diskursi biblik ne letersine shqipe-ndue ukaj

98
NDUE UKAJ DISKURSI BIBLIK NË LETËRSINË SHQIPE 1

Upload: ndue

Post on 16-Nov-2014

217 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

NDUE UKAJDISKURSI BIBLIK NË LETËRSINË SHQIPEBoton: AIKD,2004e-mail: [email protected](c) Ndue Ukaj, 2004Ndue UkajDISKURSI BIBLIK NË LETËRSINË SHQIPEPrishtinë, 2004 Falënderoj Don Marjan Ukajn, meshtar, i cili me devotshmëri, sakrificë e vullnet të paepur mishëron Misionin e shenjtë Atme e Fe në rrugën e fisnikërimit të kombit tonë, të ndritjes së mendjes dhe zemrës për një të ardhme më të mirë, me ndihmën e të cilit po botohet ky libër. Përmbajtja:1. Parimet bazike të poetikës së diskursitRetorika si disiplinë për letërsinë dhe evoluimi i mendimit mbi ligjërimin2. Bibla ose ”Libri i librave”3. Probleme teorike-kritike në gjykimin dhe vlerësimin e letërsisë shqipe4. Bibla - paradigmë letrare e kulturore5. Kritika letrare për këtë prodhim letrar6. Poetika e diskursit biblik në letërsinë shqipe7. Diskursi biblik në rrjedhat letrare8. Dimensionet e pranisë së diskursit biblik në poetikën e Nolit9. Diskursi letrar - relacioni me diskursin biblik në letërsinë e Fishtës10. Transformimi i diskursit biblik në letërsinë bashkëkohore shqipe11. Raportet interletrare mes ”Oh”-ut të Anton Pashkut dhe diskursit biblik12. PërfundimI. Parimet bazike të poetikës së diskursit Nocioni ”diskurs” (nga lat. Discursus) e ka kuptimin e endjes, bredhjes, shpërndarjes. Në linguistikë ky nocion konceptohet si bisedë, apo shkoqitje logjike, ndërsa në letërsi përgjithësisht e ruan funksionin e ligjërimit letrar, të ligjëratës letrare, për t’u konceptuar esencialisht me funksionin e mënyrës së bërjes së ligjëratës së mirë artistike, funksionin e së cilës e ka luajtur retorika, e cila duke evoluar ka marrë ridimensionime teorike-letrare, stilistike-estetike për t’u shndërruar në teori për diskurset.Në një pikëshikim modelues, diskursin e kuptojmë si koncept teorik-kritik, që mbulon përmasa të ndryshme të dijes për artin letrar, ndërsa sintagmën diskurs biblik në letërsinë shqipe, e kuptojmë si lidhje interletrare e interkomunikuese në mes diskursit biblik dhe letërsisë shqipe . Ndërkaq, me termin ”poetikë” shënjohet çdo teori interne e letërsisë që aplikohet në kodet tematike, të kompozicionit, stilit, figurave etj., me domethënie edhe të bashkësive të rregullave, kodeve të ngritura, të sforcuara e të ndërtuara në nivel të një shkolle letrare. I.a. Retorika si disiplinë për letërsinë (Evoluimi i mendimit mbi ligjërimin) Përpjekjet për ta krijuar mendimin për gjuhën, si dhe për ta njohur përdorimin e gjuhës gjatë të folurit, i gjejmë në Antikë, atëherë rreth objektit të retorikës, të cilën Rolan Barti e vlerëson si metaligjërim (ligjërim - objekti i të cilit është metaligjërata) , domethënia e të cilit rezultonte në të shkruarit mirë e pa gabime, në mënyrën e mbarështimit të materies gjuhësore në një tekst letrar, nga fakti se gjuha mbështetet në një sistem mjetesh e rregullash, që merr një trajtë të veçantë shprehësie kur funksionalizohet në ligjërim. Nocioni ”retorikë” etimologjikisht ka prejardhje greke, që koncpetualisht nënkupton një dije që i shtjellon rregullat e parimet për të folur bukur e në mënyrë bindëse, së këndejmi shënjon doktrinën e mësimin për një mjeshtri të gojtarisë. Në dijet letrare (teoritë letrare) konceptualisht, ky nocion e ka domethënien e mënyrës së thurjes se një ligjërate, bërjen e një ligjërate të mirë, bindëse, me një orientim e synim deri diku normativ. Porse, në kohë, ky nocion u shndërrua në koncept e teori për letërsinë e artin letrar, mori ridimensionime që kapën segmente të tjera të artit letrar, të teorive mbi artin letrar përgjithësisht, prej të cilës kanë dalë shumë fusha të studimit, siç janë: stilistika, analiza e diskurseve, linguistik

TRANSCRIPT

NDUE UKAJDISKURSI BIBLIK NË LETËRSINË SHQIPE

1

Boton:

AIKD,

2004

e-mail: [email protected]

(c) Ndue Ukaj, 2004

2

Ndue Ukaj

DISKURSI BIBLIK NË LETËRSINË SHQIPE

Prishtinë, 2004

3

4

Falënderoj Don Marjan Ukajn, meshtar, i cili me devotshmëri, sakrificë e vullnet të

paepur mishëron Misionin e shenjtë Atme e Fe në rrugën e fisnikërimit të kombit tonë,

të ndritjes së mendjes dhe zemrës për një të ardhme më të mirë, me ndihmën e të cilit po

botohet ky libër.

5

6

Përmbajtja:

1. Parimet bazike të poetikës së diskursit

Retorika si disiplinë për letërsinë dhe evoluimi i mendimit mbi ligjërimin

2. Bibla ose ”Libri i librave”

3. Probleme teorike-kritike në gjykimin dhe vlerësimin e letërsisë shqipe

4. Bibla - paradigmë letrare e kulturore

5. Kritika letrare për këtë prodhim letrar

6. Poetika e diskursit biblik në letërsinë shqipe

7. Diskursi biblik në rrjedhat letrare

8. Dimensionet e pranisë së diskursit biblik në poetikën e Nolit

9. Diskursi letrar - relacioni me diskursin biblik në letërsinë e Fishtës

10. Transformimi i diskursit biblik në letërsinë bashkëkohore shqipe

11. Raportet interletrare mes ”Oh”-ut të Anton Pashkut dhe diskursit biblik

12. Përfundim

7

8

I. Parimet bazike të poetikës së diskursit

Nocioni ”diskurs” (nga lat. Discursus) e ka kuptimin e endjes, bredhjes, shpërndarjes. Në

linguistikë ky nocion konceptohet si bisedë, apo shkoqitje logjike,1 ndërsa në letërsi

përgjithësisht e ruan funksionin e ligjërimit letrar, të ligjëratës letrare, për t’u konceptuar

esencialisht me funksionin e mënyrës së bërjes së ligjëratës së mirë artistike, funksionin e së

cilës e ka luajtur retorika, e cila duke evoluar ka marrë ridimensionime teorike-letrare,

stilistike-estetike për t’u shndërruar në teori për diskurset.

Në një pikëshikim modelues, diskursin e kuptojmë si koncept teorik-kritik, që mbulon

përmasa të ndryshme të dijes për artin letrar, ndërsa sintagmën diskurs biblik në

letërsinë shqipe, e kuptojmë si lidhje interletrare e interkomunikuese në mes diskursit

biblik dhe letërsisë shqipe2. Ndërkaq, me termin ”poetikë” shënjohet çdo teori interne e

letërsisë që aplikohet në kodet tematike, të kompozicionit, stilit, figurave etj., me

domethënie edhe të bashkësive të rregullave, kodeve të ngritura, të sforcuara e të

ndërtuara në nivel të një shkolle letrare.3

I.a. Retorika si disiplinë për letërsinë

(Evoluimi i mendimit mbi ligjërimin)

Përpjekjet për ta krijuar mendimin për gjuhën, si dhe për ta njohur përdorimin e gjuhës

gjatë të folurit, i gjejmë në Antikë, atëherë rreth objektit të retorikës, të cilën Rolan

Barti e vlerëson si metaligjërim (ligjërim - objekti i të cilit është metaligjërata) 4,

domethënia e të cilit rezultonte në të shkruarit mirë e pa gabime, në mënyrën e

mbarështimit të materies gjuhësore në një tekst letrar, nga fakti se gjuha mbështetet në

një sistem mjetesh e rregullash, që merr një trajtë të veçantë shprehësie kur

funksionalizohet në ligjërim. Nocioni ”retorikë” etimologjikisht ka prejardhje greke, që

koncpetualisht nënkupton një dije që i shtjellon rregullat e parimet për të folur bukur e

në mënyrë bindëse, së këndejmi shënjon doktrinën e mësimin për një mjeshtri të

gojtarisë. Në dijet letrare (teoritë letrare) konceptualisht, ky nocion e ka domethënien e

1 Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh e shprehjesh te huaja, Rilindja, Prishtinë, 1986, fq. 102.2 Shih: Ndue Ukaj, Diskursi biblik në letërsinë shqipe, Fjala, dhjetor 2003, fq. 10-12; dhe Fjala jaanar –shkurt, 2004, fq. 15-17.3 Osval Dykro, Cvetan Todorov, Fjalori enciklopedik i shkencave të ligjërimit, Rilindja, Prishtinë,1984, fq. 1174 Rolan Barti, Avantura semiologjike, Rilindja , Prishtinë, 1987, fq.247.

9

mënyrës së thurjes se një ligjërate, bërjen e një ligjërate të mirë, bindëse, me një

orientim e synim deri diku normativ. Porse, në kohë, ky nocion u shndërrua në koncept

e teori për letërsinë e artin letrar, mori ridimensionime që kapën segmente të tjera të

artit letrar, të teorive mbi artin letrar përgjithësisht, prej të cilës kanë dalë shumë fusha

të studimit, siç janë: stilistika, analiza e diskurseve, linguistika, analiza gjuhësore etj.

Ndërsa, në fushat e letërsisë është bartur si koncept që shënjon një dije për ligjërimin

letrar, figurat stilistike, së fundi duke i zhvilluar dijet mbi diskurset5. Në perspektivë,

problemet që përbëjnë objektin e retorikës, i rimarrin analiza e ligjëratës dhe vetë

gjuhësia.6 Në këtë këndvështrim teoria e letërsisë duke u ndërlidhur me poetikën dhe

retorikën antike ka shënuar rezultate të mëdha brenda studimeve letrare përgjithësisht

dhe ka ruajtur disa elemente, të sistemuara në kuadër të bashkëkohësisë7. Duke e

zgjeruar fushën e mendimit për letërsinë, poetika dhe retorika e vjetër ndërlidhet me

stilistikën bashkëkohore, ndërlidhet me atë që vepra letrare të analizohet me parimet e

përgjithshme të gjuhës.8

Në antikë, kur u krijua, retorika ka pasur funksion të rëndësishëm, jo vetëm letrar.

Madje, ka studiues që mendojnë se kemi pasur një shkrirje në mes të retorikës dhe

poetikës.9 Sipas Northrop Frajit, ”retorika” na përkujton një trini: ndarjen tradicionale

të studimeve të mbështetura në fjalët, një ”trivium” të gramatikës, retorikës dhe

logjikës.10 Por, ajo që është e lidhur ngushtë me retorikën, nga kohët klasike, ka qenë

studim i burimeve bindëse dhe shprehëse: teknikat e gjuhës dhe mendimit që mund të

përdoren në ndërtimin e ligjërimeve të dobishme. Aristoteli e ndau retorikën nga

poetika duke e trajtuar retorikën si artin e bindjes, ndërsa poetikën si artin e imitimit a

përfaqësimit. Madje, shumë vlerësime të poetikave të mëvonshme letrare, theksojnë një

shkrirje të poetikës brenda retorikës, retorika vlerësohet si poetikë, që Roland Barti e

shtron si kod letrar, “ku artet poetike janë arte retorike, ku retorët e mëdhenj janë

poetët”.11 Ndërkaq, retorika në mesjetë u shndërrua në teori të plotë të komunikimit

letrar, ku, siç shkruan Anton Berishaj, nocionet bazike të saj si: inventio, disposioio dhe

elecutio u shndërruan në kategori të poetikës së Aristotelit për mimiesis-in, koncepte

5 Linda Wood & Ralph Krager, Doing Discourse analysis, Sage Publications, London, New Delhi, 2000, fq. 216. Autorët i bëjnë një diskutim të gjerë problemit të diskursit; lidhjeve të ligjërimit me fushat e tjera të dijes, në raport me retorikën dhe teorinë mbi stilin, apo stilistikën. Së këndjemi edhe me antropologjinë.6 Osvald Dykro & Cvetan Todorov, vep.cit. fq. 34.7 Ibrahim Rugova, Kah Teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978, fq. 34.8 Milivoje Solar, Teoria e letërsisë, Rilindja, Prishtinë, fq. 74, Shih edhe Rene Velek dhe Ostin Oren, Teoria e letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1985.9 Jonathan Caller, Teori letrare, Era, Prishtinë, 2001, fq.77 .10 Northrop Fraji, Anatomia e kritikës, Rilinjda, Prishtinë, 1990, fq 329.11 Rolan Barti, v. c., fq. 257.

10

që kishin të bënin me ndërtimin e tekstit (kompozicionin), por madje edhe me katharsis-

in”12.

Duhet mirëfilli se retorika kishte një vetëdije të mprehtë e të sistemuar përgjithëshësisht

mbi letërsinë. Kishte epopenë, tragjedinë, komedinë, figurat retorike, të gjitha këto

zhanre në domenin letrar. Së këndejmi zhvillimi i retorikës si disiplinë e vjetër nga

Aristoteli, njëherësh si teori e oratorisë me detyrën që të gjejë argumente dhe forma

adapte që ta bindin publikun, u bë më vonë kod i përgjithshëm i krijimit letrar,

rezultatet e të cilit i gjejmë brenda teorive të zhanreve letrare. Duke evoluar dija mbi

retorikën, kalon në stilistikë, në emërtimin e zhanreve letrare gjerësisht të kodifikuara,

që sipas Umberto Ekos, më vonë, përveçse do të shërbejnë për të krijuar rregulla, ”do të

shoqërohet me idenë e të perceptuarit, të imitimit dhe të përputhjes me modelet13. ”Në

këtë kontekst studimi i retorikës do të duhej të përbënte një kapitull të rëndësishëm të

çdo antropologjie kulturore”- vlerëson Umberto Eco, me çka kuptimi i bartur, figurat si

stoli, ndihmonjnë që ligjërata të duket e pazakontë dhe origjinale”14, dhe, marrin

domethënien e shenjëzimit të universi për ligjërimi letrar, andaj Eco i kushton

vëmendje të posaçme, duke sugjeruar që diskutimet të vazhdojnë duke na supozuar dy

lloj retorikash: retorikën antike dhe retorikën moderne, pra një “rilindje” në

dimensionet teorike- letrare moderne, sidomos në kuadër të studimeve semiotike. Një

vlerësim e interpretim në prizëm të diakronisë dhe perspektivës që ofron për studimet

letrare e kulturore në tersi, retorika që nga fillimi ka pasur dy kuptime: të folurit

ornamental dhe të folurit bindës15, një mësim për artin letrar, një teori për artin letrar,

teori që në variante të ndryshme ende është objekt i pakufishëm të diskutimeve letrare.

Gjatë njëzet shekujve të zhvillimit retorika, pëson ndryshime esenciale. Së pari humb

qëllimin e pandërmjetshëm pragmatik; nuk mëson më se si bindet po si të ”bëhet” një

ligjëratë e mirë. Ajo, gjithashtu, dezinteresohet gjithnjë e më shumë nga llojet

deliberative, gjyqësore etj., në mënyrë që letërsinë ta bëjë objekt të vetin në elocutio ose

arti i stilit.16 , për t’u shndërruar në teori mbi diskurset, diskutim ky që Rolan Barti e

shtron në kontekstin e raportit mes tekstit e veprës letrare, duke konstatuar se “krejt

ç’është përtej frazës i takon diskursit, objekt i një shkence normative, retorikës”17, duke

shënjuar relacionin retorikë/diskurs.

12 Anton Berishaj, Kodet retorike dhe statusi i teksit te Bogdani, Punim magjistrature, fq.5.13 Umberto Eco, Si shkruaj, AIKD, Prishtinë, 2003, fq. 152.14 Umberto Eco, Struktura e papranishme, Dukagjini, Pejë, fq. 90-91.15 Shih për këtë, Fraji, vep. e cit. fq 330.16 O.D. & C.T. fq. 111.17 Rolan Barti, Teoria e tekstit, Fjala, mars, 2004, fq. 8.

11

Në antikën e lashtë, retorika kishte kuptimin e vet tradicional - paraqiste rend në të

shkruar ose në ligjërim, njëkohësisht zhvillohej, në "truallin" ku takoheshin

informacione të ndryshme brenda natyrës dhe përdorimit të gjuhës, duke nënkuptuar

gjëra të ndryshme në fusha të ndryshme letrare e shoqërore. Si nocion, formulimin bazë

e ka në zbulimin e rregullshmërisë së veprës letrare, në funksionimin e saj si tërësi. Në

këtë kontekst është zhvilluar e zgjeruar interesimi i studiuesve për konceptin

bashkëkohor mbi ligjërimin, preokupim i vazhdueshëm, i fokusuar jo vetëm në

kuptimin e gjuhës gjatë përdorimit komunikues, por me theks të veçantë në artin letrar.

Deri në paraqitjen e teorisë gjuhësore të Sosyrit, disiplina më e përafërt me ligjërimin,

pra, ishte retorika, e cila përveç me studimin e ligjërimit, tërësisë ligjërimore, merrej

edhe me ligjëratën letrare, me stilin dhe me figurat. Në traditën perëndimore, ku bën

pjesë edhe letërsia shqipe, lindja e retorikës si disiplinë specifike është dëshmi e një

mendimi mbi ligjërimin. 18 Ndërkaq, me Sosyrin ”Kursi i gjuhësisë së përgjithshme”,

retorika përfundimisht ndryshoi orientimin dhe tanimë u zëvendësua nga stilistika19, e

cila tash ka edhe funksion të veçantë si dije për letërsinë, duke e avancuar në të njëjtën

kohë konceptin dhe domethënien e tij. Pra, nga ajo që vërejtëm rreth evoluimit të

mendimit për ligjërimin, mund të theksojmë se diskursi si nocion letrar; si koncept për

letërsinë, për shkak të natyrës polisemantike është vështirë të përkufizohet, ngase në të

fshihen shumë faktorë esencialë, që luajnë një rol qenësor për konstruktimin e një teksti

letrar.

Megjithatë, për të bërë një përkufizim të përafërt të teorisë mbi diskurset, për ta njohur

objektin e studimit tonë, që ndërlidhet me praninë e funksionimin e letërsisë shqipe me

elemente të diskursit biblik, shtyhemi të bëjmë një përkufizim të përafërt të nocionit në

fjalë, të cilin njëkohësisht e konsiderojmë bazik në interpretimin e kuptimin e korpusit

letrar të letërsisë shqipe me elemente të diskursit biblik, i cili shfaqet me shenja e

sistem të veçantë interkomunikimi, së këndejmi ka status të veçantë shkrimi e

letrariteti, sepse duke funksionuar në raporte të fuqishme shkrimore e stilistike me

tekstet biblike, në nivele të ndryshme letrare, madje edhe në konceptimin e mënyrës së

ndërtimit, që mund ta venerojmë në të gjitha nivelet e ligjërimit letrar, mbase edhe për

faktin se, siç vlerëson Barti, ”teksti është një endje citimesh që vijnë nga mijëra

kultura”20, kultura këto të ngjizura në letërsi. Ky tip i diskursit letrar, në vete

transformon shenja, sistem të veçantë jo vetëm shkrimi; në të gjitha format e shkrimit

18 O. D. C. T, vep. cit. Fq.11.19 Shih: Zejnullah Rrahmani, Teoria e letërsisë, Fakulteti Filologjik, Prishtinë, 1996, fq.54.20 Shih Rolan Barti, Vdekja e autorit, dhjetor, 2003, fq. 16.

12

(poezi, apo prozë), në të gjitha sistemet zhanrore, nga elementet përbërëse

mikrostrukturore deri tek ato makrostrukturore, të cilat dalin në stil të veçantë, karshi

teksteve burimore, ngase rifunksionalizohen e rikontekstualizohen në një gjendje tjetër

kulturore e letrare, për faktin se teksti letrar është art i veçantë përmbledhës i shprehjes

gjuhësore, i kuptimeve të transmetuara, prandaj teksti letrar si i tillë derivohet si veçanti

artistike - letrare, karshi paramodelit të diskursit biblik, që prodhon një diskurs letrar.

Brenda konceptit fshihen një grup i veçantë faktorësh estetikë, fonetikë, ritmikë,

simbolikë, morfologjikë, sintaksorë, të cilët ndërtojnë një sistem në shkallë të lartë

artistike dhe ku letrariteti funksionon para së gjithash.

Diskursi mbulon domethënie të ndryshme të tekstit letrar, domethënie polisemantike që

identifikohen në të gjitha nivelet brendastrkutore të diskursit, strukturës së tekstit letrar,

duke shënuar shumësi shprehjesh brenda sistemit të caktuar. Më tej, si koncept letrar,

në të njëjtën kohë, është shprehje gjuhësore dhe semantike. Përmasa është polivalente,

ngase gjuha është esenca e letërsisë si art i fjalës dhe diskursi e mbulon këtë përmasë.

Teoricienë dhe gjuhëtarë të ndryshëm që janë marrë me problemin e ligjërimit janë

munduar ta përkufizojnë atë, duke dhënë vlerësime të ndryshme rreth konceptit teorik

të ligjërimit, përdorimit të tij në shkrim (respektivisht në letërsi). Kështu, diskursi

brenda për brenda një vepre letrare hibridizon nivele të veçanta të ndërtimit të saj.

Sipas semiologut Umberto Eko, ”niveli diskursiv i aktualizuar një herë, është në

gjendje të sintetizojë pjesë të tëra të diskursit nëpërmjet një serie makrostrukturash

(fjali, teoremë, premisë)”21, që transformohen, derivohen, nga rrjedha dhe marrin

kuptim të ri. Ndërkaq, studiuesi Eduard Sapir, duke u marrë me gjuhën dhe ligjërimin,

vëren elemente të veçanta që i koncepton si fjalë, ndërsa me ligjërimin ai nënkupton

sistemin dëgjimor të simbolizmit të ligjërimit, rrjedhën e fjalëve të shqiptuara22 në një

vepër letrare, apo përdorim të veçantë gjuhe për të shtuar se ”gjuha nuk ekziston e

ndarë nga kultura, domethënë nga mbudhja e trashëguar shoqërore e përvojave dhe

besimeve që përcaktojnë thurjen e jetës sonë”23.

Për t’i konceptuar esencialisht problemet e ligjërimit, studiuesit ndajnë pikëpamje të

ndryshme, madje edhe qasje të ndryshme. Sipas Dykros dhe Todorovit, çështja duhet të

shqyrtohet thellësisht në një perspektivë semantike, duke i identifikuar problemet e

21 21. Umberto Eco, Struktura narrative, në ”Fjala”, qershor 2001, fq.10 .22 22. Shih Eduard Sapir, Gjuha – Hyrje në shkencën e ligjërimit, Rilindja, Prishtinë, fq. 36. 23. Shih Sapiri, fq. 235. 24. Shih për këtë më gjerësisht Osvald Dykro & Cvetan Todorov, Fjalori, fq. 110. Këta autor na i japin konceptet dhe idetë themelore në fushat e studimeve të ligjërimit. 23

13

domethënies, të rrafsheve të saj, të mënyrave të manifestimit, që janë në qendër të

gjithë veprës letrare24, si krijesë gjuhësore.

Në shek. XX kuptimi esencial përkitazi me zhvillimin e mendimin mbi ligjërimin filloi

me gjuhësinë e Sosyrit, i cili preliminarisht hapi rrugën e diskutimeve interesante për

kuptimin e esencës së ligjërimit, veçantisë së tij, në një vepër letrare, madje edhe në një

komunikim të veçantë gjuhe. Duke u marrë me këtë çështje, Sosyri, në teorinë e tij

gjuhësore, ligjërimin e sheh si njësi të realizuar të foluri, një vargëzim njësish thjesht

gjuhësore (pra të kodit) duke filluar nga fonema deri te fraza25 dhe avancon dijen për

ligjërimin në gjuhësinë moderne, që do të pasohet me diskutime të ndryshme më vonë,

sidomos në kuadër të objektit të semiologjisë. Teoria e famshme sosyriane për

semiologjinë që studion ”jetën e shenjave në gji të jetës shoqërore”26 hapi rrugën për

inicimin e studimeve semiologjike, duke avancuar ndër të parët themelet e imanencës

së gjuhës dhe nivelit të përdorimit në shkrimin letrar. Edhe Rolan Barti objektin e

interesimit teoriko-letrar e ndërlidh pikërisht me ligjërimin, qoftë në aspektin teorik,

qoftë në aspektin e manifestimeve të tij në përdorime konkrete, që është shkrimi, për t’i

ndërlidhur e funksionalizuar në teorinë e tekstit dhe konceptet për tekstin letrar.27 Ai

interesohet për çdo gjë që ka të bëjë drejtpërdrejt me ligjërimin letrar, të cilin e lidh me

konceptin e shkrimit, i cili nuk është individual, por shkrimtari e gjen të gatshëm dhe

me të vepron më tutje në krijimin e tij, qoftë në formë të reminishencës, apo me

vetëdije të plotë, duke e përforcuar kështu vetëm variantin e ri letrar. Ndaj interpretimin

e koncepteve themelore të ligjërimit i vështron brenda semiologjisë.28 Konceptet e tij

për ligjërimin ndërlidhen pashmangshmërisht me shkrimin dhe tekstin, meqë ” shkrimi

është e vërteta, jo e vetës (autorit), po e ligjërimit”29. Më tej diskutimet i orienton kah

dy koncepte, që i shenjëson si boshte të ligjërimit, që paraqiten si ”sintagma dhe

sistemi”, duke i elaboruar të gjitha shoqërimet, që dalin si kombinime shenjash që

mbështeten në shtrirjen e një ligjërimi të nyjëtuar, deri te sistemi që përcaktohet nga

atëria tingullore, apo kuptimore.30

Diskursi nëpër kohë ka evoluar, duke marrë ridimensionime. Në teorinë e tij, Michel

Foucaul, fokusohet në dy mendime: ligjërimi është fenomen historik, dhe më tej,

24

25 Rexhep Ismajli, Shumësia e tekstit, Rilindja , Prishtinë, 1977, fq.36.26 Ferdinand de Sosyri , Kursi i gjuhësisë së përgjithshme, Rilindja , Prishtinë, 1977, fq. 54.27 Rolan Barti, Teoria e tekstit, Fjala, mars, 2004.28 R. B., vep. e cit. fq.23.29 Po aty. fq. 24.30 Po aty, fq. 139. Më gjerësisht për nocionet e sintagmës dhe sistemit si boshte të ligjërimit.

14

konsiston në një rregullshmëri modelesh, të cilat pastaj e përcaktojnë një objekt, duke

theksuar konceptin e së vërtetës31, sepse letërsia është përdorim ekspresiv i gjuhës par

exelance dhe si e tillë duhet të trajtohet brenda letërsisë. Pra, përgjithësisht koncepti i

ligjërimit (diskursit) mbështetet në përdorimin e gjuhës dhe funksionimin e saj,

mbarështimin dhe mënyrën se si realizohet në letërsi dhe me kuptim të tillë do të

operojmë, pra kështu në fusha të veçanta të dijes letrare dhe veçanërisht të letërsisë

po mbulon përmasa semantike të ndryshme teorike-letrare, stilistike, gjuhësore,

përmasa polisemantike që dalin në ndërtimin e tekstit letrar si krijesë gjuhësore, me

shenja të veçanta funksionimi në një vepër të veçantë letrare apo në nivel të korpusit

më të gjerë letrar, të një letërsie nacionale, apo letërsisë së përgjithshme . Në dijen

teorike letrare nocioni në fjalë esencialisht ka kuptimin e ligjërimit letrar dhe këtë

kuptim e ruan jo vetëm në dijen tradicionale, por edhe në perspektivën e dijes letrare,

tashmë me nuanca të avancuara për procesin e ligjërimit, në letërsi.

31 Cituar sipas Durim Tace, v.c. fq. 53-54.

15

II. Bibla ose ”Libri i librave”

Bibla, Libri i librave, 32 apo siç thoshte Shtjefen Gjeçovi, ”Lashtësia e lashtësive”, ka

qenë dhe mbetet për çdo krijues të mirëfilltë gurrë e pashterur frymëzimi, fuqie,

krijimtarie letrare e artitistike, prej së cilës kanë dalë vepra që kanë sublimuar në

32 Shih: Dr. Engjëll Sedaj, Bibla & përkthimet e saj në gjuhën shqipe, Shtufi, 1999.

16

shkallën më të lartë ligjësitë e artit letrar. Bibla, apo Shkrimi i Shenjtë që është libri më

i lexuar dhe më i përkthyer në botë, ka bërë traditë të bujshme dhe ka ushtruar ndikim

të madh në kulturën dhe krijimtarinë letrare artistike (kujtojmë Shën Augustinin, Toma

Akuinin, Dante Aligerin, Gjon Miltonin, Gëten, Eliotin). Bibla, fjala e Zotit33,

realizohet në forma dhe zhanre të ndryshme letrare: tregime, histori vendesh e histori

njerëzish, epope, poezi, legjenda të ndryshme, moralizime, ditarë, këngë, shumë prej

tyre këngë dashurie, të cilat sublimojnë në nivel brilant shprehjen e kondensuar e idenë

e fuqishme, që na japin një tekstualitet të jashtëzakonshëm, lirikat ndër më të bukurat të

dashurisë në historinë e shkrimit. Ky libër, si i tillë, është i veçantë ndër librat e tjerë,

për nga përmbajtja dhe për nga qëllimi. Bibla për të krishterin besimtar (Besëlidhja e

Vjetër dhe e Re) është para së gjithash vepër besimi, normash morale, ndërsa për

kulturën botërore vepër vlerash shumëdimensionale, vepër arti, që në vete ngërthen të

gjitha zhanret letrare, format, tiparet e letërsisë si në poezi, njashtu edhe në prozë. Dhe

si e tillë ka stil të veçantë, figuracion, simetri, trajta, leksik. Karkaterstikë e saj mbetet

proza ritmike që me ligjërim shpeshherë shkon kah poezia. Së këndejmi, duhet theksuar

se Bibla është përmbledhje librash, të cilët përmbajnë bërthamën e aftësisë njerëzore,

kanunizimin e religjionit monoteist, nivelin e progresit etik, filozofik dhe estetik që

shënjon dymijë vitet e civilizimit botëror. Kështu, do theksuar se Bibla është vepër

kolektive, e autorëve dhe gjeneratave të shumta, të cilat janë mbështetur në burime të

shkruara dhe gojore, që do të thotë se ky libër nuk është ndonjë përmbledhje e së

vërtetës doktrinare, por, siç vlerëson Engjëll Sedaj, ajo është vepër letrare, që duhet

vështruar në kontekstin e krijimit të saj historik në kuptim të gjinive dhe të llojeve

letrare, të tipologjisë letrare, të poezisë epike dhe lirike, për të mbetur monument

kulturor dhe letrar. Është tashmë e mirënjohur paradigma biblike ”Në fillim ishte fjala”,

verbi letrar për të rezultuar shkrimi e krijimi.

Bibla brenda vetes ka 73 libra të ndryshëm që kanë ndikuar në letërsi të ndryshme dhe

në letërsinë shqipe, që tani e kemi objekt të studimit. Në letërsinë shqipe vërehet një

prani e madhe e shkrimit biblik, edhe si kulturë e shprehje jetësore, si kulturë shkrimi,

si filozofi e ekzistencës dhe e mbijetesës nacionale. Prandaj, tekstet e saj, modeli i

ligjërimit biblik, stili, shprehësia, semantika, figuracioni, ngjarjet, personazhet,

rikontekstualizohen, duke u funksionalizuar në përmasa të thella kuptimësie në letërsi,

veçanërisht ngjarje e figura që ndërlidhen me gjendjen e nacionit. Të funksionalizuara

në një tip shkrimi, tashmë të veçantë dhe me distinacion të veçantë, këto bartje

33 Zejnullah Rrahamani, Letërsia mesjetare (Teoritë letrare), Faik Konica, Prishtinë, fq.13.

17

(transformime letrare, të letërsisë biblike) brenda letërsisë sonë nacionale dalin me

dallime të natyrshme nga paratekstet origjinale, gjithnjë duke krijuar efekte estetike

letrare të veçanta, që dalin me shenjëzime në rrafshe të ndryshme34, me një raport të

fuqishëm e shumëdimensional. Kështu, duhet theksuar se Bibla ka vlerë të madhe

letrare, prej së cilës letërsia botërore dhe letërsia shqipe, ka huazuar motive të shumta,

figura, elemente stilistike, parabola, metafora, ngjarje, personazhe, të cilat janë bërë

arketipe letrare. Prandaj, është e natyrshme që sikundër letërsia botërore, njashtu edhe

letërsia shqipe, së paku një pjesë e mirë e saj, mund të lexohet në kontekst me diskursin

biblik. Që të shfrytëzohet dhe të njihet kjo materie, që të bartet në letërsi, ka ndikuar në

masë të madhe edhe tradita e përkthimit të teksteve biblike në gjuhën shqipe, e cila

është relativisht e hershme në kulturën e shkrimit shqip, prandaj edhe në raport me

letërsinë në qenësinë e zhvillimin e saj që nis e vazhdon deri më sot me elemente

biblike.

III. Probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare të letërsisë shqipe35

Ndryshe nga letërsia shqipe, që ka një moshë relativisht të vjetër, kritika letrare si pandehmë e

letërsisë, është relativisht e vonshme. Dhe, si e tillë, ajo nuk ka mundur ta përcjellë prodhimin

letrar, nuk ka shënuar ndonjë rezultat të pranueshëm tërësisht, pasi që vlerësimet e gjykimet

janë bërë shpeshherë pa dije të mjaftueshme, pa kritere letrare, mbase edhe me paragjykime,

parashenja këto që e kanë bërë letërsinë shqiptare të fragmentuar. Madje, në kuadër të

34 Për këtë më gjërësisht shih: Isak Ahmeti, Bibla në letërsinë shqiptare, Rilindja , Prishtinë, 1999.35 Më gjerësisht, Ndue Ukaj, Probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare, Pavarësia, shtojca për kulturë, 10 korrik, 2004. fq. 20-21.

18

studimeve shqiptare, nuk është bërë ndonjë përpjekje e mjaftueshme sistematike për të parë

letërsinë shqiptarë në tërësi, për të parë letërsinë në kuadër të poetikave të ndryshme,

ndërkomunikimeve të natyrshme, pikëtakimeve e lidhjeve të krijuara nëpër kohë, për të

nxjerrë pastaj premisa e gjykime të bazuara në një sistem estetik-letrar, nuk janë nxjerrë

konstatime të qëndrueshme të mbështetura në një dije paraprake, në kritere e në një sistem

parimesh teorike-estetike. Vlerësoj se një referencë e Bartit, te teksti ”Vdekja e autorit”, ku

sugjeron një vdekje për hir të tekstit, ngase ”prej kur shkruhet teksti, zëri humb origjinën e tij,

autori i qaset vdekjes së vet, d.m.th. fillon teksti”, do të na shërbente për kontekstin tonë letrar

e kulturor. Brenda studimeve tona mungojnë vlerësime të bëra në relacion me përfaqësimet

estetike-letrare të shkollave të caktuara, autorëve të veçantë, apo formacioneve letrare.

Zakonisht është përdorur një mënyrë shabllonike në vlerësimin e trashëgimisë sonë letrare.

Porse, në këtë kontekst, dallohen Koliqi e Çabej. Koliqi me propozimin për dy shkolla letrare

(Jezuite dhe Françeskane), ndërsa Çabej me propozimin për ndarjen e letërsisë në qarqe

letrare: Qarku katolik i Shqipërisë Veriore, Qarku italo - shqiptar, Qarku ortodoks i Shqipërisë

Jugore dhe së fundi shkrirja e tyre në literaturën kombëtare të shek. XIX. Kjo tendencë e

vlerësimit të letërsisë, apo sprovë do të vazhdojë, duke u interpretuar letërsia shqipe brenda

shkollave-poetikave, formacioneve letrare-estetike perëndimore më tej, por vetëm pas

shembjes së ish strukturave socrealiste në art dhe letërsi.

Një ndër problemet e para teorike, brenda varianteve të ndryshme të aktit të leximit e

interpretimit, shqyrtimit të letërsisë shqiptare, që nuk është prekur në mënyrë

sistematike, mbetet çështja e letërsisë së trashëgimisë liro-shqiptare në gjuhën latine

(apo gjuhë tjera të shkrimit), pjesë e së cilës është një pjesë e konsiderueshme e

letërsisë perëndimore; mungon një qasje racionale ndaj letërsisë në gjuhët jokombëtare.

Brenda këtij konteksti, kujtoj se thellësia e letërsisë shqipe është shumë më e lashtë

sesa studiohet. Me pranimin e këtij fakti fillimet e hershme të letërsisë sonë do ta

dëshmonin e pasuronin historinë e lashtë të letërsisë sonë, kontinuitetin e lashtë iliro-

shqiptar.36 Në këtë kontekst, madje janë bërë edhe ”padrejtësi”, ngase figura kulmore të

civilizimit e kulturës perëndimore me traditë ilire, që shkruan në gjuhën latine (Niketë

Dardani, Shën Jeronimi etj.) janë ”përjashtuar” nga historia letrare, pa arsye, pa u

analizuar konteksti i përgjithshëm gjuhësor dhe kulturor, kur dihet se gjuhë e shkrimit

ishte latinishtja, kurse krijimtaria e tyre është produkt i saj. Në anën tjetër, përvoja

tjetër, me një pjesë të krijimtarisë së Sami Frashërit, Naim Frashërit të shkruar në

36 Shih Isak Ahemti, Cila është thellësia historike dhe letrare- estetike e letërsisë sonë?, Dardania Sacra, Nr. 4, 2002, fq. 317.

19

gjuhët orientale, është pranuar a priori, edhe pse, tashmë në kontekst tjetër kulturor,

gjuhët nacionale ishin në kultivim e sipër dhe lidhjet e këtyre me gjuhët orientale nuk

ishin domosdoshmëri e shkrimit letrar. Në këtë këndvështrim e konsideroj të nevojshme

një përqasje, të konceptuar brenda dy komponenteve të shkrimit nacional, që është

letërsia shqipe, dhe letërsisë shqiptare, e cila duhet të ndjekë vijën trashëgimisë etno-

nacionale. Letërsia shqipe ka pesë shekuj të gjallimit, përkundër letërsisë shqiptare, e

cila është e vjetër në traditën e kulturës dhe letërsisë perëndimore, pra, ekziston letërsia

me elemente identifikuese etno-nacionale shkurar në gjuhën latine, apo gjuhë tjera, të

cilën ende nuk e kemi pranuar si trashëgimi letrare, apo e kemi pranuar pjesërisht.

Vështruar në një kontekst më të gjerë, letërsia shqiptare në gjuhën e shkrimin latin ka

moshë të vjetër, duke filluar me Shën Niketin e Dardanës dhe Shën Jeronimin, dy perlat

të qytetërimit perëndimor, i pari që shkroi himinin e parë kishtar, ”Te deum laudamus”

(Ty zot të lavdërojmë) dhe i dyti përkthyes i Biblës, të njohur si Vulgata. Mbas kësaj,

një etapë e rëndësishme për t’i konceptuar rrugëtimet e letërsisë shqiptare, paraqet faza

pararendëse e letërsisë në gjuhën shqipe, të cilën e njohim si latinitet, e cila funksionon

me të gjitha veçoritë poetike, në raport me poetikën e shkrimit humanist (Gjon Gazuli,

Marin Beçikemi, Mikel Maruli), që zhvillohej në kuadër të lëvizjes së madhe të

Humanizmit evropain. Nga kjo fazë letrare kemi autorin e epopesë së Gjergj Kastriotit,

Marin Barletin, që për letërsinë shqipe në përgjithësi, do të mbetet një paratekest i

rëndësishëm e karakteristik esetik-letrar, kontinuitiv, paramodel letrar e kulturor, që do

të derivohet në gjithë letërsinë e mëvonshme shqipe, brenda zhanreve të ndryshme,

sidomos në temën e heroit nacional37. Vetëdijësimi për këtë fenomen kulturor e letrar

është domosdoshmëri, ngase, si etni, kërkojmë më ngulm që rrënjët tona qytetëruese e

nacionale t’i gjejmë në Ilirinë e lashtë, atëherë për hir të vetvetes, është absurde, mbase

edhe qëllimkeqe që letërsinë shqipare të mos e shohim në kontinuitet, apo ta shohim

sipas qejfeve të komisarëve politikë, mbase edhe të ”historianëve të famshëm letrarë” e

shkrolsave të letërsisë shqipe. Duke e shqyrtuar e duke e interpretuar historinë letrare

shqiptare në raporte të ngushta e funksionale me sistemin e vlerave të përgjithshme dhe

shenjuese, pa paragjykime, sfondin i vlerave letrare e estetike, mbase edhe kulturore, do

ta sforcojmë me ”rikthimin” e shumë figurave, personaliteteve të rëndësishme kulturore

e letrare të ”ekskomunikuara”, të cilat janë pjesë e kuturës dhe e letërsisë shqiptare, e

cila, edhe kur fillon kultivimi i gjuhës nacionale, i ruan shenjat kontinuitive.

37 Për këtë shih Anton Gojçaj, Dardani Sacra 5, 2004, fq. 181.

20

21

IV. Bibla - paradigmë letrare e kulturore

Letërsia shqipe gjatë gjallimit pesëshekulllor, paramodel e paratekst të parë ka hipotekstin

Biblik, së këndejmi diskursin biblik në të gjitha rrafshet e shkrimit letrar-estetik, për t’u

derivuar ky shkrim me shqiptime në rrafshin e kodeve tematike e semantike, stilistike -

estetike, në rrafshin e shprehjes letrare, përgjatë pesë shekujve të shkrimit të letërsisë shqipe,

duke u transformuar nëpër gjitha periudhat letrare, do të thosha për t’u bërë shkollë letrare në

letërsinë shqipe, referencë e paramodel në nivel të shpërndërrimit të struktrës së brendshme e

të jashtme letrare. Duhet theksuar se fillet e shkrimit të shqipes janë indikator interesant.

Prandaj, ka të drejtë Stefan Çapaliku kur përmend tashmë "rastësinë" e fillimit të gjuhës së

shkruar shqipe me një formulë pagëzimi, për të shtuar ”një formulë që veç fëmijëve të lindur

asokohe, pagëzon dhe mbarë letërsinë shqipe që do niste prej atij çasti. Por, e shikuar prej gati

22

pesë shekujsh, natyrisht që mund të mendojmë se nuk ka qenë rastësi. Letërsia shqipe, si

shume letërsi të kombeve evropiane, do të nisë me shkrimet e shenjta” 38dhe do të zhvillohet

në këto suaza deri me sot, prirja e së cilës ndaj kësaj reference mbetet e jazhtëzakonshme. Së

këndjemi, influenca, poetika e diskursit biblik do të ndikojë edhe në rrjedhat e konsolidimit të

gjuhës, kulturës dhe veçanërisht letërsisë shqiptare. Pa këtë paratekst letërsia shqipe s’do të

ishte kjo që është. Kjo vetëm sa na e përforcon argumentin se Bibla është shkollë letrare

brenda literaturës shqipe.

V. Kritika letrare për këtë korpus letrar

Njëra ndër çështjet themelore të shqyrtimit teorik të letërsisë shqipe, të shqyrtimit të

ndikimeve, relacionit me literatura të tjera, së këndejmi të ndërkomunikimit të letërsisë

shqipe me letërsi të tjera, me vepra të caktuara, që kanë lënë gjurmë në letërsitë e

përbotshme, çështje kjo që në kritikën letrare nuk është studiuar thelbësisht, mbetet

prania e paramodelit të diskursit biblik (Biblës), teksteve biblike, në diskursin letrar, e

cila paraqitet si një vlerë e veçantë, ka ardhur duke u sforcuar nëpër kohë, ka shenjuar

vlera të përhershme, universale, shumëdimensionale në gjithë letërsinë shqipe. Prandaj,

një studim e qasje reale ndaj këtij korpusi, do t’ i shërbente njohjes së vlerave të

letërsisë nacionale, për shumë arsye: sepse ky trupëzim i shkrimit biblik në letërsi e

krijon një letërsi ontologjike; sepse e krijon sistem të realizuar letrar-artistik,

manifeston shtresime dhe strukturë domethënëse, sublimon vlera universale e

38( Stefan Çapaliku, Frymëzimi kristian në letërsinë shqipe,

http:www.dardania.com/phoenix/simpoziumi/simpoziumi_sek6_art06.html

23

tejkohore, dhe e inkuadron letërsinë shqipe në rrjedhat e letërsive të mëdha

perëndimore, si dhe në traditën e shkrimit perëndimor. Prandaj, që të njihet sa më

thelbësisht arti letrar, kërkohet një shyqrtim thelbësor, një studim e hulumtim sistematik

në planin poetik (të letraritetit) dhe teorik, të problemtaikës së ligjërimit, që është

fundament i ariti letrar, siç do të shprehej Barti. Prandaj çdo tendencë për të

interpretuar këtë korpus letrar me parashenja vlerësuese negative, duke e kualifikuar si

letërsi religjioze, fetare (në kuptimin pezhorativ letrar) do ta reduktonte atë që është

esenciale e një vepre letrar- letraritetin. Me një pespektivë të zhvillimit të letërsisë

shqipe dhe kritikës, kjo, veçmas ”do të mund të plotësohej edhe më mirë parë nga një

këndvështrim etik e teologjik” po t’i referohemi Tomas Eliotit (Eseja e tij ”Religjioni

dhe letërsia”)39.

Ky korpus i letërsisë shqipe shtron domosdoshmërinë e një leximi e një interpretimi

specifik, për shkak të natyrës së llojit të paraqitjes; është letërsi e mbindërtuar

(hipertekst i pastër, mund ta quanim edhe hiperdiskursivitet e interdiskursivitet).

Duke e zgjeruar fushën e hulumtimit të pranisë së diskursit biblikë në letërsinë shqipe,

pashmangëshmërisht lidhemi me konceptin e Rolan Bartit, që e mbron teorinë e tekstit,

kur pohon ”se çdo tekst është intertekst”40, me çka sipas botëkuptimit letrar

”përjashton” origjinalitet në letërsi, ngase e gjithë letërsia është intertekstuale. Madje,

këtë Barti e sforcon kur shkruan se ”s’ka ligjërim të virgjër”41, ngase fjalët e kanë një

kujtesë të dytë. Prandaj, në këtë punim, teoria i intertekstit si filozofi krijuese e si dije

për interpretimin letrar, tashmë e formësuar si metodë në studimet letrare, mundëson që

rezultatet e saj t’i zgjerojmë edhe duke e zhvilluar dijen mbi diskurset, përkatësisht mbi

funksionimin e tyre në rrjet42, që del domosdoshmëri në sprovimet tona. Karakteri i

shkrimit diskursiv biblik në letërsinë shqipe paraqitet në dimensione të ndryshme

kuptimore e teorike-letrare. Atë mund ta gjejmë në formë të intertekstit, madje

hipertekstit (nocione teorike që më së shumti i përgjigjen kësaj përpjekje) si filozofi e

dije kreative në funksion të përmbushjes së fiksionit letrar. Teorikët e kohëve të fundit

të letërsisë thonë se veprat letrare janë bërë ”43të mundshme prej veprave fillestare që i

thithin, sfidojnë, ndryshojnë, pra një vepër është ndërmjet dhe në mes teksteve të tjera

39 Tomas Elioti, Religjioni dhe letërsia, http://www.dardania.com/phoenix/phoenix_02_03_04/phoenix_02_03_04_art13.html

40 Rolan Barti, Teoria…, fq. 8.41 Barti, v.c.fq.37.42 Shih për këtë Kujtim Rrahmani , Intertekstualiteti dhe oraliteti , Koliqi, Kuteli, Pashku, AIKD, 2002, fq .2443 Xh. Kaller, v.c. fq.70.

24

përmes lidhjes së saj me këto. Të lexohet diçka si letërsi, është të trajtohet si një ngjarje

gjuhësore që ka kuptim në lidhje me ligjërimrt e tjera”, për ta aplikuar në kuadër të

sprovës sonë.

Nëse kjo letërsi kërkon një lexim e intepretim të veçantë dhe nëse kësaj ia shtojmë faktin se

çdo tekst është një makinë e mërzitshme që kërkon nga lexuesi të marrë pjesë në punë aktive,

dhe për faktin se siç vlerëson Eco, teksti nuk mbaron kurrë44, kështu pashmangëshmërisht na

shfaqet karakteri interdiskursiv e polifonik i tekstit që mundëson lexime individuale

intertkstuale 22, leximi që doemos duhet të na shpije te esenca e tekstit letrar, esencë e cila

del si strukuturë e ndërligjshme letrare. Atëherë, qasja për këtë korpus duhet të përimtësojë

elemente qenësore të letërsisë, që nuk pranojnë interpretim të paqëndrueshëm e të njëanshëm.

Kjo mënyrë, njëkohësisht, do ta shpëtonte studimin e letërsisë, do ta shkarkonte nga

mbishtimet e pakuptimta që i janë bërë, si rrjedhojë e ideoligjizimit të saj, sepse letërsia,

tekefundit, është aq e fuqishme, saqë i mjafton vetvetja, autonomia e saj, për të ekzistuar e për

ta bërë jetën si vlerë sublime esetike e shpirtit njerëzor. Kjo do ta nënkuptonte kthimin

përfundimtar në veprën letrare, në imanencën dhe esencën e saj, pas një leximi të

vëmendshëm, ku do të thellohej te struktura e veçantë, mesazhi dhe funksioni letrar, me çka

çngarkohet teksti nga mbishtimet ideologjike, të njëanshme. Kështu, letërsia përfundimisht do

të kundrohej si art letrar e mesazh letrar, pa marrë parasysh karakterin tematik e motivor, së

këndejmi edhe diskursiv e kulturor. Kësaj duhet t’i shtohet fakti se në qarkun e studimeve

shqiptare kjo prani është anashkaluar shpeshherë. Veçanërisht gjatë të së ashtuquajturës

”kritikë socrealiste” janë dhënë vlerësime me parashenja negative, duke u reduktuar vlera e

njëmendtë, duke u vlerësuar më së paku me kritere letrare. Studiues që i takojnë këtij

komuniteti, shkrimet e letersisë së vjetër, që karakterizohen me raporte të fuqishme diskursive

me tekstet biblike, i vlerësojnë si ”shkrime me rëndësi gjuhësore”45 e jo vepra letrare, duke e

hapur rrugën për shumë studime të njëanshme edhe për gjithë këtë korpus letrar që shfaqet më

këto shenja e me këtë sistem shkrimi në letërsinë e mëvonshme. Prandaj, shpeshherë, për

pasojë, ka ndodhur që letërsia shqipe të mos shqyrtohet si integrale, por jashtë kontinuitetit,

pra, edhe e fragmentuar. Vlerësim me këto tendenca bën historiani i letërsisë shqipe Rexhep

44 ? Umberto Eco , Gjashtë udhëtime nëpër pyjet narrative, Asdreni, Shkup, 1997, fq.19.2

45 Dhimitër Shuteriqi filllimet e letërsisë artistike pretendon t`i gjejë vetëm në periudhën e Rilindjes shqiptare. Ai thotë: ” Që të studiojmë e të kuptojmë mirë literaturën tonë unë jam i mendimit se, duhet ta bëjme një dallim kryesor: Rilindja shqiptare dallohet prej shkrimeve prej Buzukut e deri te Kristoforidhi. Këto shkrime kanë një rëndësi gjuhësore, por nuk janë vepra letrare, d.m.th. vepra arti (shih: I. Rugova & S. Hamiti: Kritika letrare, Rilindja , Prishtinë , 1979, fq. 448).

25

Qosja 46. Ndërkaq, diskutime interesante për këtë fushë me interes ka bërë studiuesi Sabri

Hamiti, i cili duke i bërë qasje aspketit teorik të letërsisë shqipe vëren me të drejtë tri kodet e

mëdha, por thekson si dominant kodin biblik47, që është parësor dhe që e përcjell në forma,

variante dhe derivime të ndryshme gjithë letërsinë shqipe, që nga fillimi deri me sot. Kështu

Sabri Hamiti, duke i bërë një sintezë teorike e kritike rrjedhave të letërsisë shqipe, në planin

diakronik e sinkronik, identifikon Shkallët e letërsisë, duke shenjuar Shkallën zero të shkrimit

(sipas Bartit), që e karkaterizon imitimi, shkallën e parë krijimi (poiesis) dhe të dytë rikrijimi

(metapoiesis) 48për të propozuar intepretimin e letërsisë përmes shkollave letrare, në

kontekstin e së cilës e koncepton letërsinë filobiblike, si shkollë letrare,49 e cila derivohet në

letrat shqipe. Sa i përket ndikimit përket ndikimit të Biblës në letërsinë shqipe, Hamiti thotë:

”Letërsia e jonë e shkruar që nga fillimi dhe për disa shekuj është mbështetur në kodin biblik,

njëherë si përshkrim e tejshkrim, më vonë si shkrim në gjirin e tij dhe si përgjasim me të. Në

shek. XVI dhe XVII, që është bëre zakon të quhet letërsi e vjetër shqipe lidhjet me tekstet

biblike janë edhe të natyrës tematike edhe të natyrës ligjërimore”50.

Në dy dekadat e fundit të shek. XX, kritikës i është dhënë një peshë e re; kritika me gjithë

vështërisitë pretendon t’i kthehet tekstit letrar, imanencës së tij, kthim ky që ndodh me një

brez studiuesish. Qasja e Ibrahim Rugovës, në ”Vepra e Bogdanit”(1990), e ka orientuar

kritikën e receptuesin nga imanenca e veprës letrare, duke mos prejudikuar vlera, për ta

orientuar studimin për këtë fushë letrare në kontekst me poetikën e kohës, domethënë kah

teksti letrar, kthim ky që do të vazhdohet nga studiues të shumtë. Me këtë qasje dallohet

Engjëll Sedaj, sidomos me studimet për lidhjet e veçanta të letërsisë së Bogdanit me Biblën.

Në kuadër të interpretimeve të tij, mbeten intresante studimet për poezinë fetare shqiptare, në

të cilën veneron edhe lidhjet e veçanta mes poezisë shqipe dhe Biblës, në nivel të topikës, për

të shkruar se ”nuk janë vetëm njerëzit që i japin kolorit dhe e veçojnë poezinë fetare, por edhe

vendet e shentja, që i veneron te Bogdani i cili Pashtrikun e krahason me Sionin në Tokën e

Shenjtë.51 Më tej Sedaj vëmendje i kushton personazhit të Jezu Krishtit në letërsinë shqipe,

46 Qosja në kuadër të interesimeve të tij historiko-letrare për Historinë e letërisë shqipe nuk i qaset asnjëherë Letërsisë së Vjetër. Madje as në kuadër të pretendimeve për periodizimin e letërsisë shqipe ai nuk e përmend fare. Ai kur hulumton intresimet e autorëve të ndryshëm për letërsitë e ndryshme, siç janë ajo antike greke dhe romake, pastaj italiane, franceze, angleze, persiane, arabe, fare nuk përmend intresimin për letërsinë biblike (shih R. Q. HLSH, Romantizmi I, Rilindja, Prishtinë 1984, fq. 82 -94. Pastaj Prej Tipologjisë deri te përiodizimi, ...47 Shih Sabri Hamiti, Kodet e mëdha të letërsisë shqipe, ”Fjala”, 15 janar 1986, fq.8-9. Pastaj po këto diskutime i bën te Ve[ëdija letrare, Rilindja Prishtinë, 1989.48 Sabri Hamiti, Letërsia Shqipe, Fjala, mars, 2004, fq. 6-7, dhe S. Hamiti, Kritika letrare 5, Faik Konica, 2002, fq.200349 Sabri Hamiti, Shkollat letrare shqipe, Faik Konica, Prishtinë, 2004, fq.10.50 S. Hamiti, Vetëdija …fq. 16.51 Engjell Sedaj, Shqipja Arbërore, Dardania Sacra, 2002, fq. 217.

26

veçan në periudhën homelike të Bogdanit. 52Do të vazhdojnë interpretimet e Isak Ahmetit, për

të parë se si letërsia shqiptare me tema e ide biblike ka qenë prezente në gjithë letërsinë

shqipe, në të gjitha sistemt zhanrore, poetikat e formacionet estetike, në tekstin ”Bibla në

letërsinë shqiptare”(1999). Kjo qasje thellohet veçanërisht në studimet e Anton Berishajt, i cili

letërsinë e Bogdanit e sheh në kuadër të poetikës e retorikës mesjetare. Së këndjemi edhe

kërkon literaritetin (nocion i formalistëve) tek autorët e shkrimet e letërsisë së vjetër, për t’i

hedhur poshtë qasjet tradicionale pozitiviste të interpretimit të teksteve letrare. Edhe studiuesi

Anton Nikë Berisha bën një përqasje letërisë shqipe në raport me letërsinë biblike, sidomos në

tekstin ”Hyu dhe mbretëria Hyjnore në poezinë shqipe”, pastaj në letërsinë e Fishtës, De

Radës sheh ndërlidhninë mes koncpeteve krijuese të autorëve dhe etikës së tyre religjioze,

koncepte që dalin nga fryma biblike. Ndërsa Kujtim Shala, duke e aplikuar teorinë

transtekstuale të studiuesit francez Zherar Zhenet, i qaset letërsisë nga aspekti i formave

letrare për të aplikuar teorinë karshi autorëve të caktuar, duke e parë letërsinë si dialog

permanent53, mbase dialog permanent që zhvillohet me botën e gjithëpranishme artistike, botë

kjo që interkomunikon. Duke e zhvilluar teorinë e tij për letërsinë, Shala i identifikon dy

strumbullarë fundamentalë të gjithë literaturën tonë, kulturën e shkrimit biblik, si kulturë

nacionale, e lashtë aq sa vetë letërsia shqiptare, dhe kulturën e letërsinë orale. Këto i

identifikon në prozën e Kutelit, në relacion me shenjat, diskurset, kodet tematike, trajtat e

shkrimit përgjithësisht. Po këtë qasje Shala e aplikon kur e interpreton romanin ”Oh” të Anton

Pashkut, të cilin në esnecat e kodeve ligjërimore (tipeve diskursive) e ndërlidh me diskursin

biblik.54. Shenjat e kësaj qasjeje i gjejmë edhe të Aurel Plasari, në kuadër të interpretimeve për

autorë të veçantë, apo edhe fenomene letrare, si p.sh. për lirikën ”Një lule vjeshte” te librii”

Fishta i dashuruar”55. Ndërsa, Kutjim Rrahmani në diskutimet e tij për intertekstualitetin dhe

oralitetin tek autorët Koliqi, Kuteli e Pashku, në kontekst të ndikimit të oralitetit shtron

interkomunikimin aktiv edhe me diskursin biblik. Edhe studiuesi Stefan Çapaliku shtron për

diskutim frymëzimin kristian në letërsinë shqipe, frymëzim ky që ndërlidhet me kodin e

diskursin biblik. Me një vizion interesant karakterizohet qasja e Fehmi Cakollit, i cili në

studimin e tij ”Kodi biblik në letërsinë shqipe”(2003), si njohës i literaturës biblike, dhe i

letërsisë shqipe bën përqasje interdisiplinare sintetizuese për të nxjerrë konstatime të

qëndrueshme, se letërsia shqiptare që pesë shekuj të gjallimit është produkt i kodit biblik.

52 Po aty, fq.254.53 Shih për këtë Ndue Ukaj, Rinjohja e vlerave kuteliane, Kujtesa e tekstit, (K. M. Shalal), Koha Javore, 15 Prill. 2004, Pavarësia, 24 Prill 2004, Gazeta 55, 17 prill, 2004, dhe www.Shkodra.net. 54 Kujtim Shalal, Kujtesa e tekstit-Mitrush Kuteli, Buzuku, Prishtinë, 2003; Kujtim M. Shala, Voxi i Anton Pashkut, Buzuku, Prishtinë, 2003.55 Aurel Plasari, Fishta i dashuruar, Marin Barleti, Tiranë, 1996.

27

VI. Poetika e diskursit biblik në letërsinë shqipe

Semiologu i madh i kohës sonë, Umberto Eco, duke shtruar shumë probleme rreth

autorit dhe interpretuesit të tij, shtron një intencë që zhvillohet si persiatje, kur thekson

"dialektikën midis të drejtës së teksteve dhe të drejtës së intepretuesve të tij"56. Unë këtu

synoj këtë të fundit, gjithnjë me qëllimin e evidencimit të disa elementeve tekstuale

biblike, në synim të literaritetit në tekste të caktuara te ky korpus letrar.

Duhet të sqarojmë se jashtë qarkut të interesimit tonë në këtë sprovë, domethënë pranisë së

diskursit biblik në letërsinë shqipe, mbeten shumë autorë, vepra letrare; do të përpiqemi ta

vështrojmë në faza të ndryshme zhvillimin e letërsisë shqipe, në të cilat paraqitet e funksionon

si tip i veçantë shkrimi diskursi biblik me të gjitha elementet e karkateristiakt e tij; statusi i

veçantë brenda tekstit letrar, derivimi e konvertimi si shkrim më vete, në trajta e funksione të

ndryshme.

Ndikimi i diskursit biblik në letërsinë shqipe paraqitet në nivele të ndryshme të strukturimit të

diskursit letrar, nëpër të gjitha periudhat e zhvillimi letrar, format letrare, sistemet zhanrore,

formacionet stilistike e estetike. Në letërsinë shqipe prania e diskursit biblik mund të

evidencohet në mënyra e dimensione të ndryshme, duke ruajtur funksion të ndryshëm tek

56 Umberto Eco, Autori dhe interpretuesit e tij, Jeta e re, nr. 5, fq. 883.

28

autorët e mëdhenj, të cilët shënojnë kulmin e vlerave letrare. Kjo prani manifestohet në të

gjitha nivelet e ndërtimit të tekstit letrar; para së gjithash ka efekte letrare, për krijimin e një

realiteti artistik të veçantë, brenda një realiteti shoqëror, në të cilin funksionon e bën jetën e

vet letërsia.

Kodet ligjërimore-tematike biblike, strukturohen duke i ruajtur shenjat interletrare,

inter/shenjat në formë anologe; në të kundërtën shfaqet me nënshtresime, risemantizime

e rikontekstualizime; elemente që bartin funksione të reja, sidomos në letërsinë e shek.

XX, ku asimilohet lënda në mënyrë implicite në mikorstrukturat letrare. Diskursi biblik

përgjatë periudhave të ndryshme letrare, formacioneve estetike, stilistike, gjithmonë ka

marrë shenjëzime artistike, me tendencën e kultivimit të shkrimit letrar, që është

fundament i letërsisë si art. Ky korpus letrar kështu pashmangshmërisht merr karakter

universal, si në semantikën e tekstit, të receptimit, ashtu edhe në formimin e një kulture

shkrimi që prodhohet si produkt i kulturës së shkrimit filozofik e letrar biblik, shkrim

ky që do ta dominojë letërsinë shqipe në pesë shekujt e ekzistimit të saj.

Prania e diskursit biblik, në përmasa të thella, manifestohet në letërsinë shqipe, në kohë

e faza letrare, për t’u transformuar e për t’u konvertuar, varësisht prej zhvillimeve

letrare e kulturore, gjithnjë me elemente të fuqishme letrare e estetike. Ky korpus letrar

është i një rëndësi ontologjike, jo vetëm në leximin e interpretimin e letërsisë shqipe,

por edhe në gjykimin e vlerave thjesht letrare, sepse prania e Biblës e përcjell prej

datimeve më të hershme të shkrimit shqip (nga Formula e Pagëzimit 1462, tekst biblik),

veprës së parë (Buzuku, 1555), deri më sot letërsinë tonë. Madje, konsiderojmë se është

një ndër çështjet themelore të shqyrtimit të drejtë të letërsisë sonë, të kuptimit të

njëmendtë të vlerave, për arsye sa universale, aq edhe nacionale, sepse prania e Biblës

si vepër fundamentale e kulturës botërore, e ka dominuar gjithë kulturën e shkrimit

perëndimor, kështu që Tomas Elioti do të shprehej me të drejtë se ”e gjithë kultura

perëndimore është mbështetur në antikitetin greko-latin dhe në Bibël”, prandaj edhe

kultura shqiptare në krye të saj, vlerëson me të drejtë Sabri Hamiti, është ”kulturë

perëndimore: kulturë autentike, duke e pasur parasysh trashëgiminë mitologjike ilire

dhe antike greke, në njërën anë dhe në anën tjetër letërsinë filobiblike, duke u nisur që

nga Shën Jeronimi ilir deri te, ta zëmë, Noli” 57 për të vazhduar kontinuitetin deri te

modernisti i madh - Pashku. Prandaj, ky ndikim i Biblës në letërsinë shqipe, është i

natyrshëm edhe për arsye të rrethanave kulturore e civilizuese. Madje, nëse kësaj ia

shtojmë pikëpamjen e Northop Frajit se ”letërsia perëndimore ka qenë e ndikuar nga

57 Sabri Hamiti, Tema shqiptare , Rilindja, Prishtinë , 1993, fq.151.

29

Bibla më shumë se nga çdo libër tjetër”58, atëherë çështja me letërsinë shqipe del

analoge, edhe pse këtu ndikimi i kulturës së lindjes në shumë sfera depërton, ndërsa në

letërsi, në kulturën e shkrimit në përgjithësi mbetet në margjina, kështu që krejt kultura

dhe letërsia shqipe do të mbështetet fuqimisht në tekstet biblike, do të derivohet prej

saj, duke bërë transformime letrare, shpërndërrime të natyrshme, të cilat në dimensionin

e një letërsie me shenja nacionale, marrin variante të reja duke shfaqur ide, emocione,

realitete, trajta dhe gjendje të ndryshme konform rrethanave e receptuesit, gjithnjë duke

ndërtuar letërsi të destinuar, një raport të fuqishëm me parabazën dhe synimet e artit

letrar.

Për ta kuptuar esencialisht këtë korpus letrar kërkohet një qasje racionale, e analizuar,

me njohje interdisiplianare, veçanërisht njohje të Biblës dhe literaturës biblike. Kësaj

duhet t’ia shtojmë pikëpamjen e Umberto Ecos, sipas të cilit ”rregulli themelor për t’iu

qasur një teksti narrativ (një vepre letrare, verjetja ime) është që lexuesi të pranojë

heshtazi një marrëveshje fiktive me autorin”59 që gjithsesi kërkon një interpretim letrar,

me kritere thjesht letrare, të cilat i ofron teksti letrar, i mbindërtuar, në këtë rast, mbi

tekstet biblike, apo që funksionon me shtresime të veçanta interdiskursive, apo që i ka

trupëzuar vetëm elementet e ndryshme diskursive. Ndërkaq, në këtë punim me

”diskursin biblik” kuptojmë korpusin letrar, me tipare të veçanta, që shfaqet si anolog

me tekstet biblike, përsa i takon subjektit, shprehjes, stilit, modelit letrar, trajtave,

sintaksës, transformimeve figurative, personazheve arketiporë, metaforave, metonimisë,

alegorisë, parabolave të shndërruara në një tekst krejtësisht tjetër letrar; por që i ruan

esencat e shenjat e veta interkomunikuese (intertekstuale), të cilat i hasim në të gjitha

rrafshet e letërsisë shqipe.

Diskursi biblik në letërsinë shqipe paraqitet si veçanti ekspresive, herë në mënyrë

eksplicite (Bogdani, Çajupi, Noli, Rrahmani), herë në mënyrë implicite (A. Pashku),

për të krijuar kështu nivele të veçanta të shkrimit e të kuptimit, që i hasim si në nivelin

e ndërtimit kompozicional, ashtu edhe në nivelin shpërndërrimit të materies gjuhësore,

estetike e ideore të rikontekstualizuara e të strukturuara në model të diskursit autorial

letrar.

Shtresimet e kësaj kulture letrare mund të kuptohen nëse qasja në imanencën e tekstit

letrare thellohet dhe aplikohet ”vdekja e autorit”, ngase ”autori” ka stopuar mendimin

logjik letrar. Mbase është vështirë dhe e pamundshme të shqyrtohet e të interpretohet

58 Northop Fraji, Anatomia e kritikës, Rilindja Prishtinë , 1990, fq. 26.59 Eco, Gjashtë udhëtime...., fq 145.

30

drejt letërsia e Buzukut, Budit, Bogdanit, Varibobës, Fishtës, Kutelit, Nolit, Pashkut e

shumë të tjerëve pa i analizuar në lidhje interdiskursive me paramodelin biblik, sepse

”këta autorë i pasuruan kodet tematike dhe ato ligjërimore me nuanca të letërsise

popullore, duke zbritur ligjërimin letrar biblik në nivele më të pranueshme për auditorin

e kohës” - vlerëson Stefan Çapaliku60.

Në letërsinë shqipe ligjërimi biblik, si trupëzim, shtreson kuptimësi të ndryshme

semantike, në fuqizimin e një raporti të ndërligjshëm ideo-estetik, me relacione dhe

pikëtakime në të gjitha nivelet e strukturës organizative, në kuadër të letraritetit të një

vepre, apo letërsisë sonë nacionale në përgjithësi. Efektet letrare të këtij diskursi janë të

niveleve të ndërstilshmërisë. ”Të rrëfesh një ngjarje dhe të përshkruash një objekt, janë

dy operacione të ngjashme dhe përdorin të njëjtat burime të ligjërimit”61thotë Zheneti.

Në letërsinë shqipe, e natyrës si diskursit biblik konsiderohet poetika e atyre teksteve

letrare, kategori ose pjesë të veprave që përgjallojnë (funksionojnë) me poetikën e tipit

të diskursit biblik, duke rrëshqitur vepra letrare drejt thithjes së ngjarjeve, konvertimit

të figurave retorike, doktrinës e filozofisë, etikës e artit, të emrave, dhe diskursit retorik

në përgjithësi. Një vepër e tillë tipike është ”Çeta e Profetëve” e Bogdanit, poezia e

Nolit, romani ”Oh” i Anton Pashkut, të cilat si modele letrare krijohen në raport me

poetikën e shkrimit biblik, që te këta autorë bëhet edhe kulturë shkrimi, edhe kulturë

krijimi. Të natyrës të diskursit biblik në letërsinë shqipe kemi shumë poezi, ku

zakonisht transformohen ngjarje biblike (si p.sh. ngjarjet biblike në poezinë e Nolit),

figura e trajta stislistike. Në këtë korpus letrar diskursi biblik manifestohet, evokon

ngjarje, personazhe biblike në pagëzimin e titujve letrarë, poezive të veçanta, shumë

autorë tekstet letrare i pagëzojnë (ashtu siç është pagëzuar letërsia shqipe) me

figurshmëri biblike (në poezinë bashkëkohore Azem Skreli e pagëzon librin ”Nga Bibla

e heshtjes”, Mirko Gashi poezinë ”Varka e Nojit”, Musa Ramadani “Mëkatet e

Adamit”, Sabri Hamiti poezinë ”Adami kishte një lutje shqip”, Fahredin Gunga librin

”Psalme të gurta”, Rrahman Dedaj librin ”Kryqëzim hijesh”, Ismail Kadare

”Krishtlindjet në New York”, Ramadan Musliu poezinë ”Tallje përpara Krishtit”, Sarë

Gjergj librin ”Golgotë”, Kujtim Rrahmami librin ”Secili citonte Biblën”, Halil Matoshi

librin ”Hija e Krishtit” etj.) që janë vetëm disa shembuj ilustrativë. Pastaj kemi tekstet

letrare që zakonisht imitojnë psalmet, duke sjellë në tekst një frymë artistike, pa u

60Stefan Çapaliku, Frymëzimi kristian në letërsinë shqipe,

http://www.dardania.com/phoenix/simpoziumi/simpoziumi_sek6_art06.html 61 Shih, Zh. Zheneti, fq.60.

31

ideologjizuar, pa u ngarkuar teksti letrar tashmë me destinim të veçantë e për efekte të

tjera. Në letërsinë shqipe kryesisht barten ato ngjarje biblike që shënojnë përpjekjet për

liri. Në këtë kontekst figura e Mojsiut bëhet shembëlltyrë e udhëheqësit për liri, tipi i

diskursit është militant, ndërsa topika ”Toka e premtuar” simbolizon Kosovën e

ëndërruar; ndërsa figura e Jezu Krishtit prototipin e figurës së martirizuar për të mirën e

përgjithshme, që shenjon diskursin personal e elegjiak, pastaj universal, të përshkuar

nga oda; topika kalvari/golgota (vende që shenjëzojnë kryqëzimin e Krishtit),

ndërlidhen e shenjëzojnë Kosovën; ndërsa në anën tjetër barten figura e Kainit e Judës,

prototip të së keqës, tradhtisë për t’u transformuar në arketip letrar, që identifikohen me

ide letrare, protagonistë të kohës dhe kësaj të keqeje nacionale. Sa për ilustrim po

përmendim poezinë e Nolit, e cila në rrafshin semantik, të diskursit, konverton tema

biblike, por me një formë tjetër shkrimi (në vargje); në variantin e ri letrar marrin

konotime të theksuara personale. Statusi ontologjik i diskursit biblik në derivimet

letrare shenjëzon ndërliqësimin e raporit mes kodit tematik e ligjërimit, mes gjuhës e

mendimit, për ta pasuruar shprehjen artistike në mënyrë brilante nga gjuha dinamike,

fuqia e mendimit dhe figurat e mrekullueshme retorike, të cilat i japin tonin e një

diskursi alegorik, simbolik, metaforik, karakterstika e veçori këto me parabazë biblike.

32

VII. Diskursi biblik në rrjedhat letrare

Letërsia shqipe përgjatë gjallimit pesëshekullor ka kaluar nëpër disa periudha letrare;

njeh disa faza të zhvillimit e të stagnimit. Në tekst, synojmë një paraqitje kronologjike

të rrjedhave letrare, duke e hetuar poetikën e diskursit biblik në tekstet letrare të

autorëve të veçantë, jashtë kontekstit të periodizimeve.

Faza e mëhershme e fillimit (kultivimit) të letërsisë shqipe, siç është bërë e zakonshme

të emërtohet, letërsia e vjetër shqipe, përfshin korpusin letrar që nga Buzuku, Budi,

Bogdani e Variboba62(shek. XVI-XVII), që i inicon shenjat e para letrare, autorët që me

sistemin zhanror, poetikën e krijimit, kultivojnë kulturën e shkrimit e këndimit në

raport me letërsinë biblike. I gjithë ky korpus letrar funksionon në raport të pastër me

shkrimin biblik, i cili, si i tillë, është dominant, për t’u bërë kulturë dijeje, kulturë

shkrimi, pa të cilën s’do të mund të funksiononte kjo letërsi. Këtu Bibla si vepër

kapitale e njerëzimit, përkatësisht diskursi biblik është fundamental në ndërtimin e

tekstit letrar. Shfaqaj është eksplicite. Te ky korpus letrar raporti me tekstet biblike del

më i veçantë, se në gjithë letërsinë e mëvonshme, që ka këto shenja e këtë sistem

shkrimi e ndërkomunkimi. Të katër autorët më të rëndësishëm të kësaj letërsie krijojnë

vepra, kryesisht të ndikuar nga Bibla, pra shenjojnë një letërsi të mbindërtuar

(hipertekstuale); me elemente të shfaqjes të intertekstualitetit të pastër (citate,

paratekste), natyrisht me dimensione e shndërrime të natyrshme e të domosdoshme që i

absorbon vepra letrare, tash me destinim të një shkrimi tjetër, me shenja të dallueshme

nacionale tështresuara në tipin eshkrimit letrar e estetik. Te kjo periudhë letrare, poezia

referencë të parë tematike e ligjërimore e ka diskursin biblik. Kështu mund të themi

edhe për prozën, që me tipologjinë e saj, me sistemin poetik fillon në raport me

62 Anton Berishaj, Letërsia e vjetër shqipe, në: Letërsia si e tillë, Toena, Tiranë 1996, fq.107.

33

diskursin biblik, si shkrimi mimesis (Aristoteli), në imitim të tekstit biblik. Ky korpus

letrar, përndryshe, mund të karakterizohet edhe si letërsi në Shkallën e dytë, që sipas

Sabri Hamitit cilësohet nga rikrijimi (metapoesisi). Ajo njeh modelin e përparshëm, si

model i literaturës,63 që gjendet te parabaza biblike, zhvillohet në suaza e me nuanca të

intencionalitetit që thekson diskursi biblik.

Me gjithë disa dëshmitë për shqipen e shkruar, libri i parë në shqip është botuar në

gjysmën e shek. XVI (më 1555), ”Meshari”, tekst i ndërtuar mbi bazë të Shkrimit

Shenjtë biblik, së këndjemi edhe karakteri e mesazhi mbeten etike e filozofike. Teksti

më vete nuk është në një zhanër të përcaktuar letrar, por funksioni dhe synimi mbetet

ruajtja e gjuhës shqipe, kultivimi i kulturës shqiptare, letërsisë, pa i lënë anash

pretendimet për efekte estetike. Ky libër edhe pse me funksion doracaku, për letërsinë

shqipe ka vlerë të veçantë. Te Buzuku nuk e kemi autorin e plotë letrar, ngase teksti del

kompilus, brenda veprës kemi tekste të përkthyera, analoge biblike, porse kemi përplot

tekste origjinale, apo të riinterpretuara nga Bibla. Vepra dominohet nga tekstet e

Besëlidhjes së Vjetër dhe Besëlidhjes së Re. Te Meshari kemi intertekst të plotë, prani

të teksteve biblike, brenda veprës, pastaj citate që janë karakteristikë në kuptimin e

intertekstit. Teksti në vete, si strukturë, i ka shenjat e hipertekstit letrar. Te kjo vepër

kemi pjesë kryesore të Biblës të përkthyera, të përshtatura e të riinterpretuara,

fragmente nga dy Besëlidhjet, lutje të shumta, litani, të cilave u jep një stil të ri të

pasuruar me fjalë popullore, që bashkë me tekstet origjinale fitojnë një dimension të ri,

një semantikë të re plotësuese, ideore dhe kështu krijojnë një pamje relativisht të gjerë

të jetës shoqërore shqiptare. Brenda strukturës së veprës hasim forma të ndryshme

letrare, si: psalmet, himnet, epistulat, lirikën, prozën poetike, proverbat, legjendat,

përrallat.

Një autor tek i cili haset diskursi biblik, është poeti i parë shqiptar, Pjetër Budi, i cili

kryesisht në poezi i transformon tesktet biblike, duke i ndërlidhur me kulturën

popullore (orale) që vërehet në shkrimin tetërrokësh, në katërvargësh (katrena), duke e

hibridizuar stilin biblik me atë popullor, elemente këto që nëpër kohë do të bëhen dy

kode të mëdha tematike e ligjërimore në letrat shqipe. Pezia e Budit ”Doktrina e

krështenë” (1612), ”Pasqyra e tërrëfymit”(1621), është e krijuar ose e mbindërtuar mbi

tesktet biblike, kryesisht mbi një diskurs biblik, të shtresuar me nuanca të tipit të

diskursit oral, siç del në vjershën ”M’kat t’Adamit e t”Evës preinder e parë”, vargjet:

”Kush’ të djeg’ me ligjëruon/ se jam gjihtë të zi/ ditë e natë tue kujtuen/ Të lumtë qi pat

63 Sabri Hamiti, Letërsia shqipe, Fjala, prill 2003, fq.7.

34

njeri”. Statusi i paratekstit e tipit të diskursit biblik merr shenja e shfaqje personale, të

cilat pasurohen në nivelin e ligjërimit nëpërmjet kulturës orale, vargut e ritmit popullor.

Po kështu poezia ”Abelit e të Kainit” përveçse shtron e ritregon idenë universale të së

keqes, vëllavrasjes, vargjet e saj duke ruajtur referencat e poetikës së diskursit biblik në

gjendjen e shpërthimit autorial shenjëzojnë lidhjet e para në mes diskusit biblik e atë

popullor:

”Mos vidhni, mos kuseroni/ posi disa janë mësueon/ po tuajt po kujton/ kush ka më u

gëzuen”

(Poeza ”Për ndihmë të gjithë kërshtenmët Arbenit”). Duke pretenduar mësimin e

krishterë, njëkohësisht, subjektet biblike i ndërlidh me një formë tjetër shkrimi, që tash

në shfaqet në poezi karshi diskursit në prozë. Karakteristikë e kësaj poezie është

figuracioni autentik64, popullor. Kjo është karakterstikë inicuese në letërsinë shqipe. Ai

shumë ligjërimeve biblike, siç janë ajo e vajtimit të Shën Mërisë për vdekjen e Krishtit,

pastaj poezia për episodin e vrasjes së Abelit nga Kaini, u jep dimensione të kohës, të

rrethanave historike dhe angazhimit të autorit në këto rrethana. Këtu variantet e

teksteve biblike dalin të ndryshme nga origjinali, duke kërkuar edhe variante të reja

semantike, duke iu dhënë konotacione njerëzore, emocionalitet, gjendje shpirtërore. E

gjithë poezia është shkruar mbi një bazë të fuqishme universale të parateksteve biblike.

Brenda poezisë së Budit, kemi poezi të rrëfimit, poezi personale, poezi të

përshpirtshme, që ritregojnë situata, ngjarje që ndërlidhen me Besëlidhjen e Vjetër, dhe

me jetën e Krishtit.65

Bibla ka qenë e mbetet një rezervat kulturor universal, që ka gjetur jetën e vet

brendapërbrenda letërsisë së shprehur në nivel të strukturës, tematikës, madje edhe anës

së jashtme kompozicionale, siç ndodh p.sh. me ”Çetën e Profetëve” të Bogdanit66, e

cila edhe në aspektin kompozicional e strukturor, i përgjigjet konceptit organizativ të

Biblës. Libri është i ndarë në dy pjesë, ashtu siç është e ndarë Bibla në Besëlidhjen e

Vjetër dhe në Besëlidhjen e Re. Megjithatë, libri është origjinal në kontekstin e vet

kohor dhe kulturor, që vetëm e zbaton strukturën e Biblës dhe bazohet në të. Po ashtu,

në aspektin tematik, libri i parë del analog me Beslidhjen e Vjetër, ku ritregohet

kronologjia e Krijimit të rruzullimit sipas paramodelit biblik deri te ardhja e Mesisë,

kronologjia profetike përmes prozës, tipit të rrëfimit filozofik, nëpërmjet ligjëratave,

ndërsa Libri i dytë del me përgjasime me Beslidhjen e Re, që konceptohet qysh në

64 Sabri Hamiti, Letërsia filobiblike & Letërsia romantike, Faik Konica, Vepra VII, fq.25.65 Pjetër Budi, Poezi, Rilindja, Prishtinë, 1986, përgatitur nga R. Ismajli.66 Pjetër Bogdani, Çeta e Profetëve I. Rilindja, Prishtinë , 1990, Çeta e Profetëve II, Drita, Ferizaj, 1997.

35

titull, Jeta e Jezu Krishtit, madje edhe numri i ligjëratave është i njëjtë me numrin e

librave biblikë, ku bëhet tregimi i jetës së Krishtit, momente të rëndësishme të jetës së

tij, duke filluar nga gjeneza familjare, shfaqja-lindja, vepra, dënimi-vdekja-kryqëzimi,

ngjallja dhe rishfaqja e tij si dhe një tekst për Antikrishtin që shenjëzohet këtu me

Turqinë pushtuese. Për dallim nga dy autorët e mëhershëm tashmë kemi një autor

origjinal, që diskursin biblik e ka vetëm model shkrimi, mbi të cilin e ndërton veprën e

vet, hipertekstin letrar. ”Çeta e Profetëve” është tekst i ndërtuar kreyesisht në prozë, të

cilit i paraprin një parathënie tejet intresante, që shfaq shenja qëllimore të autorit

empirik karshi angazhimeve e pretendimeve të tij. Kjo vepër duke u shfaqur anologe

me modelin e shkrimit biblik, ”është një hipertekst i tij dhe interpretim diskursiv i atij

shkrimi, me shumë funksione të citatësisë, metatekstit, si njësi të shfaqjës së

intertekstualitetit të pastër”67. Përmes modelit të diskursit biblik, këtu Bogdani ka

dashur ta paraqesë Jezu Krishtin si fenomen kulturor dhe letrar evropian, në të njëjtën

kohë, për t’i ngjallur shenjat e idealitetit e të kulturimit. Përveç kësaj, në krijimtarinë e

Bogdanit kemi një cikël poezish, të njohura si ”Këngët e Sibilave”, personazhe të cilat

janë profetesha pagane që e paralajmërojnë arrdhjen e Mesisë. Sibilat në poezi marrin

dimensione e mveshje kombëtare, madje të vajzave shqiptare. Poezia e tij, siç vlerëson

S. Hamiti, ka dy karakteristika: së pari formulimet poetike themelore që shprehin

doktrinën (mësimin) biblik të autorit, dhe së dyti figurën origjinale poetike, më së

tepërmi krahasimin e mbështetur në ambientin konkret jetësor, për të shprehur

origjinalitetin e autorit në shkrim.68

Ndërsa, autorin e vërtetë origjinal e gjejmë te Jul Variboba, vepra ”Gjella e Shën

Mërisë Virgjër”69. Variboba është autor letrar, krijues i mirëfilltë artistik. Në këtë vepër

nuk është Shën Mëria biblike, por jeta e saj, e cila formësohet përmes kulturës

popullore, që duke u ndërlidhur me diskursin biblik artikulon një vepër letrare brilante

në shprehje e në stil. Diskursi biblik këtu transformohet në stilin e shkrimit (kemi një

krijim në poezi); në perceptimin semantik. Teksti i ruan referencat me relacionin e

diskursit biblik, por autori Shën Mërinë e zhvesh nga petku e portreti i saj Hyjnor, për

të bërë një personazh të dashur letrar, personazh ideal të përsosmërisë, me mveshje

tokësore, dominuar nga kultura arbëreshe; Shën Mëria jeton në ambientet arbëreshe.

Pra, diskursi ndërkomunikon me atë popullorin, një specifikë letrare. Këtu jeta e Shën

Mërisë mvishet nga një petk i gruas arbëreshe, portertizohet në përshkrimin e

67 Anton Berishaj, fq. 13.68 S. Hamiti, vep. cit. fq. 56.69 Jul Variboba, Gjella e Shën Mëris Virgjër, Faik Konica & Shpresa,Prishtinë, 2002.

36

fizionomisë së saj, në ndijimet e saj; ajo është nënë që i përjeton të gjitha episodet e

birit të saj, Jezu Krishtit. Ajo e rrit Krishtin, si çdo fëmijë, i këndon ninulla, ajo ka

pamje të çdo gruaje, është grua e mirë, bashkëshorte e ndershme, nënë përplot dashuri.

Autori përshkruan pjesë të fizionomisë së saj, për dallim nga Bibla, e cila kryesisht

merret me portretin qiellor, karakteristikë kjo e realizuar nëpërmjet shprehjes së bukur,

gjuhës elastike. Teksti është i ndarë në dy pjesë dhe trajton jetën e Shën Mërisë e birit

të saj, Jezu Krishtit (Shën Bampinit), episode të ndryshme përplot dramacitet, me

dimensione të theksuara tokësore, përkundër teksteve biblike, në të cilat mbitheksohet

dimensioni qiellor. Variboba e krijon prototipin e personazhit letrar, që karakterizohet e

formësohet nga idealiteti i përsosmërisë, ideal ky i Shën Mërisë biblike, një poetikë që

e ruan kodin ligjërimor, por transformohet në letërsi si Imago: shembëlltyrë morale70,

derivim letrar që në variantin poetikik e realizon katharsisin, këtë koncept aristotelian

për artin letrar.

Në shek. XVIII-XIX filloi zgjimi i ndërgjegjes kombëtare, ndaj letërsia tashmë mori

karakter më të theksuar nacional. Pas shkëlqimit të letërsisë së vjetër me raporte të

theksuara biblike, kemi një fazë kur letërsia shqipe u shkrua në raport me letërsitë

orientale, si me gjuhë, njashtu edhe me poetikën shkrimit, që për kulturën shqiptare

ishte diçka e re, jo në sistemin e vlerave pararëndëse. Kjo letërsi njihet si Letërsi e

Bejtexhinjve, pa ndonjë evidencë të thekusar letrare e esetike e pa ndikim në fazat e

mëvonshme.

Pas periudhës së kultivimit të letërsisë shqiptare me elemente dhe karakteristka biblike,

filloi shkrimi i letërsisë shqipe, i cili do të bëjë paramodel të përshtatshëm kulturën

historike e orale, pra paratekstin e kodin diskurisiv historik e popullor, i cili në formë

implicite do të funksionojë paralelisht me diskursin e kodin biblik, pra është kjo një

kulturë që shtresohet mbi kulturën biblike dhe religjioze të besimit të krishterë, produkt

i Biblës. Në veçanti dallohet Letërsia e arbëreshëve të Italisë, e cila përfaqëson njërin

nga korpuset më të rëndësishme letrare, për ta ”instuticionalizuar” letërsinë me vetëdije

të plotë kombëtare e me vetëdije artistike. Kjo letërsi ndërthuret në raporte të fuqishme

me kulturën e moçme nacionale, me kodet orale, biblike, historike, për t’i shtresuar

bazat e letërisë së mirëfilltë me vetëdije nacionale e letrare. Autorët e shumtë (De Rada,

Z. Serembe, F. A. Santori, Dara i Riu, Z. Skiroi etj.) janë krijuesit që i shenjuan

kapërcylljet e sistemit të shkrimit letrar shqip, duke e inkuadruar në kuadër të rrjedhave

të letërsive nacionale perëndimore që krijoheshin asokohe, pra poetikës së romantizmit,

70 Shih për këtë edhe Vehbi Miftari, Imago: Shëmbëlltyra morale, Fjala, dhjetor 2003, fq. 7.

37

për ta pasuruar si shprehje artistike, me zhanre letrare. Madje, duke qenë ”tharmi i

paprekur i gjakut shqiptar”, ata rikujtojnë momente të vetëdijes historike, momente të

lavdishme dhe tragjike. Në këtë konteksrt duhet theksuar se me autorin e ”Këngëve të

Milosuat”(1836), De Radën, fillon Letërsia Shqiptare e Rilindjes, duke u karkatizuar

me një shprehje artistike, me një diskurs letrar që i shpërfaq të gjitha format e shkrimit

të mëhershëm ligjërimor. Teksti i De Radës, si edhe personazhet e mveshura me

ndjenja religjioze, shkon nga shpërndërrimi në tekst të diskursit biblik. Shumë këngë

janë krykreje diskurs religjioz, biblik (Kënga XV, XX, XXV etj.)71

Letërsia e shek. XIX dhe gjysmës së parë të shek. XX, kjo e fundit e njohur si letërsi e

modernitetit shqiptar, thithjen e lëndës biblike e shtreson brenda një kulture të

shtresuar, bazat e së cilës bëhen fillesa të letërsisë shqipe. Diskursi biblik nuk është

dominant në kulturën e shkrimit letrar, por lidhja me këtë tip bëhet pashmangshmëri

letrare, si në dimensionin kulturor, ashtu edhe në atë letrar-estetik . Tashmë nuk kemi

autorë që përkthejnë tekste biblike, kompilues, në kuptimin që i gjejmë te autorët e

letërsisë së vjetër, por raportet me tekstet biblike shfaqen e funksionojnë me një

kuptimësi më të gjerë, me shtresime më të thella, me vetëdije letrare, të cilat shfaqen

brenda tekstit, ngase është krijuar kultura e shkrimit, kultura e librit, pastaj funksionon

një letërsi me shenja e sistem nacional. Diskursin biblik e kemi të pranishëm në formë

më implicite dhe siç do të shprehej Umberto Eco ”ai (teksti letrar) lë mundësinë e

kuptimeve infinite”, 72pas një leximi e vlerësimi aktiv të këtij korpusi letrar, që shfaqet

si kategori stilistike e letrare me veçanti e status autorial karshi parabazës së njohur.

Shumë autorë të kësaj periudhe e ”shfrytëzojnë” diskursin biblik (N. Frashëri, Çajupi,

Asdreni, më vonë Noli, Fishta, Prenushi, Haxhiademi, Konica, Kuteli etj.), që pa

dyshim janë krijues të avancuar në letërsinë e kulturën e shkrimit shqip. Në këtë fazë të

zhvillimt letrar prania e diskursit biblik rikontekstualizohet e rifunksionalizohet, përmes

imagjinatës e diskursit personal, me ngjyra e imazhe, me ngjarje që përgjallojnë e

shenjojnë përpjekjet për liri, që i hasim në nivele të ndryshme, me status të veçantë

brenda tipit të krijuesit, temperamentit, shpërthimeve emocionale, madje edhe

përkundër lidhjeve analoge me diskursin bazë biblik, ai dallon dukshëm, si rezultat i

shndërrimeve të natyrshme e të domosdoshme që i thith teksti me pretendime letrare e

estetike konform gjendjes së nacionit. Autorët që e kanë këtë paramodel kulturor e

shkrimor, në forma e dimensione të ndryshme, duke e shfrytëzuar diskursin biblik i

71 Shih për këtë më gjerësisht, Anton Nikë Berisha, Burim drite e dashurie, Antologjie e poezisë së përshpirtshme shqipe, Shpresa, Prishtinë, 1999. 72 Umberto Eco, Autori dhe interpretuesi i tij, Jeta e re, nr.5, 2002.

38

fuqizojnë variantet e tyre letrare me nuanca më të thella; tashmë, në letërsi, si përvojë e

shkrimit letrar, i pasurojnë me segmente stilistike, duke e ngirtur shpirtin shqiptar dhe

duke e artikular idealitetin kombëtar; një lëvizje të gjerë panperëndimore, që ishte ideal

i krijuesve dhe i intelektualëve. Lidhja me diskursin biblik këtu nuk është dominante,

stil mbizotërues, por ndërlidhje e natyrshme, me shenja implicite, që të inkorporuara në

varinatin letrar vetëmse e përplotësojnë dhe e ngrisin artistikisht. Tashmë, kur në letërsi

fillojnë të zhvillohen zhanre të tjera letrare (më herët në letërsi njohim kryesisht

poezinë dhe shkrimin filozofik te Bogdani), diskursi biblik na paraqitet në të gjitha

llojet. Megjithatë e dominon poezia, si krijim më i preferuar i autorëve në këtë fazë të

zhvillimit. Në këtë fazë letrare, sistemi e poetika e tipit të diskursit biblik asimilohet në

strukturimin e brendshëm të tekstit letrar shenjat e të cilit janë implicite. Trajtohet

madhështia e Krijuesit, perëndisë, Jezu Krishtit, Shën Mërisë, përmes ndjenjave e

imagjinatës metafizike që shpërndëron sistem shenjash në sistem, në përceptimet e

vrojtimet ideore, pastaj stilistike.

Paramodelin e diskursit biblik si model krijimi e hasim te Naim Frashëri, i cili, edhe pse

i rritur në një shoqëri me dominancë orientale, mendon se dielli i shqiptarëve lind në

Perëndim, ashtu siç mendojnë të gjithë rilindasit e tjerë, prandaj letërsia e tij, me gjithë

ndikimin e letërsive orientale, e ruan një ndërlidhje intertekstuale dhe kulturore me

shkrmin biblik, me këtë kulturë letrare që tashmë kishte bërë bujë te shqiptarët, duke e

kultivuar brenda letërsisë si model të veçantë ligjërimi letrar dhe filozofik e estetik,

ndaj duke ndërtuar kështu misionin nacional dhe mesazhet e qarta për një shkrm

kombëtar brenda shkrimit perëndimor, që është biblik. Madje, Naimi në këtë segment i

shkruan vjershë lavdije Jezu Krishtit, vjershë himnizuese, siç e vlerëson Sabri Hamiti.

Kjo figurë e kënduar në këtë mënyrë hyn në sistemin naimian të mirësisë, dashurisë e të

flijimit73, që janë postulate fundamentale të kulturës dhe filozofisë biblike. Naim

Frashëri në poezinë ”Përpara Krishtit”, në formë të himnit, rikonfirmon edhe një herë

praninë e diskursit biblik si një model shkrimi, përmes arketipit biblik, madje e skalit

këtë figurë, duke theksuar mirësinë, bukurinë, mëshirën, faljen, përmes vargjeve:

”Djalth njeri i Perëndisë/ Fytyra jote mua më tregon/ Ah !Të kqijat e njerzisë/ Që ka

punuar dhe punon, Se kjo fytyrë/ Është pasqyrë/ Dhe na rrëfen/ E s’na gënjen74”

Në veprimtarinë letrare dhe publicistike të Naimit diskursin biblik e hasim më

fuqishëm. Te mësimet e tij, si dhe te teskti ”Thelbi i Kuranit” kemi përplot fraza, citate

73 Shih Sabri Hamiti, Letra shqipe, Dukagjini , Pejë, 1996, fq 60.74 Naim Frashëri, Lulet e verës, Rilindja, Prishtinë, 1990, fq.21.

39

që funksionojnë në raport me diskursin biblik, qoftë si ligjërim filozofik, qoftë si

shprehje ideore.

Autor i rëndësishëm, që brenda sistemit të tij kreativ letrar, projkesioneve fiksionale, e

shfrytëzon diskursin biblik është Anton Zako-Çajupi75. Transformimi i diskursit biblik

në diskurs letrar, sipas paramodleit të Librit të Krijimit, duke i ruajtur referencat

implicite, shfaqet nëpërmjet gradacionit poetik te poezia ”Punërat e Perëndisë”. Zoti

krijon, krijon gjithçka të mirë, por plas e keqja kur e krijon Turqinë. Poeti i drejtohet

me Ç’deshe që bërë Turqinë”, pëlcet ironia e një diskursi sarkastik. E tipit të diskursit

biblik del edhe poezia ”Eva dhe Shejtani”. Te ky autor diskursi biblik na paraqitet

sidomos në formë të parodisë, një sarkazmë ironike te teksi letrar ”Baba Musa

Lakuriq”, apo edhe emëritmi ”Dhjata e vejtër”, që në sistemin e filozofisë kreative

ndërtohet si hipertekst nga hipoteksti i Beslidhjes së Vjetër, që i parodizuar

transformohet në një shkrim në vargje karshi tekstit burimor në prozë, dhe i përmbahet

një kronologjie të ngjarjeve biblike. Diskursi merr ton satirik. Ideja ambientohet në

realitetin shqiptar. Teksti në vete është hipertekst letrar, që në strukturën e vetë shtreson

nivele ligjërimiesh, tri shtresa tekstesh: 1. Rrëfimi i teksteve biblike në vargje

tetërrokëshe (në Bibël teksti është në prozë); 2. Ilustrimi i tekstiti biblik me situata reale

dhe aktuale; 3. Vlerësimi, apo gjykimi i tekstit biblik dhe i situatave të realitetit, që i

detyrohen veprimit të veprës në lexuesin76, në kontekstin e së cilës mund të

”përkthehen” personazhet, kështu që poeti për Sarën biblike do të këndojë: ”Sara është

si një shqiptarkë/ vetë bënte drekë e vetë bënte darkë”. Ritregimit të tesktit biblik në

këtë vepër letrare i jepen ngjyrime personale, që në variantin e riinterpretimit letrar

marrin një semantikë të re, të shtresuar me synimet e autorit në rrethanat shoqërore dhe

politike të nacionit. Së këndjemi, edhe diskursi merr konotime ironike, shpeshherë

satirike e groteske.

Diskursin biblik me një variant e status poetik origjinal karshi paratekstit në prozë

mund ta gjejmë me risemantizim e funksione aktuale në poezinë e Asdrenit, i cili

lëndën biblike e sistemon në poetikë duke i ruajtur referncat e pastra me paramodelin.

Kështu, në përmbledhjen ”Psalme murgu”77, që në titull, na sugjeron një ndërfutje të

referentin poetik të diskursit biblik, Psalmet biblike, këto këngë të bukura të dashurisë

e të jetës, të realizuara në nivel të mrekullueshëm estetik. Në poezinë ”Juda i Ri”

75.Andon Zako Çajupi, Vepra 2, Rilindja 1990.

76 Shih. S. Hamiti, Letërsia filobiblike.., fq 449.77 Asdreni, Psallme murgu, Rilindja, Prishtinë, 1990.

40

shfaqet filozofia, poetika e mesazhi biblik, që e përcjell mesazhin e tradhtarit. Portreti

ndërtohet si arketip letrar i funksionalizuar, për ta anatemuar tradhtinë nacionale.

Asdreni në poezi zakonisht shfrytëzon tipin e ligjërimit biblik nga Besëlidhja e Re,

sidomos portretin e Judës karshi Jezu Krishtit. Puthja e tradhtisë së Judës këtu merr një

dimension nacional; simbol i tradhtisë, dukuri kjo që në intencën autoriale i ka shenjat e

diskursit për katarsis, e thumbuar rëndë nga krijuesi; merr gjykimin e aktit të tradhtisë

që shndërrohet në tragjedi. Lidhjet mes Judës dhe njeriut të kohës së autorit empirik

mbeten më se evidente. Përveç kësaj poezie, nga ky autor kemi poezinë ”Paqjes”, në të

cilën paraqitet ideja dhe nevoja e paqes dhe e dashurisë sipas modelit të Jezu Krishtit:

”Për ty edhe Krishti vajti në kry/Prej zijës ta shpëtojë njerzinë/T’i thajë lotët, t’i mbjellë

dashuri/ Balsam t’iu sjell shpirtërave të mundaur” (Paqjes)

41

VIII. Dimensionet e pranisë së diskursit biblik në poezinë e Nolit

Letërsia shqipe, prej gjallimit të saj, paramodel dhe paratekst ka diskurisn biblik. Në

këtë këndvështrim, letërsia e Nolit mbetet paradigmë e një objekti më të thelluar

interletrar, për të parë se në çfarë niveli funksionon letërsia shqipe në raport me atë

biblike. Letërsia e Nolit, në këtë kontest, karakteristikë fundamentale ka ndërlidhninë

me diskurisn biblik. Madje, kjo letërsi pa qasje interdiskursive me këtë paramodel, nuk

mund të lexohet, aq më pak të intepretohet, për shumë arsye: e para, sepse e gjithë

vepra e tij poetike (madje edhe ajo dramtaike e politike-shoqërore) funksionon në

raport të pastër me tesktet biblike, në nivel të temave e të motiveve, së këndejmi edhe

në nivel të ligjërimit letrar, trjatave estetike e stilistike; e dyta, është autor reprezentativ

letrar, me vlera të mirëfillta, i cili krijon një sistem origjinal të shkrimi artistik. Ky

krijues, duke i harmonizar tiparet e shkrimit biblik me diskursin letrar, veprës i jep

dimensione sa nacionale, aq edhe universale, mbase nëpërmjet një sistemi shenjash të

identifikimit, atëherë kur dëshiron të personifikohet me heronjtë, siç është Jezu Krishti

Biblik, të cilin e imiton; të cilin e ka paradigmë të jetës, model të kulturës, prandaj edhe

model të artit letrar. Ai më këtë figurë identifikohet qysh në moshë të re, sepse tek ai e

sheh idealin e përsosmërisë, me të cilin shenjon situata personale karshi angazhimeve të

tij në situatat e vendit dhe popullit të tij. Në këtë këndvështrim, figura Jezu Krishtit

mbetet paradigmë e angazhimeve shoqërore, porse mbetet me theks të veçantë prototip

i modelit për shkrimin dhe ligjërimin artistik, duke krijuar e duke formësuar karakterin

letrar të diskursit glorifikues:

”Hosana, o çlironjës, Mesi, Hosana!/ Shtroni udhën me lule, dafin’ e hurma,/

brohoritni trumbeta, timbane, zurna/ thirr e zbras o gurmas, hosana!” (Marshi i

Krishtit); diskurs ky glorifikues, himnizues do të bëhet diskurs kritikues, elegjiak, kur

krijohet karakteri i mohuesit të idealit (poezia Shën Pjetrit), tradhtarit, që përshkohet

nga diskursi thumbues, një diskurs që në sistemin e figurave retorike, përmes një ironie

të hollë shpërfaq gjendjen e autorit empirik karshi realitetit; te figura e Shën Pjetrit gjen

arketipin e mohuesit të mikut. Noli e krijon diskursin përshkrues, diskursin elegjiak,

diskursin kritikues, tipe këto që marrin një status autorial, së këndjemi diskursin

autorial. Dihotomia (ambiguiteti) e shprehjes është tipike për poetikën e Nolit. Ajo i

ruan shenjat biblike, por i ruan edhe shenjat autoriale. Projeksionet fiksionale, duke u

ngjizur me referentin biblik, ngrisin literaritetin e ligjëratës poetike.

42

Poetika e diskursit biblik të Nolit nuk ka funksion të moralitet doktrinar, me destinime

edukative, por shenjëzohet si kulturë shkrimi, kulturë letrare, madje ai e ngrit këtë

kulturë letrare në nivele brilante artistike, duke e derviuar me nuanca të natyrshme në

frymë të kohës, me pretendime kombëtare, që i venerojmë në një përmasë më të

theksuar në gjithë sistemin poetik të Fan Nolit te përmbledhja ”Albumi”, si dhe në

dramën ”Izraelit dhe Filistinjë”. Në poezinë e tij trajtat e diskursit biblik përthyhen e

marrin karakter kombëtar, figurat biblike simbolizojnë njerëz të kohës së krijuesit,

madje shpeshherë vetë autorin e vjershave të afishuar në mënyrë specifike e origjinale,

për ta zgjeruar konotimin edhe në përmasa universale të shenjëzimit letrar. E gjithë

krijimtaria letrare e Nolit është e mbështetur në kodin dhe diskursin biblik, qoftë në

nivel të ligjërimit, qoftë në nivel të mesazhit, qoftë në nivel të shqiptimit poetik të

realitetit, të ideve të tij, të shpërthimeve dhe ekzaltimeve personale. Me këtë sistem

shkrimi, poezia e tij karakterizohet në gjithë poezinë shqipe për vlera dhe efekte të larta

letrare. Poezitë me diskurs biblik janë antologjike, si ”Mojsiu në Mal”, ”Marshi i

Krishtit”, ”Krishti me kamçikun”, ”Shën Pjetri në Mangall”, ”Marshi i Barabajt”,

”Marshi i Kryqëzimit”, ”Kryqëzimi”, ”Anës së Babyllonisë”78, të cilat si varainte letrare

e ndryshojnë statusin intencional; janë vargje autoriale, iu përgjigjen rrethanave të

autorit, që si tekste dalin me derivime esenciale në formën e shkrimit, prandaj edhe të

shtresimeve tematike, ligjërimeve dhe mesazheve që bartin. Figura e kontrastit në ide,

në ligjërim është karakterstikë e veçantë e sistemit poetik (Anës së Babyllonisë). Përveç

kësaj autori diskursit biblik i jep konotacione të fuqishme nacionale, shpërthime

emocionale të ndërlidhura me dy shtresime: syzhetë bazë dhe shtresimi i ri, që ka

karakter tashmë personal, të ndërlidhura me angazhimet e autorit në situata e momente

të rëndësishme të nacionit, madje duke shenjuar sidomos zhgënjimin e tij, pësimet

shpirtërore, që ndërlidhen funksionalisht me pësimet e Mojsiut, nga një anë dhe të

Krishtit në anën tjetër. Së këndejmi semantika sforcohet. Duke u identifikuar me figurat

biblike, sikundër Mojsiu e Jezu Krishti, ai shpreh situatat e tij jetësore që ndërlidhen me

ngjarjet politike, të cilat korrespondojnë thellë me ngjarjet biblike, sikundër është

poezia ”Mojsiu në Mal”, ku Noli personfikimin me këtë ngjarje dhe këtë figurë e shtron

edhe në rrafshin e prijësit, por edhe në rrafshin e destinimit që vetëm ta shohë tokën e

premtueme, por kurrë nuk do ta shkelë (ai këtu krijon një analogji me vetveten, që nga

Amerika nuk mund ta shkelë Shqipërinë). Këtu Toka e Premtueme simolizon

Shqipërinë pas ngjarjeve të vitit 1924, të ëndërruar e të pashkeulur për autorin.

78 Fan Noli, Albumi, Rilindja, Prishtinë, 1990.

43

Transformimi i diskursit biblik këtu shndërrohet lirshëm në një diskurs krejtësisht letrar

dhe jetësor. Madje, edhe në leksik, poezia ka ndërlidhshmëri me ngjarjet biblike që i

transformon në tekstin letrar, sikundër, p.sh. ”Marshi i Krishtit”, ku ligjërimi biblik

përthyhet në nivel të lartë letrar në poezi, që tashmë merr dimensione të thella

kuptimore, stilistike, në shenjëzimin e autorit empirik me prototipin e tij, Jezu Krishtin.

Së këndejmi, në këtë poezi niveli i kuptimeve dhe mesazheve shumështresohet.

Diskursi merr kuptim ekuivok: e ruan ndërlidhshmërinë e natyrshme me tekstet prej

nga buron, por edhe merr konotacione të reja ligjërimore, semantike, shpeshherë bëhet

personalizim i jetës së vet krijuesit, shenjëzim, përmes pikave të identifikimit që i ka në

figurat dhe heronjtë biblikë, siç janë Krishti, Mojsiu, Shën Pjetri. Figurave dhe

ngjarjeve biblike Noli u jep kuptime dhe konotime të theksuara nacionale, por më së

shumti ato i shenjojnë shpërthimet e tij emocionale kundruall realitetit të ngjarjeve

politike që ndikuan në gjithë krijimtarinë e tij letrare.

44

IX. Diskursi letrar - relacionet me diskursin Biblik në letërsinë e Fishtës

Me formulimin diskursi letrar-relacionet, këtu shenjëzohen variantet e fundit të

teksteve letrare të Fishtës, domethënë statusi letrar i autorit në shkrim, teksti letrar, në

forma e zhanre të ndryshme, që shfaqen në stil shkrimi të shenjuara si letërsi. Kjo

letërsi është krijuar në zhanre të ndryshme, pikëtakimet e të cilave ndërtojnë relacione

me literaturë të ndryshme (biblik, orale, antike), e cila qoftë si kujtesë e dytë, sipas

Bartit, qoftë si vetëdije për të krijuar diçka në formë të rikontekstualizuar, bëhet

shenjues i letërsisë fishtiane. Ndërsa, paramodelet e shenjëzuara i kuptojmë si

ndërlidhshmëri me variantin e afishuar si tekst letrar, apo diskurs letrar. Të

funksionalizuara në një tip, tashmë të veçantë shkrimi, me destinacion të veçantë, këto

bartje (transformime letrare, të letërsisë biblike) brenda letërsisë së Gjergj Fishtës, dalin

me dallime të natyrshme nga paratekstet origjinale, gjithnjë duke kërkuar efekte

estetike letrare të veçanta, të cilat dalin me shenjëzime në rrafshe të ndryshme, duke u

theksuar sidomos bota autorit empirik. Fishta, duke qenë njeri religjioz, ka një lidhje të

natyrshme shpirtërore me tekstet biblike, me dashuruesin e artit e popullit; vlerat e

Biblës, vlera shumëdimensionale, i funksionalizon në trajtat e shkrimeve të tij, atëherë

kur iu desh të shpërthejë shpirti i ekzaltuar krijues; karshi projeksioneve e botës

imagjinative fiksionale i qëndron Bibla. Në këtë kontekst brenda letërsisë së Fishtës,

gjejmë të huazuara motive të shumta, figura biblike, elemente stilistike, tregime,

ngjarje, metafora, personazhe, të cilat të rikonteksutalizuara marrin konotime kohore,

sidomos mveshje nacionale. Autori funksionalisht ndërlidh fe e atdhe. Modelin e ka

biblik. Statusi letrar i teksteve të Fishtës del polivalent në nivel të intencës letrare. Në

nivel të ligjërimit, në planin e parë shpërfaqet diskursi personal, një diskurs i lirshëm,

që interkomunikon me paramodele qoftë nga eksperienca e autorit empirk karshi

letërsisë, qoftë karshi kodit historik e oral nacional. Autori më i madh nacional që

shkroi epin kombëtar ”Lahuta e Malcisë", brenda diskursit letrar, që karakterizohet me

atë oral, ka një ndërlidhshmëri funksionale me shkrimin biblik, me një statut të veçantë

letrar brenda letraritetit. Sistemi poetik fishtian eksperiencën biblike e harmonizon edhe

kur tallazet e shpirtit luftarak dalin në sipërfaqe. Diskursi biblik është i strukturuar në

”Lahutën e Malcisë”, por i shtresuar në nëntekstin e diskursit oral. Shenjat

interkomunikuese në mikrostruktura janë më se evidente, mbase një ndërlidhje

interletrare shenjon numri 30 i këngëve. Pastaj kënga e Patër Gjonit, shenjon kulmin e

dimensionit religjioz në tekst; shenjat inter/letrare me diskursin biblik. Mesazhi biblik

45

për bariun e mirë, në personazhin e Patër Gjonit, bëhet paradigmë e projeksioneve për

Atme e Fe, si personazh kryetipor që sublimon mesazhet biblike si reminshencë për

projektimet fiksionale. Diskursi i ruan shenjat në rrafshin e projektuesit dhe të

angazhuarit për grigjën, sipas parabazës biblike (kujtojmë porosinë e bariut të mirë të

që kujdeset për dele, alegori kjo që funksionalizohet te proza e Pashkut, romani ”OH”).

Relacionin interletrar mes diskursit biblik dhe produktit letrar e gjejmë në formë të

artikuluar në formë eksplicite në tragjedinë ”Juda Mukabe”79, tragjedi kjo letrare, e cila

në titullin, në subjektin, madje edhe ne personazhet, na rrëfen një ngjarje e një tragjedi

me subjekt biblik; tekst letrar që funksionon në raport të pastër intertekstual me

shkrimin biblik. Madje, ky tekst ka shenja të pastra të hipertekstit letrar. Derivimet e

tekstit biblik nga paramodeli merr shenjëzime të reja. Semantika e mesazhi dalin brenda

konteksit shqiptar, ku veproi autori empirik. Në tragjedi, pas personazhit Juda Mukabe

qëndron autori, i cili kundruall fatkeqësive dhe tragjedisë nacionale s’mund të bëjë

tjetër pos ta anatemojë atë realitet. Shtresimet kuptimore marrin konotacione të

fuqishme kombëtare, me personifikimin e heroit nacional liridashës që del nga portreti

i heroit të tekstit burimor, Juda Mukabe, një personazh (hero) i idealit të përsosmërisë

për atdhe, hero ky i tradhtuar. Në dimensionet nacionale, Juda mbetet Fishta. Teksti i

kësaj tragjedie është i shkruar në vargje, por i ruan raportet me diskursin biblik, edhe në

sistemin e organizimit të lëndës, edhe të leksikut, edhe pse forma e shkrimit tashmë na

paraqitet ndryshe, në vargje. Por, është karakteristikë prania e diskursit biblik me

variante filozofike e kuptimore, stilistike, etike që e gjejmë në lirikën e Fishtës,

kryesisht në ritregimet e një moraliteti të krishterë, të mbështetur në paratekstet biblike.

Postulati Atme e Fe, projek kulturor e letrar i Fishtës, këtu merr karakteristikat e

diskursit biblik. Në këtë lirikë kemi përplot emra të bartur që në variantin e ri marrin

edhe shenjëzime të reja semantike dhe stilistike. Arketipe letrare janë Jezu Krishti dhe

Shën Mëria. Përmes tyre shtresohet ideja krijuese dhe nacionale e Fishtës, me këto

lidhet edhe binomi i tij krejt i veçantë Atme e Fe. Anton Nikë Berisha thotë se në

konceptin krijues poetik Fishta zbaton dhe shkrin konceptet kryesore të Shkrimit të

Shenjtë. Kjo konkretizohet nëpërmjet Zotit, të dërguarit të tij në tokë Jezu Krishtit,

pastaj Shën Mërisë”80. Perceptimi, trajtimi i madhështisë së Perëndisë, i projektuar nga

fiksionaliteti letrar i shëmbëllen një literariteti të lartë, ku mishërimi i figurave stilistike 79 Gjergj Fishta, Dramatika, Rilindja, Prishtinë, 1996. Shih edhe: Lirika e Fishtës, Lahuta a Malcis, Satirika, po i njëjti botim.80 Anton Nikë Berisha, Vepër e qenies dhe qenësisë sonë, vëzhgime letrare mbi artin e Fishtës, Shpresa & Faik Konica, Prishtinë, 2003, fq. 185. Shih edhe Nysret Krasniqi, Rrëfimi e Shkrimi, Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës, AIKD, Prishtinë, 2003..

46

në vargje semantikisht të ngjeshura, merr ligjërim domethënës. Fishta i falet Zojës për

shqiptarët, i këndon madhështisë hyjnore, iu këndon ndjesimeve të Nënës së Krishtit.

Në lirikën antologjike të Fishtës ”Një lule vjeshte” shenjat e interkomunikimeve letrare

janë në shkallë të gjerë. Ndaj, shenjat e diskursit biblik janë evidente, edhe pse diskursi

personal është intencë e ligjëratës letrare, pra atëherë kur Fishta do t’i kthehet vetes

(Kujtim. M Shala), ku shkruan ekzaltimet e ndjesimet më delikate, më personale.

Lidhjet interletrare me Shkrimin e Shenjtë i veneron Aurel Plasari, i cili i cilëson si

”vegime biblike a unigjillore”81, pra teksti ruan shenja me psalmet, me figura e leksik të

pasur biblik, për t’u rujatur esencat në planin e strukturimit e të zhvillimit të idesë

qenësore, e cila lidhet me vdekjen, përjetësinë, pra teksti e ruan filozofinë dhe

doktrinën e krishterë mbi këtë fenomen. Shenjat, simbolet, figurat retorike vetëmsa e

qartësojnë këtë. Edhe Kujtim Shala thotë se ”struktura ligjërimore/ retorike e ”Një lule

vjeshte” si strukturë e saj përgjithësisht, mbështetet në pozicionin e atyshëm të

inter/shenjave, të simboleve në rikualifikimet e domethënive.82 Tekstin në esnecë e

përcjellin shenjat e simbolet (leksiku): ”Kryqi i dullijet, Engjlli i Zotit, N’preher

t’Amshimit, faqe t’Zotit etj.”, me paramodel në diskursin biblik, filozofinë e intencën

biblike, për të na ofruar një polivalencë të intepretimeve e kuptimeve, ngase funksionon

në kontekstin e ligjëratës biblike, për t’u bërë paradigmë e ligjërimit personal. Diskursi

elegjiak, lirik e i adhurimit (odesë) janë cilësime për këtë poet. Elemente të tipit të

diskurist biblik, në nivel të makroligjëratës gjejmë në poetikën e satirës. Derivimi merr

karkaterin e diskursit grotesk:”O, i birë i Adamit” nis ligjërimin satirik Fishta te pjesa e

dytë e tekstit ”Anzat e Parnasit”, ligjërim që ruan intershenjën me diskursin biblik,

referencën me poetikën biblike përgjatë gjithë krijimit e sistemit të shenjëzimit të idesë.

Që të shfrytëzohet kjo materie letrare, përveç edukimit të poetit ka ndikuar në përmasa

të mëdha gjendja e kombit në përgjithësi, kontestet sociokulturore.

Në kuadër të poetikës së letërsisë me elemente të diskursit biblik, Vinçenc Prennushi ,

del i veçantë si poetikë letrare, si diskurs letrar, si ndërlidhje funksionale me

paramodelin e diskursit biblik, prej të cilit huazon e zhvendos emra, personazhe biblike,

diskurs, ide morale e filozofike, që bëhen ide letrare. Ky autor shquhet me shembullin e

përpunimit të vargut dhe vjershës, është një stilist i Shkollës Françeskane, siç do ta

cilësonë Koliqi, që e pasuron me kodin e diskursin biblik, përmes një gjuhe subtile, siç

del edhe te titulli i librit ”Gjeth e Lule”. Pra, libri është i mbushur me gjethe e lule,

81 Aurel Plasari, Fishta i dashuruar, Marin Bareti, Tiranë, 1996, fq. 19.82 Kujtim M. Shala, Fishta përballë Fishtës, Buzuku, Prishtinë, 2004, fq. 16.

47

lulet që i dedikohen dy prototipave Shën Mërisë dhe Jezu Krishtit. Gjuha e ëmbël,

melodike është mveshje e fuqishme letrare e lirikës së Prennushit, një nxënës tipik i

ideologemës nacionale në binomin e shenjë Atme e Fe, atribut i shkollës Françeskane.

Diskursi biblik na paraqitet edhe te Faik Konica, kritiku më i madh i kohës, erudit,

sidomos në prozën estetike e eseistike. Kështu ”Lutja për shkrimtarët” është ndërtuar

në formë të hipertekstit të pastër, që funksionon mbi hipotekstin biblik, mbi lutjen e

Beslidhjës së Re, që Jezu Krishti ua mësoj apostujve, ”Ati ynë”. Kjo lutje, në variantin

e autorit empirik, shenjohet si lutje për shkrimtarët. Madje, këtu dallimet duken shumë

të vogla, për të dalluar ku fillon teksti biblik, e ku ai i autorit të shenjuar. Teksti i

Konicës:

”Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën të mbyllur kur s’kemi për të thënë

gjë! Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona

me një ndjenjë të mbrehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm në paanësi po edhe të

sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga

lajthitjet e shtypit. Ashtu Qoftë”. Ndërsa teksti biblik del kështu:

”Ati Ynë, që je në qill, U shenjtëroft Emri Yt, ardhtë mbretëria jote, si në qiell ashtu në

tokë. Na jep çdo ditë bukën e përditëshme. Na i falë mëkatet tona, sepse edhe ne i falim

fajtorët tanë. E mos lejo të vijmë në tundim. Ashtu Qoftë”. Varianti i tekstit të autorit

emprik, në nivel të idesë, në nivel të ligjërimit, në nivel të leksikut i ruan lidhjet me

poetikën e diskursit biblik. Shenjat identifikuese vërehen në gjitha nivelet e shkrimit e

të idesë. Jezu Krishti i mëson nxënësit (njerëzmin), Konica sugjeron, i mëson

shkrimtarët.

Është karakteristike, ngase diskursi biblik në asnjë fazë nuk pushon së ekzistuari. Më

tej, këtë paramodel letrar, diskursin biblik, në formë të fuqishme e të konsoliduar si

vetëdije letrare e artistike, e shfrytëzon në prozën e tij Mitrush Kuteli, te novela ”E

madhe është gjëma e mëkatit”83, e cila që në titull na sugjeron një raport me shkrimin

(diskursin) e filozofinë biblike. Sa është e madhe gjëma e mëktatit, po aq është e madhe

falja e dashurisë biblike, e cila del nga porosia e Shkrimit Shenjtë, nga mesazhi i Jezu

Krishtit. Në të gjitha nivelet e ndërtimt letrar ky tekst funksionon në raport të fuqishëm

intertekstual me shkrimin biblik, kryesisht me ”Këngën e Këngëve”, pastaj ”Psalmet”.

Madje, këtu e kemi të kënduar në variant letrar, në formë të dialogëve ”Këngën e

Këngëve” biblike, këtë himn të bukur të dashurisë së pastër, që në variantin letrar

kryekëput është ligjërim biblik. Ky tekst letrar, siç thekson Kujtim M. Shala, njeh kodin

83 . Mitrush Kuteli, E madhe është gjëma e mëkatit, Mitrush Kuteli, Tiranë, 2000.

48

ligjërimor biblik në hapësirë të madhe, nga sistemi formolues i tekstit, tek ai formulativ,

që mbithekson moralin biblik84, moral që predikohet përmes faljes së krishterë.

Diskursi biblik zhvillohet nëpër të gjitha gjinitë letrare. Te dramtika e Ethem

Haxhiademit, tragjedia ”Abeli”, 85kemi prezent tipin e diskursit biblik, që na paraqitet

në tragjedinë e shkruar në vargje. Lënda është transformuar nga Libri i parë biblik mbi

krijimin. Në kontekstin e poetikës së tragjedisë, teksti letrar i ruan shenjat e

neoklasicizmit. Kjo tragjedi shfrytëzon lëndën e zanafillës biblike, gjegjësisht

konfliktin e parë njerëzor që sjell gjakmarrjen, te tragjedia”Abeli”, ngjarja është

tragjike, së këndjemi edhe diskursi - tragjik. Sikundër në paratekstin biblik, në këtë

tragjedi personazhet janë në raporte familajre. Ndërkaq, poenta e fabulës përqëndrohet

te dy vëllezërit, respektivisht te vrasja e Abelit nga Kaini. Që në titull autori na sugjeron

një anim në anën e viktimës, duke e gjykuar rëndë aktin e Kainit. Madje, lexuesi e

kupton që në fillim se vrajsa është si domsodoshmëri letrare, e pranuar nga empiria e

dramës, e diskursit biblik, refernca e së cilës në tekstin letrar e shpërfaq gjendjen e

autorit empirik karshi situatës së nacionit me një intencë ideore, spastrimin (katarsisin,

këtë koncept të lashtë për letërsinë) e bashkëkombasve nga kjo e keqe.

Te autorët e përmendur dhe te shumë tjerë, diskursi biblik paraqitet edhe në poezi, edhe

në prozë, edhe në dramë, dhe si i tillë manifestohet brendapërbrenda veprës me një

ridimensionim më të konkretizuar, që ka destinim nacional, përkundër diskursit biblik

që ka pretendime universale dhe është shkruar për efekte të tjera.

X. Transformimi i diskursit biblik në letërsinë bashkëkohore

Letërsia shqipe (bashkëkohore), emërtim që pretendon ta përmbledhë korpusin letrar

pas LDB-së e deri më sot, e ka ruajtur kontinuitetin e ndërlidhjeve funksionale me

paramodelin e Shkrimit të Shenjtë Biblik, vazhdimësi e krijuar nga klasikët e vjetër, e

pasuruar nëpër kohë e zhvillimi letrare, e fuqizuar me derivime të mëdha dhe shqiptime

84 Kujtim M. Shala, Tat Tanushi i Mitrush Kutelit, te Jeta e re, 2002, fq.1111.

85 Ethem Haxhiademi, Dy Tragjedi, Rilindja, Prishtinë, 1990.

49

të veçanta brenda letërsisë shqipe bashkëkohore, tashmë si përvojë letrare. Në këtë

kontekst, kjo kulturë shkrimi shenjohet si fundament letrar. Edhe pse rrethanat ishin më

të pafavorshme, lidhja me këtë kulturë letrare u sforcua. Ajo na paraqitet me

përimtësime implicite në letërsi, brenda një sistemi letrar më të avancuar, brenda një

kulture letrare më të përparuar. Diskursi biblik në këtë periudhë shkrimi e komunikimi

është bëra paradigmë letrare, referencë e këndimit, e rrëfimit artistik, për t’u

konsoliduar përfundimisht si shkollë letrare. Në këtë prodhim letrar autorët: A. Pashku,

Z. Rrahmani, poezi të shumta të A. Shkrelit, A. Pipës, I. Kadaresë, A. Podrimjës, F.

Gungës, Z. Zorbës, S. Hamitit, M. Ramadanit, V. Zhitit, T. Dërvishit, R. Musliut, I.

Ahmetit, B. Çapriqit, S. Bashotës, krijohen në raporte të fuqishme shkrimi e krijimi me

diskursin biblik, për të vazhduar jetën në mënyrë implicite tek autorët që janë në proces

të krijimit Xh. Bajraj, P. Buzhala, L. Lleshnanku, A. Berishaj, K. Rramani, S. Gjergji,

K. Shala, A. Gojçaj, Xh. Beqiri, H. Matoshi, P. Kola, etj.)

Tashmë, kur vetëdija për letërsinë është ngritur, modelimi i këtij tipi intereferencial e

interletrar ndryshon. Shenjat e diskursi letrar, por edhe kulturor, shfaqen në mënyrë më

implicite, duke shndërruar emra, ngjarje, subjekte etj., mënyrë kjo që ua ka mundësuar

krijuesve t’i shprehin ndijimet, si dhe t’u ikun ”rreziqeve” nga shabllonet letrare, që

vuri në jetë diskursi ideologjik.

Autorë reprezantivë të kësaj periudhe letrare manifestojnë brendapërbrenda veprës së

tyre letrare këtë tip shkrimi që transformohet esencialisht, për ta karakterizuar

simbolika e tekstit, shfaqja alegorike, diskursi alegorik e ironik, polisemantika si në

ndërtimin figurativ estetik, ashtu në mesazhin letrar që përcjell. Situatat e vështira

ekzistenciale ndërlidhen me ngjarje biblike, për të nxjerrë mesazhe filozofike që

transmetojnë dhe shprehin një revoltë karshi realitetit. Modelin e këtij shembulli e

gjejmë te romani ”Oh” i A. Pashkut.

Ismajl Kadare, në sistemin e shkrimit letrar, lëndën biblike e ngjiz në prozë e poezi.

Vargjet e poezive ”Krishtlindje në New York”(1998), janë variante të këngëtimit e

ngazëllimit që sjell lindja e Krishtit në globin mbarë, si dhe lutjet që drejtohen.

Entuziazmi që sjell kjo lindje mbush shpirtin e artistit dhe poeti disi kërkon: ”Në Kartat

tona të kreditit kërkojmë plagët e Krishtit”, plagë që simbolizon me ato të atdheut.

Autori empirk, duke ruajtur retorikën biblikë në planin ideor, kërkon prej Birit të Zotit

një orientim e drejtim për fatet tona. Sistemi poetik i intershenjave biblike paraqitet

edhe te poezia ”Në Kishë”.

50

Diskursi biblik, karshi atij autorial, shpërthen në nivele metafizike; autorët kërkojnë

mëshirën e dashurinë e Perëndisë, kërkojnë një lutje për harmoni e mirëqenie, mbase

edhe për sfidat personale, siç del në poezinë ”Lutje” të Arshi Pipës, ku ligjërata me

diskurs biblik është edhe në nivel tematik, edhe diskursiv: ”Kërkoj prej Teje/ Zot, një

vdekje të butë, ndërsa në poezinë ”Për shenjtën dhimbë të nanës”, siç vëren A. N.

Berisha, poeti përnjëson vdekjen dhe martirizimin e tij me atë të Krishtit, teksa veten e

sheh në detyrën e Shën Mërisë së përvujtun. Një lidhje e shëmbëllyeshme me autorin

emirik në kapërcylljet e kohëve.

Këtë paramodel shkrimi e krijimi e gjejmë në forma eksplicite te shkrimtari Zejnullah

Rrahmani, në romanin ”Sheshi Unazës” (1978), që si tekst funksionon në raporte të

pastra intertekstuale me shkrimin biblik, duke e shfrytëzuar diskursin biblik. Rrahmani

në tekst inkorporon madje edhe tekste komplete të Biblës, veçanërisht të Besëlidhjës së

Re, duke theksuar veçmas dialogun e Krishtit me dishepullin e tij, Pjetrin. Teksti i Z.

Rrahmanit:

”... Unë, të them haptas, që këtu kalova keq dhe deri sa po rri, e po bisedoj me ju,

vazhdimisht më sillen ndërmend fjalët që Krishti i tha Shën Pjetrit... dhe Shën Pjetri i

qe përgjigjur: ”Ti je Krisht, i Biri i Zotit. Qofsh i bekuar, o biri i Jonit, sepse ty nuk ta

shpalli mishi e gjaku po Ati Im qiellor. E unë ty po të them: ti je Pjetër themel, dhe në

këtë themel do ta ndërtojë Kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta thejnë. Ty do t’i jap

çelësat e Mbretërisë Qiellore e çka të lidhësh në tokë, i lidhur do të jetë edhe në qiell, e

çka të zgjidhësh në tokë do të jetë i zgjedhur edhe në qiell”( Seshi i Unazës, fq. 20-21)

Teksti biblik:

”... Ti je mesia - Biri i Hyjit të gjallë. Atëherë Jezusi i tha:”I Lumi ti, o Simon i biri i

Jonës, sepse këtë nuk ta zbulojë mishi e gjaku, por ati im që është në qiell. Edhe unë po

të them:ti je Pjetër shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe

dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj”. Ty do t’i jap çelësat e Mbretërisë së

Qielllit, gjithçka të lidhësh mbi tokë, do të jetë lidhur edhe në qiell e gjithçka të

zgjidhësh mbi tokë, do të jetë zgjedhur edhe në qiell” (Bibla, Ungjilli i Mateut, fq.

1406).

Ky raport i ngushtë, pothuajse anolog si model dhe filozofi krijuese e përcjell gjithë

rrëfimin e romanit86. Refernca me diskursin biblik është eksplicite. Teksti ka analogji

në diskurs dhe në kodin tematik që lidhet e fuqizon idenë e qëndresës nacionale,

qëndresë kjo e gurëzuar sikurse Shkëmbi i figurshëm biblik i Pjetrit.

86 Shih Sabri Hamiti, Arti i leximit, Rilindja, Prishtinë, 1983, fq. 90. Po ashtu, Isak Ahmeti, Bibla.., e cit., fq.258.

51

Teoria letrare bashëkohore (intertekstualiteti) e mohon origjinalitetin në art e në letërsi.

Linda Haçion, një ndër përfaqësuest e kritikës postmoderne, thotë: ”Vepra letrare nuk

mund të konsiderohet origjinale; pra edhe nëse është origjinale, ajo megjithatë nuk

mund të ketë kurrfarë ndikimi për lexuesin e vet. Çdo tekst kuptimin dhe

signifikativitetin e merr vetëm si pjesë e diskurseve të mëparshme”87. Së këndejmi, te

autorët tanë, duke e njohur si referencë, diskursi biblik vazhdon të jetë shkollë letrare

në rrjedhat e tashmë letrare, në letërsinë që është në proces të krijimit që paraqitet si

vlerë e përhershme letrare. Në këtë këndvështrim, mbetet intresante poetika e Visar

Zhitit, në nivel të diskursit letrar, ku shtresohet paramodeli biblik për të krijuar një

relacion me kohën e rrethanat. Retorika poetike në poezitë: ”Mali i Shenjtë”,

”Shëmbëlltyra e krijuesit (Mojsiu i Mikelangjelos dhe zingjirët e Shën Pjetrit në një

kishë në Romë)”, derivojnë trajtat biblike; autori shenjon malin e shenjtë me mallin që

ka për Atdheun, për t’u bërë shëmbëlltyrë e krijuesit të vet. E rëndësishme është edhe

poetika e Luljeta Lleshanakut,”Këmbana e së dielës”(1994), poezia ”Barka e Moçme e

Noes”, bëhet intencë e ligjërimit letrar, për të ndërfutur në vargje citate biblike,

karaktersitkë e transtekstualitetit poetik: ”... Çfarë mbetet pa thënë midis nesh/ Fjala”

në fillim ishte Fjala e Fjala ishte në Hyjin e Fjala ishte Hyu”/ E si artist i pakënaqur

me veprën...” ligjëron poetja. Ligjërmi njeh frymën biblike në tekst, për t’u

shpërndërruar në idetë letrare. Këto vargje të Ungjillit të Gjonit e shenjojnë

intencionalitetin poetik, të verbit të fjalës e të ligjërimit. Më tej, poetika e ruan

ligjërimin biblik në idenë, në perceptimin e fenomenit artistik të formësimit të artit

letrar e krijuesit si shpirt.

Më i veçantë si poetikë shkrimi paraqitet në prozën e Kujtim Rrahmanit, ”Secili citonte

Biblën”(1994 ). Në këtë vepër autori emprik karshi realitetit të vrazhdë, shkon në

esenca për të krijuar filozofinë e idesë së shkrimit të Biblës personale, e cila krijohet me

parabazë të fuqishme biblike. Duke shkruar biblën personale, autori arketipeve letrare u

jep ngjyrime kohore. Topika që lidhet me një gjendje e shenjon Kosovën e autorit nën

qiellin e flakur, katrahurat; e gjitha në kërkim të një zanafille të humbur, identitetit

nacional! Bibla personale, intencë e kërkimit artistik, zhbirohet edhe atëherë kur

paraqitet empiriku nën qiellin e dhunuar nga barabria serbe. Metaforë për artistin nëpër

kohë. Strategjia e tekstit, vizioni, është bota personale në tekst. Referencialiteti bëhet

paradigmë, prototip i tipologjizmit. Diskursi, ashtu sikurse e thekson autori, ndërkall

format e zhanret letrare, diskurisn epik, lirik e dramatik. Këto bëhen nëpër faza të

87 Linda Haçion, Intertekstualiteti, parodia dhe diskurset historike, Fjala, prill-maj, 2004, fq. 12-13.

52

zhvillimit të tekstit. Fundament mbetet paradigma e kërkimit biblik si filozofi për jetën,

për artin e empirinë. Autori empirik i trupëzon copëzat e kulturave, diskurseve, si

vetëdije letrare për fiksionalitetin imagjinativ, duke dëshmuar se origjinaliteti në

shkrimin letrar qëndron pikërisht në rikontekstualizimin e diskurseve të mëparshme,

qoftë si dije letrare, qoftë si vetëdije për shenjat qëllimore.

Në këtë kontekst, poezia e Anton Berishajt “Lule mëngjesi” (1985), shenjon moment të

ri letrar, si kodifikim i një poetike në procedurat e strukturimit, ashtu edhe si sistemim

shenjues figurativ. Poetika interkomunikon me paramodele shkrimesh, diskurse të

mëhershme, veçanërisht me diskursin biblik, madje në ligjërimin për dashurinë,

metafora e dashur shtresohet nëpër gjithë poetikën e poezisë. Shfaqja e karakterit të

tipit të diskursit biblik mbitheksohet sidomos te libri “Këngë e Këngëve” (libri i

fundit), statusi i të cilit na shpie në ndërfutje intertekstuale e interdiskursive me

paramodelin biblik të Këngëve të Këngëve88. Në Shkrimin Shenjtë ato janë këngë të

dashurisë, ndërkaq kjo këngë në vargun e Berishajt do të bëhet këngë e dhembjes.

Porse, kjo kënga e dhembjes pasurohet si këngë e lumturisë, e dashurisë, e harmonisë,

në librin e nëntë që titullohet ”Këngët”, ku na rikujtohen këngët e mëdha të dashurisë

biblike. Ekzaltimi shpirtëror, përmes një diskursi brilant letrar, si dhe figurat retorike, i

bëjnë këto krijime të jazhtëzakonëshme. Këto janë shtatë këngë antologjike, që kanë një

ndërlidhshmëri funksionale me simbolikën e numrit shtatë të Krijimit Biblik.

Vepra "Qengji i harruar natën në mal" (2003) e Anton Gojçajt, përmes titullit

sinjifikativ, shenjë autoriale, na fut në idetë e mesazhet; një metaforë që implikon e

njeh intertekstin, në raport me Shkrimin e Shenjtë, që në rikontekstualizimin letrar merr

parashenja autoriale, që shfaqin harrimin, së këndjemi nevojën për të kërkuar, titull që

mund të lexohet si gjendje e autorit model karshi situatave më se tragjike të kohës së

shkrimit të autorit, i cili mund të jetë në fund të fundit një "qengj" i harruar në mal, por

që botën e tij shumë të bujshme e ushqen me artin e tij, edhe pse i pakuptuar, siç mund

të dalë në tregimin e fundit "Një pikëpyetje e padëshiruar në gjithësi”. Të shtatë

tregimet e kësaj përmbledhjeje na ravijëzojnë një botë të pasur idesh, ndjesish, pamjesh

e imazhesh, që ndërkomunikojnë me dy lloj eksperiencash të autorit empirik karshi

letërsisë: eksperiencat e jashtme që venerohen nga leximi e njohja e mistereve të arit

letrar; eksperiencave të brendshme, që shtresojnë dy momente të theksuara letrare, në

njërën anë kulturën e moçme nacioanale, e në anën tjetër diskursin biblik, si vepër

kapitale e letërsisë së përbotshme, që na paraqitet si vlerë e përhershme,

88 Më gjerësisht, Ndue Ukaj, Poetika e një arti të madh letrar, Koha Javore, maj, 2004, Pavarësia, 15 maj, 2004.

53

shumëdimensionale, universale, prej së cilës mund të dalin vepra, që më së miri i

sublimojnë ligjësitë e artit letrar.

Në këto proza, diskursi biblik na fut në esencat e shenjave autoriale, ku shfaqet

gjithëprania në formë paradigme e teksti "Në fillim ishte dashuria", që ka paramdodel

paradigmën e njohur të Gjonit Ungjilltar, "Në fillim ishte fjala". Te autori empirik, fjala

është dashuri, mbase një metaforë tejet intresante, për të cilën duhet të meditohet!89

Në një variant tjetër, në formë shumë implicite, diskursin biblik e venerojmë në poezinë

e Kujtim M. Shalës. Në librin e fundit ”Sagë”(2004) sistemi figurativ ”zbulesë”,

”testament”, ”dashuri”, shenjëzon variante të këndimit biblik, metafora krijuese që

shenjojnë sistemin e veçantë të këngëtimit artistik për shpirtin e lirikut gjatë shpërthimit

të ekzaltimeve shpirtërore, që njohin këngët për dashurinë, diskurset e mëhershme, që

enden nëpër krijimet poetike. Ndërsa, në poezinë e Xhavit Beqirit shohim tendencat për

një tip shkrimi, i cili insiston që ndjesimet personale të marrin konotimin e një

universaliteti; të një universaliteti të shkrimit artistik, që lidhet pashmangshëm me

personalen, për t’u bërë kjo shfaqje subtile përmes shenjave interdiskursive. Në këtë

kontekst, libri me poezi “Shën Vjeshta”(2002) në titull na sugjeron një paradigmë,

leximin e vargjeve, të shenjave që bëhen parashenja për interpretimin e saj nëpërmjet

intertekstit e trajtave ligjërimore biblike. Shën Vjeshta, trajtë biblike, një rastësi apo

parashenjë qëllimorë letrare e artistike, parashenjë që ndërlidhet me ligjërimin biblik,

zhvillohet si tip ligjërimi në ciklin “Shtatë ditë mbi botë”, në të cilin ndiqet

shëmbëlltyra e krijuest sipas lëndës së zanafillës biblike. Krijuesi për shtatë ditë e krijon

tokën, qiellin, çdo gjë mbi tokë. Poeti e krijon botën e artit.

Një lidhje interletrare, duke e shtresuar lëndën nga dy besëlidhjet në nivel të temave e

të motiveve, por edhe të diskursit e ruan poezia e Sarë Gjergjit, në tri përmbledhjet me

poezi. Poetika e tij, me një analogji me atë të Nolit është ndërtuar kryekreje mbi

arketipe, topikë e ngjarje biblike, sidmos te libri “Golgotë”(1994) që në titull njeh

diskursin biblik, topikën e zhvendosur në Kosovën e autorit empirik. Shenjëzimi i

lidhjes Kosovë/ Golgotë është dramatik, ngase golgota ende bart kryqin me farmak, e

Kosova ende gozhdohet. Topika është ruajtur në nivel semantik. Më tej në nivel të

diskursit shpërndërrohet në gjithë poezinë. Si e këtillë kjo poezi ka një analogji me

poezinë e Nolit.

89 Ndue Ukaj, Një stil që ec lirshëm, por i thellë, Koha Javore, mars, 2004.

54

XI. Raportet interletrare mes “Oh”-ut të Anton Pashkut dhe diskursit biblik

I veçantë në këtë tip shkrimi është prozatori i madh, modernisti e stilisti Anton Pashku,

sidomos në romanin brilant ”Oh”(1971), i cili në nivel të mikrostrukturave e mitemave

mbështetet e thith diskursin biblik, i cili në relacion me atë oral shpërndërrohet në

sipërfaqen e tekstit, krijon e strukturon modelin e diskursit letrar modern, me stil të

jazhtëzakonshëm rrëfimi artistik. Mbase, pa një qasje ndërkomunikuese me këtë

shkrim, ky roman do të mbetej shumë i errtë për lexuesit e interpretuesit e letërsisë së

Antonit. Mitemat biblike, nurmi 3, numri 12 shenjojnë një varainat të diskursit biblik.

Shembuj të pranisë së shkrimit biblik, në nivel të ideve, leksikut, sintaksës, stilit, kemi

55

në gjithë romanin ”Oh”. Në planin e dialogimit e të ndërtimit të personazheve, lidhja në

mes Asaj dhe Atij, shenjon lidhjen biblike në mes Adamit dhe Evës, që lidhet me

krijimin e tokës, njeriut, për t’u shenjuar në roman, si relacion i krijimit të një bote

artistike, si roman i shenjuar universal që ridimensionohet pastaj në segmente

nacionale. Ideja e trajtimit të humbjes së identitetit, zbritja në Ilirinë e lashtë, pastaj

ideja për ”larje” (kujtojmë tekstin fillues e përfundues në WC) të mëkateve si

semantikë, koincidon me intencën e shkrimit biblik, për domosdonë e ”larjes” së

mëkateve, filozofia e të cilit e ka burimin në mësimin e krishterë biblik. E keqja

nacionale shtresoheet si e keqe universale. Shembuj të paraqitjes së raporteve

interdiskursive në romanin ”Oh” kemi përplot. Aty autori i jep një simbolikë shprehëse,

duke e shndërruar përsonazhin e deles së humbur (kujtojmë shembullin e deles së

humbur të Jezu Krishtit dhe bariun që duhet ta kërkojë atë). Nëse e aplikojmë teorinë e

Frajit për teorinë kryetipore, alegoria e figurshme na thotë se si delja-qengji (Jezu

Krishti), është bariu i mirë, i flijuar për delen e humbur; të mirën universale, që

mishërohet përmes personazhit të plakut (autorit emprik) në kapërcylljet letrare e

ekzistenciale. Këtë diskurs e funksionalizon në raporte kontekstuale, për të na e dhënë

modelin e diskursit modern, dialogu:

” A ke plak ti shumë dele”

” unë e di se i kam njëqin, por sa herë i njehi më dalin nëndheteandë. Gjithmonë më

mungonn një dele”( ”Oh”)

E çfarë i mbetet personazhit, empiria na tregon se ai duhet ta kërkojë delen e humbur,

ngase është bari i mirë i tyre, sipas kryebariut, teoria kryetipre e të cilit shihet në

kontekstin e Jezu Krishtit sipas Frajit90. Ai aplikon misionin e bariut biblik, ngase bariu

i mirë i lë nëntëdhjetë e nëntë dele për ta kërkuar të humburën. Retorika e diskursit të

mëhershëm si sistem shenjash e shenjimesh krijon situata dramatike narratoriale të

kërkimit. Intenca është figurative. Identiteti i shenjuar si bastardim mbetet ide e

presupuzuar; identitet ky që duhet rikthehet.

Pastaj, një dimension interesnat me funksion të theksuar stilistik, që bartet nga ligjërimi

biblik, paraqesin lidhëzat ”dhe”, ”e”, funksioni i të cilave del specifik, ngase në gjithë

romanin kanë rol stilistik e ritmik, të gradacionit, për ta sforcuar tekstin me një

ngarekesë të veçantë sitlistike, semantike e ritmike. Pastaj shndërron dyzet ditët e

vërshimeve në Besëlidhjen e vjetër: ”As kur bie shi katërdhjetë ditë e katërdhjetë

net.”(”Oh”), zhvillohet ligjërata letrare. Më tej, sistemi poetik është ruajtur në planin

90 Shih Frajin, vep. e cit., fq. 194-195.

56

sintaksor e poetik, te ligjërimet, domethënë të stilit. Tipike për prozën e Pashkut (për

romanin ”Oh” sidomos) vlerëson Shala janë ”periudhat bashkërenditëse shtuese, bile

sisteme periudhash të tilla. Bashkërenditja e tillë në ligjërim ecën në logjikën e një

rrethi. Kësofare, ligjërata pasi të jetë zhvilluar kthehet në pikën e nisjes. Një periudhë

kësilloji shfaqet sa herë në tekstet biblike. Në këtë kuptim proza e Pashkut hyn në

raporte ndërtekstuale me shkrimin shenjtë, që shfaqen me përbërës të caktuar edhe në

planin formal të tekstit91. Tipike për Anton Pashkun është kultura e komunikimit letrar

modern, që bëhet nëpërmjet figurave, shenjave të diskursit biblik. Duke i analizuar

variantet e interpretimit të romanit ”Oh” të Pashkut, Kujtim M. Shala diskursin me

strukturë reportazhi që shfaqet nëpër tekstin letrare e sheh si variant te tregimit të

Kristoforidhit, për ta konceptuar më tej këtë si ”shkollë kristofordhiane e diskursit”,

variantin e të cilit Shala e ndërlidh me diskursin profetik probliblik, i cili

shpërndërrohet në nivel të kodit tematik, ideve.92 Në nivel të simbolikës, retorikës së

zhanrit, në mikrostrukturë paraqiten përplot simbole domethënëse, sinjifikative biblike,

siç janë: ”çekani i cili rreh hekurin, jehu i tij, mburojat, parazmorja, përkrenarja,

qerdhja e diellit”, figura këto, që lujanë një rol aktiv në konstruktimin e romanit, me

prejardhje biblike. Romani ”Oh’ është i ndërtuar nga diskursi alegorik, që shkon ka tipi

i semantikës së diskursit biblik. Duke u ndërtuar tema nacionale, qoftë e identitetit të

humbur, qoftë e vizionit për ardhmërinë nacionale, madje edhe kur dëshirohet të

stigamtizohet utopia ideologjike e kohës, trajtat e retorikës figurative marrin konotime

të shenjëzuara përmes inter/shenjave biblike.

91 Kujtim M. Shala, Voxi, fq. 18; Shih edhe Kutjim Rrahmani,. Intertekstualiteti..., fq. 238. Studiuesi në kuadër të lidhjeve intertekstuale të prozës së Pashkut me oralitetin, shtron edhe lidhjet intertekstuale të Biblës më oralitetin, që shenjohet në variante të ndryshme në prozën e Pashkut, sidomos në romanin ”Oh”. Për çështje të modernës te Pashku, kam konsulutuar edhe Rexhep Murtez Shala, Moderna Pashkiane, Papyrus, Prishtinë 2000. 92 Kujtim M. Shala, Letrat e Antonit, Fjala, qershor, 2004, fq. 6-7.

57

XII. Përfundim

Në këtë punim bëmë një sprovë ta paraqesim në forma të ndryshme

praninë e diskursit biblik në letërsinë shqipe, duke e përcjellë nëpër periudhat letrare,

njëkohësisht për ta ilustruar me disa autorë reprezentativë. Jemi më se të vetëdijshëm se

jashtë punimit kanë mbetur atuorë, vepra pa u përfshirë. Intencë mbetet hulumtimi i

këtij tipi shkrimi në letërsinë shqipe, rrëshqitjet e tekstit në nivele të ndryshme, nga

subjektet, kultura e shkrimit, idetë, leksiku, strukturat nga datimet më të hershme të

letërsisë shqipe, deri te letërsia në proces të krijimit.

58

Si konstatim mund të evidentojmë disa çështje që shenjohen brenda këtij

korpusi letrar, si monument letrar, për ta përforcuar mendimin se diskursi biblik është

shkollë letrare e estetike.

Në fazën e mëhershme, shek. XVI-XVII, diskursi biblik na paraqitet si

dominant, ka karakter të theksuar didaktiv, etik e filozofik. Kjo fazë karakterizohet

përgjithësisht me dominimin e kulturës së moralitetit biblik, që ishte kundërpërgjigje

ndaj ”bastardimeve” që i bëheshin nacionit, ndaj ky tip shkrmi vihet në shërbim të idesë

nacionale. Së këndejmi, në këtë fazë të zhvillimit të letërsisë kemi element, madje tërësi

veprash që janë të një niveli të lartë artistik, duke i vështruar në kontekst të poetikës së

kohës, të zhanreve që krijoheshin. Krijimet e mirëfillta letrare-artistike dalin te Buzuku

e Budi, veçanërisht te poetika e Bogdanit dhe e Varibobës.

Në letërsinë e shek. XIX dhe gjysmës së parë të shek. XX ka shtresime të

theksuara nacionale, brenda vetes trupëzohen e artikulohen kërkesat e nacionit duke u

vënë krejtësisht në shërbim të kësaj ideje. Karakteri dominant fetar që e mbizotëronte

letërsinë e mëhershme, tashmë ia lë vendin shkrmit me karakter të theksuar nacional. I

gjithë diskursi letrar biblik në variantet letrare shqipe merr konotime, theksime të

mëdha nacionale të gjendjes së kombit.

Dhe, së fundi, në letërsinë bashkëkohore transformohet esencialisht, për

t’u karakterizuar nga figura simbolike e tekstit, shfaqja alegorike e realitetit, ironia ,

polisemantia e domethënies. Situatat e vështira ekzistenciale ndërlidhen me ngjarje

biblike për të nxjerrë mesazhe filozofike që transmetojnë dhe shprehin një revoltë

karshi realitetit (Pashku, Z. Rrahmani etj).

Intencë e kësaj sprove është argumentimi i faktit se diskursi biblik (Bibla)

është shkollë fundamentale në gjithë literaturën shqipe.

59

AIKD- teori, kritikë…

Vehbi Miftari: Teoria e Objektit, kritikë Kujtim M. Shala: Shinimet e Fishtës, studimKujtim Rrahmani: Intertekstualiteti dhe Oraliteti- Kuteli, Koliqi, Pashku, studimNysret Krasniqi, Rrëfimi dhe shkrimi, Lahuta e Malcís e Gjergj Fishtës, studimLazar Gusho, Eminescu i panjohur dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare, doktoratë Umberto Eco, Si shkruaj, ese teorikeAnton Gojçaj, Tema e heroit nacional në letërsi, studimNdue Ukaj, Diskursi biblik në letërsinë shqipe, studim

AIKD- poiesis

Xhavit Beqiri, Shën Vjeshta, poeziArif Kutleshi, Kënaqësia e afërsisë së padurueshme, roman

60

Arian Krasniqi , Gjethi idhnak, poezi

Ndue Ukaj

Diskursi biblik në letërsinë shqipe

Boton:

AIKD

2004

Shtypi:

”Prograf”

61

Prishtinë

62