diaspora - qpa-rks.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/perfaqesimi-i... · 2015-03-10 ·...

40
1 DIASPORA PËR NJË PËRFAQËSIM TË DREJTË NË VENDIMMARRJE

Upload: others

Post on 26-Dec-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

1

DIASPORA

PËR NJË PËRFAQËSIM TË DREJTË NË

VENDIMMARRJE

Page 2: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

2

Ky studim është hartuar me mbështetjen e Institutit për Menaxhim dhe Zhvillim, në kuadër të

projektit ‘Diaspora për Zhvillim”.

Mendimet e paraqitura në këtë raport janë të autorëve dhe jo domosdoshmërish paraqesin

mendimet e donatorit.

Redaktor:

Shqipe Pantina

Hulumtues:

Isuf Zejna - Kosovë

Qëndresa Koxha- Zvicër

Ndihmuan në hulumtime:

Milaim Morina

Genc Hajdini

Falënderim:

Qendra për Politika dhe Avokim falënderon Institutin për Menaxhim dhe Zhvillim (IMD)

zbatuesi i projektin ‘Diaspora për Zhvillim” për ndihmën e vazhdueshme ofruar në hartimin e

këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane për Zhvillim

dhe Bashkëpunim në Kosovë, pa ndihmën e të cilëve nuk do mund të kryhej ky hulumtim. Në

veçanti falënderojmë të gjithë ata që kanë ndarë kohën dhe mendimet e tyre që për ne kanë

qenë shumë të çmuara dhe kanë ndihmuar në kompletimin e këtij studimi. Në fund

falënderojmë hulumtuesit dhe gjithë stafin që ka ndihmuar në realizimin e hulumtimit.

Page 3: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

3

Lista e shkurtesave:

Lista e shkurtesave

Kuptimi

QPA

Qendra për Politika dhe Avokim

IMD

Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim

AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës

AKR

Aleanca Kosova e Re

PDK

Partia Demokratike e Kosovës

LVV

Lëvizja Vetëvendosje

KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

SKQZ

Sekretariati i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve

UÇK

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

UNMIK

Misioni i Kombeve te Bashkuara në Kosovë

Page 4: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

4

Përmbajtja

DIASPORA .......................................................................................................................... 1

PËR NJË PËRFAQËSIM TË DREJTË NË VENDIMMARRJE ............................................ 1

Ky studim është hartuar me mbështetjen e Institutit për Menaxhim dhe Zhvillim, në kuadër të

projektit ‘Diaspora për Zhvillim”. ......................................................................................... 2

1. Përmbledhje ................................................................................................................... 6

2. Hyrje .............................................................................................................................. 8

2.1. Metodologjia ........................................................................................................... 9

3. Diaspora Kosovare; tani dhe dikur ............................................................................... 10

4. Të Drejtat Politike të Diasporës .................................................................................... 12

4.1. Legjislacioni ......................................................................................................... 13

5. Pjesëmarrja në Vendimmarrje – Praktikat Ndërkombëtare ............................................ 14

5.1. Mënyrat e votimit nga jashtë ................................................................................. 15

5.1.1. Votimi personal ........................................................................................................ 16

5.1.2. Votimi me postë ........................................................................................................ 16

5.1.3. Votimi Proxy ( me prokurë) ...................................................................................... 16

5.1.4. Votimi elektronik ...................................................................................................... 16

5.2. Mundësia e votimit elektronik në Kosovë ............................................................. 16

6. Praktikat e vendeve të tjera në përfaqësimin e diasporës ............................................... 17

6.1. Maqedonia ............................................................................................................ 17

6.1.1. Përfaqësimi .............................................................................................................. 17

6.1.2. Sfidat ........................................................................................................................ 18

6.2. Kroacia ................................................................................................................. 18

6.2.1. Përfaqësimi .............................................................................................................. 18

6.2.2. Përfaqësimi në trupat e Kuvendit .............................................................................. 19

6.3. Serbia.................................................................................................................... 19

6.3.1. Përfaqësimi .............................................................................................................. 19

Page 5: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

5

6.3.2. Votimi ...................................................................................................................... 20

6.3.3. Legjislacioni ............................................................................................................. 20

6.4. Zvicra ................................................................................................................... 20

6.4.1. Përfaqësimi .............................................................................................................. 21

6.5. Italia ..................................................................................................................... 21

6.5.1. Përfaqësimi .............................................................................................................. 22

6.6. Franca ................................................................................................................... 22

6.6.1. Përfaqësimi .............................................................................................................. 23

6.7. Izraeli.................................................................................................................... 23

6.7.1. Përfaqësimi .............................................................................................................. 23

6.8. Portugalia .............................................................................................................. 24

6.8.1. Përfaqësimi .............................................................................................................. 24

6.9. Irlanda .................................................................................................................. 25

6.9.1. Përfaqësimi .............................................................................................................. 25

6.10. Turqia ................................................................................................................ 26

6.10.1. Votimi për diasporën ................................................................................................ 26

7. Konkluzione................................................................................................................. 27

8. Përmbledhje dhe rekomandimet nga Konferenca .......................................................... 28

8.1. Iniciativat/veprimet e dala nga konferenca për Institucionet përkatëse ................... 30

8.2. Lista e pjesëmarrësve ............................................................................................ 32

9. Bibliografia .................................................................................................................. 35

9.1. Lista e të intervistuarve ......................................................................................... 35

9.2. Referencat ............................................................................................................. 36

Page 6: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

6

1. Përmbledhje

Kosova renditet në grupin e vendeve me diasporën më të madhe në botë. Diaspora Kosovare

ka një histori të gjatë dhe ndër dekada ka luajtur rolë shumë të rëndësishëm dhe ka mbajtur

gjallë jetën politike sociale e kulturore në Kosovë. Diaspora Kosovare qenë arteria kryesore

që ka mbajtur jetën gjallë në Kosovë dhe atë kryesisht para dhe pas luftës në Kosovë. Një rol

veçanërisht të rëndësishëm diaspora ka luajtur gjatë viteve 89-99, ku diaspora ka financuar

sistemin paralel arsimor dhe shëndetësor në Kosovë. Një rol tjetër jashtëzakonisht të

rëndësishëm diaspora ka luajtur edhe në sensibilizimin e çështjes së shqiptarëve të Kosovës

për dhunën dhe represionin që ushtrohej ndaj tyre nga regjimi i Millosheviçit. Diaspora

konsiderohet po ashtu si promotori dhe mbështetësi kryesor i luftës së për liri të popullit të

Kosovës.

Pas mbarimit të luftës në 1999 dhe instalimit të misionit të UNMIK-ut, roli i diasporës

kosovare filloj të zbehet dhe gradualisht me zhvillimet vend u krijua një hendek mes Kosovës

dhe Diasporës duke sjellë zbehje të raporteve Kosovë-Diasporë. Pas mbarimit të luftës shumë

organizata dhe asociacione jo politike apo politike që vepronin në diasporë u pasivizuan

dukshëm dhe një pjesë e aktivistëve që kishin vepruar në diasporë u kthyen në Kosovë duke

u angazhuar në jetën politike dhe ekonomike të vendit, megjithatë gjatë kësaj kohe ata nuk

ishin shumë të zëshëm në çështjet që kanë të bëjnë me diasporën.

Edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008 diaspora mbeti e

papërfaqësuar. Në Kuvendin e Republikës së Kosovës u rezervuan ulëse për komunitetin jo

shumicë ndërsa përfaqësimi i femrës u rregullua me kuotën gjinore prej 30%, por një zgjidhje

e tillë nuk u gjet edhe për diasporën.

Qeveria e Kosovës në vitin 2010 themeloi Ministrinë e Diasporës e cila synon që të

promovoj, ruaj, kultivoj identitetit kulturor, gjuhësor, dhe arsimor të mërgimtarëve, duke

hartuar legjislacion përkatës apo përmes programeve të ndryshme. Megjithatë për diasporën

kosovare sado e rëndësishme të jetë themelimin i ministrisë, ajo nuk është organ përfaqësues

për diasporën.

Disa prej vendeve të rajonit, por edhe vende tjera në botë, përfaqësimin e diasporës e kanë

rregulluar duke ju mundësuar atyre përfaqësim në organin më të lartë vendimmarrës-

Parlament. Numri i ulëse varion nga vendi në vend dhe sillet nga 1% deri ne 5% të ulëseve

në Parlament dhe poashtu varet edhe nga numri i vet qytetarëve që jetojnë në diasporë. Edhe

vendet e rajonit si Maqedonia dhe Kroacia kanë aplikuar praktika të tillë duke garantuar ulëse

Page 7: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

7

për përfaqësuesit e diasporës në Parlament e në disa vende tjera Parlamenti ka themeluar

komisione parlamentare të veçanta për çështje të diasporës. Forma tjera për të siguruar

përfaqësim të diasporës janë edhe krijimi i organizmave të veçanta siç janë Kuvendi i

Diasporës apo institucione të ngjashme që kanë rolin përfaqësues por jo autoritet

vendimmarrës. Organizmat e tillë kryesisht përbëhen nga përfaqësues të Shoqatave e

Asociacioneve që veprojnë në diasporë dhe ofrojnë këshilla tek organet vendimmarrëse në

atdheun e tyre. Shume shtete po ashtu kanë themeluar dikastere të veçanta qeveritare, Agjenci

apo Ministri, për çështje të diasporës, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Një formë tjetër e përfshirjes së diasporës në vendimmarrje në vendin e origjinës, është edhe

pjesëmarrja në zgjedhje. Pjesëmarrja e diasporës kosovare në zgjedhje në Kosovë ka qenë e

ultë, veçanërisht viteve të fundit. Në zgjedhjet e fundit në Kosovë të drejtën e tyre për të

votuar përmes postës e kanë ushtruar vetëm 1045 votues. Sipas statistikave te paraqitura nga

institucionet relevante votimi me postë nuk duket të ketë qenë efikas ne stimulimin e

diasporës ne zgjedhjet ne Kosove.

Praktikat e pjesëmarrjes në zgjedhje të votuesve jashtë vendit janë të ndryshme nëpër botë.

Në përgjithësi janë tri forma kryesore të votimit nga jashtë vendit: Votimi me postë, votimi

nëpër ambasada dhe konsullata, votimi me prokurë (autorizim). Ka vende që një të drejtë të

tillë ua ofrojnë vetëm zyrtarëve qeveritar apo trupave ushtarake që janë me shërbim jashtë

vendit por jo edhe qytetarëve tjerë. Ndërsa, vendet tjera organizojnë zgjedhje në ato vende ku

diaspora e tyre është më e fokusuar, kjo formë aplikohet veçanërisht nga vendet pas konfliktit

që kanë një numër të madh të refugjatëve jashtë vendit si p.sh. Iraku apo Afganistani.

Organizimi i zgjedhjeve të tilla megjithatë është shumë i kushtueshëm dhe zakonisht është

bërë më ndihmën e organizatave ndërkombëtare si UNDP, IOM apo të ngjashme. Kohëve të

fundit në disa vende është aplikuar Votimi elektronik si formë një alternative që është

provuar në disa vende. Edhe pse në Kosovë ende nuk ekziston korniza legjislative e as

infrastruktura e nevojshme për formën e votimit elektronik, kjo është një mundësi alternative

që duhet konsideruar në të ardhmen.

Në mënyrë që Kosova të krijoj lehtësira dhe stimuloj përfshirjen e diasporës në vendim-

marrje dhe politikë-bërje, nevojitet të ndërmerren një sërë hapash legjislativ përfshirë këtu

edhe ndryshimet Kushtetuese. Ndarja e Kosovës në shumë zona zgjedhore do mundësonte

krijimin e një zone jo gjeografike siç është rasti në Kroaci dhe Maqedoni e cila do delegonte

përfaqësuesit e diasporës, ndërsa numri i deputetëve që zgjedhën nga kjo zonë do vendosën

Page 8: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

8

në përpjesëtim me numrin e votuesve. Po ashtu është e nevojshme të gjendet një formë më

efikase e pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhje.

Ky studim prezanton në mënyrë analitike dhe detajuar praktikat më të favorshme në fushën e

sigurimit të përfaqësimit politik të diasporës në Kosovë. Ky studim ka për qëllim që të i

shërbej institucionet relevante në Kosovë me praktikat më të mira në lidhje me diasporën dhe

të shërbej si mjet avokues për të siguruar pjesëmarrje dhe përfaqësim të diasporës në organet

dhe proceset vendimmarrëse në Kosovë.

2. Hyrje

Kosova, si shteti më i ri në Evropë, po kalon nëpër një fazë tranzicioni dhe ende është në

fazën e konsolidimit të demokracisë parlamentare. Kuvendi si organi më i lartë vendimmarrës

ka 120 ulëse, 20 nga të cilat janë të rezervuara për komunitetin jo shumicë e 100 vende tjera

të zgjedhura me sistem proporcional nga një zonë e vetme zgjedhore. Përfaqësimi gjinor po

ashtu është i siguruar përmes kuotës gjinore e cila siguron se secila gjini është e përfaqësuar

së paku me 30% të vendeve në Kuvend. Mirëpo sistemi proporcional me një zonë zgjedhore

nuk ka siguruar përfaqësimin gjeografik e as përfshirjen e shtetaseve të Kosovës që jetojnë

jashtë vendit respektivisht diasporës. Ndonëse ende nuk ka një regjistër të shtetasve të

Kosovës që jetojnë jashtë vendi, megjithatë llogaritet se numri i mërgimtarëve kosovarë në

Evropë dhe më gjerë arrin rreth 800.0001 persona e që është rreth 30 - 40% e popullsisë së

përgjithshme Kosovare.

Mos përfshirja e Diasporës në organet dhe proceset vendimmarrëse në Kosovë është ngritur

vazhdimisht si shqetësim nga ana e vet përfaqësuesve të diasporës. Sipas shumë sondazheve,

diaspora ndihet e lënë anash nga proceset e rëndësishme që ndodhin në vend dhe veçanërisht

janë të pakënaqur me nivelin e përfaqësimit të tyre në organet vendimmarrëse, edhe pse një

numër i deputeteve të Kuvendi të Kosovës kanë jetuar për një kohë të gjatë apo ende

vazhdojnë të jetojnë në diasporë, asnjëri nga ata/ato nuk përfaqëson diasporën. Ministria e

Diasporës e themeluar në vitin 2010 si trashëgimtare e Agjencisë për Mërgate ka si mision

forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Diasporës, kjo Ministri përmes projekteve të

ndryshme po synon krijimin e politikave më të favorshme për diasporën megjithatë buxheti i

kësaj Ministrie mbetet shumë i vogël krahasuar me misionin e saj. Kosova ende nuk ka arritur

që të vejë në funksion resurset njerëzore të diasporës dhe potencialin intelektual që ajo

1 Në këtë numër nuk përfshihen shqiptarët që jetojnë në Turqi numri I të cilëve llogaritet të jetë rreth 3 milion.

Page 9: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

9

posedon po-ashtu shumë pak pjesëtarë të diasporës janë përfshirë në shërbimin diplomatikë

dhe konsullor të Kosovës2.

Kohëve të fundit ka filluar të zgjerohet debati për përfshirjen e diasporës në organet

vendimmarrëse në Kosovë. Ministri për Diasporë z. Ibrahim Makolli ka kërkuar që diasporës

kosovarë ti garantohen 3 deri 5 ulëse në Kuvendin e Kosovës.3 Ndonëse nuk ka një qëndrim

zyrtarë të partive politike dhe institucioneve të Kosovës, në përgjithësi ata pajtohen se duhet

të gjendet një mënyre për të siguruar përfaqësimin e diasporës në vendimmarrje4

Ndonëse diasporës i lejohet pjesëmarrja në zgjedhje duke ju mundësuar edhe votimin përmes

postës, kjo formë e votimit nuk vlerësohet të jetë efektive jo vetëm nga përfaqësues të

diasporës por edhe nga vet zyrtarët e KQZ5

Vendet e ndryshme të rajonit dhe të botës kanë gjetur forma efikase për të siguruar

përfaqësimin e diasporës në organe dhe procese vendimmarrëse. Në vijim të këtij studimi do

të eksplorohen disa nga këto praktika, legjislacioni dhe politikat e hartuara që rregullojnë

përfaqësimin e diasporës, rezultatet dhe sfidat në zbatimin praktikë të këtyre politikave të

rajonit dhe të botës në sigurimin e përfaqësimit të diasporës në procese dhe organe

vendimmarrëse. Në dhjetor të vitit 2012 Ministria e Diasporës me mbështetjen e donatorëve

si SDC, UNDP, IOM dhe partnereve lokal ka filluar hartimin e strategjisë së Diasporës e cila

një ndër synimet kryesore ka sigurimin e përfaqësimit politik të diasporës, ky studim ka për

qëllim të ndihmoj Ministrinë e Diasporës dhe Institucionet tjera përgjegjëse në Kosovë në

arritjen e këtij objektivi.

2.1. Metodologjia

Ky punim është hartuar gjatë periudhës janar-mars 2013, Për hartimin e këtij hulumtimi janë

përdorur literaturë akademike, analizat e projektit “Diaspora për Zhvillim” si dhe raporte

analitike që flasin për mënyrat e përfaqësimit dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje të diasporës

si dhe mënyrat e rregullimit të votimit jashtë vendi. Hulumtuesit tanë po ashtu kanë analizuar

dokumentet ligjore të vendeve të hulumtuara, kushtetutën dhe akte tjera normative, të rreth 20

shteteve të rajonit dhe në botë. Megjithatë në këtë raport do prezantohen të gjeturat e 10

vendeve të cilat kanë praktika më të mira për përfaqësimit të diasporës dhe përfshirjes në

2 Intervistë me përfaqësues nga diaspora: Hafiz Gagica, Hilmi Gashi. 3 Portali Diaspora Kosovare “Ministri i Diasporës sugjeron rezervimin e 3-5 vendeve në Parlamentin e Kosovës

për Diasporën kosovare” 4 Intervista me përfaqësuesit e partive politike: Florin Krasniqi nga VV, Ramë Vataj nga PDK 5 Intervistë me Adnan Rustemin, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Page 10: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

10

vendimmarrje si dhe kanë ngjashmëri më të mëdha sociale, politike e gjeografike me

Kosovën.

Përveç literaturës dhe akteve normative, janë intervistuar 30 persona, kryesisht aktivist që

jetojnë dhe veprojnë në diasporë, me fokus të veçantë në Zvicër, Gjermani, Mbretëri e

Bashkuar dhe vende tjera në Evropë ku diaspora kosovare ka shtrirje më të madhe. Po ashtu

janë intervistuar edhe përfaqësues të partive politike në Kosovë si dhe të shoqërisë civile në

Kosovë, kryesisht organizata që merren me zgjedhje dhe politika publike.

3. Diaspora Kosovare; tani dhe dikur

Me Ligjin për Diasporën dhe Mërgatën 04/L 095 pjesëtar i diasporës dhe mërgatës

konsiderohet – “çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës se Kosovës

dhe që ka lindur apo ka prejardhje familjare nga Kosova”.

Diaspora është një komunitet shumë i rëndësishëm që ka dhënë dhe vazhdon të jap një

kontribut shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe demokratizimin e vendit. Në periudhën e

okupimit nga Serbia, Diaspora ka qenë arteria kryesore që ka mbajtur gjallë jetën sociale,

ekonomike dhe politike në Kosovë. Gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta diaspora ishte financuesi

kryesor i sistemit paralel të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë kryesisht përmes fondit të

njohur si “Tre përqindëshi” por edhe formave tjera. Po ashtu diaspora luajti një rol thelbësor

në sensibilizimin e çështjes së shqiptarëve te Kosovës duke e bërë atë pjesë të agjendës

ndërkombëtare. Me fillimin e luftës në Kosovë në vitin 1997, diaspora jo vetëm që kontribuoj

financiarisht përmes fondit “Vendlindja thërret” por shumë të rinj kosovarë që jetonin jashtë

vendit, u nisën drejt atdheut për të ju bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së strukturave ndërkombëtare në Kosovë, diaspora

është lënë anash dhe përfshirja në jetën politike dhe sociale ka qenë e vogël apo aspak.

Diaspora nuk u përfshi as në Këshillin Transitor për Kosovën e as në Strukturat e Përbashkëta

të Përkohshme të Kosovës të themeluara nga Misioni i OKB në Kosovë UNMIK6.

Edhe pas krijimit të institucioneve të Kosovës përfshirja e diasporës në këto institucione ka

qenë pothuajse jo ekzistente. Diaspora nuk ka qenë e përfaqësuar në asnjërin nga institucionet

vendimmarrëse në Kosovë me theks të veçantë në Kuvendin e Kosovës. Çështjet e diasporës

janë mbuluar nga një Departament i veçantë i cili ka funksionuar si pjesë e Ministrisë së

Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Çështjeve Jo-rezidente, deri në vitin 2010 kur është

6 Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2000/1 mbi Strukturat e përbashkëta të administrimit të brendshëm

Page 11: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

11

themeluar Agjencia për Diasporën dhe Mërgatën në kuadër të Zyrës së Kryeministrit e cila

më vonë shkrihet në Ministrinë e Diasporës.

Për më shumë, edhe vet forma e organizimit të diasporës Kosovare ka ndryshuar shumë nga

viti 2000 e këndej pra me mbarimin e luftës në Kosovë. Në periudhën para luftës në Kosovë

diaspora kryesisht është organizuar përmes degëve të partive politike dhe organizatave

humanitare. Në aspektin e shoqërisë civile mund të thuhet se diaspora Kosovare nuk ka qenë

mjaft ose fare e organizuar deri më tani, krejt se fundi vërehen nisma të tilla.

Përkundër OJQ-ve humanitare, që kanë humbur legjitimitetin pas fazës së rindërtimit të

vendit, Kosovarët janë organizuar kryesisht në grupe kulturore, sportive dhe fetare, por jo

edhe në grupe të interesit për të lobuar lidhur me problemet e tyre. Megjithatë tashmë ka disa

përpjekje për të organizuar diasporën në forma profesionale, sikurse rasti i krijimit të një

organizatë ombrellë me qëllim të përfaqësimit të të drejtave politike të shqiptarëve në Zvicër i

quajtur “Kuvendi i Shqiptarëve”, ka përpjekje tjera sikurse Kuvendi i Shqiptarëve për të

organizuar diasporën në forma profesionale, sikurse Asociacioni i Biznesit të Diasporës në

Zvicër, Organizata e Profesionistëve Shëndetësor dhe forma tjera që po lindin dita ditës.

Këto lloje të organizimit mund të shërbejnë në të ardhmen si urë lidhëse të rëndësishme për

bashkëpunim në mënyrë institucionale mes diasporës dhe Kosovës. Ministria e Diasporës si

institucion titullar i Republikës së Kosovës, në mes tjerash ka për mision të hartoj, propozoj

dhe zbatoj politikat dhe legjislacionin për promovimin e vlerave të diasporës dhe mërgatës,

dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre; ndihmoj në promovimin, ruajtjen, kultivimin e identitetit

kulturor, gjuhësor, dhe arsimor të mërgimtarëve.

Kohëve të fundit Ministria ka ndërmarr një varg përpjekjesh në vendosjen e marrëdhënieve

më të mira me Diasporën Kosovare. Këto përpjekje përfshijnë fillimin e procesit të hartimit të

Strategjisë për Diasporën 2013-2018, themelimin Qendra Kulturore, inicimin e konceptit për

regjistrin e diasporës, krijimin e një platforme elektronike për mësimin e gjuhës shqipe,

organizimin e Ditëve të Diasporës në Kosovë, etj.; Mirëpo Ministria dhe legjislacioni aktual

në fuqi në Kosovë nuk mundëson ende përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të

diasporës në proceset vendimmarrëse në Kosovë e që është një nga shqetësimet kryesorë që

shtohet më së shpeshti nga mërgata jonë7.

Reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore që aktualisht është duke ndodhur në Kosovë, nuk ka

prekur farë çështjen e përfaqësimit të diasporës. Kërkesa e Ministrit të Ministrisë së

7 Qendra për Politika dhe Avokim ka zhvilluar mbi 10 intervista me aktivistë nga diaspora kosovare në vende të

ndryshme të Evropës.

Page 12: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

12

Diasporës z Ibrahim Makolli që diasporës ti garantohen 10 vende në Kuvend, nuk është

shqyrtuar ende nga komisioni parlamentar për reformën zgjedhore e as nga liderët politikë të

vendit.

Në anën tjetër edhe shoqëria civile në Kosovë pajtohet se duhet të sigurohet përfaqësim i

diasporës në strukturat vendimmarrëse në Kosovë8. Shoqëria Civile vazhdimisht ka evokuar

për ndarjen e Kosovës në zona zgjedhore ku do mund të krijohej nj zonë jo gjeografike për

diasporën ngjashëm si në Maqedoni apo në Kroaci. Edhe partitë politike pajtohen se diaspora

kosovare duhet të jetë më e përfshirë në struktura e procese vendimmarrëse megjithatë ato

nuk kanë dalë më ndonjë propozim konkret se di do mund të rregullohej kjo.

Diaspora kosovare po ashtu nuk është mjaftueshëm e përfshirë as në proceset zgjedhore në

vend, edhe pse një e drejtë e tillë atyre ju garantohet me kushtetutë. Supozohet se mbi 300

000 qytetarë me të drejtë vote jetojnë jashtë Kosovës, në zgjedhjet e fundit vetëm rreth 3000

prej tyre kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar me postë9.

Mendohet se institucionet e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në veçanti, nuk ka

bërë sa duhet për t’i mundësuar qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës që të ushtrojnë të drejtën

e tyre të zgjedhjes. Forma aktuale e votimit jashtë vendit përmes postës nuk ka treguar të jetë

efektive dhe këtë e pohojnë jo vetëm përfaqësuesit e diasporës por edhe vet SKQZ organi që

menaxhon votimin jashtë vendi. Në zgjedhjet e fundit janë regjistruar 5015 kërkesa për të

votuar me postë dhe nga ato kërkesa vetëm 1045 kanë votuar përmes postës. Shumica e

aplikuesve kane qenë nga Mali i zi, me sakte 3.228 aplikues, dhe shumica janë refuzuar ngase

nuk i kanë plotësuar kriteret e kërkuara.

4. Të Drejtat Politike të Diasporës

Format kryesorë të përfaqësimit të diasporës, ose sigurimit të të drejtave polit ike në vende të

ndryshme përfshijnë: mundësinë për të votuar, mundësin për tu zgjedhur ose për të garuar në

zgjedhje dhe rezervimi apo garantimi i ulëseve në parlament për diasporën.10

Zgjerimi i së drejtës për të votuar për pjesëtarët e diasporës është një fenomen i ri i cili sot

mundësohet në 115 vende dhe territore në botë.11

Kjo paraqet një nga format më të fuqishme

të përfaqësimit politik që vendi i origjinës mund të ofroj për diasporën. Megjithatë ekzistojnë

8 Intervistë me Ardian Arifaj nga Instituti KIPRED dhe Selatin Kllokoqi nga Instituti D4D 9 Intervistë me Adnan Rrustemi, SKQZ 10 Manuali udhëzues “Angazhimi i Diasporës në zhvillimin e vendit” 11 Nadja Braun and Maria Gratschew, ‘Hyrje në votim nga jashtë’

Page 13: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

13

shumë forma të një përfaqësimi të tillë, të cilat vendet e ndryshme i konsiderojnë në rastet kur

mundësojnë përmirësimin e të drejtave politike të diasporës.

Këto forma sugjerojnë se angazhimi i diasporës përmes përfaqësimit nuk është një formë e

lehtë, madje as e drejt e angazhimit strategjik, dhe se në këtë mënyrë shfaqen një numër i

madh i paqartësive dhe mungesë e njohurive lidhur me përfaqësimin politik të diasporës dhe

ndikimi i zgjerimit të së drejtës për të votuar për diasporën.12

Diversiteti i qasjeve dhe

kornizave ligjore tregon se shtetet që tashmë ofrojnë përfaqësimin mund të kenë nevojë të

rishikojnë politikat e tyre. Gjithashtu, mundësia që diasporë të angazhohet në dialog me

përfaqësuesit qeveritar dhe vendimmarrësit në vendlindje është thelbësore për angazhimin e

diasporës. Përvojat e vendeve të ndryshme tregojnë për qasje të ndryshme në raport me

angazhimin e diasporës.

Disa vende kanë krijuar institucione qeveritare përpos mundësisë për të votuar dhe

përfaqësuar në parlament. Përvoja të tjera tregojnë vendosjen e një qasje kuazi-qeveritare

përmes krijimit të Këshillave/Kuvendeve të Diasporës. Këto këshilla kanë për qëllim të

zgjerojnë angazhimin e diasporës me vendin e origjinës dhe kanë përbërje të përzier të

udhëheqësve të diasporë dhe zyrtarëve qeveritar. Për më tepër ato kanë për qëllim të

këshillojnë qeverinë për çështje që kanë të bëjnë me diasporën, promovojnë solidaritetin

ndërmjet diasporës dhe vendit të origjinës.

Republika e Kosovës garanton të drejtat politike dhe të pjesëmarrjes për qytetarët e saj në

përputhshmëri me konventa dhe standarde ndërkombëtare. Kosova synon që këto të drejta të

ua garantoj edhe qytetarëve të saj që jeton jashtë kufijve të vendit.

4.1. Legjislacioni

Dokumenti më i lartë i vendit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 15 të saj,

obligon institucionet e Kosovës për “mbrojtjen e interesave të shtetasve që jetojnë jashtë

Vendit”13

. Po ashtu me nenin 45 të saj, garanton të drejtën zgjedhore dhe të pjesëmarrjes për

të gjithë shtetasit e saj duke mos u kufizuar këtë të drejtë për shtetasit e saj që jetojnë jashtë

territorit të Kosovës.

Përveç me Kushtetute, obligimet e institucioneve të Kosovës karshi diasporës janë të

zbërthyera në një varg ligjesh dhe dokumente tjera të miratuara. Ndër ligjet relevante të kësaj

12 Manuali udhëzues “Angazhimi i Diasporës në zhvillimin e vendit” 13 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 15.

Page 14: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

14

fushe përfshihen: Ligji për Diasporën dhe Mërgatën Ligji Nr. 04/L – 095; Ligji për

shtetësinë, Ligji për shërbimet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, Ligji

për Zgjedhjet nacionale, e një varg ligjesh tjera14

. Ligji për zgjedhje nacionale në veçanti

rregullon pjesëmarrjen e shtetasve kosovarë që jetojnë jashtë vendi në proceset zgjedhore në

Kosovë, në mënyrë specifike me Nenin 6.2 i cili garanton se

“Votuesi me të drejtë vote i cili përkohësisht banon jashtë, ose është zhvendosur nga Kosova

ka të drejtë të votojë në zgjedhje sipas procedurave dhe afateve kohore të përcaktuara në këtë

ligj”

Përveç Ligjeve, Institucionet e Kosovës, kanë hartuar edhe një varg politikash për përfshirjen

e diasporës në jetën politike e sociale në vend si dhe për promovimin dhe ruajtjen e arsimit

dhe kulturës, siç është: Ndarja e Çmimit Vjetor për diasporë dhe mërgatës, kurrikula e

shkollës shqipe për mësimin plotësues në diasporë, poashtu ka filluar hapja e Qendrave

kulturore të Kosovës për diasporën dhe mërgatën, kurse në komunat e Kosovës janë emëruar

zyrtarë të diasporës që do ofrojnë këshilla, ndihmë dhe ofrojnë shërbime të ndryshme për

diasporën. Së fundi Ministria e Diasporës ka hartuar Koncept Projekt-Strategjinë për

Diasporën një dokument që synon t’i promovojë të drejtat politike dhe civile të Diasporës15

.

Veprimet e tilla janë mirëpritur nga diaspora kosovare nëpër botë, sidoqoftë ato cilësohen të

pamjaftueshme dhe shpeshherë jo efikase.

5. Pjesëmarrja në Vendimmarrje – Praktikat Ndërkombëtare

Përfshirja e diasporës në procese dhe struktura vendimmarrëse nuk është vetëm sfidë e

Kosovës por edhe e shumë vendeve me numër të madh të diasporës. Një numër i shteteve si

në Evropë ashtu edhe në kontinentet tjera, kanë miratuar politika afirmative, siç janë vendet e

rezervuara në legjislativë për të i mundësuar qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të marrin

pjesë në proceset vendimmarrëse.

Një numër i shteteve si në Evropë (Kroacia, Franca, Italia, Portugalia dhe Maqedonia), në

Afrikë, (Algjeria, Angola, Cape Verde dhe Mozambiku) dhe në Amerikën latine (Kolumbi,

Ekuador dhe Panama) jo vetëm që lejojnë qytetarët e tyre jashtë vendit për të marrë pjesë në

mënyrë aktive në disa procese zgjedhore, por edhe ua mundësojnë atyre që të zgjedhin

14 Intervistë me përfaqësues nga projekti DfD 15 Koncepti i Projekt-strategjisë për diasporën dhe mërgatën 2013-2018.

Page 15: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

15

përfaqësuesit e tyre në Legjislatura kombëtare16

. Tabela me poshtë tregon shtetin, numrin e

ulëseve për diasporën ne përqindje sipas shteteve:

Shteti Nr i ulëseve nga

diaspora

Në Përqindje Nr totali ulëseve

Algjeria 8 2.0%, 389

Angolë 3 1.4% 220

Cape Verde 6 ( 2 nga Amerika,

Afrika, Evropa

8.3% 72

Kolumbia 1 0.6% 166

Kroacia 6 3.9% 152

Ekuador 6 4.6% 130

France 12 3.6% 331

Itali 12 1.9% 630

Mozambik 2 0.8% 250

Panama 6 4.6% 130

Portugalia 4 1.7% 230

5.1. Mënyrat e votimit nga jashtë

Ka disa mënyra në të cilat votuesit mund të hedhin votën e tyre nga jashtë. India

dhe Sllovenia ofrojë metoda alternative për të votuar nga jashtë, ndërsa vendet e tjera

kufizojnë mundësitë e tyre për arsye logjistike dhe financiare. Disa opsione janë më të

kushtueshme se të tjera, ndërsa disa të tjera ofrojnë kanale më të sigurt ose më të shpejta te

votimit. Katër opsionet kryesore votimit janë si më poshtë:

16 IDEA, ‘Votimi nga jashtë’

Page 16: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

16

5.1.1. Votimi personal

Kjo forme e votimit shpesh zhvillohet në misionet diplomatike ose mjediset e tjera zyrtare.

Votuesi duhet të shkojnë personalisht në një vend të veçantë për të hedhur votën e tyre. Kjo

mund të jetë një mision diplomatik ose një vend i ngritur posaçërisht votimi edhe jashtë

vendit. Ky opsion është përdorur nga 55 vende është procedura më e përdorur gjerësisht në

Afganistan për Argjentina, Hungaria dhe Afrika e Jugut. Përparësitë kryesore të këtij opsioni

janë se ajo siguron fshehtësinë e votës por që është e kushtueshme dhe e komplikuar për të u

organizuar.

5.1.2. Votimi me postë

Mundësia më e zakonshme, vënë në dispozicion nga shumica e vendeve që

praktikojnë votimin nga jashtë, është votimi postar. Përparësitë e këtij opsioni mund të

praktikohet nga shumica e vendeve në botë dhe është lehte i qaseshem, ndërsa të metat mund

të përfshijnë shërbim e ngadalta postare. Votuesi plotëson fletën e votimit në një vend, ai ose

ajo zgjedh dhe votimi transmetohet më pas me postë të zakonshme në vendin e origjinës.

Nganjëherë kërkohen dëshmitarët për të konfirmuar identitetin e zgjedhësit dhe dëshmitar se

ai ose ajo ka mbushur në fletën e votimit lirisht dhe pa ndërhyrje. Votimi me postë është

metodë e vetme votimi në Kanada, Jersey, Norvegjia, Meksika dhe Zvicra.

5.1.3. Votimi Proxy ( me prokurë)

Një qytetar që jeton ose qëndrojnë jashtë mund të zgjedhë një qytetar brenda vendit që ai të

votojë në emrin e tij. Kjo metodë lejohet vetëm në katër shtete dhe është i kombinuar edhe

me format tjera të votimit nga jashtë.

5.1.4. Votimi elektronik

Përhapjen e teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit, veçanërisht në internet

dhe telefona celularë, mund të sigurojnë kanale të reja votuese që mund të lehtësojnë votimin

e jashtëm në veçanti në të ardhmen e afërt. Votuesi mund të përdorë internetin, telefonin apo

formave tjera të asistencës personal digjital. PDA është formë e votimit që mund të rritet në

të ardhmen por deri më tani vetëm Estonia, Franca dhe Holanda kanë ofruar këtë opsion për

votuesit e tyre që jetojnë jashtë vendit.

5.2. Mundësia e votimit elektronik në Kosovë

Mundësia për të aplikuar votimin elektronikë në Kosovë jo vetëm për votuesit jashtë Kosovës

por në përgjithësi tashmë është një temë që ka filluar të diskutohet në Kosovë. Aplikimi i

Page 17: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

17

votimit elektronik jo vetëm që kërkon të bëhen ndryshime në legjislacion, e cila nuk do ishte

shumë e vështirë, por po ashtu kërkon zhvillimin e një teknologjia që do mundësonte

identifikimin e votuesit në formë elektronike dhe krijimin e një sistemi të lartë të sigurisë së

të dhënave të votuesve dhe të votës.

Aplikimi i një forme të tillë të votimit natyrisht ka përparësitë dhe mangësitë e veta. Ndër

përparësitë kryesorë është se do mundësonte publikimin e shpejtë të rezultateve dhe të

vështirësonte ose pamundësonte disa nga manipulimet tradicionale që kanë ndodhur në

zgjedhjet e fundit në Kosovë siç është votimi në emër të personave tjerë. Po ashtu kjo formë e

votimit ruan fshehtësinë e votës dhe edhe pse në dukje mund të jetë i kushtueshëm ai mund të

jetë më i lirë se votimi në formën e tanishëm pasi që do kërkonte numër më të vogël të

komisioneve që do angazhoheshin, dhe pajisjet do mund të përdoreshim në më shumë

zgjedhje për dallim nga fletëvotimet që përdoren vetëm një here dhe kanë po ashtu një kosto

jo fort të ultë.

Sidoqoftë ky sistem ka edhe mangësitë e veta, aplikimi i një forme të tillë të votimit si forma

e vetme e votimit do të privonte nga votimi një numër të votuesve më në moshë që nuk janë

të familjarizuar me përdorimin e pajisjeve elektronike. Po ashtu edhe përkundër nivelit të

lartë të sigurisë së instaluar, ekziston çdoherë dyshimi se do mund të kishte ndërhyrje nga

jashtë në manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve.

6. Praktikat e vendeve të tjera në përfaqësimin e diasporës

Ky studim, më poshtë paraqet praktikat e vendeve të rajonit dhe më gjerë të përfaqësimit të

diasporës në vendet e origjinës, një hapësirë e veçantë i është kushtuar kompozicionit në

nivel qendror, mënyrës së përfaqësimit, funksionit, ngecjeve dhe formave tjera që praktikat e

këtyre vendeve i kanë hasur apo i hasin edhe sot.

6.1. Maqedonia

Parlamenti i Maqedonisë ka 123 deputet të cilët përfaqësojnë gjashtë zona zgjedhore. Çdo

zonë zgjedhë nga 6 deputetë përmes sistemit proporcional me lista të mbyllura, ndërsa tre

deputetë përfaqëson diasporën. Listat zgjedhore janë të tipit të mbyllur dhe subjektet politike,

paraprakisht përcaktojnë renditjen e kandidatëve për përzgjedhje në garën për deputet.

6.1.1. Përfaqësimi

Maqedonia ka sistem zgjedhor karakteristik nga shtetet e tjera në rajon, megjithatë ka

ngjashmëri demografike dhe socio-politike me Kosovën. Në Maqedoni kuota gjinore është 30

Page 18: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

18

%, përderisa nuk ka kuota për diskriminim pozitiv të pakicave apo komuniteteve të tjera

etnike. Maqedonia po ashtu nuk aplikon prag elektoral, me çka subjektet e vogla politike janë

të favorizuara. Në parlamentin maqedonas, 3 ulëse janë të rezervuara për përfaqësuesit e

diasporës. Këta përfaqësues zgjedhën nga tri zona të ndara gjeografike për diasporën. Votimit

për pjesëtarët e diasporës zhvillohet nëpër njësitë diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë,

gjë që e bënë mjaft jo efikas dhe të pa favorshëm këtë formë të votimit.

6.1.2. Sfidat

Megjithatë, garantimi i ulëseve të rezervuara për diasporën, në Maqedoni është përcjellë me

shumë skepticizëm nga akterët politik, kryesisht ata opozitar, të cilët kanë pasur rezerva rreth

kapaciteteve të shtetit, për të organizuar zgjedhje jashtë territorit të Maqedonisë. Kodi

Zgjedhor i Maqedonisë, për dispozitat të cilat rregullojnë ulëset e rezervuara për diasporën

ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë, më pretendimin se shkel dispozitat

kushtetuese, mirëpo nuk pati sukses, pasi e njëjta kishte hedhur poshtë ankesat.

Në zgjedhjet e fundit në Maqedoni, kishin votuar vetëm 4.088 votues, nga 7.213 sa ishin

regjistruar si votues të cilët kanë nënshtetësi maqedonase dhe jetojnë jashtë territorit të

Maqedonisë. Popullsia e Maqedonisë është 2.1 milion banorë, dhe ka rreth 55 njësi

diplomatike dhe konsullore jashtë shtetit në të cilat zhvillohet procesi zgjedhor.

6.2. Kroacia

Kroacia është republikë parlamentare e cila ka 4.1 milion banorë. Ky vend po ashtu ka disa

ngjashmëri me Kosovën dhe veçanërisht kur është fjala për trajtimin e pakicave në parlament.

Kuvendi Kroat (Sabor) nuk e ka numrin fiks të deputetëve. Ai varion nga 148 deri në 160

ulëse. Ky vend ka 12 zona zgjedhore të cilët dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend, prej të

cilave dhjetë janë të rregullta ndërsa dy të tjera për diasporën dhe pakicat kombëtare. Zonat e

rregullta dërgojnë nga 14 deputet secila dhe atë përmes sistemit proporcional me lista të

mbyllura. Pragu elektoral edhe në Kroaci është 5%, gjë e cila i favorizon subjektet e mëdha

politike.

6.2.1. Përfaqësimi

Zona 11 në Kroaci, është zonë jo-gjeografike dhe e njëjta është e dedikuar për zgjedhjen e

përfaqësuesve të diasporës. Nga kjo zonë në Kuvendin kroat, mund të dërgohen deri në 12

deputet. Mirëpo ky numër nuk është fikës dhe varësisht nga pjesëmarrja e diasporës në

procesin e votimeve reflekton edhe numri i deputetëve të zgjedhur. Si pasojë e kritikave të

shumta që ka pasur lidhur me numrin e madh të ulëseve të rezervuara, janë bërë ndryshime në

Page 19: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

19

ligjet përkatëse dhe tani diaspora dërgon maksimalisht 6 deputet në Kuvend. Kjo e bënë

Kroacinë sistem mjaftë karakteristik, pasi e njëjta nuk e ka të përcaktuar numrin e deputetëve

paraprakisht. Kroacia për dallim nga Kosova nuk ka kuotë gjinore dhe përkundër kësaj një

numër shumë i madh i femrave arrijnë të fitojnë mandatin e deputetes.

6.2.2. Përfaqësimi në trupat e Kuvendit

Kroacia për të shtuar efikasitetin e Kuvendit në përfaqësimin e diasporës, përveç ulëseve të

rezervuara ka themeluar edhe komision të veçantë parlamentar, i cili si trup i kuvendit do të

ndihmonte të njëjtit në adresimin e problemeve të tyre. Kroacia gjithashtu me legjislacionin e

saj, ka themeluar edhe Këshillin Qeveritar të Republikës së Kroacisë për Kroatët që jetojnë

jashtë territorit të Kroacisë. Ky Këshill përbëhet nga 55 anëtar. Të gjithë anëtarët e këshillit

janë banorë të cilët jetojnë jashtë territorit të Kroacisë. Këshilli shërben si trup këshillues i

Qeverisë Kroate, në krijimin dhe zbatimin e politikave, aktivitete dhe programeve të cilat

kanë të bëjnë me diasporën

6.3. Serbia

Serbia është shtet me 7.1 milion banor dhe me një numër të madh të pakicave etnike që

jetojnë në këtë vend. Sistemi elektoral është proporcional dhe me prag elektoral 5%, i cili nuk

vlen për subjektet politike të cilat përfaqësojnë pakicat etnike. Zgjedhjet parlamentare

dërgojnë në Kuvend 250 deputet të cilët zgjedhën si pjesë e një tërësie apo një zone të

përbashkët zgjedhore. Kuvendi i Serbisë zgjedhë, kabinetin qeveritar dhe kompetencat e

presidentit janë të natyrës ceremoniale, pasi ka vetëm përgjegjësi të kufizuara ekzekutive.

6.3.1. Përfaqësimi

Serbia është një ndër shembujt e organizimit të mirë jashtë institucional të diasporës, e që

shtetit amë i ka dhënë shumë në aspektin politik, diplomatik dhe kulturor në shumë vende të

Evropës dhe më gjerë. Ndikimi i Diasporës serbe në vendimmarrje ka qenë i madh, madje

diaspora serbe mund të thuhet se ka qenë pasuria më e fuqishëm i politikës së jashtme serbe.

Ligji i Serbisë për Diasporën, ka paraparë themelimin e Kuvendit të Diasporës, institucion ky

i cili do të përbëhet nga 45 delegat. Roli i këtij Kuvendi është t’i identifikoj problemet me të

cilat ballafaqohet diaspora serbe dhe të ofroj strategji për zgjidhjen e tyre. Ky Kuvend është

institucioni më i lartë për çështjet e diasporës dhe do të përbëhet nga: Kryeministri Serb,

Ministri i Diasporës (i cili nuk ekziston më), Ministri i Punëve të Jashtme, i Punëve të

Brendshme, Financave, Arsimit etj. Kuvendi në përbëje të tij ka edhe tre këshille, të cilat janë

Page 20: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

20

për çështje Ekonomike, Politike dhe Kulturore. Megjithatë edhe ky institucion në këtë shtet

deri më tani nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

6.3.2. Votimi

Çështja e diasporës në serbi është temë relativisht e re, e cila ka filluar të debatohet dhe

rregullohet me ligj vetëm viteve të fundit. Për dallim nga Kroacia dhe Maqedonia, të cilat

kanë garantuar ulëset në Kuvendet përkatëse, Serbia nuk ka bërë një zgjedhje të ngjashme.

Duke falënderuar ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Zgjedhjen e Përfaqësuesve dhe Ligjit

për Zgjedhjet Presidenciale, nga viti 2004, shtetasit serb, jashtë vendit mund të votojnë për

zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Përkundër ndryshimeve që janë bërë në ligjet përkatëse për zgjedhjet, ndikimi i diasporës

serbe në votime ka qenë simbolik dhe nuk ka pasur ndikimin e ngjashëm me atë të Kroacisë.

Shumë pak persona janë regjistruar për të votuar dhe më pak ka qenë interesimi për të marr

pjesë në zgjedhje. Për këtë gjë faji është hedhur në mungesën e kapaciteteve të administratës

për të organizuar zgjedhje jashtë territorit serb. Edhe Serbia, procesin e votimit të diasporës e

bënë në njësitë konsullore dhe diplomatike të saj.

6.3.3. Legjislacioni

Serbia ka miratuar Ligjin për Diasporën dhe serbët e regjionit dhe gjithashtu ka themeluar

komision parlamentar i cili ka për qëllim të drejtoj dhe intensifikoj angazhimin e Kuvendit

serb në çështjet të cilat lidhin interesat e diasporës. Për shembull po që se diaspora serbe,

identifikon problem ndonjë ligj apo çështje të caktuar, komisioni përkatës do të bëjë inicimet

e duhura procedurale në Kuvend. Për disa vite radhazi Serbia ka pasur edhe Ministri në

kuadër të kabinetit qeveritar për çështjen e diasporës e cila nuk ekziston me.

6.4. Zvicra

Parlamenti zviceran është i përbërë nga dy dhoma, me pushtet të barabartë: Këshilli Nacional

dhe Këshilli i Kantoneve. Këshilli Nacional përbehet prej 200 deputetëve. Karriget janë të

shpërndara në mes të kantoneve, sipas peshës së tyre të popullatës rezidentë permanentë të

Zvicrës, të bazuar në regjistrimin zyrtar. Gjashtë kantonet e Zvicrës Romande (Vaud,

Genève, Valais, Fribourg, Neuchâtel e Jura) dërgojnë në Bernë 50 deputetë, Zvicra italiane 8

si dhe Zvicra gjermane 142. Zgjedhjet mbahen në kantone dhe partitë e ndryshme politike i

ndajnë numrin e karrigeve sipas fuqisë së tyre zgjedhore përkatëse.

Page 21: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

21

6.4.1. Përfaqësimi

Qytetaret e Zvicrës që jetojnë jashtë vendit posedojnë të drejta politike në Zvicër qysh nga

viti 1997. Fillimisht, ju dha e drejta për te votuar vetëm në territorin e Zvicrës. Ata duhej të

ktheheshin në Zvicër vetëm për të votuar. Me pas, në vitin 1989 Këshilli Federal i Zvicrës ia

dha të drejtën qytetareve zviceran që jetojnë jashtë të votojnë nga vendet të cilat ata jetojnë

me anë të postes. Votimi mund të behet nga të gjitha anët e botes pa kufizime. Qytetaret

zviceran që jetojnë jashtë, jo vetëm që e kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e Këshillit

Nacional. Por poashtu kanë të drejt të kandidojnë për të gjitha postet. Qytetarët zviceran që

jetojnë jashtë, mund të votojnë për Këshillin e kantoneve vetëm nëse ju mundësohet nga ligji

i kantonit të cilit i përkasin. Ky mund të jetë kantoni në të cilën kanë lindur apo kanë jetuar.

Për ta ushtruar të drejtën e tyre politike ata duhet ta kontaktojnë zyrën e zgjedhjeve lokale në

komunën përkatëse, më pas, ata mund të votojnë duke e dërguar fletëvotimin personalisht në

komunë si të gjithë banoret zviceran ose përmes postes. (Neni 1 - BPRAS). Këto janë

mënyrat e vetme të votimit për qytetaret zviceran që jetojnë jashtë. Por së voni janë bërë

shumë debate rreth votimit në mënyre elektronike por ende nuk është aprovuar diçka e tillë.

Për shkak të sistemit federal të Zvicrës, të drejtat e votimit, për qytetaret zviceran që jetojnë

jashtë, ka dallime nga niveli nacional dhe niveli i kantoneve.

Në nivelin nacional ata ushtrojnë të njëjtat drejta si qytetaret banorë të Zvicrës, ndërsa në

nivelin kantonal, vetëm 11 kantone nga 26 (qysh prej 1 Tetor 2004; Basel-Land, Bern,

Fribourg, Geneva, Graubünden, Jura, Neuchwtel, Schwyz, Solothurn, Ticino dhe Zurich) ju

japin të drejtën t’i ushtrojnë të drejtat e tyre politike. Sidoqoftë, ky numër po rritet. Në fund të

vitit 2006 ishin 645,010 qytetar zviceran që jetoni jashtë prej të cilëve 494,802 kishin të

drejtë të votonin. Në Këshillin Federal, diaspora zviceranë nuk merre pjesë, ndërsa në

Këshillin nacional, Partia Schweizerische Volkspartei-SVP, i prezantoi ata si pjesë e një listë

shtesë. ( Lista 21: SVP-Union of Swiss Abroad) Deri tani asnjë kandidat i cili jeton jashtë

vendit nuk është zgjedhur në ndonjërin këshill, kjo shpjegohet me shpërndarjen e votave që

vijnë nga diaspora zvicerane në 26 kantonet.

6.5. Italia

Italia ka sistem shume partiak. Ka një president, asamblenë (kuvendin) e cila udhëhiqet nga

kryeministri dhe degën legjislative e cila përbehet nga dy dhoma dhe ka 945 anëtarë

(parlamentare), 630 prej të cilave janë pjesë e Dhomës së deputeteve dhe 315 janë pjesë e

Senatit. Të dy dhomat kanë detyrat dhe fuqi të njëjta dhe kushtetuta i trajton si të tilla, edhe

Page 22: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

22

pse, tradicionalisht senati konsiderohet si fuqi më e lartë pasi që presidenti i senatit është ai i

cili do ta zëvendësonte presidentin në raste të jashtëzakonshme.

Dhoma e deputetëve siç ceket edhe më lart, përbehet prej 630 deputeteve prej të cilëve 618

dalin nga zgjedhjet në Itali, ndërsa 12 të tjerët zgjidhen nga qytetaret italian në diasporë.

Pjesëtarët e dhomës së deputeteve, për dallim nga pjesëtarët e Senatit të cilët duhet të jenë

mbi moshën 40 vjeçare, mund të zgjidhen qysh në moshën 25 vjeçare në baze të votave të lira

të qytetarëve. Me 27 Dhjetor 2001 miratohet ligji numër 459 për diasporën, me të cilin ligj

qytetaret që jetojnë jashtë shtetit fitojnë të drejtën për të votuar.

6.5.1. Përfaqësimi

Votimi mund të bëhet në mënyrë elektronike dhe të drejtë votimi kenë të gjithë italianet të

cilët janë të regjistruar si qytetar Italian dhe jetojnë jashtë vendit. (AIRE- Registry Office of

Italian Citizens living Abroad) Më 30 Nëntor 2005 për herë të parë Diasporës iu dha e drejta

për tu zgjedhur deputetet të parlamentit Italian. Kështu që, Diasporës, iu dha mundësia që të

jenë pjesë e vendimmarrjes në parlament. Diaspora (rreth 2.7 milion qytetar Italian që jetojnë

jashtë) ka të drejtë të zgjedhe 12 kandidatë për parlament dhe 6 senator. Mandati i deputetëve

zgjatë 5 vjet. Nga Evropa zgjedhën 6 deputet dhe 2 senator, nga Amerika Veriore dhe

Amerika Qendrore zgjedhën 2 deputet dhe 1 senator, nga Amerika Jugore 3 deputet dhe 2

senator dhe Afrika, Azia. Oqeania dhe Antarktiku zgjedhin 1 deputet dhe 1 senator.

Kjo ndarje është bërë në bazë të numrit të shtetasve Italian qe jetojnë në këto kontinente.

Kandidat të listës nga diaspora mund të jenë të gjithë qytetarët qe janë të regjistruar si qytetar

të Italisë që jetojnë jashtë. Lista e kandidateve duhet të dërgohet në kancelarinë e divizionit

në gjykatë e apelit në Rome. (Chancery Division of the Court of Appeal) konsullatat italiane

shpërndajnë dokumentacionin zgjedhor, fletëvotimet, në adresë të atyre me të drejtë vote. Si

përfundim, qytetareve italian qe jetojnë jashtë (diaspora), ju jepet e drejta për votuar dhe për

t’u kandiduar njëkohësisht. Ata kanë të drejtë të votojnë nëpërmjet postes elektronike dhe

nëpërmjet ambasadave italiane në gjithë boten.

6.6. Franca

Parlamenti francez përbëhet prej dy dhomave; Asambleja Kombëtare dhe Senati, prej të

cilave zgjedhën dhe deputetët. Asambleja Kombëtare paraqet dhome të ulet me karakter

përfaqësues popullor e cila zgjidhet me mandatë 5 vjeçar. Kjo dhomë ka 577 deputetë të

zgjedhur drejtpërdrejt, sipas sistemit mazhoritar.

Page 23: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

23

6.6.1. Përfaqësimi

Për herë të parë në vitin 2012 u vendosë qe pjesë e Asamblesë kombëtare të jenë edhe 11

deputet, qytetare francez qe jetojnë jashtë vendit. Ata zgjedhën në baze të votave të 2.5

milion qytetarëve francez të cilët jetojnë në jashtë Francës. Iniciator i gjithë kësaj nisme ishte

ish-presidenti Nicolas Sarkozy i cili e propozoi për herë të parë qysh në vitin 2008. Ne France

diaspora mund të votoj në mënyre elektronike, kurse Senati paraqet dhomën e lartë dhe me

ndikim të lartë politik. Zgjedhja bëhet në baze të parimit të përfaqësimit territorial të të gjitha

viseve në Francë.

Kjo dhomë ka 348 anëtarë (ky numër mund të ndryshoj varësisht nga numri i qytetarëve), 13

prej të cilëve i përfaqësojnë territoret e jashtëm të Francës dhe me kushtetutë, qysh nga

Republika e V(1964), parashihet qe 12 qytetarë francez që jetojnë jashtë vendit të

përfaqësohen në senat gjithashtu. Mandati i deputetëve është 9 vjet. 12 qytetaret francez qe

jetojnë jashtë vendit zgjedhën nga asambleja e qytetarëve francez qe jetojnë jashtë.

6.7. Izraeli

Shteti i Izraelit është një demokraci parlamentare. Sistemi zgjedhor Izraelit mund të

përshkruhet më mirë si një sistem i përfaqësimit proporcional, do të thotë se numri i votave

në aspektin e përqindjes që një parti ka marrë në zgjedhjet korrespondon me numrin e

mandateve që partia të fitojë në parlament (Kenset). Parlamenti njëdhomësh përbëhet nga 120

vende.

6.7.1. Përfaqësimi

E drejta e një qytetari të Izraelit që jetojnë jashtë vendit dhe të drejtën e tyre për të votuar në

zgjedhjet legjislative varet nga aktiviteti i tyre si një mërgimtar. Vetëm ata që janë të

përfshirë në shërbimet qeveritare jashtë vendit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin

zgjedhor në Izrael. Në shkurt të vitit 2010 një ligj u propozua nga kryeministri i Izraelit,

Benjamin Netanjahu për të lejuar shtetasit izraelitë qe jetojnë jashtë vendit të ushtrojnë të

drejtën e votës. Ky ligj u propozua pas marrëveshjes së koalicionit në vitin 2009. Megjithatë,

për shkak të polemikave politike që rrethon këtë propozim, ai u tërhoq. Në vitin 2012, ligji u

propozua përsëri, duke lejuar qytetarët izraelitë që jetojnë jashtë të ushtrojnë të drejtën e

votës, por vetëm për 4 vitet e para pasi ata të kenë emigruar nga shteti i Izraelit. Ky propozim

i ri u hoq gjithashtu dhe pasojat e kësaj politike u ndjenë në zgjedhjet legjislative në janar

2013, ku u raportua se qytetarët izraelitë që punojnë jashtë shtetit për OJQ-të që shërbejnë

shtetit të Izraelit nuk mund të votojnë ngase ata nuk llogariten si punëtorë të qeverisë. Izraeli

Page 24: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

24

edhe pse një vend me shumë diasporë dhe lidhje të ngushta me ta, nuk shquhet për politika

favorizuese për diasporën e vet.

6.8. Portugalia

Portugalia është një republikë parlamentare, bazuar në një model të përfaqësimit

proporcional. Legjislatura Portugeze ka një dhomë, Kuvendin e Republikës (Assembleia da

Republica) që ka 230 vende. Kandidatët janë zgjedhur për të shërbyer për një mandat 4 vjeçar

në Kuvendin e Republikës përmes një sistem të përfaqësimit proporcional më lista të

mbyllura gjatë zgjedhjeve legjislative. Presidenti zgjidhet për të shërbyer për një mandat 5

vjeçar sipas sistemit zgjedhor dy raundesh, ai është përgjegjës për emërimin e Kryeministrit.

Portugalia së bashku me Irlandën, janë dy vendet të cilat kanë numrin më të madh të

qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Kjo për shkak të historisë së këtij shteti si perandori

koloniale. Një numër shumë i madh i qytetarëve të këtij vendi emigruan apo vazhduan të

jetojnë në ish kolonitë të cilat dikur i sundonte Perandoria Portugeze. Si pasojë e migrimit

Portugalia ka humbur numrin më të madh të popullsisë nga tërësia e saj, me përjashtim të

Irlandës.

6.8.1. Përfaqësimi

Diasporës portugeze, i janë dhënë një serë të drejtash në lidhje me përfaqësimin në sistemin

politik në Portugali. Votimi për qytetarët portugez që jetojnë jashtë vendit është i garantuar

shprehimisht nga kushtetuta (neni 172 i Kushtetutës). E drejta e votuesve jashtë vendit është e

përcaktuar edhe më ligj, i cili thotë se për zgjedhjet legjislative, kriteret për pranimin e

votuesve të jashtëm janë të njëjta me atë të zgjedhësve të brendshme.

Përfaqësues nga diaspora Portugeze janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës që nga

viti 1976, me 2 deputetë të zgjedhur në 2 qarqet elektorale të caktuar për Diasporën. Një qark

zgjedhor për Evropën, dhe një qark për pjesën tjetër të botës, në të cilën jeton diaspora

Portugeze. Megjithatë, të dy kandidatët për deputetët duhet minimalisht të sigurojnë votat e

55.000 zgjedhësve, si kusht për të zënë vend në parlamentin Portugez.

Që nga viti 1997, pas rishikimit të Kushtetutës, votuesve që jetojnë jashtë Portugalisë u është

dhënë e drejtë që të votojnë për zgjedhjet presidenciale, si dhe për referendumet kombëtare.

Megjithëse, të drejtat e votimit për diasporën u zgjeruan në vitin 1997 në lidhje me zgjedhjet

presidenciale, kriteret janë bërë më të rrepta në mënyrë që të sigurohet ekzistenca e lidhjeve

efektive për komunitetin kombëtar. Në mënyrë që të jenë të ligjshëm për të votuar në

zgjedhjet presidenciale, votuesit që jetojnë jashtë vendit ose duhet të kenë jetuar në një vend

Page 25: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

25

të BE-së, ata që kanë jetuar jo më shumë se 10 vjet në ndonjë vend tjetër, ose që kanë qenë

në Portugali dhe kanë qëndruar për të paktën 30 ditë në 3 vitet e fundit dhe duhet të jenë në

gjendje të provojnë se ata mund të flasin rrjedhshëm portugalisht. Këto kritere për pranim

kërkohen me ligj (Ligji nr. 5/2005 të datës 8 shtator 2005). Kriteret për kualifikim për

referendumet janë të njëjta sikurse kriteret e kërkuara për zgjedhjet presidenciale.

Portugalia ka një procedurë të përzier për votimin e jashtme nga lloji i zgjedhjeve që

zhvillohen. Për zgjedhjet legjislative, aplikohet procedura votimit përmes postës. Ministria e

Administrimit të Brendshme dërgon fletët e votimit për të gjithë qytetarët e regjistruar në

diasporë. Votuesi pastaj duhet t’ia plotësoj fletëvotimin dhe këtë duhet të vendos në një zarf

së bashku me kopjen e kartës së votimit. Ndërsa, në zgjedhjet presidenciale, qytetarët e

regjistruar në diasporë duhet të votojnë në vendvotimin më të afërt nga vendbanimi i tij.

6.9. Irlanda

Kur flitet për diasporën, Irlandezët janë populli që më së miri e njeh këtë fenomen. Llogaritet

se mbi 100 milion banorë, kanë migruar nga ky shtet në mes viteve 1830 – 1914. Irlandezët

kanë migruar më së shumti në vende si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Zelanda e Re,

Australia, Afrikën e Jugut, Brazili, Argjentina, Britania e Madhe etj.

Republika e Irlandës është demokraci parlamentare, dhe sistemi i saj politik është i bazuar në

përfaqësim proporcional. Parlamenti i Irlandës është dy dhomësh (bikameral), i përbërë nga,

dhoma e përfaqësuesve që ndryshe njihet edhe si dhoma e ulët dhe nga Senati apo dhoma e

lartë. Dhoma e përfaqësuesve ka 166 anëtarë të cilët zgjidhen nga vota popullore, në bazë të

sistemit proporcional zgjedhor, më një mandate 5 vjeçar. Ndërsa e dhoma e lartë apo Senati

nuk i nënshtrohet një procesi direkt zgjedhor sikurse dhoma e ulët, mirëpo anëtarët e tij

emërohen nga një proces jashtë zgjedhor.

Presidenti i Irlandës zgjidhet nga qytetarët e Irlandës përmes një votimi direkt, dhe mandat i

tij zgjat 7 vjet. Kryeministri Irlandez është lider i partisë më numrin më të madh të ulëseve në

dhomën e ulët të Parlamentit të Irlandës, dhe emërohet nga Presidenti i Vendit.

6.9.1. Përfaqësimi

Në Irlandë, qytetarët të cilët jetojnë jashtë vendit nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në

procesin politik apo zgjedhor, pasi që kjo nuk është e rregulluar më asnjë ligj apo dispozitë

tjetër. Kjo do të thotë se një Irlandez i cili jeton në ndonjë vend tjetër nuk mund të marrë

pjesë në zgjedhjet nacionale, presidenciale dhe as në referendum. Përjashtim nga ky rregull

Page 26: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

26

bëjnë vetëm punonjësit e qeverisë Irlandeze të cilët punojnë në misionet diplomatike jashtë

vendit.

Ka pasur nisma për të lejuar qytetarët irlandezë që jetojnë jashtë vendit që të kenë të drejtën e

votës, mirëpo nuk ka pasur ndonjë progres në këtë drejtim. Madje në Irlandë, në qoftë së

tentohet të votohet nga ndonjë qytetarë që jeton jashtë vendit, kjo konsiderohet mashtrim

zgjedhor dhe mund të dënohet deri më 2 vjet burg.

Disa politikanë kanë bërë thirrje për të rishikuar këtë ligj, mirëpo për këtë akoma nuk është

arritur që të diskutohet në nivel kombëtar. Megjithatë, për shkak të rënies ekonomike që ka

ndodhur në Irlandë, dhe numrit të madh të emigrantëve ekonomikë, kohëve të fundit ka

filluar të diskutohet për të drejtat e qytetarëve irlandezë që jetojnë jashtë vendit dhe kjo duket

se nuk do të mund të injorohet nga politikanët, të cilët kanë kundërshtuar një hap të tillë.

6.10. Turqia

Turqia moderne, u themelua si një republikë parlamentare më 29 tetor 1923, duke i dhënë

fund sundimit mbi 600 vjeçar të sulltanatit. Republika e Turqisë është një demokraci

parlamentare, sistemi i saj është i bazuar në një model të përfaqësimit proporcional. Turqia

është e përbërë nga 81 krahina dhe në zgjedhje krahina e Stambollit është ndarë në 3 zona

zgjedhore, ndërsa krahinat e Ankarasë dhe Izmirit janë të ndara në 2 zona zgjedhore për

shkak të popullsisë së madhe që kanë. Asambleja Kombëtare e Turqisë është një legjislaturë

një dhomëshe, e përbërë nga 550 deputetë, me një mandate zgjedhor 4 vjeçar. Zgjedhja e tyre

bëhet nëpërmjet votës popullore në 85 zonat zgjedhore bazuar në një sistem proporcional

zgjedhor .

Presidenti i Turqisë deri më tani është zgjedhur nga Asambleja Kombëtare e Turqisë. Mirëpo

në vitin 2007, është miratuar një ligj i ri i cili e ka zëvendësuar këtë model me një model të ri,

sipas të cilit presidenti duhet të zgjidhet me anë të votës popullore në zgjedhjet presidenciale.

Ky sistem i ri do të aplikohet për herë të parë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014.

Kryeministri emërohet nga presidenti dhe është zakonisht kreu i partisë me më së shumti

vende në Asamblenë Kombëtare.

6.10.1. Votimi për diasporën

Në vitin 2008, është miratuar një ligji i cili u ka mundësuar qytetarëve turq që jetojnë jashtë

vendit, të votojnë në vend votimet e vendosura në pikat doganore, aeroport. Kjo do të thotë

se një shtetas turk i cili banon jashtë Turqisë mund të votoi vetëm nëse shkon në Turqi, ose të

paktën në pikat doganore.

Page 27: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

27

Në vitin 2011 është tentuar që të ndryshohet kjo mënyrë e votimit, duke lejuar që qytetarët

turq të cilët jetojnë jashtë Turqisë të votojnë në vendet e tyre të banimit pas pasur nevojë që të

shkojnë në Turqi, mirëpo kjo përpjeke është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Në maj të vitit 2012, është miratuar një ligj i ri, i cili u lejon qytetarëve turq që jetojnë jashtë

vendit të drejtën e votës në vendin e tyre të banimit, duke votuar në ambasadat ose

konsullatat që ndodhën në vendin ku jetojnë.

Pra, qytetarët turq që jetojnë jashtë vendit, mund të marrin pjesë përmes votimit personal në

zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet presidenciale dhe referendumet. Qysh në vitin 2014 ata

mund të aplikojnë këtë të drejtë duke votuar në zgjedhjet presidenciale dhe një vit më vonë në

2015 duke votuar për zgjedhjet nacionale.

7. Konkluzione

Diaspora dhe mërgata kosovare nuk është e përfaqësuar në organet vendimmarrëse ne

Kosovë. Për më tepër ajo nuk është pjesë e proceseve vendimmarrëse te vendit dhe shumë

pak apo fare është e konsultuar dhe e përfshirë në procese të rëndësishme për Kosovën.

Për të siguruar përfaqësimin e diasporës në organet vendimmarrëse ne Kosovës nevojitet të

behën ndryshime legjislative duke filluar prej aktit të më lartë Kushtetutës, ligjit për zgjedhjet

dhe disa akte tjera normative.

Ndarja e Kosovës në shumë zona zgjedhore do mundësonte të krijoje një zonë e veçantë për

diasporën. Numri i deputetëve të zgjedhur nga diaspora do të përcaktohej në përputhshmër i

me numrin e votuesve të regjistruar nga diaspora dhe në pajtueshmëri me numrin e votave të

nevojshme për nj ulëse.

Listat aktuale të votuesve përkundër problemeve tjera të shumta, përfshinë edhe të gjithë

shtetasit e Kosovës të cilët aktualisht nuk e kanë banimin e përhershëm në Kosovë. Shtetasit

kosovar me të drejtë vote por që nuk jetojnë brenda territorit të Kosovës do duhej të

përfshiheshin në një listë të veçantë.

Ministria e Punëve te Brendshme dhe Ministria e Diasporës duhet të hartojnë një regjistër të

veçantë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit. Një regjistër i tillë po ashtu duhet ta ketë edhe

Komisioni Qendror Zgjedhor. Organet përkatëse, Ministria e Punëve të Brendshme apo

ndonjë organ tjetër kompetent do duhej të nxjerrë një vendim se sa duhet të jetë kohëzgjatja

Page 28: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

28

kur një shtetas i Kosovës jeton jashtë vendi e duhet të hiqet nga lista e votuesve të rregullt për

të u përfshirë në listën e votuesve nga jashtë vendit.

Votimi nga jashtë vendit me postë deri më tani nuk ka qenë efikas. KQZ dhe organet tjera

kompetente duhet të shqyrtojnë mundësi tjera alternative për të i mundësuar një numri më të

madh të votuesve jashtë vendit të hedhin votën e tyre. Poashtu diaspora do duhej të

inkurajohej për të marrë pjesë më shumë në zgjedhje.

Votimi elektronik kërkon aplikim të teknologjisë së avancuar informative që do mundësonte

identifikimin e votuesve dhe sigurinë e të dhënave. Po ashtu do duhet të bëheshin ndryshime

në legjislacion për të mundësuar një gjë të tillë.

8. Përmbledhje dhe rekomandimet nga Konferenca

Me qëllim të diskutimit të rezultateve të këtij hulumtimi më 28 mars 2013, në Prishtinë u

mbajt Konferenca ‘Për një përfaqësim më të mirë të diasporës në politikë dhe vendimmarrje’.

Në këtë konferencë morën pjesë më shumë se 57 pjesëmarrës, prej tyre 16 pjesëtarë të

diasporës, përkatësisht nga Zvicra, Gjermania, Belgjika, Suedia, Turqia dhe Shtetet e

Bashkuara. Në konferencë gjithashtu morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, si

Ministria e Diasporës, Ministria e Punëve të Jashtme, Komisioni Qendror Zgjedhor, si dhe

përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

Pjesëmarrësit në konferencës shprehën rëndësinë e diskutimit të kësaj çështjeje dhe takimit të

akterëve kryesorë në Kosovë dhe diasporë. Ministri i Diasporës theksoi përpjekjet që

Ministria është duke bërë drejt përmirësimit të përfaqësimit të diasporës dhe përfshirjes në

jetën politike në Kosovë.

Pjesëtarët e diasporës që ishin prezent në këtë konferencë, vlerësuan faktin e organizimit të

kësaj ngjarjeje dhe theksuan se diaspora ka luajtur një rolë të veçantë në të kaluarën dhe do të

vazhdoj të kontribuoj në zhvillimin e Kosovës. Megjithatë, ata theksuan nevojën për

përmirësimin e komunikimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe diasporës, qoftë përmes

përfaqësimit në institucionet e Kosovës ose krijimit të një organizate gjithëpërfshirëse që

përfaqëson tërë diasporën në botë. Në anën tjetër, pjesëtarët e diasporës theksuan se

profesionistët e diasporës me përvojë duhet të përfshihen sa më shumë në mënyrë që të

përfitohet nga përvoja e tyre, prandaj kjo shton nevojën për përfaqësimin e diasporës në

Parlamentin e Kosovës dhe nevojën për të përmirësuar pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhje,

Page 29: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

29

qoftë përmes votimit elektronik ose përmes organizimit të zgjedhjeve në misione diplomatike

dhe konsullore.

Në konferencë, u theksua gjithashtu nevoja për ndryshimet e legjislacionit për të konsideruar

angazhimin e pjesëtarëve të diasporës në institucionet e Kosovës, si dhe përfaqësimin në

parlament. Disa pjesëmarrës propozuan mundësin e rezervimit të ulëseve për diasporën.

Gjithashtu, një organizim më i mirë i diasporës do të kontribuonte në integrimin social dhe

politik të diasporës në vendet ku jetojnë dhe nevoja për organizimin më të mirë të vet

diasporës, përkon më fuqizimin dhe mbajtjen e lidhjeve me vendlindje dhe komunikim me

efikas. Kjo i mundëson diasporës të loboj jo vetëm në institucionet e Kosovës por edhe në

Evropë, dhe se do të ndihmojë në evropianizimin e shoqërisë kosovare.

Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, shprehën vlerësimin e tyre për kontributin që

diaspora ka dhënë dhe vazhdon të jep, posaçërisht atë financiar. Të gjithë u pajtuan se

diaspora duhet të përfaqësohet në institucionet e Kosovës. Ata poashtu theksuan nevojën që

të bëhet më shumë për diasporën, në veçanti në fushën e arsimit plotësues në gjuhën shqipe.

Megjithatë, ata besojnë se diaspora duhet të ketë ulëse të garantuara në parlament. Në anën

tjetër, u përkrah propozimi për organizimin e zgjedhjeve në ambasada ose konsullata dhe

krijimi i një liste të ndarë të votuesve për diasporën.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile në anën tjetër, shprehën mbështetjen e tyre për nevojën e

përfaqësimit të diasporës në institucionet vendimmarrëse në Kosovë. Në veçanti ata theksuan

se duhet të krijohet një listë e posaçme për diasporën në mënyrë që të mos abuzohet në emër

të tyre. Përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor u pajtuan se Sekretariati i këtij

institucioni duhet të përmirësoj procedurat për t’i mundësuar diasporës pjesëmarrjen në

proceset zgjedhore dhe kërkuan nga përfaqësuesit e diasporës të dalin me propozime të tyre

konkrete dhe madje të bëjnë presion tek KQZ-ja për të bërë ndryshimet e nevojshme që do të

rezultonte pjesëmarrje më të lartë të diasporës në zgjedhje.

Page 30: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

30

8.1. Iniciativat/veprimet e dala nga konferenca për Institucionet përkatëse

Nr. Rekomandimi/Veprimi

Institucioni

përgjegjës

Partnerët mbështetës

1 Krijimi i një grupi lobues apo këshilli

transnacional me përfaqësues të

diasporës nga vende të ndryshme me

qëllim të përmirësimit të përfaqësimit

të Diasporës në vendimmarrje

Kuvendi i Shqiptarëve

në Zvicër

Ministria e Diasporës

Kuvendi i Kosovës

IMD/DfD

2 Krijimi i një Komisioni Parlamentar

për Diasporën dhe mërgatën

Kuvendi i Kosovës Ministria e Diasporës

3 - Përfaqësimi i Diasporës në

vendimmarrje.

- Rezervimi e vendeve në

parlament

- Ndryshimi i legjislacionit të

nevojshëm: Kushtetuta e

Kosovës, ligji për zgjedhjet, etj

Kuvendi i Kosovës

Ministria e Diasporës

Partitë politike

4 - Ndryshimi i procedurave për

pjesëmarrjen e diasporës në

zgjedhje.

- Numri i deputeteve që vijnë

nga diaspora do varej nga

numri i pjesëmarrësve në

votime nga diaspora.

- Krijimi i listës së veçantë të

votuesve nga diaspora

Komisioni Qendror

Zgjedhor

Ministria e Punëve të

Brendshme

Ministria e Diasporës

5 Regjistrimi i diasporës dhe mërgatës

kosovare nëpër botë

Ministria e Diasporës,

Agjencia e Statistikave

Ministria e Punëve të

Brendshme

Ministria e Punëve të

Page 31: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

31

Jashtme

6 Përmirësimi i komunikimit ndërmjet

Institucioneve vendimmarrëse dhe

diasporës. Krijimi i një mekanizmi që

do të mundësonte përfshirjen e

diasporës në zhvillimin e politikave si

dhe në proceset e rëndësishme

vendimmarrëse në Kosovë, përmes

konsultimeve publike apo formave

tjera të përfshirjes

Ministria e Diasporës Kuvendi i Shqiptarëve

në Zvicër

OJQ në diasporë

Mediat

Qendrat Kulturore të

Kosovës

7. Organizimi i kongreseve

mbarëkombëtare të diasporës

Ministria e Diasporës Kuvendi i Shqiptarëve

në Zvicër

Shoqata Vatra

Shoqatat dhe lidhjet

tjera në Diasporë

8. Themelimi i Organizatës Përfaqësuese

/Ombrellë të Diasporës në Kosovë, që

të përfaqësoj dhe loboj për politika dhe

kushte më të mira për diasporën

Kuvendi i Shqiptarëve

ne Zvicër

VATRA

Shoqatat e diasporës

nga tjera

Ministria e Diasporës

Kuvendi i Shqiptarëve

në Zvicër

Shoqata VATRA

Shoqatat tjera në

Diasporë

Shoqëria Civile etj

Page 32: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

32

8.2. Lista e pjesëmarrësve

Emri dhe Mbiemri Institucioni/Vendi Adresa emailit

Faruk Osmani Zvicër [email protected]

Ekrem Krasniqi Belgjike [email protected]

Hafiz Gagica Gjermani [email protected]

Jeton Kryeziu Zvicer [email protected]

Qëndresa Koxha Zvicer [email protected]

Ylfete Fanaj Zvicer

Avni Dervishi Suedi [email protected]

Sevdali Tahiri Zvicer sevdali.tahiri@albinfo

Bashkim Iseni Zvicer bashkim.iseni@albinfo

Jerry Rexha USA [email protected]

Esma Bunjaku Turqi [email protected],

Rame Vata PDK [email protected],

Ismet Mulaj AKR [email protected]

Jahja Lluka AAK [email protected]

Hysen Durmishi LVV [email protected]

Ibrahim Makolli Ministër i Diasporës [email protected]

Jetmira Berdynaj MPJ [email protected]

Elis Badalli MED [email protected]

Besim Berisha MED [email protected]

Nexhat Beqiri MPB [email protected]

Deli Balidemaj MASH [email protected]

Ramadan Thaqi MPB [email protected]

Page 33: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

33

Besim Jashari MTI [email protected]

Adnan Rrustemi KQZ [email protected]

Alban Krasniqi KQZ [email protected]

Besnik Dermaku ASK [email protected]

Avni Kastrati ASK [email protected]

Zeqir Kurtishaj Komuna e Suharekës [email protected]

Nexhmije Kallaba Komuna e

Kamenicës

[email protected]

Vebi Neziri UP [email protected]

Isuf Zejna KDI [email protected]

Besnik Shala IOM [email protected]

Valmir Ismajli KDI [email protected]

Kushtrim Kaloshi ATRC [email protected]

Shpend Kursani KIPRED [email protected]

Driton Qeriqi IFES [email protected]

Merita Stavileci SDC [email protected]

Dajana Berisha FIQ [email protected]

Ardian Arifaj KIPRED [email protected]

Selatin Kllokoqi D4D [email protected]

Denis Nushi UNDP [email protected]

Jetmir Bakija Konsulent [email protected]

Nysret Vitia Konsulent [email protected]

Ramadan Bekteshi PR [email protected]

Labinot Hoxha Krahet e shqiponjës [email protected]

Shqipe Pantina QPA [email protected]

Ajna Asllani QPA [email protected]

Page 34: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

34

Milaim Morina QPA [email protected]

Elbasan Morina IMD [email protected]

Vedat Sagonjeva IMD [email protected]

Rudina Heroi - Puka IMD [email protected]

Pranvera Kusari IMD [email protected]

Selvije Bajrami Gazeta Zeri [email protected]

Enkela Sahiti Gazeta Bota Sot

Skender Krasniqi Kosova Pres

Mejreme Tahirukaj Radio Kosova [email protected]

Kadri Ismail Radio Alba

Lura Pollozhani [email protected]

Page 35: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

35

9. Bibliografia

9.1. Lista e të intervistuarve

Bashkim Iseni

Zvicër 24.01.2013

Hilmi Gashi

Zvicër 21.01.2013

Ylfete Fanaj

Zvicër 22.01.2013

Gazmend Haliti

Zvicër 20.01.2013

Orhan Spahiu

Zvicër 22.01.2013

Besnik Kryeziu

Zvicër 24.01.2013

Hafiz Gagica

Gjermani 25.01.2013

Ardian Arifaj

KIPRED - Prishtinë 18.01.2013

Selatin Kllokoqi

D4D - Prishtinë 21.01.2013

Adnan Rrustemi

SKQZ - Prishtinë 24.01.2013

Abedin Mehmenti Agjencia e Regjistrimit Civil –

MPB – Prishtinë

28.01.2013

Myzeine Selmani Deputete - Prishtinë 28.01.2013

Page 36: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

36

9.2. Referencat

1. Andy Sundberg (2007) ‘Diaspora e përfaqësuar në parlamentet e vendit të origjinës’

https://www.overseasvotefoundation.org/files/Diasporas_Represented_in_their_Home

_Country_Parliaments.pdf

2. Andy Sundberg, (2007) ‘Zvicra: Votimi i Diasporës në një shtet Federal me

demokraci të Drejtpërdrejt”

https://www.overseasvotefoundation.org/files/A_Case_Study_of_Swiss_Diaspora_Vo

ting.pdf

3. Cape Verde - Udhëzues për Zgjedhje. Democracy assistance & elections news from

the Consortium for Elections and Political Process Strengthening (CEPPS)

http://www.electionguide.org/country.php?ID=40

4. Domenico Calabria (2006) “Italian citizens living abroad are voting: instructions for

use”. èItalia number 37, January-February 2006.

http://www.italplanet.it/interna.asp?sez=303&info=5836

5. Ercan Yavuz, Gazeta Today’s Zaman “High court, YSK and CHP dash Turkish

expats' hopes of voting” Publikuar në Gazetën Today’s Zaman, 1 mars 2011.

http://www.todayszaman.com/neësDetail_getNewsById.action?neësId=236954

6. Francesco Ragazzi dhe Kristina Balalovska (2012) “Politikat e Diasporës dhe

qytetaria post-territoriale në Kroaci, Serbi dhe Maqedoni” CITSEE Working Paper

Series 2011/18, Edinburgh, Scotland, UK.

http://www.law.ed.ac.uk/file_download/series/338_diasporapoliticsandpostterritorialc

itizenshipincroatiaserbiaandmacedonia.pdf

7. Gazeta ditore Today’s Zaman “Deputy PM says Turkish expats to vote abroad in

2014 elections”, Publikuar në Portalin e Gazetës Today’s Zaman, 22 Dhjetor 2012,

Stamboll http://

www.todayszaman.com/neësDetail_getNewsById.action?neësId=301907

8. Hein de Haas (2006) “Angazhimi i Diasporës – Si mund ta përkrahin qeveritë dhe

agjencitë zhvillimore përfshirjen e diasporës në zhvillimin e shteteve të origjinës”’

International Migration Institute, University of Oxford.

http://www.imi.ox.ac.uk/pdfs/engaging-diasporas-hein-de-haas.pdf

Page 37: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

37

9. IDEA, Manuali Udhëzues, ‘ Votimi nga jashtë – Manuali ndërkombëtar IDEA’

http://www.idea.int/publications/voting_from_abroad/upload/Voting_from_abroad.pd

f

10. Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave. (2011) “Studim krahasues

i sistemeve elektorale në Evropën Juglindore, KIPRED, Prishtinë, Qershor 2011.

http://www.kipred.org/advCms/documents/69697_Electoral_Reform.pdf

11. International Radio Serbia – “ Votimi i Diasporës Serbe”, Publikuar më 4 maj 2012.

http://voiceofserbia.org/content/voting-serbian-diaspora

12. Izraeli - Udhëzues për Zgjedhje. Democracy assistance & elections news from the

Consortium for Elections and Political Process Strengthening (CEPPS) -

http://electionguide.org/country.php?ID=106

13. Kodi elektoral i Maqedonisë – Legjislacioni në Maqedoni, The World Law Guide

http://www.lexadin.nl/ëlg/legis/nofr/eur/lxëemac.htm

14. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë:

http://www.sobranie.mk/en/?ItemID=9F7452BF44EE814B8DB897C1858B71FF

15. Kushtetuta e Republikës së Serbisë -

http://www.srbija.gov.rs/cinjenice_o_srbiji/ustav.php?change_lang=en

16. Ligji për zgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin Kroat. Faqja zyrtare e Parlamentit

Kroat: http://www.sabor.hr/Default.aspx?art=2447

17. Martin Russell (2011) “Angazhimi i Diasporës përmes përfaqësimit”. Hartuar për

Global Diaspora Toolkit, http://diasporamatters.com/wp-

content/uploads/2011/05/Diaspora-Toolkit-Booklet-7.pdf

18. Ministria e punëve të jashtme e Izraelit, ‘Demokracia e Izraelit – Si funksionon’

http://www.mfa.gov.il/MFA/Government/Branches+of+Government/Executive/Israel

i+Democracy+-+Hoë+does+it+ëork.htm

19. Moldavia - Udhëzues për Zgjedhje. Democracy assistance & elections news from the

Consortium for Elections and Political Process Strengthening (CEPPS) -

http://www.electionguide.org/country.php?ID=142

20. Organizata e Zviceranëve jashtë shtetit, ‘Të drejtat politike’,

http://aso.ch/de/beratung/leben-im-ausland/politische-rechte

21. Parlamenti i Republikës së Kroacisë - http://www.sabor.hr

22. Parlamenti i Republikës së Maqedonisë - http://www.sobranie.mk

23. Parlamenti i Republikës së Serbisë - http://www.parlament.gov.rs

Page 38: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

38

24. Parlamenti Kroat, Kushtetuta e Republikës së Kroacisë,

http://www.sabor.hr/Default.aspx?art=2405

25. Portali Informativ The journal, (2012) ‘Të drejtat e votimit mund të zgjerohen jashtë

vendit, deklaron Gilmore’ http://www.thejournal.ie/voting-rights-could-be-extended-

to-irish-abroad-says-gilmore-386396-Mar2012/

26. Portali Informativ The journal, Anketa ‘A duhet qytetarët irlandez të cilët jetojnë

jashtë vendit të votojnë në zgjedhje?’, http://www.thejournal.ie/irish-people-abroad-

voting-689804-Nov2012/

27. Portali Informative Aljazeera, ‘Bashkatdhetarët turk në votimet elektorale’

http://m.aljazeera.com/story/2011693582512237 , e azhurnuar së fundi më 9 qershor

2011

28. Portali VICA ‘ Votat e qytetarëve irlandez jashtë shtetit’ http://www.vica.ie/

29. Portali VIMENTIS, (2007), ‘ Sistemi elektoral në Zvicër’

http://www.vimentis.ch/d/publikation/114/Das+ëahlsystem+der+Schëeiz.html

30. Portugalia - Udhëzues për Zgjedhje. Democracy assistance & elections news from the

Consortium for Elections and Political Process Strengthening (CEPPS)

http://www.electionguide.org/country.php?ID=174

31. Psephos Arkiva e Adam Carr mbi Zgjedhjet, Republika e Turqisë

http://psephos.adam-carr.net/countries/t/turkey/statsturkey.shtml

32. Public Service Information [ONLINE] Available at:

http://www.citizensinformation.ie/en/government_in_ireland/ [Last Accessed

February 2013

33. Qeveria e Maqedonisë, Ligji nr. 42/2002 mbi Zgjedhjen e Anëtarëve të Kuvendit në

Maqedoni, http://www.izbori.gov.mk/pretsedatelski2004/eng/zizborpratenici.php

34. Qeveria e Serbisë, ‘Ligji për amandamentimin dhe ndryshimin e aktit ligjor për

zgjedhjen e deputetëve në Serbi’ www.rik.parlament.gov.rs/engleski/propisi/333-04-

prevod.zip

35. Qeveria e Serbisë, Ligji mbi Zgjedhjen e Përfaqësuesve të Serbisë (2000),

http://www.rik.parlament.gov.rs/engleski/propisi/Zakon_izb_posl_Eng.zipQeveria e

Serbisë,

36. Qeveria e Serbisë, Ligji mbi zgjedhjen e presidentit të Republikës së Serbisë,

http://unpan1.un.org/intradoc/groups/public/documents/untc/unpan016495.pdf

37. Roger Darlington, “Udhëzues i Shkurtër i Parlamentit Italian”.

http://www.rogerdarlington.me.uk/Italianpoliticalsystem.html

Page 39: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

39

38. Sistemet Qeveritare dhe Ideologjitë Politike: Histori e shkurtër e Strukturës Qeveritare

të Italisë.” Projects by Students for Students.

http://library.thinkquest.org/07aug/00540/italy.html

39. Steven Lydo (2011) The Boston Globe “Irish election is only for the Irish living in

Ireland, leaving out expatriates everywhere.

http://www.boston.com/news/world/blog/2011/10/irish-election.html

40. Turqia - Udhëzues për Zgjedhje. Democracy assistance & elections news from the

Consortium for Elections and Political Process Strengthening (CEPPS)

http://www.electionguide.org/country.php?ID=218

Page 40: DIASPORA - QPA-RKS.orgqpa-rks.org/wp-content/uploads/2015/02/Perfaqesimi-i... · 2015-03-10 · këtij punimi. Një falënderim i veçantë shkon po ashtu për Agjencinë Zvicerane

40

Projektit ‘Diaspora për Zhvillim’ ka për qëllim të lehtësoj komunikimin në

mes të diasporës dhe Kosovës, në mënyrë që diaspora t’i investoj:

njohuritë, përvojën dhe financat në nismat socio-ekonomike në Kosovë.

Vizioni i projektit ‘Diaspora për Zhvillim’ është të kontribuojë në zhvillim

socio-ekonomik të Kosovës.

Projekti ‘Diaspora për Zhvillim - DfD’ ka filluar së zbatuari në dhjetor

2011. DfD zbatohet nga Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim – IMD, në

konsulencë të Solidar Suisse- Zvicër.

Projekti DfD financohet dhe mbështetet nga Agjencia për Zhvillim dhe

Bashkëpunim në

Kosovë / SDC-K