dhjetor 2016 drini - bashkia lezhë · oriteti i parë dhe pastaj edhe te ujitja si prioritet i...

16
Në kuadrin e aktiviteteve për promovimin e produkteve lokale, Drejtoria Rajonale të Bujqësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, Bashkia Lezhë dhe biznesin lokal organizojnë Panairin e Gjelit të Detit “Zadrima”, në Fishtë, me 22 Dhjetor 2016, duke filluar nga ora 09:30, në ambjentet e “Mrizit të Zanave” BUXHETI 2017: SA ËSHTË I BUJQËSISË? gazetë periodike Viti 01 Nr. 06 TOKA DHE “FRYMA E JEZEBELIT” Toka bashkë me ujin janë burimi kryesor i jetës. Për rrjedhojë të mbajtjes së një rëndësie kaq vitale, ana tjetër me pasoja deri në kufijtë ekstrem, ka të bëjë me faktin se uji e kryesisht toka është edhe bartëse konfliktesh që jo rrallë kanë qenë tragjike. Toka ishte arsyeja krye- sore së përse Abeli vrau vëllain, Kainin. Problemet fitosanitare të Dhjetorit ......... Ku dhe çfarë duhet të mbjellim? ............. E para është toka.................................... Rikthehet dermatoza ............................ Delja “Balusha” e Kosovës në Lezhë ......... Argjinatura e harruar e Matit................. Qumështi i bletëve ................................. Krasitja: procesi më i rëndësishëm ......... Kullimi i tokave-objektivi ynë madhor .... Panairi i gjelit të detit “Zadrima” ............. “Kiwi bird”, simbol e vlerë trashëgimie ... Drini Dhjetor 2016 Botim për Bujqësinë, Pyjet dhe Zhvillimin Rural, Bashkia Lezhë “Të gjithë vrapojnë për të futur kokën në hije, por askush nuk lëviz këmbët për të mbjellë pyje” Gj. Gjeloshi Dhjetori është muaji i pyllëzimit. Ky emërtim nuk përdoret vetëm tek ne, por në mbarë botën. Jo vetëm kaq thjeshtë: nëse do të ishim një vend miqësor me ambjentin dhe një popull që i don pemët (se sa për frutat, ato i duan të gjithë në tavolinë), në këtë fillim muaji bëhen bilance. Bilance shtetërore, vendore e deri tek bilancet individuale: çfarë bëmë ne deri më sot, çfarë bëra vjet, parvjet? Po këtë vit, sa mund të kontribuoj për të shtuar një pemë, qoftë pyjore qoftë frutore, qoftë zbukuruese etj, në oqeanin e madh të gjelbërimit që duhet të krijojmë. Dhjetori, muaji i mbjelljes së pemëve » vijon, FQ. 3 » vijon, FQ. 11 BREZAT MBROJTëS OSE “ARMëT” KUNDëR ERëS Për të minimizuar shpejtësinë e erës duhet të ndërhyhet me pyllëzime rreth e rrotull ngastrave të arave që kultivohen bimët bujqësore. “Brezat pyjorë mbrojtës të fushës”, projektohen dhe zbatohen nën drejtimin e specialistëve të pyjeve dhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat menaxhuese të bujqësisë në nivel lokal. » vijon, FQ. 12 Në brendësi... 4 5 6 7 8 10 13 14 15 15 16 Redaksia: Gjovalin Gjeloshi -Drejtor; Ermir Gjokhilaj - Redaktor përgjegjës; Hekuran Koka - Design; 0696262123, [email protected] EDITORIAL

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

17 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Në kuadrin e aktiviteteve për promovimin e produkteve lokale, Drejtoria Rajonale të Bujqësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, Bashkia Lezhë dhe biznesin lokal organizojnë Panairin e Gjelit të Detit “Zadrima”, në Fishtë, me 22 Dhjetor 2016, duke filluar nga ora 09:30, në ambjentet e “Mrizit të Zanave”

BUXHETI 2017: SA ËSHTË I BUJQËSISË?

gaze

të pe

riodik

e Vi

ti 01

Nr. 0

6

Toka dhe “Fryma e JezebeliT” Toka bashkë me ujin janë burimi kryesor i jetës. Për rrjedhojë të mbajtjes së një rëndësie kaq vitale, ana tjetër me pasoja deri në kufijtë ekstrem, ka të bëjë me faktin se uji e kryesisht toka është edhe bartëse konfliktesh që jo rrallë kanë qenë tragjike. Toka ishte arsyeja krye-sore së përse Abeli vrau vëllain, Kainin.

Problemet fitosanitare të Dhjetorit .........

Ku dhe çfarë duhet të mbjellim? .............

E para është toka....................................

Rikthehet dermatoza ............................

Delja “Balusha” e Kosovës në Lezhë .........

Argjinatura e harruar e Matit.................

Qumështi i bletëve .................................

Krasitja: procesi më i rëndësishëm .........

Kullimi i tokave-objektivi ynë madhor ....

Panairi i gjelit të detit “Zadrima” .............

“Kiwi bird”, simbol e vlerë trashëgimie ...

DriniDhjetor 2016

botim për bujqësinë, Pyjet dhe zhvillimin rural, bashkia lezhë

“Të gjithë vrapojnë për të futur kokën në hije, por askush nuk lëviz këmbët

për të mbjellë pyje”Gj. Gjeloshi

Dhjetori është muaji i pyllëzimit. Ky emërtim nuk përdoret vetëm tek ne, por në mbarë botën. Jo vetëm kaq thjeshtë: nëse do të ishim një vend miqësor me ambjentin dhe një popull që i don pemët (se sa për frutat, ato i duan të gjithë në tavolinë), në këtë fillim muaji bëhen bilance. Bilance shtetërore, vendore e deri tek bilancet individuale: çfarë bëmë ne deri më sot, çfarë bëra vjet, parvjet? Po këtë vit, sa mund të kontribuoj për të shtuar një pemë, qoftë pyjore qoftë frutore, qoftë zbukuruese etj, në oqeanin e madh të gjelbërimit që duhet të krijojmë.

Dhjetori, muaji i mbjelljes së pemëve

» vijon, fq. 3

» vijon, fq. 11

brezaT mbroJTës ose “armëT” kundër erësPër të minimizuar shpejtësinë e erës duhet të ndërhyhet me pyllëzime rreth e rrotull ngastrave të arave që kultivohen bimët bujqësore. “Brezat pyjorë mbrojtës të fushës”, projektohen dhe zbatohen nën drejtimin e specialistëve të pyjeve dhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat menaxhuese të bujqësisë në nivel lokal. » vijon, fq. 12

Në brendësi...45678

101314151516

Redaksia: Gjovalin Gjeloshi -Drejtor; Ermir Gjokhilaj - Redaktor përgjegjës; Hekuran Koka - Design; 0696262123, [email protected]

ediTorial

2 DriNi Dhjetor 2016

Është koha e diskutimit të projekt-buxhetit të vitit 2017. Në çdo institu-cion shtetëror: nga zyrat e sektorët në bashkitë e vendit, në ministri, qeveri e deri në Kuvendin e Shqipërisë, disku-tojnë. Të gjithë diskutojnë shifrat, të ardhurat, shpenzimet, shpërndarjen se ku do të harxhohen financat e ven-dit, qofshin këto lokale, rajonale apo kombëtare.Gjatë këtyre viteve qeveria shqiptare e ka treguar veten se nuk është aspak dorëlëshuar në transferimin e kom-petencave prej saj, drejt pushtetit vendor. Edhe kur është decentralizuar një shërbim, këtë e ka marrë pushteti vendor atëhere kur këtij shërbimi nuk i kanë mbetur as kockat, ose ka mbër-ritur në pikën e vet më të ulët kritike. Kështu ka ndodhur me ujësjellësat, kështu me shërbimin pyjor, kështu me kullimin apo edhe me ujitjen e tokave. Edhe në ato raste kur është decentralizuar shërbimi, nuk është shoqëruar ky transferim me mjetet e nevojshme materiale e financiare. Vështruar në këtë anë, bujqësia mbetet sektori më i goditur. Është një braktisje minimumi 20 vjeçare që i është bërë këtij sektori kryesor kyç të ekonomisë shqiptare në tërësi, por në veçanti rrjetit të kullimit (pa folur për rrjetin ujitës që është akoma më inekzistent, por me impakt më të pak-ët në rendimentin e prodhimit bujqë-sor krahasuar me kullimin sot për sot) në të gjithë Shqipërinë në zonën ku shtrihen tokat fushore-bregdetare që pa frikë mund t’i quajmë edhe moçalore. Gjatë këtyre 20-25 viteve qeveritë shqiptare vetëm sa e kanë ndihmuar me fjalë bujqësinë e ven-dit. Përjashto subvencionet në disa sektorë të pemëtarisë e perimtarisë në vitet 2007-2013, asgjë tjetër nuk mund të thuhet se është bërë për këtë. Duhet patur parasysh se intens-iteti i zhvillimit të bujqësisë së një vendi, nuk shikohet tek zhvillimi i saj

në ambjente të mbrojtura, te pularitë moderne që konsumojnë produkte tagjirash koncentrato të importuara, apo qofshin edhe të gjitha kodrat e veshura me pemë, që tek ne akoma nuk janë të tilla. Bujqësia-këtë e thotë çdokush që e njeh atë qoftë edhe në mënyrë sipërfaqësore, është zhvillimi i bimëve të arave. Bujqësia nuk është kopështi i domateve apo dy-tre pemë të mbjellura në oborrin e shtëpisë; nuk janë 2-3 dhi qoftshin edhe ato të racës alpine franceze, por është fusha e gjerë, janë parcelat e mbjella me bimë të arave, me jonxhë, me perim-tari intensive në fushë të hapur apo blektoria e trashë kryesisht, që ush-qehet me sanën apo drithin e arave tona.A mund të shlyhet një borxh i 20 viteve e kusur, për një, dy apo tre vjet? Parë në aspektin e një borxhliu të keq, jo. Por këtu nuk kemi të bëjmë me një fajdexhi, me një të papunë që ka marrë borxhe dhe nuk dihet se ku e ka burimin për të t’i kthyer. Në këtë rast është qeveria vetë. Është qeveria vetë që gjatë gjithë këtyre viteve e ka “ngopur” bujqësinë me shifra nga më të ndryshmet. Është folur për miliona, jo lek, por dollar apo euro që lëvrohen për bujqësinë: diku donacione, diku kredi si nga BE ashtu edhe prej ban-kave apo vendeve të ndryshme. Ku kanë shkuar, ku janë shpenzuar, cila bujqësi i ka marrë, cili rreth apo bashki është ndi-hmuar për të dalë nga prapambetja e

trashëguar gjatë këtyre dy dekadave?Bujqësia mund të ketë shumë halle dhe në të vërtet ka, por as ajo vet (bujqit që e kanë mbi shpinë) nuk kërkon që të zgjidhen të gjitha problemet për një vit apo për një pesëvjeçar. Por si çdo sek-tor tjetër, edhe kjo ka prioritetet e veta. Sot për sot jemi në një pikë kritike ku nuk vlejnë donacionet e subvencionet për të ndihmuar këtë apo atë aktivitet bujqësor. Çdo aktivitet që ka lidhje me bujqësinë, ka si bazë tokën. Buxheti i vitit 2017, nëse e ka bërë ndërmend për t’u kthyer nga bujqësia, duhet të investo-het te toka bujqësore, te ruajtja e saj, te shëndoshja e saj, te kullimi që është pri-oriteti i parë dhe pastaj edhe te ujitja si prioritet i dytë. Qindra km kanale të dyta dhe të treta (pa përmendur kolektorët kryesor) kulluese na presin për t’i rehabil-ituar. Rrjeti kullues është i asfiksuar si ato arteriet e kalçifikuara që sjellin vdekjen e ngadaltë të një organizmi të gjallë: si kul-limi madh i fushave të gjera ashtu edhe kullimi i vogël i ngastrave të parcelizuara. Asnjë lloj investimi tjetër nuk vlen. Asnjë lloj plan-biznesi (duket qesharak) në bu-jqësi nuk funksionon, asnjë subvencion nuk ka efekte me shtrirje në kohë, nëse së pari nuk merremi me kullimin e tokës bujqësore. Investimet e para duhet të jenë në “mezen” e tokave që ka Shq-ipëria nga Nënshkodra deri në Vlorë dhe në Maliqin e Korçës,. Kjo nuk do të thotë se tokat kodrinore e malore nuk e kanë rëndësinë e tyre, por jo në kullim. Ato kërkojnë punë të tjera për t’i shpë-tuar nga braktisja që po u bëhet deri sa

buxheTi i viTiT 2017: sa ëshTë i buJqësisë?GjovaliN Gjeloshi

Bllok i rehabilituar ne rrjetin e kullimit në Gjadër

Dhjetor 2016 DriNi 3

të mos ekzistojnë fare në fondin e tokës arë.Çfarë duhet për të realizuar një kul-lim perfekt brenda dy-tre viteve? Është shumë e thjesht: eskavatorë dhe karbu-rant. Është e dhimbshme të rikujtojmë (asnjë media në Shqipëri nuk e vëzhgon) se ka një vit që qeveria njofton me të madhe se po sjell nga një eskavator për bashki dhe akoma nuk duken gjëkundi. Është e vërtet se nuk është zgjidhje me një eskavator, as edhe me dy gjysma të tjera eskavatorësh, që ka fjala vjen bash-kia e Lezhës apo edhe bashkitë e tjera fushore, po ku është serioziteti i qeverisë? Lezha ka minimumi 300 km kanale të dyta kulluese dhe më shumë se 700 km kanale të treta kulluese që presin të re-habilitohen. Qindra të tjera më shumë kanë bashkitë e tjera me sipërfaqe më të madhe si: Fieri, Lushnja apo Korça. Si-pas përllogaritjeve të përafërta teknike e topografike, me gjendjen që kanë sot këto kanale, duhen më shumë se 5 es-kavatorë për të rehabilituar minimumi 75 km kanale të dyta kulluese me mbi 120 mijë litra naftë. (ky është projekt-plani që ka bërë bashkia e Lezhës për të rehabilituar brenda vitit 2017, duke llogaritur se një eskavator nuk ka më tepër se 180 ditë punë kalendarike në dizpozicion gjatë një viti për të punuar). Lezhës, duke llogaritur edhe eskavato-rin e premtuar, gjykuar mbi gjendjen teknike dhe kapacitetin e mjeteve që ka sot, nuk i bëhen më tepër se 2 eskava-torë të plotë?! Atëhere ku do t’i marrim edhe 3 eskavatorë të tjerë për të reali-zuar objektivin prej 75 km kanale të dyta kulluese, të propozuar nga drejtoria e bujqësisë për ta vënë në projektbuxhe-tin e bashkisë? A ia vlen të kujtojmë se dikur Lezha, rrethi më “i mbytur në ujë”, kishte 28 eskavatorë që nuk pushonin gjatë të gjithë vitit? Po për të thelluar e pastruar 80 km kanale të dyta në vi-tin 2018, po për 90 km në vitin 2019, sa eskavatorë e sa karburante duhen? Janë pyetje që do t’u jepet përgjigje reale vetëm nëse qeveria shqiptare do t’i kthejë sytë sinqerisht dhe seriozisht nga bujqësia e vendit të vet. Mundësitë janë. Po të duan, ata “atje lart” dinë më shumë se sa “ne poshtë”.

dhjetori, muaji i mbjelljes së pemëve “Të gjithë vrapojnë për të futur kokën në hije, por askush

nuk lëviz këmbët për të mbjellë pyje”

ediTorial

Dhjetori është muaji i pyllëzimit. Ky emërtim nuk përdoret vetëm tek ne, por në mbarë botën. Jo vetëm kaq thjeshtë: nëse do të ishim një vend miqësor me ambjentin dhe një po-pull që i don pemët (se sa për frutat, ato i duan të gjithë në tavolinë), në këtë fillim muaji bëhen bilance. Bi-lance shtetërore, vendore e deri tek bilancet individuale: çfarë bëmë ne deri më sot, çfarë bëra vjet, parvjet?

Po këtë vit, sa mund të kontribuoj për të shtuar një pemë, qoftë pyjore qoftë frutore, qoftë zbukuruese etj, në oqeanin e madh të gjelbërimit që duhet të krijojmë. Të gjithë njerëzit, të gjithë banorët jo vetëm ata të zonave rurale që kanë në pronësi apo në për-dorim toka, livadhe e kullota, por edhe ata që banojnë në apartament në zona urbane, mund të bëjnë diçka, mund të mbjellin minimum një pemë. (Njoh një njeri që banon në qytet prej vitesh e profesioni i tij nuk ka asnjë lidhje me bujqësinë a pylltarinë, është ushtarak në pension, por që e dashuron zanatin e pemërritësit. Në majë të biçikletës, me almiset e shartimit në çantë, shar-tonte kudo rrugës fiq të egjër apo tjetër gjë dhe i kthente ato në të buta). Pemët pyjore a frutore mund t’i mbjel-lim edhe pa shpenzime të mëdha. Nuk është gjithëherë nevoja të blejmë do-mosdo fidanë të kushtuar, të marrë prej vendeve të botës apo edhe prej fi-danishteve tona që në mënyrë abuzive rrisin çmimet e fidanave. Të mos kujto-jmë se fitojmë kohën e humbur, duke mbjellë fidanë të rritur të importuar me çmime të kripura. Fidani, teknikisht sa më i vogël që të jetë (dy-tre vjeçarë), aq më të lartë e ka përqindjen e zënies. Dhjetorin pra, nuk kemi pse t’a quajmë

vetëm muaji i pyllëzimeve. Ky duhet të jetë, muaji i mbjelljes së pemëve. Jo vetëm pyjore, por edhe frutore, edhe zbukuruese. Edhe pemë të buta, edhe të egra, gjithëfarlloj. T’i mbushim tokat e lëna djerr, të papërshtatshme për bimët e arave e për bujqësinë tjetër të kultivuar. Ti bëjmë gardh me pemë mezhdat në të cilat nuk prodhojmë gjë. U bëjmë lutje fshatarëve (bujqëve, fermerëve, qytetarëve të kësaj bash-

kie) të të gjithë vendit që të ndalojnë ndërhyrjet e paligjshme e të panevo-jshme në rrjetin e kanaleve kulluese e kryesisht ujitëse, t’i kthejnë ato në gjendjen e mëparshme dhe të puno-jnë e mbjellin tokat e fushës apo të ko-drave dhe jo kanalet.Dekada më parë në këto kohë, shqip-tarët, i madh e i vogël merrnin pjesë në aksionin kombëtar të mbjelljes së pemëve pyjore. Kjo tregonte se kishte ardhur dhjetori- muaji i pyllëzimeve, por edhe i mbjelljes së pemëve në tërësi. Ka vite që na ka humbur kon-cepti i vullnetarizmit, angazhimit për të kryer një punë. Nëse dje këto “aksione” organizoheshin të plani-fikuara e deri diku të detyruara, sot konsiderohen anakronike shprehje e qëndrime të tilla. Nuk lëvizin njerëzit, nuk punojnë- deri edhe për pastri-min e rrugëve apo plazheve të ven-dit duhet të organizohet ushtria, një gjë e padëgjuar edhe e paparë ndon-jëherë. Kur vjen stina e verës me të nxehtin e saj, të gjithëve ua ka ënda qëndrimin në ambjentet e hijezuara e freskinë që krijojnë gjethnajat e pyl-lit. Të gjithë vrapojnë për t’i ikur vapës së padurueshme e për të futur kokën në hije, por askush nuk lëviz këmbët (prapanicën) për të mbjellur pyje.

» vijon nga fq. 1

buxheTi i viTiT 2017: sa ëshTë i buJqësisë?

4 DriNi Dhjetor 2016

Klima gjatë muajt nëntor, e lagësht në 10-ditorin e parë dhe me diell e me temperatura disi të ngritura në 15 ditorin e dytë, ishte shumë favorizuese për zhvillimin e sëmundjeve dhe dëmtuesëve në perime të dyta, në perimet e dimrit, në grurin e mbjellë herët, në lakër kokë dhe foragjere si dhe bimë të tjera që vegjetojnë

gjatë kësaj periudhe. Ndër sëmundjet dhe dëmtuesit kryesor, kanë qenë vrugjet në sallatë e spinaq, miza e qepës që ka prekur në mase të ndjeshme qepë, hudhër dhe pras, e cila vitalitetin më të madh e pati në 10-dito-rin e dytë të muajt nëntor. Gjithashtu në bimën e ullirit prekje të ndjeshme u dukën nga sëmundja e syrit të palloit. Kërmilli me guaskë dhe pa guaskë pati përhapje të ndjeshme në farishte perimesh, në lakër kokë e në bimën e jonxhës.

agrume Në agrume tenja minuese (Ph . citrella) ka patur zhvillim të lartë deri në mesin e nëntorit. Nuk bëhet fjalë për spërkatje në këtë muaj, por duhet të presim periudhën e trajtimeve dimërore në ko-hën e pasvjeljes.

sallaTë dhe sPinaqNë sallatë dhe spinaq duhet të vazhdojnë trajtimet ndaj sëmund-jeve (si të kalbëzimeve rrënjore, vrugjeve dhe sëmundjeve të tjera). Mund të përdorim previcur ose ridomil.

domaTeNë fidanat e domates në shtretër duhet të vazhdojnë përkujdesja ndaj tyre duke i trajtuar me preparate si frumidor. Këto fidana për-gatiten për t’u mbjellë në ambjente të mbrojtura në muajin janar. Nga ana tjetër duhet të kujdesemi që në sera apo fushë të hapur të pastrojmë mbeturinat bimore që kanë mbetur nga prodhimi i vitit që po mbyllet, si kusht për të pakësuar bazën dimëruese të sëmundjeve dhe dëmtuesëve.Me përparësi për fermerët është shkulja dhe largimi nga serat i bimëve të egra strehuese të krahëbardhës dhe mizës minuese (Liriomiza).Në lakër kokë dhe foragjere bëhen trajtime kundër kërmillit me guaskë dhe pa guaskë me preparate specifike si, karakul apo slimë.

PemTariNë pemtari nga fundi i këtij muaji dhe fillimi i janarit duhet të fillo-hen trajtimet dimërore. Në veçanti në bimën e pjeshkës spërkatjet bëhen me preparate me bazë bakri kundër formave dimëruese të gjethepërdredhëses. Mos trajtimet në kohë sjellin dëme të konsi-derueshme.Gjithashtu edhe në bimë të tjera si mollë, dardhë, kumbullë dhe pemë të tjera në përgjithësi, duhet të bëhen trajtime me fungicide dimërore dhe insekticide me bazë vajra minerale për të eliminuar format dimëruese të insekteve që prekin në përgjithësi këto bimë.

dhJeTori nuk ëshTë Pa Probleme FiTosaniTare

PauliN KoKajspecialist i mbrojtjes së bimëve në DBPZHR

ku duhet përqëndruar vëmendja e fermerëve në këtë muaj?

Dhjetor 2016 DriNi 5

Po të bëjmë tre pyetje: kur, ku dhe çfarë duhet të mbjellim, përgjigjen e parë e kemi shumë më të lehtë dhe të gatshme për ta dhënë. Muaji dhjetor tashmë është bërë si traditë të quhet muaji i pyllëzimeve dhe mbrojtjes së tokës nga erozioni, por jo vetëm kaq sepse është absolutisht edhe periudha më e përshtatshme për mbjelljen e të gjitha llojeve të dru–frutorëve (ato që nuk tregëtohen me bukë dheu).Pavarësisht se pemët dru-frutore pas rënies së gjetheve futen në qetësinë relative të jetës së tyre dhe në siste-min rrënjor janë depozituar të gjitha rezervat ushqimore, me fillimin e zg-jatjes së ditës dhe me rritjen e temper-aturave, në sistemin rrënjor fillojnë të shpërthejnë qimet thithëse duke filluar aktivitetin e thithjes së lagështirës dhe lëndëve minerale nga toka. Kësisoj koha më e përshtatshme për të mbjellur të gjitha llojet e pemëve frutore, përjashto fidanat që lëvizin apo tregëtohen me bukë dheu, është muaji dhjetor. Duhen shmangur ditët me rreshje dhe mme ngrica.Për vetë pozitën gjeografike, me dalje të gjerë në detë dhe të rilievit të ulët, Bashkia Lezhë ka klimë të butë të tipit mesdhetar. Kjo zonë karakterizohet nga një verë e nxehtë dhe e thatë, me një dimër të butë dhe të lagësht , i ftohtë në zonat malore. Temperatura mesatare vjetore është 150C, mesa-tarja e muajit janar është 70C, ndërsa

mesatarja e muajit korrik është 24-250C. Temperatura maksi-male ka shkuar deri në 390C (18.07.1973) dhe temperatura minimale e regjistruar ka arritur në -100C (24.01.1963). Gjithashtu në të gjithë territorin e rrethit të Lezhës bien Mesatar-isht 1700 mm shi në vit. Duke u nisur nga këto faktorë, ne mund të mbjellim në zonën fushore, në tokat e

kulluara, ku ujërat nëntokësore janë 60-70 cm nën nivelin e tokës. Në këtë territor mund të mbillen llojet si: kum-

bullë, dardhë, pjeshkë, nektarinë, kajsi, mollë, qershi, agrume etj. Ndërsa në zonën kodrinore që në territorin tonë nuk është e pakët (e shtrirë nga Krajni deri në Berzanë), me ekspozicion nga perëndimi, shkon shumë mirë kultivimi i bimës së ullirit e hardhisë, por nuk përjashtohen edhe të gjitha llojet e dru-frutorëve të tjerë.Është mirë që në këtë zonë duke u nisur nga faktorët e mësipërm, mbjellja e dru–frutorëve të jetë me nënshartesë të eger. Kjo krijon mundësitë për zhvilli-min normal të dru-frutorëve për të për-

balluar më mirë ndikimin e faktorëve atmosferik si thatësirat, të ftohtit etj.Në këtë terren me mikrozona të veçanta, në shpate kodrash e përrenjsh, mund të mbillen ose të bashkëshoqëro-hen me shegë të butë e lajthi. Prej kë-tyre të fundit, përveçse marrim prodhi-met bujqësore cilësore e me efektivitet të lartë, mbjellja e tyre në këto zona ka një rëndësi të madhe edhe për mbro-jtjen e tokës nga gërryerjet.Në rrethin e Lezhës, e veçantë për ne është Njësia Administrative Ungrej, e cila konsiderohet një nënzonë më vete, sepse ka një territor të thyer kodrinor-malor. Kjo zonë karakterizo-het nga një verë e thatë, me dimër të lagët e temperatura të ulta. Është nën influencën e rrymave të ftohta që vijnë nga veriu i vendit. Pra është një vend tipik për kultivimin e gështenjës, ar-rës, lajthisë, mollës, qershisë, ftonjve e hardhisë pjergull. Përveçse në parcela të veçanta, mund të shfrytëzohet për mbjelljen e këtyre kulturave çdo fund are si dhe anët e përrenjëve. Pervoja që ka qenë dikur, duke mbjellë pemë dhe lisa, janë të gjitha mundësitë që të rikthehet, duke mbjellur kryesisht edhe varietetin e rrushit tajkë. Me anën e këtyre rreshtave u munduam të japim përgjigjen e dy pyetjeve të tjera për fermerët: ku dhe çfarë pemësh frutore duhet të mbjellim në këto ditë dhjetori.

ku dhe çFarë duheT Të mbJellim?

Pashk dragushaagronom i pemëtarisë e perimtarisënë sektorin e bujqësisë të dbPzhr

rajonizimi i dru–Frutorëve

Pemtore në Balldre

Ulli shumëvjeçar në Kallmet

6 DriNi Dhjetor 2016

e Para ëshTë Toka, PasTaJ akTiviTeTi buJqësor

Bashkia Lezhë ka një vijë bregdetare prej 28 km në bregdetin Adriatik që nga Nënshkodra deri në lumin e Matit. Bash-kia ka 10 njësi administrative me një po-pullësi rreth 134 mijë banorë. E veçanta është se popullsia e bashkisë sonë jeton më tepër në zonat rurale (rreth 60 përq-ind) se sa në zona urbane (40 përqind). Të gjitha strategjitë e zhvillimit të njësive lokale të hartuara në vite të mëparshme, trajtojnë e theksojnë si sektorët më të rëndësishëm të rrethit bujqësinë e turiz-min dhe një kombinim të të dyjave.Fillimisht në këtë konferencë ndërkom-bëtare, përpara se të trajtojmë shkur-timisht gjendjen dhe perspektivën e pemtarisë në rrethin tonë, po sjell disa probleme që më shqetësojnë. Së pari; efektiviteti i organizimeve dhe shpenzi-meve të tilla. Për 20 vite me radhë njësitë tona vendore harxhuan me dh-jetra mijëra dollar për të hartuar strat-egji shumëvjeçare të zhvillimit. Të gjitha bashkitë e komunat, nga ato më të vo-glat e deri të mëdhatë harxhuan kohë e mjete financiare. U harxhuam mijëra ton letër me lustër, libra me peshë të rëndë e me foto me ngjyra të ilustruara që kush-tonin miliona dollar. Këto strategji nuk vlejtën për asgjë. As vetë nëpunësit e administratave lokale nuk i lexuan. Nëse ne sot fillojmë një 20 vjeçarë të dytë për të bërë shpenzime të tilla të pabereqet-shme, do të ishte një humbje shumë e madhe kohe dhe parash.Së dyti; në të gjithë këtë diskutim që bëjmë sot në këtë konferencë, për një zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e frutikulturës, duke përfshirë treguesit cilësorë e sasiorë etj, ne nuk duhet të harrojmë se ky aktivitet, ky agrobiznes etj, zhvillohet në tokë. Qoftë edhe një mm sipër tokës nuk zhvillohet asgjë, as-një bimë, asnjë pemë. Pra pikë së pari duhet të luftojmë të gjithë bashkë për të mbrojtur e ruajtur tokën e pjellorinë e saj, pastaj të mendojmë e të planifikojmë të zhvillojmë një aktivitet bujqësor. Në Shqipëri, sidomos në territorin ku shtri-hen bashkitë tona si Shkodra ashtu edhe Lezha, toka po vuan nga lagështira e tepërt dhe nevojitet në mënyrë të nguts-hme ndërhyrja për një kullim, për të mos

thënë, ribonifikim të saj. Po kështu edhe tokat kodrinore ku më së shumti shtrihet zona e pemtarisë, duhet të mbrohet nga erozioni, i cili kohët e fundit është bërë i frikshëm e po gëlltit dhjetra ha toka në këto zona.Tjetër ç’ka dua të nënvizoj është infra-struktura e dobët në zonat ku mund të zhvillojmë pemtarinë, qofshin këto fsha-

tra në thellësi të territorit si Krajën, Fish-të, Troshan, Bërzanë etj, por edhe ato që shtrihen në afërsi të rrugëve nacionale siç është psh zona e Torovicës. Dhe së fundmi, ne duhet t’i kushtojmë një vë-mendje të posaçme sektorit të statis-tikave. Statistikat në vendin tonë në të gjithë sektorët, por kryesisht në sektorin e bujqësisë, janë të ekzagjeruara, për të mos thënë të shtrembëruara. Qysh me shthurjen e ekonomisë së planifikuar, ekonomi në të cilën mund të flasim për statistika rigoroze të cilat i gjeneronte vetë sistemi, në vitet e mëvonshme vetëm sa janë mbushur formularë të pasaktë. Statistikat janë njohje e gjen-djes. Nëse gjendjen e njohim gabim dhe statistikat janë të shtrembëruara, atëhere edhe planifikimet e strategjitë tona në këtë fushë do të kenë të meta.Sektori i frutikulturës në Bashkinë Lezhë zë një pjesë të konsiderueshme të sekto-

rit të bujqësisë dhe është kthyer në sek-torët me rentabël të bujqësisë. Kjo lidhet edhe me kushtet klimatiko-tokësore te pershtatshme që ka rrethi i Lezhës dhe me mundësinë e madhe të daljes në treg dhe të konvejerit të zgjatur të këtyre produkteve gjatë gjithë vitit. Në retrospektivë: në vitin 1990 sipas vjetarit statistikor të Republikës së Shqipërisë, Bashkia e Lezhë (rrethi Lezhë) kishte 164 mijë pemë drufrutore nga të cilat 105 mijë rrënjë në prodhim me një sasi prod-himi vjetor 14 mijë kv me një rendiment

mesatar 13.3 kg për rrënjë. Në ullishte trashëguam 35 mijë rrënjë nga të cilat 17 mijë rrënjë në prodhim, me një prod-him vjetor njëmijë kv, me rendiment me-satar 5.9 kg për rrënjë dhe në Vreshtari trashëguam një sipërfaqe prej 210 ha, me një prodhim prej 3 mijë ton, që i ta-kon 143 kv/ha. Pas dëmtimeve që pësoi frutikultura në fillim të viteve 90-të, me privatizimin e tokës pati disa përpjekje sporadike për të ringritur këtë sektor. Dhe duhet thënë se gjatë të gjithë kësaj periudhe, ky sek-tor nuk u ndihmua nga shteti. U desh të vinte viti 2007 që qeveria të kthente faqe e të drejtonte sadopak sytë nga bujqësia. Kështu në vitet 2007 deri ne vitin 2013, me subvencionimet që u realizuan, sipërfaqja e mbjellë me kultura drufru-tore dhe ullishte është rritur ndjeshëm. Numri i fermerëve përfitues nga keto

gJovalin gJeloshi*

qoftë edhe një mm mbi sipërfaqen e tokës, nuk rritet asnjë bimë

» vijon në fq. 7

Parcelë e rehabilituar me numrin e rrënjëve, Kallmet

Dhjetor 2016 DriNi 7

skema ka qenë i konsiderueshëm. Gjatë kësaj periudhe (2007-2013) ka pasur vite ku numri i fermerëve që kanë për-fituar nga këto skema ka shkuar deri në 130.Madhësia e fermave varion nga 4-5 dyn, por ka edhe ferma me sipërfaqe nga 6-8 dyn e më tepër. Shpërndarja gjeografike e mbjelljes së këtyre kulturave është në të gjitha njësitë vendore të zonës fushore me kulturat: pjeshkë, kumbull, dardhë, qershi etj, duke vazhduar me ul-lirin, kryesisht në zonën kodrinore, me shtrirje nga Krajni deri në Bërzanë, zonë që shtrihet me kundrejtim nga peren-dimi, tipike per kultivimin e ullirit. Kjo vertetohet edhe me prezencen e ullin-jëve shekullor në të gjithë këtë hapësirë, që mund ta konsiderojmë si “Kurora e praruar e Lezhës”. Ndër ullinjtë autokton kryeson lloji i ullirit “Kallmet” si kokër-madh për ngrënie ashtu edhe kokër-rvogël për përpunim për vaj. Përveç zo-nës fushore të Lezhës dhe kodrinore të masivit Krajën-Bërzanë, Lezha ka edhe një Njësi Administrative kryesisht me toka malore-kodrinore, Ungrejin e des-tinuar kryesisht për drufrutorë të tillë si: mollë, arrë, gështenjë, lajthi, qershi etj. Duke mos pretenduar për shifra shumë të sakta, edhe pse janë të dhëna që vijnë nga INSTAT, me burim Ministrinë e Bu-jqësisë (Drejtorinë Rajonale), sot gjen-dja e frutikulturës dhe ullishtarisë në bashkinë Lezhë është si me poshtë: 1.Peme frutore gjithësejt mbi 133 mijë rrënjë. Nga këto në blloqe janë rreth160 ha me afërsisht 68 mijë rrënjë. Në prod-him janë mbi 85 mijë rrënjë. Në pran-veren e vitit 2016 janë mbjellur vetëm 2500 rrënjë pemë frutore të reja. 2. Ullinjë ka rreth 115 mijë rrënjë dhe nga këto rreth 75 mijë rrënjë janë në blloqe me rreth 180 ha. Në vitet 2007-2013 kur subvencionoheshin mbjelljet e kësaj kulture dhe veçanërisht pas vitit 2009 kur u shpall nga qeveria “Berisha” aksioni kombëtar për ullirin, në rrethin e Lezhës u mbuallën mbi 120 ha ullinj. Ç’ka është më e rëndësishmja, përq-indja e zënieve ishte e shkëlqyer. Kjo sipërfaqe u mbuall pothuaj në të gjithë zonën ku është i rajonizuar ulliri nga Krajën deri në Zejmen, por sipërfaqe modeste u mbuallën edhe jashtë këtij brezi si në zonën fushore të Shënkol-lit apo edhe në zonën malore të Toro-vicës. Në vitin 2016 janë mbjellur vetëm

njëmijë rrënjë ullinj ose e përkthyer në sipërfaqe, vetëm dy ha. 3. E veçanta e këtyre viteve eshte se në territorin e Bashkisë Lezhë janë mbjellur mbi 20 mijë rrënjë agrume, kur përpara vitit 1990 jane trashëguar ekzemplarë të rrallë të këtyre bimëve. Nisur nga ecuria e mirë e agrumeve në rrethin e Lezhës, pothuaj në të gjithë territorin, vijmë në përfundim se këto kultura shkojnë shumë mirë dhe janë të përshtatura me kushtet klimatike-tokësore të rrethit të Lezhës, kryesisht mandarina, por edhe portokalli e më pak limoni. 4.Në këto 20 vitet e fundit janë kultivuar edhe bimë që nuk kanë qenë të njohura, jo vetëm në territorin e bashkisë sonë, por edhe në të gjithë vendin. Një ndër këto bimë është bima e kivit, e cila është përshtatur mirë me kushtet klimatike e tokësore të rrethit tonë. Kjo bimë është e mbjellur kryesisht në mënyrë spora-dike dhe më pak e përqëndruar në një sipërfaqe modeste, rreth 4-5 ha.5. Me më shumë probleme mbetet sek-tori i vreshtarisë, i cili në rrethin tonë ka rënie duke krahasuar me 1990: nga 210 ha në 160 ha. Edhe mbjellje të reja ka patur vetëm në vitet e para të subven-cionimeve 2007-2010. Edhe pse ishte në listën e subvencioneve, ajo nuk i tërhoqi shumë fermerët, sepse kostoja e një ha vreshtë është gati pesë herë më e lartë se sa subvencionimi që jepej. Pas vitit 2010 deri më 2013 që vazhduan subvencionimet, numri i aplikimeve për vreshtarinë ka rënë në minimum.6. Në territorin tonë funksionon edhe një fidanishte e prodhimit të fidanave frutorë të të gjitha llojeve: pemë fru-tore, ullinjë, agrume etj. Ashtu siç zh-villojnë aktivitetin edhe dy punishte të prodhimit të vajit të ullirit, përkatësisht një në Krajen dhe tjetra në Kallmet; të prodhimit të verës etj. Duhet për-mendur edhe fabrika e përpunimit të frutave dhe perimeve “Amarilto”, e cila prej vitesh e zhvillon aktivitetin e vet në Pllanë të Lezhës. Kjo fabrikë ka krijuar mundësi të mëdha për fermerët të cilët prodhojnë fruta, perime dhe ullinjë me sasi të konsiderueshme e këto prod-hime të mos mbeten pa u tregëtuar.

e Para ëshTë Toka, PasTaJ akTiviTeTi buJqësor

Sëmundja e Dermatozës Nodulare të gjed-hit LSD, qё prej muajsh ёshtё shfaqur nё Shqipёri, ka disa kohë që është shfaqur edhe nё territorin e Bashkisё Lezhё. Kjo sёmundje po prek ekonominё e brishtё tё fermerёve, të cilët i kanë fermat e tyre modeste për “jetesë e jo fitesë”. Për këtë sёmundje, pёr shkak tё etiologjisё (shkaktarit) sё saj, mёnyrës sё shpejtë të pёrhapjes si dhe pasojat qё sjell, vaksinimi ёshtё e vetmja zgjidhje qё ul, fre-non dhe eliminon pёrhapjen e saj.Nga informacionet që disponohen, në vendet e rajonit tё cilat u prekën pёrpara Shqipёrisё si Bullgaria, Serbia, Mali i Zi etj, sёmundja e LSD-sё ёshtё vёnё nёn kontroll si pasojё e eleminimit tё kafshёve tё prekura dhe vaksinimit tё plotë, nё kohё rekord të gjedhit tё pa prekur. Pёr kёtё sёmundje nё tё cilёn mjekimi ёshtё simptomatik (mjekim i pёrgjithshёm) e vetmja zgjidhje ёshtё elemi-nimi i kafshёve tё sёmura, rimbursimi i tyre si dhe vaksinimi i kafshёve tё shёndosha. Meqёnёse kjo sёmundje pёrhapet nga in-sektet, rol kyç do tё kishte edhe lufta kundër insekteve. Nё shtetet e lartpёrmendura nё muajin e fundit nuk ka raportime tё reja.Nё territorin e Bashkisё Lezhё ashtu si në tё gjithё Shqipёrinë, procesi i vaksinimit u zhvil-lua nё dy faza: Faza e parё ku u bë furnizimi vetëm me 600 dozë vaksinë dhe faza e dytё e vaksinimeve prej afro 8000 dozash. Pritej edhe njё sasi tjetër e vaksinёs, sepse ky numër dozёsh nuk ishte i mjaftushёm pёr numrin e gjedhit që ekziston në territorin e bashkisë së Lezhës. Kjo sasi vaksinash u vonua me ditë të tëra (në fakt fermerët janë të gatshëm ta paguajnë edhe pse ajo bëhet fa-las nga shteti) dhe sëmundja pati përparime të dukshme. Gjatë kësaj periudhe sëmundja u diagnostikua në zonën e Bregut të Matës, në Njësinë Bashkiake të Shënkollit. Përhapja ishte alarmante po t’i referohemi numrit të gjedhit të prekur. Në ditët e para të dhjetorit është bërë furnizimi me dozën e vaksinës së munguar dhe firma e kontraktuar nga Drejtoria Rajo-nale e Bujqësisë që varet nga Ministria e Bu-jqësisë, po fillon nga puna për të vaksinuar edhe numrin e mbetur të gjedhit. Gjatë të gjitha fazave të vaksinimit, ka bashkëpunuar e ndihmuar edhe DBPZHR e Bashkisë Lezhë me specialistët e saj veterinarë. Të shpreso-jmë që kjo gjendje do të ndryshojë dhe fermerët e dëmtuar prej kësaj sëmundje të dëmshpërblehen nga organizmat qeveritare.

rishFaqeT sëmundJa e dermaTozës

diagnostikohet lsd në bregun e matësgJovalin kaceli, mjek veterinar në dbPzhr

» vijon nga fq. 6

*Diskutim i mbajtur në emër të Bashkisë Lezhë në Konferencën

Ndërkombëtare organizuar në Shkodër nga Këshilli i këtij qarku

në bashkëpunim me partnerët italianë

8 DriNi Dhjetor 2016

Ajo erdhi si “nuse” nga Kosova në Rrilë të Lezhës, aty në fund të viteve 90-të. E solli “krushku” i parë Gjeto Leka, nga Rrila. (Në fakt ky ishte rrugëtimi i dytë nga Kosova i “Balushës”. Prezenca e kësaj race prej “delesh të zotnive” daton qysh në fillim të shekullit të kaluar në Breg të Matës: si në Rrilë, Tale etj. Kjo dele është marrë nga malësorët e Malësisë së Madhe në bjeshkët e Rugovës tek bashkëkelmen-dasit e tyre. Qysh atëhere ajo është mbarështuar në këto fusha deri në fund të viteve 60-të të shek. të kaluar, kur u krye tufëzimi në masë i bagëtive dhe “Balusha” nuk mund të rezistonte me çfardolloj çobani). Vendorigjina është Rrafshi i Dukagjinit, me përhapje në zonat e Gjakovës, Deçanit, Pejës, Klinës dhe Istogut. Them është krijuar, sepse racat nuk lindin për një ditë, as brenda një muaji apo një viti. Për krijimin e saj duhen dhjetra vjet apo shekuj të tërë. Edhe për “Balushen” janë dashur shekuj. “Balusha” nuk ka ardhur si rrjedhojë e ndonjë kryqëzimi të racave. Jo. Ajo ka ardhur nga mbarështimi në vetvete, për shekuj me radhë në zonën e Rrafshit të Dukagjinit. Teorikisht, me “racë” kuptojmë krijimin e

një numri të madh kafshësh, me tipare trupore, pamje dhe drejtim të njëjtë prodhimi. Në krijimin e një race vepro-jnë dy faktorët kryesorë: i pari është njeriu (specialisti, blegtori, mbarështue-si) dhe i dyti është mjedisi: kullota e pa-sur dhe me cilësi (shumë barëra e lule, nga të familjes bishtajore dhe të asaj gramore), klima, lagështia, ngricat, tem-peraturat, terreni fushë apo i thyer, mik-rogjallesat (mikrobe, parazitë) etj. Në një

mjedis të caktuar njeriu e nis punën me synimin për të krijuar një tip të dëshiru-ar. Ndërmerr përmirësim të kushteve të mbarështimit: ushqim, strehim duke i plotësuar nevojat e kafshëve për një mbarështim sa më të përshtatshëm. Ndërkohë kryen edhe përzgjedhje të kafshëve të porsalindura, duke e vazh-duar përzgjedhjen e kafshëve në rritje si të femrave dhe meshkujve. Rëndësi të veçantë merr përzgjedhja e dam-azëve (deshëve, demave, cjepëve etj) për ndërzim, sepse siç thonë blegtorët, vlerat e damazit janë në gjysmën e tufës së ardhshme. Kjo punë vazhdohet në breza, me synimin e arritjes së tipit të dëshiruar, deri sa arrijmë në krijimin e tufave me të njëjtat karakteristika dhe me aftësi të larta prodhimi. Deri te raca autoktone “Balusha” e ditëve të sotme, meritë kanë blegtorët e Rrafshit të Dukagjinit. Ndër viset e ven-dorigjinës, sipas të dhënave nga studi-met e kryera nga studiuesit kosovarë (Prof. Hajri Mehmet, studiuesi Bajram Imeri etj. ) numërohen mbi 12 mijë krerë të kësaj race. Tek ne, këtej kufirit, ka ard-hur si racë e konsoliduar.Delet nga pamja e jashtme janë të bardha me kokë të zezë, madje ngjyra e zezë mbulon edhe 1/3 apo ½ e qafës, herë herë dhe më shumë. Delet janë pa

delJa “balusha” e kosovës në rrilë Të lezhësTë nJohim racaT auTokTone Të bagëTive

Prof.as. Dr. XhevDet BashllariZooteknik atif Dema

Qengj i rracës “Balusha” në Rrilë

86-vjeçari Gjeto Leka, takohet me ministrin e Bujqësisë, Z. J. Gjana, Kukës 2007

Dhjetor 2016 DriNi 9

brirë, ndërsa deshët me brirë. Ka drejtim të trefishtë qumësht-mish-lesh. Nëse nga delet e tjera si “Bardhoke” etj, të vendit merren 50-70 litra qumësht, nga “Balusha” merren mbi 200 litra me 6-8 % yndyrë. Periudha e mjeljes (laktacionit) shkon 9-10 muaj, pothuaj gjithë vitin. Madje kafsha mbarsë, me vështirësi tha-het për t’u përgatitur për pjelljen e ardh-shme. Në një vit nga një dele “Balushe” merret prodhim, sa për 3-4 e më shumë dele të vendit. Madhësia trupore te delet arrin në 45-65 kg peshë e gjallë dhe ndër deshët arrin 55-90 kg. Shkurt, është delja më e mad-he në trup, nga të gjitha dhentë autok-tone shqiptare. Qengjat lindin me peshe mesatare 3.6 kg. Pjelloria shkon 120%. Qengjat e deleve “Balusha” shtojnë peshë më shumë se çdo dele të racave shqiptare. Për 30 ditë arrijnë peshën 8 kg, në 60 ditë 17 kg dhe moshën 90 ditë, sipas studjuesëve (H. Mehmeti dhe Ba-jram Imeri) kanë kaluar mbi 24 kg peshë të gjallë. Delja“Balusha” jep mbi 2,5 kg lesh.Sot për sot “Balusha” është rekordmene në prodhimin e qumështit e mishit, kra-hasuar me racat e tjera shqiptare. Duke qenë se leshi, për fat të keq po përdo-ret gjithnjë e më pak, “Balusha” mbetet delja më me leverdi, për sasinë më të

madhe të qumështit dhe të mishit, sido-mos mishi i qengjave që është me vlerë shëndetësore dhe më i preferuari nga konsumatori shqiptar.Në Shqipëri, për herë të dytë nga Koso-va e solli Gjeto Lekë Miri nga Rrila dhe Riza Teta në Fushë Krujë. Fermeri dhe blegtori i pasionuar Gjeto Leka i vuri në kushte të mira mbarështimi. Dhentë kullosnin në livadhet afër shtëpisë dhe ju jepej edhe tagji koncentrat. Për 3 vjet tufa e tij arriti në 30-40 krerë. Gjeto Leka punonte me përkushtim për t’ju plotësuar sa më mirë kushtet çdo deleje edhe dhentë ja shpërblyen me prodhim. Sipas studimit të kryer nga specialistët (Bashllari Xh., Shytaj F., Xhemo F., Dema A.) ndër dhentë “Balusha” në vendin tonë, treguesit e prodhimit janë rritur në krahasim me ato të vendorigjinës. Një dele ka arritur peshë mesatare 50-65 kg, ndërsa dashi me emrin “Buçi” i Rrilës, ka arritur në 108 kg në moshën 2,5 vjet, kur u largua në tufën e Fushë Krujës për të mos rënë në bashkgjakësi (ibriding). Qengjat femra kanë lindur me peshë mesatare 4.7 kg, ndërsa meshkujt 4.9 kg. Pesha e qengjave të lindur në Rilë ka qenë 1.1 kg në femrat dhe 1.3 te mesh-kujt, më tepër se në vendin e origjinës. Qengjat në shkëputje pas 60 ditëve, në Lezhë kanë arritur peshën e gjallë në

femrat 25.2, ndërsa në meshkuj 28.5 kg. Për çdo qingj është marrë 9.8 kg peshë e gjallë mish më shumë se në Kosovë. Shtesa ditore e peshës së gjallë, sipas eksperimentit, te qengjat e racës “Balu-sha”, ka qenë më e madhe në krahasim me racat e tjera të vendit edhe nga ato të kryqëzuara. Konkretisht te qengjat “Balusha” ka qenë 200 g shtesë në ditë, ndërsa në kryqëzimet me “Rudën” janë arritur 173 g, në ditë dhe te të kryqë-zuarat me “Kios” 153 g në ditë. Nga delet e Rrilës janë marrë mesatar-isht 250 litër qumësht në një vit. Edhe në prodhimin e qumështit është arritur rendimenti më i lartë, në krahasim me dhentë e tufave të Kosovës. Këtej dalim në përfundimin se, në Rrilë të Lezhës një dele “Balusha” ka prodhuar qumësht sa 3-4 dele të tjera të racave të vendit. Në 28-29 shtator 2007, në panairin “Racat autoktone”, nga rrethi i Lezhës udhëtuan për në Kukës blegtorët me dhi të racës “Lara e Kallmetit” dhe dele të racës ”Balusha”. Në atë konkurs, me pjesmarrjen e fermerëve dhe bleg-torëve shqiptarë mbarështues të “Ra-cave autoktone” shqiptare, morën pjesë jo vetëm blegtorë nga Shqipëria, por edhe shqiptarë nga shtetet përreth Shqipërisë. Më i moshuari, (sot është 86 vjeç), por edhe ndër më të respektuarit e nderuarit ishte Gjeto Leka. Në konkurs tufa e deleve “Balusha” u vlerësua me çmim. Në kushtet e prodhimit të sotëm, merr vlerë të shtuar qumështi dhe mishi nga dhentë e kësaj race. Këto dy prod-hime në Rrilë të Lezhës, janë natyrore dhe prodhim bio, nga më të shënde-tëshmit për njeriun. Prandaj janë dhe më të kërkuarit. Ato merren më me shumicë dhe më me efektivitet nga mbarështimi i deles së racës “Balusha”, se te çdo racë tjetër deleje të vendit tonë. Eshtë e natyrshme dhe e kuptueshme se prodhimet e larta, cilësia dhe veti të tjera të dallueshme, e bëjnë delen “Balu-sha” më të vështirë në mbarështim se sa racat e tjera të vendit. Vetë përcaktimi i hershëm në zonën e Bregut të Matit, “delme zotnish”, don të thotë se ajo kërkon më shumë “hyzmet” dhe duhet të shpenzohet më tepër për mbarështi-min e saj.

delJa “balusha” e kosovës në rrilë Të lezhësTë nJohim racaT auTokTone Të bagëTive

Dhen të rracës “Balusha”

10 DriNi Dhjetor 2016

Reshjet e fillimit të nëntorit 2016, na sollën në vëmendje argjinaturën e dobësuar të lumit të Matit, e cila për “punë milimetrash dhe minutash” nuk u shemb në disa vende për të vazhduar pastaj me të gjithë gjatësi-në e saj prej më shumë se 10 km. Gabimisht jemi mësuar tashmë që të shqetësohemi, të lëvizim dhe të japim alarmin vetëm kur kemi përpa-ra një rrezik. Kalon rreziku, harrojmë gjithshka: edhe rastin emergjent, edhe angazhimet që i kishim në ditët e vështira. Duhet falenderuar puna që u bë nga dy institucionet: Bordi

Rajonal i Kullimit, i cili aktivizoi një eskavatorë të fuqishëm dhe Prefek-tura, e cila e trajtoi si rast emergjent dhe u aktivizuan forcat ushtarake për të dhënë ndihmë. Të dyja këto insti-tucione, si organizma që e kanë në detyrë mbrotjen dhe forcimin e kësaj argjinature. Edhe Bashkia e Lezhës me mjetet e saj ishte e para që shkoi në vendngjarje duke shmangur një rrezik të mundshëm të thyerjes së ar-gjinaturës në ndonjë vend të dobë-suar. Po kështu edhe vetë banorët u përpoqën të bëjnë më të mundsh-men Po më tutje?

Duhet theksuar fort se kjo digë (argjinaturë) nuk e përballon dot një “sulm” të dytë të ngjashëm me atë të fillimit të nëntorit. Duhet të men-dojmë se dimrin akoma nuk e kemi lënë prapa dhe në këtë rast nuk jemi të imunizuar se reshje të tilla me intensitet të lartë, që të bëjnë H/C të hapin portat, nuk do të ndodhin. Po kalojmë aq ditë të mira dhe eskava-torët e ministrisë se bujqësisë, duhet të ishin duke punuar në forcimin e kësaj argjinature. Nëse sot kemi ditë me diell, të mos harrojmë se pas diel-lit mund të vijë shtërngata me reshje.

kur rrëzëllen dielli shPaTiT/e harroJmë argJinaTurën e maTiT

Nga tre radhë analizash laboratorike që janë kryer prej laboratorit veterinar në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë në Lezhë, ka rezultuar “pozitiv” prova për shfaqjen e sëmundjes së Bruçelozës në fermën e gjedhit “Sallaku” në fshatin Blin-isht të Njësisë Administrative Blinisht. Për të qenë të garantuar në vlerësimin e shfaqjes së kësaj sëmundjeje, janë marrë mostra edhe nga Instituti i Studimeve Universitare Veterinare (ISUV) në Tiranë

dhe projekti “PAZA” i BE.Nga ana e institucioneve përgjegjëse janë marrë masat parandaluese të përhapjes së mëtejshme si: bllokimi i tregëtimit të qumështit (qumështi nuk duhet të përdoret për asnjë destinacion) dhe derdhja e tij si dhe janë izoluar lopët e prekura në fermë dhe e gjithë ferma nga fqinjët e saj. Në vazhdimësi po mer-ren të gjitha masat operacionale të kon-siderueshme në raste të tilla.

blinisht: shfaqet sëmundja e bruçelozës në gjedhë

f. mali

Dhjetor 2016 DriNi 11

Toka dhe “Fryma e JezebeliT” e cila akoma gJallon

Toka bashkë me ujin janë burimi kryesor i jetës. Për rrjedhojë të mbajtjes së një rëndësie kaq vitale, ana tjetër me paso-ja deri në kufijtë ekstrem, ka të bëjë me faktin se uji e kryesisht toka është edhe bartëse konfliktesh që jo rrallë kanë qenë tragjike. Toka ishte arsyeja kryesore së përse Abeli vrau vëllain, Kainin. Kjo vrasje e parë në historinë e njerëzimit sipas shkrimeve të shënjta, ishte krimi më i rëndë që kish ndodhur pikërisht për shkak të tokës. Tragjedi të tilla kanë ndodhur edhe ndër ne tash në kohë të vona, në trevat tona “të trazuara” me kanune, me ligje por pa zbatueshmëri të tyre deri në manipulime apo korruptime institucionesh. Pra, në një farë mënyre jo vetëm në kohë të her-shme, por fatkeqësisht edhe tash së voni edhe ne kemi patur “abelët” e “ kainët” tanë për shkak të tokës.Në Kurbin vrasja e parë për shkak të tokës ka ndodhur ndërmjet vëllezërve “Ne-ziri” për një pëllëmbë ograjë në Kunjel të Gjormit. Në sa e sa raste të tjera jo vetëm në Kurbin, por edhe në Mirditë, Lezhë, Krujë në mbarë trevën veriore sidomos. Prona në shumë raste na del me më shumë se një pronar. Abuzime të theksu-ara janë bërë veçanërisht me tokën kur në shumë raste një sipërfaqe e caktuar ka më shumë se një pronar! Konfliktet për pronën, tokën veçanërisht, kanë qënë ar-syet përse vëllai i ka vënë pushkën vëllait, kushëriri-kushëririt, fqinji-fqinjit etj, duke “instaluar” kështu frymën e vrasjes apo hakmarrjes. Kronikat nëpër mediat vizive apo të shkruara, kanë qënë të shumta, ku si objekt të tyre kanë patur konfliktet për pronën e që lidhen kryesisht me tokën.Gazetarët, rëndom organet policore apo ato të drejtësisë i cilësojnë konfliktet si “krim për çështje pronësie”, por që thelbi i çështjes së pronësisë është toka. Nën këtë “vello”, veprohet me mëndjelehtë-

si ose merren vendime gjyqësore deri edhe të formës së prerë, pa u thelluar në thelbin e problemit.Tek njihesh me kësi histori krimesh, me konflike të panumërta për pronën që në të shumtën e rasteve kanë si bazë pro-nësinë e tokës edhe pse kanë kaluar 25 vite shtet demokratik, kujtesa shkon tek një histori e cila ka ndodhur mijëra vite më parë, në një rajon të largët ku ende konflikti për tokën mban në luftë dy popuj të lashtë, izraelitët dhe palestine-zët. Shekuj më parë, Jezebel një princeshë veniciene, vajza e mbretit Itobal, ju dha për bashkëshorte mbretit Askab, mbretërimi i të cilit zgjati 22 vite në mbretërinë me të rëndësishme të Lindjes së Mesme. Martesa e tyre u celebrua më së pari me qëllimin e

ruajtjes së ekuilibrave ushtarake dhe ga-rantimin e paqes midis dy mbretërive të mbërthyera në luftra shekullore mes tyre.Vetë emri “Jezebel” do të thotë “e paturp-shme” sipas arkeologëve. Jezebeli i shem-bullit tonë, e tillë do të ishte në të vërtetë. Mbas vdekjes së bashkëshortit të saj ajo u shndërrua në një nga mbretëreshat më dominante e influente në rajon. (Fundi i saj do të ishte i tmerrshëm. Për shkak të ma-nipulimeve dhe krimeve të pashembullta që kreu, Jezebel u varë dhe trupi i saj u shqye copë-copë e përfundoi ushqim për qentë).Historia e trishtë e saj ndër të tjera lidhet edhe me një krim që ajo organizoi dhe kreu ndaj një qytetari të thjeshtë të mbretërisë. Viktima Nabati pati në pronësi të vet një vresht aty afër pallatit mbretëror, pronë të cilën mbreti Askab kishte kërkuar ta blinte. Pronari legjitim kishte refuzuar. Nuk kish dashur të shiste trashëgimin e të parëve të vet. Mbreti i mërzitur kish kaluar në depresion. Mbretëresha duke parë gjend-

jen shpirtërore të tij, duke konsideruar së “mbretit nuk refuzohet asgjë”, (koncept ky i pushtetit të pakufishëm) iu betua atij se me hir apo pahir do t’ia jepte atë vresht në zotërim. U ndërtua edhe skenari tjetërsimit të pronës. Me frymën e revanshit dhe të dëshirës për të keqpërdorur pushtetin ajo fallsifikoi vulën mbretërore, ngriti akuza të rreme ndaj pronarit të vreshtës duke e çuar çështjen para gjykatësve të vendit. Akuza ndaj Nabatit do të kalonte kufijtë e absur-dit: kishte mallkuar Mbretin dhe Zotin! Të manipuluar e të korruptuar, gjykatësit e dënuan Nabatin me vdekje! Kështu, Jeze-beli kreu një krim tejet të rëndë, vrasjen për të grabitur pronën private përmes ma-nipulimit e korruptimit deri edhe sistemin e drejtësisë.Kjo ngjarje, ndodhur mijëra vite më parë, na ngjall para syve tanë trishtim duke e kra-hasuar me realitetin tonë, duke e krahasuar me “Jezebelat” e shumta (të shumtë) që janë në pushtetin apo marionetat e push-tetit tonë, të cilët nuk ndalen në tjetërsime tokash, në grabitje, në fallsifikime doku-mentash, në mbushje tapish të reja duke injoruar tapitë qindravjeçare të fituara me djersë e blerë me flori në kohë të vet. Push-teti i pakufishëm komunist nuk bëri asgjë me tokën, ç’ka po bëhet sot, në realitetin e hidhur demokratik. Nëse drejtësia u manipulua nga Jezebeli shekuj më parë, vëmë re me një farë hid-hësie se ky realitet edhe sot e kësaj dite nuk ka ndryshuar, madje ekziston edhe si frymë e përgjithshme. Vendime të dhëna abuzitivisht dënojnë sërish “me vdekje”, në mënyra direkte dhe indirekte. Nëpër gjykatat tona janë një numër i pafund dosjesh gjyqësore me kësi vendimesh. Nëpër institucionet e tjera vendimmar-rëse, gjithashtu. E për të mos lejuar apo dhënë fund frymës së Jezebelit e cila ka mbërritur e akoma gjallon në ditët tona, na duhet të kujtojmë thënien e famshme të një personaliteti indian në Amerikën e Veriut. (Ai u shfaros për shkak të tokës së bashku me fiset indiane të cilat banonin në këtë vend deri përpara ardhjes së një popullate tjetër): “Toka nuk i përket njeri-ut, por njeriu i përket tokës”. Në rastin tonë na mbetet ta rivlerësojmë këtë thënie si aksiomë fort të domosdoshme duke afir-muar se “prona private, toka nuk i përket njeriut, por njeriu asaj”. Edhe për sa kohë do të ndodhë e kundërta?

BeKtash ZeNeliBashkia Kurbin

Tokën do ta lëmë pas...

12 DriNi Dhjetor 2016

Të gjithë shqetësohemi, madje hera-herës çuditemi për erën shumë të fortë që fryn në territorin e Lezhës. I dimë edhe shakatë që janë përcjellë në vite se “Drejtoria e përgjithshme e erërave” ndodhet vërtet në Milot, por edhe Lezha ka drejtorinë e vet sekto-riale. Ose barcoletat e shkodranëve që thonë: “Shkodranë të terun e lezhjanë të krehun, zor se gjenë”, duke aluduar për ditët e shumta me shi në Shkodër dhe me erëra të forta në Lezhë. Ose kur thonë për një mik italian, i cili qëndroi dy javë në rrethet e Shkodrës e të Lezhës: në të dy javët nuk pushoi as shiu as era. Kur iku, pas një periudhe u dërgoi një letër miqve të vet, ku pas shëndetit i pyeste: “A ka pushua akoma era në Lezhë e shiu në Shkoder”?Nga kostatimet e mia nuk më rezul-ton që jemi shumë të informuar për dëmet e mëdha dhe uljen e prodhimit të kulturave bujqësore, shqetësimin që ju sjell banorëve të kësaj zone dhe mjeteve të transportit që udhëtojnë në akset rrugore të qarkut Lezhë. Ky fenomen fiziko-mekanik i erës lidhet shumë ngushtë me detin dhe “ko-ridoret” e mëdha të erërave të cilët krijohen në luginat e maleve të larta. Në mjaft raste era paraqitet si faktor kufizues në kultivimin e disa bimëve bujqësore një apo shumëvjeçare. Por, a bëhet luftë me erën? Po! Për të minimizuar shpejtësinë e erës duhet të ndërhyhet me pyllëzime rreth e rrotull ngastrave të arave që kultivohen bimët bujqësore. Këto ndërhyrje të cilat në gjuhën teknike pyjore quhen “Breza pyjorë mbrojtës të fushës”, projektohen dhe zbatohen nën drejtimin e specialistëve të pyjeve dhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat menaxhuese të bujqësisë në nivel lokal. Brezat pyjorë mbro-jtës kryejnë një funksion kryesor në mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe

shërbejnë për mbrojtjen e fushës nga erërat e forta që vijnë në drejtime të ndryshme. Brezat klasifikohen sipas dendësisë dhe ndërtohen: të papërsh-kueshëm, gjysëm të përshkueshëm dhe të përshkueshëm. Më efiçientët janë brezat e papërshkueshëm, të cilët për kompaktësinë e tyre nuk përsh-kohen pothuajse fare nga erërat duke krijuar kështu një qetësi të plotë bren-da zonës apo sipërfaqes që rrethojnë. Avantazhet e brezave pyjorë mbrojtës si dhe e pyllit në përgjithësi reflekto-hen pozitivisht në mjedisin rrethues. Ato ngadalësojnë shpejtësinë e erës në një zonë pak a shumë të gjerë dhe për rrjedhojë ndodh një kompleks i tërë ndryshimesh klimatike e tokë-sore në mjedisin përreth, që ndikojnë

njëkohësisht mbi dukuritë biologjike të bimëve, në brendësi të ngastrave që vishen me breza mbrojtës. Brezat pyjorë mbrojtës kanë edhe shumë anë të tjera pozitive. Ato fillojnë që me uljen e shpejtësisë së erës (e nxehte dhe e ftohtë), ruajtjen e temperaturës së sipërfaqes të tokës, ruajtjen e lagështirës së ajrit, ndikimin pozitiv në mbrotjen e tokës nga avullimi i tepërt, ndikimin në ngrirjen dhe shkrirjen e tokës si dhe rrjedhjen sipërfaqësore të ujrave dhe lagështirën e saj. Refer-uar prioriteve të zonës dhe lidhjen ngushtë të popullatës me bujqësinë dhe fermat, duhet vlerësuar shumë mbrojtja e kulturave bujqësore nga faktorët klimatikë dhe shtimi i prod-himit bujqësor. Një rol shumë pozitiv luajnë brezat pyjorë mbrojtës në

mbrojtjen dhe prodhimin e biomasës bujqësore. Në mjedise me kushte me-satare, nën ndikimin e brezave pyjorë, drithërat e bukës shtojnë prodhimin në krahasim me zonën e pambrojtur me 20-30%, pemëtoret 50-75% dhe foragjeret më shumë se 100%. Vlen të theksohet se në vitet me thatësirë ekstreme, prodhimi i drithërave të bukës dhe biomasës bujqësore është më i madh në zonat e mbrojtura në krahasim me zonat e pambrojtura. Këtu mund të përmendim edhe dobi të tjera të brezave mbrojtës, të cilët ndikojnë ndjeshëm në rritjen e eko-nomisë lokale të zonës. Ato, brenda një kohë të shkurtër krijojnë rezerva drusore, fruta, esenca industriale e medicionale. Gjithashtu ndikojnë edhe

në shtimin dhe përhapjen e gjahut të egër. Përveç zbukurimit të zonës, brezat pyjorë mbrojtës, përmirësojnë kushtet e jetesës dhe pasurojnë ajrin me oksigjen duke ndikuar pozitivisht në shëndetin e njerëzve që punojnë dhe jetojnë në fushë. Do ishte shumë e udhës që të hartohet një “strategji” brenda secilit prej nesh, të investojmë me aq sa të kemi mundësinë tonë në mënyrë që “Dhjetori”, si muaj i pyjeve të shëndërrohet në muajin vendimtar për shtimin e brezave pyjorë mbrojtës. Kjo, përveç përpjekjeve individuale të secilit fermer, duhet të ketë vëmëndje të gjerë nga investimet e Fondit të Zh-villimit të Rajoneve, Agjencia e Zhvil-limit Bujqësor dhe Rural, Donatorëve që operojnë në vendin tonë dhe OJF-ve të ndryshme.

brezaT mbroJTës ose “armëT” kundër erës

Brezat mbrojtës pyjor

artaN Palushi, inxhnier pyjesh

Dhjetor 2016 DriNi 13

Është produkt i gjëndrave të nofullave dhe faringut të bletëve punëtore, të moshës 6-12 ditëshe, me të cilin ushqehet mëma e bletëve gjatë gjithë jetës së saj. Me qumësht ushqehet dhe e gjithë gjen-erata e familjes së bletëve 0-3 ditëshe, e cila më vonë ushqehet me bukë blete (polen i përpunuar me mjaltë). Këtu duket vlera ushqyese e qumështit të bletës me faktin se bletët punëtore në periudhën më të gjatë të jetës së tyre, jetojnë deri në 5-6 muaj, ndërsa mëmat e bletëve jetojnë 4-6 vjet.Sasia e madhe e vezëve, që mëmat pjellin në sezonin aktiv të bletëve është 2000-25000 vezë në ditë, e barabartë me gjysmën e peshës trupore të mëmës. Tek gjenerata 0-3 ditëshe sasia e qumështit është e vogël dhe nuk mund të mblidhet nga bletarët, por kur bletët duan të rrisin mëma, vezët e fekonduara 1-2 ditëshe i ushqejnë me qumësht të bollshëm 100-200 mg e më shumë për çdo qelizë duke i zmadhuar ato për të rritur mëmat e ardhshme dhe arrijnë kulmin e zhvillimit të tyre në ditën e 6-7, në prag të vulosjes së tyre.Këtë aftësi të bletëve, shkenca e bletar-isë e ka shfrytëzuar për të prodhuar e përdorur për nevojat e njerëzimit sasi të konsiderueshme qumështi të pa zëvendë-sueshëm si ilaç natyral për njerëzimin. Këtë e tregon dhe rritja e shpejtë e lar-vave, të cilat për 12 ditë shumëfishojnë peshën e tyre trupore 120 herë, po kështu shkurtojnë afatin e formimit trupor dhe daljes nga qeliza, nga 21 ditë tek bleta punëtore, 23 ditë tek meshkujt në 16 ditë tek mëmat.Në familjet e bletëve normale jeton vetëm një mëmë, por në raste të rralla kur mëma vjetërohet etj, bëhet ndërrim paqësor

dhe vetë mëma e vjetër lejon rritjen e më-mave të tjera të reja e konkretisht mëma e re që del e para prish qelizat e tjera, por nuk e dëmton mëmën e vjetër deri në vdekjen natyrale të saj.Bletarët me eksperiencë dhe në këto raste mund të vjelin qumësht, por në rastet kur bëjmë rritje të detyruar të mëmave bletët formojnë 40-60 qeliza mëmash dhe me t’u vulosur atyre mund t’u vilet qumështi pasi të lihet një qelizë e vulosur dhe një e pa vulosur, për mëmën e ardhshme. Duke shfrytëzuar këto veti të familjes së bletëve shkenca ka evoluar dhe kryen rritjen arti-ficiale të mëmave me shpërngulje larvash 1-2 ditëshe në kupëza plastike, futjen dhe rritjen e tyre në familjet dado dhe në çdo 3 ditë pas shartimit, vjeljen e ruajtjen e qumështit për tregtim (Fig.1)Ky produkt është viskoz-xhelatinoz, ka ngjyrë të bardhë në të verdhë dhe shije të athët, për arsye të aciditetit (pH=4), ka mundësi ruajtjeje deri në një vit në frigo-rifer në temperaturën 0-5oC pa i humbur vlerat ushqyese. Me kalimin e kohës, kur ph rritet në 7 qumështi humbet vlerat dhe fermentohet. Qumështi i bletës ruhet mjaft mirë pa humbur vlerat ushqyese të tij në shishe qelqi me ngjyrë të errët e tapë plastike. Këto shishe prodhohen e tregtohen të paketuara e sterile dhe pasi mbushen me qumësht mëme mbështillet me letër varak, vendoset në frigorifer në temperaturën që përmendëm.Përdorimi i tij bëhet sipas porosisë së mjekut apiterapisat: me një lugë të vogël plastike në masën 0,2 gr (sa një kokërr orizi të zier) nën gjuhë çdo mëngjes esëll dhe për 1,5 orë më pas nuk duhet futur gjë në gojë. (Fig.2)Po përshkruajmë shkurtimisht disa nga përdorimet më efikase të aplikuara nga ana jonë këto 40 vite në bashkëpunim me mjekë specialistë e popullorë.1-Në sferën neuro-psiqike është përdorur me sukses, në bashkëpunim me mjekun popullor Gafur Shkëmbi në Tiranë, për rigjenerimin e qelizave nervore në gjendje atrofie, stresi etj. Pacienti është mjekuar në vitin 1996 dhe deri më sot është në gjend-je të mirë shëndetësore. Një pacient tjetër në Mirditë dhe një tjetër në Shkodër për “mongolizim truri” sot janë normalizuar dhe jetojnë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.Në fëmijët e goditur nga temperatura e lartë, përdorimi i qumështit të bletëve jep rezultate të mira në rigjenerimin e qelizave

nervore të dëmtuara, duke i kthyer ato në gjendje normale.Ndikim të mirë ka përdorimi i qumështit të mëmave në pleqërinë e parakohëshme e çrregullimet psikomatike e funksionale, duke përmirësuar kujtesën dhe rritjen e të gjitha funksioneve jetësore, që vijnë nga mosha.2-Në gjendjet tumorale e postoperative përdorimi i qumështit ka efekt të mirë, jo se lufton shkaktarët e tumoreve, por se pengon qelizat normale të kthehen në qeliza tumorale, sepse ndikon në rigjen-erimin dhe përmirësimin e trofikës së tyre, nëpërmjet faktorëve biotikë. Kështu qelizat me tendenca të këqia nuk degjen-erohen, duke u kthyer në qeliza kanceroze.3-Në sëmundjet endokrino-seksuale, si për femrat dhe për mëshkujt nga përdorimi i qumështit të bletës në mbi 50% të rasteve është arritur lindja e fëmijëve, gjithmonë në bashkëpunim me mjekët gjineko-log dhe androlog, çiftet e trajtuara me qumësht blete etj. kanë lindur fëmijë dhe pas 15-20 vite martesë.4-Në sistemin e qarkullimit të gjakut është përdorur me sukses pas operacioneve në zemër ashtu dhe pas infarkteve, ku ka ndi-kuar në rigjenerimin e atrofive të valvolave të zemrës, të qelizave nervore të miokardit etj.5–Në aparatin tretës nëpërmjet veprimit biotik përdorimi i qumështit të bletës shton oreksin, përmirëson çrregullimet funksionale të tretjes, duke u kombinuar me polen rigjeneron qelizat e dëmtuara të mëlçisë dhe neutralizon helmet e grum-bulluara në të.6-Tek njerëzit e shëndoshë në përgjithësi përdoret pas veprimeve të sforcuara fizike e mendore. Përdoret dhe në kozmetikë në shumë kremra për lyerjen direkt të lëkurës etj.

qumështi i bletëve: përdoret me “derhem” e shëron me okëhilë hila sektori i bujqësisë në dbPzhr

qumështi i mëmave të bletëve, i rëndësishëm si qumështi i nënave për fëmijët e vegjël, është i vetmi ilaç natyral, që lehtëson, parandalon, neutralizon e shëron dhe nuk ka asnjë ndikim anësor në organizmin e njeriut, se është organik.

fig. 1

Fig. 2

14 DriNi Dhjetor 2016

krasiTJa: Procesi më i rëndësishëm agroTeknik në PemëHardhia ka thënë: “Të më punojë kush të dojë e të më

krasisë im zot”Në rritjen e prodhimit të grurit ndiko-jnë një sërë faktorësh të ndryshëm agroteknik siç janë: qarkullimi bujqë-sor, plugimi i thellë i tokës, kullimi, përzgjedhja e farërave të grurit rezis-tent ndaj sëmundjeve të ndryshme si: ndryshqet, fuzariozat, antraknozat apo bloza e urthi. Këto kërkojnë përveç kushteve agroteknike të përmendura më lart edhe një plehërim të kombinuar sipas nevojave të bimës dhe strukturës së tokës. Do ishte një domosdoshmëri bërja e analizave agrokimike për të bërë një bilanc plehërimi, por kjo në kush-tet e mungesës së laboratorëve nëpër rrethe, nuk mund të realizohet lehtë. Duke e quajtur bimën e grurit si një “bimë sevapi” është lënë pas dore për-dorimi i plehut organik dhe përdoren vetëm plehra kimike, kryesisht fosfatike dhe azotike. Këto të fundit kanë vlerat e tyre në rritjen e prodhimit, por ndiko-jnë edhe negativisht kur këta plehërime janë të njëanëshme. Është vërejtur se në toka ku është zbatuar qarkullimi bujqë-sor dhe përdorimi i plehrave organike një herë në dy apo tre vjet, përveç se ka përmirësuar strukturën e tokës ka pasur edhe një rritje rendimenti në dy kv për dy, në raport me tokat ku është përdorur vetëm plehu kimik. Duke parë këtë ndry-shim, është më se e nevojshme që gru-rin të mos e privojmë nga plehu organik, por t’i kushtojmë të njëjtën vëmendje si edhe bimëve të tjera pleh-dashëse. Fermerët janë në kohën më të volitshme për të mbjellur grurin, për vetë kushtet e vonuara që erdhën këtë vit dhe nuk duhet të harrojnë se edhe kjo bimë e pëlqen plehun organik. Ata që e kanë mbjellur mund ta kompensojnë këtë me plehërim të lëngshëm gjatë vegjeta-cionit.

Krasitja e pemëve frutore (hardhisë, ullirit, agrumeve etj) është një nga masat më të rëndësishme agroteknike, që ka për qëllim formimin e dëshiruar të kurorës, hyrjen sa ma të shpejtë të pemës në prodhim, cilësi sa më të lartë të frutit dhe jetë sa më të gjatë të pemës. Në këtë muaj fillon krasitja dimërore.Realizohet gjatë fazës së qetësisë dimërore të pemëve, si rregull tre javë pasi bien gjethet e deri disa ditë për-para fillimit të lëvizjes së lëngjeve bimore në prag të pranverës. Pemët bërthamore preferohet të krasiten në fund të dimrit gjatë muajit shkurt, sepse janë më të ndjeshme ndaj temperaturave të ulta. Por në zonën e Lezhës, relativishit nuk kemi aq tempera-tura të ulta sa të ndikojnë në dëmtimin e pjesës mbitokësore të bimës, kur ajo është në qetësinë dimërore.Para fillimit të krasitjes, krasitësi duhet të vështrojë mirë pemën, të vërehen të gjitha degët si dhe raporti i degëzave prodhuese dhe atyre vegjetative dhe nga gjendja aktuale varet intensiteti i krasitjes, pra masës drunore që duhet eliminuar. E rëndësishme është, krasitja e përvitshme e pemës, qysh në vitet e para të mbjelljes.Gjithashtu që në fillim duhet përcak-tuar forma e kurorës dhe krasitja duhet t’i përshtatet kurorës së dëshiruar, me formimin e degëve skeletore të nevo-jshme, atyre të rendit të dytë apo të tretë, formim të rregullt të vazhduesit, eliminim të thithakëve etj.Me krasitje duhen eliminuar degëzat e infektuara me sëmundje të ndryshme kancerogjene, ato të dëmtuara dhe të thyera, të mbahet kurorë e ajrosur mirë sepse mundësia e mbrojtjes nga sëmundjet dhe dëmtuesit është më e madhe. Degëzat në hije ku ka intensitet të vogël të fotosintezës nuk formojnë sytha frutor. Thithakët konsumojnë sasi të madhe të lëndës ushqyese, formohen më tepër në degëza skeletore, hijezojnë shumë kurorën dhe nuk formojnë sytha frutorë, prandaj me anën e krasitjes

duhen eliminuar. Krasitësi duhet të ketë parasysh: Të bëjë përzgjedhje të formës kultivuese; të bëjë përzgjedhje të drejt të degëve skeletore dhe të vazhduesit, kur pema ka vazhdues; të eliminohen të gjithë thithakët; të eliminohen degët e thy-era, nëse ka; të eliminohen degët e infektuara nga sëmundje dhe plagë të ndryshme. Gjithashtu duhet eliminuar degëzat që janë në brendi të kurorës, degëzat që kryqëzohen me njëra tjetrën, janë të vjetëruara të mbuluar me myshqe e plagë të tepruara etj.Krasitja nuk mund të mësohet pa i ndërlidhë njohuritë teorike me përvo-jën praktike, prandaj krasitësi duhet të jetë i kualifikuar dhe nëse nuk ekzistojnë tek ai njohuritë e domos-doshme, duhet të kërkojë ndihmën e shokëve të tij që e njohin këtë hallkë të agroteknikës. Krasitja është procesi më i rëndësishëm tek të gjitha llojet e pemëve. Ajo në gjuhën e agronomisë quhet “ndërhyrje operacionale” dhe këtë ndërhyrje nuk e bën kushdo ash-tu si e lyp pema. Gjithmonë kujtoj një mësues praktike të shkollës së mesme të Golemit që duke na shpjeguar për rëndësinë e krasitjes, na tregonte se çfarë kishte “thënë” hardhija qysh në kohë të hershme: “Të më punojë kush të dojë e të më krasisë im zot”. Në num-rin e janarit 2017 të gazetës sonë, shër-bimi këshillimor i drejtorisë së bujqë-sisë në bashki, do t’i njohë kultivuesit e pemëve me të dhëna më të detajuara për krasitjen.

Plehun organik “e pëlqen” edhe bima

e grurit

FaTbardh mali

Paulin kokaJ

Dhjetor 2016 DriNi 15

kullimi i Tokave-obJekTivi ynë madhorNevojat e mëdha për kullim, lënë në hije çdo shifër të arritur deri më sot.

Në të gjithë territorin e bashkisë, prej 1 korrikut deri më 31 tetor 2016, janë thelluar e pastruar rreth 22 km kanale, kryesisht të dyta, kulluese.

gJeli i deTiT “zadrima”

Është dhjetori i tretë radhazi (nga viti 2014) që gjeli i detit, i cili kultivohet prej kohësh në Zadrimë, ka fituar të drejtën të jetë ob-jekti i një panairi që i kushtohet vetëm atij. Ky është një aktivitet kombëtar që e orga-nizon Ministria e Bujqësisë nëpërmjet dre-jtorisë së saj rajonale dhe me mbështetjen e strukturave vendore. Sa për dijeni, në shkallë kombëtare organizohen katër pa-naire të prodhimeve bujqësore: panairi i mandarinave në Vlorë, i mollëve në qarkun e Korçës, larmia e frutave në qarkun e Di-brës dhe gjeli i detit në Lezhë. Këto orga-nizime mbështeten edhe prej disa projek-teve që veprojnë në këto zona si USAID e SARED. Këtë vit panairi i gjelit të detit do të organi-zohet më 22.12.2016. Kjo datë, do të ndiko-jë edhe në ritmet e shitjeve të këtij “koko-shi” që tashmë ka fituar të drejtën të quhet edhe “Gjeli i vitit të ri”. Në fakt për strukturat që e organizojnë, kjo nuk është data më e përshtatshme. Panairi tradicionalisht po zhvillohet në ambjentet e lokalit “Mrizi i Zanave”. Jo vetëm kaq, por pronarët e këtij lokali janë pjesë aktive e organizimit të pa-nairit duke ndihmuar edhe financiarisht. Në këtë panair veç “gjelave” ftohen edhe prodhues të tjerë, agropërpunues etj, që duan të ekspozojnë prodhimet e tyre. Në këtë mënyrë “gjeli i detit”, apo “gjeli i vitit të ri”, shoqërohet edhe me “garniturën” e do-mosdoshme të një feste. Ky panair modest i organizuar nga minis-tria e bujqësisë dhe i përkrahur nga bash-kia e Lezhës, ndikon në krijimin e një klime mbështetjeje për fermerët e këtij aktiviteti prodhues, kryesisht në Zadrimë. Rritja e gjelit të detit, një traditë e kahershme e kësaj zone, nuk është braktisur as gjatë viteve të vështira të tranzicionit. Sot vetëm në njësinë administrative të Dajçit kultivo-hen rreth 4500 krerë të shpërndarë në disa fermerë në Dajç, Kotërr apo Kodhel. Ak-tivitete të tilla shpresojmë që të ndikojnë sadopak në rritjen e interesit për shtimin e numrit të krerëve, të numrit të fermerëve që merren me këtë aktivitet bujqësor dhe mundësisë së tregtimit të tyre.

kokosh edhe në panaire

NDoc lleshinjësia bashkiake balldre: Në juridiksionin e kësaj njësie është ish-këneta e Kakar-riqit (fusha e Torovicës dhe Balldrenit të Ri), zonë e cila është me më shumë prob-leme për kullimin (dhe përmbytjen) se sa e gjithë sipërfqja tjetër e rrethit të Lezhës. Shumë kanale të dyta të kësaj zone janë të papastruara prej 25 e më shumë vitesh, sidomos në territorin e fshatit të Maleca-jve. Volumet e punës të kryera janë:Kanali kullues i dytë K1 me gjatësi 660 ml Balldre i Ri; Kanali kulues i dytë K2 me gjatësi 740 ml Balldre i Ri; Kanali kullues i dytë K4 me gjatësi 740 ml Balldre i Ri; Kana-li kullues i dytë K6 me gjatësi 740 ml Balldre i Ri; Kanali i dytë kullues K16 me gjatësi 650 ml Malecaj-Torovicë; Kanali i dytë kullues K18 me gjatësi 950 ml Torovicë-Malecaj; Kanali i dytë kullues K20, me gjatësi 920 ml Torovicë- Malecaj; Kanali i dyte kullues K22, me gjatësi 750 ml Malecaj-Torovice; KK 1-22, 270 ml Torovicë; Kanali i dyte kul-lues K3, me gjatësi 580 ml në Balldre i Ri; Kanali i kullues I dytë K5, me gjatësi 300 ml në Balldre i Ri; Kanali i dyte kullues K7, me gjatësi 270 ml në balldre i Ri; Kanalet e dyta rrugore me gjatësi 500 ml në Balldre i Ri; Kanali i dytë kullues K8, me gjatësi 750 ml Balldre i Ri; Kanali i dytë kullues K10, me gjatësi 650 ml Balldre i Ri; K20/8 kanal që grumbullon ujrat e malit 405 ml, Malecaj; K20/7 kanal që grumbullon ujrat e malit 375 ml Malecaj; K20/6 kanal i tretë, 575 ml Malecaj; K22/A kanal i dytë, 700 ml Male-caj; Kanal Rruga kampit pa numër, 360 ml Malecaj; K1-10, 77 ml Torovicë; KK 18-8, 6, 4, 2, 280 ml Torovicë; Rela e vjeter, 95 ml To-rovicë; Rela Vjeter/2, 423 ml Torovicë; K54 kanal i dytë (pjesor), 352 ml Gocaj; K54-1kanal I tretë,198 ml Gocaj; K54-2, kanal I tretë, 250 ml Gocaj; K54/9 i trete, por lidhet me kolektorin, 150 ml Gocaj. Gjatësia totale 13. 500 ml .Në njësinë bashkiake shëngjin janë kryer këto punime: Kanali kullues K15, me gjatësi 480 ml në Ishull Shëngjin; Kanali kullues K17, me gjatësi 920 ml në Ishull Shëngjin; Kanali kullues K13, me gjatësi 575 ml në Ishull Shëngjin; Kanali kullues K151, me gjatësi 700 ml në Ishull Shëngjin; Kanali kullues K331, me gjatësi 230 ml në Ishull Shëngjin; KK 133, 212 ml I. Shëngjin; Kanal kullues paralel rrugës së Hotelit të Gjuetisë 660 ml I. Lezhë; Kanali kullues përbri varrezave, 480 ml I. Lezhë. Gjatësia totale 4390 ml.njësia bashkiake blinisht: Kanali kullues K26,

me gjatësi 1020 ml në fshatin Blinishtnjësia bashkiake zejmen: Kanali kullues rreth shkollës e fushës së sportit Zejmen 200 ml në Zejmen, Kk-33, 950 ml në fshatin Spiten; kanali kullues K-35 në Spiten, 814 ml. Gjatësia totale 1980 mlnjësia bashkiake kolsh: Kanal kullues i dyte “Lalm i Ri”, me gjatësi 200 ml; Kanal kul-lues 162-2 574 ml dhe kanal kullues te shkolla Manati 62 ml. Gjatësia totale 840 ml. Dhe në të gjitha njësitë u thelluan e pasgtruan rerth 22 km kanale, kryesisht të dyta kulluese.Gjatë muajit tetor dhe fillimin e nëntorit, u kryen edhe një sasi volume punimesh të emergjencave si: Kanal kullues Baqël 80 ml, kk midis pallateve Torovicë 141 ml, kk anës malit Torovicë 280 ml, Përroi Spiten 57 ml, kk paralel rrugës në fshatin Gramsh 436 ml, Përroi Zejmen 65 ml, Për-roi Zejmen (periudha dyte) 142 ml, Për-roi Berzanë plus pjesa fundore e kanalit 120 ml, Përroi Zejmen pjesa e lartë 45 ml, punime mbrojtëse në argjinaturën e lumit Mat etj. Ditët e mira të muajit nën-tor, por edhe të dhjetorit u shfrytëzuan e do të shfrytëzohen kryesisht në Shënkoll, fshati Rilë, në Spiten, Markatomaj, Ishull Lezhë, Gocaj etj. Pa harruar asnjëherë zo-nën e Torovicë-Malecajve, nëse terreni është i përshtatshëm.Nevojat për thellimin dhe pastrimin e ka-naleve të dyta, por edhe të treta kulluese, janë emergjente. Me mjetet që bashkia ka në dizpozicion, është thënë edhe herë tjetër, nuk arrihen as të përgjysmuara ob-jektivat që janë vënë në plan. Nëse qe-veria nuk do të kthejë sytë dhe mendjen bashkë me buxhetin e vitit të ardhshëm dhe të viteve të tjera në vazhdim, prej bu-jqësisë, gjendja sa vjen e keqësohet dhe moçalizimi i tokave fushore bregdetare nuk ka kthim.

zeF noli, përgjegjës i agjensisë së kullimit e ujitjes

16 DriNi Dhjetor 2016

Zelanda e Re është vendi ndër më të njohurit për një numër të madh zogjsh që rriten në pyje, të fushave dhe të breg-detit, që nuk i gjejmë askund tjetër në botë. Padyshim më i veçanti është zogu i quajtur KIWI BIRD (Kivi zog), i cili për t'u mbrojtur nga grabitqarët, ditën fle në strofkë fshehur dhe natën kur bie terri, del për të kërkuar ushqim. Ushqehet me insekte, krimba, ngjala e frute pemësh. E ka të zhvilluar shqisën e të nuhaturit më shumë se shpezët e tjera.Në fund të sqepit të tij të gjatë ka vrimat e nuhatjes dhe falë nuhatjes së mprehtë ai mund të gjejë insektet e krimbat nën tokë edhe pa i parë. Në Zelandën e Re fjalës "Kivi" i duhet shtuar patjetër nda-jshtimi (një fjalë tjetër saktësimi) për të treguar se për ç’ka është fjala: për kivin shpend (zog) apo kivin frutë (pemë). Kiwi bird (kivi zog) është ikonë, simbol, vlerë e trashëgimisë natyrore për ze-landezët. Zogu në fjalë ruhet me fana-tizëm si një thesar i çmueshëm puplat e të cilit janë përdorur në të kaluarën si stoli (veshje) për njerëzit e rangut të lartë. Zogu ka këmbë të forta, nuk ka bisht si zogjtë e tjerë dhe peshon mbi 3 kg. Jeton në pyje, vë vezë më të mëdha se gjithë shpezët e tjera në raport me madhësinë (peshën) e trupit që ka dhe është unik në botë. Ky zog jetëgjatë (25 deri 50 vjet) është prekur nga shpyllëzi-met dhe gjitarët grabitqar të pyjeve. Për

të mos ndodh zhdukja ka ekipe të spe-cializuara për ruajtjen e tij . Mendohet se në krejt Zelandën e Re kanë mbetur diku rreth 68 mijë zogj të këtij lloji, që në krahasim me vitet përpara, numri i tyre ka rënë dhe vazhdon të bie. Gjithç-ka, kur është fjala për zelandezët, quhet KIWI, si p.sh: kiwis English, soccer, ragby, dollars, people etj. Më ka ra të dëgjoj, se sa me mburrje e thonë (ata që e llogari-sin vetën se janë vendës) I am kiwi! (në shqip; unë jam kivi). Një farë mënyre zogu sqepgjatë është simbol kombëtar, i dashur e thesar për zelandezët. Zogun e kanë të gdhendur në monedha të met-alta, bankënotë letre, fanella sportistësh, emblema, logo kompanish, fermash të vendit etj. Kujdesi dhe angazhimi i ze-landezëve, shoqatave etj. për ruajtjen e kultivimin e specieve me aq dashuri si askund tjetër në botë këtu në Zelandë të Re është për të pasur lakmi. Me ketë rast dua të jap edhe një informa-cion për një pemë me emrin si të zogut. Fjala është për KIWIN (frutin). Zelan-dezët kivin (në origjinw quhet aktinidie) e prunë në fillim të shekullit XX nga Kina.

Farat i solli zelandezja Mary Isabel Fraser, e cila kish vizituar Kinën. Plantacionet e para me kivi u mbollën në vitin 1910. Në dekadën e pestë të shekullit XX u rritën sipërfaqet e mbjella me ketë pemë fitimprurëse. Kivi kërkohej në tregjet botërore dhe prodhimi u rrit me shpejtë-si në vitet 1960-1970. Falë kushteve kli-matike, tokës pjellore, lagështisë së mjaf-tueshme gjatë gjithë vitit, temperaturës etj, prodhimi i kivit u shndërrua në in-dustri me leverdi të madhe ekonomike për fermerët. Plantacionet e mbjella në sipërfaqe të mëdha (në vitin 2007 pati 12.000 hektarë të mbjellë me kivi) janë në Ishullin verior në afërsi te vendit të quajtur Te Puke dhe rajonet Gisborne e Nelson. Kivi që kultivohet këtu është dy llojesh; i gjelbër dhe i artë. I gjelbri ka ngjyrë kafe dhe brenda mish ngjyrë të gjelbër të ndritshme, kurse lloji tjetër ka lëkurë të butë (pa push) në ngjyrë bronzi dhe tuli ka ngjyrë të verdhë me shije më të ëmbël dhe aromë paksa të fru-tave tropikale. Kjo pemë me potencial të madh ushqyes e komercial gjatë gjithë vitit gjendet nëpër dyqane të këtushme.

ky numër gazete u mundësua nga suvorov gJika, me nusen e tij kozeTa dhe djemtë erTi e arbër gJika që jetojnë në australi dhe që dikur kanë qenë qytetarë të shëngjinit në lezhë.

me këtë rast, redaksia e gazetës “drini” i uron kësaj familjeje dhe të gjithë familjeve që jetojnë brenda e jashtë (e larg) atdheut:

gëzuar krishTlindJeT dhe viTin e ri 2017!

“kiWi bird”, simbol e vlerë TrashëgimiesabiT abdyli auckland, zelanda e re

Bimë kiwi në Lezhë

Zogu kiwi, simbol i Zelnadës së Re