disa fjale reth mevludit

39

Upload: ebu-aura

Post on 14-Feb-2016

164 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

nga hoxhe: Denis Abdushi

TRANSCRIPT

Page 1: Disa Fjale Reth Mevludit
Page 2: Disa Fjale Reth Mevludit
Page 3: Disa Fjale Reth Mevludit

Disa f j a l ë r r e th

Mevlud i t

Përgatitur nga hoxhë Denis Abdushi

Page 4: Disa Fjale Reth Mevludit

1

Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim

HYRJE

Jetojmë në një kohë të vrullshme, në një botë të modernizuar e ndikuar nga faktorë nga më të ndryshmet dhe e nënshtruar ndaj baticave dhe zbaticave të ndryshme, të cilat veprimi i tyre reflektohet në forma të ndryshme dhe në kënde të llojllojshme jetsore. Qarqet e ndryshme elektronike dhe rrjetet sociale e kanë bërë të mundshme që secili të veprojë ashtu siç dëshiron dhe të shprehë e të bëjë përhapjen e mendimit të tij në atë formë dhe në atë mënyrë që atij i pëlqen.

Zakonisht, ata që flasin për çështje të ndryshme fetare, duke e futur këtu edhe këtë çështje për të cilën dëshiroj të flas, e ajo është çështja e Mevludit, janë dy grupe njerëzish:

• Kolegë tane (hoxhallarë) të diplomuar të niveleve të ndryshme, të cilët ndodhen nëpër vende të ndryshme të trojeve tona dhe që kanë marrë mbi supet e tyre barën e rëndë të thirjes Islame.

• Njerëz të ndryshëm nga masa e gjërë e popullsisë, të rrinj të cilët, herë flasin me emocione dhe me vrull, herë me dituri, por që në të shumtën e rasteve është e cekët dhe e gabuar.

Shkresat dhe postimet që mund t’i gjesh nëpër rrjetet sociale që kanë të bëjnë me temat e ndryshme fetare në përgjithsi dhe me temën tonë në veçanti, një pjese bukur e madhe e tyre kanë karakter joshkencor. Fjalë të cilat nëse i peshon me peshoren shkencore Islame të saktë do t’i shikosh se nuk kanë kurrfarë përputhje me normat e caktuara shkencore dhe që janë të njohura te studijuesit.

Këta postime shpeshherë kanë edhe karakter fraksional, të përkufizuara me normat e caktuara të ndonjë grupi, të xhveshura nga shqyrtimi i drejtë dhe i saktë, të paxhveshura nga ndikimi i brendshëm epshor dhe i qëllimeve personale. Besoj se nuk përjashtohet mundësia e ekzistimit të ndikimit material prej drejtimeve të ndryshme dhe prej disa vendeve fqinje jolargë nesh.

Page 5: Disa Fjale Reth Mevludit

2

Me fjalë këshilluese u drejtohemi të gjithë atyre që, duke ngritur pluhurin e injorancës dhe të paditurisë dhe duke bërë zhurme nëpër rrjetet socilae dhe nëpër libra, përpiqen dhe angazhohen të bëjnë ngulitjen e risise dhe të bidatit në mendjet e masës së gjërë të myslimanëve.

Nëse janë prej grupit të parë, u themi: shqyrtoni gjerat dhe rrishikoni çështjet në sajë të bazave të shëndosha shkencore. Mënjanoni çdo dëshirë dhe çdo qëllim tuaj personal. Shikoni gjërat me syrin e devotshmërisë dhe jo me atë epshor. Hapni sytë dhe mos qëndroni thjesht pasues të verbër të dikujt. Nëse keni mundësi t’i trajtoni çështjet fetare sipas rregullores të caktuar, atëherë bëjeni, përndryshe lëreni në duart e atyre që janë më të ditur dhe në nivel shkencor më të lartë dhe mos haroni se të thuash nuk e di, është gjysma e diturisë dhe nuk ka kurrfarë turpi në të.

Fatkeqësisht çështja e tyre nuk përfundon me kaq. I dëgjojmë dhe i shikojmë se si i kanë zgjatur gjuhët e tyre në drejtim të dijetarëve të shquar.

Çdonjërin i cili nuk përputhet me ta ne ide dhe në mendime, e fyejnë, e përbuzin dhe e degradojnë në atë formë sikur të flisnin për njerëz të thjeshtë dhe jo për studiues. Madje kjo nuk u mjafton. Bëjnë shpeshherë edhe keqinterpretimin dhe koklavitjen e argumenteve. Atë që nuk është argument, e quajnë si të tillë. Teksteve të Kuranit dhe Sunetit u japin kahje të ndryshme duke ua larguar atyre kuptimet e drejta. Përpiqen aty-këtu të gjejnë diçka që është në favor të tyre. I pasojnë dhe i tubojnë fjalët e dijetarëve të cilët në fushën e shkencës, diçka që është normale, konsiderohen si të pabaza dhe të refuzuara. Ngase, siç e dimë, asgjë dhe askush nuk del para fjalës të Allahut dhe fjalës të të Dërguarit të Tij, Muhamedit, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe jo çdo gjë që thuhet pranohet si e sakte.

Po këta njerëz, kur hasin në një fjalë të po atij dijetari nga i cili transmetojnë dhe shënojnë, e cila është në kundërshtim me ndonjë ide të tyre, nuk e pranojnë dhe nuk punojnë me të. Gje e cila të jep të kuptosh se çështja është epsh dhe vetëm epsh, asgjë më shumë.

Page 6: Disa Fjale Reth Mevludit

3

Është për t’u çuditur dhe shpeshherë e parashtroj pyetjen: këta njerëz a i dinë tekstet, ajetet dhe hadithet, kërcënuese dhe dënuese te këtyre cilësivë dhe veseve kaq të ulta, apo thjesht i anashkalojne duke i neglizhuar! Le ta mbështesim çështjen e tyre në duart e Atij që i din të fshehtat. Ai do t’i marrë në llogari për qëllimet e tyre.

Nëse janë prej grupit të dytë, pra nga masa e gjërë e popullsisë, u themi atyre: lërini emocionet anash. Nuk shkojnë gjërat me emocione. Mos e ngarko veten me diçka që është mbi mundësitë tuaj, por merru me atë që të bën dobi në Dynja dhe në Ahiret. Mos bjer pre dhe mos u flijo për hirë të ideologjive dhe drejtimeve të ndryshme.

Ua drejtojmë atyre tekstet ne vijim, ndoshta do të marrin mësim:

“Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini”[A’raf;33],

“Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi” [Isra;36]

“Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë. Ata do të kenë kënaqësi të shkurtër (në këtë jetë), por i pret një dënim i dhembshëm (në jetën tjetër).” [Nahl:116-117]

Ebu Hurejre, Radijall-llahu anhu, përcjell nga i Dërguari Allahut, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë: “Prej Islamit të mirë të njeriut është të largohet prej asaj që nuk i intereson” [Tirmidhiu,Ibn Maxhe dhe Maliku. Hasen]. Dhe plot tekste tjera të cilat,nga njëra anë kanë karakter edu-kativ dhe moral, nga ana tjetër flasin për rezikshmërinë e të folurit në Fenë e Zotit pa dituri.

Page 7: Disa Fjale Reth Mevludit

4

HISTORIKU I MEVLUDIT Para se të zhytemi në temën e caktuar, le të tregojmë diçka rreth historikut të Mevludit:

Allahu i Lartëmadhëruar e dërgoi të Dërguarin e Tij dhe e shpalli këtë fe madhështore që ta nxjerrë njerëzimin nga erësira në dritë. Muhamedi, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e pati për detyrë të kumtojë atë që i shpallej nga Zoti i Tij. Ai e bëri atë në formën më të mirë. Çdo gjë që është e mirë dhe e nevojshme për ne, e sqaroi në formën më të bukur dhë çdo gjë që na dëmton dhe na largon nga rruga e drejtë duke na çuar drejt shkatërimit, Ai na e tërhoqi vërejtjen në formën më shembullore. Mëshirë për mbarë njrëzimin. Nuk la diç pa sqaruar.

Allahu i Lartësuar e përsosi fenë e Tij duke mos lënë hapsirë për dyshime dhe duke mos patur nevojë për plotësime dhe shpikje të gjërave të rreja. Kush e pretendon të kundërtën e ka cënuar diturinë e Allahut dhe misionin e të Dërguarit të Tij.

Muhamedi, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, vdiq duke lënë pas Tij dy burimet dhe dy thesaret: Kuranin dhe Sunetin eTij. Pas Tij erdhën Sahabët, pastaj Tabi’inët, pastaj gjenerata e tretë,1 të cilët me besueshmëri të plotë, e përcollën dhe e transmetuan fenë e Allahut të pastër dhe të njomë siç ishte shpallur.

Pas kësaj periudhe të artë erdhi devijimi, u perhapën idetë dhe mendimet e ndryshme që binin në kundërshtim me Fenë, u përhap bidati, zakonisht si rezultat i ndikimit pushtetar, u formuan shtete dhe qeveri me themele kryesisht nga ndikimi i huaj, të shfaqur para myslimanëve me petkun e Islamit dhe të Sunetit, por që në brendinë e tyre bartnin helme vdekjeprurëse për myslimanët.

1 Tre gjeneratat e përmendura i përfshin termi ”es-Selef es-Salih” (të parët tanë të mirë, paraardhësit). Kur përdoret ky term janë për qëllim pikërisht ata.

Page 8: Disa Fjale Reth Mevludit

5

Njëri nga shtetet e këtij lloji ishte edhe shteti Fatimi i formuar nga shijat Fatimi të cilët e pushtuan Egjiptin në vitin 358 h. Ata sollën fesad të shumtë, ndër të tjerash shpikja e bidateve dhe festave te ndryshme që deri atëherë nuk ishin të njohura as në shtresën e të diturve, as në masën e gjërë të popullsisë.

Atëbotë për herë të parë doli mbi sipërfaqe dhe e pa dritën e tij i ashtu-quajturi mevlud, pra deri atëherë nuk njihej ndonjë adhurim i caktuar me këtë emër. Historianët nuk njohin shpikës të këtij bidati dikë para Fatimive. Le të sjellim fjalët e disa dijetarëve për ta vërtetuar këtë:

• Historiani Tekijjudin Ahmed ibn Ali el Makrizi (v.845 h.) në librin e Tij ”el Mevaidh vel Ii’tibar” i njhur me titullin “el Hutat el Makrizie”,2 në nëntitullin “Përmendja e ditëve të cilat halifët fatimi i merrnin si festë dhe raste për përmisimin e gjendjes të nënshtetasve dhe për shtimin e të mirave” (1/490), thotë: ”Halifët fatimi gjatë vitit kishin festa dhe sezone, e ato janë: Festa e fundvitit, e fillimit të vitit, dita e Ashurasë, ditëlindja e të Dërguarit, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ditëlindja e Ali ibn ebu Talibit, ditëlindja e Hasanit, ditëlindja e Husejnit, ditëlindja e Fatimes, ditëlindja e halifit aktual, nata e parë e muajit Rexheb, nata e mesme e Tij, nata e parë e muajit Shaban, nata e mesme e Tij, sezoni i natës së Ramazanit, fillimi i Ramazanit, sofra e Ramazanit, nata e përfundimit të Tij, sezoni i Fitër Bajramit, sezoni i Kurban Bajramit,… Nevruzi, dita e Krishtlindjes…” Pra, ndër të tjerash, prej festave të tyre të shpikura ishin edhe gjashtë mevludet e cekura në fjalët e autorit të librit.

E themi me keqardhje: shumica e festave të përmendura në fjalët e autorit, janë prezente edhe ne mjediset tona, madje edhe Krishtlindjet, Allahu na ruajt.

2 Ky libër studijon dhe merret me historinë e Egjiptit, Kairos, Nilit dhe asaj zone qysh prej kohërave më të lashta, deri ne kohën kur Ai ka jetuar. I ka trajtuar në hollësi anën fetare dhe atë politike të Egjiptit gjatë periudhave të ndryshme kohore.

Page 9: Disa Fjale Reth Mevludit

6

• Imam Fakihani (v.731 h.), në librin e “Tij’el Meurid” (1/8), thotë: ”Për këtë mevlud nuk njoh ndonjë argument prej Kuranit, e as prej Sunetit, e as nuk është përcjellur ligjshmëria e Tij nga ndonjë prej dijetarëve të Umetit të cilët janë shembull në Fe, të kapur pas gjurmëve të të parëve, por ai është një bidat dhe pasion shpirtëror i shpikur nga përtacët dhe për të përkujdesen ata që hanë pasurinë e njerëzve. Madje edhe ata të cilët e kanë lejuar festimin e mevludit, nuk kundërshtojnë se është një bidat i shpikur, mirpo ata pre-tendojne së është bidat i mirë.”

• Myftiu i kaluar i Egjiptit, shejh Muhamed Behit el Muti’i el Hanefi (v.1935 g.), në librin e Tij ”Ahsenul kelam fi ma jetealeku bis-sunneti vel bidati minel ahkam” (shih fq. 44-45), thotë: ”Prej gjërave të shpikura për të cilat pyetjet janë shpeshtuar është edhe mevludi. Themi: Në të vërtetë, të parët të cilët e shpikën në Kairo ishin Fatimitë. I pari i tyre, el-Muizz li Dinil-lah, u nis prej Marokos i drejtuar kah Egjiptit në muajin Shaban të viti 361h., ariti në Aleksandri në Shaban të vitit 362h. dhe hyri ne Kairo në ditën e shtatë të Ramazanit. Shpikën gjashtë mevlude: të të Dërguarit, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të Aliut, të Hasanit, të Husejnit, të Fatimes dhe ditëlindjen e halifit aktual.”

Çështja vazhdoi në këtë mënyrë deri në vititn 488 h., koha kur u aplikua miratimi për ndalimin përfundimtar të të gjitha llojeve të mevludit në dorën e ministrit abasit el-Afdal Shahinshah, që qe nje burrë i fortë në anën e Ehlu-sunetit. Dhe kështu vazhdoi deri në vitin 518 h. me ardhjen e ministrit Me’mun el Betaihi.

Me formimin e shtetit Ejubit, i rënuan të gjitha gjurmët e fatimive. Mirpo, robërit zhvillonin shfaqje të posaçme me rastin e ditëlindjes profetike e cila u njoh zyrtarisht në fillim të shekullit të shtatë hixhri, në qytetin Irbil, në dorën e prijësit të Tij Ebu Seid Kukburi.

Kukburiu ndërtoi kube prej druri në kështjellën e Tij, i zbukuroi më së miri, vendosi në ta instrumente muzikore dhe këngë dhe u jepte njerëzve kohë të lirë për të prezentuar në këto pamje.

Page 10: Disa Fjale Reth Mevludit

7

Çdo ditë Kukburiu, pas namazit te Iqindesë, vizitonte kubet, shikonte bukuritë e saja dhe degjonte këngë. Ai bënte mevlud muajin e tetë të vitit, muajin e dymbëdhjetë dhe dy ditë para ditëlindjes profetike, e nxirte bagëtinë e shoqëruar me tupana për t’u therur dhe që njerëzit të gatuajnë. 3’4

Mevludi, si fenomen negativ në shoqëri, vazhdon të qëndrojë deri në ditën e sodit, herë më i fortë, herë më i zbehtë. Faktor më kryesor për këtë fillimisht janë Shijat, pastaj grupet e panumërta dhe të llojllojshme të sufive, duke u dalluar mes tyre në formë dhe qasje.

Në kohën tonë bëhet një propagandë e madhe, sepse rrjetet sociale e kanë bërë të lehtë një gjë të tillë. Madje, çuditërisht, flasin edhe të paditurit.

Me pak fjalë u tregua historiku i Mevludit gjatë shekujve.

Ajo çka është me rëndësi të kuptohet se Ai nuk ka ekzistuar për treqind vite me rradhë deri me ardhjen e fatimive të devijuar, pra a është me vlerë të bëhet një thirje e tillë për diçka që e kanë shpikur armiqte tanë? Përgjigja le ti mbetet lexuesit.

3 Rreth kesaj që u tha mund t’I kthehesh librit ”el Kamil” të ibën Ethirit, vëll.8. 4 Ky veprim është shumë i ngjajshëm me formë e këndimit të Mevludit në disa vende muslimane.

Page 11: Disa Fjale Reth Mevludit

8

PARATHËNIE BAZIKE MENHEXHORE Nën këtë nëntitull do të paraqesim disa rregulla menhexhore, të shkoqitura nga Kurani dhe Suneti i saktë sipas metodologjisë së Ehlusunetit, me qëllim që muslimani ta ketë para vetes si një dritë me anë të së cilës do të ketë mundësi t’i peshojë gjërat:

1. Ndërtimi i mehexhit Selefi mbi bazat e Kuranit, Sunetit dhe udhëzimit të të parëve tanë të mirë (selefit).

Prej shkaqeve më të mëdha të qëndrueshmërisë së pasuesve të Selefit në rrugën e drejtë është, pikërisht, kjo: ngritja e menhexhit të tyre mbi bazat e Kuranit, Sunetit dhe rrugës të drejtë të Sahabëve dhe moslidhja e të vërtetës me persona të caktuar.

Allahu i lartësuar, në Kuranin famëlartë, thotë: ”Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai !” [en-Nisa’:115]

Irbad ibn Sarije, Radijall-llahu anhu, thotë: ”I Dërguairi i Allahut, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na e fali namazin e Sabahut pastaj na këshilloi me një këshille prekësë nga e cila lotuan sytë dhe u dridhën zemrat. Njëri tha: O i Dërguar i Allahut! Sikur të ishte këshilla e atij që jep lamtumirën, andaj na porosit. Tha (I Dërguari): U porosis të jeni të devotshëm,të dëgjoni dhe t’i nënshtroheni prijësve tuaj edhe nëse është një rob nga Abisinia (Etiopia). Me të vërtetë, kush do të jetojë pas meje, do të shohë mospajtime të shumta, për këtë shkak, kapuni pas sunetit Tim dhe sunetit të halifëve të drejtë e të udhëzuar që do të vinë pas meje. Ruajuni prej gjërave të shpikura, sepse çdo gjë e shpikur është bidat” [Hadith sahih. Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe,Ahmedi dhe të tjerët].

Page 12: Disa Fjale Reth Mevludit

9

Imam ibn Kudame el Makdisi, në libin e Tij ”Dhemm et–Te’vil”, fq. 9, thotë: ”Kushdo që pason në Dynja një imam të caktuar, në sunet apo në bidat, në të mirë apo në të keqe, do të jetë me të në Ahiret. Kush e dëshiron të qenurit me Selefin (të parët) në Ahiret dhe përfshirjen në atë që u është premtuar, xhenetet dhe kënaqësinë e Allahut, le t’i pasojë ata me të mirë dhe kush e kundërshton rrugën e tyre, hyn në kuptimin e përgjithshëm të fjalës së Allhut : ”Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” [en-Nisa’:115]

Çdo ideologji, çdo ide, çdo medhheb dhe çdo rrugë që nuk është e ndërtuar sipas asaj që u sqarua, është e pavërtetë dhe e refuzuar.Çdonjëri, i cili nuk ec sipas këtyre hapave, është në një lajthitje të qartë.

2. Kthyerja tek dijetarët e zhytur dhe të rrënjosur në dituri.

Allahu i lartësuar thotë: ”Kur atyre 5 u vjen ndonjë lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën, ata e përhapin (pa e vërtetuar mirë). Por, në qoftë se këtë lajm do t’ia përcillnin (për shqyrtim) të Dërguarit dhe parisë, hulumtuesit, do ta merrnin vesh prej tyre (se çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo). Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshira e Tij, ju të gjithë do të ndiqnit djallin, përveç një numri të vogël.” [en-Nisa’:83]

Dijetari i shquar, Abdurahman es-Sa’dij, në komentin e këtij ajeti thotë: “Ky ajet argumenton një rregull moral, e ajo është: kur një çështje prej çështjeve duhet studiuar, duhet ta marrë përsipër ai që është i denjë për të dhe të mbështet tek ata që janë meritor dhe askush mos u paraprin atyre. Në atë rast, është më afër të së vërtetës dhe më larg gabimit…” 6

5 Hipokritëve ose myslimanëve të dobët.6 “Tefsiri i Sa’dit”: (1/190)

Page 13: Disa Fjale Reth Mevludit

10

“Disa njerëz e nënvlerësojnë dijen dhe dijetarët, nuk e njeh vlerën e diturisë e as të drejtat e të diturve. Mendon se dituria është shpeshtimi i fjalëve, zbukurimi i tyre me tregime dhe poezi dhe shpeshtimi i këshillave.

Disa njerëz iluziojnë duke menduar se të ditur janë ato koka që zhyten në ndodhitë, që flasin rreth të ashtuquajturës ”kuptimi i realitetit” të cilët nxisin kundrejt pushtetarëve pa udhëzim dhe dituri.

Prej njerëzve ka që mendojnë se dituria është thjesht ajo që gjendet nëpër libra, si rrjedhojë nuk i kushton vëmendje realitetit se dituria është përcjellje dhe kuptim. Kuptimi është i përkufizuar dhe i nënshtruar sipas rrugës së: Sahabëve, Tabi’inëve dhe atyre që i pasojnë me të mirë deri në ditën e Kijametit. Fillon të dëbojë nxënien e diturisë dhe ndejen në tubimet e dijetarëve. Nuk e din se disa kapituj të diturisë nuk arrihen vetëmse nga goja e tyre.

Cilësitë që duhet t’i ketë një dijetar janë:

• Dituria e Kuranit dhe Sunetit,• Pasimi i asaj që ka ardhur në Kuran dhe Sunet,• Të kuptuarit e Kuranit dhe Sunetit sipas kuptimit të Selefit (të

parëve),• Nënshtrimi dhe largimi nga fisku dhe mëkatet,• Distancimi nga bidatet dhe devijimet dhe tërheqja e vërejtjes prej

tyre,• Kthimi i teksteve të paqarta tek të qartat,• Frika dhe droja prej Allahut,• Ata janë të zotët e të kuptuarit dhe shkoqitjes (të dispozitave dhe

rre-gullave.)” 7

Pra, o ti mysliman, shiko se kujt ia lë në dorëzim fenë tënde.

7 Citat nga libri ” Muameletul ulema” të shejh Muhamed Bazimol.

Page 14: Disa Fjale Reth Mevludit

11

3. Qëndrueshmëria dhe stabiliteti në hakk.

Prej cilësive më të dukshme të atyre që e pasojnë rrugën e drejtë është të qenurit stabil dhe këmbëngulës në atë që është e hakk dhe e drejtë.

Allahu i lartë thotë: ”Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” [el-En’am:153]

Transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi i cili ka thënë: ”I Derguari i Allahut, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, bëri një vijë në tokë dhe tha: ”Kjo është rruga e Allahut”, pastaj bëri vija tjera nga e djathta dhe e majta e të parës dhe tha: ”Këto janë rrugë të shpërndara. Në krye të çdo rruge ndodhet nga një shejtan i cili thëret në të” dhe lexoi fjalën e Allahut: ”Kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij.” [Hadith sahih. Transmeton Ahmedi, Ebu Davud Tajalisiu, ibn Hibbani dhe të tjerët]

Ibnul Kajjim, në komentin e këtyre teksteve, thotë: ”Me këtë është për qëllim se rruga e drejtë është një, pasi kthehet te Allahu, Mbreti i vërtetë, ndërsa rrugët e të kotës janë të shumta dhe të llojllojshme. Ato nuk kthehen te diçka reale dhe nuk kanë ndonjë qëllim që të çojnë drejt tyre. Ato janë në pozitën e ndërtuesve të rrugës, ndërsa rruga e drejtë është në pozitën e rrugës drejtuese drejt qëllimit. Pra, edhe nëse ajo është e llojit të ndryshëm, esenca e saj është një rrugë e vetme.” 8

8 “el-Fevaid” (1/127)

Page 15: Disa Fjale Reth Mevludit

12

4. Mosngjyrosja në fenë e Allahut.

Prej cilësive të domosdoshme të të qëndruarit në rrugën e drejtë me sinqeritet dhe besnikëri, është: mosngjyrosja në fenë e Allahut dhe moslakimi djathtas apo majtas nga rruga e drejtë, siç është gjendja me epshorët të cilët nuk qëndrojnë në diçka të caktuar, por i shikon në gjendje të ndryshme, herë ne një çështje, herë në tjetër.

Hudhejfe ibn Jemani, Radijall-llahu anhu, thotë: ”Dije se devijimi i vërtetë është të pranosh atë që dikur e refuzoje dhe të refuzosh atë qe dikur e pranoje. Mos u ngjyros, sepse feja e Allahut është një.” [Transmeton Begaviu. Hereviu, ibn Betta, Bejhekiu dhe të tjerët.]

5. Pasuesit e Sunetit janë të huaj në mesin e njerëzve.

Ebu Hurejre, Radijall-llahu anhu, përcjell nga i Dërguari i Allahut i cili thotë: ”Islami ka filluar si i huaj dhe do kthehet i huaj siç ka filluar. Lum për të huajt !” [Transmeton Muslimi]

Ebu Bekër ibn Ajjash thotë: ”Suneti në mesin e myslimanëve është më i rrallë se Islami në mesin e feve tjera.” [Transmeton ibn Adij, Hatib el Bagdadi, Hereviu etj.]

Jusuf ibn Esbat thotë: ”Pasuesit e Sunetit janë më të rrallë së qibriti i kuq”.9 [Shënon Hereviu]

Mos u mashtro nëse ata që thërasin në bidat dhe në festimin e Mevludit janë të shumtë, sepse haku (e vërteta) nuk matet me njerëz, njerëzit maten me atë se sa janë pasues të tij. Pasuesit e Sunetit janë të pakët, të shumta janë rrugët e devijimit.

9 Lloj guri i cili është shfrytëzuar atëbotë.

Page 16: Disa Fjale Reth Mevludit

13

6. Gabimi i dijetarit.

Allahu, subhanehu ve teala), thotë:” “A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.” [Nisa:83]

Në hadithin që e transmeton Buhariu, i Dërguari i Allahut, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: ”Kur gjykatësi (dijatari) gjykon pasi që përpiqet (bën ixhtihad) dhe ia qëllon të vërtetës ka dy shpërblime, ndërsa kur përpiqet dhe gabon merr një shpërblim.” [Transmetohet nga Amër ibnul As dhe Ebu Hurejre]

Prej teksteve të sipër përmendura kuptohet qartë se dijetari ka mundësi që edhe të gabojë, mirpo nëse është prej atyre që e kanë arritur nivelin ixh-tihador (të përpjekjes) i kaplon mëshira e Allahut dhe falja e Tij.

Çdokush që është i zhytur sadopak në dituri dhe shkencë, e ka të qartë se prej çdokujt marrim diçka dhe refuzojmë diçka tjetër. Jo çdo gjë që e gjejmë nëpër libra e konsiderojmë si të saktë, por trajtimet shkencore, studimet, mendimet etj., i nënshtrohet bazave dhe normës së caktuar shkencore. Përsosmëria i takon vetëm Krijuesit dhe pagabueshmëria prej krijesave i takon vetëm të të Dërguarit të Tij.

Megjithatë, fakti që dijetari e ka të falur gabimin, nuk nënkupton heshtjen dhe mosqartësimin e gabimit. Në të kundërtën, do të përzihej e vërteta me të pavërtetën, e mira me të kotën. Gabimi qartësohet, mirpo duke e ruajtur gjithnjë autoritenin, nderin dhe gradën e tij në shoqëri. Këtë qartë mund ta gjesh në fjalët e Selefit (të parëve).

Zijad ibn Hudejr thotë: ”Umeri (halifja i dytë pas Ebu Bekrit) më tha: “A e din se çfarë e shkatëron Islamin?” - thashë: Jo. Tha (Umeri): ”E shkatëron: rëshqitja e dijetarit, polemika e hipokritit rreth Librit dhe prijësit devijues.” [Transmeton imam Darimiu]

Page 17: Disa Fjale Reth Mevludit

14

Imam Shatibiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: ”Selefi na e kanë tërhequr vërejtjen prej gabimit të dijetarit dhe e kanë llogaritur prej gjërave që e shkatërojne fenë. Ndoshta gabimi shfaqet, pastaj përhapet në çdo anë dhe njerëzit e konsiderojnë fe, ndërsa ai është në kundërshtim me fenë. Në këtë formë gabimi shëndrohet në argument.” 10

Shejhu Islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: ”Dëmi i cili arihet nga ndonjëri prej masës së gjërë kur ai vepron një vepër të ndaluar nga padituria ose nga pamundësia e njohjes së ndalesës, është shumë më i vogël prej dëmit që del kur një dijetar e lejon diçka që Sheriati e ka ndaluar duke mos e ditur ndalesën apo nuk ka patur mundësi për ta ditur. Për këtë arsye thuhet: Ruajuni prej reshqitjes së dijetarit, sepse kur ai rrëshqet, një botë e tërë rrëshqet me të.” 11

7. Nuk lejohet pasimi i dijetarit kur ai gabon apo rrëshqet.

Dëgjojmë dhe shikojmë se si përpiqen ata që thërasin në festimin e Mevludit nëpër rrjetet sociale të argumnetohen me fjalët e disa dijetarëve të shquar të cilët e kanë lejuar, por që fjala e tyre nuk merret si argument. Është tejet normale dhe e logjikshme t’ju fshehet atyre diçka nga kjo dituri që është kaq e gjërë dhe e larmishme.

Imami i kohës së Tabi’inëve, Is-hak ibn Rahevejhi, thotë: ”Ndodh që dijetari të kundërshtojë diçka prej asj që ka ardhur nga shokët e Profetit, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ose prej Tabi’inëve pasi që është fshehur nga ai diçka prej diturisë. Kërkuesit e dijes obligohen që ta refuzojnë mendimin e dijetarit të cilit i është fshehur suneti i asaj çështje. Refuzuesit nuk i lejohet të mos e refuzojë gabimin për shkak se ai (dijetari) është më i ditur se ai.” 12

10 “el-I’tisam”: (2/349)11 “Mexhmu el Fetava”: (20/274) 12 “Mesailuhu meal imam Ahmed”:(2/588)

Page 18: Disa Fjale Reth Mevludit

15

Ibn Abdulberri thotë: ”Të urtit rrëshqitjen e dijetarit e kanë përngjasuar me thyerjen e anijes, sepse, kur ajo fundoset, me të fundosen krijesa të shumta. Kur bëhet e qartë se dijetari rrëshqet dhe gabon, askujt nuk i lejohet të japë fetva dhe të besojë në diçka që nuk e din saktësinë e saj.” 13

Me anë të kësaj u bë e qartë së nuk lejohet argumentimi me fjalën e dijetarit kur ai gabon e as kundërshtimi i hakut me fjalët e tij. 14

8. Rrezikshmëria e të vrapuarit pas mendimeve të dobëta dhe të braktisura.

Një pjesë e atyre që e konsiderojnë veten prej studiuesve, për qëllim kanë tubimin e disa mendimeve që në fushën e shkencës konsiderohen të veçuara dhe të braktisura nga dijetarët.

Edhe ata që thërasin në festimin e mevludit, i shohim duke e bërë po të njëjtën gjë, që të arijnë te qëllimi final: lejimin e tij.

Dijetarët e Islamit, duke e parë rrezikshmërinë e kësaj, kanë folur për këtë fenomen qysh prej të kaluarës, por që fatkeqësisht është aktual në kohën tonë.

Imam Euzaiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”Kush i merr gjërat e ralla (mendimet e braktisura) të dijetarëve, del nga Islami.” [Transmeton Bejhekiu]

Ibrahim ibn Ed-hemi thotë: ” Kush bart mendimet e bojkotuara, ka bartur sher të shumtë.” [Transmeton Hal-lali, Ebu Nuajmi dhe Hereviu]

13 “et-Temhid”: (1/255)14 Kur flitet për qartësimin e gabimit dhe rëndesinë e kësaj, duhet ditur se ai që mund ta bëjë një gjë të tillë janë studiuesit dhe profesionistet dhe jo njeriu i rëndomtë. Të mos ketë keqkuptime në këtë drejtim.

Page 19: Disa Fjale Reth Mevludit

16

Imam Shatibiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: ”Pasimi i lehtësimeve do të thotë animi kah epshi i shpirtit, ndërsa ligji i Zotit ka ardhur me ndalimin e pasimit të epshit.” 15

9. Ndalimi i hileve, i përmbysjes së të vërtetës dhe i fshehjes së diturisë.

Rrezikshmëria më e madhe e përmbysjes së hakut dhe përzierjes së tij me të kotën shfaqet në atë se; si pasojë e këtij veprimi fshehet e kota.

Allahu, Az-ze ve xhel-le, thotë: ”Mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën, dhe të vërtetën mos e fshihni me vetëdije.” [Bekare:42]

Shejh Abdurahman es Sa’dij, në komentin e këtij ajeti, thotë: ”Pra i ndaloi prej dy gjërave: prej përzierjes së të vërtetës me të kotën dhe prej fshehjes së të vërtetës, sepse qëllimi i ithtarëve të librave dhe të diturisë është dallimi i të vërtetës nga e kota dhe shfaqja e tij: për t’u udhëzuar ata që e kerkojne udhëzimin, për t’u kthyer në rrugën e drejtë të devijuarit dhe për t’u ngritur argumenti mbi kokëfortit…” 16

Shejhul Islami, në një fjalë të bukur të Tij, thotë: ”Kushdo që bën përzierjen e të vërtetës me të kotën duke ia mveshur të kotën asaj, fshehet e vërteta po aq sa është në dukje e kota, pra i është mveshur e kota. Dhe kushdo që e fsheh të vërtetën, shfaqet nevoja që në vend të saj të vendos të kotën, si rrjedhojë bën përzierjen e të vërtëteë me të kotën.” 17

Disa njerëz e zbukurojnë të kotën me gjuhët dhe me lapsat e tyre sa që njerëzit e rëndomtë e shohin si të vërtetë. Poashtu e nënvlersojnë të vërtetën dhe e perziejnë me të kotën sa që njerëzit e rëndomtë e shohin si të pavërtetë. Këtu shfaqet rëndësia e përzgjedhjes së burimeve të shëndosha.

15 “el Muvafekat”: (4/145)16 “Tefsir es--Sa’dij”: (1/51)17 “Mexhmu el Fetava”:(7/172)

Page 20: Disa Fjale Reth Mevludit

17

Menhexhin e kundërshtarëve mund ta paraqesim me disa pika:

1. Saktësimi i argumenteve të dobëta dhe vendosja e tyre në vendin jo të duhur dhe është e njohur ndër studiuesit se kërkohet saktësia e argumentit dhe saktësia e argumentimit me të.

2. Nxjerja e teksteve sheriatike nga konteksti.

3. Fshfaqja e së kotës në petkun e së vërtetës.

4. Kahëzimi i teksteve në kahje tjera.

5. Shfrytëzimi i gjuhës arabe si argument.

6. Të komentuarit të teksteve vetëm me anë të gjuhës duke i neglizhuar kuptimet dhe realitet sheriatike. Ndërsa është e njohur se kuptimi gjuhësor i termeve është më i gjërë nga ai terminologjik sheriatik. Ligjvënësi ka shkoqitur vetëmse një ose disa kuptime nga kuptimet e shumta gjuhësore që mund t’i mbart një fjalë e caktuar.

7. Të argumentuarit me fjalët e dijetarëve duke i neglizhuar burimet legjislative, shpeshherë edhe duke i devijuar kuptimet e tyre, siç vepruan me fjalët e ibn Tejmijes rreth çështjes së Mevludit.

8. Anashkalimi i fjalëve të të parëve tanë, madje edhe i fjalëve të imamit të medhhebit që e kanë përqafuar.

9. Vendosja e një barikade të madhe mes njerëzve dhe Selefit duke folur në të drejtën e tyre me lloj-lloj dyshimesh.

10. Argumentimi me argumente të përgjithshme për ndonje mesele të caktuar duke i anashkaluar apo duke i dobësuar dhe rënuar ata.

11. Ndërtimi i Akides së tyre mbi baza thjesht logjike sipas doktrinave të caktuara filozofike greke, greko-helene apo hinduse.

Me pak fjale u sqarua menhexhi i Ehlusunetit ne pergjithsi.

Page 21: Disa Fjale Reth Mevludit

18

DISA RREGULLA SHKENCORE

Në këtë nëntitull, me lejen e Allahut, do të bëhet shpjegimi i disa bazave shkencore. Fillimisht u drejtohen kolegëve tanë të nderuar, pastaj të tjerëve, ndoshta do të rishikohen disa çështje prej të cilave është edhe Mevludi.

1. Burimet legjislative në fenë Islame janë: Kurani, Suneti dhe Ixhmaja (koncensuzi).

Çdo vepër, çdo adhurim, çdo formë e të adhuruarit, çdo rrugë me anë të së cilës synohet afrimi tek Allahu, çdo rregull dhe bazë, çdo fetva e cila nuk formohet prej burimeve të lartëpërmendura ose në njërën prej tyre, është e refuzuar dhe e braktisur.

Në piedestalin më të lartë qëndron Kurani, pastaj vjen suneti profetik i cili është i pandashëm prej Kuranit dhe që qëndron çdoherë pranë Tij, pastaj vjen Ixhmaja e dijetarëve e cila për të qenë e saktë dhe e pranueshëme duhet t’i plotësojë kushtet e caktuara.

Ai i cili përpiqet të ndajë Kuranin nga Suneti ose të kundertën e kësaj, apo pretendon pamvarësinë e Kuranit nga Suneti, apo të Sunetit nga Kurani, është i devijuar dhe në një humbje të sigurtë.

Kur flitet për këtë, mund të lexojmë fjalët e Allahut të madhëruar:

“Vërtet, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij, duke thënë: “Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme. Pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit.” [Nisa:150-151]

Page 22: Disa Fjale Reth Mevludit

19

Nuk duhet të anashkalojmë Kijasin (analogjinë) i cili poashtu është i pranuar dhe punohet me të pasi t’i ketë plotësuar kushtet e caktuara dhe që janë hollësisht të sqaruara në shkencën e Usulit.

Për të kuptuar rëndësinë e Sunetit dhe vendin e Tij ne fe, le të sjellim këtu disa ajete të qarta Kuranore.

Allahu,Subhanehu ve Teala, thotë: ”Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër.” [Hashr:7]

Poashtu thotë: ”O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit,18 nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.” [Nisa:59]

Dhe thotë: ”Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut. Sa për ata që kthejnë kokën mënjanë, Ne nuk të kemi dërguar që të jesh rojtar i tyre.” [Nisa:8]

Poashtu: thotë: ”Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e Tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë (fitne) ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” [Nur:63]

Shejhul Islami, kur flet rreth këtij ajeti, thotë: ”Imam Ahmedi, në transmetimin e Fadl ibn Zijadit, thotë: ”Shikova në Kuran dhe bindjes së të Dërguarit e gjeta në tridhjetë e tre vende”, pastaj filloi të lexojë ”Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e Tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë(fitne)”, pastaj e përsëriste dhe thoshte:” E çka është fitneja!: shirku. Ndoshta, nëse rrefuzon diçka prej fjalës së Tij, në zemrën

18 Pra, drejtojuni Kuranit dhe Sunetit (Traditës së regjistruar të Profetit Muhamed a.s.).

Page 23: Disa Fjale Reth Mevludit

20

e tij do t’i futet diçka nga e pavërteta e cila do ta shkatërojë.” Pastaj filloi të lexojë këtë ajet ”Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” [Nisa:65]” 19

Poashtu edhe ajetin të cilin e lexonte imam Ahmedi: ”Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” [Nisa:65]

Dhe shumë e shumë tekste të cilat pasimin, nënshtrimin dhe mosndarjen e Sunetit nga Kurani e tregojnë të patjetërsueshme.

Kur flasim për çështjen e temës në fjalë, mevludit, themi se kjo vepër, ligjshmërinë dhe lejueshmërinë e saj, nuk e gjen në Kuran, as ne Sunet, nuk ka për të Ixhma, as Kijas të saktë, nuk transmetohet qoftë me fjalë apo me vepër nga ndonjëri prej Sahabëve, apo prej Tabi’inëve, apo prej gjeneratës pas tyre, bile nuk përcjellet as edhe nga ndonjëri prej katër imamëve: Ebu Hanifes, Malikut, Shafiut dhe Ahmedit. Pra mevludi është thjesht një bidat i cili, siç u sqarua më sipër, për herë të parë u shpik nga Fatimitë dhe që ka ardhur dhe është përhapur në dorën e Shijave dhe të Sufive.

2. Qëllimi nuk e justifikon mjetin.

Rregull dhe bazë e fortë shkencore që tregon se një vepër, për të qenë e drejtë, duhet të shikohet në dy drejtime: analizimi i veprës si vepër dhe i rrugës që shpien tek ajo vepër.

Ne fenë tonë nuk ekziston diçka me emrin: qëllimi e justifikon mjetin, apo arritja e qëllimit pa marrë parasysh formën dhe rrugët. Kjo funksionon tek lëvizja destruktuese ”Sionizmi” (lëvizje Jehude e formuar në shekullin e kaluar).

Qartësimi i dyshimeve në këtë drejtim do të bëhet më poshtë, me lejen e Allahut.

19 “Mexhmu el Fetava”: (20/274)

Page 24: Disa Fjale Reth Mevludit

21

3. Çdo bidat (risi) është devijim dhe dalalet dhe fundin e ka ne zjarr.

Për këtë dëshmojnë fjalët e të Dërguarit të Allahut, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Prej tyre: hadithi i Irbad ibn Sarijes që u cek më sipër ” Ruajuni prej gjërave të shpikura, sepse çdo gjë e shpikur është bidat.”

I Dërguari i Allahut, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e fillonte hutben e Tij me fjalët: ”dhe më pas: Me të vërtetë, fjala më e mirë është fjala e Allahut. Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarit. Punët më të këqija janë gjërat e shpikura. Çdo risi është bidat dhe çdo bidat është hunbje.” [Transmeton Muslimi nga Xhabiri,radijall-llahu anhu]

Medito rreth fjalës ”çdo” e cekur në hadith që ka kuptim përgjithsues. Don të thotë nuk ka bidat që mund ta quajmë të mirë, gjë e cila kuptohet prej haditheve. Çdokush që pretendon diç tjetër le të flasë me argumente.

Kur jemi duke folur për këtë çështje, le të jetë e qartë se për qëllim me bidatin që tregohet në tekste është për qëllim bidati në kuptimin terminologjik sheriatik dhe jo kuptimi gjuhësor i tij. D.m.th. bidati i cili trajtohet si devijim dhe lajthitje është ai që ka të bëjë me çështjet e fesë dhe të adhurimit dhe këtu s’bëjnë pjesë zbulimet e ndryshme dhe përparimet në fusha të ndryshme shkencore. Këto gjëra janë pjesë e jetës së zakonshme njerëzore që në shkencën e Fikhut (Jurisprudencës) trajtohen tek pjesa e Mubahut (të të lejuarës). Si rrjedhojë ndarja e bidatit në dy pjesë apo në pesë është i paregullt.

4. Ndarja e bidatit në bidat të mirë dhe të keq është i refuzuar.

Disa, bidatin e kanë ndarë në dy pjësë kryesore: në të mirë dhe të keq.Disa të tjerë, duke e shikuar në këndvështrim tjetër, e kanë ndarë në pesë pjesë. Një ndarje e tille ka një ndeshje të drejperdrejtë me hadithet e lartëpërmendura.

Page 25: Disa Fjale Reth Mevludit

22

Shkurtimisht kjo mund të sqarohet kështu:

• Ata dijetarë të cilët e kanë ndarë bidatin në formë të tillë, në të e kanë futur edhe kuptimin gjuhësor së bashku me atë terminologjik.Kjo qartë mund të vërehet prej shembujve që i japin kur flasin për “bidatin e mirë”, si: ndërtimi i shkollave, ndërtimi i spitaleve, botimi i Kuranit dhe librave etj. Nuk mund të gjesh te ta shembuj të formës tjetër duke e quajtur ndonjë veprim të caktuar që është i shpikur, bidat të mirë. Pra bidati në fe mbetet bidat i uryer te të gjithë.

• Ata të cilët nuk e pranojnë këtë ndarje, bidatin e trajtojnë vetëm sipas kuptimit terminologjik, ndërsa gjërat tjera i fusin në të ashtuquajturën ”Masleha mursele” (Interesi i përgjithshëm).

Nuk duhet dyshuar se kjo e fundit është më e qartë, më afër drejtësisë dhe më larg keqpërdorimit të atyre që dëshirojnë të mbjellin të keqen në shoqëri dhe t’i devijojnë njerëzit.

Fatkeqësisht, ekziston edhe pala e tretë që keqpërdor ndarjen e parë duke bërë përzierjen e gjërave dhe duke i nxjerë nga konteksti fjalët e dijetarëve të grupit të parë. Për këtë arsye, dëgjon duke thënë: Ne e pranojmë se mevludi nuk është bërë në kohën e të Dërguarit, e as pas Tij dhe se nuk ka për të argument. Ai është një bidat, por një bidat i mire dhe ne nuk kemi qëllime të këqija. Pra mund të shikosh se si i trajtojnë gjërat.

Duhet të kihet parasysh edhe faktin që ka prej dijetarëve që kanë pasur keqkuptime në këtë drejtim.

Meqë kjo temë është e gjërë dhe tepër delikate, do të mjaftohem me fjalët e imam Shatibiut i cili, në librin e Tij ”el Itisam” (1/150), thotë: ”Ky lloj i ndarjes së bidatit është diçka e shpikur dhe për të nuk ekziston asnjë argument Sheriatik. Kjo ndarje në veten e saj është kontradiktore sepse realiteti i bidatit është se ai nuk ka argumente, as ne tekstet Sheriatike, as ne rregullat e saj…”

Page 26: Disa Fjale Reth Mevludit

23

5. Ibadeti (adhurimi) është ”teukifij” (që merret vetëm nga Kurani dhe Suneti) në dy drejtime: për nga burimi dhe për nga forma.

Ndonjë adhurim, për të qenë i pranuar dhe i saktë, duhet shikuar atë në dy drejtime:aspketi burimor dhe ai që ka të bëjë me formën dhe mënyrën e realizimit të tij. Duhet shikuar se në çfarë baza dhe në çfarë argumenti (saktësia e argumentit) është ngritur dhe saktësia e formës së realizimit. Të gjitha këta duke u mbështetur vetëm në Kuran dhe Sunet.

Ka mundësi që një adhurim i caktuar në aspektin formal është i pacaktuar nga Ligjvënësi dhe i tillë duhet të mbetet. Poashtu mund që një adhurim të jetë i caktuar nga Ligjvënësi në formë, cilësi, sasi dhe mënyrë dhe i tillë duhet të mbetet. Pra nuk tejkalohet Kurani dhe suneti.

Kur flitet për çështjen e mevludit, nuk ekziston diçka që do ta argumëntonte aspektin burimor e as atë të formës dhe të sasisë, pra nuk ka kurrfarë baze ne fe. Pse atëherë duhet të thërasim në festimin e Tij!

6. Festat janë poashtu ”teukifije” për nga burimi dhe forma.

Sipas kësaj, në Islam nuk gjejmë veçse dy festa: Fitër bajramin dhe Kurban bajramin. Çdo pretendim për te saktësuar ndonjë festë tjetër është thjesht i kotë dhe i papranuar. Në fenë tonë nuk ekzistojnë: festimi i ditëlindjes, mevludi, nevruzi, 7 Marsi, 8 Marsi, 28 Nentori, krishtlindjet etj. 20 Të gjitha këto janë bidate.

20 Me që ra fjala për ”28 nëntorin” nuk është për qëllim neglizhimi dhe mosnjohja e Tij si një datë historike të rëndësishme Jemi të pajtimit se duhet të njihet, duhet të jetë në planprogramet shkollore, mirpo festimi është diçka tjetër.

Page 27: Disa Fjale Reth Mevludit

24

7. Mënyra se si Selefi (të parët) i kanë kuptuar tekstet fetare

është argument mbi të gjithë ata që do të vijnë pas tyre.

Të parët tanë (tre gjenratat e para) janë njerëzit më të ditur, me kuptim më të shëndoshë dhe më të thellë, më larg devijimit dhe bidatit, kjo sepse gjuha e tyre ishte e pastër dhe e lartë, besimi (akidja) ishte e shëndoshë, Kurani zbriti ne gjuhën e tyre, mes tyre (Sahabëve) jetoi Muhamedi, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe për ta (për tri gjeneratat) dëshmoi vetë i Dërguari. Si rrjedhojë mënyra se si ata i kanë kuptuar tekstet është shumë e rëndësishme. Askujt nuk i takon të rëzon ose të mos e pranojë mendimin dhe gjykimin e tyre. Ecja sipas rrugës së tyre është shenjë e udhëzimit dhe kundërshtimi i tyre është shenjë e devijimit. Nëse sot kemi një ibadet, siç është mevludi, që nuk ka ekzistuar fare ne kohën e tyre, ky është një tregues i qartë sa ai është i shpikur dhe bidat.

8. Çdo vepër të cilën të parët nuk e kanë vepruar, duke mos ekzistuar ndonjë pengesë dhe duke qenë nevoja për

të prezente, atëherë ajo vepër është bidat në fe.

Pra çdo vepër që nuk është vepruar atëbotë duke mos pasur ndonjë pengesë të caktuar e cila do ta pengonte veprimin e saj dhe duke qenë e nevojshme, tregon se ajo vepër nuk është legjitime dhe nuk duhet vepruar.

Nuk bëhet fjalë këtu për gjërat të cilat kanë ardhur më vonë për të cilat gjykimin e tyre e japin dijetarët e asaj kohe.

Le të marrim një shembull: Këndimi i ezanit nëpër minaret me altoparlant, diçka e tillë nuk ka patur mundësi të realizohet edhe pse ka patur nevojë për diçka të tillë, sepse ka pasur një pengesë e ajo është: mosekzistimi i minareve dhe mungesa e altoparlantit, andaj thirja e ezanit sot me altoparlant nuk është bidat, por është e

Page 28: Disa Fjale Reth Mevludit

25

preferuar dhe në përputhje me rregullat sheriatike. Llogaritja e këtij shembulli tek bidatet e mira është shkurtpamësi. Po, mund ta quajmë bidat në aspektin gjuhësor, mirpo në atë sheriatik asesi. 21

Po të ishte diçka që duhet praktikuar, ditëlindja e të Dërguarit do të festohej fillimisht nga vetë i Dërgauari, pastaj prej shokëve të tij, ngase nuk kishte diçka që do të pengonte prej saj, përveç faktit se një veprim i tillë është bidat.

Dyshimet që ngrihen në këtë drejtim do të sqarohen më poshtë, me lejen e Allahut.

SQARIMI I DYSHIMIT (SHUBUHATIT), QARTËSIMI I REALITETIT

Në vijim do të paraqesim dyshimet që zakonisht sillen nëpër rrjetet elektronike duke u dhënë atyre një përgjigje të qartë. Ndodh që ndonjëherë përgjigjet të duken disi më të vështira, mirpo e kërkon nevoja që ndonjëherë të thellohemi më tepër.

Duhet të kihet parasysh se këta dyshime nuk janë asgjë tjetër veçse gjëra të cilat së pari: nuk janë ndërtuar mbi baza shkncore të qarta, siç u ilustrua edhe më sipër, së dyti: i ka nxjerur ndonjëri në sipërfaqe, pastaj tjetri i ka transmetuar dhe i ka përcjellur në gjuhën e tij (zakonisht prej anglishtes dhe boshnjakishtes), madje edhe të pa verifikuara dhe të pafiltruara. Transmeton i fundit nga i pari, siç thuhet, me një zinxhir të pabesueshëm dhe të panjohur.

Ndodh edhe ajo që i njëjti dyshim dhe e njejta gjë të paketohet disa herë në forma të ndryshme, i padituri mendon se janë dy gjëra të ndryshme, në realitet ai është një artikull i vetëm i cili ka dalur në treg në formë të falsifikuar.21 Dallimi mes bidatit dhe gjërave të reja të cilat nuk llogariten si bidat është: 1. bidati nuk ka bazë as në tekstet sheriatike, as ne rregullat e përgjithshme të Tij, ndërsa tjetra ka baza në rregullat e përgjithshme sheriatike. 2. bidati është në kundërshtim me rregullat e përgjithshme dhe me qëlimet e Tij të larta, kurse tjetra nuk shtë e tillë. Pra vepra nëse nuk ka argument të drejtpërdrejtë, ka argument të tërthortë.

Page 29: Disa Fjale Reth Mevludit

26

LE T’I PARAQESIM KËTA DYSHIME, ME NDIHMËN E ZOTIT:

1. Argumentimi me hadithin që flet për vlerën e agjerimit të ditës së hënë.

Hadithi thotë kështu: Transmetohet nga ebu Katade se i Dërguari i Allahut, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është pyetur për agjërimin e ditës së hënë. Tha (i Derguari): “Ajo është dita në të cilën jam lindur dhe dita në të cilën më ka ardhur shpallja” [Muslimi].

Në një tranmsetin tjetër nga ebu Hurejre hadithi qëndron kështu: ”Çdo të ejnte dhe të hënë shfaqen veprat (tek Allahu) dhe dëshiroj që veprat e mija të shfaqen duke qenë i agjërueshëm” [Transmeton Ahmedi, ibn Maxhe. Hadith Sahih]. Prej dy transmetimeve të lartëpërmendura kuptohet qartë shkaku i agjërimit të të Dërguarit, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ditën e hënë dhe ditën e ejnte: ka lindur ditën e hënë, po atë ditë ka filluar shpallja dhe, më e rëndësishmja,22 ditën e hënë dhe të ejnte ngrihen veprat tek Allahu23 dhe Ai ka dashur që veprat e Tij të shfaqen duke qenë i agjërueshëm.

Argumentimi me këtë hadith është i pasaktë për disa arsye:

• I Dërguari, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka caktuar ndonjë të hënë të vitit për tu festuar, siç është e qartë prej tekstit të hadithit, por në hadith bën pjesë çdo e hënë pa dallim.

22 Është për qëllim shkaku më i rëndësishëm që ka ndikuar në agjërimin e Tij. Mos të keqkuptohen fjalët tona.23 Ky hadith është njëra prej argumenteve të shumta që aludojnë në atë se Allahu është në lartësi me qënien e Tij fisnike dhe madhështore. Ngritja nuk ka mundësi të kuptohet ndryshe dhe besimi i Ehlusunëtit është se Allahu është mbi Arshin e Tij, jashta krijesave të Tij, siç i takon Atij.

Page 30: Disa Fjale Reth Mevludit

27

• I Dërguari i Allahut, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka agjëruar çdo të hënë dhe çdo të ejnte. A mund të thuhet se i Dëgruari e ka festuar ditëlindjen e Tij çdo javë! -A ka logjikë të thuhet kjo?!

• I Dërguari i Allahut, Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka shtuar diç më shumë se agjerimi. Pra ju pyesim: në çfarë bazë e shtuat shpërndarjen e ushqimit, apo këndimin e poezisë, apo ngritjen në këmbë apo…apo…? – A nuk do të thotë kjo të tejkalosh kufirin e hadithit?

• Kjo formë e të kuptuarit të hadithit është në kundërshtim me kuptimin e Selefit (të parëve). Edhe vetë transmetuesi i hadithit, Ebu Katadeja dhe Ebu Hurejre, nuk e kanë kuptuar kështu, përndryshe do të transmetohej.

Është e njohur në shkencën e hadithit se transmetuesi është më i ditur rreth asaj që ai trasnmeton se dikush tjetër pos tij.

• Imam Muslimi këtë hadith e ka rënditur në librin e Tij në librin e agjërimit, nën kapitullin me emrin ”vlera e agjërimit të tri ditëve të çdo muaji: ditës së Arafatit, ditës Ashure dhe ditës së hënë dhe të ejnte”, gjë e cila tregon se Ai nuk ka kuptuar diç tjetër veçse vlerën e agjërimit të këtyre ditëve, jo më shumë. Nuk ka regjistruar në librin e tij kapitull me emrin: ”vlera e mevludit”, apo ”vlera e shpërndarjes së ushqimit”, apo diç të ngjajshme me të.

• Edhe komentuesi i Muslimit, imam Neveviu, nuk e ka kuptuar atë që e kuptuan ata. Gjatë komentimit të këtij hadithi nuk e ka cekur fare çështjen e mevludit, edhe pse në kohën kur Ai jetoi ishtë i njohur.

Pra argumentimi me këtë hadith është i pavlerë dhe i papeshë tek dijetarët.

Do ta shtojmë edhe këtë: Transmetohet nga Aisheja e cila thotë se Ebu Bekri e pyeti se në cilën ditë ka vdekur i Dërguari. Aisheja tha: ”ditën e hënë.” [Buhariu].

Këtë pyetje e parashtrojmë: A do të gëzohemi për lindjen, apo do të pikëllohemi për vdekjen e cila ndodhi po atë ditë (dita e hënë)?!

Page 31: Disa Fjale Reth Mevludit

28

2. Argumentimi me hadithin në fundin e të cilit ndodhet një shtojcë ku tregohet se Ebu Lehebi

(xhaxhai i të Dërguarit) është parë në ëndër.

Aludohet në atë se Ebu Lehebi, kur lindi i Dërguari, e liroi robëreshën e Tij Thuvejben prej robërisë për shkak të gëzimit që e kishte me rastin e lindjes së të Dërguarit të Allahut. Pas vdekjes u pa në ëndër sikur e kishte të lehtësuar dënimin në zjarr. Ata që u argumentuan me këtë shtojcë thanë: përse edhe ne mos gëzohemi me lindjen e të Dërguarit siç u gëzua edhe Ai?

Do ta shohim, pasi që të sjellim disa fjalë të dijetarëve, se lirimi i Thuvejbes ndodhi më vonë pas hixhretit e jo ditën e lindjes, si dhe mendimet e dijetarëve në lidhje më shtojcën.

Hadithi në fjalë shënohet nga imam Buhariu dhe Muslimi,mirpo shtojcën e shënon vetëm Buhariu dhe jo Muslimi. Dijetarët e Hadithit nuk janë të një mendimi në lidhje me saktësinë e shtojcës në fund të hadithit.

Argumentimi me këtë hadith është i pasaktë për disa arsye:

• Në këtë hadith flitet për një çështje që ka të bëjë me nikahun (martesën) dhe jo për diçka tjetër. Për këtë arsye imam Buhariu e ka radhitur në kaptinën e nikahut dhe asesi nuk mund të gjesh në librin e Tij ndonjë kaptinë që flet për vlerën e mevludit dhe për vlerën e festimit të ditëlindjes së të Dërguarit të Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pra, argumentimi me këtë hadith do të thotë nxjerjen e tij nga konteksti.

• Kjo formë e të kuptuarit ndeshet me kuptimin e të parëve tanë. Ata nuk e kanë kuptuar në këtë formë.

• Poashtu ndeshet edhe me kuptimin e dijetarëve dhe imamëve, siç është edhe vetë Buhariu dhe Muslimi.

Page 32: Disa Fjale Reth Mevludit

29

Është e njohur rëndësia e njohjes së medimeve të dijetarëve tanë, sidomos të atyre që kanë kaluar por që lanë gjurmë të mirë në këtë umet.

• Shtojcën të cilën e shënon Buhariu nga Urveja është Mursel,24 siç e ka cilësuar hafidhi i njohur ibn Haxher el Askalani.25 Shih librin e Tij të njohur “Fet-hul Bari” (11/381-382).26

• Megjithatë, le të themi se shtojca është e saktë. Përsëri ajo është thjesht një ëndër dhe prej ëndëravë, siç dihet, nuk nxiren dispozita fetare, siç thotë edhe vetë hafidh ibn Haxheri po në të njëjtin libër.

• Thuvejbeja, rrobëresha e ebu Lehebit, nuk u lirua me rastin e ditëlinjes së të Derguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Ibn Haxheri, në librin e tij të njohur ”el-Isabe” (4/250), thotë: ”Ibn Sadi ka thënë: ”Na ka treguar Vakidiu (imam prej imamëve të Sires në kohën e Tabi’inëve) prej disa dijetarëve të cilët kanë thënë: Thuvejbeja ishte gjidhënësja e të Dërguarit. Ai kishte raporte të mira me Të gjatë qëndrimit të Tij në Meke.

Hatixhja e nderonte shumë Thuvejben, ndërsa ajo atëbotë ishte nën pushtetin e Ebu Lehebit. Hatixhja kërkoi prej Ebu Lehebit që ta shiste, por Ai refuzoi. Pasi që i Dërguari bëri hixhret ebu Lehebi e liroi Thuvejben. I Dërguari e përkujtonte duke i dërguar asaj dhurata derisa i erdhi lajmi i vdekjes së saj vitin e 7-të duke u kthyer prej Hajberit, ndërsa djali i saj, Mesruhu, vdiq përpara saj.” Ngjajshëm flet edhe hafidh ibn Abdulberr (v.490 h.) në librin e Tij ”el-Istiab” (1/12) dhe hafidh ibnul Xhevziu në librin e Tij ”el-Vefa bi ahval el-Mustafa” (1/106-107).

Kjo tregon qartë së gëzimi i ebu Lehebit nuk ka ndodhur.

24 Hadithi Mursel është prej llojeve të hadithit Daif. Për më gjërësisht kthehu tek shkenca e Mustalahut.25 Argumentohen me fjalët e Tij për lejimin e Mevludit. Përse nuk i pranojnë fjalët e Tij në lidhje më këtë çështje? 26 Mund t’I shikosh këta se si e njëllosin shejh Albanin për shkak të kësaj çështjeje. A do ta fyejnë edhe ibn Haxherin tani?

Page 33: Disa Fjale Reth Mevludit

30

3. Mospajtimi i Selefit (të parëve tanë) në lidhje me përcaktimin e datës së lindejs së të Dërguarit të

Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Ekzistojnë dy mendime kryesore në lidhje me muajin e lindjes:

• I pari thotë se ka lindur në muajin Ramazan,• I dyti thotë se ka lindur në muajin Rebi’el-evel,

Tek i dyti qëndrojnë shumica e historianëve.

Pastaj, ata të mendimit të dytë ranë në mospajtim në lidhje me datën e lindjes: thuhet se lindi në datën 2, në datën 8, në datën 10, në datën 12 dhe në datën 17.27

Prej kësaj kuptohet qartë se ata nuk kanë njohur diç me emrin mevlud, bile as nuk kanë qenë të një mendimi rreth ditës apo natës së lindjes. Ku mbtetet tani veprimi i atyre që e festojnë atë natë?

4. Argumentimi me nijetin e mire.

Do t’i gjesh duke thënë se nuk kanë për qëllim poezitë apo vallzimet dhe kërcimet e sufieve e as diç tjetër të keqe, por thjesht vetëm përkujtimin e të Dërguarit, madhërimin e Tij, shpërndarjen e ushqimit, leximin e Sires profetike, manifestimin e dashurisë ndaj Tij…Ah sikur t’i shikonim duke e manifestuar dashurinë ndaj Tij duke e pasuar Sunetin gjatë gjithë vitit! Por një gjë e tillë është joprezente.Madje, për fat të keq, neglizhencën e tyre e hasim edhe në urdhërat dhe obligimet fetare dhe mos flasim për gjërat vullnetare dhe për sunetet.

Manifsetimi i dashurisë bëhet duke e pasuar Muhamedinnë, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në çdo hollësi. Ta duash Atë do të thotë të zbatosh urdhërat dhe udhëzimet e Tij, të largohesh prej asaj që të ka ndaluar dhe të ecësh në hapat e Tij. Sunetin e Tij ta bësh pjesë të pandashme nga jeta jote, të jetosh me të dhe kjo bëhet gjatë tërë vitit dhe jo vetëm disa netë të caktuar të tij. Ky është manifestimi i saktë i dashurisë.

27 Për më gjërësisht kthehu tëk libri ”el-Bidaje ëen-nihaje” te hafidh ibn Kethirit.

Page 34: Disa Fjale Reth Mevludit

31

Shikoni se çfarë thotë dijetari ibnul Haxh (v.737 h.) në librin e Tij ”el-Med-hal” (2/11-12) për qëllime të tilla: ”Nijeti për të festuar mevludin është shtesë në Fe dhe nuk është prej praktikës të Selefit. Pasimi i Tyre është më parësor dhe më obligativ se të shtuarit i një qëllimi i cili është në kundërshtim me ta, sepse ata janë njerëzit që më së shumti e pasuan dhe e madhëruan të Dërguarin dhe Sunetin e Tij. Nuk transmetohet prej ndonjërit prej tyre se ka bërë nijet për të festuar ditëlindjen, duke e pasur parasysh se ata janë pasues, pra ne na lejohet ajo që ishte e lejuar për ta…”

5.Pretetndimi se imam ibn Kethiri paskësh shkruar një libër në favor të Mevludit.

Bëhet fjalë për një libër të ashtuquajtur ”meurid es-sadi fi meulid el-hadi” dhe disa libra tjerë të cilat i janë mveshur Atij. Për këtë hafidh es-Sehavij,në librin e Tij ”ed-dija el-lami’ ” (8/104), thotë: ”Prej veprave të ibn Nasirudin ed-Dimeshkij është edhe libri ”meurid es-sadi fi meulid el-hadi ” … ”Pra libri është i personit të ashtuquajtur ibn Nasirud-din ed-Dimeshkij dhe jo i imam ibn Kethirit.

6. Pretendimi se shejhul Islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, e ka lejuar mevludin.

Prej metodologjisë të disa njerëzve, fatkeqësisht, është edhe nxjerja nga konteksti i fjalëve të dijtarëve.

Është për qëllim një tematikë e shtruar nga ky imam në librin e Tij ”iktida es-sirat el-mustekim”. Shejhu në këtë libër, rreth njëzet fletë, flet kryesisht për një çështje tjetër ndërsa mevludin e ka vetëm si shembull të zbatuar mbi atë çështje. Po qe se kjo shkresë nuk do të zgjatej tepër dhe nuk do të dilte nga konteksti, do ta kishim sjellur këtu të tërin. Duke mos e anashkaluar faktin që po në të njëjtin libër mevludi trajtohet si bidat dhe jo si vepër e lejuar. Pse pra neglizhohen këto fjalë?

Page 35: Disa Fjale Reth Mevludit

32

Për ta vërtetuar se ky imam nuk e ka lejuar mevludin do ta sjellim këtë citat ku mjaft qartë ka gjykuar se Mevludi nuk është tjetër, veçse një bidat.

Në librin ”el-Fetava el-Misrije” (1/312) të ibn Tejmijes, shkruan: ”Është pyetur për atë person i cili çdo vit, natën e lindjes së të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, bën hatme. Kjo vepër a është e preferuar, apo jo?

Ai u përgjigj: ”Falënderimi i takon vetëm Allahut. Tubimi i njerëzve gjatë dy bajrameve dhe ditën e Teshrikut (ditët e Haxhit pas arafatit) është sunet dhe prej shenjave të Islamit të cilat i Dërguari i ka preferuar, poashtu ndihma me ushqim që u ofrohet të varfërve në Ramazan është prej suneteve të Islamit. I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: ”Kush e ushqen një agjërues, i takon shpërblimi i njëjtë me të.” si dhe ndihma ndaj lexuesve të varfër të Kuranit është vepër e mirë në çdo kohë dhe ai që u ndihmon, është pjesmarës me ta në shpërblim. Ndërsa festimi i disa festave jolegjitime, si: festimi i disa netëve të muajit Rebi el-Evel për të cilat thuhet se janë netët e lindjes së të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; apo festimi i disa netëve të muajit Rexheb, apo ditën e tetëmbëdhjetë të muajit Dhul hixhxhe, apo xhumanë e parë të Rexhebit, apo ditën e tetë të muajit Sheval të cilën injorantët e quajnë “Festa e të mirëve” (I’d el-ebrar), të gjitha këto janë bidat. Selefi (të parët tanë të mirë) nuk i kanë preferuar e as vepruar.”

Besoj se pas këtij sqarimi nuk mbetet vend për të dyshuar.

Page 36: Disa Fjale Reth Mevludit

33

7. Të argumentuarit me thëniet e disa dijetarëve, përndryshe, siç i quajnë, “dijetarët klasik.” 28

Prej gjërave me anë të së cilave e argumentojnë lejueshmërinë e Mevludit janë edhe fjalët e disa dijetarëve, si: Hafidh ibn Haxheri,29 shejhu i nderuar Mula Ali el-Kari etj. madje edhe me fjalët e disa sekteve, si: sekti Dijubendi që ndodhet në lindjen e largët.

Nuk është për tu çuditur me këtë, ngase edhe ata mund të gabojnë. Ata e dhanë ixhtihadin e tyre dhe e aritën shpërblimin e tyre edhe pse gabuan. Mirpo si do të jetë puna me ata që i pasojnë verbërisht, apo që i tubojnë fjalët e tyre vetëm sa për të përforcuar mendimin e tyre, ndërsa kur ndeshen me mendimet që nuk përputhen me orientimin e tyre, thjesht i refuzojnë duke mos i përfillur fare! 30

Është i njohur qëndrimi i Ehlusunetit ndaj gabimit të dijetarit. (Kthehu më sipër te rregullat).

8. Pretendimi se bota e tërë e festojnë Mevludin, përveç Mbretërisë Saudite dhe Katarit.

Nuk kemi nevojë për pretendimë të këtij lloji. Kërkohet së pari që këtë ta vërtetojnë me statistika të sakta, pastaj kjo ide drejtpërsëdrejti ndeshet me realitetin.

Shikoni se si dijeatrët, thirësit, kërkuesit e dijes nga çdo vend i botës thërasin në rrugën e drejtë dhe e luftojnë bidatin prej të cilëve është edhe mevludi. Nëse ka të tillë që e bartin flamurin e thirjes për festimin e mevludit, a nuk ka të tillë që bartin flamurin e luftës ndaj

28 Nuk jemi të pajtimit me këtë lloj emërtimi, ngase kjo të jep të kuptosh se ka dijetarë tjerë me emrin ”dijetarë modern” që në veten e tij mund të ngërthejë ky lloj emërtimi edhe kuptime të padëshirueshme. Ata janë dhe do të mbeten burimi ynë frymëzues. Përmes tyre e gjejmë udhëzimin tonë.29 Është me rëndësi për t’u kuptuar se fetvaja e ibn Haxherit në lidhje me Mevludin nuk mund ta gjesh në ndonjë libër të Tij. Atë e transmeton Sujutiu dhe në fjalët e tij mbështeten.30 Është për t’u çuditur me atë se pse argumentohen me fjalët e ibn Haxherit duke e ditur se ai është pjestar i medhhebit Shafi, ndërsa këta Hanefi janë!

Page 37: Disa Fjale Reth Mevludit

34

tij? Fjalët e lartëpërmendura të myftiut të kaluar të Egjiptit, Muhamed el-Muti’I, a nuk e rëzojnë këtë pretendim të kotë? 31

Të gjithë e dimë se thirja për në Mevlud ka karakter thjesht ideor-fraksioanl. Ata që e bartin këtë flamur janë pikërisht Sufitë.

Këta ishin disa prej shubuhateve që zakonisht sillen nëpër rrjetet sociale.

Nëse gjen ndonje tjetër kthehu tek bazat dhe rregullat e sqaruara më sipër dhe do ta gjesh përgjigjen e duhur me ndihmën e Zotit.

Këta rrjeshta, edhe pse jo të parat në këtë fushe, u kushtohen të gjithë atyre që dëshirojnë të kuptojnë të vërtetën.

E shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj të gjithë ata që me zell dhe përkushtim të plotë, me gjuhët dhe me pendët e tyre, vrapojnë për ta përhapur të vërtetën, pa u trembur dhe pa u lëkundur fare, duke e lutur Allahun që diturinë t’ua shtojë dhe në fenë tonë t’i përforcojë. Shpresoj që fjalët tona të janë te qarta dhe të shërbejnë si një tullë që do të plotësojë ndonjë zbrazëtirë.

E lusim Allahun që të devijuarit t’i udhëzojë, të paditurit t’i mësojë, gjendjen e myslimaneve, kudo që të janë, ta përmisojë dhe t’i ruajë prej të keqes së keqbërësve. Amin.

Falënderimi i takon vetëm Allahut. Salavatet dhe selamet i takojnë vetëm të Dërguarit të Allahut.

31 Kjo ta kujton pretendimin e partisë komuniste: ne ishim ata që e zhvilluam lëvizjen nacional-çlirimtare dhe ne e larguam fashizmin nga atdheu. Sikur e gjithë popullata të ishin anëtarë të lëvizjes komuniste.

Page 38: Disa Fjale Reth Mevludit
Page 39: Disa Fjale Reth Mevludit