioneve për të trajtuar çështjet që ndërlidhen
me sigurinë e gazetarëve dhe mungesën e ndëshkimeve. Do të përfshinte
monitorimin e progresit si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel
ndërkombëtar.
Siguria dhe mosndëshkimi do të ishin pjesë edhe të kontributeve të KB-ve
në strategjitë kombëtare, posaçërisht në programet zhvillimore të ndihmës
dhe përfshirjen e mundshme të partnerëve nga mediat në disa nga
proceset përgatitore të projekteve zhvillimore të Kombeve të Bashkuara.
Drafti përfshin edhe vazhdimin e punës së kryer deri tani nga UNESCO
për parandalimin e krimeve kundër punonjësve të mediave. Veçanërisht
kjo përfshin ndihmesën e vendeve për të zhvilluar legjislacionin dhe
mekanizmat që favorizojnë lirinë e shprehjes dhe informatave, dhe
duke i mbështetur përpjekjet e tyre për të zbatuar rregullat dhe parimet
47
PjEsa Vii. obliGimEt tjEra ndërKombëtarE
ekzistuese ndërkombëtare, sidomos Rezolutën e UNESCO’s të vitit 1997
në lidhje me dhunën ndaj gazetarëve.
Për të përforcuar parandalimin, do të zhvillohen edhe fushata për
ngritjen e vetëdijesimit me Shtetet Anëtare, shoqërinë civile, organizatat
jo qeveritare dhe organet përkatëse për çështjet në lidhje me lirinë e
shprehjes, sigurisë së gazetarëve dhe rrezikun që i kanoset demokracisë
nga mosndëshkimi.
Projekt Plani i Veprimit do të paraqitet në Programin Ndërkombëtar për
Zhvillimin e Komunikimit (IPDC) të UNESCO-s në seancën e tij të radhës
në mars të vitit 2012 e pastaj do t’i dorëzohet organeve përgjegjëse për
koordinimin të mbarë KB-ve.
Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të KB-ve 1738 (2006) dënon sulmet
ndaj gazetarëve në situata konflikti
Rezoluta e miratuar njëzëri në vitin 2006 kujton se gazetarët e angazhuar
në misione profesionale të rrezikshme në zona të konfliktit të armatosur
konsiderohen si civil dhe duhet të mbrohen si të tillë.
Ajo theksoi se sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare sulmet e
qëllimshme ndaj civilëve përbëjnë krime lufte dhe të gjitha palët në situata
konflikti duhet të respektojnë pavarësinë profesionale dhe të drejtat e
gazetarëve, profesionistëve të mediave dhe personelit shoqërues si civil.
(1) Dënon sulmet e qëllimshme ndaj gazetarëve, profesionistëve të
mediave dhe personelit shoqërues, si të tillë, dhe u bën thirrje të gjitha
palëve që t’u japin fund praktikave të tilla
(7) Vë në dukje përgjegjësinë e Shteteve për t’iu përmbajtur obligimeve
përkatëse sipas së drejtës ndërkombëtare për të ndërprerë dukurinë e
48
PjEsa Vii. obliGimEt tjEra ndërKombëtarE
mosndëshkimit dhe për të ndjekur penalisht personat përgjegjës për
shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare
(9) Rikujton se shkeljet sistematike, flagrante dhe të përhapura të ligjeve
ndërkombëtare humanitare dhe të të drejtave të njeriut në situata të
konfliktit të armatosur mund të përbëjë një kërcënim për paqen dhe
sigurinë botërore, dhe riafirmon në këtë drejtim gatishmërinë e vet për të
konsideruar situatat e tilla dhe, kur është e nevojshme, të miratojë masat
përgjegjëse.
Rezoluta ka kërkuar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i KB-ve që të
përfshijë çështjen e mbrojtjes dhe sigurisë së gazetarëve në raportet e tij
të ardhshme para Këshillit të Sigurimit për mbrojtjen e civilëve në konflikte
të armatosura.
49
PjEsa Vii. obliGimEt tjEra ndërKombëtarE
50
Pjesa VIII.
51
Çështjet dhe rekomandimet kryesore për sigurinë e gazetarëve
Mediat kanë një funksion esencial si rojtar publik dhe si pjesë e sistemit
të baraspeshimit në një demokraci. Gazetarët janë të ekspozuar ndaj
rreziqeve të veçanta të sfidave ligjore, kërcënimeve e në disa raste edhe
sulmeve të dhunshme si pasojë e punës së tyre. Në vijim është dhënë një
listë e çështjeve kryesore që lajmërohen, bashkë me Rekomandimet për
reagim ndaj tyre në pajtim me praktikat e mira në bazë të parimeve dhe
zotimeve të OSBE-së.
Shembujt e reagimeve pozitive janë përmendur si ilustrime; përfitimet nga
politikat dhe veprimet shembullore përmbushen atëherë kur zbatimi është
efektiv dhe i qëndrueshëm:
Korniza ligjore
Çështja: Kushtetutat nacionale dhe ligjet rregullative kërkojnë mbrojtje
të qartë dhe efektive të lirisë së shprehjes dhe kushte të sigurta
pune për mediat, duke i ndjekur parimet dhe zotimet e OSBE-së dhe
obligimet ndërkombëtare të Shteteve pjesëmarrëse në OSBE.
Praktikë e mirë: Çfarëdo kufizimi në lirinë e shprehjes, duke përfshirë
edhe ato mbi baza të sigurisë publike duhet të parashihen me ligj, dhe
të jenë të domosdoshme për mbrojtjen e një interesi të njohur sipas të
drejtës ndërkombëtare dhe duhet të jetë proporcional. Poashtu duhet
të jenë të qarta, me qasje të lehtë nga publiku dhe me mundësi që të
kundërshtohen.
52
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Shtetet marrin hapat e nevojshëm që të sjellin ligjet e veta në lidhje
me lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes në një vijë me standardet
ndërkombëtare, duke vënë në zbatim masat e përgjithshme të synuara
nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, dhe duke e vënë në jetë
ligjit vendor për të drejtat universale, në pajtim me interpretimin e ekspertit
për të drejtën ndërkombëtare për lirinë e shprehjes të dhënë nga Komiteti
i të Drejtave të Njeriut të KB-ve (Komenti i Përgjithshëm 34 i Nenit 19 të
ICCPR-së).
Ligji e pranon se e drejta në lirinë e shprehjes përfshin shprehjen e
qëndrimeve dhe mendimeve që ofendojnë, tronditin dhe shqetësojnë.
Ligji nuk i jep Shtetit fuqi arbitrare ose të jashtëzakonshme për të
censuruar një medium apo për të mbyllur një burim mediash.
E drejta universale e lirisë së shprehjes vlen edhe për materiale në Internet
në të njëjtën mënyrë si me mediat tradicionale.
Liria e shprehjes dhe qarkullimi i lirë i informatave janë të garantuara
pavarësisht kufijve.
Sistemet e gjyqësorit, zbatimit të ligjit dhe ato penale
Çështja: Gjyqësori duhet të jetë i pavarur nga autoriteti qeveritar dhe
nga ndonjë ndikim politik
Praktikë e mirë: Forcat policore, agjencionet tjera të zbatimit të ligjit
dhe shërbimet e burgjeve u nënshtrohen sistemeve të pavarura të
mbikëqyrjes, me procedura transparente të brendshme dhe procedura të
ankesave nga publiku.
53
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Hetimet e krimeve të rënda ndaj gazetarëve kryhen menjëherë, në mënyrë
të pavarur dhe me efikasitet; autoritetet kujdesen që të hetojnë dhe të
marrin parasysh çdo dëshmi për një lidhje të mundshme me aktivitetet
profesionale të gazetarit.
Kufizimet për raportime nga gjyqi zbatohen vetëm në rrethana të
jashtëzakonshme, për shembull për të mbrojtur të miturit.
Askush nuk dënohet ose burgoset pse ka shprehur një mendim ose ka
përhapur informata, përveç nëse konstatohet se kështu është kryer një
kundërvajtje tjetër serioze (siç është nxitja e dhunës ose terrorizmit).
Raportet në mes të mediave dhe autoriteteve Shtetërore: rregullimi,
hapja dhe dialogu
Çështja: zyrat dhe agjencionet kombëtare, rajonale dhe lokale duhet
të jenë të hapura dhe reaguese, duke u mundësuar mediave të lira, të
pavarura dhe hulumtuese që të kryejnë rolin e tyre për të hulumtuar dhe
hetuar çështjet me interes publik dhe për të raportuar në mënyrë të lirë
dhe të papenguar.
Praktikë e mirë: Shteti nuk vendos kërkesa të paarsyeshme si parakusht
për punën e gazetarëve.
Autoritetet rregullatore të transmetimit veprojnë në mënyrë të paanshme
për dhënien e licencave dhe për çështje të tjera.
Hetimet tatimore dhe kërkesat tjera të veçanta administrative nuk u
imponohen mediave në mënyrë arbitrare si formë e kërcënimit apo pa një
arsye të drejtë.
54
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Qasja e mediave te zyrtarët, zëdhënësit qeveritar dhe në ngjarje publike
dhe për shtyp administrohet pa diskriminim apo përjashtim arbitrar të
ndonjë medie.
Shteti përkrah mekanizmat që angazhojnë shoqërinë civile për të
përforcuar mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, siç është Zyra e Avokatit
të Popullit apo Komisioneri për të Drejtat e Njeriut.
Rekomandim: Përfaqësuesit qeveritar, zyrtarët publik dhe politikanët
e zgjedhur të mos menaxhojnë apo kontrollojnë ndonjë organizatë
mediatike gjatë kohës kur janë në funksion.
Zgjedhjet
Çështja: Gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe kohërave të trazirave
sociale dhe ngjarjeve të mëdha, gazetarët janë të ekspozuar ndaj
rreziqeve të shtuara për t’u burgosur, akuzuar apo dënuar për vepra të
supozuara penale, duke përfshirë për shpifje dhe të pavërteta; ata po
ashtu mund të jenë objekt i presioneve të paarsyeshme për të prodhuar
raportime favorizuese partiake dhe të njëanshme.
Praktikë e mirë: Sidomos në kohë të zgjedhjeve, duhet të respektohen
ligjet dhe rregulloret që garantojnë lirinë e mediave për të hulumtuar më
afër të gjitha aspektet e procesit.
Ligjet zgjedhore, komisionet zgjedhore të Shtetit dhe direktivat e
transmetimit obligojnë mediat që të mbulojnë në mënyrë të barabartë
fushatat zgjedhore të partive politikë dhe kandidatëve, si dhe të
procedurave të votimit.
55
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Demonstratat në rrugë, protestat dhe ngjarjet publike
Çështja: Gazetarët dhe fotografët që mbulojnë protestat ose mbledhitë
publike kanë vuajtur arrestime arbitrare dhe keqtrajtime nga ana e
policisë dhe forcave të sigurimit; në disa raste ata kanë pësuar lëndime
fizike dhe humbje apo dëmtim të pajisjeve gjatë punës ose gjatë
kohës kur janë mbajtur në arrest; Përcjellja policore dhe monitorimi i
punonjësve të mediave në protesta publike mund të jetë kërcënues dhe
të pengojë punën e tyre legjitime.
Praktikë e mirë: Policia të mos mbajë në ndalesë, arrestojë ose përdor
dhunë ndaj mediave që kryejnë rolin e tyre të drejtë të raportimit të
protestave apo ngjarjeve të tjera në vende publike.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit lejojnë raportimin nga mediat për demonstrata
në rrugë apo ngjarje të ngjashme, e respektojnë identifikimin e shtypit siç
janë kartelat e shtypit dhe shiritat e duarve, dhe mbajnë kanalet e dialogut
me mediat për të pakësuar rrezikun e mospajtimeve.
Rekomandim: Forcat policore dhe organizatat e gazetarëve arrijnë
marrëveshje për udhërrëfyesin e mediave për policinë dhe japin trajnime
për zyrtarët për t’u kujdesur për mirëkuptimin dhe respektimin e
udhërrëfyesit.
Bastisjet policore të zyrave të mediave dhe shtëpive të gazetarëve
Çështja: Bastisjet nga ana e policisë janë kryer në zyrat e
mediave dhe shtëpitë e gazetarëve, duke përfshirë edhe mbajtje
fizike, shkatërrim të pasurisë dhe konfiskim të pajisjeve siç janë
kompjuterët si dhe të xhirimeve, dosjeve dhe fletoreve të shënimeve.
56
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Praktikë e mirë: Organet e zbatimit të ligjit respektojnë të drejtën e
gazetarëve për të raportuar për çështje të interesit publik dhe përmbahen
nga arrestimi i tyre apo konfiskimi i pajisjeve në pronësi të tyre pa pasur
një dëshmi të fuqishme të jashtëzakonshme që një veprim i tillë është i
nevojshëm për interesin publik.
Burgosja e gazetarëve
Çështja: Disa gazetarë burgosen në mënyrë të paligjshme nën
akuza arbitrare dhe të rrejshme; shumë nga ta mbahen në ndalesë,
nganjëherë për periudha të gjata, në paraburgim.
Praktikë e mirë: Rastet në të cilat gazetarët akuzohen rrejshëm për
kundërvajtje të zakonshme siç janë huliganizmi dhe trajtimi me narkotikë
hetohen dhe nëse konstatohen të jenë të pa bazuara, hedhen poshtë nga
hetues, prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit që zbulohen se janë përgjegjës për fabrikimin e
dëshmive apo për ngritjen e akuzave keqdashëse të marrin ndëshkimin e
duhur.
Askush nuk akuzohet apo dënohet për vepër penale për atë që shkruajnë
apo raportojnë në media, apo pasi kanë shprehur një mendim nëpër
media, përveç nëse është përmbushur kushti i definuar në mënyrë strikte
për kufizimin e lirisë së shprehjes.
Kërcënimet dhe aktet e dhunës ndaj gazetarëve
Çështja: Kërcënimet dhe aktet e dhunës ndaj gazetarëve kanë
vazhduar e në disa pjesë edhe janë shtuar në zonën e OSBE-së gjatë
viteve të fundit.
57
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Kërcënimet me anë të telefonit, faksit, postës elektronike ose letrës
etj. shpesh janë pasuar me sulme fizike, duke përfshirë edhe vrasje.
Praktikë e mirë: Organet shtetërore hetojnë raportimet për kërcënime
menjëherë dhe me kujdes, dhe ndërmarrin hapa të nevojshme për të
mbrojtur personin apo personat e kërcënuar.
Qeveritë e kanë për obligim që të mbrojnë sigurinë fizike të personave që
janë nën kërcënim. Ata marrin parasysh faktin se gazetarët, forumistët
dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë në mesin e grupeve në shoqëri
që janë të ekspozuar ndaj rrezikut për sulm për shkak të aktiviteteve të
tyre.
Agjencionet e zbatimit të ligjit ndërmarrin hapa të vendosur dhe të
fuqishëm për të eliminuar kërcënimet nga anëtarë të grupeve të krimit të
organizuar.
Shembuj: në Itali dhe Serbi, policia ka ofruar mbrojtje efikase për
gazetarët e kërcënuar.
Hetimi i sulmeve ndaj gazetarëve dhe vrasjeve të gazetarëve, duke
u siguruar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë, dhe zhdukja e
mosndëshkimit
Çështja: Numri i lartë i sulmeve dhe vrasjeve të gazetarëve ka bërë
disa pjesë të rajonit të OSBE-së të jenë në mesin e vendeve më
të rrezikshme në botë për të punuar gazetarët; sundimi i ligjit dhe
integriteti i sistemeve të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë janë vënë në
pikëpyetje; një klimë e mungesës së ndëshkimit është shtuar.
58
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Praktikë e mirë: Asnjë rregull për kufizim nuk vlen për krime të tilla.
Hetime të menjëhershme dhe efektive të krimeve kryhen për të arrestuar
personat përgjegjës dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë.
Policia dhe prokurorët zhvillojnë dhe zbatojnë protokole dhe metoda të
specializuara për t’u siguruar që hetimi i krimeve ndaj gazetarëve përfshin
kontrolle të hollësishme për të gjetur lidhje me punën e gazetarit.
Qeveritë u përmbahen Direktivave të vitit 2011 për zhdukjen e
mosndëshkimit të nxjerra nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës
që vendosin normat dhe standardet për hetime efektive, në kohë dhe
të pavarura, mbrojtje të dëshmitarëve, qasje për anëtarët e familjes së
viktimës, etj.
Policia, prokurorët, avokatët dhe gjyqtarët marrin trajnime të duhura për të
praktikuar ato që u përmendën më sipër.
Zhvillimet në gjyq zakonisht janë të hapura për publikun, me përjashtime
strikte dhe procedura për kundërshtim të vendimit që favorizon seancat e
mbyllura.
Shembuj:
Në Serbi, qeveria ka vepruar me shpejtësi duke nisur hetimet për
sulmin e kryer në korrik të vitit 2010 ndaj Teofil Pançiq, një kolumnist i
së përjavshmes Vreme, dhe një kërcënimi ndaj Brankica Stankoviq të
radiostacionit B92.
Në Rusi, janë ri hapur hetimet në disa raste që përfshinin vrasjen e
gazetarëve; në maj të 2011 dy të pandehur janë gjykuar dhe dënuar për
59
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
vrasje të dyfishtë të avokatit për të drejtat e njeriut Stanislav Markelov dhe
gazetares së Novaya Gazeta Anastasia Baburova në Moskë në vitin 2009.
Deri në atë kohë të vetmet dënime që nga viti 2000 në raste të vrasjeve të
gazetarëve ka qenë ai i vitit 2007 i pesë pjesëtarëve të një bande kriminale
për vrasjen në vitin 2000 të gazetarit të Novaya Gazeta Igor Domnikov.
Hetuesit nuk kanë mundur të identifikojnë ata që kishin urdhëruar vrasjen
e Domnikovit.
Në Rusi, një bazë e të dhënave e zhvilluar nga Federata Ndërkombëtare
e Gazetarëve për vdekjet e gazetarëve www.journalists-in-russia.org
dhe një tjetër http://mediaconflictsinrussia.org e cila regjistron rastet e
kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve në Rusi ofron një shkallë të
lartë të informatave të verifikuara të cilat mund të ndihmojnë të gjitha
palët e interesuara duke përfshirë edhe organet e hetuesisë së vendit.
Informatat nga të dy faqet e internetit mblidhen nga monitoruesit e
Fondacionit Mbrojtës Glasnost dhe Qendrës për Gazetari në Situata
Ekstreme.
Në Rusi, kontaktet fillestare janë vënë në nivel lokal në mes prokurorëve
dhe gazetarëve dhe organizatave për të drejtat e njeriut për të diskutuar
mënyrat e përmirësimit të procesit të mbledhjes së dëshmive për sulmet
ndaj gazetarëve, duke përfshirë informatat e zbuluara nga hulumtimet
gazetareske apo të publikuara në media ose në databazat e përmendura.
Shembull: Kroaci: me 3 nëntor 2010 një gjykatë ka gjykuar dhe dënuar
gjashtë persona për vrasjen e Ivo Pukaniq, drejtorit të gazetës javore
Nacional dhe drejtorit të marketingut Niko Franjiq. Të dy burrat u vranë
nga një bombë në automjet në vitin 2008; shpresohet që edhe ata që janë
përgjegjës për urdhërimin e vrasjeve do të sjellen para drejtësisë.
Konflikti i armatosur
60
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Çështja: Gazetarët vazhdojnë të jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve
serioze për lëndime dhe vdekje në kohëra të konfliktit të armatosur,
paqëndrueshmërisë së dhunshme politike dhe rënies së sundimit të ligjit.
Praktikë e mirë: Në zonat e konfliktit të armatosur civilët duke
përfshirë gazetarët mbrohen me efektivitet edhe nga ligjet humanitare
ndërkombëtare përveç ligjit universal për të drejtat e njeriut.
Rezoluta 1738 e KSKB e vitit 2006 respektohet në tërësi; ajo rithekson se
sulmet e drejtuara qëllimisht ndaj anëtarëve të mediave përbëjnë krime
lufte dhe përcakton obligimet e të gjitha Shteteve sa i përket mbrojtjes së
tërë personelit mediatik dhe për t’u siguruar se përgjegjësit për shkelje të
ndiqen penalisht.
Rekomandim: Qeveritë dhe organizatat e mediave duhet të jenë të
njoftuara me dispozitat e ligjit humanitar, dhe me procedurat formale
dhe jo formale të krijuara për të pakësuar rrezikun për gazetarët në zona
konflikti, duke përfshirë si në vijim:
Karta për Sigurinë e Gazetarëve që punojnë në Zona Lufte ose zona të
rrezikshme e Reporterëve pa Kufij; u bën thirrje mediave, gazetarëve dhe
autoriteteve publike që të konsultohen në mënyrë që të ulin rrezikun në
zona lufte dhe zona të rrezikshme.
Kodi i Sigurisë i Institutit Ndërkombëtar për sigurinë e lajmeve (INSI), i cili
parashtron detyrat e organizatave të mediave për të siguruar trajnime për
mjediset armiqësore, kujdes dhe mbrojtje; po ashtu u bën thirrje qeverive
dhe forcave të armatosura që te respektojnë sigurinë e gazetarëve, qoftë
të shoqëruara nga forcat e tyre ose jo, dhe të përmbahen nga kufizimi i
panevojshëm i lirisë së tyre të lëvizjes apo raportimit, apo shqetësimin,
frikësimin ose sulmimin fizik të gazetarëve gjatë kryerjes së punëve të tyre
legjitime.
61
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Udhërrëfyesi i mbijetesës së gazetarëve i Federatës Ndërkombëtare
të Gazetarëve me titull “Live News” (Lajme të drejtpërdrejta) 2003;
specifikon përgjegjësitë e qeverive, duke përfshirë edhe atë të mbrojtjes
së gazetarëve nga çfarëdo shtrëngimi për të dëshmuar në gjykime për
krime lufte, për të mbrojtur sigurinë e tyre fizike dhe për t’i mbrojtur ata
nga çfarëdo bindje e ndikim partiak.
Një linjë direkte telefoni 24 orëshe e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit
të Kuq (KNKK) për Ndihmë të gazetarëve në detyra të rrezikshme; numri
është +41792173285. Ofrohet në veçanti për shfrytëzim nga ana e
familjarëve të gazetarëve dhe shoqatave profesioniste.
KNKK u përgjigjet çështjeve humanitare që lindin në raste të zhdukjes ose
mbajtjes në robëri të gazetarëve dhe civilëve të tjerë në kohëra lufte ose
burgosjes në situata të trazirave dhe tensioneve të brendshme.
Ligjet e shtetit për siguri dhe anti-terrorizëm
Çështja: Ligjet e anti-terrorizmit, ekstremizmit dhe sigurisë
kombëtare shpesh janë përdorur për të persekutuar dhe burgosur
gazetarët dhe për t’i vendosur ata nën mbikëqyrje speciale.
Praktikë e mirë: Ligjet për anti-terrorizëm nuk shfrytëzohen për të ndjekur
penalisht gazetarët apo të tjerët përveç nëse të shprehurit ka për qëllim
dhe ka gjasa të nxit dhunë, siç është paraparë me ligje ndërkombëtare;
raportimi në bazë të fakteve dhe komentet në lidhje me çështje që
kanë të bëjnë me terrorizmin nuk duhet të barazohen me mbështetjen e
terrorizmit.
62
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Kur rrjedhin informata sensitive , gazetari apo media që e ka pranuar dhe
publikuar atë nuk duhet të mbahet përgjegjës për një vepër penale.
Ligjet anti-terrorizëm nuk kanë një fushëveprim të gjerë; ato përcaktojnë
kufij të qartë për ndërhyrjen e autoriteteve, dhe përmbajnë garanca të
mjaftueshme procedurale për të parandaluar abuzimin (Ref. Rezoluta
e Konferencës Ministrore të Këshillit të Evropës, Reikjavik, maj 2009;
Dokumenti numër: MCM (2009)011.
Rekomandim: Shtetet duhet të kryejnë rishikime të rregullta të ligjeve dhe
praktikave kombëtare anti-terrorizëm për të verifikuar nëse ata shkelin të
drejtën për lirinë e shprehjes (Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat
e Njeriut). Ref: MCM (2009)011 (si më lartë).
Etiketimi dhe shpifja
Çështja: ligjet për etiketim, shpifje dhe ofendim janë përdorur në
masë të madhe në disa Shtete pjesëmarrëse në OSBE për të ndjekur
dhe burgosur gazetarët ose për t’i detyruar ata që të paguajnë gjoba
ndëshkuese; kjo ka pasur një pasojë negative dhe frikësuese në
punën e qindra gazetarëve.
Praktikë e mirë: Ligjet e etiketimit dhe shpifjes dekriminalizohen, dhe
gjobat për personat e dënuar janë proporcionale e jo në atë masë që
mund të ketë pasojë në vazhdimësinë e punës së mediumit përkatës apo
të detyrojë atë të mbyllet.
Katërmbëdhjetë Shtete pjesëmarrëse në OSBE deri tani i kanë
dekriminalizuar etiketimin dhe shpifjen duke përfshirë shtatë vetëm në tri
vitet e fundit. Federata ruse, Mali i Zi dhe Kirgistani kanë vepruar kështu
në vitin 2011. Armenia në vitin 2010 siç bëri edhe Irlanda, Rumania
dhe MB në vitin 2009. Të tjerët janë Bosnja dhe Hercegovina, Qipro,
63
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Estonia (me përjashtim të shpifjes për autoritetet shtetërore) , Gjeorgjia,
Moldavia (me disa përjashtime duke përfshirë ofendimin e hetuesve dhe
gjyqtarëve), Ukraina dhe Shtetet e Bashkuar (përveç 19 shteteve dhe dy
territoreve).
Shembull: Mbretëria e Bashkuar aktualisht po përgatit një dekret për
të reformuar ligjin për shpifjet, duke vendosur një test të ri “të dëmit
substancial” dhe një mbrojtje më të rreptë të interesit publik.
Mbrojtja e burimeve të gazetarëve
Çështja: Gazetarët janë arrestuar dhe kërcënuar me ndjekje penale,
ndërsa vendpunimi dhe shtëpia e tyre apo shënimet e tyre personale
janë kontrolluar me qëllim të zbulimit të burimit të informatave
sensitive që është bërë ose mund të bëhet publike.
Praktikë e mirë: Konfidencialiteti i burimeve të gazetarëve është i
mbrojtur, në pajtim me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut.
Shembull: Në Shqipëri një komision parlamentar ka vendosur të ndalojë
kërkimin e regjistrimeve të telefonatave të gazetarëve që raportojnë për
demonstratat e dhunshme në janar të vitit 2011, duke respektuar të
drejtat e gazetarëve për të mbajtur sekret burimet e tyre të informacionit.
Shembull: Në Francë në vitin 2011 një gjykatë në Bordo ka rikonfirmuar
të drejtën e gazetarëve për të mos zbuluar burimet e tyre, duke marrë
vendim se policia kishte vepruar në mënyrë të paligjshme duke kontrolluar
regjistrimet e telefonatave të dy gazetarëve të gazetës Le Monde të
cilët zbuluan aspekte të një rasti që përfshinte akuza për financim të
paligjshëm të një partie politike.
64
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Ligjet e ruajtjes së të dhënave
Çështja: Ligjet që obligojnë ofruesit e shërbimeve për të ruajtur të
dhëna në lidhje me komunikimet personale për afate më të gjata (prej
gjashtë muaj e më gjatë) janë shfrytëzuar me të madhe nga agjencionet
hetimore të shtetit sipas ligjeve anti-territorizëm; ata i kanë ekspozuar
gazetarët ndaj vëzhgimeve sekrete të Shtetit dhe i kanë bërë ata më
të ndjeshëm ndaj tentimeve për të zbuluar burimet konfidenciale të
informacionit.
Praktikë e mirë: Ligjet për mbrojtjen e të dhënave në pajtim me normat
në lidhje privatësinë personale, rregullojnë se kujt i lejohet qasja në të
dhëna personale dhe shfrytëzohen në mënyra që nuk i shkelin të drejtat e
gazetarëve për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.
Ligjet për lirinë e informacionit
Çështja: Mungesa e ligjeve për lirinë e informatave, dhe zbatimi
restriktiv i këtyre ligjeve, shpie në mohimin e së drejtës publike për
informata në lidhje më punët e Shtetit
Praktikë e mirë: Ligjet e lirisë së informatave vihen në zbatim me pak
kufizime, në pajtim me parimet e qeverisjes së hapur.
Administrimi i ligjeve të lirisë së informatave është i pavarur, transparent
dhe i shmanget vonesave dhe shpenzimeve të paarsyeshme.
Shembull: Ukraina në vitin 2011 ka miratuar për herë të parë një ligj për
qasje në informacione; shpresohet se zbatimi i ligjit të ri do të ndihmojë në
përmirësimin e transparencës qeveritare.
65
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Rekomandim: Shtetet të konsiderojnë miratimin e Konventës së Këshillit
të Evropës për Qasjen në Dokumente Zyrtare të vitit 2009, e cila vendos
të drejtën për të kërkuar informata që mbahen nga autoritetet publike në
çfarëdo forme.
Të drejtat e punëtorëve dhe punësimit
Çështja: Të drejtat e punësimit të gazetarëve duhet të përfshijnë të
drejtën për t’u organizuar në sindikata të punëtorëve për qëllime të
marrëveshjeve kolektive për paga dhe kushte të punës; gazetarët nuk
duhet të ndëshkohen apo largohen nga puna pasi kanë refuzuar që të
sillen në një mënyrë jo etike.
Praktikë e mirë: Miratimi dhe respektimi i të drejtave të punësimit të
gazetarëve, duke përfshirë të drejtën për t’u organizuar dhe anëtarësuar
në sindikata, të cilat mund t’i mbrojnë ata nga largimi arbitrar dhe nga
presionet e padrejta për të vepruar në mënyrë jo etike ose jo profesionale.
Gazetarët kanë mundësinë që të nënshkruajnë një “klauzolë të
ndërgjegjes” e cila i mbron ata nga dënimet eventuale apo humbja e
punës si rezultat i refuzimit të tyre për të kundërshtuar kodin e etikës së
gazetarëve.
Rekomandim: Redaktorët dhe botuesit krijojnë dhe zotohen për një kod
vullnetar me të cilin ata zotohen që të mos urdhërojnë apo detyrojnë
gazetarët për të praktikuar ndonjë sjellje jo etike apo për të raportuar
ndonjë të pavërtetë.
Gazetaria në internet dhe mediat sociale
Çështja: Bllokimi dhe filtrimi i faqeve të internetit është shtuar për nga
fusha dhe llojshmëria e metodave të zbatuara.
66
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Praktikë e mirë: Liria e të shprehurit vlen edhe për Internet njëjtë si për të
gjitha mjetet e komunikimit.
Qeveritë të përmbahen nga bllokimi ose filtrimi i detyrueshëm i
përmbajtjes ose faqeve të internetit që mund të barazohet me censurën
paraprake, siç janë filtrat që përjashtojnë faqet që përmbajnë fjalë kyçe;
çfarëdo urdhri për të ndaluar limitohet në një artikull ofendues ose faqe
dhe nuk zbatohet për tërë faqen e internetit.
Ndërprerja e qasjes në Internet për tërë popullatën ose segmente të
caktuara të publikut, apo ndalimi i qasjes në mediat e rrjeteve sociale nuk
është e justifikueshme.
Shtetet promovojnë qasjen universale në Internet.
Shembull: Në vitin 2000, Estonia ka deklaruar qasjen në Internet të jetë e
drejtë themelore.
Rregullat për pronësinë e mediave
Çështja: Tej-përqëndrimi i pronësisë së mediave u jep fuqi të tepruar
pronarëve; pengon pluralitetin e mediave dhe kufizon lirinë e shprehjes
për sektorë të shoqërisë; mos transparenca ose mbajtja sekret e
pronësisë së mediave e bën më të vështirë që të përcaktohet nëse janë
duke u shkelur rregullat për pluralitet.
Praktikë e mirë: Rregullat e pluralitetit dhe konkurrencës ekzistojnë për të
parandaluar tej-koncentrimin e pronësisë së mediave.
Pronësia e mediave dhe kontrolli nga një organ shtetëror ose qeveritar
ose ndikimi dominues i Shtetit përmes autorizimeve ose pronarëve që
janë miq të Shtetit nuk inkurajohet; mediat e tilla të transformohen në
67
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
media në shërbim të publikut me struktura të menaxhimit të pavarur ose
të privatizohen.
Mediat “private” nuk duhet të drejtohen apo të jenë në pronësi të shtetit
apo të kompanive të kontrolluara nga shteti.
Ekzistojnë rregullat për të siguruar transparencën e pronësisë së të gjitha
mediave përmes regjistrimit dhe publikimit të llogarive të kompanisë.
Shembull, në prill të vitit 2011, Gjeorgjia ka ndryshuar ligjin për
transmetim në mënyrë që të bëj transparente pronësinë e mediave.
Transmetimi në shërbim publik: Televizioni dhe Radio
Çështja: Televizioni dhe Radio si shërbim publik mbeten një burim
me ndikim dhe dominues i lajmeve për popullatën në shumë vende;
kontrolli politik, ndërhyrja ose ndikimi dominues në TSHP e vënë në
rrezik pavarësinë e praktikave editoriale dhe të punës së gazetarëve
Praktikë e mirë: Transmetimi në shërbim publik drejtohet me pavarësi,
paanësi dhe integritet redaktorial, i garantuar dhe pa ndikim ose direktiva
nga një grup politik ose i jashtëm; qeverisja e TSHP dhe emërimet në
pozitat redaktoriale organizohen në pajtim me atë parim; menaxherët e
lartë dhe gazetarët nuk e posedojnë punën e tyre si rezultat i anëtarësimit
në parti politike.
Vetë-rregullimi i mediave
Çështja: Kontrolli, pronësia dhe rregullimi i mediave nga ana e shtetit
është në kundërshtim me lirinë e hulumtimit gazetaresk dhe pavarësinë
e mediave; ato vendosin sigurinë e gazetarëve në rrezik duke e bërë
punësimin e tyre të varur në mënyrë direkte ose indirekte nga Shteti
68
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
Praktikë e mirë: Vetë-rregullimi i mediave dhe puna e gazetarëve, me
anë të këshillave të shtypit, komisioneve për ankesa të shtypit dhe të
ngjashme, u japin siguri gazetarëve dhe i bën ata përgjegjës për të ruajtur
standardet profesionale pa rrezikun e censurimit apo kontrollit nga Shteti.
Vetë rregullimi i mediave është një e arritur e shoqërisë ku qeverisja kryhet
me pajtimin e njerëzve në një demokraci pluraliste ku njerëzit gëzojnë
lirinë e shprehjes dhe një shtyp të lirë, të papenguar dhe të pa censuruar.
69
PjEsa Vii i . ÇështjEt dhE rEKomandimEt KrYEsorE Për siGurinë E GazEtarëVE
70
SHTOJCA:
71
REKOMANDIMET E VILNIUSIT
Në qershor të vitit 2011, duke vepruar në kapacitetin e vet të kryesuesit
në detyrë të OSBE-së, Lituania ka thirrur një konferencë, nga e cila
kanë dalë një numër i rekomandimeve për sigurinë e gazetarëve në
rajonin e OSBE-së. Ky dokument, i hartuar në bashkëpunim me Zyrën
e Përfaqësuesit për Lirinë e Mediave, ka theksuar rolin e qeverive
kombëtare dhe legjislativit, agjencioneve të zbatimit të ligjit dhe vetë
mediave në sigurimin e kushteve të sigurta të punës për gazetarët.
Përmes Rekomandimeve të Vilniusit për Sigurinë e Gazetarëve, Kryesia e
OSBE-së dhe Përfaqësuesi:
• inkurajojnë fuqishëm qeveritë e Shteteve pjesëmarrëse në OSBE që
të trajtojnë dhunën kundër gazetarëve si një sulm të drejtpërdrejtë
ndaj lirisë së shprehjes dhe të kundërshtojnë publikisht çdo tentim
për të heshtur zërat kritik ose të ndryshëm në shoqëri;
• u rekomandojnë qeverive që të japin mbështetjen e tyre të plotë
politike për fuqizimin e lirisë së mediave duke promovuar kushte të
sigurta dhe pa pengesa për gazetarët që të kryejnë detyrat e tyre
profesionale;
• Inkurajojnë ligjvënësit që të shtojnë kushtet e sigurta të punës për
gazetarët duke krijuar legjislacionin që zhvillon lirinë e mediave,
duke përfshirë garancionet për qasje të lirë në informata, mbrojtjen
e burimeve konfidenciale, dhe dekriminalizimin e aktiviteteve
gazetareske, duke përfshirë shpifjet dhe deklaratat e rrejshme;
• Të avokojnë që autoritetet të bëjnë si prioritet të vetin kryerjen
e hetimeve të shpejta dhe efektive, duke u dërguar një mesazh
shoqërisë se keqbërësit dhe autorët prapa krimeve kundër gazetarëve
do të sjellen me efikasitet para drejtësisë;
• Kërkojnë që agjencive të zbatimit të ligjit t’u ndahen resurse të
mjaftueshme dhe ekspertizë për të kryer hetime efikase në fusha të
72
SHTOJCA: REKOMANDIMET E VILNIUSIT
caktuara të mediave dhe për të zhvilluar praktika që respektojnë të
drejtat ligjore të pjesëtarëve të mediave, duke përfshirë qasjen e tyre
të papenguar në informata gjatë protestave publike ose në raste të
trazirave civile dhe publike;
• Bëjnë thirrje që t’i jepet peshë e duhur interesit publik në procedura
gjyqësore të iniciuara ndaj gazetarëve si rezultat i detyrave të tyre
profesionale dhe për të siguruar se raste të tilla trajtohen pa vonesë
dhe në mënyrë transparente;
• U bëjnë thirrje agjencioneve të zbatimit të ligjit dhe mediave që
bashkërisht të vendosin praktika të mira që mund të shtojnë sigurinë
e pjesëtarëve të mediave dhe për t’u angazhuar në aktivitete të
përbashkëta trajnimi për të zhvilluar më tej këto praktika;
• Mbështesin punën e operacioneve në terren të OSBE-së në rolin e
tyre me rëndësi në ofrimin e ndihmës për Shtetet pjesëmarrëse në
këtë drejtim dhe inkurajojnë operacionet në terren që të ndërmarrin
projekte të mëtejshme që synojnë ndërtimin e kapaciteteve dhe
trajnime për mediat, duke përfshirë promovimin e dialogut në mes të
mediave dhe agjencioneve të zbatimit të ligjit.
Teksti i plotë i këtij dokumenti mund të gjenden në adresën në vijim:
http://www.osce.org/cio/78522
73
shtojCa: rEKomandimEt E Vilniusit
74
75
Në lidhje me Zyrën e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Mediave
Gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë, vendet e Hemisferës Veriore kanë
pranuar rëndësinë jetike të qarkullimit të plotë të informatave në uljen
e tensioneve dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Në vitin 1975 ata
vendosen, në Aktin Final të Helsinkit, që të veprojnë në pajtueshmëri
me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe në veçanti, për
të shtuar bashkëpunimin në fushën e informimit dhe për të përmirësuar
qasjen në informata dhe kushtet punuese të gazetarëve.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila ka dalë nga
Procesi i Helsinkit, ka themeluar Zyrën e Përfaqësuesit të OSBE-së për
Lirinë e Mediave në vitin 1997 për të përforcuar zbatimin e parimeve dhe
zotimeve të Organizatës në lidhje me lirinë e shprehjes dhe mediave të
lira.
Zyra mbetet institucioni i vetëm botëror ndër-qeveritar i mandatuar për të
mbrojtur dhe promovuar lirinë e mediave.
Zyra ka selinë në Vjenë dhe punon për së afërmi me dy institucione të
tjera të pavarura të themeluara nga OSBE-ja, Zyrën për Institucione
Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, që gjendet në Varshavë, dhe
Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare, i vendosur në Hagë.
Partnerët tjerë janë organizatat kombëtare, rajonale dhe botërore që
punojnë në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe shoqatat e mediave dhe
gazetarët në rajonin e OSBE-së.
Për më tepër informata vizitoni faqen në Internet të Zyrës në
www.osce.org/
76
në lidhjE mE zYrën E PërFaQësuEsit të osbE-së Për lirinë E mEdiaVE
fom, ku mund të gjeni një version që mund të shkarkohet të raporteve,
deklaratave, analizave dhe deklaratave për shtyp. Zyra mund të
kontaktohet edhe me anë të postës elektronike në adresë pm-fom@osce.
org.
Më tepër informata po ashtu mund të merren edhe personalisht nga Zyra
në Sekretariatin e OSBE-së, në adresë, Wallnerstrasse 6, A-1010 Vjenë,
Austri.