ditari javor 19-25 gusht 2019

1
SHKOLLA E EKSPERIENCË UNIKE E KORIT TË VAJZAVE TË LICEUT ARTISTIK “JORDAN MISJA” TIRANË Mes datave 15-19 Gusht, falë mbështetjes së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dhe Zyrës Arsimore Vendore Tiranë, Kori i Vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja” ka performuar në "Takimin Ndërkombëtar të Koreve" në Berlin - një aktivitet i organizuar nga Shoqata e Koreve të Berlinit në Gjermani. Për herë të dytë tashmë, kori i 40 vajzave të liceut ka kënduar duke promovuar vlerat kulturore, artistike, qytetare dhe europiane në kryeqytetin gjerman. Vajzat shqiptare kanë përjetuar një eksperiencë unike duke performuar bashkë me Korin e Vajzave të Berlinit dhe duke bashkëpunuar njëkohësisht me dirigjentë të mirënjohur ndërkom- bëtarë. Grupi shqiptar është bërë pjesë gjithashtu e një sërë aktiviteteve të tjera të përbashkëta si: workshop-et, provat, vizitat pranë familjeve gjermane, ato turistike, kulturore etj. PJESËMARRËSE, 12 VAJZA NGA SHQIPËRIA Në Prishtinë është lançuar kampi i parë veror për vajza me fokus në mësime nga shken- ca, teknologjia, inxhinieria, arti e dizajni dhe matematika. 100 vajza nga Kosova, Ameri- ka, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Serbia, dhe Shqipëria po marrin pjesë në aktivitete e ligjërata të përditshme që udhëhiqen nga ekspertë të mirënjohur botërorë në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Në këtë kamp që zhvillohet përgjatë 2 javëve dhe ku marrin pjesë 12 vajza nga Shqipëria, do të merren mësime në tema inovatore si robotika, kodimi, teknologjia e dronëve, burimet e energjisë së rinovueshme dhe shumë tema të tjera. Ky është kampi i parë veror për vajza të interesuara të mësojnë për shkencë e teknologji dhe i nënti kamp global #WiSci. BERLIN 19-25 GUSHT 2019 MBYLLET PROCESI I TESTIMIT TË INFORMATIZUAR 23 Gushti ka qenë edhe dita e testimit të fundit të informatizuar për kandidatët që aspirojnë për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar. publikuar në faqen zyrtare të institucionit, kanë zhvilluar përgjatë një muaji testimin e informatizuar duke përmbyllur kështu edhe këtë fazë të dytë si një hap i rëndësishëm që çon drejt punësimit nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”. Portali siguron mundësinë e punësimit në bazë të meritës, transparencës dhe krijimit të hapësirave për më të mirët e sistemit. Nëpërmjet tij, parashikohet që afro 1,400 mësues të punësohen gjatë vitit të ardhshëm shkollor. BULETINI JAVOR KAMPI VEROR “WISCI KOSOVO” PORTALI “MËSUES PËR SHQIPËRINË” 70 VJETORI I MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE SHQIPËRI-KINË Një takim brezash me studentët shqiptarë që kanë studiuar në Kinë ndër vite, me rastin e 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve mike. Zëvëndës Ministrja për Rinisë, znj. Lorena Haxhiu së bashku me z. Zhou Ding, Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë, takuan të gjithë studentët e shkëlqyer, fituesit e bursave të këtij viti, që do të nisin studimet në Universitetet më prestigjioze të shtetit me traditë e kulturë të lashtë orientale. SHQIPËRI-KINË

Upload: others

Post on 29-Nov-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ditari Javor 19-25 gusht 2019

SHKOLLA E

EKSPERIENCË UNIKE E KORIT TË VAJZAVE TË LICEUT ARTISTIK “JORDAN MISJA” TIRANËMes datave 15-19 Gusht, falë mbështetjes së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dhe Zyrës Arsimore Vendore Tiranë, Kori i Vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja” ka performuar në "Takimin Ndërkombëtar të Koreve" në Berlin - një aktivitet i organizuar nga Shoqata e Koreve të Berlinit në Gjermani. Për herë të dytë tashmë, kori i 40 vajzave të liceut ka kënduar duke promovuar vlerat kulturore, artistike, qytetare dhe europiane në kryeqytetin gjerman. Vajzat shqiptare kanë përjetuar një eksperiencë unike duke performuar bashkë me Korin e Vajzave të Berlinit dhe duke bashkëpunuar njëkohësisht me dirigjentë të mirënjohur ndërkom-bëtarë.

Grupi shqiptar është bërë pjesë gjithashtu e një sërë aktiviteteve të tjera të përbashkëta si: workshop-et, provat, vizitat pranë familjeve gjermane, ato turistike, kulturore etj.

PJESËMARRËSE, 12 VAJZA NGA SHQIPËRIANë Prishtinë është lançuar kampi i parë veror për vajza me fokus në mësime nga shken-ca, teknologjia, inxhinieria, arti e dizajni dhe matematika. 100 vajza nga Kosova, Ameri-ka, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Serbia, dhe Shqipëria po marrin pjesë në aktivitete e ligjërata të përditshme që udhëhiqen nga ekspertë të mirënjohur botërorë në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Në këtë kamp që zhvillohet përgjatë 2 javëve dhe ku marrin pjesë 12 vajza nga Shqipëria, do të merren mësime në tema inovatore si robotika, kodimi, teknologjia e dronëve, burimet e energjisë së rinovueshme dhe shumë tema të tjera.

Ky është kampi i parë veror për vajza të interesuara të mësojnë për shkencë e teknologji dhe i nënti kamp global #WiSci.

BERLIN

19-25 GUSHT 2019

MBYLLET PROCESI I TESTIMIT TË INFORMATIZUAR23 Gushti ka qenë edhe dita e testimit të fundit të informatizuar për kandidatët që aspirojnë për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar.

publikuar në faqen zyrtare të institucionit, kanë zhvilluar përgjatë një muaji testimin e informatizuar duke përmbyllur kështu edhe këtë fazë të dytë si një hap i rëndësishëm që çon drejt punësimit nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Portali siguron mundësinë e punësimit në bazë të meritës, transparencës dhe krijimit të hapësirave për më të mirët e sistemit. Nëpërmjet tij, parashikohet që afro 1,400 mësues të punësohen gjatë vitit të ardhshëm shkollor.

BULETINI JAVOR

KAMPI VEROR “WISCI KOSOVO”

PORTALI “MËSUES PËR SHQIPËRINË”

70 VJETORI I MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE SHQIPËRI-KINËNjë takim brezash me studentët shqiptarë që kanë studiuar në Kinë ndër vite, me rastin e 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve mike. Zëvëndës Ministrja për Rinisë, znj. Lorena Haxhiu së bashku me z. Zhou Ding, Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë, takuan të gjithë studentët e shkëlqyer, �tuesit e bursave të këtij viti, që do të nisin studimet në Universitetet më prestigjioze të shtetit me traditë e kulturë të lashtë orientale.

SHQIPËRI-KINË