dita botËrore e kancerit - rks-gov.net · kanceri në tërë botën çdo vit, prej të cilëve, 4...

2
DITA BOTËRORE E KANCERIT Një ngjarje vërtet e përmasave botërore që ndodhë çdo vit me 4 shkurt, Dita Botërore e Kancerit bashkon popullatën e botës në luftën kundër kancerit. Ky synon të shmangë miliona vdekje të parandalueshme çdo vit përmes rritjes së vetëdijshmërisë dhe edukimit mbi sëmundjen, duke shtyrë qeveritë dhe individët në tërë botën që të ndërmarrin aksion. DITA BOTËRORE E KANCERIT 2014 Duke ndërtuar mbi sukseset e fushatës së vitit të kaluar, Dita Botërore e Kancerit 2014 do të përqendrohet në Synimin 5 të Deklaratës Botërore të Kancerit, Zvogëloni stigmën dhe rrëzoni paragjykimet mbi kancerin, nën moton “Demaskoni paragjykimet”. Ende ekzistojnë shumë paragjykime në lidhje me sëmundjen dhe kjo Ditë është mundësi e përsosur për njerëzit q ë t’i demaskojnë ato. Ndërgjegjësimi më i madh mbi kancerin mund të çojë në ndryshime pozitive në nivel individual, komunitarë dhe të politikave dhe përgjatë tërë vazhdimësisë së kujdesit për kancerin. Për Ditën Botërore të Kancerit 2014 ne do të përqendrohemi në katër paragjykime kyçe dhe do të bëjmë ‘demaskimin’ e tyre përmes materialeve të ndryshme që jemi duke i përgatitur. #worldcancerday facebook.com/worldcancerday NE NUK DUHET TË FLASIM PËR KANCERIN KANCERI … KËTU NUK KA AS SHENJA AS SIMPTOMA NUK KA ASGJË QË UNË MUND TË BËJË NË LIDHJE ME KANCERIN UNË NUK KAM TË DREJTË NË KUJDESIN PËR KANCER PARAGJYKIMET

Upload: others

Post on 16-Jul-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: DITA BOTËRORE E KANCERIT - rks-gov.net · kanceri në tërë botën çdo vit, prej të cilëve, 4 milion njerëz vdesin para kohe (të moshës 30 deri 69 vjeç). Kështu që deri

DITA BOTËRORE E KANCERIT Një ngjarje vërtet e përmasave botërore që ndodhë çdo vit me 4 shkurt, Dita Botërore e Kancerit bashkon popullatën e botës në luftën kundër kancerit. Ky synon të shmangë miliona vdekje të parandalueshme çdo vit përmes rritjes së vetëdijshmërisë dhe edukimit mbi sëmundjen, duke shtyrë qeveritë dhe individët në tërë botën që të ndërmarrin aksion.

DITA BOTËRORE E KANCERIT 2014Duke ndërtuar mbi sukseset e fushatës së vitit të kaluar, Dita Botërore e Kancerit 2014 do të përqendrohet në Synimin 5 të Deklaratës Botërore të Kancerit, Zvogëloni stigmën dhe rrëzoni paragjykimet mbi kancerin, nën moton “Demaskoni paragjykimet”. Ende ekzistojnë shumë paragjykime në lidhje me sëmundjen dhe kjo Ditë është mundësi e përsosur për njerëzit q ë t’i demaskojnë ato. Ndërgjegjësimi më i madh mbi kancerin mund të çojë në ndryshime pozitive në nivel individual, komunitarë dhe të politikave dhe përgjatë tërë vazhdimësisë së kujdesit për kancerin.

Për Ditën Botërore të Kancerit 2014 ne do të përqendrohemi në katër paragjykime kyçe dhe do të bëjmë ‘demaskimin’ e tyre përmes materialeve të ndryshme që jemi duke i përgatitur.

#worldcancerday facebook.com/worldcancerday

NE NUK DUHET TË FLASIM

PËR KANCERIN

KANCERI … KËTU NUK KA AS SHENJA

AS SIMPTOMA

NUK KA ASGJË QË UNË MUND TË BËJË

NË LIDHJE ME KANCERIN

UNË NUK KAM TË DREJTË NË

KUJDESIN PËR KANCER

PARAGJYKIMET

Page 2: DITA BOTËRORE E KANCERIT - rks-gov.net · kanceri në tërë botën çdo vit, prej të cilëve, 4 milion njerëz vdesin para kohe (të moshës 30 deri 69 vjeç). Kështu që deri

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME DITA BOTËRORE E KANCERITThënë thjesht, për shkak se epidemia globale e kancerit është e madhe dhe është duke u rritur. 1.5 milion jetë që do të humben nga kanceri, do të mund të shpëtoheshin çdo vit nëse do të ndërmirreshin masat vendimtare për të arritur synimin ’25 deri 25’ të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh); për të zvogëluar vdekjet e parakohshme nga sëmundjet jongjitëse (SJN) për 25% deri në vitin 2025. Aktualisht, 7.6 milion njerëz vdesin nga kanceri në tërë botën çdo vit, prej të cilëve, 4 milion njerëz vdesin para kohe (të moshës 30 deri 69 vjeç). Kështu që deri sa të mos jetë ndërmarrë veprim urgjent për të ngritur vetëdijen rreth sëmundjes dhe për të zhvilluar strategji praktike për trajtimin e kancerit, deri në vitin 2025, është projektuar që kjo të rritet në 6 milion vdekje të parakoshme nga kanceri në vit. Përllogariten 1.5 milion jetë të humbura në vit nga kanceri që do të mund të parandaloheshin duhet të shërbejnë për të nxitur përpjekjet tona për zbatimin e synimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) ’25 deri 25’.

Tani ekziston nevoja për një përkushtim global për të ndihmuar vijimin e përparimit në politika dhe inkurajimin e zbatimit të Planeve gjithëpërfshirëse Kombëtare të Kontrollit të Kancerit. Nëse duam të arrijmë sukses në këtë, ne kemi përgjegjësi kolektive për të përkrahur vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme që janë duke luftuar epideminë e kancerit me resurse të pamjaftueshme. Dita Botërore e Kancerit ëshët mundësi ideale për të shpërndarë �alën dhe për të ngritur pro�lin e kancerit në mendjet e njerëzve dhe në mediat botërore.

FUSHAT E LIDHUR DREJTPËRDREJTË ME AVOKIMIN GLOBALNë vitin 2011, krerët e shteteve dhe qeverive kanë miratuar Deklaratën Politike të Kombeve të Bashkuara mbi Parandalimin dhe Kontrollin e SJN, që ka pranuar SJN si prioritet i shëndetit dhe zhvillimit global. Suksesi pasoi në vitin 2012 me miratimin e synimit global për zvogëlimin e vdekjeve të parakohshme prej SJN për 25 % deri më 2025. Në vitin 2013, krijimi i arkitekturës së re globale të SJN ishte kryer me miratimin e Kornizës Globale të Monitorimit për SJN (KGM), Planit Global të Veprimit të SJN 2013-2020 (PGV), dhe Mekanzimit Koordinues Global për SJN. Anëtarët e Unionit për Kontrollin Ndërkombëtarë të Kancerit (UKNK) dhe partnerët kanë mirëpritur përfshirjen në KGM dhe GMF të synimeve speci�ke për kancerin, indikatorëve dhe aksioneve që janë të lidhura ngushtë me Deklaratën Botërore të kancerit, sidomos në fushat e: plani�kimit dhe mbikëqyrjes së kancerit, vaksinimit për HPV dhe HBV kundër kancereve cervikale dhe kolorektale, zbulimin e hershëm dhe skriningun për gji, kanceret cervikale, orale dhe kolorektale, qasjes në barnat esenciale dhe teknologji dhe politikat e kujdesit palliativ.

Dita Botërore e Kancerit ështënjë datë e rëndësishme në kalendarin e avokimit; organizatat dhe individët e angazhuar shumë inkurajohen që të shfrytëzojnë këtë ditë për një ‘shtytje avokimi’ të përbashkët, duke thirrur qeveritë që të ngriten në përkushtime të reja dhe ambicioze në kornizën e miratuar të SJN, dhe të sigurojnë që intervenimet e kancerit, përgjatë tërë vazhdimësisë së kujdesit prej parandalimit tek zbulimi i hershëm, trajtimi dhe kujdesi palliativ, janë trajtuar në mënyrë adekuate në fazën e ardhshme të agjendave globale të shëndetit dhe zhvillimit.

KUSH QËNDRON PRAPA KËSAJ DITE?Dita Botërore e Kancerit është një nismë e Unionit për Kontrollin Ndërkombëtarë të Kancerit (UKNK), organizatës udhëheqëse jo-qeveritare ndërkombëtare që bashkon komunitetin e kancerit për të zvogëluar barrën globale të kancerit, për të promovuar barazi më të madhe dhe për të integruar kontrollin e kancerit në agjendën botërore të shëndetit dhe zhvillimit. E themeluar në vitin 1933 dhe me seli në Gjenevë, anëtarësia në rritje e UKNK prej mbi 800 organizatanë në 155 shtete, mbledhë shoqëritë më të mëdha botërore të kancerit, ministritë e shëndetësisë, institutet kërkimore, qendrat trajtuese dhe grupet e pacientëve. Gjithashtu, organizata anëtarë themelues i Aleancës së SJN, një rrjet global i shoqërisë civile që tani paraqet gati 2,000 organizata në 170 shtete.

PËR MË SHUMË INFORMATA MBI DITËN BOTËRORE TË KANCERIT, JU LUTEMI VIZITONI: worldcancerday.org

apo kontaktoni ekipin e komunikimit të UKNK

[email protected] • worldcancerday.org

Union for International Cancer Control • Union Internationale Contre le Cancer

62 route de Frontenex • 1207 Geneva • Switzerland Tel. +41 (0)22 809 1811 • Fax +41 (0)22 809 1810 • [email protected]