dhuna ne familje

11
Punim Seminarik Lënda : Sociologji Titulli : Dhuna Në Familje Punuar nga : Fitore Bytyçi

Upload: kreshnik-shahini

Post on 16-Feb-2017

101 views

Category:

Spiritual


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Dhuna Ne Familje

Punim Seminarik Lënda : SociologjiTitulli : Dhuna Në FamiljePunuar nga : Fitore Bytyçi

.

Page 2: Dhuna Ne Familje

Dhuna në FamiljeShkaqet dhe pasojat e sajStudimet në lidhje me dhunën në familje janë të pakta në Kosovë. Ky problem në Kosovë vazhdon të trajtohet si problem privat, që i përket vetëm familjeve të cilat kanë këto probleme e jo të gjithë shoqërisë.Problemi më i madh për studimin e këtij fenomeni qëndron, sepse shoqëria kosovare ende është duke vepruar në bazë të normave morale, dhe shumica e rasteve të cilat ndodhin në shoqërinë tonë, (e që nuk janë të pakta) mbesin të mbyllura nga vetë grupi shoqërore.Dhuna në familje është e theksuar më tepër ndaj gruas përkatësisht burri ndaj gruas. Është një problem social i cili e ka përcjellë shoqërinë Kosovare me shekuj sepse shoqëria jonë ka qenë një shoqëri patriarkale.

Page 3: Dhuna Ne Familje

. • Vlerën më të madhe të cilën e kemi në shoqërinë tonë është pikërisht familja, prandaj mu për këtë nevojitet një përkujdesje më e madhe institucionale e cila deri më tani ka munguar.

• Dhunën në familje mund ta definojmë si formë të ushtrimit të autoritetit të një individi ndaj tjetrit, duke shfrytëzuar forma te ndryshme te dhunës si dhunë fizike, mendore madje edhe ne disa raste edhe dhunë seksuale.Sistemet e ndryshme në të kaluarën që kanë qenë duke udhëhequr me pushtetin në Kosovë, nuk kanë bërë thuajse asgjë për parandalimin e këtij fenomeni, dhe si pasojë e kësaj ka rezultuar me numrin e rritjeve të vrasjeve në Kosovë për shkak të këtij fenomeni.

Page 4: Dhuna Ne Familje

Shpeshherë ne e lendojmë dike edhe me fjalë , jo vetem me dhunë fizike

Page 5: Dhuna Ne Familje

.• Shkaqet e dhunës në familjet kosovare• Disa prej shkaktarëve që ndikojnë në shkaktimin e

këtij fenomeni në shoqërinë tonë janë kryesisht të natyrës ekonomike, sociale dhe politike. Mirëpo nga aspekti sociologjik motivet kryesore që shtyjnë individin të shkaktojë dhunë në familje janë:

• a) Arsyet individuale, b) Socializimi, dhe c) Çështjet sociale a) Arsyet individuale – janë format më të shpeshta që motivojnë dhunën në familjet kosovare. Përmes këtyre motiveve, individi i frustruar, nervozuar, i lodhur, me presione nga jashtë hynë në familjen e tij dhe formën e tij psikike e zbrazë në familje përmes dhunës.

Page 6: Dhuna Ne Familje

.

Page 7: Dhuna Ne Familje

. • Në kuadër të motiveve individuale hyjnë edhe dhuna nga gjelozia, dhuna ndaj gruas

• b) Socializimi – nuk është e rastësishme thënia e Aristotelit se“Familja është qeliza elementare e shoqërisë“. Sepse individi fazën e parë të socializimit e kryen në familje. Pra individi gjatë procesit të socializimit në familje merë dhe bartë me vete vetitë, sjelljet, veprimet dhe karakteristikat e familjes së tij. Individi i cili ka lindur dhe është zhvilluar në një familje, në të cilën ka qenë prezente ushtrimi i dhunës, ai patjetër do ta praktikojë këtë veti edhe vetë sepse është rritur me atë lloj të presionit dhe të dhunës.

• Socializimi ka rol të rëndësishëm në fenomenin e dhunës apo të parandalimit të tij në shoqërinë kosovare.

Page 8: Dhuna Ne Familje

.• c) Çështjet Sociale – disa prej motiveve tjera që shkaktojnë

dhunën në familjet kosovare janë edhe çështjet sociale.• Në çështjet sociale hyjnë varfëria dhe papunësia e që në

shoqërinë tonë këta dy faktorë janë në një shkallë mjaft të lartë, ku sipas statistikave vendore dhe ndërkombëtare pjesa dërmuese e popullsisë së Kosovës janë të pa punë. Si rezultat i varfërisë dhe i papunësisë në familjet kosovare kemi një grumbullim të problemeve ekzistenciale të saj. Në këtë rast te mbajtësit apo udhëheqësit e familjes shkaktohet një stres i madh psikologjik se si ata të sigurojnë ekzistencën familjare. Dhe si pasojë e kësaj pra në pamundësi të sigurimit të kushteve elementare për jetesë, kryefamiljari stresin e tij psikologjik e shndërron në sjellje agresive apo dhunë familjare.

Page 9: Dhuna Ne Familje

.

Page 10: Dhuna Ne Familje

Pasojat e dhunës ne familjet kosovare• Dhuna në familje si fenomen natyrisht se ka edhe pasojat e veta.

Pasojat e dhunës në familjet kosovare mund të jenë në një shkallë shumë të madhe ku si pasojë e kësaj mund të vije deri te vdekja e individit. Pra dhuna në familje i shkakton dy pasoja të rënda, ato janë pasojat psikike dhe pasojat fizike.

• Pasojat psikike është forma më rëndë e cila individit i shton stres shumë të madh psikologjik, ku ai mund ta izoloj vetveten nga rrethi, të mbyllet për një kohë madje mund të vijë deri te vetëvrasja të cilat nuk janë raste të pakta në Kosovë.

Page 11: Dhuna Ne Familje

. • Forma e dytë e pasojave të dhunës në familje, janë pasojat fizike. Këto pasoja rezultojnë me dëmtime fizike si thyerje e ekstremiteteve (duarve, këmbëve, gishtërinjve) dhe thyerje e pjesëve të tjera të trupit. Pastaj lëndime me mjete të forta në kokë etj., ku mund të vije deri të mbetja invalid i individit.