direktiva e praktikËs ndËrkombËtare tË auditimit …b... · finaciare mund të jenë mjete...

86
KONSIDERATA TË VEÇANTA NË AUDITIMIN E INSTRUMENTEVE FINANCIARE DPNA 1000 1010 DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT 1000 KONSIDERATA TË VEÇANTA NË AUDITIMIN E INSTRUMENTEVE FINANCIARE PËRMBAJTJA Paragrafi Hyrje ....................................................................................................... 110 Seksioni IInformacion i Përgjithshëm rreth Instrumenteve Financiare 1169 Qëllimi dhe Rreziqet e Përdorimit të Instrumenteve Financiare .............. 1419 Kontrollet që Lidhen me Instrumentet Financiare ................................... 2023 Plotësia, Saktësia dhe Ekzistenca ............................................................ 2433 Konfirmimet Tregtare dhe me Agjencitë e Shlyerjes ...................... 2526 Rakordimet me Bankat dhe Kujdestarët .......................................... 2730 Kontrollet e Tjera mbi Plotësinë, Saktësinë dhe Eksistencën ........... 3133 Vlerësimi i Instrumenteve Financiare ..................................................... 3464 Kërkesat e Raportimit Financiar ...................................................... 3437 Inputet e Vëzhgueshme dhe të Pavëzhgueshme .............................. 3839 Efektet e Tegjeve Joaktive ............................................................... 4042 Procesi i Vlerësimit i Drejtimit ......................................................... 4363 Modelet ..................................................................................... 4749 Një Shëmbull i një Intrumenti Financiar të Zakonshëm ............ 5051 Burimet e Çmuarjes nga Palët e Treta .......................................... 5262 Përdorimi i Ekspertëve të Vlerësimit ......................................... 63 Çështje të Lidhura me Detyrimet Financiare ................................... 64 Praraqitja dhe Informacionet Shpjeguese për Instrumentet Financiare .... 6569 Kategoritë e Informacioneve Shpjeguese në Shënime............... 6769 Seksioni IIKonsideratat e Auditimit në Lidhje me Instrumentet Financiare ................................................................................................... 70145

Upload: others

Post on 27-Oct-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

KONSIDERATA TË VEÇANTA NË AUDITIMIN E INSTRUMENTEVE FINANCIARE

DPNA 1000 1010

DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT 1000

KONSIDERATA TË VEÇANTA NË AUDITIMIN E INSTRUMENTEVE FINANCIARE

PËRMBAJTJA

Paragrafi

Hyrje ....................................................................................................... 1–10

Seksioni I—Informacion i Përgjithshëm rreth Instrumenteve Financiare 11–69

Qëllimi dhe Rreziqet e Përdorimit të Instrumenteve Financiare .............. 14–19

Kontrollet që Lidhen me Instrumentet Financiare ................................... 20–23

Plotësia, Saktësia dhe Ekzistenca ............................................................ 24–33

Konfirmimet Tregtare dhe me Agjencitë e Shlyerjes ...................... 25–26

Rakordimet me Bankat dhe Kujdestarët .......................................... 27–30

Kontrollet e Tjera mbi Plotësinë, Saktësinë dhe Eksistencën ........... 31–33

Vlerësimi i Instrumenteve Financiare ..................................................... 34–64

Kërkesat e Raportimit Financiar ...................................................... 34–37

Inputet e Vëzhgueshme dhe të Pavëzhgueshme .............................. 38–39

Efektet e Tegjeve Joaktive ............................................................... 40–42

Procesi i Vlerësimit i Drejtimit ......................................................... 43–63

Modelet ..................................................................................... 47–49

Një Shëmbull i një Intrumenti Financiar të Zakonshëm ............ 50–51

Burimet e Çmuarjes nga Palët e Treta .......................................... 52–62

Përdorimi i Ekspertëve të Vlerësimit ......................................... 63

Çështje të Lidhura me Detyrimet Financiare ................................... 64

Praraqitja dhe Informacionet Shpjeguese për Instrumentet Financiare .... 65–69

Kategoritë e Informacioneve Shpjeguese në Shënime ............... 67–69

Seksioni II—Konsideratat e Auditimit në Lidhje me Instrumentet Financiare

................................................................................................... 70–145

Page 2: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1011

Skepticizmi Profesional ........................................................................... 71–72

Konsideratat për Planifikimin ................................................................. 73–84

Njohja dhe Kuptimi i Kërkesave Kontabël dhe për Dhënien e Informacioneve

Shpjeguese ....................................................................................... 74

Njohja dhe Kuptimi i Instrumenteve Financiare ............................... 75–77

Përdorimi në Auditim i Personave me Aftësi dhe Njohuri të Specializuara 78–80

Njohja dhe Kuptimi i Kontrollit të Brendshëm ................................ 81

Njohja dhe Kuptimi i Natyrës, Rolit dhe Aktiviteteve të Funksionit të Auditimit të

Brendshëm ........................................................................................ 82–83

Njohja dhe Kuptimi i Metodologjisë së Drejtimit për Vlerësimin e Instrumenteve

Financiare ........................................................................................ 84

Vlerësimi dhe Reagimi ndaj Rrezikut të Anomalisë Materiale ............... 85–105

Konsiderata të Përgjithshme në Lidhje me Instrumentet Financiare 85

Faktorët e Rrezikut të Mashtrimit ..................................................... 86–88

Vlerësimi i Rrezikut të Anomalisë Materiale ................................... 89-90

Faktorët që Duhen Mbajtur Parasysh për Përcaktimin Nëse dhe Deri në Çfarë Mase,

Duhet të Testohet Efektiviteti i Funksionimit të Kontrolleve.......... 91–95

Procedurat Thelbësore ...................................................................... 96–97

Testimet me Qëllime të Dyfishta ...................................................... 98

Afatet e Procedurave të Audituesit ................................................... 99–102

Procedurat që Lidhen me Plotësinë, Saktësinë, Ekzistencën, Ndodhjen dhe të

Drejtat e Detyrimet ........................................................................... 103–105

Vlerësimi i Instrumenteve Financiare ...................................................... 106–137

Kërkesat e Raportimit Financiar ......................................................... 106–108

Vlerësimi i Rrezikut të Anomalisë Materiale të Lidhur me Vlerësimin 109–113

Rreziqet e Rëndësishme ............................................................ 110–113

Përpunimi i një Metode Auditimi ..................................................... 114–115

Konsideratat e Auditimit Kur Drejtimi Përdor një Burim të Çmuarjes nga një Palë e

Tretë ............................................................................................ 116–120

Page 3: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1012

Konsideratat e Audituesit kur Drejtimi Çmon Vlerat e Drejta Duke Përdorur një

Model ............................................................................................ 121–132

Vlerësimi Nëse Hipotezat e Përdorura nga Drejtimi Janë të Arsyeshme

............................................................................................ 129–132

Konsideratat e Auditimit Kur nga Entiteti Përdoret një Ekspert i Drejtimit

............................................................................................ 133–135

Llogaritja e një Pike ose Instervali Çmuarje ..................................... 136–137

Paraqitja dhe Dhënia e Informacioneve Shpjeguese për Instrumentet Financiare

............................................................................................ 138–141

Procedurat në Lidhje me Paraqitjen dhe Dhënien e Informacioneve Shpjeguese për

Instrumentet Financiare .................................................................... 140–141

Konsideratat e Tjera Përkatëse të Auditmit ............................................. 142–145

Deklarimet me Shkrim ...................................................................... 142

Komunikimi me Personat e Ngarkuar me Qeverisjen dhe të Tjerët 143–145

Komunikimi me Rregullatorët dhe të Tjerët .............................. 145

Shtojcë: Shembuj të Kontrolleve në Lidhje me Instrumentet Financiare

Direktiva e Praktikës Ndërkombëtare të Auditimit (DPNA) 1000, Konsideratat e

Veçanta në Auditimin e Instrumenteve Financiare, duhet të lexohet e lidhur ngushtë

me Parathënien për Deklaratat Ndërkombëtare të Kontrollit të Cilësisë, Auditimit,

Rishikimit, Sigurive të Tjera dhe Shërbimeve të Lidhura. DPNA-të nuk imponojnë

kërkesa shtesë mbi audituesit, përtej atyre që janë të përfshira në Standardet

Ndërkombëtare të Auditimit (SNA), dhe as ndryshojnë përgjegjësitë e audituesit për

të qenë në pajtim me të gjithë SNA-të që kanë të bëjnë me auditimin. DPNA-të japin

ndihmesë praktike për audituesit. Ato kanë për synim që t’u shpërndahen personave

përgjegjës për standardet kombëtare, ose të përdoren në hartimin e materaleve

përkatës në shkallë kombëtare. Gjithashtu, ato sigurojë materiale, që firmat mund të

përdorin për hartimin e programeve të tyre të trajnimit dhe udhëzimeve të brendshme.

Page 4: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1013

Hyrje

1. Instrumentet financiare mund të përdoren për qëllime të ndryshme nga entitetet

financiare dhe jofinanciare të të gjitha madhësive. Disa entitete kanë volume të

mëdha të zotërimeve dhe transaksioneve, ndërkohë që entitetet e tjera mund të

angazhohen vetëm në pak transaksione të intrumenteve financiare. Disa entitete

mund të mbajnë një pozicion në instumentet financiare për të marrë përsipër

dhe përfituar nga rreziku, ndërkohë që entitete të tjera mund të përdorin

instrumentet financiare për të ulur disa rreziqe të caktuara, duke mbrojtuar ose

menaxhuar ekspozimin ndaj rrezikut. Direktiva e praktikave ndërkombëtare të

auditimit (DPNA) është e përshtatshme për të gjitha këto situata.

2. Standardet Ndërkombetare të Auditimit (SNA) në vijim janë veçanërisht të

përshtatshme për auditimin e instrumentave financiare:

(a) SNA 5401, i cili trajton përgjegjësitë e audituesit në lidhje me auditimin e

çmuarjeve kontabël, përfshirë çmuarjet kontabël të lidhura me

instrumentet financiare, të matura me vlerë të drejtë;

(b) SNA 315 (i rishikuar)2 dhe SNA 3303, te cilat trajtojnë identifikimin dhe

vlerësimin e rreziqeve të anomalisë materiale dhe reagimin ndaj këtyre

rreziqeve; dhe

(c) SNA 5004, i cili shpjegon se çfarë përbën një evidencë auditimi dhe trajton

përgjegjësitë e audituesit për të hartuar dhe kryer procedurat e auditimit

për të marrë evidencë auditimi të mjaftueshme dhe të përshtatshme dhe

për të qenë në gjendje të nxjerrë konkluzionet e arsyeshme në të cilat të

bazojë opinionin e audituesit.

3. Qëllimi i kësaj DPNA-je është të japë:

(a) Informacionin e përgjithshëm lidhur me instrumentet financiare (Seksioni

I); dhe

1 SNA 540, Auditimi i çmuarjeve kontabël, përfshirë çmuarjet kontabël të vlerës së drejtë, dhe

shpjegimet përkatëse 2 SNA 315 (i rishikuar), identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve të anomalisë materiale nëpërmjet njohjes

së entitetit dhe mjedisit të tij 3 SNA 330, Reagimet e audituesit ndaj rreziqeve të vlerësuara 4 SNA 500, Evidenca e auditimit.

Page 5: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1014

(b) Diskutimet e konsideratave të auditimit lidhur me instrumentet financiare

(Seksioni II).

DPNA-të japin ndihmë praktike për audituesit. Ato parashikohet të

shpërndahen nga autoritetet përgjegjëse për standardet kombëtare ose të

përdoren në hartimin e materialeve përkatëse kombëtare. Gjithashtu, ato

sigurojnë materiale që mund të përdoren nga firmat për të zhvilluar programet e

tyre të trajnimit dhe udhëzimet e tyre të brendshme.

4. Kjo DPNA është e përshtatshme për entitetet e të gjitha madhësive, pasi të

gjitha entitetet mund të jenë subjekt i rrezikut të anomalisë materiale kur

përdorin instrumentet financiare.

5. Udhëzimi mbi vlerësimin5 në këtë DPNA, ka të ngjarë të jetë më i

përshtatshëm për instrumentet financiare të matura ose të paraqitura me vlerën

e drejtë, ndërkohë që udhëzimi mbi fushat e tjera përveç vlerësimit, zbatohet

njëlloj për instrumentet financiare të matura ose me vlerën e drejtë apo me

koston e amortizuar. Kjo DPNA është gjithashtu, i zbatueshëm, si për aktivet

ashtu edhe detyrimet. Kjo DPNA nuk merret me instrumente të tilla si:

(a) Instrumentet financiare më të thjeshta, siç janë mjetet monetare, huatë e

thjeshta, llogaritë e arkëtueshme dhe llogaritë e pagueshme tregtare;

(b) Investimet në instrumentet e kapitalit në shoqëritë e palistuara;

(c) Kontaratat e sigurimit.

6. Gjithashtu, kjo DPNA nuk trajton çështje kontabël specifike, të përshtatshme

për instrumentet financiare, të tilla si kontabiliteti mbrojtës, fitimi ose humbja

në çelje (e njohur ndryshe si fitimi ose humbja në “Ditën e parë”), kompesimi,

transferimi i rrezikut ose zhvlerësimi, përfshirë provizionin e humbjes nga

kredia. Megjithëse këto çështje në fjalë mund të lidhen me kontabilizimin e

instrumenteve financiare të një entiteti, një diskutim i konsideratave të

audituesit lidhur me mënyrën e adresimit të kërkesave kontabël specifike,

shkon përtej objektivit të kësaj DPNA-je.

7. Një auditim në përputhje me SNA-të, kryhet me supozimin që drejtimi dhe kur

është e përshtatshme, personat e ngarkuar me qeverisjen, kanë pranuar disa

përgjegjësi. Këto përgjegjësi përfshijnë bërjen e matjeve me vlerën e drejtë.

Kjo DPNA nuk imponon përgjegjësi mbi drejtimin ose mbi personat e ngarkuar

5 Në këtë DPNA, termat “vlerësim” dhe “matje” zëvendësojnë njëra-tjerën.

Page 6: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1015

me qeverisjen dhe nuk anashkalon ligjet dhe rregullat që kanë të bëjnë me

përgjegjësitë e tyre.

8. Kjo DPNA ka qenë shkruar në kontekstin e kuadrove të raportimit financiar për

qëllime të përgjithshme, të paraqitjes së drejtë por mundet gjithashtu, që ajo të

jetë e dobishme dhe e përshtatshme sipas rrethanve, edhe për kuadro të tjerë të

raportimit financiar, siç janë kuadrot e raportimit financiar për qëllime të

veçanta.

9. Kjo DPNA fokusohet në pohimet e vlerësimit, paraqitjes dhe dhënies së

informacioneve shpjeguese, por gjithashtu, ajo mbulon, në më pak detaje,

plotësinë, saktësinë, ekzistencën dhe të drejtat e detyrimet.

10. Instrumentet financiare janë të ndjeshëm ndaj pasigurisë në çmuarje, e cila

përkufizohet në SNA 540 si “ndjeshmëria e një çmuarje kontabël dhe

informacioneve shpjeguese përkatëse, ndaj mungesës së vetvetishme të

saktësisë në matjen e saj.”6 Pasiguria në çmuarje, ndër të tjera, ndikohet nga

kompleksiteti i intrumenteve financiare. Natyra dhe besueshmëria e

informacionit në dispozicion, në mbështetje të matjes së instrumeteve

financiare varion shumë, çka ndikon në pasigurinë në çmuarje të lidhur me

matjen e tyre. Kjo DPNA përdor termin “pasiguri në matje” për t’iu referuar

pasigurisë në çmuarje të lidhur me matjet me vlerën e drejtë.

Seksioni I – Informacioni i Përgjithshëm rreth Instrumenteve

Financiare

11. Instrumentave financiare, mund të përkufizohen në mënyra të ndryshme në

kuadro të ndryshme të raportimit financiar. Për shembull, Standardet

Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) e përkufizojnë një instrument

financiar si një kontratë që krijon një aktiv financiar për një entitet dhe një

detyrim financiar ose instrument kapitali për një entitet tjetër.7 Instrumentet

finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose

detyrimi kontraktual për të marrë ose dhënë mjete monetare, apo për të

këmbyer aktive ose detyrime financiare, disa kontrata të shlyera me instrumetet

e kapitalit të vet të entitetit, disa kontrata mbi zërat jofinanciarë, ose kontrata të

caktuara të lëshuara nga siguruesit që nuk plotësojnë përkufizimin e një

kontrate sigurimi. Ky përkufzim përfshin një gamë të gjerë të intrumentave

financiare, që nga huatë dhe depozitat e thjeshta deri tek derivativët kompleksë,

produktet e strukturuar dhe disa kontrata të mallrave.

12. Instrumentet financiare variojnë sipas kompleksitetit, megjithëse kompleksiteti

i intrumentave financiare mund të krijohet nga burime të ndryshme, të tilla si

6 SNA 540, paragrafi 7(c) 7 Standardi ndërkombëtar i kontabilitetit (snk) 32, Instrumentet financiare paraqitja, paragrafi 11

Page 7: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1016

• Volumi shumë i madh i flukseve individuale të mjeteve monetare, ku një

mungesë homogjeniteti kërkon analizimin e secilit ose të një numri të

madh të flukseve të grupuara të mjeteve monetare, për të vlerësuar, për

shembull, rrezikun e kredisë (për shembull, detyrimet e borxhit të

kolateralizuar (CDOs)),

• Formulat komplekse për përcaktimin e flukseve të mjeteve monetare.

• Pasiguria ose ndryshueshmëria e flukseve të ardhshme të mjeteve

monetare, e tillë si ajo që krijohet nga rreziku i kredisë, kontratat me

opsione ose instrumentet financiare me terma kontraktuale të gjata.

Sa më e lartë të jetë ndryshueshmëria e flukseve të mjeteve monetare ndaj

ndryshimeve në kushtet e tregut, aq më komplekse dhe e pasigurtë ka të ngjarë

që të jetë matja me vlerë të drejtë e instrumentit financiar. Përveç kësaj,

shpeshherë instrumentet financiare që zakonisht, janë relativisht të thjeshta për

t’u vlerësuar, bëhen komplekse për t’u vlerësuar për shkak të rrethanave të

veçanta, për shembull, instrumentet për të cilat tregu është bërë joaktiv ose të

cilat kanë kushte kontraktuale të gjata. Derivativët dhe produktet e strukturuara

bëhen më komplekse kur ato janë një kombinim i instrumenteve financiare

individuale. Përveç kësaj, kontabilizimi i instrumentave financiare sipas disa

kuadrove të raportimit financiar ose disa kushteve të tregut, mund të jetë

kompleks.

13. Një tjetër burim i kompleksitetit është volumi i instrumenteve financiare të

mbajtura ose të tregtuara. Ndërkohë që një instrument financiar (plain vanilla)

me një normë interesi swap mund të mos jetë kompleks, një entitet që mban një

numër të madh të këtyre instrumenteve, mund të përdorë një sistem

informacioni të sofistikuar për të identifikuar, vlerësuar dhe për të kryer

transaksione në këto instrumenta.

Qëllimi dhe Rreziqet e Përdorimit të Instrumenteve Financiare

14. Instrumentet financiare jane përdorur për:

• Qëllime mbrojtëse (që do të thotë, ndryshimi i profilit ekzistues të rrezikut

ndaj të cilit një entitet është i ekspozuar). Kjo përfshin:

○ Blerjen ose shitjen e ardhshme të monedhës me një kurs këmbimi të

ardhshëm të fiksuar;

○ Konvertimin e normave të ardhshme të interesit në norma fikse ose të

luhatshme, nëpërmjet përdorimit të swap-eve; dhe

○ Blerjen e kontratave me opsione për t’i siguruar një entiteti mbrojtje

kundrejt një luhatjeje në një çmim të veçantë, përfshirë kontratat

që mund të përmbajnë derivativët e përfshirë;

Page 8: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1017

• Qëllime tregtimi (për shembull, për t’i mundësuar një entiteti të marrë një

pozicion rreziku për të përfituar nga luhatjet afatshkurtra në treg); dhe

• Qëllime investimi (për shembull, për t’i mundësuar një enititeti të përfitojë

nga kthimet afatgjata të investimit).

15. Përdorimi i instrumentave financiare mund të zvogëlojë ekspozimin ndaj disa

rreziqeve të biznesit, për shembull, ndryshimet në kurset e këmbimit, në normat

e interesit dhe çmimet e mallrave, ose një kombinim i këtyre rreziqeve. Nga

ana tjetër, kompleksitetet e vetëvetishme të disa prej instrumenteve financiare,

gjithashtu, mund të rezultojnë në rritje të rrezikut.

16. Rreziku i biznesit dhe rreziku i anomalisë materiale rritet kur drejtimi dhe

personat e ngarkuar me qeverisjen:

• Nuk i kuptojnë plotësisht rreziqet e përdorimit të instrumenteve financiare

dhe kanë aftësi dhe eksperiencë të pamjaftueshme për të menaxhuar këto

rreziqe;

• Nuk kanë ekspertizën për t’i vlerësuar ato në mënyrë të përshtatshme në

pajtim me kuadrin e zbatueshëm të raportimit financiar;

• Nuk kanë vendosur kontrolle të mjaftueshme mbi veprimtarinë e

instrumenteve financiare; ose

• Mbulojnë rrezikun në mënyrë të papërshtatshme ose spekulojnë me të.

17. Dështimi i drejtimit për kuptuar plotësisht rrezikun e vetvetishëm të një

instrumenti financiar mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë e tij

për të menaxhuar këto rreziqe në mënyrën e duhur, dhe mund qe përfundimisht,

të kërcënojë qëndrueshmërinë e entitetit.

18. Llojet kryesore të rrezikut të zbatueshëm për intrumentet financiare janë listuar

më poshtë. Kjo listë nuk ka për qëllim të jetë shteruese dhe, për të përshkruar

rreziqet ose për të klasifikuar komponentët e rreziqeve individuale, mund të

përdoret terminologji e ndryshme.

(a) Rreziku i kredisë (ose palës tjetër) është rreziku që një palë në një instrument

financiar do të shkaktojë një humbje financiare për palën tjetër duke mos

arritur të shlyejë një detyrim dhe shpesh shoqërohet me pamundësi pagese.

Rreziku i kredisë përfshin rrezikun e shlyerjes, i cili është rreziku që një anë e

një transaksioni do të shlyhet pa shumën e marrë nga klienti ose pala tjetër.

Page 9: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1018

(b) Rreziku i tregut është rreziku që vlera e drejtë ose flukset e ardhshme të

mjeteve monetare të një instrumenti financiar do të luhaten për shkak të

ndryshimeve në çmimet e tregut. Shembuj të rrezikut të tregut përfshijnë

rrezikun e valutës, rrezikun e vetvetishëm të interesit, rrezikun e mallrave dhe

rrezikun e çmimit të kapitalit.

(c) Rreziku i likuiditetit përfshin rrezikun e pamundësisë për të blerë ose shitur një

instrument financiar me një çmim të përshtatshëm në kohën e duhur, si pasojë

e mungesës së tregtueshmërisë së instrumentit financiar.

.

(d) Rreziku operacional lidhet më përpunimet specifike që kërkohen për

instrumentet financiare. Rreziku operacional mund të rritet me rritjen e

kompleksitetit të një instrumenti financiar, si dhe menaxhimi i dobët i rrezikut

operacional mund të rrisë llojet e tjera të rrezikut. Rreziku operacional

përfshin:

(i) Rrezikun që kontrollet e konfirmimit dhe rakordimit do të jenë të

papërshtatshme duke rezultuar në një regjistrim jo të plotë ose të

pasaktë të instrumenteve financiare;

(ii) Rreziqet që të ketë një dokumentim të papërshtatshëm të

transaksioneve dhe monitorim të pamjaftueshëm të këtyre

transaksioneve;

(iii) Rrezikun që transaksionet janë regjistruar, përpunuar në mënyrë të

gabuar ose rreziku menaxhohet në mënyrë të gabuar dhe si rrjedhojë,

nuk reflekton efektin ekonomik të tregtisë në përgjithësi;

(iv) Rrezikun që personeli të ketë një besim të tepruar mbi saktësinë e

teknikave të vlerësimit, pa kryer rishikimet e nevojshme dhe si

rrjedhojë, transaksionet janë vlerësuar në mënyrë të pasaktë ose

rreziku i tyre është matur në mënyrë të gabuar;

(v) Rrezikun që përdorimi i instrumenteve financiare nuk është

inkorporuar siç duhet në politikat dhe procedurat e menaxhimit të

rrezikut të entitetit;

(vi) Rrezikun e humbjes që rezulton nga proceset dhe sistemet e

brendshme të papërshtatshme apo që nuk funksionojnë, ose nga

Page 10: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1019

ngjarje të jashtme, përfshirë rrezikun e mashtrimit nga burimet e

brendshme dhe të jashtme;

(vii) Rrezikun që teknikat e vlerësimit që përdoren në matjen e

instrumenteve financiare të mbahen jo në mënyrën e duhur ose jo në

kohë; dhe

(viii) Rrezikun ligjor, i cili është nje komponent i rrezikut operacional dhe

lidhet me humbjen e rezultuar nga veprimi ligjor ose rregullator që

zhvlerëson ose që perndryshe përjashton performacën nga përdoruesi

final ose pala tjetër, sipas kushteve të kontratës ose të marrëveshjeve

përkatëse të kompensimit. Për shembull, rreziku ligjor mund të

krijohet nga dokumentimi i pamjaftueshëm ose i pasaktë për

kontratën, nga një paaftësi për të zbatuar një marrëveshje të

kompensimit në falimentim, nga ndryshimet e pafavorshme në ligjet

tatimore, ose statutet që i pengojnë entitetet të investojnë në lloje të

caktuara të instrumentave financiarë.

19. Konsiderata të tjera të përshtatshme për rreziqet e përdorimit të instrumenteve

financiare përfshijnë:

• Rrezikun e mashtrimit, i cili mund të rritet në qoftë se për shembull, një

punonjës në një pozicion për t`u përfshirë në një mashtrim financiar, i

kupton të dyja, si instrumentet financiare ashtu edhe proceset për

kontabilizimin e tyre, por drejtimi dhe personat e ngarkuar me qeverisjen i

kuptojnë më pak ato;

• Rrezikun që marrëveshjet bazë të kompensimit8 mund të mos reflektohen

në mënyrën e duhur në pasqyrat financiare.

• Rrezikun që disa instrumente financiare të mund të ndryshojnë midis të

qenit aktiv ose detyrim gjatë afatit të tyre dhe ky ndryshim mund të

ndodhë me shpejtësi.

8 Një entitet që ndërmerr një sërë transaksionesh të instrumenteve financiare me një palë tjetër të vetme,

mund të lidhë më këtë palë një marrëveshje me bazë kompensimi. Një marrëveshje e tillë siguron një

shlyerje të vetme të vlerës neto të të gjitha instrumeteve financiare të mbuluara nga marrëveshja, në

rast të mosplotësimit të çdo njërës nga kontratat.

Page 11: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1020

Kontrollet që Lidhen me Instrumentet Financiare

20. Shtrirja e përdorimit të instrumenteve financiare të një entiteti dhe shkalla e

kompleksitetit të instrumenteve janë përcaktues të rëndësishëm të nivelit të

nevojshëm të sofistikimit të kontrolleve të brendshme të entitetit. Për

shembull, entitetet më të vogla mund të përdorin produkte më pak të

strukturura dhe procese dhe procedura të thjeshta për të arritur objektivat e tyre.

21. Shpesh, është roli i personave të ngarkuar me qeverisjen për të vendosur tonin

në lidhje me, dhe për miratimin dhe mbikëqyrjen e shtrirjes së përdorimit të

instrumenteve financiare, ndërkohë që është roli i drejtimit për të menaxhuar

dhe monitoruar ekspozimin e entitetit ndaj këtyre rreziqeve. Drejtimi dhe kur

është e përshtatshme, personat e ngarkuar me qeverisjen, janë gjithashtu,

përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e një sistemi të kontrollit të brendshëm që

bën të mundur përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me kuadrin e

zbatueshëm të raportimit financiar. Një kontroll i brendshëm i entitetit mbi

instrumentet financiare ka më shumë të ngjarë të jetë efektiv në rastet kur

drejtimi dhe personat e ngarkuar me qeverisjen kanë:

(a) Vendosur një mjedis kontrolli të përshtatshëm, kur ka pjesëmarrje aktive

të personave të ngarkuar me qeverisje në kontrollin e përdorimit të

instrumenteve financiare, një strukturë organizative logjike me detyra të

qarta të autoritetit dhe përgjegjësive, dhe politka e procedura të

përshtatshme të burimeve njerëzore. Në veçanti, rregullat e qarta nevojiten

deri në atë masë, që personat përgjegjës për aktivitetet e instrumenteve

financiare janë të lejuar të veprojnë. Rregulla të tilla, kanë parasysh çdo

kufizim ligjor ose rregullator mbi përdorimin e instrumenteve financiare.

Për shembull, disa entitete të sektorit publik, mund të mos kenë

kompetencën për të kryer biznes duke përdorur derivativët;

(b) Vendosur një proces për menaxhimin e rrezikut në varësi te madhësisë së

entitetit dhe kompleksitetit te instrumenteve financiare (për shembull, në

disa entitete mund të ekzistojë një funksion formal i menaxhimit të

rrezikut);

(c) Vendosur sisteme informacioni që i sigurojnë personave të ngarkuar me

qeverisjen, një njohje të natyrës së aktiviteteve të instrumenteve financiare

dhe të rreziqeve shoqëruese, përfshirë dokumentimin e përshtatshëm të

transaksioneve;

(d) Hartuar, zbatuar dhe dokumentuar një sistem të kontrollit të brendshëm

për të:

Page 12: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1021

o Marrë siguri të arsyeshme që përdorimi i instrumenteve financiare

nga ana e entitetit, është brenda politikave të tij të menaxhimit të

rrezikut;

o Paraqitur instrumentet financiare, në mënyrën e duhur, në pasqyrat

financiare;

o Siguruar që entiteti është në pajtueshmëri me ligjet dhe rregullat e

zbatueshme;

o Monitoruar rrezikun.

Shtojca jep shembuj të kontrolleve që mund të ekzistojnë në një entitet që ka

një volum të madh të transaksioneve të instrumenteve financiare; dhe

(e) Vendosur politika kontabël të përshtatshme, përfshirë politikat e

vlerësimit, në pajtim me kuadrin e zbatueshëm të raportimit financiar.

22. Elementët kryesorë për proceset e menaxhimit të rrezikut dhe të kontrollit të

brendshëm të lidhur me një instrument financiar të një entiteti përfshijnë:

• Vendosjen e një metode për të përcaktuar masën e ekspozimit ndaj

rrezikut që një entitet është i gatshëm të pranojë, kur angazhohet në

transaksione të instrumenteve financiare (kjo gjë mund të referohet si

“niveli i rrezikut të pranueshëm”), përfshirë politikat për investimin në

instrumente financiare dhe kuadrin e kontrollit, në të cilin kryhen

aktivitetet e instrumenteve financiare;

• Vendosjen e proceseve për dokumentimin dhe autorizimin e llojeve të reja

të transaksioneve të instrumenteve financiare, të cilat marrin në

konsideratë rreziqet kontabël, rregullatore, ligjore, financiare dhe

operacionale që janë të lidhura me këto instrumenta;

• Përpunimun e transaksioneve të instrumenteve financiare, përfshirë

konfirmimin dhe rakordimin e mjeteve monetare dhe mbajtjen e aktiveve

për pasqyrat e jashtme, dhe procesin e pagesave;

• Ndarjen e detyrave midis personelit që investon ose tregton instrumentet

financiare dhe personelit përgjegjës për përpunimin, vlerësimin dhe

Page 13: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1022

konfirmimin e këtyre instrumenteve. Për shembull, një funksion model, i

përfshirë në asistimin e marrëveshjeve të çmimit është më pak objektiv

sesa një funksion që funksionalisht dhe organizativisht është i ndarë nga

zyra qendrore;

• Proceset dhe kontrollet e vlerësimit, përfshirë kontrollet mbi të dhënat e

siguruara nga burimet e çmuarjes te marra nga palët e treta, dhe

• Monitorimin e kontrolleve.

23. Natyra e rreziqeve, shpesh ndryshon midis entiteteve me një volum të madh

dhe varietet të shumtë të instrumenteve fianciare dhe atyre me vetëm pak

transaksione të instrumenteve financiare. Për shembull:

• Zakonisht, një institucion me një volum të madh të instrumenteve

financiare do të këtë një mjedis të tipit të dhomës së tregtimit, në të cilën

ka tregtarë specialistë dhe ndarje detyrash midis tyre dhe zyrës qendrore

(në prapavijë) (e cila i referohet funksionit të operacioneve që kontrollon

tregtimet e kryera, e cila siguron se ato nuk kanë gabime dhe kanë

realizuar transfertat e kërkuara). Në mjedise të tilla, tregtarët, zakonisht i

inicojnë kontratat në mënyrë verbale nëpërmjet telefonit ose nëpërmjet një

platforme elektronike të tregtimit. Kapja e transaksionve përkatëse dhe

regjistrimi me saktësi i instrumenteve financiare në një mjedis të tillë,

është në mënyrë sinjifikative më sfidues, krahasuar me atë për një entitet

që ka vetëm pak instrumente financiare, ekzistenca dhe plotësia e të cilave

shpesh mund të provohet me marrjen e një konfirmi bankar nga disa

banka.

• Nga ana tjetër, entitetet me një numër të vogël të instrumenteve

financiare, shpesh nuk kanë ndarje të detyrave dhe aksesi në treg është i

limituar. Në raste të tilla, megjithëse mund të jetë më e lehtë për të

identifikuar transaksionet e instrumenteve financiare, ka rrezik që

drejtimi të mund të mbështetet në një mumër të vogël personeli, çka mund

të rrisë rrezikun e kryerjes së transaksioneve të paautorizuara ose që

transaksionet të mos regjistrohen.

Plotësia, Saktësia dhe Ekzistenca

24. Paragrafët 25-33 përshkruajnë kontrollet dhe proceset, të cilat mund të jenë

vendosur në një entitet me një volum të madh të transaksionve të instrumenteve

financiare, përfshirë ato me dhoma tregtimi. Në të kundërt, një entitet që nuk ka

Page 14: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1023

një volum të madh të transaksionve të instrumenteve financiare mund të mos

ketë këto kontrolle dhe procese, por në vend të tyre mund të konfirmojë

transaksionet e veta me një palë tjetër ose me nje Agjenci te shlyerjes. Të

vepruarit në këtë mënyrë, mund të jetë relativisht më e drejtpërdrejtë, pasi

entiteti mund të kryejë transaksione vetëm me një ose dy platë të tjera.

Konfirmimet Tregtare dhe me Agjencitë e Shlyerjes

25. Përgjithësisht, për transaksionet e ndërmarra nga institucionet financiare,

kushtet e instrumenteve financiare janë të dokumentuara në konfirmimet e

shkëmbyera midis palëve të treta dhe në marrëveshjet ligjore. Agjencitë e

shlyerjes (Clearinig houses) shërbejnë për të monitoruar shkëmbimin e

konfirmimeve duke krahasuar tregtimet dhe duke i shlyer ato. Një Agjenci e

shlyerjes qendrore është e lidhur me një shkëmbim dhe entitetet që përdorin

Agjencinë zakonisht, kanë procese për të menaxhuar informacionin e dërguar

tek këto agjenci.

26. Jo të gjitha transaksionet shlyhen nëpërmjet një shkëmbimi të tillë. Në shumë

tregje të tjera, ka një praktikë të paracaktuar për rënien dakort mbi kushtet e

transaksioneve përpara fillimit të shlyerjes. Për të qenë efektiv, ky proces duhet

të drejtohet veçmas nga ata që tregtojnë instrumentet financiare, për të

minimizuar rrezikun e mashtrimit. Në tregje të tjera, transaksionet konfirmohen

pasi ka filluar shlyerja e tyre dhe ndonjëherë rezultatet e konfirimimit të

pagesave të prapambetura janë në fillim të shlyerjes para se të bihet plotësisht

dakort me të gjithë kushtet. Kjo paraqet rrezik shtesë, për shkak se entitetet

ndërvepruese duhet të mbështeten në rrugë alternative për rënien dakort të

tregtimit. Këto mund të përfshijnë:

• Kryerjen e rakordimeve rigoroze midis regjistrave të personelit që tregton

instrumentet financiare dhe personelit që kryhen pagesat (ndarje e fortë e

detyrave midis të dyjave është e rëndësishme), e kombinuar me kontrolle

të forta për mbikëqyrjen e personelit që tregton instrumentet financiare për

të siguruar integritetin e transaksioneve;

• Risihikimin e dokumentave përmbledhëse nga palët e tjera që venë

theksin mbi kushtet kryesore madje edhe nëse nuk është rënë dakort mbi

kushtet e plota; dhe

• Rishikimin e hollësishëm të fitimeve dhe humbjeve të tregtarëve për të

siguruar që rakordojnë me atë çfarë eshte llogaritur nga zyra qendror (në

prapavijë).

Page 15: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1024

Rakordimet me Bankat dhe Kujdestarët

27. Disa komponentë të instrumenteve financiare, të tilla si obligacionet dhe

aksionet, mund të mbahen në depozitues të veçantë. Përveç kësaj, shumica e

instrumenteve financiare sjellin pagesa të mjeteve monetare në një moment dhe

shpesh, këto flukse të mjeteve monetare fillojnë më herët në jetën e kontratës.

Këto pagesa dhe arkëtime të mjeteve monetare do të kalojnë nëpërmjet

llogarisë bankare të një entiteti. Rakordimet e rregullta të regjistrimeve të

entitetit me regjistrimet e bankave dhe regjistrimet e kujdestarëve të jashtem i

japin mundësi entitetit të sigurohet se transaksionet janë regjistruar në mënyrën

e duhur.

28. Duhet të theksohet që jo të gjitha instrumentet financiare krijojnë një fluks të

mjeteve monetare gjatë fazave të para të jetës së kontratës ose janë në gjendje

të regjistrohen me një ndërmjetës apo kujdestar. Në këtë rast, proceset e

rakordimit nuk do të identifikojnë një regjistrim të munguar ose të pasaktë të

tregtimit dhe kontrollet e konfirmimit janë më të rëndësishme. Edhe në rastet

kur një fluks i tillë i mjeteve monetare regjistrohet në mënyrë të saktë në fazat e

para të jetës së instrumentit, kjo nuk siguron që të gjitha karakteristikat ose

kushtet e instrumentit (për shembull, maturimi ose një opsion ndërprerjeje i

hershëm) janë regjistruar saktësisht

29. Përveç kësaj, lëvizjet e mjeteve monetare mund të jenë tepër të vogla në

kontekstin e madhësisë së përgjithshme të tregtisë ose bilancit të entitetit dhe si

rrejdhojë, mund të jenë të vështira për t’u identifikuar. Vlera e rakordimeve

përmirësohet në rastet kur departamenti i financës, ose personeli tjetër i zyrës,

rishikon regjistrimet në të gjitha llogaritë e librit të madh për të siguruar që ato

janë të vlefshme dhe mbështetëse. Ky proces do të ndihmojë për të identifikuar

nëse ana tjetër e hyrjeve të mjeteve monetare në lidhje me instrumentet

financiare, nuk ka qenë regjistruar në mënyrën e duhur. Rishikimi i llogarive të

pezullimit dhe të shlyerjes është i rëndësishëm pavarësisht gjendjes së

llogarisë, pasi në llogari mund të ketë zëra të rakorduar që janë kompesuar.

30. Në entitetet me një volum të madh të transaksioneve të instrumenteve

financiare, kontrollet e rakordimit dhe konfirmimit mund të jenë të

automatizuara dhe, në këto raste, në mbështetje të tyre duhet të ketë kontrolle të

përshtatshme të TI-së. Në veçanti, kontrollet duhen për të siguruar që të dhënat

janë të plota dhe të zgjedhura me saktësi nga burimet e jashtme (të tillë si

bankat dhe kujdestarët) dhe në regjistrat e entitetit nuk ka patur ndërhyrje para

ose gjatë rakordimit. Kontrollet gjithashtu, nevojiten për të siguruar që kriteret

me të cilat krahasohen regjistrimet janë mjaftueshëm kufizuese për të

parandaluar shlyerjet e pasakta të elementeve të rakorduar.

Kontrollet e Tjera mbi Plotësinë, Saktësinë dhe Ekzistencën

31. Kompleksiteti i vetvetishëm në disa intrumente financiare nënkupton që jo

gjithmonë do të jetë e dukshme mënyra sesi ato do të regjistrohen në sistemin e

Page 16: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1025

entitetit. Në raste të tilla, drejtimi mund të vendosë procese të kontrollit për të

monitoruar politikat që përshkruajnë sesi lloje të veçanta të transaksioneve janë

matur, regjistruar dhe kontabilizuar. Këto politika zakonisht vendosen dhe

rishikohen paraprakisht nga personeli me kualifikimin e duhur, i cili është në

gjendje të kuptojë efektet e plota të instrumenteve financiare që regjistrohen.

32. Disa transaksione mund të anullohen ose ndryshohen pas ekzekutimit fillestar.

Zbatimi i kontrolleve të përshtatshme lidhur me anullimin ose ndryshimin,

mund të zvogëlojë rrezikun e anomalisë materiale për shkak të mashtrimit ose

gabimit. Përveç kësaj, një entitet mund të ketë të vendosur një proces për të

rikonfirmuar tregtimet që janë anulluar ose ndryshuar.

33. Në institucionet financiare me një volum të lartë tregtimi, një punonjës kryesor,

zakonisht, rishikon fitimet dhe humbjet ditore në librat individualë të

tregtarëve, për të vlerësuar nëse ato janë të arsyeshme, bazuar në njohuritë që

ky punonjës ka mbi tregun. Kjo mund t’i lejojë drejtimit të përcaktojë se

tregtime të veçanta nuk kanë qenë regjistruar plotësisht apo me saktësi, ose

mund të identifikojë mashtrim nga një tregtar i veçantë. Është e rëndësishme që

të ketë procedura të autorizimit të transaksioneve që mbështesin rishikim nga

personeli i nivelit më të lartë.

Vlerësimi i Instrumenteve Financiare

Kërkesat e Raportimit Financiar

34. Në shumë kuadro të raportimit financiar, instrumentet financiare, përfshirë

derivativët, shpesh maten me vlerë të drejtë për qëllime të paraqitjes në bilanc,

llogaritjes së fitimit ose humbjes dhe/ose dhënies së shënimeve shpjeguese. Në

përgjithësi, objektivi i matjes me vlerën e drejtë është të arrihet në çmimin në të

cilin, një transaksion i rregullt do të kryhej mdis pjesëmarrësve në treg në datën

e matjes sipas kushteve aktuale të tregut; domethënë, që nuk është çmimi i

transaksionit për një likuidim të sforcuar ose për një shitje në kushte të vështira.

Për të arritur këtë objektiv, merret parasysh i gjithë infromacioni disponibël

përkatës i tregut.

35. Matjet me vlerën e drejtë të aktiveve dhe detyrimeve financiare mund të kryhen

si në fillim të regjistrimit të transaksionit ashtu dhe më vonë, kur ka ndryshime

në vlerë. Ndryshimet në matjet me vlerën e drejtë që ndodhin gjatë kohës mund

të trajtohen në mënyra të ndryshme, nga kuadro të ndryshëm të raportimit

financiar. Për shembull, këto ndryshime mund të regjistrohen si fitim ose

humbje, ose mund të regjistrohen në të ardhurat e tjera gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu, në varësi të kuadrit të zbatueshëm të raportimit financiar,

instrumenti financiar në tërësi ose vetëm një komponent i tij (për shembull, një

derivativ i përfshirë kur kontabilizohet më vete) mund të kërkohet të matet me

vlerën e drejtë.

Page 17: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1026

36. Disa kuadro të raportimit financiar përcaktojnë një hierarki të vlerës së drejtë

për të rritur koherencën dhe krahasueshmërinë në matjet me vlerë të drejtë dhe

paraqitjen në shënimet shpjeguese përkatëse. Inputet mund të klasifikohen në

nivele të ndryshme, të tilla si:

• Inputet e nivelit 1 – Çmimet e kuotuara (të parregulluara) në tregjet aktive,

për aktivet ose detyrimet financiare identike, që entiteti mund t’i aksesojë

në datën e matjes.

• Inputet e nivelit 2 – Inputet e ndryshme nga çmimet e kuotuara të

përfshira në nivelin 1 që janë të vëzhgueshme për aktivet ose detyrimet

financiare, direkt ose indirekt. Nëse aktivi ose detyrimi financiar ka kushte

të specifikuara (kontraktuale), një input i nivelit të 2 duhet të jetë i

vëzhgueshëm, kryesisht për të gjithë jetëgjatësinë e aktivit ose detyrimit

financiar. Inputet e nivelit 2 pëfshijnë sa më poshtë vijon:

o Çmimet e kuotuara për aktivet ose detyrimet financiare të

ngjashme në tregjet aktive.

o Çmimet e kuotuara për aktivet ose detyrimet financiare identike

në tregjet që nuk janë aktive.

o Inputet e tjera të ndryshme nga çmimet e kuotuara që janë të

vëzhgueshme për aktivin ose detyrimin financiar (për shembull,

normat e interesit dhe kurbat e rendimentit të vëzhgueshme, në

intervalet e kuotimeve, luhatjet e nënkuptuara dhe shpërndarjet e

kredisë).

o Inputetet që kanë derivuar kryesisht nga, ose vërtetohen nga, të

dhënat e vëzhgueshme të tregut nga korelacioni ose mjete të tjera

(inputet e vërtetuara në treg).

• Inputet e nivelit 3 – Inputetet e pavëvzhgueshme për aktivet ose detyrimet

financiare. Inputetet e pavëvzhgueshme përdoren për të matur vlerën e

drejtë deri në masën që inputet përkatëse të vëzhgueshme nuk janë

disponibël, duke lejuar në këtë mënyrë, matjen për situatat në të cilat ka

pak aktivitet tregtar për aktivet ose detyrimet financiare në datën e matjes.

Në përgjithësi, pasiguria në matje rritet me lëvizjen e instrumentit financiar nga

niveli 1 tek niveli 2, ose nga niveli 2 tek niveli 3. Gjithashtu, brenda nivelit 2, në

Page 18: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1027

varësi të vrojtueshmërisë së inptuve, mund të ketë një gamë të gjerë të pasigurisë në

matje, konpleksitetit të instrumentit financiar, vlerësimit të tij dhe faktorëve të tjerë.

37. Disa kuadro të raportimit financiar mund të kërkojnë ose lejojnë entitetin që të

bëjë rregullime për pasiguritë në matje, në mënyrë që të bëjë rregullime për

rreziqet që një pjesëmarrës në treg do të ketë gjatë çmuarjes dhe për të marrë

parasysh pasiguritë e rrezikut të lidhur me çmuarjen ose flukset e mjeteve

monetare të instrumentit financiar. Për shembull:

• Rregullimet e modelit. Disa modele mund të kenë një mangësi të njohura

ose rezultati i një kalibrimi mund të nxjerrë në pah mangësinë për matjen

me vlerën e drejtë në pajtim me kuadrin e raportimit financiar.

• Rregullimet e rrezikut të kredisë. Disa modele nuk marrin në konsideratë

rrezikun e kredisë, përfshirë rrezikun e palës tjetër ose rrezikun e vetë

kredisë.

• Rregullimet e likuiditetit. Disa modele përllogaritin një çmim tregu

mesatar edhe pse kuadri i raportimit financiar mund të kërkojë përdorimin

e një shume të rregulluar të likuiditetit, si për shembull nga një interval i

ofruar. Një tjetër, më gjykues, rregullimi i likuiditetit pranon që disa

instrumente financiare nuk janë likuidë, dhe kjo ka ndikim në vlerësim.

• Rregullime të tjera të rrezikut. Një vlerë e matur duke përdorur një model

që nuk merr parasysh të gjithë faktorët e tjerë që pjesëmarrësit në treg do

të merrnin në konsideratë në çmuarjen e instrumentit financair, mund të

mos përfaqësojë vlerën e drejtë në datën e matjes dhe si rrjedhojë, mund të

ketë nevojë të bëhen rregullime veçmas, për të qenë në pajtim me kuadrin

e zbatueshëm të raportimit financiar.

Rregullimet nuk janë të përshtatshme nëse ato rregullojnë matjen dhe

vlerësimin e instrumentit financiar larg vlerës së drejtë siç është përcaktuar nga

kuadri i zbatueshëm i raportimit financiar, si për shëmbull për qëndrimin

konservator.

Inputet e Vëzhgueshme dhe të Pavëzhgueshme

38. Siç është përmendur më sipër, kuadrot e raportimit financiar shpesh i

kategorizojnë inputet bazuar në shkallën e vëzhgueshmërisë. Me rënien e

aktivitetit në një treg të instrumenteve financiare dhe me rënien e

vëshgueshmërisë së inputeve, rritet edhe pasiguria në matje. Natyra dhe

besueshmëria e informacionit disponibël për të mbështetur vlerësimin e

Page 19: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1028

instrumenteve financiare ndryshon në varësi të vëzhgueshmërisë së inputeve

për matjen e tyre, e cila influencohet nga natyra e tregut (për shembull, niveli i

aktivitetit të tregut dhe nëse është nëpërmjet shkëmbimit ose jashtë bursës).

Prandaj, ka një vazhdimësi të natyrës dhe besueshmërisë së evidencës të

përdorur për të mbështetur vlerësimin, dhe kjo bëhet më e vështirë për

drejtimin që ai të sigurojë informacion për të mbështetur një vlerësim kur

tregjet bëhen joaktivë dhe inputet bëhen më pak të vëzhgueshme.

39. Kur inputetet e vëzhgueshme nuk janë disponibël, entiteti përdor inputetet e

pavëzhgueshme (niveli 3 i inputeve) të cilat pasqyrojnë hipotezën që do të

përdorin pjesëmarrësit në treg kur çmojnë aktivet apo detyrimet financiare,

përfshirë hipotezat rreth rrezikut. Inputet e pavëzhgueshme përcaktohen duke

përdorur informacionin më të mirë disponibël për rrethanat. Në përcaktimin e

inputeve të pavëzhgueshme, një entitet mund të nisë me të dhënat e veta, të

cilat rregullohen në qoftë se informacioni i arsyeshëm disponibël tregon që (a)

pjesëmarrësit e tjerë në treg do të përdorin të dhëna të ndryshme ose (b) ka

diçka të veçantë për entitetin që nuk është e disponueshme për pjesëmarrësit e

tjerë të tregut (për shembull, sinergjia specifike për një entitet).

Efektet e Tregjeve Joaktive

40. Pasiguria në matje rritet dhe vlerësimi bëhet më i komplikuar, kur tregjet në të

cilat tregtohen instrumentet financiare ose pjesë të komponentëve të tyre, bëhen

joaktive. Nuk ka një pikë të qartë se kur një treg aktiv bëhet joaktiv, megjithatë

kuadrot e raportimit financiar mund të japin udhëzime mbi këtë çështje.

Karakteristikat e një tregu joaktiv përfshijnë një rrënie të konsiderueshme të

volumit dhe nivelit të aktivitetit tregtar, çmimet e disponueshme ndryshojnë

shumë gjatë kohës ose midis pjesëmarrësve të tregut apo çmimet nuk janë

aktuale. Sidoqoftë, vlerësimi nëse një treg është joaktiv kërkon përdorimin e

gjykimit.

41. Kur tregjet janë joaktivë, çmimet e kuotuara mund të jenë joaktuale

(domethënë, të vjetëruar), mund të mos përfaqësojë çmimet me të cilat

pjesëmarrësit në treg mund bëjnë tregti ose mund të paraqesin transaksione të

detyruara (siç është rasti kur një shitësi që i kërkohet të shesë një aktiv për të

plotësuar kërkesat ligjore ose rregullatore, duhet që të shesë një aktiv sa më

shpejt të jetë e mundur, për të krijuar likuiditet ose ekzistenca vetëm e një

blerësi të mundshëm si rezultat i një kufizimi të detyruar ligjor ose kohor). Për

rrjedhojë, vlerësimet bëhen bazuar në inputet e nivelit 2 dhe 3. Sipas këtyre

rrethanave, entitetet mund të kenë:

• Një politikë vlerësimi që përfshin një proces i cili përdoret për

përcaktimin nëse janë disponibël inputet e nivelit 1;

• Një kuptim të mënyrës sesi janë llogaritur çmimet e veçanta ose inputet

nga burime të jashtme të përdorura si inpute për teknikat e vlerësimit, në

Page 20: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1029

mënyrë që të vlerësohet besueshmëria e tyre. Për shembull, në një treg

aktiv, kuotimi i një brokeri për një instrument financiar që nuk është

tregtuar prej tij, ka të ngjarë të reflektojë transaksionet ekzistuese në një

instrument financiar të ngjashëm, por, kur tregu bëhet më pak aktiv, për të

përcaktuar çmimet kuotimi i brokerit mund të mbështet më shumë në

teknikat e veta të vlerësimit;

• Një kuptim të mënyrës sesi përkeqësimi i kushteve të biznesit ndikon

palën tjetër, si dhe nëse përkeqësimi i kushteve të biznesit për entitet e

ngjashme me palën tjetër, mund të tregojë se pala tjetër mund të mos

përmbushë detyrimet e veta (që është, rreziku i mosperformancës);

• Politikat për rregullimin për pasiguritë në matje. Rregullime të tilla mund

të përfshijnë rregullime të modelit, mugesën e rregullimeve të likuiditetit,

rregullime të rrezikut të kredisë dhe rregullime të rrezikut tjetër;

• Aftësia për të llogaritur intervalin e rezultateve reale duke ditur pasiguritë

e përfshira, për shembull duke kryer një analizë të ndjeshmërisë; dhe

• Politikat për identifikimin se kur një input për matjen e vlerës së drejtë,

lëviz në një nivel të ndryshëm të hierarkisë së vlerës së drejtë.

42. Vështirësitë e veçanta mund të krijohen kur ka shkurtime të theksuara ose

madje ndërprerje të tregtimit të instrumeteve financiare të veçanta. Në këto

situata, instrumentet financiare që më parë kanë qenë vlerësuar duke përdorur

çmimet e tregut, mund të kenë nevojë që të vlerësohen duke përdorur një

model.

Procesi i Vlerësimit i Drejtimit

43. Teknikat që mund të përdorë drejtimi për të vlerësuar instrumentet e tij

financiare përfshijnë çmimet e vëzhgueshme, transaksionet më të fundit dhe

modelet që përdorin inputet e vëzhgueshme ose të pavëzhgueshme. Drejtimi

gjithashtu mund të shfrytëzojë:

(a) Burimet e çmuarjes nga palë të treta, të tilla si shërbimet e përcaktimit të

çmimit ose kuotimet nga brokeri; ose

(b) Një ekspert vlerësimi.

Burimet e çmuarjes nga palët e treta dhe ekspertët e vlerësimit mund të përdorin një

ose disa nga këto teknika vlerësimi.

Page 21: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1030

44. Në shumë kuadro të raportimit financiar, evidenca më e mirë për përcaktimin e

vlerës së drejtë të një instrumenti financiar, gjendet në transaksionet që ndodhin

njëkohësisht në një treg aktiv (domethënë, inputet e nivelit 1). Në raste të tilla,

vlerësimi i një instrumenti financiar mund të jetë relativisht i thjeshtë. Çmimet

e kuotura për instrumentet financiare të listuara në bursë ose të tregtuara në një

treg likuid jashtë bursave, mund të jenë të disponueshëm nga burime të tilla si

publikimet financiare, vetë bursat ose burimet e çmuarjes nga palë të treta. Kur

përdoren çmimet e kuotuara, është e rëndësishme që drejtimi të kuptojë bazat

në të cilat është dhënë kuotimi, për të siguruar se çmimi reflekton kushtet e

tregut në datën e matjes. Çmimet e kuotuara të marra nga publikimet ose bursat

mund të sigurojnë evidencë të mjaftueshmë të vlerës së drejtë kur, për

shembull:

(a) Çmimet nuk janë të vjetërura ose “të hershme” (për shembull, nëse

kuotimi është i bazuar në çmimin më të fundit të tregtuar dhe transaksioni

ka ndodhur disa kohë më përpara); dhe

(b) Kuotimet janë çmime me të cilat tregtarët do të tregtonin instrumentin

financiar me frekuencë dhe volum të mjaftueshëm.

45. Në rastet kur për instrumentin financiar nuk ekziston një çmim tregu aktual i

vëzhgueshëm (që është, një inputit i nivelit 1), për entitetin do të ishte e

nevojshme të mbledhë tregues të tjerë të çmimit, per t`i përdorur në një teknikë

vlerësimi për të vlerësuar instrumentin financiar. Treguesit e çmimit mund të

përfshijnë:

• Transaksionet më të fundit, përfshirë transaksionet pas datës së pasqyrave

financiare për të njejtin instrumet. Konsiderata jepet edhe për faktin nëse

ka nevojë të kryhet ndonjë rregullim për ndryshimet e ndodhura në

kushtet e tregut midis datës së matjes dhe datës së kryerjes së

transaksionit, pasi këto transaksione nuk janë detyrimisht tregues të

kushteve të tregut që kanë ekzistuar në datën e pasqyrave financiare.

Përcveç kësaj, ka mundësi që transaksioni të përfaqësojë një transaksion të

detyruar dhe si rrjedhojë, ai nuk mund të jetë tregues i një çmimi në një

treg të zakonshëm.

• Transaksionet aktuale ose më të fundit në instrumenta të ngjashëm, shpesh

të njohura edhe si çmim i paracaktuar (“proxy pricing”). Rregullimet do të

duhen të bëhen për çmimin e paracaktuar për të reflektuar diferencat midis

tyre dhe instrumentit që i vendoset çmimi, për shembull, për të mbajtur

parasysh diferencat në rrezikun e likuiditetit ose të kredisë midis dy

instrumenteve.

Page 22: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1031

• Treguesit për instrumenta të ngjashëm. Ashtu si dhe me transaksionet në

instrumenta të ngjashëm, do të duhet të bëhen rregullime për të reflektuar

diferencat midis instrumentit të cilit i është përcaktuar çmimi dhe

instrumentit(ave) nga i cili ka rrjedhur treguesi i përdorur.

46. Pritet që drejtimi do të dokumentojë politikat e tij të vlerësimit dhe modelin e

përdorur për të vlerësuar një instrument financiar të veçantë, përfshirë

arsyetimin për modelin e përdorur, zgjedhjen e hipotezave në metodologjinë e

vlerësimit dhe konsideratat e entitetit lidhur me faktin nëse rregullimet për

pasiguirnë në matje janë të nevojshme.

Modelet

47. Për të vlerësuar instrumentet financiare, kur çmimi nuk mund të vëzhgohet në

mënyrë direkte në treg, mund të përdoren modelet. Ato mund të jenë modele të

thjeshta që zakonisht përdorin një formulë për përcaktimin e çmimit të

obligacionit, ose ato mund të përfshijnë programe kompjuterike komplekse

dhe të krijuara posaçërisht për të vlerësuar instrumentet financiarë me inputet e

nivelit 3. Shumë modele bazohen në llogaritjet e flukseve të mjeteve monetare

te skontuara.

48. Modelet përfshijnë një metodologji, hipotezat dhe të dhënat. Metodologja

përshkruan rregullat ose parimet që drejtojnë marrëdhëniet midis variableve në

vlerësim. Hipotezat përfshijnë çmuarjet e variablave të pasigurta, të cilat janë

përdorur në model. Të dhënat mund të përfshijne infromacionin aktual ose

hipotetik për instrumentin financiar, ose inpute të tjera për instrumentin

financiar.

49. Në varësi të rrethanave, çështjet që mund të adresojë entiteti kur përcakton ose

vlerëson një model për një instrument financiar, përfshijnë faktin nëse:

• Modeli është validuar para përdorimit, me rishikime periodike për të

siguruar që ai vijon të jetë i përshtatshem për përdorimin e synuar. Procesi

i validimit nga entiteti mund të përfshijë vlerësimin e:

o Bazës teorike të metodologjisë dhe integritetit matematikor, përfshirë

përshtatshmërinë e parametrave dhe të ndjeshmërive.

o Qëndrueshmërisë dhe plotësisë së inputeve të modelit me praktikat e

tregut dhe faktin nëse inputet e përshtatshme janë të disponueshme

për t`u përdorur në model.

Page 23: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1032

• Kanë ndodhur ndryshime në politikat dhe procedurat e përshtatshme të

kontrollit, dhe kontrollet e sigurisë mbi modelin.

• Modeli është ndryshuar në mënyrë të përshtatshme ose është rregulluar në

kohën e duhur, me ndryshimet në kushtet e tregut.

• Modeli është kalibruar, rishikuar dhe testuar në mënyrë periodike për

vlefshmërinë nga një funksion i veçantë dhe objektiv. Nje gjë e tille është

një mjet për të siguruar që outputi i modelit është një paraqitje e drejtë e

vlerës që pjesëmarrësit në treg do t’i jepnin një instrumenti financiar.

• Modeli maksimizon përdorimin e inputeve përkatëse të vëzhgueshme dhe

minimizon përdorimin e inputive të pavëzhgueshme.

• Janë bërë rregullime në outputin e modelit për të reflektuar hipotezat që

pjesëmarrësit në treg do të përdorinin për të njëjtat rrethana.

• Modeli është i dokumentuar në mënyrën e duhur, përfshirë zbatimet dhe

kufizimet e synuara të modelit dhe parametrat e tij kryesor, të dhënat e

kërkuara, rezultatet e çdo analize të validimit të kryer dhe çdo rregullim të

bërë në outputin e modelit.

Një Shembull i një Intrumenti Financiar të Zakonshëm

50. Më poshtë përshkruhet mënyra sesi modelet mund të zbatohen për të vlerësuar

një instrument financiar të zakonshëm, të njohur si një letër me vlerë e

mbështetur në aktiv.9 Për shkak se letrat me vlerë të mbështetura në aktiv

shpesh vlerësohen bazuar në inputet e nivelit 2 ose 3, ato shpesh janë vlerësuar,

duke përdorur modelet dhe përfshijnë:

• Kuptimin e llojit të letrës me vlerë – duke vlerësuar (a) kolateralin bazë;

dhe (b) kushtet e letrës me vlerë. Koltaterali bazë është përdorur për të

vlerësuar kohën dhe shumën e flukseve të mjeteve monetare, të tillë si

interesat e kredisë hipotekore ose interesi i kartës së kreditit dhe pagesat e

principalit.

9 Një letër me vlerë e mbeshtetur në aktiv, është një instrument financiar, i cili është mbeshtetur nga një

grup i aktiveve bazë (të njohura si kolateral, të tillë si një kartë krediti e arkëtueshme, ose një

instrument huaje) dhe derivon vlerën dhe të ardhurën nga këto aktive bazë.

Page 24: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1033

• Kuptimin e kushteve të letrës me vlerë – kjo përfshin vlerësimin e të

drejtave kontraktuale të flukseve të mjeteve monetare, të tilla si urdhëri i

pagesës dhe ndonjë ngjarje tjetër që pengon pagesën. Urdhër pagesa, e

njohur ndryshe edhe si “seniority”, i referohet kushteve të cilat disa klasa

të mbajtësve të letrave me vlerë (senior debt) të paguhen para të tjerave

(subordinated debt). Të drejtat e çdo klase të mbajtësve të letrave me vlerë

për flukset e mjeteve monetare, referuar shpesh si fluksi i mjeteve

monetare “ujëvarë”, së bashku me hipotezat e afatit dhe të shumës së

mjeteve monetare që janë përdorur për të derivuar një grup të fluksit të

vlerësuar të mjeteve monetare për secilën klasë të mbajtesit të letrës me

vlerë. Flukset e pritshme të mjeteve monetare më pas skontohen për ta

arritur në një çmuarje të vlerës së drejtë.

51. Flukset e mjeteve monetare të një letre me vlerë të mbështetur në aktiv mund të

ndikohen nga parapagimet e kolateralit bazë dhe nga rreziku i mundshëm i

mospagimit dhe rezultatet e humbjet e mëdha të vlerësuara me çmuarje.

Hipotezat e parapagimeve, kur është rasti, përgjithësisht bazohen në

vlersësimin e normave të interesit në treg për kolateralë të ngjashëm me normat

mbi kolateralin bazë për letrat me vlerë. Për shembull, nëse normat e interesit

për kreditë hipotekore kanë pësuar rënie, atëherë kreditë hipotekore bazë në një

letër me vlerë mund të kenë norma të parapagimit më të larta nga çfarë pritej

fillimisht. Çmuarje e masës së mundshme të mospagimit dhe e humbjes së

fortë, përfshin vlerësimin e ngushtë të kolateralit bazë dhe të huamarrësve, për

të çmuar normat e kamatvonesave. Për shembull, kur kolaterali bazë përfshin

hipotekat e banesave, humbjet e forta mund të ndikohen nga vlerësimet e

çmimeve të banesave të banimit gjatë afatit të letrës me vlerë.

Burimet e Çmuarjes nga Palët e Treta

52. Entitet mund të përdorin burimet e çmuarjes nga palët e treta për percaktimin e

çmimit, në mënyrë që të marrin informacion për vlerën e drejtë. Përgatitja e

pasqyrave financiare të një entiteti, përfshirë këtu vlerësimin instrumenteve

financiare dhe përgatitjen e shënimeve shpjeguese në pasqyrat financiare në

lidhje me këto instrumente, mund të kërkojë ekspertizë të cilën drejtimi nuk e

zotëron. Entitetet mund të mos jenë në gjendje për të zhvilluar teknikat e

përshtatshme të vlerësimit, përfshirë modelet që mund të përdoren në një

vlerësim dhe mund të përdorin një burim të një palë të tretë për përcaktimin e

çmimit për të arritur në një vlerësim ose për të dhënë informacionet shpjeguese

për pasqyrat financiare. Në veçanti, ky mund të jetë rasti për entitetet më të

vogla ose entitetet që nuk janë të angazhuara me një volum të madh të

transaksioneve të instrumenteve financiare (për shembull, institucionet

jofinanciare me departamentet e thesarit). Madje edhe nëse drejtimi ka përdorur

Page 25: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1034

një burim nga një palë e tretë për të përcaktuar çmimin, drejtimi është

përfundimisht përgjegjës për vlerësimin.

53. Burimet e çmuarjes nga palët e treta gjithashtu, mund të përdoren për shkak se

volumi i letrave me vlerë për t’u çmuar në një hark kohor të shkurtër, për

entitetin mund të jetë i pamundur. Kjo ndodh shpesh për fondet e investimit të

tregtuara, për të cilat, për çdo ditë, duhet të përcaktohet një aktiv me vlerë neto.

Në raste të tjera, drejtimi mund të ketë procesin e tij të percaktimit të çmimit,

megjithatë ai përdor burimet e çmuarjes nga palët e treta, për të konfirmuar

vlerësimet e tij.

54. Për një ose më shumë nga këto arsye, pjesa më e madhe e entiteteve përdorin

burime nga palë të treta për të percaktruar çmimin kur vlerësojnë letrat me

vlerë ose si një burim primar ose si një burim për konfirmimin e vlerësimeve të

tyre. Burimet e çmuarjes nga palët e treta, përgjithësisht përfshihen në

kategoritë e mëposhtme:

• Shërbimet e përcaktimit të çmimit, përfshirë shërbimet e përcaktimit të

çmimit me konsensus; dhe

• Brokerët që testojnë kuotimet e brokerit.

Shërbimet e Përcaktimit të Çmimit

55. Shërbimet e përcaktimit të çmimit i pajisin enitetet me çmime dhe të dhëna që

lidhen me çmimin, për një varietet instrumentesh financiare, shpesh duke kryer

vlerësime ditore për një numër të madh të instrumenteve financiare. Këto

vlerësime mund të bëhen duke mbledhur të dhënat nga tregu dhe çmimet nga

një gamë e gjërë burimesh të ndryshme, përfshirë këtu tregjet, dhe në disa raste

duke përdorur teknika të brendshme të vlerësimit për të shkuar tek vlerat e

drejta të vlerësuara. Shërbimet e përcaktimit te çmimit mund të kombinojnë një

numër mënyrash për të arritur në një çmim te caktuar. Shërbimet e përcaktimit

të çmimit shpesh përdoren si një burim i çmimeve të bazuara në inputetet e

nivelit 2. Shërbimet e përcaktimit të çmimit mund të kenë kontrolle të forta

rreth mënyrës sesi janë llogaritur çmimet dhe klientët e tyre shpesh përfshijnë

një varietet të gjerë te palëve, përfshirë investitorët që bëjnë blerje dhe shitje,

funksione në zyrat qendrore dhe të ndërmjetësve, audituesit dhe të tjerët.

56. Shërbimet për përcaktimin e çmimit, shpesh kanë një proces të formalizuar për

klientët, të cilët nuk bien dakord me çmimet e marra nga shërbimet e

përcaktimit të çmimeve. Këto procese të mospranimit, zakonisht kërkojnë që

klienti të sigurojë evidencën që mbështetet një çmim alternativ, me çështje të

diskutueshme të kategorizuara bazuar në cilësinë e evidencës së siguruar. Për

shembull, mund të ketë një mosmarrëveshje që bazohet në një shitje më të

fundit të këtij instrumenti për të cilin, shërbimi për përcaktimin e çmimit nuk

ka qenë në dijeni, ndërkohë që një mosmarreveshje që bazohet në nje teknikë të

Page 26: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1035

vetën të vlerësimit të klientit, mund të analizohet me më shumë kujdes. Në këtë

mënyrë, një shërbim për përcaktimin e çmimit me një numër të madh të

pjesëmarrësve kryesorë, që veprojnë si blerës dhe shitës, mund të jetë në

gjendje të korrigjojë në mënyrë konstante çmimet për të refklektuar potësisht

informacionin disponibël për pjesëmarrësit në treg.

Shërbimet e Përcaktimit të Çmimit me Konsensus

57. Disa entitete mund të përdorin të dhëna të çmimeve nga shërbimet e

përcaktimit të çmimeve me konsensus të cilat ndryshojnë nga shërbimet e tjera

të përcaktimit të çmimeve. Shërbimet e përcaktimit të çmimeve me konsensus

sigurojnë informacion rreth një instsrumenti nga disa entetete pjesëmarrëse.

Çdo entitet pjesëmarrës paraqet çmime për shërbimin e përcaktimit të çmimit.

Shërbimi i përcaktimit të çmimit e trajton këtë informacion në mënyrë

konfidenciale dhe i kthen çdo entiteti pjesënmarrës çmimin e pranuar me

konsensus, i cili është zakonisht një mesatare arithmetike e të dhënave pasi

është përdorur një rutinë për pastrimin e të dhënave për të eleminuar

informacionin që devijon nga rregulli. Për disa tregje, të tilla si tregjet për

derivativët, çmimet me konsenus mund të përbëjnë të dhënat më të mira në

dispozicion. Megjithatë, shumë faktorë duhet të merren në konsideratë për

vlerësimin e besueshmërisë së paraqitjes së çmimeve me konsensus përfshirë,

për shembull:

• Nëse çmimet e paraqitura nga pjesëmarrësit reflektojnë transaksionet

aktuale apo thjesht çmimet treguese të bazuara në teknikat e tyre të

vlerësimit.

• Numrin e burimeve nga të cilat janë marrë çmimet.

• Cilësia e burimeve të përdorura nga shërbimi i përcaktimit të çmimit me

konsensus.

• Nëse pjesëmarrësit përfshijnë pjesëmarrësit kryesorë në treg.

58. Zakonisht çmimet e përcaktuara me konsensus janë të disponueshme vetëm për

pjesmarrësit që kanë paraqitur çmimet e tyre për shërbimin. Për rrjedhoje, jo të

gjitha entitetet do të kenë akses të drejtpërdrejtë në çmimet konsensus. Për

shkak se një pjesëmarrës përgjithësisht nuk mund të dijë sesi janë vleresuar

çmimet e paraqitura, për të mbështetur vlersimin e tij, drejtimit, përveç

informacionit nga shërbimet e përcaktimit të çmimeve me konsensus, mund t’i

nevojiten burime të tjera të evidencës. Në veçanti, ky mund të jetë rasti kur

burimet japin çmime treguese bazuar në teknikat e tyre të veta të vlerësimit dhe

drejtimi nuk është në gjendje për të marrë një njohuri mbi mënyrën sesi i kanë

llogaritur çmimet e tyre këto burime.

Page 27: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1036

Brokerat që japin kuotimet e brokerit

59. Ndërsa brokerat ofrojnë kuotime vetëm si një shërbim të rastësishëm për

klientët e tyre, kuotimet që ata ofrojnë ndryshojnë në shumë aspekte nga

çmimet e marra në shërbimet e përcaktimit të çmimeve. Brokerët mund të mos

kenë dëshirë të japin informacion rreth procesit të përdorur për të përcaktuar

kuotimin e tyre, por mund të kenë akses në informacionet mbi transaksionet për

të cilat mund të jetë në dijeni një shërbim i përcaktimit të çmimit. Kuotimet e

brokerit mund të jenë të ekzekutueshme ose indikative. Kuotimet indikative

janë çmuarja më e mirë e një brokeri për vlerën e drejtë, ndërsa një kuotim i

ekzekutueshëm tregon se brokeri ka vullnetin të kryejë transaksione me këtë

çmim. Kuotimet e ekzekutueshme janë evidencë e fortë e vlerës së drejtë.

Kuotimet indikative janë më pak të tilla për shkak të mungesës së transparencës

në metodat e përdorura nga ndërmjetësi për të përcaktuar kuotimin. Veç kesaj,

fortësia e kontrolleve mbi kuotimet e brokerit shpesh do të ndryshojë në varësi

të faktit nëse brokeri mban të njëjtën letër me vlerë në portofolin e tij. Kuotimet

e brokerit shpesh përdoren për letrat me vlerë me inputet e nivelit 3 dhe

ndonjëherë mund të jenë informacioni i vetëm i jashtëm i disponueshëm.

Konsiderata të mëtejshme në lidhje me burimet e çmuarjes nga palët e treta

60. Njohja e mënyrës sesi burimet e çmuarjes nga palët e treta kanë përcaktuar një

çmim, i jep mundësi drejtimit të përcaktojë nëse ky informacion është i

përshtatshëm për t'u përdorur në vlerësimin e tij, përfshirë përdorimin si një

imput në një teknikë vlerësimi dhe në cilin nivel të inputeve duhet të

kategorizohet letra me vlerë për qëllime të paraqitjes në shënimet shpjeguese.

Për shembull, burimet e çmuarjes nga palët e treta mund të shërbejnë për të

vlerësuar instrumentet financiare duke përdorur modelet në pronësinë e tyre,

kështu që ka rëndësi që drejtimi të kuptojë metodologjinë, supozimet dhe të

dhënat e përdorura.

61. Nëse matjet e vlerës së drejtë të bëra bazuar në burimet e çmuarjes nga palët e

treta nuk janë bazuar në çmimet aktuale të një tregu aktiv, drejtimi duhet të

vlerësojë nëse matjet e vlerës së drejtë janë përcaktuar në një mënyrë që është

në koherence me kuadrin e zbatueshëm të raportimit finaciar. Njohja prej

drejtimit në lidhje me matjen me vlerën e drejtë përfshin:

• Mënyrën sesi ka qenë përcaktuar matja me vlerën e drejtë - për shembull,

nëse matja me vlerën e drejtë ka qenë përcaktuar nga një teknikë

vlerësimi, për të vlerësuar nëse ajo është në përputhje me objektivin e

matjes me vlerën e drejtë;

• Faktin nëse kuotimet janë çmime indikative, përhapja e të dhenave

indikative ose oferta detyruese; dhe

Page 28: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1037

• Shpeshtësinë e vlerësimit përmes matjes me vlerën e drejtë nga burimet e

çmuarjes te palëve të treta ― me qëllim që të vlerësohet nëse ai reflekton

kushtet e tregut në datën e matjes.

Njohja e bazës mbi të cilën burimet e çmuarjes nga palët e treta kanë përcaktuar

kuotimet e tyre në kontekstin e instrumenteve financiare të veçanta, të mbajtura nga

njësia ekonomike, ndihmon drejtimin për vlerësimin e përshtatshmërisë dhe

besueshmërisë së kësaj evidence për të mbështetur vlerësimet e tij.

62. Ka mundësi të ketë pabarazi midis treguesve të çmimeve të marra nga burime

të ndryshme. Njohja e mënyrës sesi janë përcaktuar treguesit e çmimit dhe

investigimi i këtyre pabarazive, ndihmon drejtimin në vërtetimin e evidencës të

përdorur në kryerjen e vlerësimit të tij për instrumentet financiare, në mënyrë

që të përcaktojë nëse vlerësimi është i arsyeshëm. Thjesht marrja e mesatares së

kuotave, pa bërë kërkime të mëtejshme, mund të mos jetë e përshtatshme, sepse

një çmim në interval mund të jetë përfaqësuesi më kryesor i vlerës së drejtë dhe

kjo mund të mos jetë mesatare. Për të përcaktuar nëse vlerësimet për

instrumentet financiare janë të arsyeshme, drejtimi mund:

• Të vleresojë faktin nëse transaksionet aktuale përfaqësojnë transaksione të

detyruara dhe jo transaksione midis blerësve dhe shitësve të vullnetshëm.

Kjo mund të bëjë të pavlefshëm krahasimin e çmimit;

• Të analizojë flukset e ardhshme të mjeteve monetare të instrumentit. Kjo

mund të kryhet si një tregues i të dhënave më të përshtatshme që përdoren

për përcaktimin e çmimit;

• Në varësi të natyrës të asaj çfarë është e pavrojtueshme, të ekstrapolojë

nga çmimet e vëzhgueshme në ato të pavëzhgueshme (për shembull, mund

të ketë çmime të vëzhgueshme për maturimet deri në dhjetë vjet, por jo më

gjatë, por kurba e çmimit dhjetë vjeçar mund të ekstrapolohet përtej

dhjetëvjeçarit si tregues). Duhet të tregohet kujdes për të siguruar që

ekstrapolimi nuk kryhet aq larg nga kurba e vëzhgueshme, sa që lidhja e tij

me çmimet e vëzhgueshme të bëhet shumë e tensionuar për të qenë e

besueshme;

• Të krahasojë çmimet brenda një portofoli të instrumenteve financiare me

njëri-tjetrin për të siguruar që ato kanë koherencë me instrumentet

financiare të ngjashëm;

Page 29: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1038

• Të përdorë më shumë se një model për të vërtetuar rezultatet nga secili

prej tyre, duke marrë parasysh të dhënat dhe hipotezat e përdorura në

secilin; ose

• Të vlerësojë lëvizjet në çmimet e instrumenteve perkatës mbrojtës dhe të

kolateralit.

Kur bën gjykim për vlerësimin, një entitet mund të marrë në konsideratë edhe

faktorë të tjerë që mund të jenë specifikë për rrethanat e entitetit.

Përdorimi i Ekspertëve të Vlerësimit

63. Drejtimi mund të angazhojë një ekspert vlerësimi nga një bankë investimi, një

broker ose një firmë tjetër vlerësimi për të vlerësuar disa ose të gjitha letrat e tij

me vlerë. Në dallim nga shërbimet e përcaktimit të çmimit dhe kuotimet e

brokerit, përgjithësisht metodologjia dhe të dhënat e përdorura, janë më të

disponueshme për drejtimin kur drejtimi ka të angazhuar një ekspert për të

kryer vlerësimin në emër të tij. Edhe pse drejtimi ka angazhuar një ekspert, ai

është përfundimisht përgjegjës për vlerësimin e përdorur.

Çështjet e Lidhura me Detyrimet Financiare

64. Kuptimi i efekteve të rrezikut të kredisë është një aspekt i rëndësishëm për

vlerësimin e aktiveve dhe detyrimeve financiare. Ky vlerësim reflekton cilësinë

e kredisë dhe aftësinë financiare si të emëtuesit ashtu edhe të çdo ofruesi të

mbështetjes me kredi. Në disa kuadro të raportimit financiar, matja e një

detyrimi financiar, mban parasysh supozimin se ai është transferuar tek një

pjesëmarrës në treg në datën e matjes. Kur nuk ka një çmim tregu të

vëzhgueshëm për një detyrim financiar, vlera e tij zakonisht matet duke

përdorur të njëjtën metodë që do të përdorte një palë tjetër për të matur vlerën e

aktivit korrespondues, përveç nëse ka faktorë specifikë ndaj detyrimit (të tillë si

një përmirësim i kreditimit nga një palë e tretë). Në veçanti, rreziku i

kredititimit i vetë entitetit10 shpesh mund të jetë i vështirë për t’u matur.

Paraqitja dhe Shënimet Shpjeguese për Instrumetet Financiare

65. Shumica e kuadrove të raportimit kërkojnë dhënien e informacioneve

shpjeguese në shënime në pasqyrat financiare për t’i mundësuar përdoruesve të

pasqyrave financiare të bëjnë vlerësime kuptimplota të efekteve të aktiviteteve

të instrumenteve financiarare të entitetit, përfshirë rrezikun dhe pasiguritë e

lidhura me instrumentet financiare.

10 Rreziku i vetë i kredisë është shuma e ndryshuar në vlerë të drejtë që nuk është tipar i ndryshimeve të

kushteve në treg.

Page 30: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1039

66. Pjesa më e madhe e kuadrove kërkojnë dhënien e informacioneve shpjeguese të

informacioneve sasiore dhe cilësore (përfshirë politikat kontabël) në lidhje me

instrumentet financiare. Kërkesat kontabël për matjet me vlerën e drejtë në

paraqitjen e pasqyrave financiare dhe dhënien e informacioneve në shënimet

shpjeguese, janë të zgjeruara në pjesën më të madhe të kuadrove të raportimit

fianciar dhe përfshijnë më shumë sesa thjesht vlerësimin e instrumenteve

fianciare. Për shembull, informacionet shpjeguese cilësore në shënime në lidhje

me instrumentet financiare japin informacion të rëndësishëm sipas kontekstit,

për karakteristikat e instrumenteve financiare dhe flukset e ardhshme të

mjeteve monetare, të cilat mund të informojnë investuesit rreth rrezikut ndaj të

cilit janë të ekspozuar entitetet.

Kategoritë e Informacioneve Shpjeguese në Shënime

67. Kërkesat për informacione shpjeguese në shënime përfshijnë:

(a) Informacionet shpjeguese sasiore në shënime, të cilat janë nxjerrë nga shumat

e përfshira në pasqyrat financiare – për shembull, kategoritë e aktiveve dhe

detyrimeve financiare;

(b) Informacionet shpjeguese në shënime, të cilat kërkojnë gjykime të rëndesishme

– për shembull, analizat e ndjeshmërisë për secilin lloj të rrezikut të tregut ndaj

të cilit entiteti është i ekspozuar; dhe

(c) Informacionet shpjeguese cilësore në shënime– për shembull, ato që

përshkruajnë qeverisjen e entitetit në lidhje me instrumentet financiare;

objektivat, kontrollet, politikat dhe proceset për menaxhimin e secilit prej

rreziqeve që krijohen nga instrumentet financiare; dhe metodat e përdorura për

të matur rreziqet.

68. Sa më i ndjeshëm të jetë vlerësimi ndaj lëvizjeve në një variabël të veçantë, aq

më shumë ka të ngjarë që shënimet shpjeguese do të duhet të tregojnë për

pasiguritë që shoqërojnë vlerësimin. Disa kuadro të raportimit financiar mundet

gjithashtu, të kërkojnë dhënien e informacioneve shpjeguese të analizës së

ndjeshmërisë, përfshirë efektet e ndryshimeve në hipotezat e përdurara në

teknikat e vlerësimit të entitetit. Për shembull, shënimet shpjeguese shtesë, të

kërkuara për instrumentet financiare të matura me vlerën e drejtë, që janë

kategorizuar brenda inputeve të nivelit 3 në hierarkinë e vlerës së drejtë, kanë

për qëllim informimin e përdoruesve të pasqyrave financiare rreth efekteve të

këtyre matjeve të vlerës së drejtë që në shumicë përdorin inpute subjektive.

69. Disa kuadro të raportimit financiar kërkojnë dhënien në shënime të

informacioneve shpjeguese që ju mundëson përdoruesve të pasqyrave

financiare të vlerësojnë natyrën dhe shtririjen e rreziqeve që krijohen nga

Page 31: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1040

instrumentet financiare ndaj të cilave entiteti është i ekspozuar në datën e

raportimit. Informacioni shpjegues mund të përfshihet në shënimet e pasqyrave

financiare ose në diskutimet dhe analizat e drejtimit brenda raportit të tij vjetor

me referencat e kryqëzuara në pasqyrat financiare të audituara. Shtrirja e

informacioneve në shënimet shpjeguese varet nga shkalla e ekspozimit të

entitetit ndaj rrezikut të krijuar nga instrumentet financiare. Kjo përfshin

informacionet cilësore në shënimet shpjeguese, për:

• Ekspozimet ndaj rrezikut dhe mënyrës sesi ato krijohen, përfshirë

ndikimet e mundshme në likuiditetin e ardhshëm të entitetit dhe kërkesat e

kolateralit;

• Objektivat, polititkat dhe proceset e entitetit për manexhimin e rrezikut

dhe metodat e përdorura për matjen e rrezikut; dhe

• Çdo ndryshim në ekspozimet ndaj rrezikut ose në objektivat, politikat dhe

proceset e menaxhimit të rrezikut që nga periudha e mëparshme.

Seksioni II – Konsideratat e Auditimt në Lidhje me Instrumentet

Financiare

70. Disa faktorë mund ta bëjnë auditimin e instrumenteve financiare veçanërisht

sfidues. Për shembull:

• Mund të jetë e vështirë si për drejtimin ashtu edhe për audituesin, për të

kuptuar natyrën e instrumenteve financiare dhe qëllimin për të cilin ato janë

përdorur, dhe rreziqet ndaj të cilave entiteti është i ekspozuar.

• Ndjeshmëria e tregut dhe likuiditeti mund të ndryshojnë me shpejtësi, duke

bërë presion mbi drejtimin për të menaxhuar ekspozimet e tyre në mënyrë

efektive.

• Vlerësimi i bazuar në evidencë mund të jetë i vështirë për t’u siguruar.

• Pagesat individuale të lidhura me disa lloje te instrumenteve finaciare mund të

jenë të konsiderueshme, çka mund të rrisë rrezikun e shpërdorimit të aktiveve.

• Shumat e regjistruara në pasqyrat financiare në lidhje me instrumentet

financiare mund të mos jenë të rëndësishme, por mund të ketë rrezik të

rëndësishëm dhe ekspozime të lidhura me këto instrumente financiare.

Page 32: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1041

• Disa punonjës mund të ushtrojnë influencë të konsiderueshme mbi

transaksionet e instrumenteve financiare të entietit, në veçanti kur marrëveshjet

e shpërblimit për ata janë të lidhura ngushtë me të ardhurat nga instrumentet

financiare dhe për rrjedhojë besimi tek këta persona nga personat e tjerë

brenda entietit, mund të jetë i tepruar.

Këta faktorë mund të bejnë që rreziqet dhe faktet përkatse të fshihen, gjë që mund

të ndikojë në vlerësimin e rrezikut të anomalisë materiale nga ana e audituesit, dhe

rreziku i fshehur mund të shfaqet me shpejtësi, veçanërisht kur kushtet e tregut

përkeqësohen.

Skepticizmi Profesional11

71. Skepticizmi profesional është i nevojshëm për vlerësimin kritik të evidecës së

auditimit dhe e ndihmon audituesin për të qenë vigjilent ndaj treguesve të

mundshëm të paragjykimeve të drejtimit. Kjo përfshin dyshimet mbi evidencën

e auditimit kontradiktore dhe besueshmërinë e dokumenteve, përgjigjet ndaj

kërkesave dhe informacionit tjetër të siguruar nga drejtimi dhe personat e

ngarkuar me qeverisjen. Gjithashtu, ai përfshin të qenurit vigjilent ndaj

kushteve që mund të jenë tregues të anomalive të mundshme për shkak të

gabimit ose mashtrimit dhe vlerësimit të mjaftueshmërisë dhe përshtatshmërisë

së evidencës së auditimit të siguruar në në saje të rrethanave.

72. Zbatimi i skepticizmit profesional kërkohet në të gjitha rrethanat dhe nevoja për

skepticizëm profesional rritet krahas me kompleksitetin e instrumenteve

financiare, për shembull në lidhje me:

• Vlerësimin nëse është marrë evidenca e auditimit e mjaftueshme dhe e

përshtatshme, e cila mund të jetë veçanërisht sfiduese kur përdoren modelet

ose kur vlerësohet nëse tregjet janë joaktive.

• Vlerësimin e gjykimeve të drejtimit dhe mundësisë së tij për paragjykime në

lidhje me zbatimin e kuadrit të zbatueshëm të raportimit financiar të enititetit,

veçanërisht në zgjedhjen e bërë nga drejtimi për teknikat e vlerësimit,

përdorimin e hipotezave në teknikat e vlerësimit dhe trajtimin e rrethanave në

të cilat gjykimi i audituesit dhe gjykimi i drejtimit kanë diferenca.

11 SNA 200, paragrafi 15

Page 33: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1042

• Nxjerrjen e konkluzioneve bazuar në evidencën e auditimit të siguruar, për

shembull, vlerësimi i arsyeshmërisë së vlerësimeve të përgatitura nga

ekspertët e drejtimit dhe vlerësimi nëse informacionet shpjeguese në shënimet

e pasqyrave financiare arrijnë paraqitjen e drejtë.

Konsiderata për Planifikimin12

73. Fokusi i audituesit në planifikimin e auditimit është veçanërisht mbi:

• Kuptimin e kërkesave kontabël dhe shënimet shpjeguese;

• Kuptimin e instrumenteve financiare ndaj të cilave entiteti është i ekspozuar, si

dhe qëllimi dhe rreziqet e tyre;

• Përcaktimin nësë për auditimin nevojiten aftësi dhe njohuri të specializuara;

• Kuptimin dhe vlerësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm, në saje të

transaksioneve të instrumenteve financiare të entitetit dhe sistemeve të

informacionit që janë brenda objektit të auditimit;

• Kuptimin e natyrës, rolit dhe aktiviteteve të funksionit të auditimit të

brendshëm;

• Kuptimin e proceseve të drejtimit për vlerësimin e instrumenteve financiare,

përfshirë faktin nëse drejtimi ka përdorur një ekspert ose një organizatë

shërbimi; dhe

• Vlerësimin dhe reagimin ndaj rrezikut të anomalisë materiale.

Njohja dhe Kuptimi i Kërkesave Kontabël dhe për Dhënien e Informacioneve

Shpjeguese

74. SNA 540 kërkon që audituesi të njohë dhe të kuptojë kërkesat e kuadrit të

zbatueshëm të raportimit financiar që lidhen me çmuarjet kontabël, përfshirë

informacionet shpjeguese përkatëse në shënime dhe çdo kërkesë tjetër

12 SNA 300, Planifikimi i Auditimit të Pasqyrave Financiare, trajton përgjegjësitë e audituesit për të

planifikuar një auditim të pasqyrave financiare.

Page 34: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1043

rregullatore.13 Kërkesat e kuadrit të zbatueshëm të raportimit financiar lidhur

me instrumentet financiare, mund të jenë në vetvete komplekse dhe të kërkojnë

informacione shpjeguese më të gjera. Leximi i kësaj DPNA-je nuk zëvendëson

nevojën për të njohur dhe kuptuar në mënyrë të plotë të gjitha kërkesat e kuadrit

të zbatueshëm të raportimit financiar. Disa kuadro të raportimit financiar

kërkojnë marrjen në konsideratë të fushave, të tilla si:

• Kontabiliteti mbrojtës;

• Kontabiliteti për fitimin ose humbjen në “Ditën 1”;

• Nohja dhe çregjistrimi i transaksioneve të instrumenteve financiare;

• Rreziku i vetë kredisë; dhe

• Trensferimi dhe mosnjohja e rrezikut, në veçanti, kur entiteti ka qenë i

përfshirë në krijimin dhe strukturimin e instrumenteve financiare

komplekse.

Njohja dhe Kuptimi i Instrumenteve Financiare

75. Karakteristikat e instrumenteve financiare mund fshehin disa elementë të

rrezikut dhe ekspozimin. Sigurimi i njohjes dhe kuptimit të instrumenteve në të

cilat entiteti ka investuar ose ndaj të cilave ai është i ekspozuar, përfshirë

karakteristikat e instrumenteve, ndihmon audituesin për të identifikuar nëse:

• Mungojnë ose janë regjistruar në mënyrë të pasaktë disa aspekte të

rëndësishme të një transaksioni;

• Një vlerësim duket i përshtatshëm;

• Rreziqet e vetvetishëm në to, janë kuptur plotësisht dhe janë menaxhuar

nga entiteti; dhe

13 SNA 540, paragrafi 8(a)

Page 35: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1044

• Instrumentet financiare janë klasifikuar siç duhet në aktive dhe detyrime

afatshkurtra dhe afatgjata.

76. Shembuj të çështjeve që audituesi mund të marrë në konsideratë kur ai siguron

një njohje për instrumentet financiare të entitetit, përfshin:

• Llojeve të instrumenteve financiare ndaj të cilave entiteti është i

ekspozuar.

• Përdorimi për të cilin ato janë vendosur.

• Njohja dhe kuptimi i instrumenteve financiare nga drejtimi dhe kur është e

përshtatshme, personat e ngarkuar me qeverisjen, përdorimi i tyre dhe

kërkesat kontabël.

• Kushtet dhe karakteristikat ekzakte, në mënyrë që implikimet e tyre të

kuptohen plotësisht dhe veçanerisht, kur transaksionet janë të lidhura,

impaktin e përgjithshëm të transaksioneve të instrumenteve financiare.

• Mënyrën sesi ato përshtaten me strategjinë e përgjithshme të entitetit për

menaxhimin e rrezikut.

Kërkimi i informacioneve nga funksioni i auditimit të brendshëm, funksionit të

menaxhimit të rrezikut, nëse ka funksione të tilla dhe diskutimet me personat e

ngarkuar me qeverisjen, mund të rrisin njohjen e audituesit.

77. Në disa raste, një kontratë, përfshirë një kontratë për një instrument jofinanciar,

mund të përmbajë një derivativ. Në rrethana të caktuara, disa kuadro të

raportimit financiar lejojnë ose kërkojnë që këta derivativë “të përfshirë”, të

veçohen nga kontrata bazë. Njohja dhe kuptimi i procesit të drejtimit për

identifikimin dhe kontabilizimin e derivativëve të përfshirë, do të ndihmojë

audituesin të kuptojë rrezikun ndaj të cilit entiteti është i ekspozuar.

Page 36: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1045

Përdorimi në Auditim i Personave me Aftësi dhe Njohuri të Specializuara14

78. Një konsideratë kyçe në auditimet që përfshijnë instrumentet fianciare,

veçanërisht instrumentet financiare komplekse, është kompetenca e audituesit.

SNA 22015 kërkon që ortaku i angazhimit të krijojë bindjen se grupi i

angazhimit, dhe çdo ekspert i audituesit që është pjesë e grupit të angazhimit,

bashkarisht kanë kompetencën dhe aftësinë e duhur për të kryer angazhimin e

auditimit në përputhje me standardet profesionale dhe kërkesat e zbatueshme

ligjore dhe rregullatore, dhe për të bërë të mundur një raport të audituesit që

është i përshtatshëm për rrethanat. Më tej, kërkesat përkatëse etike16 kërkojnë që

audituesi të përcaktojë nëse pranimi i angazhimit do të krijonte kërcënime ndaj

pajtueshmërisë me parimet themelore, përfshirë kompetencën profesionale dhe

kujdesin e duhur. Paragrafi 79 më poshtë jep shembuj të llojeve të çështjeve që

mund të jenë të përshtatshme për t’u marrë në konsideratë nga audituesi në

kontekstin e instrumenteve financiare.

79. Për rrjedhojë, auditimi i instrumenteve financiare mund të këkojë përfshirjen e

një ose më shumë eksperteve ose specialisteve, për shëmbull, në fushat e:

• Njohjes dhe kuptimit te instrumenteve financiare të përdorura nga entiteti

dhe karakteristikat e tyre, përfshirë nivelin e tyre të kompleksitetit.

Përdorimi i aftësive dhe njohurive të specializuara mund të nevojitet për të

kontrolluar nëse të gjitha aspektet e instrumentit financiar dhe konsideratat

përkatëse janë përfshirë në pasqyrat financiare dhe, për të vlerësuar nëse

janë dhënë informacionet e duhura në shënimet shpjeguese, në përputhje

me kuadrin e zbatueshëm të raportimit financiar, kur kërkohet shpjegimi i

rrezikut.

14 Kur ekspertiza e një personi të tillë është në auditim dhe kontabilitet, pavarësisht nëse personi është

nga brenda ose jashtë firmës, ky person konsiderohet pjesë e grupit të angazhimit dhe është subjekt i

kërkesave të SNA 220, Kontrolli i Cilësisë për një Auditim të Pasqyrave Financiare. Kur ekspertiza e

një personi të tillë është në një fushë tjetër të ndryshme nga kontabiliteti ose auditimi, një person i tillë

konsiderohet të jetë eksperti i audituesit dhe zbatohen kërkesat e SNA 620, Përdorimi i Punës së

Ekspertit të Audituesit. SNA 620 shpjegon që dallimi midis fushave të specializuara të kontabilitetit

ose auditimit dhe ekspertiza në një fushë tjetër, do të jetë një çështje e gjykimit profesional, por ve

theksin që dallimet mund të bëhen midis ekspertizës në metodat e kontabilizimit të instrumentave

financiare (ekpertiza kontabël dhe e auditimit) dhe ekspertizës në teknika komplekse vlerësimi të

instrumentave financiare (ekspertiza në një fushë të ndryshme nga kontabiliteti apo auditimi). 15 SNA 220, paragrafi 14 16 Kodi i Etikës për Profesionistët Kontabël i BSNEK paragrafi 210.1 dhe 210.6

Page 37: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1046

• Njohjes dhe kuptimit të kuadrit të zbatueshëm të raportimit financiar,

veçanërisht kur ka fusha që dihet se janë subjekt i interpretimeve të

ndryshme, ose praktika e përdorur është e paqëndrueshme ose në zhvillim.

• Njohjes dhe kuptimit te ndikimeve ligjore, rregullatore dhe tatimore që

rrjedhin nga instrumentet financiare, përfshirë faktin nëse kontratat janë të

detyrueshme nga entiteti (për shembull rishikimi i kontratave bazë), mund

të kërkojë aftësi dhe njohuri të specializuara.

• Vlerësimit të rrezikut të vetvetishëm në një instrument financiar.

• Asistimit të grupit të angazhimit në mbledhjen e evidencës që mbështet

vlerësimet e drejtimit ose për të përcaktuar një pikë ose interval çmuarje,

veçanërisht kur vlera e drejtë përcaktohet nga një model kompleks; kur

tregjet janë joaktive dhe të dhënat e hipotezat janë të vështira për t’u

siguruar; kur përdoren inpute të pavëzhgueshme; ose kur drejtimi ka

përdorur një ekspert.

• Vlerësimit të kontrolleve të teknologjisë së informacionit, veçanërisht në

entitetet me një volum të madh të instrumenteve financiare. Në këto

entitete, teknologjia e informacionit mund të jetë mjaft komplekse, për

shembull, kur informacioni i rëndësishëm në lidhje me këto instrumenta

financiare trasmetohet, përpunohet, mbahet apo aksesohet në mënyrë

elektronike. Veç kesaj, ajo mund të përfshijë shërbime të përshtatshme të

siguruara nga një organizatë shërbimi.

80. Natyra dhe përdorimi i llojeve të veçanta të instrumenteve financiare,

kompleksiteti që shoqëron kërkesat kontabël dhe kushtet e tregut mund të çojnë

në nevojën që grupi i angazhimit të konsultohet17 me profesionistë të tjerë

kontabël dhe profesionistë të auditimit, brenda ose jashtë firmës, me ekspertizë

dhe eksperincë teknike të përshtatshme në kontabilitet apo auditim, duke marrë

në konsideratë faktorët e tillë si:

17 SNA 220, paragrafi 18 (b), kërkon që ortaku i angazhimit të krijojë bindjen që pjesëtarët e grupit të

angazhimit kanë ndërmarrë konsultimin e nevojshëm gjatë kohës së angazhimit, si brenda grupit të

angazhimit ashtu dhe midis grupit të angazhimit dhe palëve të tjera në nivelin e duhur, brenda apo

jashtë firmës.

Page 38: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1047

• Aftësitë dhe kompetenca e grupit të angazhimit, përfshirë eksperiencën e

anëtarëve të grupit të angazhimit.

• Cilësitë e instrumenteve financiare të përdorura nga entiteti.

• Identifikimi i rrethanave të pazakonta apo rrezikut në angazhim, si dhe

nevojës për gjykim profesional, veçanërisht në lidhje me materialitetin

dhe rreziqet e rëndësishme.

• Kushtet e tregut.

Njohja dhe Kuptimi i Kontrollit të Brendshëm

81. SNA 315 (i rishikuar) përcakton kërkesa për audituesin për të njohur entitetin

dhe mjedisin e tij, përfshirë kontrollin e brendshëm. Njohja e entitetit dhe

mjedisit të tij, përfshirë kontrollin e brendshëm të entitetit, është një proces

dinamik dhe i vazhdueshëm i mbledhjes, përditësimit dhe analizimit te

informacionit gjatë gjithë auditimit. Njohja e siguruar i mundëson audituesit të

identifikojë dhe vlerësojë rrezikun e anomalisë materiale në nivel të pasqyrave

financiare dhe në nivel pohimi, duke siguruar në këtë mënyrë, një bazë për

hartimin dhe zbatimin e reagimeve ndaj rrezikut të vlerësuar të anomalisë

materiale. Volumi dhe varieteti i transaksioneve të instrumenteve financiare të

një entiteti, zakonisht përcakton natyrën dhe shtrirjen e kontrolleve që mund të

ekzistojnë në një entitet. Një njohje e mënyrës sesi instrumentet financiare janë

monitoruar dhe kontrolluar, ndihmon audituesin në përcaktimin e natyrës, afatit

dhe shtrirjes së procedurave të auditimit. Shtojca përshkruan kontrollet që mund

të ekzistojnë në një entitet që trajton një volum të madh të transaksineve të

instrumenteve financaire.

Njohja dhe Kuptimi i Natyrës, Rolit dhe Aktiviteteve të Funksionit të Auditimit të

Brendshëm

82. Në shumë entitete të mëdha, funksioni i auditimit të brendshëm mund të kryejë

punë që i jep mundësi drejtimit të lartë dhe personave të ngarkuar me

qeverisjen, të rishikojnë dhe vlerësojnë kontrollet e entitetit në lidhje me

përdorimin e instrumenteve financiare. Auditimi i brendshëm mund të ndihmojë

në identifikimin e rrezikut të anomalisë materiale për shkak të mashtrimit apo

gabimit. Megjithatë, njohuritë dhe aftësitë e kërkuara nga funksioni i auditimit

të brendshëm për të kuptuar dhe kryer procedurat e dhënies së sigurisë për

drejtimin apo personat e ngarkuar me qeverisjen mbi përdorimin nga entiteti të

Page 39: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1048

instrumenteve financiare, janë përgjithësisht krejt të ndryshme nga ato që

nevojiten për pjesët e tjera të biznesit. Shkalla në të cilën, funksioni i auditimit

te brendshëm ka njohuritë dhe aftësistë për të mbuluar dhe që në fakt ka

mbuluar, aktivitetet e instrumenteve financiare të entitetit, si dhe kompetencën

dhe objektivitetin e funksionit të auditimit të brendshëm, është një konsideratë e

përshtatshme për qëllime të vlerësimit nga audituesit e jashtëm, i faktit nëse

auditimi i brendshëm, ka të ngjarë të jetë i përshtatshëm për strategjinë e

përgjithshme të auditimit dhe planin e auditimit.

83. Fushat ku puna e funksionit të auditimit të brendshëm mund të jetë veçanërisht

e përshtatshme janë:18

• Zhvillimi i një rishikimi të përgjithshëm të shtrirjes së përdorimit të

instrumenteve financiare;

• Vlerësimi i përshtatshmërisë së politikave dhe procedurave dhe respektimi

i tyre nga ana e drejtimit;

• Vlerësimi i efektivitetit të funksionimit të aktiviteteve të kontrollit të

instrumenteve financiare;

• Vlerësimi i sistemeve qe lidhen me aktivitetet e instrumenteve financiare;

dhe

• Vlerësimi i faktit nëse rreziqet e reja të lidhura me instrumentet financiare

janë identitfikuar, vlerësuar dhe menaxhuar.

Njohja dhe Kuptimi i Metodologjisë së Drejtimit për Vlerësimin e Instrumenteve

Financiare

84. Përgjegjësitë e drejtimit për përgatitjen e pasqyrave financiarë përfshijnë,

zbatimin e kërkesave të kuadrit të zbatueshëm të raportimit financiar për

vlerësimin e instrumenteve financiare. SNA 540 kërkon që audituesi të njohë

dhe të kuptojë mënyrën sesi drejtimi i përcakton çmuarjet kontabël dhe të

18 Puna e kryer nga funksione të tilla si, funksioni i menaxhimit të rrezikut, funksioni i rishikimit të

modeleve dhe kontrollit të produktit, mund të jenë gjithashtu, të përshtatshme.

Page 40: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1049

dhënat mbi të cilat bazohen çmuarjet kontabël.19 Metoda e drejtimit për

vlerësimin, merr në konsideratë edhe zgjedhjen e një metodologjie të

përshtatshme të vlerësimit dhe nivelin e evidencës që pritet të jetë disponibël.

Për të përmbushur objektivin e matjes me vlerën e drejtë, një entitet harton një

metodologji vlerësimi që merr në konsideratë të gjithë informacionin e

përshtatshëm të tregut që është i disponueshëm, për të matur vlerën e drejtë të

instrumenteve financiare. Një kuptim i plotë i instrumenteve financiare që

vlerësohen, i lejon një entiteti të identifikojë dhe vlerësojë infromacionin

përkatës në treg të disponueshëm rreth instrumenteve identike ose të ngjashme

që duhet të përfshihen në metodologjinë e vlerësimit.

Vlerësimi dhe Reagimi ndaj Rrezikut të Anomalisë Materiale

Konsideratat e Përgjithshme në Lidhje me Instrumentet Financiare

85. SNA 54020 shpjegon që shkalla e pasigurisë në çmuarje ndikon në rrezikun e

anomalisë materiale të çmuarjes kontabël. Përdorimi instrumenteve financiare

shumë komplekse, të tilla si ato që kanë një nivel të lartë të pasigurisë dhe

ndryshueshmërisë së flukseve të ardhshme të mjeteve monetare, mund të çojë

drejt një rreziku të rritur të anomalisë materiale, veçanërisht në lidhje me

vlerësimin. Çështjet e tjera që ndikojnë në rrezikun e anomalisë materiale

përfshjnë:

• Volumin e instrumenteve financiare ndaj të cilit entiteti është i ekspozuar.

• Kushtet e instrumenteve financiare, përfshirë faktin nëse instrumenti

financiar në vetvete përmban instrumenta financiare të tjerë.

• Natyrën e instrumenteve financiare.

Faktorët e Rrezikut të Mashtrimit21

86. Nxitje nga punonjësit për raportim financiar mashtrues mund të ketë atje ku

skemat e kompesimit janë të varura nga kthimet e bëra nga përdorimi i

instrumenteve financiare. Njohja dhe kuptimi i mënyrës sesi politikat e

19 SNA 540, paragrafi 8(c) 20 SNA 540, paragrafi 2 21 Shiko SNA 240, Përgjegjësitë e Audituesit Lidhur me Mashtrimin në Auditimin e Pasqyrave

Financiare, për kërkesat dhe udhëzimet që merren me faktorët e rrezikut të mashtrimit.

Page 41: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1050

kompesimit të entitetit ndërveprojnë me rrezikun e tyre, dhe nxitjet që kjo mund

të krijojë për drejtimin dhe tregtarët, mund të jenë të rëndësishme për vlerësimin

e rrezikut të mashtrimit.

87. Kushtet e vështira financiare të tregut mund të çojnë në nxitje të shtuara për

drejtimin ose punonjësit për t’u përfshirë në raportimin financiar mashtrues: për

të mbrojtur shpërblimet e tyre personale, për të fshehur mashtrimin ose gabimin

e punonjësve apo të drejtimit, për shmangien e shkeljeve rregullatore, kufijve të

likuiditetit apo huamarrjes, ose për shmangien e raportimit të humbjeve. Për

shembull, në periudha të një tregu të paqëndrueshem, mund të ketë humbje të

papritura nga luhajtjet ekstreme në çmimet e tregut, nga dobësitë e

paparashikura në çmimet e aktiveve, përmes tregtimit në kushtet e gjykimeve të

gabuara, apo për arsye të tjera. Veç kesaj, vështirësitë financiare krijojnë presion

ndaj drejtimit të shqetësuar për aftësinë paguese të biznesit.

88. Përvetësimi i aktiveve dhe raportimi financiar mashtrues mund të përfshijë

shpesh, anashkalimin e kontrolleve, që përndryshe mund të duket se

funksionojnë në mënyrë efektive. Kjo mund të përfshijë anashkalimin e

kontrolleve mbi të dhënat, hipotezat dhe proceset e detajuara të kontrollit, të

cilat lejojnë fshehjen e humbjeve ose të vjedhjes. Për shembull, kushtet e

vështira në treg mund të rrisin presionin për të fshehur ose kompensuar

transaksionet, në përpjekje të rikuperimit të humbjeve.

Vlerësimi i Rrezikut të Anomalisë Materiale

89. Vlerësimi i audituesit në lidhje me rreziqet e identifikuara në nivel pohimi në

përputhje me SNA 315 (i rishikuar), përfshin vlerësimin e formës dhe të

mënyrës së zbatimit të kontrollit të brendshëm. Ai jep një bazë për vlerësimin e

përshtatshmërisë së metodës së auditimit për hartimin dhe kryerjen e

procedurave të mëtejshme të auditmit në përputhje me SNA 330, përfshirë këtu,

procedurat thelbësore dhe testet e kontrolleve. Metoda e ndjekur influencohet

nga njohja që ka audituesi për kontrollin e brendshëm që lidhet me auditimin,

përfshirë pikat e forta të mjedisit të kontrollit dhe çdo funksion të rrezikut të

menaxhimit, madhësinë dhe kompleksitetin e operacioneve të entitetit dhe

faktin nëse vlerësimi i audituesit për rrezikun e anomalisë materiale përfshin një

pritshmëri që kontrollet funksionojë në mënyrë efektive.

90. Vlerësimi i audituesit për rrezikun e anomalisë materiale në nivel pohimi, mund

të ndryshojë gjatë kryerjes së auditimit, krahas me marrjen e informacionit

shtesë. Të qenit vigjilent gjatë auditimit, për shembull, gjatë inspektimit të

Page 42: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1051

regjistrimeve apo dokumentave, mund të ndihmojë audituesin për të identifikuar

marrëveshjet ose informacionet e tjera, të cilat mund të jenë tregues i

ekzistencës së instrumenteve financiare që drejtimi nuk i ka identifikuar apo i

ka bërë të ditura më përpara për audituesin. Këto regjistrime dhe dokumente

mund të përfshijnë, për shembull:

• Procesverbalet e mbledhjeve të personave të ngarkuara me qeverisjen; dhe

• Faturat specifike nga, si dhe korrespondencën me, këshilltarët

profesionalë të entitetit.

Faktorët që Duhen Mbajtur Parasysh në Përcaktimin Nëse dhe në Çfarë Mase, Duhet të

Testohet Efektiviteti i Funksionimit të Kontrolleve

91. Pritshmëria që kontrollet funksionojnë në mënyrë efektive mund të jetë më e

zakonshme kur kemi të bëjmë me një institucion financiar që ka vendosur

kontrolle të përcaktuara mirë dhe si rrjedhojë testimi i kontrolleve mund të jetë

një rrugë efektive për të siguruar evidencën e auditimit. Kur entiteti ka një

funksion të tregtimit, testet thelbësore të vetme mund të mos sigurojnë

evidencën e auditimit të mjaftueshme dhe të përshtatshme, për shkak të volumit

të kontratave dhe përdorimit të sistemeve të ndryshme. Testet e kontrolleve,

gjithsesi, nuk do të jenë të mjaftueshme të vetme, pasi audituesit nga SNA 330 i

kërkohet të hartojë dhe kryejë procedura thelbësore për çdo klasë materiale të

transaksioneve, tepricave në llogari dhe informacioneve në shënimet

shpjeguese.22

92. Entitetet që kanë një volum të madh në tregtimin dhe përdorimin instrumenteve

financiare mund të kenë më shumë kontrolle të sofistikuara dhe një funksion

efektiv për menaxhimin e rrezikut dhe si rrjedhojë, audituesi ka më shumë të

ngjarë të testojë kontrollet për marrjen e evidencës në lidhje me:

• Ndodhjen, plotësinë, saktësinë dhe paraqitjen në kohën e duhur të

transaksionve; dhe

• Ekzistencën, të drejtat dhe detyrimet, dhe plotësinë e tepricave në llogaritë

kontabël.

22 SNA 330, paragrafi 18

Page 43: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1052

93. Në ato entitete me relativisht pak transaksione të instrumenteve financiare:

• Drejtimi dhe personat e ngarkuar me qeverisjen mund të kenë vetëm

njohuri të kufizuara të instrumenteve financiare dhe mënyrës sesi ato

ndikojnë në biznes;

• Entiteti mund të ketë vetëm disa lloje të ndryshme të instrumenteve me

pak ose aspak ndërveprim midis tyre;

• Ka pak të ngjarë të ketë një mjedis kompleks të kontrolleve (për shembull,

kontrollet e përshkruara në Shtojcë mund të mos ekzistojne tek entieti);

• Drejtimi mund të përdorë informacionin për përcaktimin e çmimit të

marrë nga burimet e çmuarjes nga palët e treta për të vlerësuar

instrumentet e tyre; dhe

• Kontrollet mbi përdorimin e informacionit për përcaktimin e çmimit të

marrë nga burimet e çmuarjes nga palët e treta, mund të jenë më pak të

sofistikuara.

94. Kur një entitet ka relativisht pak transaksione që përfshijnë instrumentet

financiare, për audituesin mund të jetë relativisht e lehtë që të sigurojë një

njohje të objektivave të entitetit për përdorimin e instrumenteve financiare dhe

të karakteristikave të instrumenteve. Në këto rrethana, pjesa më e madhe e

evidencës së auditimit ka të ngjarë që të jetë thelbësore nga natyra, kështu që

audiutesi mund të kryejë pjesën më të madhe të punës së auditimit në fund të

vitit dhe konfirmimet nga palët e treta ka të ngjarë që të japin evidencë në lidhje

me plotësinë, saktësinë dhe ekzistencës e transaksioneve.

95. Për të arritur në një vendim mbi natyrën, afatin dhe shtrirjen e testimit të

kontrolleve, audituesi mund të marrë në konsideratë faktorë të tillë si:

• Natyra, frekuenca dhe volumi i transaksioneve të instrumenteve financiare;

• Pikat e forta të kontrolleve, përfshirë faktin nëse kontrollet janë hartuar në

mënyrën e duhur për të reaguar ndaj rreziqeve që lidhen me volumin e

transaksioneve të instrumenteve financiare të një entiteti dhe faktin nëse ka

një kuadër të qeverisjes mbi aktivitetet e instrumenteve financiare të entietit;

Page 44: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1053

• Rëndësia e kontrolleve të veçanta për objektivat e përgjithshme të kontrollit

dhe proceset e vendosura në entitet, përfshirë zhvillimin e sistemit të

informacionit për të ndihmuar transaksionet e instrumenteve financiare;

• Monitorimi i kontrolleve dhe mangësive të identifikuara në procedurat e

kontrollit;

• Çështjet që kontrollet parashikohet të adresojnë, për shëmbull, kontrollet e

lidhura me ushtrimin e gjykimit krahasuar me kontrollet mbi të dhënat

mbështetëse. Testet thelbësorë ka më shumë të ngjarë të jenë më efektive sesa

mbështetja në kontrollet e lidhura me ushtrimin e gjykimit;

• Kompetenca e individëve të përfshirë në aktivitetet e kontrollit, për shembull,

nëse entiteti ka kapacitetin e mjaftueshëm, përfshirë gjatë periudhave me stres

dhe ka aftësisë për të vendosur dhe verifikuar vlerësimet e instrumenteve

financiare ndaj të cilave ai është i ekspozuar;

• Frekuenca e performancës së këtyre aktiviteteve të kontrollit;

• Shkalla e saktësisë që kontrollet kanë për qëllim të arrijnë;

• Evidenca e performancës së aktiviteteve të kontrollit; dhe

• Afati i transaksioneve të instrumenteve financiare kryesorë, për shembull, nëse

janë afër fundit të periudhës.

Procedurat Thelbësore

96. Percaktimi i procedurave thebësore përshin marrjen në konsideratë të:

• Përdorimit të procedurave analitike23 - Edhe pse procedurat analitike të kryera

nga audituesit mund të jenë efektive si procedura për vlerësimin e rrezikut

23 SNA 315 (i rishikuar), paragrafi 6(b), kërkon që audituesi të zbatojë procedurat analitike si procedura

të menaxhimit të rrezikut për të ndihmuar në vlerësimin e rrezikut të anomalisë materiale, në mënyrë

për të siguruar një bazë për hartimin dhe implementimin e përgjigjes ndaj rrezikut të vlerësuar. SNA

520, Procedurat Analitike, paragrafi 6, kërkon që audituesi të përdorë procedurat analitike në formimin

Page 45: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1054

për t’i siguruar audituesit informacion rreth biznesit të entitetit, ato mund të

jenë më pak efektive si procedura thelbësore kur kryhen më vete. Kjo për

shkak se, bashkëveprimi kompleks i udhëzuesve të vlerësimit, shpesh fsheh

çdo trend të pazakontë që mund të krijohet.

• Transaksioneve jorutinë - Shumë transaksione financiare janë kontrata të

negociuara midis një entiteti dhe palës tjetër (shpesh të njohur si “jashtë

zyres” ose OTC). Deri në masën që transaksionet e instrumenteve financiare

nuk janë rutinë dhe jashtë aktiviteteve normale të një entiteti, një metodë

auditimi thelbësore mund të jetë rruga më efektive për realizimin e

objektivave të planifikuara të auditimit. Në rastet kur transaksionet e

pasqyrave financiare nuk janë ndërmarë në mënyrë rutinë, reagimet e

audituesit ndaj rrezikut të vlerësuar, përfshirë hartimin dhe kryerjen e

procedurave të auditimit, mbajnë parasysh mungesën e mundshme të

eksperiencës së entitetit në këtë fushë.

• Disponueshmërisë së evidencës – Për shembull, kur entiteti përdor një burim të

një palë të tretë për përcaktimin e çmimit, evidenca që ka të bëjë me pohimet

përkatëse të pasqyrave financiare mund të mos jetë e disponueshme nga

entiteti.

• Procedurave të kryera për fushat e tjera të auditimit – Procedurat e kryera në

fushat e tjera të pasqyrës financiare mund të japin evidencë në lidhje me

plotësinë e transaksioneve të instrumenteve financiare. Këto procedura

mund të përfshijnë testet e arkëtimeve dhe të pagesave të mëvonshme dhe

kërkimin për detyrime të paregjistruara.

• Zgjedhjes së elementeve për t’u testuar – Në disa raste, portofoli i

instrumenteve financiare do të përfshijë instrumente me kompleksitet të

ndryshueshëm dhe me rrezik. Në këto raste, mund të jetë i dobishëm

gjykimi i madhësisë së kampionit.

97. Për shembull, në rastin e një letre me vlerë të mbuluar nga një aktiv, në

përgjigje të rreziqeve të anomalisë materiale për këtë letër me vlerë, audituesi

e një konkluzioni të përgjithshëm të pasqyrave financiare. Prcedurat analitke, gjithashtu, mund të

zbatohen gjatë fazave të tjera të auditimit.

Page 46: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1055

mund të marrë në konsideratë kryerjen e disa prej procedurave të auditimit që

jepen në vijim:

• Ekzaminim e dokumenteve kontraktuale për të kuptuar kushtet e letrës me

vlerë, kolateralin bazë dhe të drejtat e çdo klase të mbajtësit të letrave me

vlerë.

• Kërkimin e informacionit rreth procesit të drejtimit për vlerësimin e

flukseve të parasë.

• Vlerësimin e arsyeshmërisë së hipotezave, të tilla si normat e parapagimit,

nivelet e dështimeve dhe humbjet e mëdha.

• Sigurimin e njohjes në lidhje me metodën e përdorur për të përcaktuar

rrjedhën e flukseve të parasë.

• Krahasimin e rezultateve të matjes me vlerën e drejtë me vlerësimet e

letrave të tjera me vlerë, që kanë kolateral dhe kushte bazë të ngjashme.

• Rikryerjen e llogaritjeve.

Testimet me Qëllime të Dyfishta

98. Megjithëse qëllimi i një testi të kontrolleve është i ndryshëm nga qëllimi i një

testi të detajeve, mund të jetë efiçente që të kryhen të dyja në të njëjtën kohë,

për shembull:

• Kryerja e një testi të kontrolleve dhe një testi të detajeve mbi të njëjtin

transaksion (për shembull, testimi nëse ka një kontrate të nënshkruar dhe

nëse detajet e instrumenteve financiare janë përfshirë në mënyrë të

përshtatshme në një fletë përmbledhëse); ose

• Testimi i kontrolleve gjatë testimit të proceseve të drejtimit për bërjen e

çmuarjeve të vlerësimit.

Page 47: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1056

Afatet e Procedurave të Audituesit24

99. Pas vlerësimit të rreziqeve që lidhen me instrumentet financiare, grupi i

angazhimit përcakton afatin e testeve të planifikuara të kontrolleve dhe

procedurave thelbësore të auditimit. Afati i procedura të planifikuara të

auditimit ndryshon në varësi të një numri faktorësh, përfshirë frekuencën e

operimit të kontrolleve, rëndësinë e aktivitetit që po kontrollohet dhe rrezikun e

lidhur me anomalinë materiale.

100. Edhe pse është e nevojshme të kryhet pjesa më e madhe e procedurave të

auditimit në lidhje me vlerësimin dhe paraqitjen në fund të periudhës,

procedurat e auditimit në lidhje me pohimet e tjera, të tilla si plotësia dhe

ekzistenca, mund të testohen në mënyrë të dobishme në një periudhë të

ndërmjetme. Për shembull, testet e kontrolleve mund të kryhen në një periudhë

të ndërmjetme për kontrollet me natyrë më shumë rutinë, të tilla si kontrollet e

TI dhe autorizimet për produktet e reja. Gjithashtu, mund të jetë efektive për të

testuar efektivitetin e funksionimit të kontrolleve rreth aprovimit të produktit të

ri, duke mbledhur evidencë mbi nivelin e duhur të drejtimit që ka nënshkruar në

një intrument financiar të ri për një periudhë të ndërmjetme.

101. Audituesit mund të kryejnë disa teste mbi modelet në një datë të ndërmjetme,

për shembull, duke krahasuar outputin e modelit me transaksionet e tregut. Një

procedurë tjetër e ndërmjetme e mundshme për instrumentet me inpute të

vëzhgueshme, është testimi i arsyeshmërisë së informacionit për çmimin e

marrë nga një burim i palëve të treta për përcaktimin e çmimit.

102. Fushat që kërkojnë gjykim më të rëndësishëm shpesh testohen afër ose në fund

të periudhës:

• Vlerësimet mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në një

periudhë kohe të shkurtër, duke e bërë të vështirë krahasimin dhe

rakordimin e tepricave të ndërmjetme me infromacion e krahasueshem në

datën e bilancit;

24 Paragrafët 11-12 dhe 22-23 të SNA 330 vendosin kërkesat kur audituesi kryen procedurat në një

periudhë të ndërmjetme dhe shpjegon sesi mund të përdoret evidenca e auditimit e tillë.

Page 48: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1057

• Një entitet mund të angazhohet në një volum të shtuar të transaksioneve

të instrumenteve financiare midis periudhës së ndërmjetme dhe fundit të

vitit;

• Regjistrimet manuale në ditar mund të bëhen vetëm ne fund të periudhës

kontabël; dhe

• Trasaksionet jorutinë ose të rëndësishme mund të kryhen vonë afër fundit

të periudhës kontabël.

Procedurat që Lidhen me Plotësinë, Saktësinë, Ekzistencën, Ndodhjen dhe të Drejtat dhe

Detyrimet

103. Shumica e procedurave të audituesit mund të përdoren për të adresuar një

mumër pohimesh. Për shembull, procedurat për të adresuar ekzistencën e një

teprice në llogari në fund të periudhës, gjithashtu do të adresojë ndodhjen e një

klase të transaksioneve dhe mundet gjithashtu, të ndihmojë në përcaktimin e

paraqitjes në periudhën e duhur. Kjo, për arsye se, instrumentet financiare

krijohen nga kontratat ligjore dhe me verifikimin e saktësisë së regjistrimeve të

transaksioneve, audituesi mund të verifikojë edhe ekzistencën e tyre dhe të

sigurojë evidencë për të mbështetur në të njëtjën kohë pohimet për ndodhjen,

dhe të drejtat e detyrimet, si dhe për të konfirmuar se transaksionet janë

regjistruar në periudhën e duhur kontabël.

104. Procedurat që mund të sigurojnë evidencë auditimi në mbështetje të pohimeve

të plotësisë, saktësisë dhe ekzistencës, përfshijnë:

• Konfirmimet nga të tretët25 (të jashtme) të llogarive bankare, tregtimeve

dhe pasqyrave të kujdestarëve. Kjo mund të realizohet nëpërmjet

konfirmimit direkt me palën e tretë (përfshirë përdorimin e konfirmimeve

bankare), ku një përgjigje i dërgohet direkt audituesit. Nga ana tjetër, ky

informacion mund të sigurohet nga sistemi i palës së tretë nëpërmjet një

burimi të të dhënave. Në këtë rast, për vlerësimin e besueshmërisë së

25 SNA 505, Konfirmimet nga të tretët, trajton përdorimin nga audituesi të procedurave të konfirmimit

nga të tretët, për të siguruar evidencë auditimi në përputhje me kërkesat e SNA 330 dhe SNA 500,

Evidenca e Auditimit. Shiko gjithashtu Publikimi nga Stafi i Praktikave të Auditimit, Çështje Praktike

në Lidhje me Përdorimin e Konfirmimeve nga të Tretët në një Auditim të Pasqyrave Financiare,

publikuar në Nëntor 2009.

Page 49: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1058

evidencës të marrë nga konfirmimi, nga audituesi mund të vlerësohen

kontrollet që përdoren për të parandaluar ndërhyrjet në sistemet

kompjuterike nëpërmjet të cilave transmetohet informacioni. Nëse nuk

merren konfirmime, audituesi mund të jetë në gjendje të sigurojë evidencë

duke rishikuar kontratat dhe testuar kontrollet përkatëse. Megjithatë,

konfirmimet nga të tretët, shpesh nuk japin evidencë auditimi të

përshtatshme në lidhje me pohimet e vlerësimit edhe pse mund të asistojnë

në identifikimin e çdo marrëveshjeje dytësore.

• Rishikimin e rakordimeve të pasqyrave ose të burimit të të dhënave nga

kujdestarët me regjistrimet e veta të entitetit. Kjo mund të kërkojë

vlerësimin e kontrolleve të TI rreth dhe në brendësi të proceseve të

rakordimit të automatizuar dhe të vlerësojë nëse zërat e rakorduar janë

kuptuar siç duhet dhe janë zgjidhur.

• Rishikimin e të dhënave në ditar dhe kontrolleve mbi regjistrimet këtyre të

dhënave. Kjo mund të asistojë, për shëmbull në:

o Përcaktimin nëse regjistrimet janë bërë nga personel i ndryshëm

nga ai i autorizuar për të bërë këtë gjë.

o Identifikimin e regjistrimeve të pazakonta ose të papërshtatshme

në fund të periudhës, të cilat mund kenë lidhje me rrezikun e

mashtrimit.

• Leximin e kontratave individuale dhe rishikimin e dokumentave

mbështetëse të transaksioneve të instrumenteve financiare të entitetit,

përfshirë regjistrat kontabël, me anën e të cilave verifikohet ekzistenca

dhe të drejtat e detyrimet. Për shembull, një auditues mund të lexojë

kontratat individuale të lidhura me instrumentet financiare dhe të rishikojë

dokumentacionin mbështës, përfshirë regjistrimet kontabël të bëra kur

kontrata u regjistrua fillimisht dhe gjithashtu, mund të rishikojë më pas

regjistrimet kontabël të bëra për qëllime të vlerësimit. Në këtë mënyrë

audituesi mund të vlerësojë nëse janë identifikuar plotësisht

kompleksitetet e vetvetishme në një transaksion dhe nëse ato janë

pasqyruar në llogaritë përkatëse. Marrëveshjet ligjore dhe rreziqet

shoqëruese duhet të vlerësohen nga personat me ekspertizë të

përshtatshme për të siguruar që të drejtat ekzistojnë.

Page 50: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1059

• Testimin e kontrolleve, për shembull duke rikryer kontrollet.

• Rishikimin e sistemeve të menaxhimit të ankesave të entitetit.

Transaksionet e paregjistruara që mund të rezultojnë në moskryerjen e

pagesave ndaj një pale të tretë, mund të zbulohen duke rishikuar ankesat e

marra.

• Rishikimin e marrëveshjeve bazë të kompensimit për të identifikuar

instrumentet e paregjistruar.

105. Këto procedura janë veçanërisht të rëndësishme për disa instrumente financiare,

të tilla si derivativët ose garancitë. Kjo për arsye se ato mund të mos kenë një

investim fillestar të madh, që do të thotë se mund të jetë e vështirë për të

identifikuar ekzistencën e tyre. Për shembull, derivativët e përfshirë janë shpesh

të shtuara në kontratat e instrumenteve jofinanciare të cilat mund të mos

përfshihen në procedurat e konfirmimit.

Vlerësimi i Instrumenteve Financiare

Kërkesat e Raportimit Financiar

106. Kuadrot e raportimit financiar të paraqitjes së drejtë shpesh përdorin hierarkitë e

vlerës së drejtë, për shembull, ato të përdorura në SNRF-të dhe GAAP

Amerikan. Kjo zakonisht nënkupton që volumi dhe detajet e informacioneve

shpjeguese që kërkohet të jepen në shënime rritet me ritjen e shkallës së

pasigurisë në matje. Dallimi midis niveleve në hierarki mund të kërkojë gjykim.

107. Audituesi mund ta gjejë të dobishme të sigurojë një njohje dhe kuptim të

mënyrës sesi instrumentet financiare lidhen me hierarkinë e vlerës së drejtë. Si

rregull, rreziku i anomalisë materiale dhe niveli i procedurave të auditimit që

duhen zbatuar, rriten krahas me rritjen pasigurisë në matje. Përdorimi i inputeve

të nivelit 3 dhe disa inputeve të nivelit 2 nga hierarkia e vlerës së drejtë, mund

të jetë një udhëzim i dobishëm për shkallën e pasigurisë në matje. Inputet e

nivelit 2 variojnë, që nga ato të cilat merren lehtësisht e deri tek ato të cilat janë

më afër inputeve të nivelit 3. Audituesi vlerëson evidencën e disponueshme dhe

kupton të dyja, hierarkinë e vlerës së drejtë dhe rrezikun e paragjykimit të

drejtimit në kategorizimin e instrumenteve financiare në hierarkinë e vlerës së

drejtë.

Page 51: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1060

108. Në përputhje me SNA 540,26, audituesi merr në konsideratë politikat e

vlerësimit dhe metodologjinë e entitetit për të dhënat dhe hipotezat e përdorura.

Në shumë raste, kuadri i zbatueshëm i raportimit financiar nuk përshkruan

metodologjinë e vlerësimit. Në këtë rast, çështjet që mund të jenë të

përshtatshme për audituesin për të kuptuar mënyrën sesi drejtimi i vlerëson

instrumentet financiare përfshijnë, për shembull:

• Faktin nëse drejtimi ka një politikë vlerësimi formale dhe, nëse është

kështu, nëse teknika e vlerësimit e përdorur për instrumentet financiare

është dokumentaur në mënyrën e duhur në përputhje me atë politikë;

• Cilat modele mund të krijojnë rrezikun më të madh të anomalisë

materiale;

• Mënyrën sesi e ka vlerësuar drejtimi kompleksitetin e vlerësimit të

instrumenteve financiare kur zgjedh një teknike të veçantë të vlerësimit;

• Faktin nëse ka një rrezik më të madh të anomalisë materiale për arsyen se

drejtimi ka hartuar nga brenda entitetit një model për t’u përdorur për të

vlerësuar instrumentet financiare ose devijon nga një teknike vlerësimi që

përdoret zakonisht për të vlerësuar instrumentin e veçantë financiar;

• Faktin nëse drejtimi ka përdorur nje burim të një pale të tretë për të

përcaktuar çmimin;

• Faktin nëse personat e përfshirë në hartimin dhe zbatimin e teknikës së

vlerësimit kanë aftësitë dhe ekzpertizën e duhur për të bërë këtë gjë,

përfshirë faktin nëse është përdorur ndonjë ekspert i drejtimit; dhe

• Faktin nëse ka tregues të paragjykimeve të drejtimit në zgjedhjen e

teknikave të vlerësimit që do të përdoren.

26 SNA 540, paragrafi 8(c)

Page 52: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1061

Vlerësimi i Rrezikut të Anomalisë Materiale të Lidhur me Vlerësimin

109. Kur vlerëson faktin nëse teknikat e vlerësimit të përdoruara nga një entitet janë

të përshtatshme për rrethanat dhe nëse ka kontrolle mbi teknikat e vlerësimit,

faktorët që duhen mbajtur parasysh nga audituesi mund përfshijnë:

• Faktin nëse teknikat e vlerësimit përdoren zakonisht edhe nga

pjesëmarrësit e tjerë në treg dhe kanë demonstruar se japin një vlerësim të

besueshëm të çmimeve të marra nga transaksionet e tregut;

• Faktin nëse teknikat e vlerësimit përdoren sipas qëllimit dhe nuk ka të meta

në dizajnin e tyre, veçanërisht nën kushte ekstreme, dhe nëse ato janë

validuar në mënyrë objektive. Treguesit e të metave përfshijnë lëvizjet e

paqëndrueshme në raport me kufijtë e vendosur;

• Faktin nëse teknikat e vlerësimit marin parasysh rrezikun e vetvetishën në

instrumentin financiar që vlerësohet, përfshirë aftësitë huadhënëse të palëve

të treta, si dhe rrezikun e vetë kredisë në rastin e teknikave të vlerësimit të

përdorura për matjen e detyrimeve financiare;

• Mënyrën sesi teknikat e vlerësimit janë kalibruar për tegun, përfshirë

ndjeshmërinë e teknikave të vlerësimit ndaj ndyshimeve në variablat;

• Faktin nëse variablat e tregut dhe hipotezat janë përdorur në mënyrë të

qëndrueshme dhe nëse kushtet e reja justifikojnë një ndryshin në teknikat e

vlerësimit, variablat e tregut ose hipotezat e përdorura;

• Faktin nëse analiza e ndjeshmërisë tregon që vlerësimet do të ndryshojnë

në mënyrë të konsiderueshme vetëm me ndryshime të vogla ose të

moderuara në hipotezat;

• Struktura organizative, e tillë si ekzistenca e një departamenti të

brendshëm përgjegjës për hartimin e modeleve për të vlerësuar disa

instrumenta, veçanërisht kur përfshihen inputet e nivelit 3. Për shembull,

një funksion për hartimin e modelit që është i përfshirë në asistimin e

marrëveshjeve të çmimit, është më pak objektiv sesa një tjetër, i cili në

aspektin funksional dhe atë organizativ është i ndarë nga zyra qendrore;

dhe

Page 53: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1062

• Kompetenca dhe objektiviteti i personave përgjegjës për hartimin dhe

zbatimin e teknikave të vlerësimit, përfshirë eksperiencën përkatëse të

drejtimit me modele të veçanta që mund të jenë përpunuar kohët e fundit.

Audituesi (ose eksperti i audituesit) mundet, gjithashtu, në mënyrë të pavarur,

të hartojë një ose më shumë teknika vlerësimi, për të krahasuar outputin e tij

me atë teknikave të vlerësimit të përdorura nga drejtimi.

Rreziqet e Rëndësishme

110. Procesi i vlerësimit të rrezikut nga audituesi mund të çojë atë në identitfikimin e

një ose më shumë rreziqeve të rëndësishme në lidhje me vlerësimin e

instrumenteve financiare, kur eksziston një prej rrethanave ne vijim:

• Pasiguri e lartë në matje në lidhje me vlerësimin e instrumenteve

financiare (për shembull, instrumentet financiare me inpute të

pavëzhgueshme).27

• Mungesë e evidencës së mjaftueshmë për të mbështetur vlerësimin e

drejtimit për instrumentet e tij financiare.

• Mungesë e njohjes nga drejtimi të instrumenteve financiare ose e

ekspertizës së nevojshme për të vlerësuar siç duhet këto instrumente,

përfshirë aftësinë për të përcaktuar nëse nevojiten rregullime në vlerësim.

• Mungesë e njohjes nga drejtimi të kërkesave komplekse në kuadrin e

zbatueshëm të raportimit financiar në lidhje me matjen dhe dhënien e

informacioneve shpjeguese në shënimet e pasqyrave financiare dhe

pamundësi e drejtimit për të bërë gjykimet e nevojshme për të zbatuar siç

duhet këto kërkesa.

• Rëndësia e korrigjimeve në vlerësim të bëra ndaj outputeve të teknikës së

vlerësimit kur këto ndryshime kërkohen apo lejohen nga kuadri i

zbatueshëm i raportimit financiar.

27 Kur audituesi përcakton se, pasiguria në çmuarje e lidhur me vlerësimin e instrumenteve financiare

kompleke çon në një rrezik të rëndësishëm, SNA 540 kërkon që audituesi të kryejë procedurat

thelbësore dhe të vlerësojë mjaftueshmërinë e informacionit shpjegues të dhënë për pasigurinë në

çmuarje. Shiko SNA 540, paragrafët 11, 15 dhe 20.

Page 54: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1063

111. Për çmuarjet kontabël që krijojnë rreziqe të rëndësishme, përveç procedurave të

tjera thelbësorë të kryera për të plotësuar kërkesat e SNA 330, SNA 54028

kërkon që audituesi të vlerësojë si më poshtë:

(a) Nëse drejtimi ka marrë parasysh hipoteza apo rezultate alternative dhe

nëse jo, arsyen se pse ai i ka përjashtuar ato ose përndryshe, si e ka trajtuar

drejtimi pasaktësinë në vlerësim gjatë llogaritjes së çmuarjes kontabël;

(b) Faktin nëse hipotezat e rëndësishme të përdorura nga drejtimi janë të

arsyeshme; dhe

(c) Kur është e përshtatshme, dhe në varësi të arsyeshmërisë së hipotezave të

rëndësishme të përdorura nga drejtimi ose të zbatimit të përshtatshëm të

kuadrit të zbatueshëm të raportimit financiar, synimin e drejtimit për të

kryer drejtime veprimi specifike dhe aftësia e tij për të vepruar në këtë

mënyrë.

112. Kur tregjet bëhen joaktive, ndryshimet në rrethana mund të çojnë në një lëvizje

nga vlerësimi me çmim tregu në vlerësimin me model, ose mund të çojnë në një

ndryshim nga një model i caktuar në një tjetër. Reagimi ndaj ndryshimeve të

kushteve të tregut mund të jetë i vështirë në qoftë se drejtimi nuk ka politika të

vendosura para ndodhjes së tyre. Gjithashtu, drejtimi mund të mos zotërojë

ekspertizën e nevojshme për të hartuar një model mbi një bazë urgjente ose të

zgjedhë teknikën e vlerësimit që mund të jetë e përshtatshme për rrethanat.

Madje, edhe kur teknikat e vlerësimit janë përdorur me koherencë, është e

nevojshme që drejtimi të ekzaminojë përshtatshmërinë në vazhdimësi të

teknikave të vlerësimit dhe hipotezave të përdorura për përcaktimin e vlerësimit

të instrumenteve financiare. Për më tej, teknikat e vlerësimit mund të jenë

zgjedhur në periudhat kur informacioni i arsyeshëm në treg ka qenë i

disponueshëm, por mund të mos japin vlerësime të arsyeshme në periudhat me

stres të paparashikuar.

113. Dyshimi ndaj paragjykimeve të drejtimit, qoftë të qëllimshme ose të

paqëllimshme, rritet me subjektivitetin e vlerësimit dhe shkallën e pasigurisë në

matje. Për shembull, drejtimi mund të ketë tendecën për të lënë mënjanë

hipotezat ose të dhënat e vëzhgueshme në treg dhe në vënd të tyrë të përdorë

modelin e hartuar nga ai vetë, nëse modeli prodhon rezultate më të favorshme.

28 SNA 540, paragrafi 15(a)-(b)

Page 55: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1064

Madje edhe pa patur si qëllim mashtrimin, mund të ketë një tundim të

natyrshëm për gjykime të njëanëshme kundrejt fundit më të favorshëm, të asaj

që mund të jetë një spektër i gjërë, dhe jo të një pike në spektër që mund të

konsiderohet si më e qëndrueshme sipas kuadrit të zbatueshëm të raportimit

financiar. Ndryshimi i teknikës së vlerësimit nga periudha në periudhë pa asnjë

arsye të qartë dhe të përshtatshme pse bëhet një gjë e tillë, gjithashtu, mund të

jetë një tregues i paragjykimeve të drejtimit. Megjithëse, disa forma të

paragjykimeve të drejtimit janë të vetvetishme në vendimet subjektive të lidhura

me vlerësimin e instrumenteve financiare, kur ka qëllim për keqorientim,

paragjykimi i drejtimit është mashtrues për nga natyra.

Përpunimi i një Metode Auditimi

114. Për testimin e mënyrës sesi drejtimi vlerëson instrumentet finaciare dhe për t’iu

përgjigjur rrezikut të vlerësuar të anomalisë materiale në përputhje me SNA

540, 29 audituesi, duke marrë parasysh natyrën e çmuarjeve kontabël, kryen një

ose më shumë nga procedurat e mëposhtme:

(a) Teston mënyrën sesi drejtimi ka bërë çmuarjen kontabël dhe të dhënat mbi të

cilat ai është bazuar (përfshirë teknikat e vlerësimit të përdurara nga entiteti në

vlerësimet e tij).

(b) Teston efektivitetin e funksionimit të kontrolleve mbi mënyrën sesi drejtimi ka

bërë çmuarjet kontabël, së bashku më procedurat e përshtatshme thelbësore.

(c) Percakton një pikë ose interval për të vlerësuar pikën e çmuarjes së drejtimit.

(d) Përcakton nëse ngjarjet që ndodhin deri në datën e rapotit të audituesit,

sigurojnë evidencë auditimi në lidhje me çmuarjen kontabël.

Për shumë auditues, një kombinim i testimit të mënyrës sesi drejtimi ka vlerësuar

instrumentin financiar dhe të dhënave në të cilat ai është bazuar, dhe testimit të

efektivitetit të funksionimit të kontrolleve, do të ishte një metodë auditimi efektive

dhe efiçente. Ndërkohë që ngjarjet e mëvonshme mund të sigurojnë evidencë rreth

vlerësimit të instrumenteve financiare, mund të jetë e nevojshme që faktorë të tjerë

të merren në konsideratë për të adresuar ndryshimet në kushtet e tregut pas datës së

29 SNA 540, paragrafët 12-14

Page 56: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1065

bilancit.30 Nëse audituesi nuk është në gjendje për të testuar mënyrën sesi e ka bërë

çmuarjen drejtimi, ai mund të zgjedhë të përcaktoje një pikë ose interval çmuarje.

115. Siç është përshkruar në Seksionin I, për të përcaktuar vlerën e drejtë të

instrumenteve financiarë, drejtimi mundet të:

• Përdorë informacionet nga burimet e çmuarjes nga palët e treta. Mbledhë

të dhëna për të bërë vetë çmuarjen, duke përdorur teknika përfshirë

modele të ndryshme; dhe

• Angazhojë një ekspert për të bërë një çmuarje.

Shpesh drejtimi mund të përdorë një kombinim të këtyre metodave. Për

shembull, drejtimi mund të këtë procesin e vetë të çmuarjes por ai përdor edhe

burimet e palëve të treta për të vërtetuar vlerësimet qe ka bëre vetë.

Konsiderat e Auditimit Kur Drejtimi Përdor një Burim të një Pale të Tretë për të

Përcaktuar Çmimin

116. Drejtimi mund të përdorë një burim nga një palë e tretë për përcaktimin e

çmimit, siç mund të ishte një shërbim për përcaktimin e çmimit ose një broker,

për të vlerësuar instrumentet financiarë të entitetit. Njohja dhe kuptimi i

mënyrës sesi drejtimi përdor informacionin dhe mënyrës sesi operon shërbimi i

përcaktimit të çmimit, e ndihmon audituesin për të përcaktuar natyrën dhe

shtrirjen e procedurave të nevojshme të auditimit.

117. Çështjet në vijim mund të jenë të përshtatshme kur drejtimi përdor një burimin

të një pale të tretë për përcaktimin e çmimit:

• Lloji i burimit nga pala e tertë për përcaktimin e çmimit– Disa burime nga

palë të treta që përdoren për përcaktimin e çmimit venë në dispozicion më

shumë informacion rreth procesit të tyre. Për shembull, një shërbim i

përcaktimit të çmimit, shpesh jep informacion rreth metodologjisë,

hipotezave dhe të dhënave të tyre për vlerësimin e instrumenteve

financiare në nivelin e klasës së aktivit. Në të kundërt, brokerat nuk japin

informacion, ose japin informacion të kufizuar, rreth inputeve dhe

hipotezave të përdorura në llogaritjen e kuotimit.

30 Paragrafët A63-A66 dhe SNA 540 japin shembuj të disa prej faktorëve që mund të jenë të përshtatshme.

Page 57: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1066

• Natyra e inputeve të përdorura dhe kompleksiteti i teknikës së vlerësimit -

Besueshmëria e çmimeve nga burimet e çmuarjes nga palët e treta

ndryshon në varësi të vëzhgueshmërisë së inputeve (dhe për rrjedhojë,

nivelit të inputeve në hierarkinë e vlerës së drejtë) dhe kompleksitetit të

metodologjisë për verësimin e letrave me vlerë specifike ose të klasës së

aktiveve. Për shembull, besueshmëria e një çmimi për një investim

kapitali të tregtuar në mënyrë aktive në një treg likuid, është më e madhe

sesa ajo e një obligacioni korporativ në një treg likuid që nuk është

tregtuar më datën e matjes, i cili, nga ana tjetër, është më i besueshëm sesa

një letër me vlerë e mbështetur në aktiv që është vlerësuar duke përdorur

një model të skontimit të flukseve të mjeteve monetare.

• Reputacioni dhe eksperienca e burimit nga pala e tretë për përcaktimin e

çmimit– Për shembull, një burim nga një palë e tretë për përcaktimin e

çmimit mund të ketë eksperiencë në disa lloje të instrumenteve financiare

dhe të njihet si i tillë, por mund të mos ketë eksperiencë të ngjashme në

lloje të tjerë të instrumenteve financiare. Eksperienca e mëparshme e

audituesit me burimet e çmuarjes nga palët e treta, gjithashtu mund të jetë

i përshtatshëm në këtë aspekt.

• Objektiviteti i burimit nga një palë e trete për përcaktimin e çmimit - Për

shembull, nëse një çmim i marrë nga drejtimi vjen nga një palë tjetër, i

tillë si brokeri që i shet instrumentin financiar entietit, ose nga një entitet

të lidhur ngushtë me entitetin që po auditohet, çmimi mund të mos jetë i

besueshëm.

• Kontrollet e entitetit mbi përdorimin e burimeve nga një palë e tretë për

përcaktimin e çmimit – Shkalla me të cilën drejtimi ka vendosur kontrollet

për të vlerësuar besueshmërinë e informacionit nga burimet e çmuarjes

nga palët e treta, ndikon besueshmërinë e matjes me vlerën e drejtë. Për

shembull, drejtimi mund të ketë vendosur kontrolle për të:

o Rishikuar dhe miratuar përdorimin e burimit nga një palë e tretë

për përcaktimin e çmimit, përfshirë marrjen në konsideratë të

reputacionit, eksperiencës dhe objektivitetit të burimit nga një

palë e tretë për përcaktimin e çmimit.

o Përcaktuar plotësinë, përshtatshmërinë dhe saktësinë e çmimeve

dhe të dhënave të lidhur me çmimin.

Page 58: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1067

• Kontrollet e burimit nga një palë e tretë për përcaktimin e çmimit –

Kontrollet dhe proceset mbi vlerësimet e klasave të aktiveve me interes

për audituesin. Për shembul, një burim nga një palë e treta për përcaktimin

e çmimit mund të ketë kontrolle të forta rreth mënyrës së llogaritjes së

çmimeve, përfshirë përdorimin e një procesi të formalizuar për klientët, si

për blerësin dhe shitësin, për të analizuar çmimet e marra nga shërbimi i

përcaktimit të çmimit, kur mbështetet me evidencën e përshtatshme, e cila

mund t’i japë mundësinë burimit nga pala e tretë për përcaktimin e

çmimit, për të korrigjuar çmimet në mënyrë konstante për të reflektuar

plotësisht informacionin e disponueshëm për pjesëmarrësit në treg.

118. Mënyrat e mundshme për mbledhjen e evidencës në lidhje me infromacionin

nga burimet e çmuarjes nga palët e treta mund të përfshijnë si më poshtë vijon:

• Për inputet e nivelit 1, krahasimin e informacionit nga burimet e çmuarjes

nga palët e treta me çmimet e vëzhgueshme të tregut.

• Rishikimin e shpjegimeve të marra nga burimet e çmuarjes nga palët e

treta rreth kontrolleve dhe proceseve, teknikave të vlerësimit, inputeve dhe

hipotezave.

• Testimin e kontrolleve të vendosura nga drejtimi për të vlerësuar

besueshmërinë e informacionit nga burimet e çmuarjes nga palët e treta.

• Kryerjen e procedurave tek burimi i çmuarjes nga pala e tretë, për të

kuptuar dhe testuar kontrollet dhe proceset, teknikat e vlerësimit, inputet

dhe hipotezat e përdorura për klasat e aktiveve ose interesat e veçanta të

instrumenteve financiare.

• Vlerësimin nëse çmimet e marra nga burimet e çmuarjes nga palët e treta

janë të arsyeshme në lidhje me çmimet nga burimet e tjera të palëve të

treta për çmuarjen, nga vlerësimet e entitetit ose nga vlerësimet e vetë

audituesit.

• Vlerësimin e arsyeshmërisë së teknikave të vlerësimit, hipotezave dhe

inputeve.

Page 59: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1068

• Llogaritjen e një pike apo intervali të çmuarjes për disa instrumente

financiare të çmuar nga një burim i palës së tretë dhe vlerësimin nesë

rezultatet janë brenda një intervali të arsyeshëm të njëri-tjetrit.

• Marrjen e raportit te audituesit të shërbimit që mbulon kontrollet mbi

validimin e çmimeve.31

119. Sigurimi i çmimeve nga burime të shumta për çmuarjen nga palë të treta,

gjithashtu mund të sigurojë informacion të dobishëm rreth pasigurisë në matje.

Një gamë e gjerë e çmimeve mund të jetë tregues i pasigurisë së lartë në matje

dhe mund të tregojë që instrumenti financiar është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve

të vogla në të dhënat dhe hipotezat. Një interval i ngushtë mund të jetë tregues i

pasigurisë së ulët në matje dhe mund të tregojë më pak ndjeshmëri ndaj të

dhënave dhe hipotezave. Edhe pse sigurimi i çmimeve nga burime të shumta

mund të jetë i dobishëm, veçanërisht, kur vlerësohen instrumente financiare që

kanë inpute të kategorizuara të nivelet 2 ose 3 në hierarkinë e vlerës së drejtë,

sigurimi i çmimeve nga burime të shumta nuk ka të ngjarë të japë në vetvete

evidencën e auditimit të mjaftueshme dhe të përshtatshme. Kjo për arsyen se:

(a) Ato që duken se janë burime të shumta të informacionit mbi çmuarjen,

mund të jenë duke përdorur të njëjtin burim bazë për çmuarjen; dhe

(b) Njohja e inputeve të përdorura nga burimi për çmuarjen nga palë të treta

për përcaktimin e çmimit, mund të jetë e nevojshme për të kategorizuar

instrumentin financiar në hierarkinë e vlerës së drejtë.

120. Në disa situata, audituesi mund të mos jetë në gjendje të arrijë një njohje dhe

kuptim të procesit të përdorur për të gjeneruar çmimin, përfshirë ndonjë kontroll

mbi procesin se me sa siguri është përcaktuar çmimi ose mund të mos ketë

akses në model, përfshirë hipotezat dhe inputet e tjera të përdorura. Në raste të

tilla, audituesi mund të vendosë te përpunojë vetë një pikë çmuarje ose një

31 Disa shërbime të çmuarjes mund të japin raporte për përdoruesit e të dhënave të tyre për të shpjeguar

kontrollet e tyre mbi të dhënat e çmuarjes, që është, një raport i përgatitur në pajtim me Standardin

Ndërkombëtar të Angazhimeve të Sigurisë (SNAS) 3402, Raportet e Sigurisë mbi Kontrollet e një

Organizate Shërbimi. Drejtimi mund të kërkojë dhe audituesi mund të konsiderojë marrjen e një

raporti të tillë, për të patur njohuri dhe për të kuptuar mënyrën sesi janë përgatitur dhe vlerësuar të

dhënat e çmuarjes dhe nëse mund të mbështetet në kontrollet në shërbimin e çmuarjes.

Page 60: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1069

interval për të vlerësuar pikën e çmuarjes të drejtimit që i përgjigjet rrezikut të

vlerësuar.

Konsideratat e Audituesit Kur Drejtimi Çmon Vlerat e Drejta Duke Përdorur një

Model

121. Paragrafi 13 (b) i SNA 540 kërkon që audituesi, kur teston procedurat e

drejtimit për bërjen e çmuarjes kontabël, të vlerësojë nëse metoda e përdorur

për matjen është e përshtatshme për rrethanat dhe nëse hipotezat e përdorura

nga drejtimi janë të arsyeshme në saje të objektivave të matjes të kuadrit të

zbatueshëm të raportimit financiar.

122. Nëse për çmuarjen, drejtimi ka përdorur një burim të një pale të tretë apo e ka

bërë vetë vlerësimin, modelet shpesh përdoren për të vlerësuar instrumentet

financiare, veçanërisht kur përdoren inputet e nivelit 2 ose 3 në hierarkinë e

vlerës së drejtë. Në përcaktimin e natyrës, afatit dhe shtrirjes së procedurave

të auditmit në modele, audituesi mund të vleresojë metodologinë, hipotezat

dhe të dhënat e përdorura në model. Gjatë vlerësimit të instrumenteve

financiare më komplekse, siç janë ato që përdorin inputet e nivelit 3, testimi i

të trejave mund të jetë burim i dobishëm i evidencës së auditimit. Megjithatë,

kur modeli është i thjeshtë dhe përgjithësisht i pranuar, siç janë disa llogaritje

të çmimit të obligacionit, evidenca e auditimit e marrë nga fokusimi në

hipotezat dhe të dhënat në model mund të jetë një burim më i dobishëm i

evidencës.

123. Testimi i modelit mund të realizohet nëpermjet dy mënyrave kryesore:

(a) Audituesi mund të testojë modelet e drejtimit, duke konsideruar

përshtatshmërinë e modelit të përdorur nga drejtimi, arsyeshmërinë e

hipotezave dhe të dhënave të përdorura, si dhe saktësinë matematikore;

ose

(b) Audituesi mund të bëjë vetë çmuarjet dhe më pas të krahasojë vlerësimin

e audituesit me atë të entitetit.

124. Kur vlerësimi i instrumenteve financiare është i bazuar në inpute të

pavëzhgueshme (që është, inputi i nivelit 3), çështjet që audituesi mund të

marrë në konsideratë përfshijnë, për shembull, mënyrën sesi drejtimi

mbështet:

Page 61: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1070

• Identifikimin dhe karakteristikat e pjesëmarrësve në treg që lidhen me

instrumentet financiare.

• Mënyrën sesi inputet e pavëzhgueshme janë përcaktuar në njohjen e

tyre fillestare.

• Modifikimet që ai ka bërë në hipotezat fillestare për të reflektuar

këndvështrimin e vetë në hipotezat që do të përdorin pjesëmarrësit në

treg.

• Faktin nëse ka trupëzuar informacionet më të mira disponibël për

inputin sipas rrethanave;

• Kur është e zbatueshme, mënyrën sesi hipotezat marrin parasysh

transaksionet e krahasueshme.

• Analizën e ndjeshmërisë së modeleve kur janë përdorur inpute të

pavëzhgueshme dhe nëse janë bërë ndryshime për të trajtuar

pasigurinë në matje.

125. Përveç kësaj, njohuritë e audituesit mbi sektorin e ekonomisë, njohuritë mbi

prirjet e tregut, njohja dhe kuptimi i vlerësimeve të entiteteve të tjera (duke

mbajtur parasysh konfidencialitetin) dhe tregues të tjerë përkatës të çmimit,

informojnë testimin e audituesit për vlerësimin dhe konsideratën e faktit nëse

vlerësimet në përgjithësi duken të arsyeshme. Nëse vlerësimet duken të jenë

në mënyrë të vazhdueshme tepër agresive ose konseravatore, kjo mund të jetë

një tregues i paragjykimeve të mundshme të drejtimit.

126. Kur mungon evidenca e jashtme e vëzhgueshme, është veçanërisht e

rëndësishme, që personat e ngarkuar me qeverisjen të kenë qenë angazhuar në

mënyrë të përshtatshme për të kuptuar subjektivitetin e vlerësimeve të drejtimit

dhe evidencën që ka qenë marrë në mbështetje të këtyre vlerësimeve. Në raste të

tilla, për audituesin mund të jetë e nevojshme të vlerësojë nëse ka patur një

rishikim të plotë dhe nëse janë marrë parasysh në mënyrë të detajuar çështjet,

përfshirë çdo dokumentim, tek të gjitha nivelet e duhura të drejtimit brenda

entitetit, përfshirë personat e ngarkuar me qeverisjen.

Page 62: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1071

127. Kur tregjet bëhen joaktivë apo prishen, ose inputet janë të pavëzhgueshme,

vlerësimet e drejtimit mund të jenë më shume të bazuara në gjykim dhe më pak të

verifikueshme dhe si rrjedhojë, mund të jenë më pak të besueshme. Në këto

rrethana, audituesi mund të testojë modelin nga një kombinim i testimt të

kontrolleve të kryera nga entiteti, vlerësimit të formës dhe funksionimit të modelit,

testimit të hipotezave dhe të dhënave të përdorura në model dhe karahasimit të

outputeve të tij me një pikë ose interval të çmuarjes, të zhvilluar nga audituesi ose

me teknika të tjera të vlerësimit të palëve të treta. 32

128. Ka të ngjarë që në testimin e inputeve të përdorura në metodologjinë e

vlerësimit të një entiteti,33 për shembull, atje ku këto inpute janë kategorizuar në

hierarkinë e vlerës së drejtë, audituesi gjithashtu, do të sigurojë evidencë për të

mbështetur infromacionet shpjeguese të kërkuara nga kuadri i zbatueshëm i

raportimit financiar. Për shembull, procedurat thelbësore të audituesit, për të

vlerësuar nëse inputet e përdorura në një teknikë të vlerësimit të entitetit (të cilat

janë inpute të nivelit 1, nivelit 2 dhe nivelit 3) janë të përshtatshme, dhe testet e

analizës së ndjeshmërisë së një entitetit, do të jenë të përshtatshme për

vlerësimin nga audituesi të faktit nëse shënimet shpjeguese arrijnë paraqitjen e

drejtë.

Vlerësimi Nëse Hipotezat e Përdorura nga Drejtimi janë të Arsyeshme

129. Një hipotezë e përdorur në një model mund të konsiderohet e rëndësishme nëse

një ndryshim i arsyeshëm i hipotezës do të ketë ndikim material në matjen e

instrumentit financiar34 Drejtimi mund të ketë marrë parasysh hipoteza ose

rezultate alternative nëpërmjet kryerjes së një analizë të ndjeshmërisë. Shtrirja

e subjektivitetit të lidhur me hipotezat influencon shkallën e pasigurisë në

matje dhe mund të bëjë që audituesi të arrijë në përfundimin se ka një rrezik

të rëndësishëm, për shembull në rastin e inputeve të nivelit 3.

32 SNA 540, paragrafi 13(d) përshkruan kërkesat kur audituesi përcakton një interval për vlerësimin e

pikës së çmuarjes së drejtimit. Teknikat e vlerësimit të zhvilluara nga palë të treta dhe të përdorura nga

audituesi mundet që, në disa rrethana, të konsiderohen punë e një eksperti të audituesit dhe janë

subjekt i kërkesave të SNA 620. 33 Shiko, për shembull, paragrafin 15 të SNA 540 mbi kërkesat për sa i takon vlerësimit të bërë nga

audituesi për hipotezat e drejtimit lidhur me rrezikun e rëndësishëm. 34 Shiko SNA 540, paragrafi A107.

Page 63: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1072

130. Procedurat e auditimit për të testuar hipotezat e përdorura nga drejtimi,

përfshirë ato të përdorura si inpute të modeleve, mund të përfshijnë

vlerësimin e faktit nëse:

• Drejtimi, dhe nëse po, mënyrën sesi, ka përfshirë inputet e tregut në

përpunimin e hipotezave, pasi është përgjithësisht e preferueshme të

kërkohet të arrihet maksimizimi i përdorimit të inputeve të

vëzhgueshme përkatëse dhe minimizimi i inputeve të

pavëzhgueshme;

• Hipotezat janë në koherencë me kushtet e vëzhgueshme të tregut dhe

karakteristikat e aktivit ose detyrimit financiar;

• Burimet e hipotezave të pjesëtarëve në treg janë të përshtatshme dhe

të besueshme dhe mënyrën sesi drejtimi ka zgjedhur hipotezat për t`i

përdorur kur ekziston një numër i ndryshëm i hipotezave në treg;

dhe

• Analizat e ndjeshmërisë tregojnë se vlerësimet do të ndryshonin në

mënyrë të rëndësishme me vetëm pak ndryshime të vogla ose të

moderuara të hipotezave.

Shiko paragrafët A77 deri në A83 të SNA 540 për konsiderata të

mëtejshme sa i takon vlerësimit të hipotezave të përdorura nga drejtimi.

131. Vlerësimi i audituesit për gjykimet mbi të ardhmen bazohet në informacionin

disponibël në kohën në të cilën është bërë gjykimi. Ngjarjet e mëvonshme

mund të rezultojnë në rezultate që janë të paqëndrueshme me gjykimet, të cilat

ishin të arsyeshme në kohën kur janë bërë.

132. Në disa raste, norma e skontimit në llogaritjen e një vlere aktuale mund të

rregullohet për t’iu përshtatur pasigurive në vlerësim, në vend të rregullimit të

secilës hipotezë. Në raste të tilla, procedurat e audituesit mund të fokusohen në

normën e skontimit, duke parë një tregti të vëzhgueshme në një letër me vlerë

të ngjashme për të krahasuar normat e skontimit të përdorura ose duke hartuar

një model të pavarur për të llogaritur normën e skontimit dhe për ta krahasuar

me normën e përdorur nga drejtimi.

Page 64: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1073

Konsideratat e Auditimit kur nga Entiteti Përdoret një Ekspert i Drejtimit

133. Siç është diskutuar në Seksionin I, drejtimi mund të angazhojë një ekspert

vlerësimi, për të vlerësuar disa ose të gjitha letrat me vlerë. Këta ekspertë

mund të jenë brokera, bankierë, organizata shërbimi për çmuarjen që gjithashtu

ofrojnë shërbime të përcaktimit të çmimit që gjithashtu japin shërbime të

ekspertit të vlerësimit, ose firma të tjera të specializuara për vlerësimin.

134. Paragrafi 8 i SNA 500 përmban kërkesa për audituesin kur vlerësohet evidenca

nga një ekspert i angazhuar nga drejtimi. Shtrirja e procedurave të audituesit

në lidhje me ekspertin e drejtitmit dhe punën e këtij eksperti, varet nga

rëndësia e punës së ekspertit për qëllime të audituesit. Vlerësimi i

përshtatshëmrisë së punës së ekspertit të drejtimit e ndihmon audituesin në

vlerësimin nëse çmimet ose vlerësimet e dhëna nga eksperti i drejtimit

sigurojnë evidencën e auditimit të mjaftueshme dhe të përshtatshme për të

mbështetur vlerësimet. Shembuj të procedurave që mund të kryejë audituesi

përfshijnë:

• Vlerësimin e kompetencës, aftësive dhe objektivitetit të ekspertit të

drejtimit, për shembull: marrëdhëniet e tyre me entitetin; reputacioni

dhe qëndrimi i tyre në treg, eksperienca e tyre me llojet e veçanta të

instrumenteve; dhe kuptimi që ata kanë për kuadrin përkatës të

raportimit financiar të zbatueshëm për vlerësimet;

• Sigurimin e një njohje dhe kuptimi të punës së ekspertit të drejtimit,

për shembull, duke vlerësuar përshtatshmërinë e teknikave të

vlerësimit, të përdorura dhe variablat e hipotezat kryesore në treg, të

përdorura në teknikat e vlerësimit;

• Vlerësimin e përshtatshmërisë së punës së ekspertit si evidencë

auditimi. Në këtë pikë, fokusi është në përshtatshmërinë e punës së

ekspertit në nivel të instrumenteve financiare individuale. Për një

kampionim të instrumenteve përkatës, mund të jetë e përshtatshme

llogaritja e një çmuarje të pavarur (shiko paragrafët 136 deri në 137

mbi llogaritjen e një pike çmuarje ose të një intervali), duke përdorur

të dhëna dhe hipoteza të ndryshme dhe më pas krahasohet çmuarja

me atë të ekspertit të drejtimit; dhe

• Procedurat e tjera mund të përfshijnë:

Page 65: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1074

o Modelimin e hipotezave të ndryshme për të nxjerrë hipoteza

në një model tjetër, duke marrë parasysh arsyeshmërinë e

këtyre hipotezave të nxjerra.

o Krahasimin e pikës së çmuarjeve të drejtimit me pikën e

çmuarjeve të audituesit, për të përcaktuar nëse çmuarjet e

drejtimit janë vazhdimisht më të larta ose më të ulta.

135. Hipotezat mund të jenë bëre ose identifikuar nga eksperti i drejtimit për të

ndihmuar drejtimin në vlerësimin e instrumenteve financiare. Këto hipoteza,

kur përdoren nga drejtimi, bëhen hipoteza të drejtimit që audituesi duhet të

marrë në konsideratë në të njëjtën mënyrë si edhe hipotezat e tjera të drejtitmit.

Llogaritja e një Pike ose Intervali Çmuarje

136. Një auditues mund të kriojë një teknikë vlerësimi dhe të rregullojë inputet dhe

hipotezat e përdorura në këtë teknikë, për të përcaktuar një inteval që përdoret

në vlerësimin e arsyeshmërisë së vlerësimit të drejtimit. Paragrafët 106 deri në

135 të kësaj DPNA-je mund të ndihmojnë audituesin në përcaktimin e një pike

ose të një intervali çmuarje. Në përputhje me SNA 540,35 nëse audituesi përdor

hipoteza ose metodologji që ndryshojnë nga ato të drejtimit, audituesi duhet të

sigurojë një njohje të mjaftueshme të hipotezave ose metodologjive të

drejtimit, për të përcaktuar se intervali i audituesit merr parasysh variablat

përkatëse dhe për të vlerësuar çdo diferencë të konsiderueshme nga vlerësimi i

drejtimit. Audituesi mund ta gjejë të dobishme të përdorë punën e një eksperti

të audituesit për të vlerësuar arsyeshmërinë e vlerësimit të drejtimit.

137. Në disa raste, audituesi mund të arrijë në përfundimin se evidenca e

mjaftueshme nuk mund të sigurohet nga përpjekjet e audituesit për të siguruar

një njohje të hipotezave dhe metodologjisë së drejtimit, për shembull, kur një

burim për çmuarjen nga një palë e tretë përdor modelet dhe programet e

hartuara nga vetë entiteti dhe nuk lejon aksesin në informacionin përkatës. Në

këto raste, audituesi mund të mos jetë në gjendje të sigurojë evidencën e

auditimit të mjafteushme dhe të përshtatshme rreth vlerësimit, në qoftë se

audituesi nuk është në gjendje të kryejë procedura të tjera për t’iu përgjigjur

rrezikut të anomalisë materiale, të tilla si llogaritja e një pike ose të një

35 SNA 540, paragrafi 13 (c)

Page 66: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1075

intervali të çmaurjes për të vlerësuar pikën e çmuarjes të drejtimit.36 SNA

70537 përshkruan pasojat e pamundësisë së audituesit për të siguruar evidencën

e auditimit të mjaftueshme dhe të përshtatshme.

Paraqitja dhe Dhënia e Informacioneve Shpjeguese për

Instrumentet Financiare

138. Përgjegjësitë e drejtimit përfshijnë përgatitjen e pasqyrave financiare në

përputhje me kuadrin e zbatueshëm të raportimit financiar.38 Kuadrot e

raportimit financiar shpesh kërkojnë dhënien e informacioneve shpjeguese në

shënimet në pasqyrat financiare për t’i mundësuar përdoruesve të pasqyrave

financiare të bëjnë vlerësime kuptimplota të efekteve të aktiviteteve të

instrumentit financiar të entitetit, përfshirë rrezikun dhe pasiguritë e lidhura me

këto instrumente financiare. Rëndësia e dhënies së informacioneve shpjeguese

lidhur me bazën e matjes rritet krahas me rritjen e pasigurisë në matje të

instrumenteve financiare dhe gjithashtu, ndikohet nga niveli i hierarkisë së

vlerës së drejtë.

139. Kur deklaron se pasqyrat financiare janë në përputhje me kuadrin e

zbatueshëm të raportimit financiar, drejtimi në mënyrë të drejpërdrejtë ose të

tërthortë bën pohime në lidhje me paraqitjen dhe dhënien informacionit

shpjeguese për elementë të ndryshëm të pasqyrave financiare dhe shënimeve

përkatëse. Pohimet rreth paraqitjes dhe informacioneve shpjeguese përfshijnë:

(a) Ndodhjen dhe të drejtat e detyrimet – ngjarjet, transaksionet dhe çështjet e

tjera të shpjeguara në shënimet e pasqyrave kanë ndodhur dhe i përkasin

entitetit.

(b) Plotësia – të gjitha informacionet në shënimet shpjeguese që duhet të ishin

përfshirë në pasqyrat financiare kanë qenë përfshirë.

(c) Klasifikimi dhe kuptueshmëria – informacioni financiar është paraqitur

dhe përshkruar në mënyrë të përshtatshme dhe informacionet ne shënimet

shpjeguese janë shprehur qartë.

36 SNA 540, paragrafi 13 (d) 37 SNA 705, Modifikimet e opinionit në raportin e audituesit të pavarur 38 Shiko paragrafët 4 dhe A2 të SNA 200.

Page 67: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1076

(d) Saktësia dhe vlerësimi – informacioni financiar dhe informacioni tjetër

janë paraqitur në mënyrë të drejtë dhe në shumat e duhura.

Procedurat e audituesit në lidhje me auditimin e informacioneve në shënimet

shpjeguese të dhëna, janë hartuar dukë mbajtur parasysh këto pohime.

Procedurat në Lidhje me Paraqitjen dhe Dhënien e Informacioneve Shpjeguese për

Instrumentet Financiare

140. Në lidhje me paraqitjen dhe dhënien e informacioneve shpjeguese për

instrumentet financiare, fushat me rëndësi të veçantë përfshijnë:

• Kuadrot e raportimit financiar përgjithësisht kërkojnë dhënien

informacioneve shpjeguese shtesë në lidhje me çmuarjet, rreziqet dhe

pasiguritë e lidhura, për të plotësuar dhe shpjeguar aktivet, detyrimet,

të ardhurat dhe shpenzimet. Fokusi i audituesit mund të duhet të jetë

në informacionet në shënimet shpjeguese të lidhura me rrezikun dhe

analizën e ndjeshmërisë. Informacioni i marrë gjatë procedurave të

audituesit për vlerësimin e rrezikut dhe testimit të aktiviteteve të

kontrollit mund të sigurojë evidencë në mënyrë që audituesi të dalë në

përfundimin nëse informacionet në shënimet shpjeguese në pasqyrat

financiare janë në përputhje me kërkesat e kuadrit të zbatueshëm të

raportimit financiar, për shembull në lidhje me:

o Objektivat dhe strategjitë e entitetit për përdorimin e

instrumenteve financiare, përfshirë politikat kontabël të

deklaruara nga entiteti;

o Kuadrin e kontrollit të entitetit për menaxhimin e rreziqeve

të tij të lidhura me instrumentet financiare; dhe

o Rreziqet dhe pasiguritë e lidhura me instrumentet financiare.

• Infromacioni mund të vijë nga sistemet jashtë sistemeve tradicionale të

raportimit financiar, të tilla si sistemet e rrezikut. Shembuj të

procedurave që audituesi mund të zgjedhë të kryejë në përgjigje ndaj

rrezikut të vlerësuar lidhur me informacionet e dhëna në shënimet

shpjeguese, përfshijnë testimin e:

Page 68: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1077

o Procesit të përdorur për dhënien e informacionit në shënimet

shpjeguese; dhe

o Efektivitetit të funksionimit të kontrolleve mbi të dhënat e

përdrura për përgatitjen e informacioneve te shënimeve

shpjeguese.

• Instrumentet financiare që kanë rrezik të rëndësishëm,39 madje edhe

kur informacionet në shënimet shpjeguese janë në përputhje me

kuadrin e zbatueshëm të raportimit financiar, audituesi mund të arrijë

në përfundimin që informacionet shpjeguese në shënimet lidhur me

pasigurinë në çmuarje janë të pamjaftueshme në saje të rrethanave dhe

fakteve të përfshira dhe, për rrjedhojë, pasqyrat financiare mund të

mos arrijnë një paraqitje të drejtë. SNA 705 jep udhëzime mbi

ndikimet për opinionin e audituesit, kur ai beson se informacionet

shpjeguese të dhëna nga drejtimi në pasqyrat financiare janë të

pamjaftueshme ose çorientuese.

• Audituesit gjithashtu mund të vlerësojnë nëse informacionet

shpjeguese janë të plota dhe të kuptueshme, për shembull, i gjithë

infromacioni përkatës mund të jetë i përfshirë në pasqyrat financiare

(ose raportet shoqëruese) por ai mund të jetë nxjerrë së bashku në

mënyrë të pamjaftueshme, për t’ju mundësuar përdoruesve të

pasqyrave financiare të sigurojnë një njohje dhe kuptim të pozicionit

ose mund të mos ketë informacione shpjeguese cilësorë të

mjaftueshme për t’i dhënë kontekst shumave të regjistruara në pasqyrat

financiare. Për shembull, edhe kur një entitet ka përfshirë

informacionet shpjeguese për analizën e ndjeshmërisë, këto shënime

mund të mos përshkruajnë plotësisht rreziqet dhe pasiguritë që mund

të krijohen si pasojë e ndryshimeve në vlerësim, efekteve të mundshme

të marrëveshjeve të borxhit, kërkesave të kolateralit dhe likuiditetit të

entitetit. SNA 26040 përmban kërkesa dhe udhëzime rreth komunikimit

me personat e ngarkuar me qeverisjen, përfshirë këndvështrimin e

39 SNA 540, paragrafi 20, kërkon që audituesi të kryejë procedurat e mëtejshme mbi shënimet shpjeguese

të lidhura me çmuarjet kontabël që krijojnë rreziqe të rëndësishme, për të vlerësuar mjaftueshmërinë e

shënimeve shpjeguese të dhëna për pasigurinë në çmuarje në pasqyrat financiare në kontekstin e

kuadrit të zbatueshëm të raportimit financiar. 40 SNA 260, Komunikimi me Personat e Ngarkuar me Qeverisjen

Page 69: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1078

audituesit rreth aspekteve të rëndësishme cilësore të praktikave

kontabël të entitetit, përfshirë politikat kontabël, çmuarjet kontabël dhe

informacionet shpjeguese të pasqyrave financiare.

141. Marrja në konsideratë e përshtatshmërisë së paraqitjes, për shembull mbi

klasifikimet afatshkurtra dhe afatgjata, në testet thelbësore të instrumenteve

financiare ëshë i përshtatshem për vlerësimet e audituesit lidhur me paraqitjen

dhe informacionet në shënimet shpjeguese.

Konsideratat e Tjera Përkatëse të Auditimit

Deklarimet me Shkrim

142. SNA 540 kërkon që audituesi të marrë deklarime me shkrim nga drejtimi dhe

sipas rastit, nga personat e ngarkuar me qeverisjen, për faktin nëse ata besojnë

se hipotezat e rëndësishme të përdorura për llogaritjen e çmuarjeve kontabël,

janë të arsyeshme.41 SNA 58042 kërkon që nëse, përveç ketyre deklarimeve,

audituesi e gjykon të nevojshme marrjen e një ose më shumë deklarimeve të

tjera me shkrim, për të mbështetur evidencën tjetër të auditimit që ka të bëjë

me pasqyrat financiare, ose me një apo me shumë pohime specifike në

pasqyrat financiare, ai do të kërkojë këto deklarime të tjera me shkrim. Në

varësi të volumit dhe shkallës së kompleksitetit të aktiviteteve të instrumentit

financiar, deklarimet me shkrim për të mbështetur evidencën tjerër të marrë në

lidhje me instrumentet financiare mund të përfshijë gjithashtu:

• Objektivat e drejtimit në lidhje me instrumentet financiare, për

shembull, nëse ato janë përdorur për mbrojtje, menaxhim të

aktivit/detyrimit ose për qëllime investimi;

41 SNA 540, paragrafi 22, paragrafi 4 i SNA 580, Deklarimet me shkrim, shprehet se deklarimet me

shkrim në vetvete nuk sigurojnë evidencë auditimi të mjaftueshme dhe të përshtatshme për çdonjërën

nga çështjet me të cilat ato kanë të bëjnë. Kur audituesi e ka të pamundur të sigurojë evidencën e

auditimit të mjaftueshme dhe të përshtatshme, kjo mund të jetë një kufizim në objektin e auditimit dhe

mund të ndikojë në raportin e audituesit (shiko SNA705, Modifikimet e Opinionit në Raportin e

Audituesit të Pavarur).

42 SNA 580, paragrafi 13

Page 70: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1079

• Deklarimet në lidhje e përshtatshmërinë e paraqitjes së instrumenteve

financiare, për shembull për regjistrimin e transaksioneve të

instrumenteve financiare si shitje ose transaksione financiare;

• Deklarimet në lidhje me shënimet shpjeguese të dhëna në pasqyrat

financiare për sa i takon instrumenteve financiare, për shëmbull që:

o Regjistrimet reflektojnë të gjitha transaksionet e

instrumenteve financiare; dhe

o Kanë qenë identifikuar të gjitha instrumentetat e

derivativëve të përfshirë;

• Faktin nëse të gjitha transaksionet kanë qenë kryer në kushtet e tregut

të lirë dhe me vlerën e tregut;

• Kushtet e transaksioneve;

• Përshtatshmërinë e vlerësimeve të instrumenteve financiare;

• Faktin nëse ka ndonjë marrëveshje dytësore të lidhur me ndonjë nga

instrumentet financiare;

• Faktin nëse entiteti është përfshirë në ndonjë opsion të shkruar;

• Synimin dhe aftësinë e entitetit për të kryer disa veprime;43 dhe

• Nëse ngjarjet e mëvonshme kërkojnë rregullime të vlerësimeve dhe të

informacioneve shpjeguese të përfshira në shënimet në pasqyrat

financiare.

Komunikimi me Personat e Ngarkuar me Qeverisjen dhe të Tjerët

143. Për shkak të pasigurive të lidhura me vlerësimin e instrumenteve financiare,

ndikimet e mundshme në pasqyrat financiare të çdo rreziku të rëndësishëm ka

43 Paragrafi A80 i SNA 540 jep shembuj të procedurave që mund të jenë të përshtatshme për rrethanat.

Page 71: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1080

të ngjarë të jenë me interes për qeverisjen. Audituesi mund të komunikojë

natyrën dhe pasojat e hipotezave të rëndësishme të përdorura në një matje me

vlerën e drejtë, shkallën e subjektivitetit të përfshirë në krijimin e hipotezave

dhe materialitetin përkatës të zërave që maten me vlerën e drejtë për pasqyrat

financiare të marra në tërësi. Përveç kësaj, nevoja për kontrolle të

përshtatshme mbi angazhimet për të hyrë në kontrata të instrumentit financiar

dhe mbi proceset e majteve të mëpasshme, janë çështje që mund të çojne në

nevojën për të komunikuar me personat e ngarkuar me qeverisjen.

144. SNA 260 trajton përgjegjësitë e audituesit për të komunikuar me personat e

ngarkuar me qeverisjen në një auditim të pasqyrave financiare. Në lidhje me

instrumentet financiare, çështjet për t’ju komunikuar personave të ngarkuar me

qeverisjen mund të përfshijnë:

• Nje mungesë në njohjen e drejtimit në lidhje me natyrën apo shtrirjen

e aktiviteteve të instrumenteve financiare ose te rreziqeve të lidhura

me këto aktivitete;

• Mangësi të rëndësishme në dizajnin ose funksionimin e sistemeve të

kontrollit të brendshëm ose menaxhimit të rrezikut, në lidhje me

aktivitetet e instrumentit financiar të entitetit që audituesi ka

identifikuar gjatë auditimit;44

• Vështirësitë e rëndësishme të hasura gjatë marrjes së evidencës së

auditimit të mjaftueshme dhe të përshtatshme në lidhje me vlerësimet

e kryera nga drejtimi ose një ekspert i drejtimit, për shembull, kur

drejtimi nuk është në gjëndje të sigurojë një njohje të metodologjisë

së vlerësimit, hipotezave dhe të dhënave te përdorura nga ekspertët e

drejtimit dhe ky informacion nuk i është venë në dispozicion

audituesit nga eksperti i drejtimit;

44 SNA 265, Komunikimi i Mangësive të Kontrollit të Brendshëm tek Personat e Ngarkuar me

Qeverisjen dhe Drejtimin, përcakton kërkesat dhe jep udhëzime mbi komunikimin per drejtimin të

mangësive të kontrollit të brendshëm dhe komunikimin e mangësive të rëndësishme të kontrollit të

brendshëm tek personat e ngarkuar me qeverisjen. Ai shpjegon se mangesitë e kontrollit të brendshëm

mund të identifikohen gjatë procedurave të audituesit për vleresimin e rrezikut në përputhje me SNA

315 (i rishikuar) ose në çdo fazë tjetër të auditimit.

Page 72: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1081

• Diferencat e rëndësishme në gjykime midis audituesit dhe drejtimit

ose një eksperti të drejtimit në lidhje me vlerësimet;

• Efektet e mundshme në pasqyrat financiare të entitetit të rreziqeve

materiale dhe të ekspozimeve që kërkohen për t’u shpjeguar në

pasqyrat financiare, përfshirë pasigurinë në matje të lidhur me

instrumentet financiare;

• Pikëpamjet e audituesit në lidhje me përshtatshmërinë e zgjedhjes së

politikave kontabël dhe paraqitjen e transaksioneve të instrumentit

financiar në pasqyrat financiare;

• Pikëpamjet e audituesit në lidhje me aspektet cilësore të praktikave

kontabël të entitetit dhe raportimit financiar për instrumentet

financiare; ose

• Një mungesë e politikave gjithëpërfshirëse dhe të shprehura qartë për

blerjen, shitjen dhe mbajtjen e instrumenteve financiare, përfshirë

kontrollet operative, procedurat për caktimin e instrumenteve

financiare si instrumenta mbrojtës dhe monitorimin e ekspozimeve.

Afati i përshtatshëm për komunikimet do të ndryshojë në varësi të

rrethanave të angazhimit; gjithsesi, mund të jetë e përshtatshme për të

komunikuar vështirësitë e konsiderueshme të hasura gjatë auditimit sa më

shpejt që të jetë e mundur, nëse personat e ngarkuar me qeverisjen janë në

gjendje të ndihmojnë audituesit për të kapërcuar vështirësitë, ose në qoftë

se ai ka të ngjarë të japë një opinion të modifikuar.

Komunikimi me Rregullatorët dhe të Tjerët

145. Në disa raste, audituesve mund t’u kërkohet,45 ose ata mund ta konsiderojnë të

arsyeshme, për të komunikuar direkt me rregullatorët ose mbikëqyrësit e

45 Për shembull, SNA 250 (i rishikuar), Mbajtja Parasysh e Ligjeve dhe Rregullave në një Auditim të

Pasqyrave Financiare, kërkon që audituesit të vlerësojnë nëse kanë përgjegjësi për të raportuar

papajtueshmëritë e identifikuara ose të dyshuara me ligjet ose rregullat për palët jashtë entitetit. Përveç

kësaj, kërkesat në lidhje me komunikimin e audituesit me mbikëqyrësit bankarë dhe të tjerët, mund të

vendosen në shumë shtete ose me ligj, me kërkesat për mbikëqyrje ose nga një marrëveshje formale

apo protokoll.

Page 73: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1082

kujdesshëm, përveçse me personat e ngarkuar me qeverisjen, për sa i takon

çështjeve të lidhura me intrumentet financiare. Këto komunikime mund të jenë

të dobishme gjatë gjithë auditimit. Për shembull, në disa juridiksione,

rregullatorët bankarë kërkojnë të bashkëpunojnë me audituesit për të ndarë

informacionin rreth funksionimit dhe zbatimit të kontrolleve mbi aktivitetet e

instrumenteve financiare, vështirësive në vlerësimin e instrumenteve financiare

në tregjet joaktive dhe pajtueshmërinë me rregullat. Këto koordinime mund të

jenë të dobishme për audituesin për të identifikuar rrezikun e anomalisë

materiale.

Page 74: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1083

Shtojca

(Ref: Para. A14)

Shembuj të Kontrolleve të Lidhura me Instrumentet Financiare

1. Shtojca në vijim jep informacion të përgjithshëm dhe shembuj të kontrolleve

që mund të ekzistojnë në një entitet, i cili merret me një volum të madh

transaksionesh të intrumenteve financiare, qoftë për qëllime tregtare ose

investuese. Shembujt nuk kanë për qëllim të jenë shteruese dhe entitetet mund

të vendosin kontrolle të mjediseve dhe proceseve të ndryshme të kontrolleve

në varësi të madhësisë së tyre, industrisë në të cilën operojnë dhe shtrirjen e

transaksionëve të tyre të instrumenteve financiare. Për më tepër, informacioni

mbi përdorimin e konfirmimeve tregtare dhe agjencive të shlyerjes është i

përfshirë në paragrafët 25-26.

2. Ashtu si në çdo sistem kontrolli, shpeshherë është e nevojshme për të

dyfishuar kontrollet në nivele të ndryshme të kontrollit (për shembull,

parandalues, zbulues dhe monitories) për të shmangur rrezikun e anomalisë

materiale.

Mjedisi i Kontrollit i Entitetit

Angazhimi për Përdorimin Kompetent të Instrumenteve Financiare

3. Shkalla e kompleksitetit për disa aktivitete të instrumentit financiar mund të

nënkuptojë që vetëm disa individë brenda entitetit i njohin plotësisht këto

aktivitete ose kanë ekspertizën e nevojshme për të vlerësuar instrumentet në

bazë të vazhdueshme. Përdorimi i instrumenteve financiare pa ekspertizën e

përshtatshme brenda entitetit shton rrezikun e anomalisë materiale.

Pjesëmarrja e Personave të Ngarkuar me Qeverisjen

4. Personat e ngarkuar me qeverisjen mbikëqyrin dhe bien dakord me vlerësimin

e drejtimit për rrezikun e përgjithshëm të entitetit dhe sigurojnë mbikëqyrje

mbi aktivitetet e instrumentit financiar të entitetit. Politikat e një entiteti për

blerjen, shitjen dhe mbajtjen e instrumenteve financiare përputhen me

qëndrimin ndaj rrezikut dhe ekspertizën e personelit të përfshirë në aktivitetet

e instrumentit financiar. Veç kësaj, një entitet mund të krijojë struktura

qeverisjeje dhe procese kontrolli që synojnë:

Page 75: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1084

(a) Komunikimin e vendimeve për investime dhe vlerësimet e të gjitha

pasigurive materiale në matje tek personat e ngarkuar me qeverisjen; dhe

(b) Vlerësimin e rrezikut te përgjithshëm të entitetit kur përfshihet në

transaksione të instrumentit financiar.

Struktura Organizative

5. Aktivitetet e instrumentit financiar mund të jenë të centralizuara ose të

decentralizuara. Këto aktivitete dhe vendimmarrjet përkatëse mbështeten

shumë në rrjedhën e informacionit të saktë, të besueshëm, dhe të menaxhuar në

kohë. Vështrirësia e mbledhjes dhe bashkimit të këtij informacioni rritet me

numrin e vendeve dhe bizneseve në të cilat një entitet është i përfshirë.

Rreziqet e anomalisë materiale të lidhura me aktivitetet e instrumenteve

financiare mund të rriten krahas një decentralizimi më të madh të aktiviteteve

të kontrollit. Kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë kur një entitet është i

bazuar në vende të ndryshme, disa ndoshta në shtete të tjera.

Caktimi i Autoritetit dhe Përgjegjësisë

Politikat e Investimit dhe të Vlerësimit

6. Drejtimi, përmes politikave të qarta, të miratuara nga personat e ngarkuar me

qeverisjen, për blerjen, shitjen dhe mbajtjen e instrumenteve financiare, i jep

mundësi drejtimit të përcaktojë një metodë efektive për të marrë përsipër dhe

menaxhuar rreziqet e biznesit. Këto politika janë më të qarta kur ato shprehin

objektivat e entitetit në lidhje me aktivitetet e menaxhimit të rrezikut dhe

alternativave disponibël të investimit dhe të mbrojtjes për të arritur këto

objektiva, dhe kur ato reflektojnë:

(a) Nivelin e ekspertizës së drejtimit;

(b) Sofistikimin e kontrollit të brendshëm dhe sistemet e monitorimit të

entitetit;

(c) Strukturën aktiv/detyrim të entitetit;

(d) Kapacitetin e entitetit për të mbajtur likuiditetin dhe për të përballuar

humbjet e kapitalit;

Page 76: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1085

(e) Llojet e instrumenteve financiare që drejtimi beson se plotësojnë

objektivat e tij; dhe

(f) Përdorimet e instrumenteve financiare që drejtimi beson se plotësojnë

objektivat e tij, për shembull, nëse derivativët mund të përdoren për

qëllime spekulative ose vetëm për qëllime mbrojtëse.

7. Drejtimi mund të hartojë politika në përputhje me aftesitë vlerësuese dhe mund

të vendosë kontrolle për të siguruar që këto politika respektohen nga

punonjësit përgjegjës për vlerësimin e entitetit. Këto mund të përfshijnë:

(a) Proceset për hartimin dhe validimin e metodologjive të përdorura për të

realizuar vlerësimet, përfshirë mënyrën e adresimit të pasigurisë në matje;

dhe

(b) Politikat në lidhje me maksimizimin e përdorimit të inputeve të

vëzhgueshme dhe llojeve të informacionit për t’u mbledhur për të

mbështetur vlerësimin e instrumenteve financiare.

8. Në entitetet më të vogla, trajtimi i instrumenteve financiare mund të jetë i rrallë

dhe njohuritë dhe eksperienca e drejtimit janë të kufizuara. Pavarësisht kësaj,

vendosja e politikave mbi instrumentet financiare ndihmon një entitet të

përcaktojë rrezikun e biznesit të tij dhe të vlerësojë nesë investimi në

instrumente financiare të veçantë arrin një objektiv të deklaruar.

Politikat dhe Praktikat e Burimeve Njerëzore

9. Entitetet mund të vendosin politika, të cilat kërkojnë që personeli kyç, si në

zyrën në varësi ashtu edhe ne zyrën qendrore, të përdorin në mënyrë të

detyruar një pjesë të kohës së tyre për këtë qëllim. Ky lloj kontrolli është

përdorur si një mjet për parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit, veçanërisht,

në ato raste kur personat e angazhuar në aktivitete tregtare krijojnë tregti të

rremë ose transaksione të regjistruara pasaktësisht.

Përdorimi i Organizatave të Shërbimit

10. Entitetet mund përdorin edhe organizatat e shërbimit (për shembull menaxherët

e aktiveve) për të iniciuar një blerje ose shitje të instrumenteve financiare, për

të mbajtur regjistrat e transaksioneve për entitetin ose për të vlerësuar

instrumentet financiare. Disa entitete mund të varen nga këto organizata të

Page 77: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1086

shërbimit për të patur bazën për raportimin për instrumentet financiare të

mbajtura prej tyre. Gjithsesi, nëse drejtimi nuk i njeh apo kupton kontrollet që

ka vendosur një organizatë shërbimi, audituesi mund të mos jetë në gjendje të

sigurojë evidencën e auditimit të mjaftueshme dhe të përshtatshme për t’u

mbështetur në kontrollet në këtë organizatë shërbimi. Shiko SNA 402,46 e cila

përcakton kërkesat që audituesi të sigurojë evidencën e auditmit të

mjaftueshme dhe të përshtatshme kur një entitet përdor shërbimet e një ose më

shumë organizatash shërbimi.

11. Përdorimi i organizatave të shërbimit mund të forcojë ose dobësojë mjedisin e

kontrollit për instrumentet financiare. Për shembull, personeli i një organizate

të shërbimit mund të ketë më shumë eksperiencë me instrumentet financiare në

krahasim me drejtimin e entitetit ose mund të ketë një kontroll të brendshëm

më të fortë mbi raportimin financiar. Përdorimi i organizatës së shërbimit

gjithashtu, mund të lejojë për një ndarje më të madhe të detyrave. Nga ana

tjetër, organizata e shërbimit mund të ketë një mjedis kontrolli të dobët.

Procesi i Vlerësimit të Rrezikut i Entitetit

12. Procesi i vlerësimit të rrezikut i entitetit ekziston për të përcaktuar mënyrën

sesi drejtimi identifikon rrezikun e biznesit që vjen nga përdorimi i

instrumenteve financiare, përfshirë mënyrën sesi drejtimi vlerëson rëndësinë e

rreziqeve, mundësinë e ndodhjes së tyre dhe vendos për veprimet për

menaxhimin e tyre.

13. Procesi i vlerësimit të rrezikut i entitetit formon bazën për mënyrën sesi

drejtimi përcakton rreziqet për t’u menaxhuar. Proceset e vlerësimit të rrezikut

vendosen me objektivin për të siguruar që drejtimi:

(a) Kupton rreziqet e vetvetishme në një instrument financiar përpara se

drejtimi të kryejë këto transkasione, përfshirë objektivin e kryerjes së

transaksionit dhe strukturën e tij (për shembull, qëllimet ekonomike dhe të

biznesit të aktitviteteve të instrumentit financiar të entitetit);

(b) Kryhen analizat e duhura në proporcion me rreziqet e lidhura me

instrumentet financiare të veçantë;

46 SNA 402, Konsiderata te Auditimit për një Entitet që Përdor një Organizatë Shërbimi

Page 78: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1087

(c) Monitoron pozicionet e pashlyera të entitetit për të kuptuar mënyrën sesi

kushtet e tregut ndikojnë në ekspozimet e entitetit;

(d) Ka vendosur procedura për të zvogëluar ose kur është e nevojshme, për të

ndryshuar ekspozimin ndaj rrezikut, dhe për të menaxhuar rrezikun

reputacional; dhe

(e) Mbikëqyr dhe rishikon rreptësish këto procese.

14. Struktura që zbatohet për të monitoruar dhe menaxhuar ekspozimin ndaj

rrezikut duhet të:

(a) Jetë e përshtatshme dhe në koherencë me qëndrimin e entitetit ndaj

rrezikut, siç është përcaktuar nga personat e ngarkuar me qeverisjen;

(b) Specifikojë nivelet e miratimit për autorizimin e llojeve të ndryshme të

instrumenteve financiare dhe transaksioneve që mund të kryhen me to si

dhe qëllimet përkatëse. Instrumentet e lejuar dhe nivelet e miratimit duhet

të reflektojnë ekspertizën e personave të përfshirë në aktivitetet e

instrumenteve financiare, duke demostruar angazhimin e drejtimit ndaj

kompetencës;

(c) Vendosë kufizime të përshtatshme për maksimumin e lejuar të ekspozimit

për çdo lloj të rrezikut (përfshirë palët e treta të miratuara). Nivelet e

lejuara të ekspozimit mund të ndryshojnë në varësi të llojit të rrezikut ose

palës së tretë;

(d) Kujdeset për objektivin dhe monitorimin në kohë të rreziqeve financiare

dhe aktiviteteve të kontrollit;

(e) Kujdeset për objektivin dhe raportimin në kohë të ekspozimeve, rreziqet

dhe rezultatet e aktiviteteve të instrumantit financiar në menaxhimin e

rrezikut; dhe

(f) Vlerëson procesin e dokuementimit të drejtimit për vlerësimin e rreziqeve

të instrumenteve financiare të veçantë.

Page 79: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1088

15. Llojet dhe nivelet e rrezikut me të cilat ndeshet një entitet janë të lidhura në

mënyrë direkte me llojet e instrumenteve financiare me të cilat ai merret,

përfshirë kompleksitetin e këtyre instrumenteve dhe volumin e transaksioneve

të kryera me instrumentet financiare.

Funksioni i Menaxhimit të Rrezikut

16. Disa entitete, për shembull institucionet e mëdha financiare me një volum të

madh të transaksioneve të instrumenteve financiare, mund të kërkohen nga ligji

ose rregullat, ose mund të zgjedhin vetë, të kenë një funksion formal të

menaxhimit të rrezikut. Ky funksion është i ndarë nga personat përgjegjës për

kryerjen dhe menaxhimin e transaksioneve të instrumenteve financiare.

Funksioni është përgjegjës për raportimin dhe monitorimin e aktiviteteve të

instrumenteve financiare dhe mund të përfshijë një komitet formal të rrezikut

të vendosur nga personat e ngarkuar me qeverisjen. Disa shembuj të

përgjegjësive kryesore në këtë fushë janë:

(a) Zbatimi i politikave të menaxhimit te rrezikut, të vendosura nga personat e

ngarkuar me qeverisjen (përfshirë analizën e rreziqeve ndaj të cilave

entiteti mund të ekspozohet);

(b) Percaktimi i strukturave të kufizimit të rrezikut dhe garantimin që këto

kufizime të rrezikut zbatohen në praktikë;

(c) Zhvillimi i skenarëve të stresit dhe kryerja e analizës së ndjeshmërisë për

portofolet me pozicion të hapur, përfshirë rishikimet e lëvizjeve të

pazakonta në pozicionet; dhe

(d) Rishikimi dhe analizimi i produkteve të instrumenteve financiare të rinj.

17. Instrumentet financiare mund të kenë rrezikun shoqërues, që një humbje mund

të tejkalojë shumën, nëse ka, të vlerës së instrumentit financiar të njohur në

bilanc. Për shembull, një rënie e papritur në çmimin e tregut të një malli, mund

të detyrojë entitetin që të njohë humbjet e mbylljes së një pozicioni më përpara

për atë mall, nisur nga kërkesat për kolateralin ose marzhin. Në disa raste,

humbjet e mundshme mund të jenë të mjaftueshme për të hedhur dyshime të

medha mbi aftësitë e entitetit për të vazhduar në vijimësi. Entiteti mund të

kryejë anazliza të ndjeshmërisë ose analiza të vlerës në rrezik për të vlerësuar

efektet hipotetike të ardhshme në instrumentet financiare që janë subjekt i

rreziqeve të tregut. Gjithsesi, analiza e vlerës në rrezik nuk reflekton plotësisht

Page 80: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1089

shkallën e rreziqeve që mund të ndikojnë tek entiteti; analizat e ndjeshmërisë

dhe të skenarit gjithashtu, mund të jënë subjekt i kufizimeve.

18. Volumi dhe sofistikimi i aktivieteve të instrumentit fianciar dhe kërkasve

rregullatore përkatëse, do të influencojnë vlerësimin e enititetit për faktin nëse

ai do të krijojë një funksion formal të menaxhimit të rrezikut dhe të mënyrës

sesi mund të strukturohet ky funksion. Në entitetet që kanë krijuar një funksion

të veçantë të menaxhimit të rrezikut, për shembull, entitetet me relativisht pak

instrumente financiare ose me instrumente financiare që janë më pak

komplekse, raportimi mbi dhe monitorimi i aktiviteteve të instrumentit

financiar mund të jetë një komponent i përgjegjësive të funksionit të

kontablilietit ose financës apo përgjegjësi e përgjithshme e drejtimit dhe mund

të përfshijë një komitet formal të rrezikut të krijuar nga personat e ngarkuar me

qeverisjen.

Sistemet e Informacionit të Entitetit

19. Objektivi kryesor i një sistemi të informacionit të entitetit është që ai të jetë në

gjendje të kapë dhe regjistrojë në mënyrë të saktë të gjithë transaksionet,

zgjidhjet, vlerësimin e tyre, dhe prodhimin e informacionit, për të bërë të

mundur që instrumentet fianciare që të jenë menaxhuar sa i takon rrezikut dhe

kontrollet të jenë të monitoruara. Në entitetet që angzhohen në një volum të

madh të instrumenteve financiare mund të krijohen vështirësi, veçanërisht në

ato raste kur ka një shumëllojshmëri sistemesh të integruara në mënyrë të

dobët, me ndërlidhje manuale dhe pa kontrolle të përshtatshme.

20. Disa instrumente financiare mund të kërkojnë një numër të madh regjistrimesh

kontabël. Me rritjen e sofistikimit apo nivelit të aktiviteteve të instrumentit

financiar, është e nevojshme që të rritet edhe sofistikimi i sistemit të

informacionit. Çështjet sepecifike, që mund të dalin në lidhje me instrumentet

fianciare përfshijnë:

(a) Sistemet e informacionit, në veçanti për entitetet e vogla, që nuk kanë

aftësinë ose nuk janë konfiguruar në mënyrë të përshtatshme, për të

përpunuar transaksionet e instrumenteve financiare, veçanërisht kur

entiteti nuk ka eksperiencë të mëparshme me instrumentet finanaciare.

Kjo mund të rezultojë në një numër të rritur të transaksioneve manuale, të

cilat mund të rrisin më tej rrezikun e gabimit;

Page 81: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1090

(b) Larmishmërinë e mundshme të sistemeve, që kërkohet për të përpunuar

transaksione më shumë komplekse dhe nevoja për rakordime të rregullta

midis tyre, në veçanti kur sistemet nuk janë të ndërlidhura ose mund të

jenë subjekt i ndërhyrjeve manuale;

(c) Mundësinë që më shumë transaksione komplekse, nëse tregtohen vetëm

nga një numër i vogël individësh, mund të jenë vlerësuar ose rreziku i tyre

mund të jetë menaxhuar nëpërmjet fletëve të punës në Excel

(spreadsheets) dhe jo nëpërmjet sistemeve kryesore të përpunimit, dhe për

rrjedhojë siguria fizike dhe logjike e fjalëkalimit mbi këto fletë pune do të

kompromentohej lehtësisht;

(d) Një mungesë në rishikimin e inicialeve përjashtuese të sitemit (systems

exception logs), të konfirmimeve të jashtme dhe kuotimeve të brokerit,

kur është e përshtatshme, për të validuar regjistrimet e gjeneruara nga

sistemet;

(e) Vështirësitë në kontrollimin dhe vlerësimin e inputeve kryesore të sistemit

për vlerësimin e instrumenteve financiare, veçanërisht kur këto vlerësime

mbahen nga grupet e tregtarëve të njohur si zyra qendrore ose ofruesit e

shërbimeve nga palët e treta dhe/ose transaksionet në fjalë nuk janë rutinë

ose të tregtuara specifikisht;

(f) Dështimin për të vlerësuar dizajnin dhe kalibrimin e modelve komplekse

të përdorura për të përpunuar këto transaksione fillimisht dhe mbi një bazë

periodike;

(g) Mundësinë që drejtimi të mos ketë krijuar një listë të modeleve, me

kontrolle për aksesin, ndryshimin dhe mbajtjen e modeleve individuale,

me qëllim që të ruhet një gjurmë e fortë auditimi për versionet e

akredituara të modeleve dhe në mënyrë që të parandalohet aksesi i

paautorizuar ose ndryshimet në këto modele;

(h) Investimi joproporcional që mund të kërkohet në sistemet e menaxhimit të

rrezikut dhe kontrollit, ku një entitet vetëm ndërmerr një numër të

kufizuar të transaksioneve të instrumenteve financiare dhe mundësia për

keqkuptim të outputit nga drejtimi në qoftë se ato nuk janë përdorur për

këto lloje të transaksioneve;

Page 82: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1091

(i) Kërkesat e mundshme për ofrimin e sistemeve nga palët e treta, për

shembull nga një organizatë shërbimi, për të regjistruar, përpunuar,

kontabilizuar ose menaxhuar siç duhet rrezikun për transaksionet e

instumenteve financiare dhe nevojën për rakorduar siç duhet dhe

kontrolluar outputin nga këta ofrues; dhe

(j) Vlerësimet për siguri dhe kontrolle shtesë, të cilat lidhen me përdorimin e

një rrjeti elektronik kur një entitet përdor tregtinë elektronike për

transaksionet e instrumentit financiar.

21. Sistemet e informacionit që lidhen me raportimin financiar shërbejnë si një

burim i rëndësishëm i informacionit për informacionet shpjeguese sasiore në

pasqyrat financiare. Megjithatë, entitetet mundet gjithashtu të hartojnë dhe

mbajnë sisteme jofinanciare të përdorura për raportimin e brendshëm dhe për

të gjeneruar informacionin e përfshirë në informacionet shpjeguese cilësore në

shënimet, për shembull në lidhje me rreziqet dhe pasiguritë ose analizat e

ndjeshmërisë.

Aktivitetet e Kontrollit të Entitetit

22. Aktivitetet e kontrollit mbi transaksionet e instrumentit financiar janë hartuar

për të parandaluar ose zbuluar problemet që pengojnë një entitet për të arritur

objektivat e tij. Këto objektiva mund të jenë me natyrë operacionale, të

raportimit financiar, ose të pajtueshmërisë. Aktivitetet e kontrollit mbi

instrumentet financiare janë hartuar në lidhje me kompleksitetin dhe volumin e

transaksioneve të instrumenteve financiare dhe përgjithësisht, do të përfshijnë

një proces të përshtatshëm autorizimi, ndarje të përshtatshme të detyrave dhe

politika e procedura të tjera të hartuara për të siguruar se objektivat e kontrollit

të entitetit janë përmbushur. Grafikët e lëvizjes së procesit mund të ndihmojnë

në identifikimin e kontrolleve ose të mungesës së tyre në një entitetet. Kjo

DPNA përqëndrohet në aktivitetet e kontrollit të lidhura me plotësinë,

saktësinë dhe ekzistencën, vlerësimin, paraqitjen dhe informacionet në

shënimet shpjeguese.

Autorizimi

23. Autorizimi mund të ndikojë pohimet e pasqyrave financiare, në mënyrë direkte

dhe jodirekte. Për shembull, edhe nëse një transaksion është kryer jashtë

politikave të një entiteti, ai megjithatë, për saktësi, mund të regjistrohet dhe

kontabilizohet. Gjithsesi, transaksionet e paautorizuara mundet të rrisin në

Page 83: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1092

mënyrë të konsiderueshme rrezikun për entitetin, dhe si rrjedhojë rritin në

mënyrë të konsiderueshme rrezikun e anomalisë materiale, meqenëse ato mund

të kryhen jashtë sistemit të kontrollit të brendshëm. Për të zvogëluar këtë

rrezik, shpeshherë një entitet do të vendosë një politikë të qartë që përcakton se

çfarë transaksionesh mund të tegtohen dhe nga kush, dhe respektimi i kësaj

politike mund të monitorohet më pas nga zyra qendrore e entitetit. Monitorimi

i aktivitetetve tregtare të individëve, për shëmbull, nëpërmjet rishikimit të

volumeve jashtëzakonisht të larta apo fitmeve ose humbjeve të

konsiderueshme të ndodhura, do të ndihmonte drejtimin për të siguruar

pajtueshmërinë me politikat e entitetit, përfshirë autorizimin e llojeve të reja të

transaksioneve dhe vlerësimin nëse ka ndodhur mashtrimi.

24. Funksioni i regjistrimeve fillestare të marrëveshjeve të një entiteti ka për

qëllim të identifikojë qartë natyrën dhe qëllimin e transaksioneve individuale

dhe të drejtat dhe detyrimet që krijohen për secilën kontratë të instrumenteve

financiare, përfshirë detyrimin për zbatim të kontratave. Përveç informacionit

financiar bazë, siç janë një shumë hipotetike, regjistrimet e plota dhe të sakta

minimalisht, si rregull përfshijnë:

(a) Identitetin e agjentit të shitjes;

(b) Identitetin e personit që regjistron transaksionin (në qoftë se nuk është

agjenti i shitjes), kur transaksioni ka nisur (përfshirë të dhënat dhe kohën e

transaksionit) dhe të mënyrës sesi ai është regjistruar në sistemin e

informacionit të entitetit; dhe

(c) Natyrën dhe qëllimin e transaksionit, përfshirë nëse ka për qëllim ose jo,

të mbulojë një ekspozim tregtar bazë.

Ndarja e Detyrave

25. Ndarja e detyrave dhe caktimi i personelit është një aktivitet kontrolli i

rëndësishëm, veçanërisht gjatë ekspozimit kundrejt instrumenteve financiare.

Aktivitetet e instrumentit financiar mund të ndahen në një numër funksionesh,

përfshirë:

(a) Ekzekutimin e transaksionit (tregtimin). Në entitetet me një volum të

madh të transaksioneve të intrumentave financiare, kjo mund të bëhet nga

zyra qendrore;

Page 84: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1093

(b) Fillimi i pagesave të parasë dhe pranimi i arkëtimeve (shlyerjet);

(c) Dërgimi i konfirmimeve tregtare dhe rakordimi i diferencave midis

regjistrimeve të entitetit dhe përgjigjeve të marra nga palët e treta, nëse ka;

(d) Regjistrimi i të gjitha transasksioneve me saktësi në regjistrat kontabël;

(e) Monitorimi i rrezikut të kufizimeve. Në entitet me një volum të madh të

transaksioneve të instrumenteve financiare, kjo mund të kryhet nga

funksioni i menaxhimit të rrezikut;

(f) Monitorimi i pozicioneve dhe vlerësimit të instrumenteve financiare.

26. Shumë organizata zgjedhin të ndajnë detyrat e anëtareve të personelit që

investon në instrumentet financiare, të atyre që vlerësojnë instrumentet

financiare, atyre që shlyejnë instrumentet financiare dhe atyre që

kontabilizojnë/regjistrojnë instrumentet financiare.

27. Kur një entitet është shumë i vogël për të arritur një ndarje të duhur të

detyrave, roli i drejtimit dhe i personave të ngarkuar me qeverisjen në

monitorimin e aktiviteteve të instrumentit financiar është i një rëndësie të

veçantë.

28. Një tipar i kontrollit të brendshëm të disa entiteteve është një funksion i

pavarur i verifikimit të çmimit (PVÇ). Ky departament është përgjegjës për

verifikimin veçmas të çmimit të disa prej instrumenteve financiare dhe mund të

përdorë burime të dhënash, metodologji dhe hipoteza alternative. PVÇ siguron

një vështrim objektiv të çmimit që është llogaritur në një pjesë tjetër të

entitetit.

29. Zakonisht, zyra ndërmjetëse, ose qendrore ka përgjegjësinë për vendosjen e

politikave mbi vlerësimin dhe sigurimin e pajtueshmërisë me këtë politikë.

Entitetet me një përdorim më të madh të instrumenteve financiare mund të

kryejnë vlerësime ditore të portofolit të tyre të instrumenteve financiare dhe

mund të ekzaminojnë kontributin në fitim ose humbje të vlerësimeve

individuale të instrumenteve financiare si një test i arsyeshmërisë së

vlerësimeve.

Page 85: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1094

Plotësia, Saktësia dhe Ekzistenca

30. Rakordimet sistematike të regjistrave të entitetit me regjistrat e bankave dhe të

kujdestarëve të jashtëm, bëjnë të mundur që entiteti të sigurojë se transaksionet

janë regjistruar në mënyrën e duhur. Ndarja e përshtatshme e detyrave midis

atyre që kryejnë tregtimin dhe atyre që i rakordojnë ato është e rëndësishme,

pasi ai është një proces rigoroz për rishikimin e rakordimeve dhe elementëve të

rakorduara nga agjencitë.

31. Gjithashtu, mund të vendosen kontrolle, të cilat kërkojnë që agjentët tregtare

të identifikojnë nesë një instrument financiar kompleks mund të ketë tipare

unike, për shembull, derivativët e përfshirë. Në këto rrethana, mund të ketë një

funksion më vete për vlerësimin e transaksioneve komplekse të instrumenteve

financiare në inicimin e tyre (të cilat mund të njihen edhe si një grup për

kontrollin e produktit), që punon në lidhje me një grup të politikave kontabël

për të siguruar se transaksioni regjistrohet me saktësi. Edhe pse entitetet e

vogla mund të mos kenë grupe të kontrollit të produktit, një entitet mund ketë

vendosur një proces në lidhje me rishikimin e kontratave të instrumenteve

financiare komplekse në pikën e origjinës, në mënyrë që të sigurojë se ato janë

kontabilizuar në mënyrë të përshtatshme, në pajtim me kuadrin e zbatueshëm

të raportimit financiar.

Monitorimi i Kontrolleve

32. Aktivitetet e monitorimit te vazhdueshëm të entitetit janë hartuar për të

zbuluar dhe korrigjuar çdo mangësi në efektivitetin e kontrolleve mbi

transaksionet e instrumenteve financiare dhe vlerësimin e tyre. Është e

rëndësishme të ketë mbikëqyrje dhe rishikim të përshtatshëm të aktivitetit të

instrumentit financiar brenda një entiteti. Kjo përfshin:

(a) Të gjithë kontrollet që i nënshtrohen rishikimit, për shembull, monitorimi

i statistikave operative, siç janë numri i zërave të rakorduar ose diferenca

midis burimve të brendshme të çmuarjes dhe atyre të jashtme;

(b) Nevoja për kontrolle të forta të teknologjisë së informacionit (TI) dhe

monitorimit dhe validimit të zbatimit të tyre; dhe

(c) Nevoja për të siguruar që informacioni i rezultuar nga proceset dhe

sistemet e ndryshme ëshë i rakorduar në mënyrën e duhur. Për shembull,

Page 86: DIREKTIVA E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT …b... · finaciare mund të jenë mjete monetare, kapital i një entiteti tjetër, e drejta ose detyrimi kontraktual për të

DPNA 1000 1095

ka përfitime të pakta në procesin e vlerësimit, nëse outputi nuk është

rakorduar në mënyrën e duhur, në librin e madh të llogarive.

33. Në entitete më të mëdha, sistemet kompjuterike të sofistikuara të

infromacionit, përgjithësisht ruajnë gjurmë të aktiviteteve të instrumenteve

financiare dhe janë hartuar për të siguruar se shlyerjet kryhen në kohën e

duhur. Sistemet kompjuterike më komplekse mund të gjenerojnë postime

automatike për llogaritë e përkohshme për të monitoruar lëvizjet e mjeteve

monetare, dhe kontrollet mbi përpunimin vendosen në funksion të sigurimit që

aktivitetet e instrumenteve financiare janë reflektuar në mënyrë të rregullt në

regjistrat e entitetit. Sistemtet kompjuterike mund të hartohen për të prodhuar

raporte përjashtuese për të paralajmëruar drejtimin ndaj situatave ku

instrumentet financiare nuk janë përdorur brenda kufizimeve të autorizuara,

ose kur transaksionet e ndërmarra nuk kanë qenë brenda limiteve të vendosura

për palët e treta të zgjedhura. Megjithatë, edhe një sistem kompjuterik i

sofistikuar mund të mos sigurojë plotësinë e regjistrimit të transaksionve të

instrumenteve financiare. Për rrjedhojë, drejtimi herë pas here vendos

procedura shtesë për të rritur mundësinë që të gjitha transaksionet të jene të

regjistruara.