diamant magazine

15
Diamant REVISTA E FRYMËS DURRSAKE MAJ 2015 / I GUIDA DURRËS TENDENCA Në çdo stinë, për çdo shije Të dhurosh kohën TRADITË Thesari në fund të Adriatikut FALAS

Upload: joana-kosho

Post on 22-Jan-2017

248 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Diamant magazine

Diamant

faqe1

DiamantREVISTA E FRYMËS DURRSAKE

MAJ 2015 / N˚I

GUIDA DURRËS

TENDENCA

Në çdo stinë, për çdo shije

Të dhurosh kohën

TRADITËThesari në fund të Adriatikut

FALAS

Page 2: Diamant magazine

Diamant

faqe2

faqe3

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

“Ekzistojnë kaq shumë revista dhe kryeredaktorë në treg, ndaj patjetër ti duhet të jesh ndryshe”, kështu këshillon ish-kryeredaktorja e Vogue në Francë, Carine Roitfeld, një menaxhere e suksesshme që portretizon modelin e një gruaje absolute, shumë të aftë e njëkohësisht shumë femërore, që arrin gjithmonë të jetë e para. Dhe vërtet, të ndërtosh diçka ndryshe, diçka të veçantë, cilësore, antike dhe moderne, duhet që mbi të gjitha të jesh vetvetja, të duash vlerat e tua dhe të habitatit tënd, Durrësit… ‘Diamant’ është titulli intrigues i revistës më të re të Durrësit; revistës më origjinale të tij. Ashtu siç prerja, ngjyra, tejdukshmëria dhe karati përcaktojnë vlerën e këtij guri të çmuar, ashtu dhe kjo revistë do dallohet nga ndarja me gazetarinë e raportimeve të mërzitshme bardh e zi; ajo do karakterizohet nga ngjyrat e gjalla të reportazheve dhe intervistave, rubrikave gjithëpërfshirëse dhe informuese; kjo revistë do pasqyrojë vlerat arkitekturore dhe arkeologjike, artistike dhe humane, do ekspozojë çdo dimension të këtij qyteti, duke i dhënë peshë çdo fjale, fotoje, mendimi apo emocioni… Revista Diamant është ngjizja e eksperiencës me dëshirën, pasionit me racionalen, kuriozitetit me maturinë,

për t’i dhënë lexuesit një tribunë vlerash, forum mendimesh dhe pikëpamjesh, duke targetuar e përfshirë suksesshëm çdo grupmoshë. Rubrikat e saj janë konceptuar si dritare informacioni, argëtimi dhe edukimi, të ndërtuara pas hulumtimit dhe testimit të kërkesave të publikut. Diamant nuk kërkon të pushtojë tregun, duke konkuruar ashpër gazetat e revistat, apo të imponojë shijet e publikut. Kjo revistë natyrshëm do kënaqë kuriozitetin e lexuesve, do informojë për tema interesi, do shpalosë profile personazhesh të suksesshëm, do vendosë fokusin në gjithçka të bukur që Durrësi ofron dhe që shpesh lihet në harresë apo nënvlehtësohet. Diamant kërkon të bëhet pjesë e ditës suaj, t’ju shoqërojë gjatë kafes së mëngjesit buzë detit, në pushimet mes orëve të gjata të punës; të lehtësojë zgjedhjet dhe vendimet që duhet të merrni çdo ditë për një jetë më të shëndetshme, për të zgjedhur profesio nin e duhur, apo thjesht stilin e veshjes më moderne, e pa shumë kosto; të diskutojë me ju librin më të shitur, restorantin më të frekuentuar, apo fotot më mbresëlënëse të qytetit tonë. Ftoj lexuesin durrsak të marrë, lexojë, shijojë dhe dhurojë një diamant…

TË DHUROSHnjë Diamant

Editorial

Page 3: Diamant magazine

Diamant

faqe4

faqe5

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

PËRMBAJTJA

Faqja e Bashkisë: Një hapësirë komunikimi 10

Faqja e Portit: Projektet e Infrastrukturës 14

Tendencë: Të dhurosh kohën 16

Akademia e Basketbollit 18

Rikthim tek Libri: Revolta e Atlasit 20

Si të ushqehemi: Shija e nxehtë e Meksikës 22

Inovacion 24

#DurrësDiamant 25

Në gjurmët e... Traditë Guida Durrës

6

Të përshkruash jetën dhe veprën e Aleksandër Moisiut

është një sprovë dhe sfidë, edhe pse ekzistojnë .... 8 12

Kur flasim për anije të mbytura, mendja na shkon

menjëherë te “Titaniku”, gjigandi lundrues që vazhdon...

Restoranti 4-Stinët është hapur para 11 vitesh, fillimisht si

një piceri. Ndikimi dhe frymëzimi i 4-Stinëve ishte ...

RedaksiaBotues Klaid Goga

Drejtore Julia Goga

Kryeredaktore Joana Kosho

Bashkëpunëtorë Gëzim Kabashi Dori Agolli Minella Goga Nadina Sula Design Olgert Buzi

Për reklama kontaktoni në këtë adresë e-mail: [email protected]

Page 4: Diamant magazine

Diamant

faqe6

faqe7

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

Në gjurmet e AleksanderMoisiut

“Vdekja është mashtruese. Vdekja ishte ajo që e përcaktoi artistin. Askush nuk vdiq mbi dërrasat teatrore, aq shpesh dhe me aq përsosmëri të bukur si Moisiu. Vetëm në dramën “Kufoma e gjallë” e Tolstoit, në mes viteve 1913 - 1935, më shumë se një mijë e pesëqind herë i dha vetes ‘plumb’.”(Rudiger Schaper, “Moisi - një legjendë artisti”)

Portreti i Moisiut vepër e piktorit gjerman

Leo von König

Në gjurmët e...

Të përshkruash jetën dhe veprën e Aleksandër Moisiut është një sprovë dhe

sfidë, edhe pse ekzistojnë kaq shumë biografi, analiza, apo kujtime të studjuesve shqiptarë dhe të huaj për artistin gjenial me origjinë shqiptare dhe famë botërore. Profilin e një njeriu hipnotizues me zërin, sytë dhe aktrimin e tij, gjurmët që ai la në artin botëror, mund t’i pikturosh vetëm pasi je frymëzuar nga çdo vepër, fjalë apo veprim i tij, i parë përmes syve të atyre që e jetuan, hulumtuan dhe vlerësuan performancën e Aleksandër Moisiut, dominuesit të skenave botërore, aktorit brilant, princit të dramës dhe kolosit të interpretimit. “Çdo gjë mund të bëhet, vetëm artist jo!”, kështu u cilësua nga Konservatori i Vjenës ai që

më pas do të bëhej aktori më i kërkuar, pëlqyer dhe vlerësuar nga çdo kritik arti, spektator, shoqëri, komb apo shtet. Sipas studjuesit të veprës të Moisiut, Pjetër Logoreci, kudo që aktori shqiptar punoi dhe jetoi, u përpoqën t’i jepnin identitetet e tyre kombëtare. Për kritikën italiane, Alessandro është një triestin i lindur, përfaqësues i denjë i shkollës italiane të aktrimit. Për teatrin austriak, Moisiu u “zbulua dhe u

“Hamleti është shkruar vetëm për Moisiun

dhe vetëm ai mund ta interpretonte”

Maks B

rod

formua” në Vjenë dhe teatri gjerman i Pragës i dha Moisiut përkrahje dhe iu hapën mundësitë për të filluar karrierën e tij si aktor. Në biografinë e titulluar “Moisi - një legjendë artisti”, kritiku gjerman, Rudiger Schaper, pasqyroi jetën e njeriut të madh, lindur në Trieste nga shqiptari nga Durrësi, Moisi Moisiu dhe italiania Amalia De Rada, në 2 prill 1879, deri në ditën e vdekjes, në 22 mars 1935. Një jetë e trazuar, një fillim i vështirë dhe më pas një karrierë brilante. “Shqiptar, italian, gjerman, europian - qytetar i botës”, - kështu do të shprehej për aktorin

durrsak, kritiku gjerman i teatrit, i cili është gjithashtu gazetar dhe autor i disa dramave. Kritiku gjerman Emil Faktor, dha këtë vlerësim për aktrimin e Moisiut: “Ç’fuqi e pashembullt dhe gati e egër ajo me të cilën Moisiu në rolin e tij, në dramën “Përtej fuqive tona” të Bjornsonit, tronditi publikun e Pragës, për të cilin ishte krejt i panjohur. Atij i takoi të thoshte fjalët e fanatikut Elias dhe atëherë një zë krejt i huaj, i fuqishëm në sarkazmën e tij dhe çuditërisht i bukur, përshkroi me një tmerr gjithë fytyrat e publikut.” Nga dorëshkrimet e Moisiut, të depozituara në Theatermuseum të Vjenës, Pjetër Logoreci veçon disa kujtime të aktorit: Kur fillova punën, në të vërtetë nuk dija ku

qëndron sekreti i interpretimit të një roli, mendoja thjeshtë me fantazinë rinore që arti i krijimit të rolit është të ngjitësh një mjekër falso në fytyrë. Por, sa më shumë që njihja botën, aq më shumë bëhesha i vetëdijshëm në personin tim. Më vonë kuptova që artin tim duhej ta ndërtoja thjesht mbi personalitetin tim. Jo me “maskim”, por me “demaskim”. Kërkoja lirinë time në çdo rol, për ta interpretuar atë në mënyrë të natyrshme dhe arrita ta zotëroj këtë. Kjo bëri që kur zgjidhja rolet, mundohesha t’i shihja personazhet mbranda vehtes sime... Sipas Kafkës, Aleksandër Moisiu ishte: “një artist të cilit i rrjedhin vargjet nga koka e tij... Duket sikur në thellësinë e syve të tij lëvizin arkiva fotosh bardhë e zi me lëvizje të ngadaltë fantazmash... Mumjet egjiptiane 2000-vjeçare kanë sy të tillë... të fiksuar e të thellë, pa shprehje, të trishtuar, por të pa ankesë, të rezervuar por prezent. Vetëm në pikturat e Lorenzo Lottos mund të gjesh sy të tillë melankolikë e mesdhetarë... Moisiu i rrëmben menjëherë njerëzit me sytë e tij, me zërin e tij...” Aleksandër Moisiu vdiq më 22 mars 1935. Arkivoli me trupin e tij u dogj në Krematorin e Vjenës i shoqërur nga muzika Adagio e Beethovenit, luajtur nga dy miqtë e tij, muzikantët e famshëm Bruno Walter (në piano) dhe Alfred Rosé (në violinë). Kjo ishte mbyllja e një jete të jashtëzakonshme, duke lënë pas një vepër magjike e të pakrahasueshme, që vazhdon ta bëjë krenare qytetarinë durrsake dhe gjithë kombin shqiptar.

J. Kosho

Page 5: Diamant magazine

Një nga amforat e gjetura në fund-detin Adriatik, “Dyrrachium 3” ka një moshë më shumë se 2100-vjeçare dhe datimi është përcaktuar nga ngarkesa me amfora adriatikase të tipit Lamboglia 2 (nga emri i arkeologut italian, që i zbuloi i pari). Në të gjithë Mesdheun janë gjetur 18 relite të tilla dhe tipi i ngarkesave të zbuluara vërteton gjithnjë e më tepër raportet e qëndrueshme ekonomike të Ilirisë së Jugut me brigjet italike, si dhe me qendrat kontinentale dhe ishullore të Greqisë.

Kur flasim për anije të mbytura, mendja na shkon menjëherë te “Titaniku”, gjigandi lundrues

që vazhdon të zgjojë imagjinatën e të gjithëve edhe një shekull pas përplasjes fatale me aisbergun verior. Por për ne që jetojmë në bregdet ky nuk është një koncept i panjohur. Banorët e Durrësit kujtojnë anijen e mbytur shumë pranë portit, direkët e së cilës deri vonë dukeshin qartazi mbi ujë. Specialistët thonë se në gjiun detar të Durrësit ndodhen mbetjet e të paktën 15 mjeteve lundruese të mbytura në rrethana të ndryshme gjatë 100 viteve të fundit. Por numri i anijeve që ndodhen në fund të detit përballë qytetit antik me siguri është shumë më i madh dhe koha kur ato janë mbytur nis disa mijëvjeçarë më parë… Arkeologjia nënujore, shkenca që ka

lindur në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, po përpiqet të zbulojë dhe të studiojë këto relikte të gjetura në fundin e detit, elementët e të cilave kanë filluar të ndriçojnë edhe mënyrën se si jetonin të parët tanë ilirë; cilët ishin partnerët e tyre tregtarë; a kishin një flotë tregtare apo se çfarë mallrash eksportonin dhe importonin nga vendet e tjera të Mesdheut 2000 vjet më parë, atëherë kur niste Era e Re.Dr. Adrian Anastasi, pjesë e Institutit të Arkeologjisë me qendër në Tiranë, prej shumë vitesh punon pikërisht në këtë sektor. Arkeolog e zhytës i mirëfilltë dhe me temperamentin e një njeriu që një pjesë të rëndësishme të jetës së tij e kalon nën ujë, Dr. Adriani ka koleksionuar deri tani tre relikte antike, të zbuluara në gjiun detar, të

cilat i ka emërtuar me emrin “Dyrrachium”. Gjiri detar i Durrësit është një “hambar” me objekte arkeologjike, të cilat sqarojnë një periudhë gati 20-shekullore, nga shekulli VI para erës sonë, deri në fillimin e pushtimit otoman. Arkeologët nënujorë dhe ndihmësit e tyre i janë rikthyer përsëri gjiut detar të Durrësit ku zbulimet “Dyrrachium” duket se do të shtohen me numra të rinj.

ADRIATIKUTTHESARI në fund të

Dr. Adrian Anastasi mbron me ngulm idenë e prezencës konstante të flotës tregtare ilire në ujërat e Mesdheut, dhe sipas

tij zbulimet e kohëve të fundit, në të gjithë bregdetin shqiptar, por veçanërisht në Durrës, hedhin poshtë tezat e “piraterisë

detare ilire”, me të cilat lidhej padrejtësisht lundrimi i anijeve ilire gati 2 mijë vjet më parë.

Falë bashkëpunimit të peshkatarëve dhe qytetarëve durrsakë vetëm në periudhën 2004-2014 në brigjet detare janë zbuluar pesë spiranca që mbulojnë një periudhë 1000-vjeçare të lundrimit. Ato përcaktojnë madhësinë e anijeve që lundronin pranë brigjeve tona dhe tipologjitë e spirancave të zbuluara deri tani në Mesdhe janë gjetur

vitet e fundit edhe në bregdetin shqiptar. Spirancat e dimensioneve të mëdha janë dëshmi e pranisë së anijeve mbi 300 ton e me gjatësi 25-30 metra, mjaft të mëdha për kohën, por edhe tregues të vëllimit të shkëmbimeve ekonomike mes Ilirisë dhe vendeve të tjera të Pellgut.

Anijet e mbytyra kanë frymëzuar festivalin “Netët e muzikës klasike”, që do të zhvillohet në muajin gusht në qytetin e

Durrësit. Ky edicion do t’i kushtohet Spanjës dhe shkak për këtë është bërë... një anije e mbytur në brigjet e saj. Bienalja

artistike që ka mbërritur në edicionin e 7-të të saj do të jetë “një udhëtim muzikor në vendin e Servantesit”.

SPIRANCA MIJËVJEÇARE NË

FUND TË ADRIATIKUT

G. Kabashi

Diamant

faqe8

faqe9

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

TRADITË

Page 6: Diamant magazine

Diamant

faqe10

faqe11

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

Një hapësirëkomunikimi

‘Faqja e Bashkisë’ do jetë një dritare për informacionet më të rëndësishme nga institucioni kryesor i qytetit. Projektet, shërbimet, njoftimet dhe çdo ngjarje e

vlefshme për interesin publik, do bëhet prezente në revistën Diamant

Rikonstruksioni i Shëtitores “Taulantia”, është një projekt që po realizohet nga Bashkia Durrës dhe që sistemon zonën nga fundi i shëtitores ekzistuese,

në një gjatësi 175 metër linearë në drejtim të plazhit të Currilave. I gjithë sheshi pranë banesave do të shtrohet me pllaka guri. Në të do të shkruhet emri “DURRËS”. Gurët e përzgjedhur për projektin do të jenë me dy ngjyra të ndryshme për të bërë të mundur kontrastin në shkrim. Është vendosur që për këtë projekt të përdoren gurë natyralë të vendit, për të patur një projekt autentik e për të promovuar arkitekturën me kilometër zero. E gjithë shkallarja është shoqëruar me ndriçim në formë spoti, për t’i dhënë dritë këtij volumi gjatë natës, ndërsa pjesa e sheshit është parashikuar me ndriçuesë të lartë. Jo pak e rëndësishme është dhe zgjidhja që projekti jep për kanalizimet e ujërave të zeza, për zonën e restoranteve të cilat janë në këtë territor. Gjelbërimi në këtë projekt është parashikuar të jetë me pemë pishe, për të ruajtur karakterin mesdhetar të qytetit.

Vazhdimi i shëtitores

Taulantia

Faqja e Bashkisë

e re

“Kjo hapësirë publike shumë shpejt do të jetë pika më e famshme në qytet për të parë perëndimin e diellit por mund të marrë funksione të tjera, si një teatër i hapur ose një shesh ku mund të hidhen fishekzjarret në ceremoninë e ndërrimit

të viteve, etj” (V. Dako)

D. Agolli

Page 7: Diamant magazine

‘Krudo peshku, salmon, ton, fileto levreku, iriq dhe açuge’; apo ‘Fileto peshku dhe karkaleca në salcë avokadoje’, cila do ishte zgjedhja juaj?

Diamant

faqe12

faqe13

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

Restoranti 4-Stinët është hapur para 11 vitesh, fillimisht si një piceri. Ndikimi dhe frymëzimi i 4-Stinëve ishte kuzhina

italiane, ku ideja se – ushqimi, ngjyra dhe shija e çdo stine është e gjithëpranishme në restorant, i dha emrin destinacionit të preferuar jo vetëm të qytetarëve durrsakë, por edhe të shumë shtetasve të huaj, kryesisht italianë, të cilët ndihen si në kuzhinën e tyre…Restoranti 4-Stinët është kthyer nga një piceri-tratori, në një restorant të suksesshëm peshku. Ku qëndron sekreti? Menaxhimi i mirë; dhe jo vetëm. Dritan Kadiu, pronari i 4-Stinëve, shpjegon amvisimin që i bëhet çdo komponenti funksional të këtij restoranti. Cilësia e ushqimeve, shërbimi i shpejtë dhe efikas, pastërtia shkëlqyese, gjetjet e reja për të pasuruar dhe rifreskuar menunë, ndërthurja e eksperiencave perëndimore me ato orientale, aftësia për të qenë fleksibël përkundrejt kërkesave të klientelës, mirëkuptimi dhe përgjigjja e shpejtë për çdo ankesë të tyre, është formula e duhur për një ndërmarrje të suksesshme në

fushën e kulinarisë. “Një menaxher i mirë është ai që nuk dorëzohet kur restoranti është bosh dhe e mirëmenaxhon situatën kur restoranti është plot”, shprehet Dritani. Thelbi i funksionimit të një restoranti është koordinimi i shërbimit dhe cilësisë në rastet kur fluksi i klientëve është tepër i madh. Sipas Dritanit: “Buzëqeshja nuk duhet të shuhet, edhe kur je i lodhur nuk mund ta lëshosh veten”. Atij i pëlqejnë sfidat, nuk kënaqet me pak. Nuk mjaftohet me çfarë ka

Në çdo stinëpër çdo shije…

Guida Durrës

“Një menaxher i mirë është ai që nuk dorëzohet kur restoranti është bosh dhe e mirëmenaxhon situatën kur restoranti është plot”

arritur por gjithmonë kërkon të njohë dhe të përshtasë risi të tjera, të pasurojë menunë me shijet më të kërkuara të vendeve lidere në gastronomi, të përmirësojë shërbimin apo të shtojë funksione të reja të restorantit të tij. Menaxheri i 4-Stinëve nuk nguron të flasë për ‘sekretet’ e punës së tij, gjithashtu nuk i ndërmerr veprimet i nxitur nga ajo çfarë bëjnë të tjerët. “Unë nuk ndikohem nga konkurrenca. Çdokush ka vendin e tij. Stafi i 4-Stinëve është në sfidë me veten. Sot më të mirë se dje; nesër shumë më të zotë se sot. ”Transparenca është një tipar tjetër i 4-Stinëve që e bën të preferuar kryesisht nga klientët e huaj. Menuja e shfaqur në hyrje të restorantit ‘ia qartëson idetë’ konsumatorëve skeptikë, klientëve kërkues, apo syve kureshtarë. Ajo menu nuk zhgënjen, por plotëson një tablo të mirëkuruar: ambjente, cilësi gatimi, shumëllojshmëri zgjedhjesh, ngjyrash dhe shijesh, si dhe një shërbim fin.“Një restorant i bukur, me një pamje magjepëse buzë detit, tek i cili hahet mirë”, kështu e konsideron 4-Stinët Piergiorgio Colombo,

një biznesmen nga Italia. Kur vjen në Shqipëri për të ndjekur ecurinë e punës së tij, Giorgio preferon të shijojë picat me perime pikërisht tek ky restorant. Sipas tij, 4-Stinët është e krahasueshme me shumë restorante të mira në Itali, ndaj ai ndihet shumë komod me gatimin e shefave të kuzhinës së saj. E pozicionuar në një nga zonat më të këndshme dhe të frekuentuara të Durrësit, ku deti Adriatik pasqyrohet tek vitrinat e lokaleve, qendrave multifunksionale, pistës inovatore, restoranteve me prodhime deti, 4-Stinët qëndron unike dhe e ngjashme, familjare dhe rinore, tradicionale dhe moderne, e gjithnjë e frekuentuar. Një drekë pune; një darkë romantike; festat e fëmijëve; sushi ndjellës mbizotërues në ditët e javët aziatike të restorantit, apo dëshira për të provuar tapas-in spanjoll; një verë e rrafinuar italiane; pica integrale, apo pica e personalizuar ‘della casa’, të gjitha këto janë një arsye më shumë për të shijuar 4-Stinët.

J. Kosho

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

Page 8: Diamant magazine

Diamant

faqe14

faqe15

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

Porti i Durrësit konsiderohet si një nyje shumë e rëndësishme e tregut ndërkombëtar. Shërbimet e ndryshme, transporti i udhëtarëve apo i

mjeteve, si dhe përpunimi i mallrave, e vendos këtë institucion në qendër të vëmendjes së komunitetit. Revista Diamant krijon hapësirë posaçërisht për

ngjarjet, shërbimet dhe investimet që lidhen me portin.

Faqja e Portit

Projektet e thellimit dhe spostimit të sillosave nga kalata nr 5, janë

dy nga investimet e rëndësishme që do të realizohen gjatë vitit 2015 në portin e Durrësit. Autoriteti Portual i Durrësit ka parashikuar një investim të përgjithshëm prej afro 157 milionë lekë, që do të realizohen vetëm në projektet e infrastrukturës civile portuale. Projekti i thellimit është emergjent për mirëmbajtjen e kanalit hyrës dhe basenit, si element bazë për mbajtjen e qëndrueshmërisë së kapacitetit përpunues të Portit.

Rehabilitimi i segmentit rrugor “Hyrja Nr.2 - Terminali i Trageteve” është

një tjetër projekt, që synon riveshjen me asfalt të kësaj rruge të amortizuar. Në investim është parashikuar edhe pajisja me sinjalistikën e duhur horizontale dhe vertikale. Plotësimi i rrjetit të ujësjellësit është gjithashtu një projekt tjetër i rëndësishëm i vitit 2015. Ky investim parashikon ndërtimin e segmentëve të rij të ujësjellësit në Terminalin e Kontenierëve dhe në atë Perëndimor. Brenda investimit, rrjeti do të plotësohet me matës konsumi me qëllim menaxhimin dhe kontrollin e ujit të pijshëm në territorin e portit të Durrësit.

Projekti për thellimin dhe spostimin e sillosave

Projektet e infrastrukturës portuale

T. Zotaj

http://www.apdurres.com.al/

Transport Grupazh

Transport Projektesh

Magazina Doganore

Agjenci Doganore

Transport Ajror

Logistics

Adresa; Autostrada Durrës-Tiranë km5 Ura e fllakës, 150m Rr. Nacionale, Xhafzotaj, Durrës

Tel: +355 52 901 056 e-mail: [email protected]

www.diamant.com.al

Page 9: Diamant magazine

Diamant

faqe16

faqe17

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

Vullnetarizmi

Bëhu vullnetar, ndihmo njerëzit në

nevojë; ndaj eksperiencat e tua, trego

historinë tënde dhe frymëzo këdo që

takon përgjatë udhëtimit që quhet jetë...

Vullnetarizmi është një vlerë shoqërore që shpesh herë neglizhohet, lihet në harresë apo nënvlehtësohet.

Parimet e konkurueshmërisë, realizimit profesional, interesit personal dhe egoizmit racional, që ushqehen bujarisht tek ndërgjegjja e të rinjve, nuk duhet të zënë të gjithë hapësirën e të menduarit apo gjykuarit. Të japësh një pjesë të kohës dhe energjisë tënde për të ndihmuar të tjerët, duke marrë në këmbim vetëm mirënjohjen dhe buzëqeshjen, është ushqimi më i mirë për shpirtin. Të ndërtosh marrëdhënie njerëzore, të ndihmosh në përballimin e krizave natyrore, të informosh e ndërgjegjësosh komunitetin, si dhe të shpëtosh jetë, është ideali më i lartë human. Vullnetarizmi është kryefjala e organizatës më të vjetër humanitare në vend, Kryqi i Kuq Shqiptar, i themeluar që në vitin 1921. Kryqi i Kuq Shqiptar është një shoqatë humanitare vullnetare që e ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur në bazë të parimeve themelore të lëvizjes ndërkombëtare humanitare. Dega e Kryqit të Kuq në Durrës është një qendër aktive në realizimin e objektivave dhe parimeve që kjo shoqatë humanitare ndërkombëtare ka në fokus. Në kuadër të aktiviteteve humanitare që Kryqi i Kyq ka në

objektiv, dega Durrës, ka realizuar shumë veprimtari në programe të ndryshme si p.sh.: programin e përgatitjes dhe përgjigjes në raste katastrofash; Club 25 – programi për dhurimin e gjakut; programi i shëndetit – për parandalimin e HIV/AIDS, etj. Dega e Kryqit të Kuq Durrës, gjatë gjithë historikut të saj, është përpjekur që të përmbushë objektivat primarë që janë në ADN-në e shoqatës humanitare. Sipas sekretares të Kryqit të Kuq, dega Durrës, Brunilda Lamçe, “një sfidë akoma më e madhe nuk është të arrish një sukses, por ta mbash atë sukses për një kohë sa më të gjatë”. Ndaj në punën e stafit të KKD kërkohet punë e përkushtim jo vetëm nga disa individë, por nga e gjithë shoqëria. Përsa i përket përfshirjes së të rinjve në aktivitete vullnetare dhe në ndërgjegjësimin e komunitetit durrsak për të dhënë ndihmën e parë në çdo vështirësi, KKD ka rekrutuar mjaft vullnetarë (të të gjitha moshave), të cilët i janë përgjigjur

ftesës së shoqatës për t’u bërë pjesë e veprimtarive të saj. Sipas Brunës, ata kanë treguar seriozitet dhe përkushtim gjatë angazhimit të tyre, gjë që ka çuar në një zbatim sa më të mirë të objektivave të degës, duke treguar se humanizmi është pjesë e çdo individi. “Nuk ka rëndësi se sa i madh është kontributi, por ka rëndësi se sa dashuri jep në të”, shprehet Brunilda.Ndaj, nëse kërkon që të dallohesh nga shumica, të mos konformohesh me prirjen e përgjithshme, nëse je origjinal dhe nuk ndikohesh nga apatia e të tjerëve, nëse vlerat dhe parimet janë akoma pjesë e jotja, dil vullnetar, dhuro nga koha, mundësia, aftësia dhe dashuria jote!

Të dhurosh kohën

Do

bitë e vu

llnetarizm

it TENDENCË

1. Të jesh vullnetar të ndihmon të krijosh njohje të reja Vullnetarizmi të jep mundësinë të shtosh kontaktet e tua; Vullnetarizmi përsos aftësitë e tua komunikuese dhe organizative.

2. Vullnetarizmi është i dobishëm për trupin dhe mendjen Të jesh vullnetar të rrit vetëbesimin; Të ofrohesh si vullnetar do të thotë të jesh fizikisht dhe psikologjikisht më i shëndetshëm;

3. Vullnetarizmi nxit përparimin e karrierës tënde -Vullnetarizmi të siguron eksperiencë -Vullnetarizmi të mëson aftësi të reja në profesionin tënd

për të qenë vullnetarDo bëj punë vullnetare sepse dua… ta bëj qytetin tim një vend më të mirë për të jetuar; …të njoh njerëz mendjehapur; …të provoj ndjesi të reja; …ta bëj të dobishme kohën time të lirë;…të njoh pikëpamje të reja për jetën dhe për vende që s’i kam vizituar më parë;…të krijoj eksperiencë në lidhje me punën e ëndrrave të mija;…të gjej paqe shpirtërore ndërsa ndihmoj të tjerët; …të bëj diçka për të cilën jam i zoti (e zonja).

Mo

tivet

K. Goga

Page 10: Diamant magazine

Suksesi vjen nga vetëdija se ke dhënë më të mirën nga vetja duke u kthyer në formën më të përsosur të vetvetes

John Robert Wooden

Basketbollit, shprehet entuziast për këtë inisiativë. Ai thotë se: “puna ka nisur seriozisht dhe ne kemi shumë shpresa që basketbolli i Durrësit do të ketë një organizim të përkryer, ndaj në një kohë të shkurtër do të kemi rezultatet e para pozitive. Këtë optimizëm e bazojmë tek misioni ynë që është masivizimi i këtij sporti në qytet dhe përfaqësimi dinjitoz në kampionatet kombëtare.” Sipas z. Ylli Ballanca, sekretarit të shoqatës, basketbolli durrsak duhet të rikthehet në nivelin e viteve ’80. “Durrësi është një qytet sportdashës, - thotë Ylli, - dhe tani që Akademia e Basketbollit ka filluar aktivitetin, Pallati i Sportit është duke gumëzhirë”. Shoqata do t’i kushtojë një kujdes maksimal fëmijëve, të cilët paralel me trajnimin fizik, do jenë të kontrolluar nga mjekët dhe të siguruar financiarisht nga çdo dëmtim i mundshëm. I urojmë suksese Akademisë së Basketbollit “Dhimitraq Goga” dhe u premtojmë dashamirësve të këtij sporti informacion periodik dhe të pasur për ecurinë dhe arritjet e saj.

Kjo organizatë ka disa objektiva, si p.sh.:

Ngritja e një rrjeti zinxhir të ekipeve,

duke filluar nga moshat 8-vjeçare e deri tek moshat 14-vjeçare;

Kthimin e terreneve sportive të shkollave

në arena të organizuara ekipesh të lojës së basketbollit, kjo në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit dhe seksionin e arsimit;

Marrjen nën kujdestari të

ekipeve të moshave të vogla, të cilët do të stërviten nga profesionistë të arsimuar dhe me eksperiencë;

Krijimin e dhjetra vendesh pune në

sektorin e basketbollit minibasket,

Rehabilitimin e terreneve sportive

të shkollave dhe të komuniteteve me fondet e shoqatës e donacione të ndryshme; etj.

Diamant

faqe18

faqe19

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

Akademia e Basketbollit

Kënaqësi, disiplinë, shëndet fizik, çlirim stresi, nxitje vetëbesimi,

çfarë tjetër mund të fitosh nga një

lojë basketbolli? Sporti, i glorifikuar

që në Greqinë e Lashtë, e veçanërisht

basketbolli, është një filozofi më vete

e zhvillimit, bashkëpunimit, argëtimit

dhe dëshirës njerëzore për të fituar.

Redaksia e revistës ‘Diamant’ do

t’i kushtojë gjithmonë vëmendje

sportit durrsak, ndaj një hapësirë e

veçantë do t’i kushtohet basketbollit.

Me iniciativë

të disa ish-

b a s k e t b o l l i s t ë v e

durrsakë, si Nustret

Reka, Besnik Çela,

Adi Veli, Emilian

Jani, Zhani Noti, Ylli

Ballanca, Lavdosh

Alia, Sabri Rustemi dhe Perikli Goga, u

krijua shoqata sportive “Dhimitraq Goga”.

Kjo shoqatë, e cila ka marrë emrin e

simbolit të basketbollit durrsak, u krijua

për të ringritur basketbollin e qytetit

të Durrësit, i cili lë për të dëshiruar.

Në ndryshim nga Tirana dhe Shkodra,

Durrësi është mjaftuar tek disa ekipe

që stërviten

p r i v a t i s h t

dhe nuk kanë

mundësinë që

të përfaqësohen

në konkurse

kombëtare. Sipas

t h e m e l u e s v e

të shoqatës, kjo ndodh si

pasojë e një organizimi efektiv

dhe mungesës së fondeve.

Në këtë terren të etur për sportin

e basketbollit,

në dhjetor të

vitit 2014, ish-

b a s k e t b o l l i s t ë t

e Durrësit

inkurajuan krijimin

e kësaj shoqate

dhe po japin

mbështetjen e tyre për ecurinë e saj.

Inisiativës së tyre, iu bashkëngjit dhe

mbështetja e drejtuesit të klubit sportiv

Teuta, e përfaqësuesve të Bashkisë

dhe kryetarit aktual të saj z. Dako, si

dhe mbështetja financiare e një numri

biznesesh kombëtare. Perikli Goga,

bashkë-themeluesi i Akademisë së

Pasioni ndër breza

J. Kosho

Page 11: Diamant magazine

Diamant

faqe20

faqe21

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

Revolta e Atlasit (Atlas shrugged), romani i Ayn Rand (1905 Shën Petërsburg

– 1982, Nju York), është dramatizimi i vizionit të saj unik të ekzistencës dhe të potencialit më të lartë të njeriut. Me dymbëdhjetë vite punë për t’u mbaruar, ky libër është kryevepra e shkrimtares dhe e filozofes amerikane. Themeluese e rrymës së Objektivizmit, Ayn Rand ka revolucionarizuar mendimin e lexuesve dhe pasuesve të saj, duke influencuar K o n g r e s i n amerikan, auditorët u n i v e r s i t a r ë , masmedian dhe mbi të gjitha filozofinë kapitaliste. Revolta e Atlasit hedh në tregun e ideve shumë pyetje intriguese: A është ndjekja e fitimit një ndërmarrje fisnike, apo është rrënja e gjithë të këqijave? Është pasioni seksual një virtyt që lartëson shpirtin njerëzor, apo është thjesht një instikt kafshëror? A është arsyeja një vlerë absolute, apo besimi është burimi

alternativ i së vërtetës? Është i mundur vetëbesimi absolut, apo jemi të dënuar të bëjmë një jetë mes dyshimeve dhe ndjenjave të fajit? Cila shoqëri mundëson zhvillimin e individit dhe në cilën shoqëri është ai i dënuar të luftojë fatin e tij? Rrëfimi i Rand përmes heroinës Dagny Tagart, drejtoreshës ekzekutive të kompanisë më të madhe të transportit hekurudhor në SHBA, është një ciklon

përpjekjesh dhe përplasje dilemash mes ‘të mirës së përgjithshme’ dhe ‘suksesit individual’. Pyetja që fillon, përshkruan dhe kulmon revoltën më të madhe filozofike të Rand, “Kush është Xhon Galt?”, do ta mbajë lexuesin të mbërthyer pas

komploteve, pasioneve, diamanteve dhe mistereve që rrethojnë personazhet e këtij traktati të objektivizmit.

Revolta e Atlasit“Çfarë është një burrë? Ai është vetëm një koleksion kimikatesh i lidhur nga iluzioni i madhështisë.”

“Një nga librat më influencues të shkruar ndonjëherë, ky është një roman prej 1200 faqesh, i botuar më 12 tetor 1957. “Revolta e Atlasit” është himni i Ayn Rand për të drejtën e individëve që të jetojnë krejtësisht dhe vetëm për hirin e vetvetes”` New York Times, 2007

Në sondazhin e kryer nga biblioteka e Kongresit dhe nga

“Klubi i Librit të Muajit” në vitin 1990, mbi librat që kanë ndikuar më shumë në jetën e lexuesve, ‘Revolta e Atlasit’ u

rendit e dyta pas Biblës. (Internet Enxyclopedia of Philosophy)

J. Kosho

Rikthim tek Libri

Page 12: Diamant magazine

Diamant

faqe22

faqe23

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

Shija e nxehtë e Meksikës..Si të ushqehemi?

Diamant i shton menusë të amvisave durrsake receta të

veçanta, duke sjellë pranë tyre shijen emblematike të vendeve

të ndryshme të botës.

1 lugë gjelle vaj ulliri1 qepë, e prerë hollë1 thelpi hudhër3 kërcella celer, të prera hollë200g kërpudha2 speca të vegjël shumë djegës, të prerë100g pure domatesh1 lugë gjelle pluhur cocoa100ml verë të kuqe150ml lëng perimesh të përziera150g fasule zeza të konservuara, të shpëlara dhe të kulluara150g fasule e bardhë e konservuar, të shpëlara dhe të kulluara150g fasule soje të konservuara, të shpëlara dhe të kulluarakripë dhe piper të bluar

•12 petë për tako të gatshme•150g djathë të grirë•2 lugë supe majdanoz të copëtuar•200ml krem ajkë

Për servirje

Tako është një ushqim tradicion-al meksikan. Kjo recetë është e

përshtatur për vegjetarianët.

1. Nxeje vajin në një tigan në temperaturë mesatare. Gatuaje qepën, hudhrën dhe celerin deri sa të zbuten.2. Shtoji këpudhat dhe specat djegës për t’u gatuar, vetëm për një minutë.3. Shto purenë e domates dhe gatuaje për rreth 2-3 minuta.4. Kur këpurdhat zbuten, shtoje pluhurin cocoa, verën dhe lëngun e perimeve, deri sa të vlojnë.5. Ule temperaturën dhe le të zihen për 15 minuta, pastaj shto të gjitha llojet e fasuleve dhe gatuaji për rreth 10-12 minuta, ose deri të redukto-het sosi dhe fasulet të jenë të gjitha të ziera mirë.6. Për ta shërbyer, vendosni 2-3 lugë gjelle sosi në secilën petë të takos. Mbulojini me djathë të grirë, majdanoz, kremë ajke dhe vendosini nëpër pjata

Përgatitja

Përbërësit

Adresa; Autostrada Durrës-Tiranë km5 Ura e fllakës, 150m Rr. Nacionale, Xhafzotaj, Durrës

Tel: +355 68 90 23 996

Adresa: Rr. Egnatia, Flag Ship Center Durrës Orari 07:00 - 22:00

Page 13: Diamant magazine

Diamant

faqe24

faqe25

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

Me datë 17 korrik, në Nagasaki të Japonisë, hapet hoteli i parë me staf tërësisht robotik. Që nga marrja e valixheve, recepsioni, e deri në pastrimin e dhomave, çdo punë që më parë kryhej nga njeriu tashmë do të zëvendësohet nga puna e robotëve. Dhe ky është vetëm fillimi, pasi presidenti i këtij hoteli ka në plan ndërtimin e 1000 hoteleve të këtij lloji në mbarë botën. Të 72 dhomat e këtij hoteli do jenë të pajisura dhe me sistem ajri të kondicionuar, i cili rregullohet automatikisht në varësi të temperaturës së trupit të njeriut. Çmimi? 60 $ dollarë për një dhomë teke.

Virgin Galaktik, gati për nisje Sir Richard Branson, themeluesi i një rrjeti të gjerë

kompanish nën logon ‘Virgin’, ka lajmëruar sfidën e tij të rradhës, fluturimin e parë komercial hapësinor.

Avioni i dytë, i cili pritet të transportojë pasagjerë buzë hapësirës, është ndërtuar

dhe ka përfunduar testet e sigurisë. Më shumë se 700 pasagjerë kanë

aplikuar dhe kanë paguar rreth 250 000 $ për një biletë.

(The telegraph, 2015)

Japoni, hoteli i parë tërësisht me personel robot

Projektuesi Sean Miles ka krijuar një telefon fantastik, i ndërtuar tërësisht nga produkte të ricikluara dhe natyrore. Shtresa e jashtme e telefonit është bërë nga rrëshirë e

riciklueshme dhe copa të prera bari të trajtuara në mënyrë të posaçme. 25% e telefonave të papërdorshëm riciklohen në Mbretërinë e Bashkuar dhe ky telefon përbën një sukses në

(travel pulse)

Qantas Airline mundëson fluturime 12-13 orëshe mbi panoramën e mrekullueshme të Antarktidës. Udhëtim 1-ditor për të shijuar vargmale akullnajash, koloni

pinguinësh dhe muzikë jaz në bord. Çmimi: 970 $.Tashmë fëmijët mund të krijohen nga tre prindër, për të parandaluar trashëgimin e sëmundjeve gjenetike vdekjeprurëse. Teknika konsiston në kombinimin e mitokondrisë së një gruaje të

shëndetshme, që në këtë rast është dhuruesja, dhe AND-në e prindërve. Fëmija i parë i tillë mund të lindë në 2016-ën. (BBC)

A do ta blinit një telefon të bërë me bar?

Udhëtim 1-ditor në Antarktidë

Angli: Fëmijë nga tre persona

Inovacion

#Dur

resD

iamant

Bëj #DurrësDiamant fotove me pamje

nga qyteti yt dhe postoi ato në Instagram

dhe Facebook. Fotot më të pëlqyera do të

përzgjidhen dhe botohen tek kjo hapësirë

dedikuar një “shkrepje” në Durrës.

Page 14: Diamant magazine

Diamant

faqe26

faqe27

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

jozef design

www.jozefdesign.com [email protected]. 17, Rr. Neki Libohova,

(ish URT) - Durrës

052 22 96 97

Ap

artamen

te për t’u

shitu

rA

partam

ente m

e qira

Makin

a për t’u

shitu

r

Apartament 3+1

Adresa: lagjia nr. 1, rruga Taulantia, pallati 1015 Tel: +355 69 27 71 240 Sipërfaqja 120 m2 Kati: 7 (shtatë)

Apartament 3+1

Adresa: lagjia nr. 1, rruga Taulantia, pallati 1012

Kati:2 (dytë) Sipërfaqja:115 m2

Tel:+355 69 26 99 451

Sipërfaqja:200m2 Adresa:Lagjia nr. 1 , Rruga Taulantia, Shëtitorja e re ‘Taulantia’, pallati 1011 Kati i parë Specifika:Kati 0 ka 50 m2 sipërfaqe magazinimi Vend për parkim Tel:+355 69 48 69 141

Ambient me qira

Modeli: 316 facelift; Motorri: 1.6 benzinë / konsumi 6 L Ngjyra e jashtme: Blu; Ngjyra e tapicerisë: Bezhë; Viti:

2002, Manuale

Marka: Volswagen; Modeli: Passat (Sport line); Motorri: 2.0 diesel / konsumi 6 L; Ngjyra e jashtme: e zezë; Tapiceria:

Lëkurë / Kamosh; Viti: 2007; Manuale

Marka: Peugeot; Modeli:207; Motorri:1.6 HD; Ngjyra e jashtme: gri; Opsionet: full option; Viti: 2007; Manuale

Të interesuarit mund të kontaktojnë në këtë adresë e-mail: [email protected]

Njoftime

Page 15: Diamant magazine

faqe28

Diamant

MAJ 2015 N

um

ri 01

Nr.1Në tregun e Sigurimeve