"dhuna ne familje", raporti i kld për vendimet e gjykates

8
Nga Inspektorati i KLD bazuar në vendimin nr. 297/9, datë 15.11.2012 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në urdhrin nr.102, datë 14.01.2013 i Zëvendëskryetarit të KLD-së u zhvillua një inspektim tematik i cili pati në objektin e tij kontrollin e dy temave: 1. Roli i Gjykatave në luftën kundër dhunës në familje nëpërmjet kontrollit të çështjeve me objekt “Lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes” dhe “Lëshimin e urdhërit të mbrojtjes”; 2. Roli i Gjykatave forcimin e sigurisë publike nëpërmjet kontrollit të çështjeve për caktimin e masave të sigurimit personal për të dyshuarit për kryerjen e veprave penale të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake. Kontrollit iu nënshtruan 28 gjykata të vendit, nga të cilat 6 gjykata të apeleve dhe 22 gjykata të shkallës së parë. Këto gjykata janë Gjykatat e Apeleve Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër, si dhe Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Mat, Tiranë, Elbasan, Durrës, Kavajë, Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër, Tropojë, Berat, Fier, Lushnjë, Vlorë, Korçë, Pogradec, Gjirokastër, Sarandë dhe Përmet. Inspektimi u zhvillua bazuar në tre faza duke respektuar procedurën e përcaktuar në ligj dhe në Rregulloren e Inspektoratit, si dhe standardet e metodologjinë e Manualit të Inspektimeve. Në fazën e parë të veprimtarisë paraprake u përcaktua kalendari i punës dhe u grumbullua materiali dokumentar nga gjykatat, ndërsa në fazën e dytë u realizua inspektimi në gjykata ku u verifikuan rezultatet e fazës paraprake. Në fazën e tretë dhe të fundit, u procedua me përpunimin e materialit të grumbulluar dhe me hartimin e Raportit Përfundimtar. Periudha e zgjedhur për inspektim është një vit e gjysmë 01.01.2011 - 30.06.2012, e cila jep mundësinë për njohjen e situatës së veprimtarisë gjyqësore në një volum relativisht të lartë, si dhe për njohjen e ecurisë së vendimeve të dhëna gjer në Gjykatën e Lartë. Në përfundim të këtij inspektimi është konkluduar se ka vend për përmirësim në procedurat për shqyrtimin e kërkesave për mbrojtjen nga dhuna në familje. Përmirësimi i situatës kërkon ndërhyrje ligjore dhe administrative. Po ashtu, është konkluduar se duhet të standardizohet praktika gjyqësore për masat e sigurimit ndaj të dyshuarve të veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake. Nga analiza e këtyre gjetjeve, janë dhënë 8 rekomandime, një pjesë e të cilave lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e KLD-së, ndërsa një pjesë me institucionet e treta. formulimin e rekomandimeve është mbajtur në konsideratë fakti se fenomeni i dhunës në familje kërkon një reagim të bashërenduar të institucioneve shtetërore. A. Konkluzionet i. Mbi dhunën në familje Republika e Shqipërisë ka ndërmarrë angazhime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare për të luftuar diskriminimin dhe për të realizuar barazinë gjinore. Në këtë kontekst, parashikimet kushtetuese janë të plota dhe vijimësisht është punuar për zbërthimin e tyre në legjislacionin dytësor. Dokumenti kyç i politikave ka qenë Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Eleminimin e Dhunës në Familje 2007-2010, që u pasua nga Strategjia e rishikuar 2011-2015. Ky dokument politikash ka vendosur ndër të tjera, si qëllim strategjik forcimin e mekanizmit institucional dhe ligjor nën vizionin “Një shoqëri në të cilën barazia gjinore respektohet dhe ORA NEWS

Upload: oranewsweb

Post on 22-Jun-2015

33 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

"Dhuna ne familje", Raporti i KLD për vendimet e gjykates

TRANSCRIPT

Page 1: "Dhuna ne familje",  Raporti i KLD për vendimet e gjykates

Nga Inspektorati i KLD bazuar në vendimin nr. 297/9, datë 15.11.2012 të Këshillit të Lartë tëDrejtësisë dhe në urdhrin nr.102, datë 14.01.2013 i Zëvendëskryetarit të KLD-së u zhvillua njëinspektim tematik i cili pati në objektin e tij kontrollin e dy temave:

1. Roli i Gjykatave në luftën kundër dhunës në familje nëpërmjet kontrollit të çështjeve meobjekt “Lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes” dhe “Lëshimin e urdhërit tëmbrojtjes”;

2. Roli i Gjykatave forcimin e sigurisë publike nëpërmjet kontrollit të çështjeve përcaktimin e masave të sigurimit personal për të dyshuarit për kryerjen e veprave penale tëprodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Kontrollit iu nënshtruan 28 gjykata të vendit, nga të cilat 6 gjykata të apeleve dhe 22 gjykata tëshkallës së parë. Këto gjykata janë Gjykatat e Apeleve Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçëdhe Gjirokastër, si dhe Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Mat, Tiranë,Elbasan, Durrës, Kavajë, Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër, Tropojë, Berat, Fier, Lushnjë, Vlorë,Korçë, Pogradec, Gjirokastër, Sarandë dhe Përmet.

Inspektimi u zhvillua bazuar në tre faza duke respektuar procedurën e përcaktuar në ligj dhe nëRregulloren e Inspektoratit, si dhe standardet e metodologjinë e Manualit të Inspektimeve. Nëfazën e parë të veprimtarisë paraprake u përcaktua kalendari i punës dhe u grumbullua materialidokumentar nga gjykatat, ndërsa në fazën e dytë u realizua inspektimi në gjykata ku u verifikuanrezultatet e fazës paraprake. Në fazën e tretë dhe të fundit, u procedua me përpunimin ematerialit të grumbulluar dhe me hartimin e Raportit Përfundimtar.

Periudha e zgjedhur për inspektim është një vit e gjysmë 01.01.2011 - 30.06.2012, e cila jepmundësinë për njohjen e situatës së veprimtarisë gjyqësore në një volum relativisht të lartë, sidhe për njohjen e ecurisë së vendimeve të dhëna gjer në Gjykatën e Lartë. Në përfundim të këtijinspektimi është konkluduar se ka vend për përmirësim në procedurat për shqyrtimin e kërkesavepër mbrojtjen nga dhuna në familje. Përmirësimi i situatës kërkon ndërhyrje ligjore dheadministrative. Po ashtu, është konkluduar se duhet të standardizohet praktika gjyqësore përmasat e sigurimit ndaj të dyshuarve të veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake. Ngaanaliza e këtyre gjetjeve, janë dhënë 8 rekomandime, një pjesë e të cilave lidhen drejtpërdrejt meveprimtarinë e KLD-së, ndërsa një pjesë me institucionet e treta. Në formulimin erekomandimeve është mbajtur në konsideratë fakti se fenomeni i dhunës në familje kërkon njëreagim të bashërenduar të institucioneve shtetërore.

A. Konkluzionet

i. Mbi dhunën në familje

Republika e Shqipërisë ka ndërmarrë angazhime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtarepër të luftuar diskriminimin dhe për të realizuar barazinë gjinore. Në këtë kontekst, parashikimetkushtetuese janë të plota dhe vijimësisht është punuar për zbërthimin e tyre në legjislacionindytësor. Dokumenti kyç i politikave ka qenë Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dheEleminimin e Dhunës në Familje 2007-2010, që u pasua nga Strategjia e rishikuar 2011-2015.Ky dokument politikash ka vendosur ndër të tjera, si qëllim strategjik forcimin e mekanizmitinstitucional dhe ligjor nën vizionin “Një shoqëri në të cilën barazia gjinore respektohet dhe

ORANEWS

Page 2: "Dhuna ne familje",  Raporti i KLD për vendimet e gjykates

vlerësohet, mësohet, mbështetet dhe nxitet, ku dhuna me bazë gjinore e çdo lloj forme nuktolerohet, por dënohet, ku të prekurit prej saj përkrahen dhe mbrohen dhe ku barazia në mundësidhe trajtim është realitet për të gjithë, pavarësisht përkatësisë gjinore”. Nga ana tjetër, çështjet ebarazisë gjinore janë në qendër të politikave sociale të vendeve të Bashkimit Europian, merëndësi të posaçme në procesin e integrimit europian.

Kuvendi, me ligjin nr. 23/2012 dhe me ligjin nr. 11/2013 ka kriminalizuar dhunën në familje sivepër penale (rrahja, plagosja, vrasja e pjesëtareve të familjes nga pjesëtarë të tyre ose të afërm tëtjerë). Megjithatë mbrojtja civile e garantuar nga ligji nr. 9669/2006 “Për masat ndaj dhunës nëmarrëdhëniet familjare”, i ndryshuar vazhdon të zbatohet, duke konkuruar me ndjekjen penalepër veprat e reja penale. Për pasojë, ndryshimet në Kodin Penal nuk e kanë ndryshuarmekanizimin e mbrojtjes nga dhuna ne familje, por shërbejnë si një masë tjetër plotësuese e tëdëmtuarës nga dhuna në familje, si dhe për mbrojtjen e të gjithë shoqërisë.

Zhvillimi i këtij inspektimi tematik synoi të monitoronte performancën e gjykatave në zbatimin eligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar.Këtij inspektimi iu nënshtruan 2689 vendime gjyqësore mbi dhunën në familje të dhëna përperiudhën e inspektuar 1.1.2011-31.07.2012. Ngarkesën më të lartë të çështjeve e kanëpërballuar gjykatat e juridiksionit të apelit Tiranë me 1024 çështje, për të vijuar me gjykatat ejuridiksionit të apelit Durrës me 446 çështje, gjykatat e juridiksionit të apelit Vlorë me 446çështje, me gjykatat e juridiksionit të Apelit Shkodër me 315 çështje, me gjykatat e juridiksionittë Apelit Korçë me 272 çështje dhe me gjykatat e juridiksionit të Apelit Gjirokastër me 186çështje (të dhëna të detajuara gjenden në format tabelar në aneksin e këtij Raporti).

Krahas monitorimit të performancës së gjyqësorit, u konstatua se pothuajse i gjithë sistemimbrojtës ligjor për dhunën në familje ka nevojë për përmirësim në drejtimet e mëposhtme:

1. Rritjen e cilësisë së mbrojtjes ndaj të dëmtuarës nga dhuna në familje, ku një rol iposaçëm i takon policisë së shtetit dhe prokurorisë. Problematika bazë në këtë drejtimlidhet me rolin e paqartë procedural të policisë së shtetit, si rezultat i të cilës, praktikagjyqësore ka qenë e ndryshme. Në një numër të konsiderueshëm gjykatash, policia eshtetit si pritëse e parë e dhunës në familje, plotëson dokumentacionin dhe i paraqet atoadministrativisht në gjykatë, duke ndaluar së ndjekuri çështjen gjyqësore. Në shumicëndërrmuese të këtyre rasteve, çështjet gjyqësore të transmetuara administrativisht prejPolicisë së Shtetit pushohen, sepse e dëmtuara nga dhuna në familje tregon mungesëvullneti për të vijuar. Zgjidhja e këtyre çështjeve me pushim prej gjykatave vjen nëkundërshtim me qëllimin e ligjvënësit, i cili në nenin 13 pika 4 të ligjit nr. 9669/2006 kaurdhëruar vazhdimin e gjykimit për këto çështje, pavarësisht vullnetit të të dëmtuarës.Gjykatat në këto raste interpretojnë se nuk është vendi për zbatimin e nenit 13 pika 4 tëligjit nr. 9669/2006, pasi Komisariati i Policisë nuk është paraqitur në pozitënprocedurale të paditësit. Megjithatë duhet evidentuar praktika e mirë e Komisariatit tëPolicisë në qarkun Elbasan (në periudhën e inspektuar në Gj.Rr.Gj.Elbasan janë paraqiturprej Komisariatit të Policisë 40 çështje, me palë kërkuese policinë e shtetit), dhe nëPërmet (2 çështje të paraqitura nga Komisariati i Policisë);

2. Në gjykata nuk ka një bazë solide të të dhënave mbi dhunën në familje, që vështirëson

ORANEWS

Page 3: "Dhuna ne familje",  Raporti i KLD për vendimet e gjykates

identifikimin e rasteve, monitorimin e tyre dhe analizën e të dhënave. Gjykata tëndryshme kanë ndjekur praktika të ndryshme regjistrimi, duke vështirësuar edhenxjerrjen e statistikave, si dhe duke penguar në disa raste edhe gjykimin për shkak segjyqtarët japin dorëheqje në çështje që i kanë gjykuar më parë. Gjithashtu, as sistemielektronik i menaxhimit të integruar të çështjeve ICMIS nuk është i përshtatshëm përregjistrimin specifik të çështjeve të dhunës në familje.

Baza e të dhënave nuk është solide jo vetëm në gjykatë, por i mungon edhepërputhshmëria me të dhënat nga institucionet e tjera, të përfshira në zbatimin e ligjit përdhunën në familje. Në inspektim është konstatuar se edhe policia e shtetit nuk ka të dhënasolide mbi këto çështje sepse për të njëjtin rast, kanë paraqitur dy kërkesa të veçanta nëgjykatë (shih rastin Karoshi në Gj.Rr.Gj.Tiranë).

3. Organizimi i shortit është një problematikë tjetër e identifikuar. Gjykata e inspektuaranuk kanë një praktikë uniforme në këtë drejtim. Në disa gjykata, çështjet i kalojnë meshort gjyqtarëve të seksionit familjar të dhomës civile; në disa gjykata, gjyqtarëve tëgatshëm, ndërsa në disa gjykata të gjithë gjyqtarëve me short. Vendimi nr. 238/1/a, datë24.12.2008 i KLD-së “Për procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore”, indryshuar, nuk ndihmon në këtë drejtim sepse nuk ka rregulla të mjaftueshme për këtoçështje. Për më tepër, afatet e organizimit të shortit, që janë të lidhura drejtpërdrejt meshpejtësinë dhe respektimin e afateve ligjore të gjykimit, mungojnë tërësisht. Në disagjykata janë identifikuar shkelje të afateve ligjore, pikërisht për shkak të organizimit tëvonuar të shortit.

4. Rritjen e efiçencës së gjykatave në drejtim të kohëzgjatjes së gjykimeve. Gjetja kryesoree këtij Inspektimi është shkelja në mënyrë sistematike e afateve procedurale të vendosuranga ligji për shqyrtimin e kërkesave dhe dhënien e vendimeve gjyqësore mbi to. Në 183raste nga 2689 që ishin objekt i inspektimit, janë konstatuar shkelje të afateve ligjore, tëcilat zënë masën 6.8 % të volumit në shkallë vendi.

Gjykatat tregojnë një kujdes formal në procedurat për caktimin e seancës së parë brendaafatit ligjor, por duke dështuar në një pjesë të mirë të rasteve të përfundojnë gjykimin dhetë japin vendim. Terminologjia ligjore “vendos në lidhje me kërkesën brenda 48 orëve”,“vendos shqyrtimin brenda 15 ditëve” apo “cakton datën e dëgjimit brenda 20 ditëve”është zbatuar si detyrim nga gjykatat për caktimin e seancës së parë dhe jo përpërfundimin dhe dhënien e vendimit brenda këtyre afateve.

Parashikimi ligjor për afatin 20 ditor në caktimin e seancës dëgjimore është zbatuarliteralisht nga gjykatat. Në një shumicë çështjesh, seanca dëgjimore e parë caktohetformalisht dhe procedura e konfirmimit të mbrojtjes zgjat në mënyrë të paarsyeshme. Njëshembull i keq ilustrues është çështja civile nr. 7557 akti, datë 01.03.2011, ku padia ështëparaqitur më 01.03.2011 prej Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Gjykatën e RrethitGjyqësor Tiranë dhe vendimi është dhënë pas 69 ditëve, me të cilin është pushuargjykimi. Vonesa e gjyqtarit në këtë procedurë ka detyruar Komisariatin e Policisë tëparaqesë kërkesë të re, për të cilën i njëjti gjyqtar ka vendosur lëshimin e urdhrit tëmenjëhershëm të mbrojtjes (shih të dhënat e rastit nr. 28 në Gj.Rr.Gj.Tiranë).

ORANEWS

Page 4: "Dhuna ne familje",  Raporti i KLD për vendimet e gjykates

Respektimi i afateve duket të jetë edhe çështje e mentalitetit të gabuar të gjyqtarëve mejustifikimin se shkelja e tyre nuk sjell pasoja të dukshme. Ky konkluzion mbështetet nëgjetjet e inspektimit, ku nuk mungojnë rastet e shkeljeve të afatit për shkak të pushimitjavor, të pushimeve zyrtare, pushimit vjetor apo të angazhimeve të tjera më tërëndësishme të gjyqtarit, siç është pjesëmarrja në një seminar trajnimi.

Në 10 gjykata, është konstatuar se afatet procedurale janë respektuar në mbi 94 % tëçështjeve. Këto janë gjykatat e rretheve gjyqësore Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Kukës,Shkodër, Tropojë, Pogradec, Përmet dhe Gjirokastër. Gjykatat me treguesin kohor më tëkeq janë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me 70 % dhe Gjykata e Rrethit GjyqësorKrujë me 73.08 %.

5. Rritjen e efiçencës së gjykatave në drejtim të procedurave të sakta për të shmangurzhvillimin e gjykimit me më shumë se sa një seancë. Në këtë pikë, shfaqen problematikanë njoftimin e palëve, në paraqitjen e provave dhe në pranimin e kërkesave për shtyrje tëpalëve prej gjykatës. Gjykimet mbi dhunën në familje janë të natyrës specifike dhe janëndërtuar nga ligjvënësi për t’u përfunduar brenda një seance, që nënkuptonbashkërendimin e të gjithë aktorëve, që nga policia e shtetit e deri tek mbrojtësit për tësiguruar adresa të plota dhe një set të plotë dokumentacioni provues në kohën e paraqitjessë çështjes në gjykatë. Për pasojë, ka nevojë për saktësimin edhe në nivel ligji të këtyreprocedurave.

Rritjen e efiçencës së gjykatave në drejtim të zgjidhjes së themelit të çështjeve. Ngainspektimi u konstatua se në 11 gjykata të rretheve gjyqësore tendenca e numrit tëçështjeve të paraqitura është në rritje. Këto gjykata janë të rretheve gjyqësore Dibër, Mat,Tiranë, Elbasan, Kavajë, Lushnjë, Vlorë, Korçë, Pogradec dhe Sarandë. Në 5 gjykatat erretheve gjyqësore Krujë, Durrës, Tropojë, Fier dhe Përmet tendenca është e pandryshuar.Ndërsa në 6 gjykatat e rretheve gjyqësore Kurbin, Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër dheBerat tendenca është në ulje. Lidhur me këtë çështje duhet të ketë një përputhshmëri nenevojat për trajnim të specializuar të gjyqtarëve. Në 6 gjykata është konstatuar se përgjatëperiudhës së inspektuar janë shqyrtuar më shumë se 100 çështje të tilla. Këto gjykata janëRrethi Gjyqësor Tiranë me 845 padi, Rrethi Gjyqësor Durrës me 326, Rrethi GjyqësorShkodër me 142, Rrethi Gjyqësor Berat me 157, Rrethi Gjyqësor Fier me 142 dhe RrethiGjyqësor Korçë me 197.

6. Në këtë drejtim ka dy fenomene shqetësuese: (i) nga njëra anë, një numër i lartë çështjeshpushohen dhe nuk marrin një vendim themeli gjyqësor; dhe (ii) nga ana tjetër, numri iankimeve në gjykatat më të larta është jashtëzakonisht i ulët. Shkaku determinant ipushimit të çështjeve është mosparaqitja e paditëses apo heqja dorë e saj, megjithatë nukmungojnë as rastet kur gjykata vendos pushimin për shkak të normalizimit tëmarrëdhënieve midis palëve ndërgjyqëse (shih vendimin nr.427/2011 të Gj.Rr.Gj.Tiranë).

Lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në 5 gjykata shënohen treguesit më të mirë përsuksesin e kërkesave me mbi 55 % të pranueshmërisë së kërkesave. Këto gjykata janë tërretheve gjyqësore Mat, Durrës, Tropojë, Vlorë dhe Sarandë. Treguesin më të ulët e kanë

ORANEWS

Page 5: "Dhuna ne familje",  Raporti i KLD për vendimet e gjykates

5 gjykatat, tek të cilat është konstatuar se mbi 65 % e çështjeve janë pushuar. Këtogjykata janë të rretheve gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Tiranë dhe Pogradec.

Numri jashtëzakonisht i ulët i ankimeve tregon se ka një problem me aksesin në drejtësitë të dëmtuarave nga dhuna në familje. Një nga problematikat e konstatuara është numri iulët i ankimeve, ku në 17 gjykata nuk ka patur anjë vendim të ankimuar. Këto gjykatajanë Gjykatat e Apeleve Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, si dheGjykatat e Rretheve Gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Mat, Kavajë, Kukës, Pukë, Berat,Lushnjë, Gjirokastër dhe Përmet.

13 vendime nga 2689 të dhëna gjithsej gjatë periudhës së inspektimit janë cenuar, që zënëmasën 0.4 %. Ky tregues, ndonëse formalisht dëshmon për cilësi të lartë tëvendimmarrjes nuk është i besueshëm për shkak të numrit të ulët të ankesave.

7. Ligji nr. 9669 dt 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdheniet familjare”, indryshuar ka parashikuar dispozita të shpejta proceduriale të gjykimit të këtyre çështjevepër gjykatat e shkallës së parë, ndërsa për gjykatat më të larta jo.

ii. Masat e sigurimit

Zhvillimi i këtij inspektimi tematik synoi të monitoronte performancën e gjykatave edhe përmasat e sigurimit për të dyshuarit e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake. Këtijinspektimi iu nënshtruan 1227 vendime gjyqësore mbi masat e sigurimit të dhëna për periudhën einspektuar 1.1.2011-31.07.2012. Ngarkesën më të lartë të çështjeve e kanë përballuar gjykatat ejuridiksionit të apelit Tiranë me 417 çështje, për të vijuar me gjykatat e juridiksionit të apelitShkodër me 359 çështje, gjykatat e juridiksionit të apelit Durrës me 182 çështje, me gjykatat ejuridiksionit të Apelit Vlorë me 172 çështje, me gjykatat e juridiksionit të Apelit Korçë me 64çështje dhe me gjykatat e juridiksionit të Apelit Gjirokastër me 33 çështje. Në asnjë rast nuk ukonstatua shkelje e afatit ligjor 48 orë në procedurën e vleftësimit të arrestit apo të ndalimit tëpersonit. Gjatë periudhës së inspektuar u konstatuan 84 vendime të cenuara, që zënë masën 6.8% (të dhëna të detajuara gjenden në format tabelar në aneksin e këtij Raporti).

Lidhur me këtë temë të inspektimit u konstatuan problematikat e mëposhtme:

1. Në 9 gjykata të rretheve gjyqësore tendenca e numrit të çështjeve të paraqitura është nërritje. Këto gjykata janë të rretheve gjyqësore Krujë, Kurbin, Elbasan, Kavajë, Lezhë,Kukës, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Në 3 gjykatat e rretheve gjyqësore Dibër, Përmetdhe Tiranë tendenca është e pandryshuar. Ndërsa në 10 gjykatat e rretheve gjyqësoreMat, Durrës, Pukë, Shkodër, Tropojë, Fier, Lushnjë, Korçë, Pogradec dhe Sarandëtendenca është në ulje.

2. Përsa i takon aspektit sasior, numrin më të lartë të çështjeve e kanë përballuar Gjykata eApelit Tiranë me 142 çështje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 180 çështje dheGjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 97 çështje. Numrin më të ulët të çështjeve e kanëpatur gjykatat e rretheve gjyqësore Përmet (1 rast), Tropojë (8 raste) dhe Kavajë (8 raste),

ORANEWS

Page 6: "Dhuna ne familje",  Raporti i KLD për vendimet e gjykates

si dhe gjykatat e apelit Gjirokastër (5 raste) Korçë (7 raste).

3. Gjykatat me numrin më të lartë të vendimeve të paankimuara janë gjykatat e rrethevegjyqësore Kukës, Korçë dhe Përmet, si dhe gjykatat e apelit Gjirokastër, Shkodër, Durrësdhe Tiranë me 90-100 %.

4. Në gjykatat e rretheve gjyqësore Mat, Durrës, Kavajë, Gjirokastër, Sarandë dhe nëgjykatat e apelit Korçë e Vlorë, cilësia e vendimmarrjes mbi masat e sigurimit është nga90-100 %. Në disa gjykata është konstatuar një cilësi e ulët vendimmarrje mbi masat esigurimit. Konkretisht, në Gjykatën e Apelit Tiranë cilësia është 17.7 %, në Gjykatën eRrethit Gjyqësor Lezhë është 40 %, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës 0 %, si dhe nëGjykatat e Rretheve Gjyqësore Tropojë dhe Lushnjë është 50 %.

5. Në ndryshim nga gjetjet mbi dhunën në familje, tek masat e sigurimit është konstatuar seafatet ligjore për vleftësimin e arrestit apo të ndalimit janë respektuar në çdo rast. Ky fakttregon për një kulturë të zbatimit të ligjit të konsoliduar tek sistemi i drejtësisë dhe duhettë shërbejë si model për përmirësimin edhe të mekanizmit të dhunës në familje.

6. Niveli i arsyetimit të vendimeve gjyqësore është një çështje shqetësuese. Në një numërrelativisht të konsiderueshëm rastesh, gjykatat më të larta cenojnë vendimet për shkak tëarsyetimit të varfër të tyre. . Raporti i Progresit për Shqipërinë, 2013 theksonte “Nuk kapatur progres në hartimin e vendimeve gjyqësore, sidomos përsa i takon arsyetimit tëtyre. Për më tepër, vendimet gjyqësore përgjithësisht shpallen pa arsyetim, i cili nëshumicën e çështjeve bëhet me vonesë domethënëse” (shih fq. 38, Kapitulli 23“Gjyqësori dhe të drejtat e njeriut”).

Tek niveli i arsyetimit duhet evidentuar praktika gjyqësore jo uniforme në dhënien evendimeve, ku rrethana të njëjta vlerësohen ndryshe nga e njëjta gjykatë në raste tëngjashme. Një shembull i keq ilustrues është shprehja standarde “sanksioni i parashikuarme ligj për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake” i cili përdoret si nëcaktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ashtu edhe në caktimin e masat e tjera tësigurimit të ndryshme nga “arresti në burg”. Duhet evidentuar se në praktikë nukdiferencohen në mënyrë të qartë me rrezikshmëri të shtuar rastet e mbajtjes së armësluftarake në ambiente publike apo rastet e përdorimit të armës. Në këtë kontekst, ndjehetmungesa e vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë mbi këto çështje të lidhuradrejtpërdrejt me sigurinë publike të qytetarëve. Nga ana tjetër, konstatohet edhe një rolpasiv dhe i paqartë i prokurorisë, që duhet të unifikojë qëndrimin e saj mbi rrethanat ezbatimit të ligjit në mënyrë të njëjtë për raste të ngjashme.

B. Rekomandimet

Në përgatitjen e këtyre rekomandimeve është mbajtur në konsideratë misioni monitorues imekanizmave të inspektimit, të cilat synojnë që sistemi gjyqësor të respektojë Kushtetutën,ligjet, të jetë i aftë për të realizuar dhe mbrojtur dinjitetin, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore,si dhe të kontribuojë në parandalimin e shkeljeve të ligjit, në përputhje dhe në funksion të

ORANEWS

Page 7: "Dhuna ne familje",  Raporti i KLD për vendimet e gjykates

kërkesave të zhvillimit demokratik dhe të integrimit europian të Republikës së Shqipërisë.

Thelbi i institutit të inspektimit dhe mekanizmave të kontrollit është në mbrojtjen e interesitpublik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë e juridikë. Kjo arrihet nëpërmjet vlerësimittë respektimit të kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit; këshillimit të subjektit të inspektuarpër zbatimin sa më korrekt të kërkesave ligjore; urdhërimit të korrigjimit të shkeljeve tëkërkesave ligjore dhe eliminimit të pasojave që rrjedhin prej tyre; marrjes së masave të tjeraadministrative për shmangien e rreziqeve që mund t'u shkaktohen interesit publik dhe interesavetë ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë, sipas kushteve dhe procedurave të parashikuara nëligj.

Rekomandim 1. Raporti i inspektimit t’i njoftohet të gjitha gjykatave të inspektuara në zbatim tëparimit të transparencës së veprimtarisë inspektuese, me qëllim njohjen me praktikat e mira tëidentifikuara dhe me praktikat e këqija të zbatimit të ligjit, për shmangien e tyre. Ky njoftimmund të realizohet nëpërmjet publikimit të tij në faqen zyrtare të internetit të KLD-së, dukesiguruar paraprakisht anonimatin e rasteve konkrete për të respektuar mbrojtjen e të dhënavepersonale.

Rekomandim 2. Krijimi i një baze të të dhënave të posaçme për çështjet e dhunës në familje nëgjykata, i cili të sigurojë regjistrimin në mënyrë uniformenë të gjitha gjykatat. Regjistrat nëGjykata duhen përmirësuar, ku të evidentohen veçmas rastet dhe ecuria e tyre. Po ashtu, duhetpërmirësuar sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve, si dhe rregullat e shortimit të këtyreçështjeve. Në këtë kontekst, nevojitet bashkëpunimi i KLD-së me Ministrinë e Drejtësisë për tërealizuar këtë rekomandim.

Rekomandim 3. Përmirësimi i vendimit nr. 238/1/a, datë 24.12.2008 i KLD-së “Për procedurat endarjes me short të çështjeve gjyqësore”, i ndryshuar, për të adresuar gjetjet e këtij inspektimi nëdrejtim të shortimit të të gjitha çështjeve të dhunës në familje.

Rekomandim 4. Analizimi i situatës në mbledhje të KLD-së, me qëllim reflektimin e të gjithashkeljeve të konstatuara, duke i kategorizuar në shkelje me pasojë përgjegjësinë disiplinore tëgjyqtarëve, në shkelje për paralajmërim të gjyqtarëve dhe në shkelje të regjistrueshme përvlerësimin e tyre profesional dhe etik. Për qëllime të këtij rekomandimi, KLD duhet të përcaktojëstandardet e kategorizimit të shkeljeve, duke marrë në konsideratë rëndësinë e tyre, numrin eshkeljeve dhe pasojat eventuale.

Rekomandim 5. Rritjen e monitorimit të praktikës gjyqësore mbi këto çështje, duke vëzhguartendencat sasiore, cilësore dhe kohore të gjykatave. Po ashtu, rekomandohet që gjetjet e këtijRaporti t’i njoftohen Shkollës së Magjistraturës, me qëllim që të bëhen pjesë e trajnimit fillestardhe vazhdues të gjyqtarëve.

Rekomandim 6. T’i kërkohet Ministrisë së Brendshme të rrisë cilësinë e veprimtarisë së policisësë shtetit lidhur me çështjet e identifikuara në këtë inspektim tematik.

Rekomandim 7. T’i njoftohet Prokurorisë së Përgjithshme rezultati i këtij inspektimi, dukesaktësuar nevojën për rritjen e rolit të prokurorit në procesin e masave të sigurimit për të

ORANEWS

Page 8: "Dhuna ne familje",  Raporti i KLD për vendimet e gjykates

harmonizuar dhe konsoliduar praktikën gjyqësore. Ky rekomandim nxirret bazuar në parimin eqasjes proaktive në zhvillimin e inspektimeve.

Rekomandim 8. Gjetjet e këtij inspektimi të mbahen në konsideratë në procesin e hartimit tëndryshimeve ligjore eventuale të legjislacionit sektorial mbi dhunën në familje dhe në Kodin eProcedurës Penale, me qëllim uljen e hapësirave për abuzim nga organi procedues.

ORANEWS